KËRKESA AGREGATE, OFRETA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK

Preview:

DESCRIPTION

KËRKESA AGREGATE, OFRETA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK I. Kërkesa agregate dhe faktorët përcaktues të saj - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

KËRKESA AGREGATE, OFRETA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK

I. Kërkesa agregate dhe faktorët përcaktues të saj

Kërkesa agregate përfaqëson sasinë e përgjithëshme të mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që konsumatorët, firmat, qeveria apo të huajt janë të gatshëm të blejnë për çdo nivel të dhënë çmimi, në një kohë të dhënë.

Kurba e kërkesës agregate, shpreh lidhjen midis GDP real dhe nivelit agregat të çmimeve, duke i mbajtur të pandryshuar faktorët e tjerë influencues

Konsumi, është komponenti më me peshë i kërkesës agregate dhe ka ndikim të madh si në përmasat ashtu edhe në sjelljen e saj.

Investimet, si komponent tjetër i AD janë element shumë i ndikueshëm nga faktorë të ndryshëm, pra dhe shumë i ndryshueshëm, duke ndikuar kështu në masë të madhe në sjelljen e kërkesës agregate.

Shpenzimet qeveritare, varen drejtpërdrejt nga vendimet e qeverisë dhe objektivat politike të saj.

Eksporti neto, varet nga të gjithë faktorët që ndikojnë mbi eksportet dhe importet, dhe shpreh, edhe ndikimin e mjedisit të jashtëm në kërkesën agregate të një vendi.

Kurba e kërkesës agregate, mund të ndërtohet kur kurbës së kërkesës për mallra konsumi i shtojmë kërkesën për investime private, shpenzimet qeveritare dhe eksportin neto.

C I G Nx

AD

Q* Sasia

Çmimi

P*

• Efekti i bilanceve reale.

• Efekti i normave të interesit.

• Efekti i tregtisë së jashtme.

Zhvendosja e kërkesës agregate

Zhvendosja e AD djathtas është si rrezultat i rritjes së konsumit autonom, ndërsa niveli i çmimeve mbetet i pa ndryshuar. Rritja e konsumit autonom lidhet drejtpërdrejt me rritjen e popullsisë.

A B

AD1 (C1 + I + G + Nx)

AD2 (C2 + I + G + Nx)

GDP real

P

P1

Q1 Q2

O

Monetaristët si faktorë kryesorë të përcaktimit të kërkesës agregate konsiderojnë oferten monetare.

Të tjerë ekonomistë rolin kryesorë ua japin rrymave të pavarura të shpenzimeve, si shpenzimet qeveritare, investimet dhe eksportet. Mendimet e sotme për këtë çeshtje janë pothuajse të njëjta për shumicen e ekonomistëve. Pra varësisht nga rrethanat përcaktues i AD mund të jetë politika fiskale apo politika monetare.

II. Oferta agregate dhe faktorët përcaktues të saj

Oferta agregate i referohet vëllimit total të

produktit që prodhuesit janë të gatshem dhe në gjendje të ofrojnë në treg me nivele të ndryshme çmimesh, në një periudhë të dhënë kohe.

•Periudhë afatshkurtër

•Periudhë afatgjatë

2.1 Oferta agregate në periudha afatshkurtra

ASP

GDP realO

Argumentet që jepen për këtë janë:

Së pari çmimet më të larta nxisin prodhuesit për rritjen e prodhimit, sepse rritja e çmimeve nënkupton edhe rritjen e fitimit për prodhuesit.

Së dyti prirja për lartë e kurbës së ofertës agregate mund të shpjegohet edhe duke marr si piknisje rritjen e nivelit të prodhimit.

Analiza e më sipërme bëhët më e plotë dhe më konkrete nëse në të përfshihen dy faktorë të tjerë

• Produkti potencial

• Sjellja pagë – çmim

ASP

O

Pjesa kejnsiane

Pjesa e ndermjetme

Pjesa klasike

Qp GDP real

Sjellja e kurbës AS në periudha Sjellja e kurbës AS në periudha afatshkurtraafatshkurtra

Sjellja e kurbës AS në periudha afatshkurtra është objekt diskutimesh e kundershtimesh midis shkollave të ndryshme ekonomike.

Klasikët mbështesin idenë se kurba AS ëshë e prirur vertikalisht lart.

Kejnsianët nga ana tjetër duke u mbështetur në ngurtësinë e pagave argumentojnë se kurba AS është horizontale në periudha afatshkurtra.

Oferta agregate në periudha afatgjata.

GDP real

P AS

QpO

Së pari, në periudha afatgjata produkti aktual përputhet me atë potencial, dhe çdo përpjekje nga ana e firmave për të rritur prodhimin çon vetëm në rritjen e çmimeve.

Së dyti, në periudha afatgjata të gjitha çmimet dhe kostot, përfshirë pagat bëhën fleksibile.

Faktorët që ndikojnë në zhvendosjen e kurbës AS)

•Tarifa e pagave

• Çmimet e inputeve materiale

• Produktiviteti

• Goditjet e ofertës

• Pritjet lidhur me inflacionin

AS`AS

AS``

GDP realQ*Q` Q``

P

Zhvendosja e kurbës ASZhvendosja e kurbës AS

III. Ekuilibri makroekonomik. Modeli klasik dhe ai kejnsian.

GDP realS1Q*D1

P

P1

P*E

AD

AS

Modeli I ekuilibrit makroekonomik klasik

AS

AD

AD`

AB

C

P

P*

P`

GDP realQ = Q` = Q*

Nga ky model rrjedhin dy përfundime të rendësishme politike.

Së pari, produkti aktual perputhet gjithmonë me produktin potencial.

Së dyti, politika makroekonomike nuk mund të ndikojë në nivelin e prodhimit apo të papunësisë, dhe çdo përpjekje për të ndikuar në variablat e mësipërm, do të reflektohej vetëm në ndryshimin e nivelit të çmimeve.

AS

AD

AD`A

B

P

GDP realQpQ Q`

Modeli kejnsian

Nga modeli kejnsian rrjedhin gjithashtu dy përfundime të rëndësishme politike:

Së pari, një ekonomi mund të jetë në ekuilibër në kushtet e përdorimit jo të plotë të burimeve, madje edhe me papunësi masive.

Së dyti, qeveria, përmes politikave monetare apo fiskale, mund të stimulojë rikthimin e ekonomisë në punëzënie të plotë.

Pra, kemi dy qëndrime të ndryshme teorike dhe politike.

Qëndrimi klasik, sipas të cilit politika qeveritare e rritjes së AD çon jo në rritjen e prodhimit, por në rritjen e çmimeve, pra të inflacionit.

Qëndrimi kejnsian, sipas te cilit varësisht nga faza e ciklit në të cilin ndodhet ekonomia, qeveria mund dhe duhet të ndërhyjë, duke ndikuar në rritjen e nivelit të prodhimit në kushtet e një aktiviteti të dobët ekonomik, apo ne uljen e prodhimit në periudhat ekspansioniste, me inflacion kërcënues.

Recommended