MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË · PDF fileMBROJTJA...

Preview:

Citation preview

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Mbrojtja Ndërkombëtare e Lirive Dhe Të Drejtave Të Njeriut

Përgatiti: pUQa

DR. GJYLIETA MUSHKOLAJ

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE ELIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIU T 1

Një historik i shkurtër i të drejtës ndërkombëtare

E drejta ndërkombëtare moderne filloi të zhvillohej me lindjen e shteteve nacionale në Evropë, atëherë kur idetë bazë për territorin dhe jurisdikcionin nacional ishin themeluar. Juristi i shquar holandez, Hugo Grotius (1583-1645), nga shumë autorë, me të drejtë konsiderohet si një ndër figurat më të rëndësishme që e ka bërë artikulimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Në veprën madhështore Prolegomena për të Drejtën e Luftës dhe të Paqes (1625), ai kishte nënvizuar se marrëdhëniet midis shteteve duhej të rregulloheshin, duke theksuar:

“Kam parë se në gjithë botën e krishterë një papërgjegjësi në luftime, për të cilën gjë madje edhe kombet më barbare do të turpëroheshin. Luftërat fillonin me pretekste triviale, ose fare ma pretekst, dhe zhvilloheshin pa iu përmbajtur asnjë ligji, të perëndisë, ose njerëzor”.2

Idetë e tij u bënë gurëthemel i sistemit ndërkombëtar të vendosur meTraktatin e Vestfalias (1648), me të cilin iu dha fund luftës tridhjetëvjeçare. Me atë traktat u krijua një strukturë e shteteve sovrane me pozitë formalisht të barabartë.

1 Ky kapitull i doracakut kërkon njohje akademike të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave

të njeriut. Për këtë qëllim, literaturë bazë në gjuhën shqipe që preferohet t’a konsultoni është: Z. Gruda, MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E RË DREJTAVE TË NJERIUT, Libri I – III, Prishtinë, 20072

Tekstin integral mund t’a gjeni në faqen e bibliotekës Lonang:h tt p ://www.lona n g .c o m /e x li b ris/ g r o tius/ g r o- 1 0 0 . h tm

1071

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

E drejta ndërkombëtare ka lindur nga nevoja e shteteve që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, dhe nevoja për bashkëpunim rritej me rritjen e bashkëpunimit midis shteteve dhe rritjen kontakteve të rregullta midis tyre.

Kontakti më i hershëm që shtetet e kishin me njëra tjetrën ishte kur ato i dërgonin përfaqësuesit e vet në shtetin tjetër – me fjalë të tjera kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Rasti tjetër kur shtetet vënin kontakt, ishte kur ato ishin në luftë me njëra tjetrën. Nevojiteshin rregulla për të rregulluar komunikimin e këtillë dhe ato rregulla për të cilat vet shtetet pajtoheshin, ishin fillet e ndërtimit të së drejtës ndërkombëtare. Si rrjedhojë, artikulimet më të hershme të të drejtës ndërkombëtare ishin normat që reflektonin zakonet e shteteve, e që sot njihet si e drejtë zakonore ndërkombëtare.Martti Koskenniemi, profesori i dalluar finlandez i të drejtës ndërkombëtare, e jep një pasqyrë praktike të ndryshimeve që ndodhën në shek. XIX:

“Që nga Kongresi i Vjenës, i vitit 1814−15 dhe rënia e Napolonit, marrëdhëniet midis fuqive Evropiane nuk ndërtoheshin më mbi kërkesën e një fuqie për primat, por mbi kërkesën për ruajtjen e balancit të fuqisë, të garantuar me procedura të komplikuara juridike dhe aleanca. Siç e shihnin bashkëkohanikët Evropën si një “sistem” të komuniteteve të pavarura dhe të barabarta, (në vend të respublica Christiana) ata filluan të pranojnë se parimet udhëheqëse nevojitej të jenë neutrale dhe objektive, që do të thotë ligjore.”3

E drejta ndërkombëtare, si në kuptim të përmbajtjes, ashtu edhe sipas numrit të pjesëmarrësve, u zhvillua gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Ajo filloi të merret me një diversitet çështjesh, që shkonin përtej marrëdhënieve diplomatike dhe luftës. E gjithë kjo reflektohej gjithashtu edhe në numrin e pjesëmarrësve në skenën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare tani nuk i përfshinë vetëm shtetet, por edhe organizatat ndërkombëtare si OKB-në (Organizatën e Kombeve të Bashkuara), OBT-në (Organizatën Botërore të Tregtisë), Bankën Botërore dhe FMN-në (Fondin Monetar Ndërkombëtar). Nëse e vështrojmë vetëm njërën nga këto organizata ndërkombëtare, OKB- në, e vërejmë se ajo po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Anëtarësia e OKB-së është rritur nga 58 shtete në vitin 1948 në 192 shtete sot.4 Ngjarjet politike

3 Koskenniemi, M. ‘The politics of international law’. EJIL 1(1) 1990

h tt p ://www.e j il.or g / j o u r n al/V o l 1 /No 1 /art1. h t m l

4 Shih faqen e internetit të OKB-së: h tt p ://www.u n . o r g / m e m b ers/ g rowth.s h t m l

1072

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

që qëndrojnë pas këtyre fakteve janë të lidhura edhe me rindërtimin e bashkësisë ndërkombëtare në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo periudhë është shënuar me luftërat për çlirim kundër perandorive evropiane dhe me polarizimin e fuqive që erdhën si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.

Me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe tensioneve që erdhën me “luftën kundër terrorizmit”, si dhe me ndarjen akute të botës në vendet në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara, e drejta ndërkombëtare është duke hyrë në një periudhë të ndryshimeve kolosale dhe traumave që do t’i përcjellin këto ndryshime.

Natyra e të drejtës ndërkombëtare

Për ta kuptuar të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, është e domosdoshme që të dimë se si vepron e drejta ndërkombëtare. Nevojitet një njohje e këtillë, sepse e drejta ndërkombëtare nuk i ngjason sistemeve juridike të brendshme.

Ekstrakti në vijim, i marrë nga autori Gardiner, i përshkruan karakteristikat e të drejtës ndërkombëtare:

“Fusha e të drejtës që në mënyrën më të arsyeshme i përgjigjet përshkrimit të të drejtës ndërkombëtare është “e drejta e përgjithshme ndërkombëtare”. Meqenëse nuk ekziston ndonjë leksikon autoritativ i termeve të të drejtës ndërkombëtare, nuk ekziston as pajtim i përgjithshëm se cila është përmbajtja e të drejtës ndërkombëtare. Për disa, e drejta ndërkombëtare është sinonim i “të drejtës ndërkombëtare zakonore”, për të tjerët, termi “e drejtë ndërkombëtare” e përfshinë gjithë të drejtën ndërkombëtare që nuk është kufizuar vetëm në zbatimin e vetëm të disa shteteve.Ndaj, kategoria që në mënyrën më të dukshme është e përjashtuar, janë traktatet. Megjithatë, edhepse mund të duket konfuze, disa traktate e vendosin të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare. Në anën tjetër, disa (si përjashtim) rregulla zakonore besohet të jenë regjionale, dhe prandaj, më pak universale.” 5

5 Gardiner, R.K. International Law. (Harlow: Longman, 2003) [ISBN 0582369762] fq.98.

1073

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Kuptohet, do të ishte e pamundur që në këtë mënyrë të përshkruhej sistemi nacional juridik i shteteve. Është gjithashtu tejet e rëndësishme që të theksohet se parimet themeluese të së drejtës ndërkombëtare janë të ndryshme nga ato të së drejtës së brendshme. Për shembull, një ndër subjektet më të rëndësishme të të drejtës ndërkombëtare janë shtetet.

Në një mënyrë, e drejta ndërkombëtare mund të shihet si një raport i të drejtave dhe detyrimeve të shteteve. Ky sistem i të drejtës nuk mund të kuptohet duke bërë analogji midis të drejtës së brendshme dhe ndërkombëtare, ku shtetasit kanë të drejta dhe detyrime që mund të zbatohen nëpërmjet të gjykatave të brendshme. Nëse e shikojmë kështu, duke parafytyruar rolin e gjykatave, na del një kontrast tjetër midis të drejtës së brendshme dhe të drejtës ndërkombëtare. Edhepse ka mundësi të flitet për Gjykatën me jurisdikcion mbi të drejtën ndërkombëtare, duhet të jemi tejet të kujdesshëm në këtë drejtim.

Është e vërtetë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë [GjND], me seli në Hagë, vepron si Gjykatë. Megjithatë, duhet të jemi tejet të kujdesshëm dhe preciz kur është fjala për rolin e saj. E krijuar në vitin 1945 me Kartën e OKB-së (Statuti i GjND konsiderohet si pjesë integrale e Kartës)6, GjND është organ parësor gjyqësor i OKB-së. Gjykata ka jurisdikcion që të vendosë lidhur me kontestet e natyrës juridike që asaj i drejtohen nga shtetet anëtare, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu, GjND mund të jep edhe mendime këshillëdhënëse. Jurisdikcioni i Gjykatës bazohet në faktin se vet shteti e sjell vetveten në Gjykatë, me aktin e nënshkrimit të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Këtu, pra qëndron dallimi thelbësor midis jurisdikcionit të GjND nga jurisdikcioni i gjykatave të brendshme. Individi, siç e dimë, nuk e jep pëlqimin e vet që të bëhet subjekt i të drejtës.

Kuptohet, ka edhe shumë dallime të tjera të rëndësishme midisvendimeve gjyqësore të gjykatave të brendshme dhe vendimeve gjyqësore të GjND. Vendimi gjyqësor i gjykatave të brendshme ka forcë juridikisht të obligueshme në palët në kontest. Mirëpo, shtetet sovrane nuk mund të shikohen sikurse palët në kontest në të drejtën e brendshme. Natyra juridikisht e obligueshme e GjND është përcaktuar me nenin 59 të Statutit të GjND. Është shumë e natyrshme të shtrohet pyetja se pse, pra shtetet i respektojnë vendimet e GjND? Kjo bëhet për arsye se shtetet nuk do t’a dërgonin çështjen në GjND, nëse paraprakisht nuk do t’a jepnin pëlqimin për

6 Kartën e OKB-së mund ta gjeni në gjuhën shqipe në formë elektronike në h tt p :// w ww. d a d al o s .or g / u no_al b / u n-c h arta.h t m

1074

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

vendimin gjyqësor të GjND. Nëse vendimi gjyqësor nuk zbatohet, atëherë shteti, pa marrë parasysh se a është, apo nuk është anëtar i OKB-së, mund t’ia referojë çështjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në bazë të nenit 94 të kartës, Këshilli i Sigurimit mund të vendosë mbi masat e përshtatshme për t’a bërë të plotfuqishëm vendimin gjyqësor të GjND.

Është gjithashtu me rëndësi të theksohet se GjND nuk i përmbahet sistemit të stare decisis (parim sipas të cilit vendimet precendente duhet të respektohen nga gjykatat). Megjithatë, GjND gjithnjë bën përpjekje që të jetë konsistente me vendimet paraprake.

Burimet e të drejtës ndërkombëtare

Zbërthimi më i lehtë i burimeve të së drejtës ndërkombëtare, zakonisht bëhet nëse nisemi nga Neni 38, paragrafi 1 i Statutit të GjND, i cili duke e deklaruar funksionin e Gjykatës për të vendosur kontestet “në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”, vazhdon duke i listuar burimet e të drejtës ndërkombëtare:

a) konventat ndërkombëtare, të përgjithshme, ose të veçanta, me të cilat vendosen rregullat, të pranuara në mënyrë eksplicite nga shtetet në kontest.

b) zakoni ndërkombëtar, si provë e praktikës së përgjithshme të pranuar si ligj

c) parimet e përgjithshme të së drejtës, të njohura nga shtetet/kombet e civilizuara

d) bazuar në nenin 59, vendimet gjyqësore dhe mësimet e publicistëve më të kualifikuar të shteteve të ndryshme, si mënyra ndihmëse për të përcaktuar rregullat e të drejtës.Kjo listë, megjithatë nuk është komplete. Nuk i përfshinë aktet

unilaterale të së drejtës ndërkombëtare, e as vendimet dhe rezolutat e organeve ndërkombëtare. Gjithashtu, lista nuk i referohet parimit të barazisë dhe të drejtësisë, të cilave parime vet GjND mund të ju referohet, e të cilat janë fundamentale për rolin e saj si tribunal.

Lista, gjithashtu nuk i referohet “të drejtës së butë”. E drejta e butë është një term gjenerik që përdoret për t’iu referuar instrumenteve ndërkombëtare juridikisht jo të obligueshme. Ky term përfshinë një numër dokumentesh të ndryshme ndërkombëtare. I përfshinë traktatet (e drejtë e butë ligjore) që përmbajnë obligime të përgjithshme dhe rezolutat vullnetare, juridikisht jo të obligueshme. “E drejta e butë” mund të shpjegojë

1075

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

proklamatat lidhur me qëllimet, si dhe kodet e mirësjelljes së organizatave ndërkombëtare dhe rajonale. Ky term gjithashtu përfshinë deklaratat e individëve, si për shembull të juristëve eminent të së drejtës ndërkombëtare. Marrëveshjet personale, gjithashtu mund të konsiderohen si “e drejtë e butë”. Një shembull i këtillë është “marrëveshja gjentëlmene” për shpërndarjen regjionale të ulëseve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bërë në Londër në vitin 1945. 7 Marrëveshjet midis agjencive gjithashtu mund të hyjnë në këtë kategori, dhe si të tilla janë juridikisht të obligueshme për vet ato agjenci. Në fund, “e drejta e butë” mund të shpjegojë edhe obligimet e ndërmarra me traktate që ka mundësi të jenë aq të përgjithësuara, sa të mos jenë drejtpërdrejtë të zbatueshme. 8

Traktatet

Traktatet prioritare

Traktatet më të rëndësishme, për qëllimin të këtij Doracaku janë:• Konventa për Parandalimin dhe Dënimin të Krimeve të Gjenocidit, e

vitit 1948 (në fuqi prej 1951)• Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike e vitit 1966

(në fuqi prej 1976) drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë, së bashku me Protokollet e saj, të vitit 1966 dhe 1989 sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës)

• Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dheKulturore e vitit 1966 (në fuqi prej 1976)

• Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor e vitit 1965 (në fuqi prej 1969) (drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës),

• Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas e vitit 1979 (në fuqi prej 1981), (drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës);

• Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjeraMizore,Jonjerëzore dhe Poshtëruese e vitit 1984 (në fuqi prej 1987),

7 Chinken, C.M. (1989) ‘The challenge of soft law: development and change in international law’ ICQL 38 1989, pp.850–866

8 Hilgenburg, H. ‘A fresh look at soft law’ EJIL 10 1999, pp.499−515

1076

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

(drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë sipas Kushtetutës sëRepublikës së Kosovës)

• Konventa e KB për të Drejtat e Fëmijës e vitit 1989 (drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës), (në fuqi prej 1990)

• Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të GjithëPunëtorëve Migrues dhe Anëtarëve të familjeve të Tyre (në fuqi prej2003)

• Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (në fuqi prej 2003)

• Statuti Themeltar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale• Konventat e Hagës dhe të Gjenevës• Karta Afrikane• Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive

Themelore të Njeriut (drejtpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë, së bashku me Protokollet e saj, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës)

• Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut

Definimi i Traktatit

Konventa e Vjenës për të drejtën e Traktateve e viti 1969 e definon traktatin si një marrëveshje ndërkombëtare të lidhur midis shteteve në formë të shkruar dhe të udhëhequr nga e drejta ndërkombëtare (Neni 2(1)(a)).

Duhet theksuar se traktatet mund të lidhen midis dy shteteve ose palëve, ose midis më shumë shteteve, ose palëve. Shtetet që janë palë e një traktati quhen palë kontraktuese. Shtetet që nuk janë palë e një traktati quhen palë jo-kontraktuese.

Traktatet dhe e drejta zakonore ndërkombëtare

Ekziston një raport kompleks midis traktatit dhe të drejtës zakonore ndërkombëtare.

Normalisht, traktati e zëvendëson të drejtën zakonore ndërkombëtare që është në kundërshtim me të. Përgjithësisht mund të themi se në rast të mospërputhjes, cilido që është më i ri, qoftë normë zakonore, ose traktat, mbizotëron, në raport me palët e njëjta. Palët e një traktati mund të pajtohen

1077

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

që t’i përmbahen traktatit, edhe nëse krijohet normë zakonore për të njëjtën çështje. Në anën tjetër, megjithëse modifikimi i të drejtës zakonore me traktat është i rëndomtë, shumë rrallë ndodhë që rregullat e të drejtës zakonore të zhvillohen në kundërshtim me marrëveshjet njëherë të arritura. Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve bën shtjellim të hollësishëm të këtyre parimeve. Neni 53 përcakton se:

Traktati është i pavlefshëm nëse, në kohën e lidhjes së tij, është në kundërshtim me normat ius cogens to të drejtës së përgjithshme ndërkombëtare. Për qëllimet e Konventës aktuale, norma ius cogens të të drejtës ndërkombëtare janë normat e pranuara dhe të njohura nga bashkësia ndërkombëtare e shteteve si tërësi. Si normë nga e cila shmangia nuk lejohet, dhe e cila mund të modifikohet vetëm nga një normë pasuese e të drejtës së përgjithshme ndërkombëtare, që ka karakter të njëjtë.

Neni 64 është gjithashtu i rëndësishëm të theksohet me këtë rast: Nëse një normë e re ius cogens paraqitet, cilido traktat ekzistues që është në konfliktme atë normë bëhet e pavlefshëm dhe pushon së ekzistuari.

E drejta ndërkombëtare e traktateve është zakonisht reflektim i të drejtës zakonore ndërkombëtare. E drejta e traktateve mundet edhe të drejtojë evoluimin e të drejtës zakonore ndërkombëtare, pasi që shtetet që nuk janë palë e traktateve i respektojnë rregullat e përcaktuara me traktat.

Rezervimet

Rezervimi është definuar në Nenin 2(1)(d) të Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve si:

Deklaratë unilaterale, sido që të formulohet ose emërtohet, e bërë nga shteti, në momentin e nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, miratimit, ose dhënies së pëlqimit për një traktat, me të cilën deklarohet se e përjashton, ose e ndryshon efektin juridik të dispozitave të caktuara të traktatit, me rastin e zbatimit në atë shtet.Tradicionalisht është mbajtur qëndrimi se rezervimi mund të

përfshihet vetëm nëse të gjitha shtetet kontraktuese e pranojnë një gjë të tillë. Në mungesë të marrëveshjes unanime, rezervimi ishte nul dhe void. Megjithatë, me rritjen e numrit të shteteve dhe me rritjen e numrit të çështjeve të rregulluara me traktate, arritja e pajtimit të të gjitha shteteve ishte bërë problem.

1078

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Është tejet e rëndësishme që të theksohet se të gjitha traktatet duhet domosdo të interpretohen në mirëbesim, në harmoni me maksimën pacta sunt servanad. Kjo iu krijon obligim shteteve, që në momentin kur të nënshkruajnë traktatin, duhet që të përmbahen nga sjellja e cila do të mund të shkelë objektin dhe qëllimin e marrëveshjes (neni 18 i Konventës së Vjenës).

E drejta zakonore ndërkombëtare

Në Statutin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë “zakoni ndërkombëtar, si provë e praktikës së përgjithshme të pranuar si ligj”, është numruar midis burimeve të së drejtës ndërkombëtare që zbatohet nga ajo Gjykatë, në kapacitetin e saj si organ kryesor gjyqësor i OKB-së. Papajtueshmëritë midis autorëve të ndryshëm lidhur me burimet e tjera të pranuara, ose potenciale të së drejtës ndërkombëtare publike, përgjithësishht nuk ndikojnë në të kuptuarit gjerësisht të pranuar të zakonit, si burim primar të së drejtës ndërkombëtare. Është vështirë të imagjinohet validiteti dhe forca juridikisht e obligueshme e të drejtës së shkruar ndërkombëtare pa u mbështetur në parimet e pacta sunt servanda dhe bona fides, që janë zakonore.

Janë dy kërkesa që duhet të përmbushen, në mënyrë që të ekzistojë një rregull zakonore: praktika e vendosur (usus) dhe pranimi i një obligimi për t’iu nënshtruar opinio iuris sive necessitatis).9

Për juristët, interpretimi më autoritativ i parakushteve për ekzistimin e rregullës se të drejtës zakonore ndërkombëtare gjendet në aktgjykimin e GJND, në rastin North Sea Continental Shel f :

“Megjithëse kalimi i vetëm një periudhe të shkurtër kohore nuk është domosdo, vet për vete pengesë për formimin e një rregulle të re të së drejtës ndërkombëtare zakonore, mbi bazën e asaj që fillimisht ishte vetëm rregull konvencionale, kërkesë e domosdoshme do të ishte që brenda periudhës së caktuar, sado e shkurtër që mund të jetë, përvoja e Shtetit, përfshirë përvojën e atyre shteteve, interesat e të cilëve janë

9 Shih me gjerësisht J.M Henckaerts – Studim mbi të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

Zakonore, fq. 3-9 të publikuar në mënyrë elektronike në gjuhën shqipe në faqen e internetit: h tt p ://www.icrc.or g / We b /e n g/site eng 0 . n sf/ htmlall/customary-law- translations_res/$File/ALB-irrc_857_Henckaerts.pdf

1079

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

veçanërisht të implikuara, do të duhej të ishte edhe ekstensive, edhe vërtetë unike në kuptimin e dispozitës në fjalë.Jo vetëm që aktet në fjalë duhet të përbëjnë një praktikë të vendosur, por ato duhet të jenë të tilla, ose të ndërmerren në atë mënyrë, që të jenë provë e besimit se kjo praktikë është bërë e obligueshme nga vet ekzistenca e rregullës që e kërkon atë. Nevoja për një besim të tillë, respektivisht ekzistenca e një elementi subjektiv, është implicite në vet kuptimin e opinio juris sive necessitatis. Shtetet e implikuara, prandaj duhet që të ndjejnë se janë duke i përmbushur obligimet që kërkohen nga ato. Shpeshtësia, e madje edhe karakteri i përsëritur i akteve nuk mjafton si i tillë.”10

Parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare

Historikisht, parimet e përgjithshme kanë qenë të rëndësishme në zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare. Në periudhën më të hershme të zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare, parimet e përgjithshme ishin vet e drejta ndërkombëtare dhe bazoheshin në teorinë se meqenëse shtetet i zbatonin këto parime në të drejtën e vet të brendshme rrjedhimisht, parimeve të njëjta do të duhej ti nënshtroheshin edhe ndërkombëtarisht. Me zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare, shumë parime të përgjithshme janë kodifikuar në traktate, ose janë pranuar si rregulla të së drejtës zakonore ndërkombëtare. Sot, parimet e përgjithshme janë të rëndësishme për të plotësuar vakumin, nëse një normë nuk e gjejmë në traktate, ose në të drejtën zakonore ndërkombëtare. Për shembull, parime të përgjithshme janë res judicata,mirëbesimi, paanësia gjyqësore, etj.11 Autori Oscar Schachter i dallon pesë kategori të parimeve të përgjithshme, që janë përdorë dhe zbatuar për zgjidhjen e rasteve ndërkombëtare:

1. Parimet e të drejtës së brendshme (e drejta e shtetit) “e pranuar nga kombet e civilizuara;”

2. Parimet e përgjithshme të së drejtës, që “rrjedhin nga natyra e veçantë e bashkësisë ndërkombëtare”

10 ICJ, North Sea Continental Shelf , ICJ Reports, 1969, para. 74 and 77.11

Thorpe, Susan, “A Guide to International Legal Bibliography,” in Schaffer, Ellen G. andRandall J. Snyder. Contemporary Practice of International Law (Dobbs Ferry : Oceana,1997) p.. 44.

1080

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

3. Parimet “thelbësore të së drejtës dhe elementare për të gjitha sistemet juridike”

4. Parimet “e vlefshme për të gjitha shoqëritë në marrëdhëniet e hierarkisë dhe të koordinimit” dhe

5. Parimet e drejtësisë që e kanë themelin në “natyrën njeriut si qenie racionale dhe sociale”.12

Vendimet gjyqësore

Vendimet e organeve ndërkombëtare dhe të gjykatave nacionale gjithashtu janë të rëndësishme për zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare. Në të drejtën e të drejtëve të njeriut, kjo është e një rëndësie të veçantë, meqenëse sot përballemi me një numër gjithnjë e më të madh të organeve ndërkombëtare dhe regjionale që merren me të drejta te njeriut. Ngjashëm, gjykatat e brendshme, respektivisht nacionale, gjithnjë e më shpesh merren me zbatimin dhe interpretimin e instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në këtë drejtim, vendimet e gjykatave nacionale mund të shërbejnë si qëndrim i Shtetit për çështje të caktuara.

GjND është gjithashtu kompetente për të dhënë Mendime Këshilluese, për cilëndo çështje, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të Këshillit të Sigurimit, ose të organeve të tjera të autorizuara. Siç sugjeron edhe vet termi, Mendimet Këshilluese janë vetëm këshilluese. Ato nuk janë juridikisht të obligueshme, megjithëse, përkundër këtij fakti, GjND ka dhënë një varg Mendimesh Këshilluese që i kanë kontribuuar zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare materiale.

Jus Cogens

Jus Cogens është normë e pakundërshtueshme e të drejtës ndërkombëtare, e pranuar dhe e njohur nga bashkësia ndërkombëtare si normë nga e cila nuk është e lejuar shmangia.

Ndryshe nga e drejta zakonore, që tradicionalisht kërkon pëlqim dhe lejon ndryshim të obligimeve midis shteteve nëpërmjet të traktateve, normat jus cogens nuk mund të shkelen nga asnjë shtet “nëpërmjet të traktateve ndërkombëtare, ose rregullave lokale ose të veçanta zakonore, e madje as

12 Henkin, Louis, et. al., International Law: Cases and Materials 3rd Edition (St. Paul: West,1993)

1081

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

nëpërmjet të rregullave të përgjithshme zakonore që nuk e kanë të njëjtën fuqi normative.”13

Në bazë të Konventa e Vjenës për të Drejtën e Traktateve, cilido traktat që është në kundërshtim me normat jus cogens është i pavlefshëm.

Normat jus cogens nuk janë të listuara, nuk ekziston ndonjë katalog i tyre i përcaktuar nga ndonjë organ autoritativ, por këto norma dalin nga praktika gjyqësore dhe nga qëndrimet politike dhe sociale, e që nuk janë vlera statike. Në përgjithësi, këtu hyjnë bërja e luftës agresive, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, pirateria detare, gjenocidi, aparteidi, skllavëria, dhe tortura.14

Pasqyrë e shkurtër e zhvillimit historik të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Parimi se e drejta do të duhej që të mbrojë të drejtat e njeriut nga shkeljet e pushtetit shtetëror është parim i vjetër. Ky parim është argumentuar fuqishëm sidomos në veprën madhështore të John Locke-ut “Dy Traktate për qeverisjen” të publikuar më 1690. Në këtë vepër janë shënuar të drejtat e qytetarëve të Anglisë, të fituara me revolucionin e famshëm të Vitit 1688. Avantazhet e kushtetutës së pashkruar Angleze, e në veçanti ndarja dhe ekuilibrimi i pushteteve midis ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit ishin elaboruar në mënyrë shumë të popullarizuar nga filozofi i njohur frëng Montesquieu, në veprën e famshme, “Fryma e Ligjeve” të vitit 1748. Vetëm pak vjet më vonë, në vitin 1762, potenciali revolucionar i të drejtave të njeriut është proklamuar nga Jean Jacques Rousseau. Në këtë frymë, revolucionet demokratike pasuan në Amerikë dhe gjithandej nëpër Evropë.

Me datën 4 korrik 1776 është miratuar Deklarata Amerikane e Pavarësisë. Ndikimi intelektual i Locke-ut, Montesquieu-së dhe i Rousseau- së në Thomas Jefferson-in, hartuesin e Deklaratës Amerikane ishte shumë i

13 Prosecutor v. Furundzija, International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia,

2002, 121 International Law Reports 213 (2002)

14 Njësoj1082

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

fuqishëm. Në atë dokument, në mënyrë energjike u proklamuan të drejtat e njeriut dhe detyra e pushtetit shtetëror që t’i mbrojë ato.

Politikisht, dekadat e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë ishin kohë e përshtatshme për t’u afirmuar të drejtat e njeriut. Meqenëse kushtetutat e shteteve rishtas të pavarura amerikane ishin hartuar në vitin 1776, kartat për të drejtat ku numëroheshin të drejtat e veçanta ishin drejtpërdrejtë të inkorporuara në to, madje, si në rastin e Virxhinias, e përbënin pjesën e parë të Kushtetutës. Trendi i kartës për të drejtat u përhap edhe në Evropë. Në gusht të vitit 1789, Kuvendi Kombëtar i Francës e miratoi Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit, deklaratë kjo e ndikuar nga filozofia e Rousseau-së dhe nga praktika e Filadelfisë. Më pak se një muaj pas Deklaratës frënge, Kongresi i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i propozoi dhjetë amendamentet e para të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Me hyrjen në fuqi të tyre, pas ratifikimit edhe të Virxhinias si shtet i dhjetë, më 1791, ato amendamente përbëjnë Bill-in për të Drejtat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata Amerikane e Pavarësisë, Deklarata frënge e të drejtave të njeriut dhe të qytetarit dhe Bill-i për të Drejtat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përbëjnë bazën intelektuale dhe dokumentuese mbi të cilën dy shekuj të mbrojtjes juridike të të drejtave të njeriut do të ndërtoheshin. Garancitë kushtetuese të të drejtave të njeriut janë sot prezentë në shumicën dërmuese të shteteve. Megjithatë, siç e ka vërejtur edhe Montesquieu dy shekuj më parë, respektimi i këtyre garancive ndryshon nga koha në kohë dhe nga vendi në vend. Një faktor i rëndësishëm në këtë ndryshueshmëri të respektimit qëndron në mbështetjen, ose jo të shqyrtimit gjyqësor të veprimit ekzekutiv dhe legjislativ. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, një traditë e tillë kishte filluar në vitin 1803, me rastin Marbury v. Madison, me ç’rast ishte vendosur se gjykatat janë kompetente për të vendosur nëse degët politike të pushtetit i shkelin standardet kushtetuese. Ndërkohë, në Angli, në Francë, dhe përgjithësisht në kontinentin e Evropës, supermacia i degës legjislative të pushtetit shtetëror ndikoi që degët e pushtetit shtetëror të zgjedhura nga populli të mos i nënshtroheshin kufizimit nga gjyqtarët e emëruar. Kjo gjë mbizotëroi në Evropë deri në vitin 1920, kur në Austri u themelua Gjykata Kushtetuese, kompetente për t’i shpallur jo-valide aktet e degës legjislative të pushtetit.

1083

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjykatat Kushtetuese u bënë standard nëEvropë.

Përkundër këtyre zhvillimeve, deri rishtas, nuk kishte garanci për të drejtat e njeriut, e aq më pak metoda të shqyrtimit gjyqësor, në nivel të të drejtës ndërkombëtare, krahasuar me metodat e zhvilluara të së drejtës së brendshme. Filozofia që mbizotëronte në të drejtën ndërkombëtare në shekujt XIX dhe XX, pozitivizmi juridik, e mbronte konceptin se e drejta ndërkombëtare iu referohej vetëm shteteve.

Lidhja e shtetësisë, sipas doktrinës pozitiviste tradicionale iu njihte shteteve të drejtën që të mbrojnë shtetasit e vet nga shkeljet e shteteve të tjera. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në vitin 1924 kishte vendosur se “ është parim elementar i të drejtës ndërkombëtare që Shteti ka të drejtë të mbrojë subjektet e vet, nëse ata cenohen nga aktet e ndërmarra nga një shtet tjetër, e që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Me këtë veprim, shteti “në të vërtetë i kërkon të drejtat e veta ....Për [tribunalin ndërkombëtar] Shteti është pretendues i vetëm” (Mavrommatis Palestine Concessions Case, 1924 P.C.I.J. Reports, ser. A, nr. 2).

Doktrina pozitiviste tradicionale e kufizonte në mënyrë dramatike qasjen e individëve dhe personave të tjerë privat në procesin juridik ndërkombëtar. Vetëm shtetet ishin të autorizuara për të filluar konteste në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. “Vetëm shtetet mund të jenë palë në kontestet para Gjykatës” thotë neni 34 (1) i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Filozofia pozitiviste tradicionale e shekullit XIX dhe fillimit të shek. XX pësoi disfatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Forcat Aleate u ngritën kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut të Fuqive Naziste.

Në Deklaratën e Moskës për Mizoritë Gjermane të vitit 1943, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Bashkimi Sovjetik deklaruan se individët gjerman do të mbahen përgjegjës për shkeljet e të drejtës ndërkombëtare. Me datën 8 gusht 1945, katër Aleatët e njëjtë e themeluan Tribunalin e Nurembergut ku individët, e jo shtetet do të gjykoheshin për:

1. Krime kundër paqes2. Krime të luftës

1084

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

3. Krime kundër njerëzimit.

Aktgjykimi i vitit 1946 i Tribunalit të Nurembergut e konfirmoi normën jo-pozitiviste se individët, ashtu si edhe shtetet janë subjekte të së drejtës ndërkombëtare. Ky aktgjykim u bë mbështetje jo vetëm e rregullës morale dhe politike që individët të jenë përgjegjës për shkeljet e të drejtës ndërkombëtare, por edhe si provë për të drejtën zakonore ndërkombëtare, se të drejtat e njeriut të individëve duhet të mbrohen në nivel të së drejtës ndërkombëtare. Këto qëllime morale, politike dhe juridike i gjejmë gjithashtu në Preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1948. Neni 55 i kartës i bën thirrje Organizatës që të promovojë “respekt universal për, dhe zbatim të të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe, ose feje".

Transformimi i normave substanciale të të drejtës për të drejta të njeriut nga e drejta nacionale në të drejtën ndërkombëtare u bë realitet në vitin 1948 me shpalljen e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Materializimi i të drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Aktgjykimin e Nurembergut dhe në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut shënohet si “zhvillimi më thelbësor në historinë e të drejtës ndërkombëtare”, meqenëse në mënyrë të efektshme i bën individët, sikurse edhe shtetet subjekte të së drejtës ndërkombëtare. 15

Karta e Kombeve te Bashkuara

Bazat e rendit të ri juridik ndërkombëtar, të bazuar në qëllime dhe parime të caktuara fundamentale, janë vënë në San Francisko, me datën 26Qershor 1945, me miratimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në Preambulë të Kartës, së pari është riafirmuar besimi në dinjitetin dhe vlerat e personalitetit njerëzor, në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes gjithë kombeve, qofshin këto të mëdha a të vogla,”. Së dyti, Karta midis tjerash shpreh përkushtimin për të nxitur progresin social dhe standard më të mirë të jetës në liri më të madhe. Së treti, një ndër katër qëllimet e Kombeve të Bashkuara, të përcaktuara me nenin 1(3) të Kartës është të realizojnë një

15 Humbphrey, “The Revolution in the International Laë of Human Rights”

1085

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

„bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar“.

Dispozitat e tjera të Kartës që i referohen të drejtave të njeriut janë nenet 13(1), 55(c), 62(2), 68 dhe 76(c). Është e një rëndësie tejet të veçantë të theksohet se në bazë të Neneve 56 dhe 55(c), të marra së bashku, Shtetet anëtare të OKB-së kanë obligim juridik që të „bashkëpunojnë në grup dhe veçmas me organizatën për të arritur“ „respektimin e përgjithshëm dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë njerëzit pa dallim race, gjinie, gjuhe dhe besimi fetar.“ 16 Ky obligim i rëndësishëm juridik iu kushtëzon shteteve anëtare të OKB-së programin për të drejta të njeriut.

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut

Katalogu i parë i të drejtave të njeriut dhe i lirive fundamentale i përcaktuar nga OKB-ja është Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (DUDNj), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në Paris, me10 dhjetor 1948. Në atë kohë,. OKB i kishte 56 shtete anëtare, 48 prej të cilave votuan në favor të Deklaratës, asnjë nuk votoi kundër dhe 8 shtete abstenuan, në mesin e të cilave ishte edhe ish Jugosllavia.17

Statusi juridik i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut nga shume autorë, ende, trajtohet si një çështje mjaft kontroverse. Nëse i analizojmë debatet që janë bërë gjatë hartimit të saj, por edhe preambulën e vet Deklaratës, mund të vijmë në përfundim se qëllimi i DUDNj nuk ka qenë që të krijojë efekt juridikisht të obligueshëm në të drejtën ndërkombëtare për

16 Shih Kartën e Kombeve te Bashkuara të publikuar në mënyrë elektronike

nëh tt p :// w ww. d a d al o s .or g / u no_al b / u n-c h arta.h t m 17

Në këtë vend theksohet ish Jugosllavia, për të pasur të qartë qasjen dhe disponimin e atij shteti ndaj zhvillimit të të drejtës ndërkombëtare drejt vendosjes së parimeve universale përtë drejtat e njeriut.

1086

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

shtetet anëtare të OKB-së.18 Vërtetë, preambula e DUDNj përfundon me këto fjalë:

“ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME shpall Këtë DEKLARATË UNIVERSALE MBI TË DREJTAT E NJERIUT si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare, ashtu edhe ndërmjet popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.”Kjo i bën shumë ekspert të dalluar të së drejtës ndërkombëtare të

besojnë se pa marrë parasysh ndikimin e madh moral dhe politik, DUDNj, si e këtillë, nuk mund të krijojë vetvetiu efekte juridikisht të obligueshme për shtetet sipas të drejtës ndërkombëtare. Në anën tjetër, është gjithashtu i rëndësishëm ndikimi i mbështetësve të një pikëpamjeje plotësisht tjetër. Sipas këtij grupi, historia tashmë gjashtëdhjetëvjeçare e DUDNj dhe ndikimi i saj në zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare, bën që ajo të ketë fituar tashmë statusin e jus cogens në të drejtën ndërkombëtare, për arsye të praktikës së vet shteteve dhe të institucioneve ndërkombëtare që të thirren në dispozitat e saj, për të dëshmuar përmbajtjen e të drejtës ndërkombëtare. Sipas kësaj pikëpamjeje, Deklarata tashmë bën pjesë në të drejtën zakonore ndërkombëtare, dhe prandaj edhe është juridikisht e obligueshme për të gjitha shtetet, pa marrë parasysh se a janë, apo jo anëtare të OKB-së. Një qëndrim ikëtillë mbizotëron edhe në Kosovë, meqenëse Kushtetuta e Republikës sëKosovës, listën e instrumenteve ndërkombëtare drejtpërdrejtë të zbatueshme në Kosovë, e fillon me Deklaratën Universale për të Drejta të Njeriut (Neni22 (1)).

Midis këtyre dy qëndrimeve diametralisht të kundërta, ekziston edhe një qëndrim i ndërmjetëm, që ka ndikim të madh, në të drejtën ndërkombëtare. Sipas këtij qëndrimi, DUDNj është juridikisht e obligueshme për Shtetet, jo për arsye se Deklarata tashmë është bërë pjesë e të drejtës zakonore ndërkombëtare, por sepse shtetet anëtare të OKB-së shprehimisht i

18

htt p :/ / m fa.g o v . al/web/ p ub / d e klarata _2 0 u n i v ersale _ 20 e_ 20 t e_ 20 d r e jtav e_ 20t e _ 20 n j e riu t 2 87 0 . pdf

1087

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

kanë pranuar këto obligime. Janë tri argumente të pavarura, që e mbështesin këtë qëndrim, e shkurtimisht mund t’i shprehim këtu, në vijim:

i. Neni 55 dhe 56 i Kartës së OKB-së krijon obligim juridik për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së që të ndërmarrin veprime për arritjen e respektit universal dhe për realizimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive fundamentale. Preambula e DEDNj parasheh se “shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore,”si dhe“mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më

i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi”.ii. E para nga këto proklamata e përdorë saktësisht gjuhën e

përdorur në nenet 55 dhe 56 të Kartës së OKB-së, kështuqë me të shprehimisht edhe thirret në ato nene të Kartës. Proklamata e dytë na drejton paraprakisht kah katalogu substancial i DUDNj, si “pikëpamje e përgjithshme e” tanimë e pranuar nga shtetet, për të drejtat dhe liritë cilave u referohet Karta e OKB-së 55(c). Kjo pikëpamje e ndërtuar tashmë me DUDNj, do të ndihmojë “realizimin e plotë” të detyrimit të përcaktuar me Nenin 56 të Kartës, me të cilën shtetet anëtare të OKB-së e kanë pranuar obligimin.

iii. Alternativë e argumentit të parë, është argumenti sipas të cilit DUDNj tanimë është bërë ndihmë për interpretimin e shprehjes “të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale”, që e gjejmë në Nenin 55(c) të Kartës së OKB-së. Është rregull e përgjithshme për interpretimin e një traktati në të drejtën ndërkombëtare të, se duhet të merr parasysh secilën praktikë pasuese për zbatimin e traktatit, me të cilën vendoset një marrëveshje midis palëve për interpretimin e tij. Gjithnjë ka qenë praktikë konsistente e shteteve anëtare të OKB-së (instrument konstituiv i të cilës është Karta), që të theksojnë DUDnj, si katalog i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore, me të cilin katalog të gjithë janë pajtuar, madje edhe kontekst specifik të Nenit 55(c) të Kartës.

iv. Konferenca Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat E Njeriut e mbajtur në Teheran në vitin 1968, në Proklamatën solemne të miratuar nga 84 Shtete prezentë theksuan:“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thekson të kuptuarit e përgjithshëm të popujve të botës për të drejtat e patjetërsueshme dhe të pacenueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, dhe është obligim për anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare.”

1088

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Kjo do të thotë se edhe nëse DUDNj nuk ishte deri atëherë“obligim”, proklamata e Teheranit, e bëri të tillë.

Edhepse edhe më tutje mund të gjejmë dyshime për fuqinë obliguese të DUDNj, ekziston një bazament i fortë se për shtetet anëtare të OKB-së, DUDNj përbën obligim dhe se tani mund të konsiderohet se është pjesë e të drejtës ndërkombëtare zakonore, dhe si e tillë, është juridikisht e obligueshme për të gjitha Shtete, pra edhe atyre që nuk janë anëtare të OKB-së, dhe që nuk janë palë e traktateve ndërkombëtare për të drejta të njeriut.

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike

Nën presupozimin se DUDNj nuk kishte forcë të mjaftueshme juridikisht të obligueshme, Komisioni i OKB-së për të Drejta të njeriut (KDNj) filloi procesin e hartimit të pakteve për të drejtat e njeriut.19 Kjo punë filloi në vitin 1947 dhe nuk përfundoi deri në vitin 1954, kur dy paket, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Pakti Ndërkombëtare për të Drejtat Sociale, Ekonomike dhe Kulturore, iu prezantuan Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. U deshën edhe dymbëdhjetë vjet të tjera, që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së t’i miratojë këto dy instrumente në vitin 1966. Ndarja e katalogut të të drejtave të njeriut të përcaktuar me DUDNj i reflektoi dallimet e caktuara ideologjike dhe politike të dy grupeve më të rëndësishme të shteteve negociatore. Kjo u reflektua sidomos në faktin se asnjëri nga paktet nuk merret me çështjen e të drejtës së pronësisë.

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike i përmban 27Nene me të cilat definohen dhe parashikohen, me më shumë detaje se sa në DUDNj një varg të drejtash dhe lirish, si dhe përcaktohet (në nenin 2), obligim absolut dhe i menjëhershëm për të gjitha shtetet palë, që të “respektojnë dhe të sigurojnë” këto të drejta “për të gjithë individët Brenda territorit të tyre që i nënshtrohen jursdikcionit të tyre”. Ky instrument, gjithashtu vendose që Komiteti për të Drejta të Njeriut të ketë kompetenca në tri fusha:

19 Më gjerësisht për punën rreth hartimit të pakteve për të drejtat e njeriut shih Z. Gruda,

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E RË DREJTAVE TË NJERIUT, Libri I – III, Prishtinë,2007. f. 36 - 42

1089

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

• Të jep komente në raportet e shteteve palë për masat që i kanë ndërmarrë për të zbatuar obligimet e tyre në bazë të Paktit;

• Të shqyrtojnë ankesat e Shteteve palë për dështimet e shteteve të tjera palë për të përmbushur obligimet nën Pakt;

• Në bazë të Protokollit Opcional, të shqyrtojnë ankesat e viktimave të dështimeve të tilla.Edhepse Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike ishte

miratuar në vitin 1966, ai nuk hyri në fuqi deri në vitin 1976, kur u depozitua instrumenti i tridhjetë e pestë i ratifikimit.

Pakti Ndërkombëtare për të Drejtat Sociale, Ekonomike dheKulturore

Pakti Ndërkombëtare për të Drejtat Sociale, Ekonomike dhe Kulturore,, i hartuar paralelisht me hartimit të Paktit për të Drejtat Civile dhe Politike, kaloi nëpër peripeci të njëjta. Iu prezantua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 1954, u miratua në vitin 1966 dhe nuk hyri në fuqi deri në vitin 1976.

Ky instrument përmban 15 nene, me të cilat definohen në detaje një grup i të drejtave që burimin e kanë në DUDNj. Megjithatë, obligimi i shteteve palë të këtij pakti, i përcaktuar me nenin 2 është kualifikues dhe progresiv. Ndryshe nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat civile dhe Politike, ky Pakt nuk përmban dispozita për interpretim dhe zbatim.

ANKESAT SIPAS TRAKTATEVE NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Çdokush ka të drejtë që të paraqesë problemin e të drejtave të njeriut tek Kombet e Bashkuara. Një gjë të këtillë e bëjnë rregullisht me mijëra njerëz në mbarë botën. Të drejtat e njeriut marrin kuptimin konkret përmes ankesave individuale. Në vendosjen e rasteve individuale, normat ndërkombëtare të cilat përndryshe mund të duken të përgjithshme dhe abstrakte kanë efekt praktik. Kur zbatohen në një situatë të vërtetë jetësore, standardet e përfshira në traktatet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut

1090

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

zbatohen në mënyrën më të drejtpërdrejtë. Organi përfundimtar që merr vendimin, mund të udhëzojë shtetet, organizatat joqeveritare (OJQ-të) dhe individët, në interpretimin bashkëkohor të teksteve në fjalë.

Individët relativisht vonë kanë fituar mundësinë të mbrojnë të drejtat e tyre në nivel ndërkombëtar. Që nga fillimi i viteve të 70-ta, mekanizmat ndërkombëtare të ankesave janë zhvilluar shpejt, dhe tani individët mund të parashtrojnë ankesa në Kombet e Bashkuara lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut sipas katër nga gjashtë të ashtuquajturat traktate "thelbësore" të të drejtave të njeriut. Katër traktatet përfshijnë:

• të drejtat civile dhe politike, të paraqitura në KonventënNdërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike;

• torturën dhe trajtimin mizor, të përkufizuar në Konventën kundër Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit tjetër Mizor, Johuman ose Degradues;

• diskriminimin racor, të ndaluar me Konventën Ndërkombëtare mbiEliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor dhe

• diskriminimin gjinor, të përkufizuar në Konventën mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave.Përmes secilit nga këto traktate themelohen komitete pothuaj

gjyqësore për të shqyrtuar ankesat. Mekanizmat e ankesave janë të konstruktuara ashtu që të mos jenë të komplikuara dhe në to të ketë qasje çdokush, pa marrë parasysh njohjet dhe përvojën specifike juridike. Një mundësi e këtillë i ofrohet secilit, sepse sistemi i ankesave e ka për synim që të jetë hapur për të gjithë.

Mekanizmat e ankesës sipas traktateve individuale plotësohen me procedurën e ankesave pranë Komisionit mbi të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit mbi Statusin e Grave. Këto dy procedura, që përfshijnë organe politike të përbëra nga përfaqësues shtetëror, janë ndër më të vjetrat në sistemin e Kombeve të Bashkuara. Ato kanë një përqendrim tjetër nga ankesat sipas traktateve ndërkombëtare të cilat sigurojnë dëmshpërblim individual përmes mekanizmave pothuaj gjyqësore.

Ankesat parashtruar komisioneve përqendrohen në modele dhe tendencë më sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mund të parashtrohen kundër çdo shteti në botë. Për sa u përket procedurave sipas traktateve, Komisioni kërkon tu shmanget termave dhe procedurave ligjore dhe teknike, dhe sic u përmend më lartë, e kanë për qëllim që t’u sigurohet qasje e hapur të gjithë të interesuarve.

1091

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Këtu janë shpjeguar mekanizmat e ankesës të cilat aktualisht janë në dispozicion sipas katër traktateve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut:

• Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike,• Konventa kundër Torturës,• Konventa Ndërkombëtare mbi Eliminimin e Diskriminimit Racor, dhe• Konventa mbi Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit

kundër Grave.Traktati për të drejtat e njeriut është një dokument formal i negociuar

nga shtetet, me të cilin ngarkohen obligime detyruese për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe liritë e njeriut në palëve shtetërore, të cilët atë e kanë pranuar zyrtarisht (zakonisht përmes "ratifikimit").20

Koncepti themelor është se çdokush mund të parashtrojë ankesë pranë organit të ekspertëve, të themeluar sipas traktatit, për një vendim, pothuaj gjyqësor, duke pohuar shkeljen e të drejtave të parapara në traktat. Këto "organe të traktateve", siç quhen shpesh, janë komitete të përbëra nga ekspertë të pavarur, të zgjedhur nga palët shtetërore, me traktatin përkatës. Komitetet janë të ngarkuara me monitorimin e implementimit të të drejtave të përcaktuara me traktate nga palët shtetërore, si dhe për të vendosur për ankesat e parashtruara kundër shteteve, palë të traktatit. Ndonëse ka disa variacione procedurale në mes të katër mekanizmave, struktura dhe veprimi i tyre janë shumë të ngjashme. Ndaj, këtu mund të gjeni një përshkrim të përgjithshëm të karakteristikave tipike të një ankese sipas cilitdo nga katër traktatet. Kuptohet, për traktatin specifik dhe procedurën specifike lidhur me të drejtat e garantuara me traktatin përkatës, duhet referuar kërkesave të traktateve individuale, të cilët identifikojnë aspektet që ndryshojnë nga norma e përgjithshme.

Ndaj kujt mund të parashtrohet ankesë sipas traktatit?

Sipas katër traktateve të sipërtheksuara, ankesa mund të parashtrohet vetëm ndaj shtetit që i plotëson dy kushte.

20 Tekstet e plota të traktateve mund t’i gjeni në faqen e internetit të Komisionarit të Lartë të

për të Drejta të Njeriut të Zyrës së KB për të Drejta të Njeriut h tt p ://www. oh chr. o rg 1092

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Së pari, shteti duhet të jetë palë e traktatit në fjalë, që e ka ratifikuar apo pranuar atë.21

Së dyti, pala shtetërore duhet të ketë njohur kompetencat e komitetit të krijuar sipas traktatit relevant për të shqyrtuar ankesat e parashtruara nga individët. Në rastin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave, shteti njeh kompetencat e komitetit duke u bërë palë e një instrumenti të veçantë: Protokolli i Parë Opcional i Konventës ose Protokolli Opcional i Konventës. 22 Në rastin e Konventës kundër Torturës dhe Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor, shtetet njohin kompetencat e komitetit duke bërë një deklaratë për këtë sipas një neni specifik të Konventës, përkatësisht neneve 22 dhe 14.23

Kush mund të parashtrojë ankesë?

Nëse plotësohen të dy kushtet lidhur me shtetin ndaj të cilit bëhet ankesë, secili person ka të drejtë që të paraqesë ankesë, me të cilën pohon se janë shkelur të drejtat e tij/saj sipas traktatit relevant. Nuk është e domosdoshme që personi të ketë avokat që të përgatisë ankesën, megjithëse këshilla juridike zakonisht e përmirëson cilësinë e parashtresave. Është e rëndësishme të theksohet, se sipas procedurave të këtyre traktateve, individëve nuk u sigurohet ndihmë juridike nga komitetet. Ankesa, gjithashtu, mund të paraqitet edhe në emër të personit tjetër, me kusht që të merret pëlqimin i personit me shkrim. Në raste të caktuara, rasti mund të paraqitet edhe pa pëlqimin e tillë, si, p.sh. kur prindërit paraqesin ankesë në emër të fëmijëve të mitur, ose kur kujdestarët paraqesin ankesë në emër të personave të paaftë për të dhënë pëlqim formal. Gjithashtu, edhe në rastet kur personi është në burg, pa qasje me botën e jashtme, komiteti relevant nuk kërkon autorizim formal për të paraqitur ankesë në emër të personit tjetër.

21 Që të verifikoni nëse një shtet është palë e traktatit, konsultoni bazën e të dhënave të“Treaty Body” në faqen më sipër.22 Për të parë tekstin e protokolleve dhe për të verifikuar nëse shteti është palë e njërës apo e të dy Protokolleve, konsultoni faqen e internetit më sipër.23

Edhe për të verifikuar nëse shteti ka bërë njërën prej këtyre deklaratave, drejtohuni në të

njëjtën faqe të internetit të cituar më lartë.

1093

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Cilat të dhëna duhet t’i përmbajë ankesa?

Ankesa që i parashtrohet një komiteti, e që gjithashtu quhet "komunikatë" ose "peticion", nuk ka nevojë të ketë ndonjë formë të veçantë. Derisa modeli i formës së ankesës, që mund të gjendet në faqen e Internetit të Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe udhëzimet që mund ti gjenden po aty, përqendrohen në të dhëna specifike, cilado korrespondencë që siguron hollësitë e nevojshme është e mjaftueshme.

Ankesa duhet të jetë me shkrim dhe e nënshkruar. Ajo duhet të sigurojë të dhënat themelore personale, emrin e parashtruesit, shtetësinë dhe datën e lindjes, si dhe të specifikojë palën shtetërore kundër të cilës është drejtuar ankesa.. Nëse ankesën parashtrohet në emër të personit tjetër, duhet të sigurohet dëshmi për pëlqimin e saj/tij, siç është thënë më lart, ose të shënohet qartë se pse pëlqimi i tillë nuk mund të sigurohet. Në renditje kronologjike duhet shënuar të gjitha faktet mbi të cilat bazohet ankesa. Kusht vendimtar është që të dhënat të jenë sa më të kompletuara që të jetë e mundur dhe që ankesa të përfshijë të gjitha informacionet relevante për rastin e dhënë. Gjithashtu duhet në hollësi të shpjegohen hapat e ndërmarrë për të shteruar mjetet në dispozicion në shtetin përkatës, do të thotë hapat e ndërmarrë para gjykatave dhe autoriteteve vendore të shtetit. Duhet të theksohet nëse rasti në fjalë është paraqitur për t’u zgjidhur me mjete të tjera ndërkombëtare hetuese apo me marrëveshje. Së fundi, duhet dhënë argumente se pse parashtruesi i ankesës konsideron se faktet e shënuara përbëjnë shkelje të traktatit në fjalë. Është e dobishme, edhe pse jo në mënyrë strikte e domosdoshme, që të identifikohen dispozitat e traktatit që pohohet se janë shkelur. Këto të dhëna duhet të paraqiten në njërën nga gjuhët e punës së Sekretariatit. Përveç kësaj, duhet të ofrohen edhe të gjitha dokumentet me rëndësi për faktet dhe argumentet e theksuara në ankesë, veçanërisht vendimet administrative apo gjyqësore relevante për ankesën ndaj autoriteteve vendore. Gjithashtu, është e dobishme të sigurohen dhe të dorëzohen kopje të ligjeve relevante vendore. Nëse ato ligje nuk janë në një gjuhë zyrtare të sekretariatit të komitetit, shqyrtimi i ankesës do të jetë më i shpejtë nëse vet pala ankuese e aranzhon përkthimin (qoftë të plotë apo përmbledhjen).Nëse ankesës i mungojnë të dhënat esenciale, Sekretariati e kontakton ankesin me kërkesë për detajet shtesë.

1094

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Kur mund të parashtrohet ankesë sipas traktateve mbi të drejtat e njeriut?

Në përgjithësi, për parashtrimin e ankesës sipas traktateve relevante, nuk ka afat kohor formal pas datës së shkeljes që pohohet me ankesë. Mirëpo, zakonisht është më adekuate që ankesa të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të jenë shteruar mjetet juridike vendore. Vonesa në paraqitjen e rastit me ankesë, mund t’ia vështirësojë palës shtetërore që të përgjigjet në mënyrën e duhur. Në raste të veçanta, paraqitja e rastit pas një periudhe tejet të gjatë, mund të rezultojë me mospranim të rastit nga ana e komisionit kompetent.

Procedura

Nëse ankesa i përmban elementet esenciale të përcaktuara, rasti regjistrohet, respektivisht, formalisht regjistrohet si rast për tu shqyrtuar nga komiteti relevant. Pala që parashtron ankesë, informohet për regjistrim të rastit. Në të njëjtën kohë, rasti i dërgohet palës shtetërore ndaj të cilës është bërë ankesa, për t’i dhënë mundësinë që të paraqes komente. Nga shteti kërkohet që të paraqesë vërejtjet e veta brenda një kornize të caktuar kohore. Dy fazat kryesore për çdo rast njihen si faza e "pranimit" dhe faza e "bazueshmërisë". "Pranimi" i rastit i referohet kushteve formale që ankesa duhet t’i plotësojë para se komisioni relevant të shqyrtojë përmbajtjen e saj. "Bazueshmëria" e rastit është përmbajtja, në bazë të së cilës komiteti vendos nëse janë shkelur të drejtat e pohuara në ankesë, sipas traktatit, ose jo.

Pasi shteti të jep përgjigje lidhur me ankesën, palës, parashtruese të ankesës i ofrohet mundësia të jep komente lidhur me përgjigjen e shtetit. Përsëri, afatet kohore ndryshojnë paksa ndërmjet procedurave, sipas traktateve të veçanta. Në atë moment, rasti është i gatshëm për t’u vendosur nga komiteti relevant. Nëse pala shtetërore nuk përgjigjet lidhur me ankesën, komiteti përsëri e përkujton për rastin dhe nëse sërish nuk ka përgjigje, komiteti merr vendim për ankesën në bazë të ankesës së parë.

Rrethanat e veçanta të urgjencës dhe ndjeshmërisë

Çdo komitet ka mundësi të ndërmerr masa urgjente në rastet ku do të mund të pësohej dëm i pariparueshëm para se rasti të shqyrtohet sipas rrjedhës së zakonshme. Veçoria e përbashkët e të gjitha procedurave të

1095

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

traktateve, është se komiteti, në çdo fazë para se të shqyrtohet rasti, mund t’i paraqesë kërkesë palës shtetërore për atë që njihet si "masa të përkohshme", për të parandaluar çfarëdo dëmi që mund të jëtë i pariparueshëm. Në mënyrë të veçantë, kërkesat e tilla bëhen për të parandaluar veprimet që më vonë nuk mund të zhbëhen, për shembull ekzekutimi i dënimit me vdekje, ose deportimi i individit i cili përballet me rrezikun e torturës. Nëse pala ankuese është e interesuar që komiteti të shqyrtojë kërkesën për masë të përkohshme, është e rekomandueshme që kjo të theksohet në mënyrë eksplicite. Sidoqoftë, duhet të identifikohen me kujdes dhe në mënyrë sa më të qartë të mundshme arsyet, se pse veprim i tillë konsiderohet i nevojshëm.Nëse ka çështje veçanërisht të ndjeshme të natyrës private, apo personale që paraqiten në ankesë, mund të kërkohet që komisioni të përmbahet nga identifikimi i elementeve që kanë të bëjnë me privatësinë, në vendimin përfundimtar, ashtu që identiteti palës ankuese të mos bëhet publik. Gjithashtu, komiteti me propozimin e vet mund të përmbahet nga këto, apo çështje të tjera të ngjashme, gjatë kohës së shqyrtimit të ankesës.

Pranimi i rastit

Para se komiteti kompetent për ankesën të mund të shqyrtojë bazueshmërinë e ankesës, duhet të jetë i sigurt se ankesa i plotëson kushtet formale të pranimit. Kur kontrollohet pranueshmëria e rastit, komiteti merr parasysh një apo disa nga faktorët vijues:

a) Nëse ankesa është bërë në emër të personit tjetër, duhet shikuar se a është bërë me autorizim të duhur, respektivisht a është parashtruesi i ankesës kompetent për të parashtruar ankesë

b) A është parashtruesi i ankesës (apo personi në emër të të cilit parashtrohet ankesa) viktimë e shkeljes së pohuar? Duhet të dëshmohet se parashtruesi i ankesës është personalisht dhe drejtpërsëdrejti i afektuar nga ligji, politika, praktika, veprimi apo mosveprimi i palës shtetërore për të cilën pohon se i ka shkelur apo është duke shkelur të drejtat e parashtruesit të ankesës. Thjeshtë nuk është e mjaftueshme që të kundërshtohet një ligj, politikë shtetërore, ose praktikë abstarkte (e ashtuquajtura actio popularis) pa demonstruar se si individualisht parashtruesi i ankesës është viktimë e ligjit, politikës ose praktikës në fjalë.

c) A është ankesa në përputhshmëri me dispozitat e traktatit në bazë të të cilit është parashtruar? Shkelja e pohuar duhet të ndërlidhet me të drejtën që faktikisht mbrohet me traktat. Nëse ankesa është parashtruar sipas

1096

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Protokollit Opcional të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, për shembull, nuk mund të pohohet shkelja e të drejtës në pronë, meqë Konventa nuk e mbron këtë të drejtë. Në rastin e tillë ankesa , në aspektin juridik, do të ishte e papranueshme ratione materiae.

d) · A është ankesa sa duhet e bazuar në prova? Nëse komiteti relevant, në bazë të informacioneve që i ka në dispozicion nga të gjitha anët, konsideron se janë të mjaftueshme faktet e paraqitura në ankesë, ose nuk është argumentuar mjaftueshmë shkelja e Konventës, mund ta refuzojë ankesën si të pabazuar në prova për qëllimet e pranueshmërisë. Kjo arsye është e ngjashme me refuzimin e rastit nga gjykatat tjera, ndërkombëtare dhe vendore, si "të pabazuar".

e) · A u referohet ankesa e parashtruar ngjarjeve që kanë ndodhur para hyrjes në fuqi të mekanizmit të ankesës për shtetin kundër të të cilit bëhet ankesa? Si rregull, komiteti nuk shqyrton ankesat që datojnë nga periudha para kësaj date dhe ankesa, në aspektin ligjor, konsiderohet si e papranueshme ratione temporis. Mirëpo, megjithatë, këtu ka përjashtime. Në rastet kur efektet e ngjarjes në fjalë janë zgjatur në periudhën e obligueshmërisë me mekanizmin e ankesës, komiteti mund të merr parasysh rrethanat e përgjithshme.

f) · A janë shterur të gjitha mjetet vendore? Parimi i kryesor drejtues i procedurës për pranimin e ankesës është se parashtruesi i ankesës duhet që në përgjithësi, të ketë shterur të gjitha mjetet në shtetin përkatës, para se ankesën t’ia parashtrojë një komiteti. Kjo zakonisht përfshin ndjekjen e të gjitha procedurave vendore, sistemit vendor të gjykatave. Mirëpo, kjo rregull ka edhe përjashtime të kufizuara. Nëse shterimi i mjeteve do të prolongohej pa arsye, apo nëse ato mjete thjesht do të ishin të paefektshme (nëse, p.sh. ligji në shtetin përkatës është shumë i qartë për çështjen në fjalë) apo nëse këto mjete parashtruesi i ankesës nuk i ka në dispozicion (p.sh, për shkak të mohimit të së drejtës për ndihmë juridike në rastet penale), mund të mos kërkohet shterimi i mjeteve vendore. Megjithatë, në ankesë, duhet të theksohen arsyet e detajuara se pse rregulla e përgjithshme nuk do të duhej të zbatohet. Lidhur me çështjen e shterimit të mjeteve vendore, në ankesën e vet të parë, parashtruesi i ankesës duhet të përshkruaj përpjekjet që i ka bërë për shterimin e mjeteve vendore, duke specifikuar përparimin e ankesës pranë autoriteteve vendore, si dhe datat dhe rezultatin e procedurës, respektivisht të theksohet se duhet zbatuar ndonjë përjashtim.

g) · A është ankesa e parashtruar abuzim i procedurës së ankesës? Në raste të rralla, komitetet mund ta konsiderojnë rastin si të pavlerë, ose

1097

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

joadekuat për procedurë të ankesës dhe mund ta refuzojnë si të papranueshëm, për shembull nëse paraqiten ankesa të përsëritura pranë komitetit për çështjen e njëjtë, edhe pse më herët janë refuzuar.

h) · A është ankesa e parashtruar duke u shqyrtuar sipas ndonjë mekanizmi tjetër të zgjidhjes ndërkombëtare?

i) Nëse ankesa e njëjtë e është parashtruar para një organi tjetër të ndonjë instrumenti tjetër ndërkombëtar, ose mekanizmi rajonal siç është Gjykata Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, komitetet nuk mund ta shqyrtojnë ankesën e parashtruar, për të shmangur dyfishimin e panevojshëm të punës së njëjtë në nivel ndërkombëtar. Kjo është një çështje tjetër e pranimit që duhet përfshirë në ankesën fillestare, duke përshkruar ankesat që janë bërë paraprakisht, si dhe duke specifikuar organin tek i cili janë parashtruar, datën dhe rezultatin.

j) · A është penguar ankesa për shkak të rezervimit që shteti e ka bërë për Protokollin Opcional? Shteti mund të ketë bërë ndonjë rezervim procedural për mekanizmin e ankesës duke kufizuar kompetencat e komitetit në shqyrtimin e shkresave të caktuara. Për shembull, shtetet mund të parandalojnë komitetin të shqyrtojë ankesat që në të kaluarën janë shqyrtuar nga një mekanizëm tjetër ndërkombëtar. Në raste shumë të rralla, komiteti mund të vendosë se një rezervim i caktuar është i palejuar dhe ta shqyrtojë shkresën pavarësisht nga rezervimi i pretenduar.24

Nëse parashtruesi i ankesës mendon se ka rrezik që ankesa të konsiderohet e papranueshme për shkak të njërës nga arsyet e theksuara, është e dobishme që kundër argumentet të paraqiten që në ankesën fillestare. Në çdo rast, pala shtetërore, pasi të përgjigjet në ankesë, ka gjithnjë gjasa se do të argumentojë se rasti i parashtruesit të ankesës është i papranueshëmnëse konsideron se vlen njëra ato arsye. Pastaj parashtruesi i ankesës,megjithatë, ka mundësi të paraqes pikëpamjet relevante, me rastin e komentimit të parashtresave të palës shtetërore.

24 . Teksti i rezervimeve (kufizimeve) mund të gjendet në faqen e internetit të referuar

më sipër.

1098

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Bazueshmëria e rastit

Nëse komiteti kompetent i përcaktuar me traktat të vendosë se ankesa është e pranueshme, fillon shqyrtimi i bazueshmërisë së ankesës, duke i theksuar arsyet se pse ka konstatuar se është bërë apo nuk është bërë një shkelje sipas dispozitave të ndryshme që i konsideron të zbatueshme në rastin konkret. Disa shtete kanë bërë rezervime të fuqishme në traktate, gjë që mund të kufizojnë fushëveprimin e detyrimeve mbi të drejtat e njeriut që ato i kanë sipas traktateve. Në shumicën e rasteve, komiteti nuk do të pranojë të shqyrtojë ankesa që u përkasin fushave të që janë të papranuara me rezervim, edhe pse në raste përjashtuese, komiteti relevant ka mundësi që një rezervim ta konsiderojë të papranueshëm dhe rastin ta shqyrtojë përkundër rezervimit të pretenduar. Për të kuptuar se çka komiteti konsideron se hyn në fushëveprimin e të drejtave të përfshira në traktatin për të cilin është përgjegjës, duhet shqyrtuar "Komentet e përgjithshme" ku bëhet interpretimi i dispozitave të ndryshme, si dhe vërejtjet përmbyllëse të komiteteve për raportet e dorëzuara në mënyrë periodike nga palët shtetërore për traktatin në fjalë.25

Shqyrtimi i rastit

Komitetet e shqyrtojnë secilin rast në sesione të mbyllura. Edhe pse disa komitete kanë dispozita për komponentë gojore të procedurës në rregulloret e tyre të punës, është praktikë mbizotëruese që ankesat të shqyrtohen në bazë të informacioneve të shkruara, të paraqitura nga parashtruesi i ankesës dhe pala shtetërore.

Si rezultat, nuk është praktikë që të pranohen parashtresa gojore nga palët ose dëshmi audio, ose audio-vizuale. Gjithashtu, është me rëndësi të theksohet këtu se komitetet nuk kërkojnë informacione të tjera, jashtë atyre të siguruara nga palët, për të bërë verifikim të pavarur të fakteve. Për më tepër, komitetet nuk marrin parasysh informacione përmbledhëse që i vijnë nga palët e treta (që shpesh quhen amicus informacione përmbledhëse).

Pasi që komiteti të merr vendim lidhur me ankesën e parashtruar, ai vendim u dërgohet të dy palëve njëkohësisht, palës ankuese dhe palës shtetërore. Një apo më shumë anëtarë të Komitetit mund të japin mendim të ndarë lidhur me vendimin nëse ata vijnë në një përfundim që është i

25 Shih faqen e internetit si më sipër. 1099

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

ndryshëm nga ai i shumicës, ose vijnë në përfundim të njëjtë, por për arsye të ndryshme. Teksti i vendimit të formës së prerë (përfundimtar) mbi bazueshmërinë e rastit, ose i vendimit për mospranim të rastit, shpallet në faqen elektronike të internetit të Zyrës së Komesionarit të Lartë të KB për të drejtat e njeriut, si pjesë e jurisprudencës së komitetit.

Çka ndodh pasi që komiteti të vendos për rastin?

Është e rëndësishme të kuptohet se nuk ekziston mundësia që të bëhet ankesë kundër vendimeve të komitetit dhe, si rregull, vendimet janë të formës së prerë. Se çka ndodhë me rastin për të cilin është parashtruar ankesë, varet nga lloji i vendimit që është marrë.

a) Nëse komiteti vendos se pala parashtruese e ankesës është viktimë e shkeljes së të drejtave të mbrojtura me traktat nga ana e shtetit, ftohet pala shtetërore, që brenda tre muajsh, të sjellë informacione për hapat e ndërmarrë, konform konstatimeve të komitetit.

b) Nëse komiteti vendos se nuk ka pasur shkelje të traktatit në rastin e shqyrtuar në bazë të ankesës, ose nëse vendosë se ankesa është e papranueshme, procesi përfundon pasi që vendimi t’u dërgohet palëve, parashtruesit të ankesës dhe palës shtetërore.

c) Nëse komiteti e konsideron të pranueshme ankesën, zbatohet procedura e paraqitur lart, qoftë në përgjithësi apo duke ju referuar ankesave, ose dispozitave të veçanta. Kjo do të thotë, siç është theksuar edhe më sipër, nga pala shtetërore kërkohet të paraqesë parashtresa mbi bazueshmërinë e rastit, brenda një periudhe të caktuar kohore. Më pastaj, përcaktohet një periudhë për të komentuar lidhur me parashtresat, pas së cilës rasti zakonisht është i gatshëm për shqyrtim nga komiteti.

Procedura sipas Protokollit Opcional të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike

Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike përfshinë një spektër të gjerë të të drejtave civile dhe politike, nga e drejta për jetë, e deri tek e drejta për gjykim të drejtë dhe e drejta në mosdiskriminim. Të drejtat individuale që mund të kërkohen të shqyrtohen nga komiteti janë paraqitur në nenet 6 deri në 27, duke përbërë Pjesën III të Konventës. Mekanizmi i ankesës për shkeljet e pohuara të këtyre neneve është përfshirë në Protokollin Opcional të Konventës, traktat ky i veçantë i hapur për palët

1100

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

shtetërore të Konventës. Shtetet që janë bërë palë e Protokollit Opcional njohin kompetencat e Komitetit mbi të Drejtat e Njeriut, që është një panel prej 18 ekspertësh të pavarur, të cilët takohen tri herë në vit, për të pranuar ankesa nga personat brenda juridiksionit të tyre që pohojnë shkelje të të drejtave të tyre, sipas Konventës.

Detajet e procedurës

Sipas Protokollit Opcional, ankesat që përmbajnë elementet e domosdoshme, i referohen Raportuesit Special të komitetit për shkresat e reja 26 . Raportuesi Special vendos nëse rasti juaj duhet regjistruar sipas Protokollit Opcional dhe jep udhëzimet përkatëse.

Nëse rasti regjistrohet, rrjedha e zakonshme e punës së Komitetit është të shqyrtojë pranueshmërinë dhe bazueshmërinë e rastit njëkohësisht, dhe kjo bëhet për shkak të numrit të madh të ankesave që pranohen sipas kësaj procedure. Kjo është edhe arsyeja që, pala shtetërore kundër të cilës është bërë ankesa, ka gjashtë muaj për afat për paraqitjen e parashtresave mbi pranueshmërinë dhe bazueshmërinë e rastit. Kur kjo të bëhet, parashtruesi i ankesës ka dy muaj afat për vërejtje, pas të cilit afat, rasti është i gatshëm për tu vendosur nga Komiteti. Siç është theksuar edhe më herët, nëse pala shtetërore nuk përgjigjet në ankesë, parashtruesi i ankesës nuk është në pozitë të disfavorshme. Në rastin e tillë, pala shtetërore merr dy shkresa përkujtuese, pasi të ketë kaluar afati kohor prej gjashtë muajsh. Nëse sërish nuk ka përgjigje, Komiteti e shqyrton ankesën në bazë të informacioneve që parashtruesi i ankesës fillimisht i ka ofruar. Në anën tjetër, nëse pala shtetërore paraqet parashtresa pas shkresave përkujtuese, ato i dërgohen parashtruesit të ankesës, në të cilat ekziston mundësi që të prezantohen vërejtje nga parashtruesi i ankesës. Nganjëherë, Komiteti miraton procedura të ndryshme për të shfrytëzuar maksimalisht kohën në dispozicion për shqyrtimin e shkresave, si dhe për të kursyer përpjekjet e panevojshme të palëve shtetërore dhe parashtruesve të ankesave. Për shembull, nëse pala shtetërore, dy muaj pas marrjes së ankesës, paraqet parashtresa që kanë të bëjnë vetëm me pranueshmërinë, dhe Komiteti konsideron se mund të ketë dyshime serioze në atë pikëpamje, mund ta ftojë parashtruesin e ankesës që të komentojë vetëm ato parashtresa. Pastaj, Komiteti merr vendim preliminar

26 Këtu bëhet fjalë për procedurën rreth “New

Communications”

1101

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

vetëm mbi pranueshmërinë, dhe vazhdon me fazën e bazueshmërisë vetëm nëse rasti deklarohet si i pranueshëm. Nëse është i pranueshëm, palës shtetërore i jepen edhe gjashtë muaj të tjerë për të paraqitur parashtresa mbi bazueshmërinë e ankesës dhe nga parashtruesi i ankesës, sërish kërkohet të jep vërejtje brenda dy muajsh. Nëse vendoset që të ketë shmangie nga praktika e zakonshme, parashtruesi i ankesës do të njoftohet zyrtarisht.

Vlen të theksohet se numri i madh i rasteve të paraqitura sipas Protokollit Opcional, mund të shkaktojë vonesa prej disa vitesh nga koha e parashtresës fillestare dhe vendimit të formës së prerë të Komitetit.

Rrethanat e veçanta të urgjencës

Situatat urgjente, të cilat kërkojnë veprim të menjëhershëm të Komitetit për të Drejta të Njeriut, janë të rregulluara me rregullën 86 të rregullores së tij të punës. Në rastet e tilla, Raportuesi Special i Komitetit, mund ti paraqesë kërkesë palës shtetërore për masa të përkohshme, me qëllim të shmangies së dëmit të pariparueshëm, para se të shqyrtohet ankesa e bërë nga parashtruesi i ankesës. Përfillja e kërkesës së këtillë nga ana e palës shtetërore, Komiteti e konsideron si të pandarë nga detyrimet e palës shtetërore sipas Protokollit Opcional, dhe çfarëdo mospërputhje me atë kërkesë e konsideron si shkelje të Protokollit. .

Të dhëna shtesë mbi pranueshmërinë e rastit

Janë dy aspekte të pranueshmërisë së rastit të cilët kërkojnë shtjellim të mëtejshëm. Së pari, Komiteti mbi të Drejtat e Njeriut ka paraqitur përjashtime veçanta të rregullës rreth ngjarjeve për të cilat është paraqitur ankesa, e që duhet të kenë ndodhur pas hyrjes në fuqi të Protokollit Opcional për shtetin përkatës. Nëse, nga data e hyrjes në fuqi, ngjarjet kanë pasur efekte të vazhdueshme që përbëjnë shkelje të Konventës, për shembull, nëse personi vuan dënimin me burg pas një gjykimi të padrejtë para asaj date, Komiteti mund të vendosë që të merr parasysh të gjitha rrethanat e ankesës.

Përndryshe, zakonisht është arsye e mjaftueshme për Komitetin të shqyrtojë tërë ankesën nëse, pas datës së hyrjes në fuqi të Protokollit Opcional, ka pasur vendim gjyqi apo ndonjë akt tjetër shtetëror që ndërlidhet me një ngjarje para kësaj date.

1102

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Është e rëndësishme që të theksojmë edhe një fakt tjetër, të rëndësishëm për këtë çështje, rreth shqyrtimit të njëkohshëm të ankesës së njëjtë sipas një mekanizmi tjetër të zgjidhjes ndërkombëtare. Për qëllimet e veta, Komiteti ka vendosur që "procedura 1503 " dhe ankesat drejtuar Raportuesit Special të Komisionit mbi të Drejtat e Njeriut nuk përbëjnë një mekanizëm tjetër të zgjidhjes ndërkombëtare. Ndaj, ankesa juaj drejtuar Komitetit mbi të Drejtat e Njeriut nuk do të shpallet e papranueshme nëse parashtruesi i ankesës njëkohësisht kërkon opsione të tjera, sikurse këto. E dyta, Komiteti ka marrë qëndrim se, përderisa Konventa ofron mbrojtje më të madhe në disa aspekte, se sa që është në dispozicion sipas instrumenteve të tjera ndërkombëtare, faktet që tashmë janë dorëzuar në mekanizmat tjerë ndërkombëtarë mund ti paraqiten edhe Komitetit, nëse sigurohet mbrojtje më e madhe me Konventë. Duhet shtuar se, sipas pikëpamjes së Komitetit, ankesat e refuzuara nga mekanizmat tjerë ndërkombëtarë për arsye procedurale, e nuk janë shqyrtuar në pikëpamje përmbajtjesore, të njëjtat faktet mund ti paraqiten Komitetit.

Proceduara pas marrjes së vendimit

Nëse Komiteti vendos se parashtruesi i ankesës ka qenë viktimë e shkeljes së të drejtave të garantuara me Konventë nga pala shtetërore, shteti ftohet që të ofrojë informacione, brenda tre muajsh, për hapat që ka ndërmarrë për t’ju dhënë efekt pikëpamjeve të Komitetit. Bazë për këtë kërkesë që i bëhet palës shtetërore është nenin 2, par. 3 i Konventës se pala shtetërore, që i garanton parashtruesit të ankesës një mjet efektiv për çfarëdo shkelje të të drejtave të garantuara me Konventë. Përgjigjja e shtetit i dërgohet edhe parashtruesit të ankesës për të dhënë komente. Komiteti shpesh tregon se cili do të ishte mjeti i duhur, si p.sh. dhënia e kompensimit, ose lirimi nga paraburgimi. Nëse pala shtetërore nuk ndërmerr hapat e duhur, rasti i referohet një anëtari të Komitetit dhe Raportuesit Special për të vazhduar me përcjelljen e pikëpamjeve në vazhdim dhe për të marrë parasysh masat e mëtejshme që do të ndërmerren. Raportuesi Special, p.sh. mund t’i paraqesë kërkesa të veçanta palës shtetërore apo të takohet me përfaqësuesit e saj për të diskutuar veprimin e ndërmarrë. Përveç në raste përjashtuese, kur informacioni është i mbyllur, ai publikohet së bashku me veprimin e ndërmarrë nga Raportuesi Special në një raport vjetor për përcjelljen e rasteve.

1103

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Nëse Komiteti e konsideron rastin të pranueshëm, qoftë në përgjithësi, ose duke iu referuar ankesave dhe dispozitave të veçanta, nga pala shtetërore kërkohet që të paraqesë parashtresat për bazueshmërinë e rastit brenda gjashtë muajsh. Pastaj parashtruesi i ankesës ka dy muaj kohë që të jep vërejtje për parashtresat, pas së cilit afat, rasti zakonisht është i gatshëm për tu shqyrtuar nga Komiteti.

E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut dhe e drejta ndërkombëtare humanitare – çështjet e përbashkëta dhe dallime themelore

Megjithëse qëllim i këtij kapitulli është që të shtjellohet e drejta e të drejtave të njeriut, është me rëndësi të theksohet se lidhshmëria e ngushte e të drejtës së të drejtave të njeriut me të drejtën humanitare ndërkombëtare. Derisa të dyja, edhe e drejta e të drejtave të njeriut, edhe e drejta ndërkombëtare humanitare e kanë për qëllim mbrojtjen e individit, e drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut siguron trajtim jo-diskriminues të të gjithëve, në çdo kohë, si në kohë paqeje, ashtu edhe në kohë lufte, ose të trazirave të tjera. Në anën tjetër, e drejta humanitare ndërkombëtare ka për qëllim sigurimin e një mbrojtjeje minimale për viktimat e konflikteve të armatosura, sit ë të sëmurëve, të plagosurve, të braktisurve dhe të robërve të luftës, duke e bërë të kundërligjshëm vuajtjen e tepruar njerëzore dhe shkatërrimin material në kontekst të luftës së armatosur. Edhepse Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë të miratuara në vitin 1977 garantojnë të drejta të caktuara fundamentale për individin në situate të definuara në mënyrë specifike, të konflikteve të armatosura ndërkombëtare dhe të brendshme, aplikueshmëria e të drejtës humanitare ndërkombëtare nuk është aq e gjerë sa ajo e siguruar me të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Këtu, megjithatë, domosdo duhet të theksohet është se në konfliktet e armatosura ndërkombëtare dhe jo-ndërkombëtare, e drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut dhe e drejta ndërkombëtare humanitare zbatohen në mënyrë paralele.

1104

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

E drejta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut në nivel nacional

Neni 27 i Konventës së Vjenës për të drejtën e traktateve, Shteti “nuk mund të thirret në dispozitat e legjislacionit të brendshëm, si justifikim i dështimit të tij për të zbatuar traktatin.” Në anën tjetër, shtetet janë të lira që të zgjedhin modalitetet e veta për të zbatuar në mënyrë efektive obligimet e veta juridike ndërkombëtare dhe për të harmoni të drejtën e vet të brendshme me të drejtën ndërkombëtare.

Meqenëse sistemet juridike nacionale kanë dallime të konsiderueshme në këtë drejtim, përkundër shumë ngjashmërive që i kanë, secili gjyqtar, prokuror, avokat dhe jurist vendor duhet të jetë i informuar për mënyrën e inkorporimit të obligimeve ndërkombëtare të Shtetit në legjislacionin nacional.

Përgjithësisht, sipas Teorisë Moniste, përkundër shumë versioneve kontradiktore të saj, e drejta ndërkombëtare dhe e drejta e brendshme, e formojnë së bashku një sistem juridik. Kjo do të thotë se atëherë kur shteti e ratifikon një traktat për mbrojtjen e njeriut, dispozitat e traktatit bëhen rregulla juridikisht të obligueshme të legjislacionit të brendshëm të shtetit.

Sipas Teorisë Dualiste, e drejta nacionale dhe e drejta ndërkombëtare janë sisteme të ndryshme juridike. E drejta nacionale është më e lartë, dhe që gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe juristët e tjerë vendor të jenë kompetent për të zbatuar dispozitat e traktatit ndërkombëtarë, ato duhet të miratohen, ose të transferohen në të drejtën e brendshme. Kjo do të thotë se një traktat ndërkombëtar I ratifikuar nuk mund të zbatohet nga një gjyqtar, për shembull, nëse ai paraprakisht nuk është inkorporuar në të drejtën e brendëshme, process ky që kërkon normalisht një akt të Parlamentit.

Teoritë e përmendura janë kritikuar shumë për shkak se nuk e reflektojnë sjelljen e organeve nacionale dhe ndërkombëtare. Ndryshimet e mëdha që janë bërë në kohë të fundit e kanë sjellë ndryshime edhe në perceptimin dhe të kuptuarit e të drejtës ndërkombëtare në përgjithësi, dhe të drejtës për të drejtat e njeriut në veçanti. Këto ndryshime reflektohen sidomos në rritjen e zbatimit të të drejtës ndërkombëtare në gjykatat vendore. Një prej qëllimeve të këtij kapitulli të Doracakut, është që të përgatiten gjyqtarët, avokatët dhe juristët që ti përshtaten këtyre ndryshimeve. Në vijim, janë shtjelluar mënyrat kryesore përmes të cilave normat ndërkombëtare për të

1105

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

drejta të njeriut bëhen pjesë e të drejtës së brendshme dhe zbatohen nga gjykatat dhe organet e tjera kompetente vendore:Kushtetuta. - Shumë Kushtetuta përmbajnë dispozita të shumta për të drejta të njeriut, e që e ndjekin tekstin e DUDNj, Paktit Ndërkombëtare për të Drejta Civile dhe Politike, ose të konventave regjionale për të drejtat e njeriut. Përdorimi i një gjuhe të këtillë të përbashkët, iu mundëson gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe juristëve të tjerë që të mbështeten në jurisprudencën e gjykatave ndërkombëtare dhe regjionale, si dhe të organeve të tjera monitoruese në interpretimin e kuptimit të kushtetutave të shteteve te veta.Legjislacioni tjetër nacional. - Shumë shtete miratojnë legjislacion të veçantë për të qartësuar, ose për të elaboruar dispozitat e veta kushtetuese, ose për të përshtatur legjislacionin e vet të brendshëm me obligimet e veta ndërkombëtare. Me rastin e inkorporimit të së drejtës ndërkombëtare në të drejtën e brendshme, zakonisht përdoren të njëjtat terme juridike, në mënyrë që t’iu mundësohet profesionistëve të së drejtës që të mbështeten në jurisprudencën e institucioneve ndërkombëtare.Inkorporimi. - Është gjithashtu e zakonshme për Shtetet që të inkorporojnë traktatet për të drejtat e njeriut në të drejtën e brendshme. Shembull tipik për këtë është Republika e Kosovës, për arsye se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përveç që dispozitat për të drejtat e njeriut i ka në harmoni me katalogët ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, e ka listën e instrumenteve ndërkombëtare juridikisht të obligueshme, që i bën të gjitha ato instrumente ndërkombëtare të jenë drejtpërdrejtë të zbatueshme. Kjo krijon obligim tejet të rëndësishëm për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe juristët e Kosovës që të njihen hollësisht me jurisprudencën e gjykatave ndërkombëtare dhe të organeve monitoruese për interpretimin e dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Madje, Kushtetuta e Republikës së Kosovës shkon edhe më tutje, duke përcaktuar se interpretimi i dispozitave që i rregullojnë të drejtat dhe liritë themelore, të bëhet në harmoni me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Zbatueshmëria automatike. - Në disa Shtete, traktatet mbizotërojnë mbi të drejtën e brendshme, dhe kështu janë automatikisht të zbatueshme në gjykatat e brendshme posa të ratifikohen nga Shteti.Vakumi ligjor. - Në disa shtete, mund të mungojë legjislacioni për të drejta të njeriut. Megjithatë, varësisht nga rrethanat, gjyqtarët, avokatët dhe juristët e tjerë, mund të mbështeten në drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për të zbatuar disa parime themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

1106

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Si rezultat e zhvillimeve juridike në vitet e fundit, të drejtat e njeriut nuk janë më veprimtari periferike. Ato janë shndërruar në një fushë të së drejtës që është fundamentale për secilin, dhe ndërhyjnë në secilën veprimtari juridike, ekonomike, sociale, si në të drejtën publike, ashtu edhe në atë private.

Është obligim profesional i gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe juristëve në mbarë botën që të sigurojnë se sundimi i ligjit të drejtë mbizotëron, duke përfshirë respektin për të drejtat e individit. 27

27 Shih editorialin e Lord Goldsmith QC and Nicholas R. Cowdery QC, “The Role of the

Lawyer in Human Rights”, in HRI News (Newsletter of the IBA Human Rights Institute), vol. 4, No. 2, 1999, p. 1.

1107

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

DR. GJYLIETA MUSHKOLAJ

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

KËSHILLI I EUROPËS

THEMELIMI DHE ORGANIZIMI

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër politike e kontinentit të Evropës. U themelua pas Luftës së dytë Botërore, me datën 5 maj 1949, kur qeveritë e dhjetë shteteve evropiane u takuan në Londër me një mision të madh: që vrasjet, shkatërrimet dhe vuajtjet e njerëzve të mos përsëriten “kurrë më”.

Këshilli i Evropës, ka për qëllim që të punoj për arritjen e një “uniteti më të madh midis anëtarëve” për të garantuar lirinë individuale, lirinë politike dhe sundimin e ligjit, parime këto që përbëjnë themelin e demokracisë kuptimplote dhe që ndikojnë në jetërat të gjithë evropianëve.

Nga një organizatë e përbërë nga dhjetë anëtarë, Këshilli i Evropës është zhvilluar sot në një organizatë të vërtetë ndërqeveritare gjithë- evropiane, me dyzet e shtatë shtete anëtare dhe me një shtet, Bellorusinë, që ka status të kandidatit, por ende nuk është shtet anëtarë, për shkak të mosplotësimit të kushteve bazë për anëtarësim -- . respektimin e parimit të sundimit të ligjit dhe të parimit të gëzimit të të drejtave të njeriut për të gjithë personat brenda jurisdikcionit të saj të të drejtave të njeriut dhe të lirive fundamentale.

1109

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Republika e Kosovës si shteti më i ri evropian, përveç vullnetit, gatishmërisë, dhe aftësisë që të përmbushë kriteret për anëtarësim, duhet që të siguroj shumicën prej dy të tretave të anëtarëve të Këshillit të Evropës, për të fituar të drejtën që të merr ftesë nga Komiteti i Ministrave për anëtarësim. Që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave që përfundimisht e aprovon anëtarësimin e një shteti të ri nëse ai e siguron shumicën prej dy të tretave, zakonisht për një gjë të tillë e kërkon mendimin e Asamblesë konsultative, jo vetëm lidhur me ftesën për anëtarësim, por edhe për numrin e ulëseve që shtetit të ri do t’i sigurohen në Asamble. Para se të dërgohet Ftesa për anëtarësim, Komiteti i Ministrave e përcakton numrin e ulëseve për shtetin e ri, si dhe shumën e kontributit financiar që shteti i ri duhet ta bëj..

Të gjitha shtetet anëtare e kanë për obligim që lirinë, dinjitetin njerëzor dhe mirëqenien e individit ta kenë parim bazë të veprimit të pushtetit. Sot, Këshilli i Evropës si organizatë ndërqeveritare personifikon zotimin e përbashkët të rreth 800 milion evropianëve për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundim të ligjit.

Kosova është e lidhur ngushtë me Këshillin e Evropës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës shprehimisht e parashikon zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut si dhe Protokollet e saj (neni 22 i Kushtetutës) , si dhe përcakton se “të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (neni 53 i Kushtetutës). Duhet gjithashtu të theksohet se i tërë ndërtimi i sistemit juridik të Republikës së Kosovës është i bazuar në instrumentet e Këshillit të Evropës. Gjithashtu, është e një rëndësie të veçantë pjesëmarrja, si anëtarë vëzhgues, i Asociacionit të Komunave të Kosovës në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.

OBJEKTIVAT

Objektivat e Këshillit të Evropës, si organizatë ndërqeveritare, edhe sot janë po aq të rëndësishme dhe relevante, sikurse edhe para gati pesëdhjetë vjetësh, kur kjo organizatë u themelua:

1110

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

ƒ të mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë pluraliste dhe sundimin eligjit;

ƒ të avancoj vetëdijen dhe të inkurajoj zhvillimin e identitetit dhediversitetit kulturor të Evropës;

ƒ të gjej zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëriaevropiane (si diskriminimi i minoriteteve, ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e mjedisit jetësor; klonimi i njeriut; sida; droga, krimi i organizuar, etj);

ƒ të ndihmoj konsolidimin e stabilitetit evropian duke e mbështeturreformën politike, legjislative dhe kushtetuese.

Këshilli i Evropës vazhdon të punoj drejt idealeve demokratike, duke e siguruar universalitetin e të drejtave të njeriut, nëpërmjet të ndërtimit dhe të avancimit të standardeve të përbashkëta nëpër të gjitha vendet anëtare, në të mirë të të gjithëve, pa marrë parasysh se cilët janë ata dhe prej nga janë. Popujt e Evropës kanë të drejtë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, civile, politike ekonomike, sociale dhe kulturore. Në këtë drejtim, Këshilli i Evropës synon që t’i mbrojë dhe t’i avancoj të gjitha këto të drejta si pjesë të një tërësie të pandarë.

VEPRIMTARIA

Këshilli i Evropës merret me programe të ndryshme nga fusha e të drejtave të njeriut. Madje, edhe shumë veprimtari të tjera qoftë të fushës shoqërore, juridike, arsimore, apo kulturore, përfshijnë një shkallë të rëndësishme të çështjeve nga fusha e të drejtave të njeriut. Këtu do t’i përmendim vetëm disa nga veprimtaritë më të rëndësishme të Këshillit të Evropës:

1) Mbrojtja e të drejtave civile dhe politike nëpërmjet të mekanizmit të procedurës individuale të ankesave, ku shkeljet e të drejtave të njeriut mund të shqyrtohen nga Gjykata për të drejtat e njeriut;

2) Mbrojtja e të drejtave ekonomike dhe sociale nëpërmjet të sistemit të monitorimit dhe të përgatitjes dhe të paraqitjes së raporteve për obligimet e shteteve, si dhe nëpërmjet të sistemit të ankesave kolektive;

1111

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

3) Mbrojtja e personave të privuar nga liria nëpërmjet të sistemit të vizitave nga ana e Komitetit për parandalimin e torturës dhe të ndëshkimeve apo trajtimeve ςnjerëzore a poshtëruese;

4) Mbrojtja e të drejtave të minoriteteve;

5) Puna drejtë barazisë së gruas dhe burrit;

6) Ndërmarrja e veprimeve kundër racizmit, ksenofobisë, anti-semitizmit dhe jotolerancës;

7) Puna në bashkëpunim të ngushtë me mediat mbi çështjet që janë të lidhura me lirinë e shprehjes dhe çështjet e tjera të të drejtave të njeriut;

8) Avancimi i vetëdijes për të drejtat e njeriut dhe inkurajimi i arsimimit për të drejtat e njeriut nëpër shkolla dhe midis grupeve profesionale;

9) Puna me organizatat dhe institucionet për të drejtat e njeriut(Ombudspersonat, Komisionet nacionale për të drejtat e njeriut, etj.).

ORGANET

1. Komiteti i Ministrave është organ vendim-marrës i Këshillit të Evropës. Ai përbëhet nga Ministrat e jashtëm të dyzet e pesë shteteve anëtare, ose nga përfaqësuesit e tyre diplomatik të vendosur në Strasburg.

Me anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet e marrin obligimin që t’i pranojnë parimet e sundimit të ligjit dhe të drejtën e qytetarëve të tyre në të drejtat dhe liritë fundamentale. Gjithashtu, ato e marrin për obligim që të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë dhe efektive për të arritur unitet më të madh dhe për të ndihmuar përparimin ekonomik dhe social. Secili shtet anëtar është përgjegjës për respektimin e këtyre zotimeve. Komiteti i ministrave siguron që shtetet të respektojnë zotimet e veta. Në rast të ndonjë shkeljeje serioze, Komiteti i Ministrave mund të suspendoj përfaqësimin e shtetit anëtar gjegjës, t’a thërras atë që të heq dorë nga anëtarësia, apo madje edhe të vendosë se ai shtet ka pushuar të jetë anëtar i Këshillit të Evropës.

Komiteti i Ministrave siguron që konventat dhe marrëveshjet midis shteteve anëtare zbatohen. Kjo është sidomos kritike kur është fjala për tekstet për të drejtat e njeriut (më i rëndësishmi prej të cilëve, Konventa Evropiane për të

1112

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

drejtat e njeriut, pastaj Karta Sociale Evropiane, Konventa Evropiane për parandalimin e torturës, dhe Konventa kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare) e përcakton makinerinë mbikëqyrëse. Përgjegjësia e Komitetit të Ministrave ndaj Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut e pasqyron rëndësinë e kësaj Konvente, që është gur themeli i sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Duke i mbikëqyrur shtetet anëtare në ekzekutimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, Komiteti i Ministrave luan rol esencial në ruajtjen e kredibilitetit të këtij sistemi, që është unik në botë.

Në përputhshmëri me filozofinë që e udhëheqë zgjërimin e Këshillit të Evropë që nga rënja e murit të Berlinit, Komiteti i Ministrave i ka ushtruar përgjegjësitë e veta në frymë konstruktive dhe të paanshme, duke e theksuar dialogun dhe vendosjen graduale të kushteve politike dhe materiale për zhvillim të dobishëm pozitiv. Deri më tani, është filluar me sistemin monitorues që siguron se të gjitha shtetet anëtare i respektojnë obligimet e tyre. Komiteti i ministrave u siguron të gjithë anëtarëve kushtet dhe mjetet për të mbështetur dhe zhvilluar vlerat fundamentale të Këshillit të Evropës. Zgjërimi i Këshillit të Evropës bëri që të ndodhin ndryshime të rëndësishme në organizimin dhe rolin që ai ka, sidomos në aspektin politik të punës së tij.

2. Asambleja Parlamentare është organ këshillëdhënës i Këshillit të Evropës. Ajo është Asambleja më e vjetër ndërkombëtare parlamentare, e përbërë nga anëtarët e parlamenteve të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Anëtarët e Asamblesë parlamentare zgjedhën nga ana e parlamenteve të shteteve anëtare, nga radhët e anëtarëve të vet. Secili shtet, varësisht nga madhësia e popullsisë, përfaqësohet nga delegacioni që përbëhet nga 2, deri në 18 anëtarë. Kompozicioni delegacioneve të shteteve anëtare domosdo duhet të sigurojë përfaqësimin e drejtë të partive politike, ose të grupeve në parlamentet e tyre. Asambleja parlamentare ka pesë grupe parlamentare: Grupin socialist, Grupin e Partisë popullore Evropiane, Grupin Demokratik Evropian, Grupin liberal, demokratik dhe Reformues dhe Grupin e të Majtëve Evropian. Disa anëtarë të Asamblesë kanë vendosur që t’i mos i bashkohen asnjërit grup.

3. Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Evropësështë organ konsultativ që i përfaqëson autoritetet lokale dhe rajonale.

1113

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Ky organ i Këshillit të Evropës ka rol të veçantë në Kosovë. Veprimtaria e Kongresit në Kosovë përfshinë:

ƒ ndihmën për të hartuar tekstet ligjore për komuna dhe zgjedhje;ƒ Vëzhgimin e zgjedhjeve komunale;ƒ organizimin e vizitave për Presidentin e Kongresit dhe sigurimin e

dialogut me institucionet vendore të pushtetit;ƒ mbështetjen e iniciativave të Komunave të Kosovës;ƒ ndihmën OSBE-së për ndërtimin e institutit trajnues të qeversisjes

lokale.

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

NATYRA JURIDIKE E KONVENTËS

Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore është e arritura më e madhe e Këshillit të Evropës. Është hapur për nënshkrim në Romë, me datën 4 nëntor 1950 dhe ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 1953.

Ndryshe nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut, edhepse e hartuar sipas modelit të saj, Konventa evropiane për të drejtat e njeriut jo vetëm që e ka formuluar katalogun e të drejtave të njeriut, por edhe e ka siguruar sistemin e kontrollit për zbatimin e saj. Në të vërtetë, qëllim i Këshillit të Evropës ishte që me këtë Konventë të bëhen hapat e parë për zbatimin e të drejtave të caktuara të vendosura me Deklaratën universale për të drejtat e njeriut të vitit 1948.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Konventa evropiane për të drejtat e njeriut është marrëveshje ndërkombëtare. Është hartuar, lidhur dhe ratifikuar sipas praktikës dhe rregullave që vlejnë për marrëveshjet ndërkombëtare. Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë e saj. Dispozitat që i rregullojnë

1114

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

garancat e të drejtave materiale të njeriut, para Esenca e Konventës, i ngjanë katalogut kushtetues të të drejtave të njeriut.

Që të dy këto aspekte të Konventës duhet marrë në konsideratë së bashku, edhepse aspekti “kushtetues” i Konventës, me kalimin e kohës është bërë dominant. Kjo sidomos bie në sy nëse i shikojmë parimet e interpretimit. Në të drejtën klasike ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare zakonisht interpretohen duke u fokusuar në mënyrë të kufizuar dhe strikte në interpretimin e obligimeve të shteteve (travaux préparatories). Përkundrazi, mënyra e interpretimit të dispozitave të Konventës evropiane të të drejtave të njeriut i ngjanë plotësisht interpretimit që e bëjnë gjykatat nacionale. Këtu merren parasyshë edhe zhvillimet e shoqërisë moderne dhe Konventa shiqohet si “instrument i gjallë”. Kjo është gjithashtu, karakteristikë e karakterit kushtetues të Konventës.

PËRMBAJTJA E KONVENTËS

1. HISTORIKU I ZHVILLIMIT

Krahas përcaktimit të katalogut të të drejtave dhe lirive civile dhe politike, Konventa ka ndërtuar edhe sistemin e zbatimit të obligimeve të përcaktuara ndaj shteteve kontraktuese. Me këtë rast, kjo përgjegjësi u ishte besuar tri institucioneve: Komisionit Evropian për të drejta të njeriut (i themeluar në vitin 1954), Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut (e themeluar në vitin 1959), si dhe Komitetit të ministrave.

Sipas Konventës së vitit 1950, në rastet kur shtetet kontraktuese kishin pranuar të drejtën individuale të ankesës, parashtruesit individual të ankesës (individët, grupet e individëve, ose organizatat joqeveritare) mund të parashtronin ankesa kundër shteteve kontraktuese për shkeljet e pohuara të të drejtave të siguruara me Konventë.

Në fillim, ankesat kalonin nëpër shqyrtimin paraprak të Komisionit që e përcaktonte pranimin e tyre. Nëse ankesat konsideroheshin të pranueshme dhe nuk ishte arritur ndonjë zgjidhje miqësore për rastin, Komisioni e përpilonte raportin ku i parashtronte faktet, por edhe e shprehte mendimin mbi anën ligjore të rastit. Raporti i dërgohej Komitetit të ministrave.

1115

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Në rastet kur shteti i paditur e kishte pranuar jurisdikcionin e obligueshëm të Gjykatës, Komisioni ose cilido shtet kontraktues i interesuar kishte në dispozicion periudhën prej tre muajsh pasiqë raporti t’i dorëzohej Komitetit të ministrave, mbrenda të cilës mund t’i dorëzonte rastin Gjykatës për vendosje përfundimtare dhe juridikisht të obligueshme. Individët nuk kishin të drejtë që t’ia paraqitnin rastet Gjykatës.

Nëse rasti nuk i paraqitej gjykatës, Komiteti i ministrave vendoste se a kishte patur shkelje të Konventës, dhe në rastet kur ishte e përshtatshme, i siguronte satisfakcion viktimës. Komiteti i ministrave ishte gjithashtu përgjegjës për mbikqyrjen e ekzekutimit të aktgjykimeve të Gjykatës.

2. ZHVILLIMETEMËPASTAJME– PROTOKOLET

Që nga hyrja në fuqi e Konventës, janë miratuar 12 protokole të saj. Protokollet Nr. 1, 4, 6 dhe 7 të Konventës i shtuan edhe më tutje të drejta dhe liri katalogut të siguruar me Konventë, derisa Protokoli Nr. 2 ia njohu Gjykatës pushtetin për të dhënë mendime këshillëdhënëse. Protokoli Nr. 9 iu mundësoi parashtruesve individual të ankesave që t’i paraqesin rastet e tyre para Gjykatës, nëse shteti i paditur ishte ratifikues i Protokolit, dhe një gjë e tillë pranohej nga Komisioni i kontrollit. Me Protokollin Nr. 11 u ristrukturua makineria e zbatimit të Konventës. Protokolli Nr. 12 e ndalon plotësisht diskriminimin, për ndryshim nga teksti bazë i Konventës që e ndalon diskriminimin në mënyrë të limituar, respektivisht vetëm sa i përket gëzimit të të drejtave të tjera, mbrojtja e të cilave sigurohet me Konventë. Protokollet e tjera kanë të bëjnë me organizimin dhe procedurën para institucioneve të vendosura me Konventë.

1116

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

3. GJYKATA E RE EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

3.1 Periudha tranzitore

Me datën 11 maj 1994, Protokolli Nr. 11 i Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut u hap për nënshkrime. Me këtë protokoll kërkohej ratifikimi nga të gjitha shtetet kontraktuese të konventës dhe hyri në fuqi një vit pas ratifikimit të fundit të depozituar, më 1998. Po atë vit, me datën 31 tetor 1998, konform këtij protokolli, Gjykata e vjetër pushoi të funksionojë dhe më 1 nëntor, filloi të funksionojë Gjykata e re Evropiane për të drejta të njeriut. Megjithatë, sipas Protokollit 11 ishte përcaktuar që Komisioni duhet të vazhdon të funksionojë edhe për një vit (deri me datën 31 tetor 1999) për t’u marrë me rastet që ishin proklamuar të pranueshme para datës së hyrjes në fuqi të Protokollit 11.

Organizimi i gjykatës

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut e themeluar në bazë të Konventës së ndryshuar dhe plotësuar me Protokollin Nr. 11 përbëhet nga numri i barabartë i gjyqtarëve me numrin e anëtarëve të shteteve kontraktuese të konventës. Gjyqtarët zgjedhën nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës me mandat prej gjashtë vjetësh. Mandati i gjysmës së gjyqtarëve të zgjedhur në zgjedhjet e para skadon pas tre vjetësh, në mënyrë që të sigurohet që mandati i gjysmës së gjyqtarëve të përtërihet çdo tre vjet. Mandati i gjyqtarit gjithashtu skadon pasi që ata ta arrijnë moshën 70 vjeçare.

Gjykata plenare e zgjedhë Kryetarin e Gjykatës, dy nënkryetarë dhe dy kryetarë të sektorëve për periudhën prej tre vjetësh.

Sipas Rregullave të Gjykatës, gjykata është e ndarë në katër sektorë, përbërja e të cilëve është e fiksuar për tre vjet dhe është e balancuar në pikëpamje gjeografike dhe gjinore, si dhe ka parasyshë sistemet e ndryshme juridike të shteteve kontraktuese. Secili sektor kryesohet nga kryetari, me

1117

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

ç’rast dy nga kryetarët e sektorëve janë njëkohësisht nënkryetarë të Gjykatës. Kryetarët e sektorëve ndihmohen, dhe kurdo që është e nevojshme zëvendësohen nga nënkryetarët e sektorëve.

Secili sektor në përbërjen e vet e ka nga një komision prej tre gjyqtarëve të cilët zgjedhën me mandat prej dymbëdhjetë muajsh. Komisionet janë shumë të rëndësishëm për strukturën e re të Gjykatës, meqenëse janë përgjegjës për punën e filtrimit që në të kaluarën është bërë nga Komisioni.

Brenda çdo sektori, mbi baza të rotacionit, janë themeluar dhomat e përbëra nga shtatë anëtarë, njëri nga të cilët është kryetar i sektori, dhe tjetri gjyqtar i zgjedhur nga shteti për të cilin bëhet fjalë për rastin e caktuar. Nëse ky i fundit nuk është anëtar i sektorit, atëherë shërben si anëtar ex officio i dhomës. Anëtarët e sektorit që nuk janë anëtarë të plotë të Dhomës, janë anëtarë alternativ të saj.

Dhoma e madhe e përbërë nga shtatëmbëdhjetë gjyqtarë themelohet për tre vjet. Përveç Kryetarit, nënkryetarëve dhe kryetarëve të sektorëve që janë anëtarëve ex officio, ajo është e formuar në baza të rotacionit nga dy grupe, që ndërrohen çdo nëntë muaj. Këto grupe janë të përbëra nga anëtarë të zgjedhur në mënyrë që të krijojnë balancë gjeografik dhe t’i reflektojnë traditat e ndryshme juridike.

Procedura para gjykatës

Secili shtet kontraktues, ose individ që pohon se është viktimë e ndonjë shkeljeje të Konventës (ankesë individuale), ka mundësi që drejtpërdrejtë të parashtroj ankesë para Gjykatës në Strasburg, me të cilën deklaron se njëri nga shtetet kontraktuese të Konventës e ka shkelur ndonjë të drejtë të siguruar me Konventë.

Procedura para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut është publike. Parimisht, marrja në pyetje e palëve është publike, nëse Dhoma, apo Dhoma e madhe nuk vendosë ndryshe në rast të rrethanave të jashtëzakonshme. Gjithashtu janë publike edhe ankesat dhe dokumentet e tjera që i janë paraqitur Regjistrit të Gjykatës nga palët.

1118

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Parashtruesit individual të ankesave mund t’i parashtrojnë ankesat individualisht, megjithëqë përfaqësimi juridik rekomandohet, madje edhe kërkohet me rastin e marrjes në pyetje, ose pasi që të deklarohet ankesa e pranueshme. Këshilli i Evropës e ka themeluar një skemë të ndihmës juridike për parashtruesit e ankesave që nuk kanë mundësi që të sigurojnë përfaqësim juridik.

Gjuhë zyrtare të Gjykatës janë anglishtja dhe frëngjishtja, por ankesat mund të hartohen në njërën nga gjuhët zyrtare të shteteve kontraktuese. Pasi që të deklarohet ankesa si e pranueshme, duhet të përdoret njëra nga gjuhët zyrtare të Gjykatës, përveç nëse kryetari i dhomës, apo i Dhomës së madhe e autorizon vazhdimin e përdorimit të gjuhës në të cilën është hartuar ankesa.

4. PROCEDURA PËR PRANIMIN E ANKESËS

4.1 Kriteri i pranimit

Procedura e ankesës e përcaktuar me Protokollin 11 të Konventës, për herë të parë në historinë e të drejtës ndërkombëtare, e krijon të drejtën e individit që t’i bëj shtetet përgjegjëse para gjykatës ndërkombëtare për shkeljet e paraqitura të obligimeve të tyre ndërkombëtare. Asnjëherë më parë, dhe asnjë procedurë tjetër ndërkombëtare nuk u lejon individëve qasje të drejtpërdrejtë në një gjykatë ndërkombëtare, me pushtet që të nxjerrë aktgjykime juridikisht të obligueshme në të drejtën ndërkombëtare. Aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut ekzekutohen nga Komisioni i ministrave.

Sipas nenit 34 të Konventës, e drejta në ankesë individuale është tani pjesë e obligueshme e Konventës, megjithëqë ajo mbetet opcionale për territoret e jashtme, “për marrëdhëniet ndërkombëtare të të cilave përgjegjës është shteti”.

Jurisdikcioni i Gjykatës është i kufizuar. Ankesat mund të merren në konsideratë vetëm nëse i plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara me nenin 35 të Konventës. Shkurtimisht, këto janë kriteret që domosdo duhet t’i plotësoj një ankesë:

1119

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

• Të parashtrohet nga personi i autorizuar;

• Të ketë të bëj me çështjen e rregulluar me Konventë;

• Të ketë të bëj me periudhën brenda të cilës shteti është i obliguar t’i përmbahet konventës;

• Të ketë të bëj me jurisdikcionin për të cilin Konventa shtrihet;

• Të parashtrohet pas shterjes së të gjitha mjeteve juridike të brendshme;

• Të jenë shtruar të gjitha argumentet e Konventës në gjykatat e brendshme;

• Të parashtrohet brenda 6 (gjashtë) muajsh nga dita e shfrytëzimit të mjetit të fundit juridik të brendshëm.

Duhet theksuar se neni 34 jo vetëm që vendos obligimin në shtetet që t’u lejojnë individëve të parashtrojnë ankesa para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, por edhe i obligon ato “që në asnjë mënyrë mos të pengoj ushtrimin efektiv të kësaj të drejte”. Kështu p.sh. në rastin Akdivar v. Turke, Gjykata me aktgjykim ka vendosur që:

Është i rëndësisë parësore veprimi efektiv i sistemit të peticionit individual, i vendosur me nenin 25 të Konventës ((tani ky është neni35), që parashtruesit, apo parashtruesit potencial të ankesës, të kenë mundësi të komunikojnë lirisht me Komisionin (tani, Gjykatën), pa iunënshtruar asnjë forme të presionit nga ana e pushtetit, që të heqin dorë, apo ta modifikojnë ankesën e tyre.

Në këtë rast, parashtruesit e ankesës ishin marrë në pyetje nga policia lidhur me ankesën që ia kishin parashtruar autoriteteve të Strasburg-ut, madje në disa raste, marrja në pyetje edhe ishte filmuar. Nga ata ishte kërkuar që të nënshkruajnë deklarata me të cilat mohohet se i kishin parashtruar ankesë Gjykatës. Gjykata konkludoi se me atë rast ishte shkelur neni 34, pa marrë parasysh faktin se parashtruesit e ankesës ia kishin arritur t’i drejtohen Gjykatës përkundër sjelljës së atillë të pushtetarëve turq. Megjithëkëtë, në rastin Aydin v. Turkey, Gjykata ka theksuar nevojën për provë konkrete dhe të pavarur për përzierjen e pushtetit. (Komisioni kishte vendosur se ekzistonte

1120

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

shkelje e nenit 34 në bazë të faktit se pushtetarët turq nuk ia kanë arritur që të sigurojnë asnjë arsyetim të besueshëm për kontaktet që i kishin bërë me parashtruesen e ankesës dhe anëtarët e familjes së saj.) Me këtë rast, Komisioni kishte marrë vendim se në ato rrethana nuk ekzistonte evidencë e mjaftueshme për të lejuar mundësinë që të konkludohet se:

pushtetarët e kanë kërcënuar, apo shqetësuar parashtruesin e ankesës, apo anëtarët e familjes së saj në rrethanat që ne i kemi shqyrtuar, për t’a shtrënguar atë që të heq dorë, apo që ta modifikon ankesën, apo në ndonjë mënyrë tjetër janë përzier në të ushtruarit e të drejtës së saj në peticion individual.

Në rastin Cruz Varas v. Suedisë, Gjykata ka marrë vendim që mossuksesi i pushtetarëve që të veprojnë në përputhshmëri me Rregullën 39 të indicies, nuk mund të barazohet me shkelje të nenit 34.( Rregulla 39 përcakton se Gjykata, apo kur është më e përshtatshme, Kryetari i saj, mund t’iu përcakton palëve cilëndo masë të përkohshme, miratimi i të cilës duket i dëshirueshëm për interesin e palëve, apo për mbarëvajtjen e rregullt të procedurës.)

4.2 RATIONE PERSONAE -- Kush kundër kujt mund të parashtroj ankesë?

i) Parashtruesi i ankesës.- Sipas Konventës, ankesat mund të parashtrohen nga “cilido person, organizatë joqeveritare, ose grup individësh” që paraqet se është viktimë e shkeljes. (Neni 34 i Konventës)

Kjo do të thotë se Konventa i përfshinë personat fizik, përfshirë këtu fëmijët dhe personat e tjerë pa zotësi për të vepruar (Rasti X and Y v. Holanda), pa marrë parasysh se a përfaqësohen nga prindërit e tyre, ose grupet e njerëzve, personat juridik siç janë kompanitë (rasti The Sunday Times v. Mbretëria e Bashkuar), organizatat joqeveritare (rasti Open Door and Dublin Well Woman v. Irlanda), institucionet fetare (rasti Canea Catholic Church v. Greqia) dhe partitë politike (Rasti Liberal Party v. Mbretëria e Bashkuar). Shumë nga vendimet kyçe të Komisionit dhe të Gjykatës kane qenë dhe janë rezultat i rasteve të inicuara nga kompanitë komerciale lidhur me veprimtaritë e tyre komerciale.

1121

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Për të filluar procedurën para Gjykatës, individët, apo personat juridik nuk është e domosdoshme të jenë shtetas të ndonjë shteti antar të Këshillit të Evropës (rasti Ahmed v. Austria). Megjithatë, kjo mund të jetë me rëndësi lidhur me të drejtat e tyre substanciale sipas nenit 1 të Protokollit 1 (rasti Gasus Dosier- Und Fördertechnik GmbH v. Holanda). Ata nuk është e domosdoshme të jenë themeluar (është fjala këtu për personat juridik), apo të jenë banorë në territorin e tij, madje as të jenë fizikisht prezent atje. Madje, nuk është e domosdoshme që t’a kenë vizituar atë shtet ndonjëherë. Nëse janë prezent, nuk është e domosdoshme të jenë prezent në mënyrë të ligjshme, sipas të drejtës nacionale (rasti D. V. Mbretëria e Bashkuar).

Parashtruesit e ankesës nuk mund të jenë anonim, por ata kanë të drejtë të kërkojnë që emri i tyre të mbetet në konfidencë, megjithëqë duhet t’i zbulohen shtetit kundër të cilit bëhet ankesa.

Ankesat nuk mund të bëhen nga organet e pushtetit komunal, siq janë komunat, ose nga krijesat e tjera shtetërore. Çështja se çka e përbën një organizatë shtetërore nuk është gjithmonë e qartë. Në rastin Holy Monasteries v. Greqia është vendosur se pasi që parashtruesit e ankesës nuk e kanë ushtruar pushtetin shtetëror, ata nuk mund të konsiderohen si krijesa shtetërore. Me atë rast Gjykata kishte gjykuar se ata ishin nën mbikëqyrje shpirtërore të ipeshkvit lokal, e jo nën mbikëqyrje të shtetit.

ii) Parashtruesit grupor të ankesave. - Të drejtë për të parashtruar ankesë kanë edhe organizatat joqeveritare dhe grupet e individëve. Kjo i përjashton këshillat e pushtetit komunal, por nuk i përjashton politikanët në cilësi individuale, ose partitë politike (Liberal Party v. Mbretëria e Bashkuar dhe rasti The United Communist Party of Turkey and Others v. Turqia).

Konventa nuk e njeh akcio popularis, do të thotë ankesën e parashruar nga personat e interesuar që nuk janë vet viktimë e shkeljes (X. v. Austria). Si rrjedhojë, organizatat joqeveritare, ose grupet e individëve nuk mund të parashtrojnë ankesë, thjeshtë për të kontestuar një veprim konkret të ndërmarrë nga shteti, si çështje të tyre parimore.

Rregulla 45 (2) kërkon që ankesat e parashtruara nga organizatat joqeveritare, ose grupet e individëve të jenë të nënshkruara nga personat e

1122

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

autorizuar për ta përfaqësuar organizatën, ose grupin. Në rastet kur grupi nuk ka bazë juridike (pra, kur nuk ka cilësi të personit juridik), Gjykata kërkon që ankesa të jetë e nënshkruar nga të gjithë anëtarët.

Nëse një shoqatë profesionale parashtron ankesë në emër të anëtarëve të saj (pra jo si viktimë e shkeljes së të drejtave të saj), ajo duhet të identifikoj anëtarët viktimë të shkeljes dhe duhet të paraqes vërtetim që është e autorizuar t’i përfaqësoj ata. Nëse nuk ia arrin që të identifikon anëtarët, ankesa do të konsiderohet anonime dhe do të hidhet poshtë.

Organizatat sindikale dhe organizatat joqeveritare nuk mund të parashtrojnë ankesa në emër të anëtarëve të vet, por ato mund të parashtrojnë ankesa kundër veprimeve ndaj sindikatës (rasti Swedish Engine Drivers' Union v. Suedia), apo vet organizatës. Kuptohet, ato kanë mundësi që t’i përfaqësojnë anëtarët e vet.

iii) Viktima. - Neni 34 përcakton që parashtruesi i ankesës domosdo duhet të argumentoj se është “viktimë e shkeljes”. Ekzistojnë tri lloj viktimash: aktuale, potenciale dhe indirekte.

Viktimat aktuale.- Viktimë aktuale është ai person që tashmë është afektuar nga shkelja e pohuar. Me këtë rast nuk është e domosdoshme që të paraqiten fakte për dëmin e shkaktuar. Kjo çështje ka të bëj me nenin 41.

Në rastin Modinos v. Qipro, vet ekzistenca e ligjeve që ndalojnë aktet seksuale homoseksuale midis personave madhor me pëlqimin e tyre, është konkluduar si fakt që e bën parashtruesin e ankesës viktimë, edhepse ai ende nuk ishte ndjekur konform ligjit, dhe se qeveria e kishte bërë të qartë se nuk do të përdorë atë ligj.

Viktimat potenciale.- Viktimë potenciale është ajo që është në rrezik të jetë drejtpërdrejtë e afektuar nga një ligj, apo akt administrativ. Raste klasike janë rastet e individëve që janë të kërcënuar të përjashtohen nga vendi nga ana e autoriteteve të emigracionit, veprime këto që ende nuk janë ndërmarrë. Raste të tjera janë p.sh. dispozitat e ligjeve të sukcesionit që kanë të bëjnë me fëmijët jolegjitim që ende nuk janë në gjendje të trashëgojnë, ose legjislacioni që lejon dënime fizike të fëmijës i cili në të vërtetë nuk është dënuar. (Rasti Campbell And Cosans v. Mbretëria e Bashkuar).

1123

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Viktimat indirekte.- Viktimë indirekte është ajo që drejtëpërdrejtë afektohet nga shkelja që drejtpërdrejtë i bëhet një personi tjetër. P.sh. anëtarët e familjes të ndonjë personi të burgosur, të deportuar, apo të vrarë. (Rasti Abdulaziz, Cabales and Balkandali v. Mbretëria e Bashkuar).

4.3 Pala kundër të cilës parashtrohet ankesa

Palë të konventës janë vetëm shtetet, ndaj vetëm shtetet palë të konventës mund të bëjnë shkelje. Në rastet kur një sërë organesh shtetërore janë përgjegjës për shkelje, nuk është e domosdoshme që të identifikohet se cili nivel i shtetit është përgjegjës, për t’u përmbushur kjo kërkesë. (Rasti Foti and Others v. Italia).

Ankesat nuk mund të parashtrohen lidhur me sjelljen e personave, apo institucioneve private dhe Gjykata vazhdimisht e përsëritë faktin se ajo nuk është “gjykatë e shkallës së katërt,” pra nuk mund të veproj si gjykatë e apelit ndaj vendimeve të gjykatave nacionale (rasti Winterwerp v. Holanda). Megjithatë, kjo nuk do të thotë se veprimet, apo mosveprimet e aktorëve jo- shtetëror janë plotësisht jashtë fushëveprimit të jurisdikcionit të Konventës. Shtetet duhet qëtë sigurojnë që liritë dhe të drejtat e mbrojtura me Konventë janë të garantuara në mënyrë efektive (rasti Young, James and Webster v. Mbretëria e Bashkuar). P.sh. në rastin Plattform Ärtze fűr das Leben v. Austria, Gjykata ka vendosur që shtetet domosdo duhet të ndërmarrin masa të përshtatshme për t’i mbrojtur demonstruesit nga ndërhyrja e personave privat që kanë për qëllim që të prishin mbarëvajtjen e demonstratave.

4.4 RATIONE TEMPORIS -- Kufizimet kohore me rastin e parashtrimit të ankesave

Sipas nenit 35, ankesat duhet të parashtrohen brenda gjashtë muajsh nga vendimi përfundimtar i marrë nga autoriteti nacional.

Gjykata mund t’i shqyrton vetëm ankesat që pohojnë se shteti i ka shkelur obligimet e veta të përcaktuara me Konventë. Shtetet mund të trajtohen përgjegjëse vetëm për shkeljet që janë bërë pasi që ato i kanë ndërmarrë këto obligime, do të thotë, pasi që e kanë ratifikuar Konventën.

1124

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

4.5 RATIONE LOCI -- Vendi ku është bërë shkelja

Shtetet mund të jenë përgjegjëse vetëm për shkeljet që bëhen brenda jurisdikcionit të tyre. Gjithçka që ndodhë në territorin e tyre normalisht që ndodhë brenda jurisdikcionit të tyre. Mirëpo, të gjitha ngjarjet që ndodhin jashtë territorit të tyre nuk janë automatikisht jashtë jurisdikcionit të tyre. Në rastin Piermont v. Franca, Gjykata ka vendosur që nuk kishte ndodhur shkelje e nenit 2 të Protokollit 4, meqenëse Polinezia Frënge duhet shikuar si territor i veçantë sipas nenit 5 (4) të Protokollit 4. Komisioni kishte vendosur se përjashtimi i një individi nga ambasada nuk përbën shkelje të nenit 3 të Protokollit 4, meqenëse ambasada nuk konsiderohet “territor” sipas qëllimeve të asaj dispozite (rasti V. v. Danimarka), derisa refuzimi i vizës nga ana e zyrës diplomatike jashtë vendit është ςështje mbrenda jurisdikcionit të shtetit (rasti Amkrane v. Mbretëria e Bashkuar).

Test vendimtar për jurisdikcionin është fakti se a ushtron, apo jo shteti de facto kontroll mbi ngjarjet në pyetje. Në rastin Loizidou v. Turqia, Gjykata ka vendosur që Turqia mund të ushtronte kontroll efektiv mbi rajonin e Qipros veriore, dhe prandaj mund të jetë përgjegjëse për shkeljet që atje janë bërë, përkundër faktit se ai territor ishte jashtë territorit shtetëror turk.

4.6 RATIONE MATERIAE -- Lidhur me ςka mund të parashtrohet ankesa?

Që nga momenti kur Protokoll 11 ka hyrë në fuqi, shtetet nuk kanë më mundësi që të përjashtojnë të drejtën e individit që të parashtroj ankesë lidhur me cilindo protokoll që ato e kanë ratifikuar. Sipas sistemit të vjetër, një gjë e këtillë nuk ishte e garantuar.

Gjykata mund t’i shqyrtoj vetëm ankesat lidhur me liritë dhe të drejtat që i përfshinë Konventa. Meqenëse Gjykata nuk mund ti gjykoj çështjet që janë plotësisht jashtë sferës së Konventës, është me rëndësi që të studiohet me vëmendje Kapitulli 12, në mënyrë që të vendoset nëse çështja për të cilën parashtrohet ankesa është e arsyeshme.

1125

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

4.7 SHTERRJA E MJETEVE JURIDIKE VENDORE

Harxhimi i mjeteve juridike vendore është një ndër aspektet më të rëndësishme procedurale. Sipas nenit 1 të Konventës, shtetet janë të obliguara që të sigurojnë liritë dhe të drejtat e përcaktuara me të për çdo person brenda jurisdikcionit të vet. Ky obligim përfshinë detyrën që të ekziston baza juridike për t’i siguruar ato të drejta. Ky obligim fundamental i përcaktuar me nenin 1 është i ngritur në nivel më të lartë me nenin 13 që kërkon që “çdokujt që liritë dhe të drejtat e përcaktuara me këtë konventë i shkelen, do të ketë mundësi të parashtrimit të mjeteve juridike para organeve të pushtetit nacional...”. Me këto dispozita nënvizohet se përgjegjësia parësore për sigurimin e këtyre të drejtave qëndron mbi institucionet shtetërore. Roli i Gjykatës Evropiane është vetëm që të intervenoj në rast se shteti palë i Konventës dështon që t’a bëj këtë gjë.

Nga kjo rrjedhë se ankesat nuk duhet t’i parashtrohen gjykatës para se të shtjerrën të gjitha mjetet juridike të brendshme.

4.8 KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE OPERACIONET NDËRKOMBËTARE PAQËSORE -- Vendimi për Pranueshmërinë e Rasteve Behrami dhe Behrami Kundër Francës dhe Saramati Kundër Francës, Gjermanisë And Norvegjisë

Me datën 2 maj 2007, Gjykata, me shumicë votash, ka deklaruar se ankesa e Behrami dhe Behrami, si dhe ajo Saramati kundër Francës dhe Norvegjisë janë të papranueshme. Shtetet respondente e kundërshtuan jurisdikcionin ratione loci duke argumentuar, përveç tjerash, se ankuesit nuk ishin banorë të “hapësirës juridike” të Konventës. Siç ishte theksuar nga Gjykata, Neni 1 i Konventës kërkon nga palët kontraktuese që të garantojnë të drejtat e përcaktuara me Konventë për individët që janë nën jurisdikcionin e tyre, e që është parësisht jurisdikcion territorial. Sipas vlerësimit të Gjykatës, nocioni i “jurisdikcionit personal”, ose ratione personae ishte çështje që duhej shqyrtuar. Megjithatë, sipas vlerësimit të Gjykatës, çështja e jurisdikcionit ekstra-territorial ishte çështje margjinale, duke argumentuar se çështje thelbësore në të vërtetë ishte se a është kompetencë e Gjykatës të

1126

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

vlerësojë në bazë të Konventës kontributin e shteteve në prezencat civile dhe të sigurisë të mbështetura nga Këshilli i Sigurimit. (

Rasti Behrami kishte të bënte me veprimet e UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Komunën e Mitrovicës në mars të vitit 2000. Derisa luanin, fëmijët gjetën disa bomba të padetonuara, të cilat kishin mbetur nga bombardimet e NATOs të vitit 1999. Në mesin e fëmijëve ishin dy fëmijët e Agim Behramit, Gadafi dhe Bekimi. Kur njëra nga njësitet e bombave eksploduan, Gadafi u vra, derisa Bekimi mori lëndime të rënda dhe mbet përgjithmonë i verbër. Ankeas e parashtruar Gjykatës ishte bazuar në nenin 2 të Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke argumentuar se trupat franceze të KFOR-it kishin dështuar t’i shënojnë dhe/ose t’i neutralizojnë bombat për të cilat ishin në dijeni se gjendeshin në atë vend.

Rasti Saramati kishte të bënte me një Kosovar që ishte arrestuar në prill të vitit 2001 në bazë të dyshimit për tentim vrasjeje dhe posedimit të jashtëligjshëm të armës. Ai ishte liruar në qershor, por ishte arrestuar përsëri në korrik. Periudha e paraburgimit të tij vazhdimisht ishte zgjatur mga Komandanti i KFOR-it, derisa ishte akuzuar më në fund në janar të vitit2002. Ankesa e tij ishte bazuar në Nenin 5 të Konventës, në nenin 5 lidhur me nenin 13, si dhe në nenin 6, meqenëse thirrej në faktin se ishte paraburgosur nëmënyrë jashtëgjyqësore dhe pa të drejtë qasje në gjykatë. Ankesa ishte bërë kundër Francës dhe Norvegjisë, sepse Komandantët e KFOR-it që kishin lëshuar urdhër të paraburgimit, ishin oficer norvegjez dhe francez.

Rastet Behrami dhe Saramati ishin rastet e para me të cilat është ballafaquar Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut dhe të cilat kishin të bënin me ankesat kundër prezencës ndërkombëtare të sigurisë. Gjykata vendosi ti konsiderojë ankesat të papranueshme, në bazë të mungesës së kompetencës ratione personae për të shqyrtuar nëse sjellja e prezencës ndërkombëtare të sigurisë ishte në përputhshmëri me dispozitat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Duhet theksuar, se një vendim i këtillë i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të ketë implikime serioze në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në operacionet paqësore. Shumë autorë të respektuar të së drejtës ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim se vendimi për papranueshmërinë e

1127

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

këtyre rasteve, mund ta degradojë rëndësinë e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe ta bëj irelevante në operacionet ndërkombëtare paqësore.

TË DREJTAT E MBROJTURA ME KONVENTË DH E ME PROTOKOLET E KONVENTËS

1. OBLIGIMET NEGATIVE DHE POZITIVE TË SHTETEVE

Neni 1 përcakton se shtetet do t’ia sigurojnë secilit brenda jurisdikcionit të vet të drejtat dhe liritë e përcaktuara me Konventë. Edhepse shkelja e nenit 1 nuk mund të jetë bazë për t’iu ankuar Gjykatës Evropiane, ky nen duhet të shqyrtohet në hollësi me rastin e çdo ankese, meqenëse me këtë nen iu përcaktohen shteteve obligime negative dhe pozitive. Shteteve iu ndalohet që të ndërhyjnë në të drejtat dhe liritë e mbrojtura, përveç në rastet kur vet Konventa e lejon një gjë të tillë. Megjithatë, disa të drejta, siq janë ato të përcaktuara me nenin 3, janë absolute, dhe shtetet në asnjë rrethanë nuk kanë të drejtë të përdorin torturën, ose ndëshkimet a trajtimet çnjerëzore apo poshtëruese, nëpërmes të asnjë organi shtetëror. Disa të drejta dhe liri të tjera mund të kufizohen dhe një veprim i tillë të arësyetohet, por barra mbetet në shtetin për të arsyetuar një kufizim të tillë. P.sh. sipas nenit 8, shteti nuk mund të ndërhyjë në jetën e familjes dhe se secila ndërhyrje automatikisht do të konsiderohet shkelje e Konventës, nëse nuk arsyetohet sipas nenit 8, paragrafit 2.

Për Gjykatën Evropiane është joqenësore se cili organ shtetëror ka bërë shkelje të Konventës. Nëse del nga legjislacioni i brendshëm se institucioni i paditur është institucion shtëtëror, për veprimet e atij institucioni është automatikisht përgjegjës shteti.

Nëse shteti është i obliguar që të siguron ndonjë gjë, siq është p.sh. arsimimi sipas Protokollit 1, neni 2, ai nuk mund të lirohet nga ky obligim duke ia deleguar këtë obligim ndonjë institucioni privat. Prandaj, ai mbetet drejtpërdrejtë përgjegjës për sjelljet e institucionit privat dhe shkeljet e mundshme Konventës me përdorimin e masave të caktuara disiplinore në shkolla private (rasti Costello-Roberts v. Mbretëria e Bashkuar.

1128

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Përgjegjësitë e shtetit sipas nenit 1 nuk kanë për qëllim vetëm që t’a obligojnë shtetin të përmbahet nga ndërhyrja në jetën private dhe familjare të personit. Në rastin Marckx v. Belgjika, Gjykata kishte vendosur që përveç këtij obligimi parësor negativ, ekzistojnë edhe obligime pozitive të natyrshme për respektimin efektiv të jetës familjare. Në atë rast kjo do të thoshte se mungesa e njohjes së barazisë së plotë të fëmijës së lindur nga prindër të pamartuar nga ana e legjislacionit belg, ishte shkelje e nenit 8.

Neni 1 i obligon shtetet që të sigurojnë që ligjet e tyre të cilat mundësojnë sjellje që mund të shkaktojnë shkelje të Konventës, të shpallen të paligjshme. Në rastin Young James and Webster v. Mbretëria e Bashkuar, Gjykata kishte marrë vendim që ishte bërë shkelje e nenit 11 i cili përcaktonte të drejtën për të mos iu bashkuar sindikatave, nëse ligji lejonte përjashtim nga puna për një refuzim të tillë. Shteti ishte përgjegjës për faktin se ligji i tij i brendshëm e konsideronte të ligjshëm përjashtimin e atillë nga puna. Se a kërkon neni 1 që një sjellje e tillë e paligjshme të konsiderohet shkelje civile apo penale, varet nga natyra e rastit.

Në rastin X. & Y. v. Holanda, Gjykata ka vendosur që sanksioni civil ishte i pamjaftueshëm për t’i mbrojtur të drejtat e e personit të moshës madhore me të meta nervore që kishte qenë viktimë e sulmit seksual.

Obligimi pozitiv që të sigurohet që të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Konventë i gëzojnë të gjithë personat brenda jurisdikcionit të shtetit nuk plotësohet vetëm duke siguruar që legjislacioni i brendshëm është në përputhshmëri me Konventën. Ky obligim konsiston edhe në atë që shteti të siguroj që individët të kenë qasje efektive në gjykatë nëse të drejtat dhe liritë e tyre kontestohen, e në raste të caktuara, individëve duhet t’u sigurohet edhe ndihma juridike nëse është e domosdoshme.

Megjithatë, në përgjithësi, shteti nuk mund të konsiderohet përgjegjës për aktet e individëve privat. Një vrasje, apo plaçkitje e paparashikuar, e bërë nga ndonjë kriminel nuk mund t’a bëjë shtetin të përgjigjet në bazë të nenit 2, ose 8, ose të nenit 1 të Protokolit 1. Por, shteti duhet të ndërmerr të gjitha masat e duhura për të siguruar që individët privat të mos i shkelin të drejtat e mbrojtura të të tjerëve. Në rastin Plattform Ärtze fűr das Leben v. Austria, Gjykata kishte vendosur që shteti domosdo duhet që të ndërmerr hapa të nevojshëm në mënyrë që të pengoj demonstruesit kundërshtarë të ndërhyjnë në demonstrata paqësore. Në rastin Osman v. Mbretëria e Bashkuar,

1129

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Komisioni kishte vendosur që shteti e ka për obligim të ndërmerr masa të përshtatshme për të mbrojtur fëmijën në rrezik nga mësuesi me çrregullime mentale, si dhe në rastin K.L. and Others v. Mbretëria e Bashkuar, Komisioni kishte vendosur që t’a pranoj rastin nën nenin 3 dhe që kishte të bënte me dështimin e pushtetit lokal për të mbrojtur fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre.

2. E DREJTA NË JETË

Neni 2 i përcakton obligim pozitiv shtetit që të mbrojë të drejtën në jetë dhe gjithashtu e siguron listën e plotë të situatave kur vrasja mund të lejohet. Me fjalë të tjera, me këtë nen individi mbrohet nga marrja arbitrare e jetës nga ana e shtetit, por me këtë nen nuk vihet jashtë ligjit dënimi gjyqësor me vdekje. Për ta përmirësuar këtë gjë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në vitin 1985 e ka miratuar Protokollin Nr. 6 me të cilin anulohet dënimi me vdekje në kohë të paqes. Asambleja parlamentare vazhdon që të paraqet propozime për ndalim të plotë të dënimit me vdekje si në kohë paqeje, edhe në kohë të luftës.

Gjykata Evropiane i ka pranuar disa ankesa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtës në jetë, sipas Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Shembujt më të këqij të marrjes së paarsyeshme të jetës paraqiten gjatë kohës së luftës dhe gjatë trazirave qytetare, dhe në të kaluarën kanë shkaktuar konteste gjyqësore ndërshtetërore nën Konventën Evropiane. Në rastin gjyqësor të filluar nga Qiproja kundër Turqisë pas intervenimit turk në pjesën veriore të Qipros në korrik dhe gusht të vitit 1974, Komisioni kishte vendosur që atje ishin bërë vrasje të paligjshme të shkallës së gjerë, vendim ky që ishte mbështetur parezervë nga Komiteti i Ministrave. Në rastin tjetër gjyqësor McCann and others v. Mbretëria e Bashkuar, Gjykata kishte vendosur se vrasja e tre terroristëve, anëtarë të IRA, të dyshuar në pjesëmarrje në misionin e vendosjes së një bombe, paraqet marrje të paarsyeshme të jetës. Derisa Gjykata kishte refuzuar padinë se vrasjet ishin të paramenduara, ajo e kishte kritikuar kontrollin dhe organizimin e veprimit të forcave të sigurimit.

1130

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

3. NDALIMI I TORTURËS DHE I NDËSHKOMEVE A TRAJTIMEVE ÇNJERËZORE DHE POSHTËRUESE

Neni 3 me të cilin ndalohet tortura dhe ndëshkimet dhe trajtimet çnjerëzore dhe poshtëruese, paraqet të drejtë të patjetërsueshme sipas Nenit15 të Konventës. Sikurse edhe nenin 2, Gjykata në një nga aktgjykimet e saj (rasti Ahmed v. Austria) kishte konsideruar se “ky nen ruan një ndër vlerat themelore të shoqërive demokratike të Këshillit të Evropës, ndaj duhet të interpretohet në mënyrë precize. Ndërsa tortura dhe trajtimi çnjerëzor nënkuptojnë sulm fizik dhe dhunë të panevojshme, trajtimi poshtërues nënkupton sjelljen që ka për qëllim që ta bëj viktimën të vuaj dhe të poshtërohet.

Në rastin gjyqësor Ireland v. Mbretëria e Bashkuar, Gjykata kishte vendosur se keqtrajtimi domosdo duhet të:

përmbajë së paku një shkallë minimale mizorie në mënyrë që të përfshihet me nenin 3. Nga natyra e gjërave, vlerësimi i këtij minimumi është shumë relativ: varet nga rrethanat e rastit, si kohëzgjatja e trajtimit, efektet e tij fizike dhe psikike, ndërsa në disa raste edhe nga gjinia, mosha dhe gjendja shëndetësore e viktimës.

Më tutje, Gjykata i kishte definuar këto tri kategori të keqtrajtimit:

Tortura: Trajtim i paramenduar ςnjerëzor që shkakton vuajtje serioze dhe mizore.

Trajtimi ςnjerëzor: Trajtim që shkakton vuajtje fizike dhe mentale.

Trajtimi poshtërues: Trajtim që i ngjall viktimës ndjenjë të frikës, ankthit dhe të inferioritetit, që e poshtëron viktimën dhe mund të shkatërron rezistencën fizike dhe morale të viktimës.

Sa i përket ndëshkimit trupor, Gjykata ka vendosur që ndëshkimi trupor si pjesë e dënimit penal është i barabartë me ndëshkimin poshtërues, ndaj edhe me të bëhet shkelje e Nenit 3.

1131

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

a) Kushtet gjatë mbajtjes në burg

Neni 3 paraqet obligim shume më të madh për shtetet sa i përket të burgosurve, se sa vetëm thjeshtë përmbajtja nga ndëshkimi fizik. Edhe në rastet kur të burgosurit janë totalisht jokooperativ, shteti nuk lirohet nga obligimi i vet nga neni 3. Përveç kësaj, shtetet e kanë për detyrë që në mënyrë kontinuele të shqyrtojnë përgatitjen dhe organizimin e burgjeve, në mënyrë që të sigurojnë shëndetin dhe mirëqenien e të burgosurve, në pajtim me “kërkesat e rregullta dhe të arsyeshme të mbajtjes në burg”.

Gjykata është treguar e aftë që të dënoj në mënyrë të drejtpërdrejtë sjelljen e policisë nacionale, në rastet kur të burgosurit janë ankuar për keqtrajtim. Në rastin Ribitsch v. Austria, parashtruesi i ankesës kishte argumentuar që ishte goditur nga policia derisa mbahej në paraburgim, në mënyrë që të shtrëngohej të pranoj veprën për të cilën ishte akuzuar. Qeveria nuk kishte kontestuar se z. Ribitsch i kishte marrë plagët derisa ishte në paraburgim. Në këtë rast, Gjykata kishte konkluduar se ishin shkelur të drejtat e parashtruesit të ankesës konform nenit 3, meqenëse qeveria e Austrisë nuk kishte qenë në gjendje që të siguroj asnjë arsyetim bindës për plagët që i kishte marrë parashtruesi i ankesës. Gjykata kishte theksuar që:

Sa i përket personit të privuar nga liria, ςdo përdorim i forcës fizike që nuk ishte bërë në mënyrë strikte i domosdoshëm për shkak të sjelljes së tij, e cenon dinjitetin njerëzor dhe në parim është shkelje e të drejtës së paraparë me nenin 3 të Konventës.

4. E DREJTA NË LIRI DHE SIGURI TË PERSONIT

Kjo e drejtë është e mbrojtur me nenin 5 të Konventës. Rastet më të hershme të paraqitura në Strasburg, kishin të bënin me mbrojtjen e të drejtës në liri dhe siguri. Nga 10.000 rastet e para, gati një e treta vinin nga individët e privuar nga liria. Neni 5 ka të bëj me mbrojtjen e lirisë fizike dhe në veçanti me lirinë nga arresti, apo ndalimi (burgosja arbitrare). Me këtë dispozitë garantohen të drejtat e caktuara procedurale, si e drejta për t’u informuar menjëherë për arsyen e arrestit, e drejtën për të dalë para gjyqtarit pa vonesë,

1132

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

si dhe e drejta në procedurë nëpërmes të cilës gjykata me shpejtësi mund të vendoset për ligjshmërinë e arrestit, ndalimit (burgosjes), apo vazhdimit të ndalimit.

Komiteti për parandalimin e torturës, gjatë vizitave që iu bën shteteve, nuk ka hezituar asnjëherë që t’i thekson këto të drejta procedurale, jo vetëm sa i përket mbrojtjes juridike, apo mungesës së kësaj mbrojtjeje, por edhe sa i përket zbatimin e ligjit në praktikë.

Shembujt e rasteve më të rëndësishme të vendosura sipas nenit 5 janë këto në vijim:

• BOZANO V. FRANCE, 1986.- Sipas vendimit të Gjykatës, rrethanat nën të cilat është bërë arresti dhe deportimi i ankuesit nga Franca në Zvicër, e bëjnë arrestin të paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtën në siguri të personit.

• BROGAN AND OTHERS V. THE UNITED KINGDOM, 1988. - Sipas vendimit të Gjykatës, mbajtja e parashtruesit të ankesës, sipas legjislacionit mbi parandalimin e terrorizmit për periudhën që i tejkalon 4 ditë, pa vendosur fare për ligjshmërinë e ndalimit, e shkelë të drejtën e personit që pa vonesë dhe menjëherë të merret në pyetje nga gjyqtari.

• DE WILDE, OOMS AND VERSYP V. Belgjika, 1970/71. - Sipas vendimit të gjykatës, procedura që iu ishte lejuar parashtruesve të ankesës për të kontestuar ligjshmërinë e ndalimit të tyre, nuk iu kishte mundësuar atyre që si duhet dhe me te gjithat garancitë e nevojshme t’i përdornin mjetet juridike të nevojshme për ta kontestuar privimin e tyre të gjatë nga liria, prej shtatë muajsh, deri në një vit e nëntë muaj.

5. E DREJTA NË GJYKIM TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

E drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si në procedurë civile, ashtu edhe në atë penale, është e garantuar me nenin 6 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Është kjo e drejta për shkeljen e të cilës parashtruesit e ankesës para Gjykatës Evropiane më së shumti thirren.

1133

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Koncepti i gjykimit të drejtë dhe të paanshëm përbëhet nga shumë elemente. Esenca e kësaj të drejtë qëndron në “gjykimin e drejtë, të paanshëm dhe publik, mbrenda kohës së arsyeshme dhe nga ana e gjykatës së pavarur dhe të paanshme, të ndërtuar me ligj.”

Neni 6 gjithashtu përmban:

· parimin e supozimit të pafajësisë derisa të vërtetohet me prova fajsia,

· të drejtën e të pandehurit të disponoj me kohë dhe mjete adekuate për t’a përgatitur mbrojtjen,

· të drejtën që të mbrohet personalisht, ose të ketë ndihmë juridike,

· të drejtën që të ftoj dëshmitarë, si dhe

· pa pagesë të gëzoj ndihmën e përkthyesit nëse është e nevojshme.

Çështje e rëndësishme për Komisionin dhe për Gjykatën, që nga fillimi i punës ka qenë kohëzgjatja e procedurës civile dhe penale e shteteve anëatre të Këshillit të Evropës. Një numër shumë i madh vendimesh kundër shteteve anëtare, kishte të bënte më çështjen e kohëzgjatjes së procedurave. Me këtë rast është me rëndësi të përmendet Italia, si një vend që për të ndalur fluksin e ankesave para Këshillit Evropian lidhur me kohëzgjatjen e procedurës, është dashur që të shqyrtoj një numër dispozitash të Kodit të procedurës civile dhe të Kodit të procedurës penale.

Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut siguron mbrojtje të mëtutjeshme të rëndësishme për çështjen e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm. Neni 13 parashikon të drejtën në mjet efektiv juridik për shkeljet e paraqitura të Konventës. Në fakt, nëse nuk ekziston mundësia për mjet efektiv juridik në të drejtën e mbrendshme, kjo gjë mjafton që të konsiderohet se ekziston shkelje e Konventës. Shteti kontraktues i Konventës Evropiane domosdo duhet që të siguroj mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve juridike efektive për shkeljet e pohuara të konventës.

Të drejtat e tjera që janë të lidhura me çështjen e gjykimit të drejtë janë këto në vijim:

· Neni 7 -- liria nga legjislacioni penal retroaktiv,

1134

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

· Protokoli Nr. 7, neni 2 -- e drejta e ankesës në çështjet penale,

· Protokolli Nr. 7, neni 3 -- kompenzimi për dënimin e gabueshëm dhe

· Protokolli Nr. 7, neni 4 -- e drejta që të mos gjykohet, ose të dënohet personi dy herë për veprën e njëjtë penale

këto:Shembujt më të rëndësishëm të rasteve të vendosura sipas nenit 6 janë

KŐNIG V. GERMANY, 1978 – Gjykata mori vendim lidhur meshkeljet që kishin të bënin me kohëzgjatjen e procedurës në kontestin për heqjen e të drejtës në udhëheqje të klinikës dhe të ushtrimit të profesionit të mjekut, procedurë që kishte zgjatur gati 10 vjet në të njëjtën shkallë.

MILASI V. ITALIA, 1987 – Kontesti kishte të bënte me kohëzgjatjen e procedurës penale prej dhjetë vjetësh në të njëjtën shkallë.

AIREY V. IRLANDA, 1979 – Gjykata kishte marrë vendim që parashtruesit të ankesës iu kishte mohuar e drejta në qasje efektive gjykatës, meqenëse asaj nuk i ishte siguruar ndihma e avokatit në procedurën e ndarjes, atëherë kur kjo gjë ishte më se e nevojshme.

ALLENET DE RIBEMONT, 1995 – Me aktgjykim, gjykata mori vendim që disa deklarata publike të bëra nga Ministri i punëve të brendshme dhe nga disa zyrtarë të lartë të policisë rreth fajësisë së parashtruesit të ankesës, derisa ai ishte ndaluar, ishin shkelje e parimit të supozimit të pafajësisë.

6. LIRIA E SHPREHJES, MENDIMIT, E NDËRGJEGJËS DHE E RELIGJIONIT

Liria e shprehjes, e mbrojtur me nenin 10 të Konventës konsiderohet si një ndër shtyllat e demokracisë. Ajo është kusht qenësor për gëzimin e shumë lirive dhe të drejtave të tjera dhe është shprehje e realizimit të lirisë së

1135

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

mendimit, ndërgjegjes dhe religjionit, liri këto të mbrojtura me nenin 9. Në aktgjykimin e rastit Handyside v. Mbretëria e Bashkuar, të vitit 1976, Gjykata evropiane kështu e definon lirinë e shprehjes: “Liria e shprehjes u referohet jo vetëm informacioneve, apo ideve që pranohen pozitivisht … por edhe atyre që ofendojnë, alarmojnë, ose e shqetësojnë Shtetin, ose ndonjë pjesë të popullsisë… Kjo do të thotë se çdo “formalitet, “kusht”, “restrikcion,” apo dënim i përcaktuar në këtë sferë, domosdo duhet të jetë proporcional me qëllimin legjitim që dëshirohet të arrihet.

Gjykata Evropiane ka gjykuar shumë raste që kishin të bënin me këtë të drejtë. Një ndër rastet më të famshme ishte rasti Sunday Timesv v. Mbretëria e Bashkuar i vitit 1979. Ky rast kishte të bënte me ndalesën e bërë nga gjykata për t’u ndalur publikimi i një artikulli nga gazeta Sunday Times, derisa gjykimi ishte duke vazhduar. Artikulli kishte të bënte me zbulimin e faktit se shumë foshnje vuanin nga defekte të lindjes, meqenëse nënat e tyre gjatë shtatëzanisë kishin marrë ilaçin thalidomide. Gjykata Evropiane, kishte vendosur me aktgjykim se ndalesa e botimit ishte shkelje e lirisë së shprehjes, meqenëse artikulli i Sunday times-it ishte me interes publik legjitim dhe se publiku kishte të drejtë ta dijë përmbajtjen e tij, edhepse gjykimi ishte duke vazhduar. Për shkak të këtij aktgjykimi, e drejta angleze që e rregullonte çështjen për mosbindjes së gjykatës ishte ndryshuar.

Rastet e tjera që kishin të bënin me lirinë e shprehjes përfshijnë:

• Humbjen e disa të drejtave nga fusha e lirisë së shprehjes të përcaktuara në Belgjikë për kolaboracion me forcat okupuese (De Beckker v. bELGJIKA, 1962)

• Kritika dy gjyqtarëve porotë në Greenland, Danimarkë (Barfod v.DANIMARKA, 1989)

• Shpifjet ndaj nëpunësve publik në Islandë (Thorgeir Thorgeirson v. islanda, 1992)

• Restrikcionet në dhënien e këshillave agjencioneve në Irlandë për sigurimin e informacioneve për gratë shtatzëna lidhur me mundësitë e abortit në Britani të Madhe (Open Door and Dublin Well Woman v. IRLANDA, 1992)

1136

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

• Refuzimi u dhënës së lejes një kompanie që merrej me elektronikë që t’i shfaqë publikut një program nga një televizion i huaj, i marrë me antenë satelitore private (Autronic AG v. Zvicra, 1990)

• Dënimi penal për fyerjen e qeverisë për shkak të shkuarjen e një artikulli, me të cilin vëmendja e publikut është përqendruar në vrasjet dhe sulmet e bëra nga grupet e armatosura mbi qytetarët bask. Në artikull ishte pohuar që këto grupe ishin duke vepruar pa u ndëshkuar fare dhe se qeveria ishte përgjegjëse për këtë gjë. (Castells v. Spain,1992)

Megjithatë, Konventa përcakton që liria e shprehjes përmban edhe detyra dhe përgjegjësi, dhe mund t’i nënshtrohet kufizimeve të ndryshme, “të domosdoshme për shoqërinë demokratike”. Gjykata Evropiane në mënyrë strikte i ka zbatuar këto kufizime. Për shembull, në rastin Handyside v. Mbretëria e Bashkuar, të vitit 1976, Gjykata kishte vendosur që shteti kishte pas arsye për ta ndaluar publikimin “The Little Red School Book,” një libër arsimi seksual, që konsiderohej “publikim i pahijshëm”, duke pasur parasysh efektet që mund ti kishte në lexuesit e rinj.

7. E DREJTA NË ARSIM

E drejta në arsim është përcaktuar me nenin 2 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe rëndësia e kësaj të drejte është vërtetuar edhe më me aktgjykimin e rastit Kjelsden, Busk and Pedersen v. Danimarka (1976), ku shprehimisht theksohet se “arsimi është qenësor për ruajtjen e ‘shoqërisë demokratike’…”

Në kuadër të kësaj të drejte, një ndër rastet më të njohura të vendosura nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut ishte Cambell and Cosans v. Mbretëria e Bashkuar,1982, që kishte të bënte me rrahjen e nxënësve shkollat shtetërore. Gjykata Evropiane, jo vetëm që kishte vendosur që rrahja ishte kundër të drejtave të prindërve që fëmijë te tyre të edukohen sipas bindjeve të tyre filozofike, por edhe kishte vendosur që përjashtimi nga shkolla i njërit prej fëmijëve që kishte refuzuar ta pranoj rrahjen, ishte shkelje e të drejtës së

1137

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

tij në arsim. Rezultat i këtij aktgjykimi ishte heqja e dënimit trupor në shkollat shtetërore në Britani të Madhe.

Një rast tjetër i vendosur nga Gjykata në vitin 1967, “Rasti gjuhësor i Belgjikës”, kishte të bënte me diskriminimin në mundësi të shkollimit fillor, ku fëmijët franko-folës nuk kishin mundësi të shkolloheshin në gjuhën frënge në rajonet e tjera të afërta.

Në sferën e arsimit, çështje të ndryshme janë shqyrtuar nga Këshilli iEvropës, duke përfshirë:

· Dhunën dhe zgjidhjen e konflikteve në shkolla;

· Maltretimin në shkolla;

· Edukimin për tolerancë dhe mirëkuptim reciprok;

· Historinë pa urrejtje – parandalimin që historia të keqpërdorohet për të inkurajuar ndjenja të nacionalizmit antagonist dhe superioritet kulturor dhe racor

· Arsimimin për mirëkuptim ndërkulturor

· Arsimimin për vlera demokratike;

· Gjuhët moderne për komunikim.

Në këtë kontekst, Këshilli Evropian i ka miratuar një varg masash me të cilat është njohur dhe pranuar rëndësia e arsimit në shkollë dhe jashtë saj. Rëndësi veçanërisht të madhe në këtë drejtim i kushtohet punës në arsim për të drejtat e njeriut.

8. E DREJTA NË SHFRYTËZIMIN E PAPENGUAR TË PASURISË

Një prej çështjeve më të vështira me të cilën janë ballafaquar në kohë të fundit shtetet e Evropës lindore dhe qendrore është çështja e restituimit të

1138

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

pronës dhe nevoja që të merren parasysh kërkesat e ndryshme të të drejtës në pronësi.

Neni 1 i Protokollit Nr. 1 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut e mbron të drejtën në shfrytëzim të papenguar të pasurisë, apo të drejtën në pronësi.

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut i ka vendosur një mori rastesh që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të fushës së të drejtës së pronësisë. Këto në vijim janë disa nga rastet më të njohura të shqyrtuara nga Gjykata:

· Rasti HOLY MONASTERIES V. GREQIA, 1974 që kishte të bënte me marrjen e pronës së kishës greke dhe shndërrimin e saj në pronë shtetërore;

· Rasti LITHGOW AND OTHERS V. MBRETËRIA E BASHKUAR,1986 që kishte të bënte me kompenzimin e pronarëve të aksioneve përpronën e nacionalizuar;

· Rasti LOIZIDOU V. TURQIA, 1995, që kishte të bënte me restrikcionet në qasje ndaj pronës në Qipron Verior;

· Rasti DARBY V. SUEDIA, 1990, që kishte të bënte me obligimin për t’i paguar tatim kishës;

· Rasti INZE V. AUSTRIA, 1987, që kishte të bënte me ndarjen e një ferme fëmiut legjitim duke e diskriminuar fëmiun e lindur jashtë martesës.

9. E DREJTA NË ZGJEDHJE TË LIRA

Një ndër qëllimet qendrore të Këshillit të Evropës është që të mbroj dhe të avancoj demokracinë pluraliste. Pa zgjedhje të lira, nuk mund të ketë demokraci. Në rastin Mathieu Mohin and Clerfayt v. Belgjika e vendosur nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në vitin 1987, Gjykata e kishte interpretuar në këtë mënyrë të drejtën në zgjedhje të lira: “E drejta në

1139

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

zgjedhje të lira është e një rëndësie parësore … meqenëse e mbron parimin karakteristik të demokracisë.”

Që të dy, Gjykata Evropiane dhe Komisioni Evropian për të drejtat e njeriut e kanë theksuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira në intervale të arsyeshme dhe me votim të fshehtë (Protokolli Nr. 1, neni 3).

KARTA SOCIALE E EVROPES

Karta Sociale Europiane i garanton të drejtat sociale dhe ekonomike të njeriut. Është miratuar në vitin 1961, është ndryshuar në vitin 1996 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 1999 dhe gradualisht, si e tillë e zëvendëson traktatin e vitit 1961.

1. E DREJTA NË PUNË

Neni 1 i Kartës Sociale Evropiane përcakton se shtetet palë domosdo duhet të “pranojnë si një prej qëllimeve dhe përgjegjësive të tyre parësore, arritjen dhe ruajtjen e një niveli sa më të lartë të punësimit që është e mundur, me aspiratë që të arrihet punësim i plotë.”

Shumica e dispozitave të kësaj karte kanë për qëllim që të mbrojnë jo vetëm të drejtën në punë, duke përfshirë edhe ndihmën për ngritje profesionale, por gjithashtu edhe kushtet në të cilat njerëzit punojnë dhe nën të cilat ata janë të punësuar.

Këto përfshijnë:

• Neni 2, par. 1: Orët e arsyeshme ditore dhe javore të punës;

• Neni 2 par. 2: Festat publike me pagesë;

• Neni 2, par. 3: Pushimin vjetor me një minimum prej dy javësh;

1140

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

• Neni 2, par. 5: Pushim javor;

• Neni 3: Rregulla të sigurisë dhe shëndetësisë në punë;

• Neni 3 i Protokollit shtesë: Pjesëmarrjen në përcaktimin dhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe mjedisit të punës;

• Neni 4: Kompensim të drejtë, përfshirë të ardhurat e njëjta (për gra dhe burra), për punë të vlerës së njëjtë, shkallë më të lartë të kompensimit për punë jashtë orarit dhe të drejtë në një afat të arsyeshëm të njoftimit për ndërprerje të punësimit dhe

• Neni 1, par.4 dhe nenet 9, 10 dhe 15, par 1: Ndihmë për ngritje profesionale.

Duhet theksuar se Karta sociale evropiane parasheh edhe mbrojtje të veçantë për kategoritë e caktuara të punëtorëve që janë në pozitë më të disfavorshme dhe më të dobët në tregun e punës. Me të, mbrojtje e veçantë i është siguruar edhe fëmijëve (neni 7). Me Kartën sociale evropiane,mosha minimale për t’u pranuar në punë përcaktohet mosha 15 vjeç, dhe një moshë më e pjekur për punë që konsiderohen të rrezikshme dhe dëmshme për shëndetin. Komiteti i pavarur i ekspertëve, këtë dispozitë të Kartës e ka interpretuar në mënyrë që të kuptohet se puna nuk guxon që t’i privoj fëmijët nga shkollimi, se fëmijët gjatë periudhës së shkollimit nuk duhet të punojnë më gjatë se gjysma e pushimit shkollor dhe se numri i orëve të punës gjatë vitit shkollor duhet që të jetë i limituar në mënyrë strikte. Më tutje, Karta sociale evropiane garanton paga dhe pagesa të drejta për punëtorë të rinj dhe fillestarë në punë, të drejtë në pushim minimal vjetor me pagese prej 3 javësh për punëtorë nën 18 vjeç, dhe ndalon, me disa përjashtime, punën e natës për punëtorë më të rinj se 18 vjeç.

Neni 15 i Kartës sociale përcakton mbrojtje të veçantë edhe për persona me aftësi të kufizuara, duke iu ndihmuar atyre që të bëhen pjesë e fuqisë punëtore nëpërmjet të trajnimit profesional dhe rehabilitimit.

Karta sociale siguron mbrojtje të veçantë edhe për nëna, në mënyrë që të garantoj barazinë midis burrit dhe të gruas, duke e përcaktuar me nenin 8 minimumin prej 12 javësh të pushimit të lindjes me pagesë. Sipas Kartës sociale të reviduar, kjo periudhë është zgjatur në 14 javë.

1141

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Me nenin 18 dhe 19, Karta sociale evropiane i rregullon edhe të drejtat e punëtorëve migrues, të cilët janë në të shumtën e rasteve të diskriminuar në punësim. Me këto dispozita rregullohen të drejtat e punëtorëve migrues në çështjet si kompensimi, kontratat kolektive, dhe tatimet, me ç’rast ata nuk guxojnë të jenë të diskriminuar në raport me punëtorët vendas.

Këshilli evropian e ka miratuar edhe një Konventë për të mbrojtur punëtorët migrues, Konventën Evropiane për statusin juridik të punëtorëve migrues, që ka hyrë në fuqi me datën 1 maj 1983. Dispozitat e kësaj Konventë përfshijnë aspektet qenësore të gjendjes juridike të punëtorëve migrues dhe në veçanti pranimin në punë, lejet e punës dhe të qëndrimit, bashkimin e familjes, vendosjen, kushtet e punës dhe të drejtat sindikale, transferin e kursimeve, sigurimin social dhe kthimin e migruesve në vendlindjet e tyre.

2. E DREJTA NË MBROJTJE SOCIALE

Karta sociale evropiane përmban një numër dispozitash me të cilat rregullohen aspekte të ndryshme të së drejtës në mbrojtje sociale, si :

• E drejta në mbrojtje shëndetësore ;

• E drejta në sigurim social dhe

• E drejta në ndihmë sociale dhe shëndetësore si dhe në shërbime sociale

E drejta në mbrojtje shëndetësore. – Sipas interpretimit të Komitetit të pavarur të ekspertëve, Neni 11 i Kartës sociale evropiane përcakton se është detyrë e shteteve që të krijojnë përkujdesje shëndetësore për tërë popullatën. Kjo, sipas tyre, përfshinë mbrojtje të veçantë për nëna, fëmijë dhe për persona në moshë të shtyrë, parandalimin dhe diagnostifikimin e sëmundjeve, ndërtimin e një sistemi për arsim shëndetësor, dhe programe adekuate të vakcinimit.

E drejta në sigurim social. – Neni 12 i Kartës sociale evropiane kërkon nga shtetet që të themelojnë dhe të mbajnë sistem të sigurimit social, dhe që të bëjnë përpjekje për t’a avancuar atë sistem në nivel më të lartë.

1142

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Këshilli evropian ka ndërtuar edhe mekanizma të tjerë që të inkurajoj shtetet për të ndërtuar sistem adekuat të sigurimit social. Instrumentet më të rëndësishme në këtë drejtim janë: Kodi evropian i sigurimit social, i nënshkruar me 16 prill 1964 dhe në fuqi nga data 17 mars 1968 dhe Konventa evropiane për sigurim social me Marrëveshjen suplementare për zbatimin e saj.

MBROJTJA E TË DREJTAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE

Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut siguron mbrojtje minimale për pakicat kombëtare. Në tekstin e saj, pakicat kombëtare vetëm përmenden në pjesën ku rregullohet mbrojtja nga diskriminimi (neni14). Megjithatë, Këshilli i Evropës që në ditët e hershme të tij, në një numër rastesh e ka shqyrtuar çështjen e pakicave kombëtare. Ky interes i Këshillit të Evropës është avancuar sidomos në dhjetëvjetëshin e fundit.

Sot, mbrojtja e pakicave kombëtare është çështje qendrore e Këshillit të Evropës. Ndaj, një ndër aktivitetet e rëndësishme të kësaj organizate ndërqeveritare është edhe zhvillimi i standardeve ndërkombëtare, juridikisht të obligueshme për shtetet anëtare.

Një ndër të arriturat më të mëdha të Këshillit të Evropës në këtë drejtim është Konventa kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, e miratuar me datën 10 nëntor 1994 nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës. Konventa kornizë u hap për nënshkrime me datën 1 shkurt 1995, dhe hyri në fuqi me datën 1 shkurt 1998.

Edhepse kjo konventë nuk është instrumenti i parë i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare, ky instrument është më gjithëpërfshirësi në këtë fushë. Më herët, në tetor të vitit 1992, brenda kornizës institucionale të Këshillit të Evropës është miratuar Karta evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare. Me këtë konventë inkurajohen shtetet palë që të mbrojnë gjuhët rajonale dhe minoritare, megjithëse nuk ju siguron asnjë mbrojtje atyre që i flasin ato gjuhë.

1143

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Konventa kornizë për mbrojtjen e minoriteteve është instrumenti i parë multilateral, juridikisht i obligueshëm që i dedikohet mbrojtjes së pakicave kombëtare. Me këtë dokument bëhet e qartë që mbrojtja e minoriteteve është pjesë integrale e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Për nga natyra e vet, Konventa kornizë dallon nga konventat e zakonshme. Në njërën anë, ajo është Konventë, meqenëse është instrument juridikisht i obligueshëm i të drejtës ndërkombëtare. Në anën tjetër, termi “kornizë” tregon që parimet e përfshira në këtë instrument nuk janë drejtpërdrejtë të zbatueshme në vendimet juridike të brendshme të shteteve kontraktuese, por duhet që të zbatohen nëpërmjet të legjislacionit nacional dhe të politikës së përshtatshme qeveritare. Natyra specifike e këtij instrumenti përpunohet në pjesën e dytë të Konventës kornizë, që kryesisht përfshinë dispozita të tipit programor.

Përveç Preambulës, Konventa Kornizë përmban 32 nene dhe është e ndarë në 5 pjesë. Kjo Konventë nuk e bën definimin e termit “pakicë kombëtare, meqenëse në këtë fazë ishte e pamundur që të arrihej pajtueshmëri midis shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për ta definuar se çka nënkuptohet me termin pakicë kombëtare.

Në Pjesën e parë elaborohen parimet e përgjithshme duke përfshirë parimin që mbrojtja e pakicave kombëtare dhe e personave që i takojnë pakicave kombëtare është pjesë mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në këtë pjesë gjithashtu përcaktohet që secili person që i takon ndonjë pakice kombëtare është i lirë që të zgjedhë që të trajtohet apo jo si pjesëtar i pakicës kombëtare, dhe me këtë rast, i është e garantuar që të mos jetë i diskriminuar nga një gjë e tillë.

Pjesa e dytë është pjesa më e rëndësishme operative e Konventës kornizë, meqenëse përfshinë dispozita që përcaktojnë parime më specifike. Këto parime përfshijnë spektër të gjerë të çështjeve si:

· Mos-diskriminimin;

· Përparimin e barazisë efektive;

· Përparimin dhe ruajtjen e kulturës, religjionit, gjuhës dhe traditave;

1144

MBROJTJA EUROPIANE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

· Lirinë e tubimit, organizimit kolektiv, të shprehurit, mendimit, ndërgjegjës dhe religjionit;

· Qasje në media dhe përdorim të tyre;

· Arsim,

· Kontakte ndërkufitare dhe bashkëpunim,

· Pjesëmarrje në jetën ekonomike, kulturore dhe sociale;

· Ndalimin e asimilimit të dhunshëm.

Pjesa e tretë përfshinë dispozita të ndryshme rreth interpretimit dhe zbatimit të Konventës kornizë;

Pjesa e katërt i përmban dispozitat mbi monitorimin e zbatimit të konventës kornizë, dhe

Pjesa e pestë, përmban dispozita përfundimtare, të modelit të konventave dhe marrëveshjeve të tjera të lidhura brenda kornizës institucionale të Këshillit të Evropës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, me nenin 22 përcakton se Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare është drejtpërdrejtë e aplikueshme në Republikën e Kosovës, në tërësinë e saj, dhe se në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike. Gjithashtu, Kushtetuta, në nenin 58 përcakton se Republika e Kosovës do të promovoj frymën e tolerancës, dialogut dhe do të mbështesë pajtimin ndërmjet komuniteteve dhe do të respektoj standardet e përcaktuara me Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe me Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave.

Neni 123 i Kushtetutës përcakton se Republika e Kosovës e respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe e zbaton atë në masën e kërkuar nga vendi nënshkrues.

Rrjedhimisht, me Kushtetutën e vet, Republika e Kosovës, i garanton standardet më të larta evropiane për respektimin dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare.

1145

Recommended