View
702
Download
5
Category
Tags:
Preview:
DESCRIPTION
Punim Seminarik në Lëndën "Marëdhënie Ndërkombëtare" - Me temë "Ndikimi i OSBE-së në Marëdhëniet Ndërkombëtare"
Citation preview
Departamenti i Shkencave Politike
Lënda : Marëdhënie Ndërkombëtare
Tema : Ndikimi i OSBE-së në Marëdhëniet Ndërkombëtare
Prof. Dr.Abdulla Azizi Punoi: Ideal Hoxha 115376
Tetovë 2010
PËRMBAJTJA
Hyrje
Politika e Sigurisë
Karaktersistikat e OSBE-së
Siguria Evropiane Në Strukturën e OSBE-së
Masat Për Ndërtimin e Sigurisë dhe Mirbesimit
Mekanizmat e Emergjencës
Përfundimi
Hyrje
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është organizatë internacionale që shërben si
forum për dialogje politike. OSBE u themelua në vitin 19751 me Aktin e Helsinkut me 35 shtete
pjesëmarrëse. Në vitin 1995 në Konferencën e Budapestit riorganizohet në organizatë
ndërkombëtare me 56 vende pjesëmarrëse nga Evropa, Azia e Mesme dhe Amerika Veriore.
Detyrat e OSCE-së janë stabiliteti dhe siguria politike në Evropë, zhvillimi i bashkëpunimit
ekonomik, shtetëror, kulturor e ekologjik. OSBE bazohet në praktikat demokratike dhe
qeverisje të përmirësuar. Shumica e stafit që përbehet nga më shumë se 3500 punojnë jashtë
(në teren) përderisa vetëm 10 % punojnë në zyrat qendrore. Në gjuhën e përditshme fjala
“siguri” nënkupton mungesën relative të kërcënimit. Në sferën e marëdhënieve ndërkombëtare
termi siguri mund të indentifikohet me mungesën relative të kërcënimit ose të konfliktit të
armatosur p.sh luftës. Kështu përpjekjet për të forcuar sigurinë evropiane kanë të bëjnë në
radhë të parë me zvogëlimin e rrezikut të luftës ose të konflikteve të armatosura në Evropë.
Siguria mbështetet në stabilitetin politikë dhe ushtarakë. Stabiliteti politikë nënkupton
mosekzistencën e konfliktit të armatosur në nivel politik, sepse ose nuk ekzistojnë tensione
madhore, të cilat mund të kërkojnë zgjidhje ushtarake ose zgjidhja paqësore e konflikteve është
kthyer në një shembull të rregullt dhe të pranueshëm në marëdhëniet ndërkombëtare. Si
stabiliteti politikë edhe aj ushtarakë janë plotësues të njëri tjetrit. Me stabilitet ushtarak
nënkuptojmë faktin se asnjë shtet nuk mund të shpresojë për rezultate të arsyeshme nëpërmjet
përdorimit të forcës ushtarake. Siguria evropiane është e garantuar nëqoftëse ka stabilitet
politikë dhe ushtarakë, siguria evropiane do të ishte në rrezik nëqoftëse stabiliteti politik dhe
ushtarak është në nivel të ulët.
1 Akti I Helsinkut më 1975 shënoi edhe fillimin e funksionimit të OSBE-së ku fillimisht ishin35 Shtete.
Politika e Sigurisë
Me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e luftërave, mund të mbahen dy qëndrime: ai
I ballafaqimit (kundërvënies) dhe ai I bashkëpunimit. Qëndrimi I parë ose ai tradicionali mund të
jetë individual ose kolektivë, vetëmbrojtës, I drejtuar kundër një agresori që vjen nga jashtë. Ky
qëndrimë është kundërvënës, I bazuar ose në mbrojtje ose në parandalim. Në shumë raste,
aleancat për mbrojtje kolektive janë të drejtuara kundër një kundërshtari të ardhshëm të
caktuar. Një mënyrë më e sofistikuar është siguria kolektive, tashmë jo e drejtuar kundër një
kundërshtari të identifikuar, por kundër çdo agresori të mundshëm Brenda sistemit, si p.sh. në
strukturën e OKB-së. Kërcënon se do të përdorë forcën ushtarake të bashkuar te të gjithë
pjesmarrësve në sistem kundër atij që do të jetë agresori, por kjo normalisht, nga ana tjetër, ka
si qëllim promovimin e marëdhënieve paqësore, duke përfshirë zgjidhjen paqësore të debateve
dhe krizave midis anëtarëve të saj. Organizatat ndërkombëtare të sigurisë kolektive2 në këtë
mënyrë kombinojnë elemente nga politika e sigurisë e mbështetur në bashkpunim. Nga ana
tjetër, politika e sigurisë e bashkëpunimit nuk e mbështetë idenë e imponimint të stabilitetit
nëpërmjet kundërvënies. Ajo ka si qëllim promovimin e bashkëpunimit për të parandaluar si
shfaqjen e konflikteve në sferën politike, ashtu edhe zvogëlimin e rrezikut të një ballafaqimi të
armatosur. Më hollësisht, politika e sigurisë e bashkëpunimit ka si qëllim parandalimin e
përshkallëzimit të konflikteve. Duke qenë se politika e sigurisë së bashkëpunimit nuk bazohet
tek imponimi, por mbështetet tek kooperimi, nuk kërkon ndonjë strukturë speciale të
vendimmarrjes kundër një shteti. Si rrjedhim, strukturat e mbrojtjes kolektive ose sigurisë
kolektive, nga njëra anë, dhe të sigurisë së bashkëpunimit, nga ana tjetër, ndryshojnë nga disa
anë përsa I përket parandalimit të një lufte të mundshme. Grupi I parë ka si qëllim kryesishtë
frenimin e një agresioni, duke kërcënuar me një kundërveprimë të dhunshëm. Rezultatet e tij
parandaluese janë të tërthorta. Duhet të theksojmë se nuk ka mjete për të parandaluar luftërat
aksidentale, të cilat nuk e kanë origjinën në agresionin e paramenduar, por te
mosmarrëveshjet, keqinterpretimet ose në llogaritjet e gabuar.
2 Organizatat Ndërkombëtare të Sigurisë Kolektive: OSBE, NATO, ONUSOM, DGSE etj.
Në kundërshtim me të, politika e bashkëpunimit kërkon bashkëpunim nga e gjithë bota. Ka si
objektiv të qartë reduktimin e rreziqeve të “luftërave aksidentale”
Mbrojtja kolektive dhe siguria kolektive, nga një anë, dhe sigurimi I bashkëpunimit, nga ana
tjetër, edhe pse duhen parë në parim si të ndryshme, janë mjete plotësuese të politikës së
sigurisë ndërkombëtare. Ndërsa njëri grup synon të frenojë agresionin e qëllimshëm, por nuk
mund të parandalojë luftën aksidentale, grupi tjetër synon të parandalojë luftën civile, por nuk
mund të parandalojë agresionin e paramenduar. Konferenca mbi sigurinë dhe bashkëpunimin
në Evropë (OSBE) që në fillim ka pasur si objektiv stabilitetin ushtarak, ekonomik dhe politik dhe
një pjesmarrje gjithpërfshirëse. Në agjendën e saj përfshiheshin çështje të marëdhënieve
ndërkombëtare, diskutime mbi parimet më thelbësore të sigurisë, për instruksionet dhe
rregullat gjatë operacioneve ushtarake, për marëdhëniet ekonomike etj. Së dyti, ka qenë forumi
I vetëm evropianë I organizuar vetëm për Evropën. Përfundimishtë, ka qenë forumi I vetëm që
përfshinte jo vetëm ato shtete që bënin pjesë në aleancat Lindore dhe Perëndimore, por
gjithashtu dhe vendet e tjera asnjanëse.
Karakteristikat e OSBE-së
OSBE-ja ndryshon nga institucionet tjera për sigurinë evropiane në shumë anë. Ndryshimi më I
rëndësishëm lidhet me faktin se, siç tregon dhe vetë emri, nuk është krijuar si një organizatë
ndërkombëtare që vlersonte mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare3, por gjithmonë është
konsideruar si një sipërmarrje e veqantë. Ajo përfaqësohet nga një seri konferencash dhe
mledhjesh, të cilat derivojnë nga konferenca e Heksinkit dhe që kanë quar në krijimin dhe
organizimin e institucioneve të përhershme në një shkallë të kufizuar. Si pasojë, nuk egziston
anëtarësia në OSBE, por shtetet e pranuara në të konsiderohen si “shtete pjesmarrëse”.
Ky element ka zhvilluar disa karakteristika, të cilat janë bërë të dukshme gjatë gjithë
konferencave të OSBE-së.
3 OSBE-ja organizatë që nuk funksionon sipas ligjeve ndërkombëtare por ka rregullat e veçanta të veta.
Së pari, funksioni I një konference shumkombëshe është për të krijuar kushtet dhe për të
diskutuar rregullat në një prespektivë afatgjatë më tepër se sat ë gjejnë zgjidhje për problem
afatshkurtra. Së dyti, ndonëse organizatat ndërkombëtare vazhdimishtë adoptojnë parimin e
shumicës gjatë procesit të vendimmarrjes, në shumicën e rasteve kërkohet arritja e
konsensusit. Suksesi I tyre qëndronë në faktin se vlerësohet më tepër respektimi I vullnetit të
pjesmarrësve për të bashkëpunuar në gjetjen e një zgjidhjeje sese ideja e imponimit të vullnetit
të disave (shumicës) mbi pjesën tjetër. Së treti , një konferencë zhvillohet duke u bazuar tek
nismat e shteteve pjesmarrës. Një konferencë nuk është një actor në vetvete, por një vend ku
veprojnë shtetet pjesmarrëse. Të gjitha këto elemente gjenden në strukturën e OSBE-së. Për
shkak të nevojës së shteteve për të bashkëvepruar, OSBE-ja që në origjinën e saj ka qenë një
strukturë bashkëpunimi sigurie pa elemente imponimi apo detyrimi. Natyra e sigurisë
“bashkëpunuese” është shprehur edhe në vetë emrin OSBE-së duke treguar se stabiliteti në
Evropë kërkonte si sigurinë dhe bashkëpunimin, por duke vënë theksin te bashkëpunimi si thelb
I politikës së sigurisë. Ka gjetur pasqyrim në instrumentet e politikës së sigurisë të OSBE-së, të
bazuara në deklaratën mbi parimet që drejtojnë marëdhëniet midis shteteve pjesmarrëse në
fushën politike dhe masat për ndërtimin e sigurisë dhe të besimit në fushën ushtarake.
Siguria Evropiane Në Strukturën e OSBE-së
Dokumenti final I Helsinkit nuk e përcaktonë “sigurinë” haptazi. Parathëniet e kreut mbi
çështjet e lidhura me sigurinë në Evropë po aq sa dhe me dy dokumentet mbi deklaratën për
parimet që drejtojnë marëdhëniet midis shteteve pjesmarrëse dhe dokumentin mbi masat e
ndërtimit të sigurisë dhe aspekteve të veqanta të saj dhe çarmatimit e bëjnë të mundër,
sidoçoftë, përpunimin e një koncepti të sigurisë evropiane, siç shihet përmes prespektivës së
OSBE-së. Objektivi I shteteve pjesmarrëse ishte për t’u njohur me kushtet në të cilat njerëzit
mund të jetonin në paqe pa frikën e kërcënimeve ose të veprimeve që prekin sigurinë e tyre .
Në një rrugë të ngjajshme, ky paragraf lidh “paqen” dhe “sigurinë” së bashku, duke njohur
lidhjen e ngushtë midis paqes dhe sigurisë në Evropë dhe në botë, duke dashur të luajnë rol në
forcimin e paqes dhe sigurisë botërore. Kuptimi I “sigurisë” në strukturën e OSBE-së është I
njëjtë me kuptimin që I jepet këtij nocioni në kartën e OKB-së. Në të dy rastet siguria është e
lidhur me nocionin e paqes nëpërmjet përdorimit të forcës ushtarake. Siguria të udhëheqë drejt
“paqes”.
Masat Për Ndërtmimin E Sigurisë Dhe Të Mirëbesimit
Përsa I përket çështjes operative, instrumentet kryesore të politikës bashkëpunuese të sigurisë
në strukturën e OSBE-së janë masat për ndërtimin e sigurisë, siç theksohet në dokumentin e
dytë të dekretit të fundit. Këto masa synojnë për të ndihmuar në pakësimin e rreziqeve të
konflikteve të armatosura dhe të mosmarrëveshjeve dhe llogaritjeve të gabuara të aktiviteteve
ushtarake, të cilat mund të shkaktojnë panik, sidomos kur shteteve pjesmarrëse u mungon
informacioni I saktë dhe në kohë. Masat në këto kushte përfshijnë informimin paraprakë mbi
manovrat e rëndësishmë ushtarake, shkëmbimin e vëzhguesve, informimin paraprakë mbi
lëvizjet ushtarake, shkëmbimi me ftesë I personelit ushtarakë, duke përfshirë vizitat e
delegacioneve ushtarake etj. Këto masa u ripërpunuan dhe u përmirsuan në Konferencën mbi
masat për ndërtimin e sigurisë dhe të çarmatimit në Stokholm CDE (1984-1986)4 dhe në
bisedimet mbi masat për ndërtimin e sigurisë në Vijenë (1989-1992). Këto ndikuan në ndërtimin
e mekanizmave të emergjencës të cilët shërbejnë si mjete të parandalimit të konflikteve në
strukturën e OSBE-së.
Mekanizmat E Emergjencës
4 CDE - Confidence- and Security Building Measures and Disarmament in Europe
Brenda strukturës së OSBE-së, mekanizmat e emergjencës5 janë zhvilluar në drejtmie të
ndryshme dhe pëe situata të jashtëzakonshme të ndryshme nga njëra tjetra. Këto mekanizma
veprojnë gjatë problemeve në fushën ushtarake, por edhe në situate krizash politike.
Mekanizmi Ushtarakë I Emergjencës
Mekanizmi I konsideruar më kryesorë ka qenë ai I ndërtuar dhe I përdorur gjatë zhvillimit të
aktiviteteve ushtarake të jashtëzakonshme. Bashkangjitur me të u dhanë disa propozime për të
krijuar një rrjet komunikimi të emergjencës, I cili do të shërbente në të njëjtën kohë për të
plotësuar dhe forcuar kanalet diplomatike ekzistuese. Kjo ide u përpunua në mënyrë më të
detajuar pas propozimit të 9 qershorit të vitit 1989, ku kërkohej që çdo shtet pjesmarrës duhet
të përcaktonte një pikë kontakti për të marrë informacionin në 24 orë. Parale me propozimin e
parë, shtetet që bënin pjesë në atë kohë në Traktatin e Varshavës propozuan në 8 mars të vitit
1989 “zhvillimin e një sistemi komunikacioni special për njohjen dhe sqarimin nga të dyja palët
të situatave dhe ngjarjeve të pazakonta”. Veç kësaj, kërkohej kryerja e konsultimeve mbi një
bazë të rregullt dypalëshe ose shumpalëshe, si dhe ngritja e një qendre për të minimizuar
rreziqet e luftës dhe parandalimin e sulmeve të befasishme në Evropë. Ideja e ngritjes së një
sistemi komunikimi u përmendë në propozimet e 22 marsit të vitit 1989, ku veç të tjerash,
synohej nevoja e shtimit të konsultimeve midis krerëve të shteteve të qeverive, si dhe mbajtjen
e mbledhjeve të nivelit të lartë në rast të situatave emergjente. Po kështu edhe grupi I shteteve
asnjajëse, pra që nuk ishin angazhuar në asnjë aleancë, kërkuan në 12 korrik të vitit 1989
ngritjen e një sistemi të shpejtë të komunikimit për të siguruar saktësi dhe shpejtësi të
transmetimeve. Gjtashtu, mjetet modern të komunikimit duhet të përdoreshin për
transmetimin e hartave, diagrameve dhe informacioneve të tjera grafike.
Mekanizmi Joushtarakë I Emergjencës I CSO-së (Komiteti I Zyrtarëve të Lartë)
Karta e Parisit ka nënvizuar në mënyrë yë qartë “zhvillimin e kushteve për organizimin e
mbledhjeve të CSO6-së në situate emergjente”. Mekanizmi joushtarakë I emergjencës u krijua
5 Mekanizmat e Emergjencës – Emergency Machanism of OSCE organization.6 CSO - Committee of Senior Officials
në mbledhjen e Këshillit në Berlin në qershorë të vitit 1991. Ai synonte t’I jepte zgjidhje
situatave serioze emergjente të cilat mund të shkaktoheshin nga shkelje të parimeve të
dokumentit të fundit ose si rezultat I prishjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Nëqoftëse një
shtet pjesmarrës ndikon ekzistencën e një situate emergjente, aim und të kërkojë shpjegime
nga shteti ose shtetet e përfshira në të. Këto të fundit për rreth 48 orë do të sigurojnë të gjitha
informacionet e nevojshme për shpjegimin dhe sqarimin e situatës. Nëse situate nuk zgjidhet,
çdo shtet mund ti drejtohet kryetarit të CSO-së për mbajtje e një mbledhjeje urgjente të
komitetit. Në kërkesë përmenden arsyet pse qështja është urgjente dhe pse përdorimi I këtij
mekanizmi është I përshtatshëm. Mbledhja nuk duhet të zgjasë më tepër se 2 ditë. Synimi I saj
është të arrijë në përfundime dhe rekomandime për zgjidhjen e situatës. Mund të vendosë
gjithashtu për organizimin e një mbledhjeje në nivel ministrash. Ky mekanizëm është vënë në
veprim në fillim të krizës jugosllave në korrik të vitit 1991. Ky mekanizëm ndikoi, midis të
tjerave, në mbështetjen e misionit vëzhgues të KE-së nga ana e OSBE-së dhe zgjerimit të
veprimtarisë së tij nëpërmjetë përfshirjes së anëtarëve nga shete që nuk ishin pjesmarrës në KE.
Mbledhjet e mëvonshme tepër urgjente u mbajtën mbi bazën e mbledhjes së parë, sa herë që
situata e kërkonte një gjë të tillë. Një mbledhje urgjente e dytë u mbajtë gjatë CSO-së në
Helsinki në 6 maj 1992, mbi situatën në Bosnje-Hercegovinë.
Mekanizmi Për Zgjidhjen Paqësore Të Mosmarrëveshjeve
Në mbledhjen e Berlinit, Këshilli vendosi mbi krijimin e maknizmit për zgjidhjen paqësore të
mosmarrëveshjeve, siç u diskutua në mbledhjen e ekspertëve të OSBE-së në Valleta. Ky
makanizëm përbëhet nga njerëz të përgatitur dhe ka funksionet e një pale të tretë për të
pajtuar dy qëndrime të kundërta dhe synonë të parandalojë mosmarrëveshjet politike nga
përshkallëzimi I tyre drejt formave më të ashpra të ballafaqimit.
Përfunidmi
Siguria dhe Stabiliteti janë pikat më të forta të Evropës moderne, OSBE-ja si organizatë për
siguri dhe bashkëpunim që kur ka filliur të funksionojë ka pasur një ndikim të madhë në
vendosjen ë stabilitetit politikë në Evropë dhe ruajtjen e sigurisë në të njëjtën kohë. Kjo
organizatë ndodhet në të gjitha shtetet evropiane duke përfshirë edhe ato shtete që nuk janë
në bashkimin evropianë. OSBE-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm sidomos pas shpërbërjes së
Jugosllavisë, saktësishtë fillimishtë në Bosnje dhe Hercëgovinë ku pata masakra të mëdha nga
populli serb dhe më vonë edhe në kosovë. Kjo organizatë vazhdon të ketë ndikim në këto
shtete. Së fundmi OSBE-ja I rekomandoj qeverisë Thaçi7 ta ndalojë reklamimin e pabalancuar në
gazeta, ky shembull flet qartë për pikëpamjet e OSBE-së për stabilitetë. Ajo shikon të gjitha
format dhe ndërhynë në çdo aspekt që mund të qojë deri te prishja e sigurisë dhe stabilitetit
ekonomikë në vend. Që nga viti 1993 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara
shpalli 3 Majin Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, kjo datë përkujton publikun dhe autoritetet që
mediat e lira dhe liria e shprehjes janë të lidhura ngushtë me funksionimin e strukturave
demokratike dhe prosperitetin. Misioni i OSBE-së ka mandat për të mbështetur dhe promovuar
parimet e lirisë së mediave dhe lirinë e shprehjes në Kosovë. Misioni inkurajon të gjithë
qytetarët, vendim marrësit dhe shoqërinë civile që të përkrahin, forcojnë dhe mbrojnë parimet
e pavarësisë editoriale, lirinë e shprehjes dhe mediat e lira. Vetëm duke respektuar këto vlera
themelore demokratike do të arrihet përparim i mirëfilltë shoqëror dhe ekonomik. Për këtë
arsye dhe në këtë ditë të veçantë, Misioni shpreh shqetësim për disa zhvillime brengosëse në
fushën e mediave kohëve të fundit, duke përfshirë rritjen e numrit të kërcënimeve të
drejtpërdrejta ndaj gazetarëve hulumtuese dhe sfidave në pavarësinë editoriale të
transmetuesit publik. Siç është cekur së fundi në një raport të OSBE-së, mediat mund të
ndikohen edhe nga mënyra se si institucionet i shpërndajnë reklamat. Ky është edhe një
shembull I ndikimit të OSBE-së në Politikën Ndërkombëtare.
Literatura
7 Artikull nga Koha.net ; Artikull nga e përditshmja Bota Sot – e mërkurë 2 Qershorë 2010
Bejtush Gashi dhe Pjetër Hidri – “Konfliktet Ndërkombëtare dhe
Ndëretnike – Prishtinë 2008 ©
Moller Bjorn – “Resolving the Security Dilema in Europe” – New
York 1991 ©
www.wikipedia.org
Gazeta “Bota Sot” E Mërkurë 2 Qershorë 2010 – Artikull Për
Shqetësimin e OSBE-së në Lidhje me Lirinë e Mediave Në Kosovë
http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,19883
www.osce.org/item/28703.html?lc=SQ
vb.ks-forum.us/showthread.php?p=120456
Recommended