27
Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim Shoqëria Ndërkombëtare për Zhvillim Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetare Raport Progresi mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit (SHNZH - Kredia Nr. 4083-SHQIPËRI) 01 Korrik 2009

Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Raporti Nr. 49153-Shqipëri

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim Shoqëria Ndërkombëtare për Zhvillim

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetare

Raport Progresi mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në

Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

(SHNZH - Kredia Nr. 4083-SHQIPËRI)

01 Korrik 2009

Page 2: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetare Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në

Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

(SHNZH - Kredia Nr. 4083-SHQIPËRI)

PËRMBAJTA

I. Hyrje ....................................................................................................................... 3

II. Statusi i Zbatimit të Planit të Veprimit të menaxhimit ........................................... 3

III. Hapat e Mëtejshëm ................................................................................................. 9

Anekset Aneksi A: Përmbledhje e Progresit të Planit të Veprimit të Menaxhimit Aneksi B: Marrëveshja e Grantit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kërkuesve lidhur me

Shpenzimet Ligjore

ii

Page 3: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

SHKURTIME DHE AKRONIME

PB Procedurat e Bankës EAQ Rajoni i Evropës dhe Azisë Qëndrore MAESDSH Misioni i Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare ZPPJ Zëvendës Presidenca e Punëve të Jashtme PMIPZB Projekti i Menaxhimit të Integruar dhe i Pastrimit te Zonës Bregdetare SHNZH Shoqëria Ndërkombëtare për Zhvillim PIN Paneli i Inspektimit ZPL Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore PO Politika Operacionale ZPPOSHV Zëvendës Presidenca për Politikën e Operacioneve dhe Shërbimet OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë DVP Dokument i Vlerësimit të Projektit

LISTA E POLITIKAVE OPERACIONALE DHE E PROCEDURAVE TË BANKËS

PO/PB 4.12 Risistemimi Jovullnetar PO/PB 10.00 Huadhënie për Investime: Identifikimi tek Prezantimi i Bordit PO/PB 13.05 Mbikëqyrja e Projektit

iii

Page 4: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare
Page 5: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Projekti për Shqipërinë i Menaxhimit të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetare u miratua nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë me datën 21 Qershor 2005. Me datën 01 Nëntor 2007, Drejtorët Ekzekutivë të Bankës Botërore autorizuan një hetim të Panelit të Inspektimit lidhur me prishjen e pesëmbëdhjetë ndërtesave në komunitetin e Jalës në Prill të vitit 2007. Përgjigja e Menaxhimit identifikoi një numër gabimesh që kishin ardhur nga përgatitja dhe zbatimi i projektit ndërkohë që propozoi një Plan Veprimi për të trajtuar këto çështje. Ky Raport i Progresit trajton zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit të diskutuar nga Bordi i Drejtoreve me datën 17 Shkurt 2009 në përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit.

Raporti i Progresit përshkruan me hollësi përparimin e rëndësishëm që është bërë në lidhje me Planin e Veprimit të Menaxhimit:

(i) U përfundua një rishikim i gjerë nga ana e Bankës i zbatimit të politikave të mbrojtjes në projektet që mbështesin planifikimin e përdorimit të tokës. Në bazë të këtij rishikimi, Menaxhimi ka nxjerrë me datën 30 Qershor 2009 sa më poshtë vijon: (a) një sqarim të politikës lidhur me mënyrën se si Politika Operacionale/Procedurat e Bankës 4.12, Shënimi 8 (në fund të faqes), zbatohet ndaj projekteve të planifikimit të përdorimit të tokës; dhe (b) Dokument Udhëzues i ndërmjetëm lidhur me zbatimin e politikave të mbrojtjes në projektet e planifikimit të përdorimit të tokës;

(ii) Banka Botërore ka nënshkruar një Letër Marrëveshje me Qeverinë Shqiptare për një shqyrtim të mbikëqyrur në mënyrë të pavarur dhe rast pas rasti përpara Drejtësisë Shqiptare të ankimeve të Kërkuesve që pretendojnë se ishin dëmtuar nga prishjet e kryera në muajin Prill të vitit 2007. Kjo marrëveshje përmban pagesën e Bankës për asistencën juridike që do t’i jepet Kërkuesve dhe për angazhimin e një vëzhguesit të pavarur ndërkombëtar. Marrëveshja konfirmon edhe angazhimin e Qeverise për ndërmarrjen e përpjekjeve në mirëbesim për të siguruar që procesi të jetë i shpejtë, ndërkohë që respektohet pavarësia e Sistemit të Drejtësisë, dhe pajtimin me çdo gjykim që del nga shqyrtimi. Të nëntë familjet kanë shfaqur synimin e tyre për të ngritur padi ligjore dhe për te marrë asistencën e dhënë nga Banka: rastet e para pritet të dërgohen në gjykatë në Korrik 2009. Me datën 25 Qershor 2009 është kontraktuar një kandidat për vëzhgues të pavarur ndërkombëtar. Menaxhimi informoi Qeverinë rreth kandidatit të përzgjedhur. Gjithashtu, Qeveria Shqiptare ka punësuar një konsorcium ndërkombëtar dhe ka nisur një Vlerësim Social dhe të Vulnerabilitetit, nën mbikëqyrjen e Bankës Botërore , për të hartuar kriteret dhe një paketë ndihme si dhe procedurat për familjet e varfra dhe/ose vulnerabël që mund të preken nga prishjet e objekteve. Këto kritere dhe paketa e ndihmës do të zbatohen në mënyrë prapavepruese ndaj personave të varfër dhe/ose vulnerabël që janë dëmtuar nga prishjet e objekteve në muajin Prill 2007;

(iii) Zyra e Bankës Botërore në Tiranë është duke zbatuar Strategjinë e re të Komunikimit që përmban një sistem reagimesh proaktive dhe në afate të rregullta

Page 6: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

kohore ndaj ankesave, raporte vjetore përpara komisioneve Parlamentare për politikat dhe zbatimin e projekteve, dhe një mbikëqyrje të shtuar të proceseve të konsultimeve që udhëhiqen nga qeveria gjatë përgatitjes dhe zbatimit të projekteve;

(iv) Trajnimi i synuar për masat e mbrojtjes është duke u organizuar për stafin operacional në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore duke përfshirë zyrat e Bankës Botërore në shtete të ndryshme në kuadër të trajtimit të zbatimit të masave mbrojtëse mjedisore dhe sociale në portofol; dhe

(v) Kontrollet e cilësisë janë forcuar në të gjithë portofolin huadhënës të Bankës Botërore në bazë të rishikimit të gjerë që Banka Botërore ka realizuar ndaj Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve dhe të dokumentacionit ligjor për të gjithë 1,550 projektet e Bankës Botërore.

Livrimet e fondeve në kuadër të Projektit u ndërprenë me datën 09 Janar 2009. Duke marrë në konsideratë progresin e arritur në Planin e Veprimit të Menaxhimit, Menaxhimi synon të vazhdojë me ristrukturimin e projektit. Menaxhimi propozon, në mënyrë të veçantë që, në bashkërendim me donatorë të tjerë, të ristrukturohet Projekti me qellim që të ruhet mbështetja për aktivitetet e mëposhtme: (i) pastrimi i mbetjeve të rrezikshme në pikën e Porto Romanos; (ii) ndërtimi i një vend-groposje për mbeturinat dhe i një terminali për pasagjeret në portin e Sarandës; (iii) investime të bazuara tek komuniteti duke përfshirë ujësjellës të vegjël dhe infrastrukturë të ujërave të zeza në fshatrat e bregdetit; dhe (iv) menaxhimi i zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar të Butrintit. Duke shkuar më tej, asnjë aktivitet për planifikimin e përdorimit të tokës nuk do të financohet, dhe fondet që në fillim kanë qenë destinuar për planifikimin e përdorimit të tokës do të rindahen. Të gjitha angazhimet që përmban Letër Marrëveshja do të përfshihen si kushte në kuadër të Marrëveshjes së ristrukturuar të Kredisë për Zhvillim dhe çdo moszbatim do të detyrojë Bankën Botërore që të ushtrojë sanksionet e saj që përfshijnë ndërprerjen dhe anulimin e financimit. Projekti i ristrukturuar do të paraqitet përpara bordit për miratim në gjysmën e parë të VF10. Përfundimisht, Menaxhimi do të raportojë pranë Bordit nëpërmjet Raportit të ardhshëm të Progresit mbi zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit deri në fund të vitit 2009.

2

Page 7: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

I. HYRJE

1. Ky Raport i Progresit trajton zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit1 që u diskutua nga Drejtorët Ekzekutivë me datën 17 Shkurt 2009 dhe që u bë publik me datën 18 Shkurt 2009. Menaxhimi u angazhua të paraqitej me një Raport Progresi brenda tre muajsh. Detajet për veprimet e ndërmarra si pjesë e Planit të Veprimit të Menaxhimit janë përfshirë në një matricë që përmbledh masat kryesore që janë ndërmarrë deri tani (Shih Aneksin A).

II. STATUSI I ZBATIMIT TË PLANIT TË VEPRIMIT TË MENAXHIMIT

2. Ky seksion siguron informacion mbi progresin e sa më poshtë vijon: (a) sqarimin e zbatimit të Politikës Operacionale/Procedurave të Bankës 4.12 ndaj aktiviteteve të planifikimit të përdorimit të tokës; (b) dhënien e asistencës për Kërkuesit e Jalës, duke përfshirë shqyrtimin rast pas rasti përpara Drejtësisë Shqiptare të pretendimeve të tyre për dëmtimet që kanë pësuar si rezultat i prishjes së objekteve në muajin Prill të vitit 2007 dhe zbatimin prapaveprues të një pakete ndihme për familjet e varfra dhe/ose vulnerabël të dëmtuara si rezultat i prishjes së objekteve në muajin Prill të vitit 2007; (c) forcimin e komunikimit; (d) forcimin e masave mbrojtëse në portofolet e Shqipërisë dhe të Rajonit të Evropës e të Azisë Qendrore; dhe (e) forcimin e kontrollit të cilësisë në portofolin e Rajonit të Evropës e të Azisë Qendrore si dhe në të gjithë portofolin huadhënës të Bankës Botërore.

A. ZBATIMI I POLITIKËS OPERACIONALE/PROCEDURAVE TË BANKËS 4.12 NDAJ AKTIVITETEVE TË PLANIFIKIMIT TË PËRDORIMIT TË TOKËS

3. Është përfunduar një shqyrtim i gjerë i Bankës nga ana e Zëvendës Presidencës për Politikën e Operacioneve dhe Shërbimet dhe e Zëvendës Presidencës për Çeshtjet Ligjore lidhur zbatimin e politikave të mbrojtjes në projektet që mbështesin planifikimin e përdorimit të tokës. Deri tani, të gjitha projektet që mbështesin planifikimin e përdorimit të tokës, duke përfshirë planifikimin e zonës bregdetare, janë identifikuar dhe shqyrtuar lidhur me zbatimin e politikave të mbrojtjes. Ky shqyrtim ka përfshirë identifikimin dhe kontrollimin e aspekteve te mbrojtjes në mbi 130 projekte si në proces përgatitje ashtu edhe nën mbikëqyrje. Si pjesë e këtij procesi, ekipi ka organizuar mbledhje me një numër të madh Drejtuesish të Ekipeve të Projekteve dhe specialistësh e grupesh të përfshirë në llojet e ndryshme të planifikimit të përdorimit të tokës brenda Bankës Botërore. U hartua një matricë gjithëpërfshirëse e cila rendit projektet ku po ndërmerren aktivitete të planifikimit të përdorimit të tokës sëbashku me politikat e mbrojtjes që kanë nisur. Shqyrtimi kontrollon edhe mënyrën se si po hartohen dhe zbatohen çeshtjet e mbrojtjes sipas llojit te instrumentit huadhënës.

1 Raporti i Menaxhimit dhe Rekomandimet në Përgjigje të Raportit të Panelit të Inspektimit (INSP/R2008-004/2) dhe Plani i Veprimit të Menaxhimit i Rishikuar (INSP/R2008-0004/3).

3

Page 8: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

4. Në bazë të këtij shqyrtimi, Menaxhimi ka hartuar sa më poshtë vijon: (a) një sqarim të politikës lidhur me mënyrën se si Politika Operacionale/Procedurat e Bankës 4.12, Shënimi 8 (në fund të faqes), zbatohet ndaj projekteve të planifikimit të përdorimit të tokës; dhe (b) një Dokument Udhëzues të ndërmjetëm lidhur me zbatimin e politikave të mbrojtjes në projektet e planifikimit të përdorimit të tokës. Sqarimi i Politikës dhe Dokumenti Udhëzues u publikuan me datën 30 Qershor 2009. Menaxhimi ka shqyrtuar edhe çeshtjet e zbatimit të politikave të mbrojtjes në rastin e veprimeve të paautorizuara të Njësive të Koordinimit të Projekteve dhe ka përgatitur materiale udhëzuese që u publikuan më datën 30 Qershor 20092. Trajnimi i përgatitur për të shpërndarë materialet udhëzuese si për planifikimin e përdorimit te tokës ashtu edhe për veprimet e paautorizuara të Njësive të Koordinimit të Projekteve dhe për të zhvilluar aftësitë për t’i trajtuar këto çështje, do të realizohet me stafin e Bankës Botërore në zyrat qëndrore dhe në zyrat e vendeve të tjera në VF10.

B. DHËNIA E ASISTENCËS PËR KËRKUESIT E JALËS DHE PËR ATA QE JANË DËMTUAR NGA PRISHJA E OBJEKTEVE NË MUAJIN PRILL TË VITIT 2007

5. Banka Botërore po jep asistencë për një shqyrtim të pavarur e rast pas rasti përpara Drejtësisë Shqiptare të pretendimeve të Kërkuesve që pretendojnë se ata ishin dëmtuar si rezultat prishjes së objekteve në muajin Prill të vitit 2007 dhe se ata duhet të kompensohen si pasojë e këtyre prishjeve. Gjithashtu, një Vlerësim Social dhe për Vulnerabilitetin ka filluar dhe përfshin hartimin e kritereve dhe të procedurave për të ndihmuar njerëzit që mund të humbasin banesën e tyre kryesore ose burimin kryesor të jetesës si pasojë e prishjes së objektit. Paketa rezultuese e ndihmës do të zbatohet në mënyrë prapavepruese ndaj familjeve të varfra dhe/ose vulnerabël të dëmtuara nga prishja e objekteve në muajin Prill të vitit 2007. Më poshtë jepen hollësi mbi ecurinë e veprimeve të veçanta:

Marrëveshja me Qeverinë për Shqyrtimin Gjyqësor rast pas rasti.

6. Marrëveshje që konfirmon pranimin nga ana e Qeverise Shqiptare për shqyrtim gjyqësor rast pas rasti e të monitoruar në mënyrë të pavarur u nënshkrua nga Ministri i Financave me datën 16 Prill 2009. Marrëveshja konfirmon pranimin e Qeverise në lidhje me pagesën nga ana e Bankës Botërore të tarifave ligjore të Kërkuesve dhe angazhimin e një Vëzhguesi të Pavarur që do të raportojë në baza konfidenciale pranë Menaxhimit. Qeveria angazhohet gjithashtu të bëjë përpjekje në mirëbesim për te siguruar që procesi të jetë i shpejtë, ndërkohë që respektohet pavarësia e gjyqësorit, dhe se pajtohet me çdo gjykim që del nga shqyrtimi gjyqësor.

Financimi i Përfaqësimit Ligjor për Kërkuesit

7. Metoda Bazë. Menaxhimi ka punuar që të krijojë një mekanizëm të përshtatshëm për të ndihmuar kërkuesit nëpërmjet financimit të shpenzimeve të tyre ligjore. Parimi udhëheqës ka qenë që Banka Botërore nuk duhet të përshihet në procesin e përzgjedhjes, të kontraktimit apo të informimit të avokatëve, për të shmangur çdo perceptim lidhur me 2 Këto materiale udhëzimi janë te shpallura ne Faqen e Internetit te Bankës Botërore për Masat Mbrojtëse (www.worldbank.org/safeguards).

4

Page 9: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

përfshirjen e Bankës Botërore në ngritjen e padive apo në marrëdhëniet avokat-klient. Pra, mbështetja e Bankës Botërore është në formën e financimit të kontratave ndërmjet Kërkuesve dhe avokatëve që ata kanë përzgjedhur vetë.

8. Komunikimi i vazhdueshëm me Kërkuesit. Zyra e Bankës Botërore në Tiranë ka komunikuar rregullisht me Kërkuesit që nga Mbledhja e Bordit e datës 17 Shkurt 2009. Në Tiranë, me datën 26 Shkurt 2009, u organizuan takime për të informuar Kërkuesit mbi rezultatet e mbledhjes së Bordit, ndërkohë që me datën 11 Mars u organizuan në Vlorë dhe me 14 Prill në Jalë për të diskutuar përgatitjet lidhur me mbështetjen e Bankës Botërore për financimin e shpenzimeve të shqyrtimit gjyqësor rast pas rasti. Gjithashtu, ka pasur komunikim të rregullt ndërmjet Kërkuesve të veçantë dhe Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë që është moderuar nga një specialist i zhvillimit social i punësuar nga Banka. Kërkuesit: (i) kanë rënë dakord me parimin se ata vetë duhet të zgjedhin avokatët e tyre; (ii) janë të vetëdijshëm se Banka Botërore duhet të mbetet palë e paanshme gjatë shqyrtimit gjyqësor rast pas rasti; dhe (iii) kanë mirëpritur praninë e një eksperti ndërkombëtar për të vëzhguar procedurat.

9. Marrëveshjet e grantit. Departamenti Ligjor i Bankës hartoi një model Marrëveshje Granti sipas këshillave të Kryezyrtarit Administrativ për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore si instrumenti me anë të cilit do të paguheshin shpenzimet ligjore dhe shpenzime e tjera të lidhura të Kërkuesve (Shih Aneksin B). Kjo marrëveshje siguron një grant nga Banka për secilën prej familjeve për mbulimin e tarifave të tyre të arsyeshme ligjore të ndjekjes së gjyqeve. Shuma e secilit grant është shprehur si një tavan i cili llogaritet në bazë të sa më poshtë vijon: (i) tarifat e vendosura nga avokati i përfituesit të grantit (i nënshtrohen miratimit nga Banka Botërore); (ii) tarifat e pritshme të dorëzimit të padisë në gjykatë bazuar në shumën e dëmeve që pretendohen; dhe (iii) një vlerësim i shpenzimeve të tjera të pritshme që mund të shkaktohen. Pagesat deri në tavanin e grantit do të kryhen në bazë të dorëzimit të faturave pranë Bankës Botërore dhe të dhe të miratimit të tyre nga ana e saj. Pagesat do të realizohen nëpërmjet transferimin të tyre në llogarinë e avokatit të përfituesit të grantit në emër të familjeve. Avokati, si bashkëfirmosës i Marrëveshjes së Grantit, pranon të veprojë si administrator i shumave të marra që paguhen ndaj palëve të ndryshme të treta (për shembull, gjykata, ekspertët, vetë familjet për shpenzimet e udhëtimeve) dhe është përgjegjës për realizimin e trasfertave të nevojshme tek këta persona që marrin pagesën. Marrëveshja e Grantit qartëson se Banka Botërore nuk është palë në këtë çështje dhe se nuk ka asnjë detyrim kontraktor ndaj avokatit të Kërkuesit.

10. Kontratat model. Kërkuesit duhet të paraqesin pranë Bankës Botërore kontrata të nënshkruara avokat-klient për të siguruar transparencën lidhur me procedurat e tarifave dhe referimin tek Marrëveshja e Grantit. Të tilla kontrata nuk përdoren shpesh në Shqipëri, prandaj një studio ligjore e angazhuar nga Banka ka përgatitur një kontratë model në konsultim me Zëvendës Presidencën për Çeshtjet Ligjore në mënyrë që Kërkuesit ta përdorin në marrëdhëniet me avokatet e tyre.

11. Vlerësimi i Pavarur. Në mbledhjen e organizuar në muajin Mars në Vlorë (shih paragrafin 8), Kërkuesit riafirmuan dëshirën e tyre për vlerësime para-gjyqësore të dëmeve në mënyrë që të vlerësohet shuma që kërkohet për paditë e propozuara. Këto

5

Page 10: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

vlerësime kërkohen edhe për llogaritjen e tarifës gjyqësore të dorëzimit të kërkesëpadisë (1%) që do të paguhet nga Banka. Banka ka kontraktuar në mënyrë të pavarur një vlerësues të miratuar të përzgjedhur nga kërkuesit për realizimin e këtij vlerësimi. raporti i vlerësuesit është dorëzuar në javën e parë të Muajit Qershor 2009.

12. Zgjedha dhe kontraktimi i avokatëve dhe nënshkrimi i Marrëveshjeve të Grantit. Deri tani, të nëntë familjet e kanë informuar Bankën për synimin e tyre lidhur me ngritjen e padive ndërkohë qe kanë zgjedhur avokatët e tyre për t’i përfaqësuar ata. Studioja ligjore e kontraktuar veçmas nga Banka Botërore për të dhënë këshilla për këto çështje ka konfirmuar se avokatët e zgjedhur janë të regjistruar dhe të licencuar sipas rregullave ligjore në fuqi. Banka ka shqyrtuar tarifat e propozuara për të siguruar që këto janë brenda gamës normale të tarifave në Shqipëri. Marrëveshjet e Grantit dhe kontratat klient-avokat janë nënshkruar nga shtatë familje dhe avokatët e zgjedhur. Dy prej familjeve pritet t’i nënshkruajnë marrëveshjet së shpejti. Pritet që familjet do të dorëzojnë kërkesëpaditë në muajin Korrik.

13. Vëzhguesi i Pavarur. Termat e Referencës së Vëzhguesit të Pavarur të procedurave gjyqësore janë përgatitur nga Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore ne konsultim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me Misionin e Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare dhe me të tjerë. Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore organizoi diskutime të gjera me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë dhe me Misionin e Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare lidhur me modalitetin e vëzhguesit të pavarur në Gjykatat Shqiptare, ky të dy këto organizata kanë përvojën e përshtatshme në këtë fushë. Ato siguruan mbështetje të vlefshme për identifikimin e kandidatëve të mundshëm si për pozicionin afatshkurtër të konsulentit afatshkurtër ndërkombëtare ashtu edhe për homologët vendas; gjithashtu, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë dhe Misioni i Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare janë treguar të gatshëm të japin këshilla sapo shqyrtimi rast pas rasti të ketë filluar.

14. Një komision përzgjedhës i përbërë nga stafi i Bankës nga Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore dhe nga Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore shqyrtuan dhe renditën kandidatët që shprehën interes për pozicionin e konsulentit ndërkombëtar. Menaxhimi njoftoi Qeverinë për kandidatin e përzgjedhur, i cili më pas u kontraktua me datën 25 Qershor 2009. vëzhguesi pritet që të angazhohet plotësisht në momentin që do të mbahet seanca e parë gjyqësore e Kërkuesve.

Vlerësimi Social dhe i Vulnerabilitetit

15. Qeveria ka nisur Vlerësimin Social dhe të Vulnerabilitetit për të hartuar kriteret për identifikimin e grupeve të varfra dhe/ose vulnerabël që mund të jenë dëmtuar nga prishjet e objekteve të Bregdetin Jugor si dhe për të përcaktuar një paketë ndihme dhe procedurat. Qeveria ka pranuar gjithashtu se këto kritere dhe paketa e ndihmës do të zbatohen në mënyrë prapavepruese ndaj familjeve të varfra dhe/ose vulnerabël të dëmtuara nga prishja e objekteve në muajin Prill 2007. Në këtë kuadër, Qeveria: (i) kontraktoi një konsorcium ndërkombëtar për të realizuar Vlerësimin nën mbikëqyrjen e Bankës Botërore dhe në bazë të Termave të Referencës të miratuara nga Banka Botërore;

6

Page 11: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

(ii) filloi Vlerësimin me datën 19 Mars; dhe (iii) emëroi Zëvendës Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për të mbikëqyrur Vlerësimin. Në Jalë, Potam, Vuno dhe në Himarë u pilotua në fund të muajit Prill 2009 një sondazh i pranueshëm për Bankën.

16. Sondazhi i plotë do të përfshijë një kampion prej 650 familjesh të ndara në mënyrë të barabartë ndërmjet atyre që kanë qenë subjekt i prishjeve, pronarëve të ndërtesave që janë renditur si objekte kandidate për t’u shembur dhe një grupi kontrolli. Pjesa pilot dhe Vlerësimi më i gjerë përqendrohen në marrëdhëniet ndërmjet prishjes së objekteve dhe vulnerabilitetit. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të emigracionit në zonë, rëndësia e remitancave si mjete jetese për familjet dhe si burim investimesh dhe mbizotërimin e lartë të ndërtesave me shumë qëllime përdorimi (p.sh., banim, qira sezonale dhe pushim), studimi përdor konceptin e familjes si një rrjet i mjeteve të jetesës me shumë breza, ndërkohë që do të vlerësojë ndikimin e prishjeve në strategjitë e mjeteve të jetesës së familjeve. Studimi pritet të identifikojë familjet e Jalës që do të plotësojnë kushtet për të përfituar ndihmë. Raporti përfundimtar prite të dalë nga fundi i vitit 2009.

Identifikimi i të tjerëve të dëmtuar nga prishja e objekteve në muajin Prill 2007

17. Banka Botërore po shqyrton aktualisht dokumentacionin e dhënë nga Qeveria lidhur me identifikimin e individëve të dëmtuar nga prishje të tjera objektesh brenda zonës së Projekti që kanë ndodhur në të njëjtën kohë me prishjet e objekteve të Jalës3. Sapo të identifikohen, këta individë do të njoftohen për cilësimin e tyre si përfitues të mbështetjes së Bankës Botërore për mbulimin e shpenzimeve ligjore nëse ata do të vendosin t’i ndjekin çështjet në gjykatë. Në të njëjtën mënyrë, bazuar në Vlerësimin Social dhe të Vulnerabilitetit, ata mund të cilësohen si përfitues të zbatimit prapaveprues të paketës rezultuese të ndihmës për ata që janë të varfër dhe/ose vulnerabël.

C. FORCIMI I KOMUNIKIMIT

18. Menaxhimi vazhdon të zbatojë Strategjinë e rishikuar rishtazi të Komunikimit në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë. Strategjia e re përfshin ndër të tjera: (a) një sistem të reagimeve proaktive dhe në kohë ndaj ankesave që vijnë nga komunitetet, shoqëria civile dhe sektori privat; (b) raportime vjetore pranë komisioneve përkatëse Parlamentare për çështje të zbatimit të projekteve dhe të reformave të politikave; dhe (c) mbikëqyrje të shtuar të proceseve të konsultimeve që udhëhiqen nga qeveria gjatë përgatitjes dhe zbatimit të projekteve. Që nga Mbledhja e Bordit me datën 17 Shkurt 2009 Zyra e Bankës Botërore në Tiranë ka vazhduar marrëdhëniet e saj të rinovuara me Parlamentin duke përfshirë edhe një raportim të veçante për rastin e Panelit të Inspektimit si dhe raportime më rutinë për Garancinë e Pjesshme të Riskut të miratuar se fundi dhe ligjin e planifikimit të territorit. Gjithashtu, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë vazhdon të reagojë menjëherë si ndaj kërkesave me shkrim ashtu edhe ndaj atyre jo me shkrim për informacion dhe ankesa nga aktorët joqeveritarë. Së fundi, stafet e mbikëqyrjes së 3 Siç është shprehur në Raportin e Menaxhimit të datës 18 Shkurt 2009, Menaxhimi mori informacion për rreth 35 objekteve që ndodhen ne komunitete të tjera brenda zonës së Projektit që janë prishur rreth të njëjtës kohë kur ndodhën prishjet e objekteve në Jalë. Gjithashtu, Menaxhimi e di se prishja e objekteve është kryer edhe gjatë vitit 2007 në Shqipërinë e mesme dhe veriore, jashtë zonës së projektit.

7

Page 12: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

projekteve kanë vazhduar të shfrytëzojnë më mirë ekspertizën e Zëvendës Presidencës së Punëve të Jashtme në menaxhimin e komunikimit në projekte.

D. FORCIMI I MASAVE MBROJTËSE NË PORTOFOLIN E SHQIPËRISË DHE TË RAJONIT TË EVROPËS E TË AZISË QËNDRORE

19. Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore ka organizuar trajnime të stafit operacional mbi masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale. Seminaret po realizohen në zyrat qendrore të Bankës Botërore dhe në zyrat në terren. Seminaret e trajnimit për zyrat në terren kanë përfshirë stafin e Bankës Botërore si dhe personelin e paguar nga projektet. Trajnimi për masat mbrojtëse është organizuar edhe për pjesëtarët e Ekipit te Komunikimit të Rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore. Trajnimi shtesë për Rajonin e Evropës dhe të Azisë Qëndrore do të organizohet pas nxjerrjes së Dokumenteve Udhëzuese të përmendura në paragrafin 4 më sipër. Trajnim i synuar për të përfshirë stafet në të gjitha Rajonet do të sigurohet nga Zëvendës Presidenca për Politiken e Operacioneve dhe Shërbimet dhe nga Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore për të mbështetur zbatimin e këtyre Dokumenteve Udhëzuese.

20. Përveç sa më sipër, Zëvendës Presidenca për Politikën e Operacioneve dhe Shërbimet, Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore dhe Masat Mbrojtëse të Rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore realizuan një mision të veçantë trajnimi për Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë në muajin Maj 2009 duke trajtuar zbatimin e masave mbrojtëse mjedisore dhe sociale në portofolin e Shqipërisë në VF10. Në kuadër të përgatitjes për këtë trajnim u fillua një shqyrtim i ligjeve dhe praktikave Shqiptare të lidhura me këto masa mbrojtëse.

E. FORCIMI I KONTROLLIT TË CILËSISË NË PORTOFOLIN E HUADHËNIES SË EVROPËS DHE AZISË QENDRORE SI DHE NË ATË TË BANKËS NË TËRËSI

21. Në periudhën Nëntor – Dhjetor 2008 u realizua një shqyrtim i gjerë i Bankës për 1,550 Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve, i cili dha garanci rreth saktësisë së procesit të Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve, por zbuloi një numër projektesh që kërkojnë korrigjim si dhe nevojën për disa përmirësime të veçanta në procesin e përgatitjes dhe të mbikëqyrjes së projekteve. Raporti i titulluar “Shqyrtimi i Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve” i datës 29 Prill 2009 u diskutua me Drejtorët Ekzekutivë me datën 14 Maj 2009.

22. Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore realizoi një shqyrtim të plotë të Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve dhe të dokumentacionit ligjor të operacioneve në portofolin e Evropës dhe Azisë Qendrore në Nëntor dhe Dhjetor të vitit 2008. Shqyrtimi fillestar identifikoi 57 operacione nga një total prej 302 operacionesh, për të cilat kishte nevojë të ndërmerreshin veprime në funksion të ndjekjes së projekteve për të realizuar sa më poshtë vijon: (i) eliminimin e mospërputhjeve me dokumentacionin e projekteve dhe dhënien e përgjigjes për ndryshimet në zbatim që nuk ishin regjistruar siç duhet; (ii) informimin e Bordit rreth ristrukturimeve të përfunduara të rendit të dytë; dhe (iii) marrjen e masave të tjera të nevojshme për të siguruar një regjistrim të përshtatshëm

8

Page 13: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

institucional të operacioneve të miratuara që në fillim dhe të çdo ndryshimi të ndërmarrë që nga miratimi i Bordit.

23. Një shqyrtim më i hollësishëm i 57 projekteve të sipërpërmendura solli përfundimin se 14 nga këto projekte nuk ishin pasur nevojë për asnjë lloj ristrukturimi. Përkundrazi, çeshtjet e vëna në dukje në këto projekte ishin ato që zakonisht ndeshen gjate periudhës së zbatimit dhe të veprimtarisë së ndjekjes së projektit që është në vazhdim e sipër si pjesë normale e mbikëqyrjes së projektit. Njëzetë e shtatë projekte kanë përfunduar tashmë veprimet korrigjuese. Tetë prej tyre përfshijnë ristrukturim RVP, për të cilët dokumentacioni nuk ishte dërguar pranë Bordit në kohën e ristrukturimit dhe, për rrjedhojë, ishte qarkulluar në muajin Qershor 2009. Veprimet për të trajtuar problemet janë në vazhdim e sipër në 16 projekte. Veprimet e përshtatshme për dy projektet e mbetura janë akoma në proces identifikimi në kuadër të diskutimeve me kliente. Rajoni i Evropës dhe i Azisë Qendrore ka organizuar edhe tetë aktivitete trajnimi për ristrukturimin e projekteve, të cilat u ndoqën nga më shumë se 100 anëtarë të stafit operacional, shumica e të cilëve janë të vendosur në terren.

24. Menaxhimi pret që veprimet brenda kontrollit të Bankës Botërore do të ndërmerren në momentin e duhur; megjithatë, Menaxhimi vëren se një numër i vogël rastesh do të kërkojë bashkëpunimin e homologeve që mund të zgjasë në kohë për t’u finalizuar.

III. HAPAT E ARDHSHËM

25. Projekti u ndërpre me datën 09 Janar 2009. Në kushtet e progresit të shënuar në kuadër të Planit të Veprimit të Menaxhimit, Menaxhimi synon të vazhdojë me ristrukturimin e projektit. Menaxhimi propozon, në mënyrë të veçantë, në bashkërendim me donatorë të tjerë, që të ristrukturohet Projekti me qellim që të ruhet mbështetja për aktivitetet e mëposhtme: (i) pastrimi i mbetjeve të rrezikshme në pikën e Porto Romanos; (ii) ndërtimi i një vend-groposje për mbeturinat dhe zhvillimi i një sistemi të menaxhimit të mbetjeve të ngurta (iii) ndërtimi i një terminali për pasagjerët në portin e Sarandës; (iv) investime të shkallës së vogël për ujësjellës dhe kanalizime në qytetin e Sarandës dhe në fshatrat e vegjël të Bregdetit Jugor; (v) investime të bazuara tek komuniteti në fshatrat e bregdetit; dhe (iv) menaxhimi e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar të Butrintit. Duke shkuar më tej, asnjë aktivitet për planifikimin e përdorimit të tokës nuk do të financohet4 dhe fondet që në fillim kanë qenë destinuar për planifikimin e përdorimit të tokës do të rindahen për aktivitete të tjera. Të gjitha angazhimet që përmban Letër Marrëveshja (paragrafi 6) do të përfshihen si kushte në kuadër të Marrëveshjes së ristrukturuar të Kredisë për Zhvillim dhe çdo moszbatim i kushteve do të detyrojë Bankën që të ushtrojë sanksionet e saj që përfshijnë ndërprerjen dhe anulimin. Projekti i ristrukturuar do të paraqitet përpara bordit për miratim në gjysmë e parë të VF10. Përfundimisht, Menaxhimi do të raportojë pranë Bordit nëpërmjet Raportit të ardhshëm të Progresit mbi zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit deri në fund të vitit 2009.

4 Pritet që Qeveria do të vazhdojë me veprimtaritë e planifikimit lokal të përdorimit të tokës jashtë Projektit dhe këtë do ta financojë me burimet e veta financiare.

9

Page 14: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare
Page 15: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Aneksi A: Përmbledhje e Progresit të Planit të Veprimit te Menaxhimit

POLITIKA OPERACIONALE

PËRKATËSE Çështja

VEPRIMI I PROPOZUAR PROGRESI I DERITANISHËM

1. POLITIKA OPERACIONALE/PROCEDURAT E BANKËS 4.12 RISISTEMIMI JOVULLNETAR

Zbatimi i Politikës Operacionale/Procedurave të Bankës 4.12 për aktivitetet e planifikimit të përdorimit të tokës

1. Menaxhimi do të ndërmarrë një shqyrtim të zbatimit të politikave mbrojtëse në projektet që mbështesin planifikimin e përdorimit të tokës. Në bazë të këtij shqyrtimi, Menaxhimi do të përgatisë dhe do të shpërndajë: (a) një sqarim të politikës për mënyrën se si Politika Operacionale/Procedurat e Bankës 4.12, Shënimi 8 (në fund të faqes), zbatohet ndaj projekteve të planifikimit të përdorimit të tokës; dhe (b) Dokument Udhëzues i ndërmjetëm lidhur me zbatimin e politikave të mbrojtjes në projektet e planifikimit të përdorimit të tokës. Dokumenti Udhëzues do të mbulojë si zbatimin e Politikës Operacionale/Procedurat e Bankës 4.12, ashtu edhe zbatimin e masave të tjera për të trajtuar ndikimet sociale të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta. Sqarimi i politikës dhe Dokumenti Udhëzues do të nxirren deri me datën 30 Qershor 2009.

2. Menaxhimi do të shqyrtojë edhe zbatimin e politikave mbrojtëse në rastet e veprimeve të paautorizuara të Njësive te Koordinimit të Projekteve si dhe do të përgatisë e do të shpërndajë udhëzime për këtë çështje deri me datën 30 Qershor 2009.

3. Do të organizohet trajnim i synuar për stafin e të gjitha Rajoneve për të mbështetur zbatimin e këtyre udhëzimeve.

Është përfunduar një shqyrtim i gjerë i Bankës nga Zëvendës Presidenca për Politikën e Operacioneve dhe Shërbimet dhe e Zëvendës Presidencës për Çeshtjet Ligjore lidhur zbatimin e politikave të mbrojtjes në projektet që mbështesin planifikimin e përdorimit të tokës. Deri tani, të gjitha projektet që mbështesin planifikimin e përdorimit të tokës, duke përfshirë planifikimin e zonës bregdetare, janë identifikuar dhe shqyrtuar lidhur me zbatimin e politikave të mbrojtjes. Ky shqyrtim ka përfshirë identifikimin dhe kontrollimin e aspekteve të mbrojtjes në mbi 130 projekte si në proces përgatitje ashtu edhe nën mbikëqyrje. Si pjesë e këtij procesi, ekipi ka organizuar mbledhje me një numër të madh Drejtuesish të Ekipeve të Projekteve dhe specialistësh e grupesh të përfshirë në llojet të ndryshme të planifikimit të përdorimit të tokës brenda Bankës Botërore. U hartua një matricë gjithëpërfshirëse e cila rendit projektet ku po ndërmerren aktivitete të planifikimit të përdorimit të tokës sëbashku me politikat e mbrojtjes që kanë nisur. Shqyrtimi kontrollon edhe mënyrën se si po hartohen dhe zbatohen çeshtjet e mbrojtjes sipas llojit të instrumentit huadhënës.

Në bazë të këtij shqyrtimi, Menaxhimi ka hartuar sa më poshtë vijon: (a) një sqarim të politikës lidhur me mënyrën se si Politika Operacionale/Procedurat e Bankës 4.12, Shënimi 8 (në fund të faqes), zbatohet ndaj projekteve të planifikimit të përdorimit të tokës; dhe (b) një Dokument Udhëzues të ndërmjetëm lidhur me zbatimin e politikave të mbrojtjes në projektet e planifikimit të përdorimit të tokës. Sqarimi i Politikës dhe Dokumenti Udhëzues u publikuan me datën 30 Qershor 2009. Menaxhimi ka shqyrtuar edhe çeshtjet e zbatimit të politikave të mbrojtjes në rastin e veprimeve të paautorizuara të Njësive të Koordinimit të Projekteve dhe ka përgatitur materiale udhëzuese që u publikuan me datën 30 Qershor 2009. Këto materiale udhëzimi janë të shpallura në Faqen e Internetit të Bankës Botërore për Masat Mbrojtëse (www.worldbank.org/safeguards). Trajnimi i

Page 16: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

POLITIKA PROGRESI I DERITANISHËM OPERACIONALE VEPRIMI I PROPOZUAR PËRKATËSE

Çështja

përgatitur për të shpërndarë materialet udhëzuese si për planifikimin e përdorimit të tokës ashtu edhe për veprimet e paautorizuara të Njësive të Koordinimit të Projekteve dhe për të zhvilluar aftësitë për t’i trajtuar këto çështje do të realizohen me stafin e Bankës Botërore në zyrat qëndrore dhe në zyrat e vendeve të tjera në VF10.

Dhënia e asistencës për Kërkuesit e Jalës

1. Banka do të financojë kosto të caktuara lidhur me realizimin e shqyrtimit rast pas rasti përpara Drejtësisë Shqiptare të pretendimeve të Kërkuesve që pretendojnë se ata janë dëmtuar si rezultat i prishjes së objekteve në muajin Prill 2007 dhe se ata duhet të kompensohen si rrjedhojë e këtyre prishjeve. Këto kosto do të përmbajnë shërbimet ligjore që i nevojiten Kërkueseve duke përfshirë, nëse do të paraqitet nevoja, apelime të mirë-bazuara pas shqyrtimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ato do të përmbajnë edhe pagesën për një vëzhgues të pavarur të pranueshëm për Bankën që do të raportojë pranë Bankës lidhur me transparencën, besueshmërinë, pavarësinë dhe realizimin në kohë të shqyrtimit gjyqësor. Për të mundësuar realizimin e këtyre veprimeve, Banka do të konfirmojë sigurinë e dhënë nga Qeveria lidhur me të gjitha përpjekjet që ajo do të bëjë për një përfundim të shpejtë të këtij shqyrtimi, ndërkohë që pranon dhe angazhohet të respektojë plotësisht pavarësinë e Sistemit të Drejtësisë. Banka Botërore do të konfirmojë gjithashtu se Qeveria do të sigurojë të gjithë dokumentacionin e disponueshëm e të nevojshëm për shqyrtimin dhe se Qeveria nuk do të kundërshtojë një propozim të arsyeshëm për bashkimin e pretendimeve të Kërkuesve. Gjithashtu, Banka do të konfirmojë se Qeveria do t’i përmbahet dhe do të pajtohet menjëherë me çdo vendim apo me të gjitha vendimet e gjykatës që do të dalin nga shqyrtimi gjyqësor duke përfshirë vendimet për kompensimin e paditësve. Nëse procesi gjykohet si jo i mirë nga vëzhguesi apo Banka, Menaxhimi rezervon mundësinë që (i) të

Marrëveshja që konfirmon pranimin nga ana e Qeverisë Shqiptare për shqyrtim gjyqësor rast pas rasti e të monitoruar në mënyrë të pavarur u nënshkrua nga Ministri i Financave me datën 16 Prill 2009. Marrëveshja konfirmon pranimin e Qeverise në lidhje me pagesën nga ana e Bankës Botërore të tarifave ligjore të kërkuesve dhe punësimin e një Vëzhguesi të Pavarur që do të raportojë në baza konfidenciale pranë Menaxhimit. Qeveria angazhohet gjithashtu të bëjë përpjekje në mirëbesim për të siguruar që procesi të jetë i shpejtë, ndërkohë që respektohet pavarësia e gjyqësorit, dhe se pajtohet me çdo gjykim që del nga shqyrtimi gjyqësor.

Departamenti Ligjor i Bankës hartoi një model Marrëveshje Granti sipas këshillave të Kryezyrtarit Administrativ për Evropën dhe Azinë Qendrore si instrumenti me anë të cilit do të paguheshin shpenzimet ligjore dhe shpenzime të tjera të lidhura të Kërkuesve (Shih Aneksin B). Kjo marrëveshje siguron një grant nga Banka për secilën prej familjeve për mbulimin e tarifave të tyre të arsyeshme ligjore të ndjekjes së gjyqeve. Shume e secilit grant është shprehur si një tavan i cili llogaritet në bazë të sa më poshtë vijon: (i) tarifat e vendosura nga avokati i përfituesit të grantit (i nënshtrohen miratimit nga Banka); (ii) tarifat e pritshme të dorëzimit të padisë në gjykatë bazuar në shumën e dëmeve që kërkohen; dhe (iii) një vlerësim i kostove të tjera të pritshme që mund të shkaktohen. Pagesat deri në tavanin e grantit do të kryhen në bazë të dorëzimit të faturave pranë Bankës dhe të miratimit te tyre nga ana e saj. Pagesat do të realizohen nëpërmjet transferimin të tyre në llogarinë e avokatit të marrësit të grantit në emër të familjeve. Avokati, si bashkëfirmosës i Marrëveshjes së Grantit, pranon të veprojë si administrator i shumave të marra që do të paguhen ndaj palëve të ndryshme të treta (për shembull, gjykata, ekspertët, vetë familjet për shpenzimet e udhëtimeve) dhe

2

Page 17: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

POLITIKA PROGRESI I DERITANISHËM OPERACIONALE VEPRIMI I PROPOZUAR PËRKATËSE

Çështja

ndërpresë livrimet e fondeve të projektit nëse ai ristrukturohet; dhe (ii) të japë drejtpërsëdrejti asistencë për Kërkuesit, megjithëse Banka Botërore nuk është e detyruar ligjërisht qe te bëjë një gjë të tillë.

është përgjegjës për realizimin e trasfertave të nevojshme tek këta persona që marrin pagesën. Marrëveshja e Grantit qartëson se Banka nuk është palë në këtë çështje dhe se nuk ka asnjë detyrim kontraktor ndaj avokatit të Kërkuesit. Kërkuesit duhet të paraqesin pranë Bankës kontrata të nënshkruara avokat-klient për të siguruar transparencën lidhur me procedurat e tarifave dhe referimin tek Marrëveshja e Grantit. Të tilla kontrata nuk përdoren shpesh në Shqipëri, prandaj një studio ligjore e angazhuar nga Banka ka përgatitur një kontrate model në konsultim me Zëvendës Presidencën për Çeshtjet Ligjore në mënyrë që Kërkuesit ta përdorin në marrëdhëniet me avokatët e tyre.

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë ka komunikuar rregullisht me Kërkuesit që nga Mbledhja e Bordit e datës me 17 Shkurt 2009. Në Tiranë, me datën 26 Shkurt, u organizuan takime 2009 për të informuar Kërkuesit mbi rezultatet e mbledhjes së Bordit, ndërkohë qe me datën 11 Mars u organizua në Vlorë dhe me 14 Prill në Jalë për të diskutuar përgatitjet lidhur me mbështetjen e Bankës Botërore për financimin e kostove të shqyrtimit rast pas rasti. Gjithashtu, ka pasur komunikim të rregullt ndërmjet kërkuesve të veçantë dhe Zyrës se Bankës Botërore në Tiranë që është moderuar nga një specialist i zhvillimit social i punësuar nga Banka Botërore. Kërkuesit: (i) kanë rënë dakord me se ata vetë duhet të zgjedhin avokatët e tyre; (ii) janë të vetëdijshëm se Banka duhet të mbetet palë e paanshme gjatë shqyrtimit ligjor rast pas rasti; dhe (iii) kanë mirëpritur praninë e një eksperti ndërkombëtar për të vëzhguar procedurat.

Deri tani, të nëntë familjet e kanë informuar Bankën Botërore për synimin e tyre lidhur me ngritjen e padive ndërkohë që kanë zgjedhur avokatët e tyre për t’i përfaqësuar ata. Studioja ligjore e kontraktuar veçmas nga Banka për të dhënë këshilla për këto çështje ka konfirmuar se avokatët e zgjedhur janë të regjistruar dhe të licencuar sipas rregullave ligjore në fuqi. Banka ka shqyrtuar tarifat e propozuara për të siguruar që këto janë brenda gamës normale të tarifave në Shqipëri. Marrëveshjet e Grantit dhe kontratat klient-avokat janë nënshkruar nga shtate familje dhe avokatët e zgjedhur. Dy

3

Page 18: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

POLITIKA PROGRESI I DERITANISHËM OPERACIONALE VEPRIMI I PROPOZUAR PËRKATËSE

Çështja

2. Menaxhimi do të mbikëqyrë realizimin e Vlerësimit Social dhe të Vulnerabilitetit sipas Termave të Referencës të pranuara nga Banka Botërore si dhe zbatimin prapaveprues të paketës rezultuese të ndihmës për familjet e varfra dhe/ose vulnerabël të dëmtuara nga prishja e objekteve në muajin Prill 2007.

3. Menaxhimi do të raportojë pranë Bordit brenda tre muajve lidhur me shqyrtimin rast pas rasti nga Drejtësia Shqiptare si dhe për Vlerësimin Social dhe të Vulnerabilitetit.

prej familjeve pritet t’i nënshkruajnë marrëveshjet së shpejti. Pritet qe familjet do të dorëzojnë kërkesëpaditë në muajin Korrik.

Në mbledhjen e organizuar në muajin Mars në Vlorë Kërkuesit riafirmuan dëshirën e tyre për vlerësime para-gjyqësore të dëmeve në mënyrë që të vlerësohet shuma që kërkohet për paditë e propozuara. Këto vlerësime kërkohen edhe për llogaritjen e tarifës gjyqësore të dorëzimit të kërkesëpadisë (1%) që do të paguhet nga Banka. Banka ka kontraktuar në mënyrë të pavarur një vlerësues të miratuar të përzgjedhur nga kërkuesit për realizimin e këtij vlerësimi. Raporti i vlerësuesit është dorëzuar në javën e parë të Muajit Qershor 2009.

Termat e Referencës së Vëzhguesit të Pavarur të procedurave gjyqësore janë përgatitur nga Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore në konsultim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me Misionin e Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare dhe me të tjerë. Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore organizoi diskutime të gjera me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe me Misionin e Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare lidhur me modalitetin e vëzhguesit të pavarur në Gjykatat Shqiptare, ku të dy këto organizata kanë përvojën e përshtatshme në këtë fushë. Ato siguruan mbështetje të vlefshme për identifikimin e kandidatëve të mundshëm si për pozicionin afatshkurtër të konsulentit afatshkurtër ndërkombëtare ashtu edhe për homologët vendas; gjithashtu, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Misioni i Asistencës Evropiane për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare janë treguar të gatshëm të japin këshilla sapo shqyrtimi rast pas rasti të ketë filluar.

Një komision përzgjedhës i përbërë nga stafi i Bankës nga Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore dhe nga Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore shqyrtuan dhe renditën kandidatët që shprehën interes për pozicionin e konsulentit ndërkombëtar. Menaxhimi njoftoi Qeverinë për kandidatin e përzgjedhur, i cili më pas u kontraktua me datën 25 Qershor 2009. Vëzhguesi pritet që të angazhohet plotësisht në momentin që do të mbahet seanca e parë gjyqësore e

4

Page 19: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

POLITIKA PROGRESI I DERITANISHËM OPERACIONALE VEPRIMI I PROPOZUAR PËRKATËSE

Çështja

Kërkuesve.

Qeveria ka nisur Vlerësimin Social dhe të Vulnerabilitetit për të hartuar kriteret për identifikimin e grupeve të varfra dhe/ose vulnerabël që mund të jenë dëmtuar nga prishjet e objekteve në Bregdetin Jugor si dhe për të përcaktuar një paketë ndihme e për të hartuar procedurat. Qeveria ka pranuar gjithashtu se këto kritere dhe paketa do të zbatohen në mënyrë prapavepruese ndaj familjeve të varfra dhe/ose vulnerabël të dëmtuara nga prishja e objekteve e kryer ne muajin Prill 2007. Në këtë kuadër, Qeveria: (i) kontraktoi një konsorcium ndërkombëtar për të realizuar Vlerësimin nën mbikëqyrjen e Bankës dhe në bazë të Termave të Referencës të miratuara nga Banka; (ii) filloi Vlerësimin me datën 19 Mars; dhe (iii) emëroi Zëvendës Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për të mbikëqyrur Vlerësimin. Në Jalë, Potam, Vuno dhe në Himarë u pilotua në fund të muajit Prill 2009 një sondazh i pranueshëm për Bankën Botërore.

Sondazhi i plotë do të përfshijë një kampion prej 650 familjesh të ndara në mënyrë të barabartë ndërmjet atyre që kanë qenë subjekt i prishjeve, pronarëve të ndërtesave qe janë renditur si objekte kandidate për t’u prishur dhe një grupi kontrolli. Pjesa pilot dhe Vlerësimi më i gjerë përqendrohen në marrëdhëniet ndërmjet prishjes së objekteve dhe vulnerabilitetit. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të emigracionit në zonë, rëndësinë e remitancave si mjete jetese për familjet e si burim investimesh, dhe mbizotërimin e lartë të ndërtesave me shumë qëllime përdorimi (p.sh., banim, qira sezonale dhe pushim), studimi përdor konceptin e familjes si një rrjet i mjeteve të jetesës me shumë breza, ndërkohë qe do të vlerësojë ndikimin e prishjeve në strategjitë e mjeteve të jetesës së familjeve. Studimi pritet të identifikojë familjet e Jalës që do të jenë të ligjshme për të përfituar ndihmë. Raporti përfundimtar pritet të dalë nga fundi i vitit 2009.

Banka po shqyrton aktualisht dokumentacionin e dhënë nga Qeveria lidhur me identifikimin e individëve të dëmtuar nga prishje të tjera objektesh brenda zonës së Projektit që kanë ndodhur në të njëjtën kohë me prishjet e objekteve të Jalës . Sapo të identifikohen, këta individë do të njoftohen

5

Page 20: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

POLITIKA PROGRESI I DERITANISHËM OPERACIONALE VEPRIMI I PROPOZUAR PËRKATËSE

Çështja

për cilësimin e tyre si përfitues të mbështetjes së Bankës për mbulimin e shpenzimeve ligjore nëse ata do të vendosin t’i ndjekin çështjet në gjykatë. Në të njëjtën mënyrë, bazuar në Vlerësimin Social dhe të Vulnerabilitetit, ata mund të cilësohen si përfitues të zbatimit prapaveprues të paketës rezultuese të ndihmës për ata që janë të varfër dhe/ose vulnerabël.

2. POLITIKA OPERACIONALE/PROCEDURAT E BANKËS 13.05 MBIKËQYRJA E PROJEKTIT

Mbikëqyrja e pandërprerë e Projektit

1. Alternativa 1. Menaxhimi anulon Kredinë e Shoqërisë Ndërkombëtare për Zhvillim.

ose

2. Alternativa 2 . Menaxhimi, në bashkërendim me donatorë të tjerë, do të ristrukturojë Projektin me qëllim që të ruhet mbështetja për aktivitetet e mëposhtme: (i) pastrimi i mbetjeve të rrezikshme në pikën e Porto Romanos; (ii) ndërtimi i një vend-groposje për mbeturinat dhe zhvillimi i një sistemi të menaxhimit të mbetjeve të ngurta (iii) ndërtimi i një terminali për pasagjerët në portin e Sarandës; (iv) investime të shkallës së vogël për ujësjellës dhe kanalizime në qytetin e Sarandës dhe në fshatrat e vegjël të Bregdetit Jugor; (v) investime të bazuara tek komuniteti në fshatrat e bregdetit; dhe (iv) menaxhimi e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar të Butrintit. Të gjitha aktivitetet e planifikimit të tokës do të anulohen dhe fondet shoqëruese do të rindahen për aktivitete të tjera. Ristrukturimi i propozuar do te paraqitet pranë Bordit për miratim. Teksa Projekti do të jetë në ristrukturim do të hiqet ndërprerja e livrimit të fondeve për të gjitha aktivitetet e tjera me përjashtim të aktiviteteve të planifikimit të përdorimit të tokës në mënyrë që të sigurohet zbatimi i vazhdueshëm i investimeve të rëndësishme infrastrukturore.

NB: Pavarësisht nëse do të merret vendim për Alternativën 1 apo 2, Banka synon të japë asistence për Kërkuesit siç është përcaktuar më

Duke pasur parasysh progresin e bërë në kuadër të Planit të Veprimit të Menaxhimit, Menaxhimi synon të vazhdojë me ristrukturimin e projektit siç përcaktohet në Alternativën 2.

Menaxhimi propozon që, në bashkërendim me donatorë të tjerë, të ristrukturohet Projekti me qellim që të ruhet mbështetja për aktivitetet e mëposhtme: (i) pastrimi i mbetjeve të rrezikshme në piken e Porto Romanos; (ii) ndërtimi i një vend-groposje për mbeturinat dhe zhvillimi i një sistemi të menaxhimit të mbetjeve të ngurta (iii) ndërtimi i një terminali për pasagjeret në portin e Sarandë; (iv) investime të shkallës së vogël për ujësjellës dhe kanalizime në qytetin e Sarandës dhe në fshatrat e vegjël të Bregdetit Jugor; (v) investime të bazuara tek komuniteti në fshatrat e bregdetit; dhe (iv) menaxhimi e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar të Butrintit. Të gjitha angazhimet që përmban Letër Marrëveshja (paragrafi 6) do të përfshihen si kushte në kuadër të Marrëveshjes së ristrukturuar të Kredisë për Zhvillim dhe çdo moszbatim i kushteve do të detyrojë Bankën që të ushtrojë sanksionet e saj që përfshijnë ndërprerjen dhe anulimin. Projekti i ristrukturuar do të paraqitet përpara bordit për miratim në gjysmën e parë të VF10.

6

Page 21: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

POLITIKA PROGRESI I DERITANISHËM OPERACIONALE VEPRIMI I PROPOZUAR PËRKATËSE

Çështja

sipër.

Trajtimi i përgjegjësisë së Menaxhimit dhe stafit

1. Duke pasur parasysh seriozitetin e gabimeve të identifikuara në Projekt, Presidenti Bankës Botërore i kërkoi Këshilltarit të Përgjithshëm Ligjor në detyrë që të ndërmarrë një shqyrtim të rrethanave që lidhen me nxjerrjen e Aktit të Korrigjimit në muajin Shtator 2008. Duke u bazuar në shqyrtimin e tij, Presidenti i ka kërkuar Departamentit të Bankës Botërore për Integritetin Institucional që të drejtojë një Shqyrtim të Përgjegjësisë për mashtrimin ndaj Panelit të Inspektimit dhe zhvillimet që rrethojnë Përgatitjen e Projektit, prezantimin e Bordit dhe mbikëqyrjen e Projektit.

Është përfunduar Shqyrtimi i Përgjegjësisë dhe i Performancës. Janë ndërmarrë veprimet e duhura. Bordi u informua ne një sesion ekzekutiv me datën 09 Prill 2009.

Forcimi i komunikimit 1. Menaxhimi do të vazhdojë të zbatojë Strategjinë e Komunikimit të rishikuar rishtazi në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë , Shqipëri. Strategjia e re përfshin ndër të tjera: (a) një sistem të reagimeve proaktive dhe në kohë ndaj ankesave që vijnë nga komunitetet, shoqëria civile dhe sektori privat; (b) raportime vjetore pranë komisioneve përkatëse Parlamentare për çështje të zbatimit të projekteve dhe të reformave të politikave; dhe (c) mbikëqyrje të shtuar të proceseve të konsultimeve që udhëhiqen nga qeveria gjatë përgatitjes dhe zbatimit të projekteve.

Menaxhimi vazhdon të zbatojë Strategjinë e rishikuar rishtazi të Komunikimit në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë (shih paragrafin 18). Që nga Mbledhja e Bordit me datën 17 Shkurt 2009 Zyra e Bankës Botërore në Tiranë ka vazhduar marrëdhëniet e saj të rinovuara me Parlamentin duke përfshirë edhe një raportim të veçantë për rastin e Panelit të Inspektimit si dhe raportime me rutinë për Garancinë e Pjesshme të Riskut të miratuar së fundi dhe ligjin e planifikimit të territorit. Gjithashtu, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë vazhdon të reagojë menjëherë si ndaj kërkesave me shkrim ashtu edhe ndaj atyre jo me shkrim për informacion dhe ankesa nga aktorët joqeveritarë. Së fundi, stafet e mbikëqyrjes së projekteve kanë vazhduar të shfrytëzojnë më mirë ekspertizën e Zëvendës Presidencës së Punëve të Jashtme në menaxhimin e komunikimit ne projekte.

Forcimi i masave mbrojtëse në portofolin e Shqipërisë dhe në atë të Rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore

1. Zyra e Bankës Botërore në Tiranë do të organizojë trajnime periodike për stafin e projekteve dhe zyrtarët e qeverisë lidhur me zbatimin e masave mbrojtëse të Bankës Botërore në projektet që janë të përfshira në portofolin e Shqipërisë.

2. Menaxhimi i Rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore ka nisur një seri seminaresh rajonale të masave mbrojtëse për ndërtimin e kapacitetit të stafeve lidhur identifikimin e riskut social në hartimin dhe mbikëqyrjen e projekteve si dhe lidhur me masat

Rajoni i Evropës dhe i Azisë Qëndrore kanë organizuar trajnime të stafit operacional për masat mbrojtëse mjedisore dhe sociale. Seminaret po realizohen në zyrat qëndrore të Bankës dhe në zyrat në terren. Seminaret e trajnimit për zyrat në terren kanë përfshirë stafin e Bankës si dhe personelin e paguar nga projektet. Trajnimi për masat mbrojtëse është organizuar edhe për pjesëtarët e Ekipit të Komunikimit të Rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore. Trajnimi shtesë për Rajonin e Evropës dhe të Azisë Qëndrore do të organizohet pas nxjerrjes së Dokumenteve Udhëzuese të përmendura në paragrafin 4 të

7

Page 22: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

POLITIKA PROGRESI I DERITANISHËM OPERACIONALE VEPRIMI I PROPOZUAR PËRKATËSE

Çështja

mbrojtëse sociale. tekstit kryesor. Trajnim i synuar për të përfshirë stafet në të gjitha Rajonet do të sigurohet nga Zëvendës Presidenca për Politikën e Operacioneve dhe Shërbimet dhe nga Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore në mënyrë që të mbështetet zbatimi i këtyre Dokumenteve Udhëzuese.

Përveç sa më sipër, Zëvendës Presidenca për Politikën e Operacioneve dhe Shërbimet, Zëvendës Presidenca për Çeshtjet Ligjore dhe Masat Mbrojtëse të Rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore realizuan një mision të veçantë trajnimi për Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë në muajin Maj 2009 duke trajtuar zbatimin e masave mbrojtëse mjedisore dhe sociale në portofolin e Shqipërisë në VF10. Në kuadër të përgatitjes për këtë trajnim u fillua një shqyrtim i ligjeve dhe praktikave Shqiptare të lidhura me këto masa mbrojtëse.

3. POLITIKA OPERACIONALE/PROCEDURAT E BANKËS 10.00 HUADHËNIA PËR INVESTIMET: IDENTIFIKIMI TEK PREZANTIMI I BORDIT

Forcimi i cilësisë së kontrollit të përgatitjes së projekteve

1. Menaxhimi rajonal ka realizuar një shqyrtim gjithëpërfshirës të portofolit prej 302 projektesh të Rajonit të Evropës dhe të Azisë Qendrore për të trajtuar shqetësimet e ngritura në lidhje me cilësinë dhe saktësinë e Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve për të siguruar që këto dokumente: (a) pasqyrojnë sipas rregullave marrëveshjet e arritura me Huamarrësin; (b) japin përshtypjen e saktë të realitetit dhe të ardhmes së projektit të propozuar; dhe/ose (c) përmbajnë informacion të rëndësishëm. Menaxhimi zotohet se do të marrë të gjitha veprimet e duhura brenda kompetencave të tij për t’i trajtuar këto çështje deri me datën 30 Qershor 2009.

Rajoni i Evropës dhe i Azisë Qendrore realizoi një shqyrtim të plotë të Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve dhe të dokumentacionit ligjor të operacioneve në portofolin e Rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Nëntor dhe Dhjetor të vitit 2008. Shqyrtimi fillestar identifikoi 57 operacione nga një total prej 302 operacionesh, për të cilat kishte nevojë të ndërmerreshin veprime në funksion të ndjekjes së projekteve për te realizuar sa me poshtë vijon: (i) eliminimin e mospërputhjeve me dokumentacionin e projekteve dhe dhënien e përgjigjes për ndryshimet në zbatim që nuk ishin regjistruar siç duhet; (ii) informimin e the Bordit rreth ristrukturimeve të përfunduara të nivelit të dytë; dhe (iii) marrjen e masave të tjera të nevojshme për të siguruar një regjistrim të përshtatshëm institucional të operacioneve të miratuara që në fillim dhe të çdo ndryshimi të ndërmarrë që nga miratimi i Bordit.

Një shqyrtim më i hollësishëm i 57 projekteve të sipërpërmendura solli përfundimin se 14 nga këto projekte nuk ishin pasur nevoje për asnjë lloj ristrukturimi. Përkundrazi, çeshtjet e vëna në dukje në këto projekte ishin ato që zakonisht ndeshen gjatë periudhës së zbatimit dhe të veprimtarisë së ndjekjes së projektit që është

8

Page 23: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

POLITIKA PROGRESI I DERITANISHËM OPERACIONALE VEPRIMI I PROPOZUAR PËRKATËSE

Çështja

2. Niveli i Lartë i Menaxhimit të Bankës Botërore e shtriu këtë shqyrtim në rreth 1,550 projekte të portofolit dhe në sistemet e kontrollit të cilësisë në të gjitha Rajonet. Rezultatet e plota të këtij shqyrtimi dhe veprimet e propozuara për forcimin e sistemeve të kontrollit të cilësisë dhe të trajnimit operacional për Drejtuesit e Ekipeve të Projekteve do t’i raportohen Bordit në kohën e diskutimit të kësaj Përgjigje të Menaxhimit.

në vazhdim e sipër si pjesë normale e mbikëqyrjes së projektit. Njëzetë e shtatë projekte kanë përfunduar tashmë veprimet korrigjuese. Tetë prej tyre përfshijnë ristrukturim RVP, për të cilët dokumentacioni nuk ishte dërguar pranë Bordit në kohën e ristrukturimit dhe, për rrjedhojë, ishte qarkulluar në muajin Qershor 2009. Veprimet për të trajtuar problemet janë në vazhdim e sipër në 16 projekte. Veprimet e përshtatshme për dy projektet e mbetura janë akoma në proces identifikimi në kuadër të diskutimeve me klientë. Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore ka organizuar edhe tetë aktivitete trajnimi për ristrukturimin e projekteve, të cilat u ndoqën nga më shumë se 100 anëtarë të stafit operacional, shumica e të cilëve janë të vendosur në terren. Menaxhimi pret që veprimet brenda kontrollit të Bankës do të ndërmerren në momentin e duhur; megjithatë, Menaxhimi vëren se një numër i vogël rastesh do të kërkojë bashkëpunimin e homologëve që mund të zgjasë në kohë për t’u finalizuar.

Në periudhën Nëntor – Dhjetor 2008 u realizua një shqyrtim i gjerë i Bankës nga Zëvendës Presidenca për Politikën e Operacioneve dhe Shërbimet për 1,550 Dokumente të Vlerësimit të Projekteve duke u përqendruar tek cilësia dhe saktësia e Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve si dhe në pajtueshmërinë e Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve me dokumentet ligjore. Shqyrtimi siguroi garanci të konsiderueshme mbi saktësinë e procesit të Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve në tërësi, por zbuloi një numër projektesh që kërkojnë korrigjim si dhe nevojën për disa përmirësime të veçanta në procesin e përgatitjes dhe të mbikëqyrjes së projekteve. Raporti i titulluar “Shqyrtim i Dokumenteve të Vlerësimit të Projekteve” i datës 29 Prill 2009 u diskutua me Drejtorët Ekzekutivë me datën 14 Maj.

9

Page 24: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

Aneksi B: Marrëveshja e Grantit për Shpenzimet Ligjore

Banka Botërore [Shqipëri Adresa e Zyrës dhe të Dhënat e Kontaktit]

[data e sotme] [Emri dhe Adresa e Përfituesit te Grantit] I dashur __________________: Po ju shkruaj në emër të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka) për të shprehur pranimin e Bankës që t’ju vërë ju (Përfituesit) në dispozicion një grant në shumën që nuk kalon mbi _________ Lek Shqiptare (Granti) dhe që i nënshtrohet termave dhe kushteve të parashikuara në këtë Marrëveshje Granti.

1. Qëllimi i Grantit.

1.1 Granti vihet në dispozicionin tuaj me qellim që ju të mbuloni shpenzimet e arsyeshme që mund të bëni gjate ndjekjes së procesit gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor (Çështja) lidhur me prishjen e pretenduar e objektit tuaj në Jalë të fshatit Vuno, në muajin Prill 2007 nga ish Policia Ndërtimore.

2. Shpenzimet që mbulohen.

2.1 Granti do të mbulojë shpenzimet e mëposhtme që shoqërojnë Çështjen Gjyqësore:

2.1.1 Tarifat e avokatëve: Tarifat e avokatëve që ju keni zgjedhur për t’ju përfaqësuar në Gjykatën e Rrethit sipas përcaktimit të bërë në marrëveshjen me shkrim ndërmjet jush dhe avokatit tuaj me datën ______________(bashkëngjitur si Aneksi A).

2.1.2. Tarifat e ngritjes së padisë: Tarifat e kërkuara nga ligji për paraqitjen e Çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor.

2.1.3 Shpenzime të tjera gjyqësore: Shpenzimet që mund të kërkohen nga Gjykata në lidhje me angazhimin e ekspertëve apo tarifa të tjera standarde administrative, nëse ka.

2.1.4. Shpenzime të tjera suplementare: Shpenzime të tjera të arsyeshme që bëhen nga avokati juaj apo nga ju ne lidhje me Çështjen, të tilla si udhëtimet dhe noterizimet.

2.2 Banka do t’i paguajë shpenzimet e mësipërme vetëm pasi ajo të ketë marre nga ju prova të rregullta të shpenzimeve, në formën e faturave, dhe vetëm pasi të jetë bindur se shpenzimet janë të arsyeshme dhe të përligjura.

2.3 Banka nuk do të paguajë shpenzimet që kalojnë shumën totale të Grantit, sipas përcaktimit të bërë në hyrjen e kësaj marrëveshje, përveçse kur këto shpenzime janë subjekt i miratimit të veçante me shkrim nga Banka.

2.4 Nëse totali i shpenzimeve të cilësuara më sipër është më i ulët se shuma totale e Grantit, atëherë Banka do të mbajë diferencën e mbetur.

10

Page 25: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

3. Mënyra e pagesës.

3.1. Banka do të livrojë Grantin për të mbuluar shpenzimet e sipërpërmendura në bazë të një Kërkesë për Tërheqje Granti (Aneksi B) të plotësuar sëbashku me dokumentet mbështetëse (për shembull,faturat e lëshuara nga avokati juaj dhe fatura të tjera të dozuara nga ju, të cilat do t’i nënshtrohen te gjitha miratimit nga Banka).

3.2 Të gjitha livrimet në bazë të kësaj Marrëveshje do të realizohen nga Banka drejtpërsëdrejti në llogarinë e avokatit tuaj nëpërmjet transferimit bankar.

3.3 Për çdo livrim të bërë nga Granti, banka do të sigurojë për ju dhe avokatin tuaj informacion të hollësishëm lidhur me shumën, datën e pagesës dhe një kopje të Kërkesës për Tërheqje Granti.

3.4 Kur pagesat që janë marrë nga avokati juaj lidhen me shumat që ju përkasin ju, Gjykatës apo një palë te tretë, atëherë avokati juaj do të jetë përgjegjës për t’i bërë këto pagesa në mënyrë të shpejtë dhe të plotë, dhe për t’ju dhënë ju dhe Bankës provat të mjaftueshme se i ka kryer këto pagesa. (Shih Shtesën e kësaj Marrëveshje më poshtë).

4. Të përgjithshme.

4.1 Ju pranoni që fondet e Grantit mund të përdoren vetëm për qëllimet e parashikuara në këtë marrëveshje.

4.2 Ju do të siguroni që fondet e Grantit nuk përdoren për të paguar praktika kurruptive, mashtruese, falsifikuese apo shtrënguese në të cilat përfshiheni ju ose përfaqësuesit tuaj.

4.3 Nëse Banka vendos që një pjese e Grantit është përdorur sipas ndonjë mënyrë që nuk është në përputhje me këtë Marrëveshje Granti, atëherë ju do të jeni përgjegjës që, sapo të merrni njoftimin nga Banka Botërore, të ripaguani menjëherë një shumë të tilla pranë Bankës Botërore.

4.4 Fondet e Grantit do të jepen për qëllimet e parashikuara në këtë Marrëveshje deri: (a) në përfundimin e Çështjes, ose (b) kur ju hiqni dorë ose pushoni së ndjekuri Çështjen përpara se ajo të jete përfunduar, ose (c) kur Banka vendos që Granti nuk është përdorur në përputhje me këtë Marrëveshje.

4.5 Kjo Marrëveshje mbulon vetëm shpenzimet që lidhen me ndjekjen e kësaj Çështje nga ana juaj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, sëbashku me procedurat paraprake administrative nëse është e nevojshme. Çdo vendim i Bankës Botërore, nëse do të ketë të tillë, për të mbuluar shpenzimet që lidhen me apelimin e Çështjes pasi të ketë përfunduar shqyrtimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor do t’i nënshtrohet një marrëveshje të veçantë.

4.6 Ju e dini se duke dhënë këtë Grant, Banka nuk shpreh asnjë opinion lidhur me cilësitë e Çështjes dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për suksesin apo dështimin e Çështjes, të cilën ju e keni ndërmarrë nen përgjegjësinë tuaj të plotë. Banka nuk mban gjithashtu asnjë përgjegjësi për cilësinë e përfaqësimit të realizuar nga ana e avokatit tuaj, të cilin e keni zgjedhur lirisht vetë.

4.7 Komunikimi për qëllime administrative dhe procedurale mund të behet me anë të postës elektronike, faksit apo letrave si më poshtë vijon:

Page 26: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

4.7.1 Komunikimi i Bankës me ju do te dërgohet në [shëno emrin e Marrësit, adresën, e-mail-in, telefonin dhe faksin].

4.7.2 Komunikimi juaj me Bankën do të dërgohet në [shëno të dhënat e kontaktit të Bankës].

4.8 Kjo Marrëveshje Granti, duke përfshirë çdo aneks të saj, përbën të gjithë marrëveshjen ndërmjet Bankës dhe ju lidhur me çështjen. Ajo suprimon te gjitha rregullimet, marrëveshjet apo mirëkuptimet e mëparshme lidhur me çështjen dhe, gjithashtu, nuk përfshin asnjë palë cilësuese pasuese apo letër shoqëruese shpjegimesh.

4.9 Ju pranoni që do ta mbroni Bankën dhe do të dëmshpërbleni atë, zyrtarët, agjentët dhe te punësuarit e saj për te gjitha pretendimet, përgjegjësitë dhe demet e çdo lloji dhe natyre që vijnë si pasojë e neglizhencës, e veprimeve të gabuara dhe e mosveprimeve tuaja, apo nga shkelja e kushteve të kësaj Marrëveshje. Detyrimet e parashikuara këtu do të shtrihen pas skadimit ose përfundimit të kësaj Marrëveshje.

Ju lutemi konfirmoni pranimin tuaj për sa më sipër duke firmosur, duke i vënë datën dhe kthyer tek ne një kopje të mbyllur të kësaj Marrëveshje. Kjo Marrëveshje do të hyjë në fuqi me marrjen nga Banka Botërore të kopjes së kësaj Marrëveshje të kundërfirmosur nga ju dhe nga avokati juaj.

Me respekt,

BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM E ZHVILLIM

Emri: _______ Firma: __________ Pozicioni: _______

PRANUAR: [emri i plotë i Përfituesit] Firma:________________ Data: _____________ Shtesë: Konfirmimi nga Avokati i Përfituesit të Grantit:

Duke firmosur më poshtë, unë bie dakord me Bankën Botërore dhe me Përfituesin e Grantit si më poshtë vijon:

a. Unë jam avokati që përmendet në paragrafin 2.1.1 dhe në Aneksin A të kësaj Marrëveshje.

b. Unë nuk jam palë në këtë Marrëveshje me përjashtim vetëm të çështjeve që mbulon kjo Shtesë.

c. Unë pranoj dhe bie dakord se në bazë të paragrafit 3.2 të kësaj Marrëveshje Banka Botërore mund të livrojë fonde në llogarinë time herëpashere në përputhje me këtë Marrëveshje.

d. Unë pranoj se një pjesë e fondeve të marra nga Banka në bazë të kësaj Marrëveshje do t’i paguhen Përfituesit të Grantit, Gjykatës apo çdo palë tjetër të tretë. Unë bie dakord që të veproj si Administrator për të gjitha fondet e tilla që marr dhe se do t’ia paguaj përfituesit në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe me saktësi në përputhje me udhëzimet që marr nga Përfituesi i Grantit dhe nga Banka. Unë pranoj që të siguroj

12

Page 27: Raporti Nr. 49153-Shqipëri Banka Ndërkombëtare për ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Albania_Progress... · Raporti Nr. 49153-Shqipëri . Banka Ndërkombëtare

Shqipëria – Projekti i Menaxhimi të Integruar dhe i Pastrimit të Zonës Bregdetar: Raporti i Progresit mbi Zbatimin e Planit të Veprimit të Menaxhimit në Përgjigje të Raportit të Hetimit të Panelit të Inspektimit

provat të mjaftueshme për Përfituesin e Grantit dhe Bankën Botërore që kam realizuar pagesa të tilla.

e. Unë pranoj dhe konfirmoj se nuk jam i punësuar, kontraktor, agjent apo konsulent i Bankës Botërore dhe se nuk jam i përfshirë në përfaqësimin ligjor të Bankës Botërore.

f. Unë pranoj se çdo pagesë e bërë në llogarinë time nga ana e Bankës Botërore sipas kësaj Marrëveshje behet vetëm në emër të Përfituesit të Grantit dhe sipas udhëzimeve të tij. Unë jam i vetëdijshëm se jam angazhuar nga Përfituesi i Grantit dhe jo nga Botërore. Nëpërmjet kryerjes së pagesave në emër të Përfituesit të Grantit, Banka nuk merr asnjë përgjegjësi apo detyrim kontraktor në raport me mua. Në rast mosmarrëveshje lidhur me pagesat apo kushte të tjera në kontratën time me Përfituesin e Grantit, unë jam i vetëdijshëm se rekursi im i vetëm do te jetë kundër Përfituesit të Grantit dhe jo kundër Bankës Botërore.