View
60
Download
1
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
‘’FEHMI AGANI’’
FAKULTETI I EDUKIMIT
Dega:Programi parashkollor
PUNIM DIPLOME
TEMA:PARTNERITETI INSTITUCION SHKOLLE FAMILJE
Mentori: Studenti:
Prof. Asoc.Dr.Ilir Kelmendi Albina Ahmetxhekaj
Gjakovë, 2018
PËRMBAJTJA
FALËNDERIME ........................................................................................................................... 4
ABSTRAKT .................................................................................................................................. 5
HYRJA .......................................................................................................................................... 6
1 PARIMET E PARTNERITETET ......................................................................................... 7
1.1 Parimi i partneritetit shkollë familje komunitet ............................................................ 7
1.2 Parimi i partneritetit gjithëpërfshirës ............................................................................. 8
1.3 Parimi i partneritetit sistematik dhe kontinual .............................................................. 9
2 Menaxhimi i shkollës dhe partneriteti me prindërit ............................................................ 11
2.1 Politikat arsimore rajonale dhe partneriteti shkollë dhe familje .................................. 12
2.2 Politikat arsimore lokale për partneritetin shkollë familje .......................................... 15
2.3 Barrierat e përfshirjes së prindërve në shkollë ............................................................ 18
2.4 Roli i shkollës dhe familjes ......................................................................................... 19
3 METODAT E BASHKËPUNIMIT SHKOLLË FAMILJE KOMUNITET ....................... 21
3.1 Metoda e shpjegimit .................................................................................................... 21
3.2 Metoda bashkëbiseduese dialogu ................................................................................ 22
3.3 Metoda me anë të mjeteve të informimit..................................................................... 22
3.4 Metoda e demonstrimit ................................................................................................ 22
3.5 Metoda e bindjes ......................................................................................................... 22
3.6 Metoda nxitjes ............................................................................................................. 22
4 TEORITË MBI BASHKËPUNIMIN FAMILJE SHKOLLË ............................................. 23
4.1 Bashkëpunim do të thotë më shumë se përfshirje ....................................................... 23
4.2 Prindi si klient ose bashkëpunëtorë ............................................................................. 24
4.3 Teoria e Epstein ........................................................................................................... 24
5 Teoria e HOOVER DEPSMEY dhe SANDLER ................................................................ 27
5.1 Teoria e krijimit të mundësisë dhe e fuqizimit të familjes .......................................... 28
6 BASHKËPUNIMI NË MES TË FAMILJES DHE SHKOLLËS ....................................... 30
6.1 Marrëdhëniet familje shkollë ...................................................................................... 31
6.2 Vështirësitë për t’u kapërcyer në bashkëpunimin familje shkollë .............................. 31
6.3 Përfshirja e prindërve në edukimin e fëmijëve ............................................................ 33
6.4 Marrëdhënia mësues prind .......................................................................................... 35
6.5 Bashkëpunimi mësues prind ........................................................................................ 36
7 PËRFUNDIMI .................................................................................................................... 39
3
LITERATURA ............................................................................................................................ 40
4
FALËNDERIME
Rruga drejt përfundimit të fakultetit të edukimit ishte mjaft e gjatë dhe sfiduese. Në këtë
rrugë nuk kalohej dot pa ndihmën përkrahjen e personave të tjerë, të cilët isha me fat që
i kisha.
Në radhë të parë falënderoj familjen time nuk do t’ia kisha dalë mbanë pa mbështetjen,
inkurajimin dhe dashurinë e tyre pa fund. Faleminderit shoqëria ime që qëndruat pranë
meje gjatë gjithë kësaj kohe me këshillat,lavdatat dhe ndihmën që më ofruat ,pa ju nuk do
te kishin kuptim studimet e mia.
Kam kënaqesinë të falënderoj stafin e pedagogeve që më kanë mbështetur dhe mësuar
përgjatë këtyre kohëve të studimeve të mija. Ju jam mirënjohëse.
Faleminderit të gjithëve!
5
ABSTRAKT
Qëllimi kryesor i këtij punimi është të zbulojë marrëdheniet dhe ndikimet që kanë
dimensionet e funksionimit të familjes,dimensionet e marrëdhënies mësues-prind si dhe
lidhjen me disa aspekte të përfshirjës së prindërve në edukim,në arritjet akademike dhe
frekuentimin shkollor të adoleshentëve.
Një tjetër qëllim është edhe mënyra dhe niveli i këtij parneriteti të institucioneve
parashkollore,që eshtë ndër kushtët themelore të përmirësimit dhe të ngritjes së niveleve
në procesin edukativo-arsimor,në këto institucione të arsimit tonë.
6
HYRJA
Në këtë temë është bërë përpjeka të dëshmohet e gjitha ecuria e realizimit të partneritetit
në mes të institucionit shkollë dhe familjes, duke shfrytëzuar të dhënat dhe njohuritë që
dalin nga literatura profesionale. Rritja e mundësive të zbatimit të partneritetit
isnsititucion shkollë familje është në të mirë të ngritjes së procesit edukativo-arsimor,gjë
që është në interes, në radhë të parë të fëmijëve por edhe të familjes.
Shkolla qendër komunitare,një shkollë miqësore për të gjithë është një qasje (lëvizje
promovuese dhe zhvilluese) për ta kthyer shkollën në vendin ku ndërtohet parneriteti
shkollë-familje dhe bashkëpunëtorë për zhvillimin e potencialit të plotë të cdo nxënësi.
Edukimi i fëmijëve në shkollë dhe edukimi në familje janë një proces i pandarë.
Udhëheqës dhe organizator i këtij procesi është kolektivi pedagogjik i shkollës.Në
organizimin e punës me familjet e nxënësve ,shkolla niset nga nje unitet detyrash,
realizimi i të cilave ndikon drejtëpërdrejt në zhvillimin harmonik e të gjithanshëm të
personalitetit të fëmijës.
7
1 PARIMET E PARTNERITETET
1.1 Parimi i partneritetit shkollë familje komunitet
Fjala parim do te thotë ”rregull themelor sipas te cilit ndërtohet a funksionon diçka.
”Parime pedagogjike janë rregullat mbi të cilat bazohet e udhëheqet procesi i edukimit.
Me parim të partneritetit kuptojmë rregullat dhe kërkesat që mundësojnë dhe sigurojnë
bashkëpunim cilësor dhe efektiv midis faktorëve edukativ shkollë-familje-komunitet.
Faktorët bashkëpunues që duhet respektuar dhe realizuar parimet janë:shkolla dhe familja
me tërësinë e tyre si dhe komuniteti me mision edukativ dhe social.
Me qëllim që partneriteti të ketë efekte edukative-sociale konsiderojmë se faktorët e
përfshirë ne këtë proces duhet t’i plotësojnë disa kërkesa .1
Ato janë:
Faktorët bashkëpunues duhet t’i njohim parimet e partneritetit
Faktorët bashkëpunues duhet t’i kuptojnë parimet e partneritetit
Faktorët në partneritet duhet të debatojnë për parimet dhe të sigurohen për vlerën
e tyre
Parimet duhet të respektohen nga faktorët bashkëpunues
Parimet duhen të jetësohen gjatë partneritetit
Jetësimi i parimeve duhet të vlerësohet në vazhdimësi nga faktorët bashkëpunues
Faktorët bashkëpunes duhet të bëjnë përmirsimë të duhura ne drejtim të
parimësisë
Parimet bazë që paraqesin partneritet efektiv janë të shumtë.
Ne do t’i vecojmë ato parime që fuqizojnë dukshëm procesin bashkëpunues.
Këto parime të partneritetit janë:
1. Parimi i qëllimshmërisë;
2. Parimi i parneritetit gjithëpërfshirës;
3. Parimi i partneritetit demokratik (tolerancë,shanse të barabarta etj.)
4. Parimi i lirisë dhe përgjegjësisë për partneritet
(përzgjedhje,aplikim,dhe vlerësim)
1 Zuna, Deva, Aferdita(2003): Partneriteti shkollë-familje-komunitet
8
5. Parimi i bashkëpunimit sistematik;
6. Parimi i partneritetit kontinual;
7. Parimi i bashkëpunimit transparent dhe konfidencial;2
1.2 Parimi i partneritetit gjithëpërfshirës
Kuptimi esencial i partneritetit gjithëpërfshirës qëndron në krijimin e strukturës
bashkëpunuese, e cila do të përmbledh këta faktorë:nxënësit ,prindërit,shkollën
mediat,veprimtaria botuse,etj. Gjithpërfshirja si parim duhet të realizohet në kushte të
volitshme edhe pse ka raste kur shkolla dhe faktorët e tjerë bashkëpunues jo plotësisht
aplikojnë këtë parim aq të rëndësishem.
Mospërfillja e parimit të partneritetit gjithëpërfshirës mund të kushtëzohet nga disa
faktorë e rrethana të cilat do ti paraqesim në vijim: mentaliteti i trashëguar sipas të cilit
bashkëpunimi i shkollës me familjen duhet të udhëhiqet nga shkolla,e cila në këtë process
e ka rolin dominant dhe vendimarrës.Familja i nënshtrohet shkollës, shkolla kushtëzon
bashkëpunimin,filozofi kjo tanimë e paqëndrushme për shoqërinë dhe shkollëën e
avancuar.
Mosbesimi i shkollës ndaj mundësive bashkëpunuese të familjes në procesin e edukimit
është një tjëtër faktor që kushtëzon gjithëpërfshirjen. Sipas stafit pedagogjik dhe
udhëheqës të shkollës shumica e prindërve nuk kanë as nivel e as kulturë të mjaftueshme
që të bashkëpunojnë me arsimtarët dhe stafin tjeter profesional për mirëvajtjen e jetës
shkollore-qëndrim ky jashtëzakonisht përçmues.
Fuqia e ndikimit edukativ të prindërve,eksperienca e tyre,por thirrje që i drejtohet shkollës
dhe atyre që i prijnë partneritetit me familjen. Vështirësitë sociale manifestohen në arsim.
Ngecjet në këtë fushë të rëndesishme kanë si pasojë ngecjet në përparimin professional
të arsimtarëve.
Kjo manifestohet me lëkundjen e bindjes së një shtrese të shkolluar të prindërve se
arsimtarët mund të jenë partner të barabartë të bashkëpunimit.
Madje ,shihet me nënçmim ,i cili refletohet edhe tek nxënësit. Ky qëndrim është
jashtëzakonisht i rrezikshëm ngase lëkund themelet edukative dhe arsimore të
2 Zuna, Deva, Aferdita(2003): Partneriteti shkollë-familje-komunitet
9
shkollës,më vonë,instituconit familjes dhe shoqerisë. Rrespektoni ata që dikur me plotë
të drejtë konsideroheshin më të respektuarit e familjes dhe shoqërisë,ndihmoni ndërtimin
e autoritetit të tyre social e edukativ,bëni që fëmija ta dojë e ta respektojë atë që e meriton.
Ky është mësuesi. Mësuesi dhe stafi tjetër pedagogjik e udhëheqës i shkollës,i
vetëdijshëm për ngecjet në arsim ,tanimë nga frika për ngecjet dhe rrjedhat negative,nuk
është i gatshëm t’i hapë dyert familjes dhe komunitetit e as t’i kërkojë ndihmë, e cila
mund te realizohet gjatë bashkëpunimit .Shkolla me dyer të hapura ndaj familjes dhe
komunitetit, ështe shkollë e hapur ndaj progresit , ndaj risive ndaj ardhmërisë. Kështu dhe
e tillë duhet të jëte shkolla jonë? Shkolla dhe familja jo rrallë nuk besojnë në mundësitë
bashkëpunuse të nxënësve. Ata janë të vegjël,të papjekur ,çka dinë ata? janë disa pytje që
i bëjnë të rriturit e familjes, shkolla apo edhe komunitetit. Sot gjithnjë e më shumë po
afirmohet ideja për fëmijët si qenie me mundësi të pakufizushme, i aftë për të marrë
përgjegjsi të ndryshme që është në përputhje me moshën dhe mundësitë e tij. T’i
shfrytëzojmë ata të besojmë më tepër për partneritet? Familja me vetëdije, përgjegjësi e
gatishmëri të ulët,por edhe qëndrimet e gabuar për bashkëpunimin me shkollën :”tanimë
shkolla është përgjegjëse për edukim dhe arsim e fëmijëve .Prej momentit kur fëmija e
vijon shkollën ne më nuk merremi me këtë punë”janë deklarime jo te rralla ,të thëna e të
dëgjuara nga prindërit ,qëndrim ky i gabushem e i pa qëndrushëm në aspektin social dhe
atë edukativ.3
1.3 Parimi i partneritetit sistematik dhe kontinual
Po nisim me fjalën “sistematike”-që bëhet sipas një sistemi,që bëhet me rregull,sipas një
plani dhe metode të caktuar. Ndërsa shpjegimi i fjalës “kontinuitet” që nënkupton
vazhdimësinë, lidhje, pashëkputje. Partneriteti sistematik është process i planifikuar nga
faktorët në partneritet,nga shkolla si prijetare në këtë process,nga familja dhe komunitetit
që përfshihen në këtë planifikim të partneritetit të vazhdushëm. Të gjithë partnerët
bashkëpunues i respektojnë dhe u nënshtrohen rregullave të bashkepunimit të parapara
me dokumentacioni pedagogjik ,e respektojnë planin e paraparë të partneritetit, metodat
dhe format e mundshme të partneritetit.
I tërë ky proces i partneritetit zhvillohet në vazhdimësi deri në realizimin e qëllimeve
finale, mirëpo procesi nuk duhet të ndërpritet edhe atëherë kur arrihen pritjet. Kontinuiteti
3 Zuna, Deva, Aferdita(2003): Partneriteti shkollë-familje-komunitet
10
i bashkëpunimit ëshë e rekumandueshme të realizohet në kalimin e nxënsve nga klasa në
klasë,nga një nivel në nivelin tjetër ,në rrethanat e kalimit nga shkolla në shkollë, me
rastin e braktisjes së shkollës nga ana e nxënësëve ,me rastin e trajtimit pedagogjik e
social të nxënësit, në kushte të përshpejtimit të shkollimit. Si shembull të parimit të
partneritetit kontinual do të jetë ai kur fëmijët përfundojnë instuticionin parashkollor dhe
prindërit ,edukatorët,vazhdojnë bashkëpunimin me shkollën fillore ku kyqen fëmijet
,veqanërisht me mësuesin apo mësuesen e klasës së parë ,duke au dhënë përparsi fëmijëve
me probleme apo me rrethana specifike. Mësuesja pas përfundimit të shkollës fillore ,në
bashkëpunim me prindërit vendos kontaktin bashkëpunues me kujdestarin e klasës së
nxënësve të saj,përcjell adaptimin e fëmijëve në mësim lëndor dhe arsimtarët e rinjë, jep
informacionet e duhura për nxënsit në mënyrë që të tejkalojnë më lehtë këto. Në rrethanat
kur parimi i partneritetit sistematik dhe kontinual nuk respektohen zakonisht ka pasoja.4
Do t’i shkoqisim disa nga efektet negative të mundshme:
Problemet paraqiten,por mungon informacioni per to.
Në mosdije për problemet mungon edhe zgjidhja e problemit.
Akumulohen problemet ashtu që rrezikohet të paraqitet kriza edukative në shkollë
Acarohet apo ftohen raportet midis faktorëve në momentin kur kontaktojnë
urgjentisht e pas shpërthimit të krizave
Luhatet besimi në mundësinë e partneritetit
Pra për të penguar paraqitjen e dukurive antisociale duhet të jetsohet partneriteti I
vazhdueshëm-kjo fuqi e maadhe parandaluse dhe shëruese
4 Zuna, Deva, Aferdita(2003): Partneriteti shkollë-familje-komunitet
11
2 Menaxhimi i shkollës dhe partneriteti me prindërit
Gjithashtu duke ju referuar studimev të autorëve të ndryshëm,të cilët kanë trajtuar
karaktestikat dhe aspektet e përfshirjes së prindërve në veprimtarinë ,mund të bëhen disa
klasifikime të qasjeve apo këndvështrimeve të tyre lidhur me aspektet e kësaj tematike.
Në klasifikimin e parë ,mund të konsiderohen ato autorë,kërkimet e të cilëve e trajtojnë
parneritetin shkollë-familje në kontekstin institucional,pra të cilësisë së menaxhimit të
shkollës.Në këto kërkime,nënvizohet rëndësia e përfshirjes së prindërve në
vendimmarrjen dhe administrimin e shkollës.Rastet,përvojat dhe modelet e trajtuara në
këto kërkime,evidencojnë filozofinë dhe parimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë
duhet të karakterizojnë institucionet shkollore që referohen si modele të sukseshme të
menaxhimit.Menaxhimi /drejtimi i shkollave bëhet më i dobët për shkak të përfshirjes së
ulët apo të munguar të prindërve në aspektet financiare dhe të vendimarrjes së saj.5
Th.Nordahl 2006,paraqet tri lloje të bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe familjes ,si dhe
karakteristikat të tij.
Llojet e bashkëpunimit sipas këtij autori,janë :
1. Bashkëpunimi përfaqësues ,që shprehet me nivelin e pjesëmarrjes së prindërve në
organizatat e prindërve,
2. Bashkëpunimi direkt, që spikat për takimet e vecanta/personale ndërmjet
mësuesve dhe prindërve dhe që rezulton më një “marrëveshje” ose plan të
përbashkët veprimi mësues-nxënës-prindër
3. Bashkëpunimi indirect ,që dallon për veprimet e përditshme që prindërit bëjnë ne
familje në mbeshtetjen të arritjeve të fëmijës në shkollë.
Përmirësimin e performancës/arritjeve akademike:Ndikimi i përfshirjes së prindërve në
suksesin shkollor të fëmijëve,evidencohet jo vetëm nga kërkimet shkencore,por ajo po
reflektohet dhe po promovohet gjithnjë e më shumë edhe nga politikëbërsit. Kërkimet në
këtë aspekt nënvizojnë faktin që,përfshirja e prindërve që në fazat e hershme të edukimit
është e lidhur dhe/ose ndikon pozitivisht në performancën shkollore të fëmijës.
5 Canter, A(1996):Parents and teachers-Strategies for working together
12
Fëmijet ,prindërit e të cilëve janë më shumë të përfshirë në edukimin e tyre,kanë nivel më
të lartë në arritjet shkollore se ato fëmijë,prindërit e të cilëve nuk përfshihen,ose janë të
kufizuar në përfshirjen e tyre në edukimin e fëmijëve.
Përmirësimin e performancës/arritjeve të sjelljes:edhe në këtë aspekt ,gjithashtu
nënvizohet se pjesmarrja e prindërve ka ndikim pozitiv edhe në performancën sociale dhe
atë të sjelljes së nxenësit. Sa më të përfshirë dhe aktiv të jenë prindërit në mbështetje të
fëmijës/nxënësit,aq më pozitiv do të demonstrohen edhe karakteristikat dhe arritjet e tyre
sociale. Sidomos,përfshirja e prindërve merr një rëndësi të vecantë për shkollën.6
2.1 Politikat arsimore rajonale dhe partneriteti shkollë dhe familje
Përfshirja e prindërve në veprimtarinë e shkollës,pikërisht për shkak të rëndësisë dhe
dobishmërisë që ata kanë në suksesin e shkollës, është reflektuar në formën e gjetjeve dhe
rekomandimeve globale të institucioneve ndërkombetare të tilla
UNSECO,OECD,UNICEF,OKB,BE,Këshilli I Evropës..etj. që operojnë në fushën e
edukimit. Në Deklaratën Universale te të Drejtave të Njeriut evidencohet përgjegjësia e
prindërve për edukimin e fëmijëve,në kreun 25,pika 3 të kësaj deklarate, përcaktohet se
prindërit kanë të drejtën të zgjedhin llojin e edukimit që do t’u jepet fëmijëve që në fazat
fillestare. “si një e drejtë e prindërve dhe njëkohësisht si një detyrë e tyre.”Në raportin e
OECD 1997 “Prindërit si partner të shkollës”,pohohet se kontributi i prindërve ka një rol
të rëndësishëm në arritjet shkollore të fëmijës dhe se për këtë arsye është me rëndësi
zhvillimi i dialogut dhe bashkëpunimit të shkollës me prindërit në të gjitha nivelet e
edukimit, sidomos në vitet e para të edukimit.7
OECD në Programin e saj Ndërkombëtar të Vlerësimit të Nxënësve (PISA), konstaton se;
“nxënësit 15-vjecarë, prindërit e të cileve raportojnë se u kanë lexuar libra fëmijëve të
tyre ne vitet e para të shkollimit.reflektojnë performancë të dukshme kundrejt atyre
nxënësve,prindërit e të cileve nuk kanë vepruar në këtë mënyrë.”OECD (2012).
Ndërsa,në strategjinë e BE-së ,EUROPA 2020,mbështetja e prindërimit paraqitet në një
dimension relevant edhe pse e integruar në 2 prej 10 prioriteteve,sic janë ;reduktimi I
6 Coleman, J(1996): Parent, student and teacher collaborations the power of three 7 UNESCO (2005): School Management
13
braktisjes shkollore dhe përfshirja sociale (prioriteti 9 dhe 10)I kësaj strategjie.Në
rekomandimet KE-së nr.1501 dhe nr 19 të adoptuar përkatësisht në vitin 2001 dhe
2006,përcaktohet se ,“ edukimi e shoqeron individin nga fëmijëria deri në moshën
madhore dhe se ai është një miksturë faktorësh dhe influencash dhe e familja dhe shkolla
janë dy institucionet që mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe shoqëris”.Gjithashtu në këtë
rekomandim,nënvizohet nevoja “për të eksploruar dhe mbështetur rrugët që mundësojnë
bashkimin e forcave ndërmjet prindërve dhe shkollave dhe kombinimin e përgjegjësive
të tyre ne funksion të efektivitetit të edukimit”.
Gjithashtu,rekomandimet 19 (2006), i rekomandon qeverive të vendeve anëtare të
hartojnë programe dhe politika në nivel lokal për prindërimin pozitiv,të orientuar në
arritjen e tre tipeve të objektivave”:
1. Në krijimin e kushteve për prindërimin pozitiv,
2. Heqja e barrierave të prindërimit pozitiv dhe
3. Promovmi i prindërimit pozitiv përmes zhvillimit të vetëdijes dhe marja e te
gjitha masave për bërjen realitet të tij.8
Save the children,konstaton dhe vlerëson se janë të shumta studimet dhe programet që
adresohen në rëndësinë që ka prindërimi në ndërhyrjen e hershme dhe në zhvillimin e
qëndrueshëm të fëmijës,por shumë prej tyre nuk fokusohen në përmirësimin e arritjeve
në edukim. Bringing families and school together (Save the children 2011).
Shoqata Kombëtare e Prindërve dhe e Mësuesve (NPTA),e cila është themeluar dhe
ushtron aktivitetin e saj më shumë se 100 vjetësh në SHBA, ka krijuar “Standardet për
përfshirjen e prindërve”,të cilat synojnë të orientojnë shkollat se ç’duhet të bëjnë ato në
bashkëpunim me prindërit ,me qëllim mbështetjen e nxënësve në suksesin e tyre
shkollor.9
8 Kraja, M(2004): Pedagogji e zbatuar në mësimdhënie 9 UNESCO (2014): Education Strategy
14
Sandardet e parneritetit shkollë-familje
Standardi Karaktistikat
Standard 1 Gatishmëria dhe mirëpritja e
familjeve në komunitetin
shkollor
Familja ëshë pjesëmarrës
aktiv në jetën e shkollës dh
duhet të ndjeht e mirëpritur ,e
vlerësuar dhe e lidhur me
pjesën tjetër të komunitetit
,me stafin e shkollës dhe
njohur me c’farë mësojmë
dhe c’farë mësojnë dhe
c’farë bëjnë në klasë.
Standard 2 Komunikimi efektiv Familja dhe stafi I shkollës
angazhohen për komunikim
të rregullt dhe sistematik
rreth të mësuarit të nxënësit.
Standard 3 Mbështetja e suksesit të
nxënësit
Familja dhe stafi I shkollës
bashkëpunojnë në mënyrë të
qëndryshme për
tëmbështetur të mmësuarin
nga nxënsi dhe zhvillimin e
shëndetshëm të tij.Shkolla
mbështet fuqimisht prindërit
për ta bërë sa më sipër në
mënyrë efektive.
Standard 4 Komunikimi për cdo
fëmijë\nxënës
Shkolla mbështet prindërit
që të informohen dhe të jenë
të sigurtë që fëmijët trajtohen
në mënyrë profesionale dhe
kanë akses të plotë ndaj
mundësive të të mësuarit
Standard 5 Ndarja e pushtetit Familjet dhe shkolla janë
partner të barabartë në
vendimmarrjet që prekin
15
nxënësin dhe së bashku
punojnë për informimin e
ndërsjelltë,ndikimin\et në
hartimin e programeve të
këtij qëllimi.
Standard 6 Bashkëpunimi me
komunitetin
Familjet dhe stafi I shkollës
bashkëpunojnë me pjesëtarë
të komunitetit me qëllim që
të lidhin nxënësit,familjet
dhe stafin për zgjerimin e
oportuniteteve të të
mësuarit,shërbimet
komunitare dhe
pjesmëmarrje civike.
2.2 Politikat arsimore lokale për partneritetin shkollë familje
Nga shqyrtimi i përvojave të krijuar në disa vende të Evropës ,lidhur me ngritjen dhe
mbështetjen e strukturuar të prindërimit ,rezulton se politikat e prindërimit janë të
integruar dhe kanë synuar që të krijojnë mundesit për zhvillimin e këtij aspekti ,jo vetëm
nga instuticionet që ushtrojnë përgjegjësinë publike ,por edhe nga subjektet që zhvillojnë
partneritete të caktuara me institucionet shkollore,sic janë NGO të ndryshme.10
Gjithashtu,karaktistikë e politikav të prindërimit të këtyre vendeve ,është fakti se ky
aspekt trajtohet dhe mbështetet me një qasje të integruar dhe që përfaqsore në politikat që
i adresohen familjes në aspektet të ndryshme të saj.
Në këtë kontëkst, prinderimi fokusohet në ;mbrojtjen e fëmijës ,mirëqenien shëndetsore
,në mirëqenien ekonomike dhe në mirëqenien sociale të tij, ku dhe më se shumti
evidencohet edhe aspekti pedagogjik I prindërimit.
Kështu ,në Bullgari ka nje numër të lartë NGOdhe grupe të vecanta interesi që veprojnë
dhe mbështesin zhvillimin e modeleve të prindërimit.Fokusi kryesor i veprimtarisë së tyre
është mbrojtja dhe trajtimi i fëmijëve në risk.
10 Epstain, J.L(2001): School and family communication partnership. Caring about children
16
Prej vitit 2010, Bullgaria ka ndërmarrë nismat për hartimin e instrumenteve ligjore që
mundësojnë pjesëmarrjen e prindërve në zhvillimin personal të fëmijëve dhe jo vetëm
trajtimin e tyre si subjekt i mbrojtjes.
Në Kroaci ,mbështetja e prindërve në zhvillimin tërsorë të fëmijës, shfaqet gjithashtu si
një nismë dhe politikë e re,(që pas vitit 2000).Prej me shumë se 10 vitesh ,në Kroaci janë
adoptuar disa strategji,programe dhe protokolle që kanë në qendër mirëqenien dhe
mbeotjen e fëmijës. Dalluse për këtë vend ,është prania e organizmave dhe subjekteve
kombëtare dhe sidomos lokale ,që në baza vullnetare ofrojnë shërbime për familjen\
prindërit në dimensionin e informimit dhe afttësimit të tyre në mbështetjen e zhvillimit të
fëmijës dhe progresit të tyre ne edukim.
Italia paraqet një rast më të qartë të rregullimit normative të përfshirjes dhe të të drejtave
rë prindërve në shkollë ,si në aspektin menaxhues ashtu dhe në atë te planifikimit dhe
zbatimit të kurrikulës. Përfshirja e të gjithë aktorëve në procesin e edukimit të
fëmijës,përfaqëson një ndër tre kolonat e sistemit të edukimit.
Mbi këtë bazë normative është ngritur edhe përfshirja e institucionalizuar e prindërve në
nivel shkolle,rajoni dhe atë kombëtar,ku kjo e fundit (Forum Nazionale delle Associazoni
dei Genitori della Scoula) është e njohur zyrtarisht nga Ministria e edukimit dhe një ndër
qëllimet e së cilës është ofrimi i këshillimit për prindërit lidhur më cilësinë e shërbimit që
ata përfitojnë.
Estonia ,mbështetjën dhe zhvillimin e prindërimit e ka përfshirë në planin\programin
kombëtar të veprimit të qeverisë (Action Plan) 2010-2020,ku ndër të tjera,shkolla
identifikohet si një actor dhe partner i rëndësishëm për mbështetjen e
prindërve,veçanërisht në performancën shkollore të fëmijës.
Në këtë kontekst,evidencohen se ka disa programe të zhvillimit dhe trajnimit të shkollave
për efektivitetin e partneritetit të shkollave me familjen,ku me tipiku është program i tre
P-ve (Positive Parenting Programme).11
Maqedonia paraqet një rast ,gjithashtu të rregulluar në pikëpamjen normative. Ligji për
arsim fillor konsideron përfshirjen e prindërve dhe bashkëpunimin e shkollës me to,si dhe
një sërë të drejtash të tyre.
11 Cuba, P, Bux, J(2001):Positively involving parents in their’s children education
17
Në administrimin e shkollës,prindërit marrin pjesë në forumin “Këshilli I shkollës”ndërsa
në pikepamjen e performancës akademike të shkollës nxënësve ,prindërit marrin pjesë në
“Këshillin e prindërve”.Gjithashtu,ky ligj përcakton se, bashkëpunimi i mësuesit me
prindërit,është një nder detyrat e mësuesit dhe prindit i njihet e drejta që të kërkojë mësim
plotësues për fëmijën kur ai e çmon të nevojshme.
Edhe në vendin tonë ,partneriteti dhe bashkëpunimi i shkollës me prindërit është trajtuar
në disa akte normative, ku më kryesorët janë ligji për sistemin arsimor ,parauniversitar
dhe duke vijuar në akte nënligjore ,të tilla si : Dispozita Normative 2913, “Kodi Etikës së
Mësuesit.” “Standardertet e përgjithshme të mësuesit,” “Standartet e shkollës si qendër
komunitare “12
Në ligjin per sistemin arsimor parauniversitar, prindërit përcaktohen dhe konsiderohen
si partneri kryesor për mbarëvajtjen e fëmijës në shkollë dhe institucion.Në të drejtat eqë
ligji u njeh atyre,nënvizohen të drejtat me natyrë informuse që kanë gëzojnë prindërit
lidhur me aspektet e menagjimit të shkollës.
Në këtë aspekt ,është e drejtë e prindit:
Të informohet nga shkolla për legjislacionin në fuqi, për rregulloren e shkollës si
dhe për kurrikulën që shkolla i ofron fëmijës.
Të informohet për kushtet e sigurisë ,të shëndetit dhe të mjedisit.
Të informohet për veprimtarinë e fëmijës në shkollë dhe të japë pëlqimin e tij për
veprimtaritë plotësuese dhe jashtëshkollore që ofron shkolla.
Të vihet në dijeni për drejtimet kryesore të veprimtarisë së institucionit dhe arritjet
e tij në krahasim me institucione të ngjashme.
Ndërsa,përcaktohen si detyra të tij:
Kujdesi që fëmija të ndjekë dhe të mësojë rregullisht në shkollë,
Të njoftojë për ndryshimet e shëndetit dhe të sjelljes së fëmijës së tij,
Të marrë pjesë në takimet për cështje që kane të bëjnë më fëmijën e tij,
Të kontribuojë në mbarëvajtjen e institucionit.
12 Kodi i etikës së mësuesit në arsimimin parauniversitar publik dhe privat
18
Ndërsa në aktet nënligjore, bashkëpunimi dhe mbështetja që mësuesi duhet t’u ofrojnë
prindërve,evidencohet në një prej “Standardeve te përgjithshme të mësuesit” dhe
pikërisht në standardin: “Bashkëpunimi me komunitetin”.
Ndër tregusit e këtij standardi ,evidencohet se :
“mësuesi beson se bashkëpunimi i vazhdushëm me prindërit eshte i domosdoshëm
për përmirësimin e arritjeve të fëmijëve dhe të nxënësve në përgjithësi,”si dhe
“ndihmon prindërit të kuptojnë kërkesat e kurrikulës ndaj fëmijës së tyre.”
Në Dispozitat Normative të shkollës ,të cilat kanë si object përcaktimin e funksioneve
dhe detyrave të institucioneve arsimer dhe punonjësve të tyre ,evidencohet raporti që
vendoset ndërmjet shkollës dhe prindërve .13
2.3 Barrierat e përfshirjes së prindërve në shkollë
Vendosja dhe zhvillimi i parneritetit shkollë familje ndikohet nga shumë faktorë,natyra e
të cilave është përcaktuse për suksesin dhe efektivitetin e kësaj marrëdhënie.Barrierat e
përfshirjes së prindërve në shkollë,janë njëkosisht shkaktare dhe pasoja të nivelit dhe
cilësisë së parneritetit të tyre.
Në procesin e ndërtimit dhe zhvillimit të këtij parneriteti,evidencohen edhe pengesa apo
barriera që kufizojnë ose e bëjnë të dështuar bashkëpunimin e shkollës me familjen
dhe/ose prindërit dhe pasojat e saj pasqyrohen si në vendimarrjet e shkollës,ashtu
referohen kategorizime të natyrës/vet e këtyre barrierave,të cilat sipas prespektivës së
familjes dhe asaj të shkollës,përcaktohet si:14
Barriera të përfshirjes së prindërve të gjeneruara nga familja dhe
Barriera të përfshirjes së prindërve të gjeneruar nga shkolla.
Lidhur me barriera të gjeneruara nga familja,Drummond&Stipek,pohojnë se për shumë
familje,barrierat e përfshirjes efektive të tyre në shkollë dalin nga vështirësitë kryesisht
ekonomike të tyre..sic janë të ardhurat e pakta ,varfëria dhe niveli i kufizuar i edukimit
të prindërve.
13 Dispozitat normative (2013): Për sistemin parauniversitar 14 Mannathoko, M(1999): Barriers for parental involvement in primary school
19
Ndërsa ,lidhur me barrierat e gjeneruara nga shkolla ,evidencohen aspektet
menaxheriale,administrative dhe munges e profesionalizmit të drejtusve dhë mësuesve të
shkollës në trajtimin e këtij aspekti.Në këtë aspekt,dallohen shkollat që nuk ndajnë
“pushtetin”me prindërit dhe ku këta të fundit nuk ndjehen si pjesëmarrës të barabartë në
bashkëpunimin e tyrë me shkollën. Kjo bën që prindërit të kenë një frekuencë të ulët dhe
madje të munguar të pjesmarrjes së tyre në takimet që organizon shkolla.15
2.4 Roli i shkollës dhe familjes
Edukimi i fëmijëve në shkollë dhe edukimi në familje janë një proces i pandarë.
Udhëheqës dhe organizator i këtij procesi është kolektivi pedagogjik i shkollës. Në
organizimin e punës me familjet e nxënësve,shkolla niset nga një unitet detyrash,realizimi
i të cilave ndikon drejtperdrejt në zhvillimin harmonik e të gjithanshën të personaliteti të
fëmijës.
Ndihmesa e familjes në edukimin e fëmijëve dhe njëkohësisht rritja e përgjegjësisë së saj
në edukimin e brezit që rritet,janë të mundur në saj të një pune sistematike e të
organizuar,në formimin e aftësive e shprehive pedagoghike të prindërve.Eshë shumë e
rendesishme që ende pa hyrë fëmijët në shkollë e sidomos në vitin e parë të shkollës ,që
prindërit të bëhen bashkëpjestar të procesit pedagogjik.Për këtë arsye institucionet
shkollore e kanë të domosdoshme të instalojnë një bashkëpunim të ngusht shkollë-
familje.Si kusht i domosdoshëm për lindjen e këtij bashkëpunimi është kualifikimi i
familjes.Shkolla e ka për detyrë të bashkëpunojë më prindërit për ngritjen e kulturës së
tyre pedagogjike.Pavarësisht nga niveli arsimor e kulturor i prindërve ,shkolla ka fushën
e vet për lartësimin kulturor të tyre.
Familja është shkalla e parë shoqërore në jetën e njeriut.Ajo që në moshat e hershme
drejton njohuritë ,dëshirat e ndjenjat e fëmijëve.Nën drejtimin e prindërve ,fëmija fiton
përvojën e parë nga jeta ,njohuritë elementare në veprimtaritë që e rrethojnë ,njohuritë
dhe shprehitë e jetës në shoqëri.16
Një nga arsyet e ndikimit të familjes tek fëmijët,është qëndrushmëria e përshtypjeve të
para të fëmijës nga jeta që e rrethon dhe mbi bazen e të cilave formohet karakteri i fëmijës.
15 Mannathoko, M(1999): Barriers for parental involvement in primary school 16 Adelman, H., Taylor,L.(1996):Fostering school, family and community involvement
20
Prindërit që përfshihen në jetën e shkollës kanë shpresa dhe aspirate më të larta për
aarsimimin e fëmijëve të tyre dhe presin qe fëmija të arsimohet në universitet.
Ndërkohë,pjesa më e madhe e prindërve të përjashtuar nga ana sociale janë të prirur drejt
dhënies së një zanati për fëmijën e tyre.Gati një e treta e këtyre prindërve mendonë se
fëmija e tyre do të përmbushë vetëm arsimin e dytyrushëm.
Drejtoret e shkollave në bashkëpunim me mësuesit ,prindërit dhe nxënësit duhet të
hartojnë programe të përfshirjes së prindërve dhe bashkëpunimit shkollë-familje-
komunitet,t ‘i zbatojnë,t‘i monitorojnë dhe t’i monitorojnë dhe t’i rishikojnë në mënyrë
të vazhdushme. Nxënësve duhet t’u kushtohet vemendje të vecantë,pasi roli i tyre është
kyc në suksesin e këtyre programeve.Forcimi i komunikimit të dy-anshëm (shkollë-
shtëpi-shkollë) është jetik për suksesin e përfshirjes së prindërve dhe bashkëpunimit
shkollë-famile-komunitet.Mësuesit duhet t’i kontaktojnë prindërit si kur fëmijet e tyre
kanë probleme ashtu edhe kur ata kanë arritje positive.17
17 Adelman, H., Taylor,L.(1996):Fostering school, family and community involvement
21
3 METODAT E BASHKËPUNIMIT SHKOLLË FAMILJE
KOMUNITET
Fjala metodë në kuptim më të përgjithshëm do të thotë “mënyrë e veprimit ,sistem,veprim
i planifikuar, që t’i parandalojmë efektet negative eventuale për parneritetin dhe zgjedhjes
së situatës në focus ,pritet nga faktorët të bashkpunojn përkitazi me :
Përzgjedhjen me kujdes të metodave,
Aplikimin me mbikqyrje të vëmendshme ,si dhe
Zëvendësimin e metodave në rast se ndonjëra nuk tregohet e përshtatshme.
Metodat e parneritetit deri tani nuk janë definuar në literatuen e shkencave sociale,madje
as në shkencën e pedagogjisë,e cila si dimension e trajton edhe parneritetin
multifactorial,si eshte rasti me tre faktorët shkollë-familje-komunitet.Ne duhet të
theksojmë dallimin ne mes të metodave të hulumtimit shkencor dhe metodave të
veprimtrisë praktike pedagogjike.Kjo qëndron në faktin se metodat hulumtuse shkencore
shërbejnë për kërkimin,zbulimin konstatimin e të rejave në shkencë.Ndërkaq ,metoda e
veprimtarisë pedagogjike përcaktohen nga edukusi ne një anë dhe faktorët
familjarë,shkollorë e komunitarë si dhe nga permbajtja e punës pedagogjike.Metoda e
veprimtaris pedagogjike shfrytëzojnë dhe jetësojn të zbuluarën dhe përvojat educative me
intens të realizimit të qëllimeve të përcaktuara.18
3.1 Metoda e shpjegimit
Shpjegimi është një përpjekje për të siguruar të kuptuarit e problemit.
Duhet pasur parasysh tre faktorë.
1. Shpjegusi
2. Problemi apo cështja
3. Auditori të cilit i shpjegohet
Forma e shpjegimit ,
o Ligjerimi /intepreton,tregon,pershkruan.sqaron natyren e problemit
o Rrefimi/zgjatë me pak se ligjerimi mund te nderpritet me pytje
18 Zenelaj, B., Llugaxhiu, Nakije., Gallapeni, Myrvete(2008): Metodat e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet
22
o Përshkrimi/pershkruhet si është si duhet te jetë
o Sqarimi /paraqet arsyet shkaqet e ceshtjes problemit
3.2 Metoda bashkëbiseduese dialogu
o Bashkëbisedimi mund të jetë në formë diskutimi
o Shkolla,familja,komuniteti shprehin qartë mendimet e veta dhe punojnë që
diskutimet të mirren në konsideratë
o Ndihmon në përmiresimin e mësimit dhe edukimin të dhëniësse propozimeve si dhe
organizimit të veprimtarive nga ana e nxënsve prinderve dhe komunitetit
3.3 Metoda me anë të mjeteve të informimit
o Me anë të kësaj metode bashkëpunimi mund të arrihet me anë të informimit apo
lajmërimit përmes,
o Internetit
o Radios
o Televizionit, broshurave etj.
3.4 Metoda e demonstrimit
o Fjala demostrim do të thot të tregosh ,të sqarosh,të vërtetosh
o Pra të vërejturit direct të qeshtjes apo problemit
o Me ane të kesaj metode arrijme te verteta reale dhe objektive
3.5 Metoda e bindjes
o Me anë të kesaj metode ëshë e rendesishme krijimi I bindjes të cdo anëtar I
komunitetit
3.6 Metoda nxitjes
o Gjatë bashkëbisedimit mund të hasim ne pengesa dhe vështirësi të
ndryshme.Secili duhet të ketë mbështetja per të zotruar pengesat dhe vështirësit.
o Metoda e nxitjes është sim jet motivues
o Lavdatat falenderimet dhe kritikat me vend19
19 Zenelaj, B., Llugaxhiu, Nakije., Gallapeni, Myrvete(2008): Metodat e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet
23
4 TEORITË MBI BASHKËPUNIMIN FAMILJE SHKOLLË
Studimet e dekadave të fundit tregojnë se bashkëpunimi familje-shkollë dhe anasjelltas,ka
një ndikim pozitiv në zhillimin dhe edukimin e fëmijëve në të gjitha moshat .Nevoja për
arritjet akademike sa më të larta,i orienton studiusit e shkencave të edukimit të
ndërmerrnin ndër vite një sërë studimesh,për të vërtetuar në mënyrë emperike hipotezën
se angazhimi dhe përfshirja prindërore në edukimin e fëmijëve ndikon pozitivisht në
zhvillimin e fëmijës dhe në mënyrë të vecant në arritjet akademike.
Për ta kuptuar më mirë vizionin e bashkëpunimit familje-shkollë është e nevojshme të
shqyrtohen më parë tri korniza teorike,të cilat të marra se bashku krijojnë bazën e plotë
teorike mbi bashkëpunimin familje shkollë.Këto tri korniza jane: 1)Teoria e Epstein
(1987,1997,2001.) 2).Teoria e Hoover-Dempesy dhe Sandler (1995.1997,2005) si dhe
Teoria e krijimit të mundesive dhe fuqizimi të familjes (1998,1992).
4.1 Bashkëpunim do të thotë më shumë se përfshirje
Shpesh ndodh që termi bashkëpunim familje-shkollë të njehesohet me termin
bashkëpunim prind-shkollë,për shkak se kur themi familje nënkuptojmë prindërit dhe kur
themi prindërit nënkuptojmë përsonat që kanë përgjegjsi ligjore për rritjen dhe edukimin
e fëmijëve,pavarsisht në janë apo jo prindërit biologjikë.Është e rëndesishme të kuptojme
se termi bashkëpunim nënkuptn një diferencë cilësore krahasuar me termin përfshirje
prindërore.Me bashkëpunim kuptojmë angazhimin prindëror tepër aktiv në proceset
zhvillimore dhe edukuse të fëmijës ,i cili karakterizohet nga vazhdimësia.Studiusit Pushor
dhe Ruitenberg,zbërthejn termin bashkëpunim duke nënkuptuar angazhimin prindëror për
të qendruar përkrah edukatorëve,duke përfituar nga njohuritë e tyre mbi mesimdhënien
dhe të nxënit e fëmijëve.Bashkëpunimi ,krijon mundësine formimit të një structure
shkollore ku fuqia dhe autoriteti mund të ndahen midis edukatoreve dhe prindërve duke
krijuar një plan të përbashkët që do t’shërbejë në mënyrë reciproke të dy palëve.20
Në një dokument për politikat shtetërore në edukim ,që ka si qëllim integrimin e
bashkëpunimit familje- shkollë si pjesë e reformës se edukimit,angazhimit prindëror
përshkruhet nga Forumi i Politikave Kombëtare Amerikane ,si ndarje e përgjegjsive për
20 Epstein J,L(1996): School, family and community partnerships: Preparing educators and improving schools
24
të nxënit dhe arritjet e nxënësve ,midis familjes shkollës dhe komunitetit ,i cili fiton nga
lindja e deri në moshën e rritur .Në këtë dokument bashkëpunimi përkufizohet si një
mbështetje sistematike,e integrruar dhe e qëndrushme në kohë dhe jo si një veprimtari
shtesë apo një veprimtari e zakonshme.Bashkëpunimi familje-shkollë është sistematik
sespse ndërtohet në mënyrë të qellimshme si një element themelor në përputhjen me
objektivat edukuse dhe aarritjeve të nxënsve.
4.2 Prindi si klient ose bashkëpunëtorë
Sipas Furr dhe Sparks,prindërit në marrëdhëniet me mësuesit mund të trajtohen edhe si
klientë ,por edhe si bashkëpuntorë(partner).Roli tradicional e trajton prindin si klientë
shërbimit arsimor,ku ka shumë pak komunikim midis shkollës dhe familjes dhe ku familja
me shkollën punojnë bashkë vetëm në raste veprimtarish të vecanta.Kurse modeli
negociues e trajton prindin si bashkëpuntorë (partner)me detyrime dhe të drejta të
barabarta.Prindi përfshihet në diskutime rreth cështjeve me të cilat përballet shkolla.Ata
inkurajohen të tregojmë zotësit e tyre dhe të vendosin se për cfarë informacioni kanë
nevojë në mënyrë që të jenë më të përfshirë në procesin e edukimit.Prindërit ndërrmarin
disa hapa për të vendosur se në cilin grup mund të japin dhe të marrin dhe si grup mund
të punojnë si bashkëpuntorë (partner).21
4.3 Teoria e Epstein
Puna studimore për të dhënë një kornizë teorike,që do të unifikohet dhe gjetjet e
studimeve,ka filluar që në vitin 1987 ,kur studiuesja Epstein indifikoi katër tipe të
përfshirjes prindërore : a)obligimet bazë,b)komunikimi me shkollën.c)përfshirjen e
prindërve në shkollë dhe d)përfshirja e prindërve në aktivitetet e të nxënit në shtëpi
,kornizë e cila u përmirësua nga autorja në vitin 1995 ,duke shtruar e zgjeruar edhe me
dy tipe të tjera.22
Dy vite më vone ,bazuar në përvojën e saj si studiuese,por edhe nga studime të bëra në
këtë fushë,Epstein dhe kolegët e saj indentifikojnë ployësisht,në një kornizë të
qëndryshme,gjashtë dimensiones e përfshirjes prindërore të cilat ndikojnë në arritjet
akademike të fëmijëve.
21 Sheldon, S., Epstein J,L(2000):Involvement counts, family and community partnerships and mathemathics
achievements, Journal of educational research 22 Miller, I., Keithner G, I., Bishop, D.S & Epstein, N. B(2000): The McMASTER approach to families: theory,
assesment, treatment and research. Journal of family therapy.
25
Këto ishin:Aftësia dhe shprehitë e prindërve;Komunikimi ;Vullnetarizmi;Mësimi në
shtëpi ;Marrja e vendimeve në shkollë;Bashkëpunimi me agjencitë e komunitetit .
Për shumë studiues tipologjia e Epstenit,u bë një kornizë teorike për përfshirjen
prindërore ,duke krijuar një stabilitet në mënyrën e konceptimit të studimeve,por edhe në
terminologji.Mbështetur në këtë kornizë,si psh studiuesja Casambis (1998) bëri
ridimensionimin të përfshirjes prindërore duke përdorur këtë kornizë ,por tashme për
prindërit.Për më shumë ,ajo ideoi një përshtatje krahasuese të praktikave të përfshirjes
prindërore midis shkollës së mesme të ultë (shkollës 9-vjecare) dhe asaj te mesme.23
Praktikat e vazhdyshme kërkimore ,por edhe programet e ndërtuara për prindërit ,kanë
ndikuar që Tipologjia e Epsteninit të përmisohet vazhdimisht
Tabela 6.Tipologjia e Epsteinit për përfshirjen prindërore në shkollë.
Tipet Përshkrimi I tipit Shembuj
Tipi1 Obligimet bazë të
familjes
Sigurimi I nevojave bazë rë familjës sic janë shëndeti dhe
siguria
Tipi2 Obligimet baz të shkollës Komunikimi midis shkollës dhe familjes sic janë memeto
,telefonat listat e notave ,dhe takimet
Tipi 3 Përfshirja në shkollë Puna vullnetare në shkollë për të mbështetur mësuesin në
klasë ose pjesëmarrjen në aktivitete e shkollës.
Tipi4 Përfshirja në veprimtaritë
e të nxënit në shtëpi
Ndihma e fëmijëve në detyrat e shtëpisë
Tipi5 Përfshirja e prindërve në
vendimarrjen dhe
qeverisjen e shkollës
Dhënia e kontributit në një organizatë prind-mësues ,ose
këshill,bord ose ndonjë pozicion tjetër drejtues
Tipi6 Bashkëpunimi I
ndërsjellet me organizatat
e komunitetit
Realizimi I lidhjes me organizata që kane në focus
edukimin e fëmijëve ,si programet pas-shkollore.
Tipi 1. Prindërimi ndihmon familjet të kuptojnë zhvillimiet e adoleshentëve
,aftësitë prindërore për cdo grupmoshë si dhe përgaditjen e kushteve të shtëpisë
për studimin në cdo nivel shkollor. Aktivitetet e tjera të tipit 1 e ndihmojnë
23 Miller, I., Keithner G, I., Bishop, D.S & Epstein, N. B(2000): The McMASTER approach to families: theory,
assesment, treatment and research. Journal of family therapy.
26
shkollën të marrë dhe përpunojnë informacionet nga familjet në mënyrë që
mësuesit të kuptojnë prejardhjen familjare,kulturën dhe qëllimet që ata kanë për
fëmijët e tyre. Këto aktivitete mbështetin idenë që mësuesit dhe prindërit ndajnë
mes tyre përgjegjësit për të nxënit e fëmijëve e zhvillimin e tyre dhe ndihmojnë
në zhvillimin e besimit dhe respektit reciptok për përpjekjet e gjithsecilit në
udhëheqjen dhe zhvillimin e nxënësve.
Tipi 2.Familjet mbahen gjithmonë të informuar rreth programeve shkollore dhe
progresit të nxënësve nëpërmjet veprimtarive të komunikimit shkollë-familje
dhe familje -shkollë, aktivitetet që përfshijnë njoftimet,memot
konferencat,botimet telefonat dhe mesazhet kompjuterike ,internet dhe metoda të
tjera innovative të komunikimit. Megjithëse shkolla tenton gjithnjë të dërgojë
informacion të mjaftueshëm drejt shtëpisë,është e nevojshme që të dy kanalet e
komunikimit të funksionojnë ,më qëllim që ky bashkëpunim të ketë sukses.
Tipi 3.Aktivitetet e vullnetarizmit përmirësojnë rekrutimin ,tajnimin dhe
programet për përfshirjen e prindërve,dhe si vullnetarë,po edhe si audiencë,në
shkollë apo në vendet të tjera,me qëllim që të mbështesin nxënësit dhe
programet shkollore. Aktivitetet e Tipit 3 e ngrenë nivelin e nxënësit në shkollë
dhe i bëjnë atij të mundur që të ofrojë më shumë mundësi mësimi,ndërsa
mësuesit i ndihmon që ti transetojnë studentëve më shumë vëmendje
individuale.
Tipi 4.Veprimtaritë e të nxënit në shtëpi,përfshijnë familjet në veprimtarinë
akademike të fëmijëve të tyre në shtëpi,të cilat janë të kordinuar me punën e
bërë në klasë dhe kontribojnë në suksesin shkollor.Këto veprimtari përfshijnë
detyra shtepie ndërvepruse,vendosjen e qëllimeve,aktivitetet të tjera kurrikulare
dhe vendimet rreth kurseve akademike dhe programeve shkollore.Aktivitetet e
këtij tipi e lidhin mësuesin me cdo nxënës e prind për sa i përket cështjeve
kurrikulare.24
Tipi 5.Aktivitetet e vendimmarrjes bëjnë present zërin e familjes në zhvillimin e
vizionit dhe misionit të shkollës ,përpilimin ,rishikimin dhe përmirësimin e
politikave shkollore dhe vendimeve të tjera që ndërmerr shkolla.Anëtarët e
familjes marrin pjesë në ekipet e shkollës,komunitetet,organizatat për mësues
24 Miller, I., Keithner G, I., Bishop, D.S & Epstein, N. B(2000): The McMASTER approach to families: theory,
assesment, treatment and research. Journal of family therapy.
27
dhe prindër dhe në këshillatkomunalë.Prindëit mund të jenë gjithashtu pjesë e
grupeve të pavarura të avokatisë apo të forcave për përmirësimin e shkollave.
Tipi 6.Aktivitetet e bashkëpunimit me komunitetin koordinojnë punën dhe
burimet e biznesit të komunitetit ,agjencive ,organizatave kulturore ,civile apo
fetare ,kolegjeve dhe universiteteve dhe grupeve të tjera,me qëllim focimin e
programeve shkollore,praktikave familjare dhe zhvillimit të të nxënit për
fëmijët.Aktivitetet të tjera i bëjnë të aftë nxënësit ,stafin dhe familjet që të jenë
kontributorë më shërbimet e tyre përkundrejt komunitetit .25
5 Teoria e HOOVER DEPSMEY dhe SANDLER
Mbështetur në teorinë e modelit bioekologjik të Brofenbrennerit (1976/1986),por edhe në
rezultatet psikologjike dhe sociale,studiusit Hoover-Dempsey dhe Sandler (1995/1997)
prezantuan një teori, ku shpjegojnë në mënyrë të detajuar, se cfarë I motivon prindërit për
t’u përfshirë në edukimin duke renditur disa arsye madhore:
Ndërtimi i rolit personal prindëror për t’u transmetuar fëmijëve një model
prindërimi;
Për të rriturit ndjesinë e zotësisë së tyre si prindër me qëllim që t’i ndihmojë
fëmijët të kenë sukses në shkollë;
Reagimin e tyre përkundrejt mundësisë që u japin si fëmijët ,ashtu dhe shkollat e
tyre për t’u përfshirë në jetën e shkollore;
Konteksti i jetës së prindërve.
25 Miller, I., Keithner G, I., Bishop, D.S & Epstein, N. B(2000): The McMASTER approach to families: theory,
assesment, treatment and research. Journal of family therapy.
28
5.1 Teoria e krijimit të mundësisë dhe e fuqizimit të familjes
Ky është një model teorik i përdorur s inga evropianët ashtu edhe nga amerikanët e
kanadezët.Në vendet e ndryshme,ky model përfaqsohet me autorë të ndryshëm,p.sh në
Evropë përfaqsuesit janë studiuesit Pourtoris dhe Desmet ,në Amerikë nga
Dunst,Johanson,Rounds,Trivette.
Modeli i marrëdhënies së reciprocitetit është i bazuar në principet e krijmit të
mundësisë,fuqizimit të mbrojtjes së marrëdhënies prind-mësues,për të ndarë plotësisht
njohuritë,shprehitë dhe përvojat.
Fuqizimi nënkupton vënien në dispozicion të burimeve të nevojshme dhe fuqi ligjore,
ndërsa krijimi i mundësisë i referohet dhënies së mundësisë,që prindërit të kuptojnë rolin
e tyre dhe të përcaktojnë se ç’lloj bashkëpunimi do të vendosin.
Modeli përshkruan marrëdhënien prind-mësues sit ë bazuar në shkëmbimin reciproknë
çdo aspekt të njohjes dhe të përvojave.
Modeli mbështetet në nderhyrjen e pedagogjisë sociale,që do të thotë se qëndrimet
edukative,besimet dhe praktikat e lehtësuara nga marrëdhënia e varësisë së ndërsjellt,ku
prindërit dhe mësuesit mësojnë nga njeri –tjetri.26
Rruga e bashkëpunimit (partneriteti) duhet domosdoshmërish të mbështetet në
këndvështrimet dhe pritshmëritë e palëve dhe ku prindërit dhe mësuesit kanë shumë
njohuri dhe përvoja për të ndarë mes tyre.
Kjo marrëdhënie kërkon që të dyja palët të tregojnë vullnet për te forcuar bashkëpunim
.Dunst dhe kolegët e tij, përshkruajnë katër kategoritë që forcojnë dhe stabilizojnë këtë
marrëdhënie:
Predispozicioni dhe qëndrimet emocionale të bazuara mbi besimin ,
përkushtimin ,zemërgjerësinë,empatinë dhe të kuptuarit ,gatishmëria
intelektuale bazuar në ndershmërinë
Besimi ,respekti i ndërsjellët ,fleksibiliteti dhe ndarja e përgjegjësive,
Komunikimi i hapur dy-drejtimesh,ku të degjuarit është po kaq i rëndësishëm sa
dhe të folurit,
Veprime që manifestojnë qëndrime dhe besime.
26 Epstein, J.L(2003): Parents, reactions to teacher practices of parent involvement, Elementary school Journal
29
Bouchard dhe kolegët e tij paraqesin edhe disa shembuj,se sim und të sillemi për të
lehtësuar këtë marrëdhënie bashkëpunimi.
Si përfundim ,teoria e mbivendosjes së sferave e Epstein eshtë një mundësi për të krijuar
një pamje më të qartë të faktorëve të ndryshëm që influencojnë në bashkëpunimin familje-
shkollë. Modeli i Hoover-Dempsey dhe I Sandler na ndihmon të kuptojmë arsyet se përse
prindërit zgjedhin të jenë pjesë ose jo në veprimtaritë shkollore,dhe si ndikon ndërtimi i
roleve prindërore,ndjenja e të qenit i zoti për të ndihmuar fëmijën të këtë sukses apo edhe
mundësitë dhe ftesat që ofrohen nga shkolla dhe vetë fëmija për të përvaktuar edhe llojin
e përfshirjes prindërore sispas këtyre faktorëve.
Gjithashtu ,modeli teorik i dhënies së mundësisë dhe fuqizimit të familjes,na ndihmon të
kuptojmë se në bashkëpunimin familje-shkollë,në fund të fundit kemi subjekte të të
njëjtës rëndësi ,që të dy subjektet kanë qëllim arritjen e suksesit të nxënit dhe gjetjes së
mënyrave që të bëjnë ketë bashkëpunim dhe këtë marrëdhënie dy palëshe të
funksionojnë.27
27 Epstein, J.L(2003): Parents, reactions to teacher practices of parent involvement, Elementary school Journal
30
6 BASHKËPUNIMI NË MES TË FAMILJES DHE SHKOLLËS
Përfshirja e prindërve në procesin e edukimit ka disa vite që ështe bërë një nga prioritetet
e institucioneve në veqanti të MASHT-it dhe mekanizmave të tjerë jo shtetëror që lidhen
drejtëpërdrejt ose tërthorazi me problemet e shkollës.
Rritja e përfshirjes së prindërve në zgjedhjen e problemeve që ekzistojnë në
shkollë,ndikon drejtëpërdrejt në demokratizimin dhe decentralizimin e arsimit.
Shkollat punën e vetë duhet ta bëjnë publike dhe të bashkpunoj me mjedisin për të realizur
me sukses qëllimet dhe kërkesat e shoqërisë.Por,ky bashkpunim nuk ka qenë ,e as sot nuk
është gjithëkund dhe përherë i sukesshëm edhe me interes të përbashkët.Shkollat për arsye
të ndryshme janë mbyllur dhe nuk kanë bashkpunuar me familjen dhe me komunitetin.28
Kërkimet shkencore kanë provuar se përfshirja e familjes në edukim është një faktor
shumë i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës dhe në suksesin e
tij në mësim.
Në shkollën fillore janë bërë përpjeke të vazhdueshme për të dinamizuar dhe
institutcionalizuar bashkpunimin e shkollës dhe të familjes,në vecanti nga ana e MASH-
it Drejtorit e shkollave dhe arsimtarët mundohen dhe aplikojnë forma të ndryshme të
bashkëpunimit dhe komunitetit me familjen-prindërit e nxënësve si :a/komunikimin e
drejtëpërdrejt (ballor) në mes të drejtorit e pedagogut arsimtarëve të shkollës me prindërit
,familjet e nxënësve :vizitat paraprake në shkollë ,takimet orjentuese,takimet prindër
mësues,vizitat në shtëpi ,mbledhjet e rregullat me prindër,kutia e
sugjerimeve…Përkundër këtij aktiviteti të organeve drejtuse dhe profesionale të
shkollës,bashkpunimi me prindër eshte ne nive;in e duhur, dhe paraqet nje shembull per
shkollat tjera..Në vecanti brengos pjesëmarrja e vogël e prindërve në mbledhjet e tyre të
rregullta.
Funksionimi i trekendshit jo gjithmonë eshë i lehtë,pasi kemi të bëjmë me karaktere të
ndryshme,me fëmijë qe vijnë nga familjet me statuse të ndryshme ,me prindër që jo
gjithmonë shprehin gatishmërinë e bashkëpunimit etj,gjithsesi ky është një hap përpara
dhe një shtysë positive që premton shumë në të ardhmen ,dhe sado që të eci me ritëm të
28 Dunst, C. J., Johanson, C., Rounds, T., Trivette, C.M., & Hamby, D(2002): Characteristics of parentprofessional
partnerships
31
ngadalshëm është një veprim që duhet të duartrokitet dhe shumë i vlefshëm për shkollën
,nxënësin,familjen dhe shoqërinë në përgjithësi .
6.1 Marrëdhëniet familje shkollë
Marrëdhënia familje -shkollë varion në terma të shpeshtësisë dhe cilësisë së komunikimit
(Painta dhe Ëalsh,1996) .Kjo do të thotë se marrëdhënia familje-shkollë mund të
influencohet negativisht dhe të jetë e tendosur si nga kontaktet e pakta,po ashtu dhe nga
kontaktet e shpeshta,po as sa kjo marrëdhënie mund të bëhet positive përmes krijimit të
bësimit,mbështetjes për të nxënit e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre.Është e rëndësishme të
diferencohen disa sjellje dhe veprime specifke që e lidhin familjen me shkollën .Ka disa
principe tepër të rëndësishme qe mund të krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme
familje-shkollë ,sic janë :
Besimet mbi efektshmërinë: familjet dhe mësuesit ndikojnë mbi suksesin
ose vështirësinë e fëmijës.
Detyrimet: familja dhe shkolla punojnë se bashku për nxënësit.
Vazhdimësia: të dy palët stabilizojnë qëllimet të qëndrushme dhe
komunikojnë gjatë gjithë kohës.
Marrëdhënia shklloë-familje,pervecse ndikon në rritjen e arritjeve akademike ,konvergon
edhe besimet dhe qëndrimet e prindërve dhe mësuesve.29
6.2 Vështirësitë për t’u kapërcyer në bashkëpunimin familje shkollë
Ka disa arsye që i pengojnë prindërit për të qenë pjesë e edukimit të fëmijëve të tyre si
mungesa e kohës ,preceptimi negative për shkollën,eksperienca të mëparshme të
pasukseshme me fëmijet e tyre si nxënës,mungesa e komunikimit nga ana e shkollës dhe
nevojat për tu përfshirë vetëm kur fëmijët praqesin probleme në arritjet akademike.
Në një material të pergaditur nga Christenson,Palan,dhe Scullin (2009), shohim se
proveset e bashkëpunimit (parneritetit) përballen me vështërsi që duhet kapërcyer .Të tilla
29 Dunst, C. J., Johanson, C., Rounds, T., Trivette, C.M., & Hamby, D(2002): Characteristics of parentprofessional
partnerships
32
janë problemet e komunikimit ,diferencat kulturire,barrierat dhe cështjet zhvillimore të
fëmijës.
Bashkëpunimi i vërtetë familje-shkollë arrihet kur mësuesit dhe prindërit bashkojnë
përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet e edukimit në lidhje me nxënësit.
Mësuesi dhe stafi mështëtes ofrojnë ekspertizat e tyre në fushat përkatëse që lidhen me
arritjet akademike të fëmijëve,por edhe prindërit janë tepër të rëndësishëm pasi janë
ekspertë në njohjen e fëmijës së tyre.Kur familja dhe shkolla bëhen
bashkëpuntorë,krijohet mundësia e zgjidhjeve të problemeve që mund të lindin gjatë
procesit të edukimit të fëmijëve.Sigurisht që këto zgjidhje problemeve kanë të mirat e
tyre për secilën nga palët,por që të formohet ky lloj parneriteti ,i cili nuk ëshë i lehtë për
të arritur,është e rëndësishme të merren në konsideratë një sërë cështjesh për ta bërë këtë
lloj bashkëpunimi të funksionojë.Një nga cështjet më të rëndësishme është ajo e
komunikit.Një komunikim i vërtetë familje-shkollë do të thotë ndarje të informacionit
dhe përdorimi të tij për të punuar me nxënësin.Në se vetëm njëra palë jep informacion,nuk
mund të arrihen rezultatet e dëshiruara.Shkëmbimi i informacionit dhe planifikimi i
roleve të të dyja palëve e bën marrëdhënien më të mirë .
Sipas Christenson ,Palan, pengesë për bashkëpunim shkollë familje janë barrierat
,ndërkohë që mund të minimizohen në së të dyja palët.Si shkolla ,ashtu dhe familja,duhet
domosdoshmërisht të marrin në konsideratë dhe vlersojnë vështirësitë e paleës tjetër.Në
punimin e tyre renditen disa vështirësi me të cilat mund të përballen prindërit sic janë
:burimet financier të limituara,eksperiencat e mëparshmë negative me
shkollimin,diferencat linguistike dhe kulturore,apo dhe përshtypjen se shkolla nuk i
përgjigjet nevojave të tyre.Por edhe nga ana e mësuesve nuk mungojnë vështirësit për tu
kapërcyer,sic mund të jenë : mungesa e burimeve për ti bërë prindërit të
arritshëm,steriotip që mbajnë vetë mësuesit në lidhje me llojet e ndryshme të familjeve
dhe kulturave nga ata vijnë dhe shpesh ,përqendrimi tek problem e jo tek zgjidhja si dhe
shmangia e konfliktimit për shkak të frikës.Gjithashtu keqkuptimet midis palëve ndodhin
kur secila nuk ndërvepron ,por vepron e izoluar.30
Christenons dhe koleget e saj (2009) besojnë se stadet e zhvillimit të fëmijës gjithashtu
,u përbëjnë një cështje e cila ndikon në mosfunksionimin e bashkëpunimit.Me rritjen në
30 Dunst, C. J., Johanson, C., Rounds, T., Trivette, C.M., & Hamby, D(2002): Characteristics of parentprofessional
partnerships
33
moshë të fëmijës rriten edhe përgjegjsitë ë tij si nxënës ,kështu që dhe lloji i
bashkëpunimit ndryshon gjatë viteve të shkollimit të fëmijës.Megjithëse niveli i
bashkëpunimit midis familjes dhe shkollës fillon të bjerë në klasat 6-9,nxënësi prapë
duhet të përfitojë nga mbështetja shkollë-familje.Familjet dhe mësuesit duhet të punojnë
së bashku që të vendosin qëllimet dhe pritëshmërit dhe të japin mbështetjen për të cilën
nxënësit kanë nevojë.
6.3 Përfshirja e prindërve në edukimin e fëmijëve
Prindërit luajnë rolin primar në zhvillimin e fëmijëve në sjelljet,reagimet ,qëndrimet e
fëmijeve në raport me vetën dhe të tjerët.
Me zhvillim kuptojmë ndryshimet në karaktistikat fizike,kongnitive,sociale,emocionale
.Në keto sfera të zhvillimeve rolë të rendesishem luajnë prindërit në raport me fëmijën
,në qasjen me fëmijët,bashkëpunimi ,kujdesin,interesimin,nxitjen e fëmijës për të qenë
aktiv,kreativ,komunikues,tolerant,bashkëbisedues etj.
Sjellja dhe reagimi i prindërve ndikon në pjesën e zhvillimit emocional,social ,moral
,kongnitiv të fëmijët,duke e kuptuar këtë si shembull dashuria,tolerance,bashkëpunimi
,mirkuptimi,komunikimi me fëmijët kanë një efekt shumë të mirë për sjelljen e fëmijëve
si dhe kritika,agresiviteti,reagimi emocional,komunikimi jo i përshtatshëm kanë efekte
negative në sjelljet e fëmijës.31
Si mjedis i parë social dhe edukativ është familja e cila paraqët segmentin e rëndësishëm
në procesin e njohjes dhe zbulimit të botës së jashtme.Prindërit si edukator do të kenë
mundësi të njihen me mënyrat e sjelljeve të fëmijës pse pikërisht fëmija sillet në këtë
mënyrë,sa shpesh reagon në qfarë situate reagon,cili është qëllimi i tij,sa është i
përshtatshëm në raport me të tjerët,qfarë lloj metodash do te aplikojë në krahas zhvillimit
të ndryshimeve psiko-fizike.Për të qenë të lumtur ,fëmijët duhet të arrijnë një përshtatje
të mirë personale sikuse edhe sociale.Në një kulturë ku jeta shoqërore po bëhet gjithnjë e
më komplekse,personaliteti është i rëndësishëm.
Është e rëndësishme sepse kjo varet shumë më tepër nga ajo që fëmijët mësojnë prej
tyre.Si karaktestika positive që mund të ndikojnë në të ardhmen e fëmijës janë : aftësia
për të krijuar marrëdheniët me njërzit ,aftësia për të mësuar ,për t’u përshtatur ,aftësia për
t’u përqendruar ,aftësia për të qenë krijues,i vendosur,tolerant,ambicioz ,të gjitha këto do
31 Epstein, J.L(2001): School/family/community partnerships, caring for the children we share
34
ta ndihmojnë fëmijën për një të ardhme me vlera .Lidhur me zhvillimin e fëmijës ,sjelljet
e tyre,edukimi rol të rendësishëm kanë llojet e prindërimit.Mund të themi shembull tek
prindi agresiv mundësia për bashkëpunim me fëmijët është i vështirë, niveli i socializimit
tek fëmijët është i ulët,pjesa emocionale fëmija është i ndjeshëm,reargues ,i mbyllur në
vetvete.
Prindërit agresiv siç thuhet nga (Bidulph ,2006) nxjerrin ose fëmijët të trembur e
frikacakë ,ose fëmijët rebel e të pa shtruar ose të dyja bashkë.
Prindërit pasiv për të cilët mungon bashkëpunimi me fëmijët ,kreativiteti,angazhimi
,komunikimi,duke u dorëzuar pranë familjes së tij,fëmija nuk sillet konform
rregullave,kur fëmija bashkëpunon me prindin ndihet se kjo ndikon pozitivisht tek fëmijet
në sferën e tij emocionale ,sociale si dhe duke ndikuar pozitivisht në performancën
mësimore.
Prindi kërkues është lloj I prindit që sipas psikologut Biddulph janë të qartë
,të vendosur të sigurt të qetë dhe kjo qasje ,sjellje reflekton pozitivisht në
personalitetin e fëmijës.Dihet se fëmija përjeton emocione të ndryshme
gëzimi ,pikëllimi I disponuar ,I shqetesuar të gjitha këto janë normale ,Por
nëse fëmija jeton në një midis të qetë,të rregulluar ,të cilat përveç nevojave
fiziologjike do të jenë të kënaqura edhe nevojat e saj emocionale për
simpati,ngrohtësi ,dashuri prindërore.Nese mjedisi në të cilën jeton nuk gjen
knaqësi e nevojave të cekura më lartë fëmija me sjelljen e vet do të tregojë
se nuk ndihet mirë duke shfaqur agresivitet ,problemet emocionale
,probleme në sjellje ,vështërsi në procesin mësimor etj.
Angazhimi ,puna dhe përkushtimi I prindërve në këto mënyra positive ndikojnë në të
ardhmen e fëmijës,ku duhet të inkuadrohehet ne një shoqëri më të gjërë ku fëmijët do t’u
shërbejnë me besim të thell,të sigurt ,të fuqishëm në aftësit e veta si dhe duke ndikkuar
në formimin e një personaliteti të shëndoshë.32
32 Epstein, J.L(2001): School/family/community partnerships, caring for the children we share
35
6.4 Marrëdhënia mësues prind
Mësuesit e kuptojnë se celsi për zhbllokimin e potencialit të nxënësve është duke zhvilluar
marrëdhenie positive dhe të espektushme me nxënësit e tyre duke filluar në ditën e parë
të vitit shkollor.Është thelbesore që mësuesit të fitojnë besimin e nxënësve ne fillim të
vitit.Në një klasë e ndertuar me besim dhe respect të ndërsjelltë është një klasë e lulëzuar
plot me mundësi active dhe të angazhimit të të nxënit.Disa mësues janë më të natyrshme
në ndertimin dhe mbajtjen e marrëdhënive positive me nxënësit e tyre sesa të
tjerët.Nxënësit gjithmonë përgjigjen pozitivisht kur një mësues është entuziast dhe i
pasionuar për mësimet që po mësojnë.Kur një mësues prezanton përmbajtje të re me
entuziazëm,studentët do të marrin atë që duhet .Ata do të marrin po aq të ngazëllyer sa
mësuesi .33
Nëse mësuesi është pozitiv ,studentët në përgjithësi do të jenë pozitivë.Mësimi duhet të
jetë argëtues dhe emocionues.Askush nuk dëshiron të kalojë kohë në një klasë ku ligjërimi
dhe marrja e notave janë normat dhe nuk ka asnjë zhvillim tjetër.Nxënësve u pëlqejnë
mësimet krijuse,që kapin vëmendjen e tyre dhe u lejojnë atyre të marrin atë që duhet në
procesin e të mësuarit.Marrëdhënia e mësimdhënënsve është shume e rëndësishme për
nxënësit.Fëmijët qendrojnë prej 5 deri në 7 orë në ditë më mësuesit për gati 9 muaj.Të
gjithë ne kemi kaluar shkollimin ,dhe neve të gjithvë na ka ndodhur të kemi mësues të
preferuar.
Një marrdhënie positive midis nxënësit dhe mësuesit është e vështirë të përcaktohet,por
mund të gjendet edhe për të dy individet në të dyja anët.Cilësitë për një marrëdhënie
positive mund të ndryshojnë për të vendosur një përvojë mësimore të afërt dhe t’i ftoj
nxënësit të mësojnë.Një mësues dhe nxënës që kanë cilësit e komunikimit të mirë
,respektin në klasë dhe tregojnë interes në mësimdhënie nga pikëpamja e mësuesit dhe
nxënësit di të krijojë nje marrëdhenie positive në klasë.
Fëmijët kan strategji të ndryshme për të mësuar dhe për të arritur qëllimet e tyre.Disa
nxënës në klasë do ta kuptojnë dhe mësojnë shpejtë mësimin ,por në të njejtën kohë do të
jenë ata që duhet të degjojnë disa herë mësuesin duke përdorur teknika të ndryshme për
nxënësit që nuk janë në gjendje të kuptojnë mënjëher mësimin.Nga na tjetër,ka nga ata
nxënës që e përdorin shkollën si argëtim.Mësimdhënia pastaj bëhet e vështirë,vecanarisht
33 Deslandes, R., Bertrand, R(2004): Motivation of parent involvement in secondary level schooling
36
nëse nuk ka komunikim të duhur .Megjithatë,mësuesit,duke krijuar një marrëdhenie
pozitive me nxënësit e tyre shembullorë ata do te arrijnë shumë.
Komunikimi midis nxënësit dhe mësuesit shërben sin je lidhje midis të dyjave ,gjë që
siguron një atmosferë më të mirë për një mjedis në klasë.Sigurisht që një mësues nuk do
të mund të kuptojë cdo problem për cdo fëmijë në klasëën e tij,por do të marrë
informacione të mjaftushme pë rata nxënës që po luftojnë me detyra specifike .Sa më
shumë që mësuesi te komunikon me fëmijet ,aq më shumë ka gjasa që ata të jenë ne
gjendje të ndihmojnë nxënësit të mësojnë në një nivel të lartë dhe të arrijnë shpejtë.Ata
mësues që tregojnë respekt ndaj nxënësve të tye,automatikisht fitojnë favorin duke pasur
nxënës aktivë në klasën e tyre.Mësuesi që nuk sillet si duhet ose ofendon nxënësit në
klasë nuk do ti këtë ato cëlësi qe ka mësuesi i lartëpermendur.
Mësimdhënësit që janë ne klasë cdo ditë ,ata kanë parë nxënës të cilët duan ta shkatrojnë
orën sepse ora ju duket e mërzitshme etj. Mësimdhënësit e kuptojnë këtë sjellje dhe nuk
lejojnë që kjo sjellje të vazhdojë në klasë.Megjithëse e kuptojmë se mësimi nuk mund të
detyrohet.Mësimi bëhet një process për një individ ku ai ose ajo ndihet kënaqur me të
mësuarit nese është në klasë ose në shtëpi .Nxënësit në klasat fillore ndjejnë dëshiren për
të folur për problemet e tyre ,frikën ,ose madje tregojnë njohuritë e tyre,por ne të njëjten
kohë duan të degjohen nga mësuesit.
Është gjithashtu e rëndësishme që një mësues të jetë i drejtë dhe i qëndrushëm kur meret
me nxënësit .Respekti mes mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të jetë nga të dy anët sepse
një mësues jep shumë për nxënësin.
6.5 Bashkëpunimi mësues prind
Bashkëpunimi mësues prindër është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e fëmijës e për
një process të sukseshem mësimor .Sipas punonjësve social,prindërit duhet ta kuptojnë
që përgjegjesia për fëmijet qëndron në punën e përbashkët të prindit me mësuesin.
Komunikimi prind-mësues sipas tyre duhet të përfshijë ftesat e mësuesve ,raportet
ditore,javore ose mujore,takimet me prindër ,konferencat e prindërve ,sesionet prindërore
etj.34
34 Caroll, J., B(2003): A model for school learning, teacher record College
37
Edhe mënyra se si mësuesit e shohin rolin e tyre në shkollë do të ndikojë në marrëdhenien
e tyrë me prindërit.“Mënyra se si do të nderveprojnë mësuesit me prindër e anasjelltas,do
të bazohet mbi besimet që mësuesit prindërit kanë rreth rolit të tyre.”
Lidhja e fëmijës më prindin e forcon mirëqenien e tij.Të gjithë prindërit duhet ta shohin
vetën në rolin e mësuesit dhe nxit të nxënit e fëmijës.Lexoni libra pastaj i bashkëbisedoni
ato më fëmijët e tuaj,mësoni vjersha në gjuhën amtare ,tregime ,në këngë dhe përralla i
tregoni për farefisin për vendlindjen dhe përgjërat që kanë ndodhur në të kaluarën.Në këtë
mënyrë ata mësohen për të degjuar dhe kuptuar me vemendje.Aty ku organizohet mësimi
plotësues në gjuhën shqipe dërgoni në shkollë,prindër të cilët me profesionalizmin e tyre
e ndihmojnë shkollën me organizimin e orëve të hapura në fusha të ndryshme .Bisedoni
për ndodhit e ditës,hobitë dhe për shokët e fëmijës.
Për nje ecuri të mirë të këtij procesi duhet që mësuesi dhe prindërit të kenë lidhje
thellësisht objective dhe organike,lidhje e cila rrit cilësinë e të mësuarit të nxënësit. Kur
prindërit janë aktiv në problemet e shkollës,ata janë të hapur në
kërkesat,vërejttjet,pakënaqësitë që mund të kenë ndaj mësimdhënësit. Sqarimi i prindërve
për probleme të ndryshme që ata kanë shqetësim,kerkon kohë ,durim dhe njohuri të mira
për bashkëpunim.Prindërit duhet të shohin sinqeritet nga drejtusit dhe stafi i mësuesve,si
dhe siguri e qëtësi brenda dhe rreth shkollës për të kuptuar rëndësin e misionit të
shkollës.Sigurisht që për mësuesin puna me prindër nuk është e thjesht. Ai duhet të
respektoje rolin e prindit,të inkurajojë pjësmarrjen e tyre në shkollë.Qëllimi i parë dhe i
vetmi i prindërve dhe mësuesve është jo të mendojë për të ardhmen e tyre ,po t’i bëjnë
ata të aftë të ndertojnë të ardhmen e tyre.35
Marrdhëniet mësues-prindër duhet të jetë të hapura dhe shërbejnë për të realizuar një
bashkëpunim konstruktiv.Në këtë mes shumë i rendësishem është respekti dhe ndihma e
ndërsjellët.Mësuesit në diasporë ndjekin bashkarisht qëllimet pedagogjike dhe bazë për
këtë kan kurrikunën MASH-it.Përkrahja individuale dhe sociale e nxënësve që ndjekin
mësime plotësuese në këto shkolla është me rendësi parësore.Mësimdhënësit tanë
zhvillojnë një mësim, i cili është i lidhur me aktualitetin dhe i drejtuar nga suksesi. Një
rëndësi e vecantë i kushtohet kreativiteti dhe organizimit të aktiviteteve të lira.Në këto
shkolla bëhet integrimi i të gjithë fëmmijëve pa marrë parasysh prejardhjen e tyre,statusin
religjionin ,aftësitë e tyre individuale dhe gjendjen e tyre gjuhësore.
35 Caroll, J., B(2003): A model for school learning, teacher record College
38
Në procesin e vlërsimit marrin pjesë jo vetëm mësuesit e nxënësit ,por edhe
prindërit.Mësuesit vazhdimisht vëzhgojnë rritjen e nxënësve dhe mësimnxënësit e
tyre.Vlerësimi i vazhdushëm u jep mundësi mësuesve të bisedojnë më nxënësit e tyre për
punë cdo ditë dhe ta përdorin këtë informacion si bazë për të përmirsuar punën .Mësuesi
diskuton idetë e përfituara nga procesi i vlerësimit me nxënësit e tij në mënyrë që nxënësit
të mund të shohin përparimin që ata bëjnë dhe në mënyrë realiste të dinë si po ecin .
Përfshirja e prindërve në vlersim nënkupton të shtrihet më tej se sa marrja e një fletushke
raportimi,pra ata duhet të shikojnë shembujt aktualë të punës së fëmijës për një periudhë
kohë të caktuat.Prindërit krijojnë një pamje me të plotë të ecurisë së fëmijës së tyre .36
36 Caroll, J., B(2003): A model for school learning, teacher record College
39
7 PËRFUNDIMI
Në punimin me temën ‘’Partneriteti institucion shkollë-familje’’ u synua që të theksohet rëndësia
të cilën e ka ndërlidhja në mes të shkollës dhe familjes në edukimin e fëmijëve.
Nga hulumtimet e bëra mund të vijmë në përfundim që krijimi i partneriteteve në mes të familjes
dhe shkollës është i rëndësishëm, bazuar në informacionet e mbledhura është arritur në përfundim
se partneritetet krijohen në bazë të parimeve të ndryshme dhe mbi bazën e këtye parimeve
funksionojnë shkollat, familjet dhe i gjithë komuniteti.
Në lidhje me menaxhimin e shkollës dhe partneritetin me prindërit u arrit në përfundim që hartimi
i politikave të ndryshme arsimore rajonale dhe lokale ndikon pozitivisht në menaxhimin më të
suksesshëm të shkollës dhe fëmijëve.
Në bazë të hulumtimeve të shumta mund të themi që ka metoda të shumëta të cilat mund t’i
përdorin mësimdhënësit dhe edukatorët për të zhvilluar procesin mësimor, disa nga këto metoda
janë metoda e shpjegimit, metoda bashkëbiseduese-dialogu, e demonstrimit etj.
Gjithashtu në bazë të hulumtimeve është gjetur se ekzistojnë teori të shumëta të cilat shpjegojnë
mënyrat se si mund të rritet bashkëpunimi në mes të familjes dhe shkollës.
40
LITERATURA
1. Zuna, Deva, Aferdita: Partneriteti shkollë-familje-komunitet
2. Canter, A:Parents and teachers-Strategies for working together
3. Coleman, J: Parent, student and teacher collaborations the power of three
4. Kraja, M: Pedagogji e zbatuar
5. Epstein J,L: School, family and community partnerships: Preparing educators and
improving schools
6. Epstein, J.L: School/family/community partnerships, caring for the children we share
7. Dunst, C. J., Johanson, C., Rounds, T., Trivette, C.M., & Hamby, D: Characteristics of
parentprofessional partnerships
8. Sheldon, S., Epstein J,L:Involvement counts, family and community partnerships and
mathemathics achievements, Journal of educational research
9. Epstein, J.L: Parents, reactions to teacher practices of parent involvement, Elementary
school Journal
10. Deslandes, R., Bertrand, R: Motivation of parent involvement in secondary level
schooling
11. Miller, I., Keithner G, I., Bishop, D.S & Epstein, N. B: The McMASTER approach to
families: theory, assesment, treatment and research. Journal of family therapy.
12. Epstain, J.L: School and family communication partnership. Caring about children
13. Cuba, P, Bux, J:Positively involving parents in their’s children education
14. Mannathoko, M: Barriers for parental involvement in primary school
15. Adelman, H., Taylor,L.:Fostering school, family and community involvement
16. Caroll, J., B: A model for school learning, teacher record College
17. UNESCO (2005): School Management
18. UNESCO (2014): Education Strategy
19. Kodi i etikës së mësuesit në arsimimin parauniversitar publik dhe privat
20. Dispozitat normative (2013): Për sistemin parauniversitar
21. Zenelaj, B., Llugaxhiu, Nakije., Gallapeni, Myrvete: Metodat e bashkëpunimit shkollë-
familje-komunitet
Recommended