View
3
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
IEKA INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR
RAPORT VJETOR
2017
RAPORT VJETOR 2017
Për Veprimtarinë e Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për vitin 2017
IEKA - Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar
Rr. ''Elbasanit'', Pallati Edil- AL IT, Tiranë, Shqipëri Tel/fax: +355 42 346 077 Email: info@ieka.al Web: www.ieka.al
Tabela e përmbajtjes
MESAZH NGA KRYETARI I KËSHILLIT DREJTUES _____________________________________________________ 1
MISIONI, OBJEKTIVAT, FUNKSIONET KRYESORE ______________________________________________________ 5
RAPORT MBI REALIZIMIN E VEPRIMTARIVE TË IEKAS ______________________________________________ 8
TË DHËNA MBI AUDITUESIT LIGJORË, SHOQËRITË E AUDITIMIT DHE KANDIDATËT ___________ 13
EDUKIMI I KANDIDATËVE DHE KUALIFIKIMI I VIJUESHËM I ANËTARËVE ________________________ 20
SIGURIMI DHE KONTROLLI I CILËSISË ________________________________________________________________ 24
INVESTIGIMI DHE DISIPLINA __________________________________________________________________________ 25
KONFERENCA DHE AKTIVITETE TË NGJASHME _____________________________________________________ 27
VEPRIMTARITË ME ORGANIZMAT NDËRKOMBËTARE ______________________________________________ 30
MARRËDHËNIET ME ADMINISTRATËN DHE INSTITUCIONET PUBLIKE __________________________ 32
STRUKTURA EKZEKUTIVE _____________________________________________________________________________ 34
REALIZIMI I TREGUESVE TË BUXHETIT DHE VEPRIMTARIA FINANCIARE _______________________ 35
OBJEKTIVAT PËR TË ARDHMEN _______________________________________________________________________ 37
TABELA E FIGURAVE
Figura 1: Audituesit ligjorë sipas mënyrës së ushtrimit të profesionit .............................................................................................................. 13
Figura 2: Numri i Audituesve Ligjorë sipas grupmoshës ........................................................................................................................................ 14
Figura 3: Shpërndarja e AL-ve në Shoqëritë e Auditimit ........................................................................................................................................ 15
Figura 4: Shpërndarja gjeografike e AL-ve .................................................................................................................................................................. 16
Figura 5: Kandidatët sipas llojit të marrëveshjes profesionale ............................................................................................................................ 16
Figura 6: Regjistrimet e reja në praktikën profesionale.......................................................................................................................................... 17
Figura 7: Numri i kandidatëve AL sipas grupmoshës .............................................................................................................................................. 18
Figura 8: Shpërndarja gjeografike e kandidatëve...................................................................................................................................................... 18
Figura 9: Kandidatët të grupuar sipas vitit të praktikës profesionale ................................................................................................................ 19
RAPORT VJETOR
2017
1
MESAZH NGA KRYETARI I KËSHILLIT DREJTUES
Të nderuar anëtarë të profesionit,
Të dashur kolegë,
Viti 2017 shënoi një tjetër rritje e zhvillim të profesionit të audituesit ligjor në vendin tonë. Roli dhe cilësia e shërbimeve të tij gjejnë përditë vlerësim nga palët e interesit dhe nga shoqëria në përgjithësi. Zhvillimet e shpejta në teknologjinë e informacionit, ndryshimet e shpejta të mjedisit ligjor, rregullator, e të konkurencës i kanë bërë anëtarët e profesionit tonë të jenë më fleksibël e reagues duke i fokusur përpjekjet e tyre në shtimin e vlerës për biznesin.
Megjithë sukseset evidente dhe reputacionin, profesioni ynë nuk mund të mos ndikohet nga zhvillimet
e përgjithshme kombëtare e europiane dhe nga një mjedis biznesi në ndryshim të vazhdueshëm. Ne sot
më shumë se kurrë po përballemi me sfida të shumta, ku më të rëndësishmet janë ato me natyrë
rregullatore, të cilat kërkojnë një vendimmarrje e qëndrim politik të zgjuar e vizionar për të ardhmen.
Përforcimi i shtuar i rolit të mbikëqyrësit dhe veçanërisht prirjet për një përfshirje të tij në një mënyrë
sinjifikative në veprimtari ekzekutivo-administrative për shumë aspekte, siç janë organizimi i provimeve,
kualifikimi i vijueshëm, kontrolli i cilësisë, investigimi etj., e vendosin organizmin tonë profesional para
sfidave të mëdha të ekzistencës, për shkak të zvogëlimit të skajshëm të rolit rregullator, një rol i
zhvilluar e zbatuar në mënyrë kompetente për më shumë se dy dekada.
Këtyre sfidave natyrshëm ju shtohen edhe ato me natyrë teknike e profesionale e të nevojës së
rikonsiderimit të fushës së veprimtarisë, ku diversifikimi i anëtarësisë merr rol të dorës së parë.
Në kushtet e reja mbrojtja e interest publik dhe veçanërisht mbrojtja e nderit, integritetit dhe
reputacionit të profesionit të audituesit ligjor kërkojnë një fokus më të qartë tek edukimi dhe zhvillimi i
vijueshëm profesional.
Sfidat dhe problematikat e shumta i kanë detyruar anëtarët e profesionit tonë të shfrytëzojnë
mundësitë alternative të diversifikimit të shërbimeve profesionale me fokus bazë nëndihmesën që
mund t’i japin biznesit, duke rritur gjithnjë e më shumë shërbimet këshilluese e orientuese. Nga të
dhënat më të fundit të deklaruara në IEKA, vërehet se ka një rritje jo vetëm në volumin e shërbimeve të
tilla si shërbimet alternative të sigurisë, shërbimet e rishikimit, por edhe në shërbimet e
pajtueshmërisë e ato të riorganizimit të bizneseve. Profesioni ynë ka tipar përshtatjen dhe kjo bëhet e
mundur, pasi njohuritë, zotësitë, por edhe të menduarit kritik dhe gjykimet e duhura profesionale, jo
vetëm nuk mungojnë, por ato zhvillohen përditë. Kur jep shërbime profesionale cilësore për klientin,
një profesionist kontabël, i shërben atij në mënyrë të paanshme e profesionale, mbështet veprimtarinë
RAPORT VJETOR
2017
2
e tij, nuk kompromenton pavarësinë, mbron interesin publik në funksion të një zhvillimi ekonomik e
social të qëndrueshëm. Në qendër të këtij qëllimi është besimi tek profesioni dhe besueshmëria në
shërbimet që ofron ky profesion.
Kërkesa për të shkuar përtej shërbimeve tradicionale të auditimit ligjor dhe rishikimit të detyrueshëm
të informacioneve financiare historike, të cilat kanë prirje të zvogëlohen nga viti në vit, po bëhet e
pamundur të përmbushen nga individët të cilët punojnë si praktikues të vetëm, pasi nuk është e
mundur të vendosen dhe të mbahen instrumentet e nevojshëm të kontrollit të brendshëm, të cilat do
të mund të garantojnë pavarësinë, shmangien e konfliktit të mundshëm të interesit, përgjigjen në kohë
e në mënyrë cilësore dhe pajtueshmërinë me kërkesat e rregullatorëve. Kjo vështirësi rritet edhe më
shumë veçanërisht në kushtet kur nga mbikëqyrësi aktual janë shfaqur tendenca për ta zgjeruar shumë
gamën e entiteteve me interes publik, duke e rritur numrin e tyre, përtej niveleve të natyrshme
rajonale e europiane, çka do të impononte kosto të larta të pajtueshmërisë në rastet e auditimit të
entiteteve me interes publik.
Kjo është një arsye më shumë që anëtarët tanë të bëjnë përpjekje shumë të mëdha dhe të vazhdojnë të
mbajnë rolin e liderit në ofrimin e shërbimeve të reja e inovative për klientët, të cilët kënaqin interesat
e të gjitha palëve të interesuara. Një gamë e gjerë e shërbimeve do të sjellë jo vetëm një vlerë të shtuar
për klientin, por ndihmon që lidhjet midis audituesit dhe klientit të bëhen më të forta e më të
qëndrueshme, për faktin se shërbimet e audituesit do të mundësojnë sukses dhe zhvillim afatgjatë.
Sfidat e sotme mund të përballohen më së miri vetëm nëse audituesit do të punojnë fort që të
përmirësojnë njohuritë e tyre teorike, aftësitë, zotësitë profesionale e teknike dhe ekspertizën praktike
jo vetëm në disiplinat tradicionale siç janë kontabiliteti, raportimi financiar, dhënia e sigurisë dhe
auditimi, por duke shkuar më tej në shtimin e njohurive dhe zotësive edhe për fusha të tjera të
ngjashme siç janë komunikimet, ndërmjetësimi, menaxhimi dhe nëse rriten profesionalisht përmes një
specializimi të ngushtë sipas sektorëve të ekonomisë për të zhvilluar një gjykim racional e kritik dhe për
të dhënë këshillat e duhura. Profesioni ynë nuk mund të ketë sukses nëse nuk ka një sistem adekuat të
zhvillimit dhe kualifikimit të vazhdueshëm, i cili është i pazëvendësueshëm në garantimin e cilësisë.
Cilësia e shërbimit, është ajo çka e dallon sot, por do ta dallojë më shumë nesër Institutin dhe
profesionin tonë dhe që do të bëjë diferencimin e tij me të gjitha organizatat e tjera të ngjashme.
Cilësia e shërbimit ka në themel edukimin e shëndoshë, zotërimin e njohurive dhe të kompetencave,
respektimin e kërkesave të etikës dhe të sjelljes profesionale dhe zbatimin e standardeve teknike e
profesionale të pranuara gjerësisht në shkallë kombëtare e ndërkombëtare. Anëtarët e IEKA-s kanë një
rol të rëndësishëm në shoqëri, i cili do të vijojë të mbetet i tillë, vetëm nëse në çdo veprimtari mbahen
mirë parasysh dhe respektohen rregullat e profesionit, standardet profesionale dhe normat e sjelljes.
Duke vijuar të jetë lider i profesionit kontabël në Shqipëri, IEKA ka ndjekur me vëmendje zhvillimet më
të fundit kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi ato ndikojnë si direkt ashtu edhe në mënyrë jo të
drejtpërdrejtë në profesionin tonë.
RAPORT VJETOR
2017
3
Në aspektin kombëtar, mund të përmendim kontributin për ofrimin e rrugëzgjidhjeve për formalizimin
e ekonomisë, për disa ndryshime në aktet ligjore për raportimin financiar, kontributin me sugjerime të
shumta në lidhje me ndryshimet në legjislacionin tatimor, rregullat dhe procedurat tatimore,
legjislacionin e biznesit, standardet e kontabilitetit, etj. IEKA vijoi të mbetet e angazhuar fort në
përmirësimin e marrëdhënieve me të gjitha palët e interesuara brenda vendit, siç janë organizatat e
profesionit kontabël dhe të ngjashme, si dhe në vlerësimin me rregullatorët dhe organizatat e biznesit,
etj, me qëllimin e vetëm përmbushjen më të mirë të misionit të saj në mbrojtje të interesit publik dhe
të profesionistit. Sikundër edhe gjatë viteve të tjera, për vitin 2017 mbetën parësore objektivat e saj
kryesore, ku mund të përmenden:
Thellimi i njohurive mbi standardet profesionale kombëtare e ndërkombëtare, kontabilitetit e
auditimit dhe të shërbimeve të tjera profesionale. Në të dy kualifikimet e vijueshme, standardet
e raportimit të auditimit kanë qenë një pjesë esenciale e trajnimit të anëtarëve;
Vijimi i punës për kurrikulën e plotë të përgatitjes së audituesve ligjorë, me theks në
ndërkombëtarizimin e moduleve profesionale në fushat e raportimit financiar të korporatës, të
auditimit e sigurisë, përfshirë etikën, të menaxhimit të performancës të avancuar dhe në fushën
e legjislacionit të biznesit dhe atij të lidhur me të përfshirë legjislacionin mbi tatimet e taksat;
Zgjerimi ekstensiv dhe intensiv i literaturës dhe materialeve në ndihmë të anëtarëve dhe
kandidatëve;
Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të profesionit në raport me palët e ndryshme të interesit.
Një konsideratë të veçantë, IEKA i kushtoi gjatë 2017 marrëdhënieve me organizatat homologe jashtë
vendit, me të cilat ka një bashkëpunim tradicional, dhe thellimit të zgjerimit të kooperimit me
organizatat nga rajoni i Ballkanit, Europës juglindore, nga vendet e Mesdheut, dhe më gjerë. Këtu mund
të përmendim pjesëmarrjen në aktivitete të IFAC-ut EFAA, FCM, etj.
Nuk mund të lë pa përmendur edhe mesazhin për rëndësinë e raportimit financiar cilësor dhe nevojën
për ridimensionimin e rolit të profesionistëve kontabël, që transmetoi konferenca e IV ndërkombëtare e
IEKAs “Sfidat e audituesit në një mjedis ekonomik në ndryshim të vazhdueshëm’’, e organizuar në
kuadër të 20 vjetorit të krijimit të Institutit, ku pati pjesëmarrje të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Të gjithë arritjet e deritanishme nuk do të ishin të mundura pa kontributin, angazhimin dhe
mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Këshillit të cilët i përgëzoj dhe i falenderoj për shërbimin mjaft të
kujdesshëm ndaj anëtarëve e kandidatëve. Gjithashtu në emër të KD falenderoj Drejtoreshën
Ekzekutive, zj. Elvira Hoxha dhe personelin ekzekutiv, për menaxhimin me sukses të aktiviteteve
ekonomike e profesionale të IEKAs.
Përkushtimimi dhe puna e organeve të zgjedhura dhe ekzekutive, e lektorëve dhe anëtarëve të tjerë, të
angazhuar në komitete dhe komisione, ka bërë të mundur të konsolidohen më tej arritjet e
deritanishme në dobi të përmbushjes së misionit dhe realizimit të vizionit të Institutit.
RAPORT VJETOR
2017
4
Shpreh bindjen time të palëkundur se mbajtja në nivelin që duhet dhe ngritja më tej e reputacionit të
profesionit, kërkon punë dhe përpjekje të vazhdueshme,të gjithanshme dhe kooperim të vazhdueshëm
me palët brenda e jashtë Institutit. Në përfundim të këtij mesazhi sikurse theksova edhe në mesazhin e
kaluar dëshiroj të ri-nënvizoj se besimi është në themel të çfarëdo veprimtarie. Por arritja dhe për më
tepër mbajtja e tij nuk është e lehtë, pasi kërkohen përpjekje e sensibilizim i vazhdueshëm. Nga ana
tjetër humbja e besimit, për shkak të rënies së reputacionit do të kërkonte rivendosjen e besimit të
humbur, një proces shumë i vështirë, i gjatë dhe i ngadaltë per t`u arritur. Nuk është një çështje teknike
apo një politikë kontabël që mund të korigjohet, besimi është çështje komplekse, që mishëron etikën
dhe sjelljen, edukimin kompleks dhe standardet më të larta morale të individit dhe shoqërisë. Për më
tepër janë vlerat individuale personale e ato të grupit, është zbatimi i standardeve profesionale dhe
teknike cilësore, është respektimi i parimeve themelore etike, ato që garantojnë besimin dhe luftojnë
egoizmin, pragmatizmin pa arsye apo mbivlerësimin, të cilat dëmtojnë reputacionin për të gjithë
profesionin.
Të dashur kolegë,
Përfitoj nga rasti të adresoj për ju nevojën që kemi për të fuqizuar organizmin profesional të audituesve
ligjorë, të cilën do ta konsideroja një pasuri të paçmuar të krijuar me mund e përpjekje, këtë strehëz që
me gjithë ndryshimet që po ndodhin nuk duhet të lejojmë të shndërrohet në një strehëz ku depërton
lehtësisht shiu apo edhe thjesht në një “klub” miqsh… Dëshiroj të ritheksoj nevojën për kooperim, për
mirëkuptim dhe për sjellje profesionale, të cilat do të mund të na garantojnë një të ardhme më të mirë,
ku të gjithë ndjehen të përfaqësuar dhe do të përfitojnë.
Suksese!
Uroj të keni një sezon pushimesh tepër relaksues për ju dhe familjet tuaja.
Hysen ÇELA
Kryetar i KD-së
RAPORT VJETOR
2017
5
MISIONI, OBJEKTIVAT, FUNKSIONET KRYESORE
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) u krijua më datën 24 Nëntor 1997, me statusin e një
organizate profesionale jo fitimprurëse, që grupon profesionistët kontabël të pajisur me titullin
"Auditues Ligjor", të cilët e ushtrojnë profesionin e tyre në praktikën publike në mënyrë të pavarur si
persona fizikë ose në përbërje të shoqërive të audituesve ligjorë.
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka për objekt të veprimtarisë të sigurojë ushtrimin e
profesionit të audituesve ligjorë në përputhje të plotë me interesat e publikut, mbrojtjen e pavarësisë
dhe të nderit të anëtarëve të tij.
Misioni i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) është të rregullojë organizimin e
profesionit të Audituesit Ligjor dhe auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore individuale dhe të
konsoliduara të shoqërive tregëtare në zbatim të ligjit Nr. 10 091, datë 05.03.2009 "Për auditimin ligjor,
organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” të ndryshuar me ligjin
47/2016.
Në përmbushjen e funksioneve dhe kompetencave të parashikuara në ligj, IEKA udhëhiqet nga këto
objektiva:
Për të siguruar një vazhdimësi të profesionit të Audituesit Ligjor, Instituti synon të mbështetetet në
modele dhe eksperienca të përparuara duke kombinuar përmirësimin e legjislacionit me edukimin e
anëtarëve nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve profesionale cilësore nga trajnerë me përvojën më të mirë,
vendas dhe të huaj.
RAPORT VJETOR
2017
6
Sipas Ligjit të Auditimit, Këshilli Drejtues i IEKAs kryen drejtimin e veprimtarisë së Institutit në
përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, me statutin si dhe me vendimet e Asamblesë së
Përgjithshme të Anëtarëve. Këshilli Drejtues i IEKAs i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme për
mandatin 4 vjeçar 2015 –2019, përbëhet nga 7 anëtarë të mëposhtëm:
1. Hysen ÇELA Kryetar
2. Eleonora OLLI Zv/Kryetar
3. Bujar OSMANI Anëtar
4. Shkelzen MARGJEKA Anëtar
5. Kledian KODRA Anëtar
6. Doranin AGALLIU Anëtar
7. Arqile MISHTAKU Anëtar
RAPORT VJETOR
2017
7
IEKA është anëtare me të drejta të plota dhe kontribuon rregullisht në organizmat ndërkombëtare të
mëposhtme:
Anëtarësimet Ndërkombëtare
IFAC - Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve
FIDEF - Federata e Ekspertëve Kontabël Frankofonë
FCM - Federata e Ekspertëve Kontabël të Mesdheut
EFAA - Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Audituesve të
Entiteteve të Vogla dhe të Mesme
RAPORT VJETOR
2017
8
RAPORT MBI REALIZIMIN E VEPRIMTARIVE TË IEKAS
Në zbatim të statutit dhe bazuar në praktikën më të mirë të funksionimit të organizmit tonë rregullator-
profesional, kam kënaqësinë që, në emër të Këshillit Drejtues të IEKAs, t`ju adresohem në këtë
mbledhje të përgjithshme të anëtarëve, dhe t`ju paraqes, në mënyrë të përmbledhur, Raportin vjetor të
veprimtarive të Këshillit Drejtues të Institutit, për periudhën Janar- Dhjetor 2017.
Në këtë raport, i cili jam i bindur që do të plotësohet me diskutime, anëtarët njihen jo vetëm me arritjet,
por edhe me problemet e hasura dhe me sfidat me të cilat është përballuar KD gjatë kryerjes së rolit të
tij të drejtimit dhe qeverisjes midis dy mbledhjeve të përgjithshme të anëtarëve. Ne sot paraqesim para
jush performancën një vjeçare të Institutit, në rolin e njërit prej autoriteteve kompetente që rregullon
profesionin në vendin tonë.
Veprimtaritë e KD edhe gjatë 2017 adresuan çështjet më të rëndësishme profesionale, përmirësuan
komunikimin e informacioneve për anëtarët duke i pajisuar ata me shumë udhëzime dhe materiale të
vlefshme dhe në dobi të rritjes së cilësisë së punës. Për zhvillimin profesional të vijueshëm, ju kushtua
nevojave që anëtarët kanë për më shumë njohuri në lidhje me zbatimin e standardeve teknike të fushës
kontabël dhe të auditimit, të etikës profesionale, etj. Standardet e raportimit të auditimit, të
kontabilitetit e raportimit financiar përfshirë përmirësimet në kodin e etikës dhe çështjet e aktualizimit
të njohurive në fushën e tatimeve dhe taksave, u trajtuan gjerësisht gjatë dy sesioneve të kualifikimit të
vijueshëm.
Pavarësisht problematikave, edhe viti 2017 mund të konsiderohet një vit tjetër i rritjes dhe suksesit për
Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA). Puna e nisur në drejtim të konsolidimit organizativ,
institucional dhe profesional, u vijua më tej duke patur gjithnjë moton: “Në shërbim të profesionit, por
me fytyrë dhe zemër në mbrojtjen e interesit publik”. Vënia në jetë e kësaj motoje në të gjithë
veprimtaritë e IEKAs ka patur konsekuencë të drejtpërdrejt pozitive në shtimin dhe forcimin e besimit
të publikut dhe të palëve të interesuara.
Shërbimet profesionale të dhënies së sigurisë, e në mënyrë të veçantë auditimi i detyrueshem i
informacioneve financiare historike, gjenden sot përballë situatave ku presioni është gjithnjë e më
shumë i pranishëm. Autoritetet rregullatore në shumë vende përfshirë edhe vendin tonë po bëjnë
ndryshime esenciale me qëllim zvogëlimin e barrës dhe të kostove shtesë për biznesin. Të trysnuara nga
pasojat e krizës ekonomike e financiare që po vazhdon të kalojë ekonomia botërore, këto autoritete po
i paraqesin ligjvënësve të tyre kërkesa dhe propozime për ndryshime, rishikime dhe përmirësime të
mëdha, jo vetëm në edukimin bazë, por edhe në drejtim të standardeve teknike, profesionale dhe në
procedurat e punës. Të gjendur përpara këtyre ndryshimeve, profesioni duket se po i orienton
përpjekjet e tij në zgjerimin e gamës së shërbimeve shtesë nga njëra anë dhe në rritjen e cilësisë së
shërbimeve nga ana tjetër. Për të garantuar besimin publik, shtuar vlerën për biznesin dhe për të
RAPORT VJETOR
2017
9
kontribuar për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit, profesioni duhet të ofrojë shërbime
cilësore dhe t’i nënshtrohet monitorimit e mbikëqyrjes së pavarur.
Gjatë vitit 2017, numri i anëtarëve të IEKAs mbeti afërsisht në nivelet e vitit të kaluar (2016). Në fund të
vitit 2017, në Regjistrin publik të AL ishin të regjistruar 215 AL dhe 61 shoqëri auditimi (firma auditimi).
Në zbatim të programit të punës të miratuar, edhe gjatë këtij viti Këshilli Drejtues vijoi të bëjë
përmirësime në aktet rregullatore dhe profesionale me qëllim zbatimin e duhur dhe efiçent të tyre, çka
tregon për një zhvillim profesional dinamik që mban parasysh jo thjesht nevojat e anëtarësisë, por edhe
reagimin e duhur ndaj tyre. Veprimtaritë trajnuese të anëtarëve u plotësuan me botime të reja
profesionale të IFAC-ut të cilat mbuluan zhvillimet e reja dhe ndryshimet e përmirësimet në standardet
e auditimit, por edhe në standardet për shërbimet e rishikimit, të sigurive të tjera, të kontrollit të
cilësisë, shërbimet e lidhura, etj.
Instituti i vijoi më tej përpjekjet për të lehtësuar dhe standardizuar punën e audituesve, duke trajnuar
anëtarët me zbatimin e Guidës të thjeshtëzuar në auditimin e SME-ve. Zbatimi në praktikë i kësaj guide
në mënyrën e duhur i paraprin përdorimit me efiçencë të programit aplikativ të auditimit PACK PEE
(IEKA – Auditimi i SME-ve), i cili do te behet i mundur per auditimet e pasqyrave financiare te vitit 2018,
fale marrëveshjes që IEKA ka finalizuar me CNCC, e cila përfundon me nje rezultat konkret në fund të
muajit Qershor 2018.
Krahas këtij programi aplikativ, në kuadrin një kontrate të re me Bankën Botërore do të zhvillohet gjatë
2018 /2019 një edukim masiv i anëtarëve të profesionit tonë me zbatimin e SNA-ve në programet
aplikative gjerësisht të përdorura për auditimin e pasqyrave financiare.
KD ka evidentuar faktin që përsëri vijon të ketë probleme me zbatimin në praktikë të Guidës së
thjeshtëzuar të auditimit për SME-të. Pas një analize të nivelit të zbatimit, mendojmë se ka ardhur koha
që të forcohet me tej mbikëqyrja dhe të rriten masat shtrënguese për zbatimine kërkesave të SNA-ve.
Për këtë duhet të përdoren më mirë se deri më sot, instrumentet e kontrollit të cilësisë, pasi ato të na
autorizohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike dhe të hartohen e zbatohen rregulla të veçanta për
kontrollin e zbatimit të parimeve etike e kërkesat e pavarësisë, duke i lidhur papajtueshmëritë kur ato
janë sinjifikative edhe me procedurat e investigimit dhe të disiplinës të brendshme të IEKAs. Përcaktimi
i një seri masash të brendshme do të ndihmonte shumë në këtë drejtim.
Ne besojmë fort se me gjithë ndryshimet e bëra, me gjithë rolin e shtuar të Bordit të Mbikëqyrjes
Publike, nisur nga praktikat e shumë vendeve të BE-së dhe atyre aspirante, roli i Bordit në një të
ardhme të afërt do të fokusohet direkt dhe vetëm në kontrollin e cilësisë, të audituesve dhe auditimeve
të entiteteve me interes publik, siç janë Bankat e nivelit të dytë, shoqëritë e sigurimit dhe të ri-sigurimit,
si dhe një numër ndërmarrjesh të mëdha, me pronësi shtetërore dhe/ose private, që do të përcaktohen
nga qeveria në një kohë të dytë si entitete me interes publik. Pra, pavarësisht këtyre zhvillimeve, të
inicuara për të qënë në pajtim me kërkesat e Direktivës Europiane të Auditimit Ligjor (EU SAD), siç e
RAPORT VJETOR
2017
10
theksova edhe në mesazhin hyrës, ne do të vijojmë të bëjmë përpjekje që roli i Institutit të vijojë të
mbetet ai i njërit prej autoriteteve rregullatore (kompetente) të profesionit dhe për rrjedhojë, me
qëllim që IEKA të ketë rol e përgjegjësi në çështje të tilla si kontrolli i cilësisë, investigimi, edukimi i
kandidatëve dhe anëtarëve, përgatitja e udhëzuesve proceduriale të punës profesionale, etj. Natyrisht,
raportet midis IEKAs dhe BMP janë e do të jenë në evoluim të vazhdueshëm dhe do të kushtëzohen
gjithmonë me zhvillimet që mund të ndodhin në mjedisin Europian, dhe me hapat integruese që do të
bëjë vendi ynë në vitet që vijnë.
Gjatë vitit që kaloi Instituti vijoi të bëjë progres edhe në drejtim të edukimit profesional të kandidatëve.
Por, ndonëse u përmirësua dhe u pasurua më tej përmbajtja e programeve dhe u vazhduan përpjekjet
për të rritur nivelin dhe cilësinë e mësimdhënies nga ana e lektorëve, ende mbetet shumë për të bërë
në drejtim të monitorimit të praktikës profesionale dhe garantimit të një udhëheqje cilësore dhe
profesionale. Ndryshimet që do të pasojnë miratimin e kurrikulës së plotë të audituesit ligjor, dhe
vecanërisht inicimi i shkollës postmaster të IEKAs, tregon se ky proces është futur në rrugën e një
përmirësimi të pakthyeshëm. Përsa i përket kualifikimit të vijueshëm të anëtarëve, Instituti ka
përballuar me sukses problemet të shumta sic janë ato të përzgjedhjes së temave të duhura, dhe
organizimin e trajnimeve në grupe të mëdha me idenë që këto grupe të zvogëlohen dhe të profilizohen
në të ardhmen, etj.
Ky proces mendojmë se do të kontribuojë në mundësinë e njohjeve të dyanshme apo shumanshme
ndërkombëtare të profesionit. Sidoqoftë, për gjeneratat aktualisht në profesion, sfidë vijon të mbetet
zotërimi si i SKK-ve, ashtu edhe SNK/SNRF-ve, që duhet thënë se janë në nivele jo të kënaqshme.
Si edhe në vitet e mëparshme, edhe gjatë këtij viti IEKA bëri përpjekje për të rritur publikimet dhe
literaturën në dispozicion të anëtarëve. Ka patur një ndërprerje të publikimeve në revistën periodike
(KF&A), megjithatë gjatë 2017 u përkthyen dhe u publikuan në gjuhën shqipe materiale për procedurat
e auditimit dhe shërbime të tjera të lidhura, për kontrollin e cilësisë, etj. Përgatitja e materialeve në
dobi të anëtarëve kërkon jo thjesht vëmendje, por edhe një organizim të veçantë dhe ristrukturim të
proçesit, me qëllim identifikimin dhe informimin në kohë me ndryshimet dhe përmirësimet që ndodhin.
Megjithë arritjet dhe përmirësimet e bëra në drejtim të cilësisë së sherbimeve profesionale, përsëri
edhe gjatë vitit 2017 u vërejtën probleme e mangësi sidomos në drejtim të respektimit të procedurave
të parashikuara në standardet e auditimit, raporteve të auditimit të verifikimit dhe të sigurive të tjera.
Pak është bërë në drejtim të rotacionit të audituesve pas përfundimit të periudhës kufi të përcaktuar
nga ligji i auditimit; të vlërësimit të konflikteve të interest nga dhënia e shërbimeve të tjera, si
kontabilitet, këshillime fiskale për të njëjtin klient auditimi përdorimi i tarifave të ulëta në auditim, mos
deklarimi i misioneve dhe mos likuijdimi në kohë të kuotave profesionale, etj. Problem mbetet mungesa
e kontrollit të cilësisë. Audituesit kanë dy vite që janë jashtë këtij procesi, për faktin që ende IEKA nuk
është autorizuar nga BMP për kontrollin e cilësisë së audituesve që auditojnë entitetet pa interes publik,
ndërsa ka dy vjet që auditimet e entiteteve pa interes publik nuk kryhen nga BMP.
RAPORT VJETOR
2017
11
Përmirësime ka në faqen e internetit të IEKAs, megjithëse ende ka nevojë për të punuar me qëllim që
ajo të jetë më interaktive; në Regjistrin Publik të Audituesve, i cili sot është lehtësisht i aksesueshëm,
përmban më shumë informacione të dobishme dhe gjendet i shfaqur në faqet e disa institucioneve si
QKR, Gjykatat, etj.
Gjatë 2017, në kuadër të rikonsiderimit të rolit institucional të IEKAs, u thelluan më tej marrëdhëniet
dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik e të Sipërmarrjes,
Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Integrimit, etj. Janë konsoliduar marrëdhëniet e IEKAs edhe me
organet e tjera të administratës publike dhe me shumë aktorë të tjerë që kanë rol e interes tek
shërbimet e profesionit, siç janë marrëdhëniet institucionale me Kontrollin e Lartë të Shtetit, Drejtorinë
e Përgjithshme të Tatimeve, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit,
Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, organet e Drejtësisë, Prokurorisë, etj.
Zhvillime të reja dhe konsolidim njohën edhe marrëdhëniet e IEKAs në sferën ndërkombëtare, me
organizata të tilla si IFAC, FCM, FIDEF, EFAA, Banka Botërore, CFREP Reparis, Vienë, ACCA, FEE, etj.
Një nga veprimtaritë më të rëndësishme e vitit 2017, ishte padyshim Konferenca e IV ndërkombëtare e
IEKAs e organizuar me rastin e 20 vjetorit të themelimit, ku u analizuan sfidat me të cilat ndeshet
audituesi në një mjedis ekonomik që ndryshon në mënyrë permanente. Kjo konferencë e cila mblodhi
anëtarë nga profesioni kontabël dhe institucionet akademike shqiptare, përfaqësues nga qeveria
shqiptare dhe institucione të tjera të pavaruara, anëtarë nga organizata ndërkombëtare dhe rajonale të
tilla si BB, IFAC, ACCA, FCM, EFAA, FIDEF, etj, përfaqësues nga organizatat e profesionit kontabël nga
Gjermania, Franca, Greqia, Italia, Turqia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Rumania,
Azerbaixhani dhe të tjerë, evidentoi rrugën nëpër të cilën ka ecur profesioni gjatë këtyre dy dekadave.
Sot IEKA e ka pozicionuar veten si një nga organizmat profesionale më të avancuara në Shqipëri, duke
aderuar në standardet më të larta etike, teknike dhe profesionale.
Ky event arriti synimin e tij për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e raportimit financiar cilësor dhe
mbi nevojën për ridimensionimin e rolit të profesionistëve kontabël në kushtet ku shumica e entiteteve
të biznesit po përballen me ndryshime shumëdisiplinore dhe kur teknologjia po ndryshon ndjeshëm
mënyrën e të bërit biznes. Në mbyllje të kësaj pjese të përgjithshme të raportit, dëshiroj të risjell në
vëmendjen e të gjithë anëtarëve, dhe të nënvizoj edhe një herë se mbrojtja më e mirë e Institutit dhe e
anëtarëve të tij është e pandarë nga shërbimi në interes të publikut, garancia më e mirë për të cilin
është padyshim e lidhur me njohjen dhe zbatimin e standardeve teknike cilësore (SKK, SNRF, SNA,
praktikat më të mira profesionale, etj.); zbatimin e rregullave të etikës dhe sjelljes profesionale të cilat
janë të bazuara në praktikën më të mirë ndërkombëtare; respektimin rigoroz dhe pa kompromis të
parimeve të integritetit, objektivitetit, kujdesit të duhur, dhe sigurimit të pavarësisë profesionale.
RAPORT VJETOR
2017
12
Rritja e rolit dhe përmirësimi i reputacionit të Audituesit Ligjor dhe të organizmit tonë profesional
mund të bëhet realitet vetëm nëse ne do të kombinojmë më mirë se deri më sot rolin e organeve të
zgjedhura me ato ekzekutive, nëse mendojmë seriozisht për investime afatgjata në burimet njerëzore,
me synim fuqizimin administratës ekzekutive, në funksion të përmirësimit të qeverisjes së Institutit dhe
rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë. Vetëm në këtë mënyrë nga njera anë interesi publik
trajtohet me prioritet, dhe nga ana tjetër mbrohet nderi dhe reputacioni i individit.
Në emër të Këshillit Drejtues,
Prof. Dr. Hysen ÇELA
Kryetar i Këshillit Drejtues
RAPORT VJETOR
2017
13
TË DHËNA MBI AUDITUESIT LIGJORË, SHOQËRITË E AUDITIMIT DHE KANDIDATËT
Numri gjithsej i Audituesve Ligjorë të regjistruar në Regjistrin Publik të IEKAs në fund të vitit 2017 arriti
në 215 AL dhe 61 shoqëri audituese. Gjatë këtij viti u ç’regjistruan në mënyrë definitive katër Auditues
Ligjorë për shkak se mbushën moshën e daljes në pension. Në Regjistrin Publik vijojnë të jenë të
regjistruar dhe e ushtrojnë profesionin në praktikë, 1 auditues i huaj, 2 auditues shqiptarë me titullin
CPA (të marrë në SHBA) dhe 14 AL të pajisur me titullin ACCA.
Në fund të vitit 2017, në Regjistrin Publik të shoqërive të auditimit kane qenë të regjistruara 61 shoqëri
auditimi, ku një nga këto shoqëri ndodhet në procedura likujdimi.
Përbërja e anëtarëve të organizatës profesionale në fund të vitit 2017 paraqitet si më poshtë:
132 AL e ushtrojnë profesionin si persona fizikë - nga të cilët 77 femra dhe 55 meshkuj.
83 AL janë të angazhuar në shoqëri auditimi - nga të cilët 39 femra dhe 44 meshkuj.
Figura 1: Audituesit ligjorë sipas mënyrës së ushtrimit të profesionit
Person Fizik Shoqëri Auditimi Total
77
39
116
5544
99
132
83
215
Femra Meshkuj Total
RAPORT VJETOR
2017
14
Në vitin 2017 pjesa më e madhe e Audituesve Ligjorë janë të grupmoshës 51-60 vjeç (44%), gjithsesi
vërehet një tendencë në rritje e numrit të Audituesve Ligjorë që i takojnë grupmoshës 31-40 vjeç (19%).
Kjo tendencë rritëse është tregues i interesit të gjeneratave të reja dhe gjithashtu lidhet me periudhën
kohore që nevojitet për përfundimin e ciklit normal të studimeve universitare në nivelin e dytë (Master)
dhe me ciklin e përgatitjes së kandidatëve në praktikën profesionale prej 3 vitesh. Të dhënat lidhur me
grupmoshat e Audituesve Ligjorë janë paraqitur në formën e një grafiku si më poshtë.
Figura 2: Numri i Audituesve Ligjorë sipas grupmoshës
Për më shumë të dhëna lidhur me shpërndarjen e Audituesve Ligjorë që e ushtrojnë profesionin pranë
shoqërive audituese te regjistruara ne regjistrin publik, referojuni grafikut të mëposhtëm:
4
41
51
94
25
< 30 vjec 31-40 vjec 41-50 vjec 51-60 vjec > 60 vjec
Numri sipas grupmoshes
116 99
RAPORT VJETOR
2017
15
Figura 3: Shpërndarja e AL-ve në Shoqëritë e Auditimit
4 shoqëri audituese ose 7% e shoqërive gjithsej janë me 3 Auditues Ligjorë;
14 shoqëri audituese ose 23% e shoqërive gjithsej janë me 2 Auditues Ligjorë;
42 shoqëri audituese ose 70% e shoqërive gjithsej janë me 1 Auditues Ligjorë;
Në Regjistrin Publik të AL-ve gjatë vitit 2017 rezultojnë të regjistruar katër firmat më të mëdha të
auditimit (Deloitte Audit Albania, KPMG, PricewaterhouseCoopers dhe Ernst & Young). Në objektin e
veprimtarisë së këtyre shoqërive përfshihet auditimi ligjor i pasqyrave financiare të entiteteve të
bizneseve, institucioneve financiare bankare dhe jo bankare, sipas kërkesave të ligjit 10091 datë
05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të
Miratuar” (i ndryshuar). Në këto shoqëri ushtrojnë profesionin e Audituesit Ligjorë, AL të regjistruar në
Regjistrin Publik numri i të cilëve varion nga 2 deri në 3 auditues për shooqëri.
Gjithashtu, në Regjistrin Publik në fund të vitit 2017 rezultojnë të regjistruar edhe degë apo
përfaqësues të firmave pjesë e rrjeteve botërore të tilla si: Moore Stephens, BDO, Baker Tilly, UHY Elite,
Crowe Horwath, Ficadex, etj.
Në Regjistrin Publik të Audituesve Ligjorë janë të regjistruar profesionistë nga të gjitha trevat e
Shqipërisë. Për të treguar shpërdarjen gjeografike të profesionistëve referojuni hartës si më poshtë. Siç
vihet re edhe nga tabela ofrimi i shërbimeve të auditimit është më i përqëndruar në qytetin e Tiranës
për shkak të përqëndrimit të veprimtarisë së bizneseve.
70%
23%
7%
Shoqëri me 1 AL Shoqëri me 2 AL Shoqëri me 3 AL
RAPORT VJETOR
2017
16
Shpërndarja gjeografike Nr. i AL
Tiranë 158
Durrës, Elbasan 24
Korçë, Pogradec 5
Fier, Lushnjë, Berat 11
Vlorë, Sarandë, Tepelenë
9
Shkodër 8
Total 215
Figura 4: Shpërndarja gjeografike e AL-ve
Në fund të vitit 2017 rezultojnë të regjistruar 168 kandidatë të cilët kryejnë praktikën profesionale sipas
llojit të marrëveshjes të paraqitur më poshtë:
Figura 5: Kandidatët sipas llojit të marrëveshjes profesionale
Kontratë 3 vjeçare Kontratë 5 vjeçare Kontratë shërbimi
4955
12
28
168
7771
20
Femra Meshkuj Gjithsej
RAPORT VJETOR
2017
17
Referuar regjistrit historik lidhur me kandidatët për Auditues Ligjorë është konstatuar se numri më i
madh i kandidatëve të regjistruar kanë qënë femra.
Në fund të vitit 2017 përbërja e kandidatëve sipas gjinisë është si mëposhtë:
116 52
Regjistrimi në praktikën profesionale gjatë vitit 2017 krahasuar me një vit më parë, ka patur një
tendencë në ulje. Në vitin 2014 u regjistruan 75 kandidate për të ndjekur praktikën profesionale, në
vitin 2015 u regjistruan 35 kandidatë, në vitin 2016 u regjistruan 52 kandidatë, ndërsa në vitin 2017 u
regjistruan vetëm 21 kandidatë. Pakësimi i kërkesave ka ardhur për arsye se bazuar në ndryshimet
ligjore të vitit 2016, praktika profesionale kryhet vetëm me kontratë pune me kohë të plotë (3 vjecare).
Tendeca e aplikimeve për regjistrim në praktikën profesionale paraqitet në grafikun më poshtë:
Figura 6: Regjistrimet e reja në praktikën profesionale
RAPORT VJETOR
2017
18
Sipas database të kandidatëve për Auditues Ligjor rezulton se pjesa më e madhe 56% e kandidatëve
janë të grupmoshës 25-34 vjeç dhe 35% i perkasin grupmoshës 35-44 vjeç. Tendenca në rritje e
regjistrimeve për këto grupmosha është tregues i interesit të gjeneratave të reja, të cilët kanë
përfunduar ciklin e studimeve universitare në nivelin e dytë (Master) dhe duan të thellojnë njohuritë në
fushën e profesionit të auditimit.
Të dhënat lidhur me grupmoshat e kandidatëve për Auditues Ligjorë janë paraqitur në formën e një
grafiku si më poshtë:
Figura 7: Numri i kandidatëve AL sipas grupmoshës
Kandidatët për AL e zhvillojnë praktikën profesionale pranë drejtuesve të praktikës profesionale nga të cilët 85 kandidatë e kryejnë praktikën profesionale pranë Audituesve Ligjor të regjistruar si person fizik dhe 83 kandidatë e kryejnë praktikën profesionale pranë Audituesve Ligjorë të regjistruar në Shoqëri Auditimi.
Figura 8: Shpërndarja gjeografike e kandidatëve
1
95
59
13
< 25 vjec 25 - 34 vjec 35 - 44 vjec 45 - 54 vjec
Nr I kandidateve sipas grupmoshes
Auditues Ligjor (PF)
85 Kandidat
Shoqëri Auditimi
83 Kandidat
Shpërndarja gjeografike e kandidatëve
Tiranë 126
Durrës 11
Elbasan 7
Fier 4
Lushnje 1
Vlorë 6
Tepelenë 1
Sarandë 5
Lezhë 1
Shkodër 6
RAPORT VJETOR
2017
19
Në fund të vitit 2017 kandidatët të ndarë sipas viteve të praktikës profesionale dhe llojit të kontratës
paraqiten në tabelën më poshtë:
Gjithsej Kontratë Kontratë Kontratë shërbimi 3 vjeçare 5 vjeçare
Viti I 36 28 7 1
Viti II 52 26 14 12
Viti III 42 19 16 7
Viti IV 25 2 23 -
Viti V 13 2 11 -
Gjithsej 168 77 71 20
Sic tregohet në këtë tabelë vërehet një trend në ulje lidhur me kontratat 5 vjeçare dhe kontratat e
shërbimit. Viti i parë i praktikës profesionale 2017 ka të regjistruar 21 kandidatë me kontratë 3 vjeçare
të cilët kanë filluar praktikën profesionale në vitin 2017 dhe 15 kandidatë të riregjistruar (të cilët
përsëritin vitin e parë) dhe janë me kontratë 3 vjeçare, 5 vjeçare dhe kontratë shërbimi.
Të dhënat për kandidatët të ndarë sipas vitit në të cilin kryejnë praktikën profesionale dhe llojit të
marrëveshjes gjenden të ilustruara në grafikun më poshtë:
Figura 9: Kandidatët të grupuar sipas vitit të praktikës profesionale
Viti I Viti II Viti III Viti IV Viti V Totali
28 2619
2 2
77
714 16
23
11
71
1
127
20
Kontratë 3 vjeçare Kontratë 5 vjeçare Kontratë shërbimi
RAPORT VJETOR
2017
20
EDUKIMI I KANDIDATËVE DHE KUALIFIKIMI I VIJUESHËM I ANËTARËVE
Komiteti i Edukimit të Kandidatëve (KEK) dhe Kualifikimit të Vijueshëm (KKV) kanë respektuar të gjitha
detyrimet që rrjedhin nga rregullorja e edukimit dhe kualifikimit profesional. Në objekt të veprimtarive,
të dy komitetet kanë patur si objektiv parësor kualifikimin e vijueshëm të anëtarëve të IEKA-s, ashtu
edhe çështjet e organizimit dhe të kryerjes së praktikës profesionale nga kandidatët, përfshirë
kualifikimin dhe testimin e tyre.
Komiteti i Kualifikimit të Vijueshëm edhe gjatë vitit 2017 ka hartuar programe te dobishme në të cilat
ka pasur tema lidhur me zhvillimet më të fundit në fushën e profesionit, duke marrë dhe idetë dhe
mendimet e anëtarëve. Komiteti i Kualifikimit të Vijueshëm në bashkëpunim me stafin ekzekutiv ka
organizuar dy sesionet e kualifikimit të vijueshëm të anëtarëve të IEKAs:
Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKA-s
Në sesionin e parë të zhvilluar më datat 28,29 dhe 30 Qershor 2017 në mjediset e Hotel Partner dhe
Hotel Vlora International në qytetin e Vlorës u zhvilluan gjithsej 3 ditë kualifikimi.
Në këtë sesion u trajtuan
temat e mëposhtëme:
Ndryshimet e legjislacionit tatimor dhe efektet e
ndryshimeve
Ndryshimet në Standardet e Auditimit
Raste praktike të raporteve të reja të auditimit të
përdorura për vitin 2016
Due diligence në transaksionet e shitblerjes së kompanive
Komente ligji për Falimentimin
Konsolidimi i bilancit ( shembuj konkret)
Trajtime kontabël në rast bashkimesh, ndarje shoqërish
Trajtim i plote ose i pjesshëm i standardit lidhur me
rivlerësimet e aktiveve afatgjata dhe përfshirja në kapital
Në kualifikimin e vijueshëm kane marrë pjesë anëtarët që ushtrojnë profesionin dhe shumica e
anëtarëve që nuk e ushtrojnë profesionin (rreth 53%).
RAPORT VJETOR
2017
21
Në sesionin e dytë të zhvilluar më datat 30 Nentor dhe 1 Dhjetor në mjediset e Hotel Tirana
International u zhvilluan gjithsej 2 ditë kualifikimi.
Në këtë sesion u trajtuan
temat e mëposhtëme:
Tatimi mbi Fitimin. Eleminimi i taksimit të dyfishtë
Konkluzionet e Auditimit , Dokumentimi
Instrumentat Financiarë
Kontabiliteti i Shoqërive të Sigurimit
Kurrikula e Profesionit të Audituesit Ligjor
Në kualifikimin e vijueshëm kanë marrë pjesë anëtarët që ushtrojnë profesionin dhe shumica e
anëtarëve që nuk e ushtrojnë profesionin (rreth 50%).
Konferenca e IV Ndërkombëtare e IEKAs zhvilluar në datën 18 Nëntor 2018 u konsiderua një ditë
kualifikim i vijueshëm për të gjithë anëtarët që ushtrojnë dhe nuk ushtrojnë profesionin e Audituesit
Ligjor.
Këshilli Drejtues ka vazhduar dhe do të vazhdojë përpjekjet për të përzgjedhur lektorë me
eksperiencë si nga mjedisi kombëtar, ashtu edhe nga organizata homologe. Instituti i Eksperteve
Kontabel të Autorizuar (IEKA) do të vazhdojë organizimin e seminareve në kuadër të trajtimit të
temave relevante dhe më aktuale sipas kërkesave të legjislacionit në vend dhe standardeve
ndërkombëtare të auditimit.
RAPORT VJETOR
2017
22
Kualifikimi i Kandidatëve të IEKA-s
Kualifikimi i kandidatëve për Auditues Ligjor- Edhe gjatë vitit 2017 IEKA organizoi të tre seancat
trajnuese për kandidatët, për secilin nga të tre vitet e praktikes profesionale.
Nga datat 05.06.2017–
10.06.201 u zhvillua
kualifikimi i detyrueshëm i
kandidatëve të vitit të parë,
i cili u bazua në programin
e miratuar nga Këshilli
Drejtues – në lidhje me
bazat e kontabilitetit dhe
standardet e raportimit
financiar (SKK-të).
Nga datat 03.07.2017
- 08.07.2017 u zhvillua
kualifikimi i
detyrueshëm i
kandidatëve të vitit të
tretë, i cili u bazua në
programin e miratuar
nga Këshilli Drejtues –
në lidhje me
Standardet
Ndërkombëtare të
Auditimit
Nga datat 23.10.2017 - 28.10.2017 u zhvillua kualifikimi i detyrueshëm i kandidatëve të vitit të dytë, i cili u bazua në programin e miratuar nga Këshilli Drejtues– në lidhje me Njohuri mbi Raportimin Financiar sipas SNK/SNRF & Auditim e dhënie Sigurie
Komiteti i Edukimit të Kandidatëve gjatë viti 2017 lidhur me kandidatët që kryejnë praktikën
profesionale ka shqyrtuar dhe miratuar:
Vlerësimin e kërkesave të ndryshme të kandidateve si p.sh. kërkesa për kryerjen e orëve shtesë
të praktikës profesionale, kërkesa për ndryshimin e kontratës së praktikës ose të drejtuesit të
praktikës, mbartjen e testimeve në vitet e ardhshme, etj.
Përmbushjen nga kandidatët të detyrimeve vjetore të parashikuara nga Ligji 10091 (i ndryshuar)
me Ligjin 47/2016 si dhe rregullorja e edukimit.
Krahasuar me vitin e kaluar janë ulur me 7% numri i kandidatëve që përsëritin praktikën profesionale
për shkak të mosplotësimit të detyrimeve. Ç’regjistrimet nga praktika profesionale janë rritur me 1%
dhe kanë ndodhur kryesisht për:
mosfrekuentim të trajnimeve ose rezultat i ulët (jokualifikues) në testimet e zhvilluara me
shumë se dy vite;
mosplotësim dhe mosdorëzim të dokumentave që vërtetojnë kryerjen e praktikës profesionale
(ditarëve, kopjeve të listëpagesave) për më shumë se dy vite rresht;
raste kur mbeten pa drejtues të praktikës profesionale.
RAPORT VJETOR
2017
23
Kryerja e praktikës profesionale në kushtet e punësimit me kohë të plotë bën që kandidati të përfshihet
më shumë se më parë, në kryerjen e procedurave të auditimit ligjor të pasqyrave financiare. Pavarësisht
kësaj risije të arritur si rezultat i ndryshimeve ligjore, ende ka mangësi dhe probleme, ndër të cilat
mund të përmendim:
Drejtuesit e praktikës profesionale, pavarësisht se kanë më pak se 400 orë pune në auditimin
ligjor, nënshkruajnë ditarë për kandidatët me orë të plota pune.
Ka kandidatë me kontratë shërbimi (KM) që nuk përpilojnë në mënyrë të rregullt faturat
tatimore.
Ka raste që kandidatët nuk dorëzojnë në afatet e përcaktuara në rregullore ditarët dhe
vlerësimet e drejtuesit të praktikës profesionale.
Ka raste që nuk zbatohet nga kandidatët rregullorja e Edukimit për miratimin nga KEK të
ndryshimeve lidhur me kontratën e punes, drejtuesin e praktikës profesionale etj.
Vazhdon të vërehet mungesë e angazhimit të duhur të kandidatëve në kryerjen e praktikës
profesionale, çka prodhon formalizëm.
Ndër arritjet në fushën e edukimit të kandidatëve mund të përmendim:
Një nga ndryshimet më të rëndësishme të ligjit të auditimit është hartimi i kurrikulës për
programin e përgatitjes dhe të trajnimeve profesionale për kandidatët që kërkojnë të hyjnë në
profesion miratuar nga Këshilli Drejtues me propozim të konsulentit të BB.
Përmirësimi i cilësisë së trajnimeve nëpërmjet përfshirjes në program të rasteve studimore si
dhe hartimin e testeve më gjithëpërfshirëse dhe me karakter praktik,
Rritja e shkallës së ndërgjegjësimit mes Audituesve Ligjore për rëndësinë e përzgjedhjes së
kandidatëve të duhur për praktikën profesionale, si hallka e parë dhe më e rëndësishme në
sigurimin e cilësisë dhe imazhit të profesionit.
Informacione të vazhdueshme lidhur me praktikën profesionale të cilat janë pjesë e
azhornimeve të faqes web të IEKAs.
RAPORT VJETOR
2017
24
SIGURIMI DHE KONTROLLI I CILËSISË
Sistemi i kontrollit të cilësisë mundëson garantimin e cilësisë së kryerjes së angazhimeve të auditimit në
përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe në metodën e IFAC-ut të bazuar tek
vlerësimi i rrezikut.
IEKA ka ndërtuar një sistem të kontrollit të cilësisë të mbështetur në rregullat (Manual dhe Pyetësorë),
të përgatitura në kuadrin e komponentit të tretë të projektit të BB CFREP, të cilin e ka përmirësuar dhe
përshtatur çdo vit. Synimi kryesor i këtyre rregullave është të vlerësojë dhe të japë opinion për cilësinë
e auditimit duke vlerësuar performancën në dy nivele: në nivel firme, dhe në nivel angazhimi auditimi
(dosje).
Komiteti i Cilësisë ka në përbërjen e tij:
1. Eleonora Olli kryetar
2. Arqile Mishtaku anëtar
3. Fatime Alliu anëtar
4. Afrim Suli anëtar
Komiteti i Kontrollit të Cilësisë gjatë vitit 2017 ka bashkërenduar punën për përpunimin e të gjithë
dokumentacionit të dorëzuar nga Inspektorët e Kontrollit të Cilësisë për kontrollin e kryer në vitin 2016.
Janë realizuar takime me Inspektorët dhe me AL e kontrolluar në të gjitha rastet kur sipas raporteve ka
pasur problematika dhe janë dhënë rekomandimet përkatëse. Në përfundim është hartuar Raporti
vjetor i kontrollit të cilësisë te kryer gjate vitit 2016. Është hartuar tabela përmbledhëse me vlerësimet
e Inspektorëve te KC si dhe gjetjet dhe rekomandimet. Me rekomandimet e Këshillit Drejtues ky Raport
është rishikuar dhe pas miratimit nga KD i është dërguar për miratim BMP. Megjithatë, ekspertët e
kontrolluar ende nuk janë pajisur me vërtetim për vleresimin në lidhje me kontrollin e cilësisë, pasi
raporti me vlerësimet përkatëse ende nuk është shqyrtuar nga BMP.
Me ndryshimet e bëra së fundmi në ligjin e auditimit, procesi i kontrollit të cilësisë do të kryhet nën
autoritetin e Bordit të Mbikqyrjes Publike i cili mund të delegojë kryerjen e kontrollit të cilësisë për
auditimet e njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, tek organizata profesionale e audituesve
ligjorë. Këshilli do të mbetet i angazhuar për të ndërtuar marrëdhënie korrekte në raport me BMP,
bazuar në profesionalizëm dhe vlerësim të kontributeve.
Gjatë vitit 2017 nuk është realizuar kontrolli i cilësisë. Këshilli Drejtues i ka dërguar kërkesë BMP që të
mund të delegojë kryerjen e kontrollit të cilësisë për auditimet e njësive ekonomike që nuk janë me
interes publik, tek organizata profesionale e audituesve ligjorë. Për realizimin e këtij procesi IEKA ka në
funksionim një paketë të plotë të rregullave të kontrollit të cilësisë një pjesë e të cilave janë hartuar
bazuar në eksperiencën e deritanishme por edhe me ndihmën e konsulentit të projektit të BB
E parë në këndvështrimin e gjithsecilit përmirësimi i cilësisë së kryerjes së angazhimeve profesionale
është një garanci për të ecur përpara duke përballuar konkurencën e tregut të shërbimeve dhe e parë
në këndvështrimin e Institutit përmirësimi i cilësisë është garanci për përdoruesit që shërbimet e
anëtarëve janë të një cilësie të lartë.
RAPORT VJETOR
2017
25
INVESTIGIMI DHE DISIPLINA
Komiteti i Investigimit dhe Disiplinës për vitit 2017 ka zhvilluar aktivitetin e tij duke zbatuar rregullat
dhe procedurat e vendosura nga rregullorja e investigimit dhe disiplinës dhe të akteve të tjera
rregullatore për regjimin investigativ dhe disiplinor.
Veprimtaria e Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës gjatë vitit 2017 ka patur synim zbatimin e një
rregjimi investigativ dhe disiplinor të drejtë dhe efektiv ndaj sjelljeve të anëtarëve të IEKA-s që bien në
kundërshtim me:
dispozitat e ligjit “Për Auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe
Kontabilistit të Miratuar”(i ndryshuar),
të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij,
të akteve statutore të organizatës, dhe me
standardet e rregullat profesionale.
Përbërja e Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës:
1. Shkelzen Margjeka Kryetar
2. Teki Flamuri Anëtar
3. Elton Tirana Anëtar
Më konkretisht, aktiviteti vjetor i këtij Komiteti u mbështet në programin e punës të miratuar nga
Këshilli Drejtues i IEKA-s dhe u realizua në përputhje me rregulloren e tij si dhe në zbatim të statutit të
IEKA-s. Gjatë këtij viti rezultoi se numri i ankesave të ardhura është në ulje, ky mund të jetë një tregues
që dëshmon për përmirësimin e cilësisë së punës. Një pjesë e ankesave janë zgjidhur me marrëveshje
mes palëve me angazhimin e KID dhe Kyetarit të KD të IEKA-s.
Ankesat drejtuar Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës gjatë këtij vitit kanë të bëjnë kryesisht me
çështjet si më poshtë:
- Evidentimi i një shoqërie të regjistruar në QKB me objekt të veprimtarisë "Auditim dhe
Kontabilitet" pa u pajisur me licensë profesionale dhe pa u regjistruar në Regjistrin Publik të
IEKAs;
- Raste kur Audituesit Ligjorë/shoqëritë audituese sipas ekstraktit të QKBs në objektin e tyre të
veprimtarisë kanë patur edhe aktivitete që nuk janë përputhje me ligjin e Auditimit dhe Kodin e
Etikës;
- Mos zbatimi i kërkesave të rregullores mbi detyrimin për kontrollin e cilësisë;
- Mos zbatimi i kërkesave të Kodit të Etikës dhe procedurat e auditimit gjatë ushtrimit të
profesionit të AL.
RAPORT VJETOR
2017
26
Në përfundim të procedurave të investigimit të realizuar nga anëtarët e tij, KID ka hartuar të gjitha
relacionet të cilat i janë përcjellë Këshiliit Drejtues dhe Bordit të Mbikqyrjes Publike. Gjatë investigimit
të realizuar nga anëtarët e Komitetit të Investigimit vunë re se Audituesit Ligjorë nuk përditësojnë
kontaktet e tyre për të pasqyruar ndryshimet në Regjistrin Publik të IEKAs, e si rrjedhojë bëhet i
vështirë komunikimi me to gjatë procedurave të investigimeve.
Megjithë përpjekjet e shumë anëtarëve për të respektuar kërkesat e legjislacionit në fuqi, të
rregulloreve, të statutit, si dhe kodit të etikës të IEKAs, përsëri në praktikë vazhdojnë të vërehen raste
kur këto kërkesa nuk zbatohen plotësisht. Mangësi vërehen në procedurat e marrjes përsipër të
angazhimeve/misioneve, në zbatimin e tarifave të ulëta, jo-konkurruese dhe të pamjaftueshme për një
auditim cilësor sipas SNA-ve, mosdeklarime të sakta në IEKA, të angazhimeve të kryera, sidomos mos
deklarimi i angazhimeve të ndryshme nga auditimi, siç janë raportet e ekspertëve për prokurorinë,
gjykatën, raporte dhe shërbime të tjera, të cilat potencialisht mund të dëmtojnë profesionin tonë
(profesionin e Audituesit Ligjor) nëse nuk respektojnë të njëjtën kërkesë etike sikurse edhe shërbimet e
tjera.
Praktika e deritanishme e inicimit të proceseve disiplinore vetëm mbi bazë ankesash mund të zgjerohet
në çështje të tilla si rezultate të dobëta të gjetura prej monitorimeve dhe kontrolleve që kryejnë
komitetet e tjera të IEKAs si edhe bazuar në informacionet e tjera të sigurta. Ky zgjerim i fushëveprimit
do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të efikasitetit dhe në parandalimin e ngjarjeve të
padëshirueshme dhe shkeljeve të ligjit nga AL-të.
RAPORT VJETOR
2017
27
KONFERENCA DHE AKTIVITETE TË NGJASHME
Konferenca e IV Ndërkombëtare e IEKAs
Një nga eventet më të rëndësishme për vitin 2017 ka qënë Konferenca IV Ndërkombëtare e zhvilluar
nga IEKA me rastin e 20 vjetorit të themelimit, me temë të përgjithshme “Sfidat e audituesit në një
mjedis ekonomik në ndryshim të vazhdueshëm”.
Kjo konferencë mblodhi së bashku anëtarë nga profesioni kontabël
dhe institucionet akademike shqiptare, përfaqësues nga qeveria
shqiptare dhe institucione të tjera të pavaruara, anëtarë nga
organizata ndërkombëtare dhe rajonale të tilla si BB, IFAC, ACCA,
FCM, EFAA, FIDEF, etj., përfaqësues nga organizatat e profesionit
kontabël nga Gjermania, Franca, Greqia, Italia, Turqia, Serbia,
Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Azerbaixhani
dhe të tjerë.
Ky event arriti synimin e tij për rritjen e ndërgjegjësimit mbi
rëndësinë e raportimit financiar cilësor dhe mbi nevojën për ridimensionimin e rolit të profesionistëve
kontabël në kushtet ku shumica e entiteteve të biznesit po përballen me ndryshime shumëdisiplinore
dhe kur teknologjia po ndryshon ndjeshëm mënyrën e të bërit biznes. Për t’i shërbyer më mirë këtij
qëllimi, konferenca u organizua me tre sesione, secili me disa prezantime:
Rolet e reja të organizatave profesionale të kontabilitetit në kushtet kur sistemi i mbikëqyrjes ka
marrë më shumë rol mbi profesionin;
Zhvillimi i Praktikave të Vogla e të Mesme, dixhitalizimi dhe përdorimi i teknologjisë - nevoja për
diversifikimin e shërbimeve dhe shtimin e cilësisë
Përmirësimi i edukimit – faktor kyç për suksesin e ardhshëm të profesionit kontabël
RAPORT VJETOR
2017
28
Eventi u ndoq nga rreth 240 pjesëmarrës në sallë, nga të cilët 32 ishin të huaj, 40 të ftuar nga vendi dhe
pjesa tjetër auditues ligjorë anëtarë të IEKA. Ky event shërbeu si një mundësi e mirë për diskutimin mbi
të ardhmen e profesionit të audituesit në kohën kur teknologjia dixhitale po evoluon me hapa shumë të
shpejtë. Më specifikisht, u fokusua mbi rolin e tij në përmirësimin e cilësisë së raportimit, shtimin e
gamës së shërbimeve të ofruara nga audituesit ligjorë, ndihmën në rritjen e SME-ve, në shtimin e vlerës
për entitetet e bizneseve dhe veçanërisht në ndihmën për qeverinë në luften ndaj ekonomisë informale
dhe korrupsionit.
Përvec Konferencës së IV Ndërkomëtare, gjatë vitit 2017, Instituti gjithashtu realizoi dhe mori pjesë në
shumë veprimtari profesionale kombëtare e ndërkombëtare. Fokusi kryesor i këtyre veprimtarive ishte
tërësisht profesional.
RAPORT VJETOR
2017
29
Ndër veprimtaritë më kryesore mund të veçojmë eventin e organizuar nga Ministria e Financave për
lançimin e projektit mbi përmirësimin e raportimit financiar, në bashkëpunim me Bankën Botërore,
SECO dhe AARC, ku morrën pjesë edhe përfaqësues të IEKAs.
Gjithashtu drejtuesit e IEKAs morrën pjesë në seminarin/workshopin e organizuar nga Ekspertët e
Këshillit të Europës në bashkëpunim me USAID-in, Ambasadën Britanike dhe Institutin demokratik
kombëtar. Në këtë seminar u prezantua Udhëzuesi dhe Formatet për raportimin financiar të Partive
Politike për fushatat zgjedhore të ndërtuarara në një linjë me standartet ndërkombëtare dhe praktikat
më të mira.
Një tjetër aktivitet i rëndësishëm për vitin 2017 ka qënë takim i përbashkët i të gjitha organizatave
profesionale të kontabilitetit dhe auditimit për të diskutuar mbi projektligjin “Për organizimin dhe
funksionimin e profesionit të rregulluar të Ekspertit fiskal dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë”. Takimi
u finalizua me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët të dërguar tek intitusionet më të rëndësishme
legjislative, si dhe me marrjen pjesë në seancën dëgjimore për këtë projektligj në Komisionin
Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.
Theksojmë edhe marrjen pjesë në konferencën e 14të Ndërkombëtare të Kontabilitetit, të organizuar
nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Fondacionin Turk MODAV.
Pjesëmarrja në këto konferenca është një mundësi më shumë për të shkëmbyer idetë, opinionet dhe
për të zhvilluar një frymë bashkëpunimi me palët brenda dhe jashtë vendit.
Darka e Fund Vitit 2017
Më 20 dhjetor, e kthyer në një traditë në IEKA u organizua darka e fundit të vitit 2017 ku morën pjesë
të gjithë Audituesit Ligjor që ushtrojnë dhe nuk ushtrojnë profesionin.
RAPORT VJETOR
2017
30
VEPRIMTARITË ME ORGANIZMAT NDËRKOMBËTARE
Gjatë vitit 2017, IEKA vijoi në traditën e saj me konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me
organizmat profesionale ndërkombëtare ku ajo është anëtare aktive me të drejta të plota, siç janë:
IFAC (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve)
Që nga viti 2000, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është anëtarësuar në IFAC (Federata
Ndërkombëtare e Kontabilistëve). Në vitin 2006 IEKA u bë anëtare me të drejta të plota.
IFAC është organizata që përfaqëson profesionin në rang ndërkombëtar, e dedikuar për t’i shërbyer
interesit publik nëpërmjet forcimit të profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të
fuqishme ndërkombëtare. IFAC përbëhet nga 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130
shtete që përfaqësojnë mbi 3 milionë kontabilistë në praktikën publike, edukim, shërbimin qeveritar,
industrinë dhe tregtinë.
IEKA bën përpjekje të vazhdueshme për të qenë në pajtueshmëri të plotë me të gjitha deklaratat e
detyrimeve të Anëtarësisë (SMO 1 -7). Në datat 15-17 nëntor 2017 Instituti i Ekspertëve Kontabël të
Autorizuar mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të IFAC, në Bruksel.
FCM (Federata e Ekspertëve Kontabël të Mesdheut)
FCM është një shoqatë e krijuar në fund të vitit 1999 me iniciativën e drejtuesve të organizatave
profesionale të vendeve të Mesdheut. Ajo mbledh sëbashku organizatat profesionale të cilat veprojnë
në vendet e Mesdheut dhe promovon bashkëpunimin midis organizatave profesionale në rajon, si në
sektorin privat ashtu edhe në atë publik, për të ndarë njohuritë dhe për të ofruar ndihmë teknike për
anëtarët e saj dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë dhe mbajnë standarde të larta profesionale dhe të
dhënies së sigurisë. IEKA është anëtare e FCM nga viti 2006. (www.fcmweb.org)
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar gjatë vitit 2017 mori pjesë në Konferencën e 15-të të
realizuar nga FCM në bashkëpunim me SOEL- Institute of Certified Accountants of Greece, datë 20 tetor
në Athinë, Greqi. Tema e përgjithshme e Konferencës ishte “Një dritare në të ardhmen: Përballja e
Profesionistëve të Kontabilitetit të Mesdheut me sfidat e së ardhmes. Gjenerata tjetër”, ku u diskutua
mbi sfidat e profesionit si dhe mundësitë për brezat e ardhshëm.
U vijua më tej bashkëpunimi me:
CFRR World Bank Vienna Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka vijuar të jetë një pjesëmarrës
aktiv në aktivitetet e zhvilluara nga Qendra e Bankës Botërore për Raportimin Financiar në Vienë të
Austrisë (CFRR World Bank Vienna), duke ndjekur seminaret dhe veprimtaritë e zhvilluara nga kjo
qendër, në funksion të përmirësimit të edukimit të anëtarëve të saj në çështje të rëndësishëm si
auditimi e dhënia e sigurisë, raportimi i auditimit, SNRF për SME-të, etj. Si psh. pjesëmarrja në
RAPORT VJETOR
2017
31
aktivitetin Audit Training of Trainers në Vienë, i organizuar nga CFRR Centre for Financial Reporting
Reform të WB, në datat 2-3 tetor 2017.
OEC dhe CNCC (Organizata franceze), pjesëmarrja në Kongresin e 72-të CSOEC, i cili për vitin 2017 u
mbajt në datat 27-29 shtator në Lile, Francë. Kongresi shërbeu për të shkëmbyer dhe për të diskutuar
lidhur me idetë dhe mundësitë, për të ndarë me institucionet europiane propozime dhe sugjerime të
ndryshme me qëllim harmonizimin e mëtejshëm në nivel të BE-së dhe më tej për taksat, standardet
profesionale të kontabilitetit auditimit, dhe më gjerë.
U vijuan diskutimet për vazhdimin e kooperimit me CSOEC (OEC & CNCC) Francë, ku padyshim arritja
më e madhe dhe sfidë mbetet zbatimi në praktikë i marrëveshjes së bashkëpunimit me palën franceze
për të asistuar IEKAn në drejtim të modernizimit dhe automatizimit të proçedurave të auditimit,
përmes lançimit të programit PACK PEE edhe për audituesit tanë.
Instituti vazhdon të japë një kontribut të dukshëm në fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore
REPARIS, në dy komponentet e rëndësishëm;
1 – Edukimi (që ka si qëllim përmirësimin e edukimit në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, ngritjen e
aftësive teorike dhe praktike të hartuesve të pasqyrave financiare dhe inspektorëve tatimorë, si edhe
fuqizimin e organizatave profesionale të profesionit kontabël) dhe
2 – Përmirësimi i mekanizmave të punës për rritjen e cilësisë së auditimit.
Janë përfunduar termat e referencës dhe në to është parashikuar që IEKA, përveçse me trajnime dhe
me materiale, të suportohet për të hartuar një kurrikul të plotë të përgatitjes profesionale të
audituesve dhe posaçërisht të zhvillojë, modulet, syllabuset dhe leksionet e literaturën e përgatitjes, ku
siç është theksuar në këtë raport, për herë të parë IEKA merr autoritetin t’i zhvillojë dhe të ketë
përgjegjësinë në këtë drejtim.
Gjithashtu shkëmbime dhe pjesëmarrje ka patur edhe me organizata të tjera të profesionit, siç janë
organizmat e profesionit të kontabilistëve dhe të audituesve të Kosovës (SHKCAK) me pjesëmarrjen në
konferencën e SCAAK në dhjetor të vitit 2017;
Në muajin janar të vitit 2017 finalizua dhe bashkëpunimi midis IEKA dhe ACCA (Association Chartered
Certified Accountants). Kjo marrëveshje ka si mision t’u japë mundësi dhe akses anëtarëve të
Institutit dhe t’i mbështesë ata në zhvillimin e tyre profesional në karrierën në kontabilitet, biznes dhe
financë, duke përfituar kushte më të mira regjistrimi në kualifikimin nga ACCA. Përfitimet e regjistrimit
në ACCA si anëtar i IEKAs janë:
Ju jepet e drejta të paguani një tarifë të reduktuar për regjistrimin në ACCA, në vlerën 30 GBP
(krahasuar me tarifën prej 79 GBP).
Ju jepet e drejta të paguani një tarifë të reduktuar për përjashtimet prej 45 GBP / përjashtim
nga provimet F1-F3 (krahasuar me 72 GBP/ për përjashtim).
Shuma totale që anëtarët do të kursejnë është 130 GBP nëse ata do të rregjistrohen në ACCA si anëtarë
të IEKAs.
RAPORT VJETOR
2017
32
MARRËDHËNIET ME ADMINISTRATËN DHE INSTITUCIONET PUBLIKE
Viti 2017 njohu një rritje të mëtejshme të komunikimit të IEKAs me institucionet e pavarura dhe
organet e tjera të administratës publike. Ky bashkëpunim i ka shërbyer rritjes dhe fuqizimit të rolit të
profesionit, përmirësimit të cilësisë së punës dhe veçanërisht mbrojtjes së anëtarëve dhe të interesit
publik. Zhvillimet ekonomike shoqërore të vendit e bejnë gjithnjë e më të domosdoshme
bashkëpunimin, në rradhë të parë midis anëtarëve apo segmenteve të ndryshme të profesionit dhe
padyshim edhe me rregullatorët dhe aktorët e tjerë të pavarur e publikë. Thellimi i bashkëpunimit me
organizatat e kontabilitetit në vend (IKM, SHKFSH, SHKM, etj.), Ministrinë e Financave, Ministrinë e
Ekonomisë, Ministrinë e Integrimit, Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), Bordin e Mbikëqyrjes Publike
(BMP), Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e
Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Qendrën Kombëtare të Biznesit, me Universitetet
(FEUT, UBT, etj.), me Dhomat e avokatisë dhe të tregtisë, si edhe me shumë organe të tjera të
administratës publike, ka njohur një shkallë mjaft cilësore gjatë gjithë vitit të kaluar.
Më datë 07.03.2017 u zhvillua një takim i përbashkët i të gjitha organizatave profesionale të
kontabilitetit dhe auditimit për të diskutuar mbi projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e
profesionit të rregulluar të Ekspertit fiskal dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë”. Në këtë takim morën
pjesë drejtuesit e organizatave profesionale:
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar,
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar,
Shoqata e Kontabilistëve dhe e Financierëve të Shqipërisë dhe
Shoqata Kontabel i Miratuar
Në përfundim të takimit u nënshkrua një deklaratë e përbashkët. Kjo deklaratë iu dërgua: Kryetarit të
Kuvendit Popullor, Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat; Kryetarit të
Komisionit Parlamentar të Ligjeve; Ministrit të Financave dhe Bankës Botërore. Për këtë çështje,
Kryetari i IEKAs sëbashku me zv.Kryetarin dhe Drejtorin Ekzekutiv morën pjesë në seancën dëgjimore
për këtë projekt ligj në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.
IEKA si pjesë aktive e grupit të zbatimit të reformës (RIG) të ngritur në kuadrin e zbatimit të projektit të
Bankës Botërore, ka marrë pjesë në shumë takime, seminare, konferenca dhe workshope të
organizuara gjatë vitit 2016. Përfaqësuesit e IEKAs kanë marrë pjesë në eventin e Ministrisë së
Financave më 8 mars 2017 për lançimin e projektit për përmirësimin e raportimit financiar, në
bashkëpunim me Bankën Botërore, SECO dhe AARC.
RAPORT VJETOR
2017
33
Ndonëse ne kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe
Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ato kanë nevojë të thellohen më tej në çështje të tilla si shkëmbimi
i informacioneve, me qëllim që IEKA të monitorojë më mirë zbatimin e standardeve kombëtare të
kontabilitetit, ndërkombëtare të raportimit financiar, ndërkombëtare të auditimit, dhe të kontribuojë
në rritjen e cilësisë së auditimit dhe besueshmërinë tek auditimi të të gjithë palëve të interesuara.
Sipas shkresës së ardhur nga DPPPP për plotësimin e pyetësorëve të dërguar nga MONYVAL, IEKA ka
ngritur një grup pune për këtë qëllim. Pas takimit të zhvilluar me DPPP, në muajin shkurt 2017 u dërgua
Pyetësori i parë (pjesa teknike) i plotësuar nga IEKA.
Në muajin shkurt nisi bashkëpunimi me KQZ, me pjesëmarrjen në takimin me temë “Ngritja e
strukturës brenda KQZ-së për kontrollin dhe verifikimin e auditimit të raporteve dhe modeli për
raportet financiare të partive politike”. Ky bashkëpunim u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshje
midis dy institucioneve në muajin maj 2017. Gjatë muajit qershor anëtarët e IEKAs u ftuan për të qënë
pjesëmarrës në workshopin me titull: “Monitoring Political Party Campaign Finance“ nëpërmjet të cilit
inkurajoheshin të marrin pjesë të gjithë individët që kanë aplikuar pranë KQZ, por edhe të tjerë të
interesuar mund të ishin pjesë e këtij workshopi.
Pas miratimit të ndryshimeve të ligjit 10091, me urdhërin e Ministrisë së Financave nr. 27 datë
24.03.2017 u miratua përbërja e Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Gjatë vitit 2017, BMP nën asistencën e
Bankës Botërore nisi hartimin e rregulloreve dhe akteve të tjera nënligjore. IEKA ka qënë dhe është në
komunikim të vazhdueshëm me BMP për të dhënë kontributin në sigurimin e cilësisë, qartësimin e
roleve midis IEKAs dhe BMP, si dhe vendosjen e dialogut. Këto përpjekje janë itensifikuar gjatë vitit
2018, vit në të cilin BMP ka hartuar dhe miratuar rregulloret;
1. “Për funksionimin e Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale dhe mbikëqyrjes së
procesit të testimit të kandidatëve për Auditues Ligjorë dhe Kontabilist të Miratuar”
2. “Për mbledhjen e të ardhurave të Bordit të Mbikëqyrjes Publike”
3. “Për investigimin dhe procedurat për marrjen e masave disiplinore”
Bashkëpunimi me administratën publike shprehet edhe në pjesëmarrjen në Grupet e punës të
përbashkëta apo në Komitetet/Autoritetet pranë IEKAs, të individëve, përfaqësues të institucioneve
shtetërore si nga Ministria e Ekonomise, MASH, MF, Ministria e Drejtësisë, Universitetet, etj. Gjatë vitit
të kaluar IEKA ka marrë pjesë në shumë veprimtari të zhvilluara nga organet e administratës shtetërore,
ku ka prezantuar pikëpamjet e saj për çështje të ndryshme, si edhe ka dhënë mendime e sugjerime për
aspekte të ndryshme ligjore e rregullatore. Ura bashkëpunimi konkrete janë vendosur me Këshillin
Kombëtar të Kontabilitetit në çështjet e trajtimeve kontabël dhe të trajnimit të kandidatëve e anëtarëve.
RAPORT VJETOR
2017
34
STRUKTURA EKZEKUTIVE
Stafi Ekzekutiv i IEKAs funksionon në bazë të strukturës së miratuar nga Këshilli Drejtues dhe të
Rregullores për organizimin dhe funksionimin e Administratës Ekzekutive të IEKAs, të miratuar me
vendimin nr. 33 datë 05.11.2014 të KD. Në këtë rregullore është përcaktuar struktura organizative dhe
përshkrimet e punës së ekzekutivit. Modeli i strukturës së re është mbështetur në strukturën ekzistuese,
por u riformatua për të mundësuar mbulimin më të mirë të funksioneve të IEKAs. Në strukturën e re
parashikohet që numri i punonjësve të rritet.
Struktura e personelit ekzekutiv gjatë 2017 është përbërë nga pesë punonjës, katër me kohë të plotë
dhe një me kontratë shërbimi.
Gjatë vitit 2017, Ekzekutivi i IEKAs ka realizuar detyrat duke pasur në vëmendje Programin e Punës së
KD për vitin 2017, si dhe detyrat e secilit nga punonjësit e stafit ekzekutiv të Institutit.
Qëllimi kryesor mbetet zhvillimi i profesionalizmit të punonjësve, motivimi i tyre për arritjen e
objektivave si dhe punësimi i burimeve njerëzore gjithnjë e më cilësore. Zhvillimi i burimeve njerëzore i
shërben rritjes së kapacitetit profesional të punonjësve në përputhje me misionin dhe objektivat e
IEKAs.
Gjatë vitit 2018 do të jetë përparësi plotësimi i strukturës ekzekutive me punonjës të tjerë.
RAPORT VJETOR
2017
35
REALIZIMI I TREGUESVE TË BUXHETIT DHE VEPRIMTARIA FINANCIARE
Në përmbushje të detyrave të parashikuara në Ligjin 10091 datë 05.03.2009 dhe në Statutin e IEKAs, ju
informojmë për realizimin e buxhetit të Institutit për vitin 2017.
Bazuar në nenin 25 të Statutit, veprimtaria financiare e Institutit dhe zbatimi i procedurave kontabël
verifikohet nga Komiteti i Kontrollit të Brendshëm. Anëtarët e Komitetit të Kontrollit të Brendshëm janë
zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve (vendimi nr. 117 datë 28.09.2015) dhe kanë
mandat 3-vjeçar. Gjithashtu bazuar në nenin 25.2 të Statutit, Pasqyrat Financiare të IEKAs auditohen
nga audituesit ligjorë të cilët janë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve (vendimi nr. 110
datë 20.12.2014) dhe janë riemëruar nga Këshilli Drejtues.
Buxheti i vitit 2017, sipas përcaktimit në nenin 8.1 të Statutit është miratuar nga Asambleja e
Përgjithshme e Anëtarëve e datës 30 qershor 2016.
Nga ana e KD i është kushtuar një kujdes i veçantë ndjekjes së aspekteve financiare jo vetëm në drejtim
të ruajtjes së kufijve buxhetore por edhe në drejtim të gjetjes së mundësive të reja dhe përdorimit të
burimeve me efiçencë maksimale, duke respektuar kërkesat e Ligjit, të Rregulloreve dhe të Statutit të
IEKAs.
Në pjesën e dytë të raportit janë dhënë në mënyrë më të detajuar treguesit financiarë, ku është
përfshirë dhe raporti i audituesve të pavarur. Këta tregues tregojnë kujdesin e Drejtimit dhe të KD për
vlerësimin e çdo harxhimi financiar në funksion të domosdoshmërisë se tij dhe performancës aktuale e
asaj të ardhme.
Realizimi i buxhetit të Institutit për vitin 2017 është bërë në përmbushje të detyrave të parashikuara në
Ligjin 10091 datë 05.03.2009 (të ndryshuar) dhe në Statutin e IEKAs.
Burimet (të ardhurat) gjithsej për vitin 2017 nga 30.7 mln lekë të planifikuara janë realizuar 31.7 mln
lekë ose 103 %. Kontributi kryesor në grupin e të ardhurave i përket të ardhurave të paguara nga kuota
fikse e anëtarësimit. Të ardhurat nga kuota fikse përbëjnë 67% të të ardhurave vjetore të Institutit.
Shpenzimet nga 38.2 mln lek të buxhetuara, janë realizuar 30.7 mln lek ose 80 %. Teprica e burimeve të
vitit financiar e buxhetuar në shumën -5.4 mln lekë në fakt është realizuar në shumën +2.0 mln lekë.
Burimet dhe përdorimet e fondeve financiare të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për vitin
2017 janë realizuar si më poshtë:
RAPORT VJETOR
2017
36
Disa prej treguesve financiarë kryesorë për vitin 2017:
Buxheti 2017 Realizimi 2017 ne %
Burime total 30,750,000 31,782,831 103 % Përdorime total 38,232,000 30,734,092 80 %
Buxheti 2017 Realizimi 2017 ne %
Nga aktiviteti Të ardhura 27,750,000 29,031,504 104.62
Shpenzime 34,562,000 27,663,774 80.04
Teprica nga aktiviteti -6,812,000 1,367,730
Botimet (Revista dhe te tjera) Të ardhura nga botimet 500,000 11,000
Shpenzime për botimet 920,000 132,517 14.4
Teprica nga botimet -420,000 -121,517
Nga Kualifikimet Të ardhura 2,300,000 2,255,500 98.07
Shpenzime 2,750,000 2,904,514 105.62
Teprica nga kualifikimet -450,000 -649,014
Të ardhura nga depozitat 200,000 378,652 189.33
Teprica nga kursi i këmbimit 0 72,888
Aktiviteti sipas vendimit Asamblesë
Teprica -7,482,000 1,048,739
Teprica përfshirë investimin -5,482,000 2,040,200
Pasqyrat Financiare të Audituara janë bashkëlidhur dhe janë pjesë e këtij raporti.
RAPORT VJETOR
2017
37
OBJEKTIVAT PËR TË ARDHMEN
Të dashur kolegë,
Anëtarët e profesionit tonë kontribuojnë me shërbime profesionale të ndryshme për një
shumllojshmëri klientësh, të vegjël apo të mëdhenj, të thjeshtë apo kompleksë, ata japin ekspertizën e
tyre në fusha dhe segmente të ndryshme të ekonomisë. Garancia për klientët është cilësia e cila nuk
mund të arrihet pa etikën dhe profesionalizmin, të cilat i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik, dhe të
nderit e të integritetit të të gjithë anëtarëve në shërbimet cilësore dhe të besueshme të anëtarëve
tanë të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit.
Roli i Institutit pavarësisht ndryshimeve do të vijojë të jetë shërbimi në interes të anëtarit. IEKA do të
vijojë të mbikëqyrë sjelljen profesionale të anëtarit, duke bërë që të rritet besimi publik tek profesioni.
Përmes monitorimit të punës së anëtarëve, me qëllim garantimin e cilësisë së shërbimeve profesionale,
IEKA në të vërtetë do të vazhdojë të balancojë dhe adresojë në mënyre adekuate asimetrinë që
ekziston midis klientit dhe publikut nga njëra anë dhe profesionistit nga ana tjetër.
Vlerësimi dhe reputacioni i organizmit tonë profesional është ngushtësisht i lidhur me besueshmërinë,
e cila ka impakt të drejtpërdrejtë në mbrojtje të interesit publik. Rritja e gamës së shërbimeve
profesionale që kryen nga AL, na ka vendosur para përgjegjësisë për ridimensionimin dhe riorganizimin
strukturor të IEKAs.
Në mbledhjen e përgjithshme të anëtarëve për herë të parë në të gjithë zhvillimet e këtyre dekadave do
të materializohet përfshirja në antarësi e segmenteve të tjera të profesionit. Është parashikuar të ketë
një seksion të kontabilistëve të miratuar, që do të përfshijë jo vetëm AL që dalin në pension por edhe të
tjerë të interesuar me titullin KM, të cilët do të antarësohen për shkak të reputacionit dhe rolit që ka
IEKA sot në treg.
Në kuadër të ritheksimit të edukimit dhe rritjes së cilësisë së tij në nivel postmaster, në këtë mbledhje
propozohet të zhvillohet edhe një modul për kontabilistët në sektorin publik, i cili do të ndjekë modelin
e CIPFAs etj. Fokusimi i ngushtë vetëm tek cilësia e auditimeve ligjore, duket se nuk mjafton në kushtet
e reja pasi rritja e llojshmërisë së shërbimeve, rrit rrezikun që reputacioni të dëmtohet nga anëtarët
ekzistues edhe në shumë drejtime të tjera, kështu që puna edukativo-monitoruese duhet të zgjerohet
më tej dhe të zgjerojë kontrollin e cilësisë edhe në disiplina të tjera, pavarësisht rrezikut që ato mbartin.
Gjithashtu, monitorimi mund dhe duhet të shtrihet edhe në segmente të tjera të mundshme të
ardhshme profesionale.
Në kushtet e këtij zhvillimi intensiv del domosdoshmëri që profesionistët të vazhdojnë përpjekjet e
nisura dhe të bëjnë ndryshimet e duhura strukturore që i përgjigjen shtimit të llojshmërisë së
shërbimeve profesionale; t’i shohin marrëdhëniet me klientët nga një këndvështrim i shtimit të vlerës
në vijimësi.
RAPORT VJETOR
2017
38
Në kushtet e zhvillimeve të reja ligjore e rregullatore, por edhe të ndryshimeve strukturore të
ekonomisë, na duhet që të gjithë sëbashku të punojmë shumë për të forcuar rolin e Institutit, duke e
vendosur fokusin jo vetëm tek cilësia e sherbimeve të kryera nga anëtarët, por edhe tek një edukim sa
më cilësor dhe përfshirja në anëtarësi edhe e segmenteve të tjera të profesionit. Sfidat më të cilat
përballemi nuk mund të kalohen pa rritur kapacitetet teknike e humane, pa ndërtuar ura komunikimi,
konsensusi dhe bashkëpunimi të cilat në analizë të fundit ndikojnë në rritjen e besimit se profesioni po
vepron në interes të publikut. Një shërbim me interes publik ka në themel informacionin financiar të
besueshëm, aq të nevojshëm për të mbështetur zhvillimin e bizneseve të tregjeve dhe të ekonomisë
kombëtare në përgjithësi.
Anëtarët tanë do të vijojnë të jenë të angazhuar për të garantuar se publiku do të marrë prej tyre
shërbimin cilësor, në kohën e duhur dhe me një kosto të arsyeshme. Ata gjithnjë e më shumë do ti
adresojnë përpjekjet e tyre në rritjen e llojshmërisë së shërbimeve profesionale, për klientet, të tilla si
auditimi i brendshëm, rishikimet, vlërësimi dhe raportimi mbi kontrollin e brendshëm, vlerësimi për
rreziqet e biznesit, rreziqet e sektorit, vlerësimet e zhvillimeve afatgjatë, këshillat dhe vlerësimet për
ndarjet e bashkimet, listimet, etj.
Për këtë qëllim IEKA mbetet e angazhuar të punojë ngushtësisht me anëtarët e vet, me rregullatorët
dhe organizatat e biznesit, duke ndihmuar që të ketë një harmonizim më të mirë midis punës
individuale me atë të grupit, një përfaqësim sa më të mire të interesave të shumë palëve që kanë rol
dhe ndikohen drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë nga shërbimet e profesionit.
Vijon të mbetet një kërkesë permanente për çdo anëtar të IEKAs aktualizimi i njohurive profesionale,
etike dhe teknike. Vetëm kështu do të zbatohen në praktikë me profesionalizëm kërkesat ligjore dhe
rregullatore, të përmbushen kërkesat e Standardeve Profesionale dhe të Kodit të Etikës. Si dhe të
mundësohet se respektohen parimet e objektivitetit, integritetit, kujdesit të duhur dhe paanshmërisë
në çdo angazhim profesional që ai kryen, pavarësisht madhësisë së entitetit.
Instituti i Ekspertëve do të përmirësojë më tej organizimin e tij për t`ju ardhur më mirë në ndihmë
anëtarëve. Për këtë qëllim IEKA do të vazhdojë të punojë me qëllim që anëtarët të informohen
vazhdimisht me të rejat në ndryshimet e legjislacionit vendas, veçanërisht të atij tatimor, ku ndryshimet
janë të shpeshta; që ata të kenë në dispozicion literaturën profesionale, të aktualizuar dhe mundësisht
të përkthyer në shqip; të kenë akses në modele (template) të materialeve të punës së përditshme, etj.
të përdorin modele kompjuterike për lehtësimin e punës, përfshirë procedura të automatizuara të
punës në praktikë, siç është programi PACK PEE që do të nisë të zbatohet që nga Shtatori i vitit 2018.
Arritja e këtyre objektivave kërkon përmirësimin e edukimit, monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen,
transparencën dhe përgjegjshmërinë. Natyrisht në kushtet e reja edukimi do të jetë i orientuar në një
kurrikulë të plotë që për herë të parë bën ndarjen midis përgatitjes teorike dhe asaj praktike. Po
shikohet mundesia që modulet e përgatitjes profesionale, të bazuara në standardet më të mira
RAPORT VJETOR
2017
39
ndërkombëtare që do të nisin që nga viti 2019, të mund të përdoren edhe nga audituesit ekzistues që
mund të shprehin interesimin e tyre.
Rritja e cilësisë së punës të anëtarëve dhe forcimi i mbikëqyrjes së profesionit, kërkon vendosjen e
marrëdhënieve të partneritetit afatgjatë me të gjitha palët direkt dhe indirekt të interesuara, por
veçanërisht me Bordin e Mbikëqyrjes Publike, me të cilin mbetet shumë për të bërë për të ndarë më
mirë rolet, të drejtat dhe përgjegjësitë, me organizmat homologe profesionale brenda e jashtë vendit,
Institucionet e edukimit dhe me aktorët e tjerë. Ajo kërkon gjithashtu, përmirësimin e procedurave dhe
të manualeve si edhe rritjen e përgjegjshmërisë për zbatimin e tyre, me qëllim që të garantohet se
sistemi funksionon dhe anëtarët zbatojnë në mënyrën e duhur standardet profesionale dhe etike.
Natyrisht edukimi i kandidatëve por edhe kualifikimi i vijueshëm i anëtarëve janë pjesë e përhershme e
axhendës së Institutit. Ajo që dëshiroj të nënvizoj është fakti që IEKA me zhvillimet e veta do të
përpiqet të shndërrohet në qëndrën më të organizuar të edukimit pas master ose të edukimit të
avancuar profesional për disa kategori të profesionit në Shqipëri.
Shpreh besimin dhe bindjen time se AL-të, anëtarë të IEKAs, do të vijojnë të jenë të angazhuar dhe do
t`i vlerësojnë në mënyrë kritike dhe racionale arritjet e sukseset, do të jenë më shumë kërkues,
bashkëpunues, dhe do të karakterizohen nga një angazhim permanent për rezultate dhe performance
sa më cilësore.
Pushime sa më të mbara.
Faleminderit
Hysen Çela
Kryetar i KD
Tiranë, më 30 Maj 2018
Recommended