27
Pyetjet nga E drejta kushtetuese 1. Çfar domethënije ka e drejta kushtetuese? Termi e drejtë kushtetuese ka domethënie të dyfishtë. Përdoret për të shënuar një degë të veçantë të sistemit të së drejtës pozitive të një vendi, sistem normash juridike që kanë vlerë kushtetuese, si dhe për të shënuar disiplinën shkencore e cila merret me studimin e sendërtimit të normave, përkatësisht të së drejtës kushtetuese pozitive në praktikë. 2. Kur është paraqitur e drejta kushtetuese si deg e së drejtës? E drejta kushtetuese paraqitet nga shekulli XVIII në Evropë dhe më pas edhe në Amerikë, kur u paraqitën kushtetutat e para të shkruara. E drejta kushtetuese në esencë është paraqitur atëherë kur janë paraqitur edhe shtetet e para dhe është një ndër degët më të vjetra të së drejtës sepse ka të bëjë: me ato rregulla, adete, konvencione që ndikuan në paraqitjen e pushtetit politik dhe të organizatës politike. 3. Çka nënkuptojm me drejtën kushtetuese si disiplin shkencore juridike? E Drejta kushtetuese si disiplinë shkencore merret me studimin e së drejtës kushtetuese si degë e së drejtës, me sqarimin, interpretimin e normave të cilat rregullojnë materien kushtetuese, me formulimin e instituteve juridike. 4. Kur u paraqit e Drejta kushtetuese si disiplin shkencoro juridike ? E drejta Kushtetuese si shkencë paraqitet shumë më vonë, krahas paraqitjes së kushtetutave të para të shkruara nga fundi i shek.18 dhe 19, fillimisht në Itali, Francë, Angli, SHBA etj. 5. E drejta kushtetuese, emërtohet në disa emërtime, cilat

Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

Citation preview

Page 1: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

Pyetjet nga E drejta kushtetuese1. Çfar domethënije ka e drejta kushtetuese?Termi e drejtë kushtetuese ka domethënie të dyfishtë. Përdoret për të shënuar njëdegë të veçantë të sistemit të së drejtës pozitive të një vendi, sistem normashjuridike që kanë vlerë kushtetuese, si dhe për të shënuar disiplinën shkencore e cilamerret me studimin e sendërtimit të normave, përkatësisht të së drejtës kushtetuesepozitive në praktikë.2. Kur është paraqitur e drejta kushtetuese si deg e së drejtës?E drejta kushtetuese paraqitet nga shekulli XVIII në Evropë dhe më pas edhe nëAmerikë, kur u paraqitën kushtetutat e para të shkruara. E drejta kushtetuese nëesencë është paraqitur atëherë kur janë paraqitur edhe shtetet e para dhe është njëndër degët më të vjetra të së drejtës sepse ka të bëjë: me ato rregulla, adete,konvencione që ndikuan në paraqitjen e pushtetit politik dhe të organizatës politike.3. Çka nënkuptojm me drejtën kushtetuese si disiplin shkencore juridike?E Drejta kushtetuese si disiplinë shkencore merret me studimin e së drejtëskushtetuese si degë e së drejtës, me sqarimin, interpretimin e normave të cilatrregullojnë materien kushtetuese, me formulimin e instituteve juridike.4. Kur u paraqit e Drejta kushtetuese si disiplin shkencoro juridike ?E drejta Kushtetuese si shkencë paraqitet shumë më vonë, krahas paraqitjes sëkushtetutave të para të shkruara nga fundi i shek.18 dhe 19, fillimisht në Itali,Francë, Angli, SHBA etj.5. E drejta kushtetuese, emërtohet në disa emërtime, cilat jan ato ?Mvarësisht nga vendi në vend, e dr. Kushtetuese si shkencë juridike dhe politikojuridike emërtohet ndryshe-ndryshe. Në historikun dhe teorinë e së dr. Kushtetueseprej kohëve më të hershme kjo e drejtë është emërtuar sipas dy termeve:1. E drejtë kushtetuese2. E drejtë shtetërore,3.në disa vende edhe si e drejtë publike.6. Emërtimi i së drejtës kushtetuese, si e drejt kushtetuese, bazohet?E drejta kushtetuese e fitoi bazën e vet teorike nga filozofia juridiko-natyrore dhe ngapikëpamjet demokratike të lidhura me popullin dhe kombin e veçmas me individin.7. Emërtimi i së drejtës kushtetuese, si e drejtë shtetërore, bazohet?Termi E drejtë shtetërore është sajuar nën ndikimim e teorisë së Hegelit nëGjermani. Përfaqësuesit e teorisë juridike gjermane që e përqafuan këtë teori ishin :L. Laband Jhe Georg Jellinek, profesor të së drejtës shtetërore.Sipas kësaj teorie, “esenca e rregullimit politik është pushteti dhe organizimi I tij.8. Dallimi mes të drejtës kushtetuese dhe drejtës shtetrore?Dallimi mes të drejtës kushtetuese dhe drejtës shtetrore qëndron aty se në tëdrejtën shtetërore kushtetuta konsiderohej si akt i rëndomtë juridik e jo ligj themelori shtetit. Ajo nuk e njihte të drejtën natyrore sikur tek e drejta kushtetuese, dhesovraniteti nuk i takonte popullit, por shtetit.9. Në cilin fakultet u paraqit emërtimi e Drejta kushtetuese për herë tëpar si lëndë mësimore?Për herë të parë emërtimi i kësaj disipline shkencore u paraqit në Fakultetin Juridiknë Ferarë të Italisë në vitin 1797 " Dirito constituzionale " edhe ate, nën ndikimindirekt të teorisë juridike frenge.

Page 2: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

10. Cili është kuptimi i së Drejtës.kushtetuese si shkencë dhe si deg e sëdrejtës positive të një vendi të caktuar?Kuptimi i së dr. Kushtetuese si shkencë dhe si degë e drejtës pozitive, ështekuptim pozitivo-juridik, materialist ose sociologjiko-politik dhe teorik aposhkencor.11. Çka nënkuptojmë me kuptimin pozitivo juridik?Kuptimi më i përgjithshëm i së dr. Kushtetuese si shkencë dhe si degë e drejtëspozitive, ështe kuptim pozitivo-juridik. Sipas kësaj teorie E drejta kushtetuesenënkupton sistemin e rregullave (normave) juridike me karakter kushtetues të cilatrregullojnë marrëdhëniet shoqërore e politike të pushtetit shtetëror që janë tëkodifikuara në një dokument të përbashkët që e quajmë KUSHTETUTË.12.Çka nënkuptojm me kuptimin materialist?Sipas këtij kuptimi E drejta kushtetuese nënkupton të drejtat ekzistuese qematerializohen në jetën e një vendi,si dhe edrejta pozitive me të gjitha raportetrealo-formale e normative, pavarësisht se kto norma a janë ose jo të kodifikuara nënjë kushtetutë.Ky kuptim është karakteristik për Anglinë, për teorecientët dheshkencën juridike13. Çk është randësia e se Drejtës kushtetuese?Rëndësia e saj buron nga disa faktorë të ndryshëm që kësaj discipline i sigurojnë njëvend qendror në sitemin juridik e kushtetues.1Kjo degë bënë mbrojtjen e vlerava më të rëndësishme të qyteterimit siç është :qeverisja e drejtësisë, bashkëjetesa paqësore përmes lirive të njeriut dhe pushtetit,rregullon marëdhënjet themelore politike, si një lëmi parësore e marëdhënjeveshoqërore në përgjithësi etj.2E drejta kushtetuese paraqet degë themelore të së drejtës, sepse normatkushtetuese i nxjerr organi më i lartë shtëtërorë (Kuvendi) e që kanë fuqinë më tëlartë juridike, si dhe është bazë për të drejtat tjera sepse burim i saj themelor ështëkushtetuta.3E drejta kushtetuese si disiplinë shkencore ka rëndësi të veçantë politiko-juridike.Rëndësia e saj është e dyflshtë: teorike dhe pedagogjike, si dhe ajo mësohet nëshumë shkolla dhe universitete për arsimimin e kuadrove profesionale dhe specialenë lëminë e shkencave shoqërore.14. Cili është objekti i së Drejtës kushtetuese?Si objekt i së drejtës kushtetuese mund të jenë normat pavarësisht se a janë tëshkruar-kodifikuara, të pa shkruara15. Cilat janë metodat e së Drejtës Kushtetuese?Në teorinë e së dr.kushtetuese janë të njohura disa metoda si:1.Metoda normative ose dogmatike2.Metoda politikologjike3.Metoda aksiologjike16. Çka nënkuptojmë më metodën dogmatike?Metoda dogmatike është metodë themelore dhe më e vjetër e studimit të së drejtëskushtetuese si degë e së drejtës. Përmes saj pasqyrohet përmbajtja e normave dhe erregullave juridike me të cilat rregullohen raportet politike dhe institucionet e saj nënjë vend.17. Çka nënkuptojm me metodën politikologjike?

Page 3: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

Metoda politikologjike ka të bëj me analizën e funksionimit të institucioneve dheproceseve politike. Përmes saj studiohet zbatimi konkret i normave dhe rregullavekushtetuese në praktikë.18. Çka nënkuptojm me metodën aksiologjike?Metoda aksiologjike-Me ndihmën e kësaj metode zbulohet përmbajtja e vleravejuridike të sanksionuara me norma dhe rregulla kushtetuese si dhe sendërtimi i tyrenë praktikë.19. Çka nënkuptojm me burimet formale?Burimet formale të së drejtës kushtetuese janë aktet e përgjithshme juridike tëformës së shkruar që janë në fuqi, me të cilat rregullohet materia kushtetuese dhenga të cilat burojnë aktet individuale,20. Cilat janë burimet formale?Burimet formale mund të jenë ekskluzive dhe të përziera.21.Çka nënkuptojm me burimet materiale?Burimet materiale të së drejtës kushtetuese janë faktorë që ndikojnë dhekushtëzojnë formimin e normave kushtetuese. Burimet materiale jane nëlidhshmëri të ngushtë me ato formale.22. Cilat janë burimet materiale?Burimet materiale mund të karakterizohen në dy mënyra:a). Doket kushtetuese, konventat, normat e përgjithshme ndërkombëtare, praktikagjyqësore dhe faktet juridike.b). Teoria juridike, doktrinat politike, programet e partive politike etj.23. Çka nënkuptoj me aneksin kushtetues?Aneksi kushtetues është shtojcë e posaçme e kushtetutës, i cili bashkë me tekstinnormativ të kushtetutës paraqet një tërësi.24. Cka nënkuptojmë me amandamentin kushtetues?Amandamenti kushtetues është akt i cili paraqitet në kushtct e ekzistimit tëkushtetutës në një vend. Me të bëhet plotësimi i kushtetutës ekzistuese osendryshimi dhe zëvendësimi i normave të caktuara të saj.25. Cka paraqesin burimet formale ekskluzive dhe cka ato të përzieraBurimet formale ekskluzive paraqesin aktet kur në tërësi rregullojnë materienkushtetuese ndërsa burimet formale të përziera paraqesin aktet të cilët përveçmateries kushtetuese regullojnë edhe materie tjetër juridike26. Cka paraqesin Konentat kushtetuese?Konventat kushtetuese janë rregulla të pashkruara të parlamentit dhe qeverisë tënjë vendi që mbështeten dhe dalin nga pikëpamjet e përgjithshme dhe praktikashumëvjecare.Konventat kushtetuese janë veçori e Anglisë, e SH.B.A, dhe pjesërishte Francës.27. Numëro kuptimet e kushtetutës?Në shkencën juridike janë të njohura disa kuptime të kushtetutës:a). Formalb). Materialc). Politikd). Filozofik dhee). Teorik28. Kushtetuta në kuptimin formal, nënkupton?

Page 4: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

Në kuptimin formal kushtetuta është akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar, me fuqi mëtë lartë juridike, i miratuar nga organi më i lartë shtetëror sipas procedurës sëveçantë, e cila dallohet nga procedurat e tjera të nxjerrjes së ligjeve29. Kushtetuta në kuptimi material, nënkupton ?Në kuptimin material vjen në shprehje esenca shoqërore e kushtetutës.Në këtëkuptim kushtetuta paraqet tërësi normash juridike me të cilat rregullohen bazat erendit shoqëror, shtetëror e juridik të një vendi.30. Kushtetuta në kuptimi politik, paraqet ?Në kuptimin politik kushtetuta paraqet deklaracion të proklamuar solemnisht, qëpërmban rregulla për kufizimin dhe kontrollin e pushtetit politik. Përfaqësues i këtijdrejtimi është amerikani Karl Levenshtajn.31. Kushtetuta në kuptimin filozofik, paraqet ?Në kuptimin filozofik kushtetuta është shprehje e vullnetit më të lartë me të cilatvendoset rendi brenda shtetit dhe kosmosit Përfaqësues është Aristoteli.32. Cilat janë llojet e kushtetutave?Llojet e kushtetutave janë:a). Kushtetuta të shkruarab). Kushtetuta jo të shkruarac). Kushtetuta të kodifikuarad). Kushtetuta jo të kodifikuarae). Kushtetuta të forta dheJ). Kushtetuta të buta(fleksibile, elastike)g). Kushtetuta të dhuruara, pakte kushtetueseh). Kushtetuta të miratuara nga kuvendi kushtetuesj). Kushtetuta realek). Kushtetuta fiktlvel). Kushtetuta realo-programatikell).Kushtetuta programatiko-deklarative dhem) kushtetuta normative,si dhe nominale dhe semantike33.Cila është kushtetuta e parë e shkruar?Kushtetuta e SH.B.A-ve e miratuar në vitin 1787 cila filloi të zbatohet në vitin 1789pas marrjes së detyrës së presidentit të parë G. Ëashington-it, paraqet kushtetutën eparë të shkruar në historinë bashkëkohore.34. Çka janë kushtetutat e forta?Kushtetutat që i miraton dhe ndryshon organi i posaçëm apo ai i rregullt, por imiraton sipas procedurës së posaçme dhe me shumicë votash e cila është më emadhe se ajo e nxjerrjes së ligjeve konsiderohen kushtetuta të forta.35. Çkajanë kushtetutat buta?Kushtetutat që miratohen nga organi i cili nxjer ligje të rëndomta, ose sipasprocedurës për nxjerjen e këtyre ligjeve konsiderohen kushtetuta të buta36. Çka janë kushtetutat reale?Kushtetuta reale konsiderohen ato kushtetuta që shprehin gjendjen ekzistuesereale në shoqëri.37. Çka janë kushtetutat fiktive?Kushtetuta fiktive konsiderohen ato kushtetuta që nuk zbatohen në praktikë, që efshehin gjendjen ekzistuese dhe u shërbejnë partive në pushtet për ta maskuar

Page 5: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

pushtetin e tyre autokrat.38. Cilat jënë vetit e kushtetutës?Së pari Kushtetuta është ligj themelor i një vendi. Me kushtetutë caktohet organidhe procedura e nxjerjeve të ligjeve dhe përmban rreguila juridike të përgjithshme.Dispozitat e saj kanë fuqi më të lartë juridike në raport me dispozitat ligjore.Së dyti, ku'shtetuta ka vetin e aktit më të lartë juridik, ku nga kushtetuta buron dhembështetet i tërë rendi jurldik i një shteti.Së treti kushtetuta ka vetin e aktit ideo-politik.Së katërti paraqitet si akt programoro-deklarativ39. Çka, regullon përmbajtja e kushtetutës?Se çfarë përmbajtje do të ketë kushtetuta mvarret nga vullneti i kushtetutvënësit Aiëhtë i lirë të caktoj përmbajtjen, strukturën, vëllimin dhe çështjet tjera që do t'irregullojë me kushtetutë.Kushtetuta përmban liritë dhe të drejtat e njeriut dhe shtetasit, të gjitha kushtetutatpërmbajnë dispozita kushtuar pushtetit shtetëror.40. Prej çka përbëhet kushtetuta?Shumica e kushtetutave përbëhen nga preambula dhe pjesa normative41. Në sa forma miratohet kushtetuta?Në praktikën kushtetuese janë të njohura tre forma të miratimit të kushtetutëspër nga aspekti i sovranitetit popullor, ato janë :a). Miratimi i drejtëpërdrejtë nga populli përmes referendumitb). Miratimi nga ana e organit (kuvendit) kushtetutvënësc). Miratimi nga ana e organit të rëndomtë (legjislativ) përfaqësues.42. Cilat janë mënyrat për ndryshmin e kushtetutës?Ekzistojnë tre mënyra sipas të cilave mund të ndryshohet kushtetuta, ato janë :a). Ndryshimi me anë të referendumit kushtetutvënësb). Nga ana e kuvendit kushtetutvënësc). Nga ana e organit të rregullt legjislativ43. Nga e ka prejardhjen kushtetuta?Elementet e para të kushtetutës në kuptimin formal paraqiten në Greqinë dheRomën e Vjetër. Aristoteli në veprën e tij " Politika " i pari përdor termin "politeia "-kushtetuta44.Cilat janë kushtetutat e para të shkruara?Anglia është vendi i parë ku është paraqitur dokumenti i quajtur " InstrumentiQeverisjes "- " The Instrument of Government " në vitin 1653, i cilikonsiderohej sikushtetutë e parë e shkruar, Kushtetuta e parë në Evropë paraqitet në Francë nëvitin 1791, ajo e dyta e pastaj edhe e dyta e njohur si Kushtetuta e Montanjarit nëvitin 1793, Kushtetuta e SH.B.A-ve e miratuar në vitin 17871 cila filloi të zbatohet nëvitin 178945. Cilat ishin shkaqet e paraqitjes së kushtetutave të shkruara?Disa mendojnë se në zbatimin e kushtetutave të shkruara në Amerikën Veriore kanëndikuar mendimtarët e shek.XVIII, sipas të cilëve normat duhet formuluar nëdokument të shkruar-kushtetutë dhe ajo të trajtohet si Kontratë shoqërore përformimin e shtetit.46. Kur u paraqit kushtetutshmëria?Kushtetutshmërm paraqitet nga fundi i shek.XVIII dhe gjutë shek.XIX, kur

Page 6: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

uparaqiten kushtetutat e para të shkruara.47. Çka nënkuptojm me kuptimin pozitivo juridik të kushtetutshmëris?Sipas kuptimit pozitivisto-juridik me kustetutshmëri nënkuptojmë pajtueshmërinë mekushtetutë të të gjthë akteve më të ulta nga ajo më e lartë kushtetuta.48. Çka nënkuptojm me kuptimin politik të kushtetutshmëris?Në kuptimin politik me kushtetutshmëri kuptojmë zbatimin e kufizimeve dhe tëmasave mbrojtëse në ushtrlmin e pushtetit politik.49. Çka nënkuptojm me kuptimin politiko-juridik të kushtetutshmëris?Në kuptimin politiko-juridik, me kushtetutshmëri nënkuptojmë ekzistimin erregullave themelore kushtetuese-shoqërore në bazë të së cilave organizohet,ushtrohet dhe kufizohet pushteti politik..50. Çka nënkuptojm me parimin e ligjshmëris?Për nga përmbajtja , parimi i ligjshmërisë është parim politiko-juridik,ai formalishtnënkupton pajtueshmërinë e akteve materiale me të gjitha aktet juridike më të ulëtame ligjin.51. Çka nënkuptojm me sundimin e së drejtës?Termi sundim i së drejtës përdoret në dy kuptime :·Të ngushtë·Të gjërëNë kuptimin e ngushtë Sundimi i së drejtës nënkupton parimin dhe praktikën enënshtrimit të të gjithë akteve të legjislativit dhe ekzekutivit, Në kuptimin e gjërë meSundimin e së drejtës ose me iigjshmëri nënkuptojmë vënien e të gjitha organeve tëpushtetit, çdo individ nën kushtetutë dhe ligj.52. Nga cilat organe bëhet mbrojtja e kushtetutshmëris?Në teorinë kushtetuese krahasuese na paraqiten tre sisteme të kontrollit: nga ana eorganit legjislativ, nga ana e organit t veçantë kushtetues ose polittk dhe nga ana egjykatave.53. Pushteti kushtetutëdhënës dhe legjislativ,konsiston në?Pushteti kushtetutdhënës dhe legjistlativ konsiston në54. Pushteti ekzekutiv, konsiston në?1Të shpall gjendje lufte, dhe të nënshkruaj traktatin e paqes2Të konvokoj dhe shpërbëjë parlamentin3Të emërtojë anëtarët e qeverisë.55. Pushteti gjyqësor,konsiston në?·Pushteti gjyqësorë konsiston në Normat juridike·Vlerësimin e sjelljeve të njerëzve në shoqëri sipas normave juridike dhe·Zgjidhja e kontesteve që paraqiten në shoqëri56.Cilat janë parimet kryesore të ushtrimit të pushtetit shtetëror?1.parimi i unitetit të pushtetit shtetërorë2.parimi i ndarjes së pushtetit shtetërorë57. Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror, nënkupton?Uniteti i pushteti është formë e rregullimit të raporteve midis pushtetit legjislativ,ekzekutiv-administrativ dhe gjyqësor, sipas të cilit:1. Që të tre pushtetet i ushtron një organ i vetëm.2. Secilin nga tre pushtetet e ushtrojnë organet e veçanta, por organi përfaqësues eka epërsinë mbi dy të tjerët.

Page 7: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

58. Parimi i ndarjes së pushtetit, nënkupton?Kjo teori së pari vjen në shprehje në Angli, që ngushton pushtetin e pakufizuar tëmonarkut. Sipas parimit të ndarjes së pushtetit organet e asnjërit pushtet nuk mundtë përzihen në veprimtarinë e organeve të tjerë të pushtetit , pushteti shtetërorbazohet në ndarjen si: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.59. Cilat jan sistemet e ushtrimit të pushtetit shtetëror të bazuar nëparimin e unitetit?1. Sistemi i Konventës2. Sistemi i Kuvendit60. Sitemet autokratike nënkuptojnë dhe trego format?Sistemi autokratik është formë e organizimit dhe ushtrimit të pushtetit ku i tërëpushteti gjendet në duar të një individi i cili e ushtron atë në mënyrë të pakufizuar.Format e qeverisjes autokratike janë:Aristokracia,Oligarkia,Plutokracia,Tirania,Despotia,Diktatura etj.61. Sistemi i kuvendit nënkupton?Sipas sistemit të kuvendit, organi ligjdhënës-Kuvendi është organ më i lartë ipushtetit, ai është bartës i të gjithë funksioneve të pushtetit i cili i zgjedh organet etjera apo i emëron për një kohë të caktuar. Puna e organeve administrativoekzekutivedhe gjyqësore është e bazuar në aktet të cilat i nxjerr organi më i lartë -kuvendi dhe natyrisht se për punën e vet i përgjigjen Kuvendit.62. Sistemi i konventës nënkupton?Ky është sistem i organizimit horizontal të pushtetit ku pushteti legjisiativ dheekzekutiv është përqendruar në atë legjislativ (konventin ), ndërsa ai gjyqësorështë i ndarë. Ky sistem për herë të parë është paraqitur gjatë RevolucionitFrancez (1789) gjatë kohës së Jakobinëve. Konventi ka zgjedhur Këshillin eShpëtimit Publik, i cili ka udhëhequr pushtetin ekzekutiv.63. Cilat jan sistemet e ushtrimit të pushtetit shtetëror të bazuara nëparimin e ndarjes së pushtetit?kemi tre sisteme të ndarjes së pushtetit:·Sistemin presidencial·Sistemin parlamentar·Sistemin e përzier64. Sistemi parlamentar,nënkupton?Sistemi parlamentar është sistem i ushtrimit të pushtetit mbështëtur në parimin endarjes së pushtetit,sistem i cili është karakteristik për nga raporti specifik midisparlamentit –pushtetit legjistlativ dhe të qeverisë –pushtetit egzekutiv.Parlamentarizmi për herë të parë u paraqit në Angli me qëllim që të kufizohetpushteti i monarkut dhe parlamenti shëndrrohet në faktor kryesor të pushtetitpolitik.65. Sistemi presidencial,nënkupton?Ky sistem është sistemi më konsekuent i mbëështetur në parimin e ndarjes sëpushtetit , Sistemi presidencial është formë e rregullimit dhe organizimit të pushtetitnë të cilën është zbatuar ndarja rigoroze pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv. Sëpari është zbatuar në SH.B.A. me Kushtetutën e vitit 1787.

Page 8: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

pushtet duhet t'i punojë ato punë që i takojnë, dhe duhet të jetë sa më i pavarur ngady pushtetet tjera.66.Sistemi i përzier (parlamentarpresidencial),nënkupton?Ky sistem paraqet nje sistem hibrid të organizimi dhe ndarjes së pushtetit shtetëror.Ky sistem shquhet për nga kombinimi i parimeve dhe rregullave të sistemitparlamentar dhe atij presidencial.Ky sistem njihet edhe si parlamentaro-presidencialose anasjelltas.Zbatimi i saj është si rezultat për krijimin e qeverive stabile dhe eliminimin ekualicioneve të gjëra e cila ka shkaktuar kriza politike të shpeshta. Ky sistem mëshumë zhvilohet si formë e presidencializmi të çrregullt se sa parlamentarizmitracional. Në raport me dy sistemet e mëparshme, ky është i ri. Për herë të parë uparaqit në Finlandë me Kushtetutën e vitit 1919, pastaj në Austri -1934, Francë 1958,etj.67. Ku dhe kur lindi parlamenti?Parlamentarizmi për herë të parë u paraqit në Angli për të kufizuar pushtetin emonarkut68. Parlamenti paraqet?Eshtë organ më i lartë përfaqësues në shtetin bashkëkohor, i cili ushtron pushtetinlegjislativ dhe në disa raste edhe atë ekzekutiv.Në vende të ndryshme, ky organpërfaqësues, emërohet ndryshe si: kuvend, konvent, sovjet, kongres, sejm, megjlis,sabor, sobranje. Parlamenti paraqitet me paraqitjen e kushtetutave, për arsye sekushtetuta shënon kalimin gradual të pushtetit nga aristokratët dhe autokracia nëborgjezi nacionale. Fjala parlament vjen nga gjuha latine "parlare " që d.t.th. me folë69. Cilat janë funksionet e parlamentit?0Funksioni kushtetutëvënës1Fubksioni i rregullt legjislativ2Funksioni normativ70. Shefi I shtetit, paraqet?Shefi i shtetit është institucion i cili perfaqesonshtetin brenda dhe jashtë.71. Cilët janë liritë dhe të drejtat personale?a)E drejta në jetesëb)Liria e personalitetit të njeriutc)E drejta e jetës personale dhe privated)Liria e qarkullimit dhe e zgjedhjes së vendbanimite)Pacenueshmëria e banesësf)Pacenueshmëria e fshehtësisë së letrave72. Cilët janë liritë dhe të drejtat politike?a)E drejta e zgjedhjesb)Liria e bashkimitc)Liria e të menduaritd)Lirla e ndërgjegjes (përcaktimit) të njeriute)Liria e besimitf)Liria e shtypit73. Cilët janë të drejtat socialo ekonomike?

Page 9: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

a)E drejta e pronësisëb)Liria e punësc)E drejta për punëd)E drejta në orar të kufizuar të punëse)E drejta për shkollimf)E drejta e shtetësisë74.Ku qëndron dallimi në mes monarkis dhe republikës?Dallimi në mes Monarkisë dhe Republikës qëndron aty se Kryetari i shtetit nërepublikë zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe nga ana e parlamentit,mandati i tij është i kufizuar ndërsa në Monarki Kryetari apo monarku zgjidhet nëbazë të parimit të trashëgimisë me mandat të përjetshëm dhe nuk ka përgjegjësipolitike ndaj organeeve shtetërore.75. Si zgjidhet Kryetari i Republikës në sistemin parlamentar dhe nësistemin presidencial?Në sistemin parlamentar shefi I shtetit zgjidhet nga parlamenti dhe I përgjigjet atijndërsa në sistemin presidencial zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta nga qytetarët.76. Trego disa funksione të përgjithshme të shefit të shtetit?1Ai eshtë perfaqesues legjitim i shtetit me autorizime te gjera ekzekutive dhe politike2ai emëron dhe shkarkon perfaqesuesit diplomatik të shtetit të tij në botën e jashtme3pranon letrat akreditive dhe kredenciale te perfaqesuesve te huaj diplomatik.4jep mirenjohjet dhe dekoratat shtetërore,5bënë faijen e kryesve te veprave penale, etj.6propozon mandatarin per formimin e qeverisë, kandidatët per gjykates te gjykataveme te larta te shtetit, të gjyqtareve dhe gjykatave kushtetuese si dhefunksionarët tjerë shtetëror7emeron dhe shkarkon gjyqtaret e gjykatave ushtarake8është komandant suprem i forcave të armatosura9ai është i autorizuar të shpall gjendjen e luftës apo te rrezikut të drejtperdrejt ngalufta77. Qeveria, paraqet?Qeveria, sikur edhe shefi i shtetit, është organ i pushtetit ekzekutiv. Mirepo, perdallim nga institucioni i shefit të shtetit, i cili ekziston në të gjitha shtetet, pa marrëparasysh formën e qeverisjes shtetërore, qeveria si organ i pushtetit ekzekutivekziston vetëm në shtetet parlamentare të cilat aplikojne sistemin bicefal tëpushtetit ekzekutiv.78. Kush e shpërndan Parlamentin e Kosovës?Kuvendi shpërndahet nëse për atë deklarohet shumica nga numri i përgjithshëm ideputetëve.79. Numro disa komisione të përhershme të Kuvendit të Kosovës?Komisioni për cështje kushtetuese, komisioni për legjislacion, komisioni përekonomi dhe financa, komisioni për informim, komisioni I mbrojtjes, komisioniper politik të jashtme, komisioni imunitaro-mandatar etj.80. Kompetencat themelore të Kuvendit ?1nxjerr dhe ndryshon Kushtetutën;2nxjerr ligje dhe bën interpretimin autentik të ligjeve;3i cakton detyrimet publike;

Page 10: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

4nxjerr buxhetin republikan dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit;5nxjerr planin hapësinor të Republikës;6ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare;7vendos për luftën dhe paqen;8merr vendim për ndryshimin e kufijve të Republikës;9merr vendim për asocim dhe dalje nga bashkimi ose bashkësia me shtetet etjera;10shpall referendumin;11vendos për rezervat e Republikës;12themelon këshilla;13zgjedh Qeverinë e Republikës së Kosovës;14zgjedh gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës;15bën zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin edhe të bartësve të tjerë tëfunksioneve publike dhe funksioneve të tjera të caktuara me Kushtetutëdhe me ligj;16ushtron kontroll dhe mbikëqyrje politike mbi Qeverinë dhe mbi bartësit etjerë të funksioneve publike të cilët përgjigjen para Kuvendit;17jep amnisti dhe18kryen punë të tjera të caktuara me Kushtetutë.81.Cila gjuhë është zyrtare në Republikën e Kosovës?Në mbarë Republikën e Kosovës dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhëzyrtare është gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës, gjithashtu është gjuhëzyrtare, si dhe shkrimi i saj, ashtu siç është përcaktuar me kushtetutë.82. Kush e zgjedh Kryetarin e R Kosovës dhe kush mund ta shkarkojaate?Kryetari I RM zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta ndërsa Përmarrjen e imunitetit Kryetarit të Republikës vendos Gjykata Kushtetuese eRepublikës së Kosovës me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri ipërgjithshëm i gjyqtarëve.83. Kompetencat e Kryetarit të R Kosovës?1cakton mandatarin për formimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës;2emëron dhe revokon me dekret ambasadorët dhe përfaqësuesit eRepublikës së Kosovës në botën e jashtme;3pranon letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huajdiplomatik;4propozon dy gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës;5propozon dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës;6emëron tre anëtarë të Këshillit për Siguri të Republikës së Kosovës;7emëron dhe shkarkon edhe bartës të tjerë të funksioneve shtetërore dhepublike të caktuara me Kushtetutë dhe me ligj;8jep dekorata dhe mirënjohje në pajtim me ligjin;9bën faljen në pajtim me ligjin dhe10kryen detyra të tjera të caktuara me Kushtetutë.84. Pushtetin gjyqësorë në Maqedoni e ushtrojnë këto gjykata, edhe ate?Gjykatat themelore. Gjykatat e Apelit, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese

Page 11: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

85. Gjykatën ushtetuese të R Kosovës kush e zgjedh dhe sa antar i ka?Gjykatën Kushtetuese e përbëjnë nëntë gjyqtar. Kuvendi i zgjedhë gjyqtarët eGjykatës Kushtetuese.86. Trego disa funksione të Gjykatës Kushtetuese të R Kosovës?Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës:1vendos për pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën;2vendos për pajtueshmërinë e dispozitave të tjera dhe të kontratave kolektiveme Kushtetutën dhe me ligjet;2i mbron liritë dhe të drejtat e njeriut e të shtetasit, që kanë të bëjnë me lirinë ebindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimeve,bashkimin dhe veprimin politik dhe me ndalimin e diskriminimit në bazë tëgjinisë, racës, fesë, përkatësisë kombëtare, sociale dhe politike;3vendos për konfliktin për kompetencë midis bartësve të pushtetit ligjvënës,ekzekutiv dhe gjyqësor;4vendos për konfliktin për kompetencë midis organeve të Republikës dhe njësivetë vetadministrimit lokal;5vendos për përgjegjësinë e Kryetarit të Republikës;6vendos për kushtetutshmërinë e programeve dhe statuteve të partive politikedhe të shoqatave civile dhe7vendos edhe për çështje të tjera të caktuara me Kushtetutë.87.Kompetencat e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës:8zgjedh dhe shkarkon gjyqtarët dhe gjyqtarët porotë;9vërteton ndërprerjen e funksionit të gjyqtarit;10zgjedh dhe shkarkon kryetarët e gjykatave;11përcjellë dhe vlerëson punën e gjyqtarëve;12vendos për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve;13vendos për marrjen e imunitetit të gjyqtarëve;14propozon dy gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ngaradha e gjyqtarëve dhe15kryen punë të tjera të caktuara me ligj.88. Cilat subjekte paraqesin propozimin për ndrishimin e Kushtetutës sëR Kosovës?Propozim për t’i hyrë ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës mundtë paraqesin Kryetari i Republikës, Qeveria, së paku 30 deputetë ose 150.000shtetas.89. Vendimin për ndryshimin e dispozitave të Kushtetutës që kan tëbëjnë me të drejta e pjestarëve të komunitetetve, me cilën shumicëtë votave e miraton Kuvendi i R Kosovës?shumica prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në tëcilën duhet të ketë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve tëcilët u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës.90. Struktura e Marrveshjes së Ohrit?1. Parimet themelore2. Ndërprerja e armiqësive3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

Page 12: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

5. Procedurat e posaçme kuvendore6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve7. Shprehja e identitetit8. Implementimi9. Anekset10. Dispozitat përfundimtare91. Cfar funksioni ka Avokati i popullit?Avokati i popullit i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të shtetasve të cilat u janë shkelur nga e administratës shtetërore dhe nga organet dhe organizatat e tjera që kanë autorizime publike.92. Ku qëndron dallimi i zgjedhjes së Qeverisë në mes sistemeve parlamentare dhe presidenciale?Qeveria në sistemet parlamentare e zgjedh parlamenti ndërsa tek sistemet presidenciale presidenti formonkabinetin e tij i cili në fakt edhe e ushtron rolin e Qeverisë.93. Cilat jan modelet e Qeverisë?1 Qeveri parlamentare·2 Qeveri e kabinetit·3 Qeveri teknike apo e ekspertëve·4 Qeveri e shpëtimit kombëtarë·5 Qeveri në hije94. Qeveria parlamentare, nënkupton?Quhet ajo qeveri e cila formohet dhe funksionon sipas rregullave parlamentare.95. Ku është prezente Qeveria e kabinetit dhe si zgjidhet ajo?Qeveria e kabinetit haset në Angli, Federatën Ruse etj,dhe emërohet nga parlamenti, kryeministri pas marrjesmandatit nga shefi i shtetit e formon kabinetin anëtarët e të cilit i zgjedh vetë.96.Qeverija në hije, paraqet?Paraqet qeveri opozitare e cila funksionon si kundërqeveri e ekzekutivit zyrtar.97.Qeverija teknike apo e ekspertëve, paraqet?Është qeveri me karakter jashtpartiak, në të vërtet këtë qeveri e përbëjnë ekspertët nga radhët e partive ndryshme përkatësisht ekspert qqë nuk i takojnë asnjë partie politike.98. Qytetarët (shtetasit) ne jetën publike të shtetit, marin pjes përmes?Nëpërmjet zgjedhjeve.99.E drejta e zgjedhjes së përgjithëshme, nënkupton?Sot e drejta e zgjedhjeve të përgjithshme e emërtuar si " e drejtë e votës së përgjiihshme " paraqet një parimet themelore të sistemit të zgjedhjeve. Me sistemin e zgjedhjeve të përgjithshme kuptojmë të drejtën përgjithshme për të marrë pjesë në zgjedhje nëse e kanë mbushur moshën madhore, pa dallim race, besimi,seksi, përkatësie kombëtare, shkallë arsimimi, kulture, gjendje ekonomike, etj.100. E drejta e Barabart e votës, nënkupton?Me këtë të drejtë kuptojmë fuqinë e votës së shtetasit dmth shtetasi ka të drejtën e një vote.101. Sistemi i zgjedhjeve demokratike nënkupton?

Page 13: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

Zgjedhjet pluraliste, të barabarta, të drejtpërdrejta, votimi i fshehtë etj.Me këtë të drejtë kuptojmë fuqinë e votës së shtetasit dmth shtetasi ka të drejtën e një vote.102. Cilat janë format e drejtpërdrejta të realizimit të sovranitetit të popullit?·1 Referendumi·2 Plebishiti·3 Iniciativa·4 Vetoja e popullit103. Parimi i shumicës (sistemi mazhoritar), paraqet?Sipas këtij sistemi mandatin e fiton ai kandidat , apo lista e kandidatëve e cila fiton shumicën e votave në njësi zgjedhore.104. Parimi i përfaqësimit proporcional, nënkupton?Secila parti ose grup politik që merr pjesë në zgjedhje fiton numrin e mandatëve në përpjëstim me numrin votive që ka fituar në zgjedhje.105. Kushtetuta e SHB-së, kur është sjell, trego cilsit e saj, sa nene i ka dhe tre nenet çka rregullojn dhe sa i her është amadamentuar?U miratua nga Kuvendi Kushtetues " Constitutional Conventio " në Filadelfi më 17 shtator 1787. Kuvendi përbërë nga përfaqësuesit e zgjedhur në 12 dhe 13 shtetet e pavarësuara të Amerikës Veriore. Ajo hyn në qershor të vitit 1788, pas ratifikimit nga 2/3 të njësive federale. Prej vitit 1791 kjo kushtetutë është me 26 amandamente, prej të cilave 24 janë në fuqi.107. Cilat janë mënyrat e ndryshimit të kushtetutave?·1 Ndryshimi me anë të referendumit·2 Nga ana e kuvendit kushtetutëvënës·3 Nga ana e organit të rregullt legjistlativ108. Në sa periudha ndahet procesi zhvillimit kushtetues në botë?Procesi i zhviilimit kushtetues ndahet në tre periudha :a) Nga fundi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIXb) Midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërorec) Pas Luftës së Dytë Botërore109. Cka nënkuptojmë me kustetutshmëri Sipas kuptimit pozitivisto-juridik dhe sa forma kushtetutëshmërisë juridike kemi?-Sipas kuptimit pozitivisto-juridik me kustetutshmëri nënkuptojmë pajtueshmërinë me kushtetutë tëakteve më të ulta nga ajo. D.t.th. kur i tërë rendi juridik mbështetet në hierarkinë e akteve të përgjithshmejuridike, ku bazën e hierarkisë së tyre e paraqet kushtetuta si ligj themelor. Sipas këtij kuptimi ekzistimi kushtetutës siguron kushtetutshmërinë.Format e kushtetutshmërisë juridike janë:·1 Formale·2 Materiale110. Cilët janë elementet kryesore të shtetit ligjor?Si elemente kryesore janë :·1 Njohja e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe shtetasit·2 Legjitimiteii i pushtetit·3 Ndarja e pushtetit

Page 14: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

·4 Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria·5 Gjykatat e pavarura·6 E drejta e pronës private dhe veprimtarisë së lirë ekonomike.111. Cilat janëmënyrat e ndarjes apo përcaktimit të mandateve?Egzistojnë dy sisteme të ndarjes së mandateve:a) Sistemi i shumicës - mazhoritarb) Sistemi i perfaqësimit proporcional112. Cilët janë elementet e nocionit të shtetit?·1 populli,·2 territori·3 pushteti sovran.113.Në sa mënyra realizohet sovraniteti?Sovraniteti zakonisht realizohet në dy mënyra :·1 Nëpërmjet formave të të vendosurit të drejtëpërdrejtë të shtetasve dhe·2 Nëpërmjet përfaqësimit politik të trupit zgjedhor në organet e caktuara shtetërore.114.Cilët janë format e shefit të shtetit?·1 Shefi individual i shtetit·2 Shefi kolegjial ose kolektiv i shtetit115.Cka pareqet Qeveria në RM?Qeveria e Republikës së Kosovës është bartëse e pushtetit ekzekutiv.Të drejtat dhe detyrat e veta Qeveria i ushtron në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve.Qeverinë e përbëjnë Kryetari dhe ministrat.Kryetari dhe ministrat nuk mund të jenë deputetë në Kryetari gëzon imunitet. Për imunitetin e tij vendos Kuvendi. Kryetari dhe ministrat nuk i nënshtrohen në forcat e armatosura.Funksioni Kryetar i Qeverisë dhe ministër është i papajtueshëm me ushtrimin e të tjera funksioneve profesioneve publike. Organizimi dhe mënyra e punës së Qeverisë rregullohet me ligj.117.Në sistemet politike demokratike bashkëkohore si vlera juridikejanë?Rendi, qetësia, liria, drejtësia, dinjiteti i njeriut, e vërteta, siguria etj.118. Cilat Kushtetuta më të rëndësishme ishin të periodes pas luftës sëDytë botërore?Kushtetutat më të rëndësishme të kësaj periode janë :1Kushtetuta e Italisë e vitit 19482Kushtetutu e Itulisë e vitit 19493Kushtetuta e Francës e vitit 19584Kushtetuta e Kinës e vitit 19825Kushtetuta e Federatës Ruse e vitit 1993119. Cka nënkupton parimi i ligjshmërisë?Ligjshmëria nënkupton qeverisjen e drejtësisë, garantimin e lirive dhe të drejtave tështetasit, akteve individuale, normave të ligjit, etj. Ligjslimëria mbështetet nënënshtrimin e të drcjtës pozitive në fuqi, pra të ligjit. Instrumentet juridike përsigurimin e ligjshmërisë janë : ekzistimi i pushtetit të institucionalizuar, ekzistimi igjykatave të pavarura dhe autoritative, etj.120.Cka paraqet Institucioni i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe

Page 15: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

shkëndijat e para?Institucioni i lirive dhe të drejtave të njeriut paraqet institucionin më të rëndësishëmjuridik, dhe paraqet bazën e së Drejtës Kushtetuese. Nga ky institucion vërehet sa saështë demokratike një shtet dhe një shoqëri dhe është institucion mjaft i ri nëdoktrinën e së drejtës.Shkëndijat e para të proklamimit dhe garantimit të disa të drejtave të shtetasve ihasim në Kartën e Madhe të Lirive të shpallur në vitin 1215 nga mbreti i Anglisë JohnLackland, dhe në disa ligje që nxirren në Norvegji, Çeki, Poloni,etj.121. E drejta e zgjedhjeve nënkupton disa të drejta dhe ate :0Të drejtën e shtetasve të zgjedhin përfaqësuesit e vet që njihet si " e drejtëaktive".1Të drejtën e shtetasit që të zgjedhen për përfaqësues që njihet si e drejtëpasive".2Të drejtën e shtetasit që të kandidohet për përfaqësues.3Të drejtën e shtetasit që të vendosin përqështje të rëndësishme përmesreferendumit.122. Si bënë ndarjen Filozofi freng Monteskie të sistemeve politike?0republikë,1monarki2despoti.123. Cilat janë Atributet e pushtetit shtetëror?1pavarësia,2kontinuiteti3pandashmëria.124. Ekzistojnë disa lloje të procedurës gjyqësore ?1Penale2Kontestimore3Jashtëkontestimore4Përmbarimit125. Kush e ushtrojnë Pushtetin gjyqësor në RM?.Pushtetin gjyqësor në RM e ushtrojnë gjykatat Gjykatat janë të mëvetësishme dhe tëpavarura. Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës e të ligjeve dhe të marrëveshjevendërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën.Janë të ndaluara gjykatat e jashtëzakonshme. Llojet, kompetencat, themelimi,suprimimi, organizimi dhe përbërja e gjykatave, si dhe procedura paratyre, rregullohen me ligj, i cili nxirret me shumicë prej dy të tretave të votave nganumri i përgjithshëm i deputetëve.126. Gjyqtarit i ndërpritet funksioni i gjyqtarit:0nëse atë e kërkon vetë;1nëse e humb përgjithmonë aftësinë për ushtrimin e funksionit të gjyqtarit, të cilën evërteton Këshilli Gjyqësor i Republikës së Kosovës;2nëse i plotëson kushtet për pension të pleqërisë;3nëse është dënuar me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor për vepër penale me dënimtë pakusht me burg prej së paku 6 muaj dhe4nëse është zgjedhur ose emëruar në funksion tjetër publik, përveçse kur funksioni igjyqtarit pushon nën kushtet e caktuara me ligj.

Page 16: Pyetje Dhe Pergjigje Nga E Drejta Kushtetuese

5Gjyqtari shkarkohet:6për shkak të shkeljes së rëndë disiplinore që e bën të padenjë për ushtrimin efunksionit të gjyqtarit të paraparë me ligj dhe7për shkak të ushtrimit jo profesional dhe jo të ndërgjegjshëm të funksionit të gjyqtaritnën kushtet e caktuara me ligj.127. Çka nënkuptojm me burimet STANDARDE?Janë aktet e përgjithshme juridike me karakter të ndryshmë të cilët I hasim nëçdo vend si psh.aktet kushtetuese, aktet ligjore, rregulloret e pyunës të organevepërfaqësuese, dekretligjet etj.128.Cka paraqesin Kushtetutat realo-programatike?Paraqesin realitetin egzistues dhe njëkohësisht përcaktojnë kahjen e zhvillimit tëmëtejmë129. Cilët janë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe shtetasit dhe me ckambrohen ato?1Liritë dhe të drejtat personale2Liritë dhe të drejtat politike3Të drejtat sociale dhe ekonomikeAto mbrohen me kushtetute së pari nga kushtetutat e brendshme pastaj Karta e OKBgjithashtu Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Evropiane për tëdrejtat e njeriut130. Në historikun e së drejtës së zgjedhjeve janë paraqitur dy forma tëvotimit dhe ate?1Votimi i hapët publik2Votimi i fshehtë131. Numëro teori të ndryshme mbi shtetin?1Teoritë biologjike organistike2Teoritë idealiste-objektive3Teoritë e dhunës4Teoritë funksionaliste5Teoritë Marksiste