23
1 REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE LENDA: BIZNES NDERKOMBETAR TEMA: GLOBAL TRADE BRINGS PEACE Punuan: Esjona Dedja (B304) Pranoi : Prof. Dr. ILIA KRISTO Fatbardha Balliu (B304) Gerald Hyka (B305) Hajrie Toska (B305) Ilda Jongari (B306) Ina Tase (B306)

Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 1  

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

UNIVERSITETI I TIRANES

FAKULTETI I EKONOMISE

LENDA: BIZNES NDERKOMBETAR

TEMA: GLOBAL TRADE BRINGS PEACE

Punuan: Esjona Dedja (B304) Pranoi : Prof. Dr. ILIA KRISTO

Fatbardha Balliu (B304)

Gerald Hyka (B305)

Hajrie Toska (B305)

Ilda Jongari (B306)

Ina Tase (B306)

Page 2: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 2  

 

Përmbajtja:

1. Diskutimi problemit dhe politika ndërkombëtare …………………………Fq 3-5

Punoi :Hajrie Toska

2. Lufta e ftohtë dhe Gjermania …………………………………………………Fq 5-8

Punoi : Ilda Jongari

3. SHBA dhe politikat e saj ekonomike politike në ndikimin e paqes …………..Fq 8-11

Punoi : Esjona Dedja

4. Ndikimi i tregtisë ndërkombëtare ne konfliktin Rusi –Ukraine ……..….…...Fq 11-15

Punoi : Ina Tase

5. Perfitimet qe sjell tregtia e lire ……………..…………………………………...Fq15-17 Punoi : Fatbardha Balliu

6. Paqja botërore, Integrimi tregtar dhe Konflikti ………………………..…….Fq 17-21

Punoi : Gerald Hyka

7. Referencat ………………………………………………………………………..Fq 22

Page 3: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 3  

 

1) Diskutimi i problemit dhe politika ndërkombëtare

Ekonomia e sotme botërore është trajtuar sipas mendimeve të Adam Smith-it ku nuk

parashikohet ndonjë rrugë tjetër veç se të lejohet që “ligjet e tregut” ta krijojnë rendin e tyre në

tregti. “Dora e padukshme” e tregut është sot më e dukshme se kurrë,si nje faktor përcaktues dhe

vendimtar në fatin e popujve.Si pasojë,interesi personal i pjesëtarëve te shoqërisë është i

barabartë me të qënit forca shtytëse e ekonomisë,ndërsa ligjet e kërkesës e të shpërndarjes së

pasurisë janë bërë mekanizmi rregullues i profitbërësve në shoqëri.Madje edhe ekonomistët e

ish-bllokut komunist e shohin këtë sjellje ekonomike si ilaçin e vetëm për t’i shëruar dëmet që

kanë pësuar ekonomite e tyre.

“Dora e padukshme” ka çuar ne liberalizim të tregjeve botërore.Liberalizimi,ndryshe nga

realizmi dhe teoritë e tjera të mardhënieve ndërkombëtare nuk i përcakton shtetet si aktorë të

vetëm.Kuptimi i shtetit nuk funksionon si një qënie e vetme njerëzore,përkundrazi,shtetet jane te

përbërë nga një mori aktorësh të tjerë, të brendshëm dhe të jashtëm si janë marrëveshjet

tregëtare,OBT etj

Kjo ndërvarsi e tillë ka çuar ne dëshirën për pushtet,mardhëniet ndërkombëtare janë rruga e

vetme për të krijuar aleanca dhe pushteti është qëllimi i tyre kryesor,pavarsisht synimeve të

tjera.Pushteti politik është baza për krijimin e pushtetit ekonomik,ai është raporti psikologjik

midis atyre qe e ushtrojnë atë dhe atyre mbi të cilët ai ushtrohet.Masa e ndikimi i tij vjen nga tre

burime

• Shpresa për përfitime

• Frika nga dëmtimet

• Respekti për njerëzit dhe institucionet

Ndikimi i pushtetit politik mund te ushtrohet përmes

1. Rendit

2. Kërcënimeve

3. Autoritetit apo karizmës së një njeriu

4. Autoritetit apo karizmës së institucionit

5. Apo kombinim i secilës prej tyre

Page 4: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 4  

 

Ne marrëdhëniet ndërkombëtare ,shpesh të udhëhequr nga dëshira për pushtet dhe përfitime

ekonomike,ngatërrohen shpesh konceptet e pushtetit dhe ndikimit dhe kjo ka çuar në konflikte

dhe luftra,prej të cilave askush nuk del fitimtar.

1. Dallimi midis pushtetit dhe ndikimit

Ndikimi konsiston ne dhënien e këshillave dhe sygjerimin e rrugëve,pushteti urdhëron dhe

imponon me anë të formave të ndryshme të ndikimit

2. Dallimi midis pushtetit dhe forcës

Pushteti politik duhet të dallohet nga forca në kuptimin e ushtrimit të dhunës fizike.Nëse nis

një luftë midis dy shteteve atëherë pushteti politik zëvendësohet me atë ushtarak.

3. Dallimi midis pushtetit te përdorshëm dhe të papërdorshëm

Lehtësia e përdorimit të armëve bërthamore e bën të nevojshëm të bëhet dallimi midis

pushtetit te përdorshëm dhe të papërdorshem.Lufta me shumë zero.Të gjitha palët e përfshira në

konflikt edhe pse zotërojnë armë bërthamore nuk e përdorin dot sepse e dine që dëmi që do

shkaktonte do ishte aq I madh sa ne cdo rast do dalesh i humbur.

Politika ndërkombëtare është rruga e vetme në këtë botë pa kufinj drejt së cilës po shkojmë për të

harmonizuar politikat tregtare dhe për të përfituar më shumë nga njëri-tjetri.Xheremi Bentham

besonte se konkurenca për kolonitë ishte në themel të të gjithave konflikteve botërore.Kobdneni

dhe Prudoni ishin te bindur se heqja e barrierave tregtare ishte i vetmi kusht për vendosjen e nje

harmonie te përhershme midis vendeve. Gjatë shekullit te XIX-të liberalët ishin të bindur se

politika për pushtet dhe lufta ishin mbartje e një sistemi të vjetëruar dhe se tregtia e lirë midis

vendeve do të sillte harmoni midis politikës për pushtet dhe luftës. Analiza e tyre sygjeronte se

tregtia e lirë do të inkurajonte ndërvarësinë ekonomike midis vendeve ,duke reduktuar keshtu

mundësitë për konflikte.

Elementët ekonomik që do të rrisnin fuqinë e një vendi janë:

• Zhvillimi dhe kapaciteti ekonomik. Zhvillimi ekonomik buron nga elementët natyror dhe

shoqëror,qofshin ato modernizimi politik dhe arsimi,lëvizshmëria shoqërore dhe

gjeografike dhe gadishmëria e pranimit të inovacionit.

Page 5: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 5  

 

• Fuqia ekonomike e një vendi ka ndikim të drejtpërdrejt ne llojshmërine dhe elasticitetin e

kërkesës dhe ofertës për të mira.

• Rritja e ndërvarsisë ka krijuar ndryshime të mëdha në marrëdhënien midis shteteve.

Ekonomitë kombëtare janë bërë më të varura në tregtinë dhe tregjet financiare

ndërkombëtare.Nga ana tjetër kjo e bën më të vështirë për një vend të rrisë nivelin e

interesave afatshkurtër dhe të interesohet më shumë që të harmonizojë politikat e tij

fiskale dhe monetare me vendet e tjera.

2) Lufta e ftohte dhe Gjermania

Te gjithë sot i druhen nje përsëritje te Luftës së Ftohtë dhe pasojave që mund të sjellë ajo. Kjo

për shkak të lidhjeve tregtare dhe të investimeve që lidhin sot fuqitë e mëdha së bashku.

Nëpërmjet analizimit të histories së kësaj luftë mund të shohim se si në një farë mënyre tregtia e

lire ka ndikuar në krijimin e një “paqeje” midis SHBA dhe Rusi-së.  

• Cfare ishte Lufta e Ftohte ?

Lufta e Ftohtë , e cila është një temë e diskutuar deri më sot në korridoret politike , ishte një

konflikt i zgjatur në nivel botëror midis dy fuqive të mëdha , ku njëra anë favorizonte

komunizmin dhe ana tjetër kapitalizmin . Ajo filloi në vitin 1947 dhe përfundoi pas një kohe të

gjatë në vitin 1989 me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

U quajt Lufta e Ftohtë për shkak se të dyja palët kundërshtare nuk dëshironin fillimin e një

konflikti të drejtpërdrejtë dhe të armatosur, pasi mendohej se armët bërthamore mund të

shkatërronin gjithçka. Prandaj, ata luftuan duke mbështetur palë kundërshtare në konflikte në

zona të ndryshme të botës .

Page 6: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 6  

 

• Pasojat e Luftës se Ftohtë

Në thelb kjo luftë solli një ndarje të botës dhe të Europes në dy kampe të ndryshme

ideologjike, atë të kapitalizmit dhe atë të komunizmit. Blloku perëndimor u drejtua nga SHBA-

ja kurse blloku lindor u drejtua nga Bashkimi Sovjetik . Gjermania ishte vendi ku filloi lufta për

sundimin e botes dhe po ky vend u kthye në vatren ku nisi lufta e ftohtë ndërmjet dy sistemeve

dhe dy ekonomive me tipare krejt të ndryshme. Pas luftës së dytë botërore vendet fituese

vendosën ta ndanin Gjermaninë në kater pjesë . Shba ishte një shtet demokratik dhe kapitalist

së bashku me Anglinë dhe Francën donin një Gjermani të tillë .Një partner tregtar shumë të

fuqishëm që të ishte në gjëndje të ndalonte përhapjen e komunizmit në perëndim. Ndërsa

Bashkimi Sovjetik ishte një shtet diktatorial komunist i cili donte të perhapte komunizmin në

Europën Lindore.

• Muri I Berlinit: Sanksion ?

Kjo ideologji solli në ndarjen e Gjermanise në dy pjesë dhe në ndarjen e Europës ne dy blloqe.

Shumica e të larguarve ishin të rinj me kualifikime të larta të cilët I kthenin shpinen socializmit

në token Gjermane. Në këtë situatë Berlini Lindor filloi bllokimin e Republikës Demokratike

Gjermane nga perëndimi. Ngritja e murit të Berlinit ishte pjese e kësaj mase. Muri u ndërtua për

të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së

tyre.Ai konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kunderta përgjate gjithë kohës së Luftës

së ftohtë. Për presidentin Xhon F. Kenedi ngritja e bllokadës nuk përbënte shkak për luftë. Tri

themelet e politikës së tij ndaj Gjermanisë mbetën të paprekura nga ngritja e Murit: qarkullimi i

lirë në Berlin, prania e fuqive perëndimore në qytet si dhe liria e popullit në Berlinin Perëndimor.

Ngritja e Murit të Berlinit jo vetëm që solli një ndarje nga ana territoriale por gjithashtu solli

edhe nje diferencim të Gjermanive përsa i përket ekonomisë dhe zhvillimit të tyre.

Zhvillimi dhe progresi në Perëndim vinte vazhdimisht duke u rritur ,ekonomia e tregut

përparonte dhe niveli i mirëqenies në popull përmiresohej me ritme te larta.

Midis viteve 1936 -1955 produkti kombëtar bruto (GNP) në Gjermaninë Lindore u rrit me 10.4

% ndersa ne Gjermaninë Perëndimore kemi një rritje për 80.3 %.

Page 7: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 7  

 

Një ndikim të rëndësishëm në rritjen e GNP në Gjermaninë Perëndimore luajtën ndihmat e

Planit Marshall . Ndërsa per Gjermaninë Lindore shkak ishin shumat e mëdha që ajo investoi

për rimëkëmbjen e saj. Situata e dobët ekonomike e Gjermanise Lindore vazhdoi gjatë gjithë

Luftës së ftohtë . Madje kjo ishte dhe një arsye e cila coi në rënien e Murit të Berlinit në

mbrëmjen e 9 nëntorit 1989. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, humbi

kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit,

Gjermania u ribashkua..

• Roli I SHBA dhe BS gjatë Luftës së ftohtë.

Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në rindërtimin e Europës dhe Japonise miratuan një

program gjithë përfshires që u quajt “Plani Marshall” synimi kryesor i të cilit ishte investimi në

ekonomitë e rrënuara të botës kapitaliste. Gjithashtu ajo këtë plan e shikonte edhe si një

mundësi për të futur kapitalin dhe produktet e saj në tregjet Europiane. Në fund Plani Marshall

shpenzoi 13 bilion $ për rindërtimin e Europes dhe për zhvillimin e kapitalizmit në rang global.

Kërcënimi kryesor që vinte nga Bashkimi Sovjetik ishte gatishmëria e tij për të mbështetur

ekonomikisht dhe ushtarakisht vendet e botës së tretë që ishin shënjestër e SHBA . Në këtë

mënyre Bashkimi Sovjetik kufizonte dhe pengonte ambiciet amerikane per botën e tretë .

Gjithashtu sistemi sovjetik me " ekonominë e saj të komanduar ndërhyri në planet amerikane

për ndërtimin e një sistemi global të bazuar në tregtine e lire dhe në investime. Për të

administruar ndihmat e Planit Marshall u themelua organizata e Kooperimit Ekonomik Evropian

(DEEC) suksesi i të cilit krijoi kushte për një integrim në të ardhmen. Kurse Bashkimi Sovjetik

e rriti ndikimin e tij në vendet e bllokut lindor në saje të një organizmi ekonomik te quajtur

Këshili I Ndihmes Ekonomike Reciproke (KNER) .

Institucione si Fondi Monetar Ndërkombëtar ( FMN) dhe Banka Botërore nuk luajtën ndonjë rol

të rëndesishem në marrëdheniet ekonomike globale pasi tregtia e lire përgjatë gjithë Luftës së

Ftohtë u ndikua nga politika e SHBA dhe BS . Te dyja këto shtete ndërhynin në ekonomitë e

kombeve në bazë të interesave të tyre të vecanta kombetare dhe ideologjike. Sot këto 2

institucione së bashku me Organizatën Botërore të Tregtisë kryejnë një funksion të

rëndesishëm në përhapjen globale të parimeve dhe praktikave të tregtise së lire.

Page 8: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 8  

 

• Fundi I Luftës se Ftohtë

Prishja e Bashkimit Sovjetik dhe bashkimi i Gjermanise nuk sollën thjesht përfundimin e Luftës

se Ftohtë por edhe fundin e epokes së luftës dhe revulucionit. Duke kaluar drejt epokës së

paqes dhe zhvillimit .Triumfi i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Perëndimore gjatë sistemit

sovjetik provuan për shumicën e njerëzve rëndësinë e tregjeve të lira dhe të kapitalizmit liberal.

3) SHBA dhe politikat e saj ekonomike politike në ndikimin e paqes.

• SHBA dhe 11 Shtatori.

Ajo çka ne vumë re në 11 shtator ishte deshtimi i qeverisë për të mbrojtur qytetarët e saj. Ne

ishim dëshmitarë të deshtimit të shtetit si një institucion. Dhe kjo nuk ishte vetem një “sulm mbi

amerike”. Edhe përpara asaj kasaphane të pamendueshme qeveria kishte deshtuar gjithashtu për

të mbrojtur qytetarët në menyra të tjera.

Le të konsiderojmë tregun e aksioneve dhe ekonominë. Bordi i rezervave federale në SHBA nuk

ka qënë në gjëndje për të kthyer ekonominë e çale pavarsisht një serie të paprecedentë të

shkurtimeve të normave të interesit. Shkurtimet e taksave të kongresit nuk kanë ndihmuar

gjithashtu. Situatë e vështire ekonomike në fillim të shekullit do të bëhet tani pjesërisht fajtore e

terrorizmit, por reçesioni global do të ndodhte gjithsesi. Qeverite nuk janë më të fuqishme sesa

ciklet ekonomike. Duhet ta kishim ditur këtë që nga vitet 1930.

Ajo që ne mesuam në atë të martë të errët shtatori ishte që vendi më i fuqishëm në historinë e

botës nuk mund të mbrojë qytetarët e saj nga fanatikë të gatshëm për të sakrifikuar jetet e tyre

per një kauze politike apo fetare.

• Tregtia shkakton paqe.

Tregtia globale lulëzon në kohë paqeje. Bumi ekonomik në amerikën e veriut gjatë fundit të 1990

ishte në një masë të madhe për shkak të përfundimit të luftës së ftohtë dhe hapjen e vendeve

dikur komuniste në sistemin botëror tregtar. Megjithatë ne duhet të kuptojme rolin e rëndësishëm

që luan tregtia dhe marketingu ndërkombëtar në prodhimin e paqes.

Page 9: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 9  

 

Boeing Company”, kompania më e madhe eksportuese në Amerikë. Deri në 2002 të ardhurat

vjetore të Boeing ishin rreth 40miliarde dollarë kur rreth 65% vinë nga shitjet e avioneve tregtare

në të gjithë botën, dhe një 15% paisjet për hapësirën apo teknologjitë e komunikimit. , kompania

sërisht numëron klientë në 145 shtete dhe 189000 punonjës të saj punojnë në 60 shtete. Janë

11000 avionët e saj tregtarë në shërbim që mbajnë rreth 1 miliardë udhëtarë në vit. Divizioni i saj

hapsionor është shëndërruar në kontraktorin lider në ndërtimin e 16 stacioneve ndërkombëtare

hapsionore drejtuar nga një amerikan dhe 2 ruse në vjeshtë të vitit 2000. Keto divizone

hapsionore gjithashtu prodhojnë dhe lançojnë satellitë komunikmi që ndikojnë tek njerezit në çdo

vënd.

E gjithë veprimtaria e lidhur me zhvillimin, prodhimin, dhe marketingun e avionëve tregtarë dhe

mjeteve hapsinore kërkon miliona njerëz nga e gjithe bota të punojnë sëbashku. Për më tepër

asnjë kompani nuk bën më tepër për të mundësuar që njerëzit të takoheshin ballë për ballë nga të

gjitha vendet për tregti dhe për të qënë rikrijues. Dhe i gjithë ky ndërveprim, çon në një

rendiment jo vetem në fitimit të përbashkët në lidhje me marrdhëniet e biznesit, por

gjithashtu krijon marrdhënie personale dhe një mirkuptim të ndërsjelltë. Dhe janë

pikërisht këto të fundit që janë themelet e paqes globale dhe prosperitetit.

ü E vërteta e parë: politikanët shkaktojne luftra. Kjo është tepër e lehtë për ta mbajtur

mend, sepse ka kaq shumë shëmbuj të mirë per kete. Retorika dhe veprimet e Adolf

Hitler, Benito Munsolinit, Ho Chi Min, Lyndon Johnson, Richard Nixon (bombardoi

Kamboxhian) George Bush sr(panama), Sadam Hussein, Slobodan Milosevic, Yasser

Arafat, dhe Ariel Sharon kanë filluar luftrat në një të shkuar jo shumë të largët. Pa keta

poitikanë ndoshta nuk do kishte asnjë bombë te hedhur, asnjë sheshbetejë, dhe asnjë

kasaphane civile. George Ë Bush iu shtua kësaj liste të poshtër në vitin 2003.

ü E vërteta e dytë: luftërat shkaktojnë vdekje në të dyja anët. Ky është realiteti në të

vërtetë asnjë nuk “fiton” në luftëra. Thjeshtë njera palë humbet pak më pak se pala tjeter.

Dominimi ë amerikës relativisht lehte në fillim si në Irak dhe në Afganistan duket se ka

mjegulluar kujtimin kombëtar amerikan të historisë. Në të vërtetë, gjatë 4 luftrave të

mëdha që SHBA ka luftuar, nuk ka pasur asnjë fitore të vërtetë. Lufta e koresë ishte një

Page 10: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 10  

 

barazim. Humbi luftën me vietnamezët. Regjimi i Sadam Hussein-it vazhdoi për një

dekade.

ü E vërteta e tretë: trade causes peace. Shumë shpesh dëgjojmë që shtëpia e bardhë nuk

kishte alternativë tjetër përveç luftës me Irakun. Dhjetë vjet sanksione tregtare nuk kishin

funksionuar. E vetmja strategji bindëse që i kishte mbetur amerikës përfshinte bomba të

komanduara me laser apo gjëra të ngjashme.

Ndoshta prova më e mirë për rëndësinë e tregtisë në marrdhëniet ndërkombëtare vjen nga

ndryshimet e kurrikulës që po ndodhin së fundi në shkollat e diplomacisë. Shumë universitete në

amerikë janë duke punësuar profesorë të biznesit ndërkombëtar.

Tregtia gjithmonë ka ndikur dhe ka prekur njerëzit dhe sitemet sociale të të dyja anëve të

shkëmbimit. Gjatë viteve 1980 amerika huazoi idetë e prodhimit nga japonia, dhe në vitet 1990

japonezët huazuan idetë bankare nga amerika.

Ndoshta shenjat më pak të dukshme të ndryshimit janë ato më të rëndësishmet? Le të mendojmë

pak se si interneti është duke ndikuar në Kinë. Autoritet kineze po perpiqen fort të kontrollojnë

përdorimin e tij. Megjithatë, edhe ata e dinë që në masën që ata e kufizojnë përdorimin e tij ata

bëjnë që ndërmarrjet kineze të jenë me pak konkurruese. Ose, le të konsiderojmë fëmijët kinezë

qe fillojnë të mesojnë anglisht që kur janë në moshën 6 vjeç. Dhe nga kërkimet e ndryshme nga

UCI sëbashku me të folurën anglisht vijnë dhe vlera më të larta për barazinë dhe individualizmin,

të dyja themelore për demokracinë. Në të vërtet janë rreth 60.000 kinezë që studiojnë në

universitetet amerikane sot. Amerikanët po u shesin atyre shërbimet dhe po u huazojnë idetë e

tyre.

“Tregtia shkakton paqen nëpërmjet rritjes së të kuptuarit dhe ndërvarësisë” -Adam Smith

“Pasionet që anojnë njerëzit drejt paqës janë frika nga vdekja, dëshira për ato gjëra që

janë të nevojshme për një jetesë të komodshme, dhe shpresa qe ti marrin keto gjera nga

industria e tyre” -Thomas Hume

Në vitin 1846 Richard Cobden deklaroi “ Une shoh në parimin e tregtisë së lirë ate që duhet

të veprojë në botën morale si parimi i gravitacionit në univers, duke i tërhequr njerëzit

Page 11: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 11  

 

sëbashku, duke lënë mënjanë antagonizmin e racës, besimit, gjuhës dhe të na bashkojë ne

në prangat e një paqeje të përjetshme”.

Disa raste të tjera që sërisht dalin tek kjo pike. Le të konsiderojmë ngurrimin e Francës

Gjermanisë dhe rusisë për të marrë pjesë në pushtimin e Irakut në 2003. Të gjitha ato kishin

investime të mëdha atje. Ëashingtoni para 11 shtatorit për shkak të ndërvarsisë ekonomike e

mbajti paqen shumë mire në lidhje me Kinën. Në të vërtetë janë më shumë se 500.000

manaxherë dhe inxhinierë që jetojnë në zonën e Shangait dhe më parë në përmendëm mijra

studentë kinezë që frekuentojnë universitetet amerikane. E gjithë kjo tregti e bën luftën midis

fqinjëve thjeshtë jo praktikë. I gjithë ky ndërveprim midis njerëzve në këtë zonë e bën luftën të

pamendueshme. Bashkimi europian u themelua mbi nocionin që mënyra më e mirë për ti mbajtur

larg së luftuari Gjermanët dhe Francezet ishte duke integruar ekonomitë e tyre.

Duhet theksuar gjithashtu që një prej arsyeve të perfundimit të luftës së ftohtë duhet të përfshihet

jo vetem në retorikën e Reganit dhe Gorbaçovit, por dhe në fuqinë e ekonomisë Japoneze. Është

pikërisht kjo, gjatë viteve 1980 Japonia ndryshoi lojën e domonimit nga një fuqi dominuese

ushtarake tek një fuqi ekonomike konkurruese, duke detyruar në këtë mënyrë të ashtuquajturat

superfuqitë të qëndronin poshtë ushtarakisht. Duhet të vërejmë impaktin që pati në paqen globale

të SHBA-së dhe rusisë duke rënë dakort të tregtonin me njera tjetrën në vend që të kërcënonin

njera tjetrën. Së fundi kjo shaka reflekton vetë teorinë “the Japanese ëould never bomb Pearl

Harbor noë –ëhy? Because they oën so much real estate there!”

Fundi i shekullit të kaluar dëshmoi përparime të mëdha në eleminimin e konceptimeve të

sëmuara të lidhura me sanksionet tregtare. Ndoshta më e rëndësishmja ishte miratimi i senatit

dhe të presidentit të SHBA-së duke normalizuar përgjithmonë marrdhëniet tregtare me Kinën.

Megjithatë hapa të rëndësishëm ishin relaksimi i disa kufizimeve tregtare në Vietnam, Kore e

Veriut, Iran dhe Kube. Amerikanët tashmë mund të blejnë arra dhe qilima në Teheran, dhe firmat

amerikane mund të shesin furnizime mjekësore në havanë. E vlersueshme!

Por në vënd që të hedhim bomba ose të kërcënojmë në emër të të drejtave të njeriut, të lirisë së

shtypit dhe të demokracisë që duhët të vazhdoje me zë të lartë dhe të qartë, në duhet tu japim

atyre vëndeve kompjutera dhe lidhje interneti. Kostoja e daljes së një rakete është e njëjtë me atë

Page 12: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 12  

 

të 2000 kompjuterave apple. Dhe në nivelin më themelor, shtrëngimi nuk funkionon, shkëmbimi

po.

4) Ndikimi i tregtise nderkombetare ne konfliktin Rusi -Ukraine

Është e pamundur te kuptosh analizosh dhe interpretosh një çështje politike pa marre ne

konsiderate interesat ekonomikë Ndërthurja e politikes me ekonominë ndonjëherë është aq

“perfekte” sa është e vështire te dallosh cila dominon tjetrën. çështja me e përfolur kohet e fundit

me një ndikim global është ajo e Ukrainës. Cfarë po ndodh? Cili është konflikti? Cilat mund te

jene zgjidhjet e mundshme? A mund te ndikojnë interesat ekonomik te vendeve ne uljen e

tensionit drejt bisedimeve paqësore?

Te flasësh për Ukrainën do te thotë te kuptosh Rusinë. Mendoj se zanafilla e konfliktit vjen nga

ideologjia e Rusisë, nacionalizmi si dhe ambicia gjeopolitike e saj për te rifituar dominimin ne

hapësirën e ish-BS. Kjo në këndvështrimin afatgjatë për Putin do të thotë “Rikonstruktim i

Perandorisë Ruse” Ukraina është një vend relativisht i varfër por me burime dhe mundësi te mira

zhvillimi. Prirja e saj drejt Perëndimit është bere shkak i “acarimit “ te Rusisë. Ukraina

përfshihet ne “Partneritetin Lindor “ te BE-se e krijuar ne vitin 2009.

Kjo nisme ka për qellim promovimin e lidhjeve tregtare, ekonomike, infrastrukturore te këtyre

shteteve me BE-ne. Duke ndjere tensionin e humbjes se dominancës ne këto hapësira, Rusia

përdor instrumenta ekonomik për te bere presione mbi Ukrainën ne mënyrë qe ajo te refuzoje

institucionalizimin e marrëdhënieve me BE-ne. Ne këtë kuadër Rusia ka kërkuar qe Ukraina te

anëtarësohet në Unionin Doganor qe ajo ka krijuar me Bjellorusin dhe Kazakistanin.

Gjithashtu për te zbehur prirjen e saj drejt perëndimit vendosi kontrolle te ashpra ne kufi me

Ukrainën për eksportin e produkteve duke shkaktuar humbje te mëdha për biznesmenët

ukrainas. Nga na tjetër ajo do te vendoste viza për shtetasit ukrainas te cilët udhëtonin pa viza për

ne Rusi . Këto instrumenta presioni ekonomik si dhe prirja pro-ruse e presidentit aktual (

Janukovic ) ne Ukrainë çuan ne refuzimin e marrëveshjes se asociimit me BE-ne .Ky refuzim u

be burime dhune e trazirash ne vend pasi një pjese e Ukrainës priret drejt Perëndimit dhe pjesa

tjetër drejt Lindjes.

Page 13: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 13  

 

Kjo përplasje çoi ne largimin e presidentit pro-rus dhe krijimin e një qeverie te re, legjitimitetin

e se cilës Rusia nuk e njeh ende pasi e konsideron te ardhur në fuqi jo ne mënyrë demokratike

por nëpërmjet dhunës. Për te rritur kontrollin e saj, Rusia ndërhyn ne Krime e cila përbehet nga

ruse etnik duke i nxituar ata drejt një referendumi për bashkim me Rusinë.

Doktrina Putin i jep Moskës të drejtë, në këndvështrimin e saj , për të ndërhyrë kudo që rusët

etnikë apo thjesht ku rus folësit janë të " kërcënuar” Ky është motivi legal me te cilin Rusia

justifikon veprimin e saj, atë te aneksimit te Krimesë. Gadishulli I Krimesë për shekuj me radhë

ishte pjese e Rusisë deri ne vitin 1945 kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov ia transferoi

gadishullin Ukrainës, e cila në atë kohe ishte republikë sovjetike.

Ne qofte do te shikonim ne retrospektivë, do te kuptonim qe Krimea ka qënë një “pikë e dobët “

për Rusinë qe gjithmonë ka dashur ta ketë nën influencën e saj duke përdorur instrumentat

tregtar si nje pike strategjike poltike ekonomike- ushtarake. Ishin kjo arsyeja që në vitin 1990 ky

territor ishte një çështje shumë e diskutueshme mes Rusisë dhe Ukrainës. Pas disa negociatave

për territoret e Krimesë asaj iu dha një status i veçantë brenda territorit ukrainas dhe disa nga

objektet detare iu dhanë me qira Rusisë për flotën e Detit të Zi dhe daljen e saj detare në këtë

territor.

Kundrejt aneksimit te Krimese nuk mund te qëndronin indiferent SHBA dhe Evropa. Cila është

arsyeja e këtij reagimi? Mendoj se askush nuk del hapur ne situate te tilla, ndonëse fare mire

motivet janë te kuptueshme . Sikundër Rusia , ashtu dhe SHBA me Evropën shfaqen me motivin

e tyre legal se Ukraina duhet te vendoste vet për fatin e saj, dhe mos jete më një “lodër” sipas

interesave te Rusisë. Përveç altruizmit të pastër , ata shprehen se vendet e tjera kanë shumë për

të humbur në qoftë se Ukraina bie më tej në krizë pasi ndikon ne marrëdhëniet ekonomike

globale, dhe ndoshta po aq shumë për të fituar në qoftë se ajo e përballon me suksese.

Ne parim mendoj se kjo qëndron, por a është ky i vetmi motiv ? Besoj se ka dhe motive te tjera.

Ndonëse SHBA është një superfuqi, rreziku qe Rusia mund te zgjeroj dominimin e saj global

nëpërmjet avantazheve ekonomike krahasuese qe ajo zotëron siç është ai i gazit natyror shikohet

me shqetësim nga perëndimi. Frika se çfarë mund te sjelle e ardhmja bene qe SHBA dhe Evropa

te mbajnë gjithmonë një qëndrim skeptik ndaj Rusisë.

Page 14: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 14  

 

Për zgjidhjen e konfliktit te krijuar ne Krime zgjidhja ushtarake për asnjë nga palët nuk është

opsion. Prandaj Perëndimi ju adresua presioneve dhe bisedimeve. Sanksionet dhe qëndrimet e

BE-se dhe SHBA-se duhet te jene te unifikuara për te rritur efektivitetin e tyre.

Hapi pare ishte ai “mungues se ftesës” për Rusinë ne takimin e G8-ës duke përcjellë mesazhin e

mos aprovimit te veprimit te Rusisë. Ne pamje te pare Rusia qëndroi indiferente. Megjithatë

mendoj se është e dukshme qe fakti qe nuk ishte prezent për te do te thotë shume pasi humbet

fuqinë për te ndikuar ne vendimmarrje. Ky fakt shpreh haptazi fillesën e “presioneve” kundrejt

Rusisë për te tërhequr vendimin e aneksimit te Krimesë. Presionet vazhdojnë me tej. Shohim se

përsëri Instrumentat ekonomik shërbejnë si mjete për një “Lufte te Ftohte” midis këtyre palëve.

v Sanksionet zhvillohen ne 3 faza.

Faza e pare dhe e dyte është ajo kundrejt individëve dhe aseteve te tyre. Nën shënjestër janë

vetëm politikanë dhe zyrtarë të lartë, biznesmenë të pasur ruse apo dhe ukrainas pro-rus, që kanë

marrëdhënie tregtie me BE-në dhe SHBA-në. Kjo faze mendoj se u pa me një fare ironie nga

Putin duke qene se reagimi ishte zero. Si rrjedhoje sanksionet e fazës se trete u zgjeruan edhe

me tej duke u shtrire ne sektorë te ndryshëm te ekonomisë me ndikim te madh ne GDP-në e

Rusisë.

Konkretisht behet fjale për sanksione mbi eksportin e gazit natyror kundrejt BE-se duke qene se

është partneri tregtar më i madh për Rusinë. Këto sanksione u vendosen pavarësisht se kane

efekt edhe për vet BE-ne dhe SHBA-ne megjithëse jo ne ato përmasa. Perëndimi do te prekej me

shume dhe specifiksht ne sistemin dhe transaksionet bankare duke qene se Rusia i ka një borxh

prej 653 miliardë dollarësh. Nga ana tjetër Gjermania si importuesja me e madhe e gazit te

Rusisë do te prekej gjithashtu, por humbja qe do te pësonte ne afatshkurtër do te ishte e

përballueshme , GDP do te tkurrej nga 0.1% ne 0.3 %

Si rezultat i këtyre presioneve Putin ka deklaruar për tërheqjen e trupave nga kufiri Kirmese dhe

çështja te zgjidhet ne rruge paqësore , nëpërmjet bisedimeve.

Mendoj se me siguri këto bisedime do ndryshojnë statusin e Krimesë duke dale nga status quo

para konfliktit. Skenari i mundshëm mendoj se do te ishte qe Rusia dhe BE të binin dakord per

garantimin dhe ruajtjen e kufijve aktual te Ukrainës. Por nga ana tjetër Kriema të ishte me e

Page 15: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 15  

 

pavarur ne vendimmarrje , duke marr përsipër disa përgjegjësi dhe kompetenca qe aktualisht

janë atribut i parlamentit Ukrainas.

Duke qene se gazi natyror eshte nje burim qe siguron te ardhura te medha per vendin ku

perplasen shume interesa ( sic po ndodh konkretisht ), mendoj se pronësia dhe kontrolli i sistemit

të transportit të gazit duhet të ndahet midis Ukrainës dhe fqinjëve të saj. Ukraina per te

normalizuar mardheniet me Rusine duhet të lejohet të marrë pjesë si në Bashkimin Doganor me

te edhe ne marrëveshjen e asocimit me BE-në

Presionet ekonomike për zgjidhjen e konflikteve nuk sjellin vetëm uljen ne bisedimeve te palëve

dhe zgjidhjen e tyre , por shtrojnë dhe alternativa te tjera zhvillimi për te minimizuar

ndërvarësinë. Kështu konflikti ne Ukraine beri qe BE dhe me shumti Gjermania te shikojnë për

rruge te tjera te furnizimit me gaz. Ndonëse fillimisht kostoja mund te jete e lart, vendi përforcon

sovranitetin e tij, dhe ne një konflikt te mundshëm mund ta menaxhoje me mire duke mos qene

e varur vetëm nga një alternative. Te njëjtën gjë mund te them edhe për Rusinë qe mos shikoj si

treg te vetëm vetëm BE-ne port e synoje edhe vendet aziatike. Megjithatë per momentin

Infrastruktura si për Rusinë ashtu dhe për BE ne nuk është favorizuese por ngelet si një objektiv i

se ardhmes.

Këta shembuj ilustrojnë idenë qe duam të përçojmë nëpërmjet diskutimit të këtyre tre

rasteve.Ideja është “Integrimi tregtar ka ardhur gjithmonë duke promovuar paqen dhe jo luftën.”

Këtë e shikojmë që tek rasti i dy gjermanive ku ndërtimi i “murit” ishte nje zgjidhje për të cilën

gjermania i vuajti gjatë pasojat. Duke kaluar më pas te SHBA dhe Iraku ku u përdorën

sanksionet për një periudhë 10 vjeçare dhe përsëri të dyja palët vuajtën pasojat.

Dhe për ta përfunduar me Krimen ku po promovohet me vendosmëri nga Vendet Perëndimore që

të mësohet nga historia dhe e kaluara e shteteve të tjera, për të mos rënë në një kolaps. Këtë do ta

vuanin edhe shtete të tjera që nuk janë pjesë e konfliktit.

Pasojat kryesore që kanë sjellë ose mund të sjellin këto konflikte janë :

Ø Duhet nje kohë e gjatë për tu rimëkëmbur

Ø Kosto të larta monetare,materiale dhe njerëzore

Page 16: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 16  

 

5) Perfitimet qe sjell tregtia e lire.

• Përfitimet e sistemit të hapur të tregtise botërore.

Globalizimi në tregtinë e lirë në përputhje me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT)

ofron të vetmen mundësi reale për të integruar botën në mënyrë paqësore dhe në kohë për të

parandaluar një fatkeqësi të madhe . Përparësia e ekonomisë mbi politikën është mjeti më i

rëndësishëm për një politikë të suksesshme botërore. . Që nga Adam Smith , teoria tradicionale

ekonomike ka në parim të qënit i predispozuar ndaj tregtisë së lirë . Tregtia e lirë mundëson

përdorim më të mirë të burimeve ekonomike të botës sepse bën proteksionizmin kombëtar .

Vendet mund të përqendrohen në fuqinë e tyre përkatëse dhe të nxjerrin nga partnerët e tyre

tregtarë të mallrat që ata kanë nevojë , pra që nuk mund të prodhojnë . Por kanë qenë gjithmonë

pro tregtisë së lirë . Sistemi i tregtisë ndërkombëtare ka qenë gjithmonë i ngarkuar me akuza të

ndryshme të konkurrencës së pandershme . Frika se konkurrentët e huaj përdorin metoda të

padrejta , të tilla si dampingu, e cila është e përhapur . Nëse dikush do të besonte në të gjitha

akuzat e dampingut që janë bërë , atëherë tregtia ndërkombëtare do të ishte shkatërruar plotësisht

kohë më parë . Përmbajtje e Madhe duhet të ushtrohet në lidhje me akuzat e hedhjes në qoftë se

dikush është i interesuar në mbajtjen e një ndër- endje të aktiviteteve ekonomike ndërkombëtare.

Historia ekonomike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore tregon qartë se tregtia e lirë në kuadër

të GATT-it të vjetër ishte me rëndësi vendimtare për prosperitetin e kombeve të industrializuara .

Parimi i ndihmës për vetë- ndihmë nuk është aplikuar askund në mënyrë konsistente si në tregun

e lirë botëror . Në të kundërt , shembujt e vendeve që priren ta lenë veten jashtë nga tregu botëror

do të tregonin pasojat shkatërruese të një ngurtësie e një shoqërie e cila shmang presionin e

konkurrencës ndërkombëtare .

• Suksesi Revolucionar i Politikave të hapura të tregut.

Politikat e tregjeve të hapura të ndjekura që nga viti 1948 dhe të përforcuara në vitin 1989 në

perëndim ka çuar në një dinamizëm e cila në kuptimin e vërtetë të fjalës , është revolucionare

Më shumë se gjysma e popullsisë botërore jeton në vendet me rritje vjetore të PBB-së prej më

shumë se 5 për qind . Europa nuk është në atë grup dhe arsyeja pse nuk qëndron, mund të jetë

mentaliteti I saj . Sigurisht , nuk mund të ketë tendenca të padëshiruara në tregtinë e lirë . Nuk ka

Page 17: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 17  

 

sisteme ideale , duhet të zgjedhin midis mundësive të përsosura . Megjithatë , nuk ka zëvendësim

realisht më të mirë për sistemin e tregtisë së lirë në horizont , as edhe në lidhje me qëllimet e një

bote te qetësuar , një ekonomi ekologjikisht të shëndoshë botërore dhe një ekuilibër të

dimensioneve globale në mes të varfërve dhe të pasurve . Një qeveri ideale e mbretërve filozofë

të armatosur me pushtetin e plotë me siguri mund të bëjë një gjë më të mirë se eshtë tregtisë së

lirë - por një qeveri e tillë mbetet fiktive . Ka limite të prekshme dhe të ngushta për çfarëdo

sistemi politik , qoftë demokratike apo jo , mund të ndikojë në një kuptim pozitiv . Kjo është si

konservatorizmi strukturor i sistemeve politike demokratike dhe të tjera pengojnë pohimin në

kohë të reformave të nevojshme për të arritur në shoqëri paqen botërore . GATT u kthye në

Organizatën Botërore të Tregtisë ( OBT ) disa vite më parë . Përveç se për të zgjeruar parimin e

tregtisë së lirë të shërbimeve dhe sektorëve të tjera bujqësore ,marrëveshja e re parashikon mbi të

gjitha përfshirjen e plotë të botës së tretë në sistem. . Marrëveshja angazhon vendet e

industrializuara për të hapur tregjet e tyre për zhvillimin .Pika të tjera të rëndësishme janë

forcimi dhe shtrëngimi i procesit të ndërmjetësimit të mosmarrëveshjeve . Në bazë të një sistemi

të paneleve relativisht të pavarur doktori I shkencave , i lejon ankesat kundër vendeve anëtare të

OBT-së për shkelje të marrëveshjes . Pra , çfarë del këtu është një juridiksion efektive globale në

kuptimin e një politike botërore paqësore në familje . Përjashtimi i Dënimit Mekanizmi

vendimtar sanksion i OBT-së - e cila nuk është organizatë specialiste e Kombeve të Bashkuara -

është kërcënimi i përjashtimit . Përjashtimi do të mohojë penalizimet për qasjen e lirë të vendeve

në tregjet e anëtarëve të OBT-së në bazë të statusit të kombit më të favorizuar . Ky është një

kërcënim që nuk kërkon forcë të armatosur , por është shumë efektiv . Asnjë vend ende nuk

mund të përballojë për të bërë pa efektet e dobishme prosperitet që sjell pjesëmarrja në tregtinë

ndërkombëtare . Kështu , me kërcënimin e mohimit të qasjes në tregjet botërore për shkelje të

rregullave të OBT-së , si dhe garantimin e një konkurrence pak a shumë të drejtë për prodhimet e

veta të një vendi për të qëndrueshme nga ana e tyre ,në një sistem sanksionet jo ushtarake kanë

ardhur në ekzistencë . Ky është përparim thelbësor në rrugën drejt një botetë qetë.

6) Paqja botërore, Integrimi tregtar dhe Konflikti

1. Integrimi i Tregtisë Globale për Paqen

Page 18: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 18  

 

Ka të paktën dy çështje të rëndësishme themelore kjo pyetje . E para është të bëhet dallimi në

mes të ndërvarësisë se tregtisë dypalëshe dhe integrimit te tregtisë globale.

Nëse integrimi tregtar ndodh në mënyrë, që të rritet ndërvarësia e tregtisë në mënyrë uniforme

me të gjithë partnerët e ndërsjelltë të tregtisë , dallimi midis integrimit bilateral dhe global të

tregtisë është jo kritik . Megjithatë , integrimi më thellë në tregjet globale mund të bëhet edhe me

uljen ndërvarësisë së tregtisë me disa partnerë tregtarë . Ndikimi i përgjithshëm i integrimit

tregtar në konflikt ndërshtetëror ka të ngjarë të varet jo vetëm në ndryshimin e ndërvarësisë

dypalëshe të tregtisë por edhe në integrimin global të tregtisë .

Çështja e dytë ka të bëjë nëse efekti i integrimit tregtar në konflikt ndërshtetëror ndryshon

në varësi të karakteristikave të marrëdhënieve dypalëshe , apo palëve të tjera të veçanta të

shteteve . Për shembull , te vendet fqinje, në shtetet që janë të angazhuar në më shumë

marrëdhënie tregtare edhe mosmarrëveshjet jane me intensive , ndërsa për vendet gjeografikisht

larg njëri-tjetrit , apo shtete të largët , marrëdhëniet tregtare dhe marrëdhëniet politike kanë

tendencë të jenë më pak intensive .

Kështu , një rritje në integrimin dypalësh dhe tregtisë globale mund të ndikojë ne marrëdhëniet

dypalëshe të shteteve të ndryshme në varësi të distancës gjeografike . Ndërvarësia e madhe

dypalëshe e tregtisë mund të jetë më dobishme në promovimin e paqes për vendet më afër

gjeografikisht duke parandaluar kontestimet te cilat mund të përshkallëzohen deri në konflikte

ushtarake . Për vendet gjeografikisht të largët një rritje e hapjes tregtare globale mund të

zvogëlojë probabilitetin e konfliktit ushtarak më ndjeshëm se sa për vendet më afër

gjeografikisht .

Ndërvarësia bilaterale tregtare nxit më shumë paqen për vendet e afërta , ndërsa hapja e tregtisë

globale kontribuon më shumë në paqe në mes të vende të largëta .Gjithashtu mund te themi se

faktorë gjeopolitike të tilla si angazhimet ne aleancë , demokracia e përbashkët , eksportet e

naftës , dhe ngjashmëri fetare ndikojnë ne mundësin e konfliktit ushtarak mes shteteve .

2. Integrimi i Tregtisë Globale për Konfliktin

Page 19: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 19  

 

Ndërvarësia ekonomike bilaterale kufizon nxitjen për të përdorur forcën ushtarake në

marrëdhëniet ndërshtetërore . Për shembull, një shtet i varur nga tregetia nga nje vend tjeter ka

më pak gjasa për të luftuar një partner për shkak të kostove te mëdha te lidhura me humbjen e

tregtisë .Vendet elitare ne biznes te cilet përfitojnë më shumë nga rritja e ndërvarësise

ekonomike do të lobojnë për të kufizuar përdorimin e ushtrisë kundër një partneri të

rëndësishëm tregtar .

Teoricienët e pavarur ( Wallerstein , 1974) dhe neo- marksisti ( Emmanuel , 1972) ,

argumentojnë se asimetria e ndërvarësisë ekonomike mund të çojë në pasoja negative në një

vend, si shfrytëzimi koncesionar dhe kërcënimi autonomise kombëtare ,duke krijuar tensionet

dhe konfliktet ndërshtetërore. Barbieri & Schneider ( 1999) kane thene se një masë e tregtisë

dypalëshe ka një ndikim të dukshëm pozitiv në konfliktin ushtarak .

Rritja e hapjes tregtare globale pritet të zvogëlojë probabilitetin e konfliktit ushtarak dhe te çon

në një rritje në shkallën e ndërvarësisë dypalëshe të tregtisë .

Hapja e Tregtisë mund të çojë në një " zgjerim të strukturës burokratike ", e cila është e

shqetësuar për interesat ekonomike , përveç interesave të sigurisë dhe në këtë mënyrë ka pak

gjasa të mbështetet në veprimet ushtarake (Domke - 1988) .Megjithatë,(Martin - 2008)

argumenton se vendet më të hapura për tregtinë globale kane probabilitet te larte per konfliktit

dypalësh sepse hapja multilaterale e tregtisë redukton varësinë e ndërsjelltë të çdo vendi të

caktuar dhe në këtë mënyrë ul koston oportune të konfliktit ushtarak .

Modeli i tyre supozon se një konflikt ushtarak dypalësh midis vendeve shkatërron një pjesë të

konsiderueshme të " Punës efektive " në to ,ndërsa ajo rrit edhe kostot e tregtisë dypalëshe dhe

shumëpalëshe .Niveli i larte i tregtisë shumëpalëshe kompenson humbjen e mirëqenies nga rënia

në punën efektive gjatë një konflikti dypalësh,duke reduktuar kështu koston oportune të

konfliktit dypalësh. Në anën tjetër , nivlei i larte i tregtisë shumëpalëshe rrit koston oportune të

konfliktit dypalësh duke rritur kostot e tregtisë shumëpalëshe.Kostot oportune të konfliktit

bilateral do të bëhen më të vogla nëse ka transparencë më te madhe globale e cila ndihmon duke

zbutur humbjen e konsumit gjatë një konflikti ushtarak duke zëvendësuar me prodhimin vendas

si dhe importet nga vendet e luftimit . Megjithatë , mbyllja e kufirit rrit koston e burimeve pas

Page 20: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 20  

 

një konflikti ushtarak dypalësh dhe shpesh të çon në një rritje të konsiderueshme në kostot

shumëpalëshe tregtare, (si zhvlerësim i monedhes) .

Sa kohë që partnerë të tjerë tregtarë në tregjet botërore preferojnë për të bërë biznes me një

partner të qetë , konflikti do të ketë pasoja negative mbi tregtinë dypalëshe me partnerë globalë .

Kjo sugjeron se hapja e tregtisë globale në të vërtetë mund të zvogëlojë nxitjen për të provokuar

një konflikti bilateral .

Gjatë konflikteve ushtarake , tregtia shumëpalëshe bie dukshëm në të dy shtetet . Në kushtet e

konflikti te shpallur tregtar multilateral , shteti që e humb luftën ( në aspektin e perceptimit

ndërkombëtar ) ka pësuar një rënie te ndjeshme .

3. Kryqëzimet në Disnivele Ekonomike

Së pari , kryqëzimet në disnivele ekonomike ndihmojë te zvogëlohet dhuna ndërmjet shteteve .

Vendet mbështeten gjithnjë e më shumë në furnizimin e materialeve me origjinë të huaj , te cilet

tregojne sjellje agresive kundër shteteve që nuk mbështesin besimet e tyre politike.

Për më tepër , qytetarët e vendeve të hemisferës jugore janë gjithnjë e më shumë të inatosur në

drejtimin e shteteve veriore . Prandaj , kryqëzimet në disnivel ekonomike ndihmojne në ruajtjen

e marrëdhënieve të mëparshme diplomatike duke ngadalësuar varfërimin në hemisferën jugore

dhe , në këtë mënyrë , lehtësohet ndjenja e pakënaqësisë kundër veriut që është një shkak

kryesor kërcënues i mundshëm për sigurinë globale .

Së dyti , kryqëzimet në disnivelet ekonomike promovojne demokracisë në të gjithë botën .

Përhapja e aktiviteteve tregtare dhe financiare midis shteteve të çon në përhapjen e konceptit të

sipërmarrjes së lirë në skenën botërore . Për shembull , sistemi kapitalist inkurajon marrjen e

vendimeve të pavarura për zgjerimin e tregtisë . Për më tepër , ajo gjithashtu favorizon

qarkullimin e lirë të flukseve të ideve brenda një shteti dhe me botën e jashtme në mënyrë që të

rrisin rivalitetin per ide intelektuale dhe për të arritur sukses komercial .

Page 21: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 21  

 

Së fundi ,përhapja e demokracisë ka tendencë për të inkurajuar zgjidhjen e konflikteve përmes

mënyrave diplomatike në vend te luftës dhe në këtë mënyrë , zvogëlon kërcënimin potencial për

sigurinë globale .Nëse analistët pajtohen apo jo me efektet e mundshme të dobishme të

globalizimit , kryqëzimet në disnivel ekonomik kane një kontroll të fuqishëm në marrëdhëniet

aktuale të brendshme dhe ndërkombëtare ekonomike . Për më tepër , këto marrëdhënie

shkaktojne një riorganizim politik të botës dhe mbajnë një ndikim të rëndësishëm në të gjitha

llojet e sistemeve politike dhe veçanërisht me regjimet autoritare , për shkak të zgjerimit të

sjelljes bashkëpunuese nga individ në nivel ndërkombëtar .

Zhdukja e ngadaltë e politikave të njëanshme ekonomike dhe rritja graduale e rregullave tregtare

dhe financiare ndërkombëtare përmes aktiviteteve bashkëpunuese komerciale dhe mbështetjeve

ekspansioniste të zhvillimeve ekonomike ka pakësuar numrin dhe intensitetin e kërcënimeve

ndaj sigurisë globale. Përveç kësaj, ata gjithashtu zvogëlojë prirjen për të përkeqësuar

marrëdhëniet konfliktuale mes shteteve për shkak të divergjencave politike . Kryqëzimet në

disnivel ekonomike me sa duket kane krijuar dhe ruajtur një klimë paqësore në skenën

ndërkombëtare , që përforcon pozitën e demokracisë në politikën botërore .

Page 22: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 22  

 

REFERENCA:

Biznes Nderkombetar – Prof. Dr. Ilia Kristo

http://www.respublica.al/artikuj/2014/03/02/historia-e-krimese-vendimi-i-krushovit-per-ta-bere-pjese-te-ukraines

http://rt.com/news/crimea-facts-protests-politics-945/ http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/11/debati-pse-rusia-e-deshiron-ukrainen/

http://rt.com/politics/official-word/putin-message-european-leaders-748/

http://rt.com/business/russia-west-energy-gazprom-433/

http://rt.com/business/putin-ukraine-economy-gas-353/

http://www.gazetaidea.com/nga-michel-knigge-perendimi-vs-rusise-cilat-jane-sanksionet-e-fazes-se-trete/

http://www.uwcc.wisc.edu/icic/orgs/ica/struc/Regional-Offices1/Regional-Office-for-Asia-and-Pacific1/Asia--Co-op-Dialogue--Vol--8--No--1--19981/dlg9.html

http://web.merage.uci.edu/~jgraham/cambridge.pdf

http://web.mit.edu/cis/pdf/Audit_08_07_Goldstone.pdf

http://www.vitrina.edu.al/neëëeb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=42024

http://en.wikipedia.org/wiki/Free_trade_debate

http://history.fas.harvard.edu/people/faculty/documents/maier-theworldeconomy.pdf

http://history1900s.about.com/od/coldwa1/a/berlinwall.htm

Page 23: Global Trade Brings Peace (Shkrim i Plote)

 23