18
(Kosova dhe Bashkimi Evropian) Punim seminarik Mentori: Kandidatët: Prof. Msc. Bekë Kuqi Edona Krasniqi Nr. Indexit: 130392012 Afërdita Gashi Nr. Indexit: 130862012 Pejë, 2014 UNIVERSITETI PUBLIK HAXHI ZEKA FAKULTETI I BIZNESIT PEJË Lënda: Ekonomia e EU-së dhe Kosova Viti akademik 2013/2014

Kosova dhe Bashkimi Evropian

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kosova dhe Bashkimi Evropian

(Kosova dhe Bashkimi Evropian)

Punim seminarikMentori: Kandidatët:Prof. Msc. Bekë Kuqi Edona Krasniqi Nr. Indexit: 130392012 Afërdita Gashi

Nr. Indexit: 130862012

Pejë, 2014

UNIVERSITETI PUBLIKHAXHI ZEKA

FAKULTETI I BIZNESITPEJË

Lënda: Ekonomia e EU-së dhe KosovaViti akademik 2013/2014

Page 2: Kosova dhe Bashkimi Evropian

Përmbajtja1.Hyrje

2.Kosova dhe Bashkimi Evropian

3.Këshilli i Bashkimit Evropian

4.Sfidat e Kosovës në agjendën e BE-së

4.1 Përparësitë e Kosovës në agjendën Evropiane

5.Bashkimi Evropian si subjekt ligjor

5.1 Qëllimet Detyrat dhe Veprimtaritë e Komunitetit Evropian

6.Organet Financiare të BE-së

7.Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së

8.Sfidat e BE-së që ndikojnë në integrimin e Kosovës

9.Përfundimi

10.Literatura 

Page 3: Kosova dhe Bashkimi Evropian

1.Hyrje

Në këtë punim seminarik do të flasim për Kosovën dhe Bashkimin

Evropian. Bashkimi Evropian ka qenë pjesë integrale e përpjekjeve

ndërkombëtare për ndërtimin e një të ardhme të re për Kosovën që nga

viti 1999.

Bashkimi Evropian – shtetet anëtare dhe institucionet e tij, veçanërisht

Komisioni Evropian – luan një rol të rëndësishëm në rindërtimin dhe

zhvillimin e Kosovës. Bashkimi Evropian është donatori më i madh që

ofron ndihmë për Kosovën dhe rajonin e Evropës Juglindore në tërësi dhe

udhëheqë përpjekjet e rindërtimit.  

Page 4: Kosova dhe Bashkimi Evropian

2.Kosova dhe Bashkimi Evropian

Historia e formimit të Bashkimit Evropian të sotëm, daton nga themelimi

i Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik, qëllimi i së cilës ishte që

të frenohet prodhimi gjerman i thëngjillit dhe çelikut, i cili për atë kohë

kishte një domethënie të madhe ushtarake dhe ekonomike, si dhe për ta

vënë nën kontrollin ndërkombëtar Gjermaninë.

Bashkimi Evropian është një organizatë ndërkombëtare e përbërë prej 28

shteteve anëtare që funksionon në bazë të principit mbinacional, që do

të thotë në mënyrë të pavarur nga vullneti i shteteve anëtare të tyre, të

cilat ia kanë bartur një pjesë të kompetencave të tyre, e ushtron pushtet

politik dhe juridik.

Page 5: Kosova dhe Bashkimi Evropian

Mund të konsiderohet se disa nga aspektet ose mekanizmat kryesore të

bashkupunimit, ndërlidhjës së BE-së me Kosovën janë:

Mekanizmi Përcjellës i Stablizim-Asocimit(2002)

Samiti i Selanikut(2003)

Partneriteti Evropian dhe

Raporti vjetor i progresit

Page 6: Kosova dhe Bashkimi Evropian

Ne kemi hyrë në dialog teknik me Serbinë, duke qenë të bindur që të

dyja palët do të përfitojnë prej tij, por mbi të gjitha qytetarët tanë, duke e

përmirësuar jetën e tyre të përditshme.

E ardhmja do të dëshmojë për vullnetin dhe seriozitetin e vërtetë të

palës serbe. Sidoqoftë, ne dëshirojmë të besojmë që në këtë dialog,

Serbia të mos ketë pasur të vetmin motiv, marrjen e statusit të

kandidatit për BE.

Page 7: Kosova dhe Bashkimi Evropian

3.Këshilli i Bashkimit Evropian

Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen

nga “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”.

Por një konfigurim i tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjëra edhe për çështje

të politikës së përgjithshme, prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga

secili prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së

vetë qeverive.

Page 8: Kosova dhe Bashkimi Evropian

Gjithsej ekzistojnë nëntë konfigurime të ndryshme të Këshillit:

Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë

Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)

Drejtësia dhe Punët e Brendshme

Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e

Konsumatorit

Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)

Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia

Bujqësia dhe Peshkimi

Mjedisi

Edukimi, Rinia dhe Kultura

Page 9: Kosova dhe Bashkimi Evropian

4.Sfidat e Kosoves ne agjenden e BE-së

Kosovën e pret një rrugë e gjatë me plot mundime dhe detyra të shumta

për të ateruar në Bashkimin Evropian, pasi që kjo nuk mund të mbetet

një oazë e veçuar në Ballkan. Por, para se të nisen negociatat për

pranimin e saj në Bashkimin Evropian, një prej barrierave më të rënda që

e ka para vetës, është mosnjohja e pavarësisë së saj nga 5 shtetet e

Bashkimit Evropian (Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia), për

momentin, dhe se pa e kapërcyer këtë barrierë e ka të pamundur të nis

këtë udhëtim të gjatë drejt Bashkimit Evropian.

Page 10: Kosova dhe Bashkimi Evropian

4.1 Përparesitë e Kosovës në agjendën Evropiane

Disa nga përparsitë më të rëndësishme të Kosovës janë:

Pjesëmarrja e Kosovës në procesin e stabilizim-

asocimit(PSA)

Partneriteti Evropian

Pjesëmarrja e Kosovës në aktivitetet rajonale

Qasja pozitive e institucioneve të Kosovës ndaj Bashkimit

Evropian

Prezenca dhe asistenca e institucioneve ndërkombëtare

Fillimi i përafrimit të ligjeve me EU acquis

Potenciali njerëzor i Kosovës si dhe

Përdorimi i Euros.

Page 11: Kosova dhe Bashkimi Evropian

5.Bashkimi Evropian si subjekt ligjor

Krijimi i Bashkimit Evropian(në traktatin e Mastrihtit) i ka

dobësuar aspektet tejkombëtare të Komunitetit Evropian.

Mbrojtësit e shkollës së mendimit të ligjit të komunitetit

përpiqen ta bëjnë të pavlerë këtë fakt përmes një fakti të

kundërt ata pretendojnë se Bashkimi Evropian nuk është

ndërqeveritar për kah natyra,por gjithashtu ka personalitetin

e vet ligjor, të cilin e nxjerrë nga shtetet anëtare dhe ky e bën

atë tejkombëtar edhe si natyrë.

Page 12: Kosova dhe Bashkimi Evropian

5.1 Qëllimet Detyrat dhe Veprimtaritë e Komunitetit Evropian

Qëllimet detyrat dhe parimet ligjore kryesore të BE-së dhe KE janë

me rëndësi lidhur me çdo kuptim të procesit të integrimit Evropian.

Këtu janë përcaktuar në traktatet burimore dhe në rishikimet dhe

plotësimet pasuese.

Qëllimet dhe objektivat më të rëndësishmet të traktateve

themeluese përfshijnë:

Ruajtjen dhe Konsolidimin e Paqes

Krijimin e një Bashkimi Ekonomik për bagëtinë e të gjithë qytetarëve

Punën drejtë Bashkimit Politik

Fuqizimin dhe nxitjen e kohëzionit social brenda bashkimit etj

Page 13: Kosova dhe Bashkimi Evropian

6.Organet Financiare të BE-së

Banka Evropiane e investimeve (BEI) është një nga dy

institucionet financiare të BE-së me seli në Luksemburg. Detyra

themelore e BEI-t është që të kontribuoj në zhvillimin e

harmonizuar të tregut të përbashkët në interest e komunitetit,

duke shfrytëzuar fonde të tregut kapital dhe fonde të veta.

Projektet ku investon Banka, zgjidhen me kujdes sipas këtyre

kritereve:

Projektet duhet të kontribuojnë për realizimin e qëllimeve të BE-së,

Nga këto projekte, duhet të kenë dobi kryesisht rajonet më të pazhvilluara,

Ato duhet të ndihmojmë në tërheqjen e burimeve të tjera financiare

Page 14: Kosova dhe Bashkimi Evropian

7.Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së

Ndryshimi i politikave të shtetit SHBA ndaj KE dhe gjallërimi i vazhdueshëm i

rëndësisë politike të KE-së në fundin e viteve 1980 bënë të mundur krijimin e

sfondit për Deklaratën Transatlantike.

Agjenda e re e cila ishte shumë më konkrete se deklarata e vjetër. Retorikës së

zakonshme mbi vlerat, ajo i shtonte fushat e gjëra me të cilat SHBA dhe BE

duhet të bënin përpjekje të përbashkëta për:

Për të promovuar paqen, stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin,

Për t’iu përgjigjur sfidave globale të lidhura me çështje si ambienti,

terrorrizmi dhe krimi ndërkombëtar,

Për të zgjeruar tregtinë botërore dhe për të promovuar marrëdhënie të

ngushta ekonomike dhe

Për të ndërtuar “URA” midis dy skajeve të Atlantikut në fushën kulturore

dhe arsimore.

Page 15: Kosova dhe Bashkimi Evropian

8.Sfidat e BE-së që ndikojnë në integrimin e Kosovës

  Bashkimi Evropian aktualisht përballet me probleme të shumta të cilat

mund të kenë ndikim edhe në procesin e integrimit të Kosovës në BE,e të

cilat janë:

Politika e jashtme e BE-së

Kapaciteti absorbues i BE-së

Kriza financiare e Euros,

Tendenca për migrim nga Ballkani Perndimor në BE.

Page 16: Kosova dhe Bashkimi Evropian

9.PERFUNDIMI

Nga ky punim seminarik arritëm në perfundim që të tregojmë për historikun e

BE-së themelimin dhe sfidat e saj në agjendën e Kosovës poashtu treguam se

si BE-ja ka ndikim të madh në vendin tonë me rolin dhe zhvillimet dhe

perparesitë e saja.

Aspekt tjetër me rëndësi është se Bashkimi Evropian ka ndryshuar dhe është

reformuar më anë të traktateve të ndryshme dhe vazhdon edhe sot e tutje të

reformohet.

Marrëdhëniet me SHBA ndikuan që edhe BE të jetë më e fortë në vendimet e

saja dhe në kriteret që ka. Kosova edhe pse e vogël dhe me veshtirësi politike

që ka ajo po vazhdon të plotësojë kriteret e saj duke filluar nga ekonomia që

posedon kartmonedhën Euro, kjo do të thotë që Kosova është në fazën e

tranzicionit ku mund të jetë një anëtare e re në BE-së.

Page 17: Kosova dhe Bashkimi Evropian

10.LITERATURA 

1. http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/eu_kosovo/poli

tical_relations/index_sq.htm

2. http://sq.wikipedia.org/wiki/Bashkimi_Evropian

3. Bashkimi Europian Prod.Uke Zenel Buqpapaj Tiranë,2010

4. Doc.dr. Abdulla Azizi “Bashkimi Evropian, e drejta,

institucionet dhe politkat”. Tetove 2010

5. Desmond Dinan-“Politikat e Bashkimit Evropian”

6. “Integrimi Evropian dhe Kosova”-Prof.Dr. Gazmend Qorraj

Page 18: Kosova dhe Bashkimi Evropian

JU FALEMINDERIT