144
DY FJALÉ TÉ AUTORIT Gjaté vitit 1997, né Prishtiné e qendra tjera Shqiptare u botuan shumé libra me tematiké historike né té cilat pretendohet té jené pérfshiré té gjithé atdhetarét nga té gjitha trojet etnike shqiptare. Si per cudi, nga Krahina e Plavé-Gucisé me rrethiné, né ato libera gjenden fare pak trima, per mos me théné aspak, kur dihet se cfaré ka ndodhur atje gjaté shekujve e sidomos qé nga e ashtuquajtura Krizé Lindore e kén- dej...1. Andaj ia vura vehtes per detyré, detyré aspak té lehté té pérpiloi njé tekst té ngjajshém me librat né fjalé, ku do té zbutej sadopak mungesa qé e gjejmé atje, duke i pérf¬shiré figurat dhe familjet mé eminente, mé té dalluara, qé s'kursené asgjé, madje as jeten e vet, per mbrojtjen dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Kéta njeréz, kéta trima, ia vuné gjoksin kufirit té Arbérit duke u béré digé e pathyeshme né ndaljen e pansllavizmit tejet agresiv qé té mos vérshej kah jugu i Ilirikut. Dihet se, duke e mbrojtur Pllavén me Guci, ata e mbro- jtén edhe Shkodrén, Pején dhe Gjakovén me malésité e tyre, kuptohet, cdoheré té ndihmuar nga trimat e atyre krahinave e mé gjéré..

100 vjet Luftë

Embed Size (px)

DESCRIPTION

KRAHINA E PLAVË - GUCISË Është traditë që kujtimet e veta t'i shkruajnë udhëheqësit e mëdhenj, liderat e një populli, politikanët, strategët e luftërave të ndryshme, veteranët e profilave të ndryshme etj. Ti lënë kujti -met e veta jetësore, veprimet dhe mosveprimet e veta, që ne ato i quajmë M e m o a r e. Por rrallëherë, shumë rrallë hasim në memoaret e ndonjë veterani të arsimit, të ndonjë arsimtari të popullit shqiptar, edhe pse të tillë kishim shumë. S'e di pse është kështu ? Ndoshta pse ata gjatë jetës së vet në mesin e popullit të vet hasen në shumë, probleme të cilat po t'i kishin rregjistruar të gjitha, libri do të dilte shumë i madh. Kjo gjë është kushtëzuar edhe për shumë arsye të tjera. -Arsimtarët e ndienin vehten aq të vegjël në krahasim me pushtetarët që shkruanin memoare, të vegjël ishin edhe nxënë - sit e tyre që i mësonin, i vogel ishte edhe populli që i shërbe -nin, kuptohet, në krahasim me shtypësit e tij. -Ndoshta e ndienin vehten aq të vegjël sic i trajtonte burokracia dhe pushtuesit e huaj gjatë jetës së tyre, nga të cilët shpeshëherë edhe quheshin " Mësues hesapi" dhe harronin se prej mësuesit i kishin mësuar gërmat e para.... Sidoqoftë kam vendosur ta ndryshoj këtë traditë, këtë infeioritet. Kam vendosur të shkruaj memoaret e mia. Lexuesit mund ti kritikojnë ti quajnë të "vogla", mund ti quajnë edhe të "pa rëndësishme", "të pavlefshme" etj. Edhe unë jam i gatshëm t'i pranoj kritikat konstruktive dhe falenderoj cdo kënd për këtë. Kam vendosur, jo vetëm sa për ta thyer traditën, por edhe për shkak se e fillova dhe e mbarova shkollimin dhe karierën time si mësues, gjegjësisht, si mësimdhënës në kohën e një sistemi të egër, totalitar, monist-komunist. E fillova shkollimin (në vitin 1955) sikurse edhe jetën ( shtatë vite më pare) kur sistemi po shfaqej me gjithë egërsinë e vet në Ilirikun mozaik, duke i ptfrfshirë, l.iilCliql INIII të gjithë trojet etnike shqiptare. Dhe, e lash punën IK- slikollin shqipc në Kosovë, kur ky sistem (që në llllim dukej i pathyeshëm) po mbytej në batakun e vet, që e kishte krijuar vet(në vitin 1()89). Po mbytej duke u kapur për kashtrroje që të shpëtoj. Por s'shpë -tonte dot. Pra duke i lexuar këto kujtime, lexuesit do të gjejnë të dhëna edhe për atë sistem të mallkuar, të dhëna të pabesu - eshme, sa të lavdishme aq edhe trishtuese. Dhe në fund do tia parashtrojnë vehtes pyetjen: "Si është e mundur të ketë qenë kështu atëhere "?! "Kurr nuk do të isha lodhur kot për të shkruar faqe të tjera në këtë oqean -thot në një rast gazetari Arbër Ahmetaj, sikur të mos e ndieja si detyrim personal dhe qytetar, sikur të mos isha bindur se libri im edhe pse modest, flet me zërin dhe shpirtin tim, është i shkruar me dhëmbje dhe dashuri të jashtëzakon-shme, me përpjekje mbinormale për t'iu shmangur vlerësimit të paragjykuar të njëanshëm". 1 Kuptohet, është e natyrshme që dashur e pa dashur, autori në tregime të tilla del personazh kryesor pasi i përshkruan ato momente të cilat ka qenë afèr tyre. E di se s'është mirë të flas për vetvehten. S'është BURRËRI-do të thonin të vjetrit. Por sic thot Kadare :"Kur krijuesi jep shpjegime (për veprën ose veten e vet) ka gjithmonë një arsye për këtë. "E arsyeja që del në këtë rast lidhet me vendlindjen dhe vendpunimin tim. Me kohën e komunizmit,që si thot Kadareja :"Kujtoja se do të binte pas vdekjes sime. Por ai ra më pare".2 Tek e fundit:"Historia nuk mund të shkruhet vetëm në mbështetje të vendimeve zyrtare dhe të dokumenteve. Nëse pasëardhësit tanë donë ta kuptojnë plotësisht se cka kemi përballuar si komb gjatë këtyre viteve (të komunizmit.R.D.) neve na duhen dokumente të rëndomta-ditare dhe letra "- thotë në një rast Gerrit Ballensten, minister i arsimit i Holandës në mërgim,në vitin 1944.3. Nëse për këto kujtime të mija do të ketë kritika e vlersime konstruktive do të priten me kënaqësi nga autori dhe të gjithëve që drejtohen në këtë mënyrë u shpreh falenderimet e mia. E nëse vendin e kritikave konstruktive do ta zënë thashethemnajat (PERHEQJET) atëhe

Citation preview

Page 1: 100 vjet Luftë

DY FJALÉ TÉ AUTORIT

Gjaté vitit 1997, né Prishtiné e qendra tjera Shqiptare u botuan shumé libra me tematiké historike né té cilat pretendohet té jené pérfshiré té gjithé atdhetarét nga té gjitha trojet etnike shqiptare.Si per cudi, nga Krahina e Plavé-Gucisé me rrethiné, né ato libera gjenden fare pak trima, per mos me théné aspak, kur dihet se cfaré ka ndodhur atje gjaté shekujve e sidomos qé nga e ashtuquajtura Krizé Lindore e kén-dej...1.Andaj ia vura vehtes per detyré, detyré aspak té lehté té pérpiloi njé tekst té ngjajshém me librat né fjalé, ku do té zbutej sadopak mungesa qé e gjejmé atje, duke i pérf¬shiré figurat dhe familjet mé eminente, mé té dalluara, qé s'kursené asgjé, madje as jeten e vet, per mbrojtjen dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.Kéta njeréz, kéta trima, ia vuné gjoksin kufirit té Arbérit duke u béré digé e pathyeshme né ndaljen e pansllavizmit tejet agresiv qé té mos vérshej kah jugu i Ilirikut.Dihet se, duke e mbrojtur Pllavén me Guci, ata e mbro-jtén edhe Shkodrén, Pején dhe Gjakovén me malésité e tyre, kuptohet, cdoheré té ndihmuar nga trimat e atyre krahinave e mé gjéré..

Page 2: 100 vjet Luftë

.Shkaku i dyté, qé mé shtyri t'i hy késaj pune éshté: qé nga viti 1993 e kéndej (qé nga botimi i librit tim té paré: "Krahina e Plavé-Gucisé népér shekuj") jane botuar edhe shumé libra, mé tepér se dhjeté sosh, qé béjné fjalé vetém per até krahiné apo per ndonjé fshat té saj, kup¬tohet né gjuhén shqipe, Pothuajse né té gjitha ato libra, per mungese te fakteve autentike, jane verejtur leshime, kuptohet, te paqellimta, kur eshte fjala per trajtimin dhe paraqitjen e figurave qe do t'i perfshijme ne kete tekst. Sa per ilustrim po permendim se ne librin tim te larteper-mandur, duke u bazuar ne nje liber te botuar para tij, eshte thene gabimisht se kryetrimat Nuro Kurti e Kurt Asllani ishin nga Podguri, e ne baze te te dhenave te botuara me vone del se ata ishin autokton, nga Nokshiqi legjendar, qe u linden, jetuane dhe u vrane per te e ne te. Ose, ne ndonjeren nga librat e botuara s'e voni rastis te lexojme se Ali Pashe Gucia ishte pasardhes i Rexhepagajve te Plaves, kuptohet, edhe ky eshte nje kon-statim i gabuar, etj. Andaj duke i pasur te gjitha ato libra perpara, dhe shume libra te tjera te botuara ne dekaden e fundit ane mbane trojeve shqiptare dhe ne diaspore, duke bere kra-hasime dhe verifikime te nevojshme, po i vendosim gjerat ne vend te vet-si thot populli. Gjithenje duke e lene mundesine per verifikime, plotesime dhe prefeksionime te metejshme. d.m.th. pa pasur pretendime asesesi qe ta them fjalen e fundit nga kjo lami...

Page 3: 100 vjet Luftë

Ne baze te asaj qe dihet gjer me tani, ne baze te asaj qe eshte thene e eshte shkruar, personat dhe familjet e rradhitura ne kete tekst, jane ata qe bene sakrificat me te medha, sidomos keto 100 vjetet e fundit dhe mbeten faqebardhe para krahines dhe kombit, duke mos kursy-er asgje per te...Kjo s'do te thote se s'ka edhe te tjere si keta. Sigurisht ka, edhe shume bile. Por, fatkeqesisht nuk hasem ne shenime te nevojshme qe do te mundesonin t'i rradhit-nim ketu; Jam plotesisht i vetedijshem se nuk ishin me pak trima, as me pak atdhetar: Ajdin Kurti, Bilall Shehu, Nuh Kastrati, Abdyl Merkuli me vllezer, Ismajl Sharkinaj, Deli Fehrati, apo Bashulajt, Sinanajt, Canajt, Medynajt, Cekajt e te tjere si keta, por si per cudi, mungojne edhe te dhenat gojore.Kjo s'do te thote se me kalimin e kohes, me zbulimin e hulumtimin e arkivave te pagjurmuara deri me sot, s'do te plotesohen keto shenime edhe me shume e shume figura nga kéto familje malésore qé né asnjé moment nuk u ndané nga véllezérit dhe fqinjté e vet, nga toka e késaj krahine legjendare né kufi...Figurat atdhetare né kété punim, jane rradhitur sipas kohés dhe ngjarjeve né té cilat kané marré pjesé por edhe sipas meritave, gjegjésisht, dekoratave qé ua ndau Shteti Shqiptar me rastin e 80 yjetorit té shpalljes sé pavarésisé sé Shqipérisé. Krahas kétyre trimave, biografive e figurave té tyre apo pasardhésve té tyre, jane vendosur edhe shumé fotografi té trimave nga Rugova, Malésia e Gjakovés, e Dukagjinit apo e Shkodrés, té cilét luftuan apo e dhané edhe jeten né kété krahiné e per kété krahiné, gjegjésisht per Shqipériné Etnike.Me kété éshté dashté té thuhet se té gjithé kéta bashk-luftuan, bile edhe vdiqén sé bashku, prandaj, sé bashku do té gjinden edhe né kété libér, si shenjé pérkujtimi per¬manent per té gjithé. Si shenjé mirénjohje. Aq patém mundési té bénim per ta, duke ditur se s'do tu dalim kurré hakut.Sic do ta shihni, tekstet s'do té pércjellén cdoheré me fotografi, kuptohet se nuk mund i siguruam. Pra nuk egzistonin. Apo mund edhe t'egzistonin por si gjetém! Le téjete edhe ky shkrim si nxitje per zbulimin e tyre dhe me rastin e ribotimit té kétijé libri, dhashté zoti e ti kemi...REXHEP DEDUSHAJ New York, janar 1998

LIDHJA E PRIZRENITAtje poshtë në PrizrendKenkan mbledhë Shqiptarë nTcuvend,Për me folë me bisedue,Shqiptarinë se si m'e pshtue,Prej çapojvet të Malit të Zi,Çi kan dyndë top e ushtri,Me hy në Plavë, me hy në Gusi...

Page 4: 100 vjet Luftë

Ali Pashe Gucia

Sanxhakbeu i Shkodres, Sylejman Pashe Bushati, kah fundi i viteve te pesedhjeta apo ne fillim te viteve te gjashtedhjeta te shek. XVII e dergoi per sundimtar ne Guci dhenderrin e vet Shaban Agen, nga Gruemira e Shkodres.Shabani u caktua Kapedani i pare i keshtjelles se Gucise ku sundoi deri ne fund te viteve 90-ta te ati shekulli.Pas kryengritjeve kryenece, te njepasnjeshme te kelmendasve gjate viteve 1684-1689, Sulltani e largoi nga Shkodra Sylejman Pashe Bushatin (me 1695). Kjo solli edhe largimin e dhendrrit te tij nga Gucia-Shaban Ages. Ne fronin e Gucise u sollen agallaret e rinj nga Plava-Rexhepagajjt.1 Ne vitin 1724 komandant ne kalane e Gucise kthehet djali i Shaban Ages-Ali Beg Shabanagaj. Pastaj i vellai i tij Mehmet Pasha, per t'ia lene te birit -Gjyl Begut.2Gjyl Begu Shabanagaj, u dallua me se shumti dhe sun¬doi me gjate ne krahasim me paraardhesit e vet. Ne kohen e tij Nahia e Gucise u shendrrua perseri ne kapedani, ndersa vet e muarr titullin Kapedan i Gucise. Nga kjo periudhe datojne edhe "kershllahet" (Keshtjellat) e reja te Gucise, te ndertuara ne breg te lumit Vruja. Gjyl Begu sundoi ne kohen kur Sanxhaku i Shkodres ishte ngritur ne pashallek dhe ne te sundonin pothuajse ne menyre te pavarur nga Stambolli, Bushatlinjte. Ai ishte mik dhe krahu i djathte i Mustafa Pashe Bushatit, me te cilin mori pjese ne te gjitha betejat kunder ushtrise osmane dhe kunder pashallareve rival ne Shqiperi (siç ishte rasti f.v. me Ali Pashe Tepelenen).

Page 5: 100 vjet Luftë

Gjyl Begu ra bashke me renjen e Pashallekut te Shkodres ne vitin 1831. Ky eshte viti kur Gucine e nda-jme nga qendra mijevjegare e saj - Shkodra. Dhe Kelmendin e ndajne ne dysh: Qendren e tij-Plave-Gucine me rethine e ndajne nga Kelmendi i Gurit dhe e bashko-jne me Sanxhakun e Dukagjinit, gjegjesisht te Pejes-sic u quajt me vone.

Pas nje sundimi te shkurter te djalit te Gjyl Bagut, Hasanit, kajmekan (nenprefekt) ne kalane e Gucise emrohet i biri i tij, Ali Beg Gucia, i cili ne vitin 1881 merr titullin pashe.3Sundimi i Ali Pashe Gucise (per rye periudhe pesed-hjetevjecare) eshte nje periudhe kerkimi, zhvlllimi, vepri-mi e levizje i tere popullit shqiptare (ne kete kuader edhe i Krahines se Plave-Gucise) per ringjalljen e tij. Gjate kesaj periudhe fillon Rilindja Kombetare Shqiptare per formimin e identitetit kombetar dhe fitimit te pavaresise nga sundimi turk. Kéto ngjarje ndikuan dhe shihen qarté edhe né jeten e veprimtariné me kundérshti té Ali Pashé Gucisé. Ai e filloi veprimtariné si sundimtar i caktuar nga turqit dhe u shqua si njé udhéheqés popullor. Ai u shqua si organizator e strateg ushtarak né mbrojtje té tokave shqiptare, por edhe si njeri i meneur e diplomat qé bén kompromis (marréveshje) me Porten e Larté kur éshté per interesin e Atdheut dhe té tij. Gjaté késaj peri-udhe hordhité sllave, fillojné mésymjen drejté jugut, me qéllim té coptimit té tokave shqiptare, qé Turqia i kishte nxjerrur né treg si malle pa zot, per té paguar haraein e humbjes sé luftés ndaj Rusisé dhe per té shpétuar vetveten.Ndeshjen e paré me pansllavistet Aliu e pati me 9 shkurt té vitit 1854. Né shpatijet veriore té Vizitorit Shqiptarét nén komandén e tij i shpartalluan totalisht mé se 3000 ushtaré malazes té komanduar nga serdari i Cetinjes Jóle Piletiq. Aftésité udhéheqése si strateg ushtarak té Aliut u spikatén edhe gjaté viteve 1875-1877. Né kété periudhé u zhvilluan beteja té ashpra per mbrojtjen e Plavé-Gucisé. Njéra ndér betejat mé té pérgjakshme shqiptaro-sllave té asaj kohe éshté ajo e Moraees (1876).4Mé 10 qershor 1878 u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ali Pashé Gucia

Page 6: 100 vjet Luftë

ishte njéri ndér kryesorét qé me pune té pandérpreré u be njéri ndér organizatorét e drejtuesit kryesor té késaj lévizje gjithé shqiptare. Per rolin e tij Ali Pashé Guciné e caktuan Komandant té Shtabit Ushtarak per mbrojtjen e kufirit verior té Shqipérisé.Né vitin 1879, né krye té 8000 vullnetaréve té ardhur nga té gjitha krahinat shqiptare, Aliu arriti qé né betejat e pérgjakshme né Gerear, Vizitor, Pepaj e Veliké t'i gozh-doi me se 12000 ushtaré té Malit té Zi té drejtuar nga Mark Milani. Beteja, pérfundimtare u zhvillua me 8-11 janar 1880 né Pepaj dhe Nokshiq. Ushtria barbare malazeze u shpartallua plotésisht. U desht té ndérhyjné fuqité e médha dhe té kérkojné nga shqiptarét té ndér-presin luftimet, sipas lutjes sé Knjaz Nikollés...Çka do té thoté se populli i Plavé-Gucisé i udhéhequr nga Ali Pashé Gucia i thyen vendimet e Kongresit té Berlinit. Mbas Luftés sé Nokshiqit té 11 janarit 1880, malazazét asnjéheré tjetér nuk patén guxim té hapnin lufte frontale me shqiptarét.3Humbja, shpartallimi e paniku qé pésuan malazezét shprehet edhe né vargjet e kéngés popullore:Ndoré tjuve krente Shqipniné, Den ríate rreth t'iqinisé Sa té kcej Qqfén e Previsé, Be po bqj né kryq té kishés Po u bqj né krejt shkieni Kurr nuk geli sefer me Ty."Edhepse komandoi forca vullnetare civilésh, Aliu arriti té korrte Atore kundér ushtrisé sé rregullt, té disciplin-uar té Malit té Zi, té armatosur me mjetet moderne té luftés dhe té komanduar nga ushtarak té zote si: Serdar Bllazho Petroviq, Vojvoda Mark Milani, i Kucit dhe Vojvoda Todor Milani i Vasoviqit"...6.Sipas kujtimeve té Hoxhé Nokshiqit, qé thoté se i ka treguar sekretari personal i Ali Beg Gucisé-Mulla Jahé Plava kuptohet se: "Pas shpérndarjes sé Lidhjes Shqiptare té Prizrenit Ali Gucia u detyrua per njé kohé té fshihej népér shpellat e Rugovés qé té mos binte né duart e forcave ushtarake té gjeneralit mizor, Dervish Pashés(...)Ndérhyrja e Haxhi Zekés prané Portes sé Larté, ku u sigurua edhe pérkrahja e ministrit té Jashtém té Perandorisé, shqiptarit Abedin Pashé Dinos, emri i Aliut u hoq nga lista e armiqéve té shtetit".7Sulltani Abdyl Hamidi e thirri né Stamboll dhe pér-shkak té interesit "qé kishte Stambolli per té pasur né kufirin me Malin e Zi dhe Serbiné njé element antisllav té vendosur e emroi mytesarif (prefekt-R.D.) né Peje".8Kété ngjarje e shénoi edhe shtypi i huaj. Gazeta "L'Osservatore Romano" e néntorit té vitit 1881 shkruante: "Për ta ruajtur edhe më tutje ndikimin e saj mbi Ali Pashë Gucinë, dhe për ta shkëputur atë nga ndiklmi i fiseve kryengritëse të Gjakovës, Porta e lartë e emroi mytesarif të sanxhakut të posaformuar të Pejës (duke i dhënë edhe titullin Pashë -R.D.)" Por, gjithënjë sipas kujtimeve të Mulla Jahos, prapseprap Ali Pasha "tërthorazi e ndihmonte Haxhi Zeken të organizonte lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë(...).Ishte i vendosur në mendimet e tij se armiq kryesorë ishin dhe do të mbeteshin

Page 7: 100 vjet Luftë

me shekuj qeveritë e shtetev fqinjë të Ballkanit. Aliu përjashtonte gdo aleancë me ta. "Me Serbo-malazezët, bullgarët dhe me Junanistanin (vendin e grekëve) thoshte ai, nuk duhet të kemi lidhje dhe prej tyre të mos presim "medetin". Ata kur tu vij dita Shqipninë kanë për ta coptue dhe Exhnebija (Evropa) nuk ka për të bëzajt fare."Mulla Jaha ka treguar se e ka dëgjue Ali Pashën të thotë se "Fati i Shqipnisë nëse donte të dilte shtet në vete duhej të mbështetej të një mbretëri katolike psh. në Austro-Hungarinë. Ajo mund ta përkrahte Shqipninë dhe të njihte kufijt etnik në rast se Perandoria Osmane pësonte dekadencë të plotë..." Lëvizja kombëtare shqiptare ato vite e kishte qendrën në Pejë, dhe Aliu jovetëm se nuk e pengonte po si thamë më lartë edhe e ndihmonte Haxhi Zeken, u shkaktua një "shqetësim i ri në Stamboll. Shpejt aty u thurën planet për likuidimin e lëvizjës dhe të krerëve kryesor që e drej-tonin ate". Në bashkpunim edhe me Serbinë, u "gjetën edhe njerzit që do të qëllonin mbi Ali Pashë Gucinë dhe Haxhi Zeken. I pari u vra Ali Gucia. (...)Qetësia me të cilën e përcollen krimin autoritetet osmane, që nuk ndoqen as atentatorët, provoi përzierjen e tyre në të"...Kurse "në Malin e Zi dhe në Serbi me këtë rast u bënë festime. Përtej vij es së kufirit edhe me sy dal-loheshin zjarre e drita, vecanërisht në postbloqet ushtarake, ku nga gëzimi ngriheshin ndolli e zbrazeshin pushkë (...) duke kënduar: "U zhduk armiku i ser-bizmit". Të shtojmë se ata që e përgatiten vrasjen e Aliut e vranë edhe Haxhi Zeken ca vite më vonë...Në bazë të kësaj që u eek më lartë del se Shabanagajt e Gucisë në një ndërprerje të shkurt sunduanë në këtë krahinë rreth 200 vjet - fundi shek. XVII - fundi shek. XIX.

Page 8: 100 vjet Luftë

Jakup Ferri

Ferrajt e Plavés jane té fisit Kuc. Né té gjitha kryengrit-jet shqiptare kundér Tanzimatit, té viteve 1845-1868, krahas udhéheqésve té tjeré plaviané, éshté edhe Zeqo Ferri.Triméria e tij shkélqeu edhe né luftérat per mbrojtjen e Plavé-Gucisé té viteve 1854-1875. Beteja kéto té zhvil-luara Luginés sé Limit, kundér hordhive Serbo-malazeze, ku edhe u vra rae 1875.Bashk me Zeqon né cdo betejé merrte pjesé edhe Jakupi, véllai i tij mé i ri.Per aftésité e tija organizative dhe luftarake, Ali Beg Gucia e cakton Jakupin komandant per mbrojtjen e Plavés.Jakup Ferri zbatonte taktikén luftarake té térheqjes sé shtiré té forcave shqiptare dhe me kundérsulme té befa-sishme fuste léméri né radhét e armikut. Me 4 dhjetor, 1879 né rrafshin e Velikés dhe me 11 janar, 1880 né fshatin Nokshiq afér Plavés, béri shpartallimin e ploté té ushtrisé malazeze.Para betejés i asgjésonte té gjitha urat dhe trapat mbi Lim, i fútete ushtriné e

Page 9: 100 vjet Luftë

Mark Milanit né kurthé dhe sul-monte rrufeshém duke i shkaktuar déme aq té médha, saqé vet Marku mezi arriti té kalojé Limin i kapur per bishté té kalit té vet pa ditur asgjé se ku i mbeti shtabi as ushtarét qé ia bante Limi si duajt e talles.Beteja pérfundimtare u zhvillua né Nokshiq, me 11 janar, 1880 dhe kishte qené shumé e ashpér. Kété e kon-firmon edhe ky citati: "Sipas thénjes sé pleqéve qé e kishin pérjetuar até, kaq e egér kish qené pérleshja saqé ndodhte qe kundershtaret kapeshin per flokesh ose per fytit me njeren dore dhe njeheresh ia prisnin koken shoku-shokut ne doren tjeter".Ne fund ta saj mbeten te vrare apo te mbytur ne Lim 3000 malazaz dhe 1000 deshmor shqiptar, ne mesin e te cileve edhe komandanti i tyre - Jakup Ferri bashk me zavendesin e vet Çele Shabanin e Rugoves.

Jakup Ferri1832-1880Per Ferrin populli kendoi:Ndiset flake Plavë e Guci, Tuj ba lufte me dymbdhet mi,Jakup Ferrit, tuj dal fryma

Na i ka pre tridhjete kaptina.

Armet e Jakupit i ngjeshi i bin i tij, Hasan Ferri. Shume shpejt ashtu si edhe i jati, Hasani e fitoi besimin e popullit dhe u be nje udheheqes i vertete popullor. Ai merr pjese ne kuvendet shqiptare ne Peje, me 1899, te Verrat e Llukes me 1910 dhe ne Junik me 1912.Udhéhoqi rrezistencén antiosmane né Plavé e Guci né vitet 1900-1905, kryengritjet e viteve 1909-1912 dhe mbrqjtjen e késaj krahine nga sulmet malazeze té tetorit 1912.Me 19 tetor té vitit 1912 (sipas kalendarit té ri) malaza-zét e pushtojné Plavén dhe menjéheré i pushkatojné Emin, Agan, Beqo, Haki, Elmaz dhe Shaqé Ferrin, kurse Osmanin dhe Mehdiun i internojné né Nikshiq.Hasan dhe Mehdi Ferri vazhdojné té udhéheqin né Plavé edhe gjaté Luftés sé paré Botérore. Sidomos pas largimit té Austro-Hungarisé, né fillim té vitit

Page 10: 100 vjet Luftë

1919, kur krahina bénte jeté asnjénése (neutrale), pothuajse té pavarur.Gjaté sundimit té Karagjorgjeviqéve Hasan dhe Mehdi Ferri udhéheqin cetat e kacakéve qé luftonin per clirim-in e vatrave shqiptare.

.

Hasan Ferri

Me 1941, djemt e tyre Shaban dhe Riza Ferri, kthehen nga Shqipéria né Plavé. Ata menjéheré organizojné mbro-jtjen e krahinés kundér hordhité cetniko-komuniste malazeze deri me 1944. Ndérsa Shemsi Ferri ishte njéri nga udhëheqësit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit.Me datën 3-4 gusht, 1945 u mbajt Kuvendi i Dobërdollit i organizuar nga Rezistenca Popullore e njo-hur me emrin N D SH, që luftonte për bashkimin e tro-jeve Shqiptare. Në këtë kuvend morren pjesë 158 delegat dhe udhëheqës të rrezistencës në krye me prof. Ymer Berishën. Këtu u ndanë detyrat e secilit dhe Shemsi Ferri u caktua përgjegjës për Plavë e Guci.Pas luftës Shemsiu dhe Riza Ferri për të mos rënë në dore të armiqëve bëjnë vetëvrasje, kurse Rrustem Ferrin e vrasin dhe Hilmiun e dënojnë me shumë vjet burg. Çetniko-komunistët malazez e shkatërruanë dhe e asim-iluanë pothuajse pjesën më të madhe të kësaj familje plaviane, që për njëqind vjet nuk e ndali luftën në mbro-jtje të tokës shqiptare për të mos lejuar që atdheun të coptohet nga barbarët sllav. Në bazë të gjithë kësaj që u tha, dalin tepër cinike dhe plotësisht të pavërteta e tejet tendencioze ca thashëthë-naja që i gjejmë aty këtu nëpër botime dhe emisione dokumentäre televizive apo radioprograme që u paraqitën viteve të fundit, ku thuhet se gjëja: "Feroviqët e lëshuanë (ose edhe më keq: e shitën) Plavën e Gucinë. Kur dihet se Ferrajt e Plavës (apo Feroviqët - sic u thonë sllavët), tri gjenerata të tëra janë shkrirë si udhëheqës të luftërave për liri dhe për bashkimin e këtij visi me nënën Shqipëri, duke filluar - sic u pa edhe më lartë, që nga viti 1875, kur vritet në luftë me malazez Zeqo Ferri, e deri në vitin 1946 kur këto vise i mbyti në gjak slavokomunizmi. Në historinë e popullit shqiptar duhet të zënë vend të merituar Zeqo, Jakup, Hasan, Mehdi, Shemsi, Riza, Shaban dhe Hilmi Ferri. Pa harruar këtu edhe dhjetra të tjerë

Page 11: 100 vjet Luftë

dëshmor nga kjo familje shqiptare që i pushkatuan serbo-malazezët, në kohë dhe rrethana të ndryshme his-torike.Dihet mire se viset e Plavës dhe të Gucisë i janë dhënë Malit të Zi nga konferenca e Ambasadorëve mbajtur në Londër dhe atë në seancën e 14 prillit 1913 kur Eduard Grey-i, ambasador i Anglisë në këtë Konferencë del me propozomin përfundimtar: "Kufïri i Shqipërisë do të niset nga bregdeti Adriatik ne Gryken e derdhjes se Bunes... Pastaj ai bashkohet me kufirin e sotem midis fiseve malazeze te Kucit, nga njera ane dhe fisit te Kelmendit, nga ana tjeter, gjer ne territorin e Gucise dhe te Plaves. Ai i len keto dy qytete se bashku me rrethinat e tyre Malit te Zi, duke e ndjekur vargmalin kryesor dhe vijen e ndar-jes se rrjedhave midis Limit, nga njera ane dhe Drinit nga ana tjeter... "dhe c'faj kane Ferrajt apo ndokush tjeter ketu? Pasardhes i kesaj vellazerie sot eshte krijuesi yne i tal-entuar, Rexhep Ferri...

Mulla Jaha - Musaj

Musajt e Plavés jane Nike, té fisit Kelmendi.1 Mulla Jaha éshté njéri ndér veprimtarét me té palodhur té Krahinés sé Plavé-Gucisé. Ai ishte pjesémarrés né cdo organizim e veprim per mbrojtjen e krahinés dhe per té shpallur té

Page 12: 100 vjet Luftë

pavleréshme vendimet e Kongresit té Berlinit me 1878, qé synonin coptimin e tokave shqiptare. I shkolluar dhe mésuar mé sé miri per kohén, luante rrolin e sekretarit personal (kadiut vendas) té Ali Beg Gucisé. Luajti rrol té madh edhe né organizimin e pjesé-marrjes né lufté té femrave shqiptare té krahinés, per ti pérballuar mizorisé sé armikut. "Edhe gruaja e ka per borxh me luftue me dushman per vatan e sibijan. Ashté farzé (detyré) edhe me Kuran-shtonte ai. Pra jemi né lufté e hiqni carshafin, terlikun, ferexhen si dhe percen prej fytyres. Hidhuni né lufté!" 2Pas shpérndarjes sé Lidhjes sé Prizrenit, Mulla Jaha bashké me Hasan Ferrin, mobilizojné forcat vullnetare per mbrojtjen e kufijve té krahinés qé rrezikoheshin pérdité e mé shumé nga cubat malazez. Ata vihen né krye té rrezistencés antiosmane né fillim té shek. XX duke e organizuar kryengritjen e vitit 1903 qé kishte pérfshiré rrafshin e Dukagjinit dhe shumé krahin té tjera té Shqipérisé sé veriut.Shemsi Pasha erdhi me shumé batalione osmane dhe e shoi kryengritjen né fjalé. Mulla Jaha me 25 malésor nga Plavé-Gucia dhe 47 drejtues té tjeré té kryengritjes nga Peja e Gjakova u internuan né Selanik. Atje Jaha, takohet me njé nénpunés qé kishte mbaruar shkollén me té dhe me ndihmén e tij lirohet dhe kthehet né Plavé. Per kété ngjarje shkroj, pérvec gazetés Shqiptare

"Drita" edhe gazetat greke té kohés, duke e botuar edhe fotografiné e Mulla Jahés.

Posa Malazezét e pushtuan Plavén, me 19 tetor 1912, Mulla Sadon, té birin e Rllindasit tone Mulla Jahés, e pushkatuan sé bashku me véllezérit Ferri e dhjetra shqiptaré té tjeré i interrnuan né Nikshiq. Pas vitit 1919 Serbo-malazezét i pérdoren té gjitha ményrat per ti gjunjézuar e zhdukur shqiptarét e né ményré té vecanté familjet mé té shquara. Edhe familja e kétij patrio ti, nuk mundi ti rrezistoi egérsisé sllave dhe humbi rrugén e trungun shqiptar té saj.

Page 13: 100 vjet Luftë

Hysen Rexhepagaj

Familja e Rexhepagajve te Plaves eshte e ardhur nga Gruemira e Shkodres.Nga kjo familje shqiptare dolen njeri pas tjetrit patriots qe luftuan me trimeri te rralle. E shume nga keta rane ne fushe te luftes ne mbrojtje te tokes Arberore. Hysen Beg Rexhepagaj ishte njeri nder me te shquarit e kesaj famil¬je patriotike. Ai qe veprimtar e organizator i spikatur ne mbrojtje te Plaves, gjate viteve 1878-1880. Ishte kryetar i Nendeges se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne kete qytet.1Veprimtarine ne mbrojtje te interesave te kombit, Rexhepagajt e vazhdojne pa nderprerje. Per kete gjate viteve 1912-1913 malazazet u hakmuarren mizorisht duke i pushkatuar e syrgjyrosur me dhjetra pjesetar te kesaj familje si: Halil, Emrullah, Shaban, Jakup, Emin, Ismaili, Ejup, Abdullah e Sylejman Begun dhe i shpern-gulen dhjetera te tjere...2Terrori malazez mbi kete familje plaviane ishte aqe i madh sa desh i cfarosi, si dhe shume te tjera si kjo. Kete e konfirmon edhe nje leter e pushtembajtesve t'instaluar ato vite ne Plave:

"Bashkia e qytezes" - Plave. Drejtorise Mbreterore Krahinore - Guci Shkresa Nr. 617 e dat. 9 (22) VII, 1913Brenda bashkise se kesaj qyteze gjenden disa shtepi, dyqane dhe banesa familjare te te arratisurve si jane Feroviqet, Rexhepagiqet, Omeragiqet, si dhe te arratisurit e tjere.IMga koha e hyrjes se ushtrise sone ne Plave, ne disa shtepi dhe dyqane qendronin njerzit (malazezet-R.D.) qe ngapak punonin dhe tregtonin gje qe

Page 14: 100 vjet Luftë

vazhdon dhe sot, ndersa disa shtepi dhe dyqane jane edhe tani te mbyllu-ra. (...) Prandaj lusim ate Drejtori per urdherese si te veprojme ndaj pronave ne fjale te te arratisurve..." 3Shaban Beg Rexhepagaj, antar i Komitetit te Kosoves me seli ne Shkoder, ishte njeri nga udheheqesit me aktiv te kesaj krahine ne ruajtjen e sigurimin e kufijve te Shqiperise Etnike te krijuar pas vitit 1941.Gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore nga kjo vellazeri dalin mesuesit e pare shqiptar te kesaj krahine, Ragip dhe Ahmet Rexhepagaj. Keta te rinje se bashku me Shaban Ferrin (drejtor), Esat Mekulin, Fejzullah Canaj, dhe Qeba Rexhepagaj, gjate viteve 1941-1944 drejtuan shkollen shqipe ne Plave dhe Vonosele. Pas luftes punuan edhe ne Vuthaj e Guci... 4

Ahmet RexhepagajNe Lüften Antifashiste Clirimtare (LAG) aP° SK quriej atbote, Levizjen partizane, nga kjo familje marin pjese: Jusuf, Ibrahim, Omer, Emin, Niman dhe Mustafa Rexhepagaj. Disa prej tyre u vrané né kété lufté. Megjithé kontributin qé dhané n'até lufté, prapseprap, shokét e tyre té luftés, cetniko-komunistét malazez, e vazhduan plqjen e fllluar né vi tin 1913 mbi ta. Terrori i kuq filloi né néntor té vitit 1944. Né Zallé té Kocisé (Krushevé) Brigada e 25 e Shqipérisé, e pushkatoi nacionalistin e mirénjohur - Shaban Beg Rexhepagajn sé bashku me disa udhéheqés té tjeré té Plavés.Pak mé voné malazezét i vrasin Malen e Halilin dhe burgosin Huso, Haki dhe Omer Rexhepagajn. Dhe, mbas ca vitesh arritén qé njé pjesé té késaj véllazérie zémadhe té thyejné dhe ta asimilojné pérfundimisht

Page 15: 100 vjet Luftë

Nuh Shahmanaj

Shahmanajt e Plavës janë trieshjanë. Njëri ndër orga-nizatorët e rezistencës për mbrojtjen e Plavë-Gucisë në vltet 1878-1880 është edhe Nuh (Nue) Shahmani.Jakup Ferri e zgjodhi edhe komandant të forcave të Plavës që së bashku me Mulla Jahën e Bilall Shehun duhesh ta mbronin këtë qytet nga hordhitë e Mark Millanit, detyrë që e kryen me sukses të plotë,Forçat e tyre bashkë me ato të Rugovës, Rrafshit të Dukagjinit dhe të Gashit e Krasniqes, u renditën përgjatë kufirit Shqiptaro-malazez që nga Bjelluha e Çakorri e deri në Lumin Lim. 1Traditën luftarake kundër okupatorëve të yjetër (turqit) dhe atyre të rinj (serbo-malazezë) e vazhduan edhe pasardhësit e tij.

Hajro Shahmani e Hysni Zajmi

Page 16: 100 vjet Luftë

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Hajro Shahmani mon pjesë në LAÇ. Atë bashkë me mësuesin gjakovar, Hysni Zajmin i pushkatuar në Plavë në nëntor të vitit 1943. I vëllai i Hajros - Bejto Shahmani ishte njëri nga të kater delegatët e Plavë-Gucisë që në emër të popullit të kësaj Krahine nënshkruan Rezolutën e Konferencës së Bujanit dhe u zgjodh antar i KA të Kosovës.Ajo rezolutë, sic dihet, popullit Shqiptar në ish Jugosllavi ia garántante të drejtën për vetvendosje deri në shkëputje dhe bashkimin me Shqipërine... Për këtë, Bejto, fiiste me krenari dhe gjithë jetën ka qenë i menjanuar nga jeta politike dhe i përbuzur nga autoritete moniste të sistemit ortodoks bolshevik -Jugosllav. 2Nga kjo derë doli intelektuali e avokati i mirënjohur -Idriz J. Shahmani. Ai ishte njëri prej atyre patriotëve shqiptar që e hetuan me kohë rrezikun që po u kanosej trojeve shqiptare nge Qetniko-komunistët serbosllav dhe s'bashku me Ymer Berishën, Shahsivar Aliun, Abdyl Hencin, Luán Gashin, Fuat Dibrën, Salih Valen, Shefqet Shkupin, Selman Rizën, Ibrahim Kelmendin, Bedri Pejanin, Mulla Idrizin, Adem Gllavicen dhe intelektualë e udhëheqës të tjerë popullor e politik shqiptar, u tubuan në Gjimnazin "Sami Frashëri" të Prishtinës (në shtator të vitit 1944) dhe formuan Komitetin e Rinisë Nacionaliste për Mbrqjtjen e Kosovës.

Idriz Shahmani

Statutin e programit politiko-ushtarak té késaj organí¬zate nacionaliste e pérpiloi Idriz Shahmani, Ky dokument mbantye titullin: "Dishiplinari i Rinisé Nacionaliste Shqiptare per mbrojtjen e atdheut dhe Kombit". Edhe té kjo véllazéri patriotike shqiptare, sikurse té té gjitha familjet plaviane, rregjimi komunist serbo-malazez e béri punen e vet. Vrau Idriz dhe Sahit Shahmanin, i persekutoi e népérkémbi té tjerét dhe arriti ti pérkulé deri né até masé saqé sot asnjéri prejt tyre sendien mé veten shqiptar...

Page 17: 100 vjet Luftë

Zhuj Selmani i Rugovés

Avdyl Pepa

Pepajt e Plavés jane té fisit Berishé.Fshati Pepaj ishte skaj kufirit me Malin e Zi dhe pothuajse cdo dité duhej té luftonin me té. Kur u kthye Ali Beg Gucia nga lufta e Gjakovés, pasi e zhdukén "mur-tatin" - Maxhar Pashén nga kjo toké, Jakup Ferri e njoftoi me sa vijon: "Nuk pata dert hic pse cernagorét kishin pas djegé xhaminé né Pepaj, as pse e kishin vra hoxhén Mulla Osman Celen, kryet e té cllit ja kishin pas varé né njé hu e ngulé maje njé pirámide né hudutin e atij sektori, qé ti shihej prej sé largu, por nuk mund té duroj grabitjen me forcé nga nji bandé malazeze té 3 gikave shqiptare prej katundeve té Pepajt e Arzhanicés, té cilave ia kishin pre sisat e lañé gjallé pérgazep".1Gryka e Limit qe nga Pepajt e deri nén Muriné, nuk éshté e quajtur me kot Gryka e dyté e Kacanikut apo Kacaniku i Plavé-Gucisé. Né "Lahutén e Malcisé" té At Gj. Fishtés e gjejmé me emrin: Gryka e Sutjeskés...Né kété gryké dhe népér arat e fshatit Pepaj, vojvoda i Vasivoqit Todor Milani, me 8 janar 1880 i la "té vdekur e mbeté mbi dhe", hic mé pak se 2000

Page 18: 100 vjet Luftë

ushtaré. Si dhe 500 kuaj, njé top e shumé armé té tjera, me dy flamuj rus. Me cka déshmohej se populli i késaj krahine po luftonte jo vetém me Malin e Zi, por me Rusiné Cariste e cila Serbiné dhe Malin e Zi e kishte shéndrruar né ambasa-da té veta né Ballkan.Né betejat e viteve 1879-1880 Pepajt i udhéheqi i parí i tyre Avdyl Pepa, malésor trim e sypatrembur.Kéto humbje dhe turpin qé i mbuloi atéheré né Pepaj, malazezét nuk i harruan dhe prisnin ditén qé té hak-merreshin. Né tetor té vitit 1912, Radomir Veshoviqi i dogji jo vetém 15 shtëpitë e kéti fshati por edhe ato té Arzhancés e Nokshiqit, gjithsejt 127 shtëpi. Populisme e kétyre fshatrave i detyroi té shpérngulén né brendi té krahinës né fjalé.2 Pa i permndur këtu vrasjet e atyre ditéve: Jakup Arifin, Shaban Hasanin, Haki Smajlajn etj. Të njëjtën gjë e përsërit Punisha Raçiqi në shkurt té vitit 1919, kur Pepajt qëndruanë heroikisht si gjithmonë gjatë liistorisë: Shpend Smajlaj bashk me Emin Muminin e l'laves e dhjetë shokë të tjerë e mbajti "pozicionin në Pepaj deri sa u vranë të gjithë". 3Masakra të papara ushtruanë serbo-malazezët mbi popullin e këti fshati gjatë gjithë sundimit të Mbretërisë Jugosllave. Kjo i detyroi pjesën më të madhe të trimave të tij tu ngjitën maleve dhe tu bashkohen Lëvizjes kaçake t'udhëhequr nga Metë e Sadri Smajlaj, Ramé e Rexhep Faku, Bacaj, Azem Bacaj dhe Tomé e Lekë Lekaj.Këtë e konfirmon edhe vdekja e shumë trimave të tillë, me pushkë në dore, sic ndodhi rasti me Halil I. Shabajn e Arzhanica, Niman e Hasan Bacajn dhe Gjon Lekajn, të vrarë në bjeshkën Vali, përmbi Martinaj. 4Gjatë Luftës së dytë botërore, këta malësor jovetëm që u bënë digë e pathyeshme në ruajtje të kufirit Etnik Shqiptar, por u bënë edhe mbajtësit e ushqyesit e qindra vullnetarëve shqiptar të ardhur nga krahinat e ndryshme të veriut për mbrojtjen e ati kufirit.Fshati Pepaj u shëndrrua në arenë përleshjesh midis mbrojtësve të Trojeve Etnike Shqiptare dhe çetniko-komunistëve malazez. Nga fundi i vitit 1944 e gjithë pop-ullsia u detyruanë të tërhiqen ta braktisin fshatin të cilin malazezët e dogjën ku me dijtë për té satén herë gjatë 50 yjetëve të para të shekullit që po e lame pas.U shpërngulën duke i lënë pas dhjetra të vrarë e të masakruar midis të cilëve ishin edhe Ibrahim e Bajaze Bacaj dhe Bjeshkë Lekaj, pastaj burgosën: Ali e Ramé Smajlaj dhe Lekë Lekaj etj.Terrori sllavo-komunist bëri até që se kishin bërë luftërat 100 vjeçare: I shpërnguli pothuajse që të gjithë. Sot aty jetojnë gjithsej 4-5 veta dhe até vetëm të moshuar. Ndërsa të rinjtë e kanë marrë botën në sy, si zogjët shtegtar. Në shtëpiat e braktisura shqiptare janë vendosur malazezët dhe pothuajse çdo gjurmë shqiptare është fshirë në ato anë...

Page 19: 100 vjet Luftë

Bali Dema - Martinaj

Vendbanimi me i vjeter shqiptar ne trevat e Plave-Gucise, Trepca, qe nga fillimi i shek. XVIII njihet me emrin Martinaj. Eshte ky erarin i nje kryetrimit selciane te quajtur Martin, traditen luftarake te se cilit e ruajten edhe pasardhesit e tij.Bali Dema, u shqua si udheheqes i suksesshem i kryengritjeve ku nder Tanzimatit ne keto ane dhe mu per kete Ali Beg Gucia e zgjodhi per zavends te vetin gjate lufterave per mbrojtjen e Plaves me Guci ne vitet 1879-1880. Shkelqeu sidomos ne betejat qe u zhvilluane ne Gricor (Gercar), Martinaj dhe Vizitor, duke e mbrojtur Gucine nga hordhite e Todor Milanit, ne ato dite te ftofta dimri.Si cdo kund ne Malesi edhe ne Martinaj ruhen emrat e heronjeve. Keshtu ndodhi edhe me Bali Demen, emri i te cilit u shendrrua ne patronim te nje vellazerie te tere -Balidemajve.Per disfatat e tyre gjate shek. XIX vasoviqasit kishin mbajtur shenime te hollesishme dhe posa e pushtuan kete krahine, ne tetor te vitit 1912 i vrane dhe i masakruane hie me pak se 700 veta. Shumicen prej tyre i pushkatuane masovikisht ne Qafe te Previse, ne mesin e te cilave ishin edhe dy nipa te Bali Demes: Bajram Haxhia dhe Arif Avdyli.Fshati Martinaj ne kete kohe i kishte 60 shtepi, shu-micen e te cilave i dogjen okupatoret malazez. Masakrat e Avro Cemoviqit i perseriti ne mars te vitit 1919 Punisha Raciqi duke lene keshtu gjurme te thella te pezmatimit te te

Page 20: 100 vjet Luftë

gjithe ata qe mbeten gjalle dhe te pasardhesit e tyre.Njeri nder te pezmatuarit dhe te torturuarit qe ne ditet e femirise se tij, ishte edhe pinjolli i shtepise Balidemaj -Deme Reku, i lindur ne vitin 1915 ne kete fshat.

Demë RekuAi qe ne rini u aktivizua ne levizjen antiserbe per clir-imin e trojeve tona te mbetura nen Mbreterine Jugosllave. I ndjekur nga xhandarmerija e saj, ne vitin 1937 detyrohet te braktise vendlindjen dhe te shkqj ne Shkoder. Si trim dhe i shkathte qe ishte arrine te pune-sohet ne suiten e Sylco Begut - si truproje personale e tij, per 3-4 vjet me radhe.Pas kapitullimit te Jugosllavise mbreterore, ne pran-vere te vitit 1941 kthehet ne Martinaj. Tre vjet rrjesht Dema bashk me Iber Hysin, Selman Fakun, Avdi Smajlin e djem tjer te Martinajve, nuk e hoqen pushken nga dora (1941-1943) Ishte i pari ne betejat qe zhvilloheshin kunder cetnikeve e komunisteve jugosllav. "As plumbi s'e donte" - me thoshte njehere ne N.Y. Jakup Jahelezi (Metaliaj), 100 vjecar dhe shtonte: "Kurr s'kame pare asi trimit", Derisa ne yjeshte te vitit 1943 ne moshen 28 vjecare ne Cecun afer Previse, veritet ne krye te detyres nga dor e cetnikeve te Gjorgje Llashiqit.Edhepse gjate nates se gjate komuniste, 50 vjecare, u ndalua te permendet emri i Derne Rekut, si edhe shume trimave te tjere qe dhane jeten ne perpjekje me bishat gjakatare serbo-malazeze, prapseprap rrapsodet popul-

Page 21: 100 vjet Luftë

lor ku munden e ku guxuan i kenduan kenget e tyre qe i ruajten den me sot. Njera nga keto u kendua nga nipi i tij - Labinot Bali Dema:

Ç 'jane keto gjame qe po vijne bregutThone se ashte pushka e Demë RekutKrejt Goleshi tuj gjimueThone Martina]t n'kame Jane çueKercet bumja ne llogoreKeshtu e ka Shqiptari proreMalazez, e more qyqeNuk ka mbete Shqipnia, ne gjyshe,Avdi Smajli si sokolS'shkel per toke por fluturonHalil Hamzi s'e ndale vrapinKa nja e vret sa here qet hapinBajraktari trim si zanaIber Hysi t'u kendofte kangaShume qendruat si Shqiptaret proreMe Derne Rekun ne llogoreShume qendruat pa fije frikePer me mbrojte Shqipnine Etnike.Pyet Flamuri per Demë RekunAshte i gjalle, nuk din me vdekun.1

I gjenerates se Derne Rekut ishte edhe Isaf Syla njeri nder mesuesit e pare shqiptar, pas Luftes se dyte boterore ne kete krahine.

Page 22: 100 vjet Luftë

Isuf Syla 1910-1993

Edhe ky i ndjekur nga dhuna serbo-malazeze, ne vitin 1931, detyrohet te ike ne Shqiperi. Shkollen fillore e kryen ne Korce, ate te nenoficereve ne Tirane. Se pari punesohet ne Pogradec e pastaj ne Korce, ku punoi si nepunes ushtarak dhe doganor deri ne pushtimin fashist, me 7 prill 1939.Kur u pushtua Shqiperia, Isufi refuzoi te sherbente okupatorit, per cka deshmon dokumenti i leshuar me shkrim nr. 3/51314 i dat. 25.07.1939. Kalon ne Shkoder ku lidhet me bashkevendesit e vet ne Levizjen Antifashiste. Me sygjerimin e tyre, kalon ne Guci, dhe prej majit 1941 punon si nepunes i komunes deri me 1944. E burgosin per shkak se e kishte ndihmuar Laç. Pas luftés, Isufi angazhohet per hapjen e shkollave shqipe né Vuthaj, Guci e Martinaj.Puna e tij patriotike u ra né sy UDB-sé, me té cilén ai vec filloi té kacafytej. DemonstratMsht, sé bashku me t'kusherinin Rexhep Galin dhe Shaban Salihin, Hasangjekaj, né njé tubim né Martinaj, ju kundérvuné udbashit Drobnjak, kur ua keqtrajtonte bashkfshatarét e tyre.Pushteti malazaz e mbylli shkollén shqipe né Martinaj, Isufi filloi té punoj né Vuthaj né shkollén e vetme shqipe qé kishte mbetur asokohe né Mal té Zi. Pa mbaruar vitin shkollor, me 1957, ia vuné prangat né doré dhe e dér-guan né ferrin e Goli Otokut, ku e mbajtén dy yjet. Pasi kthehet nga burgu, detyrohet ta léré vendlindjen dhe shkon né Kosové. Né vitin shkollor 1960/61 éshté mésues né Dragobil té Malishevés, ku punon deri me 1966, kur del né pensión.Né librin e Dr. Paloké Gj. Berishés: "Zhvillimi i shkollave dhe arsimi i Shqiptaréve né Mal té Zi 1878-1988" - Ulqin 1997, né faq. 189, éshté dhéné né detaje biografía dhe puna arsimore e kétij mésuesi té popullit. Por jane shénuar gabimisht data e burgosjes (1947) dhe e ripunésimit té tij (1950/51)?! Pastaj, nuk qéndron kon-statimi i autorit se: "...pérséri ktijohen kushtet per té punuar né vendlindje"?!Isuf Syla, asnjéheré nuk punoi né vendlindje pas dal-jes nga burgu, asnjedité nuk u pajtua me ata qé e syrgjy-rosén né Goli Otok. Pérkundrazi ka qené i ndjekur dhe i pérciellur gjaté téré jetes, deri né vdekje.2Né fillim té luftés né rrethin e Tuzit nga malazezét u vra edhe Din Salihi. E pérvec kétyre, nga véllazéria Balidemaj, pushtuesit cetniko-komunist malazez, bur-gosin dhe mbajné gjithé jeten né burg (mese 20 yjet) edhe Elez Hysenin, me akuzé se gjaté luftés kishte vraré shumé malazez per t'u hakmarrur per vrasjen e babait té tij-Hysenit? Derisa, Sadik Bajramin e dénuan me vdekje dhe e ekzekutuané né Bjello Pojé.Rexhep Gali intelektuali kryengrités dhe i papérkulur, u lindé né janar té vitit 1925. Shkollén fillore dhe njé shkollé té mesme dyvjecare i kreu né gjuhén serbe.

Page 23: 100 vjet Luftë

Autori (R. Dedushaj) me Rexhep Galin né New York me 1995

"Né yjeshtén e vitit 1941 - tregonte vet Rexhepi, njé del-egación i Qeverisé sé Mustafa Krujés, kishin ardhur per vizité né tokat e cliruara nga Jugosllavia. Ata erdhén nga Peja né Guci per té vizituar kullat e Ali Pashé Gucisé. Qellova até dité né Guci. Po kthehesha rrugés sé ngushté per né Martinaj. Para meje ndaloi nje kerr. U ndala ti shiqoj. Nga kerri mé pyeti se ku shkoj?- Per Martinaj - u pérgjigja.- Sa miré po llafoska shqip - tha njé tjetér,- A kalon kjo rrugé népér katundin ténd?- Po - i thash.

- Urdhero ne kerr, dhe u ula me ta. Ishte hera e pare ne jete qe vositesha me automobil. Pasi u njoftuem shkur-timisht se kush isha e sa shkolle kisha me pyeten:- A kishe ardhe me ne ne Tirane? Pyeti njeri prej tyre, qe me vone e kuptova se ishte Kole Bibe Mirakaj. Me dha edhe nje leter t'ia coja Prefektit ne Peje, e qe te me der-gonte te ministri pa portofol, (meqe s'kishte pranuar t'i sherbej Italise) te prof. Qazim Koculi ne Tirane.Me pelqimin e vellait Idrizit, pas dy ditesh shkova te Prefekti - Xhelal Preveza ne Peje, i cili me percolli per ne Tirane. Udhetova bashke me deputetet e rrethit te Pejes "si djal nga trojet e Ali Pashe Gucise" - sic u shpreh Prefekti. Pas dy dite udhtimi me dorzuan te prof. Koculi ne Tirane.Pas disa ditesh ministri me regjistroi ne vitin e dyte te gjimnazit. Meqe nuk dinja te shkruaj shqip, cdo dite vinte nje mesues te ministri e me mesonte shkrim-lex-imin.Qazim Koculli, komandant i forcave shqiptare per clir-imin e Vlores me 1920, me vone minister i Qeverise Shqiptare ne Stamboll dhe Kairo, qe pas vrasjes se Avni Rrustemit, emigroi ne France. Ne Pariz njihet me Mustafa Krujen dhe

Page 24: 100 vjet Luftë

mbas pushtimit italian kthehen ne Shqiperi. Ai ishte njeri me kulture te gjere dhe patritot. Me 1943 vritet nga italianet ne Vlore.Ne Gjimnazin e Tiranes Rexhepi njihet me Qemal Stafen, Kaja Karajfilin, Behar Shtyllen, Spiro Koleken, Nako Spiron ete. Te eilet thuaja se do t'ia caktojne kah-jen jetesore, keti te riu malesor i cili deri atehere men-donte se Italia ia ka cliruar vendlindjen e tij te shumevuajtur nga shkjau.Nga dita festimit te 28 nentorit 1942. Kur nxenesit e Tiranes i kishin qitur ta shiqojne parakalimin e ushtrise fashiste italiane dhe Rexhepi detyrohet nga shoket e lartepermendur antifashist ta gjuaj per toke nje flamur italian qe ia kishin dhene ta mbaj. Ky ishte akti i tij i pare kunder pushtuesve dhe organizohet ne RinineAntifashiste Shqiptare. Merr pjesé pastaj né shumé aksione qé zhvillohen asokohe né Tirané. Ja njéra prej tyre:"Duke mé njohur si "djali i Qazim Kocullit" me besonin thot Rexhepi dhe arrita té hy edhe né zyrén e Ministrit t'arsimit (Koliqit) dhe té marré makinén e shkrimit, qé nevojitej per lévizjen tone antifashiste". Pasi Italianét e vrasin Koculin, déshprohet shumé dhe kalon i téri né LAC.Ai kthehet né Martinaj dhe menjéheré lidhet me antifashistét vendas si: Alo Hotin, Xhafer Nikocin, Jusuf Rexhepagajn, Fazli Ulajn etj. Puna dhe veprimtaria e tij bie né sy té okupatorit dhe pas ikjes sé Qerkezve (ushtaréve té siellur nga Gjermania kétu) filloi burgosja e té dyshimtéve vendas. E burgosin dhe dérgojné né Peje. Me ndérnjetésimin e njérit prej nacionalistéve té shquar té Martinajve-Ibér Hysit, e lirojné.Rexhepi bashk me Fazli Ulajn dhe Selim Pepén, pastaj del partizan. Rjeshtohen ne radhét e Qetés té sapofor-muara té Plavé-Gucisé, e pastaj né até té Beranés.Né vjeshté té vitit 1944 mobilizohet né Brigadén e peste Malazeze, div. i treté, i cili vazhdoi luftimet deri né Trieshté. Gjaté késaj kohe mbaron edhe kursin e deshifruesve. Si deshifrues i sukseséshém né vitin 1945 e dérgojné né Berlín me njé komision ushtarak. Me 1946 kthehet dhe fillon té punoj né Gardén e Titos né Beograd. "Isha né rojé, né sigurim te ura e Zemunit tregonte, kur kaluan atypari Tito dhe Enver Hoxha". Fjala éshté per vitin 1946 kur ky i fundit e vizitoi Beogradin...I mérzitur nga disciplina e madhe kérkon té shkoj né shkollim té méejshém, mbaron njé kurs kualifikim né Banjicé. Né vjeshté té vitit 1946 kalon né shkollén e pilotéve né BRSS né Kievé. Aty gjené edhe 30 kadett shqiptar nga Shqipéria dhe luajti rrolin e pérkthyesit té tyre.Pas kryerjes sé akademisé dyvjecare me 1948 kthehet né Zagreb. Ndodhi IB-a dhe pothuajse té gjitha kuadrot shqiptare qe kishin dale nga lufta i burgosen. Ky fat e gjeti edhe pilotin e ri shqiptar Rexhep Balidemajn qe denohet me 6 vjet bürg dhe dergohet ne Gergur te Goli Otokut. Aty takohet me Qamil Brovinen e shume udheheqes te LAC nga Kosova."Ne ishim themeluesit e atij ferit" - deklaron Rexhepi. Posa lirohet nga burgu, ne nje duel me Mirko Drobnjakun ne Köder te Bajraktara, i cili kerkonte te licitej Lan Hasangjekaj ne nje tubim te Martinajve e bur-gosin. Per kete e denojne me 3 vjet bürg, me akuze te rreme per "tentative aratisje ne

Page 25: 100 vjet Luftë

Shqiperi".I percellur nga Vojo Maziqi, Nikolla Colloviq, Millan Stevoviq, Radomir Serdanoviq e udbash te tjer detyrohet te leshoj fashtin e shkon te banoj ne Guci. Ai s'u perkulet dhe nuk pranon te bashkpunoi me udben e dergojne perseri ne Goli Otok. Akuza: Ne shtepi ia gjejne Lahuten e Malecise dhe ne vend te "sabahajrolla" u thot njerzve miremengjez. Denimi: 1 vit bürg e 2 internim... Kur del nga burgu e leshon vendlindjen dhe shkon te banoj ne Kosove. Punon se pari ne Gjakove e pastaj ne Prishtine.Merr pjese ne demostratat e vitit 1981, i biene ne adrese, ringjalle kujtimet e UDB-se per te, dhe e izolojne 2 muaj ne burgun e Lipjanit.Meqe nuk ndale Propaganden e burgosin perseri me 1983 ne Prishtine dhe e denojne me 4,5 vjet bürg. Si te papermiresueshem, ne vitin 1990 e burgosin dhe e dergojne ne burgun e Dubraves se Istogut edhe 2 muaj... Qe nga viti 1948 e deri ne vitin 1990, Rexhepin e bur-gosin 6 here, e denuan me 16 vjet e 9 muaj bürg, prej te cilave ndejti plot 14 vjet e 6 muaj. Andaj me te drejte e quajne edhe Demaci i Plave-Gucise. Nje veteran tjeter i LAQ nga Balidemaj ishte edhe Zymer Halili. Ka marre pjese dhe i ka nenshkruar dokumentat e Konfereneces se Bujanit me 2 janar 1944, ku zgjedhet edhe antar i Keshillit Antifashist per Kosove dhe Dukagjin. Ne ate kohe ishte Sekretär i Byrose se PartiseKomuniste pran batalionit "P. Rexhepi" e me vone ne arradhen "Curri-Rexhepi". Si nenshkrues i dokumentave te Bujanit, ate e izoluan heret monistet e Shqiperise dhe pjesen me te madhe te jetesa e kaloi ne Tirane, i perbuzur, i ndjekur dhe i per-ciellur nga sllavo-komunistet dhe agjentet e tyre.

Page 26: 100 vjet Luftë

Ismail Omeraga

Njëra ndër familjet më në zë, të Krahinës Plavë-Gucisë, që ka luajtur rrol historik gjatë periudhave të ndryshme është edhe familja shaliane - Omeragajt e Gucisë. Në historinë e këtij vendit përmenden që nga filliumi i shek. XVIII. 1Njëri ndër zavendësit e pare të Ali Beg Gucisë në kohën e Lidhjes së Prizrenit ishte Ismail Omeraga. Në nëntor të vitit 1879 me forçat që i komandonte ven-doset në Qafë të Previsë, përballë trupave të Todor Milanit i cili me furi ia kishte mësyrë Gucisë. Ndërsa sek-torin e Gerçant e mbronte zavendësi tjetër i Ali Begut -Bali Dema i Martinajve."Konfrontimi vazhdoi për 24 orë pa ndërperje dhe ishte shumë i përgjakshëm. Në sektorin e Gucisë pati më shumë se 140 të vrarë e të plagosur, nder të cilët mbeti edhe vet udhëheqësi shqiptar Ismail Omeragaj. Banditët malazez i prenë atij kokën dhe si shenjë të suksesit e dërguan në Cetinë". 2Knjaz Nikolla nuk knaqet vetëm me kokën e plakut të Omeragajve por kërkon edhe koka të tjera, prej tyre. Soldateska e tij në Qafë të Previsë me 1913 i pushkaton edhe: Mulla Sheqin, Mujë Agen, dy djemtë e Talit, Hako Alin, Avdi Hasanin, Iber Ahmetagen, Avdi Omeragën etj.3Gjithë këto persekutime dheato që vijnë më vonë, bëjnë që Omeragajt, shkallë-shkallë të humbin jovetëm tehun e rrezistencës por edhe shqiptarizmen e tyre.

Qafa e Previsë mësheh shumë varre masive të Shqiptarëve

Page 27: 100 vjet Luftë

Alush Smajli i Hotit

Haxhajt e Hotit jane nder familjet me ne ze te Krahines sä Plaves. Alush Smajli i Haxhajve ishte antar i Shtabit per Mbrojtjen Kombetare te Plave-Gucise, ne vitet e Lidhjes se Prizrenit. Fishta ne "Lahuten e Malecise" i pershkruan t'bemet eketij trimi ne Lüften e Nokshiqit, me 11 janar 1880, ku uprini bashkfshatareve te vet:Alush Smajli i Hotit t'Kujt,Sot mbi Shkja m'ashte cue lugatSjell m'tagana sa ashte tue mujteSi po t'nxierrte huj neper shpat" Rrugen e Alushit e vazhduan edhe femijet e tij: Caku, Backu dhe Badja, qe bashke me Bajram Tafilin Haxhaj "sa here qe Plava luftoi kunder ushtrise turke dhe malazeze u ndodhen ne balle te betejes". Malazazet e kishin ne sy kete familje dhe sahere qe u jepej mundesia shfrynin mllefin e tyre mbi te. Keshtu ndodhi me 25 mars 1945. Pernjeher i pushkatuan perm-bi Degan: Ali Cakun, Shpend dhe Rexhe Backun, Niman e Haxhe Currin, Halil e Rexhep Tishukun (te bijt e Tishuk Asllanit), Gjero e Mehmet Medin dhe Shaqe

Page 28: 100 vjet Luftë

Rexhen. Me vone i vrane ne Hot edhe Ymer Currin, Mete Rexhen dhe Zenel Mehmetin. Ndersa e burgosen, e denuan me vdekje dhe e exekutuan Shaban Asllanin. Kurse Zeqir Daku, ishte vrare ne lüfte si partizan... Nga Hotjanet tjere i burgosin edhe: Muje A. Mustafaliaj, Sharo I. Mujaj etj.

Smajl Meta Ahmetaj

Ahmetajt e Vuthajve jane pasardhesit e Nike Nrel Nikcit.Smajl Meta caktohet Bajrakar i Vuthajve ne kohen e sundimit te Mustafa Pashe Bushatit. Ai u prine Vuthajve ne cdo beteje qe e kerkonte pashaj shkodrane, ne lufte kunder shkjaut apo Turkut.Ne lufterat per mbrojtjen e Plave Gucise 1878-1880 Smajl Meta eshte anetar i Shtabit per Mbrojtjen e Cucise.1Ne keto luftera ai merr pjese me te gjithe Ahmetajt qe ishin per pushke. U dalluan sidomos: "Rexhe Meta, Met Hyseni, Veli Hysa, Ali Velia, Hajdar Velia, Plave Smajli. Halil Smajli, Bali e Xhok Halili, Selman Haxhku, Rexhep Fazlia, Hamez Beqiri, Hime Delia, Iber Demiri etj. 2But Smajli, ne cilesine e Bajraktarit te Vuthajve, i shoqeruar nga Ali Hima dhe Zeqir Smajli-Ahmetaj, bashk me Hasan Ferrin marrin pjese ne tubimin gjithepopullor te Verrat e Llukes me 1910.

Page 29: 100 vjet Luftë

Pas arritjes ne Malsi te Gjakoves me 1919 e gjejme ne kontakt te perhershem me Komitetin e Kosoves me seli ne Shkoder. Ne gusht te vitit 1920 u prine Vuthajve ne Lüften e Koplikut kunder invadueseve serbosllav. 3Hordhite pushtuese te Veshoviqit me 1913 e damtojne per se tepermi vellazerine e Ahmetajve duke i pushkatu-ar: Rame, Deli, Hysen e Beke Smajlin, Hamez, Sadri e Cene Ademin, Xhok e Bali Halilin, Etem, Beke e Ali Zeqirin, Hysen, Xhuk e Azem Nimanin, Ahmet Fazline dhe Mete Smajlin. 4Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë djem të Ahmetaj ve i bashkohen Arradhës Partizane "Perlât Rexhepi"nga Shkodra. Komandant i këtij formacioni partizan ishte Sadik Bekteshi-Ahmetaj. Në radhët e këtij batalioni ishin edhe Sylë Buti, Azllan e Abdyl Bekteshi etj. 5 Ndërsa në forçat nacionaliste që luftonin kundër çetniko-komunistëve malazez u dallua veçanërisht Pulec Hima dhe Rexhep Buti - i cili u vra ne njërë nga ato beteja.

Rexhep ButiPas Luftës terrori i kuq, komunist, nuk i kurseu asnjë nga këta. E vranë: Pulec Himën dhe e burgosen: Sadik Ramën, Zenel e Sherif Mehmetin. Ndërsa mësuesi: Sylë Buti u detyrua të ikte në Shqipëri e Imer Alia i kaloi disa vjet në ferrin e Goli Otokut...Në Shqipëri më vonë, në vitet e 70-ta u burgos Sadik Bekteshi - ish komandant i arradhës partizane "P. Rexhepi" të Shkodrës dhe i deleguari i Shtabit të Përgjitheshëm të UNÇ të Shqipërisë në Bujan, dhe nënshkrues i dolkumentave te Bujanit. Nga kjo vellazeri sot veprojne krijuesit: Dr, Ibrahim dhe Ali Muzlia, Syle Buti (Sulejman Ahmeti) Ismail Aliu me te bijen Mimoza Ahmeti e vellaun Sadriun dhe Dr. Halil Ukshini e Mehmet Rama.

Page 30: 100 vjet Luftë

Rrustem Isi - Hysenaj

Hysenajt e Hotit kane bere emer kahere ne Krahinen e Plave-Gucise.Rrustem Isi, ishte njeri nder antaret me aktiv te Shtabit per mbrojtjen e Plaves gjate viteve 1854-1880. Bashke me te vellane Etem Isin, treguan trimeri te rralle ne fushe te luftes. Aty ku sulmi i armikut ishte me i eger e rreziku me i madh, aty ishin edhe vellezerit Rrustem dhe Etem Isi. U vrane si heronje ne fushen e betejes me lljanar, 1880.Rrugen e tyre e vazhdoi Met Rrustemi, i cili krah-perkrah me Hasan Ferrin luftoi kunder Osmaneve dhe shkijeve ne dhjeteyjecarin e fundi te shekullit XIX dhe vitet e para te shek. XX. Ne nje ndeshje te pergjakshme me taborret e Xhafer Tajarit qe kishin rrethuar Plaven, ne gusht te vitit 1904 u vra heroikisht. Dhe populli e per-jetoi ne vargjet e kenges:Hasan Ferri po pisketThirrma Metin shpejt e shpejtBinqj thaste meflshekeKetij asqerit me ia shkrepeCi kane ardhe me ne me deke

Page 31: 100 vjet Luftë

Met Rrustemi ne ka deke. Traditen luftarake dhe atdhetare te kesaj familje e vazhdoi Ali Etemi qe mori pjese ne perpjekjet kunder Serbo-malazezeve te viteve 1912-1919. Me vone dallohen Mai Rrustemi e Naso Sejdia - qe bashke me disa hotjane te tjere e zhduken nga kjo toke gjakpiresin e madh dhe antishqiptarin e perbetuar, Stanisha Turkoviqin dhe te tjere si ky. Pas Luftes se Dyte Boterore e burgosen dhe denuan me 20 vjet burg.%Fdhe hotjanet qe jetojne ne Guci u shquan shume.Nuro Hoti - bashkeluftetar i Ali Pashe Gucise.Osman Halil Hoti - ra deshmore ne Lüften e Nokshit.Jusuf Hoti - u dallua ne Lüften kunder A.H. e me vone kunder Serbise deri ne vitin 1919.Rexhe M. Hoti - u dallua gjate "Kohes se Shqipnise"si dheRasho Hoti - qe veproi po ne kete kohe por ne anen e LAC-it bashke me Alo Hotin... 

Ahmet Zeneli - GjonbalajGjonbalajt e Vuthajve jane té njohur, né krejt malésiné e veriut pérkah veprat burrérore dhe atdhetare, qé i lañé gjaté shekujve n'ato troje...Né shek. XVII dallohej vet Gjon Bala, emrin e té cilit e mban sot njé katund i téré. U dallua edhe i biri i Gjonit, Tunxh Gjoni... 1Njéri ndér késhilltarét e Ali Pashé Gucisé gjaté luftérave per mbrojtjen e

Page 32: 100 vjet Luftë

Plavé-Gucisé ne vitet 1850-1880, ishte edhe duka i Vuthajve - Ahmet Zeneli. 2 Ka mbetur né kujtesén e popullit se pa marré edhe mendimin e Ahmet Zenelit, Pashai i Gucisé nuk ndérmerrte asnjé veprim. Dhe shpesh vepronte ashtu sic késhillonte ai..

.

Ne ato vite u dalluan edhe Mul, Mehmet e Arif Kurti, Sali Jaha, Zymer Selmani, Rexhep Fazlia - qe i doli zeri per trimeri e burreri. U vra pas Luftes se Nokshiqit, ne Velike, ne perleshje me kusaret malazez qe kishin mesyr kufirin tone. Pastaj: Mel Selmani, Niman Syla dhe Mal Ahmeti - qe u dallua per menguni, atdhetarizem e bujari.3Ndaj trimerive te ketyre burrave malazazet u hak-muerren shume keq ne vitin 1913. I masakruane: Syla Istrefin, Kamer Nezirin, Cele Shabanin etj. Gjate dhe pas Luftes se pare boterore nga vellazeria Gjonbalaj dallohen: Çun Mula dhe Avdyl Hysa. Qe te dyte keta i gjejme anetar te Komitetit te Kosoves qe nga viti 1937. Gjate Luftes se Dyte Boterore bashke me Mustaf Haxhine Jane udheheqes te Lidhjes se dyte te Prizrenit ne kete krahine. U dalluane ne betejat kunder çetniko-komunisteve malazez.Ka mbetur ne kujtesen e popullit te Gucise nje veprimi i mencur i Mustaf Haxhise, pas kapitullim.it te Italise, ne shtator te vitit 1943. Propaganda malazeze arrine te frik-soi popullin e Gucise dhe i udhezon te shperngulen (per here te pare ne historine mijvjecare te ketij vendi antik) jo ne drejtim te Shqiperise por ne drejtim te "territorit te lire" - sie e quanin komunistet malazez rrethin e Andrevices?Mustafa e kupton pabesine e malazezeve dhe u tregon se atje gj enden cetniket e Gjorgje Llashiqit, me thika ne dore per t'i prere te gjithe ne fyt, sie e kishin dhe kane edhe sot zakon keto bisha te Karpateve. I bindi qe te kthehen pas dhe se asnje e keqe nuk do tu ndodhe nga Gjermanet, te eilet po vinin nga drejtimi i Pejes.

Page 33: 100 vjet Luftë

Mehmet Dermani Gjonbalaj, eshte nder intelektualet e pare te krahines dhe vuri te gjitha aftesite e tij ne sher-bim te atdheut. U lind ne Vuthaj, u shkollua ne Shkoder dhe studioi artin ushtarak ne Itali. Punoi ne Puke, Kukes dhe Rahovec. Mori pjese ne LAÇ. Perfaqesoi Vuthajt ne Konferencen e Bujanit dhe u qendroi besnik deri ne vdekje vendimeve te saj. Ky qendrim nga stalinistet e I ii anes u vleresua si anti-Jugosllav e armiqesor. Per kete kaloi vite te tera ne internim dhe kampet e punes, ku edhe vdiq. 5Pas luftes, terrori i kuq komunist e perfshiu edhe kete vcllazeri vuthjane: Mustafa mbeti ne mal i ndjekur kiinba-kembes nga OZN-a Jugosllave derisa e gjeti vdek-|in ne Iqinat te Rugoves. I burgosen Avdyl Hysen,Shaban Sadrine, Adern Shabanin, Brahim Shabanin etj. Kurse Cuf Sokoli vdiq ne rethana misterioze. Sot nga kjo vellazeri dallohen krijuesit: Hasan Isufi, Dr. Muje Halili, Murat Gjonbalaj dhe profesori atdhetare, Rexhë (Rexhep) Mustafa...

Page 34: 100 vjet Luftë

Toske ne roje te kufirit afer Gucise me 1879 (sipas A. Mayhew)

Hysen Efendi Gjonbalaj

Rexhajt e Gjonbalajve janë ndër ato familje në Vuthaj që nuk janë nështruar askujt dhe s'kursyen asgjë për lir-inë e trojeve tona.Sadik Rama e vazhdoi rrugën e Kuk Lui Nikes, Derne Gjekë Vukës e trimave të tjerë vuthjan, që ia kishin sjel-lë shpirtin në fyt Vezirit të Shkodrës. Ata s'bashku me trimat tjerë kelmendas sulmonin pa ndërprerje kasermat e karvanët e turqëve. Pushteti osman përdori të gjitha mënyrat e mjetet për të zhdukur çdonjerin prej tyre. Në pabesi u vra Kuk Lula, ndërsa Demë Gjeka për t'u shpë-tuar ndeshjeve e humbur gjurmët shpërngulet në Krelan të Gjakovës, ku janë edhe sot pasardhësit e tij. Në Vuthaj kanë mbetur pak nipa të Vuk Nrelit (Qerimajt). Është poeti Imer Shpendi...Sadik Rama Gjonbalaj, la nam të madh edhe në Bjellopojë,në një përleshje të pabarabartë me bandât plaçkitëse të Sanxhakut dhe hapi rrugën e tregtarëve midis Gucisë dhe Bjellopojës. 1.Nga familja e Sadik Rames më vonë dallohet Adem Hima dhe Jakup Hoxha-që bashkë me Rexhën e Vogël nga Gucia e Myftar Galin e Martinajve, vazhduan veprimtarinë kundër pushtuesve Serbe.Ali Meta i Rexhajve ishte bashkëluftëtar i Bajram Currit, pjesëmarrës në Luftën e Gomsiqes dhe burrë i përmendur në Vuthaj.Me respekt përkujtohet edhe Niman Syla: Ai gjatë Luftës së II Botërore në pazarin e Pejës qëndroi si burrat. Mbrojti fytyrën dhe pasurinë e vet e të shokëve që ishin me të. Për këtë e burgosen dhe e mbajtën në Kullën e Sheremetit deri në ditën e shkuarjes së Gjermanëve nga ky qytet.Personi qé shquhet vecanérisht nga kjo familje ishte llysen Vuthi, intelektuali i paré vuthjané, njéri me kul-luré e dinjitet, i respektuar e me influencé. Ai per

Page 35: 100 vjet Luftë

shumé vite punoi si myfti i Shkodrés.Jetoi dhe veproi né Shkodér por asnjéheré se qiti pas mendje vendlindjen, Vuthajt dhe mbajti lidhje té vazh-dueshme me popullsiné e késaj Krahine. Mu per kété populli i Plavé-Gucisé e zgjodhi bashk me Ismail Nikocin pérfaqésues té vetin ne Komitetin e Kosovés qé nga formimi i tij me 1 maj té vitit 1918 (u legalizua me 7 nentor té atij viti). 2.Hyseni ishte njéri ndér antarét mé aktiv té ati komiteti i cili luajti rrolin e njé qeverie té Kosovés me seli né Shkodér.Korrespondenca e tij me Pariné e Plavé-Gucisé ishte e pérditéshme. Kété e konfirmojné letrat e shumta qé i shkembeu me ta e qé ndodhen sot né arkivat e Shqipérisé.Sa per ilustrim po e shénojmé njerén prej tyre: Letér turqisht

Popullit dhe Parisé Plavé me Guci:Shkodér 15.1.1919 Edhé kété heré si herét tjera, me trimni, burréri dhe guxim qé keni tregüe, me té njejat cilsi, mburret Atdheu i yné. Nevé jemi té bindun per kété. Por duhet té jemi té bashkuem si mishi me thojt, pse ky ashté kusht i domosdodhém kundér Serbéve e Malazezéve. Gra, burra dhe fémijt, qé nga 12 vjecare e deri ke pleqet 70 vjecar, té jemi gati per té mbrojtur nderin dhe Atdheut. Ta sakrifikojné jeten dhe granija e té mos dorzohen gjallé, ma miré té vdesin me nder né fushén e luftés. Nuk duhet t'i dorzohemi kurré nji bishe t'egér malazeze, nji egersié té Serbéve. Sic e dini tash 12 vjeté barbarizmat e masakrat qé kané ba ata né popullin e pafajshém t'asaj krahinés s'oné dhe né Podgoricé, Tergovishté dhe né Peje jane té panumérta. Pra prej atyre ngjarjévet té merrni mésimet e duhuna. Nevé jemi té bindun qé do té jeni gati qé "té sakrifikoni jeten per mbrojtjen e nder-it e t'Atdheut". Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës, ashtu edhe parsija e populli i Shkodrës, kan ba protesta dhe vazhdojnë të bajnë protesta t'ashpra pran Fuqive të Mëdha. Gjthashtu besojmë se do të vendosin gjithë shtet e mëdha. Përfaqësuesit e atyne shtetev që ndodhen sot në Shkodër njoftuan qeveritë e veta. Ne kemi shpresë në emnin e Zotit, se do të fitojmë, por juve në çdo rast të jeni në gjendje gaditshmëri-je, për këtë ju lutemi fort e fort.Ismail efendija dita dites po paraqitet pranë Komandantëve që për-faqësojnë Shtet e Mëdhaja këtu në Shkodër. Pra kemi shpresë do të dalim "fituesa".Përsëri ju lutemi të mbani rendin e qetësinë, të keni diciplinë të mire, të shëndoshë e të forte. Të mos ndodhij pranë juve ndonji veprim të papëlqyeshëm, sepse mund të dërgohen nga Shtetet e Mëdha "elementa zbulimi dhe hetuesije". Pra në rast se ndodhë ndon¬ji vrasje ose gja e paligjshme, pa dyshim do të humbasim.

Page 36: 100 vjet Luftë

Hysen VuthiZoti Ju ndihmoftë: Myderisi i Shkodrës (Hysen Efendi Vuthi) d.v. Vula

Adem Bajraktari - Radonaj (Radonçiqi)Njëra nga degët e fisit Kuç janë edhe Radonçiqet e Gucisë. Me vendosjen e tyre në Guci, me kalimin e kohës ata ndruanë besimin, nga ortodokx kaluan në islam. Në kohën e Lidhjes së Prizrenit nga kjo familje dolen luftëtar të rreptë si: Huso, Halil e Sylë Radomciqi të cilët bashk me kryetrimin Adem Bajraktarin e Bali Demën e Martinajve dhe Binak Alinë e Krasniqes, u bënë digë e pathyeshme në kufirin Shqiptaro-Malazez, në zonen e Gerçant. 1

Nga Radonçiqet, Avro Cemoviqi pushkatoi: Haxhi Hasin, Haxhi Beqin, Ibrahim Halilin dhe vëllezërit: Halil e Murat dhe Adem e Din Talin.Në jugosllavinë Mbretërore ata ishin të ndjekur e përndjekur. E gjatë Luftës

Page 37: 100 vjet Luftë

së Dytë Botërore, ata u rreshtuan në dy fronte: në LAÇ dhe Çetat Vullnetare ven-dore. Luftuan për mbrqjtjen e krahinës së Plavë-Gucisë prej çdo të huaji që vinte ta shkelte e ta poshtëronte...

Pas luftës edhe mbi ta, filloi "gjuajtja e shtrigave" sllavo komuniste. Nacionalisti Sejdo Beqi i kaloi dhjetra vjet në kazamatet ndëshkuese të Jugosllavisë Titiste...

Gal Kolina

Fshati Kolinë shtrihet buz lumit Vrujë, është ngjitur fshatit Vuthaj, me bjeshkë e me vrri. Në hyrje të tij është ndërtuar kështjella (kërshllajet) e Shabanagajve, qendra e pushtetit lokal të Gucisë. Kjo ndihmoi që Kolinasit të ishin gdoherë në gadishmëri për mbrojtjen e Gucisë. Gjatë viteve të luftës 1875-1880 njëri ndër ata që se hoqën shpatën nga brezi ishte edhe Gal Kolina. Ai mer¬ite pjesë në cdo kuvend burrash dhe në front me shumë djemë e nipa - kolinas. Vasoviqasit posa e pushtuan Gucinë i nxorrën në "strelishtë" në Qafë të Previsë: Ramë Zeqirin, Hasan Alkun, Hasan Smajlin dhe i pushkatuan.Në Jugosllavinë e Karagjorgjeviqëve u stërndoqën. Më vonë u bashkohen

Page 38: 100 vjet Luftë

forcave Vullnetare Shqiptare dhe luftuan në thepat e Grebenit, me mbrojtje të Kufijve Etnik, Shqiptar. Në këto luftime ra dëshmor Zeqo Kolina. Edhe Kolinajt morren pjesë në të dy frontet. Si pjesë-marrës i LAC u vra edhe Shaban Kolina etj.

Mushak Haxhia - Selimaj

Selimajt e Vuthajve jane pasardhésit e Pretash-Gil-Dedé-Nilit té Kelmendit. Nga i njejti trung edhe Gocajt. 1 Né Luftén e Nokshiqit me triméri té rrallé luftuan: Smajl, Haxhi e Jusuf Ali, Bree Alia, Elez Isufi, Rexhé Breca., Mushak Haxhia dhe Etem Selimaj. 2 Né fjalimin e Ali Pashé Gucisé, né pércjelljen e pér-motéshme té martirve té réné né lufté né mbrojtje té vatanit u pérmend me nderim té vecant edhe emri i Selim Breces Selimaj. Ndérsa né Shtimje, né mbrojtje té Lidhjes Shqiptare té Prizrenit bashké me Mic Sokolin u flijua edhe Elez Selimaj. Dhe populli kéndoi:

Hqj medet po bañé miletl Na u vra Elezi e Smqjl Hyseni U vra Mici e Smqjl MehmetL..

Fshati Valbon shtrihet buzé kaltérsisé sé lumit Valbona, midis Alpeve. Madhéshtija e maleve dhe liria e natyrshme né té cilén ishin mésuar malésorét e vecanér-isht banorét e kétij fshati, Selimajt, u jipte krenari e lir-iné a zogjve té malit. Kjo duket né trimérin e pathyesh-mériné e tyre né beteja kundér armiqéve. Veshoviqi, né vitin 1912 erdhi ta digjte Valbonén, ate késhtjellé kresh-nikésh. Malazezét si kriminel dhe koké trashé nuk e kuptonin se liria kurr s/mund té venitet. Né njé betejé té pabarabarté midis disa qindra

Page 39: 100 vjet Luftë

malazezésh dhe njé grusht banorésh, qé zgjati 12 oré, né kété qéndresé mbinjerzore, rané déshmor té pesé djemt e Haxhi Alit-Selimaj: Mushak, Brahim, Sherbet, Prrok dhe Abdyl Haxhia. U vrané edhe: Col Sherbeti (14 vjecar), Shkurte Sherbeti (18 Vjecare) dhe Halil Brahimi.

Shkurte Sherbeti

Kété e déshmon edhe kénga popullore:Veshoviq klysh i Serbisé,Se ke njofté djemt e Shqipnisé, S'njeh Shqiptar e s'njeh Shqipniné Se ke njofté Mushak Haxhiné Né Valboné ushtrtné e Kralit, E hané korbat gurve t'zallit...

Edhe sot né Valboné, shkémbi pas té cilit luftoi dhe ra heroikisht trimresha e Valbonés, e mban emrin: Guri i Shkurte Shérbetit.4Gjaté gjithé Jugosllavisé Mbretérore, asnjéheré Selimajt e Valbonés, se pranuan kufirin qé ndante véllezérit dhe té njejtén toké, Valbonén nga pjesa tjetér e Vuthajve. Per kété déshomjné shumé pérpekje té armatosura me "granicarét" Jugosllav té asaj kohe...GjatéLuftés sé Dyté Botérore, né shtépiné e Ramé Etéhemit ishte vendosur shtabi Partizané i Kosovés dhe udhéheqés mé té réndésishém té lévizjes antifashiste nga Kosova e Malésia. 5Né mesin e kétyre udhéheqésve shkélqente edhe Sali Rama Selimaj. Derisa shumë trima të kësaj vëllazërie të udhëhequr nga Ali Shabani, u rreshtuan edhe në njësitë vullnetare në mbrqjtje të kufirit etnik, që i ndante trojet tona nga Mali i Zi. Si shpër- ,ë blim për patriotizmmin e bujarin e tyre, ata u ndoqën, burgosën e persekutuan nga regjimi komunist, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. Komunistët qenë të pamëshirëshëm edhe me ata që ishin në anën e tyre gjatë luftës si Rame Etëhemi me të bijtë.

Page 40: 100 vjet Luftë

Hasan Haxhiu, në anën tjetër, e burgosin dhe vdiq në burgun e Bjello Poles nga torturat

Sadik Halili - Qosaj

Qosajt e Vuthajve janë pasardhësit e Satnish Nrel Balës. Ata moren pjesë në të gjitha ngjarjet e betejat që u bënë në mrojtje të lirisë dhe të kufinjëve shqiptarë.

Page 41: 100 vjet Luftë

Burra në zë e të kuvendit ishin Sylë Hajdar Qosi dhe Sadik Halili. Në luftën e Nokshiqit moren pjesë Bajram Kurti, Halil Etemi, Tahir e Bucak Qosi etj. Në fillim të shek. XX rrol të rëndësishëm luajti Sadik Halili. Kur vëllazëria Qosaj ishte në shënjestër të "gjuetisë së shtrigave", në periudhën e Avro Cemoviqit 1912-1913, i cili i masakroi: Plak Tahirin, Shaban Hasanin, Mehmet Shabanin, Hajdar Osmanin, Mane, Jusuf e Alush Qosin dhe vëllezërit: Adem e Avdyl Zeken. Gjetë territ të Mbretërisë së Karagjorgjeviqëve, mbi këto familje si edhe mbi të gjithë shqiptarët ra shtypja më gjithë egërsinë e urrejtjen që kanë sllavët ndaj nesh.Në periudhën 1941-1944, në kohën e Shqipnisë - sic quhej atëbotë, Qosajt ishin përkrah forcave vullnetare për mbrojtjen e kufirit Shqiptar. Me 1946 nacionalistin, Man Zeken, e pushkatuan në hyrje të shpellës dhe i arrestuan, torturuan e burgosën shokët e tij.Ponjoll i kësaj vëllazërie vuthjane është edhe akademiku ynë i mirënjohur: Rexhep Qosja dhe i vëllai -regjisori i famëshëm Isa Qosja. Juristi Ali Cubi dhe skulptori, Smajl B. Qosaj.

Dedë Gjo Luli

Shog dhe Hul Sokoli - Goçaj

Goçajt e Vuthajve janë pasardhësit e Vuk-Dedë-Nilit (Nikçit). Njëra ndër vëllazëritë me kryengritëse të Kelmendit.Gjatë kryengritjeve antiosmane të vlteve 1684-1689, edhe më vonë, pa ndërprerje, ata ishin në balle të çdo lëvizje antiosmane. Për këtë Hydaverdi Pashë Begolli, me 1703 i shpërnguli me force në Peshter, ku jetojnë edhe sot (në Ugell, psh.) I shpërnguli si të pabindëshëm dhe shumë të rrezikshëm për Perandorinë Osmane. Disa nga ata u këthyen përsëri në Vuthaj. Goçaj jetojnë edhe në Junik... Ata që u kthyen u integruan përsëri në jetën e vendit dhe vazhduan traditën e

Page 42: 100 vjet Luftë

tyre të luftës e veçanërisht në ruajtjen e kufijve nga mësymjet malazeze. Shquhen veçanërisht: Zekë Selimi, Demë Mehmeti, Sokol Velia etj. Avro Cemoviqi, pasi e pushtoi Gucinë i arrestoi, i lidhi dhe i nisi për në Previ trimat: Hul dhe Shog Sokolin. Gjatë gjithë rrugës ata shkuan duke kënduar këngë malësore, për t'u dhënë zemër shokëve e për t'u shti inatë kriminelve:

Shogf Sokoli shkon tuj knue,Afrou vélla me m'nimue (ose i thot Hulit me i nimue) Tztfsha kangén cije tuj knue,A s'po sheh c¿ kemé marue?

"Kur u kthyen né Vuthaj ushtarét malazez qé kishin marré pjesé né pushkatimin e vuthjanéve né Previ, takuan Razé Balijén, nénén e Shogut dhe té Hulit. Kéta xhelat pérpara asaj nene qé e lañé kércune, i hoqén pushkét nga krahu dhe ia cuan tytat e tyre te hunda, duke i thënë: "Na arbanashka, merru ere se me kéto pushkë t'i kemi vra Shogun dhe Hulin tend". Në Çerem i pushkatuan edhe: Beqir Z. Zymer H. dhe Sadri H. Goçajn...Përveç për pushkë dhe këngë, Gojçat janë shquar edhe si fanatik në ruajtjen e traditës, burrërisë dhe nderit në Vuthaj. Isuf Abazi ishte njëri nga hokatarët më të respek-tuar në Vuthaj. Ai bashk me Hamëz Beqirin e Greth Aline - Ahmetaj, janë ndër më të shquarit që ruajtën e përcol-lën humorin e krijuar me aq mençuri brez pas brezit në Vuthaj. Kurse Sadri Alia - Goçaj, ishte njëri ndër mësuesit e pare Vuthjanë pas Luftës II Botërore, që pëecolli me dhje-tra gjenerata në shtigjet e diturisë dhe atdhetarisë...

Page 43: 100 vjet Luftë

Kéta burra t'udhéhequr nga atdhetari Hoxhé Kadri Prishtina, me 1 Maj 1918 e formuen né Shkodér Komitetin e Mbrqjtjes Kombétare té Kosovés (KMKK) apo sic quhej shkurtimisht Komiteti i Kosovés. Duke i vené vetes 3 detyra kryesore:Me u pérpjekur para fuqive té médha té Antantés dhe me kérkuar bashkimin e Krahinave té Kosovés - prej Shkupit e deri né Tivar, né njé Shqipéri té liré dhe vetadministruese.Me njoftuar opinjoni ndérkombétar me veprimet genocidiste té pushtueséve serbo-malazez, veprime kéto te filluara qe nga vlti 1878, duke i perzene shqiptaret nga trqjet e veta stergjyshore.Me formuar dhe me derguar delegacione neper bote per realizmin e dy kerkesave te me siperme sic qe rasti me dergimin e delegacionit 3 antaresh te kryesuar nga Hasan Prishtina ne Konferencen e Versajit me 18 janar 1919.Por KMKK nuk luftoi vetem per clirimin e tokave te pushtuara nga serbo-malazezet por luftoi edhe per mbrojtjen e teresise shteterore te Shqiperise se cunguar dhe forcimin e ruajtjen e pavaresise se saj..

Ismail Nikoçi

Nikoçajt e Gucise jane me prejardhje nga Trieshi i Mbishkodres. Ne Guci jane familje e njohur dhe atdhetare.Ne kohen e Lidhjes se Prizrenit, Fehrat Nikoçi ishte njeri nder antaret me te shquar te Shtabit per mbrojtjen e Gucise. Hasan Bajri u shqua ne periudhen e pavaresise, ashtu edhe kunder pushtuesve te rinj - malazezeve. Ata sapo e pushtuan krahinen fjale, i lidhen qindra patriot shqiptar dhe i deuane ne "strelishte" (vendpushkatim) ne Qafe te Previse. Me 9 (22, sipas kalendarit te ri) mars 1913, perpara pushkatimit shqiptaret qendruan si burra, shqiptar te vertete. Ata s'pranuan asnje nga kerkesat mashtruese te malazezeve qe te pranonin pushtimin e krahines dhe ndryshimin e fese. Qe te fusnin panike midis shqiptareve, ata bene masakrat me cnjerzore ndaj tyre, duke treguar barbarine e qyteterimin e tyre, qe s'ishte larg egersise se bishave te terbuara. Midis ketyre trimave shqiptare, populli ne vargjet e kenges se tij, ka dhene qendrimin burreror te Hasan Bajrit - Nikoçaj:

Page 44: 100 vjet Luftë

Hasan Bqjri n'kame a çue, Largou shkja, gejat je afrue, 500 vjet t'kena sunue, Asnji here n'xhami s'te kem çue, S'te' kena thane fene me nrrue.

Ato dite ne Previ nga Nikoçajt, perveç Hasanit u pushkatuan edhe: Mala i Haxhi Sejdit, Adem Bashi, Haxhi Shabani, Ali Frei, Bajr Zeqiri, Ibrahim Rrustemi, Syle Istrefi etj.Kurse intelektualin e shquar dhe atdhetarin e kesaj vellazerie dhe te mbare Gucise - Ismail Nikoçin, e syrgjyrosen ne Nikshiq. Veprimtaria atedhetare e ketij intelektuali duket qarte nga "telegrami urgjent" qe Komanda e Qarkut Ushtarak - Guci, ia dérgonte Ministrit té Luftés, z. Brigadierit J. Vukotiq né Cetine:Nr. Sekret 10.XII.1913

Para kater ditéve kétu erdhi fshehtasi Smaké Nikogeviqi (Nikogaj), gucian, i cili u largua sé kétejmi tash tre muaj dhe qéndronte né Podgoricé (si duket, pasi e kané léshuar nga kampi i Nikshiqit - R.D.) duke shérbyer si lidhje ndérmjet Gucisé, Shkodrés dhe Cetinés per punét e tyre? Megenése myslimanét turq (lexo: Shqiptarét - R.D.) dhe Serbét e kétushém na paraqesin né ngjyra mé té erra¬ta si ndérsyes dhe kryeneq, né fakt, duket se éshté njéri shume i keq, turbullues dhe lufténxités (...) Sipas raportit té njerézve té mi, posa erdhi kétu nisi mbledhja né fshehtési e disa myslimanéve né kuvendim duke pérgatitur njé delegación per Cetiné. Ai i nxit myslimanét qé té mos i dérgojné fémijét né shkollé, duke i béré késhtu sfidé pushtetit. Delegacioni éshté maské sepse qéllimi i agjita-cionit té tij nén rogoz éshté pergatitja e fshehté e myslimanéve té béjné urgjancé népérmjet legatave gjermane, austrohungareze dhe italiane qé Plava dhe Gucia me rrethiné t'i takojné Shqipérisé autonome dhe jo Malit té Zi. Ju lus per urdhéresé veprimi ndaj kétij turbulluesi, té cilin e kamé mbyllur deri né marrjen e urdhérimeve Tuaja.

Per Komandén: B. BozhoviqNdérsa né pérgjigje nga Cetina thuhej: "Qé né maréveshje me Kapitenin Gjuro Vujoviq té informoheni saktésisht se çfaré agjitacioni zhvillon personi per té cilin lajméroheni, me ké e zhvillon kété agitación dhe per c'qéllime dhe mé dérgoni raportin pas, né té njejtén kohé, té kérkoni nga Drejtoria Krahinore e Podgoricés tju informqjnése me ké kontaktonte pérsoni né fj alé densa ishte né Podgoricé, c'bénte dhe me cilin, rreth punes per té cilén mé njoftoni.(...) Personin e pérméndur lirone njéheré per njéheré nga paraburgimi me kusht qé té jeté nén mbikqyrjen e rrepté, por té padiktushme té policisé".4Ismail Nikoçi, lindi né Guci né vitin 1876. Shkollén fil-lore e kreu né vendlindje, té mesmen (medrezen) né Peje dhe fakultetin e drejtésisé né

Page 45: 100 vjet Luftë

Selanik. Né moshén 24 vjecare diplomohet dhe né vitin 1900 kthehet né Guci. Punon né bashkiné e Gucisé, derisa e burgosin né vitin 1906 dhe e internojné né Manastiré. Kétu qendron 6 muaj dhe pati fatin té takohet me atdhétarét mé té shquar té Kosovés si: Hoxha Kadri Prishtinén, Fehrat Dragén, Dervish Himen etj.Me 1909, turqit e arrestojné pérséri per shkak se iu gjeten disa pako me abetare shqip té botuara nga "Komisija e gjuhés shqipe né Manastir". Abetarét ja kishte dhéné shoku i tij i jetes, mésuesi patriot pejané -Sali Gjuka, me té cilin e kishte kryer fakultetin né Selanik dhe gjaté gjithé jetes mbeten shoké té pandar.Gjaté sulmeve malazeze-tetor 1912, ai éshté né front, per mbrojtjen e krahinés. Mé voné e internojné né Nikshiq sé bashku me shumé patriot té tjeré té krahinés.5Elmaz Plava né librin e tij shkruan se ato dité I. Nikoci shkoi né Vloré per té marré pjesé né shpalljen e Pavarésisé me 28 Néntor 1912. Sipas tij, né Nikshiq ia internuan familjen derisa Nikoci ishte né Vloré?! Né dokumentat e malazezéve, né ato qé i njohim, kuptohet se ai nuk arriti té shkoj né Vloré. Megjithaté mbetet té hulumtohet edhe mé tej per té patur njé njohje té ploté té veprimtarisé sé spikatur té kétij patrioti...Me 1914, pasi u lirua nga burgu i Gucisé - sic u cek mé larté, per shkak se ishte i pérciellur dhe i rrezikuar né cdo moment, shkon né Durrés dhe bashké me Bajram Currin e atdhetar té tjeré merré pjesé né pritjen e Vilhem Vidit.Nga Durrési kalon né Malésiné e Mbishkodrés. Aty e arrestqjné dhe e sjellin né Guci.Né vitin 1916, mbas kapitullimit té Malit té Zi, ai liro-het nga burgu i Andrievices (Sudnices). Populli i Gucisé i besoi postin e kryetarit té komunés. Ai proteston pse Krahina e Plavé-Gucisé mbeti juridikisht e lidhur me Cetinén e jo me Shqipériné?Ate e larguan nga detyra e mé voné e internuan né Hungari, prej kah kaloi né Viene. Kétu takohet me Bajram Currin (qé ndodhej poashtu né Internim) dhe i organizojn e i ndihmojn studentét shqiptar né kété qendér evropiane.Me kapitullimin e Austro-Hungarisé, me 1918, kthehet né Shkodér e mé voné né Guci. Organizon mitingje dhe bashk me Hasan Ferrin i mobilizojn popullin per mbrojt-jen e vendit nga sulmet e ushtrisé Serbo-malazeze. Ismajlin e zgjodhén edhe pérfaqésues té krahinés né Komitetin e Kosovés sé bashku me Hysen Ef. Vuthin dhe u tregua shumé aktiv.6"Ismail Efendia, dita dités po paraqitet pran komandéve qé pérfaqésojné shtetet e médha kétu né Shkodér" - u shkruante parisé sé késaj krahine Hysen Ef. Vuthi, né njé rast.Per cdo dité Nikoci kacafytej me pérfaqésuesin ushtarak francez né Shkodér, mikun e Serbéve - Bardi de Fortu. Ai né shtator té vitit 1919 e urdhéronte ti mbledhé refugjatét e Plavé-Gucisé e té kthehet mbas. Per kété Ismaili i pérgjigjet:"Zotni ju po na flisni me gjuhén "e tehit té shpatés". Ju e keni marré vesh se mbi popullatén e krahinés soné u ba nji kasaphane e tmershme e paré dhe

Page 46: 100 vjet Luftë

tashti po na dety-roni per t'u dorzue qé t'aplikohet mbi nevé kasaphane e dyté. Kjo do té thoté se popullata e viseve t'asaj krahiné té cfaroset, sepse nevé i njohim serbo-malazezét"."Ju jeni vet fajtor, pse kundérshtoni dhe nuk po nén-shtroheni. E pse e refuzon ti, Ismail, origjinén ténde? A nuk e ke edhe ti llagapin sllav?"- "Uñé vet personalisht kam luftue dhe do té luftoj opet per té shlye llagapin me "v i q" (qé ia kishin ngjitur mbiemrit té tij malazezét me 1912 - R.D.) sepse prejardhjen teme e kam nga fisi Dukagjin (...) Nik-Kocajt ishin nga Nikajt e Merturit".7Fatkeqesisht sot asnjeri nga Nikoçajt qe jeton ne Guci se dine kete gje dhe nuk dine te flasin as te lexojne me ne gjuhen tone - shqipe. Por me krenari e mbajne mbiemrin Nikoçeviq"Pasi u pa se Ismail Nikoçi ishte nje atdhetar i paperkulshem, agjentura jugosllave pergatiti vrasjen e tij. Me pare u blene shqiptare te korruptuar qe do te kryenin krimin. Largimi i Ismajlit nga Shkodra ne Barbullush nuk i ndali gjaksoret.Ne nje raport te komitetit nga Shkodra, te 2 nentorit 1919, ne te eilin behet fjale mbi intrigat e te huajve ne Shkoder, ndermjet te tjerash thuhet: "Beligradi i ka dhene Zyres Jugosllave ne Shkoder nje subversion prej Fr. 500.000. Veprimi i pare (...) ishte te vramunit e Ismail Efenise, kryetar i perlimtarise (bashkise) se Gucise".E wane me 25 tetor 1919 ne Barbullush. "Ne shenje zie per humbjen e Ismail Nikocit, Komiteti i Kosoves mbajti zyrat e mbyllura per 3 dite dhe flamurin e uli ne gjysem shtize".Gjate Jugosllavise se pare dhe gjate Luftes se fyte Boterore, nga vellazeria Nikocaj u dallua Sali Hasan Nikogi (djali i Hasan Bajrit te famshem). Ky ne eilesine e kryetarit te komunes ne Guci i ndihmonte kaeaket, rezis-tencen anti-sllave dhe me vone anti-fashiste ne keto ane. U ndihmoi edhe patrioteve e demokrateve shqiptar qe ishin strehuar ne kete krahine n'ikje nga ndekja hakmar-rese e Ahmet Zogut pas renjes se Revolucionit Demokratik te Nolit ne Shqiperi. Ne nje rast: "Hasan Prishtina bashke me Mustaf Krujen ishin strehuar te Keri i Sadri Bardhit, ne Bradozhnice - ku banonte pas ikjes nga Rugova me 1919. Pasi i rrethojne, Keri arriti t'i largonte nga shtepia, por i harruan do libra. E bija e Kerit - Safia, duke e dite se librat do te zbulojne rastin, i merr ato dhe u shkon pas e iau dorzon diku ne mal. Kur kthe¬het, xhandaret i kishin lidhe djalin e Kerit, Haxhen dhe vellaun e keti, Mikin. Duke iu kerenue e pyeten Safine se ku ishte dhe ku jane kaeaket, se ti duhet ta dishe? Ajo, me zgjuetsi pergjigjet: "Me leni vetem tu tregoi" Ata i largojne te lidhunit dhe ajo u pergjigjet: "Isha ne takim me nji jaran (dashnor) nga Rugova, u lutem mos me zbuloni se me mbyte Haxha". Ata mbasi nuk gjejne asgje te dyshimt e leshojne dhe keshtu e shpeton rastin. Ushtria shkojne duke i liruar edhe meshkujt e shtepise. Mbas largimit te xhandarve Prishtina dhe Kruja kthehen te Keri dhe bashk me te kalojne ne Qafe te Vranices te Celajt. Ata i kalojne ne Vuthaj. Ne kete kohe Hasan Prishtina i perciellur nga Avdyl Shabani - Çelaj dhe vellau i Sali Nikoçit Zeqiri, bashk me Ker Sadrine,

Page 47: 100 vjet Luftë

kalojne te Dede Çoku dhe neper Vermosh biene ne Linaj e Shengjin...Novica Popoviq e zbulon rastin dhe done ti rrethoj e tl çfarose me gjithe Çelaj. Nderhyrja me zgjuaresi dhe kembengulja e kryetarit te komunes te Gucise, Sali Nikocit e ndalon Popoviqin. Ai i thot se jane njerezit e mi dhe pa me vra mua s'ban ti cartish. U premton se do tja dorzoj vet Popoviqit. Novica niset per Beograd qe ti jap si hariq Pashiqit, se e ka ne dore Hasan Prishtinen. Kur kthehet e kupton se s'ishte ai aty. Mustafa Krujen, per hire te Salit me nje pasaporte fallce e kalojne ne Zare, qe atehere ishte ne Itali. "Sal Nikoci ka qene burre burrash" - me thot Sadik Bekteshi (ne Tirane me 1971), komandant i AP. "Perlat Rexhepi" te Shkodres, te eilin Saliu e kishte lejuar te qendronte ne Vuthaj, gjate vjeshtes se vitit 1943.Pas Luftes se II Boterore Salin e burgosin "kuqaloshet". Edhe pse njeri nder themeluesit e LAÇit ne Guci kishte qene edhe Xhafer Nikoçi, emrin e te cilit e mban sot Shkolla e Gucise...

Mulla Agan Koja

Page 48: 100 vjet Luftë

Agan Koja në kujtimet popullore të krahinës krahaso-het me emrin Azem Gálica i Plavës, Luani i Kërshit të Ujkut ose Skifteri i Dobërdollit. Këto epitete ia dha veprimtaria e tij luftarake dhe aksionet e guximshme që i zhvilloi rreth Dobërdolit e në Shkëmbin e Ujkut (Mujkut). Qafë të Diellit, Qakorr e vënde të tjera të kësaj krahine...Ai është pasardhësi i trimit Ali Koja, njërit nga kryetri-mat dhe udhëheqësit e spikatur të luftërave për mbrojt-jen e Plavë-Gucisë në vitet 1875-1880

Agan KojaAgan Fehrat Koja lindi me 15 prill të vitit 1892 në Përgëjavor të Plavës. Në Plavë e kreu mejtepin (4 klasë Shkollë), medrezën (Shkollën e mesme fetare) e kreu në Pejë dhe vazhdoi në Shkup shkollimin e mëtejshëm.Okupimi malazez, të cilit iu kundërvu në tërë fuqinë e vet, e gjeti imam në një xhami të Plavës. Në vitin 1917 kapi pushkën dhe u vu në krye të një cete kacakësh për t'i përzën Austro-Hungarezët nga krahina jonë.Në vjeshtën e vitit 1918, në afërsi të Plavës, i carmatosi tre batalione ushtarake A-H dhe vrau kapitenin e tyre Haufraun Gustav Hashor, duke i armatosur kështu pjesën më të madhe të popullsisë së Plavës e të Gucisë.Ceta e tij e pëngonte tërheqjen e trupave të ushtrisë së mundur A-H, që vinte nga Fronti i Selanikut. E pasi Azem Gálica s'i lejonte të kalonin kah Mitrovica e Peja, drejtoheshin kah Decani e Plava ku binin në pritat e Azem Galicës II - Mulla Agan Kojës.Kjo cetë bashkëpunonte me ato të Sanxhakut, t'ud-hëhequra nga kryetrimatdsuf Mehani, Rek Bisheva, Hysen Boshkoviqi dhe me cetat kacake të Rugovës t'ud-hëhequra nga Keri i Sadri Bardhit, Sali Rama etj.3Pjestar të cetës së tij ishin shumë Plavianë, por më të njohur ishin: Xhemal Koja, Ismail Sharkini, Ramë Mazi, Beqir Arifi, Jusuf (Jule) Metku, Haxhi Nimani, Mulla Xhema, Beqë dhe Emin Lluka, Vejsi e Deli Shahmani etj.Kjo cetë i zhvilloi më se 40 sulme kundër ushtrisë Jugosllave duke u bërë tëmerr për të.Aksionet më të njohura tAgan Kojës ishin: Lufta në Doberdol ku ndër bandave plackitëse të Millosh Popoviqit me 10 qershor 1919. Në këtë betejë Popoviqit i mbetën 30 ushtar të vrarë dhe 11 të plagosur si dhe iu muarrën krejt bagëtia e plackitur dhe iu kthyen blegë-torëve të Rrafshit të Dukagjinit

Page 49: 100 vjet Luftë

që gjindeshin në ato bjeshkë e që ishin mbajtësit kryesor të luftëtarëve të Mulla Aganit. Sidomos Haxhi Nimani e Müsli Syla nga Dobroshi i Gjakovës. Pastaj blegtorët nga Batusha, Nivokazi, Molliqi etj.Një aksion tjetër u zhvillua në korrik të vitit 1920 të Kershit i Ujkut në afërsi të Liqenit të Hridit, kundër 3 batalioneve Jugosllave të armatosura deri në dhëmb, bile edhe me artileri malore. Me një aksion të rrufeshëm u zunë rob 13 oficer të lartë Jugosllav në mesin e të cilëve edhe komandanti i operacionit me graden kolonel. Pasi i larguanë ushtrinë nga ajo zone, i çarmatosi dhe i lëshoi të turpruar të kthehen në Plavë.5Pastaj në Qafë të Diellit, në një rast Agan Koja i vrau 4 oficer malazez dhe i carmatosi 50 ushtar. Të gjitha pushkëve të tyre ua hoqi shulat dhe ua dha pronarëve bashkë me një letër ku thuhej: "Kështu kemi urdhër praj Hasan Ferrit".Me akuzën se s'po tregojnë aftësi për likuidimin e Mulla Agan Kojës dhe cetës së tij u ndërruan shumë "nacallnik" e oficer ushtarak të Plavës. Por "sishte faji i Millosh Popoviqit, Bogdan Shoshkiqit ose i Novica Popoviqit etj. qe zëvendësuan njeri tjetrin (...) por egzistenca e luftë-tarëve plavianë të lirisë. Shkaqet duheshin kërkuar në frymën e pashuar të qendresës, e cila ekzistonte në pop-ull, dhe në pjekurinë e një drejtuesi të aftë guerrilas si Mulla Agani. Është për t'u theksuar se Mulla Agani nuk kreu aksione vetëm në viset kufitare ose në qafat malore (...) Kur ishte e nevojshme ai zbriste deri brënda qën-drave të banuara malazeze. Përmëndet psh. Atentati që iu bë në Velikë Todor Mikiqit...".6Për Mulla Aganin dhe trimëritë e tij, Bajram Curri deklaronte mëse një herë: "Mulla Agan Plava i ka shokët e rraïlë ndër ata ci kamë njoftë unë deri sot."Ndërsa Hasan Ferri shtonte: "Mulla Agan Plava me shokët e tij, janë porsi kreshnikët e dikurshëm të cetës së Mujës e të Halilit".Kurse vet Mulla Koja u shprehte: "Une s'bëjë asgjë tjetër vee po i zbatoj urdhnat e Komitetit të Kosovës".7Për të gjitha këto, Novica Popoviq i kishte vu në qarkul-lim më se 100.000 dinar për zhdukjen e Mulla Aganit. Të holla këto që i hëngri njefar Ali Hysku nga Plava, por ia zunë në fyt të vëllezërit që e dënuan me vdekje dhe e ekzekutuan pas vrasjes së Aganit në shtator të vitit 1930, në shtëpinë e vet në Tropojë.Për vrasjen ë këtij trimi plavianë shkroi edhe gazeta "Rilindja e Arbërit", viti I, nr. 69 dt. 18 shtator 1930.Njëri ndër trimat më të njohur të cetës së Mulla Agan Kojës ishte edhe Ramë Rexha i Plavës i njohur me emrin Ramë Mazi.Po shenojmë këtu një shkrim të gazetës Kosova të Tiranës të botuar në shtator të vitit 1995, t'autorit Dr. Can Mulaj nga Durrësi:Ramë Rexha "lindi në Plavë me 14 shator 1898, në një familje të përmendur për bujari e për tradita patriotike. (...) Filloi aktivitetin e vet patriotik nga vitet 1918 deri në vitin 1944, kur u vra tradhtisht nga OZN-a në Plavë. (...)"

Page 50: 100 vjet Luftë

Pas trimërive që tregoi në përleshje me Serbo-malazezët në vitet 1918-1919 "pushteti Serb kishte vënë në dis-pozicion sasi të madhe parash dhe spiunësh për kapjen gjallë të tij, dhe ia arritën qëllimit në vitin 1922, në shkurt, në shtëpinë e tij. (...) E dërgojnë në Pejë, e dëno-jnë 20 yjet, por me ndihmën e bashkëluftëtarëve të vet arratiset nga burgu e del kacak."I bashkohet cetës së "Mulla Agan Plavës deri në vitin 1930, kohë e cila përkon me vrasjen tradhtisht të Mulla Aganit, bashkluftetarit te Bajram Currit.Vitet 1930-1940 ishin vitet ku ai me ceten e vet bente inkursicione spastruese ndaj krimineleve dhe bandave te pushtuesit Serb ne Plave-Guci, Rrafsh te Dukagjinit, Drenice e deri ne Peshter. (...)Vitet e pushtimit italian poashtu qene vite plot perp-jekje si ndaj fashisteve edhe ndaj sllaveve.Kishte simpati ndaj partizaneve qe luftonin fashizmin por si besonte parulles "Bashkim-vellazerim" qe lansonin ata.Simpatine ndaj partizaneve e tregoi me "8 Nentor 1943, kur krenet komunist Hajro Shahmani, Hysni Zajmi, Qamil Brovina e Xheladin Hana u rrethuan nga forcat naziste ne klubin e Plaves, ai me nje sulm te befasishem cau rrethimin dhe i shpetoi keta te rinj, ndersa me vone tradhtisht te nipin Hajro Shahmanin dhe Hysni Zajmin i kapen gjermanit e i pushkatuan."Por duke e ditur mire biografine dhe duke ia pasur friken OZN-a "vuri ne levizje levat e tij dhe e vrau tinzisht ne pusi ne afersi te Plaves ne vitin 1944."

Page 51: 100 vjet Luftë

Sali Bashi Hasangjekaj

Vellazeria Hasangjekaj e fshatit Martinaj, jane Vukel te fisit Keimend. Gjeke Vuku ishte i besimit katolik, ndersa i biri Hasani kaloi diku kah fundi i shek XVII apo fillimi i shek. XVIII ne islam...Pas masakrave qe ushtruan serbo-malazezet mbi Krahinen e Plave-Gucise, ne mars te vitit 1919, Sali Bashi kaloi ne Shqiperi dhe u vendos me gjithe familje ne Baçallek te Shkodres se bashku me qindra refugjate te tjere nga fshati Martinaj.Perveç puneve te perditshme qe i bente per ta mbajtur familjen gjalle, ai u pergjegj edhe zerit te Atdheut sahere qe e kerkon te Komiteti i Kosoves. Me 1920 mori pjese ne lüften e Kopilikut kunder hegjemonisteve Jugosllav qe kishin mesyre Shkodren.Qe nga kjo kohe ai u be si te themi ushtar i negullt 1 Bajram Currit. Mori pjese edhe ne Revolucionin Demokratik te Qershorit te vitit 1924, ne Shqiperi. Bente pjese ne grupin e Kosovareve qe furnizonin me ushqime e armatim Hysni Currin, qe ndodhej ne Puke me 4-500 luftetar kosovar e dukagjinas.Nje dite karvani i gjate i kuajve te ngarkuar ngjitej neper malet e Miredites dhe kur arriti ne Gomsiqe u nethua nga nje bände e madhe plackitesish. Me kot u munduan Ali Meta dhe Adern Myftari-Gjonbalaj ti bindin kusaret tiu hapnin rrugen. Pa pritur ia filluan pushkes. Pas nje lüfte te pabarabarte, qe zgjati mbi dy ore, mbeten te vrar qe te gjithe perciellsit e karvanit (7 sish), Ali Meta e Adern Myftari u zune rob!?Aty mbeten deshmor: Sali Bashi-Hasangjekaj se bashku me Vuthjanet: Isuf Etemin, Ali Cubin-Brucaj dhe katër rugovas...1Një tjetër pinjoll i kësaj vëllazërie që u dallua për vepra atdhetare ishte edhe

Page 52: 100 vjet Luftë

Avdi SmajliThellë në zemrën e mendjen e Avdiut të ri mbeti e pash-lyer vrasja e mixhëssë tij, Shelko Hakut në luftën për mbrojtjen e Krahinës, te Ura e Plavës. Shelku ishte plagosur në njëren kembë dhe nuk mund të lëviste. Rrethimi nga malazezët ngushtohej. Shokët provojnë të bartin, por ai u tha jo. Më leni mua këtu, dua të qëndroi deri në vdekje. Pushka e tij u ndëgjua deri në orët e vona të dites. Derisa i nehte edhe daman i fundit i gjakut. Një zot e di sa plage në trup mori dhe ku e groposen malazezët?

Kanga per Avdi Smajlin

Heroizmi i axhës, tek Avdiu kishte nxitë krenari por edhe unejtje ndaj pushtuesëve. Ai si çdo i ri i fshatit Martinaj, shkollohej nëpër odat e burrave - universitetet shqiptare, duke u pajisur me bunëri, trimëri e bujari...Bujaria e tij binte në sy sidomos kur i qethte dhënt:"Nesër i ka të qethunat e dhënëve Smajl Haku burra - u thonte bashkëfshatarëve të vet në Kodër te Bajraktarë (ku mblidheshin e mblidhen edhe sot Martinajt për çdo mbrëmje) dhe sejcili nga ju duhet të marrë nga një lugë në xhep e të dal në Qafë të Vizitorit. Kush nuk del është anmik i shpisë sonë". E me qënëarmik i shtëpisë së Smajl Hakut atëherë s'ishte lehtë.Dimrit i mungonte ushqimi për të gjitha ato dele dhe detyrohej të dimronte në Peshter. Atje në kohën e Karagjorgjeviqëve, harombashët (cetnikët) sërb bënin kerdinë ndër vendasit, shqiptar. Një natë, një harambash i tillë i erdhi në tëbanë edhe Avdiut, i armatosur deri në dhëmb, dhe për tia falur jetën atij dhe dy shokëve të vet, kërkoi një shumë të madhe të hollash. Avdiu me gjak-foftësi i premtoi të hollat, dhe e fton të ulet derisa njëri nga shokët të shkoi ti marr parate gjoja te një mik i ty re në fshatin Ugell.Në bisedë e sipër Avdiu i hidhet shkjaut në shpinë, ia ngjet për fy ti me dhëmb dhe e shtrinë nën vete. Me ndih-mën e shokut e mbyti dhe e groposi në tëbanë (stan), por pa vonuar zbulohet nga xhandarët dhe detyrohet që të bashkohet me çetat kaçake në mal. Kalon jetë të vështirë, meqë as në Shqipërinë e Zogut

Page 53: 100 vjet Luftë

s'gjenë strehim, përshkak se axha i tij - Sali Bashi ishte vrar në Revolucionin antizogist në betejën e Gomsiqes, për të cilën kemi bërë fjalë më lartë...Ndërkohë Avdiut, shkijet ia vranë edhe dy mixhallarët, Sylë dhe Sadri Mehmetin, vetëm për ti shtuar varret e Shqiptarëve - sic thonin ata. Kjo i shtoi edhe më shumë vërerin kundër tyre...Për kater yjet me rradhë Avdiu se hoqi pushkën nga dora, gjatë viteve 1941-1944. Ishte nder të parët në çdo betejë që e thirrte Atdheu, në luftë kundër cetniko-komustëve Jugosllav. 'As plumbi se donte" - më thoshte njëherë në NY Jakup Jahelezi (Metaliaj 92 vjeçar), i cili përveç këtij i açikonte edhe Selman Fakun e Demë Rekun e Martinajve. "Skam pa djem ma trima në jetën time".Vjeshta e vitit 1944 ishte mot i zi, me një shtërngatë që shkulte lisat me rrënjë, shkatronte dhe shkretëronte gjithëcka zënte përpara. Natë mesjetare e thikave të gjata - kur viktimat groposeshin si kafshët e ngordhura. Ishte kohë e një ere të keqë, kohë e krrakamës së korbave dhe ulurimave të qenve të tërbuar nga të ushqyerit me kufo-mat e njerëzve. Kjo të përkujtonte Qafën e Previsë të vitit 1913.Shqipëria shkelej vandalisht nga thundra sllavo-komunistë, ndërsa Kosova dhe viset e tjera shqiptare mbyteshin në pellgje gjaku. Masakrohej pa mëshirë ajka e Popullit Shqiptar, një brez i tërë atdhetarësh të flaktë dhe veprimtarësh të Lidhjes së II të Prizrenit, që s'ishte gjë tjetër veçse vazhdim i asaj të parës, të vitit 1878.Avdi Smajli, si edhe shumë nacionalist të tjerë mbeti duke u sjellur nëpër Alpet e Shqipërisë, nëpër foletë e Shqiponjave duke u ushqyer me bare dhe mish kali: "Dhetë ditë kemi jetue në Roshkodol, me mishin e nji kali të coftë" - më thoshte njëherë në New York, bashkëluftë-tari i tij, Elez Myrta i Botushës.Me Demë Ali Pozharin e shumë të tjerë e gjejmë edhe në ngujimin e Junikut, dhe lufton me heroizëm të paparë kundër çetniko-partizanëve që vepronin në këto anë. Ishin edhe në Kuvendin e NDSH që u mbajt në Dobërdol në veren e vitit 1945. Shpresonin se një ditë do ti pra-nonte Shqipëria mëmë, por...Duke e pare se çdogjë e mori lumi, detyrohen të tërhiqen që të mos zihen të gjallë. I braktisin trojet e veta dhe kalojnë në Greqi. Prej andej pa iu ndar Derne Ali Pozharit shkojnë në Turqi, ku i bashkangjitet lëvizjes nacionaliste dhe antikomuniste - Partisë Agrare -Demokratike "Ballit Kombëtar" të udhëhequr nga Prof. Abas Ermenji dhe burra të tjerë të kombit tonë.Gjatë gjithë sundimit të Rankoviqit, familja e tij në Martinaj, duke filluar prej babait plak e deri te Halili i mitur (i cili nëpër qelitë e kazamateve serbo-sllave e fiton tuberkulozin dhe vdes shumë i ri) i përjetojnë të gjitha mizoritë e sistemit sllavo-komunist.Ca vite para vdekjes në Belgjikë Avdiut i bashkangjitet edhe e shoqja-Shefka, e cila stoikisht e kishte pritur tërë jetën. Vdes në mërgim dhe duke e shfrytëzuar atë fare autonomie që e kishim para vitit 1989, niprit e tij e sol-lën në Atdhe. Sot i pushqjnë eshtrat bashkë me ëndrrat e tij, në Prishtinën kreshnike, duke pritur lirinë s'bashku me mijra martir kosovar të rinjë e të yjetër të rënë theror për atë tokë arbërore...2

Page 54: 100 vjet Luftë

Nga vëllazëria Hasangjekaj, kemi edhe një familje trime, nga e cila tri gjenerata djal pas djalit u shkrinë për mbrojtjen e këtyre trojeve dhe bashkimin e tyre me Nënën Shqipëri.Në ceremoninë e varrimit të dëshmorëve të rënë në luftërat për mbrojtjen e Plavë-Gucisë, në janar të vitit 1880 Ali Beg Gucia i përmendi me pietet edhe Dysh Gjerin e Brahim Çelën e Martinajve.

Rrugën e babait - Dysh Gjerit, Hasangjekaj e vazhdoi me vendosmëri i biri i tij Gjero Dyshi."Në muajin prill 1919 u mësua se Komandantët Italo-francez në Shkodër, caktuan njëfar komisioni prej 10 ofi-cerësh të përbashkët dhe kërkuan disa shqiptarë për kallauza (për vezhgimin e kufirit të Shqipërisë të caktuar në vitin 1914 - R.D.) të cilët edhe u caktuan, bile për krahiën e Rugovës ishin Keri i Sadri Bardhit dhe Sali Rama, kurse për Plavën me Guci, Gjero Dyshi me Shaqir Mushin (...).Kur komisioni mbrriti në veri në Qafën e Diellit, u ndalua prej autoriteteve Jugosllave. Ato i kërkuan komi-sionit italo-francez dorzimin a atyre shqiptarëve që ndod-heshin me ta, me pretekstin se pandeheshin për krim-inela ilegal dhe në vend të Shqiptarëve iu ofruan të shoqëroheshin më tej nga malazezë. Sic u mësua nga vetë malazezët më pas, as francezët e as italianët nuk patën ndonjë kundërshtim ndaj kërkesës dhe ranë dako-rd t'i dorzonin shoqëruesit shqiptarë. Megjithëse nuk e dinin gjuhët italiane ose franceze, shqiptarët kuptuan se çka po sillej rrotull tyre, prandaj të katër u larguan disa hapa.Edhe komisioni u largua në drejtim të një postko-mande serbe aty afër. Ndërmjet Serbëve roje dhe 4 shqip¬tarëve filloi pushka që zgjati për 2 a 3 orë. Së fundi Gjero

Page 55: 100 vjet Luftë

Dyshi kishte mbetur plagosun mbi déboré, kurse shokét e tij kishin mundur té largohen. Prej rojeve malazeze aty kjen vra 5 veta dhe plagos 5 té tjeré. Gjero Dyshi i plago-sun rendé u zbrit prej rojeve malazeze né Plavé dhe u vendos né xhaminé e lagjes Rexhepagaj. Kétu populli i Plavés e pa me sy Gjero Dyshin té plagosun, qé mizorisht rrihej prej xhandarve. Ai lebetitej dhe renkonte - xhan-darét kinse do ti kérkonin llogari per veprimet e tija, qé kish pasé zhvillue kundra pushtetit jugosllav, e tortur-onin per té trembur popullin.Viktima, ndonése me shpirté né dhémbé, rrihejné xhami lakuriq prej xhandarve. Trimi vdiq nén tortura, kufoma iu ekspozua gjaté dités né shesh, qé populli ta véshtronte. Askush nuk guxonte té fliste. Né mbrémje kufoma e Gjero Dyshit u gropos.Gjero Dyshi ishte njé patriot shqiptar i flakét, nga katundi Martinaj i Plavés. Shpesh ka ndodhé ndér aksione té cetave té armatosura kontra okupatoréve serbo-malazez dhe austro-hungareze. Ay edhe nji heré desh t'i sherbej atdheut tue u ndodhun pérkrah té nji komisioni evropianésh (...). Kuptonte se jeten e kish té sigurueme. Por ja, doli e kundérta, evropianét e dorzuan te anmiqté..." 3I biri i Gjero Dyshit, Elez Gjeri u vra nga Nazi-fashistét né Luftén e II Botérore né Peje...Edhe Bajraktarajt e Martinajve jane shquar per triméri dhe atdhetari né Malésiné e Madhe. Né Nénkomitetin per organizimin e mbrojtjes sé Gucisé nga ushtria Jugosllave né vitin 1918-1919 krahas Jusuf Hotit, Shaqir Musliut, Adem Omeragés, Shaqir Halilit, Cun Mulés, Adem Smajlit, bajraktarit té Gucisé, ndodhej edhe Bajraktari i Martinajve-Azem Bajraktari, Hasangjekaj, té cilin e vrané malazezét mé voné...4Shaban Ibishi-si Kapobandé vendas sé bashku me Iber Hysin-Balidemaj, u prini djeméve té Martinajve gjaté gjithé Lufté II Botérore dhe né cdo betejé dolén faqebardhé:"Bajraktari trim si zana,Iber Hysi t'u knofté kanga" - kéndoj rrapsodi popullor mé vone.Ne kete lufte, ne anen e partizaneve (Rexhep Haka, Rame Myftari, Rexhep e Rrustem Ethemi, Istref Salihi etj.) si edhe - ne ate anti slla-vo-komuniste, u ren-diten pothuajse te gjithe djemte e Hasangjekajve.Ne fushen e nderit mbeten: Rame Cubi, Muc Isufi dhe Imer Muji (haben e te cilit - Muje Galin, e pat pushkatuar Avro Cemoviqi ne Qafö te Previse, ne mars te vitit 1913). Kurse si partizan ishin vrare: Rame Myftari e Rrustem Ethemi...Pas luftes u burgosen vellazerit: Halil e Rame Tola-qe e denuan me vdekje dhe e ekzekutuan.Ndersa gjate kohes se Rankoviqit, perveç Smajl Hakajve, per te eilet kemi folur me larte, disa here u malltretua dhe u mbajt ne bürg edhe Brahim Haxhia....

Page 56: 100 vjet Luftë

Sadri Keqi Bruçaj

Edhe Bruçajt (Brunçajt) janë pasardhës të Nrel Bal Nikçit të Vuthajve.Nrel Bala ishte njëri nga trimat e Kelmendit që u vra në kryengritjen antiosmane të vitit 1684. Gojëdhëna thot: "Thonë se lufta ma e madhe ish kën ba në Luginën e Gucisë, ku pushtuesit osman u nalen për shumë kohë. Kelmendasit, e klshin pas damtue shumë pushtuesin osman tue msy naten në cadrât e tyne, tue vra shumë ushtarë osman e pa u damtue vet, tue u kthye në shpati-jet e maleve. (...) Në këtë luftë ashtë vra nji mashkull ynë ei ish kën boll trim. Emnin e ka pas Nrel Bala, bash vllau i Gjon Bales". Ndërsa Sulejman B. Ahmeti në librin e tij "Vuthajt dhe Vuthjanët" vazhdon: "Qysh n'atë kohë kan met emrat: Guri i Gjon Baies (në Baleine të Luzhës). Ashti i Nrelti (pyll midis Zarunicës e Fushës Sirme). Këta emra janë edhe sot. (...) Fakti qe njëri nga të parët e Vuthjanëve të sotëm Nrel Bala, është vrarë në luftë kundër pushtuesve osman, pikrisht duke mbajtur këto troje vërte-ton se ai ishte banor kelmendas i kësaj treve". Ka mundësi bile, që kryetrimi Nrel Bala ta ketë edhe var-rin diku në Ashtin e Nrelit?Për herë të pare Bruçajt, përmëndën në histori kah fundi i viteve 50-ta të shek. XIX, kur autoritetet osmane e for-muan në Shkodër një komision të posaçëm të "Xhibalit" (Malësisë), të cilin e përbënin 26 përfaqësuesit e 26 bajraqeve të rrethit të Shkodrës dhe në secilin bajrak e caktuan nga një "bylykbash".Bylykbash në bajrakun e Vuthajve u caktua Smajl Ujka-Bruçaj, i cili ishte shumë i afërt me Kajmekamin e Gucisë-Ali Begun, të cilin e shoqëronte në çdo udhëtim jashtë krahinës në fjalë, bile edhe kur shkonte në Stamboll. Nga periudha osmane përmëndet edhe Ibish Brunçi, i cili luftoi kundër Vezirit të Shkodrës rreth bjeshkës Rokopeç, të eilen Veziri donte t'ua grabitë

Page 57: 100 vjet Luftë

vuthjanëve, por pa sukses...Rrugën e Ibishit, e vazhdoi edhe i biri i tij Daut Ibishi, i cili u vra nga turqit në fillim të këtij shekullit. Në luftërat shqiptaro-malazeze të viteve 1879-1880 nga vëllazëria Brunçaj u dalman: Smajl Ujka, Sejdi Selmani, Smajl Mehmeti, Qerim Sadiku me të birin Keqin, Selman Fazlia, Uke Rrusta, Syle Istrefl, Iber e Bektesh Brunçi. Pas okupimit të krahinës në fjalë nga malazezët, njëri nga paria e Vuthajve që informon Komitetin e Kosovës me çka ka ndodhur në Guci me 1919 është edhe Cub Maxhuni i Brunçaj ve.Shumë dj em të kësaj vëllazërie që ishin vendosur në Shkodër me rrethinë, moren pjesë në Luftën e Koplikut kundër invaduesëve Jugosllav me 1920 dhe në Revolucionin Demokratik të Qershorit të vitit 1924, në të cilin ra edhe trimi Ali Cubi-Brunçaj, në një përleshje të pabarabartë në Gomsiqe të Mirëditës.Gjatë gjithë sundimit të Karagjorgjeviqëve shumë djem të Vuthajve u renditën në çetat kaçake antijugosllave. Më të njohur nga Brunçajt kanë qenë: Sadri Keqi, Ramë Smajli, Bajram Zeneli, Gal Muzlia etj.Sadri Keqi i Brunçajve , i vendosur aso kohe në Shkodër, ishte njëri nga jatakët kryesor të çetanikëve të Plavë-Gucisë. Shtëpia e tij ishte shëndrruar në një bujtinë të vërtetë për "muhaxherët" e kësaj krahine. Gjatë luftës II Botërore pothuajse të gjithë djelmia e Brunçajve ishin në shërbim t'atdheut. Shumica në çetat vullnetare në mbrojtje të kufijve etnik shqiptar. Ndërsa pas luftës terrori i kuq sllavo-komunist nuk i kurseu as ata. Në vitet e pesëdhjeta, pas shumë reprezaljesh që u ushtruan mbi ta e syrgjyrosën dhe e mbajtën me vite në burg Binak Avdinë...

Page 58: 100 vjet Luftë

Rexha i Vogel - Bekteshaj

Bekteshajt e Gucise jane me origjine nga Trieshi. Ne Guci njihen si vellazeri e ndershme dhe atdhetare...Abdullah Bekteshaj ishte njeri nder perkrahesit me te zellshem te Ali Pashe Gucise ne lufterat per mbrojtjen e Plave-Gucise.Ne shenje hakmarrje Avro Cemoviqi posa e mori Gucine i pushkatoi dy intelektual te kesaj vellazerie: Mulla Eminin dhe Mulla Hasin. 1Qe nga kjo kohe ne Guci na paraqitet nje pinjoll i Bekteshajve, i vogel me trup por i madh me trimeri, e ky ishte Rexhep Selman Haxhia, apo sig filluane ta thrrasin: Rexha i Vogel.Duke i hetuar cilesite dhe shkathtesite e ketij te riu, Ismail Nikoci filloi ta mbante gjithenje skaj veti, derisa ate e internuane A-H. Qe atehere Rexha del kacak, viti 1917. Per tu bere perseri korier dhe perciells i Nikocit, pasi ai kthehet nga Viena. Ia mbajti lidhjet ketij te deleguari ne Komitetin e Kosoves, me vendlindjen e tij -Gucine.Pas vrasjes se Ismail Nikogit, nga agjentet franko-jugosllav me 1919, Rexha u ngjitet maleve te Gucise duke e formuar nje gete shume te rrezikshme antiju-gosllave. Ne geten e tij u renditen perveg gucianeve edhe shume trima nga Vuthajt si: Zog Binaku-Celaj: Bube Binaku-Ulaj, Sadri Keqi, Rame Smajli, Bajram Zeneli e Gal Musliu-Brungaj, Jakup Hoxha, Meme Shabani, Ali Meta e Bajram Ibra-Gjonbalaj, Pulec Hima, Sadik Xhuka, Dash Rexhepi e Zeqir Smajli-Ahmetaj, Avdi Qosi, Rame Cubi-Vugetaj dhe Sokol Sadria-Dedushaj. 2

Page 59: 100 vjet Luftë

Edhe pse Rexhes ia internuan gruan me dy femije, ai nuk dorzohej, por krahas Mulla Agani ne Plave, iu shtinte tmerrin autoriteteve té instaluara jugosllave né Guci, duke i shtang patrullat ushtarake dhe policore té tyre.Ka mbetur né kujtesén e popullit lufta e késaj cete né vitin 1920 kundér forcave serbo-malazeze né Qafé té Godisé afér Vermoshit, ku pérvec 20 xhandarve mbeti i vraré edhe udhéheqési i tyre, kapiteni Savo Gjurashkoviq.Me 1924, né muajin maj e lajmérqjné se Serbét ia kishin burgosur 3 shoké té tij: Sali Ibren e Gucisé, Col Isufin, Hasangjekaj dhe Sokol Sadriné, Dedushaj, qe sherbenin aso kohe si gj indarm té shtétit Shqiptar né kufi. Njé muaj mé voné Rexhé Bekteshaj, i ndihmuar edhe nga Ismail Gali, Prelvukaj-qé aso kohe e udhéhiqte njé ceté kacakésh me Martinaj dhe komandanti i postes shqiptare té kufirit né Grabon té Kelmendit-rreshteri Rrustem Ademi Ulaj, i rrémben tregtarét malazez qé ktheheshin me duhan kontrabandé nga Shkodra per né Mal té Zi: Millutin Shutin, Peter Lloncareviqin dhe njé tjetér. "Tre per tre - tha Rexha. Té lirohen 3 véllaznit tañé t'arrestuem né Plavé (gjaté pércielljes té njé komisioni ndérkombétar per kufij - R. D.), qé té lirohen kéta 3 jugosllav..."U shkémbyen shumé demarshe dhe akuza reciproke né mes té Qeverisé sé Pashiqit dhe asaj té Tiranés dhe mé né fund me ndérhyrjen e Rexhep Shalés, komandant i Grupit III té Armatés Shqiptare me seli né Shkodér, u bé ndérrimi.Té gjitha kéto kokécarje té autoriteteve shqiptare né Shkodér, qé ua shkaktoi Rexha i Vogél, i pagoi mé né fund rreshteri vuthjané-Rrustem Ademi, té cilin e likuidoi eprori i vet i shitur te tregtarét malazez, kapiteni Vas Kiri? Derisa "nacallniku" i Plavés, Novica Popoviq i vuri né lévizje 20.000 diñar per ta zhdukur Rexhén e Vogél, ashtu sic i zhduki edhe Mulla Agan Kojen, Ismail Galin e shumé udhéheqés e kacak té Plavé-Gucisé me rrethe né fund té viteve 20-ta. Trima kéta qé i patén prur shpirtin né fyt ati nacallnikut famékeq. Gazeta "Ora" e Tiranés nr. 480 dt. 24 néntor 1931 e dha né detaje vrasjen e Rexhep Selman Bekteshajt: "Me tradhti "nacallniku" i Plavés N. Popoviq e pagoi Ndue Lleshin dhe vrau ne Bregmat té Lezhés njérin prej komandantéve mé té spikatur té cetave komite té Gucisé - Rexhén e Vogél.Se krimineli, ishte i paskrupull u pa kur populli e rrethoi dhe ia gjeten atij kokén e preré té trimit gucias né njé teneqe me shlliné, qe donte té ia gonte Popoviqit né Plavé, si déshmi per t'i marré párate e premtuar.Kuptohet, populli patriot i Bregmatit e denoi dhe e ekzekutoi tradhtarin".

Page 60: 100 vjet Luftë

Haxhi Meta - Prelvukaj

Njëra ndër vëllazërit e njohura të Plavë-Gucisë, është edhe vëllazëria Prelvukaj e Martinajve. Këta bashkë me Lecajt dhe Hasangjekajt e keti fshati, janë Vukel të fisit Kelmend. 1Pothuajse, të gjithë trimat e Prelvukajve u dalluan në luftëratë për mbrojtjen e Plavë-Gucisë në vitet 1854-1880, dhe 1912-1913, përçka edhe u hakmuerrën Vasoviqasit mbi ta duke i vrarë: Brahim Kasamin me dy të tjerë "që nuk pranuan ndrrimin e fesë". Pastaj: But e Sali Kasemin, Hysë Deliun etj. dhe duke iu djegur shtëpitë me pretekst se ishin shtëpi komitësh. 2Për shkak të veprimeve luftarake antiserbe gjatë viteve 1915-1919, shumë familje të asaj vëllaz'rie nuk guxuan të kthehen në Martinaj. Në fillim të viteve të 20-ta u ven-dosën në Gurz, ku jetojnë edhe sot pasardhësit e tyre. Prej andej, gjatë gjithë sundimit të Karagjorgjeviqëve Haxhi Meta me vëllazër e kusherinjt: Ismail e Myftar Galin, vepruan në çetat kaçake duke mos i lënë të qetë për asnjë ditë xhandarët e tyre në Martinaj. Në muzeun e Tiranës është një medalon Serb, prej bronzi e punuar me 1912. Këtë medalon e coi në muzeun veterani kaçak, Haxhi Meta Prelvukaj (Martini) nga Gurzi, i cili në vitet e 20-ta e kishte marrë nga gjoksi i një oficeri malazez "që u vra në përpekje me një çetë kryengritësish kosovar, luftëtar të lëvizjes për çlirimin, kundër politikës shkobë-tarizuese antishqiptare, të regjimit të Karagjorgjeviqëve". Në këtë medalje është shkruar "Osveqeno Kosovo" (U hakmuarëm për Kosovën" !! Me Haxhi Meten ka pasur rast të bisedoi njëri

Page 61: 100 vjet Luftë

ndër mbledhësit më të shquar të folklorit tone, Ismail Ahmeti. Këtu po shënojmë një pjesë nga biseda e tij e zhviïluar në vitin 1974, kur Haxhiu i kishte 72 yjet dhe jetojnte në Gurz të Krujës: "Haxhiu më foli për grupet kaçake të Martinajve - thotë Ismajli, që luftonin kundër kriminelve serbo-malazez, që sëlanë gjë pa bërë mbi popullin shqip-tar të Plavë-Gucisë.Në grupin e kaçakëve ku bëja pjesë une, tregonte Haxhiu, vepronin Smajl Meta, Smajl Gali, Zekë Haxhia, Rame Faku, Isuf Veseli, etj. Ngajëherë me grupin tonë vinte edhe Rame Mazi, Rekë Bisheva etj. Në çdo aksion që banim, synimi ynë kryesor ishte shfarosja e krim-inelëve serbo-malazez...Në verë të vitit 1926 ishte hera e katërt që çetoja. Kësaj radhe në grupin tonë përveç meje çetonin edhe Rame Mazi, Smajl Meta, Rekë Bisheva dhe Vëllau i tij. Ndoqëm këtë rrugë malore: Valbonë-Çerem-Vranicë-Kërshi i Ujkut-Qafë e Diellit-Qafë e Dasmorëve. Aty zumë pritë, pikërisht aty ku do të kalonin shkijet e Shekullarit për të bërë pazar në Pejë. Ishte dite e premte. Rreth drekës 10 shekullaras hipun në kuaj ranë në pritën tonë. Atyre u printe vojvoda i Shekullarit me 3 djemtë e tij. Vojvoda dhe shokët e tij kishin bërë krime tërënda kryesisht në Rugovë, prandaj u gëzuam që na erdhën në thumb të pushkës. Kur hynë në mes të pritës sonë, Rekë Bisheva, që ishte veshur si oficer jugosllav, u dha urdhër të ndalonin dhe të zbrisnin nga kuajt. Ata, duke menduar se jemi patrulle ushtarake u binden. Pastaj Reku kërkoi që ti dorzojnë të gjitha armët. Ata dorzuanë 3 revole, dhe një thikë. Pasi i çarmatosi, Rame Mazi u tregoi se kush jemi dhe u tha se do të pushkatohen për krimet që kishin bërë mbi popullin shqiptar. Aty për 2-3 minuta i pushkatuan të gjithë, me përjashtim të një plaku 70 vjeçar, që e falëm për shkak të moshës..." 4Pas shkatrrimit të Mbretërisë Jugosllave, me 1941, të gjithë këta trima u këthyen në shtëpitë e veta në Martinaj, përveç Ismail Galit, të cilin e kishte vrarë Novica Popoviq - naçallniku i Plavës me para diku nëShqipëri. Të gjithë u aktivizuan me të gjitha forçat në mbrojtjen e vendlindjes nga mësymjet çetniko-komu-niste jugosllave, ku u vra edhe i riu Bajram Mani.Disa të rinj të kësaj vëllazërie u aktivizuan edhe në LAC, ku disa prej tyre edhe u vranë si psh: Selim Mani, Adem Myftari etj.Pas ripushtimit të Plavë-Gucisë, çetniko-komunistët serbomalazez u hakmuerrën përsëri mbi këta trima. E vranë Selman Fakun dhe i burgosën Haxhi Metën, Halil Shpendin e Zymer Brahimin.Haxhi Meta, si sokol që ishte, arrin të ikë nga burgu dhe pas vitit 1948, kur u çkurorëzua E. Hoxha me Titon, u vendos përsëri në Gurez. Gjatë të ashtuquajturës luftë e ftoftë, aktivizohet dhe vazhdon karierën e vet prej kaçakut (diversantit). Ai erdhi shpeshherë në krahinën e lindjes dhe u nxorri shumë telashe pushtuesëve të instaluar Jugosllavdhe policëve të tyre. Madje këta të fundit i vrante, sic qe rasti f.v. me 18 korrik 1951 në Zarunicë përmbi Vuthaj...5Dëshmorët më të rinj të fshatit Martinaj janë vëllezërit: Beqir dhe Gani Prelvukaj të cilët u vranë me 12 ma] 1999 nga forçat barbare çetniko-serbe

Page 62: 100 vjet Luftë

duke i mbrojtur famil-jet dhe shtëpitë e tyre në fshatin Vitomiricë afër Pejës. Duke e mbrojtur Nënën Kosovë. 6

- /// -Ti gjithë këta patriot trima që u përmëndën më lartë dhe të gjithë ata që sëjanë përmëndur ende apo sëdo ti përmendim fare, sepse nuk kemi shënime për ta dhë të gjitha çetat kaçake të krahinës së Plavë-Gucisë e më gjërë, vepronin sipas të njëjtit program të hartuar në vitin 1918 ng audhëheqja e Plavë-Gucisë dhë të aprovuar nga Komiteti i Kosovës.Ky program që njihet me ermin: "Programi i përgjithshëm për veprimtarinë e kryengritjes" përf-shinte këto pika:1. Cetat ose komitat shqiptare nuk do t'i japin shkas askujt përvec se me serbo-malazezët, të cilët nxjerrin pengesa për ?ështjen e Shipnisë.2. Cetat ose komitat shqiptare nuk kanë kompetencë më djegë shtëpi-ja, kisha dhe të tjera ndërtaesa.3. Placka ashtë e ndalueme kryekëput për cetat dhe komitat shqiptare.4. Cetat dhe komitat shqiptare janë të ndalueme me mbajtë qendrim të keq kundra të vramvet dhe të plagosunve anmiq dhe janë të urdhnueme që të sjellën mirë me robërit e luftës (me jesirët).5. Në qoftë se edhe anmiku mban po atë qëndrim që numrohet në pikat 1, 2, 3 dhje 4 kundrejtë Shqiptarëve, përvec ushtrisë e gjindar-mërisë sëanmikut, popullsia civile në asnji mënyrë nuk do të preket.6. Ay shqiptar që do të përdoroj armët kundra qëllimit të popullsisë shqiptare, cilido kjoftë, do të vritet ose të varet pa gjyq. Gjithashtu ata shqiptar që do të sjellin pengesa cetavet dhe komitavet shqiptare, për pa përdorë armët, do të nxierren para gjyqit.7. Hakmarrjet kundrejt gjaqevet në mes Shqiptarëve janë krejtësisht të ndalueme.8. Malli, pasunia e popullit nuk cenohen por do të ruhen.9. Cetat dhe komitat Shqiptare tue mos e humbë kohën nëpër qytete ose katunde, duhen ta ndjekin anmikun kamba-kambës.

10. Atje ku nuk ashtë nevojë nuk duhet të derdhet gjaku kot. Vetëm mëato vënde qe lypë nevoja. Cdo urdhër që jepet nga udhëheqja duhet respektue.11. Europianët dhe shtëpitë e trupit diplomatik konsullar të sigurohen nga komitat ose cetat shqiptare.12. Shqiptarët që do të vriten nga Qeveria Serbe dhe damet që do të shkaktohen nga ajo qeveri nuk do të mbulohen dhe kufomat e të vramvet shqiptare nuk do të vorrosen për pa ardhë komisioni hetimor Evropian.13. Spitalet e anmikut dhe kryqi i kuq do të mbahen nën mbrojtjen e shqiptarvet.14. Të ruhet nderi i grave dhe i varzave sërbe njisoj si i shqiptarëve.15. Në qoftëse vinë ushtritë europjane, asnji komite nuk do të bisedoj me ata, përvec udhëheqavet dhe parësisë ose të deleguemve të tyne.16. Cdo komit shqiptar në cetën Shqiptare mund tëu flasi ushtarëve europjan

Page 63: 100 vjet Luftë

mbi damët që ka ba serbi, vetëm nuk do të bisedohet asnji fjalë në lidhje për cështjet politike.17. Nëpër karakollët (sogjet) shqiptare të dërguemve të huej (delega-cionëve) për marëveshje (nga pala serbe) do tëiau mbyllni sytë. Kjo punë të bahet edhe sikur delegacioni të përbahet nga shqiptarët.18. Pikat rë rreshtohën ma sipër duhet zbatue përpiknisht nga cetat ose komitat shqiptare. Në qoftëse ndodhë që ndonji antar cete ose komite vepron përkundra këtyne udhëzimeve, të varet në cast nga udhëheqja dhe parsija...

KOHA E SHQIPNISË 1941-1944

Page 64: 100 vjet Luftë

Delegacioni i Plavë-Gucisë në Tiranë, në veren e vitit 1941: Avdyl H. Gjonbalaj, Ibër H. Balidemaj, Rexhë Mazi, Avdyl Q. Mulosmanaj, Isuf S. Balidemaj, Avdo Avdiqi dhe Isuf K. Çelaj

Këta burra shkuan në Tiranë në atë verë të bukur të vitit 1941 dhe nga atje e sollen sihariqin e bashkimit të Plavës e Gucisë me Nënen Shqipëri dhe e vendosën kufirin atje ku ishte në vitin 1912-në Qafën e Previsë.

Kjo u bë në bazë të "Planit orientues" të komandës gjer-mane të 27 marsit 1941 që u aprovua në prill të ati viti në Vienë. Ndërsa ratifikimin e bëri Mëkëmbësi i Mbretit të Italisë në bazë të Dekretit nr. 264 të dt. 12.08.1941.Dmth. U realizua de fakto e de juro ideali i shumë breznive të kësaj krahine e më gjerë, që kishin bërë një luftë të pandërprerë shekullore për bashkimin e të gjitha trqjeve shqiptare në një shtet të përbashkët.Koha prej vltit 1941-1944 u quajt pra me të drejtë "Koha Shqipnisë". Në këtë kohë Krahina e Plavë-Gucisë apo Malet e Kosovës - sic quhej atëbotë, ishte Nënprefekturë e Prefekturës së Pejës, sic kishte qënë në të gjitha periudhat që nga viti 1831, që kur e ndanë nga Shkodra...Përvec krahinës në fjalë, në këtë kohë më Shqipërinë u ribashkuan edhe shumë krahina dhe qytete shqiptare të Kosovës e trqjeve tjera që sot janë nën Maqedoni e Mal të Zi. Pavarësisht nga synimet e pushtuesit fashist dhe nazist,

Page 65: 100 vjet Luftë

apo nga se ky bashkim ishte i shkurtër, i rëndë-sishëm është fakti se filloi të qarkullojë gjaku në mbarë arteriën kombëtare duke e ngjallur idenë e bashkimit në një shtet të vetëm, ide kjo që sëdo të shuhet kurr më.Ribashkimi i Plavë-Gucisë me Nënë Shqipëri e vuri në lëvizje një llavë të tërë shkiesh që ia mësynë kësaj krahine dhe arritën deri në Nokshiq, ku e dogjën xham-inë e këtij fshati, korriku i vitit 1941. Për pak pa e marrë edhe Plavën. paria e këtij qyteti dhee mbar krahinës e qiti kushtrimin në Rekë e në Malësi-sic thuhet atje. Këtë e ilustron edhe kënga popullore:

Shemsi Ferri në kamë a çua,të partë e Plavës na i ka bashkuaa po shihni se kern mama?Maili i Zi na ka rrethua,I kanë marrë letrat e nai kanë shkruaNëDukagjin na i kanë çua,N,Dukaqjin kush e men ma i pariSe në Junik AU BqjraktariSadik Dula, Ahmet KrqjkiE në Isniq Selim Shabani,Bqjraktar Jonuz BilaliDemë Alia prej PozhariNëVranoc Haxhi Bqjraktari Në Vranoc këti Haxhisë. Prej Rugovës Sak Fazlisë, Rizë Zymerit e Zhuk Haxhisë Sali Ramës e Ker Sadrisë Ni selame krejt parisë, Binu mrapa Plaës e Gucisë, Bqjraktarët nëkamë janë çua, Për tri gryka janë filluaDrejtë në Plavë paskan shkua.

Page 66: 100 vjet Luftë
Page 67: 100 vjet Luftë

Imer Maliqi i Nokshiqit

Nokshiqi i Plavës éshte njeri nder fshatrat me te njohu-ra dhe me te vjetra kelmen-dase ne kete krahine.Vet fakti se ne kete fshat u zhvlllua beteja me e perg-jakshme shqiptaro-malazeze qe mban mend ndonjehere historia-Beteja e Nokshiqit, me 11 janar 1880, tregon se te gjithe banoret e atehershem te ketij fshati legjendar ishin pjesemarres te saj. Tragjedine qe perjetuan ata njerez gjate muajve dhjetor 1879-janar 1880, me se miri na paraqet Homeri shqiptar - At Gjergj Fishta, ne epopene e vet "Lahuta e Malcise". Ku pershkruhen situata rrenqethse si ajo e Curr Ules f. v.Ne perleshjet me shkije u dalluan sidomos vendasit: Nuro Kurti e Kurt Asllaniduke rene heroikisht ne arat e Nokshiqit bashk me qin-dra deshmor te tjere shqiptar...Ne librin tim: "Krahina e Plave-Gucise neper shekuj" eshte thene gabimisht se Nuro Kurti e Kurt Asllani ishin nga Podguri.

Page 68: 100 vjet Luftë

Kete te dhene gabimisht e gjejm ne librin e Xh. Gosturanit "Jakup Ferri..." te botuar ne Tirane ne vitin 1982... ? Ndërsa në librin e Elmaz B. Plavës të botuar poashtu në Tiranë në vitin 1995 f. 69 e 77 thuhet: "Në bashkëveprim me forçat e Rugovës dhe të Nokshiqit të drejtuara nga Çel Shabani (i Rugovës-R.D.), Nuro Kurti e Kurt Asllani ( të Nokshiqit-R.D.) të zbritura nga Jeçmishta, i vun mudis dy zjaresh të tri bandât e Mark Milanit..."

Page 69: 100 vjet Luftë

Dhe rrapsodi popullor këndoi:"Kush e nisi luftën ma i pari?Jakup Ferri e Çel ShabaniNuro Kurti e Kurt Asllani". Pastaj, dihet se Kaj Selmanja i preu shtatë shkije me sakicë, ndërsa Hata e Nokshiqit i kishte prer 8 të tjerë poashtu me sakicë.

Një femër tjetër - Çika e Nokshiqit i shpëtoi 100 burra që digjeshin në një kullë, përçka Jakup Ferri ia pati dhuruar një pushkë me 100 fishekë etj. 1

Page 70: 100 vjet Luftë

Imer Maliqi me të birn, Zymerin - kuririn e tijPas kësaj beteje, pas 11 janarit 1880, saherë që malazezët ia mësynin Plavës, piksynim të pare e kishin Nokshiqin (për tëiu hakmarrur për 3000 luftëtarët e vet që i patën lënë atbotë në të) kullat e të cilit nuk pushtoheshin lehtë, pa u bërë rrafsh me tokë sic ndodhi rasti me Kullën e Zymer Maliqit me 1919 f.v.Edhe Veshoviqi me 1912 e pati përvluar çdo gjë mbi tokë të këtij fshati, ashtu sic bënë edhe nipat e tij - çet-nikët e Gjorgje Llashiqit me 1941, kur këtyre kullave u doli zot Imer Maliqi-Buçaj.

Imeri u lind në Nikshiq në vitin 1900. Është i biri i Maliq Hakut që ishte dalluar në luftërat për mbrqjtjen e kët yre trqjeve në vitet 1854-1880 dhe i Kajë Selmanit motres së kryetrimit rugovas - Zhujë Selmanit, e cila la nam të madh në Luftën e Nokshiqit në janar të vitit 1880.Në luftërat me serbo-malazezët duke i mbrqjtur kufijt etnik të Shqipërisë, në periudha të ndryshme kohore Imerit iu vranë 3 vëllezër: Deliu, Zymeri dhe Alia.Gjatë viteve 1919-1930 Imeri luftoi në cetat kacake kundër torturave cnjerzore të Karagjorgjeviqve. Bashk me Bajrush Hazirin ishte pjestar i cetës kacake që e kishte krijuar më herët Ujkan Ahmeti i Nokshiqit. Ajo cetë cdoherë i numronte 30 burra nga Nikshiqi, Arzhanica e Pepajt dhe për shumë vjet "rresht u nxorri telashe të mëdha autoriteteve malazeze të pushtimit me aksione të guximshme e befasuese. (...)Thuhet se Ujkan Ahmeti ka pasë me vete në cetë edhe vajzën 17 yjecare, të vetmen nga familja që i kish mbetur pa u masakruar nga malazezët. Vajza quhej Rabie dhe vishej në kostume burrash saqë nuk njihej se ishte femër. E armatosur me një maliher të shkurtër grek, ajo luftonte gjithënjë pran të jatit. Ishte betuar të luftonte pa pushuar përderisa të merrte gjakun e nënës, vëllezërve dhe të afërmve të tjerë..." 2Gjatë viteve 30-ta Imer Maliqi fshihet në Rugovë të e motra, Bege Maliqi, që poashtu njihet si "bashkluftëtare e Shote Galicës e cila përkrah vëllezërve, burrave e pri-jsëve të tjer të Rugovës (ku ishte e martuar-R.D.) mori pjesë me arme në dorë në luftë kundër Serbëve e malazezëve. "3Gjatë viteve 1941-1945 Imer Maliqi bashk me Shemsi Ferrin e organizojnë populsinë e Plavës me rrethinë në mbrojtje nga hordhitë cetnike malazezeKëtë e dëshmojnë edhe këto vargje:Imer Maliqi në kamë ashtë cue Duel kufinin me kontrollue...Pas luftës në fillim të vitit 1945 ai kaloi në Shqipëri por kur e pa se as atje sëkishte shpëtim u këthye dhe u vra nga OZN-a në vitin 1946 në Rugovë...Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Nokshiqi humbi shumë banorë të vet. Ca njerz i vran gjermanët të yshtur nga kuislinget malazez të Velikës e ca të tjerë i vranë hordhitë cetniko-komuniste malazeze.Gjatë asaj periudhe u vranë këta persona: Hazem I. Bucaj, Reko B. Bucaj, Elez M. Bucaj, Ujkan Z. Bucaj, Seko M. Bucaj, dhe dy vajza të reja nga kjo vëllazëri; e bija e Dan Zeqit dhe e Reko Beqit.Pastaj: Mehmet N. Mehaj, Selman I. Meha, Brahim K. Mekuli, Bali B.

Page 71: 100 vjet Luftë

Mekuli, Islam B. Mekuli, Shemë A. Mekuli, Xhemë A. Mekuli etj. 4

Akad. Esat MekuliPas luftës terrón i kuq komunist sëkishte të ndalur mbi këta malësor. I burgosën: Shaqir Z. Bucaj, Zymer I. Bucaj, Ukë D. Mekulin etj. Dhe nga presioni permanent i cetniko-komunistëve malazez deri në fund të viteve 60-ta sëmbeti pothujse asnjë familje shqiptare në këtë fshat historik shqiptar: "Banori i fundit shqiptar vdiq ne vitin 1989. Pra, Nokshiqi legjendar (...) tash eshte pa shqiptar, ndersa aty jane vendosur malazez, te eilet "u kujdesen" qe ti ndrrojne edhe formen burimore te toponimit, duke e quajtur Novshiqe.Nga kjo del se sipas tyre Noka (kelmendas-R.D.) na u be Novo, ku cdo koment eshte i tepert". Nga ky fshat jane doajanet e letersise sone: Esat Mekuli, Hasan Mekuli dhe Qerim Ujkani.Kur jemi te Esati (Sat Nokshiqi) duhet shtuar se ai ishte pjesemarres i LAC dhe njeri nder mesuesit e pare dhe themeluesit e Shkolles Shqipe ne Plave gjate Luftes se II Boterore. Ndersa poeti Qerim Ujkani bashkfshatareve te vet-Nokshiqaseve, ua kushtoi edhe keto vargje:

Me nuse veç njé noté e béninDarken séarrinin ta hanin Gotén e linin pérqjysmé

E merrnin fushén E merrnin malin

Se dikush prekte token Me shpaté né doréFrente vatanin

Page 72: 100 vjet Luftë

Népér flaké e tym Shkonin syrqjyn ...

Ibish Çelë - Rugova

Nje pjese e banoreve te Plave-Gucise qe e mbajne mbiemrin Rugova, jane te vellazerise Gjevukaj. Te tjeret jane Lajc, Nike etj. Por, sic dihet, qe te gjithe jane Kelmendas, ashtu si edhe shumica e banoreve te kesaj krahine. 1Si kelmendas, asnjehere nuk kane mbetur pas kel-mendasve te tjere te ketij regjioni, por sahere qe i ka thirrur Atdheu e kombi jane rreshtuar ne radhet e te pareve.Kjo shihet me se miri pas vitit 1919, kur nje pjese e mire e burrave te tyre mbeten neper male dhe iu bashkuan cetave kacake. Nder ta u dalluan sidomos Ibish Cela dhe Isuf Haku, qe vepruan pothuajse gjate gjithe sundimit teasaj fare Jugosllavie.Me entuziazem e priten bashkimin e Plave-Gucise me Nenen Shqiperi me 1941, dhe u angazhuan ne cetat vull-netare per ruajtjen e kufijve etnik te saj. Ne krye te tyre u zgjodh Ibish Çela si Nenkapobande - sic quheshin aso kohe.Pas ardhjes se getniko-komunisteve ne pushtet, filloi "gjuajtja e shtrigave"

Page 73: 100 vjet Luftë

edhe mbi keta atdhetar te mirenjo-hur:E vrane Shaban Ibishin dhe e burgosen Ibish Celen e me vone edhe Avdi Ramen...Ndersa prej Lajcve ishte burgosur Rrustem Salihi - etj. 2 Nga vellazeria Gjevukaj, te rugovaseve te Plave-Gucise koheve te fundit u dallua profesori i Universitetit te Prishtines, ing Zeqir Syla-Rugova, i cili derisa punonte ne Mitrovice dhe me vone, u ndihmoi pamase shkollareve te krahines sone, padallim, te gjithe Shqiptareve qe ia kerkuan ndihmen...

Xhemë Bajraktari i Arzhanicës

Arzhanica e Plavës është fshati më verior shqiptar i kësaj krahine. Por edhe fshati më i rrezikuar nga Vasoviqasit dhe Velikasit ortodoks, që më vonë u shën-drruanë në malazez dhe si të tillë u bënë armiqët më të mëdhenj të shqiptarëve.? 1Sa i madh, dhe sa herët filloi presioni malazez mbi arzhanicasit tregon edhe ky citât: "A. P. Rovinski shkru-an se: "Në janar të vitit 1858 në fshatin Arzhanicë e Poshtme u kryqëanë (kaluanë me dhunë në fenë pravosllave R.D.) më se 250 shqiptar meshkuj e ferma".2

Page 74: 100 vjet Luftë

Edhe sot ka mjaft arzhanicas të vëllazërisë Novaj që jetojnë si malazez, me mbiemër, kuptohet, Novoviq...Pozita gjeografike dhe rreziku permanent ua imponoi që çdoherë ta mbanin pushkën në dore dhe ate duke fil-luar që nga viti 1860, qekur u vu kufiri i ri Turko - (lexo: Shqiptaro) Malazez në Qafën e Previsë".Në Luftën e Moraçes me 1876, ra heroikisht Zenel Shabaj i këtij fshati. Ndërsa në atë të Nokshiqit ranë Ukë Shabaj, Rame Veseli e Osman Mehmeti. 3Veshoviqi, me 1912 i shpërnguli që të gjithë nga fshati, ua plaçkiti pasurinë dhe ua dogj shtëpitë.Gjatë Jugosllavisë së pare, të paktë qenë ata burra që vdiqen në dyshek, por të gjithë nga pushka apo torturât e xhandarmërisë serbe. 4Lufta e Dytë Botërore i gjeti me pushkë në dore, duke e mbrojtur vijën e kufirit të Shqipërisë Etnike, të udhëhe-qur nga Bajraktari i tyre - Xhemë Arifi Tahiraj. E mbronin atë kufi të cilin e pranuan edhe Fuqitë e boshtit - Romë-Berlin-Tokio, në negociatat e Vienës të dates 23 prill të vitit 1941, kur u arrit marrëveshja për ndarjen e Ballkanit në mes të Hitlerit dhe Musolinit. 5Jo vetëm se Arzhanica u angazhua e tëra n'atë luftë mbrojtëse por ishte e detyruar t'i mbajë edhe dhjetra e vullnetar t'ardhur nga krahinat shqiptare për-reth. Me dhjetra beteja u zhvilluan gjoks me gjoks nëpër ato ara të bregut të Limit. Këtë e ilustron edhe kënga popullore:Kur janë dalë në t'shkretën Arzhanicë,Arzhanicën e mbuloi tymi, Aty met qqj Lan Selimi, Lan Selimi shehit ka met Çdo shqiptar i çon rahmet Ka luftue për uatan t'vet...

Page 75: 100 vjet Luftë

Në këto përpjekje ra Azem Mehmeti e shumë burra të tjerë t'Arzhanicës, s'bashku me udhëheqësin e tyre leg-jenadar-Xhemë Bajraktarin. Sikurse me 1912 dhe më 1919, arzhani¬casit u detyru-en t'ikin edhe me 1944 kurerdhën çetniko- Xhemë Bajraktarikomunistët malazez.Një pjesë e tyre u këthyenë më vonë ndërsa pjesa tjetër s'u këthye kurrmë. Mbeten nëpër maie të ndjekur këmba-këmbës nga OZN-a dhe simotra e saj - Sigurimi i Shqipërisë deri me 1948?

Azem MehmetiGjatë asaj periudhe u likuiduanë këta trima: Man A. Shabaj dhe Sokol I. Shabaj. Ndërsa u bur-gosën: Idriz S. Çeliqi, Sali Zh. Tahiraj, Cenë A. Gjelaj, Halil U. Novaj, Smajl H.Shabaj, Idriz B. Gjelaj, Shaban U. Shabaj dhe Arnaut Rama e Haxhi S. Novaj - të cilit i dënuan me vdekje dhe i ekzekutuan së bashku me Malush Bajramin, Emrush Llukën etj.

Page 76: 100 vjet Luftë

Kulla e Bajraktarit t'ArzhanicësTë gjitha këto dhunime, masakra, shpërngulje, bur-gosje, pushkatime, djegeje e pjekje, duke filluar që nga viti 1858 e deri në vitin 1958 dhe duke vazhduar edhe sot e kësaj dite, bënë që në Arzhanicën shqiptare të mbeten vetëm edhe 5-6 shtëpi...

LIDHJA E DYTË E PRIZRENITKéta burra "me ndihmén e aleances gjermane i redigjuen kufijt e Shqipérisé, té caktuar padrejtésisht nga fuqité e médha né vitin 1913 (...)E organizuané me sukses luftén kundér sulmeve gra-bitqare serbo-malazeze dhe mbrojtjen e trqjeve etnike shqiptare.Lidhja e Dyté e Prizrenit béri c'ishte e mundur né ato rrethana kohore per ta mbrqjtur dhe realizuar konceptin e shtetit Etnik Shqiptar. (...) U pérpoq per krijimin e Shqipérisé Etnike, as té vogél as té madhe, por aq sa duhej té ishte né kufijt e saj natyror. 1Diçka té ngjajshme konstaton edhe Dr. Muhamet Shatri kur thot: "Me formimin e Lidhjes sé Dyté té Prizrenit (16 néntor 1943), mbrojtja shqiptare u bë më e organizuar (...). Repartet e organizuara prej saj deri né gjysmën e dyté té néntorit 1944, u vendosén kryesisht gjaté vijés etnike shqiptaro-serbo-

Page 77: 100 vjet Luftë

malazeze. (...)Né Plavë e Guci, që ishin ndër trevat më té rrezikuara forçat vullnetare u béné bailé me sukses repartve té Veliçko Bojoviqit dhe çetnikve té Sanxhakut. Vullnetarét furnizoheshin me ushqime, veshmbathje e munición nga një komitet i pérbéré nga Mete Jupa, Selim Çehaja dhe B. Gashi. Per mbrojtjen e Plavës dhe té Gucisé u angazhua edhe prefekti i Pejes, Nexhip Basha, kryetari i Lidhje sé Dyté té Prizrenti Bedri Pejani, Xh. Begolli, Emrush Myftari dhe Shababn Basha-qé té dy pjesémar-rés té lufres sé Spanjés etj. (...)Forçât vullnetare té Plavës dhe té Gucisë nën komandën e Shemsi Ferrit, pas kapitulimit të Italisë ishin të gatshme të bashkëpunonin me forçat partizane shqiptare në atë sektor. Por këto përpjekje nuk u mirëpritën nga drejtuesit komunistë malazez, të cilët hodhën poshtë oferten e tij, me pretekstin se ai kishte bashkpunuar me okupatorët italian. Në këto rrethana, forçat vullnetare shqiptare ishin të detyruara të angazhoheshin në luftime kundër forcave çetmike, por edhe atyre partizane, kur bashkpunonin në sulmet kundër trevave shqiptare. 2Verte té, Bashkpunimi i forcave partizanre shqiptare me ato malazeze i iritonte banorët e Plavë-Gucisë dhe ata të Malësisë së Gjakovës, të cilët filluan të reagonin ashpër për këtë: "Rame Muja, i cili ishte shkëputur nga çeta par¬tizane "Bajram Curri" (që kishte qenë njëri ndër themeluesit e saj - R.D.) dhe kishte formuar një çetë vullnetare prej 40 vetash, kërkonte largimin e parti -zanëve kosovar nga Malësia dhe theksonte se Lëvizja nuk ishte për çlirimin e shqiptarëve, por vetëm për çlirimin e sllavëve.3. Nga ana e saj popullsia shqiptare e Plavës dhe Gucisë ishte e irituar nga prania e partizanëve shqiptar, të cilët në vend të shkabës dykrenare të Skenderbeut mbanin yllin partizan, njëllqj si partizanët serbo-malazez. Kështu ata u konsideruan se element nacional që nuk luftonin për çlirimin kombëtar dhe që nuk i respektonin traditat e popullit të vet.Duke përfïtuar nga kjo, krerët dhe paria e vendit grum-bulluan força të shumta për t'ia kundërvënë batalionit "Bajram Curri" e "Perlat Rexhepi" (që ndodheshin aty qe nga te tori i vi tit 1943, sipas marrëveshjes së Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH me udhëheqësit komunist Jugosllav-R.D.) dhe reparteve të Korparmates II të UNÇJ.Me 8 nëntor 1943, çeta vullnetare e Pergëjavorit sulmoi batalionin "Bajram Curri". Në këto luftime ndërshqiptare (!) u vranë tre partizan nga Plava dhe u zunë udhëheqësit ushtarak e politik të Lëvizjes Antifashiste, Hajro Shahmani dhe Hysni Zajmi, të cilët u pushkatuan në qendër të këtij lokaliteti."

Page 78: 100 vjet Luftë

Rexhé Meta - Ulaj

Ulajt e Vuthajve jane pasardhésit e Ul Nik Nrelit. Ata sot i mbajné tre mbiemra: Ulaj, Celaj apo Hakaj - sipas fshatit ku jetojné (né aférsi té Plavés). Kjo tregon se vél-lazéria né fjalé éshté rritur shumé. 1Brahim Jakupi Ulaj, e gjejmé né té gjitha listat e udhéheqjes krahinore per mbrojtjen e Plavé-Gucisé né kohén e Lidhjes sé Prizrenit. 2Né ato luftéra u dalluan edhe: Ali Brahimi, Shpend Halili, Hysen Mashi etj.Bubé Binaku ishte shumé aktiv né lévizjen antiosmane né fillim té shek. XX. Si ushtar i Isa Boletinit morí pjesé edhe né ngritjen e Flamurit né Vloré me 28 néntor 1912.3 Oxhaku i Celajve né Vuthaj e dha buken pa e kursye, brez pas brezit, per shumé udhétar e hallexhinjé qé i solli rruga népét t'katér grykat e Vuthajve... Prej Celajve né luftérat per mbrojtjen e Plavé-Gucisé né vitet 1879-1880 u dalluan: Isuf e Oruc Zeqiri, Lush e Binak Isufi, Januz Zeneli - qé mbeti né lufté etj. 4Pas asaj kohe dallohet Zog Binaku i cili né vitet 1915-1924 iau solli shpirtin né fyt A-H dhe serbo-malazezve si kacak i rrafinuar i kétyre anéve.Djemt e Celajve treguan triméri té rrallé edhe né luftén mbrojtése té Grebenit né tetor té vitit 1912. Pércka u hakmuarren Veshoviqi dhe Cemoviqi duke i pushkatuar: Hasan Celen, Vesel Selimin, Reko Demin, Beqir Demin (17

Page 79: 100 vjet Luftë

vjecar) dhe Memé Osen me té birin - Sylén dhe me nip, Halil Nimanin 12 vjecar. Kété tragjedi e konfirmojné edhe kéto vargje:

Djali i Memes a ngushtueÇ'jane keto voire, babe, qejane ta] marue?Nuk jane voire, porjane llogoreMe luftue me Cernogore.Pas pak burrat ujane rreshtueMe i batareja u kane leshueShtatqin vetejane pushkatueAsry'i gjalle nuk ka pshtue...

Serbo-malazezet i vrasin edhe Avdyl Shabanin, Xheme Sylen dhe Bajram Kasamin. Kete te fundit e vrasin ne Gercar duke i perciellur dy meshkuj te Preke Calit per ne Vermosh. Per kete me vone shkojn 17 vuthjane dhe e vrasin Gjukiqin ne Nakut.Isuf Kameri ishte njeri nga delegatet e zgjedhur te Plave-Gucise qe shkuan ne Tirane, ne vere te vitit 1941 dhe ia bashkuan kete krahine Nenes Shqiperi. Bashkeudhetarit te tij, Isuf Syles-Balidemaj, i kujtohej mire, kur ishin duke pritur me dhjetra delegacione ne koridor per te hyre te Mustafa Kruja. Ky i fundit "e hetoj Isuf Kamerin dhe na shtini pa rend brenda, percka reaguane ata qe pritshin para nesh, ku me dijte se sa kohe"? - shtonte Balidemaj.Kruja e njihte Isuf Kamerin qysh ne kohen kur e kishin strehuar Celajt ne Vuthaj s'bashku me Hasan Prishtinen e Ker Sadrine, percka kemi folur me larte.Lexuesi do t'jete kurioz ta dij se cka pati ndodhur me ta pastaj. Derisa Mustafa pati kaluar neper Jugosllavi ne Itali dhe Hasani arriti nga Shen Gjini atje, Kerin e Sadri Bardhit e paten diktuar dhe e ndalen ne Shen Gjin. Duke e ditur Cano Beg Kryeziu se po ta vriste Zogu Ker Sadrine, do te prishej me te gjithe Kosovaret, per cka deshmonte edhe nje telegram kercnues i Hasan Ferrit, atehere, edhe pas intervenimit te Nenes se Zogut e liru-an me kusht qe te jetonte ne Gurz dhe qe te mos merrej me me politike.Aty me intrervenimin e Mark Mirit dhe Abaz Kupit ia lidhin edhe nje pension. Meqe Keri nuk pranon te vihet as ne sherbim te italianeve okupator ne vitin 1939, e

Page 80: 100 vjet Luftë

Rexhë Meta1906-1985

vrasin tradhtisht para shtëpisë së vet, në Gurz, në vitin 1941!! Isuf Kameri pas kthimit nga Tirana vihet në mbrojtje të kufijve etnik të Shqipërisë derisa ra dëshmor në fron-tin e Murines, në përpjekje me bishat karpatoike të Gjorgje Llashiqit. Kështu u vra edhe Mehmet Rama-Hakaj. Me 1946 vritet edhe Niman Uka. "Në gupin e tij bënin pjesë edhe Shaban Ibishi-Rugova, Bekë Hyseni-Vuçetaj, Ujkan Ali Cela, Budak Hyseni-Vuçetaj. Ky grup u rrethua nga forçat e ushtrisë jugosllave por nuk u dorzua. Lufta vazhdoi e rreptë dhe i gjallë mundi të dalë vetëm Budak Hyseni Vuçetaj, i cili u zhduk pa lënë gjur-më në dimrin e madh të atij viti." 7Në anën tjetër në LAC, ishin të nagazhuar dhe u vranë: Brahim Mushaku, Ahmet Elezi dhe Ali Sadría, ndërsa Fazli Rexhepi ishte njëri ndër kuadrot udhëheqëse të batalionit "P. Rexhepi" të Shkodrës. Më vonë vritet edhe Xhemë Sadria...Por, njeriu më i dalluar i kësaj vëllazëriue, bile në për-masa gjthëkombëtare, ishte intelektuali i mirënjohur Rexhë Meta-Ulaj, i lindur me 1906 në Vuthaj. Babai i tij, Met Fazlia, sikurse edhe shumë fshatar të tjerë të Vuthajve, detyrohet me 1913 të kalojë në Malësi të Gjakovës me tërë familje për t'i shpëtuar gjenocidit të Avro Cemoviqit që bente kërdinë në këto anë. Kthehet atje me 1914 e detyrohet përsëri të ikë në Shkodër me 1919. Kësaj here për të

Page 81: 100 vjet Luftë

mos u kthye kurrë më në Vuthaj. Vdes në çadratë e Barbullushit duke e lënë Rexhën e mitur me nënë e një motër. Mbeten gjallë me ndihmat e kryqit të kuq ndërkombëtar, përkatësisht atij anglez.Rexhë Meta i vijoi mësimet në Shkodër, ku e mësoi mire gjuhën angleze dhe filloi t'i shoqëronte ekipet turistike dhe ekspeditat e ndryshme anglo-amerikane që e vizitionin Shqipërinë ato vite.Zgjuartësia e tij i ra në sy amerikanes Mis Roza, e cila e regjistroi në shkollën teknike "Fultz" të Tiranës duke ia siguruar edhe një burs.Pasi e kreu me sukses shkollën e mesme, Mis Roza ia siguroi bursen dhe regjistroi në Universitetin e

Kembrixhit në Angli, ku studioi ekonominë financiare dhe e kreu me sukses të lartë, gjë që dëshmon emri i tij i shënuar në librin e arte të Universitetit në fjalë.Merr titullin e doktorit të ekonomisë dhe kthehet të shërbej në Tiranë. Emrohet drejtor i Drejtoratit të kon-trollit finansiar pran Ministrisë së Finansave të Shqipërisë, që ishte i vetmin organ shtetëror i kontrollit finansiar për gjithë Shqipërinë.Në këtë post e gjeti edhe okupimi fashist i Shqipërisë dhe në vitin 1940 Rexha nuk pranon të aprovojë likuidimin finansiar për ndërtimin e rrugëve me karakter ushtarak në Shqipëri, duke kërkuar që këto investime të bëhen me fondet italiane e jo të zbrazen ato të shtetit shqiptar. Për këtë shkak dhe për shkak të dyshimit se e kishte kryer shkollën në Angli e mund të punoj tani për ta, e pushojnë nga puna e pas pak kohë e internojnë me gjithë të shoqën-arsimtare, nga Shkodra, në Itali ku e mbajnë deri në kapitullimin e saj.Kthehet në Shqipëri dhe meqë ishte patriot i vendosur dhe njohes i mire i problemit te Kosoves kaloi te punoj atje. Se pari punoi ne arsim e pastaj ne administrate."Kapitullimi i Italise fashiste, ndezja e luftes civile ne Shqiperi, forcimi i sllavo-komunizmit, shkallzimi i akteve terroriste dhe anarkise me nje ane dhe rrezikimi i Kosoves dhe viseve te tjera shqiptare nga sulmi sllav cet-niko-partizan, te cilat ishin prelude e ripushtimit pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, nga ana tjeter-sic thote ne nje rast Dr. Zekiria Cana, sollen si rezultat formimin e Lidhjes se Dyte te Prizrenit."Ne mbledhjen themeluese te saj te mbajtur ne Prizren prej 16-20 shtator 1943 merr pjese edhe Rexhe Meta, qe e gjejme te nenshkruar nen nr. Rend. 37, "si delegat i Vuthaj". Nenshkroi ne emer te vendlindjes se vet per ta "mbrojtur token e vet, me lufte diplomatike, me propa-ganda intensive", por edhe fizikisht me te gjitha forcat e mundeshme dhe per "krijimin e nje shteti etnik shqiptar" - sic thuhej ne vendimet e ketij kongresi.Dhe jo vetem kaq, por Rexha, eshte edhe njeri prej per-piluesve te Statutit dhe rregullores te Lidhjes II te Prizrenit. Ndersa ne kongresin e II te saj, te mbajtur prej 17-20 janar 1944, zgjidhet edhe antar i Komitetit Qendror te Organizates, si delegat i Maleve te Kosoves -sic quhej Plave-Gucia me rrethine ne ate kohe. Madje ne kete kongres Rexha insiston dhe vendoset qe ne kete

Page 82: 100 vjet Luftë

krahine te forcohet administrata civile, e ushtarake, duke krijuar depo te ndryshme armesh dhe ushqime. Pastaj te lidhet e njejta me Shkodren nepermes Shales dhe me Podgoricen, duke i ndertuar rruget Theth-Guci, neper Vuthaj dhe Guci-Tuz.Por sic dihet situata politiko-ushtarake ndryshoi shpe-jt dhe kah fundi i vitit 1944 Rexha, ndoshta i terhequr edhe nga vendimet joshse te Bujanit, filloi t'i afrohet LNC, ku e angazhojne si njohs i gjuhes angleze, t'i shoqeroi misionet anglo-amerikane qe ndodheshin aso kohe ende neShqiperi.Kjo nuk i zgjati shume, pasi ky si intelektual dhe patri-ot i shquar, i interesuar prore per fatin e Kosoves, gjegje-sisht vendlindjes se tij, e arrestuan dhe duke i mveshur akuza té llojllojshme e dénojné me 25 vjet burg, dhe e katandisén né burgun e Burrelit!!Mbas burgut per té siguruar kafshatén e gojés detyro-het té punoj si llogaritar i thjeshté né njé kooperative té njé fshati té largét té Shkodrés. I moshuar, vdes me 1985 né Shkodér... Sot nga véllazéria Ulaj né Vuthaj, dallohen krijuesit: Zenun Halili (Çelaj), Idriz Xhema, Binak Sadiku dhe Visar Idrizi - Ulaj.

KONFERENCA E BUJANIT31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944

Page 83: 100 vjet Luftë

Ishte kjo një përpjekje tjetër e rinisë kosovare që ishin t'angazhuar në LAÇ (Luftën Antifashiste Çlirimtare), për t;i treguar botes së për çka dhe pse po luftonin: Për liri dhe vetvendosje...Ishte ky një variant tjetër i vendimeve të Lidhjes Dytë té Prizrenit té marrura né néntor té vltit 1943: Mbrqjtja e Shqipérisé Etnike...Mirépo fatkeqésisht, patriotét dhe antifashistét koso-var, pjesémarrés té Bujanit, nuk e dinin se "PKSH-ja dhe PKJ-ja ishin aktorét e mosrealizmit té vendimeve té Konferencés sé Bujanit, e cila u organizua per té bindur masen e gjéré popullore kinse PKSH-ja dhe "véllezérit Jugosllav" luftonin per bashkimin e tokave shqiptare me qéllim qé ta arsyetonin luftén kundér Ballit Kombétar dhe organizatave tjera qé luftonin per bashkimin kombé¬tar. M1Kjo del plotésisht e verteré, kur dihet se né Konferencén e V-té vendit té PKJ té mbajtur né Zagrb té vitit 1940, ishte vendosur se: "Céshtja Kombétare e Kosovés né thelb éshté céshtje e Shqiptaréve té atjeshém dhe se ky problem duhet té zgjidhet me formimin e republikés sé liré punétore - fshatare té Kosovés mé ané té rrugés sé pérmbysjes revolucionare té regjimit serbomadh-fashist-imperialist." Cka len me kuptuar se disa udhéheqsa komunist shqiptar nga Kosova kishin hyré né lufté, jo per bashkimin kombétar, sic ishin pércaktuar forcat nacionaliste shqiptare, por per njé republiké brenda Jugosllavisé, sic ishin marré vesh me komunistét Jugosllav qé nga viti 1940, pércka ishte njoftuar edhe PKSH, qé nga formimi i saj me 8 néntor 1941. Kété e konfirmon mé sé miri edhe ky rast: "Ka désh-mitar okular qé e kané paré Milladin Popoviqin qé i grisi marréveshjen e Mukjes E. Hoxhés (...) duke i théné: "Ne luftojmé per njé boté internacionale, ndérsa ti bien né prehér té

Page 84: 100 vjet Luftë

nacionalizmit... "Dhe, qé nga ajo dité (gusht 1943) E. Hoxha e shpalli "Shqipériné Etnike, tezé qé e mbron vetém fashizmi dhe reaksioni", duke i shpallur lufté té pakomromis asaj "teze" dhe nacionalizmit shqiptar. Vetém Koco Tashko ishte ngritur: "hapur kundér pik-pamjes sé Milladinit se céshtja e Kosovés "s'na pérket nevé, por PKJ". Ai kérkoi qé LA né Kosové té udhéheqin vet shqiptarét, pasi "fjala e PKJ atje nuk mund té ngrej kandar"...Mu per kété Popoviqi i akuzonte K. Tashkon e Mustafa Gjinishin "se kishin mbérritur shumé largé né céshtjen e Kosovés" e cila sipas tij i pérkiste PKJ dhe se "ky prob-lem do té zgjidhej vetém mé voné, kur té Atonte revolu-cioni komunist né Jugosllavi e né Shqipéri!...Kjo u bé fatkeqsisht platformé e KQPKSH i cili i "urédhronte komunistét shqiptare qé erdhé né Kosové dhe né trevat e tjera shqiptare té viheshin nén urdhérin e KK té PKJ per Kosovén" si dhe nén ato né Serbi, Maqedoni ose Mal té Zi. KQ i PKSH nuk pranoi asnjé kérkesé per lidhjen e organizatave partiake té Kosovés dhe té trevave té tjera shqiptare me KQ té PKSH. Per kété nuk u mor né konsideraté as fakti, se shumé prej kétyre organizatave ishin ngritur né saj té punes sé komu-nistéve té ardhur nga Shqipéria (...)""Pércaktimi i tillé i PKSH ishte thellésisht i gabuar e thellésisht antikombétar dhe per rrjedhojé ai nuk u aprovua kurré nga bijté mé té miré té popullit shqiptar. Kjo qasje u dha krah atyre forcave politike, té cilat men-donin se vetém me pérkrahjen e Italisé dhe té Gjermanisé do té arrihej bashkimi i Shqipérisé" Prandaj, Lufta e Dyté Botérore per Shqiptarét mbetet vetém njé "periudhé e pérpjekjeve té shqiptaréve, qé pati njé fund tragjik, sepse shpresat e té gjitha forcave poli¬tike shqiptare, me orientime té ndryshme politike u shendrruané né zhgnjime..." U zhgnjye edhe plaku nga njé fshat i rrethit té Gjakovés i cili iu drejtua njérit prej komandantéve té Brigades sé peste té UNCSH (fundi i vitit 1944) me kéto fjalé: "Njé djalé qé pata, mu vra né mal. E nisa vet partizan sepse nji agjitator prej Gjakove na premtoi se né fund té luftés do té bashkohemi me Shqipériné. Tashti qé po i yjen fundi luftés dua té dégjoi prej teje dhe njéheré. Kuadri Shaban R. ishte munduar t'i shpjegonte se bota do té ishte internacionaliste dhe se Shqiptare e Serbé do té jetojné né miqési. Plaku kishte tundur kokén e kishte thené: "E pakam humbur até djalé kot". Per t'iu pérshtatur situates sé krijuar, por edhe duke vepruar né pérputhje me qéndrimet e PKJ qé nga viti 1940 - qé i kemi pérmendur mé larté, qéndrime qé kishin per detyré ruajtjen e kufijve té Jugosllavisé "PKSH-ja dhe PK e Kosovés i zhduken fytyrat mé eminente dhe brenda radhéve té veta, sidomos ata qé i kundérshtojné dhe kérkonin sqarime rreth zbatimit té vendimeve té Bujanit"!! U zhdukén me pabesi: Z. Hajdini, E. Duraku, A. Presheva, Xh. Doda, H. Dushi, S. Pozhegu, R. Deda, M. Gjinishi, E. Myftari, Veli Nimani-Doci, Alo Hoti, J. Rexhepagaj, Xh. Nikoci, ose u eliminuan nga politika mé voné: F. Rexhepi-Ulaj, Z. Halili-Balidemaj, M. Dermani, Z. Rexha, Xh. Vokshi, Koco

Page 85: 100 vjet Luftë

Tashko, Y. Dishnica etj.Ndérsa pjesa e mbetur e kuadrove komuniste shqiptare, me njé ngritje té ulté teorike e politike, robér té verbér té dogmés komuniste e internacionaliste iu nénshtruané presioneve ndér mé té paskrupullta dhe vi] es politike té PKJ dhe éndrrat per bashkimin e trojeve shqiptare" pérséri do t'i tkurrin né kufijt e 1913-tes. Trojet shqiptare u coptuané pérséri. Shqipéria shkelet vandalisht nga thundra sllavo-komuniste e Kosova e viset tjera shqiptare injorohen e martirizohen per té satén heré. (...) Populli Shqiptar e pérjeton Mathauzenin e Aushvicin. Bashk me dhjetra mijéra viktima zhduket nga faqja e dheut ajka shqiptare, téré njé brez atd-hetarésh, gati té gjithé pjesétarét dhe veprimtarét e Lidhjes sé Dyté té Prizrenit, té thuash, téré kuadri i administratés shqiptare té Shqipérisé Etnike (1941-1945) dhe shumica e ushtarakéve qé u rreshtuan né mbrojtjen e Kosovés. Né kéto krirae té pa para té shovénistéve jugosllav moren pjesé edhe komunistét shqiptar (qé kishin mbetur gjallé-R.D.) nga i parí deri tek i fundit, kéndej e andej kufirit. "Té jemi té qarté, aktet e tilla antikombétare s'kané té béjné me qendrimin e popullit shqiptar brenda dhe jasht kufijve té rivendosur me dhuné pérséri pérmidis té tro¬jeve tona. Shembujt dhe faktet e kundérveprimit dhe té rezistencés ndaj kétij kufirit té mallkuar jane me mijra, por sic dihet jane goditur pa méshireshém nga UDB-jaJugosllave dhe Sigurimi i Shtetit Shqiptar (S.E.M.P-i).Numri i té vraréve, persekutuaréve, internuaréve dhe i atyre qé ishin né pérpunim e né ndjekje zor se do té gj en¬det pende qé do té shkruaj até dhémbje e gjémé dhe ato qéndresa titanike... Pérvec atyre qé jane pérmendur deri kétu, do té pér-piqemi ti paraqesim edhe disa shembuj tipik gjenocidi karpatian, stalinisto-ortodoks, qé i ndérmorén ata né Malet e Kosovés-sic kémi théné quhej Krahina e Plavé-Gucisé né até kohé...

M. Hoxha d. v. (kryetar i keshillit)Pavle Joviqeviq (nénk. ) . R. Berisha, d.v. (nénkryetar i keshillit)Xhevdet Doda d.vFadil Hoxha d.vHajdar Dushi d.vZekeria Rexha d.v

Nqa proklamata shihel se né kryesi jane zgjedhö edhe: Millan Zeçar, nga Ratkoçeri rrethi i Nerodimes e Ali Shukrija,. student, nga Milrovica, por nénshknmet nuk kanë, pse nuk kanë mujté me mbérrijté né konferencé.

ANETAREf IKÉSHIILIT:Ismail Gjinali, d.v. Telik Canga, d.v. Qamil Luzha, d.v. Xheladin Hana, d.v. Halil Haxhi|a, d.v. Ismet Shaqiri, d.v. Adem Mittari. d.v. Ismail Isufi, d.v. Sabrije Vokshi, d.v. Velisha Mickoviq, d.v. Ljubomir Caniq, d.v. A. Kerim Ibrahim, d.v. Spira Velkoviq, d.v. Xhevat Tahiri, d.v. Ymer Pula. d.v. Et'hem

Page 86: 100 vjet Luftë

Zurnaxhiu, d.v. Ingj. N. Basha, d.v. Ajdin Bairaktari, d v. Bejto Shahmanoviq, d.v. Millan A. Mickoviq, d.v. Zymer Halili, d.v.Mehmet Dermani, d.v. Qamil Brovina, d.v. Gani S. Çavdarbashi, d.v. Sylé B. Alaj, d.v. Shaban Kajtazi, d.v. Ferid Perolli, d.v. Haxhi Morina, d.v. Xhavid Sh. Nimani, d.v. Reshat Isa, d.v. M. Bajraktari, d.v. Veli Niman Doci, d.v. Rasim Cokli, d.v. S. Bekteshi, d.v. Jaho Bajraktari, d.v. Shaban Haxhija, d.v. Alush Gashi, d.v. Beqir Ndou, d.v. Xhater Vokshi, d.v. Sima H. Vasileviq, d.v. Enver Dajci, d.v. Maxhun Doci Nimani, d.v.

Prei Kolë Shyti - Nikçi

Ne fshatin Doli te Gucise jetojne pasardhesit e Lekeve te Kelmendit: Nike e Vukel, te Shales, Trieshit dhe Grudes.Burrat e ketij fshati ishin te paret ne lufte kunder oku-patoreve te vjeter-osmaneve dhe atyre te rinj -serbo-malazezeve.U dalluane sidomos Prele Kole Shyti dhe Gjon Dede Vukli me trimat e tyre...Me kreni te pashoqe dhe me sakrifica te medha, male-soret e Dolit dhe ata te Vishnjeves (Curanajt) e ruajten fene dhe zakonet e te pareve te vet. Ne mes te katundit Doli zbardhon kisha katolike e cila luajti nje rrol te rendesishem ne ngritjen e vetedijes kombetare shqiptare te banoret e ketyre aneve. 1Prel Kole Shyti u dallua ne Luften e Rzhanices kur me shume djem e nipa duel ne mbrqjtje te Malesise nga mesyrjet e hordhive te Mark Milanit ne pranveren e vitit 1880, ishte edhe ne Luften e Tamares me 1912 duke e mbrqjtur Shkodren nga Mali i Zi.Ne kohe te Shqipnise 1941-44, si Kapobande u prini djelmise se Dolit ne sigurimin e kufijve t'asaj Shqiperije.Me 1947 dorzohet ne Vermosh, ne Qafe te Perdolecit vet i pesti dhe

Page 87: 100 vjet Luftë

komunistet e Shqiperise ua dorzuane "vellezerve Jugosllav" te cilet e denuane me burgim te perjeteshem. Poashtu i denuane me shume vjet burg edhe shoket e Preles.

Gjon Dedë Vuklil. komunistët ia vrasin 3 djemt: Deden, Nikën dhe GJergJin, la plagkitin krejt pasurinë qe se kishte të paki...Nga fshati Doli sllavokomunistët i vrasin edhe: Dedë L. Nikcin, Ujk C. Nikciii. Gjekotë U. Nikcin, Lazer D. Nikcin, Kolë P. Nikcin, Nikë L. Nikcin dhe Gjona V. Nikcin.Nga vëllazëria Shala i vrasin: Mark e Shpend Vocerr Shalën, Mark P. Shalën, Pjetër L. Shalën, Zef C. Shalën dhe vëllezërit: Pal, Lekë, Mark dhe Lulash Marashin-Vuksanaj.

Page 88: 100 vjet Luftë

Nga Trieshianet e Dolit i vrane: Gjeke Marash Gjekajn. Kurse nga Vishnjeva mbeten te vrar: Kolec U. Curanaj dhe Luke Torna Curanaj.

Page 89: 100 vjet Luftë

Hasan Isufi Kukaj

Kukajt janë pasardhësit e Lui Nikë Nrelit të Vuthajve.Djali i Lulit - Kuk Lula ishte njeri nga kaçakët më në zë në malësitë e Alpeve Shqiptare. Ia kishte prur shpirtin në fyt Vezirit të Shkodrës-Ibrahim Pashës, i cili "filloi të kërkonte taksa (haraç) dhe nizam... Këto kërkesa i kundërshtoi Kuk Lula, që ishte jo vetëm njeri me fuqi të jashtëzakonshme, por edhe trim i mash (...) Njerzit e kohës atë e quanin dragoi i Lekëve...Me tradhti ose rastësisht, Kuka u kap dhe në ikje e sipër nga duart e zaptive, u vra. Po atë ditë turqit ia pren koken dhe ia dërguan Vezirit në Shkodër". 1Veziri e zhduki fizikisht atë, por emri i tij mbeti i për-jetëshëm në Vuthaj. Një vëllazëri e tere sot e mban emrin e tij-Kukajt.Djemt e Kukajve ishin pothuajse të parët në çdo betejë që zhvillohej kundër Turkut dhe shkjaut. U dalluanë edhe në kohën e Lidhjes së Prizrenit: Sadri Murseli f. v. në një dyluftim, në dhjetor të vitit 1879, ia preu koken me gjithë njërin krah "harambashit" malazias-Nenadit. Atëherë u dalman edhe Ethem e Asilan Murseli, Isuf Sadria etj. 2Si gjithmonë edhe kësaj rradhe shkijetë mbanin shën-ime dhe të parin njeri e pushkatuan në Guci me 1913, Ramë Isufin e Kukajve. 3Mbretërinë Jugosllave e mbijetuanë me shumë vuajtje, të ndjekur e të përndjekur dhe mezi e pritën vitin 1941 -bashkimin e Plavë-Gucisë me Shqipërinë.Mbarë djelmija e Kukajve u renditën në forçat vull-netare shqiptare dhe në krye me Hasan Isufin - antar të Komitetit të Kosovës që nga viti 1937, ia vunë gjoksin kufirit etnik shqiptar duke u konfrontuar për kater vjcl me rradhë me hordhitë çetnike dhe komunistël malsLzeze.Lufta në fjalë i pati gjetur t'armatosur pothuajse të gjithë Kukajt, me armët që iau muarr ushtrisë Jugosllave në shpartallim, Zeqir Bajrami, në vigjilen e shpërbërjes së Jugosllavisë fallce të Versajes.Hasan Isufi, në cilësinë e Kapobandës, së bashku me të vëllain Sadikun, brenda një kohë të shkurtër arritën të renditën ndër ushëheqësit më të shquar popullor dhe më autoritativ të Plavë-Gucisë.

Page 90: 100 vjet Luftë

"Hasan Isufi, ishte njani ndër burrat ma të spikatun dhe ma patriot që i ka pasë Mimleqeti n'atë kohë" - më thoshte shpesh daja im - Shaban S. Hasangjekaj, i lindur me 1910."Kur hyri partía" - siç thonë ndër ne, Hasani me krejt trimat e vet mbeti i sterpikur nëpër malet e krahinës në fjalë... S'ishte ky i vetmi: "Në yjeshtë të vitit 1946 sipas pohimeve të Rrustem Mules, në Livadh të Derzhanës kanë qenë të tubuar rreth 600 nacionalistë nga të gjitha anët e truallit shqiptar.(...) Grupi i Sali Nikoçit, u kap në Valbonë dhe iu dorzua në Kukës organ-eve të UDB-së. Nga ky grup u pushkatua Hasan Isufi, ndërsa pjesëtarët e tjerë të tij u dënuan me shumë vite burgim". Së bashku me Hasan Isufin, Sigurimi i Shqipërisë Komuniste, në pabesi i lidhi dhe ia dor-zoi UDB-së në Kukës edhe këta trima të vëllazërisë Kukaj: Halil Memen, Zymer Haxhine, Sadri Rexhepin, Tahir e Nezir Sokolin dhe Sali Bajramin. Pervec ketyre, ato dite te zymta u syrgjyrosen dhe u mbajten ne burg me vite te tera edhe: Mehmet Mustafa, Zeqir Baj rami e te tj.Te shtojme ketu se Zymer Haxhine pasi i vuajti 12-13 vjet burg ne Goli Otok e u kethye ne shtepi, e marrin perseri, e qesin afer kufirit dhe e vrasin me arsyetim se gjeja ka dashtur te ike ne Shqiperi?!E qesin pastaj ne nje grope, po aty ku e mbyten, pa e lene familjen as te shohe e lere me ta varrosin, perkun-drazi e lecitin nga fshati e vellazeria. Cka do te thote se jo vetem qe ia muarren jeten. Por edhe vdekjen, duke la mohuar keshtu te drejten per ta pasur, se pakut nje varr ne token e lindjes. Zakon ky teper i shemtuar i rregjimeve komuniste ne Ballkan. Zakon i bishave karpatoike, qe gjate 50 vjeteve te sundimit te tyre ne tro-jet etnike shqiptare, duke e perfshire edhe Shqiperine e Londonit, ne kete menyre i vrane s'pakut 150.000 shqip¬tare, ndersa numri i te burgosurve e te malltretuareve as qe

Page 91: 100 vjet Luftë

mund te llogaritet ... Nga vellazeria Kukaj u dallua me vone edhe prefesori i Universitetit te Prishtines Dr. Sherif Kuka i cili e ndihmoi shume shkollimin dhe perparimin e rinise shqiptare nga keto vise...

Ramë Cubi - VuçetajVuçetajt e Vuthajve janë poashtu, pasardhësit e Nik Nrel Bales. Dmth, janë të një barku me Ahmetajt, Ulajt dhe me Kukajt. Që të gjithë, pasardhës të Nik Nrelt, njërit ndër djemt e kryetrimit kelmendas Nrel Baies, që sic dihet pat rënë heroikisht në mbrojtjen të atyre tro-jeve.Sikurse edhe vëllazëritë tjera të Vuthajve, edhe Vuçetajt çdoherë ishin aty ku i kërkonte vatani.Të tillë ishin edhe në kohën e Lidhjes së Prizrenit dhe në luftërat e më vonëshme kundër turqëve dhe shkijeve. Përmenden sidomos: Bejto Syla, Brahim Syla, Mustafë Arifi, Bajram Mustafa, Muzli Kurti, Bekë Muzlia, Halil Balia, Sylë Alia, Ramë Cubi, Ujkan Alia etj.Avro Cemoviqi i ndoq si të gjithë vuthjanët tjerë duke e vrarë edhe Bekë Muslinë.Në mesin e parisë vuth-jane që i shkruanin letra Komitetit të Kosovës, e gje-jmë të nënshkruar në to edhe Hysen Sylen. Ramë Cubi VuçetajNë fillim të këtij shek. u dallua sidomos Ramë Cubi, me trimëritë e tij në përleshje me kusarët malazez.

Page 92: 100 vjet Luftë

Gjatë mbretërisë Jugosllave, sikurse çdo vuthjanë edhe Vuçetajt ishin të persekutuar. Këtë e ilustron edhe vrasja e Arif Takes...Në Luftën e Dytë Botërore, pjesa më e madhe e tyre i bashkohen Lëvizjes vullnetare për mbrojtjen e Kufijve etnik Shqiptare. Por kishte edhe ca të rinjë në LAÇ si f. v. Isuf Sokoli, Tafë Haxhia etj. Isufi atje edhe u vra...Pas luftës terrori çetniko-komunist e çfryu mllefin edhe mbi këta trima.Në një përleshje ranë heroikisht: Ahmet, Bekë dhe Shaban Vuçetaj. Ndërsa Budak Hyseni i cili s'bashku me të vilain Beken, kishin lënë nam nëkëto anë "u zhdukë pa lënë gjurmë në dimrin e madh të vitit 1946". Kah fundi i viteve 60-ta, pas rënjes së Rankoviqit dhe liberalizimit të jetës politike në ish Jugosllavi, në komunën e Plavës fïlloi grindja në mes të Malazezëve dhe Shqiptarëve që se folnin më gjuhën shqipe e që filluan ta quajn vehten Musliman (tani Boshnjakë). Meqë s'mund ranë dakord për zgjedhjen e kryetarit të komunës, organet moniste të Republikës Malazeze, ndërhynë duke kërkuar që kryetar i asaj komune të zgjidhet përkohë-sisht një shqiptar, derisa të qetësohen mosmarrëveshjet në mes t'atyre që e folnin sllavishtën!Të gjendur para aktit të kryer, malazezët vendas u për-poqën ta gjejnë një shqiptar me sa më pak shkollë, në kohën kur kishte mjaft të tilë edhe me fakultete të kry-era nga këto anë. Qëllimi ishte që aty ta siellin një njeri të paaftë me të cilin do të luante si të donte sekretari i komunës-Misho Turkoviq, një shqiptarofobias."Fati i buzëqeshi" këshilltarit (delegatit) komunal nga Vuthajt, Hasan Melit - Vuçetaj. Ky përkundër dëshirës së M. Turkoviqit, posa e pranoi detyrën udhëtoi për në Prishtinë dhe u takua me Fadil Hoxhën. I mbështetur nga udhëheqja shqiptare e Kosovës dhe i përkrahur nga intelektualët vuthjanë Hasani i ndërmor-ri ca aksione që çdokushi që pre tendon të jet real në shkrime ska çare pa i evidentuar. Në kohën e "sundimit" të tij në Plavë, u hapën përherë të pare shkollat shqipe në Vishnjevë dhe në Hot, që ishin një bazë solide për hapjen e gjimnazit shqip më vonë. Kontribuoj në heqjen e prapashtesave "VIQ" nga mbiemrat e shqiptarëve etj.Vuçetaj, jo vetëm se e përkrahi por edhe e ndihmoi çpalosjen e flamurit Shqiptar në ato gryka, posa u lejua përdorimi i tij nga organet federative t'ish Jugosllavisë.U dallua edhe në aksionet për pajtimin e gjaqeve dhe atë duke dhënë shembull personal, në familjen e vet... Nga kjo vëllazëri është edhe mësuesi veteran Avdullah Rama (63) që u vra nga "bandat kriminale sllavo-çetnike në shtëpi të vet në Pejë me 29 mars të vitit 1999...

Page 93: 100 vjet Luftë

Çung Tahiri DedushajDjali me i madh i Nrel Bales, ishte Deda, qé né traditén popullore njihet me emrin Dedush Nreli. Kété trim té Kelmendit e vrau Veziri né Shkodér, pse nuk pranoi t€ heq doré nga Kanuni i Maleve...Por ai nuk vdes. Emri i tij shéndrrohet né patronim iv njé véllazérie té téré vuthjané. Ky mbiemér do t'i tmerro-jé pushtuesit e vjetér dhe té rinj.Pasardhésit e Dedushit i ruajtén me xhelozi besen, bujariné dhe trimériné. Duke i kombinuar kéto per hire té nderit dhe ruajtjes sé katundit-Vuthajve, fisit dhe Atdheut. Per kéto ka prova té shumta:Né njé rast, duke réné malésorét e rrethit té Tropojés (Gash e Krasniqe) né Guci, nga qafa e njé mali té aférm e vérejné minaren e posandéretuar té xhamisé né Vutha) (shek. XIX) dhe njéri pyeti: "Zo c'ashté ajo?" Tjetri pérgjigjet: "Oxhaku i Sylé Hasanit", té cilit i kishlc shkuar zani larg né Malési. Shala dhe Malésia e Gjakovés e kishin "hanin" e paré, duke shkuar e duke u kthyer nga Gucia. (Mé tregonte plaku 90 vjecar, Jakup Jahelezi i Dragobisé, NY 1991).Tymin larté té kétij oxhaku e mbajti edhe djali i Sylés, Isuf Syla, dhe nipat e tij: Zymer, Arif dhe Cung (Jah) Tahiri.Nuk ishte Cungu i pari i késaj familje, qé duke ua dhéné bukén kacakéve dhe atdhetaréve té shumté dhe duke e mbajtur besen, e humbi edhe jeten. Tradité kjo e kaheréshme e vuthjanéve, gjegjésisht e kelmendasve.Sadri Brahimi, Dedushaj, figurón né té gjitha listat e parisé sé Plavé-Gucisé, qé sé bashku me Ali Pashé Guciné e Jakup Ferrin, té priré nga Lidhja e Prizrenit, e organizuan dhe mbrojtén kété krahiné kreshnike. Ndérsa nipi i tij, Bajram Musa, tregoi triméri té rrallé né luftén e Nokshiqit, me 11 janar 1880. Pércka edhe u dekorua nga presidenti i Shqipérisé, me rastin e 80 vje-torit té pavarésisé sé sajé.Né luftérat per mbrojtjen e Gucisé né até kohé u dal-luan edhe Myftar Muli, Tahir Syla, Bardhec Hyseni etj.Por si edhe né raste tjera, ndér shqiptar, armiqté mbanin shénime dhe

Page 94: 100 vjet Luftë

hakmerreshin rendé ndaj familjeve té tilla, kur u vinte dita:Avro Cemoviqi, jo vetém se e cfarosi familjen e Bajram Muses, por e pushkatoi né Qafé té Previsé bashk me qin-dra té tjeré edhe Bajram Xhukun. Mé voné e vrasin edhe Sadik Myftarin...Gjaté Luftés Ii Botérore né ndeshje me cetnikét e Malit té Zi bien déshmor Xhemé e Zeqir Sadría, Imer Huti dhe Ramé Bajrami.Kur té vijné né pushtet cetniko-komunistét malazez, do ta nxjerrin nga sirtarét edhe njéheré dosjen e véllazérisé Dedushaj, per ta pasuruar me emra té rinj.I pari do ta pésojé Sokol Sadría, emrin e té cilit e kishin né dosje qé nga maji i vitit 1924, kur, sic kemi théné mé larté, bashk me Col Isufin e Hasangjekajve dhe Sali Ibren nga Gucia shoqéronin Komisionin Ndérkombétar per caktimin e kufirit né sektorin e Vermoshit, gjegjésisht e pérciellnin Mehdi Frashérin, pérfaqésues té kétij komi-sioni nga ana e Shqipérisé. Komisioni né fjalé ishte prit-ur miré nga autoritetet jugosllave né Plavé, por i arrestu-an tre pérciellsit e lartépérmendur, duke i quajtur "nén-shtetas jugosllav"!!Ky incident ishte béré problem ndérshtetéror, por kryetrimi gucian, kacaku me fleté, Rexhé Bekteshaj, i njohur si Rexha i Vogél, i ndihmuar edhe nga post Komandanti i kufirit né Grabon té Kelmendit, vuthjani Rrustem Ademi-Ulaj, i liroi me dhuné, duke i shkémby-er me ca tregtar malazez qé i zuné rob duke u kthyer nga Shkodra. Ngjarje kjo qé gati pati prishur ditét e mjaltit té Zogut me Pashiqinjü Pércka até kohé e pésoi duke e paguar me jeté Rexha me rreshter Ademi. Sokolit i kaloi jeta né burg...Por hakmarrja mé barbare nga UDB-ja u bé me 18 kor-rik 1951. Kur pas njé incidenti né kufirin shqiptaro-shqiptar, vendosi ta shkatrrojé njéheré e pérgjithmoné kété familje. Brénda dy oréve i lidhi dhe i pushkatoi Çung Tahirin (60) me të nipin Isuf Zymerin (26) dhe i dërgoi në Goli Otok, Ibrën dhe Brahimin. Ndërsa të tjerët i leçitën dhe i mbajtën nën kon trolle nga ajo ditë e deri me sot. 1

Vrasja e milicit sllav kishte ndodhur në Zarunicë, përm-bi fshat. Zarunica

Page 95: 100 vjet Luftë

kishte qenë pothuajse varr i xhan-darmërisë Serbo-malazeze nga ardhja e tyre në këto treva. Këtë e konfirmon edhe ky citat: "... Në Zarunicë mbi Vuthaj u afru-an disa kaçakë muhamedan (lexo: Shqiptar) dhe, kur patrulla jonë doli nga një pyllë i dendur përballë një Çung Tahiri prrocke, shtinë me arme dhe vranë tre ushtar (...)Kaçakët ikën fill... " - Kështu e lajmëronte Ministrinë e Luftës në Cetinë, Brigadiri e Gucisë M. Bozhoviq, me 27.VII 1913. 2Këso ndodhishë në Zarunicë ka pasur me dhjetra e dhjetra, që nga ajo kohë e deri me 1951...Me ras tin e 45 vjetorit të rënjes së Çungut e Isufit, rrapsodi popullor, Shefqet Ademaj, nga Skivjani i Gjakovës ua kushtoi një këngë me titull:

"Martirëve të Malësisë":

Shumë ka vuqjt kjo Shqiptari Prej se erdhen shkijetë kojshi Kriminel e t'pa burrni Tmsuem me Iajka e me dredhi Tlidhur me France e me AngliE coptuan t'shkretën Shqipni Fatkeqësia vjen e rritet Historia na përsëritetKështu pas Luftës nacionale Prap u ndanë trqjet shqiptare Ma se gjysma e ShqipnisëMbetë në kthetra të Shkijenisë Prap e ndanë vilain me vlla

Page 96: 100 vjet Luftë

Një Shqipni tjetri nën Shkja .Kurrë ndarje s'e pranuemë"Nëpër breza e luftuemëZot me i dalë tokës shqiptare Vazhduen luftën Kaçakt n'male Haxhi Meta, trim i vërtetëI shoqruem nga dy njerz t'vetëN'Korrik t'vitit pesdhjetë e njiKëceu kufinin n'Vuthaj ka hi Me takue nji burrë me besë Çung Tahirin atë trim me fletë.Jeta n' mal s'ka siguriMbas tri dite përfat t'ziDy milic shkije tue kalue Një krismë t'gurve kanë dyshue Dhe merr turr i zi Milani Si me vrap u nis prej mali Krisë breshana e Brahim SmajlitE muer n'shokë deri n'iul t'ballit Në pamundësi kaçakt me i zanëPrej Dedushaj katër vetë kanë marrëDy jetë n'burg e dy i vranë :Me frksue popullin n'kto anëE vranë Çungun dhe msues IsufinRrafshuen vorrin gjurmt tua hupinN'Shqiptari Iajmi ka dalëIau vranë Vuthajve mësuesin e pareDel bylbyli n'mal vqjtonAlfabetin kush na mëson?Dhe pse voir s'u lanë m'u paN'Zemrat tona janë ba kalaSod Shqipnia n'80 vjetorMe dekorata i shpall dëshmorIsufin msues, Çungun luftarDekorata t'çmimit t'parë

Page 97: 100 vjet Luftë

Éshté me vend njé konstatim i shkrimtarit Mehmet Elezi ku thot: "Gjama shqiptare e pas Luftés sé Dyté Botérore i ngjan njé vrime té zezé. Ajo thithi jo vetém ata qé u ndodhen brenda né té, i kapérdiu me trup e me shpirté, por edhe breza té tjera, né njé rreze mjaft té largét, breza té shkuar, e pjesérisht, breza qé ende s'kané ardhur. Mé shumé se cdo skaj tjetér té kontinentit toka shqiptare u bé trualli i Brezave té Humbur..." 

Kapérdiu edhe té riun 24 vjeçar, Jetón Idrizin -Dedushaj, ushtarin e Ushtrisé Qlirimtare té Kosovés (UÇK), qé nga fillimi i luftés, né vitin 1998.Jetoni "ra heroikisht né vine e paré té frontit né Lumbardhé té Decanit, me 6 qershor 1999", né lufté me bishaté barbare cet-niko-serbe. Ra per té mos vdekur kurr. Jetoni jetón dhe do té jeto] deri sa té keté Shqiptare né Kosové... Nga véllazéria Dedushaj sot, pérvec autorit té kétij librit dallohen edhe krijue-sit: Prof. Dr. Isuf Isufi dhe Avdyl Sherifi...

Page 98: 100 vjet Luftë

Vuthajt

Midis malesh legjendareShtrihen Vuthajt aq krenareGjerdan me margaritareBurra trima e djem azganeMe çakshire e xhamadaneKerkund shoket nuk i kaneArmen dore se kane daNe lufte me turk e ne lufte me shkja.Lugu i Vuthaj vend i rralleKa qite trima e mentareKa qite burra plot me mendQe ndriçonin ne kuvendSi ai Ahmet Zeneli,Smajl Ujka e Mal AhmetiSi Çun Mula e Smail MetaSyl Hajdari e Hazir ShpendiKa qite trima si Kuk LulaSadri e Asllan MyrseliDem Gjek Vuku e Sali JahaMel Selmani e Rexhep FazliaQe u kendohet trimeniaNje kushtrim qe ashte leshueEuropa ka kerkue

Page 99: 100 vjet Luftë

Vuthaj Plave e GuciT'i jepen Malit t'Zi!Ne vend fjalen me çueMehmet Pasha ashte caktue.Ka fole plaku Ahmet ZeneliMendje ndritur, mendje thelli:Ali Beg mos fol me shkjaSepse shkjau bese nuk ka!Vuthaj, Plave e GuciTe tan nen arme t'jane gatiTe marre vesh ai Mali ZiEuropa me RusiS'bahet pazar me Shqipni!T'i kthejme armet atij qenitKemi Lidhjen e PrizrenitVuthaj Plave e GuciDukagjin e MalesiJane çue ne kambe, jane ba gatiJakup Ferri u ka priNe Gjakove trimat kane raLufte e madhe qe ashte baMehmet Pashen e kan vra.Knjaz Nikolla me ushtriMesyn Plave e GuciShume lufta i ka baMe shqiptarin dot se haSe luftojne me trimniVuthaj Plave e Guci.Aty del nje mejdanxhiAi Nenadi derr ziI del balle Sadri MurseliE ta kap shkjaun per beliE ka shtri per toke ate derrla ka pre kryet si berrI thot knazit ec e merr!Veshoviqi me ushtriNe Valbone ia mesyMushak Haxhise po i lyp miqesiVeç tri pushke i ka kerkueMe u ba mire me u pajtue!Tre gur zalli nuk ti japDoren tande une se kap.Hyn ne kulle e ne prite rriPermbi shkje po bane kerdi!Kulla e tij u ba kala

Page 100: 100 vjet Luftë

Njeqind shkje nen kambe rrzojPor si lisa neper toke.Veshoviqi pisk e paMorri rrugen shkoi e la.Pulec Hima bjen mbi shkjeVret e pret e ban hatanAi per shkjaun nji gjuhe kaMe gjak ballin me ia laT'mos shkelin Plave e GuciE kan vendin ne Mal te Zi.Komunizmi kur ka hiE forcon ate kufi t'ziVriten Vuthajt sherri tiCung Tahiri e Isuf ZymeriZymer Haxhia e Cuf SokoliTrim si zana qe se kish trolli!Kalojne mote kalojne viteBijt e Vuthaj lule driteKane marre shkolla e dituriRexhep Qosja ne balle u rri.Bijt e Vuthaj kudo janeZogj shqiponjash jane te taneNe Vuthaj folene e kaneN'ato male, n'ato pyjeKu kendojne zogjt' kange trimenieN'ato lugje plot blerimKu shqiponja krähet shtrin.

Bule AhmetiBrooklyn, New York

Ajo qe e ka inspiruar poeten B, Ahmeti t'i shkruaj keto vargje eshte vet perkushtimi i vuthjaneve ne zgjedhjen e ceshtjes Shqiptare dhe bashkimin e trqjeve etnike:- Ahmet Zeneli - Gjonbalaj, ishte ai qe e nxiti dhe e keshilloi Ail Beg Gucine te pergatitej per mbrqjtejn e Plaves me Guci ne vitin 1878.- Ne çdo tubim nga Gucia e deri ne Stamboll asokohe e percillte Ali Pashe Gucine, Smajl Ujka (Bruncaj) i Vuthajve.- Ne tubim te Verrat e Llukes me 1910 ishte edhe Bajraktari i Vuthajve - But Smajli me nipa: Zeqir Smajlin e Ali Hirnen e Ahmetajve.- Ne Vlore, ne diten e shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912, bashk me Isa Boletinin ishte edhe Bub Binaku (Ulaj) i Vuthajve.- Njeri nder themeluesit (me 1918) dhe antaret me aktiv te Komitetit te Kosoves, me seli ne Shkoder ishte edhe Hysen Ef. Vuthi-Gjonbalaj.- Njeri nder themeluesit dhe perpiluesit e dokumenteve te Lidhjes II te

Page 101: 100 vjet Luftë

Prizrenit me 1943 ishte edhe intelektuali i shquar vuthjane - Rexhe Meta-Ulaj.- Dy nga pjesemarresit me aktiv te Konferences dhe nen-shkrues te rezolutes te Bujanit (1943-44) ishin nga Vuthajt: Sadik Bekteshi-Ahmetaj dhe Mehmet Dermani-Gjonbalaj. - Njeri nder pjesemarresit dhe nenshkrues i dokumen-tave te Konferences nderkombetare per Kosovo ne Rambuje te Frances eshte edhe intelektuali i shquar vuthjan-Akad. Rexhep Qosja. Kjo Konference e shkeputi Kosoven nga Jallta dhe e futi nen mbrojtjen e NATO-s... Do te thot se per me teper se njeshekull vuthjanet, sig kuptohet edhe nga ky liber, ishin aty si thot populli: "Ku i lypte vendi dhe kuvendi"...

PASTHËNJE

Rexhep Mani, Dedushaj, i lin-dur në Vuthaj me 1948, shquhet si njëri ndër studiuesit e pare të historisë së atyre trevave.Ky është libri i tretë i tij. Në të gjitha shkrimet e tij hasim në një përpjekje serioze, duke dhënë një kontribut solid në historiografinë shqiptare postkomuniste.Ngjarjet dhe dukuritë shoqërore i vlerson objektivisht duke u mbështetur në të dhëna të bollshme dhe të verifikuara mire.Një merite e autorit është se ndoshta për herë të pare, e pasqyron në mënyrë të barabartë veprimtarinë e të gjitha forcave shoqërore e politike që vepronin në Plavë-Guci në pariudha të ndryshme kohore e sidomos gjatë Luftës II Botërore. Pa marrë parasysh diversitetin e mendimeve dhe të rrugëve që ndoqën ato për të realizuar zgjedhjen e cështjes kombëtare shqiptare dhe bashkimin e trevave të tyre etnike.Krahas forcave partizane (forcave kryesore gjatë LAC) në librat e Dedushajt e

Page 102: 100 vjet Luftë

sidomos në këtë të fundit trajto-hen në mënyrë studioze dhe të plotë edhe ato organizata politike e forca patriotike, të cilat vepruanë pavarësisht nga të parët si f. v. Lidhja e Dytë e Prizrenit, duke luftu-ar kundër bandave cetnike apo forcave të tjera politike antishqiptare të maskuara me emrin e LAC apo thjeshtë me maskën komuniste.Merite tjetër e autorit është se përkundër largimit të dhunshëm nga Kosova, nuk u shkëput nga vendlindja dhe nga rrjedhat e historiografisë kombëtare. Por, përkundrazi, nga mërgimi i largët, nga SHBA, ku po qëndron qe plot 10 vite (larg familjes dhe të vetëve), ia dhuroi vendlindjes dhe lexuesve të historiografisë tonë kom¬bëtare 3 libra të vlefshëm dhe të nevqjshëm, me çka e plotësoi fondin e literatures dhe boshllekun që egzistonte deri më tani nga kjo lami për Shqiptarët e krahinës së Plavë-Gucisë e më gjërë.Libri "100 vjet luftë" është një gjini specifike në fushën e historiografike sepse vendóse një raport të edituar midis masës dhe individit, duke hedhur dritë kryesisht mbi këtë të fundit. Ai na njeh me patriotet e mëdhenj të krahinës së Plavë-Gucisë që dhanë jetën për të mbrojtur trojet nga pushtuesit turq, serbo-malazez, austrohun-garez dhe fashist. Duke qenë si invadorët më të egër e më të rrezikshëm kundër popullit shqiptar, ashtu sic janë edhe sot, serbo-malazezët, shumica e këtyre heronjve ranë në luftë kundër këtyre pushtuesve.Pavarësisht nga karakteri, temperamenti dhe veçoritë tjera individúale të këtyre heronjve, pavarësisht nga koha dhe rrethanat e veprimit të tyre, tipi i këtyre per-sonaliteteve që jepen me kujdes nga autori pasqyron kushtet e vecanta historike që po kalonte populli ynë në procesin e formimit të tij si komb. Sic dihet, kushtet e këtij procesi për popullin shqiptar kanë qenë sa heroike, aq edhe tragjike. Prandaj jeta dhe veprimi i tyre jepet në përputhje me këtë dramë që na shkaktuanë armiqtë tanë mizorë që kishin për qëllim pushtimin e trojeve tona dhe shfarosjen e popullin të lashtë shqiptar.Këta luftëtar s janë heronj të vetmuar as individ të shkëputur nga masa. Ata s'luftojnë kurr për të pushtuar e grabitur troje të huaja, dhe për të shfarosur gra, fëmi-jë e pleq, sic bëjnë serbo-malazezët. Përkundrazi, pavarë¬sisht nga indfvidualiteti i tyre, ata deri në çastin e fundit, me idealin kombëtar në zemër, jetojnë, luftojnë e vdesin për mbrojtjen e atdheut duke qenë në ballë të masave si prijsë e pjesë e pandare e tyre. Pikrisht këtu e ka burim-in një respekt e dashuri e pakufishme që ushqen popul¬li ynë për këta heronj që i gjejmë në këtë libër. Këtë dashuri populli ynë e shpreh për ta përmes këngëve, bisedave dhe librave. Në këtë mënyrë populli ynë brez pas brezi i kujton e i mban gjallë heronj të e vet.Në këtë sens duhet pare e gjykuar libri në fjalë i histo-rianit Rexhep Dedushaj. Por, përvec kësaj, ky libër ka edhe vlerë të madhe njohse, sidomos për brezin e ri që është e ardhmja e atdheut...Ismail AhmetiNew York - shkurt, 1999

Së fundi, e shoh t'arsyeshme t'i shënoj këtu edhe të gjitha librat dhe autorët e tyre, që kanë shkruar në gjuhën shqipe, qoftë pjesërisht apo gjërësisht për

Page 103: 100 vjet Luftë

këtë krahinë dhe për këta njerz të martirizuar për të cüët bëmë fjalë më lartë, e të cilat libra m'është dashur t'i konsultoi medoemos gjatë përpilimit të këtij teksti:1. At Gjergj Fishta: "Lahuta e Malcisë"...2. Ajet Haxhiu: "Hasan Prishtina" - Tiranë 19643. II II "Shota dhe Azem Galica" - Tiranë 19684. Grup autorësh: "Me pushkë dhe pene për liri e pavarësi" Tiranë, 19785. Xheladin Gosturani: "Jakup Ferri..." - Tiranë, 19826. Hasan I. Gjonbalaj: "Kelmendi" - Pejë, 19897. Rexhep Dedushaj: "Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekuj" - NY 19938. Nail Draga: "Shqiptarët në Mal të Zi" - Ulqin, 19949. Elmaz B. Plava: "Plava e Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare" - Tiranë 1995

10. Kahreman Ulqii: "Oraganizimi i vjetër shoqëror tek Shqiptarët: -Shkodër 199511. Ismail Ahmeti: "Vuthajt" - Tiranë, 199612. Hasan I. Gjonbalaj: "Ali Pashë Gucia" - Prishtinë, 199613. Sulejman B. Ahmeti: "Vuthajt dhe Vuthjanët" - Tiranë 1996

14. Rexhep Dedushaj: "Shpërngulja e Shqiptarëve të Plavë-Gucisë" -NY 199715. Dr. Muhamet Shatri: "Kosova në Luftën e Dytë Botërore" -Prishtinë, 199716. Zekeria Cana: "Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin Shqiptar 1912-1913" - Prishtinë, 199717. Dr. Palokë Gj. Berisha: "Zhvillimi i shkollave dhe arsimi iShqiptarëve në Mal të Zi prej vitit 1878 deri në vitin 1988" - Ulqin,199718. Faton B. Mehmetaj: "Nëpër shtigje të Historisë" - Prishtinë, 199719. Adem D. Qelaj: "Nga Vuthaj në Amerikë" - NY 199820. Idriz Lamaj": "Dokumente angleze mbi Konfliktin Shqiptaro-Malazez rreth Plavës dhe Gucisë 1879-1880" - NY 199921. Rexhep Dedushaj: "100 vjet luftë" - NY 1999

SPONSORËT E LIBRIT:

- Demë Balidemaj- Palokë Vulaj- Shaban Çelaj- Pjetër Dedaj- Fadil Berisha- Tomë Rr. Gjelaj- Azem Hasangjekaj- Lekë dhe Pashko Gojçaj- Lui dhe Hajdar Bajraktari- Dedë Dedëvukaj

Page 104: 100 vjet Luftë

- Agim R. Kelmendi- Zef Balaj- Omer Hakramaj- Marjan Cubi- Ibrahim Kolari- Labinot dhe Bashkim Balidemaj- Selim U. Gjonbalaj- Qazim Dedushaj- Ilir Dula

Është merite e këtyre burrave botimi i këtij libri. Pa ndihmën financiare të tyre ndoshta libri nuk do të botohej...Ndihma tjera për plotësimin e shpenzimeve, për ofrimin e fotografive apo materialeve të tjera, për fotokopjimin e tyre etj. dhanë edhe: Kadri Çapriqi, Agim I. Balidemaj, Sokol Gjevukaj, dhe kompania IAB, Management Inc. 205 W. 54 Street, #9G, New York dhe punëtorja e tyre Cynthia Rivera.

Që të gjithëve u jam mirënjohës dhe i falënderoj shumë.

Spjegime

Xh. Gosturani: "Jakup Ferri"-Tirané, 1982.Elmaz B. Plava: "Plava e Gucia né Lévizjen Kombétare Shqipíare'-Tirané 1995 f.204-219Shlh gaz. "Kosoua'-Tlrane, nr.3 maj, 1993 f.7 dhe nr. 9, korrik 1993 f.8.

1. F. Mehmetaj: "Népér shtigje té h¡storisé"-Prishtine, 1997 etj.

"Rilindja" e 18 nentorit 1997 f.16E Plava: Lib. I cit. F. 216.Po aty: f. 217-2191. Elmaz B.Plava: "Plava e Gucia né Levizjen Kombétare Shqiptare" -Tirané, 1995 f.20.2. R. Dedushaj "Krahina e Plavé-Gucisé népér shekuj" NY 1993, f.84 dhe f.863. Po aty: f.86-89 dhe "Historia e Popullit Shqiptar" Tirané, 1994 f.834. R. Dedushaj: Lib. I cit. F.96-1005. Po aty: f. 110-127 dhe E. Plava: Lib. I Cit. F.214.6. E. Plava: Po aty, f.209.7. Po aty, f.2178. Po atyR. Dedushaj: Lib. i cit. f.. 134-287 dhe lib. "Shpérngulja e Shqiptaréve té Plavé-Gucisé", NY 1997 f. 33. Dr. M. Shatri "Kosova ne LDB" - Prishtiné 1997 f. 322-323Botuar né revisten: "Zéri i sé vértetés" N.J. qershor 1995 f.16

Page 105: 100 vjet Luftë

1. R. Dedushaj: "Krahina e Plavé-Gucisé népér shekuj", NY 1993 f. 77dhe 99-123. Grup autorésh: "Me pushké dhe pené per liri e pavarési",Tirané, 1978 f. 110-116 dhe 119-121. Xh. Gosturani "Jakup Fern...',Tirané, 1982 f. 199-204. Mustafa Memija: Liber me kété temé, f. 58.Elmaz B. Plava: "Plava e Gucia né Lévizjen Kombetare Shqiptare".Tirané, 1995 f. 80. 86. Alb. Historik i aut. F. Mehmetaj: "Népér shtig-je té Historisé", Prishtiné, 1997...1. Hasan I. Gjonbalaj: "Kelmendi" - Peje, 1989 f, 292. R Dedushaj: Lib, i cit. F.114, Hasan I. Gjonbalaj: "AliPashé Gucia"-Pejé 1996 dhe E. Plava: Lib. i cit. F. 207-2103. R. Dedushaj: Po aty, f. 134-135, 137, 82-83, 223 dhe 267.

1. R. Dedushaj: Lib. I cit. F. 77 dhe 85, E. Plava: Lib. "Plava e Gucia ne Levizjen Kombetare Shqiptare" - Tirane 19952. R. Dedushaj: Po aty, f. 154-1573. Zekeria Cana: "Gjenocidi i Malit te Zi mbi popullaten shqiptar 1912-1913", Prishtine 1997 f. 2674. Dr. Paloke Gj. Berisha: "Zhvillimi i shkollave dhe arsimi iShqiptareve ne Mai te Zi prej vitit 1878-1888" - Ulqin 1997R. Dedushaj: Lib. I cit. F. 219 dhe 223Po aty: f. 276, 285-287

1. R. Dedushaj: "Krahina e Plavé-Gucisé népér shekuj" NY 1993, f. 77 dhe 114-1162. Po aty: f. 264-2653. Llbri: "LAdhja Kosovare-Kongresi i paré botnuer", Chicago 24-25 nanduer, 1973 f. 57-61 dhe F. Mehmetaj: "Népér shtigje té Historisé" - Prishtiné 1997 f.141

1. Elmaz B. Plava: "Plava e Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare" -Tirana, 1995 f. 592. R Dedushaj: Lib. I cit. F. 24, 120 dhe 149-1713. Si në nr.1 f. 1544. Si në nr. 2 f. 199-209

Gaz, "Bota e re" ne disa vazhdime - Prishtine 1990 f. 11 Nga biseda me Rexhep G. Balidemaj ne NY me 20 prill 1996R. Dedushaj Lib. I cit. F. 2641. Botuar ne gaz. "DielW NY tetor-dhjetor 1997, f. 112. Botuar ne gaz. "Illyria" te NY date 20-22 maj 1993 dhe ne Kosova te Tiranes nr. 18, nentor 1995 f. 5botuar ne gaz. "Illyria" NY 24-26 janar 1994 f. 17