32
Nano: Më kërcënuan kur tentova të ribashkoj të majtën NE FAQEN 18 NE FAQEN 20 NE FAQEN 19 Misteri Fëmijët, sa më të varfër, aq më pa fat! Personazh Longoria: As shtëpiake, as e dëshpëruar Depresioni Të shohësh dritë në fund të tunelit Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300 E-mail: [email protected] Viti IV - Nr. 265 (1276) E premte, 25 shtator 2009 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com Drejtor Kryeredaktor BESNIK MYFTARI URIM BAJRAMI PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT: 069 20 50 420 • FAX 04 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected] Arben Shehu, i dënuar me 21 vjet burg, arrestohet në Tiranë Pranga biznesmenit, vrau me shpatë një person në vitin ‘92 Kronikë NE FAQEN 12 APRIAL “zbeh” shpresat: Fitues nuk janë ata poshtë vijës Formulari A3, programet ose shtesat për studentët pritës Arsim NE FAQEN 25 Tragjedia e Gërdecit, 10 zyrtarë merren të pandehur NE FAQEN 21 Dosja e plotë Diplomatët e huaj takojnë kreun e opozitës dhe drejtues të shumicës. Këshilla: Bashkëpunimi, e vetmja rrugë. PD-LSI: Opozita të rikthehet në Parlament Bojkoti, në “lojë” edhe ambasadorët Grupi anti-Rama del jashtë Tiranës. Malaj dhe Blushi: Duhet të bashkohemi rreth vetes Deklarata Skema për riorganizimin e drejtësisë. KLD: Do të transferohen gjykatësit me mbi 7 vjet në të njëjtin vend Reforma, lëvizin “pleqtë” e gjykatave Ish-kryetari: Do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës NE FAQEN 4 NE FAQET 2-3 “Kam njohur shqiptarë të mirë” Takimi në SHBA, Berisha fton Obamën: Eja në Shqipëri K ryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, shtrënguan duart në sesionin e 64-t të Asam- blesë së Përgjithshme të OKB-së. Në mbrëmjen gala të organi- zuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuar të gjithë personalitetet botërore, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të zhvilluar një takim... NE FAQEN 4 CV-të e kandidatëve minoritarë Tre shqiptarë, në zgjedhjet politike të Greqisë P as risisë së vënë re në zgjed- hjet e fundit për eurodepu- tetë, ku u përfshi edhe emri i biznesmenit nga Saranda Lefter Dhimitri, në përmasa edhe më të mëdha e të dukshme përsëritet kjo dukuri edhe për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen më 4 tetor në shtetin fqinj, Greqinë. Duket se emigrantët kanë... NE FAQEN 5 Opinion RROKOPUJA E KAPITALIT SOCIAL SHQIPTAR ADRI NURELLARI N ë shkencat politike gjith- një e më shumë po zë hapësirë studimi i rolit të të ashtuquajturit ‘kapitali social’, në zhvillimin e një vendi... Ekonomi Panik në treg, euro fundos lekun thellë NE FAQEN 6 NE FAQEN 8 Raporti KLSH akuzon Xhuvelin: Firmosi leje pa kriter NE FAQEN 7 R iorganizimi i sistemit të gjyqësorit do të fillojë nga “pleqtë” e secilës gjykatë në Shqipëri. Burime pranë KLD- së thanë për gazetën “Shqip” se “reforma” ka filluar dhe po stu- diohet me hollësi organika e çdo gjykate, ku më të predispozuarit për të lëvizur janë individët që kanë mbi shtatë vjet në atë in- stitucion drejtësie. Një gjë e tillë, sipas Këshillit, realizohet për të ndërprerë... NE FAQEN 11 RAMA OSE AUTOKRATI I “KUTIVE” ANDREA STEFANI D itët e fundit po shohim edhe më shumë në ekrane Edi Ramën, duke bërtitur dhe djersitur “për lirinë dhe drejtësinë”. Na vjen edhe mirë, por edhe keq. Na vjen mirë se më në fund, po e dëgjojmë kry- etarin e partisë më të madhe në opozitë dhe në vend, të bërtasë në emër të lirisë. Na vjen keq që e kish tradhtuar prej kohësh këtë kauzë. Na vjen keq që nuk e pamë të bërtasë qoftë ... NE FAQEN 9 RAMA DHE E ARDHMJA E PS ZAMIRA ÇAVO S a më shumë kalon koha, aq më tepër interesi, por dhe dyshimi në të ardhmen e Partisë Socialiste, vjen në rritje. Madje, dyshimi duket se po shoqërohet me mungesë besimi për të ardhmen, gjë që duhet ta shqetësojë vetë lidershipin e kësaj partie. Veprimet çoroditëse brenda kësaj partie, çarjet, por dhe lëvizjet e pakta politike, tregojnë aneminë që po shfaqet, tashmë e agravuar, në këtë parti. Por nëse do të jemi më të qetë e të mundohemi të bëjmë një analizë më të thellë, nuk mund... NE FAQEN 9 Pesë deputetë të grupimit anti-Rama, dje në Durrës

20090925 - SHQIP.pdf

Embed Size (px)

DESCRIPTION

gazeta

Citation preview

Nano: Më kërcënuan kurtentova të ribashkoj të majtën

NE FAQEN 18 NE FAQEN 20NE FAQEN 19

MisteriFëmijët, sa më të varfër,aq më pa fat!

PersonazhLongoria:As shtëpiake,as e dëshpëruar

DepresioniTë shohëshdritë në fund të tunelit

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri,

Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300E-mail: [email protected]

Viti IV - Nr. 265 (1276) E premte, 25 shtator 2009 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com

Drejtor

Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI

URIM BAJRAMI

PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT : 069 20 50 420 • FAX 04 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected]

Arben Shehu, i dënuar me 21 vjet burg, arrestohet në Tiranë

Pranga biznesmenit, vrau meshpatë një person në vitin ‘92

Kronikë

NE FAQEN 12

APRIAL “zbeh” shpresat: Fitues nuk janë ata poshtë vijës

Formulari A3, programet ose shtesat për studentët pritës

Arsim

NE FAQEN 25

Tragjedia e Gërdecit, 10zyrtarë merren të pandehur

NE FAQEN 21

Dosja e plotë

Diplomatët e huaj takojnë kreun e opozitës dhe drejtues të shumicës. Këshilla: Bashkëpunimi, e vetmja rrugë. PD-LSI: Opozita të rikthehet në Parlament

Bojkoti, në “lojë” edhe ambasadorëtGrupi anti-Rama del jashtë Tiranës. Malaj dhe Blushi: Duhet të bashkohemi rreth vetes

Deklarata

Skema për riorganizimin e drejtësisë. KLD: Do të transferohen gjykatësit me mbi 7 vjet në të njëjtin vend

Reforma, lëvizin “pleqtë” e gjykatave

Ish-kryetari: Do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës

NE FAQEN 4NE FAQET 2-3

“Kam njohur shqiptarë të mirë”Takimi në SHBA, Berishafton Obamën:Eja në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, shtrënguan

duart në sesionin e 64-t të Asam-blesë së Përgjithshme të OKB-së. Në mbrëmjen gala të organi-zuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuar të gjithë personalitetet botërore, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të zhvilluar një takim...

NE FAQEN 4

CV-të e kandidatëve minoritarëTre shqiptarë,në zgjedhjet politiketë Greqisë

Pas risisë së vënë re në zgjed-hjet e fundit për eurodepu-tetë, ku u përfshi edhe emri

i biznesmenit nga Saranda Lefter Dhimitri, në përmasa edhe më të mëdha e të dukshme përsëritet kjo dukuri edhe për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen më 4 tetor në shtetin fqinj, Greqinë. Duket se emigrantët kanë...

NE FAQEN 5

Opinion

RROKOPUJA E KAPITALIT SOCIAL SHQIPTARADRI NURELLARI

Në shkencat politike gjith-një e më shumë po zë hapësirë studimi i rolit të

të ashtuquajturit ‘kapitali social’, në zhvillimin e një vendi...

EkonomiPanik në treg, eurofundos lekun thellë

NE FAQEN 6 NE FAQEN 8

RaportiKLSH akuzon Xhuvelin:Firmosi leje pa kriter

NE FAQEN 7

Riorganizimi i sistemit të gjyqësorit do të fi llojë nga “pleqtë” e secilës gjykatë

në Shqipëri. Burime pranë KLD-së thanë për gazetën “Shqip” se “reforma” ka fi lluar dhe po stu-diohet me hollësi organika e çdo gjykate, ku më të predispozuarit për të lëvizur janë individët që kanë mbi shtatë vjet në atë in-stitucion drejtësie. Një gjë e tillë, sipas Këshillit, realizohet për të ndërprerë...

NE FAQEN 11

RAMA OSE AUTOKRATI I “KUTIVE”ANDREA STEFANI

Ditët e fundit po shohim e d h e m ë s h u m ë n ë ekrane Edi Ramën, duke

bërtitur dhe djersitur “për lirinë dhe drejtësinë”. Na vjen edhe mirë, por edhe keq. Na vjen mirë se më në fund, po e dëgjojmë kry-etarin e partisë më të madhe në opozitë dhe në vend, të bërtasë në emër të lirisë. Na vjen keq që e kish tradhtuar prej kohësh këtë kauzë. Na vjen keq që nuk e pamë të bërtasë qoftë ...

NE FAQEN 9

RAMA DHE E ARDHMJA E PSZAMIRA ÇAVO

Sa më shumë kalon koha, aq më tepër interesi, por dhe dyshimi në të ardhmen e

Partisë Socialiste, vjen në rritje. Madje, dyshimi duket se po shoqërohet me mungesë besimi për të ardhmen, gjë që duhet ta shqetësojë vetë lidershipin e kësaj partie. Veprimet çoroditëse brenda kësaj partie, çarjet, por dhe lëvizjet e pakta politike, tregojnë aneminë që po shfaqet, tashmë e agravuar, në këtë parti. Por nëse do të jemi më të qetë e të mundohemi të bëjmë një analizë më të thellë, nuk mund...

NE FAQEN 9

Pesë deputetë të grupimit anti-Rama, dje në Durrës

@2

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 POLITIKE

Durrës

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Në bashkëbisedimin e pasdites në selinë e socialistëve ishin të pranishëm Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule dhe Erjon Veliaj

Kryetarja e Kuven-dit, Jozefi na Topalli, deklaroi dje se është e pa justifi kueshme mungesa e opozitës në sallën e Kuvendit

EVA GJURA

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për In-tegrim vazhdojnë t’i bëjnë

thirrje opozitës të futet në Par-lament. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi dje se është e pa justifikueshme mungesa e opozitës në sallën e Kuvendit. Ajo theksoi se vota e socialistëve ishte për t’i parë deputetët e PS-së në Kuvend. Topalli tha se opozita duhet të kryejë detyrën e saj për të de-batuar për ekonominë dhe pro-jektet e së ardhmes së vendit. Topalli ftoi grupin parlamentar të PS-së të jetë në sallën e Parla-mentit për të bërë një opozitë të fortë, një opozitë konstruktive, natyrisht, edhe për t’u bashkë-punuar me mazhorancën për projektet e mëdha të integrimit të kësaj periudhe. Një ftesë për t’i dhënë fund bojkotit të opoz-itës dhe për t’u kthyer në sallën e Kuvendit, ku realisht bëhet debati politik, grupit parla-mentar të PS-së i është bërë dje edhe nga kryetari i KDK-së së LSI-së Edmond Haxhinasto. Funksionari i LSI-së theksoi se PS-ja duhet t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në Parlament për të dhënë kontributin e saj për reformat integruese, përfshirë edhe reformën zgjedhore. “Në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë asnjë kontestim nga asnjë forcë politike, e madhe apo e vogël qoftë ajo”, tha ai. Haxhinasto insistoi se, opozita

duhet të kthehet në Parlament dhe të marrë përgjegjësitë e saj përpara institucioneve de-mokratike dhe në mënyrë të veçantë përpara zgjedhësve. “Zgjedhësit shqiptarë vërtet nuk ia besuan PS-së mazho-rancën qeverisëse, por i kanë besuar rolin e opozitës, rol që ajo duhet ta realizojë me përgjegjshmëri të lartë politike”, u shpreh Haxhinasto. Kjo thirrje e Topallit dhe Haxhinastos, që opozita të kthehet në Kuvend, u bë pas përshëndetjes që ata bënë në lidhje me raportin e Këshillit të Europës për zgjed-hjet parlamentare në Shqipëri. Topalli nga foltorja e Kuvendit e vlerësoi raportin si objektiv, realist dhe shumë pozitiv. “Aty theksohet se zgjedhjet ishin një progres i qenësishëm, se procedurat e regjistrimit, të identifikimit të zgjedhësve, të adaptimit të një kuadri juri-dik të përmirësuar shënonin një progres të rëndësishëm”, u shpreh Haxhinasto. Duke u ndalur në disa nga çështjet më të rëndësishme të raportit të Këshillit të Europës, Kryetarja e Kuvendit tha se rritja dhe për-mirësimi i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte një tjetër pikë e rëndësishme e këtij raporti. Duke cituar vlerësimin e Këshillit të Europës, ndër të tjera Topalli u shpreh se raporti konstatonte që dita e votimit ishte e organizuar shumë mirë dhe se procedurat e votimit u vlerësuan mirë dhe shumë mirë në 93% të qendrave të votimit. “Në emrin tuaj, më lejoni të falënderoj të gjithë observuesit e huaj që kanë konkluduar në këto raporte, njëra pas tjetrës, të cilat flasin fjalët më të mira për

PD-LSI: Opozita të kthehet në ParlamentTopalli dhe Haxhinasto: U votua të bëjë oponencën, duhet të vijë në Kuvend

FTESATopalli ftoi grupin parla-mentar të PS-së të jetë në sallën e Parlamentit për të bërë një opozitë të fortë, një opozitë kon-struktive

HAXHINASTOPS-ja duhet t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në Parlament për të dhënë kontributin e saj për reformat integruese, përfshirë atë zgjedhore

RAPORTIKryetarja e Kuvendit dhe kreu i KDK-së së LSI-së vlerësuan rapor-tin e fundit të Këshillit të Europës për zgjedh-jet e qershorit

Detaje

28 qershorin dhe për të gjithë periudhën para dhe pas 28 qer-shorit”, tha Topalli. Po ashtu, raporti është përshëndetur dhe vlerësuar edhe nga Lëvizja So-cialiste për Integrim. Haxhinasto ka deklaruar se “në emër të LSI-së mbështet vlerësimet e partnerëve

ndërkombëtarë, së fundmi edhe të Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, institucioni që është gardian i standardeve demokratike dhe shtetit ligjor, mbi progresin e prekshëm të arritur në zgjedhjet e 28 qer-shorit dhe për rrugën e mbarë

të reformave në të cilën po ecën qeveria e Integrimit Europian dhe Shqipëria në përgjithësi”. Ky progres, tha ai, do të përkthehet së shpejti me një arritje konkrete për qytetarët shqiptarë, siç është lëvizja e lirë drejt BE-së, në mesin e vitit të ardhshëm.

Lëvizja për Mendim Ndry-she brenda Partisë Socialiste

zhvilloi dje takimin e parë në rrethe, në kuadër të nismës për reformim. Deputeti socialist, Ben Blushi, sulmoi ashpër kryetarin në detyrë të Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një takim me sim-patizantët në qytetin e Durrësit, Blushi tha se “po kërkohet alean-ca edhe aty ku është e pamundur ideologjikisht”. Sipas tij, Partia Socialiste kërkon aleanca edhe te Spartak Ngjela e Nard Ndoka, por nuk kërkon aleancë brenda vetes pikë së pari. Ngjela, kujtoi Blushi, në vitin 2003 i thoshte Edi Ramës hapi kutitë e Tiranës se ke vjedhur votat e mia. “Dhe këtë po thotë tani Rama për Berishën”. Blushi vlerësoi se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë të drejtë të limi-tuar të hapin kutitë dhe kjo bëhet vetëm në Parlament. “Ne nuk jemi kundër Partisë Socialiste, nuk jemi armiq të PS-së, por so-cialistë”, u shpreh Blushi. Ne, vijoi ai, mendojmë se Partia Socialiste ka vetëm dy mundësi për të fi tuar. E para, tha ai, të bashkohemi mes vetes para se të bashkohemi me të djathtët. “Të bashkohemi rreth një kauze, jo rreth një personi. Të bashkohemi rreth një kauze të majtë dhe jo të djathtë. Nëse shqiptarët do kuptonin se ku ndryshon programi i një partie

Opozita nuk tërhiqet nga bojkoti i Parlamentit, madje shumë shpejt pritet radikalizimi i

qëndrimit, duke lënë të hapur mundësinë e organizimit të protestave në të gjithë vendin. Pak orë pasi kreu socialist zhvilloi një takim me ambasadorin suedez në Shkup, ku e informoi mbi qëndrimin e PS-së për bojkotin, kreu i Partisë Socialiste zhvilloi një takim me aleatët e tij, Skënder Gjinushin, Erjon Veliajn, Paskal Milon dhe Vangjel Dulen, biseda e fundit zyrtare para se ai të votohet nga baza socialiste. Burime nga takimi bënë të ditur se Rama u ka treguar aleatëve të tij mbi turin dhe mesazhin që ai ka marrë nga anëtarësia socialiste, të cilët, sipas tij, kanë mbështetur qëndrimet zyrtare të saj për të kushtëzuar hyrjen në Kuvend. Të njëjtat burime deklaruan se krerët ranë dakord që të vijojnë me bojkotin, madje ta radikalizojnë atë duke organizuar protesta në të gjithë vendin. Pas takimit Milo rikonfi rmoi qëndrimin për të vijuar bojkotin. Sipas tij, krerët e opozitës janë të bindur për të mos u bërë pjesë e Parlamentit deri në plotësimin e kushteve që kanë të bëjnë me atë që ata e quajnë “zbardhje të krimit elektoral të 28 qershorit”. Milo bëri të ditur pas takimit se opozita do të vazhdojë bojkotin e Kuvendit deri

në plotësimin e kushteve, ndërkohë që nënvizoi se po punohet për të fuqizuar të majtën.Pikë tjetër e diskutimit dhe bisedës mes krerëve të së majtës ishte edhe federata, e cila tanimë pas zgjedhjes së 28 qershorit po bëhet një ide me e qartë dhe e realizueshme. Në takim është rënë dakord që pasi të mbarojë procesi zgjedhor të hidhen hapa konkretë me takime dhe diskutime mbi mënyrën se si do të realizohet krijimi i federatës së të majtës shqiptare. Pak ditë më parë, në festën e Pezës, kreu i PS-së, Edi Rama, u shfaq krah mjaft faktorëve të së majtës dhe në shtëpinë e Myslym Pezës u diskutua përsëri për këtë ide. Ideja e krijimit të federatës së të majtës, ku në të do të bëhen pjesë partitë e opozitës aktuale, është hedhur për herë të parë nga kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, por asnjëherë nuk ka pasur takime apo dokumente konkrete që të çonin në realizim. Por, në kushtet kur e majta është duke qëndruar për herë të dytë në opozitë, krijimi i federatës, një eksperiencë e përdorur mjaft edhe në Europë, pritet të realizohet për herë të parë në Shqipëri. Ndërkohë, ajo çfarë i paraprin realizimit të një ideje të tillë është momenti kur të gjithë faktorët janë të palëkundur në qëndrimin për të mos hyrë në Parlament nëse nuk plotësohen kushtet nga mazhoranca. Ndërkohë që dy ditë më parë, PD-ja i ka bërë thirrje PS-së që të bëhet pjesë e Parlamentit për hir të reformave. Paralelisht me këto bisedime pranë aleatëve tradicionalë, kreu i Partisë Socialiste ka zhvilluar takim edhe me përfaqësues të së djathtës. Rama ka arritur të garantojë mbështetjen e kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ashtu sikurse kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Këto negociata kishin të bënin me krijimin e një fronti opozitar përballë qeverisë “Berisha-Meta”.

A.Thomollari

Dy ditë para zgjedhjeve, brenda selisë rozë

Rama takon aleatët: Gati të radikalizojmë bojkotin

E majta

Blushi: Ngjela në 2003 thoshte: Hapni kutitë se më vodhi Rama

“Rama afron Ngjelën, por nuk bashkon dot PS-në”

të majtë nga një e djathtë ata do të kishin votuar në shumicë për të majtën”, u shpreh Blushi. Shqiptarët, u shpreh ai, nuk na dhanë votën, sepse e majta dhe e djathta nuk bënë diferencën. “Qëllimi ynë politik nuk është

vetëm të mundim Sali Berishën, por t’i japim mundësi Shqipërisë të bëhet europiane. Një parti e cila sillet në këtë mënyrë rrezikon të zvogëlohet e të humbë raportin me Shqipërinë. Nuk mund të për-faqësojmë gjysmën e Shqipërisë duke dalë në rrugë. I vetmi i gëzuar nga bojkoti i PS-së është Sali Berisha”, theksoi Blushi. Po shikoja debatin për buxhetin në TV, tha Blushi, por a e mori vesh njeri se çfarë mendon Partia Socialiste për buxhetin? “Detyra që na ngarkoi 28 qershori ishte të shkojmë në Parlament dhe kjo po na mohohet. Është njësoj si t’i marrësh ushtarit armën dhe sigurisht që beteja është e humbur për këdo. Flasim për të bindur Partinë Socialiste, sepse mendojmë se ajo nuk shkatër-rohet nga fjala. Ajo humbi në vitin 2005 dhe 2009, nuk duhet ta lejojmë të humbasë sërish për të tretën herë”, nënvizoi Blushi. Do të vazhdojmë takimet, tha ai, sepse duhet të bindim të gjithë shqiptarët se Shqipëria ka nevojë për një opozitë, e cila nëse hum-bet do ta krijojmë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe fi gura të tjera, mes të cilëve Arben Malaj, Andis Harasani, Kastriot Islami, Marko Bello, Moikom Zeqo, Bard-hyl Agasi etj.

V.Qyrfyçi

Grupi i pesë depu-tetëve të cilësuar “anti-Rama” prem-toi vazhdimin e takimeve në rrethe

@3

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 POLITIKE

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Partia Socialiste përcolli dje para opinionit publik të tjera fakte rreth asaj çka e cilëson deformim të procesit zgjed-

hor të datës 28 qershor. “Kërkesës së përsëritur të Partisë Socialiste, për të hetuar dhe zbardhur të vërtetën e këtyre zgjedhjeve përfaqësues të mazhorancës i përgjigjen me jus-tifikimin se janë vënë në dispozicion të forcës sonë politike të gjitha filmimet e të gjithë procesit të numërimit të votave në Shqipëri”, u shpreh Beqja. Sipas tij, “edhe pse vendosja e kamerave dhe filmimi i procesit të numërimit u pa si një garanci shtesë për transparencë, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se sot, kur Partia Socialiste kërkon të bëjë transparencë mbi procesin e numërimit të votave, filmi-met e vëna në dispozicion nuk ofrojnë asnjë mundësi për të bërë transparencën e kërkuar”. Beqja tha se për 7 KZAZ-të, Komisioni Qen-dror i Zgjedhjeve deri ditën e sotme nuk i ka vënë në dispozicion Partisë Sociali-ste asnjë minutë filmimi. “Bëhet fjalë për filmime të vendnumërimit të votave në Durrës, Elbasan, Peqin, Fier, Kukës, Laç, në njësinë 11 në qytetin e Tiranës. Ndërsa për dy prej tyre filmimet janë vetëm për 10% të kohës së numërimit. Është fjala për Krujën dhe Beratin. Për Beratin ne patëm kërkuar edhe rinumërim të votave”, theksoi Beqja. Por, shtoi ai, edhe filmimet në qen-drat e tjera që janë vënë në dispozicion janë të paqarta, pa orientime të sakta, dhe shpesh të padeshifrueshme se për çfarë QV bëhet fjalë, duke e bërë krahasimin të pamundur. “Fakti që edhe kjo garanci për transparencë nuk ekziston, konfirmon edhe një herë jo vetëm drejtësinë e qëndrimit të opozitës, e cila mbështetet dhe në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, në të cilin thuhet së procesi i numërimit të votave në 1/3 e vendnumërimeve ka qenë i keq ose shumë i keq. Zbardhja e së vërtetës së 28 qershorit është dhe do të mbetet një kusht themelor për garantimin e demokracisë në vend”, theksoi Beqja. Në këtë formë, socialistët u kanë kthyer përgjigje pretendimeve të ngritura nga mazhoranca dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se “Partisë Socialiste i janë dhënë gjitha filmimet dhe ka parë se nuk ka asnjë manipulim”.

A.Thomollari

Flet deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja

“Filmimi i votave, kamerat nuk dhanë transparencë”

Deklarata

Palët treguan shenja të zbutjes së toneve

Situata

Dy ditë më parë, mazhoranca dhe opozita fi lluan të “lëshojnë pe” ndaj njëra-tjetrës sa i takon

situatës politike dhe kapërcimit të ngërçit. Pas raportit të OSBE-ODIHR-it, i cili këshillon subjektet politike që të përmirësojnë Kodin Zgjedhor, palët kanë ulur tonet

dhe në parim, me qëndrime në largësi janë dakord për t’i bërë ato. Në momentin kur Parlamenti pritet të hyjë në funksionimin e tij normal dhe kur do të nisin diskutimet e nismave ligjore, Partia Demokratike i bëri ftesë PS-së që të kthehet në Kuvend duke u treguar e gatshme që të fi llojnë negociatat, të gjitha këto brenda kuadrit ligjor. Ndërsa Partia Socialiste u përpoq të shpjegonte dje se nuk kërkon që të ndryshojë rezultatin ose pushteti të kalojë në duart e

saj, por kërkon vetëm transparencë. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ftoi zyrtarisht Partinë Socialiste të negociojnë për kërkesat e opozitës, me qëllim rikthimin e deputetëve të saj në Parlament. Patozi theksoi se selia blu është e gatshme të bashkëpunojë me socialistët dhe kërkesat e tyre, me të vetmin kusht që ato të jenë brenda kuadrit ligjor.

DARDAN MALAJ

Insistimi i Partisë Socialiste për të bojkotuar Kuvendin ka sjellë përfshirjen në “lojë”

të faktorit ndërkombëtar. Disa prej ambasadorëve të shteteve kryesore europiane kanë zhvil-luar ditët e fundit takime me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Burimet politike sqarojnë se bashkëbisedime informale janë zhvilluar edhe me ekspo-nentë të mazhorancës. Mësohet se diplomatët perëndimorë po përpiqen të ndërgjegjëso-jnë pozitën dhe opozitën për rivendosjen e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ky i fundit shi-kohet si e vetmja mundësi për të realizuar reformat madhore që kërkohen në kuadër të in-tegrimit në Bashkimin Euro-pian. Burimet pranë kancelarive ndërkombëtare sqarojnë se kreu i opozitës në shumë pak ditë ka zhvilluar bisedime me të paktën gjashtë ambasadorë. Ditën e djeshme, Rama priti në zyrën e tij ambasadorin e Suedisë në Shkup, Lars Freden. Suedia, vendi që mban presi-dencën e radhës së Bashkimit Europian, nuk përfaqësohet në Shqipëri në nivel ambasadori, duke mbuluar kështu zhvillimet përmes kryediplomatit të tyre në Shkup. Situata duket të ketë qenë shumë delikate për aq kohë sa nga Shkupi ka udhëtuar diplomati suedez dhe ka zhvil-luar një takim në selinë rozë. Më parë mësohet se Rama ka pasur komunikim me ambasa-doren britanike në Tiranë Fiona

Mcllwham. Në turin e bisedimeve janë përfshirë edhe kryediplo-mati gjerman Bernd Borchardt, ai danez Karsten Jensen dhe kreu i delegacionit të Komisionit Eu-ropian Helmut Lohan. Një takim i posaçëm mësohet të jetë bërë edhe me ambasadorin spanjoll në Tiranë, Manuel Montobbio. Spanja ka një rol të rëndësishëm, për shkak se është vendi që merr kryesimin e presidencës së Bash-kimit Europian në muajin janar të vitit të ardhshëm. Sipas buri-meve konfidenciale, mësohet se ndërkombëtarët në takimet që kanë pasur janë informuar nga palët në lidhje me qëndrimet e deritanishme. Nga opozita mësohet se ata kanë kërkuar që të sqarohen kërkesat për t’u rikthyer në Kuvend. Në deklari-met publike ndërkombëtarët janë deklaruar hapur kundër bojkotit të Parlamentit. Ata kanë sugjeruar që debatet politike të bëhen brenda Parlamentit, duke e konsideruar tempull të demokracisë. Burimet sqarojnë se gjithsesi ndërkombëtarët nuk kanë shfaqur ndonjë anësi në qëndrimet e tyre në raport me kërkesat e opozitës apo qën-drimet e mazhorancës. Ajo çka mësohet se është synuar, ka të bëjë me afrimin e qëndrimeve midis palëve dhe rikthimin nga pozicionet radikale në ato institucionale. Rikthimi i opozitës në Parlament konsid-erohet si mjaft i rëndësishëm nga diplomatët perëndimorë, për shkak të sfidave me të cilat ndeshet vendi. Në muajin tetor ka mundësi që të fi llojë shqyr-timi i kërkesës së Shqipërisë për

Bojkoti, ambasadorët “futen në lojë”Gjashtë diplomatë kanë takuar kreun e opozitës dhe eksponentë të shumicës

Synohet arritja e një kompromisi që çon në sallën e Kuvendit Partinë Socialiste, me qëllim zhblloki-min e reformave

statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Paralelisht do të bëhet gati edhe progres raporti i përvitshëm, që flet për ecurinë e Shqipërisë në drejtim të reformave dhe përmbushjes së standardeve. Një tjetër çështje me ndikim është edhe procesi i liberalizimit të regjimit të vizave

me vendet europiane. Baza e vlerësimit për këto momente janë përmbushja e reformave të kërkuara. Të tilla janë reforma në sistemin e drejtësisë apo ajo zgjedhore. Të gjitha kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend dhe një konsensus midis pozitës dhe opozitës.

@4

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 POLITIKE

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Deklarata

Nano: Doja të bashkoja të majtën, u kërcënova me jetë

“Në 2011 jam kandidat potencial për kryebashkiakun e Tiranës”

Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, shtrënguan duart

në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në mbrëmjen gala të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuar të gjithë personalitetet botërore, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin Obama, të cilit i bëri një ftesë për të vizituar Ti-ranën. “Ju zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj e ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim”, iu drejtua Berisha. Nga ana e tij, Obama shprehu përshtypjet e tij të mira për popullin shqiptar. Ai tha se në Çikago, ku kishte punuar për një kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte nga ata mbresat më të mira. Takimi u zhvillua në pritjen e orga-nizuar në muzeun metropolitan të arteve në SHBA në orën 19.00, si-pas orës amerikane. Të pranishëm në këtë moment ishte edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Mishel Obama, e cila, sipas komunikimit zyrtar të Këshillit të Ministrave në Tiranë, ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë. “Presidenti Obama tha se do ta shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri. Zonja Mishel Obama gjithashtu u shpreh se ajo e priti me shumë kënaqësi këtë ftesë për të vizituar Shqipërinë dhe se nga ana e saj do të nxiste bashkëshortin e saj që ta bënte këtë”, thuhet në deklaratën zyrtare

në faqen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Në këtë pritje të shtruar nga Presidenti Obama dhe që zgjati rreth 2 orë, Kryeministri Berisha u takua edhe me Kryeministrin e Japonisë, me të cilin diskutoi gjerësisht mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Japonisë në fusha të ndryshme, si në arsim, bujqësi, shëndetësi dhe infrastrukturë. Në këtë pritje të shtruar nga Presidenti Obama, Berisha u takua edhe më këshilltarin për sigurinë kombëtare në Presidencën Obama, gjeneralin James Jones, me të cilin u diskutua mbi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si edhe mbi zhvillimet në Shqipëri. Në Nju Jork, Kryemi-nistri Berisha u prit ngrohtësisht nga Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani. Ky takim u zhvillua në rezidencën e misionit të Katarit pranë OKB-së në Nju Jork. Gjatë takimit u diskutua edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku Kryeministri Berisha u shpreh se shpresonte se edhe Katari do ta vlerësonte njohjen e Kosovës. Emiri Al Thani tha se ai vetë do të kishte një takim në Nju Jork me delegacionin e Kosovës dhe do të diskutonte me ta gjerësisht për këtë. Ndërkohë, ai u shpreh se e gëzonte ecja e Kosovës në rrugën e modernizimit. Nga ana tjetër, Kry-eministri Berisha shprehu intere-sin e Shqipërisë, veçanërisht për investime në fushën e shfrytëzimit

SHBA, Kryeministri takon Presidentin amerikan. Obama: Kam njohur shqiptarë të mirë në Çikago

Takimi, Berisha fton Obamën në Shqipëri

dhe përpunimit të gazit të lëng-shëm. Në këtë drejtim, Kryemi-nistri mori edhe mbështetjen e Emirit të Katarit. Kryeministri Berisha u shpreh se kompanitë e Katarit janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri dhe janë të favorizuara gjithashtu nga një sistem fi skal i përshtatshëm. Kry-eministri bëri të ditur se është i lumtur që një kompani e fuqishme e Katarit po punonte me sukses në fushën e turizmit në Shqipëri dhe se shpresonte se suksesi i saj dhe bashkëpunimi i mirë me palën shqiptare do t’i hapë rrugën edhe shumë kompanive të tjera të Ka-tarit që të investojnë në Shqipëri.

Nga ana e tij,Presidenti Barak Obama gjeti rastin të shprehë përshtyp-jet e tij të mira për popullin shqiptar

Vizita

Meta, takime me zyrtarët e lartë amerikanëGjatë vizitës së tij në SHBA, zëvendëskryeministri

dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka vijuar takimet e rëndësishme me zyrtarë të lartë, por edhe me homologë të tij të shteteve të ndryshme. Zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme bën të ditur se ministri Meta dje është takuar me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Stuart Jones dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros dhe të Rumanisë. Gjatë takimit me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Stuart Jones, u bisedua mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë e SHBA-së dhe zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Një vend të veçantë në bashkëbisedim zuri edhe diskutimi mbi situatën në rajon dhe perspektivën e saj. Zëvendëskryeministri Meta bëri një paraqitje të zhvillimeve lidhur me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe krijimin e

koalicionit qeverisës. Më tej, Meta dhe Jones biseduan mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe perspektivën e mëtejshme të marrëdhënieve midis Shqipërisë e SHBA-së, si edhe për zhvillimet më të

fundit në rajon. Zoti Meta e siguroi bashkëbiseduesin e tij për angazhimin e qeverisë shqiptare për të luajtur një rol sa më konstruktiv e të moderuar në shërbim të paqes, stabilitetit e aspiratave të përbashkëta për integrimin europian të vendeve të rajonit. Njëkohësisht, ai theksoi vendosmërinë për të vazhduar luftën kundër trafi qeve ilegale, korrupsionit e krimit të organizuar, si edhe ripërsëriti angazhimin e vendit për pjesëmarrje aktive në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit. Nga ana e tij, Jones, e uroi zëvendëskryeministrin Meta për detyrën e rëndësishme. Ai shprehu vlerësimin për zgjedhjet si më të mirat e zhvilluara deri më sot. Lidhur me Kosovën, bashkëbiseduesit ndanë mendimin mbi rëndësinë e përfshirjes së saj në nismat rajonale, si garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

E.Gjura

Bashkëbisedon me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit, Stuart Jones

Këshilli Bashkiak, PS shkarkon kryetarin e LSI

Vlorë

Berisha, vizitënë Kosovëmë 6 tetor

Me ftesë të Kryeministrit të Kosovës, Hashim

Thaçi, Kryeministri i Shq-ipërisë, Sali Berisha, do ta vizitojë Kosovën. “Kryemi-nistri Berisha do të qën-drojë në Kosovë më datën 6 dhe 7 tetor”, ka thënë për Radiotelevizionin e Kosovës, Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër. Kry-eministr i shqiptar, Sal i Berisha, gëzon një reputa-cion të madh te kosovarët. Ai , që nga përfundimi i luftës, vetëm një herë e ka vizituar Kosovën. Kjo do të jetë vizita e tij e parë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në ditët në vi-jim pritet të sqarohet nga stafi pranë Kryeministrit edhe axhenda e shefit të qeverisë në Kosovë. Pak kohë më parë Berisha u përfshi në një debat mes partive politike të Kosovës. Disa prej tyre e akuzuan se po ndërhynte në prag të garës për zgjedhjet lokale, duke favorizuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këto deklarata u hodhën poshtë nga Kryeministri Sali Berisha në prononcimet e mëpasshme publike. Ai sqaroi se ka marrëdhënie të mira me të gjitha forcat politike në Kosovë.

Axhenda

Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Vlorës shkarkuan dje kreun e këtij

këshilli, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke emëruar përfaqësuesin e PS-së, Kujtim Sulçe. Shkak ka qenë një projektvendimi i propozuar nga Bashkia e Vlorës dhe pas debatesh të shumta, këshilltarët e mazhorancës braktisën mbledhjen. Në mungesë të tyre, 24 këshilltarët e mbetur hodhën në votim propozimin për shkarkimin e Arben Sinanit. Në rendin e ditës së mbledhjes se djeshme ishin 9 pika, por i gjithë debati u fokusua te projektvendimi i propozuar nga Bashkia e Vlorës “për riorganizim të fondeve buxhetore të bashkisë së Vlorës në vendimin nr. 55 dt. 26.12.2008”. Përpara hedhjes për votim të këtij projektvendimi, kreu i bashkisë prezent në mbledhje, Shpëtim Gjika, kërkoi fjalën përpara këshilltarëve, ku u kërkoi atyre

kalimin e këtij vendimi, duke argumentuar se shkak për vonesat në investimet e Bashkisë së Vlorës kanë qenë punimet në ujësjellësin e ri të qytetit. Menjëherë pas kësaj, në një deklaratë lexuar nga Laureta Bejkosala, këshilltarët e PD-së, PDI-së, LSI-së, PR-së dhe PAD-së i kërkonin bashkisë dhe kryetarit Gjika transparencë në këtë projektvendim. Menjëherë pas kësaj, këshilltarët e djathtë kanë dalë nga salla e mbledhjes. 24 anëtarët e mbetur në sallë miratuan kështu të 9 pikat e rendit të ditës, e pas kësaj 17 këshilltarët e majtë propozuan shkarkimin e kryetarit të këshillit Arben Sinani i LSI-së. Votimi u bë i fshehtë dhe me 23 vota pro e një kundër u mor vendimi për shkarkim të Sinanit. Propozimi që posti i kryetarit të Këshillit Bashkiak të merrej nga Kujtim Sulçe, u votua me 23 vota pro.

M.Marsi

Fatos Nano, ish-kryeministri shqiptar, për shumë vite me

radhë kryetari i selisë rozë, akuzoi dje pasardhësin e tij, Edi Rama, se njerëz pranë tij, persona të kërkuar nga drejtësia e kanë kërcënuar me jetë, teksa ishte duke u përpjekur të bashkojë të majtën para zgjedhjeve. Në një intervistë për emisionin

“Opinion”, ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, lëshoi akuza të forta në adresë të pasardhësit të tij, Rama, duke deklaruar se, pjesë e stafeve elektorale të Edi Ramës kanë qenë një numër i madh personash të kërkuar, çka sipas tij e ka denoncuar dhe në organet përkatëse. Sipas tij, këta persona, të cilët kohët e fundit janë për-

mendur edhe nëpër incidente, kanë kërcënuar vetë Nanon, por edhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, në momentin kur kërkuan bashkim-in e së majtës. “Bashkë me Metën, sapo bëmë atë konferencën kur kërkuam bashkimin e së majtës, mora një mesazh kërcënues që po të vazhdonim kështu, duke bezdisur Ramën, do ndëshko-heshim me jetë.

E mora vesh që këta ishin njerëz pranë Ramës, se kër-cënuesit ishin nga ata më të fam-shmit që u shfaqën në incidente edhe kohët e fundit. Kam bërë denoncimin në institucionet e duhura”, tha Nano. Sakaq, ish-kreu i PS-së nuk beson në suksesin e bojkotit dhe pro-testave, duke menduar se ato janë aventura të dështuara. “Bojkoti dhe protestat janë aventurë e dështuar. Kjo është një aventurë e dështuar dhe unë do të vazhdoj të punoj, madje do t’u bëja thirrje anëtarëve të PS-së që më 26 shtator në fletët e Lakrorit që ka gatuar Rama të shënojnë jo bojkotit”, tha ai. Megjithëse duket se ish-kryem-inistri ruan mjaft surpriza. Ai la për t’u kuptuar se ka ndërmend të angazhohet gjatë në politikë. I pyetur nëse mund të jetë kan-didat për Bashkinë e Tiranës në 2011, Nano u shpreh se “në 2011 jam kandidat potencial për kryebashkiakun e Tiranës”.

Foto arkiv

shqip

5

@E PREMTE, 25 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comPOLITIKE

THOMA NIKA

Pas risisë së vënë re në zgjedhjet e fundit për eu-rodeputetë, ku u përfshi edhe emri i biznesmenit

nga Saranda Lefter Dhimitri, në përmasa edhe më të mëdha e të dukshme përsëritet kjo dukuri edhe për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillo-hen më 4 tetor në shtetin fqinj, Greqinë.

Duket se emigrantët kanë nisur të shihen edhe si zgjedhës tashmë në Greqi, pas njohjes nga ligji ven-das të së drejtës për të marrë pjesë në votime për ata që janë pajisur me pasaporta greke. Dhe secila prej subjekteve politike mendon se më mirë se vetë figurat që i për-

kasin emigracionit, askush tjetër nuk mund t’i marrë votat e tyre. Me këtë “llogari” duket se kanë hyrë në këtë fushatë zgjedhore disa nga partitë më pretenduese. Prandaj, sidomos në kryeqytetin grek, Athinë, kanë nisur të shfa-qen posterat e kandidatëve për deputetë, të përzgjedhur nga kategoria e emigrantëve, me për-katësi etnike greke dhe me popul-laritetin e nevojshëm në masën e emigrantëve nga Shqipëria. Ligji mazhoritar që aplikohet edhe në këto zgjedhje në Greqi, ka kërkuar që ata të zbresin me personalitetin dhe begraundin e tyre në ska-kierën e garës zgjedhore. Zgjedhja më e spikatur duket se është bërë nga Nea Dhimokratia, e cila në zonën zgjedhore B të Athinës zbret si kandidat për deputet mjeku ortoped shumë i njohur nga Saranda, Thoma Milori. Në të njëjtën zonë elektorale, ndoshta përballë tij kandidon një tjetër emër gjithashtu nga jugu shqip-tar, ekonomistja Athina Magllara nga Vriseraja e Gjirokastrës. Një tjetër vajzë nga qyteti i Sarandës, Athina Kromidha, fizioterapiste, ka guxuar të kandidojë në zonën e Pireut.

Doktor Thomai i Demo-kracisë së Re

Thoma Milori ka lindur më

1958-n në Sarandë. Është fëmija i katërt i një familjeje fshatare me shumë fëmijë nga Vrioni i Saran-dës. Prindërit e tij, edhe pse në kushtet e shtrëngesës ekonomike, mundën të rrisin Thomanë dhe gjashtë fëmijët, vëllezërit e tij, me edukatën e punës. Mësimet e para i mori në shkollën e fshatit Vrion, 4 km larg Sarandës. Më 1977-n mbaroi shkollën e mesme në Sa-randë. Për shkak të rezultateve të shkëlqyera në mësime dhe se ishte i biri i Koçi Milorit, që ishte me emër në të gjithë jugun për mje-kimin e thyerjeve të kockave, iu dha e drejta të vazhdojë studimet e larta për Mjekësi në Universitetin e Tiranës, të cilin gjithashtu e për-fundoi me rezultate të shkëlqyera. Kjo bëri që ai të mbahej si asistent pedagog në katedrën e ortopedisë

dhe traumatologjisë në Univer-sitetin e Tiranës, ku shërbeu deri më 1991. Ka marrë pjesë në disa simpoziume ndërkombëtarë dhe më 1991 bëri një specializim në spitalin “Kat” të Athinës. 19 vitet e fundit që jeton dhe punon si mjek në Greqi, ka marrë përsipër edhe mjaft detyra partiake në kuadër të Demokracisë së Re, në të cilat ashtu si në mjekësi, ka treguar përkushtim dhe cilësi njerëzore. Koha e tij e lirë i kushtohet zgji-dhjes së problemeve të shëndetit dhe jo vetëm të bashkëpatrio-tëve të tij minoritarë grekë dhe shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Sidomos për një sjellje më të mirë me mjedisin dhe për ushtrimin e sporteve nga brezi i ri, në funksion të ruajtjes së shëndetit të mirë. Është hera e

parë që merr pjesë në zgjedhjet parlamentare në Greqi.

Athinaja e PASOK-utAthina Magllara është kan-

didate për deputete në zonën elektorale B të Athinës. Ajo lindi më 1981 në Vrisera të Gjirokastrës. Ka studiuar për ekonomiste dhe punon në kompani private. Ajo është bërë pjesë e lëvizjes së rinisë së partisë opozitare PASOK dhe ka treguar angazhim në zgjidhjen e problemeve të përditshme, me të cilat përballet rinia dhe populli në Greqi. Magllara thotë se e priti me gëzim dhe përgjegjësi propo-zimin për të qenë kandidate për deputete në zonën elektorale B të Athinës. Athinaja thotë se i njeh mirë problemet e lëvizjes rinore, ku kryesore është papunësia dhe ulja e nivelit ekonomik. “Jam e

Posteri elektoral i Athina Kromidhas, kandidates së partisë LAOS, që përfaqëson ekstremin e djathtë në politikën greke dhe i mëshon tezës së Vorioepirit

Tre shqiptarë në zgjedhjet grekeKandidatët janë minoritarë të lindur në Sarandë e Gjirokastër

Dy femrat kandidate janë larguar nga Shqipëria në moshë të vogël, ndërsa doktor Thomai ka punuar si mjek dhe pedagog në Tiranë

Në foto

përgatitur të luftoj fort bashkë me ju”, u premton ajo bashkëmosha-tarëve të vet, “dhe me ndihmën tuaj t’u japim zgjidhje probleme-ve që përjetojmë”. Sipas saj, është ora e ndryshimit rrënjësor.

Athinaja e ekstremi-stëve të LAOS-it

Athina Kromidha lindi në Sarandë më 1979. Studioi për fizioterapi në Greqi. 11 vitet e fundit shërbeu si sekretare në bashkimin rinor të minoritarëve në Greqi (ENVI), duke qenë edhe si përfaqësuese në këshillin kom-bëtar të rinisë. Në disa takime ka përfaqësuar rininë e minoritetit në disa kongrese ndërkombëta-re. Është bashkëprezantuese në emisionin kushtuar Vorioepirit në radio “Asti”. Ishte kandidate

për eurodeputete me Partinë Popullore të Karaxhaferit në zgje-dhjet e fundit. “Tashmë e njihni Jorgo Karaxhaferin. Në qendër ka luftën për të drejtat e grekëve në Vorioepir, nga shteti shqiptar, është kundër zgjidhjes së tipit Anan në Qipro, kundër hyrjes së Turqisë në BE, është kundër mbajtjes së emrit Maqedoni dhe për mbrojtje të grekëve nga fali-mentimi i bankave”.

Partia Socialiste reagoi dje lidhur me qëndrimin e Ministrisë së Arsimit për tekstin e historisë së klasës

së 12. Deputetja e kësaj partie, Ledi Shamku, bëri të ditur se Ministria e Arsimit mori rolin e drejtësisë. “Kështu pra, në këtë vend nuk ka më institucione që bëjnë punën e tyre, pasi Ministria e Arsimit ka marrë funksionet e gjykatës, duke e shpallur ajo vetë verdiktin për shpërthimin e Gërdecit, për të cilin ende nuk ka folur drejtësia. Nuk ka institucione, por thjesht shërbëtorë të zellshëm të neodiktatorit, i cili njëlloj si paraardhësi i tij, Hoxha, zgjedh ta instalojë diktaturën përmes manipulimit të historisë kombëtare dhe ta përhapë këtë manipulim përmes edukimit shkollor”, vërejti Shamku. Ajo theksoi se ky nuk është më një problem teknik i standardeve të teksteve, por një ogur i zi politik e ideologjik i rrezikut që kërcënon sërish, pas 19 vjetësh, demokracinë e brishtë të këtij vendi.

“Gërdeci”

PS: Ministria e Arsimit mori funksionin e gjykatës

Tre kandidatët që gëzojnë njëherësh shtetësinë shqiptare dhe atë greke, përfaqësojnë forcat kryesore politike në vendin fqinj

ATHINA KROMIDHAMjeke fi zioterapiste, është aktiviste e lëvizjes për Vorioepirin dhe kandidon për partinë e ekstremit të djathtë, LAOS-in e Karaxhaferit

ATHINA MAGLLARAMe profesion ekonomiste, kandidon për PASOK-un, partinë kryesore të së majtës greke, që shihet si favorite për të fi tuar zgjedhjet e 4 tetorit

THOMA MILORI Është mjek ortoped. Ai ka punuar për një periudhë të gjatë në Tiranë, përpara se të shkonte në Greqi e të bënte karrierë te Demokracia e Re

Kandidatët

Shqipëria dhe Serbia ruajnë linjën diploma-tike në marrëdhëniet

e ndërsjellta mes krerëve të dy vendeve. Kryeministri Sali Berisha takoi në Nju Jork Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, me të cilin u ra dakord që me përpjekjet e përbashkëta të intensi-fikohen marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe të ketë shkëmbim të vizitave të ni-velit të lartë mes dy vendeve. Berisha dhe Tadiç ishin të pranishëm në pritjen që presidenti i SHBA, Barak Obama dhe zonja e parë e këtij vendi, Mishel Obama organizuan në muzeun me-tropolitan të arteve në SHBA për ndër të personaliteteve të larta botërore të mble-dhur në sesionin e 64-t të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Në këtë pritje, Kryeministri pati rastin të takohet edhe me Presidentët dhe kryeministrave të ven-deve të ndryshme të botës, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu zh-villoi të mërkurën

në mbrëmje një takim të shkurtër me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, gjatë një pritjeje të organi-zuar nga presidenti Obama në Nju Jork, në kuadër të aktiviteteve gjatë ditëve të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Zyra për informim e presi-dentit Sejdiu njoftoi se ai e ka falënderuar presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Koso-vës. Sejdiu ka shprehur edhe besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje, thuhet në komunikatën e zyrës për informim. Në pritje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të Departamentit të Shte-tit dhe njoftohet se Sejdiu zhvilloi takime edhe me këshilltarin e presidentit Obama për Siguri Kombëta-re Xhejms Xhons, si dhe me ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën, Filip Gordon.

Berisha dhe Tadiç premtojnë shkëmbim vizitash

Sejdiu takon Obamën: Faleminderit për mbështetjen

Nju Jork

@6

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 EKONOMI

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

GJERGJ EREBARA

Leku shqiptar pësoi një zhv-lerësim të konsiderueshëm dje, ndërkohë që ministri i

Financave, Ridvan Bode, dhe gu-vernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, iu lutën shqip-tarëve të mos kapen nga paniku. Leku e fi lloi ditën e djeshme me rënie 1.7 për qind në kuotën mesatare 138.6, u ul në mesditë në 137.8 dhe vijoi tendencën negative pasdreke rreth kuotës 138. Në total, leku ka humbur rreth 3 për qind të vlerës brenda tri ditëve të fundit, duke shënuar luhatjen më të fortë javore që prej shumë vitesh. Rënia e lekut ishte aq e madhe sa shumë prej agjencive të këmbimit valutor dhe bankave, ndërprenë shitje-blerjet e valutës me njëra-tjetrën dhe zgjeruan në maksimum diferencën mes kuotës së shitjes dhe asaj të blerjes si masë mbro-jtëse. Leku u duk se u stabilizua disi në pjesën e dytë të ditës së djeshme dhe shpresat janë që rënia e monedhës kombëtare të mos vazhdojë më tutje.

Fullani dhe BodeTronditja në tregun valutor

nxori në deklarata publike dy krerët e financave shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shq-ipërisë, Ardian Fullani, doli në një deklaratë urgjente, duke dhënë garanci se zhvlerësimi i lekut në këto përmasa nuk është pasojë e fondamentave ekonomike. Ai iu lut shqiptarëve të mos kapen nga paniku. Të njëjtën gjë deklaroi edhe ministri Bode. Nga foltorja e Parlamentit, ku po prezantonte ndryshimet në buxhetin e shtetit të këtij viti, Bode tha: “Është spe-kulim, zhbalancimi nuk refl ekton kushtet reale ekonomike të Shq-ipërisë, nuk është zhvlerësim i lekut, por mbiçmim i euros”.

Komplot, panikapo spekulimSipas ministrit të Financave

Bode, zhvlerësimi i lekut u shkak-tua nga një komplot që ka sjellë panik. Për Fullanin, bëhet thjesht fjalë për panik. Ekspertët e ban-kave tregojnë se gjatë ditëve të ardhshme do të shihet nëse bëhet fjalë për panik, apo është thjesht zhvlerësim.

“Zhvillimet në tregun fi nan-ciar shqiptar janë pozitive. U kapërcyen sulmet e kryera nga segmente të opozitës kundër sistemit bankar. Ditët e fundit ka një intensifi kim të spekulimit për të debalancuar kursin e këm-bimit. Kjo përpjekje nuk mund të ketë sukses, jo për shkak të aftësisë së qeverisë shqiptare, por për shkak të fondamentave makroekonomikë. Zhbalancimi nuk refl ekton kushtet reale eko-nomike të Shqipërisë”, tha Bode. Sipas tij, segmente të opozitës abuzuan me një deklaratë të Kryeministrit Sali Berisha.

Fullani mendon se shqiptarët reaguan me gjaknxehtësi, duke shkaktuar edhe problemin e ditëve të fundit.

“Të gjitha reagimet e nxituara, e kam përmendur mjaft herë, afatshkurtra, të përsëritura disa herë gjatë këtij viti dhe gjatë ditëve të para të kësaj jave, kanë një kosto mbi individët dhe eko-nominë e vendit. Asnjë agjent ekonomik nuk është më i fortë sesa fondamentet dhe ndryshi-met e fundit nuk kanë bazë eko-nomike”, u shpreh Fullani.

Ekspertët thonë se një ndry-shim kaq i madh në kursin e këmbimit, nuk mund të vijë nga kërkesë-oferta në treg, për shkak se ekonomia shqiptare është shumë e vogël, e ngadaltë e për pasojë, nuk mund të ketë lëvizje të tilla surprizë. Gjatë së gjithë

Kr y e m i n i s t r i s h q i p t a r Sali Berisha i habiti të gjithë javën e kaluar, kur

deklaroi se “shqiptarët duhet t’i dorëzohen euros”.

Media vendëse dhe ndërkom-bëtare e konsideroi deklaratën “lajm të madh”. Sipas Bodes, kjo deklaratë e Kryeministrit është keqpërdorur nga opozita për të hapur panik. Si Bode, ashtu edhe Fullani, i bënë thirrje shq-iptarëve dje të besojnë te leku si një monedhë e sigurt.

“Ne jemi një vend aspirant për në Bashkimin Europian dhe procesi i zëvendësimit të monedhës sonë me euron do të jetë shumë i gjatë. I ftoj të gjithë shqiptarët që të besojnë te leku, sepse është monedha më e qëndrueshme në rajon dhe që ka treguar më shumë stabilitet në këto dhjetë vitet e fundit”, u shpreh Bode.

“Euroizimi i ekonomisë është ide vizionare, jo vetëm për Shq-ipërinë por për të gjithë rajonin, përderisa aspirata finale e tij është anëtarësimi në Bashki-min Europian. Ajo ndërgjegjë-son tregun vendas, rajonal por njëkohësisht edhe autoritetet europiane për përshpejtimin e proceseve të konvergjen-cës. Megjithatë, konvergjenca në Eurozonë është derivat i reformave të vazhdueshme strukturore dhe i forcimit të sistemeve financiare, ku një rol të rëndësishëm ka dhe qëndrueshmëria e monedhës. S’ka integrim europian pa një ekuilibër afatgjatë të monedhës

Panik në treg, fundoset leku, humbet 3%Bode: Opozita ka përhapur panik. Fullani: Zhvlerësimi nuk ka bazë ekonomike

dekadës së fundit, një ndryshim i kursit të këmbimit me më shumë se 1 lek, është konsid-eruar gjithmonë fenomen spe-kulativ joreal. Problemi është se gjatë dy ditëve të fundit, leku u zhvlerësua me më shumë se 3.5 pikë. Ekspertët thonë gjithashtu se nëse aludimet e Bodes dhe Fullanit për spekulime janë të vërteta, atëherë leku pritet

të stabilizohet gjatë ditëve të ardhshme.

Shkaqet e lekuttë dobëtEkspertët i lidhin shkaqet e

dobësimit të monedhës sonë kombëtare me atë çfarë qeveria shqiptare ka kryer gjatë tre viteve të fundit. Në vitin 2007, vendi u përfshi nga një krizë energjetike,

e cila detyroi kompaninë KESH, nën pronësi publike të shpen-zonte disa dhjetëra milionë euro për të blerë energji jashtë vendit. Pjesa dërrmuese e kësaj shume mbulohej nga buxheti i shtetit, pasi Kryeministri urdhëroi Entin Rregullator të Energjisë të mos i rriste çmimet për konsumatorët. KESH-i shpenzoi edhe 200 mil-ionë euro të tjera në vitin 2008

për import energjie elektrike. Ndërkohë, deficiti buxhetor i vendit u zgjerua në përmasa të papara në një dekadë, për shkak të dëshirës së qeverisë për të rritur pagat dhe pensionet, së bashku me shtimin e investimeve publike. Vitin e kaluar, qeveria realizoi një defi cit buxhetor prej më shumë se 6 për qind të PBB-së ndërsa këtë vit, defi citi pritet

të jetë më i lartë, sipas llogarive të FMN-së dhe Bankës së Shq-ipërisë. Një defi cit i tillë buxhe-tor mund të ishte i tretshëm në kushte normale, por shpenzimet delirante të qeverisë në kulm të krizës fi nanciare duket se kanë krijuar bazat për destabilizim. Zhvlerësimi i shpejtë i lekut pritet të pasohet nga rritje çmimesh të mallrave të konsumit.

Analiza rajonale e Bodes, “është forcuar euro”

Fajtori

Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi dje se problemi në Shqipëri nuk është shkaktuar

nga dobësimi i lekut, por nga forcimi i euros. “Euro është forcuar kundrejt të gjitha monedhave të rajonit. Dinari serb është zhvlerësuar 30 për qind, monedha bullgare dhe ajo rumune janë zhvlerësuar gjithashtu”, tha Bode. “Leku është dobësuar vetëm 8 për qind, gjë që në fakt nuk është dobësim i lekut, por forcim i euros”, deklaroi ai ndërsa prezantonte ndryshimet në ligjin e buxhetit të shtetit, të cilat parashikojnë rritje të defi citit buxhetor me mbi 200 milionë euro për këtë vit. Bode nuk komentoi mbi pasojat që mund të ketë te kursi i këmbimit rritja e shpenzimeve buxhetore me 25 për qind kundrejt rritjes së të ardhurave me vetëm 5.4 për qind. Bode duket se gaboi kur futi Bullgarinë në listën e vendeve me monedha të dobësuara. Leva bullgare, që nga viti 1997, është lidhur me kurs fi ks këmbimi me markën gjermane/euron dhe nuk ka ndryshuar asnjë qindarkë.

Breaking Views

EAGLE MOBILE DHURON 20 BURSA STUDIMIEagle Mobile ka ndërmarrë një hap tjetër drejt

përgjegjësisë sociale. Kompania ka bërë të mundur dhënien e 20 bursave për fëmijët jetimë. Ceremonia e or-ganizuar me këtë rast u mbajt në Hotel Sheraton Tirana, ku të pranishëm ishin personalitete të ndryshme nga institucione publike dhe private, organizata shoqërore.

“Eagle Mobile”, kompania që fi lloi një projekt shumë domethënës dhe të rëndësishëm për fëmijët jetimë, kërkoi dhe mbështetjen e 24 bizneseve të tjera që op-erojnë në fusha të ndryshme në tregun shqiptar, duke demonstruar në opinionin publik rëndësinë e kësaj pjese të komunitetit. “Eagle Mobile”, përveç mbështetjes për jetimët shqiptarë lidhur me mundësitë e punësimit, ka fi nalizuar një pjesë të rëndësishme të këtij projekti, që ka të bëjë me edukimin e 20 fëmijëve dhe të rinjve jetimë në shkolla të mesme dhe të larta. 10 prej këtyre fëmijëve do të studiojnë në kolegjet më të mira në vend, ndërsa 10 të rinj të tjerë do të ndjekin studimet e tyre në disa nga universitetet private më të njohura në Shqipëri.

“Këta fëmijë vijnë nga qytete të ndryshme të Shq-ipërisë dhe mbajnë mbi supe histori të ndryshme të dhimbshme. Këta fëmijë që kanë një jetë të suksesshme shkollore, janë përzgjedhur nga Eagle Mobile në bash-këpunim me shoqatat më me zë dhe më serioze në vend, që veprojnë në fushën e përgjegjësisë sociale. Disa prej

këtyre fëmijëve janë bijtë dhe bijat e ofi cerëve të policisë të vrarë në krye të detyrës dhe ‘Eagle Mobile’ ka menduar se këta njerëz duhen përkrahur. Ata do të kenë mundësi të studiojnë në shkollat më të mira, përfaqësuesit e lartë të të cilëve janë të pranishëm në këtë ceremoni dhe unë gjej momentin për t’i falënderuar ata për përkrahjen”, është shprehur drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, z. Ali Taskin.

“‘Eagle Mobile’ do të mbulojë të gjitha shpenzimet, si akomodimin apo shpenzimet e tjera për veshjen. Këto bursa do të zgjasin për 3 ose 4 vjet, në varësi të in-stitucioneve përkatëse arsimore dhe të suksesit të këtyre nxënësve”, tha ai.

Z. Taskin shtoi: “Ky projekt nuk është as i pari e as i fundit për ‘Eagle Mobile’. Rreth 100 jetimë patën mundësi të shijojnë momentet e paharrueshme më 20 Maj, në Ditën e Fëmijëve Jetimë, në kompleksin ‘Taivan’ në Ti-ranë, ndërsa 10 fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës u dërguan në Stamboll më 1 Qershor. Ata u pritën nga z. Ahmet Çalik, Presidenti i ‘Çalik Group’ në rezidencën e tij në Stamboll”.

“Eagle Mobile” që nga ditët e para të daljes në tregun shqiptar, i ka kushtuar rëndësi dhe vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale. Ndaj dhe kompania “Eagle Mobile” e ka deklaruar vitin 2009 “Vitin e Fëmijëve Jetimë”.

Nisma

Deklarata e Kryeministrit që shkaktoi panikun“Euro na bën presion, duhet të dorëzohemi”, deklaroi Berisha, pa e vrarë mendjen për pasojat

nominë më të madhe të botës, siç është ekonomia e Bashkimit Europian, bën presion mbi monedhat tona, unë mendoj se e shpejtë do të jetë dita, kur ne duhet të dorëzohemi, nuk do të vazhdojmë betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro, nuk na mbetet rrugë tjetër. Vendet tona, që jemi jashtë anëtarësisë të Bashkimit Europian, kemi gjithsej 1 për qind e prodhimit të brend-shëm të Bashkimit Europian. Atëherë është e domosdoshme që disa marrëdhënie financiare, me Bankën Qendrore Euro-piane, duhet të negociohen. Ekonomitë tona po eurizohen, normal. Kjo nuk mund të them që është një gjë e keqpritur, se ky është destinacioni ynë, por kur shoh që edhe skeptikët bri-tanikë kanë filluar të mendojnë ndryshe për euron, imagjinoni

ju se ç’mund të mendojmë ne për presionet që na bën ajo”.

Një pjesë e vogël e gazetave u përpoqën të tregonin se kërkesa e Kryeministrit për të hapur negociata me Bankën Qendrore Europiane qe e pabazë. Por qytetarët e morën për fakt të kryer deklaratën pompoze të Kryeministrit.

Vetëm një javë më pas, kur në treg u panë pasojat e asaj deklarate, kreu i Financave u kujtua të “sqarojë” deklaratën e shefit të tij. Por edhe në këtë rast, sipas Bodes, fajin e kanë “segmente të opozitës, të cilat abuzuan me këtë deklaratë për të përhapur panik.”

“Euro, po bëhet një problem madhor për ekonomitë tona, në mënyrë të përsëri-tur mendoj, jo për shkak të kursit”

“Ne jemi një vend as-pirant për në BE dhe procesi i zëvendësimit të monedhës sonë me euron do të jetë shumë i gjatë”

kombëtare me atë europiane”, deklaroi Fullani.

Përballë guvernatorëve të bankave qendrore të rajonit,

Berisha tha: “Euro, duhet të jemi realist, po bëhet një prob-lem madhor për ekonomitë tona, në mënyrë të përsëritur

mendoj, jo për shkak të kursit, se ky kurs është plotësisht i pranueshëm, por fakti që kjo monedhë e mbështetur në eko-

7

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comEKONOMI

KLSH: Lejet mjedisore jepen pa kriterZbulohet raporti mbi shkeljet e Ministrisë së Mjedisit. Abuzime fi nanciare dhe klientelizëm

Në morinë e lejeve të dhëna nga qeveria

“Berisha” për ndërtimin e fabrikave të çimentos, disa prej tyre nuk i kanë respektuar standardet e mbrojtjes së mjedisit. KLSH-ja rezervon të japë emrat e subjekte, por thekson se në lejen mjedisore për prodhim çimentoje nuk janë të përcaktuara sipërfaqet që do të rehabilitohen me gjelbërim. Duke u ndalur te një rast (Ball-dren, Lezhë), KLSH-ja thotë se “në lejen mje-disore nuk janë pasqyru-ar sasia e mbeturinave të rrezikshme që do të përdoren gjatë fazës së ndërtimit, si karburant, vajra etj. Nuk pasqyro-hen materialet që do të përdoren gjatë prodhimit në vazhdimësi, por që konsiderohen poten-cialisht të rrezikshme, si acetilen, gazra, tretës, bojëra, rrëshira etj., si edhe masat për paran-dalimin e ndotjes”.

Kontrolli

Fabrikat e çimentos, pa studim

ARD KOLA

Për të pakën dy vjet, 2007-2008, Ministria e Mjedisit ka dhënë leje për subjek-

tet e ndryshme private, pa iu referuar standardeve të mbrojtjes së ambientit. Një pjesë e mirë e vendimeve të marra për aktivitete të ndryshme, nuk janë shoqëruar me studime të ndikimit në mjedis dhe mungojnë analizat mbi efek-tet dhe rezultatin që jep aktiviteti privat. Mbi të gjitha, ministria për një kohë të gjatë ka punuar pa e pasur programin kombëtar të monitorimit të mjedisit, sikurse e parashikon ligji. Duke mos pasur një program të tillë, drejtoritë e politikave të parandalimit të ndotjes dhe politikave të moni-torimit të natyrës, kanë kryer një sërë shkeljesh, jo vetëm në dëm të buxhetit të shtetit, por edhe mbi shëndetin e popullatës. Sa u takon gjobave ndaj subjekteve private, KLSH-ja konstaton raste klientelizmi, trajtim i diferencuar, kurse arsyet e ndëshkimit nuk janë bindëse. Këto fakte, si edhe një sërë shkeljesh të tjera, janë evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), gjatë kontrolleve të ushtruara këtë vit për periud-hën 2007-2008. Në përfundim, KLSH-ja ka nxjerrë përgjegjës disa zyrtarë të ministrisë, duke kërkuar ndëshkimin e tyre sipas ligjit. Për disa shkelje të eviden-tuara nga KLSH-ja, ministria nuk ka shprehur asnjë kundërshtim.

Gazeta disponon një pjesë të raportit të KLSH-së mbi aktivite-

tin dyvjeçar të Ministrisë së Mje-disit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Gjatë periudhës 1 janar 2007 - 30 gusht 2008, ministria ka marrë në shqyrtim 489 kërkesa për të pajisur me leje mjedisore subjektet private në fushën e kar-rierave lumore, gurë gëlqerorë,

prodhim energjie e rinovueshme, çimento, prodhim tullash etj. Nga të gjitha kërkesat, 20 nuk u miratuan, kurse 43 janë shtyrë për rishqyrtim. Nga kontrolli i ushtruar, mësohet se Drejtoria e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis ka pranuar nga agjencitë rajonale

të mjedisit dokumentacionin përkatës të subjekteve private dhe kërkesën për t’u pajisur me leje mjedisore, pa i protokolluar, sikurse e parashikon ligji. “U kon-statua se inspektorët e mjedisit në rrethet Kavajë, Lushnjë, Krujë, Pogradec dhe Sarandë kanë marrë atributet e Agjencisë Rajo-nale të Mjedisit. Disa inspektorë kanë pranuar dokumentacionin, dhënë mendim dhe përcjellë në ministri, pa e shqyrtuar dhe miratuar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit. Drejtoria e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis ka dhënë leje, pa marrë mendimin dhe vlerësi-min e anëtarëve të komisionit, duke mos pasur asnjë program rreth rehabilitimit të sipërfaqeve që do të dëmtohen”, thekson në raport KLSH-ja. Sipas tij, komis-ioni ka marrë vendime për leje mjedisore pa zhvilluar mbledhje, të paktën në 4 raste. Kontrolli konstatoi mungesën e pasqyrimit të mbledhjeve në procesverbal, si edhe shumë vendime nuk janë zbardhur si duhet. “Në dosjet e paraqitura nga subjektet për t’u pajisur me leje, mungojnë të dhënat e përputhjes së pro-jektit me planet kombëtare të zhvillimit ekonomik, me planet e rregullimit të territorit etj. Shkelje ka për dhënien e tokave bujqësore për qëllime të ndry-shme (prodhim tulla, fraksion guri dhe shfrytëzim argjile). Edhe te lejet për shfrytëzimin e lumenjve (karrierave), një pjesë e vendimeve është dhënë pa pasur dokumentacionin e plotë.

Sfida e KLSH-së, standardi i BE-sëKontrolli i Lartë i Shtetit, krijuar më 1925-n, është

institucioni më i lartë kushtetues që mirë adminis-tron fi nancat publike. Fokusi kryesor i KLSH-së shtrihet kryesisht në sistemin fi skal, shitjes e dhënies me qira të pronave shtetërore dhe shpenzimeve buxhetore. Sfi da më e madhe e këtij institucioni është përafrimi i standardeve ndërkombëtare të kontrollit. Për këtë qël-lim, KLSH-ja bashkëpunon me ekspertët e NAO-s së Britanisë së Madhe dhe asistohet nga Bashkimi Euro-pian, përmes specialistëve që ka në Tiranë.

Plani

AJRI MË I PASTËRNga të gjitha zonat e Shqipërisë, ajri rezulton i pastër në të gjithë treg-uesit e cilësisë:SarandëGjirokastërDibërKukësPukëMatLibrazhdPogradec

LANA, MË E PISTANë gjendje të mirë të cilësisë së ujërave të monitoruar janë lumi i Kirit, Drinit, Shkumbinit, Erzenit, Semanit dhe zona bregde-tare e Sarandës. Ndikimi më i madh i shkarkimeve të lëngta urbane jepet në lumin e Lanës në Tiranë, shkaktuar edhe nga derd-hja e ujërave të zeza. Keq duken lumi i Ishmit dhe Gjanicës.

PLAZHET MË TË PASTRAPlazhet me cilësinë më të mirë të ujërave të larjes dhe brenda normave të rekomanduara janë:DhërmiuHimaraBorshiRradhimaJonufriVelipojaShëngjini

Elementët

8

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

të skaduara, kur mund të blesh një bluzë me besimin që është markë origjinale, kur gjithë pallati mbledh paratë për të ndërtuar një pompë të përbashkët uji e jo duke ndërtuar secili pompën e vet, kur gjithë banorët e një rrugice dalin të pastrojnë rrugën dhe nuk shqetësohen vetëm për oborrin e tyre.

Rolin e besimit në zhvillim e ka trajtuar hollësisht edhe Fukuyama, në librin e tij “Besimi: Virtytet sociale dhe krijimi i be-gatisë”. Fukuyama mendon se, një ndër arsyet pse vende si Japonia e Gjermania dominojnë në tregun botëror, ka të bëjë pikërisht me faktin që këto vende karakte-rizohen nga rrjete të shumta organizatash vullnetare dhe strukturash komunitare, ndaj të cilave individët kanë nënshtruar interesat e ngushta. Sipas tij, vetëm shoqëritë që zotërojnë nivele të larta të besimit social mund të krijojnë biznese të mëdha dhe fleksible, duke u shkëputur nga bizneset e vogla familjare. Kjo, pasi besimi i lartë ul kostot administrative, rrit besueshmërinë institucionale dhe mun-dëson krijimin e organizatave të mëdha dhe efikase që përfshijnë shumë njerëz. Nga ana tjetër, ai vëren se vendet që kanë besim social të ulët vuajnë nga korrup-sioni dhe trafiku i influencës, si edhe karakterizohen nga organizata të vogla e joefikase. Gjithashtu, vihet re se ndjesia më e madhe e afërsisë, solidaritetit dhe përkujdesjes reciproke në një komunitet ndikon në uljen e kriminalitetit. Tregtia dhe bizneset mund të zmadhohen dhe shtohen, nëse rritet niveli i besimit dhe mirëkuptimit midis bashkëpunëtorëve, ortakëve apo partnerëve. Edhe arsimi është parë se ecën përpara, nëse komu-niteti është më i përfshirë.

Rënia e kapitalit social është parë si një fenomen shqetësues shumë i pranishëm

ADRI NURELLARI

Në shkencat politike gjithnjë e më shumë po zë hapësirë stu-dimi i rolit të të ashtuquajturit ‘kapitali social’, në zhvillimin

e një vendi. Lidhur me këtë temë, spikat puna e Robert Putnam, i cili zhbironte se çfarë e bënte funksionale demokracinë. Përse në disa vende, institucionet demo-kratike mbijetojnë e në disa vende të tjera dështojnë? Në librin “Vënia e demokra-cisë në punë: traditat qytetare në Italinë moderne” (Making Democracy Work: Civic Traditions in Modern Italy), ai bën një analizë të thellë të qeverive rajonale të Italisë dhe del me disa konkluzione, që nxjerrin në pah vlerën e madhe të kapita-lit social në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë.

Kapitali social nënkupton atë masë mirëbesimi social, normash dhe rrjetesh që mund të përdoren nga njerëzit për të zgjidhur probleme të zakonshme. Këtu përfshihen institucione, marrëdhënie apo zakone e tradita, të cilat karakteri-zojnë ndërveprimin social të individëve. Sa më të shumta e të shpeshta të jenë këto rrjete aq më shumë rritet shansi që anëtarët e komunitetit të bashkëpunojnë për përfitime të ndërsjella. Po kështu rriten përfitimet që vijnë prej mirëbe-simit, reciprocitetit, informacionit dhe bashkëpunimit që përftohet prej këtyre rrjeteve sociale. Një numër gjithnjë e më i madh studimesh po e dëshmon qartë që kapitali social është shumë i nevojshëm për të zhvilluar ekonominë dhe demokra-cinë e një vendi, si edhe për ta bërë këtë zhvillim të qëndrueshëm e jetëgjatë. Për këtë arsye, madje institucione ndërkom-bëtare, si për shembull Banka Botërore, ka nisur projekte konkrete që synojnë të rrisin kapitalin social, duke besuar se me anën e kësaj rritjeje do mund të përmirë-sohet efikasiteti dhe qëndrueshmëria e aftësive të një komuniteti për të zgjidhur problemet e veta.

Kur flitet për kapital social bëhet fjalë për rrjete të angazhimit social, si për shembull shoqatat artistike, joqeverita-re, klubet sportive apo të tjera bashkësi bashkëpunimi që mbledhin individë të interesuar në aktivitete kolektive. Me kapital social kemi të bëjmë edhe kur një fqinj ruan shtëpinë e fqinjit, kur ky i fundit është me pushime, kur mund të shkohet te dyqani poshtë shtëpisë e të blihen mallra, pa pasur rrezikun që janë

OPINION

Këmbëngulja e së keqesKOSTA BARJABA

1.

Kjo ndodhi në Republikën maqedonase: Pas një pune disavjeçare, një skuadër historianësh dhe enciklopedistësh nxorën në dritë një botim, në të cilin thuhen të

pavërteta të padiskutueshme për një popull tjetër, për fqinjin e tyre perëndimor dhe për një ndër komunitetet më të mëdha etnike që jeton në atë vend: shqiptarët. Nga të pavërtetat historike mund të kalohet natyrshëm në interpretime të pabaza politike dhe shtetërore. Përveçse qëllimeve, mua më shqetëson edhe ontologjia e së pavërtetës. Pra, për faktin se diku në një shtet ballkanik prodhohen gënjeshtra shkencore e shtetërore, në rastin tonë, me një konotacion etnik. Ato arrijnë te lexuesi me një paskokëçarje të frikshme. Dhe që natyrshëm ngjallën reagimin e asaj pjese të popullsisë, së cilës i dëmtojnë identitetin dhe vlerat shqiptarëve që jetojnë në shtetin maqedonas.

2.Kjo ndodhi në Shqipëri: Pas një pune rreth

njëmujore (kaq ishte koha e vënë në dispozicion për shkrimin e tekstit të historisë), një grup hi-storianësh nxorën në dritë një tekst historie, ku nuk flitet me gjuhën e historisë, por me gjuhën vulgare të ditës. Në këtë libërth thuhen të pa-vërteta të padiskutueshme jo për fqinjin lindor, jugor apo perëndimor, por për një pjesë të popul-lsisë së vendit, madje për shumicën e saj. Thelbi i shtrembërimit historiko-politik është se gjysma e popullsisë, në stilin perëndimor, mund të themi e kombit, vlerësohet si e mirë dhe gjysma tjetër si e keqe. Kjo natyrisht nuk thuhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por lihet të kuptohet. Përderisa produkti i votuar prej gjysmës së majtë (qeverisja socialiste) demonizohet dhe produkti i votuar prej gjysmës së djathtë (qeverisja demokrate) hyjnizo-

het, kjo të lë të kuptosh se gjysma e majtë e ka një problem, derisa voton dhe sjell në qeverisje një klasë politike të korruptuar dhe antipopullore. Në këtë rast, nuk do të merrem me këtë të pavërtetë, për të cilën jam thellësisht i bindur. Ajo që dëshi-roj të ndaj me lexuesin është ekzistenca, pra fakti i shtrembërimit të së vërtetës dhe lehtësia me të cilin ai arrin te lexuesi. Dukuri që natyrshëm ngjalli reagimin e të dëmtuarve: socialistëve shqiptarë, të cilët janë votuar nga pjesa e madhe e popullsisë që voton majtas.

3.Të dyja këto ndodhi, edhe pse në dukje pa lidhje,

i bashkojnë shumë elemente. Ato i bashkon para së gjithash e keqja. Jo vetëm në kuptimin moral, por në kuptimin politik dhe historik. Këmbën-gulja e së keqes mund të rezultojë fatale kudo, por ajo ngjan më tepër e tillë në Ballkan. Në rastet konkrete, instrumentet e shtrembërimit krijohen jo nga njerëz të thjeshtë, që grinden për bukën e gojës, pagën e punës me mëditje te punëdhënësi dorështrënguar, apo trajtimin e padenjë të emi-grantëve, të cilët në të drejtën e tyre natyrore e shtetërore, lëvizin lirisht në të dyja anët e kufirit. Jo. Këto shkase grindjesh janë produkte intelektua-le, që janë krijuar nga elitat në të dyja vendet. Si veprime provokative, ato vijnë nga e njëjta shtresë profesionistësh: historianët. Si ka mundësi që kjo shtresë intelektualësh, e cila ka më pak se gjithë të tjerët arsye për të keqshërbyer, ka rënë kaq poshtë? Në vend që të ndriçonin pjesët e errëta të historive të vendeve të tyre, historianët në fjalë errësojnë pjesët e ndriçuara. Duke krijuar në këtë mënyrë një historiadë negativiste.

Për nga natyra e tyre, të dy episodet ushqejnë një prirje vetizolimi të të dy shteteve, e cila i kun-dërqëndron prirjes integruese të popujve të këtyre vendeve. Në të dyja rastet, elitat i kundërqëndrojnë jo thjesht imperativave historikë të të dy popujve,

por misionit të tyre. Në vend që të shërbejnë si emancipuese të popujve, me klientelizmin e tyre ndaj shumicave politike apo etnike, elitat po i qor-rollepsin ata. Duket sikur elitat kanë vendosur në shënjestër kohezionin e shoqërisë. Në njërën anë, kohezionin etnik, në tjetrën atë politik. Instrumen-tet e shtrembërimit të së vërtetës sponsorizohen nga shtetet dhe qeveritë në të dyja vendet. Këto të pavërteta nuk thuhen në libra, ku përgjegjësia është e autorëve, por në tekste ku përgjegjësia e shkruesve shkrihet me përgjegjësinë e shteteve dhe qeverive. Këto të fundit kanë ftuar në garë, kanë tenderuar dhe pastaj kontraktuar shkruesit përkatës të këtyre të pavërtetave. Këta zanatçinj kanë punuar, siç thuhet në gjuhën e sipërmarrjes fasoniste, me material të porositësit.

4.Sociologët dhe politologët kanë përmendur

shpesh ndërlikimet që vijnë nga fakti se në Ballkan pleksen reformat politike, ekonomike dhe kulturo-re me demonët e përgjumur etnikë e nacionalistë, mbetje të kujtimeve perandorake. Këta demonë rrezikojnë të shndërrohen në gjyle nëpër këmbët e shteteve të vjetra e të reja ballkanike. Duket sikur, të përzënë nga të gjitha hapësirat e tjera europiane, demonët janë strukur e mbivendosur në rrëpirat ballkanase-perëndimore, ku jetojnë pranë (dikur edhe kundër) njëri-tjetrit, në hapësira të ngushta, popuj, besime, kultura, gjuhë, simbole dhe shenja të ndryshme. Hapësira ballkanike ngjan e pamjaf-tueshme për të nxënë mllefet që burojnë nga kujtesat kolektive të banorëve të gadishullit. Unë vazhdoj t’i besoj tezës që buron nga leximi realist i profesorit tim Huntington, se integrimi i vonuar i ballkanasve perëndimorë nuk është pasojë e ni-velit të pamjaftueshëm të GDP-së, as i kontrollit të dobët të kufijve, as i mungesës së shtetit ligjor, dhe as i pasaportave të munguara biometrike.

Integrimin europian të ballkanasve nuk e pen-

gon biometrizimi i pasaportave, por rezistenca e reminishencave shekullore. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që Ballkani Perëndimor përpëlitet ende në kurthet e tranzicionit, ndërkohë që pjesa tjetër e popujve të gadishullit kanë hyrë në oborrin e Europës. Në rajonin e vogël ballkano-perëndimor duket sikur kanë precipituar tërë mbetjet e zhvil-limeve rajonale. Gjatë dy dekadave të tranzicionit, Europa nuk rreshti së diferencuari popujt e Lindjes së saj. Mjafton të përmendim veçimet që janë zbatuar: Nga Europa Qendrore dhe Lindore, pastaj (pas shkëputjes së qendrores) Europa Lindore, pastaj (pas shkëputjes së lindores) Ballkani, pastaj (pas shkëputjes së një pjese të vendeve ballkanike) Ballkani Perëndimor. Këto diferencime, krahas mllefeve e kujtimeve, shndërrohen shpesh në kumte që turbullojnë gjykimin e ballkanasve dhe vështirësojnë bashkëjetesën e tyre. Një kumt të tillë përbën edhe enciklopedia e fundit maqedonase.

Po ç’lidhje ka kjo me historianët shqiptarë? Të dyja grupet e historianëve dëshmojnë se vuajnë nga e njëjta sëmundje: sindroma e së pavërtetës. Historianët maqedonas, e kam fjalën për autorët e Enciklopedisë, të cilët shtrembëruan të vërtetën historike, nuk kanë kredenciale për të mbrojtur të vërtetat politike në vendin e tyre. Sepse nuk mund të ketë dy standarde ndaj së vërtetës: të mbrosh të vërtetën politike, pasi ke falsifikuar atë historike, në shërbim të një mazhorance etnike. Për pasojë, historianët maqedonas, përsëri e kam fjalën për autorët e Enciklopedisë, nuk mund ta konsiderojnë veten mbrojtës të demokracisë liberale. Historianët shqiptarë, e kam fjalën për autorët e libërthit të hi-storisë, nuk mund ta konsiderojnë veten kalorës të së vërtetës historike dhe shqytarë të kombit të tyre. Pasi kanë falsifikuar të vërtetën politike, në shër-bim të një mazhorance politike, ata nuk kanë më kredenciale për të mbrojtur të vërtetën historike. Kush tregton prodhime skarco në vendin e tij, nuk mund të shesë prodhime cilësore në tregjet e botës.

RROKOPUJA E KAPITALIT

SOCIAL SHQIPTARPeriudha postkomuniste nuk është

shoqëruar me një lulëzim domethënës të kapitalit social në Shqipëri. Lëvizjet migratore, qoftë migracioni i brendshëm e qoftë emigracioni drejt vendeve të Perëndimit, kanë penguar farkëtimin e sensit të komunitetit, të lidhjeve sociale. Po kështu, struktura ekonomike që na karakterizon është kryesisht e bazuar te bizneset familjare me pak punonjës dhe jo te ndërmarrjet e mëdha, ku të përfshiheshin në punë shumë individë që nuk kanë lidhje familjare apo origjinë të njëjtë. Edhe feja, si një ndër institucionet kryesore të ndërveprimit social, u çrrën-jos aq keq gjatë komunizmit në Shqipëri, sa ribërja e ligjshme e besimit fetar nuk u shoqërua me një rilindje të pasionit fetar në masë në vendin tonë.

Për ta matur nivelin e kapitalit social shqyrtohen disa elemente. Së pari, stu-diohet pjesëmarrja qytetare, konkretisht e shprehur nga anëtarësia në parti poli-tike e organizata joqeveritare, përfshirja në institucione fetare, në sindikata, në grupe interesi e në shoqata për interesa të veçantë artistike, sportive e kulturore. Gjithashtu, dimensioni i kapitalit so-cial matet edhe nga niveli i besimit që ekziston në shoqëri. Me besim, në këtë rast, nënkuptohet se sa të besueshëm i konsiderojnë të panjohurit individët e një shoqërie. Mjafton të shikojmë dritaret me hekura, të mbërthyera mirë edhe në katet e treta, si edhe muret e larta dhe gardhet e pakapërcyeshme, me të cilat rrethohen oborret e shtëpive përdhese, për të kuptuar nivelin e ulët të besimit që mbizotëron në vendin tonë.

Një tjetër element matës është dendë-sia e rrjeteve sociale. Mirëpo edhe këtu nuk është se ka ndonjë numër të madh organizatash formale apo joformale

aktive në shoqërinë shqiptare. Niveli i altruizmit, i shprehur në formën e para-ve të dhëna në bamirësi ose në numrin e individëve të angazhuar në punë vullnetare, në Shqipëri mbetet përtokë. Po ashtu, pesha matet edhe duke parë impaktin e këtyre rrjeteve sociale në jetën e përditshme. Edhe këtu është më se e qartë që e gjithë shoqëria jonë vështirë se shikon ndonjë zgjidhje të problemeve individuale apo shoqërore tjetërkund, përveçse te shteti. Shoqëria civile mbetet jashtëzakonisht e dobët dhe kryesisht mund të konsiderohet si instrument në dorën e politikave apo prioriteteve të vendosura prej donatorëve më shumë se sa një përgjigje e nevojave dhe interesave të shoqërisë.

Në të tilla kushte, duket qartë që problemet e demokracisë në Shqipëri nuk kanë të bëjnë vetëm me çështje institucionale, politike apo ekonomike, por edhe me ato kulturore. Shoqëria jonë, përveç të tjerave, ka nevojë që të arnojë atë copë tekstili që i mban njerëzit bashkë, të ripërtërijë e të forcojë indet apo ligamentet që e mbajnë bashkë këtë shoqëri. Me pak fjalë, zhvillimi nuk vjen vetëm nëpërmjet institucioneve më të konsoliduara, partive politike më efika-se dhe bizneseve më fitimprurëse, por edhe prej aktiviteteve të përditshme të secilit prej nesh, nëse ne vendosim që t’i marrim më seriozisht marrëdhëniet njerëzore e të përkushtohemi më shumë ndaj dimensionit tonë social. Pra, duke u përfshirë në më shumë grupime, që mbledhin njerëz me interesa të njëjta arti, sporti apo feje, për të rritur shanset që të bëjnë miq të rinj e që i përkasin një sfondi tjetër personal; duke ndihmuar një njeri tjetër, që ka probleme me makinën; duke kaluar më pak kohë para televizorit e më shumë kohë me miqtë; duke dalë në votim e duke u anëtarësuar nëpër parti për t’i ndryshuar gradualisht nga brenda; duke u ushtruar në palestër apo dalë për vrap me të tjerë; duke përshëndetur dhe biseduar me fqinjët; duke marrë pjesë në çdo aktivitet kulturor që organizohet në zonën ku jetohet; duke ripërtërirë kontaktet me miq të vjetër, duke dhënë dhurata; duke përshëndetur njerëzit pak të njohur rrugëve; duke thënë ‘falemin-derit’ kurdoherë që jepet mundësia e duke e mbajtur derën hapur për njeriun që vjen prapa kur hyjmë në një ambient publik. Fare pak njerëzillëk mund të bëjë diferencën!

edhe në vendet e zhvilluara të pasura me kapital social, mirëpo sondazhet e Euro-barometrit tregojnë që niveli i kapitalit social në vendet ish-komuniste është shumë më i ulët se sa ai i vendeve perën-dimore. Fatkeqësisht, regjimi komunist i zhduku konceptet e shoqërisë civile, fi-lantropisë, bamirësisë, pluralizmit, duke e dëmtuar rëndë dimensionin e kapitalit social. Edhe ato punë që thirreshin ‘vul-lnetare’, në fakt ishin të detyruara, duke i dhënë vullnetarizmit një emër të keq. Kuptohet që ne, duke pasur edhe një komunizëm më të rreptë se në çdo vend tjetër komunist, me përjashtim mbase të Koresë së Veriut, kemi pasur si trashëgimi, pas rënies së komunizmit, një kapital social më të vogël.

SHOQËRIA CIVILE MBETET JASHTËZAKONISHT E DOBËT DHE KRYESISHT MUND TË KONSIDEROHET SI INSTRUMENT NË DORËN E POLITIKAVE APO PRIORITETEVE TË VENDOSURA PREJ DONATORËVE MË SHUMË SE SA NJË PËRGJIGJE E NEVOJAVE DHE INTERESAVE TË SHOQËRISË

shqip

9

@E PREMTE, 25 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

ndodhur. Është evidente se shumica e KQZ ka shkelur ligjin e komanduar apo korruptuar nga politika. Kjo është padrejtësi, por një padrejtësi jo e vogël që të mund të neglizhohet, sepse ka të bëjë me pushtetin. Nga kjo padrejtësi nuk mund të mos lindin padrejtësi të tjera edhe më të dhunshme mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Rreziku është shumë i madh dhe i qartë. Vetëm një popull i përgjumur, skllav dhe injorant do ta toleronte një dhunim të tillë të ligjit dhe së drejtës. Justifikimi i Berishës se vendimin për hapjen e kutive e kanë institucione të tjera është një alibi që ai e ka të lehtë ta bëjë, sa kohë që ka mundur të kapë ato institucione që kanë të drejtë të hapin kutitë.

Ai e thotë një gjë të tillë, sepse e di që ato nuk i hapin. Edhe në rast se janë korruptuar komisionerët socialistë, edhe nëse ata kanë firmosur të gjithë doku-mentacionin qendrës së numërimit, përsëri hapja e kutive kur këtë e kërkojnë anëtarë të KQZ, është një garanci e ligjit edhe për ato raste kur mund të shiten apo të blihen ca komisionerë. Hapja e kutive të votimit, transparenca më e plo-të për procesin e numërimit, në fakt për aspektin më të kritikuar edhe nga raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, jo vetëm do të qartësonte shumë gjëra për sot, por do të krijonte edhe shumë garanci për nesër, për zgjedhjet e ardhshme. Të gji-thë ata që shiten e blihen për para, duke u bërë pjesë e falsifikimit të rezultatit dhe shtrembërimit të vullnetit të qytetarëve

ANDREA STEFANI

Ditët e fundit po shohim edhe më shumë në ekrane Edi Ramën, duke bërtitur dhe djersitur “për lirinë dhe drejtë-

sinë”. Na vjen edhe mirë, por edhe keq. Na vjen mirë se më në fund, po e dëgjojmë kryetarin e partisë më të ma-dhe në opozitë dhe në vend, të bërtasë në emër të lirisë. Na vjen keq që e kish tradhtuar prej kohësh këtë kauzë. Na vjen keq që nuk e pamë të bërtasë qoftë edhe një herë të vetme “liri” gjatë gjithë fushatës zgjedhore që, ndër të tjera, e humbi edhe sepse nuk himnizoi lirinë. Na vjen mirë që kërkon të verifikohet deri në fund se ç’mbajnë brenda ca kuti votimi, por na vjen keq që nuk punoi me kohë që Berisha të mos ia punonte, siç edhe pritej, por zgjodhi të marshonte nëpër Shqipëri me besim të verbër në fitore. Na vjen mirë ta shohim Ramën të ulërasë për liri, por na vjen të ulërasim për ato që ka bërë me Berishën kundër lirisë, drejtësisë dhe pra edhe kundër demokracisë. Prandaj dhe dyshojmë dhe kemi frikë se edhe tani, po luan teatër me lirinë. Sepse edhe politikanë të tjerë e kanë përdorur më parë, më saktë keqpërdorur kauzën e lirisë, sa pa ardhur në pushtet. Madje edhe Berisha vetë. Por Rama është ndër të rrallët po-litikanë që është investuar me “reforma” kundër lirisë, ende pa ardhur në pushtet. Prandaj e kemi vështirë ta besojmë tek e shohim t’i rikthehet thirrjeve për “liri” tani që nuk arriti të kapë dot pushtetin.

* * *Të kërkosh që të verifikohen kutitë

e votimit është një kauzë pa dyshim e drejtë. Aq më tepër kur vetë Kodi Zgjedhor sanksionon, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivokë, se kutitë duhet të hapen, nëse këtë e kërkojnë dy nga anëtarët e KQZ. Dihet se pikërisht dy anëtarë të KQZ kanë kërkuar të ha-pen disa kuti votimi, por kjo nuk ka

OPINION

ME PAZARET E FËLLIQURA ME BERISHËN, QË ÇUAN NË AMENDIMIN E KUSHTETUTËS DHE QË I PËLQEN T’UA SHESË SHQIPTARËVE SI KONSENSUSE MADHËSHTORE PËR “MIRËQEVERISJEN”, RAMA KA GODITUR RËNDË EDHE PAVARËSINË E GJYQËSORIT, EDHE TË PROKURORISË, EDHE TË PRESIDENTIT, EDHE ATË TË DEPUTETËVE PRA EDHE TË PARLAMENTIT

Rama dhe e ardhmja e Partisë Socialiste

ZAMIRA ÇAVO

Sa më shumë kalon koha, aq më tepër intere-si, por dhe dyshimi në të ardhmen e Partisë Socialiste, vjen në rritje. Madje, dyshimi duket se po shoqërohet me mungesë be-

simi për të ardhmen, gjë që duhet ta shqetësojë vetë lidershipin e kësaj partie. Veprimet çoroditëse brenda kësaj partie, çarjet, por dhe lëvizjet e pakta politike, tregojnë aneminë që po shfaqet, tashmë e agravuar, në këtë parti. Por nëse do të jemi më të qetë e të mundohemi të bëjmë një analizë më të thellë, nuk mund të mos vinim re disa probleme, që kanë të bëjnë dukshëm, me të ardhmen e kësaj partie. Madje, këto probleme ngrihen sot si pyetje që elektorati i majtë, por jo vetëm, i bën gjithnjë e më shpesh.

Problemi i parë është: Çdo të bëhet me bojkotin? Në kushtet kur Berisha as që ka ndërmend të hapë kutitë dhe kur presioni i jashtëm vjen në rritje, sa do të rezistojë PS-ja jashtë Parlamentit? Shkurt, a ka PS-ja një plan të dytë për këtë rast? Apo do të vazhdojë të jetë spontane në qëndrimin e saj?

Përgjigjen e jep kryetari në detyrë, Rama, kur thotë se nëse nuk hapen kutitë, do të ketë protesta popullore. Shumë mirë! Them shumë mirë, sepse hapja e kutive është gjëja më normale që duhet bërë, dhe pa as më të voglin dyshim, është elementi i parë i një demokracie në veprim. Sa më shumë që Berisha ngulmon të mos hapë kutitë, aq më shumë i jep të drejtë Partisë Socialiste, për akuzat ndaj zgjedhjeve.

Por nëse kutitë nuk hapen, a do të kemi revolta popullore, përplasje sociale? Që të kemi një situatë të tillë, pavarësisht shkakut, lipset një përgatitje e madhe psikologjike e elektoratit. Problemi, pra shkaku, është natyrisht jetik: zgjedhje të lira! Por a mjafton? Sigurisht që jo. Të gjithë e dinë se me Berishën nuk ka zgjedhje të lira. Po ashtu, të gjithë e dinë se lidershipi i Partisë Socialiste, në fushatë, përsëriti më mijëra herë sloganin: votoni pa frikë, sepse askush nuk do të guxojë të prekë votën tuaj! Por realiteti tregoi të kundërtën. Atëherë, besimi ndaj PS-së zbehet. Që të kapërcehet ky element, është e domosdoshme që Partia Socialiste të hyjë në një aktivizim kapilar, që do të thotë, derë më derë, pra organizatë më organizatë, për të rikthyer besimin, por edhe për të përgatitur njerëzit për revolta. Po kush mund ta bëjë këtë? Sigurisht jo Rama. Ai është vetëm një dhe kjo fazë kërkon rigjal-lërimin e organizatave bazë. Pikërisht, këtu çalon dhe problemi. Partia Socialiste po tregon çdo ditë e më shumë se lidhja mes bazës dhe lidershipit ka probleme të mëdha. Dikush do të thotë se Ramën e do masa e partisë dhe këtë do ta dëshmojë më 26 shtator. Nuk e vë fare në dyshim. E kam thënë dhe herë të tjera se, Rama është, tani për tani, i vetmi që mund të mbajë të bashkuar Partinë Socialiste. Por Rama është vetëm një. Ai ka nevojë për një grup të gjerë individësh, afër tij, që të shërbejnë si arterie me bazën, e cila e pret, e respekton dhe e dëgjon.

Baza e partisë duket e trullosur, mes asaj që dëgjon çdo ditë kundër liderit të saj dhe asaj që dëshiron për të ardhmen e partisë. Mundohet ta

mbrojë, por nuk di se si. Ky grup individësh duhet ta bëjë këtë. Por a ekzistojnë këta individë dhe çfarë bëjnë aktualisht? Ky grup, mendoj nuk ekziston, sepse:

E para: Rama ka marrë përsipër të shkojë vetë në bazë. Kjo nuk mund, në asnjë mënyrë të zëven-dësojë, lidhjet e përditshme me bazën.

E dyta: Rama ka mbledhur rreth vetes, të rinj, që nuk e kanë idenë se si funksionon baza e partisë. Nuk kam asgjë kundër të rinjve, përkundrazi, por ata nuk kanë “stofin” e duhur, por edhe përvojën, për të punuar me bazën e partisë. Ndodh që sjellja e disave prej tyre, qëndrimi fodull, e dëshira për ta imituar Ramën në çdo veprim e fjalë, e shton mosbesimin e bazës ndaj lidershipit të partisë. Prandaj, them se mes Ramës dhe bazës së partisë ka një mungesë të theksuar lidhjeje. Atëherë, si mund të mendoj se Partia Socialiste, do të mund të ngrejë në revoltë masat për votën e lirë? Por dikush mund të përmendë rastin e Gërdecit, kur opozita u ngrit e gjitha në një revoltë të madhe. Po pastaj? A janë të gatshme këto masa për ta shkallëzuar protestën? Dhe nëse do ta vazhdonim arsyetimin edhe më tej, do të thoshim se atëherë, kushtet ku ndodhej PS ishin ndryshe: uniteti i brendshëm, besimi në fitoren e ardhshme dhe fajësia ligjore e qeverisë “Berisha” (të paktën besohej në këtë zgjidhje). Sot asnjë nga këta faktorë nuk qëndron në këmbë.

Problemi i dytë është: A do ta çojë Partia Sociali-ste vendin në zgjedhje të parakohshme? Nëse do të riparojë problemet e saj kjo mund të ndodhë. Por mendoj se këtë gjë mund ta kërkojë edhe Berisha.

Madje, me shumë “kënaqësi”. Ai vetë mund të jetë i interesuar për këtë. Përballë një opozite të copëtuar, përballë mungesës së një strategjie konkrete për veprim dhe përballë një populli, që tashmë është mësuar se Berisha “vjedh” votat (por jo vetëm ato), Berisha do të mund të siguronte një mandat tjetër, më solid e të “legjitimuar” përballë ndër-kombëtarëve, ndërsa Partia Socialiste do të mbetej sërish në opozitë, kësaj radhe, me kohë të gjatë.

Ngado që ta “vërtisësh” problemin, vjen në një konkluzion: Partia Socialiste ka nevojë urgjente për të riorganizuar veten, ka nevojë për të tërhequr në aktivitet të gjithë ata që dinë si funksionon, si aktivizohet dhe siç beson baza e partisë. Mungesa e atij “brigadierit” të bazës (sikundër e përcaktoi një ditë një miku im), dhe zëvendësimi i tij me “të rinj” të shkolluar jashtë vendit, është gabimi serioz që duhet riparuar. Partia Socialiste nuk ka pse humb kohën më me lidershipin e saj, me “pro” dhe “kundër” Ramës. Besoj se pas zgjedhjeve, kjo gjë do të marrë fund, dhe të gjithë, pro e kundër, do të duhet të punojnë së bashku për të ardhmen e PS-së, sepse dhe ata vetë e dinë se nuk kanë të ardhme tjetër politike jashtë saj.

Partia Socialiste ka nevojë për strategji të saktë politike, që do të thotë, se Rama dhe lidershipi i Partisë Socialiste duhet të punojnë si politikanë. Politika nuk thotë asnjëherë “kurrë”! Politikë do të thotë gjithnjë një plan të dytë, në rast dështimi të të parit, do të thotë aleanca dhe me atë që nuk të “pëlqen”. Rama duhet ta ketë mësuar tashmë leksionin e politikës.

që tashmë është kthyer në një gangrenë për demokracinë shqiptare, pra të gjithë ata që do të bëheshin pjesëmarrës në grabitjen më të rëndë që mund të ndo-dhë në një shtet, në grabitjen e pushtetit, nuk do të ndjeheshin më të sigurt si, në tërë këta 20 vjet, se krimi i tyre i rëndë nuk do të dilte sheshit. Ka ardhur koha që ligji të ndëshkojë vjedhësit e votës. Po në rast se nuk ka pasur vjedhje sikundër pretendon opozita? Kjo është edhe një arsye më shumë që pozita të mos tutet, por të hapë sa më shpejt kutitë.

* * *Pra, kauza duhet mbështetur. Por

problemi është se në krye të kësaj kauze të lirisë është vënë përsëri, Edi Rama, pikërisht ai Ramë që i vuri shkelmin themeleve kushtetuese të lirisë dhe drejtësisë. Rama bërtet sot për lirinë, por duket se mendja e tij prej autokrati nuk e kupton dot që liria është mbi të gjitha një sistem institucionesh që duhet të jenë vetë të lira dhe të pavarura që të mund të garantojnë dhe jetëgjatësojnë lirinë. Liria është drejtësi e pavarur, prokurori e pavarur, gjykata të pavarura, Presi-dent Republike i pavarur, Këshill i Lartë Drejtësie i Pavarur, deputetë jo të përulur para Kryeministrit e shumë të tjera. Me pazaret e fëlliqura me Berishën, që çuan në amendimin e Kushtetutës dhe që i pëlqen t’ua shesë shqiptarëve si konsen-suse madhështore për “mirëqeverisjen”, Rama ka goditur rëndë edhe pavarësinë e gjyqësorit, edhe të prokurorisë, edhe të

Presidentit, edhe atë të deputetëve pra edhe të Parlamentit.

Rama, ky lider që sot shihet ekrane-ve duke shkumbëzuar për lirinë, e ka shndërruar brenda natës Shqipërinë nga Republikë Parlamentare (siç e kish vulosur populli në 1998 me anë të një Kushtetute të miratuar me referendum) në një Republikë Kryeministrore siç e deshi Berisha dhe ai vetë. Krejtësisht në kundërshtim me Lirinë dhe Demokra-cinë liberale, Rama u investua për një formulë të dorës së fortë në Shqipëri në emër jo të lirisë, por të “mirëqeverisjes” ose “stabilitetit”. Stabiliteti historikisht ka qenë maska, justifikimi i të gjithë autokratëve dhe tiranëve. Prandaj nuk mund të mos lindë dilema: A vlen të mbështetet një lider, plangprishës i li-risë, që i rikthehet asaj demagogjikisht për nevoja pushteti, por që tashmë ka treguar se di ta braktisë po aq shpejt dhe pa asnjë vrasje ndërgjegjeje po për epshe pushteti? A ia vlen të luftosh për lirinë kundër Cezarit duke pasur në krye të një kauze lirie Augustin? Do të ishte naivitet madje, akoma më keq, do të qe budallallëk. Kauza e lirisë do përdorej si gjethe fiku për të fshehur edhe një herë hallatet autoritariste të Edi Ramës që, ndërsa proteston të hapen kutitë në Ti-ranë, urdhëron të mbyllet salla e debatit të PS në Korçë.

Dhe neglizhimi i rrezikut të shpërdo-rimit të kauzës së lirisë duke pasur në krye një lider tashmë të afirmuar auto-krat si Rama, që ndërsa kërkon transpa-rencë për kutitë e votimit e shndërron vetë Kongresin e partisë apo garën me Lakrorin në kuti të mbyllura për gaze-tarët, që e do transparencën kur i vlen për pushtetin e tij, por e mbyt kur i kër-cënon pushtetin, është një nga mëkatet më të mëdha të Partisë Socialiste sot. Sepse pa Ramën edhe kauza e hapjes së kutive të votimit do të kishte shumë më tepër shanse t’i shërbente lirisë dhe jo autoritarizmit. Dhe do të gjente shumë më tepër solidaritet.

RAMA OSE AUTOKRATI I “KUTIVE”

Partia Socialiste ka nevojë për strategji të saktë politike, që do të thotë, se Rama dhe lidershipi i Partisë Socialiste duhet të punojnë si politikanë. Politika nuk thotë asnjëherë “kurrë”! Politikë do të thotë gjithnjë një plan të dytë, në rast dështimi të të parit, do të thotë aleanca dhe me atë që nuk të “pëlqen”. Rama duhet ta ketë mësuar tashmë leksionin e politikës

11

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

Përballja në gjykatë

LËVIZJETSistemi gjyqësor do të përfshihet në një riorganizim në të gjithë gjykatat e Shqipërisë. Brenda një muaji do të lëvizin minimalisht 100 gjyqtarë, ku ata të gjykatave të vogla do të transferohen në gjykata që janë afër zonës që banojnë

REFORMAPas 14 viteve, sistemi gjyqësor shqiptar do të pësojë ndryshime dras-tike, ku do të realizohet një rokadë emrash në të gjithë Shqipërinë. KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë do t’i “për-vishen” punës për të transferuar gjyqtarë nga njëra gjykatë në tjetrën

KOHASipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, do të fi llojë menjëherë dhe pritet që të përfun-dojë në fund të muajit tetor me të vetmin qël-lim: të plotësohet numri i çdo gjykate në bazë të dekretit të djeshëm të Presidentit të Repub-likës

Reforma, lëvizin „pleqtë‰ e gjykataveGjyqtarët që kanë mbi shtatë vjet në një gjykatë do të transferohen SOKOL ÇOBO

Riorganizimi i sistemit të gjyqësorit do të fillojë nga “pleqtë” e secilës gjykatë në

Shqipëri. Burime pranë KLD-së thanë për gazetën “Shqip” se “re-forma” ka fi lluar dhe po studiohet me hollësi organika e çdo gjykate, ku më të predispozuarit për të lëvizur janë individët që kanë mbi shtatë vjet në atë institucion dre-jtësie. Një gjë e tillë, sipas Këshillit, realizohet për të ndërprerë lidhjet e ndryshme që mund të kenë me gjyqtarët e tjerë, prokurorët, avoka-tët, të cilët mund të infl uencojnë në një vendim gjyqësor. Riorganizimi pritet që të ndryshojë të gjithë ven-dimmarrjet në rang republike dhe pritet që pas muajit tetor të ketë një shpejtësi në dhënien e vendimeve. Sipas burimeve nga KLD-ja, lëviz-jet e para në gjykata do të fi llojnë

këto ditë dhe pritet që të lëvizin mbi 100 gjyqtarë, çka do të thotë një e treta e të gjithë gjyqtarëve në Shqipëri. Një risi në këtë reformë do të jenë transferimet pa pëlqimin e gjyqtarit, ndërsa pritet që të ketë reagime të forta. Gjithsesi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë përcaktuar se ven-dimmarrja në sistemin gjyqësor do të jetë shumë e shpejtë, ndërsa niveli i gjykimit do të përmirësohet ndjeshëm.

Lëvizin “pleqtë”Prioritet i ndryshimit të organi-

kave në gjykata do të jetë lëvizja e gjyqtarëve që kanë mbi shtatë vjet në një vend pune. Studimi i Këshil-lit të Lartë të Drejtësisë parashikon që gjyqtarët, nëse lëvizin nga njëra gjykatë në tjetrën, do të jenë më të predispozuar për të dhënë drejtësi, çka do të thotë një e mirë në dobi të qytetarëve. Kohët e fundit, sistemi gjyqësor është vënë në shënjestër për cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit, çka ka sjellë edhe akuza politike për disa nga gjykatat në Shqipëri. Megjithatë, prioritet i KLD-së, krahas çështjeve konkrete, do të ketë përmirësimi i cilësisë në gjykim dhe lëvizje të zgjuara të gjyqtarëve. “Studimi ka përcaktuar se vendimmarrjet në disa gjykata realizohen në bazë të njohjeve të vjetra të një gjyqtari. Në disa raste, gjyqtarët e vjetër që kanë kohë në të njëjtin pozicion u bëjnë “ndere” ko-legëve të tyre gjykatës për x çështje, ndërsa në disa raste të tjera avokatët që kanë miqësi me gjyqtarin në fjalë ndërhyjnë në një çështje tjetër. Në këtë rast cilësia e gjykimit lë shumë për të dëshiruar. Ne do të përpiqemi që të tilla raste, të cilat për fat të keq ndodhin në disa gjykata shqiptare, t’i eliminojmë, duke realizuar një riorganizim të sistemit”, thanë buri-met nga KLD-ja, të cilët, së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë hartuar edhe listat e gjyqtarëve për çdo gjykatë.

Kohët e fundit, sistemi gjyqësor është vënë në shënjestër për cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit

Reforma në sistemin gjyqësor do të prekë gjykatat kryesore në Shqipëri, ku është parashikuar që një pjesë e mirë e gjyqtarëve të lëvizin. Më e prekura nga reforma e miratuar edhe nga Presidenti i Republikës do të jetë Gjykata e Tiranës, ku parashikohet të ndry-shohet një e treta e gjyqtarëve. Në këtë gjykatë, Presidenti Topi ka caktuar se për vitin 2009-2010 të shtohen 11 gjyqtarë, të cilët do të merren nga gjykatat e rretheve. Ndërsa një pjesë e mirë e anëtarëve të kësaj gjykate preten-dojnë për të shkuar në Gjykatën e Apelit, çka do të hapte vende të reja të lira, të cilat do të plotësohen nga gjykatat e rretheve. Parashiko-het një rokadë e të gjithë sistemit gjyqësor në rang republike. Kra-has gjykatave në Tiranë, KLD-ja parashikon lëvizje të shumta në Gjykatën e Rrethit dhe Apelit Dur-rës. Por nuk mbeten pas gjykatat e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, në të cilat do të ketë lëvizje të shumta.

STRUKTURA Në bazë të strukturës së re, parashikohet që pro-ceset në të gjithë Shq-ipërinë të mos zvarriten. Në bazë të raporteve përkatëse u propozua numri për çdo gjykatë, ku gjykatat në Tiranë kishin nevojë urgjente për personel shtesë

ZVARRITJA Studimi kishte përcak-tuar zvarritje të proces-eve gjyqësore në Tiranë e Durrës, për shkak të mbingarkesës së madhe, ndërsa gjyqtarët në gjykatat e vogla “tall-eshin” me disa çështje, kurse në Tiranë e Durrës gjyqtarët duhet të gjyko-nin dhjetëra të tilla

Të dhëna

Transferimi i gjyqtarëve, i detyrueshëm

Gjyqtarët do të transferohen në mënyrë të detyrueshme dhe pa miratimin e tyre. Ministria dhe

KLD-ja do të analizojnë dosjet e çdo gjyqtari që preket nga lëvizjet dhe në bazë të arritjeve në punë ai do të emërohet. Nëse një gjyqtar i Shkodrës, Fierit, Vlorës, Elbasanit që banon në Tiranë dhe nuk ka ndonjë masë ndëshkuese apo paralajmëruese do të transferohet afër zonës ku banon, pa pëlqimin e tij. Në rastin e Gjykatës së Përmetit që është hapur rishtazi, burimet nga Min-istria e Drejtësisë thanë se do të transferohen gjyqtarë nga Gjykata e Fierit, Gjirokastrës, Sarandës apo Vlorës, që janë afër qytetit të Përmetit. Sipas të dhënave nga ministria, gjyqtarët në këtë rast do të transferohen në mënyrë të detyrueshme, pasi asnjë gjyqtar nuk pranon të shkojë në një qytet të largët. Me dekretin e disa ditëve më parë të Presidentit Bamir Topi, sistemi gjyqësor ka caktuar edhe numrin e gjyqtarëve në Shqipëri, ndërsa e gjithë puna e lëvizjeve do të realizohet brenda një muaji dhe të gjitha ndryshimet duhet të kenë përfunduar në fund të muajit tetor të këtij viti. Duket se pas 14 viteve, sistemi gjyqësor shqiptar do të pësojë ndryshime drastike, ku do të realizohet një rokadë emrash në të gjithë Shqipërinë. KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë i janë “përveshur” punës për të transferuar gjyqtarë nga njëra gjykatë në tjetrën, pas dekretit të Presidentit. Reforma, sipas burimeve nga Ministria e Drejtësisë, do të fi llojë menjëherë dhe pritet që të përfundojë në fund të muajit tetor me të vetmin qëllim: të plotësohet numri i çdo gjykate në bazë të dekretit të djeshëm të Presidentit të Republikës.

Risia

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

12AKTUALITET

Arben Shehu, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, akuzohet për ekzekutimin me shpatë të Bandill Kodhelit

Pranga biznesmenit për vrasje në Â92-shinBLEDI GILAJ

Një biznesmen është arres-tuar mesditën e djeshme gjatë një operacioni të

realizuar vetëm 50 metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Arben Shehu është kapur gjatë operacionit të koduar “Man-galem”, i realizuar nga sektorët e operacioneve speciale në Berat dhe Tiranë. Ai akuzohet për vras-jen me shpatë të Bandill Kodhelit në vitin 1992.

Policia e Tiranës bëri të ditur se sektori i operacioneve spe-ciale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë së Tiranës, pas një hetimi disajavor përfunduan me sukses operacionin policor të koduar “Mangalem”, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasit Arben Xhevit Shehu, 38 vjeç, lin-dur e banues në Berat. Ky person ishte dënuar me 21 vjet heqje lirie me vendim të datës 16 janar 1993 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për konsumim të veprës penale të vrasjes. I kërkuari, në vitin 1997 është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit, ku po vuante dënimin për këtë vepër penale. Gjatë këtyre viteve, i

kërkuari i është shmangur ar-restimit duke u strehuar jashtë kufijve të Shqipërisë. Kohët e fundit ai ka qëndruar në Tiranë, duke u maskuar si biznesmen. Sipas grupit hetimor, për një periudhë të gjatë kohore ka jetuar jashtë vendit. Kur ka mbërritur në Shqipëri, disa muaj më parë, ka investuar paratë e mbledhura në biznes. Kështu, duke shfrytëzuar edhe disa njohje me politikën, babai i dy vajzave kishte hapur një mobilieri mu pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, te rruga “Myslym Shyri”, pranë malores te kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”. Aty është mbajtur nën vëzhgim, derisa agjentët kanë vërtetuar identitetin e tij. Ditën e djeshme, ai është mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë ditës dhe rreth orës 17.00, kur po qëndronte përpara mobilierisë, i janë hedhur prangat. Menjëherë ka mbërritur një furgon policie, duke e shoqëruar për në Drej-torinë e Tiranës.

Sipas dosjes penale në ngar-kim të tij, ai është dënuar për vrasjen e Bandill Kodhelit, të cilin, në bashkëpunim me vëllain dhe xhaxhain, e kanë qëlluar me thikë dhe shpatë. Nga të dhënat mësohet se më 21 maj të vitit 1992 ka gjetur vdekjen viktima Bandill Kodheli. Ky i fundit, gjatë asaj dite kishte goditur shtetasin Dine Shehu, xhaxhai i Arbenit, i arrestuar dje, duke e lënë pa ndjenja përpara një lokali. Dinia është gjetur pa ndjenja nga Mer-sin Shehu, vëllai i tij, ose xhaxhai tjetër i Arbenit. Ky, pasi e ka çuar në spital Dinen, ka shkuar në shtëpinë e vëllait tjetër Xhevit, që është babai i Arbenit, ku ka takuar këtë të fundit dhe i ka treguar ngjarjen. Arbeni, pasi ka marrë një thikë me vete, së bashku me xhaxhain Mersin, janë nisur drejt lokalit, ku pretendohej se ishte viktima. Rrugës janë takuar edhe me vëllain e Arbenit, Edmondin, i cili ka marrë me vete një shpatë dhe një tullë.

Pasi janë afruar në lokal, Ed-mondi ka hyrë për të kontrolluar

nëse ndodhej viktima aty. Kur ka dalë nga lokali, Edmondi ka marrë tullën dhe ka hyrë sërish në lokal, duke qëlluar me tullë në drejtim të viktimës, por pa e prekur. Viktima është kundërpërgjigjur, duke e qëlluar me bastun druri. Në atë moment ndërhyn Arbeni, i cili e qëllon me karrige dhe ndërkohë

Në 1997-n ai u arratis nga burgu dhe ka jetuar gjatë jashtë Shqipërisë. Ai është edhe mik i disa politikanëve

Sherr për bastin, plagoset me dy plumba 31-vjeçari

Një person është plagosur në orët e natës me dy plumba, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut

për jetën. Plagosja e tij ka ardhur pas një konfl ikti për baste në një pikë lotoje, ndërkohë që autori i ngjarjes është shpallur në kërkim. Gjithashtu, policia ka nisur punën edhe për identifi kimin e tre personave të tjerë, të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar me pronarin e pikës së lotarisë. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja është regjistruar rreth orës 22.30 të së mërkurës. Pikërisht në atë orë është njoftuar se në rrugën “Ndre Mjeda”, në pikën e lotarisë së Bledar Fejzullahut, 34 vjeç. ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Me t’u njoftuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr. 2, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë të dhënat e para. Sipas infor-macioneve të këtij komisariati, Bledar Fejzullahu ka pla-gosur me pistoletë Armand Biçakun, 31 vjeç. Plagosja ka ardhur pas një debati për një bast të vënë në këtë lotari. Më pas, debati ka degjeneruar në sherr dhe në ndihmë të Fejzullahut kanë ardhur edhe tre shokë të tij. Aty, 34-vjeçari ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt Biçakut, që ka mbetur i plagosur me dy plumba. I dëm-tuari është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që pronari i pikës dhe shokët e tij janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia deklaroi se me gjithë rrethimin e zonës, nuk është bërë e mundur kapja e tij dhe as identifi kimi i bashkëpunëtorëve të tjerë. Më vonë, në ndihmë të komisariatit kanë ardhur edhe shërbimet e seksionit të vrasjeve, të cilët kanë marrë çështjen në dorë dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Policia shpjegoi se po negocion edhe me familjarët e autorit të identifi kuar për vetëdorëzimin e tij. Ble. Gi.

Tiranë

Seksioni i vrasjeve shpall në kërkim katër persona

që mbahej edhe nga Mersin She-hu, viktima është qëlluar me shpatë në kokë nga Edmondi dhe me thikë në ije nga Arbeni. Nga këto goditje, Bandill Kodheli ka humbur jetën. Nga organet e procedimit janë ndaluar Arben, Edmond dhe Mersin Shehu, duke u akuzuar për vrasje me dashje,

kryer në bashkëpunim. Ata e çuan çështjen deri në Gjykatën e Lartë, por nuk i shpëtuan dënimit. Ndërsa në vitin 1997 u arratisën nga burgu, e deri dje, Arben She-hu kishte humbur gjurmët, por është kapur, e tashmë do të vuajë dënimin e marrë nga drejtësia shqiptare.

Policia zbardh një plagosje të dyfishtë

Seksioni i vrasjeve ka mundur të zbardhë edhe një ngjarje tjetër, që ka të bëjë me plagosjen e dy per-

sonave disa muaj më parë. Bëhet fjalë për plagosjen me thikë të Jani Kondit, 33 vjeç dhe Mariglen Zenelit, 26 vjeç. Sipas të dhënave policore, autori i plagosjes

së dyfishtë është Denis Lamka, që është kapur dy ditë më parë, duke tentuar të largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës bënë të ditur se specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, mundësuan dokumen-timin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 29 kor-rik 2009 në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës. Në atë

datë, pikërisht te stacioni i autobusit, në afërsi të një lokali janë plagosur me thikë Mariglen Skënder Zeneli, 26 vjeç dhe Jani Themi Kondi, 33 vjeç. Dyshohet se autor i kësaj plagosje është Denis Halim Lamka, 36 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim policor. Ai u kap në tentativë për t’u larguar nëpërmjet pikës së kalimit kufi tar në Rinas. Policia shpjegoi se kishte prerë një biletë dhe tentoi të hipte në avion, por është njohur nga shërbi-met policore dhe menjëherë është bërë ndalimi i tij. Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në gjendje të lirë, për veprën penale të “plagosjes me dashje”.

DokumentimiAutori kapet në Rinas teksa po largohej

BiznesiDuke shfrytëzuar edhe disa njohje me politikën, babai i dy vajzave kishte hapur një mobilieri mu pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, te rruga “Myslym Shyri”, pranë malores te kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”

@13

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

Lindjet e fëmijëve

Të lindurit në dhjetor dhe janar janë më problematikë se ata që vijnë në jetë në muajt e tjerë të vitit. Tashmë kësaj enigme të çuditshme i kanë dhënë përgjigje dy studiues amerikanë, që kanë dalë me një teori të re

NE FAQEN 19

Depresioni, si të shohim dritë në fund të tunelitStatistikat e fundit flasin për rritje të numrit të grave që përjetojnë gjendje të vështira

Kapërcimi i dhimbjes dhe gjendjeve mbytëse sidomos te femrat

Në Britaninë e Madhe sapo është zbuluar një nga thesaret më të mëdha të anglosaksonëve, që përbëhet nga 1500 copëza të ndryshme të arta dhe të argjendta, të cilat i përkasin shekullit të 7-të. Vlera e këtij thesari është e jashtëzakonshme. Ai është gjetur rastësisht në një fermë dhe për vlerësimin e tij mund të duhet mbi një vit punë

Foto fakt

Studimi

Longoria, as e dëshpëruar, as shtëpiake Si po përgatitet çifti Longoria-Parker për t’u rimartuar sërish

NE FAQEN 20

NE FAQET 14-15

Ajo është ylli i serialit “Shtëpiake të dëshpëruara”, ndërsa ai basket-bollisti i famshëm i NBA-së. Ajo

është 34 vjeçe, ndërsa ai 26 vjeç, por ajo çka është më e rëndësishme qëndron në faktin se të dy janë shumë të lumtur. Kanë kaluar pak më shumë se dy vjet që

kur Eva Longoria dhe Toni Parker vunë kurorë në Parisin romantik, por kjo nuk u mjaftoi për ta kujtuar atë si ditën më të rëndësishme të jetës. Tani të dy, edhe pse sapo kanë nisur impenjimet e tyre profe-sionale, kanë në mendje të bëjnë një tjetër martesë. “Bashkë me Tonin po mendojmë

të shprehim edhe njëherë premtimet tona. Më duket sikur jemi martuar dje, ndaj dua ta bëj përsëri këtë gjë. Martesa jonë ka qenë kaq e shpejtë dhe frenetike, sa më është dukur se po e jetoja këtë eksperiencë jashtë trupit tim. Duam...

Letrarësia dhe vërtetësianë letërsinëdëshmuese

NE FAQEN 18

A e dini se cila është risia e fundit? Femrat gjithnjë e më të mërzitura, ndërsa

meshkujt të lumtur në maksi-mum. Ndryshimi mes burrit dhe gruas shfaqet edhe te humori. “‘Seksi i dobët’ i sheh gjithmonë gjëra e zeza, ndërsa meshkujt janë gjithnjë e më të qetë”, tregon stu-dimi i “General Society Survey”, një organizatë që ka studiuar gjendjen emocionale të ameri-kanëve nga vitet ‘70. Duke fi lluar që nga viti 1972 e në vazhdim, pjesëtarët e organizatës kanë intervistuar si meshkujt, ashtu dhe femrat për lumturinë e tyre. Pas intervistave është zbuluar se nga viti në vit gjendja emocionale e femrave përkeqësohej, ndërsa meshkujve u shtohej lumturia. Betsey Stevenson dhe Justin Wolf-ers, dy sociologë të “Wharton”, shkolla prestigjioze e ekonomisë e Universitetit të Pensilvanisë, kanë analizuar studimin mbi “happiness gap” (hendekun e lumturisë) dhe kanë zbuluar se niveli i përgjithshëm i lumturisë së femrave është zvogëluar si në raport me ç’ishte 40 vite më parë, ashtu edhe në krahasim me lumturinë e meshkujve. Raporti mbi vuajtjen e femrave është pritur mirë nga dy personalitete amerikane me shumë influ-encë, Arianna Huffington nga “Huffi ngton Post” dhe Maureen Dowd nga “New York Times”. Të dyja, simboli i gruas në kar-rierë dhe shumë të suksesshme, kanë ngritur fl amurin e bardhë kushtuar rezultateve të studimit, duke vërtetuar kështu në bazë të eksperiencës së tyre “se gjithçka thuhet në raport është e vërtetë”. Ky pohim ka...

Në funksionet e një dësh-mitari, kronikani apo letërkëmbyesi, është shk-

ruar një pjesë e mirë e traditës botërore të letrave. Mund të veçohej “Il Principe”, të cilin Niccolò Machavelli e shkroi në formën e një letre këshil-luese për sundimtarin. Për të shkruar “Dhjetëditëshin”-“Dekameronin”, G. Boccaccio gjithashtu ndoqi rendin kohor të një ditari. Goethe romanin e tij të mirënjohur, “Vuajtjet e djaloshit Verter”, e shkroi duke ndjekur ligjërimin karakteristik të një ditari dhe e botoi në formë fashikujsh në çdo fund jave. Pa kujtimet e W. Churchill-it, pa “Ditarin” e Anna Frank-ut, pa qindra mijëra letra të ushtarëve të frontit, pamja e Luftës së Dytë Botërore do të ishte e mangut. “Bota ka nevojë për dëshmi” është tashmë një slogan që ka orientuar punën e institucioneve të specializuara (Memorial Mu-seum of Holocaust, SHBA).

III. Në të gjitha kohërat, letërsia

dhe historia kanë pasur një kushtëzim të ndërsjellët. Gjatë...

14

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 NDRYSHE

Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese

Raporti ndërmjet letrarësisë dhe vërtetësisë mund të shihej në rrafsh krahasues edhe brenda krijimtarisë së një autori të vetëm, për shembull “Retë dhe gurët” (“Intervistë me vetveten” e P. Markos) dhe “Nata e Ustikas”. I njëjti krahasim mund të bëhej, bie fjala, ndërmjet letërkëmbimit të misionarëve britanikë e amerikanë në Shqipëri gjatë luftës antifashiste dhe librave memoaristikë “Dështimi i madh” (F. Paçrami) dhe “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” (E. Hoxha)

SHABAN SINANI

Vijon nga numri i kaluar

Në funksionet e një dëshmitari, kronikani apo letërkëmbyesi, është shkruar një pjesë e mirë e traditës botërore të letrave.

Mund të veçohej “Il Principe”, të cilin Niccolò Machavelli e shkroi në formën e një letre këshilluese për sundimta-rin. Për të shkruar “Dhjetëditëshin”-“Dekameronin”, G. Boccaccio gjithashtu ndoqi rendin kohor të një ditari. Goethe romanin e tij të mirënjohur, “Vuajtjet e djaloshit Verter”, e shkroi duke ndjekur ligjërimin karakteristik të një ditari dhe e botoi në formë fashikujsh në çdo fund jave. Pa kujtimet e W. Churchill-it, pa “Ditarin” e Anna Frank-ut, pa qindra mijëra letra të ushtarëve të frontit, pamja e Luftës së Dytë Botërore do të ishte e mangut. “Bota ka nevojë për dëshmi” është tashmë një slogan që ka orientuar punën e institucioneve të specializuara (Memorial Museum of Holocaust, SHBA).

III. Në të gjitha kohërat, letërsia dhe

historia kanë pasur një kushtëzim të ndërsjellët. Gjatë dy dekadave të fundme, ky kushtëzim është shfaqur në dy forma kryesore: si qëndrim i letërsisë ndaj historisë dhe si plotësim, interpre-tim e shpjegim i saj.

Kjo është koha kur letërsia dëshm-uese njohu një vërshim të vërtetë dhe arriti të bëhej një përbërëse e qën-drueshme e rrjedhave letrare. Kishte shumë arsye që e nxitën këtë, shumica prej tyre të karakterit joletrar. Dalja prej shoqërisë së vigjilencës në shoqëri të hapur, kapërcimi prej mendësisë së kultit të një individi tek individi si kult, vetësh-prehja dhe protagonizmi, revizionimi i së shkuarës, janë vetëm disa prej këtyre faktorëve nxitës.

Gjithsesi, këto janë arsye të pam-jaftueshme për të shpjeguar shtrirjen popullore të letërsisë dëshmuese sot. Një shtysë themelore është lehtësia teknologjike për të vetëbotuar, prej multimedias klasike deri te moda e kohës facebook, ku secili mund të shpallet au-tor, bashkautor, dëshmitar, kritik, redak-tor, botues, polemist. Në kohën e sotme me ditarët, kujtimet dhe letërkëmbimin lidhet një formacion nga më të zhvil-luarit të kulturës njerëzore, “kultura e kalendarit”. Me një ritëm të pandalshëm, kumtimi elektronik po zëvendëson vetë ligjërimin gjuhësor. Sipas statistikave, një qytetar britanik përcjell mesatarisht tre mijë mesazhe telefonikë në vit. Në të vërtetë, kjo formë të shprehuri po kthehet në një metaligjërim me karakter masiv, që ndërthur modele tradicionalë të komunikimit gojor me forma bash-këkohore të gjuhës së shkruar, të dyja nën peshën e lehtësirave teknologjike. Ky metaligjërim është duke e shuajtur përfundimisht magjinë e letrës, siç ka qenë dhe në traditën e letërsisë shqipe, prej De Radës, Dora d’Istrias, Faik Kon-icës e Mit’hat Frashërit, deri tek Ismail

Kadare. Dy tiparet më të qenësishme të letërkëmbimit: vetjakësia dhe besuesh-mëria (në të gjitha format tradicionale të shprehjes që ekziston letërsia dëshm-uese, letërkëmbimi, duke qenë i pakthy-eshëm, është i parevizionueshëm dhe për këtë arsye i besueshëm), tani janë të ekspozuar ndaj rrezikut të humbjes së pandreqshme.

Ditarët, kujtimet dhe letërkëmbimi, nga vetë karakteri i tyre i brendshëm, vështruar jo si letërsi, por si letrarësi, gjenden midis dokumentalistikës dhe letërsisë. Ato janë burime dytësore plotësuese për historianin dhe gjithashtu forma dytësore të zhvillimit letrar. Le-trarësia dhe vërtetësia shpesh paraqiten si faktorë përndryshues (alternativë). Ndërsa letrarësia rrezikon zbukurimin e së vërtetës, e vërteta rrezikon humbjen e vlerës estetike. Më së shumti, në traditën më të mirë të letërsisë dëshmuese paraq-iten shkrimet për t’i dëshmuar vetvetes, që zbulojnë brendësinë njerëzore; si dhe shkrimet për të zbuluar të pathënshmet për një kohë (për shkak të kodeve deon-tologjikë dhe kufi zimeve të tjera).

Në dy dekadat e fundme, bashkë me vërshimin e letërsisë memoaristike, të kujtimeve të luftës, të burgut, të karri-erës, të misionit, të jetës vetjake, të fi sit, të krahinës, shkalla e kushtëzimit të vër-tetësisë prej letrarësisë dhe anasjelltas si dukuri ka marrë formën e një shqetësimi estetik-letrar. Tradita e hershme e shkri-meve në formën e ditarit (H. Stërmilli, R. Gjebrea) ose me karakter memoaristik (E. bej Vlora, M. Frashëri, F. Noli) paraq-itet ende si një sfi dë letrarësie për një traditë të re të dy dekadave të fundme që ka marrë karakterin e një rrjedhe të përgjithshme letrare. Mbeten gjedhe letrare “Himni kombëtar” “Flamurit pranë të bashkuar” dhe gjeneza e tij” (L. Poradeci); “Na që shpëtimin e gjetëm në t’ikun - shkëndi dhe hije të prillit 1939” (M. e M. Ivanaj); “Zogu i shqiptarëve - një histori e jetuar” (Ç. Saraçi), që kanë

elegancën stilistikore dhe ashpërsinë e së vërtetës, ndërthurje që rishfaqet me të njëjtën fuqi dhe baraspeshë mjaft rrallë në ditarë e kujtime dhe përgjithësisht në letërsinë dokumentare të dy dekadave të fundit: “Nga notimet e A. Zogut I, mbretit të shqiptarëve” (H. Selmani), “Vite, njerëz, ngjarje” (H. Lleshi), “Rrno vetëm për me jetue” (At Z. Pllumi), “Libri i bur-gut” (A. Pipa), “Nën peshën e dhunës” (T. Lubonja), “Fan Noli siç e kam njohur” (B. Shtylla), “Mendime të shkëputuna të një vazhde së vetme” (S. Riza), “Ditari i nji zemres së lendueme” (Prenk Gruda), “Paris 1967-1975” (Javer Malo), “Sa kam shpirt kam shpresë” (J. Basho), “Njeriu në kufi ” (A. Uçi), “Vizitat e zonjushës Ana në kullën time” (L. Poradeci), “Grabjani rrëzë kodrës” (Lekë Tasi), “Kujtime nga burgu” (S. Novosella), “Enigmat e 2 kor-rikut” (D. Bengasi), “Endur në tisin e kohës” (V. Kokona), “Mbi jetën time” (M. Kokalari), “Kujtimet e një europiani” (J. Vrioni), “Ditari i një ministri të jashtëm” (P. Milo), “Kosova nga Rambujeja në pavarësi” (P. Milo), “Konferenca e Ram-bujesë - negociatat dhe dokumentet” (E. Tahiri), “Endrra dhe zhgënjime” (A. Mero), “Shpresa dhe zhgënjime” (R. Alia), “Refl eksione” (F. Lubonja - E. Rama), “Rikthimi i dhimbjes” (S. Lazri), “Lasgushi më ka thënë” (P. Kolevica), “Ridënimi” (F. Lubonja), “Letrat nga burgu” (B. Kosumi, M. Avdyli), “Pesha e kryqit” (I. Kadare), “Palltoja e burgut” (M. Velo), “Kronikë e rrënimit të një jete” (U. Hoti), “Nga njëri dhjetor në tjetrin” (I. Kadare), “Rruga e ferrit” (V. Zhiti), “Ferri i çarë” - burgologji (V. Zhiti), “Tronditja e shekullit” (R. Qosja), “E pashë shtetin duke rënë” (F. Çupi), “Nga jeta në burgjet komuniste” (P. Arbnori), “Nga Vuthaj në Amerikë: kujtimet e një malësori” (A. Çelaj). Letërsia dëshmuese shërbehet gjerësisht si “letërsi e të pathënave” profesionale (kujtime të diplomatëve, politikanëve, mjekëve, gjeologëve), e “të pathënave” për shkak të kufizimit të lirisë (“letërsia e burgjeve”), e “të pathënave” për shkak të kufizimeve ligjore si sekreti dhe privatësia, e “të pathënave” të përvojës vetjake në përgjithësi nga karriera te dashuria.

Kur diskutohet për letërsinë dëshm-uese, në pikëpamjen teorike shtrohet çështja e raportit midis “realitetit të parë” (“faction”) dhe të “realitetit të dytë” (“fiction”): si e ndihmon letërsia dokumentare zhvillimin letrar, si e ndërmjetëson ajo realitetin e drejt-përdrejtë me letërsinë artistike. Në letërsinë shqipe është e pranishme një lidhje zinxhir: ngjarja - protagonistët - burimet – ditarët - kujtimet - para-letërsia - jetëshkrimet e letrarizuara - letërsia autobiografike - letërsia. Ky është rasti më ideal për të provuar kra-hasime thelbësore midis letërsisë do-kumentare dhe letërsisë si të tillë, midis letërsisë dhe realitetit, midis realitetit dhe historisë, midis të vërtetës dhe trillimit. Por kjo mund të shihet edhe si lidhje teksti, parateksti, preteksti, pranëteksti, anëteksti, ndërteksti etj.

Një rast që meriton vëmendje të posaçme në letërsinë dokumentare

Në kohën e sotme me ditarët, kujtimet dhe letërkëmbimin lidhet një formacion nga më të zhvilluarit të kulturës njerëzore, “kultura e kalendarit”. Me një ritëm të pandalshëm, kumtimi elektronik po zëvendëson vetë ligjërimin gjuhësor. Sipas statistikave, një qytetar britanik përcjell mesatarisht tre mijë mesazhe telefonikë në vit. Në të vërtetë, kjo formë të shprehuri po kthehet në një metaligjërim me karakter masiv, që ndërthur modele tradicionalë të komunikimit gojor me forma bashkëkohore të gjuhës së shkruar, të dyja nën peshën e lehtësirave teknologjike

@15

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

KONTAKT [email protected]@gazeta-shqip.com

bashkëkohore është libri “Vjeshta e ankthit” i B. Shehut, i cilësuar nga au-tori si “roman autobiografik”, kushtuar një prej ngjarjeve më misterioze të jetës politike në Shqipëri, (vetë)vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar në vitin 1981, një protagonist gjysmëshekullor i jetës së vendit. Ky është një libër që mund të shihet në rrafsh krahasues me diptikun e I. Kadaresë, që përm-ban dy romane të njohur: “Vajza e Agamemnonit” dhe “Pasardhësi”, ku ngjarja trajtohet jo si fat i një vetjeje, apo dhe i shumë vetjeve historike, por si çështje e kurorës dhe e trashëgimit të pushtetit. Sa e ndihmon vërtetësia e drejtpërdrejtë e një vepre me karakter dokumentalistik letrarësinë e një vepre “fiction”? Ku bashkohen dhe ku shman-gen dy veprat për shkak të dallimit tipologjik-zhanror? Vetëm për këtë rast krahasimi mund të zgjerohet me një numër të vlerësueshëm botimesh memoaristike, si tabloja sinoptike e E. Hoxhës, “Mehmet Shehu - im vëlla” (D. Shehu) dhe “Miqësi e tradhtuar” (N. Hoxha), si dy vepra me karakter dokumentues dhe me pikësynime krejt të përkundërta të autorëve të tyre, duke shtuar burime të karakterit arkivistik të lidhura me këtë subjekt, që ende nuk janë të njohura për opinionet.

Raporti ndërmjet letrarësisë dhe vërtetësisë mund të shihej në rrafsh krahasues edhe brenda krijimtarisë së një autori të vetëm, për shembull “Retë dhe gurët” (“Intervistë me vetveten” e P. Markos) dhe “Nata e Ustikas”. I njëjti krahasim mund të bëhej, bie fjala, ndërmjet letërkëmbimit të misionar-ëve britanikë e amerikanë në Shqipëri gjatë luftës antifashiste dhe librave memoaristikë “Dështimi i madh” (F. Paçrami) dhe “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” (E. Hoxha).

Të gjitha këto janë edhe në ndihmë e në funksion të një përkufizimi të mundshëm të tipologjisë së zhanrit të kujtimeve, ditarëve dhe letërkëmbimit, përgjithësisht të letërsisë me karakter dëshmues, si një realitet i ndërmjetëm, me një prekje në kronikë dhe një tjetër në letërsi, që shpesh herë ka diktuar edhe procedimin letrar (ditarët dhe “librat brenda librave” në romanet “Njeriu me top”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Arka e djallit”; kujtimet e fëmijërisë dhe autobiografizmi te “Kronikë në gur”, “Çështjet e mar-rëzisë”, “Ditë kafenesh” dhe “Koha e shkrimeve”). Në një lidhje kushtëzuese të ngjashme të shkallëzuar do të pra-nëviheshin sipas letrarësisë: “Engjëj të armatosur” i Diana Çulit, “Rikthimi i dhimbjes” i S. Lazrit, “Dashuri dhe plumba” i P. Gjidedes, disa shkrime polemike të shtypit të përditshëm dhe vetë ditari i R. Gjebresë. Krahasimi midis letërsisë dokumentare dhe asaj si të tillë mund të bëhej shkas për pasurimin e leximeve edhe për libra të tillë si “Dimri i vetmisë së madhe”, “Për-ballë pasqyrës së një gruaje”, “Nga një dhjetor në tjetrin” e “Letërkëmbim me Presidentin”, “Para agimit” e “Sonata e hënës” dhe mjaft veprave të tjera. Më vete qëndrojnë ato që janë quajtur “biografi të letrarizuara”, ku letrarësia shumë shpesh është vënë në funksion jo të formës estetike të veprës, por të zbukurimit përmbajtësor të jetësh-krimit të protagonistëve.

@16

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

MAFIA E ELVISITora 21:00

Ajo s’ishte thjesht një fortesë për Mbretin Elvis, por streha e një bande unike që krijoi një mburojë midis artistit më të famshëm në botë dhe të gjithë atyre që donin një copë nga ai. Ata i qëndruan oborrtarë besnikë Mbretit, si asnjë shpurë tjetër më parë ose që atëherë.

AKSION, KRIM QYTETËRIM LUFTË

DRAMËTRILLER, AKSION

GJUETIA PËR ‘TETORIN E KUQ’ ora 21:00

Aktoret: Sean Connery, Alec Baldwin Nëndetësja më e sofi stikuar ruse, “Tetori i Kuq”, është nisur drejt brigjeve amerikane nën drejtimin e kapitenit Ramius. Qeveria amerikane vihet nën alarm për një sulm të mundshëm, vetëm një analist i CIA-s është i mendimit se në të vertetë Ram-ius po përpiqet të dezertojë. Ndërkohë, ndjekja ka fi lluar...

NATYRE

DRAMË

TOKA E TIGRITora 21:00

Regjia: Joel Schumacher Aktorët: Collin Farrell Një grup rekrutësh do ta kalojnë javën e fundit të stërvitjes në Tokën e Tigrit, një territor i ngjashëm me Vietnamin, ku do të drejtohen më pas. Aty do të mësojnë të luftojnë e të mbijetojnë. Mes tyre do të spikasë një djalosh rebel, antihero, një lider i vërtetë e i natyrshëm, që do t’i kundërvihet sistemit që kërkon t’i kthejë njerëzit në vrasës në emër të luftës.

DREJT PERËNDIMITora 21:15

Aktorët: Josh Hamilton, Mary Stuart Masterson

Xhil vendos të bëjë realitet ëndrrën e tij për muzikën dhe niset drejt Perëndimit, për në Kaliforni, ndjekur nga ish e dashura e tij. Ndjenja e vjetër do rikthehet sërish mes të dyve.

“CSI MIAMI”, SEZONI I NGA E HËNA NË TË PREMTE, ORA 21:00

Aktorët: David Caruso, Emily Procter, Adam Rodriguez, Khandi AlexanderFitues i dy çmimeve “Emmy”.Horacio Kein drejton një grup hetuesish, të cilët përballen me krimet që ndodhin në rrugët e Majamit. Së bashku ata mbledhin dhe analizojnë provat për të zgjidhur ngjarjet e rënda dhe për të shfajësuar ata që nuk mund të ngrenë zërin për vete: viktimat.

06.20 Program TV Ritr. “Fiks Fare” i se enjtes

07.00 TV Show premiere “Wake up”08.58 Programi i dites09.00 Lajme09.20 Moti09.21 Horoskopi 09.28 Top Show Ritr. “Bota nme numra”11.25 TN Ritr. “Bukuri e paster” pj.911.58 Programi i dites 12.00 Lajme12.20 Moti 12.25 TN Ritr. “Analia” pj.130 (111) 13.25 Talk Show ritr. «Top Story»14.58 Programi i dites 15.00 Lajme15.30 Moti 15.35 Select Pr. (direct) 16.30 TN Pr. “Bukuri e paster” pj.1017.00 TF Pr. “100 vitrinat” pj.1511 17.28 Programi i dites 17.30 Lajme Flash17.35 Moti 17.40 TN Pr. “Analia” pj.131 (112)18.35 Show TV Premiere “Pasdite ne

Top Channel”19.28 Programi i dites 19.30 Lajmet 20.05 Moti 20.10 Program TV Premiere “Fiks Fare” 20.50 Film artistic Premiere “Planeti i

Kuq”22.40 Lajme23.05 Moti23.10 Film Artistik “Gladiatori” 01.00 Lajme e Moti 01.15 Film Artistik “Gladiatori” 03.10 Program TV Ritr. “Fiks Fare” 03.49 Lajme e moti 04.05 Select (rit)05.05 Muzike

HOROSKOPI

SHIGJETARI

AKREPI

Do të dyfi shohen sot marrëdhëniet sociale, takimet dhe mundësitë për të ndërthurur miqësi të reja. Në përgjithësi keni shumë energji dhe humor të mirë. Për ata që janë vetëm do të shfaqet mundësia për të krijuar një marrëdhënie të rëndësishme. Sektori profesional paraqitet mjaft produktiv dhe i pasur me ngjarje interesante.

Sot do të vini re se zotëroni një imagjinatë të shkëlqyer, e cila do t’ju shërbejë të vini në jetë disa ide. Mos u mendoni shumë, por përfi toni nga propozimet që ju bëjnë miqtë tuaj. Në mbrëmje, pranoni një ftesë dhe dëgjoni me kujdes atë që ka për t’ju thënë partneri.

Hëna dhe Jupiteri sot ju bëjnë të jeni më të hutuar dhe më të nxituar se zakonisht, duke mos ju lënë mundësi për të improvizuar. Le të themi që jo gjithçka që po bëni gjatë këtyre ditëve mund të lërë shenjë. Saturni dhe Afërdita ju sugjerojnë të keni më shumë konsideratë edhe për sektorin e ndjenjave. Në qoftë se vuani nga pagjumësia, mundohuni të pini në darkë pak kamomil me limon.

Yjet ju ftojnë të keni kujdes në menaxhimin e ambicieve tuaja: mund të tregoheni të paduruar dhe do të keni dëshirë për të gjallëruar situata të ndryshme, pa pasur qartësinë e duhur se si duhet të veproni. Atëherë evitoni me kujdes hapa të nxituar dhe zgjedhje të rrezikshme. Në dashuri me siguri nuk do të arrini t’i tregoni partnerit të vërtetën mbi një ngjarje që ju ka ndodhur.

Sot do të shënoni shumë pikë në favorin tuaj, sidomos në qoftë se keni një aktivitet privat: një intuitë e shkëlqyer do ju lejojë të gjeni zgjidhjen e duhur për problemet që do ju paraqiten dhe të përshkoni rrugë të reja për të shtuar të ardhurat tuaja. Në dashuri gjithçka do të shkojë mirë në qoftë se jeni çift dhe do të magjepseni nga një person shumë i/e veçantë në qoftë se jeni vetëm.

Sot do të shfaqni një mendjemadhësi të çuditshme, duke treguar se dini më shumë se të tjerët në një sektor që duket se e menaxhoni në mënyrë perfekte. Kujdes mos ta sfi doni fatin me një person që është më i përgatitur dhe më i informuar se ju.

Një ftesë dhe një përulësi më e madhe edhe në çështjet e zemrës ju vjen nga Saturni që ju këshillon një refl eksion më të madh mbi ndjenjat tuaja. Kujdes me ushqimin.

LUANI

GAFORRJA

BINJAKET

DEMI

DASHI PESHORJA

BRICJAPI

UJORI

PESHQITVIRGJERESHA

MASHTRIMIORA 21:00

Regjia: Marcel LangeneggerAktorë: Ewan McGregor, Hugh Jackman, Michelle Williams, Bruce AltmanJonathan McQuarry, llogaritar në një kompani të madhe, bën një jetë të vetmuar. Deri ditën kur takohet dhe lidh miqësi me Wyatt Bose-in, avokat i famshëm. Për Jonathan-in do të hapen dyert e një bote të re ku gëlojnë veshjet elegante, gratë e bukura dhe lokale ekskluzive si ‘The List’, një klub seksi me një klientelë shumë të rezervuar.

FILM PREMIERE

KETRAT: A JANË AQ TË FORTË SA DUHET?

ORA 20:00Për disa njerëz, ketrat gri janë komandot e botës së kafshëve – një forcë elitë luftarake. Ky program do të zbulojë nëse ketrat e meritojnë vërtet këtë reputacion. Stërvitja e një ketri me anë të një programi të ashpër ushtarak, do të tregojë se sa të fortë janë ata në të vërtetë.

E PREMTE 25 SHTATORNurnberg-Bochum 20:30 HD5

E SHTUNE 26 SHTATOR Portsmouth-Everton 13:45 HD5Dortmund-Schalke 04 15:30 SS2Apolonia-Tirana 16:00 SS3Teuta-Vllaznia 16:00 SS4Sampdoria vs Inter 18:00 SS1Real Madrid-Tenerife 18:00 HD4Athletic Club-Sevilla 18:00 SS3Fulham-Arsenal 18:30 HD5Hamburg-Bayern 18:30 HD6Malaga-Barcelona 20:00 HD4Porto-Sporting 20:15 HD3Livorno vs Fiorentina 20:45 SS1Lyon-Toulouse 21:00 SS4Valencia-At Madrid 22:00 HD5Benfi ca-Leixoes 22:15 SS3

E DIELE 27 SHTATORJuventus vs Bologna 15:00 HD5Udinese-Genoa 15:00 SS2Catania vs Roma 15:00 SS3Lazio vs Palermo 15:00 SS4Freiburg-M’gladbach 15:30 SS5Sunderland-Wolverham. 17:00 HD5Espanyol-Xerez 17:00 SS2Lille-Nice 17:00 SS3Hoffenheim-Hertha 17:30 HD6Saragossa-Getafe 19:00 SS2Milan vs Bari 20:45 HD5Deportivo-Villareal 21:00 SS2Bordeaux-Rennes 21:00 SS3

E HENE 28 SHTATORMan City-West Ham 21:00 HD5

Do të jetë e pasur me dhurata kjo ditë, falë një sërë planetësh në favor me shenjën tuaj. Mund të udhëtoni, të takoni persona të rinj, të realizoni projekte, të zhbllokoni e të zgjidhni çështje komplekse. Gjithashtu nuk do të mungojnë ftesat dhe aq më pak okazionet për t’u argëtuar. Përveç të tjerash kini besim se do të kaloni një mbrëmje të bukur në qoftë se mirëkuptimi me njeriun e zemrës është i shkëlqyer.

Përdorni imagjinatën tuaj në punë e studim: nuk mund të programoni gjithmonë çdo program e të llogaritni çdo veprim që do të bëni. Ndonjëherë është më mirë t’i lesh gjërat të rrjedhin vetë. Nëse miku juaj do të jetë në vështirësi serioze, të cilat do të ndikojnë dhe në miqësinë tuaj. Jeni të gatshëm ta dëgjoni dhe ta ndihmoni: do t’i bëni mirë atij/asaj, por edhe vetes tuaj.

Ndoshta në marrëdhëniet në çift nuk do të arrini kulmin e pasionit, por dashuria që ju dhuron partneri do ju mbajë larg nga shqetësimet tuaja. Një situatë e papritur mund t’ju ndryshojë mendimin për sa i përket një çështjeje në punë: gjeni mënyrën më diplomatike për t’u tërhequr. Sot mund t’i lejoni vetes ndonjë kapriçio më shumë, sepse buxheti juaj nuk rrezikon.

Pozicioni i favorshëm i yjeve në qiellin tuaj do ju ndih-mojë të gjeni strategjinë e duhur që do ta përdorni në sektorin profesional për të kaluar një pengesë. Le të fl asim për jetën private: Mund t’ua kushtoni mbrëmjen miqësive, në veçanti atyre që krijojnë ndonjë problem. Kushtojini më shumë kohë mirëqenies tuaj.

Qëndroni gati, sepse fati do të trokasë në portën tuaj dhe për këtë duhet të përfi toni me shpejtësi. Fantazia dhe kreativiteti juaj do ju ndihmojnë të kaloni një mbrëmje të shkëlqyer në shoqërinë e partnerit ose miqve tuaj. Mos lini pas dore shëndetin: dikush nga ju do ta ekzagjerojë me ushqimin, duke u bërë paksa lakmitar.

Problemet që keni në këto momente nuk janë dhe aq serioze, kështu që do ta keni të lehtë të gjeni zgjidhjen e duhur: e rëndësishme është që të mos nxitoheni. Me Hënën te shenja e Shigjetarit, një shenjë antipatike për ju, mundohuni mos komentoni shumë mangësitë e të tjerëve dhe evitoni çdo situatë stresuese. Atmosfera do të përmirësohet gjatë mbrëmjes.

PROGRAMI DITOR I DIGITALBPER ME SHUMEëëë.digitalb.al

PLANETI I KUQora 20:45

Asnje zhurme. Asnje shenje paralajmeruese. Asnje mundesi. Dhe jo i vetem. Ngjyra e Frikes. Ata nuk gjeten jete ne Mars. Ajo i gjeti ata. Astronautet kerkojne zgjidhje per te shpetuar Token duke hulumtuar ne planetin Mars, vetem se misioni i tyre do t’u shkoje tmerresisht keq.Ne nje te ardhme te afert, Toka do te vdese. Nje koloni e re ne Mars mbetet shpresa e vetme e njerezimit. Nje ekip astronautesh amerikane, secili specialist ne nje fushe te ndryshme, perben ekspediten e pare njerezore ne planetin e kuq dhe ju duhet te mbijetojne mes perplasjeve nga personalitet, bekgraundet dhe ideologjite e tyre te ndryshme per te miren e perbashket te misionit.

@18

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 NDRYSHE

KONTAKT [email protected]@gazeta-shqip.com

“Sa më të varfër, aq më pa fat”

Misteri i fëmijëve të dimrit

Çdo gjë funksiononte në mënyrë perfekte. Na mun-gonte vetëm parashikimi

i kohës. Nuk mjaftonin shqetë-simet e tjera, si për shembull të gjejmë personin e duhur, të arrijmë të martohemi me të, të kemi një punë të mirë dhe të mos e humbasim atë gjatë shtatzënisë, të arrijmë të mbajmë një stabilitet

mes punës dhe familjes, por tani duhet të llogarisim e të parashi-kojmë edhe kohën kur duhet të lindim, në dimër, vjeshtë apo verë. Mos u çudisni. Kjo është risia e fundit. Prej disa vitesh studiuesit po merren me këtë çështje. Sipas tyre, fëmijët e lindur në dimër sëmuren më shumë, vdesin të rinj, nuk mësojnë dhe kur rriten nuk fi tojnë shumë para. Dy ekonomistë amerikanë, bën të ditur “Wall Street Journal”, e kanë gjetur misterin që qëndron pas këtij diskriminimi stinor, studiuar për herë të parë në vitin 1991 nga Instituti i Teknologjisë i Masaçu-sets. Që atëherë studimi kishte “zbuluar” inferioritetin shoqëror dhe ekonomik të personave që kishin datëlindjen në dhjetor dhe në janar, duke përfshirë këtu profesionin, të ardhurat dhe jetëgjatësinë. Tani dy studiuesit, Kasey Buckles dhe Daniel Hun-german, nga Universiteti i Notre Damit në Indiana, theksojnë se faji nuk është i temperaturave,

por i pozitave sociale të nënave. Femrat që lindin gjatë muajve më të ftohtë të vitit, janë më të varfra, më pak të përgatitura, shumë të reja dhe pa bashkëshortë. Si pasojë, thonë ata, fëmijët e tyre do të kenë më shumë vështirësi të rriten të shëndetshëm dhe të shkëlqejnë në shkollë dhe punë.

“Me thënë të drejtën, kemi

qenë të parët që jemi habitur nga këto të dhëna”, tregon Hun-german. 13,2 për qind e nënave të fëmijëve të lindur në muajin janar janë adoleshente, në kra-hasim me 12 për qind të fëmijëve që kanë lindur në maj. 67,7 për qind e femrave që lindin në janar nuk janë të martuara. “Nuk janë diferenca statistikore shumë të

mëdha, por gjithsesi kanë shumë rëndësi”, përfundojnë Hunger-man dhe Buckles, që nuk arrijnë të shpjegojnë arsyen. Gjithsesi, testet e studiuesve nuk janë bindëse. Familjet e varfra i lindin fëmijët në pranverë, ndoshta sepse gjatë verës është jashtëzakonisht nxehtë dhe nuk kanë kondicionerë, ose kur bëhen festat tradicionale të

shkollave (është fjala për mamatë e reja në moshë).

“Kam dhjetë vjet që dëgjoj të fl itet për këto teste dhe e vet-mja gjë e sigurt është mosrënia dakord e studiuesve”, thotë një pediatër. Shpesh studimet janë kontradiktore dhe na ngatër-rojnë. Para disa ditësh, Univer-siteti i Seviljas kishte zbuluar se

fëmijët e lindur në dimër jeto-jnë më gjatë, sepse i ftohti e rrit rezistencën fiziologjike. Sipas studiuesve të Harvardit, të cilët në vitin 1996 i kishin kushtuar një studim çështjes në fjalë, të lindurit në dimër janë më të gjatë, më të shëndoshë, kanë kafkë më të madhe dhe janë më të zgjuar se bashkëmoshatarët e tyre që kanë

lindur në verë. “Përgjigjja globale, kanë shkruar psikiatrit dhe antro-pologët e Harvardit, është se kush lind në dimër është më i fortë fi zikisht dhe më i zgjuar”. Katër vite më parë, një tjetër studim i bërë nga Universiteti i Bristolit përmbyste sërish bindjen aka-demike. Fëmijët që kanë lindur në verë dhe në fi llim të vjeshtës janë më të gjatë, falë ekspozimit të shumtë në diell të nënës gjatë shtatzënisë. Kjo gjë favorizon sintezën e vitaminës D.

“E kuptoj që statistikat janë shumë të rëndësishme, por nuk duhet të ndikohemi shumë prej tyre”, thotë pediatri. Dihet për shembull që fëmijët që kanë lindur në mars dhe prill janë ngjizur gjatë verës. Sipas pedia-trit, të vegjlit e lindur në dimër janë më të rrezikuar nga gripi dhe patologjitë e tjera virale. “Nuk duhet harruar se faktorët e vetëm që kushtëzojnë rritjen e një fëmije janë ata gjenetikë dhe ambientalë”, përfundoi ai.

Të dhënat e studim-it, publikuar nga “Wall Street Jour-nal”, i kanë habitur edhe vetë autorët

Sipas pediatrit, testet janë të ndryshme. Për disa, fëmijët e lindur në dimër janë më rezistentë

PohimetMË SHUMË FATKEQËSIFëmijët e dimrit janë më të brishtë, nuk mësojnë në shkollë dhe fi tojnë pak para kur rriten

NËNA BEQARENënat e fëmijëve të lindur në dimër janë beqare, shumë të reja dhe të paarsimuara

Përgënjeshtrimet MË TË ZELLSHËMPër Universitetin e Seviljas, “fëmijët e dimrit” kanë më shumë rezistencë fi zike

AKTIVËNjë studim i Harvardit thotë se në të vërtetë “fëmijët e dimrit” janë më të gjatë, më të shëndetshëm dhe më të zgjuar

Të lindurit në dhjetor dhe janar janë më problematikë se personat që kanë lindur në muajt e tjerë të vitit.

Tashmë kësaj enigme të çuditshme i kanë dhënë përgjigje dy studiues amerikanë. Femrat që lindin

gjatë dimrit, jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ua transmetojnë fëmijëve të tyre

@19

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 NDRYSHE

KONTAKT [email protected]@gazeta-shqip.com

Të torturuara nga depresioni

Vazhdojnë të shtohen rastet e kësaj patologjie mes femrave. Të trishtuara, të zymta, me shikimin e përhumbur, të asfi ksuara nga dhimbja. Numri i femrave të mërzitura sa vjen dhe rritet, ndërkohë që meshkujt janë gjithnjë e më të lumtur. Si ta kapërcejmë dhimbjen dhe të dalim nga kjo gjendje mbytëse? Me anë të terapive dhe bashkëbisedimeve me miqtë

A e dini se cila është risia e fundit? Femrat gjithnjë e më të mërzitura, ndërsa meshkujt të lumtur në

maksimum. Ndryshimi mes burrit dhe gruas shfaqet edhe te humori. “‘Seksi i dobët’ i sheh gjithmonë gjëra e zeza, ndërsa meshkujt janë gjithnjë e më të qetë”, tregon studimi i “General Society Survey”, një organizatë që ka studiuar gjendjen emo-cionale të amerikanëve nga vitet ‘70. Duke fi lluar që nga viti 1972 e në vazhdim, pjesëtarët e or-ganizatës kanë intervistuar si meshkujt, ashtu dhe femrat për lumturinë e tyre. Pas intervistave është zbuluar se nga viti në vit gjendja emocionale e femrave përkeqësohej, ndërsa meshkujve u shtohej lumturia.

Betsey Stevenson dhe Justin Wolfers, dy sociologë të “Whar-ton”, shkolla prestigjioze e eko-nomisë e Universitetit të Pensil-vanisë, kanë analizuar studimin mbi “happiness gap” (hendekun e lumturisë) dhe kanë zbuluar se niveli i përgjithshëm i lumturisë së femrave është zvogëluar si në raport me ç’ishte 40 vite më parë, ashtu edhe në krahasim me lumturinë e meshkujve. Raporti mbi vuajtjen e femrave është pritur mirë nga dy personalitete amerikane me shumë influ-encë, Arianna Huffington nga “Huffi ngton Post” dhe Maureen Dowd nga “New York Times”. Të dyja, simboli i gruas në kar-rierë dhe shumë të suksesshme, kanë ngritur fl amurin e bardhë kushtuar rezultateve të studimit, duke vërtetuar kështu në bazë të eksperiencës së tyre “se gjithçka thuhet në raport është e vërtetë”.

Ky pohim ka shkaktuar një sërë komentesh te lexuesit dhe lexueset. Femrat ishin në qiel-lin e shtatë në fillim të viteve ‘70 “kur filluan të zinin poste të rëndësishme në shoqëri”, ka shkruar Maureen Dowd, duke theksuar se sfi dat e reja të ofruara nga mundësitë e barabarta i kanë dhënë brezit të saj më shumë stres. Sipas Arianna Huffing-ton, raporti nuk përfshin vetëm amerikanet. “Vuajtja është e njëjtë për të gjitha femrat në botë”, pavarësisht 40 viteve që kanë kaluar. Duke siguruar më shumë mundësi, janë më të afta

më të rrepta me veten, e marrim gjithçka seriozisht, me zemër”.

Por si mund ta kapërcejmë këtë situatë mbytëse? “Përmes terapive përmbledhëse. Frika nga gripi i derrit, kriza ekonomike, puna, këta janë faktorët që po i bëjnë njerëzit të jetojnë çdo ditë në stres mendor dhe fi zik”, thotë një psikologe, duke komentuar studimin e bërë mbi lumturinë, sipas të cilit nëntë në dhjetë per-sona janë të stresuar.

“Duke njohur nivelin e stresit te vetja dhe simptomat që ai shkakton, është shumë e rëndë-sishme të shpëtojmë shëndetin tonë psikofizik. Për të dalluar stresin, për të mësuar si ta kon-trollojmë atë dhe për të ulur sasinë e tij, duhet të bëjmë një psikoterapi të përmbledhur, tri takime shumë të rëndësishme ku qëllimi është të mësosh si të kontrollosh stresin dhe ta eliminosh atë përmes të dëgjuarit”, thotë psikologia. Një kurë e shkëlqyer është edhe të folurit, ndarja e mendimeve dhe eksperiencave me personat që e kanë jetuar këtë situatë në të kaluarën. Ju do të pyesni se nga mund t’ia filloni? Nuk ka rëndësi, mjafton vetëm të flisni. Vetëm kështu do të arrini të ndihemi më mirë.

dhe më të përgatitura”. Për Huff-ington, që ka krijuar një mbretëri duke shfrytëzuar fuqitë e me-diave të reja, është një rizgjim i hidhur: “Përkeqësimi i gjendjes shpirtërore sfi don çdo logjikë të mundshme”.

Gjithsesi, kjo nuk është vetëm një çështje e krizës së feminizmit. Është edhe aspekti biologjik i hendekut të lumturisë. Sipas Marcus Buckhingam, një ish-studiues i Gallup-it që ka pub-likuar një libër të ri “Find Your Strongest Life”, femrat e fi llojnë jetën më të kënaqura se mesh-kujt, por dalëngadalë duke u plakur trishtohen gjithnjë e më shumë. Te meshkujt gjërat funk-sionojnë ndryshe, sa më shumë plaken, aq më shumë u shtohet lumturia. Kjo është një e dhënë që Dowd e lidh me faktin se meshkujt plaken më tepër fi ziki-sht sesa psikologjikisht (“në një shoqëri të dominuar nga ‘look’-u, 60-vjeçaret përpiqen të bëjnë gjithçka për t’u dukur 20 vjeçe”), si dhe nga zgjedhjet e ofruara nga femrat: “Duke qenë se jetët tona janë të mbushura me njerëz, nuk arrijmë t’i kushtojmë rëndësi çdo detaji. Kësaj i shtojmë edhe faktin që femrat janë nga ana fi ziologjike më të ndërlikuara dhe më të brishta se meshkujt. Jemi

SHQETËSIMET Një në gjashtë femra është e dëshpëruar dhe e paaftë për të marrë vendime. Ka pagjumësi, është e shqetësuar, ka vështirësi në marrëdhëniet seksuale dhe sentimentale, kërkon të qëndrojë vetëm, ka mungesë të theksuar interesi ndaj jetës dhe personave që e rrethojnë

Një kurë e shkëlqyer është edhe të folurit, ndarja e mendimeve dhe eksperiencave me personat që e kanë jetuar këtë situatë në të kaluarën

@20

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 NDRYSHE

KONTAKT [email protected]@gazeta-shqip.com

Kanë kaluar pak më shumë se dy vjet që kur Eva Longoria dhe Toni Parker vunë kurorë në Parisin romantik, por kjo nuk u mjaftoi për ta kujtuar atë si ditën më të rëndësishme të jetës. Tani kanë ndërmend të bëjnë një tjetër martesë

Longoria Eva

As shtëpiake, as e dëshpëruarA

jo është ylli i serialit “Shtëpiake të dësh-përuara”, ndërsa ai bas-ketbollisti i famshëm

i NBA-së. Ajo është 34 vjeçe, ndërsa ai 26 vjeç, por ajo çka është më e rëndësishme qën-dron në faktin se të dy janë shumë të lumtur. Kanë kaluar pak më shumë se dy vjet që kur Eva Longoria dhe Toni Parker vunë kurorë në Parisin roman-tik, por kjo nuk u mjaftoi për ta kujtuar atë si ditën më të rëndësishme të jetës. Tani të dy, edhe pse sapo kanë nisur impenjimet e tyre profesionale, kanë në mendje të bëjnë një tjetër martesë. “Bashkë me To-nin po mendojmë të shprehim edhe njëherë premtimet tona. Më duket sikur jemi martuar dje, ndaj dua ta bëj përsëri këtë gjë. Martesa jonë ka qenë kaq e shpejtë dhe frenetike, sa më është dukur se po e jetoja këtë eksperiencë jashtë trupit tim. Duam ta bëjmë sërish, sepse na pëlqen të jemi të martuar. Kujtimet për martesën e parë më duken të largëta. Lidhja jonë e para gjashtë viteve është bërë më e fortë dhe më e kon-soliduar. Çdo ditë e më shumë na pëlqen ideja që jemi bashkë”, tregon Eva. Për momentin, detaje të reja nga planet e çiftit nuk bëhen të ditura, por ajo nuk nguron të tregojë disa sekrete nga jeta e tyre së bashku. Ja

më thotë: “Po zemër, jam gjith-monë i lidhur pas teje”.

Ju jeni 34 vjeçe ndërsa Toni 26? Cili është avantazhi më i madh të jesh e martuar me një burrë më të ri se vetja në moshë?

Më pëlqen energjia që ai ka për të bërë gjithçka. Është më i hapur ndaj të gjitha mundësive, përveç dashurisë dhe mirësisë që rrezaton. Kjo e bën një grua të ndihet më mirë. Kur bëhet fjalë për një lidhje, ato gjith-monë janë më të kujdesshme, pavarësisht moshës.

Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë së bashku?

Na pëlqen të qëndrojmë në shtëpi shtrirë dhe të shohim filma. Po ashtu ne jemi shumë të dhënë pas ushqimit. Ai është europian, i pëlqen vera dhe djathi francez. Po ashtu edhe mua. Një tjetër pasion i yni është të shijojmë darka të kënd-shme larg shtëpisë.

Me kaq shumë ushqim sa thoni se konsumoni, si arrini ta mbani veten në formë perfekte?

Kam një trajner personal, i cili merret vetëm me mua katër herë në javë. Bëjmë ushtrime shumë të vështira së bashku, përveç vrapit praktik që bëj vetë disa herë në javë në ajër të pastër. Për sa i përket ushqimit, po mundohem të konsumoj produkte vegjetariane. Frutat dhe perimet e gjelbra janë pri-mare. Produktet e mishit dhe peshkut, vetëm një herë në javë.

Si i zgjidhni mosmarrëvesh-jet?

Ne nuk shkojmë kurrë në shtrat të mërzitur. Çdo gjë duhet të zgjidhet para se të shtrihemi. Një tjetër rregull që kemi është se askush prej nesh nuk ka të drejtë. Ne nuk duhet të kemi të drejtë. Unë dua që Toni të më kuptojë në atë që them. E njëjta gjë vlen edhe për të.

Keni kaluar periudha të vështira së bashku?

Disa kohë para se të marto-heshim. Ishim shumë kohë larg njëri-tjetrit dhe nuk po për-shtateshim dot. Nuk po gjenim dot vendin dhe as mënyrat se ku duhej të takoheshim. Ishte hera e parë që menduam për t’u ndarë.

Pse menduat se korriku i 2007-ës ishte koha e për-shtatshme për t’u martuar?

Nuk kam bërë kurrë plane në jetën time. Nuk e kam thënë kurrë që dua të martohem në këtë moshë dhe të kem kaq apo aq fëmijë. U martova në moshën 32-vjeçare. Tamam në kohë për familje dhe fëmijë. Gjërat, nëse planifikohen, nuk ndodhin. Ato duhet të vijnë natyrshëm.

Si ju propozoi Toni? Më bukur se sa e k isha

imagjinuar. Unë u trondita shumë. Ishte ora dy e mëngjesit. Toni u ul në gjunjë. Ishte shumë ner voz dhe kjo më pëlqeu shumë. I thashë: “Zemër ti e di se sa shumë dua të martohem me ty”.

Ju po mendoni për një mar-tesë të dytë, apo jo?

Është e vërtetë. Bashkë me Tonin po mendojmë të shpre-him edhe njëherë premtimet tona. Më duket sikur jemi mar-tuar dje, ndaj dua ta bëj përsëri këtë gjë. Martesa jonë ka qenë kaq e shpejtë dhe frenetike, sa më është dukur se po e jetoja këtë eksperiencë jashtë trupit tim. Duam ta bëjmë sërish, sepse na pëlqen të jemi të mar-tuar. Kujtimet për martesën e parë më duken të largëta tash-më. Lidhja jonë që para gjashtë viteve kur jemi lidhur është bërë më e fortë dhe më e konsoliduar. Çdo ditë e më shumë na pëlqen ideja që jemi bashkë.

cilat janë pasionet dhe dëshirat e një prej çifteve më të pëlqyer dhe më “glamour” të momentit.

Eva, është e vështirë të keni shumë shokë meshkuj kur jeni e martuar?

Jo, absolutisht. Madje jam shumë e lumtur që kam miq të cilët janë si vëllezër për mua, si për shembull Xhemi Foks apo Mario Lopez. Është e vështirë kur ke një lidhje apo martesë të pasigurt dhe partneri nuk ka besim fare te ti. Nuk ndihem e kërcënuar nga shoqet e Tonit, ashtu si Toni nuk ndihet i kër-cënuar nga shokët e mi. Nuk jemi xhelozë për njëri-tjetrin. Nuk kemi arsye.

Ju dhe Toni flisni shpesh për besimin?

Besimi është thelbi i lid-hjes sonë. Ju do të mendoni se ngaqë ai është atlet dhe unë jam aktore, dhe sepse ne jemi gjithmonë larg njëri-tjetrit... Por nuk është kështu. Besimi, dashuria dhe respekti që kemi, kanë gjashtë vjet që na mbajnë bashkë. Ne përpiqemi me të gjitha mënyrat mos të shpër-dorojmë asnjë prej tyre.

Si ia bëni kur jeni larg njëri-tjetrit për shkak të impenji-meve?

Dërgojmë e-mail-e, mesazhe apo çatojmë me kamera. Sot i kemi të gjitha mënyrat për të qenë të lidhur në çdo moment. Toni gjithmonë bën shaka dhe

shqip

21

@E PREMTE, 25 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

SOKOL ÇOBO

Prokuroria e Tiranës për-fundon hetimet për grupet e vlerësimit të dëmeve pas tragjedisë

së Gërdecit. Janë dy grupe, me nga pesë zyrtarë, që akuzohen për “shpërdorim detyre”. Në dosjen e dorëzuar dy ditë më parë në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës janë të pasqyruara të gjitha vlerësimet e gabuara nga ekspertët. Nga këto abuzime, shtetit shqiptar, përkatësisht fon-det e qeverisë dhe të Bashkisë së Vorës, i është shkaktuar një dëm prej 207 milionë lekësh (të vjetra). Denoncimi është realizuar disa muaj më parë nga vetë Bashkia e Vorës për komisionet e vlerësimit. Sipas kërkesës për gjykim, të pan-dehur si Isa Picari kanë vlerësuar vetë dëmtimet në banesat e tyre, duke favorizuar fryrjen e faturave.

Rastet e abuzuara Prokuroria e Tiranës ka veri-

fikuar rreth shtatë raste të abu-zimeve të vlerësuesve të dëmeve nga tragjedia e Gërdecit, teksa janë vërejtur abuzime të mëdha. Sipas dosjes, e cila është dërguar në gjykatë, në banesën e shtetasit Hamit Kurti ka pasur parregullsi nga ana e vlerësuesve. Kjo ba-nesë është vlerësuar si e dëm-tuar plotësisht nga shpërthimi. Ajo është një shtëpi dykatëshe dhe ka rezultuar se kati i dytë nuk ishte ndërtuar kur ndodhi shpërthimi, ndërkohë vlerësue-sit kanë përcaktuar dëmet në katin e dytë. Banesa tjetër, që ka pasur diferenca të mëdha në vlerësime, ka qenë ajo e shtetasit Rigon Durdaj. Në dokumentet e prokurorisë ka rezultuar se kjo banesë është vlerësuar në faturë si e dëmtuar plotësisht. Eksper-tiza dhe fotot që kanë hetuesit kanë treguar të kundërtën, pasi kati i parë nuk është dëmtuar fare, megjithëse lekët janë marrë si banesë e shkatërruar plotësisht. Një tjetër parregullsi ka ndodhur në banesën e shtetasit Isa Picari, i cili ka qenë njëkohësisht edhe vlerësues i dëmeve. Ka rezultuar se ky person ka vlerësuar edhe banesën e tij. Kjo banesë është pasqyruar në faturë si plotësisht e shkatërruar. Ndërkohë, kati i dytë nuk ka qenë i ndërtuar fare. Banesa e radhës që ka pasur vlerësime të gabuara ka qenë e banorit të fshatit Gërdec Zani Picari. Ajo është vlerësuar si thel-lësisht e dëmtuar, ndërkohë që fotot kanë treguar të kundërtën. Banesa ishte katërkatëshe dhe shpërthimi i Gërdecit nuk ka prishur asnjë kat, por vetëm disa plasaritje të vogla. Ekspertët kanë konstatuar se vlerësimi i eksper-tëve ka qenë i gabuar, si dhe me dijeni. Prokuroria thotë se edhe banesa e shtetasit Rexhep Picari është pasqyruar si plotësisht e shkatërruar, ndërsa fotot tregojnë se ka vetëm plasaritje të lehta. Po ashtu, edhe banesa e shtetasit Latif Gërdeci është faturuar si e shkatërruar plotësisht, ndërsa kati i parë nuk është dëmtuar fare. Është rindërtuar vetëm kati i dytë.

Skema Pas verifikimeve të disa shtëpi-

ve me probleme, prokuroria ka nxjerrë konkluzionin se vlerësi-met kanë qenë të gabuara dhe se dëmi total është 20.752.654 milionë lekë “të vjetra”. Hetuesit kanë nxjerrë në dritë një skemë abuzimi nga këta vlerësues. Në këmbim të një vlerësimi të “ma-jmë” ata merrnin ryshfet nga të zotët e shtëpisë. Në të paktën 24 banesa janë konstatuar dëme të mëdha, ndërsa nuk përjashtohet abuzimi edhe tek firmat private që operonin në zonën e prekur nga tragjedia e Gërdecit.

Gërdeci, 10 zyrtarë të pandehur në gjykatëDosja e plotë/ Nën akuzë, vlerësuesit e objekteve të prekura nga tragjedia

Një mashtrues që hiqej si oficer i Interpolit ka për-funduar në prangat e po-

licisë, pasi është zbuluar nga një denoncim, ku kishte mashtruar dy persona se do t’u nxirrte viza për në Amerikë. Marsel Dhro-so ishte pajisur me dokument policie dhe shpeshherë hiqej si një i tillë, duke iu shmangur pro-blemeve që kishte me policinë. Sipas të dhënave policore, kapja e tij u bë e mundur nga antikrimi ekonomik, të cilët kishin nisur hetimin për këtë person prej pak javësh. Burimet policore shpjeguan se gjatë orëve të vona të mbrëmshme, specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekono-mik Financiar kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Marsel Arben Dhroso, 22 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec. Arrestimi i

tij u bë se është kapur në afërsi të kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, me disa dokumente të llojeve të ndryshme si pasaporta për jashtë shtetit, fletë të printuara nga faqja e Interpolit, vërtetime Gjykate dhe Prokurorie, fotokopje pasaportash dhe dëshmie për drejtim automjeti. Në momentin e kapjes, personi i është prezan-tuar shërbimeve të policisë si pu-nonjës i Interpolit, duke paraqitur edhe një dokument, për të cilin po kryhen verifikimet përkatëse. U kryen veprimet procedurale dhe pas verifikimeve të bëra, re-zulton se personi i mësipërm ka mashtruar edhe një shtetas, duke i vjedhur me anë të mashtrimit një shumë parash prej 35 mijë lekësh, si dhe dy pasaporta, me pretendimin për t’i nxjerrë viza për në SHBA.

Një grua, bashkë me dy fëmijët është larguar nga shtëpia që ka në Kavajë, ndërkohë që i shoqi ka alarmuar policinë për gjetjen e saj. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë, por deri në orët e vona të mbrëmjes, policia nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar, nëse ajo është kthyer në banesë. Sipas të dhënave policore, Re-smi Muça, quhet personi, i cili është paraqitur në Komisariatin e Kavajës dhe ka denoncuar zh-dukjen e bashkëshortes, bashkë me dy fëmijët. Sipas të dhënave

policore, pikërisht mëngjesin e së mërkurës, 33-vjeçari me banim në fshatin Vorrozen, ka kallëzuar se më datë 22 të këtij muaji, që në orën 05:30 të mën-gjesit, i është larguar nga banesa bashkëshortja Mimoza Muça. Sipas tij, 33-vjeçarja ka marrë me vete edhe dy fëmijët, Altinin dhe Brikenën. Policia tha se menjëherë ka nisur punën për gjetjen e tyre, që mendohet se kanë shkuar pranë të afërmve. Materialet për këtë çështje i ka-luan prokurorisë.

Operacioni

Kavajë

Marsel Dhrosos iu kap edhe një dokument i Interpolit

Pranga “policit”, mashtronte për nxjerrje vizash amerikane

Zhduket gruaja me dy fëmijët

1. Banesa e shtetasit Hamit Kurti

Vlerësimi i parë, dëmi: 7.197.984 lekë

Vlerësimi i dytë, dëmi: 11.744.710 lekë

Vlerësimi i ekspertëve kontabël: 11.465.045 lekë

2. Banesa e Isa Picarit

Vlerësimi i parë, dëmi: 1.549.699 lekë

Vlerësimi i dytë, dëmi: 3.166.686 lekë

Vlerësimi i ekspertëve kontabël: 1.825.792 lekë

3. Banesa e Arben Picarit

Vlerësimi i parë, dëmi: 470.975 lekë

Vlerësimi i dytë, dëmi: 1.294.128 lekë

Vlerësimi i ekspertëve kontabël: 986.028 lekë

4. Banesa e Zani Picarit

Vlerësimi i parë, dëmi: 2.368.338 lekë

Vlerësimi i dytë, dëmi: 4.173.831 lekë

Vlerësimi i ekspertëve kontabël: 2.606.564 lekë

6.564 lekë

5. Banesa e Rexhep Picarit

Vlerësimi i parë, dëmi: 1.057.161 lekë

Vlerësimi i dytë, dëmi: 2.564.281 lekë

Vlerësimi i ekspertëve kontabël: 1.314.212 lekë

6. Banesa e Latif Gërdecit

Vlerësimi i parë, dëmi: 1.891.370 lekë

Vlerësimi i dytë, dëmi: 8.747.550 lekë

Vlerësimi i ekspertëve kontabël: 4.373.775 lekë

TË PANDEHUR Grupi i parë vlerësuesIsa PicariMustafa GërdeciMyslym NdroqiErvina MeziniFaviola Smajli

Grupi i dytë vlerësuesKlevis BediBlerta HodajRotla GjetaEsmeralda HaliliShefki Haxhiu

Prokuroria e Tiranës ka ndarë çështjen e vlerësuesve të objekteve

që janë prekur nga tragjedia e Gërdecit në muajin mars të vitit të kaluar. Nga verifi kimet e deritanishme është kon-statuar se janë edhe disa objekte të tjera nën hetim, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm monetar të konside-rueshëm. Në këmbim të një vlerësimi më të lartë, ekspertët e ALUIZNI-t dhe Bashkisë së Vorës, sipas Prokurorisë

së Tiranës, përfi tonin ryshfete të maj-me. Metodat speciale të hetimit kanë mundësuar evidentimin e dhjetëra rasteve, ku nëpunësit e dyshuar për korrupsion bënin “pazare” me bizne-smenët dhe banorët e shtëpive për një vlerësim më të madh sesa vlera reale e dëmeve që u shkaktuan nga tragjedia e Gërdecit. Por, në disa raste, në mo-mentin që privatët nuk jepnin ryshfet, vlerësimi bëhej më i ulët.

Prokuroria

Të tjerë vlerësues, nën hetim

Rastet konkrete të abuzimit:

22

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

Grinden për parakali-min e makinës, qël-lon bashkëfshatarin me çifte gjahu. Një

42-vjeçar është plagosur rëndë, ndërsa një tjetër është shpallur person në kërkim nga Policia e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së djeshme, kur Emerli Murtati, 44 vjeç nga qyteti i Kukësit dhe Hebib Aliaj, 42 vjeç nga fshatrat e Kukësit, të dy drejtues mjetesh, janë grin-dur në rrugën e Bicajve, pak më shumë se 1 km larg qytetit. Gjatë parakalimit të automjeteve, ata kanë gërvishtur llamarinat e makinave. Kaq ka mjaftuar për të shpërthyer sherri dhe Murtati të marrë armën e gjahut, një çifte që ai e mbante me vete në makinë dhe e ka qëlluar nga një

distancë e afërt duke e plagosur rëndë 42-vjeçarin, të cilin e ki-shte mik. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se në fil-lim dy shoferët janë grindur mes tyre deri në një shesh ndërtimi aty afër vendit të përplasjes. Autori Murtati pas kryerjes së krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur, duke iu shmangur policisë. Burime nga policia lokale kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Kukësit pak pas mesdite, në afërsi të garni-zonit të FNSH-së, më saktë 200 metra larg repartit. Kanë qenë krismat e armës që kanë alar-muar efektivët e ndërhyrjes së shpejtë, nga ku disa policë kanë vrapuar në drejtim të vendit ku ishte kryer krimi. Ata nuk kanë mundur të kapin autorin, por kanë ndihmuar viktimën, duke e dërguar shumë shpejt në spi-talin e Kukësit, ku i është nën-shtruar një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale. Mësohet se viktima ishte plagosur rëndë në pjesën e poshtme të trupit dhe në të dyja këmbët. Nga ana tjetër, një ekip i gatshëm i Komisariatit të Ku-kësit është vënë menjëherë në veprim, duke këqyrur vendin e ngjarjes, nga ku përveç fotogra-five kanë siguruar, siç mësohet, edhe gëzhojën e armës. Policia e Kukësit ka vazhduar krehjen e zonës në kërkim të autorit të identifikuar, por deri në orët e mbrëmjes nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Nga ana tjetër, ende nuk është mësuar nëse arma e krimit ishte një çifte që autori e mbante me leje apo jo. Agresori dhe viktima kanë qenë shoferë furgonësh të linja-ve të brendshme, të cilët, sipas burimeve jo zyrtare, ishin edhe miq mes tyre. Mësohet se sherri ka nisur për shkaqe banale, ndërkohë që policia ka ngritur çështjen penale dhe po hetohet për të zbardhur rrethanat e kri-mit dhe gjithçka tjetër që lidhet me të. Në më pak se 24 orë kjo është ngjarja e dytë kriminale e ndodhur në Qarkun e Kukësit që ka tronditur opinionin lokal. Dy ditë më parë, në Tpla të Hasit, 55-vjeçari Beqir Rada qëlloi me armë automatike kallashnikov bashkëfshatarin e tij Idriz Fe-

rizollin 53 vjeç. Konflikti e ka pasur origjinën në problemet e pronësisë. Për pasojë, Idriz Fe-rizolli u plagos rëndë në pjesën e kokës dhe në njërën këmbë. Burime të policisë bëjnë të ditur

se konflikti kishte si pikënisje një mosmarrëveshje për kufirin ndarës të arës së tyre. Agresori kishte qëlluar mbi 53-vjeçarin dhe vetëm pas një ore është ar-restuar nga policia lokale. I pla-

gosuri është dërguar në spitalin e Kukësit, ku ka marrë mjekimin e parë, por më pas është dërguar për në Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Sulejman Dida

Sherr për parakalimin, plagoset me çifteNgjarja ndodhi vetëm pak metra larg repartit të FNSH-së, por autori arriti të largohej

Prostituonte në lokalin e fshatit, arrestohet

Kapet me granata, në pranga një 70-vjeçar

Vidhet gjatë namazit xhamia e lagjes Kiras

Elbasan

Fushë-Krujë

Shkodër

Kishte marrë një lokal me qira, por është kapur në flagrancë duke prostituuar. Sipas burimeve zyr-tare të policisë, rreth orës 19.30 të së mërkurës u

bë arrestimi në flagrancë i 57-vjeçares B.Lazaj, lindur në Tiranë dhe banuese në lagjen Nr. 2 në Cërrik. Të njëjtat burime saktësojnë se arrestimi i saj u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar veprën penale të “ushtrimit të pro-stitucionit”. Mësohet se Lazaj është kapur në flagrancë, duke kryer marrëdhënie seksuale përkundrejt një page-se modeste, me një klient rreth 60 vjeç, në ambientet e lokalit në fshatin Shirgjan të Elbasanit, të cilin e kishte marrë me qira prej 6-muajsh.

57-vjeçarja ka shpjeguar në polici se ishte e detyruar të prostituonte, për shkak të kushteve të vështira eko-nomike. I shoqi ishte pa punë dhe nuk kishte mundësi të rriste katër fëmijët. Policia po punon për dokumen-timin e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit për hetime të mëtejshme. Be.Dy.

Një 70-vjeçar prangoset nga policia për armëmba-jtje pa leje. Gjetja e dy granatave gjatë një kontrolli policor në banesë e ka çuar në qelitë e paraburgi-

mit Haxhi Qerimin. Policia bëri të ditur zyrtarisht arresti-min në flagrancë të 70-vjeçarit Qerimi nga Fushë-Kruja. Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 14.45 të një dite më parë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një granatë ofensive pa ndezës, një granatë difensive me ndezës, si edhe një ndezës i unifikuar granate. Ndaj të moshua-rit policia përgatiti materialet paraprake për hetim të mëtejshëm nga Prokuroria e Krujës për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.

Va.Qy.

Hajdutët nuk kursejnë as shtëpinë e Zotit. Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në periferi të qytetit të Shkodrës, ku në ambientet e brendshme

të xhamisë janë vjedhur rreth 20 mijë lekë. Ngjarja është raportuar nga hoxha i xhamisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, ku sipas policisë është konstatuar se vjedhja nuk është kryer me thyerje. Sipas kësaj të fundit, të hollat janë marrë në momentin kur dera e xhamisë ka qenë e hapur ose në kohën kur kryen ritet e faljes dhe askush nuk ka vënë re hajdutët. Burime konfidenciale pohuan për gazetën se dyshimet kryesore janë për një grup adoleshentësh të zonës, të cilët mendohen se kanë kryer dhe vjedhje të tjera të kësaj natyre në shuma më të vogla në disa arka të xhamive, kryesisht në fshatra. Ar.Ho.

Një 60-vjeçar nga rrethi i Lushnjës i ka dhënë fund jetës duke pirë dy tableta

lënde helmuese fostoksinë, një-soj siç kishte bërë bashkëshortja e tij një vit më parë. Burri i ve, banor i fshatit Bishtqethëm në Lushnjë, është dërguar me ur-gjencë nga familjarët e tij pranë spitalit civil të qytetit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Mjekët shprehen se lënda toksi-ke ka qenë e një sasie të madhe dhe ka dëmtuar brenda një kohe të shkurtër një pjesë të mirë të organeve të aparatit tretës. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjës, konfirmohet se burri ka shkuar

në urgjencë thuajse pa shenja jete dhe me gjithë ndërhyrjen e bluzave të bardha nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Ai ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas futjes në sallën e reanimacionit. Sipas dëshmive të djemve të viktimës dhënë për grupin hetimor dhe për policinë lokale, bëhet e ditur se 60-vjeçari kishte rënë në depresion prej një viti. Shkak për këtë ka qenë humbja e bashkëshortes së tij, e cila vetëm një vit më parë ki-shte ndërruar jetë në të njëjtën mënyrë. Ajo i kishte dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë, gjë që e ka bërë

bashkëshortin e saj të bjerë në depresion. Arqile Salla jetonte me familjet e dy djemve të tij, por shpeshherë kishte shfaqur dëshirën për t’u vetëvrarë. Për këtë arsye ai mbikëqyrej nga familjarët. Mbrëmjen e së mër-kurës, 60-vjeçari nuk kishte ngrënë darkë dhe ishte vendo-sur të mbyllej në dhomën e tij të gjumit, duke lënë dyshime te djemtë. Këta të fundit, kur kanë shkuar afër mesnatës në dhomën e babait e kanë gjetur pa ndjenja dhe e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Lushn-jës, por pa rezultat.

M.Troka

Vetëhelmohet me fostoksinë, njësoj si kishte bërë e shoqjaLUSHNJË/ Një 60-vjeçar nga Lushnja ndërroi jetë dje, gati një vit pasi kishte mbetur i ve

Asgjësohet kanabis, policia kërkon pronarët Gjirokastër

Policia lokale ka asgjësuar 888 rrënjë bimë narkotike në dy aksione të ndryshme

në rrethin e Gjirokastrës. Kontrol-li u ushtrua në fshatin Kordhocë të Komunës së Lazaratit dhe në Komunën Cepo, 3 dhe 10 kilo-metra larg qytetit të Gjirokastrës. Aksionet në kuadër të operacionit “Era e Jugut” janë finalizuar në fshatin Kordhocë me asgjësimin e 428 rrënjëve bimë narkotike, ndërsa në Komunën Cepo janë

asgjësuar 460 rrënjë, që të gjitha të llojit kanabis sativa. Sipas poli-cisë, bimët varionin nga dy metra deri në tre metra lartësi. Në mo-mentin që policia ka shkuar për të shkatërruar këto bimë në këto parcela nuk është gjetur njeri, por specialistët e antidrogës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe provave materiale të gjetura kanë iden-tifikuar autorin dhe është bërë shpallja në kërkim e tij. En.Se.

Kanë qenë krismat e armës që kanë alarmuar efektivët e ndërhyrjes së shpejtë, nga ku disa policë kanë vrapuar në drejtim të vendit ku ishte kryer krimi

@23

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 AKTUALITET PER ME SHUME

www.gazeta-shqip.com

BLEDI GILAJ

Duket se Policia e Tiranës nuk do të ndalojë në luftën e saj deri në minimizimin

e aksidenteve rrugore. Veç ma-save të ashpra për drejtuesit e mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit, tashmë policia ka nisur edhe një fushatë sensibi-lizuese, duke informuar gjithë përdoruesit e rrugës për sjelljen e tyre të bazuar në ligj.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë bëri të ditur se dje ka or-ganizuar një fushatë sensibilizimi me synim uljen e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Kështu, drejtues të Policisë së Tiranës, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrulla e Përgjithshme u angazhuan duke përcjellë mesazhe dhe fl etëpalosje sensi-bilizuese në Rrugën e Kavajës, në kryqëzimin e Shkollës Teknologjike e shtrirë deri në Unazën e Re. Kjo fushatë sensibilizuese do të vazh-dojë edhe në të ardhmen, përkrah masave të marra për ndëshkimin e të gjithë kundërvajtësve në fushën e qarkullimit rrugor. Drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës, iu shpërndanë fl etëpalosje lidhur me shpejtësinë, drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe parkimet e gabuara. Me anë të tyre, Policia e Tiranës u ka kërkuar bashkëpunim për respektimin e dispozitave në fushën e qarkul-limit rrugor.

Policia rrugore, broshura për drejtuesit e mjeteveKrahas masave të ashpra për shkelësit, nis edhe fushata sensibilizuese

Gjithashtu, Policia e Tiranës po ndërmerr masa lidhur me sh-lyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga kundërvajtjet administrative. Vetëm dje, në Tiranë, janë pezul-luar 46 leje qarkullimi të mjetit. Në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë konstatuar dhe vendosur 1751 masa administra-tive, me vlerë 1.750.530 lekë. Gjithashtu janë pezulluar 19 leje drejtimi. Duke marrë shkas nga rritja e numrit të aksidenteve rrugore, Policia e Tiranës ka bërë edhe një herë thirrje për të gjithë përdoruesit e rrugës dhe kërkon mbështetjen e opinionit publik, në ndërgjegjësimin për të zbat-uar me korrektësi normat e sjel-

ljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.

Madje, dje, punonjëse të poli-cisë rrugore, apo të patrullës së përgjithshme kanë zhvilluar aktivitetin sensibilizues, sidomos me femrat që drejtojnë mjete. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për shoferët. Punonjësit e policisë kanë pasur në dispozi-cion dy broshura. Në njërën prej tyre kërkohej mirëkuptimi, ndërsa në tjetrën shpjegoheshin shkaqet kryesore të aksidenteve. “Në rrugët për përdorim pub-lik dhe veçanërisht në qytetin e Tiranës konstatohet si fenomen negativ ndalimi, qëndrimi dhe

pushimi i gabuar i mjeteve, i cili përbën pengesë për lirshmërinë në qarkullimin rrugor dhe është shkak për aksidente”, sqaronte policia në njërën nga broshurat e saj. Më tej, shpjegoheshin dispozitat e Kodit Rrugor, sipas neneve 155, 156 dhe 157, që fl asin përkatësisht për ndalimin, qëndrimin, push-imin e mjeteve dhe bllokimin e tyre. Ndërsa në broshurën tjetër shpjegohej se gjatë vitit 2009, në Qarkun e Tiranës, shkaqet krye-sore të ndodhjes së aksidenteve kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe përdorimi i pijeve alkoolike, duke analizuar edhe dispozitat për këto shkelje sipas Kodit Rrugor.

Aksidentet shkaktojnë edhe pesë të plagosur

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore e kryeqytetit ka regjistruar vetëm dy aksidente, por me pesë të

plagosur. Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës, ku janë plagosur rëndë katër persona, ndër të cilët dy shtetas grekë dhe motra shqiptare. Sipas të dhënave policore, specialistë të Hetimit të Aksidenteve, për këtë ngjarje kryen arrestimin në fl agrancë të shtetasit Enis Sadedin Yayla, 30 vjeç, lindur në Stamboll dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye, pasi rreth orës 23:45 të së mërkurës, në rrugën “Myslym Shyri”, në afërsi të degëzimit të tregut çam, duke drejtuar automjetin tip BMË, me targa TR 9500 P, ka devijuar rrugën nga një bllok betoni. Më pas është përplasur me një pemë. Si pasojë janë aksidentuar pasagjerët e mjetit, që janë motrat Elisa dhe Olta Mjekra, përkatësisht 25 dhe 21 vjeçe, si dhe grekët Janis Karathanasis, 27 vjeç dhe Dhionis Marinos, 37 vjeç. Të gjithë të dëmtuarit u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor i përbërë nga ekspertë, u kryen të gjitha veprimet hetimore e procedurale, nga ku rezultoi se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në autostradë. Sipas të dhënave policore, rreth orës 20:45, në autostradën Tiranë-Durrës, pikërisht pranë servil “Opel Noshi”, një mjet i paidentifi kuar ka aksidentuar këmbësorin Arif Roçi, 73 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se po punon për identifi kimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

Ble. Gi.

Policia e Tiranës po ndërmerr masa lidhur me shlyerjen e detyri-meve që rrjedhin nga kundërvajtjet admini-strative. Vetëm dje,në Tiranë, janëpezulluar 46 lejeqarkullimi të mjetit

24

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comSOCIALE

OSSH-ja ka nisur “sul-met” ndaj të gjitha in-stitucioneve shtetëro-re që nuk kanë paguar

faturat e energjisë elektrike. Ujësjellësit rezultojnë të jenë borxhlinjtë më të mëdhenj në disa zona të vendit. Borxhi që këto ndërmarrje u kanë filia-leve të OSSH-së paraqitet në shifra disa miliona lekë. Në këto kushte është urdhëruar ndërprerja e energjisë elektrike dhe për pasojë disa qytete kanë vuajtur mungesën e ujit të pi-jshëm. Ndërkohë që pushteti vendor pretendon se borxhet janë krijuar nga vonesat e xhi-rimit të fondeve nga qeveria për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike. Kështu vendimi i fun-dit i filialit të OSSH-së së Fierit ka lënë disa orë pa ujë qytetin, ndërkohë që dje ndërprerja e energjisë është bërë për një kohë të pacaktuar. Si shkak i ndër-prerjes së energjisë elektrike, pompat nga të cilat furnizohet me ujë gjithë qyteti i Fierit dhe disa rrethina të tij nuk kanë funksionuar e për pasojë, as komuniteti i qytetit të Fierit nuk ka marrë ujë.

Drejtori i Ujësjellësit të Fie-rit, Agim Plepi, i cili e ka gjetur ndërmarrjen që drejton me borxhe të mëdha ndaj OSSH-së, ka thënë se situata ka ardhur për shkak të mungesës së fondit të kërkuar për pagesën e faturave të energjisë. Plepi ka deklaruar se i është kërkuar OSSH-së ta shtyjë vendimin për një kohë të mëvonshme. Por, pavarësisht kërkesës së bërë nga drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, fi-liali i OSSH-së ka nisur kufizimet drastike me energji elektrike. Nuk jepet një afat i qartë sesa do të vijojë ndërprerja e ener-gjisë elektrike për të gjitha këto institucione, ndërkohë që nuk jepen garanci se kur do të nisin pagesat e faturave të prapam-betura. Kështu Fieri brenda pak ditësh do të jetë në krizë për ujin e pijshëm, ndërkohë që administrata shtetërore nuk do të shërbejë më, pasi institucio-net nuk kanë energji elektrike. Të njëjtat masa janë marrë dhe në Rrethin e Elbasanit. Ditët e fundit furnizimi me ujë të pi-jshëm ka zgjatur vetëm një orë në ditë. Shkaku mbeten faturat e pashlyera të Ndërmarrjes së Ujësjellësit- fshat ndaj filialit të OSSH-së të Rrethit të Elbasanit. Kjo e fundit ka ndërprerë në mënyrë të menjëhershme ener-gjinë elektrike për stacionet e pompimit që ndodhen në Cërrik dhe buzë lumit të Shkumbinit dhe për pasojë, rreth 150 mijë banorë prej ditësh nuk kanë pothuajse fare furnizim me ujë

Bashkia e Korçës: Do të padisim OSSH-nëOSSH: Pushteti vendor nuk ka paguar faturat për ndriçimin publik. Bashkia: Faturat afrofe janë të fryra

Në fshatin Frakull e Madhe, komuna me të njëjtën emër në Rrethin e Fierit, deri

në vitin 1997 ka funksionuar një repart ushtarak që sot njihet si ish-reparti i tankeve. Pranë godinës ndodhen disa tunele,ku përveç mjeteve motorike luftara-ke kanë qenë të depozituara edhe municione të ndryshme. Mbetjet e këtyre të fundit kanë alarmuar banorët e zonës, të cilët i janë rikthyer ruajtjes së kësaj godine si në vitin 1997, për shkak të mbrojtjes nga ndonjë shpërthim i mundshëm. Ata thonë se kanë kërkuar ndihmë nga institucio-ni i Prefektit të Fierit, por deri më sot përveç një inspektimi të Ministrisë së Mbrojtjes, asgjë nuk është kryer mbi këtë repart. Novruz Aliaj për shumë vite ka qenë roje i magazinave të këtij reparti. Ai shprehet për gazetën se municionet e depozituara në tunelet pranë repartit të tankeve kanë qenë të ndryshme dhe në sasi të mëdha. “Municionet nuk janë larguar të gjitha. Ka mbetje të shumta në sipërfaqen pranë tune-leve, repartit dhe të gjithë grykës së kodrave ku ndodhet ish-reparti i njohur i tankeve”, thotë Aliaj. Ai ka renditur një seri municionesh

Bashkia e Korçës kërcënon se do të padisë Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes për lënien e

qytetit pa ndriçim publik për disa ditë rresht. Sipas pretendimeve që vijnë nga pushteti vendor bëhet fjalë për një faturim afrofe të energjisë për ndriçimin e qytetit dhe jo për një borxh të prapambetur, siç deklarohet nga ana e OSSH-së. Por konflikti thellohet më tej kur sipas bashkisë kjo e fundit do t’i drejtohet tashmë gjykatës për të zgjidhur “ngërçin” me operatorin e shpërndarjes së ener-gjisë elektrike. Prej tri ditësh, qyteti është zhytur në errësirë pasi të gjitha bulevardet si dhe rrugët kryesore

e dytësore kanë mbetur pa energji elektrike. Pas një urdhri të OSSH-së në të gjitha kabinat janë ulur çelësat deri në shlyerjen nga bashkia të një detyrimi të prapambetur prej 10 milionë lekësh. Por me heqjen e ndriçimit kanë nisur edhe ankesat e para nga qytetarët, të cilët preten-dojnë se situata është tepër e rëndë, sidomos në rrugët dytësore, ku për shkak të territ mund të sulmohen nga grabitës që mund të përfitojnë nga errësira e plotë. Nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka pohuar se zgjidhja për situatën e krijuar do të gjendet në rrugë gjyqë-sore, pasi OSSH-ja që prej tre muajsh

faturon fatura afrofe. Nga ana e tij Operatori i Sistemit të Shpërndarjes pretendon se Bashkia e Korçës, që prej tre muajsh, nuk paguan faturat për konsumin e energjisë elektrike që përdoret për ndriçimin e mjediseve publike të qytetit dhe për këtë arsye është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Por nënkryetari Sotiraq Filo këmbëngul se nga ana e OSSH-së po abuzohet me bashkinë. “Kemi kër-kuar ta zgjidhim këtë çështje me Ope-ratorin e Sistemit të Shpërndarjes, por tratativat kanë qenë të kota. Pas disa përpjekjeve për të zgjidhur në mirëkuptim këtë mosmarrëveshje për faktin se në muajt e fundit faturat

që i kanë ardhur bashkisë kanë qenë afrofe, më në fund ne kemi vendosur t’i drejtohemi gjykatës për të kërkuar të drejtën tonë. OSSH-ja ka detyrimin të vendosë matës në kabinat elektrike që furnizojnë me energji ndriçimin e qytetit, por në mungesë të këtyre matësve na faturon ne si bashki të gjitha humbjet në rrjet, në vlera që ne kemi përllogaritur se tejkalojnë ato të konsumit të energjisë” tregon nënkryetari. Më tej ai ka shtuar se me dërgimin e çështjes në gjykatë, Bashkia e Korçës do të kërkojë edhe kthimin e vlerave financiare të ven-dosura aforfe nga ana e OSSH-së.

J.Dhimitri

Mbetjet e armatimeve, rrezik për banorëtFshatarët e Frakullës kërkojnë zgjidhje për ish-repartin e tankeveFier

që më parë kanë qenë në këtë re-part, mbetje të të cilave dyshohen se ekzistojnë edhe sot.

“Një nga tunelet ka qenë i mbushur me lëndë plasëse të fuqishme të llojit tritol. Këtu ka pasur të depozituara edhe gra-natahedhëse, predha kundërtank dhe fishekë të të gjithë kalibrave. Mbetje të tyre, pas shpërthimit

të reparteve në vitin 1997, kanë rënë në territorin përqark, duke na rrezikuar edhe sot”, ka shtuar Aliaj. Ndërkohë që i janë rikthyer ruajtjes së tij edhe tre vitet e fun-dit, pasi një zjarr i rënë në vitin 2006 ka bërë që zona në fjalë të përfshihej nga shpërthimet e për pasojë të alarmohej i gjithë ko-muniteti. Ma.Tr.

të pijshëm. Vetë drejtori i Ndër-marrjes së Ujësjellësit–fshat, Ilir Balliu, ka shpjeguar dje se ndër-prerja e energjisë për afro gjithë pompat e furnizimit me ujë për gjithë fshatrat e Elbasanit dhe Bashkinë e Cërrikut, është një veprim i nxituar i OSSH-së.

“Ndërmarrja jonë mbetet debitore ndaj OSSH-së vetëm për këto tre muajt e fundit, për shkak se shteti nuk ka derdhur fondin rimbursues të energjisë elektrike për ujësjellësit, siç është parashikuar në ligj”, ka pohuar Balliu. Mësohet se shuma debi-

tore që Ujësjellësi i fshatit ka ndaj OSSH-së është rreth 60 milionë lekë. Ndërkohë ankesat e krerëve komunarë për mungesën e ujit të pijshëm në zonat e tyre është ashpërsuar nga ku priten edhe protesta të banorëve që e vuajnë këtë shqetësim. Sidoqoftë, kreu i

OSSH-ja than për ujë Fierin dhe ElbasaninPushteti vendor kërkon shtyrje të afatit të pagesave, pasi qeveria nuk e ka lëvruar fondin

Banorët e zonave rurale të Qarkut të Fierit ndihen të privuar nga shërbimi

shëndetësor. Disa mijëra banorë për një mjekim të thjeshtë plage duhet të nisen drejt qytetit të Fierit apo drejt spitalit më të afërt me fshatin e tyre. Të njëjtën gjë bëjnë dhe banorët e fshatit Çerven të Komunës Levan, por këta të fundit duke qenë pothuajse në të njëjtën distancë dhe me qytetin e Vlorës, shpeshherë i drejtohen spitalit të këtij qyteti. “Ne kemi një godinë urgjence në fshat, por siç e shikoni këtu dera është e mbyllur dhe asnjëherë nuk gjejmë infer-miere apo mjek. Mjekët i kam parë vetëm dy herë, megjithëse duhet të vijnë dy herë në javë”, na thotë Rizai, banor i këtij fshati. Banorët urojnë që të mos sëmuren, pasi duhet të udhëtojnë kilometra të tëra për të bërë një vizitë rutinë apo një injeksion të thjeshtë. “Jemi apo nuk jemi njerëz ne? Kemi apo nuk kemi shtet, se mesa duket ne

jemi të braktisur nga shteti. Nuk jemi ne shtetas të këtij vendi? Pse duhet të bëhet një përzgjedhje e tillë në kurriz tonë?”, thotë Ra-mizja, nëna e një adoleshenti që sapo kishte vrarë këmbën dhe nuk kishte ku ta mjekonte. Pranë Drejtorisë së Shëndetit Parësor në Fier ku emërohen dhe bëhet shpërndarja e të gjithë mjekëve në shkallë rrethi, shprehen se nëpër qendrat shëndetësore të zonave rurale është vendosur që shërbimi i mjekut të ofrohet dy herë në javë, ndërsa i infermierisë përditë. Por as ky shërbim nuk jepet për zonat rurale, duke detyruar që për një injeksion banorët të vijnë deri në Fier, duke përshkuar kështu kilometra të tërë rrugë. Zyrtarisht drejtues të Drejtorisë së Shëndetit Parësor Fier deklarojnë se do të ketë një rishikim të gjithë skemës së shpërndarjes së mjekëve dhe infermierëve për qendrat shën-detësore dhe spitalet.

Ma.Tr.

Bashkia e Bilishtit ka arritur të gjejë

një marrëveshje me OSSH-në dhe për pa-sojë uji i pijshëm është rikthyer në çezmat e qytetarëve. Banorët ki-shin tre ditë që vuanin thatësirën, për shkak se stacioni i pompave që furnizonte qytetin me ujë të pijshëm rezulton debitor ndaj filialit të OSSH-së. Sipas të dhë-nave nga kjo e fundit, debia e prapambetur arrin shifrën e 3.6 mi-lionë lekëve. Për rrje-dhojë OSSH-ja kishte urdhëruar ndërprerjen e energjisë elektrike, gjë që u pasua me ndër-prerjen e furnizimit me ujë të pijshëm.

Ju.Dh.

Rasti

Bilishti shuan etjen pas tri ditësh

Ujësjellësit për fshatin bën fajtor edhe drejtuesit e komunave dhe të Bashkisë së Cërrikut, të cilët aktualisht janë aksionerë të këtij ujësjellësi, por qëndrojnë indife-rentë ndaj problemeve me të ci-lat ballafaqohet kjo ndërmarrje.

M.Troka/B.Dybeli

Banorët e zonave rurale, pa qendra shëndetësore

Fier

shqip

25

@E PREMTE, 25 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comSOCIALE

KUOTAT BOSHNuk mund të llogariten në bazë të vijës së kuqe. Në sistemin meritë-preferencë nuk ka listë manuale, vijë të kuqe, renditje. Fituesi shpallet në bazë të pikëve dhe “skemës”

FORMULARI A3Mund të fl itet për një formular A3 vetëm në muajin tetor, atëherë kur APRIAL-i të japë raportin përfundimtar për kuotat e mbetura bosh, si pasojë e regjistrimeve

PROGRAMETMinistria e Arsimit, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e Maturës Shtetërore, do të vendosin për kuota shtesë, programe të reja dhe konfi gurimin e Formularit A3

FAZA E DYTËListat me fi tuesit e fazës së dytë janë në përpunim e sipër nga APRIAL. Në datën 25-26 ato do të jenë gati për t’u afi shuar në universitetet në të gjithë vendin

LORINA MIXHA

Studentët që presin me padurim vendet e mbe-tura bosh, pasi një pjesë e maturantëve fitues nuk

janë regjistruar, nuk duhet të mendojnë që janë fitues nëse aktualisht ndodhen poshtë listës.

Në rezultatet e pranimeve për universitet, sipas rregullave të reja të Maturës Shtetërore, nuk ka vijë të kuqe. E shpjeguar në fjalë të thjeshta, Agjencia e Pranimit të Rezultateve në Institucionet e Arsimit të Lartë, sqaron se lista nuk ngjitet nga poshtë lart, por edhe anash. Kjo në bazë të pikëve që ka përfituar secili maturant dhe “skemës” meritë-preferencë.

“Një bazë e re të dhënash krijohet menjëherë pas mbylljes së fazës së parë të regjistrimit. Programi kompjuterik shpër-ndan nga fillimi të dhënat në bazë të meritës dhe preferencës. Në këtë mënyrë nis gara për rishpërndarjen e dytë, vetëm në bazë të meritës dhe preferencës shpallen fituesit e fazës së dytë”, sqaroi drejtori i APRIAL-it, Frede-rik Shalsi. Sipas tij, ai që ka fituar në preferencën e parë mbetet fitues atje, fituesit e preferencës së dytë mund të mbeten aty ku ishin, por edhe mund të shkojnë në preferencën e parë. Kjo nëse kandidati për student ka pikë të mjaftueshme për t’u futur në ven-det e mbetura bosh. Në varësi të pikëve maturanti mund të shkojë në preferenca më lart.

Fituesit Fituesit e fazës së dytë llogari-

ten në bazë të vendeve bosh, sa pikë ka secili, lëvizja nga poshtë-lart, por edhe anash. Kështu, në këtë mënyrë, sipas kësaj skeme, nuk ka një vijë të kuqe e cila ndan fituesit dhe më pas të kryhet spo-stimi në bazë të vendeve bosh. “Lista mund të jetë me 100 fitues dhe mund të jesh i 101 në listë. Në fazën e dytë mund të jesh fitues, por edhe mund të mos jesh, sepse një tjetër mund të ketë preferencë më të lartë dhe del i pari në listë. Nuk ka lista manuale, nuk ka lista emërore, nuk ka renditje”, shpjegon Shalsi. Sipas tij, specia-listët e APRIAL-it do të punojnë intensivisht për të përgatitur listat përfundimtare dhe për të pasur gati në datë 25 shtator listat përfundimtare të fituesve të fazës së dytë. Pas shpalljes së listave përfundimtare, fituesit do të regji-strohen përfundimisht, bëhet fjalë për fituesit që regjistrohen për

Deklarata e rektorit të Universitetit të Vlorës ka ngjallur debate dhe di-

skutime mes stafeve akademike. Pas urdhrit të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, për të pranuar të gjithë studentët të cilët kanë fi-tuar në bazë të listave të APRIAL, pavarësisht se ata nuk janë lejuar

Frederik Shalsi: Fituesit nuk janë ata që ndodhen poshtë vijës, por ata që kanë pikët sipas meritës dhe preferencës

Formulari A3, shtesat dhe programet e rejaAgjencia e Pranimit të Rezultateve: Një rrjet i ri të dhënash për fituesit e listave të dyta

Kaçani: Rektori i Vlorës ka thyer ligjet

Mbetjet spitalore nuk digjen, ato gjenden kudo

Kryetari i Konferencës së Rektorëve vlerëson si antiligjore deklaratën e kreut të Universitetit të Vlorës

Shëndetësia: Ligji ngarkon vetëm Inspektoratin Mjedisor për të vënë sanksione

Deklarata

“Fiks Fare”

Ministri mbledh drejtuesit e universiteteve në vend Rektorët i qajnë hallet Tafajt. I papranishëm, rektori i VlorësMbledhja

Spitali Ushtarak siguroi një mijë litra naftë për të vënë në punë in-cileratorin për djegien e mbetjeve

spitalore. Pas denoncimit në “Fiks Fare” të mënyrës sesi mblidheshin dhe ku hi-dheshin mbetjet spitalore, nga Ministria e Mjedisit morëm konfirmimin se do të merreshin masa të menjëhershme. Për ta verifikuar shkuam prapë te “prodhue-sit” e këtyre mbeturinave nëpër spitale. Shefi i shërbimeve në Spitalin Ushtarak, z. Aziz Toska deklaroi dje se pas tran-smetimit të emisionit “Fiks Fare”, drejto-ria mori masa, duke furnizuar depozitën me 1000 litra, ndërkohë që është planifi-kuar që të furnizohet edhe me 6000 litra të tjera për të pasur një vazhdueshmëri në djegien e mbeturinave.

Madje sipas tij, ka filluar që të bëhet edhe ambalazhimi i rregullt i mbe-turinave sipas urdhrit që ka dalë nga drejtoria.

Për sa i përket personelit që mun-gonte për të vënë në punë incileratorin, edhe për këtë është gjetur një zgjidhje provizore. Personeli është caktuar pro-vizor. Për ta kryer këtë detyrë është caktuar një elektricist.

Ndërsa në spitalin e sëmundjeve të mu-shkërive, i njohur si Sanatoriumi, nuk ka ndryshuar asgjë. Kr-yetari i degës teknike në këtë spital, zoti Bu-jar Struga, konfirmoi dje për “Fiks Fare” se “realisht që nga momenti që ju e kini trajtuar gjendja nuk ka ndryshuar. Ne si institucion kemi marrë masa dhe kemi përgatitur ambientin dhe jemi në pritje të incileratorit nga jashtë”.

Për problemin e mbetjeve spita-

lore shkuam edhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, z. Gjergji Ndoja, shp-jegon se ekziston një rregullore e për-

bashkët mes Mini-strisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që përcakton kushtet e administrimit të mbetjeve spi-talore. Në bazë të kësaj rregulloreje kanë kryer edhe kontrolle dhe kanë konstatuar në disa

raste përfshirë edhe Spitalin Ushtarak, si dhe disa klinika të tjera nuk bënin tra-jtimin përkatës. “Për të gjitha këto raste ne kemi lënë procesverbale me detyra dhe afate”, thekson drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë.

Prej tij mësuam se Spitali Ushtarak kishte marrë përsipër dhe kishte lidhur kontrata me institucione të tjera për djegien e mbeturinave spitalore, në një kohë kur ai vetë nuk kishte incilerator për t’i trajtuar këto mbetje dhe t’i bënte të parrezikshme.

Por sipas zotit, Gjergji Ndoja, “ligji ngarkon vetëm Inspektoratin Mjedisor për të vënë sanksione”

Nga ana tjetër mbetjet spitalore, në kundërshtim me ligjet dhe standardet europiane, vazhdojnë të hidhen ku të munden.

Në Rregulloren Nr.6, datë 30.11.2007, “Për administrimin e mbetjeve spi-talore”, kreu III, “Trajtimi i mbetjeve spitalore”, pika “e”, thuhet se, mbetjet të jenë të etiketuar në mënyrë të du-kshme me simbolin ndërkombëtar të bio-rrezikshmërisë dhe me njoftime të rrezikut në dyer, porta ose mbulesa,

frigoriferë dhe kontenierë të tjerë që tregojnë përdorimin e magazinës për mbetje spitalore dhe se hyrja e perso-nave të paautorizuar është e ndaluar. Kjo Rregullore mbështetet në nenin 102 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18 të ligjit nr. 9010 “Për administrim mjedisor të mbetjeve të ngurta” dhe pikës 1 të nenit 27 të ligjit nr. 9537 “Për administri-min e mbetjeve të rrezikshme”.

Sipas ligjit Nr. 9010 “Për administrim mjedisor të mbetjeve të ngurta”, neni 18, “Përpunimi dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore” thuhet; 1. Përpunimi dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore kryhet nëpërmjet djegies në impiante të po-saçme. 2. Ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Mjedisit miratojnë rregulloren e përpunimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore, si dhe kriteret e rregullat për instalimin dhe funksionimin e impian-teve të djegies.

herë të parë, por edhe ata që do të lëvizin nga një fakultet në tjetrin. Pas regjistrimit përfundimtar, APRIAL-i merr listat e regjistrimit dhe përgatit një raport.

Formulari A3“Në këtë raport evidentohen

sa nuk janë regjistruar përfundi-misht dhe materiali dorëzohet pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, ministria vendos nëse do të ketë një formular A3 dhe çfarë konfigurimi do të ketë ai. Vendoset nëse do të ketë programe në varësi të kuotave shtesë, nëse do të ketë programe të reja dhe cili do të jetë numri i programeve që do të jetë pjesë e formularit”, sqaroi kreu i APRIAL-it. Sipas tij, këto janë di-skutime që do të shqyrtohen rreth datës 5 tetor. Në këtë kohë, kur agjencia ndodhet ende në përpu-nimin e të dhënave, maturantëve do t’u duhet të shohin me kujdes listat që mbajnë vulën e APRIAL-it dhe sipas njoftimeve periodike të Ministrisë dhe Agjencisë të jenë gati për të plotësuar të gjitha pro-cedurat e nevojshme.

Të dhëna

që të kryejnë regjistrimet, rektori i Universitetit të Vlorës ka thënë se do të mbyllë dyert e universi-tetit, deklaratë kjo e përshpejtuar dhe jo e menduar mirë, sipas kolegëve të tij. Dje në një takim me ministrin e Arsimit, kreu i Konferencës së Rektorëve, Jorgo Kaçani, u shpreh se deklarata e

rektorit të Universitetit të Vlorës është antiligjore. Kompetencat që i jep ligji një rektori nuk mund të përmbysen, duke thyer në mënyrë të tillë dy ligje njëkohë-sisht. Kryetari i Konferencës se Rektorëve, Jorgo Kacani, thekson se dekani i Universitetit të Vlorës ka shkelur jo vetëm ligjin e arsi-

mit të lartë, por edhe vendimin e qeverisë të miratuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha. Pas prote-stave të të rinjve që kërkojnë të regjistrohen, dekani ka deklaruar se do të mbyllë universitetin, një veprim që sipas Kaçanit bie në kundërshtim me ligjin. Debati për regjistrimin e studentëve të Vlorës tashmë është bërë më i tendosur. Senati i Universitetit të Vlorës vendosi pak kohë më parë të mos lejojë pranimin e maturantëve me mesatare poshtë 6 pikë. Ndërkohë që Agjencia e Pranimit të Rezulta-teve në Institucionet e Arsimit të Lartë ka shpallur fituesit në bazë të listës dhe llogaritjes së pikëve meritë preferencë. Studentët nuk u pranuan të regjistroheshin në universitetet pavarësisht urdhrit për t’i regjistruar nga ana e mi-nistrit të Arsimit. Pas protestave të shumta, Tafaj u uroi mirëse-ardhjen në auditorë studentëve fitues. Menjëherë pas kësaj dekla-rate, rektori i Vlorës deklaroi se do të mbyllë universitetin, deklaratë kjo që sipas Kaçanit është antili-gjore. L.Mixha

Ministri i Arsimit dhe Shkencës mblo-dhi dje në një takim 11 rektorët e të gjitha institucioneve publike të

arsimit të lartë. Tema të diskutimit të takimit të djeshëm zhvilluar në Ministrinë e Arsimit kanë qenë regjistrimet në universitete, in-frastruktura dhe investimet në këto institu-cione, por edhe çështje të veçanta, siç ishin miratimi i programeve të studimit dhe ak-reditimi i universiteteve. Në takim nuk ishte i pranishëm rektori i Universitetit të Vlorës, në mungesë të tij u paraqit zëvendësrektori i

UV-së. Ministri Tafaj, në takimin e tij të parë me rektorët, u angazhua për një mbështetje të ministrisë në punën e universiteteve. Ai u shpreh: “Ky është takimi ynë i parë i punës për fillimin e vitit të ri akademik. Sot u mblodhëm që të diskutojmë bashkë për disa probleme, që kanë të bëjnë me përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik, mbështetja që ju duhet nga ana e MASH-it, për problemet e regjistrimeve të studentëve, sigurisht edhe për të vendosur së bashku edhe për kalenda-rin e vitit të ri akademik. Bashkë ne kemi një

rrugë të gjatë për të bërë, për të realizuar disa reforma të rëndësishme në këtë sektor jetik për Shqipërinë, siç është arsimi i lartë pu-blik.” Nga ana e tyre, krerët e universiteteve publike në vend siguruan bashkëpunimin e ngushtë e institucional me MASH-in për realizimin e reformave në arsimin e lartë. Ata kërkuan një konsultim më të gjerë me universitetet, por edhe aktorë të tjerë të in-teresit, me qëllim hartimin dhe zbatimin e plotë të direktivave të MASH-it dhe qeverisë në këtë fushë. L.Mixha

27

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comBOTE

Obama në OKB: Rezolutë për një botë antibërthamore

Materiali, që nuk ka fuqi detyruese, miratohet njëzëri nga vendet e Këshillit të Sigurimit

Mjekësi Por, për t’u hedhur në treg, do të duhen ende disa vjet dhe një vazhdim i studimit

Arritja: Gjendet vaksina që do të parandalojë SIDA-n Për herë të parë, një vaksinë

eksperimentale ka paranda-luar infektimin me virus të SIDA-s, çka përbën edhe një ngjarje të jashtëzakonshme për mjekësinë. Dështimet e njëpasnjëshme në punën shkencore kishin çuar në njëfarë humbjeje shprese në lid-hje me zbulimin e një vaksine të tillë shpëtimtare. Sipas OKB-së, ky ishte një rezultat i shkëlqyer që fuste një “dritë shprese” në fushën e kërkimeve të gjetjes së vaksinave, edhe pse sipas kërkue-sve do të kalojnë disa vjet para se një vaksinë të jetë e gatshme për t’u përdorur në masë. Kjo

vaksinë është një kombinim mes dy vaksinave të mëparshme që rezultuan të pasuksesshme dhe është eksperimentuar te disa vullnetarë në Tajlandë. Edhe pse bëhet fjalë për një përfi tim mod-est, për shkencëtarët është hera e parë që mund të thuhet se ka shpresa shumë të mëdha për të ardhmen në këtë drejtim. SIDA është një nga sëmundjet më të rënda të dhjetëvjeçarëve të kalu-ar. Sipas statistikave, çdo ditë me këtë sëmundje infektohen 7500 njerëz në të gjithë botën dhe vetëm në vitin 2007 kanë humbur jetën 2 milionë njerëz.

Rezultatet e kërkimit të fundit kanë vërtetuar gjithë deklaratat e skeptikëve se një vaksinë e tillë ishte e pamundur për t’u krijuar dhe për t’u vënë në shërbim të njerëzve të sëmurë. Bëhet fjalë për një studim të ndërmarrë prej kohësh nga shkencëtarët dhe që ka pasur deri më tani një kosto prej 100 milionë dollarësh. Detaje më të hollësishme për këtë vaksinë do të jepen në tetor në Paris. Që nga viti 1983, kur u identifikua SIDA si sëmundje seksualisht e transmetueshme, kjo ishte përpjekja e tretë e për-masave të mëdha që është bërë

për të gjetur një vaksinë. Puna ka qenë e madhe dhe shpesh-herë zhgënjyese, por më në fund është arritur një rezultat që jep një shpresë shumë pozitive për të ardhmen. Prodhimi në masë i vaksinave dhe shpërndarja e tyre do të diskutohet mes qe-verive të vendeve të ndryshme, por ndërkohë do të ndërmerren edhe hapa të reja për të vazh-duar studimin dhe arritjen e një rezultati fi nal në një kohë sa më të shkurtër. Studimi është bërë në Tajlandë, që është një nga vendet me numrin më të madh të të infektuarve në botë.

Kë s h i l l i i Si g u r i m i t t ë Kombeve të Bashkuara, në një takim të kryesuar

nga Presidenti amerikan, Obama, ka aprovuar njëzëri një rezolutë që parashikon një botë pa armë bërthamore. Në këtë rezolutë i bëhet thirrje të gjitha vendeve për t’i dhënë fund armëve bërtham-ore, edhe pse në të nuk për-mendej Koreja e Veriut, vend që Perëndimi e konsideron si rrezikun kryesor bërthamor. Megjithatë Presidenti francez, Sarkozi, dhe Kryeministri britan-ik, Braun, bënë thirrje për ndër-marrjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, i cili nuk i ka marrë parasysh kërkesat e OKB-së për të ndaluar përpjekjet bërthamore. Obama dhe liderët e tjerë morën pjesë në një sesion që ka zgjatur dy orë rresht dhe ishte hera e parë që një President amerikan drejtoi një sesion të tillë të Këshillit të Sigurimit që nga viti i krijimit të tij që është 1946. Sa i përket takimit të krerëve të shteteve, për Këshillin kjo ishte hera e pestë që bënte bashkë krerët e vendeve përfaqësuese dhe e parë në të cilin një takim i tillë përqendro-hej plotësisht dhe ekskluzivisht tek armët bërthamore dhe çar-matimi. “Unë e kam kërkuar një takim të tillë në mënyrë që ne të fl asim për një çështje të tillë të rëndësishme në një nivel kaq të lartë përfaqësimi, për një çështje që është themelore për jetën e njerëzve dhe të kombeve vetë”, ka thënë Obama. “Ky institucion është themeluar në agim të ep-okës bërthamore pjesërisht dhe duhet që të kryejë funksionet paqësore për të cilat u krijua”. Sipas Obamës, viti i ardhshëm do të jetë shumë kritik në përcakti-min e përpjekjeve për të ndalur përhapjen dhe përdorimin e armëve bërthamore”. Rezoluta e formuluar nga Shtetet e Bash-kuara të Amerikës bën thirrje për “përpjekje të mëtejshme në sferën e çarmatimit bërthamor për të pasur një botë pa armë bërthamore”. Kësisoj ajo i kërkon të gjitha vendeve që nuk kanë nënshkruar Traktatin e Armëve Bërthamore të vitit 1970 që ta bëjnë sa më shpejt një gjë të tillë. Kritizerët e rezolutës thanë se ajo dështoi në përfshirjen e kushteve detyruese ndaj vendeve që nuk janë dakord me një masë të tillë. Sipas disave ajo nuk ka bërë asgjë konkrete për të nisur procesin e çarmatimit. Të 5 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania dhe Franca kanë bomba bërthamore. Në rezolutë

nuk përmenden emra konkretë të vendeve me armë bërthamore për të shmangur keqkuptime të ndryshme, por Braun dhe Sarkozi kanë bërë thirrje për ndërmarrjen e sanksioneve të ashpra ndaj Iranit dhe kundërshtisë së tij për të bashkëpunuar me autoritetet ndërkombëtare në lidhje me ambicien bërthamore. Sipas diplomatëve dhe analistëve, ven-dimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të organizuar këtë takim nënvizon në zhvendosje të madhe në çështjet e çarmatimit të ndërmarrë nga administrata e Obamës gjithmonë krahasuar me politikën e Presidentit Bush. Ish- presidenti ka zemëruar va-zhdimisht vendet anëtare të marrëveshjes kundër armëve bërthamore për injorimin e plotë që i ka bërë zotimeve për çarma-tosje. Rezoluta kërkon që “shtetet e tjera” jashtë marrëveshjes, t’u bashkohen përpjekjeve për t’u çarmatosur në mënyrë që bota të shndërrohet në një vend pa armë bërthamore. Shtete që nuk përmenden në këtë rezolutë janë India dhe Pakistani të cilat nuk e kanë shkruar marrëveshjen e sipërpërmendur, por dihet që janë fuqi bërthamore dhe Izraeli që as e ka pohuar, as e ka mohuar faktin që ka armë bërthamore, edhe pse besohet se ky vend ka një arsenal të jashtëzakonshëm armësh. Sa për Korenë e Veriut, një tjetër vend problematik që ka armë bërthamore, ky vend u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2003 dhe bëri provën e saj të parë bërthamore në vitin 2006 dhe një tjetër në fi llim të këtij viti. Rezolu-ta i bëri thirrje vendeve anëtare të OKB-së që të ratifi konin mar-rëveshjen që ndalon ndërmarrjen e provave bërthamore.

Shtetet e Bashkuara Arsenali: 5200 koka bërthamore, prej të cilave një pjesë janë strategjike e një pjesë jo. Sipas një marrëveshjeje të vitit 2002 mes Rusisë dhe SHBA, të dyja vendet duhet që ta reduktojnë arsenalin e tyre në 1700 koka bërthamore deri në vitin 2012. Në fjalën e tij në Pragë këtë vit, Obama tha se qëllimi afatgjatë i vendit të tij ishte zhdukja e plotë e armëve bërthamore nga vendi i tijRusia: Mendohet të ketë 14000 armë bërthamore, edhe pse nuk ka një shifër të qartë, sepse nuk ka një shifër zyrtare Franca: Mendohet se ka 300 koka bërthamore Britania e Madhe: Në arsenalin e saj ka 200 armë bërthamore strategjike dhe disa nëndetëse bërthamoreKina: 400 armë bërthamore strategjike dhe taktike dhe shumë material për të prodhuar një numër të madh armësh.

Fuqitë bërthamore (zyrtare)

Obama dhe liderët e tjerë morën pjesë në një sesion që ka zgjatur dy orë rresht dhe ishte hera e parë që një President amerikan drejtoi një sesion të tillë të Këshillit të Sigurimit që nga viti i krijimit të tij, që është 1946

Izrael Fakt i rrallë për një vend ku politikanët janë të paprekshëm nga drejtësia

Ish-kryeministri hebre, Olmert, para gjyqitPër herë të parë, si i akuzuar për korrupsion

Sot, ish-kryeministri izrael-it, Olmert, do të dalë para

gjykatësve në një çështje të ngri-tur kundër tij në lidhje me akuzat për korrupsion. Kjo është hera e parë që një ish- kryeministër ndodhet në pozita të tilla. Një vit pas skandalit që e detyroi që të tërhiqet nga detyra, Olmert pritet që të mohojë akuzën për

mashtrime ndaj një fondi për handikapët mendorë dhe një memoriali për Holokaustin. Ai

ka refuzuar edhe akuza të tjera të ngritura në adresë së tillë, përfshi shmangien nga taksat.

Në këtë gjyq, pritet që të mar-rin pjesë 280 dëshmitarë dhe të hidhet dritë ndaj sistemit të

korrupsionit në Izrael që vitet e fundit është lakuar si i përmasave të jashtëzakonshme. Deri tani dy ministra janë futur në burg për korrupsion, ndërkohë që ish- presidenti i vendit, Moshe Kasav, ndodhet në një gjyq për akuzën e përdhunimit. Kjo masë ndaj Olmertit bëhet edhe për t’u treguar njerëzve që kultura e de-ritanishme e mosdënimit të poli-tikanëve ka fi lluar që të ndryshojë. Aktualisht edhe ministri i Jashtëm hebre, Lieberman, ndodhet nën hetime për mashtrime, mitë-marrje dhe pastrim parash. Por ndërkohë akuzat dhe dalja para gjyqit e njeriut që ishte vetëm pak kohë më parë më i fuqishmi në vend është një fakt me të vërtetë i ri në një vend si Izraeli, në të cilin liderët politikë janë konsideruar gjithmonë me imunitet dhe të paprekshëm nga çdo lloj akuze apo vënie në vend të drejtësisë.

Në këtë gjyq, pritet që të marrin pjesë 280 dëshmitarë dhe të hidhet dritë ndaj sistemit të korrupsionit në Izrael

28

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009 KULTURE

Shkëlqimi dhe rënia e një festivali

Gjirokastra

stivale madhështore, të një kulture gjithë popullore, që i dhanë emër në të gjithë botën, kulturës së kombit. Shumë mje-shtër të artit botëror, që patën parë ato festivalet e Gjirokastrës, janë shprehur të mrekulluar për nivelin e lartë artistik të kulturës së popullit tonë. Mjaft studiues të artit nga Anglia, Gjermania, Franca,

FAIK ISLAMI BAFTJAR DOBI

Në vitin 1967 u vendos që të niste puna për përgatitjen e një ceremonie të tillë, ku në mënyrë masive grupe nga të

gjitha krahinat dhe viset shqiptare të konkurrohej para një publiku të gjerë. Në tetor të vitit 1968 u shpall vendimi për organizimin e Festivalit Folklorik në Gjirokastër. Ceremonia festive, apo si u emërtua Festivali i Gjirokastrës, u pa si oguri më i madh për gurrën popullore. I organizuar në mënyrë të përsosur prej shtetit, i cili kishte aftë-sinë të mobilizonte masën e madhe të artistëve, këngëtarëve, kërcimtarëve, poetëve dhe shkrimtarëve, për një art popullor të paparë, festivali i parë u shfaq si manifestimi më i madh kom-bëtar i artit dhe kulturës. Festivalet e zhvilluara në Gjirokastër, në ato vite, ishin me të vërtetë masive. Në fazat eliminatore angazhoheshin mbi 70 000 veta me këngëtarë e artistë të të gjitha gjinive të artit. Prej kësaj përzgjedhjeje, dilte një përfaqësim numerik artistësh, prej 2200 vetash. Jo më kot nga festivali i parë tek i pesti, vetvetiu doli ideja që solli për emër “Hedh valle e gjithë Shqipëria”. Sepse në Gjirokastër bëhesh festivali, por merrte pjesë me këngët e trevës, qysh një vit përpara, për të përfaqësuar artin që kishte tradita e cilësdo zonë të Shqipërisë. Pra ishte me të vërtetë e gjithë Shqipëria në ato këngë. Fitnete Rexha nuk ishte prej Gjirokastre, por në të dymbëdhjetë vargjet e këngës së

saj, “Gjirokastra Jonë”, që nis me fjalët e zemrës së saj, prej artisteje të paarrirë shprehej: “...Gjirokastra në shpat mali/ Guri shekullor”…. Po kështu emocio-nuese dhe të çimentuara në memorien historike të gjithë popullit janë këngët e grupeve të Ersekës “...Hajt të vemi në ato male/ mbushur trëndelinë…”; të Krujës e Përmetit “…Dy kala porsi dy motra”; të djep kulturës tropojane si: “Për herë të parë veshur nuse/ Në Gjirokastrën Gjeraqinë/ Dil moj nanë, krushqit po vijnë”. Këngë kjo me dymbëdhjetë var-gje të mrekullueshme, që ngriti peshë tërë spektatorët e shumtë të tribunës madhështore, rrethuar prej shpatul-lave të Malit të Gjerë. Nuk mungojnë edhe këngët e kënduara për Atdheun, punën në kuadrin e sistemit, jetën dhe ashtu me vështirësi, apo dhe për heronjtë e të gjitha kohërave, si respekt dhe mirënjohje për veprat e tyre, por që edhe të mbeten ato të freskëta në memoriet e brezave, që këtij popullit të vogël nuk i kanë munguar kurrë. Kanë kaluar shumë vite, por kënga e “Çelo Mezanit”, “Janinës ç’i panë sytë”, kënga e “Selam Labit”, “Mbeçë more shokë mbeçë/ Përtej Urës së Qabesë, Selam mi bëni nënesë...!”, e ta pavdekshmit nga Skrapari, bilbili i këngës, Demir Hyska dhe një mori këngësh të tjera, u kthyen gati në himne. Aty mori rrugën e njohjes nga e tërë bota e kulturuar, perla jonë kombëtare, polifonia. Nuk është e rastit që Gjirokastra jonë, e mbetur aty ku ka qenë në shekuj, në “Shpat Mali” është ndër qytetet e rralla në të gjithë botën që të ketë aq shumë këngë për të dhe ma-dhështinë e saj, në traditë, në kulturë, në pritje e përcjellje, në nikoqirllëkun, në vlerësim të artit e kulturës, të së bukurës dhe në kontributet e mëdha për çështjen kombëtare. Nisën nga Gjirokastra ato fe-

Italia e Greqia, shkrimtarë, artistë, mu-zikologë dhe historianë janë shprehur: “Çfarë do të donte më shumë një komb se sa të shikojë këtë festival kulture?!”. Drejtoresha e Institutit Meksikan të Kulturës, Selia Gorsia Gorduja, pasi pa një nga festivalet e Gjirokastrës është shprehur: “Qyteti i Gjirokastrës është

për mua një vend i mrekullueshëm për të realizuar festivale folklorike. Unë jam e emocionuar dhe shumë e lumtur që takoj me këtë rast një popull, i cili këndon me shpirt e krenari këngët e tij”. Mjafton të sjellim në kujtesë të lexuesve, se ishte ajo kohë dhe jehona e atyre fe-stivaleve, që na dha Europa e kulturuar

“Gjerdanin e Artë”, në Dizhon. Sot nuk marrim dot asnjë gjerdan prej leckash pa le më të artë. Janë të asaj kohe poli-fonitë, që emigrantët tanë shpërndarë në të gjithë botën, e ndërsa sot e kësaj dite i dëgjojnë ato këngë polifonike të atyre viteve, gjatë hapjes së emisioneve televizive të kanaleve prestigjiozë, si në atë të Toronto, Kanada, të Hanoverit, Gjermani e plot stacione të tjera në botë. E gjitha kjo nuk është “rrëshqitje” në narcizizmin e vetëmburrjes, por një realitet kulturor i arrirë mjeshtërisht, prej artit tonë popullor pikërisht në atë sistemin e kaluar. (Të mirat nuk mund të mohohen!) Mjerisht i lënë të myken nga sistemi i ri. Kjo padyshim është çështje botëkuptimi, është problem niveli kul-turor, i drejtuesve të shtetit, posaçërisht i ministrave të “Kulturës” në këto vitet e pluralizmit. E themi këtë se u bënë kaq vite që Gjirokastrës i mungojnë këto festivale. U fol për ta bërë një në vitin 2000, pastaj u shty për në 2004. Nano “gjinakastraliu”, pat vendosur ta bënte një në 2008, por nuk i hapi udhë 2005. Pango... “gjinakastraliu” meqë viti 2008 përkoi me përvjetorin e Enver Hoxhë “diktatorit”, e shtyu për në 2009, por nuk e lanë “mbërtheckat”. Priti dhe pret ako-ma Gjirokastër zonja. Atje ku ka qenë, në shpat mali, ku e la e pavdekshmja Fitnete Rexha. Gjirokastra është po aty ku ka qenë, në madhështinë e saj, në shpat mali e mbrojtur prej shpatullave me gurët shekullorë të Malit të Gjerë. Që andej shikon me sytë e saj gjigantë, se si “Turbo Folku” i guraxixave të kohës tenton të bastardojë perlën polifoni. Por

isos me grykët të azgënëve të polifonisë nuk arrin t’ia thyejë origjinalitetin një kulturë “e re”, por që nuk është kurrsesi origjinale. E para është e pavdekshme, e dyta harrohet sapo dëgjohet një e dytë. E para, polifonia ka mahnitur botën, e dyta po e shurdhon botën. Me folke dhe instrumentet zhurmëmëdha dëm-tohet origjinaliteti i një arti që ka kohë i vendosur në thesarin e artit botëror prej UNESCO-s. Por le t’i kemi që të dyja xhanëm! Me këto lloj fest folkesh të organizuara, si për inat të Gjirokastrës, nuk brengoset kjo nënë aq e madhe, por asaj i vjen keq për derexhenë ku katandisën ministrat e Kulturës së këtij vendi. Me këtë frymë nihiliste dhe me këtë ecuri në kulturë, zor se do ta ketë fatin ndonjë ministër Kulture të marrë së paku një fletë lavdërimi a mirënjohje, pa le më Gjerdan të Artë. Do të uronim që ministri i ri i Kulturës, Ferdinand Xhaferi, të distancohej nga puna e pakulturuar e ish-paraardhësve të vet dhe të mund ta shpinte polifoninë edhe përtej. “Pusit të Sulejmanit e Çelo Mezanit”! Gjirokastra pret aty, ke Sheshi i Çeços, “Bashteja e Teqesë”, Pallati i Sportit apo tek kryeshe-shi, “Mbi Kala” që të gjëmojë polifonia, të ecë përpara dhe të pasurohet më shumë historia e artit popullor, edhe pse në këtë stad zhvillimi, realitetet mund të sjellin më shumë këngë të stilit “Trinos” (ligjërime, vaje). Por kur e mira nis të ecë nga gjiri i popullit buis mirësia për këngë gëzimi, shprese, dashurie, jete. Duhet vazhduar ritmikisht tradita e Festivalit të Gjirokastrës, sepse të gjithë i kemi borxhe kulturës së kombit, vetë Gjirokastrës... Arti që vërshoi në ato tribuna festivalesh nuk ishte arti i Enver Hoxhës dhe shumë pak për të, por i të gjithë popullit. Do ta uronim me këtë rast ministrin e ri të Kul-turës që ta fillonte punën me kulturën, nga Gjirokastra. Atje, në atë shpat mali!

PJESËMARRJAFestivalet e zhvilluara në Gjirokastër ishin me të vërtetë masive. Në fazat eliminatore angazhoheshin mbi 70 000 veta me këngëtarë, artistë të të gjitha gjinive të artit. Prej kësaj përzgjedhjeje dilte një përfaqësim numerik artistësh, prej 2200 vetash

Nga Gjirokastra nisën ato festivale madhështore, ku u shpërfaqën vlerat më të mëdha të kulturës sonë popullore, kulturës së kombit. Shumë mjeshtër të artit botëror, që patën parë ato festivale masive të Gjirokastrës, janë shprehur të mrekulluar për nivelin e lartë artistik të kulturës së popullit tonë

Veprimtaria

Ansamblet e Tiranës, surprizë në kalanë e Gjirokastrës

Nata e parë e Festivalit Folklorik, në skenë Korça, Kosova e Tirana

Kur në ambientet e kinema “Agi-mi” në kryeqytet u zhvillua prezantimi i vlerave folklorike,

me të cilat Qarku i Tiranës do të pre-zantohet në festivalin folklorik kom-bëtar “Gjirokastra 2009”, specialistët e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike i habiti jo vetëm prurja e një materiali të bol-lshëm dhe autentik, interpretimi i për-kryer, por edhe prezantimi i grupeve të këtij qarku të organizuar në ansamble artistike. Ky prezantim me ansamble të konsoliduara është dëshmi pozitive e një vlerësimi nga ana e strukturave të qeverisjes vendore për trashëgiminë shpirtërore, që ka për qëllim jo vetëm përfaqësimin një herë në 4-5 vjet në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, por

për një organizim të qëndrueshëm e të përhershëm të potencialeve kulturore të këtyre zonave me një pasuri e larmi të jashtëzakonshme folklorike. Sipas të dhënave që ka gazeta e festivalit, Qarku

i Tiranës, përfshin në grupin e tij kon-kurrues ansamble folklorike me emër si ai i Dajtit, Prezës, Kavajës, Petrelës, Zallbastarit, Kërrabës e të tjerë. Nga ky grup pritet një performancë e përkryer nga pikëpamja artistike, një program i pasur dhe me një kostumografi tra-dicionale në elemente, por të re e të bukur në pamje. Mësohet se koreografi i njohur, prof. dr. Ramazan Bogdani është udhëheqësi artistik i grupit të Qarkut të Tiranës. Para nisjes për në Gjirokastër, Tahsim Mema, kryetar i Këshillit të Qarkut, na bën të ditur se është bërë një punë e madhe nga ana e drejtuesve, për një përgatitje maksi-male për këtë festival. Veç Ansamblit të Tiranës, dje në mbrëmje në natën e parë të festivalit u ngjitën edhe grupi i Korçës, si edhe ai i Kosovës. En. Se.

VLERËSIMETEuropa e kulturuar “Gjerdanin e Artë”, në Dizhon. Sot nuk marrim dot asnjë gjerdan prej leckash pa le më të artë... Kjo padyshim është çështje bo-tëkuptimi, është problem niveli kulturor, i drejtuesve të shtetit, posaçërisht i ministrave të “Kul-turës” në këto vitet e pluralizmit

shqip

29

@E PREMTE, 25 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Vënia në skenë e operës së Gounod “Mireille” lajmëron kthim të tradicionales në Operën e Parisit. Inva Mula e këndoi shkëlqyeshëm: zëri kishte amplitudën e duhur, fokus të këndshëm, si dhe një shpërfillje pikante që tingëllonte këndshëm në operën franceze

“Mirreille”, një triumf për Inva MulënN

icolas Joel, i cili mori drejtimin e Operës Kombëtare të Parisit në gusht, e ka përu-ruar drejtimin e ri javën e shkuar me një produksion të ri, operën “Mireille” të

Gounod. Kjo operë e këndshme dhe e thjeshtë, e vendosur në Provence, duket se është një meka-nizëm i menduar për të bërë një paraqitje artistike, njëkohësisht edhe një zgjedhje për të punuar, një stil që duket se do të shënojë edhe një shkëputje nga drejtimi i mëparshëm provokativ i paraardhë-sit të zotit Joel, Gerard Mortier. “Bota u kthye paksa kokëposhtë”, shkruan “Le Monde”, duke theksuar se opera “konservative” Metropolitan Opera, në çeljen e sezonit të kësaj jave zgjodhi për të vënë në skenë “Toskën”, nën drejtimin e zviceranit të guximshëm Luc Bondy, ndërkohë që Opera e Parisit prezantoi një produksion që vet zoti Joel e konsideroi si një “shkëputje nga operat e dala mode”. Zoti Mortier, i cili vendosi të vazhdonte karrierën e tij në Madrid në vend të Operës së Nju Jorkut, ka ngjallur disa herë debate, përfshirë këtu edhe diskutimet e tij mbi kompozitorët e operave. Duke mos qenë admirues i Puçinit apo Shtrausit, Mortier e ka cilësuar Gounod si një kompozitor të muzikës së keqe, i cili nuk meritoi një vend në

Festivalin e Salsburgut, ndërsa kompozitori i “Ro-meo dhe Zhulieta” ishte atje në 2008-ën. Zgjedhja e zotit Joel për të hapur sezonin me një opera që përgjithësisht, artistikisht konsiderohet një shkallë më ulët se “Romeo”, tingëllon si një qortim ndaj paraardhësit të tij. Bazuar në poemën epike të Fre-deric Mistral të vitit 1861, “Mirèio”, e cila qarkulloi gjerësisht në Francë si një botim dygjuhësh, “Mi-reille” tregon historinë e një vajze fshati, Mireille, e cila pasi mëson se i dashuri i saj Vincent është plagosur rëndë, përshkon pllajën e thatë Crau nën një diell të zjarrtë dhe vdes në krahët e tij.

“Mireille” nuk u prit shumë mirë në premierën e parë të saj në vitin 1864 në Teatrin Lirik, dhe që atëherë ka njohur vetëm pak popullaritet, pavarësisht disa sukseseve në fillim të 1930-ës në Operën Komike, me një variant të kompozitorit të muzikës së lehtë Reynaldo Hahn. Prodhimi aktual është Opera e Parë. Dobësitë e operës mund të dallohen me lehtësi. Gounod rrallë e mbërthen dëgjuesin pas ngjarjeve të dramës dhe kur personazhi i Mireille nuk është në skenë, pjesa tjetër zgjon pak interes për publikun. Akti i tretë, nga pesë që ka kjo operë, në të cilin Mi-reille refuzon me një sfurk tridhëmbësh atë që plagosi të dashurin e saj, tingëllon veçanërisht i dobët teksa Gounod është përpjekur të tërheqë

vëmendjen me muzikën e kësaj skene të vendosur në Val d’Enfer.

Por “Mireille” ka pikat e saj të forta. Ashtu si “Carmen”, që e pasoi për më shumë se një deka-dë, është e pasur me ngjyra krahinore, të arritura përmes valleve karakteristike dhe mjeteve të tjera muzikore. Gounod e korrigjon me melodi munge-sën e aftësisë dramatike. Ndërsa roli kryesor është një “akt heroik” për sopranon si në skenat solo ashtu edhe në ansambël, siç është finalja e aktit të dytë, ku Mireille qëndron në këmbët e të atit pasi ai ka refuzuar kërkesën e Vincent për dorën e saj. Më e mira e të gjithave është skena e saj e vdekjes, një hyjnizim i madh gjatë të cilit Mireille ka vizione të shenjtorëve që e presin në parajsë. Është një pjesë operistike tronditëse, e cila të bën të derdhësh lot. Roli është një triumf për sopra-non shqiptare Inva Mula, soprano me një sens të mprehtë dramatik, bindje që zoti Joel e kishte për të që në angazhimet që i kishte ofruar kur drejtonte Operën e Tuluzës. Disa kritikë e cilësuan si dobësi këtë tipizim që Mula i bën karakterit në arian “En marche!”. Sipas tyre karakteri që shfaqet aq luftarak gjatë përshkimit të pllajës Crau nuk i përshtatet një vajze provinciale. Por Inva Mula e këndoi shkëlqyeshëm: zëri kishte amplitudën e duhur, fokus të këndshëm si dhe një shpërfillje pikante që

tingëllonte këndshëm në operën franceze. Dekori i realizuar nga skuadra veterane e Ezio Frigerio dhe Franca Squarciapino, të njohur për tradicionalen e tepruar, ishte çuditërisht i thjeshtë, në vend të arenës Arles, në aktin I shfaqet një fushë në kohën e korrjeve. Tenori amerikan, Charles Castronovo, që qëndron përkrah sopranos Mula, shfaqet tërheqës në duetet e tyre, një imazh i rafinuar i “Anges du paradis”, gjatë së cilës lutet që Mireille të kthehet shëndoshë. Alain Vernhes këndon me karakterin madhështor të babait të Mireille, Ramon, ndërsa Sylvie Brunet të ofron një portretizim të gjallë të magjistares së mirë Taven. Dirigjenti Marc Min-kowski, një ekspert barok, tregon një dashuri të qartë për leximin e ndjeshëm që i ka bërë veprës. Mr. Joel mori vetëm pak shprehje mosmiratuese teksa perdja ulej në aktin final, por produksionet nën drejtimin e Mortier provokonin një qëndrim armiqësor të publikut. Vënia në skenë e operës së Wagner “Ring” nga Gunter Kramer që do të fillojë në mars, pritet që të zbusë konservatorizmin. Por tashmë është e qartë që produksionet tradicionale janë të mirëpritura në këtë operë.

Marrë nga “New York Times” * Titulli i redaksisë

Ribotohet romani “Sytë e Simonidës”Mesjeta Ballkanike dhe mbijetesa arbërore kundër asimilimit sllav, “kthen” Dhimitër ShuteriqinLibri

Mesjeta ka gjetur në penën e Dhimitër S. Shuteriqit autori-tetin më të përgatitur për këtë

temë. Njohës i thelluar i kësaj epoke të ndërlikuar, specialist i afirmuar me hulumtime dhe studime mesjetare, falë talentit të fuqishëm dhe përvojës së pasur krijuese, Shuteriqi ka arritur t’i japë letërsisë shqiptare një roman me vlera të shquara ideoartistike. Romani “Sytë e Simonidës” ngre para lexuesit perden e Mesjetës ballkanike, europia-ne në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti. Përmes udhëtimit të Simoni-dës, nuses së kral Urosh Milutinit, nga Kostandinopoja në Rashë, duket sikur vëmendja e autorit është përqendruar tek oborri i Andronikut, perandorit të

Bizantit dhe njerëzve të kralit Urosh të Serbisë, por, në të vërtetë, ideja the-melore që i përcillet lexuesit, është ajo e mbijetesës arbërore e “rabanëve”, siç i quanin shqiptarët në Mesjetë, kundër asimilimit të tmerrshëm – asimilimit sllav. Kjo e vërtetë, e dokumentuar historikisht, na përcjell artistikisht një mesazh patriotik, ku ngërthehen ngjarje, personazhe, konflikte nga segmente të rëndësishme të historisë së Mesjetës, duke fokusuar fytyrën e një epoke të egër, djallëzore e të pabesë të jetës perandorake, të mekanizmit mizor të shtetit bizantin dhe serb. Ro-mani është i mbushur tejembanë me një informacion të begatë historik e social, me hollësi në fusha të ndryshme,

me të dhëna në një kontekst të gjallë jetësor dhe mbi të gjitha na zbulon psikologjinë e kohës, të mëshiruar në një galeri të vërtetë personazhesh që përfaqëson kategori të ndryshme të piramidës perandorake. Në “Sytë e Simonidës”, sikurse në gjithë veprën letrare të Shuteriqit, bën përshtypje gjuha në shumë pikëpamje: pasuria, forca, hijeshia dhe plot vlera stilistike, figurative dhe poetike. Romani, duke qenë një segment i historisë së mun-dimshme të Shqipërisë, i shkruar me një bagazh të pasur kulturor, është, nga njëra anë, një vepër me vlera të shquara njohëse dhe, nga ana tjetër, një përgjigje në llojin e vet të kualifikuar, që i jepet historiografisë dhe letërsisë serbe.

Ndërsa roli kryesor është një “akt heroik” për sopranon si në skenat solo ashtu edhe në ansambël, siç është finalja e aktit të dytë, ku Mireille qëndron në këmbët e të atit pasi ai ka refuzuar kërkesën e Vincent për dorën e saj

Tenori amerikan, Charles Castronovo, që qëndron përkrah sopranos Mula, shfaqet tërheqës në duetet e tyre, një imazh i rafinuar i “Anges du paradis”, gjatë së cilës lutet që Mireille të kthehet shëndoshë

Në “Sytë e Simonidës”, sikurse në gjithë veprën letrare të Shuteriqit, bën përshtypje gjuha në shumë pikëpamje: pasuria, forca, hijeshia dhe plot vlera stilistike, figurative dhe poetike

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

30

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@

SPORTPER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Mesfushori shqiptar: Do të ishte një mundësi shumë atraktiveErvin Skela, i mbetur pa

skuadër, edhe pse sezoni ka fi lluar, i vetofrohet njërit

prej klubeve të njohura të kam-pionatit gjerman, Mynih 1860, i cili militon në këtë edicion në Bundeligën 2, por për momentin po përjeton një situatë jo fort komode: renditet e 13-a në kla-sifi kim me 7 pikë në 6 ndeshje.

Në rast të dëmtimeve ose gjatë merkatos së dimrit në qendër të vëmendjes do të jetë shqiptari Ervin Skela. Sipas “tz-online” ai u është ofruar “Luanëve” para fi llimit të sezonit dhe kanë pasur kontakte edhe para dy javësh. E përditshmja e njohur gjermane bën të ditur se Skela e ka për-caktuar TSV 1860 si një mundësi “shumë atraktive”. 32-vjeçari nuk është thjesht një regjisor, por ai luante edhe në mesfushën defensive si tek Energi Kotbus edhe në Kombëtaren e Shq-ipërisë. Ai është rrëfyer se do të donte t’i besohej një rol në mesfushën defensive. Përveç kësaj, ai do të jetë edhe një al-ternativë për repartin e sulmit. Skela do të mund të udhëhiqte “Luanët e rinj” (në Kupën e Gjermanisë u aktivizuan në mesfushë Camdal, Kaiser dhe Ignjovski, tre 18-20-vjeçarë) dhe të marrë përsipër rolin e shefit të mesfushës. Një tjetër plus është edhe fakti se ai është spe-cialist i goditjeve standarde. Në rast të një interesi për ta marrë Skelën para merkatos së dim-rit, ish-lojtari i Kotbuzit është i gatshëm për t’iu nënshtruar një testi dhe për të kryer vizitat mjekësore pranë këtij klubi. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe pse veterani ka demonstruar mjaft kualitet. Në sezonin e kaluar Skela u transferua tek Energi Kotbuz, duke zhvilluar 31 ndeshje, ndërkohë që në radhët e Kombëtares kuqezi ai ka luajtur 58 ndeshje, ndërsa në Bundesligë ka numëruar 168 ndeshje në kar-rierën e tij dhe ka shënuar 21 gola.

Meqë prej kohësh është pa skuadër, Skela i është bashkuar ekipit të dytë të Bajer Leverku-sen vetëm e vetëm që të rru-ajë formën e tij fizike. Kohët e fundit ai u shfaq në një formë shumë të mirë në ndeshjen që Kombëtarja e Shqipërisë luajti kundër Danimarkës. “Unë e kisha imagjinuar më keq”, buzëqesh ai. Në ndeshjen e mëparshme ndaj Qipros, të fi tuar 6-1 në muajin gusht, ai mundi të shënonte dy gola dhe të jepte dy asiste. “Për momentin nuk është sa jam keq. Për sa i përket formës fi zike nuk ka probleme. Nëse më ngarkohet

një detyrë e re, jam i gatshëm të jap maksimumin tim”. Një kon-tratë në bazë të performancës nuk do të ishte problem për shq-iptarin, është shprehur menax-heri i tij Oliver Vesterbeek. “Nëse 1860 do të na kontaktojë, atëherë

ai do t’i hipë makinës dhe do të udhëtojë drejt Mynshenit”, shton më pas menaxheri.

Fa k t i k i s h t S k e l a d o t ’ i përgjigjej me shumë kënaqë-si një telefonate joshëse nga Mynih 1860, nënvizonte “tz-

online”. “1860 është një klub me traditë të madhe, ka tifozë të mrekullueshëm dhe shumë am-bicioz për t’u ngjitur në Bundes-ligën 1. Me shumë kënaqësi do të kisha dhënë kontributin tim në këtë skuadër, për të luajtur

Ceremonia Në Itali, Igli Tare organizon një ndeshje miqësore ndërmjet Lacios dhe Ravenës për nder të 20-vjeçarit

Lezha vajton, Brian Filipipërcillet në banesën e fundit

ShkurtRRËFIMI

Cana: Në fushë japzemrën prej Kosovës

VLLAZNIA

Gjobat, ato prishin humorin e lojtarëve

TARANTO

Suxho takon sot shqiptarët e Pulias

Skela i vetofrohet Mynih 1860një sezon të mrekullueshëm. Do të ndihesha shumë i lum-tur nëse Mynih 1860 do të më kërkonte”. Ndoshta do të bie telefoni i Skelës gjatë merka-tos së dimrit. Ose ndoshta më përpara...

Lezha dhe i gjithë futbolli shq-iptar i ka dhënë lamtumirën e

fundit Brian Filipit. Federata Shq-iptare e Futbollit, në bashkëpun-im me organet e pushtetit vendor kanë organizuar ceremoninë mortore të lojtarit 20-vjeçar, në ambientet e stadiumit “Besëlid-hja”. Për homazhet, arkivoli me trupin e pajetë ishte mbuluar nga fanellat e Kombëtares kuqezi dhe të ish-skuadrës së tij, Rave-nës. Figura të njohura të sportit, përfaqësues të pushtetit vendor, miq, gjimnazistë, futbollistë të skuadrave zinxhir të Besëlidhjes, por edhe qindra njerëz të thjeshtë morën pjesë në ceremoninë mor-tore të zhvilluar dje në qytetin e lindjes së djaloshit të pafat. Ai humbi jetën të premten e kaluar, kur gjatë shëtitjes në rrugën e Çervias, u godit për vdekje nga një makinë me shpejtësi, e cila drejtohej nga një grua 52-vjeçare. Presidenti i FSHF-së, Duka, disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në këtë institucion, drejtori i Sport-eve në MTKRS, Vasil Bici, prefekti Marku, kryebashkiaku Tusha, shokët e Filipit në përfaqësueset

e moshave, ku spikasnin lojtarët e Tiranës, Malindi, Sorra, Sabien Lilaj, Karabeci e Ditmar Bici e shumë të tjerë përshëndetën për herë të fundit Filipin.

Brian Filipi lindi në Lezhë më 11 gusht të vitit 1989. Prej tri sezonesh ai militonte me fanel-lën e Ravenës, ku gjatë sezonit të kaluar debutoi në Divizionin e Parë të Ligës Pro. Në 23 ndeshje të luajtura, ai realizoi 5 gola, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të rëndësishme italiane. Në janar të këtij viti, Palermo bleu gjysmën

e kartonit të 20-vjeçarit, por në merkaton e verës sicilianët vendosën të mos e blejnë përfun-dimisht mesfushorin me tipare sulmuese, i cili qëndroi me Rave-nën. Filipi ishte aktivizuar me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e përfaqësueses Shpresa. Humbja tragjike e lojtarit shqiptar u la disi në hije nga Federata e Futbollit në Itali (FIGC). Por, për të nde-ruar kujtimin e tij ka menduar një prej klubeve më të mëdha në Serinë A, Lacio. Skuadra romane

do të luajë një ndeshje miqësore me Ravenën për Filipin. Ideja e miratuar më pas nga drejtuesit e të dyja klubeve ka ardhur nga trajneri bardhekaltër Balardini dhe nga drejtori sportiv, Igli Tare. Një gjest mjaft fi snik nga ana e ish-kapitenit të Shqipërisë, që i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë drejtuesve italianë të futbol-lit, që në “minutën e heshtjes” gjatë ndeshjeve të fundjavës së kaluar për ushtarët e vrarë në Af-ganistan, nuk e cituan asnjëherë emrin e Filipit. “E falënderoj Lacion në emër të klubit Ravena, për ndjeshmërinë që treguan ndaj kësaj humbjeje dhe për miqësoren në kujtim të Brianit”, tha drejtori sportiv i skuadrës nga Emilja-Romanja, Bufone. “Pengesa e vetme është data e zhvillimit të ndeshjes: 8 tetori do të kishte qenë një ditë perfekte, por fatkeqësisht 24 orë më parë Ravena luan në Kupë. Gjith-sesi po punojmë për të gjetur një zgjidhje, sepse nuk duam ta humbasim rastin që të nderojmë Filipin”.

e. kodheli

Eliminatoret e Europianit

Shqipëria U-17, sot në fushë përballë HungarisëPërfaqësuesja Under-17 fi llon

sot aventurën e saj në Hungari, për eliminatoret e Kampionatit Europian të kësaj moshe. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema luan në Grupin 11, përkrah Kombëtares së vendit organizator dhe Sllovakisë e Luksemburgut. Mes 18 të grumbulluarve bie në sy prezenca e tre lojtarëve që militojnë jashtë vendit: ata janë Fabio Hoxha (Inter), Flavio Xhani (Palermo) dhe Benkert Abdija (Groseto). Sfida e parë për kuqezinjtë është ajo që do të

luhet sot në orën 17:30 kundër hungarezëve, ndërsa takimet e tjera janë me Sllovakinë (më 27 shtator) dhe Luksemburgun (më 29 shtator). Për të bërë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjet zyrtare, trajneri Mema zhvilloi një grumbullim stërvitor njëjavor me të gjithë futbollistët, nga data 18 deri më 24. Shqipëria është mes 52 përfaqësueseve kontinentale që do të luajnë në fazën eliminatore: përfaqësueset U-17 janë ndarë në 13 grupe me nga katër skuadra secila.

Shanset për kualifi kim në fazën tjetër janë mjaft të mira, pasi dy skuadrat e klasifi kuara në vendet e para të secilit grup vazhdojnë aventurën drejt “Elite Round”. Sipas skemës, atyre u shtohen edhe dy vendet e treta më të mira të këtyre eliminatoreve. Në turin e tyre, ndeshjet e të cilit zhvillohen në pranverën e vitit 2010, ekipet fituese të shtatë grupeve do t’i bashkohen Lihtenshtejnit, vendit organizator të Europianit U-17.

e. kodheli

Sandërlendi i besoi shiritin e kapitenit vetëm pak javë

pasi “zbarkoi” në kampionatin anglez, por Lorik Cana ka një arsye më të fortë për të qenë një luftëtar në fushat e Pre-mierligës: kujtimet për luftën në Kosovë. “Vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës më japin më shumë forcë në fushë. Gjithmonë kërkoj të jap më të mirën, në mënyrë që familja dhe populli im të ndihen krenarë me mua. Ky është objektivi im”, tha mes-fushori 26-vjeçar. “Lufta është e tmerrshme, ishte periudhë e vështirë. Ajo që ka ndodhur më jep energji, për të dhënë maksimumin kudo që luaj”. Cana kujton edhe momen-tin kur zgjodhi të luante me Shqipërinë: “Nëse do të prisja edhe pak mund të isha në Kombëtaren franceze, por e kisha detyrë të përfaqësoja Shqipërinë. Jemi një vend i vogël, me një skuadër që nuk është mes më të mirave, por jam krenar që luaj me këtë fanellë”.

e. k.

Nëse i ndjek seancat stër-vitore të kësaj jave te Vl-

laznia, nuk është shumë e vështirë të kuptosh, se humori i lojtarëve është prishur. Këtu ka ndikuar vetëm një fakt: gjobat. Por një gjë të tillë e konfi rmojnë nën zë vetë lojtarët, të cilët nuk kanë përtypur ende vendimin e drejtuesve për të penalizuar, disa prej tyre me shuma fi nan-ciare. Kjo ka bërë që të krijohet një atmosferë shumë e rëndë në stërvitjen e shkodranëve. Të ndëshkuarit e fundit nga klubi i Vllaznisë janë 4, mesfushori Safet Osja (për prononcim pa leje në media), mbrojtësi Ardi Beqiri (mosparaqitje në stërvitje), Enkel Alikaj (për mo-sparaqitje) dhe Erion Rizvanolli (për gjeste të pahijshme dhe për grisje me dashje të bluzës). Përpara shkodranët kanë një ndeshje të vështirë, pasi këtë javë do të luajnë në Durrës për-ballë Teutës ambicioze.

A. M

Donald Suxho, regjisti i Kombëtares së Shteteve

të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht xhonglerit të ekipit Prisma Volley, do të takojë sot rreth orës 12.30 në provincën e Tarantos përfaqësuesit e komu-nitetit shqiptar të “Terra Jonica”. Suxho ka lindur në Shqipëri 33 vite më parë, saktësisht në Ko-rçë. Pas mbërritjes së tij në këtë rajon, ai ka shprehur dëshirën për të takuar shqiptarët e zonës. Në Shqipëri Suxho është një idhull. Në takimin me volejbol-listin e njohur do të marrin pjesë shqiptarë të Pulias dhe të provincës së Tarantos. Po ashtu të pranishëm do të jenë një sërë drejtuesish lokalë, mes të cilëve edhe Xhianpiero Mankareli, i cili është nga San Marzano i San Zhiuzepe (Shën Markani në shqip), një ndër vendet me mbipopullimin më të madh nga arbëreshët dhe ku flitet ende shqip.

A. M

TratativatShqiptari ka kontaktuar me këtë klub gjatë verës, por edhe para dy javësh. Afati i fundit i një transferimi të mundshëm do të jetë merkatoja e dimrit, por nuk përjashtohet edhe pista e marrjes së tij edhe më parë, në rast se klubi do të ketë dëmtime, apo një ecuri jo të mirë në fazën e parë

31

shqipE PREMTE, 25 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comSPORT

Golat

Rekordi i Ronaldos, sfidë për MilitonAskush nuk ka shënuar si ai! 36 ndeshje në serinë A dhe 29 gola të

shënuar, për një mesatare rekord prej 0,81 golash për ndeshje. Kurrë më parë askush nuk ka shënuar sa ai. As Gunar Nordhal i Milanit, i cili në vitet ‘50 ka shënuar 225 gola në 291 ndeshje për një mesatare më të ulët se ajo e “Princit”: 0,77. Gjithsesi për momentin një krahasim i tillë nuk është shumë komod, duke menduar faktin, se në atë kohë luhej një futboll më i ngadaltë dhe me mbrojtje më të dobëta. Por më i krahasueshëm mund të jetë me “Fenomenin” Ronaldo, paraardhësin e tij në bluzën zikaltër, i cili ka shënuar 49 herë në 68 ndeshje për një mesatare prej 0,72 golash për çdo takim.

524 ndeshje

Real Madrid, rekord edhe për RaulinSulmuesi Raul ka thyer një tjetër rekord, atë të ndeshjeve të zhvil-

luara në La Liga spanjolle me bluzën e Realit të Madridit. Duke hyrë në vendin e argjentinasit Higuain mbrëmjen e së mërkurës, në ndeshjen e fi tuar në transfertë kundër vendasve të Vijarrealit me rezultatin 2-0, Raul ka regjistruar ndeshjen e tij numër 524-, një më shumë se sa Manolo Sançis, sikurse konfi rmon edhe vetë faqja e zyrtare e klubit spanjoll. Sançis, i cili ka luajtur te Reali nga viti 1983 deri në 2001, mban ende një rekord të vogël, atë në lidhje me prezencat në të gjitha kompeticionet me bluzën madrilene. Sançis gjendet në kuotën 708, kundrejt 707 të Raulit.

„Fajtorët e skandalit nuk u ndëshkuan‰Pilotët e Formula 1 janë rreshtuar të gjithë përkrah Fla-

vio Briatores dhe kundër Nelsinjo Pikesë. Kubika ka deklaruar: “Në përfundim të hetimit, fajtorët e vërtetë të skandalit nuk u ndëshkuan”. Në të njëjtën linjë qëndron edhe Fizikela, sipas të cilit “imuniteti që FIA i siguroi Pikesë është i gabuar, ndërsa pezullimi përjetë i Briatores është i ekzagjeruar”. Mjaft i çuditur Jarno Truli, i cili thekson një prej pikave të dobëta të imazhit që Briatore kishte krijuar në F1: ai cilësohej një menaxher i aftë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për aftësitë e tij strategjike. “Për sa i takon teknikave dhe strategjive, tha piloti italian, Briatore kupton shumë pak, për të mos thënë aspak. Nuk është normale që ai të jetë fajtori i vetëm dhe të paguajë për mëkatet e të gjithëve”. Mes zërave të paktë që ishin kundër foli Rai-konen: “Për Briatoren ky ishte çmimi që duhej të paguante për ato që bëri, ndërsa më duket i vështirë rikthimi i Pike”.

Pilotët mbrojnë Briatoren

ZËRAT KUNDËRVetëm Rosberg dhe Raikonen mendojnë se pezullimi përjetë i Briatores nga Formula 1 ishte i drejtë

Alan Perman, njeriu që „dënoi‰ BriatorenGjuetia për të zbuluar identitetin e misteriozit “Zoti X”,

i cili citohej në verbalet e FIA-s si dëshmitari kryesor kundër Flavio Briatores ka dhënë rezultat. Duket se per-sonazhi që “dënoi” menaxherin e Renaultit është Alan Perman, përgjegjësi i inxhinierëve të pistës në skuadrën franceze. Aktualisht ai ndodhet në Singapor, ku do të mbulojë detyrën e shefi t të teknikëve, post i lënë bosh nga mësuesi Simonds, i cili u skualifi kua për pesë vjet. Perman ishte superdëshmitari i skandalit “crash-gate”, i cili komunikoi me krerët e FIA-s nëpërmjet telefonit, vetëm pak orë përpara mbledhjes së Këshillit Botëror. Skuadra Reno duket se e ka siguruar në momentin e fundit “rrëfi min” e inxhinierit: ai duhet të ofronte sa më shumë materiale kundër menaxherit Briatore, në mënyrë që të shmangeshin sanksione për skuadrën. Permanit, ashtu sikundër ndodhi me Pikenë, në këmbim iu ofrua imuniteti.

Dëshmitari kryesor

DETYRA E REIsh-përgjegjësi i inxhinierëve tashmë do të mbulojë rolin e shefi t të teknikëve, pas largimit të Simonds

Miliona ruse në NBA, Prokhorov blen Nets-atMikhail Prokhorov, njeriu më i pa-

sur i Rusisë, zbarkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miliarderi 44-vjeçar bëhet biznesmeni i parë i vendit të tij që hyn në sportin amerikan dhe do të jetë pronari i parë i huaj i një skuadre të kampionatit më spektako-lar të basketbollit, NBA. Kompania e tij, “Oneksim” ka gjetur marrëveshjen me “Forest Siti Ratner” për blerjen e 80 për qind të Nju Xhërsi Nets dhe pagesën e 45 për qind të shifrës së nevojshme për ndërtimin e arenës së re sportive në Bruklin, Nju Jork. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Interfaks”, e cila citonte një deklaratë të përbashkët për shtyp të dy kompanive. Në total, investimi i Prokhorov kap vlerën 200

milionë dollarë. Në këtë mënyrë, ai ndjek gjurmët e manjatëve të tjerë rusë, të cilët kanë investuar (si pronarë

ose si aksionistë) në klube sportive. Ndryshimi i vetëm është që deri më tani, investimet e biznesmenëve lin-dorë ishin përqendruar të gjitha në futbollin europian: Roman Abramoviç te Çelsi dhe Alisher Usmanov, aksion-isti i dytë më i madh i Arsenalit. Pas-uria e oligarkut 44-vjeçar përllogaritet se është rreth 9.5 miliardë dollarë, ndërkohë që ai ka qenë protagonist edhe për një episod me “drita të kuqe” në lokalitetin francez, Kurshevel. Por Prokhorov, i gjatë 2,06 metra, është një ish-lojtar dhe tifoz i basketbollit. Në të kaluarën ka fi nancuar klube të ndry-shme sportive, mes të cilëve skuadra e basketbollit e CSKA-së, fi tuese e dy titujve në Euroligë.

Basketboll

Njeriu më i pasur i Rusisë paguan 200 milionë dollarë për 80 për qind të aksioneve të skuadrës

Këta dy futbollistë janë në luftë për Topin e Artë, që me shumë mundësi do ta fitojë argjentinasi

Ronaldo-Mesi, çfarë numrash„La Liga‰ nën këmbët e tyreTë dy janë yjet aktualë të kampionatit spanjoll të futbollit

Kanë dueluar për Topin e fun-dit të Artë, i pari Kristiano Ronaldo, i dyti Mesi, dhe do

të duelojnë edhe për të ardhsh-min. Janë shndërruar në imazhin kryesor të kopertinës së finales së fundit të Champions League. Ndërsa sot janë dy yjet e mëdhenj të Barcelonës e Realit të Madridit dhe të “La Ligas” (të na falë Kaka).

Gara në dy — Po ecin në çift, si të ishin dyshja më e mirë e Spanjës. U kanë mjaftuar vetëm katër javët e para skuadrave të Guardiolës e Pelegrinit për t’i imponuar au-toritetin e tyre një kampionati, i cili që tani është një garë në dy. Barcelona e Real me pikë të plota, Sivilja (dinjitoze) në –3 pikë, Va-lencia “tashmë e shkëputur” në –5 pikë, Atletiko Madrid e Vijarreal janë shumë, shumë larg) në –10 pikë. Dy skuadrat e fundit kanë mbledhur vetëm 2 pikë nga 12 në total deri tani në La Liga, nuk kanë marrë asnjë fi tore.

Shkëlqejnë — Po kush janë yjet e këtij fi llimi? Ata shkëlqejnë që ç’ke me të. Mesi është i papërm-bajtshëm, Ronaldo, edhe pse ka vuajtur disi me ato vështirësitë e fi llimit, duket se ka ardhur në formë dhe shënon gjithmonë. Portugezi ka mundur të realizojë 7 gola në 5 ndeshjet zyrtare të Real Madrid, 4 në Liga (3 të luajtura si titullar) dhe 1 në Champions League. Të dy fenomenet, për sa i përket golave udhëtojnë paralel, ashtu si edhe skuadrat e tyre në ta-belën e klasifi kimit: 7 gola sezonalë dhe nga 5 gola për kokë në La Liga.

Mesatarja — Ka njëfarë dife-rence të dukshme në mesataren e golave për minutat e luajtura. Ron-aldo ka një përpikmëri mbresëlë-nës: ka shënuar një gol në çdo 56 minuta në La Liga dhe një në çdo 53 minuta, nëse marrim në kon-sideratë edhe Champions. Mesi në fushë ka qenë i jashtëzakonshëm, një gol në çdo 37 minuta, ndërsa në nivelin sezonal (duke marrë në konsideratë Superkupat e Sanjës

e të Europë dhe Champions, 6 ndeshje në total) është në kuotën një goli në 69 minuta. Pra për të dy shikojmë një mesatare të përafërt prej më se një goli për ndeshje.

Të qetë — Numra për t’u marrë në konsideratë, por të dy ruajnë qetësinë: “As pak as shumë, ka bërë shaka Ronaldo të mërkurën, ato që vlejnë janë fi toret e skuadrës”. “Du-

eli me Ronaldon? Këto janë gjëra që iu interesojnë ju gazetarëve, ka thënë Mesi. Unë bëj detyrën time, pastaj nëse nuk ma japin ‘Topin e Artë’, nuk ndodh asgjë”.

Çfarë çifti – Një vërejtje e fundit: nëse Ronaldo nuk e ka gjetur ende një partner ideal për sulmin (mes shokëve të tij në La Liga ka shënuar më shumë se një gol vetëm i rigje-turi Guti), çifti Mesi-Ibrahimoviç ka krijuar një lidhje të menjëher-shme. I gjati dhe i shkurtri i Bar-celonës së bashku kanë shënuar 90 gola në 4 ndeshje, askush në Europë nuk e ka bërë një gjë të tillë: Eto’o e Milito janë në kuotën 8 me 1 ndeshje më shumë. Tetë gola edhe për “The Reds” Torres e Kajt, pas 7 javësh në Premier League.

DueliKanë shënuar nga 7 gola në ndeshje zyrtare, nga 5 vetëm në kampionat. Portugezi: “As pak as shumë, ato që vlejnë janë fi toret e skuadrës”. Argjentinasi shton: “Dueli me Kristianon? Këto janë gjëra që iu interesojnë ju gazetarëve”

Van der Sar

„Vendimi për tëardhmen, në dhjetor‰

Portieri holandez i Man-çester Junajtid, Edvin

van der Sar, bëri të ditur se në dhjetor do të ven-dosë rreth së ardhmes së karrierës si profesionit. “Prej disa vitesh, sa herë që mbaron sezoni them se ai ishte viti i fundit për mua”, pohoi 38-vjeçari për “Sportsweek”. “Në vitin 2006, vetëm gjashtë muaj përpara skadimit të kon-tratës, kisha rinovuar edhe për një vit me Junajtid. Tashmë ndodhemi në të njëjtën situatë. Në fund të çdo edicioni pres të vlerë-soj gjendjen time fizike dhe të shoh nëse tifozët janë ende të kënaqur me paraqitjet e mia në fushë. Megjithatë, për mua gjërat po vështirësohen dita-ditës. Në dhjetor do të vendos përfundimisht se çfarë do të bëj me të ardh-men si futbollist”.

Madrid

Shuster, trajnerii ri i Atletikos?

Edhe pse presidenti En-rike Kerezo dërgon me-

sazhe qetësie (“Ndryshimi i trajnerit në këto momente është thuajse i pamundur”), Abel Resino duket se i ka orët e numëruara në stolin e Atletikos së Madridit. Barazimi i së mërkurës me Almerian ka bërë që skuadra të ndodhet në një pozicion delikat: vendi i parafundit në klasifi kimin e La Ligas, me vetëm 2 pikë të grumbulluara në katër ndeshje. Këtyre rezultateve u shtohet edhe barazimi 0:0 në Champions me qipriotët e Apoel Nikosias. Sipas gazetës madrilene, “AS”, drejtuesit e Atletikos mund të emërojnë në krye të pankinës ish-trajnerin e kushërinjve-rivalë të Realit, Bernd Shuster. Pasi provoi pa sukses gjatë sezonit të kaluar, trajneri gjerman i është vetofruar sërish skuadrës bardhekuqe.