25
LEVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE EUROTERRORISTËT 1. Euroterroristët gjermanë Grupet dhe organizatat terroriste gjermane, të karakterizuara si euroterror- iste, u lindën gjatë lëvizjeve politike studentore të viteve ‘60. Gjatë atyre viteve të karakterizuara me tensione të shtuara botërore, e sidomos emocionet e shkaktuara nga lufta në Vietnam dhe të influencuara nga lëvizjet e ndryshme revolucionare ose paqësore, kishin ndikuar në paraqitjen e tezës pseudofilozofike gjermane për veprim të detyruar solidar kundër „padrejtësisë dhe robërisë imperialiste“. Protestat e filluara masive dhe të organizuara kudo në botë, së bashku me disa ngjarje të caktuara politike, kishin filluar të trajtoheshin edhe si luftë qytetare botërore. Në këtë „revolucion“ të filluar botëror, luftëtarët gjermanë ishin përcak- tuar të vepronin si pararojë e trupave të formuara guerile në vende të ndryshme të botës së tretë dhe si të tillë e kishin marrë detyrën e udhëheqjes së luftës guerile në qytetet e ndryshme gjermane dhe përgjithësisht evropiane. „Krijoni shumë Vietnama!“ ishte parulla e tyre kryesore politike. Ndërsa, sugjerimi për veprim ter- rorist ishte bërë nëpërmjet parullës „digjni shtëpitë e mallrave, digjni!“ 143 . Aksionet e armatosura në Gjermani kishin filluar në vitin 1968 me kryerjen paralele të dy aksioneve terroriste: më 12 prill në Berlinin Perëndimor ishte kryer një atentat kundër Rudi Dutschke dhe në dy shtëpi të mallrave në Frankfurt ishte vendosur zjarri 144 . Atentatin kundër udhëheqësit të studentëve, Dutschke, e kishte kryer një person i sëmurë mendor, i cili, pas dënimit të shqiptuar, kishte bërë vetëvrasje. Ky atentat pa dyshim që i kishte nxitur lëvizjet masive studentore dhe protestat e ashpra të tyre, të cilat njëkohësisht kishin qenë të orientuara edhe kundër Ndërmarrjes Botuese “Springer”, e cila konsiderohej si nxitëse e drejtpër- 69 : . EUROTERRORISTËT 143 Krahaso: Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 50 - 51. 144 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 627.

2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

LEVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

EUROTERRORISTËT

1. Euroterroristët gjermanë

Grupet dhe organizatat terroriste gjermane, të karakterizuara si euroterror-iste, u lindën gjatë lëvizjeve politike studentore të viteve ‘60. Gjatë atyre viteve tëkarakterizuara me tensione të shtuara botërore, e sidomos emocionet e shkaktuaranga lufta në Vietnam dhe të influencuara nga lëvizjet e ndryshme revolucionare osepaqësore, kishin ndikuar në paraqitjen e tezës pseudofilozofike gjermane përveprim të detyruar solidar kundër „padrejtësisë dhe robërisë imperialiste“.Protestat e filluara masive dhe të organizuara kudo në botë, së bashku me disangjarje të caktuara politike, kishin filluar të trajtoheshin edhe si luftë qytetarebotërore. Në këtë „revolucion“ të filluar botëror, luftëtarët gjermanë ishin përcak-tuar të vepronin si pararojë e trupave të formuara guerile në vende të ndryshme tëbotës së tretë dhe si të tillë e kishin marrë detyrën e udhëheqjes së luftës guerile nëqytetet e ndryshme gjermane dhe përgjithësisht evropiane. „Krijoni shumëVietnama!“ ishte parulla e tyre kryesore politike. Ndërsa, sugjerimi për veprim ter-rorist ishte bërë nëpërmjet parullës „digjni shtëpitë e mallrave, digjni!“143.

Aksionet e armatosura në Gjermani kishin filluar në vitin 1968 me kryerjenparalele të dy aksioneve terroriste: më 12 prill në Berlinin Perëndimor ishte kryernjë atentat kundër Rudi Dutschke dhe në dy shtëpi të mallrave në Frankfurt ishtevendosur zjarri144. Atentatin kundër udhëheqësit të studentëve, Dutschke, e kishtekryer një person i sëmurë mendor, i cili, pas dënimit të shqiptuar, kishte bërëvetëvrasje. Ky atentat pa dyshim që i kishte nxitur lëvizjet masive studentore dheprotestat e ashpra të tyre, të cilat njëkohësisht kishin qenë të orientuara edhekundër Ndërmarrjes Botuese “Springer”, e cila konsiderohej si nxitëse e drejtpër-

69 :.EUROTERRORISTËT

143 Krahaso: Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz einesJahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 50 - 51.

144 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 627.

Page 2: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

drejtë e vrasjes së studentit Rudi Dutschke145. Në këtë mënyrë, studentët e revoltu-ar kishin organizuar protesta masive në të gjitha rrugët e Gjermanisë. Gjatë zhvil-limit të këtyre protestave, ekstremistët gjermanë kishin filluar të ndërmerrninaktivitete të ndryshme të dhunës fizike, nga pasojat e të cilave në Berlin dhe Munihkishin vdekur dy qytetarë.

Vetëm disa ditë para vrasjes së Rudi Dutschke, pikërisht në mbrëmjen e 3prillit 1968 u ishte vendosur zjarri dy shtëpive të mallrave në Frankfurt. Si kryestë kësaj vepre ishin identifikuar katër persona. Njëri prej tyre ishte 25 vjeçari,Andreas Baader. Më vonë, autorët e kësaj vepre penale ishin dënuar me nga tri vjetburg. Mirëpo ata, në vend të vuajtjes së dënimit, ishin arratisur dhe kishin kaluarnë ilegalitet nga ku edhe ishin përgatitur sulmet e para terroriste, që kishin filluargjatë dimrit të vitit 1969. Objekt i sulmeve të tyre terroriste kishin qenë gjyqtarëtdhe zyrtarët e ndryshëm të organeve të drejtësisë, zyra izraelite EL AL në Berlin,klubi i oficerëve amerikanë, një ndërtesë e zyrave amerikane në Berlin si dhe njëkoncert i organizuar nga juristët. Më 4 prill të vitit 1970, gjatë një kontrolli rutinë,të organizuar në Berlinin Perëndimor, ishte burgosur i arratisuri, Andreas Baader.Mirëpo, ai kishte qëndruar vetëm disa ditë në burg, ngaqë, ai me aftësinë e tij ora-torike, si dhe me ndihmën e avokatit përkatësisht „shokut“ të vet, Horst Mahler,kishte arritur që ta bindte udhëheqësin e burgut që t’i jepte lejen për të shkuar nëInstitutin për Studime Sociale me qëllim të përfundimit të një hulumtimi shkencor.Më 14 maj ishte lejuar shkuarja e Andreas Baader, natyrisht më mbikëqyrjepolicore në institut, ku për herë të parë në Gjermaninë e pasluftës ishte përdorurnjë taktikë befasuese dhe aksion i armatosur për lirimin e tij.

Ky aksion për shumë kohë me radhë ishte shfrytëzuar nga grupet e shumtaterroriste si shembull për veprim të armatosur në situata dhe rrethana të ngjashme:në Institutin për Studime Sociale kishte qëndruar strategjia e këtij plani, shkrimtar-ja dhe gazetarja 34 vjeçare, Ulrike Meinhof. I burgosuri, i shoqëruar nga zyrtarëte policisë, posa kishte hyrë në ndërtesën e institutit, Ulrike Meinhof, me sjelljen esaj i kishte mashtruar policët dhe, së bashku me të burgosurin kishin kërcyer befa-sisht nga dritarja, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit, asistentja e mjekësisë, I.Schubert (26) dhe shoqja e Meinhof-it, I. Goergens (19), duke hapur zjarr, kishinhapur rrugën për ikjen e tyre146. Ky aksion, që kishte për pasojë edhe plagosjen etre personave të tjerë, ishte aksioni i parë terrorist i „Grupit - Baader - Meinhof“.

.: 70 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

145 Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, në: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntesdes Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 53.

146 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 628 - 629; Hans J. Horchem, Terror in Europa, Akteureund Hintergründe - Gegenstrategien, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1987, f. 33 - 35.

Page 3: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

1.1. Fraksioni i Armatës së Kuqe

„Grupi Baader - Meinhof“ e quante veten si “Armatë eKuqe”. Ky grup terrorist, këtë emërtim e kishte zgjedhur në shen-jë përkrahjeje dhe simpatie ndaj organizatës japoneze me të njëjtinemër, të paraqitur për herë të parë në Korenë Veriore në vitin 1970gjatë rrëmbimit të një aeroplani të kompanisë ajrore japonezeJAL. Një emërtim i tillë gjithashtu ka të bëjë edhe me dëshirën përtë dëshmuar se Fraksioni i Armatës së Kuqe gjermane është pjesëe një lëvizjeje revolucionare ndërkombëtare147.

Ideologjia marksiste-leniniste e studiuar nga gjeneratat e studentëve prej vitit1964 deri në fund të viteve ‘70, pa dyshim që ishte bazë ideologjike për organizim dheveprim strategjik të “Fraksionit të Armatës së Kuqe”. Në mbështetje të kësaj ide-ologjie dhe shembujve të ofruar praktikë, ideologët e “Fraksionit të Armatës së Kuqe”kishin arritur ta përpilonin konceptin për veprim strategjik, të njohur me emrin„Guerila Qytetare“. Ky manifest kryesisht ishte hartuar nga publicistja, UlrikeMeinhof148. Huazimi i nocionit guerilje nga Amerika Latine, dëshmon për elementine motivimit dhe orientimit ideologjik të Fraksionit të Armatës së Kuqe. Pa dyshim qëkëto elemente kishin të bënin më dëshirën që, nëpërmjet zhvillimit të një kryengritje-je të armatosur në Gjermani dhe vende të tjera evropiane të kontribuohet në drejtim tëzgjidhjes së problemeve të ndryshme politike të vendeve të botës së tretë149.

Terroristët e Fraksionit të Armatës së Kuqe kishin deklaruar se popujt erobëruar dhe pakicat e shtypura nacionale kanë „të drejtë natyrore“, të përdorindhunën politike si mjet për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së tyre. Ata gjithashtukishin deklaruar se do të zhvillonin luftë të armatosur sikur vietnamezët, popujtindianë dhe zezakët në Amerikë, populli palestinez dhe pakicat e tjera nacionale,që luftojnë për liri. Ata prezantoheshin si „guerilë qytetare“ ashtu sikur edheshokët, Che Guevara dhe Mao Tse - Tung150.

Organizimi dhe veprimi terrorist i Fraksionit të Armatës së Kuqe ishtebazuar kryesisht në konceptin e organizimit dhe zhvillimit të luftës guerile sipasteorive dhe veprimeve praktike të Guevaras, Castros, të Marighellas, të Debrays dhetrupave të Tumparos. Ndërkaq, qëndrimet e Mao Ce Tungut lidhur me zhvillimin eluftës së armatosur, ishin konsideruar jo vetëm si „mësime teorike të detyrueshme,që duheshin zbatuar me kujdes gjatë fazës së përgatitjes së luftës së armatosur, por

71 :.EUROTERRORISTËT

147 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 629. 148 Hans Josef Horchem, Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland 1985, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1986,

f. 7. 149 Konrad Hobe, Zur ideologischen Begründung des Terrorismus, Bonn 1979, f. 15. 150 Rote Armee Fraktion, Das Konzept Stadtguerilla, Alex Schubert, Stadtguerilla (Rotbuch 26), Berlin 1971, f. 122.

Rote Armee

Fraktion

Page 4: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

edhe si udhërrëfyese konkrete në rrethana të luftës“151. Në këtë drejtim, koncepti iFraksionit të Armatës së Kuqe, në formën dhe përmbajtjen e vet nuk dallonte nëthelb nga modeli i Mao Ce Tungut për zhvillimin e luftës së armatosur. Në tëvërtetë, dallimi i vetëm që ekzistonte në mes të këtyre dy koncepteve, kishte tëbënte me faktin se sipas modelit të Maos, faza e parë karakterizohej me defensivënstrategjike152, ndërsa koncepti i Fraksionit të Armatës së Kuqe kishte paraparëveprimin ofensiv të grupit të armatosur minoritar153. Sipas këtij koncepti, në fazën eparë duhej demonstruar ekzistenca e lëvizjes së armatosur, ndërsa në fazën e dytë,lëvizja e armatosur dhe e masivizuar duhej të merrte karakterin e „luftës revolu-cionare gjithëpopullore“ dhe si e tillë duhej manifestuar me protesta të organizuaradhe aksione të tjera masive, të cilat do të shkaktonin një luftë barrikadash154.

Në doktrinën e Mao Ce Tungut kjo fazë ka të bëjë me „baraspeshën“, e ciladuhej kaluar me „veprime ofensive“, të cilat njëherit e paraqitnin edhe fazën e tretë- të karakterizuar me veprime dhe udhëheqje të rregullt ushtarake155. Ndërkaq nëkonceptin e Fraksionit të Armatës së Kuqe, faza e tretë kishte të bënte me çar-matosjen e forcave qeveritare dhe shkatërrimin përfundimtar të aparatit shtetëror.

Qëllimi politik i Fraksionit të Armatës së Kuqe i arsyetonte veprimet endërmarra terroriste. Si organizatë, me orientim marksist-leninist, ajo i kishte ftuartë gjithë studentët radikalë të gjeneratave pas vitit 1968 që t’i bashkëngjiteshinkryengritjes së armatosur. „Ne mendojmë se pa iniciativë revolucionare, pa veprimpraktik revolucionar të avangardës popullore dhe pa luftë konkrete antiimperial-iste, nuk mund të ketë proces të bashkimit dhe të organizimit të luftës së armato-sur, e cila duhej zhvilluar në Republikën Federale Gjermane dhe në BerlininPerëndimor. Në momentin aktual, zhvillimi i kësaj lufte të armatosur është i mund-shëm, i arsyeshëm dhe i drejtë. Nga këto arsye, mundësi dhe drejtësi, njoftojmëformimin e gueriljes qytetare“156.

Sipas vlerësimeve policore, në vitin 1970, Fraksioni i Armatës së Kuqe për-bëhej nga 17 anëtarë dhe rreth 60 simpatizues, të cilët ofronin ndihmë dhe shërbimetë ndryshme logjistike157. Me qëllim të sigurimit të mjeteve financiare, Fraksioni iArmatës së Kuqe kishte ndërmarrë edhe aksione plaçkitëse të bankave të ndryshme.

.: 72 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

151 Kollektiv „RAF“ über den bewaffneten Kampf in Westeuropa (Rotbuch 29), Berlin 1971 (Verfasser: Horst Mahler), në:Bernd Guggenberger, Guerilla in Deutschland, Politische Meinung, Nr. 116/1976, f. 14.

152 Albert A. Stahel, Marxistisch - Leninistische Konzeptionen des Terrorismus und der Revolution, AllgemeineSchweizerische Militärzeitschrift, Frauenfeld 1987, f. 43 - 58.

153 Krahaso: Rote Armee Fraktion, Das Konzept Stadtguerilla, Alex Schubert, Stadtguerilla (Rotbuch 26), Berlin 1971, f. 57. 154 Bernd Guggenberger, Guerilla in Deutschland, Politische Meinung, Nr. 116/1976, f. 12.155 Albert A. Stahel, Marxistisch - Leninistische Konzeptionen des Terrorismus und der Revolution, allgemeine

schweizerische Militärzeitschrift, Frauenfeld 1987, f. 51 - 53. 156 Rote Armee Fraktion, Das Konzept Stadtguerilla, Alex Schubert, Stadtguerilla (Rotbuch 26), Berlin 1971, f. 107, 111. 157 Krahaso: Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz eines

Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 57.

Page 5: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

Më 29 shtator të vitit 1970 ishin plaçkitur përnjëherë tri banka në Berlin. Në këtoaksione kishin marrë pjesë rreth 12 persona të armatosur. Ndërkaq, një vit më vonëFraksioni i Armatës së Kuqe kishte plaçkitur edhe rreth 1,5 milionë DM, të cilat ikishte përdorur për financimin e aksioneve të veta vrasëse. Me këto mjete të plaçki-tura financiare ishte blerë një sasi e madhe e materialit luftarak dhe ishte financuarspecializimi i disa terroristëve për përdorimin e eksplozivit dhe krijimin e bombave158.

Gjatë vitit 1972, edhe pse një numër i madh i anëtarëve të Fraksionit të Armatëssë Kuqe (ndër të cilët edhe Mahler) ishin burgosur, prapëseprapë kjo organizatë kishtemarrë vendim për kalimin në fazën e veprimeve ofensive „revolucionare“. Seria prej 15sulmeve me bomba kishte filluar më 11 maj të vitit 1972, kur nga shpërthimi i fuqishëmnë komandën ushtarake amerikane në Frankfurt, kishte vdekur një oficer i lartëamerikan. Pastaj, gjatë sulmit kundër Ndërmarrjes Botuese „Springer“ në Hamburgishin plagosur 38 qytetarë. Pas këtyre aksioneve të suksesshme terroriste, Fraksioni iArmatës së Kuqe kishte filluar të vriste personat, aktiviteti i të cilëve ishte në „kundër-shtim me interesat e popullit“. Gjatë dhjetëvjetëshit të parë të ekzistencës së vet,Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte vrarë 31 qytetarë, prej të cilëve nëntë kishin qenëzyrtarë të policisë, katër funksionarë të drejtësisë dhe tre diplomatë. Përveç këtyre aten-tateve, ishin ndërmarrë edhe 25 sulme të tjera terroriste dhe ishin plaçkitur 30 banka159.

Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte vendosur kontakte dhe forma tëndryshme të bashkëpunimit me grupet e ndryshme terroriste ndërkombëtare. Njëbashkëpunim i tillë ishte vërejtur sidomos me organizatat e ndryshme terroristepalestineze. Gjatë verës së vitit 1970, në kampin palestinez për stërvitje ushtarake,i cili ndodhej afër kryeqytetit jordanez, Aman, kishin qëndruar Mahler, Baader,Meinhof dhe Ensslin. Ata, përveç stërvitjes së tyre terroriste, këtë qëndrim e kishinshfrytëzuar edhe për të vendosur kontakte të reja me qarqet e ndryshme terroristearabe160. Kjo u vu re sidomos pas lirimit të pesë terroristëve gjermanë (tëkushtëzuar me lirimin e funksionarit politik të CDU-së, Peter Lorenz, të rrëmbyernë mars të vitit 1975), të cilët kishin fluturuar në Jemenin Jugor, ku ishin strehuardhe nga ku i kishin përgatitur disa aksione të reja terroriste.

Mirëpo, një bashkëpunim më të ngushtë, Fraksioni i Armatës së Kuqe ekishte vendosur me organizatat e ngjashme terroriste në rajon, e sidomos me atonë Francë, Belgjikë dhe Holandë161. Pastaj ishin krijuar edhe qendra logjistike në

73 :.EUROTERRORISTËT

158 Näheres, Hans - Joachim/Müller - Borchert, Guerilla in der Bundesrepublik, në: Rolf Tophoven, Politik durch Gewalt,Guerilla und Terrorismus heute, Bonn 1976, f. 129.

159 Siehe auch: Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, në: Blutspur der Gewalt, Bilanz einesJahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 64 - 65.

160 Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, në: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntesdes Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 72.

161 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Wien - Darmstadt 1990, f. 632.

Page 6: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

Austri dhe Zvicër. Ndërkaq, pas rrëmbimit dhe vrasjes së Aldo Moros në Itali, ishinvendosur kontakte edhe me „Brigadat e Kuqe“. Gjithashtu edhe në Suedi ishin bërëpërpjekje për veprim terrorist. Kështu, më 24 prill të vitit 1975, anëtarët eFraksionit të Armatës së Kuqe, kishin pushtuar Ambasadën Gjermane në Stokholmdhe kishin kërkuar lirimin e 26 kolegëve të tyre. Me këtë rast ata kishin vrarë dydiplomatë, njërin duke e hedhur nga dritarja. Ky aksion kishte dështuar në saje tëpunës joprofesionale të ekspertit gjerman për eksploziv, i cili gjatë vënies së dina-mitit në katin e tretë të ndërtesës, kishte shkaktuar një shpërthim të parakohshëmnë kohën kur të gjithë terroristët gjendeshin në ndërtesë. Nga pasojat e këtijshpërthimi, ishin vrarë dy terroristë, dhe ishin plagosur katër të tjerë, të cilët pasofrimit të ndihmës së nevojshme shëndetësore, ishin dërguar në Gjermani.

Në sulmin e organizuar kundër Konferencës së Anëtarëve të OPEC-ut nëVjenë, më 21 dhjetor të vitit 1975, kishte marrë pjesë edhe terroristi gjerman, Hans- Joachim Klein162 dhe shoqja e tij e grupit, Gabriele Kröcher - Tiedemann (lidhurme pjesëmarrjen e saj ekzistojnë dëshmi dhe spekulime të ndryshme)163. Ndërsa,gjatë rrëmbimit të aeroplanit të kompanisë ajrore “Air France”, në mesin e terror-istëve palestinezë kishin qëndruar edhe dy terroristë gjermanë. Të gjithë këta ter-roristë ishin likuiduar gjatë operacionit për lirimin e aeroplanit, të zhvilluar ngaforcat speciale izraelite. Kulmin e bashkëpunimit në mes të grupeve terroriste gjer-mane dhe atyre palestineze e kishte dëshmuar rrëmbimi i aeroplanit „Landshut“ ikompanisë ajrore gjermane “Lufthansa” në tetor të vitit 1977. Edhe këtu ishtekërkuar lirimi i anëtarëve të grupit Baader - Meinhof. Mirëpo, njësia specialeantiterroriste për mbrojtjen e kufijve gjermanë GSG-9, e përkrahur edhe nga dypjesëtarë të njësisë speciale antiterroriste angleze “SAS” me një aksion spektaku-lar e kishte liruar aeroplanin e rrëmbyer, duke vrarë vetëm tre terroristë.

Në maj të vitit 1976, Ulrike Meinhof kishte bërë vetëvrasje në një qeli të

.: 74 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

162 Në shtator të vitit 1998, në një fshat në Normandi, nga policia franceze ishte burgosur terroristi gjerman, 51 vjeçar, Hans- Joachim Klein. Në vitin 1999 Klein ishte ekstraduar në Gjermani, ku një vit më vonë, nga Gjykata Penale e Frankfurtitishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në momentin e shqiptimit të dënimit, ai kishte klithur: “a për dhjetë minuta OPECduhet të qëndrojë tërë jetën në burg?!“. Në vitin 1977 Klein e kishte dërguar revolen së bashku me municionin e tij, nëadresën e një korrespodenti të revistës „Spiegel“, dhe me një letër përcjellëse kishte deklaruar për tërheqjen e tij për-fundimtare nga skena terroriste. Në atë letër kishte shkruar edhe për likuidimin e planifikuar të dy udhëheqësve të bashkë-sive izraelite, të cilët vepronin në Berlinin Perëndimor. Që nga ajo kohë nuk është shënuar ndonjë aktivitet tjetër terroristi Klein-it. Pas kësaj karriere terroriste, ai më se 25 vjet më radhë kishte jetuar në ilegalitet, kryesisht në Francë. Atje ishtemartuar me një mësuese dhe i kishte dy fëmijë, vajzën 18 dhe djalin 14 vjeç. Si faktorë kriminogjenë, është me rëndësitë dihet edhe fëmijëria e Klein-it. Vetëm tre muaj pas lindjes së Klein-it, nëna e tij kishte bërë vetëvrasje. Kështu, ai ekishte kaluar fëmijërinë e vet në qendra të ndryshme strehimore. Në moshën e vet rinore ishte kthyer sërish në shtëpinë ebabait të tij, i cili sërish ishte martuar. Edhe babai i tij, që kishte përkatësi të lashtë izraelite, gjatë kohës së luftës, përshkak të këtij „ turpi“, ishte internuar në një kamp të përqendrimit gjerman.

163 Në një proces gjyqësor të zhvilluar më 1999 në Köln, nuk ishte argumentuar pjesëmarrja e Gabrielle Kröcher - Tiedermannë sulmin kundër OPEC-ut. Klein dhe disa ish-bashkëluftëtarë të saj, e kishin dëshmuar të kundërtën. Fajësia e saj nukkishte mundur të dëshmohej edhe për faktin se ajo kishte vdekur që në tetor të vitit 1995 nga sëmundja e kancerit.

Page 7: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

burgut. Një vit më vonë, në shenjë hakmarrjeje në Karlsruhe vritet prokurori ipërgjithshëm shtetëror gjerman Siegfried Buback. Përgjegjësinë për këtë vrasje ekishte marrë e ashtuquajtura „Kommando Ulrike Meinhof“164. Pas kësaj ngjarjeje,edhe pse të gjithë themeluesit e Fraksionit të Armatës së Kuqe gjermane ishin bur-gosur, kishte filluar faza më e përgjakshme në historinë e kësaj organizate.

Më 9 shtator të vitit 1977, në një rrugë të Këlnit, me një aksion të rrufeshëmishte rrëmbyer industrialisti, Hans Martin Schleyer, duke i vrarë tri truprojat e tij.Për lirimin e Schleyerit, terroristët kishin kërkuar lirimin e 11 të burgosurve, anë-tarë të grupit Baader - Meinhof dhe nga 50.000 dollarë për çdo terrorist të liruar sidhe të drejtën për fluturimin e tyre në një vend të zgjedhur nga vetë ata. Qeveriagjermane nuk i kishte përmbushur kërkesat e terroristëve, gjë që pasoi vrasjen eSchleyerit. Pas dështimit të planeve me Schleyerin dhe atyre të mëparshme nëMogadischu, terroristët i kishin humbur shpresat e tyre. Kështu, në të njëjtën ditë,kur ishte publikuar lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të Schleyerit, në qelinë eburgut të Stammheimit kishin bërë vetëvrasje: A. Baaden, G. Ensslin dhe J. C.Raspe. Njëherësh me këto vetëvrasje shënohet edhe fundi i „Grupit - Baader -Meinhof“.

Edhe përkundër këtyre humbjeve, disa terroristë të mbijetuar kishin filluarpërpjekjet për rimëkëmbjen e organizatës. Kështu, ata, nga pamundësia që tëvepronin në Gjermani, kishin kaluar në emigracion, duke i krijuar celulat e reja ter-roriste gjermane në Holandë, Belgjikë dhe Francë. Këto përpjekje pa dyshim qëishin shenja për fillimin e „gjeneratës së dytë“ të Fraksionit të Armatës së Kuqegjermane e cila, për dallim nga e para që vepronte në vend, i parapëlqente sulmetnga jashtë, kundër interesave gjermane.

Sulmi i parë terrorist i ndërmarrë nga Fraksioni i përtërirë i Armatës së Kuqegjermane, ishte kryer më 1 qershor të vitit 1979 në Bruksel. Përpjekja për vrasjen ekomandantit të përgjithshëm të forcave të NATO-s në Evropë, e më vonë edhe min-istrit të Punëve të Jashtme të Amerikës, gjeneralit Alexander Heig, kishte dështuar.Në maj të vitit 1980, forcat policore franceze kishin bastisur një banesë në Paris, ecila ishte shfrytëzuar nga disa aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe gjermane.Në atë banesë ishte gjetur një arsenal i madh ushtarak, dokumente të falsifikuaradhe mjete të shumta monetare165. Në gusht të vitit 1981, Fraksioni i Armatës së Kuqegjermane kishte sulmuar me bomba bazën ajrore amerikane në Ramstein tëGjermanisë, ndërsa në shtator të të njëjtit vit, me një granatë të prodhimit sovjetik,ishte bërë përpjekje për vrasjen e oficerit më të lartë amerikan të stacionuar në

75 :.EUROTERRORISTËT

164 RAF kishte vepruar me emra të ndryshëm simbolikë; Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zurGewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 70.

165 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 631.

Page 8: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

Gjermani, gjeneralit Frederick Kroesen166. Në tetor të vitit 1982, forcat policoregjermane kishin arritur burgosjen e disa udhëheqësve të Fraksionit (të përtërirë) tëArmatës së Kuqe. Mirëpo, edhe kësaj here ky fraksion terrorist kishte mbijetuar.

Kështu, gjatë viteve 1985 dhe 1986, paralelisht me aksionet e përbashkëtaterroriste të ndërmarra nga „Aksioni Direkt“ francez dhe „Brigadat e Kuqe“ ital-iane edhe Fraksioni i Armatës së Kuqe gjermane, i kishte kryer disa vrasje të diplo-matëve dhe industrialistëve. Ndër viktimat e tyre ishte edhe E. Zimmermann, shefi firmës “MTU” për prodhimin e armëve në München (shkurt 1985), drejtori i fir-mës “Siemens” së bashku me shoferin e tij (qershor 1986), si dhe Gerold vonBraumühl një diplomat i lartë gjerman (tetor 1986). Ndërsa, në gusht të vitit 1985,me një aksion të përbashkët terrorist në mes të forcave të Fraksiont të Armatës sëKuqe gjermane dhe atyre të „Aksionit Direkt“ francez, ishte sulmuar Baza AjroreAmerikane në Frankfurt. Terroristët, pasi e kishin likuiduar rojën, me kartën eidentitetit të zyrtarit të vrarë, kishin hyrë në bazën ajrore amerikane të Rhein -Main dhe atje e kishin vrarë edhe një ushtarak tjetër dhe i kishin plagosur 16ushtarë167.

Sipas informacioneve policore, në vitin 1985, Fraksioni i Armatës së Kuqekishte vetëm 22 anëtarë aktivë, prej të cilëve 13 ishin femra168, të cilat kishin pozi-cione të rëndësishme në organizatë. Disa nga këta aktivistë kishin jetuar me vite tëtëra në ilegalitet në Gjermani, ndërsa të tjerët, si, p.sh. Susanne Albrecht, kishinkaluar në emigracion. Sipas disa informacioneve, ajo jeton vazhdimisht në lëvizjenga Lindja e Afërt në atë të Mesme. Më 1990 ishte dëshmuar fakti se shumica eterroristëve të mbijetuar gjermanoperëndimorë, ishin pajisur me identitet të ri ngaShërbimi i Sigurimit Shtetëror të Gjermanisë Lindore dhe si të tillë ishin shpërn-darë nëpër qytete të ndryshme gjermanolindore. Në vitin 1990 shumica e këtyreterroristëve, të cilët kishin qenë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Shërbimit tëSigurimit Shtetëror të Gjermanisë Lindore, pikërisht nga ky shërbim, ishin burgo-sur dhe ishin kthyer nga kishin ardhur me qëllim të gjykimit për veprat e bëra. Njëvit më vonë ishin dënuar edhe pesë zyrtarë të lartë të Sigurimit Shtetëror tëGjermanisë Lindore për shkak të ndihmës së ofruar Fraksionit të Armatës së Kuqe.

.: 76 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

164 RAF kishte vepruar me emra të ndryshëm simbolikë; Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zurGewaltaktion, Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 70.

165 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 631. 166 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 631. 167 Alfred Cattani, Deutschland - Vom Studentenprotest zur Gewaltaktion, në: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehntes

des Terrorismus, Neue Züricher Zeitung, Zürich 1980, f. 79 - 81; Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990,f. 632.

168 Hans Josef Horchem, Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland 1985, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1986,f. 11 - 13.

Page 9: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

Sulmi i fundit i Fraksionit të Armatës së Kuqe ishte kryer më 27.03.1993 dhekishte qenë i drejtuar kundër ndërtimit të një burgu në Weiterstadt. Që nga ajo kohënë mjetet e ndryshme të informimit gjerman, ishin dërguar disa komunikata, me tëcilat ishte njoftuar për marrjen e vendimit për pezullimin e aksioneve vrasëse dhe tëaktiviteteve të tjera revolucionare. Në këtë drejtim është e njohur edhe e ashtuquajtu-ra „Letër e prillit“ e vitit 1996 dhe deklarata e 20 prillit 1998, në të cilën thuhej „para28 vjetëve nga një aksion çlirimtar kishte lindur Fraksioni i Armatës së Kuqe, ndërsatash deklarojmë se ky projekt është i përfunduar dhe si i tillë i takon historisë“.Paralelisht me këto komunikata të publikuara në emër të udhëheqjes së Fraksionit tëArmatës së Kuqe edhe disa ish-anëtarë të kësaj organizate, kishin kërkuar pezullimine përgjithshëm të aktiviteteve politike të saj. Në këtë mënyrë, kishte përfunduar lufta25 vjeçare e këtij grupi terrorist, që kishte shkaktuar vrasjen e 34 personave.

1. 2. Celulat Revolucionare dhe Zora e Kuqe

Paralelisht me fillimin e burgosjeve të kuadrit komanduestë Fraksionit të Armatës së Kuqe, potenciali terrorist gjermankishte filluar të shpërndahej në rryma të ndryshme. Njërin krah tëkësaj lëvizjeje terroriste e kishte përfaqësuar edhe më tejFraksioni i Armatës së Kuqe, i cili gjatë viteve ‘80 kishte arritur tëriorganizohej dhe, në bashkëpunim me grupet e tjera terroriste,kishte orientuar aksionet e veta kryesisht kundër bazave dhe per-sonelit ushtarak të forcave të NATO-s në Evropë.

Ndërkaq, që nga nëntori i vitit 1973, në skenën terroriste gjermane kishtevepruar edhe e ashtuquajtura „Celulat Revolucionare“ (Revolutionären Zellen /RZ). Kjo organizatë për herë të parë ishte paraqitur duke marrë përgjegjësinë përsulmin e shkaktuar kundër filialeve të firmës “ITT” në Berlin dhe Nürenberg. Qënga paraqitja e saj e parë e deri në vitin 1982, kjo organizatë kishte kryer mesatar-isht 46 sulme të ndryshme terroriste në vit, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë kohore,Fraksioni i Armatës së Kuqe kishte ndërmarrë vetëm dy sulme të tilla terroriste169.

Koncepti strategjik i Celulave Revolucionare (RZ) ishte publikuar në vitin1975, në gazetën relativisht të rregullt vjetore të kësaj organizate, të njohur meemrin „Zemërimi Revolucionar“ (Revolutionärer Zorn). Sipas këtij koncepti,Celulat Revolucionare (RZ) në mënyrë afatgjate duhej të ndërmerrnin:

- aksione antiimperialiste të orientuara kryesisht kundër ShBA-së dhe RF

Gjermane;

77 :.EUROTERRORISTËT

Revolutionäre

Zellen

169 Krahaso: Andreas Schmidt, Die revolutionären Zellen, Die Polizei, Nr. 9/83, f. 287.

Page 10: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

- aksione luftarake kundër përfaqësive Sioniste në RF Gjermane;

- aksione që e ndihmonin drejtpërdrejt luftën e klasës punëtore, luftën e

rinisë dhe atë të gjinisë femërore, duke i sulmuar dhe duke i ndëshkuar

armiqtë e tyre170.

Pas burgosjes së studentit, Hermann Feiling (në qershor të vitit 1978, i cilinga pasojat e shpërthimit të një bombe në banesën e vet në Heidelberg, kishte hum-bur dy këmbët dhe syrin e majtë), policia kishte arritur të siguronte informacionepër strukturën organizative të Celulave Revolucionare. Ndryshe prej modelit tëluftës guerile të Fraksionit të Armatës së Kuqe (RAF), i cili bazohej në veprimet earmatosura të elitës studentore, kjo organizatë parapëlqente veprimin afatgjatë ile-gal, në grupe relativisht të pavarura dhe të përbëra nga pesë deri tetë persona, tëcilët duhej të njiheshin dhe të komunikonin midis tyre vetëm me emrin konspira-tiv. Në bazë të këtij veprimi, kjo organizatë kishte synuar arritjen e revolucionar-izimit të masave. Në bazë të këtij koncepti, Celulat Revolucionare (RZ) ishinshndërruar në organizatën më të rrezikshme terroriste të kohës së vet. Në fillim tëveprimtarisë së vet, kjo organizatë kishte bashkëpunuar, në forma të ndryshme, meFraksionin e Armatës së Kuqe. Mirëpo, si duket bashkëpunimi i ndërsjellë terror-ist me kohë ishte zbehur. Kjo u vu re sidomos në tetorin e vitit 1982, kur CelulatRevolucionare (RZ) nuk ishin përgjigjur kërkesës për ndihmë, të cilën e kishtekërkuar Fraksioni i Armatës së Kuqe me rastin e burgosjes së Mohnhaupt, Schulzdhe Klar. Në të vërtetë, në vend të ndihmës së kërkuar, Celulat Revolucionare (RZ)i kishin quajtur aktivistët e Fraksionit të Armatës së Kuqe (RAF) si „terroristë tëplakur“. Gjithashtu, edhe seria e mëvonshme e burgosjeve të anëtarëve tëFraksionit të Armatës së Kuqe (RAF), nga asnjë aspekt nuk ishte komentuar ngaCelulat Revolucionare (RZ). Pavarësinë e plotë të kësaj organizate terroriste ngaFraksioni i Armatës së Kuqe (RAF), e dëshmon edhe vlerësimi tejet „kritik dhe itejkaluar“ të cilin në maj të vitit 1982 e kishin bërë Celulat Revolucionare (RZ)ndaj projektit për veprim strategjik „Lufta Guerile, Kryengritja e Armatosur dheFronti Antiimperialist“ të aprovuar nga Fraksioni i Armatës së Kuqe (RAF)171.

Që në numrin e parë të gazetës „Zemërimi Revolucionar“, të botuar në vitin1975, ishte bërë publike ekzistenca e formacionit të armatosur, i cili vepronte nëkuadër të Celulave Revolucionare (RZ) me emrin „Rote Zora“ (RZ). Edhe simbo-let e ngjashme, që përdornin këto dy grupime terroriste, shpjegojnë për subjek-tivitetin e tyre. „Rote Zora“ (RZ) ishte organizatë e përbërë ekskluzivisht nga fem-rat dhe si e tillë i arsyetonte aktivitetet e veta terroriste me faktin se „në të gjitha

.: 78 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

170 „Revolutionärer Zorn“ Zeitung der „RZ“, në: Andreas Schmidt, Die revolutionären Zellen, Die Polizei, Nr. 9/83, f. 290. 171 Iring Fetscher - Günter Rohrmose, Analysen zum Terrorismus 1, Ideologien und Strategien, f. 168 - 169

Page 11: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

shtresat shoqërore ushtrohej dhunë ndaj femrave…, e cila është e strukturuar nësistemin shoqëror …, sistem i cili i mundëson burrit zbatimin brutal të dhunës ndajgruas“172. Sipas kësaj organizate, nga kjo pozitë e padurueshme e femrës nëshoqëri, paraqitet edhe domosdoshmëria e organizimit dhe zhvillimit të luftës sëarmatosur. Aksionin e vet të parë terrorist, kjo organizatë e kishte ndërmarrë nëvitin 1981, duke vrarë ministrin rajonal, Heinz Herbert Karry. Sipas „Rote Zora“kjo vrasje nuk ishte e paplanifikuar, ngaqë ministri i vrarë ishte edhe përgjegjës përzgjerimin e aeroportit të Frankfurtit, të cilin kjo organizatë e kundërshtonte173.

Në vitin 1982 „Celulat Revolucionare“ (RZ) dhe „Rote Zora“ (RZ) kishinndërmarrë rreth 600 sulme të armatosura kryesisht kundër ndërmarrjeve dhe fir-mave, të cilat e poshtëronin ideologjinë komuniste. Më 1984, në shenjë protestekundër eksportimit të qymyrit gjerman në Britaninë e Madhe, gjatë kohës kurpunëtorët e minierave angleze ishin hedhur në grevë, ishte ndërmarrë një sulm iarmatosur kundër selisë së minierës në Ruhrgebiet174. Ndërsa, më 28 prill të vitit1985 ishin vendosur disa bomba të kurdisura në ndërtesën e Shoqatës sëPunëdhënësve, në përfaqësinë e firmës kimike “Hoechst” në Këln, si dhe në për-faqësinë kryesore të Bankës Gjermane në Düsseldorf.

Sipas vlerësimeve policore të vitit 1984, në të dy këto formacione terroristevepronin pesë celula me nga 20 anëtarë. Është karakteristike se disa nga anëtarëtaktivë të këtyre formacioneve terroriste, ishin njëkohësisht edhe anëtarë aktivë tëFraksionit të Armatës së Kuqe (RAF). Kjo njëherit jepte të kuptohej se Fraksioni iArmatës së Kuqe vazhdimisht përpiqej të rekrutonte anëtarë të rinj nga CelulatRevolucionare dhe „Rote Zora“.

Gjatë viteve 1985 dhe 1986 policia kishte arritur të bur-goste numrit më të madh të organizatave terroriste majtiste gjer-mane. Kështu, në gusht të vitit 1996 ishin burgosur edhe vrasësite profesor Beckurts, ndërsa më 11 janar 1988 policia gjermane ekishte burgosur edhe një grua, e cila fajësohej për vendosjen e njëbombe në muajin prill të vitit 1986 në diskotekën „La Belle“ tëBerlinit (ky sulm terrorist ishte përdorur nga ShBA-ja si pretekst për sulm ushtarakkundër Libisë). Me 30 nëntor të vitit 1989 me një nënshkrim të firmosur “RZ”ishte marrë përgjegjësia për vrasjen e bankierit gjerman, Alfred Herrhausen, i ciliishte njëkohësisht edhe udhëheqës i Bankës Gjermane. Herrhausen ishte vrarë ngapasojat e shpërthimit të një bombe të telekomanduar, e cila ishte montuar në njëbiçikletë. Bomba kishte shpërthyer në çastin kur ishte afruar vetura zyrtare. Një

79 :.EUROTERRORISTËT

172 Andreas Schmidt, Die revolutionären Zellen, Die Polizei, Nr. 9/83, f. 289. 173 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 633. 174 Hans Josef Horchem, Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland 1985, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1986, f. 16.

Page 12: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

javë më vonë, policia kishte burgosur një burrë dhe një grua të akuzuar edhe përvrasjet e mëparshme të Zimmermann, Beckurts dhe Braunmühl. Më 27 qeshor tëvitit 1990, në mënyrë krejt të rastësishme, kishte dështuar atentati i përgatiturkundër sekretarit shtetëror gjerman, Hans Neusel175.

Pas këtij rasti, policia gjermane kishte konkluduar se ishte shpartalluarlëvizja terroriste majtiste gjermane. Ishin zbuluar dhe burgosur tri gjenerata ter-roristësh. 15 ose 20 prej tyre kishin kaluar në emigracion ose jetonin në ile-galitet të thellë. Mirëpo, pas shpartallimit të sistemeve socialiste, respektivishtdështimit të ideologjisë komuniste, mbeturinat e vjetra terroriste dhe ata even-tualë të rinj, e kishin vështirë të vepronin në drejtim të ripërtëritjes ose të kri-jimit të ndonjë formacioni të ri majtist terrorist gjerman.

1. 3. Kronikë e sulmeve terroriste të grupeve majtiste gjermane

1969

Tri sulmet e para të armatosura të Grupit Baader - Meinhof në Berlin.

1971

22.10, Hamburg: Gjatë përpjekjes për zbulimin e identitetit të tre personave të

dyshimtë, nga një anëtar i Fraksionit të Armatës së Kuqe ishte vrarë zyrtari i policisë, Norbert

Schmid.

22.12, Kaiserlautern: Një grup i armatosur i Fraksionit të Armatës së Kuqe, kishte plaçk-

itur një bankë në Kaiserlautern të Bajernit. Gjatë këtij aksioni ishte vrarë zyrtari i policisë, Herbert

Schoner dhe plaçkitur 134, 000 DM.

1972

11.05, Frankfurt: Në sulmin e armatosur kundër komandës së bazës ushtarake amerikane

V. Corps në Frankfurt, ishte vrarë kolonel Paul Bloomquist dhe ishin plagosur 14 qytetarë.

Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë „Komando Petra SCHELM“.

12.05, Ausburg/Munih: Dy bomba të kurdisura kishin shpërthyer në drejtorinë e policisë

së qytetit Ausburg. Nga pasojat e këtij shpërthimi, ishin plagosur shtatë persona. Në të njëjtën ditë,

para ndërtesës së policisë kriminale në Munih, kishte eksploduar një autobombë e „Komandos

Thomas Weisbecker“ që kishte shkaktuar plagosjen e gjashtë personave dhe një dëm material në

vlerë prej 600, 000 DM.

12.05, Karlsruhe: Në makinën e gjyqtarit të autorizuar për zhvillimin e hetimeve kundër

Grupit Baader - Meinhof, ishte montuar një bombë e fuqishme. Nga shpërthimi i saj, ishte plago-

sur rëndë gruaja e tij. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë „Komando Manfred Grashof“.

19.05, Hamburg: Në ndërtesën e firmës „Springer“ kishin shpërthyer dy bomba.

Përgjegjësinë për këtë sulm, që kishte shkaktuar edhe plagosjen e 38 personave, e kishte marrë

„Komando 2 Juni“.

24.05, Heidelberg: Nga pasojat e shpërthimit të dy autobombave të vendosura në

komandën e forcave tokësore amerikane në Heidelberg, ishin vrarë tre dhe plagosur pesë qytetarë.

Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë „Kommando 15 Juli“ (më 15 korrik 1971

.: 80 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

175 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 634.

Page 13: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

nga një shkëmbim zjarri me policinë ishte vrarë aktivistja e Fraksionit të Armatës së Kuqe „RAF“,

Petra Schlem).

1975

27.02, Berlin: „Lëvizja 2 Juni“ e kishte rrëmbyer kandidatin kryesor të partisë CDU për

zgjedhjet parlamentare. Si kusht për lirimin e tij ishte kërkuar lirimi nga burgu i udhëheqësve të

burgosur të Fraksionit të Armatës së Kuqe: Horst Mahler, Verena Becker, Gabriele Kröcher -

Tiederman, IngridSiepmann, Rolf Heissler dhe Rolf Pohle. Më 05.03 ishte arritur marrëveshja për

këmbimin e tyre.

24.04, Stokholm: Nga „Kommando Holger Meins“ ishte okupuar Ambasada Gjermane në

Stokholm dhe si kusht për lirimin e saj ishte kërkuar lirimi i 26 aktivistëve të Fraksionit të Armatës

së Kuqe gjermane. Nga shpërthimi i parakohshëm i eksplozivit të vendosur, kishte dështuar aksioni.

Dy diplomatë dhe dy terroristë të vrarë. Gjatë aksionit policor ishin burgosur edhe katër terror-

istë të tjerë.

1977

07.05, Karlsruhe: “Komandoja Ulrike Meinhof“ kishte vrarë avokatin publik, gjeneralin

gjerman, Siegfrid Buback së bashku me dy shoqëruesit e tij.

30.07, Oberursel: Pas dështimit të planit për rrëmbim, në shtëpinë e tij ishte vrarë Jürgen

Ponto, përfaqësues publik i Bankës së Dresdenit. Më vonë ishin identifikuar dhe burgosur gjashtë

vrasësit e Pontos – aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe, në mesin e tyre edhe e mbesa e tij.

09.09, Këln: Gjatë rrëmbimit të industrialistit gjerman, Hanns – Martin Schleyer, ishin

vrarë edhe tre truprojat e tij. Schleyer ishte mbajtur në një lokal të fshehtë në Francë dhe ishte

vrarë më 19 tetor.

13.10, Frankfurt: Terroristët palestinezë kishin rrëmbyer aeroplanin „Landshut“ të kom-

panisë ajrore gjermane “Lufthansa”. Si kusht për lirimin e udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit

ishte kërkuar lirimi i disa anëtarëve të burgosur të Fraksionit të Armatës së Kuqe. Gjatë rrëmbimit

ishte vrarë kapiteni i avionit. Pesë ditë më vonë njësiti special gjerman „GSG 9“ e kishte liruar

aeroplanin, duke vrarë tre dhe plagosur një terrorist.

13.11, Vjenë: „Komando 2 Korriku“ e kishte rrëmbyer industrialistin austriak në Vjenë,

Walter Michael Palmers. Lirimi i tij ishte bërë më 13.11.1977, pas dhënies së sasisë së kërkuar të

parave.

1978

11.05, Beograd: Pesë aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe ishin burgosur në Jugosllavi.

Në nëntor ishin liruar duke mundësuar udhëtimin e tyre në një vend të dëshiruar.

24.09, Dortmund: Në një pyll afër Dortmundit ishte zhvilluar një shkëmbim i fuqishëm

zjarri në mes policisë dhe aktivistëve të Fraksionit të Armatës së Kuqe. Këta gjatë ushtrimit të tyre

me armë zjarri ishin befasuar nga policia. Gjatë këtij konflikti ishte vrarë një zyrtar i policisë dhe

terroristi Michael Knoll, si dhe burgosur Angelika Speitel.

01.11, Kerkrade: Në Kerkrade të Holandës, disa aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe

kishin vrarë dy dhe plagosur një doganier.

1979

25.06, Oburg: „Kommando Andreas Baader“, e përbërë nga terroristët Wagner, Lotze dhe

Albrecht, kishte përgatitur një atentat kundër komandantit të NATO-s, gjeneral Alexander Heig në

Oburg të Belgjikës. Edhe përkundër shpërthimit të mbi 20 kilogramë të eksplozivit të rafinuar,

81 :.EUROTERRORISTËT

Page 14: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

kishte shpëtuar gjenerali Heig, ndërsa dy shoqëruesit e tij ishin plagosur.

19.11, Cyrih: Një komando e përbërë nga katër aktivistë të Fraksionit të Armatës së Kuqe,

kishte plaçkitur një filial të Bankës Zvicerane në Cyrih. Gjatë përpjekjes për shpëtimin e 506.000 DM

të plaçkitura, terroristët kishin vrarë një dhe kishin plagosur dy kalimtarë.

1981

11.08, Paris: Në Paris, terroristja Nge Viet e kishte vrarë një polic dhe kishte arritur të arra-

tiset pa lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

31.08, Ramstein: Gjatë sulmit të armatosur të Fraksionit të Armatës së Kuqe, („Kommando

Sigurd Debus“) kundër selisë së Bazave Ushtarake Ajrore Amerikane në Ramstein ishin plagosur 14

qytetarë dhe ishte shkaktuar një dëm material prej 7.2 milionë DM.

15.09, Heidelberg: Kishte dështuar sulmi raketor kundër gjeneralit amerikan, Fredrick

Kroesen. Makina e gjeneralit ku ndodhej edhe gruaja e tij, ishte sulmuar me një raketë antitank, e cila

nuk e kishte goditur. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë „Kommando Gudrun Ensslin“.

1984

18.12, Oberammergau: Kishte dështuar sulmi kundër shkollës së NATO-s në

Oberammergau. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij aksioni të dështuar e kishte marrë „Komando

Jan Raspe“. 1985

01.02, Gauting: Nga komandoja „Patrick O`Hara“, në Gaoting afër Munihut ishte vrarë

drejtori i Unionit të Motorëve dhe të Turbinave (MTU), Ernst Zimmermann.

07.08, Frankfurt: Aktivistët e Fraksionit të Armatës së Kuqe kishin vrarë një ushtar

amerikan dhe bashkëshorten e një tjetri. Pas vrasjes, kufomave ua kishin marrë të gjitha doku-

mentet personale.

08.08, Frankfurt: Nga shpërthimi i një autobombe të montuar nga Fraksioni i Armatës së

Kuqe, ishin vrarë dy mekanikë dhe ishin plagosur 16 pjesëtarë të bazës ajrore amerikane në

Frankfurt. Dëmi i shkaktuar material ishte vlerësuar në mbi një milion DM. Përgjegjësinë për kry-

erjen e këtij sulmi e kishte marrë „Komando George Jackson“. Terroristët kishin hyrë në zonën

ushtarake, në saje të shfrytëzimit të dokumenteve të ushtarit amerikan, që ishte vrarë një ditë më parë.

1986

09.07, Straslah: Nga pasojat e shpërthimit të një sasie të madhe eksplozivi, që ishte vendo-

sur pranë një rruge në Straslah, kishte vdekur drejtori i “Siemensit”, Karl Heinz Beckurts, dhe

shoferi i tij.

10.10, Bonn: Nga „Komando Ingrid Schubert“ ishte vrarë udhëheqësi i shërbimit publik i

Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gerold von Braunmühl.

1989

30.11, Bad Homburg: Terroristë, të prezantuar si „Komando Wolfgang Beer“, kishin mon-

tuar një sasi të madhe eksplozivi në një biçikletë dhe, në momentin kur pranë saj kishte kaluar

udhëheqësi i Bankës Gjermane, Alfred Herrhausen, eksplozivi kishte shpërthyer. Herrhausen kishte

vdekur në vendin e ngjarjes.

1991

13.02, Bon: Një njësit terrorist i Fraksionit të Armatës së Kuqe („Komando Vincenzo

Spano“) kishte zbrazur 250 plumba në drejtim të Ambasadës Amerikane në Bonn.

01.04, Dyseldorf: Një snajperi i komandos „Ulrich Wessel“ e kishte goditur për vdekje

financierin, Detlef Karsten Rohwedder.

.: 82 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Page 15: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

1993

27. 06, Bad Kleinen: Michael Newrzella (25), një zyrtar i njësisë antiterroriste GSG-9,

ishte vrarë gjatë një operacioni të dështuar policor.

2. Euroterroristët francezë

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Franca ishte shndërruar në një arenë të kon-flikteve të përgjakshme në mes të terroristëve të ndryshëm ndërkombëtarë. Një gjëe tillë ishte mundësuar edhe nga fakti se Franca më tepër se çdo shtet tjetër nëEvropë i kishte toleruar terroristët e huaj. Duke i shfrytëzuar rrethanat dhe liritë eshumta që ofronte Franca, qarqet e ndryshme arabe dhe ato izraelite, për shumëkohë me radhë i kishin nxitur komandot e tyre vrasëse për kryerjen e sulmeve tëndryshme (kryesisht të ndërsjella) terroriste në Paris. Pastaj fraksionet e ndryshmearabe kishin shfrytëzuar territorin francez për zhvillim të luftërave të ndryshmekundër njëri-tjetrit. Terroristët armenë më tepër se kudo tjetër në botë, i kishin sul-muar interesat turke në Francë. Këtu edhe Armata Republikane Irlandeze shumëherë i kishte sulmuar objektivat e ndryshme angleze. Gjithashtu në qytetet endryshme franceze, edhe ithtarët dhe kundërshtarët e „Revolucionit Islamik“kishin luftuar kundër njëri-tjetrit, etj.

Nga të gjitha këto konflikte të huaja, që zhvilloheshin në territorin francez,nuk ishin dëmtuar vetëm elementet e huaja, por ishin shkaktuar edhe shumë vikti-ma franceze. Aktiviteti i grupeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare nuk ishte iorientuar vetëm kundër elementit të huaj në Francë, por ishte i orientuar edhekundër interesave të drejtpërdrejta franceze. Kështu, për shembull, në vitet 1986dhe 1987, terroristët e ndryshëm armenë, ata libanezë - pavarësisht nga konfesionii tyre fetar mysliman ose të krishterë, si dhe Shërbimi Sekret i Sirisë së bashku meatë të Iranit, ishin marrë vesh për ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta kundërqeverisë franceze176. Këto aksione, që kishin filluar paralelisht me sulmet e„Aksionit Direkt“, e kishin shndërruar kryeqytetin francez në një arenë të konflik-teve të përgjakshme terroriste, të ngjashme me Palermon italiane. Vetëm pas godit-jeve të fuqishme terroriste në Paris, ishin arritur marrëveshjet adekuate ndërkom-bëtare, që kishin mundësuar bashkëpunimin e forcave kundërterroriste francezeme kolegët e tyre ndërkombëtarë.

83 :.EUROTERRORISTËT

176 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 635.

Page 16: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

2.1. Aksioni Direkt (AD)

Në vitin 1979, me bashkimin e disa grupeve të vogla ter-roriste franceze, ishte themeluar organizata e njohur me emrin„Aksioni Direkt“ (AD). Në kuadër të kësaj organizate paralelishtkishin vepruar dy rryma relativisht autonome. E para karakterizo-hej me orientimin e vet të qartë nacionalist, ndërsa rryma e dytëkishte tendencë të fuqishme internacionaliste, përkatësisht komu-niste.

Krahu nacionalist ishte themeluar në fillim të vitit 1980 dhe udhëhiqej ngaprofesori i filozofisë, André Olivier dhe nxënësi i tij, Max Ferot177. Në fillim tëaktivitetit të vet, ky grup kishte vepruar edhe me emrin „Pllakati i Kuq“178. Ferotikishte bashkëpunim të mirë me profesorin e vet të vjetër Olivierin, nga i cili ishteushqyer me idealet e lëvizjes revolucionare të viteve ‘68. Pas përfundimit të shër-bimit ushtarak, studenti Feroti ishte bashkuar sërish me profesorin e vet dhe, nëmënyrë konspirative kishin filluar përgatitjet e sulmeve të para terroriste. Me qël-lim të sigurimit të mjeteve të nevojshme financiare, ata kishin plaçkitur edhe disabanka dhe institucione të tjera financiare. Këto plaçkitje të kryera në mes të viteve1981 dhe 1984, e paraqesin edhe fillimin e aktiviteteve terroriste të grupit “Olivier– Ferot”.

Që nga viti 1983 e deri në vitin 1986 ky grup kishte ndërmarrë 15 sulmeterroriste, të cilat i kishte publikuar si vepra revolucionare të „Aksionit Direkt“179.Më 27.03.1986, policia franceze, me një aksion spektakular kishte arritur shpartal-limin e grupit terrorist të udhëhequr nga Olivieri dhe Feroti. Të gjithë anëtarëtaktivë të këtij grupi, me përjashtim të Ferotit, ishin burgosur. Ai edhe i vetmuarkishte vazhduar të bënte sulme të fuqishme terroriste. Në këtë mënyrë, Feroti ishtebërë terroristi më i njohur dhe më i kërkuar i kohës në Francë. Vetëm gjatë vitit1986 ai kishte kryer këto sulme terroriste:

- vrasjen e drejtorit të përfaqësisë së firmës „Black & Decker“ në Francë

(25.04);

- vendosjen e një mjeti të fuqishëm shpërthyes në zyrat e firmës „American

Express“ në Lion (26.04);

- sulmin e armatosur kundër ndërtesës së Interpolit në Saint Cloud afër

.: 84 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

177 Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck1990, f. 64.

178 Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck1990, f. 65.

179 Rudolf Chimelli, Die Action Directe schreckt Frankreich, në: Dieter Schröder, Terrorismus, Gewalt mit politischemMotiv, München 1986, f. 114 - 122.

Page 17: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

Parisit (16.05);

- sulmin me bomba dore kundër selisë së firmës „Air Liquide“ në Paris

(06.07), dhe

- sulmin kundër ndërtesës së prefekturës policore në Paris, gjatë të cilit ishte

vrarë një komisar i lartë i policisë dhe ishin plagosur 18 policë të tjerë

(09.07)180.

Më 27.11.1987 policia franceze kishte arritur të burgoste Max Ferrotin e me këtëkishte pushuar edhe aktiviteti terrorist i këtij fraksioni, që vepronte me emrin„Aksioni Direkt“.

Fraksioni tjetër i „Aksionit Direkt“, ishte i njohur shumë më tepër në arenënndërkombëtare sesa në Francë. Ky fraksion ishte themeluar në vitin 1979 mebashkimin e dy grupeve të vogla terroriste: Grupit „NAPAP - Noyaux armés pourl`autonomie populaire“ (Ushtria Revolucionare për Autonominë Popullore)181 dhe„Grupit për Aksione Revolucionare“ të njohur me shkurtesën „GARI“. Në vitin1968, nga disa studentë radikalë ishte themeluar „Ushtria Revolucionare përAutonominë Popullore“ (NAPAP). Kjo „ushtri“ në vitin 1971, kishte vrarë për-faqësuesin diplomatik të Bolivisë në Francë, me akuzën se ishte fajtor për burgos-jen dhe vrasjen e Che Guevarës. Më vonë, nga e njëjta „ushtri“, ishte vrarë nëHamburg edhe gjenerali bolivian, i cili me të vërtetë e kishte burgosur dhe vrarëChe Guevarën.

Ky fraksion terrorist i „Aksionit Direkt“, i njohur për qëndrimet e veta inter-nacionaliste, udhëhiqej nga dy figura të spikatura: Jean Marc Rouillan i cili, sithemelues i „Grupit për Aksione Revolucionare“ (GARI) konsiderohej edhe koman-dant i „Ushtrisë Revolucionare për Autonominë Popullore“ (NAPAP) dhebashkëshortja e tij, Nathalie Menigon182.

Që nga themelimi i këtij fraksioni, në mënyra të ndryshme ishin ndihmuar tëgjitha grupet radikale spanjolle, të cilat kishin luftuar kundër regjimit të Frankos nëSpanjë. Në mars të vitit 1980, policia franceze kishte arritur burgosjen e 20 anëtarëvetë këtij fraksioni, që kishin vepruar në kuadër të organizatës „Aksioni Direkt“. Nëmuajin shtator të të njëjtit vit, ishin burgosur edhe dy udhëheqësit kryesorë të kësajorganizate, Jean Marc Rouillan dhe gruaja e tij Nathalie Menigon. Mirëpo, në saje tënjë amnistie të përgjithshme, një vit më vonë ishin liruar shumë „të burgosur poli-tikë“ në Francë, ndër të cilët edhe anëtarët e „Aksionit Direkt“. Menjëherë pas lirim-

85 :.EUROTERRORISTËT

180 Rudolf Chimelli, Die Action Directe schreckt Frankreich, në: Dieter Schröder, Terrorismus, Gewalt mit politischemMotiv, München 1986, f. 114 - 122.

181 Në gjuhën gjermane „Bewaffnete Zellen für Volksautonomie“. 182 Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck

1990, f. 66.

Page 18: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

it të tyre, ata kishin vazhduar me praktikat e vjetra terroriste. Kështu, më 15.01.1985„Aksioni Direkt“ francez, së bashku me „Fraksionin e Armatës së Kuqe“ gjermane,kishin lëshuar në qarkullim Komunikatën „Për Bashkimin e Forcave Revolucionaretë Evropës Perëndimore“. Dhjetë ditë më vonë, ishte vrarë gjeneral Rene Audran(funksionar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe koordinator i Industrisë së ArmatimitFrancez në NATO). Më 17.11.1986, ishte vrarë edhe Georges Besse, shef i Industrisësë Automobilave Francezë „Reno“. Këto vrasje njëherësh kishin shënuar edhe fundine këtyre dy fraksioneve terroriste, ngaqë në nëntor të vitit 1987, policia franceze menjë aksion të rrufeshëm i kishte burgosur të gjithë aktivistët dhe kuadrin komanduestë „Aksioni Direkt“. Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar kundër tyre, në sallën egjykimit kishin ardhur fare pak të interesuar. Pas këtij gjykimi, aktiviteti terrorist i„Aksionit Direkt“ ishte përqendruar vetëm në plaçkitjen e bankave dhe në sulmegjithnjë e më të rralla terroriste.

3. Belgjikë

Terroristët belgë, mbajnë përgjegjësinë për 27 sulme terroriste të kryera ngamesi i vitit 1984 deri në dhjetor të vitit 1985. Që nga 16 dhjetori i vitit 1985 kur nëkafenenë „Quick“, që gjendej në Stacionin Hekurudhor në Namur të Wallonisëishte bërë burgosja spektakulare e katër udhëheqësve të organizatës terroriste belge„CCC“, nuk është shënuar më ndonjë aktivitet i organizuar terrorist nga motivetmajtiste në Belgjikë.

3.1. Celulat Komuniste Luftarake

Organizata terroriste belge e njohur me emrin „CCC“ (CelulatKomuniste Luftarake), ishte themeluar në vitin 1984 nga PierreCarette. Edhe pse kjo organizatë terroriste, asnjëherë nuk kishtearritur të masivizohej, ajo si njësit i vogël terrorist që ishte, kishtearritur specializimin në fushën e montimit dhe vendosjes sëmjeteve të ndryshme shpërthyese, kundër objekteve të ndryshmeamerikane dhe atyre të NATO-s, në Belgjikë. Sulme të tilla terroriste ishinregjistruar edhe kundër ndërmarrjeve të ndryshme belge të cilat, në forma tëndryshme afariste, kishin bashkëpunuar me strukturat e tilla ushtarake ose meinstitucionet e caktuara belge, të cilat e përfaqësonin pushtetin shtetëror belg osesistemin kapitalist ndërkombëtar.

Aksionet e para terroriste, kjo organizatë i kishte ndërmarrë me qëllim të

.: 86 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Page 19: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

furnizimit të saj me mjete luftarake. Për realizimin e këtij qëllimi, më 12 maj 1984ishte sulmuar Kazerma Ushtarake „Ratz“, me ç’rast ishte plaçkitur një arsenal ifuqishëm luftarak. Gjatë kryerjes së këtij aksioni, ishte plagosur një ushtar dhe njëoficer i lartë belg. Disa ditë më vonë, më 2 qershor të vitit 1984 nga një depo endërmarrjes për thyerjen e gurëve „Ecassinnes“, ishin vjedhur mbi 800 kilogramëdinamit të tipit TNT. Nga kjo sasi e dinamitit të vjedhur, një pjesë ishte përdorurmë 02.10.1984 gjatë sulmit kundër përfaqësisë së firmës kompjuterike kanadeze„Litton International Data System“183 (e autorizuar për prodhimin e sistemeve tëcaktuara raketore), e cila gjendej në Evere - afër selisë së komandës qendrore tëNATO-s në Bruksel. Në lokalitetet e kësaj firme ishte vendosur dhe aktivizuar njësasi e madhe e mjeteve të tilla eksplozive që kishte shkaktuar një dëm të kon-sideruar material.

Më 03.10.1984, me lëng dhe bomba të ndryshme ndezëse ishte sulmuarpërfaqësia e firmës gjermane „MAN“ në Dilbeek (Bruksel). Disa konstruktorë tëkësaj firme ishin njëkohësisht edhe konstruktorë ushtarakë, të cilët kishin punuarnë repartin për konstruktimin e makinave për bartjen dhe transferin e raketavebërthamore amerikane „Pershing II“, i cili gjendej gjithashtu në Mainz (nga arsyetë tilla, më 19.09.1983, kjo firmë ishte sulmuar edhe nga celulat revolucionaregjermane). Më 8.10.1984 ishte sulmuar edhe selia „Honeywell Evropa“ në Evere(Bruksel). Kjo ndërmarrje ishte e përfshirë në programin për konstruktimin e rake-tave amerikane „Cruise“, si dhe në prodhimin e sistemit navigator të aeroplanit gji-gant bombardues amerikan B52 (më 20.11.1983 dhe 14.12.1983 ishin sulmuar për-faqësitë e kësaj firme në Gjermani dhe në Nju-Jork). Mirëpo, dëmin më tëfuqishëm material, kjo organizatë terroriste e kishte shkaktuar në dhjetor të vitit1984, kur e kishte aktivizuar sasinë e madhe të eksplozivit të vendosur tek përçue-sit dhe rezervuarët e gazit nëntokësor të NATO-s në Belgjikë184.

Është me interes të theksohet se disa nga armët e vjedhura në Kazermën„Ratz“ ishin përdorur edhe nga terroristët e ndryshëm gjermanë dhe francezë.Gjithashtu, edhe një sasi e dinamitit të vjedhur TNT ishte përdorur nga organizataterroriste franceze „Action Directe“ gjatë montimit të një autobombe në Paris185.Përveç ndihmës materiale, organizata terroriste belge „CCC“ (Celulat KomunisteLuftarake) organizatave të tjera terroriste në Evropë u kishte ofruar edhe këshilladhe ndihma të tjera konkrete materiale dhe profesionale. Në disa raste terroristët e

87 :.EUROTERRORISTËT

183 Përfaqësitë e kësaj firme kanadeze në Gjermani dhe Itali ishin objekt i sulmeve të ndryshme terroriste. 184 Hans Josef Strick, Belgiens Kämpfende Kommunistische Zellen, në: Terrorismus, Gewalt mit politischem Motiv, Dieter

Schröder (Botues/Autor) München 1986, f. 126. 185 Litton hatte kurz zuvor Kontakte mit der NATO geschlossen. Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt

1990, f. 643.

Page 20: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

ndryshëm ndërkombëtarë, e sidomos ata gjermanë dhe ata francezë ishin ndihmuarpër t’u strehuar ose për t’u arratisur nga Belgjika.

Mirëpo për dallim nga organizatat e tjera të ngjashme terroriste, ajo belgeishte shumë më pak agresive. Gjatë aktivitetit të saj katërmbëdhjetëmujor terrorist,ishin vrarë vetëm dy persona. Si rezultat i aktiviteteve të gjithanshme kundërter-roriste të ndërmarra nga policia belge, shumë shpejt, respektivisht në dhjetor tëvitit 1985, ishte burgosur udhëheqësi i organizatës terroriste belge „CCC“ (CelulatKomuniste Luftarake), Carette, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij. Deri nëjanar të vitit 1986, ishin burgosur edhe tetë persona të tjerë, të cilët ishin trajtuar sianëtarë aktivë të organizatës terroriste belge. Gjatë aksioneve të tjera policore,ishin zbuluar gjashtë banesa konspirative, disa dhjetëra kilogramë dinamit, armë tëndryshme, mjete teknike për përgjimin e frekuencave policore, dokumente tëndryshme të falsifikuara, një shtypshkronjë, disa harta topografike, si dhe adresate viktimave potenciale të zgjedhura me kujdes nga qarqet e ndryshme ekonomike,politike dhe ushtarake belge. Në mesin e këtyre viktimave potenciale, kishte figu-ruar edhe emri i kryeministrit belg, Wilfried Marten186.

4. Itali

Përderisa terrorizmi në shtetet e tjera perëndimore asnjëherë nuk kishtearritur ta rrezikonte sistemin politik, respektivisht pushtetin e tyre shtetëror, lëviz-ja terroriste në Itali ishte shumë më masive dhe mjaft e rrezikshme. Prandaj, nëkrahasim me shtetet e tjera evropiane, lëvizja terroriste majtiste në Itali kishte njëpotencial të fuqishëm kuadrosh, i cili kishte në dispozicion mundësi të mëdharekrutimi dhe baza solide për veprim.

Përderisa terroristët gjermanë, fjala vjen, asnjëherë nuk kishin arritur që tërekrutonin më tepër se disa dhjetëra anëtarë, në fund të vitit 1982, policia italianekishte burgosur mbi 1300 anëtarë të grupeve të ndryshme terroriste, që kishinvepruar sipas ideologjive të ndryshme majtiste dhe 238 terroristë të entuziazmuarme ide të ndryshme djathtiste, përkatësisht fashiste. Të gjithë këta kriminelë poli-tikë ishin përgjegjës për kryerjen e rreth 14.000 sulmeve të ndryshme terroriste, tëfilluara në vitin 1968. Nga pasojat e këtyre sulmeve terroriste, në vitin 1973 ishinvrarë 40 persona, një vit më vonë ishin regjistruar 27 vrasje, ndërsa në vitin 1980,nga pasojat e ushtrimit të dhunës së ndryshme politike, në Itali ishin vrarë 120 per-sona187. Kulmin e vet terrorizmi italian e kishte arritur me rrëmbimin dhe vrasjen e

.: 88 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

186 Robert Harnischmacher, Die teuslische Heirat des internationalen Terrorismus mit dem organisierten Verbrechen, Lübeck1990, f. 69.

187 Walter Laqueur, Terrorismus, Ullstein 1987, f. 303.

Page 21: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokristiane Italiane, Aldo Moro, qëkishte ndodhur në vitin 1978.

Në Italinë e dekadave të fundit, kemi të bëjmë me një formë specifike të ter-rorizmit të lindur dhe të zhvilluar kryesisht nga grupet periferike radikale majtiste.Pa dyshim që në formimin dhe organizimin e këtyre grupeve, si dhe ideologjive tëtyre specifike, kishin ndikuar faktorë të ndryshëm shoqëroro-politikë. Si në shumëvende të tjera evropiane, ashtu edhe terrorizmi majtist në Itali, kishte lindur ngandikimi i ngjarjeve të viteve 1968 (të karakterizuara me protesta dhe revoltamasive studentore), nga ndikimi, respektivisht reflektimi negativ i konfliktevesociale në mes të shtresave të ndryshme shoqërore, si dhe nga konfrontimet efuqishme politike në Itali, që kishin qenë dukuri karakteristike e asaj kohe. Terrorizmi majtist në Itali, në fillim të manifestimit të vet, ishte inspiruar nga idetëe reja majtiste (të cilat nuk kishin ndikim aq të fuqishëm si në Gjermani) të për-faqësuara kryesisht nga grupet majtiste, si Organizata e Rinisë Komuniste (FGCI)dhe Studentët Katolikë të Institutit Sociologjik të universitetit të qytetit italianKiavari188.

Anëtarët e grupeve të ndryshme terroriste italiane ishin kryesisht personatë rinj, të moshës njëzet deri në tridhjetë vjeç. Raporti gjinor i tyre ishte 4:1 meepërsi të meshkujve, ndërsa në disa periudha kohore ky raport ishte rritur deri në5:1. Terroristët italianë, ndryshe nga kolegët e tyre të tjerë evropianë, rridhninkryesisht nga familjet e shtresave të mesme shoqërore. Mirëpo, në mesin e tyrekishte edhe kuadro nga klasa punëtore si dhe një element i fuqishëm i shtresës sëlartë, që personifikohej nga Feltrinelli - një industrialist, miliarder, botues i njo-hur dhe pasardhës i njërës nga familjet më të pasura italiane189.

4.1. Brigadat e Kuqe

Organizata terroriste italiane, e njohur me emrin „Brigadate Kuqe“, ishte themeluar në vitin 1970. Në të vërtetë, ky emërishte sinonim i disa grupeve të vogla terroriste, të cilat mbaninpërgjegjësinë për zbatimin sistematik të dhunës masive politike, ecila gjatë viteve ‘70 e kishte tronditur aq shumë Italinë sa që,shumë vrojtues të jashtëm kishin menduar se sistemit demokratiknë Itali i kishte ardhur fundi.

89 :.EUROTERRORISTËT

188 Krahaso: Carlos Widmann, Italiens Rotbrigadisten, në: Dieter Schröder (Hrsg) Terrorismus, Gewalt mit politischemMotiv, München 1986, f. 101 - 113.

189 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 304.

Page 22: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

Anëtarët e organizatës terroriste „Brigadat e Kuqe“, e kishin prezantuarorganizatën e tyre si marksiste-leniniste e cila, si e tillë, e kishte trajtuar shtetin ital-ian si makineri të sistemit represiv kapitalist dhe si diktaturë të klasës borgjeze, ecila ushtrohej mbi klasën proletare. Në këtë kuptim, udhëheqësit e „Brigadave tëKuqe“ kishin marrë „përgjegjësinë dhe detyrën historike për luftimin e pushtetitkapitalist në Itali me qëllim të ndërrimit të tij me një pushtet të klasës punëtore, icili pa ngurrim do ta formonte sistemin e vet juridik me qëllim të gjykimit dhedënimit të merituar të armiqve të klasës punëtore“190.

Konsiderohet se lindja e organizatës terroriste „Brigadat e Kuqe“, kishterezultuar nga takimet ultramajtiste të organizuara në Institutin Katolik „StellaMaris“ në qytetin Kiavari, që shtrihet në bregdetin verior italian. Atje, gjatë nën-torit të vitit 1969, disa herë ishin takuar studentët Renato Curcio dhe gruaja e tije mëvonshme, Margherita Cagol (absolvente në Fakultetin Sociologjik tëTrentos). Pas disa takimeve të tilla, ishte marrë vendimi për formimin e grupitterrorist „Brigate Rosse“. Më vonë në këtë grup ishin bashkuar edhe AlbertoFranceschini dhe udhëheqësi i aksionit „Moro“, Mario Moretti.

Në fillim ky grup ishte këshilluar dhe, pa ndonjë rezervë, ishte financuarnga Giangiacomo Feltrinelli. Ky industrialist i fuqishëm, që në vitet ‘50 kishte for-muar në Milano një institut dhe një qendër dokumentare për hulumtimin e lëviz-jeve të ndryshme punëtore ndërkombëtare. Në këtë drejtim, kjo qendër shkencore,kishte bashkëpunuar edhe me disa institute të universiteteve të ndryshme evropi-ane, në mesin e tyre edhe me atë të Amsterdamit. Në fillim të viteve ‘60, gjatë viz-itës së tij në Kubë, Feltrinelli ishte takuar edhe me Fidel Kastron. I brengosur përmundësinë reale të një grushtshteti fashist në Itali, Feltrinelli i kishte studiuar mekujdes taktikat e luftërave të ndryshme revolucionare të zhvilluara në AmerikënLatine dhe kishte vepruar në drejtim të formimit të një lëvizjeje kryengritëse ital-iane. Për këtë arsye, në vitin 1967, Filtrinelli kishte vendosur kontakte me udhëhe-qësin e njohur palestinez, Georg Habash dhe me udhëheqësit e Fraksionit tëArmatës së Kuqe (RAF) gjermane. Dy vjet më vonë, së bashku me disa terroristëgjermanë, ai kishte qëndruar në kampin palestinez, të udhëhequr nga GeorgHabashit (në Jordani) me qëllim të stërvitjeve luftarake. Pastaj ishte formuar nëCyrih një shërbim për koordinimin e aktiviteteve terroriste në mes grupeve tëndryshme ndërkombëtare, ndërsa në Pragë kishte siguruar një shtëpi për strehimineventual të terroristëve (në vitin 1971, në këtë shtëpi ishte strehuar edhe terroristii njohur Augusto Viel). Me qëllim të financimit të aktiviteteve të ndryshme terror-iste ndërkombëtare, në vitin 1968, në një bankë zvicerane, Feltrinelli kishte hapur

.: 90 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

190 Krahaso: Theodor Wieser, Der Fall Moro, në: Blutspur der Gewalt, Neue Zürcher Zeitung 1980, f. 40 - 49.

Page 23: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

edhe llogarinë bankare Nr.15885 me emrin „Robinson Cruso“. Pas këtyreaktiviteteve paraprake në vitin 1970 Feltrinelli e kishte formuar në Milano edhegrupin terrorist me emrin „Gruppi di Azione Partigiana“ (Grupi i AksionevePartizane). Në shërbim të këtij grupi ishin ofruar shtëpi të shumta konspirative, një„burg popullor“ në të cilin dërgoheshin personat e rrëmbyer dhe armë të shumtaushtarake. Kjo do të thotë se në fillim të aktivitetit të vet „Gruppi di AzionePartigiana“ (Grupi i Aksioneve Partizane) kishte në dispozicion çdo gjë të nevo-jshme për zhvillimin e një kryengritjeje të armatosur. Pas aksidentit vetëvrasës, qëkishte ndodhur më 14.03.1972, në të cilin e kishte humbur jetën Feltrinelli, shumëaktivistë të tij së bashku me tërë potencialin luftarak që kishin në dispozicion,kishin kaluar në organizatën „Brigate Rosse“.

Anëtarët e organizatës terroriste „Brigate Rosse“, kishin vepruar në grupetë vogla, të përbëra nga katër ose pesë anëtarë. Këto grupe, varësisht nga rasti osesituata, kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Si aksion i parë i organizatës terror-iste „Brigadat e Kuqe“, konsiderohet vënia e zjarrit në garazhin e shefit personaltë ndërmarrjes „SIT - Siemens“, që kishte ndodhur më 17.09.1970. Pas këtijaksioni, kishin filluar edhe rrëmbimet e ndryshme të personave autoritativë meqëllim të ushtrimit të shantazhit për lirimin e të burgosurve të ndryshëm politikë191.Pastaj, sipas taktikës së veprimit të dyfishtë militant, aksioneve ilegale terroristedhe veprimit publik politik (taktikë karakteristike e veprimit katërmbëdhjetëvjeçartë kësaj organizate), kishin filluar vrasjet e paskrupullta politike. Mund të thuhetse deri në rastin e vrasjes së Aldo Moros terroristët italianë gëzonin mbështetjen eshtresave të ndryshme popullore. Kjo përkrahje padyshim që kishte ndikuar nëmasivizimin aq të fuqishëm të kësaj organizate, sa në fund të viteve ’70 në kuadërtë saj kishin vepruar mbi 100 formacione, gjegjësisht grupe të niveleve tëndryshme terroriste.

Në fillim “Brigadat e Kuqe” kishin vepruar kryesisht në drejtim të dëmtim-it të kundërshtarëve të tyre politikë. Ndërsa më vonë, ashtu sikurse organizatat etjera radikale majtiste në Evropë, edhe Brigadat e Kuqe kishin filluar të sulmonininteresat e ndryshme amerikane dhe ato të NATO-s në Itali. Kështu, në dhjetor tëvitit 1981 ishte rrëmbyer gjeneralbrigade Jeams Dozier në Veronë. Ndërsa disa ditëmë vonë ishte likuiduar edhe diplomati amerikan, Leamon Hunt. Pas këtij vitirastet e sulmeve terroriste ndërkombëtare në Itali kishin qenë gjithnjë e më të rral-

91 :.EUROTERRORISTËT

191 Më 15.03. 1978 ishte rrëmbyer në Romë kryetari i partisë „Democratia Cristiana“ dhe ish kryeministri italian Aldo Moro.Gjatë rrëmbimit ishin likuiduar edhe pesë truproja të Moros. Pas 53 ditëve, përkatësisht me 09 maj, ishte gjetur trupi i tiji vrarë. Në një makinë të parkuar në mes Pisa del Gesu ku ndodhej selia e „Democratia Cristiana“ dhe Via delle BottegheOscure ku gjendej selia e Partisë Komuniste të Italisë, ishte hedhur trupi i vrarë i Moros. Krahaso: Theodor Wieser, DerFall Moro, në librin: Blutspur der Gewalt, Neue Zürcher Zeitung 1980, f. 45 - 47.

Page 24: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

la. Kjo dukuri nuk ishte rezultat i ndonjë ndryshimi të kursit terrorist, por ishterezultat i fërkimeve gjithnjë e më të fuqishme brenda „Brigadave të Kuqe“, si dheiniciativave gjithnjë e më të fuqishme në luftë kundër Brigadave të Kuqe.

Gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me shkaqet e vdekjes së Feltrinellit me1972 në Segrate (paralagje e Milanos) ishin burgosur rreth 30 aktivistë, në mesine tyre edhe udhëheqësi i „Brigadave të Kuqe“ në Romë, Morucci. Ky i fundit,ashtu sikurse edhe disa aktivistë të tjerë, gjatë marrjes së tyre në pyetje kishin fil-luar të „këndonin“ (për këtë arsye Morucci quhej edhe „Pentiti“). Mirëpo, në struk-turat komanduese të kësaj organizate kishin vepruar edhe persona të tillë, siSilvano Girotto, i njohur me emrin „Frate Mitra“ i cili kishte qenë oficer iShërbimit Kundëterrorist. Në saje të këtyre rrethanave dhe lehtësive të krijuara,policia italiane kishte arritur që t’i identifikonte personat udhëheqës të organizatësBrigadat e Kuqe (Curcio, Franceschini, Cagol, Semeria dhe Moretti). Disa prejkëtyre udhëheqësve, si Curcio dhe Franceschini, ishin burgosur192. Ndërsa të tjerët,si zonja Cagol, ishin vrarë gjatë përleshjeve të ndryshme me policinë. Kështu, nësaje të luftës së pakompromis kundër terrorizmit, pas vitit 1980 kishte filluarzvogëlimi i dukshëm i intensitetit të veprimit terrorist në Itali. Kjo ishte arrituredhe nga fakti se deri nga mesi i viteve ’80, policia italiane kishte arritur burgos-jen e kryesisht të gjithë udhëheqësve të Brigadave të Kuqe. Disa prej tyre (sipasinformacioneve të policisë rreth 300) kishin kaluar në emigracion, (në Francë dhenë shtete të ndryshme të Amerikës Latine), me qëllim të vazhdimit të jetës së tyreilegale.

Në vitin 1999, ishte paraqitur një grup i ri terrorist që kishte vepruar me emrine Brigadave të Kuqe. Ky grup është përgjegjës për vrasjen e tre personave dhe plan-ifikimin e shumë sulmeve terroriste, në mes të tjerave edhe për hartimin e një planipër sulm terrorist kundër kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Lidhur me këtoaktivitete, në vitin 2007 ishin burgosur 15 persona të dyshimtë si anëtarë tëBrigadave të Kuqe193.

Në vitin 2006 ishte zhvilluar edhe një procedurë për ndriçimin e vrasjes sëAldo Moros. Kështu komisioni i Senatit hetues i quajtur me emrin “Terrorizmidhe Masakra”, që kishte vepruar në Itali nga viti 1994 deri në vitin 2000, kishte

.: 92 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

192 Më 17.02. 1975 një komando njëzetanëtarëshe, e udhëhequr nga Cagol, e sulmon stacionin policor dhe burgun, kundodhej Curcio dhe e liron atë. Disa muaj më vonë (5.06. 1975) zonja Cagol vritet gjatë një përleshjeje të armatosur mepolicinë. Në janar të vitit 1976 burgoset më në fund Curcio. Krahaso: Linksterrorismus der Brigate Rosse, KlausWebhofer, f. 32, 34, 111, 114 dhe 116, Universität Wien 1994

193 Krahaso: Tagesspiegel 14.2.2007, http://www.tagesspiegel.de/politik/international/Italien-Terrorismus;art123, 1878428 ;Zu den neuen BR: Casamassima, Pino, Il libro nero delle Brigate Rosse. Gli episodi e le azioni della più nota organiz-zazione armata dagli “anni di piombo” fino ai nostri giorni, Rom 2007. S. 285ff.; Galli, Giorgio, Piombo Rosso. La sto-ria completa della lotta armata in Italia dal 1970 a oggi, Mailand 2007. f. 299.

Page 25: 2.LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE

argumentuar “ekzistimin e indicieve të qarta, të cilat flasin përinvolvimin edhe të shërbimeve të ndryshme sekrete në rrëm-bimin e Aldo Moros”194. Në këtë kontest, ishte paraqitur edhemendimi se vrasja e Moros kishte në lidhshmëri të ngushtë me“Strategjinë e Tensionit”, që kishte për qëllim pengimin epjesëmarrjes së komunistëve në qeverinë italiane195.

Lidhur me këtë ngjarje, në vitin 2001, ekspertiamerikan i terrorizmit Steve Pieczenik, i cili ishte përfaqësuesi qeverisë amerikane në Shtabin e Krizës gjatë rrëmbimit tëAldo Moros, kishte deklaruar:

„Më vjen keq për vdekjen e Moros, mirëpo ne ishim të detyruar që ta

instrumentalizojmë Brigadën e Kuqe, në mënyrë që ai të vritet…Mund të thuhet se

ishte një vrasje e përgatitur… Moro duhej të vdiste. Asnjëherë nuk ka qenë detyrë

e imja, shpëtimi i jetës së tij. Si përfaqësues i shtetit amerikan dhe këshilltar i min-

istrit të Punëve të Brendshme të Italisë, detyrë e imja ishte stabilizimi i Italisë,

pengimin e kolapsit në Partinë Socialdemokrate dhe pengimi i komunistëve që ata,

përmes rrëmbimit të Moros, të mos arrijnë kontrollimin e qeverisë196.

Dorëzimi i karrierës terroriste të brigadierëve të kuq italianë, ishte bërëedhe nga bindja e krijuar se vetëm me sulme të fuqishme terroriste nuk mund tëndërrohej sistemi politik i shtetit të tyre. Përkundrazi, aktiviteti i tyre terroristshumë më tepër kishte ndikuar në drejtim të forcimit të pushtetit shtetëror italian.Kjo ishte arritur edhe në saje të formimit të Frontit Kundërterrorist Italian, i ciliishte krijuar nga përfaqësuesit e të gjitha partive politike dhe subjekteve të tjerademokratike italiane, me qëllim të luftimit, izolimit dhe të mënjanimit të fenomenitterrorist në Itali197.

93 :.EUROTERRORISTËT

Prof. Dr. Aldo Moro(1916 - 1978)

194 Michaela Wunderle: Die Roten Brigaden. në: Wolfgang Kraushaar (Hrsg.): Die RAF und der linke Terrorismus. Band 2,Edition Hamburg, Hamburg 2006, f. 782–808.

195 Regine Igel: Linksterrorismus fremdgesteuert? Die Kooperation von RAF, Roten Brigaden, CIA und KGB.. In: Blätter fürdeutsche und internationale Politik. 10 2007, f. 1230

196 Po aty, f. 1231197 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 305.