26
RAM (pjesa e dyte) Selektimi, Instalimi, Indentifikimi i Leksion nr.4 MSc Marsela Njohuri Latency (Vonimi) Nese keni dale te blini ndonjehere RAM, mund te keni vene re terma si p.sh “CL2” ose “low latency”. RAM i pergjigjet sinjaleve elektrike ne frekuenca te ndryshme. Kur nje MCC fillon te marre nje rresht, ndodh nje vonese. Mendojeni kete sikur RAM-i po ngrihet nga kolltuku. Pasi RAMi dergon rreshtin e kerkuar te kujteses, ndodh edhe nje vonese tjeter perpara se MCCja te mund te kerkoje nje rresht tjeter – RAMi u ul. Vonesa ne kohen e pergjigjes se RAM quhet latency (vonim) i RAMit. RAM me nje vonim te ulet si CL2 eshte me i shpejte se RANi me nje vonim me te madh si CL3, sepse pergjigjet me shpejt. CL i referohet vonesave te cikleve te ores. Dyshi nenkupton qe memorja vonohet deri ne dy cikle ore perpara se te filloje shperndarjen e te dhenave te kerkuara, treshi tregon nje vonese prej tre ciklesh. Pse njeri nga RAMet eshte me i shtrenjte se tjetri? SHENIM: Numrat e latency reflektojne numrin e klikeve te ores se sistemit qe kalojne perpara se RAM te pergjigjet. Nese pershpejtoni oren e sistemit, le te themi nga 166 MHz ne 200 MHz, te njejtit modul RAMi mund t’i duhet nje klik shtese perpara se te pergjigjet. Kur hiqni RAMin e nje sistemi te vjeter dhe e vendosni ne nje sistem te ri, mund te perftoni nje kompjuter pothuaj inaktiv edhe pse RAMi ze vend fiks ne slotin e DIMM. Shume motherboard-e ju mundesojne te rregulloni manualisht kohet e RAMit. Nqs eshte e mundur, provoni te rrisni vonimin (latency) ne menyre qe t’i jepni RAMit kohe te pergjigjet. Ne kapitullin “BIOS dhe CMOS” do

4.RAM - Pjesa 2

Embed Size (px)

DESCRIPTION

4.RAM - Pjesa 2

Citation preview

Latency (Vonimi)Nese keni dale te blini ndonjehere RAM, mund te keni vene re terma si p.sh CL2 ose low latency. RAM i pergjigjet sinjaleve elektrike ne frekuenca te ndryshme. Kur nje MCC fillon te marre nje rresht, ndodh nje vonese. Mendojeni kete sikur RAM-i po ngrihet nga kolltuku. Pasi RAMi dergon rreshtin e kerkuar te kujteses, ndodh edhe nje vonese tjeter perpara se MCCja te mund te kerkoje nje rresht tjeter RAMi u ul. Vonesa ne kohen e pergjigjes se RAM quhet latency (vonim) i RAMit. RAM me nje vonim te ulet si CL2 eshte me i shpejte se RANi me nje vonim me te madh si CL3, sepse pergjigjet me shpejt. CL i referohet vonesave te cikleve te ores. Dyshi nenkupton qe memorja vonohet deri ne dy cikle ore perpara se te filloje shperndarjen e te dhenave te kerkuara, treshi tregon nje vonese prej tre ciklesh.

Pse njeri nga RAMet eshte me i shtrenjte se tjetri?

SHENIM: Numrat e latency reflektojne numrin e klikeve te ores se sistemit qe kalojne perpara se RAM te pergjigjet. Nese pershpejtoni oren e sistemit, le te themi nga 166 MHz ne 200 MHz, te njejtit modul RAMi mund ti duhet nje klik shtese perpara se te pergjigjet. Kur hiqni RAMin e nje sistemi te vjeter dhee vendosni ne nje sistem te ri, mund te perftoni nje kompjuter pothuaj inaktiv edhe pse RAMi ze vend fiks ne slotin e DIMM. Shume motherboard-e ju mundesojne te rregulloni manualisht kohet e RAMit. Nqs eshte e mundur, provoni te rrisni vonimin (latency) ne menyre qe ti jepni RAMit kohe te pergjigjet. Ne kapitullin BIOS dhe CMOS do te tregohet se si mund te behen keto rregullime (dhe se si te beni rekuperinim nese beni nje gabim).

Nga nje kendveshtrim tekniku, eshte e nevojshme qe te keni vensionin e duhur te RAMit per sistemin qe po punoni. Nese vendosni nje modul me vonim te larte (high-latency) ne nje motherboard te ndertuar per module me vonim te ulet (low-latency), do te perftoni nje PC te paqendrueshem ose teresisht inaktiv. Kontrolloni manualin e motherboard-it dhe merrni RAMin me te shpejte qe motherboard-i mund te perballoje.

RAM (pjesa e dyte)Selektimi, Instalimi, Indentifikimi i Problemeve te RAM1Leksion nr.4

MSc Marsela ShaniNjohuri Kompjuterike

SHENIM CAS eshte shkurtim per column array strobe, nje nga telat (se bashku me row array strobe)ne RAM qe ndihmon kontrollorin e memorjes te gjeje nje bit te caktuar ne memorje. Secili tel ka nevoje per elekricitet qe te karikohet perpara se te mund te punoje. Ky eshte njeri nga aspektet e vonimit (latency).

Parity dhe ECCDuke pasur shpejtesi te larta te transferimit dhe sasine fenomanale te te dhenave te levizura nga nje cip tipik DRAM, nje cip RAMi me raste mund te ndodhe qe ti jape kontrollorit te memorjes te dhena te keqia. Kjo nuk do te thote qe domosdoshmerisht qe RAMi te jete prishur. Mund te jete thjesht nje problem i shkaktuar nga ndonje shkak i panjohur qe e ka bere nje DRAM te mire te thote qe nje bit eshte zero kur ne te vertete eshte njesh. Ne shumicen e rasteve ju as nuk do ta vini re ndodhjen e nje gabimi te tille te rralle. Mirepo, ne disa mjedise, edhe pse te rralla keto evente jane te patorelueshme.

Nje server banke, p.sh, qe perballon mijera transaksione per second, nuk mund te rrezikoje as gabimin me te vogel. Keto kompjutera te rendesishem kane nevoje per nje RAM me te forte e me rezistence ndaj gabimeve.

Tipi i pare i RAMit qe detekton gabimet ishte i njohur si RAM i paritetit. RAMi i paritetit (ParityRAM) ruante nje bit shtese te dhenash (i quajtur biti i paritetit) qe MCCja e perdor per te verifikuar nese te dhanat jane te sakta. Pariteti nuk ishte perfekt, ai nuk i detektonte gjithmone gabimet, edhe nese MCCja detektonte nje gabim, ai nuk ishte ne gjendje ta korigjonte. Per shume vjet, pariteti ishte e vetmja rruge per te kuptuar nese RAMi kishte bere nje gabim.

168 pin parity RAM memory DIMM HP

PCte e sotme qe kane nevoje qe RAMi te kontrolloje per gabime, perdorin nje tip special RAMi te quajtur error correction code RAM (ECC RAM). ECC eshte nje avantazh madhor ne kontrollin e gabimeve te DRAM. Se pari, ECCja detekton ne cdo moment nese nje bit nuk eshte i sakte. Se dyti, ECCja i korigjon keto gabime ne kohe reale. Megjithate, kontrollimi dhe korigjimi kane disavantazhet e veta, si p.sh RAMi ECC eshte gjithmone me i ngadalte se sa RAMet jo-ECC.

SHENIM Disa prodhues memorjesh e quajne teknologjine Error Checking andCorrection (ECC). Mos u ngaterroni nga kjo fraze, eshte e njejta gje, thjesht emertohet ndryshme per arsye marketingu.

ECC DRAM vjen ne cdo tip paketimi DIMM. Mund te gjeni module DDR2 dhe DDR3, p.sh, ne versione 240-pin, 72-pin. Ne menyre te ngjashme, ju do te shikoni formatet 200-pin, 72-oin SO-DIMM. Tete bitet exrta pertej 64-bit te te dhenave jane per ECC.

Duke pare keto te mira te ECC RAM, ju mund te nxiteni ta provoni. Nuk ju rekomandohet ta beni. Per te perftuar nga nje ECC RAM, ju keni nevoje dhe per nje motherboard me nje MCC te dizenjuar per te perdorur ECC. Vetem motherboard-et e shtrenjte per sisteme me shume rendesi perdorin ECC. Perdorimi i ECCse per raste shume specifike e ben ate relativisht te rralle. Ka shume teknike qe kane pervoja te gjata pune qe mund te mos kene pare kurre nje ECC RAM.

Buffered/Registered DRAMMotherboard-et e PC-ve te zakonshme pranojne jo me shume se kater module DRAM, sepse me shume se kater stote per moduleve i japin dizenjuesve te motherboardeve dhimbje koke. Megjithate disa sisteme qe perdorin shume RAM kane nevoje per aftesine e perdorimit te shume moduleve DRAM ne motherboard, zakonisht gjashte ose tete. Per te shmangur bezdisjet elektrike, moduleve speciale DRAMi u shtojne nje cip bufferimi modulit qe sillet si nje ndermjetes midis DRAM dhe MCCse. Keto module speciale DRAMi quhen buffered ose registered DRAM.

Njelloj si ECC, ju duhet te keni nje motherboard me nje MCC te dizenjuar per te perdorur kete tip DRAMi. Nenkuptohet qe ky tip motherboard-i ka nje numer te madh slotesh RAMi.Buffered/registered RAM eshte i rralle (ndoshta jo dhe aq i rralle sa ECC RAM), dhe nuk do e gjeni ne nje sistem te zakonshem desktopi.

Registered CL 9.0 DDR3 RAM

Te punuarit me RAMZakonisht kur dikush kerkon se cfare pjese hardware mund te permisoje (upgrade) ne menyre qe te permisoje performancen e sistemit, u rekomandohet shtimi i RAM. Shtimi i RAM mund te permisoje performancen ne teresi se sistemit, shpejtesite e procesimit dhe stabilitetin. Deshtimi ne procesin e shtimit te RAM mund te shkaktoje mungese dramatike stabiliteti ne sistem, si p.sh ne reboot-ime te shpeshta dhe te rastesishme te sistemit.

Per te marre rezultatin e deshiruar nga upgrade-imi i RAM, ju duhet fillimisht te percaktoni nese shkaku i problemit eshte RAM. Se dyti, ju duhet te zgjidhni RAMin e duhur per sistemin. Se fundi, duhet te keni aftesi te mira instalimi. Ruaji gjithmone RAMet ne qese anti-statike kurdo qe nuk i keni ne perdorim dhe perdorni procedura strikte ndaj ESDve. Si shume paisje te tjera te PCse RAMi eshte shume i ndjeshem ndaj ESDve.

KUJDES!Mos i prekni asnjehere kontaktet e RAMit si ne figure!

A keni nevoje per RAM?Dy simptoma tregojne nevojen per me shume RAM ne nje PC: rendim i pergjithshem i punes se sistemit dhe aksesim i shpeshte i hard drive-t. Nese programet duan shume kohe te ngarkohen dhe nese ato duket sikur qendrojne ne vend apo levizin shume me ngadale nga cdo te deshironit, problemi mund te jete RAMi i pamjaftueshem.

Aktiviteti i tepert i hard drive-t kur levizni ndermjet dy programeve tregon per nje nevoje per me teper RAM. Cdo PC Windows ka aftesine qe te krijoje nje procion te hard drive-t tuaj qe te duket si nje RAM ne rast se RAMi real ngarkohet plotesisht. Ky quhet page file ose swap file. Nese ju e mbushni RAMin me programe, PCja juaj automatikisht fillon te ngarkoje disa programe ne page file. Ju nuk mund ta vini re kete proces thjesht duke pare ekranin, sepse procesi i swapping kryhet ne sfond (background).Megjithate ju do ta vini re qe dioda LED qe tregon aksesimin e hardiskut ndizet me nje shpejtesi shume te madhe ndersa Windows per perpiqet te kaloje te dhenat ndermjet RAMi dhe page file, proces i njohur ky si disk thrashing. Windows e perdor page file-n gjate gjithe kohes, por disk thrashing i tepruar sugjeron qe keni nevoje per me shume RAM.

Mund te diagnostikoni disk thrashing e tepruar thjesht duke vezhguar sinjalet e LED ose nepermjet mjeteve ndihmese. Nje nder to eshte FreeMeter (www.tiler.com/freemeter/). Vereni ne screenshot-in e freemeter qe nje sasi e vogel e page file eshte ne perdorim, kjo eshte mese normale.

FreeMeter

Rekomandimet per RAMMicrosoft e vendos shume te ulet limitin e kerkeses per RAM te listuar ne versione te ndryshme te sistemit te shfrytezimit Windows ne menyre qe te marre maksimumin e perdoruesve qe duan te konvertojne ose te permisojne (upgrade) sistemin e tyre. Nje makine Windows XP Professional ekzekutohet mire me RAM 128 MB per sa kohe nuk i kerkohet qe te kryeje veprime shume voluminoze. Windows Vista e rriti shume kufirin, vecanerisht me versionin 64-bitesh te sistemit te shfytezimit. Me poshte listohen disa rekomandime per RAM.

Operating SystemMinimumi ArsyeshemPerformance SolidePower User

Windows 2000128 MB256 MB512 MB

Windows XP256 MB1 GB2 GB

Windows Vista2 GB4 GB8 GB

Percaktimi i kapacitetit te RAM ne perdorimPerpara se te shtoni RAM ju duhet te dini fillimisht se sa RAM keni ne perdorim. Cdo version Windows-i punon ne te njejten menyre. Thjesht sekektoni Properties te My Computer ose Computer per te pare se sa RAM keni ne sistemin tuaj. Windows 2000 XP dhe Vista kane nje tabele shume interesante te quajtur Performance nen Task Manager.

Screenshot e Computer (sistemi ka 4GB te instaluara)

Performance tab ne Task Manager (Ctrl + Alt + Del)

Gjetja e RAMi te duhurPer te bere upgrad-in perfekt te RAM, duhet percaktuar kapaciteti optimal i RAM qe duhet instaluar dhe gjetja e RAMit te duhur per motherboard-in perkates. Hapni kasat e PCse dhe shikoni se sa slote keni te instaluar paraprakisht dhe se sa keni te lire. Kontrolloni librin e motherboardit per ta pare maksinmumin e RAMit qe ai mund te perballoje dhe teknologjine specifike per sistemin. Ju nuk mund te vendosni nje DDR2 kur sistemi juaj perballon DDR dhe nuk eshte eficente te vendosni dy module DIMM me nga 2GB kur maksimumi i mundshem i suportuar eshte 1.5GB.

SHENIM Aplikacioni pa pagese CPU-Z ju tregon numrin total te sloteve ne motherboardin tuaj, numrin e sloteve ne perdorim dhe tipin e sakte te RAM ne secilin slot. CPU-Z jo vetem qe percakton vonimin (latency) e RAMit tuaj por gjithashtu liston vonimin ne shpejtesi te ndryshme te motherboard-it.

CPU-Z

Miksimi dhe PershtatjaTe gjithe motherboard-et mund te perballojne kapacitete te ndryshme te RAM. Nese keni tre slote, ju mund te vendosni nje modul 512MB ne njerin dhe 1GB ne tjetrin me nje shanc te madh qe cdo gje do te shkoje mire.

Megjithate per te siguruar maksimunin e stabilitetit ne sistem, perpiquni qe te keni uniformitet sa me shume qe te jete e mundur. Zgjidhni module RAMi qe perkojne ne teknologji, kapacitet dhe shpejtesi. Edhe ne motherboarde qe ofrojne suport per tipe shume te ndryshme RAMesh, rekomandohet uniformiteti.

Miksimi i ShpejtesiveMe kaq shume shpejtesi te ndryshme RAMi te disponueshme, mund te tundoheni qe te perzieni shpejtesite e DRAMeve te te njejtit sistem. Edhe pse mund te ndodhe qe ta beni kete pa pasur ndonje problem, rregulli me i thjeshte eshte te perdorni shpejtesite e specifikuara ne motherboard dhe te siguroheni qe secili modul te punoje me ate shpejtesi. Ne rastin me te keq, miksimi i shpejtesive te DRAM mund te shkaktoje bllokimin e PCse cdo disa minuta. Mundet gjithashtu qe tju prishen te dhenat.

Miksimi i shpejtesive ndonjehere funksionon sic duhet, por mos kryeni procese me te dhena te rendesishme deri ne momentin qe te jeni siguruar qe sistemi eshte i qendrueshem per disa dite. E rendesishme ketu eshte qe nuk do te prishni ndonje gje gjate eksperimentimit, pervec ndonje te dhene.

Motherboad-et moderne ofrojne disa fleksibilitete ne raport me miksimet e shpejtesive te RAM. Fillimisht, ju mund te perdorni nje RAM me te shpejte se sa specifikohet ne motherboard. P.sh nese sistemi ka nevoje per PC3200 DDR2 SDRAM, ju mund te vendosni PC4200 DDR2 SDRAM dhe duhet te funksionoje sic duhet. DRAMi me i shpejte nuk do ta beje sistemin te punoje me shpejt, por, nuk do tju duhet te beni permisime te tjera te tij.

Se dyti, ju mund te shpetoni pa probleme duke vendosur nje DRAM me nje shpejtesi x ne nje banke dhe tjetrin me shpejtesi y ne banken tjeter, per sa kohe te gjitha shpejtesite jane aq sa jane specifikuar ne motherboard ose me shume. Mos u mundoni te vendosni dy module me shpejtesi te ndryshme ne te njejten banke ne nje motherboard qe perdor dual channel. Ndonjehere mund te funksionoje por nuk eshte e rekomandueshme.

Libri i motherboard-it tregon se sa RAM mund te perballoje motherboard-i.

Instalimi i DIMMeve dhe RIMMeveInstalimi i DRAM eshte ai i thjeshte sa mund ta kryejne dhe persona aspak eksperte. Fillimisht vendoni mjetet antistatike ose prekni pjesen metalike te bllokut te ushqimit qe te tokezoheni dhe te mbroni paisjet nga ndonje ESD e mundshme. Me pas hapni kapset plastike qe e mbajne RAMin te pozicionuar. Ngrijeni RAMin, pa i prekur kontaktet, dhe vendoseni ne pozicion te tille qe shenjuesi, celesi te perkoje me slotin. Me pas shtyjeni me force poshte per te sigurar nje kontakt te qendrueshem. Sigurohuni qe DIMM te vendoset si duhet ne pozicionin fiks dhe qe te jete teresisht i puthitur. Gjithashtu vereni se si dhe kapeset jane zhvendosur ne pozicionin lart duke siguruar nje lidhje me te forte.

Vendosja e nje DIMM

Serial Presence Detect (SPD)Motherboard-i juaj duhet ti detektoje automatikisht RIMMet dhe DIMMet qe ju instaloni, duke supozuar se kemi RAMin e duhur per sistemin, duke perdorur nje teknologji te quajtur serialpresence detect (SPD). Beresit e RAM kane shtuar nje cip te dobishem ne modulet moderne te quajtur SPD chip. Cipi SPD ruan te gjithe informacionin rreth DRAMit tuaj, duke perfshire madhesine, shpejtesine, ECC ose non-ECC, registered ose unregistered, dhe nje numer detajesh te tjera teknike.

Cipi SPD ne nje modul

Kur nje PC boot-ohet, ajo ka nevoje per nje cip SPD ne menyre qe MCCja te dije se sa RAM ka ne modul, sa shpejt punon dhe informacione te tjera. Cdo program mund ta marre informacionin nga cipi SPD. Nje shembull i tille eshte tabi SPD ne programin CPU-Z.

CPU-Z duke treguar Informacione rreth RAM

Te gjithe sistemet e reja perdorin SPDne per te vendosur si duhet kohet e RAM kur sistemi ndizet. Nese shtoni nje modul RAM me nje cip SPD jo te mire, do te merrni nje mesazh gabimi POST dhe sistemi nuk do ndizet. Nuk mund te rregulloni nje cip SPD, do tju duhet te blini nje modul te ri.

Numerimi i RAMPas instalimit te nje RAMi te ri, ndizeni PCne dhe shikoni procesin e ndezjes me kujdes. Nese e keni instaluar RAMin si duhet, numerimi i RAM ne PC reflekton vleren e re, krahasuar me te meparshmen. Nese vlera qendron e njejte, mundet qe ta keni instaluar RAMin ne nje slot qe motherboard-i nuk do qe te perdoret ose nuk e keni instaluar sic duhet. Nese kompjuteri nuk ndizet dhe ju keni nje ekran te zi, ka mundesi te mos e keni instaluar fare sic duhet RAMin. Beni mire ti rihidhni nje sy. Risetojeni ose riintalojeni modulin edhe njehere.

RAM (pjesa e dyte)Selektimi, Instalimi, Indentifikimi i Problemeve te RAM10Leksion nr.4

Vini re ndryshimin e numerimit kur eshte instaluar si duhet nje modul i ri RAMi

Numerimi i RAM mund te jete shume hutues sepse RAM perdor megabajte ose gigabajte. Ja disa shembuj se si mund te duket ne sisteme te ndryshme nje RAM 256MB:

268435456 (sastesisht 256 1 MB) 256M262,144 (numri i KB)

Perdorni pak logjiken. Nese keni 512MB dhe po shtoni dhe nje modul tjeter 512MB duhet qe numri ti ngjaje nje gigabajtit. Nese pas instalimit numri duket 524582912 normalisht qe nuk mund te jete nje gigabajt!

Instalimi i SO-DIMMs ne LaptopeJo shume kohe me pare instalimi i RAMit ne laptope nuk ishte pune shume e thjeshte. Duhej ta ridergoje laptopin tek fabrikuesi. Per shume vite prodhuesit e laptopeve kishin RAMet e tyre dhe kjo i bente ata te veshtire per tu marre me to dhe te shtrenjte per tu blere. Pranimi ne mase i SO-DIMMeve i sheshoi keto probleme. Te gjithe laptopet mundesojne akses relativisht te thjeshte tek SO-DIMMet e veta, duke lejuar zevendesim ose shtim te lehte.

RAM (pjesa e dyte)Selektimi, Instalimi, Indentifikimi i Problemeve te RAM11Leksion nr.4

Ngritja e panelit nga ku mund te kemi akses ne RAMAksesi ne RAM zakonisht kerkon heqjen e nje paneli ne pjesen e poshtme ose ngritjen e tastieres siper.

Vendosja e nje SO-DIMM

Perpara se te beni cfaredolloj pune me laptopin, hiqeni nga karikimi dhe hiqini baterite. Perdorini mjetet antistatike sepse laptopet jane shume me te ndjeshem ndaj ESDve se sa desktopet.

Troubleshooting RAMGabimet e memorjes shfaqen ne nje sere variacionesh ne sistemet moderne, perfshire ketu edhe gabimet e paritetit, mesazhet e gabimeve te ECC, bllokimet e sistemeve (lockups), page faults, dhe gabimet te tjera qe afishohen ne ekran (error screens). Keto gabime mund te indikojne RAMin por zakonisht shenjojne ne dicka komplet pa lidhje me RAM. Kjo ndodh sidomos ne problemet qe shfaqen pa ndonje rregullsi. Sfida eshte qe te indetifikohen gabimet dhe te percaktohet se cila pjese e sistemit e shkaktoi gabimin e memorjes.

Ju mund te merrni mesazhe radikalisht te ndryshme te gabimeve te paritetit: reale dhe fantazma. Gabimet reale te paritetit jane thjesht gabime qe MCCja i detekton nga cipet e paritetit ose ECC (nese i keni te tille). Sistemi i shfytezimit e raporton gabimin ne nje mesazh gabimi, si p.sh Parity error at xxxx:xxxxxxxx, ku xxxx:xxxxxxxx eshte nje vlere hekzadecimale (nje string numrash dhe shkronjash, si p.sh A5F2:004EEAB9). Nese merrni nje gabim te tille, shkuajeni vleren.

Mesazhe gabimi te Windows

Nje mesazh real gabimi pariteti/ECCje shfaqet gjithmone ne te njejtin vend ne memorje dhe pothuaj gjithmone tregon qe keni nje RAM te prishur.

Mesazhet e gabimeve fantazma shfaqen ne sisteme qe nuk kane memorje pairteti ose ECC. Nese Windows-i gjeneron mesazhe gabimi pariteti me adresa te ndryshme, ka shume mundesi qe te mos keni probleme me RAM. Keto gabime fantazma mund te ndodhin per arsye te ndryshme, perfshire ketu edhe probleme me software, mbingrohjen ose pluhurinin, ekspozimin ndaj diellit te forte etj.

Bllokime te sistemit (lockups) dhe page faults (qe zakinisht shkojne dore per dore) ne Windows mund te tregojne qe ka nje problem me RAMin. Nje bllokim i sistemit (lockup) ndodh kur nje kompjuter ndal funksionimin.

Nje page fault eshte nje gabim me i lehte dhe shkaktohet nga problemet me kujtesen, por jo domosdoshmerisht nga problemet me RAM. Sigurisht qe page faults ngjajne si probleme te RAM sepse Windows gjeneron disa mesazhe te frikshme gabimi te mbushura me stringje te gjata shiftash hekzadecimale, si p.sh KRNL386 caused a page fault at 03F2:25A003BC. Vetem sepse ky mesazh gabimi permban nje adrese nuk do te thote qe ju keni nje problem me RAM. Shkruajeni adresen.

Nese ajo perseritet ne mesazhe te mevonshme gabimi, atehere ka sume mundesi te kni nje problem me RAM. Nese Windows afishon vendndodhje te ndryshme te memorjes, ju duhet ta gjeni fajtorin tjeterkund.

Here pas here, ndonje gje potencialisht katastrofike ndodh brenda kompjuterit, ndonje elekron i vogel shkakton ndezjen e butonit te kuq te panikut duke e detyruar sistemin e shfrytezimit qe te nderprese disa funksione te caktuara perpara se te ruaje te dhenat. Ky buton paniku brenda Pcse quhet non- maskable interrupt (NMI), i thene me fjale te thjeshta nje nderprerje (interrupt) qe CPUja nuk mund ta shperfille. Nje NMI i manifeston perdoruesit ate qe tekniket e quajne BlueScreen of Death (BSoD) nje ekran blu i shnderritshem me nje mesazh te frikeshem gabimi ne te.

BSoD

Nje RAM i prisgur ndonjehre shkakton nje NMI, edhe pse shpesh fajtori eshte ndonje program me gabime ose kodim i dobet. BSoD varion sipas sistemit te shfrytezimit dhe ka shume variacione. E rendesishme eshte qe mund te thuhet qe RAM mund te jete nje nga shkaktaret e tij.

Se fundi, intermittent memory errors, vijne nga shume burime, duke perfshire ketu nje bllok ushqimi qe eshte gati duke u prishur, nderfaqet elekrike, aplikacionet me probleme, hardware-t me probleme e keshtu me rradhe. Keto probleme mund te manifistohen ne formen e bllokimeve, general protection faults, page faults, dhe gabimeve te paritetit, por gjithmone kane te njejten adrese ose ndodhin me te njejtat aplikacione.

SHENIM A general protection fault (GPF) eshte nje gabim qe shkakton thyerjen (crash) e nje aplikacioni. Zakonisht shkaktohet nga nderhyrje te aplikacioneve tek njeri-tjetri.

Testimi i RAMSapo te zbuloni qe keni nje problem me RAM, mund te veproni ne disa mneyra. Se pari, ka disa kompani qe manifakturojne paisje qe mund te testojne fizikisht RAMin, por nese ju keni mjaftueshem te ardhura mund ti perballoni sepse ka shume mundesi tju faturojne kete sherbim shume shtenjte ($1,500 e me shume). Se dyti, mund te perdorni tekniken e perhapur nderrim dhe lutje. Hapni kasen e sistemit dhe zevendesoni secilin modul, me rradhe, me nje modul qe dihet qe punon mire. Me pas lutuni qe gjithacka te shkoje mire. Kjo metode mund tju haje kohe por funksionon. Me cmimet e sotme te PCve mund te zevendesoni te gjithe sistemin me cmimin e nje testuesi te dedikuar RAMesh.Se treti, mund te perdorni nje testues RAMi te bazuar ne nje software. Duke qene se ju duhet te ngarkoni nje software testues ne memomerjen qe ai do te skanoje, ekziston gjithmone nje shanc i vogel qe thjesht duke e startuar software-n do te shkaktohet nje gabim. Gjithsesi, mund te gjeni disa programe te mire pa pagese. Nje nder to eshte Memtest86 (www.memtest86.com). Memtest86 kontrollon RAMin dha raporton RAMin e prishur nese e gjen ate.

Memtest86