64
1 FONDACIONI SHOQËRIA E HAPUR PËR SHQIPËRINË - RAPORTI VJETOR 2010 RAPORTI VJETOR 2010 Në një shoqëri të hapur, askush nuk ka monopolin e së vërtetës... s XHORXH SOROS

annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

1Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

RapoRti VjetoR 2010

Në një shoqëri të hapur, askush nuk ka monopolin e së vërtetës... s

XhorXh SoroS

annual RepoRt 2010

In an open society,nobody has the monopoly of truth...s

GeorGe SoroS

Page 2: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

2Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Page 3: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

RapoRti VjetoR 2010

Page 4: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë

Raporti Vjetor 2010

adreSa

Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tirana, Albania

Tel: +355 4 22 34 621/ 22 34 223/ 22 35 856

Fax: +355 4 22 35 855

E-mail: [email protected]

Web-page: www.soros.al

deSign & layout

Henrik Lezi

Page 5: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

Miq dhe kolegë,

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,

Soros, nëpërmjet këtij raporti takohet sërish me ju

për të ndarë disa nga veprimtaritë më të spikatura

të vitit 2010, të cilat dhanë ndihmesën e tyre në

zhvillimet problematike shqiptare. Pikërisht g jatë

këtij viti fondacioni përcaktoi tri fusha kryesore

ndërhyrjeje: të qeverisjes dhe reformave të integrimit

në Bashkimin Europian; të forcimit të përfshirjes

sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së

drejtës.

Për të kontribuar në secilën prej tri fushave

parësore të sipërpërmendura fondacioni vijoi

punën me një numër programesh që tashmë kanë

hyrë në traditë, si: programet e mirëqeverisjes dhe

integrimit europian, të shoqërisë civile, programi

“Lindje – Lindje, bashkëpunim përtej kufijve”, i

bursave dhe i fondit të emerg jencës, por edhe me

rihapjen e programeve të tjera, si ato të arsimit, të

shëndetit publik, të barazisë g jinore, të romëve, të

shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut etj.

Duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet shqiptare,

fondacioni dha ndihmesën e vet në përmbushjen e

detyrimeve aktuale që ka Shqipëria për t’u pranuar

si anëtare me të drejta të plota në Bashkimin

Europian. Përmes një procesi të g jerë monitorimi,

inkurajimi të debatit publik, forcimi të zërit të

shoqërisë civile dhe sensibilizimi mediatik, u tërhoq

vëmendja për disa fusha që janë problematike

për integrimin në BE, përfshirë demokracinë dhe

sundimin e lig jit, të drejtat dhe liritë themelore,

harmonizimin institucional me organizmat

drejtues dhe monitorues europianë.

Fondacioni inkurajoi komunikimin e hapur

për integrimin në Bashkimin Europian midis

autoriteteve të qeverisë shqiptare dhe publikut të

g jerë, duke mos e konsideruar këtë proces si thjesht

teknik, si pronë të elitave dhe të ekspertëve, por duke

e sjellë atë pranë qytetarëve nëpërmjet monitorimeve

sistematike, forumeve, diskutimeve të hapura,

inkurajimit të proceseve të pjesëmarrjes së g jerë,

përdorimit të teknolog jisë etj.

Rëndësi të veçantë g jatë vitit 2010 fondacioni i

dha forcimit të pushtetit g jyqësor përmes trajnimit

të g jyqtarëve e prokurorëve, përmirësimit e

menaxhimit të g jykatave si dhe duke u fokusuar

në aksesin në drejtësi, ndihmën lig jore falas, në

mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në luftën

kundër diskriminimit.

Fondacioni ofroi më shumë mbështetje dhe u

dha rëndësi organizatave jofitimprurëse, sidomos

atyre të komunitetit rom dhe atij eg jiptian,

shoqatave vullnetare, iniciativave të qytetarëve,

medias, grupeve të interesit dhe shoqatave të bazës,

si protagonistë të rëndësishëm në luftën kundër

përjashtimit social.

Fondacioni iu përg jig j në mënyrë të

menjëhershme zhvillimeve politike, reformave të

ndryshme që zunë vend g jatë 2010-ës, por edhe

krizës ekonomike dhe përmbytjeve në Veri duke

kontribuar me shumën prej 636 429 dollarë

amerikanë dhe ka qenë protagonist kryesor në apele

ndërkombëtare ku do të veçonim peticionin e madh

me fondacionet homologe në Europën Juglindore

për liberalizimin e vizave apo ato kombëtare për

zg jidhjen e krizës së g jatë politike në vend.

Për më shumë për iniciativat e fondacionit Soros

g jatë vitit 2010, ju ftoj të lexoni në faqet në vijim.

Andi dobrushiDrejtor ekzekutiv

Page 6: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

QEVERISJA DHE REFORMAT E INTEGRIMIT NË BEi. programi i mirëqeverisjes dhe integrimit europian1. Raport qytetar: monitorimi i zbatimit të marrëveshjes së stabilizim – asociimit2. Forumi – Kumtesa për qytetarin dhe qytetarinë3. Liberalizimi i vizave: Si ta kthejmë në histori suksesi4. Nxitja e lig jërimit alternativ mbi aderimin e Shqipërisë në BE5. Monitorimi i zbatimit të strateg jisë për luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen

transparente, 2008-2013

FORCIMI I PËRFSHIRJES SOCIALEii. programi i shoqërisë civile dhe medias1. Përmirësimi i kuadrit lig jor që rregullon veprimtarinë e sektorit jofitimprurës nëpërmjet

procesit konsultues2. Roli i OJF-ve perëndimore në forcimin e shoqërisë civile në Shqipëri3. Qendra rinore Ëndrra dhe Realiteti4. Media, si instrument në funksion të publikut5. Shtëpia e OJF-ve e fondacionit Soros

iii. programi i arsimit1. Zbatimi i Altertekstit nën dritën e monitorimit2. Lig ji “Për arsimin parauniversitar” përballë konsultimit të g jerë3. Hartimi dhe propozimi i një politike të re financimi për sistemin e arsimit të lartë4. Refleksione për arsimin parauniversitar 5. Përmirësimi i shkollës në drejtim të decentralizimit të drejtimit qeverisës të saj6. Ndikimi i metodolog jive efikase në komunikimin me prindërit rrit pjesëmarrjen dhe

interesin e tyre për shkollën

iV. programi i shëndetit publik1. Shqyrtimi i kuadrit lig jor për kujdesin paliativ dhe përllogaritja e kostos ekonomike të

integrimit të tij në sistemin shëndetësor shqiptar 2. Stabilizimi i qendrës kombëtare të trajnimit dhe metodave të standardizuara në

mësimdhënie për kujdesin paliativ 3. Formësimi i planit të veprimit dhe i standardeve për kujdesin paliativ në Shqipëri4. Rritja e njohurive për kujdesin paliativ5. Provimi i të drejtave të pacientit dhe i etikës mjekësore në Shqipëri

V. programi i romëve1. Fuqizimi i rrjetit kombëtar të organizatave rome2. Përfshirja e komunitetit rom në procesin e reg jistrimit të popullsisë3. Integrohemi përmes edukimit dhe mirëpërfaqësimit 4. Studim krahasues për faktorët që ndikojnë nivelin e integrimit të komunitetit rom

0608

1416

18

24

28

për

mb

ajt

a

Page 7: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

5. Model për zbatimin e planit të veprimit të dekadës dhe strateg jisë rome

Vi. programi i barazisë gjinore1. Përmirësimi i statusit të grave nëpërmjet luftës kundër përjashtimit social dhe qasjes së

tyre me tregun e punës 2. Asistencë e drejtpërdrejtë për gratë dhe vajzat - viktima të dhunës në familje dhe

riintegrimi i tyre në jetën sociale 3. Njohuri për fuqizimin e gruas 4. Kultivimi i një kulture shërbimi cilësor në turizmin familjar do të ndikojë në fuqizimin

ekonomik të grave

TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETI I SË DREJTËSVii. programi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave të njeriut 1. Ndihma juridike, një iniciativë me interes publik për individë dhe grupe interesi në

nevojë2. Roli i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në reformimin e sistemit lig jor

shqiptar3. Trajnimi i g jyqtarëve në g jykatën e rrethit g jyqësor Tiranë lidhur me lig jin për ndalimin

e diskriminimit4. Rritja e mundësive lig jore për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave

të Njeriut dhe shfrytëzimi i tyre me eficiencë për realizimin e të drejtave të shtetasve5. Lig ji kundër mafias dhe problematika e zbatimit të tij në praktikë

FONDI I EMERGJENCËSViii. programi i fondit të emergjencës1. Ndërhyrje për 1.000 familje të prekura nga përmbytjet në Shkodër2. Ndërhyrje pas emerg jencës për tri komuna të përmbytura në Shkodër: Ana e Malit, Gur

i Zi dhe Dajç3. Ndërtim veprash me përfitim komunitar4. Dimensioni social i krizës globale në Shqipëri, ndërhyrjet e nevojshme si dhe aftësimi i

vendimmarrësve për diagnostikimin e shpejtë dhe mbrojtjen e grupeve më të goditura5. Rritja e punësimit të të rinjve përmes trajnimit dhe orientimit në tregun e punës6. Njëqind për qind “Made in Korça” 7. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore të vendit përmes angazhimit qytetar

PROGRAMET E RRJETITIX. Programi Lindje – Lindje, bashkëpunim përtej kufijve X. bursatXI. Të dhëna financiareXII. Bordi dhe stafi

32

3436

3840

5254555660

Page 8: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

8Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Page 9: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

9Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Qeverisja dhe Reformate Integrimit në Bashkimin Europian

Page 10: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

10Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

raport qytetar; monitorimi i zbatimit të marrëveshjes së stabilizim – asociimit/ projekt operacional i fondacionit

Gjatë vitit 2010 fondacioni kreu monitorimin e zbatimit të masave afatshkurtra të Planit kombëtar për zbatimin e MsA-së në këto fusha: 1. administrata publike; 2. reforma gjyqësore; 3. lufta kundër korrupsionit; 4. decentralizimi; 5. reforma në sistemin e burgjeve; 6. mbrojtja e pakicave; 7. parandalimi i pastrimit të parave; 8. lufta kundër drogës; 9. lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme; 10. lufta kundër terrorizmit; 11. mbrojtja e të dhënave personale dhe 12. orientimi, bashkërendimi dhe monitorimi i procesit të integrimit europian.

Përveç vlerësimit faktik të situatës me zbatimin e angazhimeve të ndërmarra nga qeveria shqiptare, grupi i punës ofroi edhe

një vlerësim të përshtatshmërisë së masave të planifikuara për të arritur objektivat, si edhe rekomandime konkrete për përmirësimin e punës në të ardhmen.

raporti përfundimtar i monitorimit, i publikuar në një konferencë të veçantë për shtyp në nëntor 2010, që gjeti mbulim të gjerë mediatik, erdhi në përfundimin se 57 për qind e masave të planifikuara ishin zbatuar (për më shumë, shih grafikun 1):

raporti iu shpërnda institucioneve qeveritare, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve ndërkombëtarë, komentet pozitive të të cilëve ndaj tij kanë inkurajuar vijimin e punës për vitin 2011.

Përmbyllja me sukses e monitorimit të zbatimit të MsA-së ka shtuar ndjeshëm si kapacitetin, ashtu edhe ndihmesën e shoqërisë civile në ndjekjen e reformave integruese.

i. programi i mirëqeVeriSjeS dhe integrimit europian

Mirëqeverisja dhe integrimi në Bashkimin europian vijuan të jenë përparësi për fondacionin edhe gjatë vitit 2010. Brenda kësaj përparësie fondacioni punoi me monitorimin e financave publike, me nxitjen e transparencës së industrisë nxjerrëse, me avokimin për një administratë publike profesionale, të qëndrueshme dhe transparente dhe me nxitjen e luftës kundër korrupsionit.Me fokus te integrimi, përveç vëmendjes për zbatimin e kushteve në kuadër të marrëveshjes së stabilizim-asociimit, fondacioni, nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm, mbështeti procesin mjaft të rëndësishëm të liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Page 11: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

11Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Forumi – Kumtesa për qytetarin dhe qytetarinë/ projekt operacional i fondacionit

nëpërmjet këtij forumi fondacioni ka arritur të sigurojë reagimin në kohë ndaj temave kryesore të ditës në kuadër të mirëqeverisjes dhe integrimit. Kështu, nga janari në dhjetor, fondacioni organizoi debate me ekspertë të shquar vendës dhe ndërkombëtarë, si:

shqipëria – politika – demokracia: kontroll dhe balancë.

Zbatimi i ligjit, reforma e gjyqësorit, pavarësia e medias, standardet zgjedhore dhe sistemi dypartiak, funksionimi i institucioneve të pavarura kushtetuese etj. (raport i organizatës ndërkombëtare FRIDE).

Përparësitë e qytetarëve: punësimi, ekonomia, lufta kundër korrupsionit dhe arsimi (studim).

shqiptarët pas liberalizimit të vizave (studim).

takimi me europarlamentaren tanja Fajon, 23 tetor 2010

të gjitha masat e monitoruara

Zbatuar

Pazbatuar

Zbatuar Pjesërisht

57%

22%

21%

Grafiku 1: Niveli i zbatimit të të g jitha masave të monitoruara

Page 12: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

12Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Grafiku 2: Synimi për të udhëtuar drejt zonës “Shengen” gjatë gjashtë muajve të parë pas liberalizimi të vizave.

në kuadër të këtij forumi mund të veçohet takimi i organizuar së bashku me Lëvizjen Europiane në shqipëri i europarlamentares dhe raportueses për procesin e liberalizimit të vizave, znj. Tanja Fajon, me studentë shqiptarë dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile. Takimi i shërbeu jo vetëm nxitjes pozitive të procesit, por edhe rritjes së ndërgjegjësimit për të drejtat dhe përgjegjësitë e shqipërisë pas liberalizimit të vizave.

liberalizimi i vizave: Si ta kthejmë në histori suksesi/ lëvizja europiane në Shqipëri

Për të nxitur procesin e liberalizimit të vizave, Lëvizja Europiane në shqipëri realizoi:

▪ monitorimin e zbatimit të udhërrëfyesit të shqipërisë për vizat;

▪ prodhimin dhe shpërndarjen e

0.0

10%

20%

30%

40%

50%

44%

34%

9% 8%4% 0% 0%

për të vizituar të

afërm/m

iq/partnerpër turizëmpër biznes/tregtipër studim

epër të kërkuar punëpër të kërkuar azilN

uk e di

0.0

10%

20%

30%

40%

50%

60%

po Ndoshta jo Nuk e di

60%

32%

6% 2%

Grafiku 3: Motivet e udhëtimit drejt zonës “Shengen”

materialeve informuese për kushtet e liberalizimit;

▪ organizimin e tri takimeve dhe dy tryezave me studentë, akademikë, hulumtues të rinj dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në shkodër, Vlorë, Tiranë, durrës dhe Korçë për të ndërgjegjësuar për kushtet e liberalizimit dhe për të inkurajuar shfrytëzimin e frytshëm të liberalizimit të vizave nga këto grupe;

▪ monitorimin e ndikimit të liberalizimit të vizave mbi shqiptarët dhe publikimin e këtij monitorimi në një konferencë kombëtare me pjesëmarrjen e zëvendësministres së Punës, znj. Filloreta Kodra, shefit të Delegacionit të BE-së, ambasadorit Ettore sequi etj.;

▪ publikimin e buletinit elektronik të përdymuajshëm “Eurospeak” për të

Page 13: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

13Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

▪ përgatitjes së materialeve informuese në gjuhën rome;

▪ organizimit të tri trajnimeve për kushtet e lëvizjes së lirë të organizatave jofitimprurëse që kanë në bazë komunitetin rom si aktorë ndërgjegjësues të tij nëpërmjet punës së tyre të përditshme me grupet më pak të informuara të shoqërisë;

▪ shpërndarjes së materialeve në gjuhën rome dhe kryerjes së takimeve në komunitet së bashku me shoqatat “Arsis”, “Terre des hommes”, “Amaro dives”, “unicon”, “Amaro drom”, “romani baxt” dhe “Fbsh” në lagjen “iliria” në shkodër, bregu i Lumit në Tiranë, Levan në Fier, Elbasan dhe Peshkopi.

takim me studentët për liberalizimin e vizave, Shkodër

përcjellë te publiku i gjerë në një gjuhë më të lexueshme dhe joteknike thelbin e debateve në gjirin e institucioneve të bE-së.

▪ Përfitues nga ky projekt ishin përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, studentë dhe pedagogë në pesë qytete të vendit.

liberalizimi i vizave dhe komuniteti rom/ lëvizja europiane në Shqipëri

nisur nga përvoja dhe problematika e vendeve të tjera të rajonit të përfshirë në zonën “shengen”, Lëvizja Europiane në shqipëri realizoi disa veprimtari të fokusuara te ndërgjegjësimi i komunitetit rom në shqipëri për kushtet e liberalizimit të vizave, nëpërmjet:

Page 14: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

14Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Nga zbatimi i këtij projekti përfitoi komuniteti dhe shoqatat rome në shkodër, Tiranë, Fier, Elbasan dhe Peshkopi.

nxitja e ligjërimit alternativ për aderimin e Shqipërisë në be/ instituti “eunacal”

Me anë të këtij projekti instituti “Eunacal” nxiti përfshirjen dhe trajtimin e opinioneve dhe të qëndrimeve të të rinjve dhe biznesit shqiptar ndaj përfitimeve dhe problemeve që shoqërojnë procesin e aderimit të shqipërisë në bE në ligjërimin politik për këtë proces.

në tetor 2010 u krye sondazhi on-line për matjen e perceptimit të qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve mbi mundësitë e pritshme që ka në hartimin e politikave publike në shqipëri aspirata e aderimit të saj në bE si dhe për matjen e gatishmërisë së tyre ndaj përdorimit të teknologjive web 2.0, si platforma të decentralizuara të ligjërimit politik.

Krijimi i platformës web 2.0 nisi me krijimin e një blogu, i cili shërbeu si platformë për të mundësuar ngritjen e temave të ndryshme për aderimin e shqipërisë në bE dhe diskutimin mbi to. Më pas u vijua me angazhimin e vullnetarëve të “Eunacal” në përkthimin e disa zërave të wikipedias që trajtojnë çështjet kyçe të politikave publike të bE-së. blogjet dhe YouTube morën rol shumë të rëndësishëm sidomos në ngritjen e diskutimeve on-line. instituti “Eunacal” punoi me Këshillin e Ministrave, Ministrinë e integrimit dhe atë të Punëve të Jashtme për të siguruar përfshirjen në ligjërim të zyrtarëve të lartë në blogje dhe YouTube.

ngritja e klubeve studentore të ligjërimit europian, trajnimi i ekspertëve të marrëdhënieve me publikun të rreth 20

bizneseve në Tiranë, trajnimi i 75 studentëve në shkodër, Vlorë dhe Tiranë, si dhe organizimi i një konference përmbyllëse në kryeqytet me përfaqësues të bizneseve, të shoqërisë civile, akademikë, profesionistë të medias, përfaqësues të dikastereve qendrore janë veprimtaritë në

0.0

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

Shumë Disi aspak

6%

24%

70%

0.0

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

Shumë Disi aspak4%

20%

76%

Grafiku 4: Sa të përfshirë ndiheni në politikëbërjen e pushtetit vendor?

Grafiku 5: Sa të përfshirë ndiheni në politikëbërjen e pushtetit qendror

Page 15: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

15Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

vijim. Konferenca ka për synim të bashkojë aktorët e përfshirë në ligjërimin on-line që të diskutojnë për temat më interesante dhe për mundësitë e përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në nxitjen e ligjërimit politik. Pjesë e kësaj konference është edhe prezantimi i raportit përfundimtar i bazuar në rezultatet e sondazheve të kryera, duke përfshirë dhe rekomandimet përkatëse për qeverinë shqiptare dhe bizneset.

monitorimi i zbatimit të strategjisë për luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen transparente 2008-2013/projekt operacional i fondacionit

nëpërmjet aktiviteteve të këtij projekti fondacioni ndikoi në rritjen e trysnisë së shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit, si një nga problemet më të mprehta të administratës shqiptare.

Për këtë qëllim u monitorua në mënyrë të pavarur zbatimi i Planit të veprimit 2010 të strategjisë kundër korrupsionit, duke u përqendruar te masat e parashikuara nga katër dikastere qendrore:

• Ministria e Drejtësisë;• Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës;• Ministria e Shëndetësisë;• Ministria e Brendshme.Monitorimi përfshiu vlerësimin e situatës

me zbatimin e masave të parashikuara nga këto ministri në Planin e veprimit 2010 të strategjisë kundër korrupsionit, vlerësimin e përshtatshmërisë së këtyre masave për të arritur objektivat e saj dhe formulimin e rekomandimeve konkrete për ministritë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Vlerësimi është kryer nëpërmjet mbledhjes

dhe shqyrtimit të raporteve të qeverisë dhe të aktorëve të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, takimeve dhe intervistave me institucionet e monitoruara si dhe me aktorë jofitimprurës për të ballafaquar të dhënat qeveritare.

Page 16: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

16Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

16Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Page 17: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

17Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Forcimi i Përfshirjes Sociale

Page 18: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

18Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

përmirësimi i kuadrit ligjor që rregullon veprimtarinë e sektorit jofitimprurës nëpërmjet procesit konsultues/ projekt operacional i fondacionit dhe partnerët - Shqipëri

në vazhdimësi të përpjekjeve të sektorit jofitimprurës për të adresuar çështjen e TVsh-së për grantet, me mbështetjen e plotë të fondacionit, gjatë muajit korrik 2010 u realizua takimi i dytë midis kryeministrit të vendit, drejtorit të fondacionit Soros dhe përfaqësuesve të sektorit ku u ra dakord për krijimin e një grupi të përbashkët pune. Për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë proces, Partnerët - shqipëri ndërmorën një seri konsultimesh me sektorin jofitimprurës në nivel vendi lidhur me situatën aktuale të kuadrit ligjor dhe fushat e ndërhyrjes. Mendimet dhe shqetësimet e mbledhura iu përcollën

grupit të punës për t’i pasur parasysh gjatë punës për hartimin e propozimeve ligjore. në bashkëpunim me shoqatën “European Center for Non-for-Profit Law” u hartua një raport vlerësues i kuadrit fiskal të shoqërisë civile në Shqipëri. Ky raport u bë një dokument referimi për shumë organizata dhe agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare.

në të njëjtën kohë, takimet rajonale të organizuara në shkodër, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë dhe Tiranë shërbyen për t’u konsultuar me pjesëmarrësit për kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e sektorit jofitimprurës, për të identifikuar problemet me të cilat ndeshet ai si dhe për të marrë sugjerimet e tyre për përmirësime të mundshme. Për 40 oJF vendëse dhe donatorë u ofruan diskutime, konsultime dhe asistencë për kuadrin ligjor edhe nëpërmjet postës elektronike

ii. programi i ShoqëriSë ciVile dhe i mediaS

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, ka qenë dhe vazhdon të mbetet aktori kryesor në zhvillimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile dhe medias në vend. përparësi kryesore në këtë program i është dhënë garantimit të qëndrueshmërisë, legjitimitetit dhe besueshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë civile në zhvillimin e demokracisë shqiptare për plotësimin e kritereve politike, ekonomike dhe sociale të integrimit europian. Gjatë vitit 2010 fondacioni ka mbështetur projekte të cilat inkurajonin rritjen e bashkëpunimit, koordinimit dhe transparencës ndërmjet organizatave të shoqërisë civile për të pasur ndikim më të madh nëpërmjet veprimeve të përbashkëta dhe në periudha të veçanta kohore.

Page 19: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

19Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

dhe telefonatave, ndërsa informimi është bërë sistematikisht në rreth 200 organizata ndërkombëtare.

roli i ojF-ve perëndimore në forcimin e shoqërisë civile në Shqipëri

duke marrë shkas nga dinamikat e zhvillimit të shoqërisë civile në shqipëri, projekti kërkimor, i realizuar nga znj. Aida orgocka në bashkëpunim me z. Fahim Quadir, profesor në universitetin e Jorkut në Kanada, u fokusua në rolin që kanë luajtur organizatat joqeveritare perëndimore (OJQP) në zhvillimin e shoqërisë civile në shqipëri nëpërmjet krijimit të organizatave bija. Ky studim vjen si një risi për literaturën e sektorit dhe plotëson një boshllëk të paadresuar më parë. në bashkëpunim me programin “Lindje – Lindje, bashkëpunim përtej kufijve”, të dhënat e studimit u prezantuan në një tryezë të rrumbullakët në të cilën morën pjesë 30 përfaqësues nga organizatat jofitimprurëse të Ballkanit, akademikë dhe hulumtues. Gjithashtu, të dhënat e këtij studimi u bënë të njohura në një konferencë shkencore organizuar nga rrjeti Europian për Kërkime për Filantropinë në universitetin e Vjenës dhe në konferencën e 13-të europiane (EADI), organizuar në bashkëpunim me shoqatën e studimeve për Zhvillimin në universitetin e Jorkut në Mbretërinë e bashkuar.

qendra rinore ëndrra dhe Realiteti/ qendra Epoka e Re

ngritja e një qendre rinore shumëfunksionale me infrastrukturë të përshtatshme për të ofruar shërbime dhe rritje kapacitetesh për të rinjtë 14-22 vjeç

në qytetin e Fierit ishte në vëmendje të projektit të realizuar nga qendra Epoka e Re, në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti, drejtorinë arsimore, parlamentin rinor dhe uniCEF-in.

Gjatë zbatimit të projektit në këtë qendër u organizuan kurse formimi në informatikë, gazetari, pikturë dhe fotografi ku morën pjesë 355 të rinj. Mbështetur në traditën e mëparshme, pranë qendrës u ngritën dhe filluan të veprojnë grupet rinore të mjedisit, të debatit dhe të gazetarisë, të cilët u bënë aktivë si në mjediset e shkollave, ashtu edhe në mbledhjet e këshillit bashkiak, Fier.

Përveç kurseve të kualifikimit, qendra rinore Ëndrra dhe Realiteti ofroi edhe 20 trajnime për çështje të ndryshme, si: komunikimi dhe zgjidhja e problemeve, punësimi rinor, lidershipi dhe vendimmarrja, barazia gjinore, adoleshenca-marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, riciklimi dhe problemet mjedisore, duhani, drogat dhe alkooli. në përfundim të këtyre trajnimeve u ngritën kapacitetet e 210 të rinjve.

media, si instrument në funksion të publikut/ instituti Shqiptar i medias

Projekti i realizuar nga instituti shqiptar i Medias nxiti një kuptim më të thellë të rolit të medias dhe një pjesëmarrje më të madhe të debatit publik në shtyp nga ana e qytetarëve dhe për interesat e tyre. Për arritjen e kësaj detyre shërbyen dy komponentët e projektit:

a. Forumet qytetare “Media dhe qytetarët”Katër forumet qytetare të organizuara me përfaqësues nga media, pushteti vendor

Page 20: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

20Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

dhe qytetarët në shkodër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, shërbyen për rritjen e rolit të medias në raportimin e problemeve që janë më shqetësuese për qytetarin. Ato u fokusuan në tema të tilla, si: arsimi, bujqësia, varfëria, shëndetësia, skemat sociale si dhe mbulimi i tyre nga shtypi lokal apo kombëtar. Gjithashtu, u organizuan edhe katër kurse trajnimi me rreth 60 gazetarë të rretheve në fushën e gazetarisë qytetare dhe përdorimit të medias sociale në shtypin tradicional.

b. “Media literacy” (njohuri për median), si një mjet për qytetarët dhe interesin publikGrupi prej pesë ekspertësh, i krijuar dhe i trajnuar gjatë zbatimit të këtij përbërësi të dytë, punoi për hartimin e draftkurrikulës të “media literacy” për t’u përfshirë në tekstet shkollore të arsimit 9-vjeçar. si rezultat u botua “Edukimi mediatik”, teksti i mësuesit dhe ai i nxënësit. Kjo është hera e parë që bëhen përpjekje për të përfshirë në programin kombëtar të arsimit një lëndë që lidhet me “media literacy”.

Dy botimet e instituti Shqiptar të Medias në kuadër të projektit “Media literacy”

Shtëpia e ojF-ve e fondacionit Soros / projekt operacional i fondacionit

shtëpia e oJF-ve pranë fondacionit Soros u ngrit për të dhënë ndihmesë në zhvillimin e qëndrueshëm të aktorëve kryesorë të shoqërisë civile nëpërmjet plotësimit të nevojave të tyre me hapësira të përshtatshme. Aktualisht ajo ka në dispozicion një sallë konference me sipërfaqe 77 m2, me rreth 60 vende, brenda së cilës gjenden dy kabina përkthimi simultan, sistem audio, projektor dhe akses në internet. në vitin e dytë të funksionimit ajo vijoi t’u vijë në ndihmë organizatave jofitimprurëse, mediave dhe institucioneve të tjera.

Gjatë vitit 2010, shtëpia e oJF-ve u vu në shërbim të projekteve operacionale të zbatuara nga fondacioni për të gjitha programet, iniciativave të përbashkëta me donatorë dhe partnerë të tjerë, veprimtarive me grantmarrësit, aktiviteteve për bursat etj.

Veprimtari në shtëpinë e ojF-ve të fondacionit “Soros”

Page 21: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

21Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Zbatimi i Altertekstit nën dritën e monitorimit/ projekt operacional i fondacionit

nëpërmjet këtij projekti u evidentua shkalla e përputhshmërisë midis procedurave të ndjekura gjatë zbatimit të reformës së Altertekstit dhe kuadrit rregullues të kësaj reforme për nxitjen e përmirësimeve të mëtejshme. në zbatim të tij u

ndërtua një skemë monitorimi për mbledhjen e të dhënave, përpunimin dhe analizimin e tyre.

Mbledhja e të dhënave u krye nëpërmjet kërkesave zyrtare drejtuar institucioneve, anketimeve me individë përgjegjës për veprimtari të caktuara, intervistave dhe vëzhgimeve të drejtpërdrejta, ndërsa objekt i monitorimit ishin: Ministria e Arsimit dhe e

iii. programi i arSimit

për të ndihmuar përpjekjet e shoqërisë shqiptare në kryerjen e reformës arsimore, programi i arsimit u përqendrua në tri përparësi: reforma e kurrikulave dhe e teksteve shkollore, ndërtimi i kapaciteteve në nivelin vendor dhe të shkollave për procesin e decentralizimit si dhe ofrimi i ndihmës për projektligjin e ri “Për arsimin parauniversitar”.

prezantimi i gjetjeve të monitorimit në prani të palëve të interesit, tiranë, shkurt 2011

Page 22: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

22Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Shkencës (MASH), drejtoritë arsimore rajonale (DAR), mësuesit, shtëpitë botuese dhe autorët e teksteve. raporti i monitorimit iu prezantua përfaqësuesve nga MAsh-i, dAr-eve të Tiranës, Vlorës dhe shkodrës, përfaqësuesve të shkollave, të sindikatave të arsimit dhe të konfederatës së prindërve, të shtëpive botuese të librit shkollor dhe autorëve të teksteve.

hartimi i rekomandime ishte etapa përfundimtare dhe njëkohësisht produkti më i rëndësishëm i projektit. rekomandimet përmbanin sugjerime lidhur me përmirësimin e kuadrit rregullues dhe praktikave të caktuara. Paketa me rekomandime iu vu në dispozicion MAsh-it si dhe iu përcoll të gjithë aktorëve të interesuar dhe të përfshirë në mbarëvajtjen e politikës së Altertekstit. Përfaqësuesit e MAsh-it i mirëpritën rekomandimet dhe do të shohin

mundësinë për t’i përfshirë ato në veprimtarinë e tyre. botimi i rezultateve të monitorimit rriti më tej transparencën e zbatimit të politikës së Altertekstit si dhe nxiti diskutime midis palëve të interesit.

ligji “për arsimin parauniversitar” përballë konsultimit të gjerë/ projekt operacional i fondacionit

Tërheqja e mendimit të grupeve të gjera të përfshira në ofrimin dhe përfitimin e shërbimit arsimor rreth përmirësimit të legjislacionit të arsimit parauniversitar ishte në fokus të këtij projekti të realizuar nga fondacioni. Projekti përfshiu konsultimin e gjerë të grupeve me rol të drejtpërdrejtë në shërbimin arsimor si dhe të prindërve kundrejt pikëpamjeve të tyre për përmirësimin e aspekteve të ndryshme

tryezë diskutimi për projektligjin “për arsimin parauniversitar”, Vlorë, dhjetor 2010

Page 23: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

23Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

të legjislacionit. Konsultimi u mundësua nëpërmjet organizimit të tryezave të diskutimit, fokus-grupeve dhe përdorimit të blogut: www.arsimi.al. në vijim, 13 fokus-grupe të përqendruara në çështje të legjislacionit aktual me 104 pjesëmarrës, përkatësisht nxënës, mësues, drejtorë, prindër, drejtori arsimore dhe përfaqësues të pushtetit vendor, u realizuan në Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Kukës dhe Lezhë.

Pas publikimit nga MAsh-i të draftit të parë të projektligjit “Për arsimin parauniversitar”, fondacioni organizoi 10 tryeza debati me 150 përfaqësues të grupeve të mësipërme. Mbështetur në sugjerimet e mbledhura nga fokus-grupet, tryezat dhe diskutimet në internet, u hartuan disa rekomandime për përmirësimin e draftit të MAsh-it. rekomandimet u dorëzuan pranë MAsh-it dhe më tej u diskutuan me drejtues të këtij institucioni. drejtuesit e MAsh-it pranuan një pjesë të madhe të rekomandimeve duke premtuar pasqyrimin e tyre në projektligjin që do të dërgohet së shpejti në Këshillin e Ministrave dhe që pritet të merret në shqyrtim nga Kuvendi brenda vitit 2011. Fondacioni, së bashku me grupet e interesit, do të ndjekë nga afër procesin legjislativ për të monitoruar përfshirjen e plotë të rekomandimeve në ligjin e ri “Për arsimin parauniversitar”, të cilat do të rritin cilësinë e legjislacionit dhe zbatueshmërinë e tij.

hartimi dhe propozimi i një politike të re financimi për sistemin e arsimit të lartë/ instituti Agenda

Qëllimi i këtij projekti ishte forcimi i autonomisë financiare të universiteteve dhe rolit të studentëve, rritja e produktivitetit dhe

e konkurrueshmërisë së shkollave të larta dhe zgjerimi i shanseve për të gjitha grupet shoqërore. Ekspertët e projektit iu referuan dhe analizuan modele të suksesshme të financimit në vende të tilla, si: Finlanda, irlanda, holanda, Estonia, Anglia, Kili dhe hungaria. në vazhdim, grupi i ekspertëve analizoi kuadrin rregullues dhe situatën e arsimit të lartë vendës dhe më pas hartoi një model të ri të financimit të tij, i cili merr në konsideratë kostot ekzistuese për çdo student, parimin e aksesit të gjerë në këtë nivel shkollimi si dhe gjendjen e universiteteve publike. Modeli i ri paraqet një mekanizëm financimi që ndërthur parimin e sigurimit të cilësisë me atë të aksesit duke pasur në vëmendje përfshirjen e grupeve të rrezikuara.

13 fokus-grupe me pedagogë, menaxherë të sistemit arsimor, studentë, prindër, maturantë, anëtarë të shtresave të rrezikuara (romë) dhe përfaqësues të zonave të thella rurale u organizuan për të testuar modelin e propozuar. opinioni i grupeve të sipërpërmendura u përfshi në draftin e modelit të financimit. drafti i publikuar nga MAsh-i për reformimin e modelit të financimit të arsimit të lartë ka

tryezë debati e institutit “agjenda” me përfaqësues të universiteteve

Page 24: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

24Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

pasqyruar mjaft elemente të dokumentit të përgatitur nga instituti Agjenda, si caktimi i fondeve në varësi të numrit të studentëve dhe performancës së institucionit arsimor, mekanizmi i kreditimit studentor, ndërsa përmban edhe ndryshime të theksuara. Faza e fundit e projektit përqendrohet në një nismë lobimi dhe avokatie që synon promovimin dhe argumentimin e elementeve të draftit të zhvilluar nga ky projekt, të cilat lypset të zënë vend në modelin përfundimtar të financimit të arsimit të lartë.

përmirësimi i shkollës në drejtim të decentralizimit të drejtimit qeverisës të saj / qendra për arsimin demokratik

ngritja e kapaciteteve menaxhuese dhe të lidershipit të shkollës, forcimi i kapaciteteve profesionale në aspektin metodik dhe pajisja e shkollave me materiale burimore dhe metoda bashkëkohore ishin disa nga synimet e projektit të zbatuar nga Qendra për Arsimin demokratik në partneritet me drejtoritë arsimore rajonale në Shkodër, Elbasan dhe Vlorë. Stafi i projektit zhvilloi intervista dhe përzgjodhi 60 drejtorë dhe mësues shkollash, të cilët u përfshinë në seanca trajnimi për të përfituar njohuri

takim promovues me mësues dhe drejtues shkollash në elbasan

Page 25: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

25Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

për menaxhimin dhe qeverisjen e shkollës, mbështetjen e metodave bashkëkohore të mësimdhënies si dhe hartimin e projekteve që do të ndihmonin planet e shkollës për ecje përpara.

Pjesëmarrësit u angazhuan në veprime praktike, të cilat nxitnin përdorimin e aftësive të fituara gjatë trajnimit. Në përfundim të projektit shkollat shkëmbyen përvoja dhe pikëpamje përgjatë tryezës së rrumbullakët, e cila përforcoi më tej njohuritë e përfituara nga drejtuesit e shkollave dhe mësuesit. Të trajnuarit e projektit janë tashmë të aftë të udhëheqin dhe të mbështetin funksionimin e një shkolle të decentralizuar si në menaxhim, ashtu edhe në ngritjen e fondeve.

Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me prindërit rrit pjesëmarrjen dhe interesin e tyre për shkollën/ Konfederata e prindërve të Shqipërisë

Konfederata e Prindërve të shqipërisë nëpërmjet këtij projekti mbështeti arsimin parauniversitar dhe mundësoi krijimin dhe nxitjen e bashkëpunimit midis mësuesve dhe prindërve. Projekti lindi si nevojë për të rishikuar modelin e takimeve me prindër, i cili nuk u përgjigjet zhvillimeve komplekse të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Kjo nismë u përqendrua në tri shkolla 9-vjeçare dhe dy të arsimit të mesëm në Tiranë dhe Durrës. Stafi i projektit dhe grupi i ekspertëve fillimisht realizuan një vlerësim të praktikave të bashkëpunimit shkollë-familje duke grumbulluar të dhëna të cilat vërtetojnë një sërë dobësish të modelit aktual të takimeve me prindër. Më tej, në bashkëpunim me stafin e mësuesve të shkollave të përzgjedhura, u

zhvilluan dy modele të përmirësuara të takimeve me prindër duke u mbështetur edhe në praktika të suksesshme nga vende të huaja.

Mësuesit e përzgjedhur për t’u përfshirë në zbatimin e projektit u trajnuan për të realizuar në praktikë modelin e ri. Modelet e zbatuara përqendroheshin te nevojat e nxënësve si dhe në përfshirjen e prindërve që në konceptimin e agjendës së takimeve. Gjatë zbatimit të modeleve të reja, mësuesit u mbështetën përgjatë fazave kryesore nga organizatorët e projektit. Pas zbatimit të çdo faze, mësuesit debatonin së bashku për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe për të këshilluar njëri-tjetrin për tejkalimin e vështirësive të hasura në praktikë. Projekti ndikoi në rritjen e pjesëmarrjes së prindërve në takimet me mësuesit dhe në nxitjen e ndërveprimit pozitiv midis tyre në mbështetje të zhvillimit të nxënësve.

takim me prindër, mësues dhe nxënës për zbatimin e modelit të ri të këtyre marrëdhënieve

Page 26: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

26Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Shqyrtimi i kuadrit ligjor për kujdesin paliativ dhe përllogaritja e kostos ekonomike të integrimit të tij në sistemin shëndetësor shqiptar/ projekt operacional i fondacionit

Ky projekt u përqendrua në përgatitjen e një studimi me sugjerimet përkatëse për t’u marrë në konsideratë nga qeveria shqiptare, si pjesë e zhvillimit të Planit kombëtar të kontrollit të kancerit. një grup pune i përbërë nga ekspertë të shëndetit Publik, të Ministrisë së shëndetësisë dhe përfaqësues të Kuvendit punuan për hartimin e dy dokumenteve: “shqyrtimi i kuadrit ligjor” dhe “Përllogaritja e kostos ekonomike të përfshirjes së kujdesit paliativ në sistemin shëndetësor”.

në të dyja dokumentet jepet një pasqyrë e situatës aktuale në shqipëri si dhe një sërë rekomandimesh konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor si dhe për përfshirjen e

kujdesit paliativ në sistemin shëndetësor. Këto rekomandime do të jenë pjesë përbërëse e nismave të ardhshme kombëtare për të zgjeruar ofrimin dhe rritjen e cilësisë së këtij shërbimi në vend. Nëpërmjet këtij projekti përfituan grupi i të sëmurëve terminalë dhe familjarët e tyre, shoqatat e përfshira në veprimtaritë e kujdesit paliativ, si: “shshKP”, “sue ryder”, “Mary Potter”, sob, specialistë të shëndetësisë në disa nivele dhe ligjvënës.

Stabilizimi i qendrës Kombëtare të trajnimit dhe metodave të standardizuara në mësimdhënie për kujdesin paliativ/ shoqata Ryder Albania

shoqata Ryder Albania punoi për fuqizimin e qendrës burimore të specializuar për kujdesin paliativ (KP), e cila nuk do të kufizohej vetëm në

iV. programi i Shëndetit publiK

Programi i shëndetit publik u rihap nga fondacioni në janar të vitit 2010 për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit, si një e drejtë njerëzore bazë, përmes ndërtimit të kapaciteteve të shoqërisë civile si dhe avokimit për llogaridhënie dhe transparencë në praktikat dhe politikat shëndetësore. Për të përmbushur këtë detyrë programi zbatoi dhe mbështeti rreth 15 iniciativa që ndihmuan në zhvillimin e kujdesit paliativ në Shqipëri përmes integrimit të tij në sistemin shëndetësor publik si dhe përmirësimin dhe rritjen e aksesit në një kujdes shëndetësor cilësor për grupet e rrezikuara të popullsisë

Page 27: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

27Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

ofrimin e këtij shërbimi, por edhe në trajnimin e vazhdueshëm të profesionistëve të shëndetit. Gjatë zbatimit të projektit u arrit të krijohej një program i njësuar trajnimi me standarde bashkëkohore, u zhvilluan termat e referencës me karakteristikat për profilizimin e trajnerëve në kujdesit paliativ dhe formati i vlerësimit të njohurive në kurset e trajnimit.

Njëkohësisht, u kualifikuan rreth 40 profesionistë të kujdesit paliativ në dy rrethe të vendit: berat dhe shkodër, sikurse edhe përfituan shërbime rreth 150 të sëmurë me sëmundje të pashërueshme, në Tiranë, durrës dhe berat. Pjesë përbërëse të projektit ishin, gjithashtu, organizimi i dy tryezave të rrumbullakëta me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, arsimore dhe organizatave jofitimprurëse, i dy trajnimeve si dhe i një seminari disaditor, të cilat shërbyen si për rritjen profesionale të aktorëve të përfshirë, ashtu edhe për të ngritur tematika në zhvillimin dhe ecjen përpara të kujdesit paliativ në shqipëri.

Formësimi i planit të veprimit dhe standardeve për kujdesin paliativ në Shqipëri/ Shoqata Kombëtare për Kujdesin paliativ

Vendosja e standardeve kombëtare dhe pranimi i planit të veprimit nga sektori publik dhe jofitimprurës për kujdesin paliativ ishin në bazë të projektit të realizuar nga shoqata Kombëtare për Kujdesin Paliativ. një ekip specialistësh i përbërë nga aktorët kryesorë të kujdesit paliativ në shqipëri hartoi një plan veprimi dhe kreu takime periodike me specialistët më të kualifikuar, të cilat i shërbyen përcaktimit të detyrave në kuadër të strategjisë

takim i grupit të punës të aktorëve të kujdesit paliativ për njësimin e modulit bazë të trajnimeve, tiranë, Dhjetor 2010

Veprimtari e shoqatës “Ryder albania” për prezantimin e projektit të stabilizimit të Qendrës Kombëtare të trajnimit,

Shtator 2010

Page 28: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

28Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

kombëtare, akteve nënligjore në zbatim të saj, infrastrukturës shëndetësore si dhe burimeve në dispozicion.

drafti përfundimtar i standardeve dhe drafti i parë i planit të veprimit u diskutuan gjatë seminarit të organizuar me pjesëmarrjen e 60 përfaqësuesve të sektorit shëndetësor dhe atij jofitimprurës, jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet. në përfundim të projektit u zhvillua konferenca kombëtare në të cilën u publikuan në mënyrë institucionale standardet e kujdesit paliativ dhe plani i veprimit në draftin përfundimtar. Pjesëmarrës në këtë veprimtari

ishin ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të qeverisë shqiptare, të Kuvendit të shqipërisë, të Ministrisë së shëndetësisë si dhe drejtues të 12 drejtorive rajonale të kujdesit shëndetësor parësor. Kjo iniciativë u vlerësua e suksesshme, pasi draftin përfundimtar të standardeve të kujdesit paliativ Ministria e shëndetësisë do ta përfshijë në strategjinë dhe planin 5-vjeçar të kujdesit paliativ dhe do të shndërrohet në dokument zyrtar të Komitetit Kombëtar të Kontrollit të Kancerit, që ka planifikuar të zhvillojë Kongresin Mesdhetar për onkologjinë në vitin 2011.

Veprimtari e ShKKp-së për përcaktimin e standardeve të kujdesit paliativ në Shqipëri

Page 29: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

29Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

ngritja e kapaciteteve profesionale në kujdesin paliativ/ shoqata Mary Potter

shoqata Mary Potter realizoi këtë projekt për të ofruar asistencë mjekësore më cilësore ndaj të sëmurëve që vuajnë sëmundje terminale. duke vlerësuar përvojën dhe nivelin e zhvillimit të kujdesit paliativ si dhe standardet e shërbimeve që ofrohen në Austri, u organizuan dy vizita studimore për shkëmbim përvoje me homologët e këtij vendi. Stafi prej gjashtë ekspertësh i kësaj shoqate u njoh nga afër me mënyrën e organizimit të punës, ndarjen e detyrave, mënyrën e komunikimit me pacientët dhe familjarët dhe menaxhimin e të sëmurëve në banesat e tyre. Gjithashtu, u përfitua informacion i vlefshëm rreth barnave mjekësore që përdoren për qetësimin e dhembjeve, aksesin që kanë pacientët për t’i marrë ato dhe marrëdhëniet që ekzistojnë midis këtyre institucioneve jopublike me institucionet qeveritare.

një traditë e spikatur ishte mënyra e trajtimit të moshave pediatrike, trajtimi me barna mjekësore dhe mbështetja psiko-sociale që stafi u ofron pacientëve dhe familjarëve të tyre. Përvoja e grumbulluar nga dy vizitat e mësipërme u bë e njohur në institucionet shëndetësore shqiptare në Tiranë si dhe në organizatat e sektorit jofitimprurës që janë angazhuar me kujdesin paliativ. Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti ishin stafi i klinikës “Mary Potter” si dhe një mjek nga QsuT “nënë Tereza”, Tiranë. rreth 170 të sëmurë që përfitojnë shërbimet e saj, familjarët e tyre, skuadra të tjera të cilat ofrojnë kujdes palitiv në shqipëri, specialistët e shëndetit dhe studentët e fakulteteve të infermierisë në

universitetet vendore, ishin përfituesit jo të drejtpërdrejtë të këtij projekti.

provimi i të drejtave të pacientit dhe i etikës mjekësore në Shqipëri/ qendra Kombëtare e cilësisë, Sigurisë dhe akreditimit të institucioneve Shëndetësore

Projekti u realizua nga Qendra Kombëtare e Cilësisë, sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore (QKCSAISh), si një nga organizatat e vetme në vend që operon me të drejtat e pacientit në shqipëri. në qendër të kësaj nisme ishte nevoja për të kuptuar shkallën e njohjes dhe të zbatimit të të drejtave të pacientit nga të gjitha palët e përfshira në shërbimin shëndetësor.

Kjo detyrë u arrit përmes realizimit të një sondazhi në disa qytete kryesore të vendit (Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë) që përfshiu shërbimmarrësit, shërbimdhënësit, popullatën e gjerë si dhe politikëbërësit. Të dhënat e grumbulluara nga ky sondazh janë një bazë e mirë në shërbim të politikave dhe të ndërhyrjeve efikase për njohjen dhe zbatimin e Kartës së pacientit si dhe paraqitjen te vendimmarrësit për të hartuar një platformë të përbashkët midis Ministrisë së shëndetësisë, QKCsAish, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë, si pjesë e detyrimeve për integrimin në familjen europiane.

Page 30: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

30Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Fuqizimi i rrjetit kombëtar të organizatave rome/ shoqata Roma Active Albania

shoqata “roma Active Albania” me këtë projekt punoi për përmirësimin dhe promovimin e lidershipit në organizatat e këtij komuniteti, informimin për statusin e minoriteteve dhe mekanizmat që i mbrojnë ato si dhe për t’i njohur me konceptet bazë të të drejtave në kuadër të zbatimit të dekadës së romëve. Pjesëtarë të këtij rrjeti janë organizatat rome, si: “roma Active Albania”, “romano Kham”, “romano sezi, “i romini e Tasiaraqi”, qendra ‘Zemra e nënës’, romët e bashkuar të beratit, romët e Veriut, qendra “Mjellma”, zyra rajonale Fier dhe zyra rajonale Korçë. në zbatim të projektit u krye një vlerësim i nevojave të organizatave të përfshira në projekt.

Mbështetur në nevojat e identifikuara u realizuan tri trajnime rreth njohjes së legjislacionit dhe mekanizmave që ndikojnë në respektimin e të drejtave të minoritetit, përdorimi

i mediave për çështjet komunitare, organizimi i fushatave ndërgjegjësuese, rrugët për të ndërtuar një strategji veprimi si dhe lobimi për çështjet më parësore. rrjeti i organizatave rome po vazhdon punën me komunitetin rom në Tiranë, Fier, Korçë, durrës, Elbasan dhe Lezhë për mobilizimin e tyre në trajtimin e problematikave si dhe qasjen ndaj institucioneve vendore për të përmbushur nevojat e veta. në përfundim, synohet të realizohet një nismë monitorimi për efikasitetin e zbatimit të planit të veprimit të dekadës rome në vendin tonë. Gjetjet e monitorimit do të ndihmojnë shoqërinë civile në mbështetje të romëve për të përkrahur nisma avokimi drejt përmirësimit të zbatimit të planit të veprimit.

përfshirja e komunitetit rom në procesin e regjistrimit të popullsisë/ qendra për nxitjen e Zhvillimit njerëzor

Projekti i zhvilluar nga Qendra për nxitjen e Zhvillimit njerëzor dha ndihmesë në

V. programi i romëVe

Programi i romëve gjatë vitit 2010 u përqendrua në disa shtylla bazë, mes të cilave: ndërtimi i një rrjeti të shoqërisë civile për monitorimin e programeve qeveritare, në kuadër edhe të dekadës së romëve, ndërgjegjësimi i organizatave jofitimprurëse për zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore dhe rritja e kapaciteteve të organizatave rome. Njëherësh u punua edhe për përfshirjen e këtij komuniteti në procesin e vendimmarrjes, sidomos në arsim, shëndetësi, në integrimin e fëmijëve në arsimin publik dhe në përmirësimin e kushteve për grupet më të cenuara brenda këtij komuniteti. Ky program u bazua kryesisht në dhënie grantesh duke realizuar bashkëpunimin e organizatave të këtij komuniteti me shoqata të tjera, të cilat kanë më shumë kapacitete dhe ekspertizë

Page 31: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

31Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

ndërgjegjësimin, nxitjen dhe mbështetjen e komunitetit rom duke mundësuar pjesëmarrjen në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave që do të kryhet në tetor 2011, si një garanci për përfshirjen dhe integrimin e tij.

në zbatim të projektit u realizuan disa takimeve në nivel vendor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave rome, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të pushtetit vendor për vlerësimin e shkallës së informacionit lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë si dhe shqyrtimin e mundësive të koordinimit për zbatimin cilësor të regjistrimit. në vijim u krye pilotimi i regjistrimit të popullsisë (censusit) në disa zona me prani të komunitetit rom duke marrë parasysh perspektivat urbane-rurale si dhe shkallën e përqendrimit të këtij komuniteti në këto zona. Pilotimi evidentoi një sërë problematikash të cilat do të vështirësonin zbatimin me sukses të regjistrimit të popullsisë në zonat me komunitet rom.

Stafi i projektit hartoi një paketë sugjerimesh rreth ndërhyrjeve të nevojshme nga insTAT-i, të cilat do të zbutnin problematikat e mundshme. njëherësh, në bashkëpunim me disa organizata rome, fondacioni përzgjodhi 117 veta të këtij komuniteti në të gjithë vendin të cilët aplikuan pranë insTAT-it për t’u angazhuar si anketues përgjatë zbatimit të censusit 2011. Anketuesit romë luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin e një pjesëmarrjeje sa më të gjerë të familjeve të tyre në regjistrimin e popullsisë. si rezultat i avokimit rreth 50 aplikantë u pranuan si anketues ose shoqërues të censusit. ndërkohë, një hap tjetër i rëndësishëm ishte zbatimi i një fushate informimi që u shtri në zonat e populluara nga komuniteti rom duke përçuar në familje informacion praktik për realizimin e censusit dhe argumente për rëndësinë e tij. nisma rriti ndërgjegjësimin e romëve për rëndësinë e veçantë të pjesëmarrjes së tyre në regjistrimin e popullsisë, koordinoi

takim me komunitetin rom gjatë promovimit të censusit, tiranë

Page 32: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

32Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

me sukses nisma avokuese për të siguruar një proces në favor të kontekstit ku gjendet ky komunitet si dhe bindi institucionet përgjegjëse për të përshtatur disa prej procedurave të regjistrimit me rrethanat e komunitetit rom. rezultati i fundmë i nismës do të jetë pasqyrimi me vërtetësi i madhësisë dhe gjendjes social-ekonomike të komunitetit rom në të dhënat e mbledhura nga censusi 2011.

integrohemi përmes edukimit dhe mirëpërfaqësimit/ bashkia e elbasanit

bashkia e Elbasanit u mbështet me këtë projekt për të realizuar uljen e diskriminimit të fëmijëve romë në shkolla dhe kopshte, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe lehtësimin e integrimit të këtyre fëmijëve. në kuadër të këtij projekti u organizuan tri trajnime me stafin e drejtorisë arsimore në Elbasan, dy trajnime me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe tri trajnime me përfaqësues të qeverisë së nxënësve.

Në këto trajnime, sipas specifikave, u trajtuan tema të tilla, si: konventa “Për të drejtat e fëmijëve”, diskriminimi dhe paragjykimi, baza ligjore në përcaktimin e aftësisë së kufizuar, përfitimi ligjor i të qenit mësues me këtë kategori nxënësish, sfidat e integrimit të fëmijëve romë në shkollë, edukimi bashkëmoshatar etj. Më pas u kryen dy tryeza teknike për rrahjen e mendimeve, u punua për hartimin e një fletëpalosjeje informuese dhe sensibilizuese për aftësinë e kufizuar dhe u përgatit një udhëzues për edukatorët dhe mësuesit. si rezultat i zbatimit të projektit janë trajnuar më shumë se 20 persona për të qenë të aftë të njohin punën me komunitetin,

regjistrimet në shkollën 9-vjeçare të lagjes “5 Maji” u rritën me 18 fëmijë romë krahasuar me vitin e shkuar, kopshti për fëmijë romë në të njëjtën lagje njohu 18 për qind rritje të regjistrimeve si dhe 42 për qind frekuentim më të mirë nga fëmijët.

Studim krahasues për faktorët që ndikojnë nivelin e integrimit të komunitetit rom/ instituti për Zhvillim dhe alternativa

studimi i realizuar nga instituti për Zhvillim dhe Alternativa u përqendrua në faktorët që ndikojnë në integrimin e komunitetit rom në shqipëri. Materiali studimor mori parasysh tri grupime kryesore: komunitetin rom, popullatën e përgjithshme si dhe individët, pjesë e maxhorancës së popullsisë, por që ndajnë karakteristika të ngjashme ekonomike dhe arsimore sikundër ky komunitet. studimi iu qas grupeve nëpërmjet realizimit të një sondazhi, disa fokus-grupeve dhe një sërë intervistash të thelluara të cilat ndihmuan për të mbledhur të dhëna në tri perspektiva kryesore: a) ekonomike, b) politiko-institucionale, c) kulturore-identitare.

Gjetjet e studimit siguruan një pamje të plotë dhe konkrete mbi disa prej qëndrimeve të grupeve përkatëse ndaj njëri-tjetrit si dhe të shkaqeve të përfshirjes së zbehtë të romëve në shoqërinë shqiptare, kjo jo vetëm nën dritën e rrethanave arsimore dhe ekonomike të familjeve rome, por edhe në perspektivën e gatishmërisë së shoqërisë shqiptare për të mirëpritur dhe për të mbështetur integrimin e këtij komuniteti. Gjetjet e studimit, të diskutuara me grupet e interesit, do të shërbejnë për të hartuar një paketë rekomandimesh ndërsektoriale që propozojnë rishikimin e politikave ekzistuese ose ndërmarrjen e politikave të reja në

Page 33: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

33Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

mbështetje të integrimit të këtij komuniteti. Gjithashtu, gjetjet e studimit do të njohin aktorët kryesorë, brenda dhe jashtë vendit, me gjendjen e komunitetit rom, qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj këtij komuniteti si dhe shkaqet e thella që ndikojnë në shkallën e integrimit të tyre në vendin tonë.

model për zbatimin e planit të veprimit të dekadës dhe strategjisë rome/ shoqata “në familje, për familjen”

në fokus të këtij projekti ishte zbatimi dhe konkretizimi në nivel vendor i masave të planit të veprimit të dekadës dhe strategjisë rome për qarkun e Elbasanit. në shtator 2010 u përfundua hartimi i manualit të zbatimit të planit të veprimit të dekadës rome në këtë zonë dhe u punua intensivisht për të nxitur miratimin e planit të veprimit si dhe ngritjen e grupit teknik për çështjet rome në nivel qarku. Më tej u

punua për rritjen e kapaciteteve të specialistëve të administratës publike dhe qeverisjes vendore. Gjithashtu, u realizuan edhe gjashtë takime ku morën pjesë rreth 130 përfaqësues të oJF-ve vendore dhe të komunitetit rom.

në tryezën e rrumbullakët, ku u diskutua për punën e bërë në Elbasan për zbatimin e planit të veprimit të dekadës rome, morën pjesë përfaqësues të këshillave të qarqeve Korçë, berat, Vlorë, Tiranë dhe Gjirokastër. rezultatet kryesore të projektit ishin hartimi dhe miratimi i planit rajonal të veprimit të dekadës rome nga këshilli i qarkut të Elbasanit, ngritja e grupit teknik për çështjet rome, ngritja e kapaciteteve të aktorëve vendorë në zbatimin e planit të veprimit si dhe në hartimin e mekanizmave të mbledhjes së të dhënave që do të përdoren nga institucionet vendore të cilat ofrojnë shërbime publike për komunitetin rom. Grupi teknik i çështjeve rome mblidhet në seanca të rregullta çdo muaj.

Komuniteti rom diskuton për planin e veprimit të dekadës rome në qarkun e elbasanit

Page 34: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

34Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

përmirësimi i statusit të grave nëpërmjet luftës kundër përjashtimit social dhe qasjes së tyre me tregun e punës/ shoqata “Refleksione”

Projekti i realizuar nga shoqata “Refleksione” dha ndihmesë në luftën kundër përjashtimit social të grave si dhe inkurajoi përfshirjen e tyre në shërbime që lidhen me punësimin dhe tregun e punës në shqipëri. në përmbushjen e këtij misioni u kryen 25 seminare informuese në shtatë rrethe të vendit, si: Tiranë, shkodër, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe dibër, të cilat shërbyen për edukimin dhe sensibilizimin e rreth 375 grave dhe vajzave në lidhje me tregun e punës dhe shërbimet e punësimit.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe realizimi i monitorimit të zbatimit të strategjisë sektoriale të punësimit 2007-2013, për periudhën kohore 2007-2010, e parë kjo në këndvështrimin gjinor. Ky proces u shoqërua me paraqitjen në hartë dhe vlerësimin e shërbimeve të punësimit të ofruara dhe cilësisë së tyre në rrethet e përfshira në projekt. Gjetjet dhe rekomandimet e raportit

të monitorimit iu paraqitën strukturave përkatëse të Ministrisë së Punës, Çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta për të përmirësuar veprimtarinë e tyre në zbatimin e strategjisë për vitet në vazhdim 2011-2013, si dhe institucioneve publike e private për të zgjeruar dhe për të përmirësuar shërbimet e punësimit.

asistencë e drejtpërdrejtë për gratë dhe vajzat - viktima të dhunës në familje dhe riintegrim i tyre në jetën sociale/ qendra psiko-sociale “Vatra”

sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për gratë dhe vajzat - viktima të trafikimit dhe të dhunës, duke u ofruar një varg shërbimesh, si: akomodim, intervistim, asistencë ligjore e shëndetësore si dhe rehabilitim dhe riiintegrim të tyre nëpërmjet përfshirjes në kurset e edukimit profesional, arsimor dhe të punësimit, përbën thelbin e këtij projekti.

Vi. programi i baraZiSë gjinore

Gjatë vitit 2010 programi i barazisë gjinore u përqendrua në përmirësimin e statusit të gruas në shoqëri nëpërmjet ndihmesës për:

▪ përfshirjen sociale të gruas përmes monitorimit të politikave dhe strategjive kombëtare dhe lokale nën këndvështrimin gjinor dhe përmirësimit të eksesit të grave në shërbimet që lidhen me punësimin, arsimin, shëndetin dhe strehimin;

▪ fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim dhe trajnim profesional

Page 35: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

35Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Projekti dha rezultate konkrete në strehimin dhe marrjen e shërbimeve kryesore për 41 gra dhe vajza brenda strehëzës së organizatës, në asistencën dhe konsulencën ligjore për 86 gra dhe vajza, në formimin profesional për 43 gra si dhe në punësimin dhe vetëpunësimin për 45 gra dhe vajza të tjera.

njohuri për fuqizimin e gruas/ qendra e aleancës gjinore për Zhvillim

Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim realizoi këtë projekt për të kontribuar në fuqizimin ekonomik të grave, në rritjen e kapaciteteve dhe njohurive të tyre në çështjet e përkatësisë gjinore dhe aspektet ekonomike dhe për të rritur mundësitë për punësim dhe trajnim profesional.

Ky mision u arrit nëpërmjet organizimit të 10 trajnimeve dyditore, informuese dhe edukuese për problematika të tilla, si: ligjet bazë në punësim, çfarë duhet të dimë para se të fillojmë një marrëdhënie pune, si të përgatitim një Curriculum Vitae (CV), ku dhe si të kërkojmë punë, si të përgatitemi për intervistë pune etj.

Zbatimi i projektit shërbeu për ngritjen e kapaciteteve të 120 grave dhe vajzave nga divjaka, Pogradeci, Puka, Kukësi dhe Tropoja, në rritjen e njohurive e tyre për punësimin dhe tregun e punës, në lehtësimin e komunikimit midis institucioneve publike dhe private për përfitimin e këtyre shërbimeve si dhe duke rritur mundësitë e tyre për të gjetur punë.

Kultivimi i një kulture shërbimi cilësor në turizmin familjar do të ndikojë në fuqizimin ekonomik të grave/ shoqata “jona”

Përmirësimi i njohurive dhe aftësive për

kulturën e shërbimit të turizmit familjar në rrethin e sarandës, rritja e cilësisë së shërbimit dhe promovimi i modeleve më të suksesshme ishin në qendër të projektit të realizuar nga shoqata e gruas “Jona”. në zbatim të projektit shoqata kreu gjashtë trajnime me rreth 80 gra dhe vajza nga komunat e Lukovës, Ksamilit dhe borshit.

Projekti pati si epilog një panair të organizuar në butrint me pjesëmarrjen e përfaqësueseve nga turizmi familjar i këtyre zonave ku u ekspozuan prodhime artizanale, agro-bujqësore si dhe u promovuan nëpërmjet fotografive mjediset e ofruara për agro-turizëm në këto tri komuna. Veprimtaria ndikoi drejtpërdrejt në përmirësimin e aftësive dhe rritjen e njohurive për mundësitë për shfrytëzimin e turizmit familjar dhe agro-turizmit si dhe për fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave të zonave rurale të bregdetit jugor të shqipërisë.

panairi i organizuar në Butrint, Sarandë

Page 36: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

36Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

36Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Page 37: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

37Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Të Drejtat e Njeriut dhe Shteti i së Drejtës

Page 38: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

38Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

ndihma juridike, një iniciativë në interes publik për individë dhe grupe interesi në nevojë/ qendra “res publica”

Motivi kryesor i projektit të zbatuar nga qendra “res Publica” ishte mundësimi i aksesit në drejtësi nëpërmjet dhënies pa pagesë të ndihmës juridike për çështje në interes publik për grupe të ndryshme identitare, kategori në nevojë dhe individë, duke promovuar barazinë e të drejtave për të gjithë si edhe duke ofruar zgjidhje me anë të krijimit të precedentëve, praktikave gjyqësore apo nxitjes së aksionit ligjor strategjik të shoqërisë civile për çështje strategjike që sjellin ndryshime sistematike ligjore dhe të praktikës gjyqësore për mbrojtjen më të mirë të të drejtave të qytetarëve. Kjo ndihmë juridike iu ofrua individëve në nevojë, sindikatave dhe grupimeve të profesionistëve, banorëve të zonave të dëmtuara nga veprimtari të rrezikshme dhe personave të diskriminuar

Vii. programi i Shtetit të Së drejtëS dhe i të drejtaVe të njeriut

veprimtaria e fondacionit për programin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut u përqendrua në dhënien e ndihmesës për përmirësimine aksesit në drejtësi dhe gëzimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.Në përmbushje të këtij qëllimi u përcaktuan katër objektiva kryesorë:

▪ rritja e shfrytëzimit dhe e efikasitetit të së drejtës së informimit, si një instrument për të rritur transparencën dhe për të ulur korrupsionin;

▪ mbështetja dhe nxitja e aksionit ligjor strategjik të shoqërisë civile për të prodhuar ndryshime ligjore dhe praktike në favor të mbrojtjes së të drejtave të njeriut;

▪ dhënia e ndihmës për të luftuar diskriminimin për shkaqe të ndryshme; ▪ mbështetja e diskutimeve dhe e debateve publike për çështje që prekin

fusha kryesore të sistemit gjyqësor dhe shtetit të së drejtës.

Një nga publikimet e shoqatës “Res publica”,si një nga zërat e projektit

Page 39: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

39Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

padrejtësisht në punë. Më konkretisht, veprimtaritë e projektit u fokusuan në mbrojtjen e të drejtave të familjarëve të viktimave të Gërdecit, të të drejtave të të dëmtuarve të komunës Zharrëz dhe të të drejtave të punonjësve të “Albpetrolit”.

Për procesin gjyqësor të tragjedisë së Gërdecit u ngritën disa padi paralele civile dhe penale në gjykatën e shkallës së parë, Tiranë, në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese si edhe në Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut.

Konkretisht, janë paraqitur:• 70 çështje nga familjarët e viktimave për

kompensim për dëmin civil. • 29 çështje nga personat e plagosur rëndë

për kompensim për dëmin moral dhe civil.

• 109 çështje nga personat e plagosur lehtë për kompensim për dëmin civil.

• 2 çështje për mosçeljen e procedimeve penale të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e strasburgut.

Mangësitë kryesore të sistemit të drejtësisë në procesin gjyqësor të tragjedisë së Gërdecit, si zvarritja e seancave gjyqësore, mungesa e profesionalizmit për zgjidhjen me efektivitet të kësaj tragjedie, janë vënë në dukje nga juristët e përfshirë në projekt në mënyrë të vazhdueshme si përpara mediave vizive dhe atyre të shkruara, por edhe përpara komunitetit ndërkombëtar të pranishëm në shqipëri.

Pjesë e projektit ka qenë, gjithashtu, rritja e përgjegjshmërisë së organeve shtetërore dhe ushtrimi i presionit për t’i detyruar ato të respektojnë standardet ligjore për të drejtën e informimit. Kështu, një tjetër çështje me

rëndësi në angazhimin e “res Publica” është nxitja e ndryshimeve ligjore për pagimin e taksës gjyqësore në ngritjen e padisë sidomos për individët në nevojë duke i mohuar në këtë mënyrë të drejtën e aksesit në drejtësi.

roli i gjykatës europiane të të drejtave të njeriut në reformimin e sistemit ligjor shqiptar/ projekt operacional i fondacionit

informimi dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut (GJEDNJ), njohja më e mirë e vendimeve të saj dhënë ndaj shtetit shqiptar, analiza e problematikave të evidentuara dhe ndikimi i tyre në praktikën ligjore ishin në fokus të këtij projekti. Zbatimi i këtij projekti vjen, gjithashtu, në zbatim të rekomandimit të Këshillit të Europës për njohjen dhe ndërgjegjësimin për ndikimin e GJEdnJ-së dhe të mekanizmave të saj të kontrollit në përmirësimin e të drejtave të njeriut në shqipëri. Për realizimin me efektivitet të këtij projekti fondacioni bashkëpunoi ngushtë me shkollën e Magjistraturës dhe Avokatinë e shtetit.

nëpërmjet kësaj iniciative u realizua analizimi i detajuar i 33 vendimeve që GJEdnJ-ja ka dhënë ndaj shtetit shqiptar deri më dhjetor 2010, identifikimi i problemeve të trajtuara nga kjo gjykatë në sistemin tonë gjyqësor e ligjor, si dhe nxjerrja në pah e progresit të kryer nga shteti shqiptar për ekzekutimin e këtyre vendimeve. Veprimtari të këtij projekti ishin edhe botimi i Komentarit të vendimeve të GjEdnj-së dhe shpërndarja e tij në sistemin gjyqësor, institucionet përgjegjëse dhe organizatat e të drejtave të njeriut. Me qëllim që të rritet përgjegjshmëria e institucioneve shtetërore në marrjen e masave konkrete për

Page 40: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

40Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

zbatimin më me efektivitet të këtyre vendimeve, sidomos për sa u përket masave për reformimin e sistemit të drejtësisë si edhe për të pasur një ndikim më të drejtpërdrejtë, fondacioni ka planifikuar të organizojë disa forume publike me përfaqësues të institucioneve shtetërore përgjegjëse, të shoqërisë civile dhe të medias.

trajnimi i gjyqtarëve në gjykatën e rrethit gjyqësor tiranë për ligjin “për mbrojtjen nga diskriminimi”/ grupi Shqiptar për të drejtat e njeriut

Aktivitetet e këtij projekti kontribuan në ndërgjegjësimin, informimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të komunitetit të gjyqtarëve në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë për ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” duke promovuar respektimin e të drejtave të barabarta ndërmjet shtetasve dhe luftimin e praktikave diskriminuese. në bashkëpunim me shkollën e Magjistraturës si dhe

Komisionerin për Mbrojtjen nga diskriminimi, u zhvilluan katër trajnime ku morën pjesë rreth 40 gjyqtarë të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. njëkohësisht u botuan një numër i konsiderueshëm materialesh informuese, si postera dhe fletëpalosje, për të inkurajuar edukimin e qytetarëve për përmbajtjen e ligjit të sipërcituar.

disa nga temat kryesore të trajtuara në trajnimet me komunitetin e gjyqtarëve ishin: prezantimi i standardeve europiane për luftën ndaj diskriminimit, parë nën këndvështrimin e praktikës së pasur të Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut; përafrimi i ligjit shqiptar “Për mbrojtjen nga diskriminimi” me direktivat e bashkimit Europian për çështjet e diskriminimit si dhe qasja e jurisprudencës së Gjykatës së drejtësisë në Luksemburg.

rezultati kryesor i kësaj iniciative ishte njohja më nga afër dhe diskutimi i risive që ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” ka sjellë në legjislacionin shqiptar si edhe evidentimi i

trajnimi i gjyqtarëve të gjykatës së rrethit gjyqësor tiranë për ligjin “për mbrojtjen nga diskriminimi”

Page 41: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

41Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

nevojës për një zbatim sa më efektiv të tij, si nga ana e institucioneve shtetërore, ashtu edhe ato private. Gjithashtu, forcimi i mekanizmave mbrojtës që mbikëqyrin respektimin e këtij ligji, siç është Komisioneri për Mbrojtjen nga diskriminimi si edhe nxitja e individëve për të kërkuar mbrojtjen e drejtave të tyre të barabarta, si përpara këtij institucioni, edhe në gjykatë, konsiderohen po aq të rëndësishme për të promovuar gjithmonë e më shumë kulturën e barazisë dhe të tolerancës si dhe për të luftuar praktikat diskriminuese.

rritja e mundësive ligjore për zbatimin e vendimeve të gjykatës europiane të të drejtave të njeriut dhe shfrytëzimi i tyre me eficiencë për realizimin e të drejtave të shtetasve/ Komiteti Shqiptar i helsinkit

rritja e hapësirave ligjore për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut dhe shfrytëzimi i tyre me eficiencë për mbrojtjen dhe respektimin më të mirë të të drejtave të shtetasve ishin në bazë të kësaj nisme. Projekti mori shtysë nga vendimi më i fundit i dhënë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në çështjen V.L. dhe A.L. kundër Shqipërisë, ku gjykata, si rezultat i konstatimit të shkeljeve serioze në zbatimin e procesit të rregullt ligjor, i kërkoi shtetit shqiptar rihapjen e procedimeve penale në sistemin e brendshëm gjyqësor si të vetmin mjet efektiv ligjor për rivendosjen në vend të të drejtave të shkelura të ankuesve. bazuar në këtë vendim dhe në pamundësi për të realizuar ndryshimet përkatëse ligjore në Kodin e procedurës penale, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) paraqiti në Gjykatën e Lartë kërkesën për rishikim të vendimeve penale të dhëna ndaj ankuesve V.L.

dhe A.L. me synim për të nxitur një ndryshim të praktikës gjyqësore në zbatim të jurisprudencës së GJEdnJ-së dhe respektimit të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, si pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm.

duke marrë për bazë rastin e mësipërm, projekti bëri vlerësimin dhe rekomandimin e institucioneve përgjegjëse shtetërore për mundësitë konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe të praktikave që mundësojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimeve të GJEdnJ-së si edhe parashikimin e dispozitave ligjore për rishqyrtimin e çështjeve, përfshi dhe rihapjen e hetimeve në rast të shkeljeve serioze të procesit të rregullt ligjor. Për hartimin me profesionalizëm të këtyre rekomandimeve ligjore, Kshh-ja bashkëpunoi me ekspertë të fushës, profesionistë të lirë, ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetutese, ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë, përfaqësues të Avokaturës së shtetit, pedagogë të Fakultetit të drejtësisë si edhe të shkollës së Magjistraturës dhe përfshiu në këtë iniciativë opinionet dhe komentet e tyre. Për të inkurajuar Gjykatën e Lartë dhe në përgjithësi sistemin tonë gjyqësor për zbatimin

Forum me ekspertë për përmirësimin e kuadrit ligjor për zbatimin e menjëhershëm të vendimeve të GjeDNj-së

Page 42: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

42Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

me efektivitet të jurisprudencës së GJEdnJ-së si dhe për të nxitur një ndryshim të praktikës legjislative dhe gjyqësore, fondacioni dhe Kshh-ja do të ndihmojnë Gjykatën e Lartë për shqyrtimin e kësaj çështjeje, me përgatitjen e një Amicus curia (opinioni ligjor miqësor) nga ekspertë me përvojë të pasur vendëse dhe ndërkombëtare në këtë fushë.

Ligji kundër mafias dhe problematika e zbatimit të tij në praktikë/ projekt operacional i fondacionit

nisur nga polemikat e ndezura që shoqëruan miratimin e ligjit kundër mafias,

mundësitë e tij për një luftë të efektshme kundër krimit të organizuar dhe rëndësisë që i kushtohet zbatimit të tij në të gjitha raportet ndërkombëtare për shqipërinë, fondacioni organizoi dy tryeza të rrumbullakëta për të parë ecurinë e zbatimit në praktikë dhe interpretimit të këtij ligji nga gjyqtarët dhe prokurorët. në këto veprimtari morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga trupa gjyqësore e gjykatës për krimet e rënda, prokurorë të prokurorisë së krimeve të rënda, përfaqësues të dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe organizata jofitimprurëse të spikatura në fushën e drejtësisë. Veprimtaritë u shoqëruan me analiza të thelluara për zbatimin dhe interpretimin

Tryezë e rrumbullakët për ecurinë e zbatimit në praktikë dhe interpretimit të ligjit kundër mafias nga gjyqtarët dhe prokurorët

Page 43: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

43Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

e ligjit kundër mafias duke e parë atë në këndvështrime të ndryshme: të gjyqtarëve, të prokurorëve si dhe përputhshmërinë e tij me standardet ndërkombëtare të paraqitura këto nga ekspertë vendës dhe të huaj.

Përpara tyre fondacioni organizoi takime dhe forume për nxitjen e kulturës së debatit publik e profesional në një rang më të gjerë ekspertësh të fushës, mundësimin e një diskutimi efektiv dhe pjesëmarrjeje më të gjerë të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit si edhe të aktorëve të ndryshëm të shoqërisë civile për çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, pavarësinë e sistemit gjyqësor, të cilat janë tema me interes të lartë publik dhe aktuale për realitetin shqiptar. Ajo që u përvijua në themel të diskutimeve të të gjithë pjesëmarrësve për praktikën gjyqësore në interpretimin dhe zbatimin e dispozitave të ligjit kundër mafias, ishte se qëllimi i këtij ligji është i rëndësishëm për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. ndërkohë, për të siguruar respektimin më të mirë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, gjykata dhe prokuroria e krimeve të rënda, përmes procesit të vendimmarrjes për raste konkrete, u shprehën se po i kushtojnë vëmendje vendosjes së standardeve korrekte bazuar, gjithashtu, edhe në legjislacionin civil e penal në fuqi.

Page 44: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

44Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

44Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Page 45: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

45Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Fondi i Emergjencës

Page 46: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

46Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

...Fondi u krijua për të mbështetur projekte që ndihmojnë grupet apo shtresat më të goditura nga kriza. Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve që përqendrohen te grupet në nevojë, por ishin të mirëpritura edhe nisma që synonin fuqizimin e vlerave të shoqërisë së hapur mes grupeve më të gjera të shoqërisë. Vend të rëndësishëm në këtë mbështetje financiare zuri përballimi i pasojave të përmbytjes në qarkun e Shkodrës, që është dhe zona që ka përfituar më shumë nga ky program. shtatë qarqe nga dymbëdhjetë të tilla kanë përfituar nga fondi i emergjencës.

Fondi i emergjencës ka mbështetur projekte në fusha të ndryshme, duke u dhënë përparësi nismave që kishin të bënin me nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe që bëheshin bazë e mirë për shtim të ardhurash për shtresat në nevojë.

Viii. programi i Fondit të emergjencëS

Një vit më parë, Xhorxh Soros, themelues dhe kryetar bordi i rrjetit të instituteve për shoqërinë e hapur, krijoi një fond emergjence për të mbështetur grupet dhe shoqëritë e ndikuara nga kriza financiare botërore në rajonin e europës Lindore dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ky fond hyri në veprim gjatë vitit 2010 dhe mbështeti nisma që synonin lehtësimin e pasojave të kësaj krize...

Grafiku 6: Qarqet përfituese

Vlorë, $31,145

6%Korçë, $28,780

5%Fier, $17,270

3%

4% lezhë,$24,490

tiranë$214,070

38%

elbasan, $45,022

7%

Shkodër$249,572

44%

Page 47: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

47Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Fondacioni i ka kushtuar një vëmendje të veçantë mbështetjes për zonat rurale, ku efektet e krizës ekonomike kanë qenë më të mëdha.

ndërhyrje për 1.000 familje të prekura nga përmbytjet në Shkodër/ fondacioni, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar

një nga projektet më të rëndësishme të programit të fondit të emergjencës të fondacionit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar (KKSH), ishte mbështetja e menjëhershme financiare me shumën prej 100 mijë usd për zonat e përmbytura në Veri të vendit dhe kryesisht në qarkun e shkodrës. Mbështetja përfshiu ndihma me ushqime, ujë të pijshëm, dyshekë, batanije, veshje si edhe paketa me artikuj higjienikë. Vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes për familjet rome dhe për familjet e ngujuara.

Kështu morën ndihmë të menjëhershme rreth 1 000 familje dhe 4 130 persona në komunën dajç, në lagjen “salo halili” në qytetin e shkodrës dhe 158 familjet e komunitetit rom

Grafiku 7: Projektet e mbështetura sipas fushave të ndërhyrjes

0

50000

100000

150000

200000

250000

Fëmijët

dhe të rinjtë

Zhvillimi

ekonomik

Kultura

Mjedisi

Studime

Gazetari

persona me aftësi

të kufizuar

Mosha

e tretë

Ndihm

a

humanitare

$32,145

$237,045

$51,780

$23,600

$74,700

$44,830

$16,250$4,800

$100,686

0

50000

100000

150000

200000

250000

300000

350000

Zona rurale Zona urbane

$320,354$289,995

Grafiku 8: Zonat urbane/ Zonat rurale

Page 48: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

48Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

që u zhvendosën në ish-repartin ushtarak të rencit. Fondacioni, nëpërmjet Kryqit të Kuq, ka qenë i vetmi donator kryesor që ka ndihmuar komunitetin rom që u prek nga përmbytjet. Gjithashtu, për të kaluar pasojat e përmbytjes, u ndihmuan 33 familje të ngujuara, ku përfituan gjithsej 134 persona.

ndërhyrje pas emergjencës për tri komuna të përmbytura në Shkodër: ana e malit, gur i Zi dhe dajç/oXFam - albania

Projekti i erdhi në ndihmë popullsisë në zonat rurale të përmbytura duke ofruar ndërhyrje të përshtatshme pas emergjencës me mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët më të prekur, në procese të tilla, si: riparim dhe ngritje serrash, shpërndarje shpendësh, ngritje kapacitetesh për fermerët që t’u përgjigjeshin më mirë problemeve që lidheshin me përshtatjen dhe rezistencën e bimëve ndaj kushteve të reja të krijuara. Gjatë zbatimit të projektit u është dhënë asistencë 241 familjeve fermere (137 në komunën Dajç, 53 në komunën

Ana e Malit dhe 51 në komunën Gur i Zi), janë ndërtuar tri serra të reja në komunat Ana e Malit, Bushat dhe Gur i Zi, ku kanë përfituar gjithsej 23 familje. ndërkohë janë riparuar katër serra në komunën Ana e Malit, ku kanë përfituar 16 familje.

nga trajnimet e realizuara në bashkëpunim me shoqatën e Fermakulturës dhe AdAd-in kanë përfituar 240 fermerë. Në fshatin Oblikë është ndërtuar një pulari ku përfitues janë 15 familje. Pas përmbytjes së dhjetor 2010 - janar 2011, në 50 familje janë shpërndarë shpendë për t’iu përgjigjur gjendjes së vështirë të krijuar. oXFAM-i ka organizuar në shkodër edhe dy panaire të produkteve vendore me fermerët e zonave të prekura nga përmbytjet.

Ndërtim veprash me përfitim komunitar/ shoqata “aurora”

Shoqata “Aurora” në Steblevë (Librazhd) zbatoi këtë projekt që u kurorëzua me ndërtimin e veprave që ndihmuan komunitetin vendor në përmirësimin e kushteve social-ekonomike dhe

Shpërndarja e ndihmave me artikujt më të domosdoshëm në Dajç të Shkodrës

Serrë e ngritur në komunën ana e Malit në Shkodër

Page 49: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

49Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

në menaxhimin më të mirë të pyjeve në parkun kombëtar shebenik-Jabllanicë. Gjatë zbatimit të projektit u ndërtuan 36 metra linearë lera dhe lugje në fshatrat sebisht, Llangë dhe Fushë Studen. Nga këto investime kanë përfituar drejtpërdrejt rreth 35 familje në fshatin sebisht, 30 familje në fshatin Llangë dhe 40 familje në fshatin Fushë-studen. Përgjatë zbatimit të projektit u punësuan rreth 30 persona. si rezultat i ndërtimit të këtyre veprave komunitare u krijuan kushte më të mira për 17 mijë krerë bagëti, ku çdo familje ka mesatarisht pesë të tilla.

organizata siguroi një bashkëpunim të frytshëm me drejtuesit e komunës dhe me ndërmarrjen e pyjeve. Veprat komunitare ndikuan në ruajtjen e pyjeve duke reduktuar shfrytëzimin pa kriter të tyre. organizata, gjithashtu, ka punuar edhe për ndërgjegjësimin e komunitetit për mirëmbajtjen e pyjeve dhe kullotave duke shfrytëzuar mediat e përditshme si dhe ato lokale. nga zbatimi i këtij projekti, shumë familje kanë arritur të riblejnë

bagëtitë që i kishin shitur më parë për arsye të mungesës së të ardhurave dhe kushteve për t’i mirëmbajtur.

dimensioni social i krizës globale në Shqipëri, ndërhyrjet e nevojshme si dhe aftësimi i vendimmarrësve për diagnostikimin e shpejtë dhe mbrojtjen e grupeve më të goditura/ qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe tregtinë ndërkombëtare

Ky studim u ndërmor për të parë pasojat sociale të krizës në shqipëri, sidomos në industrinë e fasonit. shoqata u fokusua te ky sektor që është thelbësor për ekonominë dhe eksportet shqiptare, pasi punëson rreth 80 mijë punëtorë në shkallë vendi. Pas një pune kërkimore në shifrat zyrtare, pjesë thelbësore e studimit ishte marrja e informacionit në terren nga industria e fasonit dhe nga të punësuarit e kësaj industrie. në studim u përfshinë gjithsej 77 biznese dhe 225 punonjës të shpërndarë në Tiranë, Korçë dhe shkodër.

Studimi nxori të dhëna interesante që flasin për një krizë të thellë të kësaj industrie, ulje të shitjeve, thellim të varfërisë dhe që shtrojnë nevojën për mbështetje. rreth 57 për qind e kompanive deklaruan se kishte pasur rënie të shitjeve gjatë vitit 2009. Përafërsisht e njëjta shifër reflektohej edhe në tremujorin e parë të 2010-ës (58 për qind). Për sa i përket rezultatit financiar, rreth 55 për qind e kompanive të pyetura deklaruan që norma e fitimit ishte ulur ndjeshëm gjatë vitit 2009. shumica e kompanive kërkonte nga institucionet shtetërore mbështetje në tregjet ndërkombëtare me marketing, kreditim dhe lehtësira fiskale. Për sa u përket punonjësve të punësuar nga industria e fasonit,

pamje nga punimet në komunën e Steblevës në Librazhd

Page 50: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

50Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

nga gjetjet e studimit rezulton se 71 për qind e tyre kanë pasur ulje të standardit të jetesës dhe 41 për qind kanë pasur vështirësi në pagesat e shërbimeve (drita, ujë etj.). 24 për qind e tyre kishin pasur rënie të të ardhurave personale gjatë vitit 2009. ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2010 kjo shifër shkonte në 46 për qind. rënia mesatare e të ardhurave ishte rreth 18 për qind. shqetësues mbetej fakti që 70 për qind e tyre e mendonin emigracionin si alternativë e mirë dhe 66.4 për qind deklaruan se do donin të emigronin në rastin e liberalizimit të vizave.

rritja e punësimit të të rinjve përmes trajnimit dhe orientimit në tregun e punës/ partners albania

Partners Albania – Qendra për ndryshim dhe Menaxhim Konflikti, me anën e këtij projekti punoi për të ulur shkallën e papunësisë në nivel rajonal duke zgjeruar mundësitë e punësimit për të rinjtë në Vlorë. Ky projekt 1-vjeçar, i kryer në bashkëpunim me Qendrën rinore, Vlorë, bazohej në filozofinë “Investimi te të rinjtë është

investim tek e ardhmja”, duke i konsideruar ata si një aset të vlefshëm në shoqëri për zhvillimin e një vendi.

studimi i tregut të punës për të rinjtë në Vlorë shërbeu si bazë e mirë për të zhvilluar mundësi të reja kualifikimi dhe formimi profesional për të rinjtë dhe të rejat që do t’i ndihmojnë ata të aftësohen për t’u përshtatur më mirë me kërkesat e tregut të punës. Gjithashtu, duhet përmendur se ka qenë hera e parë që përgatitet një studim i tillë për këtë target-grup. sipas studimit, 50 për qind e të rinjve në Vlorë janë të papunë dhe të prirur për të punuar në administratën publike, 52 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjëherë informacion për vende të lira pune, ka një mospërputhje të ofertës dhe kërkesës për arsimin profesional të

mesëm (punëdhënësit kërkojnë më shumë këtë kategori), si dhe ka kundërshti midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësi dhe atyre që ofrohen nga të rinjtë punëkërkues. Përgjatë zbatimit të projektit u trajnuan 316 të rinj të moshës 16-26 vjeç që kanë përmirësuar aftësitë e tyre personale dhe profesionale. ndërkohë, për të

prezantimi i studimit për pasojat e krizës në industrinë e fasonit

panairi i tregut të punës për të rinjtë në Vlorë

Page 51: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

51Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

ndihmuar të rinjtë, pranë Qendrës rinore në Vlorë filloi funksionimi i zyrës së informacionit për punësimin e të rinjve që u ofroi shërbime 180 të rinjve të interesuar.

njëqind për qind “made in Korça”/ qendra “Sol”

Forcimi i lidhjeve tregtar – prodhues në rajonin e Korçës, sensibilizimi i popullsisë për të blerë produkte vendëse, ngritja e kapaciteteve të fermerëve, formësimi i një marke rajoni dhe punësimi i të rinjve ishin në qendër të projektit të zbatuar nga qendra “soL” në bashkëpunim me bashkinë e këtij qyteti, dhomën e Tregtisë dhe të industrisë, universitetin “F. noli”, zyrën

rajonale të punësimit etj. në zbatim të projektit u punua për identifikimin dhe kontaktimin e fermerëve prodhues të produkteve të zonës dhe tregtarëve me shumicë. hapi i dytë ishte organizimi i tetë tryezave të rrumbullakëta me fermerët dhe tregtarët e synuar të cilëve iu prezantua projekti, qëllimi i tij dhe format bashkëkohore të bashkëpunimit midis tyre. në devoll, Ersekë, Pogradec dhe Korçë u zhvillua fushata për të bërë ndërgjegjësimin e fermerëve dhe tregtarëve të synuar. Gjatë kësaj fushate u shpërndanë fletëpalosje dhe broshura, u transmetuan spote televizive në mediat lokale si dhe u plotësuan dhe u analizuan 200 pyetësorë për secilën zonë.

Veprimtaria përmbyllëse u konkretizua me

pamje nga panairi dyditor me produktet e zonës në Korçë

Page 52: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

52Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

organizimin e panairit dyditor të produkteve të zonës ku janë nënshkruar 30 kontrata midis prodhuesve dhe tregtarëve. Gjithashtu, u organizuan dy panaire të punës në Korçë dhe në Pogradec që synonin nxitjen e punësimit të të rinjve. GiZ ofroi trajnime falas për të rinjtë për të përmirësuar aftësitë e tyre punëkërkuese. Për realizimin e panaireve u bashkëpunua me një sërë aktorësh dhe pati interes të madh nga të rinjtë: në Korçë u regjistruan 380 të rinj dhe në Pogradec 130 vetë. 18 biznese vendore morën pjesë në panairin e punës në Korçë dhe 15 të tilla morën pjesë në atë në Pogradec. në përfundim të projektit u kryen 330 intervista pune, u punësuan 53 të rinj, 45 të rinj me kohë të plotë dhe tetë me kohë të pjesshme.

mbrojtja e trashëgimisë kulturore të vendit përmes angazhimit qytetar/ qendra Shqiptare e trashëgimisë

Projekti u iniciua për të ndikuar në ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për nevojën për t’u angazhuar aktivisht në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në këtë periudhë krize ekonomike. Gjatë zbatimit të projektit u organizuan tri tryeza të rrumbullakëta në Tiranë, durrës dhe Korçë që patën si qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në këto qytete. Po ashtu u kryen disa ndërhyrje publike për ruajtjen dhe denoncimin e rasteve të dëmtimit të trashëgimisë kulturore. në shtypin e përditshëm u shkruan rreth 30 artikuj problemorë që tërhoqën vëmendjen për situatën

posteri sensibilizues i Qendrës Shqiptare të trashëgimisë

Page 53: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

53Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

e rëndë në të cilën gjendet trashëgimia kulturore dhe elemente të veçanta të saj.

Gjithashtu, u organizuan tetë emisione televizive me të njëjtën problematikë. në vijim të projektit, në mjediset e universitetit Europian të Tiranës u çel ekspozita “50 më pak” ku u ekspozuan 50 fotografi të 50 objekteve të trashëgimisë kulturore që nuk ekzistojnë më, si një apel për të ruajtur dhe për të mirëmbajtur ato vepra që i kanë mbetur trashëgimisë kulturore shqiptare. ndërsa në mjediset e Muzeut historik Kombëtar u çel ekspozita “Trashëgimia e një princi” për të ndriçuar një pjesë të trashëgimisë kulturore shqiptare që njihet pak nga publiku. Të dyja ekspozitat ngjallën interes te publiku dhe te mediat kombëtare dhe ato lokale.

Page 54: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

54Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

54Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Page 55: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

55Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Programet e Rrjetit

Page 56: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

56Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

...një nismë e suksesshme e këtij programi ishte projekti “Rritje e aksesit të zonave kufitare në programet iPA të Adriatikut”, i realizuar nga instituti për demokraci dhe ndërmjetësim (IDN), i cili u finalizua me publikimin e një studimi që identifikonte karakteristikat kryesore të zonave rurale dhe mundësitë e zhvillimit të projekteve ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në studim u identifikuan komuna Velipojë dhe shkrel në qarkun e shkodrës dhe ajo shëngjin e balldrenit në qarkun e Lezhës, si komuna kampion. ndërsa, për Malin e Zi, si zona përfaqësuese u morën bashkitë e Tivarit dhe të ulqinit, duke pasur parasysh edhe ndërveprimin e tyre ndërkufitar me zonat fqinje në shqipëri. Përmirësimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të rreth 60 përfaqësueseve nga sektori publik dhe privat mbi mundësitë reale të bashkëpunimit, aplikimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, u bë i mundur nëpërmjet një forumi rajonal si dhe disa sesioneve informuese e trajnuese. rekomandimet në përfundim të projektit krijuan kushtet e përshtatshme për vendosje kontaktesh, realizim idesh e projektesh të përbashkëta që do të ndikojnë në të ardhmen në përmirësimin e situatës social - ekonomike të këtyre zonave në të dyja anët e kufirit.

Gjithashtu, nëpërmjet këtij programi u mundësua pjesëmarrja e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile shqiptare në disa veprimtari ndërkombëtare, si:

• “Roli i organizatave jofitimprurëse dhe vullnetarëve në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave të njeriut në përg jithësi”, në slloveni.

• “Forum për një dialog të hapur për zhvillimin e marrëdhënieve midis grupeve të ekspertëve në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri”, në Maqedoni.

• “Lidhje nëpërmjet ushqimit – konferencë ballkanike “Për ruajtjen dhe zhvillimin e ushqimit lokal në Gadishullin Ballkanik”, në bullgari.

• “Politikat rinore dhe perspektivat e bashkëpunimit rajonal për Ballkanin”, në bullgari.

• “Politikat kundër diskriminimit në arsimim”, në Çeki.

• “Dialog rajonal për të drejtat e njeriut në Turqi dhe në Ballkan”, në Turqi.

• “Reformë e dispozitave lig jore për shpif jen – shkëmbim rajonal”, në Malin e Zi.

• “Perspektiva për zhvillimin e integrimit të personave më aftësi të kufizuara”, në Çeki etj.

iX. programi lindje – lindje, baShKëpunim përtej KuFijVe

Programi Lindje – Lindje, bashkëpunim përtej kufijve, si një iniciativë rajonale e OSI-it, ka ofruar të tjera mundësi bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit gjatë vitit 2010...

Page 57: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

57Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Programi i bursave, si pjesë e programit rajonal të bursave të Institutit për Shoqëri të Hapur (OSI) është hapur qysh nga viti 1993. Edhe gjatë vitit 2010 synimi kryesor i programit ka qenë përgatitja e një brezi të kualifikuar specialistësh të fushave të ndryshme për të përballuar sfidat e reja të shoqërisë shqiptare. dhjetëra të rinj shqiptarë janë nxitur dhe janë mbështetur për të marrë pjesë në procesin e konkurrimit dhe të përzgjedhjes si fitues të bursave universitare ose pasuniversitare gjatë vitit akademik 2010-2011. Fondacioni ka vepruar si koordinues ndërmjet aplikantëve dhe institucioneve universitare duke informuar dhe këshilluar të rinjtë, duke lehtësuar procedurat dhe aplikimet, duke organizuar komisionet përzgjedhëse me përfaqësues të fondacionit dhe të këtyre institucioneve arsimore, si dhe duke organizuar edhe provimet e gjuhës, kur ka qenë e nevojshme.

nëpërmjet programit të bursave të rrjetit të Fondacioneve të shoqërisë së hapur, në bashkëpunim me universitetet përkatëse u mundësua realizimi i studimeve pasuniversitare për këta aplikantë:

Anisa haxhiaj - kreu studimet pasuniversitare të nivelit master në universitetin e suseksit.

Albana Merja - kreu studimet pasuniversitare të nivelit master në universitetin e suseksit.

Luljeta ikonomi - kreu programin e kërkimit nëntëmujor në universitetin e oksfordit.

Arjan Gjikola - kreu studimet pasuniversitare të nivelit master në universitetin e oksfordit.

Ka vazhduar mbështetja për studenten Esmeralda Kadriu, fituese në vite të mëparshme e bursës për studime të nivelit doktor i filozofisë (PhD) në Universitetin e Stafordshirit (program 4-vjeçar studimi në distancë).

X. burSat

Bursa në Universitetin Amerikan të Bullgarisë nëpërmjet një procesi konkurrues në nivel

rajonal u fituan tetë bursa të plota dhe 40 bursa të pjesshme për studime në Universitetin Amerikan të Bullgarisë nga këta maturantë:

Julia Prodani, Egi balilaj, dea Tusha, Kristi Mitre, Evisa Lumani, herald Kosta, Kristi Pango, Flavio Fetahu, Erika Canko, Anisa Zhamo, Enedia Oshafi, Zheni Marku, Vasjan Broka, Enisa Nanaj, Albana drazhi, Jasmina uliu, Arlinda hoxha, orhan hajri, Valbona sejdo, Tedi Kosovrasti, Jora Cakuli, Albi ndoni, regys Mene, Kristi Kristo, Klajdi Memaj, hysen shehu, Endri ndini, Andi rrashi, imelda Taraj, Linda dundo, Kristina Papa, Pavjo Gjini, Elena Pici, Jonida ndreu, Eni Pulla, Eneida Karriqi, dejvid Caushaj, Erald Pengili, rea Laci, Jurgen hidri, Ani Murati, Paulina Lushaku, bujana balla, Kerda Varaku, Gerta Malja, dean Gite, Eni Kaci dhe Gerold Tola.

bursa nga Roma Education Fund (REF) për studentë të komunitetit rom dhe të komunitetit egjiptian

Që prej vitit 2009 shqipëria ka hyrë në skemën e bursave të Roma Education Fund, që jepen për studentë romë ose egjiptianë, të cilët janë duke ndjekur studime universitare ose pasuniversitare në një nga universitetet në shqipëri. Gjatë vitit 2010 u dhanë 14 bursa për studime universitare për vitin akademik 2010-2011. Përfituesit e këtyre bursave ishin:

Nersida Arapi, Erion Xhaibra, Enerida Isufi, ilvia bajrami, Eglantina rrapushi, silvana bastri, Ina Majko, Anila Harapi, Marinela Isufi, Bledar Taho, Elena Karafili, Xhenson Cela, Manjola Veizi dhe Emiliano Aliu.

Page 58: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

58Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Xi. të dhëna Financiare

programi i arsimit

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

totali i Granteve 416,045

totali i Granteve 41,101

totali i Granteve 95,500.00

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

programi i barazisë gjinore

Page 59: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

59Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

programi i Shëndetit publik

programi i romëve

programi i qeverisjes së mirë dhe integrimit europian

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

totali i Granteve 169,388,00

totali i Granteve

totali i Granteve 440,225,56

Page 60: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

60Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

programi i Shtetit të së drejtësdhe të drejtave të njeriut

programi i Shoqërisë civile dhe medias

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

totali i Granteve 186,090

totali i Granteve 290,247.86

Page 61: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

61Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

programi i Fondit të emergjencës East East - Bashkëpunim përtej kufinjve

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

totali i Granteve 636,429.00

totali i Granteve 48,414.20

Page 62: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

62Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

bilanciprogrami i bursave

Shpenzimet e vitit 2010

Nr Titulli i Projektit Realizuesi/Përfituesi Shuma USD

totali i Granteve 20,214.52

Bilanci më 31 dhjetor 2010 USD

totali i detyrimeve dhe fondit të donatorit 2,561,885.00

Nr KATEGORITE E PROGRAMVE SHPENZIMET E RRJETIT SHPENZIMET E BUXHETIT BAZE (CORE) SHPENZIMET E TE TRETEVE TOTALI GJITHESEJ

totaL 1,311,125 1,697,372 120,894 3,215,726

ShpenZimet

Page 63: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

63Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

Shpenzimet vjetore në uSd për vitin 2010

qeVeriSja e mire+integrimi europian

19%

ShoqeriaciVile dhemedia

8%programi i Shtetit te Se drejteS dhe te drejtaVe te njeriut

6%programi eaSt eaSt - baShKepunim pertej KuFinjVe

2%Fondi emergjenceS

21%

arSimi+burSat

18%

programiroma

5%

programiShendetit

publiK

5%

programibaraZiSegjinore

5%

ShpenZime adminiStratiVe

12%

Shpenzimet vjetore në uSd për vitin 2010

NR PROGRAMET SHPENZIMET VJETORE Në USD

totaLi 3,215,726

Page 64: annual Në një shoqëri të hapur, askush nuk RepoRt XhorXh SoroS · sociale dhe të të drejtave të njeriut dhe shtetit t ... Ndikimi i metodologjive efikase në komunikimin me

64Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë - raporti vjetor 2010

bordi eKZeKutiVlindita Xhillari Kryetarehenri Çili Anëtarilirian celibashi Anëtartefta Zaka AnëtarSkënder minxhozi Anëtar delina Fico Anëtarartan Fuga Anëtar

StaFiandi dobrushi Drejtor ekzekutiv

aleksandra Sula Drejtore e financës dhe e administratës

adela haloProgrami i mirëqeverisjes dhe integrimit europian

brunilda bakshevaniProgrami i barazisë g jinore, medias, bursave dhe Lindje- Lindje, bashkëpunim përtej kufijve

ersida SefaProgrami i shteti të së drejtës dhe të drejtave të njeriut

dritan nelajProgrami i arsimit dhe i romëve

orjada tareProgramin i fondit të emerg jencës dhe i shoqërisë civile

Valbona ÇarçaniProgrami i shëndetit publik, burimet njerëzore dhe asistente ekzekutive

Çerçiz loloçiProgrami i marrëdhënieve me publikun dhe Shtëpia e OJQ-ve

Valbona dedjaMenaxhere grantesh

blerta SkëndoAsistente administrative

Fjoralba mjolliMenaxhere finance

enkeled micalliuAdministrator sistemi

qemal budllaAdministrator dhe shofer

tonin goshiShofer

bihane mustafajPunonjëse e hig jienës

Xii. bordi & StaFi