24
Biblio VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007 REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS U ORGANIZUA NË PRISHTINË Edicioni II i Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë B iblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizuan, më 20 – 22 nëntor 2007, në Prishtinë, Edicionin II të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë, me temën: “Biblioteka dhe kujtesa kombëtare”. Në këtë edicion, i cili u mbajt në mjediset e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm të bib- liotekave e të bibliotekonomisë - udhëheqës dhe ekspertë të fushave të veçanta, nga Shqipëria dhe Kosova. Konferencën Kombëtare, që është veprimtaria ndërkombëtare më e rëndësishmja në fushën e bib- liotekave që organizohet nga Kosova (BKUK) dhe Shqipëria (BKSH), me temën: “Biblioteka dhe kujte- sa kombëtare”, e hapi dr. Sali Bashota, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Bashota përshëndeti punimet e kësaj Konference, duke konfirmuar bindjen se kumtesat dhe debati - nga ekipe ekspertësh nga Tirana dhe Prishtina, gjatë Konferencës, do të promovojnë iniciativa e ide të fryt- shme e të vlefshme në përputhje me trendët e reja të zhvillimit të shkencave të informacionit dhe mënyrave të ruajtjes së trashëgimisë kombëtare. Në këtë kontekst foli edhe për rolin dhe misionin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në afir- mimin dhe ndriçimin e vlerave nacionale në një Projekt të madh siç është ruajtja e Kujtesës kombëtare. Z. Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, përshëndeti pjesëmarrësit në manifes- timin solemn të Konferencës, duke u uruar, njëkohë- sisht, punë të mbarë referuesve dhe pjesëmarrësve që do të përcjellin Konferencën gjatë dy ditëve. Me ndjeshmërinë e rëndësisë që ka trashëgimia kulturore dhe ruajtja e saj, Plasari foli për një proces dinamik të prodhimit të lëndëve kulturore - të përmbajtjeve e for- mateve të ndryshme, dhe të kërkesës për të ruajtur si të tërë trashëgiminë kulturore nacionale, përkatësisht të kritereve për përfshirjen e vlerave që duhet ruajtur, duke folur me ndjeshmërinë se si humb shumëçka pa u arkivuar, nga ajo që krijohet si vlerë kulturore tash, por edhe të asaj të trashëguar. Konferencën e përshëndetën edhe Agron Gjekmarkaj, përfaqësues i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, si dhe Shkurte Kadriu, udhëheqëse e departamentit për Bibliotekat në Ministrinë e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente. Gjatë dy ditëve të Konferencës, me temën: “Biblioteka dhe kujtesa kombëtare”, kumtesat e refer- uesve ishin të përqendruara në fusha specifike me të cilat ata merren, përkatësisht në frymën e preokupimeve të tyre që lidhen me përgjegjësitë, menaxhimin dhe dijet specifike. Pra, njohësit më të mirë - me formim kulturor dhe bibliotekar - nga Shqipëria dhe Kosova, referuan, duke analizuar prak- tikat, por dhe vizionit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare, në përputhje me zhvillimet e reja të teknologjive dhe të shkencës së bib- liotekave dhe informacionit. / vijon në faqe 3 /

Bibliobiblioteka-ks.org/TE_BARTURA/B_3_2007.pdftë tërë trashëgiminë kulturore nacionale, përkatësisht të kritereve për përfshirjen e vlerave që duhet ruajtur, duke folur

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

BiblioVITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS

U ORGANIZUA NË PRISHTINË

Edicioni II i Konferencës Kombëtare të BibliotekonomisëBiblioteka Kombëtare dhe Universitare e

Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare eShqipërisë organizuan, më 20 – 22 nëntor

2007, në Prishtinë, Edicionin II të KonferencësKombëtare të Bibliotekonomisë, me temën:“Biblioteka dhe kujtesa kombëtare”.

Në këtë edicion, i cili u mbajt në mjediset eBibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës,morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm të bib-liotekave e të bibliotekonomisë - udhëheqës dheekspertë të fushave të veçanta, nga Shqipëria dheKosova.

Konferencën Kombëtare, që është veprimtariandërkombëtare më e rëndësishmja në fushën e bib-liotekave që organizohet nga Kosova (BKUK) dheShqipëria (BKSH), me temën: “Biblioteka dhe kujte-sa kombëtare”, e hapi dr. Sali Bashota, drejtor iBibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.Bashota përshëndeti punimet e kësaj Konference,duke konfirmuar bindjen se kumtesat dhe debati -nga ekipe ekspertësh nga Tirana dhe Prishtina, gjatë

Konferencës, do të promovojnë iniciativa e ide të fryt-shme e të vlefshme në përputhje me trendët e reja tëzhvillimit të shkencave të informacionit dhemënyrave të ruajtjes së trashëgimisë kombëtare. Nëkëtë kontekst foli edhe për rolin dhe misionin eBibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe BibliotekësKombëtare dhe Universitare të Kosovës, në afir-mimin dhe ndriçimin e vlerave nacionale në njëProjekt të madh siç është ruajtja e Kujtesës kombëtare.

Z. Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare tëShqipërisë, përshëndeti pjesëmarrësit në manifes-timin solemn të Konferencës, duke u uruar, njëkohë-sisht, punë të mbarë referuesve dhe pjesëmarrësve qëdo të përcjellin Konferencën gjatë dy ditëve. Mendjeshmërinë e rëndësisë që ka trashëgimia kulturoredhe ruajtja e saj, Plasari foli për një proces dinamik tëprodhimit të lëndëve kulturore - të përmbajtjeve e for-mateve të ndryshme, dhe të kërkesës për të ruajtur sitë tërë trashëgiminë kulturore nacionale, përkatësishttë kritereve për përfshirjen e vlerave që duhet ruajtur,duke folur me ndjeshmërinë se si humb shumëçka pa

u arkivuar, nga ajo që krijohet si vlerë kulturore tash,por edhe të asaj të trashëguar.

Konferencën e përshëndetën edhe AgronGjekmarkaj, përfaqësues i Ministrisë së Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, si dheShkurte Kadriu, udhëheqëse e departamentit përBibliotekat në Ministrinë e Kulturës, Rinisë, Sportevedhe Çështjeve Jorezidente.

Gjatë dy ditëve të Konferencës, me temën:“Biblioteka dhe kujtesa kombëtare”, kumtesat e refer-uesve ishin të përqendruara në fusha specifike me tëcilat ata merren, përkatësisht në frymën epreokupimeve të tyre që lidhen me përgjegjësitë,menaxhimin dhe dijet specifike. Pra, njohësit më tëmirë - me formim kulturor dhe bibliotekar - ngaShqipëria dhe Kosova, referuan, duke analizuar prak-tikat, por dhe vizionit për ruajtjen dhe mirëmbajtjene trashëgimisë kulturore kombëtare, në përputhje mezhvillimet e reja të teknologjive dhe të shkencës së bib-liotekave dhe informacionit.

/ vijon në faqe 3 /

2

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

REZOLUTË

Botues: BKUK • Kryeredaktor i botimeve: Prof. dr. Sali Bashota Kryeredaktor: Fazli GajrakuKëshilli redaktues: Besim Kokollari, Bukurije Haliti Realizimi kompjuterik: Extreme Studio Fotoreporter: Bashkim BinakuAdresa: Sheshi “Hasan Prishtina”, p.n. PrishtinëTel: ++381 38 225-605, Fax: ++381 38 248-940 • e-mail: [email protected]

Konferenca edicionin e saj të dytë e zhvil-loi nën temën Biblioteka dhe KujtesaKombëtare, nga data 20-22 nëntor 2007,në mjediset e Bibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës në Prishtinë. Bazuar në gjendjen konkrete të bib-liotekave për mbledhjen, dokumentimindhe ruajtjen e kulturës kombëtare, pjesë-marrësit miratojnë rezolutën emëposhtme:- Bibliotekat shqiptare në Kosovë dhe

Shqipëri i realizojnë detyrat e tyre funk-sionale në kushtet e shoqërive të rejademokratike përkatëse.

- Problemi i funksionimit të bibliotekavenë kushtet e përkushtimit për krijimindhe ruajtjen e kujtesës kombëtare, nëkushte të reja të shoqërisë digjitale, ështëesencial për ecurinë e këtyre institucion-eve të rëndësishme të kulturës së librit.

- Konferenca theksoi rëndësinë e rishikim-it të kuadrit ligjor në fushën e bib-liotekave dhe trashëgimisë kulturore,ripërcaktimit të rolit të bibliotekarëve nëkushtet e shoqërisë së informacionit,përzgjedhjes dhe ruajtjes së doku-menteve dhe informacioneve burimorenë çdo lloj forme, të cilat paraqesin iden-titetin kombëtar.

- Konferenca nënvizoi gjithashtu se qar -tësimi i problemeve dhe ndërgjegjësimiteorik për aspekte themelore që kanë tëbëjnë me proceset dhe llojet e organizim-it dhe të përpunimit të koleksionevenacionale, janë kërkesë e domosdoshmepër shkëmbimin e informacioneveShqipëri-Kosovë.

- Bibliotekat tona mbështesin plotësisht nis-mat e Këshillit të Evropës për ndërtimin eBibliotekës Digjitale Evropiane, si të gjithaManifestet e IFLA-s, UNESCO-s për rua-jtjen e trashëgimisë kulturore.

- Përdorimi i teknologjisë së informacionitduhet të shihet si mjet për rritjen e efek-

tivitetit dhe të nivelit të ruajtjes sëtrashëgimisë kulturore dhe të shërbiminndaj përdoruesve.

- Bashkëpunimi në veprimtarinë informuesebibliografike dhe në krijimin e bazave të tëdhënave do të krijonte më shumë mundësipër shkëmbimin e informacionit dhe për-dorim të përbashkët të burimeve.

- Epoka e informacionit kërkon forcimin erolit të bibliotekarit si mediator dhekujdestar i ruajtjes së materialeve dheinformacionit për përdoruesit, në këtëkontekst edhe të edukimit të vijueshëmprofesional i tij.

- Organizmi i veprimtarive të përbashkëtan¬ë këtë fushë si edhe përditësimi meteoritë dhe praktikat bashkëkohore tëbibliotekonomisë, duhet të shihet sidomosdoshmëri për t’u përshtatur merrjedhat e kohës.

Për të arritur sfidat e parashtruara duhet tëpunojmë të gjithë së bashku për:1) forcimin e rolit të bibliotekave si mbështetëse

të trashëgimisë, demokracisë dhe të liriveintelektuale e të akcesit në informacion;

2) grumbullimin e kujtesës kombëtare;3) zhvillimin e kulturës së leximit si mjet i

pazëvendësueshëm në edukim, kulturëe shkencë;

4) krijimin e mjediseve të përshtatshme digj -itale për të gjitha kategoritë e përdoruesve;

5) zgjerimin e përdorimit të teknologjisë sëinformacionit me synim rritjen e akcesitnë shërbimet dhe burimet bibliotekare;

6) rritjen e besimit dhe sigurisë në për-dorimin e teknologjisë nga përdoruesit;

7) respektimin e normave të etikës kultur-ore, profesionale dhe të komunikimit.

Prishtinë, më 22 nëntor 2007

* Pjesë nga Projekt-rezoluta e hartuar në Prishtinënë Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë(Edicioni II): “Biblioteka dhe Kujtesa Kombëtare”

Në këtë numër

Biblioteka dhe Kujtesa Kombëtare............4

Intervista referale: teori dhe praktika...6

Pesë intervista referale: një vështrim

hulumtues .........................................................8

Libri shqip në Kosovë (1944 - 1984) ....................12

Tematika dhe konteksti sociokulturor i

botimeve në Kosovë.....................................14

Biblioteka në fiksionet e Borges-it.........20

BIBLIOTEKAKOMBËTARE

DHE UNIVERSITAREE KSOVËS

THE NATIONALAND UNIVERSITYLIBRARYOF KOSOVA

Projekt-rezolutë e Konferencës Kombëtaretë Bibliotekonomisë (Edicioni II)*

3

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

KONFERENCA

/ vijon nga ballina /

Nëpërmjet këtyre referimeve, provuan tëjapin rrugët në sfidat me të cilat po ballafaqohenbibliotekat në këtë epokë - në kushtet e rritjes sëbotimeve të llojeve dhe formateve të ndryshme,si dhe të kriterit për përzgjedhjen, grumbullim-in dhe ruajtjen e dokumenteve me vlerë kom-bëtare.

Konferenca, gjithashtu, ishte në nivelin edhënies së përgjigjeve edhe në kuptimin teorik,për mbledhjen, ruajtjen, menaxhimin, si dhepërpunimin e digjitalizimin e koleksioneve tërëndësisë së veçantë kombëtare.

Konferenca ka prekur ndjeshëm edhe çësht-jen e nevojës për bashkëpunim, shkëmbim tëinformacioneve dhe të koleksioneve të bib-liotekave nga Shqipëria dhe Kosova. Takimetgjatë konferencës përforcuan bindjen për njëbashkëpunim më të konsoliduar dhe shkëmbi-mi të informacionit dhe të ideve. Tashmë këtotakime po japin shenja të qarta të motivueshmepër ndërtimin e politikave të përbashkëta nëshumë nga fushat që kanë të bëjnë me ruajtjendhe zhvillimin e koleksioneve nacionale.

Temat e referuesve zgjuan interesim tepjesëmarrësit, por edhe të mediave të shkruaradhe elektronike, duke pasur parasysh jo vetëmrëndësinë e temës bosht: Biblioteka dhe kujte-sa kombëtare, por edhe të referimeve për këtoprobleme nga njohës të fushave specifike, ngaKosova dhe Shqipëria, që kanë të njëjtat sfidapër ruajtjen e kujtesës kombëtare.

Gjatë konferencës pjesëmarrësit dëshmuanpërfshirjen e tyre në këto preokupime, dukeprovuar suksesin e tyre dhe të institucioneve qëpërfaqësojnë, për të dhënë ide dhe strategji

konkrete veprimi në planet e ardhshme tëzhvillimit të bibliotekave.

Gjatë dy ditëve të punimeve të KonferencësKombëtare të Bibliotekonomisë me temën:“Biblioteka dhe Kujtesa Kombëtare”, u lexuankumtesa: “Kosova në shek. XVII sipas rela-torëve të Papatit (Gjon Berisha), “Bibliotekatdigjitale dhe kujtesa kombëtare” (EtlevaDomi), “Ruajtja dhe zhvillimi i koleksioneve tëveçanta në BKUK” (Muharrem Halili),“Arritje dhe mundësi të reja të ndriçimit tëfondeve të rralla të Bibliotekës Kombëtare”(Mejli Kokona), “Bibliotekat e para në Prizrendhe librat e vjetër” (Sahadete Sadikaj), “Hartate shek. 16-19, pjesë e kujtesës kombëtare(Afërdita Sharxhi)”, “Konsekuencat e mos-dokumentimit në Kosovë, apo kërkimi i tëhumburës” (Fazli Gajraku), “Libri shqip i deka-dave të para të shtetit shqiptar: dukuri dheprobleme bibliotekonomike sipas bibliografisëretrospektive” (Maksim Gjinaj), “Letërsiashqiptare e Kosovës 1835-2005: vështrim bib-

liografik” (TahirFoniqi), “Digjitalizimi iskedarëve të koleksion-eve të dorëshkrimevedhe të librave të rrallë tëfondeve Al-Ba dhe inte-grimi i tyre në Web-in eBibliotekës Kombëtare”(Behije Luga, MirlonaBuzo), “Biblioteka digj -itale në shërbim të kujt -esës kombëtare” (Ram -u sh Zeka, Besim Koko -llari), “Krijimi i sistemittë përbashkët të infor-macionit për vlerat kul-turore duke shkuar drejt

unifikimit të katalogimit” (Marjeta Daci),“Përpjekjet dhe strategjia e zhvillimit të kata-logut të përbashkët të bibliotekave në Kosovë”(Bukurije Haliti), “Konvertimi retrospektiv -sfida dhe arritje” (Mirela Mersini, Teuta Sula),“Trashëgimia kombëtare e shkruar dhe pub-liku” (Ramazan Vozga), “Fotografia-dëshmi ekujtesës kombëtare” (Jetish Kadishani),“Zhvillimi i koleksioneve në bibliotekën pub-like dhe menaxhimi i tyre (Sylejman Pireva),“Koleksionet lokale, pjesë e kulturës kom-bëtare” (Gjovalin Çuni), “Ekzemplari idetyrueshëm dhe ruajtja e trashëgimisë kom-bëtare në Kosovë” (Lavdije Rrahmani),“Animimi i krijuesve dhe përdoruesve për bib-liotekat e muzikës (Edona Munishi - Kokollari),“Bibliotekat private, pjesë e trashëgimisë kultur-ore kombëtare “(Violeta Viso), “Trinomi bib-liotekë, arkiv, muze dhe kultura kombëtare”(Farfuri Xhaja, Alda Biçoku), “Ruajtja etrashëgimisë kulturore botërore - projektiKujtesa e Botës” (Tefta Buzo).

Me rastin e organizimit të Konferencës, gjatëdy ditëve qëndroi e çelur edhe ekspozita: “Kut -eli në 100 vjetor” e përgatitur nga specialistët eBibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, në kuadërtë Vitit jubilar “Kuteli” - për nder të 100-vjetorittë lindjes së shkrimtarit të madh. Po ashtu, ngaBiblioteka Kombëtare dhe Universitare eKosovës u organizua ekspozitë me tituj dhe for-mate të ndryshme të përzgjedhura, me titull:Koleksione të Veçanta të Bibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës.

Në fund u hartuan dhe u miratuan Konklu -zionet e Konferencë, të cilat, para pjesëmarrësve, ikumtoi - Etleva Domi, zëvendësdrejtoreshë eBibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Bukurije Haliti

Edicioni II i Konferencës Kombëtare të BibliotekonomisëU ORGANIZUA NË PRISHTINË

Pamje nga hapja solemne e Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë

Pjesëmarrës në hapjen e Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë

4

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

KONFERENCA

PROF. DR. SALI BASHOTA, DREJTOR I BKUK-SË

Rrëfimi për një Bibliotekënacionale mund të sajohet ngashumë fjalë të zgjedhura, të urta,

mbase, jo rrallë, edhe të shenjta, tëshndërruara në histori apo në gojëdhënë.Kujtesa e saj apo kujtesa për të, mund tëshndërrohet, gjithashtu, në një simbolkomunikimi me të tjerët dhe prapë do tëmbetet si gjithnjë vetëm historia e Libritdhe e Bibliotekës.

Siç është e njohur, tekstet në formën eshkruar e sajojnë dhe i përgjigjen gje-nealogjisë së një kombi dhe të një civiliz-imi, prandaj çdo popull identitetin e vete fillon me shkrimin, pra me datëlindjene shkrimeve të para në gjuhën e tij.

Në këtë kontekst, Biblioteka, si vendi shkrimeve, i dorëshkrimeve, i librave tëmoçëm e të rinj, i hartave, i fonodoku-menteve, i fotodokumenteve dhe ikoleksioneve të tjera , e prodhon vetë nëkujtesën e shekujve historinë e njerëzim-it në periudha të caktuara, madje edhehistorinë e fjalës së shkruar.

Tani kujtesa, lidhet me shkrimet evjetra që u nevojiten gjeneratave të reja.

Biblioteka dhe Kujtesa Kombëtare ,që është caktuar temë kryesore për debatdhe ligjërim në edicionin e dytë tëKonferencës Kombëtare të Biblioteko -nomisë, organizuar nga BibliotekaKombëtare dhe Universitare e Kosovësdhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë,me kontributet e ekspertëve të bib-liotekave shqiptare, mund të ofrojë njëprezantim mjaft të rëndësishëm dhe meinteres shkencor e kulturor, pikërisht nëinicimin, zhvillimin, realizimin e njëprojekti madhor, që do të mund të quhejKujtesa Shqiptare.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dheBiblioteka Kombëtare dhe Unive rsitare eKosovës, si iniciues të mundshëm të këtijprojekti të përbashkët nacional me emrinKujtesa Shqiptare, doemos, do të kenërolin kryesor në grumbullimin, seleksion-imin, sistemi min dhe digjitalizimin ematerialeve të veçanta, për t’iu ofruar lex-uesit një qasje të lirë në botën e internetit,sidomos për të kaluarën dhe të ardhmen eshqiptarëve, nëpër periudha të ndryshmehistorike.

Po kështu, Kujtesa Shqiptare, si etillë, do të mund të përmblidhte imagji-natën e shkrimtarëve, artistëve, teorici -

enëve, filozofëve, psikologëve, shkencë-tarëve etj., pikërisht atë imagjinatëkreative të shndërruar në vepra të dijevetë ndryshme, që do ta përbënte një bib-liotekë, doemos, me idetë dhe mendimetqë, po ashtu, do të funksiononin përmesgjuhës së komunikimit, në shumë rraf-she receptimi.

Kudo në botë, bibliotekat nacionaletë çdo shteti, i kanë format e veta tëmbledhjes së materialeve të dokumentu-ara, qoftë të trashëgimisë së shkruar,qoftë të trashëgimisë gojore, për t’idhënë prioritet historisë, gjuhës, kulturësetj., për të ndërtuar një Depo Qiellore,që e ka kuptimin e Gjithësisë, siç do tëthoshte Umberto Eco.

Prandaj, në këtë Depo Qiellore, për-parësi do të kenë materialet me vlerë tëveçantë dhe unikate nacionale, që do tadokumentonin lashtësinë, gjuhën, iden-titetin, qytetërimin, kulturën etj.

Historia e një kombi, nuk mund tënjihet, të shkruhet a të rishkruhet, madjetë vlerësohet pa thesarin a trashëgiminë enjë biblioteke nacionale të atij vendi,duke iu rikthyer vazhdimisht kujtesëskombëtare në fazat e zhvillimit të asajkulture a qytetërimi të lashtë të popullitqë i takon.

Biblioteka e humbur, si ajo e Aleks -andrisë apo Biblioteka e pushtuar, madjeedhe me fondet e saja të asgjësuara nëdhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX,siç është Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës, si dhe shumëbiblioteka të tjera në botë, e kanë krijuarekzistencën dhe historinë e tyre, në vari-ante të ndryshme të gjëllimit.

Mirëpo, përbrenda plotnisë së iden-titetit dhe kulturës kombëtare, rrugëtimi

ynë historik, i veçantë dhe i përbashkët,kuptohet me kufi të ndarë, nuk ka qenëi njëjtë, pra ka qenë i ndryshëm, prandajedhe kujtesa e lexuesit shqiptar, iu ështënënshtruar, herë diktatit e ideologjisë,herë anatemimit e pushtimit.

Pra, kështu ka ndodhur edhe mekujtesën e lexuesit për një letërsinacionale, siç është letërsia shqipe, kurajo madje është ndarë në përparimtare ereaksionare. Pra, kështu ka ndodhur mepersonalitetet letrare: Fishta, Konica,Koliqi, Harapi, Pllumi, Pipa etj.

Ekziston kujtesa e lexuesit nëpërkohë dhe hapësirë të caktuar, e cila dotë dëftonte se tekstet e shtypura, librat emoçëm, filmat, fotografitë etj., tëgrumbulluara, të ruajtura, të sistemuadhe së fundi të prezantuara para opin-ionit, kanë rëndësi të madhe nëndriçimin e asaj që quhet kujtesënacionale në retrospektivë, por edhe nëperspektivë.

Në këtë pikëshikim, historia dhe kul-tura shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri,edhe pse e një shtrati gjenetik, ështëzhvilluar përbrenda konteksteve tëndryshme shoqërore e politike, jo rrallë,është fragmentarizuar e çintegruar derinë absurditet, duke mbetur, jo rrallë,vetëm si kujtesë shpirtërore nga distanca.

Kujtesa Shqiptare është sajuar me për-plot absurde dhe paradokse, sidomos nëgjysmën e dytë të shekullit XX , kur kakaluar nëpër periudha fatkeqësie për-brenda kontekstit ideologjik ( nëShqipëri) dhe pushtues ( në Kosovë).Tani dokumentimi dhe prezantimi digji-tal i kësaj Kujtese kërkon një hulumtimshkencor, pikërisht në ndriçimin e kësajperiudhe tepër të dhembshme.

Biblioteka dhe Kujtesa Kombëtare

Foto nga hapja solemne e Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë

5

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

KONFERENCA

Në anën tjetër, Kosova nuk ka ndon-jë traditë të lakmueshme, sa i përketgrumbullimit dhe ruajtjes së doku-menteve më rëndësi nacionale, për arsyese fati dhe perspektiva e saj është varurnga të tjerët. Në periudhat e pushtimit tësaj, sidomos në luftën e fundit, janëshkatërruar, djegur, zhdukur shumë the-sare të çmueshme dhe me rëndësi tëveçantë kombëtare, por edhe monu-mente historike e kulturore me vlerë tëjashtëzakonshme, të cilat do të tregoninpër identitetin shqiptar të saj.

Në dhjetëvjetëshin e fundit të shekul-lit XX, Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës, si dhe shumëbiblioteka tjera publike dhe private nëKosovë, kanë përjetuar fate të tme -rrshme. Derisa në Bibliotekën Komb -ëtare dhe Universitare të Kosovës brendaviteve 1991- 1999, janë asgjësuar mbinjëqind mijë ekzemplarë librash tëndryshëm dhe janë shndërruar në kartuçnë një fabrikë letre në një qytet të vogëltë Kosovës, shumë biblioteka publikedhe private janë rrënuar, shkatërruar dhedjegur. Prandaj, djegia e librave dhe ebibliotekave në Kosovë, është njëri ndërkapitujt më të dhembshëm, nga mund tërrëfehet për përmasat e luftës në Kosovë.

Në vitin 2006, Biblioteka dheUniversitare e Kosovës, e ka inicuar pro-jektin Kujtesa e Kosovës, sipas modelitAmerican Memory (Kujtesa Amerik -ane), i Bibliotekës së Kongresit , i cilisynon të jetë njëri ndër projektet mëkapitale që mund të determinojë rolindhe misionin e historisë, kulturës,qytetërimit, identitetit, shëmbëlltyrave,personaliteteve, trashëgimisë gojore,trashëgimisë së shkruar në periudha tëcaktuara historike, me qëllim të prezan-timit të kësaj kujtese përmes informa-cioneve digjitale.

Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës, duke e filluarkëtë projekt, do të bëhej, gjithsesi, njëpikë e veçantë referimi, bashkë me insti-tucionet tjera (muzetë, arkivat, institutetetj.), për të krijuar një koleksion doku-mentar, qoftë madje edhe për ngjarjetpolitike, shoqërore që nuk i përkasinvetëm burimeve të komunitetit kosovar,por edhe më gjerë, që ndërlidhen pikër-isht me çështjen shqiptare në kohë dheperiudha të ndryshme.

Në strategjinë e realizimit të një pro-jekti gjithëpërfshirës për themelimin ekoleksioneve digjitale të Kujtesë sëKosovës, e cila faktikisht është njëra ngaportat e Kujtesës Shqiptare , është më

rëndësi krijimi i fondeve nga burimeqeveritare dhe alternative, si dhebashkëpunimi me institucione të shum-ta në botë, që i posedojnë dokumentetshqiptare dhe për shqiptarët.

Po kështu, prioritet do të mund tëkenë: koleksionet për personalitetetnacionale me përmasa botërore, siç janëSkënderbeu dhe Nënë Tereza, pastajkoleksionet e librave të rrallë dhe tëvjetër, koleksionet e hartave, fotodoku-menteve, fonodokumenteve etj.

Në grumbullimin e materialeve mevlerë, në sistemin, përzgjedhjen dhe kri-jimin e koleksioneve digjitale, rol tërëndësishëm do të ketë informacioni përhistorinë gojore dhe historinë e shkruar.Në këtë drejtim, kontributi i arkivave, imuzeve, i institucioneve historike,akademike, albanologjike, etnografike nëKosovë, Shqipëri, në viset tjera shqiptare,pastaj në ish-kolonitë shqiptare në Turqi,Itali, Rumani, Bullgari, Egjipt, Amerikëetj., do të ishte me rëndësi të dorës sëparë.

Cilat do të ishin burimet për krijimine një koleksioni digjital kombëtar në tëardhmen?

Natyrisht, në këtë drejtim do tëmund të kenë rol të rëndësishëm shumëpjesëmarrës: gjithsesi, Biblioteka Komb -ë tare e Shqipërisë, pastaj Biblio tekaKombëtare dhe Universitare e Kosovës,pastaj arkivat, muzetë, institutet, institu-cionet fetare në Shqipëri dhe Kosovë. Nëketë drejtim, themelimi dhe funksionimii bibliotekave presidenciale, i bib-liotekave të personaliteteve apo i bib-liotekave private etj., do të kontribuoninnë afirmimin dhe ndriçimin e vleravenacionale nëpër periudha të ndryshme tëhistorisë.

Njihen raste të ndryshme në botë kushumë biblioteka janë shkatërruar dhenuk janë ruajtur më, ku shumë bibliote-ka janë djegur dhe nuk janë ndërtuarmë. Biblioteka përmes ndriçimit tëkujtesës kombëtare, e funksionalizon tëkaluarën me të tashmen, duke dhënëvizion për të ardhmen.

Sa i përket gjendjes në bibliotekat eKosovës, ende në bibliotekat tonamungojnë shkrimet, zërat për figurat eshquara të kombit shqiptar, për person-alitetet kulturore, politike, pastajmungon historia e largët dhe e afërt eKosovës. Pra, mungon përmbajtja, si dhendërtimi i Kujtesës së Kosovës.

Pra, mungojnë burimet historike,trashëgimia kulturore, dorëshkrimet elashta, dorëshkrimet origjinale, mungon

pjesa e historisë së Kosovës, e cila do tëmund të gjendej në arkiva dhe bibliote-ka të Evropës.

Në këtë mënyrë, strategjia e zhvillim-it të bibliotekave shqiptare ndër të tjera,e nënkupton edhe funksionalizimin ekujtesës nacionale përmes një diskursi tëri të shkencës së bibliotekarisë dhe tëinformacionit. Pra, e reja duke iu rikthy-er të vjetrës, do t’i gjejë prioritetet e afir-mimit të vlerave elitiste nacionale ngamomentet historike në momente tëaktualitetit.

Debati ynë këtu, me ekipe ekspertëshnga Tirana dhe Prishtina, në relacioninBiblioteka dhe Kujtesa Kombëtare, ështënjë kërkim pasionant, dashurues eshumë domethënës, jo vetëm për dy bib-liotekave tona qendrore, që e kanë fund-ja shenjën e përbashkët nacionale, poredhe për bibliotekat shqiptare nëpërgjithësi, për ato private, shkollore,universitare, shkencore, akademike etj.

Projekti për funksionalizimin dhedigjitalizimin e Kujtesës Shqiptare, tashtinë rrjetin global të Kujtesës Botërore , dota funksionalizonte një kujtesë tëfuqishme nacionale, qytetëruese e kul-turore, fjala vjen, po t’i kishte të gjithalibrat a dokumentet e shkruara e të botu-ara për Skënderbeun dhe Nënë Terezën,si dhe për personalitete të tjera të njohu-ra në përmasa botërore në periudha tëndryshme, për të dokumentuar ekzis-timin e civilizimit shqiptar në mijëv-jeçarë, duke iu referuar edhe koleksion-eve të shumta albanologjike, të pran-ishme në jo pak biblioteka, arkiva, muzenë botë.

Besoj dhe shpresoj se kjo Konferencë,do të iniciojë shumë ide të frytshme e tëvlefshme, si dhe do të sjellë rezultate tëcaktuara në fushat e hulumtimit, përki-tazi me temën bosht. Natyrisht,mbështetja e institucioneve qeveritare nëKosovë dhe Shqipëri, për projekte tëkëtilla me interes të veçantë nacional, dotë ishte e ardhmja e kulturës, e librit dhee bibliotekave shqiptare në përgjithësi.

Uroj punë të mbarë, pjesëmarrësve tëKonferencës Kombëtare të Bibliotek -onomisë në Prishtinë. Suksese në projektettona të përbashkëta, siç do të jetë edhekontributi ynë në inicimin, zhvillimin dherealizimin e projektit: Kujtesa Shqiptare.

(Fjalë hyrëse, me rastin e organizimittë Edicionit të dytë të Konferencës

Kombëtare të Bibliotekonomisë, metemën: Biblioteka dhe Kujtesa Kombëtare,

Prishtinë 20 nëntor 2007)

6

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

REFERENCA

STEPHANIE WILLEN BROWN

/ Vijon nga numri i kaluar /

Po japim më poshtë një përshkrimtë përmbledhur të pesë fazave tëintervistës referale, mbështetur në

shembullin e mëhershëm të “informa-cioneve për kancerin e gjirit”, kjo do tëna ndihmojë se si të pestë elementet eintervistës referale funksionojnë në prak-tikë. Mund të filloj të bëj një vlerësimfillestar me rastin kur përdoruesja i ofro-het tavolinës së referencës: nëse ajo do tëishte 15-vjeçe dhe nëse unë do të isha nëshërbim në një bibliotekë publike, do tëmendoja se ajo nuk është duke shkruarnjë temë disertacioni. Do ta krijoja kon-taktin e drejtpërdrejtë me sy dhe do tëshprehja interesin tim në temën e“kancerit të gjirit”. Në fazën e tretë, do tëbëja ca pyetje sqaruese si “çfarë lloji tëinformacionit jeni duke kërkuar?” Po qese përdoruesja nuk do të ma kuptontepyetjen, do të pasoja pyetjen tjetër dukei thënë “a deshët materiale shkencore apondoshta diçka më të lehtë për t’u kup-tuar?” Pa marrë parasysh përgjigjen nëkëtë pyetje, mbase do të pyesja më pas“më tregoni se çfarë informacione kenigjetur deri më tani” kështu që s’do tëpërsërisja gjënë e njëjtë të cilën e ka bërëpërdoruesja - që do ta mërziste atë. Pastajdo të mendoja për disa baza të të dhë-nave të dobishme, të cilat do t’i hynin nëpunë përdoruesit - kjo do të ishte kata-

logu elektronik për të gjetur libra,PubMed (bazë e të dhënave) për të gjeturartikuj shkencorë nga mjekësia, apondonjë bazë të përgjithshme të të dhë-nave - si Academic Search Premier, për tëgjetur artikuj të përgjithësuar, të përsh-tatshëm për të bërë një punim për stu-dentët në studime themelore apo përstudentët të cilët nuk e studiojnë mjekës-inë. Do t’i ndihmoja përdorueses të gjejëdisa artikuj të dobishëm dhe do të sig-urohesha se ajo tash di se si të bëjëkërkime të mëtejshme. Së fundi, do tapërfundoja intervistën time me ofrimin einformacionit kontaktues po qe se do takisha parandjenjën se ajo do të ketënevojë për të më parashtruar pyetje sht-esë më pas; po qe se do të isha nëtavolinën e reference, do t’i tregoja se derikur do të mund të më gjente aty dhe tainkurajoja të më kontaktoj mua apo bib-liotekarët e tjerë referalë po qe se do tëketë pyetje shtesë.

PROBLEMET ME PYETJET E PËRDORUESVE

Bill Katz, mësimdhënës i shkencave tëbibliotekarisë për një kohë të gjatë, si dheredaktor i librit Hyrje në punën e refer-encës (Introduction to Reference Work)ofron disa rregulla për bibliotekarët tëcilët përpiqen t’u ndihmojnë për-doruesve1. Dy nga këto rregullaparaqesin elemente thelbësore për t’uofruar përdoruesve një përvojë të mirëreferale:

1. Je skeptik sa i përket informacionit tëcilin e paraqet përdoruesi

2. Provo terma të ndryshëm kërkues

Kujtesa e njeriut mund të gabojë,kështu që është e rëndësishme që të jemitë vetëdijshëm për hollësitë të cilat iofron përdoruesi. Për shembull, njëherëmë ka ndodhur t’i ndihmoj një studentii cili e kërkonte një artikull të cilin iakishte sugjeruar profesori për ta lexuar.Studenti me tha që artikulli ishte në një

numër të revistës The Behavioral andBrain Sciences e botuar kah fundi i vitevetë 1980-ta. Studenti më pyeti se ku gjen-dej e vendosur revista kështu që ai mundta shfletonte atë. Duke e ditur që data ebotimit mund të ishte gabim (dhe dukeshpresuar që emri i revistës ishte i saktë),e këshillova studentin që të shfletojë disanumra, e jo vetëm ato të botuara kafundi i viteve të 1980-ta. Isha kureshtarese si do të shkonte ky kërkim, kështu qëi kërkova studentit të kthehej dhe të mëtregonte se ku e kishte gjetur me tëvërtetë artikullin – dhe po qe se nuk dota gjente, i thash se do ta ndihmoja që tagjente me disa mënyra të tjera2. Emri irevistës kishte qenë i saktë, mirëpoartikulli ishte botuar në një numër nëvitet e hershme të viteve 1990-ta.Problemi me data paraqitet vazhdimishtgjatë punës sime si bibliotekare referale,dhe ndërsa gjatë punës sime si mësimd-hënëse gjithmonë ua theksoj faktin stu-dentëve të mi që të jenë të kujdesshëmpër hollësitë specifike të cilat i ofron për-doruesi: fillo me informacionin që taofrojnë, por përgatitu që të zgjerosh peri-udhën e datës së dhënë, kontrollo drejt-shkrimin, apo ndrysho ca fjalë.

Lidhur me këtë, Katz sugjeron të për-dorim terma të ndryshëm kërkimi gjatëprocesit të kërkimi si në katalogët elibrave po ashtu edhe në bazat endryshme të të dhënave në internet. Neduhet t’i marrim termat kërkues të për-doruesit dhe të mendojmë për sinonimeapo terma të tjerë të mundshëm përtemën e tyre. Së voni i kam ndihmuar njëstudenteje, e cila po bënte një hulumtimsa i përket “identitetit gjinor” për lëndëne sociologjisë. Ne bëmë kërkimin me këtëtogfjalësh në një bazë të veçantë të soci-ologjisë të quajtura ‘SociologicalAbstracts’ dhe gjetëm përafërsisht 1000artikuj. Mjaft shumë në dukje të parë,por mendja më thoshte se duhet të kishteshumë më shumë artikuj se kaq sa i për-ket kësaj teme. E vërejta një përcaktueselëndore në një artikull të dobishëm që

Intervista referale: teori dhe praktika

1 Katz, William A. Introduction to Reference Work, Volume II “Reference Services and Reference Processes.” Sixth Edition. New York

: McGraw-Hill, ©1992. I parafrazuar në f. 82.2 Vërej këtë shembull të përcjelljes së progresit të përdoruesit, siç sugjerohet në udhëzimet e Shoqatës për Shërbime Referale dhe

për Përdorues.

7REFERENCA

thoshte “roli i identiteti gjinor”.Përdoruesja u pajtua se ky togfjalëshdukej mjaft i ngjashëm dhe i dobishëmme temën në fjalë, dhe kur kërkuam metë, arritëm të nxjerrim mbi 2,500 artikuj– dy herë më shumë se sa kërkimi fillestarqë e kishim bërë. Në këtë shembull, për-doruesja do të kishte gjetur materiale tëcilat janë “mjaft të mira” me anë tëkërkimit të saj fillestar, por për të bërë njëkërkim më të gjerë, ajo duhej tandryshonte paksa termin kërkues. Unëua shpjegoj këtë koncept përdoruesve,duke e bërë një analogji gjuhësore: për-doruesit e dinë se çfarë do të thotë termii tyre kërkues, mirëpo baza e të dhënavenë të cilën bëhet kërkimi mund të ketënë përdorim një terminologji tjetër sa ipërket temës. Atëherë kur ata e kuptojnëse si e quan baza e të dhënave atë termkërkues, ata janë të gatshëm për të bërëhulumtime më të hollësishme.

Intervista referale është proces ndër-mjetësues mes pyetjes së përdoruesit dheburimit ideal që do t’i jepte përgjigje asajpyetje. Në librin e tyre “ShërbimetReferale dhe të Informacionit në shek.XIX” (Reference and InformationServices in the 21st Century), Kay AnnCassell dhe Uma Hiremath shprehen:

“Intervista referale është më shumëart se sa shkencë, një praktikë qëndryshon vazhdimisht e që kërkon mëshumë reagim në kontekst të caktuarsesa zbatim të shkathtësive të paracaktu-ara. Përderisa bibliotekarët duhet tëmësojnë elemente të një interviste tëmirë referale, ata duhet po ashtu të dinëqë këta hapa duhet t’i përshtaten çdo sit-uate të veçantë3”.

Ky koment është sa i mençur aq edhei vërtetë. Në praktikë, nuk bëj gjith-monë pyetje provuese në fillim të inter-vistës referale; shpesh i qasem drejtpër-drejt pyetjes së përdoruesit. Mirëpo,duhet të kam vullnetin ta ndryshoj qas-jen time për arsye se disa përdoruesmund të mos jenë të kënaqur mepërgjigjen e ofruar sa i përket pyetjes sëtyre fillestare, të cilën e parashtrojnë. Përshembull, një përdorues më pat pyeturnëse kishim libra të quajtur “ExcelVBA”. Fillova të shikoja për librin të

cilin ai e sugjeronte në vend që të bëjaintervistë referale. Njëra prej degëve tëbibliotekës sonë e kishte një libër me poatë titull, porse ishte në huazim. Pastajfillova procesin e intervistës, duke epyetur përdoruesin nëse ishte i interesuarpër libra elektronikë në atë temë. Poashtu, i sugjerova që të kërkonte libra tëpërgjithshëm për Microsoft Excel (nëkëtë mënyrë duke e zgjeruar temën e tijorigjinale) përmes shërbimit të huazimitndërbibliotekar. Ky përdorues nuk do t’ikishte zbuluar këto burime shtesë po qese unë nuk do t’ia kisha sugjeruar ato.Është shumë e rëndësishme që të përsh-tatet procesi referal ndaj situatave tëndryshme dhe të jemi të përgatitur t’ibëjmë përdoruesit pyetje sqaruese kur nakërkojnë ndihmë. Udhëzimet e Shoqatëspër Shërbime Referale dhe për Përdoruesofrojnë këshilla të mira se si të komu-nikojmë me përdoruesit për të siguruarqë ata të gjejnë materialet më tëdobishme dhe relevante për t’iupërgjigjur pyetjeve të tyre.

REFERENCA RUAN KOHËN E LEXUESIT

Nocioni i bibliotekarit referal ështënjë pjesë e rëndësishme e procesithulumtues. Ai nuk është nocion i ri e asnuk është i kufizuar vetëm në kontekstine Shteteve të Bashkuara. Bibliotekari iMassachusetts - Samuel Swett Green,fliste për “Marrëdhëniet personale mesbibliotekarëve dhe lexuesve” në vitin1876, duke sugjeruar që bibliotekarët“kontaktojnë lirshëm me .... përdoruesit,dhe u ndihmojnë atyre me çdo mënyrë”.Green ofron disa mënyra për të përmirë-suar “marrëdhëniet ndërpersonale mesbibliotekarit dhe lexuesit” si entuziazmi(atë çfarë Shoqata e Shërbimeve Referaledhe për Përdorues e quan “interes”); aikëshillon që bibliotekarët “t’i japinpyetësit aq ndihmë sa ata kanë nevojë,por në të njëjtën kohë të provojnë t’imësojnë të bëhen të pavarur në kërkimete mëtutjeshme4”. Kjo është në pajtimme udhëzimin e katërt të Shoqatës përShërbime Referale dhe për Përdorues, kubibliotekarët fillojnë të bëjnë kërkimindhe t’u mësojnë përdoruesve se si t’i

shfrytëzojnë burimet e ndryshme. S. R. Ranganathan, “babai” i bib-

liotekarisë në Indi, i përpiloi Pesë Ligjete tij të Shkencave të Bibliotekarisë më1931:

1. Librat janë për t’u përdorur.2. Secili person - librin e tij apo të saj.3. Secili libër - lexuesin e tij.4. Ruan kohën e lexuesit.5. Biblioteka është organizëm që zhvillohet.

Të gjitha ligjet e Ranganathan-it janërelevante me shërbimet referale, e sidomosLigji i katërt është më i zbatueshmi nëintervistën referale. E vërteta e Ligjit të tijështë veçanërisht interesante po që sebëjmë zëvendësim të “burimeve bib-liotekare” në vend të “librave” në for-mulimin e tij. Burimet bibliotekare janëpër t’u përdorur; i blejmë, i katalogojmë,kështu që përdoruesit të mund t’i përdorin.Ekziston një burim për secilin përdorues,dhe secili përdorues e ka përdoruesin i cilika nevojë për të. Shpesh procesi i gjetjes sëmaterialit është aq kompleks sa që gjetja eburimeve për t’i përdorur – Ligji i dytë –është shumë e vështirë. Kjo është ajo kubibliotekari referal e ka rëndësinë e vet: nee zbatojmë për së afërmi Ligjin e katërt,duke i ruajtur kohë lexuesit. Përdoruesitshpesh vijnë te tavolina e referencës dhethonë, “kam kërkuar gjithkund, por nukarrita të gjejë atë që më nevojitej!” Nëpërgjithësi, ata kanë kaluar një kohë mjafttë gjatë duke kërkuar “gjithkund”, dhe kuru tregojmë atyre burimet më relevante përhulumtimin e tyre, shpesh mund t’ua rua-jmë kohën dhe t’i mësojmë që të jenëkërkues më efikas. Së fundi, Ranganathanështë shprehur se biblioteka është një orga-nizëm që zhvillohet dhe ndryshon; ai i kashkruar këto ligje 76 vjet më parë, mirëpoky Ligj është ende një e vërtetë me ardhjene Internetit, koleksioneve digjitale, dhepostës elektronike. Roli i bibliotekarit refer-al është po aq i rëndësishëm si edhe mëparë me përhapjen e burimeve digjitale; neduhet t’i zhvillojmë shkathtësitë tona inter-vistuese për t’ia ruajtur kohën lexuesit, sidhe t’i ofrojmë asaj apo atij burimet më tëpërshtatshme që u nevojiten.

Përktheu: Besim J. Kokollari

3 Cassell, Kay Ann and Hiremath, Uma, Reference and Information Services in the 21st Century : An Introduction. New York: Neal-

Schuman Publishers, 2006, f. 15.4 Green, Samuel Swett, “Personal Relations Between Librarians and Readers”. American Library Journal. 1.1 (1876): 74-81.

Reprinted in Library Journal 118.11 (1993): fS4-5.

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

8

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

REFERENCA

BESIM J. KOKOLLARI

Përmes këtij hulumtimi hidhetdritë mbi nevojën e bibliotekarëvereferalë, madje edhe në më shumë

se një të tillë që të shërbejë në tavolinën ereferencës, duke u mbështetur në kërkesate mëdha nga përdoruesit për informa-cion. Po ashtu, shihet se kryerja edetyrave nga bibliotekarët referalë varetshumë nga ambienti në të cilin punojnë;ku shumica e intervistave të suksesshmendodhën atëherë kur tavolina e referencëskishte më pak studentë në radhë për tëmarrë informacion, duke rezultuar nëmë pak presion për kohën e bib-liotekarëve referalë. Hulumtimi, poashtu, thekson rëndësinë dhe domosdosh-mërinë e të zhvilluarit të intervistës mepërdoruesit.

HYRJE

Prania e shërbimet referale është edomosdoshme në veprimtarinë e njëbiblioteke. Diku këto shërbime nukjanë të pranishme fizikisht, mund tëjanë shkrirë e kombinuar me shërbimetë tjera të bibliotekës, mund të janëreformuar në shërbime referale përmesformave të tjera të komunikimit për t’iplotësuar nevojat e ndryshme të klien-telës. E diku tjetër ky shërbim është

ende i pranishëm fizikisht, kryesisht,në një vend të dukshëm të bibliotekës,ku shërbimet referale realizohenpërmes komunikimit të atypëra -tyshëm, nëpërmjet intervistave tëshkurtra e të gjata, bisedave, telefonit,formave të tjera të komunikimit -përmes internetit, si adresë elektron-ike, mesazheve, tutorëve të ndryshëm,etj. Megjithatë, si aty ku shërbimetreferale nuk duken dhe aty ku duken,ato në vete përfshijnë njohurinë, për-vojën, gjeturinë, shpejtësinë, aftësinëdhe mënyrën e komunikimit, mënyrëne transferimit të njohurive te tjetri,oratorinë për të artikuluar, e një serishkathtësish të tjera të bibliotekarëvereferalë. Bibliotekarët referalë jo vetëmqë dinë të ofrojnë përdoruesin meinformacionin, përdoruesin me bib-liotekën, përdoruesin me bib-liotekarin, por edhe janë pasqyrë e kul-turës së kultivuar të një biblioteke.Edhe gjatë shtjellimit tonë të mëposh -tëm të këtij punimi shihet domosd -oshmëria e pranisë fizike të shërbimevereferale në një bibliotekë, e si rrjedho-jë edhe e pranisë së bibliotekarëvereferalë për t’u shërbyer sa më mirëpërdoruesve.

Punimi është rezultat i një hulumti-mi të bërë gjatë studimeve semestraletë autorit në shkollën e bibliotekarisë“Kolexhi Simons” në Boston të ShBA-ve. Hulumtimi, me metodën e vëzhg -im it e të interpretimit, është realizuarnë Bibliotekën W.E.B. Du Bois tëUniversitetit të Masaçusets nëAmherst. Kjo Bibliotekë, po ashtu, kaqenë edhe vendi ku autori ka bërëpunën praktike gjatë studimeve të tijpër të realizuar një ndërthurje të njo-hurive praktike me ato teorike të fitu-ara në Kolexhin Simons.

Biblioteka W.E.B. Du Bois ka mbinjëzet kate, një bibliotekë e lartë, me

kate të mbushura me koleksione, tëreja e të vjetra, kryesisht të shkencaveshoqërore, një bibliotekë aktive meshërbime, me personel e me studentë.Ajo është në qendër të kompleksit uni-versitar e rrethuar me pemë e oborr tëgjelbëruar, i përshkuar prej rrugicave tëasfaltuara universitare. Një degë tjetëre Bibliotekës, e vendosur pak më larg,mban kryesisht koleksionin e shken-cave natyrore. Së bashku, koleksioni iBibliotekës me degë është mbi 5 mil-ion njësi dhe me mijëra burime tëabonuara elektronike, të cilat e pasuro-jnë edhe më tej koleksionin e bib-liotekës, dhe ofrojnë mundësi për shër-bime më të shpejta. Biblioteka, sëbashku me degët, u shërbejnë mëshumë se njëzet mijë studentëve tëUniversitetit të Masaçusets nëAmherst. Ajo, po ashtu, shikohet edhesi bibliotekë publike, e hapur për tëgjithë. Biblioteka bënë pjesë në rrjetetë bibliotekave të vendit, si në katalo-gun përmbledhës ashtu edhe në huaz-imin e materialeve ndërmjet bib-liotekave, që i japin bibliotekës sipërgjegjësi ashtu edhe mundësinë epërcjelljes së zhvillimeve të reja dhevjeljen e përvojave më të mira.

Edhe pse, si ndërtesë, bibliotekaështë e gjatë, ajo i ka shërbimet krye-sore për përdorues në katin e parë dhetë dytë. Kati i parë ka shërbimet e për-bashkëta të bibliotekës për përdorues, icili mban afro njëqind kompjuterë përpërdorues, tavolinën e referencës nëvend të dukshëm, tavolinën për ndih-më teknike, shërbime për këshillimeakademike, qendër për karrierë, qen-drën e shkrimit, kabinete për studimeprivate dhe grupore, etj. Këto shër-bime e plotësojnë njëra-tjetrën, kubibliotekarët dhe të tjerët në këto shër-bime përpiqen t’u përgjigjen pyetjevedhe nevojave të ndryshme të për-

Pesë intervista referale:një vështrim hulumtues

9

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

REFERENCA

doruesve të tyre. Megjithatë, kyhulumtim është përqendruar vetëm nëshërbime që ofrohen në tavolinën ereferencës. Kryesisht, është vëzhguaraktiviteti i një bibliotekare në punën esaj me pesë përdorues të ndryshëm tetavolina e referencës. Më poshtë pojapim informacione se si kanë shkuarkëto veprime, intervista e biseda veç eveç në kërkim të gjetjes së përgjigjevemë të përshtatshme për nevojat e për-doruesve, të plotësuara me mendime,komente e ide personale e të referuaranë burime të tjera. Kjo bëhet për tëlënë në dorë të lexuesit sa më shumëliri në interpretimin e situatave në tëcilin gjenden bibliotekarët, dhe për tënxjerrë përfundime edhe më të zgjeru-ara në bazë të kontekstit në të cilinjanë kryer këto veprime me shpresën sedo të ndihmojnë në bërjen evendimeve të drejta karshi shërbimevenë tavolinat e referencës në bibliotekattona. Ky hulumtim kryesisht u drejto-het bibliotekarëve dhe drejtuesve tëinstitucioneve bibliotekare dhe shpalosrëndësinë e të bërit intervistë referaleme përdoruesit.

INTERVISTA E PARË

Pyetja e parë që u bë nga një studentishte e drejtpërdrejtë dhe ai e dinte seçfarë donte. Mirëpo rëndësia e kësajinterviste referale kishte të bënte meambientin në të cilin ndodhi. Dukeqëndruar në këmbë te tavolina e refer-encës, duke shikuar drejt dhe duke epërshëndetur studentin me ‘si jeni?’,dhe me pak studentë të tjerë duke prit-ur në atë kohë, bibliotekari referal e fil-loi këtë intervistë, apo më mirë tëthemi këtë bisedë referale. Bisedareferale ndodhi kryesisht te tavolina estudentit, pasi bibliotekari shkoi t’indihmonte atje. Ai i ndihmoi t’i gjenteartikujt që i dëshironte në internet,duke i përdorur disa veçori kufizuese tëbazave elektronike. Bibliotekari referale përcillte çdo veprim duke folur eshpjeguar ato përderisa rrinte prapastudentit, ndërsa vetë studenti e bëntekërkimin sipas udhëzimeve të bib-liotekarit. Studenti e gjeti artikullin

për të cilin kishte nevojë dhe e falën-deroi bibliotekarin, i cili nuk u larguanga tavolina e studentit përderisaartikulli u shtyp, dhe me të edhe bise-da referale u përfundua.

Mënyra se si u zhvillua kjo bisedëështë ai ambient “i qetë, pa shqetësime,i rehatshëm e pa tollovi”, të cilin e për-shkruan Riedling në artikullin e tij “Idetë mrekullueshme për përmirësimin eintervistave referale” dhe të cilatmundësojnë zakonisht një rrjedhë tëqetë e të lehtë të intervistave referale.Sipas Riedling-ut, tavolina e referencësduhet të jetë afër koleksioneve si tështypura ashtu edhe atyre në internetqë të mund të shfrytëzohen nga bib-liotekari referal dhe studentët, gjatëprocesit të intervistës. Për më tepëredhe Bopp dhe Smith, autorë të librit“Shërbimet Referale dhe tëInformacionit” (origj: Reference andinformation services: an introduction),këshillojnë që bibliotekari referal duhetta hapë bisedën referale me studentin(përdoruesin) me një buzëqeshje, për-shëndetje apo të shprehë interesim përpalën që i drejtohet.

Nga kjo mund të thuhet që kjointervistë u zhvillua në kushte të mira,pa ndonjë shqetësim, pasi nuk kishtepërdorues të tjerë në pritje, e ndërsabibliotekari e priti studentin me fjalëpërshëndetëse, duke e hapur inter-vistën referale sipas këshillave dheudhëzimeve të specialistëve të fushës sëreferencave.

Pasi që ishte një periudhë ku nukkishte shumë studentë në pritje, bib-liotekari gjente në kompjuterin e tijdhe në rafte libra referal të cilëve u hid-hte një sy kritik, i përmblidhte dhe kri-jonte një listë të këtyre titujve në kom-pjuterë për t’iu gjetur më vonë gjatëintervistave referale. Në këtë mënyrë aizhvillonte edhe më tej njohurit e tijreferale, përgatitej për hapin eardhshëm të një interviste të suk-sesshme referale. Bopp dhe Smith(2001) në librin e cekur më lartë ukëshillojnë bibliotekarëve referalë njëstrategji të tillë, e cila u ndihmon atyrenë gjetjen dhe referimin e fenomeneveontologjike e epistemologjike te për-doruesit.

INTERVISTA E DYTË

Edhe kjo intervistë i kishte disa prejkarakteristikave të së parës, si pritja emirë për studenten, dhënia e udhëz-imeve në tavolinën e saj për të gjeturartikuj në një gazetë të njohur, etj.Megjithatë, strategjia e të dhënit tëudhëzimeve ndryshonte nga e para. Nëvend që ta lejonte studenten që takryente vetë kërkimin, kësaj here, bib-liotekari e bënte vetë kërkimin dhe nëtë njëjtën kohë ia shpjegonte hapatstudentes. Ndryshimi i strategjisë sëdhënies së udhëzimeve vinte thjeshtnga arsyeja se në tavolinën e referencëssapo kishin filluar ta frekuentonin mëshumë përdorues dhe se bibliotekarindoshta nuk dëshironte të shpenzonteshumë kohë në një pyetje të tillë. Si doqë të jetë, studentja u falënderua pasiajo kishte marrë atë që donte.Megjithatë, në planin afatgjatë, stu-dentja do të kthehej përsëri te tavolinae referencës për të kërkuar mbase edhepërgjigje për pyetje të natyrës së njëjtë.

Biblioteka W.E.B Du Boise Universitetit të Masaçuests në Amhert

10

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

REFERENCA

Kisha përshtypjen se studentja nukkishte mësuar shumë për bazën në tëcilën bibliotekari ia gjeti artikullin e poashtu edhe për mënyrën se si u gjet ainga arsyeja se intervista shkoi shumëshpejt dhe se studentja nuk e kishtebërë kërkimin me dorën e vet, e cila dot’i jepte më shumë përgjegjësi, mëshumë ndjeshmëri dhe më shumëvetëbesim në kërkimin e bërë dhe atotë ardhshme.

INTERVISTA E TRETË

Kjo intervistë ndryshon krejtësishtnga dy të parat. Një student ‘ivështirë’, i cili iu afrua tavolinës së ref-erencës, nuk i ofroi informacione tëmjaftueshme bibliotekarit referal përproblemin e tij. Kur bibliotekari refer-al kërkonte prej tij më shumë informa-cione, si vëllimi apo numri i gazetës tëcilin e donte, studenti rrudhi krahët,duke i lënë të ditur bibliotekarit se nukkishte ndonjë informacion për atë gjë.Bibliotekari nuk kishte zgjidhje tjetërveç se ta dërgonte studentin te Sektorii periodikut me informacionin që ekishte dhe të shpresonte ta gjentenumrin e gazetës. Studenti reagoi,duke thënë që ai nuk ishte numri tëcilin e kërkonte. Bibliotekari e ftoi stu-dentin që të kthehet sërish te tavolinae referencës dhe të bëjnë një kërkim nëkatalogun elektronik. Me t’u kthyer nëtavolinën e referencës, studenti shikoinë çantën e tij dhe nxori një letër, në tëcilën e kishte shkruar titullin dhenumrin e gazetës, të cilin e kërkonte.Ai ia dha atë bibliotekarit. Bibliotekarie hapi katalogun elektronik, e ktheuekranin e kompjuterit kah përdoruesiqë të mundë ta përcillte, dhe filloikërkimin duke ia shpjeguar të gjithëhapat studentit deri te gjetja e rezultat-eve. Doli që studenti duhej të shkontete një degë tjetër e bibliotekës pasinumri i gazetës që ai kërkonte nukgjendej atje.

Shihet qartë se detyra, para së cilësishte bibliotekari, ishte e thjeshtë - tëkryejë një kërkim në katalogun elek-tronik dhe studentit t’i jepej përgjigjjae duhur. Por, kjo nuk kishte të bënte

shumë me llojin e pyetjes, por me vetënatyrën e studentit. Pse ai nuk e kishtetreguar që në fillim letrën në të cilën ekishte shkruar titullin dhe numrin egazetës, që do ta radhiste pyetjen nëkategorinë e pyetjeve të drejtpërdrejta?Cilat arsye kishin qenë që ai të mbantetë fshehur këtë informacion, përderisagazeta të cilën kërkonte nuk paraqistendonjë intimitet, etj.? Këto janë pyetjeqë vështirë mund t’i gjendet përgjigja,e mbase studenti është i vetmi që e dipërgjigjen. Si do që të jetë, kjo na bëriqë ta quanim atë student ‘të vështirë’.

Në këtë pikë, po ashtu, do të bënimpyetjen nëse strategjia e bibliotekaritreferal që të shkoj drejt e te raftet ishtegjë e drejtë. Sipas Bopp dhe Smith(2001) kur bibliotekarët referalë nukkanë informacione të bollshme ngapërdoruesit, ata duhet të gjejnë se çfarëdonë përdoruesit gjatë procesit referal

(f. 57). Dhe, meqë studenti nuk dontenë fillim të jepte informacione tëmjaftueshme, strategjia që të shkojë teraftet ishte e mirë, pasi a mbajti gjallëintervistën referale, dhe në fund rezul-toi e suksesshme.

INTERVISTA E KATËRT

Intervista e katërt u zhvillua në njëhapësirë private, të mbyllur, afërtavolinës referale, e caktuar për pyetjetë ndjeshme dhe të cilat kërkojnë mëshumë kohë. Si gjithnjë, bibliotekarireferal e priti studentin me një sjelljemirëseardhje, të përcjellë menjëherëme “si mund t’ju ndihmojë?”. Studentii kishte dy pyetje të ndryshme. Njërakishte të bënte me materialet e fushëssë antropologjisë, dhe tjetra me të kup-tuarit e bazave elektronike, të cilat dot’i ndihmonin atij që të gjente artikuj

Shërbimet referale në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës

11

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

REFERENCA

relevantë për tezën e tij të punimit.Këto, në realitet, nuk ishin pyetje apoartikulime të drejtpërdrejta të studen-tit, por ishin rezultat i asaj që bib-liotekari referal arriti të nxirrte ngaintervista që e zhvillonte me të. E,ndoshta kjo ishte edhe një prej arsyeveqë bibliotekari referal zgjodhi ta zhvil-lonte intervistën me të në këtë hapësirëprivate, ndërsa një arsye tjetër e zgjed-hjes së këtij vendi ishte po ashtu se nukkishte studentë të tjerë në pritje tetavolina e referencës. Studenti bëntekërkimin, duke ndjekur udhëzimet ebibliotekarit në kompjuterë dhe herëpas here i përgjigjej pyetjeve të tij.Bibliotekari tregonte vazhdimishtinteres në programin e studentit, dukeu interesuar “a mund të më tregoniedhe më shumë për temën tuaj”. Paspak kohe, bibliotekari kuptoi se tema etij kishte të bënte po ashtu me fushëne psikologjisë. Kjo intervistë u zhvilluanë formë dialogu, ku studenti bëntekërkimin, por nganjëherë edhe bib-liotekari bënte kërkim. Bëheshin pyet-je, nxirreshin përgjigje, jepeshinudhëzime për mënyra të ndryshme tëgjetjes së materialeve, etj.

Meqë studenti ishte i interesuarkryesisht për gjetje të materialeve, ai itregoi bibliotekarit se më herët kishtegjetur artikuj përmes faqes sëBibliotekës, por tash kishte harruar sesi i kishte gjetur. Bibliotekari referat,pas një interviste të shkurtër me të,kuptoi se ai kishte pak njohuri përbazat elektronike; ia shpjegoi disainformacione të fushës së tij dhe eudhëzonte se si të gjente materialet nëto. Studenti shprehu entuziazëm dheshpjegoi se asnjëherë më parë nukkishte ditur që ekzistonin këtomundësi. Bibliotekari, pas pak kohe,filloi ta mbyllte procesin e intervistësreferate, duke i kërkuar studentit që tëcaktonin një takim tjetër. Në ndërko-hë, atij iu desh të shkonte te tavolina ereferencës që të kontrollonte orarin etakimeve; me t’u kthyer pa që studentipo kërkonte në bazën e të dhënave,dhe nuk e ndërpreu për një kohë.

Po ta shohim nga afër këtë, kjoështë një situatë ku secili fiton – edhe

bibliotekari edhe përdoruesi janë tëkënaqur me rezultatet e intervistës.Dhe se rruga deri te suksesi u ndërtuapërmes: interesimit që ai tregoi përtemën e studentit, dhe ndikimit tëambientit të qetë në të cilin u zhvilluaintervista (Gers and Seward, 2002).Kjo situatë po ashtu tregon përndikimin që ka koha e mjaftueshme nëdispozicion të një bibliotekari gjatëintervistave, e cila rrit dukshëm niveline përqendrimit dhe efikasitetit të bib-liotekarit referal.

INTERVISTA E PESTË

Kjo intervistë u zhvillua në ritmine zakonshëm; bibliotekari referal ngri-ti kokën për ta përshëndetur studen-ten në radhë me një “tungjatjeta!”.Studentja e parashtroi pyetjen, ndërsabibliotekari ktheu ekranin e kompju-terit kah studentja dhe filloi kërkiminnë katalogun elektronik të bib-liotekës, duke shpjeguar hapat që ibënte gjatë procesit. Meqë titulli irevistës, të cilin e kërkonte studentja,doli të ishte vetëm në formë të shty-pur, atëherë bibliotekari mori numrine raftit të atij titulli, i shpjegoi stu-dentes se si do të mund t’i gjejë mate-rialet në bazë të këtij numri në tëardhmen, dhe të dy së bashku u nisënpër te rafti, i cili mbante këtë titull,gjithnjë duke i treguar për mënyrën erenditjes së materialeve në bibliotekë.Materiali i gjetur i kënaqi nevojat estudentes dhe kështu bibliotekari unis për në tavolinën referale. Gjatëkthimit, aty diku afër fundit të rresh-tave të rafteve të gjata, ai ktheu kokëndhe i tha studentit “nëse ke ndonjëpyetje tjetër, mos harro të mënjoftosh?!”. Pyeta veten për pak kohë- për qëllimin e kësaj. Studentja nuk ekishte dëgjuar, pasi ishte mjaft larg tij.A thua ishte prania ime që e bëri bib-liotekarin referal të vepronte në atëmënyrë? Apo ishte tavolina e stërn-garkuar e referencës, e cila ia kishtetërhequr vëmendjen? Pa marrëparasysh se cila ishte arsyeja, bisedareferale u krye me sukses, pasi fytyra estudentit shprehte kënaqësi me tit-

ullin e revistës në duar, dhe çfarëndodhi më pas nuk kishte ndonjëndikim të madh.

PËRFUNDIM

Nga këto që u thanë më lartë,mund të vihet në përfundim se nevo-jitet më shumë se një bibliotekar përtë kryer shërbime referale në mënyrëtë suksesshme, nëse ka shumë për-dorues të cilët i drejtohen tavolinës sëreferencës. Në rastet kur ka bib-liotekarë të pamjaftueshëm që shërbe-jnë në tavolinën e referencës, atëherëintervistat referale mund të jenë më tëshkurtra, mund të ketë kohë tëmjaftueshme në dispozicion për për-dorues, dhe si rrjedhojë më pak njo-huri të nxënë nga përdoruesit. Bisedatmes bibliotekarit referal dhe studen-tëve treguan se zhvillimi i intervistësreferale paraqet mjetin kryesor me tëcilin u jepet përgjigje e duhur pyetjevetë përdoruesve. Si e tillë, paraqet edhenevojën e të zhvilluarit të një inter-viste referale. Bibliotekarët kryesishtpërdorën burime elektronike dhe kat-alogun elektronik të bibliotekës përt’u përgjigjur pyetjeve të ndryshme.Nga këtu u pa, po ashtu, që ambientinë të cilin zhvillohet një intervistëluan rol të rëndësishëm në efikasitetine bibliotekarit, që me bashkëdyzimin enjohurive të bibliotekarit për burimetreferale dhe gjeturinë dhe sjelljet e tij,shpijnë drejt suksesit të një intervistereferale.

REFERENCAT

Bopp, R. E., & Smith, L. C. (2001).Reference and information services: anintroduction, Englewood, Colorado:Libraries Unlimited.

Gers, R., & Seward, L. J. (1985,November 1). Improving reference per-formance: results of a statewide study.Library Journal. p. 32-35.

Riedling, A. M. (2000, Nov/Dec).Great ideas for improving referenceintervieës. Book Report. 19, (3), p. 28.

12

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

BIBLIOGRAFI

MR. TAHIR FONIQI

Ky hulumtim bibliografik përfshinbotimet monografike shqipe tëbotuara në ish-Jugosllavi gjatë

periudhës kohore 1944 - 1984: botime,ribotime e përkthime e forma të tjerabotimi; e kemi nisur me botimet e vitit1944, ndonëse edhe më 1943 janë botu-ar disa broshura të formës artikull, rën-dom të shaptilografuara.

BOTIMET BIBLIOGRAFIKE

Me tekstet e para bibliografikeshqipe në Kosovë takohemi më 1946,kuptohet të formës artikuj. Gjatë peri-udhës 1946 - 1984 kemi regjistruarrreth 200 tekste të këtilla nga të cilat,për ilustrim i kemi veçuar tekstin e AliRexhës: “Bibliografi publikimesh nëgjuhën shqipe në Kosovë e Metohi1944 - 1958”, botuar në revistënshkencore të Prishtinës “Përparimi”,gjatë viteve 1959 - 1961, në trembëd-hjetë vazhdime. Ky tekst ka [702] njësibibliografike dhe është hartuar mbibazën në autor, përkatësisht kro-nologjike, pa u përfillur renditja alfa-betike e njësive bibliografike. Për kahlloji i përket bibliografisë sëpërgjithshme.

Hartues të teksteve të para bibli-ografike shqipe në Kosovë merrenKadri Halimi, Nahire Kabashi,Mehmet Gjevori, Sulejman Drini,Adem Demaçi, Ali Rexha, SevdieAhmeti, Veli Veliu etj.

Fillimisht janë hartuar bibliografi

elementare, primare, kronologjike eretrospektive, me lëndë nga letërsia,gjuhësia, historia, folklori dheetnologjia, të hartuara, rëndom, ngapunonjësit amatorë.

Më 1957 fillon botimi edhe i bibli-ografive të formës libër. Gjatë periud-hës 1957 - 1984, janë botuar rreth 20tekste bibliografike të kësaj forme:“Katalog 1957”, Prishtinë, 1957, për-piluar nga M. Gjevori, S. Drini e A.Demaçi, “Një pasqyrë e veprimtarisëbotuese në Kosovë”, Prishtinë, 1973,përpiluar nga Mehmed Gërguri,Sevdije Ahmeti e Musa Gërguri, “30[tridhjetë] vjet të veprimtarisë botuesenë Kosovë”, Prishtinë, 1975, IsakShema, Ibrahim Rugova, “Bibliografiae kritikës letrare shqiptare 1944 -1974”, Prishtinë, 1976, Sevdie Ahmeti,Amedan Jani, Musa Gërguri, “Jeta e re”“Bibliografia 1949 – 1974”, Prishtinë,1976, Ali Rexha, “Bibliografia e Entittë Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore tëKrahinës Socialiste Autonome tëKosovës 1962 - 1977”, Prishtinë, 1977,“Dyzet vjet veprimtari botuese 1943 –1983 : Katalog”, Prishtinë, 1983,Zymber Hasan Bakiu (Kruja), “Bibli -og rafi e zgjeruar e veprave të Sami Fra -sh ërit”, Prishtinë, l984 etj.

Këto tekste reflektojnë kontinuitetinbotues të kësaj literature gjatë periud-hës 1957-l984 dhe i përkasin bibli-ografive elementare, primare, kro-nologjike e anotuese, speciale, selektiveme bazë në autor.

FILLIMI - NË FRYMËN E TRADITËS

Fillimi i botimit të librit shqip nëKosovë është bërë në frymën e lëvrimittë letrave shqipe, që nga Gjon Buzuku(shekulli XVI), Lukë Bogdani (përjetën e tij - dihet vetëm se ka qenëkushëri i Pjetër Bogdanit, të cilit ia kakushtuar një poezi), Pjetër Bogdani(rreth 1625? - 1689), Gjon NikollëKazazi (1702 - 1752) etj., përfshirëkëtu edhe ndikimin e letërsisë gojore.Ky i fundit ka krijuar në të folmen e

Gjakovës, që paraqet interes për njo-hjen e të folmeve shqipe të truallitgjuhësor të Kosovës. Ekzistojnë edhedokumente, që flasin se gjuha shqipeështë përdorur edhe në komunikimin eletërkëmbimin e tregtarëve të Prizrenite të Gjakovës gjatë shekullit XIX.

“Letërsia shqipe në Kosovë, e vjetërdhe e re, është pjesë e zhvillimit të kul-turës e të letërsisë së shqiptarëve ngashekujt më të hershëm deri në ditëttona”.

Më 1835, ndërkaq, na vjen libriletrar Vehbije (dhuratë, dhunti), nëgjuhën shqipe, autografi, shkruar më1835, në alfabetin arabo-turk, ngamyderrizi Tahir Efendi Boshnjaku ngaGjakova e kthyer në alfabetin shqip ngaIsmail Haxhi Tahir Gjakova, botim iSofjes më 1907.

Gjithnjë sipas Profesor Idriz Ajetit,Vehbije është “Dokumenti më i vjetër ishqipes së Kosovës i shkruar me alfa-betin arabo-turk”.

Ndonëse “kjo vepër ka rëndësifetare, ajo sot merr edhe rëndësi tëmadhe gjuhësore e kulturore, sepse, sivepër e parë e ruajtur në gjuhën shqipenë Kosovë, na dëfton se çfarë gjuheështë përdorur në këtë rreth gjeografiktë shqiptarëve në fillim të shekullit l9-të”. Libri ka edhe vlera letrare, ngase ai“u shkrua në vargje e prozë...”.

Kaptinë në vete këtu paraqesinshkrimet letrare të autorëve të shekullitXIX-XX: Ndue Bytyçi (1847 - 1917),Hilmi Maliqi (1865 - 1928), HaxhiYmer Lutfi Paçarizi (1869 - 1929),Shtjefën Gjeçovi (1874 - 1929), ShaipZurnaxhiu (1884 - 1951), Lazër Lum -ezi (1870 - 1941) etj.

Ndue Bytyçi është poeti i parë, që,në gjuhën shqipe, e lëvroi tingëllimën(sonetin). Ndërsa Shtjefën Gjeçovishquhet sidomos me veprën “Kanuni iLekë Dukagjinit”. Hilmi Maliqi, ngaRahoveci, ka lënë disa shkrime shqipe,madje edhe një “Divan” me 77 këngëmistike me shkronja arabe. Ndërsa,Lazër Lumezi nga Prizreni, krahasveprimtarisë së gjerë arsimore e kultur-ore, “Shkruante tekste shkollore, përk-

Libri shqip në Kosovë(1944 - 1984)

13

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

BIBLIOGRAFI

thente dhe adaptonte pjesë teatrale dhei vente ato në skenë me nxënësit e vetdhe rininë e Prizrenit”. I njëjti shkru-ante edhe tregime, vjersha për fëmijë,pjesë teatrore etj. Ai ka shkruar komed-inë një aktesh “Makaronat e shejtanit”e cila është shfaqur, për herë të parë, më1935 në Prizren. Ky tekst teatror kandërtim të rrjedhshëm letrar dhedamkos koprracinë.

Burimet e tjera na çojnë te viti 1928,te botimi i një drame me tre akte“Irredenti” me autor Jusuf Puka ngarrethi i Gjakovës. Ne nuk kemi gjeturtë dhëna të tjera për këtë tekst, pos këtijinformacioni. Mbase këtu është fjalapër ndonjë tekst të hartuar për nevojate trupave teatrore amatore të kohës.Ndërmjet dy luftërave botërore, në Pejëe Gjakovë, kanë zhvilluar aktivitetekulturore dy shoqëri kulturore:“Dukagjini” e “Agimi”, ku luheshinedhe pjesë teatrore.

Këtu duhet përmendur edhe fle-tushkën e parë shqipe, në Jugosllavinë evjetër, “Hylli” e cila botonte edhe vjer-sha, tregime, krijime gojore etj. Ajo kadalë në Prizren, me iniciativën e nëpërkujdesjen e Mark Krasniqit, gjatëvitit shkollor 1939/1940 - mars 1941.Kanë dalë 15 numra të shaptilografuartë këtij publikimi.

Rol të rëndësishëm ka pasur edheletërsia gojore; kënga epike-heroike“Bajram Curri i hipi atit”, hartuar ngaAsim Vokshi.

PREJ LITERATURËS POLITIKO-SHOQËROREDERI TE ENCIKLOPEDIA

Veprimtaria botuese e librit shqipnë Kosovë, përkatësisht në ish-Jugosllavi, pas Luftës së Dytë Botërore,fillon në nëntor 1944 me artikullin“Partija komuniste dhe kush janë tëgjithë aleatët e okupatorit” e Josip BrozTitos. Në të vërtetë ky është titull i për-bashkët edhe i dy artikujve të tjerë:“Nën hijen e okupatorit” të VelkoVllahoviqit dhe “Këshilli antifashist içlirimit kombtar të Jugosllavis dhePartija komuniste” të Mosha Pijades.Kjo broshurë ka dalë në Prizren, në 40faqe shaptilografimi e në 500 kopje nëformat 20 x 14 cm. Gjatë këtij viti kanëdalë edhe tre tituj të tjerë, të gjithë tëpërkthyer nga gjuha serbokroate.

Viti 1945 nis me botimin e teksteve

shkollore: “Këndimi im i parë”, shty-pur në Tiranë në 20000 kopje,“Metodë për mësimin e gjuhës shqipefëmijve 5-7 vjeçar”, hartuar ngaIbrahim Riza, shtypur në Prizren në500 kopje e vazhdon me botimin e lit-eraturës politiko-shoqërore. Gjatë këtijviti botohen 20 njësi bibliografike, më1946 - l6 etj.

Karakteristikë e botimeve të dhjetëv-jetëshit të parë botues 1944 - 1954është botimi i teksteve shkollore meautorë shqiptarë, fillimi i botimit tëletërsisë origjinale shqipe, i gjuhësisëshqipe, botimi i titujve të parë nga letër-sia e popujve të RSFJ-së, botimi i letër-sisë botërore, krijimtarisë gojore etj.Kështu, botohen: “Abetare për tërritun”, hartuar nga Mehmet Gjevori,Salih Kolgeci, Ibrahim Riza e RexhepShpendi, “Abetare për klasën e parë tëshkollavet fillore”, punuar prej MehmetGjevorit, Stathi Kostarit e Jani Gjinos,“Libër leximi për klasën e V dhe të VI tëshkollave tetëvjeçare dhe për klasën e Idhe të II të gjimnazeve”, hartuar ngaPetro Janura e Krum Toshev, “Ngaletërsija shqipe, Libër për fëmij” iVlladimir Nazorit, “Kangë populloreshqiptare të Kosovë...”, mbarështuarprej Vojisllav S. Dançetoviqit e AntonÇettës, “Diftorët e shqipes dhe histo-riati i tyne” të Selman Rizës, “Kasollja eXha Tomit” e Harriet Besher Stou,“Liza në botën e çudinave” nga LuisKarol, përkthyer nga anglishtja ngaBeqir Çela e Hysen Çela, “Robinson(Crusoe)” nga Daniel Defoe, “Jul

Qesari” nga Viliam Shekspiri në përk-thim të Fan S. Nolit etj.

Periudha 1955 - 1984, ndërkaq,karakterizohet me botimin intensiv tëtitujve të librave origjinalë shqip, dukefilluar nga tekstet shkollore e univer-sitare deri te enciklopedia shqipe,botimi i të gjitha zhanreve letrare tëletërsisë shqiptare: tregimeve, roman-eve, dramave, kritikës letrare e teatroree deri te kompletet letrare, si kompleti“Vepra” i Sterio Spasse, tetë libra, ai iFan S. Nolit, shtatë libra dhe kompletii Viliam Shekspirit në dhjetë libra etj.Kur jemi te botimi i librit të parë i EJnë gjuhën shqipe (është promovuar nëPrishtinë më 20 nëntor l984); vlen tëthuhet edhe kjo: ky vëllim përmban1402 njësi e 78 udhëzime. NgaRedaksia për Kosovën, për këtë vëllim,janë shkruar 35 njësi me 12 punimeilustrative. Tirazhi i botimit të EJ, nëgjuhën shqipe, është 5000 kopje.

Në mbarim të vitit 1984 numri ititujve të botuar arrin në 6568: 3200 tëRedaksisë së botimeve Rilindja, 3084botime të Entit të Teksteve dhe tëMjeteve Mësimore të Kosovës e 284botues të tjerë: Instituti Albanologjik iPrishtinës, Akademia e Shkencave dhee Arteve e Kosovës, BashkësiaKrahinore e Punës Shkencore, Enti iHistorisë, Biblioteka Popullore dheUniversitare e Kosovës, revistat: ”Jeta eRe”, “Pionieri”, “Zëri i Rinisë”, “Bota eRe”, “Flaka e Vëllazërimit” e Shkupitetj. Vetëm botimet e Rilindjes janëbotuar në 13311614 kopje.

/ vijon në numrin e ardhshëm /

14

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

HULUMTIME

SHQIPE ASLLANI

SHKËNDIJE BERISHA

HYRJE

Në rrethanat e një realiteti kulturor epolitik në formim, karshi dijeve,kulturës e arsimit, në Kosovë vijon

me një dinamikë në rritje edhe kultura ebotimit, në kuptimin sasior e cilësor. Pra,në këtë kontekst, kur trendët e kulturës e tëarsimit i përcaktojnë edhe botimet - for-matet dhe llojet e botimeve, në njërën anë,dhe tematika e tyre, në anën tjetër, do tëishte e rëndësishme që, nëpërmjet një anal-ize të të dhënave, që tashmë janë bërë, ngaShërbimi i CIP-it (Katalogimi në botim),të japim një vështrim se çfarë botohet,përkatësisht cilat fusha e dominojnë tregune botimeve në Kosovë.

Meqë puna dhe aktiviteti ynë është i lid-hur me CIP-in, një shërbim përpunimi tënjësive libër në botim, arrijmë të marrin, nëtë njëjtën kohë, informacionin dhe të për-cjellim gjithë veprimtarinë botuese nëKosovë - të njësive libër. Përcjellja specifikee veprimtarisë botuese në Kosovë, nëpërm-jet përcaktuesve të fushave në të cilat boto-het: tematik, gjuhësor, akademik etj, jepnjë pamje të qartë për botimet dhe profiline botuesve, të cilët diktohen dhe diktojnëaspekte të zhvillimit arsimor dhe kulturortë Kosovës gjatë këtyre viteve të pasluftës.

BOTIMET NË KOSOVË SIPAS KUD-it

Në këtë analizë të botimeve gjatë vitit2007 në Kosovë, sipas KUD-it, (ndarjeslëndore), informacioni i organizuar sipasstatistikave, jepen sasitë në numër dhepërqindje të botimeve në secilën fushë.Krahas kësaj, kemi përcaktuar edhe tëdhëna që krahasohen, të botimeve nënivele e kritere të ndryshme, që kemi kon-sideruar të jenë të vlefshme për opinioninkulturor në Kosovë, duke i marrë si statis-tika – vërtetësia e të cilave mundëson njëinterpretim.

Nga fundi i shkurtit 2007 deri në fundtë dhjetorit 2007, janë botuar 600 tituj. Pra,kjo shifër e dhënë për numrin e botimevepër rreth një vit, është për botimet që kanëmarrë dhe CIP-in dhe numrin e ISBN-sënë BKUK gjatë vitit 2007. Pra, të sqarohe-mi: jo çdo botues merr CIP-in për botimin

që vë në treg në Kosovë. Ende një numër ibotimeve dalin pa CIP dhe ISBN, edhe psepërgjegjësia e botuesve në Kosovë, për t’ipajisur botimet e tyre me këta identifikuesështë rritur.

Para se të japim më poshtë të dhënat përbotimet nëpër fusha - klasifikuar sipastabelës së KUD-it (Klasifikimit UniversalDecimal), duhet thënë se jo pak tituj, qëbotohen, pra që marrin CIP-in në BKUK,kanë përmbajtje të përzier dhe marrin dy emë tepër indekse; përmbajta e librave për-caktohet përmes indekseve të fushave e tëdijeve të ndryshme.

Në vijim po japin numrin e titujve tëbotuar në Kosovë (pra që kanë marrë CIP)gjatë vitit 2007, sipas KUD-it: Çështje tëpërgjithshme. Shkenca dhe dituria.Organizimi. Informacioni, janë klasifikuar(botuar) - 21 tituj; Filozofia. Psikologjia -18 tituj; Feja. Teologjia - 32 tituj; Shkencatshoqërore - 116 tituj; Matematika dheshkencat e natyrës - 59 tituj; Shkencat eaplikuara. Mjekësia. Teknologjia - 23 tituj;Artet. Muzika. Sporti - 40 tituj; Gjuhësia.Letërsia - 234 tituj; Gjeografia. Biografia.Historia - 57 tituj.

Mbështetur në të dhënat e mësipërme,mund të konstatohet se gjatë vitit 2007,janë botuar tituj që u përkasin të gjithafushave të dijes – ndarjes sipas KlasifikimitUniversal Decimal - 0/9. Dominojnëbotimet nga Gjuhësia dhe Letërsia - 234tituj, ose 39%, e botimeve të përgjithshme;nga Shkencat shoqërore - 116 tituj ose19.3 %; nga Shkencat natyrore - 59 titujose 9.8% etj..

Më së paku është botuar nga Filozofia -18 tituj ose 3%.

Shkencat e natyrës/Shkencat shoqërore.Nëse krahasojmë numrin mes botimeve nëShkencat e natyrës dhe Shkencat shoqërore,del se në Shkencat shoqërore, shkencat epërgjithshme, filozofia, feja, historia, janëbotuar 244 tituj ose 40.6%, kurse nëShkencat e natyrës dhe ato të Aplikuara –janë botuar 82 tituj ose 13.6%

Gjuhësia dhe Letërsia. Dallimi është itheksuar, po ashtu, mes Gjuhës, në njërënanë, dhe Letërsisë, në anën tjetër. Ngagjuhësia janë botuar 36 tituj ose 6 %, ndër-sa nga Letërsia - 198 tituj ose 33%. Ngaletërsia e huaj (e përkthyer në gjuhënshqipe) janë botuar 24 tituj ose 4%; ngaLetërsia për fëmijë – janë botuar 31 tituj

ose 5.1%.Ndërsa, nëse i shtohet kësaj analize sta-

tistikore - numri i botimeve nga fusha eLetërsisë, sipas gjinive, del se: poezi - janëbotuar rreth 13.1% e titujve nga Letërsia,dramë - 0.05%, prozë - 5.5 %, ese - 0.8 %;gjini të tjera: kritikë letrare, kujtime,biografi, antologji, publicistikë - 4.5%.

Botimet shkollore/Botimet universitare.Dallimi mes numrit të Botimeve shkolloredhe Botimeve universitare, është, po ashtui theksuar. Tekstet universitare dhe shkol-lore gjithsej janë 199 tituj ose 33.1%, prejtyre Tekste shkollore janë - 188 tituj ose31.3%, ndërsa Tekste universitare janë 10tituj ose 1.6 %.

Libra të përkthyer. Prej të gjithabotimeve të vitit 2007, tituj të përkthyerjanë rreth 10%.

PROFILI I BOTUESVE

Botuesit - numri i titujve dhe profili. NëKosovë, Shtëpitë botuese, karshiInstitucioneve botues dhe Autorëve botues,dominojnë në kuptimin sasior tërësinë ebotimeve. Gjithnjë duke iu referuar të dhë-nave për botimet në Kosovë që marrin CIP-in, gjatë vitit 2007, me 15.8% të të gjithabotimeve është “Libri Shkollor”, shumicadërmuese e botimeve të kësaj shtëpiebotuese janë tekste shkollore, më pas vjen“Dukagjini” me 7.6 % të botime; kjo shtëpipërfshin botime me karakter dhe moshashtë ndryshme. Pastaj vijnë botuesit që janë tëprofilizuar kryesisht në fushat dhe zhanret earteve, përgjithësisht të letërsisë. Ndër botue-sit e këtij profili që i dominojnë botimet nëKosovë janë Shtëpia botuese “Faik Konica”me 4.5% botime, Shtëpia botuese “Rozafa”me 3.1% etj. Prej Institucioneve botues,Akademia e Shkencave dhe Arteve eKosovës merr pjesë në numrin epërgjithshëm me 1.6 % të botimeve,Universiteti i Prishtinës me 10 tituj ose 1.6%, Instituti Albanologjik i Prishtinës - me1.3 % etj; ndërsa, universitet private kanëbotuar 10 tituj ose 1.6% të të gjithë teksteuniversitare.

Prej të gjitha kategorive të botuesve, tëcilët kanë botuar gjatë vitit 2007, Shtëpitëbotuese private prijnë me 506 tituj të botu-ar, ose 84.3% të të gjitha botimeve,Institucionet si botues janë gjithsejtë 9 me8.5% ose 51 tituj, botues individual janë7.1% ose 43 tituj të botuar.

Tematika dhe konteksti

sociokulturor i botimeve në Kosovë

15

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

RESTAURIMI

BEDRIJE MEKOLLI

Dëmtimi i librave, gazetave,dokumenteve të ndryshme, har-tave, fotografive etj., është

dukuri mjaft e shpeshtë. Përdorimi ipërhershëm dhe jo i mirë, shumë shpejtmund ta shndërrojë librin e ri në tëvjetruar dhe të papërdorshëm, që më paskërkon riparim të shtrenjtë, lidhje sër-ishmi, apo zëvendësim.

Disa masa të thjeshta preventive, qëlidhen me përdorimin e duhur të mate-rialeve bibliotekare, dukshëm mund tëmënjanojnë dëmtimin e tyre.

Shumica e librave nuk janë kopjemuzeale, që ruhen të arkivuara si pjesëe trashëgimisë nacionale apo njerëzore,por thjesht, janë të shërbim të për-doruesve. Nga kjo mënyrë e përdorim-it, ekzistojnë mundësitë për dëmtimetë papritura. Një përkujdesje ndajmaterialeve bibliotekare, nga stafi ibibliotekës, do të ndihmojë ruajtjen etyre, por edhe do t’i inkurajojë për-doruesit që t’i përdorin ato me kujdes.

Meqenëse një pjesë e kon-siderueshme e materialeve përbëhennga letra e cila është e thyeshme dhe endjeshme, duhet siguruar që për-doruesit mos t’i dëmtojnë materialet,duke rritur përgjegjësinë e stafit, i cilii ndihmon lexuesit në përdorimin e

materialeve të ndjeshme.Prishjet apo dëmtimet që shkakto-

hen më së shpeshti te librat apo mate-rialet e tjera ndodhin si pasojë e paku-jdesisë, por edhe e mosnjohjes së disarregullave për përdorim të materialevebibliotekare.

Dëmtimet janë të mundshme gjatësistemimit apo radhitjes së librave nërafte, gjatë tërheqjes, bartjes së librave,përdorimit të gjërave të ndryshmegjatë leximit, përfshirë: lapsa, ngjyra,mbajtëse të ndryshme, pastaj gjatëprocesit të fotokopjimit, mirëmbajt-jes, përdorimit të ushqimit në ambi-entet ku përdoret libri, etj.

DUART E PASTRA

Megjithëse një pjesë e madhe evjetërsirave, grisjeve dhe shqyerjevejanë të paevitueshme gjatë përdorimit,këto dëmtime mund të reduktohen nëambiente bibliotekare, ku ruajtja dhekonservimi janë prioritete. Bibliotekatduhet të aplikojnë programe tëndryshme edukative me qëllim tënxitjes së stafit dhe përdoruesve që t’imbajnë duart e tyre pastër gjatë për-dorimit të librit (materialit bib-liotekar).

Përdorimi i materialeve bib-liotekare me duar të pastra ndihmonqë të mbahen ato në gjendje të mirë,prandaj, është e domosdoshme qëgjithmonë të siguroheni që duart tuaja

të jenë të lara dhe të pastra. Duart epalara, të ndotura, të lagura dhe tëyndyrshme, lënë shenja të pash-lyeshme në materialet bibliotekare.

Duhet pasur kujdes që gishtërinjtëmos të lënë gjurmë të ndotjes nëmbështjellësit dhe në bllokun e tek-stit, (për shembull, ka raste kur fletëtshfletohen me gishtërinj të lagur).Shumica e njollave në mbështjellësitdhe fletët e librit është nga zhylli apopapastërtitë e grumbulluara të gjur-mëve të gishtit.

Kur stafi dhe përdoruesit konsulto-jnë tekstet e rralla ose unikate, ataduhet të përdorin dorëza pambuku, tëcilat parandalojnë transferimin eyndyrës natyrale të gishtërinjve nëfletët e ndjeshme. Përdoruesit duhetgjithashtu të përdorin dorëza pam-buku për përdorim të materialevejolibër, siç janë mikrofilmat,fotografitë, gravurat, negativet, dukeprekur vetëm sipërfaqet largimazheve.

Kujdes i veçantë duhet pasur nëpërdorimin e materialeve me dimen-sione të mëdha, si: harta, posterë, fla-muj letre, etj. Gjatë manipulimit mendonjë material të tillë bibliotekar,duhet siguruar hapësirë të bollshme tërehatshme, të pastër, në mënyrë që tëpërdoret ai material pa u dëmtuar.Materiali mbahet në tavolinë dhe jonë DUAR.

VENDOSJA NË RAFTE

Vendosja e përshtatshme e libravedhe dokumenteve tjera në rafte ështëçelës kryesor i ruajtjes se gjendjes setyre të mirë dhe jetëgjatësisë nëpërgjithësi. Librat duhet të mbahennë pozitë të drejtë vertikale në rafte, tëmbështetura nga librat e tjerë osembështetëset e librave (BKUK përdor

Kujdesi gjatë përdorimit tëmaterialeve bibliotekare

(Vështrim i përgjithshëm)

16

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

RESTAURIMI

mbështetës për përforcimin e pozi-cionit të librave).

Vendosja e papërshtatshme e librave

Raftet nuk duhet të stërngarkohen(mbushen tepër). Librat duhet tërrëshqasin lehtas në rafte pa forcë.Librat e lënë anash ose pjerrët mundtë shkaktojnë shtrembërimin dhedeformimin e librit ndërsa lidhjetmund të shkëputen ose prishen.Librat nuk duhet kurrë të vendosenme shpinën lart pasi që pesha efletëve, herët ose vonë, tërheq bllokune tekstit nga mbështjellësi (kapakët)

dhe e shkëput atë. Kur librat janë ren-ditur papërshtatshëm, lidhjet ebllokut të tekstit, lidhjet e shpinës,dhe mbështjellësit - shkëputen.Palosja mbrapa, kthimi nga ana eprapme e mbështjellësve të librit, jovetëm që shkakton dëmtimin embështjellësve, por, gjithashtu, shkak-ton edhe shkëputjen e fletëve.

Nëse përmasat e mëdha të materi-aleve dhe mungesa e rafteve pengonradhitjen vertikale, librat duhet ven-dosur sipër njëra-tjetrës horizontalisht- por vetëm tri ose katër në një grum-bull, duke u kujdesur që librat medimension të madh të jenë në fund tëgrumbullit.

Raftet duhet të kenë thellësi tëmjaftueshme aq sa tërësisht të mbajnëvëllimet si dhe të mbetet hapësirë meslibrave dhe anës së pasme të rafteve nëmënyrë që të ketë qarkullim tëmjaftueshëm të ajrit.

Broshurat ose pamfletet mund tëhumben ose dëmtohen lehtë. Nësevendosen drejt në rafte ato mund tështrembërohen dhe të shtypen.

Broshurat e vetme (nga një) mund tëruhen në mbështjellës të tejdukshëmpolipropileni, në kuti të mbyllura osesi dosje në sirtar. Broshurat medimensione të ndryshme nuk duhet tëruhen në dosje ose kuti të njëjtë.

Tërheqja e librit nga rafti Dëmtime të konsiderueshme të mate-rialeve bibliotekare arrihen edhe gjatëtërheqjes jo të mirë nga raftet. Gjatëlargimit nga rafti, libri nuk duhet tëtërhiqet nga koka ose pjesa e sipërmee shpinës, e cila është e ndjeshme dhee prirë të prishet. Një tërheqje e tillërezulton me grisje ose shkëputje tëshpinës, dhe kështu më pas dobësohetstruktura e librit.

Tërheqja joadekuate e librit nga raftiTërheqja e librit mund të bëhet dukei shtyrë prapa shpinat e dy librave qëgjenden anash, me qëllim të kapjes së

shpinës së librit në mes, ose dukeshtrirë gishtin përgjatë skajit të sipërmtë përparmë të librit dhe duke tërhe-qur prapa, me qëllim të kapjes me tëlehtë të shpinës.

USHQIMI

Ngrënia dhe pirja - kurrë nukduhet të bëhet afër materialeve bib-

liotekare, ngaqë ato mund ta njollosinletrën dhe të rrisin rrezikun e paraqit-jes së insekteve. Ushqimi i derdhur nëfletët e librit fshin ose zhduk tekstin,gjithashtu tërheq insektet dhe kafshëte dëmshme, të cilat prishin të gjithapjesët e librit.

Pijet e ndryshme dhe uji - gjithash-tu, konsiderohen dëmtues të letrës.

Kurrë nuk duhet të lihen njësitëbibliotekare në dysheme, sepse atomund të dëmtohen edhe nga pikat mëtë vogla të ujit ose nga rrjedhjet evogla. Gjithashtu, libri nuk bën tëlihet nën spërkatëset e ujit.

Pirja e duhanit - në afërsi të libraveapo ambienteve ku lexohet, mund tëketë pasoja të tmerrshme, ngaqërrezikon dëmtimin e koleksioneve(duke mos llogaritur edhe jetët enjerëzve). Mjafton vetëm një mosfikjesi duhet e cigares që të shkaktojë zjarrtë paparashikueshëm.

TRANSPORTI

Dukuri e zakonshme dhe rutinore nëbiblioteka është edhe bartja e materi-aleve nga një vend në tjetrin. Kur ndodhky proces, duhet pasur kujdes sidomosnë përzgjedhjen e karrocave të përshtat-shme, me qëllim që të reduktohen rëni-et dhe prishjet e lidhjeve të librave.

Duhet të mënjanohen bartjet egrumbujve të mëdha të librave, të cilatmund të rrëzohen. Por, nëse kjo ështëe domosdoshme, atëherë ato mund tëmbahen mirë me dy duar, ose karrocatë drejtohet nga dy persona. Në disaraste mund të aplikohet paketimi irehatshëm i librave në pako, që tëpengohet lëvizja dhe rrëshqitja, atoduhet vendosur në pozitë të rrafshët(shtrirë) ose me shpinë poshtë ndërsapjesët (skajet) e përparme të mbetensipëri.

Vendosja e papërshtatshme e librave

Tërheqja joadekuate e librit nga rafti

17

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

RESTAURIMI

Mos e stërngarkoni karrocën!Gjatë transportit, njësitë e ndjeshme (tëdobëta) ose ato me pjesë të humbura,duhet të vendosen në zarfe ose kutia.Nëse janë shumë të thyeshme (brishta),së pari duhet të mbështillen me një copëletër dhe të përdoren zarfet me jastëk(mbushje).

SHPREHITË E PËRDORIMIT TË MJETEVE TËNDRYSHME

Është e paevitueshme, shprehia e për-dorimit të mjeteve të ndryshme gjatëleximit apo përdorimit të materialeve.Duke përdorur mjete dhe pajisje tëndryshme gjatë punës në zyre apo labo-ratorë pune, shpesh nuk merret parasyshapo nuk mendohet se ato mund tëshkaktojnë dëme të konsiderueshme përletrën dhe librin.

Lapsat dhe ngjyrat - Duhet të elimi-nohet përdorimi i ngjyrës dhe vulosjesme ngjyrë në materiale, kurdoherë qëështë e mundur. Ngjyra, veçanërishtstilolapsat me maje shajaku (tëndjeshme), dëmtojnë përgjithmonëfibrat e letrës, ku më pas ajo ngjyrërrjedh në afërsi të fletës. Kujdes: Ngjyranuk mund të fshihet nëse bëhet gabim.

Kapësetmetalike tëletrës - janës h k a t ë r -ruese përletrën. Kë -to obje ktetë mpre htametali u shkaktojnë dëme të mëdhamaterialeve letër e në veçanti nëse letraështë e vjetër, e butë ose e brishtë (ethyeshme). Kapëset metalike të letrësgjithashtu ndryshken shpejt dhe lënënjolla ndryshku te paevitueshme nëletër. Kapëset e letrës madje mund tëlënë edhe gropa dhe gjurmë në letër tëre. Letra nuk duhet të kapet me këtokapëse as përkohësisht (flasim për mate-riale bibliotekare që arkivohen).

Letra vetë-ngjitëse për shënime -është zgjedhja më e përshtatshme (për-dorshme) që është zbuluar rishtas. Ajoshpesh përdoret për komunikim tëinformatave. Sidoqoftë, ajo nuk funk-sionon mirë si transportues i infor-matave sepse ajo lehtë zhvishet osehumb efektin ngjitës gjatë transportimittë materialeve.

Ajo, gjithashtu, dëmton letrën nëdisa mënyra. Letra vetë-ngjitëse depozi-ton mbetjet e saja, të cilat tërheqinpluhurin dhe mykun. Ato mbetje mundtë tërheqin te fijet e vjetra, letër të butë,të cilat rezultojnë në humbje të tekstit.

Shiritat ngjitës - Nuk ka lloje të shir-itave ngjitës, që përdoren në letër pashkaktuar dëme në fibrat e saj.Megjithatë, pothuajse të gjithë shiritatngjitës që ekzistojnë janë përdorur meqëllim të mirë, për të bashkuar apoarnuar fletët dhe mbështjellësit bashkë.Të gjithë përdoruesit e koleksioneveduhet t’i ikin përdorimit të çfarëdolloj tëshiritave, përveç nëse ata shirita ngjitësijanë prodhuar enkas për produkte arki-vore. Përveç humbjeve të pjesëve tëfletëve, shiriti lë edhe gjurmë të ngjitësitnë mbështjellësit e librit.

FOTOKOPIJIMI

Fotokopja konsiderohet ndër shkak-tarët e rëndësishëm të dëmtimit të libritapo materialeve. Hapja e librit, dukeshtypur shpinën për të kopjuar dy fletënë të njëjtën kohë, dëmton shpinën elibrit. Si pasojë e kësaj, fletët do të nda-hen (shkoqen) nga lidhja dhe informatatmund të humbin.

Gjithashtu, ekzistojnë disa lloje tëmaterialeve bibliotekare, të cilat janëshumë të ndjeshme dhe nuk duhet t’inënshtrohen operimeve fotokopjuese,

siç është rasti me artikujt e dëmtuar osetë brishtë (thyeshëm), vëllimet me lidhjefortë të shtrënguar, artikujt e rrallë dhefotografitë.

Në rastet kur lexuesit bëjnë fotokop-je dhe nuk i njohin mirë rregullat e kop-jes, ata duhet të mbikëqyren nga stafi ibibliotekës për të parandaluar ndonjëdëmtim eventual. Vlen përmendur semateriali i lënë në aparatin efotokopjimit do të dëmtohet (prishet)nga nxehtësia.

MIRËMBAJTJA

Bazuar në konceptet e përgjithshmedhe të njohura se mirëmbajtja është pre-ventiva më e mirë për ruajtjen dhe kon-servimin e koleksioneve me vlerë, në bib-

lioteka, mund të konkludohet se edhekjo dukuri ka specifikat e veta. Për shkaktë depërtimit të pluhurit dhe dheut,përmes dritareve - në maje të librave, emë pas edhe ndërmjet fletëve, grimcohetose dëmtohet letra. Duhet që, së pakunjë herë në vit, të bëhet pastrimi gjener-al i librave, dokumenteve dhe rafteve. Tëgjitha koleksionet duhet të largohen ngaraftet dhe të vendosen në karroca.

Pluhuri dhe papastërtitë e tjera duhettë pastrohen me kujdes me thithëse elek-trike nga raftet, pastaj të pastrohen melecka të pastra, dhe pastaj të rivendosenkoleksionet sërish, të cilat, gjithashtu, janëpastruar me thithëse pluhuri. Pastrimibëhet ashtu që me thithëse vakumi fillo-het pastrimi nga maja, duke vazhduar tekanët e secilit libër. Para kthimit të libravenë raft, duhet pasur kujdes që raftet të jenëplotësisht të terura. Pasi që gjatë këtij pro-cesi koleksionet shumë lehtë mund tëdëmtohen. Pastrimi duhet të bëhet dukeaplikuar kujdesshëm teknikat e përdorim-it. Nëse koleksionet janë me vlerë, osejanë me lidhje të ndjeshme apo të dëmtu-ara, ato duhet të pastrohen me maturivetëm kur është e domosdoshme.

PËRFUNDIMI

Nga e tëra kjo që u tha më lart, kon-statojmë se edukimi i komunitetit bib-liotekar dhe i lexuesve se si të përdorindhe trajtojnë materialet bibliotekare,është elementi kryesor në ruajtjen ekoleksioneve për gjeneratat e ardhshme.Do të jetë e dëshiruar që secili të inkura-johet për të përdorur materialet e tillame kujdes dhe vëmendje.

Ruajtja e koleksioneve bibliotekareështë një detyrë e rëndësishme, qëkërkon përkrahjen dhe ndihmën e tëgjithëve - të stafit bibliotekar dhe të për-doruesve (lexuesve).

18

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

TRASHËGIMI

Vjetërsija

Pasi botuam Universitetet e para tëSinisis Ilirike në të nderçmënRevistën Shkodrane Leka, e pashë

të udhës për plotësim që të botojë sotHistorin e Bibliotekavet në Shqipërië qënë kohrat më të lashta e gjer më sot, qëkështu dal nga dalë të mundet të plotë-sohet historija e Kollturës në Shqipërië,massi kjo nuk mund të plotësohetvetëm prej nji a dy vetash dhe prej nji ady elementesh, po prej shum shkrim-tarësh, gjurmimesh dhe elementeve tëndryshme që do të kën përpjekje mekëte thëm, për këte unë sot po bëj fil-limin duke shpresuar se të tjerë shkrim-tarë më të zot se unë, do të gjurmojëngjurmat e mija dhe do të vijojinkërkimet e bo të plotësojën pas kësajhistorin e kullturës në Shqipërië.

Para se të fillojë nga tregimi i his-torisë së Bibliotekavet në Shqipërië epashë të udhës që të bej fjalë mbipërgjithësin e tyre.

Përmbledhja dhe ruajtja e prodhimitfrymuer të njerzimit u duk e nevo-jëshme për nji herë possa (nga vitet epara) u shpik shkrimi. Gërmimet eBabylonës dhe të Ninevisë na sbuluanëpërmbledhjet e koleksionevet të para tëpërmendorevet të shkruara të fjalës, megjendjen e plitharevet (tullavet) të papjekurave, sipër në të cilat ishin shkru-arë tekste të shenjta, tabëllaastronomike, emëra perëndish, për-dorëse historike dhe gramatike.

Në Ninevi u gjendën me mijëra ngakëto plithare të vendosura në rrathësipër në për dërasa (dhoga), brenda nënji dhomë të pallatit të Kujanxhikut,duke përbërë këto bibliotekën e mbretittë Assyrisë Sardhanapalit. Një pjesë emjaftë (e konsiderushme) prej këtyreplitharve humbi, po shumë mijëra prejtyresh gjenden sot të vendosura neBibliotekën e Muzeumit Britanik nëLondër. Këto koleksione shumë tëmoçme përmbaheshin mbase për për-

dorimin e mbretërvet, po gjendeshinedhe koleksione që mbaheshin në përFaltoret. Në Jerussalem për shembëllmbaheshin libra të nomit (kanunit tëMoisiut dhe të shkrimevet të shenjta).Në Egjyptë ç’do ndërtes e shenjtëruante libra liturgjike, mjekësore dhebujqësore.

Po, fjala Bibliotekë që muarën prejhelinishtes dhe gjithë gjuhrat e rejaEuropiane, në kohrat e moçme nukpërdoresh me kuptimin që i apim nevesot; në Lindje dhe më tepër në Egjyptëe përdornin për të treguarë vendin osedepozitën që gjendesh a ishin vendosurarhivet komunale ose administrative njifarë depozite ose arhive noterjale dhepër këto lloji depozita epnin emërimbiblioteka.

Përdorimi i madh irregjistrimit të pron-avet në kohë tëImpratorisë Romaneqë filloji në kohë tëAugustit dhe vijoji dheprej trashëgimtarevettë tij, lehtësojëshumëzimin dhe shvil-limin e themelimin edepozitavet e tëarhivevet në krye-qytetet e guvernarivettë ndryshme, që muarëemërin Bibliotekakomunale. Ky emërmë pas u shtri edhe nëpër depot e libravetletrare e shkencore.Nderi i krijimit të bib-liotekavet të vërtetanuk u përketEgjyptianvet poHelinvet, me gjithë qëe para ish ajo që për njikohë të gjatë eptelandën e duhur përshkrimin, Papirin. Nëkëte mnyrë mbledhja eparë e libravet u bë në

Athin për përdorimin komunal nëshekullin e 6 para Krishtit prejPisistratit, të cilën mbreti i PersisëKserksi kur hyri në Helladhë e rëmbeudhe e dërgojë në Persi, nga e cila prapëu muarë prej Selefkut Nikatoros umuarë dhe u dorëzua së rishtAthiveasvet. Athineu përmend edheBibliotekën e Polykratit të Samos siedhe bibliotekat private të Nikokratit tëKypros, të arhondit Euklidhit, të vjer-shëtorit Pyndar dhe të fillosofitAristotelit. Prej gjithë këtyrevet vetëmajo e Pisistratit duket se ka harakterin enji Biblioteke Komunale ose Botore siçi themi ne Shqipëtarët.

Dijetarët në Helladhë dhe në Romënuk i kujtonin si të nevojëshme, veç sepak libra që u duheshin për të fituarë

Historija e bibliotekave në Shqipërië(Ky tekst është marrë nga revista Hylli i Dritës, Shkodër, Vjeta XIII, XIV - Kallnduer 1937, 1938, dhe

botohet në origjinal, pa ndërhyrjen e redaksisë )

19

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

TRASHËGIMI

ato njoftime që u duheshin dhe udukeshin të mjafta për vendin e tyredhe për kohën në të cilën rronin.

Bibliotek e shënuarë private si pasAthineut, ish ajo e Nileut në Skipsin eAssisë së Vogël. Ky Nileu ish nxenës(dishepulli) i Aristotelit si dhe ajo eTheofrastit që trashëgojë Bibliotekën e tëparit dhe e permbante. Straboni thot sekjo Bibliotek ish e para në llojin e saj.Trashëgimtarët e Nileut duke patur frikprej mbretërvet të Pergamos të cilëtmblithnin dhe mirnin librat nga ç’dovendë që gjinin për bibliotekët e shkëlqy-er që formuanë në Pergamo, i fshehënkëto libra në për bimca (depozita në dhe)dhe pastaji i shitën të fillosofi peripetikApelikona. Pak më pas, pas vdekjes sëkëti Syla e shpuri në romë këte bibliotekëtë Nileut e ju shit mbretit t’EgjyptitPtolemeut Filladhelfit, i cili me librat qëkish fituarë vetë në Athinë dhe nëRodho, i dërgojë në Aleksandrië për tëbegatësuarë bibliotekën e famëshme qëkish filluarë të krijohet atje.

Biblioteka e Aleksandrisë që ish më efamëshmja dhe më e shquara dhe më epasura, u themelua prej PtolemeutSotiros (Shpëtimtarit) pas shtytjes tëDhimitër Falireut dhe ish e njohur meemërin I megali Vivliothiqi (Bibliotekae madhe)...

II

Shkenca e bibliografisë sot eshtëtepër e madhe dhe e shvilluarë dhë njipasuri e madhe ka hyrë sot në këtëshkencë sin ë pikpamje të artittipografikë ashtu dhë në artin tregëtarëtë libërshitjes e të bibliofilisë, që neve askoha as mjeti na premton për të shvillu-arë në rreshtat e paka të së nderuarësRevistë që po botojmë këto; me pakfjalë treguamë historinë dhe BibliotekatKryesore të Botës së qytetëruarë.

Tani kënduësit e dashur mundt tëmë pyesin, po neve në Shqipërië a kemipatur no nji herë dhe a kemi Bibliotekatë organizuara?

Për të hequr ndyshimin e Kënduësvettë dashur po përgjigjem, se edhe neve nëShqipëri kemi patur e kemi edhe sotBiblioteka, me gjithë vobekësin t’onë nëlamin e diturivet, se vendi i ynë në

kohrat e kaluarë ka qenë djepi iqytetërimit dhe mbesojmë që edhepaskëtaj të behet vendi i ynë shembëll iqytetërimit dhe mbrothësisës, dhepërkëte po përshkruaj këtu më poshtëhistorin e Bibliotekavet t’ona që nëkohrat më të lashta e gjerë në ditët t’ona,duke mbesuarë se me anë të këtyre rrad-hvet i bejë nji sherbim të vogël kulturëss’onë Kombetare, dhe duke kërkuarëndjesë prëj zotërinjvet që u la pa për-mendur bibliotekat e tyre si edhe për tëmetat që munt të ketë kjo vepër e vogël,duke u lutur gjithë qytetevet dhe kën-duësvet të më lajkërojnë për të metat qëdo të gjejin si edhe për bibliotekat qënuk do t’i shohin këtu të rreshtuara.

Rradhën e Bibliotekavet do t’a mba-jmë pas qytetevet.

KOHA E MOÇME.

Apollonija.

Një nga qytetet e përmenduna dhe tësviluara të Shqipërisë së moçme dhe his-torike eshtë edhe qyteti i Apollonisë qënë gjendesh në Myzeqe në Prefekturëne Beratit në vendin ku gjendet sot fshatii Pojanit të Fjerit.

Apollonija ungjit shumë lartë nëshvillimin e diturisë, artit dhe shken-cavet të tjera, po pati nji jetë më tëshkurtër se simotra e saj Epidamni aDyrahiumi (Durrësi i sotmë).

Ky qytet në gjasht shekujit e parërroji në lulëzim dhe në kohë të parë tëpushtimit Roman ish si nji fener iNdriçmë në Brigjet e Detit Ion si edhenë Brigjet e përtejëshmë të SinisisëItalike që lëshojë shkëndijat e saj dhetërhoqi në gji të tij shumë romanër tëshquarë për hirë të mësimit e të diturisëdhe më pas, pas të III a të IV shekull fil-loji të bjerë nga lulëzimi i saj dhe më nëfund të shuhet krejit nga faqja e his-torisë së qytetevet, duke u banuarë mëpas prej disa nomadhësh që formuanëfshatin e sotmë të Pojanit afër Fjerit, osemë mirë të themi i ndërtuarë mbi mbe-turinat e qytetit të moçmë.

Apollonija si nji qytet i math, ishënuarë dhe tregëtarë ish i bindur nëligjet në terë kohën e rrojtjes së tij dhekishë shum ndërtesa të shënuara

botënore siç provohet prej mbeturi-navet e kujtimevet të mbetura nërmjettë cillavet përmendet edhe “Gjymnazi”afër të cilit gjendesh burimi i quajtur“Kifisos” e cila gjendet në luginën që sote quajmë Kalive, ku gjendet nji burimdhe mbase do të jetë ay burim i moçmë.

Historija na tregon se Pojani kishistitutin ose tembullin më të lartë tëditurivet “Gymnazin” ku mësuanëshumë burra të shquarë të vjetërsisë, siOktavi i përciellurë prej OratoritApollodhor Pergaminin, FillosofArionin me të birët Dhionisin eNikanorin e të tjerë.

Tani vjen pyetja në kish Apollonija emoçme no nji Bibliotek?

Kësaj pyetje i përgjigjem seApollonija me të vërtetë zotëronte njiBibliotek për këto arsye: 1) Apollonijaka patur pranë ose më mirë të themi nëvendin ku gjendet sot Manastiru iShëmërisë së Pojanit Urakullin eApollonit ku ish si fattreguës priftiEyvini që ish dhe i pari mësuës si edhePithinë; dhe nga historija dimë që në përUrakullat dhe faltoret vendosesh edheBiblioteka dhe se librat ishin dhurat tëshenjta prej perëndivet dhe viheshinnënë mbrojtjen e tyre. 2) Çdo qytet ivjetërsisë që përmbante në gji të tij njiIstitut a Tempull të diturivet kish edheBibliotek si pjesë të pa ndarë të saj. 3)Në Pojanë janë gjendur statue njerzishduke mbajtur libra në për duarë, dhe kjoshënon se në ate vend gjendesh vendi iBibliotekës, se të vjetrit kishin zakon qëBibliotekat e tyre i sbukuronin me stat-ue të ndryshme burrash të njohur nëdije. 4) Në Pojan janë gjendur shumëgurë të shkruar me mbishkrime tëndryshme si sentence, dekret, lavdërime,etëtjera si këto, që shënojnë se në ateqytet kish përparuarë mjaftë diturija.

Palmeri p. 156 na thot: “Sed maxi-mam adepta est celebritatem quandoIulius Caesar eam dignam judicavit, ubiinstitueretur Octavius Caesar.... alumnomagnam gloriam sibi jure comparavit.Inde enim colligitur, studia litterarumet praetulit Athenis, Massiliae, et ipsietiam Romae. Id notius est, quam utauctoritatibus opus sit.

Bardhyli*

/ vijon në numrin e ardhshëm /*Bardhyli është pseudonim i Llukë Karafilit (1893 – 1976), studiues dhe historian

20

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

ESE

ADIL OLLURI

Biblioteka si topos dhe temë ështëbërë kaherë pjesë e shkrimeveletrare të shkrimtarëve eminentë

botërorë, ku do t’i veçonim argjenti-nasin Horhe Luis Borges dhe italianinUmberto Eko, të cilët e shndërruan bib-liotekën në një nga figurat qendrore nëveprat e tyre artistike. Borgesi, i cili njëpjesë të mirë të jetës së tij e kaloi në kën-det e Bibliotekës së Buenos-Airesit, kupër një kohë ishte edhe drejtor i saj, evënë figurën e bibliotekës në qendër, kusë bashku me figurën e labirintit për-bëjnë boshtin themelor aksiomatik tëkëtij autori. Këto dy figura përbëjnë njënga tandemët e tij më domethënëse.Ndërsa, Umberto Eko ngjarjen eromanit të tij “Emri i Trëndafilit” e ven-dos në një bibliotekë mesjetare. Ai,duke e ndjekur shembullin e Borgesit, injëson bibliotekën me labirintin, qëkrahas informacionit të bollshëm semi-ologjik, ai ndërton edhe një bazamenttë fuqishëm stilistik dhe narrativ.

H. L. Borges është padyshim një ngashkrimtarët më të rëndësishëm të letër-sisë së përbotshme, ai është autor inici-ues i letërsisë postmoderne, prej të cilitmorën material tematik e formal shumëshkrimtarë të ndryshëm. Ai është njënga shkrimtarët më të lidhur me bib-liotekën, madje shpeshherë merret edhesi sinonim, ikonë e saj. Ky autor gjatëtërë krijimtarisë letrare ka shkruarvetëm zhanrin e tregimit, duke e kul-tivuar atë në nivelin e tij më të lartëestetik, për çka njihet edhe si mjeshtër ikëtij zhanri. Ai me mjeshtërinë e tijartistike ka bërë ndryshime të mëdha nëletërsi në planin e përgjithshëm botëror,duke e inkuadruar elementin e doku-mentaritetit dhe erudicionit, modelin emontazhit, palimpsestit, elemente metë cilat proza e tij lëviz një hap përtejprozës moderne. Në tregimet e përm-bledhura në dy librat e tij narrativ“Fiksionet” dhe “Alef”, të përmbledhu-ra dhe të botuara nga Rilindja (1981),me një titull të përbashkët “I pavdeksh-mi”, ky autor krahas figurave dhe topo-

seve flet edhe për biblioteka, bibliotek-istë, katalogë, kënde, gjashtëkëndëshet ebibliotekës së Babilonisë etj. Bibliotekasi figurë dhe topos vërehet në shumëtregime të Borgesit, por ajo më sëshumti theksohet te “Biblioteka eBabilonisë” dhe “Alef”, dy tregime ndërmë kryesoret të këtij shkrimtari, si përnga vlera e tyre estetike, po ashtu edhepër nga materiali i tyre tematik.

“BOTA (QË TË TJERËT E QUAJNË BIBLIOTEKË)”

Kështu e fillon Borgesi tregimin e tij“Biblioteka e Babilonisë”, ku qysh nëfillim jep një vlerësim personal për bib-liotekën duke e krahasuar me botën, jovetëm duke e krahasuar, por duke equajtur Botë atë vetë, madje duke eshënuar me shkronja të mëdha për tashpërfaqur kështu intencën e tij ideore.Pra, biblioteka për të është një botë e

tërë, një hapësirë e pakufishme nëaspektin e saj aksiologjik, edhe pseobjekti i saj është i kufijshëm, por kjokufijshmëri e objektit të saj, sipasBorgesit, ekziston për ta mbajtur nëvete pakufijshmërinë e saj, gjithnjëduke e pasur parasysh rëndësinë. Këtëide të tij e përforcon edhe më poshtë,kur thotë se “Biblioteka është globi,mesi i vërtetë i të cilit është cilidogjashtëkëndësh....” Autori e shënjonbibliotekën si një instrument me të cilindo të arrihej amshueshmëria eardhshme e botës, ku përmes saj e kalu-ara do të jetonte në të ardhmen, kukohërat mund të ndërroheshin, por dotë jetonin gjithmonë të markuara nëkëtë institucion, më të cilin, sipas tij, dotë koekzistonte vetë koha si fenomen.Koha do të konservohej në kthinatgjashtëkëndëshe të bibliotekës sëBorgesit. Biblioteka në tregimet e tij jo

Biblioteka në fiksionet e Borges-it

Horhe Luis Borges (1899 - 1986)

21

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

ESE

vetëm që manifestohet si topos, por ajome një mënyrë merr edhe funksionin esimbolit që ka domethënien e një rreg-ullimi eternal, të një sistemi universaldhe permanent (të përhershëm).

Në këtë tregim Borgesi rrëfen përbibliotekën e parë që njeh njerëzimi, atëtë Babilonisë, ku rrëfehet për të duke unisur nga plani i saj arkitektonal e derite funksioni i saj dhe pozita e bib-liotekarit të asaj kohe. Bibliotekaribabilonas ishte një personalitet i adhu-ruar nga njerëzit, këtë gjë e theksonedhe vetë tregimtari: “ ishte një bib-liotekarë, që dinte për këtë libër dhe qëishte i ngjashëm me zotin. Në gjuhën easaj zone, ende kishte gjurmë tëadhurimit, që i bëhej këtij nëpunësi tëlargët”. Aspekti deskriptiv (përshkrues)i Bibliotekës së Babilonisë është ndërpjesët më artistike në mbarë letërsinëbotërore, ku ky aspekt i këtij autori kaprodhuar edhe romane të ndryshmebotërore. Shembullin më konkret ekemi romanin “Emri i Trëndafilit”, tëUmberto Eko, ku autori italian e merrkëtë pjesë nga paraardhësi i tij stilistikdhe e ndërton toposin e romanit të tijdhe natyrën e shkrimit, por vetëm se kyi fundit ngjarjen e vendos në mesjetë,për dallim prej argjentinasit që subjek-tin e tij e vendos në antikitet.

Përshkimi i Bibliotekës së Babilonisëështë vetëm një segment për ta krijuaridenë e tij për institucionin e përjet-shëm dhe të amshueshëm, ngaqë edhepo të ish fjala për Bibliotekën e Buenos-Airesit, në të cilin ka punuar dhe drejtu-ar Borgesi, intenca e tij do të ishteprapëseprapë e njëjtë. Pra, ai nuk tregonhistori, por e vesh prozën e tij me erudi-cion dhe dokumentaritet, duke dhënënjë dimension të plotë të domethëniessë shkrimit të tij. Amshueshmëria ebibliotekës semantikisht e përmbyllshkrimin, duke e vlerësuar atë si njëqenie eternale. Kjo vërehet përmes kësajsintgme: “ ... druaj se gjinia njerëzore, -e vetmja që ekziston - është afër fundittë saj, ndërsa Biblioteka do të mbetet eamshueshme”. Me një fjalë ky autor enjëson bibliotekën me hyjnoren.

Megjithatë, Borgesi nuk rrëfen këtuvetëm për kohën e antikitetit babilonas,por ai shpeshherë rikthehet edhe nëkohën bashkëkohore, duke e inkuadru-ar edhe veten në tregim, sidomos në

pjesën kur rrëfen për përvojën e tij bib-liotekare: “Sikurse gjithë njerëzit eBibliotekës edhe unë në rininë timeudhëtoja; shkoja në pelegrinazh, kërko-ja ndonjë libër, ndoshta edhe ndonjëkatalog mbi katalogët”. Ky autor luankëtu me kohët e rrëfimit, duke e krijuarkështu edhe një kohë eternale (të përjet-shme), të tejkoshme të narracionit,ashtu siç është edhe biblioteka, për tëcilën shkroi aq shumë ky shkrimtarprozaist.

Tregimi “Alef” , që ka një natyrë tëprozës së thellë asociative, e vë në qendërtë tij Alefin, që për ne ka kuptimin pri-mar të shkronjës së parë të alfabetithebraik. Pra, ajo në këtë tregim merrngjyrë, konotacion, bëhet shenjë letrare,të cilën autori e konfiguron dhe ia jep tënjëjtat atribute të cilat ia jep bibliotekës,ku mund të theksojmë se Alefi i Borgesitka identitetin e një simboli, përmes tëcilit identifikohet vetë biblioteka. Por,këtë figurë ai e zgjeron, duke i dhënëedhe një velo të theksuar vizuale, dhe njësipërtheksim të nuancës së tij enciklope-dike. Dhe kjo ana e tij vizuale e bën atëqë përveç simbolizimit të bibliotekës tasimbolizojë edhe internetin dhe komu-nikimin e sotëm masiv përmesteknologjisë ultramoderne. Por, pasi qëBorgesi ka qenë gjithnjë i lidhur me bib-liotekën, mund të lejojmë vetes mundësiqë të mendojmë se ai para së gjithash me

këtë figurë ka pasur parasysh bib-liotekën. Alefi i Borgesit është një mjetpërmes të cilit njeriu mund t’i njohë dhet’i shohë në një vend të gjitha dijet dhefenomenet që kanë ndodhur dhe janëduke ndodhur.

“Alefi është një pikë e hapësirës qëkap të gjitha të tjerat, që kap të gjithëhapësirën e globit, të shikuar nga tëgjitha qoshet”.

Ky është Alefi i shkrimtarit argjenti-nas, përmes të cilit ai i sheh të gjithapikat e hapësirës, kozmosit, të gjithaburimet e dijes që reflektojnë mba-mendjen, kujtesën universale të tëgjitha civilizimeve, të gërshetuar në njëvend të vetëm. Ky instrument kuunifikohet kjo kujtesë për autorin ështënjë gjithësi e paimagjinueshme, njëunivers i tërë i unifikuar në një njësi tëvetme. Dhe kjo nuk është gjë, pos njëidejim i bibliotekës ultramoderne dheasaj të digjitalizuar. Pra, këtu i gjithëligjërimi ka natyrë asociative.

Borgesi është autor që ka ndikuarshumë në rrjedhat e letërsisë botërore,duke i thyer njëkohësisht rrjedhat eletërsisë, duke kaluar kështu nga mod-ernizmi në postmodernizëm. Ai ështënjë autor me të cilin, siç e thamë mëlart, shpeshherë edhe identifikohet vetëbiblioteka, si institucion që mbledhdijen gjenerale në një vend për t’uaservuar atë lexuesve.

22

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

AKTUALITETE

Prishtinë, 12-16 nëntor 2007 Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës,më 12-16 nëntor, qëndroi Marc Mingard, ekspert ngaBIBLIOTECHA RFID Library System AG, me seli nëCyrih të Zvicrës.

Gjatë qëndrimit të tij pesëditor, Mingard bëri instalim-in e stacioneve vetëshërbyese të Kodit të Sigurisë së Librit,si dhe instalimin e portave siguruese të librit. Në këtëkohë, janë përkthyer dhe janë vënë në funksion meny tëkëtij sistemi, në mënyrë që përdoruesit (lexuesit) shqiptarënë BKUK t’i mundësohet që me lehtësi t’i përdorë këto‘stacione’ për të kryer shërbimin e huazimit të librit.

Z. Mingard, gjithashtu, ka mbajtur trajnime për të për-gatitur stafin e BKUK-së për përdorimin e Kodit tëSigurisë, duke filluar nga përpunimi i librit - se si vihetkodi i sigurisë, e deri te deaktivizimi i alarmit në portat sig-uruese.

Aftësimi në teknologjinë e Kodit të Sigurisë së Librit

Marc Mingard, në BKUK, në njërën nga seancat e trajnimit për RFID

PROJEKTI OSBE-së PËR PAJISJE DHE MENAXHIM TË RESURSEVE FIZIKE DHE DIGJITALE TË BIBLIOTEKËSI. TRAJNIM NË PROGRAMIN ALEPH 500

Prishtinë, 12 – 16 nëntor 2007 Në kuadër të Projektit të OSBE-së i Departamentit përQeverisje të Mirë dhe Institucione Demokratike - Njësiapër Arsimim të Lartë, ka qëndruar në BKUK - Alan Oliver,ekspert nga kompania ExLibris. Oliver ka udhëhequr tra-jnimet e stafit të BKUK-së në modulet e Pasurimit dhe tëQarkullimit të Programit të integruar bibliotekar Aleph 500- produkt i kompanisë ExLibris.Bibliotekarët e Departamenteve të Pasurimit dhe tëQarkullimit gjatë këtyre ditëve të trajnimit kanë arritur tëpërfitojnë njohuri shtesë, duke qartësuar probleme që janëpjesë e proceseve të punës së përditshme në këto module.

II. ENVISIONWARE PC - NË BKUK

Prishtinë, 7 - 9 nëntor 2007 Në kuadër të po këtij Projektit të OSBE-së, për për-mirësimin e cilësisë në BKUK, ka qëndruar Barry Cannon,ekspert i teknologjisë informative, i cili bëri instalimin eprogramit Envsionware PC. Sistemi i këtij programimundëson që në mënyrë automatike të kontrollohet rez-ervimi i kompjuterëve nga përdoruesit, në mënyrë që t’ijepet atij qasje e kontrolluar (e afatizuar në kohë), për aq salejohet në kushte dhe rrethana ku kërkesat për qasje nëburimet elektronike, siç janë në BKUK, janë të mëdha.

III. ATHENS - PËR PËRDORUESIT ME TË DREJTË QASJEJE NËBURIMET ELEKTRONIKE

Prishtinë, 11 – 12 dhjetor 2007 Në kuadër të Projektit të OSBE-së për përmirësimin e cilë-sisë në BKUK, gjithashtu është instaluar Programi Athens(për shërbimet me parapagim) për t’iu qasur koleksionevedhe burimeve elektronike që ofron kjo bibliotekë. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, nëpërmjetSistemit menaxhues për qasje në Athens, do të vejë kontrolldhe të lejojë qasje në burimet elektronike për përdoruesit metë drejtë qasjeje në burimet elektronike që ofron biblioteka. Nëpërmjet këtij kontrolli, Athens, njëkohësisht, bënmenaxhimin e përdoruesve në burimet elektronike, jovetëm brenda, por edhe jashtë bibliotekës. Me këtë, BKUK do të mundësojë që profesorët dhe asistentët eUniversitetit Publik të Prishtinës, si dhe doktorantët dhe studen-tët që studiojnë master në Kosovë të kenë qasje në burime elek-tronike nga distanca: shtëpia, puna, universiteti ku studion etj.

23

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

AKTUALITETE

Manifestim për Ditën e BibliotekësNdërkomunale në Prizrenit

Prizren, 27 dhjetor 2007Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, më 27 dhje-tor 2007, shënoi 63-vjetorin e themelimit. Në këtëmanifestim morën pjesë përfaqësues të rëndë-sishëm të kulturës dhe të institucioneve të Kosovës.Manifestimi është hapur nga Sahadete Sadikaj,drejtoreshë e Bibliotekës Ndërkomunale tëPrizrenit, e cila ka referuar për historikun dhe tëarriturat e këtij institucioni.

Këtë manifestim e përshëndetën edhe dr. SalihBashota, drejtor i BKUK-së, si dhe Elgyn Kyroll,zëvendësministër i Kulturës, Rinisë, Sporteve dheÇështjeve Jorezidenciale .

Gjatë këtij manifestimi u shfaq program artistik,si dhe u promovua përmbledhja me poezi të zgjed-hura nga autorë moshash të ndryshme “Ndize dritëne mendimit”, e botuar nga kjo bibliotekë.Gjithashtu, u dhanë shpërblime për lexuesin e dallu-ar, punëtorin e dalluar, si dhe për dhuruesit që ndih-muan pasurimin e koleksioneve të kësaj biblioteke.

Manifestimi - Zgjedhja e Lexuesit tëVitit, në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”

Prishtinë, 27 dhjetor 2007Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, më 27dhjetor 2007, organizoi manifestimin tashmë tradicionalZgjedhja e Lexuesit të Vitit.

Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të institucioneveqeveritare dhe kulturore, shkrimtarë, bibliotekarë, si dhedashamirë të bibliotekës e të librit.

Manifestimin e ka përshëndetur - Sylejman Pireva, drejtor iBN “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës. Drejtori Pireva, për përkrah-je institucionale dhënë bibliotekës “Hivzi Sulejmani, ka nderuarme mirënjohje - Mustafë Halilin, drejtor i Drejtoratit për Kulturëdhe Gjini në Komunën e Prishtinës, ndërsa për ndihmë nëpasurimin e koleksioneve - shkrimtarin e njohur Jusuf Buxhovi,dhe Shtypshkronjën “Verona”.

Me mirënjohje - punëtor i dalluar, është nderuar Veli Veliu,bibliotekar.

Biblioteka përmbylli këtë manifestim, tashmë tradicional, mendarje të shpërblimeve për lexuesit e dalluar: Lundrim Luga ngaSHF “Elena Gjika”, Gresa Zeka nga SHF “Faik Konica”, ErionHalimi nga dega “Përralla”, Liron Morina nga dega “Lektura”.Ndërsa nga sektori për të rritur Visare Beqiri dhe Basri GashiGjithashtu u publikuan edhe titujt më të lexuar gjatë vitit 2007.

Prishtinë, 6 dhjetor 2007Në BKUK është bërë inau-gurimi i BibliotekësEvropiane të Kosovës.

Hapja e kësaj bibliotekeështë mundësuar nga Ministriae Jashtme e Gjermanisë dhePakti për Stabilitetin e EvropësJuglindore.

Biblioteka Evropiane nëfondin e saj ka mbi 1500tituj materialesh të fushavedhe interesimeve tëndryshme.

Të pranishëm në këtë manifestimishin përfaqësues të rëndësishëm tëjetës politike e kulturore të Kosovës,si dhe studiues dhe studentë tëUniversitetit të Prishtinës.

Inaugurimin e kësaj biblioteke epërshëndeti - drejtori i BKUK-së, dr.Sali Bashota, i cili ka falënderuardonatorët dhe përkrahësit për hapjen

e kësaj biblioteke, duke e konsideru-ar këtë bibliotekë si ngjarje e rëndë-sishme në fushën e integrimit kultur-or të Kosovës në BashkiminEvropian.

Ndërkaq, shefi i ZyrësNdërlidhëse të Gjermanisë, KarlWokalek, pas falënderimit që i kabërë Qeverinë gjermane dhe nëveçanti Paktit të Stabilitetit për

Evropën Juglindore, ka thek-suar se Biblioteka Evropianedo t’u japë mundësi studen-tëve e hulumtuesve që të nji-hen me politikat evropiane:me kulturën, me çështjetligjore, me çështjetekonomike etj..

Hapjen e kësaj biblioteke eka përshëndetur edhe kryetarii Iniciativës Evropiane tëKosovës - Beqë Cufaj.

Me rastin e inaugurimittë Bibliotekës Evropiane, është bërëedhe nënshkrimi i Memorandumittë Mirëkuptimit mes: IniciativësEvropiane të Kosovës, BibliotekësKombëtare dhe Universitare tëKosovës dhe Zyrës Ndërlidhëse tëGjermanisë, si dhe është promovuarperiodiku në gjuhën shqipe:“Evropa - revistë për shtëpinë e për-bashkët”.

Në BKUK - u inaugurua Biblioteka Evropiane

Përgatiti: Bukurije Haliti

KATALOGU I DISERTACIONEVE TË DOKTORATAVE: 1999 - 2004, BKUK, PRISHTINË 2007Sektori i Qendrës për Informata Shkencore dhe Veprimtari Referale, i cili funksionon nëkuadër të BKUK-së, në vazhdën e punëve dhe detyrave që dalin nga kjo Qendër, përgatitiedhe një botim të veçantë mbi disertacionet e doktoratave me titull: Katalog i disertacion-eve të doktoratave: 1999-2004.Ky botim përmban disertacionet e mbrojtura në Universitetin e Prishtinës gjatë periudhëskohore 1999 - 2004, të cilat ruhen në fondet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare tëKosovës. Sa për informim, duhet të theksohet se në vitin 1982 kjo Qendër ka përgatitur dhebotuar Bibliografinë e Disertacioneve të doktoratave të doktorëve të shkencave të Kosovëspër periudhën kohore 1947 - 1982.Për qëllime praktike, Katalogu i disertacioneve të doktoratave: 1999 - 2004, është orga-nizuar në tri pjesë. Pjesa e parë përmban shënimet e përgjithshme të disertacionit; pjesa edytë indeksin e fjalëve çelës (sipas Key Ëorld In Context), apo siç quhet tani klasifikiminlëndor; kurse pjesa e tretë përmban indeksin e regjistrit sipas lëmive, atë kronologjik, alfa-betik - i kandidatëve.Që të jenë edhe me shumë në funksion të përdoruesve, i tëri ky katalog është edhe në katalogun elektronik të BKUK-së,ALEPH 500, në: http://www.biblioteka-ks.org/Katalogu.php

DORACAK PËR PËRDORUES: NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I MUZIKËS - ISMN, BKUK, PRISHTINË 2007.Doracak për përdorues: Numri Standard Ndërkombëtar i Muzikës, është doracaku i tretëme radhë i përkthyer nga gjuha angleze në atë shqipe nga Besim J. Kokollari dhe botuarnga BKUK-ja, e cila ka të bëjë me një numër identifikues për koleksionet e muzikës, e qëka filluar të funksionojë edhe në BKUK. Doracaku është një udhëzues, i cili u shërbenbotuesve të cilët janë të specializuar për muzikë dhe punonjëseve bibliotekarë të cilët mer-ren me përpunimin e këtyre materialeve. ISMN-ja do të ishte identifikuesi ideal për mate-rialet në internet, pasi është në përputhje me shumicën e sistemeve të specializuara identi-fikuese.Ky udhëzues përmban hyrjen, historikun dhe disa kapituj të tjerë në mesin e të cilëve janëtë dhëna për përdorimin e ISMN-së, elementet dalluese të ISMN-së dhe standarde të tjera,siç janë: ISBN-ja, ISSN-ja dhe ISRC-ja; elementet identifikuese të botuesit, njësisë;fushëveprimi i ISMN-së, format e ndryshme të këtyre materialeve, shtypja dhe reklamimii ISMN-së, publikimi etj. Në fund, doracaku përmban disa udhëzime për prodhuesit eetiketave të barkodeve.

SEKTORI I MUZIKËS: NUMRI STANDARD NDËRKOMBËTAR I MUZIKËS, BKUK, PRISHTINË 2007.Në ndihmë të botuesve dhe për qëllime praktike, Sektori i Muzikës pranë BKUK-së, kabotuar edhe një fletushkë mbi ISMN. Kjo fletushkë përmban vetëm të dhënat elementarepër përdorimin e ISMN-së. Në mënyrë të veçantë, këtu janë prezantuar llojet e materialeveqë duhet të marrin numrin e ISMN-së, siç janë: partiturat, partiturat miniaturë, partituratvokale, pop folio-t, antologjitë e partiturave, tekstet e këngëve ose lirikat e botuara me vepramuzikore, librat e këngëve (opcionale), veprat muzikore braile, veprat muzikore elektronike,etj.Në kuadër të këtyre udhëzime ofrohen edhe njoftime mbi ato lloje botimesh që nuk mar-rin ISMN-në; si dhe mbi vendin se ku duhet marrë ISMN-ja, pra me BKUK-në si vend kuduhet të drejtohen botuesit e Kosovës.

UDHËZUES (PËR PËRDORIMIN E BURIMEVE ELEKTRONIKE), BKUK, PRISHTINË 2007Ky udhëzues është përgatitur me qëllim që përdoruesit e bibliotekave të kenë lehtësi për t’uqasur në bazat e të dhënave elektronike, të cilat i ofron Biblioteka Kombëtare dhe Universitaree Kosovës përmes Konsorciumit të Bibliotekave Elekronike.Pra, udhëzuesi është përgatitur pas sigurimit të burimeve elektronike - qasjes në bazat e tëdhënave: EBSCO dhe GALE, të siguruara nga granti për këto burime i Zyrës Amerikane nëPrishtinë, si dhe të ndihmës së OSBE, për sigurimin në bazat e të dhënave: OXFORDJOURNALS dhe OXFORD SCHOLARSHIP ONLINE.Këto burime në internet, ofrojnë për përdoruesin në Kosovë, veçanërisht për përdoruesit nëBKUK, një sasi të konsiderueshme të të dhënave bibliografike dhe me tekst të plotë, qëplotësojnë nevojat për informim në të gjitha fushat e kërkuara dhe që janë sot domosdosh-mëri në tërë rrjetin e informacionit botëror bibliotekar.

Gjon Berisha

24

VITI 4 • NUMRI 3 • DHJETOR 2007

BOTIME