18
SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË NUMËR 7 BULETINI

Bilten april maj juni 2012

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Tri mesecen bilten na ZNM za mesec april - maj - juni 2012 na albanski jazik

Citation preview

Page 1: Bilten april maj juni 2012

SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË SHOQATA E GAZETARËVE TË MAQEDONISË

NUMËR 7

BULETINI

Page 2: Bilten april maj juni 2012

2

PROTESTË E GAZETARËVE PARA GJYKATËS SË SHKUPIT

Gjyqet të ndajnë drejtësi sipas Gjyqet të ndajnë dreyrnekut të Stazburgutyrnekut të Stazburgu

Boton: Shoqata e

Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski - Xid

blok 13, 1000 Shkup;

Tel (+3892) 3298-139

Faks (+3892) 3116-447

E-mail: [email protected]

Shkas i drejtpërdrejtë për këtë reagim të gazetarëve ishte Shkas i drejtpërdrejtë për këtë reagim të gazetarëve ishte se një pjesë e kolegëve të tyre qenë shoqëruar në gjykatë me se një pjesë e kolegëve të tyre qenë shoqëruar në gjykatë me polici kinse kanë injoruar ftesat e gjykatavepolici kinse kanë injoruar ftesat e gjykatave

Page 3: Bilten april maj juni 2012

3

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Gjyqet të ndajnë drejtësi sipas jtësi sipas yrnekut të Stazburgutut

Page 4: Bilten april maj juni 2012

4

Gazetarët i mbështeten

gjykatësit që me ndërgjgje ushtrojnë funksionin e tyre, ndërsa ata që në mënyrë joad-ekuate trajtojnë paditë për shpifje dhe ofendim i para-lajmëruan se do t’i ballafaqojnë me gjyqin e opinionit publik.

Me transparente “Dhimbjen shpirtërore e shëron e vërteta”, Raportojë - jam i pan-grënë” dhe “Liria e shprehjes”, qindra gazetarë në organizimin e Shoqatëes së gazetarëve të Maqedonisë, të hënën

(11 qershor) në mesditë, protestuan para Gjykatës themelore 1 në Shkup për të shprehur pakënaqësinë nga mënyra se si disa gjykatës i zgjidhin paditë për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve.

Kryetyri i SHGM, Naser Selmani, para medias përkujtoi se gjykatat janë roja e lirisë së shprehjes dhe i të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Duam t’i mbështesim gjykatësit që në mënyrë të përgjegjshme e ushtrojnë funksionin e gjykatësit dhe t’i ftojmë të tjerët të mos shqiptojnë kompensime të larta për shpifje dhe ofendim për t’iu vardisur politi-kaneve për funksione, por të jenë gjykatës evropian dhe të gjykojnë sipas ligjit”, tha Selmani.

Selmani tha se numri i madh i padive për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve, kompensimet e larta për dëmin jomaterial, procedurat e gjata dhe joefi -kase, janë rezultat i praktikës së keqe gjyqësore.

“Zgjidhja është e thjeshtë, gjykatësit duhet të ndjekin praktikën gjyqësore të Strazburgut. Nuk duam askend të shfajsojmë nga përgjegjësia, por vetëm kërkojmë që ligji të vlejë për të gjithë njësoj. Drejtësia selektive është padrestësia më e madhe. Nuk mun-det që gazetarët të shoqërohen në gjykatë me policë, ndërsa disa të tjerë t’i trajtohen si të privilegjuar”, thk-soi ai.

Selmani porositi se gjykatësit që nuk do ta dëgjo-jnë zërin e gazetarëve do të ballafaqohen me Këshillin gjyqësorë dhe me opinionin maqedon. “Nuk mundet që për punën e keqe të një numri të vogël gjykatësish të vihet në pikëpyetje besimi i mbarë gjyqësisë”, shtoi ai.

Vendimi për protestë para Gjykatës Këshilli drejtues i SHGM e mori me propozim të Forumit të gazetarëve.

Gazetarët janë të pakënaqur që gjykatësit maqedon e vazhdojnë praktikën e keqe gjyqësore me lëndët kundër gazetarëve në kohën kur vazhdojnë bisedimet e Shoqatës së gazetarëve dhe Qeverisë për dekrimi-nalizimin e shpifjes dhe ofendimit. Ideja për protestën ishte që të kërkohet që gjykatat në mënyrë efi kase ta zbatojnë praktikën gjyqësore të Gjykatës evripoiane për të drejtat dhe liritë e njeriut derisa nuk gjindet zgjidhje përkatëse për dekriminalzimin.

Shkak i drejtpërdrejtë për këtë reagim të gazetarëve

Page 5: Bilten april maj juni 2012

5

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

ishte se një pjesë e kolegëve të tyre qenë shoqëru-ar në gjykata me policë kinse kanë injoruar ftesat e gjykatës. Ata nuk janë kundër shqiptimit të këtyre masave, por këmbëngulin që kjo masë të zbatohet në mnëyrë joselektive.

Ata edhe njëherë deshën që të përkujtojnë se num-ri i madh i padive për shqipfje dhe ofendim kundër gazetarëve, përdoren si mjetë për të ushtruar presion. Për kompensimet për dëmin jomaterialë dhe jorpopor-cionalë, për procedurat e gjata dhe joefi kase, të cilat

zgjasin me vite dhe nuk kanë përfundim efektiv, për moszbatimin e parimeve të përgjegjësisë kaskade.

Në protestë u dha mbështetje gjykatësve që në mënyrë të përgjegjshme e ushtrojnë funksionin e gjykatësit duke zbatuar legjislacionin e vendit dhe ndërkombëtarë dhe i inkurajuan të qëndrojnë padal-lim presioneve eventuale. U dërgua porosia se nëse nuk përmirësohen gjërat SHGM publikisht do t’i për-mend publikisht me emër dhe mbiemër gjykatësit që në mnëyrë joadekuate zbatojnë ligjin.

Page 6: Bilten april maj juni 2012

6

Në fi llim të korrikut Shoqata e gazetarëve të Maqedo-nisë dhe Qeveria e Maqedonisë harmonizuan tekstin e ligjit me të cilin duhet të dekriminalizohet shpifja dhe ofen-dimi. Teksti i ligjit është dërguar në ekpertizë në Këshillin e Evropës, dhe më pas do të aprovohet në Qeveri për të kaluar pastaj në procedurë parlamentare.

Me marrëveshjen janë plotësuar të gjitha kërkesat e gazetarëve. E para, nuk ka dënim me burgim për shpifje dhe ofendim. Deri tani në Kodin penal ekzistonte dënimi me burgim prej tre vitesh, dhe një vitë burgim për ofen-dim.

Me dekriminalizimin më nuk do të përpilohen dosje për gazetarët e dënuar për shpifje dhe ofendim dhe ata më nuk do të trajtohen si kriminel. Për shkak të dosjeve gazetarët e dënuar për këto vepra nuk mundeshin të punësohen në administratën publike dhe shtetërore dhe nuk mundnin të udhëtojnë jashtë në vendet ku kërkohen vizat plr shkak se duhej vërtetim nga gjykata se nuk kanë qenë të padënuar.

E dyta, në tekstin e ligjit është paraparë përgjegjësia kaskade për shpifje dhe ofendim mes gazetarit, redakto-rit dhe botuesit. Kjo zgjidhje është propozuar për shkak të praktikës së keqe që paditë të bëhen vetëm kundër gazetarëve, e jo edhe kundër redaktorëve dhe batuesve, edhepse ata janë më përgjegjegjës për atë që botohet në media. Zgjidhja e re vendos një system të ri të përgjegjë-sisë dhe secili prej aktorëve din se për cilën pjesë të pu-nës përgjigjet. Gazetari për atë që shkruan, redaktori për atë që ka miratuar dhe media për botimin.

E treta, ligji i kufi zon limitet më të larta të kompensi-meve për dëmin jomaterial. Për gazetarin në 2 mijë euro, për redaktorin 10 mijë dhe për botuesin 15 mijë euro.

Sipas zgjidheve të dreitashme në Kodin prenal, kom-pensimi më i lartë për dëmin jomaterial për shpifje dhe

ofendim mud të shkonte deri në 1 milion e 800 mijë euro, ndërsa kompensimi mëi lartë i shqiptuar deri tani nga gjykatat është 35 mijë euro në rastin Cërvenkovski kundër Mlladenovit.

E katërta, me ligjin e harmonizuar ndërpriten mbi 700 padi penale penale për shpifje dhe ofendim, prej të cilave mbi 320 padi kundër gazetarëve. Me këtë amnesti do të përfshihen edhe të gjitha vendimet e plotëfuqishme, të cilat deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit nuk janë zbatuar.

Zgjidhja ligjore i respekton parimet e Këshillit të Ev-ropës dhe të Gjykatës evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut në Strazburg, kompensimi të jetë proporcional me dëmin e shkatuar, gjendjen materiale të gazetarit dhe kompensimet të mos vejnë në pikëpyetje punën e me-dias.

Me ligjin gazetarët dshe redaktorët nuk do të përgjigjen për shpifje dhe ofendim nëse:

Kërkojnë falje palës së dëmtuar Nëse shpifja dhe ofendimi është kryer nën presio-

nin e readktorit/botuesit Nëse shkilet e drejta për qasje të lirë deri te informa-

cionet me karakter publik Nëse kritikon në emër të mbrojtjes të lirisë së shpre-

hjes Nëse mbronë interes publik Nëse ofendimi nga rrethanat nuk ka kuptimin e

ofendimit Nëse ofendimi nuk ka shkatuar dëm të theksuar

ndaj nderit dhe reputacionit Nëse ofendimi nuk është shprehur me qëllim për

të ofenduar Nëse ofendimi bazohet në fakte dhe nëse autori ka

pasur arsye për tu besuar atyre fakteve Nëse botohet kritikë e arsyeshme për të nxitur de-

QEVERIA DHE SHGM U MORËN VESH PËR LIGJIN PËR PËRGJEGJËSI

DEKRIMINALIZIMIDEKRIMINApër liri dhe përgjegjësi për liri dhe përgjegjësi më të madhemë të madhe

Page 7: Bilten april maj juni 2012

7

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

QYTETRE PËR SHPIFJE DHE OFENDIM

DEKRIMINALIZIMILIZIMILigji amniston mbi 320 padi kundër gazetarëve për shpifje dhe ofendim dhe do të ndërpritet zbatimi i vendimeve të plotëfuq-ishme të pazbatuara deri tani

bat me interes publik Nëse transmetojnë deklarata e personave të tjerë

nga puna e pushtetit ligjëvënës, ekzekutiv dhe gjyqësorë Nëse dekrlatat shpifëse janë transmetuar nga do-

kumenta zyrtare ose janë të shprehura në vepër shken-core, letrare apo artistike

Nëse e dëshmon vërtetësinë e fakteve ose nëse dëshmon se ka pasur arsye të bazuar t’u besojë atyre.

Nëse shpreh kritikë gjatë ushtrimit të detyrës zyr-tare, profesionit të gazetarit, politikës ose ndonjë veprim-tarie shoqërore.

Nëse transmeton deklarata të bëra gjatë punës së pushtetit ligjëvënës, ekzekutiv, gjyqësorë dhe vendor, si dhe deklarata të transmetuara nga dokumenta zyrtarë ose nga tubime publike.

Paditësi nuk do të mund të ngrejë procedurë gjyqë-sore për kompensimin e dëmit jomaterial për shpifje dhe ofendim nëse paraprakisht nuk kërkon falje ose përgënjeshtrim.

Mediat do ta refuzojnë publikimin e përgënjeshtrim-it nëse vlerësojnë se reagimi është i pabazuar, nëse ai është bërë jashtë afatait të paraparë, nëse përmbanë shpifje dhe ofendime, dhe nëse rrezikohen interesa të mbrojtura të personave të tretë.

Ligji veçanërsht është restriktiv ndaj bartësve të funk-sioneve publike. Ata nuk kanë të drejtë të ngrejnë proce-durë në emër të institucionit që përfaqësojnë dhe nëse paraqiten si paditës në gjykatë duhet të dorëzojnë tërë dokumentacionin zyrtarë lidhur me shpifjen e pretenduar për të mundur gjykata të konstatojë gjendjen faktike.

Page 8: Bilten april maj juni 2012

8

Një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari Naser Selmani gjatë muajti qershorë vizitoi gazetarët nga disa Qendra rajonale me qëllim për të njoftuar anëtarësinë për marrëveshjen

me Qeverinë për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofen-dimit. Qëllimi tjetër i vizitës ishte kërkesa e drejtuesve të SHGM-së për solidaritet më të madh me qëllim që sa më mirë të zgjidhim problemet e përbashkëta.

Në takimet e ndara me kolegët në Prilep, Manasitir, Ohër dhe Kavadar, kryetari i SHGM Selman i informoi kolgët për konceptin e ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. Përveç kësaj ai paralajmëroi edhe temat e tjera të dialogut në vijim me Qeverinë, siç janë fushatat në media të qeverisë, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe reforma e RTVM. Ai ftoi në solidaritet më të madh mes

DFREJTUESIT E SHGM PËR VIZITË QENDRAVE RAJONALE

Mbështetje për punën e bërë dhe për komunikim më të shpeshtëMbështetje për punën e bërë dheKolegët mbështetën përpjekjet e deritashme të drejtuesve të SHGM në përfaqësimin e in-teresave të tyre, por insistuan në takime më të shpeshta për të qenë në rrjedhë me të gjitha aktivitetet e Shoqatës.

Page 9: Bilten april maj juni 2012

9

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Mbështetje për punën e bërë dhe për komunikim më të shpeshtëe për komunikim më të shpeshtëgazetarëve për të mundur SHGM të përfi tojë zgjidhje më të mira për të gjitha problemet, me të cilat përbal-len gazetarët.

Në të gjitha takimet Selmani theksoi se ligji për dekriminalizim mbështetet në parimet e praktikës gjyqësore të Gjykatës evropaine për të drejtat dhe lir-itë e njeriut dhe se nëse ai mitratohet në formën e propozuar do të jetë në interes të gazetarëve dhe do ta përparojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Me këtë ligj paditë për shpifje dhe ofendim më nuk do të mund të përdoren si mjet për të ushtruar presion kundër gazetarëve.

Ai para kolegëve pohoi se në ligjin e ri për dekrimi-nalizim janë përfshirë të gjitha kërkesat kryesore të gazetarëve të përcaktuara nga organet më të larta të Shoqatës. Për shpifje dhe ofendim nuk do të shkohet në burg, kjo do të thotë se më nuk do të ketë dosje

gjyqësore për gazetarët e dënuar për këto vepra, për shkak te cilave në të kaluarën iu shkurtoheshin disa të drejta qytetare. Në ligj është koncipuar përgjegjë-sia e shkallëzuar për këto vepra mes gazetarit, reda-ktorit dhe botuesit, si dhe janë kufi zuar limiet më të larta për dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe ofendimi. Kompensimet poashtu, duhet të jenë proporcionale dhe nuk duhet të rrezikojnë ekzistimin e mediave.

Sipas tij, në ligj ekzistojnë një sërë bazash mbi të cilat gazetarët nuk do të përgjigjen për shpifje dhe ofendim dhe nënvizoi se ligji do të amnistojë mbi 320 padi aktive kundër gazetarëve.

Ai paralajmëroi se ligji do t’i nënshtrohet eksper-tizës në Këshillin e Evropës para se të aprovohet në Qeveri dhe pastaj për t[u nisur në procedurë parla-mentare.

Page 10: Bilten april maj juni 2012

10

Pas një debati të gjërë dhe konstruktivë për

çështjet aktuale lidhur me gjendjen e medias, anëtarët e Forumit njëzëri mbështetën pro-pozimin e kryeredaktorit të gazetës së përdit-shme, Goran Mihajllovski, SHGM të organizojë protestë para Gjykatës themelore në Shkup, për të mbështetur gjykatësit që në mënyrë të ndërgjegjshme trajtojnë lëndët për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve, dhe nga ana tjetër të paralajmërohen të tjerët të nisin të zbatojnë praktikën gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut në Strazburg dhe në këtë mënyrë të mos lejojnë që bartësit e funksioneve publike përmes padive të ushtro-jnë presion kundër gazetarëve.

Përveç kësaj, Forumi propozojë që SHGM t’i monitorojë proceset gjyqësore kundër gazetarëve me qëllim që t’u jepet përkrahje morale kolegëve dhe të bëhet presion ndaj pushtetit gjyqësorë për të vepruar drejtë dhe në mënyrë profesionale me këto lëndë.

Nga anëtarët e SHGM të formohen ekipe-dyshe, të cilët do të monitorojnë sesionet gjy-qësore, ndërsa do të ftohen ftesa deri te të gjithë gazetarët që do të mundin të angazho-hen si monitor.

Këto dyshe do të kenë për detyrë të për-gadisin raport të shkurtër për rrjedhën e pro-cesit gjyqësore, i cili raport pastaj do të botohet në ueb faqen e Shoqatës dhe do të dërgohet deri te të gjithë mediat. Në bazë të raportit do të

Konstituohet Konstituohet ForumForum ii gazetarëvegazetarëve

Page 11: Bilten april maj juni 2012

11

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

përpilohen ankesa deri te Këshilli gjyqësorë nëse kon-statohen shkelje të procedurës. Forumi i gazetarëve për kordinator të vet zgjodhi Sasho Ordanovskin.

N. Trasnparencë për dekriminalzikmin, morato-rium për fushatat

Forumi i gazetarëve nga fundi i qershorit mba-jti mbledhjen e dytë me radhë, ku shqyrtoi ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim. Pas de-batit anëtarët e forumit miratuan konkluzione me të cilët kërkuan nga drejtuesit e SHGM të këmbëngulin që ligji për dekriminalizim të miratohet në procedurë të rregulltë. Përveç kësaj, Forumi ftoi që në debat të inkuadrohen një numër më i madhë i gazetarëve,

ekspertëve juridik dhe të medias me qëllim që të për-mirësohen zgjidhjet e ligjit.

Ato insistuan për transparencë më të madhe dhe informim më të mirë të anëtarësisë për procesin e dekriminalizimit.

Përveç ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, Forumi ndërtoi qëndrim edhe lidhur me çështjen e rradhës në dialogun me Qeverinë, fushatat qeveritare në media. Ata sugjeruan që Këshilli dre-jtues i SHGM të kërkojë nga Qeveria të shpallë mora-torium për reklamimin në media derisa nuk del me kritere të qarta për mënyrën e shpërndarjes të parave publike për fushata qeveritare.

Forum i gazetarëve, nga mesi i majit sivjet mbajti mbledhjen e parë konstitutive, ku morën pjesë 22 gazetarë dhe redaktorë me përvojë. Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani në fi llim të takimit sqaroi nevojën për formimin e një trupi të këtillë në kuadër të SHGM. Selmani tha se Forumi do të jetë platform, ku do të mund të shprehen qëndrimet e ndryshme për çështjet e gazetarëve, dhe në të njejtën kohë do të jetë trup këshillëdhënës, i cili do të ushqej drejtuesit e Shoqatës me propozime për të rritur efi kasitein e punës.

Page 12: Bilten april maj juni 2012

12

Në takim prezentuan pjesa dërmuese e përfaqësuesve të mediave, pronarë medi-ash, drejtorë të mediave të shtypura dhe elektornike, të

cilët mbështetën vetërregullimin, me të cilin rritet kredibiliteti dhe besimi i opin-ionit publik për punën e medias.

Nga mediat e shtypura në takim mori pjesë botuesi i tre gazetave ditore, Dnevnik, Vest dhe Utrinski vesnik, Orce Kamçev, botuesi i gazetës Koha, lirim Dullovi, pronari i Radios kanal 77, Goran Gavrillov, si dhe drejtorët e Televizionit Kanal 5, Ivan Mirçevski, të Televizionot Alsat-M, Lirim Hajredini, të Televizonit Telma, Risto Llazarov, të Televizonit Alfa, Mlladen Damev si dhe përfaqësues të gazetës Nova Makedonija, të RTVM dhe të TV 24 Vesti.

Kryetari i SHGM Naser Selmani i infor-moi të pranishmit për përpjekjet e Shoqa-tës për formimin e Këshillit të etikës, i cili do të ketë për detyrë të shqyrtojë ankesat e opinionit publik për shkeljet eventuale të Kodit të gazetarëve nga ana e medi-ave duke kontribuar për përparimin e stabndardeve dhe të etikës profesionale në media. Ai lajmëroi të pranishmit se Grupi i punës ka përgaditur koncept për vetërregullim në media, të pasqyruar në një propozim-statut të Këshillit të etikës. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që aktorët e medias, pronarët e medias, re-

daktorët dhe gazetarët të demostrojnë unitet dhe të punojnë bashkë për formimin e një trupi të tillë, i cili do të kujdeset për cilësinë e mediave.

Të gjithë të pranishmit e mbështetën idenë për formimin e Këshillit të etikës dhe shprehën gatishmëri që në fi llim të fi nansohet nga pronarët e medias dhe SHGM, derisa në një periudhë tjetër të shfrytëzohen fondet evropiane.

U ra dakord që në ndërkohë të dorëzo-hen vërejtjet për propozim-statutin, dhe më pas të nisin konsultimet për konvoki-min e Kuvendit themelues.

Pronarët e medias mbështesin Pronarët e mediavetërregulliminvetërregullimin

Drejtuesit e SHGM në fi llim të qershorit patën një darkë pune me pronarët e medi-ave të shtypura dhe elektronike, ku u diskutua për nevojën e vetërregullimit në media.

Page 13: Bilten april maj juni 2012

13

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Pronarët e medias mbështesin as mbështesin vetërregullimin

Page 14: Bilten april maj juni 2012

14

Selmani takon Selmani takon ambasadorin Oravambasadorin Orav

Një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqe-donisë në fi llim të prillit takoi ambasadorin e Delega-cionit të Bashkimit evropian në Shkup, Aivo Orav.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani informoi am-basadorin Orav me rrjedhën e bisedimeve me qe-verinë për përmirësimin e gjendjes së medias. Në takim u përshëndet përparimi rreth dekriminalizimit të shpifjes dhe ofendimit, por u konstatua se janë të nevojshme përpjekje shtesë rreth përcaktimit të lartësisë së kompensimit për dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe ofendimi.

Kryetari i SHGM Selmani theksoi se ideja për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit është që të eliminohet vetëcenzura te gazetarët dhe nëse për-caktohen kompensime të larta nuk do të arrihet qël-limi i vendosur.

Ai përsëriti se SHGM mbështet zbatimin e Direk-tivës evropiane për shërbimet audio-vizuele dhe të gjitha rekomandimet e Këshillit të Evropës në Ligjin për veprimtari radiodifuzive, por çdo propozim tjetër duhet të bëhet në konsultim me gazetarët dhe sek-torin civil.

Ambasadori Orav mbështeti përpjekjet e SHGM dhe të Qeverisë për përmirësimin e gjenjdes së me-dias dhe tha se Komisioni Evropian i kushton rëndësi të veçantë lirisë së medias në vendet kandidate për anëtarësim në BE. Ai shprehu keqardhje që Grupi i punës nuk ka respketuar afatet për arritjen e një zgjidhje për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofen-dimit, por theksoi se edhepse afatet janë të rëndë-sishme, më e rëndësishme është që të arrihet një zgjidhje cilësore, e cila do të pranohet nga të gjithë.

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë me 12 qershor në Shkup takoi drejtorin për zgjerim të Komisonit Evropian, Stefano Sanino.

Në takim Sanino përshëndeti për-pjeket e drejtuesve të SHGM për arritjen e një zgjidhje me Qeverinë për dekrimi-nalizimin e shpifjes dhe ofendimit dhe kërkoi që ato të jenë të inkuadruar në process deri sa nuk përmbyllet procesi.

Sanino theksoi se BE dekriminaliz-imin, së bashku me ndryshimet e Ligjit për fi nansimin e partive politike dhe ndryshimet në Kodin zgjedhor, do të jenë kyçe gjatë vlerësimit të arritjeve të Qeverisë nga dialogu në nivel të lartë.

Ai informoi se ka inkurajuar për-faqësuesit e qeverisë që në mënyrë serioze t’a marrin paraysh analizën

Kryetari i SHGM takon drejtor

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani kah mesi i marsit pati takim me Evrokomesarin për zgjerim, Shtefan File, i cili në Shkup erdhi ta shënojë fi llimin e dialogut të nivelit të lartë mes Qeverisë dhe BE-së.

Në takim kryetari i SHGM e informoi komesarin File për rrjed-hën e bisedimeve me Qeverinë, arsyetoi kërkesat e gazetarëve për përmirësimin e gjendjes së medias dhe kërkoi mbështetje nga Komisioni evropian për arritjen e këtyre qëllimeve.

Komesari File tregoi mirëkuptim për kërkesat e SHGM dhe të gazetarëve për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, duke insistuar për kompensime të ulta për dëmin jometarial

File mbështet kërkes

Page 15: Bilten april maj juni 2012

15

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Delegacioni i SHGM në takim Delegacioni i SHGM në takim me ambasadorin francezme ambasadorin francez

Një delegacion i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari Naser Selmani, kah mesi i marsit, u takua me amba-sadorin francez në Shkup, Klod Shlumberger. Në takim, ambasadori Shlumberger dhe bashkëpu-nëtorët e tij prezentuan praktikën franceze për akreditimin e gazetarëve të huaj, që si informa-cion më pare ishte kërkuar nga SHGM në kon-tekst të miratimit të ligjit për korespodentët.

Ambasadori theksoi se legjislacioni francez për akreditimin e korespodentëve janë bërë me qëllim që t’u mundësojnë kushte sa më të mira për punë gazetarëve të huaj, pa mos vendosur kufi zime të veçanta.

Në takim, delegacioni i SHGM kërkoi nga ven-det anëtare të BE-së të angazhohen te Qeveria e Maqedonisë që t’i zbatojë rekomandimet e Komisionit evropian, të cilat ishin promovuar ja-vën e shkuar në Shkup në fi llimin e dialogut qa-sës në nivel të lartë.

Si angazhime afatshkurta janë fi nalizimi i procesit të dekriminalizimit të shpifjes dhe ofen-dimit, me kompensime të ulta për dëmin jomate-rial të shkaktuar nga shpifja dhe efendimi, si dhe zbatmi i Ligjit për veprimtari radiodifuzive.

Ambasadori Shlumberger përshëndeti dialo-gun e Qeverisë me SHGM, si instrument për për-mirësimin e gjendjes së medias dhe premtoi se nga afër do të ndjek dialogun dhe do ta inkura-jojë Qeverinë të arrijë rezultate konkrete.

rin e BE-së për zgjerim Saninoe ekspertit të Këshillit të Evropës Gvin Miler për Ligjin për dekriminalizim, sepse EU është e gatshme të mbështet vetëm ligj cilësor, i cili do të jetë në har-moni me standardet evropiane.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani fale-minderoi zotin Sanino për mbështetjen e Komisionit Evropian për dekriminal-izimin e shpifjes dhe ofendimit dhe premtoi se gazetarët do të jenë pjesë e dialogut me qëllim për të miratuar një ligj cilësor, i cili do të kontribuojë për forcimin e lirisë së shprehjes në Maqe-doni.

Selmani i përmendi edhe vështirësitë që ndjekin procesin, por theksoi se nëse ka vullnet të mirë nga të gjitha palët, do të mund të gjinden zgjidhje pozitive.

të shkaktuar nga shpifja dhe ofendimi. Ai theksoi se përveç dekriminalizimit, e rëndësisë së veçantë është edhe trajnimi i gjykatësve dhe të gazetarëve për praktikën gjyqësore të Gjykatës evropaine për të drejtat e njeriut në Strazburg.

File u pajtua me konstatimin e Selmanit se para se të mi-ratohen ligje të reja ose të ndryshohen dhe plotësohen ligjet ekzistuese, Qeveria njëherë duhet të sigurojë respektimin e përpiktë të ligjeve në fuqi. Ai veçanërisht theksoi rëndësisnë e zbatimit të nenit 11 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me të cilin sanksionohet mundësia që bartësit e funkasoneve pub-like të jenë pronarë të mediave.

at e SHGM

Page 16: Bilten april maj juni 2012

16

Anëtarësia e SHGM ulet në 300 denarë

Këshilli drejtues i Shoqatës së gazetarëve të Maqedo-nisë ka miratuar vendim me të cilin anëtarësia vjetore për gazetarët ulet për 50 për qind, prej 600 në 300 denarë.

Njëkohësisht, Këshilli drejtues vendosi që t’u mundë-sojë gazetarëve të papunë, të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me Statut, t’i lirojë nga pagesa e anëtarësisë.

Kolegët që gjatë vitit 2012 kanë paguar anëtarësi prej 600 denarësh, anëtarësia me automatizëm do t’u vazh-dohet edhe në vitin në vijim, 2013.

Vendimi është miratuar t’u ndihmuar një numri të madh të gazetarëve të cilët për shkak të mbylljes së disa mediave kanë ngelur pa punë.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ka siguru-ar benifi cione për anëtarësinë. Aktualisht anëtarët mund të shfrytëzojnë këto benifi cione:

Ndihmë juridike për paditë për shpifje dhe ofen-dim dhe shërbime të tjera juridike.

Librezë anëtarësie nga IFJ e njohur në më shumë se 120 vende të botës, e cila mundëson një sërë lirimesh dhe qasje të gazetarëve në shumë in-stitucione dhe ngjarje.

Lirim për biletat e avionit prej 10 deri në 20 për

qind nga kompania “Croatia Airlines”. Lirim prej 20 për qind për biletat e autobusit

nga kompania “Rule turs” për të gjitha linjat në vend dhe në Evropë.

“N.P. Parkungu i qytetit”, mundëson shfrytëzimin falas për gazetarët të parkingjeve kur janë në detyrë.

Lirim prej 20 për qind për biletat e autobusit nga kompania “Strumica ekspress”.

Lirim prej 10 për qind për blerjen e librave nga libriaria KupiKniga.mk.

Benifi cione për anëtarësinë e SHGM-së

Page 17: Bilten april maj juni 2012

17

BULETINI - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Autori i doracakut Zoran Bojarovski tha se gjatë përpilimit të dora-cakut janë përfshirë më shumë aktivitete midis të cilave edhe formimi i një grupi prej gazetarëve

me përvojë për t’i asistuar Këshillit të nderit të Shoqatës për të forcuar kapacitetet e tyre gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre.

Komponenta e dytë, parasheh bash-këpunim me fakultet e gazetarisë, prej ku kanë ardhur më shumë student në një stër-vitje dymujore nëpër media.

“Gazetarët duhet vazhdimisht të jenë vigjilent dhe vazhdimisht të mësojnë, për të qenë në kondicion për të arritur qëllimet e mëdha, e kjo është gazetaria etike në një bashkësi multietnike të medias” tha Boja-rovski.

Ai nënvizoi se gazetarët në Maqedoni pa dallim përkatësisë së tyre etnike duhet një-soj me përgjegjësi të raportojnë, të shkrua-jnë dhe të bashkëpunojnë me çdo bashkësi tjetër etnike në vend.

“Nuk duhet të ekzistojë asnjë dallim, privilegj ose çfardo qoftë diskriminimi në raport me përkatësinë etnike të gazetarëve ose në raport me gjuhën në të cilët raporto-jnë mediat”, tha Bojarovski.

Rashid Nazimi nga SHGM tha se projekti u mudësoi studentëve gazetarë të shikojnë se edhe për çështjet më të ndieshme mund të gjindet gjuhë e përbashkët që nuk do të jetë ofendues për ndonjë bashkësi tjetër etnike dhe të shikojnë se si mendojnë ko-legët gazetarë nga më shumë redaksi të ndryshme gjuhësore duke mos i ndarë në linja etnike.

Promovimi i doracakut “Etika në gazetari”

Në kuadër të projektit për nxitjen e dialogut ndëretnik në bash-kësinë e medias, të fi nansuar nga UNESKO, SHGM në muajin maj në lokalet e Shoqatës në Shkup promovoi doracakun “Etika në gazetari”

Page 18: Bilten april maj juni 2012

Ovoj proekt e delumno poddr`an od Ambasadata na SAD. Mislewata, otkritijata, i zaklu~ocite, ili preporakite izneseni ovde se na avtorot(ite), i ne gi odrazuvaat onie na Stejt Departmentot na SAD.

oj proekt e delumno poddr`an od Ambasadata na SAD. slewata, otkritijata, i zaklu~ocite, ili preporakite eseni ovde se na avtorot(ite), i ne gi odrazuvaat e na Stejt Departmentot na SAD.

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura në këtë dokument janë të autorit dhe nuk i refl ektojnë domosdo ato të Departmentit të Shtetit.