22
Bimet dhe rendesia e tyre ne jeten e njeriut Bimet kuruese

Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Bimet dhe rendesia e tyre ne jeten e njeriut

Bimet kuruese

Page 2: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Cfare jane bimet mjekesore? Bime mjekesore quhen te gjitha bimet qe

permbajne substanca vepruese, te cilat parandalojne lehtesojne ose sherojne semundje te ndryshme.Bimet mjekesore mund te mblidhen ashtu sic jane ose mund te merren nga ato vetem pjeset e vecanta si: lulet, gjethet , rrenjet, frytet, farerat, deget , sythet etj, qe jane me te pasura me substanca veprusese. Si bima e tere, ashtu edhe pjeset apo organet e saj, ne gjendje te thare , quhen droga mjekesore bimore.

Page 3: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

.

Vlera e bimes mjekesore varet nga lloji dhe sasia e substancave vepruese qe ato permbajne. Pikerisht per kete arsye bimet mjekesore dhe organet e tyre mblidhen ne periudhen kur jane me te pasura me substanca mjekuese. Kjo kohe, ne shumicen e rasteve, perputhet me shkallen me te larte te zhvillimit te bimes. Sasia dhe lloji i substancave vepruese qe percaktojne vleren mjekuese te bimes mjekesore varen jo vetem nga periudha e zhvillimit te bimes ,por edhe nga faktore te tjere , sic jane , psh, toka , klima, mosha e bimes, gjendja e saj etj.Ne varesi te natyres fiziko-gjeografike te shumellojshme , si dhe te kushteve te posacme klimatike, flora e vendit tone permban shume bime mjekesore, te cilat jane te nje cilesie te larte .  Bimet dhe drogat mjekesore mund te perdoren vetem , psh. kamomili si dhe shume te tjere, ose nganjehere te perziera ne menyre te pershtatshme qe te behen me te efektshme.

Page 4: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

substancat vepruese te bimeve mjekesore Perberja kimike e bimeve mjekesore eshte shume e

nderlikuar dhe substancat qe gjenden ne to jane te shumellojshme. Ndermjet ketyre substancave , me kryesoret jane te ashtuquajturat substanca vepruese ( si alkaloidet, esencat , heterozidet, saponinet, taninet etj) , te cilat kane veprim mjekues dhe percaktojne vleren e cdo bime mjekesore.Bimet me alkaloide permbajne substanca me veprim te larte, te cilat ndikojne ne sistemin nervor, mbi enet e gjakut, etj, dhe jane helmuese ; dozimi i sakte i tyre ka rendesi te vecante , meqenese cdo shmangie ne kete drejtim con ne helmime me pasoja vdekjeprurese.

Page 5: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Bimet me esenca , qe njihen me lehtesi ne saj te aromes se tyre,kane veprim te larmishem.Disa veprojne ne sistemin nervor qendror dhe disa te tjera ndikojne ne shtimin e lengjeve tretese. Shumica e esencave e skuqin ( acarojne) lekuren, pengojne zhvillimin dhe rritjen e mikrobeve.Shume bime me esenca shtojne urinimin, largojne gazet nga zorret,etj.

Ne bimet me vitamina gjejme substanca te domosdoshme per ruajtjen e ekuilibrit.Pakesimi ose mungesa e vitaminave ne trupin e njeriut shkakton lindjen e semundjeve te ndryshme.Bimet me heterozide,se bashku me ato me alkaloide dhe me esenca, perfaqesojne grupin me te madh te bimeve mjekesore. Heterozidet jane sheqerna te lidhura me substanca vepruese, kane veti te veprojne ne menyre specifike , ne nje ose disa organe te njeriut . Keshtu psh. , ndersa grupi i heterozideve antrakinonike perqendrohet ne zorren e trashe dhe nxit te dalet jasht pa acaruar aparatin tretes , grupi i heterozideve kardiotonike vepron ne zemer dhe ne veshka.

Page 6: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Bimet me tanine kane veprim rrudhes , prandaj perdoren ne mjekesi per heqjen e barkut , per te mbytur bakteret , per te mjekuar majasellin etj.Bimet me saponine japin lengje ujore qe kane veti te shkumezojne kur tunden.Po te merren nga goja ne sasi te vogla , ato ngacmojne mukozen e stomakut dhe te zorreve, kurse ne sasi te medha shkaktojne edhe acarime te renda. Ne shume raste , disa nga keto bime ndihmojne ne nxjerrjen e gelbazes nga rruget e frymemarrjes , ndersa te tjera nxisin te dalet jashte dhe urinimin.Bimet me substanca te hidhura ne pergjithesi shtojne rrjedhjen e lengjeve qe permiresojne tretjen e ushqimeve. Substancat me natyre sheqerore takohen pothuajse ne te gjitha bimet mjekesore. Substancat sheqerore te asimilueshme kane rendesi te vecante si lende ushqyese ( glucide te thjeshta, amidoni , inulina , etj) , ndersa te paasimilueshmet ( sic jane mucilagjet , pektinat , gomat , eetj ) si lende zbutese ; ato rregullojne mekanikisht te dalet jashte dhe nganjehere veprojne ehe kunder heqjes se barkut, meqenese pakesojne mahisjen e indeve te acaruara te mukozes se zorres. 

.

Page 7: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Shoqata Botërore e Shëndetësisë pohon se më shumë se 65 për qind e popullsisë në botë përdor

ilaçet natyrale ose popullore si :

 1- Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që

duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk

është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

Page 8: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

2- Lulebleta qetëson dhimbjet e migrenës

Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin

dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo

karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.

Page 9: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

3-Rigoni lufton gurët në tëmth

Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo,karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të

ndryshme.

Page 10: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

4- Hithra kundër rënies së flokëve

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës

këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të

flokut.  

Page 11: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

 6- Sinapi lehtëson dhimbjet reumatike Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët

si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas, një mjek grek zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.

 

Page 12: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Temperatura e lartë ulet me çaj sherebele

Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim

apo për kurimin e disa sëmundjes, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe

temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Bari i etheve është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.

Page 13: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Bima e valerinës lufton pagjumësinë Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte

shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë.Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit.Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit.

 

Page 14: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Bima e koprës përmirëson shëndetin

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia.

 

Page 15: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Tëmblagjaku shmang kancerin e lëkurës Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave

gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon

në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes

së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë është përdorur me mjaft sukses për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban.

Page 16: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Aloe vera për kurimin e leucemisë

Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë

2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

 

Page 17: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Dafina lehtëson dhimbjet nga pankreasi Dafina është një ndër bimët e shumta, që

përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Bimëve mjekësore u përdoren gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.

 

Page 18: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Bima e lirit shëron plagët nga djegiet Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë

rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës.

Page 19: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Luleshtrydhja pastron gjakun

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

Page 20: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Kopra

Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

Page 21: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Lëngu i Kulfimës

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

Page 22: Bimet Dhe Rendesia e Tyre

Purslana Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në

botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

1-Bimë barishtore shumë e njohur dhe e përdorur2-Purslana përmban Omega-33-E dobishme për sëmundjet e zemrës4-Ajo përmban 10 deri në 20 herë më shumë melatonina5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene