Biologji 9 Liber Mesuesi

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    1/39

    dhe edukim shëndetësor

     

    9Përklasën e nëntë të arsimit 9-vjeçar 

    Ethem Ruka, Drita Nashi

     -

     

    I : 7

       S

       H

       T

        Ë

       P

       I   A

       B

       O

       T

       U

       E

       S

       E

    Biologji

    dhe edukim shëndetësor

    mësuesi9

    LibërErmira Guleksi

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    2/39

    KLIKONI KËTU

    www.mediaprint.al

    04 2258156

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    3/39

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    4/39

    Libër mësuesiBiologji dhe edukim

    shëndetësor 9

    Teksti mësimor është hartuar nga:

    Prof. Dr. Ethem Ruka, Drita Nashi 

    Biologji dhe edukim shëndetësor 9

    Ermira Guleksi

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    5/39

     Autore: Ermira Guleksi

    Redaktore gjuhësore:

    Dizajni:

    Kopertina :

    Flaviola Shahinaj

    Mirela Ndrita

    ISBN: 978-9928-08-067-7Botimi i parë: 2012

     Titulli: Libër mësuesi Biologji dhe edukim shëndetësor 9

    Shtypi: Mediaprint

    ©

    Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese“Mediaprint” sh.p.k..

    Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje,huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo llojmjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

    Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të t ij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/osemjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund tëcënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

    Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

    Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2251 614 Cel.: 069 40 44 441 Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 [email protected] [email protected] [email protected]

    Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

    “Mediaprint” sh.p.k.

    S H T Ë P I A B O T U E S E

    Tel.: 04 4500605

     VisiDesign

    Drejtoi botimin:  Anila Bisha

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    6/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 5

    PËRMBAJTJA

    Plani mësimor .........................................................................................................6

    1. E gjalla dhe jo e gjalla .....................................................................................11

    2. Organelet qelizore ...........................................................................................12

    3. Transporti i lëndëve përmes membranës qelizore ..........................................14

    4. Ndërtimi i rrënjës ............................................................................................16

    5. Gjethja ............................................................................................................17

    6. Përsëritje .........................................................................................................18

    7. Sjelljet sociale të kafshëve: agresiviteti dhe hierarkia mbizotëruese ..............20

    8. Altruizmi dhe egoizmi ....................................................................................21

    9. Ligji i parë dhe i dytë i trashëgimisë ..............................................................23

    10. Ndarja qelizore ...............................................................................................24

    11. Ushtrime gjenetike ..........................................................................................25

    12. Testim .............................................................................................................27

    13. Nga gjenet te proteinat ....................................................................................28

    14. Ekskursion- Vëzhgimi i një ekosistemi ..........................................................2915. Acidet nukleike ADN dhe ARN .....................................................................30

    16. Trashëgimia e tipareve te njeriu ......................................................................32

    17. P.L Studimi i tipareve të trashëgueshme te njeriu ..........................................33

    18. Çfarë kuptojmë me stres .................................................................................34

    19. Përgjigjja ndaj streseve të menjëhershme .......................................................36

    20. Streset e tejzgjatura dhe sëmundjet që shkaktohen prej tyre ..........................37

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    7/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor6

    Plani mësimor

    Synimet e programit :

    •  Të përshkruajë veçoritë e së gjallës, të shpjegojë strukturën dhe funksionin e

    qelizës si njësia bazë e ndërtimit dhe e funksionit të organizmave të gjallë.•  Të shpjegojë organizimin e qelizave në inde, organe dhe sisteme organesh.

    •  Të bëjë krahasimin e proceseve biologjike te bimët, kafshët dhe njeriu.

    •  Të trajtojë problemet e trashëgimisë së tipareve te gjallesat.

    •  Të zhvillojnë njohuritë për sjelljen e kafshëve si një seri veprimesh gjatë të cilave

    kafsha paraqet gjendje emocionale, nevoja fiziologjike ose shpreh nevojën për të

    komunikuar me individë të tjerë të të njëjtit lloj apo të llojeve të tjerë.

    •  Të nxitë përfshirjen e nxënësve në veprime për mbrojtjen e vlerave të botës që

    na rrethon, si dhe aftësimin e tyre për një jetë më të shëndetshme.

    BBiioolloogg j jiiaa 99 

    35 Javë × 2 orë = 70 orë

    Teori (T) = 48 orë

    Përsëritje (P) = 4 orë

    Veprimtari Praktike, Pune Laboratori (V.P) ( P.L) = 8 orë

    Orë të Lira (O.L) = 10 orë

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    8/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor

     

    Nr LINJA TEMA OBJEKTIVAT 1.2.

    3.4.

    5.

    6.

    STUDIMI I SË

    GJALLËSKREU 1

    Veçoritë e së gjallës

    6 orë(5 T, 1 P.L )

    1. Biologjia dhe ne2. E gjalla dhe jo e gjalla

    3. 

    Metoda shkencore për zgjidhjen e problemeve të panjohura4. Punë laboratori: Etapat e

    vërtetimit të një hipoteze 5.  Nga syri i njeriut te mikroskopi

    elektronik6. Biologjia dhe e ardhmja

     Në fund të klasës së nëntë nxënësit duhe jenë të aftë:

    • 

    Të kuptojnë objektin e biologjisë sishkencë me vlerat njohëse, me vlera

     praktike.

    •  Të diskutojnë për proceset jetësore

    karakteristike të gjallesave

    •  Të aftësohen në rrugën shkencore të nnë biologji

    •  Të vëzhgojnë strukturat bazë të qelizë bimore

    7.8.9.

    10.

    11.

    12.

    13.

    KREU 2

    Qeliza, strukturadhe funksionet e saj

    7 orë 5T,2pl.

     Nënlinja 1.2: qeliza

    dhe sistemetqelizore

    1.   Ndërtimi i qelizës shtazore 2. Organelet qelizore 3. Organelet qelizore4. Punë laboratori : vrojtimi në

    mikroskop i qelizave bimoredhe shtazore 

    5. Transporti i lëndëve përmesmembranës qelizore 

    6. Transporti i lëndëve përmes

    membranës qelizore 7. Punë laboratori: Osmoza në

    qelizat bimore

    •  Të diskutojnë për ndërtimin e funksioe organelave të qelizës, të parë memikroskop elektronik

    •  Të analizojnë ndërtimin dhe funksionie membranës qelizore

    •  Të demonstrojnë procesin e osmozës dshpërhapjes, dhe të shpjegojnë funksio përzgjedhës

    •  Të përshkruajnë organizmin e qelizavinde, organe, sisteme organesh

    •  Te shpjegojnë strukturën dhe funksionqelizave të indeve te bimëve

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    9/39

    B8

    14.15.

    16.

    17.

    18.

    19.

    KREU 3

     Nga organizmatnjëqelizore tek ata

    shumëqelizorë

    6 orë5T. 1 orë e lirë

    1. Organizmi qelizor2. Biologjia e një gjallese

    njëqelizore: ameba3.  Nivelet e organizimit të së

    gjallës 

    4. 

    Si bashkëveprojnë aparatet dhesistemet: të ushqyerit

    5. Funksionet që sigurojnëmarrëdhëniet me mjedisin . 

    6. Përsëritje

    •  Të identifikojnë organizmat njëqelizodhe organizmat shumëqelizore

    •  Të përshkruajnë rrugët që përdorinorganizmat njëqelizore për të plotësunevojat e tyre bazë

    • 

    Të diskutojnë që qelizat në organizmatshumëqelizore për të formuar dhe rigjenindet kanë nevojë për t’u riprodhuar

    •  Të diskutohen për lëvizjen e lëngjeve(qarkullimi dhe të ushqyerit) te kafshëdhe shumëqelizore.

    •  Të përshkruajmë ndihmësen që jep studstrukturës, funksionit të sistemeve tëorganeve në vlerësimin e shëndetit të nj

    20

    21.22.

    23.

    24.25.

    26.27.

    28.29.

    30.

    KREU 4

     Ndërtimi dhefunksionet e bimëve

    11 orë

    5 T, 2pl, 1P,1T(OL)2E(OL)

    ETOLOGJIA

    1. Qelizat dhe indet bimore

    2. 

     Ndërtimi i rrënjës3. Kërcelli: funksionet dhe

    ndërtimi i tij 4. Punë laboratori: Transporti i

    ujit në kërcell 5. Gjethja 6. Punë laboratori: Të zbulojmë

     praninë e amidonit në gjethe7. Përshtatja e bimëve8. Përsëritje 

    9. 

    Testim10. Ekskursion ne një pyll pranëvendbanimit

    11. Ekskursion

    •  Të shpjegojnë si struktura e rrënjës së

    kërcellit dhe gjethes te bimët.•  Të përshkruajnë duke vëzhguar një gj

    si realizohet mbrojtja, fotosinteza,transporti, shkëmbimi i gazit brendagjethes.

    •  Të krahasojnë struktura të ndryshme t bimëve.

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    10/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor

    31.

    32.33.

    34.35.36.

    37.

    38.

    39.

    40.41.42.43.

    KREU 5

    Sjelljet në botën e

    gjallë

    13 orë11T, 1p,1T (OL)

    1. Etologjia, shkenca që studionsjelljet shtazore

    2. Sjelljet e lindura 3. Sjelljet e fituara gjatë jetës: të

    mësuarit

    4. 

    Komunikimi në botën shtazore5. Sjelljet sociale të kafshëve6. Sjelljet sociale të kafshëve:

    territori dhe territorialiteti7. Sjelljet riprodhuese dhe

     prindërore të kafshëve8. Kooperimi ndërmjet gjallesave

    shtazore: jeta shoqërore9. Mimetizmi në botën e gjalle

    shtazore

    10. 

    Altruizmi dhe egoizmi11.  “Sjelljet” bimore: lëvizjet12.  Përsëritje13.  Testim

    •  Të kuptojnë objektin e etologjisë•  Të analizojnë:

    mekanizmat e sjelljeve të linduramekanizmat e sjelljeve të fituara

    •  Të përshkruajnë:

    sjelljet shoqërore të kafshëvesjelljet konfliktuale

    •  Të përcaktojnë: ndikimin e mjedisit nsjellje.

    44.

    45.

    46.

    47.48.49.

    50.

    KREU 6

    Trashegimia dheligjet e saj

    7 orë

    6T, 1P

    1. Gregor Mendeli-zbuluesi itrashëgimisë se tipareve

    2. Ligji i pare dhe i dytë itrashëgimisë

    3. Ligji i tretë i trashëgimisë sëtipareve 

    4.  Ndarja qelizore 

    5. 

    Kromozomet, gjenet, alelet6. Pasurimi i ligjeve te Mendelit

     për trashëgiminë7. Përsëritje

    •  Te diskutojnë shembuj të tiparevetrashëguese.

    •  Të analizojnë:ligjin e parë të trashëgimisëligjin e dytë të trashëgimisëligjin e tretë të trashëgimisë

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    11/39

    B10

    51.52.53.54.

    55.56.57.

    58.59.

    KREU 7

    ADN –ja, kodi i jetës

    9 orë6T, 1PL, 1P,

    1T(OL)

    1. Acidet nukleike ADN ARN 2. ADN-ja dhe kromozomet3.  Nga gjenet te proteinat 4. Punë laboratori: Strukturë e

    modeluar e ADN-së 

    5. 

    Trashëgimia e tipareve te njeriu6.  Punë laboratori: Studimi i tipareve7. Kariotipi dhe çrregullimet

    kromozomike8. Përsëritje9. Testim

    •  Të shpjegojnë përbërjen e kromozomenga ADN dhe proteinë.

    •  Të diskutojnë mbi trashëgiminë e lidhme seksin.

    •  Të diskutojnë mbi përmbajtjen e bërth

    qelizore.•  Të krahasojnë mitozën dhe mejozën

    60.61.

    62.

    63.64.65.

    66.

    67.68.69.

    70.

    KREU 8

    Stresi dhe kontrollishëndetësor

    11 orë

    1. Çfarë kuptojmë me stres 2. Përgjigjja ndaj streseve të

    menjëhershme 

    3. 

    Streset e tejzgjatura dhesëmundjet që shkaktohen prej tyre4. Parandalimi i streseve5. Si tu shpëtojmë streseve ? 6. Veprimtari: të vlerësojmë

    nivelin e stresit7. Veprimtari: të vlerësojmë

    nivelin e stresit.8. Përsëritje vjetore9. Përsëritje vjetore10.  Orë e lirë

    11. 

    Orë e lirë

    •  Të diskutojnë:çfarë është stresisi kuptohet stresi

    si kontrollohet stresi•  Të analizojnë si ndikon stresi tek njeri•  Të ushtrojnë duke përdorur teknika të

    ndryshme për të kontrolluar stresin.

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    12/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 11

     

    Tema 1: E GJALLA DHE JO E GJALLA

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: NIVELI BAZË: të listoje pesë veçori të së gjallës

     NIVELI MESATAR: të shpjegojë pse e gjalla ndryshon nga jo e gjalla

     NIVELI I LARTË: të argumentojë dallimet midis të gjallës dhe jo të gjallës

    Metoda: DI; DUA TE DI; MESOVA

    Mjetet: foto të gjallesave të ndryshme; tabela; tekste; fletore; video projektor

     Nxënësve ju kërkohet të shkruajnë në fletore dhe më pas në tabelë, 5 veçori të sëgjallës. Plotësohet kolona DI

    Di Dua të di Mësova

    -  E gjalla lëviz

    -  E gjalla shumohet

    -  E gjalla është e ndërtuarnga qelizat

    E gjalla shkëmben lëndëme mjedisin

    -  E gjalla iu përgjigjetngacmimeve

    Për të plotësuar kolonën “Dua të di”, nxënësve ju kërkohet që pasi të lexojnë mësimint’ju përgjigjen pyetjeve:

    •   Nga ndryshon shkëmbimi i lëndës te e gjalla me shkëmbimin e lëndës te jo e gjalla

    • 

     Nga ndryshon rritja te e gjalla, nga rritja te jo e gjalla•   Nga ndryshon shumimi te e gjalla nga shumimi te jo e gjalla

    Plotësohet kolona ”Dua të di” me përgjigjet e pyetjeve të mësipërme.

    Shkëmbimi i lëndës te e gjalla shoqërohet me zhvillim.

    Gjatë rritjes, e gjalla diferencohet. Gjatë shumimit, pasardhësit janë të ngjashëm dhe tëndryshëm nga prindërit.

    Te kolona ”Mësova” theksohet se e gjalla karakterizohet nga metabolizmi, ndërtimiqelizor, lëvizja, shumimi.

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    13/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor12

     

    Tema 2 : ORGANELET QELIZORE

    Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

     NIVELI BAZË të përshkruaje ndërtimin e organeleve kryesore të qelizës NIVELI MESATAR të shpjegojë funksionin` e organeleve

     NIVELI I LARTË të analizoje lidhjen funksionale midis organeleve

    Mjetet – tabela me pamje të qelizave bimore dhe shtazore; tabela me organeletqelizore të vëzhguara në mikroskop elektronik

    Evokimi – Nxënësit ndahen në grupe dhe u jepet nga një kllaster për qelizat bimore

    dhe shtazore

    Qeliza

    Membrane Protoplazma

    Bërthama Citoplazma

    Organelet

    eliza shtazore

    Membrana

    Mitokondri

    Bërthamë

    REP

    I lëmuar Kokrrizor

    A . Golxhi

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    14/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 13

     

    Realizimi i kuptimit:

    Di Dua të di Mësova

     Nxënësit lexojnë me kujdes tekstin dhe plotësojnë tabelën e mësipërme duke diskutuarnë grup. Më pas nën udhëheqjen e mësuesit plotësohet tabela përfundimtare

    “REFLEKTIMI;TABELA E KONCEPTEVE”

     Nxënësit të orientuar nga mësuesi plotësojnë tabelën e mëposhtme:

    ORGANELI  SKEMA  FUNKSIONI 

    Qelizabimore

    Murqelizor Mem branë Bërthamë REP

    I lëmuar Kokrrizor 

    Kloroplast Mitokondri Vakuola

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    15/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor14

     

    Tema 3: TRANSPORTI I LËNDEVE PËRMES MEMBRANËS QELIZORE

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jenë të aftë të: NIVELI BAZË Listojë 3 mënyra të depërtimit të lëndës në qelizë

     NIVELI MESATAR shpjegojë mekanizmin e transportit aktiv, shpërndarjes sëlehtësuar dhe endocitozës

     NIVELI I LARTË Krahasojë 3 mënyrat e depërtimit të lëndës në qelizë

    Struktura e mësimit:

    E Ditar dypjesësh 10’

    R Kubizmi 25’

    R Diagrami i Venit 10’

    Zhvillimi 

    EVOKIMI  Ditar dy pjesësh

     Nxënësit ndahen në grupe 4-6 nxënësish. Udhëzohen të punojnë në mënyrë të pavarure më pas të diskutojnë në grup duke plotësuar përgjigjet e sakta në ditarin dy pjesësh.

    KONCEPTET SHPJEGIMIMembrane qelizore

    Transportues

    ATP

    Shpërhapje

    Osmoze

    Më pas, nën drejtimin e mësuesit përfaqësuesit e grupeve japin përgjigje të sakta përditarin dy pjesësh

    Realizimi i kuptimit

    KUBIMI

     Nxënësve të ndarë në grupe u jepet të plotësojnë 6 faqet e një kubi, duke ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

    1.  Përkufizo:

    • 

    Shpërhapje e lehtësuar•  Transport aktiv

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    16/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 15

    •  Endocitozë

    2.  Krahaso

    •  Shpërhapjen e lehtësuar

    •  Transport aktiv

    • 

    Endocitozë3.  Zbato

     Në një qelizë përqendrimi i aminoacideve në brendësi është 20 here më e madhe se jashtë saj. Aminoacidet vazhdojnë të futen brenda. Cili është mekanizmi i depërtimittë aminoacideve në ketë rast?

    4.  Analizo

    Paraqitni skematikisht procesin e fagocitozës dhe të pinocitozës. Nxënësit skicojnërastin kur lënda “e gëlltitur” është e ngurtë si dhe kur lënda është e lëngët.

    5. 

    SintetizoPërqendrimi i lëndës A jashtë qelizës është më i madh jashtë sesa brenda. Si depërtonlënda A brenda qelizës?

    Lënda B do të dalë jashtë qelizës. Si mund të realizohet kjo?

    Lënda D ka përmasa të mëdha. Si mund të futet brenda qelizës?

    6.  Vlerëso

    Çfarë rëndësie kanë proteinat membranore? Argumentoni përgjigjet.

     Nxënësve ju kërkohet të krahasojnë shpërhapjen e lehtësuar, transportin aktiv, endocitozën

    REFLEKTIMI  Diagrami i Venit

     Nxënësve ju kërkohet të krahasojnë shpërhapjen e lehtësuar, transportin aktiv dheendocitozën me anë të Diagramës së Venit.

    Shpërhapje elehtësuar 

    Transportaktivendocitoza

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    17/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor16

     

    Tema 4: NDËRTIMI I RRËNJËS

    Objektivat:

     Nxënësit në fund të orës së mësimit duhet të jetë i aftë të: NIVELI BAZË të përshkruajë ndërtimin e qelizës

     NIVELI MESATAR shpjegojë funksionin e indeve përbërëse të rrënjës

     NIVELI I LARTË Analizojë rolin e rrënjës

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi Indesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Di-Dua Të Di-Mësova

    REFLEKTIMI Tabela e Koncepteve

    Mjetet: tabela me lloje të ndryshme rrënjësh, tabelë me ndërtimin atomik të rrënjës

    EVOKIMI 

     Nxënësve ju drejtohen pyetje lidhur me funksionimin e bimëve; indet përbërëse;funksionet e indeve; organizimin e trupit te nje bime.

    REALIZIMI I KUPTIMIT

     Nxënësit ndahen në grupe me 4-6 persona. Lexojnë mësimin dhe plotësojnë tabelën në pjesët Di – Dua të di – Mësova .

    Për kolonën “Di” plotësohen: llojet e rrënjëve (xhufkore; boshtore); indet që marrin pjesë në ndërtimin e rrënjës.

     Në kolonën “Dua të di” plotësohen: pjesët përbërëse të rrënjës në prerje gjatësore;indet përbërëse të rrënjës.

     Në kolonën “Mësova” plotësohen: mënyra e vendosjes së indeve përbërëse të bimësnë prerjen tërthore të rrënjës; funksioni i çdo indi në përputhje me funksionin errënjës. Pasi diskutojnë në grup, përfaqësuesit e çdo grupi, nën drejtimin e mësuesit,shkruajnë në tabelë përgjigjet e sakta.

    REFLEKTIMI 

    Plotësohet tabela e koncepteve:

    INDI NDËRTIMI FUNKSIONI

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    18/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 17

     

    Tema 5: GJETHJA

    Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jete i aftë:

     NIVELI BAZË të përshkruajë pjesët përbërëse të gjethes NIVELI MESATAR të shpjegojë funksionin në përputhje me ndërtimin anatomik

    të saj

     NIVELI I LARTË të skicojë ndërtimin qelizor të gjethes

    Mjetet: Herbar me gjethe të ndryshme tabele me ndërtimin qelizor

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Ditar dy pjesësh

    REFLEKTIMI Kllaster

    EVOKIMI

     Nxënësit përmendin rolin e bimës për shndërrimin e energjisë diellore në energjikimike të përdorshme për gjallesat e tjera. Përmenden llojet e indeve bimore dhefunksionet përkatëse.

    REALIZIMI I KUPTIMIT

     Nxënësit ndahen në grupe prej 4-6 vetash. U jepet të plotësojnë ditarin dypjesësh:

    - Llojet e gjetheve - Funksionet

    Sipas formës

    Të thjeshta

    Të përbëra

    - Indet bimore

    Epiderma

    Mezofili

    a.   parenkime gardhore

     b.   parenkime sfungjerore

    Më pas nën udhëheqjen e mësuesit, pasi kanë diskutuar në grup, shkruajnë në tabelë përgjigjet e sakta.

    REFLEKTIMI Kllaster

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    19/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor18

     Nxënësit të drejtuar nga mësuesi plotësojnë kllasterin:

    Tema 6: PËRSËRITJE

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësit duhet të jetë i aftë: NIVELI BAZË të përshkruajë: organizimin e qelizave në inde; organe;

    sisteme; të përshkruajë rrugët që përdorin njëqelizoret për të plotësuar nevojat bazë; gjethet; kërcellin; rrënjët.

     NIVELI MESATAR të shpjegojë strukturën dhe funksionin e rrënjëve, kërcellit,gjethes; të shpjegojë specializimin qelizor te kafshët

     NIVELI I LARTË të diskutojë si qelizat në organizmat shumë qelizoreriprodhohen për t’u shumuar dhe formuar inde; të diskutojë

     për lëvizjen e lëngjeve te kafshët një dhe shumë qelizore

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI stuhi mendimesh 10’

    REALIZIMI I KUPTIMIT ditar dypjesësh 25’

    REFLEKTIMI kllaster 10’

    Shprehitë e të menduarit:

    Të nxitim te nxënësit të menduarit: analitik; sintetik; vlerësues; gjykues

     NDËRTIMIQELIZOR I GJETHES

    Epiderma Mezofili

    E sipërme E poshtme Parenkimegardhore

    Parenkimesfungjerore

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    20/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 19

    ZHVILLIMI I MËSIMIT

    EVOKIMI - stuhi mendimesh

     Nxënësit ndahen në grupe (4-6 veta) dhe u jepet detyre të rendisin:

    •  Organizimin e qelizave për të formuar organizmin

     

    Rrugët që përdorin njëqelizorët për të plotësuar nevojat e tyre•  Indet përbërëse të gjetheve, kërcellit, rrënjës

    Çdo grup paraqet në fletën e punës informacionin përkatës. Pas diskutimit në grupehartohet lista me informacionin e plotë.

    REALIZIMI I KUPTIMIT – ditar dypjesësh

    Mësuesi ka përgatitur fletë pune për secilin grup. Fleta është e ndarë në dy pjesë

    INDET E GJETHES FUNKSIONET

    INDET E KERCELLIT FUNKSIONET

    INDET E RRËNJËS FUNKSIONET

    INDET TE KAFSHËT FUNKSIONET

    REFLEKTIMI 

     Në fund, me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve, plotësohet kllasteri i plotë dhe i saktë nëtabelë.

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    21/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor20

     

    Tema 7: SJELLJET SOCIALE TË KAFSHËVE; AGRESIVITETI DHEHIERARKIA MBIZOTËRUESE

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

     NIVELI BAZË të përkufizoje sjelljet agresive dhe hierarkinë mbizotëruese

     NIVELI MESATAR të japë tre shembuj të sjelljes agresive dhe tre shembuj tëhierarkisë mbizotëruese

     NIVELI I LARTË të krahasojë sjelljen agresive dhe hierarkinë mbizotëruese

    Mjetet: tabela ku paraqiten kafshë të ndryshme.

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Ditar dypjesësh

    REFLEKTIMI Diagrami i Venit

    EVOKIMI 

     Nxënësit ndahen në grupe (4-6 veta) dhe u jepet detyrë të përkufizojnë: sjellje; sjellje elindur; sjellje e mësuar; komunikim.

    Cilat janë mënyrat e komunikimit mes kafshëve? Pasi diskutohet brenda çdo grupi,

     përfaqësuesit e grupeve shkruajnë në tabelë të zezë konceptet e saktaREALIZIMI I KUPTIMIT  ditar dypjesësh

     Nxënësit ndahen në grupe 4-6 veta, plotësojnë ditarin dypjesësh pasi kanë lexuar mekujdes mësimin.

    Sjellje agresive; Shembuj:

    Hierarkia mbizotëruese; Shembuj:

    Diskutohet brenda grupit dhe më pas renditen në tabelë përfundimet e sakta

    REFLEKTIMI  Diagrami i Venit

     Nxënësit krahasojnë sjelljet agresive me hierarkinë mbizotëruese dhe plotësojnëDiagramin e Venit.

    Sjel l jetagres ive

    Hierarkiam bi zo t ë r uese

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    22/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 21

     

    Tema 8: ALTRUIZMI DHE EGOIZMI

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të i aftë të: NIVELI BAZË përkufizoje sjelljet altruiste dhe egoiste

     NIVELI MESATAR japë tre shembuj të sjelljes altruiste dhe tre shembuj të sjelljesegoiste

     NIVELI I LARTË krahasojë sjelljet altruiste me ato egoiste

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Kllaster

    REALIZIMI I KUPTIMIT Di; Dua të di; Mësova

    REFLEKTIMI Tabela e koncepteve

    EVOKIMI  Kllaster

     Nxënësit ndahen në grupe (4-6 veta) dhe u jepet detyrë të plotësojnë kllasterat:

    Sjelljet

    Të fituara Tëlindura

    Si komunikojnë gjallesatme njëra-tjetrën

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    23/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor22

     

    Pas diskutimit në grup, bëhen në tabelë plotësimet e sakta.

    REALIZIMIT I KUPTIMIT  Di ; Dua te di ; Mësova

     Nxënësit të ndarë në grupe lexojnë mësimin dhe plotësojnë tabelën sipas kolonave përkatëse. DI – Bletët pickojnë kur ndjehen në rrezik. Shpendët klithin kur ndjehen nërrezik. Ketrat klithin kur shikojnë fajkoin; DUA TË DI – Sjelljet e vendosura nëkolonën e parë grupohen në sjellje egoiste dhe altruiste; MESOVA – Veçoritë esjelljes egoiste; Veçoritë e sjelljes altruiste; Lidhjet e sjelljeve altruiste dhe egoiste me

     procesin e evolucionit.

     Nxënësit diskutojnë në grup dhe më pas nën drejtimin e mësuesit plotësojnë skemën esaktë në tabelë

    REFLEKTIMI Plotësohet tabela e koncepteve

    Sjellje egoiste Përparësitë Sjellje altruiste Përparësitë

    Sjelljet Shoqërore

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    24/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 23

     

    Tema 9: LIGJI I PARË DHE I DYTË I TRASHËGIMISË

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

     NIVELI BAZË të përkufizojë: linjë e pastër; brezni e parë; brezni e dytë; hibrid

     NIVELI MESATAR të shpjegojë ligjin e parë dhe të dytë të Mendelit

     NIVELI I LARTË të krahasojë individët e F1 me F2

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT ditar dypjesësh

    REFLEKTIMI kllasterShprehitë e të menduarit analitik; sintetik; vlerësues; gjykues.

    EVOKIMI 

     Nxënësit ndahen në grupe (4-6 veta). Diskutojnë se si pasardhësit ngjajnë me prindëritdhe janë të ndryshëm nga prindërit.

    Listojnë disa tipare të prindërve dhe si janë shfaqur te fëmijët. (Nxënësve u ështëdhëne detyrë më parë të vëzhgojnë një familje trashëgiminë e tipareve të ndryshme, situbosja dhe mostubosja e gjuhës, ngjyra e syve et.j)

    REALIZIMI I KUPTIMIT  Ditar dypjesësh Nxënësit të ndarë në grupe plotësojnë ditarin dy pjesësh; pasi të kenë lexuar mësimin.

    Konceptet kryesore Shpjegimi përkatës

    Linjë e pastër

    Hibrid

    Brezni e parë; brezni e dytë

    Formulohet ligji i parë i Mendelit: Nga kryqëzimi i linjave të pastra në brezninë e parë, shfaqet i njëjti tipar

    Formulohet ligji i dytë ose ligji i zbërthimit të tipareve në brezninë e dytë.

     Nxënësit të udhëhequr nga mësuesi japin përkufizimet e sakta për konceptet kryesore.

    REFLEKTIMI Kllaster

    Prindërit –  linja të pastra

    F1 –  hibride; (shfaqet tipari dominant)

    Kryqëzimi i individëve të F1- shfaqen tiparet e formave prindërore.

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    25/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor24

     

    Tema 10: NDARJA QELIZORE

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: NIVELI BAZË të përshkruajë ndarjen me mitozë dhe mejozë

     NIVELI MESATAR të skicojë ndarjen me mitozë dhe mejozë te një qelize eukariote

     NIVELI I LARTË të krahasojë ndarjen me mitozë dhe mejozë

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Kubimi

    REFLEKTIMI Diagrama e Venit

    EVOKIMI 

    Mësuesi drejton pyetje të tilla, si: Si rritet një bime? Çdo organizëm fillon nga njëqelizë e vetme. Si formohet organizmi shumëqelizor?

    Gjatë shumimit seksual gjallesat rrjedhin nga dy prindër. Si janë qelizat që bashkohen,krahasuar me qelizat e tyre?

     Nxënësit diskutojnë në grup dhe të drejtuar nga mësuesi zgjidhet përgjigjja e saktë.

    REALIZIMI I KUPTIMIT  KubimiPyetjet hartohen sipas rendit ngjitës të shkallës së vështirësisë së njohjes, duke u

     bazuar në nivelet e traksomisë së Blumit.

     Nxënësit do të vazhdojnë të punojnë në grupe. U jepet detyre të lexojnë me kujdestemën. Secilit grup i jepet nga një kub ku janë shkruar 6 pyetje;

    1.  Përkufizo:

    •  Ç`është mejoza

    •  Ç`është mitoza

    2.  Krahaso

    •   Ndarjen me mitozë me ndarjenme mejozë

    3. 

    Zbato

    •   Një qelizë ka 6 kromozome. Sakromozome kanë qelizat bija qëformohen në fund të mitozës? Saqeliza formohen?

    4. 

    Analizo

    •  Paraqitni me skeme ndarjen memejozë të një qelize me 4kromozome.

    5.  Sintetizo

    •   Në fund të ndarjes me mejozëqeliza bijë ka 3 kromozome. Sa

    kromozome ka qeliza nënë?

    6.  Vlerëso

    •  Cila është rëndësia e mejozës?

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    26/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 25

    REFLEKTIMI  Diagrama e Venit

    Mësuesi orienton nxënësit të ndërtojnë Diagramën e Venit për të krahasuar mejozënme mitozën.

    mejoza mitoza

     

    Tema 11: USHTRIME GJENETIKE

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë të :

     NIVELI BAZË përkufizoje tri ligjet e Mendelit

     NIVELI MESATAR shpjegojë mënyrën e formimit të gameteve

     NIVELI I LARTË zbatojë ligjet e Mendelit në zgjidhjen e ushtrimeve

    Shprehitë e të menduarit: analitik; sintetik; vlerësues; gjykues.

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Ditar dypjesësh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Zgjidhje ushtrimesh

    REFLEKTIMI Kllaster

    EVOKIMI – Ditar dypjesësh

     Nxënësit ndahen në grupe (4-6 nxënës). U jepet detyrë që në fletën e punës të plotësojnë ditarin dypjesësh, duke diskutuar e më pas shkruajnë përgjigjet e sakta.

    KONCEPTET KRYESORE SHPJEGIMI•  Linjë e pastër•  Homozigote•  Heterozigote•  Hibrid•  Kromozom•  Gjen•  Mitozë•  Mejozë

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    27/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor26

     Në fund të kësaj etape, nën drejtimin e mësuesit, përfaqësuesit e çdo grupi paraqesindhe shpjegojnë “Ditarin dypjesësh”

    REALIZIMI I KUPTIMIT  Zgjidhje ushtrimesh

    Për zgjidhjen e ushtrimeve mësuesi orienton nxënësit në këto drejtime:

      Etapa 1 – Caktohet një simbol për çdo alel

      Etapa 2 – Përcaktohet gjenotipi i secilit prind dhe tregohet kryqëzimi

      Etapa 3 – Përcaktohen llojet e gametëve që secili prind mund të prodhojë

      Etapa 4 – Përcaktohen kombinimet e aleleve që formohen kur bashkohen këtogamete

      Etapa 5 – Pasi përcaktohen gjenotipet, përcaktohen fenotipet.

    Pasi nxënësit marrin udhëzimet e mësipërme orientohen në zgjidhjen e ushtrimeve.

    REFLEKTIMI – Kllaster

    Kromozom

    Autozom Kromozom seksual Gjen

    Homozigote Heterozigote

    Dominant

    Recesiv

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    28/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 27

     

    Tema 12: TESTIM

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë të: NIVELI BAZË përkufizoje me shkrim ligjet e Mendelit

     NIVELI MESATAR përcaktojë me shkrim gametët që prodhon një individ

     NIVELI I LARTE shpjegojë me shkrim gjenotipin dhe fenotipine pasardhësve tënjë çifti prindëror me gjenotip të përcaktuar

    Për të hartuar një test kontrolli, mësuesi duhet të veprojë në ketë mënyre:

    •  Përcakton përqindjen e kreut në nënlinjë duke pjesëtuar numrin e orëve tëkreut me numrin e orëve totale të zhvilluara

    • 

    Përcakton totalin e mikeve që do të përmbaje testi dhe pikët për çdo kre•  Përcakton pikët për çdo nivel duke respektuar përqindjen.

    o  40% niveli i ulët

    o  40% niveli mesatar

    o  20% nivel i lartë

    •   Ndërton pyetjet që mund të jenë me alternativa ose të hapura duke i kushtuarkujdes pikëzimit

    • 

    Bëhet konvertimi i pikëve me notën sipas skemës:% e

    pikëve0-24 25-38 39-51 52-64 65-77 78-90 91-100

    Nota4 5 6 7 8 9 10

    (Duhet patur kujdes për pyetjet e hapura, ato duhet të jenë të matshme, çdo hap osekalim të vlerësohet me 1 pike. Raporti i pyetjeve me alternativa ose të hapura vendoset

    nga mësuesi.)

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    29/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor28

     

    Tema 13: NGA GJENET TE PROTEINAT

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jetë i aftë të: NIVELI BAZË përshkruaje rolin e proteinave

     NIVELI MESATAR shpjegojë lidhjen e gjeneve me proteinat

     NIVELI I LARTË argumentoje se mutacionet janë pasqyrim i ndryshimit të gjeneve.

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Ditar dypjesësh

    REFLEKTIMI Kllaster

    EVOKIMI-Stuhi mendimesh

    Mësuesi shkruan në tabelë fjalët ADN, KROMOZOME. Nxënësit japin mendime tëndryshme për ADN, kromozomet, lidhjen midis tyre. Në bashkëpunim me mësuesin

     përcaktohen mendimet më të sakta për ADN dhe kromozomeve, si dhe lidhjen midis tyre

    REALIZIMI I KUPTIMIT –  ditar dypjesësh

     Nxënësit ndahen në grupe (4-6 nxënës). Mësuesi ka përgatitur fletë pune për secilingrup sipas modelit:

    Proteinat (ndërtimi) Funksionet

    KONCEPTET PËRKUFIZIMI

    Gjeni

    Transkriptimi

    Translatimi

    Mutacion

     Nxënësit diskutojnë në grup, plotësojnë ditarin dypjesësh dhe më pas, nën drejtimin emësuesit, plotësojnë saktësisht ditarin dypjesësh në tabelë.

    REFLEKTIMI 

     Nxënësit duke diskutuar, plotësojnë kllasterin ku paraqitet lidhja midis gjeneve dhe proteinave.

    ADN- transkriptim (mARN)- translatim- proteinë

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    30/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 29

     

    TEMA 14. Orë e lirë

    EKSKURSION

    Tema: Të vëzhgojmë ekosisteme të ndryshme (tokësore dhe ujore)

    Ekskursioni ka për qëllim të rritë shkallën e pjesëmarrjes së nxënësve në mësim, nëgjallërimin e veprimtarisë së tyre, si dhe në rritjen e aftësisë mendore, aktive dhekrijuese.

    Etapat e zhvillimit:

      Mësuesi përcakton më parë vendin e zhvillimit të ekskursionit (në kodrat eliqenit)

      Kohëzgjatjen (4 orë mësimore)

     Mënyrën e transportit të nxënësve në vendin ku do të bëhet ekskursioni.

      Mjetet e domosdoshme për zhvillimin normal të ekskursionit

    Ekskursioni zhvillohet në kodrat e liqenit artificial ku takohen ekosistemi pyjor dheekosistemi limnik.

    Pjesëmarrësit, 40 nxënës ndahen në 4 grupe me 10 nxënës secili.

    Grupi i parë dhe i dytë:

       bëjnë vëzhgime në ekosistemin pyjor

      grumbullojnë bimët tipike të ekosistemit pyjor

     

    grumbullojnë gjallesat shtazore (kryesisht jovertebrore) karakteristike tëekosistemit

      me materialet e grumbulluara bëhen herbare

      zbulojnë marrëdhëniet e brendshme dhe lidhjet e varësisë së ndërsjelle midis bimëve, kafshëve dhe mjedisit ku jetojnë

    Grupi i tretë dhe i katërt:

       bëjnë vëzhgime n v ekosistemin ujor

      grumbullojnë bimët tipike të ekosistemit ujor

      grumbullojnë gjallesat shtazore (kryesisht jovertebrore) karakteristike tëekosistemit

      zbulojnë marrëdhëniet e brendshme dhe lidhjet e varësisë së ndërsjelle midis bimëve, kafshëve dhe mjedisit ku jetojnë

     Në përfundim, nxënësit e të katër grupeve bëjnë tabelat përmbledhëse ku evidentohenndryshimet midis gjallesave ujore dhe tokësore (bimore, shtazore)

    Shpjegohen përshtatshmëritë e gjallesave në përputhje me mjedisin ku jetojnë.

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    31/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor30

     

    Tema 15: ACIDET NUKLEIKE – ADN DHE ARN

    Objektivat:

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë të:

     NIVELI BAZE përshkruajë ndërtimin e ADN-së dhe ARN-së NIVELI MESATAR shpjegojë me shembuj mënyrën e dyfishimit të ADN-së NIVELI I LARTE krahasojë ndërtimin dhe funksionin e ADN-së dhe ARN-së

    Mjetet: tabela që paraqesin molekula të ADN-së dhe ARN-së.

    Shprehitë e të menduarit:

    Të nxitim te nxënësit të menduarit;

    Analitik

    Sintetik

    Vlerësues

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Kubimi

    REFLEKTIMI Diagrami i Venit

    EVOKIMI – Stuhi mendimesh

    Mesuesi ndan klasen ne grupe (4-6 nxenes). Nxënësve ju jepet detyrë që në fletën e punës të plotësojnë një listë termash që shprehin koncepte, veti që lidhen metrashëgiminë e tipareve, pse pasardhësit janë të ngjashëm dhe të ndryshëm me

     prindërit; lidhjen midis shumimit joseksual dhe mitozës; lidhjen midis shumimitseksual dhe mejozës.

    Mësuesi me këtë detyrë ka për qëllim të bëjë lidhjen funksionale midis koncepteve tëmarra (gamet; zigote; tipar i trashegueshem; kromozome te seksit; kromozomeautozomale;) dhe koncepteve që do të merren.

     Në fund të kësaj faze, pasi kanë diskutuar të gjitha grupet, nën drejtimin e mësuesit, plotësohen konceptet e sakta.

    REALIZIMI I KUPTIMIT- Kubimi

     Nxënësit do të vazhdojnë të punojnë në grupe. U jepet detyrë të lexojnë temën:

    “ACIDET NUKLEIKE – ADN DHE ARN’. Secilit grup mësuesi i jep një kub që hapet,në faqet e të cilit janë shkruar 6 folje, që shprehin nivelet e taksonomisë së Blumit.

     Përkufizo:

    Çfarë është ADN?

    Çfarë është ARN?

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    32/39

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    33/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor32

     

    Tema 16: TRASHËGIMIA E TIPAREVE TE NJERIU

    Objektivat

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: NIVELI BAZE të listoje dy sëmundje të lidhura me seksin dhe dy sëmundje

    që nuk trashëgohen me seksin NIVELI MESATAR të shpjegoje me shembuj mënyrën e trashëgimisë së tiparit me

    kromozomet e seksit NIVELI I LARTE të krahasojë mënyrën e trashëgimisë së hemofilisë dhe të

    daltonizmit

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Insert

    REFLEKTIMI Ditar dypjesësh

    Shprehitë e të menduarit: analitik; sintetik; vlerësues; gjykues

    EVOKIMI – Stuhi mendimesh

    Mësuesi ndan klasën në grupe (4-6 nxënës). Nxënësve u jepet detyrë që në fletën e punës të plotësojnë një listë termash që shprehin koncepte, veti që lidhen mekromozomet e seksit dhe kromozomet autozomale; mënyrën e formimit të gameteve;formimin e pasardhësve te mundshëm që rrjedhin nga kryqëzimi i dy prindërve.

    Mësuesi me këtë detyrë ka për qëllim të bëjë lidhjen funksionale midis koncepteve tëmarra (gamet; zigote; tipar i trashëgueshëm; kromozome të seksit; kromozomeautozomale) dhe koncepteve që do të merren (tipar i trashëgueshëm me seksin; tiparautozome; mënyrën e trashëgimisë së tipareve në secilin rast).

     Në fund të kësaj faze, pasi kanë diskutuar të gjitha grupet, nën drejtimin e mësuesit, plotësohen konceptet e sakta.

    REALIZIMI I KUPTIMIT- Insert

    Udhëzohen nxënësit që në fletën e punës të plotësojnë tabelën me shenja, gjatë leximittë mësimit të ri, sipas paragrafëve.

    V + - ?

    V informacioni pohon atë që dinë nxënësit

    + informacioni është i ri

    - informacioni kundërshton atë që nxënësi mendon se e di? informacioni është i paqartë

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    34/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 33

     Nën drejtimin e mësuesit diskutohet dhe sqarohet informacioni i ri.

    REFLEKTIMI – Ditar dypjesësh

    Mësuesi paraqet në tabela ditarin dypjesësh:

    KONCEPTI SHPJEGIM

     

    Kromozom seksual•  Tipar i trasheguar me seksin

    •  Daltonizem

    •  Kromozom autozomal

    •  Hemofili

     Nxënësit diskutojnë në grupe, vlerësohen përgjigjet e sakta dhe plotësohet ditari

    dypjesësh në tabelë.

    Tema 17. PUNË LABORATORI.

    STUDIMI I TIPAREVE TË TRASHËGUESHME TE NJERIU.

    Objektivat: 

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

     NIVELI BAZË: Të identifikojë duke vëzhguar 6 tipare të trashëgueshme tënjeriut.

     NIVELI MESATAR: Të shpjegojë mënyrën e shfaqjes së tiparit.

     NIVELI I LARTË: Të hartojë pemën gjenealogjike për trashëgimin e një tipari nëfamiljen e tij.

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Ditar dypjesësh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Kllaster

    REFLEKTIMI Hartimi i pemës gjeneologjike

    Mësuesi ju ka shpërndarë tabela me tiparet që do të studiohen. Në përputhje metabelën e dhënë, nxënësit kanë mbajtur shënim shfaqjen e tipareve alternative nëfamilje.

    Diskutohet në grup dhe përfaqësuesit e çdo grupi tregojnë shfaqjen e një tipari tëcaktuar në familjen e njërit prej pjesëtarëve të grupit.

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    35/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor34

    REALIZIMI I KUPTIMIT Kllaster  

     Nxënësit të ndarë në grupe plotësojnë kllasterin për një tipar, p.sh. grupi i parë tregonshfaqjen e formës lobit të veshit tek një familje; grupi i dytë praninë ose mungesën egropës në mjekër etj.Diskutohet në grup dhe plotësohet në tabelë kllasteri i saktë për çdo tipar.

    REFLEKTIMIDuke përdorur simbolet hartohen pemët gjenealogjike për trashëgiminë e tipareve tëmësipërme.

    Tema 18: ÇFARË KUPTOJMË ME STRES?

    Objektivat: 

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

     NIVELI BAZË: Të përkufizojë gjendjen e stresit.

     NIVELI MESATAR: Të shpjegojë shkaqet e streseve.

     NIVELI I LARTË: Të dallojë stresin e mirë nga stresi i keq.

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Ditar dypjesësh

    REFLEKTIMI Diagrami i Venit

    ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT

    EVOKIMI Stuhi mendimeshMësuesi shkruan në tabelë fjalën “stres” dhe nxënësit japin mendime të ndryshme përstresin dhe nga se shkaktohet stresi.

    Pasi shkruhen në tabelë disa mendime, nxënësit në bashkëpunim me mësuesin përzgjedhin përkufizimin më të saktë për stresin.

    REALIZIMI I KUPTIMIT Ditar dypjesësh 

     Nxënësit ndahen në grupe (4-6 nxënës). Për çdo grup mësuesi ka përgatitur modelit tëditarit dypjesësh.

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    36/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 35

     

    Koncepti  Përkufizimi 

    Stresi

    Faktor stresantë

    Faktorët mjedisorëFaktorët fiziologjikë

    Faktorët psikikë

    Stresi i mirë

    Stresi i keq 

    Diskutohet në grup dhe më pas përfaqësuesit e çdo grupi, nën udhëheqjen e mësuesit plotësojnë në tabelë përkufizimet e sakta. 

    REFLEKTIMI Diagrama e venit

    Stresi i mirë Stresi i keq

     

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    37/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor36

     

    Tema 19: PËRGJIGJJA NDAJ STRESEVE TË MENJËHERSHME

    Objektivat: 

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: NIVELI BAZË Të përshkruajë përgjigjet e organizmit ndaj streseve të ndryshëm.

     NIVELI MESATAR Të shpjegojë mekanizmin e veprimit të organizmit ndaj stresit.

     NIVELI LARTË Të argumentojë prodhimin e lartë të energjisë në një situatëstresuese.

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Di /Dua të di /Mësova

    REFLEKTIMI Kllaster

    Mësuesi ndan klasën në grupe (4-6 nxënës). Çdo grup shkruan në fletë situata tëndryshme stresante si dhe përgjigjet për çdo rast. Krahasohen përgjigjet e dhëna dhenë tabelë shkruhet përfundimi : Streset mund të jenë të ndryshme, por përgjigjja ështëe njëjtë.

    REALIZIMI I KUPTIMIT  Di /Dua të di /Mësova

     Nxënësit të ndarë në grupe plotësojnë skemën e mësipërme.Plotësohet kolona Di me njohuritë e marra për stresin dhepërgjigjet ndaj tij.

     Në kolonën Dua të di vendoset: mënyra e përgjigjes së organizmit, si ndërhyn trurigjatë stresit; çfarë ndodh pas stresit të menjëhershëm.

     Në kolonën Mësova  vendoset: pse organizmi ka nevojë për shumë energji gjatë njëgjendje stresuese, si bashkëpunon sistemi nervor (SN) dhe hormonal në gjendje stresi.Tabela plotësohet pasi nxënësit diskutojnë në grup dhe vendosen përgjigjet më tësakta. Nën drejtimin e mësuesit përfaqësuesit e grupeve plotësojnë në tabelë përgjigjete sakta.

    REFLEKTIMI Kllaster   Nxënësit plotësojnë kllasterin përmbledhës ku tregohet veprimi I SN në gjendjetstresuese.

    zemra

    Stresi – korja e hemisferave – gjendër mbiveshkore - adrenalinë  mëlçi

    enët e gjakut

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    38/39

    Biologji dhe edukim shëndetësor 37

     

    Tema 20: STRESET E TEJZGJATURA DHE SËMUNDJET QËSHKAKTOHEN PREJ TYRE

    Objektivat

     Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

     NIVELI BAZË të përshkruajë përgjigjen e organizmit ndaj streseve te tejzgjatura

     NIVELI MESATAR të shpjegojë lidhjen e stresit te tejzgjatur me sëmundjet

     NIVELI I LARTË të argumentojë rolin e hormoneve te liruara gjate stresit tëtejzgjatur

    Struktura e mësimit

    EVOKIMI Stuhi mendimesh

    REALIZIMI I KUPTIMIT Di /Dua të di /MësovaREFLEKTIMI Kllaster

    Mësuesi ndan klasën në grupe (4-6 nxënës). Çdo grup shkruan në fletë situata tëndryshme stresesh të tejzgjatura, si dhe përgjigjet për çdo rast. Tregohen raste tësëmundjeve qe shfaqen pas kalimit të një stresi të tejzgjatur. Krahasohen përgjigjet edhëna dhe në tabelë shkruhen rastet me të shpeshta.

    REALIZIMI I KUPTIMIT  Di /Dua të di /Mësova

     Nxënësit të ndarë në grupe plotësojnë skemën e mësipërme.

    Plotësohet kolona Di me njohuritë e marra për stresin, përgjigjet ndaj tij, sëmundjet qëkanë lidhje me këtë gjendjen. Në kolonën Dua të di vendoset: mënyra e përgjigjes së organizmit ndaj stresit tëtejzgjatur, pasojat e stresit të tejzgjatur në shëndetin e njeriut; si veprojnë hormonetgjatë stresit; pse gjendja stresante shoqërohet me lodhje, këputje, probleme meaparatin tretës, ngrirje te muskujve te shpinës etj.

     Në kolonën Mësova vendoset pse veprimi i adrenalines në gjendje stresi të tejzgjaturstero; cili është roli i kortizolit mbi proteinat dhe lyrat; pse depresioni dhe ankthizhduken me largimin e shkaqeve stresante.Tabela plotësohet pasi nxënësit diskutojnë në grup dhe vendosen përgjigjet më të

    sakta. Nën drejtimin e mësuesit, përfaqësuesit e grupeve plotësojnë në tabelë përgjigjet e sakta

    REFLEKTIMI  Kllaster  

     Nxënësit plotësojnë kllasterin përmbledhës ku tregohet veprimi i adrenalinës dhekortizolit në gjendjet stresuese te tejzgjatura.

    zemra

    Stresi – korja e hemisferave – gjendër mbiveshkore - adrenalinë  mëlçi

    kortizoli –në muskuj; mbi lyrat; enët e gjakut

  • 8/15/2019 Biologji 9 Liber Mesuesi

    39/39

    dhe edukim shëndetësor

     

    9Përkla sën e nëntë të arsimit 9-vjeçar 

    Ethem Ruka, Drita Nashi

     -

     

    I : 7

    Biologjidhe edukim shëndetësor9

    mësuesiLibërErmira Guleksi

    ISBN: 978-9928-08-067-7

    Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të

    gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni

    dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit

    www.mediaprint.al 

    Për më shumë informacion mund të na shkruani

    në adresën e emailit: [email protected] 

    ose të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin

    e telefonit: 04 2251 614. 

    Çmimi 200 lekë