202
SHTËPIA BOTUESE Gjuhë shqipe dhe letërsi mësuesi 12 Libër Nertila Jança

Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Libri i mesueses se letersise 12

Citation preview

Page 1: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

SH

PI

A

BO

TU

ES

E

Gjuhë shqipe dhe letërsi

mësuesi12

Libër Gjuhë shqipe dhe letërsi 12

mësuesiLibër

www.mediaprint.al

ISBN: 978-99956-93-74-9

Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 04 2256158.

Çmimi 400 lekë

Nertila Jança

Nertila Jança

Page 2: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

KLIKONI KËTU

www.mediaprint.al

Page 3: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj
Page 4: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12Teksti mësimor Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 është hartuar nga:Dr. Agron Tufa, Ma. Ingrit Prizreni, Nertila Jança

Nertila Jança

Page 5: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Autore: Nertila Jança

Redaktore gjuhësore:

Dizajni:

Kopertina :

Elona Çali

Mirela Ndrita

ISBN: 978-99956-93-74-9Botimi i parë: 2011

Titulli: Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12

Shtypi: Mediaprint

©

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht te zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese

Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:Kutia Postare 7467 - Tiranë Tel.: 04 4500605

Cel.: 069 40 50 380Tel.: 04 2258 156 Cel.: 069 40 44 441Cel.: 069 20 79 021Cel.: 069 40 44 443 Cel.: 069 40 20 201

[email protected] [email protected] [email protected]

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mediaprint” sh.p.k.

S H T Ë P I A B O T U E S E

Tel.: 04 4500605

VisiDesign

Drejtoi botimin: Anila Bisha

Page 6: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 5

PËRMBAJTJA   

Plani mësimor Gjuhë shqipe dhe letërsi 12................................................................................... 7 Kreu 1 Teksti eseistik dhe kulturologjik ................................................................................ 23 1.1 Teksti dhe komunikimi. Shkrimtari dhe koha ......................................................................... 23 Njësia e kombit dhe shpirti i kombit .......................................................................….31 Kohezioni dhe koherenca tekstuale ...................................................................................36 1.2 Rexhep Qosja – Moderniteti i keqkuptuar dhe moderniteti i vërtetë ....................................38 Kreu 2 Teksti shpjegues ...............................................................................................................41 Shqipëria si m’u duk .........................................................................................................41 Natyra e gjuhës së simboleve ...........................................................................................46 Kreu 3 Arti letrar dhe idetë filozofike të Kamysë ................................................................50 3.1 Analiza letrare dhe ideore e romanit “I huaji” ......................................................................50 Koment “Telegrami” .....................................................................................................58 Takimi me priftin .............................................................................................................61 Koment “Takimi me priftin” .......................................................................................64 Kreu 4 Teksti bindës – argumentues .......................................................................................66 4.1 Mbi natyrë t’Artit, Gjergj Fishta .............................................................................................66 4.2 Ideali, Branko Merxhani...........................................................................................................67 Shkrimi i tekstit bindës – argumentues ............................................................................67 4.3 Biblioteka e Babelit, Borges ......................................................................................................72 Kreu 5 Teksti poetik ..................................................................................................................74 5.1 Si lule cikur në kalim nga plori .............................................................................................74 Gjergj Fishta, “Metamorfoza” ...........................................................................................78 Koment “Metamorphozis” ................................................................................................80 5.3 Varrimi i të vdekurve, Eliot ...................................................................................................86 5.4 Krahasojmë poezitë “Pelegrin” dhe “Ëndër e prerë” ..............................................................90 Kreu 6 Fatos Arapi dhe poezitë e tij ............................................................................................93 Migjeni – një poet me ndërgjegje të re poetike .................................................................98 Metafora poetike e Migjenit ............................................................................................100 Koment Ekstaza pranverore ............................................................................................102 Koment Dy buzë ..............................................................................................................105 Koment Z. B. ...................................................................................................................108 Koment “Një natë” ..........................................................................................................110 Kreu 7 Teksti tregimtar .............................................................................................................114 7.1 Metamorfoza ............................................................................................................................114 Koment Metamorfoza .....................................................................................................115 7.2 Bylbylat e Plepishtit, Ernest Koliqi .........................................................................................119 Koment: Bylbylat e Plebishtit .........................................................................................122 7.3 Muri, Satri ............................................................................................................................124 7.4 Shkretëtira e Tartarëve .............................................................................................................133 Koment: Shkretëtira e Tartarëve .....................................................................................136

Page 7: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 6

7.5 E madhe është gjëma e mëkatit ............................................................................................140 Koment: Fragment nga “E madhe gjëma e mëkatit” .......................................................142 Kronikë në gur. Rrëfim i dykuptimtë për botën ......................................................................147 Funksioni i qytetit si personazh ........................................................................................150 Metafora, metonimia, personifikimi, hiperbola dhe grotesku .........................................151 Koment: Kapitulli i parë ..................................................................................................154 Analizë Koment: Kapitulli i parë ....................................................................................156 Kreu 8 “Mbreti Lir” ose pasoja e pushtetit të pakufishëm .....................................................158 Historia e krijimit të tragjedisë “Mbreti Lir” (1607) ...................................................................158 ”Mbreti Lir” ose pasoja e pushtetit të pakufishëm ...................................................................161 Nga “Hamleti” tek “Anti-Hamleti”. Rrafshe krahasuese të tragjedisë “Mbreti Lir” .....................163 Koment: Akti i parë Skena I. Në pallatin e Mbretit Lir ...............................................................165 Koment nga Akti i Dytë, Skena IV ...............................................................................................167 8.1 Drama “Shtëpia e Bernarda Albës” .......................................................................................170 8.2 Tragjedia “Abeli” ....................................................................................................................178 Koment Abeli ..................................................................................................................183 8.3 “Duke pritur Gogonë” ...........................................................................................................184 Koment: Akti i dytë ........................................................................................................186 8.4 Tragjedia “Tiranozauri” Kasem Trebeshina ............................................................................191 Koment: Tiranosauri .......................................................................................................193 8.5 Drama “Sinkopa” ..................................................................................................................196 Koment: Drama “Sinkopa” .............................................................................................198

Page 8: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 7

Plani mësimor lëndën Gjuhe Shqipe dhe Letërsi 12 Numri i orëve gjithsej: 120

Detyra me shkrim: 8 orë

Analizë vepre: 5 vepra x 6 orë = 30 orë

Studim teksti: 82 orë

Kreu I. TEKSTI ESEISTIK DHE KULTUROLOGJIK (14 orë)

Mësimi 1 orë

“Letërsia dhe muret” - Aurel Plasari (4 orë)

1 Objektiva: • Të lexojë dhe të kuptojë tekstin • Të lexojë një tekst në shqipen e vjetër • Të reflektojë mbi përmbajtjen e tekstit • Të asimilojë konceptin e komunikimit • Të analizojë teknikat komunikative të tekstit

2 Objektiva: • Të analizojë aspektet e komunikimit në tekstin “Letërsia dhe muret” • Të njihet me nocionin tekst

3 Objektiva: • Të analizohen idetë e tekstit “Letërsia dhe muret”

4 Objektiva: • Të thellojë njohuritë e veta mbi karakteristikat e esesë • Të analizojë esenë “Letërsia dhe muret” nga pikëpamja e

karakteristikave të një teksti eseistik Mësimi 2

orë “Ç’do të thotë të shkruash?” - Sartri (3 orë)

1 Objektiva: • Të lexuarit dhe të kuptuarit e tekstit. • Të reflektuarit mbi esenë “Ç’do të thotë të shkruash?”

2 Objektiva: • Të studiohen idetë e esesë së Sartrit

3 Objektiva: • Nxënësi duhet të thellojë njohuritë mbi shkrimin e esesë. • Nxënësi duhet të analizojë tiparet eseistike të tekstit të Sartrit

Mësimi 3 orë

“Njësia e kombit dhe shpirti i kombit” - Eqerem Çabej - 3 orë

1 Objektiva: • Të lexojë dhe të reflektojë mbi tekstin • Të kuptojë dhe të analizojë përmbajtjen e tekstit • Të asimilojë konceptet kulturologjike të tekstit

2 Objektiva: • Të thellohen njohuritë mbi tiparet e tekstit kulturologjik • Të analizojë karakterin kulturologjik të esesë “Njësia e kombit dhe

shpirti i kombit”.

Page 9: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 8

• Të dallojë tiparet eseistike të tekstit 3 Objektiva:

• Të rimerren konceptet e koherencës dhe kohezionit në tekst • Të analizohen tiparet eseistike të tekstit • Të thellohen njohuritë mbi huazimet në gjuhën shqipe

Mësimi 4 orë

“Moderniteti i keqkuptuar dhe moderniteti i vërtetë” - Rexhep Qosja (3 orë)

1 Objektiva: • Të lexohet dhe të kuptohet teksti “Moderniteti i keqkuptuar dhe

moderniteti i vërtetë”. • Të reflektohet mbi modernitetin, bazuar në tekstin mësimor

2 Objektiva: • Të thellohen objektivat mbi shkrimin e esesë kulturologjike • Të analizohet aspekti esestik i esesë “Moderniteti i keqkuptuar dhe

moderniteti i vërtetë” 3 Objektiva

• Të thellohen njohuritë e nxënësve mbi mjetet lidhëzore në tekst. • Të analizohen aspektet gjuhësore të stilit të shkrimit të Rexhep Qoses

Detyre me shkrim Nr. 1

1 orë

Shkrimi i tekstit eseistik - 1 orë Objektiva:

• Të shkruarit e një eseje sipas parametrave klasikë të saj me pesë paragrafë

• Të shkruarit saktë dhe në mënyrë të përqendruar të hyrjes dhe mbylljes • Të shkruarit e një brendie koherente, duke përdorur mjetet e duhura

kohezive • Të përdorurit e një gjuhe të zgjedhur të ligjërimit të shkruar

KREU 2. TEKSTI SHPJEGUES (7 orë) Mësimi 1

Orë “Shqipëria si m’u duk” - Faik Konica (3 orë)

1 Objektiva: • Të lexohet, shpjegohet dhe të kuptohet teksti i Konicës • Të vlerësohet profili eseistik dhe politik i Konicës

2 Objektiva: • Të thellohen njohuritë e nxënësve mbi tekstin shpjegues • Të studiohet karakteri eseistik dhe shpjegues i tekstit “Shqipëria si m’u duk”

3 Objektiva: • Të thellojë njohuritë me karakteristikat gjuhësore të shkrimit të tekstit

shpjegues • Të analizojë tiparet gjuhësore të shkrimit “Shqipëria si m’u duk” • Të përsërisë konceptet e arkaizmave dhe barbarizmave

Mësimi 2 orë

“Natyra e gjuhës së simboleve” - Erich From (3 orë)

1 Objektiva: • Të lexohet dhe të kuptohet teksti • Të ushtrohen me përdorimin e shenjave të pikësimit

2 Objektiva: • Të qëmtohet teksti “Natyra e gjuhës së simboleve nëpërmjet esesë” shpjeguese • Të përsëriten pesë onomatopeja, homonimia, homofonia dhe homografet

3 Objektiva: • Të identifikohen simbolet konvencionale në foto

Page 10: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 9

• Të rimerren njohuritë mbi ripërpunimin e esesë 1 orë Detyrë me shkrim II.

1 Objektiva: • Nxënësi duhet të ripunojë esenë e vet dhe të dëshmojë se është i aftë ta

përmirësojë objektivisht atë Analizë 1

6 orë Alber Kamy (6 orë)

1 Objektiva • Të kuptojë shkaqet e lindjes së ekzistencializmit • Të asimilojë dhe të jetë i aftë të dallojë tiparet e ekzistencializmit si

drejtim letrar • Të përshkruajë absurdin • Të evidentojë aspektet e jetës së Kamysë që ndikuan në krijimtarinë e tij • Të dallojë në veprat e Kamysë tiparet ekzistencialiste në ngjarjet dhe në

veprimet e protagonistëve 2 Objektiva:

• Të skematizojë fabulën e romanit • Të dallojë dhe analizojë tiparet ekzistencialiste në veprimet dhe sjelljen

e Mersoit • Të japë gjykimin e tij pro ose kundër Mersoit • Të sintetizojë idetë filozofike të romanit

3 Objektiva: • Të lexojë dhe të kuptojë fragmentin për koment • Të parafrazojë veprimet e Mersoit • Të shpjegojë mardhënien e Mersoit me shoqërinë. • Të përshkruajë temperamentin e Mersoit dhe shfaqjen e absurdit në këtë

fragment 4 Objektiva:

• Të komentojë marrëdhënien e Mersoit me shoqërinë. • Të analizojë stilin e autorit • Të shprehë mendimet e veta të argumentuara për Mersonë dhe idetë që

përcjell vepra. • Të përpiqet të dallojë këndvështrimin e Kamysë për Mersonë.

5 Objektiva: • Të argumentojë sjelljen e Mersosë përballë priftit • Të reflektojë mbi filozofinë ekzistencialise për vdekjen, duke u nisur

nga veprimet dhe fjalët e Mersosë • Të komentojë përjetimet e Mersosë më këtë fragment

6 Objektiva: • Të interpretojë me intonacionin e duhur fjalët e priftit dhe të Mersosë • Të shprehë mendimin e tij duke u vendosur në vend të Mersosë • Të shprehë pikëpamjet e tij në një letër argumentuese mbi

domosdoshmërinë e heqjes së dënimit me vdekje • Të analizojë rolin e personazheve të tjerë në roman • Të analizojë fragmentet dhe veprën në përgjithësi nga pikëpamja e stilit

dhe figuracionit KREU III. TEKSTI PËRSHKRUES (7 orë)

Mësimi 1 orë

“Vitet Dritë” - Italo Kalvino (3 orë)

Page 11: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 10

1 Objektiva: • Të kuptuarit e tekstit “Vitet Dritë” • Të analizuarit e tekstit fantastik

2 Objektiva: • Nxënësi të theksojë njohuritë për karakteristikat e tekstit përshkrues. • Nxënësi të analizojë karakterin përshkrues të tekstit: “Vitet dritë”

3 Objektiva: • Të rikujtojë tiparet e shkrimit të tekstit përshkrues • Të vlerësohet rrëfimi i Kalvinos për nga teknikat përshkruese, eseistike

dhe rrëfimtare Mësimi 2

orë Krahasimi i teksteve të Markezit

1 Objektiva: • Të analizohet teksti: “Sikur Zoti të më falte pakëz jetë” • Të nxirret në pah karakteri përshkrues i esesë

2 Objektiva: • Të komentohet fragmenti nga romani “Njëqind vjet vetmi” • Të evidentohen tipare të realizimit magjik në tekst • Të nxirret në pah karakteri përshkrues i këtij fragmenti

3. Objektivat: • T’i përgjigjet pyetjeve mbi tekstet e krahasuara • Të kuptojë se çfarë është të menduarit kritik • Të mësojë etapat e një shkrimi kritik

1 orë Detyrë me shkrim III. SHKRIMI I TEKSTIT KRITIK VLERËSUES 1 • Objektiva: Të realizohen teknikat e shkrimit të esesë vlerësuese

KREU IV. TEKSTI ARGUMENTUES ( 10 orë) Mësimi 1

orë “Mbi natyrë t’artit” - Gjergj Fishta - 3 orë

1 Objektiva • Të lexojë tekstin dhe ta parafrazojë atë • Të dallojë idetë e Fishtës për Artin dhe të bukurën • Të analizojë këto ide duke i pasuruar me përvojën personale

2 Objektiva: • Të komentojë mbi idetë e Fishtës për artin dhe të bukurën • Të diskutojë mbi konceptin e të bukurës si në art dhe në jetë duke

komentuar dhe fotot në tekst 3 Objektiva

• Të thellojë njohuritë për tekstin bindës argumentues • Të analizojë tekstin “Mbi natyrë t’artit”, duke u mbështetur në tiparet e

tekstit argumentues • Tezat, nëntezat, faktet, opinionet, metodologjia, mesazhet etj

Mësimi 2 orë

“Ideali” - Branko Merxhani (3 orë)

1 Objektiva • Të lexojë tekstin duke dalluar idetë e autorit • Të ndajë tekstin në paragrafë duke i parafrazuar ata

2 • Të komentojë pikëpamjet e autorit për idealin dhe shoqërinë • Të analizojë aktualitetin e ideve të autorit • Të gjykojë mbi përfundimet në të cilat mbërrin autori

Page 12: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 11

3 Objektiva: • Të thellojë njohuritë mbi draftimin e tekstit bindës argumentues • Të analizojë tekstin “Ideali” duke u mbështetur në tiparet e tekstit

argumentues • Tezat, nëntezat, faktet, opinionet, metodologjinë, mesazhet etj

Mësimi 3 orë

“Biblioteka e Babelit” - Borges (3 orë)

1 Objektiva: • Të lexojë tekstin dhe ta parafrazojë atë • Të dallojë qëndrimet dhe opinionet e Borgesit për temën që trajton. • Të analizojë qëndrimet e autorit

2 Objektiva: • Të komentojë idetë e Borgesit për librin dhe bibliotekën • Të analizojë përfundimet e autorit duke i pasuruar me përvojën personale

3 Objektiva: • Të analizohen aspektet bindëse-argumentuese të esesë së Borgesit • Të analizohet struktura e esesë dhe metodologjia e shkrimit të saj e

përdorur nga autori • Të japë gjykimet e veta mbi esenë

1 orë

Detyrë me shkrim IV. Shkrimi i esesë bindëse - argumentuese

Analizë e veprës letrare

orë

Romani “Karpa” - Martin Camaj (6 orë)

1 Objektiva: • Të nxitet nxënësi për leximin e romanit “Karpa” • Të ndërtohet profili i shkrimtarit Martin Camaj dhe kontributi i tij në

letërsinë shqiptare 2 Objektiva:

• Të zbërthehet simbolika e romanit duke u nisur që nga titulli dhe shpjegimet e autorit për veprën

• Të përshkruhet konteksti alegorik dhe paradoksal mbi të cilin është shkruar kjo vepër

• Të shpjegojë karakteristikat antiutopike të romanit duke ilustruar me paragrafë nga teksti

3 Objektiva: • Të analizojë universalitetin e ngjarjeve të kësaj vepre • Të zbërthejë nëntekstin e përsëritjes ciklike të ngjarjeve dhe

personazheve në roman. • Të zbërthejë simbolikën e romanit

4 Objektiva: • Të dallojë strukturën rrethore të romanit, duke ilustruar me shembuj. • Të analizojë strukturën rrethore të romanit dhe simbolikën që ajo mbart. • Të analizojë domethënien e trukeve të autorit në këtë vepër • Të gjykojë mbi përfundimet dhe mesazhet që përcjell vepra.

5 Objektiva: • Të lexohet dhe kuptohet fragmenti duke e lidhur me fabulën e veprës • Të përshkruhen personazhet dhe simbolika e tyre. • Të komentohet se si lidhet antikiteti ilir me bashkëkohësinë në këtë fragment

Page 13: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 12

6 Objektiva: • Të dallojë kontekstin social estetik ku Camaj ngre rrëfimin • Të analizojë përfundimet estetike të Camajt në tekst duke u nisur nga

universaliteti i tyre • Të analizojë thelbin estetik dhe etik të personazheve • Të dallojë dhe analizojë mesazhet që përcjell autori përmes ngjarjes dhe

fatit të personazheve. KREU V. TEKSTI POETIK (16 orë)

Mësimi 1 orë

“Si lule cikur në kalim nga plori” - Katuli (3 orë)

1 Objektiva: • Të lexojë dhe të kuptojë poezinë. • Të asimilojë konceptin tekst poetik.

2 Objektiva: • Të komentojë poezinë nga pikëpamja kuptimore • Të evidentojë informacionin historik, social, politik, psikologjik që

mbart poezia • Të analizojë botëkuptimin e Katulit në poezi

3 Objektiva: • Të rikujtojë studimin metrik të poezisë • Të rikujtojë konceptin e lirikës dhe të thellojë dijet mbi figurat e mendimit • Të analizojë poezinë nga pikëpamja metrike dhe stilistike

Mësimi 2 orë

“Metamorfoza” - Fishta (3 orë)

1 Objektiva: • Të lexuarit e poezisë me intonacionin e duhur që kërkon lloji i poezisë

satirike duke krijuar efektet e duhura në klasë • Të kuptuarit e poezisë “Metamorfoza” dhe sqarimi i paqartësive gjuhësore • Të reflektuarit mbi poezinë

2 Objektiva: • Të dallojë se poezia është shkruar me anë të logjikës së përmbysur,

duke e vënë veten në vend të kundërshtarit. • Të identifikojë kontekstin historik të poezisë • Të komentojë poezinë:

1. duke shpjeguar: a.Shkaqet e metamorfozës së heroit b.Gjendjen në të cilën jetonin shqiptarët (të varfërit dhe “të shndërruarit”), c.Ironinë dhe sarkazmën e poetit. 2. Duke argumentuar: a.Shkaqet e këtij shndërrimi b.Arsyet pse Fishta identifikohet me ata që ai bën objekt të satirës së tij; c.Të dallojë temën dhe motivet e poezisë

• Të dallojë kontekstin historik të poezisë • Të përshkruajë gjendjen shpirtërore të poetit, por edhe të vetën si lexues

pas analizës së poezisë

3 Objektiva: • Të thellojë dijet mbi figurat letrare të satirës, paradoksit dhe inversionit • Të dallojë mjetet gjuhësore me anën e të cilave Fishta realizon

demaskimin e fuqishëm satirik të tij dhe të shpjegojë funksionin e tyre në poezinë satirike

• Të dallojë veçoritë metrike dhe stilistike të poezisë

Page 14: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 13

Mësimi 3 orë

“Varrimi i të vdekurve” - Tomas Sterns Eliot (3 orë)

1 Objektiva: • Te njihet me figurën prej shkrimtari të Eliotit dhe me poemën e tij

“Tokë e shkretë” • Të lexojë dhe të kuptojë fragmentin “Varrimi i të vdekurve”

2 Objektiva: • Të rikujtohet teknika e analizimit të një poezie. • Të analizohet fragmenti “Varrimi i të vdekurve”

3 Objektiva: • Të analizohet fragmenti “Varrimi i të vdekurve” • Të zbërthehen veçoritë metrike dhe stilistike të poezisë

Mësimi 4 orë

Krahasojmë poezitë “Pelegrin” dhe “Ëndërr e prerë” – Dritëro Agolli (3 orë)

1 Objektiva • Të njihen me poezinë e Dritëro Agollit. • Të analizojnë poezinë “Pelegrin”

2 Objektiva • Të analizohet poezia “Ëndërr e prerë”.

3 Objektiva • Të mësohet shkrimi i një eseje mbi poezitë. • Të krahasohen poezitë “Pelegrin” dhe “Ëndërr e prerë”

Mësimi 5 orë

Fatos Arapi dhe poezia e tij (3 orë)

1 Objektiva: • Të njihen me poezinë e Fatos Arapit si poezi novatore • Të njihen me evolucionin e krijimtarisë poetike të Fatos Arapit

2 Objektiva: • Të lexojë dhe të kuptojë poezinë “Atdheu” • Të komentojë poezinë

3 Objektiva: • Të rikujtojë figurat e similitudës, sinekdokës, personifikimit,

oksimeronit • Të dallojë figurat letrare të poezisë në funksion të veçorive të artit të

Arapit • Të analizojë tiparet metrike të poezisë

Detyrë me shkrim (5orë)

Shkrimi i tekstit poetik (1 orë)

1 Objektiva • Të zhvillohet fantazia krijuese e nxënësit; • Nxënësi të shprehë artistikisht ndjenjat dhe mendimet e veta

Analizë e veprës letrare

orë

“Vargjet e lira” – Migjeni (6 orë)

1 Tema: Migjeni - një poet me ndërgjegje të re poetike Objektiva:

• Të plotësojë njohuritë mbi jetën e Migjenit • Të kuptojë dhe të shpjegojë novatorizmin e Migjenit në letërsi

Page 15: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 14

• Të argumentojë dallimet e krijimtarisë së Migjenit me autorët paraardhës

• Të dallojë tematikën e krijimtarisë së Migjenit duke ilustruar sipas cikleve poetike

2 Objektiva: • Të dallojë metaforën si formë e veçantë e shprehjes poetike të Migjenit • Të evidentojë karakteristikat e ndërtimit të metaforës nga Migjeni, duke

ilustruar me shembuj nga poezitë e tij • Të komentojë fuqinë shprehëse figurative të gjuhës së Migjenit në

poezitë “Vjeshta në parakalim” dhe “Shpirtnat shtegtarë” • Të dallojë idetë e poetit dhe të zbërthejë simbolikën e gjuhës së tij

3 Objektiva: • Të dallojë temën dhe motivet e poezisë “Ekstazë pranverore” • Të përshkruajë atmosferën e përgjithshme dhe ndjesitë që përcjell

poezia te lexuesi • Të shpjegojë funksionin e figurave stilistike dhe detajeve të zgjedhura

nga autori për të krijuar përfytyrime dhe emocion • Të diskutojë mbi mesazhin që përcjell poezia

4 Objektiva: Poezia “Dy buzë”:

• Të përcaktojë llojin temën dhe motivet e poezisë “Dy buzë” • Të përshkruajë përjetimet e heroit lirik • Të dallojë figurat letrare dhe të analizojë funksionin e tyre në shprehjen

e ndjenjave • Të analizojë rimën, ritmin dhe llojet e vargjeve në këtë poezi • Të diskutojë mbi mesazhin që përcjell poezia

5 Objektiva: Poezia “Z.B”:

• Të shijojë përjetimet që përcjell poezia Z.B. duke e lexuar atë me intonacionin e duhur

• Të komentojë poezinë duke u ndalur: a- Në fuqinë e sintetizimit të vargut të Migjenit b- Në funksionin e figuracionit dhe në krijimin e atmosferës së

poezisë dhe gjendjes shpirtërore të heroit lirik c- Në temën dhe motivet e saj

6 Poezia “ Një natë”. Objektiva:

• Të komentojë pikëvështrimin e poetit për gruan në poezitë e tij • Të përshkruajë gjendjen shpirtërore të heroit lirik • Të komentojë idetë përfytyrimet,mesazhet që përcjell poezia • Të analizojë stilin dhe figuracionin e poezisë • Të krahasojë 4 poezitë e komentuara te dashurisë • Të shkruajë një ese mbi tekstet poetike të Migjenit me temë “Dashuria

dhe gruaja” KREU VII. TEKSTI TREGIMTAR (16 orë)

Mësimi 1 orë

“Metamorfoza ”Kafka (3 orë)

1 Objektiva: • Të përshkruajë përshtypjet që i krijon kjo metamorfozë e befasishme e

personazhit kryesor që në fjalinë e parë të romanit . • Të argumentojë mbi fijet lidhëse të jetës dhe komplekseve të Kafkës

Page 16: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 15

dhe pasqyrimit të tyre në personazhin e Gregorit por edhe në krejt krijimtarinë e Kafkës.

• Të analizojë alegorinë dhe metoniminë që ka përdorur Kafka dhe funksionin e tyre për të pasqyruar gjendjen në të cilën ndodhet individi dhe marrëdhëniet e individit me shoqërinë.

• Të analizojë trukun artistik të Kafkës në pasqyrimin e situatave absurde në roman

• Të diskutojë mbi efektin ndjesitë dhe mesazhet që përcjell novela tek lexuesi

2 Objektiva: • Të dallojë realen nga fantastikja në fragment • Të shpjegojë funksionin e fantastikes dhe alegorisë së metamorfozës së

personazhit kryesor • Të shpjegojë duke u nisur nga gjendja e Gregorit gjendjen e njeriut dhe

trysninë në të cilën gjendet ai në përgjithësi • Të komentojë shqetësimin e familjes për vonesën e Gregorit në punë • Të dallojë veçori të stilit të Kafkës në këtë fragment

3 Objektiva: • Të zbulojë në fragment detajet e kërkuara në funksion të analizës së

tekstit • Të japë mendimin e vet për natyrën e personazheve dhe raporteve që

ata krijojnë, duke ilustruar me shembuj nga fragmenti. • Të sintetizojë mesazhet universale të novelës • Të plotësojë saktë dhe në mënyrë të përmbledhur tabelën e analizës

përfundimtare të novelës “Metamorfoza” Mësimi 2

orë “Bylbylat e plepishtit” - Ernest Koliqi (3 orë)

1 • Të ndërtohet profili i shkrimtarit Ernest Koliqi dhe vendi i tij në letërsinë shqipe

• Të ritregohet fabula e tregimit “Bylbylat e Plepishtit” në klasë dhe të diskutohet mbi problematikën që trajton

2 • Të përcaktojë temën që trajtohet dhe këndvështrimin e autorit për temën • Të analizojë ndryshimin e këndvështrimit e të dy djemve për vajzën

shkodrane dhe arsyet e këtij ndryshimi • Të mbajë një qëndrim individual në dënim të stereotipit gjinor si një

fenomen i dëmshëm për një shoqëri të përparuar • Të përshkruajë personazhet botën e brendshme dhe botën e jashtme • Të diskutojë mbi aktualitetin e problematikës që trajton Koliqi

3 • Të sintetizojë mesazhet që dalin nga tregimi • Të bëjnë një tregim me të njëjtën tematikë por me kontekst bashkëkohësinë

ku të dënojnë stereotipin gjinor dhe mendësinë patriarkale • Të analizojnë tregimin për nga bukuria e gjuhës figuracionit dhe stilit • Të dallojë tipare të dialektit të gegërishtes duke i përqasur me formën e

tyre në toskërisht • Të vlerësojë bukurinë e dialektit në këtë tregim

Mësimi 3 orë

“Muri” - Sartri (3 orë)

1 Objektiva: • Të dallojë tiparet ekzistencialiste në veprën e Sartrit • Të shpjegojë konceptin e lirisë në krijimtarinë e tij

Page 17: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 16

• Të analizojë simbolikën e murit duke u nisur nga ngjarja e novelës. • Të shpjegojë përjetimet e qenies para ekzekutimit

2 Objektiva: • Të lexojë me vëmendje fragmentin dhe gjatë leximit të përqendrohet në

çështjet e shtruara për diskutim nga mësuesja në tabelë: a. Përjetimet ekzistencialiste të personazheve b. Bota çnjerëzore, dhuna e saj mbi njeriun transformimet që pëson njeriu përballë saj

• Të përshkruajë përjetimet emocionale dhe psikologjike të personazheve në momentet të tilla të skajshme të ekzistencës

• Të komentojë fjalët veprimet dhe mendimet më domethënëse të personazheve në këtë fragment

3 Objektiva: • Të përcaktojë këndvështrimin e autorit për ngjarjet • Të argumentojë humanizmin e Sartrit për njeriun me shembuj nga

fragmenti • Të ilustrojë me shembuj nga fragmenti, takimin e heroit rrëfimtar me

absurdin • Të argumentojë efektin që krijon tek lexuesi dhe mesazhet që përcjell

personazhi i zhveshur nga pozicioni social politik apo ideologjik • Të krahasojë mënyrën e rrëfimit të Kamysë, Sartrit dhe Kafkës

Mësimi 4 orë

“Shkretëtira tartare” - Dino Buxati (3 orë)

1 Objektiva: • Të njihet me jetën dhe veprën e Buxatit • Të përshkruajë tiparet e krijimtarisë së Buxatit dhe përshtypjet që ajo i

ka lënë si lexues • Të dallojë temat dhe dhe problematikën e veprës së Buxatit • Të komentojë se si reflektohet jeta e Buxatit në veprën “Shkretëtira e

tartarëve ”. • Të shkruajë një ese krahasuese, duke u nisur nga vepra “Shkretëtira e

tartarëve ” për të mbërritur në përgjithësime universale të jetës njerëzore

2 Objektiva: • Të lexojë fragmentin në mënyrë aktive duke analizuar jo vetëm tekstin

por edhe nëntekstin • Të përshkruajë përjetimet e personazhit duke njëjtësuar fatin e tij me

fatin e njeriut në përgjithësi. • Të argumentojë mbi situatat e dhimbshme dhe absurde në të cilat

gjendet personazhi ynë. • Të sintetizojë mesazhe nga fragmenti

3 Objektiva: • Të interpretojë simbolet në roman • Të analizojë mënyrën e perceptimit të kohës nga Drogo, duke sjellë dhe

shembuj të tjerë nga realiteti. • Të krahasojë Drogon me Mersonë, përballë vdekjes • Të analizojë veçori të stilit të autorit si fabula lineare dhe vertikale,

koha ciklike, simbolika dhe alegoria e veprës etj Mësimi 5

orë “E madhe është gjëma e mëkatit ” - Mitrush kuteli (3 orë)

Page 18: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 17

1 Objektiva: • Të përcaktojë veçoritë e ndërtimit të kësaj novele në planin rrëfimtar

dhe ideor • Të shpjegojë tematikën dhe mesazhet që burojnë nga vepra • Të analizojë rrjedhën e kohës në këtë vepër

2 Objektiva: • Të parafrazojë ngjarjen e fragmentit • Të zbulojë domethëniet dhe kuptimet që përcjell fragmenti • Të përshkruajë me detaje nga pjesa por dhe me fjalët e veta gruan si

forcë dhe dobësi njerëzore • Të analizojë përjetimet e Tat Tanushit, luftën psikologjike që ndodh

brenda tij 3 Objektiva:

• Të përshtatë fragmentin në një pjesë drame dhe ta luajë atë para klasës • Të dallojë figurat letrare në fragment • Të analizojë pasurinë gjuhësore figurative të Kutelit • Të analizojë veçoritë e rrëfimit të Kutelit, duke ilustruar me detaje nga

vepra • Të zbulojë mesazhet e fragmentit duke u mbështetur në veprimet dhe

përjetimet e Tat Tanushit • Të japë mendimin e vet mbi mëkatet e Tat Tanushit dhe dënimit të tij, si

dhe mbi simbolikën e mëkatit si tipar njerëzor në përgjithësi Detyrë me shkrim 6

orë

Shkrimi i tekstit tregimtar (1 orë)

1 Objektiva: • Të thellohen njohuritë për shkrimin e tekstit tregimtar • Të shkruajnë në mënyrë të pavarur një tekst tregimtar duke u

mbështetur në mënyrë të përgjithshme në rregullat e shkrimit të tij Analizë e

veprës letrare 6 orë

Vepra letrare “Kronikë në gur” (6 orë)

1 Objektiva: • Të zbërthejë titullin metonimik të romanit • Të parafrazojë ngjarjet që ndodhin në roman, duke përcaktuar vendin

dhe kohën e rrëfimit • Të shpjegojë pse romani është vepër letrare dhe jo biografi • Të dallojë funksionin e rrëfimit si kronikë duke argumentuar zgjedhjen

e autorit • Të dallojë veçoritë e stilit të Kadaresë

2 Objektiva: • Të shpjegojë metodën e përdorur nga Kadare, për të përfshirë qytetin si

personazh • Të komentojë antropomorfizimin dhe shpirtëzimin e qytetit në shembujt

e sjellë në tekst • Të komentojë mardhënien e qytetit me banorët • Të analizojë perceptimin figurativ fëminor të romanit, duke përcaktuar

dhe rolin e tij kyç në fizionominë e romanit

3 Objektiva:

Page 19: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 18

• Të dallojë figurat e metaforës, metonimisë, personifikimit, hiperbolës dhe groteskut

• Të shpjegojë mënyrën e ndërtimit të tyre nga shkrimtarët në përgjithësi dhe Kadare në veçanti

• Të komentojë mundësitë shprehëse që i japin ato veprës letrare duke ilustruar me shembuj nga “Kronikë në gur”

• Të krijojë një tekst origjinal ku të përdorë figurat e mësipërme 4 Objektiva:

• Të shprehë mendimet e tij për përshtypjet e mënyrës me të cilën rrëfehen ngjarjet duke dalluar pikëvështrimin e romanit

• Të ndërtojë hartën e tekstit • Të ushtrohet në ndarjen e tekstit narrativ në fragmente rrëfimtare dhe të

dallojë temën për çdo fragment. • Të argumentojë përcaktimin e temës së fragmenteve të gjetura

5 Objektiva: • Të komentojë pjesët kur djali shpjegon dukuritë sipas këndvështrimit

fëmijëror duke dalluar figurat letrare dhe funksionin e tyre. • Të dallojë tipare të realizmit magjik në fragment dhe të shpjegojë

funksionin e tyre • Të përshkruajë djalin me anë të një pesëvargëshi. • Të shkruajë një ese me të njëjtën tematikë, duke ruajtur gjithashtu tipare

të stilit të Kadaresë 6 Objektiva:

• Të thellohen njohuritë mbi shkrimin e një punimi shkencor mbi një roman

• Të provojë të shkruajë një tezë kërkimore mbi veprën “Kronikë në gur”, duke u mbështetur në njohuritë e marra KREU VII. TEKSTI INFORMATIV (4 orë)

Mësimi 1 orë

Teksti informativ

1 Objektiva: • Të dallojë tiparet e tekstit informativ • Të dallojë lloje të ndryshme të tekstit informativ duke analizuar të

veçantat dhe të përbashkëtat mes tyre • Të ushtrohet në shkrimin e tekstit informativ

2 Teksti rregullator Objektiva:

• Të dallojë tiparet e tekstit rregullator • Të njihen me tekste rregullatorë dhe të analizojnë tiparet e tyre • Të ushtrohen në shkrimin e tekstit rregullator (memo ,CV etj)

3 Realizimi dhe shkrimi i intervistës Objektiva:

• Të njihen me fazat e shkrimit të intervistës • Të analizojnë teknikat e shkrimit të intervistës në intervistën e marrë

nga gazetari R. Kalemi Detyrë me shkrim VII

Shkrimi i tekstit informativ (1 orë)

Analizë e veprës letrare (6 orë)

“Mbreti Lir” - Shekspir (6 orë)

Page 20: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 19

1 Objektiva: • Të argumentojë zgjedhjen e Shekspirit për të bërë subjekt të veprës së

tij një fabul kaq të njohur • Të dallojë risitë që solli Shekspiri në përpunimin e subjektit te veprës. • Të plotësojë hartën e tekstit duke dalluar linjat e subjektit • Të shprehë mendimin e tij origjinal për sa i përket mënyrës së sjelljes së

Lirit dhe pasojave të kësaj sjelljeje 2 Objektiva:

• Të komentojë mesazhet që përcjellin personazhet nëpërmjet fjalëve dhe marrëdhënieve që krijojnë.

• Të analizojë karakteret e mprehta të penës së Shekspirit, duke plotësuar dhe komentuar bioskedat për personazhet

• Të krahasojë Lirin dhe Glosterin, bazuar në tragjedinë e secilit • Të lidhë temën e tragjedisë me realitetin gjithëkohor dhe hapësinor,

duke ilustruar me shembuj nga letërsia dhe jeta e përditshme 3 Objektiva:

• Të dallojë dhe argumentojë ndryshimet që i bëri Shekspiri përrallës • Të dallojë fillin kuptimor që lidh tragjedinë me absurdin e shek. 20 • Të ndërtojë lidhjen shkak – pasojë për veprimet e Lirit • Të krahasojë Hamletin me Mbretin Lir • Të dallojë këndvështrimin e Shekspirit për Mbretin Lir

4 Objektiva: • Të lexojë me intonacionin e duhur fragmentin të ndarë në role • Të përshkruajë personazhet duke u nisur nga fjalët dhe mënyra e sjelljes

së tyre • Të zbulojë mesazhet universale qe përcjell Shekspiri nëpërmjet fjalëve

të personazheve • Të mbajë qëndrim pro ose kundra si dhe të argumentojë lidhur me arsyen e

konfliktit të tragjedisë dhe pasojave që do ta shoqërojnë atë në shumë plane 5 Objektiva:

• Të lexojë bukur me role fragmentin • Të dallojë idetë dhe mesazhet që përcjellin debatet mes Lirit dhe

vajzave • Të dallojë dhe argumentojë situatat absurde në të cilat gjendet Liri në

këtë fragment • Të analizojë gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhet Liri • Të argumentojë si do të sillej në një situatë të ngjashme në jetë

6 Prezantim individual Tema: “Mbreti Lir” i tejkalon te gjithë kufijtë e tragjedisë me risitë që solli në dramaturgji. Objektiva:

• Të analizojë të veçantat e tragjedisë - Nga pikëpamja skenike - Në rrjedhën e ngjarjeve. - Në ndërtimin e linjave të subjektit - Në rolin e personazheve dytësore KREU VIII. TEKSTI DRAMATIK (16 orë)

Mësimi 1 Orë

“Shtëpia e Bernarda Albës” - Lorka (3 orë)

1 Objektiva: • Të dallojë problematikën e dramës dhe mënyrën e thurjes së konfliktit

Page 21: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 20

• Të shpjegojë si janë konceptuar marrëdhëniet mes personazheve, duke zbuluar arsyet e një marrëdhënie të tillë

• Të lexojë dramën në role duke krijuar emocion dhe duke u përpjekur të mishërojë me anë të të folurit dhe gjesteve personazhet e dramës

• Të komentojë detajet e sjella nga autori si plotësim për mënyrën e sjelljes veprimit dhe karakterit të personazheve

• Të komentojë dialogun mes motrave duke ndaluar në momentet më domethënëse dhe më të mprehta të dialogut të tyre

• Të parafrazojë situatën paradoksale në të cilën gjendet vajzat e Bernardës

2 Objektiva: • Të dallojë shkaqet e situatës së krijuar në shtëpinë e Bernarda Albës. • Të analizojë sjelljen e personazheve duke mbajtur qëndrim komentuar

apo vlerësuar • Të portretizojë personazhet, duke ndaluar në tiparet kryesore të

karakterit të tyre • Të dallojë konfliktin tragjik si dhe të diskutojë për zgjidhjen e tij

3 Objektiva: • Të marrë pjesë aktive në lojën me role me ndërprerje të improvizuara duke

treguar zgjuarsi në zgjedhjen e fjalëve dhe përgjigjeve • Të analizojë kuptimet e figurshme dhe kuptimet e drejtpërdrejta të

fjalëve duke shpjeguar se si lindin të parat nga të dytat • Të analizojë stilin e Lorkës • Të dallojnë në historinë e dramës, pikëtakime me realitetin shqiptar

duke mbajtur qëndrim dhe duke sjellë arsyet e këtij qëndrimi Mësimi 2

Orë “Abeli” - Ethem Axhiademi (3orë)

1 Objektiva: • Të ndërtojë profilin e autorit Ethem Haxhiademi • Të përcaktojë temën dhe konfliktin tragjik të veprës • Të dallojë shkaqet që lindën konfliktin dhe pasojat e rënda të këtij

konflikti • Të shprehë qëndrimin e vet përballë sjelljes së personazheve • Të analizojë personazhet duke plotësuar bioskedën për secilin • Të analizojë elementët e hartës së tekstit, duke argumentuar mbi

mesazhet që kërkon të përcjellë autori 2 Objektiva:

• Të evidentojë shkaqet dhe pasojat e tragjedisë duke marrë parasysh dhe kontekstin historik moral dhe social shqiptar.

• Të japë mendimin e vet origjinal për zgjidhjen e konflikteve familjare me pasojë krimin në familje sot.

• Të diskutojë mbi mënyrën artistike të shprehjes së mesazheve nga autori

• Të analizojë këndvështrimin e autorit në vepër. • Të analizojë pasurinë gjuhësore figurative të veprës

3 Objektiva: • Të aktivizohen në veprimtarinë praktike në klasë: “Gjyqi i Kainit”

A. duke argumentuar B. duke përgatitur pyetje të vërteta C. duke vlerësuar D. duke gjykuar

Page 22: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 21

Mësimi 3 Orë

“Duke pritur Godonë ” - Beket

1 Objektiva: • Të përcaktojë novatorizmin e Beketit në letërsi • Të kuptojë dhe të shpjegojë tiparet e teatrit të Beketit veçanërisht

përdorimin e gjuhës nga Beketi. • Të shpjegojë interpretimet për dramën “Në pritje të Godosë” • Të analizojë domethëniet dhe mesazhet që burojnë nga vepra • Të analizojë funksionin e kohës dhe të hapësirës në vepër

2 Objektiva: • Të lexojnë pjesën të ndarë në role duke sjellë në klasë sa më shumë

atmosferë. • Të dallojë shfaqjen e absurdit në fragment dhe si e shfrytëzon atë Beketi

për të zbuluar të vërteta jetësore për njeriun • Të analizojnë sjelljen e personazheve duke zbuluar në fjalët dhe veprimet e

tyre mesazhe universale për qenien dhe vendin e saj në botë • Të analizojë tiparet e gjuhës dhe ligjërimit mes personazheve. • Të ilustrojë me detaje nga fragmenti funksionin e kohës dhe hapësirës

ne vepër 3 Objektiva:

• Të komentojë këndvështrimin me anë të të cilit Beketi pasqyron jetën njerëzore

• Të dallojnë tiparet e teatrit të absurdit në këtë fragment • Të bëjë përmbledhjen e veprimeve dhe bisedave të personazheve dhe të

argumentojë mbi rezultatin që do të verë re Mësimi 4

Orë “Tiranozauri ” - Kasëm Trebeshina

1

Objektiva: • Të kuptojë veçoritë e letërsisë disidente ,kushtet në të cilat u shkrua ajo

dhe përkatësinë e letërsisë së Trebeshinës në këtë lloj letërsie • Të përcaktojë temën e veprës dhe mënyrën origjinale të trajtimit të saj

nga Trebeshina • Të dallojë tiparet e dramës së Trebeshinës mes absurdit dhe paradoksit • Të përshkruajë diktatorin dhe marrdhëniet që ai krijon me të gjithë

personazhet rreth tij. • Të mbajë qëndrim kundër diktaturave të çdo lloji në shoqërinë njerëzore

2 Objektiva: • Të komentojë bisedat e personazheve duke zbuluar nënteksin e tyre. • Të analizojë duke u nisur nga shembujt në fragment paradoksin në

vepër si në fjalët e personazheve ashtu dhe në proçedimet kohore dhe efektin që ka te lexuesi

• Të përshkruajë tiparet e Gideonit dhe të njerëzve që e rrethojnë atë si dhe të diktaturës që ata përfaqësojnë

3 Objektiva: • Të përshkruajë fatin e personazheve ne fragment • Të analizojë procedimet kohore në fragment duke ilustruar me shembuj • Të analizojë universalitetin e mesazheve të veprës

Mësimi 5 Orë

“Sinkopa ” - Anton Pashku

Page 23: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 22

1 • Të dallojë tiparet e dramës së Anton Pashkut • Të kuptojë qëllimin e autorit në këtë vepër, duke dalluar objektin e

dramës së tij dhe mënyrën si realizohet ai • Të analizojë personazhin kryesor, dualizmin e tij si dhe rolin që marrin

personazhet e tjerë në vepër. • Të kuptojë dhe analizojë simbolikën e veprës si dhe elementët e teatrit

të absurdit • Të zbulojë mesazhet që përcjell autori me këtë dramë

2 • Të dallojë veçoritë e ndërtimit të kësaj drame • Të dallojë në mendimet e Xhexheut, marrëdhënien e tij me shoqërinë

dhe të hetojë shkaqet e kësaj marrëdhënieje • Të kuptojë përtej paradoksit të frazave dhe absurdit të mendimit

kuptimet që përcillen • Të hetojë marrëdhëniet mes lumnisë, shpresës dhe lumturisë

përfaqësimin e tyre në botën e Xhexheut dhe në botën e çdo njeriu 3 • Të analizojë tregimin duke plotësuar hapat e hartës së ngjarjes.

• Të analizojë simbolikën e dramës. Detyrë me

shkrim VIII

• Të aftësohen nxënësit në shkrimin e dramës

 

Page 24: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 23

Kreu I Teksti eseistik dhe kulturologjik 1.1 Teksti dhe komunikimi Shkrimtari dhe koha

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë dhe të kuptojë tekstin;

• Të parafrazojë tekstin;

• Të reflektojë mbi përmbajtjen e tekstit;

• Të ngrejë pyetje mbi tekstin dhe të përgjigjet duke ilustruar, argumentuar apo shpjeguar;

• Të reflektojë mbi foton në tekst duke evidentuar mesazhin e esesë përmes saj;

• Të bëjë përmbledhjen analitike të esesë.

Organizim i orës së mësimit

Metodat e përdorura: Klaster, stuhi mendimesh, insert, shpjegim, diskutim, punë e pavarur.

Struktura PNP

Parashikim. Njihen nxënësit me objektivat e këtij kapitulli. Rikujtohen në një klaster tiparet e tekstit eseistik.

-Njihen nxënësit me temën e mësimit dhe objektivat e orës së mësimit “Letërsia dhe muret”.

-Stuhi mendimesh: Si e kuptoni titullin e esesë? Cila mund të jetë tematika dhe problematika që mund të trajtojë kjo ese?

-Shkruhen në tabelë mendimet më interesante të nxënësve.

Model: Eseja mund të trajtojë çështjen e universalizmit të letërsisë. A duhet të ketë kufij ajo apo t’i përkasë mbarë njerëzimit në çdo kohë. Pra a duhet të ketë mure (kulturore), a mund të ketë mure dhe a i kapërcen letërsia muret?

Ose ndoshta mund të flasë për pengesat muret që i vendosen letërsisë dhe shkrimtarëve ose për shkëmbimet kulturore apo kapërcimet që letërsia dhe arti u bëjnë këtyre mureve.

Pyetje nga mësuesja: A kemi punuar në vitin e kaluar një shkrim me temë të tillë si kjo që ju po parashikoni se mund të jetë objekt i kësaj eseje.

Përgjigje: Nxënësit kujtojnë fjalimin e Kadaresë në marrjen e çmimit “Asturias” ku ai thekson se si komunikojnë popujt nëpërmjet letërsisë edhe në periudhat më të forta të izolimit hapësinor ose të rikujtojnë ese të estetëve, shkrimtarëve, kritikëve të tjerë.

-Ndërtim njohurish: Ftohen nxënësit në një lexim në heshtje të esesë duke përdorur teknikën Insert.

V - + ?

Page 25: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 24

V-E njohur, - E pabesueshme ose ndryshe nga ajo që ata mendojnë, + Informacion i ri dhe ? e paqartë për ta.

U lihet nxënësve koha në dispozicion për të lexuar tekstin dhe për ta pajisur atë me shenja.

Pasi nxënësit mbarojnë leximin dhe pajisjen e tekstit me shenja diskutohet nëse ata e kanë të qartë tashmë se cila është çështja që trajton eseja dhe dallojnë sa i janë afruar ata me intuitën e tyre në fazën e parashikimit temës që do të sjellë kjo ese.

Shembull

Eseja trajton temën e universalizmit të letërsisë dhe kulturës si mjet i pakufijshëm njohës mes popujve. Marrëdhëniet, ndeshjen mes kulturave dhe përfitimet që i vijnë kulturave nga shkëmbimi dhe komunikimi dhe qarkullimi i vlerave artistike dhe estetike. Idenë se letërsia i përket të gjithë njerëzimit dhe se megjithë kufijtë hapësinor letërsia i kapërcen muret....

− Diskutohen pyetjet që kanë ngritur nxënësit gjatë leximit dhe sqarohen nga mësuesja dhe nga nxënësit të cilët kanë përgjigje për pyetjet.

− Bëhet perifrazimi i paragrafëve dhe shembujve që ka sjellë autori në favor të temës që trajton nga disa nxënës.

Ndaluni te:

− Roli i Ovidit në fillimet e letërsisë italiane, frënge dhe rumune.

− Mendimet e Gëtes për letërsinë e përbotshme, vlerësimin e letërsisë antike greke, studimin historik të kulturave.

− Roli i Pisistratit në shkrimin përhapjen dhe botimin e veprave letrare.

− Voskopoja si qendër e takimit dhe shkëmbimit të kulturës pasuria e madhe e librave në bibliotekën e saj.

− Gjetja e një kënge folklorike shqiptare në mes të një vepre të Konrad Kizer si dukuri e udhëtimit dhe ndërveprimit mes letërsive por dhe e zhvillimit të letërsisë në Shqipëri.

− Diskutohet mbi foton në libër dhe evidentohet në të individi mendimtar mes ideve, kohës, së shkuarës, së ardhmes dhe murit.

Nxënësit shprehin mendimet e tyre duke argumentuar nëse ky personazh me mendimet e tij, është ngritur mbi “murin” e paragjykimeve të kohës që ka kaluar dhe po përjeton? Përcaktohet mesazhi i fotos dhe detajet që çojnë te ky mesazh.

Përforcim. Nxënësve u jepet si detyrë e pavarur të reflektojnë dhe të përcaktojnë karakterin e esesë duke ilustruar me shembuj për alternativën e zgjedhur.

h) c+d+e+g;

Shpjegon ---- Deri në çastin kur Gëteja shqiptonte këto fjalë, pakkush e kish përdorur termin “letërsi e përbotshme”, por kjo nuk do të thotë se ndërgjegjja e saj nuk kish nisur të merrte formë nëpërmjet një sëre faktesh e praktikash letrare, si shprehje rrethanash të caktuara historike...etj.

Page 26: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 25

Bind-argumenton

− Ky është teksti që mbahet, me të drejtë, si aktkrijimi i teorisë së letërsisë së përbotshme.

− Po të gjykonim nga perspektiva e historisë së letërsisë, do të thoshim se internimi në Tomis i vlejti Ovidit dy vepra në vargje: “Tristia” (“Të trishtmet”) dhe “Epistulae ex Ponto” (“Letra nga Ponti”), dërguar së shoqes dhe miqve.

− Është, me siguri, i pari homazh poetik për brigjet e Dobruxhës, Rumanisë ballkanike

− Gjithsesi, në historinë e letërsisë rumune fillimet e poezisë mbeten të shënuara “nën shenjën e Ovidit”. Po mos vallë vetëm të poezisë rumune? Ovidi qe poet i një shtati të tillë dhe vepra e tij poetike mbarte në vete një tharm të tillë, sa pa të, me siguri, ndryshe do të kishin qenë fillimet e poezisë frënge apo të asaj italiane.

Mediton: Pa shënime e pa libra, nëpër atë ranishte të errët me çafka të hirta, vërtet mund të mos shkruaja dot, po mund të mendoja gjerë e gjatë për fatin e poetit e të poezisë.

Kulturologjik sepse tema dhe trajtimi i saj kanë për objekt kulturën, letërsinë, artin. Teksti është i pasur me të dhëna e shembujt e sjellë janë nga kultura, letërsia dhe historia dhe kërkojnë një lexues të kulturuar me shije njohuri dhe dije kulturore për ta kuptuar dhe shijuar.

Detyrë shtëpie: Bëni përmbledhjen analitike të esesë Letërsia dhe muret.

Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të thellohet në konceptin e komunikimit njerëzor duke dalluar tiparet që i mbivendosen komunikimit;

• Të analizojë aspektet e komunikimit në tekstin “Letërsia dhe muret”: Dhënësin, marrësin, qëllimin e autorit, kontekstin, mesazhet që përcillen, veçoritë gjuhësore të tekstit si dhe zbërthimin e simboleve në të;

• Të vlerësojë esenë “Letërsia dhe muret”;

Organizimi i orës së mësimit

Metodat e përdorura: Pyetje përgjigje, përmbledhje e strukturuar, Grupet e ekspertëve, diskutim, tabela e vlerësimit.

Struktura PNP

Parashikim: Pyetje përgjigje.

Hapi i parë

Mësuesja pyet? Cili është funksioni kryesor i letërsisë? Pse shkruhet ajo?

Nxënësit do të kthejnë përgjigje pak a shumë të kësaj forme:

Page 27: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 26

Letërsia shkruhet për kënaqësi shpirtërore (estetike), vlera njerëzore (etike), përqasje kulturore, etj. Midis shkrimtarit dhe lexuesit krijohet një lidhje subjektive e cila më së shumti varet nga lexuesi sepse është ai që përzgjedh nivelin e leximit.

Hapi i dytë

Në këtë fazë të mësimit u kërkohet nxënësve që të rikujtojnë skemën e komunikimit. Një nxënës e ndërton atë në tabelë. Shpjegohet tabela bashkarisht.

Diskutohet mbi qëllimin komunikativ të titullit të esesë: Letërsia dhe muret.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

Mësuesja bën një përmbledhje të strukturuar të procesit të komunikimit dhe tipareve të tij.

Hapi i dytë: Grupet e ekspertëve:

Krijohen grupet e ekspertëve me nga 4 anëtarë secili.

1. Njëshat kanë për detyrë të dallojnë personalitetin që rrëfen pra dhënësin si dhe marrësin që i drejtohet teksti Letërsia dhe muret.

Shembull

Duke hulumtuar në tekst si dhe duke shfrytëzuar materialin biografik nxënësit do të vijnë në përfundimin që dhënësi është një personalitet i cili e njeh mirë letërsinë dhe ligjësitë e saj madje ai vetëprezantohet në këtë fushë duke shtuar: Nuk janë pyetje befasuese për këdo që merret, gjithsesi, me teorinë dhe praktikën e letërsisë…

Pra dhënësi është një studiues i letërsisë dhe si i tillë teksti i tij më së shumti i drejtohet një rrethi të ngushtë marrësish, atyre që u interesojnë ligjësitë e letërsisë dhe të shkëmbimit kulturor letrar. Ky marrës mund të jetë një studiues letërsie, një student por edhe një lexues i apasionuar pas letërsisë i pajisur me kulturë letrare, (më pak një marrës i zakonshëm pa formimin e duhur kulturor dhe letrar).

2. Dyshat kanë për detyrë të ndërtojnë kontekstin historik të kësaj eseje.

Në një nga ditët e mes shtatorit të këtij viti.

Periudhë shndërrimesh e ndryshimesh të thella që kanë përfshirë si Lindjen ashtu dhe Perëndimin,

Si po hyjmë në mijëvjeçarin e III.

Tani në të dalë të shekullit XX;

Pra bëhet fjalë për vitet në të dalë të shekullit të XX vitet e ndryshimeve të mëdha dhe hapjes së komunikimit lindje-perëndim, rënia e murit të Berlinit, ndryshimet politike që po ndodhin në Shqipëri.

3. Treshat kanë për detyrë të dallojnë mesazhet që përcillen në tekst duke ilustruar me shembuj nga teksti.

a. Ja disa nga mesazhet: Ovidi qe poet i një shtati të tillë dhe vepra e tij poetike mbartte në vete një tharm të tillë, sa pa të, me siguri, ndryshe do të kishin qenë fillimet e poezisë frënge apo të asaj italiane.

Page 28: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 27

b. Letërsia kombëtare nuk do të thotë kushedi çfarë. Ka ardhur koha e letërsisë së përbotshme dhe gjithsecili duhet të ndihmojë në vendosjen e epokës së saj.

c. Kur takohen dy ose më shumë kultura, kjo i shtyn njerëzit të hetojnë sesi zakonet dhe mënyra vetjake e jetesës nuk janë e vetmja e mundshme, se ato as nuk janë dhënë nga zoti, as nuk janë pjesë e natyrës njerëzore

d. Qarkullimi i vlerave nga letërsia në letërsi i detyrohet, në pjesën më të madhe, këmbimit të drejtpërdrejtë të librave në gjuhët origjinale.

4. Katrat kanë për detyrë të analizojnë gjuhën dhe stilin e autorit duke u mbështetur tek: veta, koha e foljes, llojet e frazave, leksiku, karakteri teknik i esesë; terminologjia, fjalë të reja nëse ka, karakteri emocional i shkrimit, teknika me anën e së cilës ka nxjerrë përfundime, figuracioni. (Në këtë rol mësuesi zgjedh nxënësit e nivelit më të lartë.) Model: Autori vendos një komunikim të drejtpërdrejtë fatik me lexuesin marrësin e tij. Ai i drejtohet atij sikur e ka të bashkëpranishëm gjatë shtjellimit të fakteve.

P.sh.:

Nuk janë pyetje befasuese për këdo që merret, gjithsesi, me teorinë dhe praktikën e letërsisë…

Ec e përgjigju atëherë, po munde, pyetjes: “Si po hyjmë në mijëvjeçarin III?”

Interesante do të ishte ta ilustroja situatën...

Po marr Voskopojën, qendër tri kulturash të rëndësishme ballkanike...

Ja teksti që nxorën Toderiçu dhe Polena:

Te studiuesit rumunë duhet të kem lexuar etj.

Këtë ai e bën nëpërmjet kohës së rrëfimit në të tashmen në vetën e parë, pyetjeve retorike dhe funksionit fatik pra tipareve të ligjërimit gojor që i jep esesë së tij.

− Leksiku i zgjedhur me fjalor të pasur, me terma nga fusha e letërsisë, me fraza të zhdërvjellëta.

− Karakteri teknik i esesë: hyrja interesante me pyetje retorike, me ide që tërheqin lexuesin, shembuj interesantë dhe në funksion të argumentit, ndërthuret e sotmja me të kaluarën, historia me letërsinë dhe gjuhësinë, citohen autorë, jepet mendimi personal, ndërthuret objektivizmi me subjektivizmin etj. nxënësit do të ilustrojnë për çdo rast me shembuj.

− Figuracioni është në funksion të formatit të esesë me ngarkesë të lehtë figurative dhe pa dëmtuar objektivitetin e saj shembuj

− Autori ngre teza, citon, sjell shembuj, shpjegon, konkludon etj.

Ekspertët pasi punojnë së bashku kthehen në grupet bazë dhe shtjellojnë çështjen e përgatitur prej tyre.

Hapi i tretë

Punë e pavarur me gjithë klasa:

Nxirrni në pah raportet që Aurel Plasari vendos midis së kaluarës dhe së tashmes në tekst duke u mbështetur në shembullin në tabelë dhe nxirrni përfundimet tuaja.

Page 29: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 28

E kaluara E tashmja

Ovidi pat qenë një nga poetët më të vlerësuar në botën mondane të Romës.

Pa shënime e pa libra, nëpër atë ranishte të errët me çafka të hirta, vërtet mund të mos shkruaja dot, por mund të mendoja gjerë e gjatë për fatin e poetit e të poezisë.

Hapi i katërt

Diskutim. Jepni mendimin tuaj, duke e argumentuar me shembuj përkatës nëse teksti “Letërsia dhe muret” ka karakter vetëm letrar, apo shtrihet edhe në shkenca të tjera humane.

Përforcim: Jepni vlerësimet pozitive, neutrale dhe negative mbi esenë duke argumentuar qëndrimet tuaja:

Vlerësime Argumente Pozitiv

Negativ

Neutral

Detyrë shtëpie:

Zbërtheni simbolet e mëposhtme në tekst:

a. Ovidi – poet elegjiak, simbol i kulturës romake, poet i bukurisë dhe i krijimit të mitit tek Metamorfoza.

b. Gëtja – simbol i romantizmit, i dijes dhe i vlerave të krijimit. c. Letërsi e përbotshme – tejkalimi i kufijve të letërsisë kombëtare në

mbarëkombëtare. Hapi i parë drejt universalizmit të letërsisë. d. Soloni dhe Pisistrati – simbole të përhapjes së kulturës në Athinë. e. Athina- qendra kulturore më e madhe në Greqinë Antike. f. Homeri më i pari shkrimtar epik në letërsinë antike. g. Njeriu i bukur – pikëpamje romantike e revokimit fizik të bukurisë. h. Voskopoja – qendra me akademinë, shtypshkronjën e parë në Ballkan gjatë shek.

XVII-XVIII. i. Kulti falik – simbol i krijimit.

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të krahasojë komunikimin me gojë dhe komunikimin me shkrim në një diagram Veni;

• Të analizojë esenë “Letërsia dhe muret” duke analizuar idetë komentuar përshkruar dhe shpjeguar shembujt e citimet e sjella nga autori;

• Të shprehë mendimin e vet lidhur me rëndësinë e shkëmbimit të kulturave;

• Të diskutojë mbi foton në tekst “Shkëmbimi kulturor” dhe të shprehë idetë që i përcjell ajo.

Page 30: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 29

Metodat e përdorura: Lexim në dyshe, diagram veni, grupet e ekspertëve, diskutim me të gjithë klasën.

Struktura PNP

Lexim dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Parashikim

Hapi i parë

Tërhiqet vëmëndja e nxënësve me pyetjen. Në sa mënyra realizohet komunikimi mes njerëzve? Shembuj.

Komunikim me gojë. Komunikimi në jetën e përditshme. Cilat janë kushtet që duhet të përmbushë komunikimi me gojë?

Komunikimi me shkrim. Veçoritë.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

Pasi nxënësit sjellin shembujt e tyre mbi dy llojet e komunikimeve u kërkohet të lexojnë në dyshe materialin informues në tekst duke plotësuar njohuritë e tyre si dhe të realizojnë diagramin e Venit për dy llojet e komunikimit.

Komunikimi me shkrim Të përbashkëtat Komunikimi me gojë

Punohet në tabelë diagrami i Venit me të gjithë dyshet.

Hapi i dytë

Ndahet klasa në grupe ekspertësh.

1. Njëshat do të punojnë me paragrafin e parë të esesë duke ndalur në pyetjet e mëposhtme:

1. Çfarë e bën universale figurën e Ovidit sipas këndvështrimit të autorit?

2. Komentoni vargjet e Ovidit kushtuar perandorit dhe nxirrni mesazhin e tyre.

3. Analizoni figurën e Ovidit nga perspektiva e historisë së letërsisë dhe e kontributit të tij në letërsinë evropiane.

2. Dyshat do të punojnë me paragrafin e dytë të esesë duke ndalur dhe shpjeguar pyetjet e mëposhtme:

1. Rilexoni qëndrimin e Gëtes mbi poezinë dhe komentojeni atë në përqasjen e tij si pasuri e njerëzimit në të gjitha vendet e në të gjitha kohët.

2. Kush është poeti sipas Gëtes?

3. Shpjegoni cili është modeli i letërsisë së përbotshme sipas Gëtes dhe si e ka sqaruar ai atë.

4. Përpiquni të provoni sipas Aurel Plasarit, pse biseda e Gëtes me Ekermanin mbahet si një nga çastet e para të krijimit të teorisë së letërsisë së përbotshme.

5. Evidentoni kundërshtitë që ka hasur teza e Gëtes.

6. Si realizohet procesi i afrimit të letërsisë kombëtare? Komentoni shkaqet.

Page 31: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 30

7. Përkufizoni modelin me vlerë universale sipas Gëtes.

3. Treshat do të ndalojnë në paragrafin e tretë duke analizuar pyetjet

1. Vlerësoni kontributet historike e civile të Solonit dhe Pisistratit.

2. Interpretoni kontributet kulturore të Solonit dhe Pisistratit duke i krahasuar ato.

3. Nxirrni përfundimet tuaja mbi “mrekullinë athinjote” të parë nga këndvështrimi i Poperit.

4. Çfarë e shtyn njerëzimin përpara sipas Karl Poperit. Analizoni duke u mbështetur në shembujt që ka sjellë ai.

5. Kush është Homeri dhe cila është rëndësia e veprave të tij?

6. Komentoni vargjet që Pisistrati i kushton Homerit.

7. Vlerësoni aspektin universal “të njeriut të bukur”.

4. Do të ndalojnë në paragrafët e mbetur duke punuar me pyetjet:

1. Cila ka qenë mënyra e përhapjes së letërsisë për shekujt e mëparshëm? Po sot si është?

2. Përshkruani Voskopojën si qendër kulturore të Shqipërisë së shek. XVII-XVIII.

3. Komentoni shprehjen latine “Habent sua fata libelli”.

4. Thoni se çfarë ruhet në bibliotekën e Kështjellës Shantiji dhe çfarë rëndësie ka ky objekt i ruajtur për kulturën shqiptare.

5. Për çfarë flitet në tekstin që mendohet se është i shkruar në shqipen e vjetër?

6. Përpiquni të shpjegoni domethënien e kultit falik në lidhje me karakterin luftarak të shqiptarëve.

Pasi ekspertët diskutojnë në minutat e lëna në dispozicion kthehen në grupet bazë ku do të shpjegojnë çështjet e tyre si ekspertë.

Hapi i tretë

U kërkohet nxënësve të vëzhgojnë me kujdes foton në tekst dhe të shprehin mendimet që ju zgjon ajo si dhe të dallojnë mjetet me të cilat përcillen idetë e saj.

Nxënësit formulojnë në mënyrë të pavarur mesazhin që përcjell foto dhe në fund bëhet një përzgjedhje e mesazheve më të arrira.

Përforcim: Diskutim me të gjithë klasën. Duke u nisur nga idetë që përcolli teksti thoni mendimin tuaj mbi rëndësinë e shkëmbimit të kulturave. Argumentoni duke ilustruar edhe me shembuj që i vëreni si ndikime të kulturave të tjera në kulturën tonë.

Page 32: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 31

Njësia e kombit dhe shpirti i kombit

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë dhe të kuptojë tekstin;

• Të dallojë objektin e shkrimit të Çabejt dhe te përcaktojë këndvështrimin e tij;

• Të dallojë në tekst karakteristikat e përbashkëta që ka sjellë Çabej për kombin shqiptar si dhe opinionet e studiuesve të huaj;

• Të përshkruajë këto karakteristika duke dalluar pikat e forta dhe pikat e dobëta të shqiptarëve;

• Të komentojë dhe analizojë idetë që përcjell piktura e zgjedhur për ilustrimin e temës.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, Lexim i imët me kodim teksti, pyetje-përgjigje.

Struktura PNP

Parashikim

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat e orës së mësimit.

Stuhi mendimesh.

Si e kuptoni titullin e shkrimit? Evidentoni raportet në të cilat vendosen njësia kombëtare dhe shpirti kombëtar në titull.

Nxënësit shprehin mendimet e tyre për titullin.

Model: Fjala njësi nënkupton shkrirjen në një, tërësinë, njëjtësimin të përbashkëtat gjeografike zakonore morale materiale të kombit të cilat përbëjnë shpirtin e tij atë që karakterizon të gjithë shqiptarët pavarësisht dallimeve etj.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë: Lexim i imët me kodim teksti

U kërkohet nxënësve të lexojnë tekstin brenda një kohe të caktuar dhe të kërkojnë në të informacionet e mëposhtme duke e pajisur me nënvizime me ngjyra gjatë leximit. Mësuesja shkruan në tabelë informacionet që duhet të gjejnë nxënësit dhe ngjyrat që duhet të përdorin:

Informacion për mënyrën e ndërtimit të banesave nga shqiptarët (kafe).

Informacion për veshjet dhe kostumet popullore (kuqe).

Informacion për objektet e kulturës materiale (e verdhë).

Informacion për pamjen e jashtme të shqiptarëve ( blu).

Informacion për karakterin dhe moralin e shqiptarit (jeshile).

Nënvizim i emrave të studiuesve dhe të mendimeve të tyre për shqiptarët (lejla).

Page 33: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 32

Hapi i dytë

Pasi nxënësit mbarojnë leximin dhe kodifikimin e tekstit bëhen disa pyetje të përgjithshme nga mësuesja për shkallën e kuptueshmërisë së tekstit gjatë leximit të parë të tij:

− Cila është pyetja që Eqrem Çabej ngre mbi historinë e kulturës shqiptare?

− Shqipëria duhet konsideruar si një njësi apo si një mozaik?

− Si e kanë parë studiuesit e ndryshëm në kohë të ndryshme Shqipërinë sipas informacionit që sjell Çabej?

Në mesin e shekullit të kaluar studiuesit me kulturë të lartë mendore si Hajn apo Ami Boué e këqyrën Shqipërinë si një tërësi e njëjtë përkundrejt viseve të tjera të Ballkanit.

Por kjo ndërroi me lindjen e specializimit në shkencë. Specialistët iu kthyen tashti vetëm një aspekti të formave të jetës shqiptare ose një krahine të vendit, pa këqyrur tërësinë.

- Cila është teza që do të mbrojë Çabej në gjithë këtë shkrim. Gjejeni atë në tekst.

Por njësia është. Është njësi etnike e kulturo-historike, e rrjedhur nga njësia gjeografike. Do vetëm që të zbulohet. Për ta kuptuar duhej rrahur vendi nga njëra anë në tjetrën. Atëherë shlyhen ndryshimet e theksuara, trajta lokale të jetës kalojnë me ngadalë njëra në tjetrën dhe bashkohen domosdo në një tërësi të njëllojtë.

-Informacionet e sjella nga Çabej të cilët ju i gjetët gjatë leximit të tekstit çfarë përforcojnë dhe me ç’qëllim janë sjellë dhe analizuar nga ai?

Nxënësit do të dallojnë se informacionet për shqiptarët të cilët ata i ngjyrosën gjatë leximit janë karakteristikat e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve dhe janë sjellë e analizuar nga Çabej për të ilustruar dhe përforcuar tezën që ai ngre se Shqiptarët janë një tërësi.

Hapi i tretë

Pasi mësuesja bindet për shkallën e kuptueshmërisë së tekstit nga nxënësit kalon në zbatimin e njohurive të marra gjatë leximit.

Ndahet klasa në grupe.

Grupi i parë: Përshkruani kulturën e banesës së popullit shqiptar dhe analizoni se si reflektohet ajo nëpërmjet karakterit të shqiptarëve.

Grupi i dytë: Nxirrni në pah karakteristikat thelbësore të kostumeve shqiptare dhe tregoni ç’dini për kostumin tradicional të krahinës suaj.

Grupi i tretë: Çfarë dëshmojnë objektet e kulturës materiale për njësinë shqiptare. Kush e ka vënë në dukje këtë?

Grupi i katërt: Shkruani një pesëvargësh për pamjen e jashtme të shqiptarëve, duke u mbështetur tek qëndrimi i Çabejt.

Diskutohet puna në grupe e nxënësve duke përforcuar tiparet e përbashkëta për të gjithë shqiptarët.

Hapi i katërt

U kërkohet nxënësve të vëzhgojnë foton në libër dhe të reflektojnë mbi të duke ndaluar në pyetjet e mëposhtme:

Page 34: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 33

“Përgatitja e nuses” – Paja Jovanoviç, 1859

Për çfarë flet piktura në foto?

Piktura “Përgatitja e nuses” ka në fokus përgatitjen e nuses në qytetin e Shkodrës. Fabula e saj është marrë pikërisht nga ky moment të cilin piktori e ngriti në nivelin e një riti artistik. Piktura është e kompozuar në një mjedis familjar në një shtëpi karakteristike dhe ka shtatë personazhe të cilat mbartin individualitet etnografik. Është mjedis graror ç’ka reflekton edhe kontekstin sociologjik të kohës. Gratë mbartin psikologjinë e familjes ndoshta patriarkale por në harmoni me veten. Drita në pikturë është vendosur nëpërmjet ngjyrës së bardhë dhe e bardha është ngjyra karakteristike e veshjes shqiptare. Qendra e pikturës është nusja.

Komentoni pikturën për nga detajet e kompozicionit, veshjet karakteristike shqiptare, mjedisi, psikologjia e grave, ndriçimi i pikturës etj.

Shpjegoni me aq sa mundeni çfarë të përbashkëta nga kultura ballkanike transmeton kjo pikturë dhe çfarë veçorie unike të shqiptarëve reflekton ajo.

Diskutoni mbi ndikimet e përgjithshme ballkanike në kulturën shqiptare.

Përforcim: Në këtë fazë të mësimit u kërkohet nxënësve të shkruajnë pa ndaluar një shkrim të lirë mbi idetë që iu zgjoi shkrimi i Çabejit mbi tërësinë dhe shpirtin e kombit shqiptar të cilit ata i përkasin.

Lexohen disa nga shkrimet e nxënësve

Detyrë shtëpie

Shkruani një përmbledhje analitike të tekstit: Njësia e kombit shpirti i kombit.

Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë mendimet e studiuesve të ndryshëm përfshirë dhe atë të Çabejt për shqiptarët;

• Të vihet në vend të këtyre studiuesve dhe të shprehë opinionet e tyre nga pozita e tyre;

• Të shprehë mendimin dhe qëndrimin e vet të argumentuar përballë këtyre mendimeve;

• Të thellohet në analizën e tipareve dhe karakterit të shqiptarëve;

• Të shfrytëzojë dijet historike por edhe t’i pasurojë ato me informacion mbi figurën e Skënderbeut dhe Ali Pashës dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimin mbi rolin e këtyre figurave në historinë e Shqipërisë;

• Të shprehë qëndrimin e vet mbi mesazhet dhe përfundimet e esesë.

Page 35: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 34

Metodat mësimore: Punë në grupe, empatia, karrigia e nxehtë, diskutim.

Kontroll dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Kjo orë mësimore do të ndërtohet më shumë mbi diskutimin dhe aktivizimin e nxënësve në zbatimin e materialit teorik të marrë në orën e kaluar.

Hapi i parë

Parapërgatitje për karrigen e nxehtë.

Ndahet klasa në grupe.

Grupi 1. Ka si detyrë të punojë me figurën mendimet dhe qëndrimet e studiuesit Ami Boué.

Grupi 2. Ka si detyrë të punojë me mendimet dhe qëndrimet e studiuesit J. Ph. Fallmerayer.

Grupi 3. Ka si detyrë të punojë me mendimet dhe qëndrimet e studiuesit Herbert Louis.

Grupi 4. Ka si detyrë të studiojë dhe të përgatitet për argumentimin pro ose kundër këtyre studiuesve duke përdorur mendimet dhe qëndrimet e Çabejt.

Do të rilexohet teksti përkatës dhe nxënësit në grup do të përgatiten për rolin në karrigen e nxehtë. Çdo grup do të zgjedhë përfaqësuesin që do t’i përfaqësojë në karrigen e nxehtë.

Hapi i dytë

Ulet në karrigen e nxehtë e para mësuesja e cila vihet në rolin e Çabejt. Ajo prezantohet:

Unë jam studiuesi E. Çabej. Filloni nga pyetjet.

Nxënësit mund të përdorin pyetje të tilla p.sh:

− Pse i keni kushtuar kaq shumë vëmendje në shkrimet tuaja gjuhës shqipe dhe historisë së shqiptarëve?

− Nga e keni marrë shtysën kur shkruat këtë shkrim?

− Ç’tregon mënyra e banesës së shqiptarëve për njësinë dhe përbashkësinë e tyre? Etj…

Mësuesja pasi jep modelin e metodës ia lë radhën studiuesit Ami Boué në karrigen e nxehtë.

Grupi përkatës zgjedh nxënësin që është paraqitur më mirë në diskutimin në grup. Fillojnë pyetjet nga auditori:

− Si i njihni ju shqiptarët? Me cilët popuj evropianë do t’i krahasoni ata?

Model përgjigjeje: Nga vizita që kam bërë në Shqipëri dhe nga studimi i sjelljes dhe karakterit të shqiptarëve do të thosha se Shqiptarët janë një popull krenar dhe tepër i zgjuar. Unë do ti krahasoja ata me zviceranët dhe tirolasët për sa i përket cilësive të tyre fizike.

− Ku e bazoni ju këtë opinion tuajin?

I njoh shqiptarët si populli i përgjigjeve të shpejta e therëse par excellence. Problemi kryesor i tyre është se janë mbrapa me civilizimin por nëse ato do të civilizoheshin me këto veti karakteri që ata shfaqin do të bëheshin jo zviceranët e Lindjes, po frëngj të hollë, d.m.th. një nga ata popuj të cilët mbi çdo gjë tjetër çmojnë pushtimin.

− A mund të na shpjegoni më mirë këtë përfundim tuajin?

Page 36: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 35

Po unë mund të shtoja si përforcim të asaj që shpreha më lart se “Jeta me rreziqe është aq fort elementi i tyre (i shqiptarëve) sa fatkeqësitë në luftë nuk peshojnë aspak për ta”.

Kështu me radhë të gjithë personazhet sipas grupeve. Nxënësit janë të lirë që duke u nisur nga teksti por edhe nga njohuritë e tyre të bëjnë pyetje nga më të larmishmet.

Ata mund të shfrytëzojnë për të formuluar pyetje pikat e mëposhtme:

− Si mund ta analizoni shprehjen: “Karakter dramatik ka dhe historia shqiptare me fytyrat e saj kryesore” për nga historia dhe aktualiteti.

− Komentoni shprehjet: “Natyra e ushtarit është një trajtë e përbashkët karakteri, një atribut konstant i këtij kombi. Është kryesisht figura e luftëtarit me të cilën kombet e tjera e paraqesin më mirë shqiptarin”.

− Vini në kontrast rezervimin dhe karakterin e hapur të popullit shqiptar.

− Shpjegoni thelbin e dhelpërisë së lindur të banorit të maleve ndër shqiptarë.

Ilustroni me shembuj jetësore qëndrimin e Ë. Briques mbi karakterin e popullit shqiptar.

− Analizoni se si është e organizuar jeta shqiptare.

− Përshkruani mallin e tokës si tipar shques të popullsisë shqiptare.

− Komentoni domethënien e shprehjes “Forca e rezistencës së gjuhës shqipe dëshmon autenticitetin e kombit në raport me popullin shqiptar”.

Hapi i tretë

Pasi mbaron loja me “karrigen e nxehtë” bëhet një debat i hapur me të gjithë klasën për qëndrimin e nxënësve pro ose kundër këtyre përfundimeve. Ata do të përdorin argumentin si përforcues të mendimeve të tyre. Debati do të orientohet në mendimet e: J.Ph.Fallmerayer: Shqipërinë e quan vendin e vullnetit të fortë dhe të mendjes së shkurtër. Shqiptari i mësuar më shumë të veprojë me rrëmbim sesa të rrijë e të mendojë. Karakter dramatik ka dhe historia shqiptare me fytyrat e saj kryesore. Kjo cilësi na shfaqet dhe në poezinë popullore të shqiptarëve.

Herbert Louis: Te çdo shqiptar shohim një njeri që vepron me kokë të tij. Secili, i zgjuar qoftë a i trashë, disponon përmbi një fuqi vendimi të konsiderueshme dhe është mësuar të rrezikojë në veprimet e tij kamjen edhe gjakun.

Historianët anojnë nga mendimi se përçarja e tokës shqiptare në pjesë të izoluara dhe dyndjet centrifugale të popullit nuk e kanë lënë Shqipërinë kurrë të shfaqet si njësi në kuptimin historik të fjalës.

Për të argumentuar qëndrimet e tyre nxënësit do të sjellin shembuj nga historia, letërsia dhe nga figurat historike si Skënderbeu apo Ali pashë Tepelena.

Page 37: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 36

Kohezioni dhe koherenca tekstuale Ora e katërt

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përforcojë njohuritë për koherencën dhe kohezionin në një tekst;

• Të përforcojnë njohuritë për neologjizmat dhe huazimet në gjuhë;

• Të analizojnë tekstin Njësia e kombit shpirti i kombit duke dalluar në të:

a. Elementët e koherencës dhe kohezionit;

b. Neologjizmat;

• Të analizojë strukturën e esesë.

Metodat e përdorura: Tabela e koncepteve, përmbledhje e strukturuar, punë në grupe.

Struktura PNP

Parashikim

U kërkohet nxënësve të plotësojnë tabelën e koncepteve duke u nisur nga njohuritë e tyre ekzistuese për konceptet e mëposhtme:

Koncepti Përshkruaje Funksioni

Koherenca

Koherenca lidhet me bashkimin e njësive logjike e kuptimore që lejojnë ndërtimin e një teksti të unifikuar në formë dhe përmbajtje.

Koherenca i jep tekstit harmoni mes paragrafëve dhe lidhje të strukturuar të mendimeve.

Kohezioni

Kohezioni realizohet duke respektuar përkimet e numrit dhe gjinisë mes kryefjalës dhe kallëzuesit (mësuesi shpjegon) ose ndërmjet emrit dhe mbiemrit (trëndafili i bardhë) dhe duke ruajtur rendin e zakonshëm të fjalive në fjali.

Kohezioni i siguron tekstit harmoninë e formës, mospërsëritjen e të njëjtave fjalë duke shfrytëzuar sinoniminë frazeologjinë, si dhe përshtatjen korrekte numër, gjini, rasë, kohë etj

Neologjizmat

Neologjizmat janë fjalë të reja që krijohen në një gjuhë për të emërtuar koncepte të reja apo për të pasuruar gjuhën

Pasurojnë gjuhën duke krijuar fjalë të reja sipas zgjedhës kuptimore të gjuhës.

Huazimet

Huazimet janë fjalë të huaja që hyjnë në përdorimin e një gjuhe për të emërtuar koncepte apo dukuri por janë me origjinë nga gjuhë të tjera.

Janë të rëndësishme kur plotësojnë nevojat e gjuhës në ato raste kur nuk ka një fjalë për të emërtuar dukurinë sidomos kur dhe vetë ajo është e huazuar.

Në fillim nxënësit e plotësojnë tabelën me njohuritë ekzistuese të tyre dhe pas përmbledhjes së strukturuar të mësueses dhe leximit të tekstit i japin asaj pamjen përfundimtare.

Page 38: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 37

Ndërtim njohurish

Përmbledhje e strukturuar nga mësuesja. Punohen shembujt në tabelë. Rishikim i Tabelës së koncepteve.

Ndahet klasa në grupe me detyrën të punojnë me tekstin për të gjetur:

Grupi i parë: Evidentoni në tekst disa raste kur emrat janë zëvendësuar nga përemra dhe thoni se si mund të zëvendësohen ndryshe.

Emri është zëvendësuar nga përemri mund të zëvendësohej nga kulla, të shqiptarit kostumet raca dinarike shqiptari etj

të cilën ky këtyre e cila i cili,

që që të cilëve që që

Grupi i dytë: Identifikoni në tekst rimarrjet me anën e sinonimeve dhe jepni sugjerimet tuaja se me cilat sinonime të tjera mund të zëvendësohen rimarrjet e Çabejt.

Fjala Rimarrja me anë të sinonimit Ndritohesh të kenë sy njësi rezervimi sjelljen kokëfortë etj.

i çelej vështrimi tërësi të njëllojtë i matur, i mbyllur kryelartë të pafre,

Grupi i tretë: Nënvizoni fjalët e reja për ju në tekst dhe zbërtheni kuptimin e tyre në këtë përdorim.

Fjalët e reja Kuptimi

Në këtë tabelë nxënësit mund të nënvizojnë fjalët që ata si kanë dëgjuar ndonjëherë më parë dhe do të zbërthejnë kuptimin me njëri – tjetrin si dhe me mësuesen.

Diskutohet puna në grupe.

Pasi mbarohet me elementët e kohezionit të tekstit kthehemi te koherenca e tekstit

Lihen nxënësit në grupet ekzistuese për disa minuta të punojnë me pyetjet:

1. Ndani tekstin në paragrafin hyrës, trupin e esesë dhe mbyllje.

2. Përkufizoni me fjalët tuaja tezën që ngre Eqrem Çabej në esenë e tij.

3. Shkruani gjithë nënpikat me anën e të cilave Eqrem Çabej ka përpunuar tezën e njëjtë së njësisë dhe shpirtit të kombit shqiptar.

4. Listoni përfundimet në të cilat ka dalë autori:

Page 39: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 38

Përforcim

Rilexoni mbylljen dhe analizoni se si Eqrem Çabej e ka lënë të hapur tezën e vet mbi njësinë dhe unitetin e kombit shqiptar.

Është e vërtetë se krahinat kufizore shqiptare kanë lidhje të thella me fqinjët e tyre ballkanikë, lidhje këto që rrjedhin më shumë prej natyrës dikur shqiptare të këtyre tokave që sot janë bërë të huaja: mirëpo vallë a mos nuk lidhen më ngushtë pjesët shqiptare ndërmjet tyre, gjurmimi i kësaj çështjeje është një nga detyrat kryesore të studiuesve shqiptare.

Diskutohet mbi këtë çështje.

Detyrë shtëpie

1. Përpiquni të zbuloni origjinën e fjalëve si:

erodoj ________ ;

pekuniarë___________;

gjeografi____________;

konfesion____________.

2. Analizoni të gjitha përdorimet kuptimore të fjalës një në tekst, duke përfshirë edhe rastet kur përdoret si parashtesë.

1.2 Rexhep Qosja - Moderniteti i keqkuptuar dhe moderniteti i vërtetë Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë dhe të kuptojë tekstin “Moderniteti i keqkuptuar dhe Moderniteti i vërtetë”;

• Të reflektojë mbi modernitetin bazuar në tekstin mësimor.

Struktura: PNP

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, Grupet e ekspertëve, Pesëvargësh.

Parashikim: Stuhi mendimesh

Mësuesja shkruan në tabelë: MODERNE

Pyetje: Si e perceptoni ju modernen? Ç’është modernia për ju? Po jomodernia a ka qenë dikur moderne? Si mendoni ju çfarë e bën nocionin modernitet të pacaktuar?

Po në letërsi dhe art cilat vepra quhen sot moderne? Pse?

Listohen idetë e nxënësve në tabelë.

Page 40: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 39

Ndërtim njohurish

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat e orës.

Duke qenë se mësimi është i gjatë rekomandohet një lexim i shpejtë i gjithë tekstit me zë për të gjithë klasën nga nxënës të ndryshëm dhe më pas copëzim i mësimit në paragrafë duke e rilexuar dhe analizuar me grupe ekspertësh.

Shpjegohen fjalët e vështira.

Ndahet klasa në grupe ekspertësh.

1. Nxënësit kanë për detyrë të analizojnë paragrafin Moderniteti i keqkuptuar duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve:

Si qëndron nocioni modernitet në raport me kohën?

Përkufizoni modernitetin si një nocion:

- njohës: Moderniteti është nocion njohës sepse nënkupton një raport më shumë apo më pak të caktuar ndërmjet kulturës së një kohe dhe të shoqërisë në të cilën krijohet ajo.

- vlerësues: Nocioni modernitet, ndërkaq, pa të drejtë përdoret edhe si nocion vlerësues, sepse në momente dhe në mjedise të ndryshme me përdorimin e tij nënkuptohet vlerësimi i veprave, i eksperimenteve krijuese, i dukurive apo i proceseve artistike, në këtë mes letrare, fare të ndryshme, që paraqesin, vërtet, ose që duhet të paraqesin vlera aktuale apo me perspektivë historike.

Si “abuzohet” në kuptimin e vlerësimit me nocionin modernitet mes lirisë së përdorimit dhe etiketimit?

Identifikoni në tekst qëndrimin e Rexhep Qoses ndaj kuptimit modernitet në kritikën shqiptare.

Shpjegoni historinë e fatit të thjeshtuar të nocionit modernitet sipas Qoses.

Tregoni shkaqet pse autori ynë ka vendosur që në parim të shpjegojë atë çka nuk është moderne në letërsinë e një kohe.

2. Kanë për detyrë të analizojnë paragrafin Moderniteti dhe stolisjet romantike duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

Kush është Sharl Bodleri për modernitetin?

Përshkruani karakterin e letërsisë shqipe në shekullin e XIX mes traditës dhe modernitetit.

Dalloni tematikat dhe format që nuk janë më moderne në letërsinë e sotme. Po për poezinë ç’mund të thuhet?

3. Nxënësit kanë për detyrë të analizojnë paragrafin Moderniteti dhe rrëfimi dhe tu përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:

Përkufizoni se çfarë nuk quhet prozë moderne.

Perifrazoni këndvështrimin e Rexhep Qoses mbi fabulën.

Nxirrni përfundimet tuaja mbi raportin prozë-fabul në kontekstin e modernitetit.

Page 41: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 40

4. Nxënësit kanë për detyrë të analizojnë paragrafin Moderniteti dhe estetika dhe tu përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:

Jepni mendimin tuaj se cila kritikë nuk mund të quhet moderne dhe cilat janë pasojat e saj.

Përkufizoni se çfarë është moderniteti vetvetiu:

5. Nxënësit kanë për detyrë të analizojnë paragrafin Vetëdija për modernitetin si vetëdije mbi tërësinë dhe tu përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:

Përligjni karakterin tërësor të modernitetit dhe shpjegojeni atë nëpërmjet arsyetimeve të Rexhep Qoses.

Komentoni shprehjen “Sa më e re, më e paharxhuar, më e panjohur të jetë thënia poetike aq më befasuese do të jetë një vepër me shprehësinë e saj, por vetë moderniteti i saj varet prej ndjeshmërisë, prej frymës, prej pamjeve të krijuara në të: ato përcaktojnë karakterin e saj modern apo konvencional”.

Listoni se çfarë nuk lejon moderniteti në krijimtarinë e sotme letrare dhe shpjegoni pse. P.sh., përmbajtja sentimentale, romantike, folklorizuese, glorifikimi i veçorive më shumë a më pak të njohura të saj.

Analizoni raportet modernizëm-konformizëm.

6. Nxënësit kanë për detyrë të analizojnë paragrafin Moderniteti dhe vetëdija kritike si dhe Funksioni projektues i modernitetit duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

Argumentoni pse moderniteti ka në thelbin e tij lirinë.

Krahasoni modernitetin nëpërmjet të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Përmblidhni në tre fraza rëndësinë e vetëdijes mbi modernitetin dhe rolin e krijuesit të vetëdijshëm për të nesërmen.

Përforcim

Shkruani një pesëvargësh mbi modernitetin.

Detyrë shtëpie

Pyetja 17. Rilexo tekstin me kujdes dhe bëj një evidencë të asaj që nuk mund të jetë moderne sipas Rexhep Qoses.

Page 42: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 41

K r e u II Teksti shpjegues Shqipëria si m’u duk Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tekstin duke dalluar, komentuar dhe shpjeguar pikëpamjet dhe idetë që sillen në të;

• Të vlerësojë profilin eseistik dhe politik të Konicës.

Metodat e përdorura: Lexim i drejtuar me ndalesa, Klaster, Punë në grupe.

Struktura PNP

Parashikim: Stuhi mendimesh.

Kujtoni se çfarë dini për Faik Konicën si shkrimtar.

Klaster në tabelë për jetën dhe veprën e Konicës.

Shkruhet në tabelë titulli i esesë Shqipëria si mu duk.

Çfarë kuptoni nga titulli i shkrimit?

Nxënësit japin përgjigje të ndryshme të cilat renditen në tabelë.

Ndërtim njohurish: Lexim i drejtuar me ndalesa.

Ndalesa e parë: Komentoni kontrastin ëndërr-zhgjëndërr në të cilin eseisti parathotë se do ta vendosë rrëfimin e tij.

Model: Nga fjalët e Konicës kuptojmë se autori e kishte idealizuar vendin e tij dhe një nga arsyet e këtij idealizimi ishte largësia dhe malli prej atdhetari i cili e bënte të mos shihte përtej ndjenjave të tij. Por realiteti ishte krejt ndryshe dhe këtë Konica do të na e thotë më poshtë.

Ndalesa e dytë: Në ç’vit ka ndodhur ngjarja e rrëfimit dhe si e kuptojmë ne këtë?

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1929. Në këtë vit Konica ndërton rrëfimin e tij në këtë ese.

Ndalesa e tretë: Kontrastoni figurën e autorit në raport me shprehjen që përmbante pusulla dërguar nga autoritetet e vendit: “Të thyesh qafën e të shkosh me vaporin që niset sot për në Brindizi, se s’kemi nevojë këtu për njerëz si ty”. Komentoni dhimbjen në rrafshin personal dhe të përgjithshëm.

Është shumë paradoksale që një komb si yni i cili kishte dhe ka gjithmonë nevojë për figura të shquara si Konica të ketë autorite të tilla që verbazi dhe brutalisht mohojnë kontributin e këtyre njerëzve kaq të ndritur të kombit.

Konica me dhimbje shprehet: Duke qenë se ata dhe unë rrojmë në dy botë shpirtërore të ndara me miliona male dhe dete njëra nga tjetra, - ç’nevojë mund të kishin ata nga unë ose unë nga ata?…

Ndalesa e katërt: Përkufizoni nga konteksti fjalën “esëll”.

Nënkupton i zgjuar nga ëndrra dhe realist i përgatitur për gjithçka madje edhe për më të keqen e mundshme.

Page 43: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 42

Ndalesa e pestë: Identifikoni se kujt i kushtohet përshkrimi që Konica u bën pritshmërive të veta në episodin “Në Bari” dhe analizoni domethënien e këtij përshkrimi. Ky përshkrim i kushtohet atyre njerëzve të paaftë të administratës shqiptare të cilët mbanin poste që nuk u takonin pasi nuk ishin të aftë nga ana intelektuale për to. Konica na e thotë këtë nëpërmjet një hiperbole.

Ndalesa e gjashtë: Eseisti na ka prezantuar nëpërmjet kontrastit me “dy fytyra” të ndryshme të administratës shqiptare të kohës. Nxirrni përfundimet tuaja.

Nga një anë “studenti” apo “idealisti” që nuk di as alfabetin dhe nga ana tjetër kryekonsulli zoti Mark Kodheli, zyrtar i gjallë e i zot dhe burrë më njerëzi të rrallë.

Vëmë re se diçka ka ndryshuar se pritshmëria e Konicës nuk po realizohet se ai po konstaton se Shqipëria ka filluar të përfaqësohet nga njerëz të aftë.

Ndalesa e shtatë: Komentoni dramën institucionale, shoqërore dhe kohore në shprehjen “Letra G do të jetë vështirë për të nxënë”, - qenka si një mur i fortë kundër të cilit duhet përmbledhur artileria më e rëndë e trurit për të çarë udhë më tutje”.

Ironia e Konicës për paaftësinë e zyrtarëve të kohës përjetohet si një dramë e madhe institucionale shoqërore për vendin.

Ndalesa e tetë: Nënvizoni frazën ku autori shprehet me romantizëm kundrejt vendit të tij. Interpretojeni këtë përqasje në planin personal, intelektual dhe politik.

Zemra më qëllonte dhe gjaku më valonte nga gëzimi.

Ndalesa e nëntë: Lexoni me kujdes frazën: “Ashtu kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një farë urrejtje kundër bukurisë”. Si mendoni, a ka të drejtë Konica në këtë qëndrim?

Ndalesa e dhjetë: Komentoni shprehjen: “Kështu, në qoftë se në Shqipëri bukuria është e përbuzur dhe e shkelmuar, s’ka dyshim se fisnikëria, një nga virtytet e vjetra të kombit shqiptar, është ende e gjallë dhe merr një fuqi të re nga shembulli i atij që duhet të jetë dhe është pasqyra e mirësive të shpirtit e të sjelljeve…”

Vazhdohet kështu deri në fund duke përdorur si ndalesa pyetjet e mëposhtme:

- Perifrazoni se ç’kishte ndodhur me madhështinë e Durrësit dhe dalloni dramën historike dhe dramën shoqërore të këtij qyteti.

- Shpjegoni romantizmin dhe realizmin që paraqet Konica teksa merr udhën nga Durrësi për në Tiranë.

- Cila është pyetja që ngre Konica mbi kryeqytetin e Shqipërisë? Si mendoni, a është e drejtë kjo pyetje?

- Përshkruani profilin e mbretit nëpërmjet arritjeve dhe reputacionit të tij. Po ju çfarë mendimi keni?

- Ku ndodhet heroi ynë rrëfimtar? Shpjegoni zhvillimin e vendit nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës së vendndodhjes së Konicës.

- Si përfundon rrëfimi i Konicës “Shqipëria si m’u duk”? Çfarë tregon kjo për profilin politik të tij?

Page 44: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 43

- Zbërtheni nga pikëpamja social-ekonomike dhe politike frazën përmbyllëse: “Ashtu, pa bërë më fjalë, shkova në Pallat të paraqitem përpara fytyrës më historike të Shqipërisë që në kohën e Skënderbeut.

Pasi lexohet teksti deri në fund ndahet klasa në grupe me detyrat:

Grupi i parë: Pyetja 1. Identifikoni nga leximi i tekstit: a. rrëfimtarin; b. vendin e rrëfimit; c. kohën së cilës i dedikohet rrëfimi; d. qëllimin; e. mënyrën e rrëfimit.

Grupi i dytë: Pyetja 15. Rilexoni fragmentin ku Konica shpjegon kthimin e tij në Durrës në vitin 1913. Krahasoni në kohë këtë qytet, duke pasqyruar në tabelën e mëposhtme të gjitha detajet që ka përmendur autori.

Durrësi 1913, Durrësi pas vitit 1920, Durrësi pas vitit 2010.

Grupi i tretë: Pyetja 16.

Konica e thotë herë pas here në mënyrë të drejtpërdrejtë se eseistika e tij është me prirje realiste. Sillni tre shembuj në vijim, ku ai e deklaron këtë qëndrim.

P.sh.: i ç’dehur një herë e mirë, sot shkoj në Shqipëri as me enthuziazmë, as me frikë, i gatitur për çdo ngjarje.

Grupi i katërt: Pyetja 32.

Sqaroni duke u mbështetur në tekst prirjet e Shqipërisë për emigrim në vitet 1920, duke identifikuar shkaqet dhe disavantazhet sociale të këtij emigrimi.

Diskutim i punës në grupe.

Detyrë shtëpie

Pyetjet 19 dhe 20. Identifikoni regjimin politik të Shqipërisë në vitin 1924, duke u mbështetur tek treguesit e tekstit dhe thoni se ç’dini për aktivitetin politik të Konicës në atë kohë.

Ndërtoni profilin e mbretit sipas përshkrimit të autorit dhe thoni ç’kuptoni për elitën shqiptare të viteve 1920.53

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të thellojë njohuritë në karakteristikat gjuhësore të shkrimit të tekstit shpjegues;

• Të analizojë tiparet gjuhësore të shkrimit “Shqipëria si m’u duk”;

• Të përsërisë konceptet e arkaizmave dhe barbarizmave.

Si orë që i kushtohet analizës gjuhësore të tekstit kjo orë do të organizohet si një orë ushtrimesh ku do të përdoren metoda të punës në grup dhe punës së pavarur.

Hapi i parë

Lexohet orientimi gjuhësor si të shkruajmë një tekst shpjegues në libër.

Punohet një klaster me njohuritë e marra në tabelë.

Page 45: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 44

Rikujtohen njohuritë mbi arkaizmat dhe barbarizmat.

Hapi i dytë

Ndahet klasa në grupe.

Grupi i parë. Pyetja 1.

Evidentoni në ese pesë emra të përgjithshëm dhe abstraktë të cilët janë shpjeguar nga Konica në tekst. Shkruani sqarimet për ta sipas autorit në formën e një përkufizimi.

P.sh. Njeriu që e shkon kohën me ëndrra të pëlqyera ka frikë të zgjohet.

a. Një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet.

b. Të tilla plagë s’shërohen plotësisht kurrë dhe në qoftë se mbyllen lënë përjetë një shenjë në shpirt të njeriut.

c. Trimi i panjohur humbi këtu një rast të rrallë të shpëtojë mëmëdhenë ose të dy dherat bashkë e në atë mënyrë të mbetet i pavdekur në histori.

d. Shenja e parë që e shquan studentin shqiptar është që ky ose nuk e di fare alfabetin ose ka nxënë vetëm një pjesë të tij, më të shumtat herë ka arritur gjer në letrën G g dhe këtu ka ngecur.

e. Ashtu kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen njëfarë urrejtjeje kundër bukurisë.

Grupi i dytë: Pyetja 2.

Nënvizoni foljet në tekst dhe klasifikojini në tabelë:

Folje të veprimit Folje të lëvizjes Folje të gjendjes Folje të ndjenjave Zgjohem mora u lava, u rrojta, u vesha u spastrova

Shkova shëtita u nisa afrohesha

Ndodhem u ndodha të çlodhem qëndroja qenka

Habitem ndjeva të shijoj

lidhëza kohore dhe shkakore

fjali të përbëra

folje të veprimit në kohën e tashme të jenë në formën joveprore

fraza emërore Gjatë shkrimit të një teksti shpjegues

përdorni:

emra të përgjithshëm dhe abstraktë

fraza ndajfoljore

Page 46: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 45

Grupi i tretë. Pyetja 3.

Identifikoni pesë fraza të tekstit të cilat janë ndërtuar mbi bazën e përdorimit të foljeve në joveprore dhe kthejini në veprore. Thoni, a ndryshon kuptimi i frazës? Po stili i shprehjes?

P.sh. Të do zemëra të futesh përsëri në gjumë e të kthehesh në botën e lulëzuar nga e cila sapo dole.

Të do zemra t’ia fusësh përsëri gjumit e ta kthesh mbrapsht botën e lulëzuar nga e cila sapo dole.

a. Të tilla plagë s’shërohen plotësisht kurrë dhe, në qoftë se mbyllen, lënë përjetë një shenjë në shpirt të njeriut.

b. Me të zgjuar, u lava, u rojta, u vesha, dhe dola të shijoj për së largu dukjen romantike të Durrësit.

c. U pinë shëndetet, dhe pasi u ngrohnë me një të fundme kupë rakie nga Franca, duallmë nga Shtëpia e. Qytetit dhe u nismë për Tiranë.

d. Po plepet me majat aq të larta sa retë u prenë që prej kohe, dhe shumica e kopshteve ose u zhveshnë nga dimri, ose u shitnë për të hapur vend për bina të ra etj

Grupi i katërt. Pyetja 4.

Listoni gjithë togfjalëshat kohorë dhe përpiquni të dalloni se cilët prej tyre i referohen një ngjarjeje historike të caktuar e cilët jo.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, Pas disa muajsh shëtitjeje, mëngjes të Vjeshtës së Tretë 1913, Kur vjeshtën e kaluar, pesëmbëdhjetë vjet pas, pesëmbëdhjetë vjet më parë, për gjysmë ore afat etj.

Grupi i pestë. Pyetja 6.

Gjeni në tekst gjithë perifrazimet që i kushtohen Mbretit Zog dhe thoni si janë ndërtuar ato.

Fytyra më historike të Shqipërisë që në kohën e Skënderbeut.

Një djalë i ri të cilit i ka hie kurora e mbretërimit

Fytyrë historike.

Diskutim i punës në grupe.

Punë e pavarur me gjithë klasa. Pyetja 5

Fjalitë e mëposhtme, ndajini dhe me fjalët e tyre ndërtoni dy fjali nga të cilat njëra të jetë emërore. P.sh. Njeriu që e shkon kohën me ëndrra të pëlqyera ka frikë të zgjohet.

- Njeriu. Ai e shkon kohën me ëndrra të pëlqyera e ka frikë të zgjohet.

a. Zgjimi qe i tmerrshëm e qesharak.

Zgjimi. Ai qe i tmerrshëm dhe qesharak.

b. Trimi i panjohur. Ai humbi këtu një rast të rrallë të shpëtojë mëmëdhenë ose të dy dherat bashkë, e me atë mënyrë mbetet i pavdekshëm në histori.

Punë e pavarur e gjithë klasa. Plotësimi i tabelës.

Page 47: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 46

Arkaizmat Barbarizmat Sipas tekstit Sipas shqipes së sotme Sipas tekstit Sipas shqipes së sotme

Resmi Kobure Letra Plaçka Shkronjësin kryeplak i qytetit Shtëpi të Qytetit.

Kusur Pistoletë Gërma Sendet Sekretar Kryebashkiak Bashki

Parashije Kohë Mesme kinder garten Xhandar

Shija më e parë Mesjetë Kopësht fëmijësh Polic

Detyrë shtëpie

Shkruani një përmbledhje analitike për esenë “Shqipëria si m’u duk”.

Natyra e gjuhës së simboleve

Ora e parë

Objektiva: Nxënësit të jenë të aftë:

• Të lexojë tekstin me vëmendje dhe ta perifrazojë atë;

• Të dallojë temën dhe idetë që shpjegon autori në tekst;

• Të bëhet pjesëmarrës në diskutimet dhe konkretizimin e temës me shembuj personalë.

Metodat e përdorura: Shoqërim idesh, lexim me ndalesa, lexim me kodim teksti, tabela e koncepteve.

Struktura PNP

Parashikim: Shoqërim idesh

Mësuesja shkruan në tabelë një fjalë e cila mund t’i çojë nxënësit hap pas hapi dhe ide pas ideje në një mozaik idesh p.sh.:

vetmi, ndarje, mërzi

Ditë me shi gjumë, krevat, plogështi, mërzi

re, gri, ftohtë, mërzi, etj.

Pra në përgjithësi një ditë me shi përjetohet nga shumë njerëz si një ditë që zgjon mërzi. Në një farë mënyre një ditë me shi është simbol i plogështisë apo vetmisë. (Mësuesja mund të zgjedhë çfarëdo fjalë apo eksperimenti idesh zinxhir në këtë fazë të mësimit.)

Por mund të vijnë dhe ide të ndryshme nga këto më sipër në varësi të asaj se si e sheh secili prej nesh një ditë me shi. (simbole rastësore)

Page 48: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 47

Pyetje: Secili prej nesh ka simbole të veçanta apo personale që lidhen me përvoja apo përjetime p.sh një aromë, një këngë, një film apo një qytet. Po ju a keni hasur ndonjëherë një përvojë të tillë ku diçka pa dashje ju kujton diçka tjetër në dukje krejt të papritur apo pa lidhje?

Ftohen nxënësit të shprehin idetë lirshëm.

Arrihet në përfundimin se simbolet krijohen nga shoqërimi i ideve që ndodhin në mendjen tonë. Pra diçka që zë vendin e diçkaje tjetër.

Ndërtim njohurish: Lexim me ndalesa.

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat.

Para se të lexohet teksti ftohen nxënësit në një lojë ku disa prej tyre të shpjegojnë ndryshimin midis verës së bardhë dhe verës së kuqe.

Lexohet hyrja e esesë. Le të mendojmë sikur duam t’i shpjegojmë dikujt ndryshimin midis shijes së verës së bardhë dhe asaj të verës së kuqe. Kjo mund të ngjante si një gjë fare e thjeshtë. Ndryshimi dihet mirë. Atëherë përse të mos jetë po kaq e thjeshtë t’ia shpjegojmë një tjetri? E, megjithatë, ta shprehësh me fjalë këtë ndryshim shijesh është shumë e vështirë. Dhe, ka shumë të ngjarë, që kjo përpjekje të mbyllet me fjalët: “Shiko, s’jam në gjendje të ta shpjegoj. Pi verë të kuqe, pastaj verë të bardhë dhe do ta kuptosh ndryshimin vetë”. Kur shpjegojmë ingranazhin më të ndërlikuar, nuk hasim asnjë vështirësi për të gjetur fjalët e përshtatshme, ndërkohë që ato ngjajnë të paafta për të përshkruar një përvojë të thjeshtë të shqisës së të shijuarit.

A nuk është, vallë, e vërtetë, se gjendemi përpara të njëjtit problem dhe kur duam të shpjegojmë një përvojë emocionale?

Përforcohet me fjalët e autorit situata në të cilën u gjendën nxënësit gjatë shpjegimit që iu kërkua të bënin. Nxënësit shpjegojnë përvojën e tyre në sqarimin e ndjenjave emocionale.

U kërkohet nxënësve të vazhdojnë leximin deri në atë pikë ku ata do të gjejnë të shprehur nga autori qëllimin dhe temën e kësaj eseje shpjeguese.

E shkruajmë atë në tabelë.

Ç’është simboli? Shpesh simboli përcaktohet si “diçka që zë vendin e diçkaje tjetër”.

Pra autori ngre një pyetje dhe në vazhdim do të na shpjegojë ashtu si na e thotë edhe titulli natyrën e gjuhës së simboleve.

Vazhdohet leximi deri te pyetja e dytë që nxënësit do të hasin në tekst dhe plotësojmë kështu qëllimin e autorit në këtë tekst shpjegues.

Cila është bashkëlidhja e saktë midis simbolit dhe asaj që simbolizon ai?

Në këtë pjesë të mësimit u kërkohet nxënësve të vazhdojnë leximin e pavarur me kodim teksti. Gjatë leximit ata do të dallojnë në tekst:

-Llojet e simboleve duke nënvizuar me ngjyra secilin sipas rastit.

-Të plotësojnë hartën e konceptit si më poshtë për secilin nga simbolet:

Page 49: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 48

Simboli Përkufizimi, përshkrimi Shembuj

Konvencional

Janë ato simbole të njohura dhe të pranuara nga të gjithë. Simboli konvencional krijohet dhe pranohet por mes tij dhe asaj që ai shënjon nuk ka asnjë lidhje kuptimore apo logjike.

Sistemi gjuhësor është një sistem konvencional. Sistemi rrugor i shenjave është një sistem konvencional. etj

Aksidental Asosacioni midis simbolit dhe përvojës së simbolizuar është krejtësisht i rastit (aksidental).

Përvojat personale, ëndrrat veprat simbolike.

Universal

Simboli universal është ai tip ku ekziston një marrëdhënie e brendshme midis simbolit dhe asaj që përfaqëson ai.

Simbolin e zjarrit, simboli i ujit,

Pasi lexohet teksti deri në fund dhe mbarohet së plotësuari harta e koncepteve iu kërkohet nxënësve të materializojnë llojet e simboleve më sipër me shembuj të ndryshëm nga jeta e tyre ashtu si ka bërë dhe Fromi gjatë shpjegimit të gjuhës së simboleve. Në sjelljen e shembujve ndihmohen edhe nga mësuesja.

Diskutohen çështje të ndryshme të trajtuara në ese, si p.sh: arsyet pse çdo individ pavarësisht kontekstit të tij, është i aftë të kuptojë gjuhën e simboleve; shkaqet pse domethënia e disa simboleve ndryshon nga njëri qytetërim tek tjetri.

Përforcim: Diskutim

Përforcohet mësimi me një diskutim me të gjithë klasën mbi gjestet e njeriut, veshjen, sjelljen, modelin e flokëve, të ushqyerit e tij mes simbolit dhe komunikimit.

Detyrë shtëpie

Shkruani një pesëvargësh për zjarrin, dhe një pesëvargësh për ujin duke u mbështetur në qëndrimet e Fromit.

Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përdorë drejt shenjat e pikësimit;

• Të analizojë strukturën dhe ndërtimin e esesë Gjuha e simboleve;

• Të analizojë veçoritë gjuhësore të esesë. Metodat e përdorura: Punë në grupe, lexim dhe pyetje.

Struktura PNP

Parashikim

Shkruhen në tabelë shenjat:

Page 50: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 49

Pika, Pikëpresja, Presja, Dy pikat, Pikëçuditja, Pikëpyetja

[ • ], [ ; ] [ , ] [ : ] [ ! ] [ ? ]

Rikujtohen nga nxënësit rastet e përdorimit të secilës prej shenjave.

Ndërtim njohurish

- Ndahet teksti “Gjuha e simboleve” në paragrafë dhe çdo grupi i caktohet një paragraf për ta plotësuar me shenja ortografike.

- Lexohet me zë materiali në tekst për shenjat e pikësimit dhe vlerësohet roli dhe funksioni i tyre në shkrim. Qëllimi është të ndërgjegjësohen nxënësit në përdorimin e saktë të tyre.

- Lexohen me zë fjalitë nga fragmentet e pajisura me shenja nga grupet dhe përcaktohet shenja e vendosur. Nxënësit e tjerë bashkë me mësuesen dëgjojnë me vëmendje dhe korrigjojnë kur është e nevojshme duke argumentuar këtë korrigjim me rregullin përkatës.

- Sugjerohet që të udhëhiqen nxënësit të zbërthejnë strukturën e esesë në hyrje, trup dhe mbyllje.

- Grupeve tashmë të formuara u jepet si detyrë të plotësojnë tabelën në tekst.

- Grupi i parë plotëson të dhënat për hyrjen e esesë.

- Grupi i dytë për trupin.

- Grupi i tretë për mbylljen.

Përforcim

Ndërto fjali ku të përdorësh të gjitha shenjat e pikësimit që u rikujtuan në këtë orë mësimi.

Diskutohet puna në grupe.

Detyrë shtëpie: Pyetja 5

Gjeni në tekst gjithë foljet që për nga kuptimi i përdorimit i afrohen foljes shpjegoj:

a. shpjegoj – të shprehësh me fjalë; b. të përshkruash një përvojë të thjeshtë; c. ropatem në kërkim të fjalëve; d. përcaktohet si; e. shprehen si të ishin; f. po të pyesësh veten pse.

Page 51: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 50

Kreu III Arti letrar dhe idetë filozofike të Kamysë 1. Analizë letrare dhe ideore e romanit “I huaji”

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të asimilojë dhe të jetë i aftë të dallojë tiparet e ekzistencializmit si drejtim letrar;

• Të kuptojë shkaqet e lindjes së ekzistencializmit;

• Të përshkruajë absurdin;

• Të evidentojë aspektet e jetës së Kamysë që ndikuan në krijimtarinë e tij;

• Të dallojë në veprat e Kamysë tiparet ekzistencialiste në ngjarjet dhe në veprimet e protagonistëve.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, klaster, përmbledhje e strukturuar, diskutim.

Struktura PNP

Parashikim

Me anë të një stuhie mendimi mësuesja përthith gjithë informacionin që kanë nxënësit për ndikimin shpërfytyrues që pati lufta tek njeriu i viteve 40. Kaosi politik në pragun e Luftës së Dytë Botërore, fuqizimi i nazizmit, disfata e Francës, hutimi i shtresave të popullsisë franceze në vitet 40 -50, humbja e besimit në gjithçka, thyerja e vlerave morale dhe përballja kaq e shpeshtë me vdekjen.

Nxitet mendimi i nxënësve me pyetjen: Si mendoni ju si do të sillej njeriu përballë një konteksti të tillë shpërfytyrues?

Priten përgjigje nga nxënësit. Në fund mësuesja bën një përmbledhje të strukturuar:

“Ndërgjegjësimi për vdekjen përbën takimin me absurdin. Ekzistencializmi është një filozofi që synonte ta ruante thelbin e njeriut të kësaj periudhe të paprekur, synonte të ruante dinjitetin njerëzor.”

Ndërtim njohurish

Lexohet mësimi pjesë pjesë dhe kërkohet nga nxënësit të bëjnë sa më shumë pyetje për mësimin. P.sh. Kur mund të takojë njeriu absurdin dhe si sillet ai kur e takon atë?

Model përgjigjeje

Njeriu ekzistencialist takon absurdin kur ai përballet me shoqërinë e ashpër, rregullat e ngurta të saj, njeriu ekzistencialist ndihet i vetmuar në një botë indiferente, ekzistenca e tij kërcënohet nga hiçi i përjetshëm, edhe liria është fatalitet absurd për ekzistencialistët, sepse ata e konceptojnë atë si një dënim që i është dhënë njeriut.

Punohet klasteri për absurdin:

Page 52: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 51

Diskutohet me nxënësit për rrjedhojat që vijnë nga takimi me absurdin:

Si thoni ju pse kur njeriu takon absurdin lind revolta dhe pasioni për jetën tokësore? Po liria si konceptohet nga ekzistencialistët?

Priten përgjigje nga nxënësit.

Model përgjigjeje që mund të jepet në fund nga mësuesja:

Revolta: Të gjitha këto ndjesi sjellin revoltën e njeriut ekzistencialist. Ai ndihet keq në një botë që se kupton, në një botë që kërkon ti rrëmbejë lirinë absolute të tij, revolta e tij shprehet me indiferentizëm, tërheqje, izolim, paaftësi për veprim, mosdëshire për veprim. Mënjanimi i gjithçkaje që pengon sigurimin e lirisë absolute.

-Duke qenë se njeriu ekzistencialist bëhet i ndërgjegjshëm për ekzistencën e vdekjes ai interesohet të shijojë jetën tokësore për të cilën e di se një ditë do i vijë fundi. Pasioni për jetën shprehet me mosinteresim për fenë dhe jetën e përtejme.

Liria: → liria për ekzistencialistët ka të bëjë me lirinë e shpirtit njerëzor, me ruajtjen të paprekur nga transformimi shpërfytyrues i shoqërisë dhe rregullave të lojës së saj, me ruajtjen nga moralizmat gjithfarësh të një shoqërie që në vetvete është imorale. Mbijetesa e unit të lirë varet vetëm nga përpjekjet e pandërprera për ruajtjen e identitetit dhe lirisë vetjake. Dhe Kamy shprehet me fjalët e Ivanit të Dostojevskit: Gjithçka është e lejueshme.

- Punohet me informacionin në tekst për jetën e Kamysë dhe absurdin që ai takoi që në fëmijërinë e tij, si dhe analizohet në vija të përgjithshme personazhi absurd Merso.

- Plotësohet klasteri për tiparet ekzistencialiste të Mersoit.

Absurdi shfaqet në sjelljen e Mersosë në përpjekjet e tij për të jetuar i lirë sipas dëshirës pa iu përshtatur rregullave të shoqërisë. Kjo mënyre jetese pa interesa pa dëshira pa prirje materialiste apo karrieriste shfaqet absurde në sytë tanë. Me këtë mënyrë jetese Merso është absurd.

Absurdi

Ndjesia e hiçitVetm ia dhe

m oskuptim i m e shoqërinë

Sjellje të papranueshm e

nga ana e shoqërisë

Dëshirë e etur për jetën tokësore

Ankth nga vetëdija e kotësisë së

ekzistencës dhe prania e vdekjes së

pashm angshm e

Hum bja e besim it në

gjithçka

Shkëputja nga jeta

Page 53: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 52

Rebelimi: Merso jeton i vetmuar ai e shpërfill shoqërinë, Merso nuk pyet për kufijtë e të mundshmes, Merso vret, Merso nuk pranon të rrëfehet, Merso i thyen të gjitha rregullat formale. Ai nuk qan, shijon kafen, dhe sheh një film komik pas vdekjes së nënës.

Liria: Mersoja tashmë nuk pyet për kufijtë e së mundshmes, ngase vetvetiu për të, gjithçka është e mundur. Ai është i lirë absolutisht dhe për të “gjithçka është e lejueshme”.

Mersoja është i lirë absolutisht, sepse “absurdi mbretëron gjithkund”, ndërsa ai e percepton veten si hero të botës absurde, në të cilën nuk ka zot, nuk ka kuptim, ka vetëm një të vërtetë të vetme – e vërteta e Vdekjes.

Jepet si detyrë shtëpie për nxënësit që të plotësohet tabela për të gjithë veprat e Kamysë.Pamja e saj e përfunduar do të jetë si më poshtë: Në klasë do të diskutohet dhe do të komentohen të dhënat e saj.

- Diskutohet mbi foton në tekst “Sizifi” dhe nxirret një mesazh në konteksin ekzistencial të interpretimit të mitit.

Përforcim

Pyetja 13. Nxirrni pesë përfundime të karakterit estetik pas analizës letrare të krijimtarisë së autorit duke u mbështetur tek shembulli i mëposhtëm: p.sh., vepra e artit i takon botës së absurdit, por vetë akti i krijimit jep mundësi ta fiksojë, ta ruajë vetëdijen në botën e kaosit.

Detyrë shtëpie

Pyetja 10. Plotëso tabelën e mëposhtme:

Vepra Heronjtë absurde Veprimet absurde Mesazhi

Miti i Sizifit

Sizifi Ngjitja e gurit në majë nga e cila ai prapë do të rrokulliset. Por ai e di këtë dhe me këtë veprim ai ngrihet mbi zotat.

Dija është e mjaftueshme, ajo garanton lirinë. Vepra e artit, gjithashtu, i takon botës së absurdit, por vetë akti i krijimit jep mundësi ta fiksojë, ta ruajë vetëdijen në botën e kaosit.

Murtaja

Mjeku Bernard Rie, një gazetar “i huaj”, Ramber

Në një farë mënyre Rieja ka tiparet e Sizifit pasi ai e di që sëmundja është e pashërueshme dhe do të ikë vetë jo se do të shërohet nga ai. Rieja nuk pret fitore, atij i është dhënë vetëm dija mbi fatkeqësinë dhe mundësia për ta pohuar dinjitetin e tij, njerëzinë e tij, duke u përleshur pa shpresë me vdekjen.

Sëmundja ka vënë poshtë vetë ekzistencën, e cila është në mënyrë absurde e pashërueshme. Pozitivja pohohet jo si e vërteta e madhe, jo në cilësinë e idealit, por si përmbushje e një borxhi elementar, si puna, domosdoshmëria e së cilës diktohet nga kanosja e vdekjes.

Page 54: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 53

Kaligula

Kaligula Hero tjetër i botës absurde, i botës pa Zot që vërteton lirinë e tij me arbitraritetin më të pafre, me poshtërimin e njerëzve të tjerë, nëpërmjet “krimit të pamotivuar”

“Kaligula është një Merso që ka marrë një pushtet të pakufizuar, është një tiran, por është edhe “secili”, gjersa nuk ka kufi dhe nuk ka masë për atë etje lirie, e cila i kapërcen lojtarët”

Rënia

Merret vetëm me veten e vet, nuk njeh dyshime, nuk i ka borxh askujt asgjë. Kënaqet me atë, që vazhdimisht mëkaton dhe për mëkatet e tij, kohë pas kohe, rrëfen me sinqeritet, pa fshehur asgjë.

Mesazh i dyzuar: Zoti nuk nevojitet për të fiksuar fajin, sikundër nuk nevojitet as gjyqi i tmerrshëm – ai kryhet përditë dhe “Pa Zotin është e papërballueshme”, të gjithë njerëzit duhet ta kuptojnë fajin e vet karshi të tjerëve dhe vetëm atëherë do te pastrohen e do të bëhen njerëz te vërtetë.

Mbretëria dhe

syrgjyni

Dario, Ivi, Zhanina

Dario e ndien veten kokrrizë rëre, rob. Ivi plaket, ka një punë të vështirë. Zhanina ndihet keq me burrin.

Bukuria e natyrës e qiellit dhe e detit bëhet shpëtuese dhe ngushëlluese në jetën e protagonistëve.

Porositen nxënësit të lexojnë në shtëpi me kujdes materialin teorik Analiza letrare dhe ideore e romanit “I huaji” pasi orën tjetër në klasë do të punohet me metodën hetim i përbashkët e cila kërkon një njohje të mirë të materialit paraprakisht.

Ora e dytë

Objektiva: nxënësi të jetë i aftë:

• Të skematizojë fabulën e romanit;

• Të dallojë dhe analizojë tiparet ekzistencialiste në veprimet dhe sjelljen e Mersoit;

• Të japë gjykimin e tij pro ose kundër Mersoit;

• Të sintetizojë idetë filozofike të romanit.

Eshtë e këshillueshme që nxënësit ta kenë lexuar materialin në shtëpi paraprakisht.

Metoda të përdorura: Stuhi mendimesh, hetim i përbashkët, harta e tekstit, diskutim.

-Koment i detyrave të shtëpisë.

Parashikim: Stuhi mendimesh

Mësuesja prezanton temën dhe shkruan në tabelë tituj provizorë të zgjedhur nga Kamy:

Njeriu i lumtur" (Un homme heureux), "Njeriu i zakonshëm" ose "I tillë, si të gjithë" (Un homme comme les autres), "Shpërfillësi" (L'indifferent).

Pyeten nxënësit: Si na ndihmojnë këta tituj që ta kuptojmë më mirë thelbin e heroit kryesor? Krijohet një klaster në tabelë me idetë e nxënësve.

Page 55: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 54

Le ti qasemi më nga afër veprës për ta kuptuar dhe analizuar më mirë atë:

Lexohet fabula e romanit dhe plotësohet harta e tekstit.

Koha dhe vendi Koha e papërcaktuar, vendi Algjeri

Personazhet Merso, Maria, Çeleste, plaku Salamano, prokurori, Rajmondi etj. Konflikti kryesor

Konflikti kryesor është mes Mersoit dhe shoqërisë.

Pika kulmore Pika kulmore është vrasja e arabit

Ngjarjet Kryessore

Sjellja e Mersoit në varrimin e nënës, sjellja e Mersoit pas vdekjes së nënës, filmi komik, plazhi dhe pika kulmore, vrasja e arabit.

Ngjarjet perfundimtare

Mersoi dënohet me vdekje. Ai nuk pranon rrëfimin te prifti.

Mesazhi I hapur

Diskutohet me nxenësit për veprimet e Mersoit duke u nisur nga tiparet ekzistencialiste të tij:

a. Vetmia.→ Merso e ka ndjerë tëhuajsimin me shoqërinë. Ai është i vetmuar dhe kërkon ta jetojë jetën ashtu si e mendon. Vetmia sipas pikëpamjes së ekzistencialistëve është fati i çdo njeriu. Motivi i zakonit (i të bërit shprehje) e përshkon gjithë romanin dhe në këtë rat nënvizon tëhuajësimin e Mersoit me botën, me të cilën ai ka qenë gjithmonë fjalëpakë, shpesh edhe i heshtur. Pse Merso ka zgjedhur të jetë i huaj me shoqërinë? Një nga arsyet është se vetë shoqëria me moralizmat e saj gjykimet dhe me tendencën për të prekur dhe cënuar lirinë vetjake ka bërë që Merso të zgjedhë ti shmanget asaj.

b. Marrëdhënia me rregullat hipokrite të shoqërisë. Nga momenti i marrjes së telegramit Mersoi e ndjen veten fajtor, sepse për të qenë i pranishëm gjatë varrimit të së ëmës ai duhet t'i kërkojë shefit të tij një lejë dy ditore. Gjatë kohës së kuvendimit me drejtorin e azilit për nënën e tij të vdekur Mersonë e kaplon sërish ndjenja e fajësisë. Në të dyja rastet ndjesitë e heroit shkaktohen nga mendimi intuitiv, se vdekja dhe rituali i lidhur me të ka për sytë e shoqërisë një domethënie të madhe dhe kërkon prej njeriut, që më parë, një sjellje të caktuar.

Ai e ndjen, se rituali i varrimit është i nginjur me shtirjeje dhe përbën një farsë. Mersoit i duket hipokrizi t'i shprehësh ngushëllimet njeriut vetëm atëherë kur ai është i veshur në zi, sikundërse të varrosësh sipas riteve kishtare një grua, e cila kurrë nuk është interesuar për fenë.

Megjithëse ai i ndjek rregullat kryesore të sjelljes së farefisit të të vdekurës (kalon natën pranë arkivolit, ndjek pa folur karrocën e varrimit), ai bën "gabime" të tilla të pafalshme, të cilat nuk përputhen me imazhin e një biri të mbytur nga hidhërimi. Gjatë kohës së procesit gjyqësor atij ia kujtojnë dhe cigaren, dhe kafen që ka pirë tek varri i së ëmës, dhe mosditjen e moshës së saj, dhe mungesën e dëshirës për ta parë atë për herë të fundit. Kjo e rëndon Mersoin si një njeri të pashpirt, shpërfillës e zemërgur. Tashmë që nga detajet e pjesës së parë bëhet e qartë, se heroi i Kamysë ka një ide krejt të ndryshme nga të tjerët pë ritualin e varrimit, porse kjo mospërputhje vetëm sa e pasqyron distancën e thellë, që ka ai me shoqërinë. Mersoi e sheh vdekjen krejt ndryshe nga të tjerët, çka do të thotë, se kështu e sheh edhe jetën.

Page 56: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 55

c. Vdekja. → Motivi i vdekjes, i shpallur tashmë që në fjalinë e parë, bëhet qëndror në roman dhe përftues i subjektit. Subjekti nis me lajmin mbi vdekjen e nënës së heroit dhe mbaron me pritjen e ekzekultimit me vdekje të heroit. Ndërmendja e vdekjes është e pranishme vazhdimisht në tekst: kuvendimet e Mersoit me të njohurit, zhdukja e qenit Salamano, vrasja e arabit, shënimi i gazetës, të cilën heroi e gjen në qeli, fjalimet në procesin gjyqësor. Të gjitha këto episode na lejojnë të evidentojmë marrëdhënien e Mersoi ndaj vdekjes. Po të thellohemi në analizë kuptojmë se Merso e ka pranuar vdekjen si të nënës si të kujtdo prandaj ai është kaq shpërfillës ndaj rregullave dhe nxiton të shijojë jetën tokësore, prandaj dhe në fund të romanit ai nuk pranon rrëfimin pasi për të ka vlerë vetëm jeta reale dhe jo jeta e përtejme. Prania e vdekjes i bën ekzistencialistët të jenë indiferentë dhe shpërfillës/

d. Liria.→ Për ekzistencialistët njeriu është i dënuar me liri, që do të thotë në një botë pa zot çdo njeri zgjedh të veprojë i lirë sipas dëshirës po nga ana tjetër s’është aq i lirë përderisa shoqëria është aty gati për të gjykuar e dënua, sipas këndvështrimit interesit dhe rregullave të saj. Merso ishte i lirë të sillej si të donte me jetën e tij por ai i theu rregullat dhe u dënua shumë më ashpër dhe pa kompromis për krimin që bëri.

Mosveprimi

Ai i jepet pasivisht rrjedhës së jetës dhe e percepton pa asnjë interes çdo përpjekje për ta ndryshuar. Kuptimi filozofik i ekzistencës së heroit, qëndron në përpjekjen e ruajtjes së vetëmjaftueshmërisë, pa prishur drejtëpeshimin e vendosur nga natyra. Si hero i prirjes ekzistencaliste, Merso i trembet veprimit, për shkak se ai e shtrëngon njeriun të ndryshojë thelbin e brendshëm, çka do të thotë ndërhyrje në harmoninë e parëkrijuar të botës.

Diskutim me gjithë klasën:

A është Merso në sytë tanë një figurë e dyzuar? Cilat janë argumentat pro dhe kundër tij? Sillni sa më shumë shembuj nga romani për çdo rast. Shkruhet në tabelë skema dhe nxënësit zgjedhin sipas këndvështrimit.

Ftohtësia shpirtërore---------------------------------Dhembshuria për vdekjen e nënës

Formalizmi i varrimit ------------------------------Natyrshmëria e sjelljes së Mersoit.

Vrasja me paramendim-----------------------------Vrasja pa dashje

Formaliteti i shoqërisë -----------------------------Sinqeriteti i Mersoit

Pyeten nxënësit: Po Kamy si mendoni me ç’këndvështrim na e sjell Mersonë. Pse?

Kamy është i paanshëm sepse atij intereson më shumë se sa krimi i Mersosë mënyra se si shoqëria përpiqet ta tjetërsojë individin, t’i pushtojë atij thelbin e lirisë, ta tjetërsojë, paragjykojë dhe ta transformojë në një farsë. Krimi është vetëm preteksti. Ja pse ai zgjedh një hero si Merso që duke jetuar i vetëm i vetëkënaqur dhe shpërfillës patjetër i kushtëzuar nga shoqëria u dënua pa asnjë kompromis. Kamysë i interesonte të shpaloste para lexuesit edhe absurditetin në mënyrën e funksionimit të gjykatave dhe dënimeve që ato jepnin. Është e njohur ideja humaniste e Kamysë për heqjen e dënimit me vdekje.

Përforcim

Shkruhen në tabelë dy thënie të Kamysë.

1. E rëndësishme për njeriun është të jetë i vërtetë, kjo përfshin gjithçka.

Page 57: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 56

2. Merso është i vetmi Krisht që ne meritojmë sepse duke mos qenë i prirur nga heroizmi pranon vdekjen në cilësinë e të vërtetës.

Nxënësit lihen të lirë për 5 minuta të ndarë në dy grupe të shkruajnë në fletore gjithçka që ata mendojnë për t’i komentuar.

Pastaj lexohen komentet e nxënësve dhe zgjidhen më të goditurit:

Model: 1. E rëndësishme për njeriun është të jetë i vërtetë, kjo përfshin gjithçka”

Të jetë i vërtetë nënkupton në radhë të parë i vërtetë dhe i sinqertë me veten e tij dhe jo në farsë për ti bërë qefin moralit të shoqërisë dhe në këtë mënyrë të mos jetë kurrë i lumtur por të jetojë i drejtuar nga rregulla që i kanë vendosur të tjerët. Mersoi ishte i vërtetë.

3. Merso është i vetmi Krisht që ne meritojmë sepse duke mos qenë i prirur nga heroizmi pranon vdekjen në cilësinë e të vërtetës

Krishti vdiq për njerëzimin për fajet dhe mëkatet e tij, po Merso çfarë bëri për njerëzimin?

Sipas Kamysë ai me sjelljen e tij sidomos në pjesën e dytë në gjyq kur nuk ndërmori asnjë masë mbrojtëse, kur nuk u përpoq të shfajësohej apo të mbulonte në një farë mënyre veprimet e tij siç do të bënte shumica e njerëzve i dha atyre një shembull të së vërtetës më të lartë. Ai e kishte ruajtur të paprekur thelbin e tij të vërtetë njerëzor.

Detyrë shtëpie

Pyetja 11 dhe 14. Dallo veçoritë e stilit të Kamysë. Shpjego funksionin e këtij stili në mishërimin e heroit ekzistencialist Mersoit dhe në përcjelljen e ideve të tij filozofike.

Listoni përfundimet tuaja etike dhe estetike mbi romanin.

Ora e tretë

Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lidhë idetë e romanit i Huaji me pikturën në libër; • Të perifrazojë veprimet e Mersoit; • Të shpjegojë mardhënien e Mersoit me shoqërinë; • Të përshkruajë temperamentin e Mersoit dhe shfaqjen e absurdit në këtë

fragment. Metodat e përdorura: Shoqërim idesh, veprimtari e leximit të drejtuar, diskutim.

Struktura PNP

Parashikim: Diskutohen detyrat e shtëpisë.

Shoqërim idesh: Punohet me foton në libër e cila nxit ide të ndryshme për veprën “I huaji”. Analizohet piktura nga pikëpamja e estetikës ekzistenciale. Nxënësit sintetizojnë mesazhin që iu përcjell ajo.

Page 58: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 57

Ndërtim njohurish: Veprimtari e leximit të drejtuar me ndalesa. Pyetjet pas mësimit të vendosura në mënyrë kronologjike shërbejnë si çelësa për të zbërthyer fragmentin. Mësuesja drejton leximin e nxënësve dhe bën ndalesat e nevojshme në paragrafët e caktuar. Nxiten nxënësit të bëjnë pyetje.

Modele pergjigjesh:

1. Rilexoni me zë fjalitë hyrëse të romanit. Ç’përshtypje ju le mënyra se si shprehet Merso për një ngjarje kaq tragjike si vdekja e nënës.

Merso shprehet kaq qetë sikur po tregon një ngjarje të thjeshtë dhe jo sikur po tregon vdekjen e nënës. Rrëfimi është tepër i thatë për një ngjarje kaq tragjike. Lexuesi shokohet nga një ftohtësi e tillë. Po a është Merso kaq zemërgur? Le të ndjekim hap pas hapi dhe ti qasemi me nga afër figurës së tij.

2. Ç’tregon mosgatishmëria e pronarit për dhënien e lejes? A është ky një detaj i dhënë nga Kamy për të treguar ftohtësinë e shoqërisë në të cilën jetonte Merso?

Pronari s’është i gatshëm të japë leje. Ky është një detaj që tregon se shoqëria me sjelljen e saj indiferente nuk kishte bërë asgjë më shumë vetëm sa kishte krijuar një hendek të pakapërcyeshem mes saj dhe njerëzve si Mersoi. Mersoi e ka kuptuar indiferentizmin e shoqërisë ftohtësinë e saj përsa i përket halleve dhe brengave të të tjerëve dhe ka zgjedhur t’ja shpërblejë shoqërisë me të njëjtën mënyrë: me indiferentizëm tërheqje dhe vetmi.

3. Vini re se Mersoi ndihet në faj kur kërkon dy ditë leje për të varrosur nënën. Si e plotëson ky detaj marrëdhënien e Mersoit me shoqërinë ku jeton?

Të ndihesh në faj se kërkon leje për të shkuar në varrimin e nënës tregon as me shumë as me pak se fytyrën e ashpër të shoqërisë ku jetonte Mersoi.

4. Komentoni fjalinë: në të vërtetë më duket sikur mamaja nuk ka vdekur. Zbuloni thjeshtësinë me të cilën Mersoi zbulon ndjenjat e tij para lexuesit.

Kjo mënyre shprehjeje kaq e thjeshtë tregon për një njeri me ndjenja si gjithë të tjerët. Është normale që përballja e parë me vdekjen e një njeriu të dashur krijon mosbesim dhe vetëm pasi kalon një farë kohe përshtatemi me idenë se vdekja tashmë është një fakt i pakthyeshëm. Në këtë fjali Merso shfaqet shumë njerëzor.

5. Po fjalia që vjen me pas ç’anë të karakterit të Mersoit zbulon?

Përkundrazi, pas varrimit, vdekja e saj do të jetë një çështje e mbyllur dhe çdo gjë do të marrë një karakter më zyrtar. Mersoi është i drejtpërdrejtë. Ai i thotë gjërat siç janë ashtu si i vijnë në mend pa i zbukuruar me mënyra shprehje siç i kërkon morali i shoqërisë. Por ka kaq vërtetësi në mënyrën se si ai shprehet. Në fakt pas varrimit vdekja bëhet një fakt i pamohueshëm për të gjithë ata që përballen me raste të tilla. Por jo të gjithë kanë kurajën të shprehen si Mersoi thjesht dhe drejtpërdrejtë për çështje delikate si vdekja.

6. Krahasoni sjelljen e pronarit dhe sjelljen e Çelestës në përshtypjet që krijojnë në sytë e Mersoit. Ç’tregojnë këto përshtypje për ndjeshmërinë e Mersoit?

Lexuesi i vëmendshëm e vë re përshtypjen jo të mirë që lë sjellja e pronarit dhe ndjesinë e mirë që shkakton ngushëllimi i Çelestes. Kjo tregon se Merso është shumë i ndjeshëm megjithëse nuk shprehet. Ai pret që pronari ta ngushëllonte sepse mendon që vdekja e nënës është diçka tepër tragjike.

Page 59: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 58

7. Bëhet një ndalesë në lexim dhe listohen në një klaster të gjitha veprimet e Mersoit pas marrjes së telegramit deri në mbërritjen në azil. Komentohen këto veprime duke i gjykuar si normale ose jo normale në syrin e moralit të shoqërisë. Vërehet shfaqja e absurdit në personazhin e Mersosë.

Përforcim

Këtu realizohet një diskutim ku nxënësit shprehin mendimet e tyre mbi veprimet e Mersoit dhe kërkohet të vihen në dukje shfaqja e parë e absurdit te ky personazh para syve të lexuesit duke kujtuar se ç’është absurdi për ekzistencialistët. Theksohet hëngra si zakonisht, gjumi dhe mosdëshira për të hyrë në muhabet me policin.

Detyrë shtëpie

Ese: “Unë dhe shoqëria njerëzore përreth meje. Sa i pranishëm është Merso në karakterin tim”.

Tema: Koment “Telegrami”

Ora e katërt

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të komentojë marrëdhënien e Mersoit me shoqërinë;

• Të analizojë stilin e autorit;

• Të shprehë mendimet e veta në formë diskutimi ose argumentimi për Mersonë dhe idetë që përcjell vepra;

• Të përpiqet të dallojë këndvështrimin e Kamysë për Mersonë.

Veprimet e Mersosë

3. U ngjit te Manueli dhe kërkoi boexh

rroba zie

4. Vrapoi për të kapur autobuzin

5. Fjeti gjithë rrugës

1. Kërkoi leje te pronari

2. Hëngri në restorant si zakonisht

Page 60: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 59

Metodat: Lexim i drejtuar, punë në grupe, pesëvargësh.

Struktura PNP

PARASHIKIM: Lexim i detyrës së shtëpisë e cila krijon në klasë një atmosferë të përshtatshme për vazhdimin e leximit të drejtuar.

Ndërtim njohurish

Vazhdohet leximi me ndalesa.

10. Ndalohet në fjalinë: Nuk më mbante vendi pa e parë mamanë.

Kjo fjali na tregon se Merso nuk është aq i pandjeshëm sa duket. Ai është si të gjithë njerëzit, në përjetimin e ndjenjave për nënën dhe vdekjen e saj.

11. Vini re shfaqjen për herë të dytë të ndjenjës së fajit te Mersoi. Në këtë rast si e plotëson kjo ndjenjë karakterin e Mersoit?

Mersoi e ndjen si faj çuarjen e nënës në azil. Kjo tregon se ai nuk është aq i pandjeshëm sa duket në një vështrim të përciptë. Madje ai kërkon dhe të shfajësohet për këtë veprim. Shfajësimi bëhet nga vetë drejtori dhe lexuesit i bëhet i qartë motivi pse Merso e kishte, çuar nënën në azil. Ai nuk mund të gjykohet për këtë veprim.

12. Cilat janë shkaqet që Merso këto vitet e fundit pothuajse nuk kishte shkuar fare për të takuar nënën? Nënvizoni absurdin në sjelljen e heroit të romanit.

Merso rrëfen pa dorashka. Ai nuk përpiqet të justifikohet por është i drejtpërdrejtë. Në sytë tanë sjellja e tij është absurde. Ai kërkon të shijojë dhe jetojë jetën e tij pa kokëçarje dhe mundime dhe zgjedh rrugën me të thjeshtë për ta bërë këtë duke mos u shqetësuar aspak për t’ju përshtatur rregullave të moralit të jetës njerëzore.

13. Vëreni përjetimet e Mersoit për vdekjen e nënës vdekja e parë në roman, kujtoni nga vepra përjetimet që i shkakton vrasje e arabit dhe në fund pritja e ekzekutimit të tij. Komentoni këto përjetime për vdekjen duke u mbështetur në tiparet ekzistencialiste të heroit.

Vdekja përjetohet si diçka normale e cila i përket botës njerëzore dhe në duart e së cilës do të kalojnë të gjithë njerëzit. Ky vetndërgjegjësim bën që heroi të jepet pas përditshmërisë dhe gëzimeve të vogla të jetës pa kokëçarje sepse takimet me vdekjen kanë zgjuar tek ai absurdin dhe ndjesinë e hiçit të njeriut përballë vdekjes. Sipas Mersoit vdekja është njerëzore sepse të gjithë do të vdesim një ditë. Me këtë qartësi tragjike të ekzistencialistëve Merso jeton përgjatë gjithë romanit, dhe pikërisht kjo shpjegon reaksionin e tij në vdekjen e së ëmës dhe vrasjen e arabit. Mersoi i përjeton i qetë vdekjet e tyre, sepse e di, që edhe ekzistenca e tij herët apo vonë do të ndërptitet; ai nuk e quan të nevojshme të shtiret si i "rregullt", përderisa për të vdekurin kjo është njësoj; ai refuzon t'i jepet hidhërimit dhe përllogaritjeve, pasi nxiton të shijojë jetën e mbetur tokësore.

Komentoni thelbin ekzistencial të shprehjes: “Sa herë që vdes ndonjë, të moshuarit e tjerë nuk ndjehen mirë dy a tri ditë me radhë aq sa e kemi të vështirë t’i kthejmë në gjendjen e zakonshme”.

Punë në grupe

Grupi 1. Pyetja 16. Listoni të gjitha momentet që tregojnë se Mersoi është një njeri i pashoqërueshëm dhe i tërhequr nga shoqëria. Si e plotëson kjo mënyrë sjelljeje absurdin e heroit ekzistencialist?

Page 61: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 60

- I thashë po për të mos u futur në muhabet.

- Portieri vetëm dërdëlliste.

- Pastaj më dha dorën dhe ma shtrëngoi aq gjatë sa unë nuk po gjeja çastin ta tërhiqja.

- I thashë po zoti drejtor.

- Kur mamaja jetonte me mua pothuajse nuk fliste asnjë fjalë....drejtori vazhdonte të fliste por unë pothuajse nuk po e dëgjoja.

- U ngrita pa u folur, ndërsa ai me priu drejt derës.

Këto detaje tregojnë një prej tipareve të heroit ekzistencialist tërheqjen në vetmi, moskomunikimin si një mënyrë për të qenë i lirë, dhe nga ana tjetër kjo tërheqje është një prej tipareve te absurdit tek heroi ekzistencialist.

Grupi 2. Pyetja 17. Listoni në një tabele tiparet që e bëjnë Mersonë të zakonshëm si të gjithë njerëzit dhe në anën tjetër tiparet e heroit absurd ekzistencialist. Përpiquni ti shpjegoni sjelljet absurde të Mersoit duke u mbështetur në sjelljen e shoqërisë ndaj Mersoit.

Pasi listohen tiparet jepet shpjegimi i mëposhtëm:

Burimi i vetëm i tyre është morali fals i shoqërisë i cili nuk gjen kompromis në një njeri si Mersoi. Merso ruan të lirë thelbin e shpirtit njerëzor aq të rëndësishëm për ekzistencialistët.

Grupi 3. Pyetja 18. Romani rrëfehet nga vetë Merso në veten e parë, si e pasuron idenë e romanit kjo zgjedhje nga ana e autorit?

Rrëfimi në veten e parë si një rrëfim me vete sikur thekson vetminë ekzistencialiste të heroit po ashtu dhe për të treguar përjetimet e Mersoit nën vështrimin e tij, versionin e tij të fakteve. Lexuesi e ka të qartë tashmë që Merso nuk gënjen, ai flet pa dorashka dhe i tregon ngjarjet vërtet ashtu si kanë ndodhur dhe ashtu si ai i ka përjetuar. Në këtë mënyrë Kamy distancohet, ai nuk është i detyruar të japë këndvështrimin e tij për ngjarjen.

Grupi 4. Pyetja 25. Fragmenti ka edhe ngjyrime patetike. Identifikojini ato dhe zbërtheni nëntekstin e tyre.

Përforcim

Përshkruaj Mersonë:

-Me anë të një emri ____________

-Me anën e dy mbiemrave ______________, _________________

-Me tri folje ___________, _______________, _______________

-Me anën e një fraze_________________________________

-Duke e ripërcaktuar me një sinonim______________________________

Page 62: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 61

Detyrë shtëpie

Pyetjet 19, 21, 22.

Pyetja 19. Vini re nëse autori shpreh ndonjë prej qëndrimeve të veta nëpërmjet Mersoit apo qëndron asnjanës? Ku qëndron nënteksti i një qëndrimi të tillë?

Në roman nuk ka shpjegime të tipit, se ku e në çfarë rrethanash kemi pasur mundësinë të "dëgjojmë" zërin e rrëfyesit dhe të kemi fiksuar pastaj historinë e tij. Kamy çlirohet nga "kornizat" karakteristike të romanit të shekullit XIX, në të cilin autori i jepte lexuesit shpjegimet e domosdoshme.

Këtë skemë fabulare Kamy e mbush me një stil lakonik, të thjeshtë e të qartë. Por përtej kësaj tejdukshmërie rrëfimore ndjehet një tendosje e maskuar, një nyje e fortë problemesh e çështjesh tragjike, të cilat nuk i zgjidh shkrimtari. Të japësh një interpretim të drejtpërdrejtë apo një trajtim jokontradiktor historisë së Mersoit dhe domethënies së tij është mjaft e vështirë. Libri i Kamysë rrëfen, aludon, nënkupton, por asgjë nuk sqaron dhe nuk parashtron formulime të gatshme.

Tema: Takimi me priftin

Ora e pestë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të argumentojë sjelljen e Mersosë përballë priftit;

• Të argumentojë mbi filozofinë ekzistencialiste për vdekjen duke u nisur nga veprimet dhe fjalët e Mersosë;

• Të analizojë përjetimet e Mersosë më këtë fragment.

Metodat e përdorura: Klaster, lexim i drejtuar, diskutim, shkrim i lirë.

Struktura PNP

Diskutim i detyrave të shtëpisë.

Parashikim

Rikujtojmë në një klaster në tabelë si i shihnin ekzistencialistët raportet jetë vdekje për të komentuar më mirë fragmentin para vdekjes së Mersosë.

Ndërtim njohurish: Lexim i drejtuar

Lexohet fragmenti në klasë dhe punohen pyetjet në tekstin e nxënësit për ndalesat gjatë leximit. Mësuesi mund të përgatisë dhe pyetje shtesë nëse e sheh të arsyeshme.

2. Merso është ateist ai nuk pranon rrëfimin dhe pendimin para vdekjes.

Si e pasuron Merso dozën e akuzave kundër tij me këtë bëmë të fundit kaq të papranueshme dhe absurde për sytë e akuzuesve të tij dhe të lexuesit të krishterë?

Page 63: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 62

Është bëma e fundit e Mersosë. Ai behet një hero tipik absurd -- si të gjithë heronjtë absurdë për të cilët Zoti kishte vdekur -- i huaj dhe i kundërt me atë që jemi mësuar në situata të tilla. Por Merso nuk merakoset ai e shpreh hapur qëndrimin e tij ai nuk ka frikë nga e vërteta e tij sepse siç thotë Kamy ai pa qenë hero pranoi të vdesë për të vërtetën. Në këtë qëndrim të Mersosë dallojmë dhe pikëpamjet ateiste të vetë Kamysë.

3. Zbuloni ftohtësinë e fjalëve të Mersosë dhe zgjidhjen që ofrojnë fjalët e priftit. A është kjo zgjidhja për të cilën ka nevojë njeriu i shek të 20-të?

Prifti i jep si zgjidhje të pranojë fajin në mënyrë që të fitojë faljen e zotit por Merso nuk e do atë falje sepse ai asnjëherë se ka ndjerë praninë e zotit në jetën reale. Merso do të donte që para vdekjes të shijonte dhe njëherë lumturinë që i fali Maria. Vini re njeriu i shek të 20 nuk është më aq naiv sa të pranojë përuljen fetare përballë jetës reale dhe gëzimeve të ëmbla të saj.

4. Dalloni ironinë në fjalët e Mersosë: ndoshta para disa kohësh kisha kërkuar dhe unë të gjeja një fytyrë ...deri te ....nga kjo djersë që lëshonin gurët. Komentoni nëntekstin që përftohet ironia:

Në vend të fytyrës hyjnore të pakapshme dhe abstrakte është fytyra tokësore e Marisë, e cila i ka sjellë gëzim dhe lumturi Mersosë ndërkohë që Zotin ai se ka ndjerë ndonjëherë pranë në jetën e tij të deritanishme.

5. Çdo njeri para vdekjes, edhe më krimineli sipas priftit i kthen sytë nga Zoti. Merso shprehet se ata kishin kohë të merreshin me të. Po Merso me se ishte i zënë para vdekjes? Përse ai nuk donte të humbiste kohë me priftin dhe me Zotin?

Blasfemia është e hapur. Merso nuk ka kohë për Zotin ai nuk beson në jetën e përtejme, këto minuta të fundit ai do t’i harxhojë për veten e tij me kujtimet e tij dhe i duket dhunë që dikush vjen dhe ja harxhon për biseda kaq pa interes si feja dhe shpëtimi i shpirtit.

6. Dalloni efektin që shkakton te Mersoi prania e priftit. Ilustrojeni këtë efekt me detaje nga fragmenti. Argumentoni arsyen e një efekti të tillë.

Vdekja

Prania e saj bën që ekzistencialistët të duan me zjarr jetën

tokësore

Ata mendojnë se ferri është në tokë

S’ka nevojë për një zot të na dënojë pas vdekjes për mëkatet

tona

Është arsyeja e indiferentizmit të ekzistencialistëve

Ajo shkakton vetëdijen e

kotësisë dhe ndjesinë e hiçit

Page 64: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 63

Nxënësit gjejnë detaje nga fragmenti.

Komenti 1. Askush s’ishte interesuar ndonjëherë për Mersonë pse interesoheshin tani? Ai e ndien këtë interesim si fals dhe jo të sinqertë. Pse ky interesim tani kur ai s’kishte më nevojë për asgjë?

Komenti 2. Merso është mësuar i vetmuar ai nuk e duron dot ndërhyrjen e të tjerëve në privatësinë e tij.

7. Jemi mësuar ta shohim Mersonë të qetë dhe në momentet më të rënda dhe vendimtare për fatin e tij. Si e komentoni ju këtë shpërthim të frikshëm të Mersoit kundrejt priftit?

Tashmë kuptohet se Merso ngjan me të gjithë njerëzit e zakonshëm kur bëhet fjalë për gjërat të cilat si duron dot. Ai është prej mishi dhe gjaku. Durimi i tij ka arritur kulmin. Ai nuk do që dikush i padëshiruar dhe i paftuar t’i marrë dhe minutat e fundit të jetës me dërdëllitje që për Mersonë tingëllojnë pa kuptim.

8. Cila është e vërteta që shpalli Mersoi? Çfarë e bën atë më superior se prifti?

Por isha i sigurt për veten, i sigurt për çdo gjë, më i sigurt se ai, i sigurt për jetën time dhe për vdekjen që më priste. Po, vetëm këtë siguri kisha. Por të paktën e mbështesja këtë të vërtetë. Kisha pasur të drejtë, kisha ende të drejtë, kisha gjithmonë të drejtë. Kisha jetuar në këtë mënyrë dhe nuk kisha jetuar ndryshe, ndonëse mund të jetoja edhe ndryshe.

Merso është i sigurt për jetën dhe i sigurt për vdekjen. Botën e përtejme se ka parë njeri askush s’mund të jetë i sigurt për diçka të tillë pa e parë. Merso është superior sepse ai njeh vetëm të vërtetën që ka jetuar kurse prifti flet për gjëra që si ka parë dhe s’janë vërtetuar kurrë, Merso është i vërtetë.

9. Lexoni me kujdes pyetjet retorike që ngre Mersoi. Cilat çështje ekzistencialiste ngrenë ato në diskutim? A dalloni ju në këto pyetje tipare të humanizmit të Kamysë?

E pastaj? Ishte njëlloj sikur të kisha pritur gjatë tërë kohës këtë minutë dhe agimin e zbehtë kur do të vërtetohej se kisha të drejtë. Asgjë, asgjë nuk kishte rëndësi dhe unë e dija përse. Edhe ai e dinte përse. Nga thellësitë e së ardhmes sime, në rrjetë të tërë jetës sime të pakuptimtë, po ngrihej drejt meje përmes viteve që nuk kishin ardhur ende një frymë e errët, e cila rrafshonte në rrugë e sipër çdo gjë që e propozonin për vitet aspak më të prekshëm se vitet që jetoja. E ç’rëndësi kishte për mua vdekja e të tjerëve, dashuria e një nëne, ç’rëndësi kishte për mua Zoti i tij, jetët, fatet që zgjidhnin njerëzit, përderisa mua do të më zgjidhte vetëm një fat i vetëm dhe bashkë me mua miliarda të privilegjuar që si ai, i mbanin për vëllezërit e mi. A e kuptonte këtë? A e kuptonte? Të gjithë ishin të privilegjuar. Vetëm të privilegjuar kishte. Edhe të tjerët do t’i dënonin një ditë. Edhe ai do t’i dënonte. E ç’rëndësi do të kishte sikur, i akuzuar për vrasje, ai do të ekzekutohej sepse nuk kishte qarë në varrimin e nënës? Edhe gruaja e vogël automate ishte po aq fajtore sa parisienia me të cilën ishte martuar Masoni ose sa Maria që kishte dëshirë të martohej me mua. E ç’rëndësi kishte që Rajmondi qe shoku im po aq sa Çeleste që vlente më shumë se ai? Ç’rëndësi kishte që Maria ia falte sot buzët e saj një Mersoje tjetër?

Në këto pyetje retorike kemi takim të pastër me absurdin e jetës njerëzore.

a. Të gjithë do të vdesim një ditë, ajo që ka rëndësi është jeta vetë.

b. Edhe prifti do të vdiste një ditë.

c. Edhe nëse do të jetonte më gjatë Merso prapë Vdekja do të ishte aty në pritje.

Page 65: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 64

d. Të gjithë jemi fajtorë dhe jeta e përditshme është ferri ku ne lajmë mëkatet. Nuk ka nevojë për një zot që të na gjykojë pasi ne vetë jemi gjykatës të egër për njëri tjetrin etj.

10. Sqaroni se ku e ka burimin paqja e Mersosë dhe hapja e tij ndaj botës? Dalloni humanizmin në këtë fragment.

Zhurmat e fshatit erdhën deri tek unë, aromat e natës, tokës dhe të kripës freskuan tëmthat e mi. Prehja e magjishme e asaj nate të përgjumur vere hyri brenda meje si valët e para të baticës. Atë çast, diku larg, në errësirë, ushtuan sirenat e anijeve. Ata lajmëronin nisjet drejt një bote, për të cilën, tash e tutje, nuk doja t’ia dija. Për herë të parë, pas shumë kohësh, mendova për mamanë. M’u duk se e kuptova përse në fund të jetës kishte gjetur një “të fejuar”, përse luajti në përtëritjen e jetës. Atje tej edhe atje tej, rreth atij azili ku shuheshin jetët, mbrëmja ishte si një prehje e trishtuar. Mamaja, aq pranë vdekjes, duhet të ndjehej aty e çliruar dhe e gatshme për të rijetuar çdo gjë. Askush, askush nuk kishte të drejtë të qante mbi të. Tërë ai tërbim i madh sikur më kishte pastruar nga çdo keqe, sikur kishte shuar çdo shpresë dhe, për herë të parë, para asaj nate të ngarkuar me shenja dhe yje, i hapa zemrën mospërfilljes së dhimbsur të botës. Unë e ndjeva aq shumë të ngjashme me mua, aq shumë vëllazërore, sa në fund kuptova se kisha qenë i lumtur dhe se isha ende i lumtur. Dhe që fati im të kurorëzohej plotësisht, që të ndjehesha sa më pak vetëm, më mbetej vetëm të dëshiroja që ditën e ekzekutimit tim të kishte sa më shumë njerëz.

1-Merso ndihet i qetë. Tashmë ai e di dhe është i vetëdijshëm për fatin e tij. Ai shijon natyrën aromat e fundit të jetës. Mendon mamanë e vdekur. Ai thotë kur njeriu e ndjen vdekjen pranë çlirohet nga çdo gjë tjetër dhe mundohet ta kapë çastin dhe të rijetojë çdo gjë. Askush nuk ka të drejtë të qajë mbi njeriun që vdes i vetëdijshëm për fatin e tij. Merso e ndien botën vëllazërore. Ai është humanist sepse i vjen keq për botën, për fatin e saj që përsëritet. Bota është indiferente, Merso është indiferent. Të dy palët janë të vetmuar, por Merso e di se nesër do të vdesë, ndërsa njerëzit në varrimin e tij do ta presin me britma urrejtjeje, por në këtë mënyrë ata thjesht do të bërtasin dhe urrejnë padashje vetë fatin e tyre që është po i njëjtë me fatin e Mersosë. Merso kishte qenë i lumtur sepse kishte pasur fatin të jetonte.

Përforcim: Shkrim i lirë.

Shpjego duke u mbështetur në komentin e tekstit si ndihet Merso para vdekjes.

Detyrë shtëpie

Pyetje 12. Rindërtoni në formën e dialogut fjalët e Mersoit dhe të priftit dhe interpretojini ato në çift para klasës. Dalloni se sa drejtpërdrejt godasin fjalët e Mersoit në formën e dialogut.

Tema: Koment “Takimi me priftin”

Ora e gjashtë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të interpretojë me intonacionin e duhur fjalët e priftit dhe të Mersosë;

• Të shprehë mendimin e tij duke u vendosur në vend të Mersosë;

Page 66: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 65

• Të shprehë pikëpamjet e tij në një letër argumentuese mbi domosdoshmërinë e heqjes së dënimit me vdekje;

• Të analizojë rolin e personazheve të tjerë në roman;

• Të analizojë fragmentet dhe veprën në përgjithësi nga pikëpamja e stilit dhe figuracionit.

Metodat e përdorura: Lojë me role, detyrë e pavarur, pyetje përgjigje, shkrim i lirë.

Struktura PNP

Hapi i parë

Interpretim në klasë lojë me role. Nxënësve u është dhënë si detyrë të përgatiten në shtëpi. Qëllimi i kësaj detyre është aftësimi i nxënësve në kthimin e pjesëve letrare nga një gjini në një tjetër dhe theksimi i ironisë dhe ashpërsisë që merr në këtë rast dialogu mes priftit dhe Mersosë. Pas leximit nxënësit shprehin përshtypjet e tyre mbi efektin që përcjell dialogu.

Hapi i dytë

Nxënësve u kërkohet ta shohin Mersonë me një sy më të afërt duke imagjinuar për një çast veten në rrethana të ngjashme. Plotësojnë në mënyrë të pavarur Pyetjen 13 si dhe pyetjet e tjera për fragmentin në përgjithësi pyetjet 14,15.

Sugjerohet të lexohen ushtrimet nga disa nxënës dhe diskutohen idetë e tyre.

Hapi i tretë

Punohet me të gjithë klasën me pyetje të ndërtuara për të gjithë veprën si:

Pyetja 16. Në ç’mënyrë deformohet në pjesën e dytë historia e Mersoit e rrëfyer në pjesën e parë?

Lexuesi e njeh ngjarjen dhe di gjithçka ka ndodhur nga Mersoi. Tani ai sheh me sytë e tij se si gjykatësit e paaftë transformojnë gjithçka në interes të moralit falls të shoqërisë saqë avokati i Mersosë klith nëse ky njeri po dënohet se s’qau për nënën apo për vrasjen ......

Pyetja 17. Çfarë roli luajnë personazhet e dorës së dytë në roman? Përse pas njëzet vitesh pas krijimit të romanit Kamy i ka quajtur Selestin dhe Marinë si dy nga personazhet e tij më të shtrenjtë të veprave të tij? Çfarë kanë të përbashkët midis tyre plaku Salamano dhe Mersoi?

Modele përgjigjesh:

Personazhet dytësorë mund t’i ndajmë në dy grupe pro dhe kundër Mersosë. Të dy grupet na ndihmojnë për të dalë më i qartë imazhi i heroit kryesor nga njëra anë dhe imazhi i shoqërisë nga ana tjetër. Seleste dhe Maria përfaqëson atë grup njerëzish që janë të rrallë në shoqërinë moderne të dashurisë dhe mirkuptimit të panterës.

Kurse plaku Salambo është kopja e plakur e Mersoit që bën jetën e tërhequr nga shoqëria dhe që më të shtrenjtë ka miqësinë me qënin sesa me njerëzit. Në nëntekst ai zbulon indiferentizmin e shoqërisë për njerëzit si ai dhe si Mersoi por në të njëjtën kohë dhe indiferentizmin e këtyre njerëzve për shoqërinë dhe normat e saj. Vazhdohet kështu me pyetjet 18,19 dhe 20.

Detyrë shtëpie

Shkruaj një letër argumentuese ku të shprehësh pikpamjet e tua për heqjen e dënimit me vdekje.

Page 67: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 66

Kreu IV Teksti bindës-argumentues 4.1 Mbí natyrë t’Artit, Gjergj Fishta

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tekstin dhe ta parafrazojë atë;

• Të dallojë idetë e Fishtës për Artin dhe të bukurën;

• Të analizojë këto ide duke i pasuruar me përvojën personale.

Organizim i orë së mësimit

Struktura PNP

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, Lexim i drejtuar me ndalesa, Pesëvargësh.

Parashikim: Stuhi mendimesh

Cila është vlera e artit sipas jush dhe pse arti është i rëndësishëm në jetën e njeriut?

Listohen idetë e nxënësve për këtë pyetje.

Diskutohet në klasë mbi rolin e Fishtës në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Ftohen nxënësit në leximin e tekstit “Mbi natyrën e artit” të Gjergj Fishtës.

Ndërtim Njohurish: Lexim me ndalesa.

Lexohet teksti në klasë me zë nga nxënës të ndryshëm dhe gjatë leximit mësuesja e ndërpret herë pas here leximin për të sqaruar komentuar apo diskutuar mbi idetë dhe mesazhet që përcjell teksti. Përgjigjet e pyetjeve do të sillen të parafrazuara.

Ndalesa e parë: Pyetja 1. Cili është botëkuptimi i Fishtës mbi artin?

Parafrazohet teksti nga nxënësit: Bukuria është thelbi i artit.

Ndalesa e dytë: Pyetja 2. Përkufizoni sendet sipas Fishtës.

Të gjitha sendet për shkak të individualizimit të vet në natyrë janë të mira të pëlqyeshme dhe të bukura.

Ndalesa e tretë: Pyetja 3. Përcaktoni se çfarë është dhe çfarë nuk është vepra artistike, sipas shkrimtarit.

Është e bukur por është unike në llojin e vet, është përbrenda rruzullimit por njëkohësisht nuk është pjesë e tij, është krijim, një mrekulli.

Ndalesa e katërt: Pyetja 4. Shpjegoni karakteristikat e mrekullisë.

Mrekullia është një fakt rastësor që nuk varet nga ligjet e natyrës, dhe nuk listohet në rradhën e sendeve të rruzullimit.

Shpjegohet koncepti i Fishtës mbi bukurinë.

Page 68: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 67

Ndalesa e pestë: Pyetja 6. Në ç’raporte i vendos shkrimtari sendet dhe bukurinë e artit. A bini dakord me mendimin e tij?

Sendet janë të bukura dhe arti është i bukur dhe i mrekullueshëm por natyra e artit pra bukuria dhe mrekullia e tij nuk duhet parë në bukurinë e sendeve të individualizuara dhe të krijuara në natyrë por nji bukurí, që të kapërcejë bukurinë e sendeve të individualizuara në natyrë.

Ndalesa e gjashtë: Pyetja 7. Thoni se në ç’marrëdhënie është bukuria me shqisat. Po forma me sendet?

Shqisat kapin bukurinë prototipa por bukuria e artit është shumë më e pakapshme me anë të tyre ndërsa forma është ajo që përcakton natyrën dhe qenësinë e sendeve.

Ndalesa e shtatë: Pyetja 9. Në cilën formë mund të shkëlqejnë sendet?

Nga bukuritë qenësore dhe të domosdoshme që i përkasin sendit burojnë përmvetësi të tjera që i nxjerrin më në pah këto bukuri.

Ndalesa e tetë: 12. Përcaktoni raportin që ekziston mes sendeve dhe qëllimit të tyre.

Sendet janë të lidhura me një qëllim. Natyra e sendit duhet të ruajë qëllimin për të cilin ky send është krijuar.

Ndalesa e nëntë: 17. Ku gjenden kufijtë e bukurisë?

Bukuria është një dritë që buron nga pushteti në të ekzistuari ardhmëria në të ndodhur dhe mirësia në veprim.

Pasi lexohet perifrazohet dhe dallohen idetë që përcjell Fishta në këtë tekst kalohet në fazën e Përforcimit: 5) Shkruani një pesëvargësh për sendet sipas kuptimit në tekst.

Detyrë shtëpie

Pyetja 13 dhe 20

4.2, Ideali, Branko Merxhani Shkrimi i tekstit bindës- argumentues

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tekstin duke dalluar idetë e autorit;

• Të ndajë tekstin në paragrafë duke i parafrazuar ata;

• Të komentojë pikëpamjet e autorit për idealin dhe shoqërinë;

• Të analizojë këto ide në shoqërinë shqiptare të kohës.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, lexim i drejtuar, shkrim i lirë.

Page 69: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 68

Struktura PNP

Parashikim: Stuhi mendimesh

Si e kuptoni ju idealin dhe sa idealistë e ndieni veten?

Listohen idetë e nxënësve.

Ndërtim njohurish: Lexim i drejtuar me ndalesa: Njihen nxënësit me temën dhe objektivat dhe pas kësaj bëhet leximi i drejtuar i tekstit qëllimi i të cilit është kuptimi i përmbajtjes, komentimi dhe sqarimi i çështjeve të trajtuara në tekst. Do të shfrytëzohen pyetjet pas mësimit për ndalesat e bëra dhe do të kërkohet perifrazimi i tekstit gjatë përgjigjeve të nxënësve.

Ndalesa e parë. 1. Thoni se ç’është filozofia për eseistin Branko Merxhani. A bini dakord me mendimin e tij?

Filozofia më e mirë është ajo që lindi nga shkenca sociologjike, ajo që mpështetet mbi njohje pozitive dhe arrin gjer në majën e Idealevet më të larta dhe më të bukura.

Ndalesa e dytë: 2. Cilat janë përqasjet që autori sjell për të ndërtuar kontekstin mbi argumentin e qëndrimit të tij mbi idealin?

Autori përmend qëndrime të ndryshme për idealin të cilat ai shpall se nuk i kanë rezistuar kohës dhe në fund sjell qëndrimin e tij mbi idealin: Ideali është një realitet, i cili i përket botës pozitive.

Ndalesa e tretë: 4. Përkufizoni idealin sipas pozitivizmit:

Pas definicionit positivist, pra, të kësaj shkence, Ideali është ajo jetë që rojnë Shoqëritë në epokat e krizës së tyre, domethënë kur marëdhëniet midis individëvet, aksiomet dhe reaksionet gjënden në të zier e sipër.

Në këtë ndalesë komentohet përcaktimi i mësipërm.

Ndalesa e katërt: 6. Çfarë është jeta individuale sipas Merxhanit?

Po jeta individuale është e zonja të sigurojë vetëm mirërojtjen materiale. Lumtëria shpirtërore mbetet e pa-realizuar. Individët që janë prej natyre partikularistë dhe egoistë, vetëm kur hidhen brenda në trazirën dhe në të zierit e jetës shoqërore, pa që t’a kuptojnë mirë – mirë vërtiten jashtë qarkut të ngushtë dhe barbar të natyrës së tyre. Fitojnë Ideale. Bëhen altruistë...

Po në këtë ndalesë nxënësit diskutojnë pyetjen e mëposhtme duke u mbështetur te qëndrimi i autorit si dhe duke e pasuruar këtë qëndrim me idetë personale.

7) Thoni shkakun pse lumturia shpirtërore mbetet e parealizuar në jetën individuale sipas autorit. A bini dakord me këtë qëndrim të tijin?

Ndalesa e pestë: 9. Evidentoni qëndrimet me anën e të cilave Branko Merxhani ka arritur në përfundimet se “Për këtë ideali nuk është veçse shoqëria vetë. Ideali është pjellë e shoqërisë”.

1- Individët që janë prej natyre partikularistë dhe egoistë, vetëm kur hidhen brenda në trazirën dhe në të zierit e jetës shoqërore, fitojnë Ideale. Bëhen altruistë...

2- Individët vetëm në çaste të jashtëzakonshme të jetës kombëtare e kuptojnë ekzistencën e padukshme të jetës shoqërore.

Ndalesa e gjashtë: 10. Në thirrjen që shkrimtari i bën rinisë së vendit, vëreni dhe ilustroni gjendjen e tejkaluar romantike që po përjeton vendi ynë në vitet 1930.

Page 70: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 69

Në këtë thirrje autori shpall se shpresat e kaluara janë të humbura dhe nostalgjitë duhen lënë mënjanë sepse ato e rëndojnë gjendjen e dëshpëruar dhe e vetmja zgjidhje është: Hidhuni me guxim e sakrificë brenda në valën e trubulluar të jetës shoqërore!...

Ndalesa e shtatë: 11. Përshkruani thelbin e shoqërisë sipas këndvështrimit sociologjik të autorit.

Një shoqëri është një entitet, që krijohet nga ndjenjat shoqërore, nga ndërgjegjia e bashkëtë... krejt e ndryshme nga forma individualistike e individëvet të veçantë që e përbëjnë.

Ndalesa e tetë: 14. Cili është botëkuptimi antik mbi shoqërinë dhe cila ishte pasoja e këtij botëkuptimi?

Këtë entitet shpirtëror dhe moral, njerëzit e kohërave të vjetra e pandehën dikur si një perëndi, dikur si një fuqi magjike dhe dikur si një gjë sipërnaturale. Çdo entitet brenda në natyrë dhe pikë-së-pari formasionet shoqërore të njerësvet kanë, që të përdor një shprehje mythollogjike, “Epokën e Dashuris” së tyre. Në këtë epokë shpirtërat e njerëzvet rojnë në një të zier të thellë, që përhapet si vetëtimë nga njeri në njeri, dhe ehere enthusiasma arin pikën e lavdis së saj. Këto janë çastet kur Ideali shkakëton triumf...

Ndalesa e nëntë:15. Shpjegoni triumfin e idealit sipas shkrimtarit.

Triumfi i Idealit është prova më e mirë e vitalitetit shoqëror të një populli Vazhdohet me ndalesa deri në fund të leximit duke përdorur pyetjet 17,18,19 dhe 20. Diskutim

Pyetja 21. Dëshmoni nëse populli shqiptar është idealist apo jo:

Po Pse Jo Përforcim

Shkrim i lirë mbi idetë që përcolli teksti brenda një kohe të vendosur nga mësuesja nxënësit do të punojnë pyetjen 24. Gjykoni përfundimet në të cilat mbërrin autori mbi raportet: e ardhme – ideal.

Detyrë shtëpie: Pyetja 22. Shpjegoni dhe komentoni se si shfaqet ideali sipas shkrimtarit.

Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë pse ky tekst është argumentues;

• Të dallojë elementët e argumentimit në tekst si tezën, argumentet, arsyet provat apo faktet në favor të tezës;

• Të analizojë qëndrimet dhe konkluzionet e Branko Merxhanit duke diskutuar mbi to.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, kodim i argumenteve në tekst, diskutim, shkrim i lirë.

Struktura PNP

Page 71: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 70

Parashikim

Lexim i detyrave të shtëpisë. Në këtë detyrë nxënësit japin qëndrimin e tyre se si e kuptojnë idealin sipas Branko Merxhanit.

Stuhi mendimesh: Cili është funksioni i shprehjes së Chamberlainit “Kultura është krijesa e LËVIZJES SË LIRË TË IDEVE. Fitimi që u realizua me pallën është shumë i paktë. Lufta e vërtetë është lufta për iderat”

Ndërtim njohurish: Kodimi i argumenteve në tekst.

Nxënësit janë njohur dhe familjarizuar me tekstin, por gjatë kësaj ore ata do të bëjnë një rilexim të tij duke e koduar atë sipas pyetjeve që shkruan mësuesja në tabelë dhe shenjës përkatëse të dhënë nga mësuesja për çdo pyetje.

Pyetje - Cila është pyetja kryesore që bëhet në këtë shkrim?

Përgjigje - Çfarë përgjigje ofron?

Argumente - Çfarë argumentesh jepen në mbështetje të kësaj përgjigjeje?

Prova - Çfarë provash jepen në mbështetje të çdo argumenti?

Mungesat - Çfarë arsyesh ose faktesh ose argumentesh lihen pa thënë-pra mungojnë -që mund të kishin mbështetur një përgjigje të kundërt për këtë arsye?

Fakte - Cilat fakte duhet t’i pranojmë pa diskutim?

Fjalë të ngarkuara - Çfarë fjalësh të ngarkuara përdoren, cilat fjalë përmbajnë paragjykime?

- Duke marrë parasysh të gjitha këto arsyet a i justifikojnë konkluzionet e nxjerra?

Lihen nxënësit të rilexojnë tekstin dhe të punojnë me pyetjet në dyshe.

Pyetje: Mirë, po ç’është Ideali?

Përgjigje: Ideali është një gjë misterioze, që gjendet kurdoherë jashtë lëndës dhe interesit...

Ideali është një realitet, i cili i përket botës pozitive.

Për këtë Ideali nuk është veçse shoqëria vetë. Ideali është pjellë e Shoqërisë.

Argumenti 1. Të gjitha definicionet për idealin sot nuk i kanë rezistuar kohës. (Shih te teksti mendimet për idealin që nga Platoni e këtej).

Prova 1. Sociologjia i hodhi poshtë dhe i thërrmoi interpretimet filozofike dhe provoi se ideali është një realitet, i cili i përket botës pozitive.

Pas definisionit positivist, pra, të kësaj shkënce, Ideali është ajo jetë që rrojnë Shoqëritë në epokat e krizës së tyre, domethënë kur marëdhëniet midis individëvet, aksiomet dhe reaksionet gjënden në të zier e sipër.

Argumenti 2. Jeta individuale është e zonja të sigurojë vetëm mirërojtjen materiale. Lumtëria shpirtërore mbetet e pa-realizuar.

Page 72: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 71

PROVA 2. Individët që janë prej natyre partikularistë dhe egoistë, vetëm kur hidhen brenda në trazirën dhe në të zierit e jetës shoqërore, pa që t’a kuptojnë mirë – mirë vërtiten jashtë qarkut të ngushtë dhe barbar të natyrës së tyre. Fitojnë Ideale. Bëhen altruistë...

Individët vetëm në çaste të jashtëzakonshme të jetës kombëtare e kuptojnë ekzistencën e padukshme të jetës shoqërore.

Tre pikat në vazhdim plotësohen në varësi të përgjigjeve të nxënësve (M, F dhe FN)

Kalohet te pika e fundit. Listohen konkluzionet e autorit:

- Të Rinj, që brithni si hiera të heshtura brënda në nostalgjirat e shpresavet të humbura! Njerëz, që shpirtrat t’uaja bredhin si vurkolleq brënda në errësirën e dëshpërimit! Hidhuni me guxim e sakrificë brënda në valën e trubulluar të jetës shoqërore!...

- Triumfi i Idealit është prova më e mirë e vitalitetit shoqëror të një populli.

-Ideali njerinë që është prej natyre partikularist dhe egoist e ndron në një Vetëmohonjës guximtar, në një Altruist.

- Ideali krijon nga “krijesa” e ndyrë e fuqive natyrale, sipas fjalës së Schiller-it, “njerin e esthetikës, njerinë – artist”.

- Ideali ndrit shpirtin, shpërndan shpresë dhe ngushëllim në zëmrat, të dëshpëruarin e mban të lidhur në jetë, në iden e shpëtimit, në lindjen e ringjalljes.

- Si mjerë ata popuj që nuk kanë Ideal. Në çfaqjen e parë të krizës, në fryjtjen e parë të rebeshit, që janë kaq të bollta, kaq të kokllavitura dhe, kaq të pa-pritura në jetën e sotme të popujve, do të shkrijnë, pa patur kohë të psherëtijnë, si një Pallat prej karte. Si mjer ai grusht njerëzish, që adhuron tre Perëndira nën një qiell!...etj

Diskutohet mbi konkluzionet e autorit.

Përforcim:

Pasi u shqyrtuan idetë e autorit mësuesi fton nxënësit në një të menduar kritik mbi esenë duke ngritur pyetjen: A jeni ju dakord me të gjitha argumentet dhe konkluzionet e autorit? Shkruani për 10 minuta një kundërargument ndaj këtij shkrimi duke përfshirë arsyet dhe provat që mbështesin këtë kundërargument.

Detyrë shtëpie

Pika 3. Ndajeni tekstin në hyrje, zhvillim, mbyllje.

Pika 4. Shkruani në mënyrë të përmbledhur hyrjen e esesë.

Pika 8. Gjeni fjalët e huaja në tekst dhe zëvendësojini me fjalë shqipe.

Page 73: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 72

4.3 Biblioteka e Babelit, Borges Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tekstin dhe ta parafrazojë atë;

• Të dallojë qëndrimet dhe opinionet e Borgesit për temën që trajton;

• Të analizojë qëndrimet e autorit;

• Të analizojë përfundimet e autorit duke i pasuruar me përvojën personale. Struktura PNP

Parashikim: Stuhi mendimesh.

Shpjegoni se çfarë simbolizon për ju Biblioteka e Babelit?

Të vëzhguarit

Figura në foto është marrë nga ilustrimi origjinal që Borgesi i ka bërë rrëfimit të vet.

Shpjegoni detajet e përshkrimit të Borgesit nëpërmjet fotografisë.

A e dini se emri hebraisht i Babilonisë është Babel. Kulla e madhe e Babilonit, që, sipas Biblës, u ngrit shumë lart me synimin për të arritur qiellin; por Zoti e ndërpreu lartësimin e saj dhe i dënoi njerëzit për shkak të mendjemadhësisë së tyre.

Ndërtim njohurish: Grupet e ekspertëve.

Është e këshillueshme që nxënësit të jenë porositur për ta lexuar tekstin në shtëpi dhe të jenë lajmëruar që kjo orë do të realizohet me grupe ekspertësh.

Hapi i parë

Ndahet klasa në grupe ekspertësh sipas çështjeve të mëposhtme:

1-Njëshat: Pyetjen 3 dhe 4 në tekst.

Përshkruani universin fizik sipas Borgesit.

Diskutoni nëse i përgjigjet universit të vërtetë, për aq sa e njohim, ky “mikrounivers” që përshkruan shkrimtari. Ilustrojeni me shembuj.

2-Dyshat: Pyetjen 9 në tekst.

Përshkruani shndërrimin e individit nga qenie e përkohshme në qenie të përjetshme. E gjeni me vend këtë qëndrim të shkrimtarit? Argumentoni përgjigjen tuaj.

3-Treshat: Pyetjen: 12 në tekst.

Shpjegoni se si është e ndërtuar Biblioteka, sipas autorit.

4-Katrat: Pyetjet 19 dhe 20 në tekst.

Përshkruani inkuizitorët në rolin e tyre drejt njohjes.

Si mund të gjenden librat e çmueshëm? Ilustrojeni këtë nëpërmjet dy ilustrimeve që sjell autori.

Page 74: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 73

Pasi ekspertët diskutojnë me njëri tjetrin për çështjet që iu janë ngarkuar kthehen në grupet bazë ku do të shpjegojnë për grupin pjesën që iu është caktuar. Mësuesi vëzhgon punën e grupeve.

Hapi i dytë

Punë e pavarur në grupe

Grupi i parë: Pyetja 5 dhe 6.

Gjeni në tekst frazën që deklaron se një pjesë e njerëzve mendon se universi është i fundmë.

Evidentoni në tekst frazën ku shkrimtari deklaron se ai është i mendimit se universi është i pafundmë.

Grupi i dytë: Pyetje 10

Shkruani qëndrimin e idealistëve dhe mistikëve mbi universin:

Grupi i tretë: Pyetja 11

Komentoni shprehjen: “Biblioteka është një sferë, qendra e përpiktë e së cilës është cilido gjashtëkëndësh dhe perimetri i së cilës është i paevitueshëm”.

Grupi i katërt: Pyetja 13

Zbërtheni realitetin dhe simbolikën e shprehjes “Kur u njoftua se Biblioteka përmbante të gjithë librat, reagimi i parë qe një gëzim pa kufi”.

Diskutim i punës në grupe.

Hapi i tretë

Komentim dhe diskutim i ideve të tekstit. Mësuesja shtron për diskutim pyetjet:

Pyetja 7. Pse udhëton Borgesi? Po njeriu, në përgjithësi?

Pyetja 15. Komentoni absurdin e vërtetësisë së shprehjes: “Universi është i përligjur, befas universi u bë i përputhshëm me gjerësinë dhe gjatësinë e shpresës njerëzore”.

Pyetja 17. Komentoni anarkinë e njerëzimit, teksa ndriçohet nga drita e gabuar.

Pyetja 18. Kundërshtoni tezën se “Njerëzimi mund të zbulojë themelet e tij: prejardhjen e Bibliotekës dhe të kohës”.

Përforcim: Komentohen përfundimet e esesë me të gjithë klasën.

- Biblioteka është kaq e pafundme, sa çfarëdo pakësimi prej duarsh njerëzore del se është vetëm një cikërrimë.

- Cilido libër është i vetëm e i pazëvendësueshëm

Detyrë shtëpie

Pyetja 22. Zbërtheni thelbin etik të qëndrimit të Borgesit: “Unë guxoj të them se pasojat e grabitjeve të kryera nga Dëliruesit janë ekzagjeruar nga tmerri që vetë ata, fanatikët, e kishin frymëzuar”.

Page 75: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 74

Kreu V Teksti poetik 5.1 Si lule cikur në kalim nga plori

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezinë me intonacionin që kërkon lloji i saj;

• Të përcaktojë personazhet të cilët janë bërë objekt i ligjërimit poetik të Katulit;

• Të asimilojë konceptin tekst poetik;

• Të diskutojë mbi foton në tekst.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, Lexim i drejtuar, Pema e mendjes, Përmbledhje e strukturuar.

PARASHIKIM

Shkruhet në tabelë titulli i poezisë: “Si lule cikur në kalim nga plori.”

Stuhi mendimesh

Si e kuptoni titullin e poezisë? Si mendoni cila është tematika e saj?

Sqarohet titulli i cili është i ndërtuar mbi një krahasim: Si lule e prerë nga thika e parmendës.

Cila mund të jetë kjo lule?

Idetë më interesante të nxënësve shkruhen në tabelë.

Ndërtim njohurish: Lexim i drejtuar

Hapi i parë

Ftohen nxënësit në leximin e poezisë bukur dhe në zbulimin me kujdes të temës dhe idesë që ajo sjell.

Po tani a e zbuluat se cila është lulja e cikur në kalim nga plori?

Model: Është pikërisht dashuria e vdekur e poetit. Ajo nuk vdiq rastësisht por ai u lodh nga sjelljet e pahijshme dhe nga moskthimi me të njëjtën dashuri nga e dashura e tij.

Në titull shohim dhimbjen e poetit për zbehjen e kësaj dashurie, shohim lodhjen e tij dhe brengën që e shoqëron megjithëse dashuria tashmë ka mbaruar.

Sqarohen fjalët për të cilat nxënësit mund të kenë pyetje si dhe emërtimet e vendeve.

Hapi i dytë

Katuli dhe krijimtaria e tij poetike

Lexim dhe përmbledhje në dyshe.

Ndahen dyshet dhe asimilojnë së bashku materialin teorik mbi jetën dhe veprën e Katulit.

Në fund mbyllet me një Pemë mendjeje në tabelë.

Page 76: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 75

Hapi i tretë

Diskutim i fotos në libër. Foto Katuli, Lesbia dhe shokët

Vështroni skicën në foto dhe identifikoni personazhet që janë të njohur për ju.

Duke iu referuar dijeve tuaja, thoni vendin dhe kohën kur ka ndodhur ky takim.

Përshkruani mjedisin, veshjet e personazheve, psikologjitë e tyre dhe thoni si është reflektuar Roma e lashtë aty.

Si mendoni, për çfarë janë duke debatuar personazhet në foto.

Mendoni një titull për foton.

Hapi i katërt

Përmbledhje e strukturuar nga mësuesja për tekstin poetik.

Përforcim

Kujt i drejtohet Katuli në këtë poezi? Përmblidheni fjalën e tij drejtuar “shokëve” në tri fjali, duke u mbështetur në informacionin thelbësor që na jep poezia. Detyrë shtëpie

Pyetja 4. Me ndihmën e një harte përcaktoni hapësirën imagjinare të udhëtimit të Katulit me miqtë e tij. Çdo të thotë për ju të ndërmarrësh një udhëtim në shoqërinë e dy miqve?

Katuli

Jeta Vepra

Jetoi midis viteve 84 dhe 54. p.e.s. Poezia e tij pasqyron jetën si në një ditar lirik në të gjitha pamjet e saj.

Lindi në Verona të Italisë në një familje fisnike.

U ndikua nga Poetët e lashtë melikë e jambikë si dhe nga ata aleksandrinë.

Ishte njeri i qejfit dhe jeta të cilën ai e pasqyron në poezi pasqyron dhe

mënyrën e jetës së bashkëkohësve të tij

Temat kryesore të poezisë së Katulit janë:dashuria dhe miqësia, letërsia dhe politika.

Dy ngjarjet më të rëndësishme në jetën e Katulit janë dashuria për Lesbian dhe

vdekja e vëllait.

Idhulli që ushqen lirikën e dashurisë së Katulit është e dashura e tij, Lesbia.

Poezia e Katulit është një shembull i shkëlqyer ku poeti dhe njeriu përbëjnë

një tërësi të vetme.

Poezia e Katulit ka një mori shumë të pasur personazhesh nga jeta reale, miq dhe

armiq të poetit.

Page 77: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 76

Ora e dytë

• Të komentojë poezinë duke dalluar ironinë dhe sarkazmën e poetit në shprehjen e kuptimeve;

• Të evidentojë informacionin historik, social, politik, psikologjik që mbart poezia;

• Të përcaktojë temën motivet dhe mesazhin e poezisë;

• Të përshkruajë ndjenjat e poetit në këtë poezi.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, hetim i përbashkët, punë në grupe.

Struktura PNP

Kontroll dhe diskutim i detyrës së shtëpisë.

Harta e udhëtimit imagjinar të poetit si dhe diskutimi mbi një udhëtim në shoqërinë e miqve do të krijojë atmosferë për komentin e poezisë në klasë.

Parashikim: Stuhi mendimesh.

Si mendoni ju, vërtet shokët e tij, Aureli dhe Fluri, ishin aq miq besnikë, sa ta ndiqnin poetin në të gjitha vendet që ai përmend, me dëshirën dhe kënaqësinë që të jep udhëtimi me një mik të mirë? Si do t’i deshifronit ju kuptimet e fjalëve të tij drejtuar miqve?

Ndërtim njohurish: Hetim i përbashkët.

Shkruhen në tabelë çështjet për diskutim:

-Në një lexim më të thellë të poezisë ne kuptojmë se në fakt, udhëtimi që Katuli i referohet është rrugëtimi i jetës. Shpjegoni rolin “e miqve”, “oqeanit” etj. për të dhënë tatëpjetat e jetës.

-Komentoni vargjet e mëposhtme mes së vërtetës dhe ironisë:

“ Ju që më jeni shokë ndër të gjitha sa të këqija zotat më caktuan...

I gjithë konkluzioni i këtij hetimi është që të kuptohet ironia dhe sarkazma e përdorur nga poeti, të kuptohet nënteksti dhe mënyra jo e drejtpërdrejtë që ai zgjedh për të përcjellë mesazhin e tij. Ata nuk janë aq shokë të mirë dhe ndaj ai zgjedh pikërisht ata të cilët erdhën si ndërmjetës për pajtim, për t’i përcjellë këtë mesazh të vrazhdë dhe fyes të dashurës së tij të pabesë sepse kjo mund të jetë detyra që ata mund të bëjnë më mirë nga gjithçka.

- Poeti është i vetëdijshëm për fjalët e rënda që do të përdorë teksa i referohet ish të dashurës së vet. Argumentoni qëndrimin e tij.

- Në ç’formë shprehen fjalët drejtuar Lesbias? Dalloni mllefin në këtë urim të poetit.

Konkluzioni i këtij hetimi është se autori e bën të qartë që do të thotë disa fjalë pak të rënda për veshin e lexuesit por ky qëndrim i tij argumentohet me mllefin, zhgënjimet dhe pabesitë e njëpasnjëshme të saj kundrejt dashurisë së vërtetë të tij.

Ai uron dhe urimi i tij jepet i përmbysur dallohet këtu përsëri ironia deri në sarkazmë e poetit të zhgënjyer kundrejt të dashurës së tij dhe fjalori i tij i vrazhdë e thekson më shumë sarkazmën e hidhur që buron nga hidhërimi i shpirtit të tij.

Page 78: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 77

Ndahet klasa në grupe

Grupi i parë: Pyetja 7

Duke u mbështetur në njohuritë tuaja historike dhe duke përdorur burime të tjera informacioni, thoni pse autori i ka cilësuar si vijon vendet, popujt dhe individët e mëposhtëm:

a. Arabët e shthurur: Arabët kishin namin si njerëz të dhënë pas qejfeve. Arabia, pjesa e saj mesdhetare, ishte vendi i parfumeve.

b. Nili shtatëgojësh: Delta e Nilit përbëhet prej shtatë rremash.

c. Alpet e larta: Madhështia e tyre lartësia e pamatë.

d. Qesari i Madh: I njohur për madhështinë e tij si strateg dhe udhëheqës.

e. Reni Galik: Përkatësia territoriale e lumit të Renit i cili përshkruan territore galike.

f. Britanët e llahtartë: Britanët quhen të "llahtartë" sepse kishin zakon të bënin tatuazhe në blu, që të dukeshin sa më të frikshëm për armiqtë.

Grupi i dytë: Pyetja 11

Shkruani një pesëvargësh për Lesbian duke u mbështetur në përshkrimet e poetit.

Grupi i tretë: Pyetja 13

Cili është kontrasti që krijojnë vargjet e mëposhtme me gjithë poezinë dhe si është krijuar ky kontrast:

Ra dashuria ime, ra përtokë

si lule cikur në kalim nga plori

buzë livadhit.

Është pjesa e fundit e poezisë. Nxënësit do të dallojnë se këtu poeti bëhet i butë i trishtë lirik, pa ironi dhe sarkazëm i drejtpërdrejtë në shprehjen e ndjenjave. Atij i dhimbset dashuria të cilën e shpirtëzon e konkretizon me përfytyrimet që krijon me krahasimin si një lule e përmbysur e prerë nga parmenda. Kjo pjesë e poezisë është në kontrast me dy pjesët e tjera.

Grupi i katërt: Pyetja 15

Përshkruani gjendjen shpirtërore të poetit në këtë poezi në kuadrin e reflektimit mbi jetën që Katuli është duke bërë.

Diskutim i punës në grupe.

Në fund të komentimit të poezisë përcaktohen dhe shkruhen në tabelë tema, motivet dhe mesazhi i poezisë.

Përforcim

Diskutim në klasë pyetja 18.

A keni dëgjuar për poetë të tjerë në vargjet e të cilëve mbizotëron një emër femre? Thoni disa prej tyre dhe diskutoni mbi vargjet qe i ka kushtuar secili të dashurës së përjetshme. Sugjerim: Dante Aligeri, Petrarka, Zef Serembe.

Detyrë shtëpie: Pyetja 14. Komentoni dashurinë e poetit ndërmjet të vërtetës, jetës dhe frikës ndaj saj.

Page 79: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 78

Gjergj Fishta, “Metamorfoza”

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë poezinë me intonacionin që kërkon lloji i poezisë satirike duke krijuar efektet e dëshiruara në klasë;

• Të dallojë se poezia është shkruar me anë të logjikës së përmbysur duke vënë veten në vend të kundërshtarit;

• Të zbulojë kuptimshmërinë e poezisë “Metamorphozis”;

• Të bëjë pyetje mbi paqartësitë gjuhësore dhe të përdorë fjalorin për t’i shpjeguar ato;

• Të reflektojë mbi poezinë;

• Të komentojë idetë që përcjell piktura në libër në kuadrin e shndërrimit.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, përmbledhje e strukturuar, lexim përmbledhje në dyshe, pyetje përgjigje me të gjithë klasën, ditar dypjesësh.

Struktura PNP

Parashikim: Stuhi mendimesh.

Shkruhet në tabelë titulli i poezisë. Cilat janë idetë që ju zgjon një titull i tillë? Si mendoni çfarë shndërrimi do të ndodhë në këtë poezi?

Shkruhen idetë e nxënësve në tabelë.

Pastaj ilustrohet me këto vargje nga poezia:

T'a dijë Shqypnija

Prá, e sheklli mbarë

Se má mbas sodit

U' s'jam Shqyptar.

Ripyeten nxënësit nëse tani e kanë të qartë shndërrimin që pritet të ndodhë.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

Mësuesja bën një përmbledhje të strukturuar të mënyrës së ndërtimit të kësaj poezie satirike dhe zgjedhjen e autorit për të shkruar poezinë nga këndvështrimi i kundërshtarit.

Hapi i dytë

Lexohet poezia nga disa nxënës.

U kërkohet nxënësve të shprehin me gojë efektin që iu shkaktoi dëgjimi i kësaj poezie. Pyeten nxënësit nëse e kuptuan se kjo poezi është shkruar me metodën e logjikës së përmbysur.

Page 80: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 79

U kërkohet nxënësve të tregojnë me fjalët e tyre përse bën fjalë poezia dhe të diskutojnë mbi problemet që e shqetësojnë ndërgjegjen e poetit.

Nxënësit dallojnë apostrofin në strofën e parë dhe diskutojnë se si e ndihmon ai shprehjen e shqetësimit të poetit dhe ndarjen e këtij shqetësimi me të tjerët.

Ndalohet te fjalori dhe shpjegimi i fjalëve dhe shprehjeve për të cilat nxënësit kanë pyetje.

Hapi i tretë

Lexim përmbledhje në dyshe i materialit teorik në tekst:

Logjika paradoksale si rrënim i logjikës së natyrshme

Nxënësit lexojnë materialin teorik në dyshe. (Metoda lexim në dyshe konsiston në të punuarit e materialit teorik nga dy nxënës së bashku. Një nxënës lexon paragrafin e parë dhe pastaj do të bëjë një përmbledhje të tij sipas shembullit të punuar nga mësuesja. Pastaj Shoku i bankës do t’i bëjë dy ose më shumë pyetje për paragrafin të cilave ai duhet t’u përgjigjet. Gjatë leximit shkëmbehen rolet. Mësuesja gjatë gjithë kohës vëzhgon dhe jep sugjerime nëse është nevoja.)

Hapi i katërt

Të vëzhguarit.

Diskutim komentim i pikturës në libër.

• Shikoni me kujdes pikturën në foto.

• Duke u nisur nga titulli, identifikoni personazhin në foto. A është i ngjashëm ai me shkrimtarin e Faustit. Thoni pse po, pse jo.

• Cili është shndërrimi që po ndodh në shoqëri. Identifikoni ironinë dhe sarkazmën në pikturë.

• Po në trurin e Gëtes, çfarë është duke ndodhur?

• A mund të themi se për nga angazhimi social, vepra e Fishtës ka ngjashmëri me veprën e Gëtes?

• Identifikoni fragmente nga poezia “Metamorphozis” e Gjergj Fishtës, të cilat mund të ilustrohen nëpërmjet pikturës në foto.

• Thoni në mënyrë të argumentuar nëse ju pëlqen piktura ose jo.

Përforcim: Ditar dypjesësh

Cilat janë vargjet që të bënë më shumë përshtypje? Pse?

Vargjet

Komenti

Detyrë shtëpie

Pyetja 12. Ndaj poezinë në pjesë kuptimore dhe parafrazo secilën prej tyre duke ruajtur linjën fishtjane të të menduarit si dhe duke ruajtur këndvështrimin ironik dhe sarkazmatik të poezisë.

Page 81: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 80

Pjesa e parë: Hyrja e poemës. Heroi i poezisë shpalos se ai deri dje ka menduar për atdhe e për Shqipni dhe ka pritur çfarëdo ndëshkimi për të. Qe besa or burra,...... Çfarë do ndëshkimi

Pjesa e dytë. Ai shpall se do të ndryshojë se e ka lënë trimnia dhe sepse kujdesi për geg e tosk atij i ka rrjedhun si hut në proskë. Por tash’ ta dini T’tanë rreth e çark....... A me pasë ndejun Tue tredhun qen

Pjesa e tretë: Ai shprehet se është bërë pishman që ka menduar kaq gjatë për Shqipninë sepse nëse ai do ishte kujtuar të ndryshonte më parë ai do të ishte majmun si majmet ngjala si ata të cilët për dhenë e të parëve su bje ndërmend por e kanë sopatën në mjaltë. Ai mohon gjuhën atdheun, fisin, figurat historike madje do ti mohojë sa herë që do ti duhet në emër të barkut të tij. Kjo është dhe pjesa më e gjatë kur ai jep gjithë përfitimet që do i vijnë nga ky ndryshim…..

Ehu! T’kishe shkue Pak ma kadalë,..... Me sa druen halen Se i there n’perpeq...deri në fund

Koment “Metamorphozis”

Ora e dytë

Nxënësi të jetë i aftë:

• Të komentojë poezinë duke dalluar:

a. Shkaqet e mefamorfozës së heroit;

b. Gjendjen në të cilën jetonin shqiptarët e vërtetë në kontrast me ata të shndërruarit ironinë dhe sarkazmën e poetit;

• Duke argumentuar:

a. Shkaqet e këtij shndërrimi;

b. Arsyet pse Fishta identifikohet me ata që ai bën objekt të satirës së tij;

• Të dallojë temën dhe motivet e poezisë;

• Të dallojë kontekstin historik të poezisë;

• Të përshkruajë gjendjen shpirtërore të poetit, por edhe të vetën si lexues pas analizës së poezisë.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, Pyet sërish, Punë në grupe, Diskutim.

Kontroll dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Parashikim: Stuhi mendimesh.

Cilat janë shkaqet e metamorfozës së heroit. Pse ai zgjedh me vetëdije të ndryshojë mënyrën e të vepruarit dhe të menduarit?

Mendimet e nxënësve nxiten të jenë të ilustruara me vargje.

Listohen mendimet e nxënësve në tabelë.

Page 82: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 81

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

Kalohet te komenti i poezisë duke përdorur metodën Pyet sërish:

Caktohen vargjet që do të lexohen. Njëri nxënës lexon vargjet. Një nxënës tjetër bën pyetje për vargjet dhe partneri që lexoi duhet tu përgjigjet atyre. Të dy duhet të bien dakord për përgjigjet më të përshtatshme.

Pastaj ndërrohen rolet. Tani partneri që bëri pyetjet lexon me zë të lartë vargjet dhe tjetri do të bëjë pyetje si më lart.

Ja disa modele: Vargje + pyetje + përgjigje

Qe besa or burra,

Nuk dij kah t’çajë, Cila është dilema që shprehet në këto vargje?

Ç’shprehin këto vargje për situatën në të cilën ndodhej Shqipëria?

Model: Dilema nëse duhet të jetonte sipas parimeve të mësuara gjithmonë dhe të trashëguara brez pas brezi për virtytin dhe atdhedashurinë apo të zgjidhte jetën komode që ofronte realiteti duke u vënë në shërbim të interesit dhe të parasë. Një situatë e cila i ka çorientuar shqiptarët e thjeshtë pasi ata janë bërë dëshmitarë të një situate tepër paradoksale ku njeriu nuk di cilën anë të mbajë pasi tashmë nuk janë më modelet e zakonshme të nderit virtytit dhe atdhedashurisë që udhëheqin njerëzit.

Shpjegoni funksionin e paradoksit: Mbasi do t’thirret

Sod derri daj...

Çfarë demaskon poeti në këto vargje?

Kështu mund të vazhdohet deri sa mësuesja ta shohë të arsyeshme se nxënësit e kuptuan thelbin e poezisë.

Hapi i dytë

Në këtë fazë të mësimit punohet me të gjithë klasën me pyetjet e mëposhtme:

1. Në ç’gjendje jeton shqiptari i vërtetë i cili jeton me mendje dhe me zemër për Shqipërinë. Ilustrim me vargje.

2. Dalloni dhe shpjegoni ironinë në fjalët e poetit drejtuar atyre që vunë interesin personal mbi Shqipërinë, që në kurriz të saj “u majmën si njala.”

3. U kërkohet nxënësve të dallojnë vetën e ndërtimit të ligjërimit poetik. Nxënësit do të dallojnë se është veta e parë.

Pyeten nxënësit se cila mund të jetë arsyeja e përdorimit të vetës së parë.

Nxënësit do të dallojnë se autori përdor ironinë, pra ne do të kuptojmë të kundërtën e asaj që ai pohon ose më saktë autori pohon se do të ndryshojë për ato arsye që nxënësit gjetën në poezi por ata do të dallojnë se në të vërtetë autori demaskon të gjithë ata që kanë zgjedhur këtë mënyrë jetese. E gjithë poezia do të lexohet dhe kuptohet duke deshifruar ironinë.

-Përcaktohen tema dhe motivet e poezisë.

Tema: Atdhetare

Page 83: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 82

Motivet: Motivi atdhedashurisë, i dhembjes për gjendjen në të cilën ndodhet atdheu, i urrejtjes për indiferentët e kësaj gjendjeje, i urrejtjes për shkaktarët e kësaj gjendjeje, etj.

Hapi i tretë

Punë në grupe

Grupi i parë: Pyetjet 13 ,14,15

Metamorfoza shkon deri në mohim të identitetit. Ilustroni me vargje. Cilët shqiptarë demaskohen në këto vargje? Çfarë është më e rëndësishme se identiteti për këta njerëz?

Nxënësit do të dallojnë vargjet ku mohet Shqipëria dhe identiteti dhe do të diskutojnë arsyet e këtij mohimi.

Ta dijë Shqypnija

Pra e sheklli mbarë,

Se ma mbas sodit

Uu s’jam Shqyptar,

……………………………….

Vini re se nga vargu në varg ironia bëhet më e fuqishme dhe sarkazma mbizotëruese. Cilat janë mohimet më të rënda që bën heroi i kësaj poezie. Në emër të kujt i bën ai këto mohime? Ilustroni me vargje nga poezia.

Mohimi i identitetit

M’thirrni si t’doni,

U tham: Urdhno!

Z u l u ma njitni...

Shqyptr, por, jo.

Mohimi i historisë

Luftët e Kastriotit

E t’Dukagjinit

Un kam me i mbajtun

Per dokrra hinit

Grupi i dytë: Pyetja 16. Përshkruaj jetën e re në metamorfozë të heroit duke përdorur fjalë dhe shprehje të Fishtës.

Heroi i kësaj poezie pasi vendosi të shndërrohet dhe të mohojë identitetin e tij mendon se do të bëjë një jetë si kjo që do të përshkruajmë më poshtë duke u nisur nga modeli që ai ka parë në jetën e përditshme te ata njerëz të cilët kanë mohuar Shqipërinë dhe nuk kanë bërë asgjë për të por përkundrazi e kanë shfrytëzuar për interesat e tyre. Ai do ta ketë sëpatën në mjaltë dhe barkun plot. Në emër të këtij barku ai do t’i bëjë temenara cilitdo pushtuesi dhe do të flasë cilëndo gjuhë që do t’i ngopë barkun. Të gjitha punët do t’i ecin fill madje murrizi atij do ti qesë trëndafila. Një jetë e re do të fillojë me kuletën e nxehtë e cila do ti hapë të gjitha

M’thirrni si t’doni,

U tham: Urdhno!

Z u l u ma njitni...

Shqyptr, por, jo.

Etj.

Mohimi i gjuhës

Perse veç shqypja

Do folë n’Shqypni

(Si duen me thanun

Nji palë zotni),

Page 84: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 83

portat. Madje ai shpall se në emër të këtyre përfitimeve do të shkelë në rrafshtë të shqiptarëve…

Grupi i tretë: Pyetja 18. Dallo të gjithë protagonistët e kësaj satire duke ilustruar me vargje nga satira.

1. Ata të cilët e kanë harruar atdheun

E per dhe t’t’Parvet

S’u bjen nder mend

Me sa per kpurdha

Qi bijn n’dervend

3. Ata të cilët mohojnë gjuhën

Per mue janë baras

Si bukë si pane,

5. Ata të cilët nuk duan tja dinë për mbarëvajtjen e Shqipërisë

Ma s’kanë me i qitun

Zavall unë kres

Per krena t’vendit

As per t’parë t’fes;

Përforcim

Diskutim. Pse është e dhimbshme që kjo poezi është aktuale edhe sot?

Cili është konteksti historik i kësaj poezie? A mund të vendoset kjo poezi në kontekste të tjera historike të Shqipërisë duke qenë po aq aktuale në mesazhet që përcjell?

Cilat janë mesazhet që përcjell poezia tek të gjithë shqiptarët.

Nxënësit formulojnë mesazhet e tyre dhe mesazhet më të arrira shkruhen në tabelë.

Detyrë shtëpie

Pyetjet 21, 22. Përshkruani gjendjen shpirtërore të Fishtës mes mllefit, përbuzjes, dhimbjes dhe dashurisë për Shqipërinë.

Argumentoni pse Fishta në këtë satirë e përfshin lexuesin në mënyrë vepruese, si të bashkëpranishëm në bisedë dhe aktiv në marrjen e mesazheve. Dalloni mjetet gjuhësore me të cilat Fishta e realizon këtë bashkëveprim.

2. Ata të cilët mohojnë atdheun

Prandej, mbas sodit,

Kur t’mlederdisin

Un kam me shndrrue

Sa here t’due fisin.

4. Ata të cilët mohojnë figurat e shquara

Sot per mue Leka

E Skanderbeu

Janë Palok Cuca

E jaho Begu

6. Ata të cilët shtrydhin e shtypin këtë vend

Kemi me shkelun

Mbi rrafshtë t’Shqyptarvet

Page 85: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 84

-Poezia është ndërtuar në vetën e parë dhe protagonist gjithë kohën e vetërrëfimit i drejtohet lexuesit sikur e ka të bashkëpranishëm në bashkëbisedim.

Por tash’ ta dini

T’tanë rreth e çark,

……………………………………

Mjete gjuhësore: Përemrat vetorë të vetës së dytë shumës, (ju), trajtat e shkurtra të vetës së dytë, (ta,) koha dhe veta e foljeve, e tashme veta e dytë, vetrrëfimi i heroit në vetën e parë, apostrofat etj.

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të thellojë dijet mbi figurat letrare të satirës, paradoksit dhe inversionit.

• Të dallojë mjetet gjuhësore me anën e të cilave Fishta realizon demaskimin e fuqishëm satirik të tij dhe të shpjegojë funksionin e tyre në poezinë satirike.

• Të dallojë veçoritë metrike dhe stilistike të poezisë.

Metodat e përdorura: Përmbledhje e strukturuar, Punë në grupe, Plotësim i tabelës.

Struktura PNP

Parashikim

Kontroll dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat. Vilen mendimet e nxënësve për satirën si lloj i poezisë si dhe për figurën e paradoksit dhe inversionet si figura të shpeshta të kësaj lloj poezie.

U kërkohet nxënësve të gjurmojnë në poezi shprehje ironike dhe sarkazmatike të poetit.

Shembull: Përse ishe majun,

Si majet njala,

E punue m’kishte

Kuleta e fjala;

Ose

Ata, eh t’paça!

Kanë spaten n’mjaltë (Në mënyrë të hiperbolizuar jepet përfitimi i tyre në kurriz të atdheut i cili jeton në gjendje të mjeruar. )

E dij se kini

Ju t’gjith me m’sha

E se me m’rhirrun

Ma s’kini m’rhirrun

Ma s’kini vlla;

Page 86: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 85

Në këtë mënyrë nxënësit do të sjellin vargjet më pikante të poezisë duke argumentuar funksionin e ironisë dhe sarkazmës si mjete të fuqishme demaskuese.

Ndërtim njohurish

Përmbledhje e strukturuar nga mësuesja për temën.

Gjatë realizimit të kësaj ore mësimore nxënësit do të punojnë me analizën e stilit të Fishtës në këtë poezi. Punohet me ushtrimet në libër.

Ndahet klasa në grupe

Grupi i parë: Pyetja 1. Në cilin dialekt është shkruar satira? Evidentoni disa veçori gjuhësore të këtij dialekti që vërehen tek ligjërimi poetik i Fishtës. Si mendoni, a i jep vlera të reja artistike ky përdorim poezisë.

Grupi i dytë: Pyetja 2. Me ç’lloj vargu dhe rime është shkruar poezia? Si realizohet ritmi i saj?

Vargu jambik. Rimat janë të ndryshme ABAB, të puthura, asonanca, konsonanca etj.

Ritmi realizohet nga rimat, inversionet, enumeracionet.

Nxënësit japin shembuj për çdo rast.

Grupi i tretë: Pyetja 3. Ç’funksion merr përsëritja e disa fjalëve dhe shprehjeve në poezi? Dallojini ato dhe shpjegoni përforcimin e kuptimit.

Përse ishe majun, Si majet njala, E punue m’kishte Kuleta e fjala;

Kanë spaten n’mjaltë.....Per atme barkun,

O barku i em,….Kuleten xet

Nuk jam Shqyptar....O barku i em,

Të gjitha këto shprehje përforcojnë ironinë dhe sarkazmën e poezisë.

Grupi i katërt: Pyetja 4. Gjeni barbarizmat dhe arkaizmat që Fishta ka përdorur tek “Metamorphozis”. Zbërtheni kuptimin e tyre dhe qëllimin e përdorimit sipas mendimit tuaj.

Diskutohet puna në grupe.

Plotësohet tabela e gjuhës dhe e stilit.

Gjuha dhe mënyra e zgjedhjes së fjalëve janë mjetet më pikante për të realizuar qëllimin në një poezi satirike. Hetoni në poezinë e Fishtës fjalë, shprehje si dhe ndërtime sintaksore që plotësojnë dhe realizojnë funksionin ironik e satirik të poezisë.

Shprehje frazeologjike m’ka hi Sod lepri n’bark; M’asht ba shtupë zemra; A me pasë ndejun; Tue tredhun qen; Me tjerrë ktu fjalë; Kanë spaten n’mjaltë; ta mbajë Un shtatin n’ujë; Un kam me i mbajtun; Per dokrra hinit me i qitun Zavall unë kres; T’jetë dreq me bryna; S’ka për t’ngranë palla etj.

Paradokse Mbasi do t’thirret Sod derri daj... Inversione Me anmiq t’Shqypnis, Un pa u frigue, Mjaft jam, i mjeri,

Kacagjelue etj

Page 87: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 86

Ironi E punue m’kishte, Kuletae fjala; Porsi njatyne, Qi ndejë n’Shqypni, Kujtojn se gjinden Shin’Australi; etj.

Enumeracion Nuk kam kund atmeAs, fis as vlla. Fisk am ma t’fortin E vlla bujarin, Per atme barkun, Per erz kam arin

Analizohet roli i tyre në funksionin ironik të poezisë.

Përforcim

Shkruaj tre argumente pse kjo poezi është satirike.

1. Protagonist i kësaj satire është antishqiptari antiatdhetari i cili bëhet me turp, satirizohet nga Fishta për sjelljen e tij.

2. Poeti zgjedh mjete shprehëse demaskuese ironizuese, përdoret shumë inversioni për ta bërë më goditës vargun.

3. Poeti e ka shkruar poezinë sipas logjikës së përmbysur nga pozita e atyre që demaskohen.

Detyrë shtëpie

Shkruani një ese kritike vlerësuese mbi satirën “Metamorphozis”.

5.3 Varrimi i të vdekurve, Eliot Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë tiparet e poezisë së Eliotit;

• Të analizojë poemën “Tokë e shkretë” strukturën, temën, idetë.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, lexim në dyshe, pema e mendjes, punë me grupe.

Struktura PNP

Parashikim

Shkruaj në tabelë: TOMAS ELIOT “Tokë e shkretë”

Analizohet titulli i poemës.

• Kuptimi i parë i fjalëve varrim dhe i vdekur; • Kuptimet figurative të fjalëve të mësipërme mes religjionit dhe shpirtit; • Thoni kuptimin etik dhe estetik që mbart titulli “Varrimi i të Vdekurve”; • Si mendoni, çfarë notash mund të transmetojë një titull i tillë?

Askush nga poetët bashkëkohorë anglezë nuk e ka përcjellë me një mprehtësi dhe forcë mbresëlënëse ndjeshmërinë e njeriut që e ka përjetuar Luftën e Parë Botërore dhe që gatitet të shkelë në tokën e “zbrazët” e të shterpët, në një botë pa Zot.

Page 88: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 87

Stuhi mendimesh: Kërkohen nga nxënësit sa më shumë ide lidhur me thënien e mësipërme për Eliotin dhe mënyrën e tij të të shkruarit.

Vazhdojmë me mësimin dhe shohim sa i jemi afruar mënyrës së tij të të shkruarit.

Ndërtim njohurish

Jeta dhe vepra e Eliotit. Lexim.

Pema e mendjes

Shpjegohen çështjet e paqarta dhe ngrihen pyetje mbi çështjet e mësipërme.

Lexim në dyshe. PËR TË KUPTUAR POEMËN “TOKË E SHKRETË”

Pas leximit të pjesës ndahen nxënësit në grupe me detyrat e mëposhtme:

Grupi 1. Si shfrytëzohet miti në poezinë e Eliotit dhe ç’shtresëzime krijon ai në poezinë e tij?

Poema e Eliotit ka si karakteristikë të fortë mitologjizmin. Duke iu kthyer mitit, Elioti, ashtu si Xhojsi, pikasi një rrugë për krijimin e universaleve të ekzistencës.

“Shfrytëzimi i mitit, - shkruan Elioti në esenë ‘Uliksi – rregulla e mitit’ (1923), - është vendosja e paraleleve ndërmjet bashkëkohësisë dhe lashtësisë... ka një mundësi për ta kontrolluar, për ta sistemuar, për t’i dhënë formë dhe domethënie asaj panorame gjigante të kotësisë dhe pështjellimit, të cilën paraqet në vetvete historia”. Në poemë është shfrytëzuar miti për Gralin e shenjtë, për Adonisin dhe Ozirisin. Theksohet imazhi biblik i tokës që ka lindur në vendin e qyteteve të dikurshme, imazhin e luginës së kockave.

Grupi 2. Përshkruaj panoramën e temave dhe ideve që përshkojnë poemën “Tokë e shkretë”.

Në “Tokë e shkretë” kanë lënë gjurmë gjendja shpirtërore dhe ndjenjat e njerëzve që kanë përjetuar katastrofën psikologjike ku i gremisi Lufta e Parë Botërore.

Tomas Eliot

Temat dhe problematika Veçoritë e artit të tij

Tragjizmi i ekzistencës së njeriut dhe kriza shpirtërore e lindur në një

qytetërim antihumanitar.

Pesimizmi i thellë i shoqëron veprat e Eliotit me një satirë që përshkallëzohet në

ironi.

Tëhuajësimi i njeriut në botën bashkëkohore

Poezitë e Eliotit janë të ftohta, në to janë përcjellë ndjenjat impersonale të njerëzve

Ideja e krizës së humanizmit, u shfaq në trajtën e botës së ftohtë e të pashpirt, ku vdesin ëndrrat dhe shpresat, ku shuhen zërat e njerëzve dhe dëgjohen vetëm rënkimet e vdekjes së emocioneve.

Elioti nuk i çliron emocionet, por u shmanget atyre. Ai krijoi një poezi të depersonalizuar, në të cilën nuk gjen imazhe të personalitetit individual.

Page 89: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 88

“Toka e shkretë” i kushtohet temës së veprimeve të dështuara dhe të pakuptimta të turbullirës së njeriut që e shpie atë paprapësueshëm në vdekje. Në poemë janë shprehur ide mbi degradimin e botës bashkëkohore, për shterpësinë e civilizimit bashkëkohor. Mbizotërojnë gjendjet apokaliptike.

Grupi 3. Cila është struktura e poemës? Parafrazo me një fjali secilën pjesë të poemës dhe nxirr një konkluzion nga gjithë tematika që trajtohet në këtë poemë.

Konkluzioni

Përforcim:

Për të kuptuar nëse e keni të qartë gjithë nivelin kuptimor të poezisë, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme duke qarkuar alternativën e saktë: - Fragmenti “Varrimi i të vdekurve” është shkëputur nga: a. Njeriu i zbrazët; b. Tokë e shkretë (1922); c. Vrasje në katedrale; d. Tokë e shkretë (1948).

- “Varrimi i të vdekurve” është: a. pjesa e pestë e poemës “Tokë e shkretë”; b. pjesa kulmore e poemës; c. pjesa e dytë e poemës; d. pjesë e parë e poemës.

- Tematika e fragmentit “Varrimi i të vdekurve” është:

a. jeta si lojë shahu; b. vdekja; c. pështjellimet e jetës; d. vdekja e gjithçkaje të gjallë.

- Pjesa i referohet muajit:

a. janar; b. mars; c. prill; a+b+c.

- Togfjalëshi “tokë e vdekur” zbërthen simbolin e: a. luginës së kockave të thara; b. Hadin; c. jetën e zbrazët; d. tokën e

shkretë.

- Rrëfimtari në tekst është: a. Tomas Eliot; b. Zonja Eliot; c. ne d. nuk ka rrëfimtar të përcaktuar teksti.

- Kush është Maria?:

a. Shën Mëria, b. Maria Larisch; c. një grua e thjeshtë, po dhe kristiane, d. a+c.

- Me fjalët “Bir njeriu”, rrëfimtari në tekst ka marrë atributet e: a. Zotit, b. shkrimtarit, c. nuk rrëfen më Elioti, d. një më të madhi.

- Teksa përmend ngushëllimin që vjen nga zëri i bulkthit, autori ka pasur

parasysh:

Page 90: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 89

a. mbështetjen e Zotit; b. humbjen e besimit tek institucionet fetare; c. asgjë;d. b+c.

- Nëpërmjet vargjeve: “Dhe guri i rreshkët asfare tingull uji. Veç/ Hijeja poshtë këtij shkëmbi të kuq,...” autori i referohet:

a. Luginën e Zjarrit të Djallit, b. Tokën e shkretë; c. lulëzimin e jetës; d. të ardhmen pa të ardhme. - Në vargjet: “Vjet ti më fale të parin lulak pranvere;

Ata më thirrën çupë lulakësh.” Shprehet: a. ironi; b. satirë; c. dashuri; d. absurd; e. a+b+c.

- Madamë Sosostris është:

a. një fallxhore; b. një perëndeshë; c. një ironi për profetësitë e rreme; d. gruaja më e mençur e Europës së fundit të shekullit XIX.

- Beladona është:

a. eliksiri i dashurisë, b. helmi i jetës, c. Shën Mëria; d. Madamë Sosostris.

- Vargu “Trembju vdekjes nga uji” është thirrje për: a. apokalipsin e së ardhmes; b. përmbytjes biblike; c. a+b; thjesht një

këshillë.

- Qytet Ireal, në tekst ka kuptimin e: a. botës së përtejme; b. të ardhmes së qytetërimit; c. pikëpyetjet e jetës; d. është thjesht një lagje financiare në Londër.

- Thirrja “Ti! Mësues hipokrit!” nënkupton:

a. pakuptimësinë e dijes; b. zhytjen e njeriut në budallallëk; c. mërzinë e jetës; d. b+c.

- Kjo poezi përafron të paktën për nga tematika me cilën nga këto poezi të letërsisë shqipe: a. Shën Pjetri mbi mangall, Fan Noli; b. Gjuha shqype, Fishta; c.

Krishtlindje në Nju Jork, Ismail Kadare; d. Sikur të jesh mërzitur shumë, Dritëro Agolli.

Detyrë shtëpie

Lexoni fragmentin “Tokë e shkretë” dhe hartoni një fjalor me simbolet e përdorura nga Elioti dhe me shpjegimet e tyre.

Page 91: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 90

5.4 Krahasojmë poezitë “Pelegrin” dhe “Ëndërr e prerë”

Ora e dytë Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë temën dhe motivet e poezisë;

• Të komentojë kuptimet që përcjellin vargjet dhe figurat bazë që ka zgjedhur poeti për të shprehur idetë e tij;

• Të përshkruajë përjetimet e heroit lirik;

• Të analizojë veçoritë e ndërtimit të poezisë, llojet e vargjeve dhe rimave, në funksion të ndjenjave që do të përcjellë autori;

• Të shpjegojë funksionin e figurave letrare në këtë poezi;

• Të sintetizojë mesazhet që përcjell poezia.

Struktura: PNP

Metodat e përdorura: Praktikë e udhëhequr hap pas hapi, punë me grupe, punë e pavarur.

Parashikim

Shkruaj në tabelë titullin e poezisë dhe vëllimin nga është shkëputur ajo: “Ëndërr e prerë” nga vëllimi “Pelegrin i vonuar”

Stuhi mendimesh

Ç’ide ju sugjeron titulli i kësaj poezie? Për çfarë mund të flasë kjo poezi? Po nëse e lidhim titullin dhe me vëllimin poetik nga është shkëputur si mendoni cilat mund të jenë motivet e kësaj poezie?

Model: Nxënësit mund të sjellin shumë ide për thelbin e poezisë sepse titulli është shumë domethënës. Me anë të kësaj metafore shprehet një ëndërr e parealizuar e cila nëse marrim parasysh dhe vëllimin poetik nga është shkëputur krijon padyshim lidhje me ëndrrat e parealizuara të një brezi të tërë, ëndrrat e humbura, ëndrrat e prera ashtu si dhe marrëdhëniet e prera me botën etj.

Ndërtim njohurish

Lexohet poezia bukur me intonacionin e duhur duke krijuar atmosferë në klasë.

Hapi i parë

Me të gjithë klasën ndalojmë në pjesën e parë të poezisë. U kërkohet nxënësve të dallojnë realitetin nga ëndrra dhe perifrazojnë me një fjali secilin:

Realiteti: ⎯→ Mos vdis se ka ardhur pranvera dhe të presin punët e bujqësisë.

Ëndrra: ⎯→ Ne ëndërronim të bënim anije dhe të lundronim në ishujt e Havanës dhe në ishujt Belvedere.

Dallohet që në pjesën e parë ëndrra zë vendin më të madh. Heroi lirik e ndjen se mund të ketë më tepër ndikim jetëdhënës shtysa për të realizuar një ëndërr se sa punët e përditshme...etj.

Page 92: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 91

Hapi i dytë

U kërkohet nxënësve të dallojnë kujt i drejtohet lutja, ëndrrës së përbashkët apo të dyve? Listohen idetë e nxënësve në tabelë.

Hapi i tretë

Dalloni vetën e rrëfimit të heroit lirik. Nxënësit do të dallojnë se heroi i drejtohet në vetën e dytë njëjës: Mos vdis, por për ëndrrat i flet në vetën e parë shumës NE. Pse?

Model: Poeti dhe shoku kanë pasur ëndrra të përbashkëta janë ëndrrat e një brezi të tërë. Nëse shoku vdes pa realizuar ëndrrat ai do të ngelet vetëm dhe ëndrrat do të ngelen pa realizuar kurrë dhe për të. Bashkë me shokun do të vdesë shpresa e tij.

Hapi i katërt:

Mësuesja shkruan në tabelë ____Kali, anija.

Ç’të përbashkët kanë? Dalloni simbolikën e tyre në këtë poezi.

Nxënësit___Rruga dhe udhëtimi ky është dhe simboli me të cilin vijnë në këtë poezi. Pra ëndrra e tyre është një udhëtim një hapje drejt botës. Bëhet fjalë për një brez të mbyllur. Por ka dhe një sugjerim tjetër: Janë mjeti që do t’i çonte në udhëtimin e ëndërruar për të realizuar ëndrrën.

Pyetje: Çfarë ka ndodhur me këto dy mjete?

Përveç se shoku po vdes dhe me këtë vdekje realizimi i ëndrrës së përbashkët bëhet i pamundur edhe këto dy mjete janë gati të padisponueshme të realizojnë ëndrrën:

Anija nuk është ndërtuar dhe kalit i ka rënë patkoi. Ai është i kundërt me kuajt e ëndrrës në hipodrome. Ai, mjeti i udhëtimit, i realizimit të ëndrrës nuk i njeh më ata që ëndërruan ëndrrën. Ata kanë ndryshuar. Ata po e harrojnë Kalin (Ëndrrën) dhe kali (Ëndrra) s’po i njeh ata.

Përdoret fjala nallban. Po a mund të riparohen ëndrrat? Po a mund të merren hua ëndrrat? Nëse ëndrrat riparohen çfarë ndodh me to?

Tani u lihet në dorë nxënësve vazhdimi i komentit.

Ndahet klasa në grupe. Shfrytëzohen ushtrimet në libër për detyra grupesh.

Grupi 1. Pyetja 10 dhe 11. Vini re antitezën që krijon pjesa e tretë e poezisë me pjesën e dytë të saj. Shpjegojeni atë. Argumentoni se në pjesën e tretë jepet ëndrra e realizuar ndërkohë që në dy pjesët e para ajo kishte mbetur vetëm ëndërr. Ndaloni në kuptimet që sjell fjala sofër dhe zbutja që ka ndodhur me vajzat që dikur ishin të paarritshme të egra ndërsa tani do të vijnë në sofrën e madhe.

Grupi 2. Pyetja 12. Në strofën e fundit duket sikur heroi ndërgjegjësohet se vdekja është e pashmangshme. Tani ai nuk i lutet më shokut thjesht të mos vdesë. Dalloni se si pasurohet kuptimisht lutja e tij tashmë. Cila është fjala që mbart peshën kuptimore të lutjes në strofën e fundit?

Pse të mos vdesë i shtrirë? Ç’nënkupton kjo lutje?

Grupi 3. Pyetja 14. Si ndihet poeti nga kjo vdekje e parakohshme e shokut të tij? Pse ai i drejtohet me fjalët: “Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh” sikur ai ta kishte vetë vdekjen

Page 93: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 92

ose shpëtimin në dorë? Dalloni vdekjen e idealeve dhe zhgënjimin në këtë poezi ku vdekja më shumë se sa fizike merr përmasat e një vdekjeje të idealeve ëndrrave dhe premtimeve.

Pse ata s’mund t’i shihnin tashmë fytyrat në pikën e vesës? Ç’kuptime përcjell pika e vesës në përgjithësi dhe në kontekstin e kësaj poezie në veçanti?

Grupi 4. Pyetja 17 dhe 18. Dalloni rimat, asonancat dhe kosonancat e poezisë.

Grupi 5. Pyetja 19 dhe 20. Përshkruaj gjendjen shpirtërore të heroit lirik? Dalloni arsyet e kësaj gjendjeje. Dalloni motivet dhe lajtmotivin që e përshkon atë.

Grupet sqarojnë çështjet që kishin detyrë.

Mësuesja ndjek komentin e tyre dhe sqaron paqartësitë.

Punë e pavarur. Pyetja 16.

Pasi e lexuat dhe e komentuat gjithë poezinë nxirrni nga poezia arsyet pse ai nuk duhet të vdesë:

Mos vdis se:

Përforcim:

Sintetizo mesazhin që more nga poezia:_______________________________________

Detyrë shtëpie

Pyetja 21. Analizoni pasurinë figurative të poezisë.

Metafora Krahasime Simbole Kontraste Të tjera Ëndërr e prerë dielli ka shtruar sofrën e madhe u thoshe “sorkadhe”;

me sytë si gota

Kali, anija, sofra

Ëndrra dhe realiteti, Kali i hipodromeve Kali i ëndrrës

Enumeracion strofa e parë dhe strofa e tretë. Inversion: Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë. etj.

Page 94: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 93

Kreu VI. Fatos Arapi dhe poezia e tij Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë temat dhe motivet e poezisë së Fatos Arapit para dhe pas viteve ’90;

• Të vlerësojë poezinë e Arapit për risitë dhe origjinalitetin e saj;

• Të komentojë ndjeshmërinë që përcjell poezia e Fatos Arapit;

• Të lexojë bukur poezinë Atdheu dhe të shprehë përjetimet që i krijoi ajo;

• Të perifrazojë poezinë Atdheu duke nënvizuar ndjenjat e poetit.

Struktura: PNP

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, Lexim në dyshe, Pema e mendjes, Punë e pavarur.

Parashikim

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat.

Stuhi mendimesh: Sot do të studiojmë një autor shqiptar Fatos Arapin i cili ka shkruar para viteve 90 dhe pas tyre. Si mendoni ju ç‘tipare do të ketë krijimtaria e tij duke u nisur nga ky fakt. Kujtoni se ai për një periudhë ka heshtur dhe nuk ka botuar, madje një libër ia kanë ndaluar. Nën cilën teknikë ishin të detyruar të shkruanin shkrimtarët në diktaturë dhe si e deformoi kjo doktrinë artin shqiptar?

Nxënësit sjellin idetë e tyre të tilla si p.sh:

-Në periudhën e diktaturës shumë artistë i humbën vlerat e tyre duke krijuar nën metodën e Realizmit Socialist e cila e shterpëzoi frymëzimin artistik të artistëve shqiptarë. Ndoshta veprat e Arapit të shkruara në këtë periudhë mund të kenë këto tipare.

-Mund të këtë pasur një ideal si të gjithë por më vonë e ka humbur atë dhe këtë e ka pasqyruar në poezi.

-Poezia e tij pas viteve ‘90 mund të jetë më e arrirë sepse poeti ka qenë i lirë të shprehë mendimet.

-Megjithatë mendoj se poezia e tij mund të mos jetë shumë optimiste pasi poetit mund t’i jenë vrarë shumë ëndrra dhe shpresa etj.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

Lexohen të dhënat e përgjithshme për jetën dhe veprën e Arapit dhe shkruhen në tabelë disa prej titujve të veprave të tij.

Lexim në dyshe. Nxënësit punojnë në dyshe materialin. Mësuesja ndjek punën e dysheve.

Realizohet në tabelë, Pema e mendjes:

Page 95: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 94

Diskutohet mbi përjetimet e poetit sidomos pas viteve ‘90 dhe pasqyrimet e tyre në poezi.

Hapi i dytë

Vëzhgohen fotot në libër dhe zbulohet realiteti që përcjell secila. Krahasohen dhe theksohet doktrina dhe arti në shërbim të një pushteti, arti i mashtruar por njëkohësisht mashtrues te e para dhe arti për art dhe liria krijuese te e dyta.

Hapi i tretë

Tani do t’i ilustrojmë njohuritë teorike me një prej poezive të Arapit e cila titullohet “Atdheu”.

Pyetje para leximit: Poezia është shkruar pas viteve 90. Si mendoni ju cila do të jetë optika me të cilën do ta sjellë poeti Atdheun?

Lexohet poezia bukur.

Nxënësit shprehin përjetimet që iu zgjoi ajo dhe përcaktojnë këndvështrimin e poetit për Atdheun.

Fatos Arapi

Poezia para viteve 90 Poezia pas viteve 90

"Shtigje poetike" (1962), "Vjersha dhe poema" dhe "Drejt qindra shekujsh

shkojmë" (1966).

Poezia mbërrin kuotat më të larta artistike, duke na dhënë një botë të plotësuar me

referenca nga miti, kultura kombëtare dhe botërore.

Brenda parimeve të realizmit socialist, poeti shpaloste besimin se Shqipëria

ecte drejt një rruge të re, të lirë.

Vëllimet me poezi "Ne, pikëllimi i dritave" (1993), "Më vjen keq për Jagon"

(1994), "In Tenebris" (1996), "Gloria viktis" (1998) dhe "Me duhet një gjysëm ëndrre" (1999), plotësojnë krejt idenë e

"njeriut në kurthin e historisë"

Vëllimet e para janë tematikisht Të rrudhura kushtëzuar nga rrethanat

politike të kohës.

Depërton thellë në botën dhe realitetin shqiptar.

"Ku shkoni ju statuja?" (1991) dhe "Dafina në shi

Fatos Arapi është ndërtiuesit dhe emancipuesit e vargut dhe metaforës .

Heroi lirik i kësaj periudhe është i zhgënjyer, i përndjekur nga ankthi dhe i

privuar nga misioni i tij në këtë jetë.

Page 96: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 95

Është një këndvështrim plot dhimbje që buron nga gjendja në të cilën ndodhet Atdheu.

Punë e pavarur: Plotësoni ç’është Atdheu për poetin:

Atdheu është për poetin:

Lexohet Materiali “Për një lexim të orientuar të poezisë Atdheu” dhe nxënësit bëjnë një perifrazim me gojë të materialit teorik që lexuan.

Përforcim

Përshkruaj me fjalët e tua të gjithë ndjeshmërinë që të përcolli poezia në pesë rreshta:

Detyrë shtëpie

Orientohen nxënësit që të punojnë me pyetjet mbas mësimit pasi orën tjetër do të jenë ata që do të ushtrohen në rolin e mësuesit duke përdorur metodën mësimdhënie e ndërsjellët.

Ora e dytë

Nxënësi të jetë i aftë:

• Të komentojë poezinë Atdheu:

a. duke zbuluar kuptimet që përcjell autori përmes fjalëve dhe simboleve të zgjedhura;

b. duke dalluar realitetin dhe gjendjen në të cilën ndodhet moralisht dhe materialisht Atdheu;

c. duke depërtuar në ndjeshmërinë e poetit dhe të vetën për atdheun;

• Të shkruajë vargjet e tij origjinale të nxitura nga poezia për Atdheun.

Struktura PNP

Metodat e përdorura: Mësimdhënie e ndërsjellët, praktikë e udhëhequr, shkrim i lirë.

Parashikim

Krijohet atmosferë në klasë duke lexuar bukur poezinë.

Ndërtim njohurish

Nxënësit janë lajmëruar se disa prej tyre sot do të luajnë rolin e mësuesit. Ndahet klasa në grupe me nga 5-6 nxënës. Nxënësit do të bëjnë me radhë rolin e mësuesit.

Nxënësi që do të bëjë rolin e mësuesit ka këto pesë detyra:

1. Do të komentojë strofën që do të lexojë.

2. Do ta përmbledhë me fjalët e veta.

3. Do të bëjë pyetje nxënësve të tjerë mbi të.

Dhimbje, kryq, tokë e premtuar, bukë e uritur, ëndërr, ankth, shpresë e sfilitur, varr i hapur, i vogël, Hyjnor i pavdekshëm- lot.

Page 97: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 96

4. Do të sqarojë paqartësitë.

5. Do të parashikojë vazhdimësinë e ideve në strofat në vijim.

Mësuesja jep shembullin duke punuar strofën e parë të poezisë Atdheu.

Poeti që në vargun e parë e quan atdheun dhimbje madje e përsërit dy herë për të theksuar gjendjen e dhimbshme të atdheut dhe dhimbjen që ai ndjen për të. Prilli është ndër muajt më të bukur dhe atdheu është prill i dashur dhe i magjishëm por epiteti i pikëlluar tregon se me gjithë bukurinë dhe dashurinë që ndjen për të poeti (i cili e do atdheun pavarësisht gjithçkaje) gjendja e atdheut të tij është e pikëlluar. Prill i pikëlluar-oksimoron.

Mësuesja pyet nxënësit: Si mendoni ju cilat janë shkaqet e kësaj dhimbjeje?

Nxënësit sjellin ide të tilla si:

-Gjendja e dëshpëruar ekonomike;

-Emigrimi në masë i njerëzve;

-Inferioriteti përballë vendeve të zhvilluara evropiane;

-Tranzicioni i zgjatur etj.

Atdheu është kryqi. Cili është imazhi që iu vjen në mendje nga një përcaktim i tillë për atdheun?

Imazhi i parë është shenja e një kryqi simbol i Zotit.

Imazhi i dytë është kryqi që mbajti Krishti në kurriz, rëndesa e tij dhimbja e tij.

Të krijohet imazhi i Krishtit me kryq në krah, imazhi i vuajtjes. Ti e mban në shpirt Ai të mban në shpirt, ti vuan për të ai vuan për ty. Lidhja njeri –atdhe është një lidhje e shenjtë.

Këtë shembull do të ndjekin ata që do të luajnë rolin e mësuesit për grupet e tyre.

Mësuesja ndjek punën e nxënësve.

Strofa e dytë

Strofës së dytë i përgjigjen këto pyetje të cilat mund t’i përdorin nxënësit mësues pasi të

bëjnë përmbledhjen dhe sqarimet e veta:

Bën përmbledhjen. Pyet:

Kujtoni simbolikën e Tokës së premtuar. Si perceptohet atdheu sipas kësaj simbolike?

Toka e premtuar nga Zoti, Toka drejt të cilës Moisiu udhëhoqi izraelitët. Do të thotë vendi yt i bekuar nga Zoti. Më e ëmbla tokë.

Në ç’mënyrë vargu pasardhës e përmbys kuptimin e Tokës së premtuar për atdheun e poetit?

Ti shkel si një zot dhe s'e ke ndën këmbë.

Varg i ndërtuar mbi paradoksin përkatësia si një zot por ajo që të ofrohet është pasiguria.

Dalloni vargun e ndërtuar mbi personifikimin. ⎯→ Atdheu s'ka fjalë, ka sy të trishtuar

Pse atdheu s’ka fjalë? A e ndjeni dhe ju vështrimin e tij? Si mendoni ju çfarë mund të kërkojë ose të shprehë vështrimi i trishtuar i një Atdheu? Jepni mendimin tuaj.

Cila është ndjeshmëria që përcjell vargu: Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Page 98: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 97

Përcillet një dashuri në shkallën sipërore e ndërtuar me figurën e paradoksit.

Mësuesi i tretë strofa e tretë.

Bën përmbledhjen.

Bën pyetjet.

Kur njeriu ndjehet ashtu si shprehet poeti në strofën e tretë? A mund të ngopet njeriu me atdheun? Si ndihet njeriu pa atdheun?

Buka e uritur ⎯→ Oksimoron.

Anjëherë njeriu nuk mund të ngopet me atdheun sepse nëse ikën gjithmonë do të ndihet bosh në shpirt pa të.

Cili është realiteti që përcjell enumeracioni: ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur

me sytë n'errësirë vetveten kërkon.

Nëse humbur atdheun ke humbur një pjesë të vetvetes të cilën s’do e gjesh kurrë larg tij.

Mësuesi i katërt strofa e katërt.

Bën përmbledhjen, komenton, bën pyetjet.

Si jepet robëria dhe liria në këtë vargje?

Dalloni se si Atdheu jepet në këto vargje si dora ledhatare që fshin lotët dhe e bën njeriun të ndihet i lirë.

Mësuesi i pestë

Atdheu yt pra atdheu im dhe yti dhe yni. Ne bëhemi marrës të drejtpërdrejtë me anë të përemri pronor Yt me të cilin na drejtohet poeti.

Pasi mbaron mësimdhënia e ndërsjelltë mësuesja i pyet nxënësit si u ndjenë si mësues. Ç’vështirësi hasën. Sqarohet ndonjë pyetje të cilës nxënësit si kanë dhënë dot përgjigje.

Praktikë e udhëhequr

Nga komenti që i bëtë poezisë veçoni edhe njëherë në morinë e përjetimeve që është atdheu për poetin ato që ju mendoni se ai është më shumë për të? Si arritët në këtë përfundim? Si alternohet dhimbja me dashurinë në këto vargje?

Përforcim

Nxënësit lihen të lirë që brenda një kohe të caktuar të shkruajnë vargjet e tyre të ndikuara dhe nga poezia e punuar gjatë kësaj ore për Atdheun.

Vargjet e tua për atdheun:

Detyrë shtëpie

Analizoni efektin ritmik të fjalëve në këtë poezi. Cila figurë sintaksore e mundëson një efekt të tillë?

Analizoni gjendjen shpirtërore të heroit të poezisë.

Page 99: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 98

Migjeni - një poet me ndërgjegje të re poetike

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të plotësojë njohuritë mbi jetën e Migjenit dhe t’i përdorë ato për të kuptuar më mirë veprën e tij;

• Të kuptojë dhe të shpjegojë novatorizmin e Migjenit në letërsi;

• Të dallojë tiparet e artit të Migjenit;

• Të argumentojë dallimet e krijimtarisë së Migjenit me autorët paraardhës;

• Të dallojë tematikën e krijimtarisë së Migjenit duke ilustruar sipas cikleve poetike.

Struktura PNP

Metodat e përdorura: di, dua të di mësova, përmbledhja e strukturuar, punë në grupe, klaster, diskutim.

Struktura PNP

Parashikim: Di, Dua të di, Mësova.

Pyeten nxënësit se çfarë kanë lexuar nga Migjeni. Ç’përshtypje u ka lënë? A e kuptojnë poezinë e Migjenit, a u pëlqen? Çfarë dinë për artin e tij dhe çfarë do të donin të mësonin në mënyrë që ta kuptonin më mirë thelbin e poezive të Migjenit?

Plotësohet kolona Di, me të dhënat që sollën nxënësit dhe kolona Dua të di, me Pyetjet e tyre.

Di Dua të di Mësova

Ndërtim njohurish

Mësuesja bën një përmbledhje të strukturuar për keqinterpretimet e shpeshta që i janë bërë veprës së Migjenit në letërsinë shqipe duke dhënë dhe disa nga arsyet e këtij keqinterpretimi. Përfundohet duke interpretuar qasjen se vepra e Migjenit është krijuar nga trazime të thella individuale, të sublimuara me maskën e një metaforë atipike për traditën e poezisë shqipe, duke u projektuar intimisht në peizazh gjithshoqëror.

Ndahet klasa në grupe

Grupi 1. Pyetja 1. Punon me tekstin dhe plotëson me të dhëna tabelën

Page 100: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 99

Veçori të përgjithshme të veprës së Migjenit

Risitë që solli vepra e tij në letërsinë shqiptare

1. Poezia e Migjenit është krijuar nga trazime të thella individuale.

2. Ajo shquhet për përdorimin e një metafore atipike për traditën e poezisë shqipe.

3. Projektohet intimisht në një peizazh gjithshoqëror.

4. Zjarrmia e mendimit migjenian, të etur për veprim, shoqërohet gjithmonë me një ndjesi distancimi e topitjeje, bëhet konfuze dhe përfundon në brejtje dilematike

5. Temë zotëruese e veprës së Migjenit bëhet tema shoqërore e kohës ashtu si dhe dhembja personale të lidhura me kohën dhe me vetveten.

1. Ç’mitizoi tabutë private e shoqërore.

2. Vendosi marrëdhënie të reja me të vërtetat individuale e shoqërore.

3. U shkëput në mënyrë të vetëdijshme nga trajtat formale e tematike të poezisë shqipe të kohës.

4. Gati askund nuk duket tema e famshme atdhetare e kombëtare.

5. E kaluara preket vetëm si reflektim në aktualen, por jo temë e veçantë.

Grupi 2. Pyetja 5. Punon me tekstin dhe plotëson me të dhëna tabelën e mëposhtme.

Titulli i ciklit poetik Tema që trajtohet

1."Kangët e Ringjalljes”,

2.", Kangët e mjerimit",

3."Kangët e përndimit",

4."Kangë më vete",

5."Kangët e rinisë",

6."Kangët e fundit".

1. Rizgjimi i kombit.

2. Mjerimi i thellë material e moral i popullit.

3. Besimi i rigjetur i poetit.

4. Refuzimi kategorik i thirrjes joshëse për "andrrat e vjetra": nacionalizmi dhe feja.

5. Malli i tërhequr Migjenian. Dashuria dhe shpresa.

6. Rebelimi kundër fatit.

Grupi 3. Pyetja 9 dhe 11. Lexoni të dhënat për jetën e Migjenit dhe ndërtoni një klaster për jetën e Migjenit.

Klaster jeta

Lexohet puna nga grupet, diskutohet për pyetjet e mëposhtme:

JETA

Page 101: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 100

Pyetja 2. Cilat janë tabutë private dhe shoqërore që theu Migjeni në krijimet e tij?

Pyetja 4. Argumentoni shkëputjen e vetëdijshme të Migjenit nga trajtimi i tematikës atdhetare e kombëtare.

Pyetja 7. Si shfaqet dashuria dhe gruaja në poezitë e Migjenit? Ilustroni me vargje nga poezitë e ciklit “Këngët e rinisë”.

Pyetja 8. Shpjegoni theksimin e tonit subjektiv në ciklin poetik “Këngët e fundit”.

Pyetja 9. Ç’gjurmë të biografisë së Migjenit vihen re në krijimtarinë e tij?

Pyetjeve që nxënësit nuk arrijnë tu japin një përgjigje të kënaqshme i plotëson mësuesja.

Përforcim

Në fund nxënësit plotësojnë kolonën e fundit të tabelës “Mësova”

Metafora poetike e Migjenit Ora e dytë

Objektiva:

• Të dallojë metaforën si formë e veçantë e shprehjes poetike të Migjenit;

• Të dallojë karakteristikat e ndërtimit të metaforës nga Migjeni duke ilustruar me shembuj nga poezitë e tij;

• Të komentojë fuqinë shprehëse figurative të gjuhës së Migjenit në poezitë “Vjeshta në parakalim” dhe “Shpirtnt shtegtarë”;

• Të dallojë idetë e poetit dhe të zbërthejë simbolikën e gjuhës së tij;

• Të ushtrohet në shkrimin e metaforave origjinale por edhe të përdorë metaforat e Migjenit në krijimet e tij.

Metodat: Stuhi mendimesh, përmbledhje e strukturuar, hap pas hapi, punë e pavarur, shkrim i lirë.

Struktura PNP

Parashikim: Stuhi mendimesh

Shkruhet në tabelë titulli i mësimit: “Metafora poetike e Migjenit”.

Pyeten nxënësit: Ç’ide ju sjell një titull i tillë si përcaktues i poetikës së mësimi për Migjenin?

Çfarë prisni ju të mësoni të re nga mësimi i sotëm?

Listohen disa prej ideve më interesante të nxënësve që mund të jenë:

-Migjeni ka përdorur shumë metaforën.

-Metafora e Migjenit është e veçantë.

Page 102: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 101

-Me anë të metaforës Migjeni shpreh idetë dhe ndjenjat e tij më të rëndësishme.

-Metaforat e krijuara nga Migjeni mund të jenë të një niveli të lartë artistik dhe me fuqi të madhe shprehëse sintetizuese etj.

Ndërtim i njohurive

Mësuesi nis me një Përmbledhje të strukturuar për veçantinë e metaforës së Migjenit në letërsinë shqipe krahasuar me paraardhësit dhe shkruan në tabelë tiparet: Metafora e Migjenit është: hiperbolike, ekscentrike dhe jo shpjeguese apo ilustrative si te poetët paraardhës në përgjithësi.

Listohen në tabelë nga mësuesi dhe nga nxënësit metafora nga poezitë e Migjenit dhe komentohet veçantësia e tyre:

Një grue..me buzë të vyshkuna në vaj,

me plagë në gjoks e stolisun,

me veshje dhe me shpirt të grisun. ...

Kalohet te konkretizimi i mësimit me poezitë e sjella për ilustrim dhe komentim:“Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë në shpirtin tim” si dhe poezia “Shpirtnt shtegtarë”

Lexohet poezia.

Komentohet ajo hap pas hapi me pyetje të drejtuara nga mësuesja (shumica e pyetjeve për shfrytëzim janë të gatshme në tekstin e nxënësit) por edhe duke nxitur nxënësit të bëjnë pyetje:

Pyetja 2. Ç’figurë sintaksore përfton renditja metaforave në strofën e parë, të poezisë “Vjeshtë në parakalim” cila është ndjesia që përcillet te lexuesi?

Enumeracion metaforash që krijojnë paralelizëm figurativ mes natyrës dhe gjendjes shpirtërore

Pyetja 3. Plotësohet tabela për të cilën nxënësit pasi i nënvizojnë metaforat në poezi i ndajnë në dy kolona sipas kërkesës në tabelë.

Metafora për natyrën Metafora për gjendjen shpirtërore të heroit lirik

1. Lëngon i zymtë dielli.

2. Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme 3 Dhe m'at vaj bashkohet horizont i mbytun në mjegull përpise. Pemët degët e lagun me vaj i mbështjellin në lutje - por kot! E dinë, të fikun, se nesër do vdesin

1. Lëngon shpirti i sëmunë në krahnore tona.

2. Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme

nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.

3. Mallëngjehet syni, mallëngjehet zemra

n'orën e vorrezës, kur heshtin damaret,

e vorri naltohet nën qiella ma t'epra

me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe zvarret.

Pyetja 4. Ndalohet në vargjet: Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.

Page 103: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 102

Pyeten nxënësit për përfytyrimet që ju ngjall një metaforë e tillë ku krijohet analogjia mes gjetheve në baltë dhe dëshirave që janë duke dhënë shpirt duke vdekur.

Pyetja 5. Kalohet tani te figura e lisit. Metaforat plotësohen më mirë dhe me figura të tjera letrare siç është simboli i Lisit po në këtë rast një Lis nuk na jepet me fuqinë e viganit por në vajtim kështu që krijohet një përmbysje në përfytyrimin për Lisin, një lis që vajton është një antitezë një gjendje paradoksale në konceptin dhe përfytyrimin tonë.

Figurë tjetër plotësuese është dhe personifikimi i pemëve të cilat vajtojnë luten dhe vdesin ashtu si dhe nje jetë njerëzore e etur për jetë.

Detaje: vaj, i mbytun, të fikun, nesër do të vdesin. Folja e dinë përforcon fatalitetin.

Funksioni i pyetjes retorike: Vall! A ka shpëtim ndokund?! Poeti klith për jetë, por ai e ndjen që shpëtim nuk ka.

Pyetja 8. Në strofën e parafundit, vdekja bëhet mbisunduese. Shprehjet sinonime për vdekjen janë: Orë e varrezës, heshtin damarët, naltohet varri.

Pyetja 9. Në strofën e fundit dallohen metaforat të cilat krijojnë përfytyrime paradoksale: Dëshirat rënkojnë, kufomat stolisin.

Përforcim

Nxënësit përqendrohen në një shkrim të lirë ku ata do të përpiqen të krijojnë një strofë poezie ku të përdorin sa më shumë metafora. Janë të lirë në zgjedhjen e tematikës.

Detyrë shtëpie

Pyetja 11. Ktheni poezinë në një tregim të shkurtër ose prozë poetike duke ruajtur frymën dhe ndjesitë e përgjithshme që ajo përcjell si dhe duke përdorur metaforat që të kanë bërë më shumë përshtypje.

Koment: Ekstaza pranverore

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë temën dhe motivet e poezisë;

• Të përshkruajë atmosferën e përgjithshme dhe ndjesitë që përcjell poezia te lexuesi;

• Të shpjegojë funksionin e figurave stilistike dhe detajeve të zgjedhura nga autori për të krijuar përfytyrime dhe emocionalitet;

• Të diskutojë mbi mesazhin që përcjell poezia.

Struktura PNP

Metodat e përdorura: Shoqërim idesh, punë në grupe, diskutim, plotësim tabelash.

Page 104: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 103

Kontroll dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Parashikim: Shoqërim idesh

Shkruhet titulli i poezisë në tabelë “Ekstazë pranverore”.

Kërkohet nga nxënësit të shprehin të gjithë idetë që iu vijnë në mendje nga ky titull. Pyeten nxënësit se ç’pritshmëri iu krijon një titull i tillë. Kërkohet nga nxënësit të lidhin idetë me njëra tjetrën zinxhir.

Listohen disa prej ideve më interesante të nxënësve të cilat mund të jenë:

- Nga një poezi e titulluar Ekstazë pranverore unë pres që autori të flasë për stinën e pranverës.

-Flitet për një peizazh të bukur pranveror me ngrohtësi dhe gjelbërim.

-Fjalë ekstazë më çon në një gjendje të lartë shpirtërore të heroit lirik që ndoshta ja jep stina e pranverës.

-Heroi lirik ndihet i lumtur nga ardhja e pranverës.

-Lumturia e heroit lirik ndoshta vjen sepse ai është në moshën e rinisë sepse Rini = pranverë e jetës

Hapi i dytë

Komentohet fotoja në tekst: Sandro Botiçeli, Pranvera, rreth 1482.

• Vëzhgoni pikturën në foto dhe thoni nëse ju pëlqen apo jo.

• Cila është pranvera që piktori Botiçeli i prezanton artdashësve? Komentojeni atë mes mjeshtërisë artistike dhe artit rilindës.

• Si mendoni, a ka vlera simbolike kjo pikturë? Identifikojini ato dhe ilustrojini me detaje artistike.

Ndërtim njohurish

Përgëzohen nxënësit për idetë e tyre dhe ftohen në komentimin dhe zbulimin e ideve që ajo përcjell.

-Lexohet poezia bukur.

-Pyeten nxënësit për ndjenjat që ju zgjoi poezia.

Atmosferë e bukur pranverore me ngjyra dhe tinguj, plot optimizëm dhe shpresa. Heroi lirik është i gëzuar plot hare, por përemri pronor “tona” numri shumës na tregon se pranvera sjell lumturi në fytyrat dhe zemrat e të gjithë njerëzve.

-A është e motivuar lumturia e heroit lirik? Po ju a ndiheni të lumtur në pranverë? Cilat janë simbolet e pranverës? (bilbili, dallëndyshja, trëndafili)

Priten përgjigje nga nxënësit.

-Ndahet klasa në 4 grupe. Çdo grup do të punojë me një nga strofat e poezisë.

Grupi i parë -Strofa e parë pyetjet 5 dhe 6 te teksti.

Page 105: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 104

1. Komentoni vargjet dhe detajet në strofën e parë që tregojnë se kjo pranverë përveç se një stinë është mosha e rinisë, pranvera e jetës njerëzore.

2. Cila është figura sintaksore në strofën e parë, që realizon larminë e ndjesive që sjell pranvera?

Model përgjigjeje:

Detajet jetë e bukur jetë e re, jetë në lulëzim sjellin idenë e moshës së rinisë pranvera e jetës ku lulëzojnë dëshirat dhe ëndrrat, ku lulëzon gëzimi. Poeti përdor figurën e enumeracionit me polisindet për të theksuar larminë e ndjesive të pranverës. Por mund të jetë dhe një pranverë shprese për një jetë më të mirë.

Grupi i dytë -Strofa e dytë pyetjet 8 dhe 9 te teksti.

1. Komentoni efektin që krijojnë vargjet “…dhe dallndysha erdhi…

Si shpirti n’ekstazë, në hovin e shejt shtri.”

2. Përshkruani me fjalët tuaja përfytyrimin që ju ngjall strofa e dytë duke u fokusuar në efektin lëvizor të foljeve. Dalloni figurën sintaksore që realizon këtë përfytyrim.

Model: Dallëndyshja erdhi, Fluturimi i saj krijon përfytyrimin e shpirtit në ekstazë dhe shpirti në ekstazë krahasohet me fluturimin e dallëndyshes. Përveç se përshkruhet fluturimi i saj jepet dhe një gjendje ekstaze shpirtërore. Këto përfytyrime na i krijojnë foljet lëvizore: Rroket, puthet, dridhen krahët, poshtë vërsulet. Figura sintaksore është enumeracioni

Grupi i tretë: Strofa e tretë, pyetja 10 dhe 11 te teksti.

1. Në strofën e tretë kemi triumfin e bylbylit. Ç’efekt krijojnë te lexuesi fjalët dhe tingujt e zgjedhur nga poeti për këngën e tij? Dalloni funksionin e figurës tingullore në dy vargjet e fundit të kësaj strofe.

Model: Kënga e bylbylit jepet nga poeti si: plot magji, kumbuese, në një tempo të marrë, pa fre, që shfre përkëdhelje. Kënga e bylbylit përveç efektit të tingujve të ëmbël që na projekton, na sjell dhe idenë e një dufi shfrimi emocional të papërmbajtshëm por shumë të bukur shpirtëror të moshës së rinisë.

Në dy vargjet e fundit përsëritet: kanga, kumbuese, kang, kangë, përsëritja e tingujve dhe fjalës këngë krijon figurën e simbolizmit tingullor e cila na e sjell pranë ëmbëlsinë e zërit të bylbylit dhe ndjesinë e lumturisë që përcjell kënga.

Grupi i katërt: Strofa e katërt, pyetja 12 te teksti.

Model: Paralelizmi mes vesës, pikël e argjendtë dhe jetës që në këtë moshë të rinisë duket kaq e bukur e pastër e kthjellët dhe e lumtur ide që na i sjell fjala vesa. Ngjyrat strofës ia japin fjalët: vesa e argjendtë, hyjzimi, agimi, rrezet e arta. Janë ngjyrat shkëlqimtare ndriçuese me të cilat shihet jeta në këtë moshë. Pasi grupet paraqesin punën e tyre diskutohet mbyllja e poezisë me të njëjtën strofë që filloi, nga të katër grupet:

Model

Përforcohet ideja e ndjesive të lumturisë, shpresave, buzëqeshjes së jetës.

Page 106: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 105

Përforcim

Punohen tabelat e mëposhtme bashkërisht me të gjithë klasën.

Motivet e poezisë Lajtmotivi Mesazhi I lumturisë që zgjohet në shpirt nga ardhja e pranverës. I bukurisë së pranverës. I gëzimit, i haresë që shoqëron atë.

Lumturia shpirtërore që projekton pranvera.

Pranvera është stina më e bukur ashtu si rinia mosha më e bukur.

Detyrë shtëpie: Pika B

Figuracioni i poezisë

metafora Rrëshqiti një gëzim, ngriti fole në zemrat, jetë e re po buzëqesh, shpërthen agimi.

krahasime Si shpirti n’ekstazë, në hovin e shejt shtri si kangë Orfeji ndër telat e lyrës. tërheqse si andrra dhe si vijzatimi

polisindeti

…dhe pranvera erdhi… Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim dhe ndër zemra tona ngrehi një folé E një jetë e bukur, e një jetë e ré me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.

enumeracioni Me qiellën rroket, me diellin puthet, Dridhen krahët në hare – mandej poshtë vërsulet

aliteracioni e kanga kumbuese, kang’ e tij pa fre, asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës

inversioni Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.

Koment: Dy buzë

Ora e Katërt

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë llojin temën dhe motivet e poezisë;

• Të përshkruajë përjetimet e heroit lirik;

• Të dallojë figurat letrare dhe të analizojë funksionin e tyre në shprehjen e ndjenjave;

• Të analizojë rimën ritmin dhe llojet e vargjeve në këtë poezi;

• Të diskutojë mbi mesazhin që përcjell poezia.

Struktura: PNP

Metodat mësimore: Fjalë kyçe, punë në grupe, rrjeti i diskutimit.

Kontroll dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Page 107: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 106

Parashikim: Fjalë kyçe.

Objektivat në tabelë

Mësuesi e nis mësimin duke shkruar në tabelë fjalët kyçe që ka nxjerrë nga poezia si: Dy buzë, dy dëshira, trazuen, helmuan, vodhën, ikën, bukuria, rinia,

U kërkohet nxënësve të bëjnë lidhjen mes këtyre fjalëve duke krijuar për 5 minuta në poezi ose prozë.

Lexohen krijimet e nxënësve.

Pastaj lexohet poezia dhe nxënësit përqasin krijimet e tyre me poezinë që lexuan.

Komentohet fotoja në libër:

Kupidi, Eduard Munch, 1907

• Piktura në foto titullohet “Kupidi”. Thoni se çfarë dini për perëndinë e Kupidit.

• Si identifikohet dashuria në pikturë? A është materializuar ajo apo ruan ende një dozë largësie?

• Jepni mesazhin tuaj për fabulën e pikturës në foto.

Ndërtim i njohurive

Komentohet poezia në mënyrë të përgjithshme me të gjithë klasën. Nxiten nxënësit të bëjnë sa më shumë pyetje duke menduar në mënyrë krijuese për poezinë.

Përcaktohet Lloji poezi lirike dhe tema e dashurisë.

Komentohen vargjet e para. Ç’përfytyrim ju krijojnë dy buzë që ikin?

Nxënësit do të vënë re se është përdorur pjesa për të tërën, figura e sinekdodës, dy buzët që ikin në vend të një gruaje që ikën, kjo sepse pjesa e buzëve puthja e saj i ka krijuar heroit lirik ndjesitë për të cilat flet poezia.

U kërkohet nxënësve të dallojnë me vargje nga poezia se çfarë janë dy buzët për heroin lirik:

a. dy dëshira të flakta

b. bukuri fatale e një gruaje

është përdorur figura letrare e metaforës. Ndalohet te fjala fatale si fjalë çelës që shpreh atë që ka ndodhur bukuri e cila për poetin është fatale pasi i ka mbetur në mendje dhe nuk e harron dot megjithëse ajo ka ikur.

Ndahet poezia në 4 pjesë duke u mbështetur në ndërtimet sintaksore dhe kuptimore të pjesëve.

Ndahet klasa në 3 grupe.

Grupi 1. Punon me pjesën e parë dhe të dytë të poezisë. Dallon motivet, figurën sintaksore, efektet dhe ndjesitë. (Ushtrimi 6 dhe 7 te libri.)

Model përgjigjeje: Figura e shkallëzimit, motivi erotik, dhe motivi i mungesës. Fjalë kyçe që shprehin gjithçka që ka ndodhur dhe është përjetuar janë: dy buzë të flakta, thithën, fikën, ikën për pjesën e parë dhe dy buzë të përgjakta trazuen, tërbuen, helmuen mërguen për pjesën e dytë.

Page 108: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 107

Grupi 2. Punon me pjesën e tretë dhe të katërt të poezisë dallon motivet, figurën sintaksore, efektet dhe ndjesitë. (Ushtrimi 6 dhe 7 te libri.)

Model përgjigjeje: Në pjesën e tretë dhe të katërt poeti e zgjeron informacionin, vargjet zgjaten, duket sikur ai qetësohet disi pas lumit të fjalëve që tha me një frymë në pjesën e parë. Fjalë kyçe janë: Dy buzë bukuri fatale, më mornë, me nxornë më vodhnë dhe më vrau më zu më dogji për pjesën e fundit. Përdor figurën sintaksore të shkallëzimit. Motivi erotik, i mungesës dhe i dhimbjes.

Grupi 3. Punon me ushtrimet 10 dhe 11 te libri (efektet, shkaqet dhe pasojat) evidentohen efektet: Kur u takuan ato dy buzë ëndjet u trazuan, zemra u tërbua truri u helmua.

Pasojat: Iu mor pranvera, zemra iu nxor, gëzimi iu vodh. Koment.

Ushtrimi 11. Shkaku është bukuria, ajo shkaktoi dashurinë dhe dashuria u bë shkaku që u dogj rinia.

Kur më vrau bukuria

Kur më zu dashnia

E më dogji rinia.

Pasi diskutohet puna në grupe kërkohet nga nxënësit të përcaktohet ngjyra e poezisë dhe motivi që përforcon ajo:

Fjalët çelës janë: dy buzë të kuqe, të përgjakta, të flakta zemra, dashuria, dogji. Ngjyra e kuqe motivi erotik.

Përforcim

Ngrihet rrjeti i diskutimit me të gjithë klasën.

Argumentoni nëse heroi lirik është i lumtur ose jo nga takimi dhe gjurmët që ka lënë puthja në jetën e tij.

Po Pse Jo

Si mendoni ju më mirë ta takosh dashurinë në jetë edhe nëse pasojat do të jenë mungesë dhe dhimbje, apo të mos e takosh fare dhe mos ta njohësh kurrë dhimbjen e ëmbël të saj?

Po pse Jo

Detyrë shtëpie

Pyetja 15. Me ç’mjete tingullore dhe sintaksore e krijon poeti ritmin e poezisë?

Page 109: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 108

Koment: Z.B

Ora e pestë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të shijojë përjetimet që përcjell poezia duke e lexuar atë me intonacionin e duhur;

• Të komentojë poezinë duke u ndalur:

a. Në fuqinë e sintetizimit të vargut të Migjenit;

b. Në funksionin e figuracionit dhe në krijimin e atmosferës së poezisë dhe gjendjes shpirtërore të heroit lirik;

c. Në temën dhe motivet e saj;

• Të kthejë poezinë në një letër personale ku të ruajë sa më të pandryshuar përjetimin dhe të përfshijë pothuajse të gjitha fjalët e poezisë në të.

Struktura PNP

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, grupet e ekspertëve, kthim i poezisë në letër personale.

Kontroll dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Parashikim: Stuhi mendimesh,

Poezia që do të komentojmë sot titullohet Z.B. Cili është komenti juaj për këtë titull? Pse poeti ka vendosur vetëm iniciale?

Përgjigje të mundshme nga nxënësit:

-Mund të jenë inicialet e vajzës që i kushtohet poezia.

-Kjo poezi mund ti kushtohet një vajze që poeti e ka njohur dhe nuk është thjesht një fryt frymëzimi poetik por është tepër personale.

-Nuk donte që të tjerët ta merrnin vesh dashurinë e tyre të fshehtë.

-Ndoshta ishte dashuri e ndaluar etj.

Ndërtim kuptimi

Le ta dëgjojmë poezinë të lexuar bukur dhe të shijojmë ndjeshmërinë që përcjell.

Pasi lexohet poezia, nxënësve u shpjegohet se do të jenë ata vetë që do ta komentojnë atë të ndarë në grupe ekspertësh ku secili do të ketë një detyrë të caktuar.

Ndahet klasa në grupe me nga 4 nxënës.

Ndahen rolet për çdo nxënës të grupit:

Shkruhen në tabelë çështjet për diskutim që do tu jepen ekspertëve:

1. Dallo temën motivet e poezisë komento dhe ilustro me detaje dhe vargje.

Pyetjet 4,5,6,7.

Page 110: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 109

Është buzëmbrëmje. Dielli po perëndon dhe ka skuqur horizontin por akoma duket kaltërsia e qiellit që është e njëjtë me kaltërinë e syve të saj në të cilët pasqyrohej një dashuri e lumtur e cila krahasohet me vegime fatbardhësie në një liman ku fluturon dhe gugat një pëllumb. Kalon koha por ai që atë buzëmbrëmje mendon vetëm për ata sy që në mënyrë të fshehtë i falën dashurinë. Tema e dashurisë e një dashurie platonike, që realizohet me shikime. Të dashuruarit komunikojnë me sy. Motivet që vihen re janë lumturi, shpresë, paqe të cilat vijnë nga dashuria e cila shfaqet premtuese. Heroi lirik është i lumtur.

2. Ndaj poezinë në dy pjesë kuptimore dhe sintaksore.

Pyetja 9.

Poezia ndahet në dy pjesë. Nga ana kuptimore në pjesën e parë rrëfehet momenti koha e lindjes së dashurisë në një buzëmbrëmje, dhe në pjesën e dytë rrëfehet ndjenja që tashmë ka hedhur rrënjë e po rritet në shpirtin e poetit. Nga ana sintaksore pjesa e parë është konceptuar si një fjali e vetme e ndërtuar mbi enumeracionin dhe sjelljen zinxhir të imazheve ideve ndjenjave si në një rrëfim pa ndalesa. Dhe pjesa e dytë po ashtu është një fjali që përmbledh një gjithë rezultatin e atij shikimi diskret.

3. Dallo vetën e rrëfimit protagonistët dhe përcakto se nëse do të donim ta kthenim këtë poezi në një tekst tjetër letrar, cili prej tyre do ta shprehte plotësisht mesazhin e poetit. (sugjero tregimi, eseja, letra personale, proza poetike etj.) Motivo zgjedhjen tënde. (Pyetja 10)

Është veta e dytë: Me kaltrina në qiell e në sy tënd, zonjushë që at buzëmbrëmje un andrroj me andje ata dy sy tuej të kaltër.

Protagonistë janë ai heroi lirik që në këtë poezi është shumë i afërt me poetin dhe zonjusha me shikim të ëmbël. Në këtë mënyrë që është konceptuar poezia me mendime që vijnë varg me lirizëm të përzierë me rrëfim ndjenjash në kohe e hapësirë ku ky rrëfim i drejtohet një vajze forma më e përshtatshme ku mund të kthehej poezia pa iu prekur thelbi do të ishte një letër personale.

4. Dallo dhe shpjego funksionin dhe shprehësinë që krijojnë figurat letrare. (Pyetja 3)

Figurat letrare Funksioni

Metafora: buzëmbrëmja u dridhte Ndër afshet e fundit të diellit perëndimor

Përfytyrim i çasteve të fundit të ditës, afshet e fundit të diellit, plot romantizëm, çast ideal për lindjen e një dashurie.

Paralelizëm: me kaltrina të kullueta në qiell e në sy tand

Përshkrues Tipari që e ka goditur i ka ngelur në mendje është syri, i bukur i kaltër e mbi të gjitha aty pasqyrohet dashuria e kthjellët.

Krahasim: Si vegimet e fatbardhsis në lima

Dashuria projektohet e pastër e bardhë.

Simbol: Pëllumb që gugatin lumturi Paqe dhe shpresë për realizimin e dashurisë, lumturi.

Sipas numrit d.m.th detyrës nxënësit bashkohen në grupet eksperte për të planifikuar se si do ta japin mësimin nga çdo rol. Nxënësit kthehen përsëri në grupet bazë ku çdo ekspert drejton pjesën e tij të diskutimit.

Mësuesi ndjek ecurinë e punës në grupe.

Page 111: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 110

Hapi i dytë

Koment: Fotoja në libër:

Amadeo Modigliani, Nudo, 1919

• Gruaja e pikturës në foto quhet Zhane Hebuterne. Përshkruajeni atë nëpërmjet feminilitetit, artit, erotikës dhe nudos.

• Analizoni raportin e ngjyrave që Amadeo Modigliani ka vendosur për të dhënë objektin dhe subjektin e pikturës.

• Mendoni një titull tjetër për këtë vepër.

• Ilustroni pikturën e fotos me vargje nga poezia “Z.B.” e Migjenit.

Përforcim: punë me shkrim

Nxënësit do të kthejnë poezinë në një letër personale ku do të ruajnë të njëjtën mënyrë shprehësie të njëjtin mesazh dhe do të përpiqen të përdorin të gjitha fjalët e poezisë duke e pasuruar dhe me fjalë të tjera. Jo më shumë se gjysmë faqe letër.

Detyrë shtëpie

Pyetja 12. Shkruani një pesëvargësh për zonjushën Z.B. duke u mbështetur në përqasjet e Migjenit ndaj saj.

Koment: Një natë

Ora e gjashtë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të komentojë pikëvështrimin e poetit për gruan në poezitë e tij;

• Të përshkruajë gjendjen shpirtërore të heroit lirik;

• Të komentojë idetë përfytyrimet, mesazhet që përcjell poezia;

• Të analizojë stilin dhe figuracionin e poezisë;

• Të krahasojë 4 poezitë e komentuara të dashurisë;

• Të shkruajë një ese argumentuese me temë “Dashuria dhe gruaja” në poezinë e Migjenit.

Struktura: PNP

Metodat e përdorura: klaster, koment hap pas hapi, Tabelë krahasimi.

Parashikim

Meqenëse është ora e fundit për Migjenin rikujtojmë në një klaster veçoritë e poezive të tij të ciklit Këngët e rinisë dhe mënyrën se si e sheh dhe e paraqet ai gruan në poezitë e tij

Page 112: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 111

Ndërtim njohurish

Lexohet poezia bukur dhe nxënësit shprehin lirshëm mendimet e tyre për emocionet dhe përshtypjet që ajo iu dhuroi.

Mësuesja drejton komentin e poezisë për të cilin aktivizon nxënës të ndryshëm duke i nxitur të bëjnë pyetje për vargjet hap pas hapi.

MODEL:

Pyetja 3. Grue a hyjneshë. Ç’përfytyrim iu ngjall ky krahasim? Cili është pikëvështrimi i Migjenit për gruan në poezitë e tij?

Model përgjigjeje

Vlerësimin më të lartë për gruan. Kjo është një pyetje retorike ku Migjeni në mënyrë të pafajshme bën pyetjen por qëllimi është të theksojë adhurimin më të lartë për gruan si për një hyjni.

Pyetja 4. Si e kuptoni ju vargun: zbriti nga sfera të panjoftuna ndër odat e mia?

Model përgjigjeje:

Ideja është se ajo është fryt i imagjinatës së poetit, modeli i gruas që ai ëndërron dhe vjen t’i bëjë shoqëri në vetminë e tij, në odën e tij. Sferat e panjoftuna theksojnë se kjo grua vjen nga imagjinata nga ëndrrat për gjetjen e shpirtit të ngjashëm me vetveten.

Pyetja 5. Ç’atmosferë krijoi në dhomën dhe shpirtin e poetit vegimi i kësaj gruaje që zbret nga errësira? Në ç’gjendje shpirtërore ndodhet ai?

Dhe u shtrue një fllad, një e kandshme ndjesi,

Një heshtje parathanse zemrën don të më përpijë.

Këngët e rinisë

Edhe në këtë fushë hyhet në thellësinë e mungesave, ku

shqiptimet e mungesave prapë janë lutje. Lutje, kob apo

mplakje para mosrealizimit shpirtëror

Dashurisë i këndon me pasion të madh si një strehë e fundit e

shpirtit

Malli i tërhequr

Gruaja është e pambërritshme dhe

dashuria e parealizuar

Çeljen e shpirtit si shpresë si bashkim me

shpirtin e ngjashëm

Page 113: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 112

Atmosferë të mbushur me emocione dhe ndjesi, ajri është i tejngopur me ndjenja të parealizuara, etj.

Pyetja 6. Cilat tipare femërore rishfaqen të vlerësuara dhe tunduese në këtë poezi? Me çfarë motivesh e mbingopin ato poezinë?

Buzët e njoma të saj,

Syt e zez e të mdhaj

Me harmoni vijash të bindshme

Janë përsëri buzët dhe sytë tiparet femërore që ngacmojnë Migjenin. Në këtë mënyrë konceptimi të vargjeve theksohen motivet erotike të cilat tej ngopin poezinë. Janë vargjet e fundit që i theksojnë më tepër këto motive.

Pyetja 7. Dalloni ngjyrat dhe tingujt që mbështjellin poezinë. Si e plotësojnë ato tablonë ndjenjësore të poezisë? U kërkohet nxënësve të dallojnë ngjyrat dhe tingujt një metodë e ndjekur dhe në poezitë e tjera të Migjenit tek të cilat nuk mungojnë këto simbole që plotësojnë kuptimet që shprehin fjalët.

Model: Ngjyra: errësirë e natës, gjini i errësirës, At nat, nata.

Tinguj: heshtje, tik taku i orës, frymëmarrja, rrahja e zemrës, akord i heshtjes, vallëzim i ndjesive.

Është një atmosferë e tejngopur me emocionalitet, ndjeshmëri, erotizëm por njëkohësisht mungesë, gjithçka ndodh në mendjen e heroit lirik. Atë natë vallëzuan ndjesitë në hapësirë sepse ajo grua erdhi nga gjini i errësirës dhe errësira s’është veçse imagjinata e ndezur e poetit.

Përforcim

Në këtë fazë të mësimit do të krahasohen tre poezitë e dashurisë të komentuara gjatë këtyre orëve.

Me të gjithë klasën:

Dalloni shkallëzimin zbritës të realizimit dhe konkretizimit të ndjenjës në tre poezitë e dashurisë që komentuat.

Dy buzë-është realizuar puthja, peng i së cilës ka mbetur poeti.

Z.B. Dashuria ka nisur nga një vështrim, ajo është platonike në ajër por megjithatë plot shpresë.

Një natë është ëndrra për dashuri. Gruaja është fryt ëndrrash dhe imagjinate ekzistuese vetëm në fantazi.

11. Krahasoni poezitë Dy buzë, Z.B, Një natë. Pasqyroni në tabelë të përbashkëtat dhe të veçantat në motive, përjetime, figuracion, metrikë, leksik dhe mesazhe.

Page 114: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 113

Të përbashkëta Tema e dashurisë, motivet erotike, Adhurimi për gruan, detajet dhe tiparet

që tërheqin vëmendjen, si: buzët, sytë. Përjetimet: Në të tre poezitë ndjenja e poetit është e parealizuar plotësisht, ajo jepet si mungesë, si mall, si brengë ose si ëndërr. Figura më e përdorur: metafora. Fjalë që përsëriten: Buzë, afsh, Sy, ndjesi, dashni etj. Në të tre poezitë poeti i ndërthur vargjet nuk mban një numër të caktuar rrokjesh.

Të veçanta

Vargu: Ndryshon në varësi të shprehjes poetike. Te poezia “Dy buzë” kemi varg gjashtërrokësh dhe rima të puthura që sjellin pamje të shpejta të asaj që ka ndodhur, vargu rrëshqet ashtu si dhe gruaja me bukuri fatale në ikjen e saj. Z.B vargu vjen i qetë në rrëfim derdh ndjenjat ngadalë herë, poeti nuk nxiton herë me 12 rrokësh e herë me 8 rrokësh, herë me rimë të puthur e herë thjesht me asonanca. Një natë: Varg i gjatë që sjell gjithë përjetimet ngadalë, me ritmin e orës dhe të zemrës, alternohen lloje të ndryshme vargjesh. Shkallëzohet realizimi i dashurisë në mënyrë zbritëse nga njëra poezi te tjetra, bëhet më e pakapshme dhe fryt i fantazisë etj.

Detyrë shtëpie

Shkruani një ese mbi tekstet poetike të Migjenit me temë: “Dashuria dhe gruaja në poezinë e Migjenit”.

Page 115: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 114

Kreu VI TEKSTI TREGIMTAR

7.1 Metamorfoza Ora e parë

Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë përshtypjet që i krijon kjo metamorfozë e befasishme e personazhit kryesor që në fjalinë e parë të romanit;

• Të argumentojë mbi fijet lidhëse të jetës dhe komplekseve të Kafkës dhe pasqyrimit të tyre në personazhin e Gregorit por edhe në krejt krijimtarinë e Kafkës;

• Të analizojë alegorinë dhe metoniminë që ka përdorur Kafka dhe funksionin e tyre për të pasqyruar gjendjen në të cilën ndodhet individi dhe marrëdhëniet e individit me shoqërinë;

• Të analizojë trukun artistik të Kafkës në pasqyrimin e situatave absurde në roman;

• Të diskutojë mbi efektin ndjesitë dhe mesazhet që përcjell novela tek lexuesi.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, grupet e ekspertëve, rrjeti i diskutimit.

Këshillohet që nxënësit ta kenë lexuar materialin më parë për efekt kohe në realizimin e detyrave të klasës.

Parashikim: Stuhi mendimesh

Ç’përfytyrime ju krijon juve metamorfoza e papritur e një njeriu në një kandër të madhe të neveritshme? Si mendoni ju pse Kafka në novelën e tij ka zgjedhur pikërisht një personazh të tillë? Ç’ide ju ka ngjallur vepra kur e keni lexuar? Cila është ndjesia që ju ka lënë pas mbarimit?

Listohen idetë më të rëndësishme të nxënësve të cilat do të shërbejnë për të kaluar në fazën e dytë të mësimit.

Le t’i qasemi më afër së bashku kësaj novele për të vërtetuar ose saktësuar më tej përshtypjet e para që ajo ju ka lënë.

Ndërtim njohurish: Grupet e ekspertëve

Ndahen detyrat në grupet e ekspertëve:

1. Dalloni ndikimin e jetës dhe komplekseve të Kafkës në mishërimin e personazhit të Gregor Zamsës. Shpjegoni ndikimin e fuqishëm të biografisë së Kafkës në veprën e tij. (Pyetjet 28, 29)

2. Zbuloni idetë që përcjell alegoria dhe metonimia e novelës, gjendjen e individit, raportet sociale që ajo zbulon. (Pyetjet 31, 32, 33.)

3. Analizoni trukun artistik të Kafkës në pasqyrimin e situatave absurde në roman. (Pyetja 35, 36, 37)

Page 116: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 115

4. Zbuloni nëntekstin e tonit të qetë me të cilin rrëfen Kafka. (Pyetja 30)

Ekspertët pasi mbarojnë punën në grupe kthehen në grupet bazë dhe diskutojnë para grupit çështjen e detyrës së tyre. Mësuesja ndjek punën në grupe dhe është e gatshme për çdo të paqartë.

Përforcim

-Pas mbarimit të detyrës së ekspertëve mësuesja ngre çështjet për diskutim duke lidhur mësimin me realitetin dhe duke ndaluar në mesazhet universale të veprës.

-U kërkohet nxënësve të shprehin mendimet e tyre përballë shndërrimit të Gregorit dhe qëndrimit të familjes së tij.

-Kërkohen shembuj nga realiteti që i përgjigjen gjendjes së Zamsës.

-Mësuesja me anë të empatisë kërkon nga nxënësit të mendojnë veten në një situatë të ngjashme me atë të personazhit. Shfrytëzohen për pyetje Ushtrimet 38, 39, 40, 42 por edhe pyetje të tjera që mund të lindin gjatë mësimit.

Detyrë shtëpie: Pyetja 41

Koment: Metamorfoza

Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë realen nga fantastikja në fragment;

• Të shpjegojë funksionin e fantastikes dhe alegorisë së metamorfozës së personazhit kryesor;

• Të shpjegojë duke u nisur nga gjendja e Gregorit gjendjen e njeriut dhe trysninë në të cilën gjendet ai në përgjithësi;

• Të komentojë shqetësimin e familjes për vonesën e Gregorit në punë;

• Të dallojë veçori të stilit të Kafkës në këtë fragment.

Metodat e përdorura: Lexim i drejtuar, diskutim, shkrim i lirë.

Struktura: PNP

Parashikim: Shkruaj në tabelë fjalinë hyrëse të novelës.

Gregor Samsa, pas një nate me ëndrra të këqija, u zgjua në mëngjes dhe vuri re se aty, në shtrat, ishte shndërruar në një kandërr të madhe e të ndyrë.

Nënvizohet Ëndrra të këqija më pas pyeten nxënësit:

Çfarë ndodh normalisht kur zgjohemi pas ëndrrash të këqija? Po Gregorit çfarë i ka ndodhur pas zgjimit? Pse autori përdor një truk të tillë dhe cili është funksioni i këtij truku?

Page 117: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 116

Nisja e mësimit në këtë mënyrë ka për qëllim të tërheqë nga nxënësit njohuritë e marra në mësimin e kaluar: Te Kafka alogjizmi dhe absurdi fillojnë pasi njeriu sapo është zgjuar. Një truk gjenial, pikërisht për nga thjeshtësia e tij, pikërisht sepse pohon absurdin përpirës të botës reale, të qenësisë reale të njeriut në këtë botë.

Ndërtim njohurish: Lexim i drejtuar me ndalesa.

Lexohet fragmenti me ndalesa dhe zbërthehet me anë të pyetjeve të tekstit të nxënësit por edhe me pyetje të atypëratyshme nga mësuesja dhe nxënësit.

5. Kafka pas këtij lajmi të befasishëm kalon në përshkrimin me imtësi të kandrrës. Cila është përshtypja që ju ngjall ky përshkrim? Shpjegoni pse Kafka përshkruan kaq me hollësi në funksion të ekspresionizmit të estetikës së artit të tij krijues.

Model: Përshkrimi me hollësi bëhet nga autori për të vërtetuar atë që ai thotë në mënyrë të padiskutueshme ashtu si përshkruhet në veprat realiste.

6. Çfarë bëri Gregori pasi vuri re ndryshimin e tij? Si e gjykoni ju faktin që ai as nuk bërtiti e as nuk alarmoi njeri por thjesht foli me vete?

Gregori tha: - Ç’më paska ngjarë kështu! Ai nuk klith e nuk alarmon pasi ashtu si gjithë personazhet e Kafkës ai është i nënshtruar ndaj fatit dhe këtë që i ka ndodhur e sheh menjëherë si fatin e tij, ai e di që askush s’mund ta ndihmojë. 7. “Nuk ishte në ëndërr” si e përforcon autori mosqënien në ëndërr të Gregorit? Çfarë

përshkruan ai tashmë me imtësi?

Është një shpresë e vakët se mos gjithçka është një ëndërr. Por Kafka duke ndjekur vështrimin e Gregorit që bredh nëpër dhomë përshkruan tashmë me hollësi dhomën dhe çdo gjë është aq reale sa e përmbys shpresën e Gregorit për të qenë në ëndërr. Pastaj përshkruhet po aq me vërtetësi dritarja, zhurma e shiut.

8. Dalloni përpjekjet e dëshpëruara të Gregorit për t’i mbushur mendjen vetes se qe në ëndërr. Në të gjitha rastet si përmbysen shpresat e tij?

Gregori thotë: 1. “S’do të bëja keq të flija edhe pak, që të harroja çdo marrëzi”

2. “Kur ngrihesh që pa gdhirë - mendoi – marrësesh fare. Njeriu duhet ta bëjë gjumin që i takon.

3. “O zot- mendoi – sa zanat të rëndë kam zgjedhur!”

Fakti që ai s’lëvizte dot dhe zëri i nënës e bindën se gjithçka ishte reale. Ndërsa Kafka vazhdon përshkrimin me imtësi të kandrrës së neveritshme duke përforcuar tashmë te lexuesi se nuk jemi në ëndërr por në një realitet të mirëfilltë.

9. Lexoni me vëmendje monologun e dëshpëruar të Gregorit. Si është jeta e përditshme e tij? A është i drejtpërdrejtë Kafka në këtë monolog? Çfarë mund t’i ndodhë realisht njeriut nëse bën një jetë të tillë rraskapitëse? Zbuloni duke u nisur nga ky fragment alegorinë e shndërrimit.

Në këtë pjesë të rrëfimit Kafka është i drejtpërdrejtë realist duke na paraqitur jetën prej të shfrytëzuari që bën Gregori si në punë ashtu edhe në familje. Ai është i përulur dhe nuk mendon për vete por për familjen dhe punëdhënësit. Jepet shfrytëzimi në maksimum i

Page 118: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 117

Gregorit nga të tjerët duke punuar si kafshë. Në këtë kontekst alegoria është e qartë, kjo kandërr e ndyrë nuk është tjetër veçse njeriu i tjetërsuar nga shfrytëzimi në maksimum.

10. Cili është pozicioni i Gregorit në familje? Sa i rëndësishëm është ai për të?

Gregori është burimi kryesor i të ardhurave në familje, prandaj ai është shumë i rëndësishëm.

11. Si e gjykoni ju faktin që pas shndërrimit të tmerrshëm Gregori vazhdon të mendojë të kapë trenin dhe të arrijë në kohë në punë në vend që të merakoset për “gjëmën” që e ka gjetur? Ç’tregon kjo mënyrë mendimi për gjendjen e njeriut të shekullit të 20 dhe raportet e tij me shoqërinë?

Edhe njëherë theksohet shfrytëzimi maksimal individit nga shoqëria, trysnia e jashtëzakonshme e saj mbi individin, pasiguria për një vend pune, frika nga punëdhënësit eprorët kthimi i individit në një robot pune dhe sigurimi i të ardhurave për të jetuar.

12. Vini re se Gregori mendon në mënyrë të fiksuar për punën dhe drejtorin. Ç’tipare ka punëdhënësi i tij?

Jo më kot Kafka i jep këto detaje në mënyrë këmbëngulëse. Ato s’bëjnë gjë tjetër veçse motivojnë shndërrimin e personazhit. Drejtori është i pashpirt si të gjithë punëdhënësit.

13, 14. Ç’përshtypje ju lë shpjegimi i Gregorit se nëse ai do të mungonte një ditë në punë drejtori bashkë me mjekun do të vinin në shtëpinë e tij për verifikim? Në ç’shkallë e hiperbolizon Kafka egërsinë e shoqërisë ku jeton personazhi i tij?

Kafka hiperbolizon duke na theksuar se individi është në çdo kohë i kontrolluar, i vëzhguar, i robëruar nën kthetrat e sistemit. Megjithatë kjo mënyrë jetese jepet shumë thjesht dhe transparente tepër normale në sytë e lexuesit i cili ndjen deri në thelb përndjekjen e njeriut nga syri vëzhgues i sistemit dhe të tjerëve që në planin më të ngushtë janë pikërisht familjarët e dashur.

15. Cili është efekti i zërit të nënës të Gregori? Po zëri i motrës si tingëllon tek ai? Si mendoni ju a do ta ruajnë magjinë këta zëra pasi të vënë re shndërrimin?

Nëna ka një zë të ëmbël, motra ka një zë të dhembshur.

Mblidhen përgjigjet më interesante të nxënësve për pyetjen. Ndalohet te ato që mendojnë se zëri i nënës dhe i motrës do ta humbasin efektin. Kërkohet që nxënësit ta motivojnë përgjigjen e tyre dhe të sintetizojnë një mesazh për këtë ndryshim të sjelljes së familjes ndaj Gregorit.

16. Komentoni groteskun e alarmit në familjen e Gregorit për vonesën e tij në punë.

Alarmi është një alarm i përligjur sepse Gregori është makina e punës që mban familjen me të ardhura...

Analiza mund të ndërpritet në këtë pjesë të fragmentit dhe u lihet nxënësve detyrë të vazhdojnë leximin në shtëpi.

Përforcim: Shkrim i lirë

Qëllimi i këtij ushtrimi është të shihet sa e kanë kuptuar nxënësit nëntekstin e novelës.

Shkruani një tregim të shkurtër me të njëjtën temë ku personazh të jetë një Gregor real dhe i zakonshëm pa elementë fantastikë në të. Pasi t’i lexoni në klasë tregimet tuaja

Page 119: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 118

diskutoni për larminë e situatave të ngjashme në realitetin e përditshëm dhe për larminë e fateve njerëzore me protagonist një Gregor Zamza.

Detyrë shtëpie

Kujtoni vazhdimin e novelës dhe përmblidheni shkurtimisht para klasës. Sintetizoni mesazhet që përcillen në këtë novelë për raportet e njeriut me shoqërinë, me familjen dhe me vetveten.

Ora e tretë

Nxënësi të jetë i aftë:

• Të zbulojë në fragment detajet e kërkuara në funksion të analizës së tekstit;

• Të japë mendimin e vet për natyrën e personazheve dhe raporteve që ata krijojnë duke ilustruar me shembuj nga fragmenti;

• Të sintetizojë mesazhet universale të novelës;

• Të plotësojë saktë dhe në mënyrë të përmbledhur tabelën e analizës përfundimtare të novelës “Metamorfoza”.

Metodat e përdorura: Punë në grupe, diskutim, ruaje fjalën e fundit për mua.

Struktura: PNP

Parashikim: Lexohen detyrat e shtëpisë por vetëm pjesa ku është përmbledhur shkurtimisht fabula. U kujtohet nxënësve që mesazhet që kanë sintetizuar për novelën do t’i lexojnë në fund të mësimit pasi të kenë analizuar dhe pjesën e mbetur të fragmentit.

Ndërtim njohurish:

Ndahet klasa në grupe të cilët do të punojnë me ushtrimet në vazhdim.

Grupi 1. Pyetja 17. Listoni të gjitha veprimet e Gregorit pasi ai vendosi të ngrihej nga shtrati. Ç’veçori e stilit kafkian spikat në këtë përshkrim?

Grupi 2. Pyetja 18. Cili është nënteksti i përpjekjeve të Gregorit për tu ngritur nga shtrati? Bëni leximin alegorik simbolik të këtij fragmenti. Cili është përfundimi juaj?

Grupi 3. Pyetja 19. Shpjegoni thelbin e ironisë së Kafkës në fragmentin e mëposhtëm? Me ç’mjete është realizuar ajo?

Nuk do të kishte mjaftuar që të vinte për të pyetur një çirak – nëse kjo është e domosdoshme - po vinte vetë prokuratori që t’i dëshmonte familjes së pafajshme se shqyrtimi i këtij rasti të dyshimtë mund t’i besohej vetëm zgjuarsisë së tij? Përse Gregori ishte dënuar që të punonte në një firmë ku edhe pakujdesia më e vogël zgjonte dyshime të mëdha?

Grupi 4. Pyetja 20. Komentoni sjelljen e nënës përballë prokuratorit. Në ç’shkallë jepet përulësia e saj? Po përshkrimi që ajo i bën jetës së Gregorit ç’tregon për këtë të fundit?

Page 120: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 119

Lexohen përfundimet e nxënësve për ushtrimet e dhëna. Kalohet në diskutimin e ushtrimeve të tjera me të gjithë klasën duke nxitur sa më shumë ide nga nxënësit.

Shfrytëzohen për pyetje ushtrimet:

22. Çfarë ka dashur të shprehë Kafka me hipotezën e Gregorit se edhe prokuratorit mund t’i ndodhë një ditë e njëjta gjë?

23. Komentoni: Gregori ishte aty dhe as mendonte ta linte familjen e tij. Për çfarë duhet të mendonte më shumë Gregori në këto momente?

24. Si e gjykoni ju faktin se me gjithë metamorfozën e tmerrshme Gregori vazhdon të mendojë për kthimin në punë dhe për shfajësimin para drejtorit?

25. Argumentoni se Gregori është një qenie e përulur.

26. Cili është roli i rrëfimtarit në këtë rrëfim? A mban ai qëndrim, a shpjegon arsyet apo motivon situatën e personazheve apo vetëm konstaton? Argumento.

Përforcim

Pasi diskutohet për të gjitha pyetjet e mësimit mësuesi rimerr detyrat e shtëpisë me anë të metodës Ruaje fjalën e fundit për mua. Mësuesi cakton një nxënës që do të drejtojë leximin i cili do t’i lexojë i fundit mesazhet që ka nxjerrë. 5-6 nxënës lexojnë mesazhet e tyre. I fundit e ka fjalën nxënësi që drejton leximin.

Detyrë shtëpie:

Pyetja 27. Elementë të analizës së testit narrativ në novelën Metamorfoza.

7.2 Bylbylat e Plepishtit, Ernest Koliqi Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë temën që trajtohet dhe këndvështrimin e autorit për temën;

• Të analizojë ndryshimin e këndvështrimit të dy djemve për vajzën shkodrane dhe arsyet e këtij ndryshimi;

• Të mbajë një qëndrim individual në dënim të steriotipit gjinor si një fenomen i dëmshëm për një shoqëri të përparuar;

• Të përshkruajë personazhet botën e brendshme dhe botën e jashtme;

• Të diskutojë mbi aktualitetin e problematikës që trajton Koliqi.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, punë me grupe, hulumtim i përbashkët, diagram Veni, rrjeti i diskutimit.

Struktura PNP

Nxënësit janë porositur ta lexojnë tregimin në shtëpi për të shkurtuar kohë me veprimtaritë në klasë.

Page 121: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 120

Parashikim: Stuhi mendimesh

Cila është ngjarja te tregimi Bylbylat e Plebishtit? Po tema e saj? Ç’tregon kjo për realitetin kur është shkruar tregimi? Po sot cili është realiteti me të njëjtën tematikë?

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

Disa nxënës bëjnë përmbledhjen e ngjarjes së tregimit.

Hapi i dytë

Ndahet klasa në grupe:

Grupi 1. Pyetja: 2. Komentoni përshtypjen që shkaktoi tek dy djelmoshat shfaqja e Çiljetës në dhomën e ngrënies. Pamja përshkruhet veshja e saj në ngjyrë të kaltër me topa të bruztë dhe zëri i saj i kthjellët por pak i dridhur (Ndoshta nga sedra që karakterizonte femrën shqiptare).

Veprimet E lirshme me zhdërvjellësi zuri vend në tavolinë ...

Përshtypjet Të dy djemtë kur ajo hyri ngelën me shikim gozhduar te dera, pastaj nuk ia ndanin dot sytë në tavolinë dhe u humbën fjalët ato ranë në mendime të dyzuara...

Grupi 2. Pyetja 33. Zbuloni pse ardhja e kësaj vajze shkaktoi habi te dy djemtë. Ilustroni me fjali nga teksti arsyet që duhet ta pengonin Çiljetën të ulej në një sofër me dy djemtë.

1. Mentaliteti Shumica e vajzave shkodrane koriten para njerëzve të huej.

2. Mblesëria: S’mujte ajo mos me dijtun se pak dit para kish çue i ati shkuesin njiherë ke njani mbandej ke tjetri pa arrijtun në nji përfundim. E atëherë ku e mori at guxim të rrallë ndër vajza t’ona me u dalun shi njatyne qi disi, në nji farë mënyren e përbuzne tue mos e pranue si shoqe për jetë?

Grupi 3. Pyetja 4. Dalloni këndvështrimin e autorit kur flet për zakonet e të sjellit të femrave në shoqërinë shqiptare të kohës. Cila është fjala që shpreh më saktë opinionin e tij?

Shkaku i disa zakoneve të vjetrueme qi ngjasin marrisht në vend t’onë.

Autori del hapur kundër këtyre zakoneve.

Pyetja 5. Cili është kuptimi që sjell autori me fjalinë: Por gjithshka po ndodhte në këto kohnat t’ona. Çfarë justifikon ai me këtë? Justifikon sjelljen e Çiljetës dhe i paraprin zhvillimit ndryshimit aq të nevojshëm, ironizon Hilushin i cili kishte një mendim krejt ndryshe për vajzat shkodrane.

Grupi 4. Pyetja 8. Dy djemtë janë shkolluar jashtë shtetit dhe kanë marrë kulturë perëndimore. Ata të kthyer në atdhe ndjejnë nevojën dhe domosdoshmërinë e ndryshimit. Cilat janë rrugët që propozon secili prej tyre?

Hilushi Vilza, me parafytyrime të gjalla, bante apologjin e traditave ma të shndoshta t’ona. Shtjellonte thezën e vet të vjetër. Duhet të zhvillohemi, pa luejtë nga bazat e zakoneve typike të kombit. Duhet m’u përtri, pa u dyndë prej përfitimesh, kryesore trashigue nga kalesa...

Lorja Për me përparue duhej nisë jetë e r e tue thye çdo lidhje me zakone të trashëgueme.

Page 122: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 121

Hilushi tregohej ma i kulturuem, ai ma i shetitun.

Grupet diskutojnë punën e tyre.

Hapi i tretë

Vazhdohet me zbërthimin e tregimit. Hulumtim i përbashkët. Diskutim.

Një nxënës lexon në libër momentet e mendimeve të dyzuara tek djemtë.

Diskutohet për pyetjen: Pse ndihen ata të çorientuar? Cili është stereotipi gjinor që ata kanë për femrën shqiptare në mendje?

Kalohet çështja dhe në realitetin e sotëm. Po sot cili është steriotipi gjinor për femrën në shoqërinë shqiptare?

Diskutim. Po ju ç’qëndrim mbani lidhur me argumentet e secilit prej tyre për ndryshimin e Shqipërisë? Jepni dhe ju opinionin dhe argumentet tuaja në lidhje me mundësitë e ndryshimit dhe përparimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe mentaliteteve që ju mendoni se janë të prapambetura për kohën.

Vazhdon hulumtimi i përbashkët me të gjithë klasën për çështjet e ngritura mbi tregimin.

Mali dhe deti marrin në ligjërimin e Hilushit një simbolikë të veçantë. Zbërthejeni atë dhe diskutoni për mesazhin që përcjellin këto fjalë të tij.

Ç’përshtypje ju lë gjykimi i Çiljetës lidhur me opinionet e dy djemve?

A krijon efekte komike rivaliteti i bisedës mes djemve? Pse? Ilustroni me detaje nga fjalët e autorit.

Dalloni këndvështrimin e autorit për Çiljetën. Ilustroni me fjalë nga fragmenti mendimin tuaj. A përfaqëson Çiljeta modelin e femrës shkodrane dhe shqiptare të përshkruar nga Koliqi me aq dashuri? Cilat janë cilësitë me të cilat e pajis Koliqi këtë personazh kaq të dashur?

Punë e pavarur

Pyetja 14. Përshkruani heroinën si nga pamja e jashtme, ashtu dhe nga bota e saj e pasur shpirtërore duke shfrytëzuar dhe karakterizimet e përdorura nga shkrimtari për të.

Përforcim Diagram Veni. Rrjeti i diskutimit

-Përshkruaj Hilushin dhe Loron. Ç’shtresë përfaqësojnë ata, ku ngjasojnë dhe ku dallojnë me njëri - tjetrin?

Hilushi Lorja

-Të tre personazhet janë të së njëjtit mendim lidhur me zakonin e martesave me shkuesi. A është ky zakon i pranishëm akoma në shoqërinë shqiptare, deri në ç’masë? Shprehni mendimin tuaj pro ose kundra për këtë zakon duke argumentuar në çdo rast.

Pro Pse Kundra

Page 123: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 122

Detyrë shtëpie

Pyetja 17. Thoni disa nga mesazhet që përcillen në këtë tregim. Mbështetuni për këtë edhe te mbyllja e tregimit.

Koment: Bylbylat e Plebishtit

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të sintetizojë mesazhet që dalin nga tregimi;

• Të analizojnë tregimin për nga bukuria e gjuhës, figuracionit dhe stilit;

• Të dallojë tipare të dialektit të gegërishtes duke i përqasur me formën e tyre në toskërisht;

• Të vlerësojë bukurinë e dialektit në këtë tregim.

Metodat e përdorura: Punë me grupe, rrjeti i diskutimit.

Parashikim: Lexohen detyrat e shtëpisë. Mesazhet më të bukura që kanë nxjerrë nxënësit shkruhen në tabelë.

Ndërtim njohurish:

Lexohen disa nga punët e nxënësve dhe përgëzohen për realizimin.

Hapi i parë

Ndahet klasa në grupe

Grupi i parë. Koliqi shquhet për gjuhën e pasur plot finesë dhe figuracion të zgjedhur. Analizoni funksionin e figurave letrare në këtë tregim pasi të plotësoni tabelën e figurave. Cila është figura e preferuar dhe më e përdorur e Koliqit?

Metafora

Vetullat e holla s’rrijshin kurr të qeta. Buzve të njoma, valët shushurisni, dëshira të ndezuna, kangën e detit, buzëqeshje t’ambël, i fali një shikim plot dritë e plot mrisi, shikue ambëlsisht, qindisë me mendime të njoma e me dëshirë të paguximshme pse tepër t’ambëla etj.

Krahasime gufonte si një deritë e kthiellët me të ngushullue synin. si degërmi e ndërpashme etj.

Epitete ndjete të stërholla, za i kthjellët, i thellë e depërtues. flokve të lëmuet sytë e thellë, shtatin e drejtë dhe të lakueshëm etj.

Inversione Inversion- Ai me madhnin krenare e t’amshueshm shkambijeve. gazmore kumbuen notat e gjalla etj.

Simbole Mali e deti.

Page 124: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 123

Shprehje frazeologjike

me i a hangër zemrën, bluejtshin mendimesh, çeli gojë, e pau me udhë, tue shikue shend e verë etj.

Të tjera Pasthirrmë: Ah, ata dy sy! Ah, ai za

Grupi i dytë

Gjurmoni në tekst shembuj dallimesh fonetike, morfologjike dhe leksikore mes dy dialekteve. Plotësoni tabelën.

Gegërisht Toskërisht

Togu ue Shkruente, besue, urue, etj.

Shkruante, besuar, uruar

Togu vo u vojt,etj. U vajt, Zanorja a të kandëshme, ’ambëla etj. Të këndshme, ëmbla,etj. n-së ndërzanore Vuni, prehën, venës etj. Vuri, prehër, verës.

Dallime fonetike

bashkëtingëlloreve m,n

Ndëgjoj, ndiesina ndrydhte. Vihet re ruajtja e grupeve mb, nd, etj.

Paskajores me ngranë, me i u shtrue me lirue etj.

Të hajë, t’ju shtrojë, të lirosh.

Dallime morfologjike

Pjesorja Dashtë, bartë, etj. Dashur, mbartur. Dallime leksikore

Fjalë me përdorim vetëm në njërin nga dialektet.

Korit, çmerit, prozhmin, dheshku, kres, kande. etj.

Grupi i tretë

Zgjidhni një paragraf nga tregimi. Kthejeni atë në gjuhën letrare. Ç’ndryshime vini re?

Duhet theksuar se nëse e kthen në gjuhë letrare i humbet gjithë bukuria dhe zbehet origjinaliteti i autorit. Zgjedhja e fjalëve dhe kumbimi i tyre në gegërisht e bëjnë tregimin tepër lirik.

Me të gjithë klasën zhvillohet rrjeti i diskutimit.

Si mendoni ju a i humbet disa nga vlerat e veta artistike tregimi gjatë kësaj përshtatje në gjuhën letrare?

Po Pse Jo

Detyrë shtëpie

Analizoni karakterin tregimtar të pjesës “Bylbylat e Plepishtit” duke u mbështetur në elementet e evidentuar në tabelë.

Page 125: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 124

7.3 Muri, Sartri Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë tiparet ekzistencialiste në veprën e Sartrit;

• Të shpjegojë konceptin e lirisë në krijimtarinë e tij;

• Të analizojë simbolikën e murit duke u nisur nga ngjarja e novelës;

• Të shpjegojë përjetimet e qenies para ekzekutimit.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, Klaster, insert.

Parashikim

Mësuesja i njeh nxënësit me temën dhe objektivat e orës.

Shkruan në tabelë titullin e novelës “Muri”

Për ata që se kanë lexuar tregimin: Si mendoni ju për çfarë mund të bëjë fjalë një tregim me këtë titull? Kujtoni që bëhet fjalë për një tregim ekzistencialist.

Shkruhen idetë më interesante të nxënësve në tabelë.

Në një klaster shkruhen tiparet e letërsisë ekzistencialiste me të cilat nxënësit janë njohur në mësimin për Kamynë:

Ndërtim njohurish: Teknika insert, pyetje përgjigje me klasën për çështjet në tekst.

Nxënësit lexojnë në heshtje mësimin dhe vendosin shenjat në tekst.

Ekzistencializmi

Përpjekje për të ruajtur të paprekur dinjitetin, thelbin

njerëzor

Liria absolute e qenies

Takim me absurdin

Ankth që rrjedh nga takimi me

vdekjen

Tëhuajësimi me shoqërinë

Page 126: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 125

Ndërtim njohurish: Teknika insert:

V - + ?

V-E njohur,

- E pabesueshme ose ndryshe nga ajo që ata mendojnë,

+ Informacion i ri

? e paqartë për ta.

U lihet nxënësve koha në dispozicion për të lexuar tekstin dhe për ta pajisur atë me shenja.

Pasi nxënësit mbarojnë leximin e kujdesshëm mësuesja sqaron të gjitha pikëpyetjet e ngritura nga nxënësit.

Lexohet materiali plotësues për ekzistencializmin dhe diskutohet mbi tiparet e ekzistencializmit të Sartrit.

Mësuesja ngre për nxënësit pyetjet e mëposhtme:

1. Ç’ndodh me personazhet e Sartrit kur takojnë absurdin?

Vilen mendime nga nxënësit dhe më pas plotësohen nga mësuesja:

a. Te Sartri absurdi ka natyrë më të drejtpërdrejtë filozofike.

b. Kur takon absurdin, heroi i Sartrit i kundërvihet me vetëdije botës së jashtme, botës së ftohtë të gjësendeve sepse takimi me absurdin zhvleftëson çdo gjë që në jetën e heroit absurd i cili ka të bëjë me gjërat e rëndomta që s’kanë asnjë lidhje me ekzistencën.

Ajo që e shqetëson heroin absurd është pikërisht qenia në zgrip e ekzistencës së vet dhe kotësia e jetës përballë vdekjes. Për heroin ekzistencialist nuk ka vlerë asnjë ligj moral asnjë ndjenjë atdhetare apo heroike, asnjë qëndrim politik apo social por mbi të gjitha ka vlerë njeriu si njeri si qenie që meriton gjithë vëmendjen respektin dhe trajtimin njerëzor që i takon pasi sipas ekzistencialistëve njeriu është më i rëndësishëm se cilido shtet që ai i përket! Prandaj dhe Sartri shprehet se ekzistencializmi është humanizëm.

2. Kujtoni vlerën e lirisë për ekzistencialistët. Ç’quajnë ata liri absolute dhe si përpiqen ta ruajnë atë?

Pasi nxënësit sjellin të dhëna për lirinë absolute të tilla si:

Heroi ekzistencialist kërkon me ngulëm të ruajë të paprekur thelbin njerëzor nga parimet morale të shoqërisë, nga rregullat dhe ligjet të cilat atij i duken transformuese dhe të ankthshme duke e kthyer njeriun në robot ligjesh dhe rregullash të cilat e pengojnë atë të shijojë ekzistencën e vet tokësore. Kalohet te komenti i shprehjes së mëposhtme:

Vetëdija është pikërisht liria, ai kryq i rëndë, i cili e shtyp heroin e botës absurde.

Nxënësit shprehin përfytyrimet e tyre mbi këtë shprehje. Bëhet lidhja asociative mes kryqit të rëndë të krishtit dhe ndërgjegjes, vetëdijës së njeriut i cili është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij në jetë por pasojat e të cilave do të bien dhe do të rëndojnë pikërisht mbi të.

Page 127: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 126

Prandaj Sartri shprehet: Njeriu është i dënuar me liri.

3. Si kufizohet liria absolute në novelën “Muri”?

E drejta themelore e njeriut është të jetojë derisa t’i vijë vdekja natyrale por në këtë novelë njeriut i mohohet dhe i kufizohet liria e tij më absolute; jeta vetë.

4. Ç’ndodh me vetëdijen e personazheve të novelës gjatë përjetimit paraprak të vdekjes në një qeli për tërë natën duke pritur orën e ekzekutimit?

Njeriu në këtë novelë nuk e ndjen më veten njeri por një masë mishi e cila të nesërmen nuk do të ekzistojë më. Në pjesën më të madhe të faqeve të kësaj novele përshkruhen psikologjikisht përpjekjet e njeriut për të ruajtur të paprekur thelbin njerëzor përballë syrit vëzhgues të shokëve të qelisë të cilët i pret po i njëjti fat si dhe përballë mjekut të sjellë aty për të vëzhguar sjelljet e këtyre qënieve përballë vdekjes. Vetëdija transformohet deri në atë shkallë saqë koha nuk përjetohet më si njeri po si i vdekur i pakallur në dhe.

-Diskutohet me të gjithë klasën për fotot në libër. Drejt e në mur, Filip Delmer, Paris, 2006

• Shikoni skulpturën në foto dhe thoni cila është tema e saj.

• Vëreni trupin dhe shpirtin në subjektin e skulpturës dhe komentojini ata.

• Identifikoni procesin që ndodh në shpirtin dhe mendjen e heroit në foto. Ilustroni me detaje nga skulptura.

Përforcim

Pasi analizohen dhe komentohen çështjet e mësipërme u kërkohet nxënësve të përcaktojnë simbolikën e titullit të novelës:

MURI ⎯→ Muri është kufiri ndarës mes të gjallëve dhe të vdekurve, midis të gjallëve dhe atyre që ishin dënuar me vdekje, mes të gjallëve dhe atyre që në këtë tregim ishin të dënuar ta përjetonin vdekjen pa vdekur akoma dhe t’i shihnin me një sy tjetër të gjithë njerëzit të cilët nuk ishin të detyruar të vdisnin pas disa orësh

Detyrë shtëpie

Lexoni tregimin “Muri ”dhe bëni një përmbledhje të fabulës së tregimit në fletore

Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me vëmendje fragmentin dhe gjatë leximit të përqendrohet në çështjet e shtruara për diskutim nga mësuesja në tabelë:

a. Përjetimet ekzistencialiste të personazheve.

b. Bota çnjerëzore, dhuna e saj mbi njeriun transformimet që pëson njeriu përballë saj.

• Të përshkruajë përjetimet emocionale dhe psikologjike të personazheve në momentet të tilla të skajshme të ekzistencës;

Page 128: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 127

• Të komentojë fjalët veprimet dhe mendimet më domethënëse të personazheve në këtë fragment.

Metodat e përdorura: lexim i drejtuar, pyetje përgjigje, punë e pavarur në grupe, ditar dypjesësh.

Parashikim

Lexohet detyra e shtëpisë qëllimi i së cilës është të kontrollohet aftësia e nxënësve për të bërë sa më saktë një përmbledhje si dhe të sillet në klasë ngjarja e plotë e novelës fragmenti i së cilës do të komentohet në vazhdim të orës.

Ndërtim njohurish: Lexim i drejtuar, pyetje -përgjigje.

Njihen nxënësit me objektivat e orës. Lexohet fragmenti me ndalesa dhe analizohet hap pas hapi duke shfrytëzuar pyetjet në tekstin e nxënësit si dhe pyetje të atypëratyshme që lindin gjatë leximit si nga mësuesja ashtu dhe nga nxënësit.

Ndalesa e parë:

1. Janë momentet e fundit të tregimit kur pas një nate rraskapitëse ardhja e mëngjesit përjetohet si fatale. Si përjetohet rrjedha e kohës nga personazhet?A e ndjeni dhe ju se si ata kapen fort pas minutave të fundit të jetës së tyre? Ilustroni me detaje.

Gjithë natën personazhet s’kanë vënë gjumë në sy sepse këto janë çastet e fundit të ekzistencës së tyre pas të cilës ata kapen fort dhe nuk duan të shkëputen. Koha përjetohet me ankth ajo është e pandalshme fatale për ta. E si mund të flesh kur e di që këto janë orët e fundit të jetës?

DETAJE: po ruante zbardhjen e dritës, koha po shkiste, po rridhte pikë e nga një pikë.

2. Kujtoni moton e ekzistencialistëve: “Në një botë absurde njeriut i del si detyrë të ruajë mbi të gjitha dinjitetin personal” Në cilat fjalë të personazhit kryesor të këtij tregimi duket kjo? Komentojini ato sipas këndvështrimit tuaj.

Doja të vdisja si i ka hije burrit e nuk mendoja për asgjë tjetër

Gjithë natën heroi është përpjekur mos ta japë veten, të qëndrojë dinjitoz, të mos ulërijë apo bërtasë sepse atij vetëm kjo i ka mbetur në dorë asgjë tjetër s’varet më nga ai. Gjithçka rreth e qark është transformuese dhe përpjekjet e tij janë shumë të mundimshme ai në mënyrë të pavullnetshme nuk e ndjen të ftohtin e madh të qelisë ashtu siç e ndjen mjeku i cili nuk është i dënuar por përkundrazi djersit në mënyrë të pakontrolluar dhe mundohet ta fshehë sa më shumë këtë fakt i cili i duket shumë poshtërues në sytë e mjekut i cili vetëm vështron dhe mbledh fakte për mënyrën se si sillen njerëzit sesi çnjerëzohen ata përballë vdekjes.

Ndalesa e dytë

Vazhdohet leximi deri tek: . Por vetëm shtrëngoja dhëmbët e i rrasja duart ndër xhepa se doja të mbetesha burrë...

Ndahet klasa në grupe dhe u jepen të punojnë me shkrim detyrat e mëposhtme:

Grupi 1. Pyetja 3. Lexoni me vëmendje dialogun mes personazheve në pjesën e parë të

Page 129: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 128

fragmentit. Analizoni ankthin ekzistencial të tre personazheve të mbyllur në një dhomë burgu në pritje të ekzekutimit. Listoni fjalët që e shprehin këtë dhe komentoni nëntekstin e lakonizmit të përdorur në këtë dialog.

DETAJE: - I dëgjon?, - Ç’dreqin kërkojnë? Në terr nuk qëllohet dot!, - Po zbardh. Filluan, siç duket u bëka në oborrin mbrapa, - Eh, ç’vete! – tha Tomi, vështronte nga dera, Tomit i ra cigarja nga goja.

Personazhet nuk flasin shumë, nuk rrëfehen, por çdo fjalë që ata thonë shpreh në mënyrë të thellë ankthin e tyre ekzistencial përballë vdekjes etj.

Grupi 2. Pyetja 4. Vini re normalitetin me të cilin ushtarët kryejnë detyrën. Komentoni fjalët e tyre:

“ Nuk është ky i pari që ndihet keq, - tha togeri,- mjafton që ta ngrini hopa të dy bashkë; të tjerat i rregullojmë te vendi”. Ç’ngjyrime kuptimore merr fjala “vendi” e përdorur në këtë kontekst? Cila është figura letrare e krijuar?

Këta janë ata të tjerët me të cilët personazhet tanë të mjerë i ndan një mur i pakapërcyeshëm. Ata e bëjnë detyrën e tyre me normalitetin që mund të hahet një vakt apo të trajtohet një kafshë. Vendi fjalë të cilën ata e shqiptojnë kaq natyrshëm është vendi i vdekjes i ekzekutimit. Figura e përdorur është Litota ose eufemizmi.

Grupi 3. Pyetja 5. Analizoni gjendjen shpirtërore e psikologjike të personazhit duke u mbështetur te fjalët e tij:

Nuk po e kuptoja ç’po ndodhte me mua, po më pëlqente që të kryenin punë shpejt e shpejt. Dëgjoja breshëritë me intervale pothuajse të rregullta; pas çdo njërës prej tyre unë dridhesha. Më vinte të ulërija e të shkulja flokët. Por vetëm shtrëngoja dhëmbët e i rrasja duart ndër xhepa se doja të mbetesha burrë.

Ndalesa e tretë

Lexohet deri në fund

Punë e pavarur: Plotësoni në tabelën e mëposhtme fjalët, shprehjet, përshkrimet dhe veprimet që tregojnë egërsinë çnjerëzore të oficerëve përballë të burgosurit.

O jeta e tij, o e jotja, Keni një çerek ore afat për t’u menduar, Fjalë dhe shprehje

Dy sy të egër, një palë sy që të kallnin të gjallë në dhé, Përshkrime

bishe të egër e të pashpirt.

më kapi nga krahët, m’i kishte ngulur gishtat si darë në muskuj e m’u shtrëngonte me sa fuqi kishte, më shtyu tutje me forcë

Veprime

ma shfrynte mu në turinj atë duhmën e tij të qelbur. , përplaste kamxhikun pas çizmeve,

Diskutim

Komentoni qëndrimin e heroit përballë oficerëve. A ndihet ai i frikësuar nga veprimet e tyre të mirëllogaritura? Pse? Dalloni fjalinë ku ai shpreh opinionin e vet për këtë sjellje të tyre.

Page 130: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 129

Jo ai nuk ndihet i frikësuar nga asgjë sepse ai është i sigurt se çfarëdo që të ndodhë vdekjen e ka në xhep. Heroi është i vetëdijshëm. Ai shprehet: Që ta trembësh një njeri që do të vdesë, duhen marifete ku e ku më të holla dhe Punët e tyre të vockla mua më neveritnin e më ngjanin qesharake: nuk arrija dot ta vija veten në vend të tyre, ata më dukeshin të marrë.

Përforcim: ditar dypjesësh

Orientohen nxënësit që të zgjedhin nga fragmenti momentet më domethënëse për ta, fjalë apo shprehje të personazheve, përshkrime etj dhe t’i komentojë ato në një ditar dypjesësh.

CITATI KOMENTI

Detyrë shtëpie

Pyetje 16. Sillni shembuj të tjerë në klasë nga historia për trajtime çnjerëzore që i janë bërë njeriut nga njeriu. Diskutoni mbi efektin shkatërrues që kanë lënë ngjarje të tilla në brezat që i kanë përjetuar këto tragjedi. Po në historinë e popullit shqiptar a ka shembuj të ngjashëm? Me materialet e sjella në klasë krijoni një poster me titull Jo dhunës!

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë këndvështrimin e autorit për ngjarjet;

• Të argumentojë humanizmin e Sartrit për njeriun më shembuj nga fragmenti;

• Të ilustrojë me shembuj nga fragmenti takimin e heroit rrëfimtar me absurdin;

• Të argumentojë efektin që krijon tek lexuesi dhe mesazhet që përcjell personazhi i zhveshur nga pozicioni social politik apo ideologjik;

• Të krahasojë mënyrën e rrëfimit të Kamysë Sartrit dhe Kafkës.

Metodat e përdorura: Klaster, poster, Punë në grupe.

Parashikim

Lexohet detyra e shtëpisë ku nxënësit kanë sjellë materiale për trajtime çnjerëzore që i janë bërë njeriut modern nga njeriu si: shfarosjet në kampet fashiste e naziste, bombat atomike, lufta në Kosovë etj.

Ngrihet çështja për diskutim: Cili është efekti i përjetimit të një realiteti të tillë nga njeriu?

Nxënësit shprehin opinionet e tyre por edhe mendime të heroit të novelës për të ilustruar efektin e dhunës te njeriu të cilat mësuesja i përmbledh në një klaster:

Page 131: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 130

Me mendimet më interesante dhe fotot më domethënëse nxënësit krijojnë një poster të cilin e varin në tabelë.

NDËRTIM NJOHURISH: Punë me grupe

Kthehemi përsëri te vepra dhe çështjet që kanë mbetur për diskutim. Ndahet klasa në grupe me detyrat:

Grupi 1. Pyetja 8. Argumentoni se personazhi i këtij tregimi është indiferent ashtu siç janë shumica e heronjve ekzistencialistë.

Heroi është indiferent sepse te ai është zhvleftësuar kuptimi i jetës. Ai ndihet i pasigurt dhe i pavlefshëm atij nuk i intereson më asgjë. Të jetosh dhe të provosh një realitet të tillë shpesh mund të ndodhë të tjetërsohesh dhe të mos vlerësosh më asgjë madje as jetën tënde.

Cili është komenti juaj për mendimin e tij se:

Jeta e tij nuk kishte vlerë më shumë se e imja, asnjë jetë nuk kishte më vlerë. Një njeri do të vihej rrëzë murit e do ta qëllonin me plumba derisa t’i dilte shpirti; qeshë unë vetë ose Gria apo dikush tjetër, e njëjta gjë ishte.

Sillni shembuj të tjerë nga tregimi që përforcojnë këtë qëndrim të tijin. A ju duket heroi humanist në këtë qëndrim të tijin?

Shembuj të indiferentizmit të heroit:

-Miqësia për të kishte vdekur pak përpara agimit, në një kohë me dashurinë time për Konçën, në një kohë me dëshirën time për të jetuar.

- po mua aq më bënte qoftë për Spanjën e qoftë për anarkinë:

Në këto fjalë ka indiferentizëm ka takim me absurdin por ka dhe humanizëm sepse heroi e çmon jetën e një njeriu kushdo qoftë ai. Vetë fakti se mund të pushkatohej një njeri (s’ka rëndësi se kush) rrëzë një muri deri sa t’i dilte shpirti shpreh në mënyrë therëse realitetin e tmerrshëm kontekstin e tmerrshëm historik që jeton heroi gjatë luftës civile në Spanjë por edhe dashurinë e pakufishme prej humanisti për një jetë njerëzore.

Grupi 2. Pyetja 12. Personazhi rrëfimtar i kësaj ngjarjeje ka takuar absurdin. Ilustroni me detaje nga fjalët dhe sjellja e tij. A e justifikoni ju takimin me absurdin të njeriut që përjeton një situatë të tillë kaosi dhe pasigurie përreth tij?

Realiteti çnjerëzor i dhunës

Dhuna zhvleftëson te njeriu të ndjerët njeri

Dhuna tjetërson njeriun dhe shoqëritë që e

përdor atë

Çdo lloj forme e dhunës mbi njeriut e çon atë drejt takimit

me absurdin

Dhuna vret çdo dëshirë e mbi të gjitha dëshirën për të

jetuar

Page 132: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 131

Takimi me absurdin ka ardhur si shkak i realitetit ku ai jeton ku vlera e jetës së njeriut është kthyer në hiç ku dominon pasiguria dhe ankthi i vdekjes.

-Ai shprehet: Më pëlqente që të kryenin punë shpejt e shpejt. -nuk kishte më rëndësi për asgjë, vetëm se kisha dëshirë t’i kuptoja arsyet e sjelljes sime. Një mi na kaloi nëpër këmbë e kjo më zbaviti etj.

Grupi 3. Pyetja 16. Plotësoni me shembuj tabelën për llojet e sekuencave të këtij fragmenti:

Dialog - Ibietë të quajnë?

- Po.

- Ku është Ramon Gria?

- Nuk e di.

Rrëfim U nisën turravrap e gjithë bujë e unë prita i qetë midis hafijeve që s’më shqiteshin. Nganjëherë qeshja me vete tek mendoja si do të ktheheshin me bisht ndër shalë. Më dukej vetja tuhaf, po edhe shejtan i madh. I imagjinoja duke ngritur rrasat e varreve, duke hapur një për një deriçkat e varrezave familjare.

Përshkrim Në një dhomë të vogël që qelbej era duhan e që ishte aq e ngrohtë sa m’u bë se do më zihej fryma. Brenda qenë dy oficerë që pinin duhan të ulur në kolltukë e mbanin ca letra mbi gjunjë.

Analizë psikologjike

Nuk po e kuptoja ç’po ndodhte me mua, po më pëlqente që të kryenin punë shpejt e shpejt. Dëgjoja breshëritë me intervale pothuajse të rregullta; pas çdo njërës prej tyre unë dridhesha. Më vinte të ulërija e të shkulja flokët. Por vetëm shtrëngoja dhëmbët e i rrasja duart ndër xhepa se doja të mbetesha burrë.

Diskutohet puna në grupe. Kalohet në analizë me të gjithë klasën. Punohen ushtrimet e mëposhtme:

Pyetja 10. Komentoni fjalët e personazhit për oficerët: I pashë me kureshtje si të ishin insekte të një specieje tepër të rrallë. Ç’vlera kuptimore sjell fjala insekte tek lexuesi? Cila është figura e përdorur?

Fjala insekte forcon murin që ndan personazhet. Heroi ndihet jo njeri sepse do të vritet si një kafshë kurse ata ai i sheh si insekte sepse janë shumë herë më të ulët dhe më të neveritshëm se insektet vetë.

Muri ndarës është shumë i lartë.

Përcaktoni këndvështrimin e autorit për ngjarjet.

-Këndvështrimi i autorit është i njëjtë me atë të heroit: Punët e tyre të vockla mua më neveritnin e më ngjanin qesharake: nuk arrija dot ta vija veten në vend të tyre, ata më dukeshin të marrë.

- Pyetja 11. Dalloni mënyrën groteske me anë të së cilës rrëfimtari paraqet aksionin e ushtarëve, përjetimet e personazhit kryesor si dhe absurdin në përmbysjen e situatës fillestare të të dënuarit me vdekje.

Page 133: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 132

Heroi ndodhet në një situatë delikate e megjithatë gjen rastin për të bërë humor, humor të zi, në gjithë këtë zell për të gjetur dhe për të vrarë një njeri lexuesi rrëqethet dhe njëkohësisht përjeton anën komike të situatës nga mënyra e rrëfimit duke marrë parasysh se deri në një farë momenti heroi mendonte se po i niste në një drejtim të gabuar. Përmbysja e situatës gjetja e Ramonit e bën situatën më groteske dhe absurde.

-Pyetja 14. Shpjegoni pse heroi i këtij tregimi është i zhveshur nga pozicionet sociale, ideologjike apo atdhetare.

Edhe njëherë vjen në këtë mënyrë të konceptimi të ngjarjes vlerësimi i Sartrit për njeriun mbi gjithçka tjetër; mbi atdheun apo çështje të caktuara që ngrihen në diskutim. Jo më kot ai nuk na e përmend fare se përse luftohet aty, përse vriten këta njerëz, apo të na shpjegojë prej cilave parime udhëhiqen. Sartri udhëhiqet vetëm nga një e drejtë humane: E drejta për jetën.

Përforcim: diskutim, diagram Veni.

Ç’përshtypje ju krijon mënyra e rrëfimit të Sartrit për një temë kaq çnjerëzore siç është ekzekutimi masiv i njerëzve nëpër burgje si të bëhej fjalë për gjëra krejt normale dhe të rëndomta të përditshme? Cili është efekti i një rrëfimi të tillë te lexuesi? Krahasoni stilin rrëfimtar të tij me atë të Kamysë. Ç’të përbashkëta vini re?

Të përbashkëta

Sartri Kamy

Detyrë shtëpie

Pyetja 17. Analizoni tregimin “Muri” duke u drejtuar nga tabela e mëposhtme. Shkruani përmbledhjen analitike për fragmentin e shkëputur nga tregimi “Muri”.

Stil transparent, rrëfim realist i drejtpërdrejtë. Pa figuracion, pa emocion e megjithatë rrëqethës në vërtetësinë e vet. Përdoret veta e parë duke rrëfyer me sytë e personazhit rrëfimtar por nëse te Kamy nuk kuptohej këndvështrimi i autorit te Sartri është i njëjtë me atë të personazhit etj.

Page 134: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 133

7.4 Shkretëtira e Tartarëve Ora e parë

Objektiva: Nxenesi të jetë i aftë:

• Të njihet me jetën dhe veprën e Buxatit;

• Të përshkruajë tiparet e krijimtarisë së Buxatit dhe përshtypjet që ajo i ka lënë si lexues;

• Të dallojë temat dhe problematikën e veprës së Buxatit;

• Të komentojë se si reflektohet në veprën “Shkretëtira e tartarëve ” jeta e Buxatit;

• Të shkruajë një ese krahasuese duke u nisur nga vepra “Shkretëtira e tartarëve” për të mbërritur në përgjithësime universale të jetës njerëzore;

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, lexim në dyshe, klaster, diskutim me të gjithë klasën.

Harta e tekstit, Shkrim i lirë.

Parashikim: Stuhi mendimesh.

Çfarë keni lexuar nga Dino Buxati? A ju ka pëlqyer mënyra e tij e të shkruarit? Pse Buxati ju është dukur i veçantë? Me cilin autor shqiptar ose të huaj mund ta krahasoni?

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat e orës së mësimit.

Ndërtim njohurish: Lexim në dyshe.

Nxënësit e kanë të qartë tashmë metodën e leximit në dyshe. Njëri lexon, tjetri bën një pyetje për paragrafin e lexuar dhe shokut i takon të përgjigjet pastaj shoku lexon dhe tjetri bën pyetje për paragrafin dhe kështu deri në fund të mësimit. Provën e parë e bën gjithmonë mësuesja si shembull.

Modele pyetjesh: Ç’tregojnë pasionet e Buxatit për karakterin e tij? Po ditari i tij si na e plotëson imazhin për të? Ç’ide na sugjeron titulli i parë “Fortesa ”etj.?

Pasi dyshet mbarojnë së lexuari tekstin mësuesja i drejton klasës pyetjen:

Çfarë iu duket interesante në itinerarin jetësor të Buxatit?

Nxënësit mund të japin përgjigje të ndryshme si: Dashuria për malet, udhëtimet ditari, frika nga vdekja, pasioni për pikturën dhe muzikën, etj.

Punohet në tabelë një klaster me veprat dhe tregimet e Buxatit:

Diskutim me të gjithë klasën

-Cila është tema e preferuar e veprës së Buzatit? Ç’trajta merr ajo në veprën e tij?

Tema e parapëlqyer është jeta e njeriut përballë vdekjes. Ajo jepet me trajta simbolike e alegorike.

-Çfarë e bën të veçantë krijimtarinë e Buxatit duke i dhënë një vend të merituar në letërsinë italiane dhe atë botërore?

Page 135: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 134

Vetë parapëlqimi i autorit për bazën antropologjike të romanit, shmangia nga historia, ideologjia, realizmi, mitet e modernizmit, refuzimi për t’u përfshirë në rryma letrare, i dha vend disi të veçantë e jo të rëndësishëm në hierarkinë italiane. Pas vdekjes, interesi i lexuesit për veprën e tij ndryshoi edhe në Itali; kështu, Buxatit po i jepet vendi në historinë e letërsisë italiane të shekullit XX.

Cilat janë dilemat që ngre kjo vepër? Jepni opinionin tuaj duke u nisur nga përshtypjet e leximit të “Shkretëtirës së tartarëve”.

A është Drogo njeriu bashkëkohor që përshtatet dhe bën kompromise me kohën? Duke përdorur termin romantik, mund të pyesim nëse ekzistenca e tij është e mbarsur me iluzione, njeriu që është i detyruar të hedhë poshtë mashtrimet e racionalitetit të ekzistencës dhe që i zëvendëson ato me një përmbajtje misterioze e anormale në afrimin e vdekjes, i hap udhë ndjenjës fetare. Roman laik apo fetar? Vdekja është përfundimi racional i jetës, kundërvënia dialektike e kohës absolute apo paraqet shpërbërjen e miteve dhe të fantazisë? Koncepti i Buxatit është optimist apo pesimist?

Si projektohet jeta në gazetë (Buxati gjithë jetën punoi në të njëjtën gazetë) në romanin e tij? Dalloni të përbashkëtat mes jetës në gazetë të Buxatit dhe jetës në fortesë të Drogos.

Që prej vitit 1928, puna pranë gazetës “Corriere della sera” i rrënjos vetëdijen e rrëshqitjes së kohës. Ai i shihte kolegët e tij tek plakeshin me prirjen e kotë të një mrekullie që do të vinte nga puna e vështirë e gazetarit, që i kishte kufizuar brenda kufijve të tryezës së punës. Shkretëtira e romanit është pikërisht historia e jetës në fortesën e gazetës, që lejon mrekullitë e një vetmie, që është zakon dhe vokacion. Drogo u plak në fortesë duke pritur gjithë jetën tartarët dhe bashkë me to lavdinë.

Punohet me të gjithë klasën fotoja në libër:

Të vëzhguarit

Salvador Dali, Metamorfoza e Narcizit, 1937.

Veprat

“Gruaja me flatra”

“Këngët e malit”

“Hekurudha me mbikalim”

“Shkretëtira e tartarëve”

“Një rast klinik”“Kolombreja”

Page 136: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 135

• Piktura në foto jep shndërrimin e Narcizit nga simbol i perfeksionit në një figurë të flashkët. Çfarë kuptoni nëpërmjet thyerjes së këtij miti?

• Identifikoni shkretëtirën dhe luftën në këtë vepër. Jepni mesazhe nga fragmenti që ilustrohen në këtë pikturë.

• Shpjegoni se si paraqitet dualiteti i personazhit në pikturë: vëreni nëpërmjet dualizmit të Narcizit, dualitetin e Drogos.

• Jepni një mesazh për pikturën.

Përforcim

Plotësoni hartën e ngjarjes për romanin “Shkretëtira e tartarëve”:

Komenti juaj

Personazhet Xhovani Drogo,… Xhovani dhe jeta e tij janë të dhëna me simbolikë dhe alegori. Xhovani mund të jetë secili prej nesh me shpresat dhe projektet për jetën ndërkohë që ajo rrjedh derisa në fund gjendesh i vetëm përballë fundit. Por Zhovani simbolizon edhe ata njerëz që jetojnë me iluzione duke pritur të ndodhë diçka e madhe dhe në fund zhgënjehen se ajo që kanë pritur nuk ka ardhur kurrë.

Konflikti kryesor

Pritja e tartatëve. Tartarët janë simbol i shpresave që shoqërojnë ëndrrën e njeriut për lavdi, shpresen për ndryshim, etj.

Ngjarjet Kryesore

Emërimi i Drogos, Ardhja në qytet, kthimi në fortesë, turnet e përditshme të rojës në pritje të tartarëve etj…

Në fakt në këtë roman mungojnë ngjarjet e mirëfillta. Ato janë simbolike dhe ciklike. Jeta e secilit në fortesë është e njëjtë. Ajo e më të vjetërve bëhet pasqyrë për atë të më të rinjve. Të gjitha për personazhet në fortesë ruajnë natë e ditë me sytë nga shkretëtira në pritje të tartarëve.

Pika kulmore

Ardhja e tartarëve Në një moment të caktuar jeta ka rëshkitur si ëndërr dhe kur ti e kupton këtë është tepër vonë për kthim pas.

Zgjidhja Vdekja e Drogos pa shijuar fushën e shumëpritur të betejës.

Zhgënjimi. Vdekja beteja e fundit për çdo njeri.

Vendi dhe koha

E papërcaktuar. Mund të jetë hapësira dhe koha e çdo njeriu.

Mesazhet I hapur: 1. Njeriu nuk duhet të

presë që gjërat të ndodhin vetiu por duhet tu imponohet atyre me vullnetin e atij që di çfarë do.

Shumëllojshmëri mesazhesh. 2. Një jetë pa arritje pozitive është si një jetë

që nuk ka me se të matet përveç se me ëndrra boshe.

3. Kur na vijnë mendtë na lë fuqia etj.

Page 137: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 136

Detyrë shtëpie

Lexoni intervistën e gruas së Buzatit Almerina Buzatit dhënë shkrimtarit shqiptar Visar Zhitit. Nxirrni të dhënat kryesore që ajo jep për karakterin e Buxatit dhe përdorini ato për të kuptuar më mirë thelbin e krijimtarisë së tij e në veçanti të veprës “Shkretëtira tartare”. Të dhënat e kësaj interviste do t’i përdorim gjithashtu orën e katërt të komentit gjatë së cilës do të shkruajmë esenë letrare.

Koment: Shkretëtira e tartarëve

Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë fragmentin në mënyrë aktive duke analizuar jo vetëm tekstin por edhe nëntekstin;

• Të përshkruajë përjetimet e personazhit duke njëjtësuar fatin e tij me fatin e njeriut në përgjithësi;

• Të argumentojë mbi situatat e dhimbshme dhe absurde në të cilat gjendet personazhi ynë;

• Të sintetizojë mesazhe nga fragmenti.

Metodat e përdorura: Lexim i drejtuar, rrjeti i diskutimit.

Struktura PNP

Parashikim: Nxënësve u është dhënë detyrë orën e kaluar të sjellin fakte interesante nga jeta e Buxatit të cilat mund të shërbejnë si çelësa për veprën e tij. Lexohen materialet e sjella dhe diskutohet mbi ato fakte që janë të dukshme në krijimtarinë e Buxatit.

Ndërtim njohurish:Lexim i drejtuar

Lexohet teksti me ndalesa duke e zbërthyer atë me pyetje të nivelit të lartë për çdo paragraf. Për këtë nxiten nxënësit të bëjnë sa më shumë pyetje. Mësuesi do të shfrytëzojë pyetje nga teksti i nxënësit por edhe të tjera që mund të dalin gjatë leximit.

Pyetja 4. Ajo duhej të ishte një mbrëmje lumturie edhe për njerëzit me fat mesatar. Pse kjo mbrëmje projektonte lumturi? Si jepet fati i Drogos në mënyrë indirekte në këtë fjali?

Ishte një mbrëmje e mahnitshme. Përshkrimi i saj është në kontrast me mjerimin e Drogos. Ai jo vetëm që nuk është me fat mesatar por është i pafat fare përderisa në fortesë erdhën tartarët dhe ai ndodhet aq larg pritjes së jetës së tij.

Pyetja 5. Për çfarë mendon Drogo? Listoni të gjitha mendimet e tij. Dalloni mungesën në këto mendime.

Të gjitha mendimet e Drogos janë mungesat që ai ka pasur në jetën e tij të mbyllur në fortesë.--Qyteti në muzg, çiftet, akordet e pianos, një çerdhe familjare pas dritave të dritareve, zjarret e kampit armik.

Page 138: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 137

Pyetja 6. Ku qëndron paradoksi në situatën në të cilën ndodhet Drogo tashmë? Ai që ka kaluar gjithë jetën duke pritur tartarët tashmë që ata erdhën çfarë është duke pritur më?

Dikush këndon, ordinanca ka shkuar të pijë, nata është e magjishme, Drogo është i vetëm përballë vdekjes.

Pyetja 7. Analizoni gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhet Xhovani Drogo. A është e justifikueshme ajo?

Ai ndihej i vetmuar i dëshpëruar i zhgënjyer. ndjeu se shpirti i tij, tejet i ngarkuar, ishte gati për të plasur në vaj.

Pyetja 9. Ç’simbolizon deti i hirtë e i njëtrajtshëm? Pse njeriu gjendet gjithmonë i vetëm në breg të këtij deti?

Vetmia e tij përballë vdekjes e cila është e hirtë dhe e njëtrajtshme.

Pyetja 13. Dalloni shkallëzimin e llojeve të vdekjeve që paraqiten në tekst. Pse vdekja që po i bie për pjesë Drogos është e dhimbshme dhe absurde?

Nxënësit nënvizojnë në tekst sipas shkallëzimit zbritës llojet e vdekjeve dhe zbulojnë se paradoksi i vdekjes së Drogos qëndron se ajo erdhi në momentin e gabuar në të njëjtën kohë me çastin e shumëpritur të ardhjes së tartarëve. Ajo nuk erdhi në fushën e betejës si e kishte dëshiruar ai dhe as pranë një familjeje të cilën ai nuk e pati kurrë për hir të jetës në fortesë në pritje të tyre.

Pyetja 14. Ç’rrugë zgjedh Drogo për tu përballur me vdekjen?A e kompenson kjo betejën e shumëpritur por të munguar gjithë jetën? Ç’mesazh përcjell tek lexuesi një qëndrim i tillë dinjitoz përballë saj?

Ndalohet te guximi i Drogos, paraqitja nga ana e Buxatit e kësaj beteje si më e rëndësishmja nga të gjitha. Të paktën të vdesësh si ushtar pa frikë, dinjitoz e me kurajë.

Njeriu duhet ta përballojë me guxim atë sepse është e vetmja betejë ku ai do të jetë i vetëm. Është fati i çdo njeriu i pashmangshëm.

Pyetja 16. Cilat janë dilemat që po e brejnë Drogon në momentet e fundit të jetës? Nga çfarë trembet ai tashmë? A është paradoksale e gjithë kjo apo është e justifikueshme për gjendjen në të cilën ndodhet Drogo?

Ai trembet mos vdekja nuk vjen dhe atij do t’i duhet të vuajë akoma i ligshtë dhe i mposhtur. Njeriu gjithmonë në çastet vendimtare ndodhet përballë dilemash.

Pyetja 17. Në ç’mënyrë na e paraqet Buxati ardhjen e vdekjes? Cila është figura letrare e përdorur? Ç’përfytyrime krijohen?

Vdekja jepet e shpirtëzuar e personifikuar si frymë e dukshme e ndjeshme duke ecur me çap të lehtë....

Nxënësit diskutojnë për përfytyrimet e shkaktuara.

Përforcim: Rrjeti i diskutimit

A vdiq Drogo i lumtur?

PO Pse? JO

Page 139: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 138

Detyrë shtëpie: Pyetja 15

Ndaloni në këtë moment të rrëfimit dhe komentoni duke zbuluar mesazhet që përcillen:

Atëherë, iu duk krejt e kotë ajo rraskapitja nëpër skarpatet e Fortesës, ai vrojtim i rrafshinës së shkretuar të Veriut, vuajtjet e tij për karrierë, ato vite të gjata pritjeje. S’ishte më nevoja as ta kishe zili Agustinën. Po, Agustina kishte vdekur majë një mali, në zemër të tufanit, kishte ikur nga ana e vet përnjëmend me elegancë. Por ishte fort më tepër ambicioze t’i jepje fund si trim në gjendjen e Drogës, i gllabëruar nga e keqja, i mërguar mes njerëzish të panjohur.

Ora e tretë: Koment

Nxënësi të jetë i aftë:

• Të interpretojë simbolet në roman;

• Të analizojë mënyrën e perceptimit të kohës nga Drogo duke sjellë dhe shembuj të tjerë nga realiteti;

• Të krahasojë Drogon me Mersonë përballë vdekjes;

• Të analizojë veçori të stilit të autorit si fabula lineare dhe vertikale, koha ciklike,simbolika dhe alegoria e veprës etj.

Metodat e përdorura: Puna në grupe, Diagram i venit, praktikë e udhëhequr me të gjithë klasën, Diskutim.

Struktura PNP

Parashikim: Lexim i detyrave të shtëpisë.

Ndërtim njohurish: Ndahet klasa në grupe

Grupi 1. Pyetja 8 Komentoni: Iu duk se vrapimi i kohës ishte ndalur, si të qe prishur magjia. Cila magji? Kur ndal për njeriun vrapimi i kohës? Kur bëhet i vetëdijshëm njeriu për këtë.

Grupi 2. Pyetja 10. Si përjetohet koha kur njeriu bëhet i vetëdijshëm për vdekjen që e pret?

Iu duk se vrapimi i kohës ishte ndalur, si të qe prishur magjia. Kohët e fundit, vorbulla ishte bërë gjithnjë e më e fortë, pastaj befas asgjë më, bota rrinte amull në një apati horizontale dhe orët vraponin pa dobi. Rruga e Drogos kishte mbaruar; ja, tek është tani në bregun e vetmuar të një deti të hirtë e të njëtrajtshëm dhe, përreth, as një shtëpi, as një pemë, as një frymë njeriu, gjithçka kështu qysh prej kur s’mbahet mend.

Grupi 3. Pyetja 11. Komentoni: Ai, fillikat në botë dhe i sëmurë, i dëbuar nga Fortesa si një barrë e tepërt, ai që kishte ngelur mbrapa të gjithëve, ai, i ndrojtur e i ligshtë, guxonte të përfytyronte që s’kishte mbaruar gjithçka: sepse, ndoshta, kishte ardhur përnjëmend rasti i tij i madh, beteja vendimtare që mund të paguante të gjithë jetën.

Cila është beteja më e madhe në jetën e një njeriu?

Page 140: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 139

Si përshkruhet nga Buxati kjo betejë? Ku qëndron trishtësia e vdekjes së Drogos? Po paradoksi i jetës së tij ku qëndron?

Pasi nxënësit mbarojnë punën në grupe punohet diagrami i venit në tabelë me ide të sjella nga e gjithë klasa.

Krahasoni mendimet dhe përballjen e fundit para vdekjes së Mersosë me mendimet dhe përballjen e Xhovanit. Ç’të përbashkëta dhe ç’të veçanta vini re?

Të përbashkëta: Përballja me vdekjen është fat i pashmangshëm. Të gjithë njerëzit do ta takojnë një ditë atë. Të dy janë në ankth përballë saj etj.

Merso: Do të vdesë para një publiku, Merso është indiferent etj.

Drogo është i vetëm. Ai është dinjitoz dhe i guximshëm përballë saj etj.

-Rikujtohen njohuritë për simbolin dhe alegorinë.

Analizë me të gjithë klasën pyetjet e mëposhtme të nxjerra nga vepra. Këshillohet që nxënësve t’ju jenë dhënë si orientim gjatë leximit të veprës.

Duke u mbështetur te leximi që i keni bërë veprës argumentoni pse Romani Shkretëtira tartare mund të cilësohet si romani i pritjes?

E gjithë jeta e Drogos kaloi duke pritur tartarët........

A mund të themi se në këtë roman koha është ciklike?Si na e krijon Buxati idenë e përsëritjes së kohës dhe të përpjekjeve e fateve njerëzore?

Oficerët në fortesë kanë kaluar të njëjtën jetë dhe të njëjtat përvoja si Drogo.

Është një moment në vepër ku koha del identike me 20 vjet më parë. Dikur Drogo oficer i sapoemëruar që i ngjitet malit dhe në anën tjetër një oficer i vjetër, tani pas 20 vjetësh përsëritet e njëjta skenë vetëm se oficeri i vjetër tashmë është Drogo..........

Në mënyrë simbolike alegorike përpjekjet ëndrrat dhe dëshirat e tyre janë përpjekjet e të gjithë njerëzve të cilat nuk ndryshojnë dhe ripërtërihen në mënyrë ciklike brez pas brezi.

Ç’simbolizojnë fortesa, shkretëtira, tartarët në roman?

Ka shumë interpretime, Fortesa: Vendi i punës i njëjtë për njeriun, monotonia e jetës, burgu shpirtëror....

Tartarët: Lavdia, shpresa për ndryshim, karriera, ëndrrat, sfidat që duhet të përballojë njeriu në jetë etj.

Shkretëtira: E thatë shterpë e pajetë, e pafund ajo bëhet simbol i vetmisë, dështimit humbjes dhe sjell shkretëtirën shpirtërore rrënimin gradual, heqjen dorë nga projektet e larta.

Ç’vlerë i jep veprës hapësira dhe koha e papërcaktuar?

I jep veprës tipare universale duke njëjtësuar fatin e Drogos me fatin e Buxatit dhe të çdo njeriu.

Merso Drogo

Page 141: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 140

A e dalloni absurdin në këtë roman? Shpjegojeni atë me shembuj nga vepra.

Analizoni alegorinë dhe metaforën e veprës, duke u nisur nga ngjarja reale dhe ajo simbolike.

Përforcim: Diskutim me të gjithë klasën pyetja 25. Diskutoni, pse jeta e Drogos është një jetë e shkuar dëm? A duhet që njeriu të harrojë gëzimet që të fal jeta e përditshme dhe t’i investojë gjithë fuqitë, kohën dhe veprimet e tij në pritje të qëllimeve të larta, të cilat mund edhe të mos realizohen kurrë?

Detyrë shtëpie

Pyetja 24. Përveç fabulës lineare, romani ka dhe një fabul vertikale, simbolike, alegorike, të dhënë në mënyrë ciklike. Përmblidheni atë shkurt, duke vendosur si personazh jo më Xhovani Drogon, por fatin njerëzor në përgjithësi.

7.5 E madhe është gjëma e mëkatit Ora e parë

Objektivat: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë veçoritë e ndërtimit të kësaj novele në planin rrëfimtar dhe ideor;

• Të shpjegojë tematikën dhe mesazhet që burojnë nga vepra;

• Të analizojë rrjedhën e kohës në këtë vepër.

Metodat e përdorura: Plotësim skede, insert, rrjeti i diskutimit.

PARASHIKIM

Nxënësve u është dhënë si detyrë të lexojnë novelën për ti paraprirë mësimit për këtë vepër. U kërkohet nxënësve të tregojnë në klasë fabulën e novelës “E madhe gjëma e mëkatit”. Më pas kalohet te plotësimi i skedës për veprën si veprimtari paraprake për orën e mësimit.

Titulli i veprës Të fut në perceptimin fetar të veprimeve dhe pasojave të tyre.

Në cilin lloj letrar do ta klasifikonit këtë vepër?

Letërsi fantastike, realizëm magjik

Ku ndodhin ngjarjet? Në iliri

Cilët janë personazhet? Tat Tanushi, Kalija, gruaja nga qyteti.

Cila është tema që trajtohet? Tema e dashurisë dhe e marrëdhënieve të njeriut me perëndinë

Cili është mesazhi që ju morët nga vepra?

Çfarë ju tërhoqi në këtë vepër dhe pse?

Page 142: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 141

Diskutohen të dhënat e sjella nga nxënësit për novelën.

Ndërtim njohurish: Insert.

U kërkohet nxënësve të lexojnë tekstin duke përdorur teknikën insert.

V - + ?

V-E njohur, - E pabesueshme ose ndryshe nga ajo që ata mendojnë, + Informacion i ri dhe ? e paqartë për ta.

U lihet nxënësve koha në dispozicion për të lexuar tekstin dhe për ta pajisur atë me shenja.

Pas leximit të nxënësve dhe vendosjes së shenjave në tekst ngrihen pyetje për pjesët ku nxënësit kanë vendosur pikëpyetje dhe sqarohen bashkërisht.

Kalohet te pyetjet pas mësimit, disa prej tyre janë sqaruar në pyetjet që kanë ngritur nxënësit. Punohet me ato që kanë ngelur pa diskutuar.

Praktikë e pavarur. Nxënësit punojnë me shkrim të ndarë në 3 grupe.

Grupi 1. Ç’përmasa kap dashuria në këtë novelë? Përshkruani fuqinë e jashtëzakonshme të saj në marrëdhëniet njerëzore dhe në ekzistencën e njeriut të zakonshëm.

Grupi 2. Argumentoni se kjo vepër është një himn madhështor për dashurinë njerëzore e cila i tejkalon të gjitha barrierat dhe i jep kuptim qenësisë sonë në këtë botë.

Grupi 3. Listoni shkallëzimin e mëkateve të tij ndaj perëndisë. Si mendoni ju cili ishte mëkati i tij më i rëndë?

Lexohen dhe diskutohen përgjigjet e nxënësve.

Diskutohet mbi foton në libër:

Eduard Kolei Burne-Xhons, Dashuri në rrënoja, 1894

• Shikoni me kujdes pikturën në foto dhe tregoni fabulën e fragmentit të pjesës nëpërmjet saj.

• Analizoni detajet artistike të pikturës “Dashuri në rrënoja” ndërmjet romantizmit dhe impresionizmit.

• Karakterizoni personazhet e fotos mes njerëzores dhe dashurisë, hyjnores dhe përkushtimit.

Përforcim:

Ngrihet rrjeti i diskutimit:

Pse u dënua Tat Tanushi? Cili ishte dënimi që iu dha? Ç’përshtypje ju lë një dënim i tillë?

Argumentoni nëse ky dënim është i rëndë apo jo për njeriun.

Po pse Jo

Detyrë shtëpie: Kujtoni nga vepra se si e arrin Tat Tanushi faljen e perëndisë. Cili është nënteksti i dënimit dhe faljes në këtë vepër?

Page 143: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 142

Koment: Fragment nga “E madhe gjëma e mëkatit”. Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të parafrazojë ngjarjen e fragmentit;

• Të zbulojë domethëniet dhe kuptimet që përcjell fragmenti;

• Të përshkruajë me detaje nga pjesa por dhe me fjalët e veta gruan si forcë dhe dobësi njerëzore;

• Të analizojë përjetimet e Tat Tanushit luftën psikologjike që ndodh brenda tij.

Metodat e përdorura: Lexim i drejtuar, Pyetje përgjigje, rrjeti i diskutimit.

Struktura PNP

Parashikim: Lexim dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Ndërtim njohurish

Lexohet fragmenti në klasë dhe analizohet duke ndaluar aty ku mësuesit i duket e arsyeshme si dhe duke shfrytëzuar pyetjet pas mësimit për analizë.

Ndalesa e parë.

Lexohet deri aty ku përshkruhet gruaja dhe efekti i saj te lexuesi dhe Tata.

Pyetja 5. U kërkohet nxënësve të nënvizojnë detajet e përdorura për të dhe ta përshkruajnë atë. Nxitet mendimi i nxënësve duke i pyetur se përse ajo nuk ka emër.

Detaje: zë femre, zëri i hollë, → metonimi për gruan për të vënë në dukje këtë tipar femëror të saj, Çape të lehtë, një grua e gjatë, e bardhë, me veshje qyteti,

--Model përgjigjeje. Gruaja nga qyteti është vetëm yshtje drejt mëkatit ky është funksioni i saj. Ajo nuk është një personazh por një ide që shërben për të vënë në dukje brishtësinë e njeriut përballë fuqisë të së ndaluarës. Për Tatën vetëm një grua ka emër Kalia.

Efekti i saj te Tata: Tata u turbullua nga pamja dhe zëri i saj sepse ai e mendoi atë si të sjellë nga djalli. Tata e ndjen veten të vënë në provë përballë saj. Vdekja e Kalies ishte një provë përballë Zotit se si do të sillej ai që i njihte aq mirë ligjet e Zotit pas kësaj humbjeje. A do ta mohonte ai Zotin?! Dhe ne e shohim Tatën që pas vdekjes së saj gdhend megjithëse është mëkat dhe adhuron si një fytyrë shenjtoreje fytyrën e Kalies në korat. Vdekja e Kalies merr funksionin e një prove të njeriut përballë zotit.

Tani Tata është përsëri nën vëzhgim! Si mendoni ju a do ta kalojë provën përballë kësaj gruaje nga qyteti Tata?

Ndalesa e dytë.

Pyetja 9. Analizoni turbullimin shpirtëror dhe psikologjik të Tat Tanushit? Argumentoni luftën mes vetëdijes së mëkatit dhe fuqisë së instinktit tek personazhi.

Detaje që tregojnë turbullimin e Tatës: U trubullua edhe u tërhoq, Tata ish zbehur, dhe mos na shpjerë në ngasje, Sa e bukur e sa e bryllët je ti, o vasha ime, plot me hire,

Page 144: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 143

Tata e ndjeu veten të dobët para saj. Ai filloi t’i lutej Zotit ta shpëtonte nga ngasja e djallit por në të njëjtën kohë me po të njëjtën fuqi kumbonin në mënyrë të pavullnetshme në mendjen e tij vargjet e ëmbla të Solomonit për shijimin e jetës. Tata është në luftë psikologjike. Ai e di që është mëkat ndjenja instiktive që e ka përfshirë por ai njëkohësisht ndihet i pafuqishëm i dorëzuar përballë ndjenjës njerëzore që i zgjon gruaja nga qyteti.

Në po këtë ndalesë:

Pyetja 10. Pse gruaja nga qyteti pavetëdijshëm zgjon te Tata krahasimin me gruan e Apokalipsit? Cili mund të ishte Apokalipsi nga i cili trembej Tata?

Tata ka mëkatuar por ky do të ishte mëkati i tij më i madh përmbysja e tij më e madhe, apokalipsi i tij dhe këtë Tata e di shumë mirë.

Në po këtë ndalesë:

Pyetja 11. Pse autori këmbëngul në përshkrimin e tipareve erotike të gruas? Për çfarë përgatitet lexuesi nga një përshkrim i tillë kaq sensual? Vini re:

(Dhe buza e gruas ish e hollë, e kuqe si lëngu i shegës. Dhe syri i saj ish i gjelbërth, dhe fytyra e bardhë.)

Ajo u afrua (aqë pranë sa ay ndjente erën e trupit të saj)

Për të kuptuar më mirë gjendjen e zgjuar në shpirtin e Tatës, për të justifikuar fuqinë këmbëngulëse të mëkatit, për ta bërë sa më lirik përshkrimin sa më ndjenjësor.

Në po këtë ndalesë.

Pyetja 12. Komentoni qëndresën e Tat Tanushit me detaje nga fragmenti.

Tata mundohet të mos dorëzohet:

e vështroj atë i mvrejtur, u tërhoq, Tat Tanushi ish bërë zot i vetes dhe po mbaronte në mendje”...dhe mos na shpjerë në ngasje...”, ay i lutej Zotit ta shpëtojë nga të ngarët e të ligut, Tat Tanushit iu kujtua Kalija. Motër, mbështet në dritorja dhe vështronte jashtë, sepse druhej të vështrojë gruan, . Ay e zotëroj mishin dhe mbeti si shtyllë guri.

Por forca e mëkatit është më e fortë se forca e arsyes....

Pyetja 13. Analizoni dorëzimin gradual të arsyes dhe epërsinë e forcave instiktive. Listoni të gjitha detajet nga fragmenti që ilustrojnë këtë epërsi në mënyrë graduale.

Megjithë qëndresën shohim se gradualisht ai dorëzohet: Aty u anua mi kryen e saj, të vështrojë: disa fije nga flokët e gruas i preknë ballën, era që i del nga kurmi iu derth nëpër trup si derdhen përrenjtë tatëpjetë. U trubullua edhe u tërhoq. Kur ajo ngriti kryet ta vështrojë, Tata ish zbehur.

Po, pa dashur, në lutjen e tij përzjeheshin vargje të këputura nga Kënga e këngëve: “Sa e bukur e sa e bryllët je ti, o vasha ime, plot me hire! Flokët e tua janë si purpura. Një mbret rri i lidhur në gërshetat e tia”. Dhe përsëri: “Shtati yt i ngjan palmierit....Zëri i saj ish i butë. Ajo ish e gjatë edhe e bardhë si e gëdhendur në mermer. U afrua pranë tij edhe mbështeti kryet në gjoksin e Tat Tanushit...”. Dhe iu kujtua fjala e Eklisinstiut: “Pra ti shko edhe ha me gëzim bukën tënde dhe pi me hare verën tënde. Shijo jetën tënde me

Page 145: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 144

gruan që do. Të gjitha ato që ke në dorë t’i bësh bëji me gjith fuqinë tënde sepse në varr nuk ka asgjë, as mendim, as dituri, as urtësi..”

Dhe buzët e gruas digjnin. Sepse zjarri i kurmit të saj dilte me anë të buzëve. Asohere shtëpija e Tat Tanushit u mbush si me erë lulesh që turbullojnë gjakun.

Dhe bota u shemb me zhurmë të madhe

Dhe ranë gjithë faltoret.

Dhe ranë gjithë kryqet.

Ndalohet dhe komentohen fjalët me të zeza.

Ndalesa e tretë

Kush ishte Judë Iskarioti? Ç’bëri ai pasi tradhtoi Krishtin? Ngrihet rrjeti i diskutimit për pyetjen: Si mendoni ju vetëpendimi a është i mjaftueshëm për katarsisin moral të njeriut apo duhet patjetër ndëshkimi që katarsisi të quhet më i plotë?

Po Pse Jo

Lexohet pjesa deri në fund

Nxënësit punojnë në grupe Pyetjet:

Grupi 1. Pyetja 15. Ç’veçori të karakterit të Tatës vini re me sjelljen e tij pas mëkatit të rëndë?

Grupi 2. Pyetja 16. Cila është gjendja shpirtërore e Tat Tanushit pas kryerjes së mëkatit dhe marrjes së dënimit? Shpjegoni funksionin e pyetjeve retorike në këtë pasazh.

Grupi 3. Pyetja 17. Komentoni fjalinë:

Doli në kopësht ku argjëndi i gruas së qytetit shkëlqente nër barishta; i vetmi send që shkëlqente në një botë të murrme.

Cila është figura letrare e përdorur? Antiteza.

Ç’procedim kohor kemi në shprehjen: Edhe u ngrys e u gëdhi? Elipsë

Diskutohet puna në grupe.

Përforcim: Pyetja 19. Perifrazoni të gjithë ngjarjen në jo më shumë se 10 rreshta.

Mësuesja vlerëson nxënësit për përgjigjet e dhëna gjatë orës së mësimit.

Detyrë shtëpie: Pyetja 20. Kthejeni fragmentin e mësipërm në një fragment drame dhe luajeni para klasës. Përqendrohuni në luftën e brendshme shpirtërore të Tat Tanushit dhe përjetimin e dënimit prej tij.

Në këtë detyrë nxënësit orientohen që të punojnë në grup dhe çdo grup të paraqitet me një fragment për të cilin do të jenë përgatitur ta luajnë orën e ardhshme para klasës.

Page 146: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 145

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshtatë fragmentin në një pjesë drame dhe ta luajë atë para klasës;

• Të dallojë figurat letrare në fragment;

• Të analizojë pasurinë gjuhësore figurative të Kutelit;

• Të analizojë veçoritë e rrëfimit të Kutelit duke ilustruar me detaje nga vepra;

• Të zbulojë mesazhet e fragmentit duke u mbështetur në veprimet dhe përjetimet e Tat Tanushit;

• Të japë mendimin e vet mbi mëkatet e Tat Tanushit dhe dënimit të tij si dhe mbi simbolikën e mëkatit si tipar njerëzor në përgjithësi.

Metodat: Dramatizim në klasë me role, punë në grupe, diskutim, shkrim i lirë.

Parashikim: Nxënësit kanë përgatitur nga fragmenti pjesën e dramës. Çdo grup e luan atë para klasës. Vlerësohet me vota nga nxënësit drama më e arrirë.

Ndërtim njohurish

Mësuesja ndan klasën në grupe. Çdo grup do të plotësojë tabelën e figurave letrare vetëm për një figurë të caktuar nga mësuesja si dhe do të përgatitet të shpjegojë funksionin e tyre në tekst.

Figurat

Metafora

Vështrimi i saj ish kuximtar, vështroj atë i mvrejtur, Ari mali, ka robëruar zemrën, zotëroj mishin, flokëve të arta, Dhe buzët e gruas diqnin, me erë lulesh që turbullojnë gjakun. Dhe bota u shemb me zhurmë të madh, e ndjeu qenien e tij të zhytur në lerë, ky u këput e ra në boshe shpellash, boshi i mëndjes

Epitete: Njeri i egër, Të perëndishme buza e gruas ish e hollë, e kuqe syri i saj ish i gjelbërth, dhe fytyra e bardhë, Zëri i saj ish i butë.

Krahasime:

Koshet e bletëve zjenin si ujë që rrjeth, si veglë me anën e së cilës punon largneshi, si të gjalla, era që i del nga kurmi iu derth nëpër trup si derdhen përrenjtë tatëpjetë Dhe buza e gruas ish e hollë, e kuqe si lëngu i shegës, Ajo ish e gjatë edhe e bardhë si e gëdhendur në mermer mbeti si shtyllë guri si bërshlemi që pushton lisin, si kanë qenë e janë të gjithë ilirianët,

Enumeracione shkallëzime,:

Ish një grua e gjat, e bardhë, me veshje qyteti, Po asnjë shënjë s’dukej aty: as gurë të gdhendur, as lule, as bar-polisindeti Pra hyri në shtëpinë e Zotit, veshi veshjet e shenjta edhe qendroj përpara Tryezës së shenjtë për të filluar shërbesën.

shprehje frazeologjike

më fal gazin, i shkrepi në mendje, dhe iku ku sytë këmbët

metonimi Zëri i hollë.

eufemizëm A pushoj, të çloth eshtrat - e të ligut, largneshi.

Page 147: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 146

Pasi lexohen figurat e gjetura letrare dhe diskutohet funksioni i tyre vihet në dukje se gjuha e Kutelit është shumë e pasur me figura letrare të të gjitha llojeve. Më e përdorura është metafora dhe krahasimi. Me anën e tyre përfytyrimi bëhet më i gjallë, lexuesi më i përfshirë, gjuha më e bukur më lirike më e ëmbël. Lexuesi e përjeton leximin më tepër emocionalisht ndjen dhe ai aromat sheh dhe ai fytyrën e ëmbël dëgjon dhe ai zërat si të gruas së të zotit. Ndjen gjëmën e mëkatit dhe gjithashtu hirin e zotit. Me anë të figurave sintaksore ndjek lëvizjet e Tat Tanushit dhe tensionin e tyre. Me anë të shprehjeve frazeologjike gjuha afrohet me gjuhën e folur dhe merr tiparet e rrëfenjës ndërsa pyetjet retorike, kontrastet zbulojnë përjetimet emocionale dhe psikologjike të personazhit.

Punë me grupe

Grupi 1. Pyetja 32. 33. Cilat janë efektet që i shton novelës fantastikja dhe magjikja? Argumentoni simbolikën e shtresëzimit fetar dhe elementëve fantastikë në këtë rrëfim të mrekullueshëm.

Nxënësit e këtij grupi përgatitin me shkrim rezultatet e punës së tyre.

Model: Dy janë funksionet e fantastikes dhe magjikes: për të tërhequr vëmendjen e lexuesit duke shtuar kënaqësinë estetike dhe emocionale gjatë leximit dhe funksioni i dytë duke u nisur nga një realitet fantastik magjik krijohen shtresëzime simbolike të cilat e pasurojnë veprën me mesazhe të cilat nënkuptohen nga kjo simbolikë dhe autori nuk është i detyruar ti japë ato hapur. P.sh shtresëzimi fetar, Zoti, djalli, Juda, apokalipsi mëkati, dënimi falja etj. të gjitha këto autori i shfrytëzon për të shprehur idetë e tij mbi raportet e njeriut me të mirën e të keqen të lejuarën e të ndaluarën, arsyes dhe instinktit dilemave të shpirtit dhe kënaqësisë së momentit, dashurisë së përjetshme dhe joshjes së përkohshme. Vetëkuptohet se kjo nuk është vepër me përmbajtje dhe mesazhe fetare por me mesazhe gjithkohore për pasurinë e shpirtit njerëzor.

Grupi 2. Pyetja 34. Tata mëkatoi përsëri e përsëri e përsëri! Listoni të gjitha mëkatet e tij në mënyrë kronologjike duke gjykuar mbi anën njerëzore të mëkateve dhe falshmërisë ose pafalshmërisë së tyre nga ana e Zotit dhe nga ana e njeriut.

Tata:

1. Dashuroi më shumë Kalien sesa deshi Zotin.

2. Deshi të futej në një varr me Kalien.

3. Adhuroi ikonat me fytyrën e Kalies.

4. Bëri mëkatin e mishit.

5. Hyri në kishë pa u penduar.

Nxënësit këtu do të argumentojnë sipas gjykimit të tyre anën njerëzore të mëkateve të Tat Tanushit. Cilin prej mëkateve do t’i falnin ata Tatës dhe cilin jo. Do të shprehin mendimin e tyre se cili prej mëkateve është më i rëndi. Së fundi do të gjykojnë këndvështrimin e Kutelit për Tatën duke u nisur nga fakti që gjithsesi një ditë ai u fal nga Zoti për gjithë mëkatet.

Grupi 3. Pyetja 35. Sintetizoni mesazhet që përcjellin sjellja dhe veprimet e Tatës, mëkati i tij, dënimi tij në planin material, shpirtëror, moral, fetar, njerëzor? Vini re se mesazhet shpesh janë në antitezë me njëri -tjetrin ashtu siç është vetë jeta njerëzore ashtu siç është vetë shpirti njerëzor në luftën e vazhdueshme mes ndërgjegjes dhe pandërgjegjies mes grishjes tek e përjetshmja dhe tundimit nga e përkohshmja.

Page 148: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 147

Model përgjigjeje:

-Njeriu është i dorëzuar përpara një dashurie të madhe. Zemra e njeriut është një det i gjerë ndjenjash të cilat kur shpërthejnë nuk mund të kontrollohen dot nga arsyeja.

-Njeriu duhet ti kontrollojë ndjenjat e tij dhe mos të dominohet nga ato.

-Kur mëkaton një ditë do të dënohesh.

-Dashuria nuk duhet konsideruar mëkat.

-Edhe dashuria kur është shumë e madhe është e dëmshme.

-Një zemër e madhe nuk mund të mos dashurojë.

-Në zemrën e njeriut nuk duhet të mbizotërojë vetëm një dashuri.

Mund të nxirren mesazhe të shumta të cilat mund dhe të kundërshtojnë njëri tjetrin por ky është dhe nënshtresëzimi i veprës që zbulon para lexuesit shpirtin ashtu siç është njerëzor mëkatar, i madhërishëm dhe i përulur njëkohësisht.

Përforcim

Shkrim i lirë: Përshtypjet për këtë vepër në një shkrim të lirë pa ndaluar deri sa të mbarojë koha në dispozicion.

Detyrë shtëpie

Prezantim në grup me temë: Realizmi magjik në veprën e Kutelit.

Kronikë në gur

Rrëfim i dykuptimtë për botën Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të zbërthejë titullin metonimik të romanit;

• Të parafrazojë ngjarjet që ndodhin në roman duke përcaktuar vendin dhe kohën e rrëfimit;

• Të shpjegojë pse romani është vepër letrare dhe jo biografi;

• Të dallojë funksionin e rrëfimit si kronikë duke argumentuar zgjedhjen e autorit;

• Të dallojë veçoritë e stilit të Kadaresë;

• Të argumentojë mbi vendin që zë Kadare në letërsinë shqiptare duke e nisur nga stili i tij i veçantë dhe jo konformist në periudhën e komunizmit;

Metodat mësimore: Stuhi mendimesh, Insert, klaster, Pesëvargësh.

Struktura PNP

Page 149: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 148

Parashikim: Stuhi mendimesh

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat e orës.

Çfarë keni lexuar nga shkrimtari Ismail Kadare? Me cilat çmime ndërkombëtare është nderuar ai? Cila prej veprave të tij ju ka pëlqyer më shumë? Po romani “Kronikë në gur” ç’përshtypje ju ka lënë? Kush më thotë pse romani titullohet “Kronikë në gur”?

Idetë më interesante të nxënësve pasqyrohen në një klaster në tabelë.

Ndërtim njohurish: Insert.

Mësuesi u shpjegon nxënësve teknikën Insert dhe u jep për detyrë të lexojnë materialin në tekst dhe ta kontrollojnë atë nëpërmjet shenjave të cilat janë: “ √ (kontrolloj) kur diçka që lexojnë nxënësit është e njëjtë me atë që dinë që më parë.“-” kur është i kundërt apo ndryshe nga si e dinin ata.“+” Informacioni i ri dhe “?” informacioni i paqartë. U kërkohet nxënësve që për objektivat e shënuar në tabelë gjatë leximit të kërkojnë përgjigjet e tyre në tekst.

Në fund renditet informacioni sipas shenjave në tabelë.

Shembull

√ (Kontrollo) - + ? -Paraqitet kronika e qytetit piktoresk të Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore. -Romani ka frymëzim autobiografik. -Rrëfimi i romanit është në vetë të parë, etj.

-Titulli i romanit është metonimi me disa shkallare -Pikëvështrimi i luftës me sytë e një fëmije i jep mundësi autorit të shfrytëzojë një përmasë antikonformiste etj.

-Ç’është një vepër jokonformiste? -Kur një vepër karakterizohet nga ambiguiteti dhe dykuptimësia?

-Bëhet parafrazimi për çështjet e njohura si:

Personazh kryesor dhe rrëfimtar është një djalë i vogël i cili rrëfen sipas këndvështrimit të tij.

Romani është ndërtuar si kronikë. Kjo i jep mundësi autorit të rrëfejë objektivisht në dukje duke dhënë qëndrime dhe argumente nga këndvështrime të ndryshme etj.

Kalohet te parafrazimi dhe sqarimi i informacionit të ri.

Page 150: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 149

a. Plotësohet klasteri për titullin e romanit.

b. Sqarohet pse romani nuk është biografi duke rikujtuar ku dallon një biografi nga një vepër letrare etj.

Kalohet te sqarimi i pyetjeve që kanë ngritur nxënësit gjatë leximit të cilat mund të jenë:

-Arrihet në konkluzionin se në romanin “Kronikë në gur” autori del jashtë rregullave të Metodës së Realizmit Socialist në paraqitjen e luftës dhe këtë mundësi ia jep zgjedhja e kronikës dhe pikëvështrimi fëmijnor i luftës. Jokonformizmi nuk del hapur por autori bën një lojë të dyfishtë me ambiguitet dhe dykuptimësi, perceptimi naiv i botës që kalon lehtë në metaforë metonimi, hiperbolë e grotesk i jep mundësi autorit të luajë me dykuptimësinë. Sqarohet se këtë metodë Kadare e ka ndjekur në pothuaj të gjitha kryeveprat e tij duke bërë që ato të marrin vlera universale dhe të shprehin mesazhin e klithmës së një populli nën diktaturë.

Përforcim: Pesëvargësh.

Duke shfrytëzuar gjithçka që u mësua gjatë kësaj ore mësimi në këtë fazë nxënësve u kërkohet që të plotësojnë një pesëvargësh për Kadarenë vlerat vendin që zë në letërsinë shqipe metodën e ndjekur prej tij.

Shembull.

Shkrimtar

Antikonformist, modern.

Krijon, përfaqëson, lartëson.

E ngriti letërsinë shqiptare në nivele të krahasueshme me atë botërore dhe i dha një frymë moderne duke pasqyruar në të gjithçka shqiptare por gjithashtu duke i dhënë një frymë universale me një stil të pakrahasueshëm plot shtresëzime kuptimore.

Kandidat i çmimit “Nobël”

Kronikë në gurM ETO N IM I

Q yteti nënkuptonBAN O R ËT

N jë shkrim ose gdhëndje arti të

përje tshëm

G uri nënkuptonQ YTETIN

Page 151: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 150

Funksioni i qytetit si personazh Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të shpjegojë metodën e përdorur nga Kadare për të përfshirë si personazh qytetin;

• Të komentojë antropomorfizimin dhe shpirtëzimin e qytetit në shembujt e sjellë në tekst;

• Të komentojë marrëdhënien e qytetit me banorët;

• Të analizojë perceptimin figurativ fëminor të romanit duke përcaktuar dhe rolin e tij kyç në fizionominë e romanit.

Metodate përdorura: Diskutim, lexim me kodim teksti, shkrim i lirë, klaster

Struktura PNP

Parashikim

Mësimi nis me një diskutim. Mësuesja pyet nxënësit se cila është tema që trajtohet në roman dhe e shënon atë në tabelë:

Tema e fëmijërisë dhe e vendlindjes.

Pyetja që shtrohet për diskutim është: Pse këto tema janë universale? Përgjigjet më interesante shënohen në tabelë.

Kalohet në fazën tjetër të mësimit duke ngritur një tjetër pyetje: Cilat janë mënyrat e mundshme që një shkrimtar të paraqesë ngjarjet që kanë ndodhur dhe mjedisin ku kanë ndodhur këto ngjarje?

Pritet që përgjigja e nxënësve të jetë: Me anë të përshkrimit për mjedisin dhe rrëfimit për ngjarjet.

Ndërtim njohurish

Do të shohim se si Kadare i kombinon këto dy mënyra në romanin “Kronikë në gur”.

Mësuesja shkruan në tabelë çështjet për të cilat nxënësit të ndarë në grupë do të gjejnë përgjigjet në tekst dhe më pas do të diskutohen bashkarisht.

Grupi 1. Çështjen e parë: Tema: Funksioni i Qytetit si personazh.

1. Lexo me kujdes dhe dallo metodat që përdor Kadare për të përfshirë dhe qytetin në listën e personazheve.

2. Dallo dhe shpjego zoomorfizmin dhe antropomorfizmin. Plotëso tabelën. Nxënësit plotësojnë tabelën me disa të dhëna nga teksti dhe përgatiten për diskutimin me gojë.

Zoomorfizmi Antropomorfizmi Shpjegimi duke u kacavjerrë me mundime të mëdha i ishte qepur faqes së malit".

Qyteti u drodh si epileptik, u anua, desh ra.

Këtu flitet për qytetin nuk përshkruhet por ai zoomorfizohet dhe paraqitet në lëvizje ...

Page 152: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 151

Grupi 2. Çështjen e dytë: Perceptimi i botës me sytë e magjepsur të një fëmije.

1. Me ç’përmasa jepen ngjarjet në roman? Cila është metoda e zgjedhur nga autori.

2. Dallo perceptimin fëmijëror të botës dhe komentoje atë.

Nxënësit plotësojnë klasterin dhe përgatiten për diskutimin me gojë.

Komentohen shembujt e nënvizuar në tekst nga të dy grupet.

Përforcim: Shkrim i lirë.

Tema: Përshkruaj në 5 minuta pa ndalur qytetin tënd duke u përpjekur ti japësh trajta antropomorfe dhe zoomorfe.

Detyrë shtëpie

Pyetja 10. Si i përjeton ngjarjet rrëfimtari fëmijë dhe ç’gjurmë lënë ato në mendjen fëmijërore? Sillni shembuj nga romani ku rrëfimtari fëmijë ndërmerr eksperimente mendore apo kur kërkon të zgjidhë me meditim të pavarur e naiv misteret e të mëdhenjve.

Metafora, metonimia, personifikimi, hiperbola dhe grotesku Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë figurat e metaforës, metonimisë, personifikimit, hiperbolës dhe groteskut;

• Të shpjegojë mënyrën e ndërtimit të tyre nga shkrimtarët në përgjithësi dhe Kadare në veçanti;

Perceptimi i botës me sytë e një fëmije

Qyteti nënkuptonBANORËT

Ndërthuret këndvështrimi i fëmijës me atë të të rriturve duke kthyer botën në përmasat e njëmendta

Mbizotërojnë përshkrimet poetike, zbukuruese

Perceptim i tejzgjatur i hiperbolizuar

Page 153: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 152

• Të komentojë mundësitë shprehëse që i japin ato veprës letrare duke ilustruar me shembuj nga Kronikë në gur;

• Të krijojë një tekst origjinal ku të përdorë figurat e mësipërme.

Metodat e përdorura: Praktikë e udhëhequr, tabela e koncepteve, punë me grupe.

Struktura PNP

Parashikim: Praktikë e udhëhequr. Mësuesi orienton nxënësit të gjejnë figurat letrare që njohin në tekstin e dhënë.

Shembull:

Kisha hyrë në mbretërinë e fjalëve. Kjo ishte një tirani e pamëshirshme. Bota u mbush befas me njerëz që kishin në vend të kokave kunguj, koka të tjera vinin vërdallë, sytë plasnin si fishekët, disave u ngrinte gjaku si akullore, ca vërtiteshin me gjuhë të tharë, të tjerët me duar metalike (të arta ose të argjendta), aty-këtu shfaqej ndonjë copë mishi me dy sy, qytetin vetë e zinin ethet (kisha parë si dridheshin dritaret, kisha parë madje edhe djersët e tij bojë hiri), dikush vërtitej me rrënjë të dala, të tjerët si të çmendur i bënin shoku-shokut pyetje pa kuptim, “ku i ke veshët, ku i ke sytë”, dikush përpinte të hante dikë jo me anë të dhëmbëve, por me anë të syve, ngjyrues të panjohur lyenin papritur me ngjyrë të zezë derën e ndonjë shtëpie ose fatin e ndonjë vajze dhe, në fund një ditë prej ditësh dikujt i binte befas në kokë dashuria si një pllakë guri nga strehët. Kronikë në gur .

Lihen nxënësit të punojnë me tekstin dhe pasi janë gati nxirren në tabelë figurat e gjetura. Nxënësit mund të gjejnë figurat e mëposhtme:

Metafora: mbretërinë e fjalëve,

Hiperbola: I gjithë paragrafi. Hiperbolizohen përjetimet e rrëfimtarit.

Personifikimi: trajta antropomorfe, qytetin vetë e zinin ethet, kisha parë madje edhe djersët e tij bojë hiri.

Metonimia: Qytetin e zinin ethet nënkupton që banorët janë në ankth, pra kemi vendin për banorët.

Grotesku: i gjithë ky fragment i hiperbolizuar krijon figurën e groteskut i cili vë në pah tragjiken dhe komiken e përjetimeve të fëmijës në këtë qytet të çuditshëm.

Ndërtim i njohurive

Pasi nxënësit thonë figurat që kanë gjetur mësuesi u rikujton atyre duke u shpjeguar mekanizmin e ndërtimit të figurave letrare duke ilustruar me shembuj dhe pastaj i fton të riprovojnë të gjejnë në fragment figurën e groteskut apo figura të tjera (Nëse nuk kanë arritur ti dallojnë me njohuritë e mëparshme.)

Page 154: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 153

Ndërtohet tabela e koncepteve:

Mekanizmi i ndërtimit Arsyeja e përdorimit Funksioni te “Kronike në gur”

Metafora Krijohet nga një zhvendosje kuptimore mbi bazën e ngjashmërisë mes termit të parë dhe atij të figurshëm.

Për të pasuruar mënyrën e të shprehurit, për ta bërë atë më të bukur më ndikuese

1. shprehësia 2. ambiguiteti dhe

dykuptimësia

Metonimia Krijohet nga një zhvendosje kuptimore mbi bazën e e vazhdimësisë llogjike apo materiale midis termit të parë dhe termit të figurshëm.Mbart përmbajtjen e një mendimi të diçkaje në diçka tjetër

Për të pasuruar mënyrën e të shprehurit dhe shoqëruar idetë e autorëve me anë të kalimeve mbi bazën e afërsisë.

1. Shprehësia 2. Për të paraqitur

lidhjen e fuqishme mes qytetit dhe banorëve si përfaqsues të njëri - tjetrit

Personifimi Përshkrimi sa më i gjallë i sendeve dhe koncepteve

Personifikimi përcakton, drejton dhe subjektivizon këndvështrimin tonë ndaj jofrymorëve.

Për të shprehur ndjenjat e rrëfimtarit për qytetin, dashurinë, dhimbjen, të mirat e të këqijat që i binin për pjesë banorëve të qytetit dhe qytetit vetë.

Hiperbola Përdorimi i fjalëve të ekzagjeruara për të shprehur një koncept përtej kufijve të së besueshmes.

Për të përforcuar, ironizuar ose theksuar karakterin komik.

Për të përforcuar mendimet dhe përjetimet e rrëfimtarit të vogël si dhe për të theksuar karakterin komik të mendimeve fëmijnore apo të veprimeve komike të banorëve të qytetit.

Grotesku Krijohet duke bashkuar anë të stërzmadhuara të realitetit (hiperbolizuara) ose duke vënë në kontraste të mëdha e të papritura forma të largëta dhe pa lidhje me njëra tjetrën apo duke i shformuar deri në përqeshje

Për të vënë në dukje bashkjetesën e tragjikes dhe komikes të ultës dhe të madhërishmes, të bukurës dhe të shëmtuarës.

Vë në dukje tragjiken dhe komiken, të ultën dhe të madhërishmen në jetën e banorëve dhe në realitetin që i kishte rënë për pjesë të rritej dhe të edukohej ky fëmijë.

-Ndahet klasa në pesë grupe dhe punohet pyetja 2 pas mësimit ku çdo grupi i caktohet për detyrë të gjejë në fragmentet e dhëna figurën që do t’i caktohet.

Page 155: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 154

Përforcim: Të ndarë në grupe si në ushtrimin paraardhës nxënësve u jepet detyrë që për 5 min, të krijojnë sa më shumë figura letrare origjinale të llojit që u ishte caktuar në ushtrimin paraardhës.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3.

Koment: Kapitulli i parë Ora e katërt

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të shprehë mendimet e tij për mënyrën me të cilën rrëfehen ngjarjet duke dalluar pikëvështrimin e romanit;

• Të ndërtojë hartën e ngjarjes;

• Të ushtrohet në ndarjen e tekstit narrativ në sekuenca rrëfimtare dhe të dallojë temën për çdo sekuencë.;

• Të argumentojë përcaktimin e temës së sekuencave të gjetura. Metodat e përdorura: Diskutim, harta e ngjarjes, punë me grupe, ndërtimi i sekuencave gjatë leximit.

Struktura PNP

Parashikim

Nxënësit janë porositur të lexojnë kapitullin e parë në shtëpi për të fituar kohë në analizën në klasë si dhe të mendojnë një titull për kapitullin. Nxiten nxënësit me pyetje për përshtypjet që iu ka krijuar leximi i romanit dhe rileximi që i bënë në shtëpi kapitullit të parë. Shkruhen në tabelë disa prej titujve më të goditur.

Lexohen në klasë disa momente të zgjedhura nga kapitulli i parë për të krijuar atmosferën e librit në klasë.

Ndërtim i njohurive:

Ndahet klasa në grupe:

Grupi 1. Plotëson hartën e ngjarjes dhe diskuton pyetjen 7. Vëmë re se që në kapitullin e parë prezantohen shumica e personazheve të romanit. Dalloni si vjen bota e të rriturve para lexuesit. Si ndërthuret ajo me botën fëmijërore?

Vendi dhe koha Në shtëpinë e djalit, në dimër, natë. Personazhet Djali, nëna, babai, gjyshja, Mane Voceja, nusja e Nazos, Xhexhoja,

Javeri, Maksuti Ngjarja që ndodh Ka rënë shumë shi. Sterna në shtëpinë e djalit është mbushur me ujë.

Vijnë dhe fqinjët të ndihmojnë në zbrazjen e saj. Bëhen biseda që në mendjen e djalit projektohen në mënyrë të çuditshme.

Zgjidhja Shiu pushoi doli Ylberi. Sterna u zbraz nga uji.

Page 156: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 155

Grupi 2. Ndan fragmentin në fragmente, dallon temat për çdo fragment.

Sekuenca 1 Djali ndodhet në shtrat. Personazh dhe rrëfimtar është vetë ai

Sekuenca 2 Fragmenti i dytë ndodh në katin e poshtëm të shtëpisë, në sternën e mbushur me ujë, shfaqen si personazhe, nëna, babai, gjyshja.

Sekuenca 3 Në të njëjtin vend por pasurohet rrëfimi me personazhe të tjerë si Mane Voceja, nusja e Nazos, Xhexhoja, Javeri, Maksuti.

Sekuenca 4 Në shtrat, djalin e zë gjumi.

Sekuenca 5 Në shtëpi, të gjithë flenë, djali vështron qytetin dhe lagjet e tij.

Sekuenca 6 Në sternë, djali vë re se sterna është qetësuar.

Sekuenca 7 Në dhomën e katit të tretë, vështrim nga dritarja.

Dallo temën për çdo fragment.

Fragmenti i parë

1. Djali mendon me një fantazi shumë të pasur për rënien e pikave të shiut në sternën e tij. Ai i personifikon ato dhe mendon për to si për qenie të gjalla.

Djali është i zhytur në fantazinë e tij për pikat e shiut dhe udhëtimin e tyre.

2. Papritur dëgjoi zërin e gjyshes që thirri se kishin harruar qyngjin pa vënë.

Fragmenti i dytë

1. Nëna, babai, gjyshja shkojnë për të zbrazur ujin në sternë. Djali dëgjon hapat, nuk iu durua shkoi dhe ai të shihte ç’bëhej.

2. Prindërit shkuan të thërrisnin fqinjët.

Djali i afrohet sternës dhe i thërret por ajo nuk i kthen përgjigje. Ai mendon se ajo është egërsuar shumë dhe fantazon për egërsimin e pikave të ujit në sternë.

Fragmenti i tretë

1. Fqinjët erdhën dhe filluan të ndihmonin.

3. të rriturit bisedojnë.

Djali ndihet i gëzuar, ai flet me pikat e ujit. Fantazon se do të ishte më mirë që në fillim të nxirreshin pikat më ngatërrestare. 2. Djali dëgjon

Fragmenti i katërt

Djalin e zë gjumi por ai nëpër gjumë përtyp bisedat e të rriturve.

Fragmenti i pestë

1. Djali zgjohet, të gjithë janë në gjumë, ai kurioz vështron nga dritarja dhe përshkruan qytetin.

Si zakonisht fantazia e tij merr krahë. Ai personifikon lumin, xhaden, urën, qytetin.

Page 157: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 156

Fragmenti i gjashtë

Djali mendon për sternën dhe kthehet te ajo.

Ai i flet asaj si zakonisht dhe ajo i kthen përgjigje. Sterna nuk është më plot me ujë.

Fragmenti i shtatë

Djali kthehet në dhomë. Ai përshkruan qetësimin e natyrës, daljen e ylberit si pakt paqeje, pas luftës imagjinare që kishte ndodhur mes lumit, urës, xhades...

Grupet paraqesin punën e tyre.

Përforcim: Në këtë fazë të mësimit nxënësve iu kërkohet të reflektojnë për llojin e temës më të përdorur. Nxënësit do të argumentojnë se kemi të bëjmë me një tekst rrëfimtar soditës dhe ekspresiv duke u bazuar në shpeshtësinë e temave të përdorura.

Detyrë shtëpie

Ushtrimi 9. Ndaloni në fjalitë: Kohëra të këqija, kohëra të turbullta, ah, moj xhiko, është kohë e pabesë kjo. Si ndikon tek djali kjo bisedë? Si e transformon ai atë dhe ç‘asociacione krijohen në mendjen e tij? Po ju si mendoni a ka lidhje koha me ngjarjet që ndodhin në roman?

Analizë koment: Kapitulli i parë Ora e pestë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të komentojë pjesët kur djali shpjegon dukuritë sipas këndvështrimit fëminor duke dalluar figurat letrare dhe funksionin e tyre;

• Të dallojë tipare të realizmit magjik në fragment dhe të shpjegojë funksionin e tyre;

• Të përshkruajë djalin me anë të një pesëvargëshi;

• Të shkruajë një ese me të njëjtën tematikë duke ruajtur gjithashtu tipare të stilit të Kadaresë në këtë roman.

Metodat e përdorura: Shoqërim idesh, punë në grupe, pesëvargësh.

Diskutim i detyrave të shtëpisë.

Parashikim: Mësuesi shkruan në tabelë: “Më kujtoheshin copëra fjalësh dhe bisedash të dëgjuara nga të mëdhenjtë aty-këtu, me kuptime të rrëshqitshme si ujët.”

Ç’shprehin këto fjalë të djalit?

Modele përgjigjesh:

Djali jeton mes të mëdhenjve por nuk i kupton ata.

Bisedat e të rriturve janë shumë të çuditshme për djalin.

Page 158: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 157

Këto kuptime të rrëshqitshme i japin krahë fantazisë së djalit i cili na e paraqet botën kaq mrekullisht me syrin e tij.

Ndërtim njohurish

U jepet nxënësve si detyrë e pavarur të dallojnë në tekst të gjitha fragmentet ku djali mediton ose paraqet botën me këndvështrimin e tij. Pasi fiksohen të gjithë fragmentet ndahet klasa në grupe me nga një fragment me detyrën: Pyetja 5

Shembull. Nga: Përpjekjet e egra të lumit gjatë natës i tregonte më mirë se kushdo kurrizi i tij i përgjakur...deri te ...Unë e doja atë, sepse në ketë luftë ai ishte i vetëm.

Dalloni temën e meditimit Djali mediton për lumin dhe fryrjen e përrenjve me ujë

Figurën letrare mbi të cilën është ndërtuar fantazia e djalit

Personifikimi i zoomorfizuar. Lumi dhe përrenjtë jepen me tiparet e qenit dhe gjarpërinjve. Por dhe i antropomorfizuar: Lumi urrente, përrenjtë urrenin, era urrente etj.

Figurat letrare plotësuese Metafora: Lumi fryhej e kapardisej me mendjemadhësi, përrenjtë i hidheshin atij në shpinë në befasi dhe pabesisht etj.

Pikëvështrimi i djalit Djali në gjithë këtë meditim merakoset për qytetin, ai shpreh dashurinë e tij të madhe për të.

Diskutim i punës në grupe

Për të gjithë klasën: A ka në këtë tekst tipare të realizmit magjik? Dalloni në fjalët e cilit personazh janë ato? Nxënësit sjellin shembullin:

- E dëgjove?, - tha duke iu afruar gjyshes - Vajzës së Çeço Kailit i ka dalë mjekër.

- Luaj vendit, - tha gjyshja

- Për këta sy, - tha Xhexhua. - Mjekër e zezë na, si e burrave. Ndaj s’e lë i ati të dalë udhëve.

Unë hapa veshët. E njihja atë vajzë dhe vërtet kishte kohë që nuk e kisha parë rrugëve.

- Uh, moj Selfixhe, - rënkoi Xhexhua, të zeztë! Ç’shenja ky kiamet i zi sonte.

- Duke mos i hequr sytë nga çatitë po përpiqesha të kuptoja se ç’lidhje mund të kishte midis furtunës së mbrëmshme dhe vajzës së Çeço Kailit, mjekra ogurzezë e së cilës m’u kujtua papritur.

Për të gjithë klasën: Cili është komenti juaj për fjalitë e fundit të fragmentit?

Kur u ngjita përsëri në dhomën e madhe të katit të tretë, pashë me gëzim se si atje tej, në një largësi të papërcaktuar kishte dalë ylberi, si një pakt paqeje i porsavendosur midis malit, lumit, urës, përrenjve, xhadesë; erës dhe qytetit. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje se kjo ishte një paqe e përkohshme dhe e paqëndrueshme.

Page 159: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 158

Përforcim

Përshkruaj djalin nëpërmjet:

një emri: Fëmijë

dy mbiemrave: i zgjuar, kurioz

tri foljeve: rrëfen, mediton, përshkruan

një fjalie: Një fëmijë i jashtëzakonshëm që me kuriozitetin dhe zgjuarsinë e tij futet në labirintet e qytetit të tij dhe na pasqyron një botë sa realiste aq dhe realiste magjike, mundësi këto që ja jep pikëvështrimi i tij prej fëmije.

një sinonimi: rrëfimtari

Detyrë shtëpie

Pyetja 17. Shkruani një ese mbi mendimet tuaja për kapitullin e parë të romanit “Kronikë në gur”.

Kreu VIII “Mbreti Lir” ose pasoja e pushtetit të pakufishëm Historia e krijimit të tragjedisë “Mbreti Lir” (1607)

Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të argumentojë zgjedhjen e Shekspirit për të bërë subjekt të veprës së tij një fabul kaq të njohur;

• Të dallojë risitë që solli Shekspiri në përpunimin e subjektit te veprës;

• Të plotësojë hartën e tekstit duke dalluar linjat e subjektit;

• Të shprehë mendimin e tij origjinal për sa i përket mënyrës së sjelljes së Lirit dhe pasojave të kësaj sjelljeje.

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat e orës.

Metodat e përdorura: Lexim, përmbledhje në dyshe, klaster, harta e tekstit, rrjeti i diskutimit.

Struktura PNP

Parashikimi:

-Pyeten nëse e kanë dëgjuar ndonjëherë përrallën me tre bijat që u pyetën nga babai se sa e donin atë dhe e vogla iu përgjigj: të dua sa kripa në gjellë. Ose me variante të ndryshme të kësaj përralle. Bëhet lidhja me fabulën e tragjedisë Mbreti Lir.

Page 160: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 159

Ndërtimi i njohurive:

Nxënësit lexojnë pjesën e parë të materialit në tekst në dyshe, bëjnë përmbledhjen e tij. Realizohet klasteri në tabelë: veprat me subjekt Mbretin Lir. Autorët.

U kërkohet nxënësve të bëjnë pyetje për dy paragrafët e parë:

Shembull:

Si mendoni ju pse tema e kësaj tragjedie është kaq e parapëlqyer nga autorë të ndryshëm, dhe ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Shekspirit?

Model përgjigjeje: Sepse Shekspirit i kanë interesuar gjithmonë tema universale, metafizike që kapërcejnë kohërat dhe jo më kot veprat e tij kanë vlerë të pakrahasueshme dhe sot.

Në këtë tragjedi zbërthehen dy tema të mëdha

1.Marrëdhëniet prind fëmijë, konfliktet mes brezave.

2. Tema mbretërore, konfliktet që vijnë nga ndarja e pushtetit.

-Si e ndryshoi dhe e pasuroi Shekspiri fabulën e tragjedisë? Pse?

Ndryshimet e bëra prej tij nga materiali i huazuar, prekin para së gjithash, përforcimin e elementit tragjik. Nëse tek paraardhësit e Shekspirit Liri sërish bëhet mbret, ndërsa Kordelja mbetet e gjallë, Shekspiri e mbyll tragjedinë me vdekjen e Lirit dhe të Kordeljas, në asnjë poemë apo rrëfim në prozë nuk ekziston linja e dytë, të cilën e ka trilluar Shekspiri (Glostëri dhe bijtë e tij); në dramat e paraardhësve të Shekspirit nuk ekziston figura e lolos; motivi i çmendurisë së Lirit është futur nga Shekspiri.

Ndahen nxënësit në grupe me detyrën: Lexoni me kujdes subjektin e tragjedisë dhe plotësoni hartën e ngjarjes. Secilit grup i jepet një pjesë e hartës së ngjarjes.

“Historia e Britanisë”. Golfredi i Monmouthit

Ritregimi në prozë nga Uilliam Kemdeni

“Historia e Britanisë”. Golfredi i Monmouthit

“Zana mbretëreshë” Rdmund Spencer

Veprat me subjekt

Mbreti Lir

Historia e lavdishme e Lirit, mbretit të anglisë dhe tre vajzave të tij. Autori i

panjohur

Kronikat e Robertit të Glosterit, Robert Maningut, Xhon Rastëllit, P.Holinshedit

etj

Page 161: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 160

Vendi dhe koha Vendi i veprimit është Britania. Koha e ngjarjeve - shekulli XI megjithatë përmes rreshtave zbulohet Anglia e kohës së Shekspirit.

personazhet Mbreti Lir, Gonerila, Regana, Kordelja, Glosteri, Etmundi, Edgari, Loloja, Kenti, Kornuelli, Duka i Albanit etj.

Konflikti kryesor

Konflikti mes Mbretit Lir dhe vajzave të tij, konflikti mes dukjes dhe thelbit, konflikt mes brezave, konflikti mes të vërtetës dhe gënjeshtrës.

Konflikti paralel Konflikti mes Glosterit dhe bijve të tij, me të njëjtën problematikë si ajo e Lirit.

Ngjarjet kryesore

Mbreti kërkon të ndajë mbretërinë vajzave sipas dashurisë që ato do ti shprehin atij. Ai përjashton Kordelen nga pasuria sepse ajo i tha: Të dua sa një baba. Kordelja martohet me mbretin e Francës pa prikë. Pasi Liri dorëzon pushtetin dhe vajzat nuk e respektojnë më as si mbret as si baba. Ato nuk i lejojnë atij të mbajë 100 kalorësit.

Pika kulmore Tensioni dramatik ka disa pika kulmore: Dëbimi i Kordeles. Pas një zënke me vajzat Liri ikën në natyrë mes erës dhe të ftohtit bashkë me Tom Edgarin i cili fshihet gjithashtu sepse të gjithë besuan se ai kishte bërë plane të vriste Glosterin. Një mbret i çmendur dhe i zhveshur në natyrë. Verbimi i Glosterit, vdekja e Kordeles.

Ngjarjet përfundimtare

Glosteri u tradhëtua nga biri i tij Etmundi i cili ia tha të fshehtën Kornuellit. Glosteri fshehu mbretin në Dovër dhe për këtë atij ju nxorrën sytë nga Kornuelli. Shërbëtori i Kornuellit vret Kornuellin. Glosteri merr vesh se biri i tij Etmundi është një mashtrues. Vijnë ushtritë franceze të cilat në sulmin e parë munden, Liri dhe Kordelja kapen rob. Duka i Albanit akuzon Etmundin, Gonerilën dhe Reganën për tradhti mbretërore Gonerila helmon Reganën më pas vret veten. Edgari vret në dyluftim Etmundin i cili rrëfen se kishte dhënë urdhër të vriteshin Mbreti Lir dhe Kordelja. Kordelja vdes e helmuar në krahët e mbretit Lir. Vdes dhe mbreti Lir.

Mesazhi Mesazhi në planin humanist: Njeriu duhet të jetë i aftë të kuptojë thelbin e njeriut jo nga fjalët por nga veprat. Shpeshherë njeriu pëson nga ato që vepron. Nuk mund të ketë mbret pa kurorë. Në planin personal Mbreti Lir kuptoi se njeriu u vlerësuaka nga fuqia që i jep pushteti dhe jo nga ndjenjat njerëzore siç është dashuria e fëmijëve për prindin. Në planin politik: Nuk mund të ketë qetësi në një mbretëri të copëzuar.

Pasi bëhet plotësimi përfundimtar i hartës së tekstit në tabelë kalohet në fazën e:

Përforcimit

Ngrihet rrjeti i diskutimit me nxënësit për sa i përket kushtit të Lirit për ndarjen e mbretërisë duke përdorur EMPATINË (vënia e vetes në vendin e tjetrit)

Nëse do të ishit në vend të Kordeles do ta pranonit kushtin e Lirit

Po Pse JO

Detyrë shtëpie: Pyetja 4.

Page 162: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 161

"Mbreti Lir" ose pasoja e pushtetit të pakufishëm Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të komentojë mesazhet që përcjellin personazhet nëpërmjet fjalëve dhe marrëdhënieve që krijojnë;

• Të analizojë karakteret e mprehta të penës së Shekspirit duke plotësuar dhe komentuar bioskedat për personazhet;

• Të krahasojë Lirin dhe Glosterin bazuar në tragjedinë e secilit;

• Të lidhë temën e tragjedisë me realitetin gjithkohor dhe hapësinor duke ilustruar me shembuj nga letërsia dhe jeta e përditshme.

Metodat e përdorura: Grupet e ekspertëve, bioskeda personazhesh, diagrami i Venit.

Struktura PNP

Parashikimi

Lexohen detyrat e shtëpisë. -Ndalohet te fjalët e tre motrave dhe komentohen fjalët e secilës. I kushtohet vëmendje falsitetit të fjalëve të bukura përballë thjeshtësisë së Kordeles.

Ndërtimi i njohurive:

Ndahet klasa në grupe me nga 4 nxënës.

Ndahen rolet për çdo nxënës të grupit:

1. Gjetësi i citimeve. Detyra e tij është që të gjejë citimet dhe fjalët më domethënëse që karakterizojnë personazhet, ti paraqesë me zë dhe të ftojë grupin në komentim ."Të siguroj me kokën tonë, zot, / se bija e vogël nuk të do më pak;/ heshtja nuk është shenjë ligësie; bën zhurmë kush përbrenda është bosh.

"I ati e besoi, e besoi dhe i biri. Aq i ndershëm është, sa ç'është dhe i dyshuari. Me sinqeritetin e tyre është e lehtë të luash".

Një baba zhelan edhe fëmijëve u kall verbërinë. Një atë me qese të madhe është më i mirë për llogarinë".

Edhe lypësit për nevojë kanë diçka me bollëk. Po ta shkurtosh gjithë jetën në rrangun e nevojës, dhe njeriu barabitet me kafshën…".

Për njerëz kokëfortë çdo pësim/ Që bëjnë vetë u bëhet dhe mësim"

2. Hulumtuesi: Detyra e tij është që të japë informacion paraprak për çdo gjë që lidhet me tekstin. Si p.sh Linjat e subjektit, konfliktet mes personazheve,

3. Interpretuesi i personazheve: Detyra e tij është që të mendojë me kujdes për personazhet, karakteret e tyre mesazhet që përcjellin fjalët dhe sjellja e tyre dhe ti diskutojë ata me nxënësit e tjerë.

Metoda e zgjedhur është plotësimi i bioskedës për personazhet si me poshtë:

Etmundi, Edgari, Gonerilia, Regana.

Page 163: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 162

Shembull Etmundi

Plan

Të marrë trashëgiminë.

Mendime

Të ngatërrojë babanë me djalin tjetër Edgarin për të përfituar për vete.

Ndjenja

Urrejtje, xhelozi, smirë, lakmi

Personaliteti

I pamëshirshëm, dinak, mizor, i pabesë.

Anët e forta

Këmbëngulës deri në fund për të realizuar planet e tij.

Veprime

Mashtroi, shpifi për të vëllanë, vuri në rrezik jetën e të tjerëve, vrau.

Fjale

I ati e besoi, e besoi dhe i biri. Aq i ndershëm është, sa ç'është dhe i dyshuari. Me sinqeritetin e tyre është e lehtë të luash".

Dobësi

Nuk vlerësonte ndjenjat njerëzore dhe dashurinë e babait e të vëllait por kishte fiksim të hakmerrej.

4. Lidhësi: Ka për detyrë të gjejë lidhjet mes tekstit dhe botës jashtë shkollës, realitetit të përditshëm, shembuj nga letërsia (Xha Gorio) filma (Zemra e nënës), fjalë të urta shqiptare që përcjellin mesazhe të ngjashme për raportet prind fëmijë, për shtirjen dhe të vërtetën, për lakminë për pasuri dhe pushtet etj.

Pasi mbarojnë punën grupet e ekspertëve ftohen nxënësit në diskutim qëllimi i të cilit është sjellja e sa më shumë argumenteve se fatkeqësia shpirtërore e Lirit qëndron në konceptimin gabim të marrëdhënieve prind- fëmijë, mbret –popull.

Ideja që duhet të dalë nga ushtrimi i mësipërm është:

Liri kujton se meqenëse ka lindur mbret meriton gjithçka që do. Ai kërkon temenara dhe kërkon të blejë dashurinë e vajzave me para.

Liri është i padrejtë dhe me shtetasit. Ai për një fjalë goje dënon Kentin me syrgjyn.

Liri është i paaftë të njohë njerëzit, shfaqjen nga thelbi etj.

Përforcim

Diagram veni Liri- Glosteri

LIRI: U Çmend se humbi iluzionet por i çmendur është më i mençur se më parë.

GLOSTERI: "Unë nuk kam rrugë, dhe sytë s'kanë ç'më duhen. Ata s'më kanë bërë dritë, kur i kisha.

Është e njëjta situatë për të dy. Ata nuk arritën të njihnin thelbin por u gënjyen nga fjalët dhe ranë në kurthin e dinakërisë.

Përmbysjet e situatave bënë që njëri të çmendej por i çmendur duke u endur në natyrë jo si i ka hije një mbreti ai kupton të vërtetën që nëse do të ishte treguar i mençur ta kishte kuptuar që në fillim nuk do të kishin ndodhur gjithë tragjeditë që pasuan. Kurse Glosteri në po të njëjtën situatë si Liri kur u verbua pa më mirë të vërtetën që nuk e pa kur kishte sytë.

Detyrë shtëpie: 9. Analizoni gjendjen shpirtërore të Lirit në vargjet:

Shtrëngatë, shfry, vill zjarr, derdh shi, gjëmo!

Shinë, erën, bubullimën s'i kam bija,

Page 164: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 163

Nuk ju qortoj se jeni pa mëshirë,

Mbretërinë time s'jua fala juve'

S'ju kam fëmijë, nuk më keni borxh.

Nga "Hamleti" tek "Anti-Hamleti".

Rrafshe krahasuese të tragjedisë "Mbreti Lir"

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë dhe argumentojë ndryshimet që i bëri Shekspiri përrallës;

• Të dallojë fillin kuptimor që lidh tragjedinë me absurdin e shek 20;

• Të ndërtojë lidhjen shkak –pasojë për veprimet e Lirit;

• Të krahasojë Hamletin me Mbretin Lir;

• Të dallojë këndvështrimin e Shekspirit për Mbretin Lir.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, procedura e të ripyeturit, diagrami shkak–pasojë, diagrami i venit.

Struktura PNP

Parashikimi: Stuhi mendimesh

Kujtojmë tragjedinë Hamleti dhe gjithë njohuritë që kanë nxënësit për të. Cili ishte misioni që mori përsipër të kryente Hamleti? Si mendoni ju në ç’rrafshe mund të krahasohen Hamleti dhe Mbreti Lir?

Ndërtimi i njohurive

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat e orës të cilët shkruhen në tabelë.

Lexohet fragmenti duke realizuar metodën: Procedura e të ripyeturit.

Ndahet mësimi në paragrafë dhe për çdo paragraf nxiten nxënësit të bëjnë sa më shumë pyetje të nivelit të lartë dhe jo që e kanë përgjigjen të gatshme në tekst.

Shembull paragrafi i parë: Lexohet paragrafi me zë nga një nxënës. Mësuesja bën pyetjet:

Dimë që subjekti u mor nga një përrallë dhe dimë se përrallat kanë fund të lumtur. Pamë gjithashtu se si përfundoi tragjedia Mbreti Lir. Atëherë cilat janë argumentet që mund të sjellim për besnikërinë e Shekspirit ndaj përrallës për sa i përket sjelljes së mbretit dhe ndryshimeve të bëra për sa i përket lumturisë së vajzës së vogël?

Përse te Shekspiri Kordelja vdes?

Page 165: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 164

Modele përgjigjesh:

-Liri sillet si mbret përralle kjo i duhej Shekspirit për të përligjur sjelljen jo të denjë të mbretit të çmendur dhe të arratisur në natyrë.

-Shekspiri gjithmonë ka parapëlqyer rritjen e efektit tragjik në veprat e tij tragjedi.

-Vdekja e Kordeles tregon se universi i veprimit te mbreti Lir është universi i absurdit.

Pastaj është radha e nxënësit t’i bëjë pyetje mësueses i cila gjithashtu do t’i përgjigjet.

Për paragrafët në vijim krijohen dyshe nxënësish deri në fund të mësimit.

Mësuesi gjatë gjithë kohës është në vëzhgim dhe herë pas here ndërhyn duke ndihmuar nxënësit që të gjejnë pyetje të nivelit sa më të lartë për paragrafët.

Paragrafi i dytë:

Tani e kanë radhën nxënësit të bëjnë pyetje të cilat mund të jenë:

Në ç’kuptim tragjedia Mbreti Lir na krijon ndjesinë e absurdit?

Çfarë është absurde në këtë tragjedi?

Cili është komenti që mund t’i bëhet mendimit të Norton Frapit?

Përgjigje: Na krijon këtë ndjesi sepse njerëzit e mirë vdesin në fund ose dënohen rëndë nga fati, si p.sh. Kenti, Glosteri, Kordelia etj. ose

Sa kohë që në botë do të ekzistojnë njerëz si Gonerilia, Regana, Etmundi dhe Kromuelli çdo përpjekje për veprime të mira tingëllon absurde dhe tragjedi të tilla do të përsëriten pafundësisht.

Paragrafi i tretë:

Evidentoni shkaqet e tragjedisë së Mbretit Lir. Pse ndodhi tragjedia e Lirit?

Përgjigje:

Mbreti Lir vendos vetë për çdo gjë. Ai i parashikon vetë përgjigjet e vajzave.

Ndau mbretërinë dorëzoi pushtetin.

Cilat janë pasojat që shoqëruan shkaqet e mësipërme?

Ai u tërbua kur Kordelja nuk u përgjigj sipas modelit që ai kishte në mendje.

Ai u përzu nga shtëpia e vajzave. Vendi u përfshi nga grindjet për pushtet. Vajzat vranë njëra– tjetrën.

Po Shekspiri ç’këndvështrim ka për sjelljen e Mbretit? Ku duket kjo?

Vazhdohet kështu deri në fund paragraf pas paragrafi.

-Punë në grupe: Pyetja 5

Plotësohet bioskeda e personazheve, një grup për mbretin Lir dhe grupi tjetër për Hamletin.

Page 166: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 165

plan mendime ndjenja personaliteti

Anët e forta veprime fjalë dobësi

Bëhet përmbledhja e krahasimit duke ndaluar dhe në fjalët më domethënëse të personazheve:

Pyetja 6. Hamleti: “kjo botë u shthur o prapësi o dreq që unë paskam lindur të të ndreq” Interpretoni idetë që përcjell Shekspiri me anë të Hamletit dhe veprimeve te tij.

Hamleti lufton për të mirën e përgjithshme, nuk është egoist, ndërmerr misionin e mundimshëm të rregullojë botën, vdes në emër të drejtësisë.

Pyetja 7. Liri: Fajtorë nuk ka, më beso, nuk ka fajtorë:

Askush nuk kryen krime.

Marr përsipër të të shfajësoj çdokënd.

Interpretoni idetë që përcjellin fjalët dhe veprimet e Lirit. Diskutoni mbi kundërshtinë që shfaqin këto dy personazhe me famë të Shekspirit.

Liri shikon gjithçka si tragjedi personale. Ai është i kredhur para së gjithash në vetvete dhe padrejtësia e botës atij i shfaqet, para së gjithash, në vuajtjet e veta personale, kur nga froni i sundimtarit ai ka rënë deri në nivelin më të mjerë të mjeranëve. Ai ia hedh fajin botës së padrejtë por nuk merr mundimin ta rregullojë atë por dorëzohet përballë poshtërsisë së saj. Në këtë pikëvështrim Liri del antihamlet.

Përforcim: Diagram Veni- Mbreti lir dhe Hamleti

Detyrë shtëpie.

Pyetja 9. Shkruani në tabelën e mëposhtme arsyet e vdekjes së këtyre heroinave shekspiriane: Kordeles, Xhuljetës dhe Dezdemonës. Thoni çfarë e dallon dhe ku ngjason tragjizmi i fatit të tyre.

Koment AKTI I PARË SKENA I Ora e Katërt

NË PALLATIN E MBRETIT LIR

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë me intonacionin e duhur fragmentin të ndarë në role;

• Të përshkruajë personazhet duke u nisur nga fjalët dhe mënyra e sjelljes së tyre;

Page 167: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 166

• Të zbulojë mesazhet universale që përcjell Shekspiri nëpërmjet fjalëve të personazheve;

• Të mbajë qëndrim pro ose kundra si dhe të argumentojë lidhur me arsyen e konfliktit të tragjedisë dhe pasojave që do ta shoqërojnë atë në shumë plane.

Metodat e përdorura: Lexim me role, role të specializuara në diskutim, (grupet e ekspertëve), klaster, punë me grupe, rrjeti i diskutimit.

Struktura PNP

Parashikim

Lexohen detyrat e shtëpisë.

Njihen nxënësit me temën dhe objektivat e orës.

Ndërtimi i njohurive

Hapi i parë

Lexohet fragmenti nga nxënësit të ndarë në role.

Hapi i dytë

Ndahet klasa në grupe me nga 4 nxënës. Ndahen rolet për çdo nxënës të grupit:

Shkruhen në tabelë çështjet për diskutim që do tu jepen ekspertëve:

1. Pyetja 1. Personazhet në këtë fragment, lidhja e tyre me mbretin Lir. Karakteri që shpalosin.

klaster

2. Pyetja 2. Linjat e subjektit që shfaqen, konflikti. Ilustrim me vargje.

3. Pyetja 5, 6, 10. Kushti i Lirit, sjellja e tij me vajzat. Ilustrim me vargje, koment.

4. Pyetja 7, 8, 9. Përgjigjet e secilës nga vajzat. Ilustrim me vargje, koment.

Sipas numrit d.m.th detyrës nxënësit bashkohen në grupet eksperte për të planifikuar se si do ta japin mësimin nga çdo rol. Nxënësit kthehen përsëri në grupet bazë ku çdo ekspert drejton pjesën e tij të diskutimit.

Mësuesi ndjek ecurinë e punës në grupe.

Hapi i tretë: Punë në grupe.

Pyetja 12. Çdo grup plotëson njërin prej planeve të mëposhtme: Tragjedia Mbreti Lir është shumë komplekse dhe konflikti tragjik i saj mund të shihet në disa plane. Përcaktoni konfliktin tragjik për secilin nga planet e mëposhtme dhe diskutoni mbi universialitetin e tyre në shoqërinë njerëzore.

Plani humanist------konflikti midis shfaqjes dhe thelbit.

Plani familjar------Konflikti mes brezave.

Plani politik------Konflikti për pushtet, luftërat civile.

Page 168: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 167

Plani personal------Konflikt me vetveten, pasi kupton se respekti dhe vlerësimi humbasin kur humbet pushteti. Njeriu nuk është në vetvete më i mençur dhe më i ditur por janë vlerat e pushtetit që të bëjnë të ndihesh i tillë.

Hapi i katërt

Përforcim

Pyetja 12.

Ngrihet rrjeti i diskutimit me temë: Liri ka vendosur të ndajë mbretërinë në tri pjesë. Diskutoni nëse ndarja e një mbretërie është logjike apo jo në parim. Identifikoni pasojat politike që shoqërojnë copëzimin e një mbretërie me një mbret fiktiv në krye.

Po Pse Jo

Detyrë shtëpie: Pyetja 14. Mendojeni veten për një çast sikur jeni këshilltar i Mbretit Lir. Shkruajini atij një letër bindëse-argumentuese, ku t’i arsyetoni shkaqet e mosndarjes së mbretërisë.

Tema: Koment nga “AKTI I DYTË” SKENA IV Ora e pestë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë bukur me role fragmentin;

• Të dallojë idetë dhe mesazhet që përcjellin debatet mes Lirit dhe vajzave;

• Të dallojë dhe argumentojë situatat absurde në të cilat gjendet Liri në këtë fragment;

• Të analizojë gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhet Liri;

• Të argumentojë si do të sillej në një situatë të ngjashme në jetë.

Metodat e përdorura: Veprimtari e leximit të drejtuar, diskutim, punë në grupe, empatia.

Diskutohet detyra e shtëpisë tema e së cilës në këtë rast shërben edhe për të krijuar fazën e parashikimit.

Ndërtimi i njohurive: Përdoret metoda VLD, pra do të lexohet fragmenti me ndalesa dhe do të nxiten nxënësit me anë të pyetjeve të nxjerrin kuptimin dhe zbërthejnë idetë kryesore të tij. Pyetjet model hap pas hapi gjenden në rubrikën e pyetjeve pas mësimit. Shembull

Page 169: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 168

Lexohet paragrafi i parë dhe i dytë. Mësuesja bën me shenjë për ndalesë dhe pyet:

Pyetja 1. Në cilat fjalë të Lirit shfaqet dobësia e tij përballë ligjeve mizore të botës? Kujt i kërkon ndihmë ai që deri tani kishte qenë më i pushtetshmi nga të gjithë njerëzit e mbretërisë së tij?

Priten përgjigjet e nxënësve.

Vazhdohet leximi.

Pyetje

Pyetja 2. Ajo “që e donte të atin më shumë se çdo fëmijë në botë prindin ”ç’përgjigje i jep tani pyetjes së tij? Ç’është Liri tashmë për të? Komentoni vrazhdësinë e fjalëve të saj

Lexim

Pyetje

Pyetja 3. Si dërrmohen shpresat e fundit të Lirit nga përgjigja e së dytës Reganës e cila nuk kishte mundësi të priste të atin sepse vuri re se “ishte larg shtëpisë” Po për të ç’është tashmë Liri?

Lexim

Pyetje

Pyetja 4. Çfarë pranon më mirë të bëjë Liri se të kthehet te Gonerila? Komentoni se Liri vazhdon të sillet si mbret megjithëse nuk është më i tillë.

Lexim

Pyetje

Pyetja 5. Përgjigja e Gonerilës është shterpë si zemra e saj: “Zot si doni”. Argumentoni se Liri në përgjigjen që i kthen është tashmë një baba dhe jo një mbret. Dalloni metaforat që ai përdor për Gonerilën dhe përfytyrimet që ngjallin ato.

Lexim

Pyetje

Pyetja 7. Argumentoni duke u nisur nga fjalët e Reganës se Liri tashmë është në mëshirën e fatit, ai ka rënë nga shiu në breshër!

Pyetja 14. Jashtë është natë dhe po afron shtrëngata. Si theksohet zemërgurësia e vajzave me mbylljen e portave?

Pyetja 13. Cili është mësimi në planin personal që mori Liri në këtë fragment?

Pyetja 15. Cili nga konfliktet tragjike të tragjedisë del më i fuqishëm në këtë fragment?

Pyetja 11. Argumentoni absurditetin e situatave të ndryshueshme në të cilat gjendet Liri.

Mësuesi është i lirë të ndërtojë pyetje nga më të larmishmet dhe duhet të nxitë edhe nxënësit të bëjnë pyetje për fragmentin e lexuar.

Me të gjithë klasën: Analizoni gjendjen shpirtërore të Lirit në fjalët e tij të fundit në këtë fragment.

Page 170: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 169

Pasi arrihet në fund të fragmentit me lexim dhe komentim ndahet klasa në grupe me një nga detyrat e mëposhtme:

Grupi 1

Pyetja 6. Dalloni mesazhin Shekspirian në fjalët e Reganës. Komentojeni atë në planin politik dhe social.

Në një shtëpi a mund të rrojnë mirë

Një mori njerëz nënë dy komanda?

Është e vështirë, gati e pamundur.

Grupi 2

Pyetja 8. Komentoni mesazhin që përcjellin fjalët e Lirit. A janë ato aktuale në situata të ngjashme dhe sot? Diskutoni.

Një pjesë e keqe është prapë e mirë,

Kur ka të tjerë më të liga;

Duke mos qenë nga të ligjtë fare,

Përmban një farë shkalle lavdërimi.

Grupi 3

Pyetja 10. Komentoni fjalët e Lirit:

Ti je një zonjë e veshur në mëndafsh.

Në vishesh luks që të rrish vetë ngrohtë,

Natyrës nuk i duhet luksi yt.

Përgjigje për cilën pyetje të Gonerilës janë këto fjalë? Cili është kuptimi i tyre?

Përforcim: EMPATIA

Nxënësit plotësojnë:

Mendoni për një çast veten në vend të mbretit Lir. Çfarë do të ndryshoje ti në rrjedhën e ngjarjeve për të parandaluar tragjedinë:

Po të kisha qenë unë mbreti Lir do të kisha vepruar ndryshe në atë situatë. Unë do të ------------------------------------------------------------------------------------------

Detyrë shtëpie: Pyetjet

17. Lexoni me kujdes dy fragmentet dhe listoni të gjitha fjalitë që përmbajnë mesazhe apo fjalë të urta. Komentojini ato për nga thellësia e mendimit dhe universalizmi i tyre. 18. Argumentoni qëndrimin humanist të Shekspirit në demaskimin e pushtetit të trashëguar në tragjedinë “Mbreti Lir”. Ora e gjashtë

Kjo orë duhet t’ju jetë komunikuar nxënësve paraprakisht në mënyrë që ata të kenë kohë në dispozicion për ta punuar.

Prezantim individual

Page 171: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 170

Tema: Mbreti Lir i tejkalon të gjithë kufijtë e tragjedisë me risitë që solli në dramaturgji.

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të analizojë të veçantat e tragjedisë:

• Nga pikëpamja skenike;

• Në rrjedhën e ngjarjeve;

• Në ndërtimin e linjave të subjektit;

• Në rolin e personazheve dytësore.

Udhëzime: Analizoni duke konkretizuar me shembuj nga vepra veçantësinë e ndërtimit të kësaj tragjedie risitë e saj në planin formal dhe stilistik.

Mbreti Lir solli risi skenike dhe çliroi dramën nga principet e kanonizuara klasike.

Është shumë e vështirë për të vënë në skenë një tragjedi të tillë ku nuk ruhet uniteti i vendit, ku veprimi kalon nga kështjella në kështjellë, nga kështjella në kasolle nga kasollja në hapësirë.

Nuk ruhet uniteti i veprimit.

Nga pikëpamja skenike kjo është një tragjedi e shfrenuar me personazhe që lëvizin pa asnjë kontroll.

Liri çmendet.

Glosteri verbohet.

Edgari lypës.

Kordelja kërkon të atin, Edgari gjithashtu, Edmundi dashnor.

Në fabulën e Lirit, Glosteri formon një subjekt të pavarur ndërsa në tragjeditë klasike do të ishte thjesht një personazh dytësor që do të theksonte tragjedinë e lirit. Pra brenda një tragjedie dy linja të pavarura subjekti.

Detyrë shtëpie

Përqendrohuni te mesazhi qendror i tragjedisë “Mbreti Lir” dhe shndërroheni subjektin e tragjedisë në një tregim apo artikull gazete, me kontekst historik bashkëkohësinë.

8.1 Drama “Shtëpia e Bernarda Albës” Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të ndërtojnë profilin e shkrimtarit Frederik Garsia Lorka;

• Të dallojë problematikën e dramës dhe mënyrën e thurjes së konfliktit;

Page 172: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 171

• Të shpjegojë si janë konceptuar marrëdhëniet mes personazheve duke zbuluar arsyet e një marrëdhënie të tillë;

• Të përshkruajë me një pesëvargësh Bernarda Albën duke u nisur nga të dhënat teorike në tekst;

• Të diskutojë mbi çështjet e ngritura në diskutim nga kjo dramë;

• Të lexojë dramën në role duke krijuar emocionalitet dhe duke u përpjekur të mishërojë me anë të të folurit dhe gjesteve personazhet e dramës;

• Të komentojë detajet e sjella nga autori si plotësim për mënyrën e sjelljes, veprimit dhe karakterit të personazheve;

• Të komentojë dialogun mes motrave duke ndaluar në momentet më domethënëse dhe më të mprehta të dialogut të tyre;

• Të parafrazojë situatën paradoksale në të cilën gjendet vajzat e Bernardës;

• Të shprehë përshtypjet dhe reagimet për ngjarjen.

Metodat: Përzgjedhje e informacionit kryesor, lexim në dyshe, diskutim dhe komentim, pesëvargësh, shkrim i lirë.

Struktura PNP

Parashikim: Profili i shkrimtarit.

Nxënësit janë porositur të kenë lexuar materialin teorik për jetën dhe veprën e Lorkës dhe të kenë ndërtuar profilin e shkrimtarit Garsia Lorka.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

Lexim në dyshe i teorisë për Dramën Shtëpia e Bernarda Albës.

Hapi dytë

Pasi dyshet mbarojnë së lexuari, përmbledhuri dhe diskutuari materialin shtrohen këto çështje për diskutim dhe analizim:

Ç’ide krijoni ju për dramën “Shtëpia e Bernarda Albës” duke u nisur dhe nga nëntitulli i saj: “Drama e femrave në fshatin spanjoll”?

Jepni mendimin tuaj pse kjo dramë nuk ka një personazh kryesor. Si mpleksen fatet e të gjitha femrave të kësaj shtëpie?

Si e drejton familjen Bernarda Alba? Si është mbrujtur karakteri i saj dhe skllave e kujt qëndron ajo?

Komentoni: Ka vetëm dy rrugë për t’i shpëtuar shtëpisë së Bernarda Albës, çmenduria dhe vdekja. A nuk tingëllon rrëqethëse që e vdekur Adelja është më e lumtur dhe më e lirë se në shtëpinë e saj, në shtëpinë e Bernarda Albës?

Page 173: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 172

Çfarë është e dukshme për të tjerët dhe çfarë mbetet vetëm brenda mureve të shtëpisë së Bernarda Albës? Si mendoni ju pse kjo shtëpi ka kaq shumë enigma? Ç’tregon kjo për mënyrën se si detyrohen të jetojnë vajzat e Bernardës?

Të dukshme për opinionin Enigma

Të gjithë nxënësit si përfundim i fazës së parë të ndërtimit të njohurive krijojnë një pesëvargësh për Bernarda Albën.

Faza e dytë: Takim me tekstin

Hapi i tretë

Do të lexohet fragmenti i dramës në klasë. Nxënësit do të orientohen që me leximin e tyre të krijojnë sa më shumë atmosferë në klasë.

Hapi i katërt

Rindërtim i situatës së ngjarjes me fjalët tona duke komentuar apo analizuar:

Adelja po vjen nga takimi me Pepen. Flokët e shprishura janë detaj lirik i gjurmës që ka lënë përjetimi i dashurisë nga të dy.

Por ajo jeton në një familje ku çdo hap përgjohet. Martirio është aty në pritje. Kemi një situatë absurde paradoksale: Vajzat e rritura mes një morali të çeliktë mes shtrëngimit dhe rreptësisë janë të etura të jetojnë dhe të afta t’i rrëmbejnë lumturinë njëra –tjetrës pavarësisht se janë motra. Në dialogun e tyre vëmë re se ato sillen si shemra me njëra tjetrën. Martirio nuk mund të pranojë që të paktën e motra të jetë e lumtur duke u dorëzuar se ajo është vajza që Pepe do por bën çmos e nxitur nga zilia që ta pengojë. Ndërhyrja brutale e Bernardës, keqkuptimi se Pepe vdiq çoi në vetëvrasjen e Adeljas…..

Hapi i tretë

Nxënësit punojnë me tekstin duke nxjerrë detaje nga fragmenti për çështjet e mëposhtme:

A. Alelja e do të motrën pavarësisht rivalitetit në dashuri;

Me një të hedhur, e përqafon) Oh, Martirio, martirio, unë nuk kam faj!

B. Adelja është gati të bëjë çdo gjë për të mbrojtur dhe realizuar dashurinë e saj: Ai që duhet të mbytet, le të mbytet. Pepe Romani është imi, Jo ty që je e dobët, por një kalë të hazdisur do të isha në gjendje ta njunjëzoja me forcën e gishtit tim të vogël.

C. Dashuria i ka falur Adeljas liri, guxim dhe vendosmëri për të thyer ligjet e forta morale: Le të ngrihet gjithë vendi kundër meje, le të më djegë me gishtërinjtë e tij të zjarrtë; le të më ndjekin…….

D. Rivaliteti në dashuri i bën dhe motrat armike duke ua mbushur zemrat me ligësi dhe egërsi: E kam zemrën plot e përplot me një forcë aq të keqe, sa më duket se po mbytem vetë, kundër vullnetit tim.

Hidhërimi gjatë funeralit.

Periudha e zisë

Takimet e Angustias me Pepen

Rivaliteti i motrave

Humbja e fotografisë të së fejuarit të Angustias

Dashuria dhe vetëvrasja e Adeljas

Page 174: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 173

Përforcim: Reagim ndaj historisë së kësaj drame. Nxënësit shkruajnë në minutat e lëna në dispozicion reagimin dhe përshtypjet për ngjarjen e dramës.

Në dramën Shtëpia e Bernarda Albës më ka bërë veçanërisht përshtypje___________________________. Përshtypja ishte e fuqishme sepse______________.

Detyrë shtëpie: Ku ndryshon dashuria që ndjen Adelja nga dashuria që ndjejnë Angustia dhe Martirio? Pse dy motrat e tjera dashuria nuk i ka bërë më të mira por ua ka mbushur zemrën me ligësi? Diskutoni për forcën e dashurisë duke ilustruar me veprimet e motrave në këtë dramë.

Shtëpia e Bernarda Albës Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë shkaqet e situatës së krijuar në shtëpinë e Bernarda Albës;

• Të analizojë sjelljen e personazheve duke mbajtur qëndrim komentuar apo vlerësuar;

• Të portretizojë personazhet duke ndaluar në tiparet kryesore të karakterit të tyre;

• Të dallojë konfliktin tragjik si dhe të diskutojë për zgjidhjen e tij.

Hapi i parë

- Kontroll dhe diskutim i detyrave të shtëpisë.

Parashikim: Parafrazohet ngjarja në këtë fragment nga disa nxënës.

Hapi i dytë

Diskutohen në grup dhe pastaj me gjithë klasën pyetjet e mëposhtme:

Është momenti i të thënit të gjërave hapur në sy. Komentoni efektin e fjalëve të Adeljas drejtuar Angustias motrës së saj të fejuar me Pepen djalin që ajo dashuron:

Adelja – Jam gruaja e tij. (Angustias) Ta mësosh mirë dhe shko thuaja në oborr. Ai komandon mbi të gjithë këtë shtëpi. Është atje jashtë dhe i mbush mushkëritë me ajër si të ishte një luan.

Në këtë shtëpi ku të gjithë i ruhen njëri - tjetrit konflikti tashmë ka arritur kulmin. Ka plasur gjithë marazi i mbledhur dhe i ruajtur me kohë. Efekti është tepër tragjikndjellës. Angustia megjithëse e di që është e shëmtuar dhe Pepe nuk e dashuron prapëseprapë ia lejon vetes fejesën me të e bindur se ai do të martohet me të për paratë që ajo ka dhe që të motrat nuk i kanë. Në këtë shtëpi gjithçka është false: Morali dashuria familjare, vlerat. Të thuash hapur ndjenjat e tua si Adelja foli është rebelimi më i lartë.

Page 175: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 174

Pse vdes Adelja?Ç’tregon kjo vdekje për karakterin e saj?A ishte ajo aq e fortë sa dukej në sytë tanë?

Ajo nuk mund të jetojë pa dashurinë e saj, e vetmja liri dhe lumturi të cilën ajo e gjeti jashtë shtëpisë së saj të ngurtë. Karakteri i saj është i dobët dhe i fortë njëkohësisht. Me vdekjen e personazhit Lorka do të theksojë ndikimin dhe transformimin tragjik që sjell një konceptim i tillë i marrëdhënieve familjare si në shtëpinë e Bernarda Albës.

Nxënësit diskutojnë se sado e fortë që ishte Adelja e cila iu kundërvu moralit normave dhe ashpërsisë së Bernarda Albës ajo nuk mundi ta përballonte “vdekjen” e Pepes.

Mësuesja gjithsesi i orienton nxënësit në dënimin e vetëvrasjes si një gjë që nuk sjell zgjidhjen e problemeve. Rasti i Adeljas duhet parë si një element artistik.

Rilexoni fundin e dramës. Si e komentoni ju sjelljen e Bernarda Albës përballë vdekjes së vajzës së saj?Pse Bernarda përmend vetëm fjalën qetësi?Përse ajo nuk i lejon motrat të qajnë? Çfarë është më e rëndësishme se brendësia e shpirtit për të?

Ashpërsia dhe falsiteti i saj arrijnë kulmin. Vetëm të mos preket fasada të tjerat s’kanë rëndësi, as vdekja vetë nuk ka rëndësi. Qetësi! Askush s’duhet ta marrë vesh se vajza e Bernardës dashuroi dhe vrau veten për një burrë. Qetësi! Ajo është e vetmja fajtore, ajo dhe morali fals i shoqërisë.

Cila është kontradikta që krijojnë fjalët e mëposhtme të Bernardës:

Pusho, thashë! (Një vajzë tjetër) Ruaji lotët për kur të mbetesh vetëm. Do të mbytemi të gjitha në një det zie.

Pse Bernarda përsërit pa pushim fjalët e mëposhtme:

Asnjë të mos thotë një fjalë! Ajo vdiq e virgjër.

Dalloni në këto fjalë të saj rëndësinë që kishte për të dukja, hipokrizia dhe mendimi i të tjerëve para të vërtetave të shpirtit njerëzor.

Të imponosh, të ndalosh, të burgosësh, të shkaktosh vdekje shpirtërore dhe fizike dhe të mbytesh në një det zie. Kjo është paradoksale!....

Dalloni konfliktin dramatik dhe zgjidhjen e tij në këtë dramë.

Konflikt shoqëror midis patriarkalizmit, fanatizmit dhe lirisë individuale dëshirës për ndryshim.

Konflikt moral midis thelbit dhe dukjes, midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.

Konflikt familjar midis prindërve autoritarë të cilët trashëgojnë moralin fals të shoqërisë dhe fëmijë rebelë që duan të ndryshojnë këtë konceptim patriarkal të jetës. Pasojat e këtij konflikti familjar janë shkatërruese.

A ndryshoi gjë vdekja e Adeljas në fatin e femrave të kësaj shtëpie dhe në zemrën e një nëne si Bernarda? Pse? Ku duket kjo?

Konflikti i dramës mbetet i pazgjidhur, sepse e keqja është e gjithëpushtetshme edhe përtej mureve të shtëpisë. Bernarda, është e fortë jo në vetvete: është veçse ruajtëse fanatike e atij zakoni, të cilin nuk e kishte vendosur vetë dhe jo prej tyre duhet të mbarojë. Ajo vetëm në dukje ngjan si e pushtetshme; ajo është survejuese dhe ndëshkuese, ndërsa, në thelbin e brendshëm, është veçse skllave.

Page 176: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 175

Dhe nuk dua të qara. Duhet parë vdekja në sy. Qetësi! (Një vajzë tjetër) Pusho, thashë! (Një vajzë tjetër) Ruaji lotët për kur të mbetesh vetëm. Do të mbytemi të gjitha në një det zie. Vajza e vogël e Bernarda Albës vdiq e virgjër. Dëgjuat? Qetësi, qetësi, thashë. Qetësi!

Bernarda vazhdon komandon ndjenjat e vajzave. Ndihet vetëm zëri i saj. Paralajmërimi se do të mbyten të gjitha në një det zie është ogurzi.

Komentoni fjalët e Martirios: Ajo qe një mijë herë e lumtur, se mundi ta kishte!

Dalloni në këto fjalë shkretëtirën shpirtërore ku janë të detyruara të jetojnë vajzat e Bernarda Albës.

Ato janë fatkeqe. Ato jetojnë në një shkretëtirë shpirtërore. Ato janë të ndrydhura të frikësuara dhe xheloze për atë që guxon. Vetëm Adelja guxoi! Ato vetëm ëndërrojnë dhe binden.

Argumentoni se në të gjitha veprimet dhe fjalët që flet Adelja është e frymëzuar nga forca e dashurisë. Cili është qëndrimi juaj përballë sjelljes së Adeljas. Mbroni qëndrimin tuaj me tre argumente pro ose kundër sjelljes së Adeljas:

Argumenti1: Pro. Adelja vepron ashtu sepse ishte e dashuruar. Në luftë dhe dashuri çdo gjë është e drejtë.

Argumenti 1: Kundër. Adelja duhet të tregohej më e kujdesshme dhe të mos binte në dashuri me Pepen të fejuarin e motrës së saj.

Argumenti2: Pro. Adelja ishte e sinqertë dhe e dinte se fejesa e tyre ishte fals. Ajo nuk do të ndërhynte kurrë në mes nëse Pepe do ta donte vërtet Angustian…

Argumenti 2: kundër. Adelja nuk duhet ta vriste veten. Asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi përballë disfatave.

Hapi i tretë

Punë në grupe.

Grupi 1

Portretizo Bernardën duke u nisur nga fjalët e Adeljas si dhe nga fjalët dhe veprimet e saj në këtë skenë.

Grupi 2

Portretizo Martirion mes rivalitetit dhe zilisë.

Grupi 3

Portretizo Adeljan mes lirizmit me të cilin jepet figura e saj pafajësisë së lumturisë dhe zymtësisë së realitetit ku ajo jeton.

Grupi 4

Dalloni shkaqet e dramës së femrave të kësaj familjeje:

Grupi 5

Listoni pasojat e sjelljes së egër të Bernarda Albës në familje.

Diskutim i punës në grupe.

Page 177: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 176

Përforcim: Nxënësit shkruajnë mesazhet që morën nga drama. Mesazhet më të arrira shkruhen në tabelë.

Cilat janë disa nga mesazhet që ju morët nga kjo dramë:

Detyrë shtëpie: Orën tjetër do të luajmë në klasë lojën me role me ndërprerje të improvizuara. Ndahen nxënësit në role (personazhet e dramës në në këtë fragment) të cilat duhet t’i mësojnë t’i luajnë mirë në shtëpi që të jenë të përgatitur për orën tjetër. U shpjegohet loja me role të improvizuara. Porositet një grup nxënësish të ndërtojnë ndërprerje të situatave.

Shtëpia e Bernarda Albës

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të marrë pjesë aktive në lojën me role me ndërprerje të improvizuara duke treguar zgjuarsi në zgjedhjen e fjalëve dhe përgjigjeve;

• Të analizojë kuptimet e figurshme dhe kuptimet e drejtpërdrejta të fjalëve duke shpjeguar se si lindin të parat nga të dytat;

• Të analizojë stilin e Lorkës;

• Të dallojnë në historinë e dramës pikëtakime me realitetin shqiptar duke mbajtur qëndrim dhe duke sjellë arsyet e këtij qëndrimi.

Metodat e përdoruar: Lojë me role me ndërprerje të improvizuara, tabela e gjuhës, diskutim.

Hapi i parë

Nxënësve u është shpjeguar loja me role.

Gjatë kohës që nxënësit do të luajnë lojën me role u është shpjeguar se ata do të ndërpriten me një situatë apo çështje të papritur të cilës ata duhet ti përgjigjen duke improvizuar. Kjo veprimtari i ndihmon nxënësit të zhvillojnë gjuhën dhe fjalorin në kontekst.

Situata

Momenti i dialogut mes Adeljas dhe Martirios.

Ndërprerja

Hyn Pepe Romani dhe deklaron se dashuron Adeljan dhe i kërkon të arratisen të dy.

Situata

Momenti i thënies së të vërtetës në familjen e Bernarda Albës.

Ndërprerja

Hyn Lorka dhe e pyet nëse janë dakord me këtë rrjedhë të ngjarjeve apo jo.

Page 178: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 177

Momenti i vdekjes së Adeljas

Hyn Dante Aligeri dhe shpall se në cilin rreth të ferrit do të dënohet Bernarda Alba për sjelljen e saj.

Këto ishin vetëm disa shembuj të cilët mund të përdoren ose të ndryshohen nga nxënësit dhe mësuesja. Kjo veprimtari dhe ndërhyrjet e improvizuara duhet të përgatiten paraprakisht nga mësuesja.

Ndërtim njohurish: Punë e pavarur me tekstin.

Punon e gjithë klasa në mënyrë që të realizohen dhe analizohen sa më shumë fjalë dhe shprehje të figurshme. Nxënësit mund të diskutojnë me njëri tjetrin për plotësimin e tabelës.

Tabela e interpretimit të gjuhës. Plotësimi i mëposhtëm është vetëm një shembull por në fund të veprimtarisë nxënësit duhet të kenë gjetur shumë shprehje dhe fjalë të figurshme.

Çfarë përshkruan Shprehje nga teksti

Kuptimi i drejtpërdrejtë Shpjegimi Kuptimi i figurshëm

A vini re pika takimi në konceptimin e jetës dhe moralit në këtë dramë të Lorkës dhe në realitetin shqiptar? Cilat janë këto pika të përbashkëta? Diskutoni dhe sillni shembuj të ndryshëm nga letërsia dhe kinematografia shqiptare.

Hapi i katërt: Të vëzhguarit

N ë n k u p to n n ë m ën y rë f ig u ra tiv e , p a m o re të fo lu rin s i p ro ce s d u k e u n isu r n g a o rg a n i q ë rea lizo n

a të .(sh p re h je f raz e o lo g jik e )

D u k e q en ë se d h im b je t e sh p ir tit p ë rq en d ro h en n ë g jo k s d h e k u r je m i të tr ish tu a r n a d u k e t s ik u r d o të n a

p ë lca së ze m ra p ë rd o re t n d ë rtim i i tillë q ë tre g o n v u a jtje të m ëd h a .(m e ta fo rë )

Ë sh të n jë m ën y rë të sh p re h u ri p ë r të tre g u a r h u m b jen . K u sh fu n d o se t k u sh m b y te t h u m b (m e ta fo rë :

G jak u ë sh të je të d h e k jo m ën y rë të sh p reh u ri tre g o n q e n ie n a k o m a n ë je të .(L ito të )

T ë f la së K a a rd h u r ç a s ti q ë ta h ap g o jë n .

L e të v u a j, le të n d je j d h im b je . L e të m ë p ë lc a së g jo k s i.

L e të h u m b a së . A i q ë d u h e t të m b y te t le të m b y te t .

S a të je to j u n ë sa të je m g ja llë

sa të k em u n ë n jë p ik ë g jak u n ë d e je

Page 179: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 178

Vështroni fragmentin teatral në foto. Thoni nga është shkëputur ky fragment dhe cila është simbolika e tij. Tregoni kujdes të vëreni se personazhet janë vendosur në skenë në formën e një kryqi. Analizojeni këtë moment mes ndëshkimit dhe faljes.

Detyrë shtëpie: Pyetjet

33. Cila është mënyra e zgjedhur nga Lorka për të karakterizuar dhe individualizuar personazhet? Jepni përgjigjen tuaj duke ilustruar me të dhëna nga fragmenti.

34. Analizoni forcën e gjuhës dhe figurave të stilistikës për të pasqyruar gjendjet emocionale dhe psikologjike në të cilat na paraqiten personazhet.

8.2 Tragjedia “Abeli” (1939) Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të ndërtojë profilin e autorit Ethem Haxhiademi;

• Të përcaktojë temën dhe konfliktin tragjik të veprës;

• Të dallojë shkaqet që lindën konfliktin dhe pasojat e rënda të këtij konflikti;

• Të shprehë qëndrimin e vet përballë sjelljes së personazheve;

• Të analizojë personazhet duke plotësuar bioskedën për secilin;

• Të analizojë elementët e hartës së tekstit duke argumentuar mbi mesazhet që kërkon të përcjellë autori.

Metodat e përdorura: Klaster, lexim në role, punë në grupe, plotësim i skedës së personazhit, diskutim.

Parashikim: Lexohet materiali në tekst për jetën dhe veprën e Etem Haxhiademit dhe pasqyrohet në një klaster informacioni:

M ë 1947 H axhiadem i u arrestua dhe u dënua m e vdekje. M e

ndërhyrjen e A leksandër X huvanit iu fal jeta . V diq në burg.

Studioi shkencat politike në Berlin dhe V jenë.

Funksionet në adm inistratë, m ësues, nënprefekt, anëtar i

Institutit të Studim eve Shqiptare etj.

Etem H axhiadem i

Botoi tragjeditë: "U liksi", "A kili", "A leksandri", të gjitha m ë 1921; "Pirrua",

m ë 1934, "Skënderbeu", m ë 1935, "D iom edi", m ë 1936, dhe "A beli", m ë

1939.

Page 180: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 179

Tërhiqet vëmendja e nxënësve me historinë biblike të Abelit dhe Kainit. Një nxënës rrëfen shkurtimisht historinë në klasë. Diskutohet mbi aktualitetin e problematikës së kësaj historie dhe arsyet që mund ta kenë shtyrë autorin në zgjedhjen e kësaj fabule.

Ndërtim njohurish:

Lexohet materiali në tekst mbi tragjedinë Abeli. Verifikohen idetë paraprake të nxënësve.

Lexohet në role pjesa e tragjedisë.

Përcaktohet tema e saj e cila shkruhet në tabelë:

Tema e kësaj tragjedie në mënyrën se si na e servir autori është një temë familjare.

Ndahet klasa në grupe të cilët do të punojnë me tekstin:

Grupi 1

Në dialogun hyrës mes Adamit dhe Evës parashikoni atë që më vonë do të bëhet konflikt tragjik me pasoja të rënda. Në cilat fjalë të personazheve shprehet ai? Shkruajini fjalët e tyre dhe dalloni shkaqet që parasillen për lindjen e mëvonshme të tragjedisë.

Dhe si anmiq, o Ev; ke per t’i kqyrë,

Po nuk i pam’ të dy na me nj’ fëtyrë.

Trajtimi i pabarabartë i fëmijëve nga prindërit dhe dashuria jo e barabartë që ata iu falin atyre.

Grupi 2

A jeni dakord me fjalët e Kainit:

Por dhe kjo nyje e fort’ s’qëndron me fjalë,

Pse vetëm prej nji barku kemi dalë.

Sillni dy argumente pro dhe dy argumente kundër qëndrimit të Kainit në dialogun që ai bën me vëllanë Abelin

Grupi 3

Cili është qëndrimi juaj përballë sjelljes së Evës kundrejt dy djemve? Si mendoni ju a duhet një prind i mirë t’i përmendë sakrificat që ka bërë për fëmijën? Mbani qëndrimin tuaj pro-kundër Evës ose pro-kundër Abelit në dialogun mes tyre.

Grupi 4

Po sjellja e Adamit kundrejt Kainit çfarë përforcon: Ç’ndjenja iu ngjall juve si lexues sjellja e tij? Dalloni kundërshtitë me të cilën shfaqen personazhi i Evës dhe i Adamit. Ilustroni me shembuj nga teksti.

Pasi diskutohen ushtrimet sipas grupeve plotësohet bioskeda për personazhet e tragjedisë.

Plotësoni bioskedën për personazhet: Shembull: Kaini

Pro: Kaini ka peshën më të madhe të punës në familje ...Kaini ndjen diferencimin e dashurisë së prindërve.

Kundër: Kaini nuk e kupton që Abeli e do me gjithë shpirt....Kaini nuk e merr parasysh se Abeli është ende i njomë për punë.

Page 181: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 180

Mendime Ndjenja Personaliteti

Anët e dobëta Anët e forta Veprime Fjalë

Reflektim: Diskutim:

Cilat janë ndryshimet që i ka bërë autori ngjarjes biblike dhe me ç’qëllim ai e risjell ngjarjen me ndryshime të tilla?

Detyrë shtëpie

Plotësoni hartën e ngjarjes për ngjarjen e tragjedisë.

Titulli Abeli

Vendi dhe koha Në kohët e lashta, në familjen e parë në botë, atë të Adamit dhe Evës.

Konflikti Konflikti familjar mes Kainit dhe prindërve, mes Kainit dhe Abelit.

personazhet Abeli, Kaini, Adami, Eva

Adami dhe Eva i shprehin dashurinë më shumë djalit të vogël, ndërsa Kainin nuk e afrojnë aq sa duhet.

Eva i kujton Kainit sakrificat që ajo ka bërë për ta rritur duke harruar se e kishte për detyrë si nënë që ishte.

Ngjarjet kryesore

Që çuan në pikën kulmore konfliktin

Prindërit nuk e pranuan dhuratën e Kainit

Prindërit çmojnë më shumë dhuratën e Abelit.

Pika kulmore Kaini u përpoq ta vrasë Abelin por ai i shpëtoi.

Zgjidhja Kaini e vrau Abelin

Mesazhi …….

Shënim: Njoftohen nxënësit se orën e tretë të kësaj vepre do të organizohet një sajesë gjyqi në klasë ku do të gjykohet Kaini për veprën e vëllavrasjes. Ndahen rolet. Gjyqtari, ndihmësgjyqtarët, Kaini, Eva, Adami. Nxënësit do të fillojnë me përgatitjet. Mësuesja jep udhëzimet e kësaj përgatitjeje (shih orën e tretë të Abelit). Mund të ndryshohet dhe pasurohet ngjarja e tragjedisë me elementë të tjerë.

Mendon se prindërit duan më shumë Abelin vëllanë e tij. Mendon të marrë hak për këtë

Kjo është arsyeja që ka lindur një urrejtje e madhe për vëllanë. Ndihet i parëndësishëm për prindërit

Është punëtor por gjaknxehtë dhe jo imatur.

Nuk arrin të përmbajë inatin dhe zemërimin, nuk arrin të shohë brenda zemrës së vëllait të tij.

Është punëtor i pakursyer dhe i respektueshëm me prindërit.

Ndihmon prindërit. Vret vëllanë Abelin.

Pse, nanë, un nuk mbë mend të kem ndëgjue Prej jush nji fjal’ qi t’më gezoj dhe muë? A nuk me keni si Abelin bir etj.

Page 182: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 181

Koment Abeli

Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të evidentojë shkaqet dhe pasojat e tragjedisë duke marrë parasysh kontekstin historik moral dhe social shqiptar;

• Të japë mendimin e vet origjinal për zgjidhjen e konflikteve familjare me pasojë krimin në familje sot;

• Të diskutojë mbi mënyrën artistike të shprehjes së mesazheve nga autori;

• Të analizojë këndvështrimin e autorit në vepër;

• Të analizojë pasurinë gjuhësore figurative të veprës.

Metodat e përdorura: Punë në grupe, punë e pavarur, diskutim.

Hapi i parë

Lexohen detyrat e shtëpisë. Diskutohen elementët e hartës së ngjarjes. Bëhen ndryshimet e nevojshme. Diskutohet pse autori e ndërton konfliktin në këtë mjedis kohor dhe hapësinor si dhe mesazhi që ai kërkon të përcjellë duke marrë parasysh qëllimet e tij historike, morale dhe shoqërore.

-Autori këtë ngjarje e sjell me një këndvështrim të ri, pra ai e ndryshon xhelozinë për dashurinë e Zotit në xhelozi për dashurinë prindërore, duke e kthyer konfliktin në një konflikt social familjar dhe duke theksuar se këto ndjenja të liga njerëzore e kanë burimin që në agun njerëzor.

-Autori sjell në këtë vepër një temë universale njerëzore. Marrëdhëniet prind fëmijë.

-Së treti, mesazhi edukativ i veprës në aktualitetin e vet, i drejtohet botës së përçarë shqiptare në aspekte të ndryshme politike, religjioze e krahinore, duke apeluar për një dashuri vëllazërore midis shqiptarëve, pa asnjë dallim e diferencim, pasi atdheu është "Edeni" i përbashkët i të gjithëve.

Hapi i dytë

Ndahet klasa në grupe

Plotësim i skemave të mëposhtme që kanë si qëllim aftësimin e nxënësve në forcimin e logjikës dhe të argumentimit.

Grupi i parë

Plotëso kornizën e mëposhtme duke identifikuar shkaqet e konfliktit të kësaj tragjedie:

Shembull

Shkaku i kësaj tragjedie nuk është aq i qartë sa duket. Ndonëse disa mund të mendojnë se shkaku ishte karakteri i keq i Kainit dhe ligësia në shpirtin e tij, unë mendoj se shkaku kryesor ishte sjellja e prindërve me fëmijët.

Page 183: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 182

Së pari, duke e shprehur hapur preferencën e tyre për Abelin. Së dyti duke e nënvlerësuar punën e Kainit si dhe duke i përçmuar frytet e punës së tij. Për këtë arsye nëse e kam drejt ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie të drejta në familje si prindërit me fëmijët ashtu dhe fëmijët me prindërit dhe me njëri tjetrin.

Grupi i dytë

12. Plotësoni diagramin shkak pasojë

Shkaku 1 Pasoja 1

Shkaku 2 Pasoja2

Grupi i tretë

Si mund të zgjidhet problemi i konflikteve të tilla në familje? Jep mendimin tënd duke plotësuar kornizën e mëposhtme:

Shembull: Problemi i konflikteve të tilla në familje në fund të fundit mund të përmblidhet në çështjen e marrëdhënieve prind fëmijë. Në të kaluarën zgjidhja më e zakonshme ishte autoriteti që vendosnin prindërit. Por kjo zgjidhje sot nuk mund të qëndrojë. Unë do t’ju propozoj një numër zgjidhjesh të tjera që mund të kenë rezultat. Së pari të lexohen më shumë materiale sociologjike dhe psikologjike që trajtojnë tema të tilla nga prindërit. Së dyti prindërit dhe fëmijët duhet të komunikojnë më shumë dhe më hapur me njëri-tjetrin duhet t’i kushtojë kohën e duhur familjes dhe mbarëvajtjes edukative të saj për ta forcuar atë dhe për të parandaluar krimin në familje. Së treti fëmijët edhe në ato raste kur vijnë nga familje me nivel të ulët kulturor duhet të marrin shembujt e tjerë pozitivë që ofron shoqëria në shkollë dhe në jetë. Këto zgjidhje të mundshme ja vlen të merren në shqyrtim dhe të testohen, nëse duam të kemi sa më pak ngjarje të tilla në të ardhmen e afërt.

Diskutim i punës në grupe. Vlerësim e inkurajim për idetë e sjella nga nxënësit.

Praktikë e udhëhequr me të gjithë klasën.

Autori i shpreh mesazhet e tij hapur, sa në fjalët e një personazhi, sa në ato të një tjetri. Dalloni në tekst dhe shkruajini më poshtë të gjitha porositë morale që përcillen dhe diskutoni për vlerën dhe aktualitetin e tyre.

Shembull: Zilin edhe nakarin prej vetiut/ O Evë, i polli zemra e njeriut /Këtâ dy vese njerzit i gënjenjnë, /Sa dhe dy vllazen në anmiq i kthejnë.

Dhe si anmiq, o Ev; ke per t’i kqyrë, /Po nuk i pam’ të dy na me nj’ fëtyrë.

Prindërit nuk e pranuan dhuratën e Kainit e përçmuan atë dhe mburrën

dhuratën e Abelit.

Kaini fillon të urrejë të vëllanë duke menduar se ai është lajkatar dhe i ka

vjedhur dashurinë e prindërve

Eva dhe Adami duan më shumë Abelin dhe nuk arrijnë ta fshehin këtë ndjenjë

Konflikti në familje

Kaini u verbua nga urrejtja dhe vrau të vëllanë Abelin.

Page 184: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 183

Gëzohi, bijt e mij, gjithnji gëzohi /E në dashnin vllaznore ju bashkohi. /Gas mâ të math në hot’ nuk do të gjeni, /Veç kur t’hashkuem me njani t’jetrin t’jeni

Jeta ja qenka nji veprim i gjatë, /Qi pa punue nuk ha as nji kafshatë.

Pra puna duhet, puna të çëmohet, /Se fjala asht përtace, me të s’rrohet etj

Si mendoni ju e rëndojnë veprën artistikisht sasia dhe mënyra e drejtpërdrejtë e shprehjes së këtyre porosive morale? Pse?

Punë e pavarur me gjithë klasën: Tabela e interpretimit të gjuhës.

Përforcim:

A e dalloni ju këndvështrimin e autorit në këtë vepër? Si mendoni ju a ka një personazh të parapëlqyer ai apo përpiqet që në secilin prej tyre të mishërojë sipas karakterit porositë e tij morale?

Detyrë shtëpie

Dalloni në tekst tipare të mjedisit karakteristik shqiptar të kohës së autorit:

Cili është interpretimi juaj për këtë kolorit që i ka mbivendosur veprës autori?

Koment Abeli

Ora e tretë

(Kjo orë mund të organizohet edhe kështu)

-Të aktivizohen në veprimtarinë praktike në klasë: “Gjyqi i Kainit”

• duke argumentuar;

• duke përgatitur pyetje të vërteta;

• duke vlerësuar;

• duke gjykuar.

Metodat e përdorura: Sajesë gjyqi

Nxënësit janë njoftuar se këtë orë do të organizohet një sajesë gjyqi në klasë. Janë ndarë rolet, është përgatitur salla, janë përgatitur pyetjet si dhe përgjigjet nga autori i krimit si dhe nga dëshmitarët. Nxënësit janë porositur që provat duhet të paraqiten në mënyrë sa më bindëse dhe të fuqishme nga të dy palët.

Procesi do të zhvillohet si më poshtë:

Argumentet e hapjes.

Pyetja e dëshmitarit/dëshmitarëve të prokurorisë.

Pyetja e dëshmitarëve nga mbrojtja.

Page 185: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 184

Kundërpyetje e dëshmitarëve nga prokurori.

Argumentet përmbyllëse. Udhëzimet që u janë dhënë nxënësve për këtë orë që më parë:

1. Të lexojnë materialet informative të nevojshme për të krijuar argumentet, pyetjet dhe përgjigjet e tyre.

2. Kërkimet të përqendrohen në çështjen kryesore. A ishte një vrasje gjakftohtë prej krimineli apo një vrasje e nxitur nga faktorë të çastit dhe të errësimit të ndërgjegjes?

3. Gjykatësi duhet të përdorë shprehje tipike të sallës së gjyqit si p.sh Seancën e gjyqit e deklaroj të hapur...etj

4. Do të ndiqen të gjithë hapat e realizimit të një gjyqi si dalja nga dhoma e gjyqtarëve për marrjen e vendimeve etj.

5. Rolin e gjykatësit mund ta luajë mësuesi.

Në fund të orës bëhen vlerësimet për ecurinë si dhe për nivelin e argumenteve dhe të mbarëvajtjes së orës.

Detyrë shtëpie

Tregojeni ngjarjen si një fletë ditari një herë nga këndvështrimi i Abelit dhe një herë nga këndvështrimi i Kainit duke u përqendruar në përjetimet dhe gjendjen psikologjike të tyre si dhe duke i zhvendosur ngjarjet në një kontekst historik bashkëkohor.

8.3 “Duke pritur Godonë” Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të përcaktojë novatorizmin e Beketit në letërsi;

• Të kuptojë dhe të shpjegojë tiparet e teatrit të Beketit veçanërisht përdorimin e gjuhës nga Beketi;

• Të shpjegojë interpretimet për dramën “Në pritje të Godosë”;

• Të analizojë domethëniet dhe mesazhet që burojnë nga vepra;

• Të analizojë funksionin e kohës dhe të hapësirës në vepër. Metodat mësimore: Insert, pema e mendjes, shpjegim, punë e pavarur në grupe, shkrim i lirë.

Struktura PNP

Parashikim: Tema dhe objektivat e orës së mësimit. Pyes nxënësit nëse janë njohur me veprën e Beketit dhe nëse po ç’përshtypje iu ka lënë ajo?

Page 186: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 185

Ndërtim njohurish: Teknika insert.

V - + ?

V-E njohur, - E pabesueshme ose ndryshe nga ajo që ata mendojnë, + Informacion i ri dhe ? e paqartë për ta.

U lihet nxënësve koha në dispozicion për të lexuar tekstin dhe për ta pajisur atë me shenja.

Realizohet pema e mendjes me të gjithë klasën: Shpjegohen nga mësuesja tiparet e teatrit të Beketit. Ndalohet sidomos në pikëpyetjet që kanë ngritur nxënësit

Teatri i Beketit

Fjala është e pafuqishme të Reduktohet hapësira dhe koha shprehë botën dhe gjendjen e shpirtit Beketi i heq fjalës atë mbulojë Reduktohet vëllimi i veprimit që e pengon për të depërtuar te thelbi që qëndron përtej gjuhës. Dialogu merr karakter fragmentar Instrumenti, i cili duhet të mbushë vrimat në trupin e gjuhës, do të jetë heshtja. Shfytyrohen karakteret e zakonshme. Ligjërimi i personazheve të tij është i paqëllimtë, Beketi ia ngarkon funksionin e ligjërimit - gjuhës I vetmi qëllim i fjalëve është të demostrojë kufirin e mbarueshëm të gjuhës.

Kalohet te pjesa e dytë e mësimit.

Nxënësit plotësojnë në librin e tyre tre interpretimet për veprën “Në pritje të Godosë”.

Interpretimi i parë: ----------------------------------------------------------------------------------

Interpretimi i dytë: ----------------------------------------------------------------------------------

Interpretimi i tretë: ----------------------------------------------------------------------------------

Diskutohen se cili prej interpretimeve iu duket atyre më i afërt me kuptimin e veprës

Teatri i Beketit

Përdorimi i gjuhës Veçoritë e

Page 187: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 186

Punë në grupe

Grupi 1. Pse ngjarjet në dramën Duke pritur Godonë zhvillohen në udhë? Cila është simbolika e saj në këtë vepër?

Grupi 2. Si e gjykoni ju faktin se në këtë vepër nuk ka veprim dhe as zhvendosje në hapësirë? Po rrjedha e kohës ç’vlera simbolike merr?

Grupi 3. Cili është komenti juaj për përcaktimin: Për Vladimirin dhe Estragonin realisht ekzistojnë vetëm “e djeshmja” dhe “e sotmja”. Po e ardhmja ?

Grupi 4. Argumentoni se si në dramën Duke pritur Godonë simbolizohet pafuqia e njeriut, i cili nuk është i pushtetshëm të ndryshojë rrjedhën e dhënë të kohës.

Grupi 5. Si pasqyrohen në dramën e Beketit mundimet fizike të natyrës njerëzore? Zbërtheni kuptimin simbolik të vrasjes së këmbëve nga këpucët e shkalafitura.

Diskutohet puna në grupe.

Përforcim

Në këtë fazë të mësimit nxënësit lihen të lirë të shkruajnë secili në mënyrë të pavarur duke shfrytëzuar gjithë njohuritë e mësimit që morën mesazhet që përcjell vepra e Beketit te lexuesi

Detyrë shtëpie

Analizoni kuptimet që përcjell çifti Poko-Laki.

Lexoni në monologun e Lakut. Argumentoni pse ai është në vetvete monument i absurdit.

Koment: Akti i dytë

Ora e dytë

Nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë pjesën të ndarë në rolë duke sjellë në klasë sa më shumë atmosferë;

• Të dallojë shfaqjen e absurdit në fragment dhe si e shfrytëzon atë Beketi për të zbuluar të vërteta jetësore për njeriun;

• Të analizojë sjelljen e personazheve duke zbuluar në fjalët dhe veprimet e tyre mesazhe universale për qenien dhe vendin e saj në botë;

• Të analizojë tiparet e gjuhës dhe ligjërimit mes personazheve;

• Të ilustrojë me detaje nga fragmenti funksionin e kohës dhe hapësirës në vepër.

Struktura PNP

Metoda mësimore: Stuhi mendimesh, lexim i drejtuar në role, punë në grupe, diskutim.

Parashikim: Stuhi mendimesh

Page 188: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 187

Do të komentojmë sot aktin e dytë nga “Në pritje të Godosë”. Duke u nisur nga mësimi i kaluar më thoni cilat janë tiparet dhe veçoritë që ju mendoni se do të hasni dhe do të përballeni në këtë koment?

Listohen disa nga mendimet e nxënësve:

-Ngjarjet do të ndodhin në të njëjtin vend dhe në të njëjtën hapësirë.

- Personazhet do të jenë udhëtarë në kohë por jo në hapësirë.

-Nuk do të ketë shumë veprim.

-Gjuha nuk do të ketë funksion kryesor komunikimin por thjesht të folurin.

-Personazhet nuk do të jenë përfaqësues të një klasë shtrese apo tipi social por do të jenë të zhveshur nga çdo funksion shoqëror.

Ndërtim njohurish

Le ti qasemi më nga afër kësaj vepre interesante.

Hapi i Parë

Mësuesja lexon pjesën hyrëse të fragmentit. Pyet nxënësit cili është përfytyrimi që ju krijua?

Mësuesja: -Siç e vini re në dramën e absurdit fjalët e autorit luajnë rol të rëndësishëm. Ato gjenden më në sasi se në veprat e tjera dramatike. Si mendoni ju pse kanë kaq shumë hapësirë ato në teatrin e absurdit? Pasi merr mendimet e nxënësve mësuesja plotëson:

Didaskalitë janë ato shpjegime nga ana e autorit që do të ndihmojnë aktorët të cilët do të luajnë rolin. Duke qenë se në këto drama është zhvleftësuar roli i gjuhës, i komunikimit, funksion parësor merr sjellja e tyre në skenë gjestet dhe mimika dhe detaje nga veshja apo skena të cilat shpjegohen me anë të didaskalive.

Hapi i dytë

Pyetja 2. Cili është informacioni që merrni nga fjalët hyrëse të autorit?

Nxënësit do të theksojnë: skena është njësoj ora e takimit e njëjta, kapelja këpucët në të njëjtin vend. Ka rrjedhur vetëm koha një ditë.

Personazhet zhvendosen vetëm në kohë jo në hapësirë. Pema ka ndryshuar pamje

Mësuesja: mbajeni mend këtë detaj se do ta rimarrim më poshtë.

Hapi i tretë

Lexim i drejtuar në role. Leximi bëhet pjesë pjesë. Për secilën pjesë janë përgatitur pyetjet e mëposhtme:

-Cili është kuptimi që marrin veprimet e përsëritura të personazheve si dhe fjalët e përsëritura të tyre?

-Pjesët fillojnë të gjitha me fjalën “qetësi”. Cilat janë domethëniet që përcjell përsëritja aq e shpeshtë e saj dhe si e thekson ajo gjendjen e personazheve?

Kujtoni nga teoria e mësimit të kaluar:

Instrumenti, i cili duhet të mbushë vrimat në trupin e gjuhës, do të jetë heshtja.

Page 189: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 188

Pyetja 6. Dalloni dhe komentoni absurdin që shprehin veprimet e personazheve: nga njëra anë ndihen të vetmuar pa njëri tjetrin dhe nga ana tjetër të lumtur pa njëri tjetrin.

- “Po të them se këtu seç ka ndryshuar, që dje deri sot ”. Si mendoni ju sa kohë ka kaluar realisht? Si jepet rrjedha e kohës me ç’detaje? Ç’funksion merr harresa e Estragonit: Mos ke parë gjë ëndërr. Ah po, m’u kujtua. Por kur ka ndodhur? E të gjitha këto kanë ndodhur dje sipas teje?

Model: Realisht ajo që jepet sikur ka ndodhur për dy ditë është gjithë jeta e tyre sepse siç thamë udha simbolizon udhën e jetës ku gjenden njerëzit pa ditur nga vijnë e pa ditur çfarë presin në këtë jetë e pa ditur se ku shkojnë. Harresa e Estragonit na thekson se ka kaluar shumë kohë jo vetëm dy ditë por shumë vjet dhe ata janë po aty pra në rrugën e jetës pa sqaruar pyetjet dhe kuptimin e ekzistencës së tyre.

Pasi sqarohen dhe diskutohen pyetjet e mësipërme mësuesja e ndan klasën në grupe dhe jep detyrat përkatëse:

Grupi 1. Pyetja 9. Ndani fragmentin në pjesë. Dalloni çfarë i lidh pjesët me njëra tjetrën. A ka një vijimësi logjike të veprimit apo janë thjesht fragmente frazash dhe bisedash në dukje pa lidhje?

Përgjigje të mundshme nga nxënësit:

Veprimet që ata bëjnë janë pa lidhje logjike: këndojnë, flasin, llomotitin gjëra pa lidhje. Nga paragrafi në paragraf bisedat që ata bëjnë duken si fragmente si pjesë të shkëputura. Nuk ka veprim në kuptimin kronologjik. Koha rrjedh dhe ata janë po aty. Ajo që i bashkon pjesët janë të njëjtët personazhe të cilët rrinë në të njëjtin vend me po të njëjtin qëllim: Pritjen e Godosë.

Grupi 2. Pyetja 4. Cilat janë detajet që theksojnë vetminë e personazheve në këtë fragment? Listojini dhe komentojini ato:

Dialogu: Rri këtu me mua!

Vladimiri: Të kam lënë ndonjëherë vetëm?

Estragoni: Ti më le të ikja vetëm.

Përqafimi i tyre, fjalët: Estragoni: E sheh, ti nuk ndihesh mirë kur unë jam këtu.

Edhe unë, ndihem më mirë vetëm.

Nënteksti: Bota ku ata jetojnë është e komplikuar, ekzistenca e tyre është absurde, ata janë të përfshirë nga vetmia edhe kur janë bashkë, njerëzimi është i vetmuar në këtë botë pa mbrojtje, njerëzimi është i kërcënuar nga kotësia e ekzistencës, kotësia e pritjes nga prania e vdekjes.

Grupi 3. Pyetja 7. Komentoni fjalët e Vladimirit: Tani...(i gëzuar) ja ku je... (pa shprehje) ja ku jemi...(i trishtuar) ja ku jam. Argumentoni shkallëzimin e ndjesive të të qenit bashkë përsëri në po të njëjtin vend dhe për po të njëjtin qëllim.

Monotonia shoqëron personazhet. I gëzuar se takoi përsëri shokun nuk do të ishte i vetëm në pritje, pa shprehje sepse ata janë bashkë por nga kjo nuk do të vijë ndonjë ndryshim, i trishtuar sepse nuk sheh asnjë rrugëdalje. Me përdorimin e vetës së parë (ja ku jam ) theksohet vetmia e personazhit megjithëse është i shoqëruar.

-Diskutohet puna në grupe.

Page 190: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 189

Mësuesja kalon në një fazë tjetër të mësimit.

Përforcim Në këtë fazë të mësimit mësuesja ka për qëllim të kontrollojë shkallën e kuptueshmërisë së mësimit nga ana e nxënësve dhe këtë ajo do ta realizojë me anë të krijimit të një atmosfere në klasë ku nxënësit do ta mendojnë veten si shkrimtarë kolegë të Beketit dhe do t’i sugjerojnë atij rrugëdalje të ndryshme për të shpëtuar personazhet e tij nga pesimizmi dhe absurdi. Shkruhet në tabelë pyetja: Pyetja 10. Cilat janë rrugëdaljet, zgjidhjet, mundësitë që i ofroni ju personazheve të Beketit për të luftuar absurdin?

Koment: Akti i dytë

Ora e tretë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të komentojë këndvështrimin me anë të së cilit Beketi pasqyron jetën njerëzore;

• Të dallojnë tiparet e teatrit të absurdit në këtë fragment;

• Të bëjë përmbledhjen e veprimeve dhe bisedave të personazheve dhe të argumentojë mbi rezultatin që do të vërë re;

Metodat e përdorura: Punë e pavarur, punë në grupe, diskutim.

Hapi i parë

Parashikim: Lexohen dhe diskutohen detyrat e shtëpisë.

Hapi i dytë

Ndërtim njohurish: Punohen Ushtrimet 11,12,13, me metodën diskutim me të gjithë klasën.

Pyetja: Me gjithë absurditetin e bisedave mes personazheve herë pas here në frazat e tyre vihen re probleme sociale ku jepet gjendja e pashpresë dhe e palumtur e njeriut. Dalloni fatin e trishtuar të njeriut në fjalët e Estragonit:

(papritur i tërbuar) Ta njoh? Ç’ka këtu për të njohur? E kalova këtë zuskë jetë në mes të rërave! Dhe ti më kërkon tani që të dalloj edhe vendet (sheh rreth e qark) E sheh këtë qelbërsirllëk! S’kam bërë kurrë çap prej këtej!

Jam tërhequr zvarrë këtu, po të them! Këtu! Në Mutklyzë!

Model përgjigjeje. Me gjithë situatat absurde herë pas here në dramë spikatin klithma të drejtpërdrejta për fatin e njeriut. Konkretisht në këto fjalë të personazhit theksohet monotonia e jetës së tij, pakuptimësia dhe palumturia e qenësisë së tij. Asgjë s’ka ndryshuar asgjë e re s’ka ndodhur asgjë e pritshme s’ka ardhur.

Pyetja 12. Cili paradoks i jetës njerëzore theksohet në dialogun mes personazheve?

Vladimiri: Me ty s’jetohet, Gogo

Page 191: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 190

Estragoni: Do të ishte më mirë të ndaheshim.

Vladimiri: Kështu thua gjithmonë ti, dhe vjen prapë pastaj.

Model: Njeriu është i vetmuar në këtë dramë, i rraskapitur, jeta i ofron shumë pak dhe ai s’di ku të përplaset s’di ku të gjejë shpëtim. Shpesh njeriu qëndron dhe e kalon jetën në monotoni dhe pandryshueshmëri nga frika e së panjohurës dhe nga frika e ankthshme e të gjendurit i vetëm fare në një botë kaos.

Pyetja 13. Vladimiri dhe Estragoni kanë 50 vjet që jetojnë bashkë. Si ka qenë jeta e tyre në këto 50 vjet? A i mjaftojnë lexuesit dy ditë nga jeta e tyre për të përfytyruar gjithë jetën? Cili është motivi që përsëritet dhe që i jep të njëjtën pamje jetës së tyre?

Model: 50 vjet, monotoni në pritje pa ditur kë presin. Bota e tyre është universi i mbyllur i një qoshku rruge me një pemë në sfond. Mosndryshimi përbën poetikën dalluese të absurdit. E përpunuar artistikisht situata absurde e pritjes kthehet në një refren poetik të vërtetë duke nxjerrë në pah monotoninë e pritjes në jetën e mbarë njerëzimit..

Hapi i tretë

Punë me tekstin, Praktikë e udhëhequr me të gjithë klasën.

Pyetja 14. Pse personazhet e Beketit nuk mund të rrinë pa folur? Listoni të gjitha arsyet që ata sjellin për domosdoshmërinë e të folurit. A vini re në këto arsye nevojën për komunikim mes personazheve?

Nxënësit listojnë gjithë arsyet që sjellin personazhet për domosdoshmërinë e të folurit:

1. Që të mos mendojmë

2. Që të mos dëgjojmë

3. Që të mos dëgjojmë zërat e vdekur.

Jo atyre u mjafton të flasin për të përligjur ekzistencën e tyre, por siç e kemi vënë re gjatë gjithë fragmentit personazhet flasin dhe kalojnë nga një situatë në tjetrën nga një bisedë në tjetrën pa realizuar komunikim, por thjesht duke shfrytëzuar të gjithë mundësitë shprehëse të gjuhës. Siç e shohim dhe në dialogun e mëposhtëm atyre u mjafton të flasin, nuk ka rëndësi se për çfarë:

Vladimiri: Fol një fjalë

Estragoni: S’di ç’të them.

Qetësi e gjatë

Vladimiri: (gjithë ankth) Thuaj ç’të të vijë për mbarë!

Estragoni: Ç’po bëjmë tani?.....

Pyetja 16. Cili është ankthi që mbisundon te personazhet në pjesën e fundit të fragmentit? Ç’përfytyrim ju krijojnë fjalët e tyre? Dalloni ankthin e qenies dhe ekzistencës së saj përballë vdekjes.

Hapi i katërt

Nxënësit shkruajnë në mënyrë të pavarur përgjigjet për ushtrimet 15, 17

Pyetja 15. Po ju sa të rëndësishëm e shihni të folurit në jetën e njeriut? A është të folurit mënyra më e mirë për të komunikuar apo mendoni si Beketi që gjuha nuk mund ta

Page 192: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 191

plotësojë nevojën e njeriut për komunikim? Bëni një përmbledhje të shkurtër për rëndësinë e të folurit sipas këndvështrimit tuaj.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pyetja 17. Bëni përmbledhjen e gjithçkaje që ndodh në këtë fragment.

Çfarë vini re?

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Përforcim: Pyetja 18. Sintetizoni mesazhin që ju nxorrët nga fragmenti:

----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Detyrë shtëpie

Pyetja 19 dhe 20. A ka drama një kontekst social historik apo politik?A kanë personazhet një pozicion social të caktuar? Si mendoni ju pse në dramën e absurdit këto kontekse nuk janë të nevojshme? Si e plotëson drama zbrazëtinë e tyre dhe ç’mundësi shprehëse i japin dramës së absurdit mungesa e tyre?

8.4. Tragjedia “Tiranozauri” Kasem Trebeshina Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të kuptojë veçoritë e letërsisë disidente, kushtet në të cilat u shkrua ajo dhe përkatësinë e letërsisë së Trebeshinës në këtë lloj letërsie;

• Të përcaktojë temën e veprës dhe mënyrën origjinale të trajtimit të saj nga Trebeshina;

• Të dallojë tiparet e dramës së Trebeshinës mes absurdit dhe paradoksit;

• Të përshkruajë diktatorin dhe marrëdhëniet që ai krijon me të gjithë personazhet rreth tij;

• Të mbajë qëndrim kundër diktaturave të çdo lloji në shoqërinë njerëzore.

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, grupet e ekspertëve, Empatia, diskutim.

Struktura: PNP

Parashikim: Stuhi mendimesh.

Çdo të thotë disidencë për ju?

Nxënësit japin mendimet e tyre për pyetjet. Sqarohet termi disidencë dhe letërsi disidente.

Të jesh disident do të thotë të jesh ndryshe nga të tjerët. Në rastin e letërsisë ka të bëjë me të shkruarit ndryshe nga sa kërkonte metoda e realizmit socialist duke dalë nga skema dhe

Page 193: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 192

duke iu kundërvënë kësaj metode. Pse Trebeshina është disident do ta shohim në vazhdim të mësimit.

Ndërtim njohurish

Hapi i parë

Nxënësve u kërkohet të lexojnë në heshtje për pak minuta pjesën e parë të mësimit dhe të diskutojnë mbi:

Dashurinë e madhe të shkrimtarit për popullin, artin dhe të vërtetën.

Pasi nxënësit lexojnë pjesën diskutohet mbi pyetjet e mësipërme dhe pyetje të ndryshme që mund tu kenë lindur nxënësve.

Hapi i dytë

Ndahet klasa në grupet e ekspertëve.

1-shat kanë detyrë të ritregojnë fabulën.

2-shat do të analizojnë elementë të tillë si tema, koha,vendi i ngjarjes.

Koha dhe vendi janë të papërcaktuara sepse në këtë mënyrë theksohet universaliteti i temës së përjetshme, frika, ankthi e deformimi nga mizoritë e një udhëheqësi tiran me pushtet të pakufizuar në çdo kohë në çdo vend e gjithmonë.

3-shat do të përshkruajnë diktatorin Gideon dhe personazhet e tjerë aty si Nahumi, Salmoni etj,

4- trat do të zbulojë veçori të stilit dhe mënyrës së ndërtimit dhe konceptimit të veprës si absurdi dhe paradoksi etj.

Këtë detyrë mësuesja do t’ua ngarkojë nxënësve më të mirë.

-Situatat e absurdit fillojnë qëkur diktatori i vdekur ngjallet në gips kjo dëshmon tmerrin që ka lënë ai te njerëzit dhe pas vdekjes.

-Absurd është fakti që të tjerët nuk e kuptojnë në po flasin me një të vdekur apo me ndërgjegjen e tyre të tmerruar.

-Procedimet kohore të tragjedisë i takojnë teatrit të absurdit ku e kaluara e tashmja e nesërmja ngatërrojnë radhën kjo sepse procedohet me mendimet e personazheve dhe jo me ndodhi reale.

Vendi i papërcaktuar mund të jetë njëkohësisht bashkohësi dhe

antikitet.

Kohapapërcaktuar. Autori luan me kohën me të djeshmen të sotmen të

nesërmen duke i shkrirë në një.

Tiranosauri

Tema: Qenia njerëzore në diktaturë.

Page 194: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 193

-Autori përzien situata reale p.sh familja e skulptorit me ato jo reale absurde bisedat e Gideonit të vdekur me njerëzit e tij.

-Paradoks është fakti që Nahumi sa më shumë dhunohet aq më i përulur është.

-Paradoks është fakti që diktatori vrau dhe djalin e tij të vetëm.

Të gjitha këto procedime janë në funksion të theksimit të egërsisë së Gideonit dhe të diktaturave të çdo lloji.

Përforcim: EMPATIA.

U kërkohet nxënësve që të mendojnë për një çast sikur të kishin jetuar jetën nën një diktaturë. Cila do të ishtë mënyra do të zgjidhnin për të jetuar apo mbijetuar? Pyetja 8.

Diskutohen zgjedhjet e nxënësve dhe në fund u kërkohet të sintetizojnë mesazhin që morën nga vepra.

Koment Tiranosauri Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të komentojë bisedat e personazheve duke zbuluar nënteksin e tyre;

• Të analizojë duke u nisur nga shembujt në fragment paradoksin në vepër si në fjalët e personazheve ashtu dhe në procedimet kohore dhe efektin që ka te lexuesi;

• Të përshkruajë tiparet e Gideonit dhe të njerëzve që e rrethijnë atë si dhe të diktaturës që ata përfaqësojnë.

Metodat e përdorura: Lexim i drejtuar në role, Pyetje –përgjigje, punë në grupe, diskutim

Struktura PNP

Parashikim: Përmbledhje e fabulës së veprës nga disa nxënës.

Ndërtim njohurish: Lexim i drejtuar në role, pyetje -përgjigje.

Leximi bëhet me ndalesa sepse teksti është shumë i ngjeshur me ide të cilat nuk mund të lihen pa u bërë objekt diskutimi.

Pyetjet që do të shfrytëzohen janë ato të tekstit të nxënësit por edhe të tjera që mund të lindin gjatë mësimit:

Ndalesa e parë deri tek Unë jam ashtu si të dëshirosh ti!

Nxënësit kujtojnë nga teoria si është sjellë diktatori me Nahumin.

1. I ka shfrytëzuar gruan.

2. E ka burgosur.

3. I përdhunon dhe i vret vajzën.

Page 195: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 194

Dhe ai i përgjigjet: Unë jam ashtu si të dëshirosh ti!

Me anë të këtij paradoksi shprehet transformimi i njeriut në një qenie shumë të ulur e të përçmuar nga diktatura.

Nxënësit dallojnë fjalët ku diktatori shpreh pakënaqësinë për njerëzit si Nahumi:

Ah, Salmon! Shikoji njerëzit që më kanë mbetur nëpër këmbë!...

Ai kurrë nuk kënaqet tipar ky i çdo diktatori.

Salmoni i përgjigjet:

Salmoni — Të tjerët nuk bëjnë për ty!

Gideoni — Nuk bëjnë!... Ata që bënin i zhduka!

Salmoni — Më mirë!...

Egërsia e diktaturës e cila i vret të gjithë njerëzit që kërcënojnë ekzistencën e saj dhe lë të gjallë vetëm frikacakët, të përulurit dhe ata që bëjnë sikur s’kuptojnë.

Ndalesa e dytë

Ndaloni në fjalët e Nahumit për mënyrën se si duhet të mendojnë njerëzit.

Nahumi del këtu si teoricien i diktaturës. Ai del shumë më i keq se vetë diktatori me mendimet që pasi ai i nxjerr nga goja do të vihen në zbatim për popullin.

Ndalohen dhe komentohen fjalët: — Do të shkruajnë e thonë vetëm atë që themi ne dhe që duam ne të thuhet. Në fillim do ta kenë të vështirë të varrosin që në lindje ç’u vërtitet në mendje, por me vonë do të mësohen që të mos kujtohen për ato që nuk mund të rrinin pa i thënë. Leri pa bukë të harrojnë gjellën dhe atëherë do të të falënderojnë për një koriçkë të mykur.

Është i dhimbshëm ky realitet i cili të kujton ftohtësish Shqipërinë komuniste dhe marrëdhënien e saj si me artistin, shkrimtarin (Kujto promemorien e Trebeshinës dhe fatin e disidentëve) ashtu dhe me popullin e uritur për gjithçka.

Vazhdohet më poshtë:

Ata zbresin të gatshëm nga qielli, me dijen e asaj që nuk e dimë dhe ikin po ashtu si erdhën duke lenë një vazhdë të zjarrtë në errësirën e thellë që na rrethon...

Kush janë ata?

Këtu mblidhen idetë që ju lindin dhe përfundohet mbi atë që iu duket më e saktë.

-Ata mund të jenë ata që i kundërvihen diktaturës ata që me mendjemprehtësinë e tyre i fusin frikën diktatorit, ata të cilët ai si lë të mbijetojnë, ata që kërkojnë të ndriçojnë dhe të përmbysin errësirën, ata që duan zotin dhe vetëm atij ja kanë frikën etj.

Lexohet deri në fund.

Nxënësit do të ndahen në grupe.

Grupi 1. Pyetja 9. Ndaloni në teorinë e Nahumit për ndarjen e njerëzimit. Cila është e vërteta e hidhur që shprehin fjalët e tij? Gjejini dhe shkruajini ato:

Njeriu kërkon të urdhërojë mbi sa më shumë, kërkon të shohë sa më shumë të dobët që të

Page 196: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 195

ndjejë dhe të bindet për forcën e tij. Në dy gjysma të barabarta kurrë nuk do të mund të ndahet njerëzimi, ndaj dëshira për ndarje do të jetë e përjetshme, pakica e fortë do ta marrë nëpër këmbë shumicën e dobët, që do të ndjejë gëzimin dhe frikën, e mbledhur në kope, duke përtypur koriçkën e mykur, duke lëpirë kockën që i hedhin dhe duke falënderuar për një mirësi që nuk është bërë.

Grupi 2. Pyetja 10. Iu kërkohet nxënësve të analizojnë procedimet kohore në vepër. Nxënësit do të studiojnë rastet kur personazhet flasin për kohën:

Të paktën të ishte dje!...

Salmoni —Atë e ke ti në dorë!...

Gideoni — Të ishe dje, të uleshim dhe të pinim...

Salmoni — Le të ulemi për dje!...

Do të na flasësh për atë dhe të tjerat nuk kanë ndodhur akoma!

Gideoni — Jo, se ne i dimë ato që erdhën më vonë!

Nuk më thua, Salmon, për këto do të jap urdhër që t’i hedhin hekurat?

Ashtu do të thosha dje, por dua më shumë që të mos e them dhe të mos ndodhin ato që ishin më vonë!

Vazhdo, që të jemi atje, të mos jemi aty ku kemi arritur!

Këto janë rastet e procedimeve kohore. Në mënyrë paradoksale personazhet i kanë jetuar njëherë ngjarjet. Ata e dinë si do të jetë e ardhmja. Këtë autorit ja mundëson absurdi loja me vdekje –ngjalljen e Gideonit por efekti është:

-Diktatorët kanë në dorë dhe kohën rrjedhën normale të saj

-E djeshmja dhe e sotmja përsëriten janë njësoj në diktaturë pasi vdekja e një diktatori të tmerrshëm të krijon ndjesinë që ai s’ka vdekur kurrë.

-Diktaturat janë njësoj të tmerrshme në çdo kohë e në çdo vend.

Grupi 3. Duke u nisur nga teksti dhe fjalët e personazheve përshkruaj diktaturën dhe njerëzit që modelonin atë por dhe që modeloheshin nga ajo.

Përforcim: Diskutim

Pyetja 12. Çfarë paralajmëron Nahumi në fjalët: Pa besimin në dy jetët, sidomos në atë tjetrën, njerëzit shumë shpejt do të kërkojnë një ndarje të re të kopesë... Si u soll diktatori me besimet fetare dhe me Zotin? Pse i shërbeu atij ç’rrënjosja e besimit fetar? Cili është miti që krijoi ai në mendjen e njerëzve pas rrëzimit të Zotit?

Detyrë shtëpie

Pyetja 15 dhe 16. Dalloni se si përmbyset situata e Nahumit. Ku qëndron paradoksi i dënimit të tij? Ilustroni me fjalët e tij. Argumentojini se duke i shërbyer një diktature nuk mund të jesh kurrë i sigurt për fatin tënd.

Page 197: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 196

8.5. Drama “Sinkopa” Ora e parë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë tiparet e dramës së Anton Pashkut; • Të kuptojë qëllimin e autorit në këtë vepër duke dalluar objektin e dramës së tij

dhe mënyrën si si realizohet ai; • Të analizojë personazhin kryesor, dualizmin e tij si dhe rolin që marrin

personazhet e tjerë në vepër; • Të kuptojë dhe analizojë simbolikën e veprës si dhe elementët e teatrit të absurdit; • Të zbulojë mesazhet që përcjell autori me këtë dramë;

Metodat e përdorura: Stuhi mendimesh, Insert, pema e mendjes,

Parashikim: Stuhi mendimesh: Mësuesja u bën nxënësve pyetjen:

Sot do të analizojmë dramën Sinkopa të autorit Anton Pashku. Po ju them se kjo dramë ka tipare të dramës së absurdit të cilin ne e analizuam te Beketi. Duke pasur parasysh këtë kush më thotë ç’tipare mund të ketë drama e Pashkut?

Priten nga nxënësit përgjigje të tilla: -Në qendër të veprës mund të jetë thelbi i njeriut, i zhveshur nga pozicione sociale apo politike.

-Ky njeri mund të jetë indiferent, i shkëputur nga komunikimi me shoqërinë.

-Ai mund të jetë i pakënaqur me jetën që bën dhe këtë mund ta shprehë në mënyrë të çuditshme p.sh te Beketi ata pritën gjithë jetën Godonë dhe këtu mund të ndodhë diçka e tillë e përsëritur në mënyrë që autori të theksojë vetëm atë ide apo mesazh që atij i intereson.

-Mund të mos ketë shumë personazhe dhe gjuha e tyre mund të jetë e çuditshme.

-Te Beketi mungonte komunikimi ndoshta dhe këtu mund të mungojë.....etj.

Mësuesja përgëzon nxënësit për idetë dhe i fton ata të shuajnë kuriozitetin në materialin teorik për veprën.

Ndërtim njohurish: Insert.

U kërkohet nxënësve të lexojnë në heshtje mësimin dhe të vendosin shenjat:

V - + ?

V- E njohur, - E pabesueshme ose ndryshe nga ajo që ata mendojnë, +Informacion i ri dhe ? e paqartë për ta. U lihet nxënësve koha në dispozicion për të lexuar tekstin dhe për ta pajisur atë me shenja. Pasi nxënësit mbarojnë leximin sqarohen nga mësuesja pyetjet që ata kanë ngritur mbi tekstin. Nxënësit mund të kenë hasur vështirësi në: Kuptimin e Sinkopës si koncept. Krijimin e aritmisë si rebelim i personazhit. Dualizmi i Xhexheit dhe biseda imagjinare me Gjegjeun simbolika që ajo shpreh etj. Së bashku me nxënësit realizohet në tabelë pema e mendjes.

Page 198: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 197

Drama Sinkopa

Subjekti (njerëzor) dhe sistemi Sistemi i personazheve Në qendër është një subjekt Telefoni mjeti i zgjedhur nga autori për Njerëzor i cili është i pakënaqur të krijuar përshtypjen se po ndodh komunikimi me një person të dytë por në Ai prish rendin e zakonshëm të jetës fakt ky komunikim po ndodh vetëm me veten. Xhexheu flet me alteregon e tij Numri ritmin e kodifikuar, mendimin totalitar, tij 1 me 11 zero tregon vetminë iluzionin për shprishjen e tij. Gjegjeu Sozia e tij, e kundërta e tij Krijon aritminë që është vepër e tij bota e tij imagjinare, konfliktuoze Personale Nuk ndodh ngjarje por kemi një Mashkulli dhe femra janë projektim, përpjekje për të ndodhur një ngjarje pantonimë, reflektim i individit të (Gjetja e lumtunisë) sensibilizuar. Çifti njerëzor është i ndarë për jetë e mot, pa shpresë për ta Për të gjitha këto kjo dramë mund të rivendosur harmoninë e dikurshme quhet një antidramë por dhe një tragjedi

Gjatë krijimit të pemës shpjegohen dhe konceptet e vendosura në degët e saj.

Punë e pavarur

U kërkohet nxënësve që të zbulojnë në tekst qëllimet e autorit dhe mesazhet që ai kërkon të përcjellë.

QËLLIMET MESAZHET Në këtë vepër autori kërkon të pasqyrojë te lexuesi: fatin e subjektit njerëzor. shthurjen e personalitetit, ankthin dhe krizën morale intelektuale përballë zbërthimit të vetvetes. pamundësinë e individit që të përshtatet në shoqëri: Natyra e tij ka disa kërkesa, ndërsa shoqëria i parashtron shumë ndalesa. individin e bllokuar në ankthet moderne, nostalgjinë e kohëve të harmonisë së lashtë kur trupi e shpirti ishin një.

Njeriu në kohët moderne është i vetmuar dhe i mbyllur në vetvete. Njeriu është i palumtur i mbërthyer nga rutina e simbolizuar nga lumnia. Në shoqërinë moderne njerëzore nuk ka komunikim, ka vetëm përpjekje për të komunikuar. individi nuk ka të drejtë as të manifestojë krizën individuale të mospërshtatjes në gjirin e shoqërisë represive! Çifti njerëzor është i ndarë për jetë e mot, pa shpresë për ta rivendosur harmoninë e dikurshme.

Të gjitha pikat e tabelës së mësipërme konkretizohen dhe ilustrohen me shembuj nga teoria.

Page 199: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 198

Përforcim: Diskutim me të gjithë klasën: Analizoni marrëdhënien Xhexheu –Gjegjeu si një dualitet brenda personazhit, si një kundërshti brenda të njëjtit njeri. Diskutoni mbi dualitetin e shpirtit njerëzor dhe plotfuqishmërinë që merr njëra anë në raport me tjetrën kur shpirti njerëzor është i lodhur nga rutina dhe nga konformizmi.

Detyrë shtëpie

Pyetja 15. Dalloni në dramën Sinkopa tiparet e teatrit të absurdit. Analizoni veçoritë artistike dhe stilistike të realizimit të kësaj drame.

Koment: Drama “Sinkopa” Ora e dytë

Objektiva: Nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë veçoritë e ndërtimit të kësaj drame

• Të dallojë në mendimet e Xhexheut marrëdhënien e tij me shoqërinë dhe të hetojë shkaqet e kësaj marrëdhënieje;

• Të kuptojë përtej paradoksit të frazave dhe absurdit të mendimit, kuptimet që përcillen;

• Të hetojë marrëdhëniet mes lumnisë shpresës dhe lumturisë, përfaqësimin e tyre në botën e Xhexheut dhe në botën e çdo njeriu.

Metodat e përdorura: Lexim i drejtuar, Punë në grupe, Diskutim.

Parashikim: Lexim dhe diskutim i detyrave të shtëpisë. Nxënësit kanë parë në këtë dramë veçoritë e teatrit të absurdit.

Ndërtim njohurish: Lexim i drejtuar. Zgjidhet kjo metodë sepse teksti paraqitet i vështirë dhe gjatë leximit me ndalesa që do të bëjë mësuesja mund të ndalojë dhe të sqarojë gjithë çështjet të cilat mund t’i duken interesante por edhe ato që nxënësit do të hasin vështirësi.

Lexohet hyrja, shpjegimet e vetë autorit.

U kërkohet nxënësve të dallojnë absurdin. Pyetja 1

-Ngjarja ndodh në një dhomë.

-Personazhe janë gjithashtu thika dhe telefoni. Pra si te Beketi që i jepej rëndësi këpucëve dhe pemës këto mjete marrin funksion simbolik.

-Ndodh një vrasje por nuk ka gjak. Pra s’ka rëndësi vrasja kanë rëndësi faktorët që e nxitën atë.

-Absurdin e shohim gjithashtu edhe fjalët e autorit dhe shpjegimet e tij të çuditshme.

Vazhdohet me leximin.

Page 200: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 199

Pyetja 2. Ç’veçori ju bie në sy në ndërtimin e kësaj drame?

-Shohim se vetëm Xhexheu flet, janë vetëm fjalët e tij gjë që se kemi parë në asnjë dramë tjetër apo jo? Pyetja 3. Me kë po dialogon Xhexheu? Kujt po përpiqet t’i shpjegojë ai si ishte Lumnia kur ishte? Si e vlerësoni këtë gjetje të autorit? Shpjegoni funksionin dhe kuptimin e fjalëve në kllapa.

Autori e paraqet sikur ai po flet me dikë të cilin nuk e njeh fare në telefon. Ndaj ne nuk mund t’i dëgjojmë fjalët e tjetrit por vetëm përgjigjet e Xhexheut. Është një gjetje shumë interesante për të theksuar vetminë, krizën mendore, krizën e personalitetit që e ka kapur personazhin. Fjalët në kllapa janë didaskalitë që shoqërojnë sqarimet e autorit për mendimet e Xhexheut. Të krijohet besueshmëria që ai po flet me dikë por në fakt ai po flet vetëm me alteregon e tij, me vetveten e tij të dyzuar.

Pyetja 4. Si e përshkruan Xhexheu Lumninë? Si është ndjerë ai pranë saj? Pse? Ku qëndron tragjikja e Xhexheut në këtë konceptim të dyzimit Lumni -Lumtuni?

Në këtë pyetje iu kërkohet nxënësve të thonë me fjalët e tyre se si e paraqet Xhexheu lumninë e tij. U kërkohet të shpjegojnë pse ai është ndjerë ashtu si dhe të gjejnë shkaqet pse Xhexheu është tragjik në këtë konceptim lumni –lumtuni

Model: Është tragjik sepse është i vetëdijshëm, sepse kërkon ndryshimi e rutinës, sepse është ngritur kundra po prish aritminë e jetës së tij duke u bërë akoma më i palumtur se më parë pasi kur e di çfarë do dhe s’mund ta realizosh je shumë më tepër tragjik se kur i përshtatesh rutinës, pasi që të lësh lumninë dhe të takosh lumtuninë duhet të thyesh konformizmin e shoqërisë.

Po këtu diskutohet me nxënësit për idetë që përcjell ky paragraf për jetën njerëzore në përgjithësi. Ky njeri nuk është i lirë të bëjë atë që do pa u gjykuar pa u kundërshtuar pa u komentuar. Njeriu në këtë paragraf i përfaqësuar nga Xhexheu ka nevojë për të ndryshuar rutinën e cila është vrasja e tij, ka nevojë për liri.

Lexohet fragmenti deri në fund me ndalesat që mësuesja e sheh të arsyeshme.

Ndahet klasa në grupe. Lihen grupet të punojnë detyrën e tyre me shkrim në fletore. Diskutohet puna e çdo grupi

Grupi 1. Pyetja 7. Cilat janë marrëdhëniet që ka Xhexheu me shokët e zyrës? Si e shpjegoni tërheqjen e tij? Ç e vërtetë qëndron përtej absurdit të sjelljes së tij? Identifikoni raportet e çekuilibruara brenda personazhit. A ndihet ai i revoltuar? Si e shpreh ai protestën e tij?

Ky grup heton në tekst dhe dallon se Xhexheu është i tërhequr, nuk merr pjesë në biseda me shokët e zyrës. Ai ndihet i pakënaqur i çekuilibruar nga dëshira për ndryshim, nga neveria për rutinën. Është i revoltuar por këtë e shpreh vetëm me tërheqje, mënjanim mosinteresim dhe kërkesës për ndryshim etj.

Nxënësit sjellin shembuj nga teksti.

Grupi 2. Pyetja 9. Dalloni paradoksin: Kallet biseda e pazashme ndërmjet Femnës dhe Mashkullit. Si e kuptoni ju që ka bisedë madje kjo bisedë ndizet e megjithatë është e pazëshme?

Page 201: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

Libër mësuesi Gjuhë shqipe dhe letërsi 12 200

Këtu kemi një paradoks i ndërtuar me një oksimoron. Ka fjalë, ka gjeste, ka çdo gjë tjetër përveç se komunikim. Pra ka bisedë por ata nuk kuptohen nuk njëjtësohen nuk merren vesh. Janë të ndarë përgjithmonë. Çifti modern nuk është më çift por i ndarë, etj. Grupi 3. Pyetja 10 Si e interpretoni ju botën e personazhit dhe botën e ngjashme të shumë njerëzve të ngjashëm me të në këto fjalë të tij: Ishte i njajtë si dje, si sot, si nesër: e sotmja i ngjante së djeshmes dhe isha i sigurte se edhe e nesërmja do t’i ngjante së sotmes, po qe se nuk do të ndryshonte ritmi dhe po qe se ai ndryshim nuk do të zgjaste pak ma shumë etj. Këtu shohim neverinë protestën. Kjo është arsyeja e gjithçkaje, pikënisja e çekuilibrit psikologjik dhe mendor, dëshira për ndryshim, dëshira për të ndodhur diçka ky është shkaku i braktisjes por njëkohësisht edhe i protestës ndaj shoqërisë etj. Grupi 4. Pyetja 11 Ai vendos të ndryshojë koreografinë e jetës së tij. Si e kuptoni ju që Lumnia e tij nuk e donte shpresën e tij? Pse? Cilat janë raportet mes njërës dhe tjetrës? Identifikohet se kur je i përfshirë nga rutina nga konformizmi, nga rregullat, nga morali, (prangat e lejuara nga lumnia) nuk mund të mendosh ndryshe sepse kjo ndryshe nuk lejohet nuk pranohet. Prandaj nuk mund të kesh shpresa etj. Praktikë e udhëhequr Ky ushtrim realizohet me gojë. Lexohen shembujt e mëposhtëm. Nxënësit dallojnë lojën e fjalëve. U shpjegohet se kjo lojë quhet kalambur dhe kërkon një lexues të mprehtë që të shijojë efektin e tyre mbresëlënës. Shpjegohen kuptimet e krijuara. Pyetja 12. Ç’efekte merr loja e fjalëve gjatë shtjellimit të mendimit të personazhit? Si quhet në letërsi kjo figurë letrare që përftohet? Provoni dhe ju në klasë të krijoni kalambure të goditura.

Unë kam shumë pak kujtime nga ajo kohë e kalueme me Lumninë, ne prehnin e Lumnisë. E krye dy javësh, kur e pata humbë edhe shpresën se do të takohem me Shpresën, Shpresa me gjet në nji gjendje shumë të mjerueshme, katastrofale. Megjithkëtë, shpresoj se Shpresa do ta gjejë Lumtuninë. Diskutim. Pyetja 13.

Takimi me shpresën gjithmonë e përtërin njeriun. Po ju si mendoni? Si e deshifroni ju këtë takim tek personazhi ynë? Ç’emër merr braktisja e tij, po shpresa e tij drejt kujt orientohet? Si mendoni ju sa mundësi ka ai për të takuar sërish lumtuninë?

EMPATIA. U kërkohet nxënësve të vendosen në vendin e Xhexheut dhe të justifikojnë ose jo mendimet dhe zgjedhjen e tij mes lumnisë dhe lumturisë.

Lumtunia asht ma e mirë dhe ma e bukur se Lumnia Lumnia asht shumë ma e rahatshme

Lumtunia asht gjylpane që nuk të le rehat se Lumtunia,

Përforcim

Nga sa lexuat në fragment për ndjenjat e personazhit për lumninë dhe lumturinë për mënyrën se si ai e përshkruan secilën argumentoni se çfarë përfaqëson njëra dhe çfarë përfaqëson tjetra në jetën e përditshme të Xhexheut:

Lumtunia Lumnia Personazhi jeton me shpresa. Kujtoni personazhe të tjerë që e kanë kaluar jetën në të njëjtën mënyrë. (Xhovani drogo,Vladimiri dhe Estragoni etj) Ç’të përbashkët kanë me Xhexheun? Cili është nënteksti i shpresës dhe i pritjes?

Page 202: Gjuha 12 Liber Mesuesi Me Korrigjime 30 Maj

SH

PI

A

BO

TU

ES

E

Gjuhë shqipe dhe letërsi

mësuesi12

Libër Gjuhë shqipe dhe letërsi 12

mësuesiLibër

www.mediaprint.al

ISBN: 978-99956-93-74-9

Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.alPër më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e emailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 04 2256158.

Çmimi 400 lekë

Nertila Jança

Nertila Jança