20
Nr. 143 | 2014 Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Nr. 143 | 2014Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

Page 2: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

MJEDISI SOTështë një botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Zyra në Shqipëri. Në këtë botim periodik do të gjeni informacion për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni, informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe bota etj. Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në faqet: http://albania.rec.org dhe www.mjedisisot.info

Për të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme elektronike, me postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim periodik), dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë REC Shqipëri, në:[email protected] • www.mjedisisot.info, ose telefononi në Tel/Faks: 04 223 29 28.

është një organizatë ndërkombëtare jopar-tizane, joavokate, jofitimprurëse me mision mbështetjen për zgjidhjen e problemeve mje-disore në Europën Qendrore e Lindore (EQL). Qendra e përmbush misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveri-tare, qeverive, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publi-kut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Europian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e REC, nënshkruar nga 29 vende dhe Komisioni Euro-pian dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 17 vendeve përfituese, të cilat janë: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroa-cia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Polonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia. Donatorët më të fundit janë Komisioni Evropian dhe qeveritë e Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bosnje-Hercegovinës, Kanadasë, Kroacisë, Re-publikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Finlandës, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Japonisë, Leton-isë, Lituanisë, RIJ të Maqedonisë, Hollandës, Norvegjisë, Polonisë, Serbi-Malit të Zi, Sllo-venisë, Suedisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe organizata të tjera ndërqeveritare dhe institucione private.

Numër 143 | 2014

Kanë kontribuar për këtë numër:

Molnar Kolaneci • Besjana Guri Raimond Kola • Arben PalushiAlminda Mema • Eduart CaniBesnik Baka • Agim Blloshmi

Stafi Editorial

Mihallaq Qirjo • Eduart Cani Besnik Baka • Daniela RuçiGenta Hoxha • Rezart Kapedani

EDITORIAL 3Të gjithë lumenjtë (vështirë) të rrjedhin… AKTUALITET 4 - 5Hidrocentralet, gangrena që po shkatërron mjedisin

në rrethin e Librazhdit

Lulëzimi i cianobaktereve në liqenin e Fierzës

AKTIVITETE OJF 6Të drejtat mjedisore në fokusin e komunitetit të Uznovës

AKTIVITETE REC 7Rikonceptimi i menaxhimit të ujërave në Shqipëri

TEMA E NUMRIT 9-16Lumenjtë që rrjedhin në harresën e shtetit …

Planet greke për devijimin e Vjosës dhe “lufta e mjedisorëve”

Letër pozicionimi “Për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ujit si burim natyror dhe si e mirë publike”

Të ruajmë Vjosën, perlën e Evropës

PROFIL PROJEKTI 17“Arritja e përshtatshmërisë për komunitetet vendore për zhvillim të qëndrueshëm në pellgjet ujëmbledhëse ndërkombëtare si ai i lumenjve Drin dhe Drina”

NGA BOTA 18-1924 orët e Realitetit me 24 Arsye për të Shpresuar

19 Gusht 2014 - Dita e Deficitit Ekologjik

Në këtë Numër

Mbështetur nga: në kuadër të programit

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

apo të Qeverisë Suedeze

Në kopertiNë - tubacioNe të shtrira Në parkuN e shebeNikut për thithjeN e ujit Nga zoNa e mbrojtur - Ndërtimi i këtij hidroceNtrali u aNullua Nga miNistria e eNergjisë pas protestave të shoqërisë civile dhe baNorëve të zoNës - Foto agim blloshmi

Page 3: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 3

Edito

rial

Shqipëria konsiderohet nga vendet me pasuri hidrike më të mëdha në rajon e në mbarë Evropën. Lumenjtë me ujë të bollshëm e të pastër, liqenet dhe burimet e

shumta nënujore janë bekim për tokën dhe njerëzit e këtij vendi, duke i dhënë jetë e harmoni njerëzve dhe habitatit të larmishëm të florës dhe faunës. Shqipëria ngjason ende me një parajsë hidrike, duke zënë vendin e parë në rajon dhe në gjithë Evropën për rezervat ujore. Rreth 80% e lumenjve në Shqipëri janë ende “të gjallë”, që do të thotë se shtrati i lumenjve është i paprekur, dinamikat e lumit janë aty, ndërsa ndotja e tyre është një problem teknik i zgjidhshëm. E megjithatë, Shqipëria e lumenjve të pastër e të paprekur mund të kthehet në një mit, si pasojë e shfrytëzimit pa kriter, abuzimit me ndotjen dhe papërgjegjshmërisë së organeve kompetente.

Përdorimi i ujërave për nevojat në rritje të popullsisë (për ujë të pijshëm dhe për higjienë personale), për ujitje, në industri, si dhe për qëllime të tjera, ka shkaktuar dy probleme të mëdha për popullatën: mungesën e ujit dhe ndotjen e lartë. Në vendin tonë mbetjet urbane, ato industriale e deri tek mbetjet spitalore vazhdojnë të hidhen sistematikisht në ujë, qofshin lumenj a dete, duke ndotur dhe burimet nënujore. Sot, të gjithë jemi dëshmitarë se si pjesa dërrmuese e plazheve shqiptare të Adriatikut ndotet nga ujërat e lumenjve. Lumenjtë përshkojnë qytetet e Shqipërisë duke hyrë të pastër, por dalin shumë të ndotur prej tyre. Kjo shkakton ndryshimin e gjendjes natyrale të ujit, përbërjen kimike, fizike dhe shijen e tij. Studimet tregojnë se rrezikun më të madh për

Të gjithë lumenjtë (vështirë) të rrjedhin…

sistemin lumor, e për pasojë për ekosistemin, e përbën ndotja kimike. Specialistët shprehen se niveli i nitrateve në ujërat e lumenjve është në nivele optimale, por jo ai i fosfateve, që është më i lartë seç duhet. Kjo pasi njerëzit përdorin shumë detergjentë për larjen e rrobave, të enëve, të duarve etj., sidomos në qytete. Rrjedhimisht, këto ujëra transportohen për në det.

Lumenjtë cilësohen si elementi më i rëndësishëm i ujërave tokësorë, pasi janë modeluesit kryesorë të relievit, por edhe burimi më i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të furnizimit me ujë. E megjithatë, zhvillimi i industrisë dhe i biznesit, historikisht ka lënë në hije mbrojtjen e burimeve natyrore dhe të mjedisit. Në Shqipëri, që nga viti 2010 janë dhënë, pa asnjë kusht, koncesione për ndërtimin e mbi 418 hidrocentraleve të vegjël, ndërkohë që në të gjithë vendin po planifikohet ngritja e 11 digave të reja me fuqi më të madhe se 1 MW. Studimet flasin qartë për efektet shkatërruese të digave tek lumenjtë, duke i krahasuar njëlloj si me efektin e bllokimit të arteries kryesore të qarkullimit të gjakut tek njeriu. Organizata “RiverWatch”, me seli në Vienë, dhe organizata gjermane “EuroNatur”, me seli në Bonn, kanë lëshuar sinjalin SOS për të mos lejuar ndërtimin e digave në lumenjtë që përshkojnë Shqipërinë e Ballkanin. Por, pavarësisht alarmeve dhe këmbanave që bien, duke paralajmëruar degradimin e vendit të fundit në Evropë ku lumenjtë rrjedhin të lirë, masat janë larg, ndërkohë që ndotja shtohet dhe ndërhyrjet në shtratet e lumenjve thellohen…

rr

jed

ha

e l

um

it k

ir, s

hk

od

ër

- Fo

to -

e.c

aN

i/re

c

Page 4: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 4

Aktualitet

Po kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar mbi

problemet që kanë hasur, por ky vit ka qenë shumë ndryshe dhe shumë problematik.

Një nga problemet më kryesore, me të cilin janë përballur në këto dy vite banorët e rrethit të Librazhdit, ka qenë ndërtimi i HEC-eve, të cilat kanë mbirë si një ferrë e keqe, si një kërpudhë helmuese në rrethin e Librazhdit. Pas protesave dhe përplasjeve të dhunshme në Polis, janë banorët e fshatit Dardhë, së bashku me banorët e fshatit Spathar, të cilët kanë protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i që ka nisur punimet në vendin e quajtur Gurrë Bardhë. Ky burim furnizon me ujë dy fshatra dhe është i vetmi burim jetese, i cili përdoret si për vaditje ashtu dhe për ujë të pijshëm. Banorët e këtyre zonave shprehen se, nëse merret ky ujë, gjithçka do të thahet, nuk do të ketë më prodhime bujqësore si më parë (ndërkohë që bujqësia është i vetmi faktor përmes të cilit sigurojnë bukën e gojës pjesa dërrmuese e banorëve), nuk do të ketë më ujë për të pirë. Ky ndërtim do të shkatërrojë gjithçka.

Banorët vazhdojnë të protestojnë, protestojnë por askush nuk del në mbrojtje të të drejtave të tyre. Është vërtet për të ardhur keq!

Një ditë, duke udhëtuar në furgon,

Hidrocentralet, gangrena që po shkatërron mjedisin në rrethin e Librazhdit

Agim BlloshmiShoqata Egnatia Librazhd

rastisa me disa banorë të fshatit Spatharë. Ata ishin tepër të shqetësuar mbi këtë çështje dhe veshi më kapi shumë fjalë, por ajo që më tërhoqi vëmendje ishte pyetja e një zonje: ‘Po kryeplaku i fshatit pse nuk bën diçka? Nga është ky?!’

Atëhere fillova të mendoj dhe unë mbi këtë pyetje. Vërtet po ky kryeplak pse nuk reagon? Pse nuk bën diçka? A është ky ai që fshati ka zgjedhur si përfaqësuesin e tij? Ashtu siç bënë kryeplaku i fshatit Dardhë, kryepleqtë e fshatrave të tjerë, të cilët janë në mbështetje të popullit që i ka zgjedhur. Atëhere dhe ky, së bashku me banorët e tij, duhet të ngrejë zërin, madje ky duhet ta ngrejë akoma më shumë zërin se ndaj e kemi zgjedhur. Po ku është? Çfarë po ndodh? Pse po hesht? Reago dhe ti. Sepse heshtja është frikë, ose bashkëpunim me koncesionarin!

Ne nuk duhet të kemi frikë nga asgjë, ndaj reago edhe ti së bashku me ne, sepse dje ishit ju ata që kishit nevojë për ne, dhe ne (banorët) të ndihmuam. Tani jemi ne ata që kemi nevojë për ju sot, jo vetëm për ju, por edhe për deputetin e zonës, ndaj së bashku bëni diçka, reagoni, e dini ju se ku shkoni, e dini ju se kujt i drejtoheni, ne kërkojmë nga ju që ta ndaloni këtë masakër që po bëhet, sepse jeni ju ata që duhet të reagoni të parët, jo ne, jeni ju ata që duhet të dilni bashkë me ne në protestë. Ju duhet të ecni para dhe

ne vijmë mbas jush, sepse ndaj ju kemi zgjedhur, për të na zgjidhur problemet dhe jo për të na i shtuar ato. Një protestë u shtyp me dhunë në Polis, duke burgosur tre gra. Kur populli nuk dëgjohet, kur populli nuk pyetet, kur popullit i mohohet e drejta për pronën, për ujin e jetës, kur populli provokohet, çfarë duhet të bëjë, a nuk duhet të protestojë? Ndaj reagoni përfaqësues, se populli ju ka dhënë votën dhe besimin, mos heshtni, mos bëni sikur nuk dini gjë sepse ç’është e vërteta lajmi më parë kalon tek ju pastaj vjen tek ne. Me vulën tuaj, që ju ka dhënë populli, mos heshtni dhe mos e shpërdoroni për individualitet. Ndaj, ju lutemi, mos heshtni por reagoni, sepse heshtja është frikë ose bashkëpunim, por ne nuk duhet të kemi frikë dhe nuk duhet t’i trembemi askujt, aq më tepër kur bëhet fjalë për një burim uji që mban dy fshatra gjallë. Për një burim mijëra vjeçar, ku të parët tanë kanë ngritur shtëpitë aty, për atë ujë, për atë bujqësi, për të jetuar. Ndaj reago dhe ti, së bashku me ne! Mos hesht!

Janë mbi 84 HEC-e në rrethin e Librazhdit, nga këto vetëm në 47 copë në Parkun Kombëtar. Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, anulloi katër copë në Parkun Kombëtar. Ka akoma vend për t’u rishikuar koncesionet, zbatimi i projektit sipas legjislacionit mjedisor në Shqipëri.

Foto

a. b

llos

hm

i

Page 5: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 5

Aktualitet

Në liqenin artificial të Fierzës, në çdo sezon veror, pas shirave të pranverës, vihet re gjallërimi i cianobaktereve. Cianobakteret janë grupime të mëdha algash njëqelizore, që bëhen të dukshme vetëm kur formojnë masa të mëdha të kolonive të tyre, duke zënë hapësira e volume të konsiderueshme ujore.

Gjatë ciklit të shkurtër jetësor të tyre, kur gjejnë kushte optimale zhvillimi, ato e ngjyrosin ujin në nuanca të forta, duke filluar që nga e bardha te e verdha, te jeshilja e deri tek portokallia dhe kafja e errët në fund të ciklit. Si rrjedhojë, formojnë një masë vegjetative që lundron mbi ujë ose në të gjithë masën e ujit dhe në fund të ciklit bien poshtë, për të rifilluar ciklin vitin tjetër, kur të plotësohen kushtet e ciklit vegjetativ.

Shpesh herë kjo masë vegjetative lundruese bëhet shkak për uljen sasisë së gazrave të tretura në ujë, duke sjellë çrregullime të forta të zinxhirit ushqimor në atë ekosistem. Këto alga janë objekt studimi i shkencës së Limnologjisë dhe janë pasqyrë direkte e eutrofizimit të ekosistemeve ujore. Në studimet e ofruara, tregohen për herë të parë të dhëna interesante për ujërat e ëmbla shqiptare lidhur me lulëzimin e cianobaktereve Aphanizomenon flos-aquae (deri rreth 33 mijë trikoma/ml) në liqenin e Fierzës.

Përgjatë muajit korrik 2014, në liqenin e Fierzës, në zonën e luginës së Drinit të Bardhë, në luginën e Drinit të Zi, si dhe në pellgun e Kukësit, është vënë re një masë e madhe jargore në ujë, në formën e një pelteje ngjyrë jeshile, e shoqëruar me shkumëzim të bardhë. Shenja të tilla janë vrojtuar së largu edhe në korrik të vitit 2012 nga A. Miho dhe në korrik 2013 nga B. Hallaçi e A. Palushi. Specialistët e peshkimit pohojnë se kjo gjendje është vrojtuar prej vitesh në muajt e verës dhe menjëherë pas shirave të fundit të verës, pas shpëlarjes së

Lulëzimi i cianobaktereve në liqenin e Fierzës

Arben PalushiBiolog i mjediseve ujore

tokave. Kur verat janë të thata dhe Drini i Bardhë ka prurje të pakta, fenomeni është shumë më i zbehtë.

Por, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit masa ka qenë shumë më e madhe në një sipërfaqe ujore prej rreth 24.7 km2 dhe i tërë trupi ujor është ngjyrosur në jeshile. Sidomos lugina e Drinit të Bardhë. Në fillesat e liqenit, në afërsi të fshatrave Vermicë (Fusha e Vermicës [Kosovë]) dhe Morin (Fusha e Shalqinit [Shqipëri]), në një sipërfaqe ujore, prej rreth 5 km2 trashësia e shtresës së cianobaktereve shkonte deri në 70–100 mm. Dalëngadalë, kilometër pas kilometri, duke ardhur drejt pellgut të Kukësit, shtresa cianomakterike e algave blu dhe të gjelbëra fillon të hollohet dhe kolonitë bëhen më të rralla, duke u ndërthurur me shtresat e ujit në formën e shtjellave. Pothuajse çdo dy javë është vërejtur një “lulëzim i ujërave”.

Nga analizat e një mostre uji të marrë poshtë urës së Drinit të Bar-dhë, Kukës, me sy të lirë dallohen fi-jëza që formojnë turbulli të theksuar me ngjyrë jeshile. Nga vëzhgimi mi-

kroskopik u vu re se këto ishin koloni fijëzore (trikoma) qelizash deri në 2 mm të gjata, më pak të veçuara dhe më shpesh të grupuara në tufa fijë-zore deri në 15-20 fije secila, të cilat mendohet se i përkasin cianobakterit Aphanizomenon flos-aquae. Gjithë bashkësia fitoplanktonike thuajse sundohej nga trikomat e cianobakter-it, me prani shumë të rrallë të ndonjë alge silicore të gjinisë Cyclotella ose Fragilaria. Nga një matje e përafërt u vu re se dendësia e fijëzave të Aphani-zomenon në ujë shkonte deri rreth 33 mijë trikoma/ml.

Duket se burimi kryesor i fenomenit është ndotja gjithnjë e më tepër e ujërave të Drinit të Bardhë dhe sasia e madhe e reshjeve të kësaj vere, të cilat kanë bërë edhe shpëlarjen e tokave përreth luginave, duke pasuruar shumë ujërat me azot e fosfor.

Në këtë kuadër, nevojitet marrja e masave konkrete ndaj përhapjes së cianobaktereve në Liqenin e Fierzës, për t´i dhënë sërish jetë dhe harmoni ekosistemit të këtij burimi natyror.

cia

No

ba

kte

re

t N

ë l

iqe

NiN

e F

ier

zës

- Fo

to a

. pa

lus

hi

Page 6: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 6

Aktivitete OJF

Në vazhdën e zbatimit të projektit “Së bashku, një sy për mjedisin”, Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër (AIC Shkodër), në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të rrjetit të vigjilencës mjedisore, ka nisur një program informimi dhe trajnimi mbi të drejtat mjedisore për komunitetet e prekura nga kompanitë ndotëse në disa qytete të Shqipërisë (Elbasan, Berat, Fushë-Krujë, Vlorë).

Në këtë kuadër, AIC Shkodër, në bashkëpunim me shoqatën “Për mirëqënie sociale dhe mjedisore-Berat” realizuan në korrik 2014 trajnimin e parë me komunitetin e Uznovës (Berat). Komuniteti i Uznovës është ndër më të prekurit nga ndotjet që shkakton fabrika e lëkurës, e cila ndodhet në po të njëjtën zonë.

Objektivi kryesor i këtij trajnimi ishte ndarja e informacionit dhe dhënia e instrumenteve, të cilat janë në dispozicion të komunitetit, për të mundësuar zbatimin e të drejtave të tyre mjedisore. E gjithë kjo, me qëllimin final që komuniteti të ndërgjegjësohet dhe të mobilizohet për të kërkuar të drejtat dhe për t’u bërë pjesë aktive e punës së organizatave mjedisore për përmirësimin së bashku të mjedisit ku jetojmë.

Trajnimi u fokusua mbi prak-tikat dhe hapat konkrete që du-hen ndërmarrë për kërkimin e infor-macioneve mjedisore, për përfshirjen e komunitetit në vendimmarrje mje-disore dhe për procedurat e ankimimit

Të drejtat mjedisore në fokusin e komunitetit të Uznovës

Alminda Mema Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër

administrativ dhe gjyqësor.

Gjatë veprimtarisë, çështja e fabrikës së lëkurës ishte në plan të parë dhe u diskutua gjatë nga pjesëmarrësit për mundësitë e përmirësimit të kushteve mjedisore në zonë. Fabrika shkakton ndotje në ajër, në lumë, në tokat bujqësore, etj. Pjesëmarrësit përmendën edhe faktin e lëkundjeve të panumërta që pësonin shtëpitë e tyre, për shkak të makinerive të rënda të cilat përpunojnë lëkurën. Pavarësisht nga dëshira dhe nevoja për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme situatës, të gjithë ranë dakort se hapat që duhen ndërmarrë për adresimin e situatës, duhet të jenë të

njëpasnjëshme, të qëndrueshme, duke ndjekur rrugën ligjore, dhe në anën tjetër të sensibilizojnë opinionin dhe strukturat qeverisëse për respektimin e të drejtave të tyre.

Sipas informacioneve, si pasojë e presionit qytetar dhe e organizatave mjedisore, kjo fabrikë ka investuar për zvogëlimin e ndotjes së ajrit me anë të një sistemi të sofistikuar filtrimi.

Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC Shqipëri, në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedi-sore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”, financuar nga Qeveria Suedeze.

Komuniteti i Uznovës është ndër më të prekurit nga ndotjet që shkakton fabrika e lëkurës, e cila ndodhet në po të njëjtën zonë.

Ng

a tr

ajN

imi m

e k

om

uN

ite

tiN

e u

zNo

s -

Foto

aic

sh

ko

r

Page 7: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 7

Aktivitete REC

Përfaqësues të shoqërisë civile u takuan më 16 Korrik 2014, me par-lamentarët dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Pro-dhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit mbi çështjet emergjente të sektorit të ujit. Në këtë takim, përveç deputetëve të të gjitha forcave politike, merrnin pjesë edhe përfaqësues të Kryeministrisë, Sektretariatit Teknik për Ujin, si dhe Zv/ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, z. Ylli Manjani.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e sho-qërisë civile, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve qendrore diskutuan shqetësimet dhe sfidat që paraqiten në sektorin e ujit në Shqipëri. Grupimi i shoqërisë civile doli në një zë të përbashkët, nëpërmjet dorëzimit të letrës së pozicionimit për sektorin e ujit, rezultat i një procesi të gjatë diskutimesh ekspertë, përfaqësues të organizata jofitimprurëse mjedisore dhe profesionistë të fushës së mjedisit dhe ujërave në veçanti.

Në deklaratën e parqaqitur në këtë komision nga grupimi i shoqërisë civile, i organizuar nga REC Shqipëri dhe përfaqësuar nga z. Mihallaq Qirjo, z. Eduart Cani, z. Xhemal Mato, znj. Zana Vokopola, znj. Ermelinda Mahmutaj dhe z. Zamir Dedej, theksohet se “….me besimin se shprehim qëndrimin e më shumë se 40 organizatave aktive në sektorin e mjedisit dhe të më shumë se 250 grave dhe burrave nga 6 basenet lumore të Shqipërisë, të cilët na kanë përkrahur të përcjellim tek ju opinioin dhe këndvështrimin e tyre në sektorin e ujit… dëshirojmë të ndajmë me ju vizionin tonë për burimet ujore për disa nga çështjet që ne shohim si me më shumë interes në këtë sektor, si dhe kërkojmë për një zhvillim më të integruar dhe realist të tyre”.

Rikonceptimi i menaxhimit të ujërave në Shqipëri

Seancë dëgjimore me parlamentarët dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit

Eduart CaniQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

Ekspertët vijnë në fund të një rrugëtimi prej afro 6 muajsh në të gjitha basenet lumore, ku janë takuar me profesionistë të ndryshëm dhe kanë dalë në disa përfundime e rekomandime, të cilat kërkojnë të adresohen sa më parë.

Problematika është përmbledhur në një letër pozicionimi, për t’ju përcjellë zyrtarisht 7 institucioneve në nivel të lartë në vend, rekomandimet e ekspertëve të pavarur dhe të shoqërisë civile mbi ruajtjen dhe rehabilitimin e sektorit të ujërave në vend.

Ng

a ta

kim

i i s

ho

ris

ë c

ivil

e m

e k

om

isio

NiN

- Fo

to r

ec

sh

qip

ër

i

Page 8: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Rrënojate një krimiNga prishjet e Ndërtimeve pa leje Në tiraNë - Foto - gazeta dita

Page 9: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 9

tema e Numrit

1. Si është zhvilluar studimi i situatës hidrike në Shqipëri?

Deri në vitet 90, të dhënat mbi situatën hidrike në Shqipëri kanë qenë të mirëorganizuara. Mbas ‘90-ës kemi një situatë ku studimi i ujërave pësoi një goditje të rëndë, si shumë fusha të tjera. Kjo u pasqyrua edhe nga mungesa e angazhimit të njerëzve që punonin në terren. Kjo është e rëndësishme, pasi në ndryshim nga puna në institucione, të dhënat bazë sigurohen nga njerëzit në terren, vrojtuesit. Pas vitit ’90-të, dalëngadalë situata nisi të përkeqësohet dhe informacioni që vinte nga terreni ishte i kufizuar e jo cilësor. Edhe informacioni që vinte nuk analizohej e dokumentohej më si më parë. Buletini i fundit mbi situatën hidrike në vend ka qenë i vitit 1988-të dhe, më pas, me shumë përpjekje kemi arritur t’i ruajmë të dhënat kompjuterike deri në vitin 1993-1994. Pas kësaj periudhe, studimet në fushë janë sporadike dhe informacioni është i kufizuar. Një goditje të rëndë rrjeti i monitorimit të ujit e mori në vitin 1997-të, ku gati të gjitha stacionet u shkatërruan. Pas vitit 1997-të, pati përpjekje për të rehabilituar infrastrukturën e monitorimit dhe të studimit të ujërave, por pa mundur të rimëkëmbet. Si pasojë e mungesës së infrastrukturës së nevojshme, edhe të dhënat e mbledhura ndërkohë nuk janë të besueshme. Me reformën në strukturën akademike në vitin 2005, sistemi i monitorimit mori një tjetër goditje, pasi personeli teknik u largua nga strukturat e monitorimit. Si rrjedhojë, 8 vitet e fundit kanë qenë të vështira, duke ndikuar në tërësi në mungesën e informacionit dhe të analizës së ujërave në Shqipëri.

Përpjekjet për të rimëkëmbur sistemin e monitorimit të ujërave

Lumenjtë që rrjedhin në harresën e shtetit …

Intervistë me Molnar KolaneciEkspert për çështjet e ujit

në Shqipëri nuk kanë munguar. Në kuadër të emergjencave civile të vitit 2007-të, Shqipëria përfitoi një projekt të Bankës Botërore, për të fuqizuar Institutin e Studimeve Hidrike dhe infrastrukturën e sistemit të monitorimit. Si pasojë e reformës së pasuksesshme në strukturën e Institutit, dhe shkurtimit të stafit, projekti e pati të vështirë të realizohej. Aktualisht kemi arritur në pikën ku janë instaluar prej kohësh të gjitha aparatet e monitorimit në 20 stacione përkatese në gjithë vendin. Por, nuk janë vënë në punë që prej një viti e gjysëm, duke rrezikuar amortizimin e shkatërrimin pa u përdorur asnjëherë.

Në tërësi vërehet një mungesë e vëmendjes nga ana e strukturave shtetërore, përsa i përket sistemit të monitorimit të ujërave. Edhe me ndryshimet që solli Ligji për Arsimin e Lartë, duke lejuar që Instituti i Monitorimit të Ujërave të drejtohet nga Universiteti, nuk mundet që një universitet të menaxhojë sistemin e monitorimit të ujërave pa patur mbështetjen dhe ekspertizën e duhur. Ndërkohë, drejtuesit e drejtorive dhe të departamenteve në strukturat kyçe kanë qenë të paaftë për të reformuar dhe rimëkëmbur këtë sektor kyç. Realisht studiues të ujërave në Shqipëri janë shumë pak, ndërkohë që nuk ka një brez të ri studiuesish në fushë që të zëvendësojë brezin në ikje. Ka një

hendek të madh në personel. Ndaj, me keqardhje, do të na duhet ta nisim gjithçka nga fillimi nëse vazhdojmë ta lëmë pas dore këtë fushë.

2. Në studimin e ujërave në Shqipëri, ç’mund të flitet për faktorin klimatik dhe ndryshimet klimatike në tërësi?

Për Shqipërinë, mund të vihen re raste të ndikimit në sjelljen e ujërave si pasojë e faktorëve klimatikë. P.sh. nga të dhënat e viteve 2006-2007, në Prespë ndodhi një fenomen i çuditshëm, ku niveli i ujit ra me 7-8 metra si pasojë e faktorit klimatik, për shkak të mungesës së borës për 2-3 vite rresht. Si rrjedhojë, liqeni nuk mund të furnizohej me ujë. Pra, mund të ketë anomali në sistemet ujore, por në një cikël të caktuar që njihet. Këto janë fenomene që unë s’mund t’i quaj ndryshime klimatike, sepse ndryshim klimatik është që të kalosh nga një status në një status tjetër. Ekziston mundësia që këto luhatje klimatike të jenë pjesë e një cikli të caktuar. Realisht, të dhënat mbi klimën janë ruajtuar vetëm në 60 vitet e fundit, duke na lënë pak mundësi të vlerësojmë një periudhë të gjatë kohe. Ndryshimet klimatike janë trajtuar

Buletini i fundit mbi situatën hidrike në vend ka qenë i vitit

1988-të dhe, më pas, me shumë përpjekje kemi arritur t’i ruajmë të dhënat kompjuterike deri në

vitin 1993-1994.

Page 10: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 10

tema e Numrit

edhe nga media si një kërcënim, duke dalë në skenarë të frikshëm. Nga organizata dhe studiues të ndryshëm kjo është kthyer tashmë në një industri të realizimit të projekteve të ndryshme. Por, realisht, nëse bazohemi në studime, mund të flasim për ngrohje globale, por vështirë për ndryshime klimatike.Edhe në nivel rajonal, marrim si shembull rajonin e Alpeve ose vendet e Ballkanit në tërësi, nuk është se e kam ndjerë shumë efektin e ndryshimeve klimatike tek burimet ujore. Realisht, për rajonin tonë, mund të flitet se është prekur nga ngrohja globale, por jo nga ndryshimet klimatike. Në fakt, kjo temë ngjason si një luftë edhe mes studiuesve të ujërave, të cilët hedhin poshtë tezën e ndryshimeve klimatike, ndërkohë meteorologët e mbështesin.

3. Si janë menaxhuar burimet hidrike në Shqipëri gjatë 20 viteve të fundit?

Administrimi ujor le shumë për të dëshiruar. Nevojat për ujë të pijshëm po shtohen gjithmonë e më shumë, ndërkohë që rezervat tona janë prekur. Realisht mungojnë strategji dhe politika të administrimit të ujërave. Strategjia e fundit e Ujërave daton në vitin 1997-të, ndërsa strategjia e re ka mangësi në të dhëna. Nevojat e qytetarëve për ujë po rriten. Pra, e ardhmja do na përballë me mjaft sfida në burimet ujore, të cilat duhet të adresohen në kohë për të shmangur situata emergjente.

Rezervat ujore në Shqipëri po keqmenaxhohen, sidomos kur flasim për devijim të lumenjve. Si p.sh. rasti i Fanit të Vogël që është devijuar tek Fani i Madh. Kanioni i rrallë i Langaricës po shkatërrohet, pasi uji po devijohet. Ajo bukuri e rrallë do të prishet.

Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat që vijnë nga hidrocentralet, mund të vërehet se ka ndodhur një çrregullim i shpërndarjes së ujërave të lumenjve gjatë vitit, por vlera mesatare e tyre nuk rezulton të ketë ndryshim dhe sasia mesatare e ujërave të rrjedhshëm është në nivele të qëndrueshme. Mund të themi se 10 vjeçari i fundit ka patur vite të thata, por pa ndonjë tendencë të dukshme

për të krijuar çrregullime. Vitet e fundit nuk ka patur ndonjë katastrofë natyrorë hidrike në Shqipëri.

4. Sa janë prekur interesat hidrike të Shqipërisë nga mungesa e një politike të mirë rajonale në marrëdhëniet me shtetet fqinje?

Administrimi i ujërave ndërshtetërore është nën kompetencat e Ministrisë së Mjedisit. Në kuadër të strukturave rajonale ndër-shtetërore, duhet të ekzistojnë edhe komisionet e përbashkëta ujore me vendet fqinje. Para viteve ’90-të, takimet e këtyre komisioneve kanë qenë të shpeshta, si në rang ministror edhe në rang teknik. Por, pas viteve ’90-të, kjo praktikë nuk u ndoq më. Në vitet 2007-2008-të këto struktura u riformuan, por për fat të keq nuk arritën të funksionojnë. Si anëtar i Komisionit të përbashkët të Ujërave me Maqedoninë, kemi realizuar vetëm një takim, ku u shprehën disa shqetësime, por nuk pati ndonjë zhvillim të mëtejshëm.

Shqipëria ndan lumenj të rëndësishëm me vendet fqinje, ndaj funksionimi i këtyre strukturave është shumë i rëndësishëm. Rasti i lumit Radika dëshmon më së miri mungesën e politikave dhe të bashkëpunimit rajonal për burimet ujore, devijimi i të cilit do të kishte pasoja katastrofike për rajonin e Dibrës e më gjerë. Reagimi i strukturave përgjegjëse kombëtare ka qenë i vakët.

5. Si mendoni për ndërhyrjet në burimet hidrike në Shqipëri, duke iu referuar hidrocentraleve?

Hidrocentralet kanë më shumë ndikim në mjedis dhe jo në rezervat hidrike. Mund të thuhet se është shfrytëzuar më shumë seç duhet rrjeti i lumenjve për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e vegjël. Si pasojë e mungesës së studimeve, projektet për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve bazohen në të dhënat para vitit ’90-të, duke i bërë këto projekte aspak të besueshme. Vërehet se ka një konflikt mes

biznesit agresiv dhe mjedisit, ku duket se i pari gjithmonë ka dalë fitimtar, pasi edhe ligjet në këtë fushë kanë qenë të vonuara.

Për fat të keq, organi vendimmarrës për hidro-centralet është Ministria e Ener-gjitikës, e cila nuk ka shumë lidhje me mjedisin. Mungojnë ekspertët dhe përgjegjshmëria e strukturave përkatëse, të cilat vlerësojnë ndikimin e këtyre veprave madhore. Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Naty-rore, përgjegjëse për lejet mje-disore të hidrocentraleve, nuk ka kapacitetet dhe vullnetin për të patur nën kontroll situatën.

gr

yk

ëd

er

dh

ja e

lu

mit

ish

ëm

- Fo

to a

lba

Nia

ra

FtiN

g g

ro

up

Page 11: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 11

tema e Numrit

Mbrojeni Vjosën, dashuria për të nuk ka kufij…

Planet greke për devijimin e Vjosës dhe “lufta e mjedisorëve”

Raimond KolaQendra Shqiptare për Trashëgiminë, Mjedisin dhe Turizmin

Një udhëtim në Luginën e Vjosës, në anën greke, është mbresëlënës në këtë sezon, jo vetëm prej bukurive natyrore, por edhe prej mundësive që ofron për ushtrimin e sporteve ujore dhe malore. Në zonat poshtë Konicës, ftesat vijnë nga grupe të vogla trajnerësh që ofrojnë rafting dhe ekskursione në ujërat e kristalta që zbresin nga malet magjepsës të Pindit apo në Parkun Kombëtar me të njëjtin emër.

Vasili, shofer i një mikrobuzi të vogël që transporton turistë në këtë zone, tregon se qeveria greke kurrë nuk do t’ia arrijë ta devijojë këtë lumë të mrekullueshëm, pasi ai është fryma e kësaj zone.

Prej gati një viti në Greqi kanë shpërthyer reagimet për planet e autoriteteve shtetërore për devijimin e sasive të mëdha të rrjedhës së Vjosës në Liqenin e Janinës, si dhe në funksion të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël. Plani ka të bëjë me devijimin afër burimit të Vjosës, i cili përshkon 68 km në tokën greke para se të hyjë në Shqipëri, të 70 milion metrave kub ujë nga fshati Vuvusa drejt liqenit të Janinës. Nëse kjo do të ndodhte, katastrofa për ekosistemin, jo vetëm në anë greke, por edhe në atë shqiptare, do të ishte shumë afër. Kjo, pasi do të devijohej reth 80 % e gjithë rrjedhës së Vjosës. Devijimi do të asgjësonte rreth 16 lloje të florës dhe faunës botërore, jeta e të cilave varet nga sasia dhe pastërtia e ujit të këtij lumi. Ky devijim do të pasonte atë që ndodhi në vitin 1991, në masën 13 % të ujërave të Vjosës, me ndërtimin e hidrocentralit të Pigait, pranë Mecovos.

Organizata mjedisore shqiptare dhe greke, bashkitë e Përmetit dhe të Këlcyrës, njësitë vendore në anën shqiptare, si dhe bashkitë e Konicës

dhe Zagorit në anën greke, por edhe më gjerë Universiteti i Mesdheut, emra të njohur profesorësh nga Universiteti i Janinës, etj., janë bashkuar për t’u thënë ndal këtyre planeve. Grupet e mbrojtjes së mjedisit në Greqi, Fondi Botëror për Natyrën - dega e Greqisë, etj., kanë dërguar disa kohë më parë një kërkesë drejtuar Këshillit të shtetit grek (analog si Gjykata Kushtetuese në Shqipëri), për anullimin e projektit të devijimit të Vjosës. Organizatat thonë se me zbatimin e projektit shkelet ligji për mbrojtjen e ujërave dhe i hapet rruga shkatërrimit të një thesari unikal ekologjik, që i jep jetë rajonit.

Zërat kundër projektit nuk janë dëgjuar vetëm në Greqi dhe Shqipëri, por edhe në Bruksel. Eurodeputeti grek Nikos Krisogelos ka kërkuar të dijë nëse shtetet anëtare të BE-së kanë dijeni për skemën e devijimit të Vjosës, ndërsa në korrik 2013 deputeti i pavarur Kristo Arsenis informoi Parlamentin Evropian mbi projektin e firmosur, të devijimit të paligjshëm të lumit Vjosë. Sipas tij, plani i qeverisë është i paarsyeshëm dhe shkatërrues. Sekretarja e Përgjith-shme e Prefekturës së Janinës, Vasiliqi

Eftaksa, pohoi pak kohë më parë në Gjirokastër se këto plane ishin të vjetra dhe nuk shihte më një nxitje të tyre, por shpesh në shtypin grek dalin zëra shqetësues për devijimin e rrjedhës së Vjosës. Autoritetet greke, për çdo vendimmarrje lidhur me rrjedhën e lumit Vjosa, duhet të këshillohen edhe me autoritetet shqiptare. Në zbatim të Konventës së Ujit, pjesë e së cilës janë të dy vendet dhe që është ratifikuar në vitin 2013, devijimi i lumit Vjosa duhet të kalojë përmes një marrëvëshjeje dypalëshe. Devijimi do të ishte i papranueshëm nga pala shqiptare, pasi do të sillte katastrofë mjedisore në ekosistemin e Vjosës në anën shqiptare, dëme në bujqësi dhe në energjitikë, si dhe cënim të vlerave natyrore mijëvjeçare. Këto vlera janë krijuar nga kjo rrjedhë e pandalur e Vjosës, e rrallë edhe në Evropë, ku një lumë për mijëra vjet ka rrjedhur i pashqetësuar në shtratin e tij. Në udhëtimin e saj prej gati 260 kilometër, 70 prej të cilave në territorin grek, Vjosa ia ka dalë sfidave në mijëra vjet dhe nuk do ta pranojë një fund të papritur si ai i planeve qeveritare greke...

lug

iNa

e v

jos

ës

aN

ëN

gr

ek

e- F

oto

r. k

ola

Page 12: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 12

tema e Numrit

NE, rreth 250 përfaqësues, gra e burra të Shoqërisë Civile nga e gjithë Shqipëria, të profesioneve të ndryshme si biologë, kimistë, fizikantë, inxhinierë, gjeologë, gjeografë, gazetarë, punonjës socialë, psikologë, shkrimtarë, agronomë, pylltarë, juristë, ekonomistë, financierë, studentë e qytetarë, të cilët jemi përfshirë në një proces diskutimi dhe komunikimi në të gjithë vendin, si dhe në partneritet me mbështetjen nga organizatat e mëdha në të gjithë Evropën;

NE, që jetojmë dhe punojmë në 6 basenet lumore të Shqipërisë: Drin-Bunë; Mat; Ishëm-Erzen; Shkumbin; Seman dhe Vjosë, e që njohim mirë potencialin e jashtëzakonshëm të burimeve ujore, vlerën natyrore dhe ekonomike të ujit;

NE, duke e konsideruar ujin si burim natyror jetik e si të mirë publike dhe duke njohur deklaratën e Direktivës Kuadër të Bashkimit Evropian se “Uji është çelësi i jetës: një burim i rëndësishëm për njerëzimin dhe pjesën tjetër të botës së gjallë. Gjithkush ka nevojë për të - dhe jo vetëm për të pirë. Lumenjtë tanë, liqenet, ujërat bregdetare dhe detare, si dhe ujërat nëntokësore janë burime të vlefshme për t’u mbrojtur”;

Letër pozicionimi

Për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ujit si burim natyror dhe si e mirë publike

NE, duke njohur vullnetin, zhvillimet dhe planet më të fundit kombëtare në mbrojtje të pasurive ujore dhe duke kuptuar drejt sfidat e mëdha të kulturës së menaxhimit të ujit në nivel nevojash vetjake dhe për përdorim të gjerë; mundësitë e kufizuara njerëzore për të menaxhuar me vëmendje të lartë burimet ujore dhe kontrolluar ndotjen e degradimin; mundësitë e kufizuara financiare për t’iu përgjigjur kërkesave për zhvillim dhe përafrim me kuadrin më të avancuar evropian;

NE, duke kuptuar drejt nevojën për zhvillim të vendit, ku nevoja për burime ekonomike është e madhe.

Dëshirojmë të sigurojmë se:

• Ekzistojnë kapacitetet njerëzore dhe intele-ktuale në shoqërinë tonë civile për t’u bërë pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit;

• Kemi vullnetin e plotë për të kontribuar në të gjitha drejtimet dhe për t’u përballur me sfidat që paraqiten sot në sektorin e burimeve ujore dhe të ujit si e mirë publike;

• Ndajmë një vizion evropian për menaxhimin

Page 13: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 13

e ujit, i cili e konsideron atë si vlerë natyrore, por dhe si aset për një zhvillim të qëndrueshëm;

• Do të vijojmë të rrisim më tej kapacitetet tona për të qenë pjesë profesionale e zhvillimit, duke ofruar pjesëmarrjen tonë aktive në procesin e negociimit me Bashkimin Evropian.

Duke ndjekur me shqetësim gjendjen dhe zhvillimet aktuale sikundër janë:

1. Paqartësia institucionale, mungesa e koordi-nimit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe veçanërisht në nivel baseni lumor;

2. Mbishfrytëzimi i burimeve ujore për prodhim energjie dhe rreziku që i kanoset botës së gjallë dhe drejtpërdrejt banorëve të shumë zonave në Shqipëri;

3. Degradimi i cilësisë së ujërave që rrjedhin në sipërfaqe dhe nëntokë;

4. Reduktimi i sasisë së ujit në burimet ujore, e ndikuar kjo nga faktori i drejtpërdrejtë njerëzor dhe nga ndryshimet e klimës, të cilat e prekin vendin tonë në nivel të lartë;

5. Rreziku që kanoset nga ndërtimi i digave nga vendet fqinje, veçanërisht në basenin e Drinit dhe të Vjosës;

6. Shfrytëzimi pa kriter i ujit nga individët dhe bizneset;

7. Kostot e shtuara nga keqpërdorimi dhe humbja e burimeve, të cilat po “i vidhen” të ardhmes.

Dëshirojmë të ndajmë me ju vizionin tonë për burimet ujore për disa nga çështjet që ne shohim si me më shumë interes në këtë sektor, si dhe kërkojmë për një zhvillim më të integruar dhe realist të tyre:

1. Menaxhimi i ujit duhet të fokusohet në këto principe bazë:

• Principi “ndotësi paguan” dhe “uji është e drejtë e njeriut” duhet të udhëheqin politikat e menaxhimit të ujit. Uji duhet t’i mundësohet të gjithëve dhe gjithësecili duhet të paguajë për të;

• Uji përbën një ekosistem të gjallë (nuk është një burim i kufizuar). Në këtë aspekt, politikat duhet të orientohen për të

tema e Numrit

Drejtuar:• Këshillit Kombëtar të Ujit• Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese,Tregëtinë dhe Mjedisin• Zv. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë• Ministrisë së Mjedisit• Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave• Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës• Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë• Ministrisë së Shëndetësisë

Page 14: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 14

tema e Numrit

respektuar të gjitha dimensionet biologjike të një burimi natyror.

2. Për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm:

• Çdo nismë në menaxhimin e një burimi natyror dhe të ujit të veçanti duhet të pararendet nga Vlerësimi Strategjik Mjedisor, i cili është pothuaj i neglizhuar në Shqipëri;

• Uji duhet të menaxhohet “nga një dorë” e vetme. Ngritja e një Agjencie për Menaxhimin e Burimeve Ujore mund të sjellë në një menaxhim më të qartë ujin si burim natyror dhe ujin si e mirë publike;

• Ligji për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore (111/2012) nuk duhet të veprojë vetëm për të tashmen dhe të ardhmen, por dhe për të shkuarën. Shumë investime në HEC-e të vegjël duhet të rishikohen plotësisht në frymën e këtij ligji;

• Ndryshimet klimatike janë një fenomen sa i vërtetë për Shqipërinë, po aq i pamarë në konsideratë në të gjitha investimet që ndërmerren dhe lejet që jepen. Skenarët e klimës duhet të jenë pjesë integrale e projekteve në shkallë të gjerë;

• Në zhvillimin e politikave për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Natyrore, partneri i lumit, i cili është laguna, duhet të konsiderohet pjesë integrale e tij. Lagunat janë ekosisteme unike, të cilat, veç të tjerash mbrojnë tokën pjellore nga erozioni i detit dhe futja e ujit të kripur në tokat bujqësore. Marrja e zhavorreve në lumë dhe ndërtimi i digave ka tjetërsuar sot këto ekosisteme dhe deti po përparon me shpejtësi në të gjithë Adriatikun.

• Duke konsideruar dy aspektet më negative të ndërhyrjes në lumenj: a) HEC-et dhe b) marrja e zhavorreve – fokusi i përdorimit të lumit për të siguruar qëndrueshmërinë natyrore dhe ekonomike duhet të zhvendoset tek turizmi. Vetëm turizmi mundëson punësim afatgjatë të banorëve të zonave malore dhe siguron ruajtjen e balancës ujore në këto zona;

• Lumenjtë paraqesin një interes të madh historik dhe arkeologjik. Ky aspekt i tyre

duhet mbajtur parasysh dhe zhvilluar më tej drejt shfrytëzimit për turizëm;

• Përgjegjshmëria dhe sjellja e biznesit duhet fuqizuar më tej. Të gjitha industritë që përdorin ujin duhet të sigurojnë përdorim eficient të tij dhe trajtim përfundimtar të ujërave të përdorur;

• Trajnim i vazhdueshëm dhe mbrojtje e stafeve të kualifikuara është e nevojshme për konsolidimin e politikave në sektor. Vetë çështjet e burimeve ujore janë pak të njohura nga zbatuesit e ligjit;

• Edukimi i shoqërisë është çelësi për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme. Futja e më shumë elementëve të edukimit në shkolla dhe përfshirja e të rinjve dhe sidomos e studentëve të shkencave natyrore dhe hidroteknike në veprimtari të gjithanshme për ujin, do të sigurojë që politika kombëtare për ujin të jetë në frymën e asaj evropiane;

• Roli i Këshillave të Baseneve Lumore duhet të forcohet më tej. Ky autoritet ka një rol të jashtëzakonshëm për të luajtur, por që aktualisht kufizohet vetëm në shfrytëzimin e burimeve ujore. Më shumë kapacitete dhe më shumë fuqi në këtë nivel do të siguronte një kontroll më të drejtë të burimeve;

• Edukimi i qytetarëve në përdorimin e ujit si e mirë publike dhe rritja e eficiencës së ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve duhet të marrë një vëmendje më të madhe. Në këtë sektor jetik kërkohet një përqasje tjetër më moderne;

• Në kushtet e një prioriteti në rritje të sektorit të bujqësisë, bazuar në faktin se uji për ujitje është i pakët, rritja e kapaciteteve ujëmbajtëse në rezervuarë dhe përdorimi i këtyre të fundit siç ishin parashikuar në formën e një ekosistemi, do të lehtësonte kërkesën në rritje për ujë. Rezervuarët mund t’i kthehen përdorimit të shumëfishtë si basene për rritjen e peshkut;

• Më shumë përpjekje duhen bërë në forcimin e ligjit dhe sundimin e ligjit në sektorët e tjerë. Lumenjtë janë kthyer në transportues idealë të mbetjeve urbane dhe po degradojnë çdo ditë e më shumë.

Page 15: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 15

tema e Numrit

3. Në veçanti:

Duke konsideruar vlerën e jashtëzakonshme që ka Lumi i Vjosës, si i vetmi lumë në Evropë i pa prekur nga digat në të gjithë gjatësinë e tij, ku si në një shembull të jashtëzakonshëm, banorët e Shqipërisë dhe të Greqisë bien dakort të ruajnë lumin të paprekur, kërkojmë: a) ngritjen e vlerave të lumit në nivel ndërkombëtar, duke e shpallur atë pasurinë më të veçantë ujore të vetë Evropës; b) ndalimin e të gjitha planeve dhe lejeve për përdorim të lumit; c) kthimin e prioritetit të përdorimit të lumit drejt turizmit, duke shfrytëzuar mundësitë e pafundme të kulturës kulinare dhe natyrore të zonës; d) mbajtja e një qëndrimi të qartë dhe intensifikim i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve Shqipëri dhe Greqi.

Për të kontribuar më tej dhe përkthyer kërkesat tona në aksion të vërtetë, propozojmë:

• Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) të marrin pjesë në Këshillat e Baseneve për t’i kthyer fokusin këtij Këshilli në një administrues të vërtetë të burimeve ujore. Pjesëmarrja të përcaktohet me përqindje, ku së paku një anëtar të jetë nga Shoqëria Civile;

• OSHC-të të mund të marrin pjesë, me përfaqësim ekspertësh, në Këshillin Kombëtar të Ujit, duke përdorur mekanizma të ndryshme që lejon e mundëson kuadri ligjor në Shqipëri;

• OSHC-ve t’i mundësohet bashkëpunimi me institucionet shtetërore për të bashkëpunuar në nivel teknik dhe luajtur rolin e vigjiluesit dhe të raportuesit për shkeljet në mjedis. Në këtë mënyrë shoqëria civile do të mund të lehtësonte më tej punën e agjencive të zbatimit të ligjit.

SI MASA TË MENJËHERËSHME, PROPOZOJMË:

1. Uji duhet të menaxhohet “nga një dorë” e vetme. Ngritja e një Agjencie për Menaxhimin e Burimeve Ujore dhe për rrjedhojë një Ligj i Integruar për të gjithë sektorët mund të sjellë në një menaxhim më të qartë në ujin si burim natyror dhe ujin si e mirë publike;

2. Përgjegjshmëria dhe sjellja e biznesit duhet fuqizuar më tej. Të gjitha industritë që përdorin ujin duhet të sigurojnë përdorim eficient të tij dhe trajtim përfundimtar të ujërave të përdorur dhe rehabilitim të burimit sa herë është e kërkuar dhe e mundur;

3. Ndalimin e investimeve në vepra të mëdha si hidrocentralet deri në përgatitjen e VSM dhe sigurimit të balancës ujore, kadastrës dhe strategjisë së ujit.

Në përfundim, ne besojmë se e gjithë kjo, nën dritën e përafrimit me Bashkimin Evropian, nën detyrimet dhe mundësitë që janë shpalosur me marrjen e statusit në Qershor 2014, do të kontribuojë në qartësimin e politikave në sektorin e ujit dhe mbërritjen në standardet e familjes së madhe Evropiane në një kohë të shpejtë.

Page 16: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 16

Të ruajmë Vjosën, perlën e Evropës

Besjana GuriShoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri

Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit “të paprekur” të Evropës. Në rrugëtimin e saj mbi 270 km, Vjosa rrjedh e pandikuar, në mënyrë të natyrshme, e karakterizuar nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme. Në disa zona shtrati i lumit arrin një gjerësi më shumë se 2 km. Së bashku me degët e saj, Vjosa ofron një ekosistem dinamik, thuajse natyror. Ky ekosistem unikal në kontinent, edhe pse i panjohur, përfaqëson një trashëgimi të vërtetë natyrore Evropiane.

Gjarpërimet e rrjedhës së poshtme krijojnë një luginë të gjerë me habitate ligatinore, që bëhen strehë për peshqit, shpendët migratorë dhe shumë lloje të tjera. Rrugëtimi i tij natyror përfundon në detin Adriatik, në veri të lagunës së Nartës - një nga lagunat më të mëdha dhe ekologjikisht më të pasura në bregdetin shqiptar, e përcaktuar si Rezervat Natyror i Menaxhuar.

Lumenjtë e Gadishullit Ballkanik janë ndër lumenjtë e ruajtur më mirë në të gjithë Evropën. Më shumë se 60% e tyre janë në gjendje të mirë ose shumë të mirë hidromorfologjike.

Përveç kësaj, këta lumenj përbëjnë njëkohësisht “pikat më të nxehta” të biodiversitetit. Rreth 69 lloje peshqish janë endemike dhe më shumë se 50% e të gjithë llojeve të molusqeve të ujërave të ëmbla në Evropë, janë të përhapur në lumenjtë e Ballkanit.

Për këtë arsye, organizmat ndërkombëtarë të shoqërisë civile “Riverwatch” dhe “EuroNatur”, në bashkëpunim me disa organizata lokale partnere si Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe shoqata të tjera në Ballkan, kanë nisur fushatën “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”. Qëllimi i kësaj fushate është të mbrojë lumenjtë me potenciale të mëdha natyrore, që shtrihen në Evropën Juglindore, nga shkatërrimi përmes zhvillimit të pakontrolluar të projekteve të hidroenergjisë.

Sipas të dhënave, në lumin Vjosë janë planifikuar tetë projekte hidroenergjitike, ndërsa shumë të tjera në degët e saj. Ndërtimi, qoftë edhe i njërës prej tyre, do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme të gjithë këtë ekosistem lumor me vlera të pakrahasueshme.

“Vjosa ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga pikëpamja e biodiversitetit, veçanërisht për llojet e peshqve, molusqeve dhe specieve të tjera. Por, nevojitet ende të mësojmë shumë për proceset ekologjike dhe biodiversitetin e saj”, -thotë Spase Shumka, një nga ekspertët e njohur të fushës.

Ulrich Eichelmann, i organizatës Riverwatch, njëkohësisht koordinator i fushatës “Të shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”, tregon se për shumë shqiptarë Vjosa mund të duket thjesht një lumë i zakonshëm, por në perspektivën ndërkombëtare Vjosa është diçka unike. Madje edhe ekspertë të njohur botërorë të ujërave të ëmbla ende nuk e kanë idenë se në Evropë ekziston një lumë i tillë. Sipas Ulrich, ky është si zbulimi i një lloji që mendohej i zhdukur deri më tani.

E vetmja mënyrë për ta shpëtuar këtë pasuri të madhe natyrore nga kërcënimet që i kanosen është shpallja e saj zonë e mbrojtur dhe, më konkretisht, Park Kombëtar. Kjo do të përbënte dhe rastin e parë të shpalljes së një baseni lumor Park Kombëtar dhe hapjen e rrugës për mbrojtjen e lumenjve të tjerë me vlera të rralla tek ne.

lum

i i v

jos

ës

- Fo

to w

eb

Page 17: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 17

Profil Projekti

“Arritja e përshtatshmërisë për komunitetet vendore për zhvillim të qëndrueshëm në

pellgjet ujëmbledhëse ndërkombëtare si ai i lumenjve Drin dhe Drina”

Agjencia zbatueseQendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC)

Partnerë në projektMinistria Italiane e Mjedisit, Tokës dhe Detit (Italian Trust Fund)Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit

Përfituesit e projektitShqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia

Kohëzgjatja: 60 muaj

Qëllimi i projektitQëllimi i përgjithshëm është të mbështesë komunitetet

lokale, administratat e tyre përkatëse kombëtare dhe sektorin e biznesit, për të zbatuar në mënyrë më efikase strategjitë dhe planet lokale për zhvillimin e qëndrueshëm.

Qëllimi final i projektit është të bëjë rajonet e pellgut ujëmbledhës të lumenjve Drin dhe Drina shembuj të ndihmës së koordinuar dhe efikase të zhvillimit ndërkombëtar në vazhdim të një përqasjeje tematike dhe praktike, e cila ndryshon vazhdimisht dhe përmirësohet për t’iu përshtatur nevojave të rajoneve përkatëse.

Pritshmëritë e projektit• Të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe mjete

për të përfshirë qeverisjen mjedisore në politikat ekonomike dhe sektoriale;

• Të konsolidojë një pamje globale të disa marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore dhe objektivave të tyre me qëllim për të krijuar sinergji në zbatimin e këtyre marrëveshjeve;

• Të forcojë dhe të nxisë praninë dhe angazhimin e donatorëve në rajonet e synuara, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me aktorët lokalë, kombëtarë dhe rajonalë;

• Të përqëndrohet në rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm shkencor të burimeve në mënyrë që të garantojë paqe, marrëdhënie të përzemërta dhe zhvillim ekonomik afatgjatë;

• Të adresojë dështimet e qeverisjes dhe boshllëqet e politikave nga perspektiva e zhvillimit të qëndrueshëm;

• Të pilotojë mjetet e qëndrueshmërisë dhe analizat menaxheriale në nivel lokal, për t’i përsëritur më pas në mbarë botën.

Produktet e pritshme1. Vlerësime dhe profile komunitare të palëve

përfituesve të projektit.2. Zhvillim mjetesh - Programi dhe Kurrikula

e kursit e përshtatur për nevojat e rajonit. Këto mjete do të identifikohen në bashkëpunim me bashkitë partnere. Futja e këtyre mjeteve në proceset e planifikimit strategjik do të rrisë analizën shkencore dhe matjen e aktiviteteve të planifikuara.

3. Materiale të botuara - manualet e trajnimit, broshurat dhe rastet studimore do të botohen ose të postohen në interne për të shërbyer si bazë për referenca të ardhshme.

4. Faqe interneti kushtuar programit, si platformë për ndarjen e informacionit.

Page 18: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 18

Nga Bota

Transmetimi i përvitshëm i programit 24 orët e Realitetit, pjesë e Projektit për Realitetin e Klimës (The Climate Reality Project), zhvillohet për të katërtin vit radhazi, këtë herë në Bruklin, New York, në datat 16-17 Shtator. Ky program zgjat 24 orë dhe këtë vit sjell 24 arsye për të shpresuar. Transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij programi këtë vit shënon një kthesë në lëvizjen globale për gjetjen e zgjidhjeve për klimën, në luftën kundër ndryshimeve klimatike në mbarë botën dhe nisjen e një viti me veprime konkrete.

Çdo orë, ish presidenti amerikan Al Gore, njëkohësisht kryetar dhe themelues i projektit për Realitetin e Klimës, do të paraqesë nga një arsye të re për të qenë optimist në zgjidhjen e ndryshimeve klimatike dhe do të ftojë shikuesit në mbarë botën që të bashkohen në këtë përpjekje dhe të kushtojnë një ditë të vitit të ardhshëm

24 orët e realitetit me 24 arsye për të shpresuar

për të ndihmuar në fundin e krizës klimatike.

Duke u transmetuar një javë para Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, programi i këtij viti 24 Orët e Realitetit do të ndajë lajmin e mirë që batica është kthyer përsëri dhe zgjidhjet për ndryshimin e klimës janë më pranë sot. Çdo orë fokusohet në një moment historik të veçantë në përpjekjet për të adresuar krizën - nga kostoja e paneleve diellore në rritjen e veprimeve për klimën në nivel kombëtar.

“Ndotja nga karboni tashmë ka një ndikim të thellë në klimën tonë, por lajmi i mirë është se ne kemi të gjitha mjetet që na nevojiten për ta kapërcyer këtë sfidë,” thotë Al Gore. “Është koha që udhëheqësit tanë të mos pyesin më ‘Çfarë mund të bëjmë ne?’ por ‘Si mund të përshpejtojmë kalimin në një të ardhme të

qëndrueshme mundësuar nga energjia e pastër dhe e rinovueshme, me një bujqësi dhe pyje të qëndrueshme’?”

24 Orët e Realitetit të këtij viti do të shënojnë një kthesë në bisedimet globale për ndryshimet klimatike, ku do të theksohen zgjidhjet aktuale dhe do të fuqizohen individët për të ndërmarrë veprime të thjeshta në ndihmë të luftës globale për klimën.

Transmetimi i parë i këtij programi filloi me mendimin se shumë gjëra mund të ndryshojnë në një ditë. Për këtë arsye, përmes këtij programi, do t’ju kërkohet shikuesve t’i kushtojnë një ditë përpjekjeve për të sjellë ndryshim në luftën kundër klimës. Përpjekjet e përbashkëta nga të gjithë shikuesit në mbarë botën do t’i shndërrojnë “24 arsyet për shpresë” në një fillim të angazhimit global për të përmirësuar komunitetet tona dhe për të kaluar në një të ardhme me energji të pastër.

Transmetimi drejtpërdrejt në internet, për të katërtin vit rradhazi, i programit do të kryhet në data 16-17 shtator, ku do të ndahen 24 arsye

për të qenë optimist për të ardhmen tonë dhe për t’i nxitur të gjithë rreth botës që të angazhohen një ditë në veprimet për klimën.

www.24hoursofreality.org

Page 19: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Mjedisi SOT 143 | 2014 | 19

Nga Bota

19 gushti 2014 ishte Dita e Deficitit Ekologjik për këtë vit. Kjo ditë shënon pikërisht ditën kur njerëzimi konsumon burimet natyrore që prodhon planeti, të cilat do të duhej t’i konsumonte gjatë të gjithë vitit 2014.

Që nga viti 2000, deficiti ekologjik ka ardhur në rritje, sipas përllogaritjeve të Global Footprint Network. Si rrjedhojë, Dita e Deficitit Ekologjik është zhvendosur nga viti në vit, nga fillimi i tetorit në 2000-ën në 19 gusht këtë vit.

“Deficiti ekologjik global po shndërrohet në një sfidë për shekullin e 21. Tejkalimi i aftësive rigjeneruese të planetit nuk është vetëm një problem thjesht ekologjik, por edhe një problem ekonomik dhe shoqëror”, thotë Mathis Wackernagel, president i Global Footprint Network.

Sot, 86% e popullsisë së botës jeton në territore që i kërkojnë më shumë natyrës nga sa ajo është në gjendje të ofrojë. Sipas përllogaritjeve të Global Footprint Network, për të plotësuar kërkesat e sotme të njerëzimit duhet edhe 1.5 planet Toke.

19 Gusht 2014 Dita e Deficitit Ekologjik

Footprint Network

Në më pak se 8 muaj, Njerëzimi ka tejkaluar buxhetin e Tokës për vitin 2014.

Në 1961-in, njerëzimi përdorte vetëm tre të katërtat e kapacitetit të Tokës për prodhimin e ushqimit, drurit, rezervave të peshkut dhe thithnin gazrat serë. Shumë vende kishin biokapacitete më të mëdha sesa gjurma e tyre ekologjike. Në fillim të viteve 1970-të, rritja globale ekonomike dhe demografike çoi në rritjen e gjurmës ekologjike të njerëzimit përtej asaj çka mund të prodhonte planeti. Në atë moment kaluam në deficit ekologjik.

http://www.footprintnetwork.org/en/index.php/GFN/page/earth_

overshoot_day/

Nga aksioNi për NdalimiN e 85 mijë m3 lëNdë drusore Nga miNistria e mjedisit e shqipërisë. - Foto miNistria e mjedisit

Dita kur gjurma jonë ekologjike tejkaloi buxhetin vjetor të planetit

Sot, 86% e popullsisë së botës jeton në territore që i kërkojnë më shumë natyrës nga sa ajo është në gjendje të ofrojë.

Page 20: Botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr. … · 2015. 3. 19. · o kalon viti i dytë dhe komuniteti në rrethin e Librazhdit vazhdon të jetë i shqetësuar

Rrugët tona, zgjedhja jonë16-22 Shtator