64

Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje
Page 2: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 2

Drejtoria e Policisë së Shtetit

Buletin informativ

Aktiviteti i Policisë së Shtetit

1 Shtator - 30 Shtator

2016

Page 3: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3

Përmbajtja:

1. Hyrje faqe 4

2. Operacione të rëndësishme faqe 5

3. Lufta kundër Krimit (të dhëna vepra, autorë, të kërkuar) faqe 6

4. Krimet kundër Personit faqe 10

5. Krimet kundër Pronës faqe 12

6. Lufta kundër Drogës faqe 20

7. Lufta kundër Trafiqeve faqe 29

8. Hetimi i Aseteve Kriminale faqe 31

9. Krimi Ekonomik e Korrupsioni faqe 32

10. Pastrimi i Parave, Krimi Kompjuterik faqe 36

11. Masat kundër kultivimit të kanabisit faqe 37

12. Masat kundër vjedhjes së energjisë faqe 38

13. Konfliktet dhe kontrolli i territorit faqe 39

14. Shërbime të tjera faqe 40

15. Policia Kufitare dhe Migracionit faqe 41

16. Telefonatat nga Publiku Faqe 44

17. Komisariati Dixhital faqe 45

18. Siguria Rrugore faqe 46

19. Trajnime faqe 50

20. Disiplina faqe 51

21. Aktivitete faqe 52

Page 4: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 4

29.6%

më pak

Të vrarë nga aksidentet

rrugore

25.5% më pak vjedhje biznesesh

6.7% më pak vjedhje banesash

7.1% më pak vjedhje të tjera

23. 639

Telefonata në numrin 129

188

të proceduar

për krime ekonomiko-

financiare

4.126

Raportime

Komisariati Dixhital

44

të proceduar për krime

në fushën e

trafiqeve

4.364

konflikte të

trajtuara

130 të proceduar për

korrupsion e krime të

zyrtarëve në detyrë

200

të proceduar për krime

në fushën e

drogës

172

të proceduar për vjedhje energjie,

ndërtime pa leje, prerje pyjesh

kanë hyrë në kufi

376.962 shqiptarë

406.582 të huaj

kanë dalë në kufi

469.093 Shqiptarë

477.673 të huaj

Page 5: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 5

Operacione të rëndësishme

1.267.253 Euro dhe një sërë pasurish SEKUESTRUAR

Llogari bankare dhe pasuri, produkt i veprimtarisë kriminale

27 OPERACIONE kundër personit e pronës për vrasje, vjedhje me armë,

vjedhje, armëmbajtje pa leje, parandaluese etj.

Mbi 4.88 ton kanabis, 410.5 gr kokainë SEKUESTRUAR ASGJESUAR 732.958 bimë narkotike 24 OPERACIONE - 2 Ndërkombëtar

kundër trafikut dhe shpërndarjes së NARKOTIKËVE

4 OPERACIONE kundër TRAFIQEVE për kontrabandim personash, shfrytëzim prostitucioni, etj.

13 OPERACIONE 8 Anti-korrupsion, 5 Krimi Ekonomik

173 PERSONA NË KËRKIM të kapur

74 të proceduar për vjedhje të energjisë,

94 të proceduar për ndërtime pa leje,

4 të proceduar për prerje të pyjeve

SEKUESTRUAR 54 armë zjarri, 13 armë të ftohta, 44 granata, 4617 fishekë etj.

Page 6: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 6

Lufta kundër krimit

VEPRA PENALE 2968 të evidentuara

ZBULUESHMËRIA 72.4%

AUTORË TË DYSHUAR 2274 persona

ARRESTUAR/ NDALUAR 664 persona

NDIQEN NË GJENDJE TË LIRË 1426 persona

(Në numrin e veprave penale janë të përfshira goditjet kundër krimit të organizuar e korrupsionit, krimet

kundër personit, krimet kundër pronës, vepra të tjera penale, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor,

si dhe rastet e dhunës në familje sipas nenit 130/a të Kodit Penal, procedimet për ndërtime të

paligjshme, procedimet për vjedhje të energjisë, procedimet për prerje të paligjshme të pyjeve, si dhe

një sërë prioritetesh të rëndësishme të periudhës.)

Persona në kërkim kapur - 173

Në kërkim ndërkombëtar 7 persona

Në kërkim kombëtar 166 persona

Për vrasje, kundër personit 28 persona

Për krime kundër pronës 67 persona

Në fushën e krimit të organizuar 12 persona

Të tjera 59 persona

Page 7: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 7

2968

2149

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

Vepra Penale

EvidentuarZbuluar

Lufta kundër krimit

Gjatë muajit Shtator 2016 janë evidentuar

2.968 vepra penale. Nga puna e bërë janë

zbuluar 2.149 prej veprave të evidentuara,

ose 72.4% e tyre.

Gjatë kësaj periudhe vërehet një rënie e

numrit të veprave penale të evidentuara me

rreth 9.89% më pak, krahasuar me muajin

Shtator 2015.

Veprat penale sipas qarqeve

Berat4%

Dibër2%

Durrës10%

Elbasan6%

Fier10%

Gjirokaster5%

Korçë5%

Kukës3%

Lezhë5%

Shkodër9%

Vlorë8%

Tiranë33%

Page 8: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 8

Lufta kundër krimit

Treguesit e kriminalitetit sipas numrit të popullsisë1

1 Për numrin e popullsisë i jemi referuar të dhënave të INSTAT.

94.3117.2

39.662.4

105.385.5

65.6

130.0

102.6 103.6 111.1

205.0

123.6

0.0

50.0

100.0

150.0

200.0

250.0

V.Penale/100.000 banorë

2968• Vepra

penale në total

98.9• Vepra penale

në ditë (mesatarisht)

4.1• vepra penale

në orë (mesatarisht)

Page 9: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 9

Lufta kundër krimit

Ndarja e autorëve sipas grupmoshave:

Ndarja e autorëve sipas nivelit arsimor:

Deri ne 14 vjeç1%

14-18 vjeç4%

19-25 vjeç18%

26-35 vjeç25%

36-45 vjeç18%

Mbi 45 vjeç34%

Pa arsim1%

Fillor3%

9 Vjeçar53%

Te mesem29%

Te larte14%

Page 10: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 10

Krimet kundër Personit

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 7 vrasje me dashje, ku janë shënuar 7 viktima.

Në sajë të punës hetimore të kryer është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së 5

vrasjeve të ndodhura, për të cilat janë arrestuar e ndaluar 9 shtetas, si autor të dyshuar

të tyre dhe 2 janë shpallur në kërkim. Vijojnë hetimet për zbardhjen e 2 vrasjeve të

tjera.

Gjatë muajit Shtator 2016, është bërë e mundur kapja e 28 personave të shpallur në

kërkim kombëtar, të dënuar apo akuzuar nga ana e autoriteteve të drejtësisë për

vrasje dhe krime kundër personit.

Nr VEPRA PENALE SIPAS

TENDENCAVE Evidentuar Zbuluar

Autorë gjithsej

Nga autorët e evidentuar

ArrestuarNdaluar

Gjendje të lirë

Kërkim/ ndryshme

1 Vrasje 7 5 11 9 0 2

2 Vrasje e mbetur në tentativë 10 8 10 6 0 4

3 Plagosje e rëndë pasojë vdekjen 0 0 0 0 0 0

4 Plagosje e rëndë 9 9 11 5 1 5

5 Plagosje e lehtë 90 89 111 13 77 21

6 Krime Seksuale 8 6 7 4 3 0

7 Tentativë krime seksuale 2 2 2 1 0 1

8 Krime kundër lirisë së personit 0 0 0 0 0 0

9 Kanosje 135 133 145 21 104 20

10 Kanosje për Hakmarrje/gjakma. 0 0 0 0 0 0

11 Mjekim i pakujdesshëm 1 1 3 2 1 0

12 Vrasje nga pakujdesia 0 0 0 0 0 0

262 vepra penale

96.6 % zbulueshmëria

300 autorë proceduar

Page 11: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 11

Krimet kundër Personit - Vrasjet

Gjatë muajit Shtator 2016 janë evidentuar 7 vrasje me dashje. Në vijim grafiku i vrasjeve

ndër vite dhe harta e shpërndarjes së ngjarjeve vrasje të ndodhura, përfshirë edhe vrasjet nga

pakujdesia.

Viktima nga vrasjet sipas rretheve Shtator 2016

15

87

67

vrasje2012 2013 2014 2015 2016

Paraqitja grafike e

vrasjeve muaji Shtator:

Page 12: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 12

Krimet kundër Pronës

Krimet kundër pronës sipas tendencave:

Nr VEPRA PENALE SIPAS

TENDENCAVE Evidentuar Zbuluar

Autorë Gjithsej

Nga autorët e evidentuar

ArrestuarNdaluar

Gjendje të lirë

Shpallur në kërkim

1 Vjedhje banese 84 23 29 6 9 14

2 Vjedhje subjekte biznesi 40 15 19 13 5 1

3 Vjedhje e automjeteve 27 4 4 0 1 3

4 Vjedhje me dhunë 7 6 9 3 0 6

5 Vjedhje me armë 0 0 0 0 0 0

6 Vjedhje me pasojë vdekjen 0 0 0 0 0 0

7 Vjedhje të tjera 144 65 79 46 18 15

8 Vjedhje e mbetur në tentativë 35 19 26 18 3 5

9 Shtrëngim me kanosje për dhënie pasurie

4 3 3 2 1 0

10 Shkatërrim prone me eksploziv

3 0 0 0 0 0

11 Shkatërrim prone me zjarr 16 7 7 1 4 2

12 Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera

78 57 66 9 46 11

13 Vjedhje e bankave 0 0 0 0 0 0

14 Të tjera të rënda 0 0 0 0 0 0

Krahasuar me Muajin Shtator 2015:

vjedhjet e banesave janë ulur me 6.7%

vjedhjet e subjekteve të biznesit janë ulur me 25.5%

vjedhjet e tjera janë ulur me 7.1%

vjedhje me armë dhe vjedhje me armë mbetur në tentativë nuk është evidentuar

asnjë rast, kundrejt 2 për secilën prej veprave të evidentuara në shtator të vitit

2015

438

vepra penale

45.4%zbulueshmëria

242

autorëproceduar

Page 13: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 13

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Gjatë muajit Shtator, janë realizuar disa operacione policore për zbulimin dhe

dokumentimin e veprave të rënda penale, si dhe një sërë operacionesh të tjera për

parandalim të krimit:

Pas një operacioni të forcave RENEA u bë e mundur të arrestohet autori i vrasjes së

punonjësit të policisë të Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, ngjarje e

ndodhur më datë 02.09.2016 në Lezhë. Autori,

ishte mbyllur brenda banesës dhe qëllonte me

armë zjarri. Strukturat e Policisë së Lezhës

sapo morën informacionin shkuan në

vendngjarje dhe bënë rrethimin e zonës në

pritje të forcave më të specializuara. Autori i

mbyllur brenda në banesën e tij hapte zjarr

kundër policisë. Në vendngjarje, mbërriti

F.N.Sh-ja për mbështetje, ku gjatë shkëmbimit

me armë zjarri me autorin, mbeti i vrarë

punonjësi policisë i F.N.Sh-së. Për shkak të

rrezikshmërisë së autorit të krimit, në

vendngjarje mbërritën edhe Forcat e RENEA-s, ku pas operacionit të zhvilluar u arrit që

autori të neutralizohej dhe të kapej. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një

armë zjarri automatik model 56 me dy krehra fishekësh. Materialet procedurale i kaluan

Prokurorisë Lezhë për veprat penale "Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit " dhe "

Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" .

Policia e Korçës, arrestoi në flagrancë një shtetas, i cili tentoi të vriste një 39 vjeçar nga

Morava me një pistoletë pa leje. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, bënë kapjen

dhe arrestimin në flagrancë të 28 vjeçarit nga Korça, pasi në lagjen nr. 7, në Korçë, pas një

konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar në drejtim të një 39 vjeçari nga Morava, me

armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu është

proceduar në gjendje të lirë 39 vjeçari, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të

policisë. Autori tentoi të largohej me një mjet tip

“Mercedes-Benz”, ku në fshatin Çiflig për shkak të

shpejtësisë, është përplasur me një automjet tjetër,

të cilit i ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Në

cilësinë e provës u sekuestruan një armë zjarri tip

pistoletë TT, si edhe automjeti. Materialet i kaluan

Prokurorisë Korçë, për veprën penale: “Vrasja me

dashje e mbetur ne tentativë” , “Prodhim dhe

mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe

municioneve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të

punonjësit të policisë së rendit”.

Page 14: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 14

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Policia e Beratit Berat arrestoi një shtetas dhe shpalli

në kërkim një tjetër pasi kanosën me armë zjarri një

48 vjeçar nga Berati. Në cilësinë e provës materiale u

sekuestruan: një automatik model "PPS" kalibri 7.62

mm, një krehër dhe 39 copë fishekë model 54 kalibri

7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për

veprat penale "Kanosja" dhe "mbajtja pa leje e armëve

luftarake dhe municionit".

Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe Komisariateve Rrogozhinë e Kavajë në

bashkëpunim me forcat RENEA bënë të mundur arrestimin e një shtetasi pas 4 orë

negocimeve për dorëzimin e tij. Operacioni është realizuar pas marrjes së një telefonate

ku dyshohej se, në Gosë, autori 47 vjeçar, me

probleme të shëndetit mendor, ka kanosur dajën e tij

56 vjeçar. Autori gjithashtu për disa ditë, nuk ka

lejuar të dalë nga banesa nënën 76 vjeçare rezidente

në Itali, të cilën nuk e linte të trajtohej me ushqim

dhe ilaçe dhe gjendja e saj shëndetësore sa vinte dhe

rëndohej. Pas punës së mirë policore dhe negocimeve

u arrit të neutralizohej autori, i cili është dërguar në

Spital për mjekim më të specializuar.

Policia e Beratit parandaloi një ngjarje të rëndë. Nga

ndërhyrja e menjëhershme mundësoi arrestimin në

flagrancë të një shtetasi, i cili kanosi me armë zjarri

bashkëshorten e tij. Në cilësinë e provës u sekuestrua

arma e zjarrit model 56. Materialet i kaluan

Prokurorisë për veprat penale "Dhuna në familje",

"Mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Kanosja".

Nga Policia e Tiranës u arrestua një shtetas për veprat

penale të “Kanosjes" dhe "Plagosje të lehtë". Autori u

kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit në rrugën

e “Barrikadave”, pas një telefonatë të bërë nga një

shtetas, se ndihej i kërcënuar dhe po kanosnin

seriozisht për jetën. Patrullat e policisë shkruan

menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur

arrestimin e autorit, të cilit ju gjet dhe sekuestrua pa

leje me një pistoletë model “Zastava”, me fishekë.

Gjithashtu u konstatua se autori e ka goditur në pjesë

të ndryshme të trupit dhe në kokë me qytën e pistoletës së sekuestruar të dëmtuarin.

Page 15: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 15

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë identifikimin e personave të

dyshuar të përfshirë në goditjen me sende të forta ndaj shtetasit libanez ndodhur më datë

10.09.2016. Për këtë ngjarje u arrestua një 26 vjeçar nga Durrësi, i cili dyshohet se në

bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në aksin rrugorë, Kashar - Rinas, pas një përplasje

mjetesh, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin libanez.

Gjatë kontrollit në banesë autorit iu gjet e sekuestrua 35 gr lëndë e dyshuar narkotike e

llojit Cannabis Sattiva. Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për

veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe

shitja e narkotikëve" dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një punë hetimore intensive

dhe të specializuar kanë zbardhur dhe dokumentuar grabitjen nën kërcënimin e armës të

një pike karburanti. Nga hetimet është identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga

autorët e kryerjes së veprës penale, një 28 vjeçar nga fshati Qerek, Krujë. Ky shtetas

dyshohet se më datë 16.09.2016, rreth orës 01:30, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në

aksin rrugor Aeroporti i Rinasit-Ura e Gjolës, me skafandra dhe nën kërcënimin e armës

pasi kanë hyrë në kabinën e vendqëndrimit të rojeve dhe shitësve të karburantit, ku kanë

thyer me armë zjarri automatik xhamin e derës dhe dritares së kësaj kabine, nën

kërcënimin e armës kanë detyruar punonjësit të hapin kasafortën e parave nga e cila kanë

marrë rreth 300.000 lekë dhe janë larguar me mjetin e tyre motoçikletë e tipit “Lifan”.

Gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth u gjet i djegur rreth 300 m larg vendit të

ngjarjes motori, të cilin kishin përdorur autorët. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e

28 vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4 kg lëndë narkotike e

dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Policia vijon punën për kapjen e autorit të shpallur në

kërkim, identifikimin e autorit tjetër dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Gjatë një pune hetimore të pandërprerë Policia e Sarandës ka bërë të mundur

identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, si autorët e dyshuar për vrasjen

e një 56 vjeçari në Shëndelli, Konispol. Gjatë kontrollit të

imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Gj.A. është

gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, model 56, e

cila dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me

ngjarjen. Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë

shtetasit e mësipërm në fshatin Shëndëlli, të cilët dyshohen

se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën

penale "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim", për

motive të dobëta. Njëri prej të arrestuarve ka rezultuar

person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për

veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

Page 16: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 16

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Strukturat e Policisë Tiranë, parandaluan një ngjarje e rëndë kriminale, arrestuan në

flagrancë një shtetas dhe sekuestruan armë dhe municione. Specialistët e Komisariatit të

Policisë Nr 4 Tiranë, bënë të mundur arrestimin e një 49 vjeçari, pas një telefonate të

marrë tek salla operative për konflikt në familje. Forcat e policisë shkuan në banesën e tij

në Surrel dhe bënë të mundur arrestimin e tij, ku nga kontrolli i ushtruar në banesë iu

gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një automatik model 56 me një

krehër me 30 fishek, një pistoletë e markës "Bereta" me një krehër me 5 fishek, një qese

me 211 fishek të kalibrave të ndryshëm.

Nga Policia e Shkodrës, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas të akuzuar se kanosën me armë

zjarri një shtetase të huaj. Më datë 23.09.2016, një shtetase gjermane, 23 vjeçe ka bërë

kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër, se në këtë qytet është kanosur me armë

zjarri nga 5 shtetas që lëviznin me një automjet. Menjëherë është ngritur grupi hetimor

dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u identifikua mjeti me 5 shtetasit e

dyshuar, si dhe u arrestuan në flagrancë. Këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit,

në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë kanosur me armë zjarri 23 vjeçaren. Materialet

procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Nga Policia e Shkodrës, pas ndjekjes intensive të informacioneve për vendndodhjen e

autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 15.09.2016, ku mbeti i vrarë shtetasi një

shtetas, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së autorit në zonën e Dukagjinit, ku

qëndronte i fshehur, zonë e cila është rrethuar nga forca të shumta policore të Drejtorisë

së Policisë Shkodër dhe F.N.Sh-së Shkodër, duke negociuar për dorëzimin e tij. Pas disa

orësh negociatash, u bë i mundur vetëdorëzimi i autorit të dyshuar, 31 vjeç, së bashku me

armën e krimit Pistoletë TT me karikatorë me 5 fishekë. Ky shtetas u arrestua në

flagrancë për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e

armëve luftarake dhe e municioneve".

Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas Kosovar, të shpallur në kërkim

ndërkombëtar. Nga këto shërbime, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me

qëllim ekstradimi, i një 41 vjeçari, banues në Kosovë, pasi është shpallur në kërkim

ndërkombëtar nga organet e drejtësisë së Luxembourg, me vendim datë 29.02.2012, për

veprat penale të “Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje”dhe ”Vjedhje me armë ose e

organizuar me thyerje”. Maksimumi i dënimit 10 vjet burg.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Policinë e Durrësit në bashkëpunim me

Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur arrestimin e një 37 vjeçari të

shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Tranit,

Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale: "Vrasje",

"Vjedhje në rrethana rënduese" dhe "Rrëmbimi i personit". Maksimumi i dënimit deri në

30 vjet burg.

Page 17: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 17

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen

dhe arrestimin e personave në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur arrestimin e

një 30 vjeçari, banues në Bushnesh, Krujë. Interpol Roma, Itali, me shkresën datë

03.08.2016 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, pasi akuzohet nga Gjykata

e Forlit, Itali, për veprat penale “Vjedhje,” “Vjedhje me dhunë”dhe “Grup kriminal”.

Maksimumi i dënimit deri në 20 vjet burgim.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 6 bënë

të mundur kapjen në flagrancë të 3 shtetasve të dyshuar për veprën penale "Vjedhje".

Këta shtetas, dyshohen se më datë 21.09.2016, në orët e para të mëngjesit në rrugën

"Dritan Hoxha", te një firmë private, kanë marrë kasafortën e kësaj firme, ku janë marrë

rreth 200.000 leke, 400 paund dhe 245 euro. Këtyre

shtetasve u është sekuestruar në cilësinë e provës:

100.000 lekë, një sasi euro, një automjet "Ford",

celularë, vegla pune. Gjithashtu nga hetimet e

kryera ka rezultuar se këta shtetas janë të dyshuar si

autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 15.07.2016,

tek kompleksi Malajzian, ku është vjedhur me

thyerje zyra e një shtetasi dhe janë marrë një

kompjuter dhe 140 euro.

Policia e Dibrës parandaloi përshkallëzimin e një

konflikti me armë gjahu për motive pronësie. Nga

shërbimet e policisë u arrestua në flagrancë një

shtetas, që kanosi me armë gjahu kryeplakun e

fshatit Hurdhë Muhurr. Autorit iu sekuestruan dy

armë gjahu "Çifte" dhe fishekë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur kapjen e një 33 vjeçari,

banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Rrethit Elbasan, e ka dënuar me 18 vjet burg për

veprën penale "Vrasje me dashje". Ky shtetas është deklaruar fajtor për vrasjen e një

shtetasi më datë 19.06.2006 në Selanik, Greqi. I arrestuari iu dorëzua punonjësve të

Drejtorisë së Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Nga Policia e Shkodrës, është parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale. Shërbimet e

policisë arrestuan një 55 vjeçar nga Vau i Dejës. Pas

njoftimit të marrë se kishte një konflikt në një

familje, forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje

dhe kanë konstatuar se ky shtetas po ushtronte

dhunë ndaj bashkëshortes. Në cilësinë e provës iu

sekuestrua një armë zjarri automatik, që iu gjet gjatë

kontrollit të ushtruar në banesë.

Page 18: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 18

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë kapjen

dhe arrestimin e një 25 vjeçari, nga Korça, pasi ky shtetas ka kanosur me telefonata, si

edhe me letra kërcënuese, një shtetas italian, duke i kërkuar këtij të fundit një shumë

prej 10.000 Euro, në këmbim të jetës së tij. Nga hetimet rezulton se autori ka pasur dijeni

për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e këtij të

fundit, në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk

do të përfitonte shumën e kërkuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda

për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë".

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në

vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur

ndalimin e një 21 vjeçari, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Astit, Itali, ka

lëshuar “Urdhër Arresti” datë 17.03.2016,për veprat penale "Vrasja" dhe “Vjedhje në

rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit 20 vjet burgim. 21 vjeçari dyshohet se në Janar

të 2015, në Pocapagalia ka kryer tre vjedhje banesash dhe datë 21.06.2015, ka kryer një

grabitje në Pollenzo Itali, me pasojë vdekjen e një shtetaseje italiane.

Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe

arrestimin në flagrancë të një 32 vjeçari, pasi në afërsi të fshatit Gjonomadh, gjatë

kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në automjetin e tij tip “Toyota”, të cilin

e kishte të ngarkuar me 4m kub dru zjarri, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës

materiale një armë zjarri tip automatike model 56, si edhe një krehër me 26 fishekë, të

cilat mbante pa lejen e organeve përkatëse. Mjeti, lënda drusore, si edhe arma e zjarrit së

bashku me municionin, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të

mundur arrestimin në flagrancë të një 27 vjeçari, të cilit gjatë

kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë. Po

ashtu është arrestuar edhe një shtetas tjetër, i cili në

momentin e ndalimit të 27 vjeçarit ka kundërshtuar

shërbimet e Rendit duke i goditur dhe dëmtuar uniformën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë.

Interpol Tirana ekstradoi nga Athina një shtetas shqiptar të dënuar për "Vrasje me

paramendim". 48 vjeçarin nga Lezha Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda

Tiranë, me vendim datë 10.01.2005, e ka me 25 vjet në burg për kryerjen e veprave penale

“Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje” në

bashkëpunim” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,

vendim i cili është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Si rezultat i bashkëpunimit të

Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Greqi,

me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Page 19: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 19

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Nga Seksioni për Krimet në Policinë e Beratit u bë

arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve, pasi gjatë kontrollit

të ushtruar në automjetin tip Opel Frontera, ngjyrë gri

pa targa, me të cilin udhëtonin, në sendiljen e prapme

të mjetit u gjetën 2 armë zjarri tip kallashnikov model

56, 2 krehra, si dhe 64 fishek, të cilët u sekuestruan në

cilësinë e provës. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të një

21 vjeçari, i cili dyshohet se kanosi me armë disa shtetas. Shërbimet e policisë pas

informacioneve të marra, se në rrugën "Nuçi Naçi", rreth

orës 00:30, 3 shtetas janë konfliktuar dhe më pas kanosur

nga 21 vjeçari dhe një person tjetër, menjëherë kanë

shkuar ku kishte ndodhur konflikti dhe falë veprimeve të

shpejta u bë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimi i

armës. Arma pistoletë dhe një krehër me 10 fishekë u

gjetën të fshehura në një pallat pranë vendit të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë.

Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Belsh, bënë referimin e materialeve dhe

po punojnë për kapjen e një 31 vjeçari, pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë

ndaj babait të tij 68 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u

sekuestruan në cilësinë e provës material një armë zjarri automatik model 56, dhe 23 copë

fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Nr 5, bënë të mundur finalizimin një

operacioni të përbashkët policor, si rezultat i të cilit u

arrestua një 41 vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje. I

ndaluari dyshohet të jetë autor i vjedhjes së 8 motorëve.

Në vijim të hetimeve të kryera disa nga motorët e

vjedhur, janë gjetur në banesat e 2 shtetasve në Durrës,

të cilët janë arrestuar. Gjithashtu janë shpallur në

kërkim edhe dy shtetas të tjerë për “Përvetësim të

parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose

veprimtaria kriminale”.

Nga Policia e Tiranës u arrestua në flagrancë një 21 vjeçar

rezident në Itali, i cili më datë 27.09.2016, rreth orës 00:30,

në rrugën "Qemal Stafa", nga shërbimet e Komisariatit Nr

1, është kapur në flagrancë me një armë zjarri të tipit

pistoletë, që e mbante të cilën e mbante me vete pa leje.

Page 20: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 20

Lufta kundër Drogës

Nga operacionet antidrogë të zhvilluara nga strukturat e Sektorit për Narkotikët në

qendër e qarqe, nga kontrollet e ushtruara nga Policia Kufitare dhe nga strukturat e

Sigurisë Publike është bërë i mundur sekuestrimi i sasive të narkotikëve si më

poshtë:

SEKUESTRUAR e BLLOKUAR

MARIJUANË/ HASHISH 4 ton 882 kg 607.22 gr

HEROINË 4.1 gr

KOKAINË 410.5 gr

FARË KANABIS 237.2 gr

METADON 17.5 gr *Këto sekuestro përfshijnë lëndët narkotike kryesore të sekuestruara.

Vepra Penale

• 649 vepra të evidentuara në fushën e drogës

• 11 - trafikim i lëndëve narkotike

• 117 - prodhim dhe shitje lëndësh narkotike

• 519 - kultivim i bimëve narkotike

• 2 - të tjera

Autorët

• 200 autorë të dyshuar

• 136 arrestuar/ndaluar

• 29 në kërkim

• 35 në gjendje të lirë

Page 21: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 21

Lufta kundër Drogës - Operacione

Disa prej operacioneve kryesore të zhvilluara kundër Drogës nga strukturat policore në të

gjithë vendin janë:

Është finalizuar një operacion i përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe

autoriteteve Policore Italiane. Operacioni i nisur nga Policia e Shtetit ka vijuar me

bashkërendim të veprimeve me autoritetet Policore Italiane. Në kuadër të këtij

operacioni u bë e mundur që të sekuestrohet në Brindizi të Italisë një gomone 8.5 metra

e gjatë, me dy motorë, ku në bordin e saj u gjeten 31 pako me lëndë narkotike, me peshë

të përgjithshme 682 kilogram. Ndjekja e tyre ka filluar nga Shqipëria, ku megjithëse moti

ishte shumë i keq dhe binte shumë shi, është vijuar me ndjekjen e mjetit deri në

ujërat ndërkombëtare dhe njëkohësisht janë njoftuar kolegët e Guardia di Finanzës në

Bari, të cilët mundësuan sekuestrimin e mjetit

lundrues dhe të lëndës narkotike, ndërsa tre

trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të

largohen. Vijon puna për kapjen e tre autorëve.

Guradia di Finanza Bari, në përfundim të

operacionit gjatë një komunikimi zyrtar me Policinë

e Shtetit, ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe

koordinimi me Policinë e Shtetit në këtë aksion, si

edhe në raste të tjera, ka qenë jetik për suksesin e

arritur dhe kanë falënderuar shërbimet e Policisë

Kufitare për operacionin, informacionet e sakta dhe

për bashkëpunimin.

Policia e Vlorës mundësoi arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve dhe sekuestrimin e një

sasie të konsiderueshme lëndë narkotike. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë

operative, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e tyre në flagrancë në një

banesë pranë fshatit Mallkeq. Gjatë kontrollit të

ushtruar në një banesë të pabanuar në pronësi të

njërit prej autorëve, është gjetur një sasi me lëndë

narkotike e llojit "Marijuanë" me peshë totale

prej 200 kg. Dy të arrestuarit në bashkëpunim me

njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim

destinacionin e trafikimit të lëndës narkotike

drejt shtetit Italian. Policia sekuestroi gjithashtu

edhe 2 armë zjarri "Automatik-model 56", 4

krehër të mbushur me fishekë, 300 copë fishekë

të kalibrit 7.62 mm.

Page 22: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 22

Lufta kundër Drogës - Operacione

Pas një operacioni të përbashkët të Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, është goditur një

tjetër rast i tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nga shërbimet e

Policisë Vlorë në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave

për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme në kufirin blu, në afërsi të

Orikumit, është sekuestruar një mjet lundrimi, gomone me dy motorë. Ndërkohë, nga

shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të Kepit të Gjuhzës, u identifikua një mjet

lundrues, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim. Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e

Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Finanza në Vlorë dhe njëkohësisht

operacioni u koordinua me shërbimet e

Guardia di Finanza të Barit. Rreth orës

02.10, shërbimet e Guardia di Finanza, në

afërsi të Leçes, kanë arritur të ndalojnë

mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250

kuaj fuqi. U sekuestrua një sasi marijuanë

prej rreth 812 kg dhe në pranga u vunë 2

shtetas, 36 vjeç dhe 38 vjeç, nga qyteti i

Vlorës. Autoritetet italiane, në

bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po

punojnë për dokumentimin e plotë

veprimtarisë kriminale të të arrestuarve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Durrësit, në bazë të

informacioneve të marra në rrugë operative, në Ishëm, kanë goditur një rast të prodhimit

të lëndëve narkotike. Specialistët kanë identifikuar një banesë, e cila ishte përshtatur për

pastrimin, tharjen dhe magazinimin e kanabisit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e

një shtetasi në fshatin Rrotull, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës rreth 300 kg

lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Po punohet për kapjen e pronarit të banesës.

Në vijim të veprimeve hetimore, u ndaluan 2 shtetas të dyshuar për transport të

punëtorëve, ku njëri prej tyre u kap në fshatin Rrotull, Ishëm me një mjet furgon me 13

shtetas, të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike.

Agjentët e Antidrogës në Policinë e Durrësit në bashkëpunim me Departamentin

Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë goditur një tjetër rast

trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku kanë bërë të mundur dhe arrestimin në

flagrancë të një 48 vjeçari nga Tirana, të cilit më datë 23.09.2016, në P.K.K. Porti Durrës,

gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Benz, kamionçinë, në

brendësi të ngarkesës me konfeksione, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës

materiale 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis

Sattiva. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të

firmës së konfeksioneve. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është

organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë.

Page 23: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 23

Lufta kundër Drogës - Operacione

Nga Seksioni kundër Narkotikëve në

Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të

informacioneve të siguruara në rrugë operative,

si dhe falë një operacioni të mirëorganizuar, u bë

kapja dhe arrestimi në flagrancë i një 47 vjeçari,

banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të

ushtruar në automjetin e tij iu gjet dhe

sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një

sasi 320 gramë e dyshuar lëndë narkotike

"Kokainë" e paketuar.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavijë gjatë kontrollit në vijën e dytë, të

ushtruar në autobusin e linjës Shkodër –Athinë, që drejtohej nga një 39 vjeçar nga Lezha

dhe një 47 vjeçar nga Ura Vajgurore, kanë evidentuar disa pako të mbështjella me

natriban, të cilat ishin të fshehura në një vend të përshtatur mbi gomat e pasme.

Menjëherë kanë bërë bllokimin e autobusit, duke

njoftuar grupin hetimor, të cilët gjatë kontrollit të

imtësishëm gjetën të fshehura 40 pako të

mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar

narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 25 kg

e 700 gr. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e

provës materiale si dhe u sekuestrua dhe

autobusi. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i

drejtuesve të autobusit për "Trafikimi i

narkotikëve i kryer në bashkëpunim".

Policia e Vlorës finalizoi operacionin Anti-Cannabis të koduar "POÇERIA", duke

sekuestruar 77 Kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa dhe arrestuar një

shtetas. Operacioni u realizua në bazë të

informacioneve të marra në rrugë operative, ku

shërbimet policore u vunë në ndjekje të një

automjetit tip "Benz" me të cilin po transportohej

sasia e lëndës narkotike, duke bërë bllokimin e tij,

ndërkohë autori e braktisi mjetin. Menjëherë,

forcat e policisë u vunë në ndjekje të autorit dhe

bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në

flagrancë në lagjen "Lirimi" Vlorë. Po punohet për

zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë

bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari

kriminale.

Page 24: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 24

Lufta kundër Drogës - Operacione

Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë

Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëfilltë policore u finalizua me sukses

operacioni policor "NEU START”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve

si dhe shpallja në kërkim e një të treti. Gjatë kontrollit

të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u

sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11.4 kg

lëndë narkotike e llojit Marijuanë, 237.2 gr farë e

bimëve narkotike Canabbis Sativa, një armë zjarri

pistoletë, 13 copë fishekë pistolete 9 mm, dhe 6 copë

fishekë pistolete model 54, një dylbi pushke snajper,

një radio marrëse-dhënëse, një elektrik elektroshot,

një palë doreza, një automjet tip Ford me targë

AA257LO.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Dibrës në

vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, mbi bazën

e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin

e koduar “Vjeshtë 2016”, në territorin e Njësisë

Administrative Shupenzë, të rrethit Bulqizë. Si

rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 5

shtetas, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetet e

tyre rezultoi se në bagazhin e automjetit me targa AA

959 IO, që drejtohej nga njëri prej të arrestuarve u

gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës

materiale dy thasë plasmasi të mbushur me lëndë

narkotike në formën e boçes, me peshë 10.3 kilogramë

Cannabis Sativa.

Nga Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e

Seksionit të Narkotikëve në DVP-Korçë, u bë

arrestimi në flagrancë i një 31 vjeçar, banues në

fshatin Zheje-Laç. Shtetasi i mësipërm, u konstatua

nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të

tyre, në hyrje të fshatit Vishocicë-Devoll. Nga

kontrolli fizik i ushtruar këtij të fundit, në çantën

personale të tij (në një qese plastike) iu gjet dhe

bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1

kg e 61.8 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis

Sattiva.

Page 25: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 25

Lufta kundër Drogës - Operacione

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me forcën e Posaçme

Operacionale të D.V.P Tiranë dhe SHÇBA-në, finalizuan operacionin “FALKO” dhe

arrestuan 2 shtetas, njëri prej të cilëve shofer pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Këta

dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshoheshin se kryenin aktivitetin kriminal

të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sativa” në zonën e Farkës,

Sauk dhe Sanatoriumit. Nga strukturat e policisë është organizuar shërbim me qëllim

kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve, duke mundësuar kapjen e tyre në rrugën e “

Elbasanit” pranë Kthesës së Sanatoriumit, ku është konstatuar automjeti tip Foristradë

Mitsubishi me sistem drita vezulluese(fenelina) policie me dy personat e lartpërmendur.

Është ushtruar kontroll në automjet dhe në bagazhin e tij janë gjetur 2 thasë brenda të

cilëve gjendej një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.

Nga Policia e Lezhës u finalizua operacioni antidrogë i koduar "Final Blou", në kuadër të

të cilit u sekuestrua një sasi prej 65 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe u

arrestuar në flagrancë një shtetas, ndërkohë një tjetër u

shpall në kërkim. Lënda narkotike u gjet e paketuar në

9 thasë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre

shtetasve. Po ashtu u arrestua një tjetër shtetas banues

në Ishull Shëngjin, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 50

bimë Cannabis Sativa të kultivuara në afërsi të banesës

së tij, si dhe iu gjet e sekuestrua 1 armë zjarri pushkë.

Nga Policia në Sarandë u finalizua operacioni "Pritja", në kuadër të të cilit u sekuestrua

një sasi prej 6.55 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në pranga u vu drejtuesi i

mjetit, ku u gjet lënda narkotike. Policia e Sarandës, në

bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bëri

të mundur finalizimin e këtij operacioni, duke bërë

bllokimi e mjetit, si dhe arrestimi në flagrancë të

drejtuesit të këtij mjeti në aksin rrugor Delvinë -

Sarandë pranë vendit të quajtur "Ura e Kranesë". Lënda

narkotike ishte e ndarë në 6 pako, mbështjellë me qese

plastike të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në

pjesën e poshtme të bagazhit të këtij mjeti.

Nga Policia në Memaliaj është bërë i mundur sekuestrimi i 10.3 kg lëndë e dyshuar

Cannabis Sativa dhe u shpall në kërkim një shtetas. Tek "Kthesa e Luftinjës" , punonjësit

e Policisë i kanë bërë shenjë, që të ndalonte një automjeti tip "Mazda", por drejtuesi është

larguar duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të Policisë. Gjatë ndjekjes nga

policia drejtuesi i mjetit në lagjen Nr-4 në Memaliaj ka braktisur mjetin dhe ka arritur të

largohet. Pas kontrollit të ushtruar, në bagazhin e këtij automjeti u gjet dhe u sekuestrua

sasia prej 10.3 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Page 26: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 26

Lufta kundër Drogës - Operacione

Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në

Tepelenë u bë arrestimi i një 27 vjeçari, banues në Vlorë,

pasi tek "Rruga e Bënçës", teksa udhëtonte me mjet me

drejtim lëvizje për në qytetin e Tepelenës i është ushtruar

kontroll dhe në pjesën e sediljeve të pasme iu gjetën dhe

sekuestruan në cilësinë e provës dy qese me lëndë të

dyshuar narkotike Cannabis Sativa me peshë 10.7 kg.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë

kapjen në flagrancë të një 34 vjeçari nga Struga,

Maqedoni, teksa u konstatua gjatë patrullimit të kufirit të

gjelbër, në dalje, tek vendi i quajtur "Pusi" në afërsi të

kufirit Maqedonas dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet

dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, 92.5 gr lëndë

e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, rreth orës 02:00, gjatë mbikëqyrjes dhe

kontrollit të kufirit të gjelbër, në afërsi të pyllit, i cili ndodhet në krahun e djathtë të

Pikës së Kalimit Kufitar, kanë konstatuar lëvizjen e dyshimtë të dy personave. Policia u

ka bërë thirrje për të ndaluar, por duke përfituar edhe

nga errësira, këta shtetas janë larguar me shpejtësi në

brendësi të pyllit. Gjatë ndjekjes dhe krehjes së zonës,

punonjësit e Policisë Kufitare, kanë konstatuar tre

thasë, brenda të cilëve u gjetën 25 pako të mbështjella

me natriban, me një peshë prej 28 kg e 725 gr, lëndë e

dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, e cila u

sekuestrua në cilësinë e provës.

Në kuadër të planit të përbashkët të masave të hartuar nga Policia Vendore e Qarkut dhe

ajo Kufitare për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, nga

punonjësit e Policisë Kufitare që kryenin shërbim në vijën e gjelbër u evidentua dhe u

godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike. Në kuadër të këtij operacioni u

sekuestrua 21 kg e 100 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe u arrestuan në

flagrancë 4 shtetas nga Fieri, të cilët u kapën në orët e para të mëngjesit në afërsi të

Piramidës 28.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën

e dytë, të automjetit tip "Opel Astra", në një çantë u evidentua

një pako e mbështjellë me qese. Menjëherë u bë bllokimi i

mjetit dhe u njoftua grupi hetimor, ku gjatë kontrollit, u

sekuestrua 1 pako me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis

Sattiva, me peshë 100 gr. Drejtuesi i mjetit u arrestua.

Page 27: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 27

Lufta kundër Drogës - Operacione

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë të

mundur finalizimin e operacionit "Kuçi". Në kuadër të

këtij operacioni u arrestua në flagrancë një 22 vjeçar, pasi

u konstatua në një parcelë me 42 bimë të dyshuara

Cannabis Sativa, të cilat më pas u asgjësuan me anë të

djegies. Gjatë kontrollit të banesës këtij shtetasi iu gjetën

dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 20 kg

lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit në bashkëpunim me I.E.V.P. Fier,

bënë të mundur arrestimin e dy shtetasve me detyrë punonjës policie në regjimin e

brendshëm të burgut Fier. Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se këta

punonjës fusnin lëndë narkotike tek të dënuarit, këtyre dy punonjësve u është bërë

kontroll fizik dhe u janë gjetur dy paketime me Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gramë, të

cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë në banesën e njërit prej tyre

u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 41 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Policia në Kurbin finalizoi operacionin e koduar

"Vinjolli", duke sekuestruar 35 kg lëndë e dyshuar

narkotike dhe arrestuar në flagrancë 1 shtetas. Operacioni

u zhvillua mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë

operative. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të

ushtruar në banesën e 37 vjeçarit.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e

Pogradecit, finalizuan operacionin "Shkëmbimi", ku si rezultat u arrestuan në flagrancë 3

shtetas, ndër të cilët edhe Ish-Kryeplaku i fshatit Podgorie, si dhe u procedua penalisht 1

tjetër. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si edhe falë një pune të

mirëorganizuar të arrestuarit u kapën në flagrancë në fshatin Hudënisht-Pogradec, duke

transportuar një sasi prej 14 kg lëndë të dyshuar si

narkotike Cannabis Sativa, e cila është shkëmbyer në

fshatin Hudënisht. Në cilësinë e provës materiale u

sekuestruan sasia e lëndës së dyshuar narkotike, e

cila ishte vendosur në 5 kuti me ambalazh kartoni, 1

automjet tip "BMV" X5, 1 automjet tip "Volksvagen

Passat", 6 aparate celularë, si edhe një sasi

kartëmonedhash prej 1040 eurosh dhe 25000 lekë.

Nga shërbimet e Komisariatit Mirditë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Lezhë,

në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi i një

40 vjeçari banues në Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe

sekuestruar në cilësinë e provës 167 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Page 28: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 28

Lufta kundër Drogës - Tregues

Paraqitja grafike e veprave penale në fushën e drogës, sipas rasteve:

Evidentohet rritje e ndjeshme e sekuestrimeve: të kokainës me rreth 2 herë më shumë, të

marijuanёs me rreth 82.6% më shumë krahasuar me muajin Shtator 2015. Evidentohet rritje e

veprave të goditura me 58.3%.

Rrugët e tentativave të trafikimit të lëndëve narkotike për muajin

Shtator:

649

117

11

519

2

Vepra Penale Total Prodhim Shitje Trafikim Kultivim i bimëve narkotike Të tjera

Page 29: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 29

Lufta kundër Trafiqeve

Lufta kundër Trafiqeve- operacione e tregues

Strukturat kundër trafiqeve dhe të Policisë Kufitare kanë realizuar disa operacione

policore në fushën e trafiqeve kundër kontrabandimit të personave dhe shfrytëzimit të

prostitucionit, përkatësisht:

Nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve & Trafiqeve, në Drejtorinë

Vendore të Policisë Kukës, u finalizua me sukses operacioni policor “Eskorta”,

kundër kontrabandimit të personave nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, duke i

kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbër me Kosovën, me destinacion BE. Në kuadër të

këtij operacioni u bë arrestimi i 3 shtetasve, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet

e policisë, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, duke

transportuar 19 shtetas afganë, me automjetet e tyre autovetura taksi, tip “Skoda”,

“Mazda” dhe “Opel-Astra”, të cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t'i kalonin në

Kosovë, kundrejt fitimit.

•Trafikim i personave 1 rast

•Trafikim i të miturve 1 rast

•Trafikim i mjeteve motorike 14 raste

•Trafikim i armëve e municioneve 2 raste

•Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 7 raste

•Shfrytëzim prostitucioni 5 raste

•Trafikim i lëndëve plasëse helmuese dhe radioaktive - raste

•Mbajtje e lokaleve për prostitucion 2 raste

•Trafikim i veprave të artit - raste

•Përdorim i shërbimeve nga persona të trafikuar - raste

Evidentuar

32 vepra penale

•1 person për trafikim të personave

•1 person për trafikim të të miturve

•12 persona për trafikim të mjeteve motorike

• 8 person për trafik armësh e municionesh

• 14 persona për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri

• 6 persona për shfrytëzim prostitucioni

• - persona për trafikim të lëndëve plasëse, helmuese dhe radioaktive

• 2 persona për mbajtje të lokaleve për prostitucion.

•- persona për trafikim të veprave të artit

•- persona për përdorim të shërbimeve nga persona të trafikuar

Autorë

proceduar 44 persona

Page 30: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 30

Lufta kundër Trafiqeve- operacione e tregues

Në bazë të informacioneve të marra dhe punës së bërë, nga Specialistët e Seksionit

për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja

dhe ndalimi i një 29 vjeçari nga Fieri të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi

Gjykata Italiane e qytetit të Bergamos ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest

me burg" për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit".

Nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë

Vendore të Policisë Kukës, u finalizua me sukses operacioni kundër trafikimit të

personave që vijnë nga vendet e treta, të cilët hyjnë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri,

duke i trafikuar në drejtim të Kosovës nëpërmjet kufirit të gjelbër, me destinacion

BE. Në këtë kuadër u bë arrestimi në flagrancë i një 35 vjeçari, banues në Tiranë, i cili

u kap në flagrancë, duke transportuar 22 shtetas Afganë me automjet tip “Furgon” në

"Fushë-Dukagjin", me drejtim lëvizje Tiranë -Kukës, me synim për ti kaluar për në

Kosovë kundrejt fitimit.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët dhe Trafikun e Paligjshëm në DVP-Korçë, kanë

finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vërdova”, ku si rezultat i të cilit, u bë

kapja dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve, teksa në aksin rrugor Korçë-Pogradec

pranë "Kryqëzimi i Vërdovës", po transportonin me automjetet e tyre, 27 shtetas të

huaj me kombësi siriane, irakene dhe sudaneze, të cilët vinin nga një kamp i qytetit

të Selanikut,Greqi dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare.

Tre të arrestuarit u kishin premtuar shtetasve të huaj, se do ti ndihmonin për ti

dërguar drejt vendeve të BE-së, duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kundrejt

shumës prej 1200 Euro për personat e rritur dhe 600 Euro për fëmijët. Pas përfundimit

të veprimeve procedurale si edhe intervistimit të tyre, 27 shtetasit e huaj, midis tyre

12 fëmijë të mitur, janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare Pritëse për

Azilkërkuesit.

Në vijim treguesit statistikorë të luftës kundër trafiqeve për muajin Shtator 2016, ku

evidentohet një rritje e numrit të autorëve të proceduar me rreth 37.5%.

32

44

Evidentuar

Autore

Shtator 2016

Page 31: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 31

Hetimi i Aseteve Kriminale

Në kuadër të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit

dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, nga strukturat

për asetet kriminale gjatë muajit Shtator 2016 janë realizuar:

Nga strukturat për asetet kriminale janë në proces verifikimi 79 praktika lidhur me

hetimin e aseteve kriminale.

Në kuadër të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë

dhënë 4 vendime sekuestrimi për pasuritë si më poshtë:

1 apartament banimi, me sipërfaqe 121 m2,

1 Ndërtesë 6-katëshe, me sipërfaqe 1458 m2,

2 Lokale, me sipërfaqe 299 m2,

Tokë "arë" me sipërfaqe 1000 m2,

Tokë "truall" me sipërfaqe 460 m2,

2 Njësi Tregtare me sipërfaqe 143. 67 m2,

2 Shoqëri tregtare, sh.p.k,

1 Depozitë kursimi në shumën 1.380.920.45 lekë.

Referime:

• Janë referuar në Prokurori 7 materiale për fillimin e procedimit pasuror mbi asetet kriminale, me:

• 7 subjekte të implikuar

Verifikime:

• Janë realizuar procese verifikimi pasuror për:

• 199 subjekte dhe familjarë të tyre

Page 32: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 32

Krimi Ekonomik e Korrupsioni

Krimi Ekonomik- operacione e tregues

Gjatë muajit Shtator 2016, nga Strukturat për Krimet Ekonomike e Financiare në shkallë

vendi janë finalizuar me sukses një sërë operacionesh policore, ku veçojmë 5 operacione

policore të rëndësishme, si:

Në të gjithë vendin gjatë muajit Qershor është vijuar me vënien në zbatim të operacionit

kundër informalitetit (Evazionit fiskal), ku janë referuar 25 vepra penale me 25 autorë të

proceduar, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Operacioni policor “PIKTORI”, i realizuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e

Financiar në Policinë e Lezhës me arrestimin në flagrancë të 2 shtetasve me banim në

Kurbin dhe Durrës, të cilët dyshohen se në bashkëpunim, kanë falsifikuar dokumente të

ndryshme kundrejt një vlere monetare. Në banesën e

të arrestuarit në Kurbin janë gjetur një sasi baze

materiale, që dyshohet se përdorej për prodhimin e

dokumenteve të falsifikuara. Gjithashtu gjatë

kontrollit janë gjetur e sekuestruar edhe dokumente e

materiale të ndryshme të cilat dyshohet se përdoreshin

nga ana e tyre, si modele falsifikimi.

Korrupsioni

83 vepra penale evidentuar

zbulueshmëria 98.8%

130

autorë proceduar

Krimet Ekonomiko-Financiare

171 vepra penale evidentuar

zbulueshmëria 92.4%

188

autorë proceduar

Pastrimi i Parave

31 vepra penale evidentuar

zbulueshmëria 100%

38

autorë proceduar

Page 33: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 33

Krimi Ekonomik- operacione e tregues

Operacioni policor “GRACKA”, i realizuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e

Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, me arrestimin në flagrancë të një 55

vjeçari, banues në Patos, i dyshuar për veprën penale të “vjedhjes së kryer duke

shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas është kapur duke vjedhur në një kompani dy bidonë

25 litra me vaj të kompanisë.

Operacioni policor “DUHANI”, i realizuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e

Financiar në Policinë e Fierit, ku u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas nga Fieri, të

dyshuar për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”,

“Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelje e të drejtave

të pronësisë industriale”. Këtyre shtetasve u është sekuestruar një sasi prej 282 kg duhan

i paketuar dhe një sasi produktesh syze optike, çanta dhe rripa, të falsifikuara.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, kanë finalizuar

operacionin e koduar "Përfituesi", ku u bë i mundur ndalimi i 2 shtetasve, pasi dyshohen

se në bashkëpunim kanë falsifikuar disa dokumente identiteti, ku me anë të këtij

falsifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar, kredi të cilat

shkojnë në shumën monetare prej 700.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale janë

sekuestruar:dokumente për aplikim kredie, disa fotokopje kartash identiteti me emra të

ndryshëm, dy aparate telefonik celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të Planit të masave për

parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve,

në bashkëpunim me Policinë Kufitare filluan procedimin në

gjendje të lirë, të një 59 vjeçari, nga Gjorica e Poshtme, pasi

është kapur duke transportuar 8 m3 lëndë drusore të llojit

"Ah" me kamionin tip "Ifa", nga Mali i Raducit mbi fshatin

Kalenjë për në Gjoricë të poshtme Bulqizë. Lënda drusore

dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim treguesit për krimet ekonomiko-financiare për muajin Shtator 2016:

171

188

21

158

9

Evidentuar V.P.

Autorë

Arrest/ndal

Gj.lirë

Kërkim

Page 34: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 34

KORRUPSIONI-Operacione dhe Tregues

Gjatë Muajit Shtator 2016, nga ana e strukturave për korrupsionin janë finalizuar

operacionet policore për korrupsion dhe krime të zyrtarëve në detyrë, si më poshtë:

Nga Seksioni për Korrupsionin në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë e

Përbashkët Hetimore Task Forcë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në një emisionin investigativ "Fiks

Fare", u bë ndalimi i 2 shtetasve me detyrë inspektor dhe specialist në Drejtorinë

Rajonale të Tatimeve Tiranë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, i kanë

kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë një shtetasi në këmbim të mos vendosjes së

masës administrative dhe mbylljes së aktivitetit. Gjithashtu në kuadër të këtij hetimi

është bërë shpallja në kërkim e një tjetër shtetasi dhe është proceduar në gjendje të lirë

një shtetase për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Pronari i aktivitetit është proceduar

në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë

funksione publike”.

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin pranë Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me

Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë të mundur arrestimin e 2

shtetasve ish përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë dhe ish laborant në U.B

Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në

emisionin investigativ “Fiks Fare”, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në

mënyrë korruptive 2 të arrestuarit në bashkëpunim në intervale të ndryshme kohore kanë

marrë ryshfet nga student të ndryshëm, me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit

Bujqësor Kamëz, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve. Nga ana e

Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vijon puna për

dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë

në këtë ngjarje kriminale.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Policinë e Korçës, filluan procedimin

penal në gjendje të lirë ndaj 2 shtetasve, pasi në datë 09.09.2016, duke qenë me detyrë

punonjës të Policisë Bashkiake Pogradec, jashtë kompetencave të tyre, në dalje të qytetit

të Pogradecit, duke shpërdoruar detyrën, kanë ngritur një pikë kontrolli për mjetet e

tonazhit të rëndë, si edhe kanë vendosur masa administrative, duke detyruar drejtuesit e

mjeteve, që këto të fundit t`i shlyenin duke i paguar me lekë në dorë. Materialet në

ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për

veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë një shtetas

me detyrë elektricist, pasi ka shkuar në disa banesa në fshatin Kallm dhe është paraqitur

si Shef i Task-Forcës së Elektrikut, duke i kërkuar para në këmbim të faturave të

energjisë elektrike. Nga shërbimet e Policisë ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të

dehur mjetin tip Opel.

Page 35: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 35

KORRUPSIONI-Operacione dhe Tregues

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë

Fier, arrestuan në flagrancë një 41 vjeçar nga Saranda, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier,

duke udhëtuar me mjetin tip “Renault”, me targë AA 754 KN, i ka ofruar ryshfet 2000

lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për

shpejtësi tej normave të lejuara. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale

"Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

bënë arrestimin në flagrancë të një 31 vjeçari nga Fieri, pasi në aksin rrugor Lushnjë-

Rrogozhinë, duke udhëtuar me mjetin tip “Volksvagen”, është konstatuar se po lëvizte

me shpejtësi tej normave të lejuara, 150 km/h dhe në momentin që punonjësi i policisë po

përpilonte gjobën, është afruar dhe i ka ofruar ryshfet 2000 lekë punonjësit të Policisë

Rrugore për ta falur për shkeljen e bërë. Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnje për

veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Fierit bënë arrestimin

në flagrancë të një 26 vjeçari nga Berati, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke

udhëtuar me mjetin tip “Benz”, i ka ofruar ryshfet 5 euro punonjësit të policisë së

qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, pasi po lëvizte me mjetin me të meta

teknike. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i

personave që ushtrojnë funksione publike".

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Durrësit bënë

arrestimin në flagrancë të një 47 vjeçari banues në Krutje , Lushnjë, pasi në Sukth, është

ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe

ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar ryshfet në shumën 2.000 lekë,

pasi drejtonte automjetin pa Certifikatën e Kontrollit Teknik dhe pa taksa. Materialet i

kaluan Prokurorisë Durrës për veprën penale"Korrupsioni aktiv".

Në vijim treguesit statistikorë të luftës kundër korrupsionit për muajin Shtator 2016:

83

130

22

106

2

Vepra penale Autorë Arrest/ndal Gj.Lirë Kërkim

Shtator 2016

Page 36: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 36

Pastrimi i parave

Strukturat kundër pastrimit të parasë gjatë muajit Shtator 2016 kanë evidentuar 31 vepra

penale, të cilat janë zbuluar të gjitha, me 38 autorë të proceduar, të ndjekur në gjendje të

lirë.

Nga veprat penale të evidentuara:

o 29 raste janë “Pastrim i produkteve të veprës

penale ose veprimtarisë kriminale”, me 29

autorë të proceduar, të cilët ndiqen në

gjendje të lirë.

o 1 rast është “ushtrim pa licencë i

veprimtarisë financiare”, me 1 autor të

proceduar në gjendje të lirë.

o 1 rast janë “Mosdeklarim i të hollave në

kufi”, me 1 autor të proceduar në gjendje të

lirë.

Janë sekuestruar llogari bankare dhe pasuri në

vlerën 1.267.253 Euro, për veprën penale “pastrim i produkteve të veprës penale ose

veprimtarisë kriminale”. Nga të cilat 1 milion euro pasuri dhe 267.253 euro llogari

bankare.

Krimi Kompjuterik

Janë evidentuar 6 vepra penale në fushën e krimit kompjuterik. Janë proceduar 2 persona të

akuzuar për vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit. Të ndara sipas veprave

penale, janë:

o “Mashtrimi Kompjuterik”, evidentuar 1 rast,

o “Falsifikim kompjuterik”, evidentuar 3 raste,

o “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, evidentuar 1 rast,

o “Hyrje e pa autorizuar kompjuterike”, evidentuar 1 rast,

o “Ndërhyrja në sistemin kompjuterik”, evidentuar - raste.

Page 37: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 37

Masat kundër kultivimit të kanabisit

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë

kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit të veprimit “Për

parandalimin e goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin

2016”, gjatë muajit Shtator e ka përqendruar veprimtarinë e saj për kontrollin e

territorit, asgjësimin e sipërfaqeve të konstatuara të kultivuara më bimë narkotike dhe

identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Në këtë kontekst ka vijuar

bashkëpunimi me partnerët Italianë në drejtim të monitorimit të territorit për identifikimin

e çdo parcele të kultivuar.

Gjatë muajit Shtator, janë zhvilluar një

sërë operacionesh të rëndësishme policore

në të gjithë vendin për asgjësimin e

bimëve narkotike, duke kryer veprimet

procedurale përkatëse për dokumentimin

ligjor dhe vënien para përgjegjësisë

ligjore të autorëve.

Në sajë të këtyre masave është bërë i

mundur asgjësimi i 732.958 rrënjëve

bimë narkotike kanabis sativa, janë

evidentuar 519 raste të kultivimit, me 62

autorë të proceduar, nga të cilët 39 janë

arrestuar në flagrancë e ndaluar, 8

ndiqen në gjendje të lirë dhe 15

persona janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të planit të veprimit kombëtar për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

janë organizuar 690 takime dhe aktivitete të ndryshme sensibilizuese me komunitetin.

Ndërkohë gjatë fazës operacionale për vitin 2016 deri tani janë angazhuar 8.900 forca policie,

2630 mjete. Kostoja totale e ndërhyrjes së deritanishme është 521.112.238 Lekë.

Janë administruar, përpunuar dhe transmetuar rreth 4724 informacione operative nga Policia

e Shtetit në shkëmbim me partnerët, por edhe në operativitet me vetë policinë.

Janë organizuar 4414 kontrolle në territor dhe 1260 operacione Policore.

Nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit Shtator Policia e Shtetit ka asgjësuar në total në të

gjithë operacionet e saj, përfshirë këtu edhe monitorimin në bashkëpunim me partnerët

Italianë 2.409.206 bimë narkotike. Duke vlerësuar punën që në momentet e para është arritur

që 463.000 rrënjë të identifikohen si kubikë, të shkatërruar që në momentin e fidanit, e cila

përbën mbi rreth 20 % të totalit të bimëve të asgjësuara.

Janë referuar 1592 procedime penale në Prokurori, me 400 autorë të proceduar penalisht dhe

248 të arrestuar.

Planet e veprimit në kuadër të luftës kundër drogës dhe trafiqeve do të ndiqen me intensitet

maksimal nga Policia e Shtetit.

Page 38: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 38

Masat kundër vjedhjes së energjisë

Policia e Shtetit, edhe gjatë muajit Shtator ka vijuar zbatimin në terren të masave për

ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, me synim identifikimin e vënien para

drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhësve të energjisë

elektrike. Po ashtu është punuar edhe për identifikimin dhe kapjen e atyre personave që

kanë ndihmuar në drejtim të vjedhjes së energjisë, përfshirë këtu dhe punonjësit e OSHEE.

Nga data 01-30 Shtator:

janë evidentuar 75 raste të vjedhjes së

energjisë

janë proceduar 74 persona të dyshuar për

vjedhje të energjisë

është marrë masa e arrestit në flagrancë

apo ndalimit ndaj 20 personave

janë shpallur në kërkim 11 persona të

tjerë

ndiqen në gjendje të lirë 43 shtetas.

Rezultatet në këtë drejtim të disa prej Drejtorive

Vendore të Policisë, janë si më poshtë vijon:

Tiranë: janë evidentuar 37 raste të vjedhjes së energjisë, janë proceduar 34 shtetas të

dyshuar për vjedhje të energjisë, 6 janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar, janë shpallur

në kërkim 10 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 18 të tjerë.

Elbasan: janë evidentuar 15 raste të vjedhjes së energjisë, me 15 autorë të dyshuar, 1 është

arrestuar/ndaluar, është shpallur në kërkim 1 person, ndiqen në gjendje të lirë 13 të tjerë.

Fier: janë evidentuar 11 raste të vjedhjes së energjisë me 11 autorë të dyshuar, 5 janë

arrestuar/ndaluar, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Durrës: janë evidentuar 7 raste të vjedhjes së energjisë me 7 autorë të dyshuar, të cilët

janë arrestuar në flagrancë.

Vlorë: janë evidentuar 4 raste të vjedhjes së energjisë me 4 autorë të dyshuar, 1 është

arrestuar/ndaluar, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Berat: është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë me 3 autorë të dyshuar, të cilët

ndiqen në gjendje të lirë.

Rezultatet e arritura janë tregues i angazhimit të plotë të Policisë së Shtetit dhe dëshmi e

vullnetit për ta vijuar me të njëjtin intensitet dhe në periudhën në vazhdim, duke vënë para

drejtësisë të gjithë abuzuesit dhe vjedhësit e energjisë.

Page 39: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 39

Konfliktet dhe kontrolli i territorit

Trajtimi dhe zgjidhja e konflikteve është një ndër çështjet më thelbësore për një

policim efikas dhe për parandalimin e ngjarjeve, prandaj ndiqen me përparësi nga

strukturat e policisë.

Një çështje e rëndësishme në parandalimin e ngjarjeve është dhe rritja e patrullimeve

dhe kontrolleve të strukturave policore. Për këtë në vijimësi janë hartuar e vënë në

zbatim plane të posaçme masash.

Konflikte

të trajtuara

•4.364

Për motive të dobëta

•3.603

Për motive pronësie

•741

Për motive gjakmarrje

•20

42.920

kontrolle mjetesh

1.875

kontrolle në lokale

845

kontrolle në banesa

7.668

ambiente te tjera

53.308

kontrolle mjedisesh e mjetesh të kryera

Sekuestruar

54 armë zjarri

23 automatikë

6 pushkë

15 pistoleta

9 armë gjahu

1 mitroloz

4.617 fishekë, 44 granata, 32 krehra, 1 dybi,

1 armë sportive, 13 armë të ftohta thikë, 3 doreza grushti

Armë pa leje

92 vepra penale

90 autorë

57 arrestuar/ndaluar

10 gjendje të lirë

22 shpallur në kërkim

1 të tjera

Pika kontrolli

850 me plan masash

172 në rast ngjarje

Page 40: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 40

Shërbime të tjera

Një ndër prioritetet e punës së policisë gjatë kësaj periudhe ka qenë kontrolli i territorit

me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë

evidentimi i ndërtimeve pa leje, si dhe procedimi e vënia para drejtësisë e autorëve të

tyre.

Po ashtu kanë vijuar masat ndaj autorëve të dhunës në familje, duke reaguar ndaj çdo

rasti për të cilin policia merr dijeni.

Ndërtimet

pa leje

•90 vepra penale tëevidentuara

•94 autorë proceduar

•4 arrestuar e ndaluar

•85 ndiqen në gjendje të lirë

•5 janë shpallur në kërkim

Prerja e paligjshme e pyjeve

•4 vepra penale të evidentuara

•4 autorë të proceduar

•- arrestuar

• 4 ndiqen në gjendje të lirë

•- shpallur në kërkim

Dhuna në familje

•319 raste ndërhyrë,

•337 autorë proceduar

•197 raste trajtuar sipas Ligjit nr.9669 për dhunën nëfamilje

•122 raste sipas Kodit Penal

•81 autorë janë arrestuar e ndaluar

•251 raste procedime në gjendje lirë

•5 shpallur në kërkim

Sigurim aktivitetesh 448e

133

sportive

138

veprimtari shtetërore

127kulturore/fetare

49

tubime manifestime

1

tubime tëpaligjshme

Mbështetje e Institucioneve Shtetërore 815

97 raste përmbarimi

373 raste

polici/ inspektoriate

298 raste

pushteti vendor

47 raste

persona juridik e fizik

Shërbime të ndryshme

471

shoqërime në seanca gjyqësore

277

transferime në IEVP

1168

zbatim i urdhrave tëdrejtësisë

Page 41: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 41

Policia Kufitare dhe Migracionit

Fluksi i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë kaluar në Pikat e Kalimit

Kufitar ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe.

Shtetas shqiptarë

Shtetas të huaj

Deportuar

• 376.962 hyrje

• 469.093 dalje

• 406.582 hyrje

• 477.673 dalje

• 2.028 Shtetas

Të huajt sipas rrugës së udhëtimit

Rrugë tokësore

288.711 persona

Rrugë ajrore

74.977 persona

Rrugë detare

42.894 persona

Tokësore71%

Detare11%

Ajrore18%

Sipas rrugës së hyrjes

Page 42: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 42

Të huajt që kanë hyrë në Shqipëri

Sipas qëllimit:

Për pushime 214810

Vizitë miq e të afërm 858

Biznes dhe profesionale 5845

Për trajtim shëndetësor 49

Për qëllime fetare 63

Transit 11230

Turist ditor 25313

Të Tjera 148414

Total 406.582

Sipas shtetësisë:

Kosova 63542

Maqedoni 47273

Mali i Zi 21059

Greqi 32093

Itali 21599

Mbretëri e Bashkuar 10746

SHBA 9744

Turqi 8047

Serbi 5009

Gjermani 10160

Kroaci 1970

Bullgari 6054

Francë 4146

Belgjikë 1838

Kanada 1927

Të tjera 161375

Total 406.582

Page 43: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 43

Të huajt me leje qëndrimi:

Gjatë muajit Shtator 2016, kanë aplikuar për leje qëndrimi në vendin tonë 926 shtetas

të huaj. Sipas qarqeve ku qëndrojnë paraqiten si më poshtë:

Në total në vendin tonë me leje qëndrimi aktualisht janë 11.824 shtetas të huaj. Sipas

Drejtorive Rajonale të Kufirit e Migracionit, ku kanë aplikuar ndahen si më poshtë:

Tiranë, Elbasan 8.704

Durrës 1.089

Shkodër 1.072

Vlorë 378

Korçë 311

Gjirokastër 73

Kukës 197

Në muajin Shtator 2016 janë kapur në tentativë për kalim të paligjshëm kufiri 284

persona, nga të cilët 148 janë shtetas Shqiptarë, 103 nga Siria, 20 nga Iraku, 10 nga

Pakistani, 1 nga Maroku, 1 nga Azerbajxhani dhe 1 nga Sudani.

Sipas adresës së qëndrimit

Tiranë 728

Shkodër 62

Durrës 49

Korçë 18

Vlore 62

Gjirokastër 2

Kukës 5

Sipas motivit të qëndrimit

Për punë 319

Bashkim familjar 180

Humanitare 395

Studime 6

Të tjera 26

Sipas shtetësisë së aplikuesit Itali 134

Turqi 66

Kosovë 47

Austri 10

Kanada 16

Maqedoni 20

Greqi 12

Gjermani 14

Libi 12

Siri 17

Rusi 6

Iran 394

Francë 8

Angli 14

SHBA 15

Të tjera 141

Totali 926

Page 44: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 44

Telefonatat nga Publiku

KOMUNIKIMI ME POLICINË PËRMES NUMRIT 129

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të inkurajojnë qytetarët për të paraqitur denoncimet apo

informacionet e tyre në numrin e telefonit 129 dhe 112 në Tiranë. Gjatë muajit Shtator 2016 në këto linja telefonike në të gjithë

qarqet e vendit janë regjistruar 23.963 telefonata. Pasqyra e telefonatave te marra në të gjithë vendin është si më poshtë:

Nr. QARKU

Telefonata të marra Përse bëjnë fjalë telefonatat

Gjit

hse

j

Nga këto

Të s

akta

Të r

rem

a

r d

en

on

cim

korr

up

sio

ni

Nd

ihm

e n

ga p

ub

liku

Nd

ërt

im i

pal

igjs

m

Ngj

arje

kri

min

ale

Ve

nd

osj

e b

om

be

Shke

lje e

rre

gulla

ve

te q

arku

llim

it

(aks

ide

nte

)

Pri

shje

e r

en

dit

dh

e

qe

tësi

së p

ub

like

Zhu

rma

ne

loka

let

e

nat

ës

Sin

jale

e t

ele

fon

ata

nga

ban

kat

Zjar

re t

e n

do

dh

ura

rmb

ytje

dh

e

aksi

de

nte

nat

yro

re

Dh

un

e n

e f

amilj

e

(nd

aj g

rave

dh

e

fëm

ijëve

)

Të t

jera

1 Tirana 13198 12041 1157 0 6663 120 21 0 2815 209 1780 231 93 0 109 0

2 Durrës 1295 1166 129 4 514 8 57 0 473 11 2 19 18 1 21 38

3 Elbasan 1182 1081 101 0 220 16 220 0 208 84 110 13 5 0 31 174

4 Korçë 425 423 2 0 260 2 4 0 80 0 2 1 8 0 19 47

5 Berat 421 412 9 0 274 9 34 0 35 0 6 20 13 0 20 1

6 Fier 1040 1040 0 0 405 0 0 0 145 120 30 30 35 0 75 200

7 Vlorë 1517 1517 0 0 1040 0 39 0 247 15 84 34 49 0 9 0

8 Gjirokastër 278 278 0 0 199 1 1 0 31 6 21 8 10 0 1 0

9 Lezhe 408 366 42 0 262 0 1 0 45 5 4 32 11 0 5 1

10 Shkodër 3771 3626 145 0 2056 0 1 0 1392 0 47 71 10 0 25 24

11 Kukës 130 129 1 0 97 0 0 0 16 0 0 10 2 0 2 2

12 Dibër 298 298 0 0 232 1 30 0 3 0 0 3 0 0 1 28

SHUMA 23.963 22.377 1586 4 12.222 157 408 0 5490 450 2.086 472 254 1 318 515

Page 45: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 45

Komisariati Dixhital

Komisariati Dixhital është një nga mënyrat me

anë të të cilave qytetari mund të kontaktojë me

Policinë e Shtetit për të denoncuar shkeljet e

ligjit, krahas atyre tradicionale (129, 112, letër-

ankesa, denoncime të drejtpërdrejta).

Përgjatë muajit Shtator, në portalin e

Komisariatit Dixhital, gjithsej janë bërë 4.126

raportime të ndryshme nga i gjithë vendi, të

ndara në:

Ankesa: 813 raportime

Parkim i gabuar/ aksidente: 2.211 raportime

Ndërtim pa leje: 476 raportime

Korrupsion: 77 raportime

Vjedhje: 23 raportime

Armëmbajtje / dhunë: 30 raportime

Të tjera: 497 raportime

Strukturat e Policisë së Shtetit me

marrjen e raportimit ndërhyjnë për

zgjidhjen e problematikës së bërë

prezent në raportim.

Krahas masës administrative, për

rastet e konstatuara nga raportimet

përmes Komisariatit Dixhital, nga

strukturat e Policisë së Shtetit, janë

kryer dhe veprimet procedurale

përkatëse, duke referuar sipas rastit

materialet në Prokurori.

Page 46: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 46

Akset Problematike

Tiranë-Kamëz-Fushë Krujë, mosrespektim i kufijve të shpejtësisë dhe mungesë

e sinjalistikës.

Elbasan-Librazhd, mosrespektim i sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijve

të shpejtësisë.

Shkodër-Lezhë, mosrespektim i sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijve të

shpejtësisë.

Fier-Kuçovë, sinjalistikë jo e plotë dhe mosrespektim i kufijve të shpejtësisë.

Siguria Rrugore

Policia e Shtetit ka vijuar aplikimin e masave të posaçme për parandalimin e aksidenteve, rritjen e sigurisë në rrugë, menaxhimin e lëvizjes në akset rrugore, si dhe sensibilizimin qytetar. Policia Rrugore në të gjithë vendin, ka ushtruar kontrolle të shumta, duke përdorur Drager e Radar. Në kuadër të këtyre masave, kryesisht gjatë fundjavës, janë pezulluar 1284 leje drejtimi kryesisht për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe janë arrestuar 140 drejtues automjetesh, prej tyre 73 persona janë arrestuar për “Drejtim automjeti pa leje drejtimi” dhe 67 për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur". Gjatë fundjavës po aplikohen masa të posaçme për rritjen e kontrolleve mbi përdorimin e pijeve alkoolike nga drejtuesit e mjeteve, shpejtësinë etj., masa të cilat synojnë parandalimin e aksidenteve.

Arsyet kryesore të ndodhjes së aksidenteve janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mosrespektim i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve e këmbësorët. Një ndër shkaqet është dhe sinjalistika jo e plotë.

191 aksidente

• 19 të vrarë• 41 të plagosur rëndë• 202 të plagosur lehtë

50.014

Masa gjobë• 9.380 për rrip sigurimi• 7.166 për shpejtësi e

parakalim të gabuar• 1.321 për kaskat• 567 mjete bllokuara• 3.426 celular

1284

Leje drejtimi tërhequr

• 141 pije alkolike• 882 shpejtësi• 261 të tjera

Page 47: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 47

Siguria Rrugore

Treguesit sipas strukturave

Nr Qarqet

Aksidente Tërheqje leje drejtimi Masa administrative

Të a

rres

tuar

për

pij

e d

he

d

rejt

im m

jeti

pa

dës

hm

i

Gjit

hse

j

Vra

Te plagosur

r p

ije a

lko

olik

e

r sh

pe

jtës

i

Të t

jera

Mas

a ad

min

istr

ativ

e g

jith

sej

Rri

p s

igu

rim

i

Kas

ka

Shp

ejt

ësi

+ P

arak

alim

Nd

alim

pu

shim

i

r p

ërd

ori

m c

elu

lari

nd

ë

Leh

Shu

ma

1 Berat 7 0 4 3 7 2 12 4 1,842 235 68 292 234 50 10

2 Dibër 2 0 0 3 3 0 5 0 960 137 1 13 341 67 1

3 Durrës 21 1 1 32 33 13 121 9 7,743 1744 76 510 1346 445 16

4 Elbasan 20 5 2 23 24 12 3 18 3,539 485 37 1153 395 374 10

5 Fier 16 3 2 17 19 3 197 10 5,526 1256 0 1156 421 515 15

6 Gjirokastër 0 0 0 0 0 2 42 2 2,151 350 8 650 336 126 3

7 Korçë 9 0 3 9 12 7 43 8 3,787 492 3 385 454 168 12

8 Kukës 5 1 0 5 5 0 187 0 1,794 618 0 458 264 3 3

9 Lezhë 15 4 8 21 29 3 181 5 3,510 403 27 1329 340 212 6

10 Shkodër 8 0 2 7 9 5 73 3 2,789 444 64 319 638 411 10

11 Tiranë 78 4 18 71 89 89 0 202 12,576 2,015 997 772 4,886 901 45

12 Vlorë 10 1 1 11 12 5 18 0 3,797 1,201 40 129 1033 155 9

Shuma 191 19 41 202 243 141 882 261 50.014 9.380 1.321 7.166 10.688 3.426 140

Page 48: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 48

Paraqitja grafike e të dhënave për aksidentet rrugore

sipas pasojave të tyre:

29.6% më pak të vrarë nga aksidentet krahasuar me muajin shtator 2015,

4% më pak të plagosur rëndë nga aksidentet krahasuar me muajin shtator 2015

Paraqitja grafike e masave

administrative të marra nga Policia për kundravajtjet e evidentuara:

Në total gjatë muajit Shtator 2016 nga Policia Rrugore janë marrë 50.014 masa

administrative për shkeljet e kryera nga qytetarët

191

19

41

202

Aksidente Të vrarë Plagosur rëndë Plagosur lehtë

1321

9380

7166

10688

0 2000 4000 6000 8000 10000 12000

Kaska mbrojtëse

Rrip sigurimi

Shpejtësi/Parak.

Ndalim qënd./Pushimi

Masat administrative tё vendosura Shtator 2016

Page 49: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 49

HARTA E AKSEVE RRUGORE NË TË CILAT KANË NDODHUR MË SHUMË AKSIDENTE

GJATË PERIUDHËS 01 – 30 SHTATOR 2016

Page 50: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 50

Trajnime të zhvilluara

Për muajin Shtator - 2016, personeli i Policisë së Shtetit ka përfituar gjithsej 28

trajnime të specializuara dhe të avancuara, ku kanë marr pjesë 245 punonjës policie.

Nga këto trajnime 21 janë realizuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe

organizata të ndryshme, ku kanë marrë pjesë 129 punonjës policie.

Trajnimet e realizuara sipas drejtorive të përgjithshme dhe strukturave të tjera

përfituese janë:

Drejtoria e Përgjithshme për

Krimin e Organizuar & Krimet

e Rënda - 7 trajnime me 61

pjesëmarrës, në drejtim të luftës

kundër narkotikëve, krimit

kibernetik, falsifikimit, analizës

kriminale, kërkimit dhe

skenave të krimit.

Drejtoria e Përgjithshme për

Kufirin dhe Migracionin - 5

trajnime me 24 pjesëmarrës mbi

sigurinë detare, përdorimin e

pajisjeve të kontrollit në PKK,

si dhe kurs për instruktorët e

qenve.

Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike - 7 trajnime me 109 pjesëmarrës

mbi kodin rrugor, mbledhjen e provave, veprimtaritë e palejuara të lojërave të

fatit, gatishmëria në rast përmbytjesh, si dhe kurs i zhytjes.

Drejtoria e Përgjithshme për Shërbimet Mbështetëse - 2 trajnime me 2

pjesëmarrës mbi Kodin e procedurave Administrative.

Strukturat e tjera të policisë - 7 trajnime me 49 pjesëmarrës mbi integritetin,

përdorimin e MEMEX, informacionin e klasifikuar, rëndësinë e hartimit të

planit strategjik, ushtrime praktike në situata të simuluara, etj..

Për muajin Shtator 2016 gjithashtu:

janë realizuar 7 trajnime rajonale /ndërkombëtare (jashtë vendit), me

pjesëmarrjen e 39 punonjësve të policisë.

janë realizuar 6 seminare/uorkshop (brenda vendit), me pjesëmarrjen e 18

punonjësve të policisë.

Page 51: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 51

Standardet Profesionale

Për muajin Shtator - 2016, janë hetuar 63 raste të shkeljeve disiplinore të kryera nga

punonjësit e policisë, për të cilat janë rekomanduar masa disiplinore:

- 24 punonjës policie janë ndëshkuar me masa disiplinore për shkelje të rënda.

“përjashtim nga policia” 7 raste

“largim nga puna” 1 rast

“shtyrje e afatit të gradimit deri në dy vjet” 16 raste

- 20 raste i janë rekomanduar

Drejtorive vendore të

Policisë dhe Drejtorive

Vendore të Kufirit e

Migracionit për ndëshkim

me masa disiplinore për

shkelje të lehta.

- Në total 44 punonjës policie

janë ndëshkuar me masa

disiplinore.

Ndërkohë në 10 raste, pas hetimit dhe verifikimeve të kryera është konkluduar se

shkelja e pretenduar nuk provohet, duke përfunduar hetimin disiplinor dhe në 9 raste të

tjera është rekomanduar masë parandaluese “këshillim” ose “tërheqje vëmendje”.

Page 52: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 52

Aktivitete dhe Vlerësime

BASHKËPUNIM MJAFT I SUKSESSHËM I POLICISË SË SHTETIT ME PARTNERËT DHE MISIONET QË ASISTOJNË DHE MONITOROJNË PUNËN E POLICISË SË SHTETIT

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Altin Qato dhe drejtues të tjerë të Policisë pritën në një takim Oficerët Ndërlidhës Policorë të atashuar në vendin tonë dhe drejtuesit e misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit. Ky takim vjen si rezultat i një standardi të ri komunikimi dhe bashkëpunimi të vendosur kohët e fundit nga Policia e Shtetit, për të informuar në mënyrë periodike dhe transparente partnerët, në lidhje me gjithë veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit. Takimi i sotëm është përqendruar mbi masat dhe rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka theksuar se ky takim është i treti i këtij formati dhe e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm, pasi për Policinë e Shtetit, marrëdhëniet me partnerët dhe informimi në mënyrë periodike i tyre, është një vlerë e shtuar në rezultatet e punës së Policisë së Shtetit.

Page 53: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 53

ÇAKO ka falënderuar përfaqësuesit e Guradia Di Finanza dhe të Universitetit të Napolit, të Misioneve ICITAP, PAMECA dhe të OSBE-së, si dhe të gjithë Oficerët Ndërlidhës Policorë të atashuar në vendin tonë, për marrëdhëniet mjaft të mira të bashkëpunimit, për asistencën e tyre në punën dhe veprimtarinë e përditshme të Policisë së Shtetit, si dhe për kontributin e dhënë në luftën pa kompromis që po zhvillon Policia e Shtetit kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, por dhe ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Koordinatori i Policisë së Shtetit për misionin e fluturimeve bëri një prezantim të detajuar në lidhje me masat dhe zbatimin e misionit të fluturimeve për zbulimin e parcelave me cannabis me avion të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Universitetit të dytë të Napolit. Prezantimi ishte gjithëpërfshirës duke dhënë fakte e rezultate të bashkëndara edhe me palën italiane të Guardia di Finanza dhe Universitetin e Dytë të Napolit prezent në takim. Edhe këtë vit janë arritur rezultate mbresëlënëse të shkatërrimit të sipërfaqes së identifikuar nga misioni italian i fluturimeve. Për t’u theksuar është fakti se në dy fluturimet e fundit të Guardia di Finanza nuk janë gjetur më parcela të mbjella me cannabis, duke dhënë një dëshmi të pakundërshtueshme në lidhje me ndërhyrjet e Policisë së Shtetit në terren. Më tej, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin QATO ka bërë prezent për të pranishmit rezultatet e deritanishme në këtë fushë, ku ndër të tjera vlen të theksohet se këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, me kërkesë të Ministrit Tahiri, monitorimi nga ajri është bërë në të gjithë vendin, duke shtuar edhe orët e fluturimit. Gjithë rezultatet tregojnë për një angazhim total të Policisë së Shtetit, për një kontroll shumë herë më të mirë, për një rritje rreth 5 herë më shumë të operacioneve në terren, për ndihmesën e madhe të dhënë nga ICITAP për GPS për të gjetur koordinatat e dhëna nga monitorimi ajror, për shtim të orëve të fluturimit të avionit të Guardia Di Finanza duke monitoruar jo më zona me risk, por të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Prof. Dr. Carmine Gambardella, Dekan i Universitetit të Dytë të Napolit, njëkohësisht dhe Drejtor i Qendrës “BENECON”, theksoi se gjatë periudhës së monitorimit nuk është evidentuar asnjë problematikë dhe teknologjia e përdorur këtë vit ka qenë 100% e saktë. Gjatë takimit, përfaqësuesit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës Policorë, e cilësuan këtë takim shumë të vlefshëm si dhe mjaft pozitive këtë formë komunikimi e informimi të vendosur së fundmi, çka tregon transparencën Policisë së Shtetit gjatë punës së saj.

TAKIM: ÇAKO-MRDOVIÇ, BASHKËPUNIMI NDËRMJET DY ORGANIZATAVE TË POLICISË ËSHTË MJAFT I FRYTSHËM DHE I SUKSESSHËM Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Shqipërisë Z. Dusan MRDOVIÇ. Ambasadori i Malit të Zi në Republikën e Shqipërisë, Z. MRDOVIÇ i ka përcjellë Drejtorit të Policisë Z. ÇAKO, vlerësimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të Malit të Zi, për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë mes dy Policive. ÇAKO dhe MRDOVIÇ theksuan se bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe i frytshëm ndërmjet dy organizatave të Policisë i shërben rendit e sigurisë në Rajon.

Page 54: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 54

Ky bashkëpunim është i konkretizuar në marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme si kontrolli kufitar, në luftën ndaj trafiqeve dhe kontrabandës, terrorizmit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunimin për krijimin e lehtësirave gjatë sezonit turistik etj. Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën ndaj terrorizmit, krimit të organizuar e kontrabandës, si dhe në bashkëpunimin për menaxhimin e flukseve migratore. Ambasadori MRDOVIÇ identifikoi disa nga protokollet dhe projektet të cilat janë tepër të rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si programi ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, i financuar nga fondet e BE, marrëveshjet e firmosura në fushën e turizmit e kontrollit kufitar, etj. Ambasadori theksoi gatishmërinë dhe ndihmën e tij për realizimin e marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit. Në përfundim të takimit, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO i dhuroi në shenjë respekti Ambasadorit MRDOVIÇ, stemën e re të Policisë së Shtetit.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME DHE DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT PRITËN NJË DELEGACION TË NIVELIT TË LARTË TË POLICISË ITALIANE

Ministri I Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Policisë së Shtetit pritën në një takim një delegacion të Policisë Italiane të kryesuar nga Zëvendësdrejtori i Policisë Italiane dhe njëkohësisht Drejtori i Policisë Kriminale Prefekti Antonio Cufalo, në lidhje më çështjet në interes të përbashkët për bashkëpunimin institucional, misionin e fluturimeve, aktmarrëveshjet në proces dhe misionet PAMECA IV e PAMECA V. Z. Tahiri dhe Z. Çako gjatë takimeve të zhvilluara theksuan bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm dhe rezultatet pozitive falë tij, si edhe ndihmën e dhënë policisë shqiptare në luftën kundër kriminalitetit, trafiqeve dhe paligjshmërisë në tërësi.

Page 55: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 55

Ndërkohë u evidentua fakti se me mbështetjen e qeverisë italiane, edhe këtë vit po monitorohet territori i vendit, për të identifikuar dhe asgjësuar bimët narkotike. Ministri i punëve të Brendshme shtroi nevojën për mbështetjen edhe të parterëve të tjerë, për të patur rezultate sa më solide në luftën kundër krimit të organizuar. Palët ranë dakord për rritjen e shkëmbimit të informacioneve në kohë reale në aspektin operativ, si dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit. Ministri i Punëve të Brendshme u dorëzoi Certifikatë Vlerësimi, numrit 2 të policisë italiane Antonino Cufalo dhe Drejtorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gennaro Capoluongo, në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar që kanë dhënë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit.

DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT PRITI NË NJË TAKIM NJË DELEGACION NGA DEPARTAMENTI I SHTETIT TË SHBA-SË Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako priti në një takim Ambasadorin Z. Jacob Walles i shoqëruar nga stafi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Në fokus të takimit ishte diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Gjatë takimit morën pjesë edhe drejtues të tjerë të lartë të strukturave të Policisë së Shtetit. Delegacioni i Departamentit të Shtetit të SHBA-së u pritën në një takim edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme Z. Saimir Tahiri.

MBI ZHVILLIMIN E NJË TAKIMI ME AUTORITETET BRITANIKE TË LUFTËS KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KRIMEVE TË RËNDA PËR MIGRACIONIN Në ambientet e Policisë së Shtetit u zhvillua një takim pune mes një delegacioni të Policisë Kufitare dhe Migracionit të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin, Z.Genc Merepeza dhe një delegacioni të Mbretërisë së Bashkuar kryesuar nga z. Richard Riley, Drejtor për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Zyrën për Siguri dhe Antiterrorizëm. Në qendër të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve të renda dhe terrorizmit.

INAUGUROHET KOMISARIATI I RI POLICOR NË DIVJAKË Inaugurohet Komisariati i ri policor në Divjakë. Në ceremoni morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, deputeti i zonës Erjon Braçe dhe drejtues të Njësisë Vendore. Më parë në Divjakë ekzistonte një stacion policie jashtë kushteve minimale për të ofruar shërbim për qytetarët, por edhe për vetë punonjësit e policisë. Rikonstruksioni i plotë i godinës dhe ambienteve përreth u krye në bashkëpunim me biznesin vendas dhe Bashkinë e Divjakës. Komisariati u shërben 54 mijë banorëve të zonës. Në Zyrën e Shërbimit Unik për Qytetarët, trajtohen në ditë rreth 15 raste.

Page 56: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 56

Me ndarjen e re territoriale, nisur edhe nga fakti që Bashkia Divjakë përfshin edhe parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta, ishte e nevojshme ngritja e këtij Komisariati. Divjaka është një zonë mjaft e frekuentuar nga pushuesit dhe turistët sidomos gjatë sezonit veror.

INAUGUROHET PËRFUNDIMI I PUNIMEVE PËR NDËRTIMIN E REPARTIT TË FNSH-SË, NË VAQARR, TIRANË

Më datë 23.09.2016 u zhvillua ceremonia e inaugurimit të punimeve të kryera për ndërtimin e godinës së re të Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, një investim i Qeverisë Shqiptare. Në ceremoni mori pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Z. Saimir TAHIRI. Gjatë prononcimit për mediat e pranishme ndër të tjera, Ministri i Punëve të Brendshme theksoi: “Unë falenderoj pa asnjë diskutim Komisionin e Sigurisë. Sepse në të gjitha rastet dhe në të gjitha sfidat me Policinë e Shtetit ka qenë një mbështetje absolute, nga njëra anë për reformimin e kuadrit ligjor dhe normativ për Policinë e Shtetit, nga ana tjetër për të mbështetur aksionet e Policisë në përballjen e të gjitha sfidave që kemi.

Page 57: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 57

Sot është një ditë e lumtur për efektivët e Policisë në Komisariatin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Kushtet kanë qenë skandaloze. Praktikisht, përveç sakrificës për të luftuar krimin në rrugë, ishte sakrificë edhe të ishe punonjës policie dhe të ushtroje detyrën këtu. Me këtë investim të Qeverisë Shqiptare që shkon mbi 6 milion euro, ne sot përurojmë mjediset ndoshta më moderne të Forcave Speciale në Shqipëri në mënyrë absolute, por edhe në rajon. Ky është një angazhim i yni i përmbushur. Sepse ne besojmë që Policia e Shtetit duhet të jetë në kushtet infrastrukturore dhe teknologjike për të bërë ashtu siç duhet detyrën. Ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar betejën tonë, bashkë me qytetarët, për të fituar çdo ditë besimin e tyre për ta bërë Shqipërinë më të sigurt. Çdo akuzë, çdo baltë që hidhet mbi ne, është një konfirmim i punës së mirë që bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit. Dhe gjithçkaje që kemi bërë deri më sot i vëmë vetëm një emër: nxitje e nevojshme për të vazhduar përpara me reformat, me punën e Policisë, me shërbimin ndaj qytetarëve, me rritjen e besimit, me rritjen e investimeve në infrastrukturë e teknologji, sepse kjo është Policia që duam për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. .... Sot përurojmë repartin e Forcave Speciale, këtë godinë të re me një investim të qeverisë shqiptare që shkon mbi 6 milion euro. Kemi përuruar Zyrat e Shërbimit në thuajse gjithë Tiranën. Shumë shpejt fillojnë punimet për Komisariatin nr.6 në Tiranë (që ishte një ndër njollat e turpit të Policisë në Tiranë). Kemi përfunduar në të gjitha qytetet kryesore Zyrat e Shërbimit për qytetarët. Janë rritur mbi gjashtëfish telefonatat e qytetarëve në Sallën e Komandimit të Policisë Tiranë, kjo falë numrit “112” dhe rritjes së kapacitetit për të mos refuzuar asnjë telefonatë (pra sot nuk ka qytetar që të thotë: “Më doli telefoni i zënë”, apo “Nuk e kap njeri”). Pra kemi ndërtuar një infrastrukturë të tërë për t’i dhënë mundësi punonjësve të Policisë ta besojnë realisht që janë në shërbim të qytetarëve – dhe nuk janë aty as për të qenë kamzhiku i qytetarëve, as për të qenë shërbëtorët e atyre që shkelin ligjin. Po janë në shërbim të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi që janë mbi 99 % e qytetarëve. Ne kemi shumë besim se sfidat që kemi përpara janë shumë më të vështira se gjithçka kemi

Page 58: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 58

përmbushur ne. Po bëjmë një punë kolosale në luftën kundër paligjshmërisë, informalitetit, kriminalitetit. Po bëjmë një punë kolosale për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët, për të rritur besimin e tyre, gjë që tregohet dhe nga rezultatet. Po bëjmë një punë kolosale për t’i shërbyer qytetarëve. Kjo është sfida jonë.”

INAUGUROHET GODINA E RE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME.

Inaugurohet godina e re e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas një rikonstruksioni të plotë

të saj, që mungonte prej dekadash. Qeveria akordoi rreth 405 mln lekë për rikonstruksionin e

godinës dhe mobilimin e saj.

Nëse ka një institucion shtetëror me rrezikshmëri më të lartë ku jeta lufton me krimin dhe vdekjen, është pikërisht ai i policit. Dhe sot nuk mund të përurohej kjo godinë e rikonstruktuar, pa lënë një gjurmë në kujtim të atyre që lanë gjurmë, duke u kushtuar një memorial atyre që rendit dhe sigurisë i kushtuan jetën. Muri i Kujtesës bashkon në nderimin e përbashkët ndaj atyre që shtetit dhe shoqërisë i shërbyen me trimëri, vetëmohim, ndershmëri, përulësi dhe dinjitet. Ylli i 264-rt në Murin e Kujtesës, që u vendos nga Kryeministri Edi Rama, ministri Tahiri dhe familjarë të tij, i përket Dëshmorit të Atdheut Ardian Kodra, ish-punonjës i FNSH-së së Shkodrës, rënë në krye të detyrës.

Në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Brendshme u krijua pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar më 28 nëntor 1912. Pranë sheshit "Skënderbej", në bllokun e ndërtesave të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore të shtetit shqiptar, ndërtuar në fund të viteve 1930, qëndron prej vitit 1945 edhe godina e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Page 59: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 59

Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në ceremoni: Unë do kisha dashur shumë që ftesës sime t’i ishin përgjigjur pozitivisht të gjithë ish-ministrat e Brendshëm. Pra, të gjithë ata kush më shumë e kush më pak, kanë shpenzuar kohë (e jo pak) në këto zyra. Kanë punuar e janë përpjekur që të bëjnë më mirë, pavarësisht shkallës së suksesit. Ndoshta do të duhet akoma dhe disa vite për t’u bërë bashkë ish-a dhe aktualë, majtas dhe djathtas, për të nderuar kujtimin e dëshmorëve të atdheut në një institucion që tashmë ka ndryshuar rrënjësisht fytyrën. Kush ka hyrë në këtë godinë në çerekshekullin e fundit (qytetar qoftë, punonjës i administratës apo dhe drejtues të institucionit) e ka ndjerë rrënimin e tejskajshëm të ministrisë ndoshta më të nevojshme për qytetarët. E ndërtuar rreth viteve 1930, deri para pak muajsh, nuk ishte parë kurrë një dorë që t’i pastronte ndryshkun, plehrat deri tek muret e tavanet që binin. Unë jam i sigurt se kritikët kronikë do thonë edhe sot "I bëtë lekët zyra", apo akoma më keq "Shqipëria ka shumë halle". Ka shumë halle të tjera, ç‘merreni me këtë punë. Po mendoj që është shumë gabim. Jo se Shqipëria nuk ka halle të tjera, por sepse atë pak buxhet që shpenzuam për thuajse të rindërtuar nga fillimi Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë dinjitet i shtetit, i administratës, i qytetarëve dhe të gjithë atyre që presin të marrin shërbim nga çdo zyrë e kësaj ministrie. Falë mirëkuptimit dhe kujdesit të veçantë të Kryeministrit, pas më shumë se 80 vjetësh Ministria e Punëve të Brendshme ka më në fund një fytyrë dinjitoze, e rikonstruktuar plotësisht. Dhe kujdes (për kritikët): nuk është vetëm fasada. Ekspertë të trashëgimisë janë kujdesur nga themelet tek detajet, për të nxjerrë në dritë atë që arkitektët italianë kanë ndërtuar para 80 viteve, e që sot mbijeton ende. Unë jam shumë i lumtur që këtu sot me ne janë edhe familjarët e dëshmorëve, të punonjësve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Ky institucion që për secilin prej tyre ishte shtëpia e dytë, është sot shtëpia e dytë për familjarët e tyre. Ndaj në ballë të tij kemi bërë “Murin e Kujtesës”, ku çdo yll i përjetshëm në këtë mur është mirënjohja jonë e madhe për shpirtin, sakrificën, punën dhe dashurinë e familjes e kolegëve ndaj familjarëve tuaj, punonjësve të policisë që kanë dhënë jetën për ta bërë Shqipërinë më të drejtë dhe më të sigurt. Kush e njeh sakrificën e një punonjësi policie do neveritej nga sulmet e përditshme, madje dhe dy herë në ditë, ndaj Policisë së Shtetit. Ish-Kryeministri e quan ‘çunat e krimit’. Ish-ministri i Brendshëm, sot kryetar i opozitës e quan ‘bandat me uniformë të Saimir Tahirit dhe Edi Ramës’. Marr shembull. Sot një mjet lundrues me lëndë narkotike u kap në Itali pas një operacioni mjaft të suksesshëm të policisë sonë dhe pas informacionit që u dhamë partnerëve italianë. Në mos kanë dalë, prisni kur të dalin e të na akuzojnë prapë sot, pavarësisht se ky është një sukses i policisë dhe besimit reciprok që kemi me partnerët. E meqë Policia Italiane të paktën deri tani ka kapur vetëm mjetin dhe jo trafikantët, ju siguroj me shumë bindje që askush nga opozita në Itali nuk do të dalë në konferencë për shtyp dhe të akuzojë Policinë Italiane se i lanë vetë me dashje trafikantët të iknin. Kjo e jona është një betejë e dyfishtë: njëherë me krimin në çdo cep të Shqipërisë, e po kaq me baltën këtu në kryeqytet.

Page 60: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 60

Por unë kam një mesazh për të njëmbëdhjetë mijë punonjësit e Policisë së Shtetit. Mos u mërzisni. Vazhdoni luftoni. Dhe fitoni çdo betejë, në çdo rrugë dhe çdo cep të Shqipërisë. Kjo këtu e akuzave dhe e baltës, sado e përditshme, fatkeqësisht është thjesht politikë. Ajo që nuk duhet të shohim më me sy, që duhet me patjetër të hedhim pas krahëve njëherë e mirë. Por është thjesht politikë. Të nderuar miq. Ata që sot mbajnë lloj-lloj epiteti e që shohin thuajse çdo vakt lajme e akuza nga më të ndryshmet, janë djem dhe vajza, burra dhe gra, me disa ditë apo me mbi dyzet vite punë mbi shpatulla duke sakrifikuar familjen, shoqërinë, nervat, shëndetin, në disa raste dhe jetën për të bërë "Shqipërinë që kemi ëndërruar" (atë që sot të gjithë e themi me gojë disa dhe çirren duke bërtitur, po që jo të gjithë janë gati për të vepruar qoftë duke lëvizur edhe një gisht që ëndrra jonë të mos mbetet vetëm e tillë). Ai punonjësi i Policisë, që secili prej nesh sheh në kryqëzim herë duke drejtuar në trafik, herë duke vënë një gjobë për ata që nuk binden, herë duke ndihmuar ndonjë fëmijë apo të moshuar të kalojë rrugën, sakrifikon për ne qytetarët e tjerë duke ndenjur mbi tetë orë më e pakta në këmbë. Mes pluhurit, diellit, shiut. Me shoferë të sjellshëm apo arrogantë, ndonjëherë me dinjitarë biznesi apo televizionesh të çdo lloji, që gjatë ditës bëjnë luftën të fusin veten te elita e vendit, por që para policit dalin disa arrogantë të pandreqshëm. Nga ana tjetër ka shumë që dinë të bashkohen për sfida që askush nuk i ka dhe as i fiton i vetëm. Dje shihja në lajme shumë përfaqësues të medias dhe të artit, të cilët kishin dhënë shembullin personal thjesht me një foto, për të sensibilizuar qytetarët të lidhin rripin e sigurimit. Dhe unë gjej rastin t’i falënderoj. Sepse është saktësisht ky shembulli që duhet t'i japim çdo qytetari. Se respekti ndaj ligjit nuk është çështje llogarie ndaj shtetit dhe ndaj policisë. Por është çështje kontributi më së pari ndaj fëmijës dhe familjes tënde, e më pas ndaj shtetit që të gjithë bashkë duhet të ndërtojmë. Punonjësit e policisë që sakrifikojnë në shërbim të qytetarëve janë prindërit e fëmijëve, bijtë e nënave, vëllezërit, motrat, miqtë dhe shokët e secilit prej nesh, që sot sakrifikojnë, shërbejnë dhe besohen më shumë nga qytetarët - e në fakt ka rrogë që nuk përputhet kurrkund me sakrificën. Ndaj z. Kryeministër, do të doja t’ju kërkoja dhe njëherë të shihni me shumë përparësi, për sa është e mundur, rritjen e pagave për punonjësit e policisë. Kjo është pa diskutim qeveria e parë dhe ju Kryeministri i parë, që i keni rritur brenda një mandati pagat e punonjësve të policisë deri në 25% minimumi, siç ndodhi në janar 2014. Por ju siguroj se afro 11 mijë punonjësve të policisë dhe familjeve të tyre, lajm më të mirë sesa rritja e pagave, nuk do mund t’u jepni. Po përmirësojmë në themel infrastrukturën, teknologjinë, mjetet e çdo instrument të punës për Policinë e Shtetit, për ta bërë më të lehtë përmbushjen e detyrës. Kemi përmirësuar ligjin, po përmirësojmë mjediset e punës. Shumë shpejt do përfundojmë (bashkë me partnerët) uniformat e reja, sepse ne kemi vetëdijen që Policia e Shtetit është fytyra e ligjit, është pasqyra e kulturës sonë për të respektuar njëri-tjetrin e bashkë të respektojmë shtetin ku sundon ligji, rregulli e mbi të gjitha drejtësia.

Page 61: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 61

Kemi rezultate kundër paligjshmërisë dhe kriminalitetit që deri dje ishin fare-fare të paimagjinueshme, por që nuk janë kurrë, ende sot, të mjaftueshme. Përkundrazi, janë vetëm nxitja e duhur për secilin prej nesh për të vazhduar sfidat që kemi përpara. Unë më i pari por i gjithë ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i Policisë së Shtetit jemi absolutisht të vetëdijshëm që ka ende shumë për të bërë. E nuk do ketë një ditë që nuk do fitojmë nga një betejë. Në emër të punonjësve të Policisë që dhanë jetën për atdheun, me forcën e familjeve, shokëve, miqve dhe kolegëve të tyre, me besimin e qytetarëve që sot na besojnë shumë më shumë sesa dje, për gjithçka kemi bërë dhe për gjithçka na duhet ende të bëjmë, ju falenderoj shumë. Urime për godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Unë përulem me shumë respekt dhe mirënjohje për punën dhe veprën e dëshmorëve të atdheut, punonjësve të Policisë së Shtetit që ranë në krye të detyrës. Faleminderit.

CEREMONIA E LAMTUMIRËS SË DËSHMORIT TË ATDHEUT, INSPEKTOR ARDIAN KODRA - SHKODËR "Vepra jote dhe e qindra kolegëve te tjerë që flijuat jetën për të mbrojtur jetën, do të jetë burim frymëzimi në punën tonë, motiv për Gjeneratën e re të Policisë".

Page 62: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 62

GJATË CEREMONISË SË LAMTUMIRËS TË PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT, INSPEKTOR ERVIN HAXHIU, I CILI HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS ME DATË 25.09.2016 Lamtumirë kolegu ynë. T'u prehtë shpirti në paqe. Do mbetesh përherë në mendjen dhe zemrën tonë.

CEREMONI PËR DORËZIMIN E “ÇERTIFIKATËS SË KARRIERËS” Drejtues Gëzim MAHMUTAJ

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO i akordoi “Çertifikatën e Karrierës” me motivacionin “Për merita dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në Shërbim të Policisë së Shtetit”, Drejtues Gëzim MAHMUTAJ, Shef i Sektorit të Kartotekës për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal. Gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Policisë së Shtetit, Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani JAUPI në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues i Lartë Ardian ÇIPA i ka dorëzuar “Certifikatën e Karrierës” Drejtues Gëzim MAHMUTAJ. Z. JAUPI gjatë fjalës së rastit në emër edhe të Drejtorit të Policisë së Shtetit, shprehu vlerësimin për punën profesionale të Drejtues Gëzim MAHMUTAJ si dhe për rezultatet e larta të arritura prej tij në përmbushjen e detyrës. “Vlerësoj kontributin tuaj në këto 35 vjet punë në Policinë e Shtetit dhe gatishmërinë për përmbushjen e detyrave të ngarkuara. Dorëzimi i “Certifikatës së Karrierës” përkon dhe me 60 vjetorin e lindjes dhe shpreh konsideratat më të larta për profesionalizmin tuaj”. Në vijim të ceremonisë Z.MAHMUTAJ shprehu mirënjohjen për vlerësimin e marrë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO.

Page 63: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 63

“Ju falenderoj për vlerësimin e madh të punës time, falenderoj gjithë kolegët sepse falë mbështetjes së tyre kemi arritur rezultate pozitive". Kjo formë vlerësimi dhe marrëdhënie e vendosur së fundmi mes eprorëve dhe vartësve është një motivim për të gjithë organizatën e Policisë si dhe për të respektuar gjeneratat në Polici". Gjithashtu vlerësim për kontributin e z. MAHMUTAJ ka dhënë edhe Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues i Lartë Ardian ÇIPA, duke i uruar suksese në vazhdimësi. Në përfundim të ceremonisë janë zhvilluar takimet e përshëndetjet e rastit nga kolegët, përfaqësues të Drejtorisë së Policisë së Shtetit që ishin pjesëmarrës.

CEREMONI PËR DORËZIMIN E “MEDALJES SË NDERIT” Z. Gledis NANO DHE Z.Vehbi BUSHATI

Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Saimir TAHIRI i akordoi “Medaljen e Nderit” me motivacionin ““Për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në ndjekjen, hetimin dhe goditjen e aktiviteteve terroriste në Republikën e Shqipërisë.”, Z. Gledis NANO Drejtor i Antiterrorit dhe Z. Vehbi BUSHATI Zv/Drejtor i Antetrrorit. Gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Policisë së Shtetit, Ministri i Punëve të Brendshme i dorëzoi “Medaljen e nderit” dy drejtuesve të Drejtorisë së Antiterrorit. Gjatë ceremonisë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako vlerësoi punën e kryer nga Drejtori i Antiterrorit dhe operacionet e suksesshme të zhvilluara prej saj në bashkëpunim edhe me partnerët. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, miq, familjarë dhe kolegë të dy punonjësve të policisë të vlerësuar me medalje nderi.

POLICIA E SHTETIT KA VIJUAR FUSHATËN SENSIBILIZUESE PËR RRITJEN E PARAMETRAVE TË SIGURISË RRUGORE NË TË GJTIHA QAQET E VENDIT Policia e Shtetit ka vijuar fushatën për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve, për vendosjen e rripit të sigurimit, për zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor. Kodi rrugor i ndryshuar parashikon që për mos zbatim të nenit 170, masa administrative varion nga 5.000 deri në 15.000 lekë, si dhe masa plotësuese pezullim i lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit. Fushata sensibilizuese nga Policia Rrugore vijoi deri me datën 10.09.2016 ku pati vetëm këshillime dhe pas kësaj date filloi zbatimi i masave administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Page 64: Buletin informativ - mb.gov.alBuletin informativ Aktiviteti i Policisë së Shtetit 1 Shtator - 30 Shtator 2016 . Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 3 Përmbajtja: 1. Hyrje

Aktiviteti i Policisë - Shtator 2016 Faqe 64

Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe në kuadër të fushatës sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor kanë shpërndarë fletëpalosje të ndryshme.

POLICIA E SHTETIT DHE KRYQI I KUQ, NW BERAT ZHVILLUAN NJW AKTIVITET SENSIBILIZUES Në kuadër të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, Seksioni i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë zhvilluar një aktivitet sensibilizues. Ky aktivitet fokusohet në mënyrën se si fëmijët mund të ofrojnë ndihmën e parë për të shpëtuar jetë. Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë mijëra fletë palosje dhe janë këshilluar drejtuesit e automjeteve për vendosjen e rripit të sigurimit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë.