12
NGJALLJA Nr. 9 (188) Viti XVII i botimit SHTATOR 2008 Çmimi 20 lekë Filloi viti i ri shkollor në institucionet arsimore të Kishës Dita e parë nisi me Shërbesën e Ajazmës, Bekimit të Ujit, dhe më pas nxënësit hynë në mjediset bashkëkohore e mikpritëse, ku do nisin betejën për dije edhe për këtë vit shkollor. Shkollat e Kishës Orthodhokse Autoqefale që nisën rrugëtimin në udhën e dijes edhe për këtë vit të ri mësimor janë: Shkolla 9-vjeçare shqiptaro- amerikane “Protagonistët”, në Tiranë, , e cila shpejt pritet të kalojë në mjediset e reja edhe më bashkëkohore, dhuratë e Kryepiskopit Anastas. Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-greke “Frymë dashurie”, në Durrës, nisi edhe ajo vitin e ri mësimor. Atë e frekuentojnë edhe fëmijët e strehuar në “Shtëpinë Orthodhokse të Fëmijëve Shpresa”. Dyert i hapën edhe shkollat e mesme, të cilat sivjet nuk pritën nxënës të rinj, për shkak të kalimit në sistemin 9-vjeçar. Liceu Kishtar “Kryqi i Nderuar”, tashmë me një traditë 10-vjeçare, me rreth 60 nxënës dhe një trupë të zgjedhur pedagogjike, nisi përgatitjen mësimore, por edhe shpirtërore të të rinjve. Nisi mësimet dhe Liceu Kishtar “Kryqi i Nderuar”, në Sukth, Durrës, në vitin e tij të dytë. Shkolla e mesme profesionale në Mesopotam, Sarandë është në vitin e saj të tretë. Nxënësit studiojnë në degët informatikë, instalime hidraulike, instalime elektrike dhe instalime frigoriferike. Lexoni në faqet 7-8 Virgjëresha Mari, Nënë e Perëndisë, ikona e gjallë e Kishës Nga Fortlumturia e Tij Danieli, Patriark i Kishës Orthodhokse të Rumanisë Lexoni në faqen 6 KONST ANDINOPOJË, 9 -18 tetor 2008 Do mbahet takimi i Primatëve të Kishave të Shenjta Orthodhokse 1800 fëmijë kosovarë marrin pjesë në kampet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Pesë kampe me rreth 1800 fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu- nën e Malishevës. Shkollat “Imer Krasniqi” dhe “Ilmi Hoti” në Ca- rallukë, “Naim Frashëri” në Banja, “Ibrahim Mazreku” në Malishevë dhe “Naim Frashëri” në Begaj pritën për të shtatin vit radhazi një grup prej 24 të rinjsh orthodhoksë. “Kemi bashkëpunuar me bin- djen që janë aktivitete të frytshme dhe me interes për nxënësit dhe e pashë nga afër në Carallukë që të gjithë fëmijët ishin të kënaqur e të lumtur për punën. Ishte befasi e këndshme për të gjithë ne.” - tha Isuf Morina, drejtor i Drejtorisë Ar- simore në komunën e Malishevës. Aktivitetet ndihmojnë shumë në zhvillimin dhe mentalitetin e fë- mijëve. Ata marrin njohuri në edukatë dhe mësime, duke i përcjellë këto dije gjatë vitit shko- llor. Bedri Krasniqi ka qenë një prej bashkëpunëtorëve të parë me stafin e rinisë orthodhokse që në kampin e parë dhe tregon se kjo miqësi ka qenë plotësisht e sinqer- të. “Pas lufte kemi qenë në kontakt të herëpashershëm, pasi Kisha, përveç aktiviteteve na ka ndihmuar me bibliotekën e shkollës që të kri- jojmë një mjedis sa më të mirë dhe me tituj librash të shtëpive botuese atje, tituj të dublikuar dhe libra për të rinjtë e Malishevës”,- thekson mësuesi i fshatit Carallukë. Bedriu kujton se fëmijë e të rri- tur të traumatizuar pas luftës së vitit 1999 kishin nevojë për çlodhje dhe qëllimi ishte që fëmijët të argëto- heshin me lojëra të mrekullueshme për të harruar mundimet e luftës. “Aktivitetet kanë sjellë relaksim, kanë ndihmuar që unë si arsimtar ta organizoj mësimin në një nivel shumë më të lartë e cilësor. Disa nga elementët që na kanë ndihmuar gjatë procesit mësimor nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë- risë janë: metoda bashkëkohore e punës me fëmijët, si dhe puna në grupe. Duke qenë nënshkrues të Kartës së Bolonjës, duhej që puna e procesit mësimor të bëhej në grupe dhe kjo punë në shkollën tonë nisi para se të fillonte kjo reformë me ndihmën e Kishës. Ne si staf i shkollës së Carallukës e kemi pasur më të lehtë të punojmë me nxënësit në këtë formë”. Programi i sivjetshëm i këtyre kampeve përmbante lojëra, këngë me lëvizje, diskutime mbi aspekte të ndryshme të lirisë, e cila ishte edhe tema qendrore e veprimtarisë. Kjo temë u fokusua në çështje të tilla si: respekti, vetëkontrolli dhe përgjegjësia. Veprimtaria vazhdonte edhe me lojëra në grup të madh, punëdore, lojëra sportive dhe festivali mbyllës i kampit, ndërsa në fund shtrohej një darkë për nder të arsimtarëve të këtyre shkollave. Drejtori i një prej shkollave. z. Mi- fail Krasniqi, tha: “Fëmijët më shu- më se kushdo tjetër kanë nevojë për aktivitete të tjera, edhe luajnë, edhe gëzohen, edhe kënaqen edhe mësojnë dhe kanë vërtet nevojë për aktivitete të këtij lloji. Ky është një bashkëpunim i frytshëm dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur. Edhe mësuesit e prindërit janë të kënaqur (Vijon në faqen 2)

GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

  • Upload
    others

  • View
    25

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

SHTATOR 2008 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 9 (188) Viti XVII i botimit SHTATOR 2008 Çmimi 20 lekë

Filloi viti i ri shkollornë institucionetarsimore të Kishës

Dita e parë nisi me Shërbesën eAjazmës, Bekimit të Ujit, dhe mëpas nxënësit hynë në mjedisetbashkëkohore e mikpritëse, kudo nisin betejën për dije edhepër këtë vit shkollor.Shkollat e Kishës OrthodhokseAutoqefale që nisën rrugëtiminnë udhën e dijes edhe për këtëvit të ri mësimor janë:

Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-amerikane “Protagonistët”, nëTiranë, , e cila shpejt pritet tëkalojë në mjediset e reja edhemë bashkëkohore, dhuratë eKryepiskopit Anastas.Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-greke“Frymë dashurie”, në Durrës,nisi edhe ajo vitin e ri mësimor.Atë e frekuentojnë edhe fëmijëte strehuar në “ShtëpinëOrthodhokse të FëmijëveShpresa”.

Dyert i hapën edhe shkollat emesme, të cilat sivjet nuk pritënnxënës të rinj, për shkak tëkalimit në sistemin 9-vjeçar.Liceu Kishtar “Kryqi iNderuar”, tashmë me njëtraditë 10-vjeçare, me rreth 60nxënës dhe një trupë tëzgjedhur pedagogjike, nisipërgatitjen mësimore, por edheshpirtërore të të rinjve.Nisi mësimet dhe Liceu Kishtar“Kryqi i Nderuar”, në Sukth,Durrës, në vitin e tij të dytë.Shkolla e mesme profesionalenë Mesopotam, Sarandëështë në vitin e saj të tretë.Nxënësit studiojnë në degëtinformatikë, instalimehidraulike, instalime elektrikedhe instalime frigoriferike.

Lexoni në faqet 7-8

Virgjëresha Mari, Nënë e Perëndisë,ikona e gjallë e Kishës

Nga Fortlumturia e Tij Danieli,Patriark i Kishës Orthodhokse të Rumanisë

Lexoni në faqen 6

KONSTANDINOPOJË, 9 -18 tetor 2008

Do mbahet takimi i Primatëve tëKishave të Shenjta Orthodhokse

1800 fëmijë kosovarë marrin pjesë në kampete Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Pesë kampe me rreth 1800fëmijë të shkollave kosovare uorganizuan gjatë muajit gusht dheshtator nga Kisha OrthodhokseAutoqefale e Shqipërisë në komu-nën e Malishevës. Shkollat “ImerKrasniqi” dhe “Ilmi Hoti” në Ca-rallukë, “Naim Frashëri” në Banja,“Ibrahim Mazreku” në Malishevëdhe “Naim Frashëri” në Begajpritën për të shtatin vit radhazi njëgrup prej 24 të rinjsh orthodhoksë.

“Kemi bashkëpunuar me bin-djen që janë aktivitete të frytshmedhe me interes për nxënësit dhe epashë nga afër në Carallukë që tëgjithë fëmijët ishin të kënaqur e tëlumtur për punën. Ishte befasi ekëndshme për të gjithë ne.” - thaIsuf Morina, drejtor i Drejtorisë Ar-simore në komunën e Malishevës.Aktivitetet ndihmojnë shumë nëzhvillimin dhe mentalitetin e fë-mijëve. Ata marrin njohuri nëedukatë dhe mësime, duke ipërcjellë këto dije gjatë vitit shko-llor.

Bedri Krasniqi ka qenë një prejbashkëpunëtorëve të parë mestafin e rinisë orthodhokse që nëkampin e parë dhe tregon se kjomiqësi ka qenë plotësisht e sinqer-të. “Pas lufte kemi qenë në kontakttë herëpashershëm, pasi Kisha,përveç aktiviteteve na ka ndihmuarme bibliotekën e shkollës që të kri-jojmë një mjedis sa më të mirë dheme tituj librash të shtëpive botueseatje, tituj të dublikuar dhe libra përtë rinjtë e Malishevës”,- theksonmësuesi i fshatit Carallukë.

Bedriu kujton se fëmijë e të rri-tur të traumatizuar pas luftës së vitit1999 kishin nevojë për çlodhje dheqëllimi ishte që fëmijët të argëto-heshin me lojëra të mrekullueshmepër të harruar mundimet e luftës.“Aktivitetet kanë sjellë relaksim,kanë ndihmuar që unë si arsimtarta organizoj mësimin në një nivelshumë më të lartë e cilësor. Disanga elementët që na kanë ndihmuargjatë procesit mësimor nga KishaOrthodhokse Autoqefale e Shqipë-risë janë: metoda bashkëkohore epunës me fëmijët, si dhe puna nëgrupe. Duke qenë nënshkrues tëKartës së Bolonjës, duhej që punae procesit mësimor të bëhej nëgrupe dhe kjo punë në shkollën tonënisi para se të fillonte kjo reformëme ndihmën e Kishës. Ne si staf ishkollës së Carallukës e kemi pasurmë të lehtë të punojmë me nxënësitnë këtë formë”.

Programi i sivjetshëm i këtyre

kampeve përmbante lojëra, këngëme lëvizje, diskutime mbi aspektetë ndryshme të lirisë, e cila ishteedhe tema qendrore e veprimtarisë.Kjo temë u fokusua në çështje tëtilla si: respekti, vetëkontrolli dhepërgjegjësia.

Veprimtaria vazhdonte edhe melojëra në grup të madh, punëdore,lojëra sportive dhe festivali mbyllësi kampit, ndërsa në fund shtrohejnjë darkë për nder të arsimtarëvetë këtyre shkollave.

Drejtori i një prej shkollave. z. Mi-fail Krasniqi, tha: “Fëmijët më shu-më se kushdo tjetër kanë nevojëpër aktivitete të tjera, edhe luajnë,edhe gëzohen, edhe kënaqen edhemësojnë dhe kanë vërtet nevojë përaktivitete të këtij lloji. Ky është njëbashkëpunim i frytshëm dhe jemijashtëzakonisht të kënaqur. Edhemësuesit e prindërit janë të kënaqur

(Vijon në faqen 2)

Page 2: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

2 NGJALLJA SHTATOR 2008

Jeta e Krishtit për ne të kri-shterët është e gërshetuar me stu-dimin fetar. Lexojmë jetën e etërveoshënarë të Kishës sonë dhe ush-qehemi shpirtërisht me mësimet eurta të tyre. “Jerontikon” është njëpërzgjedhje e katër librave të Ever-gjetinosë.

Bizantinët quanin “jerontë”, (tëmoshuar), etërit e shkretëtirës, mu-rgjit, qinovjartët (ata që jetonin nëvëllazëri) dhe eremitët, jo vetëm tëmoshuarit, por edhe ata që kishinmendim të pjekur, fjalë “me kripëe shije” dhe jetë të shenjtë.

Njëri prej etërve të dëgjuar të shkretëtirës, i thirri njëherë “ava”murgut të ri Agathon. Një tjetër që e dëgjoi, i tha:

- Që tani e bëre ava?- Nuk e bëra unë, - u përgjigj ai, - por mënyra e jetesës së tij.

Duke lexuar jetën e jerontëve do të kuptojmë se ata nuk janë per-sona të vetmuar që jetojnë të veçuar, vetëm për veten e tyre. Ata kanëformuar një shoqëri të vërtetë, të cilën do ta kishte zili dhe shoqëriaidealiste më e qytetëruar. Por më mirë, le t’ia lëmë t’i nxjerrë konklu-zionet vetë lexuesi.

Lexim të mbarë dhe me përfitim shpirtëror!

JERONTIKON(Urtësia e etërve të shkretëtirës)

Pas takimit të parë në Sibiu tëRumanisë dhe Asamblesë së TretëEkumenike që u mbajt në shtatortë vitit të kaluar, rreth 40 përfaqë-sues nga 18 shtete të ndryshme tëkontinentit që punojnë në mediat ekrishtera evropiane u mblodhën nëGjenevë të Zvicrës, nga 5-7 shtator2008, për të themeluar rrjetin epërfaqësuesve të mediave të kisha-ve evropiane me emrin PONEC.Ky rrjet mbështetet nga Zyra e Ko-munikimit pranë Këshillit Evropiantë Kishave (CEC). Edhe Kishajonë u përfaqësua në këtë takim.“Duke e konsideruar rolin e komu-nikimit profesional të kishave si njëthirrje të veçantë, qëllimi i PONECështë të forcojë komunikimin ebrendshëm, të jashtëm dhe dialogunndërfetar përmes shkëmbimit tëpraktikave më të mira, duke inku-rajuar lidershipin e kishave euro-piane dhe për ta integruar atë në

Krijohet rrjet mediatik i kishave evropianenjë dimension të ri, në mënyrë qëzëri i kishave të krishtera të dë-gjohet qartë në Evropë dhe insti-tucionet e saj” ishte thelbi i dekla-ratës së përbashkët të PONEC.

Qëllimi i këtij rrjeti të ri mediatiktë kishave është shkëmbimi ieksperiencave profesionale, mble-dhja e informacioneve dhe lançimii tyre në mediat kishtare kudo nëEvropë. PONEC bashkon të gjithëpërfaqësuesit e departamenteve tëkomunikimit të kishave evropianenë trupin ekumenik (kishat angli-kane, katolike e vjetër, orthodhoksedhe protestante) duke ndjekur trehapa të rëndësishëm: ndërtimi iurave të reja të komunikimit, shpre-sa për të ardhmen e bashkëpunimitdhe vizioni i ri në teknologjinë e rebashkëkohore.

Ky rrjet do të punojë përmeskomunikimit të rregullt elektronik

(me seksion interaktiv në faqen einternetit të Këshillit Evropian tëKishave ww.cec.kek.org) dhe nërastet e takimeve dhe mbledhjevetë këtij Këshilli.

PONEC do të ofrojë hapësirëpër anëtarët që të reflektojnë nëstrategjitë e komuniteteve të kri-shtera në Evropë dhe të shkëmbej-në “praktikat e mira”. Në veçanti,PONEC është duke reflektuar përmënyrën se si mund të integrohen

GJENEVË - ZVICËR

dimensionet e komunikimit nëlidershipin e kishave evropiane, sitë forcohet zëri i kishave dhe lëviz-jeve ekumenike dhe të dëgjohet nëmbarë Evropën, në veçanti nëbashkëpunimin me insitucionetevropiane, të rinovohet komunikimipërballë medias sekulare dhe si tërritet anëtarësia në mediat e kri-shtera, duke u përqasur me tekno-logjinë e re të informacionit.

Isidor Koti

Adresa e Kishës Orthodhokse

Autoqefale të Shqipërisë

në Internet:

Internet: www.orthodoxalbania.org

E-mail: [email protected]

Libra të rinj1800 fëmijë kosovarë marrin pjesënë kampet e Kishës

me lumturinë që ndjenë fëmijët etyre”.

Një prej fëmijëve nga Malishe-va, Edona, tregoi se kishte mësuarshumë për lirinë dhe ka dëshirë qëtë marrë pjesë edhe në kampet eardhshme.

“Gjithmonë stafi i të rinjveorthodhoksë sjell risi, diçka rela-ksuese, argëtuese, por mbi të gjitha

ata kanë sjellë diçka që na e kanërrënjosur në zemrat tona: vullnetinpër të qenë njerëz të së ardhmes”,-përfundon mësuesi Bedri Krasniqi.

Të nxitur nga ky aktivitet edhedisa shkolla të tjera kanë shprehurdëshirën që në të ardhmen veprim-tari të ngjashme të zhvillohen edhenë shkollat e tyre.

Gabriela Hope

(Vijon nga faqja1)

Page 3: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

SHTATOR 2008 NGJALLJA 3

Në qoftë se ka ndonjë panairmë të madh, më të ndritshëm dhemë popullor në të gjithë Myzeqenë,ky është përkujtimi i shën Kozmaittë Kolkondasit (1714-1779), që Ki-sha Orthodhokse e kremton më da-tën 24 gusht. Që në vigjiljen e kësajdite, në manastirin e Hyjlindëses tëfshatit Kolkondas, ishin mbledhurme qindra njerëz të ardhur dhe ngazonat përreth.

Në qendër të besimtarëve, që-ndronte Mitropliti i Beratit, ImzotIgnati, i cili udhëhoqi lutjen shumë-orëshe të mbrëmjes, por edhe shër-besat e Mëngjesores dhe Liturgjisë

Hyjnore. Bashkëmeshonin me Krye-bariun e Myzeqesë klerikë të zonës,si edhe klerikë të mikpritur nga ja-shtë. Në të njëjtën mënyrë dëgjojemes bisedave të njerëzve edhe dia-logje në gjuhë të huaja, aq sa arrijetë kuptoje se nuk ndodheshe vetëmnë një panair të madh lokal, por nënjë takim të madh të krishterësh meprejardhje të ndryshme dhe në mendtë vinin historitë e grumbullimit tëkrishterëve të Kishës së hershme qëpërshkruhen te Veprat e Apostujve.

Këtë lloj mbledhjeje të krishterëe shkakton vetëm reputacioni dhenderimi në rritje që gëzon figura e

shën Kozmait, që për ata që e kanëstudiuar jetën e tij dhe kanë lexuarfjalët e tij, përbën një nga predikue-sit më të zjarrtë në kohë të errëtadhe të vështira për krishteriminorthodhoks në krahinat e Shqipëri-së dhe Greqisë. Aq i madh ishtesuksesi i punës së tij misionare dheaq të fuqishme ishin fjalët e tij, saqëtë moshuarit e zonës së Myzeqesëakoma kanë trashëguar si gojëdhë-na brez pas brezi mësimet dhe fja-lët e tij, por sidomos profecitë e tij.

Më ka mbetur në mendje njëtakim me xha Pilon nga Mifoli iVlorës. Në bisedë me të ai më

thoshte se familja e tij mbante mekujdes shumë të madh një bllok tëvogël, të mbështjellë me kapaklëkure të zezë, ku shkruheshin meshkrim dore pjesë nga predikimetdhe profecitë e shën Kozmait. Enë vazhdim ai fillonte dhe citontenjë pjesë të tyre, të cilat i kishtemësuar përmendsh: “Do të vijë njëkohë që karrocat do të ikin pa kuajdhe do të vrapojnë më shpejt selepuri”. (Për makinat) “Do të vijëkoha kur gjithë bota do të lidhet mefije dhe njerëzit do të flasin sikur

(vijon në faqen 4)

Kremtimi i Shën Kozmait në Kolkondas (mbresa)

(vijon në faqen 4)

Rezultatet që u arritën në vitine kaluar dhe puna që do të bëhetnë të ardhmen në Liceun Kishtar“Kryqi i Nderuar”, Sukth, u anali-zuan në një takim, më 11 shtatornë lidhje të ngushtë me veprim-tarinë e Kishës sonë Orthodhokse.

Lidhjet e ngushta midis Kishësdhe shkollës, do të jetë baza e tërëaktivitetit dhe do të përbëjë per-spektivën e lëvizjes për formiminkulturor dhe në veçanti atë shken-cor, edukimin etik dhe estetik, zhvi-llimin fizik dhe mbi të gjitha ngritjenshpirtërore jo vetëm të nxënësveqë do të kalojnë nëpër këtë mjedis,por dhe të banorëve përreth, apovizitorëve etj., që do të marrin kon-takt me të.

I lidhur ngushtë me jetën dhe veprimtarinë e Kishës- Filloi viti i dytë shkollor në Liceun Kishtar “Kryqi i Nderuar”, Sukth -

Në mbledhje u përmend se kra-has treguesve me karakter botë-kuptimor, fetar e shkencor shkollado t’u ofrojë nxënësve dhe njëmjedis komod dhe relaksues, plotme gjelbërim. Edhe pozicioni ishkollës në lartësinë e kodrës , ngaku hapet një panoramë shumë ebukur bëjnë që të gjithë të ndihenmirë.

Trinomi shpirt, trup, mjedis jovetëm është parë në harmonizimine komponentëve përbërës ku secilitdo t’i jepet vlera që i takon, por nëperspektivë puna e detajuar në këtëdrejtim do të përmbushë dheqëllimin që kemi vënë përparashkollës sonë.

Page 4: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

4 NGJALLJA SHTATOR 2008

të jenë në dhomën ngjitur” (Për te-lefonin). Kaq i madh ishte nderimidhe fama që ky shenjt gëzon endenë zemrat e të krishterëve.

Dhe ndoshta çelësi i këtij suksesiishte metodika e retorikës së tij. Aifliste me një gjuhë të thjeshtë dhetë drejtpërdrejtë që shponte zemratdhe ndërgjegjet e dëgjuesve, e ngja-shme me gjuhën e Zotit. Shën Niko-dhim Agjioriti në Martirologun e tijtë Ri do ta krahasonte gjuhën eShën Kozmait të ngjashme me gju-hën e peshkatarëve (apostujve) dheprandaj me të drejtë Kisha i kadhënë këtij shenjti titullin e madh“Isapostull” (= i barabartë me apo-stujt).

Ai e kreu këtë mision të vështirëduke i shkelur me këmbë shumicëne qyteteve dhe fshatrave, i ndihmu-ar nga një shkop e i veshur me thje-shtësinë e rasos së murgut. Kudoqë shkonte hipte mbi një fron dhepredikonte dhe pasi largohej ngultenjë kryq, si kujtim i vizitës së tij

baritore. Edhe sot dihen vendet kuka qëndruar e predikuar shënKozmai.

Në predikimet e tij ndihet frymae thirrjes për pendim, për kthim nëbesimin e drejtë orthodhoks dheruajtjen nga herezitë e ndryshme.Si zgjidhje për këtë ai shikontefinancimin dhe ndërtimin e shko-llave dhe me fondet e mbledhuraprej të pasurve ndërtoi dyqind tëtilla. Ai thellohej edhe në dogmat esakta orthodhokse. Ja sa me thje-shtësi e shpjegon ai doktrinën tri-adologjike: “Perëndia i Tërëmirëdhe i Shumëmëshirshëm, vëllezërite mi, është një; dhe kush thotë seekzistojnë shumë Perëndi, ështëdjall. Është dhe Trini: Ati, Biri dheShpirti i Shenjtë; një Lavdi, njëMbretëri, një Perëndi! Perëndia iTërëmirë dhe i Shumëmëshirshëm,vëllezërit e mi, ka emra të shumtëdhe të ndryshëm. Quhet Dritë,Jetë, Ngjallje. Por emri i Tij kryesorështë Dashuri. Dhe ne, pra, nëseduam ta quajmë Perëndinë tonë

Átë, duhet të kemi dy dashuri:dashuri për Perëndinë dhe dashuripër të afërmin. Ashtu si dallë-ndyshja ka nevojë për dy krahë qëtë fluturojë, kështu edhe neve naduhen dy dashuri dhe pa këto ështëe pamundur të shpëtohemi”.

Në fjalën e tij, Hirësi Ignati iureferua shumë herë fjalëve të vetëshenjtit. Ai do ta quante shenjtin:“Një nga personalitetet fetare, qëravijëzuan një trajektore të ndrit-shme në horizontin shumë të errëttë epokës së skllavërisë gjatë shek.XVIII dhe e mbajti të pashuar dri-tën e shenjtë të besës orthodho-kse”. Ishte prekëse të mendoje seaty, tre shekuj më parë ato fjalë ikishin dëgjuar paraardhësit e kë-tyre njerëzve nga vetë goja eshenjtit dhe sot këto fjalë dëgjohençdo vit në predikimet e Mitropolitit,klerikëve dhe katekistëve të Myze-qesë, duke rifreskuar në kujtesënpopullore predikimet e tij të zjarrta.

(vijon nga faqja 3)

Kremtimi i Shën Kozmait në Kolkondas

Manastiri i Ardenicës edhe këtëvit hapi dyert e tij për të mirëpriturme qindra njerëz nga fshatratpërreth, por edhe nga shumë qytetetë vendit. Të shumtë ishin atabesimtarë që mbushën ambientete manastirit në vigjilje të kësajfeste. Dëshironin të merrnin pjesënë agripninë që organizohet përçdo vit në këtë ditë të shënuar. Kjo

Festohet me madhështi Lindja e Hyjlindëses në Ardenicë

Puna e bërë nga i gjithë kolektivii shkollës, si drejtoria, mësuesitlaikë e klerikë, kujdestarët, i gjithëpersoneli i punonjësve, takime dhebiseda me mësues e klerikë tëjashtëm, të ardhur nga Akademiae Shën Vlashit dhe nga Mitropoliae Tiranës, sidomos takimet dhe bi-sedat me atë Justinin, papa Janindhe veçanërisht me Fortlumturinëe Tij, Kryepiskopin Anastas, kanëbërë që rezultatet e nxënësve tëkësaj shkolle në vitin shkollor 2007--2008 të jenë të mira.

Nuk mund të lëmë pa përmen-dur se në ngritjen e përgjithshmeqë patën nxënësit një rol me rën-dësi luajtën aktivitetet sportive,vizitat dhe ekskursionet e ndrysh-me në qytetet e Durrësit, Beratitdhe Pogradecit; pjesëmarrja nëLiturgjitë e ndryshme dhe sidomosnë Manastirin e Shën Vlashit dhenë Kishën e Ungjillëzimit në Tiranëetj.

Krahas arritjeve, në analizën eshkollës u pasqyruan dhe të metate dobësitë, si dhe shkaqet e tyre, sip.sh. në drejtim të fiktivitetit, tëbazës materiale etj., probleme qëdo të vazhdojnë të zgjidhen dhe nëtë ardhmen krahas shumë detyravetë tjera që u shtruan për t’u bërë happas hapi.

Për të gjithë punën e bërë drej-toria falënderoi të gjithë kolektivine mësuesve, grupin e kujdestarëve,të gjithë punonjësit e shkollës, atëJustinin dhe papa Janin për kon-taktet e shumta dhe ndihmën shpir-tërore që iu kanë dhënë nxënësve,por mbi të gjitha Perëndinë, që në-përmjet Kryepiskopit tonë të dashur,Anastasit, na ka siguruar fondet enevojshme dhe asistencën intelek-tuale e shpirtërore, për të ngriturshkollën tonë në nivele sa më tëlarta.

Drejtori i shkollësAnastas Dodbiba

gjë është një dhuratë fare e vogëlqë një besimtar mund të bëjë përt’i shprehur mirënjohjen, dashurinëdhe falënderimet e tij Nënës sëZotit tonë.

Agripnia, e cila vazhdoi edhepas mesit të natës, u krye nga priftii këtij manastiri atë DhimitërRredhi dhe prifti i fshatit Agim atëIlia Zaka.

Liturgjia Hyjnore, e cila u cele-brua në orët e para të mëngjesit të8 shtatorit u drejtua nga Arkima-ndrit Kozma Soviani.

Nuk duhet të harrojmë seManastiri i Ardenicës ka qenë dheështë një nga qendrat më tërëndësishme të Orthodhoksisë.Është qendra kryesore shpirtëroreqë ekziston në Myzeqe, e cila i karezistuar kohërave, dhe sidomospersekutimit ateist. Për shumëkohë ky manastir u përdhos ngaregjimi komunist dhe më pas ngaata që lakmonin paranë.

Manastiri është një bekim përtë gjithë Myzeqenë dhe duhet tëjetë në mendjen, në zemrën dhe nëshpirtin e çdo myzeqari dhe të çdotë krishteri orthodhoks. Gjithashtu,nuk duhet të harrojmë që kjo qe-ndër, ky bekim kaq i madh për tëgjithë ne, u ripërtëri nga këmbë-ngulja dhe përkushtimi i jashtëza-konshëm i Kryepiskopit Anastas.Mënyra më e mirë për ta falë-nderuar atë, mënyra më e mirë përt’i shprehur mirënjohjen tonë ështëvlerësimi i kësaj dhurate, duke ukujdesur për të, që të rimarrëshkëlqimin e vjetër.

Aleks Hamlla

I lidhur ngushtë me jetën dheveprimtarinë e Kishës

(Vijon nga faqja 3)

Aleks Çuri

Page 5: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

SHTATOR 2008 NGJALLJA 5

Lartësimi i Kryqit të Nderuar, i kremtuarçdo vit më 14 shtator, përkujton gjetjen e Kryqittë Krishtit nga Shën Helena, nëna e perandoritKonstandin, në shekullin IV dhe, rimarrjen e tijpas rrëmbimit prej persianëve, nga perandoriIrakli, në shekullin VII, kur ai u “lartësua” nëKishën e Ngjalljes në Jerusalem. Që nga kjokohë “lartësimi universal” i Kryqit filloi të krem-tohej çdo vit në të gjitha Kishat e perandorisë.

Përlëshorja (Tropari) i festës, këndohej në tëgjitha rastet festive të Perandorisë së Krishterëtë Lindjes. Fillimisht i kërkohej Perëndisë tëshpëtonte popullin, t’u dhuronte fitore në luftëdhe të ruante perandorinë “me fuqinë e kryqit.”Sot, në shumë Kisha, tropari dhe shumë himnetë festës janë “shpirtëzuar”; “barbarët” janëkështu të ligjtë shpirtërisht e mëkatarët, për-fshirë këtu djallin dhe ushtrinë e tij dhe “të kri-shterët orthodhoksë” zëvendëson emrin e su-nduesve zyrtarë të perandorisë.

O Zot, shpëto popullin tënd dhe bekojetrashëgimin tënd. Dhuroju shpresë-tarëve fitore mbi barbarët dhe ruajeshtetin tënd me anën e Kryqit tënd(Tropari).

Ti që u ngrite mbi Kryqin, duke dashur,shtetit të ri të themeluar prej teje, dhu-roju kurdoherë hir, o Krisht Perëndi,jepi forcë dhe gëzim, popullit dhe shtetittonë, fali fitore e triumf në çdo luftë mbiarmiqtë; ji gjithmonë bashkëluftëtar,armë për paqe, trofe e pamposhtur(Shkurtorja).

Dita e shenjtë e Lartësimit të Kryqit, ka edhesot një vend dhe rëndësi të madhe në KishënOrthodhokse. Ajo është për ne një ditëkreshmimi dhe lutjeje, një ditë që na kujton seKryqi është e vetmja shenjë e vlefshme e gjithëbesnikërisë sonë dhe që shpëtimi ynë vjen jo

Këndimi i parë në Mbrëmësore nga Dhiata eVjetër flet për “drurin”, i cili e shndërroi ujin ehidhur në të ëmbël - simbol i Drurit të Kryqit(Eksodi 15:22-16:1). Këndimi i dytë na kujtonse Zoti i qorton dhe i ndëshkon ata që i do dhese Urtësia Hyjnore është “një Dru i jetës përata që e kapin dhe lum ata që mbahen fortatje, si në Zotin” (Fjalët e Urta 3:11-18).Përsëri referenca është për Kryqin, i cili është,si edhe Apostulli i ditës e proklamon “për ataqë janë thirrur... fuqia e Perëndisë dhe ur-tësia e Perëndisë” (I Korinthianët 1:18-25).

Këndimi i tretë nga Dhiata e Vjetër prej Pro-fecisë së Isaisë, flet për “qytetin e Zotit”,ku Judenjtë dhe Kombet do të jetojnë së bashkudhe “do të përulen” para nënkëmbëses sëPerëndisë dhe “do të njohin që Unë Zoti jamShpëtimtari yt dhe Çlironjësi yt, i Fuqishmi

i Izraelit” (Isaia 60: 11-16). Këtu, ne kemi re-ferencën direkte të qytetit tëPerëndisë, ku njerëzit do taadhurojnë para nënkë-mbëses së Tij; dhe së ba-shku me vargun e psalmit qëpërsëritet vazhdimisht gjatëshërbesës, duke na thirrur“të përulemi para nënkë-mbëses së tij”, ne kemi për-sëri referencë për Kryqin eShenjtë (Psalmi 99:5, 110:1etj.).

Kryqit tënd po i falemi, oKryezot dhe Ngjalljentënde të shenjtë lavdëroj-më (Himn Nderimi paraKryqit).

Ky himn qendror i Lartë-simit të Kryqit, i cili zgjat nëKishë për tetë ditë, këndohet

shumë herë. Ai zëvendëson në Meshë HimninTrishenjtor. Antifonët e zakonshëm, gjithashtu,zëvendësohen me vargje të veçanta nga psal-met, që i referohen drejtpërsëdrejti Kryqëzimittë Krishtit (Psalmet 22, 74, 99). Në Shërbesëne Mëngjesit, në këndimin e Ungjillit të ShënJoanit, Krishti thotë, se kur ai do ngrihet mbikryq, do t’i tërheqë të gjithë tek ai (Joani 12:28-36). Ungjilli i gjatë që këndohet në LiturgjinëHyjnore është tregimi i pësimit, po nga kyUngjill.

Kështu, në Lartësimin e Kryqit, të krishterëtbëjnë zyrtarisht ripërkushtimin e tyre ndaj Zotittë kryqëzuar dhe i premtojnë një besnikëri tëpërhershme atij, duke adhuruar këmbët e tij tëshenjta, të kryqëzuara në Kryqin jetëbërës. Kyështë sot në Kishë kuptimi i kësaj dite të shenjtëkreshmimi dhe pendimi.

Lartësimi i Kryqit të Nderuar

Lartësimi i Kryqit të nderuarLartësimi i Kryqit të nderuarLartësimi i Kryqit të nderuarLartësimi i Kryqit të nderuarLartësimi i Kryqit të nderuar

Ajo transmeton 24 orë për ju programe shpirtërore,

kulturore, sociale, historike etj., muzikë kishtare,

popullore e klasike, si dhe shërbesat kishtare.

nga “fitoret” e gjërave tokësore, pornga e vetmja fitore e vërtetë dhe epërhershme, e kryqëzimit të Krishtitdhe e bashkëkryqëzimit tonë me Të.

Kur ne ngremë Kryqin dhe përu-lemi para tij në nderim dhe adhurimndaj Perëndisë, shpallim se i për-kasim Mbretërisë “jo të kësaj bote”dhe se qytetaria jonë e vërtetë dhee përhershme është me shenjtorëtnë “qytetin e Perëndisë” (Efesianët2:19; Hebrejtë 11:10; Zbulesa 21-22).

Page 6: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

6 NGJALLJA SHTATOR 2008

Mbledhjet e këtij lloji filluan nëdhjetëvjeçarin e fundit të shekullittë njëzetë. E megjithëse nuk janëende të përcaktuara nga ana insti-

tucionale, i konsideroj shumë të rë-ndësishme. Do të ishte shumë mirëpo të bëheshin më shpesh. Mble-dhja e fundit u bë në vitin 2000. Nga

Patriarku Ekumenik Vartho-lomeu II, në një mesazh të tijdërguar Kryepiskopit të Tira-nës, Durrësit dhe të gjithë Shqi-përisë, Anastasit, e ftoi në taki-min e Primatëve të Kishave tëShenjta Orthodhokse, që nis nëdatën 9 tetor 2008.

Më 12 të po këtij muaji, tëDielën e Etërve të Shenjtë tëSinodit VII Ekumenik, do tëbashkëmeshojnë të gjithë Pri-matët në Kishën e Hirshme tëPatriarkanës, si shprehje e be-simit tonë të përbashkët dhe tëpjesëmarrjes në Trupin e Zotit,që është Kisha jonë.

Përveç Mbledhjes së Prima-tëve, do të organizohet dhe njësimpozium shkencor, që ka sitemë mesazhin e Apostull Pavlitpër botën sot dhe në veçantimesazhin për barinjtë e Kishës,ku folësit do të jenë specialistëtë Dhiatës së Re nga mbarëbota e krishterë. Në datat 12-16tetor do të kryhen vizita pele-grinazhi në Efes, Pamfilia, Ro-dos dhe Kretë, vende të cilat ishenjtëroi apostulli i kombeve,Apostull Pavli.

Vlen të theksohet se realizi-mi i takimit të ri të Primatëvetë Kishave Orthodhokse motrabëhet për analizën e gjendjessë sotme të Orthodhoksisë dhetë shpresave që bota ka prejsaj. “Kjo, jo vetëm është njëdëshirë e jona, por edhe për-gjegjësi. Kjo gjë na është pro-pozuar neve kohë pas kohe ngaata vëllezër të cilët patën për-voja pozitive për shkak të pjesë-marrjes së tyre në mbledhjet emëparshme të këtij lloji, këtuose në vende të tjera. … Pje-sëmarrja juaj në këtë takim dotë na falë shumë gëzim dhe ngu-shëllim dhe do të jetë një dësh-mi e jona e përbashkët për mba-rë botën që vuan larg së vërte-tës shpëtimtare të Krishtit, hirine të cilit e zotëron në plotësinëe saj Kisha jonë Orthodhokse”,thotë Patriarku në letrën e Tijdrejtuar Kryepiskopit Anastas.

Delegacioni i Kishës sonë dotë kryesohet nga KryepiskopiAnastas, do të ketë në përbërjedy mitropolitë dhe një prift.

atëherë, janë fronëzuar gjashtëprimatë të rinj, të cilët nuk kishinpasur deri tani rastin për të marrëpjesë në një Mbledhje të tillë.

Ka një vlerë të shumëfishtë dhetepër të madhe që ne, Primatët eKishave Autoqefale të ndodhura nëvende të ndryshme, të mblidhemitë gjithë së bashku, të fuqizojmënjëri-tjetrin, të studiojmë çështjetbashkërisht, me frymë kritike, çil-tërsi dhe predispozitë për autokriti-kë për mbarë rrugëtimin tonë. Poredhe ky fakt në vetvete, pra ba-shkëmeshimi i të gjithë PrimatëveOrthodhoksë, të paturit e mundësisëpër të menduar së bashku dhe përtë nënshkruar së bashku një Mesazhtë përbashkët, ofron ngushëllim eorientim në plotësinë orthodhoksedhe në të njëjtën kohë përbën njëzë të përgjegjshëm orthodhoks dhedëshmi për pjesën tjetër të krishte-rë të botës dhe për shoqërinë mo-derne.

Krahas Mbledhjes me Primatët,brenda këtij kuadri do të mbahetnjë Simpozium shkencor me temëbazë mesazhin e apostull Pavlit sotnë botë dhe në mënyrë të veçantëmesazhin për barinjtë orthodhoksë.Simpoziumi do të kombinohet mevizita pelegrinazhi në vende ku ai pre-dikoi, ngjarje që do të na ofrojë njëmaterial të pasur për meditim, auto-kritikë dhe ripërtëritje personale.

Do mbahet takimi i Primatëvetë Kishave të Shenjta Orthodhokse

KONSTANDINOPOJË, 9 -18 tetor 2008

Dëshmi për gjithë të krishterët dhe botën moderne- Në lidhje me këtë takim pyetëm Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,

†Anastasin, se çfarë rëndësie ka Mbledhja e Primatëve të Kishave Orthodhokse -

Pa dashurinë jemi të varfër dhe të dënuar

Ne do të paraqitemi për t’u gjykuar para tribunës së frikshme të Ardhjes së Dytë të Krishtit, dukepasur si kapital kryesor dashurinë. Mjerë ne, nëse jemi të ndarë nga dashuria, siç vajtoi shën Simeoni,Theologu i Ri:

“Trupi pa veshje, si nuk do të jetë i zhveshur?Virtytet pa dashuri, janë kot, pa dobi më,Dhe është lakuriq nga lavdia hyjnore ai që është i varfër nga dashuria,Edhe nëse ka shumicë virtytesh, qëndron i zhveshur.Dhe nuk duron lakuriqësinë; më shumë kërkon të fshihet pasi ka turpin, ka edhedënimin. Dhe nuk të di [shih Lluk.13.27-28], dëgjon nga Gjykatësi i të gjithëve”.

(Ymni thion eroton, 17)

Pamje e pjesshme e godinave të Selisë së Patriarkanës Ekumenike,e cila vizitohet çdo ditë nga besimtarë dhe dashamirës të shumtë.

Kisha Patriarkale e Shën Gjergjit.

Page 7: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

SHTATOR 2008 NGJALLJA 7

Viti kishtar orthodhoks nis më 1 Shtator, nëvjeshtë, sepse, sipas traditës judaike, historia enjerëzimit në parajsë, mes pemëve me fruta,ka nisur në vjeshtë. Festa e Lindjes së Nënëssë Perëndisë është caktuar nga Kisha në ditëne tetë të shatorit, të vitit kishtar, sepse shifra 8simbolizon përjetësinë, si edhe jetën pa fund.

Lindja e Virgjëreshës Mari nga prindërit evjetër në moshë, Joakimi dhe Ana, të cilët ishinlutur shumë për të pasur një fëmijë, është çastikryesor i përgatitjes që Biri i Përjetshëm i Perë-ndisë të bëhet Njeri në histori, për të mundurvdekjen dhe për t’i dhuruar njerëzve jetën e për-jetshme në Mbretërinë e Qiejve.

Kjo e vërtetë është vënë në dukje në himninkryesor të kësaj feste, pra në troparin e Lindjessë nënës së Perëndisë: “Lindja jote, o Hyjlindë-se, gëzoi e ndriti tërë gjithësinë, se prej tejeshkëlqeu Dielli i Drejtësisë, Krishti Perëndiaynë, që zgjidhi mallkimin dhe na dha bekimin,duke e prishur vdekjen dhe duke na dhënë jetëne amshuar”.

Misteri i Trinisë së Shenjtë,i së Tërëshenjtës Nënë të Perëndisë

dhe i KishësMund të vihet re, në të njëjtën mënyrë, fakti

se në Shërbesën e Mbrëmësores së Madhe,Nëna e Perëndisë quhet “tempulli i Krishtit-Perëndi, Mbretit të të gjithëve, Krijuesit”, dhegjithashtu “Kisha e Shenjtë, tempulli i Perëndi-së”, dhe në Shërbesën e Mëngjesit të 8 Shtatorittregohet që Virgjëresha Mari, plot me hir, ështënjë person njerëzor që ka lidhjen më të thellëme Trininë e Shenjtë (Lluk. 1,35), sepse ngaajo ka marrë natyrën njerëzore Biri i Perëndisë,me dashamirësinë e Atit të përjetshëm dhe mepraninë aktive të Shpirtit të Shenjtë: “Më tyMisteri i Trinitetit lavdërohet dhe madhërohet,gjithmonë e Virgjër, sepse Ati të ka dashur dheFjala u mishërua tek ty dhe Shpirti i Shenjtë tëka zbukuruar” (Shërbesa e Mëngjesit). Kështu,lidhja midis Trinisë së Tërëshenjtë (PanajiaTrias) dhe të Tërëshenjtës Nënë të Perëndisë(Panajia Theotokos), bëhet ikona e gjallë e jetëssë Kishës që është një, e shenjtë, katholike dheapostolike, që e dëshmojmë në Simbolin e Besimit

nikeo-konstandinopolas, menjëherë pas besimitnë Atin Perëndi, në Birin dhe Shpirtin e Shenjtë.

Misteri i së Tërëshenjtës Virgjëreshë Mari,Nënës së Zotit tonë Jisu Krisht, bëhet ikonamistike e Kishës, meqë Kisha është tërësia epersonave njerëzorë të bashkuar në Pagëzimine Shenjtë me Trininë e Shenjtë. Në këtë mënyrëVirgjëresha Mari, Nëna e Perëndisë, “plot hir”dhe e “bekuar midis grave” (Lluk. 1, 28-42),është ikona e Kishës që ekziston dhe rritetshpirtërisht nga bekimi i Perëndisë, pra nga “Hirii Zotit Jisu Krisht dhe dashuria e Perëndisë, dhepjesëmarrja e Shpirtit të Shenjtë” (2 Korinth.13,13), ashtu si na mëson Apostulli, Shën Pavli.Sepse Kisha është plot me jetën dhe dashurinëe Trinisë së Tërëshenjtë dhe kështu përmendetnë Shkrimin e Shenjtë: “populli i Perëndisë” (1Petri 2, 10), “trupi i Krishtit” (1 Korinth. 12,27)dhe “tempull i Shpirtit të Shenjtë” (1Korinth.6,20), dhe gjithë veprat e saj të mistereve dhetë lutjes veprojnë me thirrjen e Atit, Birit dheShpirtit të Shenjtë. Sepse Jisu Krishti, Ai që lindipara gjithë kohërave nga Ati pa Nënë, dhe lindinë kohë nga Nënë pa atë, është kreu i Kishës,“sepse me anë të tij që të dy (judenjtë dhepaganët) afrohemi në një Shpirt tek Ati” (Efes.2,18) dhe është e Tërëshenjta Virgjëreshë Mari,Nëna e Perëndisë, që lutet gjithmonë dhe ështëndërmjetësuesja jonë shpirtërore (advocatenostra) më afër Krishtit. Kjo e vërtetë u pa nëdasmën në Kana të Galilesë, kur pas lutjes sënënës së Tij, Krishti, që bekoi familjen mepraninë e Tij, me mrekullinë e parë, duke kthyer

Virgjëresha Mari, Nënë e Perëndisë,ikona e gjallë e Kishës

Nga Fortlumturia e Tij, DanieliPatriark i Kishës Orthodhokse

të Rumanisë

(vijon në faqen 8)

Profeti David thotë: “Zbuloja udhëntënde Zotit dhe shpreso tek ai, edhe aido të bëjë çdo gjë që duhet.” (Psalmi36: 5).

Me këtë besim dhe shpresë Joakimidhe Ana, prindërit e së Tërëshenjtës, iluteshin Perëndisë që t’u falte një fëmijë,për ta pasur si ngushëllim në kohën epleqërisë. Dhe këtë shpresë, Perëndiaua plotësoi. U fali Virgjëreshën Mari, ecila ishte caktuar që të lindte Shpëtim-tarin e botës dhe të shkëlqente si femramë e bekuar ndërmjet të gjitha grave.Ishte ajo nga e cila do të vinte Ai që dot’i shtypte kryet gjarprit.

Në Dhiatën e Vjetër përmenden mjaftshëmbëllesa që përfytyrojnë Hyjlindësen.

Po përmendim vetëm një: shkurrennë Sinai, e cila megjithëse qe rrethuarnga flakët, nuk digjej. Ashtu edhe e Të-rëshenjta, e cila, megjithëse lindi Zotindhe Shpëtimtarin tonë, Jisu Krishtin,mbeti gjithmonë e virgjër. Dhe kështu,Joakimi dhe Ana, me shpresën e tyre tëfortë te Perëndia, morën prej Tij dhura-tën e dëshiruar, që do të bëhej Nënë eZotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krishtdhe Nënë e botës, gjer në mbarim tëjetës.

Lindja e së Tërëshenjtës është një ekremte e vjetër. E takojmë sidomos mëshpesh pas Sinodit Ekumenik të Efesit(431 pas Kr.). Nga poeti i madh kishtarAndrea i Kretës (+720 pas Kr.), kemi njëkanon (poemë kishtare) të bukur, si dhedy predikime panegjirike për këtë tëkremte.

Lindja e Hyjlindëses

B.

Page 8: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

8 NGJALLJA SHTATOR 2008

ujin në verë dhe duke u treguar dishepujve lav-dinë e Tij dhe duke sjellë aq gëzim tek të pranishmit(Jn. 1, 1-19). Sepse Kisha Orthodhokse, ndër-mjetëse e Virgjëreshës dhe e Shenjtorëve nuk ishumohet ndërmjetësit Krisht, por futet BrendaTij, pra nëpërmjet Nënës së Perëndisë dheshenjtorëve realizohet edhe falja e tyre mëKrishtin (Jn. 1, 16-17).

Evë e re dhe Nënë shpirtëroree të krishterëve

E Tërëshenjta Virgjëreshë Mari, Nënë ePerëndisë tonë Jisu Krisht, shihet të jetë Eva ere dhe ikona e gjallë e Kishës së Krishtit, kurqëndron poshtë Kryqit të Krishtit të Kryqëzuar,nga brinja e të cilit rrjedh gjak dhe ujë (Jn. 19,34),simbol i pagëzimit dhe Eukaristisë, si Misteretme të cilat të krishterët marrin pjesë në jetën epërjetshme dhënë nga Krishti Kishës së Tij.

Para vdekjes në Kryq, Krishti Jisu i paraqettë Ëmës Joanin, dishepullin e Tij të dashur, dukei thënë: ”Grua, ja yt bir!”, dhe dishepullit “Janëna jote!” (Jn. 19, 26-27). Kështu e ëma sipasmishit të Krishtit u bë nëna shpirtërore e dishe-pullit të Tij të dashur dhe dishepulli i dashur bëhet

biri shpirtëror i Nënës së Perëndisë. Ishte shënJoani, si dishepulli më besnik i Krishtit, ai që iqëndronte më afër në Darkën e Fundit (Jn. 13,23-25), ai që e ndoqi deri në çastin e vdekjes nëKryq (Jn. 19,26) dhe i pari që arriti te varri iKrishtit në mëngjesin e Ngjalljes së tij (Jn. 20,4).Dhe si dishepulli që Ai donte, simbol i besnikërisëndaj Krishtit, Nëna e Perëndisë bëhet Nënëshpirtërore e të gjithë të krishterëve, të cilëtndjekin Krishtin dhe jetojnë intensivisht Misterine Eukaristisë si mister të Kryqit dhe Ngjalljessë Krishtit, si sakrificë dashurie dhe gëzimi tëshenjtë.

Ja përse në kishat orthodhokse, sipër iko-nostasit, simbol i lidhjes midis Kishës dhe Mbre-tërisë së Qiejve, gjendet ikona e Krishtit të kry-qëzuar, i Cili ka në të djathtë Nënën e Tij dhenë të majtë Joanin, dishepullin e dashur. Në librin

e Apokalipsit Nëna e Perëndisë simbolizonKishën, e pranishme në qiell dhe mbi dhé, si Nusjae Krishtit, Qengjit të Perëndisë (Ap. 19,7; 21,9).

Etërit e Shenjtë të Kishës, duke parë seKrishti i vë bashkë lumturinë e Nënës së Tij me“ata që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zba-tojnë” (Lluk. 11, 27-28), konsiderojnë se shpirtii çdo të krishteri mund të jetë në të njëjtën kohë“i virgjër” dhe “nënë”. Ai është i virgjër, nëse iqëndron besnik Krishtit dhe nënë, po qe se lindvirtytet, duke vënë në jetë fjalët dhe urdhëresate Krishtit. Në këtë kuptim, Nëna e Perëndisëtonë Jisu Krisht është modeli apo ikona e jetësshpirtërore të të krishterëve, në të cilën është ipranishëm Krishti nëpërmjet hirit të Shpirtit tëShenjtë (Galat. 2,20; Efes. 3, 16-19; Kolos. 3,3).

Nëna e Perëndisë,ajo që lutet për ne dhe me ne

Teksti i Ungjillit të Llukait (1, 46-55) ështëbërë një lutje e Kishës, sepse Nëna e Perëndisëështë e para që lut Krishtin dhe me lutjet e sajpërforcon të gjitha lutjet e Kishës.

Ungjilli na tregon se lutja e së Tërëshenjtës,Virgjëreshës Mari, është përgjigjja ndaj bekimittë Perëndisë. Perëndia ka marrë nismën e shpë-

timit të botës nëpërmjet Birit të Tij, atij që do tëlindë nga Virgjëresha Mari mbas përgjigjes: “Ja,shërbëtorja e Zotit, u bëftë mbi mua sipas fjalëssate” (Lluk. 1, 38).

Gëzimi i Virgjëreshës Mari vjen nga komu-nikimi dhe bashkëpunimi i saj me Perëndinë.Përulësia e saj, si shërbëtore e vullnetit të Perë-ndisë, është themeli i lumturisë së saj: “Shpirtiim madhëron Zotin..... sepse i Fuqishmi bëripunë të mëdha tek unë, dhe i shenjtë është emrii Tij” (Lluk. 1, 46-49). E përulur, por në të njëjtënkohë plot me guxim, Virgjëresha Mari lavdëronveprën dhe drejtësinë Perëndisë në histori, singritja e të përulurve dhe përulja e mendjemë-dhenjve: “përmbysi të fuqishmit prej froneve dhei lartësoi të përulurit; të uriturit i mbushi me tëmira dhe të pasurit i dëboi të zbrazët” (Lluk.1,52-53). Në të njëjtën kohë, lutja e Virgjëreshës

Mari lidh bekimin e marrë nga Perëndia mebekimin e Perëndisë mbi popullin e Izraelit: “indihmoi Izraelit, shërbëtorit të tij, duke sjellëndër mend përdëllimin e tij, siç u foli etërvetanë, Abrahamit e farës së tij për jetë të jetës”(Lluk 1, 54-55). Nga shembulli i së Tërëshenjtës,Kisha e Krishtit mëson që të lavdërojmëPerëndinë për veprën e Tij të shpëtimit nëhistori, për ndihmën e marrë nga Ai në tëtashmen, duke jetuar me shpresën e marrjes sëjetës së përjetshme.

E përmendur në himnet liturgjike orthodho-kse si “tempull i shenjtëruar dhe Parajsëshpirtërore” (Aksion Estin, Liturgjia e ShënVasilit të Madh), Virgjëresha Mari, Nëna ePerëndisë, nëpërmjet lutjeve të saj, së bashkume Kishën, është burim gëzimi dhe shprese,mbrojtëse e virgjëreshave e nënave, mbrojtësee fëmijëve dhe të rinjve, mbështetje e të mo-shuarve dhe të varfërve, shëruese e të sëmurëvedhe dritë për ata që ecin në errësirë, siç e shohimnë këngët dhe lutjet që i drejtohen në nderiminorthodhoks. Eshtë profecia e së Tërëshenjtës:“Tani e tutje gjithë brezat do të më lumërojnë”(Lluk. 1, 48), përmbushet në shumicën e festaveqë i dedikohen asaj, në shumicën e ikonave dheafreskeve që kanë fytyrën e saj, të Perëndili-ndëses së virgjër, në shumicën e kishave tëenorive, të manastireve dhe të katedraleve tëvëna nën mbrojtjen e saj.

Disa nga themeluesit e krishterë të Bashki-mit Evropian deshën që gjithë Evropa të vihejnën mbrojtjen e Nënës së Perëndisë, e veshurme rrobën ngjyrë qielli, “dhe mbi kokën e sajnjë kurorë me dymbëdhjetë yje”, ashtu siç lexoj-më në librin e Apokalipsit, kapitulli 12, vargu iparë. Fatkeqësisht kjo dëshirë e bukur është ha-rruar dhe flamuri blu me dymbëdhjetë yje nërreth është interpretuar sipas një perspektiveshekullarizuese, pa asnjë kuptim fetar. Megjitha-të, të Krishterët e Evropës pasurohen shumënga ana shpirtërore kur nuk e ndajnë misterin eKishës nga misteri i së Tërëshenjtës, e përuluradhe e mëshirshmja, dhe e thërret gjithmonë emë shumë në lutjet për unitetin e krishterë, përfamiljet dhe për pajtimin në shoqëri.

Përfundojmë këtë meditim me fjalët elavdërimit drejtuar së Tërëshenjtës, Virgjëre-shës Mari nga Kryeengjëlli Gavril dhe nga Eli-sabeta, nëna e Joan Pagëzorit: “Gëzohu o hir-ploté... e bekuar është pema e barkut tënd”(Lluk.1, 28 dhe 42).

Përktheu Th. Dh.

Virgjëresha Mari, Nënë e Perëndisë, ikona e gjallë e Kishës(vijon nga faqja 7)

Disa nga themeluesit e krishterë të Bashkimit Evropian deshën që gjithë Evropatë vihej nën mbrojtjen e Nënës së Perëndisë, e veshur me rrobën ngjyrë qielli,“dhe mbi kokën e saj një kurorë me dymbëdhjetë yje”, ashtu siç lexojmë në librine Apokalipsit, kapitulli 12, vargu i parë. Fatkeqësisht kjo dëshirë e bukur ështëharruar dhe flamuri blu me dymbëdhjetë yje në rreth është interpretuar sipas njëperspektive shekullarizuese, pa asnjë kuptim fetar.

Page 9: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

SHTATOR 2008 NGJALLJA 9

Katundi Selckë është porta qëlidh tri krahina, Lunxhërinë, Po-gonin dhe Zagorinë. Seliciotët kanëruajtur në shekuj besimin e tyreorthodhoks.

Në vendin e quajtur manastir,janë themelet e tri kishave, të ShënNikollës, Shën Vasilit dhe ShënMarisë, kurse në vendin ku ështëfshati sot, themeluar rreth 400-450vjet më parë, janë dy kisha të më-dha: Shën Nikolla, ku janë edhe va-rrezat e fshatit dhe në krye të fshatitështë ndërtuar kisha e Shën Para-shqevisë, e ndërtuar rreth vitit 1754,shpallur monument kulture. Kjo kishëka një ikonostas shumë të bukur.

Për t’u përmendur është se seli-ciotët gjatë kohës së monizmit ekanë ruajtur besimin dhe objektete kultit. Pas viteve 1990, banorët efshatit i rihapën, riparuan dhe po imirëmbajnë këto kisha.

Në vitin 1994, në muajin mars,persona keqbërës vodhën kamba-nën e Shën e Premtes, e cila kishtenjë kumbim të fortë dhe melodioz.

Qarkulluan fjalë se vjedhësve undodhën fatkeqësi dhe një nga fa-miljarët e tyre telefonoi në Komisa-riatin e Policisë në Gjirokastër, sekambana e fshatit Selckë ndodhetnë kodrat e Ksamilit të rrethit tëSarandës, e fshehur, e mbuluar megurë e baltë. Mbi kambanë ështëshkruar me germa greke: “AjiaParashqevi, dhuratë nga bashkë-fshatarët, Selckë 1895, Janinë”.

Kambana u vendos përsëri nëkambanore, në vendin e saj she-kullor. Më 26 korrik 2008, ditën ekremtimit të Shën e Premtes, nëSelckë u organizua një ceremonifetare madhështore, ku morënpjesë seliciotë që banojnë në fshatdhe shumë të tjerë që erdhën ngaGjirokastra e zonat përreth.

Kisha e Shën e Premtes ështërestauruar dhe rrethuar. Fondi prejdisa miliona lekësh është siguruarnga Fortlumturia e Tij, KryepiskopiAnastas, i cili ditën e mbarimit tëpunimeve dhe inagurimit në gusht2006 mori pjesë në këtë ceremonidhe e drejtoi vetë meshën e shenjtë.

Në fshatin Selckë, që ka arriturtë ketë deri në 80 familje, brendanjë periudhe 100-120 vjeçare kanëdalë 10 klerikë, si papa DhimitërBuçka, papa Lefter Thanati, papaSpiro Koçoleka, papa Dhimitër

Baçe, papa Kristo Lena, papa VasilDuka, papa Leonidha Qirici, i ciliarriti gradën fetare ikonom dhe kashërbyer jo vetëm në Selckë, poredhe në fshatra të tjerë. PapaKristo Duka, papa Grigor Thanatikanë shërbyer në Selckë. Papa Ste-fan Thanati ishte i fundit që shër-beu në Selckë, Poliçan e Hllomo,

deri më 1967 me mbylljen e kisha-ve nga regjimi i atëhershëm. NgaSelcka ka dalë dhe një dhespot, Hi-rësia e Tij, Joakim Zerva, i cili kashërbyer në Greqi, Athinë, dhe kandërruar jetë rreth viteve 1940-42.

Sot fshati ka rreth 20 familje,shumica të moshuar. Ata përsërinuk e kanë humbur kujdesin për

kishat e fshatit, megjithëse në dykrahina sot shërben vetëm një priftdhe është e vështirë pjesëmarrja nëçdo fshat për çdo të kremte. Seli-ciotët shkojnë i bien kambanës dhehapin kishën.

Theodhos MargaritiGjirokastër

Në kohët e para të jetës së Ki-shës, kur të krishterët jetonin nëvëllazëri të vogla lokale qëndronintë fshehur për shkak të perseku-timeve, dhe festat liturgjike nukishin kaq të shumta sa sot. Jeta li-turgjike atëherë ishte përqendruarnë kremtimin e përjavshëm të sëdielës, ku të gjithë kungoheshin memisteret e shenjta. Gjithashtu zurifill tradita e kremtimit të Eukari-stisë mbi varrin e martirëve të vëlla-zërisë, ditën e martirizimit, që quhejsi dita e lindjes së tyre në qiell. Gjatëkësaj mbledhjeje një klerik tregontejetën e shenjtit. Lexonte akte ngaprocesi i ekzekutimit të martirit emë vonë nga mrekullitë pas fjetjessë tyre, që janë përmbledhur. Çdokishë lokale kishte kalendarin e sajliturgjik që quhej “martirolog”. Kësh-tu pak nga pak, nderimi i disa shenj-torëve u shtri përtej kufijve të Ki-shës së vjetër origjinë; kryesisht përshkak të mrekullive që kryheshinnga lipsanet e tyre. Këto tërhiqninpelegrinë dhe i inkurajonin Kishate tjera të nderonin shenjtorin që tëkishin mbrojtjen e tij; mbi të gjithanëse kishin mundur të merrninndonjë pjesë nga lipsanet e tij.

Kështu u shfaqën martirologët epërgjithshëm, të përbashkët përkrahina kishtare të mëdha, të cilëtnuk i zëvendësuan martirologëtlokalë, por u zhvilluan paralelisht ei absorbuan në vazhdim. Me luftënkundër herezive, festave të marti-rëve iu shtuan festat e episkopëveose të priftërinjve të shenjtë, të cilëte dhuruan jetën në mbrojtje të dok-trinës. Që atëherë, komunitetet mëtë mëdha nuk mund të mblidheshinnë shtëpi të veçanta, prandaj dhe

u ndërtuan bazilika të gjera mbivarret e martirëve, dhe që këtu zurivend zakoni i mbledhjeve jo vetëmpër festën e martirit, por gjithashtupër mbledhje të rregullta, të përjav-shme ose të përditshme.

Në shekullin e IV-t, kur vrulli ipersekutimeve u pre e së shpejtiKrishterimi do të njihej si fe zyrtaree Perandorisë Romake, ky evolucionliturgjik u përshpejtua. U ndërtuankudo kisha madhështore e të zbu-kuruara, gjeti zhvillim himnologjia,u caktuan festa të reja për nder tëShpëtimtarit, Hyjlindëses, shenjto-rëve dhe martirëve të njohur në tërëbotën. Në këtë mënyrë në çdo ditëtë vitit u caktua kujtimi i një ose disashenjtorëve (martirë, konfesorë,asketë) lokalë ose të përgjithshëm.

Leximi i akteve nga martirizimi ityre u shtua me himne krijuar përnder të tyre. U vu theksi më shumënë aspektin e mistershëm e iniciuestë Kishës, të konsideruar si “qiellimbi tokë”. Aspekti universal i Kishësdominonte që atëherë mbi atë lokal.Prandaj gjatë gjithë periudhësbizantine, kalendari i shenjtorëve,vazhdimisht ka pasur tendencën

Selcka, fshati që ka nxjerrë priftërinj dhe një dhespot

Sinaksari në traditën e Kishës

(vijon në faqen 10)

Page 10: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

10 NGJALLJA SHTATOR 2008

Jetonin në Adrianopojë të Trakës li-ndore, në kohën e Likinit (308-323),ndërsa Amuni ose Amoni, ishte mësues igrupit të 40 asketeve të virgjëra.

U arrestuan nga arkondi dhe u torturu-an që të pranonin t’u faleshin perëndive.Qëndruan të palëkundur dhe luteshin, dhendodhi, që prifti i idhujve u rrëmbye nga

era dhe mbeti shumë kohë si i varur! Pastaj, u rrëzua poshtë dhe dhashpirt. Atëherë varën Amunin, i çirrnin brinjët dhe i vunë në kokë njëpërkrenare të skuqur në zjarr, por mbeti i paprekur.

Pastaj u dërguan të gjithë te perandori, i cili ndodhej në Iraklia tëTrakës, (siç duket, ekzistonin edhe dy qytete të tjera me të njëjtin emërnë Maqedoni, të Greqisë). Ai i dënoi me vdekje. Dhjakonit dhe tetë prejnxënëseve të tij iu prenë kokën, dhjetë i hodhën në zjarr, dhjetë të tjera ushpuan me shpatë në gojë dhe në zemër, gjashtë u copëtuan me thikadhe gjashtë të tjerat mbaruan pasi iu futën në gojë shufra hekuri tëzjarrta. Sipas një sinaksari tjetër, shenjti dha frymë pasi i vunë në kokënjë helmetë të skuqur në zjarr.

Emrat e virgjëreshave përmenden vetëm në një jetëshkrim të fundittë shenjtorëve dhe nuk janë plotësisht të sigurt. Janë si më poshtë: Adha-mantini, Athina, Akrivi, Antigoni, Arivia, Aspasia, Afroviti, Dhioni, Dho-dhoni, Elpiniqi, Erasmia, Erato, Erminia, Efterpi, Thalia, Theano, Theonoi,Teonimfi, Theofani, Kaliroi, Kalisti, Klio, Kleoniki, Kleopatra, Koralia,Lambro, Margarita, Marianthi, Melpomeni, Mosko, Urania, Pandora,Pinelopi, Polimnia, Poliniki, Safo, Terpsihori, Troas, Haidho dhe Hariklia.

drejt unifikimit me kalendarin eKishës së madhe në Konstandinopojëpor pa e humbur karakterin e sajlokal. Deri në shekullin e XV-të, përshembull, çdo kishë e çdo manastiri Konstandinopojës kishte kalendarine vet, ku datat e shenjtorëve për-shtateshin me kalendarin e përgjith-shëm. Në shekullin e VIII-të e deri

në atë të IX-të, herezia ikonoklasteqë kundërshtonte nderimin e ima-zheve të shenjta kërkonte të sul-monte dhe nderimin e shenjtorëve,dhe në përgjithësi praninë e çdo ndër-mjetuesi mes nesh e Perëndisë. Pra-ndaj si reagim, orthodhoksët insis-tuan edhe më shumë në nderimin eshenjtorëve. Pas mbarimit të here-zisë, kishat u mbushën me ikona, ushkruan plot me zjarr jetë të gjatatë heronjve të Orthodhoksisë dheu plotësua kalendari dhe shërbesatliturgjike. Shenjtorët himnografë tëmanastirit të Studitit (shën Theodhori,shën Josifi etj.) iu dhanë shërbesa-ve tona formën që ato kanë sot dheiu lanë himneve të tyre, pas odëssë gjashtë të kanonit të mëngjeso-res, një vend më të vogël, në mëny-rë që të lexohej një përmbledhje ejetës së shenjtorëve të ditës, dukee quajtur këtë ‘sinaksar’. Kjo ishtenjë gjurmë e përmbledhjeve të paraliturgjike. Që nga shekulli i IX-të ederi në atë të XI-tëu plotësua harti-mi i jetëve të shkurtra të Sinaksarit,që janë më shpesh përmbledhje tëjetëve të gjata që u bënë nga shënSimeon Metafrasti (shek. i X-të),apo historianët e mëdhenj kishtarë,si Eusebi i Qesarisë, Sokrati, Sozo-meni, Theodhoriti...

Në jetët e shenjtorëve besimtarëtkanë mësuar e mësojnë si të jenë di-shepuj të Krishtit në çdo rrethanë,cilat janë dogmat, si t’i mbrojnë etë shpallin besën, si të bëjnë që tëmbretërojë fryma e Krishtit në çdosituatë: në mendimet, sjelljen mo-rale, në familje, në jetën profe-sionale; si të lexojnë, si të luten, sitë këndojnë, si të shikojnë natyrën,si ta përdorin shkencën e artin përlavdi të Perëndisë.

Jetët e shenjtorëve në traditëne Kishës nuk janë vetëm një guidëshpirtërore, por një enciklopedi evërtetë orthodhokse. Ato transme-tojnë tek i krishteri njohurinë e do-mosdoshme: teologji, filozofi, moral,psikologji, histori qytetare e historikishtare, gjeografi kishtare, shpje-gim të Shkrimit të Shenjtë etj., jonë mënyrë të thatë e akademike, pore reflektuar në mënyrë të thjeshtëe konkrete në jetën e personave qërealisht përjetuan këto virtyte enjohuri.

Përktheu E. Pani

Jetonte në Kalqidonë, në krahinënaziatike të Konstandinopojës, bashkë meprindërit e saj, senatorin e pasur Filofrondhe Theodhosianën e virtytshme. U kapme 49 të krishterë, të cilët i udhëhiqte ajovetë dhe u torturuan që të gjithë me rrahjepër njëzet ditë. Pastaj, i kamxhikuan nëfytyrë dhe ndërsa të tjerët u lanë në burg,virgjëresha shumë e bukur Efimi (greqisht

= famëmira), kaloi tortura të tjera të frikshme: “rrotën”, në furrë, çarjeme hekura të mprehtë, hedhje mes peshqve mishngrënës, të cilëtmegjithatë nuk e prekën, ecje në një terren ku ishin ngulur hunj, sharrim.Por rishfaqej mrekullisht, plotësisht e shëndetshme dhe dikur u paraqitënengjëjt mbrojtës të saj. Këto sollën në besim dhe në martirizim dy xhelatëte saj. Në fund, iu hodh bishave në stadiumin e vendlindjes së saj, por vetëmnjë arushë e kafshoi pak. Kështu, siç ishte lutur, dha frymën (16.9.303),në çastin kur zëri e ftonte në Qiell, ndërsa qyteti tronditej nga një tërmeti fuqishëm. U nderua shpejt si shenjtore nga të gjithë të krishterët.

Në fund të shek. të 4-t, afër Kalqidonës dhe mbi varrin ku e kishinvendosur prindërit e saj, u ngrit një kishë, në të cilën u mblodh Sinodi i 4-tEkumenik (451). Madje, atëherë, për të shuar grindjet ndërmjetorthodhoksëve dhe monofizitëve, çdo palë shkroi në libër besimin e saj.Të dy vëllimet u vendosën mbi lipsanin e saj të nderuar. Kur pas disaditësh u zbulua arkivoli, “termi”, dogma e orthodhoksëve, u gjend nëduart e Efimisë “së gjithëfamshme”, ndërsa ajo e heretikëve në këmbëte saj! Ngjarja kremtohet më 11 korrik.

Lipsani i shenjtores, pas shumë transferimesh, pushoi më 1601, nëkishën patriarkale të Konstandinopojës, ku ruhet deri sot.

Atë Justini

Sinaksari në traditën e Kishës(vijon nga faqja 9)

Kalendari iLiturgjive Hyjnore,

TETOR 2008

4 E Shtunë † Jerotheu i Athinës.Dëshg. Domnina. Osh. Amunegjiptiani.

5 E DIEL † 2 LLUKAIT. Dëshg.Haritina, Mamelkta. Oshg. Metodia.11 E Shtunë † Ap. Filipi nga të 7dhjak. Omol. Theofani, i shkruari.

12 E DIEL † 4 LLUKAIT. EETËR. SIN. VII EK. Dëshg.Andromaqi.18 E Shtunë † Ap. e Ungjillor Llu-kai. Dësh. Marini. Oshg. Efrosina.

19 E DIEL † 3 LLUKAIT. Pr.Joel. Dësh. Uari. Oshg. Kleopatra.20 E Hënë † Dëshm. Artemi.Oshg. Matrona. Gjerasimi nëKefaloni.25 E Shtunë † Tavithaja e Jopës.Dësh. Markiani, Martiri, Krisafi,Valeri.

26 E DIEL † 6 LLUKAIT.Dëshm. Dhimitër mirovliti.Dëshg. Leptina.

Amuni, dhjakon dhe dyzetdëshmoret askete

(1 shtator)

Efimia, dëshmore e madhe(17 shtator)

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 234 117, 235 095.Fax: 232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Page 11: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

SHTATOR 2008 NGJALLJA 11

Me një ceremoni solemne shtetërore dhenë shërbesat orthodhokse në ManastirinDonskoi, ku prehen shumë personalitete tëshquara ruse, në Moskë, u përcoll shkrim-tari rus Aleksandër Solzhenicin, i cili kishtemarrë Çmimin Nobel në letërsi për për-shkrimin e ferrit të kampeve të përqendrimitstaliniste, ku ai rezistoi i frymëzuar nga be-simi i thellë te Perëndia.

Vetë Patriarku Aleksej II i drejtoi njëmesazh familjes duke ngritur lart qëndresënshpirtërore dhe veprën e tij.

Në foto: Aleksandër Solzhenicin dhepamja e manastirit të famshëm të arkipelagutSolovetsk, ku ai qëndroi i internuar në kampete punës, “Arkipelagut gulag” siç e vetëquajti.

Themelet e kësaj qendre u hodhën në gusht të vitit 1997, me nismëndhe fondet e mbledhura nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës,Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi. Gjithkush qëparaqitet në këtë klinikë gjen një mjedis të ngrohtë, me punonjës tëkualifikuar e shërbim cilësor, që u ofrohet të gjithë njerëzve pa dallimbesimi. Klinika është një nga më modernet në Shqipëri e në të ekzistojnëkabinete të ndryshme, që u vijnë në ndihmë mijëra pacientëve.

SHËRBIMET QË OFRON QENDRA MJEKËSOREDIAGNOSTIKE ORTHODHOKSE “UNGJILLËZIMI”:

KABINETI I EKOGRAFISË. Teknologjia e përparuar bën tëmundur bërjen e një game të gjerë ekzaminimesh, si eko abdominale,eko gjiri, eko tiroidesh, eko testesh, eko transrektale, eko indesh tëbuta, eko doppler të arterieve të qafës, eko doppler të venave dhearterieve të ekstremiteteve inferiore. Mundësia e lidhjes me rrjetin eekografisë me qendër në Athinë, bën të mundur realizimin ebashkëpunimit nëpërmjet internetit me kolegë në vende të ndryshmetë Evropës.

KABINETI I GRAFISË dhe SKANER-I. Në kabinetin e ima-zherisë, ku janë instaluar aparatura moderne të radiologjisë dixhitale,realizohet e gjithë gama e ekzaminimeve që përfshin kjo fushë, siekzaminime të sistemit kockor, respirator, kardiovaskular, të aparatittretës, urinar, ekzaminimin mamografik etj. Skaneri (ose Tomografi ekompjuterizuar) është prodhim i General Electric, i tipit spiral, multi-detektor, me 32 prerje në një rrotullim, i vetmi i llojit të tij në Shqipëri.Imazhi i organeve statike mund të krijohet nga aparati vetëm në 2 sek.dhe një skanim i zemrës mund të kryhet në 10-12 sek. Një tjetër eveçantë e këtij skaneri është mundësia e realizimit të koronarografisëdiagnostike, që deri tani kryhej vetëm me koronarografinë konven-cionale, duke ulur ndjeshëm rreziqet e këtij diagnostikimi.

KABINETI I KARDIOLOGJISË. Përveç vizitave nga mjekë mepërvojë, pacientëve u ofrohen edhe shërbime si: Ekografi, Elektro-kardiografi, Eko transezofageale, Holter ritmi dhe tensioni 24-orësh,prova ushtrimore.

KABINETI I FIZIOTERAPISË dhe DEXA. Ky kabinet është ipajisur me aparatura si lazer terapi, ultratinguj, tens, mikroval terapi,etj. DEXA është aparati më bashkëkohor për matjen e densitetit kockorpër osteoporozën.

KABINETI I KIRURGJISË. Që nga viti 2001 ka filluar punënkirurgjia ambulatore. Salla e operacionit është e pajisur me aparatetë teknologjisë së fundit.

KABINETI I NEUROLOGJISË. Është i pajisur me aparaturanga më modernet dhe drejtohet nga mjekë me përvojë, ku ofrohetmundësia e kryerjes së ekzaminimit të EEG dhe EMG.

KABINETI I OBSTETRIKËS dhe GJINEKOLOGJISË. Kukryhen ekografi dhe ekzaminime cilësore si për sëmundjetgjinekologjike ashtu edhe për ndjekjen e shtatzënisë.

KABINETI I ENDOSKOPISË. I pajisur me aparatura të tekno-logjisë së fundit, kryhet ekzaminimi i Fibrogastroskopisë (përekzaminimin e stomakut) dhe Kolonoskopisë (për ekzaminimin e zorrëssë trashë).

LABORATORI KLINIK, BIOKIMIK, HORMONAL dheMIKROBIOLOGJIK. Kryhen ekzaminime cilësore me një staftë kualifikuar dhe me aparatura të teknologjisë moderne si: Cellcounterme 5 parametra Sysmex XT 1800i; Fotometër i programuar BTS 310;Autoanalizator Biokimik Lisa 500 Plus Hycel; Aparat astrup ABL 5;Analizator automatik për hormonet Mini Vidas; Aparat elektroforezeSebia; Urinometër Clinitex 500 Bayer, etj.

KABINETI I STOMATOLOGJISË dhe LABORATORIDENTAR. Ky laborator është i pajisur me aparatura të automati-zuara, dhe me një personel të kualifikuar. Krahas diagnostikimit kryhetedhe mjekimi i të gjitha gradave të sëmundjeve të dhëmbëve, kryhenpunime në ura porcelani, proteza të skeletuara të kromkobaltit dheproteza parciale dhe totale të rezinës.

Gjithashtu në klinikë funksionon edhe LABORATORI CITO-PATOLOGJIK, i cili është një ndër sektorët më të kualifikuar. Ofrohenedhe shërbime të tjera si PEDIATRI, ONKOLOGJI, PATHOLOGJI,ENDOKRINOLOGJI, ORL, REUMATOLOGJI, OKULISTIKE,DERMATOLOGJI, NEFROLOGJI.

QENDRA MJEKËSORE DIAGNOSTIKE ORTHODHOKSE “UNGJILLËZIMI”

QENDRA MJEKËSORE DIAGNOSTIKEORTHODHOKSE “UNGJILLËZIMI”

Adresa: Rr. Dibrës. Nr.159. TiranëTel.: +355 4 360925; +355 4 382210 Fax.: +355 4 374804

email: [email protected]

Page 12: GAZETA shtator 2008 Shtator 2008.pdf · fëmijë të shkollave kosovare u organizuan gjatë muajit gusht dhe shtator nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në komu-nën

12 NGJALLJA SHTATOR 2008

Manastiri i Shën Mëhillit, ose iTaksiarkëve Mihail dhe Gabriel,është manastiri më i madh dhe mëi rëndësishëm i krahinës së Zago-risë. Ndodhet në një pozitë qe-ndrore të krahinës, në luginën epërroit të Zagorisë dhe në afërsitë fshatrave Nivan, Ndëran, Kon-ckë etj. Piktura daton vitin 1779,kështu që ndërtimi i kishës duhettë jetë më i hershëm.

Territori përreth manastirit ështëi pyllëzuar, ku bien në sy lisat shu-më të moçëm, dhe është i sistemu-ar me një sërë tarracash. Prania emanastirit dhe peizazhi piktoresk kabërë që në të kaluarën ky vend tëishte tepër i përshtatshëm për gru-mbullimin e fshatarëve të gjithëkrahinës së Zagorisë, si për panairine festës së manastirit, ashtu edhepër raste të tjera festash.

Sipas të dhënave gojore në ko-nakët e manastirit ishte hapur shko-lla e parë e krahinës, ku ka kryermësimet e para dhe poeti i mirënjo-hur i Zagorisë, Andon Zako Çajupi.Deri vonë ruhej dhe vula e shkollës.

Siç dëshmohet edhe nga mbi-shkrimet e tjera të mbledhura nëikona, potirë, ungjij, kuti lipsaneshetj., manastiri duhet të ketë qenëshumë i pasur dhe i fuqishëm.

Kisha e Taksiarkëve Mihail dheGabriel përbëhet nga naosi dhenarteksi në anën perëndimore.

Me kërkesë dhe një interesimtë veçantë të Kryepiskopit të Tira-nës, Durrësit dhe të gjithë Shqipë-risë, Anastasit, u mundësua inve-stimi dhe realizimi i fillimit të pu-nimeve të restaurimit.

Projekti i restaurimit u krye ngaprof. dr. Pirro Thomo dhe ark. rest.Joan Stratobërdha dhe u miratuanga K.K.R. (Komisioni Kombëtari Restaurimit).

Në kishë po kryhen punime kon-soliduese si dhe ristrukturim i pje-sëve të dëmtuara, gjë që do të sje-llë në fund të ndërhyrjes, rifunk-sionimin e kësaj kishe. Vlera e in-vestuar në këtë monument është10 milion lekë.

Punimet në këtë moment vazh-dojnë me plotësimin e kishës meelementët përkatës. Në pjesën ebrendshme sapo ka filluar puna përrestaurimin e afreskeve të mbetur,ndërkohë që është në fazën e funditrestaurimi arkitektonik dhe kon-struktiv.Përgatiti: Bërthama e TrashëgimisëKulturore Ark.Rest. Joan Stratobërdha

VAZHDOJNË PUNIMET NË KISHËN E SHËN MIHAILITNË MANASTIRIN E NIVANIT, GJIROKASTËR

Kisha pararikonstruksionit

Kisha gjatërikonstruksionit

Kisha e 40 Shenjtorëve në

fshatin Aliko, Sarandë,

Mitropolia e Gjirokastrës. E

nisur në maj të vitit 2006,

ndërtimi i saj po i afrohet

fundit.

Kisha ngrihet në qendër të

fshatit, në një truall të dhu-

ruar nga komuniteti dhe

përveç hapësirës qendrore të

shërbesave, ka edhe mjedise

ndihmëse, si zyra, klasa

katekizmi etj.

Sipërfaqja e përgjithshme

e kishës është 240 m2, me

lartësi në kupolë 13 metra,

ndërsa kambanorja është 17

metra e lartë.

Kisha e re e 40 Shenjtorëve, Aliko, Sarandë