26
Instituti i Kosovës për Administratë Publike Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor Përgatitur nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, Agjencinë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe GIZ-in Përmbajtja

Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

Përgatitur nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, Agjencinë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe

GIZ-in

Përmbajtja

Page 2: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

2

Përmbajtja ................................................................................................................... 1

Akronimet .................................................................................................................... 3

Prezantimi i Planprogramin ............................................................................................ 4

Qëllimet .................................................................................................................... 4

Hyrje rreth planprogramit (për trajnerët) ..................................................................... 4

Objektivat: ................................................................................................................ 5

Dita I. Konceptet Kyçe, Korniza Ligjore dhe Metodologjia .............................................. 5 1. Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor: Konceptet dhe Qëllimet Kyçe ............................ 5

Idetë e gabuara për BPGj-në ...................................................................................... 5 2. Korniza Përkatëse Ligjore ................................................................................. 6 3. Si të bëjmë BPGj-në (metodologjia e RrGGK-së, duke përfshirë shembuj nga ministritë dhe komunat) .......................................................................................... 9 4. Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor sipas Kategorisë së Shpenzimeve ...................... 16

Dita II. Puna Praktike Gjatë Bërjes së Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor ...................... 25 5. Puna praktike e lidhur me dokumentet e tyre buxhetore ..................................... 25

Page 3: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

3

Akronimet ABGj Agjencia për Barazi Gjinore OShC Organizatë e Shoqërisë Civile ZBGj Zyrtar i Barazisë Gjinore GIZ Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit BPGj Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor IKAP Instituti i Kosovës për Administratë Publike RrGGK Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Page 4: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

4

Prezantimi i Planprogramin

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) është kontraktuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, me kërkesë të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGj) në Zyrën e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e planprogrameve të reja për IKAP-in në lidhje me barazinë gjinore.

Qëllimet Në përgjithësi, ky planprogram ka për qëllim të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e nëpunësve civil, përfshirë zyrtarët e barazisë gjinore (ZBGj), për t’i performuar përgjegjësitë e tyre ligjore drejt avancimit të barazisë gjinore në Kosovë në përputhje me kornizat ligjore ekzistuese për barazi gjinore. Planprogrami i detajuar më poshtë spjegon më tej objektivat e të mësuarit. Hyrje rreth planprogramit (për trajnerët)

Ky trajnim dy ditor për planprogramin, ka për qëllim të shtojë njohurinë e zyrtarëve për BPGj-në. BPGj është një kërkesë ligjore e re për të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës sipas Ligjit të ri mbi Barazinë Gjinore (2015). Moduli fillon me rishikimin e koncepteve kyçe dhe qëllimeve të BPGj-së, duke ofruar një përkufizim të detajuar dhe duke treguar përfitimet që të gjithë akterët mund të kenë nga PBGj-ja. Moduli adreson disa ide të gabuara të vazhdueshme rreth BPGj-së, duke treguar se mund të përdoret si mjet për uljen e pabarazive sociale brenda një fushe apo komune të caktuar. Gjithashtu thekson se si organizatat buxhetore mund të përfitojnë edhe vetë nga institucionalizimi i BPGj-së, sepse rrit transparencën, efikasitetin dhe efektivitetin e tyre. Planprogrami fokusohet në rritjen e kapaciteteve praktike të zyrtarëve lidhur me integrimin e BPGj-së në dokumentet buxhetore. Të gjithë trajnerët/et do të trajnohen për këtë planprograme përmes trajnimit të

trajnerëve/eve para se këta të çertifikohen për t’i mbajtur këto trajnime. Po ashtu, të gjithë

trajnerëve/eve do të iu kërkohet që të përfundojnë trajnimin e ndarë për trajnues të IKAP

mbi metodologjitë trajnuese, mbajtjen e trajnimeve interaktive, dhe trajnimin për

pjesëmarrës të rritur, në mënyrë që ata të i përdorin praktikat më të mira në edukimin e të

rriturve në të gjitha trajnimet që ata i mbajnë.

Planprogrami fillon me një hyrje të shkurtë duke spjeguar planprogramin dhe

objektivat. Poashtu, periudha kohore e propozuar është e përfshirë për secilën pjesë të

planprogramit. Pas hyrjes, teksti i cili është në italics është udhëzim për trajnuesin dhe nuk

ka nevojë të lexohet gjatë trajnimit. Pjesa tjetër e tekstit mund të lexohet ashtu si është

shkruar apo të rifrazohet në atë mënyrë që komunikimi dhe bashkëveprimi me publikun të

jetë sa më i mirë, përderisa koncepti dhe informatat e duhura përcillen tek ata. Trajnerët

duhet të jenë të përgaditur të adaptojnë mënyrën e prezantimit të informatave tek publiku,

varësisht si nevoitet. Teksti që është i nënvizuar duhet të theksohet patjetër nga trajnuesi.

Page 5: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

5

Objektivat: Si rezultat i këtij trajnimi, zyrtarët do të:

Kuptojnë më mirë konceptet kyçe të BPGj-së Do të jenë të vetëdijshëm për idetë e gabuara më të zakonshme lidhur me BPGj-në Do të jenë të aftë të ilustrojnë përfitimet që BPGj-ja mund t’i sjellë qytetarëve dhe

institucioneve shtetërore

Do të jenë të aftë të bëjnë analizë gjinore, si dhe të mbledhin e t’i përdorin të dhënat e ndara sipas gjinisë

Do të jenë të aftë të integrojnë BPGJ-në direkt në dokumentet buxhetore Dita I. Konceptet Kyçe, Korniza Ligjore dhe Metodologjia1

1. Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor: Konceptet dhe Qëllimet Kyçe

Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (BPGj) është strategji që përfshin pabarazitë gjinore në shoqëri. BPGj-ja bën thirrje për integrimin e një perspektive gjinore përmes një qarkoreje buxhetore; në planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e shpenzimeve publike.

Buxhetet e qeverisë nuk kanë ndikimin e njëjtë në gra dhe burra, dhe jo të gjithë do të përfitojnë automatikisht nga ta në mënyrë të barabartë. Për shkak të situatave të ndryshme sociale dhe ekonomike, gratë, burrat, vajzat dhe djemtë kanë nevoja, prioritete dhe interesa të ndryshme. Si organizatat buxhetore, gjithmonë duhet të sigurohemi që:

1) Gratë dhe burrat të kenë qasje në përfitimet që ofrohen përmes shërbimeve dhe

shpenzimeve tona 2) Organizata jonë buxhetore identifikon nevojat specifike të grave dhe burrave dhe adreson

këto nevoja specifike përmes shërbimeve dhe shpenzimeve

BPGj është rrënjosur në kornizën ligjore të Kosovës, veçanërisht përmes Ligjit mbi Barazinë Gjinore (2015), i cili obligon të gjitha organizatat buxhetore në Kosovë të integrojnë BPGj-në.2 (Shih më poshtë definicionin e detajuar) Idetë e gabuara për BPGj-në

Përderisa BPGj mbetet një koncept i ri në regjion dhe veçanërisht në Kosovë ekzistojnë shumë ide të gabuara që e rrethojnë. Këto ide të gabuara shpesh mund të shkaktojnë vështirësi në institucionalizimin e BPGj-së. Ideja më e re e gabuar që e rrethon është ideja (e pasaktë) se BPGj bën përpjekje të ndajë buxhetin në mënyrë të barabartë në mes të burrave dhe grave. Kjo nuk është e saktë sepse qëllimi kryesor i BPGj-së është të kryejë një analizë gjinore që do të dërgojë në një ndarje të barabartë të fondeve publike. Kjo gjë kërkon identifikimin e nevojave të përfituesëve gra dhe burra dhe pastaj adresimin e atyre nevojave përmes alokimeve buxhetore.

1 Shumica e informacionit të dhënë në këtë planprogram mbi BPGj është nxjerrë nga Farnsworth etj. “Udhëzues praktik për përdoruesit e buxhetimit gjinor në nivel lokal ", Prishtinë, Kosovë: Kanun, 2014, ISBN 978-9951-8852-5-6; dhe Farnsworth etj. Al., “Udhëzues praktik për përdoruesit e buxhetimit gjinor në nivel qendror ", Prishtinë, Kosovë: Kanun, 2014, ISBN 978-9951-8852-6-3. Këto udhëzime janë të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare në BPGj dhe janë përshtatur në kontekstin specifik të Kosovës nga ekspertja ndërkombëtare e BPGj-së Dr. Elisabeth Klatzer në bashkëpunim me RrGGK. Krijimi i këtyre udhëzuesëve është mbështetur nga programi për Reformim të Financave Publike i GIZ. Që nga atëherë janë pilotuar dhe përdorur në mënyrë efektive në disa komuna dhe ministri të Kosovës. 2Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji mbi Barazinë Gjinore Nr. 05/L-020, 2015, në: http://abgj.rks-gov.net/Portals/0/LAW%20GENDER%20EQUALITY%20IN%20KOSOVO.pdf.

Page 6: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

6

BPGj përdor analiza gjinore për të vlerësuar nëse shpenzimet publike/paratë e taksapaguesëve kanë adresuar mjaftueshëm (vlerësimi i shpenzimeve të mëparshme) apo do të adresojnë (shpenzimet e planifikuara) nevojat e ndryshme të burrave, grave, djemve dhe vajzave.3

Një tjetër ide e gabuar për BPGj-në është se ai kërkon fonde shtesë. Ky është konsideruar vazhdimisht si shqetësim nga zyrtarët e nivelit lokal dhe qendror të cilët tashmë kanë vështirësi me burimet e kufizuara.

Sidoqoftë, çdo cent nga buxheti mund të alokohet me përgjegjëshmëri gjinore. Thënë shkurtimisht, BPGj “ndihmon që të identifikohen mënyrat më të mira të shpenzimit të shumës së njejtë të fondeve. Mund të mos ketë nevojë për rritje të shpenzimeve, por të alokohet buxheti në mënyrë efektive dhe efikase.”4

Megjithatë, një tjetër ide e gabuar ka të bëjë me idenë se një rritje e thjeshtë në alokimet buxhetore në BPGj mjafton për të thënë se BPGj është integruar. Kjo është shumë e pasaktë.

Përderisa alokimet buxhetore për aktivitetet dhe hulumtimet e BPGj-së janë të rëndësishme, BPGj-ja është shumë më shumë se të kërkuarit e përfshirjes gjinore në të gjitha kategoritë ekonomike dhe linjat buxhetore.

Cilat janë përfitimet e përdorimit të BPGj-së?

Ndarja më e barabartë e fondeve publike mund të ulë pabarazitë gjinore në mënyrë të veçantë, dhe të gjitha pabarazitë në përgjithësi brenda një shoqërie të caktuar.

Efektiviteti dhe efikasiteti i alokimeve burimore do të rritet nëse BPGj-ja zbatohet në mënyrë të suksesshme.

Institucionet në nivel lokal dhe qendror mund të përdorin BPGj-në për të komunikuar më mirë dhe për të mbështetur nevojat e departamenteve të tyre për institucionet dhe akterët tjerë, përfshirë Ministrinë e Financave.

Studime të ndryshme globale demonstrojnë se barazia gjinore në rritje dërgon në rritje dhe prosperitet ekonomik.

2. Korniza Përkatëse Ligjore Kushtetuta

Neni 7: Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, duke ofruar mundësi të barabarta për pjesëmarrjen e burrave dhe grave në fushën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fushat tjera të jetës sociale. Ligji mbi Barazinë Gjinore, 05/L-020

Neni 5: Në mënyrë që të parandalohen dhe të eleminohen diskriminimet gjinore dhe të arrihet barazia gjinore, Institucionet e Republikës së Kosovës që përfshijnë organet në të gjitha nivelet

3 Debbie Budlender dhe Guy Hewitt, Buxhetet për Vetëdijësimin Gjinor: Udhëzuesi i praktikantëve për të kuptuar dhe zbatuar Buxhetet e Përgjigjshme Gjinore, Londër: Sekretariati i Komonuelthit, 2003, f. 5. 4 RrGGK, Buxhetimi për Arsimim më të Mirë, f. 11

Miti Buxhetimi i

Përgjegjshëm

Gjinor nënkupton përfshirjen e linjës

specifike buxhetore apo lënien mënjanë

të më shumë

fondeve vetëm për gratë

Realiteti Buxhetimi i Përgjegjshëm

Gjinor nënkupton planifikim

dhe buxhetim më të mirë për gratë DHE burrat. Rritja e

fondeve nuk është e domosdoshme, por mund të

rezultojë në përdorim më të mirë të fondeve ekzistuese.

Page 7: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

7

e institucioneve publike legjislative, ekzekutive, gjyqësore dhe të tjera duhet të jenë përgjegjëse për zbatimin e masave legjislative dhe masave tjera, përfshirë: Paragraf 1.5. Bën thirrje për përfshirjen e buxhetimit gjinor në të gjitha fushat, si një mjet i rëndësishëm për të garantuar se parimi i barazisë gjinore është respektuar në mbledhjen, ndarjen dhe alokimin e burimeve; Paragraf 1.17. Përcakton Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor si “zbatimi i Përfshirjes Gjinore në procesin buxhetor. Kjo nënkupton vlerësimin e buxheteve nga pikëpamja e gjinisë, në të cilin rast pyetja për gjininë është marrë parasysh në të gjitha nivelet e procesit buxhetues, dhe ristrukturimin e të hyrave dhe shpenzimeve me qëllim të promovimit të barazisë në mes të grave dhe burrave. Ligji mbi Prokurimin Public i Republikës së Kosovës, Amandamentuar dhe Ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-237 ka shtuar se “Autoritetet Kontraktuese mund të vendosin, inter alia, kushte të veçanta specifike që lejojnë objektivat sociale të mirren parasysh. Zyrtarët inkurajohen të i

përfshijnë këto ndryshime.5 Qarkoret Buxhetore

Çdo vit trajnuesi/erja duhet të përditësohet me të dhënat e reja nga Qarkorja Buxhetore. Që nga viti 2014 Qarkoret Buxhetore të lëshuara nga Ministria e Financave kanë nxitur organizimet buxhetore në nivele qendrore dhe lokale për integrimin e të dhënave buxhetore të gjinisë në Kornizat e tyre Afatmesme dhe gjithashtu si një shtojcë për buxhetin e tyre vjetor. Në mënyrë më specifike, Qarkorja Buxhetore 01/2017 për Organizatat Buxhetore për Buxhetin e nivelit Qendror dhe Lokal deklaron si në vijim:

Sipas Ligjit Nr.05 / L-020 (2015) mbi Barazinë Gjinore, të gjitha institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për “përfshirjen e barazisë gjinore në të gjitha fushat, si një mjet të rëndësishëm për të siguruar se parimi i barazisë gjinore ndiqet në mbledhjen, ndarjen dhe alokimin e burimeve” (Neni 5.1.5.). Për këtë arsye, organizimet buxhetore duhet të bëjnë të dukshme efektet e shpenzimeve publike në kuptim të barazisë së grave dhe burrave, djemve dhe vajzave në buxhetin vjetor për vitin 2017. Do të kontribuojë në rritjen e efektivitetit dhe transparencës së menaxhimit financiar publik.

Secila organizatë buxhetore duhet të përdorë tabelat në Shtojcë dhe të integrojë ato si shtojca në buxhetin vjetor 2017, duke përdorur trendet e mëparshme për të paraqitur shpenzimet e planifikuara.

Tabelat në Shtojcë duhet të përdoren për të paraqitur objektivat, aktivitetet dhe treguesit specifikë për rritjen e barazisë gjinore në sektorë të ndryshëm, duke u bazuar në Ligjin mbi Barazinë Gjinore. Kjo nuk do të thotë që shpenzimet duhet të rriten patjetër, por nënkupton një përdorim më efikas të burimeve ekzistuese duke u bazuar në nevojat dhe prioritetet e burrave dhe grave.6

Tabelat më poshtë janë të qarkores buxhetore: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (BPGj)

Tabela 1. Numri i punonjësve në Organizatën Buxhetore përkatëse

5 Republika e Kosovës, Ligji Nr. 05/L -068, Amandamentuar me Ligjin Nr. 04/L-042 mbi Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës Ligji Nr. 04/L-237, at: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/05-L-068%20sh.pdf. 6 Ministria e Financave, Qarkorja Buxhetore 01/2017.

Page 8: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

8

[Emri i Institucionit/Ministrisë/Komunës] Viti Numri

Total i

Stafit

Numri Total

i Grave

Numri

Total i

Burrave

Pagat dhe

Mëditjet për

Gratë

Pagat dhe Mëditjet për

Burrat

2014

2015

2016

Plani për 2017

Tabela 2. Planifikimi për nivelet e pagesave në Organizimin Buxhetor për vitin 2017 [Emri i Institucionit/Ministrisë/Komunës]

Niveli i Pagesës

Numri Total i Stafit në

Nivelin e Pagesës

Numri Total i Burrave në

Nivelin e Pagesën

Shuma e Shpenzuar

për Burrat

Numri i Grave në

këtë Nivel të Pagesës

Shuma e Shpenzuar për Gratë

201-400

401-600

600+

Tabela 3. Numri i përfituesve të subvencioneve apo shërbimeve të ofruara nga organizatat buxhetore të departamenteve përkatëse (ku mund të zbatohet): Duhet të bëhet për të gjithë shërbimet/subvencionet/shpenzimet

Viti Buxheti Total për

Shërbime/ Subvencione

Numri Total

i Përfituesëve

Numri i

Grave Përfituese

Numri i

Burrave Përfitues

Buxheti

për Gra

Buxheti

për Burra

2014

2015

2016

Plani

2017

Page 9: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

9

3. Si të bëjmë BPGj-në (metodologjia e RrGGK-së, duke përfshirë shembuj nga ministritë dhe komunat)

Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor mund të zbatohet në tri faza të cilat janë të

përmbledhura më poshtë. Kjo metodologji u krijua nga RrGGK-ja me mbështetje nga GIZ dhe në bashkëpunim me Dr. Elizabeth Klatzer, eksperte e BPGj-së e njohur ndërkombëtarisht. Pastaj u përshtat me kontekstin specifik të Kosovës.7

Fazat e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor

Faza 1. Analiza e BPGj-së

Qëllimi: Qëllimi i fazës së parë është të kuptuarit e problemeve dhe pabarazisë gjinore përbrenda komunës/ministrisë. Duke bërë një analizë gjinore përmbledhëse, komunat mund të kuptojnë se ku janë të nevojshme ndryshimet. Në të njejtën kohë do të ndihmojë në të kuptuarit se si buxhetet dhe programet ekzistuese ndikojë te burrat, gratë, vajzat dhe djemtë. Ja se si të veprojmë hap pas hapi:

Analizimi i situatës së grave dhe burrave, vajzave dhe djemve brenda komunës/ministrisë.

Analizoni numrin e grave dhe burrave, djemve dhe vajzave që kanë përfituar nga një program apo projekt specifik brenda drejtorisë suaj (p.sh. nga shërbimet publike ose transferet). Veçanërisht, 1) duhet të analizohet numri i grave dhe burrave, djemve dhe vajzave në grupin e synuar (p.sh. të papunëve, studentëve, sportistave), dhe 2) të analizohet numri i grave dhe burrave që kanë përfituar nga programet ose projektet specfike (p.sh. nga shërbimet publike apo transferet).

7 Ky planprogram përmban informacione të përgjithshme për nivelin lokal dhe qendror. Nëse jeni të interesuar për një pikëpamje të caktuar të BPGj-së në nivel local dhe/apo qendror, ju lutem shihni Farnsworth etj., “Udhëzues praktik për përdoruesit e buxhetimit gjinor në nivel lokal ", Prishtinë, Kosovë: Kanun, 2014, ISBN 978-9951-8852-5-6; dhe Farnsworth etj. Al., “Udhëzues praktik për përdoruesit e buxhetimit gjinor në nivel qendror ", Prishtinë, Kosovë: Kanun, 2014, ISBN 978-9951-8852-6-3.

Faza 3. Përfshirja e perspektivës gjinore në Dokumentin Buxhetor

Të përfshihet ky informacion në dokumentet buxhetore: pjesa mbi buxhetimin për performancë

Faza 2. Identifikimi i qëllimeve për rritjen e barazisë mes grave dhe burrave

Përcaktimi i objektivave, aktiviteteve dhe treguesëve për adresimin e pabarazive gjinore të identifikuara në Fazën 1.

Faza 1. Analiza e BPGj-së

Të kuptuarit e problemeve dhe pabarazi gjinore.

Hapi

1

“A kam

përfituar nga

programet e

komunës në

mënyrë të

barabartë me

burrat?”

Page 10: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

10

Kjo ndihmon në identifikimin se a duhet të ketë ndonjë ndryshim në numrin e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve që marrin pjesë apo përfitojnë nga programi i caktuar. Tabela 1 tregon se si të dhënat për gratë dhe burrat në grupin e synuar mund të shqyrtohen në mënyrë që të kuptohet situata e grave dhe burrave në një fushë të caktuar politike. Këtu është përdorur shembulli se sa gra dhe burra janë të papunë dhe sa prej tyre janë duke kërkuar punë. Sidoqoftë, tabela do të duhej të përshtatej me specifikat e grupit të synuar të shërbimeve apo transfereve komunale të analizuara.

Tabela 1. Shembulli i Mostrës për Analizat e BPGj-së të Grupit të Synuar për një Vit të Caktuar

# totale në grupin e synuar

# dhe përqindja e

grave

# dhe përqindja e burrave

Të papunë

Personat e regjistruar që kërkojnë punë

Tabela 2 jep një shembull të një mënyre të thjeshtë të mbledhjes së të dhënave për

përfituesit gra dhe burra në të kaluarën. Vetëm plotësojeni këtë tabelë për secilin shërbim që ofroni. Tabela 2. Mostra për Analizën BPGj të Përfituesëve

Lloji i shërbimit apo transferit

# totale e përfituesve

# e grave # e burrave

Shërbimi A

Shërbimi B

Këto dy tabela së bashku mundësojnë krahasimin e grupit të synuar me përfituesit

aktual. Për shembull, nëse më shumë gra janë të papuna se burrat (grupi i synuar), por më shumë burra kanë qenë përfitues të shërbimeve të punësimit (si në rastin e Kosovës), mund të identifikohet nevoja për adresim të këtij boshllëku gjinor përmes politikave.

Është i dobishëm krijimi i një tabele me numrin e përfituesëve, grave dhe burrave, secilin vit sepse mund të na ndihmojë në identifikimin e trendeve në numrin e përfituesve me kalimin e kohës. Tabela 3 na jep një shembull të një tabele të tillë. Nëse ka kuptim, kjo tabelë mund të detajohet më tej. Për shembull, përfituesit gra dhe burra mund të ndahen sipas gjinisë, nivelit arsimor, përkatësisë etnike, e kështu me radhë. Tabela 3. Mostra për Përfituesit, X Shërbimin, 2011 -2013

Viti # total i përfituesve

# e grave

# e burrave

2011

2012

2013

Page 11: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

11

Kutia 1 jep një shembull se si u zbatua ky hap në Komunën e Kamenicës.

Përderisa analizat sasiore janë të nevojshme, është e rëndësishme të kombinohen me analizat cilësore gjithashtu në mënyrë që të kuptohet më mirë situata e grave dhe burrave në një fushë specifike. Për shembull, pse më shumë burra se sa gra marrin pjesë në programet e Shtëpisë së Kulturës? Apo cilat janë arsyet e dallimeve në situatën e grave dhe burrave në tregun lokal të punës? Apo cili është roli i grave dhe burrave në punën për kujdes pa pagesë?

Identifikimi i alokimeve buxhetore dhe kostos për shërbime të ndryshme

Në vazhdim shikojmë buxhetin në mënyrë që të shohim alokimet buxhetore për shërbime të caktura. Ngjajshëm me tabelat 2 dhe 3, mund të shikojmë buxhetin për një vit ose mund të shikojmë shpenzimet vjetore secilin vit në tri vitet e fundit nëse dëshirojmë të identifikojmë trendet apo ndryshimet me kalimin e kohës. Mund të krijojmë një tabelë të re në të cilën mund të paraqiten shpenzimet totale të këtij shërbimi të shpenzuara për përfituesit gra dhe burra. Nëse shumat e shpenzuara për gratë dhe burrat janë të mjaft të ngjajshme, mund të ndajmë shpenzimet totale nga numri total i përfituesëve në mënyrë që të gjejmë shpenzimin për person (për kokë banori). Pastaj llogarisim shumën e buxhetit nga i cili kanë përfituar burrat dhe gratë, përkatësisht, duke shumëzuar shpenzimet për kokë banori me numrin e përfituesëve gra dhe burra. Për shembull, shihni Tabelën 4: në kolonën e dytë vendosim shpenzimin total për një shërbim specifik secilin vit. Në kolonën e tretë vendosim numrin total të përfituesve nga Tabela 3. Në kolonën e katërt përdorim numrin e grave dhe burrave nga Tabela 3 për të llogaritur se sa para janë shpenzuar për gratë dhe burrat, përkatësisht. Llogaritja mund të bëhet si në vijim: Shpenzimet e përgjithshme ÷ # total të përfituesve = shpenzimet për person.

Hapi

2

Kutia 1. Shembull i Hapit 1 për Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë Kjo duket mirë në teori, mirëpo të shikojmë shembullin konkret. Në Kamenicë, Shtëpia e Kulturës së Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ofron shërbime të lidhura me kategoritë e Dramës dhe Aktorëve, producentëve të filmit dhe Grupeve të Ansamblit.

Viti Totali i Përfituesve

# dhe % e Grave

# dhe % e Burrave

2012 180 70 (39%) 110 (61%) 2013 182 75 (40%) 107 (60%)

2014 84 35 (42%) 49 (58%)

Në kategoritë për Aktorët dhe Dramën, producentët e filmave dhe grupeve të Ansambleve, tabela ilustron se më shumë burra se sa gra kanë përfituar nga kjo drejtori.

“Çka nëse drejtoria ime

nuk i ka këto të dhëna?”

“Tani është koha e duhur të

krijohen sisteme për mbledhjen e

të dhënave në mënyrë që t’i keni

në të ardhmen.”

Page 12: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

12

Pastaj, shpenzimet për person x # e përfitueseve gra = shpenzimet për gra. Kjo formulë përsëritet në llogaritjen e shumës së shpenzuar për burrat. Tabela 3. Mostra për Përfituesit, X Shërbimin, 2011 -2013

Tabela 4. Mostra e Shpenzimeve sipas Gjinisë

Shërbimi Totali i Shpenzimeve

# i përfituesëve Të shpenzuara për gratë

Të shpenzuara për burrat

2011

2012

2013

Është më lehtë të kuptohen dhe analizohen këto llogaritje nëse gjithashtu llogarisim shpenzimet për kokë banori (për person) nga 1) secili përfitues; 2) për burra; 3) për gra. Në disa raste shpenzimi për kokë banori për gratë dhe burrat do të jetë i njëjtë (nëse burrat dhe gratë marrin shërbimet e njëjta); por në raste tjera do të ketë dallime në koston për kokë banori të shërbimeve për gra dhe burra. Ky është rasti nëse, për shembull, gratë dhe burrat mesatarisht marrin pjesë në trajnime të ndryshme profesionale me kosto të ndryshme për kokë banori (p.sh. më shumë gra ndjekin mësimet për llogarimbajtje dhe më shumë burra për kompjuterë). Për shembull, shih Tabelën 5. Tabela 5. Shpenzimet për kokë banori

Shërbimi Shpenzimi Total

Për kokë

banori

Për kokë banori gra

Për kokë banori burra

2011

2012

2013

Tabelat 4 dhe 5 na ndihmojnë të identifikojmë boshllëqet e mundshme gjinore në alokimet buxhetore. Kjo na ndihmon të analizojmë nëse ka boshllëqe të rëndësishme në mënyrën se si shpenzimet kontribuojnë në rritjen e barazisë në mes të grave dhe burrave. Bazuar në këto analiza, ne mund të identifikojmë nëse ka boshllëqe gjinore brenda buxheteve, divizioneve, programeve dhe aktiviteteve aktuale komunale.

Identifikimi i nevojave, interesave dhe prioriteteve të përfituesve Dy hapat e parë të analizave (Faza 1) janë sasiore. Kjo nënkupton se na i

tregojnë numrat. Sidoqoftë, ato nuk sqarojnë se pse mund të ekzistojnë boshllëqet gjinore. Në mënyrë që të kuptohen pabarazitë gjinore, duhet të bëjmë një hulumtim cilësor gjithashtu.

Përveç analizave sasiore, mund të ndihmojë edhe identifikimi i nevojave, interesave dhe prioriteteve të grupeve të ndryshme të përfituesve. Këtu mund të përdoren grupet, intervistat apo pyetësorët për të mbledhur infomacion nga akterët përkatës, përfshirë përfituesit. Përfshirja e përfituesëve në vlerësimin e programeve apo shërbimeve mund të jetë shumë e

Viti # total i përfituesve

# e grave

# e burrave

2011

2012

2013

Të merret nga Tabela 3

Hapi

3

Page 13: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

13

nevojshme. Analiza mund të përshijë edhe vëmendjen në ata të cilët janë përfshirë në vendimet për llojet e programeve dhe për atë se kush pranon shërbime apo transfere.

Kutia 2 vazhdon shembujt nga Komuna e Kamenicës.

Faza 2: Identifikimi i qëllimeve për rritje të barazisë në mes të burrave dhe grave

Faza 2 e buxhetimit të Përgjegjshëm gjinor

përfshin nxjerrjen e rezultateve nga gjetjet e

analizave gjinore të Fazës 1 në mënyrë që të identifikohen

mënyrat konkrete për adresimin e secilës pabarazi gjinore të identifikuar.

Në fazën 2 të qasjes BPGj, bazuar në rezultatet e analizave të Fazës 1, mund të krijojmë objektiva dhe aktivitete për të adresuar secilën pabarazi të identifikuar në mes të grave dhe burrave. Ne i përdorim analizat tona sasiore dhe cilësore në mënyrë që të paraqesim dhe

formulojmë objektiva të cilat përfshihen në dokumentin e ri të buxhetit i cili do të përmirësojë barazinë për burrat dhe gratë.

Objektivat janë synime apo qëllime të cilat mund të maten dhe të cilat ne i caktojmë për t’i arritur brenda një periudhe të caktuar kohore. Ne i arrijmë objektivat tona përmes një sërë aktivitetesh apo veprimesh. Në mënyrë që të masim përparimin dhe të vlerësojmë nëse

Kutia 2. Shembull i Hapit 2 dhe 3 nga Shtëpia e Kulturës së

Kamenicës

Në Kamenicë, kemi analizuar numrin e përfituesve të

shërbimeve të ofruara nga Shtëpia e Kulturës. Kjo përfshin

kategoritë për Aktorët dhe Dramën, producentët e filmit si dhe

grupet e Ansambleve.

Viti Shpenzuar

për Gratë

% e

Shpenzuar

për Gratë

Shpenzuar

për Burra

% e

Shpenzuar

për Burra

2012 €650 37% €1,150 63%

2013 €550 35% €1,050 65%

2014 €400 36% €720 64%

Tabela tregon se shumica e përfituesve në vitin 2011 – 2013

ishin burra. Vëreni se kemi llogaritur edhe përqindjen e grave

dhe burrave sepse ndonjëherë mund të jetë më e lehtë të lexohet

dhe analizohet.

Në mënyrë që të vazhdojmë t’i kuptojmë këto gjetje,

përfituesit mund të kërkohen të bëjnë një vlerësim të shërbimeve

që kanë marrë nga Shtëpia e Kulturës. Kjo mund të na ndihmojë

në të kuptuarit e dallimeve të menduara apo aktuale në mes të

përfituesve burra dhe gra.

“Pra, a janë gratë të

vetmet të cilat nuk

përfaqësohen

mjaftueshëm në të

gjitha nivelet brenda

institucioneve

publike?”

“Jo. Kjo është arsyeja se pse analiza

gjinore është e rëndësishme. Për

shembull, të dhënat në Kosovë

tregojnë se burrat nuk përfaqësohen në

mënyrë të barabartë ndër mësuesit për

nxënësit e vegjël. Kjo mund të

nënkuptojë se nxënësit nuk i kanë

burrat si model në këtë grup moshe.

Barazia është e rëndësishme në të

gjithë nivelet për gratë dhe burrat.”

Page 14: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

14

kemi arritur objektivat tona, ne duhet që gjithashtu të identifikojmë treguesit. Në Fazën 2 e përdorim informacionin nga Faza 1 dhe kjo do të na ndihmojë të identifikojmë objektivat, aktivitetet dhe treguesit për dokumentin tonë buxhetor. Objektivat, aktivitetet dhe treguesit mund të ndryshojnë shumë varësisht nga komuna, ministria, departamenti apo divizioni. Gjatë krijimit të tyre duhet të mendojmë shumë për bazën: e cila është pika fillestare apo situata ekzistuese para se të fillojmë të zbatojmë buxhetin e ri dhe politikat përkatëse. Baza ka mundësi të jetë e ngjashme me numrat dhe përqindjet e identifikuata në Fazën 1.

Pastaj, duhet të mendojmë me kujdes për synimin që e kemi në objektivin tonë: çfarë numri, përqindje apo ndryshim cilësor mund të arrijmë në të vërtetë deri në fund të periudhës buxhetore? Në mënyrë që të arrijmë të masim përparimin ndaj arritjes së objektivave tona, duhet patjetër të caktojmë numrin apo ndryshimin e synuar që planifikojmë të arrijmë. Përndryshe, nëse nuk kemi një synim të caktuar, nuk do të jemi në gjendje të masim ndryshimet të cilat kanë ardhur nga buxheti. Nëse nuk mund të masim dhe të tregojmë ndryshimet, mund të ballafaqohemi me vështirësi duke dhënë argumente të qarta për financimin e vazhdueshëm të asaj linje buxhetore në të ardhmen.

Se si t’i caktojmë këto objektiva sqarohet më së miri duke vazhduar shembullin tonë (Shih Kutinë 3). Kutia na ofron shembuj të objektivave, aktiviteteve dhe treguesëve. Kur të keni hartuar objektivat, aktivitetet dhe treguesit specifikë, takohuni me akterët tjerë të përfshirë në punën tuaj për të marrë mendimin e tyre për atë se a janë të arritshme objektivat. Ata mund të kenë sygjerime që ju ndihmojnë për të formuluar më mirë objektivat, aktivitetet dhe treguesit. Kjo gjithashtu do të përfshijë ata në proces dhe ndoshta do t’i bëjë më të interesuar të përfshirjen në zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve në të ardhmen. Faza 3. Përfshirja e perspektivave gjinore në Dokumentin Buxhetor

BPGj fokusohet në integrimin e perspektivave gjinore në procesin e buxhetimit dhe dokumentet buxhetore. Kjo mund të bëhet sipas mënyrave në vijim:

Kutia 3. Shembull i Fazës 2 nga Shtëpia e Kulturës në

Kamenicë

Për shembull, në shembullin e Shtëpisë së Kulturës e kemi

identifikuar në Kutinë 2 se më pak gra se sa burra marrin

pjesë në trajnime.

Ndryshimet në dokumentin buxhetor mund të përfshijnë:

Objektivat: Rritja e numrit/përqindjes së grave pjesëmarrëse në

aktivitetet e Shtëpisë së Kulturës.

Aktivitetet e ofruara nga Shtëpia e Kulturës të bëhen më të

llojllojshme në mënyrë që t’i përshtaten edhe grave.

Aktivitetet specifike: Të krijohen strategji komunikimi me qëllim të arritjes së

grave në mënyrë specifike.

Të krijohen aktivitete që i përshtaten grave.

Treguesit: Rritja e përqindjes së grave pjesëmarrëse në Aktivitetet e

Shtëpisë së Kulturës nga 42% në vitin 2014 nga 1% çdo vit

derisa të arrihet 50%.

Strategjia komunikuese e krijuar për të arritur gratë.

Aktivitete të reja, të llojllojshme të ndërlidhura me temat që

janë në interest të grave.

Page 15: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

15

1. Përgatitja e paragrafeve që përshkruajnë rezultatet e analizës BPGj të cilat duhet të përfshihen në KAMSh dhe/apo në dokumentin buxhetor. Përdorimi i këtij paragrafi për motivimin e objektivave tuaja dhe tregimi i provave për bazën. Kjo mund të përdoret për të bërë një argumet të fuqishëm për nevojën për linjën buxhetore për adresimin e pabarazive gjinore ekzistuese.

2. Të përfshihen objektivat dhe aktivitetet që keni përcaktuar në Fazën 2 drejtpërdrejtë në KAMSh dhe/apo dokumentin buxhetor.

3. Të përcaktohen treguesit specifikë për matjen e përparimit në objektivat për barazinë

gjinore. 4. Gjithashtu mund të rishikoni gjithë treguesit tuaj ekzistues të performancës të lidhur me

njerëzit në përgjithësi dhe të rifrazoni ata për të përfshirë gratë dhe burrat në mënyrë të qartë. Kjo përfshin, ku është e nevojshme, tregues specifik të synuar për gratë dhe burrat, në mënyrë të veçantë. Kjo gjë mund të inkurajojë mbledhjen e të dhënave të ndara në të ardhmen që do ju ndihmojnë në progresin e analizimit (Faza 1) për të planifikuar buxhete të ardhshme.

Pas Fazës 3: Zbatimi, Monitorimi dhe Vlerësimi i Përgjegjshëm Gjinor

Fokusi i qasjes me tri fazat e BPGj-së është në planifikimin buxhetor dhe përgatitjen e dokumenteve buxhetore në kontekst të performancës së qasjes buxhetore. Duhet të theksohet se puna e BPGj-së nuk ndalet me ekzistimin e dokumenteve buxhetore të cilat përfshijnë elementet e përgjegjshme gjinore siç është përshkruar në tri fazat më lart.

Përkundrazi, zbatimi i Përgjegjshëm gjinor i plotë i buxhetit dhe politikave të planifikuara është vendimtar, siç është edhe monitorimi dhe vlerësimi i rezultateve. Ky nuk është fokusi këtu për shkak se supozohet se kur problemet të përfshihen në dokumentet buxhetore dhe politike, zbatimi i tij do të ndjekë logjikën për performimin e qasjes buxhetore në përgjithësi për të garantuar zbatim të plotë dhe monitorim të rezultateve, përfshirë ato nga perspektiva gjinore.

Përfshirja e buxhetimit të Përgjegjshëm gjinor në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KAMSh) është dokumenti parësor planifikues për politikat ekonomike qeveritare. Qeveria e Kosovës harton KAMSh-në në përputhje me vizionin e saj për zhvillim kombëtar. Në të njejtën kohë komunat çdo vit hartojnë Kornizën Afatmesme të Buxhetimit (KAMB), e cila është një dokument për planifikim të buxhetit për dy vite ku ata nxjerrin shpenzimet e planifikuara dhe prioritetet për shpenzim për dy vitet e ardhshme. Është shumë e rëndësishme që këto dokumente planifikuese të kenë një perspektivë gjinore. Integrimi i BPGj-së në KAMSh dhe KAMB është hapi i parë drejt institucionalizimit të suksesshëm të tij në proceset buxhetore.

Përfshirja e Gjinisë në Analizë

KAMSh-ja dhe veçanërisht KAMB-ja zakonisht kanë një pjesë ku prezantojnë një analizë të situatës aktuale. Një përspektivë gjinore mund të integrohet në këtë kapitull duke

Kutia 4. BPGj në Dokumentet Buxhetore

Komuna e Kamenicës ka qenë shumë e hapur për

bashkëpunim me RrGGK dhe GIZ dhe ka pranuar

sygjerimet për Draft Buxhetin e saj 2015-2017. Pas

përvojës së treguar në këtë doracak, Draft Buxheti i

Kamenicës përmban të dhëna, tregues, objektiva dhe

aktivitete të ndara sipas gjinisë. Ai mund të shërbejë

si një shembull shumë i dobishëm për komunat e

tjera.

Page 16: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

16

prezantuar dhe analizuar të dhënat e ndara sipas gjinisë në krahasim me të dhënat e përgjithshme mbi qytetarët. Për shembull, ky kapitull duhet të flasë për numrin dhe përqindjen e vajzave dhe djemve që ndjekin shkollën fillore në krahasim me numrin e fëmijëve që ndjekin shkollën fillore. Ky kapitull duhet të përfshijë identifikimin e boshllëqeve gjinore dhe problemeve të identifikuara në Fazën 1 të procesit BPGj.

Përfshirja e Gjinisë në Mision dhe Vizion

Varësisht se cili është misioni dhe vizioni i një ministrie, komune apo drejtorie të caktuar, gjinia mund të përfshihet në Misionin dhe Vizionin e tyre gjithashtu. Objektivat, Aktivitetet dhe Treguesit

Objektivat, aktivitetet dhe treguesit e ndjeshëm gjinor u identifikuan në Fazën 2 të procesit të integrimit të BPGj-së. Pika kryesore është integrimi i tyre në KAMSh/KAMB. Në këtë mënyrë këto objektiva mund të integrohen në planifikimin afatmesëm të komunës/ministrisë.

Përfshirja e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor në Buxhetin Vjetor Me sistemin aktual të menaxhimit financiar në Kosovë, është ndoshta më e lehtë të

integrojmë BPGj-në dhe analizat gjinore në KAMSh dhe KAMB sesa në Qarkoren Buxhetore vjetore. Buxheti vjetor nuk ka hapësirë për analiza treguese. Sidoqoftë, Qarkorja Buxhetore e lëshuar nga Ministria e Financave ka inkurajuar organizatat buxhetore për bashkangjitjen e analizës buxhetore si shtojcë në buxhetet e tyre vjetore.

4. Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor sipas Kategorisë së Shpenzimeve

Deri më tani, diskutimi dhe shembulli i Kamenicës janë fokusuar në një metodologji të thjeshtë që mund të përdoret në mënyrë që të zbatohet BPGj-ja, duke përdorur shembullin e shërbimit publik. Sidoqoftë, puna e BPGj-së nuk është e kufizuar në shërbimet publike, por mund të zbatohet në kontekst të llojeve të ndryshme të shpenzimeve buxhetore (dhe të ardhurave). Kategori të ndryshme të shpenzimeve buxhetore mund të kërkojnë një qasje paska të ndryshme. Prandaj në këtë kapitull paraqiten disa specifika se si të zbatohet BPGj-ja.

Dobitë

Mund të jetë gjithashtu e rëndësishme analizimi i trendeve në shpenzimet në kategorinë e shpenzimeve të dobishme. Në mënyrë që të bëhet kjo, mund thjesht të llogarisim përqindjen e buxhetit të cilin dëshirojmë ta shpenzojmë çdo vit dhe të shikojmë trendet. Kjo mund ta lehtësojë planifikimin më të mirë për vitet e ardhshme. Planifikimi më i mirë në kategorinë e dobive mund të vë në dispozicion fonde të cilat mund të rialokohen për linja të ndryshme buxhetore dhe mund të përdoren për qëllime të tjera ndaj barazisë gjinore. Kjo mund të kontribuojë për përdorim më efektiv dhe efikas të burimeve. Sidoqoftë, edhe e kundërta mund të jetë e mundshme: shumë pak shpenzime janë buxhetuar për gjëra të dobishme, p.sh. në lehtësimet e rëndësishme për gratë dhe barazinë gjinore. Mallrat dhe Shërbimet

Mund të vlerësojmë edhe shpenzimet për Mallra dhe Shërbime nga perspektiva e barazisë gjinore. Në mënyrë që të bëhen analiza gjinore është shumë e rëndësishme që Komuna/Ministria të përcjellë se si po shpenzohen këto fonde. Tani Ligji mbi Prokurimin Publik i Republikës së Kosovës, Amandamentuar dhe Ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-237 ka shtuar se “Autoritetet Kontraktuese mund të vendosin, inter alia, kushte të veçanta specifike që lejojnë

Page 17: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

17

objektivat sociale të mirren parasysh. Prandaj, në procese të prokurimit, mund të parashihen masa afirmative në pikët e ofertave që konsiderojnë aspekte si përqindja e grave dhe burrave të punësuar nga kontraktuesi për projekte të punëve publike në nivele të ndryshme të vendimmarrjes. Sa i përket blerjes së mallrave rëndësi mund të kenë pyetja e furnizuesëve (p.sh. kompanitë e udhëhequra nga burrat ose gratë) dhe sa punë për burra dhe gra janë mbështetur/krijuar nga blerja e mallrave. Sidoqoftë, është e vështirë të vlerësohet saktësisht ndikimi i aktiviteteve të prokurimit në vendet e punës dhe prandaj nuk rekomandohet të shkohet shumë thellë në këtë fushë. Sidoqoftë, ky mund të jetë një studim i detajuar interesant i bërë nga komuna/ministria dhe i kryer nga një institut hulumtues. Një tjetër shembull është që ndonjëherë kjo linjë buxhetore është përdorur për të financuar pjesëmarrjen e punonjësve të komisione speciale. Një kompenzim ditor për jetesë (KDJ) u është ofruar zyrtarëve publik kur kanë qenë pjesëmarrës në komision, grupe të punës, konferenca, apo tryeza të rrumbullakëta. Është e rëndësishme të përcillet shuma e shpenzuar për KDJ, e nxjerrë sipas gjinisë. Analiza gjinore në masën në të cilën gratë dhe burrat janë prirur të pranojnë këtë shpërblim për punën e tyre shtesë mund të hedh dritë mbi pabarazitë gjinore. Shpenzimet Kapitale

Përdorimi i buxhetimit të Përgjegjshëm gjinor në lidhje me linjën buxhetore të Shpenzimeve Kapitale kërkon një qasje të ndryshme. Shpenzimet Kapitale mund të përbëjnë një pjesë të madhe të shpenzimeve dhe prandaj është shumë e rëndësishme të shqyrtohen në mënyrë të detajuar në perspektivën gjinore. Prandaj, një qasje specifike për analizimin e fazave të ndryshme të planifikimit dhe realizimi i shpenzimeve kapitale prezantohet në këtë kapitull në mënyrë paksa më të detajuar.

Përderisa të gjithë qytetarët, gratë dhe burrat duhet të përfitojnë nga këto shpenzime, kontributi i tyre është vendimtar. Është e rëndësishme të sigurohet që gratë dhe burrat janë përfshirë në mënyrë të barabartë në procesin e prioritizimit, planifikimit, zbatimit, dhe përdorimit të shpenzimeve kapitale sepse gratë dhe burrat sjellin perspektiva të ndryshme në secilin hap të procesit bazuar në atë se si mund të përdorin dhe të përfitojnë nga shpenzimet kapitale në të ardhmen. Prandaj, gjinia mund të merret parasysh në katër faza të ndryshme të lidhura me shpenzimet kapitale dhe tabelat shoqëruese mund të përdoren nga komunat për dokumentimin dhe përcjelljen e këtij informacioni. 1. Prioritizimi: Sa gra dhe burra janë përfshirë në marrjen e vendimeve dhe zgjedhjen se

cilat investime dhe projekte janë financuar si prioritare? A janë zgjedhur prioritetet në mënyrë demokratike me përfshirjen e qytetarëve apo pas dyerve të mbyllura? Me fjalë të tjera, në çfarë shkalle është zgjedhja e shpenzimeve kapitale një proces pjesëmarrës? Në çfarë shkalle janë gratë dhe burrat ndër vendimmarrësit në këtë proces?

Miti Është e pamundur të

kryhet buxhetimi i

përgjegjshëm gjinor në

lidhje me shpenzimet

kapitale.

Realiteti Ekzistojnë disa mënyra

në të cilat perspektiva e

barazisë gjinore është e

rëndësishme në lidhje me

shpenzimet kapitale.

Page 18: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

18

Tabela 6. Projektet për Investimet Kapitale: Vendosja e Prioriteteve dhe Zgjedhja e

Projekteve

Viti ####

# Procesi i Pjesëmarrjes?

(Po/Jo)

# i konsultuar i:

% e konsultuar e:

Prioritetet e

shprehura8

Grave Burrave Grave Burrave Grave Burrave

Investimet kapitale për sektorin [emri i sektorit ose organit]

1

2

Investimet kapitale për komunën/ministrinë [emri i komunës/ministrisë]

1

2

2. Planifikimi: Kush është përfshirë në planifikimin e mënyrës së zbatimit të shpenzimeve kapitale (prioritetet për investim) në cilat role (gra, burra apo të dy palët)? Për shembull, kush është konsultuar për karakteristikat arkitektonike dhe për dizajnimin e ndërtesës e cila do të ndërtohet, apo vendi ku do të vendoset? A janë marrë parasysh nevojat, interesat dhe prioritetet e grave dhe burrave në mënyrë të barabartë kur janë planifikuar projektet? A janë prezantuar planet për qyetarët gra dhe burra për mendimin e tyre dhe a është marrë parasysh ky mendim?

Tabela 7. Projektet për Investim Kapital: Planifikimi

Viti ####

# Buxheti

Përfshirë në planifikim:

administrimi

Qytetarët e përfshirë në

planifikimin pjesëmarrës

Problemet e

identifikuara gjinore (përshkrim i shkurtër) Gra Burra Gra Burra

Investimet kapitale për sektorin 1 [emri i sektorit apo organit]

Projekti 1…

[emri]

Projekti 2…

Investimet kapitale për sektorin 2 [emri i sektorit apo organit]

Projekti 1… [emri]

Projekti 2…

3. Zbatimi: Kush ka zbatuar apo ndërtuar projektet investitore? A janë përfshirë burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë si punonjës në të gjitha nivelet dhe a kanë përfituar ata në mënyrë të barabartë nga vendet e punës të krijura për këto punë?

4. Përdorimi: Kush priret të përdorë apo të përfitojë më shumë nga projektet e kompletuara (burrat, gratë apo të dy palët)? A hasin burrat apo gratë ndonjë sfidë gjatë përdorimit të tyre? Për shembull, a ëshë një stadium sporti i kufizuar për përdorim nga klubet e futbollit dhe sportet tjera që dominohen nga burrat, apo është ndërtuar si kompleks sportiv shumëfunksional ku ka hapësirë për një sërë sportesh të ndryshme?

8 Prioritetet e shprehura nga gratë dhe burrat janë në kuptim të projektit – se a ka një listë të zgjedhjeve apo alternativave të investimeve kapitale, apo një përshkrim gojor i prioriteteve të shprehura nga gratë/burrat.

Page 19: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

19

Tabela 8. Zbatimi/Aktivitetet e Ndërtimit

Viti ####

# Buxheti

Kontraktuesit në pronësi të:

Numri i Punonjësve

Cilat nevoja të grave/burrave janë

adresuar në ndërtim Grave Burrave Gra Burra

Projekti 1… [emri]

Projekti 2…

Tabela 9. Përdorimi i Projekteve Investuese/Ndërtimi i objekteve

# Numri i

përdoruesve:

Numri i punonjësve (nëse është

zbatuar):

Problemet gjinore të

identifikuara me përdorim (nga

gratë/burrat)

Gra Burra Gra Burra

Projekti i realizuar 1...

[emri]

Projekti i realizuar 2...

Ne mund të analizojmë pjesëmarrjen e grave dhe burrave në secilën prej këtyre fazave

në lidhje me shpenzimet kapitale. Së pari, mund të shohim se si gratë dhe burrat janë përfshirë në secilën prej këtyre fazave në të kaluarën dhe të përdorim këtë informacion për të treguar se si duhet të përfshihen në të ardhmen. Prandaj është e rëndësishme të përcillet ky informacion për secilin shpenzim kapital.

Nëse mbledhet ky informacion, ne mund të identifikojmë më mirë problemet e mundshme gjinore dhe gjithashtu të identifikojmë se si t’u qasemi atyre.

Pastaj, komunat mund që gjithashtu të caktojnë objektiva, aktivitete dhe tregues specifikë sa i përket shpenzimeve kapitale. Disa shembuj janë si në vijim: Objektivat:

Sigurimi i pjesëmarrjes së barabartë (50%) të grave dhe burrave në identifikimin dhe prioritizimin e projekteve për shpenzime kapitale.

Sigurimi i pjesëmarrjes së barabartë (50%) e grave dhe burrave në planifikimin e shpenzimeve kapitale dhe sigurimi se nevojat, interesat dhe prioritetet e grave dhe burrave janë marrë parasysh në procesin e planifikimit.

Drejt sigurimit të pjesëmarrjes së barabartë, rritjes së përqindjes së grave të punësuara në realizimin (ndërtimin) e projekteve investitore nga #% në#% çdo vit (plotësoni numrat). (Shënim: Këtu thamë gratë sepse gratë priren të jenë më pak të përfaqësuara se sa burrat në mesin e personave të kontraktuar për punë publike. Sidoqoftë, duhet të përshtatni këtë në mënyrë që të përputhet me situatën reale në komunën/ministrinë tuaj bazuar në gjetjet në Fazën 1, Analizat Gjinore).

Sigurimi që gratë dhe burrat mund të përdorin në mënyrë të barabartë projektet investitore të realizuara.

Aktivitetet:

Organizimi i takimeve publike për të diskutuar, identifikuar dhe zgjedhur shpenzimet kapitale, duke përfshirë kohën dhe vendin ku gratë dhe burrat mund të marrin pjesë. Promovimi i tyre në mënyrë të duhur për të siguruar pjesëmarrjen dhe organizimi i takimeve në mënyrë të duhur që të sigurohet pjesëmarrje cilësore nga të gjithë.

Organizimi i takimeve publike për të rishikuar planet për shpenzimet kapitale në kohën dhe vendin ku gratë dhe burrat mund të marrin pjesë. Promovimi i tyre në mënyrë të

Page 20: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

20

duhur që të sigurohet pjesëmarrja dhe organizimi i takimeve në mënyrë të duhur që të sigurohet pjesëmarrja cilësore nga të gjithë në planet e rishikimit. Sigurimi që perspektivat e barazisë gjinore janë integruar në planifikimin e aktiviteteve, në veçanti duke u fokusuar në integrimin e nevojave dhe interesave të përdoruesëve gra dhe burra në të ardhmen.

Në kërkesat për oferta, kërkohet nga kontraktorët të punësojnë/përfshijnë një përqindje të konsiderueshme të punonjësëve të kontraktuar si gra dhe burra në secilin nivel të punës (të paktën 40% sipas Ligjit mbi Barazinë Gjinore), drejt zhvillimit të barazisë gjinore brenda këtyre projekteve të financuara nga shteti. Gjithashtu të kërkohet nga kontraktorët që t’i mirëmbajnë këto të dhëna dhe t’i dorëzojnë te komuna/ministria. Të kërkohet nga ofertuesit të vendosin politika dhe procese kundër ngacmimeve seksuale dhe t’i zbatojnë ato.

Të monitorohet përdorimi i rezultateve të shpenzimeve kapitale. Të bëhen intervista me përdoruesit për të parë nëse punët/produktet e krijuara i plotësojnë nevojat e tyre dhe të nxirret ky informacion sipas gjinisë.

Treguesit:

50% e pjesëmarrësve të përfshirë në identifikimin e prioriteteve për shpenzime kapitale janë burra dhe 50% janë gra.

50% e pjesëmarrësve të përfshirë në planifikimin e shpenzimeve kapitale janë burra dhe 50% janë gra.

Përqindja e grave që marrin pjesë në zbatimin e shpenzimeve kapitale të rritura nga #% në #% çdo vit (plotësoni numrat).

Gratë dhe burrat përdorin rezultatet e shpenzimeve kapitale në mënyrë të barabartë.

Pagat dhe mëditjet

Të dhënat e ndara sipas gjinisë sa i përket punonjësve mund të përdoren për të identifikuar pabarazitë gjinore në punësim, nivele të mëditjeve, dhe ofrimin e mundshëm të shërbimeve. Për shembull, kategoria e shpenzimeve “pagat dhe mëditjet” përfshin fondet për punonjësit në Komunën e Kamenicës. Tabela më poshtë tregon numrin e punonjësve burra dhe gra që punonin për zyrën e Kryetarit të Komunës në vitin 2013. Të dhënat për vitet e mëparshme nuk janë në dispozicion.

Viti # e punonjësve

# e grave

# e burrave

2013 22 4 (18%) 18 (82%)

“Duket mirë, por

problemi është se

gratë nuk mund të

kryejnë punë të rënda

fizike, si vendosja e

gypave të ujit apo

ndërtimi i objekteve.”

“Kjo nuk është e vërtetë! Unë

bëjë këto gjëra, mbaj shenjat

në zonat e ndërtimit, shërbej si

arkitekte, menaxhoj punëtorët,

ngjyros muret, dhe shumë

gjëra të tjera gjithashtu! Pse

duhet të përfitosh më shumë

se unë nga paraja publike?”

Page 21: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

21

Mund të shihet se numri dhe përqindja e burrave, 18 (82%) është shumë më e madhe se numri i grave, katër (18%). Duhet të përmendet se zyra e Kryetarit të Komunës nuk është departamenti i vetëm ku stafi më së shumti është i përbërë nga burrat. E njejta gjë ndodh edhe në të gjitha drejtoritë tjera. Nëse një numër jo i barabartë i grave dhe burrave shërbejnë në rolet vendimmarrëse, kjo drejtpërdrejtë ndikon në mundësitë e grave dhe burrave që të marrin pjesë në vendimmarrje, si dhe në pagat dhe mëditjet e tyre. Për më shumë, kjo mund të ndikojë edhe në shkallën në të cilën politikat dhe programet e komunave/ministrive marrin parasysh prioritetet e ndryshme të mundshme dhe nevojat e burrave dhe grave. Pastaj mund edhe të llogarisim përqindjen e buxhetit të shpenzuar për gratë dhe burrat duke shikuar shpenzimet e punonjësve gra dhe burra në zyrën e Kryetarit të Komunës. Tabela më poshtë tregon mëditjen vjetore bruto brenda zyres së Kryetarit të Komunës, të nxjerrë sipa gjinisë.

Viti Shpenzuar për Gratë

% e shpenzuar për Gratë

Shpenzuar për Burrat

% e shpenzuar për Burrat

2013 €19,152 12% €146,234 88%

Tabela tregon se në përgjithësi në zyren e Kryetarit të Komunës, një përqindje më e

madhe e mëditjeve dhe pagave së linjës buxhetore kanë shkuar për burrat (88%) në vitin 2013. Burrat kanë përfituar më shumë nga burimet e zyres së Kryetarit të Komunës se sa gratë.

Në mënyrë që të adresohet kjo gjë mund të identifikohen objektivat, aktivitetet dhe treguesit. Objektivat: Zvogëlimi i boshllëkut të pagave në mes të burrave dhe grave. Rritja e numrit të grave në stafin e zyres së Kryetarit të Komunës.

Aktivitetet specifike:

Krijimi i politikave afirmative vepruese dhe udhëheqja e programeve drejt inkurajimit të më shumë grave që të kenë mundësi të qasen në pozita më të larta brenda Komunës.

Inkurajimi i grave që të aplikojnë për pozitat më të larta me pagesë. Ndërmarrja e aktiviteteve për promovimin e grave në pozita më të larta brenda zyres së

Kryetarit të Komunës. Treguesit:

Zvogëlimi i boshllëkut në mes të pagës së burrave dhe grave. Rritja e balancit në mes të numrit të burrave dhe grave të punësuar në të gjithë nivelet

në zyren e Kryetarit të Komunës. Këshilla për Organizimin e Debateve Publike në Mënyrë që të Promovohet Pjesëmarrja e Barabartë e Grave dhe Burrave

Përderisa fokusi deri më tani ka qenë në atë se si të “bëjmë BPGj-në”, përfshirë lidhjen me kategoritë specifike të shpenzimeve, ky kapitull ndryshon fokusin në mënyrat specifike për përfshirjen e grave dhe burrave në procesin buxhetor. Përgjatë procesit të përgatitjes së draft buxhetit, mendimet e qytetarëve duhet të mblidhen përmes debateve publike. Kjo përfshin periudhën para hartimit të buxhetit si dhe sapo të jetë hartuar buxheti publik, drejt mbledhjes së mendimeve të qytetarëve.

Page 22: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

22

Sigurohuni që të shpërndani informacionet për këto debate, temën e tyre, vendndodhjen, datën dhe kohën e saktë. Përdorni gazetat, radion, televizionin, fletushkat, posterët, Facebook-un, dhe reklamat në ndërtesat dhe bizneset publike (p.sh. dyqanet ushqimore) për të reklamuar takimet. Gjithashtu mund të takoni gratë dhe burrat personalisht në vende ku ata kalojnë jetën e tyre të përditshme. Informoni OShC-të dhe kërkoni ndihmën e tyre për informimin e anëtarëve të tyre dhe përfituesëve për takimin në mënyrë që edhe ata të marrin pjesë. Në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e grave dhe burrave në debate, me ç’rast i sjellin pikëpamjet dhe idetë e tyre, mundohuni të organizoni këto takime në një kohë kur të dy palët mund të marrin pjesë (p.sh., jo në kohën kur duhet të përgatiten vaktet për ushqim, kur njerëzit janë në punë, apo natën vonë sepse kjo mund të jetë problem për sigurinë e grave). Gjithashtu sigurohuni që të organizoni debatet publike në një vend ku të gjithë qytetarët kanë qasje dhe ndihen rehat. Për shembull, debatet e organizuara në shkolla zakonisht janë më të qasshme për gratë dhe mund të rrisin pjesëmarrjen e tyre. Mundohuni të mbani takimet jashtë qytetit në mënyrë që të siguroheni për mbledhjen e mendimeve nga qytetarë të ndryshëm. Rëndësi mund të ketë edhe lehtësimi i transportit nëse dëshirohet që të arrihet numër më i madh dhe i balancuar i qytetarëve. Nëse grupe të caktuara, p.sh. gratë, nuk janë mësuar të japin mendimin në takime publike, mund të jetë si ide takimi me gratë ndaras, ku ndihen më rehat me dhënien e mendimit të tyre për prioritetet dhe interesat dhe ku është e mundur që të zgjedhin disa folës të cilët bien dakord për të sjellur problemet që janë diskutuar në takimin e përgjithshëm. Prezantoni pikat kryesore të draft buxhetit gojarisht në mënyrë që njerëzit të mund të kuptojnë. Parashtroni pytetje për qytetarët në fushat ku me të vërtetë do të dëshironit mendimin e tyre. Merrni një moderator të mirë gjatë takimit i cili u jep hapësirë për të folur njerëzve të ndryshëm, grave dhe burrave, dhe nuk e lë asnjë person të kryesojë mbledhjen. Caktoni një person tjetër që të marrë shënime të qarta për problemet e ngritura nga gratë dhe burrat. Ku është e mundur, përgjigjuni në pyetje, shqetësime apo probleme të ngritura nga qytetarët në atë kohë dhe vend. Nëse nuk keni informacion të mjaftueshëm, thoni qytetarëve që do të jepni përgjigje publike për pyetjen e tyre në të ardhmen, duke cekur se kur dhe ku do të përgjigjeni.

Vazhdimi: Është e rëndësishme për qytetarët si pjesëmarrës të dinë se çfarë keni bërë me mendimin e tyre. Fakti se ata janë dëgjuar i bën njerëzit që të dëshirojnë më shumë të marrin pjesë në procese të këtilla. Dërgoni një deklaratë për shtyp menjëherë pas takimit dhe postoni informacionet në ueb faqen tuaj dhe/apo në faqen e Facebook-ut, duke informuar të gjithë qytetarët (edhe ata të cilët nuk kanë qenë prezent) për problemet të cilat janë paraqitur dhe diskutuar. Përfshini informacionet kontaktuese lidhur me atë se kë mund ta kontaktojnë ata nëse dëshirojnë të bëjnë pyetje apo të shkëmbejnë më shumë ide (me një afat kohor). Më vonë, dërgoni një deklaratë tjetër për shtyp dhe publikoni në mënyrë të duhur se cilat çështje të ngritura nga gratë dhe burrat janë përfshirë në buxhet.

Çka nëse përballem me sfida?

Ky kapitull shqyrton sfidat e mundshme që mund të hasen gjatë “bërjes së BPGj-së”, si dhe mënyrat e mundshme për të adresuar sfidat e tilla.

Page 23: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

23

Sfida Zgjidhja e mundshme

Të dhënat e ndara sipas gjinisë nuk janë në dispozicion.

Sigurohuni që institucioni juaj të fillojë të nxjerrë të gjitha të dhënat e ardhshme sipas numrit të grave dhe burrave (dhe burrave dhe grave sipas nëngrupeve, p.sh. sipas gjinisë, nivelit arsimor, përkatësisë etnike, etj. ku ka kuptim), në mëyrë që të mos e keni këtë problem në të ardhmen.

Ku është e mundur, përdorni regjistrimin e popullsisë apo studime ose raporte të tjera që i kanë të dhënat të cilat ju nevojiten.

Kryeni një sondazh të shkurtër me një mostër të vogël të përfituesëve që pastaj mund të përgjithësohen në popullsinë përfituese.

Kryeni hulumtim cilësor, përfshirë grupet e fokusit dhe/apo intervistat për të mbledhur informacion.

Mungesa e të dhënave nuk duhet të jetë arsyetim për mos realizimin e BPGj-së. Ka gjithmonë një mënyrë për të filluar, edhe nëse të dhënat janë të pakta. Gjithashtu, përmes analizave do të gjenerohen të dhëna të reja të ndara.

Mungesa e vullnetit politik për zbatimin e BPGj-së

Qasja e personave në pozitat vendimmarrëse në fillim (p.sh., Kryetari i Komunës) për të sqaruar rëndësinë e BPGj-së për komunën. Mbani në mend të përmendni se problemi nuk është vetëm te gratë dhe jo domosdoshmërisht duhet të ketë ngritje në linjën buxhetore (dy ide të gabuara më të zakonshme). Nëse e kuptojnë këtë dhe dobinë e BPGj-së në planifikimin buxhetor, mund të të mbështesin dhe të tjerët me shumë siguri do të veprojnë njësoj.

Kërkoni një letër të mbështetjes për analizat gjinore nga vendimmarrësit, që mund të lehtësojnë qasjen në drejtoritë tjera.

Shpegojuani zyrtarëve që BPGj mund të rrisë efektivitetin, efikasitetin, përgjegjësinë dhe transparencën e komunës. Procesi mund të rezultojë në prova të qarta të cilat mund t’i përdorin në arsyetimin e kërkesave të tyre buxhetore ndaj Ministrisë së Financave, duke ofruar një mundësi më të mirë për financimin e kërkesës.

BPGj mund t’u ndihmojë atyre që t’u demostrojnë akterëve të tyre ndërkombëtarë dhe kombëtarë përkushtimin ndaj zhvillimit të barazisë gjinore.

Bëjeni të qartë se bërja e BPGj-së është obligim ligjor.

Mungesa e kapaciteteve për kryerjen e analizave gjinore

Kërkoni mbështetje, këshilla dhe/apo rekomandime për BPGj-në nga Agjencia për Barazi Gjinore, Zyrtarët Komunalë për Barazi Gjinore, Rrjeti i Grave të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile, dhe/apo akterët ndërkombëtarë që kanë përvojë në zbatimin e BPGj-së.

Page 24: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

24

Nuk ka buxhet për arritjen e objektivave të caktuara për barazi gjinore

Përdorni analizën gjinore për të qartësuar argumentet në dokumentet buxhetore, duke i arsyetuar shpenzimet shtesë te Ministria e Financave.

Nëse u është refuzuar kërkesa për fonde, kërkoni mbështetje nga akterët, donatorët, apo akterët e shoqërisë civile ndërkombëtarë financiarisht apo diçka të ngjashme (pa para) për zbatimin e objektivave.

Në përgjithësi, bëjeni të qartë se BPGj nuk përfshin fonde shtesë, por ka për qëllim përdorimin e fondeve ekzistuese në mënyrë më efektive. Duke marrë parasysh perspektivat e grave dhe burrave, objektivat e barazisë gjinore do të arrihen më mirë me shpezimin e pikave të rregullta buxhetore në mënyrë më të mirë.

Shumë pak gra marrin pjesë në konsultimet buxhetore/debatet publike

Përhapni informacionin se ku dhe kur do të mbahet debati publik sa më shumë që të mundni.

Postoni informacione në postere, ueb faqe dhe media.

Bëni strategji komunikimi që arrijnë dhe u bëjnë thirrje grave. Adresoni drejpërdrejtë gratë, sqaroni se pse pjesëmarrja e tyre aktive

mund të ketë ndikim në jetën ë tyre dhe mbani aktivitete të fuqizimit.

“Sigurisht që do të përballemi me sfida,

por nëse jemi të përkushtuara për

arritjen e një shoqërie më të barabartë

dhe nëse punojmë së bashku, ne mund

ta arrijmë këtë!”

Page 25: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

25

Afatet kryesore për Procesin Buxhetor

Koha ka shumë rëndësi për secilën punë të BPGj-së. Prandaj, ky kapitull përmban një përmbledhje të shkurtër të përgatitjes së kalendarit buxhetor për nivelin lokal.

Data Veprimi

30 prill Qeveria i dorëzon Kuvendit Kombëtar KAMSh-në për vitin e ardhshëm fiskal dhe vlerësimet për dy vitet e ardhshme fiskale.

15 maj Ministria e Financave nxjerr Qarkoren e parë Buxhetore.

15 maj - qershor

Departamenti përgatit propozimet buxhetore në konsultim me komunitetet dhe akterët; komiteti politik dhe financiar mban mbledhje publike; Kryetari i Komunës i dorëzon KAMSh-në kuvendit kombëtar për diskutim.

30 qershor Komuna i dorëzon KAMSh-në Ministrisë së Financave.

Gusht Zyrtari më i lartë i financave në konsultim me Kryetarin e Komunës organizon takime publike.

15 gusht Nëse është e nevojshme, Ministria e Financave nxjerr një Qarkore të dytë Buxhetore.

1 shtator Kryetari i Komunës dorëzon propozimin për draft buxhetin te Kuvendi Komunal.

Shtator Kuvendi Komunal mban të paktën një takim publik.

30 shtator Komuna i dorëzon Ministrisë propozimin buxhetor të përshtatur dhe e publikon atë në ueb faqen komunale.

Dita II. Puna Praktike Gjatë Bërjes së Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor

5. Puna praktike e lidhur me dokumentet e tyre buxhetore

Në ditën e dytë pjesëmarrësit do të praktikojnë zbatimin e BPGj-së dhe përdorimin e informacioneve për të paraqitur dokumentet buxhetore. Më e mira do të ishte sjellja në punëtori e ndonjë të dhëne të nxjerrë mbi gjininë e lidhur me kategoritë ekonomike të përmendura më parë. Do të kalojnë të paktën dy orë duke analizuar këto të dhëna dhe duke krijuar tabela në përputhje me tabelat e propozuara për qarkoret buxhetore.

Së dyti, do të përdorin analizat për të identifikuar pabarazitë që mund të paraqesin objektivat, rezultatet dhe aktivitetet ndaj barazisë gjinore. Kjo do të zgjasë përafërsisht dy orë.

Në fund ata do të krijojnë treguesit e performancës specifikë për gjininë të cilët do të zgjasin përafërsisht një orë. Këto do të jenë të gatshme për përdorim të menjëhershëm si pjesë e procesit buxhetor. Nëse premton koha, mund të shkëmbehen shembuj me pjesëmarrësit e tjerë, duke lehtësuar kështu të mësuarit.

Për lexim të mëtejmë

Aliu F., Drini B., Kotorri M., Kusari M., Nura A., Nura Y. & Zherrka P. Analizat e Bazuara në Gjini dhe Ndikimi i Politikave Fiskale në Nivelin e Grave në Bujqësi - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA, 2007. Në: http://she-era.org/~sheera/eng/wp-content/uploads/2013/08/GENDER-BUDGET-

Page 26: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor

26

ANALYSIS-AND-IMPACT-OF-FISCAL-POLICIES-ON-THE-POVERTY-LEVEL-OF-THE-WOMEN-IN-AGRICULTURE-MAFRD.pdf.

Alterziu B. Eksperienca Buxhetimi gjinor në Bashkinë e Elbasanit: Buxhetimi me pjesëmarrje. Prezantim. Në: http://www.partnersalbania.org/skedaret/Elbasani_shqip.pdf.

Batusha A., Binaku B., Kusari B., Kusari M., Kaҫaniku T., Nura A., Nura Y., dhe Zerxa M. Analiza e Buxhetimit Gjinor dhe Ndikimi i Politikave Fiskale për Nivelin e Varfërisë te Gratë Rurale në Komunën e Gjakovës, Kosovë. Shoqata Afariste e Gruas SHE-ERA, 2006. Në: http://she-era.org/~sheera/eng/wp-content/uploads/2013/08/GENDER-BUDGET-ANALYSIS-AND-IMPACT-OF-FISCAL-POLICIES-ON-THE-POVERTY-LEVEL-OF-THE-WOMEN-IN-AGRICULTURE-LOCAL-GOVERNMENT.pdf.

Farnsworth etj., “Udhëzues praktik për përdoruesit e buxhetimit gjinor në nivel lokal”, Prishtinë, Kosovë: Kanun, 2014, ISBN 978-9951-8852-5-6.

Farnsworth etj., “Udhëzues praktik për përdoruesit e buxhetimit gjinor në nivel qendror ", Prishtinë, Kosovë: Kanun, 2014, ISBN 978-9951-8852-6-3.

HELVETAS. Konferenca Ndërkombëtare: Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor: Sfidat dhe Praktikat, Prishtinë, Kosovë, 15 nëntor, 2012. Në: http://helvetas-ks.org/wp/wp-content/uploads/2011/10/GRB-Conference.pdf.

Iniciativa Efektive Demokratike e USAID për Komunat, Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor: Nga verpimet Ad-hok tek integrimi dhe Planifikimi Gjinor. Në: http://www.demi-ks.org/repository/docs/GenderResponsiveBudgeting_Alb.pdf.

Iniciativa Efektive Demokratike e USAID për Komunat. Dokumenti Politik mbi Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor për Komunat. 2013.

RrGGK, Analiza Gjinore + për prezantimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë për vitin 2016-2018, Prishtinë, Kosovë: Night Design, 2015, ISBN 978-9951-8852-8-7.

RrGGK, Buxhetimi për Arsimim më të mirë, Analizat Gjinore të Shpenzimeve dhe Shërbimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë, Kosovë: Night Design, 2016, ISBN 978-9951-8923-5-3.

RrGGK, Buxhetimi për Barazi Gjinore në Tregti dhe Industri, Prishtina: RrGGK, 2016, në: http://www.womensnetwork.org/documents/20161108210425853.pdf.

RrGGK, Buxhetimi për Mirëqenien Sociale: Analizë e Shpejtë Gjinore për Prezantimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor tek Ministria, Buxhetimi për Mirëqenien Sociale, Prishtina: RrGGK, 2014.

RrGGK, Buxhetimi për një mjedis më të mirë: Analizë gjinore e shpenzimeve dhe shërbimeve në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Prishtina: RrGGK, 2016, në: http://www.womensnetwork.org/documents/20161108211545513.pdf

RrGGK, Me çfarë çmimi: Buxhetimi për Zbatimin e Kornizës Ligjore kundër Dhunës Familjare në Kosovë, 2012. Në: http://www.ks.undp.org/content/dam/kosovo/docs/womenPub/At%20what%20cost_Eng.pdf.

Zenelaj B. Veglat e Panifikimit. Akademia për Trajnim dhe Ndihmë Teknike (Prezantim në PDF).

Zyra Bashkëpunuese Zviceriane në Kosovë. Gjinia në Planet dhe Buxhetin e Komunës në nivel lokal, bazuar në përvojat me komunat në Kosovë. 2012. Në: http://helvetas-ks.org/wp/wp-content/uploads/2011/10/Gender-Manual-EN.pdf.