30
Kolegji ISPE CEFTA Prishtinë 2011

CEFTA

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: CEFTA

Kolegji ISPE

CEFTA

Prishtinë 2011

Page 2: CEFTA

Përmbajtja

1. Marrëveshjet për tregti të lirë .........................................................................................................32. CEFTA...............................................................................................................................................4

2.1. Kriteret e anëtarsimit........................................................................................................................5

2.2. Strukturat e CEFTA-së.......................................................................................................................5

2.2.1. Komiteti i Përbashkët...............................................................................................................6

2.2.2. Nënkomitetet...........................................................................................................................6

2.2.3. Sekretariati i CEFTA-së..............................................................................................................7

2.2.4. Zëvendës Ministrat...................................................................................................................7

2.2.5. Samitet e Kryeministrave..........................................................................................................7

2.2.6. Kryesimi i Zyrës.........................................................................................................................8

2.3. Aspekti ekonomik i marrëveshjes.....................................................................................................8

2.4. Struktura e protokolit.......................................................................................................................9

2.5. Rregullat e origjinës........................................................................................................................10

2.5.1. Përfitimi i origjinës Kosovarë...................................................................................................10

3. CEFTA dhe Kosova..........................................................................................................................11

3.1. Institucionet e Kosovës të lidhura me Zbatimin e CEFTA-së...........................................................11

3.2. Grupi punues i politikës tregtare....................................................................................................12

3.3. Produktet bujqësore dhe kontributet.............................................................................................12

3.4. Tendencat e tregtisë.......................................................................................................................14

3.5. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve.........................................................................................................16

4.0. Konkluzione.................................................................................................................................17

4.1. Problemet e Kosovës me vendet anëtare të CEFTA-së...........................................................18

2 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 3: CEFTA

3 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 4: CEFTA

1. Marrëveshjet për tregti të lirë Misioni i marrëveshjeve për tregti të lirë Mjedisi i ri ekonomik Konsolidimi i reformave Përmirësimi i bilancit tregtar Shkëmbimi tregtar pa barriera Stimulimi i eksportit dhe mbështetje të mëtejshme me politikat fiskale

o për prodhuesit vendoro për eksportuesit potencialo për industritë e reja me potencial eksporti ose zëvendësimin eksporti

Këmbimi tregtar me interes të përbashkët (kombinim efikas)

Përfitimet nga marrëveshjet për tregti të lirë Furnizimi i mirë i tregut Rritja e konkurrencës Çmimet e reduktuara Stimulimi i avancimit i teknologjisë Zvogëlimi i kontrabandës Stimuluar investimet e huaja Stimulimi i eksportit

Kërkesat ose kriteret e marrëveshjeve për tregti të lirë Nuk ka diskriminimit Ligjet e aplikimi të mos-diskriminimit Anti-dumping Mbrojtjen e Konsumatorit Politikat e reja të tregtisë Monopolet shtetërore me karakter tregtar Stacionet Eliminon eksporteve taksat ose tatimet tjera të cilat ndikojnë në eksport Eliminon dallime të thella në tarifat normale doganore, veçanërishtpër produktet

bujqësore

4 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 5: CEFTA

2. CEFTA

Historiku i CEFTA-së

CEFTA (Central European Free Trade Agreement) është një marrëveshje e tregtisë së lirë në të cilën marrin pjesë tetë vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia. Marrëveshja e parë e CEFTA-s u nënshkrua nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia ne Dhjetor 1992 dhe hyri në fuqi në Korrik 1994.

Nëpërmjet CEFTA-s këto vende pjesëmarrëse u mobilizuan për t’iu qasur institucioneve politike, ligjore dhe ekonomike te Bashkimit Evropian, duke forcuar në këtë mënyrë demokracinë dhe ekonomitë e tyre të tregut. Sllovenia iu bashkua CEFTA-s në 1996, Rumania në 1997, Bullgaria në 1999, Kroacia në 2003 dhe Maqedonia në 2006. Meqenëse në 2007 të gjitha palët e mëparshme të CEFTA-së kishin hyrë në Bashkimin Evropian dhe kishin dalë nga CEFTA, u vendos që CEFTA të shtrihej në pjesën e Ballkanit, të mbetur jashtë BE-se. Në këtë kohë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia kishin nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh bilaterale të tregtisë së lirë në kuadrin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Këto u zëvendësuan nga një marrëveshje e vetme multilaterale - CEFTA. Nga këndvështrimi politik, CEFTA është pjese e përpjekjeve të vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) për të krijuar një treg rajonal qe mundëson zhvillimin ekonomik dhe që do i kontribuojë eventualisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik ne Ballkan. CEFTA është vetëm një element i integrimit ekonomik rajonal. Elemente po aq të rëndësishëm të këtij integrimi janë iniciativa në fusha e tjera si Komuniteti i Energjisë, Zona e Përbashkët e Aviacionit, Memorandumi i Evropës Juglindore ne fushën e Transportit, Iniciativa e Evropës Juglindore në fushën e Telekomunikacioneve dhe Internetit, Kompakti i Investimeve, etj. Të gjitha këto iniciativa synojnë krijimin e një tregu të përbashkët rajonal që në një fazë të mëvonshme do te integrohet në tregun e madh Evropian.

Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë, ndër të tjera, për të zgjeruar tregtinë në mallra dhe shërbime dhe investimeve të nxitura në mënyr të drejt, të qëndrueshme dhe të parashikusheshme, eliminimin e barrierave ndaj tregtisë mes palëve, të siguroj mbrojtjen e duhur të të drejtave të pronësisë intelektuale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe harmonizimin mbi çështjet moderne të politikës tregtare si rregullat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore. Gjithashtu përfshin procedura të qarta dhe efektive për zgjidhjen e kontesteve dhe lehtëson krijimin gradual të zonës së BE-Ballkanit Perëndimor, vendet e grumbullimit diagonal të origjinës, siç parashikohet në Komunikatën e Komisionit Evropian të datës 27 janar 2006.

5 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 6: CEFTA

2.1. Kriteret e anëtarësimit

Baza ligjore për pranimin e Marrëveshjes së CEFTA-së është gjetur në nenin 49 të kësaj Marrëveshje. Paragrafi 1 i këtij neni parashikon se: Pranimi i kësaj marrëveshje mund të bëhet me pëlqimin e të gjitha palëve. Paragrafi tjetër tregon që termat dhe kushtet e pranimit janë të përcaktuara nga Marrëveshja e Anëtarësimit të lidhur ndërmjet të gjitha palëve në njërën anë dhe pala aderuesenë në anën tjetër.

Kriteret për anëtarësim në CEFTA janë të përcaktuara nën Deklaratën e kryeministrave të vendeve anëtare të njohur si Deklarata e Poznan-it e nënshkruar më 25 nëntor 1994. Në parim parakushtet për anëtarësim në CEFTA përfshirë anëtarësimin në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), nënshkrimi i marrëveshjes së acocimit me BE-në, dhe pëlqimi i të gjitha shteteve të CEFTA-së në formën e negociatave të përfunduara me Marrëveshje Bilaterale të tregtisë së lirë.

Megjithatë, kriteret e anëtarësimit janë fleksibile dhe mund të ndahen. Për shembull, Kosova nuk është anëtare e OBT-së, por është anëtare e CEFTA-së. Kjo ishte e lejuar për të shmangur izolimin e Kosovës. BE-ja i ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në këtë marrëveshje të tregtisë së lirë e cila është e kufizuar në kohëzgjatje deri sa anëtarët e saj aktual ti bashkohen BE-së.

2.2. Strukturat e CEFTA-së

Palët e CEFTA-së kanë krijuar një numë të strukturave për të menaxhuar dhe të mbështetur zbatimin e Marrëveshjes. Disa nga këto, të tilla si Komiteti i Përbashkët janë themeluar në bazë të vetë Marrëveshjes, të tjerat kan qenë të themeluara më shumë me vendimet e Komitetit të Përbashkët dhe disa funskionojn në mënyr ad hoc. Strukturat e CEFTA-së janë:

Komiteti i Përbashkëto Nën-Komiteti për Bujqësinë dhe Çështjet Sanitare dhe Fitosanitareo Nën-Komiteti për Doganat dhe Rregullat e Origjinëso Nën-Komiteti mbi Barrierat Teknike në Tregti dhe jo Barrierat Tarifore

Sekretariati i CEFTA-së Zëvendës Ministrat Samitet e Kryeministrave

2.2.1. Komiteti i Përbashkët

6 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 7: CEFTA

Organi drejtues i CEFTA-së është Komiteti i përbashkët, i cili është themeluar në përputhje me nenin 40 të marrëveshjes. Ai është i përbërë nga përgaqësuesit e secilës palë të marrëveshjes (ministat e tregëtis të vendeve përkatëse nënshkruse të CEFTA-së) dhe funskioni i sajë kryesor është që të mbikëqyrë dhe administrojë zbatimin e marrëveshjes.

Komiteti i Përbashkët kryesohet nga një prej palëve (shteteve përkatëse nënshkruese të marrëveshjes) dhe këtë funksion e ushtrojn në baza vjetore. Një sistem i programeve të punës vjetore ka qenë I nxitur për të përcaktuar përparësitë dhe për të drejtuar punën e palëve të CEFTA-së gjatë kryesimit.

2.2.2. Nën-Komitetet

Në përputhje me nenin 41.5 të kësaj marrëveshje siq e cekën edhe më herët Komiteti i Përbashkët mund të vendosë nën-komitete dhe organe të tjera për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes. Deri më sot, tri nën-komitete janë themeluar:

Nën-komiteti për bujqësi, duke përfshirë çështjet sanitare dhe fitosanitare : Kjo objektivë është që të lektësojë tregtinë e produkteve bujqësore në kuadër të rajonit dhe të sigurojë që mbrojtjen e shëndetit të bimëve, shëndetit të kafshëve, sigurin e ushqimit dhe mastat e tjera të zbatuara në tregtinë bujqësore

Nën-komision për Doganat dhe Rregullat e Origjinës : Objektivi i tij është për të lehtësuar procedurat doganore, të stimulojnë zbatimin e shpejtë të rregullave të përbashkëta të origjinës me të gjitha Palët në përputhje me nenin 14 të Marrëveshjes

Nën-Komiteti mbi Barrierat Teknike në tregti dhe Barrierave jo Tarifore : Objektivi i tijë është të identifikojë, shqyrtojë dhe të propozoj masa për eliminimin e barrierave teknike në tregti dhe barrierave jo-tarifore nëpërmjet palëve.

Temat e referencës për secilin nën-komision u ra dakord në takimin e Ohrit të Komitetit të përbashkët në shtator 2007. Anëtarët e nën-komisioneve janë zyrtarë nga Ministritë përkatëse ose agjensitë, dhe janë të emëruar zyrtarisht nga qeveritë.

Në përgjithësi, nën-komitetet takohen së paku një herë në vit dhe mund të takohen në baza ad hoc, nëse konsiderohet e nevojshme. Kryetari i çdo nën-komiteti i kalohet nga pala në palë në mënyr alfabetike në baza vjetore.

Pala aktualisht vepron si kryetar i zyrës së nën-komisionit për Bujqësi, duke përfshirë edhe qështjet Sanitare dhe FitoSanitare. Kryesuesi i nën-komitetit mbi Doganat dhe Rregullat e Origjinës është përfaqësues i palës së parë në mënyr alfabetike pas Kryetarit të zyrës. Kryesuesi i nën-komitetit mbi Barrierat Teknike në Tregti dhe Barrierave jo tarifore është përfaqësues i palës së dytë në mënyr alfabetike pas Kryetarit të zyrës.

7 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 8: CEFTA

2.2.3. Sekretariati i CEFTA-së

Në përputhje me Nenin 40.2 të CEFTA 2006, Komiteti i Përbashkët mbështetet nga Sekretariati i përhershëm i vendosur në Bruksel. Roli i përhershëm i Sekretariatit është që të ofroj mbështetje teknike dhe administrative për Komiteti e Përbashkëtm, për çdo nën-komitet, grup të ekspertëve ose organ tjetër të ngritur nga Komiteti i Përbashkët. Ky rol është përcaktuar nga Komiteti i Përbashkët me Vendimin Nr. 7/2007, i cili përcakton mandatin e Sekretariatit. Sekretariati financohet aktualisht bashkërisht nga palët e CEFTA-së dhe një numër i donatorëve, duke përfshirë edhe Komisionin Evropian

Sekretariati i CEFTA-së është themeluar në shtator 2008 dhe pë momentin përbëhet nga tre punonjët me orar të plotë që janë emëruar pas një konkursi ndëkombëtar për çdo vend pune që është mbikqyrur nga Komisioni i caktuar posaçërisht për këtë punë. Përzgjedhja është përbërë nga përfaqësues të secilës Palë të CEFTA-së dhe Komisionit Evropian si donator kryesor.

2.2.4. Zëvendës Ministat

Edhe pse nuk është një trup formal sipas Marrëveshjes, takimet vjetore të zëvendës ministrave luan një rolë të rëndësishëm në shqyrtimin e çështjeve kryesore që dalin në zbatimin e Marrëveshjes dhe përgaditjet oër takimin e Komiteti të përbashkët. Për zëvendës ministrave takimi organizohet nga kryetari aktual i zyrës.

2.2.5. Samitet e Kryeministrave

CEFTA vazhdon traditën e mbajtjes së takimeve për kryeministat e palëve për të nxjerr në pah një arritje të veçant ose një angazhim, dhe për të përpiluar përkushtimin e palëve për të siguruar zbatimin e plotë të Marrëveshjes në përputhje me BE-në dhe Detyrimet e tyre na OBT.

Kryeministat e CEFTA-së janë takuar në katër raste që nga viti 2006 deri më sot. Takimi i parë në (prill 2006) për të nisur negociatat për CEFTA 2006, për të nënshkruar Marrëveshjen e ndryshuar rishtazi dhe të zgjedhur (dhjetor 2006), për të shënuar hyrjen e plotë në fuqi të Marrëveshjes midis palëve (nëntor 2007), dhe për të shqyrtuar përparimin në zbatim (dhjetor 2009).

2.2.6. Kryesimi i Zyrës

8 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 9: CEFTA

Në përputhje me Nenin 41 të CEFTA-së, palët në takimin e parë të Komitetit të përbashkët pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes në shtator 2007, kanë miratuar procedurat e nevojshme për emrimin dhe funksionimin e Kryetarit të Zyrës.

Pozita e Kryetarit të Zyrës kalohet çdo vit nga data 1 janar dhe është mbartur njëra pas tjetrës nga palët, sipas rendit alfabetik të emrave të tyre në gjuhën angleze. Kështu orari i kryesimit që nga hyrja në fuqi e CEFTA 2006 është si vijon:

1) 2007 Republika e Maqedonisë2) 2008 Republika e Moldavisë3) 2009 Mali i Zi4) 2010 Republika e Serbisë5) 2011 Republika e Kosovës6) 2012 Republika e Shqipërisë7) 2013 Bosnja dhe Hercegovina8) 2014 Republika e Kroacisë

2.3. ASPEKTI EKONOMIK I MARRËVESHJES

Trupi i Marrëveshjes trajton një pjesë të rëndësishme të tregtisë së mallrave. Fokusimi në Marrëveshje është përqendruar kryesisht te tregtinë në mes të partnerëve të CEFTA 2006 Konsolidimit te marrëveshjeve ekzistuese:

Nxitjes se investimeve rajonale Zhvillimit të tregtisë dhe eliminimin e barrierave Zhvillimit të konkurrencës dhe hapjen e prokurimeve publike Mbrojtjes së pronësisë intelektuale Funksionimit të mekanizmave për zbatimin e marrëveshjes Mundësia e Komulimit të origjinës në mes partnerëve në CEFTA

Objektivat e kësaj marrëveshjeje janë:

Konsolidojë në një marrëveshje të vetme nivelin ekzistues të liberalizimit të tregtisë të arritur nëpërmjet rrjetit të marrëveshjeve bilaterale të tregtisë së lirë tashmë të lidhura ndërmjet palëve;

9 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 10: CEFTA

Përmirësojë më tej kushtet për nxitjen e investimeve, duke përfshirë investimet e huaja direkte;

Zgjerojë tregtinë e mallrave, shërbimeve dhe të forcojë investimet me anë të rregullave të drejta, të qarta, të qëndrueshme dhe të parashikueshme;

Eliminojë barrierat dhe deformimet e tregtisë dhe të lehtësojë lëvizjen e

mallrave në transit dhe lëvizjen ndërkufitare të mallrave dhe shërbimeve ndërmjet territoreve të palëve;

Sigurojë kushte të drejta të konkurrencës që ndikojnë në tregtinë dhe investimet e huaja dhe hapë gradualisht tregjet e prokurimit publik të palëve;

Sigurojë mbrojtjen e përshtatshme të të drejtave të pronësisë intelektuale

në përputhje me standardet ndërkombëtare;

Sigurojë procedura efektive për zbatimin dhe aplikimin e kësaj Marrëveshjeje, dhe

Kontribuojë kështu për zhvillimin e harmonizuar dhe zgjerimin e tregtisë botërore.

2.4. STRUKTURA E PROTOLLIT

Protokolli përbëhet nga teksti bazë, në të cilin përfshihen 52 Nene të grumbulluara në 7 Kapituj, dhe 4 anekse:

Lista e Titujve:

Kapitulli I : DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Kapitulli II : PËRKUFIZIMI I KONCEPTIT “Produkte origjinuese” Kapitulli III : KËRKESAT TERRITORIALE Kapitulli IV : TËRHEQJA OSE PËRJASHTIMI Kapitulli V : VËRTETIMI I ORIGJINËS Kapitulli VI : METODAT E BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIVË Kapitulli VII : DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

Lista e anekseve:

10 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 11: CEFTA

Aneksi I : Shënimet prezantuese të listës në aneksin II Aneksi II : Lista e punimeve ose proceseve të domosdoshme për t`u kryer ndaj

materialeve jo origjinuese me qëllim që produkti i prodhuar të mund të marrë statusin e origjinës

Aneksi III : Kopja e certifikatës së lëvizjes EUR.1 dhe kërkesa për një certifikatë lëvizjeje EUR.1

Aneksi IV : Teksti i deklaratës së faturë

2.5. RREGULLAT E ORIGJINËS

Rregullat e Origjinës së mallrave janë të përfshira në Aneksin 4 të Marrëveshjes “Protokolli mbi përkufizimin e konceptit Produktet Origjinuese dhe Metodat e bashkëpunimit administrativë”.

Këto rregulla janë të bazuara në rregullat Pan-Evropiane e të cilat kanë qenë të implementuara edhe në marrëveshjet e tregtisë së lirë Bilaterale të cilat I ka pas Kosova në zbatim deri më tani.

Rregullat mbi origjinën e produkteveProdukti merr statusin e origjinës kur; Produkti është prodhuar tërësisht në nivel lokal Produkt i nënshtrohet proceseve të tjera / përpunuesve

2.5.1. PËRFITIMI I ORIGJINËS KOSOVAR

Produkti do të fitoj origjinën Kosovare në qoftë se ai produkt është i përfituar tërësisht në Kosovë (neni2.a) ose në qoftë se është punuar apo përpunuar në masë të mjaftueshme (neni 2.b). Produktet tërësisht të përfituara nga neni 2 (a) janë të përmbledhura në nenin 5 të Protokollit. Produktet e punuara ose të përpunuara në masë të mjaftueshme nga neni 2 (b), janë ato produkte të cilat i plotësoje kriteret të specifikuara në nenin 6 të protokollit. Kryesisht bëhet fjalë për produktet të cilat nuk janë tërësisht të fituara në Kosovë mirëpo i plotësojnë kriteret nga lista e punimit apo përpunimit e specifikuar në aneksim II të Protokollit.

11 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 12: CEFTA

3. CEFTA dhe Kosova

3.1. Institucionet e Kosovës të lidhura me zbatimin e CEFTA-së

Për shak të aspekteve shumë dimensionale të CEFTA-së, disa intsitucione të Kosovës janë të lidhura direkt dhe indirekt për zbatimin e CEFTA-së.

Këto institucione janë: Zyra e Kryeministrit Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Agjencioni Veterinar dhe i ushqimit të Kosovës Ministria e Ekonomisë dhe Financave Agjencia e Prokurimit Publik Dogana Kuvendi MBPZHR Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Komisioni për Konkurrencë

Institucioni kryesor nga Kosova që vepron si koordinator në lidhje me CEFTA-në është MTI-ja. Departamenti i Tregtisë i vendosur në MTI është përgjegjës për tregti të lirë në Marrëveshjet e nëshkruara nga Kosova. Ky departament ka dy divizione: tregtinë e jashtëme, dhe tregtinë e brenshme.

Divizioni i Tregtisë së Jashtme: Lehtëson shkëmbimin tregtar midis Kosovës dhe vendeve të tjera Propozon projekt ligje dhe akte të tjera ligjore në fushën e tregtisë së jashtëme,

dhe propozon si për afrimin e legjislacionit kombëtar me acquis communautaire të BE-së

Përgaditë materiale dhe merr pjesë në negociatat për MTL-të dhe për aderim në oraganizatat ndërkombëtare për tregti

Përgadit materiale informative, buletine në kryerjen e këmbimit tregtar të Kosovës me vendet tjera si dhe me MTL-në

I propozon Qeverisë masa në lidhje me trendet në këmbimin tregtar të Kosovës me vendet tjera

12 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 13: CEFTA

Promovon prodhimet vendore në tregjet ndërkombëtare dhe panaireAplikimi i politikave tregtare, dhe propozon masa të cilat duhet të merren në mënyrë që të aplikojnë këto politika

Analizon tregtinë e jashtme dhe propozon masa për zgjerimin e eksportit Identifikon pengesat për eksportin e prodhuesve të Kosovës Identifikon faktorët që zvogëlojn konkurrencën vendore Propozon ndryshime në politikat e taksave doganore të cilat mund të dëmtojnë

investimet në Kosovë Aktivitetet në lidhje me marrëveshjet e përshpejton tregtinë e lirë në rajon dhe

më gjerë Rekomandon bashkëpunim me oraganizatat rajonate dhe ndërkombëtare, të tilla

si OBT, Qendta Rajonale e Ballkanit, etj.

3.2. Grupi punues i politikës tregtare (GPPT)

Grupi punues i politikës tregtare (GPPT) përfshin përfaqësues të institucioneve qeveritare. Ai është përgjegjës për harmonizimin dhe koordinimin e qështjeve që lidhen me Sanitar dhe Fito-Sanitar, pengesat jotarifore, ankesat, rregullat e origjinës, masave antidumping, rregullimin e konkurrencës, marketingun, eliketimi dhe paketimi, të drejtat e pronës intelektuale, regjimi i eksportit, ndihmës shtetërore/qeveria dhe prokurimi ejt. Detyra kryesore e GPPT-së është që të punojë drejt pranimit të Kosovës në OBT nëpërmjet harmonizimit të këtyre çështjeve me rregullat e OBT-së.

3.3. Produkteve bujqësore dhe Kontributet

Produkteve bujqësore janë të mbuluara në kapitullin e tretë e CEFTA-s në nenet 9-12: Neni 9 i jep qëllimin e këtij kapitulli, neni 10 përcakton detyrimet doganore për importet, Neni 11 mbulon Koncesionet dhe Politikat bujqësore, dhe neni 12 ka të bëjë me masat sanitare dhe fito sanitare.

Në bazë të nenit 9, termi "produkte bujqësore" do të thotë qëllimin e Marrëveshjes së CEFTA-s për produkteve që bien në nomenklaturën e kombinuar (CN) Kapitujt 1 deri 24 dhe produkteve të renditura në Aneksin 1 të Marrëveshjes.

Neni 10 është i ndarë në tre paragrafë. Paragrafi 1 thotë se tarifave doganore për importet, të gjitha akuzat që kanë efekt të njëjtë, dhe detyra të tjera të rëndësishme të një natyre fiskale të specifikuara në Aneksin 3 të Marrëveshjes, do të reduktohet ose hiqet me oraret e listuara në aneksin. Tregtia e produkteve bujqësore në pajtim me këtë paragraf është në rrugë për liberalizimin e plotë.

13 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 14: CEFTA

Paragrafi i dytë i nenit 10 i mundëson palëve për të zbatuar detyrën më të favorizuar Nation2 për importet e produkteve të listuara në Aneksin 3, kur kjo është më e ulët se tarifat doganore preferenciale që janë të specifikuara në Aneksin 3.

Paragrafin e fundit të nenit 10 përcakton një afat kohor prej jo më vonë se 1 maj 2009 për palët për të shqyrtuar brenda Komitetit të Përbashkët mundësitë e dhënies me njëri konçesioneve të mëtejshme. Përsa i përket Nenit 11 (1), dispozitat e Kapitullit 3 nuk do të kufizojnë në ndonjë mënyrë ndjekjen e politikave përkatëse bujqësore të palëve ose marrjen e ndonjë mase mbështetur në këto politika, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të OBT.

Megjithatë, paragrafi 2 i detyron palët që të informojë Komitetin e Përbashkët për çdo ndryshim të politikës së tyre bujqësore të ndjekura ose masat e aplikuara të cilat mund të ndikojnë në kushtet e tregtisë bujqësore mes tyre, siç parashikohet në marrëveshje. Pavarësisht nga Neni 21, paragrafi 2, palët do të përmbahet nga përdorimi i subvencioneve të eksportit, dhe shfuqizojë çdo subvencion ekzistues, në tregtinë e tyre reciproke.

Neni 12 ka të bëjë me masat sanitare dhe fito-sanitare. Ky artikull në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e palëve në lidhje me këto masa të bëjë me Marrëveshjen e OBT për zbatimin e masave sanitare dhe fito-sanitare. Kjo Marrëveshja e OBT-rregullon këtë çështje, pasi të gjithë anëtarët e CEFTA-s janë edhe anëtarë të OBT-së, me përjashtim të Kosovës.

Produktet që përfshihen në Nomenklaturën e Kombinuar e mallrave në Kapitujt 1 deri 24 dhe produkteve të renditura në Shtojcën 1 të Marrëveshjes. Kapitujt 1-24 përfshijnë kategoritë e mëposhtme bujqësore produktit:

Kapitulli 1 : Kafshë të gjalla Kapitulli 2 : Mishi dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit Kapitulli 3 : Peshku e kafshët guackore, molusqet dhe të tjera jovertebrore ujore Kapitulli 4 : Bulmet prodhojnë, vezë zogjve, mjaltë natyrore, produkte të ngrënshme

me origjinë shtazore Kapitulli 5 : Produktet me origjinë shtazore Kapitulli 6 : Pemët dhe bimët e tjera, qepujka, rrënjë, lulet e prera dhe gjeth

dekorativ Kapitulli 7 : perime ushqimor dhe rrënjët e caktuara dhe zhardhokët Kapitulli 8 : fruta dhe arrat e ngrënëshme, zhvishem e frutave agrume ose të

pjeprave Kapitulli 9 : Kafe, çaj, mate dhe erëza Kapitulli 10 : Drithëra Kapitulli 11 : Produkte të industrisë mulliri, birrë, starches, insulinë, gluten gruri Kapitulli 12 : Farat vajore dhe frutat me përmbajtje vajore, kokrra, fara dhe fruta,

bimë industriale ose medicinale, kashta dhe tagjia

14 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 15: CEFTA

Kapitulli 13 : Lac, mishrat e natyrore, resins,-çamçakëz resins dhe oleoresins (për shembull, balsams)

Kapitulli 14 : mbjelljen Materialet vegjetale Kapitulli 15 : Dhjam derri (përfshirë sallon) dhe yndyra e pulave, dhe vajra bimore Kapitulli 16 : e përgatitura prej mishit, prej peshkut apo prej krustaceve, molusqeve

apo të tjera jovertebrore ujore Kapitulli 17 : Sheqernat dhe ëmbëlsirat sheqer Kapitulli 18 : Kakao dhe përgatitjet prej kakaos Kapitulli 19 : Malt ekstrakt, përgatitjet ushqimore prej miellit, bollgur, miell, niseshte

apo malt extract Kapitulli 20 : Përgatitje prej zarzavateve, fruta, arra ose pjesë të tjera të bimëve Kapitulli 21: i ngrënshëm përgatitjet Ndryshme Kapitulli 22 : Pijet, alkoolet dhe uthull Kapitulli 23 : Mbetjet dhe kthimet nga industritë ushqimore, foragjere e përgatitur

për kafshët Kapitulli 24 : Duhani dhe zëvendësuesit e përpunuar të duhanit

3.4. Tendencat e Tregtisë

Gjatë 2004-2006, eksportet e Kosovës drejt vendeve të CEFTA-së u rritën për 48% (79% e totalit) duke arritur në 37.000.000 (37 milion) €, kuse inportet nga këto vende në të njejtën periudhë u rrit me 9.1% (8% e totalit) duke arritur 553.000.000 (553 milion) €. Gjatë vitit 2006, raporti export-import me vendet e CEFTA-së u përmirsua për 6.7% (6.1% e totalit), nga 5% në vitin 2005 dhe 4.6% në vitin 2004. Gjatë vitit 2007, niveli i shkëmbimit tregtar me vendet anëtare të CEFTA-së ishte 38.6% e të gjithë tregtisë së jashtme të Kosovës. Ky është indeksi më i lartë brenda CEFTA-së deri në atë kohë, dhe tregon një shkallë të lart të integrimit të Kosovës në tregtinë e rajonit.

Eksportet e Kosovës në vendet anëtare të CEFTA-së gjatë vitit 2007 janë rritur me 34.3%, ose 47.600.000 (47 milion e 600 mijë) €. Kjo është 49 % e vlerës së të gjithë eksporteve të Kosovës. importet nga CEFTA gjatë vitit 2007 arritën në 569.000.000 (569 milion) €, që është një rritje vjetore prej 7.4%. Kjo ishte 38% e totalit të importeve në vitin 2007. Gjatë vitit 2007 Kosova ka eksportuar kresisht në Maqedoni (15.7%), Shqipëri (15.3), dhe Serbi (9.8%). Importet kryesore ishin nga Maqedonia (15.7%), Serbia (14.7%) dhe Kroacia (2.6%). Lidhje me tregtinë e produkteve bujqësore në vitin 2007, 44% e importeve dhe 80% e eksporteve ishin me vendet anëtare të CEFTA-së.

Eksportet e Kosovës në vendet anëtare të CEFTA-së gjatë vitit 2008 janë rritur me 29.27%, ose 61,534,000 (61 milion e 534 mijë) €. Kjo është 31% e vlerës së të gjithë eksporteve të Kosovës. Importet nga CEFTA gjatë vitit 2008 arritën në 720,640,000(720 milion e 640 mijë)

15 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 16: CEFTA

€, që është një rritje vjetore prej 26.65%. Kjo ishte 37% e totalit të importeve në vitin 2008. Gjatë vitit 2008 Kosova ka eksportuar kresisht në Maqedoni (10.1%), Shqipëri (10.6), dhe Serbi (5%). Importet kryesore ishin nga Maqedonia (18%), Serbia (10.8%) dhe Shqipëria (3.1%).

Eksportet e Kosovës në vendet anëtare të CEFTA-së gjatë vitit 2009 janë zbritje me 13.9%, ose 53,482,000 (53 milion e 482 mijë) €. Kjo është 32% e vlerës së të gjithë eksporteve të Kosovës. Importet nga CEFTA gjatë vitit 2009 arritën në 692,465,000(692 milion e 465 mijë) €, që është një zbritje vjetore prej 4%. Kjo ishte 36% e totalit të importeve në vitin 2009. Gjatë vitit 2009 Kosova ka eksportuar kresisht në Maqedoni (10.5%), Shqipëri (15.8), dhe Serbi (2.1%). Importet kryesore ishin nga Maqedonia (15.1%), Serbia (10.9%) dhe Shqipëria (3%).

Eksportet e Kosovës në vendet anëtare të CEFTA-së gjatë vitit 2010 janë rritur me 31.05%, ose 70,087,000 (70 milion e 87 mijë) €. Kjo është 24% e vlerës së të gjithë eksporteve të Kosovës. Importet nga CEFTA gjatë vitit 2010 arritën në 816,531,000(816 milion e 531 mijë) €, që është një rritje vjetore prej 18%. Kjo ishte 38% e totalit të importeve në vitin 2010. Gjatë vitit 2010 Kosova ka eksportuar kresisht në Maqedoni (9.7%), Shqipëri 10.37(), dhe Serbi (1.41%). Importet kryesore ishin nga Maqedonia (14.73%), Serbia (11.97%) dhe Shqipëria (3.29%).

ExportiVendi 2008 % 2009 % 2010 %

Shqipëria 21,113,000 10.6 26,182,000 15.8 30,935,000 10.37Maqedonia 20,046,000 10.1 17,355,000 10.5 26,705,000 9.07Mali i zi 3,770,000 1.9 3,084,000 1.9 3,829,000 1.26Serbia 9,893,000 5 3,504,000 2.1 4,061,000 1.41Bosnja 5,919,000 3 1,206,000 0.7 1,781,000 0.73Kroacia 793,000 0.4 2,151,000 1.3 2,776,000 1.13CEFTA 61,534,000 31 53,482,000 32 70,087,000 24BE 93,974,000 47.4 71,275,000 43.1 134,207,000 46.39Turqia 3,044,000 1.5 6,512,000 3.9 8,619,000 2.94Zvicrra 7,380,000 3.7 10,510,000 6.4 17,177,000 5.37Ukraina 0 0 0 0 0 0.00SHBA 286,000 0.1 290,000 0.2 82,000 0.03Brazili 0 0 0 0 0 0.00Japonia 0 0 3,000 0 18,000 0.00Kina 31,000 0 1,596,000 1 14,700,000 4.72Të tjera 32,214,000 16.2 21,660,000 13.1 49,921,000 16.64Gjithësejt 198,463,000 100 165,328,000 100 294,811,000 100

16 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 17: CEFTA

ImportiVendi 2008 % 2009 % 2010 %

Shqipëria 59,632,000 3.1 58,385,000 3 70,660,000 3.29Maqedonia 349,536,000 18 291,837,000 15.1 317,566,000 14.73Mali i zi 13,789,000 0.7 13,059,000 0.7 20,661,000 0.86Serbia 208,951,000 10.8 210,901,000 10.9 258,984,000 11.97Bosnja 38,747,000 2 59,739,000 3.1 86,151,000 3.98Kroacia 49,985,000 2.6 58,544,000 3 62,509,000 2.85Cefta 720,640,000 37 692,465,000 36 816,531,000 38BE 701,982,000 36.4 755,004,000 39 812,313,000 37.70Turqia 128,249,000 6.7 141,545,000 7.3 144,562,000 6.76Zvicra 32,441,000 1.7 21,949,000 1.1 20,173,000 0.94Ukraina 11,730,000 0.6 6,355,000 0.3 4,639,000 0.24SHBA 23,610,000 1.2 26,703,000 1.4 30,144,000 1.49Brazili 43,499,000 2.3 37,888,000 2 27,159,000 1.30Japonia 10,759,000 0.6 15,794,000 0.8 13,069,000 0.62Kina 121,059,000 6.3 128,318,000 6.6 135,042,000 6.30Te tjera 137,267,000 7.1 109,520,000 5.7 150,592,000 6.99Gjithesejt 1,931,236,000 100 1,935,541,000 100 2,154,224,000 100

17 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 18: CEFTA

3.5. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindin në mes të antëtarëve të CEFTA-së, ka dy hapa: konsultimet (neni 42), dhe së dyti, Arbitrazhi (neni3).

Sipas nenit 42 (1) çdo mosmarrëveshje që ndodh ndërmjet palëve duhet të zgjidhet përmes bashkëpunimit dhe konsultimeve, nëse është e nevojshme në Komitetin e Përbashkët për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të këndshme. Paragrafi (2) përcakton se pala kërkuese konsultime do të informoj në të njejtën kohë palët tjera me shkrim dhe të ofrojë të gjitha informatat relevante. Komiteti i Përbashkët mund të rekomandoj masa të përshtatshme.

Procedura e konsultimeve duhet të zhvillohen në praninë e një ndërmjetësi. Nëse palët nuk bien dakord për praninë e një ndërmjetësi, Kryetari i Komitetit të Përbashkët (ose në qoftë se ai është banor naciaonal apo i një prej palëve të interesuara, atëherë paraardhësi i tij i parë) do të caktojë ndërmjetës mrenda 20 ditëve kalendarike nga marrja e kërkesës fillestare me shkrim për ndërmjetësim në pajtim me rregullat e përcaktuara në shtojcën 8. Ndërmjetësusi do të paraqesë një raport përfundimtar për Komitetin e Përbashkët në 60 ditë e fundit kalendarike pas emërtimit të tij/saj. Nëse mosmarrëveshja nuk është zgjidhur, Komiteti i Përbashkët do të merret me këtë çështje, me qëllim për të gjetur një zgjidhje të pranushme. Nëse kjo do të dështojë, Komiteti i Përbashkët do të rekomandojë masa të përshtatshme (neni 42 (3)).

Nëse nuk ka zgjidhje në bazë të kësaj marrëveshje, dhe konsultimet dypalëshe, ndërmjetësusi dhe Komiteti i përbashkët nuk kanë arritur në një zgjidhje të pranushme, zakonisht mrenda 90 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit duke ju referuar paragrafit 2, pala përkatëse mund të marrë masa të përkohshme ribalancimi duke u bazur në procedurat e parashtruara në nenin 24. Për masat e marra duhet të njoftohen menjëherë palët dhe Komiteti i Përbashkët, të cilët duhet të kryejn kunsultime të rregullta në lidhje me heqjen e tyre. Masat do të hiqen kur kushtet nuk e justifikojnë mbajtjen e tyre në kuadrin e Komitetit të Përbashkët, ose nëse mosmarrëveshja është paraqitur për arbitrazh, kur një vendimi i arbitrazhit është dhënë dhe është vendosur në përputhje me Komitetin e Përbashkët (neni 43 (4)).

Nëse nuk ka marrëveshje me anë të konsultimeve të drejtpërdrejta në Komitetin e Përbashkët brenda 90 diëve kalendarike nga data e marrjes së kërkesës për konsultime, mund ti referohet arbitrazhit nga çdo palë në mosmarrëveshje me anë të një njoftimi me shkrim e drejtuar kundra palës tjetër në mosmarrëveshje. Gjykata e arbitrazhit do ta zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me Marrëveshjen e CEFTA-së dhe rregullave të tjera të zbatueshme të ligjit ndërkombëtar. Gjykata do të kosiderojë mendimin e disa palëve që nuk janë përfshirë në mosmarrëveshje. Gjykata e arbitrazhit është e qeverisur nga Aneksi 9. Dhënja e vendimit është përfundimtar dhe detyrues për palët.

18 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 19: CEFTA

Hapi i parë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes është i natyrës politike. Palët janë të inkurajuara që të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes konsultimit. Megjithatë, në qoftë se hapi i parë dështon, atëherë procedura ligjore (arbitrazhi) është i akti final.

4. Konkluzione

CEFTA nuk i kufizon anëtarët për të aplikuar politika të veçanta bujqësore ose të marrë masa të mbrojtse (Neni 11 – Koncesionet dhe Politikat Bujqësore).

Kosova e ka plotësisht të liberalizuar tregtinë e vet në agrikulturë. Liberalizimi i tarifave për produktet bujqësore është planifikuar në Aneksin 3 të marrëveshjes. Ka pikëpamje të ndryshme në lidhje me pasojat e zbatimit të CEFTA-së në Kosovë. Përderisa ka një marrëveshje të përbashkët në lidhje me rëndësin politike të e qenurit pjesë e një marrëveshje të till tregtare, shqetësimi ynë është në lidhje me pozitën e ndërmarrjeve të Kosovës dhe ekonominë e sajë në vendet dhe tregjet e CEFTA-së.

CEFTA po e lidhë Kosovën me një territor dhe marrëdhënje midis anëtarëve të CEFTA-së, dhe në marrëdhënjet e saj me BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar. Megjithatë marrëveshja e unifikon, thjeshton dhe modernizon marrëdhënjet tregtare midis palëve

Në perspektivë afat-gjatë, nuk ka alternativë për integrimin ekonomik përmes CEFTA-së, edhe pse rregullimi afat-shkurtër do të jetë i dhimbshëm. Ndërmarrjet e Kosovës duhet të zvillohen në mënyr që të jenë konkurente në një treg të tillë. Sipas të dhënave të disponueshme, depërtimi i produkteve të Kosovës në vendet e CEFTA-së është i ngadalshëm për shkakë të produktivitetit të ulët, cilësis së ulët, kostot e larta, mungesa e mbështetje qeveritare, marketingu i dobët dhe mungesa e investimeve. Pengesa të tjera pengojnë zhvillimin në tregti: për shembull, për të shkuar nga Kosova në Bosnje-Hercegovinë kërkohet të udhëtojmë nëpër Vjenë ose nëpër qenda të tjera evropiane. Mungesa e lëvizjes së lirë të njerëve brenda kufijve të vendeve të CEFTA-së pamundëson lëvizjen e lirë të mallërave.

Problemet e Kosovës me vendet anëtare të CEFTA-së

Kosova është duke kryesuar marrëveshjen për tregti të lirë, CEFTA-në, nga 1 janari 2011. Kryesimi i marrëveshjes nuk do të jetë dhe aq i lehtë, për shkak të mungesës në aktivitetet e këtij mekanizmi gjatë këtij viti. Nga 1 janari 2011, Serbia, e cila kryesoi CEFTA-në vitin e kaluar, do të duhej t’ia kalojë Kosovës kryesimin e këtij mekanizmi. Problemet duket se do të jenë evidente, duke pasur parasysh faktin se dy vendet anëtare, Bosnja dhe Serbia, jo vetëm që nuk e kanë njohur Kosovën, por kanë bllokuar edhe kalimin transit të prodhimeve ‘Made in Kosova”. Serbia njeh vetëm UNMIK-un, duke injoruar institucionet kosovare. Pas realitetit të ri me shpalljen e pavarësisë, Serbia e Bosnja gjejnë arsyetime të ndryshme për të bllokuar mallrat kosovare. Atyre iu pengon vendi i prejardhjes së mallrave dhe i tërë dokumentacioni me vulat

19 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës

Page 20: CEFTA

dhe simbolet e shtetit të Kosovës. Edhe më tutje nuk ka asnjë vendim nga ana e Qeverisë se si do t’i qaset kësaj marrëveshjeje.

Kosova duhet të përpiqet që ta fitojë betejën e CEFTA-s, në të kundërtën, humbja e kësaj beteje për shtetin më të ri do të thotë humbje madhe. Serbia me gjithë arsenalin e vet, do të përpiqet që Kosovën ta pengojë në proceset integruese dhe nëse ajo do të mund ta fitoj betejën për CEFTA, nuk do të ishte një gjë e mirë për neve. Problemet e Kosovës me CEFTA-në kanë bërë që të bien investimet e huaja direkte dhe rritet deficiti tregtar. Opstrukcionet që bëhen nga ana e Serbisë fillojnë po kanë efektin e vet ekonomik brenda Kosovës, gjendja është e paqëndrueshme Kosova po ngulfatet kurse Serbia po zë pozicion statik. Problemet janë aktuale ende dhe bizneset vendore duhet të insistojnë që problemet e tyre të zgjidhen përmes institucioneve. Bizneset po bëjnë zgjidhje përmes vendeve të treta, duke ndryshuar dokumentacionet e eksportit, por me një kosto tejet të lartë, sepse kompanitë ndërmjetësuese po përfitojnë deri në 5% për shërbimet që kryejnë. Problem tjetër është edhe transporti i produkteve kosovare për arsye se distanca është shumë më e largët. Ky problem mbetet ende një shqetësim dhe duhet të gjejë një zgjidhje brenda këtij viti. Nëse Serbia nuk zbut qëndrimet e saj diskriminues, Qeveria duhet të ndërmarrë masa të tjera, që ndoshta nuk do të jetë e pranueshme për komunitetin ndërkombëtar duke aplikuar masën e reciprocitetit. Megjithatë, Kosova nuk guxon assesi të largohet nga marrëveshja e CEFTA-s, për faktin se Kosova është në hapat fillestarë të integrimeve dhe kjo nuk e zgjidh çështjen.

Pra, përveç problemit politik që lidhet me Bosnjën dhe Serbinë, kemi një mosgatishmëri dhe mospërgatitje profesionale brenda MTI-së në adresimin e problemeve që lidhen me CEFTA-në. Autoritetet kosovare kishin hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit kohë më parë, pasi që një vendim të tillë e kishin konsideruar si një veprim, i cili kurrë nuk ka sjellë lumturi te popujt, por vetëm ngatërresa.

Sipas mendimit tonë zgjidhja duhet kërkuar te CEFTA dhe mekanizmat që i zgjidhin problemet në mesë palëve si që është përshkruar në kapitullin e mësipër “3.5. Zgjidhja e mosmarrvjeshjeve”, ku së pari nëpërmes konsultimeve, e së fundi nëse nuk ka zgjidhje Gjykata e Arbitrazhit do ta zgjidhte këtë qështje edhe vendimi i sajë do të ishte i obligueshën si për Serbinë poashtu edhe për Bosnjën.

20 | P a g eInformacionet nga: CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Enti i Statistikave të Kosovës