31
Kolegji ‘‘FAMA’’ Gjilan Drejtimi: Juridik I përgjithëshm Departamenti: Kriminalistikë PUNIM SEMINARIK Lënda:Viktimologji Tema:Femra – Gruaja si viktim e dhunës në familje

DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Kolegji ‘‘FAMA’’ Gjilan

Drejtimi: Juridik I përgjithëshm

Departamenti: Kriminalistikë

PUNIM SEMINARIK

Lënda:Viktimologji

Tema:Femra – Gruaja si viktim e dhunës në familje

Mentori: Kandidat:

Mr.Sc.Bujar HYSENAJ Liridonë AVDIU

Page 2: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Gjilan, 2015

Permbajtja

I.Hyrje:…………………………………………………………………………………………....31.1. Dhuna ndaj Grave-femrave…………………………………………………….......31.2. Qëllimi……………………………………………………………………………...3,41.3. Historiku……………………………………………………………………………..4

II. Femra-gruaja si viktim e dhunës në familje………………………………………………...52.1. Familja dhe dhuna...................................................................................................5,62.2. Ëndërra për martesë…………………………………………..………………….5,62.3. Përballimi me realitetin……………………………………………………………..6

III. Dhuna në familje……………………………………………………………………………63.1. Dhuna në familje......................................................................................................6.73.2. Viktimat e dhunës në familje.....................................................................................73.3. Dhuna Fizike ...........................................................................................................7,83.4. Dhuna Psiqike-Emocionale........................................................................................83.5. Dhuna Ekonomike......................................................................................................93.6. Dhuna Seksuale...........................................................................................................93.7. Si mund të zbulohet dhuna në familje....................................................................10

IV. Analiza dhe statistika………………………………………………………………………104.1. Analiza dhe statistika sa I perket dhunës në familje në Kosovë………….…10,114.2. Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në qytetin e Gjakovës……….11,124.3. Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në qytetin e Mitrovicës................124.4. Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në qytetin e Ferizajit...................124.5. Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në qytetin e Prishtinës.................134.6. Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në Shqipëri……………………...134.7. Vendet e Ballkanit dhe gjendja e dhunës daj grave në familje......................13,14

V. Dhuna ndaj grave në familje në rrethin ku jetojm (Gjilan)……………………….14,15,16

VI. VI. Faktoret qe ndikojne ne mosraportimin dhe mosdenoncimin e dhunes...................1,

VII. Konkluzioni………………………………………………………………………………..18

VII. Literatura.............................................................................................................................19

Page 3: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

I.Hyrje

1.1. Dhuna ndaj grave-femrave.

Heshtja është armik. Dhuna në familje mbroth në vetminë e shtëpisë, shkatërron viktimat e veta dhe

mbjell farë tek të rinjtë dëshmimtarë të brezit të ardhshëm. Të dhënat paraprake tregojnë se kjo dhunë

– e shfajësuar si sjellje e keqe por që në realitet është një akt kriminal – është mjaft e përhapur dhe në

rritje, si rezultat i rënies në vakumin shoqëror të krijuar nga tranzicioni.1

Dhuna ndaj grave, ndonëse është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në botë, vazhdon të jetë

më pak e vlerësuara. Dhuna është gjithashtu një problem i thellë shëndesor që ka pasoja vdekjen dhe

plagosjen, cënon mirëqenien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Tashmë dihet

se dhuna në familje i kapërcen të gjitha kufijtë dhe është prezente në të gjitha kulturat2

Lidhur me viktimizimin e femrës në përgjithësi dhe viktimizimin e gruas, bashkëshortes, femrës,

si antare e familjes, fëmjis së gjinis femrore në veçanti në literaturën kriminologjike dhe vikti-

mologjike është shkruar nga autorë të ndryshëm.Ato zakonisht pësojnë për shkak të dhunës që

ushtrohet ndaj tyre. Viktimzimi apo pësimi këtu nënkupton dhunën e ushtruar në sferën privat që

zbatohet ndaj përsonave që kanë lidhje emocionale, statusore, ekonomike, familjare dhe rëndom

gjendjen në raporte të ndryshme të varësisë.3

Shumë studime mbi dhunën në familje dëshmojnë se femra si viktim e dhunës paraqitet në të

gjitha fazat e jetës së saj. Femra, sipas disa konstatimëve, nisë të viktimizohet që nga paralindja,

si fetus, kur e ëma i nënshtrohet rrahjes dhe abuzimit gjatë shtatzënis dhe menjëher pas lindjes, si

fëmijë, me veprime të dhunës fizike, dhunës psiqike dhe abuzimit seksuale. 4

1.2.Qëllimet

Qëllimi për të punuar dhe hulumtuar për këtë temë janë të ndryshme duke filluar nga dëshira për

të kuptuarë se qka në të vërtet quajm viktim dhe si mund ti shpëtoj njëzit nga futja në humnerat e

1 Roberto Laurenti Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri2 Ibid3 Dr. R. Halili ‘’Viktimologjia’’ Prishtinë 20114 Ibid

Page 4: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

kësaj vepre penale e deri tek mënyra se si ti larëgohemi ose se si ti shtyejm që ata ose ato të

deklarohen haptazë për dhunën që i kanoset.Por, është edhe qëllimi të vedisohen njerzit se jo

vetem ata që janë pjesë e viktimes por edhe ata që janë pjesa tjeter e shoqëris duhet të angazhone

në këte aspekt duke i ndihmuar ata e jo duke i nënvlerësuar ata ose ato.

1.3.Historiku

Si rezultat i traditave të forta patriarkale të Ballkanit, shoqëria shqiptare ka qënë historikisht e

dominuar nga meshkujt. Grave u është diktuar prej kohësh që të pranojnë rolin e të nënshtruar-

ave. Mimoza, një punëtore ferme shpjegon: “Kur unë u martova nëna më këshilloi: “Ki kujdes, ai

është burri yt dhe ndonjëherë edhe mund të të gjuajë apo të të rrahë.” Shoqet e mija më thanë të

njëjtën gjë.Gjatë regjimit komunist u krijua një hendek i thellë midis teorisë për emancipimin e

gruas dhe realitetit të saj përditshëm. Më 1991, pas përmbysjes së rregjimit komunist, Shqipëria

kaloi një periudhë ndryshimesh të mëdha, shpesh herë dramatike sociale, politike dhe ekonomike

që ka krijuar një ndikim të thellë në jetën e shqipëtarëve. Barazia gjinore është për shoqërinë

shqiptare një princip i ri, që nuk është përqafuar ende nga një përqindje e konsiderueshme e pop-

ullsisë.5

Sipas ish Rregullores nr.2003/12 të UNMIK-ut, si dhunë në familjare konsiderohej ndërrmarrja

e veprimëve të dhunshme, të kryera me dashje, ndaj përsonit me të cilin viktimizuhesi ka raporte

familjare.

Ndërsa në bazë të dispozitave të nenit. 2. al: 1-11 të Ligjit për mbrojtjen e viktimave të dhunës

në familje të Republikës së Kosovës të vitit 2010, janë përcaktuar të gjitha veçoritë dhe ele-

mentet e kuptimit të dhunës në familje. Kësisoj, në këtë ligj janë përcaktuar dhe definuar kupti-

met: familje, mardhënje familjare, anëtarët e familjes etj., të cilët, sipas këti ligji, mund të

jenë viktimë dhe obligohet mbrotja e tyre.6

5 http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h/02.03.20136 Dr. R. Halili ‘‘Viktimologjia‘‘ Prishtinë 2011

Page 5: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

II. Femra –gruaja, si viktim e dhunës në familje.

2.1. Familja dhe dhuna në familje - Familja është bazë e fortë e çdo shoqërie. Familja

e shëndoshë do të thotë shoqëri e shëndoshë dhe stabile. Familja në të cilën mbretrojnë harmo-

nia, raportet e mira dhe të drejta mes antarëve të familjes, sidomos mardhëniet e mira dhe të

ngrohta mes bashkëshortëve, prindërëve dhe fëmijëve, janë garanci e fortë se më pak do të ketë

sjellje devijante dhe kriminale te femrat- grat dhe në të njëjtën kohë besueshmëri se më pak do të

viktimizohen femrat- grat, si antare të familjes.7

Në kuadër të trajtimeve mbi viktimat e dhunës në familje, do të bëhet fjalë për viktimat e dhunës

që ushtrohen ndaj anëtarëve të familjes, brenda familjes ose jashtë saj, e veçmas për femrat ,

gratë, bashkëshortët, nëna, si pjestare të gjinisë femërore, në përgjithësi, për fëmijët dhe të

moshuarit, si viktima të dhunës në familje.8

2.2.Ëndra për martesën-Shumica e grave e kuptojnë martesën si një qëllim në jetë,

megjithëse disa përmendin se motivi i tyre për t’u martuar ka qenë dëshira për t’u larguar nga

shtëpia e prindërve, varfëria apo dhuna. Nga bashkëbisedimi me gratë, martesa përshkruhet si një

normë dhe gjendje e dëshiruar për statusin social të grave.9 Akoma ekziston tradita patriarkale e

martesave me shkes. Gratë presin që martesa t’u krijojë mundësinë për një jetë të mirë dhe të

lumtur, por shumë shpesh ajo u shëndrohet në një tabllo poshtërimi, tensioni, kërcënimi dhe kon-

flikti, dhe jo mundësi për plotësimin e ëndrave. 10 “Unë gjithmonë kam dashur të jem

bashkëshorte e mirë, të kem një burrë të mirë dhe familje për së mbari. Dhe si çdo grua tjetër unë

ëndëroja të kisha një martesë të lumtur dhe një burrë që përveç të qenit një partner i mirë të ishte

për mua edhe shok. Në fillim çdo gjë ishtë një mrekulli, perfekte. Problemet u shfaqën më pas

7 R. Halili: vep e cit., f.179-182.

8 Z.sebarevic: Vep. E cit., f. 107. 9 http://juridiksi.e-monsite.com/blog/analiza-dhe-opinione/femra-gruaja-si-viktime-e-dhunes-ne-familje-riintegrimi-dhe-sfidat.html / ora 22:30h /05.03.2015

10 Unicef (studim I bërë në vitin 2000)

Page 6: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

dhe me kalimin e kohës u keqësuan. Në marrëdhëniet tona konfliktet dhe kontradiktat u bënë

shumë të shpeshta.” (Stella, 31 vjeç, mësuese, nënë e dy fëmijëve).11

2.3.Përballimi me realitetin

Për shumë gra, realiteti është krejt i ndryshëm nga ëndra e tyre për një martesë ideale. Rezultatet

e studimit tregojnë se burrat e dhunshëm janë pró roleve dhe përgjegjësive tradicionale familjare.

Bashkëshortët e dhunshëm rezulton se janë imponues në marrjen e vendimeve familjare,

ndërkohë që për gratë duan që t’i mbajnë shtëpinë, të kujdesen për fëmijët dhe t’u binden atyre.

Një burrë mund të reagojë në mënyrë të dhunshme nëse bindet që gruaja e tij nuk e kryen si

duhet rolin e saj, apo i kalon kufijtë e të drejtave duke ndërhyrë në kompetencat e tij. Gratë supo-

zohet se duhet të kënaqen me rolin e tyre si bashkëshorte dhe nëna, dhe të pranojnë se duhet të

sakrifikojnë edhe jetën e tyre për hatër të martesës. 12

“Shumica e burrave shqipëtarë nuk e vlerësojnë gruan. Ata i konsiderojnë ato si skllave që duhet

të kujdesen për fëmijët, për shtëpinë, të bëjnë të gjitha punët dhe kaq.” (Dorina, 22 vjeç, e divor-

cuar, nënë me një fëmijë)

III. Dhuna në familje

3.1.Dhunë në familje-në kuptimin më të përgjithshëm dhuna në familje dhe në veçanti ajo

ndaj grave është një kombinim i faktorëve psikologjike, sociale dhe familjare që krijojnë se bashku at -

mosferën në të cilën ndodhin abuzimet dhe ndikojnë negativisht në ndëshkimin e abuzuesve, duke ma -

nipuluar viktimat. Dhuna familjare nuk është specifike vetëm shqiptare. Ajo është e përhapur kudo dhe

vetëm shkaqet e bëjnë të ndryshme. Agresiviteti në një shoqëri drejtohet gjithmonë ndaj më të

dobëtëve. Barra e problemeve jashtë familjes ndikon në atmosferën brenda familjeve. Varfëria është

ombrella e shumë problemeve të tjera. Dhuna familjare përbën një problem të mprehtë social, për arsye

se cenon bazat e shoqërisë në themelin e saj më të thellë siç është familja. Ajo nuk i ka gjithmonë

shkaqet në faktorët e brendshëm familjarë, moralë apo psikologjikë, por edhe në shkaqe të tjera sociale.

Ka disa tipe të dhunës familjare që mund të shpjegohen vetëm me ndikimin e shoqërisë së gjerë, te za -

11 http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h /02.03.201212 Unicef (Dhuna ndaj grave në familje)

Page 7: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

koneve dhe stresit te shkaktuar nga fenomenet e papunësisë, drogës, prostitucionit, trafikut dhe krimit.

13

PËRBALLIMI I DHUNËS “Unë jam keqtrajtuar gjatë 20 viteve të martesës. Në tre-katër vitet e

fundit kam qenë kliente e rregullt e qendrës së këshillimit për gratë. Tani dhuna është edhe më e

egër se më parë, të çarat në fytyrën time e vërtetojnë këtë. Prandaj unë vendosa ta divorcoj,

megjithëse ai vazhdon të insitojë duke m’u lutur që të mos e bëj një gjë të tillë. Unë duhet të

kujdesem për të ardhmen e fëmijës tim dhe për veten time. (Silvana, 40 vjeç nga Tirana, më-

suese, e divorcuar me një fëmijë.)14

3.2. Viktimat e dhunës në familje- Në kuadër të trajtimeve mbi viktimat e dhunës në familje,do

të bëhet fjalë për viktimat e dhunës që ushtrohen ndaj anëtarëve të familjesë brenda familjesë ore

jashtë saj, e veçmas për femrat,grat,bashkëshortet, nënat,si pjesëtare të gjinisë femrore në

përgjithësi, për fëmijët dhe për të moshuarit, si viktima të dhunuës në familje.15

3.3. Dhuna fizike: Dhunuesi përdor forcën me qëllim që ta frikson viktimën. Kjo i ndërlidh këto

veprime: shtyerjen,rrahjen,rrahjen me pëllëmbë të dorës,shkuljen e flokëve,rrahjen me grushta,

shfrytëzimin e armës, dhe disa veprime të tjera dhune.16 Goditje, Shtyrje, Shpulla, Grushta,

Shkulje flokesh, Djegie me cigare, Rrahje, Thyerje e dhembeve,kockave, Goditje me sende te

forta, Therje me thike,xham, Perdorim i armeve, Pervelim me uje etj.

“Vetëm një muaj pas martese ai filloi të abuzonte me mua. Ai më gjuante me shpulla, me

shqelma, me grushta, dhe më godist kokën mbas murit. Unë nuk di se si t’i përshkruaj këto

episode. Ai me godistë në shpinë. Njëherë më goditi aq keq sa për një moment nuk munda të

marr dot frymë dhe pata dhimbje për më shumë se një javë. Mezi merrja fryme dhe nuk kollite-

sha dot. Ai u përpoq edhe të më mbyste, më godiste me sende të forta deri sa me dilte gjak. Unë

nuk bërtisja se nuk doja të më dëgjonin fëmijët. Ata u trembën aq shumë sa u detyrova të largo-

13 Arqile Kosta 2007 fq 114 http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h/02.03.201315 Ragip Halili ‘’Viktimologjia’’ fq.74, Prishtinë 201116 ibid

Page 8: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

hesha nga shtëpia dhe t’i merja edhe ata me vete. Ne e kaluam natën jashtë dhe u kthyem në

shtëpi kur ai kishte ikur në punë. Kur u kthye nga puna vazhdoi të më mallkojë që isha kthyer. Ai

donte që të ikja nga shtëpia por unë nuk kisha ku të shkoja. Mendoja se gjërat do të përmirëso-

heshin por ai nervozohej sa herë që më shihte. Atij nuk I bëhej vonë edhe pse unë përpiqesha dhe

bëja të pamundurën për të qenë e mirë me të.” (Bardha, 42 vjeç nga Tirana, teknike, nënë e pesë

fëmijëve).17

“Ai më rrihte shumë shpesh. Unë kisha vraga në çdo pjesë të trupit tim sepse ai ishte mësuar të

më godiste me çdo gjë që i vinte për mbarë: këpucë, sandale, litar. Unë shkoja në punë me të çara

në fytyrë dhe nëpër duar. Më vinte turp nga miqtë e mi dhe përpiqesha të gjeja shpjegime nga më

të ndryshmet për plagët që kisha. U largova nga shtëpia disa herë dhe rrija tek prindërit. Pas çdo

rasti dhune ai qetësohej dhe më thoshte se unë isha gruaja e tij të cilën ai e donte aq shumë. Ai

gjithmonë kërkonte nga unë që të kthehesha tek ai, dhe unë e beja këtë vetëm për hatër të djalit

tim.” (Aurela, 42 vjeç, mësuese nga Tirana, e divorcuar dhe nënë e një fëmije).18

3.4. Dhuna psiqike-emocionale:

Dhuna emocionale është shumë më e rëndë se edhe ajo fizike,psh. kemi diskriminimin, lënien

mënjanë, etiketimet fyese, injorimin dhe këto zevendesojne dhunën fizike. Ndodh që të rriturit

nuk janë të ndërgjegjshëm që po ushtrojnë dhunë emocionale karshi fëmijëve të tyre.19

“Ne kishim dy vjet që ishim martuar dhe një ditë unë kujtova se isha shtatzënë. Në mëngjes unë

zbulova se në fakt nuk isha shtatzënë. Ai filloi të më kërcënëojë: Nëse nuk mbetesh shtatzënë unë

do të të kthej tek yt atë. Unë qava shumë..... Ai nuk erdhi në shtëpi atë ditë. Unë prisja e frikësuar

që ai të kthehej. Kur u kthye në darkë, kisha frikë prej tij dhe rrija në cep të krevatit. Ai m’u

afrua dhe filloi të më përkëdhelë. Pra, unë isha përsëri me të. Kur mbeta shtatzënë ai nuk më

rrahu më…. Arturi ishtë jashtë çdo ditë. Kur unë e pyesja: Ku ishe gjithë ditës?, ai zakonisht

përgjigjej me inat: Mos më pyet, nuk e kam për borxh që të përgjigjem, dhe fillonte të më

ofendonte: Je si ato jevgat. Mbylle gojën! Do të të kthej mbrapsh tek jot ëmë, etj.” (Mimoza, 32

vjeç, punëtore nga Berati).20

3.5. Dhuna ekonomike:

17 http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h/02.03.201318 ibid19   Belinda Coku-Psikologe20 http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h/02.03.2013

Page 9: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Individi nuk e lejon viktimën të punësohet ose ta ruan vendin e punës. Individi mund t'ia mer be-

gatinë materiale.21

Abuzimi ekonomik “Im shoq nuk ka një punë fikse. Ndonjëherë ka punë e ndonjëherë i duhet të

presë. Atij nuk i bëhet vonë për të ardhurat. Unë isha përgjegjëse për të ardhurat dhe mbulimin e

problemeve financiare të familjes. Megjithatë, unë nuk kisha asnjëherë të drejtë t’i mbaja paratë

për t’i administruar.Paratë i mbante ai, por borxhet duhet t’i kërkoja unë. Nëse nuk do pranoja, ai

do më rrihte. Ai merrte paratë e rrogës time apo ato që i kisha marrë borxh, dhe i pinte ose i pr -

ishte në bixhoz. (Oriola, juriste, 40 vjeç, e divorcuar, nënë e dy fëmijëve).22

3.6. Dhuna seksuale –Trajtim i partneres si objekt seksual, Xheloz mendon se partnerja mund

te kete mardhenie seksuale me dike tjeter, Insiston qe partnerja te mos vishet aq seksi por

vetem si thote ai, Ka mardhenie seksuale jasht marteses,e detyron partneren te kete seks me te

ose e detyron te shikoj akte seksuale pa deshiren e saj(me dhune), Kryen akte seksi sadiste ndaj

partneres pa deshiren e saj, Kritikon vazhdimisht partneren per sjelljen e saj seksuale, E dety-

ron partneren te kryej seks pas dhunes fizike etj.

Dhuna seksuale “Në të gjitha rastet që më dhunonte fizikisht, më detyronte edhe që të bënim

marrëdhënie seksuale. Pasi më gjuante me shqelma dhe trupi im mbulohej me gjak, ai bëhej i

dhunshëm edhe seksualisht.Për mua ishte shumë poshtëruese që të bëja marrëdhënie seksuale

ndërkohë që isha e dhunuar fizikisht! Ndihesha shumë e poshtëruar. Shpesh e shihja veten në

pasqyrë dhe pyesja se cili ishte problemi im. Tani që ka vetëm dy javë që e kam lënë, ndihem më

mirë, e ndjej veten njeri. Kurse kur isha me të, e abuzuar, e ofenduar, e akuzuar pa arsye, kisha

harruar se isha grua.” (Stela, 31 vjeç, mësuese, nënë e dy fëmijëve).23

3.7. Si mud të zbulohet dhuna në një familje?

21 ibid

22 http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h23 ibid

Page 10: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Dhunën në familje e ke përjetuar nëqoftëse:

-Ndonjëherë ke qenë e detyruar fizikisht të veprojsh kundër dëshirës dhe vullnetit tënd ose ke

qenë e keqtrajtuar apo e ofenduar;

-Të kanë rënë me shuplakë, me grusht, ke qenë e shtyer, e grithur, e ndikur, të kanë rënë me

ndonjë send (mjet),e qëlluar me armë, e shpuar me thikë apo nëse psiqikisht dikush të ka

ofenduar;

Të kanë detyruar të bësh marrëdhënie seksuale ose ndonjë veprim tjetër seksual pa dëshirën

tënde;

-Ke tremë (frikë) të takohesh me miqtë ose me anëtarët e familjes se mund të hidhërohet partneri

yt ose nëse ke qenë e fyer nga partneri për arsye se takohesh me miqtë apo me anëtarët e tjerë të

familjes;

-Kjo ka ndodhur prej kur je në këtë lidhje ose mundet je psiqikisht e ofenduar. Dhunën psiqike e

ke përjetuar prej momentit kur je futur në këtë lidhje. Dhuna psiqike përbën fyerjen

verbale,ofendimet,manipulimet,ose izolimin nga miqtë dhe nga familjarët.24 Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW):“

Diskriminimi ndaj grave nënkupton çdo dallim, përjashtim ose kufizim të bazuar në gjini, që ka

për efekt ose qëllim të komprometojë ose të asgjësojnë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë,

cilado qoftë gjendje e tyre martesore, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të të drejtave të

njeriut dhe të lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile ose në

çdo fushë tjetër.”25

IV.Analiza dhe statistika.

4.1. Analiza dhe statistika sa i perket dhunes në familje, në Kosovë.

Dhuna në familje vazhdon të mbetet problem serioz në Kosovë. Më e theksuara mbetet dhuna

bashkëshortore. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti,

janë shënuar 426 raste të dhunës në familje. Në vitin 2011, ishin paraqitur 1042 raste të tilla.26

Viktima të dhunës, sipas zyrtares për informim në Policinë e Kosovës, Sabrije Kamberi, në mbi

90 për qind të rasteve janë gratë.“Të atakuar janë gratë dhe fëmijët. Tani ka filluar raportimi i

24 http://www.esem.org.mk/Root/mak/_docs/Publikacii/Nasilstvoto%20ne%20e%20samo%20moj%20problem%20finalen_alb.pdf ora 15:13h/02.03.2013

25 Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW)26 http://www.telegrafi.com/lajme/jashtepia-e-sigurtja-per-viktimat-e-dhunes-2-25860.html ora 15:10

Page 11: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

rasteve edhe të të moshuarve. Mirëpo, në lidhje bashkëshortore, viktima janë gratë në mbi 95 për

të rasteve”, thotë Kamberi.27

“Dhuna në familje është një nga abuzimet më të këqija. Ajo shkatërron familjet, dëmton

fëmijët dhe ka efekt të vrazhdë në mbarë shoqërinë”, tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i

Misionit të OSBE-së në Kosovë. “Në Kosovë, nga 1,046 rasteve të raportuara në polici në vitin

2011, 804 viktima kanë qenë gra”.28 “Gruaja është më e atakuara në dhunën në familje, si në

Kosovë ashtu edhe në tërë botën. Çka dallon Kosova nga vendet e zhvilluara është mënyra sesi

trajtohen viktimat në vende të zhvilluara dhe mënyra sesi trajtohen tek shtetet me zhvillim më të

ulët ekonomik siç është Kosova”, ka thënë Haxholli. 29Sipas saj, dallimi nuk vërehet tek fazat e

para të hetimit, të parandalimit dhe në fazën e drejtësisë, por ngecja vërehet tek faza e riinte-

grimit të gruas në shoqëri pasi ajo është përballur me një dhunë sistematike në shtëpi. Haxholli

ka bërë të ditur se gratë kryesisht janë të atakuara nga dhuna fizike, mirëpo ka shprehur

shqetësimin se ka shumë të tilla që përballen çdo ditë me dhunë psikike, dhe e kanë gati të pa-

mundur që ta dokumentojnë dhe argumentojnë në mënyrë që ta denoncojnë30

TË QENIT GRUA E ABUZUAR “Unë qaj për orë të tëra dhe askush nuk më mbështet.

Gjithmonë përpiqem të gjej se si mund të bëhem më e fortë, në mënyrë që ta përballoj situatën

dhe të mos dorëzohem. Jam gjithë kohës e stresuar aq sa nuk mund të fle. Kam frikë se mos edhe

vajza ime vuan si unë. Më duket vetja si skllave. E ndjej veten si qenie njerëzore inferiore, dhe

besoj se divorci me tim shoq do më bëjë të ndjehem akoma më keq. Më ka shkuar mendja edhe

tek vetëvrasja, sepse nuk shoh asnjë zgjidhje. Burra si këta nuk duhet të sillen si mostra.” (Inis,

46 vjeç, e martuar me dy fëmijë, punëtore nga Tirana).31

27 http://www.telegrafi.com/lajme/jashtepia-e-sigurtja-per-viktimat-e-dhunes-2-25860.html ora 15:10

28 http://www.osce.org/sq/kosovo/88729 ora 16:20h

29 http://koha.net/?page=1,13,126370 ora 15:48h

30 ibid

31 http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h

Page 12: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

4.2.Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në qytetin e Gjakovesë.

Për mbrojtjen e këtyre viktimave, janë disa qendra në Kosovë. “Shtëpia e sigurt” në Gjakovë

është njëra nga qendrat që ofron strehim për viktimat e dhunës në familje. Drejtoresha e kësaj

qendre, Sakibe Doli, thotë se në këtë strehimore viktimave iu ofrohet mbështetja psikologjike,

ajo juridike, mbrojtje në gjyq, si dhe mbështetje shëndetësore. Kjo qendër, sipas Dolit, viktimave

të dhunës në familje u ofron edhe ngritje profesionale.32

“’Shtëpia e sigurt’ në Gjakovë është e tipit të hapur. Gratë punojnë dhe përgatiten për jetë, drejt

riintegrimit dhe pavarësisë së tyre... Ato punojnë, ne ua paguajmë qiranë, ujin, rrymën për një

periudhe deri në dy vjet”, tregon Doli për “Radio Evropa e Lirë”.Sipas rregulloreve që janë në

Kosovë, një grua e cila është viktimë e dhunës në familje, në këto strehimore mund të qëndrojë

deri në gjashtë muaj. Por, Doli thotë se kjo nuk vlen për të gjitha gratë, pasi që disa prej tyre nuk

mund të gjejnë strehim diku tjetër.33

4.3.Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në qytetin e Mitrovicesë.

Në bazë të statistikave të policisë, gjatë vitit 2010, në rajonin e Mitrovicës janë raportuar 120

raste të dhunës në familje, që shënon rritje në krahasim me vitin paraprak, kur janë lajmëruar në

polici 104 raste të tilla.34 Nga numri i përgjithshëm i rasteve të shënuar në vitin e kaluar, sipas

Besim Hotit, zëdhënës i PK-së për rajonin e Mitrovicës, 77 kanë ndodhur në familje shqiptare,

31 serbe dhe të tjera. Viktima kryesisht kanë qenë gratë, ndërkaq në raportet burrë-grua, në

gjashtë raste, kanë qenë të përfshirë gjashtë policë të Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit.

4.4.Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në qytetin e Ferizajit.

Sipas statistikave të prezantuar del se gjatë këtij viti në komunën e Ferizajt kanë qenë 93 raste të

dhunës në familje, 30 më shumë se gjatë vitit të kaluar, ku ishin regjistruar 63 raste të dhunës.

Ibrahim Tërstena, zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës, ka thënë se situata sa i përket

strehimores është emergjente, ngase bazuar në shifra shihet tendeca në rritje e dhunës në

familje.“Në mungesë të strehimores në kuadër të regjionit të Ferizajt, jemi të obliguar që

viktimat t’i strehojmë nëpër qendra të tjera si Gjilan, Prishtinë, Pejë , Prizren. Është nevojë 32 http://www.esem.org.mk/Root/mak/_docs/Publikacii/Nasilstvoto%20ne%20e%20samo%20moj%20problem%20finalen_alb.pdf ora 15:13h

33 http://www.telegrafi.com/lajme/jashtepia-e-sigurtja-per-viktimat-e-dhunes-2-25860.html ora 15:10

34 http://www.m-magazine.org/sq/Sociale/Varfria-nxitse-e-dhuns-n-familje-1715 ora 15:54h

Page 13: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

imediate që edhe Ferizaj të ketë një strehimore të tillë”, ka thënë Tërstena, duke theksuar se kjo

kërkesë gjithnjë ka hasur në vesh të shurdhër dhe se deri më sot nuk është gjendur asnjë

përkrahje.35

4.5.Statistika mbi dhunën në familje ndaj gruasë në qytetin e Prishtinës.

“Çështja e dhunës në familje është mjaft serioze në Kosovë dhe nuk mund ta anashkalojmë,   t’i

mbyllim sytë dhe të themi gjithçka është në rregull. Në fakt, vetëm strehimorja e regjionit të

Prishtinës që nga viti 2000 deri më tani ka strehuar 1925 raste dhe 801 janë të dhunës në

familje. Domethënë në proporcion me format tjera të dhunës, dhuna në familje është më e

theksuar dhe mjaft shqetësuese”, thotë Sherifi.Vetëm në vitin 2011, sipas të dhënave të Policisë

së Kosovës, janë paraqitur 1042 raste të dhunës në familje. Prej tyre 813 femra dhe 239

meshkuj.36

4.6.Statistikat e një hulumtimi të bër në Shqipëri.

Ky hulumtim më saktësisht është bërë në disa qytete të Shqipëris pkrisht në: Tiranë, Shkodër dhe

Korç. Meqënëse janë gratë ato prej të cilave pritet që të kujdesen për mbarëvajtjen e familjes,

nuk është aspak çudi që 30 gra nga 55 të intervistuara besojnë akoma se ato duhet të sakrifikojnë

nevojat e tyre personale për të rindërtuar marrëdhëniet dhe për ta mbajtur familjen të bashkuar,

ndërkohë që 19 gra i kanë lënë partnerët e tyre.37 Negocijimi për një identitet të ri “Unë jam tani

një person tjetër; Unë jam një nënë që po e shijon jetesën me dy fëmijët e saj. Unë jam nëna e dy

fëmijëve që nuk kanë më frikë. Ky është për mua një fillim i ri. Që kur shpëtova nga dhuna e tij,

unë jam krejtësisht e përgatitur për të përballuar të gjitha sfidat e jetës.” (Oriola, 40 vjeç, juriste,

e divorcuar me dy fëmijë).38

THYERJA E HESHTJES “Do të doja të mos dëgjoja që gra të tjera kanë hequr njëlloj si unë.

Ato duhet të ngrenë zërin dhe të mos jenë të bindura siç isha unë. Të durosh dhunën do të thotë

35 http://www.kosovapress.com/?cid=1,85,139558 ora 16:40h

36 http://www.evropaelire.org/content/article/24608893.html ora 15:14h

37http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h38 http://www.hapatelehte.org/doc/dhune.pdf ora 15:41h

Page 14: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

të jetosh në agoni, ti dhe fëmijët e tu.” (Diana, 50 vjeç, e divorcuar me një fëmijë, farmaciste nga

Berati).39

4.7. Vendet e Ballkanit dhe gjendja e dhunës ndaj grave në familje

Vendet e Ballkanit po intensifikojnë përpjekjet e  tyre për të frenuar dhunën në familje mes

abuzimit të vazhdueshëm të grave, sipas ekspertëve. Serbia njoftoi se do të ratifikojë Konventën

e Këshillit të Evropës mbi Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës kundër Grave dhe Dhunës në

Familje. Konventa detyron institucionet shtetërore që të mbajnë rregjistrime të sakta të të gjitha

rasteve të dhunës kundër grave.40 Këtë vit, 28 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje në

Serbi, gjysma e tyre prej partnerëve dhe bashkëshortëve të tanishë ose ish-bashkëshortëve,

ndërsa 204 gra vdiqën në Kroaci si një rezultat i dhunës në familje që më 2001. Një e katërta e

grave në Malin e Zi pretendojnë se pësojnë abuzim fizik nga burrat dhe partnerët e tyre.Qeveria e

Malit të Zi po formon një ekip të posatçëm në qendrat e mirëqenies për të siguruar që shërbimet

shoqërore të identifikojnë dhe përgjigjen me efektshmëri ndaj dhunës në familje.41

V. Dhuna ndaj Gruave në familje në rrethin ku jetojm (Gjilan)

Rastet zakonisht referohen nga 10 komunat e regjionit të Gjilanit: (Gjilan, Dardane, Novobërd,

Viti, Ferizaj, Kaqanik, Shtërpcë, Ranilluk, Kllokot, Partesh ).

Institucionet te cilat e bëjnë referimin e rasteve jane: Policia, Qendrat për Punë Sociale te

komunave te cekura me lart, mbrojtësit e Viktimave, Komisioni per ndihme juridike, Kuvendi

Komunal, Drejtoria per Shendetesi dhe Mireqenie Sociale, rastet individual.42

Gjatë kesaj periudhe raportuese 1 vjeqare 1 Janar - Dhjetor 2012 ne strehimoren Liria kane

gjete strehim

- Gjithsejt 94 raste: 67 gra dhe 27 fëmijë.

- Prej tyre 35 gra me 9 femije kane qene raste te reja ndersa

- 32 gra me 18 femije kane qene raste qe jane bartur nga muajt paraprak.

39 ibid40 http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2012/12/17/feature-01 ora 15:36hgrave

41 ibid42 Strehimorja ‘’ Liria ‘’ Gjilan 2012

Page 15: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Muaji

Gra raste te

reja

Fëmije raste

te reja

Rastet qe

janë bartur

Gra

Rastet qe janë

bartur Fëmije

Totali i rasteve Rastet qe kane

dale nga

strehimorja

Janar 2012 3 1 7 9 20 9

Shkurt 2012 2 1 5 6 14 11

Mars 2012 2 0 2 1 5 1

Prill 2012 1 0 3 1 5 1

Maj 2012 4 0 3 1 8 7

Qershor 2012 3 0 1 0 4 2

Korrik 2012 5 2 1 0 8 7

Gusht 2012 4 0 2 0 6 3

Shtator 2012 2 4 3 0 9 9

Tetor 2012 3 0 0 0 3 1

Nentor 2012 1 0 2 0 3 0

Dhjetor 2012 5 1 3 0 9 6

Totali i rasteve 35 9 32 18 94

Tabela: Nr 1. Në vijim jep sqarim lidhur me viktimat e strehuara për çdo muaj.

Page 16: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Tabela: Nr 2. Për të dhënë një raport statistikor mbi dhunën që ushtrohet ndaj grave dhe

fëmijëve si dhe për të kuptuar grupmoshën, statusin social, ekonomik, arsimor dhe kulturor të

tyre po japim dhëna të më poshtëme.

Struktura Gjinore

38 Femra

6 Femije meshkuj

Struktura moshore

9 femije ( 0- 12 vjeq )

10 femra adoleshente (13-18 vjeq )

25 femra te rritura ( 19-55vjeq )

Struktura etnike

37 Shqiptare

3 Rome

2 Moldave

1 Ashkalike

1 Boshnjake

Niveli i arsimimit:

3 Analfabete

22 Shkollim fillor

12 Shkollim te mesem

Zonat e banimit;

16 raste nga zonat urbane

28 raste nga zonat rurale

Lloji I dhunes:

38 viktima te dhunes ne familje

2 viktima te keqtrajtimit seksual

4 viktima te trafikimit

Gjendja Ekonomike

11 Te hyra nga paga mujore

24 Te hyra nga asistenca sociale

Page 17: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

VI. Faktoret qe ndikojne ne mosraportimin dhe mosdenoncimin e dhunes jane: Tradita

dhe paragjykimet e vjetra se “problemet nuk duhet te dalin jashta shtepise/familjes”, bindja e

viktimave se nese zbulohet dhuna ekzistuese njolloset familja dhe zbehet imazhi I saj; frika nga

ushtruesit e dhunes se do ti hakmeren dhe se dhuna do te merr permasa edhe me te medha;

edukimi tradicional se problemet dhe dhuna jane çeshtje private te familjes; edukimi

tradicional se gruaja/bija /vajza ne familjen biologjike nuk duhet te kerkoje ‘hise “ dhe nuk

duhet te trashegoje asgje nga familja; edukimi tradicional se gruaja ne familje te burrit duhet te

punoje e te duroje dhe se nuk ka te drejte te merr pjese ne vendimarrje; shumica e grave

viktima nuk gjejne perkrahje per te drejtat per te drejtat e tyre as nga familjet e veta ne gjini; ne

momentin kur si pasoje e ushtrimit te dhunes kerkojne ndarje ato duhet te llogarisin se femijet

sipas tradites I takojne familjes se burrit; femijet e tyre edhe ne gjini nuk iu pranohen dhe jane

te pa deshirueshem”si gjak I huaj” edhe nese arrijne ti marrin femijet me vete,e kane te pa

rregulluar dhe te pa definuar çeshtjen e ndarjes fizike te prones dhe çeshtjen e strehimit;

shumica e viktimave jane te pa puna,me nivel te ulet shkollimi dhe perspektive te zymte;

funksionimi I dobet I ligjeve dhe mosinterpretimi I drejte I tyre;denimi shume i ulet I shumices

se kryersve te dhunes,ose mosndeshkimi I tyre nga ligji per dhunen qe ushtrojne.43

Sipas nevojës se viktimave Liria ka ofruar keto shërbime dhe trajtime mjekësore. Vizitat dhe

kontroll: Mjekësia Familjare, Emergjenca ( 52 matje tensioni, 28 infuzion, 64 injeksione, 36

analiza laboratorike, 6 stomatologjike), Reparti i Gjinekologjisë ( 5 Papë-test, 42 Ultrazë, 1

Abort), Reparti i Pediatrisë ( 1 Hospitalizim, 14 kontrolla te specialisti), Reparti i Psikiatrisë ( 14

kontrolla te psikiatri), Reparti Kirurgjise ( 4 lidhje dhe pastrim i plagëve te marra si pasoje e

dhunes), Rëntgen 7 .44 Ndarja e këshillimeve sipas llojit është siç vijon: 51 Këshilla juridike, 109

Sociale, 169 Psikologjike

VII. Konkluzion 43 Strehimorja ‘’LIRIA’’ Gjilan 201244 Ibid

Page 18: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Të flasim për femrën-gruan si viktim e dhunë në familje mund të japim mendime të ndryshme sa

që dalim në një realitet të hidhurë. Në bazë të statistikave të shumta gjatë këti hulumtii kemi

kuptuar se nuk jetojm në nje vend ku dhuna është prezente as më pak as më shumë se sa te gjithë

vendet e tjera të botës sa i përket dhunës në familje. Por, në vendin tonë është vetem dallimi se sa

i perket përkrahjes institucionale është i mangët ose me mirë të themi është shpërfidhurë ky

fakt.Sa i përket ligjeve ato ekzistoj por ndoshta vetem në sirtaret e institucioneve sa për tu

arsyetuar se ato ekzistojn, sepse shumica e viktimave nuk e dinë se janë viktima dhe se gjatë

gjithë kohës ato vikimizohen nga anëtarët e familjes duke mos e ditur se ato kanë të drejta që

mos të jen pjesë e ati viktimizimi. “Implementimi i ligjit fatkeqësisht është duke shkuar shumë

ngadalë. Institucionet janë duke u marrë me hartimin mekanizmave sekondarë të implementimit

të ligjit dhe kjo çështje ka shumë hendikep në këtë drejtim, sepse po shkakton vonesa në

asistencën direkte të viktimave”.“Në bazë të ligjit është e paraparë që të ngrihet një fond i

qeverisë për ndihmë dhe mbrojtje të këtyre viktimave, por deri më tani kemi shumë pak

intervenim të shtetit në këtë drejtim”, thotë Naime Sherifi nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe

Fëmijëve.45

Sa i përketë këti problemi shoqëror të trashëguar ndër vite duhet shikuar dy anët e ‘’medaljes’’

ku në njërën anë qëndron realiteti i dhunës në familjet kosovare dhe në anën tjetër institucionet

që po bëjnë një punë gjysmake. Pse e themi këtë?, sepse viktima sheh ose dëgjon dy realitete të

kunderta një ekzistojn dokumente të shkruara ku me anë të tyre mbrohet gjithëçka ndërsa në

anën tjetër ndodhen po ato institucione ku asgjë nuk zbatohet ose nuk realizohet.

Po shpesh kemi dëgjuar shprehjen se shpresa vdesë e fundit, andaj edhe ne po shpresoj se me

kalimin e faktorit kohë dhe ne si faktorë njëri të arrim që këtë dukuri negative ta zvoglojm me

qëllim që ta zhdukim ose ta çërrenjësojm nga familjet tona kosovare.

45 http://www.evropaelire.org/content/article/24608893.html ora 15:14h

Page 19: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

LITERATURA

1. Roberto Laurenti-Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri.

2. Dr. Ragip Halili ‘’Viktimologjia’’ Prishtinë 2011.

3. Unicef ( dhuna ndaj grave në familje,studim i bërë në vitin 2000 ).

4. Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj

Grave (CEDAW).

5. Ps.Belinda Coku ‘’Intërvist për trajtimin e viktimave ‘’.

6. Strehimorja ‘’Liria’’ Gjilan.

7. Shfletime në web-faqet në internet.

Gjilan,2015

Page 20: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Moto: Sot Unë, Nesër Ti !

Page 21: DHUNA FAMILJARE seminar - Copy.docx

Faleminderit: Pyetje?