117
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES FAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE DOKTORATA “GJEOSHKENCAT, BURIMET NATYRORE DHE MJEDISI” Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë - Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5 E-mail: info @ fgjm.edu.al DISERTACION TEMA: “Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Resurset minerale që lidhen me to” (per marrjen e grades shkencore “Doktor”) Disertanti: Udhëheqës shkencor: Msc. Blerim MEHOLLI Prof. Dr. Ibrahim MILUSHI Prof. Dr. Alaudin KODRA TIRANË , 2016

DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANESFAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE

DOKTORATA “GJEOSHKENCAT, BURIMET NATYRORE DHE MJEDISI”Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë - Albania

Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5 E-mail: info @ fgjm.edu.al

DISERTACION

TEMA: “Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.Resurset minerale që lidhen me to”

(per marrjen e grades shkencore “Doktor”)

Disertanti: Udhëheqës shkencor:

Msc. Blerim MEHOLLI Prof. Dr. Ibrahim MILUSHI

Prof. Dr. Alaudin KODRA

TIRANË , 2016

Page 2: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANESFAKULTETI I GJEOLOGJISE DHE I MINIERAVE

DOKTORATA “GJEOSHKENCAT, BURIMET NATYRORE DHE MJEDISI”Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë - Albania

Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5 E-mail: info @ fgjm.edu.al

Disertacioni i pergatitur nga: Msc. Blerim Meholli

Per marrjen e grades Shkencore DOKTOR

TEMA DISERTACIONIT:

“Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Resursetminerale që lidhen me to”

Mbrojtur me date 18.11.2016. para Jurise:

1. Prof. Dr. Arjan Beqiraj (Kryetar)

2. Prof. Dr. Ilir Alliu (oponent)

3. Prof. Asoc. Dr. Bardhyl Muceku

4. Prof. Dr. Islam Fejza (oponent)

5. Prof. Dr. Zenun Elezaj

TIRANË , 2016

Page 3: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 1

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE.............................................................................................................4

HYRJE..........................................................................................................................6

TË DHËNAT E PËRGJITHSHME ...........................................................................8

1.1. Vendndodhja ................................................................................................................ 8

1.2.Relievi, hidrografia, klima ........................................................................................ 11

1.3.Infrastruktura .............................................................................................................. 13

1.4.Ekonomia..................................................................................................................... 14

1.5.Popullsia ...................................................................................................................... 14

2. HISTORIKU I STUDIMEVE DHE KËRKIMEVE GJEOLOGJIKE TËRAJONIT....................................................................................................................15

3. GJEOLOGJIA .......................................................................................................22

3.1. Inkuadrimi i rajonit në strukturën gjeologjike të Zonës së Vardarit ................. 22

3.2. Tiparet themelore të stratigrafisë së rajonit ........................................................... 22

3.3. Tiparet themelore strukturore të rajonit ................................................................. 22

3.3.1. Nënzona Perëndimore e Vardarit...............................................................23

3.3.2. Nënzona Lindore e Vardarit.......................................................................25

4. MAGMATIZMI OFIOLITIK ..............................................................................29

4. 1. Magmatizmi ofiolitik i Nënzonës Perëndimore të Vardarit ............................... 29

4. 1.1. Magmatizmi paraofiolitik dhe ofiolitik triasik..........................................29

4.1.2. Shoja metamorfike .....................................................................................51

4.1.3. Magmatizmi ofiolitik Jurasik .....................................................................57

Page 4: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 2

5. Magmatizmi i ri......................................................................................................78

5.1. Andezitet dhe dacitet ............................................................................................... 78

5.2. Shkëmbinjtë piroklastikë.......................................................................................... 80

5.3. Granodioritet .............................................................................................................. 80

6. EVOLUCIONI I MAGMATIZMIT TË RAJONIT BAJGORË –KAÇANDOLL NË KUADËR TË EVOLUCIONIT TË ZONËS SË VARDARIT......................................................................................................................................81

6.1. Periudha para alpine.................................................................................................. 81

6.2. Periudha e riftingut kontinental alpin (Triasik i Hershëm – i Mesëm) .............. 81

6.3. Periudha e hapjes (zgjerimit) oqeanik (Triasik i Mesëm – Jurasik i Mesëm)... 82

6.4. Periudha e mbylljes së basenit oqeanik .................................................................. 83

6.5. Periudha Kretake: Riaxhustimi i thjeshtë apo tektogjeneza madhore ................ 84

6.6. Periudha Terciare ...................................................................................................... 85

7. RESURSET MINERALE .....................................................................................87

7.1. Mineralizime metalore.............................................................................................. 88

7.1.1. Mineralizime të kores së prishjes...............................................................89

7.1.2. Mineralizime të Nikelit ..............................................................................91

7.1.3. Mineralizime të Manganit..........................................................................96

7.1.4. Mineralizime të Pb – Zn – Mn ...................................................................97

7.1.5. Mineralizime sulfure te pirit – kalkopiritit dhe elementeve polimetalike..97

7.1.6. Mbetje të shkrirjes së xeheroreve polimetalike .........................................98

Page 5: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 3

7.1.7. Mineralizime të Hekur – Titanit ..............................................................101

7.1.8. Mineralizime të Zhivës ............................................................................101

7.2. Mineralizime jometalore ........................................................................................ 101

7.2.1. Damarët kuarcorë.....................................................................................101

PERFUNDIME ........................................................................................................103

Literatura..................................................................................................................105

Lista e materialit grafik ilustrues dhe fotove ........................................................110

Tabelat ......................................................................................................................115

Page 6: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 4

PARATHËNIEDisertacioni që po paraqes, është rezultat i aktivitetit disavjeçar në fushën e

hulumtimeve gjeologjike në Kosovë. Ky aktivitet ka filluar që në vitin 2005 si

pjesëtar i studimeve Master pranë Fakultetit të Xehtarisë dhe Metalurgjisë (sot

Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë) në Mitrovicë.

Angazhimet e mia në studimet dhe kërkimet gjeologjike janë intensifikuar vitet e

fundit si specialist i gjeologjisë pranë kompanisë kanadeze ILIRIA MINING CORP -

Prishtinë.

ILIRIA MINING CORP - Prishtinë ka pasur gjithsej 18 rajone hulumtimi në

territorin e Kosovës, ku shumica nga këto rajone kanë qenë kryesisht në Zonën e

Vardarit, në vecanti në pjesën veriore të Kosovës.

Një moment i rëndesishëm për karrieren time në profesionin e gjeologjisë është

pjesëmarrja në hartografimet gjeologjike në shkallë 1:25000 që u perkasin projekteve

të iniciuara dhe financuara nga KPMM (Kodra, etj 2009; Kodra, Milushi 2010).

Për realizimin e këtij Disertacioni kam gjetur gjithmonë këshillimin, ndihmën dhe

përkrahjen e vazhdueshme të udhëheqësve shkencor prof. Alaudin Kodra dhe prof.

Ibrahim MILUSHI, të cilët i falënderoj përzemërsisht.

Falënderime të veçanta kam për prof. Artan Tashko lidhur me ndihmën e çmuar dhënë

nga ana e tij për trajtimet petrologjike të analizave të marra në rajonin e Bajgorës si

dhe për prof. Avni Meshi për interpretimin e matjeve strukturore në shkëmbinjtë

ultrabazikë.

Falënderoj gjithashtu prof. Zenun Elezaj për këshillat, sugjerimet dhe përkrahjen që

më ka dhënë si gjatë punimit të këtij disertacioni, por edhe gjatë hulumtimeve të

mëhershme të bëra në Kosovë.

Një falënderim i vecantë i takon dr. Gani Maliqit nga kompania eksploruese IEK në

Kosovë për vënien në dispozicion të analizave të provave te marra në rajonin e

Bajgorës.

Dëshiroj të falënderoj ish dekanin e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave prof.

Përparim Hoxha për ndihmën e dhënë nga ana e tij gjatë gjithë procesit, prej

regjistrimit deri në paraqitjen e doktoraturës si dhe ish përgjegjsin e Departamentit

prof. Arjan Beqiraj dhe përgjegjesin aktual të Departamentit prof. asoc. Bardhyl

Page 7: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 5

Muceku për bashkëpunimin dhe mbështetjen për realizimin me sukses të

prezantimeve si dhe për vërejtjet e tyre shumë konstruktive.

Falënderim të veçantë i shpreh Departamentit të Gjeologjisë pranë KOMISIONIT TË

PAVARUR PËR MINIERA DHE MINERALE në Kosovë , të cilët me ndihmuan me

informacionet arkivore lidhur me studimet e mëhershme gjeologjike të bëra në

Kosovë për zonën e studimit të disertacionit.

Falënderim të veçantë kam për familjen time, për mirëkuptimin dhe durimin që

treguan gjatë kryerjes së këtij disertacioni. Një mirënjohje të veçantë dëshiroj të

shpreh për nënën time të dashur, e cila do të gjendej këtu shumë e lumturuar, për

përcjelljen e kësaj mbrojtjeje, por fatkeqësisht një sëmundje e rënde e ka mbërthyer

atë në krevat prej shumë muajsh.

Page 8: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 6

HYRJE

Veprimtaria punuese e njeriut është e orientuar në njohjen dhe shfrytëzimin e mjedisit

që e rrethon atë. Këtë mjedis e përfaqëson sipërfaqja e kores tokësore, brendia e tokës

dhe fenomenet të cilat lindin në brendi të saj dhe manifestohen në forma të ndryshme

në sipërfaqen e saj.

Objekti i studimit është rajoni i Bajgorës si pjesë e rëndësishme e Zonës së Vardarit.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është evidencimi i magmatizmit ofiolitik Triasik,

Jurasik dhe Miocenik në rajonin e Bajgorës dhe resurset minerale që lidhen me to.

Rajoni për të cilin paraqesim këtë disertacion paraqet një nyje të rëndësishme jo

vetëm në gjeologjinë e Zonës së Vardarit por edhe në gjeologjinë e Kosovës pasi në

të përhapen formacione ofiolitike që lejojnë të sqarohen mjaft mirë disa momente të

rëndësishme në historinë e evolucionit gjeologjik të basenit oqeanik të Vardarit:

veçanërisht momentet që lidhen me fillimet e mbylljes së basenit oqeanik, gjë që

reflektohet në praninë e formacioneve të shojes metamorfike me përhapje mes

formacioneve oqeanike triasike (poshtë) dhe masiveve ofiolitike jurasik (sipër).

Në disertacion pasqyrohen të dhëna të rëndësishme veçanërisht në studimet

petrologjike të formacioneve vullkanike dhe atyre metamorfike pa lënë anash edhe

formacionet mantelore.

Rëndësi i është kushtuar sqarimit të moshës së formacionit vullkano-sedimentar

nëpërmjet studimit të radiolarieve në sekuencat radiolaritike mes vullkaniteve si dhe

moshës së mbulesës sedimentare të ofioliteve triasike e jurasike me anë të studimeve

mikropaleontologjike.

Në formacionet magmatike të reja, krahas formacioneve piroklastike, evidencohen

dacite dhe andezite.

Për herë të parë evidencohen në rajon trupa të vegjël të granodioriteve.

Janë saktësuar shkeputjet tektonike kryesore të zonës dhe strukturat e rrudhosur të

formacioneve.

Janë evidencuar elementë të shumtë strukturorë, të padëshifruar më parë në

shkëmbinjtë ultrabazikë, si foliacioni dhe lineacioni, që qartësojnë më mirë ndërtimin

e brendshëm strukturor të shkembinjve ultrabazikë në rajon.

Page 9: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 7

Sqarohen mardhëniet në kushte intraoqeanike të masivëve ofiolitikë Jurasikë dhe

formacionit vullkano – sedimentar Triasik.

Janë sqaruar mardhëniet strukturore të përbërësve të vet formacionit vullkano –

sedimentar të Triasikut.

Janë evidencuar mardhëniet e daciteve Miocenike me formacionin vullkano –

sedimentar të Triasikut.

Sa i takon metamorfizmit me shumë rëndësi është evidencimi në rajonin e Bajgorës

“tabani metamorfik” ose siç njihet “metamorphic sole”. Ky fakt është me rëndësi

thelbësore për trajtimet e evolucionit gjeodinamik të rajonit tonë në veçanti, por edhe

të gjithë Zonës së Vardarit në tërësi.

Përcaktimi i moshës absolute të amfiboliteve apo mikashisteve me granat do të

ndihmonte edhe për një korelim më të saktë të proceseve intraoqeanike në basenet

oqeanike të Vardarit dhe të Mirditë – Gjakovës.

Në aspektin e mineralmbajtjes janë evidencuar shfaqjet e reja të mineralizimit sulfur

në formacionin ofiolitik, të përfaqësuar nga shkëmbinj ultrabazikë – bazikë dhe në

kontaktin e flishit me serpentinitet.

Po ashtu janë evidencuar dhe qartësuar më tej mineralizimet në formacionet flishore

dhe prodhimet e reja magmatike.

Page 10: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 8

TË DHËNAT E PËRGJITHSHME

1.1. Vendndodhja

Rajoni i Bajgorës shtrihet në pjesën verilindore të Kosovës. Rajoni ndodhet në lindje ,

të Mitrovicës, në perëndim të Podujevës, në verilindje të Vushtrrisë dhe i perket

pjesës jugore të Kopaunikut (Figura 1).

Figura 1: Pozita gjeografike e zonës

Në këtë rajon dhe përreth përfshihen fshatrat: Bajgorë, Kaçandoll, Rrëzhanë, Bare,

Selac, Kovaçicë, Dobratin, Bare, Boshlan etj. Rajoni i hulumtuar mbulon nje

siperfaqe rreth 150 km2 (Figura 2).

Page 11: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 9

Figura 2: Harta topografike e rajonit me konturat e zones se hulumtimit.

Koordinatat e zonës se hulumtuar janë:

Pozita Lindje(KosovaRef01)

Veriu(KosovaRef01)

1 7512000 47600002 7512000 4748000

3 7502000 4748000

4 7498000 4757000

5 7498000 4760000

Page 12: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 10

Figura 3: Foto, Një pamje e fshatit Bajgorë (pjesa perëndimore e zonës së studimit)

Figura 4: Foto, Një pamje e fshatit Kaçandoll (pjesa qendrore e zonës së studimit)

Page 13: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 11

Figura 5: Foto, Një pamje e fshatit Dobratin (juglindje e zonës së studimit)

1.2.Relievi, hidrografia, klimaRajoni i rilevuar është tipik malor. Për shkak të mbizotërimit të formacioneve filitike,

relievi është me forma të buta pozitive dhe negative, duke i dhënë rajonit të Bajgorës

pamje me livadhe dhe pyje të një bukurie të rrallë, me vlera të mëdha turistike.

Në rajonet e përhapjes së masivëve bazaltikë, formacioneve mantelore harcburgitike

si dhe flishit karbonatik të Kretakut, relievi paraqitet mjaft i aksidentuar. Lartësitë mbi

nivelin e detit në rajon lëkunden ndërmjet kuotave 690 m deri 1631m. Kuotat më të

larta janë në pjesën veriperëndimore të zonës së studimit, në zonën e quajtur Kodra e

Barelit, ndërsa kuotat më të ulëta janë në pjesën juglindore, në afërsi të fashtit

Dobratin.

Përgjithësisht rajoni është i pyllëzuar. Vetëm rajonet me përhapje të formacioneve

mantelore harcburgitike janë të zhveshura.

Klima është tipike kontinentale. Reshjet mesatare vjetore janë 800 – 1000 m/m.

Dimri karakterizohet nga reshje të shumta dëbore.

Page 14: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 12

Figura 6: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve ultrabazikë (zona në veri të rrjedhës së

sipërme të përroit të Kaçandollit)

Figura 7: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve ultrabazikë (zona në jug dhe perëndim të

majës së Picelit)

Page 15: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 13

1.3.Infrastruktura

Rajoni përshkohet nga rruga kombëtare Mitrovicë – Bajgorë – Kaçandoll – Podujevë,

e cila është e asfaltuar dhe një rrugë mjaft turistike si dhe një sërë rrugësh lokale. Këto

të fundit lidhin lagje të ndyshme të fshatrave të cilat janë të paasfaltuara, por në

gjendje të mirë e të kalueshme si për mjete të rënda ashtu edhe për mjete të vogla me

përjashtim të rrugës për në fshatin Rrëzhanë, e cila mund të kalohet vetëm me

fouristradë. Rrugë të shumta ka në rajon të cilat kanë shërbyer për shfrytëzimin e

pyjeve në të cilat mund të kalohet me fouristradë ose traktor si dhe një rrugë për tek

antena e cila është e paasfaltuar por është rrugë mjaft cilësore. Rrugët kanë shërbyer

ndërkohë edhe për të krijuar një çveshmëri në disa raste shumë të mirë.

Figura 8: Foto ku tregohet një pjesë e rrugës nacionale (Mitrovicë – Podujevë), në afërsi të

fshatit Kaçandollë

Page 16: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 14

Figura 9: Foto e rrugës dytësore në zonën e studimit (në perëndim të majës së Picelit)

1.4.Ekonomia

Në Bajgorë kanë filluar të ngrihen restorante dhe hotele moderne dhe ka tregues të një

turizmi familjar në rritje. Bukuritë përrallore të Bajgorës, padyshim do e kthejnë këtë

zonë në një nga vendet turistike më të vizituara në rajon.

Kjo zonë është e njohur për bukuritë natyrore dhe vizitohet në katër stinët e vitit,

kurse gjatë stinës së dimrit në zonë zhvillohen sporte të ndryshme dimerore në veçanti

skijimi. Terreni i shkëlqyer dhe lartësitë malore ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme

për rritjen e sportit të skijimit.

1.5.Popullsia

Popullsia e zonës kryesisht merret me bujqësi dhe blegëtori. Vitet e fundit një

zhvillim të admirueshëm ka marrë turizmi familjar. Fshatrat e kesaj zone janë

pjesërisht të banuara. Shumica e popullates së këtyre fshatrave janë larguar në qytetin

e Mitrovicës, Vushtrrisë etj.

Page 17: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 15

2. HISTORIKU I STUDIMEVE DHE KËRKIMEVEGJEOLOGJIKE TË RAJONIT

Të dhënat e para gjeologjike skematike i kanë dhënë Amie Boué (Turqia e Evropës,

1840) dhe A. Visquenel (Zhurnal në Turqinë e Evropës, 1842).

Një periudhë e rëndësishme e studimeve në gjeologjinë e Dinarideve është ajo e

fillimeve të shekullit XX, nga gjeologët e shquar L. Kober, F. Kossmat, F. Nopscha,

etj. Ata përvijuan mjaft mirë ansambletë e mëdha strukturorë, ku përfshihej edhe

territori i Kosovës.

Informatat gjeologjike të periudhës deri në fund të viteve 70-ta të shekullit të kaluar,

janë të sintetizuara në hartën gjeologjike në shkalle 1 : 100 000 të fletës K – 34 – 43

(Podujeva) dhe K – 34 – 42 (Mitrovica) dhe në tekstet shpjeguese perkatesisht

(Vukanoviq, M., etj. 1982; Bogdanovic P., etj. 1978).

Në hartat e mësipërme dhe në hartat vijuese për sipërfaqen e planshetit që i

korsepondojnë rajonit tonë të studimit bëhët një paraqitje e përgjithshme e

formacioneve gjeologjike. Kështu në hartën e vitit 1953 në shkallë 1:500 000

(Mikincic, V. 1953) (Figure 10), atë të vitit 1968 në shkallë 1:100000 (Milovanovic, B.,

Ciric, B. 1968) (Figure 11) dhe atë të vitit 1971 në shkallë 1:100000 (Vukanovic M.,

et.al. 1971) (Figure 12) formacionet vullkanogjene dhe vullkano – sedimentare

trajtohen si të moshës së Paleozoikut. Në hartën e shkallës 1:100000 (Vukanoviq, M.,

etj. 1982), (Figure 13) rreshpet e gjelbëra me ndërthurje vullkanitesh jepen si të

Jurasikut, ndërsa në hartën me të njëjtën shkallë të autorve (Vukanovic M., Dimitrijevic

M., etj. 1984) ato jepen si të Jurasikut të sipërm. Autorët e fundit amfibolitet dhe

formacionet vullkanike dhe vullkano – sedimentare i trajtojnë si të Paleozoikut. Në

hartën e shkallës 1:100000 (Knobloch, Legler 2006 dhe Abazi, Legler 2006) në

fushëpërhapjen e formacionit vullkano – sedimentar veçojnë shkëmbinjtë silikate

meta-sedimentarë të Jurasikut të Mesëm – të Sipërm dhe në veriperëndim të saj serinë

vullkano-sedimentare gjithashtu të moshës së Jurasikut të Mesëm - të Sipërm. Edhe

bazaltet e pjesës perëndimore të rajonit tonë jepen të moshës Jurasike (BJ2-3).

Page 18: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 16

Figura 10: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit, (Mikincic, V., 1953)

Page 19: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 17

Figura 11: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Milovanovic, B., Ciric, B. 1968)

Page 20: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 18

Figura 12: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Vukanovic M., etj. 1971)

Page 21: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 19

Figura 13: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Vukanovic M., etj. 1984)

Page 22: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 20

Figura 14: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Knobloch, Legler 2006 dhe Abazi,

Legler 2006).

Page 23: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 21

Gjatë rilevimit gjelogjik në përpjesë 1:25 000 (Kodra dhe Milushi 2010) në të cilin

kam marrë pjesë edhe unë, janë bërë një sërë përmirësimesh rrënjësore në paraqitjen e

gjeologjisë së rajonit dhe si pasojë kemi një trajtim krejt të ri të gjeologjisë së rajonit,

veçanërisht për periudhat triasike dhe jurasike.

Veçanërisht të rëndësishme janë unifikimi që i është bërë bazalteve që takohen në

rajonin e planshetit të rilevuar që i përkasin formacionit vullkano – sedimentar të

fazave të hershme (triasike) të zgjerimit oqeanik të Vardarit.

Evidencimi, për herë të parë i formacioneve të tabanit metamorfik (metamorphic sole)

ndihmoi për një trajtim krejt të ndryshëm të evolucionit gjeodinamik të rajonit tonë në

veçanti dhe Zonës së Vardarit në tërësi.

Sa u përket formacioneve kretake, me rëndësi thelbësore është ndryshimi i moshës së

formacioneve të rajonit Xhidovë – Nazar dhe Radovan (në VL të Kaçandollit) nga

Kretak i Sipërm (lKcn –mC) në Jurasiko – Kretak (J3t – K1

v). Si rrjedhoje e këtij

ndryshimi rajoni në fjalë inkuadrohet në Nënzonën e Vardarit Lindor.

Gjatë rilevimit janë gjetur dhe një sërë resursesh minerale të paevidencuara në hartat e

mëparshme.

Me rëndësi është edhe trajtimi i ndarjes së Zonës së Vardarit në 2 nënzona. Në dallim

nga studiuesit e mëparshëm, në Zonën e Vardarit janë veçuar dy nënzona

apo njësi :Vardari Perëndimor dhe Vardari Lindor.

Pikërisht në rajonin tonë kalon një pjesë e rëndësishme e kufirit mes dy nënzonave.

Vitet e fundit në rajonin e Bajgorës ka ushtruar aktivitetin hulumtues Kompania

Innomatik Exploration Kosovo LLC (licensa Nr. 1017/KPMM (2011). Kompania na

ka vënë në dispozicion analizat e provave të kryera nga ana e saj gjatë viteve 2011 –

2012.

Page 24: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 22

3. GJEOLOGJIA

3.1. Inkuadrimi i rajonit në strukturën gjeologjike të Zonës sëVardarit

Rajoni i Bajgorës inkuadrohet tërësisht në strukturën gjeologjike të Zonës së Vardarit.

Në rajon veçohet pjesa perëndimore që përputhet me Nënzonën Perëndimore (ose të

jashme) të Vardarit dhe pjesa lindore që i përket Nënzonës Qendrore ose Nënzonës

Lindore të vardarit (Kodra, Milushi 2010, Mulaj 2015 etj). Dallimet janë kryesishtë në

faktin që në rajonin tonë, në Nënzonën Perëndimore depozitimet më të vjetra mbi

ofiolitet janë flishet e Kretakut të Sipërm, kurse në Nënzonën Lindore depozitimet më

të vjetra fillojnë nga Jurasiku i Sipërm, kati Titonian. Theksojmë se ky nuk ka qenë

objekt i studimit tonë.

3.2. Tiparet themelore të stratigrafisë së rajonit

Në mënyrë të sintetizuar tiparet themelore të stratigrafisë së rajonit të Bajgorës

paraqiten në dy kolonat përfaqesuese të Nënzonës Perëndimore dhe asaj Lindore

(Figura 15, 16).

3.3. Tiparet themelore strukturore të rajonit

Rajoni Bajgorë – Kaçandoll bënë pjesë në Zonën Tektonike të Vardarit, më saktësisht

në strukturat e Kopaonikut jugor të Zonës së Vardarit.

Historikisht Zona e Vardarit është ndarë në 3 Nënzona.

Sipas Kodra dhe Milushi 2010 bazuar në analizën e të dhënave lito – stratigrafike,

strukturore dhe historisë gjeodinamike të Zonës së Vardarit, kjo Zonë duhet ndarë në

dy Nënzona: Nënzona Perëndimore dhe Nënzona Lindore ( Nënzona e Jashtme dhe

Nënzona e Brendshme).

Page 25: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 23

Në rajonin tonë kufiri mes Nënzonës Perëndimore me Nënzonën Lindore kalon në

lindje të flishit të Kretakut të Sipërm, përballë rrafshit të branisjes që kalon sipas

fragmenteve serpentinike që shtrihen në drejtimin veriperëndim – juglindje në të

majtë të rrjedhës së sipërme të përroit të Kaçandollit në veri, kurse perëndim - jug deri

te Mahalla e Spahijëve.

3.3.1. Nënzona Perëndimore e Vardarit

Nënzona Perëndimore e Vardarit ka shtrirje më të gjerë në rajonin Bajgorë –

Kaqanoll. Në të mund të veçohen :

3.3.1.1. Formacionet oqeanike

- Formacione paraofiolitike dhe ofiolitike triasike (bazalte dhe filite me rryma

bazaltesh të moshës Triasike) që i perkasin përgatitjes dhe zgjerimit oqeanik Triasik.

- Formacioni i tabanit metamorfik i Jurasikut të Mesëm (shoja metamorfike).

- Fomacione mantelore dhe tranzitore (harcburgite dhe harcburgite me thjerrëza

dunitike).

3.3.1.2. Formacionet karbonatike e flishore të Kretakut të Sipërm

Këto formacione shtrihen transgresivisht mbi formacionet ofiolitike Triasike dhe

Jurasike.

3.3.1.3. Formacionet magmatike të Miocenit të Poshtëm (dacite,andezite, piroklastite)

Formacionet magmatike miocenike nuk janë veçori vetëm e Nënzonës së Vardarit

Perëndimor, por e gjithë Zonës së Vardarit. Bile në rajonet juglindore të Kosovës ato

Page 26: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 24

ndërpresin dhe lokalizohen edhe në masivin Dardan që shtrihet në Lindje të Zonës së

Vardarit. Ne këtu e theksojmë vetëm faktin që ky magmatizëm është i përhapur në

rajonin tonë.

3.3.1.4. Depozitime konglomeratike të Pliocen - Pleistocenit tëPoshtëm.

Në formacionet oqeanike triasike, pjesën e poshtme të prerjeve e ndërtojnë filitet me

rryma bazaltike, ndërsa bazaltet masive shtrihen mbi këto të fundit.

Strukturat e formacioneve paraoqeanike dhe oqeanike triasike janë struktura të gjëra,

përgjithësisht me shtrirje veriperëndimore, por me këndrënie të butë, duke krijuar

struktura brahisinklinale dhe brahiantiklinale.

Masivet bazaltikë janë në bërthamë të strukturave brahisinklinale.

Formacionet mantelore harzburgite vendosen mbi formacionet paraoqeanike dhe

oqeanike triasike. Në bazë të kësaj vendosjeje kemi tabanin metamorfik, të

përfaqësuar nga amfibolite, mikashiste dhe shiste të gjelbëra. Tabani metamorfik

është dëshmitar tepër i rëndësishëm i paleovendosjes intraoqeanike të formacioneve

mantelore mbi formacionet e korës oqanike triasike të basenit të Vardarit. Mund të

thuhet pa mëdyshje se ky është procesi i parë tektonik intraoqeanik që ka inicuar

mbylljen e basenit oqeanik të Vardarit.

Formacionet e sekuences mantelore dhe të korës mbulohen transgresivisht nga

formacione sedimentare të Kretakut të Sipërm. Gëlqerorët platformikë me

konglobrekçe apo formime të korës së prishjes (laterite) në bazë janë antarët më të

poshtëm të mbulesës sedimentare të ofioliteve në rajonin e Bajgorë - Kaqanollit. Më

sipër vijon formacioni flishor i Kretakut të Sipërm.

Gëlqerorët neritike dhe flishi mbi to, kanë shtrirje veri veriperëndim – jug juglindje

me rënie mesatare deri të fortë drejt lindjes.

Evidencohen rrudha me vergjencë jugperëndimore dhe rrallë në drejtime të tjera.

Page 27: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 25

Fakti që formacionet e Kretakut të Sipërm shtrihen transgresivisht mbi formacionet

oqeanike triasike dhe jurasike (mantelore dhe të kores oqeanike) dëshmojnë për

ristrukturimet e thella parakretake në Nënzonën Perëndimore të Vardarit.

Formacionet magmatike të Miocenit të Poshtëm kanë vendosje mospajtuese me

formacionet e tjera mesozoike.

3.3.2. Nënzona Lindore e Vardarit

Në rajonin Bajgorë - Kaçandoll, Nënzona Lindore e Vardarit përfaqësohet kryesisht

me formacione mantelore ultrabazike dhe ato flishoidale të Jurasikut të Sipërm -

Kretakut të Poshtëm dhe Kretakut të Poshtëm – të Sipërm. Në rajonizimet tektonike

të mëparshme kjo Nënzone inkuadrohej në Nënzonën Qëndrore të Vardarit.

Flishet dhe pyka e madhe e serpentiniteve kanë shtrirje afërsisht veri - jug, me rënie

të fortë lindore.

Marrëdhëniet mes Nënzonës Lindore të Vardarit me Nënzonën Perëndimore të saj

janë tektonike mbulesore. Fragmentet e serpentiniteve janë në ballin e tektonikës që

vë në kontakt të dy nënzonat.

Deformimet e formacioneve flishore të dy nënzonave (veçanërisht të Nënzonës

Lindore) janë intensive. Deformimet e formacioneve janë të tri fazave: faza e

përkuljes, e rrrudhosjes dhe faza prerëse, ku duket qartë mosha më e re e saj me dy

fazat e mëparëshme. Si rezultat i rrudhosjes kemi kryesisht rrudha me vergjencë

perëndimore, me zhytje të aksit të rrudhave në drejtime dhe kënde zhytjeje nga më të

ndryshmet ku mbizotëron zhytja veriperëndimore.

Foliacioni përgjithësisht përputhet me shtresëzimin (në rastin e filiteve). Në

formacionet mantelore harcburgitike, foliacioni kryesisht ka shtrirje veriperëndim -

juglindje me rënie verilindore. Nuk përjashtohen raste të shmangies nga ky drejtim.

Tektonika shkëputëse është mjaft e zhvilluar në rajon. Evidencohen dy drejtime

kryesore të shkëputjeve; në drejtim veri veriperëndim – jug juglindje dhe drejtimi

jugperëndim -verilindje. Krahas evidentohen dhe drejtime të tjera, veçanërisht

drejtimi veri - jug.

Page 28: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 26

Përgjithësisht shkëputjet me drejtim jugperëndim -verilindje janë më të reja se ato me

drejtim veri veriperëndim – jug juglindje. Mosha e shkëputjeve jugperëndim -

verilindje është pa dyshim më e re se Kretaku i Vonshëm, por dyshojmë se kemi të

bëjmë me moshë paleogjenike (pas Eocenit të Vonshëm), pasi ato ndërpresin si

formacionet e Nënzonës Perëndimore ashtu dhe ato të Nënzonës Lindore. Në disa

raste shkëputjet intersektojnë edhe formacionet dacito - andezitike miocenike.

Natyrisht rrafshi kryesor është ai i mbivendosjes së formacioneve të Nënzonës

Lindore të Vardarit mbi ato të Nënzonës Perëndimore për të cilën folëm më sipër.

Interpretimet kryesore strukturore, përveç pasqyrimit të elementeve të foliacionit (për

formacionet oqeanike) dhe drejtimeve të shtrirjes (për formacionet sedimentare) në

figurat 17 dhe 18 jepën edhe mardhëniet mes formacioneve të ndryshme në profilet në

veri, qendër dhe jug të rajonit të studjuar.

Figura 15: Kolona litostratigrafike përfaqeëuese e rajonit Bajgorë – Kaçandollit (Nënzona

Perëndimore e Vardarit).

Page 29: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 27

Figura 16: Kolona litostratigrafike përfaqesuese e rajonit Bajgorë – Kaçandollit (Nënzona

Lindore e Vardarit).

Page 30: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 28

Figura 17: Harta gjeologjike e rajonit Bajgorë – Kaçandoll, shkalla 1:25000

Figura 18: Profilet gjeologjike të hartës së rajonit Bajgorë – Kaçandoll, shkalla 1:25000

Page 31: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 29

4. MAGMATIZMI OFIOLITIK

Për ta kuptuar më mirë magmatizmin ofiolitik do e përshkruajmë veçmas për

Nënzonën Perëndimore të Vardarit dhe atë të Nënzonës Lindore të Vardarit.

4. 1. Magmatizmi ofiolitik i Nënzonës Perëndimore të Vardarit

Në rajonin e Bajgorës evidencohet si magmatizmi paraofiolitik dhe ai ofiolitik Triasik

dhe po ashtu magmatizmi ofiolitik Jurasik.

4. 1.1. Magmatizmi paraofiolitik dhe ofiolitik triasik

Si perfaqësues të magmatizmit triasik janë bazaltet dhe ndërthurjet bazaltike në

rreshpet filitike me perhapje të gjerë në rajonin Bajgorë – Kaçandoll (Figura 17, 18).

4.1.1.1. Filitet me rryma bazaltike (rrymat bazaltike si ndërthurjebrenda filiteve)

Përhapen vetëm në pjesën që i takon Nënzonës Perëndimore të Vardarit. Ato zënë

pjesën qëndrore dhe jugore të rajonit si dhe ndiqen deri në cepin veriperëndimor të tij.

Vendpërhapjet më të mëdha të filiteve me rryma bazaltike janë në rajonin Vesekovc

– Boronica – Kovaçicë dhe në perëndim në Rakinicë dhe përgjatë rrugës

automobilistike Bajgorë – Kaçandoll deri në lindje të Fjerishtës ku rreshpet filitike

kontaktojne me formacionet mantelore harcburgitike.

Filitet kanë ngjyrë gri të gjelbër me nuancë të hirtë kah kafe e hapur. Rrymat bazaltike

janë mes filiteve me perputhje strukturore të plotë me to, duke zënë mesatarisht 5 – 10

% të gjithë volumit. Në raste të rralla (veçanërisht në pjesën juglindore të perhapjes së

tyre) sasia e tyre rritet deri në 15 – 20% të prerjes vullkano – sedimentare. Vet filitet

përfaqësohen nga rreshpe epidot – aktinolit – kloritike etj. Mes rreshpeve shfaqën

shpesh damare kuarci me ngjyrë të bardhë dhe me permasa përgjithësisht të kufizuara.

Vetëm në pjesën veriperëndimore takohen disa damarë kuarci të bardhë që kanë

Page 32: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 30

trashësi deri 1 m, dhe shtrirje disa dhjetëra metra. Në shtrirje dhe në rënie këta damarë

karakterizohen nga një morfologji të ndryshueshme me fryrje dhe hollime të shpeshta.

Në rreshpet filitike evidencohen

Figura 19: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar , (pjesa

perëndimore e zonës së studimit)

Figura 20: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së

studimit)

Page 33: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 31

Figura 21: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së

studimit)

Figura 22: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së

studimit)

Page 34: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 32

Figura 23: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të ndërthurur me bazalte të

metamorfizuara , (pjesa jugore e zonës së studimit).

ndryshime të metamorfizmit të shkallës së ulët, ku krahas epidotit dhe aktinolitit,

takohen edhe albiti, sfeni, lekukokseni deri edhe fletëza sericiti etj. Rrymat bazaltike

gjithashtu paraqesin ndryshime të metamorfizmit të ulët të shprehura kryesisht me

kloritizimin e masës kryesore. Klinopiroksenet kanë pësuar ndryshime në klorit dhe

tremolit, ndërsa plagjioklazet në albit dhe klorit. Damare kuarci dhe kalciti takohen në

mjaft raste. Për moshën e filiteve me rryma bazaltike nuk kemi të dhëna direkte por,

gjykuar nga fakti se ato shtrihen direkt dhe në vijueshmeri strukturore dhe

stratigrafike poshtë bazalteve – radiolariteve që në bazë të disa të dhënave që do ti

trajtojmë në paragrafin vijues janë të Triasikut të Mesëm të Sipërm, mendojmë që

mosha e filiteve me rryma bazaltike mbetet brenda Triasikut të Mesëm.

Page 35: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 33

Figura 24: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të ndërthurur me bazalte të

metamorfizuara , (pjesa jugore e zonës së studimit)

Figura 25: Foto e damarve kuarcorë në zonën e përhapjes së shkëmbinjve filitikë, dhe filiteve

të ndërthurura me bazalte të metamorfizuara , (pjesa perëndimore e zonës së studimit)

Page 36: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 34

Figura 26: Foto e damarve kuarcorë në zonën e përhapjes së shkëmbinjve filitikë, dhe filiteve

të ndërthurura me bazaltet e metamorfizuara , (pjesa perëndimore e zonës së studimit).

4.1.1.2. Bazaltet (BT2-3)

Bazaltet kanë përhapje të gjërë në pjesën veriperëndimore, qendrore dhe jugore të

rajonit Bajgorë – Kaçandoll. Pozicioni i tyre strukturor është qartësisht mbi filitet me

rryma bazaltike dhe në pjesën veriperëndimore të rajonit poshtë formacioneve

mantelore ultrabazike. Takohen në trajtë masivësh bazaltikë ose të shoqëruar me

rreshpe silicore dhe silicoro – radiolaritike. Ata janë shkëmbinj me ngjyrë të gjelbër të

hapur, mjaft të ndryshuar, kryesisht të kloritizuar ku dëshmohet prania e tremolitit,

albitit etj. Nuk mungojnë damarë kuarci dhe kalciti që ndërpresin masën tjetër

bazaltike. Masa kryesore është zakonisht afanitike. Nuk mungojnë as rastet e një

teksture doleritike. Në pjesën jugore të rajonit, në bazaltet takohen mineralizime të

Fe-Ti.

Page 37: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 35

Figura 27: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,

afër antenës)

Figura 28: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,

afër antenës)

Page 38: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 36

Figura 29: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,

afër antenës)

Figura 30: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)

Page 39: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 37

Figura 31: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)

Figura 32: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)

Page 40: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 38

Figura 33: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (Guri i mbirë, Lagja Kodrali,

Dobratin)

4.1.1.3. Kimizmi i bazalteve të formacionit vullkano – sedimentar tëTriasikut

Nga bazaltet e formacionit vullkano – sedimentar të Bajgorës kemi 3 analiza (analizat

me Nr. 3, 4 dhe 21), ndërsa nga rajoni fqinj më në perëndim (mes Trepçes dhe

Bajgorës) janë edhe 5 analiza të tjera (Nr. 1, 5, 6 dhe 7). Analizat 1 deri në 7 jane bere

që në vitin 1965 (Knezhovic, Memovic 1965), për analizat 1, 3 dhe 4 kemi vetem

elementet kryesore, për analizat 2, 5, 6 dhe 7 kemi edhe elementet gjurmë Sr, Rb, Zr,

Nb, Bad he Y. Analiza Nr. 21 është e plotë për komponentet kryesore, Tokat e Rralla

dhe Elemente Gjurmë (Tabela 2). Nga analizat rezulton se permbajtja e

komponenteve imobile është TiO2 = 1.29 deri 2.2%; P2O5 = 0.06 – 0.4%; Zr = 61 –

190.7 ppm; Y deri 30.8 ppm; V = 344 ppm; Nb = 2 deri 28.5 ppm, Ta = 1.9 ppm etj.

Komponentet e tilla si CaO, Na2O, K2O dhe Rb, Sr, Ba etj., janë mjaft të

kondicionuara nga ndryshimee e proceseve sekondare, prandaj merren me rezervë në

konsideratë për interpretimet petrologjike. Në diagramet fig 12a (Miyashiro 1974)

Page 41: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 39

dhe 12b (Miyashiro and Sehido 1975) përkatësisht FeO – FeO/MgO dhe TiO2-

FeO/MgO rezulton se vullkanitet i përkasin kryesisht fushës së toleiteve.

Tabela 1: Përbërja kimike e vullkaniteve të Triasikut (sipas Memovic E., Knezhevic V., 1965)

*

Tabela 2. Përbërja kimike e vullkaniteve të Triasikut dhe amfiboliteve (sipas Kodra A.,

Milushi I. 2010)

Në diagramin e figureës 36 ku jepet grafiku Ti – Zr, mjaft nga analizat bien në fushën

MORB, ndërsa analizat me Nr. 6 dhe 21 janë në kufirin e jashtëm të bazalteve brenda

pllakës (WPB).

Page 42: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 40

Figura 34: Diagrami FeO – FeO/MgO (Miyashiro 1974). 1. Bazalte të ndyshuara në Dinaridet

s.l., 2. Bazalte ne Dinaride

Figura 35: Diagrami TiO2 - FeO/MgO (Miyashiro and Shido 1975)

Page 43: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 41

Figura 36: Diagrami Ti –Zr (ppm) (Winchester and Floyd 1977; Stillman and Williams 1978)

Në diagramin TAS (Johannsen, A., 1937, Le Maitre, R. W., et. Al. 2002), (Figura 37)

kampioni Nr 21 bie në fushën e pikrobazalteve, ndersa kampionet 1, 2, 3, 4, 5 dhe 7

janë pranë pikrobazalte – bazalteve dhe bazalto – andeziteve në kufirin pranë

magmave toleitike.

19

21

23

24AB

0123456789

10111213141516

37 41 45 49 53 57 61 65 69 73 77

Na 2

O+K

2O

SiO2

TRAN

DA

RHYOLITETR

PHONOLITE

FOIDITE T-P

P- T

T/BASTR-B

BPB

BANAN

B-TR-A

Page 44: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 42

Figura 37: Diagrama TAS, SiO2 – Na2O+K2O (Johannsen, A., 1937, Le Maitre, R. W., et.

al. 2002)

Në diagramin që tregon Normalizimin me MORB (Figura 38) (Sun and

McDonough, 1989)

spektrat e bazalteve dallohen nga MORB se janë të pasuruar me TRL(lehta).

Pasurimi me TRL tregon se magma është pasuruar (ka asimiluar) material të korës

kontinentale ose ka burim të thellë hot spot.

Pasurimi= rift / hark vullkanik kontinental / buzë kontinentale aktive/ ishuj oqeanik

(OIB)

Spektrat e amfiboliteve janë të ngjashme me MORB.

Vetëm analiza nr.19 ka një anomali të lehtë negative të Eu:

0.1

1.0

10.0

100.0

La Ce Pr Nd Pm Sm Eu Gd Tb Dy Ho Er Tm Yb Lu

SHKE

MB/

MO

RB

NORMALIZIMI me MORB

B-A Baz. Amf. Amf. VLERA 1

Figure 38: Spektri i elementeve të TR për shkëmbinj vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi

me MORB (vlerat sipas Sun and McDonough, 1989)

Page 45: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 43

Në figurën 39 pasqyrohet Normalizimi me Hondrite

1.0

10.0

100.0

1000.0

La Ce Pr Nd Pm Sm Eu Gd Tb Dy Ho Er Tm Yb Lu

SHKE

MB/

HON

DRIT

E

NORMALIZIMI me HONDRITE

B-A Baz. Amf. Amf. VLERA 1

Figura 39: Spektri i elementeve të TR për shkëmbinj vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi

me Hondritet (vlerat sipas Sun and McDonough, 1989)

Në diagramin me Normalizim MORB (Figura 40) (Salters, V. and Stracke, A., 2004)

basalt andeziti (19) dallohet për një pasurim të konsiderueshëm me elemente që

normalisht pasurojnë korën kontinentale. Për këtë është karakteristike edhe anomalia

negative e Nb/Ta

Natyra alkalinore e bazaltit (21) krahas një anomalie pozitive të Nb,Ta si dhe

përmbajtjet e ulëta të Ba, Rb, Sr mund të sugjerojnë një origjinë OIB nga hot spot, por

për këtë duhen analiza izotopike.

Përndryshe mund të ketë asimiluar material të korës së poshtme kontinentale??

Sidoqoftë këtu duket qartë dallimi midis 19 dhe 21 të dy të ndryshëm nga amfibolite.

Page 46: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 44

Figura 40: Spiderdiagrami për shkëmbinj vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi me MORB

(vlerat sipas Salters, V. and Stracke, A. ,2004).

1.0

10.0

100.0

1000.0

Ba Rb U Th Cs K Nb Ta Ce Pb Sr Nd Sm Ti Zr Hf Tb Y Tm Yb Lu Cu Zn Co V Ni

SHKE

MB/

MAN

TELI

PRI

MIT

IV

NORMALIZIMI me MANTELIN PRIMITIV

B-A Baz. Amf. Amf. VLERA 1

Figura 41: Spiderdiagrama për shkëmbinj vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi me

Mantelin Primitiv (vlerat sipas Hofman, 1988).

Page 47: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 45

Diagrami Ta kundrejtë Nb jep detajizime të ndyshimeve që vërehen në

Spiderdiagrame

Figura 42: Diagrami Ta - Nb

Diagrami Ba kundrejtë La jep detajizime të ndyshymeve që vërehen në Spiderdiagrame

Figura 43: Diagrami Ba – La

Në Diagramin Th/Yb - Ta/Yb . jepen fushat sipas Pearce J. A. (1983)

Kampionet 19 dhe 21 vijnë nga një magmë mantelore e pasuruar me material të korës

kontinentale, 21 në ndryshim nga 19 është më pranë pasurimit brenda pllakës

23 dhe 24 pranë fushës së MORB

G13 është basalt andezit i Triasit të poshtëm në L. Lumës

Page 48: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 46

Rrathët bosh (G8, G2, G14 dhe G16) janë të serisë efuzivo sedimentare basalt –

radiolaritike T2-J1.

Sipas Tashko A., Georges H. Mascle 2009 Nd, Pb isotope ratios and trace element

signatures of volcanic rocks in Albania: Magma source identification. AJNTS, 2009,

2, 3-23.

G13

G16

G14

G8G2

19

21

23

24

0.01

0.10

1.00

10.00

0.01 0.10 1.00 10.00

Th/Y

b

Ta/Yb

Oceanic island arcs

Subduktuctioncomponent

Crustal contamination

Figura 44: Diagrami Th/Yb - Ta/Yb . Fushat (Pearce J. A. (1983)

Në diagramin që pasqyron normalizimin me MORB, (figura 40) vlerat sipas (Sun and

McDonough, 1989) spektri I bazaltit Nr. 21 dallohet nga MORB ngase është i

pasuruar me toka të rralla të lehta (TRL) gjë që rrëfen se magma është pasuruar me

material të korës kontinentale ose ka burim të thellë hot – spot (Pasurimi = rift/ hark

vullkanik continental/buzekontinentale/ishuj oqeanike (OIB). Raporti Eu/Eu =0.99.

Diagrami i normalizimit me hondrite, vlerat sipas (Sun and McDonough, 1989) jepet

në figuren Nr. 39. Normalizimi me MORB që merr në knsideratë elementet gjurmë,

vlerat sipas (Salters, V. and Stracke, A. ,2004) tregojnë se krahas një anomalie

pozitive të Ni – Ta dhe përmbajtjet e ulëta të Ba, Rb, Sr mund të sugjerojnë një

Page 49: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 47

origjinë të ishujve oqeanike (OIB) nga hot – spot (Figura 40). Për ta vërtetuar më

saktë këtë nevojitën analiza plotesuese izotopike.

Në figurat 41, 42 dhe 43 jepen spiderdiagrmet e normalizimit me mantelin primitiv,

diagram Ta – Nb dhe Ba – La.

Në diagramin Th/Yb – Ta/Yb, fushat sipas (Pearce J. A., 1983), Figura 44, kampioni

Nr. 21 vjen nga një magmë mantelore e pasuruar me material të korës kontinentale

(pranë pasurimit brenda pllakës). Për ta kuptuar më mirë në diagram jepën edhe

bazalte nga formacioni vullkano – sedimentar Triasik i Shqipërisë të cilat i perkasin

një mantoje të varfëruar shumë pranë MORB normal (Diagrami sipas Tashko A.,

Georges H. Mascle 2009 Nd, Pb “Isotope ratios and trace element signatures of

volcanic rocks in Albania: Magma source identification”. AJNTS, 2009, 2, 3-23.

Nga paraqitjet e mësipërme rezulton se kimizmi i rrymave bazaltike në formacionin

vullkano – sedimentar të Bajgorës dëshmon se kemi të bëjmë me një magmë

mantelore primitive e pasuruar me material të korës kontinentale (pranë pasurimit

brenda pllakës). Bazuar në anomalinë pozitive të Nb – Ta dhe përmbajtjet e ulëta të

Ba, Rb, Sr mund të sugjerohet një origjinë ishullore oqeanike (OIB) nga hot – spot.

Për ta vërtetuar më saktë këtë sugjerim të fundit nevoiten analiza plotesuese,

veçanërisht ato izotopike.

4.1.1.4. Mosha e formacionit vullkano – sedimentar

Në rajonet jugperëndimore dhe veriperëndimore të zonës së Bajgorës, kryesisht pë-

rreth perroit të Gurishtes në jugperëndim dhe në veri e veriperëndim të Bajgorës,

lidhur ngushtë me bazaltet takohen me shumicë rreshpe silicore të kuqërremta që në

daljet jugperëndimore, në to vërehet prania e radiolareve. Kampionet e silicoreve me

prani më të shumtë të radiolarieve më së tepërmi takohen në intervalin nga perëndimi

i Gropave pergjatë rrugës këmbësore që zbret në drejtimin jugor për në Gumnishtë

(kordinatat X = 4755020 ; Y = 7500010 dhe X = 4754157 ; Y = 7500268). Nga 24

kampione të marra në silicorët radiolaritike, pas një studimi dhe seleksionimi paraprak

nga prof. Mensi Prela, janë dërguar në Laboratotin CNR të Universitetit të Firences 6

kampione prej të cilave 2 kampione i janë nënshtruar studimit nga ana e Prof. Marco

Chiari i Institutit të Gjeoshkencave dhe Gjeoresurseve të Firencës. Ruajtja e

Page 50: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 48

radiolarieve ka rezultuar mjaft e dobët gjë që ka penguar ne identifikimin e specieve

preçize. Megjithatë, specialisti i CNR ve në dukje se është e mundur të bëhet fjalë për

Triasikun e mesëm (?) – të sipërm për këto kampione. Për një moshe Triasike të këtij

magmatizmi janë të mendimint edhe studjues të mëparshëm ( Pamic, J. J., 1982,

1984).

Në fotot a, b, c dhe d (Figura 45) janë evidencuar:

a) Pachus ? sp.

b) Gjini dhe specie te ndërmjetme, të papërcaktuara

c) Monocapnuchosphaera ? sp.

d) Ruajtje e dobët e cila mund të përfaqesojë copa të thyera të Xiphosphaera sp. ose

Monocapnuchosphaera sp. ose Paroertlispongus sp.

Mbetet detyrë për të ardhmën grumbullimi i një kampionature më cilësore të

silicorëve radiolaritikë, veçanërisht nga pjesa jugperëndimore e rajonit, për të bërë të

mundur saktësime të mëtejshme të moshës së formacionit bazalto – radiolaritik të

Bajgorës.

Figura 45: Foto te radiolareve (përcaktimet nga Dr. Marco Chiari i CNR - Instituto di

Geoscienze e Georiserse, Firenze)

Page 51: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 49

Figura 46: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar me ndërthurje silicorësh

radiolaritikë, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)

Figura 47: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritikë me ngjyrë të

kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)

Page 52: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 50

Figura 48: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritikë me ngjyrë të

kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)

Figura 49: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritikë me ngjyrë të

kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)

Page 53: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 51

4.1.2. Shoja metamorfike

Formacionet e shojes metamorfike janë emërtuar për Zonën e Vardarit nga disa

studijues (Knoblock, Lagler 2006; Kodra 2006; Elezaj, Kodra 2008 etj). Në rilevimin

gjeologjik të rajonit Bajgorë – Kaçandoll (Kodra, Milushi 2008), në pjesën

veriperëndimore të planshetit është evidencuar dhe hartografuar për herë të parë

prania e formacioneve të shojes metamorfike. Gjatë rilevimit jo vetëm është

hartografuar me saktësi përhapja e këtij formacioni, por është përcaktuar edhe

pozicioni strukturor i tij. Ai lokalizohet në taban të masivit ultrabazik dhe për

bazament ka shkëmbinj vullkano – sedimentarë të Triasikut. Gjatë punimeve në

terren, në kuadër të disertacionit në dallim nga hartografimi që është paraqitur në

raportin gjeologjik (Kodra dhe Milushi, 2010), kam konstatuar se formacioni i shojës

metamorfike ka marrdhënie tektonike me formacionin vullkano – sedimentar të

poshtështruar. Në kuadër regjional përhapja e formacioneve të shojes metamorfike

nga rajonet me veriperëndimore të Zonës së Vardarit deri ke ato më në juglindje të

sa,j ka nevojë për unifikime sepse nga (Knoblock, Lagler 2006) i njëjti formacion i

shojes metamorfike herë është paraqitur si i Paleozoikut të poshtëm (APz1), herë i

Paleozoikut të sipërm (Apz2) e herë si i Jurasikut (AJ2-3). Mendoj se më i drejtë është

interpretimi sipas (Kodra A, 2006); Kodra etj 2007; Kodra dhe Meholli 2008; Elezaj

dhe Kodra 2008 etj) që e trajtojne këtë formacion si të Jurasikut të Mesëm (µSJ2). Të

rikthehemi tek formacioni metamorfik i rajonit të Bajgorës.

Formimet metamorfike përfaqësohen nga lartë poshtë nga amfibolite, mikashiste dhe

më poshtë me rreshpe të gjelbra. Praninë e granatit e kemi evidencuar vetëm në dy

pika: në pjesën më veriperëndimore të daljes së tyre dhe në cepin më jugor në bregun

e djathtë të përroit të Kaçandollit. Trashësia e shojes metamorfike lëviz në kufinjtë 5 –

40 m. Nga ky fakt konstatojm se faciet më të metamorfizuara të shojes metamorfike i

kemi direkt në taban të masivit ultrabazik dhe shistet e gjelbra i kemi poshtë. Kjo

tregon qartë, se edhe këtu si në rajonet e tjera të përhapjes së tyre, kemi të bëjmë me

procesin e ngjashëm me hekurin e hekurosjes. Shkëmbinjtë ultrabazikë direkt mbi

shojen metamorfike paraqesin serpentinizim dhe rreshpëzim të theksuar. Kontakti i

poshtëm i rreshpeve të gjelbëra me bazalte ose rreshpe të formacionit vullkano –

sedimentar paraqitet tektonik.

Page 54: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 52

Figura 50: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në

jug të antenës)

Figura 51: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në

jug të antenës).

Page 55: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 53

Figura 52: Foto e shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug

të antenës).

Figura 53: Foto e shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug

të antenës).

Page 56: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 54

4.1.2.1. Kimizmi i amfiboliteveNë shkëmbinjtë amfibolitikë të shojes metamorfike janë marrë dy kampione

(kampionet Nr. 23 dhe 24) që janë analizuar në Laboratorin ACME Labs të

Vankuverit (shih tabelen Nr 2). Në diagramin (Figura 39) që trajton normalizimin me

MORB jepet spektri i elementeve të TR për dy analizat e kampioneve Nr. 23 dhe 24,

diagrami sipas (Sun and Mc Donough 1989). Nga diagrami duket qartë se spektrat e

amfiboliteve janë të ngjashme me MORB që i korrespondon një korje oqeanike në

zgjerim. Diagrami i normalizimit me Hondrite për TR jepet në figurën 39, vlerat sipas

(Sun and Mc Donough 1989). Në spiderdiagramin e figurës 40 bëhet paraqitja për

amfibolitet sipas elementeve gjurmë në normalizimin me MORB (vlerat sipas Salters

V dhe Strake A 2004). Në spiderdiagramin e figurës 41 behet paraqitja për amfibolitet

në normalizimin me mantelin primitiv (vlerat sipas Hofman, 1988).

Në figurat 42 dhe 43 jepen diagramet që detajizojnë të dhënat e spiderdiagrameve për

raportet Ta – NB dhe Ba – La.

Diagrami i figurës 44 Th/Yb – Ta/Yb (fushat sipas Pearce J.A., 1983) nxjerr në pah se

amfibolitet e analizave K – 23 dhe K – 24 i përkasin fushës toleitike të një manteli të

varfëruar, shumë pranë fushës MORB. Nga interpretimet e diagrameve të mësipërme

mund të thuhet se amfibolitet e shojes metamorfike të rajonit të Bajgorës i përkasin

tipit MORB ose shumë të afërt me MORB. Pra mund të thuhet se si protolit i tyre

kanë shërbyer bazaltet Triasike të korës oqeanike të basenit Vardarian. Në bazë të

shoqërimeve minerale paragjenetike (amfibolite, mikashiste me ose pa granat dhe

shisteve te gjelbra) me velerësime termobarometrike supozohet se këta shkëmbinj

janë formuar kryesisht në kushte të facies amfibolitike dhe të rreshpeve të gjelbra.

Facia amfibolitike është formuar në temperatura rreth 6500 dhe presion 6 – 7 Kbar.

Formacionet metamorfike të ngjashme në shojen metamorfike të Shqipërisë trajtohen

si formacione të temperaturave 4400 - 5750 dhe presioneve 5 Kbar (Beqiraj etj.,

1996), 5000 - 6000 dhe presion 6 Kbar (Dimo A., 1997). Për rreshpet e gjelbra

supozohet se janë formuar në temperatura 3500 - 4000 dhe presione 2 – 3 Kbar.

Page 57: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 55

4.1.2.2. Mosha e shojes metamorfikeNe nuk disponojmë të dhëna analitke për moshën e shkëmbinjve të shojes

metamorfike. Duke u mbështetur në një analizë të përgjithshme të evolucionit

gjeologjik të Zonës së Vardarit (Kodra, Milushi 2010) mendojnë se shkëmbinjët e

shojes metamorfike të kësaj zone (dhe për rrjedhoje të të gjithë Zonës së Vardarit)

janë të moshës së Jurasikut të mesëm (µSJ2). Janë të nevojshme studime të mëtejshme

izotopike Ar39/ Ar40 që të saktësohet mosha e tyre. Evidencimi dhe hartografimi i

shojes metamorfike në rajonin e Bajgorës hedh dritë për evolucionin e Zonës së

Vardarit, ku masivet ofiolitike të Jurasikut janë sharjazhuar në drejtim perëndimor

mbi formacionet oqeanike vullkano – sediemntare Trasike duke formuar shojen

metamorfike.

Page 58: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 56

Figura 54 : 14. Shoja metamorfike në rajonin e Bajgorës (4, 5), shembuj nga Shqipëria dhe

Kosova (3) dhe nga bota (1,2) Elezaj, Kodra 2008

Page 59: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 57

Interpretimi ynë është në përputhje me ato te Spray (1984) sipas të cilit formimi i

shojes metamorfike është realizuar nga kombinimi i domosdoshëm i nxehtësisë

mbetëse (të litosferes oqeanike të prerë prej astenosferës) dhe nxehtësisë së fërkimit

që lind gjatë paleovendosjeve intraoqeanike (Figura 54). Kemi të bëjmë pra, me

proceset intraoqeanike më të hershme që kanë iniciuar mbylljen e basenit oqeanik të

Vardarit.

Bazuar në faktin që kimizmi i shojës metamorfike është tepër i afërt me MORB dhe

faktin tjetër që marrdhëniet e shojes metamorfike me formacionin vullkano –

sedimentar të Bajgorës është tektonik, si edhe natyrën kalimtare të bazalteve të

Bajgorës, mund të konkludohet se protoliti i shojes metamorfike që takohen në

rajonin tonë nuk është vet formacioni vullkano –sedimentar i Bajgorës, por një

formacion me bazalte MORB që i përkiste tërësisht basenit oqeanik të Vardarit. Në

situatën e sotme gjeologjike të rajonit të Bajgorës ky formacion nuk zhvillohet në

sipërfaqe dhe ne e interpretojmë të konsumuar gjatë proceseve intraoqeanike të

mbylljes së basenit oqeanik të Bajgorës.

4.1.3. Magmatizmi ofiolitik Jurasik

4.1.3.1. Përhapja e shkëmbinjve ultrabazikë

Shkëmbinjtë ultarbazikë në zonën e studimit, Bajgorë - Kaçandoll mbulojnë një

sipërfaqe rreth 16-17 km2 (fig 1,2). Zona përshkohet nga perëndimi në lindje nga

rruga automobilistike Bajgorë – Kaqanoll – Dobratin. Kjo rrugë ndërpret pothuaj kryq

gati të gjitha formacionet gjeologjike që ekspozohen në këtë zonë dhe natyrishtë edhe

dy daljet e shkëmbinjve ultrabazikë që i përkasin kësaj zone. Njëra nga daljet

ultrabazike shtrihet në gjysmën veriore të zonës dhe ka afërsisht formën e një trapezi

me brinjë afërsisht 2 dhe 4 km (gjerësia e daljes) dhe lartësi 4 km (gjatësia e daljes).

Kjo dalje ka një sipërfaqe rreth 10 km2. Dalja tjetër përfaqësohet nga një brez i

ngushtë me trashësi 0.1 – 1.5 km dhe mbulon një sipërfaqe rreth 7 km2. Ky brezë

ndërtohet kryesisht nga serpentinite me shtrirje veri - jug që karakterizohet nga

Page 60: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 58

zgjerime dhe hollime përgjatë shtrirjes. Në qendër të tij brezi bigëzohet dhe njëra degë

që përfaqësohet nga një “zinxhir” daljesh serpentinitesh, merr drejtim juglindje –

veriperëndim (Figura 55, 56, 57).

Figura 55: Foto panoramike e masivit ultrabazik të Kaçandollit. Rruga automoblistike

Bajgorë – Kaçandoll – Dobratin që ndërpret kryq shtrirjes masivin. Në pjesën e majtë të fotos,

pjesa e pyllëzuar, përfaqesohet nga flishi që vendoset mbi shkëmbinjtë ultrabazikë.

Page 61: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 59

Figura 56: Foto panoramike e vazhdimit verior, jashtë zonës tonë të studimit, i masivit

ultrabazik te Kaçandollit.

Figura 57: Foto ku pasqyrohet dalja e shkëmbinjve ultrabazikë në veri të fshatit Dobratin.

Pjesa e pyllëzuar përfaqësohet nga flishi.

Page 62: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 60

4.1.3.2. Marrdhëniet me shkëmbinjtë rrethuesMarrdhëniet e shkëmbinjve ultrabazikë me shkëmbinjët rrethues janë kryesisht tektonike, por

takohen edhe mardhënie normale (me shplarje). Në marrdhëniet me shkëmbinjtë rrethues

spikasin dy aspekte: prania e amfiboliteve dhe mikashisteve në kontaktin ndërmjet bazalteve

të rreshpezuara dhe shkëmbinjve ultrabazikë dhe prania e korës së prishjes (lateritike) në

kontaktin normal ndërmjet shkëmbinjve ultrabazikë dhe gelqerorëve të bazamentit dhe flishit

(Figura 58, 59, 60 )

Figura 58: Foto ku pasqyrohet kontakti ndërmjet shkëmbinjve ultrabazikë dhe flishit të J3-Cr1

(Kacanoll).

Pjesa e pyllëzuar përfaqësohet nga flishi, kurse pjesa e zhveshur nga shkëmbinjtë

ultrabazikë. Në të djathtë të fotos (ngjyra e bardhë) gelqerorë masiv të Kretakut.

Marrdhënjiet e flishit me ultrabazikët në përgjithësi janë normale-, por në shumë

sektore janë të prekur nga tektonika shkëputëse.

Page 63: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 61

Figura 59: Foto ku pasqyrohet kontakti normal (me shplarje) ndërmjet serpetiniteve dhe flishit

të J3-Cr1 që kalon nëpërmjet një koreje prishje të dobët (Dobratin).

Figura 60: Foto ku pasqyrohet kontakti tektonik ndërmjet formacionit filite-bazalteve të

rreshpëzuara me shkëmbinjtë ultrabazikë, (rrjedha e poshtme e perroit te Picelit)

Page 64: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 62

4.1.3.3. Përbërja

Shkëmbinjtë ultrabazikë të rajonit Bajgorë – Kaçandoll– Dobratin përfaqësohen

kryesisht nga harcburgite mesatarisht të serpentinizuara, intensivisht të

serpentinizuara dhe serpentinite. Në sektorë të veçantë si në pjesën veriore të zonës së

studimit, në perëndim të Picelit apo në Grezhve takohen ndërthurje harcburgit –

dunite. Linxat e duniteve rrallë e kalojnë trashësinë 2 m. Në shumë raste, veçanërisht

në zonën perëndimore të majës së Picelit serpentinizimi është shumë i fuqishëm. Të

bie në sy mungesa e mineralizimit të kromit bile edhe sasia tepër e vogël ose mungesa

e kromshpinelidit akcesor në vrojtimet makroskopike. Në zonën e përhapjes së

shkëmbinjve ultrabazike mungon pothuaj krejtësisht seria damarore ndërprerëse.

Takohen shumë rrallë damarë të hollë të transpuzuar piroksenitesh dhe shumë rrallë

plagjioklaziti.

4.1.3.3.1. Harcburgitet

Harcburgitet përbëjnë pjesën kryesore, mbi 98 %, të shkëmbinjve ultrabazikë të

masivit brenda zonës së studimit. Harcburgitet paraqiten nga mesatarisht deri

intensivisht të serpentinizuara. Harcburgitet pak të serpentinizuara janë shumë të

rralla, ndërkohë që harcburgitet e freskëta tepër të rralla. Mjaft karakteristik është

relievi me pamje karsti i cli takohet vecanarisht në të dy anët e përroit të Kaçandollit

(Figura 61, 62).

Page 65: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 63

Figura 61: Foto të daljeve të harcburgiteve me reliev e pamje karsti, përroi i Kaçandollit

Figura 62: Foto të daljeve të harcburgiteve me reliev e pamje karsti, përroi i Kaçandollit

Page 66: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 64

4.1.3.3.2. Dunitet

Dunitet tahohen me pakicë pothuaj në të gjithë rajonin. Në përgjithësi kemi të bëjmë

me linxa shumë të vogla dunitike të cilat nuk e kalojnë trashësinë 1 m, por në pak

raste, sic është rasti i veriut të zones së studimit, ku takohen linxa me trashësi deri 3.5

m dhe që ndiqen në shtrirje deri 40 -50 m (Figura 63, 64). Dunitet janë të

serpentinizuara dhe po ashtu të ndërprera, ashtu sikurse harcburgitet nga dejza të

shumta serpentine dhe krizotil azbesti. Takohen edhe linxa dunitesh jo pajtuese me

strukturën. Karakteristikë dalluese është mungesa e plotë e kromititeve, bile edhe e

kromshpinelidit akcesor në dunite.

Figura 63: Foto të daljeve të linxave dunitike me trashësi deri rreth 0.5 m, në perëndim të

masivit te Kaçandollit.

Page 67: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 65

Figura 64: Foto e një linxe të hollë dunitike në veri të fshatit Dobratin.

4.1.3.3.3. Dunitet plagjioklazikeDunitet plagjiokalzike janë një fenomen i kufizuar (Figura 65). Ato takohen në një

sektor relativisht të kufizuar, në veri të masivit të Kaqanollit.

Figura 65: Foto e një damari plagjiokalziti (në strukturë) dhe dunite plagjiokalzike në veri të

masivit të Kaqanollit.

Page 68: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 66

4.1.3.3.4. Seria damarore

Seria damarore përfaqësohet nga piroksenitet dhe plagjioklazitet (Figura 66, 67).

Piroksenitet janë një fenomen i rrallë. Në përgjithësi takohen damarë të hollë

piroksenitesh me trashësi deri 2-3 cm. Vetëm në një rast, në cepin jugperëndimor të

masivit të Kaqanollit, takohet një damarë pirokseniti me trashësi rreth 30 cm. Damarët

të cilët janë të tipit klinopiroksenit janë në cdo rast të transpuzuar dhe në pajtim me

strukturen. Në asnjë rast nuk janë takuar damarë pirokseniti ose plagjioklaziti

magmatik.

Figura 66: Foto e damarëve të klinopiroksenitit (në strukturë) në veri të fshatit Dobratin.

Page 69: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 67

Figura 67: Foto e damarëve të piroksenitit të transpuzuar (në pajtim me strukturën), veriu i

Masivit ultrabazik të Kaqanollit.

4.1.3.3.5. MagnetitiNë disa raste të bie në sy prania e vlerave të ngritura të magnetitit aq sa çorientojnë

busullën (Figura 68). Në fillim të krijohet përshtypja se ke të bësh me shlire kromi,

por vetëm kur afron busullen për të matur kupton se kemi të bëjmë me magnetit.

Page 70: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 68

Figura 68: Foto të shlireve të magnetit në pjesën verilindore të masivit të Kaçandollit

4.1.3.3.6. Serpentinizimi dhe azbesti

Serpentinizimi është një fenomen që ka prekur fuqishëm gjithë shkëmbinjtë

ultrabazikë të rajonit (Figura 69, 70, 71, 72, 73). Në shumë sektorë shkëmbi ka marrë

ngjyrë të errët në të zezë për efekt të serpentinizimit. Në shumë sektorë serpentinizimi

është i shprehur në trajtë sistemesh dejzore paralele që ndërpresin njëri - tjetrin dhe

krijojnë një teksturë rrjetore.

Karakteristike është zona azbestmbajtëse në perëndim të majës së Picelit ku janë

kryer, që në vitin 1959, disa galeri, kanale, karriera për kërkimin e tij. Dejzat e

azbestit arrijnë deri 2-3 mm trashësi.

Page 71: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 69

Figura 69: Foto një zonë të përfaqësuar nga zhveshje të harcburgit – dunite intensivisht të

serpentinizuara. Galeri për kërkimin e azbestit në shpatin perëndimor të majës së Picelit.

Figura 70: Foto e një zonë të përfaqësuar nga zhveshje të harcburgit – duniteve intensivisht

të serpentinizuara. Galeri për kërkimin e azbestit në shpatin perëndimor të majës së Picelit.

Page 72: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 70

Figura 71: Foto e shkëmbinjve ultrabzaikë intensivisht të serpentinizuar, në zonën e

vendburimit të azbestit, Maja e Picelit.

Figura 72: Foto ku pasqyrohet një rrjetë e dejzave të serpentinës dhe azbestit në perëndim të

majës së Picelit.

Page 73: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 71

Figura 73: Foto ku prezantohen damarë serpentine dhe krizotil azbesti, në shpatin perëndimor

të majës së Picelit.

4.1.3.3.7. ListvenitetListvenitet ose serpentinitet e kalcifikuara dhe sericitizuara janë përmendur edhe në

punimet e mëparshme të realizuara në rajon (Vukanoviq, M., etj., 1982), (Figura 74).

Gjatë vrojtimeve fushore në kuadër të këtij diseracioni janë evidencuar dalje

listvenitesh në disa sektorë. Në disa raste dajlet e listveniteve mbulojnë sipërfaqe të

konsiderueshme dhe përbëjnë sipas mendimit tonë një element të rëndësishëm për t’u

studiuar në të ardhmën përsa i takon armbajtjes.

Page 74: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 72

Figura 74: Foto ku prezantohen zhveshje serpentinitesh të kalcifikuara dhe

silicifikuara(listvenite), në rrjedhen e sipërme të perroit të Kaçandollit.

4.1.3.4. Struktura

Në shkëmbinjtë ultrabazikë të Bajgorë – Kaçandoll – Dobratinit është e mundur lehtë,

dëshifrimi strukturor bazuar në matjet: në ndërthurjet dunitike, breznimet në

harcburgite dhe matjet në serinë damarore të transpuzuar.

Breznimet janë të shprehura shumë mirë në shumë zona të përhapjes së shkëmbinjve

ultrabazikë të rajonit. Në disa raste breznimi shfaqet i shkëlqyer (Figura 75, 76).

Elementet strukturor të matur dëshmojnë për një rudhosje intensive të shkëmbinjve

ultrabazikë (Figura 77). Shumica e matjeve të foliacionit reflektojnë një rënie

verilindore me kënd rënie 30 – 450, por evidentohen edhe raste me rënie më të madhe

60 - 800. Ndërkaq matjet e foliacionit në shumë raste reflektojnë rënie gati veriore, në

disa raste të tjera rënie juglindore e me pak raste rënie jugperëndimore (Figura 78).

Kjo situatë reflektohet në të dy daljet ultrabazike të rajonit. Në tërësi mund të themi se

shtrirja e shkëmbinjve ultrabazikë në rajon është veriperëndim – juglindje, kurse nga

matjet e pakëta të lineacionit rezulton të kemi një zhytje juglindore.

Page 75: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 73

Figura 75: Foto ku prezantohen zhveshje të breznimeve të shprehura shumë mirë në pjesën

veriore të masivit të Kaçandollit.

Figura 76: Foto ku prezantohen zhveshje të breznimeve të shprehura shumë mirë në pjesën

veriore të masivit të Kaçandollit.

Page 76: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 74

Figura 77: Foto ku prezantohet një rudhë izoklinale në veri të masivit të Kaçandollit

Figura 78: Paraqitja stereografike; a) polet e planit të foliacionit mantelor në harcburgitet e

masivit të Kaqanollit; b) konturat e planit të foliacionit mantelor në harcburgitet e masivit të

Kaçandollit.

Page 77: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 75

4.1.3.5. KimizmiPër të gjykuar për kimizmin jemi bazuar në analizën e dy kampioneve te perfaqësuara

nga shkëmbi ultrabazik i serpentinizuar që janë marrë në shkëmbinjtë ultrabazikë të

Kaqanollit. Njeri kampion është analizuar në Laboratorin Qendror të Shërbimit

Gjeologjik Shqiptar (tabela 3) dhe kampioni tjetër është analizuar në Laboratorin

AcmeLabs, Vancuver, Kanada (tabela 4). Në të dy kampionet humbja në kalcinim

është në nivelin 12.3 – 13.87 % gjë që tregon që shkalla e serpentinizimit është e

lartë. Në tabela janë dhënë përqindjet reale si dhe perqindja e dehidratizuar. Perqindja

e dehidratizuar është dhënë duke bërë shpërndarjen e humbjes në kalcinim tek të

gjithë komponentet e tjerë.

Tabela Nr. 3. Tabela Nr. 3. Shkëmb ultrabazik analizuar në Laboratorin Qendror të Shërbimit

Gjeologjik Shqiptar

Tabela Nr. 4. Shkëmb ultrabazik analizuar në Laboratorin AcmeLabs, Vancuver, Kanada

Në qoftë se marrim parasysh përbërjen e mantelit primitv ku shkalla e shkrirjes së

pjesshme është drejtë zeros (tabela 5) ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë shkallën

e shkrirjes së pjesshme për ultrabazikët e masivit të Kaqanollit.

Page 78: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 76

Mantel Primitiv Mantel i

harxhuar

Sipas Andersen

(1983) ne %

Sipas Taylor &

McLennan

(1985) ne %

Sipas

Ringwood

(1991) ne %

Sipas McDonough

& Sun (1995)

ne %

Sipas Condie

(1997) ne %

SiO2 49.30 49.90 44.78 45.00 43.60

TiO2 0.21 0.16 0.21 0.201 0.134

Al2O3 3.93 3.64 4.46 4.45 1.18

FeO 7.86 8.00 8.40 8.05 8.22

MgO 34.97 35.10 37.22 37.80 45.2

CaO 3.17 2.89 3.60 3.55 1.13

Na2O 0.27 0.34 0.34 0.36 0.02

K2O 0.018 0.02 0.029 0.029 0.008

Total 99.73 100.05 99.04 99.44 99.49

Rb (ppm) 0.39 0.55 0.635 0.60 0.12

Sr (ppm) 16.2 17.8 21.05 19.9 13.8

Y (ppm) 3.26 3.4 4.55 4.30 2.7

Zr (ppm) 13 8.3 11.22 10.5 9.4

Nb (ppm) 0.97 0.56 0.713 0.658 0.33

Cs (ppb) 20 18 33 21

Ba (ppb) 5220 5100 6989 6600

La (ppb) 570 551 708 648 330

Pb (ppb) 120 120 185 150

Th (ppb) 76.5 64 84.1 79.5 18

U (ppb) 19.6 18 21 20.3 3

Tabela Nr. 5. Shkalla e shkrirjes së pjesshme në mantelin primitive.

Page 79: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 77

Sic shikohet në tableën 5 përqindja e MgO për mantelin primitiv lëkundet ndërmjet

34.97 % (Andersen, 1983) deri 37.80 % (McDonough & Sun, 1995).

Duke pranuar një përqindje të MgO = 37.8 % në mantelin primitive shkalla e

shkrirjes së pjesshme rezulton rreth 10.055 % per analizën e bërë në Laboratorin

Qendror të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar ose 18.46 % për analizën e bërë në

Laboratorin AcmeLabs (Vancuver, Kanada)

Kjo shifër përfitohet duke u bazuar në formulën e mëposhtme:

Ku Sh sh është shkalla e shkrirjes së pjesshme

x MgO Mh është përqindja e MgO në mantelin e harxhuar dhe

x MgO Mp është përqindja e MgO në mantelin primitiv

Bazuar në këtë formulë për analizën e realizuar në Laboratorin Qendror të Shërbimit

Gjeologjik Shqiptar:

Kurse për analizën e bërë në Laboratorin AcmeLabs (Vancuver, Kanada) kemi:

Page 80: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 78

5. Magmatizmi i ri

Magmatizmi i ri ose siç thuhet ndryshe magmatizmi miocenik ka përhapje të kufizuar

në rajon. Ai përhapet kryesisht në cepin jugperëndimor të planshetit, në veri dhe në

jug të përroit të Gumnishtës. Dalje e kufizuar takohet dhe në veriperëndim të

Prapshties së Bajgorës.

Përfaqësimi litologjik është me andezite, dacite, shkembinj piroklasitë si dhe me një

dalje të vogël të granodioriteve.

5.1. Andezitet dhe dacitet

Andezitet dhe dacitet nuk paraqiten në hartat ekzistuese të shkallëve të ndryshme

(Vukanoviq, etj., 1982, Knobloch, Legler 2006, Abazi, Legler 2006, etj.,).

Andezitet paraqiten si shtoqe të vegjël me përbërje të andeziteve hornblendore, me

ngjyrë të murme dhe kristalizim të mire (Figura 79, 80).

Figura 79: Foto ku prezantohen dalje andezitesh dhe marrdheniet e tyre me filitet triasike.

Page 81: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 79

Pranë kontaktit vërehet metamorfizimi i filiteve dhe karbonateve.

Kimizmi i andeziteve pasqyrohet ne analizen Nr. 19 ku kemi SiO2 = 52.9%, K2O =

2.13 5, TiO2 = 1.29 % etj. Bie në sy përmbajtja e larte e bariumit (957 ppm),

molibdeni 1.4 ppm etj.

Interpretimi i kimizmit të andeziteve nëpërmjet analizës Nr. 19 pasqyrohet në figurat

14 deri 21. Kemi të bëjmë me kufirin mes llavave alkalinore – kalcium alkalinore.

Në terren evidencohen zhveshje shumë të bukura të marrdhënieve të andeziteve

miocenike me filitet triasike (Figura 79, 80). Në kontaktin mes tyre vërehen fenomene

të metamorfizmit dhe deformimeve që meritojnë studime të specializuara.

Figura 80: Foto ku prezantohen dalje andezitesh dhe marrdhëniet e tyre me filitet Triasike në

Bajgorë. Pranë kontaktit vërehet metamorfizmi i filiteve dhe karbonateve.

Dacitet shquhen nga përmbajtja e fenokristaleve të plagjioklazit dhe kuarcit, sanidini,

amfiboli, më pak sfeni, apatiti dhe minerale metalike.

Në pjesën jugore, që i takon veriut të Gumnishtës, dacitet shoqërohen edhe me

shkëmbinj piroklastikë, ndërsa në veriperëndim të Prapshties së Bajgorës ato

intrudojnë formacionin e bazalteve dhe filiteve të Triasikut.

Page 82: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 80

Në mjaft raste paraqiten të freskëta, por në pjesën jugperëndimore të zones së

studimit, pranë malit të Cukës (1305m) dhe Lisakut të Madh (1198m) janë tepër të

alteruara, me një masë kaolinizimi të konsiderueshëm.

5.2. Shkëmbinjtë piroklastikë

Shkëmbinjtë piroklastikë dhe tufet janë të përbërjes andezitike dhe dacitike. Ato

shoqërojnë dacitet dhe andezitet dhe marrdhëniet mes tyre në sipërfaqen e kufizuar të

përhapjes dhe në kushte jo të mira të çveshmërisë është vështirë të studiohen.

Gjykojmë që trashësia e piroklastiteve është rreth 30 – 40 m, rrallë here edhe më

shumë.

5.3. Granodioritet

Bëhet fjalë për një dalje të kufizuar granodioriti mes filiteve të Triasikut të Mesëm –

të Sipërm. Janë shkëmbinj leukokratë, që dallohen lehtë ne sfondin e filiteve gri,

paksa të murrmë – në të gjelbër.

Dalja ka trashësi pak metra, me shtrirje veri – jug, por që gjykuar në bazë të copave

mund të ketë dhe formë të përkulur, trajtë shale.

Nuk ka të dhëna për moshën e granodioritit. E kemi paraqitur si të moshës së

Miocenit të Poshtëm, por nuk përjashtohet edhe mosha e Jurasikut, ku granodioriti

mund të interpretohet i lidhur me mbivendosjet intraoqeanike.

Page 83: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 81

6. EVOLUCIONI I MAGMATIZMIT TË RAJONIT BAJGORË –KAÇANDOLL NË KUADËR TË EVOLUCIONIT TË ZONËS SËVARDARIT

Ky kapitull synon të përmbledhë elementë të ndryshëm (të përshkruar në detaje në

kapitujt paraardhës) në një skemë kronologjike të evolucionit të Zonës së Vardarit. Në

interpretimet tona përveç të dhënave për rajonin do të përdorim edhe informacione të

shumta të literaturës për Zonën e Vardarit dhe veçanërisht mjaft fakte të evidentuara

nga ana ime gjatë veprimtarisë gjeologjike hulumtuese shumëvjeçare në Kompaninë

Iliria Mining Corp, Prishtine, në rajone të ndryshme të Zonës së Vardarit si rajoni i

Rogoznes, Jarinjes, Selacit etj (jugu i masivit të Kopaonikut), rajoni në veri të

Artanës, rajoni i Letnicës etj.

6.1. Periudha para alpine

Formacionet e kësaj periudhe nuk takohen në rajonin Bajgorë – Kaqanoll prandaj nuk

do të ndalemi në të.

6.2. Periudha e riftingut kontinental alpin (Triasik i Hershëm – iMesëm)

Në rajonin Bajgorë – Kaqanoll nuk përhapen formacione karbonatike triasike që të

dëshmojnë direkt riftingun kontinental dhe break-up-in kontinental që shënon fillimin

e lindjes së basenit oqeanik të Vardarit. Por, në rajone fqinje, veçanërisht në perëndim

dhe veriperëndim të rajonit të Bajgorës evidencohen formacione që gjatë evolucionit

gjeologjik të pjesës lindore të Kosovës kanë pasë përfaqësuar treva kontinentale të

cilat gjatë Triasikut të Hershëm – të Mesëm ju nënshtruan riftingut kontinental dhe në

vijim, pas break-up-it kontinental shërbyen si buzë kontinentale pasive perëndimore të

basenit oqeanik. Në rajonin tonë, si dëshmi të riftingut kontinental që janë si facie

Page 84: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 82

kalimtare mes riftingut kantinental dhe fillimit te zgjerimit oqeanik është formacioni

vullkano – sediemntar triasik me përhapje të gjërë në rajonin e Bajgorës.

6.3. Periudha e hapjes (zgjerimit) oqeanik (Triasik i Mesëm –Jurasik i Mesëm)

Periudha e zgjerimit oqeanik Vardarian ka gjurmë të shumta në rajonin e Bajgorës

sikundër janë: prania e gjërë e formacioneve mantelore, kryesisht harcburgite, prania

e formacioneve të kores oqeanike, kryesisht bazaltike me ndërthurje radiolarite, etj.

Kemi dhe prani të kufizuar të gabrove.

Të dhënat për të dëshmuar për momentin e break-up-it kontinental mungojnë në

rajonin e Bajgorës dhe në rajonet përrreth. Me shumë interes është prania e daljeve të

fuqishme të gëlqerorëve pllakorë me silicorë në rajonin e Smrekonicës, në jug të

minierës së StanTergut. Kemi të bëjmë me formacione të facies pelagjike që në

literaturë njihet me emërtimin e facies “Hallstat”, tipike për formacione të buzëve

kontinentale pasive të baseneve oqeanike. Në lumin e Smrekonicës zhvishen trashësi

mbi 150 m të gëlqerorëve pllakorë me silicorë të cilët shtrihen normalisht mbi

formacionet rreshpore karbonatike të Triasikut të Mesëm (Maliqi 2001, Elezaj &

Kodra 2008). Në nivelet e gëlqerorëve pllakorë me prani të bivalvorëve pelagjikë janë

përcaktuar konodonte të Triasikut të Sipërm. Gëlqerorët e facies “Hallstat” në

evolucionin paleogjeografik kanë përfaqësuar buzën kontinentale pasive perëndimore.

Elezaj & Kodra 2008, këta gëlqerorë i kanë inkuadruar në Njësinë e Drenicës (Basen

– shpati perëndimor i basenit oqeanik të Vardarit).

Në rang më regjional, edhe në verilindje të Kosovës (plansheti i Kurshumlisë),

zhvishen formacione Triasike të facies “Hallstat” që gjatë evolucionit gjeologjik i

përkisnin buzës kontinentale pasive lindore të basenit oqeanik të Vardarit. Zgjerimi

oqeanik i Vardarit ka filluar gjatë Triasikut të Mesëm (Anizian) dhe ka vijuar deri në

Jurasik të Mesëm. Këtë interpretim e mbështesim në praninë e silicorëve radiolaritikë

të Jurasikut të Mesëm në tavan të bazalteve oqeanike (Obradoviq, Goriqan 1989). Në

Page 85: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 83

veriperëndim të rajonit tonë, vetëm pak kilometra larg planshetit tonë, në rrugën që të

çon për në fshatin Selac kemi takuar zhveshje të mrekullueshme ku silicorët

radiolaritikë me trashësi 5 – 6 m mbulojnë normalisht, me kontakte stratigrafike

bazaltet oqeanike (Kodra, Meholli 2008). Mbi silicorët radiolaritkë të Jurasikut të

Mesëm vijon formacioni tektono-olistostromik “blloqe në matriks” i Jurasikut të

Mesëm-të Sipërm (Elezaj & Kodra 2008). Në vet rajonin tonë këto formacione nuk

ekspozohen.

Si konkluzion, mund të themi që, në rajonin e Bajgorës dhe në rajonet përrreth

zhvishen gjërësisht formacione shënjuese të zgjerimit oqeanik Vardarian.

6.4. Periudha e mbylljes së basenit oqeanik

Prania e formacioneve të shojes metamorfike dëshmon për proceset intraoqeanike të

zhytjes dhe të mbivendosjes së blloqeve oqeanike njëri përkundrejt tjetrit. Pra, kemi të

bëjmë me proceset intraoqeanike të cilat shënojnë edhe fillimet e mbylljes së basenit

oqeanik të Vardarit.

Vemë në dukje se, në Zonën e Vardarit krahas formacioneve të kores oqeanike që i

përkasin zgjerimit oqeanik me bazalte MORB (të moshës Triasike dhe Jurasike), në

pjesën lindore veçanërisht në rajonet juglindore të Kosovës kemi edhe formacione të

tipit IAT (të moshës Jurasike), që tregojnë për zhvillimet oqeanike mbi zonën e

subduksionit (Elezaj & Kodra 2008).

Në rajonin e Bajgorës dhe në rajonet përrreth dëshmitarë të mbylljes së basenit

oqeanik të Vardarit kemi edhe mbivendosjen e ofioliteve mbi formacionet

kontinentale (jugu i StanTergut etj.). Prania e formacioneve flishore dhe flishoidale

Jurasiko – Kretake mbi ofiolitet në pjesën lindore të rajonit të Bajgorës janë tregues

që kanë regjistruar proceset në vijim të mbylljes së basenit oqeanik të Vardarit. Në

pjesën veriperëndimore dhe qëndrore të Zonës së Vardarit, kemi prani të melanzhit

“blloqe në matriks” të Jurasikut të Mesëm – të Sipërm si dhe gëlqerorë platformikë të

Kimerixhianit. Fakti që këto formacione mbulojnë si ofiolitet ashtu dhe fragmente

karbonatike dhe karbonatiko rreshpore Triasiko – Jurasike mendoj se flet në favor të

interpretimit për mbyllje të basenit oqeanik të Vardarit gjatë Jurasikut të Mesëm –

Page 86: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 84

deri ne fillim te Jurasikut të vonshëm. Prania e gëlqerorëve platformikë të

Kimerixhianit mbi ofiolite në pjesën jugore të Zonës së Vardarit (mes Artanës dhe

Gjilanit) është dëshmi bindëse që baseni oqeanik i Vardarit ka përfunduar mbylljen

para Kimerixhianit (me shumë gjasa gjatë Oxfordianit) (Elezaj & Kodra 2008). Në

krahun perëndimor ofiolitet mbivendosen mbi formacionet pelagjike të Drenicës,

ndërsa në Lindje mbi formacionet e Zonës së Vardarit lindor dhe masivit Dardan.

Saktësimi i gjeometrisë strukturore gjatë mbylljes së basenit oqeanik të Vardarit ka

nevojë për studime dhe saktësime të mëtejshme. Gjatë procesit të mbylljes, përveç

regjimit në kompresion kanë pasur vend zhvendosjet shkëputje gjatësore që i përkasin

një regjimi të tipit strike-slipe. Këto i kanë dhënë Zonës së Vardarit ndërtim të

theksuar linear të strukturave të ngushta me shtrirje të madhe VVP – JJL.

Në rajonin tonë, si dëshmitarë të rëndësishëm që tregojnë mbylljen e basenit oqeanik

të Vardarit janë prania e flisheve të Jurasiko – Kretakut të cilët mbulojnë më shplarje

dhe mospërputhje strukturore formacionet mantelore të Zonës së Vardarit.

6.5. Periudha Kretake: Riaxhustimi i thjeshtë apo tektogjenezamadhore

Periudha Kretake është tepër e rëndësishme në evolucinin gjeologjik të Kosovës në

tërësi dhe të Zonës së Vardarit në veçanti.

Indipendenca e paleogjeografisë Kretake nga ajo Triasiko – Jurasike është shumë

evidente në gjithë Zonën e Vardarit dhe zonat rreth saj. Në Zonën e Vardarit Lindor

kemi pasur, në përgjithësi, një vijueshmëri të depozitimeve mbi ofiolite dhe

formacione të buzëve kontinentale, gjë që shprehet me praninë e gjërë dhe potente të

formacineve Jurasiko – Kretake dhe Kretake. Kjo evidencohet si në pjesën lindore të

rajonit të Bajgorës ashtu dhe në gjithë Zonën e Vardarit Lindor. Në të kundërt, në

Zonën e Vardarit Perëndimor si në rajonin e Bajgorës ashtu edhe në rajone të tjera të

saj është tepër evidente shtrirja mospajtuese e formacioneve terrigjene – karbonatike

dhe flishore të Kretakut të Sipërm mbi formacione ofiolitike dhe buzëve kontinentale.

Përgjithësisht kemi një mungesë të spikatur të formacioneve të Jurasiko – Kretakut

dhe Kretakut të Poshtëm të cilat takohen vetëm në mënyrë fragmentare, të rrallë. Kjo

Page 87: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 85

tregon se, kjo Zonë i është nënshtruar një regjimi në ngritje për një kohë të gjatë dhe

depozitime të vjetra (Jurasiko – Kretake dhe Kretake të Poshtme) janë ruajtur vetëm

në struktura depresive.

Nga sa parashtruam del qartë se, në rajonin e Bajgorës, ashtu sikurse edhe në gjithë

Zonën e Vardarit kemi pasur dy tabllo esencialisht të ndryshme të evolucionit të tyre.

Për dallim nga perudha Kretake, sikundër kemi trajtuar më sipër, gjatë Triasikut dhe

Jurasikut kemi patur një evolucion tërësisht të një natyre tjetër që fillon me një regjim

gjeodinamik në tërheqje ku kemi patur riftingun kontinental gjatë Triasikut të

Hershëm – të Mesëm i cili u shoqërua edhe me aktivitet të gjërë magmatik (bazalte

etj). të natyrës kontinentale kalcuim alkalinore). Në vijim, po gjatë Triasikut të

Mesëm (Anizianit) ka ndodhur break-up-i kontinental i cili veçoi pllakën Euroaziatike

nga mikropllaka Apuliane (që mund të shihet si avancim verior i pllakës Afrikane).

Zgjerimi oqeanik gjatë Triasikut të Mesëm – të Vonshëm ishte përgjithësisht i

ngadaltë. Në periferi të tij kemi pasur një diferencim të theksuar me platformën

karbonatike të Moknës dhe me basen-shpatin kontinental të Drenicës, si buzë

kontinentale pasive të basenit oqeanik të Vardarit. Gjatë Jurasikut të Mesëm

mendojmë që kemi patur edhe fenomenin e subduksionit intraoqeanik i cili shprehet

me praninë e vullkaniteve të tipit IAT. Mendoj se, me zhytjet dhe mbivendosjet

intraoqeanike mund të konsiderohet se kemi fillimet e proceseve komplekse të

mbylljes së basenit oqeanik të Vardarit të cilat i trajtuam në paragrafin paraardhës.

6.6. Periudha Terciare

Formacionet e Terciarit janë pak të përhapura në rajonin e Bajgorës. Në pjesën

perëndimore kemi dalje të kufizuara të dacito – andeziteve dhe piroklastiteve që i

shoqërojnë ato, ndërsa në cepin jugperëndimor zhvishen me pakicë mollasa

Pliocenike. Dacito – andezitet ndërpresin qartësisht formacionet bazaltike Triasike.

Nuk disponojmë të dhëna të tjera për të gjykuar për kushtet gjeodinamike të formimit

të tyre për shkak të përhapjes së kufizuar në planshetin tonë.

Mendoj që, në këtë kapitull të evolucionit të rajonit të Bajgorës, në kuadrin e gjithë

Zonës së Vardarit, të mundohemi të japim mendimin veçanërisht për ngjarjet

Page 88: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 86

gjeologjike gjatë Eocenit të Vonshëm. Sikundër është e njohur, në shumë treva të

Dinarideve gjatë Eocenit të Vonshëm kemi pasur branisje të fuqishme nga Lindja

drejt Perëndimit. Për rajonin tonë mendoj se gjatë Eocenit të Vonshëm kemi pasur

mbivendosje të strukturave të Vardarit Lindor mbi ato të Vardarit Perëndimor. Por,

mendoj se gjatë Eocenit të Vonshëm krahas mbivendosjes Lindje – Perëndim kemi

pasur edhe veprimtari të theksuar tektonike të shprehur me shkëputje horizontale të

tipit strike – slip. Këto të fundit, në kombinim edhe me ato më të vjetrat kanë çuar në

këtë ndërtim të Zonës së Vardarit me struktura të ngushta në gjërësi por me zgjatje të

madhe dhe me rënie të fortë të formacioneve. Natyrisht, këto probleme nuk mund të

zgjidheshin në kuadrin e një rajoni të kufizuar siç është rajoni i Bajgorës. Janë të

nevojshme studime tematike që të përfshijnë gjithë Zonën e Vardarit dhe zonat fqinje

për të gjykuar me të drejtë për evolucionin gjeodinamik te Zones se Vardarit. Është

me interes të vihet në dukje se, ky regjim gjeodinamik ka vazhduar gjatë Oligocen –

Miocenit, gjë që dëshmohet nga përhapja e çrregullt, shpesh izometrike te masivëve

dacito – andezitikë (masivi i Leces, daljet në rajonet veriore të Kosovës dhe daljet në

rajonin tonë dhe në Perëndim të tij). Kuptohet që vetë prania e një magmatizmi të tillë

dëshmon për procese të fuqishme tektonike kolizionale të thellësisë të cilat kanë bërë

të mundur gjenerimin e një magmatizmi të tillë të fuqishëm.

Page 89: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 87

7. RESURSET MINERALENë rajonin e Bjgorës evidencohen mineralizime metalore dhe jometalore. Prania e

mbetjeve të shkrirjes në rajonin e Borshlanit e të Gumnishtes dëshmon për

shfrytëzimin dhe shkrirjen e mineralizimeve polimetalore që në kohë të hershme. Të

dhënat për mineralizimet në rajonin e studimit janë pasqyruar në tekstin e hartave te

shkalles 1: 100 000, planshetet K 34-42 Mitrovicë (Bogdanovic P., et. al. 1978) dhe K

34-43 Podujevë (Vukanovic M., et. al. 1975). Në këto harta janë pergjithesuar të

gjitha të dhënat e hartografimeve dhe punimeve te detajuara për mineralet e dobishme

që i perkasin rajonit tonë të studimit. Hartografimi i rajonit ne shlallë 1;25 000 (Kodra

dhe Milushi 2010) bëri të mundur evidencimin e disa shfaqjeve të mineralizimit te

sulfureve nikelore si dhe praninë e korës së prishjes mbi shkëmbinjtë ultrabazikë.

Gjatë vitit 2011 – Kompania Innomatik Exploration Kosovo LLC (Deihl M.,et al

2011) ka realizuar punime hulumtuese në zonën e licenses që mbulon gjithe zonën

tonë të studimit. Kjo kompani ka realizuar studime me metodën e shlihove dhe po

ashtu janë marrë një numër i konsiderueshem provash në shfaqjet rrënjësore te

mineralizimeve të ndryshme. Shfaqjet kryesore të mineralizimeve të evidentuara në

rajonin Bajgorë – Kaçandoll janë pasqyruar në hartën gjeologjike të shkallës 1:25000

(figura 81).

Page 90: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 88

Figura 81: Harta gjeologjike me resurset minerale të rajonit Bajgorë – Kaqanoll

7.1. Mineralizime metalore

Ndër mineralizimet metalore që janë përshkruar në studimet dhe rilevimet e

mëparshme, përmendim dy shenja të zhivës në pjesën lindore të rajonit, një zonë e

mineralizuar e Pb – Zn në veri të Gumnishtës dhe dy shfaqje të vogla të Fe – Ni në

bazaltet e pjesës jugore të planshetit të Bajgores. Hartografimi i rajonit në shkallë

1 : 25 000 (Kodra dhe Milushi 2010) ka marrë në konsideratë të gjitha shenjat e

mineralizimeve qe takohen në rajon pavarësisht rëndesisë ekonomike në stadin aktual.

Page 91: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 89

Punimet e këtij studimi për doktoraturën kanë riparë të gjitha të dhënat ekzistuese dhe

është bërë përgjithësimi i të gjitha të dhënave për mineralizimin në rajon. Nga ana

jonë janë realizuar vrojtime dhe janë bërë rivleresime analitike. Në vijim po japim një

panoramë dhe një përshkrim të shkurtër të mineralizimeve në rajonin tonë të studimit.

7.1.1. Mineralizime të kores së prishjes

Korja e prishjes është një fenomen shumë i përhapur në kontaktin lindor të masivit ultrabazik

të Kaçandollit dhe po ashtu në daljet ultrabazike të Dobratinit. Korja e prishjes është zhvilluar

në kontaktin ndërmjet ultrabazikeve dhe flishit te J3-Cr1. Ajo nuk është një kore prishjeje

tipike, por gjithsesi ka shtrirje dhe trashësi të konsiderueshme. Në rastin kur flishi fillon me

gëlqeroëe masivë siç është rasti i kontaktit verilindor të masivit të Kaçandollit, kora e prishjes

është shumë më cilësore. Trashësia e korës së prishjes lëkundet ndërmjet 2 – 40 m (figurat

82, 83, 84).

Tabela nr. 6: Fenomeni i kores se prishjes ne pikat me koordinata:

1. 7507800 4759722 892 Kore prishje (shumë të kalc dhe seric), flishi 50/40

2. 7508033 4759505 874 Kore prishje, Hz të serpent. me brez S=270/65

3. 7508239 4759318 853 Kore prishje me trash. të madhe

4. 7508453 4759014 905 Kore prishje në Kontakt Ultr-Flish

5. 7508290 4758955 930 Kont. kore preishje-flish:; El në flish180/85

6. 7507925 4758933 994 Kore prishje (mbetje erozionale)

7. 7508023 4758164 930 Kont. Ult-Rresh; ne kont kore prish; Ne rresh 250/60

8. 7508052 4758208 919 Kont. normal Ult-reshp; kontakti 80/45

9. 7508179 4758246 884 Kont. rresh-Serp, gelq 50/70, rresh 40/65

10. 7508001 4758095 917 Ultr. të tjetërsuar dobët

11. 7503081 4761855 1439 Hz. të serpent, copëza të shumta të kores së prishjes

12. 7507994 4757096 1100 Kore prishje, flish, lapidari i dëshmorit Jahë Hasani

13. 7507778 4756910 1025 Listvenite

14. 7508378 4756479 940 Kontakt normal kore prishje - flish

Page 92: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 90

Figura 82: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin

Figura 83: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin

Page 93: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 91

Figura 84: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin

7.1.2. Mineralizime të Nikelit

Shfaqje të mineralizimeve të Nikelit evidencohen për herë të parë në pjesën qëndrore

të masivit harcburgitik të Kopaonikut jugor. Kemi të bëjmë me zona të mineralizuara,

në trajtë shtoqesh mes harcburgiteve të serpentinizuara (fugurat 85, 86, 87). Në

sipërfaqe vërehet një limonitizim i lehtë, ndërsa në thyerje të freskët evidentohen

mineralizime me ngjyra të gjelbra të çela nga e kaltra e hapur, të ngjashme me

minerale të ndryshuara të sulfideve të nikelit: bravoit, violarit dhe milorit (figurat 88,

89, 90, 91).

Analizat kimike, të kryera në laboratorin e Fushë Kosovës, nuk dhanë rezultate te

kënaqshme. Nikeli rezulton në masën 0.16%, ndërsa bakri në sasi të papërfillshme.

Daljet e mineralizuara të Nikelit kanë përmasa të konsiderueshme: Dalja në rrugën e

makinës Mitrovicë – Podujevë (me kordinata 75 03 992 dhe 47 60 108) ka përmasa

40 x 35 m, ndërsa vazhdimi në thellësi duhet të jetë i konsiderueshëm, pasi kemi të

bëjmë me majën e një shtoku, që ka nxjerrë kokë në sipërfaqe. Sipërfaqja tjetër, më në

veriperëndim të shfaqjes së parë, në distancë 480 m ka të njëjtat karakteristika me

Page 94: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 92

shfaqjen e parë. Përmasat e saj janë 30 x 28 m, pra pak më të vogla se shfaqja

juglindore.

Fakti që kjo shfaqje zhvishet në kuota më të ulta se shfaqja juglindore, flet më shumë

se shtoku mineralmbajtës ka përmasa të mëdha dhe duhen vendosur punime

eksploruese (gjeokimi, gjeofizikë, shpime e galeri). Edhe shfaqja tjetër që shtrihet 560

m në veri - verilindje të shfaqjes së përroit, megjithëse me përmasa të kufizuara duhet

përfshirë në sheshin e punimeve të ardhshme eksploruese.

Figura 85: Foto pergjate rruges Bajgore – Podujeve (afer fshatit Kaçandoll), prane kontaktit te

shkembinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një “shtok” me mineralizime te

sulfureve te Nikelit.

Page 95: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 93

Figura 86: Foto pranë kontaktit të shkembinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

“shtok” me mineralizime të sulfureve te Nikelit.

Figura 87: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

“shtok” me mineralizime të sulfureve të Nikelit.

Page 96: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 94

Figura 88: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

mineralizim i sulfureve te Nikelit

Page 97: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 95

Figura 89: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

mineralizim i sulfureve te Nikelit.

Figura 90: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto

mineralizime të sulfureve te Nikelit.

Page 98: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 96

Figura 91: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto

mineralizime të sulfureve të Nikelit.

7.1.3. Mineralizime të Manganit

Mineralizime të Manganit janë evidencuar në pjesën jugperëndimore të planshetit, në

jugperëndim të malit të Gropave.

Në fushëpërhapjen e bazalteve, rreshpet silicore – manganmbajtëse kanë një sërë

daljesh sipërfaqësore, që nga ana jonë janë shënuar me dy vendndodhjet kryesore të

tyre (dalja juglindore me kordinata 75 00 130; 47 54 476), ndërsa dalja tjetër 170 m

në veriperëndim të saj, me kordinata 74 99 877; 47 54 533).

Përmasa e sheshit ku takohen daljet manganmbajtëse janë afërsisht 200 x 200 m.

Thellësia e tyre duhet të verifikohet me punime shpimi. Në gjykimin tonë kjo thellësi

është më tepër se 4 m.

Në hartën e anomalive elektromagnetike në këtë shesh evidnecohet një anomali e

zbehtë, domethënia e të cilës do të sqarohet pas punimeve eksploruese në këtë rajon.

Page 99: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 97

7.1.4. Mineralizime të Pb – Zn – Mn

Në sheshet e përhapjes së formacioneve magmatike miocenike, të përfaqësuara

kryesisht nga dacite dhe piroklastike, takohen disa shfaqje të Pb – Zn – Mn. Njëra

shfaqje takohet në pjesën jugperëndimore të Bajgorës. Koordinatat e shfaqjes janë: 74

09 975; 47 56 037.

Shfaqja nuk zhvishet qartësisht në sipërfaqe. Më shumë kemi të bëjmë me blloqe të

mëdhenj, të papërpunuar të limoniteve me përmbajtje edhe të mineralizimeve të

manganit.

Blloqe të mineralizuara takohen edhe në shpatin lindor të malit në pjesën e Bajgorës.

Nga shqyrtimi i hartës së fushës elektromagnetike të rajonit Bajgorë, vërejmë se sipas

kontaktit tektonik të dacito – andeziteve në filitet dhe bazaltet evidencohen 3 anomali

shumë interesante.

Ato duhen verifikuar me punime gjeokimike, gjeofizike dhe rilevim të detajuar

gjeologjik. Nga ana jonë, pranë anomalisë së mesit është evidencuar një shfaqje e Pb

– Zn – Mn, përmasat e të cilës, për shkak të mbulesës nuk i kemi të qarta.

Koordinatat e kësaj shfaqje me përmasa të panjohura janë: 74 99 921, 47 56 081.

Mineralizimet e Pb – Zn nuk vërehen me sy (limonitizime intensive), por shoqërohen

me përmbajtje të rritur Mangani.

Krahas kësaj, nga ana jonë është takuar një shfaqe të mineralizuar me kuarc –

limonitizime dhe prani të manganit në koordinatat: 75 00 373 dhe 47 57 232.

Përmasat e shfaqjes janë të paqarta, pasi vendi është i mbuluar.

7.1.5. Mineralizime sulfure te pirit – kalkopiritit dhe elementevepolimetalike

Këto mineralizime takohen në rrugën Bajgorë – Podujevë, afer fshatit Dobratin. Në një zonë

rreth 200 – 300 m larg shkëmbinjve ultrabazikë të përfaqësuar nga filite, ranore, gelqerore,

rreshpe të zeza grafitike takohen mineralizime sulfure kryesisht piritoze ku dallohen edhe

pikëzime kalkopiriti (figure 92). Këto minetralizime mendojmë se mund të lidhen me

Page 100: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 98

përqendime të rëndësishme polimetalike gjë që kërkon një studim të specializuar në të

ardhmën.

Figura 92: Foto në rrugën Bajgorë – Podujevë, afër fshatit Dobratin. Rreshpe të perfaqesuara

nga filite, ranore, gelqerore, rreshpe të zeza grafitike me prani te mineralizimeve sulfure

kryesisht piritoze.

7.1.6. Mbetje të shkrirjes së xeheroreve polimetalike

Takohen në përroin e Gumnishtës.

Koordinatat e daljes kryesore janë: 75 00 972, 47 93 530

Kemi të bëjmë me disa grumbuj mbetjesh të shkrirjes së xeheroreve polimetalike

vullkanike mes bazalteve të gjelbra (figurat 93, 94, 95). Bashkë me këto mbetje,

takojmë edhe blloqe e copa dacitesh dhe andezitesh, gjë që dëshmonë se këto mbetje

u perkasin xeheroereve polimetalike te lidhuara me dacito – andezitet e moshës

miocenike.

Është interesant të theksohet se në hartën elektromagnetike në rajonin e Bajgorës në

vendin ku janë takuar depozita mbetjesh të shkrirjes së xeheroreve polimetalike,

Page 101: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 99

evidencohet një anomali, gjë që nxjerr nevojen e sqarimit të saj me studime

gjeokimike e gjeofizike dhe po të lindë nevoja dhe shpimeve.

Prandaj lind nevoja e vlerësimit të ketyre depozitave dhe gjetjes se vendit ku ato jane

shfrytezuar pasi ekziston mundësia e gjetjes së rezervave të pasura të xeheroreve

polimetalik.

Figura 93: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme

mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan.

Page 102: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 100

Figura 94: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme

mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan.

Figura 95: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme

mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan.

Page 103: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 101

7.1.7. Mineralizime të Hekur – Titanit

Kemi të bëjmë me dy shfaqje të vogla në pjesën jugore të rajonit. Takohen pranë

daljes së madhe të bazalteve. Shfaqjet jepen në hartën e mineraleve të Kosovës, në

shkallë 1 : 200 000 (Barth et al. 2006).

7.1.8. Mineralizime të Zhivës

Në rajonin e Bajgorës janë të njohura dy shfaqje të vogla të zhivës, të lokalizuara:

njëra në flishin e Jurasiko – Kretakut, pranë kontaktit tektonik me pykën serpentinite

dhe tjetra direkt në këtë kontakt.

Koordinatat e tyre janë: 75 07 895, 47 57 082 dhe 75 08 536, 47 56 464.

Mendojmë se shfaqjet kanë më shumë rëndësi shkencore se sa ndonjë interes praktik.

Cipat e cinabaritit janë të pakta, të rralla dhe kanë përmasa të pa përfillshme.

Në aspektin shkencor, këto shfaqje paraqesin interes, sepse mendojmë që lidhen me

magmatizmin e ri miocenik, që nuk zhvishet në sipërfaqe.

7.2. Mineralizime jometalore

7.2.1. Damarët kuarcorë

Në pjesën veriperëndimore të rajonit të Bajgorës, në fushën e përhapjes së bazalteve

dhe filiteve triasike, takohen dalje të kuarcit qumështor me prejardhje nga

metamorfizmi regjional.Shfaqja në bazalte, shoqëruar me prani të thjerzave filitike ka

koordinatat: 75 02 490, 47 59 665 (cepi veriperëndimor) dhe 75 02 525, 47 59 642

(shfaqja juglindore).

Page 104: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 102

Trashësia është rreth 2m.Shtrirja është veriperëndim perëndim (2900) – juglindje

lindje (1100).Rënia juglindore (2000), këndi i rënies 750.Përmbajtja e SiO2 është në

kufirin 94 – 96%, ndërsa e hekurit është më pak se 0.5%.

Në juglindje të shfaqjes së mësipërme takohet një dalje tjetër kuarci, e lidhur ngushtë

me bazaltet (koordinatat 75 02 554, 47 59 532). Dalja është e kufizuar dhe lidhja e saj

me shfaqjen e mësipërme është e dyshimtë (vendi i mbuluar).

Gjithashtu, në koordinatat 75 02 250, 47 59 202 takojmë një bllok kuarci qumështor

me përmasa 2 x 2 x 3m i cili, me sa duket, lokalizohet në të njëjtat kushte si shfaqjet

e mësipërme.

Në pikën me koordinata 75 00 291 dhe 47 99 523 evidnecohet një damar kuarci

qumështor mes filiteve. Azimuti i rënies është 700, këndi i rënies 750, trashësia e

damarit 1 – 1.5m, zgjatja 20m.

Në drejtim të Jug – Juglindjes takohen dalje të vogla, të cilat nuk paraqesin interes

praktik.

Në rajonin e planshetit të Bajgores takohen dalje të shumta të gëlqerorëve, që mund të

përdoren si gurë ndërtimi ose për çimento. Fakti që rajoni është larg qendrave të

mëdha të banuara, ul rëndësinë e tyre për këtë industri.

Page 105: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 103

PERFUNDIME

Rajoni i Bajgorës dhe Kaçandollit bënë pjesë në zonën tektonike të Vardarit,

pjesërisht në Nënzonën e Vardarit Perëndimor e pjesërisht në Nënzonën e Vardarit

Lindor.

Magmatizmi ofiolitik përfaqesohet nga:

- Formacioni vullkano – sedimentar i Triasikut

- Formacionet mantelore që i përkasin ofioliteve jurasike

- Formacioni i shojes metamorfike në kufirin e dy formacioneve të mësipërme

Formacioni vullkano – sedimentar, krahas filiteve, karakterizohet nga përhapje e

gjerë e rrymave dhe derdhjeve bazaltike shpesh të shoqëruara me silicorë

radiolaritikë. Diagrame të shumta sugjerojnë për shkëmbinj kalimtarë WPB – MORB

qe i interpretojmë si prodhime të riftit kontinental dhe fillimeve të zgjerimit të basenit

oqeanik të Vardarit.

Përcaktimet e radiolariteve sugjerojnë moshë Triasike e Mesme e Siperme të

formacionit vullkano – sedimentar.

Formacionet e sekuencës mantelore përfaqësohen kryesisht nga shkëmbinj

ultrabazikë, kryesisht harcburgite me ndërthurje të pakta linxash të vogla dunitike.

Bazuar në të dhënat e analizave kimike rezulton se shkalla e shkrirjes se pjesshme

lëkundet ndërmjet 10 – 18 %.

Formacioni i shojes metamorfike është evidencuar për herë të parë në taban të masivit

ultrabazik të Bajgorë– Kaçandollit. Në vrojtimet e bëra nga ana jonë, marrdheniet e

shojes metamorfike me formacionin vullkan – sedimentar të Triasikut janë tektonike.

Prania e shojes metamorfike dëshmon për proceset e mbivendosjeve intraoqeanike në

kuadrin e fillimit të mbylljes së basenit oqeanik të Vardarit. Kimizmi i amfiboliteve të

shojes metamorfike dëshmon për natyrën MORB të tyre, gjë që tregon se si protolit i

shojes metamorfike kanë shërbyer bazaltet dhe llojet e tjera shkëmbore të tipit

MORB.

Page 106: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 104

Lidhur me magmatizmin e ri, krahas shkëmbinjve piroklastikë evidencohen edhe

dacite dhe andezite të cilat ndërpresin qartësisht formacionin vullkano – sedimentar

triasik.

Lidhur me resurset minerale mund të themi se në rajonin tonë të studimit ka një larmi

shfaqjesh te mineralizuara, por deri në stadin aktual nuk kemi të dhëna për praninë e

ndonjë vendburimi me rëndësi ekonomike. Me rëndësi paraqiten mineralizimet sufure

të piritit – kalkopiritit dhe polimetalike të lidhura me vullkanizmin miocenik siç është

rasti i zonës së përhapjes së mbetjeve të shkrirjeve në rajonin e Gumnishtes (pjesa

jugperëndimore e zonës së studimit) si dhe shfaqjet sulfure brenda rreshpeve të zeza –

filiteve në afërsi të fashtit Dobratin. Në fokus të studimeve për të ardhmën duhet të

jenë edhe korja e prishjes në kontakt të shkembinjve ultrabazikë me flishin e J3- Cr1

pasi ka perhapje të gjerë dhe përmasa të konsiderueshme, si dhe shfaqjet e

mneralizimit të nikelit – sulfur të cilat po ashtu kanë përhapje të konsiderueshme në

rajonin e përhapjes së shkembinjve ultrabazikë.

Page 107: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 105

LiteraturaAbazi, Sh., Legler, C., 2006. Digital Geological Map of Kosovo. Podujevë. Sc. 1:

100 000. K.P.M.M.

Anderson, D.L., 1983. Chemical composition of the mantle. J Geophys Res 88:B41–

B52

Anonim, 1974. Harta gjeologo – tektonike e Kosovës. Shkallë 1 :100 000. Zagreb

Barth et. al., 2006. Map of Minerals of Kosovo. Sc. 1: 200 000. K.P.M.M.

Beqiraj, A., Castorina, F., Garbarino, C., Masi, U., Mignardi, S., Nicoletti M.,

1996. Geochemistry of amphibolites from the Bulqiza metamorphic sole (Eastern

Albania) and geodinamic significance. Terrains of Serbia, Belgrade. Eds : Knezevic

V. and Krstic B., (279-284)

Bogdanovic, P., Urosevic, M., Urosevic, D., Dimitrijevec, M., Markovic B.,

Pavic, A., Menkovic, Lj., Folgic, K., 1978. Osnovna geoloska karta 1: 100 000

Titova Mitrovica K 34 – 42. Beograd

Boue, A., 1840. Esquisse geologique de la Turque d’Europe. Paris.

Condie, K. C., 1997. Plate tectonics and crustal evolution. Butterworth –Heinemann,

Boston 282 p

Diehl, M., Maliqi, G., Macula, A., Hyseni, Q., Bilalli, B., 2011. Raport vjetor

“Aktivitetet hulumtuese per vitin 2011 ne zonen e licenses Bajgore, Mitrovice.

KPMM, Prishtine

Vukanovic, M., Dimitrijevic, M., Dimitrijevic, M., Karajicic, Lj., Rajcrvic, D.,

Navala, M., Urosevic, M., Malesevic, M., Trifunovic, S., Serdar, R., Atin, B.,

Page 108: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 106

1975. Osnovna geoloska karta 1: 100 000 Podujevo K 34 – 43. Geoloski Institut,

Beograd

Elezaj, Z., Kodra, A., 2008. Gjeologjia e Kosovës. Botimi U.P.Prishtine

Elezaj, Z., Kodra, A., 2012. Geology of Kosova. Botimi i Printing Press Prishtina

Hofmann, W. A., 1988, Chemical differentiation of the Earth: the relationship

between mantle, continental crust, and oceanic crust Earth and Planetary Science

Letters, 90 (1988) 297-314 Albrecht W. Hofmann

Johannsen, A., 1937. A Descriptive Petrography of the Igneous Rocks. Volume 1,

Introduction, Textures, Classifications, and Glossary. The University of Chicago

Press, Chicago, Illinois, 1937.

Knobloch., Legler,C., 2006. Geological Map of Kosovo. Sc. 1: 200 000. K.P.M.M.

Prishtine, Kosove

Kodra, A., 2005. Raport i gjeologjise dhe resurseve minerale të rajonit të Sllatinës.

Iliria Mining sh.p.k. Prishtine, Kosove

Kodra, A., Xhomo, A., 2006. Programi i hulumtimeve gjeologjike në rajonin e

Ivajës. Iliria Mining sh.p.k. Prishtine, Kosove

Kodra, A., Meholli, B., 2008. Raport mbi punën e kryer dhe rezultatet e arritura në

zonat e lejeve të hulumtimit të Sllatinës dhe të Jarinjës. Arkivi i kompanise Iliria

Mining Corp, Prishtine

Kodra, A., Milushi, I., 2010. Raport i rilevimit gjeologjik në shkallë 1 : 25 000 në

rajonin Bajgorë – Kaçandoll (Plansheti K - 34 – 43 – A – a). Arkiva e KPMM,

Prishtine, Kosove

Page 109: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 107

Kossmat, F., 1924. Geologie der Zentralas Balkanhalbisnel, Borntrager (ad.).

Le Maitre, R. W. (editor), Streckeisen, A., Zanettin, B., Le Bas, M. J., Bonin, B.,

Bateman, P., Bellieni, G., Dudek, A., Efremova, S., Keller, J., Lamere, J., Sabine,

P. A., Schmid, R., Sorensen, H., Woolley A. R., 2002. Igneous Rocks: A

Classification and Glossary of Terms, Recommendations of the International Union of

Geological Sciences, Subcommission of the Systematics of Igneous Rocks.

Cambridge University Press, 2002. ISBN 0-521-66215-X

Maliqi, G., 2001. Ndërtimi gjeologjik e strukturor i rajonit të Trepçes. Disertacion.

Mitrovice, Kosove

McDonough, W.F., & Sun, S-s., 1995. The composition of the earth. Chemical Geol

120: 223 -253

Memoviq, E., Knezheviq, V., 1995. Triassic volcanic rock from the Trepça area:

their petrologt and tectonic setting. Am. Geol. Penins. Balk.

Meshi, A., Boudier, F., Nicolas, A., Milushi, I., 2009. Structure and tectonics lower

crustal and upper mantle rocks in the Jurassic Mirdita ophiolites. Journal of Alpin

Geology, Wien. Vol.47, 103 – 118.

Mikincic, Vjekosllav. 1953. Zavod za geoloska i geofizicka istrazivanja, 1:500 000.

Beograd

Milovanovic, B., Ciric, B., 1968. Zavod za geoloska i geofizicka istrazivanja, 1:200

000. Beograd

Millosheviq, M., Vukanoviq,M., etj., 1980. Tumaq i kart za list Kurshurulija (K – 34

– 31) Beograd.

Page 110: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 108

Miyashiro, A., 1974. Volcanic rock series in island arcs and active continental

margins. American Journal of Science 274, 321–355.

Miyashiro, A., Shido, F., 1975. Tholeiitic and calc-alcaline rocks in relation to the

behaviours of titanium, vanadium, hromium and nickel. Am. J. Sci., 275: 265 - 278

Mulaj, S., 2015. “Kriteret e kërkimit të mineralizimit sulfur polimetalor të Pb-Zn në

rajonin e thyerjes tektonike gjatësore regjionale të Merdarës (Kosovë)” Disertacion

(Për marrjen e gradës shkencore “Doktor”). Biblioteka e FGJM, Tirane.

Obradoviq, J., Goriqan, Sh., 1989. Siliceous deposits in Yugoslavia: Ocurrencies,

Types and Ages. Siliceous Deposits of the Tethys and Pacific regions , 51 – 65,

Springer – Verlage, New York

Pamiç, J. J. (1982) - Bazalte atijenie triaskog vullkanizma Dinarida Geol.Vjesnik

Vol. 35 Zagreb.

Pamić, J. J. (1984) - Triassic magmatism of the Dinarides in Yugoslavia.

Tectonophysics Volume 109, Issues 3-4, 10, November 1984, Pages 273-277.

Pearce, J.A., 1983. Role of the sub-continental lithosphere in magma genesis at

active continental margins: in, Hawkesworth, C.J. and Norry, M.J., eds., Continental

Basalts and Xenoliths, p. 230-249, Shiva publishing Ltd., Cambridge, Mass

Ringwood, A. E., 1991. Phase transformations and their bearing and the construction

and dynamics of the mantle. Geochim Cosmochim Acta 55:2083-2110

Salters, V., Stracke, A., 2004. Composition of the depleted mantle: Geochemistry

Geophysics Geosystems, v. 5, Q05B07, doi: 10.1029/2003GC000597.

Shënimet Gjeofizike Ajrore, 2010. Harta Emag K – 34 – A – a (Projekti i

Planshetave Gjeologjike).

Page 111: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 109

Stillman, C.J., Williams, C.T., 1978. Geochemistry and tectonic setting of some

upper Ordovician volcanic rocks in east and southeast Ireland. Earth and Planetary

Science Letters 41, 288–310.

Sun, S.-S., McDonough, W.F., 1989. Chemical and isotopic systematics of oceanic

basalts: implications for mantle composition and processes. In: Saunders, A. D.,

Norry, M.J. Eds., Magmatism in Ocean Basins. Geo. Soc. Spec. Publ., London, pp.

314 – 345

Tashko, A., Georges, H., Mascle, 2009. Nd, Pb isotope ratios and trace element

signatures of volcanic rocks in Albania: Magma source identification. AJNTS, 2009,

2, 3-23.

Taylor, S. R., & McLennan, S. M., 1985. The continental crust: its composition and

evolution. Blackwell Scientific Publication, Carlton, 312 p

Vukanovic, M., Dimitrijevic, D. M., Dimitrijevic, M. N., Karajicic, Lj., Rajecevic,

D., Navala, M., Urosevic, M., Malesevic, M., Trifunovic, S., Serdar, R., Atin, B.,

1971. Kartu i Tumaq za list Podujevo (K – 34 – 43). Osnovna Geolloshka Karta 1 :

100 000. Beograd

Vukanovic, M., Dimitrijevic, D. M., Dimitrijevic, M. N., Karajicic, Lj., Rajecevic,

D., Navala, M., Urosevic, M., Malesevic, M., Trifunovic, S., Serdar, R., Atin, B.,

1984. Osnova geologska karta SFRJ PODUJEVO, K 34 – 43, 1:100000 (1975 -

1982). Beograd.

Winchester, J. A., and Floyd, P. A., 1977. Geochemical discrimination of different

magma series and their differentiation products using immobile elements. Chem.

Geol. 20, 325-43.

Page 112: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 110

Lista e materialit grafik ilustrues dhe fotove

Figura 1: Pozita gjeografike e zonës

Figura 2: Harta topografike e rajonit me konturet e zonës së hulumtimit.

Figura 3: Foto, Një pamje e fshatit Bajgorë (pjesa perëndimore e zonës së studimit)

Figura 4: Foto, Një pamje e fshatit Kaçandoll (pjesa qendrore e zonës së studimit)

Figura 5: Foto, Një pamje e fshatit Dobratin (juglindje e zonës së studimit)

Figura 6: Foto e zonës së perhapjes së shkëmbinjve ultrabazikë (zona në veri të rrjedhës së

sipërme të përroit të Kaçandollit)

Figura 7: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve ultrabazikë (zona në jug dhe perendim të

majës së Picelit)

Figura 8: Foto ku tregohet një pjesë e rrugës nacionale (Mitrovicë – Podujevë), në afërsi të

fshatit Kaçandollë

Figura 9: Foto të rrugëve dytësore në zonën e studimit (në perëndim të majës së Picelit)

Figura 10: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit, (Mikincic, V. 1953)

Figura 11: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Milovanovic, B., Ciric, B. 1968)

Figura 12: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Vukanovic M., etj. 1971)

Figura 13: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Vukanovic M., etj. 1984)

Figura 14: Harta gjeologjike e zonës së Kaçandollit (Knobloch, Legler 2006 dhe Abazi,

Legler 2006)

Figura 15: Kolona litostratigrafike përfaqësuese e rajonit te Bajgorë – Kaçandollit (Nënzona

Perëndimore e Vardarit)

Figura 16: Kolona litostratigrafike përfaqesuese e rajonit të Bajgorë – Kaçandollit (Nënzona

Lindore e Vardarit)

Figura 17: Harta gjeologjike e rajonit Bajgorë – Kaçandoll, shkalla 1:25000

Figura 18: Profilet gjeologjike të hartës së rajonit Bajgorë – Kaçandoll, shkalla 1:25000

Figura 19: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar , (pjesa

perëndimore e zonës së studimit)

Figura 20: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së

studimit)

Figura 21: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së

studimit)

Figura 22: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë, (pjesa jugore e zonës së

studimit)

Page 113: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 111

Figura 23: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjëve filitike të ndërthurur me bazalte të

metamorfizuar , (pjesa jugore e zonës së studimit)

Figura 24: Foto e zonës së përhapjes së shkëmbinjve filitikë të nderthurur me bazalte të

metamorfizuar , (pjesa jugore e zonës së studimit)

Figura 25: Foto e damareve kuarcore në zonën e përhapjes së shkëmbinjve filitikë, dhe

filiteve të ndërthurura me bazaltet e metamorfizuara , (pjesa perëndimore e zonës së studimit)

Figura 26: Foto e damareve kuarcore në zonën e përhapjes së shkëmbinjve filitikë, dhe

filiteve të nderthurur me bazaltet e metamorfizuara , (pjesa perëndimore e zonës së studimit)

Figura 27: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,

afër antenës)

Figura 28: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,

afër antenës)

Figura 29: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (pjesa në VP të fshatit Bajgorë,

afër antenës)

Figura 30: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në perëndim të fshatit Bajgorë)

Figura 31: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në perëndim të fshatit Bajgorë)

Figura 32: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (në perëndim të fshatit Bajgorë)

Figura 33: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar, (Guri i mbirë, Lagja Kodrali,

Dobratin)

Figura 36: Diagrama Ti –Zr (ppm) (Winchester and Floyd 1977; Stillman and Williams 1978)

Figura 37: Diagrama TAS, SiO2 – Na2O+K2O (Johannsen, A., 1937, Le Maitre, R. W., et.

al. 2002)

Figure 38: Spektri i elementeve të TR për shkëmbinjët vullkanik dhe amfibolitet.

Normalizimi me MORB (vlerat sipas Sun and McDonough, 1989)

Figura 39: Spektri i elementeve të TR për shkëmbinjtë vullkanikë dhe amfibolitet.

Normalizimi me Hondritet (vlerat sipas Sun and McDonough, 1989)

Figura 40: Spiderdiagrama për shkëmbinjtë vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi me

MORB (vlerat sipas Salters, V. and Stracke, A. ,2004).

Figura 41: Spiderdiagrama për shkëmbinjtë vullkanikë dhe amfibolitet. Normalizimi me

Mantelin Primitiv (vlerat sipas Hofman, 1988).

Figura 42: Diagrama Ta - Nb

Figura 43: Diagrama Ba – La

Figura 44: Diagrami Th/Yb - Ta/Yb . Fushat (Pearce J. A. (1983)

Page 114: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 112

Figura 45: Foto te radiolareve (percaktimet nga Dr. Marco Chiari i CNR - Instituto di

Geoscienze e Georiserse, Firenze)

Figura 46: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar me ndërthurje silicoresh

radiolaritike, (në Perëndim të fshatit Bajgorë)

Figura 47: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritike me ngjyrë të

kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)

Figura 48: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritike me ngjyrë të

kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)

Figura 49: Foto e shkëmbinjve të përfaqësuar nga silicorë radiolaritikë me ngjyrë të

kuqrremtë dhe gri, (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug të antenës)

Figura 50: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në

jug të antenës)

Figura 51: Foto e shkëmbinjve bazaltikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në

jug të antenës)

Figura 52: Foto e shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug

të antenës)

Figura 53: Foto e shkëmbinjve filitikë të metamorfizuar (në VL të fshatit Bajgorë, zona në jug

të antenës)

Figura 54 : Shoja metamorfike në rajonin e Bajgorës (4, 5), shembuj nga Shqipëria dhe

Kosova (3) dhe nga bota (1,2) Elezaj, Kodra 2008

Figura 55: Foto panoramike e masivit ultrabazik të Kaçandollit. Rruga automoblistike

Bajgorë – Kaçandoll – Dobratin që ndërpret kryq shtrirjes masivin. Në pjesën e majtë të fotos

pjesa e pyllëzuar përfaqesohet nga flishi që vendoset mbi shkëmbinjtë ultrabazikë.

Figura 56: Foto panoramike e vazhdimit verior, jashtë zonës tonë të studimit, i masivit

ultrabazik te Kaçandollit

Figura 57: Foto ku pasqyrohet dalja e shkëmbinjve ultrabazikë në veri të fshatit Dobratin.

Pjesa e pyllëzuar përfaqësohet nga flishi.

Figura 58: Foto ku pasqyrohet kontakti ndërmjet shkëmbinjve ultrabazikë dhe flishit të J3-Cr1

(Kaçandoll). Pjesa e pyllëzuar përfaqësohet nga flishi, kurse pjesa e zhveshur nga

shkëmbinjtë ultrabazikë. Në të djathtë të fotos (ngjyra e bardhë) gelqerorë masiv të Kretakut.

Mardhëniet e flishit me ultrabazikët në përgjithësi janë normale, por në shumë sektorë janë të

prekur nga tektonika shkëputëse.

Figura 59: Foto ku pasqyrohet kontakti normal (me shplarje) ndërmjet serpetiniteve dhe flishit

të J3-Cr1 që kalon nëpërmjet një koreje prishje të dobët (Dobratin).

Page 115: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 113

Figura 60: Foto ku pasqyrohet kontakti tektonik ndermjet formacionit filite-bazalteve te

rreshpëzuara me shkëmbinjtë ultrabazikë, (rrjedha e poshtme e perroit te Picelit)

Figura 61: Foto të daljeve të harcburgiteve me reliev me pamje karsti, përroi i Kaçandollit

Figura 62: Foto të daljeve të harcburgiteve me reliev me pamje karsti, përroi i Kaçandollit

Figura 63: Foto të daljeve të linxave dunitike me trashësi deri rreth 0.5 m, në perëndim të

masivit të Kaçandollit

Figura 64: Foto e një linxe të hollë dunitike në veri të fshatit Dobratin

Figura 65: Foto e një damari plagjiokalziti (në strukturë) dhe dunite plagjiokalzike në veri të

masivit të Kaçandollit.

Figura 66: Foto e damarëve të klinopiroksenitit (në strukturë) në veri të fshatit Dobratin.

Figura 67: Foto e damarëve të piroksenitit të transpuzuar (në pajtim me strukturën), Veriu i

Masivit ultrabazik të Kaçandollit

Figura 68: Foto të shlireve të magnetit në pjesën verilindore të masivit të Kaçandollit

Figura 69: Foto një zonë e përfaqësuar nga zhveshje të harcburgit – dunite intensivisht të

serpentinizuara. Galeri për kërkimin e azbestit në shpatin perëndimor të majës së Picelit.

Figura 70: Foto e një zone të përfaqësuar nga zhveshje të harcburgit – duniteve intensivisht

të serpentinizuara. Galeri për kërkimin e azbestit në shpatin perëndimor të majës së Picelit.

Figura 71: Foto e shkëmbinjve ultrabzaikë intensivisht të serpentinizuar, në zonën e

vendburimit të azbestit, Maja e Picelit

Figura 72: Foto ku pasqyrohet një rrjetë e dejzave të serpentines dhe azbestit në perëndim të

majës së Picelit

Figura 73: Foto ku prezantohen damarë serpentine dhe krizotil azbesti, në shpatin perëndimor

të majes së Picelit

Figura 74: Foto ku prezantohen zhveshje serpentinitesh të kalcifikuara dhe

silicifikuara(listvenite), në rrjedhën e sipërme të perroit te Kaçandollit.

Figura 75: Foto ku prezantohen zhveshje të breznimeve të shprehura shumë mirë në pjesën

veriore të masivit të Kaçandollit

Figura 76: Foto ku prezantohen zhveshje të breznimeve të shprehura shumë mirë në pjesën

veriore të masivit të Kaçandollit.

Figura 77: Foto ku prezantohet një rudhë izoklinale në veri të masivit të Kaçandollit

Figura 78: Paraqitja stereografike; a) polet e planit të foliacionit mantelor në harcburgitet e

masivit të Kaçandollit; b) konturet e planit të foliacionit mantelor në harcburgitet e masivit të

Kaçandollit.

Page 116: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 114

Figura 79: Foto ku prezantohen dalje andezitesh dhe marrdhëniet e tyre me filitet triasike.

Pranë kontaktit vërehet metamorfizimi i filiteve dhe karbonateve

Figura 80: Foto ku prezantohen dalje andezitesh dhe marrdhëniet e tyre me filitet Triasike në

Bajgorë. Pranë kontaktit vërehet metamorfizmi i filiteve dhe karbonateve.

Figura 81: Harta gjeologjike me resurset minerale të rajonit Bajgorë – Kaçandoll

Figura 82: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin

Figura 83: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin

Figura 84: Foto ku prezantohet korja e prishjes në kontaktin flish/ultrabazike, Dobratin

Figura 85: Foto pergjate rruges Bajgorë – Podujevë (afër fshatit Kaçandoll), pranë kontaktit të

shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Ne foto një “shtok” me mineralizime të

sulfureve të Nikelit

Figura 86: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

“shtok” me mineralizime të sulfureve të Nikelit

Figura 87: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

“shtok” me mineralizime të sulfureve të Nikelit

Figura 88: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

mineralizim i sulfureve të Nikelit

Figura 89: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

mineralizim i sulfureve të Nikelit

Figura 90: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

mineralizim i sulfureve të Nikelit

Figura 91: Foto pranë kontaktit të shkëmbinjve ultrabazikë me flishin e Kretakut. Në foto një

mineralizim i sulfureve të Nikelit

Figura 92: Foto në rrugën Bajgorë – Podujevë, afër fshatit Dobratin. Rreshpe të përfaqesuara

nga filite, ranore, gelqerore, rreshpe të zeza grafitike me prani të mineralizimeve sulfure

kryesisht piritoze.

Figura 93: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme

mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan

Figura 94: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shumë raste ka përmbajtje të konsiderueshme

mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan

Figura 95: Foto e mbetjeve të shkrirjeve ku në shume raste ka përmbajtje të konsiderueshme

mallahiti. Në disa raste këto skorje të japin përshtypjen e xhamit vullkanik. Fshati Boshlan

Page 117: DISERTACIONMagmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës. Blerim Meholli Faqe 2 5. Magmatizmi i ri 78 5.1. Andezitet dhe dacitet

Magmatizmi ofiolitik dhe magmatizmi i ri në rajonin e Bajgorës.

Blerim Meholli Faqe 115

TabelatTabela 1: Përbërja kimike e vullkaniteve të Triasikut (sipas Memovic E., Knezhevic V., 1965)

Tabela 2. Përbërja kimike e vullkaniteve të Triasikut dhe amfiboliteve (sipas Kodra A.,

Milushi I. 2010)

Tabela Nr. 3. Shkëmb ultrabazik analizuar në Laboratorin Qendror të Shërbimit Gjeologjik

Shqiptar

Tabela Nr. 4. Shkëmb ultrabazik analizuar ne Laboratorin AcmeLabs, Vancuver, Kanada

Tabela Nr. 5. Tabela Nr. 5. Shkalla e shkrirjes se pjesshme në mantelin primitive.