81
Dispozitat e haxhit dhe të umres Manasik-ul-Haxh uel-Umrah fil-Kitab ues-Sunneh ue Athar-is-Selef Autor: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420) Përktheu: Valdet Gashi

Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Dispozitat e haxhit dhe të umres

Manasik-ul-Haxh uel-Umrah fil-Kitab ues-Sunneh ue Athar-is-Selef

Autor: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

Page 2: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Hyrja në librin Manasik-ul-Haxh uel-Umrah 4 Disa këshilla para se të fillohet me kryerjen e haxhit 5 Vetëm një formë e haxhit 7 Mos e humb bujtjen (qëndrimin) në Mina dhe Muzdelifeh 9 Mos kalo përpara namaz falësve në xhaminë e shenjtë 10 Daveti dhe debati gjatë haxhit 11 Shembuj të gjërave të lejuara gjatë ihramit 12 Gjërat që duhet vepruar para hyrjes në ihram 14 Mikatet (vendet ku fillon haxhi dhe umreja) e haxhit 16 Haxhi Temettu 17 Kushtëzimi 18 Falja e namazit në luginën Akik 19 Shprehje me të cilat thuhet telbije 20 Leximi i telbijes me zë të lartë 22 Telbijeh e gruas 23 Kohëzgjatja e telbijes 24 Larja para hyrjes në Mekë 26 Veprimi me gurin e zi 28 Bërja Tavaf-ul-Kudum 30 Të mbajturit midis këndit dhe derës së Qabes 31 Pas tavafit 33 Para ecjes mes Safas dhe Meruas 35 Ecja mes Safa dhe Merua 37 Hyrja në ihram në ditën Taruijeh 39 Nisja për në Arafat 40 Nisja nga Arafat 41 Qëndrimi në Arafah 42 Namazi i sabahut në Muzdelifeh 44 Gjuajtja e guralecëve në ditën Nahr (ditën e kurbanit) 45 Therja në ditën Nahr (ditën e kurbanit) 48 Tavaf-ul-Ifadhah 52 Hedhja e gurëve në ditët e Teshrikut 53

!2www.perlatmuslimane.com

Page 3: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Lehtësimet gjatë ditëve të Teshrikut 55 Detyrimet dhe gjërat e pëlqyera gjatë ditëve të Teshrikut 56 Tavaf-ul-Ueda 58 Dy kushte për pranimin e veprimit 60 Disa arsye prapa bidateve të haxhiut 62 Të gjitha bidatet janë të ndaluara 63 Bidatet para hyrjes në ihram 65 Bidatet gjatë tavafit 67 Bidatet gjatë Sai’t dhe mes Safa dhe Maruah 70 Bidatet në Arafah 71 Bidatet në Muzdelifeh 73 Bidatet gjatë hedhjes së gurëve 74 Bidatet gjatë therjes së kuranit dhe rruarjes së kokës 75 Bidate të ndryshme 76 Bidatet gjatë vizitës në Medine 77 Bidatet në Kuds 81

!3www.perlatmuslimane.com

Page 4: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Hyrja në librin Manasik-ul-Haxh uel-Umrah

Hamdi dhe lavdërimi i përket Allahut. Ne e bëjmë hamd Atë dhe i kërkojmë ndihmë e falje. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu kundër veprave të këqija dhe të këqijave të shpirtrave tanë. Atë që Allahu e udhëzon askush nuk mund ta devijoj, dhe atë që Allahu e devijon askush nuk mund të udhëzojë. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij.

Dëshira për t’ua lehtësuar dijen njerëzve ka shpirë në thjeshtësimin e shpjegimit të ritualeve të haxhit. E kam bërë këtë sikur e kam shkurtuar edhe librin ”Sifatu Salat-in-Nebi”. Dallimi i vetëm është se unë kam shtuar shtesa të rëndësishme dhe i plotësova disa shtojca dhe kam mbushur disa mangësi me ritualet e haxhit që as nuk janë përmendur në Haxhat-un-Nebi ose në fusnotat e tij.

Unë jam kujdesur shumë më tepër për të përmendur burimet e shtesave dhe dobi të tjera ndërlidhëse përgjatë metodës time të zakonshme që kam në librat e mi. Për shembull, përmend nivelin dhe burimin e hadithit. Megjithatë, e kam bërë atë shkurtimisht së bashku me një referencë të shpeshtë për librat e mi të tjerë, të botuara dhe të pabotuara.

Sa për atë që është tashmë në ”Haxhat-un-Nebi”, unë nuk kam përmendur burimet e haditheve. Sepse libri është përhapur midis njerëzve. Kështu, kushdo që dëshiron të sigurohet në lidhje me diçka nga ai, mund të referohet lehtë. Kur unë e citoj atë, unë përdori fjalën ”në librin bazë”.

Për të plotësuar më tej dobinë, unë kam vënë një shtojcë lidhur me bidatet që ndodhin në lidhje me haxhin dhe vizitën.

Unë i kam vënë librit emrin ”Manasik-ul-Haxh uel-Umrah fil-Kitab ues-Sunneh ue Athar-is-Selef”.

I lutem Allahut (tabarak ue te ala) që Ai të bëjë që e tërë vepra ime të jetë e saktë dhe që ti kushtohet vetëm Atij.

Me 21 Sha’ban në vitin 1395 Damask

Muhammad Nasir-ud-Din el-Albani

!4www.perlatmuslimane.com

Page 5: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Disa këshilla para se të fillohet me kryerjen e haxhit

Para haxhit ia drejtojë këto këshilla dhe mësime vëllezërve tanë që do të bëjnë haxhin:1 – Personi që e bën haxhin urdhërohet ta ketë frikë Zotin e tij dhe të jep shumë mund që të mos bie në ndalesat e Allahut. Allahu (te ala) ka thënë:

علومات فمن فرض فیھن الحج فال رفث وال فسوق وال جدال في الحج الحج أشھر م

“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ja fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet ti afrohet gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje.” 1

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Ai që e bën haxhin pa vepruar gjëra të pahijshme ose pa mëkate do të kthehet si ditën në të cilin e lindi nëna e tij.” 2

Nëse përmbushë gjitha këto haxhi i tij pranohet. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Një haxh i pranuar shpërblehet vetëm me xhenet.” 3

Prandaj është e nevojshme për të paralajmëruar ndaj asaj në të cilën disa kanë rënë nga injoranca ose devijimi;

Shirku. Ne kemi parë se shumë bien në shirk. Për shembull, duke kërkuar mbrojtje nga dikush tjetër pos Allahut. Ata u luten dhe u kërkojnë ndihmë njerëzve të vdekur, sikurse profetëve dhe njerëzve të mirë. Ata betohen në ta si nderim për ta. Si rezultat i kësaj ata e anulojnë haxhin e tyre.

Allahu (te ala) ka thënë:

ولقد أوحي إلیك وإلى الذین من قبلك لئن أشركت لیحبطن عملك ولتكونن من الخاسرین

“Dhe sigurisht që tashmë të është shpallur ty (O Muhammed) si dhe atyre (të dërguarve) para teje: “Në qoftë se bashkoni të tjerë në adhurim me Allahun, sigurisht që gjithë veprat tuaja do të jenë të pavlera dhe padyshim që do të ishe nga të humburit.” 4

2:197.1

Bukhari (1521) dhe Muslimi (1350).2

Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët nga hadithi i Ebu Hurejrës (radijAllahu anh). Ai përmendet 3

në ”Silsilah el-Ahadith es-Sahihah” (1200) dhe në ”el-Irua” (769).

39:654

!5www.perlatmuslimane.com

Page 6: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Disa prej tyre i rruajnë mjekrat e tyre, që është një mëkat kundërshtues. Ky është një nga mëkatet e përmendura në origjinalin e librit.

Burrat bartin unaza ari, e cila është e ndaluar. Ndalimi është edhe më i ashpër në rastin kur bëhet fjalë për unazën e fejesës që do të thotë përngjasim me nasarat (të ashtu quajturit të krishterë).

!6www.perlatmuslimane.com

Page 7: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Vetëm një formë e haxhit

2 – Haxhitë pa kurban duhet të bëjnë nijet Haxhin Temettu, diçka që profeti (salAllahu 5

alejhi ue selem) në fund ka urdhëruar sahabët e tij që ta bëjnë. Përveç kësaj, ai u zemërua me ata sahabë të cilët nuk ju bindën menjëherë urdhrave të tij, të cilët kishin bërë nijet që haxhin e tyre ta bëjnë pa kurban ta shndërronin në umre. Po kështu ai tha:

”Umra i është bashkuar haxhit deri në Ditën e Gjykimit.”

Kur sahabet e pyetën nëse kjo vlente vetëm për atë vit ose përgjithmonë, ai (salAllahu alejhi ue selem) i lidhi gishtat e tij dhe tha:

”Umra i është bashkuar haxhit deri në Ditën e Gjykimit.” Jo, kjo vlen për përgjithmonë. Jo, kjo vlen për përgjithmonë.” 6

Si rezultat, profeti (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi Fatimen dhe gratë e tij (radijAllahu anhun) që të dalin nga ihrami pas umres së haxhit. Prandaj Ibn Abbasi e kishte zakon të thoshte:

”Ai që e bën tavafin rreth Qabes ka dalë nga ihrami. Ky është Sunneti i profetit tuaj, po dëshiruat, apo nuk dëshiruat.” 7

Ai që nuk vjen me kurban duhet të bëjë nijet bërjen e umres gjatë tre muajve të haxhit. Ai që ka ndërmend të kryejë Haxhin Ifrad ose Haxhin-Kiran dhe më vonë e mëson se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi që ai të shndërrohet në umre, duhet ta bëjë këtë menjëherë, edhe nëse ai ka ardhur në Mekke, ka bërë tauaf dhe ka ecur në mes Safa dhe Maruah. Në këtë rast ai del nga ihrami dhe e bën nijet haxhin e tij në ditën Taruijeh:

سول إذا دعاكم لما یحییكم وللر T ھا الذین آمنوا استجیبوا یا أی

Në këtë gjendje, shumica e haxhive janë sot. Është e pazakontë të sjellësh kurbanin nga i njëjti vend që 5

bëri profeti (salAllahu alejhi ue selem). Ai që e bën këtë nuk duhet të qortohet. Ai që nuk sjellë me vete kurban dhe në vend të kësaj bënë Haxhin Kiran ose Haxhin Ifrad, ka kundërshtuar veprimin dhe urdhrin e profetit (salAllahu alejhi ue selem), edhe nëse njerëzit mendojnë ndryshe. Kjo është thënë nga Ibn Abbasi, Muslimi (4/58) dhe Ahmedi (1/287), (1/342) e kanë transmetuar këtë.

Shih ”Sahih Sunen Ebi Davudi” (1568) dhe (1571).6

Kjo rrjedh nga fjala e profetit (salAllahu alejhi ue selem): ”Allahu e ka përfshirë umren në haxhin 7

tuaj. Ai që bën tauaf rreth Qabes dhe ecë në mes Safas dhe Marua, ka dalë prej ihramit në qoftë se ai nuk ka kurban me vete.” (Shih ”Sahih Sunen Ebi Davud (1573) dhe (1580))

!7www.perlatmuslimane.com

Page 8: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

“O ju që keni besuar! Përgjigjuni Allahut (duke ju bindur Atij) dhe të dërguarit kur ai ju thërret ju drejt asaj që do t’ju japë juve jetë.” 8

8:248

!8www.perlatmuslimane.com

Page 9: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Mos e humb bujtjen (qëndrimin) në Mina dhe Muzdelifeh

3 – Ki kujdes të mos e braktisësh bujtjen (qëndrimin) natën në Mina e cila është nata e ditës së Arafatit. Bujtja (qëndrimi) aty është obligim. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e praktikoi atë dhe e urdhëroi këtë kur tha:

”Merrini ritualet (e haxhit) tuaja nga unë!”

Përveç kësaj, është obligim bujtja (qëndrimi) edhe në Muzdelifeh derisa të falësh namazin e sabahut. Nëse të humbet bujtja (qëndrimi) aty, të paktën mos e humb namazin e sabahut aty. Falja e namazit të sabahut aty është obligim, bile disa dijetarë mendojnë se falja e namazit të sabahut aty është një nga shtyllat e haxhit. Vetëm gratë dhe të dobëtit lirohen nga bujtja (qëndrimi) aty. Atyre ju lejohet të braktisin vendin pas mesnatës.

!9www.perlatmuslimane.com

Page 10: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Mos kalo përpara namaz falësve në xhaminë e shenjtë

4 – Ki kujdes sa të mundesh që të mos kalosh përpara namaz falësve në xhaminë e shenjtë, për të mos folur në lidhje me xhamitë e tjera. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Në qoftë se ai që kalon përpara namazliut të dinte se çfarë mëkati po vepron, do të kishte qenë më mirë për të që të qëndronte aty dyzet e jo të kalonte para tij.”

Fjala e tij është e përgjithshme dhe përfshinë të gjithë ata që kalojnë përpara çdo namaz falësi. Përveç kësaj, hadithi që përjashton kaluesin përpara namaz falësve në xhaminë e shenjtë është i dobët.

Duke pasur parasysh se hadithi për tu falur përprapa sutres është i përgjithshëm, gjithashtu në atë xhami duhet të falesh drejt prapa sutres. Disa sahabë janë shprehur në mënyrë specifike për këtë çështje, e cila përmendet në origjinalin e librit.

!10www.perlatmuslimane.com

Page 11: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Daveti dhe debati gjatë haxhit

5 – Dijetarët dhe njerëzit meritorë janë të obliguar t’ua mësojnë haxhive ritualet dhe dispozitat e haxhit sipas Kuranit dhe Sunnetit. Megjithatë, kjo nuk duhet t’i largojë ata nga thirrja në Teuhid që është baza e Islamit dhe arsyeja përse u dërguan të dërguarit dhe u shpallën librat e shenjta. Shumica që i kemi takuar – disa prej tyre madje i atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç kësaj, ata janë të shkujdesur se besimi, fikhu, të drejtat ligjore e civile, sjellja, politika, ekonomia dhe gjëra të tjera të muslimanëve duhet të bashkohen nga Kurani dhe Sunneti.

Ata duhet të dinë se të gjitha zërat e ngritur dhe reformat e ngritura që nuk janë bazuar në këtë rrugë të drejtë, vetëm se u shkaktojnë muslimanëve përçarje dhe dobësim, nënçmim dhe poshtërim. Kjo dëshmohet më së miri nga gjendja e sotme e përditshme.

Nëse është e nevojshme, lejohet të bëhen debate të mira. Ky lloji i ndaluar i debatit gjatë haxhit është ai që zhvillohet në emër të gënjeshtrave dhe të kotës. Sigurisht që është i ndaluar në çdo rast, ashtu si të gjitha mëkatet e tjera. Kështu, ndalimi nuk vlen për debatin e urdhëruar që për shembull përmendet në fjalët e Allahut (te ala):

ك بالحكمة والموعظة الحسنة وجادلھم بالتي ھي أحسن ادع إلى سبیل رب

”Thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë.” 9

Nëse debati me kundërshtarët fanatik do të jetë jofitimprurës dhe madje të shpie në pasoja të paligjshme, është më mirë që thirrësi të mos hyjë në të.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Unë jam garantues i një shtëpie në skaj të xhenetit për atë që e braktis një polemikë edhe nëse ai ka të drejtë.” 10

16:1259

Hadithi është i mirë. Teksti i tij i plotë është në ”Sahih el-Xhami es-Saghir” (1477).10

!11www.perlatmuslimane.com

Page 12: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Shembuj të gjërave të lejuara gjatë ihramit

Thirrësi duhet t’ua lehtësojë njerëzve në përgjithësi dhe haxhive në veçanti. Lehtësimi është një parim i ligjësuar deri sa të vërtetohet e kundërta. Rrjedhimisht, sepse nuk lejohet që një argument të kundërshtohet me anë të mendjes. Këtë qëndrim të saktë dhe të drejtë duhet ta kenë të gjithë thirrësit në fe. Pastaj, injorohen kundërshtimet e të gjithë njerëzve, në rast se ata thonë se e ka shtrënguar fort apo ka lëshuar pe.

Ka çështje të lejuara nga të cilat haxhitë zakonisht shqetësohen për shkak të fetvave që bie në kundërshtim me parimin e lartpërmendura. Disa prej tyre janë:

1 – Larja e tërë trupit, duke përfshirë fërkimin e kokës, pa qenë xhunub. Larja e tërë trupit është konfirmuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) nga Ebu Ejubi (radijAllahu anh) dhe është transmetuar mes tjerash nga Bukhari dhe Muslimi . 11

2 - Është e lejueshme të kruhet koka edhe në qoftë se bien qimet. Dëshmi për këtë është hadithi i Ebu Ejubit. Këtë e zgjodhi edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah).

3 – Bërja hixhame edhe pse ajo çon në rruajtjen e pjesës së trupit të trajtuar. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ishte në ihram kur i bënë hixhame në mes të kokës. Hixhamja nuk mund të zbatohet pa rruar flokët. Ky është mendimi i Ibnu Tejmijes. Edhe Hanabelitë e pasojnë atë por ata vendosin kefara, diçka për të cilën nuk kanë argument. Në fakt, mendimi i tyre është hedhur poshtë nga hixhamja e tij (salAllahu alejhi ue selem). Nëse ai do të kishte bërë kefara për të, sahabët do ta kishin përmendur këtë. Se ai përmendi vetëm hixhamen dëshmon se ai nuk ka bërë kefara. Prandaj, mendimi i Ibnu Tejmijes (rahimehullah) është i saktë.

4 - Është e lejuar nuhatja e aromave dhe heqja e thonjve të thyer. Ka transmetime në lidhje me këtë në origjinal.

5 – Kërkimi i hijes në tenda dhe nën mbulesa. Është vërtetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e bëri këtë. Në të kaluarën, ata mbroheshin nën hije. Sot kjo mund të bëhet me çadra dhe madje edhe brenda makinave. Të vendosësh kefara (dëmshpërblim) për këtë është një vështirësi që nuk ka dëshmi. Mendimi i saktë nuk bën dallim në mes hijes nën tenda që është konfirmuar në Sunnet dhe hijes nga shtazët dhe të ngjashme. Sipas "Manar-us-Sebil" ky është një nga mendimet e Imam Ahmedit. Disa ja presin çatinë 12

makinave e cila është një teprim të cilin Zoti i krijesave nuk e ka lejuar.

6 - Rripat dhe kollanët rreth belit. Lejohet lidhja e tyre në rast nevoje. Po ashtu është e lejuar bartja e unazës e cila është transmetuar në disa transmetime. E njëjta vlen edhe për përdorimin e orës, syzeve dhe kuletave rreth qafës.

Hadithi i plotë përmendet në librin origjinal, fq. 28. Unë e kam përmendur edhe "Irua-ul-Ghalil" (1019) 11

dhe "Sahih Ebi Davud" (1613).

Manar-us-Sebil (1/236).12

!12www.perlatmuslimane.com

Page 13: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Të gjitha këto çështje bien nën parimin e lartpërmendur. Disa madje mbështeten nga hadithe nga profeti (salAallahu alejhi ue selem) dhe transmetime nga sahabët.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

یرید هللا بكم الیسر وال یرید بكم العسر

“Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk donë që t’i vështirësojë gjërat për ju.” 13

Dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

2:18513

!13www.perlatmuslimane.com

Page 14: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Gjërat që duhet vepruar para hyrjes në ihram

1 - Ai që synon të bëjë haxhin ose umren, rekomandohet të lahet para se të hyjë në ihram. Rekomandimi vlen edhe për gruan që ka ciklin e saj mujorë ose lehoninë.

2 - Pas kësaj, burrit i lejohet të veshë të gjitha llojet e rrobave për derisa ato nuk janë të qepura përgjatë trupit. Ai mund të veshë iz’ar (rrobe mbi pjesën e sipërme) dhe sandale. Sandale përfshijnë të gjitha llojet e mbathjeve që përdoren për të mbrojtur këmbët dhe janë nën nyje.

3 - Burrave nuk i lejohet të mbajnë kapelë, çallmë ose ndonjë gjë tjetër që mbulon kokën dhe e prek atë.

Sa u përket grave, ato nuk duhet të heqin ndonjë veshje të ligjësuar. Në anën tjetër, atyre nuk u lejohet që të mbulojnë fytyrën e tyre me nikab , burkë, vello ose shall koke. As 14

nuk u lejohet të bartin dorëza.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Një burrë në ihram nuk duhet veshë burnus (këmishë e cila mbulon edhe kokën), çallmë, mantel, pantallona, veshje të lyera nga shafrani apo hafini, as çorape. Atij i lejohet të mbathë çorape vetëm në qoftë se nuk gjen sandale .” 15

Ai gjithashtu tha:

"Një grua në ihram nuk duhet të veshë nikab ose dorëza.” 16

Nga ana tjetër, atyre ju lejohet të mbulojnë fytyrën me vello ose me veshje të jashtme të cilin e vendosin mbi kokat e tyre. Pra ju lejohet që fytyrat e tyre të preken nga vellot dhe veshja e sipërme. Ndërsa ato nuk duhet ti lidhin ato tha Ibnu Tejmijeh (rahimehull).

4 – Lejohet veshja e ihramit para mikatit të caktuar. Madje kjo mund të bëhet edhe në shtëpi. Këtë e bëri i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe sahabët e tij. Kjo ua

Një maskë që prek hundën dhe mund të duket në disa mënyra. Nëse tërhiqet deri tek sytë, quhet 14

"Uasuasah" dhe "Burku". Nëse tërhiqet deri në qepallë, quhet "Nikab". Nëse shtrihet në mbi hundë, quhet "Ligham". Arsyeja për emrin është se ngjyra e saj fsheh ngjyrën e lëkurës së gruas. Shih: "Lisan-ul-Arab" (2 / 265-266).

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: 15

"Ai nuk është i detyruar ti shkurtojë ato në mënyrë që ata të bien nën kërcinjtë. Së pari, profeti (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi që ata të priten. Pastaj, në Arafat, ai e lejoi burrin që nuk ka iz’ar dhe sandale të vesh pantallona dhe çorapë lëkure. Ky është mendimi i saktë." (el-Mansik)

Bukhari dhe Muslimi. Shih "Sahih Ebi Davud" (1600).16

!14www.perlatmuslimane.com

Page 15: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

lehtëson udhëtarëve që fluturojnë të cilët nuk mund ta veshin ihramin kur arrijnë tek mikatet. Por ata nuk duhet të synojnë hyrjen në ihram deri sa të jenë jashtë mikatit, kështu që ata të mos e kalojnë atë pa ihram.

5 - Është e lejuar për burrat që të lyejnë dhe të parfumosin trupin me të gjitha llojet e aromave të pangjyrë. Ndërsa kjo nuk lejohet për gratë. Parfumi i tyre përbëhet nga ngjyra në krahasim me aromën. Lyerja dhe parfumimi duhet të bëhen përpara se të synojnë hyrjen në ihram tek mikati. Më pas, të dyjat bëhen të ndaluara.

6 – Kur të arrijë në mikat bëhet obligim hyrja në ihram. Nuk mjafton të bësh nijetin e hyrjes në ihram me zemër, ky qëllim ka qenë aty që kur ai u largua nga shtëpia. Përveç kësaj, ai gjithashtu duhet të thotë me gojë ose të veprojë në një mënyrë që e futë atë në ihram. Kur ai e thotë telbijen dhe synon hyrjen në ihram, ekziston konsensus se hyrja e tij në ihram është zbatuar.

7 - Asgjë nuk duhet thënë para telbijes. Disa thonë për shembull:

"O Allah! Po e bëj nijet të bëjë haxhin (ose umren); lehtësoma atë dhe pranoje atë nga unë ... "

Asnjëra nga këto nuk është transmetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Kjo kujton qëllimin që shqiptohet para abdesit, namazit dhe agjërimit. Të gjitha këto janë bidate. Është e njohur se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Unë ju paralajmëroj ndaj risive, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është në zjarr.”

!15www.perlatmuslimane.com

Page 16: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Mikatet (vendet ku fillon haxhi dhe umreja) e haxhit

8 - Janë pesë mikate:

1 - Dhul-Hulejfeh

2 - Xhuhfeh

3 - Karn-ul-Menazil

4 - Jalamlam

5 – Dhat Irk

Ato janë për vendasit e tyre si dhe për të gjithë të tjerët që i kalojnë ato për të bërë haxhin ose umren. Ai që banon brenda kufirit të tyre e bën nijet hyrjen në ihram nga vendbanimi i tij. Edhe banorët e Mekës bëjnë nijet ihramin nga Meka.

Dhul-Hulejfah është mikati i banorëve të Medinës. Është një fshat i vendosur rreth një milje nga Medina. Ky mikat është më së largu nga Meka. Në mes tyre ka dhjetë etapa udhëtimi (me shtazë). Varësisht nga rrugët, ato mund të ndryshojnë në numër. Shejhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë se ka disa rrugë nga aty për në Mekë. Ajo quhet "Lugina e Akik" dhe xhamia e saj quhet xhamia e pemës. Ka një pus që disa njerëz të rëndomtë injorantë e quajnë "pusi i Aliut". Ata mendojnë se Aliu luftoi kundër xhinëve aty, që është një gënjeshtër e qartë.

Xhuhfeh është një qytet rreth tre etapa udhëtimi nga Meka dhe është mikati i banorëve të Shamit dhe Egjiptit. Gjithashtu konsiderohet mikati i Medinës nëse banorët e saj do të vinin nga një rrugë tjetër. Ibnu Tejmijeh ka thënë:

"Ky është mikat për ata që vijnë nga perëndimi si nga Shami, Egjipti dhe pjesa tjetër e Afrikës së veriut. Sot vendi është shkatërruar (pabanuar) prandaj njerëzit bëjnë nijet ihramin në Rabigh që është para tij."

Karn-ul-Manazil quhet gjithashtu "Karn-uth-Tha'alib" dhe është një udhëtim 24 orësh (me shtazë) nga Meka. Është mikati i Nexhdit.

Jalamlam është mikati i jemenitëve. Ai ndodhet rreth 32 km nga Meka.

Dhat Irk është një vend në shkretëtirë në kufirin ndërmjet Nexhdit dhe Tihameh. Mikati është rreth 68 km nga Meka dhe është mikat për irakianët.

!16www.perlatmuslimane.com

Page 17: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Haxhi Temettu

9 - Ai që ka ndërmend të hyjë në ihram dhe të bashkojë haxhin dhe umren dhe ka sjellë me vete kurbanin, thotë:

لبیك اللھم بحجة و عمرة“O Allah! Të përgjigjem ty me haxh dhe umre.”

Nëse ai vjen pa kurban, që është më mirë, ai thotë:

لبیك اللھم بعمرة“O Allah! Të përgjigjem ty me umre.”

Nëse ai ka ndërmend të bëjë vetëm haxhin, ai e anulon këtë nijet dhe e kthen atë në umre, sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Umra i është bashkuar haxhit deri në Ditën e Gjykimit.”

Pastaj ai i lidhi gishtat e tij.

Ai gjithashtu tha:

"O umeti i Muhammedit! Nëse ndonjë prej jush e bënë haxhin, ai duhet të bëj nijet umren me haxhin.” 17

Ky është kuptimi i haxhit Temettu; futjen e umres në haxh.

Shih "el-Ahadith es-Sahihah" (2469).17

!17www.perlatmuslimane.com

Page 18: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Kushtëzimi

10 - Ai që dëshiron mundet së bashku me telbijeh të kushtëzojë për shqetësimet që mund të ndodhin gjatë rrugës, si sëmundja dhe frika. Në këtë rast, ai e thotë që i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) na ka mësuar:

اللھم محلي حیث حبستني

"O Allah! Dalja ime nga ihrami është vendi ku Ti më ndalon.” 18

Nëse ai thotë kështu dhe pastaj ndodhë që të ngecet udhës ose sëmuret, ai del nga ihrami. Kështu ai nuk ka nevojë të bëjë kefara (dëmshpërblim) dhe as të përsëris haxhin në vitin e ardhshëm. Ndërsa nëse ky është haxhi i tij i parë, ai duhet ta përsëri atë në çdo rast.

11 - Ihrami nuk ka ndonjë lutje të veçantë. Nëse një namaz fillon para se ai të hyjë në ihram, ai e falë namazin dhe hyn në ihram pas namazit, ai ka vepruar sipas të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili hyri në ihram pas namazit të drekës.

Bukhari dhe Muslimi. Shih "Sahih Ebi Davud" (1557).18

!18www.perlatmuslimane.com

Page 19: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Falja e namazit në luginën Akik

12 - Ai, mikati i të cilit është Dhul Hulejfeh, rekomandohet të falet aty, jo specifikisht për shkak të ihramit, por për shkak të veçorisë së atij vendi. Bukhari transmeton nga Umeri (radijAllahu anhu) i cili tregoi se ai e dëgjoi të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë në luginën Akik:

"Erdhi tek unë këtë natë dikush prej Zoti tim dhe më tha: "Falu në këtë luginë të bekuar dhe thuaj: "Umreh me haxh.”

Në një formulim tjetër thotë:

“Umrah dhe haxh.”

Ibn Umeri tregoi nga profeti (salAllahu alej hi ue selem) se:

"Një natë vonë ndërsa ai ishte në gjumë në luginën e Dhul-Hulejfeh, ai ëndërroi se si i thanë atij: "Ti je me të vërtetë në një luginë të bekuar." 19

Shih "Sahih Ebi Davud" (1579) dhe "Mukhtasar Sahih Muslim" (761-762). Hafidhi Ibn Haxheri ka thënë: 19

”Vlera e Akik është si vlera e Medinës kur bëhet fjalë për tu falur aty." (Fet’h-ul-Bari (3/311))!19

www.perlatmuslimane.com

Page 20: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Shprehje me të cilat thuhet telbije

13 - Pastaj ai qëndron drejt Qabes , e thotë telbijen para umres ose të dyja haxhin dhe 20

umren dhe thotë:

اللھم ھذه حجة ال ریاء فیھا و ال سمعة"O Allah! Ky është një haxh pa syefaqësi ose dëshirë për reputacion.” 21

14 - Pas kësaj ai e thotë telbijen në të njëjtën mënyrë sikurse bëri profeti (salAllahu alejhi ue selem):

لبیك اللھم لبیك، لبیك ال شریك لك لبیك، إن الحمد، والنعمة، لك والملك، ال شریك لك

(Lebbejke Allahume lebbejk-lebbejke la sherike leke lebbejk-innel hamdeh ue ni’mete leke uel mulk-la sherike lek) "Unë i përgjigjem thirrjes Tënde, O Allah, unë i përgjigjem thirrjes Tënde. Unë i përgjigjem thirrjes Tënde, Ti nuk ke asnjë ndihmës, unë i përgjigjem thirrjes Tënde. Hamdi, bekimet dhe fuqia të përkasin Ty. Ti nuk ke asnjë ndihmës.”

Ai nuk e kishte zakon të thoshte më shumë se kaq.

Telbijeh e tij (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu mund të ishte:

لبیك إلھ الحق

(Lebbejke Ilahi El-Hakk)

"Unë të përgjigjem Ty, Zoti i së vërtetës.”

15 - Është më mirë që t'i përmbahemi telbijes së tij (salAllahu alejhi ue selem). Megjithatë, nuk është e lejuar për të shtuar në të, sepse profeti (salAlahu alejhi ue selem) e miratoi atë nga njerëzit. Ata e kishin zakon të shtonin:

لبیك ذا المعارج، لبیك ذا الفواضل"Unë të përgjigjem Ty që je lart. Unë të përgjigjem Ty që posedon përsosmërinë. ”

Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të reduktuar ndërsa el-Bejhaki e transmetoi atë me një zinxhir të 20

plotë dhe autentik.

Transmetuar nga edh-Dhija me një zinxhir autentik.21

!20www.perlatmuslimane.com

Page 21: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Ibn Umeri e kishte zakon të shtonte:

لبیك و سعدیك، و الخیر بیدیك، و الرغباء إلیك و العمل"Unë të përgjigjem Ty dhe të kërkojë ndihmë Ty. E mira është në dorën Tënde. Dëshira dhe veprimi të përkushtohen Ty.” 22

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi. Shih "Sahih Ebi Davud" (1590).22

!21www.perlatmuslimane.com

Page 22: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Leximi i telbijes me zë të lartë

16 - Ai që e thotë telbijen duhet të ngre zërin.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Xhibrili erdhi tek unë dhe më urdhëroi që të urdhëroj shokët e mi dhe pasuesit e mi që të ngrenë zërin e tyre gjatë telbijes.” 23

Po kështu ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:

"Haxhi më i mirë është ai në të cilin telbijeh lexohet me zë të lartë dhe rrjedh gjaku i kurbanit.” 24

Prandaj, shokët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) e bënin telbijen me zë shumë të lartë kur e bënë haxhin me të.

Ebu Hazim ka thënë:

"Kur sahabët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) hynin në ihram, atyre ju merrej zëri deri se të arrinin në Rauha.” 25

Ai (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu tha:

"Sikur jam duke e parë Musain (alejhis-selam) duke zbritur nga Thenjjeh dhe po e lexon telbijen me zë të lartë para Zotit të tij (te ala)." 26

Transmetuar nga Ebu Davudi, Tirmidhi, en-Nasai, Ibn Maxheh dhe të tjerët. Shih "Sahih Ebi 23

Davud" (1592).

Hadithi është i mirë. Shih "Sahih-ul-Xhami" (1112).24

Transmetuar nga Seid bin Mensur me një zinxhir të mirë transmetimi, siç thuhet në "el-Muhalla" (7/94). 25

Pos kësaj është transmetuar nga Ebi Shejbeh me një zinxhir autentik, zinxhir të transmetimit të ndërprerë nga Mutalib bin Abdil-lah, siç thuhet në "Fet'h ul Bari" (3/324).

Transmetuar nga Muslimi. Shih ”es-Sahihah” (2023).26

!22www.perlatmuslimane.com

Page 23: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Telbijeh e gruas

17 – Pasi që dy hadithet e mëparshme janë të përgjithshme, gratë duhet të praktikojnë telbijen si dhe burrat. Ato duhet të ngrenë zërat e tyre përderisa nuk ka frikë që të shkaktojnë sprova. Aishah (radijAllahu anha) e kishte zakon të ngre zërin e saj në mënyrë që burrat mund ta dëgjonin atë.

Ebu Atija ka thënë:

"E dëgjova Aishen duke thënë: "Unë e di se si ishte telbijeh e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem)." Pastaj e dëgjova atë duke thënë: "Unë të përgjigjem Ty, o Allah.” 27

El-Kaisim bin Muhammed ka thënë:

"Një natë para nisjes sime nga Mina, Muavijeh dëgjoi një zë që thoshte telbijen me zë të lartë. Ai tha: "Kush është?" Iu tha: "Nëna e besimtarëve Aishah ka bërë umren nga Tan'im." Kur Aishah u informua për këtë, ajo tha: "Nëse ai më kishte pyetur mua, unë do ti kisha treguar atij.” 28

Transmeton Bukhari (679 – version i shkurtuar), et-Tajalisi (1513) dhe Ahmedi (6/32, 100, 180 dhe 243).27

Transmeton Ebi Shejbeh me një zinxhir autentik, i cili është transmetuar në "el-Muhalla" (7 / 94-95). 28

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: ”Gruaja duhet të ngrejë zërin e saj në mënyrë që shoqet e saj ta dëgjojnë. Në lidhje me kushte të ndryshme, rekomandohet të praktikohet kjo shpesh." (el-Mansik)

!23www.perlatmuslimane.com

Page 24: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Kohëzgjatja e telbijes

18 – Duhet praktikuar telbijen sepse ajo i takon ritualeve të haxhit . Ai (salAllahu alejhi 29

ue selem) gjithashtu tha:

"S’ka njeri që e thotë telbijen, nuk ka pemë dhe shkëmbinj në të djathtë dhe të majtë të tij aq sa mund të arrijë shikimi i syrit që gjithashtu bëjnë telbijeh.” 30

Kjo vlen veçanërisht çdo herë kur ngjitet në një vend të lartë dhe zbret poshtë. Argument për këtë është hadithi i lartpërmendur:

"Sikur po e shoh Musain (alejhis-selam) duke zbritur Thanijjeh dhe të lexojë telbijen më zë të lartë për Zotin e tij (te ala).”

Në një hadith tjetër thuhet:

"Sikur po e shoh atë duke zbritur nga lugina dhe duke lexuar telbijen.” 31

19 - Është e lejuar për të bashkangjitur me telbijen shprehjen:

ال إلھ إال هللا

(la ilahe ilAllah) "Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.”

Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

"Dola me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili vazhdoi të lexonte telbijen derisa ai të kishte goditur shtyllën e Akabasë. Ai e kishte zakon që të bashkonte telbijen me shprehjen:

ال إلھ إال هللا

(la ilahe ilAllah)

Fjala është pjesë e një hadithi autentik të përmendur në "es-Sahihah" (828). Formulimi i tij fjalë për fjalë 29

është: "Xhibrili më urdhëroi të ngre zërin gjatë telbijes, sepse kjo i përket ritualeve të haxhit.”

Transmetuar nga Ibn Khuzejmeh dhe el-Bejhaki me një zinxhir transmetimi autentik, siç përmendet në 30

"et-Targhib uet-Tarhib" (2/118).

Transmetuar nga Bukhari ((60/8) me shkurtesën time). Hafidh ibn Haxheri ka thënë: ”Në hadith duket se 31

telbijeh është pjesë e praktikës së të dërguarve dhe se ajo duhet të lexohet në veçanti duke zbritur te poshtë dhe duke ngjitur përpjetë.”

!24www.perlatmuslimane.com

Page 25: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

"Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.”" 32

20 - Kur arrini në zonën e shenjtëruar të Mekës dhe i sheh shtëpitë e qytetit, përfundon telbijeh . Pas kësaj vlejnë ritualet e tjera që do të përmendim dalëngadalë.33

Transmetuar nga Ahmedi (1/417) me një zinxhir të mirë transmetimi. El-Hakim dhe edh-Dhehebi e kanë 32

vërtetuar atë, siç përmendet në "el-Haxh el-Kabir".

Transmetuar nga Bukhari (779) me shkurtesën time) dhe el-Bejhaki. Shih "el-Mexhma" (3/225) dhe 33

(3/239).!25

www.perlatmuslimane.com

Page 26: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Larja para hyrjes në Mekë

21 - Ai që e ka të lehtë të lahet përpara se të hyjë në Meke, duhet të lahet. Gjithashtu, ai duhet të pasojë të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe të hyjë në qytet gjatë ditës . 34

22 - Hyrja duhet të jetë nga ana e derës Mu'allah. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) hyri nga kodrina e ngritur Kada'' që ngrihet mbi varrezat. Duke pasur parasysh se dera e 35

Benu Shejbeh është më afër gurit të zi, ai (salAllahu alejhi ue selem), hyri nëpërmjet saj.

23 - Megjithatë, lejohet hyrja në Mekë nga të gjitha drejtimet.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Të gjitha rrugët e gjera në Mekë janë një rrugë dhe një vend ku theret kurbani.”

Në një hadith tjetër thuhet:

"Meka e tërë është një rrugë; këtu hyhet dhe dilet atje.” 36

24 - Mos harro të hysh në xhaminë me këmbën e djathtë dhe të thuash:

د اللھم افتح لي أبواب رحمتك اللھم صل على محم “O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhammedin. “O Zoti im, m’i hap dyert e mëshirës Tënde.” 37

ose:

جیم یطان الر أعوذ باT العظیم وبوجھھ الكریم وبسلطانھ القدیم من الش

“Kërkoj mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm, përmes fytyrës së Tij të ndershme dhe me fuqinë e Tij të përhershme ndaj shejtanit të mallkuar.” 38

Transmetuar nga Bukhari (779) me shkurtimin tim dhe "Sahih Ebi Davud" (1630).34

Transmetuar nga Bukhari ((780) me shkurtimin tim) dhe "Sahih Ebi Davud" (1929).35

Transmetuar nga el-Fakihi me një zinxhir të mirë transmetimi.36

Shih librin e Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes "el-Kelim et-Tajjib", fq. 51-52, me verifikimin dhe korrigjimin 37

tim.

Transmetuar nga Ibn Ebi Shejbeh me një zinxhir transmetues autentik. Të tjerë e kanë transmetuar atë 38

nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) me një zinxhir të dobët të transmetimit, e cila është bërë e qartë në "edh-Dha'ifah" (1054).

!26www.perlatmuslimane.com

Page 27: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

25 - Në shikim e parë të Qabes, ai që dëshiron i lejohet të ngre duart e tij. Kjo është konfirmuar nga Ibn Abbasi . 39

26 - Në këtë kontekst, nuk ka asnjë lutje të posaçme të konfirmuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Pra, lutesh me atë që di. Gjithashtu, konsiderohet të jetë e mirë që të lutesh me lutjen e konfirmuar të Umerit (radijAllahu anhu):

نا بالسالم نا رب الم فحی الم ومنك الس اللھم أنت الس

"O Allah! Ti je i përsosur pa të meta dhe nga Ti vjen shpëtimi. Na jep, Zoti ynë, një jetë me shpëtim." 40

Transmetuar nga el-Bejhaki (5/72) me një zinxhir të mirë të transmetimit nga Se'id bin el-Musejjeb i cili 39

tha: "E pashë Umerin të bëjë diçka të cilën nuk e kam parë askë duke bërë. Kur e pa Qaben, e pashë ... ” Nëpërmjet një zinxhiri të mirë të transmetimit ai gjithashtu transmetoi se Se'id bin el-Musejjeb e kishte zakon të bënte këtë. Po kështu, Ibn Ebi Shejbeh (4/97) e ka transmetuar këtë nga të dy.

Një hoxhë i ndershëm e komentoi në librin e tij "El-Manasik uez-Zijarat" se veprimi nuk është transmetuar 40

nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem). Megjithatë, pohimi i tij është një lëshim nga ai. Unë e kam verifikuar vërtetësinë e tij në "el-Irua" (1112).

!27www.perlatmuslimane.com

Page 28: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Veprimi me gurin e zi

27 - Pastaj shkon tek guri i zi, kthehesh drejt tij dhe thua:

(Allahu ekber) هللا أكبر

”Allahu është më i madhi.”

Kjo është transmetuar në mënyrë autentike nga Ibn Umeri, se ai më parë kishte thënë:

(bismilah) بسم هللا"Në emër të Allahut.”

Megjithatë, kanë gabuar ata që thanë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e bëri këtë.

28 - Pastaj e prekë atë me dorën tënde, e puth dhe vendos balluken mbi të. Kjo është bërë nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem), Umeri dhe Ibn Abbasi . 41

29 – Nëse nuk është e mundur të puthet, ai e prek atë me dorën e tij dhe puth dorën në vend të tij.

30 - Nëse nuk është e mundur të prekësh, ai bën me dorë drejt tij.

31 - Kjo duhet të bëhet në çdo rrotullim.

32 - Ai nuk duhet të shtyhet për të arritur atë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"O Umer! Ti je një njeri i fuqishëm. Mos e shqetëso të dobëtin. Nëse do të prekësh gurin, duhet të bësh këtë kur rruga është e lirë. Përndryshe, drejtohu drejt tij dhe thuaj:

هللا أكبر

"Allahu është më i madhi.” 42

33 - Është një vlerë e madhe në prekjen e gurit të zi. Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Në Ditën e Gjykimit, Allahu do të bëjë gurin e zi që të ringjallet. Ai do të ketë dy sy me të cilët do të shohë dhe një gjuhë me të

Transmetuar nga esh-Shafeiu, Ahmedi dhe të tjerët. Hadithi është i fortë, siç e kam shpjeguar në "el-41

Haxh el-Kabir".

Autentik sipas Tirmidhiut, Ibn Khuzejmeh, Ibn Hibani, el-Hakimi dhe edh-Dhehebi. Është përmendur në 42

burimin e mëparshëm.!28

www.perlatmuslimane.com

Page 29: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

cilën do të flasë. Ai do të dëshmojë për atë që e ka prekur me hak.”

Ai gjithashtu tha:

"Prekja e gurit të zi dhe këndi i Jemenit shlyejnë me të vërtetë mëkatet.” 43

Përveç kësaj, ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:

"Guri i zi vjen nga xheneti. Ishte më i bardhë se bora para se mëkatet e idhujtarëve ta ndotnin atë." 44

Tirmidhi ka thënë se është i mirë, ndërsa Ibn Hibani, el-Hakimi dhe edh-Dhehebi thanë se është autentik.43

Autentik sipas Tirmidhiut dhe Ibn Khuzejmes.44

!29www.perlatmuslimane.com

Page 30: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bërja Tavaf-ul-Kudum

34 - Pastaj, fillon tavafi rreth Qabes. Gjatë tavafit Qabja duhet të jetë në të majtë të haxhiut.

Tevafi përbëhet nga shtatë rrotullime dhe duhet të bëhet prapa Hixhrit (murit harkor që gjendët pranë Qabes). Ai që ecë rrotull Qabes duke pasur gurin e zi si pikënisje të tij, ka ecur një rrotullim të tërë.

Gjatë tërë tavafit, rroba e sipërme (e burrave) duhet të lidhet nën krahun e djathtë në mënyrë që krahu i djathtë të zbulohet. Tre rrotullimet e para bëhen me vrapim të lehtë. Vrapimi fillon tek Hixhr dhe mbaron tek Hixhr. Rrotullimet e tjera bëhen duke ecur.

35 – Në çdo rrotullim këndi i Jemenit duhet të preket dhe jo të puthet. Nëse nuk është e mundur të preket ai, nuk është e nevojshme të bëhet me dorë kah ai.

36 - Midis këndit të Jemenit dhe gurit të zi thuhet:

ار نیا حسنة وفي اآلخرة حسنة وقنا عذاب الن نا آتنا في الد رب

"O Zot! Na jep të mirën në këtë jetë dhe të mirën e jetës së përjetshme dhe na kurse nga vuajtja e zjarrit!” 45

37 - Duhet pasuar profetin (salAlahu alejhi ue selem) dhe nuk duhet prekur këndin e Levantit. 46

Transmetuar nga Ebu Davudi dhe të tjerët. Disa e kanë vërtetuar atë. Shih "Sahih Ebi Davud" (1653).45

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: "Prekja bëhet me dorë. Pjesa tjetër e Qabes, vendi i 46

Ibrahimit, të gjitha xhamitë e botës dhe muret e tyre, profetët dhe varret e njerëzve të mirë (duke përfshirë dhomën e profetit tonë (salAllahu alejhi ue selem), shpellën e Ibrahimit, vendfaljet e profetit tonë (salAllahu alejhi ue selem) dhe shkëmbin në Jeruzalem nuk duhet të preken as nuk duhet të puthen. Umeti janë unanim në lidhje me këtë. Përveç kësaj, konsiderohet prej bidateve më të rënda dhe më të ndaluar bërja tavaf rreth këtyre objekteve. Ati që ia shton këtë veprim fesë duhet të qortohet; ai ose pendohet ose ekzekutohet.”

Sa e bukur që është ajo që transmetuan Abdurr-Razzaku (8945), Ahmedi dhe el-Bejhaki nga Jala bin Umejjeh i cili ka thënë: "Një herë bëra tavaf me Umer ibn el-Hattabin (në një transmetim tjetër përmendet Uthmani) (radijAllahu anh). Kur arrita tek qoshi pas derës që është pas gurit, e ngrita dorën e tij që ai ta prek atë. Ai tha: "A nuk ke bërë tavaf me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem)?" I thashë: "Po." Ai tha: "A e ke parë atë duke e prekur atë?" Unë i thashë: "Jo." Atëherë ai tha: "Vazhdo të ecësh! Me të vërtetë ke një shembull të mirë në të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem)."

!30www.perlatmuslimane.com

Page 31: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Të mbajturit midis këndit dhe derës së Qabes

38 – Të mbajturit midis këndit dhe derës është e lejueshme, haxhiu të vendos gjoksin, fytyrën dhe krahët e tij në Qabe . 47

39 - Nuk ka lutje të veçanta gjatë tavafit. Është e lejueshme të lexohet çfarë të do nga Kurani dhe lutjet.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Tevafi rreth Qabes është namaz. I vetmi ndryshim është se Allahu ka lejuar të folurit gjatë tij. Ai që flet gjatë tavafit, duet të flet vetëm fjalë të mira.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

"Të flet pak gjatë tavafit.” 48

40 – Nuk lejohet të bëhet tavafi duke qenë i zhveshur e as nuk lejohet për gratë që kanë ciklet e tyre mujore.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

Veprimi është transmetuar nga profetit (salAllahu alejhi ue selem) përmes dy mënyrave prandaj hadithi 47

bëhet i mirë. Ai bëhet edhe më i fortë kur konfirmohet se disa sahabi kanë bërë të njëjtën gjë. Njëri prej tyre ishte Ibn Abbasi (radijAllahu anhume) i cili tha:

"Ky është vendi ku duhet kapur; në mes të këndit dhe derës."

Veprimi transmetohet gjithashtu në mënyrë autentike nga Urueh bin ez-Zubejr. E gjithë kjo përmendet në "el-Ahadith es-Sahihah" (2138). Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

"Nëse dëshiron të arrin tek vendi i mbajtjes - që është midis gurit të zi dhe derës - dhe e vendos gjoksin, fytyrën, krahët dhe pëllëmbët në të dhe ti lutesh Allahut, bëje këtë. Kjo lejohet të bëhet edhe para Tavaf-ul-Ueda. Nuk ka dallim nëse e bëni këtë gjatë Tauaf-ul-Ueda apo jo. Sahabët e kishin zakon të bënin këtë kur hynin në Mekke ... Megjithatë, është më mirë të qëndroni pranë derës dhe të luteni pa u mbajtur për Qaben. Kur është koha për tu larguar, as nuk duhet të ndalesh, të kthehesh ose të ecësh prapa." (el-Mansik, fq. 387)

Transmetuar nga Tirmidhi dhe të tjerët. Transmetimi i dytë transmetohet nga Tabarani dhe të tjerët. 48

Hadithi është autentik, të cilën e kam arritur në "el-Irua" (21). Shejkh-ul-Islam tha:

"Nuk është transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka urdhëruar, lexuar ose ia ka mësuar dikujt ndonjë lutje të veçantë. Në fakt, lejohet të lutemi me të gjitha lutjet e bazuar në sheriat. Megjithatë, nuk ka asnjë bazë për atë që shumë njerëz bëjnë kur luten me lutje të veçanta nën çati dhe të ngjashme."

!31www.perlatmuslimane.com

Page 32: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

"Nuk është e lejuar për të zhveshurin të bëjë tavafin rreth Qabes.” 49

Veç kësaj, ai (salAllahu alejhi ue selem) i tha Aishes kur ajo bëri umren gjatë haxhit lamtumirës:

"Bë çdo gjë që haxhiu bën, përveç tavafit rreth Qabes [dhe namazit] derisa të pastrohesh." 50

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi nga hadithi i Ebu Hurejres. Po ashtu, et-Tirmidhi e ka transmetuar 49

atë nga Aliu dhe Ibn Abbasi. Është përmendur në "el-Irua" (1102).

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimani nga Aishah. Përveç kësaj, Bukhari e ka transmetuar atë nga 50

Xhabiri. Shtesa i përket atij dhe përmendet në burimin e mëparshëm (191).!32

www.perlatmuslimane.com

Page 33: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Pas tavafit

41 – Pas rrethit të shtatë të tavafit, ai e mbulon krahun e djathtë, shkon në vendin e Ibrahimit dhe thotë:

قام إبراھیم مصلى خذوا من م وات“Dhe zgjidhni vendin ku Ibrahimi qëndroi për namaz.” 51

42 – Pastaj ai qëndron duke pasur vendin e Ibrahimit (mekamu Ibrahim) mes tij dhe Qabes, dhe i falë dy rekate.

43 – Gjatë këtyre dy rekateve lexon suren ”el-Kafirun” dhe ”el-Ikhlas”.

44 – Këtu as nuk duhet kaluar para namaz falësve dhe as nuk duhet lejuar që dikush të kalojë para teje kur je duke u falur. Sepse hadithet janë të përgjithshme që e ndalojnë këtë dhe nuk ka argumente se xhamia e shenjtë apo se Meka është përjashtuar nga kjo ndalesë . 52

45 – Pas namazit shkon tek uji Zemzem për të pirë prej tij dhe derdh ujë mbi kokë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Uji i Zemzemit është për atë qëllim që pihet.” 53

Ai gjithashtu tha:

”Është me të vërtetë i bekuar. Është ushqim dhe shërim për sëmundjet.” 54

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu tha:

”Uji më i mirë në tokë është Zemzemi. Është ushqim dhe shërim për sëmundjet. ” 55

2:22551

Referojuni origjinalit. fq.21, 23 dhe 135.52

Hadithi është autentik, siç është thënë nga disa imamë. E kam përmendur atë dhe kam biseduar për 53

rrugët e tij në ”Irua-ul-Ghalil” (1123), një nga të cilat është marrë në ”es-Sahihah” (883).

Hadithi është autentik. Është transmetuar nga Ebu Davudi, et-Tajalisi dhe të tjerët. Është përmendur në 54

”es-Sahihah” (1056).

Transmetuar nga edh-Dhija në ”el-Mukhtarah” dhe të tjerët. Është përmendur në burimin e mëparshëm 55

(1056).!33

www.perlatmuslimane.com

Page 34: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

46 – Pastaj ai kthehet tek guri i zi, thotë:

(Allahu ekber) هللا أكبر

”Allahu është më i madhi.”

dhe e prek atë sipas detajeve të specifikuara.

!34www.perlatmuslimane.com

Page 35: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Para ecjes mes Safas dhe Meruas

47 - Pas kësaj ai shkon për të ecur në mes Safas dhe Meruas. Kur ai arrin në Safa lexon fjalët e Allahut (te ala):

ف بھما ومن و فا والمروة من شعآئر هللا فمن حج البیت أو اعتمر فال جناح علیھ أن یط إن الصع خیرا فإن هللا شاكر علیم تطو

“Padyshim që Es-Safa dhe El-Merua (dy kodrina pranë Kabës në Mekë) janë nga shenjat e Allahut. Kështu nuk është gjynah për atë i cili kryen Haxhin apo Umren (viziton Shtëpinë e Shenjtë, Kaben në Mekë), të kryejë edhe Sa’jin (ecjen në këmbë mes këtyre dy maleve). Dhe kushdo që bën mirë me vullnetin e tij, atëherë padyshim që Allahu është Vlerësues për gjithçka, i Gjithëditur.” 56

Pastaj thuhet:

"Fillojmë me atë që filloi Allahu." (d.m.th. se Allahu së pari përmendi Safanë, prandaj ne fillojmë nga Safa).

48 - Ecja fillon nga Safa. Duhet hipur mbi të në mënyrë që haxhiu mund ta shoh Qaben . 57

49 - Aty ai qëndron në drejtim të Qabes dhe thotë:

هللا أكبر هللا أكبر هللا أكبر ال إلھ إال هللا وحده ال شریك لھ، لھ الملك ولھ الحمد ،یحیي و یمیت وھو على كل شيء قدیر، ال إلھ إال هللا وحده، أنجز وعده، ونصر عبده، وھزم األحزاب وحده

"Allahu është më i madhi. Allahu është më i madhi. Allahu është më i madhi. Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut të Vetmit, asnjë ndihmëtar nuk ka Ai. Ai posedon sundimin dhe Atij i përket hamdi. Ai jep jetë dhe vdekje dhe Ai ka gjithçka në fuqinë e Tij. Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut të

2:15856

Sot është e vështirë për të parë Qaben nga Safa, me përjashtim të disa vendeve ku mund të shihet 57

përmes disa shtyllave. Ai që arrin të bëjë këtë ka vepruar në përputhje me Sunnetin. Përndryshe, vepron aq sa ke mundësi.

!35www.perlatmuslimane.com

Page 36: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Vetmit. Ai e ka përmbushur premtimin e Tij, ka ndihmuar robin e Tij dhe Vetë i ka mposhtur të bashkuarit.” 58

Kjo duhet thënë tri herë. Mes tyre, ai lutet .59

Në "el-Adhkar" shton Neveviu: 58

ال إله إال هللا و ال نعبد إال إياه“Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut të Vetmit. Ne nuk adhurojmë asnjë tjetër përveç Tij.”

Unë nuk kam parë këtë shtojcë tek Muslimi ose dikush tjetër që ka transmetuar hadithin e gjatë të Xhabirit, ndryshe nga çfarë tha komentuesi i saj:

"Transmetuar nga Muslimi dhe ..."

Do të thotë në mes të këtyre lutjeve. Edhe pse është e lejuar për të bërë të gjitha llojet e lutjeve për 59

mirësitë e të dy jetëve, është më mirë për tu lutur me atë që është transmetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) ose nga Selefët.

!36www.perlatmuslimane.com

Page 37: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Ecja mes Safa dhe Merua

50 - Pastaj ai zbret për t’u ecur midis Safa dhe Merua. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Bëni ecjen! Sepse Allahu ju ka urdhëruar që të ecni mes Safa dhe Merua.” 60

51 - Pastaj shkon tek drita e gjelbër që është e vendosur në të djathtë dhe në të majtë. Kur të arrin atë atëherë duhet vrapuar (ngadalë) deri tek drita tjetër. Në kohën e tij (salAllahu alejhi ue selem) kjo pjesë ishte një luginë e sheshtë me gurë të imtë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Lugina kalohet vetëm duke shpejtuar.” 61

Hadithi është autentik, ndryshe nga ajo që disa kanë pranuar gabimisht. Është përmendur në "el-60

Irua" (1072).

Transmetuar nga Nesai dhe të tjerë. Është përmendur në "el-Haxh el-Kebir". Vërejtje! Ibn Kudameh ka 61

thënë: ”Gratë duhet të ecin gjatë tërë tavafit dhe Sai’t. Ibn-ul-Mundhir ka thënë: "Dijetarët janë pajtuar se gratë as nuk duhet vrapuar rreth Qabes apo midis Safas dhe Meruas. Ato nuk duhet të lidhin rrobat e tyre nën krahun e djathtë. Sepse veprimi zbulon lëkurën, e cila nuk duhet të bëhet nga një grua. Gruaja duhet të mbulojnë veten e saj ndërsa ajo ekspozohet ndaj tërësisht të kundërtës kur ajo vrapon dhe lidh rrobat e saj nën sqetull të djathtë. "(El-Mughni (3/394))

En-Nevevi ka thënë diçka që tregon se medhhebi Shafei ka mospajtime rreth kësaj. Ai tha: "Këtu janë dy mendime: 1 - Ajo nuk duhet të vrapojë. Në vend të kësaj ajo duhet të ecë gjatë gjithë rrugës qoftë ditë ose natë. Ky është mendimi i shumicës dhe ky është mendimi i saktë. 2 - Nëse ajo mund të vrapojë natën dhe rruga është e zbrazët nga njerëzit, rekomandohet që ta bëjë këtë sikurse është e rekomanduar edhe për burrat." (El-Mexhmu (8/75)).

Ky është ndoshta mendimi që është më afër të vërtetës. Për shkak se vrapimi bazohet në faktin se Haxher, nëna e Ismailit, vrapoi kur ajo po kërkonte ujë për djalin e saj të etur. Kjo thuhet në hadithin e Ibn Abbasit: ”Ajo gjeti se Safa ishte mali më i afërt. Ku ajo qëndronte mbi të dhe shikonte mbi luginë për të parë dikë. Pastaj ajo zbriti nga Safa. Kur ajo zbriti në luginë, ajo tërhoqi këmishën e saj dhe filloi të vraponte shpejt derisa sa ajo kaloi tërë luginën dhe arriti në Meruah. Ku ajo qëndronte mbi të dhe shikonte mbi luginë për të parë dikë. Këtë e veproi shtatë herë.”

Ibn Abbasi tregoi se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: "Kjo është ecja e njerëzve mes tyre." (Transmetuar nga Bukhari në kapitullin "el-Enbija")

!37www.perlatmuslimane.com

Page 38: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Pastaj vazhdon ecjen derisa të hip në Merua. Aty veprohet e njëjta gjë si në Safa kur qëndronit në drejtim të Qabes dhe i luteshe Allahut . Kjo numërohet një ecje. 62

52 - Pastaj kthehesh aty ku duhet ecur dhe vrapon aty ku duhet vrapuar, derisa të ngjitesh në Safa. Kjo përbën dy ecje.

53 - Pastaj kthehesh në Merua derisa të përfundoni shtatë ecje që përfundojnë në Merua.

54 - Lejohet përdoret mjeti i transportit ndërmjet tyre. Megjithatë, profeti (salAllahu alejhi ue selem) e donte më shumë ecjen . 63

55 - Lejohet të bëhet kjo lutje ndërmjet tyre:

رب اغفر و ارحم، إنك أنت األعز األكرم

"Fal dhe mëshiro o Zot! Ti je më i Forti, më i Buti.”

Është konfirmuar se disa prej Selefëve e thanë këtë . 64

56 - Kur ecja e shtatë të ketë përfunduar në Merua, duhet prerë flokët . Me këtë umreja 65

është kryer. Ajo që ishte e ndaluar gjatë ihramit lejohet tani. Tani mbetesh në këtë gjendje deri në ditën e Teruijeh, Ditën e 8 të muajit Dhul Hixheh).

57 - Ai që ka hyrë në ihram dhe as nuk ka bashkuar umren me haxhin apo nuk ka sjell kurbanin nga vendi jashtë Mekës, duhet të dalë nga ihrami për të pasuar urdhrin e profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe ti shmanget zemërimit të tij. Ndërsa nëse vjen me kurban, qëndron në ihram dhe nuk del nga ihrami derisa ai të ketë gjuajtur me gurë në ditën Nahr (ditën e kurbanit).

Sot, sikurse u tha është e vështirë ta shohësh Qaben nga aty. Prandaj, duhet vepruar aq sa mundesh për 62

tu kthyer drejt saj. Pra nuk duhet vepruar atë që njerëzit e hutuar veprojnë kur shikojnë kah qielli dhe ngritin duart.

Transmetuar nga Ebu Nu'ajm në "Mustakhraxh Sahih Muslim".63

Përmes dy zinxhirëve autentik transmetoi Ibn Ebi Shejbeh (4 / 68-69) veprimi nga Ibn Mes'udi dhe Ibn 64

Umeri (radijAllahu anhume). E njëjta gjë është transmetuar nga el-Musejjeb bin Rafi el-Kahili dhe Urueh bin ez-Zubejr. Ngjashëm transmetoi edhe et-Tabarani nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) me një zinxhir të dobët të transmetimit, e cila tregohet në "el-Mexhma '" (3/248).

Në qoftë se do të zgjasë kaq shumë gjatë kohës së umres dhe haxhit sa që flokët rriten, ato gjithashtu 65

mund të rruhen (për meshkujt). (Shih "Fet’h-ul-Bari" (3/444))!38

www.perlatmuslimane.com

Page 39: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Hyrja në ihram në ditën Taruijeh

58 - Në Ditën Taruijeh, me 8 Dhul-Hixheh, haxhiu hynë në ihram. Këtu veprohet e njëjta gjë si në lidhje me hyrjen në ihram para umrës; ai duhet të lahet, të parfumohset, të vesh izarin dhe pjesën e sipërme (ridanë) dhe të lexojë telbijen deri në ditën kur gjuan gurët.

59 - Ai hyn në ihram nga vendi i tij ku është. Madje edhe banorët e Mekës hyjnë në ihram nga Meka.

60 - Pastaj ai niset për në Mina dhe e falë drekën aty. Atje ai gjithashtu duhet të kalojë natën në mënyrë që pesë namazet të falen aty. Namazet duhet të shkurtohen dhe jo të bashkohen.

!39www.perlatmuslimane.com

Page 40: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Nisja për në Arafat

61 - Pas lindjes së diellit në ditën e Arafatit (ditën e 9 të Dhul Hixhes), haxhiu niset për në Arafat. Ndërkohë ai mund të lexojë telbijen ose të thotë:

(Allahu ekber) هللا أكبر

”Allahu është më i madhi.”

Sahabët e profetit (salAllahu alehi ue selem) vepruan që të dyja edhe kur ata e bënë haxhin me të - dhe askush nuk u qortua për veprimin e tij . 66

62 - Pastaj vendosesh në Namireh afër Arafatit. Ndërsa Namireh nuk i përket "Arafah". 67

Vendi duhet të braktiset pak para drekës.

63 - Kur të ketë hyrë dreka ai vazhdon për në Uraneh që është pak para Arafatit dhe ndalet aty . Aty imami duhet të mbajë një hutbe të përshtatshme për situatën. 68

64 – Aty ai duhet t’u prijë njerëzve në namaz. Dreka dhe ikindia duhet të shkurtohen dhe të bashkohen dhe të falen në kohën e drekës.

65 – Thirret një ezan dhe dy ikamete.

66 - Asnjë namaz tjetër nuk falet mes tyre . 69

67 - Ai që nuk mund të falet me imamin ose falet vetë, ose me grupin e tij .70

Bukhari dhe Muslimi.66

Për t'u vendosur në këtë vend, si dhe tek vendi pas tij, sot mund të jetë e pamundur për shkak të turmës 67

së madhe. Nëse i kaloni ato dhe arrin në Arafat, kështu që nëse do Allahu nuk ka të keqe.

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

"Prej ritualeve prej të cilave përfshin Sunneti i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) janë qëndrimi në Mina në ditën Teruijeh, qëndrimi gjatë natës së Arafatit, qëndrimi në Uraneh deri në drekë, nisja për në Arafat, hutbeja dhe namazi gjatë rrugës për në luginën e Uraneh, janë të ligjësuara sipas konsensusit të dijetarëve. Por për shkak të gjitha bidateve aktuale, shumë autorë nuk i dallojnë ato. As masa e gjerë. "(Mexhmu-ul-Fataua (26/168))

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.68

Nuk është transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) fali namaz nafile para drekës ose pas ikindisë 69

as gjatë haxhit, apo ndonjë udhëtimi tjetër. As nuk është konfirmuar se ai (salAllahu alejhi ue selem), si udhëtarë të ketë falur ndonjë namaz nafile që lidhen me namazet farze, përveç dy rekateve para sabahut dhe vitrin.

Trasnmetuar nga Bukhari me një zinxhir të transmetimit të redaktuar. Shih "Mukhtasar el-70

Bukhari" (3/25/89).!40

www.perlatmuslimane.com

Page 41: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Nisja nga Arafat

74 - Pas perëndimit të diellit haxhilerët largohen nga Arafati dhe nisen me qetësi për në Muzdelifeh. Haxhiu duhet të shmangë çdo lloj turme me njerëz. Nëse do të ketë zbrazëti, ai duhet të rrisë shpejtësinë.

75 – Kur të arrin në Muzdelifeh, thirret ezani, pastaj ikameti dhe falet namazi i akshamit tri rekate. Pas kësaj përsëritet ikameti dhe falet namazi i jacisë dy rekate. Namazet duhet të bashkohen.

76 - Nëse është e nevojshme, lejohet të falet çdo namaz në kohën përkatëse . 71

77 - Ai nuk duhet të falë diçka në mes tyre ose pas jacisë . 72

78 - Pastaj duhet fjetur deri sa të fillon namazi i sabahut.

79 - Kur të bëhet e qartë se ka hyrë namazi i sabahut, ai duhet falet në fillim të kohës së tij me një ezan dhe një ikamet.

Ky është mendimi i Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes që ai e bazon në atë që është vërtetuar nga profeti 71

(salAllahu alejhi ue selem) dhe sahabët e tij, e cila është përmendur në Bukhari (25/94/801). Shih "Mukhtasar el-Bukhari".

Shejkh-ul-Islam ka thënë: 72

"Në Muzdelifeh, akshami duhet falur para se devetë të bien të pushojnë. Pasi që ato të kenë rënë për të pushuar, falet namazi i jacisë që tregon se namazet duhet falur menjëherë). Sidoqoftë, lejohet të shtyhet namazi i jacisë."

!41www.perlatmuslimane.com

Page 42: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Qëndrimi në Arafah

68 - Pas kësaj, haxhiu shkon në Arafah. Nëse është e mundur, ai qëndron tek shkëmbinjtë poshtë malit Rahmeh. Përndryshe, është e vlefshme të qëndrosh kudo në Arafat.

69 - Ai duhet të qëndrojë i kthyer kah Qabja, ti ngritë duart, të lutet dhe të lexojë telbijen.

70 – Duhet thënë shpesh:

ال إلھ إال هللا

”Lailahe ilAllah.”

Kjo është lutja më e mirë në ditën e Arafatit.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Më e mira që unë dhe profetët e kemi thënë gjatë pasdites së ditës së Arafatit është:

ال إلھ إال هللا وحده ال شریك لھ، لھ الملك ولھ الحمد وھو على كل شيء قدیر

"Nuk të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, nuk ka ndihmës. Ai posedon fuqi dhe hamd dhe Ai mund të bëjë gjithçka.” 73

71 - Gjithashtu lejohet të thuhet ndonjëherë pas telbijes:

إنما الخیر خیر اآلخرة"Hajr është vetëm hajri i ahiretit.” 74

72 - Për atë që është në Arafah, është Sunnet që të mos agjërojë atë ditë.

73 - Ai mbetet në këtë gjendje dhe i bën dhikër Allahut, e lexon telbijen dhe lutet atë që dëshiron. Ndërkohë, ai shpreson se Allahu (te ala) ta bëjë atë që ti përket grupit të cilën Ai e liron nga xhehnemi dhe lëvdohet me ta përpara engjëjve. Hadithi thotë:

"Nuk ka asnjë ditë kur Allahu liron aq shumë robër nga zjarri ashtu siç bën në ditën e Arafatit. Sigurisht, Ai afrohet, pastaj

Hadithi është ose autentik ose i mirë. Ka disa rrugë transmetimi që kam përmendur në "es-73

Sahihah" (1503).

Kjo është konfirmuar prej tij (salAllahu alejhi ue selem), e cila është qartësuar në origjinal.74

!42www.perlatmuslimane.com

Page 43: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

mburret me ta përpara engjëjve, duke thënë, "Çfarë duan këta?” 75

Në një hadith tjetër thuhet:

"Allahu mburret me të pranishmit në Arafah para banorëve të qiellit dhe thotë: "Shikoni robërit e Mi; ata kanë ardhur tek Unë jo të mirëmbajtur dhe të pluhurosur.” 76

Ju duhet të qëndroni në këtë gjendje derisa të ketë perënduar dielli.

Transmetimi nga Muslimi dhe të tjerët. Shih "et-Targhib" (2/129).75

Transmetuar nga Ahmedi dhe të tjerët. Unë e kam sqaruar në "Sahih-ut-Targhib" se disa e kanë vërtetuar 76

atë.!43

www.perlatmuslimane.com

Page 44: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Namazi i sabahut në Muzdelifeh

80 - Të gjithë haxhilerët, përveç të dobëtëve dhe grave, janë të obliguar të falin namazin e sabahut në Muzdelifeh. Për të shmangur kallaballëkun të dobëtit dhe gratë largohen nga Muzdelifeh pas mesnatës.

81 - Pas kësaj, haxhiu shkon tek kodra në Muzdelifeh. Ai duhet të ngjitet në të, të kthehet kah Qabja dhe të bëj hamd dhe ta lavdërojë Allahun derisa të ndritët mirë.

82 – Është e vlefshme dhe e lejuar të qëndruarit në tërë Muzdelifen.

83 - Para se të lind dielli, haxhiu niset në heshtje për në Mina ndërsa ai lexon telbijen.

84 – Kur ai të arrin në luginën Muhassir, ai e rrit shpejtësinë, nëse është e mundur. Vendi i përket Minës.

85 - Pastaj duhet marrë rrugën e mesme që çon tek shtylla e madhe që të hidhen gurët.

!44www.perlatmuslimane.com

Page 45: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Gjuajtja e guralecëve në ditën Nahr (ditën e kurbanit)

86 - Në Mina haxhiu grumbullon guralecët që dëshiron të hedh në shtyllën e Akabës. Kjo shtyllë është më e largët dhe është më së afërmi Mekës.

87 - Ai duhet të kthehet kah shtylla dhe të ketë Mekën në të majtë dhe Mina në të djathtë.

88 - Pastaj ai hedh në të shtatë gurë. Gurët duhet të jenë pak më të mëdhenj se sa humusi.

89 - Në çdo gjuajtje ai thotë:

هللا أكبر(Allahu Ekber)

“Allahu është më i madhi.” 77

90 - Pas hedhjes së fundit, telbijeh mbaron. 78

91 - Gurët lejohet të hedhen vetëm pas lindjes së diellit. Kjo vlen edhe për gratë dhe të dobëtit të cilëve u lejohet të largohen nga Muzdelifeh pas mesnatës. Largimi është një gjë dhe hedhja e gurëve krejtësisht një gjë tjetër . 79

92 - Nëse hedhja e gurëve do të jetë e mundimshëm në mëngjes, lejohet të kryhet në pasdite deri në mbrëmje. Kjo përmendet në një hadith të konfirmuar.

93 - Pas hedhjes së gurëve, çdo gjë bëhet e lejuar përveç kontaktit bashkëshortor pa marrë parasysh nëse është therur kurbani apo janë rruar flokët. Pas kësaj i lejohet haxhiut të vesh rrobat dhe të parfumohet (parfumimi vlen vetëm për mashkullin).

Disa autorë përmendin shtojcën: 77

اللھم اجعله حجا مبرورا"O Allah! Le të jetë një haxh i pranuar... ”

Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar prej tij (salAallahu alejhi ue selem), të cilën e kam bërë të qartë në "edh Dha'ifah" (1107).

Transmetuar nga Ibn Khuzejmeh në "es-Sahih" të tij. Ai tha: 78

”Hadithi është autentik dhe shpjegon transmetimet e mëparshme dhe të përgjithësuara. Ky sqaron se "... derisa ai të hedh gurë në shtyllën Akabeh ..." i referohet gurëzimit të përsosur." (Fet’h-ul-Bari (3/426))

Këtë mendim e kam shpjeguar në detaje në origjinal, fq. 80. Referojuni atij nëse dëshironi që të 79

sqarohet.!45

www.perlatmuslimane.com

Page 46: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

94 - Kushdo që dëshiron të mbajë haxhin Temettu duhet ta bëjë Tavaf-ul-Ifadhah të njëjtën ditë. Nëse ai nuk munde ta bëjë këtë para perëndimit të diellit, ai hynë përsëri në ihram në të cilin ai ishte para hedhjes së gurëve. Kështu që ai duhet të heqë rrobat e tij dhe t'i zëvendësojë me veshje të ihramit.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Këtë ditë, çdo gjë, përveç grave, bëhet e lejuar përsëri pasi të keni hedhur gurët. Në qoftë se dielli perëndon para se të kryeni tavafin rreth kësaj shtëpie, ju ktheheni në ihram ashtu sikurse

!46www.perlatmuslimane.com

Page 47: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

ishit para se të goditnit shtyllën dhe para bërjes tavaf rreth Qabes." 80

4 Hadithi është autentik. Disa dijetarë, duke përfshirë Ibn-ul-Kajimin, e forcojnë atë, diçka që unë kam 80

bërë të qartë në "Sahih Ebi Davud" (1745).

Para se ky punim të përhapej, disa dijetarë të shkëlqyeshëm besonin se hadithi nuk është i saktë. Disa madje thanë se është i dobët. Në fakt edhe unë e bëra këtë në disa nga librat e mi. Mendimin tim të vjetër e bazova në zinxhirin tek Ebu Davudi, edhe pse Ibn-ul-Kajim dhe Hafidh Ibn Haxheri e forcuan atë në "et-Tehdhib" dhe "Telkhis-ul-Habir" kur ata nuk e përmendën atë. Pastaj gjeta një tjetër zinxhir që të bind që të refuzosh dobësinë e tij dhe në vend të kësaj ta vërteton atë. Fakti që ai është në një libër që shumica e njerëzve nuk kanë qasje në të, në librin e Imam et-Tahaviut që quhet "Sherh Ma'ani el-Athar", kjo ishte e fshehur për ta sikurse ishte e fshehur për mua. Kështu, ata besonin se ishte i huaj dhe i dobët. Po kështu, ata gjetën mbështetje në fjalët e disa dijetarëve:

"Unë nuk di që ndonjë dijetarë ta ketë praktikuar atë.”

Një mendim i tillë është mohim, jo njohuri. Është e njohur gjerësisht se njohuria që mohohet rreth një gjëje nuk nënkupton mohimin e ekzistencës së asaj gjëje. Nëse një hadith nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është konfirmuar dhe konkret, ai duhet të pasohet. Kështu, çështja nuk ka të bëjë me qëndrimin e dijetarëve ndaj tij. Imam Shafi'i ka thënë:

"Një transmetim duhet të pranohet sapo të konfirmohet edhe pse imamët nuk e praktikojnë atë. Hadithi i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) konfirmohet vetvetiu dhe nuk duhet ti jepet përparësi diçkaje tjetër.”

Hadithi i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është aq i çmuar që veprimet e dijetarëve të përbëjnë një argument kundër tij. Hadithi në vetvete është një burim i pavarur që gjykon dhe nuk gjykohet. Përveç kësaj, disa dijetarë e kanë praktikuar hadithin aktual. Njëri prej tyre ishte tebiini fisnik Urueh bin ez-Zubejr. Kush tani ka të drejtë të mos e pasojë atë?

مع وھو شھید إن في ذلك لذكرى لمن كان له قلب أو ألقى الس“Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues.” 50:37

Dije edhe se hedhja e gurëve nga haxhiu është sikurse falja e bajramit. Si rezultat, Ahmedi rekomandoi që namazi i bajramit të bëhet në kohën kur bëhet therja e kurbanëve në Mina. Prandaj, profeti (salAllahu alejhi ue selem) mbajti hutben në ditën e Nahrit (kurbanit) pas hedhjes së gurëve. Ai gjithashtu mbajti hutben në Medine pas namazit të bajramit. Të rekomanduarit namazin e bajramit në Mina përgjatë formulimeve të përgjithshme apo analogjive nuk është vetëm gabim por edhe një dëshmi e injorancës rreth Sunnetit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe kalifët e tij kurrë nuk e falën namazin e bajramit në Mina, e cila është bërë e qartë nga Ibnu Tejmijeh në "Mexhmu-ul-Fataua" (26/180).

!47www.perlatmuslimane.com

Page 48: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Therja në ditën Nahr (ditën e kurbanit)

95 – Pastaj haxhiu niset për në vendin e therjes në Mina dhe ther kurban. Ky është Sunnet.

96 - Ndërsa është e lejuar për të therë kudo në Mina. E njëjta gjë vlen edhe për Mekën.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Kam therur këtu dhe e tërë Mina është vend i therjes. Të gjitha rrugët e gjerë në Mekë janë një rrugë dhe një vend therje. Prandaj therni aty ku bëni stacionimin.” 81

97 - Nëse është e mundur, është Sunnet që ai të ther me duart e tij. Përndryshe, ai autorizon dikë tjetër të bëjë atë në emër të tij.

98 - Ai duhet të ther kafshën duke qenë kafsha e kthyer kah Kiblah . Kafsha duhet të 82

shtrihet në anën e majtë dhe kasapi duhet të vendosur këmbën e tij në të djathtë të kafshës . 83

99 – Në lidhje me devenë, është Sunnet për të therur atë ndërsa këmba e majtë e saj është e lidhur dhe fytyra e kthyer kah Kiblah . 84 85

100 – Para therjes thuhet:

بسم هللا ، و هللا أكبر، اللھم إن ھذا منك و لك، اللھم تقبل مني

Ky hadith i jep lehtësim të madh haxhilerëve. Përveç kësaj, pengon një grumbullim të kurbaneve që i 81

detyrojnë autoritetet që t'i gërmojnë ato në tokë.

Është një hadith nga Xhabiri, nga profeti (salAallahu alejhi ue selem), në këtë çështje. Është transmetuar 82

tek Ebu Davudi dhe të tjerë dhe është përmendur në "el-Irua" (1138). Një tjetër është transmetuar tek el-Bejhaki (9/285). Është transmetuar se Ibn Umeri rekomandoi kthyerjen kah Kiblah gjatë therjes së kurbanit. Me një zinxhir autentik transmetimi transmeton Abdurr-Rrazaku (8585) nga ai se ai e urrente konsumin e kurbaneve që nuk janë therur kah Kiblah.

Hafidh Ibn Haxheri ka thënë: 83

"Kjo mënyrë që të jetë më e lehtë për kasapin që të mban thikën me dorën e djathtë dhe kokën e kafshës me dorën e majtë." (Fet’h-ul-Bari (10/16))

Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se kafsha duhet të shtrihet dhe që kasapi të vë këmbën e tij në anën e saj.

Sahih Ebu Davudi (1550). Ekziston një transmetim dëshmues nga hadithi i Ibn Umerit. Kjo transmetohet 84

nga Bukhari dhe Muslimi.

Transmetuar nga Maliku me një zinxhir autentik nga Ibn Umeri. Bukhari e transmetoi atë me një zinxhir 85

të reduktuar të transmetimit në një mënyrë konstatuese. Shih shkurtim tim të Bukharit (330).!48

www.perlatmuslimane.com

Page 49: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

“Në emër të Allahut dhe Allahu është më i madhi! Kjo është nga unë për Ty . O Allah! Pranoje nga unë” 86 87

101 – Therja e kurbanit duhet të bëhet gjatë katër ditëve të bajramit. Këto katër ditë përbëhen nga dita Nahr -dita e madhe e haxhive - dhe tre ditët e Teshrikut më pas. 88

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Therja bëhet në të gjitha ditët e Teshrikut.” 89

102 – Lejohet ngrënia nga kurbani yt. Gjithashtu është e lejuar të marrësh nga kurbani si furnizim gjatë udhëtimit për në shtëpi, të cilën profeti (salAllahu alejhi ue selem) e veproi.

103 - Mishi duhet gjithashtu t'u jepet të varfërve dhe nevojtarëve.

Allahu (te ala) ka thënë:

علیھا صواف فإذا وجبت جنوبھا لكم فیھا خیر فاذكروا اسم هللا والبدن جعلناھا لكم من شعائر هللا فكلوا منھا وأطعموا القانع والمعتر

“Dhe kafshët e përcaktuara për kurban gjatë Haxhit në Mekë, Ne i kemi bërë për ju si shenja të Allahut, në të cilat ju keni shumë mirësi; kështu që përmendni emrin e Allahut mbi ta kur vihen për t’u therur për kurban. Pastaj, kur janë të shtrira (pasi janë therur), hani prej tyre dhe ushqeni edhe të varfrin që lyp edhe atë që nuk lyp.” 90

104 - Është e lejueshme për shtatë persona që të ndajnë një deve apo lopë.

Transmetuar nga Ebu Davudi dhe nga Xhabiri. Ky e ka një transmetim dëshmues nga hadithi i Ebu Seid 86

el-Khudrit tek Ebu Ja’la, i cili gjendet në "Mexhma-uz-Zaua'id" (4/22). Kjo është përmendur në "el-Irua" (1118).

Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerë nga Aishah. Ky është përmendur në "el-Irua”. Shejkh-ul-Islam Ibnu 87

Tejmijeh ka shtuar:

كما تقبلت من إبراھیم خلیلك“...Ashtu sikurse e pranove nga miku Yt i afërt Ibrahimi.” (el-Mansik)

Unë nuk e kam gjetur këtë shprehje në asnjë libër në dispozicion.

Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të redaktuar ndërsa Ebu Davudi dhe të tjerë e transmetuan atë 88

me një zinxhirë të plotë. Shih "Sahih Ebi Davud" (1700-1701).

Transmetuar nga Ahmedi. Konsiderohet autentike sipas Ibn Hibanit. Unë besoj se është i fortë përmes 89

gjitha rrugëve të tij të transmetimit. Prandaj e kam përmend atë në "es-Sahihah" (2476).

22:3690

!49www.perlatmuslimane.com

Page 50: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

105 - Ai që nuk ka gjetur kurban, obligohet të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë pasi të kthehet në shtëpi.

106 – Lejohet agjërimi gjatë tre ditëve të Teshrikut, sepse Aishah dhe Ibn Umeri (radijAllahu anhum) thanë:

"Të vetmit gjë që u detyruan të agjërojnë ditët e Teshrikut ishin ata të cilët nuk kishin mundësi të therin kurban.” 91

107 - Pastaj, ose duhet rruar tërë flokët apo të shkurtohen. E para është më e mirë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"O Allah! Mëshirojë ata që rruajnë kokën." Ata thanë: "Dhe ata që i shkurtojnë flokët, o i dërguari i Allahut?" Ai tha: "O Allah! Mëshirojë ata që rruajnë kokën." Ata thanë: "Dhe ata që i shkurton flokët, o i dërguari i Allahut?" Ai tha: "O Allah! Mëshirojë ata që rruajnë kokën." Ata thanë: "Dhe ata që i shkurtojnë flokët, o i dërguari i Allahut?" Ai tha: "Edhe ata që shkurtojnë flokët.” 92

108 - Për floktarin është Sunnet që t’ia rruaj haxhit anën e djathtë të kokës së pari, e cila është përmendur në hadithin e Enesit (radijAallahu anhu) . 93

109 - Janë vetëm burrat që i rruajnë flokët. Sa për gratë, ato janë të obliguara vetëm që ti shkurtojnë flokët.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Gratë nuk janë të obliguara që të rruajnë kokën. Ato janë të obliguara vetëm që ti shkurtojnë ato.” 94

Transmetuar nga Bukhariu dhe të tjerët. Ky përmendet në "el-Irua" (964). Shejkh-ul-Islam beson se 91

personi që bën haxh Temettu duhet të agjërojë ndonjë nga tri ditët para se ai të hyjë ihram në ditën Taruijeh, një mendim për të cilit unë nuk mund të shoh argument dhe që me sa duket kundërshton ajetin dhe hadithin - dhe Allahu e di më mirë.

Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët nga Ibn Umeri dhe të tjerët. Është përmendur në "el-92

Irua" (1084).

Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët. Ky përmendet në "el-Irua" (1085) dhe "Sahih Ebi Davud" (1730). 93

Alameh Ibn-ul-Humam al-Hanefi pranoi se Hanefitë e kanë kundërshtuar Sunnetit në këtë çështje. Çfarë do të thonë pasuesit tani për këtë imam fisnik?

Hadith autentik përmendur në "si-Silsileh si-Sahihah" (605) dhe "Sahih Ebu Daudi" (1732).94

!50www.perlatmuslimane.com

Page 51: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

"Për ta bërë këtë, ajo duhet të mbledhë të gjitha flokët e saj dhe të prejë një sasi që korrespondon sa majat e gishtave." 95

110 – Në mënyrë që njerëzit ti mësojnë ritualet , imami rekomandohet të mbajë hutbe 96

në Mina në ditën e Nahrit. Hutbeja duhet të mbahet paradite dhe mes shtyllave ku 97 98

hedhen gurët .99

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh tha: 95

"Gruaja nuk duhet ti shkurtojë flokët më shumë se sa majat e gishtave. Ndërsa burrit i lejohet ti shkurtojë flokët sa të dëshiron, qoftë më shumë ose më pak se majat e gishtave."

Transmetuar nga Ebu Davudi dhe të tjerët. Shih "Saih Ebi Davud" (1710).96

Transmetuar nga Bukhari dhe Ebu Davudi nga disa sahabij. Shih "Sahih Ebi Davud" (1705, 1707, 1709 97

dhe 1710) dhe "Mukhtasar el-Bukhari" (847).

Transmetuar nga Ebu Davudi dhe të tjerët. Shih "Sahih Ebi Davud" (1709).98

Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të reduktuar transmetimi ndërsa Ebu Davudi e transmetoi atë me 99

një zinxhir të plotë. Shih "Sahih Ebi Davud" (1700) dhe "Irua-ul-Ghalil" (1064).!51

www.perlatmuslimane.com

Page 52: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Tavaf-ul-Ifadhah

111 - Po atë ditë haxhiu niset drejt Qabes. Ashtu si herën e parë ai duhet të kryej shtatë rrathë rreth saj. Megjithatë, këtë herë ai nuk duhet të lidhë rrobën e tij të sipërme nën krahun e djathtë ose të vrapojë.

112 – Është Sunnet që ti falë dy rekate tek vendi i Ibrahimit, tha ez-Zuhri . Veprimi 100

praktikohej nga Ibn Umeri , i cili tha: 101

"Pas çdo shtatë rrotullimeve duhet falur dy rekate.” 102

113 - Pastaj ai ecën shtatë ecje midis Safës dhe Meruas, ashtu si në herën e parë. Haxhitë që nuk e kryejnë haxhin Temettu mjaftohen me Sa'jin e tyre të parë.

114 - Pas këtij tavafi bëhet e lejuar gjithçka që ishte e ndaluar në ihram, duke përfshirë edhe marrëdhëniet sekuale me bashkëshortet.

115 – Dreka duhet të falet në Mekë.

Ibn Umeri ka thënë:

"Në Mina.” 103

116 - Pastaj duhet shkuar tel Zemzemi dhe të pijë prej tij.

Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të reduktuar ndërsa Ibn Ebi Shejbeh dhe të tjerë e transmetuan 100

atë me një zinxhir të plotë. Referoju "Mukhtasar el-Bukhari" (1/386/319).

Transmetuar nga Bukhari me një zinxhir të mangët ndërsa Abdurr-Rrazak e transmetoi atë me një zinxhir 101

të plotë. Referoju "Mukhtasar el-Bukhari" (1/386/318).

Transmetuar nga Abdurr-Rrazak (9012) me zinxhir autentik nga ai.102

Allahu e di më mirë çfarë veproi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ndoshta ai u falë me ta 103

një namaz në secilin vend. Në atë rast, i pari ishte i detyrueshëm dhe tjetri vullnetar. Në mënyrë të ngjashme ai (salAllahu alejhi ue selem) bëri në një nga betejat e tij.

!52www.perlatmuslimane.com

Page 53: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Hedhja e gurëve në ditët e Teshrikut

117 - Pastaj haxhiu kthehet në Mina dhe qëndron aty gjatë ditëve dhe netëve të Teshrikut.

118 - Çdo ditë, pasi që dielli të ketë kaluar zenitin, ai hedh gurët tek tri shtyllat. Secila shtyllë duhet të gurëzohet shtatë herë, siç është thënë tashmë (86-90).

119 - Fillon me shtyllën më të afërt xhamisë Khejf. Pasi ajo të jetë gurëzuar, haxhiu merr disa hapa përpara në të djathtë, kthehet në drejtim të Kiblës dhe qëndron gjatë dhe të lutet me duar të ngritura . 104

120 - Pastaj ai shkon tek shtylla e dytë dhe e gurëzon atë. Pasi ajo të jetë gurëzuar, haxhiu merr disa hapa në të majtë, kthehet në drejtim të Kiblës dhe qëndron gjatë dhe të lutet me duar të ngritura . 105

121 - Pastaj ai shkon tek shtylla e tretë – shtylla Akabeh - dhe e gurëzon atë. Tani Qabja duhet të jetë në të majtë të tij dhe Mina në të djathtë të tij. Ai nuk duhet të qëndrojë këtu . 106

122 - Në të njëjtën mënyrë, hedhja e gurëve bëhet në dy ditët e ardhshme.

123 - Pas hedhjes së gurëve të ditës së dytë, lejohet të udhëtojë në shtëpi. Nuk është e detyrueshme për të hedhur gurët tre ditë.

Allahu (te ala) ka thënë:

ر فال إثم علیھ لمن اتقى ل في یومین فال إثم علیھ ومن تأخ عدودات فمن تعج ام م واذكروا هللا في أی “Dhe kujtoni Allahun gjatë ditëve të përcaktuara, por kushdo që nxiton të largohet për dy ditë, atëherë kjo nuk përbën gjynah për të dhe kushdo që qëndron (edhe për një ditë), po kështu nuk është gjynah për të, në qoftë se ai ka për qëllim mirësinë dhe t’i bindet Allahut (ta ketë frikë Atë).” 107

E gjithë kjo është konfirmuar në hadithin e Ibn Mesudit siç transmetohet mes tjerësh nga Bukhari dhe 104

Muslimi. Në disa libra të haxhit thuhet se duhet qëndruar i kthyer kah Kibla gjatë kohës kur e gurëzon shtyllën Akabeh. Ky veprim është në kundërshtim me këtë hadith autentik. Ky nuk kundërshtohet vetëm nga një transmetim i çuditshëm, por nga një kundërshtim. Këtë e kam sqaruar në "ed-Da'if" (4864).

Ibid.105

Ibid.106

2:203107

!53www.perlatmuslimane.com

Page 54: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Sidoqoftë, është më mirë të qëndrosh më gjatë për të hedhur gurët, sepse kjo është Sunnet .108

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: 108

"Nëse ndodhë që ai të mbetet në Mina pasi dielli të ketë perënduar, ai duhet të qëndrojë aty për të hedhur gurët në ditën e tretë”.

Këtë mendim e kanë shumica ndryshe nga ajo që ka thënë Ibn Hazmi në "el-Muhalla" (7/185). En-Nevevi dëshmoi mendimin e tyre me kuptimin e fjalëve të Tij (te ala):

ل في يومین فال إثم علیه فمن تعج “Por kushdo që nxiton të largohet për dy ditë.”

Ai tha në "el-Mexhmu" (8/283): "Dita vlen vetëm për ditën dhe jo për kohën e natës.”

Përveç kësaj, është vërtetuar se Umeri dhe djali i tij Abdullahi kanë thënë: "Ai që qëndron deri në mbrëmje në ditën e dytë në Mina, duhet të qëndrojë aty deri të nesërmen dhe pastaj të largohet me të tjerët.”

Formulimi i Ibn Umerit në "el-Muuatta" "thuhet si vijon: "Nuk duhet larguar nga aty derisa të mos gurëzon shtyllat të nesërmen.”

Imam Muhammedi e transmetoi atë nga Maliku dhe tha: "Ky është mendimi ynë, i Ebu Hanifes dhe mendimi i shumicës." (el-Muvatta '(233))

!54www.perlatmuslimane.com

Page 55: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Lehtësimet gjatë ditëve të Teshrikut

124 - Është Sunnet që ritualet e përmendura të veprohen sipas rendit të mëposhtëm:

1 – Hedhja e gurëve

2 – Therja e kurbanit

3 – Rruajtja e flokëve

4 - Tauaf-ul-Ifadhah

5 - Sa'j për haxhin Temettu

Megjithatë, lejohet nëse ato bëhen pa rend.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Nuk ka të keqe. Nuk ka të keqe.”

125 - Për haxhiun që është i arsyetuar të mos hedh gurët vlen kjo:

1 - Ai nuk ka nevojë të qëndrojë gjatë natës në Mina. Ibn Umeri ka thënë:

"El-Abbasi i kërkoi të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ta lejonte të kalonte natën në Mekë gjatë netëve të Minës për t'u kujdesur për ujin për haxhinjtë, të cilin ai e lejoi.” 109

2 - Ai mund të hedhë gurët për dy ditë në një ditë të vetme. Asim bin Adi ka thënë:

"I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u lejoi barinjve të deveve të largoheshin natën për të hedhur gurët në ditën e Nahrit (kurbanit). Pas therjes, atyre iu lejua të bashkojnë dy ditë që të hedhin gurët në njërën prej tyre.” 110

3 - Ai mund të hedhë gurët gjatë natës. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Bariu hedhë gurët gjatë natës dhe i dërgon në kullotë shtazët ditën." 111

Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët. Është përmendur në "el-Irua" (1079).109

Transmetuar nga autorët e Suneneve. Është vërtetuar nga disa dijetarë dhe përmendet në referencën e 110

mëparshme (1080).

Hadithi është i mirë. Është transmetuar nga el-Bezzar, el-Bejhaki dhe të tjerë nga Ibn Abbasi. Hafidh ibn 111

Haxheri tha se zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë. Gjithashtu, ai ka rrugë transmetimi të dëshmuar që kam përmendur në "es-Sahihah" (2477).

!55www.perlatmuslimane.com

Page 56: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Detyrimet dhe gjërat e pëlqyera gjatë ditëve të Teshrikut

126 - Gjatë netëve të Minës, është e ligjësuar të vizitohet Qabja dhe të bëhet tavaf rreth saj, sepse profeti (salAllahu alejhi ue sel-em) e bëri këtë . 112

127 - Gjatë ditëve të Minës, pesë namazet farze duhet të falen me xhemat (kjo vlen për meshkujt). Është edhe më mirë nëse ato mund t’i falin në xhaminë Khajf.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Shtatëdhjetë profetë janë falur në xhaminë Khajf.” 113

128 - Pas hedhjes së gurëve në ditën e dytë ose të tretë të ditëve të Teshrikut, ritet e haxhit janë plotësuar. Pas kësaj, haxhitë shkojnë në Mekë dhe qëndrojnë aty për aq kohë sa Allahu ja ka caktuar. Aty ai duhet të kujdeset që të falet me xhemat veçanërisht në xhaminë e shenjtë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Një namaz në xhaminë time është një mijë herë më i mirë se në xhamitë e tjera përveç xhamisë së shenjtë. Një namaz në xhaminë e shenjtë (në Qabe) është njëqind mijë herë më i mirë se në të gjitha xhamitë e tjera.” 114

129 - Pavarësisht kohës, ditën apo natën, duhet bërë tavaf dhe duhet lutur shpesh.

Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë për dy qoshet (të ziun dhe atë të jemenit):

"Prekja e tyre shlyen mëkatet. Ai që ecën rreth Qabes nuk bën asnjë hap pa shkruar Allahu një shpërblim për të, pa shlyer një mëkat prej tij dhe shënon një gradë për të. Ai që ecën shtatë rrathë shpërblehet sikurse të ketë liruar një skllav.” 115

Transmetuar nga Bukhari me një reduktim (Mukhtasar el-Bukhari (287)), ndërsa të tjerët e kanë 112

transmetuar atë me një zinxhir të plotë. Unë e kam përmendur ata në "es-Sahihah" (804).

Transmetuar nga Tabarani dhe edh-Dhija el-Makdisi në "el-Mukhtarah". El-Mundhiri tha se zinxhiri i tij i 113

transmetimit është i mirë, gjë që është e vërtetë për rrugët e tij dëshmues. Këtë e kam analizuar në librin tim "Tahdhir-us-Sexhid min Ittikhad-il-Kubur Masaxhid", fq. 106-107. Shih http://en.wikishia.net/view/Al-Khayf_Mosque

Transmetuar nga Ahmedi dhe të tjerët nga Xhabiri. Zinxhiri i transmetimit është autentik dhe është 114

vërtetuar nga disa dijetarë siç e kam përmendur në "el-Irua" (1129).

Transmetuar nga Tirmidhi dhe të tjerët. Ai u vërtetua nga Ibn Khuzejmeh, Ibn Hibani, el-Hakimi dhe të 115

tjerët. Është përmendur në "el-Mishkat" (258) dhe në ”Targhib" (2 / 120-122).!56

www.perlatmuslimane.com

Page 57: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Ai gjithashtu tha:

"O fisi Abdu Menaf! Mos e pengoni askë që të bëjë tavaf ose që të falet rreth kësaj shtëpie (Qabes) pa marrë parasysh se në cilën kohë të ditës." 116

Transmetuar nga autorët e Suneneve dhe të tjerët. Është vërtetuar nga Tirmidhi, el-Hakimi dhe edh-116

Dhehebi dhe është përmendur në "el-Irua" (481).!57

www.perlatmuslimane.com

Page 58: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Tavaf-ul-Ueda

130 – Pasi që haxhiu të ketë përfunduar të gjitha nevojat dhe ka vendosur të kthehet në shtëpi, ai duhet ti jep lamtumirë Qabes duke bërë tavaf.

Ibn Abbasi ka thënë:

"Njerëzit ishin duke u larguar në të gjitha drejtimet kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: "Askush nuk duhet të largohet deri sa vepra e tij e fundit të jetë tavafi rreth Qabesë.” 117

131 - Në fillim gruaja me menstruacione ishte e detyruar të pres derisa të pastrohet për të kryer Tavaf-ul-Uedan . Pastaj ju lejua të shkoj në shtëpi pa pritur. 118

Ibn Abbasi ka thënë:

"Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e lejoi gruan me menstruacione të kthehet në shtëpi pa tavaf lamtumirës, me kusht që ajo të kishte kryer Tavaf-ul-Ifadhah.” 119

132 - Nëse është e mundur është e lejuar për të marrë ujë Zemzemi për të arritur bekimin nëpërmjet tij. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e solli atë në një enë uji. Ai e kishte zakon të hedhte atë mbi të sëmurët dhe u jepte të pinin . 120

Para çlirimit të Mekës ai (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të dërgonte të dërguar nga Medina për tek Suhejl bin Amr me mesazhin:

"Na dhuro ujë nga Zemzemi pandërprerë.”

Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët. Bukhari e transmetoi atë në një mënyrë të ngjashme. Ajo është 117

përmendur në "el-Irua" (1086) dhe "Sahih Ebu Davud" (1747).

Është konfirmuar në hadithin e el-Harith bin bin Abdil-lah Aus tek Ahmedi dhe tek të tjerët dhe 118

përmendet në "Sahih Ebu Davud" (1748).

Transmetuar nga Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetuesish vërtetësia e të cilit është në përputhje 119

me kushtet e Bukharit dhe Muslimit. Edhe ata e kanë transmetuar një mënyrë të ngjashme, siç është përmendur në "el-Irua" (1086). Ata kanë një transmetim dëshmues nga Aishah që përmendet në "Sahih Ebi Davud" (1748).

Transmeton nga Bukhari në "et-Tarikh" nga Aishah (radijAllahu anha). Po ashtu, është transmetuar nga 120

Tirmidhi i cili gjithashtu tha se hadithi është i mirë. Ai është përmendur në "el-Ahadith es-Sahihah" (883).!58

www.perlatmuslimane.com

Page 59: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Suhejl bin Aamir ja dërgoi dy bartëse të mëdha me ujë . 121

133 - Pas tavafit, ai largohet nga xhamia si zakonisht. Ai nuk duhet të dalë duke ecur nga prapa. Ai del me këmbën e tij të majtë dhe thotë:

د و سلم، اللھم إني أسألك من فضلك اللھم صل على محم

“O Allah! Dërgo selame dhe salavate mbi Muhammedin. O Zoti im, të lutem të më japësh nga të mirat Tua.” 122

Transmetuar nga el-Bejhaki me një zinxhir të mirë transmetimi Xhabiri (radijAllahu anh). Ai ka një 121

transmetim dëshmues me një zinxhir të ndërprerë, autentik në "el-Musanef" (9127) të Abdurr-Rrezakut. Ibn Tejmijeh ka thënë se Selefët e kishin zakon ta marrin atë.

Shih librin e Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes "el-Kalim at-Tajjib" fq. 51-52, me verifikimin dhe korrigjimin 122

tim.!59

www.perlatmuslimane.com

Page 60: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Dy kushte për pranimin e veprimit

E pashë të arsyeshme që librit t’ia bëjë një shtojcë në të cilën përmendi disa bidate që ndodhin gjatë haxhit dhe vizitave në Medine dhe në Jerusalem . Shumica e njerëzve nuk 123

i njohin ato dhe prandaj bien në to. Prandaj, dua të shtoj disa këshilla ndaj tyre duke sqaruar këto bidate dhe duke paralajmëruar ndaj tyre.

Allahu (tabarak ue te ala) pranon një vepër vetëm nëse plotësohen dy kushte:

1 – Vepra duhet t'i dedikohet sinqerisht Allahut (azze ue xhel).

2 - Duhet të jetë i saktë. Megjithatë, një vepër është e saktë vetëm nëse është në përputhje me Sunnetin.

Është e njohur përgjithësisht për dijetarët se të gjitha adhurimet çdo ibadet i pretenduar që nuk është ligjësuar me fjalë ose i vepruar nga i dërguari i Allahut (salAllau alejhi ue selem) duke synuar adhurimin, atëherë ajo është në kundërshtim me Sunnetin.

Sepse Sunneti ndahet në dy pjesë:

1 - Sunneti në formën e veprimit.

2 - Sunneti në formën e mosveprimit (braktisjes).

Është Sunnet që të braktiset një ibadet që profeti (salAllahu alejhi ue selem) e ka braktisur, të tilla si thirrja e ezanit për namazin e bajramit dhe të varrimit. Pavarësisht se ezani përbëhet nga dhikri dhe madhërimi ndaj Allahut (azze ue xhel), nuk lejohet për ta adhuruar Atë kështu. E gjitha kjo është një sunet të cilin e braktisi i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Këtë e kuptuan sahabët e tij (salAllahu alejhi ue selem). Prandaj ata shpesh paralajmëruan ndaj bidateve në mënyrë gjithëpërfshirëse. Hudhejfeh bin el-Jemen (radijAllahu anhu) ka thënë:

"Të gjitha adhurimet që sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nuk i vepruan as ju nuk duhet ti veproni.”

Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) tha:

"Pasoni dhe mos shpikni. Ajo që keni është e mjaftueshme. Pasoni çështjet e vjetër.”

I lumtur është ai që Allahu e udhëzon në adhurim të sinqertë sipas Sunnetit të profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe nuk e përdhos me bidate. Le të gëzohet që Allahu

Allahu ia ktheftë muslimanëve qytetin dhe vendet e tjera muslimane dhe u dhuroftë atyre dije në lidhje 123

me gjykimet e fesë së tyre.!60

www.perlatmuslimane.com

Page 61: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

(azze ue xhel) do të pranojë veprat e tij të mira dhe do ta fut atë në xhenet, e lusim Allahun që Ai të na bëj të jemi në mesin e atyre që dëgjojnë fjalën dhe pasojnë më të mirën.

!61www.perlatmuslimane.com

Page 62: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Disa arsye prapa bidateve të haxhiut

Bidatet e përmendura janë për shkak të arsyeve të mëposhtme:

1 - Haditheve të dobëta, me të cilat nuk lejohet të argumentohet, e as ti atribuohen profetit (salAllahu alejhi ue selem). Bazuar në sqarimin tim në parathënien e librit "Sifatu Salat-in-Nebi" se nuk lejohet praktikimi i tyre. Këtë mendim e kanë disa dijetarë mes tyre është Ibnu Tejmijeh.

2 – Hadithet e shpikura ose të pabazë. Pa u vënë re, ato u kanë ikur disa dijetarëve të cilët kanë nxjerrur gjykime të ndryshme në bazë të tyre. Këto gjykime janë në fakt bidate dhe risi.

3 - Mendimet dhe gjykimet personale të dijetarëve. Sidomos dijetarëve të më vonshëm. Ata nuk i kanë mbështetur ndonjë nga këto çështje në argumente. Ato janë përmendur si qartësi dhe prandaj janë bërë Sunnet i pasuar. Personi që ka dije rreth fesë e sheh qartë se këto çështje janë të paligjshme për t'u pasuar sepse vetëm Allahu (te ala) ka ligjësuar një legjislacion. Mjafton që personi kompetent të pajtohet me mendimet dhe konkluzionet e tij pa qenë i bindur se ndëshkohet nga Allahu për to. Nga ana tjetër, është plotësisht e ndaluar që të tjerët t'i marrin ato si një legjislacion dhe metodologji. Çka të thuhet atëherë në lidhje me mendimet që e kundërshtojnë Sunnetin praktik?

4 - Traditat dhe mitet që nuk kanë argument në sheriat dhe logjikë. Kjo vlen edhe nëse injorantët i praktikojnë ato, i pranojnë ato në formën e sheriatit dhe mbështeten nga njerëz që madje mund të thuhet se janë dijetarë.

!62www.perlatmuslimane.com

Page 63: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Të gjitha bidatet janë të ndaluara

Rreziqet e bidateve ndryshojnë dhe ndahen në disa nivele. Ti do të shohësh se disa janë mosbesim (kufër) dhe idhujtari (shirk) i qartë. Të tjerat janë më të lehta. Megjithatë, është e detyrueshme të dihet se bidati më i vogël fetar është i ndaluar pasi të jetë sqaruar. Disa imagjinojnë se disa bidate janë vetëm të urryera. Kjo nuk është e saktë. Si të jetë e saktë kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Ju paralajmëroj ndaj risive, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në zjarr.”

Do të thotë praktikuesi i tij.

Këtë çështje Imam esh-Shatibi (rahimehullah) e ka studiuar në mënyrë të përkryer në librin e tij madhështorë "el-I'tisam". Kështu, çështja e bidatit është jashtëzakonisht serioze. Megjithatë sot është lënë pas dore nga shumica dhe vetëm një grup dijetarësh kanë njohuri rreth tij. Në mënyrë që ti ta dish se sa serioze është, të mjafton që të lexosh fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

"Allahu e pengon bidatçiun nga pendimi deri sa ai ta braktisë bidatin e tij.”

Ky është transmetuar nga et-Tabarani, edh-Dhija në “el-Ahadith el-Mukhtarah" dhe të tjerët. Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik dhe el-Mundhiri tha se është i mirë . 124

Unë do t'i përfundoj këto fjalë me këshilla për lexuesit. Këshilla është nga një Imam i madh që ka jetuar në të kaluarën: Shejkh Hasan bin Ali el-Barbahari. Ai ishte një nga pasuesit e Imam Ahmedit (rahimehullah) dhe vdiq në vitin 329. Ai (rahimehullah) ka thënë:

"Kujdes nga risitë e vogla pasi që të gjitha bidatet e vogla rriten. Në fillim të umetit çdo bidat ishte i vogël dhe i ngjashëm me të vërtetën. Ai që hyri në të u mashtrua dhe si rezultat nuk mundi ta braktiste. Ai bidat u rrit dhe u bë një fe e pasuar. Kështu, personi e kundërshtonte rrugën e vërtetë dhe përjashtohej nga Islami.

Prandaj shqyrto - Allahu të mëshiroftë - të gjithë bashkëkohësit tuaj prej të cilëve dëgjon diçka. Mos u nxito dhe të futesh në diçka derisa të pyesësh dhe të bësh hulumtime. A fliste dikush nga sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ose ndonjë dijetarë kështu? Nëse gjen transmetim relevant prej

Shih ”Silsilah el-Ahadith es-Sahihah” (1620).124

!63www.perlatmuslimane.com

Page 64: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

tyre, kapu për të. Mos e tejkalo atë për ndonjë gjë tjetër dhe mos e nënvlerëso atë në mënyrë që të mos biesh në zjarr. Dije - Allahu të mëshiroftë - se islami i robit nuk mund të plotësohet derisa të pasojë, të besoj dhe të nënshtrohet. Ai që argumenton se ka diçka në Islam që sahabët e Muhammedit (salAallahu alejhi ue selem) nuk e kanë shpjeguar për ne, i ka përgënjeshtruar ata. Kjo është një dëshmi e mjaftueshme për sektarizëm dhe akuzë ndaj sahabëve. Ai është një bidatçi i devijuar që devijon të tjerët dhe shpikë në Islam gjëra që nuk i përkasin atij.” 125

Allahu gjithashtu e mëshiroftë edhe Imam Malikun i cili tha:

"Gjeneratat e mëvonshme të këtij umeti mund të përmirësohen vetëm nëpërmjet asaj që e përmirësoi gjeneratën e saj të mëparshme. Ajo që nuk ishte fe atëherë nuk është fe sot.”

Selemat dhe slavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë që tha:

"Nuk ka asgjë që ju afron tek Allahu, vetëm se unë ju kam urdhëruar atë. Nuk ka asgjë që ju afron tek zjarri, vetët se ja kam ndaluar atë."

Sherh-us-Sunnah (7-10).125

!64www.perlatmuslimane.com

Page 65: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet para hyrjes në ihram

1 - Mos udhëtimi në muajin Sefer si dhe braktisja e disa veprave, sikurse fejesa dhe martesa.

2 - Mos udhëtimi ndërsa muaji është në përfundim apo kur hëna është në shenjën e akrepit.

3 - Mos pastrimi i shtëpisë pasi të niset haxhiu për në haxh.

4 - Dy rekate ku suret "el-Kafirun" dhe "El-Ihlas" lexohen në rekatin e parë dhe të dytin. Pas kësaj, leximi i lutjes në vijim:

"O Allah! Unë kam dalë për hir Tëndin dhe jam drejtuar drejt Teje.”

Pastaj lexohet ajeti Kursi, suret "el-Ikhlas", "el-Felek" dhe "en-Nas" dhe gjëra të tjera të përmendura në disa libra të fikhut.

5 - Katër rekate.

6 - Kur haxhiu niset nga shtëpia ai lexon fundin e sures "el-Imran", ajetin Kursi dhe suret "el-Kadr" dhe "el-Fatihah." Ata thonë se leximi i plotëson nevojat në të dy jetët.

7 – Dhikri me zë të lartë kur nisen haxhitë dhe kur të kthehen.

8 – Thirrja e ezanit gjatë lamtumirës së tyre.

9 – Bartja dhe festimi me mbulesën e Qabes . 126

10 – Dhënia lamtumirë haxhive me muzikë, siç ndodhë në disa vende.

11 - Udhëtimi vetëm me argumentin se ndjehesh rehat dhe i afërt me Allahun (te ala), të cilën e thonë disa Sufij.

12 - Udhëtimi pa ushqim dhe pije për të përmirësuar mbështetjen në Allahun.

13 - Udhëtimi tek varret e profetëve dhe njerëzve të drejtë.

Ky bidat ka vdekur që disa vite, elhamdulilah. Megjithatë, ai është zëvendësuar me bidatin që vjen pas 126

tij. El-Baxhuri ka thënë:

"Është e ndaluar të shikohet transporti i mirënjohur, veshjen e vendit të Ibrahimit dhe të ngjashme.” (El-Hashijeh ala Matn Ebi Shuxhe (1/41))

!65www.perlatmuslimane.com

Page 66: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

14 - Martesa me gruan që nuk ka kujdestarë. Ata martohen vetëm për shkak që ai të jetë kujdestarë i saj . 127

15 - Vëllazërimi mes gruas dhe burrit në mënyrë që ai të jetë kujdestari i saj. Pastaj ai sillet me të sikurse me gratë për të cilat ai është kujdestar.

16 - Gruaja udhëton e vetme me një grup të grave që pretendojnë të jenë të besueshëm. E njëjta gjë vlen, nëse një grua udhëton me një kujdestar i cili merr kujdestarinë për të gjitha gratë në grup.

17 – Marrja e taksave nga haxhitë.

18 - Udhëtari falë dy rekate çdo herë kur ai stacionohet në një vendbanim. Përveç kësaj, ai thotë:

"O Allah! Më bë të zbres në një vend të bekuar! Ti je më i miri që udhëzon në vendin ku ata do të ulen në të.”

19 - Sa herë udhëtari hyn në një banim ai lexon suren "el-Ikhlas" njëmbëdhjetë herë, ajetin Kursi një herë dhe ajetin:

ات بیمینھ ماوات مطوی حق قدره واألرض جمیعا قبضتھ یوم القیامة والس وما قدروا هللا”Ata nuk e çmuan Allahun me atë madhështinë që i takon Atij, ndërsa në ditën e Kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në dorën e Tij të djathtë.” 128

20 – Udhëtari ha qepë në çdo vend që ai viziton.

21 - Vizita e vendeve me qëllim që të kërkoj bekim prej tyre edhe pse nuk ka pëlqim për këtë nga sheriati. Disa prej tyre janë vende që për të cilat thuhet se ka mbetje që i përkisnin profetit (salAllahu alejhi ue selem), të tilla si shkëmbi në Jerusalem, xhamia e vjetër jashtë Damaskut dhe varrezat e profetëve dhe njerëzve të mirë . 129

22 – Nxjerrja e armës kur vjen në Tebuk.

Kjo bidat dhe bidati pas tij i përkasin bidateve më të këqija. Veprimi është një dredhi kundër legjislacionit 127

dhe ekspozim ndaj marrëzirave.

39: 67128

Është transmetuar se Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anh) e pa se si njerëzit nxitonin për në një vend 129

të caktuar. Ai tha:

"Çfarë është kjo?" Ata thanë: "Është një xhami në të cilën i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u falë. Pastaj ai tha: "Kështu u shkatërruan pasuesit e librit; ata bënë mbetjet e profetëve të tyre sinagoga dhe kisha. Atij që i ndodh të jetë aty kur hynë namazi, le të falet aty. Përndryshe nuk duhet ta bëjë këtë."

!66www.perlatmuslimane.com

Page 67: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet gjatë tavafit

35 - Larja para bërjes tavaf.

36 - Mbathja e çorapeve dhe veshja e dorëzave për të mos shkelur në papastërtitë e tualeteve dhe për të mos prekur gratë.

37 – Falja e dy rekateve tehijetul mesxhid në xhaminë e shenjtë . 130

38 – Bërja e nijetit me gojë.

39 - Ngritja e duarve, sikurse ngritja e duarve në namaz, gjatë prekjes së gurit të zi.

40 – Ngritja e zërit gjatë puthjes së gurit të zi.

41 - Kallaballëku dhe përfundimi i namazit para imamit për ta puthur gurin e zi.

42 – Përvjelja e rrobave gjatë prekjes së gurit ose këndit jemenas.

43 - Shprehja që thuhet gjatë prekjes së gurit:

"O Allahu! Unë e bëj këtë me besim në Ty dhe në librin Tënd.”

44 - Shprehja që thuhet gjatë prekjes së gurit:

"O Allah! Unë kërkoj mbrojtje nga Ti kundër kryelartësisë, varfërisë dhe poshtërimit të dy jetëve.”

45 - Vendosja e dorës së djathtë mbi dorën e majtë gjatë tavafit.

46 - Shprehja para derës së Qabes:

"O Allahu! Shtëpia (Qabja) është vërtetë shtëpia Jote. Vendi i shenjtë është vendi Yt i shenjtë. Siguria është siguria Jote. Ky vend i takon atij që tu lutë Ty që ta mbrosh kundër zjarrit" dhe bën me gisht kah vendi i Ibrahimit (alejhis-selam).

47 - Shprehja tek këndi Irakian:

"O Allah! Të kërkoj mbrojtje nga dyshimi dhe idhujtaria, mosmarrëveshjet dhe hipokrizia, karakteret e këqija dhe ndryshimet negative të pronës, familjes dhe pasardhësve.”

Në fakt, në vend të kësaj, duhet bërë tavaf dhe pastaj të falesh pas vendit të Ibrahimit. Shih librin e 130

Ibnu Tejmijes "el-Kaua'id en-Nuranijjeh".!67

www.perlatmuslimane.com

Page 68: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

48 – Duaja nën ullukun e çatisë së Qabesë:

"O Allah! Më jep hijen Tuaj në ditën kur nuk ka asnjë hije tjetër përveç hijes Tuaj…"

49 - Shprehja gjatë vrapimit:

"O Allah! Le të jetë një haxh i pranuar, mëkat i falur, betejë e shpërblyer dhe një tregti të suksesshme, Ti je i Plotfuqishëm dhe Falës!”

50 - Shprehja gjatë katër rrotullimeve të fundit në tavaf:

"O Zot! Na falë dhe ji i mëshirshëm. Ke tolerim me atë që Ti e di. Ti vërtet je më i Fuqishmi, më i Buti.”

51 – Puthja e këndit jemenas.

52 – Prekja dhe puthja e këndit të Shamit dhe mekamit të Ibrahimit.

53 - Prekja e mureve të Qabes dhe mekamit të Ibrahimit.

54 - Përpjekja për të kërkuar bereqet pranë "mbështetjes që kurrë nuk humbet". Është një vend i lartë në murin e Qabes. Sipas njerëzve të thjeshtë personi që e prek atë me dorën e tij ka fituar një mbështetje të sigurt që kurrë nuk humbet.

55 - Gozhda në mes të Qabes. Ata e quajnë atë "kërthiza e botës". Disa e zbulojnë barkun e tyre dhe vendosin kërthizën e tyre në mënyrë që ata të mund të vendosin kërthizën e tyre në kërthizën e botës.

56 – Bërja tavaf qëllimshëm në shi. Ata pretendojnë se ky veprim falë mëkatet e mëparshme.

57 - Kërkimi i bekimit nga shiu që rrjedh nga çatia e Qabes.

58 – Mos bërja tavaf në rroba të pista.

59 - Haxhiu derdh ujin e mbetur të Zemzemit në pus dhe thotë:

"O Allah! Unë të kërkoj një furnizim të gjerë, një dije dobiprurëse dhe një kurë kundër të gjitha sëmundjeve.”

60 – Larja me ujë Zemzemi.

61 - Disa njerëz i lagin mjekrat me Zemzem dhe i vendosin paratë dhe rrobat në ujë me shpresën e bekimit.

!68www.perlatmuslimane.com

Page 69: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

62 - Në disa libra të Fikhut, përmendet se haxhiu duhet të merr frymë në ujin e Zemzemit disa herë kur e pi atë njëkohësisht duke shikuar Qaben.

!69www.perlatmuslimane.com

Page 70: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet gjatë Sai’t dhe mes Safa dhe Maruah

63 – Marrja abdes për të ecur midis Safës dhe Marues me qëllim të shpërblimit të shtatëdhjetë e tre herë për çdo hap të marrë.

64 - Ngjitja lartë Safas derisa të preket për muri.

65 - Duaja në lidhje me zbritjen nga Safa:

"O Allah! Më bëj të praktikoj Sunnetin e profetit dhe të vdes me fenë e tij dhe më mbrojë nga devijimet e sprovave.”

66 – Duaja gjatë Sa'it:

"Falë dhe mëshiro, o Zot! Na i falë të gjitha që di. Ti je më i fuqishmi, më i buti. O Allah! Le të jetë haxh i pranuar dhe mëkat i falur. Allahu është më i madhi! Allahu është më i madhi! Allahu është më i madhi!” 131

67 – Ecja katërmbëdhjetë herë mes Safasë dhe Merues kështu që ecja të përfundoj në Safa.

68 – Përsëritja e Sa'it gjatë haxhit ose umres.

69 – Falja e dy rekateve pas Sa'it.

70 - Ecja ndërmjet Safas dhe Meruas gjatë namazit me xhemat saqë e humbet atë.

71 - Lutje të veçanta kur hyn në Mina. Njëri prej tyre është ajo që është përmendur në librin "el-Ihja":

"O Allah! Kjo është Mina. Më ndero ashtu si i ke nderuar miqtë Tuaj të ngushtë dhe ata që të binden Ty.”

Në lidhje me largimin nga atje, thotë:

"O Allahu! Le të jetë ky largim largimi më i mirë ndonjëherë."

Megjithatë, është transmetuar autentikisht nga sahabët Ibn Mesudi dhe Ibn Umueri se ata thanë: 131

"Falë dhe mëshiro, o Zot! Ti je më i Fuqishmi, Më i Buti." (55)!70

www.perlatmuslimane.com

Page 71: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet në Arafah

72 - Qëndrimi në kodrën Arafah në ditën e tetë për tu siguruar që të mos humbet shikimi i hënës së re.

73 – Ndezja e shumë qirinjve në natën e Minës në Arafah.

74 - Lutja që thuhet një mijë herë natën e Arafatit:

"I pa të meta është Ai arshi i të Cilit është në qiell. I pa të meta është Ai rruga e të cilit është në tokë. I pa të meta është Ai rruga e të cilit është në det ... ”

75 - Largimi i drejtpërdrejtë nga Meka për në Arafah në ditën e tetë.

76 - Largimi në mbrëmje nga Mina për në Arafah.

77 – Ndezja e zjarreve dhe dritave në kodrën Arafah në natën e Arafatit.

78 - Larja para ditës së Arafatit.

79 - Haxhiu thotë kur ti afrohet Arafatit dhe e sheh kodrën Rahmeh:

"I pastër nga të metat është Allahu! Hamdi dhe lavdërimi i përkasin Allahut. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut. Allahu është më i madhi.”

80 – Nisja një gjysmë dite më herët para se të jetë koha për të qëndruar në Arafah.

81 - Haxhiu lexon "la ilahe ilAllah” njëqind herë, suren "el-Ikhlas" njëqind herë, dërgon salavate mbi profetin (salAllahu alejhi ue selem) njëqind herë dhe në fund mbi veten njëqind herë.

82 – Heshtja dhe braktisja e lutjeve në Arafah.

83 - Ngjitja në kodrën Rahmeh në Arafah.

84 – Hyrja në kubenë, që gjithashtu quhet "kubeja e Ademit" në kodrën Rahmeh, falja e namazit në të dhe bërja tavaf rreth saj sikurse bëhet tavaf rreth Qabes.

85 - Besimi se Allahu (te ala) zbret në pasdite në një deve të zezë, ua shtrëngon duart kalorësve dhe i përqafon këmbësorët.

86 - Imami mban hytben me dy pjesë sikurse hytbeja e së premtes.

87 – Falja e drekës dhe ikindisë para hytbes.

!71www.perlatmuslimane.com

Page 72: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

88 – Thirrja e ezanit për namazin e drekës dhe të ikindisë para se hatibi të përfundojë hytben e tij.

89 - Pas namazit, imami u thotë banorëve të Mekës:

"Falni katër rekate. Ne jemi udhëtuar.”

90 – Falja e namazeve nafile mes drekës dhe ikindisë.

91 - Leximi i lutjeve të veçanta, të tilla sikurse lutja e el-Khidrit (alejhis-selam) që përmendet në librin "el-Ihja" Fillon si më poshtë:

"Ti, që nuk shpërqendrohesh nga ndonjë çështje apo dëgjim …"

Disa lutje janë pesë faqe të gjata.

92 – Largimi nga Arafah para perëndimit të diellit.

93 – Mendimi i njerëzve të thjeshtë se qëndrimi në Arafah në ditën e xhuma është e barabartë me shtatëdhjetë haxhe.

94 – Tubimi gjatë natës së Arafatit në xhami apo jashtë qyteteve, për lutje, dhikër me zë të lartë, hytbe, lexim poezish dhe imitim i banorëve të Arafah.

!72www.perlatmuslimane.com

Page 73: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet në Muzdelifeh

95 - Largimi i shpejtë nga Arafati për në Muzdelifeh.

96 – Larja para kalimit të natës në Muzdelifeh.

97 - Haxhiu zbret nga mjeti i udhëtimit dhe në vend të kësaj ecë deri në Muzdelifeh si respekt për Haremin.

98 - Duaja e hyrjes në Muzdelifeh:

"O Allah! Kjo është Muzdelifeh aty ku ke bashkuar gjuhë të ndryshme. Ne të kërkojmë të na plotësosh nevojat e ardhshme.”

Kjo është përmendet në librin "el-Ihja".

99 - Haxhiu e shtynë namazin e akshamit për t'u angazhuar me gjetjen e guralecëve.

100 - Haxhiu e falë sunetin e akshamit ndërmjet akshamit dhe jacisë ose i bashkon ato me sunetet e jacisë dhe vitrin pas namazeve farze. Këtë e lejoi el-Ghazali.

101 – Ndezja e zjarreve të shumta natën e Nahrit (kurbanit) dhe në vendin e shenjtë në Muzdelifeh.

102 - Haxhiu e kalon natën i zgjuar.

103 - Qëndrimi në Muzdelifeh pa kaluar natën aty.

104 - Duaja lidhur me ardhjen tek vendi i shenjtë:

"O Allah! Për hir të vendit të shenjtë, Qabes, muajit të shenjtë, këndin dhe mekamu Ibrahimin! Përcilli selam Muhammedit nga ne. Ti që zotëron madhështinë dhe lavdinë; na fut në shtëpinë e Paqes.” 132

105 – Fjala el-Baxhurit (318):

"Në Muzdelifeh është Sunnet për të mbledh shtatë gurë që hidhen në ditën e Nahrit (kurbanit). Gurët e tjerë merren nga Lugina Muhassir."

Kjo lutje jo që është vetëm bidat por edhe kundërshton Sunnetin sepse ajo përbëhet nga Teuesuli 132

përmes vendit të shenjtë, Qabes. Teuesuli tek Allaju (te ala), nga ana tjetër, duhet të bëhet nëpërmjet emrave dhe atributeve të Tij. Hanefitë kanë thënë se është e urryer të thuhet: "O Allah! Të lutem për hak të vendit të shenjtë…”Kjo përmendet, ndër të tjera, në komentet e Ibn Abidinit. Shih librin tonë "et-Teuessul; Anua'uh ue Ahkamuh".

!73www.perlatmuslimane.com

Page 74: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet gjatë hedhjes së gurëve

106 - Larja para hedhjes së gurëve.

107 - Larja e gurëve para se të hedhen.

108 - Haxhiu thotë:

سبحان هللا

”SubhanAllah."

ose diçka tjetër kur ai hedh gurët në vend se të thotë:

هللا أكبر

“Allahu ekber”.

109 - Duaja pas tekbirit:

"Le të dështojë shejtani dhe grupi i tij! O Allah! Pranoje haxhin tim, shpërbleje mundim tim dhe fale mëkatin tim. O Allah! Unë e bëj këtë me besim në librin Tënd dhe duke pasuar Sunnetin e profetit Tënd.”

110 – Disa të më vonshëm e konsiderojnë Sunnet që të thuhet pas çdo hedhje të gurit:

"Në emër të Allahut. Allahu është më i madhi. Allahu e ka mbajtur premtimin e Tij ... edhe nëse kufarët e urrejnë këtë.”

111 - Haxhiu hedh në një mënyrë të caktuar. Një mënyrë është që të vendosësh majën e gishtit të madh të djathtë në mes të gishtit tregues të djathtë dhe të hedhësh gurin. Një tjetër është që ai të hedh gurin duke formuar gishtin e tij tregues dhe gishtin e madh si forma e germës P.

112 - Kufizimi i të paktën pesë krahë distancë midis hedhësit dhe shtyllës.

113 - Hedhja e sandaleve dhe sendeve të tjera.

!74www.perlatmuslimane.com

Page 75: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet gjatë therjes së kuranit dhe rruarjes së kokës

114 - Haxhiut nuk i intereson që të ther kurban dhe në vend të kësaj zgjedh të dhurojë shumën korresponduese të parave. Ata pretendojnë se shumica e mishit hidhet pa nevojë dhe nuk sjell dobi fare. 133

115 – Therja e haxhiut e Temettu në Mekë para ditës së Nahrit.

116 – Rruajtjen e flokëve fillojnë nga ana e majtë e kokës.

117 – Bëjnë rruajtjen e vetëm një të katërtës së kokës.

Fjala e el-Ghazalit në librin "el-Ihja":

"Është Sunnet të jetë i kthyer drejt Kiblës gjatë rruajtjes së kokës.”

119 – Duaja në lidhje me rruajtjen:

"Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut i Cili na ka udhëzuar dhe na ka nderuar. Ballukja ime është në Dorën Tënde; pranoje pra prej meje ... ”

120 – Bërja tavaf rreth xhamive rreth shtyllave të gurëzimit.

121 - Rekomandimi i faljes së bajramit në Ditën e Nahrit në Mina.

122 – Haxhiu që bën haxhin Temettu e lë Sa'in pas Tauaf-ul-Ifadhah.

Kjo është një nga bidatet më të këqija sepse e refuzon Kuranin dhe Sunnetin për një mendim të njeriut. 133

Përveç kësaj, është haxhiu që vendosë nëse therja do të bën dobi maksimalisht. Pas të gjitha, ai është që nuk i përmbahet udhëzimeve të sheriatit. Kjo është sqaruar në origjinal, fq. 87-88.

!75www.perlatmuslimane.com

Page 76: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidate të ndryshme

123 - Festimet rreth perdes së Qabes.

124 - Mbulesa e Mekamu Ibrahimit.

125 - Haxhiu lidh lecka në mekamin e Ibrahimit dhe në minber për të arritur dëshirat e tij.

126 - Haxhitë shkruajnë emrat e tyre mbi shtyllat dhe muret e Qabes dhe porosisin të tjerët të bëjnë këtë.

127 - Konsiderojnë se është e lejuar të kalojnë përpara namaz falësit në xhaminë e shenjtë dhe të kundërshtojnë atë që e pengon një person të kalojë.

128 - Pas kryerjes së haxhit, haxhiun e quajnë me emrin "haxhi" (حاج).

129 - Dalja nga Meka për të kryer umre nafile.

130 - Pas Tauaf-ul-Ueda, haxhiu del duke ecur nga prapa nga xhamia e shenjtë.

131 - Shtëpia e haxhiut ngjyroset me të bardhë dhe zbukurohet me vizatime, me emrin e tij dhe datën e haxhit.

!76www.perlatmuslimane.com

Page 77: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet gjatë vizitës në Medine

Duke parë në vlerën e transmetuar dhe shpërblimin, është Sunnet për të udhëtuar në xhaminë profetike dhe xhaminë Aksa . Njerëzit e kishin zakon ose t'i vizitojnë ato para 134

haxhit ose pas. Ndërkohë, që e bënin këtë, shumë prej tyre ranë në disa risi dhe bidate që janë të njohura për dijetarët. Bazuar në këtë, unë do të doja të përmendë disa prej tyre për të plotësuar dobinë me qëllim kumtues dhe paralajmërues.

132 - Vizitori ka për qëllimin vizitën e varrit të tij (salAllahu alejhi ue selem) me udhëtimin . 135

133 – Njerëz të tjerë i kërkojnë haxhive dhe vizitorëve që t’ua dërgojnë nevojat e tyre profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe ti dërgojnë selam në emër të tyre.

134 - Larja para se të hyjnë në Medine.

135 – Duaja e tyre kur e shohin pamjen e mureve të qytetit të Medinës:

"O Allah! Ky është haremi (vendi i shenjtë) i të dërguarit Tënd. Bëje atë mburojë nga zjarri dhe të më ruaj nga ndëshkimi dhe nga koha e vështirë e llogaridhënies.”

136 - Duaja në lidhje me hyrjen në Medine:

“Dhe thuaj (O Muhammed): “O Zoti im! Ma bëj hyrjen (në qytetin e Medines) të mirë, po kështu edhe dalja të jetë e mirë dhe më siguro mua prej Teje një fuqi e burim ndihme.” 136

137 - Përfshirja e varrit profetik në xhami.

138 – Vizita e varrit të tij (salAllahu alejhi ue selem) para namazit në xhaminë e tij.

Allahu ua ktheftë atë muslimanëve në të ardhmen e afërt.134

Është Sunnet që të ke për qëllim vizitën e xhamisë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: 135

"Nuk duhet udhëtuar askund përveç tre xhamive: Xhaminë e shenjtë, këtë xhaminë time dhe xhaminë Aksa.”

Duhet bërë dallimin në mes të udhëtimit me qëllimin e varrit të tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe varret e të tjerëve dhe vizitës së varreve pa udhëtim. Shumica sot, duke përfshirë doktorët fetarë, nuk e bëjnë këtë dallim. Pos kësaj ata pretendojnë se Selefitë në përgjithësi dhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmije (rahimehullah) në veçanti, qortojnë vizitën e varrit të profetit (salAllahu alejhi ue selem). Kjo është një gënjeshtër e qartë dhe e mprehtë. Referojuni refuzimit tonë që ja kemi bërë Dr. el-Butit në revistën "et-Tamaddun el-Islami". Pastaj kam botuar një libër të veçantë për temën e quajtur "Difa an el-Hadith en-Nabaui".

17:80.136

!77www.perlatmuslimane.com

Page 78: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

139 - Pranë varrit vizitori qëndron me përulësi dhe vendos dorën e djathtë mbi dorën e majtë sikurse në namaz, qoftë pranë varrit apo larg tij, qoftë kur hynë në xhami apo del prej saj.

140 – Gjatë namazeve, vizitori kthehet drejt varrit.

141 - Vizitori lutet pranë varrit duke shpresuar që ti pranohet lutja.

142 – Gjatë lutjes vizitori bën ndërmjetësim (teuessul) nëpërmjet profetit (salAllahu alejhi ue selem) për t’iu afruar Allahut.

143 - Vizitori i kërkon profetit (salAllahu alejhi ue selem) ndërmjetësim dhe gjëra të tjera.

144 – Thënia e Ibn-ul-Haxhit:

Është edukatë që "Kur vizitori e viziton varrin e tij (salAllahu alejhi ue selem), ai as nuk duhet të përmendë nevojat e tij, as nuk duhet të kërkojë falje për mëkatet e tij. Ai (salAllahu alejhi ue selem) e di më mirë se çfarë nevoja ka dhe çfarë është më mirë për të.” 137

145 - Ai gjithashtu thotë:

"Për sa i përket asaj se ai (salAllahu alejhi ue selem) sheh çfarë veprojnë umeti i tij dhe e di gjendjen e tij, qëllimet, pendimet dhe mendimet, nuk ka dallim nëse ai është gjallë apo i vdekur.” 138

146 - Me shpresën e bereqetit, vizitori vendos dorën e tij në dritaren e dhomës së tij (salAllahu alejhi ue selem). Disa prej tyre betohen duke thënë:

"Betohem në hakun e atij mbi dritaren e të cilit ke vendosur dorën e djathtë dhe thotë: "Ndërmjetëso, o i dërguari i Allahut!”

147 - Vizitori puth ose prek varrin ose atë që është rreth tij . 139

el-Medkhal (1/259).137

el-Medkhal (1/264).138

el-Ghazali (rahimehullah) bëri mirë kur e qortoi puthjen e lartpërmendur dhe tha: 139

"Është veprim i nasarave ( “të krishterëve” dhe jehudëve." (1/244)

A ka ndonjë që mendon për këtë?!78

www.perlatmuslimane.com

Page 79: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

148 - Vizitori viziton varrin e tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe varret e të dy shokëve të tij në mënyrë të veçantë, u jep selam atyre në një mënyrë të veçantë, dhe lutet në një mënyrë të veçantë. Për shembull, el-Ghazali tha:

"Duhet qëndruar para fytyrës së tij (salAllahu alejhi ue selem), duhet ti kthehet shpina Kiblës, të kthehesh në drejtim të murit të varrit ... dhe të thuash: "Paqja qoftë mbi ty, o i dërguari i Allahut ... ”

Pastaj ai përmendi një selam të gjatë dhe një salavat dhe lutje të gjata. E gjitha përmban pothuajse tre faqe . 140

149 - Lutja duke qenë i kthyer drejt varrit.

150 - Ulja pranë dhe përreth varrit për qëllim leximi dhe recitimi të Kuranit.

151 - Vizitori shkon tek varri i profetit (salAllahu alejhi ue selem) pas çdo namazi . 141

152 - Banorët e Medinës vizitojnë varrin profetik çdo herë që hyjnë në xhami ose dalin prej saj.

153 - Pas namazit, vizitori thotë me zë të lartë:

"Paqja qoftë mbi ty, o i dërguari i Allahut”.

154 - Vizitori kërkon bekim nga boja e gjelbër që me shiun rrjedh përgjatë kur bie shi poshtë kupolës së gjelbër.

Është e ligjësuar të thuhet: 140

السالم علیك يا رسول هللا و رحمة هللا و بركاته، السالم علیك يا أبا بكر، السالم علیك يا عمر“Selamet qofshin mbi ty, o i dërguari i Allahut. Selamet qofshin mbi ty o Ebu Bekr. Selamet qofshin mbi ty o Umer.”

Kështu tha Ibn Umeri. Nëse i shton një shkurtesë pa ju përmbajtur asaj gjithherë, nuk ka ndonjë të keqe – nëse do Allahu (te ala).

Megjithëse ky është një bidat por edhe teprim. Përveç kësaj, kjo kundërshton fjalët e profetit (salAllahu 141

alejhi ue selem):

"Mos i bëni shtëpitë tuaja varre dhe mos e bëni varrin tim një vend që vizitohet rregullisht. Dërgoni salavate mbi mua, sepse lutja juaj më arrin mua kudo që të jeni.”

Ky veprim është arsyeja që shumë Sunnete dhe mirësi të shumta humbin, pra, dhikrin pas selamit. Në vend të kësaj, ata nxitojnë në këtë bidat. Prandaj Allahu e mëshiroftë personin që tha:

"Asnjë risi nuk është shpikur vetëm se ka vdekur një Sunnet përkatës."!79

www.perlatmuslimane.com

Page 80: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

155 - Vizitori e adhuron Allahun duke ngrënë hurme sajhani (التمر الصیحاني) në kopshtin fisnik që është mes minberit dhe varrit.

156 - Vizitori pret një pjesë të flokëve dhe e hedh në llambën e madhe pranë varrit profetik.

157 - Prekja e dy trupave të palmave të metalta që ndodhen në të majtë të minberit . 142

158 – Falja e namazit në pjesën e vjetër të xhamisë në vend të safave të parë në pjesën që u ndërtua nga Umeri dhe të tjerët.

159 - Vizitori qëndron për një javë të tërë në Medine, për të falur dyzet namaze në xhaminë profetike për të shmangur kështu hipokrizinë dhe zjarrin . 143

160 - Pas qëndrimit në xhaminë e profetit (salAllahu alejhi ue selem), vizitori shkon në xhami dhe varreza të tjera në afërsi të Medinës. Përjashtimi i vetëm është xhamia Kuba.

161 - Disa njerëz, që janë të njohur si "Vizitorët", u diktojnë lutje të ndryshme pranë varrit ose në distancë. Si rrjedhojë, haxhitë i përsërisin lutjet me zëra edhe më të lartë.

162 - Vizitori viziton çdo ditë varrezën Baki dhe falet në xhaminë e Fatimes (radijaAllahu anha).

163 – Veçimi i ditës së enjte për t’i vizituar shehidët në Uhud.

164 – Lidhja e leckave tek dritarja pranë varrezave të shehidëve në Uhud.

165 - Larja në pellg pranë varreve të tyre me shpresën e bekimit.

166 - Para kthimit në shtëpi vizitori del nga xhamia profetike duke ecur nga mbrapa.

Këto dy palma janë krejtësisht të panevojshme. Ato janë vetëm për zbukurim dhe për shkak të sprovimit 142

të njerëzve me to, në fund ato u hoqën - dhe hamdi dhe lavdërimi i takojnë Allahut.

Hadithi aktual është i dobët dhe nuk përbën argument. Unë kam treguar të metat e tij në "es-Silsilah 143

edh-Dha'ifah" (364). Nuk lejohet të vepruarit në bazë të tij sepse konsiderohet një ligjësim karshi Allahut. Përveç kësaj, shumë haxhinjë shqetësohen sepse besojnë se ai është autentik dhe i konfirmuar. Ndoshta ata humbin ndonjë namaz aty dhe si shkak bien në vështirësi nga të cilat Allahu në të vërtetë i ka rahatuar.

Disa hoxhallarë të nderuar e kanë pranuar se Ibn Hibani ka verifikuar një nga transmetuesit e tij të panjohur dhe rrjedhimisht e kanë forcuar hadithin. Megjithatë, këtë verifikim nuk e marrin dijetarët e kritikës dhe lavdërimit në konsideratë fare. Njëri prej tyre është vetë njeriu i shkëlqyer dhe i përmendur, të cilin ai e shprehu në mënyrë eksplicite në refuzimin e tij ndaj Ghumarit në revistën indiane "el-Xhemi'ah es-Selefijjeh". Referojuni librit të Shejkh Abdul-Aziz er-Rabiut në të cilin ai e refuzon Ghumarin. Këtë ai e ka bërë mirë, ka sjell dobi dhe ka treguar dobësinë dhe paradoksin në mendimin e tij kur e forcoi atë.

!80www.perlatmuslimane.com

Page 81: Dispozitat e haxhit dhe të umres - Perlat Muslimane · 2018-07-23 · atribuohen dijes – kanë qenë jashtëzakonisht injorantë ndaj Teuhidit dhe cilësive të Allahut. Përveç

Bidatet në Kuds

167 – Nijeti për të vizituar Xhaminë e Kudsit së bashku me haxhin, dhe lutja:

"Allahu e lartësoftë haxhin tuaj.”

168 – Bërja tavaf rreth kupolës së shkëmbit në Aksa sikurse bërja tavaf rreth Qabes.

169 - Të gjitha llojet e shenjtërimit të shkëmbit. Për shembull, njerëzit e prekin, e puthin, therin dele pranë tij, vendosin shenja mbi të natën e Arafatit dhe ndërtojnë mbi të, e të ngjashme.

170 - Disa pohojnë se gjurmët e këmbëve të profetit (salAllahu alejhi ue selem) janë të dukshme në shkëmb. Të njëjtën gjë ata e thonë për çallmën e tij. Disa madje besojnë se Zoti (subhanahu ue te ala) ka vënë këmbën e Tij aty.

171 – Vizita ku pretendohet të jetë vendi ku ka lindur Isai (alejhis-selam).

172 - Ata pretendojnë se rruga e siratit dhe peshorja qëndrojnë aty dhe se muri lindor i xhamisë është mur midis xhenetit dhe xhehnemit.

173 – Shenjtërimi i zinxhirit ose vendndodhjes së tij.

174 – Falja e namazit pranë varrit të Ibrahimit (alejhis-selam).

175 - Gjatë haxhit njerëzit mblidhen në Xhaminë Aksa për të kënduar dhe për ti rënë dajres.

Kjo është e gjitha që unë munda të grumbulloj për bidatet lidhur me haxhin dhe vizitën. I lutem Allahut (tabarak ue te ala) që ky libër t’u ndihmojnë muslimanëve që ti përmbahen zotëriut të dërguarve (salAllahu alejhi ue selem).

سبحانك اللھم وبحمدك أشھد أن ال إله إال أنت أستغفرك وأتوب إلیك

Ti je i pa të meta dhe Ti je i lavdëruar. Unë dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Teje. Të kërkoj falje Ty dhe pendohem tek Ti.

!81www.perlatmuslimane.com