20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, prill, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 4 QKSH “Migjeni” REVY MODE ME VESHJE KOMBETARE SHQIPTARE -Do jete me 16 prill 2011 MUZEU I TEXTILIT BORÅS - SUEDI Foto Shkelzen Rexha - Kosovë

Dituria 2011 4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dituria 2011   4

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, prill, 2011

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti V , Nr. 4

QKSH “Migjeni”

REVY MODE ME VESHJE KOMBETARE SHQIPTARE -Do jete me 16 prill 2011 MUZEU I TEXTILIT BORÅS - SUEDI

Foto Shkelzen Rexha - Kosovë

Page 2: Dituria 2011   4

2

NË MUZEUN E TEXTILIT NË BORÅS REVY MODE ME VESHJE KOMBËTARE SHQIPTARE -16 prill 2011 nga ora 12:00 deri në ora 16:00 - MIRË SE VINI!Në lokalet e Muzeut të Textilit në qytetin Borås të Suedisë me 16 prill 2011 do mabhet për herë të parë në Skandinavi Revy e Modës me veshje Kombëtare Shqiptare, organziuar nga Qednra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås, së bashku me Muzeun e Textilit të këtij qyteti si dhe me ndihmën e Studie främjande po nga ky qytet.

Në këtë manifestim kulturor të organziuar për herë të parë në Skandinavi nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås do marrinë pjesë stilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinjë dhe të reja shq-iptar nga qyteti Borås si dhe nxënës dhe të rinjë e të reja nga qytetet fqinje si Kinna e Skene, Gislaved të cilët do jenë pjesë e këtij projekti.Të pranishmit do argëtojnë me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg.Pra në këtë Revy Mode, dot ë ketë edhe: Ekspozitë me fotografi me veshje kmombëtare, një film doku-mentar mbi punimin e veshjeve kombëtare, këngë e valle popullore shqipe të interpetuara nga anëtarët e shoqërisë kulturore “Shqipponja e maleve”.Mirë se vini me 16 prill në Revynë e Modes në Borås të Suedisë.

Foto: Shkelzen Rexha, Gjakovë

Page 3: Dituria 2011   4

3

bukur i njeriut të ditur, të ndershëm e fisnik, trim e atdhetar. Mësuesit meritojnë më shumë nderim dhe mirënjohje, jo vetëm nga nxënësit dhe studentët, sepse me shkollën dhe mësuesit lidhen që nga vocëraket të cilët mësojnë abetaren e deri te shkencëtarët dhe profesorët e universiteteve dhe

akademikët. Me shkollën është i lidhur edhe ushtari e gjenerali, mekaniku dhe inxhineri, bujku, çobani dhe agronomi, shkrimtari, gazetari, poeti dhe artisti, ministri, deputeti, politikani dhe presidenti. Mësuesi, i gjallë dhe i heshtur, kurdoherë është në çdo familje shqiptare, por edhe në diasporë, ku në kushte të vështira, si misionarë të vërtetë, po bëjnë një punë të jashtëzakonëshme për të mbajtur gjallë gjuhën dhe zjarrin e ndezur të shqiptarizmës. Sakrificat për shkollën dhe gjuhën shqipe nuk kanë sosur edhe sot e kësaj dite. Breza të tërë mësuesish, kush më shumë e kush më pak, kanë vënë një gur në kështjellën e arsimit Shqiptar. Po përmend se, vetëm nga Durrësi janë nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit”, shumë prej tyre edhe pas ndryshimeve demokratike të viteve 1990. Këta janë: Gjini Luarasi, Petrit Ve-laj, Vasil Ziu, Pertef Kruja, Agim Shehu, Isuf Puka, Sul Zalla (Sulë Shqipja), Qazim Domi, Mexhik Bekteshi, Hysen Çela, Beqir Çela, dhe pa i përmendur emrat e nderuar të tridhjetë e nëntë “Mësuesë të Merituar”. Nuk janë pak. Ne krenohemi me ta dhe kemi ç’të mësojmë prej tyre, sidomos të rinjtë që e nisin udhën e vështirë, por të bukur dhe fisnike të mësuesisë. Sa më shumë vite që kalojnë, aq më e bukur dhe më e madhërishme na duket “7 Marsi”, festa mbarëkombëtare e “Mësuesit”. Ndaj sot edhe për mijra vite të tjerë, urojmë: Ta gëzojmë këtë festë hyjnore, të magjishme dhe njëherazi të madhërishme !PërgatitiKadri Tarelli

Nuk është për t’u patur zili, por ja që kështu na ka rënë për pjesë, mbase edhe vetë e kemi kërkuar, duke qënë të vonuar, ose të zënë mes njëri – tjetrit me sherre të mëdha, e s’ja kishim ngenë këtyre gjërave të “vogla” dhe linim shtegun hapur për komshinjtë apo fqinjët tanë, që natyrisht nuk na kursyen. Jemi më të vjetrit e ball-kanit, të vjetër sa vetë jeta, autokton “dembabadem”, por kishim mbetur të vetmit në Ballkan me gjuhë të pashkruar. Në këtë ditë“Të

bekuar”, me hapjen e shkollës së parë shqipe, më 7 Mars 1878, u mundësua ruajtja, mësimi dhe zhvillimi i gjuhës shqipe, që na bëri ne të mbetemi tek rrënjët e të parëve tanë. Duke lëçitur këtë “Gjuhë perëndie” u formatua, u ngrit ndërgjegja e kombit, dhe, me penë e pushkë u vu në udhë të mbarë lufta për pavarësi dhe shpallja e saj më 1912. Është e panevojëshme të përsërisim ngjarjet historike dhe përpjekjet e rilindasve tanë të ndritur për

gjuhën dhe shkollën shqipe, por cilido mund t’i bëjë vetes pyetjen, por edhe të përsërisë pyetjet që janë bërë prej kohësh nga njerëzit e thjeshtë, e ca më shumë nga të diturit: Ç’do të ndodhte po të mos ishin hapur shkollat shqipe ? A do të mund të ngrihej e forcohej ndërgjegja kombëtare ? A do të mund shpallej dot pavarësia ? Dhe mund të vazhdojmë të pyesim: A do të mund të përballonim lakminë e fqinjëve, kur me gjuhën shqipe të shkruar e të mësuar në shkollë, me luftën dhe gjakun e dredhur, mezi mundëm të mbajmë kaq pak vend që quhet Shqipëri dhe ne të quhemi shqiptarë. A mund të mos i vlerësojmë heronjtë e vërtetë të Kosovës, mësuesit e saj, të cilët në kushtet e pushtimit serb, mbajtë gjallë frymën kombëtare dhe edukuan në shpirtin e të rinjëve kosovarë ndjenjat e luftës për liri dhe e bënë Kosovën të pavarur. Përgjigjet i gjejmë te vetja, pasi janë të thjeshta e të qarta si dita e diellit, por që na bëjnë të mendohemi mirë, për atë çka po bëjmë sot dhe për atë se çka presim nesër. Është gjetje e bukur “Dita e Mësuesit”. S’ka emër më bukur ! Bashkë me shkollën shenjtërohet edhe mësuesi. Mos po e zmadhoj paksa duke e quajtur mësuesin “Shenjtor” ? -Jam i bindur se nuk e teproj. Ç’bënë më shumë shenjtorët ? – Besuan në zot. U sakrifikuan si misionarë, duke i shërbyen zotit dhe njerzimit. Bukuri !- Sot e mijra vite me radhë ne i nderojmë, u përulemi dhe kërkojmë bekimin e tyre. Ç’bënë më pak mësuesit tan: Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi dhe Gjok Shqiptari, (Xhordano Bruno Shqiptar, i cili u dogj i gjallë se në gji mbante abetaren e gjuhës shqipe ), e bashkë me ta edhe plot e plot të tjerë: Besuan në zot, besuan në komb, i shërbyen kombit dhe u sakrifikuan për kombin si askush tjetër, si misionarë që përhapën dituri dhe përcollën në popull dashuri për gjuhë e komb. Kurdoherë i prulemi me nderim të thellë. S’ma merr mendja se ka komb tjetër, që të ketë kaq shumë martirë të rënë për gjuhën dhe shkollën, sa çka kombi ynë. Ne ata i kujtojmë dhe i nderojmë në çdo përvjetor. I kemi përjetësuar duke u vënë emra shkollave. Kemi bërë e bëjmë mirë. Po është shumë pak. Ata kanë qënë dhe mbeten për për ne dhe brezat e rinj, modeli më i

Kadri Tarelli

Festa e mësuesit E SHENJTË , “DITA E MËSUESËIT” 7 MARSI !Po afron 7 Marsi, festa e “Mësuesit”. Që në krye të shkrimit i uroj mësuesit, kolegët e mi të nderuar dhe shpreh mendimin tim se 7 Marsi, “Dita e Mësuesit” duhet të jetë festë kombëtare, pasi është “Ditë e shenjtë”, dita më fatlume për arsimin kombëtar Shq-iptar dhe ca më shumë për mbijetesën e kombit tonë. E quaj të “Shenjtë”këtë ditë, pasi u derdh mençuri dhe dituri, djersë dhe

mund, flori, jetë dhe gjak, për ta hapur, jetësuar dhe mbrojtur shkollën, gjuhën dhe kombin. Pak e çuditëshme kjo historia jonë.

Page 4: Dituria 2011   4

FAQJA E POEZISË

BAJAME HOXHA MOS ME BEJ QEJFIN!

Nga një lëvdatë mbrëmë,Ashtu kot më erdhi drithëri-ma.Ishte shumë vonë.Tek po rrija mendueshëm përpara ordinatorit, po flisja me vete dhe shkrova:Një poezi dashurie, si për të kujtuar kohërat furtunë,Të një dhimbjeje të pafund,Që prej saj mora një grimë helmi, Për ditët e stuhishme,Për mjerimin e rinisë sime,Dhe s’u shërova kurrë.Eh, psherëtimat nuk heshtin,Ato, flasin me veten time,Më shajnë, më bërtasin , më kritikojnë,E qahen prej meje,Thonë se paskam qenë e keqe...eh,“Na helmove”, më thonPo, e di, e keqe kam qenë,Helmova ndjenjat, psherëtimat, mendimin,Si të kisha dy psherëtima, dy ndjenja, dy men-dime...Mjerisht, kisha vetëm një ndjenje e s’u bënë kurrë dy,

Anjeza Sakaj

NÊ JE!

Me veshtrim te etur te gelltis.Nuk nginjem duke te te pare ,Ne cilen pjalme lulesh lulezove?Na cila penelate pikturash valle ke dale?Si fllad i nje mengjezi te embel pran-veror,Permbyte zemren me nje rrebesh te pa-pare,I thyeve tabute e kohes se heshtur,Saharen e ndjenjes e permby...

4

Liri Loshi

TOKËS QË NA FALI

Këngë i thurim TokësNë tel të lahutësTokës që ia faliGuximin Teutës…Sa herë mihim TokënPuthim bucat e dheutTokës që ia faliUrtinë Skënderbeut.Dhe i miklojmë TokësFaqet, ballin, shpinënTokës që mban burraSi Hasan Prishtinën.Edhe sot në këtë TokëNë fshatra të DrenicësVashat rrisin shtatinE Shote GalicësSapo e ngjallim në bronzBajram Currin – PlakunToka nxjerr nga gjiriDhe Adem Jasharin…

Venka Capa

Pranvera e Stebleves

Nuk ka stine me te bukur se pranvera ,Kur vellon e gjelber vesh Stebleva,Nuk ka qilim si ai qe qendis natyra ,Ku kembes i vjen keqT’i shkel lulet plot ngjyra ...Ne pranvere ne Stebleve dua te shkoj,SHtepite, pemet, barin me sy t’i shikojVitet t’i kthej pas , femijerine te kujtojEgezimin zemres sadopak t;ia shtoj ...Pranvera kur vjen shpirtin ma perterin ,SHume endrra e deshiraBrenda meje rrembehenEme vrulle bukurie dehen ...

Mimoza Bici

ETJE E MERGUAR

Zgjova vargjet,thelle qoshes se renduar...Dollia, pik-pik,mbi germa pikon...Vargjet...u corientuan nga dehja“Erdha”ku “ike” ti...nen hapa me endej fustani !gjethet qepnin ferferimen...Me trembi rrugetimi!Rikthehem,mbi fustaninqe me endi nataCopeza yjesh vezulluan...i bukuri ,loti impastroi syrin e dashuruar...Oh,ja...te shoh ty..me goten-dolli ne duar..Me prisje...te shuanim vetminebuzet te njomnin, etjen e merguar...

Adelina Dokja

ZEMËR E PËR-FLAKUR

Dhe zemren e lashe tek tiNe kete dite te ftohte shkurti,Xhelozia e juaj, shpirtin me ngrine...Buzeqeshja ne buze me mbetiDhe fjalet ne grykeTi je mendimi i pare dhe i funditVetëm tek ti i kam sytë...Po te pyesesh zemren timeNe ç’vend kerkon te jesh?Ajo embel te pergjigjet:Atje ku ...

Page 5: Dituria 2011   4

5

Remzi Basha Bekimi i një libri

Në vend të një parathënieje për librin e poetit Namik Selmani “Pesha e qiellit të vendlindjes” Kur për herë të parë lamë pas kurrizëve tanë të lodhur, nga hallet që na kishte dhënë koha dhe e keqja ca shtëpi të mbetura me dyert të hapura bash si ca gojë memece që nuk mund të flisnin me zë të lartë që ne të ktheheshim shumë shpejt tek ato, kujtuam e menduam shumë e shumë gjëra. Po, ato na thërrisnin e na thërrasin, me një zë që mund ta dëgjojë e ta kuptojë shumë mirë vetem një mërgimtar shqiptar kudo ku ai është. Një zë që të kërkon sërish për të ardhur sa më shpejt e sa më shpesh. E ndjenim se Kryemalli ynë ishte e mbetet shumë më i lartë se mali që kishim parë në vendlindje. Ishte malli për gjuhën shqipe. Ndjemë jo vetëm mallin për një rrugë ku gjakosëm gjunjët, për një shkollë ku mësuam me aq dashuri e durim shkro-njat e shqipes sonë, ku luajtëm dhe u bëmë gjykatës të rreptë të lojës sonë fëminore. Atëherë e kuptuam se diçka të madhe kishim lënë pas. Kishim lënë kumbullat dhe manaferrat që binin në tokë pa u mbledhur nga duart e fëmijëve. Kishim lënë lumenjtë e vegjël pa i përkëdhelur me trupat tanë të hajthëm. Dhe kudo ku brodhëm nëpër botë, mbi avionë të zhurmshëm, aq komodë, me rrugë me drita që bënin e bëjnë garë edhe me diellin ku shumë shumë gjuhë na vinin në timpanët e veshëve tanë ende të uritur për shkronjën shqipe. Çdo poezi, çdo tregim, çdo fjalë e shkruar e gjuhës sonë të bukur na dukej e na duket ende si një lëndinë që kemi akoma mall ta shohim, ta prekim.Këtë ndjesi të bukur e kam patur që kur më kanë rënë në duar poezitë e poetit me origjinë nga Çamëria Namik Selmani. I njëjti mall për trojet e të parëve tanë. E njëjta dhimbje nga gjaku i derdhur për tokën e të parëve. Është shumë e vërtetë që në botën tonë moderne njerëzit të njihen edhe me ekranët e kompjuterave, me zërat që përcjellin celualarët nga më të shtrenjtët, qoftë dhe më modernët që ka bërë njeriu. Por askush nuk mund të bindë tjetrin se, nëse shpirtërat e atyre që ninin këtë kuvendim nuk përputhen me njëri-tjetrin, atëherë zërat e celularëve heshtin shpejt, shumë shpejt. Faqet elektronike mbyllen shpejt, shumë shpejt. Kjo ndodh kur miqësitë ngrihen mbi themele të buzëqeshjeve të shtirura, të miqësive që iu mungon e nesërmja.Jo, me mikun tim të Fjalës së Mençur, Namik Selmani, me mikun tim që më zgjon shumë mirë atë filiz të kombit kudo ku shkoj, kudo ku hap e mbyll dyert e botës së madhe, kudo ku rris fëmijët e i martoj apo bëhem si një Kryekrushk, nuk ka ndodhur kështu. E nuk do të ndodhë edhe nesër. Kur para disa viteve në Tiranë bëhej Kongresi i Lidhjes Shqiptare në Botë, duket se ngritëm së bashku edhe me shumë miq të tjerë një Urë. Një Urë që lidh jo thjesht dy brigjet e një lumi, të një deti. Shumë më tepër se kaq. Se mendoj se ne, si komb, jemi ndoshta kombi i vetëm në botë që duhet të ngrejmë në kohërat moderne sa më shumë Ura të tilla bashkëpunimi. Armiqtë e dukshëm e të paduk-shëm na kanë humbur shumë kohë të dobishme për rrugën tonë të mbarësisë, ose të mbrothësisië, si thonin rilindasit tanë të shquar. Ata kanë dashur të na qorollepsin në ca shtigje ku humnerat kanë qenë aq afër syve tanë, aq afër theqafjes sonë historike. Për fatin tonë e për bekimin që na dha Zoti nembjetuam e sot po gëzojmë Stinën më të re të Rilindjes Kombëtare, për të cilën edhe një vëllim poetik i këtij lloji është si një GUR i fortë kështjelle dhe një trase e re re rruge.Kohë më vonë kur unë përgatita dhe botova një roman me autoren Drita Braho “Nusja nga Çamëria“ e ndjeva se Ura e Bashkimit ishte bërë më e fortë, më e madhe, më e bukur. Kësaj radhe nuk ishim thjesht dy miq që ndërronin kafenë e mëngjesit apo bukën e konakut. Nuk ishin thjesht dy miq që takoheshin në Pazar e shkëmbenin me shumë dashuri fjalën e mallin. Jo, Namiku po më sillte aq pranë atë që më mungonte pak më shumë se zakonisht. Po më sillte fryën çame, atë që na mungonte në magjet dhe sofrat tona të Kosovës. Në trojet e saj po kaq të gjakosur sa dhe ato të Çamërisë ëndërrvrarë. Dhe e desha fjalën e tij, dhe e mësova vargun e tij dhe fjalët e atyre tregimeve që të sjellin jo vetëm mallin e dhimbjen, por edhe amanatin e madh që nuk e tret koha, lumi toka, deti, zjarri, tërmeti, oqeani..Unë sot kam në duar librin e tij të fundit me poezi me një titull të bukur e të gjetur ”Pesha e qiellit tim”. Libri ka një organizim shumë të bukur. Duket se krah temës së tij të dashur, asaj çame, të cilën ai e ka vënë në një cikël me një titull shumë emocional “Bëj të zë, por të merr era” ka edhe motive të tjera, po kaq tundues se ai i Çamërisë. Është tema e Kosovës ku ka shumë epizëmë e lirizëm ( sërish me një titull simbolik “Trëndafilët e Prishtinës”) Në të ka një kryepoezi për Loken e Këngës Nexhmije Pagarusha apo poezi për Gjakovën e për bardin e poezisë kosovare Din Mehmeti, për Urën e Ibrit. Në ciklin e Amerikës me titull “ Sytë e Amerikës” shohim një risi tematike dhe një këndvështrim bukur të ri . E kishim parë Amerikën në sytë e studiuesve por në sytë e petëve e kishim pare rrallë.Ndoshta nuk duhet të ma marrë për një humbje kohe lexuesi i vargjeve të tij dhe i fjalëve të mia nëse do të citoja në këtë parathënie disa tituj të librave të mëpërshëm të këtij autori me poezi. me këtë libër që po lexojmë ato bëhen 8 të tilla “ Vatra e mallit”, “Zërat e brigjeve të mia”, “Kroi i këngës çame”, “Fari çam” , “Shpirti çam”, “Djepi i këngës”, “Dritaret e besimit” dhe ky I fumdit “Pesha e qiellit të vendlindjes” Metaforat e tyre të ftojnë që të lexosh dhe të gjesh atë që shpesh në jetën e përditshme të mungon, atë frymë atdhetare, për të cilën duhet të punojmë të gjithë e kudo ku jemi.Krenohem se po bekoj një libër të tij në këtë prag jete kuar ai po mbush 6 dekadat e jetës së tij të vrullshme, tërë pasion krijimi, tërë përkushtim. Po, si pjesë e të njëjtit profesion, atij të mësuesisë, mbase duhet që tregojmë fëmijëvë tanë shqipfolës kudo ku janë jo vetem kështjellat e larta, të panumërta e aq të forta amembanë trojeve tona, por edhe t’u ngrejmë para syve të tyre të ndezur për dije e përparim, për shqiptarizëm edhe ca Kështjella të tjera, të larta të mençurisë sonë, ato të Shqiptarizmit tonë pa patur drojen e frikshme se dikush mund të na akuzojë padrejtësisht për këtë gjest nga më fisnikët e botës së qytetëruar.

Librin e shoqëron edhe një pasthënie nëse do ta quaja kështu të shkruar nga studiuesi shqiptar nga Maqedonia Zejadin Ismaili me titullin“ “Shenjtëria e papërsëritshme e shprtiti çam” kushtuar librit të tij të para disa viteve “ Shpirti çam e në përgjithsi të poezisë së tij. Ky shkrim është një dritare nga ku mund ta shohim edhe më mirë poezinë e tij. Nga ky shkrim po shkëpus disa rreshta: “Tashnë ai ka krijuar origjinalitetin e tij vetanak të veçantë, arketipal dhe ka një vazhdimësi të qëndrueshme në vijën e zhvillmit kreativ poetik. Në konteks më të gjërë dhe autentik trajton njeriun çam dhe sakri-ficën e tij për idealin kombëtar dhe atdhetar. Virtuoziteti krijues i Namikut manifestohet përmes motiveve të reja që ai trajton…”Duke i uruar rrugë të mabrë librit më të fundit poetik të autorit Namik Selmani “Pesha e qiellit të vendlindjes“, do të dëshiroja të citoja me shumë dashuri disa vargje nga poezia e tij “ Zinxhirët e mallit”. Janë zinxhirë që shqiptarët i kanë të pranishëm shumë herë në jetën e tyre të përditshme, edhe ata që janë larg trojeve të lindjes. Por po kaq të forta janë këta zinxhirë edhe për ata që jetojnë në trojet tona amtare. Zinxhirë që vëmë në provë dashurinë për trojet tona, përpara së cilës edhe armiqtë më të fuqishëm thyhen “E bëhem dallandyshe që nuk njeh stinimin/për të trokitur te malli me frymën e fjalës-behar/kështu mbetëm ne, drurë që nuk njohim zverdhimin /kudo ku ecim, kudo ku do të kemi një varr….

Page 6: Dituria 2011   4

6

Si erdhi dhe zuri vend poezia tek Dezdemona ?Përshëndetje Arsim. Dhe të falënderoj shumë për këtë intervistë. Jeni një gazetar i mirë dhe ndihem shumë e privilegjuar qe jam mysafirja juaj në këtë intervistë.Si erdhi poezia tek Dezdemona? Unë jam kulti-vuar dhe ushqyer me libra që e vogël, qëndroja me orë mbi libra duke lexuar aq sa harroja të mësoja mësimet. Isha shumë e dhënë mbas romancave d,m.th prozës. Por kjo ndryshoi komplet , kur profesori im shkrimtari i njohur Riza Lahi. Vuri ne dukjen talentin tim për poezi duke më drejtuar për nga poezia. Unë e adhuroja poezinë, por kisha mjaft frikë të përballesha me të. Duhet të falën-deroj shumë profesorin tim që më udhëhoqi dhe nguli këmbë që unë të shkruaja jo vetëm prozë por edhe poezi.Çka ju shtyn t’i qëndroni besnike mbretëreshës se të artit letrar?Do t`i qëndroj besnike kësaj mbretëreshe, sepse jo vetëm që shkruaj por edhe e adhuroj dhe nuk mund të bëjë, Dezdemona, dot pa librat e saja. Dhe do mundohem me gjithë forcat e mija që të lë një shenjë njw gjurmë nga arti im.Për aq sa kam lexuar nga ju, artit i juaj poetik dominonohet nga lirika e dashurisë , pse ndodh?Është më se e vërtetë, që arti im dominohet nga lirika e dashurisë. Janë një ndërthurje mes erotizmit trishtimit dhimbjes, diçka që na shoqëron në jetën tonë. Shpreh ato ndjenja te fshehura thellë në subkoshiencën tonë. Dëshira dhe ndjenja që kemi frikë t`i shprehim hapur. Pse ndoshta pyesni ju? Kurse unë mund të them që kjo vjen natyrshëm, nuk e di as vetë, pse, por gjithmonë poezia dhe proza ime vishet e tëra me nota erotizmi.Libri i juaj tani më gjendet në fazën finale, gjegjësisht shumë shpejt pritet botimi i saj, mund të na flisni për strukturën e librit?Po, jam në pritje të librit tim të parë. Dhe jam shumë e emo-cionuar dhe në ankth. Nuk e di si do përcillet nga lexuesi, a do të pëlqehet?Besoj një frikë që mbërthen ç`do autor të ri, si unë. Për këtë dua të falënderoj pa masë botuesin tim , zotin Enver Nezeri, i cili më ofroi ndihmën e tij duke më përkrahur dhe duke më mbështetur që unë të afirmohem në botën e madhërishme të letërsisë. Ai besoi tek unë dhe besoj të mos ta zhgënjej. Botuesin tim, profesor Rizan, dhe mikun tim Engjëll Koliqi që kanë besuar tek talenti im. Për sa i përket strukturës së librit, është prozë e ndërthurur me poezi, pra poezi dhe tregime. Por nuk dua te tregoj më shumë të mbetet njw surprizë, se jam mase e bindur që është një libër krejt i veçantë. Do më besoni lexues, kur ta keni librin në dorën t`uaj. Një nga pasionet tuja që nuk është edhe gjë e lehtë është edhe përkthimi, cilat janë risit në këtë fushë ?Diçka që adhuroj është përkthimi , është një art në vete dhe shumë i vështirë. Siç e thatë dhe ju i dashur Arsim. Të jemi koshientë tregu i librit është një nga më problematikët dhe më të vështirë. Unë kam

dëshirë të sjell në Shqipëri autorë që nuk njihen por që janë shumë të falshëm. Kam sjell disa poezi të autores Kanadeze, Margaret Atwood. Një poete dhe skenariste shumë e njohur. Edhe pse nuk e kam sjell në një vëllim të plotë. Gjithashtu dhe Umberto Saba, poet Italian i mrekullueshëm por që këtu nuk njihet. Sapo kam mbaruar përkthimin e autores amerikane May McGoldrick, dhe jam në pritje që ajo të më jap ok, dhe romani i saj ‘’The Rebel’’ që është botuar në 28 gjuhë të botës. Të jetë i pranishëm edhe këtu në Shqipëri, është një roman që të tërheq , dhe të mban të mbërthyer deri në momentin e fundit. Aty edhe mund të shijojmë si romancën e personazheve, por është edhe shkollë më vete. Aty unë mësova shumë gjëra që nuk dija për historinë e Irlandës.Jeni një poetesh e re, por natyrshëm produk-tive, më thoni çfarë ju pengon dhe çfarë ju ofron kënaqësi gjatë leximit të veprave reja?Unë adhuroj letërsinë me vlerë, artin e të shkruarit që më tërheq që në germën e parë. Ka raste që libri veç kopertinës ka të bukur por brenda fjalë dhe

vetëm fjalë. Atëherë vlera e librit kthehet në pseudovlerë, dhe i humbet vlera librit. Më bënë që të humbas dëshirën për të lexuar. Por kur unë dashurohem mbas librit qoftë poezi, prozë, ese, unë ndjehem komode dhe marr më të mirën atë që më mbushë mendjen dhe shpirtin timDinamika e krijuesit sigurisht se nuk ndalet, po në këtë mes çfarë do të na ofroni ju?Më se e vërtetë, por unë do t`i ofrojë lexuesit tim gjithmonë diçka të re në c`do libër që do të arrij të nxjerr. Jo gjithmonë i njëjti shkrim dhe e njëjta ide e subjektit.Cilët nga poetet dhe prozatorët janë burim frymëzimi qoftë nga letërsia shqipe, pse jo edhe ajo botërore ? Impakti im i parë me letërsinë, nuk po flas këtu për librat për fëmijë, kuptohet. E mbaj mend shumë mirë, kisha shkuar për pushimet e verës në Kukës, te miku më i ngushtë i babait tim, artistit Shpend Halili. Që unë e adhuroja dhe shkoja me shumë dëshirë. Aty duke gërmuar tek librat e tij, kam qenë në klasë të tretë. Më tërhoqi vëmendjen drama e Henri Isben ‘’Shtëpi Kukulle” dhe unë fiksohem aq shumë dhe e lexoj me shumë dashuri dhe arrij ta kuptoj. Kështu më vjen dhurata e parë, nga miku i babait tim. Që ishte romani Gustav Flober-it Zonja Bovari. Këto dy libra kanë qenë burimi dhe frymëzim për mua. Ëndërroja me orë duke menduar sikur isha një shkrimtare. Pastaj duke u rritur, idhulli im bëhet Migjeni , pastaj frymëzo-hem nga poezia e huaj Sergei Esenin, Artur Rimbaud,Giacomo Leopardi..Ka shumë dhe nuk dua të zgjatem.. Përmbyllja e kësaj interviste mund të përcillet nga ju me ndonjë me-sazh ?Mesazhi im? Mesazhi im shkon vetëm për rinin që nuk e dashuron librin, dua t`i them dhe ti përcjell që të dashurohen mbas librit dhe letërsisë, sepse, është diçka e mrekullueshme dhe të ndryshon gjithçka brenda teje.

Arsim Halili

INTREVISTË ME POETEN DEZDEMONA MARKU

Page 7: Dituria 2011   4

7

Kadri Tarelli

Loti i nënave. NGA LOTI I NËNAVE, DETI U BË I KRIPUR

Në kujtim të 6 Marsit 1991E dielë, 6 Mars 2011. U mbushën plot 20 vjet nga ai 6 Mars i vitit 1991, kur mijra shqipatrë morrën rrugën e mërgimit. Më është bërë zakon, që çdo vit, në këtë ditë të shkoj në berg të detit, në shëtitoren “Taulantia”në qytetin e Durrësit. Edhe sot isha. Qendrova përballë detit, si për t’u falur me të. Kanë kaluar kaq vite, po si atëherë më del përpara skena dhe biseda e një nëne të re, me djalin e vogël përdore, e cila me sytë të përlotur shikonte larg në hapsirën e pafund të detit. Dukej sikur i fliste detit. Buzët i dredheshin. I lutej në heshtje. -Mami ! Nuk po duket anija që do të sjellë babin !? -Djali nuk morri përgjigje. Lotët në sytë e nënës u shtuan. Pa pritur djali i vogël pyeti: -Mami ! Pse deti është i kripur ? Gruaja e mori fëmijën, e shtërngoi në gji, e puthi në sy, në faqe, në gushë dhe i tha e ngashëryer:

- Deti u bë i kripur nga lotët e nënave.Më erdhi në mendje romani “Lulja e Kujtimit” e Foqion Postolit. Dikur edhe në Korç, në dalje të saj thirrej një vend “Lëndinka e lotëve”, ku përcilleshin dhe ndaheshin famil-jarët me ata që merrnin rrugën e mërgimit. Po atëherë iknin një e nga një, ose dy nga dy ! Ata largoheshin duke kthyer kokën pas, ndërsa me lot në sy mbeteshin nënat, babalarët, motrat, gratë, fëmijët.Edhe sot rrenqethem, pavarësisht viteve që kanë kaluar. Janë disa ngjarje që rrodhën shumë shpejt. 20 Shkurt i vitit 1991. Populli i bëri me madhështi nderimet e fundit diktatorit duke e tërhequr zvarrë bustin e tij. Dy javë më pas më, 6 Marsi. Mijra e mijra shqipëtarë u dyndën në Durrës, mësynë dhe hipën në anijet që u ndodhën në port. Morrën udhën e panjohur të mërgimit, pa ditur se si do t’u vinte halli. Herë pas here, në emisione të veçanta televizive, jepen pamje të shkëputura që paraqesin largimin masiv të shq-iptarëve. O zot ! Vetëm ne, apo vetëm ata që i kanë përjetuar ato çaste dramatike, kanë mundësi të thonë se ç’kanë ndjerë kur shikonin me sytë e tyre, atë çmenduri kolektive dhe “Malet” me njerëz, që largoheshi s’di se ku. Edhe një herë them : O zot ! Sepse aty luhej një “tragjedi” me aktorë një popull të çoroditur që vraponte sa andej – këtej tek anijet që kishin mbetur në port. Tragjedi pa skenar, pa regjizor, pa rregulla loje, me vetveten spektator. Mijra njerëz që hipnin nëpër anije, të rinj, të reja, familje të tëra, burra gra

dhe fëmijë. Qindra të tjerë në tokë, nëna, baballarë, gra me fëmijët e vegjël për dore. Të parët thërrisnin dhe përshëndesnin me dorë kur mundënin të dallonin të afërmiit e tyre, ndërsa pjesa e mbetur në tokë me lotë në sy, edhe ata thërrisnin dhe ngrinin duart drejt asaj mizërie njerzish, pa mundur të dallonin djalin, vajzën, babën, apo burrin. Shqiptarët po iknin sikur po i ndiqte pushtuesi nga prapa. Askush nuk po na sulmonte. Vallë ç’të ishte ky hasëm i padukshëm ? -Varfëria ? -Mbase ! Armik i egër është, po nuk e besoj, pasi ne varfëri kemi pasur edhe më parë, po nuk kemi ikur “Nga sytë këmbët”. Mbase iknim nga vetvetja !? Pushtuesit kishin qënë mes nesh ! ?Historia, e ftohtë si gjithënjë do t’i përmendë këto, thjesht si ngjarje në kronollogjinë e viteve, mbase në rastin më të mirë edhe i komenton, duke dhënë edhe shkaqet që na çuan deri këtu, por për njerëzit që i provuan janë më shumë se ngjarje. Janë dridhma të trupit, morrnica që ngjethin shtatin, lot e rrahje të forta zemre që sjellin djersë të ftohta, qoftë edhe në ditët më të acarta të dimrit.Edhe unë vrapova drejt portit. Jo për të ikur, por për të parë e gjetur djalin. Në hyrje një togë ushtarësh të armatosur. Nuk lejonin të futej njeri këtu, po nuk bënin zë për njerzit që kishin hapur shtigje ku mund të kalonin lirshëm. Çuditem me vete, si është puna e njeriut !? Ç’hall kisha unë e ku më shkonte mendja ? Kisha nge edhe për shaka: Porti ishte bërë si ajo kasollja e Nastradinit, me oborr pa avlli e pa gardh, në fund në dy hunjë të kalbura, një dryn i madh i vjetër, që të dukej nga larg. U drejtova tek ushtarët. Prisnja të më ndalonin. Në krye një oficer i ri, shumë i bukur. Si fillim nuk e njoha. Vëtëm dëgjoj një kërcitje këpucësh. Qendrim “Gatitu” dhe nderim ushtarak !-Hapni rrugën ! Është profesori im ! –Buzëqeshi dhe më dha dorën. U pamë në sy dhe nuk folëm. Ish nxënësi im, pas pak ditësh edhe ai kishte ikur bashkë me shumë shokë. Sot jeton familjarisht në Itali.Sot përsëri pranë detit. Pak vranësirë. Dielli herë dukej dhe herë fshihej. Po deti ? Ah deti ! I qetë. I bukur e madhështor si përherë. Papritur kur rrezet puthnin valët, si një lojë mes dy perëndive nuk di se kush përkëdhelej më shumë, dielli apo deti ! Kur dëgjoj dhe gjykoj për sa e sa ngjarje që lidhen me detin, kam ndjesinë se të parët tanë, Iliret paganë kishin të drejtë ta besonin, t’i faleshin e ta nderonin si perëndi. Edhe unë besoj se ata ishin më pranë jetës dhe të vërtetës. Sot po udhëtojmë pa viza.. Pak si gjatë shkoi kjo punë, pasi kaluam plot shtatëdhjetë vjet të ndarë nga bota. Tragetet shkojnë e vijnë. Presim dhe përcjellim të dashurit tanë. Më në fund edhe ne po udhëtojmë lirisht, Edhe unë isha para pak ditësh në Itali. E ndjeva veten të fisëm, sepse udhëtova si qytetar i lirë. Veç nuk duhet të harrojmë ato ditë të marsit 1991, që mos u përsëritshin kurrë ! Dhe deti, nga lotët e nënave, mos të bëhet më i kripur nga ç’është ! Përgatiti Kadri tarelli

Page 8: Dituria 2011   4

FAQJA E POEZISË

Adem Zapluzha

KËTU

Shpeshëherë Në mua zgjohetZëri trishtuar i memorjesKur lumenjtë mbesinPa pikë uji

Në këtë rrugëtimGjethet vuajnëNga një ankth i panjohurKockanjarët të hendakosurI mashtrojnë udhët e jetës

Bahtir Latifi

MBETEN VEQ KUJ-TIMET

Më kujtohet dikurKur kishim dashuriKur mbanim respektKur ndanim kujtimeJo shumë kohë ka kaluGjithëqka është ndryshuKu mbeti dashurijaKu mbet respektiVal val i morri DetiAtje larg gjithqka u shuaS`mbeti tjeter veq kujtesaQë mos t`humbet edhe shpresaTa kujtojm edhe njëher mbarGjeneratat që kemë përballNuk kan mbet shumë nga ataFundi do ti vie me këtaGjithëqka tash ka ndryshuShumë pak janë duke u pajtuSi të parët nuk do gjejmNuk po dim se ku do vejm

Shaban Cakolli

AHMAKU E ZA-VRAKU BAHEN DOKTORË

Ahmaku:A po ngon, more Zavrak ,Domë me vdekë n’ fukarallak !Domë me u ba doktorë – ekspert ,Ndoshta dalim n’ selamet !Zavraku:Kanë mbetë njerëzit pa punësim ,Pa rrogë, stazh, pa sigurim ...Tash kur t’ bajnë ndo ‘i dergjë me iu ra –Çare s’ kanë pa ardhë te na !Ahmaku:Mirë, Zavrak, ti je kujtue ,Hiq pa dj...

Ibrahim Abedini

Dje dhe sot

Qdo gjë na bashkonteQdo gjë na lidhëteNa bënte të duam Të respektojm Të ndihëmojm E sotE kundertaNuk duhem Nuk bashkohem As që respektohem Nga mos dija e Humbem dashurin Respektin dhe u ndam Për gjithëmon në jet.

8

Hasime Hoti

KURRË NUK TË HARROJ

Po flas me hidhërim , me pikëllimse humba njeriun e zemrësajo më bën të dal me rrëmbimse jeta ushton prej erës !Ndjej zbrazëti - dhimbjeLotët më rrjedhin si gurrë që nuk ndaletDo të shkruaj vargjet se ndjej hataMë vuan zemra , dhe shpirti nga hallet !Lotoj çdo ditë po ti nuk përgjigjeshpërse më harrove, shkove pas tjetrës ?!Më dëgjo për këtë, kthehu të përligjeshnë dashurinë e vërtetë të asaj të vjetrës ...!4.1.2010

Nehat Jahiu

PO VUAJ E PO TRETEM...

Seç po vuaj e seç po tretemsi qiriu flakë seç po djegem,si dëbora në bjeshkë po shkrihempër atdhe po vuaj e po digjem.

Seç më mbushet me lotë shamiadua ti bashkojë trojet, trojet e mia,lotët në sy akoma nuk më janë tharëqë kur trojet mua mi kanë ndarë.

Zemërdjegur e shpirtkallur mbeturreferate duke shkruar në letër,gogla...

Page 9: Dituria 2011   4

9

FAQJA E POEZISË

Sokol Demaku

MOS THUAJ ASGJË

Mos thuaj asgjë,Mos bëzëj një herë,Është kohë pa kohë,Është kohë e mjerë!

Mos bëzej o, burr,Mos thuaj një fjalë,Mos trego mllefin,Që mbanë në barrë.

Është mllef mergimatri,Është barrë zemre,Është vuajtje shpirti,E cdo shqiptari.

Fjala mergimtar,Qenka shumë e rëndë,Peshuaka me vite,Në krahërorin tend.

Kadrije Meniqi

DASHURI ENGJËL-LORE

Dua te prekë embëlsine e buzëqeshjes tende,ta kem në shtrat, në mendimet e natës së vonë.A e di që celsin e lumturisë sime,pafajesisht, i dashur e mban ty në dorë?! Me flladin vjeshtor të percjellë dashurinë,me e kthjellët se ujratë e oqeanit të qetë.Aty, mes mendimesh trazuar më kaltërsinë,në ujratë e tua fundosem më leht. Mes germa fjalësh pikturoj dashurinë,ankth malli nëpër vargje lexoj,fshehur mes kujtimesh të pajetuara,në shtratin e ëndërrave te tua ëndërroj. Ah, të dëgjojë zërin e hijes sime,që dashurinë tende thërret si e marrë.Je shumë afër edhe pse larg,Trembem, kam frikë mos te humbas!

Lili Bimi

PRES!

Më padurim pres të-të puth Frymen Tënde të t’a kap të puth fort, fortpërserie jetë nga jeta ime të-të jap.Të vallëzoj mbi trupin Tënd,e fort të -të shtrëngoj !Kur shiu vrullshëm t’shkojpasi trupat Tonë t’jen lagur....veç kur avulli t’shkoj... të dalë,do rri përkrahë Teje... dorë për dore t’kapur !Do vë një muzikë tjetërzemrat qëtësisht t’a dëgjojnë

Violeta Gashi

VDEKJE T’PAPARAAh Madonë e Zezë, ç’Bëre…?!Që Zinë n’zemër, t’Nënave e vëQë n’Çati t’Bardha, Drenicën e përfshive.Që t’Madhë e t’Vogël, ngrive.Ah Madonë e Zezë, si shpatë me dy tehe…!Këmbzën e Armës, Gjakpirëse.N’Shaban Polluzhën, n’Mehmet Gradicën.N’Shumë Trima, Ngrehe.Jo-jo Shpatë me dy tehe, është vetëm Zoti.Që Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën.E Shumë Trima, Shqiptarë.N’sy t’Madonës së Zezë, s’i Përloti.Gjëmuan, n’Rakita t’Lumit Drenica vijuanë.Krahë për krahë, t’dytë menduan:Që si Uji i lumit, me Gjakun tanë.Plumbat, n’Tokën e Drenicës u pastruan.Kur vdesin Njerëzit e i varrosim, s’është për t’u Qarë.Sepse gjashtë javë, t’vdekur qëndruan:Shaban Polluzha, Mehmet Gradica.N’Rakita, t’Lumit Drenica.Ah Madonë e Zezë, ç’Bëre…?!Që zemrat, Nënave dhe Motrave e Fëmijëve.Si dhe Baballarëve, nga bijtë janë t’Ndara.Athua vallë, a s’janë këto Vdekje t’papara…?!

Delvina Kërluku

Qëndresa e Njeriut

Në vuajtjeheshtjen e mbanNë klithmëzërin e ndal.Në pikëllimlotin e përmbanNë rrezikhapin e ndal.Në fjalëtingulli s’delNë dashuris’sheh pengesaaty njeriu ndërthuretme çnjerëzoren...

Agim gashiDrenica

DY DESH

Pak pa rënë terri- kah bëhet natë ,hapen komjuterëtdhe u futen ne chat.

Hynë me “nik”- jo me emer ,njëri mashkulltjetri si femër !

Biseduan e biseduan- u kënaqen ne chat ,ku s’hyn e ku s’dolën- gjithë natën e gjatë.

Vetëm ne mëngjes- e morën vesh ,asnjeri s’ishte femërpor qe të dy’ desh ..

Page 10: Dituria 2011   4

Sokol DEMAKU NDJEHEM KRENARE QË JAM MË PREJARDHJE NGA DRENICA Thotë e reja drenicase Hasime Hoti, që jeton dhe vepron në Espos të FinlandësSë pari dua të them se ndjehem krenare që prejardhjen kamë nga një fshat i Drenicës, poashtu që jam mbes e Prekazit Legjendar.Si shumë e shumë familje tjera edhe prindërit e mi u detyruan ta marrinë rrugën e mergimit për shkak regjimit serb.Emigrimi është shumë i ftohtë dhe i hidhur për të gjithë. “Të vije ai cast” është libri im i parë me poezi, besoj që është një libër i realizuar mjaft me sukses. Mendoj që lexuesi

i vemendshem tek krijimet e mija do ta dalloj mallin, heroizmin, qendresën, dashurinë, besën dhe traditen e atdheut dhe kombit.Brenda vargjeve jam munduar gjithnjë te perdorë shumë trope dhe figura stilistike si metaforën, simbolin, njerzimin, krahasimin, etj. Jam mun-duar poashtu të pershkruaj dhimbjen e furtunës e cila ka qenë renë mbi popullin tonë, për njerzit që u flijuan, sakrificat për dritën e tyre, të cilët mbeten në shpirtin e popullit.Jeta e studentit as këtu në perendim nuk është e lehtë dhe sidomos kur je vajzë dhe ke prindërit larg, edhe pse asnjëherë përkrahja e tyre nuk më ka munguar në asnjë hap te jetës sime.

me të meta fizike/psiqike.Hasime Hoti ka një kohë gjendet në Spitalin Rinnekoti cfarë është eksperienca e juja këtu?Nuk mundë të them akoma që kamë berë ndonjë eksperiencë për shkak që jam një kohë të shkurtër punësuar në këtë spital. Vendi i punës është shumë aktraktive dhe besoj që do fitoj një eksperincë të mirë e të duhur me kalimin e kohës.Si e kalon një ditë Hasime Hoti?Zakonisht cdo ditë pune zgjohem herët ne mëngjes qe nga ora 7 filloi punën në laboratori, e cila zgjat 8 orë. Mandej merrem me studime më trajnimin si ndërmjetsuese e krimeve dhe mosmarreveshjeve dhe kohën e lirë e kaloj në mesin e familjes si dhe duke pregaditur vellimin e dyt me poezi poashtu here pas here punoj vullnetarisht duke moderuar emisione në “Radio Bozhure”.E lindurë në Mitrovicë, me preardhjen e familjes nga fshati Turiqevc Komuna e Skenderajt, si e ndjen dhe spjegon këtë Hasimja?

Së pari dua të them se ndjehem krenare që prejardhjen kamë nga një fshat i Drenicës, poashtu që jam mbes e Prekazit Legjendar. Unë kam jetuar në Kosovë diku rreth 3 vjet dmth shumë pak, e dua Turiqev-cin aq sa e dua dhe Mitrovicen dhe terë Kosovën.Jeni pranuar ne tra-jnimin si ndermjet-suese e krimeve dhe mosmarreveshjeve në shoqëri, cka mund te na thoni pëtë angazhim tua-jin?Po jam pranua në trajnimin si ndërm-

jetsuese e krimeve dhe mosmarreveshjeve në shoqëri dhe pas një muaj pres të ia filloi edhe punës që të merrem me dosje të ndryshme. Vërtetë është krejtesisht një profesion i ndryshëm nga ai qe kam si laborante e kimisë, por gjithnjë që nga fëmijëria kamë pasur dëshirë të merrem me mjeksi o diqka me juridik. Dhe mendoj qe në të ardhmen të merrem pak nga pak me të dyja.Jeni regjistruar këtu në fakullteti për të studiuar shkencat juridike,

Kush është Hasime Hoti? Quhem Hasime Hoti, jam nga Mitrovica me prejardhje nga Drenica. Ne vitin 1989 edhe familja ime u detyrua si shumë familje tjera të shprengulet nga vendlindja e unë atëher isha vetëm diku dy vjeq.Shkollimin fillor dhe ate të mesëm kam kryer në Oulu të Finlandes ku edhe u kualifikova si laborante e kimisë. Tani jetoj me familje afër kryeqytetit te Finlandes Helsinki.Për momentin jam punësuar në spit-alin Rinnekoti në qytetin e Espos.Keni studjuar në shkollen fillore

ne qytetin Oulu te Finlandes . Aty ke mbarua edhe shkollën e mesme për laborante të kemisë, në kohe rekord edhe me sukses në vitin 2010 në Oulu te Finlandes cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje? Koha e studimeve mundë të them ishin koherat ma të vështirat per mua. Isha larg atdheut por dhe large familjes diku 700 km. Jeta e studentit as këtu në perendim nuk është e lehtë dhe sidomos kur je vajzë dhe ke prindërit larg, edhe pse asnjëherë përkrahja e tyre nuk më ka munguar në asnjë hap te jetës sime. Ne kohën e studimeve në qytetin e Oulu jo që më ka munguar vetëm familja por mundë të them më ka munguar edhe rrethi shoqëror shqiptar.Edhe pse si e huaj në vend te huaj me malle të familjes dhe të atedheut, ia dola mbare.Cka e shtyri familjen e Hasimes ta le vendlindjen dhe të jetoj në Skandinavi?Si shumë e shumë familje tjera edhe prindërit e mi u detyruan ta marrinë rrugën e mergimit për shkak regjimit serb.Emigrimi është shumë i ftohtë dhe i hidhur për të gjithë. Nuk thonë kot guri rendon në vend të vet dhe peshon.Jeni e punësuar në Spitalin Rinnekoti në qytetin e Espos, Finlandë ne laboratorinë gjenetike, cka mund te na thoni per punën tuaj këtu?Akoma gjatë studimeve unë u punësova ne spitalin Rinnekoti në Espo. Si ndihmëse e motrësmedicinale dhe pas një kohe të shkurte më ofruan punën e profesionit tim. Mbase mbarova studimet dhe u diplomova, morra dhe një stipendie prej 1000 euro dhe u punësova në profesionin tim po në të njejtin Spital “Rinnekoti”.Për punën time në laboratorin klinike/gjenetik mundë të them se jam poashtu e angazhuar edhe në disa projetke të mjekësisë, por kam titullin dhe si ndihmse e kimistit tonë të mirenjohur i cili quhet Pekka Kaipainen me të cilin bashkëpunoj në projektet e ndryshme që kemi. Pacientat që kemi janë nga gjithë teritori i Finlandës, dhe të gjithë janë

10

Page 11: Dituria 2011   4

11

cka do thot kjo për ju?Po jam regjistruar ne fakulltetin e “hapur” për të studjuar shkencat juridike, shpresoj pas një kohe ti kushtoj me shumë kohë fakulltetit sepse tani kamë shumë pak kohë, shkoj në ligjerata kohe pas kohe mbremjeve ka 2-3 orë.Jeni autore e librit ”TË VIJË AI ÇAST” cila është tema që shtjel-

loni në te dhe është në prozë a poezi?“Të vije ai cast” është libri im i parë me poezi, besoj që është një libër i realizuar mjaft me sukses. Mendoj që lexuesi i vemendshem tek krijimet e mija do ta dalloj mallin, heroizmin, qendresën, dashurinë, besën dhe traditen e atdheut dhe kombit.Brenda vargjeve jam munduar gjithnjë te perdorë shumë trope dhe figura stilistike si metaforën, simbolin, njerzimin, krahasimin, etj. Jam munduar poashtu të pershkruaj dhimbjen e furtunës e cila ka qenë renë mbi popullin tonë, për njerzit që u flijuan, sakrificat për dritën e tyre, të cilët mbeten në shpirtin e popullit.Kam shkruar edhe për figura të shquara kombëtare si për: Sadik Ra-men, Ukshin Hotin, Adem Jasharin, dhe Ibrahim RugovenArsyeja pse kam shkruar per keta njerëz ishte sepse ndjeja në njëfarë mënyre që e kisha obligim. Janë emra të shquar që nuk do vdesin kurrë!Libri doli nga shtypi më datën 22.07.2010 po atë dite kur pavarësia e Kosovës u konfirmua edhe në nga GJND:ja në Hagë që do të thotë atë ditë kisha dy arsye për të festuar..Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Hasimja, cilat janë planet e juaja?Unë do vazhdoj rrugën e krijimtarisë dhe tani jam duke e përgaditur vëllimin e dytë me poezi, ku më shumë do shkruaj për dashuri të për-flakur, por as në vëllimin e dytë nuk do mungojnë vargjet për atdheun tim.Sa ka arritur Hasimja të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri?Sic e ceka diku me herët kur isha ne qytetin e Oulut me të vertetë më ka munguar shoqëria sepse në ate qytet jo që nuk ka pasurë shqiptar, por nuk ka pasur moshatar të mi dhe skam pasurë ndonjë rreth sho-qëror. Tani këtu afër kryeqytetit kamë një rreth shoqeror, por shumë rrallë gjejmë kohë për tu takuar sepse të gjithë jemi të punësuar. Por

mbajm shumë kontakte mes fcbookut ne ditët e sodit.Miq kam rreth e rreth botës, dhe perkrahja e miqve nuk më mungo ne asnje aspekt.Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesën tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot këtu në diasporë por edhe ne vendlindje, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?“Betejën më të madhe që familja ime ka pasur këtu në mergim ka qenë që ta mbajmë gjallë gjuhën shqipe, kulturën, traditatën dhe që të dinim të kreno-hemi se kush jemi!KRENOHEM qe jam Shqiptare! Cfarë janë kontaktet e Hasimes me vendlindjen, konkretisht me Tu-ricevcin?Zakonisht së paku njëherë në vit përpiqem të shkoj ne vendlindje. Dhe cdo herë që shkoj në Kosovë gjithnjë shkoj per ta vizituar edhe Turiqevcin, atje kam axhën babait tim dhe kushërinjtë të cilët më respektojnë shumë por dhe për të cilët kam shumë respektNjë poete dhe një mergimtare kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar se e brenë dic në shpirt. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Hasimja?Nga natyra jam shumë e hapurë , e urrej servilizmin, genjeshtrën dhe hipokrizinë, por e cmoj jetën dhe ate që është reale e jetës dhe të vertetës njerëzore...E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Suedi, cka mund të na thoni për te?Revistën “Dituria” që botohet ne Suedi e lexoj kohë pas kohe dhe më pëlqen shumë.

Ju pergëzojë per këtë punë të mirfillt intelek-tuale që po e bëni.Ju deshrojë shendet e suksese. Dhe vetem vazhdoni kështu se jeni duke berë punë të madhe për mergatën shqiptare në Suedi e edhe jashtë saj.Planet tuaja për të ar-dhmen, cka Hasimja mendon dhe ka në fokus?Planet e mija për të ardhmen janë që ti përfundoj studimet që i kam filluar, dhe të filloj të mendoj për ta realizuar kthimin në vendlindje. Mua gjithnjë më brenë dicka në shpirt, largësia ndaj atdheut tim! Mundë të

them që ndjehem e humburë dhe e treturë kështu në vend te huaj. Motrave shpesh ju them “Nje dite do të jetë më mirë dhe te gjithë do kthehemi, te paktën ne arkivole qe eshtrat bile të na pushojnë lirë në tokën tonë!” Unë kamë vendosur që kur ti mbaroj studimet të kthehem në Kosovë për ta dhenë kontributim tim, për ta provuar jetën edhe atje!Si e kalon Hasimja kohën e lirë?Kohën e lirë e kaloj në burgun e mallit apo nuk di si të shprehem më mirë, duke hedhë ndjenjat dhe mallin që kam për atëdheun në letër të bardhë.Më këtë dua të them se kohën e lirë kaloj duke shkruar vargje të ndryshme.Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?Patjetër që në KOSOVË po të mos ishte gjendja ekonomike-sociale shumë e veshtirë si dhe një papunësi e madhe, një anarki e përgjethëshme, në të gjitha sferat jetësore, atje është parajsa jonë.

Page 12: Dituria 2011   4

12

Tregim nga Viron Kona

L E J L E K Ë T

Në fillim ata i panë fëmijët, që brohoritën dhe u derdhën me potere në qendër të

fshatit. Çifti i lejlekëve, pasi erdhi dy-tri herë rrotull, u ul qetësisht mbi lisin e madh, ku kishin ngritur prej vitesh folenë e tyre. Qëndronin mbi këmbët e gjata dhe të holla si purteka dhe kthenin kokat nga të gjitha anët si të donin të përshëndetnin fshatin dhe banorët e tij.Ndërkohë, rreth lisit ishin mbledhur ca fshatarë që ktheheshin nga puna. -Erdhën, ë? - thoshte ndonjëri dhe, ashtu me vështrimin nga lisi fliste për lejlekët e për dobinë e tyre. Sidomos dëgjohej zëri i një plaku.-Ata na kanë ndihmuar shumë në kohët e para, - thoshte ai -Ndodhte që shpesh që ne orientoheshim nga lejlekët. Më parë kishte shumë lejlekë”, - dhe ai lëmoi mustaqet e bardha.-Po tani, pse s`ka shumë? - pyeti një fëmijë, duke e parë plakun me kërshëri.-Pse s`ka? - Plaku nënqeshi lehtë, - E di ti djalo me se ushqehen lejlekët?-E kam mësuar në shkollë, - nxitoi të thoshte djali, - Lejlekët ushqehen me bretkosa, gjarpërinj…-Ja ku më dole, - tha plaku, - po, duhet ta dish se, këto gjallesa që përmend ti, jetojnë nëpër këneta e moçale. Po, pa më thuaj, ka këneta e moçale tani? - pyeti ai duke picërruar sytë.-Jo, - iu përgjigj djali.-Hë të lumtë! - tha plaku dhe vazhdoi: - Kështu që, edhe lejlekët s`lanë se ç`hanë!Kalonin ditët. Njerëzit sikur ishin mësuar me lejlekët, të cilët jetonin në paqe e qetësi, të sigurt se asnjeri nuk i ngacmonte. Tregonin një herë, se, kur një fëmijë i kishte goditur me gur dhe e kishte plagosur në këmbë njërin nga lejlekët, fshati e kishte qortuar.-Ja, ky e qëlloi lejlekun! - e tregonin me gisht dhe, djali i vogël s`dinte ku të futej nga thumbat. Edhe pse që atëherë kishin kaluar disa vjet, kjo ngjarje kujtohej sa herë që ktheheshin lejlekët nga shtegtimi i largët.Një mbrëmje filloi të frynte fort. Lisat dhe plepat e gjatë përkuleshin me rënkim, ndërsa xhamat e dritareve kërcisnin sikur do të thërrmo-heshin të gjithë. Atë mbrëmje ra në tokë foleja e lejlekëve dhe vezët u thyen. Shpendët u sollën të shqetësuar rreth lisit, u ngritën e u ulën disa herë thuajse mbi kokat e njerëzve si të kërkonin ndihmë prej tyre, pastaj klithën me dhembje ( kështu iu duk njerëzve) dhe u ngritën lart. Si bën disa rrathë mbi fshat, u zhdukën tutje dhe s`u panë më.Largimi i lejlekëve la pas një boshllëk trishtues.-E morët vesh, ikën! - thoshte dikush.-E pra…,- i përgjigjej tjetri dhe, ai që ishte ndodhur aty, tregonte me hollësi si kishte ngjarë.-A do të kthehen më? - pyesnin fëmijët. Por, kësaj pyetje, s`para i përgjigjej njeri.Të nesërmen në mëngjes, maja e lisit duke e shkretë. Dikujt i lindi mendimi që të ndërtonin përsëri folenë, ndoshta lejlekët ktheheshin.-T`i themi Vasos, atij marangozit të ri që i do lejlekët, - propozoi.-Marrim Rrapon, se ai është marangoz i mire, - tha një tjetër dhe, shpejt, ata ranë në një mendje. Pas pak, një mesoburrë me flok kaçur-rela të zeza, që i pëlqente të mbante mustaqe, u gjend aty me sharrë, çekanë, gozhdë e disa dërrasa.-Një shkallë, - tha Rrapoja dhe, me cigaren në buzë, shihte i menduar në majën e lisit.Prunë shkallën dhe Rrapoja hipi sipër.-Më lart, më anash, - i thërrisnin nga poshtë.

Por Rrapoja nuk i merrte parasysh vërejtjet që i bëheshin. Punonte si një njeri që, e di se ç`bën. Kur zërat nga poshtë bëheshin këmbëngulës, sepse, me të vërtetë ai dërrasat i kishte vënë shtrembër, Rrapoja ua kthente me inat:-Sikur nuk i shoh unë!Nuk i pëlqente ta mësonin të tjerët. E kishte këtë huq dhe, të gjithë në fshat ia kishin mësuar e nuk ia merrte njeri për keq. Tregonin për Rrapon se, kur shkonte për të gjuajtur peshk me pezevoll, e, kur fëmijët që e ndiqnin pas i tregonin duke thirrur: ”Xhaxhi Rrapo, ja peshku, hidhe rrjetën!” a i shihte me bisht të syrit dhe thoshte shprehjen e tij të preferuar: ”-Sikur nuk i shoh unë, do më mësoni ju!” Dhe, nga inati, nuk e hidhte rrjetën. Me gjithë këto huqe, Rrapoja ishte marangoz i mirë dhe folenë e lejlekëve e ndërtoi për bukuri.Me gjithë punët e shumta të stinës, kishte edhe nga ata që nuk i harronin lejlekët dhe pyesnin përse nuk po dukeshin. Madje, u tha se, Thanasi, që e thërrisnin “Shkencëtari”, kishte disa ditë që rrëmonte nëpër libra ku flitej edhe për lejlekët. Kur dilte nëpër fshat, sidomos fëmijët e pyesnin se, cili ishte mendimi i tij: “do të vinin lejlekët”?Thanasi fliste ngadalë, përmendte këtë e atë titull libri dhe, në fund, shtonte të njëjtën gjë: -E ku ta dish!

Një pasdite, kur ca fshatarë ishin mbledhur në qendrën e fshatit e bise-donin, se kush tha se i kishte parë lejlekët në një fshat tjetër. Mirëpo lejlekët duhej t`i ktheheshin prapë fshatit të tyre, të tjerët nuk kishin të drejtë t`i mbanin. Kështu që telefonuan në atë fshat se mos vërtetë lejlekët e tyre ndodheshin atje.-Janë dy lejlekë të mëdhenj, borë

të bardhë, - këmbëngulte në telefon Xani, që ishte edhe më i shqetësuari për zhdukjen e tyre. Ai ishte rroje në depot e fshatit dhe e kishte përballë folenë e lejlekëve, kështu që ishte miqësuar prej vitesh me ta.-Ik ore nga telefoni! Paske nge ti! - s`ju durua tjetrit nga fshati fqinj, - ne na zjenë koka, ti flet për lejlekë. Ç`lejlekë, more!”-Ç`lejlekë!...- Xani ishte skuqur nga fyerja që iu bë dhe u mat t`i jepte një përgjigje të mirë atij tjetrit, por telefoni matanë ishte mbyllur.-Me siguri, aty janë, - tha Xani duke turfulluar, - Pak se na morën me hile fi-toren në ndeshjen e futbollit, por, na tashti, edhe lejlekët! Po gjejnë dhe bëjnë. Kur i kemi të humbur këta drejtuesit tanë, ata do të bëjnë ç`të duan me ne!Atë mbrëmje binte shi dhe në klubin e fshatit, ca komentonin një ndeshje sportive, ca bënin shaka me Xanin për atë punën e lejlekëve. E zonja e loka-lit, Zena, ankohej se po ia mbushnin klubin me baltë dhe me bishta cigaresh. -I hëngërt skifteri ata të flamosur! - shfrente ajo për lejlekët, si të ishin ata shkaktarët që njerëzit ishin mbledhur aty.-Moj ti, s`paske dhembshuri! - u hodh e i tha Katina, një mesogrua, shitësja e ushqimores, e cila kishte pasur një zënkë me Zenën. Ato të dyja sikur nuk

Page 13: Dituria 2011   4

13

Kosova e Makensenit dhe Mitrush Kuteli i ditëve tonaBaki YmeriSe letërsia është shprehja e një përvoje të gjatë jetësore, dëshmon edhe vëllimi me tregime i zt. Makenson Bungo, një shqiptar i shquar që e përjeton pleqërinë e bardhë tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut, në Amerikë. Libri i tij, „Gruaja me të zeza” (Tiranë, 2008), është një nga veprat më të përsosura të botës tregimtare shqiptare, një album letrar ku defilon jeta dhe vdekja, një vëllim vlerash të rralla ku defilojnë dhjetë tregime kushtuar atyre që diktatura ua grabiti lirinë. Duke lekturuar faqet e kësaj vepre, duke analizuar gjuhën, stilin dhe mjeshtrinë e rrëfimit të çiltërt, na dalin para sysh Mitrush Kuteli dhe Nonda Bulka i ditëve tona. Sipas Kostaq Xoxës (gazetar), një meritë e qenësishme e këtij vëllimi është „vërtetësia e ngjarjeve që përshkohen tejtej nga dashuria për mëmëdhenë larg pasioneve dhe retorikës, me një stil tërheqës që tregon se autori e ka pulsin e tregimtarit, tashmë me përvojë letrare.” Autori vjen para lexusit me përshkrimin e një realiteti të trishtë, me njerëz të ndryshëm që dinë të vuajnë, të durojnë, të rezistojnë e të heshtin, njerëz që kujtojnë ngjarje të ndryshme, që përjetojnë trauma dhe dramën e një sistemi që po kalbet në koshin e plehërave të historisë, njerëz të pajisur me një shpirt të florinjtë që kujtojnë „dashurinë që kishin pasur për njëri-tjetrin, ndershmërinë, dhe sinqeritetin”.Apostol Gega është një personazhet e kësaj vepre me vlerë, një nga viktimat e diktatursë ko-muniste. „Kur e kishin emëruar mësues në një fshat të largët malor, kishin hequr nga muri i klasës yllin me pesë cepa të komunizmit, që kishte vënë mësuesi i mëparshëm, dhe në vend të tij kishin vendosur fotografinë e Skënderbeut, kishte ndaluar nxënësit që të nderonin me grusht dhe të këndonin këngë sllave..., kishte hartuar dhe shtypur trakte kundër komunizmit dhe i kishte shpërndarë në popull.” Nuk ka hapsirë tipografike për të përshkruar fundin e tij e të shq-iptarëve tjerë të asaj kohe, „të dëshpruar, të lodhur, të mëzitur, të iritur”, për hallën që ia kishin pushkatuar dy vëllezërit, për Qeverinë që nisi luftën kundër intelektualëve demokratë, për frikën midis jetës dhe vdekjes, për Diktatorin që afrohej gjithnjë e më shumë me ato shtete që e kishin copëtuar Shqipërinë, për atë vend aq të bukur dhe aq të begatshëm që vajtonte mjerimin e varfërinë, „kur njerëzit në heshtje kishin filluar kujet duke përkundur vdekjen.”Elbasanasi i bur-gosur pse tha se Kosova është e robëruarSipas tregimit të parë (Xha Thanasi), Thanas Gjoka simbolizon portretin e shqiptarit të qetë e gojëëmbël, i afërt dhe i dashur me të gjithë. Në shtëpinë e tij, çdokush gjente mikpritje dhe bujari, madje edhe komesarët që tentonin ta përvetësojnë për „partizanizëm”, e të cilët i përcjellte (pa u inkorporuar në asnjë parti), duke i trimëruar, sidomos ata që luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: „Hani djem! Ju bëftë mirë! Po luftoni për Shqipërinë.” Thanas Gjoka, sipas autorit, „në të ritë e tij kishte punuar disa kohë në Kosovë dhe atje kishte parë se si shovenistët serbë ishin sulur mbi Kosovën dhe kishin djegur krahina të tëra e kishin rrafshuar fshatra mbarë, se si i merrnin pleqtë e shkretë e i vritnin kot së koti, se si i hidhnin në zjarr fëmijët me gjithë djepe, se si nuseve shtatzëna u fusnin bajonetat në bark u nxirrnin fëmijët duke u gajasuar me të madhe, se si u suleshin vajzave dhe ato, për t’i shpëtuar turpt, hidheshin në humnerë e bëheshin copa-copa.” (fq.8).Makensen Bungo ka lindur para 84 vitesh në Elbasan (1927), ku ka kryer shkollën Normale, duke absolvuar me korrespondencë Fakultetin e Letërsisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës. Në ndërkohë ka shërbyer si mësues në disa fshatra të largëta të Tepelenës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit, për të përjetuar më vonë arrestimin dhe burgun me punë të detyruar pse tha se Kosova është e robëruar. Si i burgosur qe detyruar të merret me tharjen e Kënetës së Maliqit në kampin famëkeq të Vloçishtit. Edhepse pat filluar të shkruajë që në moshë të njomë, gjatë diktaturës komuniste nuk iu lejua të botojë, por pas përmbysjes së saj ka botuar artikuj të ndryshëm publicistikë, skica, tregime, biografi dëshmorësh, reçensione dhe poezi. Nga bibliografia e tij letrare shquhen veprat e botuara në Shqipëri dhe SHBA: „Këneta e vdekjes” (roman), „Mesazh” (kushtuar martires Musine Kokalari), „Abaz Kupi” (monografi), „Gruaja me të zeza” (tregime), „Nëna kosovare” (poemë), „Rrugëtim me psherëtima” (roman). Ka gati për botim dramën „Ky vend ka zot”, romanin „Udhëtimi i fundit i zon-jës Bozhena”, ndërsa këto ditë përfundoi një vëllim me tregime („Dhimbje”), ku defilon jeta plot dhimbje e shqiptarëve. Gjithashtu ka sistemuar disa nga poezitë e shkruara në kohë të ndryshme, duke i përfshirë në vëllimin „Vargje në mote”. Në vitin 1995, Makensen Bungo qe nderuar me titullin „Më-sues i Merituar”, kurse në vitin 1997 u largua nga Shqipëria, duke u vendosur në

shkonin me njëra-tjetrën. Tani, me sa duket, Katina përfitoi nga mënyra sesi u shpreh Zena dhe vazhdoi me qesëndi:-Prandaj i ke fëmijët aq të mbarë ti! - Dhe, ndërkaq hodhi një vësh-trim përreth si për të gjetur miratim.Megjithatë ditët e javët shkonin dhe mysafirët s`po dukeshin. Në një mbledhje fshati, ku kishte ardhur edhe një përfaqësues i bash-

kisë, Xanit s`iu durua dhe pyeti, nëse, mund të bëhej gjë që lejlekët të ktheheshin përsëri. Ca ia dhanë të qeshurave.-Ç`janë këto broçkulla, more! - ndërhyri përfaqësuesi i bashkisë, -me lejlekët do merreni?Në sallë u ndjenë të kollitura dhe lëvizje karrigesh. Gëzimi, krye-plaku i fshatit uli kokën. Dukej se kishte një hall edhe ai dhe diç donte të thoshte.-More, po të gjithëve na ka mbetur pak merak jo punë, - tha me një buzëqeshje që iu ravijëzua në cepat e buzëve. Pastaj, u ngrit dhe zuri të fliste për halle të tjera të fshatit….Lajmin e përhapën të parët fëmijët.-Po vijnë lejlekët, lejlekët!Ata që u ndodhën aty, ngritën sytë lart. Tej, në horizont, dukeshin dy pika të bardha, që sa vinin zmadhoheshin. Ata erdhën mbi fshat dhe, një copë herë u duk sikur lejlekët po mendonin nëse duhej të uleshin apo jo. Kurse fëmijët nisën të thërrisnin:-Ja foleja, ja foleja e re! - si të donin t`i bindnin lejlekët që të uleshin.Njëri nga lejlekët filloi të zbriste. Tjetri e ndoqi dhe ata erdhën thu-ajse mbi kokat e njerëzve. Pastaj panë folenë dhe, sa s`klithën të gëzuar (kështu iu duk njerëzve) dhe u drejtuan atje.Rrapo marangozi u hodhi një vështrim të tjerëve. Një fëmijë që ishte llangosur me baltë, e tërhiqte nga mënga e xhaketës duke i thirrur:-Xhaxhi Rrapo, erdhën lejlekët!-Sikur nuk i shoh unë! - tha Rrapoja, dhe, për herë të parë, në kundërshtim me zakonin e tij, ai pa andej nga tregonin fëmijët.Xani kënaqej, tundte kasketën prej meshini dhe herë – herë i binte me bërryl Rrapos, i cili vazhdonte të qëndronte rëndë-rëndë.Pleqtë nënqeshnin dhe diçka bisedonin me njëri-tjetrin. Katina se ç`pëshpëriste mbi dashurinë e fëmijëve dhe kthente sytë nga bufeja, por Zena bënte sikur nuk interesohej për lejlekët.Pas pak, edhe asaj nuk iu durua dhe doli në derë duke fshirë duart me përparëse.Thanas “Shkencëtari” hoqi syzet, u tregoi të tjerëve librin që mbante nën sqetull dhe tha:-Ja, këtë edhe libri e thotë…

Page 14: Dituria 2011   4

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìm-nazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Ag-ollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkom-bas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ‘60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u dis-kutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e po-ezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në struk-turën narrative, por dhe në galerinë e person-azheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të

thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritero Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritero Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll. Poemë malore. Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritero Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).Në prozë bëri emër sidomos romani Komisa-ri Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritero Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlq-imi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri.

Poezi nga Dritëro Agolli

Taraboshi:“Kesaj nate me hene te vjeshtes”

Kesaj nate me hene te vjeshtes Dola fushes te bredh kuturu. Rete shtohen me vrap pa rreshtur, Hena duket aty-ketu. Porsi vete mendimet e mia Po me shtyhen nder mend me shpesh dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti si kjo hene qe duket mes resh. Hena shpejt do te zhduket dhe netet do te mbeten pa te, kurse ti ne enderrimet e mia pa jete perendim s’do te kesh kurrsesi

Taraboshi:Malli per heronjte

S’ka heronj, heronjte i perzumeMe lavdi perdite i nanuritemDhe me lajka dalengadale i vumeNje nga nje ne prehje dhe ne gjumeS’ka heronj, heronjte u merzitemPrisnin endrrat, endrrat u vonuanDuke pritur heshten dhe dremitenDhe ne nina-nana u kenduamC’digjeni nga malli per heronjte?Kush e di kur kthehen nga kjo ane!C’i kerkoni? Pritja eshte e koteS’ka heronj, tani ka vetem pelivane

(prill 1991)

E drejta per t’u falurNjeriu i lodhur ka ndofta te drejteTe falet tek ZotiTe tjeret, tinzar e ujqer te vjeterI falen se kotiKete e them se shume kam pare ne jeteKu gurin cpon loti…

Taraboshi:Veshtrim pas gjurmeveMe lodhi mundimi ne shpirt tere jetenTa them lakuriq te vertetenPos s’munda ta them ngahere te plote,Se ishte zuske kjo boteTani me vjen keq per aq sa genjeva,Megjithse genjyen dhe Adami dhe EvaTe paret genjeshtare te mjereDhe kjo me jep ngushullim here-here(1991)

TakimiSot ne varreza e pashe diku emrin tendTe gdhendur mbi gurin e murrme,Cigaren e ndeza e te solla ne mendSi nje enderr te frikshme ne gjumeAtje ne shtepine time pas deres griEshte ende gozhda ku varje pallton e vjeterEshte qoshja ku lije cadren e lagur ne shiMe dorez me reterEshte dhe nje kasete magnetofoni ne raftMe zerin tend fjalepake...Une erdha ketu ne varreza nga largDhe do shkoj ne hotel ne darkeKur te kthehem serisht ne shtepiNe kendin e heshtjes dhe paqesKaseten do marr dhe me shpirt ne merziZerin tend do degjoj me pellemben pas faqes...

(1988)

14

J U P R E Z E N T O J M Ë DRITËRO AGOLLI

Page 15: Dituria 2011   4

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

KËNGË PËR YLBERIN

Bukuri që nuk arriheshBuzëqeshjet e ylberitÇka sheh ylberi kur del në qiellPiktura më e bukur e qiellitNë ty fshihet numri shtatëYlberiVizatimiÇ’thotë ylberiSi përqafohen krojetKënga e humburMose dole nga përrallaÇ’t’u desh që ike aq shpejtYlberi ku mbetiDita e spërkatur me harkun më të mirë

KËNGË PËR ERËN

Kur u zgjua eraKush u hidhërua sotNga udhëton eraÇka është eraNga endet eraEra nëpër stinëSi fiket qiriuÇ’I thonë fëmijët e botës erësTi je, oj erëStuhia

RRUMBULL, RRUMBULL, SI NJË RRUMBULL

Koka m’u bë ringishpilRrumbull, rrumbull, si një rrumbullAsht e lëkurë

SI BUZËQESHIN STINËT

Si buzëqeshin stinëtSi flasin stinëtÇka ëndërrojnë stinëtSi shikojnë stinëtNë ç’ditë shëtisin stinët

KUSH ISHTE AI TRIMI

Rrëfimi i urës së vjetërRrëfimi i lisit të zgavruarKush ishte ai trimKush ishin pushtuesitPranë një pylliTë ruhet si një zambakDëshmorëtDhurata më e mirë

MBRETËRIA E BLERTË

Hidhuni në valleKërpudha dhe ylberiÇka do lumiCinxër, cinxër, cinxëroKënga e cinxëritShelgjet buzë lumitDy ogiçëPërshëndetje për diellinFlutura

KËNGË PËR DETIN

Nusja, Meti e detiPrehja praën detitFeneri i detit 1PulëbardhaAnkim peshkuKjo ndodhi në detKaltërGiaca e vjedhurSimfoni thur lehtëDitari i detaritGoma e valësFeneri i detit 2Kush e ndez fenerinYlli i detitÇ’sheh syri i një vogëlushi që rrezitetKthimi i detarit në shtëpiÇ’tha pulëbardha

KËNGË PËR BUZËQESHJEN

Dy musafirëEdhe loja ngjyrë të saj kaBuzëqeshjaGjuha e buzëqeshjes

FONTANA

XhitaLuleboraDetiFontanaLuledielliDituriaÇ’është dashuriaKohaPër çka të këndojmë

EZOPI I VARGËZUAR

Lisi dhe sëpataLisi dhe derriDreri dhe luaniPeshkatari dhe peshqitLepujt dhe bretkosatGruaja dhe pulatKorbatKali dhe gomariAnza dhe pëllumbiDreri dhe hardhiaGomari i ngarkuar me kripë

KUJT ÇKA i PËLQEN

Çka mendon një vogëlushMerre lapsin për doreOraMacja e braktisurEja gjyshe, gjysh, babaQarjaPrapë u rrit çmimiVetëm dy syErdhi zogu në oborrPite që ç’ke me tëKur të shohëshPlepat dhe soliterëtNë një libër të bukurTi hidhërohesh

KUSH ISHTE AI TRIMI

Rrëfimi i urës së vjetërRrëfimi i lisit të zgavruarKush ishte ai trimKush ishin pushtuesitPranë një pylliTë ruhet si një zambakDëshmorëtDhurata më e mirë

Poezi për fëmijë nga Zymber Elshani

Page 16: Dituria 2011   4

16

Poeti Remzi Basha botohet në anglisht

Është botuar në Amerikë libri me poezi, Zjarri në duart e mija ( Fire in my hands), i poetit dhe veprimtarit Remzi Basha, që jeton në Suedi, autor ky i cili njëherësh anëtar i shoqatës së shkrimtarëve në këtë vend nordik. Libri është përkthyer nga Peter Tase dhe është botuar nga Lulu Enterpress, duke u bërë i mundshëm nga Piro Tase, përfaqësues për botime.

Poezia e Bashës vjen në anglisht me një ritëm të fuqishëm patriotik, ku theksohen hovshëm momente të kombit dhe gjallimit të tij, të cilat ky autori i këndon fuqishëm . Kjo poezi, në këtë formë, ofron para lexuesit amerikan ndjenjat dhe perceptimet e poetit për jetën në robëri, për jetën në emigrim, për këto tema të mëdha të poezisë së tij, tema këto të trajtuara me hovet e shpirtit të një njeriu që do atdheun dhe poezinë. Ky libri është vënë në qarkullim edhe nga rrjeti gjigant botëror Amazon.

Nga Remzi Basha

LUIGJ SHKODRANI VJEN ME DY PERMBLEDHJE KETE MUAJ

Luigj Shkodrani lindi ne qytetin e Shkodres. Pasi perfundimit te studimeve,ai ka kryer nje kurs per gazetari. Ka shkruar ne shtypin e dites ne Shqiperi por eshte marre me pune te ndryshme kulturore. Ka qene nje aktivist i punes me rinine dhe drejtues i saj per 10 vite me ralle dhe i zgjedhur,ne forumet drejtuese te rinise se rrethit te Shkodres. Pas ard-hjes se demokracise ai eshte marre me nje bisnes privat. Ne prag te vitit 2000,si shume shqiptare te tjere, ai eshte vendosur ne Danimarke,ku ka kontribuar ne aktivitet e zhvilluara nga komuniteti shq-iptar ne kete vend Skandinav. Ai ishte dhe njeri nder inisiatoret e daljes se revistes “Aktuale” ne Danimarke,ku ishte dhe Kryeredaktori i saj. P er asnje cast ai nuk i eshte ndare shkrimeve te ndryshme,duke qene bashkepuntore i shume orga-neve te shtypit ,ne Shqiperi dhe ne diaspore.N epermjet faqes se tij ne internet “Shqip.dk”,ka krijuar ura lidhjeje e bashkepunimi ,ne mes te shqiptarve ne te gjithe boten.Njekohsisht , ka levruar dhe poezine per femije,ku poezite e krijuara nga ai ,jane recituar nga femijet ,ne nje radio

shqipe ne Danimarke. Ai eshte dhe sekretar i shoqates “Alba - Dansk”,ku jep kontributin e tij te vazhdueshem ,ne ndihme te bashkeatdhetrve tane ,qe jetojne ne kete pjese te Skandinavise.Detyra qe ai i ka vene vetes ,ne sherbim te kombit e te atdheut eshte: - “Qe ti njohim e ti lidhim shqiptaret ane e mbane botes,te jemi nje ure lidhese ne mes te shqiptareve ane e mbane globit, qe rinia dhe femijet tone ta dine se ne po punojme tu leme dicka atyre,si ne histori ,ne kulture dhe ne te gjitha sferat e jetes.Ku gjuha jone te degjohet ne cdo vater shqiptare ane e mbane botes ku ka shqiptarte.Besoj se keshtu te gjithe se bashku duke vendosur nga nje gur ne kete kala do te ngrejme kalane e madhe te shqiptarve”.Paraqitet para lexuesit me vellime me poezi,mbi jeten e tij ne emigracion.Ne to ai paraqet gjendjen e tij shiprterore ne te cilen gjindet momentalisht ,por dhe dashurine per atdheun e tij eshte ne qender te veprave te tij. Ai nuk ndalet se shkruari.Se shpejti do te hedhe ne qarkullim dhe librin biografik te tij i cili pritet me teper kureshtje nga te gjithe shoket e miqte e tij,por dhe nga njerez te familjes,duke bere keshtu per here te pare prezent ,gjithe jeten e tij private.

Page 17: Dituria 2011   4

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLITKujtim Agalliu PLAKA ZEMËRBARDHË DHE NJERIU I PASUR E CMIRËZI

Kohë më parë jetonte një plakë zemërbardhë, që gatuante supën më të mirë të botës. Askush nuk ia dinte emrin e plakës. Askush nuk e dinte se ku banonte ajo. Askush nuk e dinte pse supa e saj ishte më e mirë dhe gjithmonë e ngrohtë. Çdo mëngjes plaka vente në sheshin e pazarit me një qyp të madh plot me supë mbi kokë dhe ua ndante të varfërve, sa çel e mbyll sytë. Ata gëzo-heshin. e hanin me shije dhe nuk pyesnin se ku dhe si e bënte ajo supën. Se e dinin që nuk do t’u tregonte. Dhe kështu rridhnin ditët. Por njëherë një njeri i pasur e cmirëzi që donte t’i shikonte të varfrit të vuanin urie, vendosi ta zbulonte të fshehtën.Kur plaka e shpërndau tërë supën dhe me qypin e zbrazët në kokë u largua nga pazari, ai e ndoqi atë nga prapa tinës e tinës. Ec e ec ajo, arriti te një kodër. Dhe ai — pas. Ec e ec ajo, hyri te një kasolle e vogël në majë të kodrës. Njeriu i pasur e cmirëzi priti sa plaka u shtri të flinte dhe u fut edhe vetë atje. Pa një qyp shumë të madh në mes kasolles. Iu afrua atij në majë të gishtave dhe i hodhi sytë brenda. Po, ç’të shihte!? Ishte plot me supë. Ajo vlonte dhe nga qypi dilnin avuj, që kundërmonin erë të këndshme. Të pasurit cmirëzi iu lëngështua goja, ndaj rrëmbeu lugën e drunjtë dhe e zgjati të merrte pak supë. E mori dhe e rrufiti sakaq.

Ilustrimet: Safo Marko

Plaka e ndjeu, hapi sytë dhe thirri duke përplasur pëllëmbët:- Çi bëre kokës, more katran, ç’i bëre! - Dhe shtoi: - Supa është veç për të varfrit. Askush tjetër nuk duhet ta lakmojë atë. Kur e shijon një i pasur e cmirëzi si ti, ngrin e bëhet gur.Dhe ashtu ndodhi. U bë gur njeriu i pasur e smirëzi atje brenda në kasolle. Kur ishte mot i nxehtë, ia shtonte të nxehtin plakës. Kur ishte mot i ftohtë, ia shtonte të ftohtin plakës. “Cmirëziu - cmirëzi – mërmëriste plaka. – Edhe i shndërruar në gur bën veç të këqija !”

Page 18: Dituria 2011   4

18

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Pista e vrapimitGjatë pistës së vrapimit janë vendosur 12 flamuj të vegjël në largësi të njëjtë njëringa tjetri. Starti jepet nga flamuri i parë. 8 sekonda pas nisjes, një vrapues ndodhet teflamuri i tetë. Pas sa sekondash ai do të ndodhet te flamuri i dymbëdhjetë? E zëmë seshpejtësia e vrapuesit është e njëjtë.

Përgjigje:Nga flamuri i parë tek i teti ka shtatë intervale (jo tetë!). Nga i pari deri tek i dymbëdhjetika 11 intervale. Sportisti e përshkon çdo interval për 8/7 sekonda, atëherë 11 intervale ipërshkon për 11 x 8/7 = 88/7 sekonda ose afërsisht 12.5 sekonda.

Page 19: Dituria 2011   4

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

DHËNDRI GRYKËS

Kishte shkuar një dhëndër tek miku i vet. Vjen dreka e miku ja kthen bukën. Dhëndri kishte qenë grykës i madh. Atë ditë i kishin pas disa lloje gjellrash. Vjehrra ju shërbejke e rrike gjithë kohën në këmbë. Dhëndri për secilën gjellë që e qitnin në sofër, thoshte: “Qeky ma ka mytë babën” e t’ju lëshojke e ta hante gjysmën e gjellës. Kur e qitën së fundi hallvën, dhëndri i tha:

-Burra, në paçit qef m’i ditë, bash qekjo ma ka mytë babën, e s’kam si e lshoj! -e nisi të ha ngutshëm në të.

-Valla po m’dhimesh, more dhandër, -ia priti vjehrra -se t’u paska çkepë gjaku i babës e s’po ditke ku m’e lypë ma përpara.

NJË PALË TIRQ...

Në Pejë, kishte pasur dikur artizanë të zotët, të cilët i punonin shumë mirë tirqit. Shkon një plak i anës së Pejës, veshur tamam si zotëri, me qelibar e kuti duhanit të bakfanit, shall e shokë, orë me qostek, bastunin dhe myhyrin në dorë e futet te një mjeshtër tirqish, duke i thënë: - unë dua një palë tirq tamam, si të Azem Bejtës!

- Si urdhëroni zotëri, - po i thotë mjeshtri, dhe filloi të ia masë. Mat andej e mat këndej, por kot, atij nuk po i binin tirqit si të Azem Bejtës, në fakt ky zotëria, nga prapanica ishte më i mbushur dhe... Terziu i tirqve u lodhë e po i thotë plakut: - dëgjo mor plak, ty tirqit si të Azemit, nuk të bien pasha bacën se Azem Bejtë Galica tjetër prapanicë ka pasur...

Page 20: Dituria 2011   4

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected], Griselda HallulliBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected]; Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”