93
1 KALOSH ÇELIKU Gruaja besnike 2 Biblioteka BABA TOMORRI Redaktore letrare NJËRA NGA GRATË Redaktore gjuhësore LAURA ÇUKA Ballina FITORE DERALLA Karikaturat: ZENI BALLAZHI Copyright by Asdreni

DJEMNUSHA

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Uploaded from Google Docs

Citation preview

Page 1: DJEMNUSHA

1

KALOSH ÇELIKU Gruaja besnike

2

Biblioteka BABA TOMORRI Redaktore letrare NJËRA NGA GRATË Redaktore gjuhësore LAURA ÇUKA Ballina FITORE DERALLA Karikaturat: ZENI BALLAZHI Copyright by Asdreni

Page 2: DJEMNUSHA

3

KALOSH ÇELIKU

__________ Gruaja besnike

( Roman për Muzën. Veten. Dhe, një Kurvë )

Asdreni

Shkup, 2009

4

Page 3: DJEMNUSHA

5

… Mehmet begu thot nji fjal: T’kisha pasun ne një djal, Ne nji djal porsi Mema Paçsh me i hy Vezirit mrena, T’ja linja derën sall me femna… Popullore Akti i parë dhe i mbramë i tragjedisë Kundër çmendurisë sime jepma dashurinë tënde Për gjakun tim të derdhur jepma zemrën tënde Sonte luajmë pjesën pa publik. Pol Elyar

6

Page 4: DJEMNUSHA

7

Prolog Im Atë, kur isha fëmijë shpesh më thoshte: para se të shuhej t’i fryej zjarrit në oxhak. Dhe, unë i fryeja. Po, ai si për inatë nuk ndizej me flakë. Edhe një herë merrja thellë frymë, i gufoja faqet, po zjarri nuk ndizej dhe nuk ndizej, për inatë. Zemrohesha. Atëherë, im Atë buzëqeshte dhe matanë shtratit nga një shkam me tri këmbë mbuluar me lëkurë ogiçi më thoshte: Patjetër, duhet të pickosh një xhypkë, që të të ndizet zjarri... Punën e pickimit të xhypkës, unë do ta kuptoj shumë vonë, përderisa i kullosja dhentë te Jasakët e Tikeve. Edhe atë, kur binte një shi i madh, e ne barinjtë e fshatit, përpiqeshim të ndezim zjarrin. Krëndet e thata qull nga shiu i paluam njëra mbi tjetrën dhe me një degë të thatë dëllinje, që mezi e gjetëm nën dardhën gorrice, i frynim zjarrit. Për inatë tonin, zjarri përsëri nuk ndizej dhe nuk ndizej me flakë. Shoku im Mizi, i

8

nervozuar më tha: prit t’i fryej unë, se ti si duket ende nuk ke pickuar xhypkë. U tërhoqa. Dhe, për çudi zjarri u ndez me flakë. E unë që nga ai moment, vendosa që një ditë të shtune, kur të shkoj në Pazarin e Kërçovës, patjetër të pickoj një xhypkë!... Dhe, i dëbuar nga të gjithë: burrat. Gratë, në vend të pickoj një xhypkë, azil politik kërkova te një Grua asgane, që më mori dhe më fshehu nga xhindet, në shtrat. Ditënatë më mbuloi me shag… Lotë... Raki rrushi…Verë…Dashuri… Shtatë vite jetoja në mjegull. I përqafoja yjet në Qiell. Hënën. Diellin e kisha frikë. Nuk përqfohet lehtë zjarri. Flaka, që të djeg e të bënë shkrum e hi. E nga ana tjetër e kisha në shpinë një borxh, që më kishte mbetur pa larë, qysh para shtatë viteve. Nuk e di çka më kishte shti dreqi që në librin tim, Gratë e mia besnike t’ia premtoj lexuesit edhe pjesën e dytë të romanit intim të “ rrezikshëm “ për burra. Dhe, kështu iknin ditët. Netët. Muajt. Vitet. E unë kurrësesi ta hedh në letër edhe pjesën e dytë të romanit të “ rrezikshëm “: Gratë e mia besnike. O Zot i Madh! Që, na ke në dorë. E bënë çfarë të duash me ne, hedh dorë më dorë. Jepëm edhe zemër. Fuqi, ta shkruaj edhe librin e dytë: Gratë e mia besnike. E di

Page 5: DJEMNUSHA

9

Ti, o Zot i Madh, ma dërgo një grua besnike! Muzë. Dhe, e sheh se si shkruhet libri. Tërmete si bëhen në letërsi… Ditën e nesërme, Zoti ma dërgoi një Grua besnike. Muzë. Dhe, më tha: ja shkruaje librin, romanin e “ rrezikshëm “!...

10

I RINJOHJA ME GRUAN BESNIKE

1 Ditë. Dielli dy shkopinj mbi Sharr e kishte kapur në grusht Qytetin e dy Universiteteve. Matanë maleve kullosnin dhentë. Ujku në një përrua u kishte vënë pusi. Bariu i biente fyellit. Ama, ia kishte marrë një kënge, që gjithë Qytetin sikur donte ta zgjonte nga gjumi: O çobani tatës, bre djal, O çobani tatës, bre djal! Holli dhentë kënë vathës. Medet-o Haj, haaaj. Holli dhentë kënë vathës-o! Vapë e madhe. Rrugët në zjarr. Shtëpitë. Qielli në flakë. Nguteshin njerëzit si pa kokë. Ecnin. Një Zot e di për ku, në lindje apo vdekje. Me dy e katër këmbë. Ndonjëri e hiqte veten edhe zvarrë nëpër bërllok. Lumi larg. Dielli larg. Liria edhe më larg…

Page 6: DJEMNUSHA

11

- Hë, si të duket?! A ta mbusha syrin, që ta shkruajmë edhe librin e dytë: Gratë e mia besnike?! Më tha, Djemnusha me dy shtamba verë të kuqe përpara. - Nuk e di. Me siguri siç duket, edhe Ty të ka përzënë Partia. Të provojmë. - Partia, po. Vetëm ti me siguri nuk do të më përzësh si ajo kurvë?!... - Jo, vogëlushe. Unë nuk jam i keq si Partia me atë kope “ patriotesh “ që vuajnë për Atdheun. E duan DoktorZiun… Dhe, nisi lufta. Armët i nxorrëm nga brezi. Një Zot e di, sa viktima do të bien dëshmorë. Edhe tradhtarë. Patriotë të vonuar melezë. Hoxhallarë… Priftërinj… Imzot, me siguri do të ketë në këtë luftë. Po. Edhe, secili më trim se i shoqi… Dhe, heret në mëngjes në ora 6.00 me dt. 21 mars 2007, Ditën e pranverës më erdhi një mesazh:

O Zot! Ishalla e zbulon. Jo për të vazhduar bashkë. Por, më dhembë akuza e pabazë. Zot i madh, zbuloje atë njeri! Atëherë, do të të besoj pa kufi. Shpirt i gjyshes më ndihmo! Engjëlli im më mungon…

Shkup, 21 mars 2007

12

Dhe, në mëngjes u zgjova para Diellit. I fërkova sytë me duar, i bërtita Qiellit: Edhe unë jam i çmendur!… - Hi-hii-hiii… Im Atë, kurrë nuk pushoi së fantazuari për ta gjetur Lirinë… - E gjeti? - Punë përrallash. Ik, ore ëndërrime… Tashti e kuptova. Dhe, erdha në përfundim se, Liria qenka grua. Përmëkeq, një grua kurtizane, që me vite e shekuj i turremi përmbrapa ne shqiptarët. E kam fjalën për burrat. Gratë nuk i turren Lirisë. Shkaku se, nuk duan të jenë lezbejka të çmendura. - Hi-hii-hiii… E ku e di ti se Liria nuk është lezbejkë?! Edhe atë, e çmendur përtej kufiri, që nuk e mba kandari… - Jo, nuk e di. Po, them kot se, nuk do t’i turreshin burrat me pushkë në dorë e kollare me fishekë përqafe përmbrapa me ditë, muaj, vite e shekuj nëpër male… - Po. - Dhe, ende nuk e zuri asnjë burrë në livadh… Fushë… Ose, mal… - Jo, nuk e zuri… - Dhe, e di se pse, asnjë burrë, grua nuk e rrëzoi në shtrat?!... - Edhe këtë nuk e di. Po, a e di se, shumë burra e gra e kanë ndjekur edhe maleve me armë në dorë?!…

Page 7: DJEMNUSHA

13

- E di. Kalosh Zajazi me mauzerr në dorë e ndoqi maleve të Kërçovës, në Kosovë e Shqipëri. Sulltanë Qafa me gërshërë të dhenëve. Bajram Curri, përpak ia ngriti këmbët në hava pas një gardhi. Edhe Isa Boletini i vuri pusi me dy kobure në Londër… Azem Bejta, po të mos e kishte me vete Shotë Galicën, Nusen e maleve me siguri do ta rrëzonte në shpellë… - Hi-hii-hiii… Dhe, përsëri shqiptarët nuk e rrëzuan në shtrat… - Jo. Edhe sot e kësaj dite. Iu turrën përmbrapa me të gjitha armët: shpatë, pushkë, bomba e topa… U ka mbetur pa e provuar edhe armën e fundit… Dhe, dhashtë Zoti një ditë e kapin në dorë maleve edhe këtë armë historike!... - E, atëherë, Liria qenka kurvë?!... Buçë Katundi, që ku ta dimë ne me cilët kurvarë e lëvizë bishtin… - Mundet. Tatëmadhja, njëherë i bëri edhe maxhi. E shkriu plumbin në një enë me ujë e eshtra… I fryu… - Dhe, përsëri nuk e zunë magjitë?! - Jo. - Atëherë, duhet bërë hajmali te Hoxha i Katundit, që një ditë fluturoi nga minarja… - Jo, ore… Lirinë duhet dërguar te Baba Shehu, në Tyrbe t’ia hudhë këmishën e gjatë të mëndafshit me oja e tel mbi kokë…

14

2 Ditën tjetër, Djemnusha m’i shtroi mbi tavolinë dy shtamba me verë. E ngrita njërën me fund. Edhe tjetrën. Dhe, i thashë: I dua edhe dy shtamba të tjera me verë të kuqe!... - Jo, më tha. Mjaftë i ke dy shtamba. Shkaku se, ndodhë të bytrysh si mëzat. E merr Livadhin… Malet… - Dakord. Atëherë, ma jep Lirinë! - Hi-hii-hiii… Po, unë jam Liria… - Mos rrej! Liria e ka pashterkën e kuqe me dymbëdhjetë pala… Këmishën e mëndafshit me oja deri në fund të këmbëve… Kollbashin me lule-lale mbi kokë… Shtambat plot me verë të kuqe… - Hi-hii-hiii… Budalla, pse këto shtambat e mia na, hakaret të duken të zbrazëta, nuk ta mbushin syrin?!... - Jo, po nuk e di pse i kam frikë… - Frikë?!... Ec, ore fute kokën si qengj!... Pi gji!... Ty të duhet fuqi për ta shkruar librin… Luftë…

Page 8: DJEMNUSHA

15

Dhe, mes pishave të Liqenit të Ohërit, në një dhomë hoteli iu futa si qengj. Papritmas, u shndërrova në mëzat katundi duke i hedhur brekët e saja me njërën këmbë në qafë… E theva zgjedhën. Dhe, në mes të natës bërtita: Unë nuk e heq qerren!... Unë nuk e heq valakun t’i thyej topat… Unë do t’i lëroj arat!... Unë do t’i kosis livadhet!... I shtera shtambat me verë. Bythekrye të zbrazura i rrokullisa nëpër dhomë nga dera. Dikur, pasmesnate me gjithë armë në dorë, Zbrita teposhtë livadheve. Te Lugu i Tri Zanave, rashë në dy gjunj pranë një burimi dhe gjithë natën kam bytry si mëzat katundi. Dheun e kam hedhur mbi shpinë. Djemnusha e larë në djersë - qull, përdridheshte si bollë shullani… Zëri i shkonte për qielli… E në anën tjetër, duart, këmbët m’i kishte lidhur nyje, dhe ma mëshonte sa mundeshte me bisht shpinës. O Imzot, më rrihte për vdekje... Gjaku rridhte rrëke nëpër shtrat... Nëpër odën e miqëve: “ me dërrasa, hapma derën moj, se plasa… “ Oxhak… Maxhe… Nën sofër… Shkamin e Babait me tre këmbë… Qilimin me këmbë arushe… Ecte nga dera, të dalë në Lëmë…

16

3 Të nesërmen, pasi edhe njëherë i ngrita me fund ato dy shtamba me verë, i bërtita Qiellit: - Heu, Qiell! Djemnusha, vërtetë qenka Liria… Nusja e maleve… - Djemnusha, matanë shtratit duke i fshehur shtambat me verë me duar m’u përgjigjë: jo, Kurvë Partia… - Pashë Zotin, mos ma përmend edhe njëherë Kurvë Partinë! E ke mendjen t’i vjellë edhe zorrët para këmbëve?!... Është kurvë e rrezikshme që nuk e ka shoqen në këto anë, nuk e dua për grua besnike… - Hi-hii-hiii… Edhe Kurvë Partia është grua… Nuse me pashterkë të kuqe… - E di. Po, unë nuk e dua për grua. E ka ajo burrin e vet, Ebu Xhaferrin… - Jo, e ka lënë mjeranin. Tashti, e përdredh bythën me Taç Vojvodën…

Page 9: DJEMNUSHA

17

- Hi-hii-hiii… Zoti e bëftë për hajër!... Lëmën do të na e mbushë me kopila… Livadhin me viça të palëpi… - Edhe trusakatë… - Dëgjo, ti Kalosh Çeliku! Dhe, mjaftë më me marrëzira m’i shkërdheve trutë! Partitë tona politike një godinë të gjimnazit e ndërtojnë dhe e përurojnë, fotografohen përpara kamerave para zgjedhjeve parlamentare qe dhjetë vite me radhë. Nuk është problemi se këto ballalfaqohen me vështirësi politke dhe me një kundërshtar shumë më të fortë. Po, këta politkanë janë të paaftë, trusakatë. Shkurt, janë argatë. Hyzmeqarë mbetën gjithë jetën. Lypësa te Ura e Gurit… - Heej, mua nuk më duhen rrugë. Trotuare. Parqe. Xhamia. Kisha. Varreza… Po, arsim… Kulturë… Shtet… - Kalosh Çeliku, më bërtiti e zemruar Djemnusha. Ti gjithmonë ke folur, shkruar nëpër libra marrëzira… - Nuk kam faj, oj gjylvetare. Shkollën filozofike e kam ndjekur moti në Kuran nga Pejgamberi ynë i fundit, Muhamedi a. s. : Pa Vatan, nuk ka iman… - Filozofike, ë ?! E fortë. Me këtë, do të thuash se Muhamedi a. s. me fjalën Vatan, nuk ka menduar për shtëpi, vetëm ta fusim kokën, po për Shtet?!…

18

- Ta merr mendja, budallaçkë. E shkundur. Muhamedi a. s. shtëpi dhe gra ka pasur sa duash me qerre… Po, ka bërë luftë gjithë jetën për Shtet… - Hajde, tashti!... Hajde, na dole edhe kryehoxhë?! Shkak ky, që të shohim vetë në rrugë. Kafene. Tavolinë… Nuk është çudi një ditë të të shohim edhe në xhami para këmbëve të hoxhës se si i lutesh Allahut për mëkate… Ditën tjetër, edhe në Minare… - Vërtetë, je budallaçkë e pashoqe. Unë si pasardhës i stërgjyshit tim, Emin Çeliku, që ka luftuar me mauzerr në dorë maleve krahpërkrah si bashkëluftëtarë i Drvish Carës me pseudonimin: Emin Xhambazi, jam bektashi. E dajtë e Nënës, sot janë doktora të teologjisë, që i kanë kryer studimet e larta në Kairo. Dhe, nuk është e vërtetë se jam vetëm, qyqe. Unë jam ujk, nuk jam vetë, me mua janë në tavolinë edhe personazhet e mi kokë më kokë… Dhe, mu kur desha ta mbërthej rripin e pantollonave, Djemnusha mu turr si e çmendur dhe e këputi aty për aty copë-copë. Pantollonat m’i fluku në dysheme. Edhe këmishën me jakë e oja. Egërsisht më hipi përsipri, me njërën dorë e rroku kryengritësin dhe e rrasi në lulekaqe deri në herdhe. Unë përpak desh vdiqa në kokërr të shpinës nga

Page 10: DJEMNUSHA

19

kënaqësia. Dy shtamba me verë gurgulluan mbi kokë. Tërmet ra në dhomë… Djemnusha, piskati! U çmend mes librave. Trupthi kërcente me të dyja shtambat, ku unë e kisha futur kokën e lahesha në djersë. Dikur, u prëdrodh si bollë dhe ra përfundi. Unë tashti i lëshova shtambat nga dora dhe ia ngrita këmbët në hava. E bëra këmbë e krye bashkë. Piskati. Luftë i thonë kësaj, ore burrë! Shtatë sahat flakë më flakë. Bjeri sa të mundesh armikut të pabesë nga toka e nga qielli. Liria fitohet me pushkë. Gjak. Unë nëpër zjarr e flakë edhe njëherë u sula si i çmendur. Djemnusha, pasi piskati edhe një herë, u palua në shtrat… Vdiq…

20

4 Tri orë më vonë, i hapi sytë. U ringjallë. Unë tashti, ia hudha një shtambë me verë në fytyrë. Lakuriq, ashtu siç ishte shtrirë si e vdekur, filloi të dridhet purtekë. Tashti më, egërsisht ia futa kokën mes dy shtambave me verë. Dhe, fillova të pi si i çmendur. Dikur, zbrita teposhtë barkut duke e lepirë te Lugu i Tri Zanave. Edhe një tërmet i fuqishëm ra në dhomë. Zjarri me flakë lëpinte çdo gjë që i dilte përpara në rrugë. U dogj bari. Edhe lulet. Zjarrfiksi më i dëgjuar në botë më kot derdhte shtamba me verë. Flaka çdo gjë e kishte shti nën këmbë. Kodrat digjeshin flakë. Fushat. Edhe malet e egra me lisa... Zjarr i këtillë, moti nuk kishte rënë në Katund. E mbanim në mend kohën e Babë Dovletit… Serbit… Gjermanit… Italjanit… Po, kjo kohë i kalonte të gjitha betejat e përgjakshme për liri. Shtambat me verë, ku gurgullonin e kërcenin si kunguj Stambolli në Kopshtë, rrëzë ftonit te bunari…

Page 11: DJEMNUSHA

21

Djemnusha edhe njëherë vdiq. Për inatë, ia hodha përsipri edhe dy shtamba me verë. E trembur i hapi sytë. - Heej, e ke mendjen mos të lësh më asnjë kumbull për nesër?!... - Jo. Populli thotë: Punën e soçme, mos e le për nesër! Dhe, kësaj radhe e nisa nga këmbët te koka. Eca me gjuhë mbi mina… Dhe, kur arrita në mes të rrugës, një minë e pandezur eksplodoi dhe më hodhi bythekrye në hava… U ngrita i përgjakur. Këmbadoras, fillova t’i mbëledh copat e mishit. Eshtrat i futa në një thes. Dhe, i hodha në shpinë. U nisa me katër këmbë për në Baba Tomorr… Atdheun e Perëndive… Tyrben, ku pihet me shtamba vera… Pasmesnate, ku me gjak shkruhet poezia… Dhe, bëhet dashuri…

22

5 E dini? Jo, nuk e dini. U lodha më në mesin e bërllokut... Trusakatëve... Patriotëve të vonuar melezë… Kurvës Parti… Që, sot plasi të bëjë përurimin e Tyrbes dhe varrit tim në vendlindje, katundin Cërvicë. Rrëzë Çukës, ku do të shpërngulem një ditë me shtëpi, në Baba Tomorr. Dihet, shpërngulja do të bëhet pas ceremonisë solemne dhe përurimit të Tyrbes, pasi që gratë të më këndojnë mbi varr dhe heqin valle me dajre. Hi-hii-hiii… Trembeni?!... Jo, mos kini frikë! E di, nuk më besoni edhe kësaj radhe si shkrimtar. Mosbesimi u ka hyrë thellë në palcë. Mosbesimi. Trembeni se, edhe kësaj radhe mund të ringjallem, ngrihem nga varri. Jo. Hiqnje këtë marrëzi nga mendja! Koka. U lodha më mes këtij bërlloku, që gjithë jetën

Page 12: DJEMNUSHA

23

ma ka zënë frymën, rrok për fyti. Ngulfat. E kam vendosur kësaj radhe, të fluturoj në Baba Tomorr… Dhe: … Mehmet begu thot nji fjal: T’kisha pasun ne një djal, Ne nji djal porsi Mema Paçsh me i hy Vezirit mrena, T’ja linja derën sall me femna…

24

6 Ebu Fakiri, më në fund vendosi në emër të Kurvës Parti të hapë një Shtëpi Publike. E bëri këtë vepër “ patriotike “, mu para zgjedhjeve parlamentare, edhe atë si propagandë partiake. U mblodhën mjetet e informacionit, fytyrat më të njohura politike me kravata kuqezi, personalitetet kulturore e publike, ambasadat e huaja në republikë dhe personalitetet fetare. Që, në hapje e bënë me dije se në këtë Shtëpi Publike do të punësohen vetëm burrat dhe gratë besnike të Kurvës Parti. - Punë e lehtë, tha Djemnusha. Ua pjell Kurva Parti brenda një nate… Drejtoreshë të Shtëpisë Publike do ta emërojnë Shterre Livadhin me bishtin mbi shpinë… - Po, kjo nuk pjell viça?!... - Nuk prish punë. Viça do të pjell Kurvë Partia… Edhe atë, të palëpirë… - Shyqyr Zotit, që Djemnusha nuk pjell viça. Është shterpë. E ka tredhur ajo veten, ose e ka tredhur Kurvë Partia. Me rëndësi

Page 13: DJEMNUSHA

25

është, nuk pjell më viça. Dhe, unë i shteri herdhet kur të dua dhe sa të dua pa frikë në çdo hap mes maleve…. - Me këtë do të thuash se, Kurvë Partia i tredhë burrat… Edhe gratë… - Po. Edhe ua lidhë herdhet me litarë… Arën pjellore ua gërryen me shat… Kazëm, si në Katund… - Hi-hii-hiii… Dhe, këta burra mejdani dhe gra asgane, kurrë më nuk do të pjellin viça të pa lëpi?!… - Jo, nuk pjellin viça. Vetëm, Kurvë Partia duhet të jetë e aftë të pjelli viça. Dhe, këngëtari popullor sa herë që do të pillen këta viça do ta bëjë çiftelinë copë-copë me këngën patriotike:

Ç’NA U MBUSHË LIVADHI PLOTË ME VIÇA Ç’na u mbushë Livadhi plotë me kërriça Nuk janë kërriça. Po, janë viça. Po, janë viça. Ç’na u mbushë Livadhi plotë me dumdumë Nuk janë dumdumë. Po, janë hadumë. Po, janë hadumë… DoktorZiun, pasmesnate e kanë pjellë dy-tri kurva politike...

26

- Eh, këtë nuk e kam të qartë. Si munden dy-tri kurva politike të pjellin një ka me një bri të thyer të palëpirë?!... - Hi-hii-hiii… E çuditshme, ë? Ja, spjegimi: DoktorZiun, për herë të parë e ka pjellë Kurvë Partia Komuniste. I ka dhënë gji Kurva Parti e Zarzavateve. Dhe, e ka përkund Kurvë Partia Demokratike… - Hi-hii-hiii… Tashti, e shoh edhe pse ky ka “ demokratik “ i tredhur me dy brinja, njërin të thyer, sot na qenka kaq i fortë, qetë shqelma. E mba në qafë zgjedhën. E tërheq pllugun t’i lëvrojë arat e vojvodave. Shkaku se, siç këndohet në këngët tona kreshnike: në vend të Tri Zanave të malit, këtij kau i kanë dhënë gji Tri Kurva “ demokratike “ të fushës djerrinore…

Page 14: DJEMNUSHA

27

7 Fatkeqësisht, korrupsioni nuk e ka përfshirë vetëm politikën, ekonominë dhe institucionet e Shtetit, po edhe Letërsinë Shqipe në Maqedoni. Trusakatët, që i prinë kësaj beteje me një torbë taxhi për qafe, që ta mbajnë nën kontroll Letërsinë Shqipe, janë skeletët e djeshëm letrarë që i polli Partia Komuniste Jugosllave. Pjellë e keqe, mushkë kjo, që na e ka zënë frymën nëpër shkolla, universitete dhe mjetet e informimit. Thonjtë e tyre me vite ngulen pamëshirshëm në mish, eshtra e palcë të kulturës dhe Letërsisë Shqipe. Kasapët nuk zgjedhin mjete dhe armë. Përmëtepër, janë partizanë me yll të kuq në ballë të Partive Politike “ demokratike“. Shërbetorë besnikë deri në vdekje të prijsëve të partisë. Herë bëhen politikanë, herë gazetarë, herë analistë politikë, herë profesorë universiteti, herë kritikë letrarë, herë shkrimtarë... Herë herdhe mëzati…“ Burra “ mejdani, që nuk u vjen turp

28

të thonë në mjetet e informimit edhe se: “ Ali Ahmetin e kam mik. Dhe, po të thotë Ali Ahmeti një ditë, që të bëhem shërbetor i tij, unë bëhem menjëherë pa asnjëfarë kundërshtimi “. Dyshimi. O Imzot, çfarë shkrimtari është ky, që po flet kështu, dhe pas zgjedhjeve parlamentare, po i dhe post partiak është në gjendje t’u futet kryemëshehtas edhe në bythë partive politike “ demokratike “?!... Nuk e di dhe nuk kam lexuar deri më sot, a ka pasë historia shqiptare sojin e këtillë unikat të Shkrimtarit. Soji i këtillë do të shkruaj edhe libër për shefin e Mafisë në Letërsinë Shqipe. Përditë, gati në çdo numër të gazetave do të pëllasë se: në Maqedoni ka vetëm një intelektual. Edhe ai është shefi i tij, DoktorZiu. E shefi që është me një këmbë në varr e tjetrën në lëvore të bananes, të nesërmen duke u trembur se nuk do t’u lë pasardhës “ vojvodëve “, do të hedhë në opinion bajgën artistike: në Maqedoni ka vetëm një shkrimtar dhe ai është: Këlyshi i tij besnik me zgjebe, Patrioti i vonuar melez. Këlyshë të tjerë me zgjebe, qorra e sakatë me bishtin nën këmbë, që i turren përmbrapa shefit të Mafisë letrare mos i bien udhës, ka dhënë mjaftë Zoti. Bubat ndërsehen pas shpine, lehin dhe kënaqen me një asht në gojë, ndonjë vend pune,

Page 15: DJEMNUSHA

29

anëtarë komisioni, kritikë letrare teknefese, ndonjë libri që do t’ua zgjedhë si “ vlerë “ shefi i Mafisë letrare në Qeveri, ose në Minstrinë e Kulturës. E lëpijnë ashtin këlyshët me zgjebe, që ua hedhë shefi i Mafisë letrare. E lëpijnë natë e ditë. Ndonjëri fiton si shpërblim për merita të pakapërcyera, përqafe edhe ndonjë torbë taxhi… Asht… Dhe, Mafia Letrare në Maqedoni e bën punën për mrekulli, që deri më sot vështirë është duartrokitur kaq bukur nëpër sallone si “ vepër e arrirë artistike “ nga shefat e tyre neokomunistë. U duartroket pala tjetër antishqiptare, ua rreh krahët për suksese në sakatimin e letërsisë shqipe në Maqedoni. E këta fryhen si “ patriotë “ dhe me taxhinë që ua hedhin në grazhd: honororet e majme ( djersën e popullit shqiptar ), rrisin bythë për diell. Fuqi “ krijuese “ për ta sakatuar gjer në asht kulturën dhe letërsinë shqipe. I përveshin mëngët deri në bërryla, rrokin thikat plot guxim: të hartojnë plan-programe për shkolla shqipe, fakultet pedagogjik, univesitete shtetërore e private… Abetare... Përpilimin e teksteve shkollore… Lektyra shkollore sakate në gjuhën shqipe… Antologji të poezisë shqipe… Ndajnë me shokë çmime letrare… Dhe, një ditë do të arrijnë kulminacionin “ patriotiko-artistik “ me veprat e tyre sakate: Letërsia Shqipe për

30

fëmijë në Maqedoni. Kasapët letrarë të këtij soji me një torbë taxhi për qafe, pasi t’i kenë zgjedhur shkrimtarët shqiptarë për përfaqsim në “Makedonska knizhevnost “, projekt të cilin e finansoi Qeveria, do t’i sulen edhe Letësisë Shqipe për fëmijë në Maqedoni. Në librat e tyre sakatë për nevoja të Universiteteve, për t’i verbuar studentët dhe për t’i plaçkitur me mjete materiale për blerjen e “ veprave “ të tyre mushka, do të trumbetojnë se: Letërsia Shqipe për fëmijë është zhvilluar vetëm në “kohën e artë“ komuniste. Gjatë ndryshimeve demokratike në Maqedoni, nuk ka letërsi shqipe për fëmijë???!!!... Alamet doktori, kritiku latrar, profesori universitar, tekstin e vet “ shkencor “ do ta përfundojë vetëm me një shkrimtar për fëmijë në Maqedoni. Tjetri, me “ veprën “ e tij shkencore do të bëj edhe një hap: përveç një shkrimtari për fëmijë do të përfshijë edhe dy shkrimtarë të tjerë për fëmijë. Mjerim! Sipas këtyre doktorëve, Letërsia shqipe për fëmijë është shkruar vetëm në “ kohën e tyre të artë “ komuniste, kur këta për “flijime artistike “ edhe u bënë doktorë shkence dhe profesorë universiteti. Pala tjetër, “ vëllezërit “ edhe po të donte të nxirrte në dritë një “vepër artistike“ kaq të arrirë, nuk do ta bënte kurrë. Po, ja e bëjnë argatët e tyre besnikë edhe më mirë se ata..

Page 16: DJEMNUSHA

31

Ose, siç do të thoshte Spiro Çomora: pykat tona shqiptare. “ Burrat “ e botës me brekët mbi pantollona, përpiqen ta ngulfasin Letërsinë shqipe për fëmijë në Maqedoni, se nuk qenka lëruar brez pas brezi. Dhe, sipas nivelit të tyre “shkencor“, nuk kanë vlera letrare brezi i dytë i shkrimtarëve për fëmijë. Dhe, brezi i tretë i shkrimtarëve për fëmijë që lulëzojnë, hedhin shtat nëpër revista për fëmijë dhe libra të këndimit nëpër shkolla... Librat e të cilëve nëpër vite e kanë pasuruar Letërsinë Shqipe për fëmijë në Maqedoni. Shkurt, shkollarët janë rritur dhe ushqyer me këto vlera të pamohueshme letrare në bankat shkollore, nëpër librat e këndimit, revistave letrare për fëmijë dhe biblioteka. Nuk do mend edhe pse sulmohemi nga këta kasapë letrarë në pjesën më të ndjeshme të popullatës sonë të re revolucionare, ardhmërinë. Mu këta “ intelaktualë “ të dalluar për “ flijime artsistike “ e kanë sakatuar arsimin dhe kulturën shqipatre edhe në “ kohën e artë “ të Partisë Komuniste Jugosllave. Dhe, jo rastësisht, shkollarëve tanë ende u ngatërrohen nëpër këmbë e duar plan-programet e tyre, përpilimi i teksteve të tyre shkollore, përzgjedhja e lektyrave të tyre shkollore. Mjerim i paparë, që sot ka arrirë

32

kulminicaionin e sakatimit të Letërsisë shqipe në Maqedoni, derdhet grosha. Përmëtepër, Mafia letrare në Maqedoni me shefin e tyre në krye, del edhe më e fuqishme se ajo në Kosovë dhe Shqipëri. Përpiqet të mbajë nën kontrollë edhe letërsinë e atyre shteteve shqiptare. I përforcon radhët e tyre edhe me anëtarë të rinj nga Kosova dhe Shqipëria për t’i koordinuar punët, mbajë nën zgjedhë shkrimtarët e padëgjueshëm, rebelët. Përditë propagandon në mjetet e informimit se kush është shkrimtar në Maqedoni. E kush në Kosovë. Shqipëri. Ndanë çmime letrare. Shpallë tradhtarë e patriotë. Kritikat e tyre teknefese të publikuara e emetura nëpërmes valëve të radiotelevizioneve, internetit dhe gazetave, janë virusë kanceri që sulmojnë organet më vitale të kulturës dhe letërsisë shqiptare në Maqedoni. Dhe, o burra, është koha t’i shtrimë në sallën e operimit, t’u fusim gërshërët!… Binu, kasapëve të kulturës shqiptare!... Unionit të viçave të palëpi!...

Page 17: DJEMNUSHA

33

8 Eh, Këlyshi im me zgjebe me bishtin ndër këmbë, e kam ditur se një ditë do të ulesh pranë ndonjë kontinieri me bërllok, rrëzë mullari me plehëra dhe do të derdhish lotë për kohën e shkuar, perënduar pas maleve. Vdiqën ato kohëra, Këlyshi im me zgjebe. Shkaku se, Buça e Katundit më nuk ka tambël. E ti duke vrapuar me të katra pas tambëlit nga grazhdi në grazhd, kurrë nuk të ka shkuar mendja se edhe asaj një ditë do t’i këndojnë zorrët, barku. Coftina nuk do të ketë në livadhe, fusha dhe në malet tona. Papritmas, do t’i shterë tambëli. Gjiri, sikur ta ketë thithë bolla me flokë mes livadheve me lule të Çelvjollcës. Këlyshi im me zgjebe me bishtin ndër këmbë, që gjithë jetën mbete këlysh e nuk u rrite në qen dhenësh. E kalove kohën e shkuar me tambëlin e Buçës së Katundit duke bredhur plehërave të hallkut, graxhdeve

34

të Fisit të derrave me një torbë taxhi përqafe. Kontinierëve të bërllokut dhe u mësove keq me tambëlin e Buçës së Katundit. Fuqi e rrejshme ajo, që të vuri në gjumë dimëror. Ëndërra. Strukeshe pas ndonjë mullari me plehëra, ose haleje. Ndodhë, edhe gërhisje në ndonjë kontinier bërlloku përpara Teatrit Shqiptar në kokërr të shpinës. Fatkeqësi e madhe për ty, Këlyshi im me zgjebe, që kaq gjatë kohë je fshehur në bërllok. Dhe, kurrë gjer më sot nuk të është dëgjuar zëri. E tashti, kur shteri gjiri i Buçës së Katundit, dole në sipërfaqe. E zbulove bythën në Diell… Vonë. Shumë vonë Këlyshi im me zgjebe për të derdhur lotë për atë tambël. Kulloshtër. Gjirin e Buçës së Katundit, që e mbushte plot kusinë. Mos qaj! Përmblidhe veten si këlysh me zgjebe! Edhe shpresat për ditë më të mira. Tambëli i Buçës së Katundit të mori në qafë…Kulloshtra… Hi-hi-hiii…

Page 18: DJEMNUSHA

35

9 Skilja herë pas here natën na binte në Katund dhe na i hante pulat. Gjel Kokoshit ia ngulfatëte këngën e mëngjesit. E spiunonte te “ vëllezërit dhe motrat “. Përçudi, derën e kotecit e hapte edhe me këmbë. Ndonjëherë, ajo nën pemë në Kopësht, vetëm i shikonte pulat dhe ato një nga një si të cofura i bienin para këmbëve, në tokë. Vrik e vrik ua këpuste kokat dhe na i lente si kërcuna në mes të Lamës, përpara shtëpisë. Natën si e tërbuar na binte ndër pula. Shpeshëherë edhe në mes të ditës. E ne, më kot i vëndonim gracka, bënim roje, e ndiqnim këmba-këmbës me sfurk e pushkë. Dinakja me të katra na ikte nga Lugu i Ymerit dhe fshihej në strofull, nën dëllinja. Ishte shkolluar e stërvitur mirë në kohën moniste nga mësuesë veteranë komunistë në gazetën e atëhershme të “vëllazërim-bashkimit“, që vërtetë në atë kohë ishte një shkollë e dëgjuar për kafshët e Pyllit. Dhe, jo rastësisht gjatë ndryshimeve “demokratike“, mu nga ajo shkollë e dëgjuar

36

komuniste dolën shumë politikanë, deputetë, analistë, spiunë, gazetarë, shkrimtarë, profesorë universiteti… Kalorës të dëgjuar që vite me radhë do t’i ushqenin me “dije“ instutucionet e Pyllit. Në atë kohë Skilja do të nxjerrë edhe gazetën e parë të “pavarur“ të Pyllit: NATA. Që, atëherë do të ngulfasë fjalën e lirë. Trumbetojë me shokë mes atyre faqeve me të madhe “vëllazërim-bashkimin“. Bashkëjetesën… Keqëpërdorë me dorë e këmbë mjetet materiale, që në atë kohë i dërgonin banorët e Pyllit nga Diaspora në vendlindje për Liri. Imzot, të nesërmen i fshinte gjurmët me bisht! E mbyllte vetë të vetmen gazetë të “pavarur“ të Pyllit. Ikte. Strukeshte në strofull, mes dëllinjave të Pyllit. Katundarët patriotë më kot përpiqeshin t’i bien në gjurmë. Ajo tashti, punonte dhe vepronte në “ilegalitet“, nën tjetër dëllinjë: në Ministrinë e Informatave të Pyllit. Vitin tjetër në Bibliotekën Universitare. Gjatë kohës kur Partia e saj “demokratike“ do të jetë në pushtet do ta shohim duke u fotografuar përpara kamerave si e zgjëron edhe programin në gjuhën “amëtare“ në Televizionin Shtetëror të Pyllit. Në këtë redaksi do t’i punësojë edhe këlyshët e vet me zgjebe. Vit për vit na i humbte gjurmët.

Page 19: DJEMNUSHA

37

Më kot ne do t’i përkushtonim vjersha, do ta ngrenim me lëvdata në qiell: EBU FAKIRI NË PREHËRIN E KURVËS PARTI Zëri për ndihmë i shkon për qielli Piskat. Vajton me lot taxhinë. Medet për mua, perëndoi dielli E shkërdheu Iriqi Kurvë Partinë. Hapu tokë të fshihem brenda Ikën vrap, ato ”kohë të arta “. Tashti mua më la edhe penda Postet e “vëllezërve”. Mjalta. Grazhd më grazhd e futa kokën Bythën struka te Kurvë Partia Për një “kusi tambël” çudita botën Ë,ëëë në gazeta, më la taxhia. Dhe, pres radhën të shkoj haxhi E shita veten një torbë taxhi... Një ditë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të Pyllit, ajo do të themelojë edhe një Fermë të Partisë në pushtet për kultivimin e pulave. Dhe, Skilja duke u turrur pas pulave nga katundi në katund, një ditë mori guxim të

38

zbresë edhe në Qytet. Egërsisht u sul te koteci i pulave. Gjel Kokoshi e dha alarmin me këngën e mëngjesit. E dëgjoi Sharovi i Mark Krasniqit te Posta e Porositur dhe e ndoqi pas deri te Lugu i Ymerit, në Pyll. Edhe kësaj radhe u përpoq t’i fshehi gjurmët, po bishti i kishte mbetur jashtë dëllinjës te Çifligu i xha Derallës, matanë Përronit të Thanës mes maleve... Grackën kësaj radhe e bëri vetë Skilja. Pangopësia e nxorri nga dëllinja. Ra Ferma e pulave dhe Skilja doli nga strofulla… Dëllinja te Dardhat gorrice… Urraaa, ia ndërseni përmbrapa qentë e Katundit!... Bini, dinakes të pabesë!...

Page 20: DJEMNUSHA

39

II RRUGA PËR NË BABA TOMORR

1 Shtatë muaj më vonë, një ditë në telefonin tim celular erdhi një mesazh: Më duket se t’u kanë përzi kabëllat. Çfarë ëndërre ke parë për pasnesër? Unë të thashë për nesër, kah ora 15.00, e shkojmë në mal, mes lisave e kalojmë një natë me arusha e drenusha... Shkup, 9 tetor 2007 Fitore. Djemnusha kërkonte dyluftim në male, mes lisave: një natë me arusha e drenusha. E unë e kisha nxjerrë shpatën nga brezi në Çair, të Shkupit mes ferexheve. Minareve. Ende nuk më ishte mbushur mendja se Ferexhja e Zezë, që më jepte gji,

40

fuqi për luftë moti kishte ikur nga ky Qytet. Vite me radhë në këtë derë, shtëpi nuk kishte trokitur asnjë grua asgane me dy kobure në brez. Nuk kishte kush të më jap gji. Poezi. Fuqi për luftë... Burrat e kalonin kohën nëpër çajtore. Alamet aktori, fatkeqësisht edhe ish drejtor i Teatrit Shqiptar në një emision kulturor “ Event “ ( nuk kemi ne fjalë shqipe për ta zavendsuar këtë pjellë lope???!!!... ), kur gazetarja do ta pyes se pse kohën e fundit nëpër shfaqjet e tyre “ kryevepra artistike “, nuk ka femra, do t’i përgjigjet: “ problemi është te vetë femrat. Gratë tona nuk vijnë në çajtore…” Hi-hii-hiii… Protesta në rrugë. Mitingje të partive politke. Dhe, shtyhen burrat në xhami se kush do të ulet në rendin e parë, përpara këmbëve të hoxhës t’i falë të pesë vaktet e namazit. Gjithë natën vjedhin, vrasin, spiunojnë e i bëjnë njëqind e nëntëdhjete nëntë të zeza, e gjatë ditës në xhami përpara këmbëve të Hoxhës me bythët palare në hava i luten Allahut t’ua falë mëkatet. Fabrikat, mbetën të zbrazëta. Arat, u mbushën me ferra. Malet, na mbetën pa çobanë. Frikë ke të dalish në rrugë te Sheshi përpara Pallatit të Kulturës dhe ta pyesish kalimtarin e rastit se, çka punon dhe çka është me profesion. Çdo i dyti të del

Page 21: DJEMNUSHA

41

magjistër, ose doktor shkence. E ne, kohën e fundit kemi nevojë për çobanë të na e kullosin bagëtinë, që shumica janë me fakultet nga Shqipëria. U lodhëm më me politkanë, deputetë të popullit, ministra, aktivistë partiakë… Malli na ka marrë për bujqër, manxhatore, loparë, barinj delesh… - Alo, a ende nuk je nisur në luftë?! - Më zgjoi nga këto mendime, Djemnusha. - Ja, posa ia hodha shalën në shpinë Gjokut. Dhe, u nisa… - Nuk prish punë. Vetëm, ti trego! Ne vërtetë nuk kemi burra mejdani, po me patriotë të vonuar i kemi plotë livadhet... Dhe, vërtetë kishte të drejtë Djemnusha. Ne, shqiptarët vetëm në këtë fushë nuk kishim probleme. Heroizmat tona i njihte e gjithë bota. Gratë kishin qenë ato, të cilat neve na kishin përcjellë në luftë. Armët t’i rrokim në dorë, dalim maleve për liri… Gratë kishin qenë ato që neve na kishin pritur nëntë vjet të kthehemi nga ushtria ku kishim shkuar si nizamë të Baba Dovletit… Dhe, ne ktheheshim një ditë, natë pleq me mjekëra në shtëpi…

42

2 Djemnushën, si zakonisht e mora te udhëkryqi. Dihet, me shumë vonesë. Vështirë e kisha ta nxjerr nga shtëpia, po edhe më vështirë ta këthej në shtëpi. Dhe, jo rastësisht një ditë e pagëzova me emrin: “ Qerre me ferra “... E hapi derën e makinës dhe u ulë në karrike. Torbën plot libra si zakonisht e hudhi në karriket e pasme plot inatë. - Më fal, ë? U vonova rrugës. - E di. Një Qerre e këtillë me ferra nuk e ka pasur lehtë rrugëve tona kaq të ngushta, në çdo hap plot qenë me zgjebe. - Qeshi. E dinte se ku dua të dalë, nuk më hapi dhiare përpjetë kodrës. Unë shfrytzova rastin t’ia bëj edhe një pyetje: Për ku sot ikim?... - Në male. U morëm vesh me anë të mesazhit. Apo, ke harruar si ai nxënësi i

Page 22: DJEMNUSHA

43

shkollës fillore që, nuk i kishte bërë detyrat se, i kishte dalë përpara një qen… - Ah, po mu kujtua. Dhe, e ndeza motorin e makinës, e vura në lëvizje. - Edhe këtë e di. Kurrë nuk kam pasur një nxënës si ti, kaq të dobët dhe fundekrye shkatërraç… Nuk iu përgjigja. E lëshova me gjysëm zëri një CD të Eli Farës. - Jo, nuk e dua këtë këngëtare. E dua një të Kastriot Tushës! Edhe atë, këngën “ Shko “! Dhe, e hodhi diskun e Eli Farës pas shpine, në karrike. Zëri ushtoi për qielli. Kënga “ Shko “, herë pas here rrotullohej pa fund. Më kot e lutja t’ia ndalë pak zërin, ose të lëshoj ndonjë disk tjetër. Kot. Djemnusha vazhdonte me inatin. Dikur, mu shtri në prehër, ma hoqi patentin e pantollonave dhe e mori në gojë. I bërtita që ta ndalë luftën se, do të përfundonim në greminë mes maleve. Jo, mu përgjigjë nëpër dhëmbë. Poshtë, atje në përrua dua që të përfundojmë njëri mbi tjetrin, gërmadhë. Tashtimë, me njërën dorë përfitova rastin ta kap për flokësh dhe t’ia heq kokën nga prehëri. E kotë, ma kafshoi fortë Kryengritësin. Piskata, dhe përpak desh dola me makinë nga rruga, në greminë.

44

Djemnusha, gjatë gjithë rrugës, pasi bëri çka deshi me mua, më në fund e mbylli vetë patentin e pantollonave. - Hë, a je i lumtur, tashti? Kënaqu!. - Po, ia ktheva me inatë. - Jo, nuk je. E shoh… Dhe, e nxorri burmën e burrit nga gishti, e hodhi matanë dritares, në ara…

Page 23: DJEMNUSHA

45

3 Pasmesnate, mezi arritëm në Hotel “ Korabi “, mes maleve. Qetësi e tmerrshme. I shuajta dritat. Edhe motorrin. Errët. Male. Dhe, vetëm male. Qielli me yje. Hëna kishte hëngër darkë… Ngadalë krah për krahu duke e mbajtur njëri tjetrin që të mos rrëzohemi, hipëm shkallëve të hotelit. - Mirëmëngjesi! Dhe, urdhëroni kalorës, kamarieri na e hapi derën. - Mirëmëngjesi! Dhe, mirë se ju gjetëm iu përgjigja unë. - E kemi humbur rrugën mes këtyre maleve, u ngutë Djemnusha. - E shoh, buzëqeshi tinës kamarieri. Megjithatë, e keni gjetur një rrugë zikzake më të sigurtë, të Zotit… - E di, u trimërova unë. Nuk do të mbesim jashtë, nën qiellin e hapur t’i numërojmë yjet në qiell... - Oh. Kurrsesi. Po, para se të shkoni në dhomë, a do të hani “ syfyr ”?

46

- Po, iu përgjigja unë. Mundësisht, na i sjellë edhe dy shtamba me verë! Dhe, u ulëm në një tavolinë pranë dritares. Hëna mbi mal zbriste teposhtë kodrës. Në një lis mu duk se ndejti pak më gjatë. Dikur, erdhi në dritare. Vera, veç priste më mbi tavolinë. E ngrita njërën shtambë dhe e cakrrova me atë të Djemnushës, thelluar në mendime: - Për, ne!... Shëndetin tonë!… - Edhe për Hënën e plotë mbi mal, shtoi e buzëqeshur Djemnusha… - Dihet, u përgjigja unë matanë tavolinës i thelluar në mendime. Nuk vonoi shumë dhe kamarieri e solli darkën. Troftë Ohëri me limon. Edhe patate, që i hante aq shumë Djemnusha. Peshku, aty për aty ma kujtoi lumin malor Kadinën, ku rriteshte ky lloj peshku i shkathët dhe vitet e asaj kohe, ku unë punoja si mësues. Përçudi, edhe mësuesin e maleve, një ish i burgosur politik, që fshihej atyre anëve nga syri i mprehtë i sigurimit komunist. Verën me vapë, kur ai futeshte nën ujë në hurdhë dhe dilte mbi sipërfaqe me dy - tri trofta në gojë... - Na bëftë mirë, më zgjoi në befasi nga ato mendime, Djemnusha. - Falemnderit. Qindra e qindra kilometra nga ky mal isha larg në një mal tjetër me lisa. Lum malor që zbriste gur më gur me

Page 24: DJEMNUSHA

47

shkumë, përmes të fshatit me zhurmën atyre shkollarëve në fushë, t’i bashkohet Vardarit, krah për krahu ta vazhdojnë rrugën mes maleve me dëborë. - E di. E pash edhe vetë, që kur humbe në mendime mes atyre maleve… - Nuk prish punë. Peshku qenka i freskët, posa ka dalë nga lumi... - Po, Troftë hutaçe si unë… Buzëqeshi Djemnusha dhe më rroku për krahu të më shpie brenda në dhomë…

48

4 Djemnusha e hapi derën dhe pasi e ndezi dritën, hymë në dhomë. Dritaret shikonin nga Liqeni. Matanë, një mal me lisa. Në mes të Liqenit edhe një kishë. Kryqi i kishte mbetur mbi ujë. Unë pas dy shtambave me verë, që i kisha pi me fund, u përplasa si cung i thatë shelgu në shtratin mbretëror, pranë dritares. Djemnusha, gjatë kësaj kohe të gjitha teshat e trupit i kishte hedhur në dysheme. Egërsisht ma shperthekoi rrypin e çobanit. Pantollonat m’i hodhi në fund të shtratit. Edhe këmishën. U dorëzova pa luftë. E mbaj mend vetëm atë betejë të përgjakshme, kur më hipi përsipri dhe filloi të lënurë lesh harapi. Njëherë, kur edhe ajo ra përfundi, dhe unë pasi ia kisha derdhur përsipri edhe një shtambë me verë, e kisha lëpirë me gjuhë pëllëmbë pas pëllëmbe… E bëra

Page 25: DJEMNUSHA

49

këmbë e krye bashkë para syve të Shën Mërisë Virgjër. Lëmsh shkonim nëpër shtrat. Asgjë më nuk mbaj mend nga ajo natë e çmendur e me xhinde, që më hodhën dorë më dorë majë lisave deri në mengjes…

50

5 Ditën e premte, kur i hapa sytë, Djemnusha m’i lëpinte herdhet. Edhe pse, e ndijsha veten sikur të gjitha malet natën ishin përmbysyr mbi mua me gjithë lisa. Gurë. E shkunda veten nga ëndërrat e tmerrshme. Kryengritësit, që ende nuk i dilte gjumi, i bërtita në mes të maleve: - Çohu he burrë, edhe njëherë më këmbë si Gjergj Elez Alia nga shtrati me nëntë plagë! Është ditë e madhe. Zogjtë cicërrojnë në dritare. Hasmi na ka ardhë në Lëmë, te dera… Shkau i Zi na e kërkon motrën, para se mejdanin… - Dhe, mes atyre maleve është bërë luftë e madhe flakë më flakë. Gjoks më gjkoks… Gjaku u bë deri në gju, lumë. Liqeni u skuq. Qielli u errësua nga mjegullat e zeza… Dielli herë pas here kur e nxirrte kokën, përsëri e mbulonte me dorë. Nuk donte t’i shoh me sy gjithë ato viktima. Beteja të përgjakshme, që nesër këngëtari popullor do t’i vajtonte me këngë… Copë-copë do ta bënte çiftelinë…

Page 26: DJEMNUSHA

51

6 Pranverë e hershme. Edhe pak gjethe të verdhë kishin mbetur nëpër degë. Qielli i arrnuar me mjegulla. Diell me dhëmbë. Në telefonin tim celular, papritmas erdhi një mesazh: Të falemnderit shumë i nderuar, më dhe një kënaqësi që nuk përjetohet çdo herë. Tash jam në një lokal duke pirë dhe duke të lexuar: je shumë guximtar… S. O. 19 prill 2007 21:00:53 Buzëqesha. Aty për aty mu kujtua vajza e Panirit të librit, që erdhi edhe në stendën e “ ASDRENIT “. U prezentua, dhe ma bëri me dije se një libër timin, që mësuesja ia kishte dhënë dhuratë e kishte lexuar qysh në shkollën fillore. Edhe tashti i lexonte librat e mi si studente. Mes të tjerave më tha, edhe

52

se më adhuronte si shkrimtar që shkruan libra të “rrezikshëm” për lexuesit besnikë... - Zgjidh ndonjë libër timin falas, cilin të duash që nuk e ke në bibliotekë! - Buzëqeshi. Jo, tha, kësaj radhe dua ta blej, me atë qëllim edhe kam ardhur në Panairin e librit. - Në rregull, ti mund të blesh sa të duash botime të Shtëpisë Botuese “ASDRENI “, po sot një libër timin e ke falas si lexuese besnike. - Pajtohem. Vetëm me një kusht, që të ma zgjedhish ti si autor. - Jo, iu përgjigja. Nuk ia imponoj lexuesit librat e mi. - Mirë, tha. Dhe, pasi shëtiti me sy mbi disa tituj, e mori romanin: Gratë e mia besnike. E dua këtë, tha dhe ma zgjati që t’ia nënshkruaj librin… - Jo, ia prita shkurt. Është libër i “ rrezikshëm “. Dhe, është i vetmi libër që nuk e kam nënshkruar gjer këtë ditë. Nuk dua, nesër të mbaj përgjegjësi për këtë libër të “ rrezikshëm “... - Qeshi. Atëherë, he burrë bën një përjashtim rasti sot, ma nënshkruaj vetëm mua! Përgjegjësinë e mbaj vetë si lexuese. - Jo, nuk vjen kurrësesi në konsiderim, u përmbahem parimeve.

Page 27: DJEMNUSHA

53

- Tashti e shoh edhe pse nuk e nënshkruan: Redaktore e paske, Njërën nga gratë… Dhe, në fillim të librit shkruan në vend të përkushtimit: Rreptësisht i ndalohet Gruas sime!... - Po, ashtu duket. Buzëqesha. - Megjithatë, është nuk është i rrezikshëm, unë do ta marrë këtë libër! - Nuk prish punë, iu përgjigja. Faji le të mbetet si gjithmonë jetim. Që, në fillim të thashë, zgjidh cilin të duash. Ia pafshë hajrin! Edhe një herë i buzëqesha. - Falemnderit, ma ktheu përgjigjen plumb dhe iku duke i përdredhur bythët mes stendave, librave…

54

7 Dritat u fikën-ndezën, në sallë. Shenjë, kjo që tregonte se për sot e ka mjaft puna, u mbyllë paniri. I mbulova librat me pëlhurën e reklamës dhe dola në parking. Makinën pasi e vura në lëvizje, shpejt erdha në shtëpi. Dihet, isha i lodhur, shkaku se i kisha pasur disa takime pune. E hapa televizorin t’i përcjellë ngjarjet e ditës… Thashethemet… Papritmas, në telefonin celular më erdhi edhe një mesazh: Ha-haa-haaa, sa metaforike ishte kjo… megjithatë, shumë “ ZEMËRGJËRËSI “. Nuk pi shumë unë, vetëm pak, sepse kam kontrollë ndaj vetes… Dhe, kam shumë kujdes, e konsideroj veten LAYDY. Të përshëndes… S. O. 19 prill 2007 21:17:01 Thashë: ç’po ndodhë me këtë rrunzë qyteti, që s’po e merr sonte gjumi?! Vallë,

Page 28: DJEMNUSHA

55

mes atyre faqeve të atij romani i janë ngatërruar sytë… Trutë… Këmbët… Ose, zemra. Nuk i kam faj. Fajin e ka vetë azgënja. Unë i dola borxhit. Nga njëra anë edhe mu dhimb si lexuese. Mes atyre faqeve do të kalonte një natë pa gjumë. Burrat dhe gratë besnike do ta merrnin në qafë. Hidhnin dorë më dorë gjithë natën... Dhe, përderisa zihesha keq me këto mendime të errta, në telefonin tim celular erdhi edhe një mesazh: Ha-hah-haaa… Mos e përziej Zotin këtu, sepse… nuk e di pse… por unë jam pak tip shumë i komplikuar, kam shumë gjykime për meshkujt. Lutem që mos më vjen momenti t’i urrej, sepse unë nuk di dhe nuk dua të urrej, por gjithësesi besoj se ne dy do të njihemi. Po pate kohë dhe mundësi unë të ftoj të vish me ne tash, jemi në Ramstore, tek La luna, brenda. S. O. 19 prill 2007 21:50:42 Burrë si unë, më kot përpiqet ta frenoj veten, lidh për shtrati. E sidomos natën. Vite me radhë unë edhe i kisha ndërruar natën me ditën. Gjithë natën e kaloja te Djemnusha, pranë verës dhe një qiriri që më

56

zgjonte në mëngjes. Përgjumshëm, kthehesha në shtëpi dhe ia futja gjumë me orë. Gati një vit të tërë bëja jetë lugati. E shi sonte, këtë natë përpiqesha ta kaloj në shtëpi, i lidhja këmbët për shtrati. U ngrita me inatë. E mora makinën dhe dola në rrugë… Natë…

Page 29: DJEMNUSHA

57

8 Qytetin ende nuk e merrte gjumi. Rrugës plot kalimtarë rasti. Makina. Të rinj qafë për qafe nëpër karriket e parkut. Semaforët çdo pesëdhejtë metra ma bënin me sy. Unë i përshëndetja me dritat e makinës. Yjet më bënin rrugë në natë… E hapa derën dhe hyra në Ramstore. Nuk e di pse kjo qendër tregtare më dukej si stacion treni. Nuk ma donte ama hiç shpirti. Rrallëherë e vizitoja edhe atë, nëse më thirrte ndonjë mik ose Gruaja ime besnike për një birrë. Megjithatë, ja tashti duhej patjetër t’i kaloj disa orë. E nga ana tjetër nuk më kujtohej se në ç’vend, anë gjendej ky lokal nate. Edhe pse, disa herë i kisha vizituar ato lokale… Sytë fillova t’i shëtis mureve nëpër reklama. Papritmas, me një dritë të kaltërt e shkronja të verdha më ra në sy: La luna. E hapa derën dhe fillova t’i kërkoj me sy nëpër tavolina. Matanë shankut, rrinin kokë më kokë dy vajza dhe një djalë. E pashë se ata më kishin parë më heret dhe

58

ma bënë me dorë. Eca drejtë tyre si një ujk i uritur që zbret nga mali në vathë të deleve. Suzi, kështu e kishte emrin cuca, buzëqeshi dhe më bëri vend me bythë e karrike të ulem pranë sajë në mesin e tyre, në tavolinë. - Shoqen e njeh që nga Panairi i librit, nuk ka nevojë t’ju prezentoj, ndërsa ky djaloshi është vëllai im student në Universitetin Shtetëror të Tetovës. - Jo, nuk ka nevojë. Dhe, u ula në karrike me gjithë çantën e zezë. - Çka do të pini, më pyeti kamarieri? - Një shtambë me verë të kuqe! - E për mua, edhe një uiski! Ti, nuk do uiski?! Apo, do t’i mbetesh besnik verës si në librin: Gratë e mia besnike… - Nuk është aty puna, po sot kam pi gjithë ditën verë dhe nuk dua t’i përziej pijet, e kam zakon. - Parim ujku… Buzëqeshi Suzi duke ia bërë tinëz meje me sy shoqes. Unë për pak kohë heshta. Thashë me vete: e paska lexuar librin me një frymë. - Hej ti ujk, shikom në sy! E prishi qetësinë Suzi. Unë jam Ujkeshë e jo dele katundi me balluke… - E shoh këtë me sy. Nuk ka nevojë të ma dëgjojnë edhe veshët. - E si mendon ti, çka mund të ndodhë nëse takohen një ujk dhe një ujkeshë mali?

Page 30: DJEMNUSHA

59

- Ulurimë ujkeshe. Tërmet. Dhe, unë pas një rrokullisje në shtrat, mund të shkruaj edhe një libër me poezi... - Asgjë, më tepër?! - Jo, nuk e di. - E brekët, si ua heq rrunzave në shtrat, ende me njërën këmbë?! - Jo. Kohën e fundit edhe me dhëmbë… - E mua, si do të m’i heqish? - Ty? Me këmbë e dhëmbë… - Ujk, pije verën dhe shkojmë te unë, në banesë. Edhe pije kemi atje, në frigorifer. Qiri mbi tavolinë… - Nisemi, ujkeshë me kohë, sa nuk i ke rënë ende pishmanit! - Jo, unë nuk i bie pishmanit. Mund t’i biesh ti si një ujk plak… - Edhe unë jo, nuk i dorëzoj armët para se mejdanin. Dhe, i egërsuar u ngrita në këmbë. E mora për krahu deri në rrugë. Ia hapa derën e makinës. Ajo u ulë në karrike. Përderisa, unë e ndeza motorin, e shfrytzoi rastin dhe më puthi në faqe. Unë e putha në gojë. Gjuhën ia rrasa thellë, gati deri në fyt. Përpak desh e mbyta. Uluroi në mes të qytetit si ulkojë….

60

9 Telefonin celular, tek tashti e pash se mbrëmë kisha harruar ta mbyll para së të bie në gjumë. Në realitet, atë natë nuk pata edhe gjumë. Djersë dhe vetëm djersë. I tëri u bëra qull. Dikur, nga mëngjesi, vetë më ishin mbyllur sytë mes dy shtambave me verë. Qiririt me pak dritë mbi tavolinë, që pak para agimit ishte gati të japë shpirt. Vdesë, ende pa lindë dielli. - Alo, kush është?! - Mirëmëngjesi, ujk! Jam, Liria. - Cila Liri?! Budallaqe, mos fol jerm! Natën që iku me zor mua më rrëzoi në shtrat me gjithë rraqe Robëria… - Dhe, ti u dorëzove. I hodhe armët e mejdanit para këmbëve… - Nuk kisha tjetër rrugë. Robëria m’i lidhi duart, edhe këmbët. - Dhe, bythekrye të rrasi në burg?! - Po. Dhe, pasi ma përplasi derën, e mbylli edhe me çelës.

Page 31: DJEMNUSHA

61

- Në fund, edhe të dhunoi. Rrokullisi në shtrat. Zëri nga dhimbjet të shkoi për qielli si rob lufte… - Po. Ku e di ti?! - E di. ore i poshtër se, të njoh unë ty mirë edhe Robërinë, se sa është e rrezikshme ajo në shtrat... - Vërtetë, është shumë e rrezikshme. Shoqen nuk e ka në shtatë krali. - Dhe, ti ende nuk i këpute zingjirët?! Nuk e theve burgun, ta përqafosh Lirinë… - Fatkeqësisht, ende jo. Robëria është e rrezikshme dhe më ka në dorë. - Mirë, atëherë, pritëm mua atje në burg, vij dhe të nxjerrë në Liri. E thej burgun dhe t’i këpus zingjirët e hekurit… Dhe, Liria ma ndërpreu telefonin. Unë iu afrova një shtambe me raki rrushi dhe i piva edhe dy gota njëra pas tjetrës para kafes së mëngjesit, që atë ditë m’i solli Suzi si plaçka lufte…

62

III ORAE MADHE LETRARE NËN RRAP

1 Dibrën e Madhe me shtatë minare, Hajredin Pasha tashti më e kishte pushtuar pa luftë. Më kot e shëtitëm gjithë qytetin, nuk gjetëm asnjë restorant të hapur, asnjë kafe, furrë buke. Nuk dinim ç’ndodh me Dibrën e Madhe, përderisa lodraxhiu nuk doli në rrugë: dum - dum… Duum - duum… Dum -duum - duuum… E kuptuam se, në Dibër të Madhe kishim ardhë gjatë mujait të Ramazanit. Edhe atë, kur Liria e kishte thyer Burgun. E mua m’i kishte këputur zingjirët. - Sonte do ta kalojmë natën në hotel, në Dibër të Madhe me shtatë minare. Robërisë t’ia humbim gjurmët. Nesër, shohim e bëjmë nga cila anë do të ikim mes maleve. Ditë e re, nafakë e re. - E nëse Robëria na është vënë pas, na e zë derën e madhe? Pyeta unë, përpara dy shtambave me verë mbi tavolinë.

Page 32: DJEMNUSHA

63

- Nuk e besoj, vështirë e ka të na bie në gjurmë. Ndodhë ta humbë rrugën mes maleve, në Grykë të Radikës. - Hi-hii-hiii… Ose mes maleve, i ngrihet lugat Hajredin Pasha, i vë pusi… - Mundet, po mjaftë më filozofove! Ec, merre çelësin e dhomës! - E ç’ti them recepcionistit, me kë jam, si t’ia hedhë kësaj radhe?! - Eh, punë e vështirë kjo për ty?! E ke për herë të parë… Lirinë e lash në tavolinë, ndërsa vetë iu afrova recepsionistit të hotelit: - E di si është, me Gruan time besnike jemi nisur për në Mëmëdhe, Shqipëri. Po, rrugës na zuri nata dhe vendosëm të ndalemi sonte në hotel. Nesër e vazhdojmë rrugën, heret me dritë. - Punë me mend, buzëqeshi recepsionisti. Nata nuk ka besë. Dhe, ma dha çelësin e dhomës. Unë u ktheva te Liria. - Hë, a ia hodhe?! - Edhe atë, si malet e Dibrës, Hajredin Pashës në Grykë të Radikës… - E di unë, në këtë fushë ty nuk ta kalon njeri. Shkolla të mëdha ke kryer në jetë… Katund... - Katastrofë, je. Mjaftë më më shurdhove. Ec e shkojmë në dhomë. Atje, si

64

të duash bluaj gjithë natën. Ose kërce, lënurë lesh Harapi!... Dhe, hymë në dhomë. Muret akull. Liria edhe më akull. Nuk e di ç’ndodhte me këtë grua. Edhe pse pinte, përsëri kishte të ftohtë. Dridhej purtekë. Përpiqeshte të mbulohet me qebe. Kot. Dikur, unë zbrita pas ndonjë ngrohtorje. Mezi ma gjeti, ose ma dha të veten recepcionisti. Ende më tha, hoteli riparohet dhe nuk kemi nxemje. Ndoshta dimri nuk do të na zë duarkryq. Unë, kur hyra në dhomë, Liria dridhej nën qebe. Ofkëllonte. - Hë, a gjete gjë, ndonjëfarë aparati për nxemje, ose siç thua ti shpesh nëpër libra, ndonjë shkërdhaçe? - E gjeta një, po nuk e di a do të të shkrijë, je bërë akull. Dordolec katundi… - Vështirë. Unë, më tha Liria të çlirova nga Robëria. Burgu. Zingjirët e hekurit t’i këputa nga duart… Këmbët… - Nuk e besoj. Ende jam në burg. Robëria më ka në dorë. Nusja me pashterkë të kuqe. Dhe, xhindet që më rrahin për vdekje natë e ditë, më hedhin dorë më dorë majë çative… Lisave… Liria dridhej, dhe tërbohej nën qebe. Vendi nuk i zinte vend. Lëmsh shkonte nëpër shtrat. Përdridheshte si bollë shullani në kafaz, kopsht zoologjik...

Page 33: DJEMNUSHA

65

- Ngriva! Nuk nxe gjë kjo teneqe. Ku e gjete këtë shkatrraqe?! - Pusho më, i bërtita me inatë! Nuk u bë nami… Hiqe fanellen!... - E hoqa. - Edhe pantollonat! - I hoqa edhe pantollonat. - Hiqe edhe jelekun! - E hoqa… T’i heq edhe brekët? - Edhe brekët hiqi, budallaçkë! E sheh tashti, a do të kesh më të ftohtë, kur ta ndez unë zjarrin me dru lisi… Liria piskatëte dhe përdridhej si bollë me flokë nëpër shtrat. Vapë. U bë e tëra qull nga djersët. Dhe, bërtiti me të gjitha forcat: - Zjarrit, hidhi ende dru lisi!... Dru!... Dru… O Imzot, po digjem flakë!...

66

2 Vjeshtë e vonshme. Edhe dy-tri gjethe të verdhë kishin mbetur varë nëpër degë. Nën Rrap buzëqeshte ngjyra e verdhë. Zonja Vjeshtë, me të cilën unë kisha fjetur para disa viteve në Bregliqe, ose siç dinë shpesh të thonë poetët bukolikë nëpër librat e tyre me poezi, Çarshinë e Vjetër e veshi me argjentë. Qielli i arrnuar me mjegulla. Arnë mbi arnë. Diell me dhëmbë… Djemnusha me një torbë libra ecte nëpër gjethet e rëna të Vjeshtës. O Imzot, thoshte me vete! Nuk e di ç’po ndodh me mua, po shndërrohem në akull. Dimër. Kohën më të madhe e kaloj nëpër spitale duke marrë infuzion. Ilaçe. Ndodhë, një ditë edhe të çmendem. Ose, veç jam më e çmendur përtej kufiri. Dhe, vërtetë Djemnusha sipas meje, prognozës sime të njëfarë mjeku, ishte e çmendur. Nuk dinte çka të bëjë me veten.

Page 34: DJEMNUSHA

67

Pinte si bollë. E sidomos kur e shtronte me mua në kafene, nuk kishte kufi. Ishte në gjendje ta pi lumin… Liqenin… Detin… Edhe Oqeanin… Vështirë e kisha ta nxjerrë nga shtëpia. Edhe më vështirë ta kthej natën vonë në shtëpi. Gjithmonë, mendjen e kishte te vetëvrasja. I ishte mërzitur vetja. Jeta. Patjetër, më thoshte, një ditë duhet t’i jap fund kësaj bërllokjete. Nuk jetohet kështu mes grushtave me frikë, në kontinierë bërlloku, kur jetën tënde e ka në dorë Kurvë Partia. Nuk e di, si do ta gëdhish të nesërmen. Në ndonjë kontinier bërlloku, ose në përrua. Nuk jetohet gjithë jetën me frikë… Një natë, përpak desh përfundova edhe unë bythekrye në përrua. Djemnusha e tepronte me kërkesa. Le që më shtinte edhe mua të pi si mëzat katundi, po një natë në një restorant kërkoi edhe të bëjmë dashuri mbi tavolinë përpara të pranishmëve. I thashë: Ti je e çmendur. Jo, më tha. Unë me ty kisha bërë dashuri mbi këtë tavolinë!... Vërtetë, ti je e çmendur. Mezi e binda, atë natë ta hip në makinë. Edhe pse, edhe unë mjaftë kisha pi, që ta kthej në shtëpi pa asnjë ferrë në këmbë. Rrugës u shtri në prehërin tim, dhe ma shpërthekoi patentin. E mori në dorë, pastaj e futi në gojë. Mes maleve, më detyroi të bëj me të dashuri, në errësirë.

68

Rrugës, nuk e di pse u zemrua dhe ma kapi timonin të më hedh në përrua. Shpëtova. E mbajta fortë me duar, përpak sa nuk dola nga rruga. I thashë: ti je e çmendur. Një ditë do të më marrish në qafë. Le gjithë e gjithë, po kush do t’i duroj armiqtë e mi të përjetshëm: e vrau veten bashkë me një grua, fluturoi në përrua. Punemadhe, ma priti plot inatë. Bashkë me ty dua të vdes atje poshtë, në përrua. Vetëm unë e di, ajo dhe askush tjetër si e ktheva atë natë në shtëpi. E shpëtova veten. Edhe atë qyqe. Histori më vete është ajo, se si unë e ktheva veten pasmesnate, në Shkup. Ec e ndalu rrugës. Mezi arrita në Kërçovë. Në afërsi të një pompe të benzinës, e qasa makinën dhe ia futa gjumë. Pak, para agimit, kur zbardhi drita, më doli gjumi. E shkunda veten nga ëndërrat e tmerrshme. Tollosuni, që më kishte hipur përsipër natën, më kishte rrok për fyti, ma kishte zënë frymën... Me siguri do t’ju rrëfej edhe për këtë çmenduri më poshtë mes këtyre faqeve të këtij libri. Zoti e bëftë për hajër!...

Page 35: DJEMNUSHA

69

3 Babadimri me një mjekër të bardhë gati deri në fund të këmbëve, një ditë më trokiti në derë. E hapa derën, e rroka për mjekre dhe e futa brenda. Ishte Djemnusha, kësaj radhe ishte maskuar në Babadimër me një thes dhurata në shpinë. - Thashë: a do të ma hapish derën. Shkaku se, ty të ka dalë zëri se derën ua hapë vetëm grave. Nuk qenka e vërtetë. Derën ti ua hap edhe burrave me mjekra. - Po, iu përgjigja me ironi. Derën, siç e sheh ia hap edhe Babadimrit… - E di. E sidomos, kur është grua. E Zonjës Di, a ia kishe hapur derën? - Jo. Asaj do t’ia hapja portën. - I çmendur. Ende siç duket e do Zonjën Di! E këndej thua nëpër libra se asaj ia ka kaluar në shtrat Cuca Boheme me dy shtamba verë. Rren. - Jo. Nuk rrej. Cuca Boheme moti e ka kapërcyer në shtrat me rraçe… Gji më dha me shtamba… Ringjalli në Korçë…

70

- E unë, si ta merr mendja, a i kam kapërcyer që të dyja ato gra asgane, pranë një qiriri të ndezur? Edhe unë të shpëtova nga Zonja Vdekje, në Qafë Thanë, ku fluturove vetë i katërti me gjithë makinë në përrua. E di, se unë edhe të pri para, jam Engjëlli yt mbrojtës?... - E di. Dhe, Dy të tjerat më mbajnë për krahu, rrugës për në Baba Tomorr… Rreth kësaj ngjarje kam shkruar edhe një libër me poezi: Engjëlli im është Grua. - E kam lexuar edhe këtë libër. Vetëm pranoje se, Engjulli yt jam unë në libër. Dhe, ti nuk mund të vdesish pa thënë unë se, nuk të lë unë të ikësh, Engjëlli yt mbrojtës me dy shtamba verë… - Ndodhë. Jeta është misterioze. - E nata, kur erdhi yt Atë dhe më trokiti në derë, a je te unë? I thashë: jo, nuk është sonte. Nuk të dhashë. Edhe kjo ngjarje nuk të kujtohet?!... - Po, të gjitha më kujtohen. - Atëherë fol, pranoje se unë jam Engjëlli yt mbrojtës!... - Mirë de, ti je Engjëlli im mbrojtës me dy shtamba verë… - Pranoje, atëherë edhe se unë të shpëtova nga vdekja e sigurtë, atje poshtë në përrua, Qafë Thanë!... - Edhe këtë e pranoj. Tjetër?

Page 36: DJEMNUSHA

71

- Edhe se, unë jam Muza yte… - Muza ime duhet t’i ketë dy shtamba plot me verë. Gji të më jap ditë e natë si qengj… Fuqi për luftë… - I poshtër! Unë, nuk i paskam ato marifete?!... Rraçe, që të hedhin bythekrye në shtrat me gjithë herdhe… - Jo, i ke. Vetëm, duhet t’i fusish në përdorim me të gjitha forcat artilerike, nga qielli e toka. Pluhuri të ngritet mjegull në fushëbetejë mes maleve… - I poshtër, priti helikopterët! Aeoroplanët. Predhat. Bombat e italjanit… Dhe, më rrëzoi në mes të dhomës. Librave. Shtambave me verë. Pranë një qiriri që mezi bënte dritë, jepte shpirt…

72

4 Rrëzë Kalasë së kaçakëve të Zajazit, ende vonoheshte Pranvera. Nuk këndonin zogjtë, nuk fluturonin dallëndyshet, nuk kishin ardhë lejlekët. E në anën tjetër, Patriotët e vonuar nuk zbritnin dot nga bina. Sheshi. Rrëzë kalasë, përpara Muzeut të Luftës e skuqnin me flamuj kuqezi. Këngë patriotike. E shpalosnin programin e tyre zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare. Radhiteshin njëri pas tjetrit me kravata kuqezi, secili më trim se shoqi, ndizeshin zjarr. Ndërtonin rrugë. Fabrika. Ujësjellësa. Varre… E bënin Shqypni… Ndonjëri, shkonte edhe më larg: gjatë një fushate parazgjedhore në një katund u tha me plot gojën të pranishmëve në shkollë: - Ne do t’u ndërtojmë rrugë. Ujësjellës… Xhami me dy minare… Edhe shkollë moderne… - Po, ne nuk kemi fëmijë. U dëgjua zëri i një fshatari diku nga fundi.

Page 37: DJEMNUSHA

73

- Edhe fëmijë do t’ju bëjmë ne, burrat e Partisë Demokratike… - Hi-hii-hiii… Qeshën disa të rinj kopila, me flamuj partiak në dorë. Dhe, vërtetë në qytetin e Kalosh Zajazit, Kaçakut të maleve, çdo katër vite e bënin Shqypni. Majë plepave nëpër katunde valonte flamuri kuqezi. Jehonin këngët patriotike me çifteli, dajre e lodra: Vjen Valiu, or pi Manastëiri: Ju Zajazaz, bre , ku më jini? N’Karbunëicë, more, pusëi kini! Sefer Kaçakun ju çaush e kini Kadri Dangën bylykbash më kini. More, Sefer, bre, musteçeverdhë Shkruj nji letër, more, ta çojmë n’sher T’na çojnë xhephane, t’na çojnë fishekë Se me komita, jalla, liftojmë vetë! More komit, bre, i bugarit A i njef trëimat e Zajazit? T’apin plumjin, jalla, permes ballit! Mor komita, bre, komita të rëi, S’ kini pa ju, shyptar me sëy, Ta majnë houtën, jalla, drejt në sëy! E në realitet, vendlindja e Kaçakut të maleve, Kalosh Zajazit binte e zgjoheshte nga gjumi me Robërinë. Liria nuk e donte këtë vend të ashpër malor. Çerdhe kaçakësh

74

brez pas brezi: Sadin Selmani, Sulltanë Qafa, Sefer Zajazi, Sulë Jetimi, Xha Nefruz Çeliku… Që, nëpër shekuj nuk arriti dot ta bëj zap, ta fusë nën zgjedhë as Mbreti e as Krali. Nëpër shekuj kishte bërë kryngritje, nga një luftë e kishte nisë për çdo vjet. Xha Nefruz Çeliku fillkat vetë në malet e Garanës, në Çelvjlollcë kishte bërë luftë flakë më fkakë me bullgarin, e kishte vënë vetë me gur kufirin në mes Bullgarisë dhe Shqipërisë. Burri i fuqishëm dhe trim duke u kthyer në fshat rrugës me dorë e kishte mbytyr edhe një ujk. Sulltanë Qafa, që me gërshërë të dhenëve ia vrau shtatë vetë Mikales së Brodit, për t’i dalë zot Shtëpisë. Katundit të nemur nga Sulltani e Krali mes atyre maleve. Dhe, sot ne jetonim nëpër dasma, fushata zgjedhore me emrat dhe luftërat e atyre burrave. Trimëritë, që ende i mbanim gjallë nëpër këngë, e në të vërtetë ende nuk ua kishim bërë as varret. E të mos flasim ndonjë rruge, ose shkolle t’ua vënim emrat e tyre. E ku më në mes të katundit ose qytetit t’u ngrisnim edhe përmendore. I thirrnim sa herë që ishim në zor, kur na duheshte vota e popullit, fuqia e tyre për luftë. Të nesërmen, posa i vendosnim bythët në Qeveri, nëpër ministri, kabinte, ua harronim edhe emrat. Përsëri duheshte të kalojnë katër vite, që ne përsëri t’i ngrejmë nga varret ata burra.

Page 38: DJEMNUSHA

75

Ne me këngë e çifteli e ata me pushkë gjatë fushatave zgjedhore përpara popullit. Edhe nëpër libra: O burra, zgjohuni nga varret! Rrokni armët se, na mbytën të gjallët!... Në fund, pasi i fitonim zgjedhjet, përsëri ia futnim gjumë dimëror. Argatë e hyzmeqarë në Qeveri… Lypës te Ura e Gurit mbi Vardar me torbën përqafe… I prisnim nën mrize, dardha gorrice, zgjedhjet e ardhshme parlamentare…

76

5 Verë. Dielli të piqte mbi kokë si saç. E gjithë natyra dukeshte se ndizej flakë. Vetëm gjinkalla, ama ia kishte thënë këngës në këtë vapë. Edhe ndonjë qen rruge me bishtin ndër këmbë dhe gjuhën jashtë dy pëllëmbë nga vapa e madhe. Skënderbeu, që në sheshin e vet e kishte futur shpatën në brez dhe kënaqej me këtë copë livadh të mbjellur me beton, që mezi ia nxente kalin, shikimin e kishte hedhur matanë Vardarit. Tamerrmendja, ngushtë e kishte në këtë brez livadh, aq sa një vrap kali. E priste të nesërmen ta kalojë Vardarin, ose të hip në Kala. Vendi i tij më i preferuar gjatë luftërave të ndryshme, kishin qenë kalatë. E pse sot, pas kaq shekujsh përësri të mos jetojë kalave, po ta zbrezin me dhunë pasardhsit e tij nëpër sheshe, ndonjëri edhe në një pëllambë beton. Sa herë që kaloja pranë kalit të tij, e shihja se është i zemruar me ne stërnipërit. Fytyra i rrinte errë e zi.

Page 39: DJEMNUSHA

77

Mjekrra i dridheshte nga zemrimi. Dhe, çuditesha me ne “ patriotët “ sa herë që kalonim pranë tij, si nuk hanim ndonjë shuplakë. Shqelm kali. Ose, s’e nxjerrë shpatën nga brezi dhe me një të rame të na e hedhë kokën përpara këmbëve të kalit si cung shelgu… Mendime të këtilla më mundonin ditën. Natën. Në shtëpi. Në rrugë. Herë pas here më binin sa mundeshin me grushta. Zgjohu! Nuk është koha për gjumë. Merre kokën tënde nën sjetull dhe dil në Çarshi, te Sheshi i Skënderbeut!... Dhe, nuk e di pse, sa herë që kaloja pranë atij Sheshi, mendoja se një ditë nuk do ta shoh Skënderbeun mbi kalë. Mendja ime prej shkrimtari ma thonte se, një natë Skënderbeu për inatë tonin, të shqiptarëve, duhet të ikë nga ky shesh dhe të dalë matanë Vardarit. Ose, të hip në Kala… Kalin e kishte me gjithë shalë. Shpatën në brez. Atëherë, çka priste që nuk e këpuste frerin dhe të hip në Kala?!... - Hi-hii-hiii… E pret Moisi Golemin… Qeshi matanë rrugës Tata e Madhe, një poete e çmendur duke u rënë mureve me shkop nëpër Çarshi. Zgjohuni!... Zgjohuni, o harama nga gjumi, i dilni zot gjithë këtij bereqeti në mes të fushës! Pasurie të tundshme, se ua mori shkau…

78

6 Rrapi, përsëri bleroi, shpërtheu gjethe në pranverë. Nën hije i kishin ardhë mysafirë nga të katër anët. Poetë, që kokë më kokë lexonin poezi. Çarshisë së Vjetër dalëngadalë po i dilte gjumi. Vargu i hipte në shpinë kalit... Tata e Madhe me ferexhen krahëve dhe shkopin në dorë, u përzi në mesin e poetëve. Tashti, më në fund ma keni bërë qejfin, Çarshinë do ta zgjojmë nga gjumi. Mjaftë fjeti më, rrëzë Kalasë. Nën këmbët e kalit të Skënderbeut. Gurët e këtyre mureve. Rrugët e ngushta me kalldrëm, fshehin e ndezin histori. Shadërvani, që me shekuj ia ujit rrënjët Rrapit të na bëjë hije ne poetëve për çdo pranverë të vonuar me vapë, rrëzë Kalasë me gurë mbi gurë... Ora e madhe letrare filloi nën Rrap. Poetët i këndonin dashurisë. Gunës së tij me gjethe, që si zogjë i kishte marrë nën sjetull.

Page 40: DJEMNUSHA

79

Ndonjëri, edhe Atdheut. Pse jo, ky burrë e mbante më këmbë me kësulë të bardhë në kokë në mes të Çarshisë. Edhe Skënderbeut që matanë rrugës i bënte roje, me shpatën në brez e dorën lartë: kadalë, o burra! Nesër, do ta kalojmë Vardarin, matanë. Urën e Gurit, që është bërë si Kështjella e Rozafatit, ditën ndërtohet e natën rrënohet… E ne, nuk kemi Nuse ta varrosim nën ato themele, duke ia lënë një gji jashtë për poetët… Vargu mori zjarr. Tata e Madhe e hodhi ferexhen. Shkopin. E nxorri vargun plumb nga brezi në mes të Shkupit: Koçia e Nuses na mbeti në rrugë - male Krushqit pas shtatë maleve me koçi U nisën ta marrin Nusen me këngë. Dhe, ende nuk janë kthyer në Katund. Dasëm të madhe bën Nëna në lëmë Babai me shokë qet pushkë te porta. Cucat në valle copë-copë i bënë dajret. Dasëm e madhe ende bëhet në Katund Krushqit dikush na i ka ngrirë mes maleve Koçia e Nuses na mbeti në rrugë. Male... Duartrokitjet jehuan si pushkë nën Rrap. Brohoritjet e forta nën hije. Zogjtë fluturuan

80

degë më degë. Çarshisë së Vjetër nën ata gurë, i doli gjumi. Tata e Madhe, që përpiqej me shkop vite me radhë ta zgjojë nga gjumi, nën ata gurë, minare mbi qyetet, tashti e çoi më këmbë vetëm me një plumb poezi ... - Edhe një! Edhe një! Edhe një!... U dëgjuan zëra nga të pranishmit nën Rrap. - Jo. Mjaftë e keni një për këtë takim letrar se, nesër ndodhë të më shpallin të çmendur dhe rrasin në birucë. Hajmalinë e Hoxhës të ma varin përqafe si torbë kali me taxhi... Thonë: e kanë pushtuar xhindet... Natë e ditë e tërheqin nëpër Bit-Pazar. Rrugëve flet vetmevete, marrëzira... Ndodhë, të ha dru... Dru... Dru...

Page 41: DJEMNUSHA

81

7 Të nesërmen, anë e mbanë na mori gazeta. Tata e Madhe me atë poezi e kishte bërë namin. Shtatë krali ia kishin ndi zërin. Edhe Ministri i Kulturës me shefin e kabinetit, kshilltarin dhe dy këlyshët e tij me zgjebe: Pas vizitës së revizorëve në LSHSHM Çeliku dhe Xhemaili këmbejnë urime për Vitin e Ri Manifestimi Takime nën Rrap është i zhveshur krejtësisht lakuriq nga petkat e partive politike në Maqedoni, dhe është i veshur me art e vlera të arrira letrare - artistike, thuhet në urim. Shkup, 13 dhjetor - Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë ( LSHSHM }, Kalosh Çeliku i është përgjigjur përmes një letre ironike, Ministrit të Kulturës Arifikmet Xhemaili, enkas me vendimin e ministrit për të bërë kontrollin financiar në

82

LSHSHM. “ Urime Vitin e Ri 2008!!! Shkaku: Zoti Miniministër, pasi i pari na e urove Vitin e Ri 2008 duke na e dërguar në LSHSHM komisionin mbikqyrës të Ministrisë së Kulturës për mjetet e harxhuara “ ne namenski “, ja po ua kthejmë urimin “, thuhet në urim. Duke i sqaruar ministrit shkakun e organizimit të manifestimit kulturor tradicional Takime nën Rrap , kryetari Çeliku, thotë se ky manifastim, i cili sivjet shënoi 10 - të vjetorin e tij, ka një karakter krejtë tjetër nga manifestimet e tjera kulturore që mbahen në Maqedoni, të politizuara deri në palcë. ” Jo rastësisht, e pagëzuam edhe Takime nën Rrap, manifestim i vetëm dhe specifik i poezisë erotike, që do të mbahej për çdo verë nga fundi i gushtit. Dhe, i zhveshur krejtësisht lakuriq nga petkat e partive politike në Maqedoni, por i veshur me art e vlera të arrira letraro-artistike, thuhet ndër të tjera në urimin drejtuar ministrit. Ky manifestim kulturor tradicional ndërkombëtar qe manifestimi i parë poetik, që në vitin 1997 në Shkup e zgjoi Çarshinë e Vjetër, rrëzë Kalasë nga gjumi dhe i tuboi penat më të njohura nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe Diaspora. Edhe, pas luftës së 2001 - shit qe i vetmi manifestim kulturor që solli në Shkup aq shumë poetë ( një autobus me poetë nga Shqipëria ), që kurrë nuk ka pasur

Page 42: DJEMNUSHA

83

në gjirin e vet ndonjëherë tjetër ky kryeqytet, ku u lexuan poezi të dashurisë në mesin e tankeve. Edhe pse manifestimi është i veçantë dhe i vetëm, përballet me vështirësi të mëdha materiale e politike. Shkaku se, individët që merren me politikë te ne në Maqedoni, nuk kanë haber nga arti, e ku më ta duan poezinë. Mos të them, edhe se e luftojnë me të gjitha forcat dhe armët politike. Partive politike në pushtet, u duhen manifestime të politizuara, ku ata të munden të trumbetojnë lirisht të arriturat e tyre demagogjike në politikë, arsim e kulturë. Fotografohen në mjetet e shkruara të informacionit, radiotelevizion gjatë hapjeve të këtyre manifestimeve kulturore si politikanë të sukseshëm e dashamirë të arsimit dhe kulturës”, thuhet në urim, ku edhe sqarohet se ky manifestim nuk ua ka mundsuar këtë reklamë politikanëve, po poetëve dhe njerëzve të kulturës. Sipas kryetarit të LSHSHM, kjo është edhe arsyeja se pse ky manifestim që u mbajt për të dhjetën herë me radhë përballet me vështirësi të mëdha materiale e politike. “ Ministria e Kulturës derdhë mjete të mëdha marramendëse për manifestimet e politizuara deri në palcë vetëm të kulturës të një populli, ku më shumë ka politikanë e policë se sa poetë. Por jo edhe për

84

manifestimet e shqiptarëve të këtij karakteri, ku në radhë të parë e kanë fjalën poetët”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit të LSHSHM, drejtuar Xhemailit, duke i bashkangjitur edhe një urim tjetër, “Urime edhe çmimin special pas postit: Takime nën Rrap !...” Poashtu në urimin drejtuar Ministrit Xhemaili jepen edhe hollësi të mjeteve minimale që ndahen për këtë manifestim kulturor dhe të manifestimeve të tjera të kulturës shqiptare, ku mjetet ndahen sa për sy dhe faqe, ndërsa shumat marramendëse ndahen për manifestime kulturore maqedonase. LAJM, Shkup 13 dhjetor 2007 Anila DISHA

Page 43: DJEMNUSHA

85

8 Dhe, pas një jave shkrimi tjetër në një gazetë të përditshme, në Prishtinë: Portiku poetik dhe hovet dashurore lirike PREND BUZHALA Shkup, 25 shtator Për tri ditë radhazi në fundjavën që shkoi, më 22, 23 dhe 24 shtator, në Shkup dhe Dibër u mbajtën manifesitmet tradicionale poetike Netët poetike - Takime nën Rrap, në organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë. “Këto janë takimet e nënta me radhë. Marrin pjesë 50 poetë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria e nga vendet tjera", tha në hapje të këtyre takimeve, kryetari i LSHSHM, Kalosh Çeliku.

86

Portiku poetik nën Rrapin e Kaloshit Nata e parë u hap në orën 18.00 dhe manifestimin nën moton "Na bashkoi Rrapi", e quajtur Ora Simbolike Letrare, nën recitimet e poetëve, pijes, ushqimeve, tingujve muzikorë e bisedave të çlirshme, vazhdoi deri në mëngjes. Ishte një Rrap më shumë se dyqindvjeçar, aty, në Shkupin e moçëm ilir, që i bashkoi poetët nga të gjitha anët. Rrapi, ai lis degëgjerë që simbolizon rrënjët etnike të një trualli, ashtu sikundër edhe rrënjët e së bukurës, motet, amshimin e së bukurës, këngës, pijes, gazit jetësor, pushtimin e hapësirave të lirisë, tradicionalisht bashkon poetë që më së shumti i këndojnë dashurisë, gazit jetësor a plagëve që t'i dhuron dashuria. Ai i përgjigjet aq spontanisht takimeve të tilla lirike e peotike. "Poetët nuk duan urdhëra për disiplinim. Nuk duan as njëfarë zyrtarizmi të ftohtë letrar a shoqëror. E duan, mbi të gjitha lirinë. Mandej gjithçka krejt natyrshëm, merr rrjedhën e vet të së bukurës. E aty mund të dëgjohen fjalët më të zgjedhura, më të çlirshme, të zemrës së poetit", shprehet Kaloshi. Nën Rrapin e Kaloshit, si iu pëlqen shkupjanëve ta quajnë atë lis ku tubon poetët e poeteshat nga të katër anët. Në Natën e

Page 44: DJEMNUSHA

87

parë, të titulluar "Na bashkoi Rrapi", vargjet e tyre i lexuan poetët nga Shqipëria, Zyhdi Morava ( aktualisht edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë ), Dhimitër Pojanaku, durrsakët Daut Hoxha e Agim Bajrami, mandej Milianov Kallupi, Mariana Shkurti, Xhelal Tosku etj. Nga poetët shqiptarë të Maqedonisë lexuan Kalosh Çeliku, Besnik Lena, Rami Kamberi që i drejtoi këto takime, Arben Ibrahimi, Bujar Ganija, Burhanedin Xhemaili, Rexhep Bajrami etj. Krijues nga Kosova si Kadrush Radogoshi, Shefqete Gosalci, Gjon Gjergjaj, Abdullah Konushevci, Prend Buzhala, Fadil Curri etj, krijuesja nga Bullgaria, Mariana Aleksandrova etj. Dita e Dytë e manifestimeve u zhvillua në Dibër, e quajtur “Me poezi e këngë deri në agim”, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve Art Klub të Dibrës. Fillimisht, në Pallatin e Kulturës në Dibër, kjo ditë nis me Sofrën poetike “Portiku Poetik”, në të cilën u pëkujtua Lutfi Turkeshi, personlitet i letrave nga ky qytet dhe u promovua vepra e tij postume me kritika letrare e ese letrarë, “Hija fjalës”, për të cilën folën drejtuesi i këtij klubi dibran, Nebi Samarxhiu dhe Nuri Koleci. Një orë e veçantë letrare përkujtimore iu kushtua përkujtimit të veteranit të arsimit e shkrimtari rebel, siç u quajt poeti dibran,

88

Nexhat Pustina. Me kumtesa për këtë shkrimtar u paraqitën Rami Kamberi dhe Nebi Samarxhiu. Në vazhdim u përuruan librat e poezive “Ditari në trotuar” i Halit Bashës, për të cilën foli Rami Kamberi, “Edhe pak hënë mbi mal” e Vahit Nasufit, për të cilën folën Arben Ibrahimi, Dhimitër Pojanaku e Milianov Kallupi, “Mungon puhiza” e Burhan Skikulit, për të foli Halit Basha dhe “Them se…” e Nebi Samarxhiut për të cilën u angazhuan Halit Basha e Vahit Nasufi. Në fund u bë edhe prezantimi i numrave më të rinj të revistës letrare “Stili ‘97”. Shpirti rebelues i poetëve serembianë, i pamplakur Mandej, para artdashësve dibranë kanë lexuar poetët nga Shqipëria Pano Taçi, fitues i vjemë i këtij manifestimi, si dhe autorët tjerë të lartpërmendur, poetët dibranë e shqiptarë nga Maqedonia, si Halit Basha, Nuri Koleci, Nebi Samarxhiu, Vahit Nasufi, etj. Poetë nga Kosova dhe Bullgaria. Ndërkaq, nga ora 21.00 “Me poezi e këngë deri në Agim”, lexuan të njëjtit poetë, rreth 40 sish, në hotelin “Venec”. Para pjesëmarrësve kënduan Shefqete Gosalci dhe Bashkim Paçuku. “Letërsia, si gjithnjë, është ajo që

Page 45: DJEMNUSHA

89

prin në integrimet brendashqiptare (tha P. Buzhala), kurse Zyhdi Morava tha se “shkrimtarët gjithnjë kanë ditur të jenë zëri i kohës, të jenë idealistë që i japin kuptim kohës dhe shoqërisë”. Në fund, juria në përbërje nga Rami Kamberi, Kalosh Çeliku dhe Prend Buzhala, ndanë çmimet e manifestimit. Kështu, çmimi për veprën më të mirë erotike midis dy manifestimeve, i titulluar metaforikiksht “E përcolla Natën”, i takoi romanit të Zyhdi Moravës, çmimi “Rrapi” që ndahet për vepër jetësore, i takoi Vahit Nasufit, çmimi i titulluar po ashtu metaforikisht “Ulu mal të dalë hëna” për poezinë më të bukur të dashurisë të lexuar në manifestim, i takoi Abdullah Konushevcit, kurse me çmime për poezi u shpërblyen edhe Shefqete Gosalci, Dhimitër Pojanaku dhe Xhelal Tosku. Manifestimi solli vlera të reja poetike, sidomos në zhanrin e poezisë erotike. Përshtypje të fortë, si gjithnjë bëri poezia e Pano Taçit, e lexuar nga libri më i ri i tij peotik “Pani Plak”. Ani se në moshën 78-vjeçare, poezia e tij, e vlerësuar si lirikë e gjetjeve të mirëfillta; ai kumton hovet dashurore në pleqëri të thellë, si një poet endacak, me ndjeshmëri serembiane. Se shpirti i poetit nuk mplaket në këso hovesh lirike, dëshmuan dhe poetë të tjerë tashmë

90

në moshë. Gjithsesi, për t’iu dhënë ton të veçantë këtyre hoveve, janë edhe ndarja e çmimeve dhe emërtesat e tyre metaforike nga orgnizatori. Atmosfera poetike e lirike u përcoll edhe të nesërmen në Dibër e Shkup.

Page 46: DJEMNUSHA

91

IV NUSJA MA PASHTERKË TË KUQE

1 Vitin 2008 e përzë me një shqelm bythëve. Nuk më duhet më ky burrë plak. Mjafton, që ia vodha tre libra: Dac Poeti i shkruan poezi Mamit ( poemë humoristike për fëmijë ), Ehu ( poezi ) dhe Gruaja besnike ( roman ). Në fund, edhe një çmim letrar “ SEREMBE “. Natën e Madhe që iku e kalova te Djemnusha mes shtambave me verë. Librave. Një laptopi që gjithë natën bëri muzikë. Dhe, një qiriri mbi tavolinë me pak dritë… Shpirt... Djemnusha më zgjoi me një gotë raki rrushi. Kafen, më tha, pasi ta pish rakinë e ke gati mbi tavolinë. Unë përgjumshëm me sytë mëshelë e ngrita gotën me fund. Gëzuar!

- E do edhe një, më pyeti Djemnusha.

92

- Po, mbushe edhe një gotë! Ti e di se, unë jam katundar dhe nuk i lëroj arat vetëm me një ka… Po, me dy palë qe… - E arën time me sa palë qe do ta lërosh, mbjellish me grurë… Ose, do ta lësh shkret, livadh… - Arën tënde dihet, me shtatë palë qe. Një herë do ta bëj ugar… Pastaj, do t’ia thyej plitat me valak… Në vjeshtë do ta mbjell me hebe në krah, hedh farën… - Dhe, në Dimër do ta korrish. Ose, kosisish me argatë… - Jo, vetë do ta kosis në Pranverë. - E nëse i hip bari i egër? - Zjarrin do t’i vë! Flakën. Nuk më duhet një arë e tillë me bereqet, bar të egër e ferra gomari… - E në do të dish, ara ime plot bereqet nuk e pret Pranverën… Po, çohu dhe rroke drapërin! Kosën në dorë… Gotën e dytë të rakisë më e kisha pi me fund. Edhe kafen. Vetëm, ara plot bereqet siç duket priste t’i fus drapërin. Kosën. Kalin në lëmë. Bukën ta fus nëpër hambarë, bëj gati për Dimër. Çohu, he burrë, i thash vetes, zgjidhi duajt në lëmë! Fshije grurin me ata kallinj plot bukë që e kanë kërrusur kokën në arë. Bereqet, që moti nuk mbahet mend të jetë

Page 47: DJEMNUSHA

93

rritur në këto anë, japë bukë kjo arë bereqetmadhe rrëzë Çukës… Dhe, atë mëngjes e fshiva mirë me kalë lëmën. Grurin e futa në hambarë, nëpër thasë. Grykën ua lidha me nga një kordhë kanapi. Kashtën dengje-dengje e fluka mbi tra në kasollë… Ushqim të kenë edhe kafshët për nesër… Dimër…

94

2 Një javë më vonë, ëndërra të tmerrshme. Pasmesnate, fola edhe jerm. Gjithë natën më rrihte çotek Nusja me pashterkë të kuqe. E hapte derën, ma bënte me gisht pssst, që të hesht dhe më futeshte me zor në shtrat. Djersë të ftohta nën jorgan. Thirrje për ndihmë! Po, askushi nuk më dëgjonte në errësirë. Thuaj se, të gjithë ishin të shurdhët. Nuk kishin veshë. Nuk kishin sy. Qorra. E unë flukesha dorë më dorë. Çati më çati. Plep më plep. Lis më lis nëpër degë... Në mëngjes, më këthente përsëri në shtrat. Dhe, pasi ma jepte edhe njëherë hakun mirë, më porosiste: askujt mos i tregosh asgjë. Nuk ke dëgjuar gjë me veshë. Nuk ke parë gjë me sy. Rrena janë ato që fliten nëpër Çarshi. Thashetheme. Ti duhet të më besosh vetëm mua si nuse. Unë e flas të vërtetën. Nuk mirrem me përralla. Dhe, e di rrugën për në Baba Tomorr… Tyrbe… Ec, e hape gojën. Jo. Shkaku se, një herë moti fola, i tregova një miku për Nusen

Page 48: DJEMNUSHA

95

me pashterkë të kuqe… Dhe, e dini çka më gjeti… Jo, nuk e dini. Të gjitha i kishte marrë vesh pikë për pikë. Jo, ju nuk e dini edhe se, si unë e kalova natën. Zëri më ka shkuar për qielli. Ndihmë kam kërkuar nga të vdekurit e të gjallët deri në mëngjes. Po, askush nuk më dëgjoi. Pa me sy. Nuk e hapi as derën. Dhe, unë edhe një herë të flas jerm, kam frikë… Frikë... Frikë… Punemadhe, do të thoni ju trimat pas lufte. Patriotët e vonuar. Trusakatët. Fol, një herë më se, nuk u bë nami! Ville zemrimin! Urrejtjen. Dashurinë. Po, të jetë nevoja, ha edhe çotek! Njëherë lind njeriu, njëherë vdes. Jo. Edhe këtu nuk keni të drejtë. Unë tri herë kam lind. Dhe, dy herë kam vdekur. Një herë në Voskopojë. Herën e dytë në Qafë Thanë. Frikë kam të vdes edhe një herë mes këtij bërlloku. Frikë… Frikë… Vdisni ju, po të doni në vend timin! Falë ju qofshin kurorat e luleve… Fjalimet patetike mbi varr… Parajsa… Unë nuk i dua gjithë këto shpërblime mbi kokë… Urata… Unë e dua Ferrin!...

96

3 - Turp të kesh, më tha një ditë Djemnusha. Nuk je burrë ti që nuk e do Zonjën Vdekje… - Nuk e dua dhe pikë. E kam dashur dikur moti. Edhe kemi pi verë kokë më kokë. Poezi kemi shkruar pranë një qiriri. Gjithë natën kemi bërë dashuri… Tashti, më nuk e dua putanen. - Megjithatë, edhe ajo është grua besnike… Gjylvetare… - E di. Vetëm se mos harro, edhe ajo nuk më deshi në Qafë Thanë… Vërtetë, më mori në prehër atje, poshtë në përrua, por pasi më bëri remont, përsëri më hodhi bythekrye në rrugë… Jetë… - Dhe, ti që nga ajo ditë i prishe punët me Zonjën Vdekje?!... - Po. Nuk më do ajo për burrë. Edhe unë nuk e dua për grua…

Page 49: DJEMNUSHA

97

- Vetë e ke fajin. E di, sa të kam lutur atë natë mos shkosh në atë manifestim kulturor të poezisë, në Sarandë. Në fillim, u pajtove, ma dhae besën se nuk do të nisesh vetë në rrugë. - E vërtetë. Atë natë, u ktheva prapë nga rruga në Shkup. - Dhe, të nesërmen kishe marrë rrugë pa mua, Engjëllin mbrojtës… - Po. Mendët me siguri m’i ka marrë Nusja me pashterkë të kuqe… - Edhe këtë përgjigje e kam të njohur. Fajtore është gjithmonë Nusja me pashterkë të kuqe. Ajo natën me zor të futet në shtrat, bën me ty dashuri deri në mëngjes. Dhe, në fund të jep një çotek të mirë bythëve… - Po. Është e pamëshirshme ajo grua putane në shtrat... - Mirë, ta marrim se është ashtu siç thua ti, kyfarë burri. Edhe pse nuk është. Po, a nuk e ke dëgjuar nga populli se, njeriu kur të kthehet prapë nga rruga, nuk bënë të niset përsëri në rrugë… - Thotë, populli. - Dhe, ty për këto fjalë të popullit nuk të bëhet vonë… Nuk i jep pesë para… - Jo, më bëhet. Po, ashtu e ka thënë Natyra… Zoti… - Përsëri, gjete përgjigje. Dëgjo, ti i poshtëri i botës! Zoti nuk thotë t’i dalish para

98

trenit… Autobusit… Litarin të vësh në qafë… Vrasish veten… Natën ta kalosh me Nusen me pashterkë të kuqe… Dhe, të nesërmen gjithë fajin t’ia hedhish asaj gruaje besnike…

Page 50: DJEMNUSHA

99

4 Një javë, Djemnusha nuk më mori në telefon. Dy-tri herë e kërkova unë, nuk e hapte telefonin. E mora me mend, ishte zemruar. Vendosa të pres, t’i kalojë inati. Një ditë, përsëri e mora në telefon. Kësaj radhe e hapi: - Alo, urdhëroni? - Hej, ti e poshtër! Pse, nuk ma hap telefonin? - Nuk e kam dëgjuar, isha në menzë. Podrum. Po, si është Ida? - Mirë është, iu përgjigja ftohtë. Dhe, thashë me vete: e poshtra e botës… Edhe ka guxim të pyes për gra besnike… Tashti, edhe mu kujtua shkaku, pse Djemnusha çonte inatë. E kishin rrokur xhindet. Një javë përpara me mesazh ma

100

uronte 28 Nëntorin, Ditën e flamurit. Dhe, ma kërkonte t’ia dërgoj me mesazh numrin e një bërlloku shqiptar, me të cilin unë nuk flisja gati dhjetë vite. Nuk iu përgjigja. Erdhi Kurban Bajrami, unë nuk ia urova, edhe pse e hiqte veten më shumë si katolike se sa myslimane. Dhe, gratë si gratë. Inatin e kanë Zot. Mos harro, edhe Djemnusha është grua. E pamundur është të mos ketë inatë. Aty për aty ma kujtoi edhe punën e patës në Katund. Gruaja se si, për një patë nga inati kishte hyrë në varr. E kishte lutur burri të therin një pulë, gjel, qengjin, viçin… Kaun që lëronte arën. Lopën që jepte tambël. Po, kot. Burri nga pazari, sipas porosisë, gruas nuk i kishte sjellë patë. Inati e kishte shti të gjallë në varr për një patë… Ditët kalonin në heshtje. Edhe javët. Muaji ishte në prag, qëkur nuk ishim parë me Djemnushën, ulur në një tavolinë. Një ditë me anë të postës elektronike, E-mailit vendosa t’ia dërgoj disa fragmente të romanit: Gruaja besnike. Të nesërmen, e zemruar më mori me telefon plot inatë: - Hej, ti i poshtëri i botës moderne, më ke shti edhe në libër?! Edhe atë, bashkë me kurvat e tua besnike… - Vetë e ke fajin. E siç duket, e ke harruar edhe marrveshjen?! Nuk është si ajo

Page 51: DJEMNUSHA

101

Marrveshja e Ohërit Kornizë, po megjithatë është marrveshje politke. Fundi i fundit, unë jam shkrimtar, e mbaj besën… - E di, por marrveshja nuk ishte që ti të më shtish në një libër bashkë me kurvat e tua besnike. Gratë e burrave. Dhe, ma mbylli telefonin plot inatë...

102

5 E dija se një ditë, Djemnusha për të gjitha këto marrëzira do të më hakmirret. Po, nuk e dija se si, dhe në ç’mënyrë. Truri i saj pillte për çdo ditë. Nuk ishte mushkë, që mundeshe t’ia hedhish aq lehtë samarin mbi shpinë. Barrën. Dhe, ja erdhi ajo ditë. Djemnusha më thirri ta përcjellë me makinë deri në shtëpi. Rrugës, si gjithmonë edhe do të ndaleshim për ndonjë pije. U nisa pa u menduar gjatë, vënë gishtin kokës. Në Kërçovë, u ndalëm të rrokullisim nga një shtambë me verë. E pastaj, ta vazhdojmë rrugën. - Dëgjo, i thashë: do të ndalemi vetëm me një kusht, nga një verë dhe hiç më shumë. Shkaku se, unë jam me makinë dhe patjetër duhet natën të kthehem mes maleve prapë në Shkup. - Pajtohem, tha Djemnusha. Vetëm nga një pije dhe tjetër hiç.

Page 52: DJEMNUSHA

103

Dhe, kthyem në Hotelin pranë rrugës. I porositëm pijet, nga një shtambë me verë për shoq me shamia të kuqe përqafe. - Unë dua edhe peshk lumi, tha me fodullëk Djemnusha! - Mirë de, porosisim edhe peshk. Përderisa, peshku bëhej gati, ne i zbrazëm shtambat me verë. - Kamarier, edhe dy shtamba me verë! Porositi, Djemnusha. - Hej, i thashë: si u morëm vesh. Vetëm për nga një shtambë? - Epo, unë nuk kam faj. Peshku nuk shkon pa verë. Vetëm, edhe nga një, dhe hiç më!... Pastaj, e di ti atë lutjen si i ka thënë peshku peshkatarit: Ose më ha me verë, ose kthemë prapë në lumë… Kamarieri nuk vonoi shumë dhe e solli ushqimin. Ne, i përlamë pirunët. Edhe duart i shtimë në përdorim. Djemnusha, shpesh thoshte: pula dhe peshku hahen me dorë. - Kamarier, edhe dy shtamba me verë në këtë tavolinë! - Eh, tashti më ia qite fundin. Nuk ke ti besë. U morëm vesh vetëm për nga një pije, e ti do të bëhemi tapë. - Mirë de, pajtohem ti ke besë. Vetëm, edhe këto dy shtamba me verë dhe më nuk porosisim për sonte.

104

- Kamarieri nuk vonoi shumë dhe i solli pijet. Ne i përveshëm mëngët si burrat. Djemnusha e hoqi setren. Filluam të pimë si dy bolla, kur e zënë ngushtë ndonjë lopë në mal. Djemnusha, dikur filloi edhe të flasë me zë marrëzira: - E di çka, dua me ty të bëj dashuri mbi këtë tavolinë!... - Vërtetë, ti je e çmendur. E di se ku ndodhemi, në vendlindjen time. Të gjithë, këta që janë në restotant më njohin si kaun e larë në livadh... - Punemadhe. Unë dua të bëj dashuri me ty mbi tavolinë e jo ata. - Sonte, ti më duket qa për dru. E thashë këtë, kur e pash se edhe unë kisha pi mjaftë. Nuk isha i aftë të nisem për rrugë edhe atë, me makinë natën. - Pajtohem. Vetëm me një kusht, që atë dru ti të ma japish sonte në shtrat!... - Edhe, siç e ke nisur kështu me marrëzira, do të ta jap mu sonte, e poshtër! E pash se Djemnusha ma kishte hedhur, mu hakmorr. Në këtë gjendje siç isha, jo që nuk mundesha ta vazhdoj rrugën, por nuk mundesha as ta hap edhe derën e makinës. Vendosa, në hotel ta kalojmë natën. Edhe pse, shtëpinë e kisha në këtë Qytet. Djemnusha ia kishte arrirë qëllimit.

Page 53: DJEMNUSHA

105

Edhe kësaj radhe ma hodhi, ashtu siç dinë të ta hedhin më, gratë… Plot inatë, ashtu duke i ngatërruar këmbët shkallëve, hipëm në dhomë. E zhvesha lakuriq, ashtu siç e kishte lindë nëna. Gjinjtë na, hakaret ia nxorra për mejdani. Dhe, ia rrasa deri në herdhe, nisa t’i jap dru bythëve plot inatë. Shpulla. Zëri i shkonte për qielli… Për herë të parë me të, mes atyre katër mureve, edhe shaheshim, edhe bënim dashuri si në Shtëpi publike…

106

6 Djemnusha nuk e la me kaq. Edhe një herë tjetër mu hakmorr. Ishte e paparashikushme në jetë. Grackat i bënte aq lehtë dhe me mjeshtri, sa unë e kuptoja vetëm kur bija brenda, në gropë. Nuk kishte dreq që i binte në fije. E nxirrja veten nga gropat që i bënte ajo dhe i mbulonte me kashtë, po me shumë vështirësi. Një ditë, erdha në përfundim se, vështirë e kisha me këtë grua. I trembesha. Tashti më, nuk e kisha frikë Nusen me pashterkë të kuqe, po Djemnushën. Njëqinherë kjo putane ishte më e rrezikshme se Nusja me pashterkë të kuqe. Ndonjëherë, më dukej vetja se, mua nuk me jepte çotek Nusja me pashterkë të kuqe, po Djemnusha. Ta them të vërtetëm, tashti fillova ta kem frikë Djemnushën. Natën, kur e kaloja te ajo në banesë, mezi më merrte gjumi. Ku ta di unë, çka mund t’i shkrep në kokë kësaj gruaje, që shpeshëherë ma mbushte mendjen se është

Page 54: DJEMNUSHA

107

e çmendur. Moti i kishin fluturuar trutë nga koka si zogjë… Fajin kësaj radhe e kisha vetë, unë autori i këtij libri. Moti, që para lufte nuk kisha qenë në një lokal, që e vizitoja herë pas here, në periferi të qytetit, ku kishte edhe muzikë. Në këtë strofull këndonin këngëtare të njohura nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. E unë sa herë që shkoja në Kërçovë, kur kthehesha rrugës për në Shkup, nuk e leja pa hyrë edhe në këtë shpellë. Në këtë lokal, shpesh e dëgjoja edhe këngën time të preferuar që e këndonte një këngëtare fodulle e njohur nga Gostivari: Djalin ma ka zënë rakia Për dy kokërra qershia. E s’di si ta çoj te shpia... Dhe, vendosëm bashkë një natë me Djemnushën ta vizitojmë edhe këtë lokal nate, në periferi të qytetit… Fatkeqësisht, këtë natë nuk këndonte ajo këngëtarja, që posa më shihte mua se hyj në lokal, më përshëndeste me mikrofon, ia thonte asaj këngës së qershiave. Ishin këngëtare të tjera me cica e bythë për mejdani, që luanin çoçek. Përdridhnin bythët e i ndiznin zjarr mysafirët me këngët: e Adem Jasharit, Bajram Currit e Isë Boletinit me dy

108

kobure… Përmëtepër, përveç këngëtareve nuk kishte asnjë grua, të gjithë ishin burra. E vetmja grua në lokal, ishte Djemnusha. Atmosfera mirrte zjarr. Këngëtaret i frynin këtij zjarri sa mundeshin me cica e bythë. Luftë e madhe bëhej në sallë me këngë. Gjaku deri në gju. E vramë shkaun me pushkë e topa, sa nuk mbeti shka më përmbi tokë. Ndonjëri, më trimi edhe nxirrte allti: Bam-bam-baaam, në mes të sallës. Kallashnik. Rafale krismash: ta - taa - taaa… Grupi i komandantëve të Haraqinës me këngën e Adem Jasharit e përshëndeste grupin e komandantëve të Gostivarit. Ai i Gostivarit, grupin e komandantëve të Tetovës. Në luftë, dikur nga mesnata hyri edhe Struga e Kërçova. Tek tashti e pash se, ku kisha ardhë, në çfarë mesi edhe atë, me të vetmen grua. Ndonjëri, që na njihte herë pas here na dërgonte edhe pije. Uiski grumbullohej e derdhej mbi tavolinë. Ne pinim për shtatë palë qejfe. Lufta siç kishte nisur me siguri do të vazhdonte deri në mëngjes. Djemnusha e hoqi setren. E zbuloi shpinën, krahët dhe gjinjtë. Tashti, thash me vete do t’i provokojë komandantët. Gjithë e gjithë, le që do të ma marrin, po mund të ha edhe çotek. Drita, matanë dritareve dalngadal filloi të zabrdhë. Këngëtarja gjysëmlakuriqe e

Page 55: DJEMNUSHA

109

paralajmëroi për sonte fajronin. Ne u ngritëm. Unë ngadalë i thashë Djemenushës në vesh: Mrekulli e vetë Hyut. Edhe kësaj radhe e deshi Zoti dhe shpëtuam…

110

7 Në shtëpi erdha vonë, diku pas dite. Gruaja kishte shkuar në punë. Fëmijët në shkollë. Unë si një trung shelgu vesh e gjeshur, ia futa gjumë në shtrat. Në mbrëmje, u zgjova në errësirë. Tashti e pash se, sa kisha qenë i lodhur, bërë gjumë të vdekuri. Edhe gruaja ime besnike kishte ardhë nga puna. - Hë, ma priti, më në fund t’u kujtua të vish në shtëpi? - Po, iu përgjigja. Mezi e kam gjetur rrugën… Shtëpinë… - E di. Nuk më vjen çudi. E ke ngatërruar ditën me natën… - E vërtetë. Fajin e ka dita. - E mesazhet, që më vijnë mua herë pas here në telefonin celular?!... - Eh, edhe këto përralla janë punë grashë… Thashetheme… Nuk kanë tjetër

Page 56: DJEMNUSHA

111

punë qyqet, mirren me fjalët e hallkut dhe birat e gardhit… - Atëherë, si dënim bëhu gati të shkojmë në Pantelemon! Qeras unë. - Menjëherë, siurdhëron. Dhe, thashë me vete: Paska edhe përfitime… Rrugës, Gruaja besnike më mirrte me të mirat. Përpiqeshte të zbulojë diçka të re, ndonjë përrallë. Unë e hidhja bisedën nga bregu në breg… Dikur, mbërrimë në male. Krah për krahu hymë në restorant. Kamarieri na doli para, dhe na uli në një tavolinë. E porositëm një shishe me verë të kuqe Cabernet. Dhe, mish qengji në hell. Edhe njëherë, thashë me vete: Bukuri është, kur ke më shumë gra besnike. Secila përpiqet të jetë më e mirë se tjetra në shtrat. Rrugë. Shtëpi. Përditë, përnatë shtrojnë dreka e darka. Mëngjese. Gota me raki rrushi. Kafe. Shtamba me verë. Ndezin qiri… E ti rron si mbret, vjedh inspirime me dorë e këmbë për libra me poezi të egëra…

112

V GOMARIN E PËRCILLNIN HAXHI ME DAJRE

1 Edhe sot si zakonisht dola në Qytet. Frekuentova lokalet më të preferuara: në njërin e piva uzon, te tjetri birrën dhe te i treti verën dhe drekën. I shfletova edhe tri gazetat e ditës. Mezi i gjeta dy-tri shkrime për lexim. Pordhë politike. Dhe, faqe plot me raklama e konkurse qeveritare. Qeveria sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohërit shpallë për administratorë shtetëror shqiptarë edhe 500 vende pune. Vitin tjetër, vinte në pushtet partia tjetër “ demokratike “ dhe i përzente këta administratorë. Në vend të tyre pranonte partizanët e vet partiak. Përçudi, gjatë këtyre viteve partitë tona politike ishin shndërruar në ente punësimi.

Page 57: DJEMNUSHA

113

Populli u duartrokiste për fitore. E priste Lirinë. Edhe pse ishin mësuar dhe e donin Robërinë. Mjafton, vetëm Partia t’i thirrte dhe ata i vogël e i madh me parulla, pankarta e flamuj kuqezi dilnin në rrugë. I kërkonin të drejtat kombëtare. Të nesërmen, heret në gjumë policia speciale me maska e gjithë arsenalin më modern të armatimit u binte në gjumë nëpër katunde. I vriste. I burgoste. Ndonjëherë, u binte edhe në Qytet, ua tmerronte fëmijët. Familjen, me arsye se gjoja kërkonin terroristë… Kriminelë lufte… Partive tona politike, të nesërmen u nxirrnin punë. Turr në mjetet e informacionit, gazeta e ato elektronike të fotografohen si “petriotë kuqezi”, t’i dalin zot popullit... Atdheut… Populli i shkretë, vit për viti hante çotek. Dhe çdo katër vite përsëri ua jepte votat po të njëjtëve “ patriotë kuqezi “, siç duket e kishin pasur pak çotekun… Duheshte ende… Dhe, pse duhej fajësuar partitë tona politike, që gjithë jetën mbetën lypsa, argatë e hyzmeqarë të Ura e Gurit për të drejta kombëtare, kur ky popull vetë e kërkonte çotekun dhe Robërinë natë e ditë… - Eh, o burrë, më tha një ditë Dum Dumi. I ashpër ke qenë gjatë këtyre viteve me penë në gazeta e libra...

114

- Dhe, ç.doni të thoni ju me këtë?! Është dashur si ju, çdo katër vite t’u shkoj përmbrapa mos u bien udhës. Duartrokis në skenë si arushë me dajre... - Ta merr mendja. - Hi-hii-hiii… Trusakatët çdo katër vite, para zgjedhjeve të përurojnë artistët e vet… Shkrimtarët… Shkencatrët… - Po. - Në fund, të nderohen edhe me çmime letrare si ptariotë të vonuar. Vende pune. Banesa. Shtëpi… Gra besnike… - Puna e tyre për popull, duhet edhe të shpërblehet si patriotë të vonuar të partive tona “ demokratike “... - Hi-hii-hiii… Dhe, ne falë këtyre “ patriotëve kuqezi “ është dashur ta presim njëzetë vite Lirinë… - Lufta për shkolla shqipe… Kulturë shqiptare… Shqipni etnike, kërkon gjak dhe kohë… Viktima lufte… - Po. E ku ishin këta patriotë të vonuar gjatë këtyre njëzetë viteve?! - Dihet, në prehërin e Partisë. Qeveri… Ministri... Kabinete... - E tashti, pse nuk vazhdojnë të koten ende nëpër ato biruca politike?! - Liria ndërroi rrugën… Partive tona politike u doli bytha për mejdani. Tata e

Page 58: DJEMNUSHA

115

Madhe i përcjellë nëpër Çarshi me dajre. U këndon këngë patriotike… - Dhe, burrat e mejdanit turr te Partia e Re Demokratike, në pushtet. E shajnë Komandantin që deri dje i duartrokisnin, ia fërkonin herdhet me dorë, u priu në male… - Hi-hii-hiii… Edhe kjo nuk është risi. Trusakatët nuk shohin më larg se para këmbëve të tyre… Bythës… - Megjithatë, duhet pasur sy për të parë në lëmë. Matanë portës. Nesër… - Burrat e mejdanit me rëndësi është që e shohin torbën me taxhi përqafe... - Luftë kanë bërë për një torbë taxhi. Luftë. Gjakun e kanë derdhë deri në gju… - Përsëri, asgjë. Liria na doli kurvë... Natë për natë i ndërron burrat. - Kurvë doli se, partitë tona “ demokratike “ ishin kurva. I zgjidhnin brekët çdo katër vite. Pillnin kopila dhe të nesërmen na i lenin lyrekët pas dere… - Dhe, ne gjatë këtyre viteve i zgjidhnim dhe i lidhnim brekët… - Patriotë të vonuar kemi qenë. Rrospia meshkuj me brekët mbi pantollona… - Nuk pajtohem me ty, o burrë. Ne kemi bërë luftë. Maleve kemi derdhë gjakun rrëke për Liri… Atdhe… - E di edhe këtë, burra të tjerë ishin ata të maleve, e tjerë burra jeni ju të sodit, trima

116

pas lufte, të fushës me brekët nëpër këmbë në Qeveri… Ministri… Kabinete… - Çka don të thuash me këtë?! - Them: se ju të fushës jeni kurva… Kurvë nuk është ajo që shkon burrë më burrë… Po, kurvë është ajo që shkon parti më parti politike…

Page 59: DJEMNUSHA

117

2 Një ditë më erdhi një ftesë për në gjyq. Nuk e kisha paraqitur tatimin ndaj Shtetit për Shtëpinë Gazetare - botuese “ ASDRENI “. E kuptova. E gjithë kjo më vinte nga Kurva Parti. Rastësisht, kisha thënë në një debat se, institucionet që i themelojnë partitë tona politike përpara zgjedhjeve parlamentare, janë firma private për reklama… Gazetarja e kishte shfrytëzuar rastin dhe e kishte publikuar në faqe të parë në gazetë. Edhe Kurva Parti nuk është në gjumë, nuk rri duarkryq. Dhe, unë hyra përpara gjykatësit si zakonisht me gjithë kësulë. - Hiqe, kësulën nga koka, u zemrua keq gjykatësi! E di se ku ndodhesh, në gjyq e jo në rrugë të Bit-Pazarit! - E di. Po, ti ku e ke fotografinë e shokut Tito? Për sa shoh unë, asgjë nuk shoh në mur nga ai burrë. E unë jam rritur e

118

mësuar ta heq kësulën vetëm përpara fotografisë së shokut Tito… - E di pse të kemi thirrë, u përpoq gjykatësi ta zbusë situatën? - E di. Shkaku se nuk e kam paraqitur tatimin ndaj Shtetit. Vetëm se, si t’i paguaj tatim Shtetit, kur ai qe njëzetë vite nuk ma ka paguar mua tatimin… - E di si është, o burrë! U përpoq të arsyetohet gjykatësi. Unë këtu jam rrogëtar. Dhe, duhet t’i respektoj ligjet. - E vërtetë. Po, unë kam pasur një aksident të rëndë komunikacioni, në Qafë Thanë. Nuk më deshi Zonja Vdekje. Edhe një herë jam kthyer nga varret… - Mirë. Atëherë, nënshkruaju këtu te nënpunsja, më tha gjykatësi. E nënshkrova plot inatë, pa ditur se çka nënshkruaj dhe dola në rrugë. E pash qiellin. Diellin. Ndërtesat e këtij Qyetti kokë më kokë, që ma kishin zënë frymën. Dhe, i bërtita Diellit: - Heu, Diell! Dua të vjell! Jashtë t’i nxjerrë edhe zorrët… Dua të vjell! Dua t’i vjellë, edhe zorrët!...

Page 60: DJEMNUSHA

119

3 Dhe, një ditë i them një kalimatri të rastit, që do të më ulet në tavolinë. Unë nuk kam nevojë për shoqëri, e më së paku t’i paguaj kujt t’i teket edhe pije. E ai, gjatë gjithë kohës të m’i shurdhojë veshët me përralla. Patriotizëm. Unë, edhe nëse rri me dikend, rri me gra. Vetëm ato kanë të drejtë të më shurdhojnë, mashtrojnë edhe për një kafe… Shtambë me verë… - Më fal, tha kalimatri i rastit! Nuk e dija se pret dikend. - Edhe pres. Zakonisht, gra. Edhe, nëse u paguaj pije, më maltertojnë, së paku le të më maltertojnë gratë. - Gjithmonë rri vetëm?! - E vërtetë. Shkaku se, nuk mund të gjej shoq… Shoqe, ka dhënë mjaftë Zoti… - Nuk e luan topi. - Zoti dy të mira nuk i jep bashkë: Edhe pasurinë, edhe diturinë. Pasurinë ua ka dhënë budallenjëve, që nuk dinë t’u dalin zot edhe grave të veta… Hadumëve…

120

- Kalosh Çeliku, ti do të kesh lekë, kur nuk kanë hajdutët?!... Momentalisht, në këtë shtet lekë nuk kanë hajdutët, e ku më artistët… Shkrimtarët… Qesha. E rrotullova filmin në kokë para disa netëve. Djemnusha një natë pranë një qiriri të ndezur më tha: - Unë jam Kurvë Partia! - Po, ti më ke thënë se je Liria?!... - Jo, të kam mashtruar, bre burrë. Unë jam Kurvë Partia… - Atëherë, pasi qenke Kurvë Partia, zgjidhi brekët!... Unë kohën e fundit e qi edhe Kurvë Partinë!... - Dhe, e rrëzova plot inatë në mes të dhomës. E bëra bythekrye. Zëri i shkonte për qielli për ndihmë. Po, nuk e dëgjoi njeri në errësirë. Nuk i erdhi kush në ndihmë, që ta shpëtojë atë natë. Të nesërmen, kur u zgjova, i hapa sytë, mbi kokë më rrinte Djemnusha me dy gota raki rrushi. Kafen e mëngjesit. E pashë se, edhe kësaj radhe ma kishte hedhur me shumë mjeshtri…

Page 61: DJEMNUSHA

121

4 E hapa E-mailin: Zonja Di ma uronte Vitin e Ri me një urim ironik: Ooooooo, a je gjallë ti, a ? Heheheh... Nuk e kam ditur që edhe ti beson në Baba Dimër! Edhe ti "biri im Brut?" Hehehee... Urime, e ishalla me shëndet, se krejtë të tjerat vijnë vet! Gëzuar Viiti ri 2009, Kalosh! Zonja Di I përgjijgjem aty për aty nëpërmes të internetit po atë ditë: - Jo, ende nuk kam vdekur. Dhe, nuk e kam ndërmend të vdes. Nuk më del shpirti pa bytry edhe njëherë si mëzat për së gjalli, si te ajo kënga popullore: … pasi shpirti i ka dalë, i ka folë dy-tri fjalë!... Dhe, unë tek tashti e shihja se kisha bërë një padrejtësi ndaj saj, në letërsi. Në romanin: Gratë e mia besnike, kisha shkruar se Zonjën Di e kaloi në shtrat, Cuca Boheme me dy shtamba verë. Letërsi. Ne shkrimtarët,

122

vërtetë nuk kemi liri në shoqëri… Shtet… Po, kemi shumë liri në libra. Vërtetë, e kemi lapsin, mos më keqkuptoni lexues, kësaj radhe e kam fjalën për lapsin e vërtetë të shkrimtarit dhe jo për lapsin e luftës nëpër beteja të përgjakshme flakë më flakë… Urimi ishte plot ironi… Qeshje... Goditje pas shpine… Dhe, për çudi, sipas Zonjës Di se si, unë ende isha gjallë, nuk kisha vdekur!!!???... E në realitet, deri më sot, unë dy herë kisha vdekur e isha ringjall në rrethana misterioze: një herë në Voskopojë dhe herën tjetër në Qafë Thanë. E gjithë kjo, më ndodhte në Shqipëri. E vrisja mendjen natë e ditë, çfarë shenjash janë këto që m’i dërgojnë nateditë të vdekurit?!... Zoti… Vërtetë, Atdheu më donte aq shumë, apo unë e desha Atdheun... Dhe, në fund erdha në përfundim: Atdheu ishte varri im me libra. Baba Tomorri. Tyrbja, ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri me Hënën… Në urim, mes atyre pak rreshtave, kishte edhe shumëçka hyjnore, misterioze. Urrejtje… Dashuri... Po, unë në këtë libër, mes këtyre rreshtave nuk do t’i deshifroj të gjitha ato shenja për së gjalli… Zonja Di, është Muza, që njëherë moti ma dërgoi vetë Zoti. Dhe, ma mori vetë Zoti. Tashti, e kuptova plotësisht edhe

Page 62: DJEMNUSHA

123

pejgamerrin tonë të fundit, Muhamedin a. s.: gratë që i merrte për veti, shkaku se burrat e tyre ishin vrarë në luftë, kishin rënë shehit… Lufta është e lehtë me armë për të nënshtruar një komb. Shtet. Popull. Ose, të bësh luftë për pushtet. Ama, jo për pushtetin që kanë partitë tona politike shqiptare, në Maqedoni. Po, e rëndë është lufta me penë në libra, mes rreshtave ta pushtosh si burrat një Grua besnike… Kurvën Parti e pushton kur të duash natën në shtrat… Ditën... I shter hrdhet. Vetëm, nuk ke arritur ta mbash në Shtëpi, ta përkund djepin… Korrë arat… Lopën ta mjeli në Lëmë... Dhentë… Pse, të mos e themi haptas, t’i bësh një qerre me fëmijë në Lëmë…

124

5 Dhe, Djemnusha më shkruan në një mesazh para Vitit të Ri: Ujk, deri në ora 18.00 jam në këtë Qytet… Eja para Vitit të Ri!... Babadimrit me sajë e një thes dhurata… Unë e vras mendjen çka t’i them, shkruaj? Nata më duhet mua! Nata. I përgjigjem me një mesazh: Hej, edhe njëherë, gëzuar Viti i Ri! Nuk deshi Zoti që sot të vij në Tyrbe. Dhe, t’i rrokullisim disa shtamba me verë para këmbëve të Babadimrit… Vitit të Ri... Megjithatë, Viti i Ri i ka 365 ditë… Në ndërkohë, me telefon më paraqitet gazetari i rubrikës së kulturës, emisionit javor në Radio Shkupi. - Alo, jam udhëheqësi i emisionit Mozaiku Kulturor. A kishe pranuar nesër mes

Page 63: DJEMNUSHA

125

telefonit të jesh mysafir i këtij emisioni. Tema është: kultura shqiptare gjatë këtij fundviti. - Me gjithë qejf, po viti 2008 si Lidhje e Shkrimtarëve shqiptar, më tepër ka qenë si vit takimesh, reagimesh, e shumë pak organizimi të aktiviteteve kulturore. Vit i mbrapsht si Ditët e Plakave... - Nuk prish punë. Me rëndësi është, nesër të jesh mysafiri jonë drejtpërdrejtë nëpërmes valëve të Radio Shkupit. Dhe, u pajtova. Shkaku se, ky ishte i vetmi emision kulturor në gjuhën shqipe, që i përcillte me rregull ngjarjet tona kulturore. Njëherit, edhe i vetmi emision kulturor që nuk ishte i politizuar gjer në palcë nga partitë tona politike “demokratike”. Të nesërmen, heret gjatë emisionit: Mozaiku Kulturor, cingërroi telefoni: - Mirëmëngjesi! Moment, qëndroni në lidhje! Muzikë: një këngë popullore. Në fund të këngës u paraqitë gazetari: Mozaiku Kulturor, jeni në valët e drejtëpërdrejta të Radio Shkupit. Aktivitetet kulturore dhe sukseset e Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptar, në Maqedoni gjatë vitit 2008? - Tungjatjeta! Piksëpari i përshëndes dëgjuesit e Radio Shkupit! Njëkohësisht, edhe realizatorët e këtij programi! Viti 2008 qe vit i mbrapshtë për Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni. Po, jo

126

edhe për Kalosh Çelikun si shkrimtar, që ia vodha një poemë humoristike për fëmijë: Dac Poeti i shkruan poezi Mamit, Ehu ( poezi ) dhe Gruaja besnike (roman). Njëherit, edhe një çmim letrar “ SEREMBE “, që e ndanë Komisoni letrar i Klubit të Shkrimtarëve të Laçit, në Shqipëri. Në Maqedoni çdo gjë është e politizuar. Edhe arsimi edhe kultura. Edhe buka. Edhe uji… Shtet, ku partitë politike më shumë merren me aktivitete kulturore përpara zgjedhjeve parlamentare, se sa me politikë. Vështirë e kemi ne si institucione kultuorore të marrim lirisht frymë. Partizanët e tyre me yll të kuq në ballë, na kanë ngulfatur, rrokë me të dyja duart për fyti... Në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë për vitin 2008, për manifestime kulturore dhe botime letrare ne, si LSHSHM konkuruam me dy manifestime kulturore tradicionale ndërkombëtare: TAKIME NËN RRAP, në Shkup dhe Ditët e humorit dhe satirës: XHA DERALLA, që organizohen në Kërçovë. Për shkak të një kritike që i bëmë ministrit të atëhershëm shqiptar, Arifikmet Xhemaili, nuk u përkrah asnjë manifestim kulturor. Dhe, jo vetëm kaq. Ne sipas konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, konkuruam edhe me nëntë tituj

Page 64: DJEMNUSHA

127

në poezi e prozë dhe revistën letrare STILI 97, organ I Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. Fatkeqësisht, edhe këtu nuk gjetëm përkrahje, asnjë botim nuk u morë parasysh. Përmëkeq, nuk e përkrahën as revistën letrare STILI 97, që deri në këtë vit kishte pa dritën nr. i radhes, 49/50. Shkurt, nga Ministria e Kulturës në Maqedoni me ministrin shqiptar në krye dhe tre këlyshët e tij me zgjebe, njëri shef kabineti ( A. H. ), tjetri këshilltar i ministrit ( N. A. ) dhe i treti anëtarë komisioni ( A. M. ), gjatë vitit 2008 nuk lëshuan asnjë denarë në llogarinë rrjedhëse të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, me seli në Shkup. Përmëtepër, këta këlyshë me zgjebe, nuk e lanë me kaq, po iu hakmorrën edhe Shtëpisë Gazetare Botuese “ ASDRENI “, e cila për programin e vitit 2008, kishte konkuruar në Ministrinë e Kulturës me rreth njëzetë tituj në poezi e prozë dhe një revistë humoristike “ ZEKTHI “, që këtë vit pritej të shënojë dhjetëvjetorin e daljes në dritë. Nuk e panë të arsyeshme të marrin për botim asnjë titull. Megjithatë, si ngjarje e rëndësishme kulturore këtë vit qe, mbajtja gjallë e revistës letrare: STILI 97, nr 49/50, që e ndihmoi

128

materialish im Atë: Emin Çeliku. Numri i përkushtohet poetit martir, Sadudin Gjura. - Në fund, çka prisni nga viti 2009? - Dhashtë Zoti, vitin që vjen, arsimi dhe kultura shqiptare zhvishet nga politika ditore dhe vishet me vlera kulturore e arsimore!... Njëherit, juve si redaksi dhe dëgjuesve të rregulltë të Radio Shkupit ua uroj Vitin e Ri!... Dhe, mirë u dëgjofshim e u pafshim në vitin 2009, që e kemi në prag!...

Page 65: DJEMNUSHA

129

6 E hap televizorin me frikë. Kanalin shtetëror, që një herë i hip në shpinë njëra Parti politike “ demokratike “ e herën tjetër mbi samar, Kurva Parti. Në radhë pret t’i hip edhe Nusja me pashterkë të kuqe… Dhe, hë për hë ma kujton anekdotën e Nasradin Hoxhës me Nasradinicën duke shkuar ditën e shtunë në pazar. Nasradin Hoxha, heret në mëngjes i hip gomarit, Nasradinica përpara duke e tërhequr për kërpeshi, nisen për në Qytet. Rrugës i takojnë kalimatrët pazarxhi: - O Nsradin, zbriti gomarit se e cofe, le t’i hipë pak Nasradinica! Nasradini, nuk ua vente fjalëve veshin, vazhdonte rrugën. Ama, ia kishte thënë një kënge patriotike. Në mes të fushës, te Dardha Gorrice, Nasradinin e takoi edhe një tjetër pazarxhi me hebe në krah:

130

- O Nsradin, a nuk e sheh se e cofe gomarin? Zbriti pak, le t’i hipë edhe Nasradinica në shpinë! Përsëri, Nasradini nuk ia vuri veshin, vazhdoi rrugën mbi gomar. Kësaj radhe ia tha këngës me fishkëllimë: Çaqe poshtë te shtatë zymbylat Ku ia thoshin shtatë bylbylat… Në hyrje të qytetit, te Kasolla e Ekremit, Nasradin Hoxhën e takoi edhe katundari i tretë me një mëzat për dore: - O Nasradin, a nuk e ka më mjaftë, bre burrë?! Zbriti gomarit se e cofe, le t’i hipë pak edhe Nasradinica! Nasradinit, më nuk iu durua pa folur, i erdhi te hunda. Iu përgjigjë: - Nuk cofë gomari me mua që i kam gjashtëdhejtë kilogramë me gjithë tesha, po do të cofë nëse i hipë Nasradinica, që i ka njëqinepesëdhjetë kilogramë. Hi-hii-hiii… E ngjajshme me Partitë tona politike “ demokratike “ duke i hipur, njëherë njëra parti, njëherë tjetra në shpinë popullit. E ky popull, kurrësesi ta flukë samarin nga shpina. Bythekrye t’i hedhë në lumë. Rrugën ta vazhdojë për në Baba Tomorr pa këtë barrë mbi shpinë…

Page 66: DJEMNUSHA

131

Në një manifestim kulturor, që jepej drejtëpërdrejtë, gomarit për çudi i kishte hipur Nasradinica. I merreshin këmbët. Udhëtarët e rastit, pazarxhinjtë, alametë doktora të shkencave natyrore e politike, profesorë univerziteti, intelektualë të vetëquajtur e politikanë, që e promovonin veten përpara zgjedhjeve presidentiale e lokale, e fotografonin veten përpara kamerave. Ndanin çmime letrare. Mirënjohje për shkolla të mesme. Bursa qesharake për studentët më të mirë. Recitonin vjersha. Pjesë teatrore para publikut… Fatkeqësia, nuk ishte që kësaj radhe gomarit i kishte hipur Nasradinica, po fatkeqësia ishte se gomarin e kishin rrëzuar në baltë. Asgjë këtij gomari nuk i kishte mbetur në samar kombëtare. Kokën ia kishin lidhur me shami. Këmbët me nalle. I kishin veshur një këmishë të bardhë e të gjatë deri në fund të këmbëve. E përcillnin haxhi në Mekë me dajre…

132

7 Tashti, më në fund, një ditë në prag të Dimrit, arrita ta kuptoj edhe ujkun. Ne, gjithë jetën e kishim ndjekur me sfurk e pushkë. Edhe në abetare. Librat e këndimit. Fajin e kishte ujku. Përralla. Vjersha. Tregime. Romane. Po, a ishte fajtor ujku për të gjitha këto marrëzira, që na ndodhnin ne njerëzve?!... Përsëgjalli, unë ujkun e kam parë vetëm në kopsht zoologjik, edhe pse jam rritur në katund, vite me radhë në fëmijëri kam qen edhe bari delesh. Vetëm se, nuk e kam parë ujkun të më bie ndër dele. E nga ana tjetër, ne thurnim histori për ujkun. Egërsirë, që na biente natën ndër dhenë. E kishim sulmur keq me një tregim në abetare, se si te lumi e kishte hëngër edhe qengjin. Shkaku se, babai i tij vitin e kaluar ia kishte turbulluar ujin. E kurrë nuk kishim menduar me kokë se, njeriu është edhe më i rrezikshëm se ujku i maleve...

Page 67: DJEMNUSHA

133

Njeriu kishte qenë ai, që na kishte rënë natën në vathë. Qëngjin e kishte hëngër te lumi. Na i kishte prerë delet në qafë. E ne, siç jemi frikacakë gjithmonë ia kishim hedhur pa fije turpi fajin ujkut. Ujku kishte qenë ai, që ne edhe të rritemi si fëmijë me frikë. Heshtëni, mos qani se, do t’u hajë ujku! E dini, çka dua t’ju them mes këtyre rreshtave: Ujku është kafshë e mirë, nuk është egërsirë. Ne njerërzit jemi egërsira me dy e katër këmbë. Shkak ky, që ne një ditë duhet t’i kërkojmë falje ujkut. E kemi fshehur, maskuar veten me ujkun... Edhe diçka dua të ju them në këtë libër: mos i trembëni dhe mashtroni më fëmijët me ujkun! Vdiqën ato vite të errta. Koha është, fëmijët t’i trembëni me njeriun: heshtëni se njeriu është te dera, t’i bini djepit, shtratit me dorë, bam-baaam... E ai të ju përgjigjet si im bir, kur ishte i vogël.: dërrasës t’i bie vetë me dorë: Unë do ta ha ujkun!... Ë, keni mbetur pa fjalë, gojëhapur?! Jeta nuk është frikë. Egërsirë. E keqja. Ujku jemi ne, ne që rrisim bark dhe bythë na, palare për Diell… Hi-hii-hiii…

134

VI NUSJA ME PASHTERKË TË KUQE ZBRITI NË LËMË

1 Puna e parë që bëj në mëngjes, është hedhja e bërllokut. Përditë e hedh bërllokun në kontinierë, matanë rrugës. Ditën e filloj me hedhjen e bërllokut, që pastaj t’u rrekem punëve të përditshme. E Dita ka shumë punë për mua në rrugë. Edhe Nata, që publikisht e them se, është e imja grua. Unë, bëj me të çka të dua, e ajo si një grua besnike u bindet urdhërave të mia si shkrimtar. Në mëngjes, me një shqelm bythëve e hedh në rrugë, të bëj luftë me Ditën... Gruan tjetër besnike… Bërllok gazetat... Faqet e të cilave janë të mbushura me raklama e konkurse për vende pune të Qeverisë… Gazeta pa tru… Kokë… Bythë… Herdhe… E shoh kalendarin e një të përditshmes sonë, mos ia përmend emrin se po më villet,

Page 68: DJEMNUSHA

135

do t’i nxjerrë jashtë edhe zorrët, syrratin e botuesit në kalendar dhe krejtë kalendari kuqezi. Kësula të bardha… Eufori… Bërllok shqiptar, që qan për në kontinier… Dhe, një bërllok tjetër shqiptar në një gazetë tjetër të përditshme, që del kur t’i teket si Zekthi, para zgjedhjeve në prag të Vitit të Ri, shkruan: “… Më vie keq, të nderuar, që Aliu dhe Menduhi nuk ia kanë uruar njëri tjetrit Vitin e Ri. Apo ndoshta edhe kanë shkëmbyer urime e ne nuk po dijjmë gjë? “ Bërlloku shqiptar nuk e di vërtetë, apo bëhet se gjoja nuk e di, se mu ai trusakat qe njëzetë vite u ngatërrohet shqiptarëve nëpër këmbë. Fatkeqësisht, bashkë me mikun e tij, ish shef kabineti në Ministri të Kulturës, ku në gazetën tjetër partiake, kësaj radhe vëllai i tij do t’i vajtojë shqiptarët si plakat shtriga: “ … Të punësojnë, e sërish të mohojnë. Dilni, thonë, dilni e shkoni në ndonjë kafe, shkoni në shtëpi e pagat mujore do t’ju vijnë rregullisht, pikërisht ashtu siç u thanë, për shembull, mbi 40 nëpunësve shqiptarë në Ministrinë e Kulturës. E këta, pra nëpunësit shqiptarë krenohen:” u kënaqëm, s’punojmë asgjë “. Hi-hii-hiii…Ky autor i këtij shkrimi, ku ishte në atë kohë, që nuk e ngrente zërin?! E

136

priste Vitin e Ri në kokërr të shpinës te Kurva Parti?!... Babadimrin me dhurata… Po. Shkaku se, këta të rinj i ka marrë në qafë ish ministri shqiptar… Vëllai i tij, shef kabineti, në Ministrinë e Kulturës… Dhe, në fund këta trusakatë, bëhen apo nuk e dinë se sa artistë me fakultete të papunë kemi ne shqiptarët rrugëve: shkrimtarë, piktorë, muzikantë, gazetarë… Vallë, a nuk do të ishte punë më me mend, ato paga mujore t’i mirrnin artistët e “ papunë “ me orarë të plotë pune, njëzetekatër orë?! Nëse, është për pagesa mujore pa vende pune, le t’i marrin artistët, e jo partizanët e partive politke, që na i lanë dhentë nëpër male… Lopët, pa mjelë në shtëpi… Arat pa i lëruar me pllug rrëzë maleve të Babait… Këlyshë me zgjebe, që marrin guximin të shkruajnë diç për kulturën shqiptare, e kanë rrokur për herdhesh Faik Konicën, sa që kur i sheh se si përjagen mes atyre faqeve, të vjen të bërtasish dhe të kesh frikë, edhe pse është i vdekur, ngase kështu siç e kanë nisur një ditë do ta lënë edhe pa herdhe atë burrë të salloneve… E liderët shqiptarë… Partitë politike, u duartrokisin sa munden arritjeve të tyre “kombëtare”. E në realitet, gjatë këtyre viteve prodhuan vetëm pordha të ftohta politike.

Page 69: DJEMNUSHA

137

Përuronin partizanë politikë, bythëgrisë që unë nuk do t’ua kisha dhënë t’i ruanin as buallicat. E jo më çështjen kombëtare shqiptare brez pas brezi. Marshonin rrugëve tona nëpër Qytet, katunde këta partizanë me flamurin e partive tona politike, që i ndërronin partitë politke si unë gratë besnike: herë politikanë, analistë politk, herë hoxhallarë, haxhinj me partalla në kokë të përgaditur për në Mekë… Xhamitë i kemi plot me “patriotë kuqezi “. E gjysëm Pallatet e Kulturës, gjysëm Teatrot shqiptar, manifestimet kulturore përgjysëm me spaktatorë. Kopesë me zgjebe i pri Shtrigani i Allahut. Trusakati, që nuk sheh më larg se para këmbëve. Matanë dritareve, nuk e di se ç’ndodhë në Lëmë, te porta… Unë gjithë jetën jam përpjekur t’ju rrëfej se si duhet Liria… E doni t’ua them edhe këtë, ë? Po, e doni. E thashë njëherë: Unë e kam qi edhe Lirinë… E ju ftakeqësisht, e keni dashur Robërinë… Në mbrëmje, përsëri ia hap derën. E ndezim një qiri mbi oxhak, rrokullisim shtamba me verë. Dhe, gjithë natën bëjmë dashuri… Poezi… Pasmesnate, hyri im Atë dhe më tha: e sheh se shumë gjëra ende nuk i ke të qarta në jetë?!... Xhypka është shpirti i zjarrit nën Dardhën gorrice… Xhypka…

138

2 Viti i Ri te unë kësaj radhe erdhi më këmbë. Sajën nuk e tërhiqnin drerët, nuk e tërhiqnin qentë. Përmëtepër, sajën dhe thesin me dhurata duke kaluar nëpër Tetovë ia kishin vjedhur partizanët e Kurvës Parti. Nuk solli dhurata. Edhe unë nuk u shprëndava dhurata si vitet e tjerë, grave të mia besnike. Kësaj radhe dhuratat i fituan: nipi im, Joni dhe dy maçorrat e mi bashkë me Macjen. Në realitet, këtë Vit të Ri, unë e prita në Rezidencën time me dy maçorra dhe një macje. E zbukuruam bredhin së bashku me xhingli-mingli dhe e shtruam sofrën si dikur moti në Katund. Dac Poeti na recitoi një poezi zjarr. Zonja Di u ra duarve. Komandant Daci, qiti allti në mes të Shkupit. Pasmesnate, pasi iku Viti Plak dhe erdhi i Riu, jashtë u dëgjuan krismat. Fishekzjarret. Kallashnikët. Armë të llojllojshme të arsenalit më modern luftarak. Lufta e 2001, vërtetë nuk na e solli Lirinë… Bashkimin kombëtar... Shqipërinë etnike… Ama, me armë na i mbushi shtëpitë. Nata e

Page 70: DJEMNUSHA

139

Vitit të Ri, të thuash qe luftë e vërtetë. Shqiptarët, këta burra mejdani, që kur të doje i bastisje nëpër shtëpi, i vrisje në gjumë, rrugë… Gjithë jetën mbetën lypsa te Ura e Gurit… Argatë… Hyzmeqarë… Nëpër darka Qeveritare... Festa... Gjatë pritjes së Vitit të Ri, ishin trima mbi trima… E bënin Shqipëri etnike vetëm gjatë zgjedhjeve parlamentare. Festave… Ndërrimit të motmoteve… E unë në Çair, lagjen që gjatë luftës së 2001, zbrazeshte e mbusheshte brenda natës, sa herë që kërsiste ndonjë pushkë, ikte në Kosovë, sonte nuk e luante këmbën. Armët me krisma e çanin natën. Errësirën. Plumbat, fluturonin kujt si ti teket nëpër qytet. Frikë kishe të dalish në dritare. Verandë. Shkaku se, ndodh të ishe gjah i ndonjë plumbi çorr, që mund ta çante kokën tënde para natës së Vitit të Ri. E këndej, nga ana tjetër, dy maçorrat e mi dhe një macje, përpara këtyre plumbave nuk i jepnin pesë para. Kërcenin mbi tavolinë. Shtrat. Sypatrembur dilnin edhe në verandë. Përmëtepër, ai më i madhi Komandant Daci, i kërcente në shpinë dhe e rrokte me dhëmbë pasqafe Dac Poetin. Zëri i shkonte për qielli. Ngrihesha nga tavolina e punës dhe e mirrja me të mirë, e lëmoja me dorë që ta lëshoj vëllain. Po, ai e shkundte edhe më fortë, nuk e lëshonte për inatë. Unë,

140

atëherë zemrohesha duke ia futur nja dy shëpulla të mira bythëve. Kot. Komandant Daci e kishte futur përfundi dhe nuk e lëshonte Dac Poetin. Përsëri, çonte inatë. Prapë unë e mirrja me të mirat, që ta lëshoj Dac Poetin se e ka vëlla... Dhe, më në fund e lëshonte pas njëqind lutjesh. Ikte, fshihej nën tavolinë. Zemrohej me mua, pse e kisha sharë dhe i kisha dalë në ndihmë Dac Poetit… E gjithë kjo luftë ndodhte, shkaku Zonjës Di. Komandant Daci ishte xheloz.. Interasnat, kafshët janë shumë solidare në jetë. Edhe më shumë se njerëzit. E shi, në këto raste ishin shumë hakmarrëse, luftarake flakë më flakë. Dhe, ma kujtuan Xha Cutin e Kërçovës. Burrin, që shumë mirë e çonte me të vëllain. Rahmet i pastë shpirti! Në Kërçovë ka lënë pas veti shumë urti dhe shpikje, që me siguri në të ardhmen do të merren shkenctarët. Shpeshëherë, kur e pyesnim në rrugë: pse nuk martohet, merrte grua?! Përgjigjej: gruaja ka shpenzime… E dini si është, edhe unë kam dhënë pak para kur u martua vëllai për atë grua… E kemi së bashku… Habitesha me këta dy maçorra vëllezër, që kurrësesi nuk e donin Zonjën Di ta kanë së bashku grua…

Page 71: DJEMNUSHA

141

Krijuesi rrebel gjithmonë është në luftë, nuk e dorëzon armën. Tjetër, është ajo se ai bënë luftë pandërprerë, çdo katër vite. Shkaku se, njëherë bën luftë me një parti politike. Vitin tjetër, me tjetrën… Tjetrin, me tjetrën Kurvë Politike… Partitë politke vijnë e shkojnë, e ai ende nuk e dorëzon armën. Vit për vit e ndez nga një luftë nga pusia… Tjetër është ajo se, komandantët tanë pas luftës së 2001, i dorëzuan armët, bënë paqe. Krijuesi rebel ende nuk e ka dorëzuar armën e tij të luftës… Lufta vazhdon me penë…

142

3 Dhe, rastësisht gjatë natës së Vitit të Ri shoh një emision televiziv, edhe atë kombëtar. Baba Dimri se si ende përpiqet t’i mashtrojë fëmijët me dhurata. E ata, fëmijët me fytyra të pikëlluara, mërzitura, përpiqen të buzëqeshin përpara kamerave televizive para Vitit të Ri… Patetikë kombëtare. Fëmijët tanë, moti i kanë tejkaluar ato parulla të thata komuniste të “ vëllazërim-bashkimit “: Një thirrje telefonike… Duartrokitje!... Një vjershë … Një përshëndetje… Një përrallë… Pyes: a, kanë diçka të re të bëjnë këta burra të grave për fëmijët tanë?! Ardhmërinë. Shkollarët e soçëm, që lindin para televizorit. Kompjuterit… Shkaku se, nuk janë ata fëmijët e dikurshëm të livadheve… Luleve… Lopëve… Dhenëve me këmbonë…

Page 72: DJEMNUSHA

143

Nëse nuk kanë… Pse, nuk e thyejnë qafën! Fëmijët tanë t’i lënë të ecin me hapin e lumit… Diellin… Hënën… Yjet… Pulën me zogjë… Natyrën… Edhe njëherë e përsëris: Hapni mjetet e informacionit te ne në Maqedoni: gazetat e përditshme, radiotelevizionet!... Nuk e shihni se ju prijnë gomarët?!... Pasmesnate, me mesazh më vjen edhe një urim për Vitin e Ri: “ … dhe nis një faqe të re në ditarin e synimeve për jetë plot vizion! Urime 2009!... 0038970785302 1 janar 2009 01 : 07 : 12 Numri i telefonit i panjohur. Urimi nuk kishte emër e mbiemër. Megjithatë, edhe këtë mesazh, me siguri nuk e kishte dërguar Baba Dimri. I falemnderit. E di se ku e ka dhe godet ky mik anonim… Vështirë e kam të “ nis një faqe të re “, kur jemi rrasur me të katra këmbët në batak. Ditari i ri niset, kur gomari të dalë nga bataku në Livadh... Fatkeqësisht, Gomari ynë ende është me të katra këmbët në batak…

144

Mjetet e informacionit te ne janë si gomari i Nasradin Hoxhës. I zbretë Nasradini, i hipë Nasradinica… Dhe, më vjen të bërtas, çirrem në mes të Ditës… Natës : Juve ju prinë gomarët për në Liri…

Page 73: DJEMNUSHA

145

4 Natën e Vitit Ri, përmes internetit në Web faqen: Letërsia shqiptare, më erdhi edhe një koment: … isha krenar që kisha një arsimtar të tillë. ishte fillimi apo themeli i arsimimit tim, kam qen i vogël dhe nuk i kam kuptuar shpesh fjalët e tia, por sot si student i lexoj ato me vëmendje dhe më lënë një përshtypje të thellë në shpirt. I respektuari arsimtar, të kujtoj me mall. ti je fillimi i jetës sime. E them këtë se, një fjalë e tij, vlen sa njëzetë male... nga nxënësi yt: MEDIN ELMAZI Vërtetë ika nga Vendlindja heret, po një ditë përgjithmonë do të kthehem në Katund, rrëzë Çukës. Rrugë shtegtari me hebe në krah në Shkup… Prishtinë… Malësinë e Shkupit… Përsëri, në Shkup…

146

Vendlindja është ajo që më thërret me vite e vite. Vendlindja që do të më marr në gji. Tyrbja e Baba Shehut në mes të fushës. Malet, që e kanë rrethuar këtë fushë. Mulliri i Harapit, që përmes një lugu druri pinte ujë te Lumi i Zajazit. Mulliri i Xha Dervishit, që edhe ky moti kokën e kishte futë në Lumë. Çelvjollca, që si nuse me kollbash u rrinte mbi kokë. E hiqte një valle me shami… E më thërret: Eja më, o bir! Mjaftë brodhe rrugëve me laps në dorë! E nga larg na dërgove letra. Libra. Koha është të kthehesh në Shtëpi. Katundit, mos ia kthe shpinën. Livadhit. Çukës. Lugut të Ymerit. Përronit të Thanës. Burimit, ku me dhenë e shuaje etjen. Varrit të Nënës. Babait. Gjyshit. Stërgjyshit. Katundit me varre… E di se, shpesh pyesin për ty, librat tu nëpër botë. Mjaftë e ka, më thanë: le t’i lë librat të shëtisin dorë më dorë! Vetë së paku le t’i kthehet vendlindjes… Katundit… Dhe, i lodhur nga jeta. Zonja Vdekje, që më mba për dore, pri rrugës malore, një ditë do të kthehem në Katund. Gjokut do t’i zbres në lëmë. Librat do t’i shkarkoj te porta. Fundi i fundit, do t’ia fus një sy gjumë nën hijen e Lisit midis Livadhit…

Page 74: DJEMNUSHA

147

5 Arat tona anë e mbanë Atdheut me hebe në krah, i mbolla me grurë. Edhe malet… Prishtinë… Drenicë… Shkup... Dhe, ato ara veç më e kanë rritur grurin. Kallinjtë e kanë kërrusur kokën nga buka. Anë e mbanë kanë dhënë frute. Atdheu, tashti vetëm i korrte. Qerret i ngarkonte me duaj dhe i hidhte në Lëmë. I zgjidhte duajt. Kali silleshte për ta fshi lamën rreth shtrezerit. Qetë. Haj-haaj, kasolla me kashtë Sot një javë nja pesa gjashtë!... I mbushnin hambarët me grurë. Thasëve ua lidhnin grykën me nga një kordhë kanapi. Dimrave u dilnim para me këngë e valle... Ia ndërsenim qentë… Dhe, te pragu i derës e prisnim Pranverën… Koçinë me nuse…

148

6 Ende bërlloku shqiptar nuk e di se unë vij nga malet. U linda mes maleve. U ngrita në male, në Kosovë. Përsëri u arratisa maleve të Shkupit, mes lisave. Një qytet që prodhon burra me pashterka me shumicë e pakicë… Burra me partalla në kokë në vend të kësulave… Qyteti nuk ka jetë… Bërlloku nuk është për ndryshime në shoqëri. Shtet. Bërllokut i pëlqen mjegulla… Haleja… Gjuetia… Pusia pas ferre… Torba me taxhi që ia ka lidhur përqafe si një hajmali hoxhe, Qoftëlargu… E ti duhet ta vazhdosh rrugën për në Baba Tomorr. Rrugës mos biesh në pusi… Dhe, trusakatët ende nuk e dinë se, unë moti e kam pushtuar Shkupin… Edhe atë, i kam hy nga oxhaku…

Page 75: DJEMNUSHA

149

7 Në mëngjes, pasi i pi dy gota me raki rrushi dhe kafen, dal në hale ta dhjes ditën e djeshme. Në ndërkohë, nga qielli më erdhi porosia në kokë. Turrevrap me brekët nëpër këmbë, u turra në dhomën e gjumit. Gruaja besnike, kur më pa në këtë gjendje bërtiti e shashtisur nga kuzhina: - Tashti më, e shoh se je çmendur plotësisht, nuk ka plakë fallxheshë, as hoxhë që t’i kthen ato të shkreta si zogjë edhe një herë në kokë… - E vërtetë. Iu përgjigja. Dhe, pasi e hodha porosinë në libër, përsëri u ula në hale. Vetëm se, kësaj radhe mbi pasqyrë e vendosa edhe një fletore dhe laps, për porositë e ardhshme që do të më vinin papritur në hale…

150

8 Vallja dhe kënga me dajre në Lëmë, heret ma prishi gjumin. Ngadalë dhe me frikë, u afrova te dritarja. Matanë hekurave, i pashë cucat me dajre në valle: Oj shamej’ e kuçe konin sheqerli. Çysh kësaj prenvere, gjalo, Ke tay du të vij; ka tay du të vij se, gjalo shtëpejn’ nuk ta di. Shpej’ e atij gjali me dërrasa. Njer kour t’mora tay, gjalo, desh plasa. - Dasëm të madhe, paskemi në Lëmë?!... I thashë Djemnushës. - Po. E presim koçinë. Krushqit… Nusen e maleve… - E koçia na mbeti në rrugë, mes maleve?!... Edhe Nusja… - Jo. Patjetër, sot do ta sjellin krushqit në Shtëpi. Nusen do ta zbresin krushkat në Lëmë me këngë e valle…

Page 76: DJEMNUSHA

151

- Haj, për hajër na qoftë edhe kjo Nuse, që koçisë dje i doli rrota dhe na mbeti qyqe në male… - Krushqit erdhën, po pa nuse. - E di. Tashti siç duket e paskan me gjithë mend, Nusen ta sjellin në Katund… - Po. Edhe atë, me dy palë qe të ngjyer me bojë të kuqe… Koçi të mbuluar me qilima me këmbë arushe… Përsëri, u ktheva në shtrat. Dhe, thash me vete: Patjetër, krushqit kësaj radhe do ta sjellin Nusen nga malet…

152

9 Dajret ende nuk kishin pushuar në Lëmë. Cucat dorë për dore e hiqnin vallen. Brez për brezi me këngë: - Ho mori seyzejzë, ho mori kaleshkë, gjysma e katonit për teyj ishte nezë. - Ho moj si u neztë e flaka iu dhashtë, se aunë Ali agën moti e koum dashtë; moti e koum dashtë, i koum çou njarëj, i koum çaou njarëj, me më çou shamëjë; me më çou shamëjë, shamëjë kalemçare, ta ma bëjnë e mëjra ime sa të jetë beqare. Në fund të Katundit, u dëgjuan dy-tri krisma pushke. Lajm se, koçia me krushqë kishte mbërri te xhamia. Gratë, posa i dëgjuan pushkët në Lëmë i dhanë zjarr, i hodhën dru dasmës… Krushqit edhe një herë u ndalën te porta me koçinë dhe ia thanë përsëri këngës legjendare për marrjen e Nuses:

Page 77: DJEMNUSHA

153

Hajdeni bini djemtë e Shalës përmes Sarajeve të Pashës!... Një plakë u turr para dhe i hodhi koçisë një grusht me sheqerka të larmë… Cucat edhe ato me gjithë dajre e këngë i dolën para te porta. Krushqit, tashti më koçinë e futën në Lëmë. Krushkat e ngritën qilimin me këmbë arushe. Nusen duke e mbajtur për krahu dy krushka, zbriti në Lëmë. I dolën para nëna dhe babai i dhëndrrit. E morën për krahu në Lëmë. Edhe një grusht me sheqera të larmë fluturuan mbi kokën e Nuses. Fëmijët bythekrye lëmsh, kush i pari të rrëmbejë më shumë sheqerka të larmë… Lëma edhe një herë u ndez zjarr. Këngë. Valle. Cucat azgane copë-copë i bënë dajret te pragu i derës. Nusja bashkë me dhëndrrin e hiqte vallen në mes të Lëmës….

154

10 Erdhi edhe Nata e Madhe. Nata, kur dhëndrri duheshte të hyj në odë. Cucat, sipas zakonit të kësaj ane me këngë dhe dajre e prisnin para dere. Dhe, ja erdhi dhëndrri. Edhe pse u përpoq që t’u ikë cucave, ato e shfrytëzuan rastin, i ranë me grushta shpinës. Nuk ka shpëtim, kështu ishte dhe e donte zakoni i këtyre maleve. Dhëndrri mezi shpëtoi, iku dhe ua përplasi derën. Në dhomë e priste Nusja. Vrik e vrik ia hoqi shaminë mbi kokë. Nusja i buzëqeshi. U shtang, mbeti në vend si një cung i thatë shelgu në mes të livadhit rrëzë Çukës me lisa… - O Imzot! Po, ti nuk qenke ajo Nusja e maleve?!... Nuse tjetër pashë unë atë ditë në male?!… E krushqit, siç duket ma paskan

Page 78: DJEMNUSHA

155

ndërruar Nusen, më kanë sjellë me koçi tjetër nuse me duvak… - Është e vërtetë, mezi më në fund e pranoi Nusja. Unë nuk jam ajo nuse, që ti e takove në male… Unë jam Nusja me pashterkë të kuqe… - E halli, si të dalim nga ky qorrsokak?! Katundin e kemi ngritë më këmbë për këtë Nuse. Plakave llafazane si do t’ua mbyllim gojën?! Turpit, që në këto anë nuk e tërheqin as katër palë qe… - Punë e lehtë, përsëri buzëqeshi Nusja me pashterkë të kuqe. Nuk do ta bëjmë të madhe. Natën do ta kalojmë si burrë e grua. Shkurt, do të pajtohemi me fatin. Nesër, edhe do të lindim fëmijë… Përkundim djepa pranë oxhakut… Dhe, ranë në shtrat qafë për qafe. E nisën luftën. Armët i nxorrën nga brezi. Tërmet. Llamba e fiku dritën. Qiriri dha shpirt. Orenditë, librat një nga një u rrëzuan mbi qilimin me këmbë arushe… Dajret ende nuk pushonin në Lëmë. Vallja… Kënga… Dhëndrri, tashti i fërkoi duart duke iu afruar Nuses. - Ndashtë, i tha Nuses. Nuk prish punë, më në fund do të qi pidh taze!... - Hi-hii-hiii… Qeshi Nusja me pashterkë të kuqe. Budallai, ku lënë pidh taze

156

katundarët e Xha Derallës, po qi këtu dhe mbylle gojën!... - Dhe, ja shkaku pse sot kemi kopila. Patriotë të vonuar melezë… Rrospi Meshkuj… Nusen e maleve na e ndërruan me Nusen me pashterkë të kuqe…

Page 79: DJEMNUSHA

157

VII FLUTURIMI NË BABA TOMORR

1 Djemnusha një ditë më tha: kohën e fundit flet marrëzira. Nëpër korridor shëtitesh lakuriq me rraqet për mejdani. Dhomën e gjumit e ke mbushur plot me libra, fletore… Fletë të shkruara për së prapthi, të hedhura nëpër dhomë, që vetëm një Zot di t’i lexojë ato faqe. Përmëtepër, një fletore dhe një laps e ke futur edhe në banjo, mbi pasqyrë. E di si është, i përgjigjem. E pranoj se kohën e fundit jam i çmendur. Porosi për këtë libër më vinë nga të gjitha anët, nga toka e qielli. Shenja nga të vdekurit. Drita nga të gjallët. Gji nga Mikja. Fuqi. Dielli po ma tregon rrugën me gisht për në Baba Tomorr. Hëna më tërheq për dore… - Nuk do, këtu filozofi, u ngutë Djemnusha. Çmenduria yte ka arrirë kulminacionin. Edhe njëherë e përsërisë, nuk ka fallxheshë, as hoxhë në këtë botë që t’i përzë xhindet…

158

- Punemadhe, iu përgjigja. Fundi i fundit edhe jam mësuar me xhindet… Nusen me pashterkë të kuqe që më rreh pamëshirë për çdo natë deri në vdekje… - E di. Prandaj, edhe shpesh të kanë futur në lëkurë dashi… - Ta merr mendja. Çfarë shkrimtari i thua ti atij, që ende nuk ka hyrë në lëkurë dashi. Nuk e rrahin xhindet… Nusja me pashterkë të kuqe… - Shkrimtaruc… Hi-hii-hiii… - Eh, tashti e fitove luftën. Armët edhe nëse duhet t’ia dorëzoj dikujt, po t’i dorëzoj Ty si heroinë lufte. Tekefundit, po i dorëzohem një gruaje e jo një burri me brekët nëpër këmbë… - Me këtë do të thuash se, e do Robërinë… E jo Lirinë… - E kush ishte Liria?!... - Liria, jam unë, ore i poshtër! Ende nuk e di?!... Ose, të mirret goja… - Jo. Mbrëmë përpak desh më mbyti çotek Nusja me pashterkë të kuqe… - E sheh, pra! Nusja me pashterkë të kuqe është Robëria… E unë Liria… Njëherë e përgjithmonë, futi në kokë më këto dy gra të rrezikshme që të rrëzojnë natë e ditë bythekrye në shtrat!... - I futa.

Page 80: DJEMNUSHA

159

- Dhe, çka?! Përsëri do të shkosh te Robëria t’i shterish herdhet… - Jo, kurrë më! - Nuk e besoj. Ti nuk ke besë… - Edhe ti… Ne jemi të dy njësoj, nuk kemi besë… - E, atëherë pasi nuk paskemi besë, nxirre shpatën he burrë nga brezi!... - E nxorra. Luftë dua në shtrat! Luftë, në fushë të mejdanit!... Luftë!... Dhe, atë natë u bë një luftë e përgjakshme. Djemnusha me lulekaçe në dorë më rrëzoi në shtrat. Nuk u përpoqa edhe një herë të ngrihem më këmbë, i dorëzova armët… Natën e mirë!...

160

2 Nusja me pashterkë të kuqe u ngritë heret në mëngjes, i përveshi mangët e këmishës dhe hyri në manxhe. E fshiu shtëpinë. Lëmën. E gatoi bukën. Në fund e futi në çerep, nën saçin me shpuzë. Buka u poq, si në Katund më, kulaç. Një nga një zbritën poshtë në kuzhinë edhe banorët e shtëpisë. Fëmijët të parët plot pordhë e piskamë u turrën te manxha duke kërkuar bukë. Edhe Nëna. Babai. U shtrua sofra. Buka. Lugët e drurit. Dhe, familja ditën e sotme e filloi me mëngjesin e zakonshëm, që pastaj secili të ikte pas punëve të tyre të ditës. Fëmijët në shkollë. Nëna t’i mjelë lopët dhe dhentë. Babai, heret me plug te ara… Dhëndrri u ngritë hundë e buzë bashkë, që në mëngjes. Nuk i kishte pëlqyer Nusja. Ishte mësuar keq si beqar, për çdo mëngjes nga dy gota raki rrushi dhe kafja duheshte ta presin mbi kokë. E kjo, Nusja me pashterkë të kuqe sikur kishte të tjera adete, zakone. Një ditë i tha Nënës:

Page 81: DJEMNUSHA

161

- Nënë, unë nuk e dua këtë Nuse! - Pse, ore bir?! Nusja është e mirë, ngrihet që me natë të gatuaj bukë. Është manxhatore. Edhe fëmijë trima do të na lindë një ditë në këtë shtëpi!... - E di. po, kjo nuk është ajo Nusja që e njoha unë në male… - Tybeistifa! Mos folë marrëzira! Është Nusja që e zumë me shkues nga derë e agallarëve. E morëm me krushq… Koçi… - Jo, oj Nënë! Jo, kjo nuk është ajo Nusja e maleve. Tjetër nuse na kanë futur komitat në koçi… - Qyqja unë! Mos fol, o bir budallaki! Nusja jonë është nga derë e lartë, agallarësh… Nuse e maleve… - Nënë, kjo nuk është Nusja e maleve, po Nusja me pashterkë të kuqe… - E mjera, unë! Edhe këtë të zezë na e paskan bërë komitat?!... - Po, oj Nënë! Në vend të Nuses së maleve, në koçi na e kanë futur Nusen me pashterkë të kuqe… - Fatkeqësi familjare! Nesër, kjo Nuse do të na e mbushi Shtëpinë, lëmën me kopila… Rrospi Meshkuj… Melezë… - Po, oj Nënë!... - E halli, o bir?!

162

- Halla, Nënë do burrë! Që nesër, unë do të dal përsëri në male, në Katund do ta sjell Nusen e maleve… - Nisu, o bir sa më parë, hipi kalit!! Udhë e mbarë në male!...

Page 82: DJEMNUSHA

163

3 Heret në mëngjes, u ngrita dhe i ngjesha armët e luftës. I kërceva në shpinë Gjokut pullali. E shalova me të katra tymemjegull për në Baba Tomorr. Vendin e Perëndive: ku pihet vera… Pasmesnate, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri… Rrugës malore u ndala në një Tyrbe. Papritmas më zuri nata. Dhe, thashë: sonte do ta kaloj këtu natën. Nesër do ta vazhdoj rrugën me dritë. Hyra brenda. Dhomë plot me libra. Në një kënd, një tavolinë pune. Shtrati. Në mes të dhomës një varr. E mora me mend, ishte varri i Baba Shehut. I hoqa hebet nga krahu. Struken. U shtriva në shtrat me sy të hapur në tavan. Fotografi. Inserte të filmave, më kalonin para syve, që nga koha e fëmijërisë. Meditime. Sytë ia kisha ngulur fenerit, dritës së vetme mbi kokë. E dëgjova një zhurmë. U hap dera. Hyri një grua e veshur në të zeza me qiri në dorë.

164

Ecte drejtë meje, shtratit. Unë, tashti e ndala edhe frymëmarrjen. - Mirëse na ke ardhë, o mik! Unë i hapa sytë edhe më tepër nëpërmes të asaj drite të zbehtë ta shoh fytyrën e kësaj gruaje. - Mirëse u gjeta, zonjë! Belbëzova, duke u dridhur plot frikë… - Kush të detyroi të ikësh në këto anë? - Lufta. Pesëdhjetë vite jam në luftë. Dhe, e kërkoj Lirinë!... - Hi-hii-hiii… Po, unë jam Liria… Nuk më njeh, he burrë?!... - Jo. Feneri nuk bënë më shumë dritë. Ia ngritë edhe pak fitilin!... Gruaja ia ngriti fitilin. Drita, tek tashti ia ndriçoi fytyrën… - O Imzot! E pabesueshme, po ti qenke Djemnusha?!... - Po, unë jam Djemnusha. - E kush të solli në këtë Tyrbe?! - Erdha vetë. Që kur në koçi në vend timin e futën Nusen me pashterkë të kuqe, vendosa të vetëflijohem në Tyrbe. Natë e ditë t’i shërbej Baba Shehut… - O Imzot! Po, ky është vetëm një varr, dhe jo Baba Shehu?!... - Jo. Është Baba Shehu. Dhe, unë jam Gruaja e tij besnike…

Page 83: DJEMNUSHA

165

- O Imzot! Po, ti nuk qenke Djemnusha?!... - Jo. Unë jam Liria… - E pamundur. Ti je Nusja e maleve… - Hi-hii-hiii… Unë jam Nusja me pashterkë të kuqe… - Rren. Nusen me pashterkë të kuqe e kam në shtëpi. Ti je Liria… Dhe, e rrëzova mbi varrin e Baba Shehut. Këmishën e gjatë të mëndafshit me oja ia hudha mbi kokë… Tymeflakë u rash Sarajeve të Pashait. Pasurisë të tundshme, që përpak desh ma mori shkau… Nuse me koçi ta përcjellë në tjetër katund… Shtëpi… E bëra të qajë, derdhë lotë mbi varrin e Baba Shehut, në Tyrbe…

166

4 Mëngjesi më gjeti gjysëm të vdekur mbi varrin e Baba Shehut. I hapa sytë: mbi kokë më qante Djemnusha me dy gota raki rrushi. Lotët i shkonin rrëke faqeve. - Ë,ëë,ëëë… Mirëmëngjesi! Hë, si ke fjetur sonte në Tyrbe?... - Mos pyet, si në Parajsë… - Epo, këtu je në duar të Zotit… - Edhe të Lirisë… - Pajtohem. Vetëm se, Liria o burrë do luftë!... Gjak!... - Pse, unë pak i kam dhënë gjak?!... - Jo, i ke dhënë… Po, Liria e ka barkun e madh, tinar… Gjak i duhet t’i mbushë edhe xhepat e gunës… - Mirë, atëherë do ta bëj kurban, Nusen me pashterkë të kuqe… Barkun do t’ia mbushë me gjak si thes. Vetëm, ti mos më qaj mbi kokë!… - Hi-hii-hiii… Nuk bënë, se do të na e prish gjakun… Robëria është thes i grisur me arna, plot bira…

Page 84: DJEMNUSHA

167

- Edhe kësaj, do t’ia gjej çajren, do t’ia qep birat arnë mbi arnë… - Hi-hii-hiii… Nuk është kjo zgjidhje. - E atëherë ç’duhet bërë, ta nisim edhe një luftë në male?!... - Jo. Nusen me pashterkë të kuqe duhet ta përzësh nga Shtëpia… - Moti e kam përzënë, po ajo përsëri më vjen pasmesnate në shtrat. Më detyron me zor të bëj me të dashuri. Në fund më jep edhe një çotek të mirë pasmesnate. Dru të fortë lisi… Dhe, …?! - Dhe, në vend të saj ta sjellish me koçi e krushq Nusen e maleve… - Cilën nuse?!... - Lirinë, ore budalla! Lirinë. Liria është ajo që nuk pjellë kopila… Lëmën ta mbush plot me burra… Gra asgane…

168

5 E përzura Nusen me pashterkë të kuqe dhe e morra Lirinë për grua. Nëna përsëri e rroku dajren te pragu i derës. Babai qiti pushkë në Lëmë. Edhe në këtë Shtëpi më në fund erdhi një grua azgane nga fisi, Liria… Zanë mali… Një javë vetëm e pastrova mauzerrin e Babait. Rripat i mbusha me fishekë. Bombat i futa nëpër xhepa. Dera u hap, dhe hyri im Atë i armatosur deri më dhëmbë. U tremba. Thashë me vete: Tashti më i ka ardhur te hunda me mua sugarin, do të mi shkrepi të gjitha në lule të ballit nga zemrimi... Përçudi, buzëqeshi me ato mustaqe vesh më vesh. U ulë si gjithmonë në shkamin e vet me tri kambë, mbuluar me lëkurë dashi. Mauzerrin e mori në prehër. - Dhe, më në fund erdhi edhe në këtë shtëpi Nusja e maleve… Liria...

Page 85: DJEMNUSHA

169

- Po, baba. Ashtu thonë… Rrugë të gjatë bëri nëpër male… - Edhe nëpër fusha… Dhe, e di se si e gjeti rrugën mes atyre shkurrave? - Jo, baba. Edhe sot e kësaj dite. Nuk e di nga cila anë zbriti maleve… - Mendohu pak, o bir! E ke thënë shpesh mes atyre rreshtave, nëpër libra… - Kot. Nuk ma pret mendja gjithë ditën, gjithë natën… Prit pak, mu kujtua: është Çelvjollca, mali që prek qiellin… - Çelvjollca është pra, dhe dëgjoje këtë rrëfim deri në fund, po të duash fute edhe në libër! E di ti, o bir se kush ka qenë Kalosh Zajazi, emrin e të cilit e mban ti si shkrimtar… Sulltanë Qafa… Dhe, Azem Bejta - Galica?... - Po, e di, baba. Kaçaku i maleve. - E Shotë Galica?... - Edhe këtë e di: Nusja e maleve… - Dhe, a e di se Azem Bejta, Shotën e mori me vete në male? - Edhe këtë e di. Shkaku se i duhej grua edhe në male… E veshi edhe si burrë me tirqi e xhamadan… - E vërtetëtë. Po, po ta dinte Azem Galica se Shota do t’ia kalonte me trimëri në luftë, nuk do ta merrte me vete në malet e ashpëra me dëborë…

170

- Qindpërqind, baba. Burrat janë xhelozë ndaj grave... - Mirë, ta zëmë se është ashtu siç thua ti shkrimtari… Po, nuk është ky qëllimi i ardhjes sime nga varret… Qëllimi im është se, shqipëtarëve u duhet një Teutë. E di ti se, kur shqiptarët kanë qenë shtet i fuqishëm në botë me të gjitha nishanet?!... - Po, e di. Moti, në kohën e Ilirisë… Teuta kur ka qenë mbretërshë… - Ehu, biro! Shqipëtarëve u duhet mu ajo Teutë, e jo këto Teutat e soçme dhe Skënderbegat që i keni ju nëpër parti politike vetëm për poste, kabinete në Qeveri… Dhe, pasi e tha këtë u ngritë i zemruar, e hodhi mauzerrin në krah dhe ma përplasi derën, doli në Lëmë… Matanë hekurave të dritareve, në errësirë i dëgjova njëra pas tjetrës, tri krisma pushke… Jehonën e tyre, përmes Livadhit te Guri i Zi, në Çukë … Dhe, lehjen e qenëve nëpër natë…

Page 86: DJEMNUSHA

171

6 Në mëngjes, ende pa zbardhë agimi, pasi i rrokullisa dy gota me raki rrushi, i thashë Djemnushës: - Gjokun me shalë ma bë gati për rrugë! Edhe janxhëkun me bukë!... - O burrë, prit edhe pak të dalë drita! Ende është natë. Rrugën merre me ditë. - Jo, Djemnushë. Unë jam kaçak i natës. Hëna më bën dritë të ngjitem dhiareve. Engjëlli im Grua më jep gji me shtamba. Fuqi për luftë. Ditën do t’i zbres kalit, fus një sy gjumë nën hije. Rrap. Dhe, i hipa gjokut. Tym e mjegull e shalova nga Lugu i Ymerit. Drita më zbardhi në Çelvjollcë. E lidha gjokun për një dege lisi dhe ia futa nën hije gjumë...

172

7 Pasmesnate, kur u zgjova mbi kokë më rrinin Tri Zana Mali. Njëra më kishte marrë në prehër, ndërsa dy të tjerat m’i përgëdhelnin ballin flokët. U shkunda nga ëndrrat e tmerrshme. Frika në gjumë. E folmja jerm vetmevete. Xhindet që më hidhnin për çdo natë dorë më dorë majë çative… Lisave… - Mos u tremb, më foli njëra Zanë! Tashti, ne të kemi në dorë… - E di, po mua Nusja me pashterkë të kuqe më ka pasur në dorë. Xhindet, shërbetorët e asaj gruaje. Natë e ditë më kanë hedhur mbi çatia... - Edhe këtë e dimë… Tashti, është me rëndësi që ne të kemi në dorë. Gji do të të japim me shtamba. Fuqi për luftë… Përçudi, Zana që më kishte në prehër e nxorri njërin gji. Pi, më tha! Unë me të dyja

Page 87: DJEMNUSHA

173

duart e kapa gjirin dhe iu futa si qengj. E shtera. Në radhë, më priste tjetri gji. Edhe këtij iu futa si Gjeto Basho Muji. U ngrita më këmbë. Shpatën e nxorra nga brezi për luftë... - Gji dua të pi!... Gji… - Heshtë, mos qaj më tha Zana tjetër. Pusho, fute këtu kokën! Pi!.. Dhe, iu futa edhe kësaj Zane Mali si qengj. U egërsova. Nuk e di se, si më erdhi një fuqi kreshniku dhe bërtita si i çmendur në mes të maleve: - Ende dua të pi gji!... Fuqi… Tambël Zanash te Përroni i Thanës!... - Mjaftë më ke pi, mu përgjigjë Zana e tretë. Gji duhet të lësh edhe për nesër. - Nesër, është vonë për tambël Zane! Unë sot jam nisur për në Baba Tomorr… - Jo, se po të të jap edhe unë gji… Fuqi, ti do të fluturosh në Baba Tomorr… - Aman., më jep edhe ti gji! Fuqi për luftë. Unë dua të fluturoj në Baba Tomorr!... Malin e Përëndive… Edhe Zana e tretë, më në fund e nxorri gjirin. O Imzot, çfarë fuqie për luftë! I kërceva gjokut në shpinë dhe fluturova në Baba Tomorr. Tyrbe. Varrin tim me libra…

174

Epilogu i autorit Ebu Fakirin një ditë pas lufte e takova në rrugë. E ndali makinën. Unë i thelluar në mendime, kthehesha nga zyrat e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar. Me siguri kishte menduar se shtihem, gjoja nuk e shoh dhe nuk dua t’i flas me gojë. Po, nuk ishte kjo e gjithë historia. Unë ecja rrugës më këmbë, ngase xhipin e kisha shitur për të mbajtur Manifestimin Kulturor Tradicional ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, rrëzë Kalasë, në Shkup. - Mirëdita! Unë nuk jam nga ata personazhet e tu nëpër libra. - Jo, po nuk të pash. E gënjeva. Njeriu sheh me tru dhe jo me sy. Njëkohësisht, thashë me vete: si më kishte shpëtuar Ebu Fakiri pa e futur mes faqeve, në libra!... - E di. Po, mu duk se nuk do të përshëndetesh me mua. Ti e di se unë nuk jam nga ata personazhet e tu nëpër libra.

Page 88: DJEMNUSHA

175

- Dhe, u ndamë ftohtë me Ebu Fakirin. Personazhin, që ende nuk kishte hyrë si burrat me pashterka në libra. Rrugës mu kujtua edhe libri im me satira: Trumbetat e Tellallit, që e pa dritën më vitin 1992, në prag të ndryshimeve demokratike dhe çoi mjaftë pluhur në koluaret e atëhershme intelektuale dhe politike. Librin, që më dërgoi edhe në një bisedë informative në polici. Poashtu, edhe shkrimi i mikut tim poet rebel, që e përshëndeti daljen e këtij libri në dritë me një reçension në revistën e tij letrare Doruntina. Ebu Fakiri, atë ditë ma kujtoi edhe shitësin e gazetave, Musën, që e shiste këtë libër edhe nëpër Çarshi. Ebu Fakiri se si, e kishte ndalur në rrugë, i kishte thënë: e di se kush e ka finansuar këtë libër? Jo, ë, o trap!... Policia... Musa, gazetëshitësi ma rrëfeu edhe këtë vepër patriotike të Ebu Fakirit. E kuptova se ishte këlysh me zgjebe, nëntoka e Mafisë letrare në Maqedoni. Vitet kalonin, e Ebu Fakiri kurrësesi të dalë nga biruca, japë ndonjë shenjë, punonte në “ ilegalitet “. Një ditë, vetë do ta heq maskën e patriotit. Pavetëdije do të dalë bythekrye në sipërfaqe, lakuriq e pis ashtu siç e kishte pjell Kurvë Partia…

176

Ne shqiptarët, që Ebu Fakirit njëzetë vite nuk ia kishim dëgjuar zërin, tashti në gazetë e nxorri bythën për mejdani. Edhe atë, kur iu rrezikua taxhia… Njëzetë vite Ebu Fakiri na ishte shtirë me fytyrë Engjëlli, na kishte marrë në qafë, e në të vërtetë ai kishte qenë, vetë Dexhalli me brekët mbi pantollona… Në një gazetë të përditshme, që delë vetëm para fushatave zgjedhore, do të botohet edhe ky shkrim teknefes: Shqiptarët të “ zhveshur “ nga buxheti për kulturë “. U. S. : … “ Gati thuajse shqiptarët do të mbeten të harruar nga kjo ministri, madje të nënçmuar, e cila tashmë pa ndonjë person vendimmarrës për kulturën shqiptare nuk do të ketë sinjale pozitive se do të ndryshojë diçka në këtë drejtim. “ Viçat e palëpi. Pëpiqen t’i dalin zot një ish miniminisitri gjysëmanalfabet ( A. Xh. ). Ish këshilltarit të tij, ( N. A. ), ish shefit të kabinetit të tij, ( A. H. ). Dhe, një viçi tjetrër të palëpi, anëtarë komisioni, ( A. M ). Dhe, do të vazhdojë shkrimi teknefes:

A. H. : … “ Sipas tij, derisa para dy viteve të kaluara 2006 – 2008 kur ishte ministri nga shqiptarët nuk ishte keq me aktivitetet kulturore të shqiptarëve dhe ndahej buxheti tamam në mënyrë proporcionale… Sipas tij, partia në pushtet

Page 89: DJEMNUSHA

177

dhe kuadrot e saj jo që nuk kanë angazhuar asnjë funksionerë shqiptarë në këtë minsitri, por edhe ata që ishin në udhëheqjet e njësive apo sektorëve u degraduan, kështu që shqiptarët nuk kanë asnjë qasje jo vetëm në ministri të kulturës, por as në aktivitete kulturore… “ Jo. Jo, o viç i palëpi. Vdiq koha, kur ti me duar, këmbë e bythë, i harxhoje paratë e popullit për shëtitje private në emër të tij, e botoje librin tënd sakat në Bullgari. Gjatë një viti bëje pazarë për dramat e tua tekenfese, dhe të vëllait tend të luhen në dy - tri teatro duke i blerë edhe çmimet letrare. Ti e fute veten në redaksinë e projektit të Qeverisë: Letërsia maqedone ( Makedonska knizhevnost ) edhe vëllain tënd bashkë me shokun e juaj të shëtitur nëpër redaksi komuniste për ta emërtuar Letërsinë shqipe në Letërsi maqedone dhe sakatuar deri në palcë. Ju, viçat e palëpi, ( pa asnjëfarë bagazhi letrar ), që mezi u njeh nëna e juaj, e ku më katundi… Viça të palëpi, ju që u përpoqët ta shuani edhe të vetmin Manifestim kulturor Tradiconal ndërkombatar: TAKIME NЁN RRAP, që mbehet njëmbëdhjetë vite me radhë: në Shkup. E keni sakatuar Letërsinë Shqiptare me kokën te “ vëllezërit “ e bythën nëpër parti politike...

178

Vajtoni. E derdhni lotë krokodili. E kërkoni të djeshmen. Kurvën Parti, që në kontinerë të bërllokut jep shpirt. Cofë. Dhe, ma kujtoni poezinë e Çajupit: Vaje. Vargjet, ku Çajupi e vajton Evgjeninë. E ju, viçat e palëpi Kurvën Parti: Gjith’ humbasin Kurvën, postin dhe sahanë Po, ata që mbetën, si ju nuk qanë. Të Vdekurën lotët s’e bien në jetë, Po, lutuni dhe faluni t’i rrisni bythët vetë. Doje dritë, oj Kurvë, moj pjellën trime, Dhe, na e mbushe jetën plot me hidhërime!... Tani rrojmë pa shpresë, s’duam të rrojmë Se dhe Kurvë Partinë tani s’e besojmë!... Rrugës nëpër Çarshi e takova Tatën e Madhe me një shkop në dorë. E kishin bërë të flas vetmevete: Dumdumë, janë fund e krye. Rrufjanë. Nuk i shohin shenjat, zërat që na i dërgojnë të vdekurit. Pulën me zogjë. Yllin e mëngjesit… Shkopin, që unë e kam ngritur në dorë rrugës për në Baba Tomorr dhe dua t’i zgjojë nga gjumi shekullor. Mendja ma thotë se, janë të vdekur, nuk ringjallen si Krishti… Ose, të fluturojnë si Azreti Isai nga minarja e xhemisë në Qiell… Dhe, kanë vdekur për së gjalli…

Page 90: DJEMNUSHA

179

Tata e Madhe, posa më pa mua në rrugë e ngriti shkopin: - Heu, Kalosh Çeliku! Cila është Gruaja yte besnike?! - Hi-hii-hiii…Kurva Parti!... Fund Shkup, 31 dhjetor 2008

180

Page 91: DJEMNUSHA

181

Shënime për autorin

Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt l951 në fshatin Cërvicë të Kërçovës (IRJ e Maqedonisë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Çeliku shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur dhe gjer më sot ka botuar rreth dyzetë libra: Zogu erdhi me një këngë - vjersha (l982), Lepuri me pushkë - tregime (l983), Shtëpiza e xixëllonjave - tregime (1984), Ferexhja e zezë - dramë ( 1985 ), Arusha pa bisht - tregime (l986), Dielli zbret malevе - novelë (l986), Varrimi i sorrave - roman (1988), Vite me borë - roman (l990), Trumbetat e Tellallit - satira ( l992 ), Imzot, lehin qentë - drama (1993), Trimi shihet në vepër - poemë

182

(l994), Çohuni trima shaloni lapsin - rrëfenja (1994), Sorraku i Qytetit - pjesë teatrore (1994), Kali i Trojës nëpër Bit - Pazar - satira (1994), Loja e syve – poezi (1995), Babi ka dy nuse - roman, (1995), Vjellja e zorrëve - poezi (1996), Qyteti i qyqeve - roman (1997), E përcolla Natën - poezi (1998), Mbrëmë fjeta me Vjeshtën - poezi (1999), Kopeja me zgjebe ndjek Autorin - drama (2000), Shtëpia publike - roman (2000), Si u ndava me Gruan time“ - satira (2001), Gratë e mia besnike - roman (2001), Lamtumirë bërllok - nëntë drama (2002, 2007), Me tre varre - roman (2002), Vdekja më deshi më pak se Ti - poezi (2003), Edhe Ajo nuk ishte xheloze - poezi (2004), Repriza e vëllazërim - bashkimit - dramë (2005) , Atdheu ky burrë pa Grua - poezi (2006), Kulturofagu - antiroman (2006), Burrat i përzë me burra e Mua me gra - poezi (2007), Engjëlli im është Grua - poezi (2007), Dimri, s’vjen me lule - 5 poema (2007), Ujk e di një lojë - poezi (2007), Kur bërtet “ vojvoda “ e pjell Kurvë Partia - satira (2008), Dac Poeti i shkruan poezi Mamit - poemë humoristike (2008), Ehu - poezi (2008) etj. Që nga viti 1992 ai drejton Shtëpinë Gazetare - Botuese ASDRENI, në Shkup dhe është kryeredaktor i të vetmes revistë për humor dhe satirë ZEKTHI, që del kur t’i teket në IRJ të Maqedonisë. Dhe, që nga ky vit (2009)

Page 92: DJEMNUSHA

183

mbarëkombëtarë, është fitues i disa çmimeve të konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë teatrore. Njëherit, edhe i çmimeve letrare: PERENDESHË E BUKURISË, në Netët e Poezisë Korçare, në Korçë, Çmimin AS për letërsi në Kërçovë,“SYRI I KALTËR“, në Sarandë, “SEREMBE“, në Laç, “FLAKADANI I KARADAKUT “, në Viti etj. Drama Ferexhja e zezë është vënë në skenë nga disa teatro në Kosovë e IRJ të Maqedonisë dhe është mirëpritur nga publiku e kritika letrare. Edhe satira Ndihma e shpejtë u përgatit për t’u vënë në skenë me mjaft sukses nga Trupa teatrore “ Aleksandër Moisiu “ në Kumanovë dhe çoi pluhur nëpër kuluaret e oborrtarëve. Drama tjetër Zorra qorre dy herë me radhë u përgatitë për skenë, një herë në Kumanovë dhe herën tjetër në Strugë, po i ranë në gjurmë kulturofagët dhe nuk u shfaq para publikut. Një fat të këtillë kanë pasur edhe pjesët teatrore për fëmijë të shpërblyera me çmime letrare duke u luajtur në skenë dhe duke u emetuar përmes valëve të radiotelevizionit të Prishtinës (Kosovë) dhe Tiranës (Shqipëri). Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë: maqedone, gjermane, turke, bullgare, rumune, etj. Që nga viti 1997 është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në IRJ të Maqedonisë.Dhe, themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale ndërkombëtarë: Ditët e

184

Naimit, në Tetovë, Takime nën Rrap, në Shkup (poezi erotike) dhe i Ditëve të humorit dhe satirës XHA DERALLA, në Kërçovë. Po ashtu është edhe themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare STILI 97, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Çeliku gjer më vitin 1995 punoi si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenicë të Kosovës dhe Malësinë e Shkupit. Vitet e fundit punon dhe jeton në Shkup, tashmë në profesionin e lirë të shkrimtarit. Lufta vazhdon me penë...

Page 93: DJEMNUSHA

185

Cip katoligizimi në publikim Biblioteka popullore dhe universitare « Sv. Kliment Ohridski « , Shkup

821.18 (497.7) - 31

ÇELIKU, Kalosh

Gruaja besnike: (Roman për Muzën. Veten. Dhe, një Kurvë.) / Kalosh Çeliku. - Shkup: Asdreni. 2009. - 186 f.; 21 cm. - (Biblioteka: Baba Tomorri)

ISBN 978-9989-174-35-3 COBISS.MK-ID 7591066

186

KALOSH ÇELIKU GRUAJA BESNIKE

Botues ASDRENI

Korrektore Fitore DERALLA

Formulimi kompjuterik Ilir EMINI

Tirazhi: 1.000 kopje

U shtyp në shtypshkronjën: Tringa Desing Tetovë, 2009

Botimin e këtij libri e ndihmoi materialisht im Atë: Emin Çeliku.