30
Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 31 një raport të hollësishëm që Gjeneral Brigade Silvio Robino bën për burgjet e zonës së Dibrës (Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër) nënvizohet gjendja e dobët e konstruksionit të tyre, ku në përgjithësi ishin prej qerpiçi ose me mur guri dhe llaç dheu, me hapësira të ngushta pa ujë etj. Në raportin e mësipërm tërhiqet vëmendja edhe për probleme të disiplinës, sepse gardianët i lejonin të burgosurit me lëvizë lirisht jashtë godinës së burgut dhe duke vajtur në shtëpitë e tyre. Pra siç u përshkrua më lart, gjendja e burgjeve në këtë periudhë ishte e rëndë përsa i përket konstruksionit të godinave, paisjeve të tyre, kushteve higjeno sanitare, sigurisë etj. Të burgosurit në shumë raste mbaheshin në ndërtesa private të papërshtatshme për sigurimin dhe trajtimin e të dënuarve. Fillimi i luftës solli shkatërrime të mëtejshme si rezultat i bombardimeve, sidomos të burgjeve që ishin në zonën bregdetare. Për mungesë ambjentesh dhe pasigurisë që mbizotëronte në vend, një sasi e konsiderueshme e të dënuarve u dërgua në burgjet e Italisë. Kushtet e banimit në kampe e burgje ishin mjaft të rënda. Çdo ditë kishte vdekje nga uria keqtrajtimi dhe dëmtimet e shëndetit. Mbipopullimi dhe kushtet e padurueshme të jetesës kishin sjellë revolta dhe greva të vazhdueshme të të burgosurve. Në disa informacione të drejtorisë së burgjeve dhe të prokurorive gjatë viteve 1942 dhe 1943 ngrihet shqetësimi për situatën jashtë kontrollit të burgjeve dhe revoltat e vazhdueshme. Në informacionin e datës 13.08.1942 të drejtorit të burgut të Tiranës thuhet : "Në burg është prish qetësia. Kjo vjen se në lokalin që kemi nuk mund të mbahen 800 të burgosur të përzier me komunista të cilët po bëjnë që edhe jashtë të prishet qetësia …" 63 Zyra e prokurorisë së Tiranës për qetësimin e situatës propozonte ndarjen e të burgosurve politikë nga ordiner, sepse sipas saj trazirat ishin nxitur nga elementët komunistë. Në njoftimin e G.Pagrilit të datës 20 Shkurt 1942, thuhet se në burgun e Elbasanit janë rrebeluar 125 të burgosurit dhe është penguar arratisja pas ndërhyrjes së ushtarëve të armës ku kanë mbetur 2 të vrarë dhe 2 të plagosur. Natën e 9 e 10 tetorit të vitit 1942 nga burgu i Shkodrës ishin arratisur 42 të burgosur. 64 Më 14.7.1942 nga burgu i Burrelit u arratisën 9 të burgosur dhe në prill 1943, arratisen 33 të tjerë. Në burgun e Tiranës pas një greve urie të 17 grave që ishin të burgosura, shpërthen një revoltë masive për shkak të ekzekutimit të tre të burgosurve që ishin dënuar me vdekje. 65 Arratisja më e madhe gjatë kësaj periudhe shënohet më 29 Prill 1943, ku u arratisën 25 të burgosur, midis tyre Koçi Xoxe, Sotir Vullkani, Hajdar Dushi etj, të cilët u rreshtuan në forcat e lëvizjes antifashiste. Pasiguria që mbretëronte në vend u shfrytëzua nga forcat e lëvizjes antifashiste dhe me kapitullimin e Italisë, forcat e lëvizjes balliste hapën burgun e Gjirokastrës duke i liruar të gjithë të burgosurit. 63 AQSH Fondi 379 Viti 1942 Dosja 53 64 AQSH Fondi 155 Viti 1942 Dosja 1243 Prokurori i mbretit Rasim Kolonja e përshkruan në këtë mënyrë ngjarjen e mësipërme:"…Arratisja është bërë midis orëve 23.50 të datës 9.10.1942 dhe të orës 0.30 të ditës së nesërme. Koha ka qenë e errët me shi dhe bubullima. Atë natë nuk kishte drita elektrike në burg. Një llampë vajguri që mbahej në oborr është shuar nga furtuna. Natën bënin roje tre agjentë dhe burgu kishte 300 burra dhe 10 gra. Agjenti i cili është futur brenda se ka ndigjuar zhurmë, është çmobilizuar në vend. …. Përfundimi janë arratisur 42 vetë, 6 janë kapur, 2 janë vrarë". 65 AQSH Fondi 379 Viti 1943 Dosja 46 "Jemi gati të vritemi me armë por jo të varemi në litar",kjo ishte kërkesa e tre të burgosurve, të cilës ju bashkangjitën të gjithë të burgosurit.Të dënuarit thyen dyert dhe janë bashkuar të gjithë bashkë, gardjanët kanë dalë jashtë, …Ministri i Brendshëm K.Miraka ka urdhëruar që në qoftë se të burgosurit nuk dorzohen për ekzekutim, të vihen dy mitrolozë dhe pas një paralajmërimi të përdoren armët në fillim në ajër dhe pastaj kundra shkaktarëve tu shikuar që të dëmtohen sa më pak".

Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

31

Në një raport të hollësishëm që Gjeneral Brigade Silvio Robino bën për burgjet e zonës së Dibrës (Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër) nënvizohet gjendja e dobët e konstruksionit të tyre, ku në përgjithësi ishin prej qerpiçi ose me mur guri dhe llaç dheu, me hapësira të ngushta pa ujë etj. Në raportin e mësipërm tërhiqet vëmendja edhe për probleme të disiplinës, sepse gardianët i lejonin të burgosurit me lëvizë lirisht jashtë godinës së burgut dhe duke vajtur në shtëpitë e tyre.

Pra siç u përshkrua më lart, gjendja e burgjeve në këtë periudhë ishte e rëndë përsa i përket konstruksionit të godinave, paisjeve të tyre, kushteve higjeno sanitare, sigurisë etj. Të burgosurit në shumë raste mbaheshin në ndërtesa private të papërshtatshme për sigurimin dhe trajtimin e të dënuarve. Fillimi i luftës solli shkatërrime të mëtejshme si rezultat i bombardimeve, sidomos të burgjeve që ishin në zonën bregdetare. Për mungesë ambjentesh dhe pasigurisë që mbizotëronte në vend, një sasi e konsiderueshme e të dënuarve u dërgua në burgjet e Italisë. Kushtet e banimit në kampe e burgje ishin mjaft të rënda. Çdo ditë kishte vdekje nga uria keqtrajtimi dhe dëmtimet e shëndetit. Mbipopullimi dhe kushtet e padurueshme të jetesës kishin sjellë revolta dhe greva të vazhdueshme të të burgosurve. Në disa informacione të drejtorisë së burgjeve dhe të prokurorive gjatë viteve 1942 dhe 1943 ngrihet shqetësimi për situatën jashtë kontrollit të burgjeve dhe revoltat e vazhdueshme. Në informacionin e datës 13.08.1942 të drejtorit të burgut të Tiranës thuhet : "Në burg është prish qetësia. Kjo vjen se në lokalin që kemi nuk mund të mbahen 800 të burgosur të përzier me komunista të cilët po bëjnë që edhe jashtë të prishet qetësia…" 63 Zyra e prokurorisë së Tiranës për qetësimin e situatës propozonte ndarjen e të burgosurve politikë nga ordiner, sepse sipas saj trazirat ishin nxitur nga elementët komunistë. Në njoftimin e G.Pagrilit të datës 20 Shkurt 1942, thuhet se në burgun e Elbasanit janë rrebeluar 125 të burgosurit dhe është penguar arratisja pas ndërhyrjes së ushtarëve të armës ku kanë mbetur 2 të vrarë dhe 2 të plagosur. Natën e 9 e 10 tetorit të vitit 1942 nga burgu i Shkodrës ishin arratisur 42 të burgosur. 64 Më 14.7.1942 nga burgu i Burrelit u arratisën 9 të burgosur dhe në prill 1943, arratisen 33 të tjerë. Në burgun e Tiranës pas një greve urie të 17 grave që ishin të burgosura, shpërthen një revoltë masive për shkak të ekzekutimit të tre të burgosurve që ishin dënuar me vdekje. 65 Arratisja më e madhe gjatë kësaj periudhe shënohet më 29 Prill 1943, ku u arratisën 25 të burgosur, midis tyre Koçi Xoxe, Sotir Vullkani, Hajdar Dushi etj, të cilët u rreshtuan në forcat e lëvizjes antifashiste.

Pasiguria që mbretëronte në vend u shfrytëzua nga forcat e lëvizjes antifashiste dhe me kapitullimin e Italisë, forcat e lëvizjes balliste hapën burgun e Gjirokastrës duke i liruar të gjithë të burgosurit.

63 AQSH Fondi 379 Viti 1942 Dosja 53 64AQSH Fondi 155 Viti 1942 Dosja 1243 Prokurori i mbretit Rasim Kolonja e përshkruan në këtë mënyrë ngjarjen e mësipërme:"…Arratisja është bërë midis orëve 23.50 të datës 9.10.1942 dhe të orës 0.30 të ditës së nesërme. Koha ka qenë e errët me shi dhe bubullima. Atë natë nuk kishte drita elektrike në burg. Një llampë vajguri që mbahej në oborr është shuar nga furtuna. Natën bënin roje tre agjentë dhe burgu kishte 300 burra dhe 10 gra. Agjenti i cili është futur brenda se ka ndigjuar zhurmë, është çmobilizuar në vend. …. Përfundimi janë arratisur 42 vetë, 6 janë kapur, 2 janë vrarë". 65AQSH Fondi 379 Viti 1943 Dosja 46 "Jemi gati të vritemi me armë por jo të varemi në litar",kjo ishte kërkesa e tre të burgosurve, të cilës ju bashkangjitën të gjithë të burgosurit.Të dënuarit thyen dyert dhe janë bashkuar të gjithë bashkë, gardjanët kanë dalë jashtë, …Ministri i Brendshëm K.Miraka ka urdhëruar që në qoftë se të burgosurit nuk dorzohen për ekzekutim, të vihen dy mitrolozë dhe pas një paralajmërimi të përdoren armët në fillim në ajër dhe pastaj kundra shkaktarëve tu shikuar që të dëmtohen sa më pak".

Page 2: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

32

Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku, pas ardhjes së trupave gjermane, me urdhër nr 1 datë 15.9.1943 shpalli një amnisti për të gjitha fajet me karakter politik e financiar të kryera deri më 14.9.1943. Urdhërohej lirimi i të gjithë personave me kombësi shqiptare që ndodheshin në burgje dhe kampe përqëndrimi. Kjo amnisti kishte karakter politik dhe synimi i saj ishte të sigurohej qetësia dhe rendi për forcat e reja të pushtimit, me qëllim që t’i kishin duart e lira për të vepruar në frontet e tjera të pushtimit. Nuk do të vononte shumë që burgjet të rimbusheshin përsëri. Në Maj 1944, në burgun e Tiranës mbaheshin 511 të burgosur. Vetëm në këtë muaj, janë arrestuar 187 persona, transferuar 150 dhe kanë vdekur 2.

Si përfundim gjatë viteve të Luftës antifashiste u burgosën mijëra vetë në burgjet dhe kampet e përqëndrimit brenda dhe jashtë vendit. Trajtimi dhe kushtet e banimit ishin antinjerëzore. Këtë situatë e ka përshkruar një prokuror në prefekturën e Vlorës në një raport më datë 13.7.1942 ku midis të tjerave shkruante: "Neve nuk jemi në gjendje të dimë sa të burgosur janë në një kohë të caktuar, sa lirohen, sa transferohen. Kjo ndodh sepse stacion komandat e ndryshme burgosin e lirojnë, kuesturat nga ana tjetër veprojnë në të njëjtën mënyrë. Shumë herë mbahen të burgosur pa urdhër rrjeshtimi dhe pa shënuar fajn për të cilin akuzohen. Procesverbalet e Karabinierisë Mbretërore vinë me vonesë nga 15 ditë deri në një muaj. Redaktimi i tyre bëhet në italisht, në kundërshtim me dispozitën e shprehur në nenin 3 të statutit themelor të Mbretërisë…. Neve si autoritet i deleguar që të respektojmë ligjet dhe ti bëjmë edhe të tjerët ti respektojnë, s'mund të largohemi prej parimt sipas të cilit të pandehurit nuk mund të konsiderohen fajtorë derisa nuk janë deklaruar të tillë nga autoritete gjygjsore, prandaj edhe trajtimi i tyre duhet të jetë i ndryshëm". 66

Në gjysmën e parë të shekullit të XX, dënimi në Shqipëri ka qenë forma kryesore e ndëshkimit, gjë që shënon një shkallë më të lartë të emancipimit dhe humanizmit të shoqërisë në krahasim me shekujt e mëparshëm, kur dënimi me burg, ishtë një nga format e ndëshkimit.

Ideja e hedhur 200 vjet pas Krishtit nga juristi i shquar romak Ulpiani, se burgu duhet të shërbejë për izolimin dhe aspak për ndëshkimin e shkelësve të ligjit, është mbrojtur nga juristët shqiptarë që në fillim të shekullit të XX dhe përshkon të gjithë përmbajtjen e këtij studimi.

Me gjithë zhvillimet që ka patur gjysma e parë e shekullit të XX në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera, shikojmë një pogres të dukshëm në drejtim të forcimit të institucioneve të qëndrueshme të shtetit. Veçanërisht gjatë periudhës së sundimit të Zogut, u krijuan dispozita të plota ligjore që parashihnin organizimin dhe funksionimin e sistemit të ndëshkimeve. Në këto dispozita ndihet fryma liberal-demokratike dhe humane në trajtimin e të burgosurve. Në organizimin e sistemit të burgjeve, është harmonizuar eksperienca më e mirë e vendeve europiane, me traditën e vendit tonë.

Janë bërë përpjekje të konsidurueshme për risocializimin e të dënuarve, nëpërmjet organizimit të veprimtarive arsimore, shërbesave fetare dhe punësimit. Ligji mbi punësimin e të burgosurve është ndër aktet e para të shtetit shqiptar dhe mban datën 31.01.1923. Në dispozitat ligjore përkatëse, ishte parë arsimimi i të dënuarve në mënyrë të detyrueshme deri në 40 vjeç, si dhe mësimi i profesioneve të ndryshme.

Kanë qenë në zbatim dënime alternative përveç burgimit, për krime më të lehta dhe për të dënuar që kanë kryer pjesën më të madhe të dënimit. Nëpërmjet dokumentacionit, njihemi me disa raste të vendosjes së të dënuarve në qendra prodhimi deri në kryerjen e plotë të dënimit. Kjo është një praktikë që njihet dhe zbatohet dhe në vendet më të përparuara. 66 AQSH Fondi 155 Viti 1942 Dosja 1242

Page 3: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

33

Me gjithë kufizimet, ndihet fryma humane në trajtimin e personave të dënuar me heqje të lirisë. Kjo evidentohet veçanërisht në mekanizmin e shqyrtimit të kërkesave dhe ankesave. Zgjidhja e tyre ndiqte shkallën e hierarkisë dhe arrin deri tek Mbreti. Kjo frymë, duket në trajtimin e të burgosurve politikë, i cili ishte pak a shumë liberal dhe me pak kufizime. Në mënyrë të vazhdueshme mbaheshin amnisti, veçanërisht për të burgosurit politikë.

Deri në vendosjen e rregjimit të Zogut, infrastruktura e burgjeve ishte e pazhvilluar. Të burgosurit janë mbajtur në shtëpi private, me mungesa të konsiderushme të kushteve higjeno-sanitare, sigurisë dhe trajtimit të tyre. Gjatë rregjimit të Zogut filloi ngritja e institucioneve moderne për kohën si burgu i Tiranës, burgu i Burrelit, përshtatja e kalasë së Gjirokastrës dhe e shumë godinave të tjera. Megjithatë mbajtja e të dënuarve ishte nën standartet e pranuara, për mungesë të investimeve.

Page 4: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

34

KREU I PARË

NGRITJA E SISTEMIT TË DREJTËSISË PENALE GJATË VITEVE 1945-19 52

I.1 Instalimi i shtetit komunist

Më 28 nëntor 1944, hyri në Tiranë qeveria e parë komuniste e Shqipërisë e quajtur

Qeveria Demokratike e Përkoshme, e cila zuri karriket e lëna bosh nga kabineti i fundit ministror i kohës së pushtimit fashist, kryesuar nga Ibrahim Biçaku. Ardhja në pushtet e komunistëve, ishte rezultat i zhvillimeve në jetën e brendshme dhe raporteve e marrëveshjeve ndërkombëtare të krijuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Udhëheqësit komunist dhe jo komunist të Lëvizjes Nacional Çlirimtare, i atribonin vetes rolin e heronjve, të cilët kishin udhëhequr popullin në arritjen e fitores së pavarsisë dhe të lirisë së vërtetë, pa ndihmën e kërkujt. Sipas tyre kjo kishte qenë lufta më e madhe e zhvilluar nga populli ynë gjatë historisë së tij miravjeçare dhe për këtë, u bë pikë reference gjatë gjithë sundimit komunist. Data e çlirimit të vendit u fiksua në mbledhjen e 14-të, seanca e 5- të, e Kryesisë së Këshillit Antifashist të Shqipërisë, të mbajtur më 14 nëntor 1945. “Këtë ditë duhet ta kujtojë populli dhe ta festojmë brez pas brezi, të mbetet si një ditë historike”- u shpreh Ramadan Çitaku, gjatë mbledhjes.67

“Qysh prej themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare në nëntor 1941, lëvizjet e Enver Hoxhës dhe të partisë së tij kishin qenë po aq politike sa edhe ushtarake”.68 Qëllimi i komunistëve për marrjen e pushtetit u ekspozua me kujdes, kur dukej qartë se raportet kishin ndryshuar dhe fitorja do të shkonte në favor të forcave antifashiste. Programi i shpallur në mbledhjen themeluese të PKSh, kishte karakter kombëtar dhe demokratik dhe si i tillë, “ai përbënte një premisë të rëndësishme që Partia e sapo formuar të gjente mbështetje në shtresa të gjëra shoqërore”.69 Në programin e themelimit të PKSh, thuhej se “do të përpiqej për bashkimin e krejt shqiptarëve pa dallim feje, krahine e ideje kundër pushtuesit fashist dhe do të vendoste një qeveri demokratike popullore”.70 Mbartësit e ideve komuniste në Shqipëri, nuk e zotëronin dhe nuk e nihnin filozofinë marksiste, përveç Sejfulla Malëshovës e ndonjë tjetëri, të cilët kishte një formim më të mirë për arsye të shkollimit dhe të qëndrimit të tyre jashtë vendit, ndërsa të tjerët, siç dihet kishin një shkollim të varfër ose ishin punëtor. Ideologjia komuniste nuk nihej as në rrethin e intelektualëve brenda vendit tonë, aq më tepër në opinionin e gjërë. Shtrirja e komunizmit në Shqipëri, ishte më shumë si rezultat i një tendence të përgjithshme e cila ishte fuqizuar në ballafaqimin me fashizmin dhe ishte konturuar si rruga për një botë të re, se sa një bindje në vlerat e ideologjisë komuniste. “Lëvizja komuniste ishte ende në stadin embrionial kur u infektua nga stalinizmi. Pak prej shokëve kishin një koncept të turbullt për marksizëm – leninizmin. Pjesa tjetër ishin simpatizantë që u bindën për drejtësinë e komunizmit më tepër për arsye emocionale, se sa

67 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 489(Presidiumi i Kuvendit Popullor) V.1945, D.108 68 Bernd J.Fischer, Shqipëria gjatë Luftës , 1939-1945. Përkth. K.Hajdëri.Tiranë: Çabej MÇM, 2000, fq. 318 69 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939- 1990), Tiranë, “Toena”, 2008, fq. 50 70 Histori e popullit shqiptar, për shkollat e mesme, Tiranë, Shtëpia botuese e librit shkollor 1994, fq. 195

Page 5: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

35

anëtarë me edukatë revolucionare”.71 Ylli polar i komunistëve shqiptarë do të ishte Bashkimi Sovjetik. Enver Hoxha në një qarkore, që mban datën 3 nëntor 1943, të shpërndarë nga Zyra e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare shkruan: “Duhet të popullarizojmë në shkallë të gjërë sovjetët dhe luftën gjiganteske që po bën Bashkimi Sovjetik dhe të ngjallim në popullin tonë dashuri dhe respekt për URSS-in, Ushtrinë e Kuqe dhe për Stalinin. ......Nuk duhet të trembemi se mos shkojmë majtas duke popullorarizuar URSS-in,..”72

Hapat më të rëndësishëm politik, për të konturuar pushtetin e ardhshëm, të ndërmarrë nga komunistët gjatë periudhës së luftës, kanë qenë Konferenca e Pezës, e mbajtur më 16 shtator 1942, Konferenca e PKSh, mars 1943 në Labinot, Koferenca e dytë e LNÇ, në shtator 1943, Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944 dhe Mbledhja e dytë e KANÇ, e mbajtur më 20 tetor 1944.Të gjitha këto aktivitete politike janë analizuar gjërësisht nga historiografia shqiptare, kështu që nuk është e nevojshme të ndalemi më tej. Gjatë këtyre aktiviteteve politike, jo vetëm që u ndërtuan themelet e shtetit komunist, por u fuqizua edhe pushteti personal i Enver Hoxhës, i cili me taktikat e ndjekura arriti të eleminonte jo vetëm organizatat e tjera opozitare, por edhe rivalët më të spikatur në radhët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare dhe të PKSh. “Komunistët kishin siguruar kontrollin e plotë politik dhe ushtarak mbi tokat shqiptare. Nacionalizmi shqiptar kishte pësuar disfatën më të madhe”.73 Por duke qenë se komunizmi ishte diçka e huaj për shqiptarët, pra kishte një bazë shumë të ngushtë, nacionalizmi i skajshëm mbeti i vetmi mjet (bashkëngjitur natyrisht me ushtrinë dhe forcat e sigurimit) nëpërmjet të cilit Hoxha mund të qëndronte në pushtet dhe të ecte drejt krijmit të një shteti stalinist. Nacionalizmi rezultoi të ishte elementi kryesor i krejt vijës së ndjekur prej tij. 74

Në projektet e komunistëve për ndërtimin e një sistemi politik të qëndrueshëm, pikë së pari parashikohej eleminimi fizik i forcave që konsideroheshin rrezik për ndërtimin e shtetit të ri stalinist. Eleminimet fizike të kundërshtarëve politik dhe të rivalëve brenda partisë kishin filluar qysh në vitet e Luftës dhe morën përpjestime dramatike në prag të mbarimit të saj. Në një radiogram që gjeneral-kolonel Enver Hoxha, me cilësinë e Kryeministrit të Qeverisë Provizore, i dërgon gjeneral Dali Ndreut, më 17 nëntor 1944, thotë: “Të organizohen burgjet dhe fushat e përqëndrimit dhe të burgosen të gjithë ata elementë të akuzuar me faje të mëdha, me tradhti të naltë dhe bashkëpunim të hapët. Të mos ketë mëshirë ndaj tyre që kanë bashkëpunuar me okupatorin dhe të ekzekutohen në vend. Të gjithë robërit të mblidhen në fushën e përqendrimit, të mos bëhen arrestime në masë sepse veprime të tilla trembin popullin. Bëni kujdes. Kapni, arrestoni dhe ekzekutoni njerëz me ndikim që të bëhen shembull për të tjerët. Këta bëjnë përshtypje në popull”.75

Eleminimet e para fizike dhe masat ndëshimore përfshinë kategorinë e etiketuar kriminel lufte dhe bashkëpuntorë me fashizmin. Programi për larjen e hesapeve me bashkëpunëtorët e fashizmit, nuk u kufizua vetëm në këta individë, por u zgjerua dhe u shtri edhe në grupe të

71 Premtja,S. - Stalinizmi dhe komunizmi në Shqipëri, Botuar së pari në revistën “Internacionalja e 4-t”, janar

1949 dhe ribotuar në revistën “Revolutionary History”, 1990. Në

internet:http://www.marxists.org/history/etol/revhist/backiss/vol3/no1/premtaj.html

72 Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945,Nje vështrim përmes dokumentave perendimore.AIIS 2012, fq92 73 Zavalani,Z.- Historia e Shqipnis, Tiranë, Bot. i 2-të, Phoenix, 1998, fq.329 74 Bernd J.Fischer, Shqipëria gjatë Luftës,1939-1945. Përkth. K.Hajdëri.Tiranë: Çabej MÇM, 2000, fq. 325 75 Blendi Fevziu, artikull, Strategjia e terrorit gjatë “mbretërimit” të Enver Hoxhës, botuar në gazeten “Koha Jonë” Shtator 2011

Page 6: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

36

tjera shoqërore, të cilët nuk pajtoheshin me politikën e komunistëve. Regjimi i ri nuk ishte i qetë duke patur nëpër këmbë rivalët e tij, prandaj për të qenë i sigurtë në mbajtjen e pushtetit, vendosi që në Kongresin e Përmetit, ti ndalohej rikthimi ish mbretit Zog dhe të mos nihej asnjë qeveri tjetër e formuar brenda ose jashtë vendit. Për regjimin e ri komunist qenja monarkist dhe mbështetës i Zogut ishte një krim po aq i rëndë, sa qenja profashist dhe mbështetja e shteteve pushtuese të Shqipërisë.76 Në grupet kryesore të përndjekura, dënuara, internuar dhe përjashtuar, bënin pjesë personalitete dhe zyrtarë të lartë dhe të niveleve më të ulta të periudhës së monarkisë 1928-1939. Qysh me datën 28 maj 1944, Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar kishte vendosur krijmin e një komisioni për zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të pushtuesve dhe bashkëpunëtoreve të tyre.77 Në qarkoren e Komisionit Qendror78 për krimet e luftës urdhërohej me urgjencë që në çdo prefekture e nën prefekturë të krijohen komisionet hetuese për krimet e luftës, shqiptarë ose të huaj. Komisionet do të përbëhen nga 9 antarë. Antarët e komisionit do të kenë në përbërje antarë të organizatave antifashiste, të frontit, rinisë dhe gruas të ushtrisë dhe të Këshillit Nacional Çlirimtarë të prefektures dhe nën prefektures si dhe një gjykatës, i cili do të kryesonte komisionin. Komisioni mund të vepronte edhe në grupe duke u ndarë deri në tre nëgrupe. Sipas qarkores së datës 20.12.1944 konsideroheshin kriminelë lufte:

Inspiratorët, organizatorët, ata që kanë dhënë urdhëra si dhe ndihmësat dhe ekzekutorët direkt të vrasjeve, torturave, të shpërnguljeve të detyrueshme të dërgimit të popullsisë ndër fusha përqëndrimi, të djegjeve të shkatërrimit dhe të plaçkitjeve të pasurisë shtetërore dhe të popullit. Bashkëpunëtorët e aparatit terrorist, dhe të formacioneve të armatosura terroriste të okupatorit. Ata që kanë urdhëruar dhe ndihmuar mobilizimin e popullit tonë për ushtrinë e armikut. Pronarët ose drejtuesit e sipërmarrjeve në Shqipëri në vendet e okupatorit dhe në vende të tjera që kanë ekspluatuar (shfrytëzuar) në mënyrë çnjerzore fuqinë punëtore të personave të dënuar me punë të detyrueshme. Kryetarët dhe antarët e Regjencës, Kryetarët dhe antarët e Qeverive, të dhomës korperative dhe të asamblesë Kuislinge të Tiranës që i kanë shërbyer okupatorit dhe shtypun popullin si dhe organet e tyre kryesore vartëse. Organizatorët dhe inspiratorët e organizatave tradhëtare e mercenare (Ushtria, Milicia Fashiste, Balli Kombëtar, Komanda e rinisë, Gjandarmëri, Legaliteti, Divizioni SS.Skanderbeg dhe komanda e formacioneve të armatosura në shërbim të armikut, ndihmësat e tyre si dhe të gjithë ata që kanë ekzekutuar urdhërat kriminalë të eprorëve të tyne, (vrasje, djegje, çnderime, plaçkitje) ose i kanë kryer këto vepra me iniciativën e tyre. Ata që janë bërë vegla të propogandës armike, (agjitatorët, propogandistët, publicista) dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar armikun dhe bashkëpunëtorët e tij. Ata që kanë tradhëtuar luftën e popullit dhe që kanë qenë në marrveshje me okupatorin. Ata që kanë vrarë, djegur plaçkitur dhe çnderuar gra e vajza. Ata që kanë bashkëpunuuar politikisht, dhe ekonomikisht me armikun, marrje leje dhe favorizime dhe janë pasuruar në sajë të këtij bashkëpunimi dhe të shërbimeve antikombëtare që i kanë prokuruar armikut.79

Në ligjin e datës 15.12.1944 mbi sabotatorët e luftës dhe të pushtetit popullor parashikoheshin dënime deri në 30 vjet burg, dënim të përjetshëm dhe me vdekje. Përveç arrestimeve, burgosjeve dhe vrasjeve, u bë edhe sekuestrimi i pasurisë së të gjithë personave që shpalleshin kriminel lufte. Numri i personave të kësaj kategorie të dokumentuar arrin deri

76 Afrim Krasniqi, Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008,UFO Press, Tiranë 2009 fq196 77 Historia e Shqipërisë, vëll.IV, Botimi i Akademisë së Shkencave ,Tiranë, 1983 fq. 22 78 Arkivi Qendror I Shtetit (AQSh), F.515, V.1945, D.5, fl.1-25 Komisioni Qendror i Hetimeve te Krimeve te Luftës përbëhej nga Manol Konomi, Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Nako Spiro, Pjetër Deda, Ali Shtepani, Faik Shehu dhe Qirjako Harito 79 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSh), F.515, V.1944, D.1, fl.3

Page 7: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

37

në 2048 persona, të cilët i përkasin periudhës brenda vitit 1945.80 Në shqyrtimin e të dhënave, komisionet ishin udhëzuar që të marrin edhe opinionin e popullit dhe të dyshuarit do të pyeteshin duke qenë të arrestuar. Pas përfundimit të hetimeve nga ana e komisioneve, dosjet duhet të dërgoheshin pranë gjykatave ushtarake, për gjykim. Më 15 dhjetor 1944 u krijua në Tiranë gjykata speciale për gjykimet e personave të konsideruar kriminelë lufte dhe bashkëpunëtorë me fashizmin.81 Në të gjitha vendet e botës kishin filluar proceset gjyqësore të dënimit të kriminelëve të luftës. Por në vendin tonë ky proces mori përmasa shumë më të gjëra dhe u krye jo në frymën e drejtësisë, por të hakmarrjes dhe eleminimeve dhe për më tepër u përdor si preteks për të eleminuar edhe persona që nuk kishin patur lidhje me fashizmin. Ne raportimin e zyrtarit të shërbimit të jashtëm J.E.Jacobs, dërguar Sekretarit të Shtetit, më 11 qershor 1945, thuhej “…gjyqe të tilla po përdoreshin për të hequr qafe kundërshtarët politik,..”.82 Duke e përshkruar atmosferën e terrorit në Shkodër gjatë atyre ditëve Sami Repishti, ish i burgosur politik, shkruan: “Një ngjarje e shëmtueme në qendër të qytetit, ra si bomba e parë që zgjoi qytetarët, sinjali i parë i asaj që do të vinte më vonë. Një grup “bashkëpunëtorësh” me okupatorin, u ekzekutuan publikisht në sheshin kryesor……Një turmë qytetarësh të heshtun, vështronte me tmerr këtë masakër, ekzekutime publike, sipas modelit nazist, pa proces, pa gjyq, pa mbrojtje ligjore, pa të drejtë apeli. Ishte shija e parë e shoqënisë së re”.83 Në një qarkore të datës 25 qershor 1945 Enver Hoxha Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, u drejtohet të gjitha reparteve ushtarake, ku i njofton për dënimet me vdekje të 14 oficerëve efektiv të Ushtisë Nacional Çlirimtare dhe 17 me dënime të ndryshme, të cilët kishin qenë antarë të ballit, legalitetit milici dhe gjandarmëri dhe sipas qarkores kishin bërë propogandë kundër Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Të bën përshtypje fryma me të cilën udhëheqësi e përçon këtë lajm tek opinioni, një karakter sugjestionues, që nxit urrejtje klasore midis grupeve sociale dhe ndjenjë hakmarrje. Ai shprehet: “Këta renegatë me vetëdije e shpirt reaksionari të pakorigjueshëm kanë vazhduar tradhëtinë e tyre duke mohuar gjakun e dëshmorëve të rënun për liri dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar. Porse shpirt gjërësi nuk do të thotë dobësi dhe për këtë gjë shpata e drejtësisë, me vend ra mbi këta tradhëtar duke i dënuar me vdekje”.84 Dënimet e dhëna mbi ish pjesmarrës të Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe individë të thjeshtë për shkak të origjinës së tyre edhe pse kishin mbajtur qëndrim neutral, dëshmojnë atë që shkruan At Zef Pllumbi, që dhuna u bë pushtet.85 Atmosfera e terrorit, për shumë idealist dhe mbështetës të Lëvizjes Nacional Çlirimtare, ishte krejt e pabesueshme dhe nuk mendohej si vijë e Partisë dhe sistemit politik që po instalohej, por si rrjedhojë e veprimeve arbitrare, të autoriteteve zbatuese të ligjit. Për këtë arsye, shumica e ankesave të qytetarëve të cilët kërkonin mbrojtje ishin përqëndruar vetëm tek Enver Hoxha, i cili mbante postet kryesore të partisë, qeverisë, frontit dhe të drejtimit të ushtrisë. Një familjar nga Vlora i drejtohet Enver Hoxhës: ”Si një katundar i thjeshtë i gënyer me një politikë të gabuar, veprova me sy mbyll, një djalë në moshën madhore që kisha ma vranë, ju lutem më falni tjetrin”.86 Ndërsa disa qytetarë të Tiranës i drejtojnë një letër për t’i falë jetën djalit të sheh Ali Pazarit, ku i shkruajnë: “Për hir të familjes që mban një emër gjysh pas gjyshi teqe e sheh Ali Pazarit, për hir të patriotizmës së kësaj shtëpie, lutemi të keni mëshirë për kthimin e dënimit të djalit të kësaj familje në burgim të përjetshëm”.87 Po kështu një grup qytetarësh nga Kavaja i drejtohen Kryeministrisë

80 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSh), F.515, V.1945, D.4, fl.1-22 81 Historia e Shqipërisë, vëll.IV, Botimi i Akademisë së Shkencave ,Tiranë, 1983 fq. 24 82 Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945,Nje vështrim përmes dokumentave perendimore.AIIS 2012, fq116 83 Sami Repishti, Nën hijen e Rozafës. Tirane, Onufri 2004, fq102 84 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F.516 G,L.Ushtarake, V.1945,D.5 85 At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, Tiranë 2006, fq.56 86 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F.Këshilli Ministrave V.1945 D 360 87 Po aty, dosja 360

Page 8: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

38

dhe Gjykatës së Lartë Ushtarake në vitin 1945 me një ankesë kolektive ku midis të tjerave shkruajnë: “Neve banorët e Kavajës t’impresionuem rëndë nga vendimi përfundimtar i gjykatës ushtarake të Durrësit, shqiptue me 19 të këtij muaji me dënim me vdekje të A. Xh nga Kavaja, me përulësi kërkojmë një zëri shpëtimin e jetës së të përmendurit, mbasi nuk është element i dëmshëm, por ka ra viktimë e bejlerëve të Kavajës që ikën paturpsisht duke lënë njerëzit e shtypur prej tyre për me pague krimet e poshtërsitë që banë. I dënuari A. Xh nuk ka lyer duart me gjak as ka grabit e çnderue. Mëshira e naltë e juaja ka në dorë shpëtimin e jetës tij në një moshë të re dhe do të bëjë përshtypjen e kënaqëshme në të gjithë banorët e këtij rrethi”.88 Populli i rrethit të Korçës i shkruante Enver Hoxhës për mos ekzekutimin e Kol Tromarës sepse ka mbajtur një qëndrim pozitiv gjatë Luftës dhe më përpara. Këto kërkesa dhe qindra të tjera, dëshmojnë se opinion publik kishte një arsyetim më realist, në lidhje me personat që po dënoheshin dhe nuk nisej thjeshtë nga statusi, origjina apo posti që ata kishin mbajtur në administratë dhe në organe të tjera të pushtetit, as nga marrëdhënja që kishin me komunistët.

Në kushtet e një kontrolli të plotë të vendit nga komunistët dhe të masave për eleminimin e çdo individi, apo grupimi që mendonte ndryshe, u përgatitën zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, për t’i dhënë pushtetit formën legjitime. Në shtator të vitit 1945, në mbledhjen e radhës së Këshillit Nacional Çlirimtar, u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë dokumentash, që përcaktonin mënyrën e zgjedhjeve në Asamblenë Kushtetuese.89 Zgjedhjet do të ishin të përgjithshme, të barabarta, të fshehta dhe në to do të merrnin pjesë të gjithë qytetarët e Shqipërisë që kishin mbushur moshën 18 vjeç. Në ligj u sanksionua edhe e drejta e votës për gratë. Nuk kishin të drejtë të votonin e të votoheshin ministrat dhe nëpunës të tjerë, që kishin qenë në shërbim të pushtuesit, kriminelët e luftës, armiqtë e popullit dhe persona të tjerë, të cilëve u qenë hequr të drejtat qytetare me gjyq.90 Ligji mbi Asamblenë Kushtetuese, i miratuar po në këtë mbledhje, i jepte asaj të drejtën të zgjidhte përfundimisht formën e organizimit shtetëror dhe parashikonte miratimin prej saj të kushtetutës. Ligji teorikisht përmbante disa elemente demokratik, por në praktikë nuk afronte mundësi për zgjedhje të lira e të barabarta. Deri në kohën kur u shpall ligji zgjedhor, ishin eleminuar fizikisht individë dhe grupe të rëndësishme opozitare me alternativën komuniste. Së dyti koha prej dy muajsh, ishte e pamjaftueshme për tju krijuar mundësinë grupeve të tjera opozitare, për tu organizuar dhe prezantuar në opinionin publik programet e tyre. Së treti atmosfera e terrorit dhe kontrollit të plotë mbi gjithshka, e bënte të pamundur ekzistencën e çdo alternative tjetër. Së katërti, situata e vështirë në veri të vendit, ku akoma vepronin grupe të armatosura.

Disa personalitete të shquara, të cilët kishin luajtur rol aktiv në Luftën për Çlirimin e vendit dhe mbanin poste të rëndësishme në Kshillin Antifashist Nacional Çlirimtar, Front dhe Ushtri, e shikonin të ardhmen e Shqipërisë të lidhur me demokracitë perendimore, ku alternativat të konkurojnë me njëra tjetrën dhe të respektohen të drejtat dhe liritë e individit. Të mbështetur në deklaratën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, të hartuar në tetor 1944 në mbledhjen e dytë të KANÇ, ku midis të tjerave u theksua se lejohej formimi i partive politike, me përjashtim të Ballit e të Legalitetit që konsideroheshin si parti fashiste dhe profashiste,91 u bënë disa përpjekje për të krijuar grupe opozitare dhe për të vënë kandidaturat për në Asamblenë Kushtetuese, krahas kandidatëve të frontit, që ishin komunistë, edhe kandidatë jo komunist. Gjergj Kokoshi e kundërshtoi ligjin elektoral dhe kërkoi që në asamble “përbri njerëzve të luftës, të shkojnë edhe njerëz të paqes … që mbi të gjitha kanë

88 Po aty, dosja 360 89 Nina D. Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Ideart, Tiranë 90 Gazeta Zyrtare, Ligji për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese, Tiranë,1.10.1945 91 Demir Dyrmishi, Zgjedhjet e 2 dhjetorit, artikull i botuar ne “Tirana Observer” 2 dhjetor 2005

Page 9: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

39

idealet e larta të atdheut e të njerëzimit”.92 Grupet opozitare, të cilat u krijuan gjatë vitit 1945, nuk arritën të përfaqësohen mjaftueshëm, që mund të bëheshin faktor në qeverisje, për shkak të rrethanave të vështira dhe pengesave që nxori qeveria komuniste. Nisur nga këto rrethana si dhe nga fakti që një pjesë e gjërë e popullsisë së veriut nuk mori pjesë në zgjedhje, Fronti Demokratik i fitoi bindshëm zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.93

Planet e PKSh, për marrjen e pushtetit, parashikonin ndryshimin e regjimit, pra abrogimin e monarkisë dhe rikthimin e republikës. Enver Hoxha, pushtetin e tij personal, e shikonte të arritshëm dhe më të garantuar nëpërmjet alternativës komuniste një partiakë e model që tashmë ishte i njohur në ish Bashkimin Sovjetik dhe në Jugosllavinë e pas luftës. Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit dhe e përbërë nga 82 antarë, u mblodh në seancën e parë të saj, më 10 janar 1946 dhe me votim të hapur vendosi ndryshimin e formës së regjimit, anullimin e Monarkisë dhe shpalljen e Shqipërisë Republikë Popullore. Në mbështetje të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, deputetët liberal, gjatë zgjedhjes së organeve të Asamblese Kushtetuese, propozuan një listë të ndryshme nga ajo e paraqitur prej antareve të asamblesë që ishin komunistë, por nuk u votua, pasi antarët liberal nuk ishin më shumë se 8 veta. Asambleja Kushtetuese, pas ndryshimit të regjimit, më 14 mars 1946 miratoi Kushtetutën e re të vendit, e dekretuar nga Presidiumi i Asamblesë Kushtetuese me dekret nr 24, datë 15 mars 1946. Nga ky moment Asambleja u kthye në Kuvend Popullor. Kushtetuta e re ishte modeluar sipas modelit jugosllav, për arsye të marrdhënjeve të ngushta që ishin midis dy vendeve në këtë periudhë, por burimi dhe modeli bazë, ishte praktika dhe sistemi i zbatuar në BRSS. Kushtetuta ishte strukturuar në 6 kapituj dhe 98 nene.

Në kapitullin e parë Kushtetuta, shpall parimet e shtetit shqiptar, shpalljen e Shqipërisë republikë popullore.94 Republika Popullore e Shqipërisë është shtet i punëtorëve dhe fshatarëve punonjës.95 Baza e pushtetit janë këshillat popullore që lindën gjatë Luftës Nacional Çlirimtare kundër fashizmit dhe reaksionit dhe u forcuan me fitoren historike të kësaj lufte dhe gjatë ndërtimit të bazave të socializmit.96 Që në parimet e saj Kushtetuta në mënyrë indirekte sanksiononte përjashtimin dhe diskriminimin për grupe të tjera të popullsisë, si intelektualët, dhe shtresat e pasura. Në të vërtetë, parimi kushtetues i shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve kishte karakter populist dhe dogmatik, që synonte të bënte përvete shumicën dërmuese të popullit dhe nuk garantonte një jetë më të mirë për këto shtresa. Mbi parimin e shtetit të punëtorëve dhe fshatarëve u zhvillua dhe u zbatu lufta e klasave që synonte eleminimin e të gjitha klasave dhe shtresave që nuk ishin të lidhura me komunizmin. Kushtetuta parshikonte institucionin e zgjedhjeve. Të gjitha organet përfaqësuese të pushtetit shtetëror zgjidhen prej shtetasve me zgjedhje të lira, dhe me votim të përgjithëshëm, të barabartë, direkt dhe të fshehtë.97 Në ndryshim nga kushtetutat e mëparshme, ju dha e drejta e votës, grave, vajzave dhe ushtarakëve. Kushtetuta përjashtonte nga e drejta e votës personat që ishin përjashtuar në bazë të ligjit. Nuk kishin të drejtë të votonin e të votoheshin, sipas ligjit zgjedhor të shtatorit 1945, ministrat dhe nëpunës të tjerë, që kishin qenë në shërbim të pushtuesit, kriminelët e luftës, armiqtë e popullit dhe persona të tjerë, të cilëve u qenë hequr të drejtat qytetare me gjyq.98

92 Po aty, “Tirana Observer” 93 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, 2007, fq.233 94 Kushtetuta e Republikës Populore të Shqipërisë, v.1950, neni 1 95 Po aty, neni 2 96 Po aty, neni 3 97 Kushtetuta e Republikës Populore të Shqipërisë, v.1950, neni 5 98 Nina D. Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Ideart, Tiranë

Page 10: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

40

Kushtetuta e re i jepte një rol të madh shtetit në administrimin dhe shpërndarjen e të mirave materiale, duke i dhënë të drejtën e planifikimit të centralizuar, të kontrollit, të mbështetjes dhe financimit. Kushtetuta e njohu pronën private krahas pronës shtetërore, por kjo e fundit gëzonte mbrojtje të veçantë nga shteti, ndërs prona private mund të kufizohej e shpronësohej me ligj kur e kërkonin interest e vendit. Mbi bazën e kësaj dispozite, gjatë regjimit komunist, prona private u ngushtua në mënyrë të vazhdueshme deri në eleminimin e saj përfundimtar. Shteti drejton jetën dhe zhvillimin ekonomik në bazë të një plani ekonomik të përgjithshëm. Duke u mbështetur në sektorin ekonomik shtetëror dhe në sektorin kooperativist, ai ushtron kontroll mbi sektorin privat të ekonomisë.99 Kushtetuta e re solli një vlerësim për pozitën shoqërore të gruas, i cili kishte munguar në ligjin themelore të regjimit të mëparshëm. Lidhur me të drejtat dhe rolin e gruas në shoqëri, shteti ynë kishte ratifikuar konventën e kombeve të bashkuara mbi të drejtat e grave, e cila ishte ndër të paktat konventa të ratifikuara. Në Kushtetutë shpalleshin të drejtat dhe liritë e shtetasve, të cilëve u niheshin e drejta e pronës, e drejta e punës, e drejta e votës së lirë dhe të fjalës, e drejta e shtypit dhe e organizimit e tij. Por në praktikë shumë nga këto të drejta do të mbeteshin formle, madie disa do të mohoheshin menjëherë.100 Në nenin 38 të Kushtetutës, përcaktohej se shtetasit nuk mund të përdorin të drejtat që u jep kjo Kushtetutë për të ndërruar rendin konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë me qëllime antidemokratike.101 Kushtetuta shprehej për lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes, por kjo e drejtë u kapërcye, jo vetëm nga praktika e ndjekjes dhe persekutimit të fesë, por edhe nga aktet zyrtare të shtetit, të cilat u ngritën dhe u mbështetën mbi idetë marksiste që e konsideronin fenë si opium për popullin. Kushtetuta edhe pse nihte një varg të drejtash dhe lirish, ishte hartuar mbi bazën e parimeve të “demokracive popullore” duke u bërë guri i themelit mbi të cilin do të ngrihej struktura e ardhshme e shtetit komunist.102 Kushtetuta sanksiononte parimin e unitetit të pushtetit, çka do të thotë se të gjitha organet shtetërore krijoheshin dhe vareshin nga Kuvendi Popullor, që shpallej si përfaqësues i sovranitetit të popullit.103 Ndryshe nga kushtetutat e mëparshme dhe aktuale, ku zbatohet parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve ( parimi check and balance), kushtetuta aktuale nuk nihte asnjë kufizim në këtë drejtim dhe një antarë i Kuvendit Popullor, mund të mbante edhe detyra të tjera administrative dhe gjyëqsore apo në organet e hetimit. Raste të tilla të konflikteve midis pushteteve ku antarë të presidiumit ishin njëherësh antarë të qeverisë, prokurori i përgjithshëm dhe kryetarët e gjykatave të nivelit të lartë ishin njëherësh antarë të forumeve të larta drejtuese të partisë-shtet, ishin tipike për regjimin dhe organizimin e shtetit të ri.104 Pikërisht ky lloji organizimi kishte sjellë që gati të gjitha pushtetet, të ishin formale dhe të varura plotësisht tek partia-shtet. Nuk kishte asnjë akt ligjor ose nënligjor, asnjë reform apo veprimtari tjetër që të ndërmerrej jashtë strukturave të partisë dhe pa u diskutuar, orjentuar dhe formuluar nga forumet drejtuese të sajë.

Pushtetin legjislativ, Kushtetuta ja ngarkonte Kuvendit Popullor, i cili konsiderohej organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Republikën Popullore të Shqipërisë, që mban sovranitetin e kombit dhe të shtetit dhe ushtron të drejtën sovvrane.105 Ky organ ishte krejt i ndryshëm nga mënyra si funksiononte, fuqia dhe atributet e tij, zgjedhja e antarëve dhe në përgjithësi roli që luante në jetën shtetërore të vendit, i krahasuar me të gjithë parlamentet e 99 Kushtetuta e Republikës Populore të Shqipërisë, v.1950 100 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939- 1990),Tiranë, “Toena”, 2008, fq. 176 101 Kushtetuta e Republikës Populore të Shqipërisë, v.1950 102 Valentina Duka, Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, 2007, fq.233 103 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939- 1990),Tiranë, “Toena”, 2008, fq. 175 104 Afrim Krasniqi, Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008,UFO Press, Tiranë 2009 fq 206 105 Kushtetuta e Republikës Populore të Shqipërisë, v.1950

Page 11: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

41

mëparshme. Kuvendi Popullor mblidhej vetëm dy herë në vit dhe vetëm për disa ditë. Deputetët, e kryenin këtë detyrë pa pagesë, si detyrë shoqërore dhe ndërkohë mbulonin detyra të ndryshme në ekonomi si punëtorë të thjeshtë në bujqësi ose industri, në administratë, si mësues, drejtues të njësive të prodhimit, të reparteve ushtarake dhe zakonisht antarë të forumeve të partisë nga nivelet më të ulta deri më të lartat. Deputetët zgjidheshin në katër vjet me zgjedhje të përgjithshme, me listë kandidatësh në emër të Frontit Demokratik. Iniciativa për miratimin e ligjeve nuk ishte kopetencë vetëm e Kuvendit, por edhe e qeverisë dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në mbledhjet e kuvendit nuk kishte debate dhe kërkesë llogarie mbi organet e tjera si qeveria, kryeministri apo ministra të veçantë. Praktika e mocioneve të mosbesimit, aq e njohur në praktikën parlamentare, nuk është ushtruar në asnjë rast gjatë regjimit komunist. Funksioni i kryetarit të shtetit ishte parashikuar në kushtetutë si një institucion kolektiv, i cili ushtrohej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i përbërë nga kryetari, tre nënkryetarëve, një sekretar dhe dhjetë antarë. Sipas Kushtetutës, detyrat kryesore të Presidiumit të Kuvendit Popullor ishin të caktonte datën e zgjedhjeve, të merrte vendim mbi pajtueshmërinë e ligjeve me kushtetutën dhe më pas ta miratonte në kuvend, të dekretonte ligjet, të ushtronte faljen për të dënuarit, të ratifikonte traktatet dhe marrveshjet ndërkombëtare. Presidiumi i Kuvendit Popullor ishte përgjegjës përpara Kuvendit, i cili mund ta revokojë dhe të zgjedh një tjetër edhe para mbarimit të mandatit.106 Posti i kryetarit të Presidiumit ishte honorifik dhe pa një rol të rëndësishëm në jetën shtetërore, por një miratues i bindur i të gjitha vendimeve të forumeve drejtuese të partisë.

Qeveria përfaqësonte organin ekzekutiv dhe urdhëdhënës më të lartë në Republikën Popullore të Shqipërisë.107 Kuvendi Popullor e emëronte dhe e shkarkonte qeverinë, ndërsa gjatë pushimeve, këtë rol e luante Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në të vërtetë nuk ndodhte që të bëheshin ndryshime të papritura përveç dënimeve dhe përjashtimet nga strukturat e partisë, të cilat kanë qenë të shpeshta, ndërsa ndryshimet e qeverisë dhe të posteve kryesore në gjyqësor kanë qenë të rralla. Mjafton të kujtojmë se nga viti 1954 në postin e kryeministrit erdhi Mehmet Shehu dhe qëndroi deri në vitin 1981, kur vrau veten, pra një periudhe 27 vjeçare. Në Kushtetutën e re të vendit, nuk parashikohej kufizim për asnjë pozicicion në piramidën e shtetit, gjë që i shërbente më mirë mbajtjes së pushtetit nga një grup i bindur dhe i besueshëm për udhëheqjen paritake. Zgjedhjet e përgjithshme mbaheshin në çdo katër vjet, por figurat kryesore të pushtetit nuk ndyshonin. Antarët e qeverisë mbanin edhe poste të tjera në forumet drejtuese të partisë, ku zakonisht ishin antarë të Byrosë Politike, të Komitetit Qendror , ose të dyja bashkë, mund të mbanin pozicione në institucione të tjera si në Frontin Demokratik dhe në Kuvend dhe kishte raste edhe ne Presidium te Kuvendit Popullor. Enver Hoxha, krahas postit të kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, të ministrit të mbrojtjes, të sekretarit të parë të partisë, ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme. Ky sistem ishte i ngjashme me një monarki absolute ku të gjitha pushtetet ishin përqëndruar në një dorë. Të gjitha pushtetet, ishin të varura dhe të drejtuara nga një dorë e vetme, që ishte sekreari i partisë. Mjaft dokumenta flasin për ndërhyrje direkte dhe imponim të vendimeve të gjykatave nga ana e drejtuesit të partisë. Në Kushtetutën e vitit 1946, nuk ishte sanksionuar roli drejtues i partisë, por ai ishte përcaktues në të gjithë veprimtarinë e shtetit dhe të shoqërisë dhe qëndronte mbi të gjithë, në të gjitha nivelet e pushtetit. Kushtetuta e re parashikonte ndryshime rrënjësore edhe në pushtetin gjyqësor. Sipas kushtetutës, drejtësia do të jepej nga Gjykata e Lartë, gjykatat popullore dhe gjykatat ushtarake.108 Pavarsia e gjyqtarëve në marrjen e vendimeve, ishte sanksionuar formalisht, pasi mënyra si zgjidheshin dhe 106 Nga viti 1946 deri më 1953, kryetar i presidiumit ishte Omer Nishani, I cili pas vdekjes zëvendësohet nga Haxhi Lleshi deri më 1982. Ramiz Alia, e mbajti këtë post karahas detyrave partiake deri më 1991. 107 Kushtetuta e Republikës Populore të Shqipërisë, v.1950 108 Po aty, Kushtetuta….. ,

Page 12: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

42

emroheshin gjyqtarët i bënte ata të jenë të varur dhe të nënshtruar në gjykimet e tyre. Ligji parashikonte edhe mundësinë e krijmit të gjykatave special për kategori të caktuar çështjesh, e cila ishte aplikuar para miratimit të kushtetutës.

Përmbysja e marrdhënjeve ekzistuese në prodhim dhe vendosja e marrdhënjeve socialiste, përbënte objektivin më të rëndësishëm strategjik të partisë shtet pas marrjes së pushtetit politik. Rrugët kryesore që u ndoqën për të krijuar bazën ekonomike të socializmit ishin shtetëzimet, duke bërë shpronësimin e klasave pronare dhe reforma agrare. Mënyra si u kryen këto reforma, ishte “me anën e një ndërhyrje despotike në të drejtën e pronësisë dhe në marrdhënjet borgjeze të prodhimit”109. Masat e marra nga shteti për shtetëzimin socialist të mjeteve kryesore të prodhimit dhe qarkullimit, zbatimi i reformës agrare dhe i masave të tjera me karakter socialist sollën ndryshime në strukturën social klasore të popullsisë. Si rezultat i ndërhyrjes në të drejtën e pronësisë, në vitin 1950 në Shqipëri ishte krijuar kjo strukturë socialklasore e popullsisë mbi 14 vjeç: Punëtor 9.9%, fshatarë e zejtarë të kooperuar 2.2%, fshatarë individualë 73.3%, zejtarë individualë 5%, elemente kapitalist 2.1%, intelektuatë 7.5%.110 Reformat ekonomike dhe politike u kryen paralel me reformën në fushën e arsimit dhe edukimit, të cilat kishin si vizion, “krijmin e njeriut të ri”, që do të thotë krijmi i një lloji “homo albanian”, si “homo sovjetik”, i cili nuk mendon me kokën e tij, por beson, flet dhe vepron vetëm brenda korrnizës së ideve të ideologjisë marksiste leniniste. Programi për instalimin e sistemit socialist, u shoqërua me krijmin e institucioneve shtetërore, të orjentuara, drejtuara dhe kontrolluara nga partia shtet.

I.2 Institucionet e sistemit të drejtësisë penale.

Sistemi i drejtësisë penale ishte mjeti me anë të të cilit, komunistët do të mbanin pushtetin dhe do të zbatonin të gjitha reformat ekonomike, politike dhe social kulturore. Prandaj, vëmendja e tyre ishte drejtuar drejt krijmit të instrumentave të drejtësisë penale qysh gjatë periudhës së Luftës. Organet gjyqësore dhe të shërbimit sekret, e kishin nisur veprimtarinë e tyre gjatë viteve të Luftës, ndonëse nuk kishin një bazë juridike të tyre dhe funksiononin si instrumenta të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, ose më sakt të Partisë Komuniste, të cilat kanë dhënë qindra dënime me ekzekutim.

Administrata e drejtësisë, sipas tabelës së roleve organike, të hartuar më 1 korrik 1944 përbëhej nga rreth 639 punonjës, ku përfshiheshin gjykatës, ndihmës gjyqtarë, prokurorë, ftuesa, sekretarë dhe ndihmës sekretar, të të gjitha shkallëve të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në

109 Hoxha,E. Vepra vëll.14,fq28. Cituar prej Prof dr.V.Misja ,Y.Veisiu,Doc.A.Bërxolli ne Popullsia e Shqipërisë, 1987,Tiranë 110 Ekonomia Politike, Botim i Akademisë së Shkencave të RPSSh,Tiranë 1981

Page 13: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

43

tabelën që vijon jepet një pasqyrë e saktë e roleve, gradave dhe organikës së administratës së drejtësisë në korrik 1944.111

Grupi Grada Pozicioni në administratën e drejtësisë Organika Paga Shenime A II Kryetar i Diktimit

Prokuror i Përgjithshëm i Diktimit Këshilltar i Përhershëm

4 800 fr.sh Andrea Saatçi Kryetar Salim Luniku Prokuror Hasan Dosti Kryetar

V Këshilltar të Diktimit, Ndihmës Prokuror i Përgjithshëm

13 600

VI Kryetar gjykate, Prokuror shteti 29 400-475 VII Gjyqtare të klasit pare, Ndihmës prokuror

shteti 20 325-375

VIII Gjyqtarë të klasit të dytë 38 260-300 IX Gyqtarë paqtues të klasit Parë 23 180-200 X -XI Gyqtarë paqtues të klasit dytë dhe ndihmës

gjyqtarë 69

B VIII Kryesekretarë gjyqsor 7 300-370 VIII Sekretare të parë gjyqsor 26 250-300 IX Sekretarë gjyqsor 83 200-250 X Ndihmës sekretarë dhe nënsekretare 221 180-200

C IX Ofiqarë gjyqsor të diktimit (ftuesa) 2 200-221 Ofiqarë gjyqsor të të klasit dytë (ftuesa) 16 170-180 Ofiqarë gjyqsor të të klasit tretë (ftuesa) 20 150-160 Ofiqarë gjyqsor të të klasit katërt (ftuesa) 35 130-140 Ofiqarë gjyqsor të të klasit pestë (ftuesa) 33 110-120

Shteti i ri komunist jo vetëm që nuk do të mbështetej në strukturate drejtësisë të mëparshme, por do ti shikonte ato si kundërshtarë dhe si të tilla do të ishin pjesë e rëndësishme e platformës për eleminimin e tyre. Punën për krijmin e administratës së re të drejtësisë dhe të institucioneve të saj, komunistët e filluan që në ditët e para të vendosjes së tyre në Tiranë. Madje edhe pa përfunduar Lufta, kudo në zonat e çliruara, Ushtria Nacionalçlirimtare në bazë të statutit dhe rregullores së këshillave nacionalçlirimtare, të aprovuar në Konferencën e dytë Nacionalçlirimtare, ja kalonte pushtetin këshillave nacionalçlirimtare, duke anulluar funksionimin e mëtejshëm të bashkisë, prefekturës, gjykatës, policisë, xhandarmërisë, komunës, financave,..etj. 112 Më datën 26 dhjetor 1944, me anë të “Qarkores” nr 2, Ministria e Drejtësisë, njofton të gjithë këshillat çlirimtare të prefekturave dhe n/prefekturave, për të krijuar seksione të drejtësisë provizore deri sa të ngrihen gjykatat e rregullta, të cilët me anë të masave provizore do të shqyrtojnë çështje që kanë karakter tepër të ngutshëm.113 Pranë këshillit të prefekturave, seksioni i drejtësisë do të kishte rolin e apelit, për shqyrtimin e vendimeve të seksioneve të n/prefekturave, kur palët nuk binin dakort. Çështjet penale, ishin vetëm në kopetencë të gjykatave ushtarake, ndërsa seksionet e drejtësisë, nuk e kishin atributin e vërtetë të një gjykate, pasi siç thuhet në qarkore, masa provizore e marrur nga një seksion drejtësie, nuk ja mohon të drejtën palëve që ti drejtohen më vonë gjyqit të rregullt, për rishqyrtimin e çështjeve.114 Në çdo seksion do të bënte pjesë një gjyqtar, i cili përveç aftësive profesionale duhet të ishte shquar edhe per mbështetje të lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare. Sistemi gjyqësor, si dhe institucionet e tjera të drejtësisë penale, do të zhyteshin në një anarki dhe krizë, për shkak të eleminimit të administratës së vjetër në mënyrë të menjëhershme dhe vështirsive për të plotësuar vendet e lëna bosh me profesionist.

111 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F.Ministria e Drejtësisë (515),V.1944 D 4, fl 20 112 Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945,Nje vështrim përmes dokumentave perendimore.AIIS 2012, fq92 113 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), Ministria e Drejtësisë (515), V.1944, D 2, fl.2 114 Po aty, dosja 2

Page 14: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

44

Një tabelë përmbledhëse mbi personelin e gjykatave ushtarake të vendit e hartuar nga seksioni juridik i Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacional Çlirimtare më 18 maj 1945, tregon që shumica e pozicioneve kryesore drejtuese ishin zëvendësuar me persona të cilët kishin qenë pjesmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare dhe një pjesë e konsiderueshme e pozicioneve janë bosh dhe është shënuar si alternativë që mund të emrohet ndonjë oficer besnik apo komisar.115 Gjykatat ushtarake u krijuan me ligjin nr 41 datë 14 janar 1945 të Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar116 dhe përbëheshin nga: Gjykatat Ushtarake të Korpusit pranë çdo Korp-Armate. Sipas nenit 4 të ligjit, këto gjykata gjykojnë të gjitha fajet penale të personave në teritoret ku zhvillohen operacione dhe kanë karakter të jashtë zakonshëm dhe të përkoheshem, deri sa të vendoset stabiliteti dhe qetësia në vend.117 Gjykatat Ushtarake të Krahinës së Korpusit, kanë karakter të përhershëm dhe janë:

1. Gjykatat Ushtarake të Korpusit të parë, zona e parë me këshillat gjyqësor të qarkut Tiranë, Shkodër Durrës, Elbasan, Kukës, Peshkopi

2. Gjykatat Ushtarake të Korpusit të dytë, Berat dhe të zonës së dytë me këshillat gjyqësor të qarkut Berat, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Kolonjë, Pogradec, Gjyqi ushtarak pranë Divizionit V dhe të VI.

Gjykatat Ushtarake të krahinës ushtarake të korpusit gjykonin kriminelët e luftës, aktet e armiqve të popullit, ushtarakët e prapavijave dhe robërit e luftës, ushtarakët e njësive të tyre, civilët të cilët kishin kryer vepra penale krime, para ose pas çlirimit, në se këto krime lidheshin me interest e lëvizjes Nacional Çlirimtare.118 Ligji parashikonte edhe rolin e prokurorit pranë gjykatës ushtarake, në hetimin dhe vlersimin e masës së sigurisë arrest me burg në marveshje me kryetarin e gjykatës. Në rastet e krimeve politike, prokurori duhej të informonte organet e Mbrojtjes së Popullit (më vonë u quajtën organet e sigurimit) dhe do të bënin hetimet së bashku. Per te krijuar nje ide me te qarte te denimeve qe jane dhene ne vitin 1945, nga Gjykata Ushtarake e Korpusit Tiranë dhe këshilli gjyqësor i qarkut Durrës, shikojmë tabelën që vijon.119

Lloj i denimeve

dhe numri i te

denuarve

Keshilli Gjyqësor

Qarkut Tirane

Janar Qershor

Keshilli Gjyqësor

Qarkut Durres

Janar Qershor

Gjykata Ushtarake Tirane

Janar-Qershor 1945 Qershor Dhjetor 1945

Numri i

vendimeve te dhena

49 55 178 828

Koha e kryerjes

se vepres

Para

Çlirimit

Pas

Çlirimit

Para

Çlirimit

Pas

Çlirimit

Para

Çlirimit

Pas

Çlirimit

Para

Çlirimit

Pas

Çlirimit

Vdekje,Varje ose

pushkatim

-

-

7 - 38 10 4 12

Burgim te

perjetshem

- 2 8 - 11 - 1 6

Burgim me 101 vjet

-

- - - - - - -

115 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 516, V.1945, D 15, fl.1 116Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 516, V.1945, D 9, fl.2 117Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 516, V.1945, D 17, fl.1 118 Po aty, dosja 17 119 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 516, V.1947, D 20, fl.9

Page 15: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

45

Burgim 20-30 vjet

burg

1 - 9 - 11 - 3 27

Burgim 15-20 vjet burg

- - 2 - 14 - 1 29

Burgim 10-15

vjet burg

- - 10 - 18 - 2 70

Burgim 5-10 vjet - - 11 9 34 27 1 408

Denim deri 5 vjet - 44 - - - - - -

Denim me

kondicion

- - - - 8 - - 94

Denim me gjobe - 4 - - - - 7 102

Humbje te

drejtave civile

dhe politike

- 1 - - 10 51

Pafajsi

- 17 9 1 26 5 - 32

Zbatimi i ligjit për krijmin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, hasi në vështirësi të mëdha që vinin së pari nga mungesa e gjykatësve të kualifikuar dhe nga angazhimi në detyrën e gjykatësve dhe të prokurorëve të ushtarakve të cilët ishin ngarkuar me detyra të tjera të përhershme. Problematika të mëdha u krijuan në lidhje me juridiksionin dhe kopetencën gjyqësore, për shkak të funksionimit të shumë gjykatave. Pas daljes së Ligjit nr 61 datë 17 maj 1945, për abrogimin e dispozitave ligjore gjatë okupacionit dhe pavlefshmërinë e vendimeve penale të dhëna gjatë asaj periudhe, ishte krijuar një çoroditje në organet e drejtësisë, të cilët në shumë raste nuk dinin se cilit ligj do ti referoheshin në kualifikimin e një vepre penale dhe në dhënjen e dënimit. Sipas një raporti të Seksionit Juridik të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të datës 5 korrik 1945, sistemi i ndjekur deri tani ka shkaktuar vonesa në gjykimin e çështjeve të kriminelëve të luftës, armiqve të popullit, ushtarakve dhe civilëve. Nëpër burgje janë grumbulluar të burgosur më shumë se kapaciteti mbajtës i tyre dhe janë krijuar vështirësi për ushqimin dhe mbajtjen e tyre.120

Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar me ligj nr.59 datë 17 maj 1945, miratoi Ligjin për organizimin e përkohshëm gjyqësor.121 Në këtë ligj sanksionohen disa parime të rëndësishme të drejtësisë, përcaktohen autoritetet që u përket administrimi i drejtësisë dhe fusha e veprimit të tyre. Pavarsia e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës dhe dhënjes së vendimeve ishte e sanksionuar në ligj. “Gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre janë të pavarur dhe udhëhiqen vetëm prej ligjës, ndërgjegjes së tyre dhe frymës së re demokratike”.122 Ligja sanksiononte edhe parime te tjera si barazia përpara ligjit, pa marrë parasysh, pozitën shoqërore, pasurinë dhe profesionin. “Të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjës dhe drejtësia jepet pa u marrë parasysh pozita shoqërore, pasuria dhe profesioni që kanë”.123 Të drejtën e mbrojtjes në bazë të ligjit dhe përdorimin e gjuhës shqipe,

120 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 516, V.1945, D 17, fl.2 121 Gazeta Zyrtare, nr.12, datë 22 maj 1945 122 Po aty, gazeta zyrtare, nr.12 123 Po aty, gazeta zyrtare, nr.12

Page 16: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

46

gjithashtu i garantonte ligji. Institucionet që ngarkoheshin nga ligji për dhënjen e drejtësisë ishin Gjykatat popullore, Gjykatat e Prefektures dhe Gjykata e Lartë. Juridiksioni për faje ushtarake rregullohej me ligj të veçanë. Pranë gjykatës së prefekturës ndodhej një përfaqësues i ligjës me titull prokuror i shtetit dhe pranë gjykatës së lartë prokuror i përgjithshëm. Gjyqtarët e emruar (të rendshëm) gradohen dhe transferohen me dekret të Kryesisë së Këshillit Nacional-Çlirimtar mbi propozimin e Ministrit të Drejtësisë. Gjyqtarët popullor zgjidhen në bazë të ligjës së posaçme. Në çdo qendër prefekture dhe në nënprefektura krijohen gjykatat popullore. Gjykatat popullore përbehen nga nje gjykatës i emruar dhe dy gjyqtarë popullorë në rolin e ndihmësit. Gjykatat popullore shqyrtonin çështjet civile deri në një kufi të caktuar dhe çështjet penale, kundravajtjet dhe vepra të cilat ndëshkohen me një dënim jo më shumë se 5 vjet me gjobë ose me ndëshkime të tjera përveç privimit të lirisë (neni 30). Gjykata e prefekturës gjykonte çështjet civile nga tre gjyqtarë, një të emruar dhe dy popullor dhe në çështjet penale me dy gjyqtarë të rendshëm(emruar) dhe tre popullor, dhe në këtë rast quhen gjykata kriminale. Gjithashtu ka të drejtë e rekursit apelor kundra vendimeve të gjykatave popullore. Në kryeqytet krijohet nje gjykatë e lartë, juridiksioni i së cilës shtrihet mbi gjithë Shqipërinë. Gjykata e Lartë ka një numër prej 8-10 antarëve dhe dy kryetar. Ligja ka parashikuar funksionimin e prokurorisë. ”Prokurori i shtetit është përfaqsues pranë autoritetit gjyqësor të ligjës së vënë prej popullit. Prokurorët e shtetit hierarqikisht varen nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë dhe të gjithë janë nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë”.124 Funksionarët e emruar të gjykatave shkallëzoheshin në bazë të gradave. Kryetarët e Gjykatës së Lartë dhe prokurori i Përgjithshëm mbajnë gradën e parë. Gradat renditeshin deri në të shtatën që ishin ndihmës gjyqtarët. Hierarkia e sistemit gjyqësor, ishte trashëguar nga periudha e monarkisë. Funksionarët e rendit gjyqsor, para se të fillojnë ushtrimin e detyrës së tyre duhet të betohen si vijon: “Betohem se do të jem besnik i Qeverisë Demokratike të Shqipërisë dhe pushtetit të popullit, se do të respektoj me besnikëri të gjitha ligjet e shtetit dhe se kam për të kryer si njeri i ndershëm dhe me ndërgjegje detyrat që më janë besuar”.125 Ligji ka parashikuar dispozita të veçanta në lidhje me sjelljen e gjykatësve dhe të personelit tjetër, të cilët i detyron si në detyrë dhe jashtë detyrës dhe në jetën private të sillen në mënyrë të pajtueshme me famën, nderin, dinitetin dhe prestigjin gjyqësor.126 Në kapitullin përjashtime dhe papajtueshmëri, ligji i përjashton gjyqtarët dhe punonjësit e tjerë të sistemit që të kryejnë funksione të tjera shtetërore, apo të merren me aktivitet privat, por nuk i ndalon të jenë antarë të kshillave të pushtetit. Me ligjin nr 60 datë 17 maj 1945, përcaktohet mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve popullor.127 Si të tillë zgjidheshin të gjithë personat që janë antarë i Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe që dinë të shkruajnë dhe lexojnë. Ata zgjidhen per një kohë të pacaktuar. Me këtë ligj, krijohen dy prej institucioneve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë penale, sistemi gjyqësor dhe prokuroria e shtetit. “Në përgjithësi, organizimi i gjykatave civile ka ndjekur atë të sistemit gjyqësor që ka ekzistuar para periudhës së pushtimit Italian”.128 Por, ky sistem nuk do të kishte jetë të gjatë, përshkak se sistemi i ri politik, kërkonte të kishte një kontroll absolute mbi drejtësinë.

Miratimi i Kushtetutës më 1946, solli nevojën e ndryshimit të ligjeve të miratuara më parë nga shteti komunist, për ti sjellë ato në frymën e kushtetutës. Kuvendi Popullor më 13.8.1946, miratoi ligjin nr 275 për organizimin gjyëqsor dhe në dhjetor 1946, miratoi ligjet nr 368 dhe 369, për organizimin dhe kompetencën e gjykatave ushtarake dhe mbi prokurorinë

124 Po aty, gazeta zyrtare, nr.12 125 Po aty, gazeta zyrtare, nr.12 126 Po aty, gazeta zyrtare, nr.12 127 Po aty, gazeta zyrtare, nr.12 128 Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945.Një vështrim përmes dokumentave perendimore.AIIS, 2012, fq.72

Page 17: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

47

ushtarake të ushtrisë kombtare të Republikës Popullore të Shqipërisë. Sipas këtij ligji organet e drejtësisë në ushtrinë kombëtare janë:

1 Gjykata e Lartë ushtarake

2 Gjykata Ushtarake e Divizioneve

3 Gjykata Ushtarake e Mbrojtjes së Popullit

4 Gjykata Ushtarake e Marinës

5 Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës

6 Gjykata Ushtarake e Zonës Ushtarake të Shkodrës.129

Detyra e ketyre gjykatave ishte mbrojtja e rendit të vendosur në ushtri dhe sigurimit të shtetit. Përcaktohej pavarësia e gjykimit dhe gjykatave. Oficerët gjykoheshin në shkallë të fundit dhe të parë vetëm nga Gjykata e Lartë Ushtarake e cila gjykon në shkallë të dytë mbi bazën e ankimimit kundra vendimeve të të gjitha gjykatave ushtarake të ulta. Vendimet me vdekje të dhëna nga gjykatat ushtarake të ulëta nuk mund të ekzekutohen pa miratimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake. Personeli i gjykatave ushtarake përbëhej nga oficerë të ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Kompetenca e gjykatave ushtarake ishin fajet penale të personave ushtarak, si dhe fajet penale të personave civil, kur synojnë në dobsimin e mbrojtjes kombtare dhe në nxjerrjen e sekreteve, apo kur janë kryer në zonat e operacioneve ushtarake.

Prokuroria ushtarake parashikohej në ligj si organ i Komandantit Suprem te Forcave të Armatosura që ka për qëllim të mbrojë rendin juridik dhe të bëjë ndjekje penale kundra veprave penale në Ushtrinë Kombëtare.130 Prokuroria ushtarake ishte ngritur sipas ndërtimit të gjykatave ushtarake. Emrimi dhe lirimi i prokurorit ushtarak dhe të prokurorëve të tjerë bëhej me urdhër të Komandantit të Forcave të Armatosura.

Organizimi i drejtësisë i është nënshtruar ndryshimeve të vazhdueshme, të cilat në thelb kishin forcimin e shtetit të diktaturë së proletariatit dhe të luftës së klasve kundër kundërshtarëve të regjimit. Në qershor 1951, Kuvendi Populor e ndryshoi përsëri ligjin mbi organizimin gjyqësor. Në dispozitat e përgjithshme të ligjit theksohet se si kundër sanksionohet në nenin 79 të Kushtetutës, drejtësia në Republikën Popullore të Shqipërisë, jepet nga Gjykata e Lartë, gjykatat popullore dhe gjykatat ushtarake. Në ndryshim nga ligjet e mëparshme ky e thekson më shumë frymën klasore dhe politike, gjë që shprehet direkt ne nenin 2 mbi misionin e drejtësisë, ku thuhet se ka për detyrë të mbrojë nga çdo cënim organizimin shoqëror dhe shtetëror në Republikën Popullore të Shqipërisë të vendosur me kushtetutë, sistemin socialist të ekonomisë dhe pasurinë socialiste.131 Gjykata me anë të veprimtarisë së saj, edukon shtetasit në frymën e dashurisë për atdheun dhe ndaj socializmit, i mëson të zbatojnë ligjet dhe të ruajnë pasurinë socialiste… .132 Ky ligj solli disa ndryshime në organizimin dhe mënyren e zgjedhjes dhe të emrimit të gjykatësve. Kështu kryetarin e gjykatës ushtarake dhe gjykatësit nuk e zgjidhte më Komandanti Supreme i Forcave të Armatosura, por nga Kuvendi popullor me nje mandat 4 vjeçar.

Në strukturën e sistemit të drejtësisë penale, instrumentat më të fuqishëm, më autoritar, më të frikshëm dhe më shtypës, kanë qenë strukturuar brenda Ministrisë së Punëve të

129 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 516, V.1946, D 20, fl.9 130 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 516, V.1946, D 20, fl.11 131 Fletore zyrtare, nr.20, date korrik 1951 132 Po aty, Fletore zyrtare

Page 18: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

48

Brendshme. Autoriteti i kësaj ministrie arriti pikat më të larta gjatë drejtimit të saj nga Koçi Xoxe, ku kishte arritur një kontroll absolut mbi të gjitha institucionet e tjera shtetërore dhe mbi vetë Partinë që e kishte krijuar. Institucionet kryesore përbërse të sistemit të drejtësisë penale, perveç gjykatave dhe prokurorisë të cilat konsideroheshin të pavarura, ishin strukturuar brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, Policia Popullore, burgjet dhe kampet dhe hetuesia e cila pas vitit 1983, krijohet si institucion i pavarur.

Misioni kryesor i institucioneve të drejtësisë penale ishte mbrojtja e shtetit dhe si rrjedhim ato kishin karakter etatist dhe zyrtarisht janë njohur si organe të diktaturës së proletariatit, pra organe që kanë funksion dhune dhe shtypje. Ky funksion përcaktonte politikën kriminale dhe luftën juridiko-penale, si formë kryesore të luftës kundër kriminalitetit, të bazuar në dënimin penal dhe masat e tjera shtrënguese.133 Që në ditët e para të hyrjes në Tiranë, Qeveria e Përkohshme Demokratike, krijoi Divizionin e Mbrojtjes së Popullit, në të cilin ishin përfshirë pjesa më besnike e luftëtarëve të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. “ ..një nga divizionet që dikur ishte pjesë e ushtrisë , është organizuar dhe stërvitur si forcë e policisë. Për kryerjen e detyrave të tij Divizionit të Popullit i vjen ne ndihmë edhe ushtria”134 Ky mekanizëm, i cili mbante një emër joshës që i shkonte përshtat kohës së përmbysjeve revolucionare, ka shërbyer për asgjësimin me dhunë, ekzekutimin dhe burgosjen e të gjithë kundërshtarëve të regjimit komunist si dhe për nënshtrimin e krahinave të tëra të vendit, për ti hapur rrugën shtrirjes së pushtetit komunist. Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, ishte para ardhës i Sigurimit të Shtetit dhe organi kryesor me anë të cilit udhëheqja komuniste mbajti pushtein të pandarë me asnjë parti tjetër dhe arriti të eleminonte në mënyrë të drejtë përdrejtë ose pas shpine të gjithë individët apo grupet që mendohej të ishin kundërshtarë të saj. Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, mbulonte disa fusha të posaçme siç ishin kontrolli politik i antarëve të partisë, zbulimin dhe spiunazhin, propogandën dhe çensurën, ruajtjen e personaliteteve si dhe kampet e burgjet, e cila nihej ndryshe si drejtoria e dhjetë. Sigurimi i shtetit kishte për objekt zbulimin dhe hetimin e krimeve kundër shtetit dhe bashkëpunonte ose jo me organe të tjera të procedimit penal si prokuroria apo policia. Shumicën e çështjeve që hapte sigurimi i shtetit i dërgonte vetë në gjyq. Në maj të vitit 1945 u bë riorganizimi i strukturave ushtarake dhe u krijua Policia Popullore. Funksionet e policisë u përcaktuan në nenin 4 të Ligjit 114, datë 30 gusht 1945, ku thuhej: “Policia garanton sigurimin personal të qytetarëve, ruan pasurinë private e shtetërore, … mban rregullin dhe qetësinë publike, rregullon qarkullimin, mbron higjenën publike, bën shërbime në burgje dhe ndalon çdo lloji krimi”.135 Pas miratimit të Kushtetutës, u rimuar në shqyrtim edhe ligji mbi organizimin e policisë dhe me 9 shtator 1946, me Ligj nr 371 u ndyshua mënyra e organizimit dhe funksionimit të policisë. U krijua Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me disa degë si organizimi, krimet, rendi publik, administrata, financa, burgjet, policia rrugore, mbrojtja nga zjarri, pasaportat dhe seksioni i shkollave. Policia u organizua në nivel prefekture dhe nënprefekture, me seksione dhe nënseksione. Në shtator të vitit 1947, policia kishte një efektiv prej 4518 punonjës, nga të cilët 3923 polic, 488 nën officer dhe 126 oficerë.136

Në dhjetor 1944, me urdhër të Qeverisë së Përkohshme Demokratike u hap në Tiranë Burgu nr 5, në të cilin u izoluan personat e etiketuar armiq të popullit. Burgjet dhe kampet, nga dhjetori 1944 deri në maj 1945 siguroheshin nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit dhe pas kësaj kohe, personat që janë proceduar për vepra ordinere janë vënë nën administrimin,

133 Ismet Elezi, Vasilika Hysi, Politika Kriminale, PEGI, Tiranë 2006, fq 64 134 Bernd Fischer, Shqipëria 1943-1945.Një vështrim përmes dokumentave perendimore.AIIS, 2012, fq.63 135 Shkëmbi,H. Historia e Policisë, Tiranë,1996, fq.106 136 Po aty, Historia …. fq.109

Page 19: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

49

drejtimin dhe sigurimin e Policisë Popullore, ndërsa ata të cilët procedoheshin për vepra politike, kanë qenë nën juridiksionin e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, pra të sigurimit dhe të gjykatave ushtarake. Gjatë gjithë regjimit komunist burgjet kanë qenë të strukturuara brenda drejtorisë së policisë në nivel qendror dhe vendor dhe janë konsideruara zyrtarisht institucione ushtarake dhe jo një shërbim publik, nën administrimin civil. Në mbledhjen e 14 –të Seanca e parë e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të mbajtur më 05.11.1945 ora 15, nën kryesinë e Dr. Omer Nishanit, është diskutar projekt ligja mbi amnisti dhe falje të krimeve ordinere të kryera deri në ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Gjithë debati është sjellur rreth datës deri kur do të shtrihet amnistia, pasi në projekt ishte prpopzuar data 17 nëntor si çlirimi i kryeqytetit, duke u argumentuar se dita e çlirimit të kryeqitetit është dita e çlirimit të vendit. Me shumicë votash projekti u ndryshua duke u shtrirë deri në datën 28 nëntor, ditë e çlirimit të vendit.137 Ish Ministri i Drejtësisë Manol Konomi shpjegon gjatë diskutimeve në përgjigje të disa pyetjeve se qëllimi i kësaj ligje është të falet një pjesë e vogël dhe kjo bëhet nga nevoja për të mos mbushur burgjet.138 Qeveria e re kishte plane për arrestime masive të kundërshtarëve të saj, prandaj i nevoitei një numër i madh burgjesh e qelish. Në vitet e para jo vetëm që u mbipopulluan burgjet ekzistuese, por mjaft ndërtesa të tjera si kisha, konvikte, shkolla, ambjente komunitare etj u kthyen në burgje. Për gjatë viteve 1944-1952, vetëm në qytetin e Shkodrës u hapën 9 burgje të cilët ishin, burgu i Madh i Prefekturës, i cili u mbyll më 1962, burgu në Kuvendin e Fretërve 1945-1949, burgu i Gestapos 1944-1954, burgu në shkollën Skënderbeg 1945-1951, burgu në Kuvendin e Murgeshave Sileziane 1945-1950, burgu në shtëpinë e Fasli Ademit 1945-1990, burgu në shtëpinë e Bristolit 1945-1950.139

Statistikë mbi kapacitetin e burgjeve më 1 janar 1951140

N/R Burgjet Kapaciteti Gjendja në fakt Mbi kapacit

1 Tirana Politik 287 902 615

Ordiner 191 873 722

2 Elbasani Politik 163 216 53

Ordiner 118 324 206

3 Korça Politik 221 353 132

Ordiner 91 487 396

4 Vlora Politik 211 130 81

Ordiner 102 544 442

137 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. 489(Presidiumi i Kuvendit Popullor) V.1945, D.108 138 Po aty, dosja 108 139 Musta, A. Burgjet e Diktaturës Komuniste në Republikën e Shqipërisë, Tiranë, 2005 140 Ibid, po aty

Page 20: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

50

5 Shkodra Politik 256 565 309

Ordiner 265 564 309

6 Durrësi Politik 149 97 -52

Ordiner 176 308 132

7 Berati Ordiner 216 487 273

8 Gjirokastra 351 735 384

9 Burreli Politik 228 581 353

Shuma 3005 7168 4163

Periudha nga viti 1944 deri më 1952, është karakterizuar nga metoda të ashpra e represive të organeve të drejtësisë penale, kundër popullsisë për të realizuar objektivat e komunistëve për vendosjen dhe konsolidimin e pushtetit. Përdorimi i dhunës, torturave, konfiskimet, madje ekzekutimet dhe terrori ishin metoda të përdorura gjërësisht veçanërisht nga organet e sigurimit. Në raportin e degës së kampeve dhe të burgjeve që analizon punën e vitit 1950, përveç “arritjeve” nënvizon se ndaj të dënuarve janë ushtruar tortura si: Të dënuarit janë lidhë me tela në duar dhe këmbë dhe janë varur me kokë poshtë. Janë lidhur pas shtyllave, në shi dhe në diell. Janë ngarkuar me pesha të rënda, madje kanë mbajtur dhe policët në kurriz gjatë rrugës për në frontin e punës për të kaluar kanale ose përrenj. Të dënuarve u është ndaluar ushqimi dhe uji dhe janë rrahur me dru, i kanë detyruar të kalojnë normën me forcë dhe janë izoluar me kohë të gjatë në biruca duke qenë të lidhur me zinxhir të rëndë.141 Torturat dhe ndëshikmet arbitrare më çnjerzoret janë përdorur gjërësisht në ambjentet e paraburgimit kundër të ndaluarve dhe të arrestuarve nga organet e sigurimit të shtetit dhe hetuesia. Qëllimi i përdorimit të torturave dhe i dhunës psikologjike e fizike të përdorur në ambjentet e paraburgimit, ishte së pari për ti detyruar të arrestuarit që të pranonin akuzat, ashtu siç i kishin montuar vetë hetuesit. Pozita e të arrestuarve bëhej më e vështirë për mungesë të mbrojtjes ligjore. Ligjet e aprovuara me dekretet e vitit 1946,1950,1953, përcaktonin statusin e avokatit dhe ushtrimin e profesionit të tij. Avokatët grupoheshin në kolegje, të cilat supervizoheshin nga Ministria e Drejtësisë. Në gjyqet politike mundësitë për të mbrojtur klientët ishin ekstremisht të kufizuara. Avokatëve me ligj ju kërkohej që të informonin lidhur me klientët e tyre, madje edhe mund të thirreshin për të dëshmuar kundër tyre. Në nenin 16 të dekretit nr 1601 të vitit 1953 “Mbi avokatinë” theksohet: “Avokati është i detyruar të ruajë sekretin profesional. Megjithatë, avokati detyrohet që të informojë autoritetet shtetërore në se vihet në dieni gjatë ushtrimit të profesionit të tij, lidhur me veprimtari e cila përbën krim kundër shtetit, sipas neneve 64 deri 75 dhe 83 të Kodit Penal”.142 Avokatët e ushtronin profesionin e tyre nën një presion të pa imagjinueshëm jo vetëm nga pengesa artificiale që nxirreshin nga administrata e burgjeve, hetuesit dhe punonjësit e degëve të punëve të brendëshme e sigurimit, por edhe nga kufizimet ligjore. Në raportin e Këshillit të Ministrave me 27.08.1956 mbi kriminalitetin dhe veprimtarinë e gjyqësorit thuhet

141 Po aty, dosja 9 142 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. Prokuroria e Përgjithshme (492), D.37, V.1960

Page 21: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

51

se në gjithë Republikën ishin afërsisht 140 avokat “shumica dërmonjëse e tyre janë elementë me kulture të shkollave borgjeze dhe me mjaft mbeturina nga e kaluara”143. Vitet e para të ardhjes në pushtet të komunistve u pasuan nga një sulm i përgjithshëm kundër të gjitha grupeve të popullsisë të cilat konsideroheshin kundërshtare të regjimit komunist, si “klasat shfrytëzuese”, tregtarët e pasur, intelektualët, punonjësit e administratës së mëparshme, përfaqësuesit e klerit dhe veçanërisht personat apo grupet shoqërore të akuzuar nga regjimi komunist si bashkëpuntor me okupatorin. Qëllimi i goditjes dhe represionit ishte nënshtrimi total i popullsisë dhe detyrimi i tyre me forcë për të mbështetur politikat dhe programin e komunistëve dhe rekrutimi i fuqisë punëtore për punë të detyrueshme në sektorët më të vështirë të vendit, si minjera, këneta, hapje rrugësh etj, ku ishte vështirë të mbuloheshin nga punëtorët e lirë.

Bazuar në një raport mbi kriminalitetin në Shqipëri gjatë viteve 1945-1957144, të bërë nga prokuroria e pergjithshme rezulton të ishin kryer 109111 procedime penale vetëm për krime ordinere. Këto shifra nuk përfshinë krimet kundër shtetit, për të cilat mungojnë të dhënat zyrtare gjatë viteve 1944-1948, ndërsa gjatë viteve 1948-1957 ishin kryer 4198 procedime penale për krime kundër shtetit. Në një farë mase kjo situatë represive pranohet edhe nga organet kryesore të drejtësisë, të cilën, mundohen ta justifikojnë me disa faktorë konkret si, mungesa e bazës ligjore të sistemit të drejtësisë penale. “Politika dhe kriteret e procedimit penal kanë qenë të dobëta dhe të pa përcaktuara mire dhe për mungesë të Kodit të Procedurës Penale”.145 Kodi Penal dhe i Procedurës penale, nuk kanë qenë miratuar deri në vitin 1952. Shumë akte të tjera që kishin të bënin me detyrat konkrete, juridiksionin, mënyrën e funksionit dhe të organizimit të institucioneve të drejtësisë penale mungonin. Ndryshimet e shpeshta të akteve ligjore kishin sjellë si rezultat mos njohjen e tyre dhe mungese kualifikimi të punonjësve. Gjithë administrate e vjetër e sistemit të drejtësisë u zëvendësua me punonjes militant dhe besnik të partisë komuniste, por që nuk kishin as eksperiencë dhe as njohuritë minimale juridik. Për ilustrim të nivelit të profesionalizmit në prokurorinë e përgjithshme dhe vendore, mund të themi se nga 149 punonjës gjithsej që ishin në detyrën e prokurorit, 52 ishin me arsim fillor dhe 53 me arsim unik, pra 5 klasë.146 Sigurisht që drejtësia e dhënë prej tyre ishte e kompromentuar, për shkak të nivelit profesional, por edhe për shkak të integritetit, sepse ata ishin nën urdhërat e drejtuesve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të sigurimit dhe të drejtuesve të partisë. Nje faktor tjetër i ashpërsimit të veprimtarisë së sistemit të drejtësisë gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe acarimi tej mase i luftës së klasave si dhe i përpjekjeve intensive të forcave opozitare brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e shteteve perendimore për rrëzimin e komunistëve nga pushteti. Nga Prokuroria e Përgjithshme, komentohet se kemi patur shumë krime dhe në të gjitha drejtimet. Ka qenë një periudhe e ashpërsimit të luftës së klasave brenda vendit dhe e përpjekjeve të agjenturave të huaja për përmbysjen e pushtetit. Janë zbuluar organizata spiunazhi, sabotimi dhe diversion. Në raport përmenden grupi i Maliqit, grupi i deputetëve, Et’hem Cakos, Alush Lleshanakut dhe procesi i aktit terrorist në ambasadën ruse .147 Në politikën e dënimeve për vepra ordinere, analizohet nga Prokuroria e Përgjithshme se ka patur tejkalime. Vetëm gjatë vitit 1949 ishin proceduar 4095 persona për shkelje të ligjit 373 datë 12.12.1946 “ Per ndjekjen e tregtisë së ndaluar, spekullimit e sabotimit ekonomik”. Në vitin 1950 për mosdorzim detyrimesh ishin dënuar 1600 vetë dhe për thyerje të disiplinës në punë në vitin 1951 ishin

143 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. Këshilli i Ministrave (890), V.1956, D.64, fq.28 144 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1960, D.37 145 Po aty, dosja 37 146 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. Këshilli i Ministrave (890), V.1956, D.64, fq.28 147 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1960, D.37

Page 22: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

52

dënuar 1552 persona. 148

Dënimet me vdekje gjatë kësaj periudhe kanë qenë të larta dhe në mjaft raste pa procedurë të rregullt dhe pa të drejtë apelimi. Kjo dokumentohet edhe nga një qarkore sekret e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Ushtarake drejtuar Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës datë 26.11.1947, ku thuhet: : “ …Në gjyqet që do të zhvilloni duhet të kufizoni dënimet kapitale, do ta jepni këtë dënim vetëm në rast se është tepër serioze. Bën përshtypje të keqe kjo masë kaq e rreptë, prandaj shikojeni mirë këtë punë, mos u kënaqni kur jepni vetëm dënim kapital. Denimet kapitale duhet të jepen të rralla dhe me vend”.149 Të dhënat e paraqitura mbi dënimet dhe arrestimet gjatë periudhës 1944-1952 ne vendin tonë, e kundërshtojnë përfundimin e nxjerrë nga disa studjues të historisë së Shqipërisë se gjatë viteve 1949-1952, organet e drejtësisë patën nje periudhë oportunizmi ose zbutje.150 Mendojmë se goditja ndaj organeve të drejtësisë, ishte më tepër një justifikim, i sulmeve që drejtoheshin kundër personaliteteve të caktuara brenda piramidës së udhëheqjes, për shkak të raporteve dhe grupazheve, se sa oportunizmi dhe zbutja e dënimeve nga këto organe. Dënimet e dhëna gjatë periudhës 1944-1952, shënojnë shifrat më të larta gjatë gjithë sundimit komunist dhe janë shumë më të larta se dënimet gjatë periudhës 1939-1944. Udhëheqja e lartë e partisë, ja ka faturuar ekzekutimet dhe dënimet arbitrare të shtetasve, Koçi Xoxes. Por gjyqi i zhvilluar në vitin 1949, me gjithë përpjekjet për të mos nxjerrë të vërtetën, dëshmoi se krimet e kryera nga shteti komunist, nuk mbanin vetëm firmën e Koçi Xoxes, por për to jo vetëm kishte dieni udhëheqësi kryesor Enver Hoxha, por shumica ishin të urdhëruara prej tij. Kjo periudhë, është konsideruar periudhë terrori edhe nga udhëheqës më të lartë të shtetit si Omer Nishani. Në një bisedë me ambasadorin rus në Tiranë, ai i spjegon: “Puna kishte arritur deri aty, saqë njerëzit nuk ishin të sigurtë në veten e tyre, çdo njeri përgjohej, njerëzit nuk donin të takoheshin me miqtë dhe të njohurit e tyre, nga frika se mos ngjallnin dyshime nga ana e policisë së kudondodhur të Koçi Xoxes. Tani nuk është sekret që organet e sigurimit të shtetit dhe Koci Xoxe nuk i respektonin ligjet, ata kishin harruar kushtetuten. Pa ngritur kurrfarë akuzash, njerëzit i rrasnin nëpër burgje, i mbanin atje dhe pa gjyq dhe pa ju bërë hetimin për muaji të tërë, i rrihnin”151 . Fakti që edhe pas vitit 1949, ndjekjet, burgosjet dhe internimet kanë patur ngritje, tregon se përgjegjës për krimet dhe shkeljet e të drejtave nuk mund të ishte një njeri i vetëm, aq më tepër kur ai ishte në rol të dytë.

148 Po aty, dosja 37 149 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH), F. Gjykata e LartëUshtarake (516), V.1947, D.21 150 Dyrmishi,D. Goditjet e organeve të drejtësisë dhe dënimi i Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut (1949-1952),Studime Historike, nr.1-2, viti 2007, botim i Institutit të Historisë. 151 Lauka, I.; Ymeri,E. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, bot. Toena 2007 Tiranë, fq.186

Page 23: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

53

I.3 Gjyqet politike speciale

Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar me datën 15 dhjetor 1944, ngriti në Tiranë gjykatën speciale për gjykimin e kriminelëve të luftës dhe të bashkëpunëtorëve të armikut.152 Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në të gjitha vendet u hapën procedime penale kundër personave shkaktarë të luftës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Gjatë këtyre proceseve nuk pati një standart lidhur me fajsinë dhe përgjegjësinë e personave të akuzuar, por diku u dënuan persona edhe për një sjellje të pa rëndësishme dhe pa pasoja, ndërkohë që diku tjetër nuk u dënuan edhe drejtues të lartë të ushrive. Gjithashtu ndryshime të ndjeshme u vunë re edhe në shpejtësinë e gjykimeve, disa vende i kryen me shpejtësi ndërsa vende të tjera e kanë vazhduar procesin e hetimit dhe të dënimit të krimeve të luftës, deri në vitet 80. Të gjitha proceset gjyqësore të zhvilluara gjatë regjimit komunist në vendin tonë, janë kryer me shpejtësi, pavarsisht nga komplikimi në vërtetimin e akuzave dhe nuk bën përjashtim edhe ai i ngritur kundër të cilësuarve kriminel lufte dhe bashkëpunëtor me fashizmin, i cili u krye brenda pak muajve.

Në mars, prill 1945 u zhvillua gjyqi special në Tiranë kundër 60 personaliteteve, të akuzuar si “kriminel lufte dhe bashkëpunëtor me fashizmin”, nga të cilët u dënuan me ekzekutim 17 personalitete, të cilët kishin mbajtur detyra të larta në institucionet shtetërore gjatë Luftës dhe kishin luajtur rol të rëndësishëm në politikën shqiptare në gjysmën e parë të sh. XX. Antarët e trupit gjykues të drejtuar nga Koçi Xoxe nuk kishin kualifikim në fushën e drejtësisë, por ishin pjesmarrës në Ushtrinë Nacional Çlirimtare me detyra të ndryshme dhe besnikë të Partisë Komuniste. Kështu vendimi ishte i paravendosur dhe nuk u çmua asnjë nga provat e palës mbrojtëse dhe të të akuzuarve. Kryetari i gjyqit special Koçi Xoxe, eshtë shprehur përpara trupit gjykues në shkurt 1949, kur ishte vënë në bankën e të akuzuarit, se vendimet janë marrë nga Byroja Politike dhe se në shumë vendime të tjera ai është konsultuar me komandantin (E.Hoxhën)153 Lista e personave që shteti komunist i kishte cilësuar si kriminel lufte dhe bashkëpunëtor të fashizmit, ishte shumë më e gjatë dhe për këtë i kishte dërguar një letër Komisionit Ndërkombëtar për Zbulimin e Krimeve të Luftës me qendër në Londër për kthimin e 42 personave të arratisur. Siç dihet kjo kërkesë nuk mori asnjë herë përgjigje pozitive për shkak të instalimit të diktaturës në vend dhe të dyshimit për një proces të rregullt gjyqësor. Me 14prill 1945 u pushkatuan 154:

152 Historia e Shqipërisë vëllim IV, bot. i Akademisë së Shkencave të RPSSh. Tiranë 1983. 153“ Në mbrëmjen e 17 nëntorit”, botuar në gazetën Shekulli, 16 prill 2011 154 Aliko, T. - Antologji e krimeve te komunizmit, botim i QSHRT. Tiranë, 2009

Page 24: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

54

Qeli burgu në burgun e Burrelit

Page 25: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

55

1. Feizi Alizoti 2. Javer Hurshiti 3. Kol Tromara 4. Kostadin Kote 5. Hilmi Leka 6. Reshit Merlika 7. Ismail Golemi 8. Tahsim Bishqemi 9. Terenc Toçi 10. Zef Kadareja 11. Shyqyri Borshi 12. Beqir Valteri 13. Bahri Omari 14. Dik Cani 15. Aqif Përmeti 16. Daut Çarçani 17. Gustav Mirdashi

Ligjet për organizimin e sistemit gjyqësor, nuk kanë parashikuar ngritjen e gjykatave speciale. Në Kushtetutën e vitit 1946, në dispozitën nr. 79, paragrafi i fundit parashikonte se mund të ngriheshin gjykata speciale për çështje të veçanta.155 Cilësimi i disa gjyqeve si speciale, nuk ka ardhur mbi bazën e një akti ligjor, për ngritjrn e gjyjkatave speciale, por për shkak të rëndësisë dhe rolit që kanë luajtur në jetën e vendit, të akuzuarit për krime politike. Vetëm gjyqi kundër të akuzuarve për krime lufte është zhvilluar nga një gjykatë speciale, ndërsa të gjitha gjyqet e mëvonshme politike janë zhvilluar nga gjykatat ushtarake.

Me 3 korrik 1946 Gjykata e Lartë Ushtarake dënoi me vdekje me pushkatim përfaqësuesit dhe drejtuesit kryesor të organizatës Bashkimi Demokrat. U arrestuan 37 shtetas dhe u dënuan me vdekje 9, të tjerët me dënime të rënda.156

1. Sami Qeribashi 2. Qenan Dibra 3. Mehmet Beshiri 4. Xhahit Koka 5. Mahmut Meniku 6. Shaban Balla 7. Ali Kavaja 8. Hivzi Gole 9. Talat Drini

Thimi B.Bare, një sudjues i periudhës komuniste, në monografinë ”Provokacione

dhe komplote kundër Republikës Popullore të Shqipërisë në vitet 1945-1956” të botuar më 1966, i bazuar kryesisht në dosjet hetimore të prokurorisë dhe të sigurimit të shtetit si dhe në shtypin e përditshëm ka pasqyruar në vija të përgjithshme aktivitetin dhe organizimin e opozitës shqiptare. Autori shkruan se në shkurt 1945 në shtëpinë e Shefqet Bejës në Tiranë ishte krijuar një organizatë klandestine që u quajt

155 Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë, viti 1946 156 Aliko, T. vepër e cituar, fq.56

Page 26: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

56

grupi i “Deputetëve” i përbërë nga Shefqet Beja, Tefik Deliallisi, Selaudin Toto, Selim Kokolari, Kol Kuqali, Hysen Karbunara dhe Sheh Karbunara, që kishte qëllim të përmbyste pushtetin popullor. Në mars 1945 në këtë grup u përfshinë Gjergj Kokoshi, Musine Kokolari, Suat Asllani, Cen Elezi, Faik Shehu etj.157 Gjithnjë sipas këtij autori ekzistonin tre grupe, grupi i rezistencës me kryetar Sami Qeribashin, grupi monarkist me kryetar Qenan Dibrën dhe grupi socialdemokrat me kryetare Musine Kokolarin. Në nëntorin e vitit 1945 në shtëpinë e Ali Kavajës në Tiranë, u bë bashkimi i grupit të rezistencës, të përfaqësuar nga Sami Qeribashi, Shaban Balla, Ali Kavaja, Profi Çoka me grupin social demokrat, Musine Kokolari dhe grupin monarkist, Qenan Dibra, Mehmet Beshiri, Reiz Hoxha në një organizatë që u quajt “Bashimi demokratik”. Sipas opinionit tonë burimet e përdorura nga autori në fjalë lënë për dyshim, në aspektin e kapjes dhë të analizës së provave për veprimtari kundër pushtetit popullor dhe per organizimin e tyre, të cilat në shumicën e rasteve fabrikoheshin nga sigurimi i shtetit apo hetuesia. Glorifikimi dhe manipulimi me grupe të organizuara dhe organizata kundër pushtetit popullor shërben më tepër për të justifikuar dënimet barbare të dhëna nga gjykatat e regjimit komunist dhe për të treguar para opinionit “forcën e pushtetit popullor”. Gjatë gjithë ekzistencës së tij shteti komunist ka punuar me një strategji konkrete për të forcuar unitetin e popullit rreth udhëheqjes së tij si garanci për tu mbrojtur nga armiq të jashtëm e të brendshëm, të cilët s’bëjnë asgjë tjetër veçse mendojnë dhe punojnë për të rrëzuar komunistët shqiptar nga pushteti.

Një tjetër ngjarje që përfundoi në mënyra tragjike për shumë pjesmarrës dhe mbështetës të saj ishte kryengritja e Postribës ne fundin e vitit 1946 dhe fillimin e 1947. Përveç ekzekutimeve pa gjyq gjatë operacionit për shtypjen e kryengritësve të bëra nga forcat e ndjekjes, u dhanë disa dënime me vdekje. Në vitin 1946 gjykata dha dënime me vdekje me varje ne litar dhe pushkatim, perveç denimeve me burgim per të ashtëquajtrin grupi i sabotatoreve të tharjes së kënetes së Maliqit. U dënuan me varje ne litar Inxh. Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri. U dënuan me pushkatim inxh.Vasil Mane, bashkeshortja e tij Zyraka Mane, Enxhenio Staturo dhe Mirush Përmeti. Sipas akuzave të ngritura nga organet e hetuesisë dhe të sigurimit, më 10 korik 1945 ishte krijuar organizata “Tekniko-sabotatore”me kryetar Harry Fultzi, Beqir Çelën, Kujtim Beqirin, anëtar Lory Post, Abdyl Sharra, Selaudin Toto, Riza Alizotin në Kuçovë dhe Sulo Klosin në Rubik. Sipas trillimeve të sigurimit këta persona ishin rekrutuar si agjentë amerikan shumë kohë përpara. Riza Alizoti akuzohej se ishte rekrutuar si agjent amerikan që në vitin 1931. Këto dënime ishin në kuadrin e fushatës antiamerikane dhe të eliminimit të shumë studentëve të shkollës teknike amerikane në Shqipëri të cilët shiheshin si “agjent të amerikës” të cilët mund të përdoreshin kundër pushtetit komunist nga amerika, ose ndonjë vend tjetër perendimor.

Në shtator të vitit 1947 u zhvillua gjyqi i deputetëve i cili dënoi me vdekje varje në litar tre intelektualë: Shefqet Beja, Riza Alizoti, dhe Sulo Klosi. U dënuan me pushkatim 13 intelektualë 158:

1. Sheh Karbunara 2. Enver Sazani 3. Selaudin Toto

157 Bare,Th.- Provokacione dhe komplote kundër Republikës Popullore të Shqipërisë në vitet 1945-1956, Tiranë, 1966 158 Aliko, T.vepër e cituar, fq.90

Page 27: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

57

4. Selim Kokolari 5. Irfan Majuni 6. Tefik Deliallisi 7. Beqir Çela 8. Hysen Shehu 9. Pertef Karagjozi 10. Abdyl Kokoshi 11. Agathokli Gjitoni 12. Paolo Saglioti 13. Kol Kuqali

Ekzekutimi i tyre u bë më 10.10.1947 dhe vendi i varrimit u mbajt sekret si në të

gjitha rastet, duke bërë një shënim në rregjistrat “në vendin e caktuar”, i cili nuk u deklarua asnjëhere nga strukturat e shtetit komunist. Numërit të të ekzekutuarve të kësaj periudhe ju shtua edhe i njohuri grupi i Riza Danit, ku bashkë me të u ekzekutuan Faik Shehu, Islam Radovicka, Uran Filip, Hilmi Hipi, Syrja Selfo dhe Hasan Reçi. Në bisedën e Koçi Xoxes me Çuvahinin, i cili ishte i ngarkuar me punë në Shqipëri, më 12 maj 1947, rezulton që “ishin planifikuar për tu arrestuar 100-120 persona. Në këtë numër përfshihen: mjek dhe mësues, 7-9 veta; tregtarë dhe industrialist, 13-15 veta; avokatë dhe gjykatës, 5-7 veta; persona nga familjet e antarëve të ish qeverive reaksionare, 15-20; bektashinj, deri në 5 veta; oficerë të ushtrisë së Zogut, deri në 12 veta; katolikë, 5-7 veta etj.Në mbyllje të bisedës Koci Xoxe tha se si fillim qeveria mendon të arrestojë 5 antarët më aktiv të grupit të deputetëve; Shefqet Bejën,Sheh Karbunarën, Kol Kuqalin, Salaudin Toton dhe Faik Shehun”. 159

Nën akuzat e regjimit komunist si “agjent” të Vatikanit e “bashkëpunëtor me okupatorin” dhe formimin e organizatave “tradhëtare” u ekzekutuan përfaqësuesit më të shquar të kishës katolike. U ekzekutuan me akuzën se kanë krijuar organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhe Partinë Demokristjane për të organizuar përmbysjen e pushtetit komunist:

1. Pater Gjovani Fausti 2. Danjel Dajani 3. Gjon Shllaku 4. Mark Çuni 5. Qerim Myftari 6. Gjelosh Lulashi

Persekutimi i kishës katolike sa kishte filluar. Deri në ditet e fundit të ekzistencës

sëdiktaturës komuniste do të ishim dishmitarë të një dhune të egër të shoqëruar më burgime, internime dhe ekzekutime të tjera.

Vrasja e drejtuesit te partisë së krahinës së Mirditës në v.1949 do të bëhej shkak për ekzekutime të shumta, gjithsej 37 me gjyq e pa gjyq. Në një ditë u pushkatuan pa gjyq nga forcat e ndjekjes të drejtuara nga Mehmet Shehu ne gusht 1949, në vendin e quajtur Qafa e Valmirit Kaqinar, 14 fshatarë si hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, të cilët u mbuluan në një gropë të përbashkët të lidhur me tela.

159 Lauka,I; Ymeri,E. Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, bot. Toena 2007 Tiranë, fq.146

Page 28: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

58

Sëria e dënimeve me vdekje do të vazhdonte me një prej ngjarjeve të bujshme të asaj kohe, e cila nihet si incidenti në ambasadën ruse. Më 19 shkurt 1951 në oborrin e kasaj amabsade, e cila në këtë periudhë nihej si “qeveria e dytë” e shtetit tonë u hodh një bombë, e cila nuk shkaktoj as të vdekur as të lënduar. Shkaktarët e vërtete të kësaj ngjarje nuk janë ndëshkuar. Byroja Politike organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme më 22 shkurt 1951 e cila vendosi për ta informuar Stalinin, për ti kërkuar falje dhe se do të vazhdojë lufta kundër elemtëve armiq. Kjo ngjarje u konsiderua e qëllimshme për të prishur miqësinë me qeverinë ruse. Kështu hetimi i saj u politizua. Enver Hoxha në letrën dërguar Stalinit më 21 shkurt 1951, në lidhje me këtë ngjarje shkruan: ”Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm nuk do të arrijnë kurrë të gërvishtin dashurinë dhe besnikërinë e pakufishme që ka populli ynë për ju dhe Bashkimin Sovjetik. Shoku Stalin, në emër të të gjithë shokëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, të mbledhur në Plenium, ju kërkojmë ndjesë Juve, Partisë Bolshevike dhe Qeverisë Sovjetike dhe ju betohemi do t'ia lajmë këtë fatkeqësi që na ngjau ne. Ne do të jemi të pamëshirshëm dhe vigjilentë ndaj armikut të brendshëm dhe të jashtëm, do ta forcojmë dhe do ta çelikosim partinë tonë, do ta bolshevizojmë atë dhe do të forcojmë çdo ditë e më shumë mbrojtjen e vendit tone”.160 Mehmet Shehu që mbante në atë periudhë postin e Ministrit të Brendshëm propozoi: “Të ndiqet terrori si në rastin e vrasjes se Bardhok Bibës, ku kemi vrarë edhe me shkelje të procedurave ligjore.Të arrestojmë 100-150 veta dhe të vrasim 10-15 prej tyre”. Beqir Balluku, një tjetër funksionar i lartë i shtetit, propozon që për vrasjet duhet të përcaktohen motivet. Ndërsa Mehmet Shehu i përgjigjet se për vrasjet nuk do të thuhet se po bëhen për incidentin në ambasadën ruse.161Të akuzuar për ngjarjen e mësipërme sigurimi i shtetit ekzekutoi 22 persona të zgjedhur për pozitën e lartë intelektuale dhe atdhetare, por pa asnjë lidhje me ngjarjen. Ekzekutimi u krye pa gjyq, pa u hetuar, dhe pa u informuar fare për akuzën. Gjykata e Lartë Ushtarake, pas ekzekutimit u thirr për të bërë vendimin siç e kërkoi sigurimi, dhe udhëheqja e lartë e partisë, për ekzekutim. Gjatë marrjes në pyetje në vitin 1993, nga dy prokuror të Tiranës, të një prej antarëve të Gjykatës së Lartë Ushtarake, antar i trupit gjykues, ka deklaruar se rreth një javë pasi ishin ekzekutuar 22 veta, janë thirrur në zyrën e Kadri Hazbiut bashkë me kryetarin e gjykatës dhe ju është thënë se duhet të bëhet një vendim për ekzekutimin e 22 personave të cilët janë ekzekutuar nga sigurimi i shteit, pasi kjo gjë është në interesin e vendit dhe të parties.162 Nuk ishte provuar asgjë në lidhje me implikimin e të akuzuarve në këtë ngjarje dhe as bashkëpunimi midis tyre. Por shiheshin si të dyshimtë dhe të “rrezikshëm” për sistemin komunist. Kjo ishte një ngjarje tipike ku sistemi i drejtësisë i komanduar nga shtabi qendror i partisë në pushtet mori disa jetë njerëzish pa u mbështetur në asnjë provë dhe pa patur asnjë lidhje me incidentin. Burime të tjera, thonë se listat e personave të cilët u ekzekutuan me rastin e kësaj ngjarje ishin bërë nga degët e punëve të brendshme në bashkëpunim me sigurimin e shtetit, që në fillim të muajit shkurt të vitit 1951. Pra personat e akuzuar, ishin në ndjekje dhe kërkohej një incident, i cili u gjet ose për të qenë më të saktë e krijuan organet e sigurimit. Që këta persona nuk kishin asnjë lidhje me incidentin e deklaron edhe vete Mehmet Shehu, kur shprehet për justifikimin e arrestimeve dhe të terrorit, në mbledhjen e byrose politike. Personat e ekzekutuar kanë qenë të njohur me Enver Hoxhen dhe si të tillë, mendohet të kenë patur edhe mospëlqime ose problem personale me të siç ishte rasti i Sabiha Kasimatit, shoqe

160 Arkivi Qendror i Shtetit,Letra e Enver Hoxhes derguar Stalini, date 21 shkurt 1951 161 Arkivi Qendror i Shtetit.Procesverbali i mbledhjes se B.Politik 20.2.1951 162 Po aty, procesverbali…….

Page 29: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

59

fëmirie me diktatorin që ja nihte pikat e dobëta. Ky opinin është prezantuar në shtypin e ditës, nga persona të afërt të familjes së Kasimatit dhe të tjerë që e kanë njohur nga afër atë. Me datën 27 shkurt 1951, pas 5 ditësh nga arrestimi u ekzekutuan 22 personalitete, midis tyre një grua. Në lidhje me këtë ngjarje u dhanë edhe shumë dënime të tjera me burgim dhe më pas internime të familjeve të të ekzekutuarve. Kjo është një periudhë ku diktatori ishte i friksuar, sepse sapo kishte hequr qafe një prej rivalëve potencial të tij, Koçi Xoxe. Shkëputja nga padroni i parë, Tito dhe hedhja në krahët e padronit të dytë, Stalinit, e orjentoi diktatorin drejt një dhune të pa fre kundër kundërshtarëve dhe atyre që i shihte me dyshim dhe nga ana tjetër drejt një servilizmi për Stalinin e Partinë Bolshevike. Shumë dënime dhe ekzekutime janë bërë për shkak të kësaj pozite ku e kishte vendosur veten Enver Hoxha dhe Partia e tij. Fjalimi i Enver Hoxhës në Konferencën e Novatotëve, i botuar në gazetën e “Zëri i Popullit”, më 3 mars 1951, e provon më së miri pozitën dhe egërsinë e tij, njëkohësisht edhe pasigurinë dhe frikën që e kishte mbërthyer diktatorin në këtë periudhë. Midis të tjerash, ai tha: “Të ashpërsojmë në kulm luftën e klasave. Të jemi të pa mëshirshëm kundër dobiçërve të kapitalizmit! Partia do t’u marrë shpirtin e do t’i shfarosë ata. Të çelnikosim dashurinë tonë të pakufishme për Stalinin gjenial, babën dhe shpëtimtarin tonë të shenjtë”.163 Për të patur dorë të lirë dhe justifikim juridik, udhëheqja komuniste miratoi me shpejtësi dekretin nr 1223, datë 26 shkurt 1951, i cili parashikonte, që brenda 10 ditëve, për akte terroriste, të bëhej arrestimi, hetimi, gjykimi dhe ekzekutimi i vendimit, pa të drejtë apelimi. Ky dekret, mos të themi se ishte i njëjtë fjalë për fjalë, ngjasonte shumë me dekretin e nxjerrë më 10 djetor 1934 në Bashkimin Sovjetik, pas vrasjes së Kirovit, ku u arrestuan 15098 persona brenda tre ditëve, gjysma e të cilëve u ekzekutuan. Personalitetet që u ekzekutuan nga regjimi komunist më 27 shkurt 1951:

1. Sabiha Kasimati 2. Pjerin Guraziu 3. Anton Delhysa 4. Zyhdi Herri 5. Gafurr Jegeni 6. Jonuz Kaceli 7. Manush Peshkëpia 8. Niko Lezo 9. Lluka Rashkoviç 10. Haki Kodra 11. Reiz Selfo 12. Myftar Jegeni 13. Thoma Katundi 14. Tefik Shehu 15. Gjon Temali 16. Fadil Dizdari 17. Ali Qoraliu 18. Mehmet Shkupi 19. Hekuran Troka 20. Qemal Kasaruho 21. Petro Konomi 22. Pandeli Nova

163 Gazeta Zëri i Popullit datë 3 mars 1951.

Page 30: Doktoratura ne UT - Sistemi i ndëshkimeve në …...Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 32 Komiteti i Përkoshëm Ekzekutiv i kryesuar nga Ibrahim Biçaku,

Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist

60

I.4 Krijmi i bazës ligjore të sistemit të drejtësisë.

Gjatë periudhës së monarkisë shteti shqiptar kishte krijuar pemën e plotë të sistemit ligjor, nga statuti themeltar deri në aktet më të thjeshta si dhe kishte ratifikuar disa konventave ndërkombëtare të Lidhjes së Kombeve. Disa ndryshime të vogla ligjore u bënë në rrthanat e reja të krijuara gjatë periudhës së pushtimit të vendit, por nuk e prekën përmbajtjen e plotë të tyre. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, filloi ngritja e një korrnize të re ligjore që ishte në përputhje me ideologjinë komuniste dhe me objektivat e tyre për ndërtimin e rendit socialist. Në vijim të programit për hartimin e ligjeve të reja Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar, miratoi ligjin nr 61 dt 17 Maj 1945 me të cilin bëhnte “abrogimi i dispozitave ligjore të promulguara gjatë okupacionit të huaj dhe shpalli të pavlefshme vendimet penale të dhëna gjatë asaj periudhe. Ndërsa ligjet, dekret ligjet dekret rregulloret që ishin në fuqi deri me 7 prill 1939 mbeten të vlefshme edhe për periudhën e ardhëshme, kur nuk janë në kundërshtim me frymën e re demokratike …”164 Në bazë të këtij ligji shteti komunist vazhdoi tju referohet disa akteve ligjore të periudhës para 1939 si norma juridike deri në krijmin e kuadrit të plotë ligjor. Kështu dënimet penale, gjatë viteve të para pas çlirimit janë dhënë sipas Kodit Penal të vitit 1928, ndërsa për vepra penale specifike janë hartuar ligje të posaçme. Të tilla ishin Ligjin nr 21 datë 15.12.1944 “Mbi sabotatoret e Luftës dhe të pushtetit popullor”, Ligjin nr 372 datë 12.12.1946 “Mbi fajet kunder popullit dhe pushtetit”, Ligjin nr 373 date 12.12.1946 “Mbi ndjekjen e tregtisë së ndaluar, të spekullimit dhe të sabotimit ekonomik”. Ligjin nr 382 datë 24.12.1946 ”Mbi dispozitat e përgjithshme penale”, Ligjin nr 390 “Mbi ekzekutimet e dënimeve penale”, Ligji nr 599 date 13.5.1948 “Mbi pjesën e përgjithshme të Kodit Penal”, si dhe ligjet për organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, prokurorisë ushtarake, mbi organizimin gjyqësor etj. Kushtetuta e re, parashikonte disa të drejta bazë të shtetasve gjatë procedimit penal, si inviolabiliteti i personit (pa dhunshmëria e personit). Asnjeri nuk mund të arestohet për një kohë më tepër se tri ditë pa vendim të gjykatës ose pa pëlqimin e prokurorit publik. Asnjeri nuk mund të dënohet për një faj pa vendim të gjykatës kompetente në konformitet me ligjën që cakton kompetencën gjyqësore dhe fajin.

Asnjëri nuk mund të dënohet pa u dëgjuar dhe pa u thirrur që të mbrohet sipas përshkrimeve të ligjës, përveç se kur vërtetohet ligjërisht mungesa e tij. Dënimet nuk mund të caktohen dhe të jepen veç se në bazë të ligjës. 165 Praktika tregoi se këto parime nuk janë marrë në konsideratë nga organet e drejtësisë, pasi organ i ndjekjes së procedimit penal ishte edhe sigurimi i shtetit, i cili mund të bashkëpunonte ose jo me prokurorine, e cila ishte inferiore ndaj sigurimit. E drejta e mbrojtjes ligjore ka qenë krejt fiktive, sepse interpretohej se avokatët i përkasin shkollës së vjetër borgjeze, ndërsa shteti i diktaturës së proletariatit i mbron vetë shtetasit e tij.166 Gjithashtu në shumë raste dënimet janë dhënë pa ligj, siç deklaron Koçi Xoxe në gjyq “…Në lidhje me arbitraritetet dhe me shkeljet e ligjeve që janë bërë, siç janë edhe rastet që na janë cituar neve, kemi mësuar se ka një ligj të madh që është përmbi ligjet e tjera të shkruara e që është ligji i mbrojtjes së republikës dhe të popullit. Këtu jam bazuar kur kam urdhëruar ose kam lejuar”.167 Në Ligjin nr 382 date 24.12.1946 ”Mbi dispozitat 164 Gazeta Zyrtare nr 12, date 22 Maj 1945 165 Kushtetuta e Republikës Populore të Shqipërisë, v.1950 166 Arkivi Qendror i Shtetit (AQSh) F.Prokuroria e Përgjithshme (492), V.1966, D.8 167 Gazeta Shekulli, 6.8.2010