61
Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR Raporti numër: 94636-AL KUADRI I PARTNERITETIT I BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM KORPORATËS NDËRKOMBËTARE FINANCIARE DHE AGJENCISË SHUMËPALËSHE TË GARANTIMIT TË INVESTIMEVE ME SHQIPËRINË PËR PERIUDHËN 2015 2019 27 prill 2015 Njësia e Vendit për Evropën Juglindore Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore Agjencia Shumëpalëshe e Garantimit të Investimeve Korporata Ndërkombëtare Financiare Evropa dhe Azia Qendrore Ky dokument ka një shpërndarje të kufizuar dhe mund të përdoret nga marrësi vetëm gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare. Në rast të kundërt përmbajtja e këtij dokumenti nuk mund të pasqyrohet pa autorizimin e Bankës Botërore.

Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

Dokument i

Grupit të Bankës Botërore

VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR

Raporti numër: 94636-AL

KUADRI I PARTNERITETIT I

BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

KORPORATËS NDËRKOMBËTARE FINANCIARE

DHE

AGJENCISË SHUMËPALËSHE TË GARANTIMIT TË INVESTIMEVE

ME

SHQIPËRINË

PËR PERIUDHËN 2015 – 2019

27 prill 2015

Njësia e Vendit për Evropën Juglindore

Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore

Agjencia Shumëpalëshe e Garantimit të Investimeve

Korporata Ndërkombëtare Financiare

Evropa dhe Azia Qendrore

Ky dokument ka një shpërndarje të kufizuar dhe mund të përdoret nga marrësi vetëm gjatë kryerjes së detyrës së tij zyrtare. Në rast të

kundërt përmbajtja e këtij dokumenti nuk mund të pasqyrohet pa autorizimin e Bankës Botërore.

Page 2: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

Strategjia e fundit e Partneritetit për Vendin (SPV) për Republikën e Shqipërisë, Raporti Nr. 54188-AL

u diskutua nga Bordi Ekzekutiv i Drejtorëve më 16 qershor 2010. Raporti i fundit i progresit të SPV-së

mban datën 25 prill 2013.

Monedhat dhe Njësitë Ekuivalente

(Referuar kursit të datës 27 prill 2015)

Njësia e Monedhës = lek shqiptar (LEK) LEK 1.00 = US$ 0.00772

US$ 1.00 = LEK 130

Viti Fiskal Qeveritar

1 Janar – 31 Dhjetor

Shkurtime dhe Akronime

AAA Aktivitete Analitike dhe Këshillimore

ADA Agjencia Austriake e Zhvillimit

AFMIS Sistemi Informues i Menaxhimit

Financiar për Shqipërinë

AGFIS Sistemi i Informimit Financiar të

Qeverisë Shqiptare

APL Program Huaj i Adaptueshëm

BEEPS Studim i Performancës dhe Mjedisit të

Biznesit

BSH Banka e Shqipërisë

CEB Këshilli i Bankës Evropiane për

Zhvillim

CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për

Evropën Qendrore

CIT Taksa e të Ardhurave nga Korporatat

CFRR Qendra për Raportimin e Reformave

Financiare

NjMV Njësia e Menaxhimit Vendor

KPV Korniza për Partneritet për Vendin

SPV Strategjia për Partneritetit për Vendin

CSC Qendra e Shërbimit për qytetarët

CSD Shërbim i Përqendruar për Qytetarët

DB Të besh Biznes

DPZhFNH Departamenti i Planifikimit të

Zhvillimit, Financimit dhe Ndihmës së

Huaj

TLD Treguesit e Lidhur me Dizbursimin

PD Partia Demokratike (e Shqipërisë)

DPL Huadhënie për Politikat e Zhvillimit

DTF Të bësh Biznes Largësia nga Kufiri

BERZH Banka Evropiane për Rindërtim dhe

Zhvillim

KE Komisioni Evropian

EAQ Evropa dhe Azia Qendrore

KEE Komuniteti Energjetik i Evropës

Juglindore

EE Efiçencë Energjetike

EFF Instrumenti i Zgjeruar i Fondit

BEI Banka Evropiane për Investim

EITI Iniciativa për Transparencë e

Industrive Nxjerrëse

EQ-FINREP Rritja e Cilësisë së Raportimit

Financiar

ESP Projekti për Shërbime Mjedisore

ESW Punë Kërkimore në Sektorin Ekonomik

BE Bashkimi Evropian

IHD Investime të Huaja të Direkte

FinSAC Qendra për Këshillim në Sektorin

Financiar

FIRST Iniciativa e Reformave dhe Forcimit në

Sektorin Financiar

FM Menaxhimi Financiar

FMIS Sistemi i Informimit në Menaxhimin

Financiar

VF Viti Fiskal

PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto

Page 3: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

GIZ Agjencia për Bashkëpunim

Ndërkombëtar (Gesellschaft für

Internationale Zusammenarbeit)

PB Praktika Botërore

HMIS Sistemi për Informim i Menaxhimit

Shëndetësor

HPP Hidrocentral

HSIP Projekti për Përmirësimin e Sistemit

Shëndetësor

IBRD Banka Ndërkombëtare për Rindërtim

dhe Zhvillim

ICB Tender i Hapur Ndërkombëtar

TIK Teknologji të Informimit dhe

Komunikimit

IEG Grupi i Pavarur për Vlerësim

IFC Korporata Ndërkombëtare Financiare

ILO Zyra Ndërkombëtare e Punës

FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar

IPS Sistem i Integruar i Planifikimit

IRI Udhëzim Ndërveprues me Radio

JIP Program i Përbashkët Zbatimi

KfW Kreditanstalt für Wiederaufbau

LADI Përmirësimi i të Dhënave dhe

Administrimit të Tokës

LFS Studim për Forcën e Punës

MDTF Fondi i Mirëbesimit Shumëdonatorësh

MIGA Agjencia Shumëpalëshe për Sigurimin

e Investimeve

MF Ministria e Financave

MÇSR Ministria e Mirëqënies Sociale dhe

Rinisë

MW Megavat

THN Tender i Hapur Kombëtar

NPL Kredi të Këqija

SKZHI Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe

Integrim

OSBE Organizata për Siguri dhe

Bashkëpunim Evropë

P4R Programi i Bazuar në Arritjet

PBG Garancia e bazuar në Politika

PEFA Shpenzimet Publike dhe Llogaridhënia

Financiare

PFM Menaxhimi Financiar Publik

PFR Rishikim i Financave Publike

PLR Rishikim i Performancës dhe të Nxënit

PP Prokurimi Publik

PPA Agjencia e Prokurimit Publik

PPP Partneriteti Publik-Privat

PRC Komisioni Shqyrtues i Prokurimit

RE Energji e Ripërtëritshme

REPARIS Rruga Drejt Evropës: Program mbi

Reformën në Kontabilitet dhe Forcimin

Institucional

SAMP Projekti për Modernizimin e Ndihmës

Sociale

ShKK Shoqatat e Kursimit dhe të Kredive

SCD Analiza Sistematike për Vendin

SIGMA Mbështetja për Përmirësim në

Qeverisje dhe Menaxhim

SME Sipërmarrje të Vogla dhe të Mesme

SORT Instrumenti i Vlerësimit të Rrezikut të

Operacioneve Standarde

SP Partia Socialiste

AT Asistencë Teknike

TF Fondi i Besimit

OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara

PNUD Programi i Kombeve të Bashkuara

për Zhvillim

UNICEF Fondi për Fëmijët i Kombeve të

Bashkuara

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për

Bashkëpunim Ndërkombëtar

BB Banka Botërore

GBB Grupi i Bankës Botërore

WRIP Projekti për Burimet Ujore dhe Ujitjen

WSIP Projekti për Investime në Sektorin e

Burimeve Ujore

Zëvendës President

Drejtor për Vendin

Kryesues i Ekipit të

Punës

IBRD

Laura Tuck

Ellen A. Goldstein

Tahseen Sayed

IFC

Karin Finkelston

Tomasz A. Telma

George Konda

MIGA

Keiko Honda

Ravi Vish

Frank Linden

Page 4: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

GRUPI I BANKËS BOTËRORE – KUADRI I PARTNERITETIT PËR SHQIPËRINË

PASQYRA E LËNDËS

Përmbledhje ekzekutive ......................................................................................................................... i

I. HYRJE ............................................................................................................................................. 1

II. KONTEKSTI I VENDIT DHE AXHENDA E ZHVILLIMIT ................................................... 1

Konteksti social dhe politik ................................................................................................................................. 1

Zhvillimet ekonomike të kohëve të fundit .......................................................................................................... 2

Profili i varfërisë ................................................................................................................................................. 8

Sfidat e zhvillimit .............................................................................................................................................. 10

III. KUADRI I PARTNERITETIT TË GRUPIT TË BANKËS BOTËRORE.............................. 14

A. Programi i qeverisë dhe strategjia afatmesme ........................................................................................... 14

Analiza Sistematike e Vendit: Përparësitë themelore të Shqipërisë .................................................................. 16

B. Kuadri i Partneritetit për Vendin i propozuar nga Grupi i Bankës Botërore ............................................. 17

Mësimet e nxjerra nga raporti për përfundimin e SPV-së, vlerësimet e IEG-së dhe konsultimet me partnerët 17

Vështrim mbi Strategjinë e Grupit të Bankës Botërore ..................................................................................... 19

Objektivat e mbështetura nga Programi i Grupit të Bankës Botërore ............................................................... 28

C. Zbatimi Kuadrit për Partneritet i Vendit për periudhën VF15 – VF19 ..................................................... 38

IV. MENAXHIMI I RISQEVE NË PROGRAMIN E KPV-së ....................................................... 44

Figurat:

Figura 1: Struktura e popullsisë sipas statusit të punës, (në përqindje), 2008 dhe 2013 ......................................... 4

Figura 2: Statusi i tregut të punës, kryefamiljarët, 2012 ......................................................................................... 4

Figura 3: Varfëria në zonat urbane dhe rurale, 2002–12........................................................................................10

Figura 4: Shpeshtësia e varfërisë sipas prefekturave, 2012....................................................................................10

Figura 5: Kuadri i rezultateve të KPV-së dhe përparësitë kryesore të ASV-së.....................................................22

Figura 6: Kuadri i rezultateve të KPV-së: Treguesit kryesorë të KPV-së..............................................................27

Figura 7: Eksportet shqiptare: thembra e Akilit në ekonomi (Eksportet si përqindje e PBB-së)...........................31

Tabelat:

Tabela 1: Treguesit kyç ekonomikë 2009 – 2017 ................................................................................................... 7

Tabela 2: Vlerësimi i Përgjithshëm i Ndikimit të Përparësive të Politikave të ASM-së në Objektivat Binjakë 177

Tabela 3: Programi indikativ i KPV-së për huadhënien nga IBRD-ja për VF15-19 ............................................. 39

Tabela 4: Klasifikimi i riskut ................................................................................................................................ 44

Kutitë:

Kutia 1: Popullsia rome: Mundësi të kufizuara social-ekonomike ......................................................................... 9

Page 5: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

i

Përmbledhje ekzekutive

Hyrje

i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit të Bankës Botërore

(GBB) për Shqipërinë për periudhën e viteve fiskalë 2015-2019 dhe synon të mbështesë aspiratat e

Shqipërisë për të patur rritje të barabartë dhe integrim në Bashkimin Evropian. Programi i GBB-së

do të realizohet duke u përqendruar tek objektivat binjake të uljes së varfërisë dhe nxitjes së prosperitetit

të përbashkët. Programi i KPV-së me mbështetje teknike dhe financiare është projektuar në mënyrë të

përzgjedhur rreth një nëngrupi të përparësive kyçe të identifikuara në Analizën Sistematike të Vendit

(ASV), e cila ka vlerësuar pengesat dhe mundësitë për përshpejtimin e rritjes, uljen e varfërisë dhe rritjen

e përfshirjes dhe të prosperitetit të përbashkët. KPV-ja është ndërtuar në një përpjekje më afatgjatë të

GBB-së për të forcuar bazën e provave dhe analizën për të mbështetur një proces përcaktimi përparësish

si pjesë e shkencës së qasjes së jetësimit të përqafuar nga Qeveria e Shqipërisë pas fillimit të punës në

shtator të vitit 2013.

Konteksti i vendit

ii. Shqipëria doli nga kolapsi i komunizmit izolues në fillim të viteve ’90 si një ndër shtetet më të

varfra në Evropë. Asokohe vendi përjetoi rritje të shpejtë prej afërsisht 6 për qind në vit, duke u ngritur

në nivelin e shteteve me të ardhura të mesme në vitin 2008. Ritmi i shpejtë i rritjes e ndihmoi vendin të

ngushtonte hendekun e të ardhurave për frymë me pjesën tjetër të Evropës nga 18 për qind të mesatares

së të ardhurave të BE-së në vitin 1998 në 30 për qind në vitin 2012 dhe nxiti aspiratat për t’u bërë pjesë

e BE-së. Rritja e përgjysmoi me sukses varfërinë nga 25,2 për qind në vitin 2002 në 12,5 për qind në

vitin 2008. Rritja përpara vitit 2008 erdhi kryesisht si produkt i rritjes së konsumit të brendshëm, nxitur

nga bumi i pronave të patundshme në bregdet dhe nga remitancat nga migracioni i lartë i jashtëm që

arrinte deri në 10,8 për qind të PBB-së. Kriza globale dhe e Eurozonës në vitin 2008 e çoi rritjen e

Shqipërisë në vendnumëro në vitin 2012, ndërsa vendi po lufton ende për t’u rimëkëmbur, veçanërisht

duke marrë parasysh lidhjet e tij historike me ekonomitë me performancë më të dobët në Evropë.

Megjithëse vendi e ka shmangur recesionin e parë gjetkë në Evropë, ngadalësimi dramatik i rritjes, i

shoqëruar me mungesën e disiplinës fiskale dhe paralizimin e reformave ka çuar në mungesa të theksuara

të ekuilibrave makroekonomike, me rritje të shpejtë të borxhit publik dhe të pagesave të prapambetura,

deficit të paqëndrueshëm në sektorin energjetik dhe rritje të madhe të kredive të këqija në sektorin

bankar. Niveli i varfërisë është rritur në 14,5 për qind paralelisht me rritjen e papunësisë si pasojë e

krizës.

iii. Në këtë kontekst të pafavorshëm, erdhi në pushtet një qeveri shumë reformiste në vitin 2013, e

mbështetur në një platformë që synonte përshpejtimin e rritjes, hapjen e vendeve të reja të punës, kthimin

e besimit tek qeveria dhe progresin drejt pranimit në BE. Ambicja dhe shtytja e qeverisë për reforma

kufizohet për shkak të eksperiencës së mëparshme të kufizuar të sektorit publik dhe të kapaciteteve

historikisht të dobëta administrative të vendit për të realizuar ndryshime. Megjithatë, me mbështetjen e

nevojshme nga komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria ka tani një mundësi historike për t’u ndarë me të

shkuarën dhe për të përshpejtuar rrugëtimin e saj drejt prosperitetit dhe integrimit në BE. Kjo mundësi

Page 6: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

ii

është përmbushur me rritjen e mbështetjes së GBB-së për zbatimin e reformave të strukturuara të thella

dhe të nevojshme prej kohësh, nivel mbështetjeje që do të vijojë në KPV-në e re në rast se respektohet

angazhimi për reforma.

Fitore të hershme

iv. Duke e pranuar urgjencën e kthimit të rritjes dhe uljes së varfërisë, Qeveria lëvizi me gjallëri për

fillimin e zbatimit të një programi afatmesëm të konsolidimit fiskal dhe qëndrueshmërie të sektorit

financiar që përfshinë shlyerjen e pagesave të prapambetura të barazvlefshme me mbi 5 për qind të PBB-

së. Në të njëjtën kohë, ajo ka bërë përpara në drejtim të reformave strukturore në fushat e energjetikës

dhe të pensioneve, të cilat kanë ndikime të rëndësishme mbi qëndrueshmërinë fiskale, si dhe mbi rritjen

dhe përfshirjen. Janë marrë reforma të nevojshme për të përmirësuar klimën e investimeve dhe për të

luftuar korrupsionin në ofrimin e shërbimeve publike. Të dhënat e vitit të fundit flasin për nivelin më të

lartë të angazhimit politik për të zgjidhur problemet e rrënjosura thellë në vend.

v. Pronësia dhe angazhimi i qeverisë i bënë të mundur Bankës Botërore të përshpejtonte në mënyrë

domethënëse mbështetje për politika dhe projkete investimi gjatë vitit 2014, përfshirë dhe ofrimin e

kredidhënies mbështetur në politika, pas një hendeku 5 vjeçar. Angazhimi i qeverisë ka nxitur dialogun

për pranimin në BE, çfarë përbën një qëllim kombëtar kryesor për Shqipërinë, i mbështetur nga 85 për

qind e popullsisë. Programi i reformave i Shqipërisë gjatë 18 muajve të fundit është njohur në nivelin

ndërkombëtar nëpërmjet, inter alia: i) dhënies së statusit të vendit kandidat në qershor të vitit 2014; ii)

përmirësimit të vlerësimit të Moody për vendin me vlerësimin B1, që nënkupton gjendje “të

qëndrueshme”, nga vlerësimi negative, dhe përmirësimin e vlerësimit nga S&P me B nga niveli i

qëndrueshëm në nivelin pozitiv; dhe iii) renditjes për herë të parë në gjysmën e epërme të listës për

Doing Business 2014 në nivelin global.

Kuadri i përparësive dhe ASV-ja

vi. Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i besueshëm dhe shumë i vlerësuar nga Shqipëria

që prej kohës kur vendi la pas izolimin komunist. Në mes të vitit 2013, GBB-ja hartoi një listë përparësish

politikash për të informuar qeverinë e re, duke i paraprirë ASV-së. Vlerësoi në mënyrë sistematike

pengesat dhe mundësitë për kthimin e rritjes dhe për uljen e varfërisë në Shqipëri. Qeveria e re u mbështet

në këtë analizë për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare këshillimore me titullin Shqipëria e

Gjeneratës së Ardhshme: Formësimi i një modeli të ri për rritjen ekonomike. Kryeministri miratoi

shkencën e qasjes së jetësimit për qeverisjen, gjë e cila u reflektua në pjesëmarrjen e tij si anëtar

themelues i Rrjetit Global të Liderave të Jetësimit të GBB-së. Në fund të vitit 2013, qeveria e re i kërkoi

ndihmë teknike GBB-së për përcaktimin e përparësive mbështetur në të dhënat e disponueshme. GBB-

ja ka punuar ngushtë me qeverinë për të përcaktuar tri përparësitë kyçe për secilën ministri si dhe

përparësitë kryesore për qeverinë në tërësi, të cilat do të bëheshin objekt monitorimi dhe lehtësimi nga

afër prej Kryeministrit nëpërmjet një Njësie Jetësimi të krijuar rishtazi. Që prej kësaj kohe qeveria i ka

kodifikuar këto përparësi në Projekt Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), e cila e

konsideron progresin drejt integrimit në BE si objektiv kryesor kombëtar dhe përvijon vizionin për

nxitjen e gjithëpërfshirjes dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Përparësitë e qeverisë për të

përmbushur vizionin e saj përfshijnë: sigurimin e qëndrueshmërisë makroekonomike dhe fiskale; rritjen

e konkurrencës; shërbime publike transparente dhe llogaridhënëse; nxitjen e përdorimit efikas dhe të

Page 7: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

iii

qëndrueshëm të burimeve natyrore, në veçanti zhvillimit dhe menaxhimit të sektorit të ujit, energjisë dhe

tokës.

vii. Në mes të vitit 2014, pas përfundimit të ushtrimit të përcaktimit të përparësive nga qeveria, GBB-

ja filloi procesin e përgatitjes së ASV-së për të bërë të mundur formalizimin dhe shtrirjen e vlerësimit të

mëparshëm të GBB-së për punën analitike dhe të dhënat e disponueshme. Vlera e shtuar e ASV-së ishte

vlerësimi i këtyre të dhënave në optikën e lenteve të objektivave binjake të GBB-së për eliminimin e

varfërisë ekstreme dhe nxitjen e prosperitetit të përbashkët. Duke përdorur të njëjtën bazë të dhënash, të

plotësuar me analiza shtesë (veçanërisht lidhur me përfshirjen dhe me prosperitetin e përbashkët), ASV-

ja theksoi se modeli i rritjes së nxitur nga konsumi përpara krizës tashmë kishte shteruar dhe se nuk

mund të mbështetemi në këtë model për të kthyer rritjen e shpejtë në Shqipëri, për të ulur varfërinë dhe

për të përmirësuar prosperitetin ndërmjet 40 përqindëshit të fundit të popullsisë. Kthimi i rritjes së shpejtë

është thelbësor, ashtu siç është e nevojshme dalja në pah e objektivave binjake: rritja e agreguar në

Shqipëri është shoqëruar fort dhe në mënyrë të besueshme si me uljen e varfërisë dhe me rritjen e

mirëqenies së 40 përqindëshit të fundit të popullsisë. Për pasojë, për periudhën pas krizës nevojitet një

model i ri, i mbështetur në kthimin e qëndrueshmërisë makro-fiskal, rritjen e produktivitetit të brendshëm

dhe rritjen e orientuar nga eksporti. Rritja e përshpejtuar është sine qua non i vazhdimit të uljes së

varfërisë dhe rritjes së prosperitetit të përbashkët, por ka rëndësi po ashtu edhe gjithëpërfshirja e rritjes.

Ky model i rritjes së përshpejtuar, përfshirëse dhe të qëndrueshme kërkon reforma të thella strukturore

për të hequr pengesat e forta për rritjen dhe për të përfituar nga ndihmat dhe mundësitë e shumta për

Shqipërinë, ndërsa është e sigurt që përfitimet e rritjes janë përfshirëse dhe ulin pabarazitë rajonale.

viii. ASV-ja ka përcaktuar 12 fusha të gjera përparësish për veprim për t’i bërë të mundur Shqipërisë

të bëjë përpara drejt arritjes së objektivave binjake. Ekipi e vendit bëri ndarjen e këtyre 12 fushave

klasifikur sipas përparësive në tri grupe të dallueshme mbështetur në ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë

mbi arritjen e objektivave binjakë: përparësi themelore, përparësi mbështetëse dhe përparësi përkrahëse.

Përparësitë që kanë ndikimin më të madh mbi rritjen, uljen e varfërisë dhe përfshirjen konsiderohen si

përparësi themelore, përparësitë të cilat më pas formojnë bazën për përzgjedhje ose selektivitet për

përcaktimin e programit të GBB-së brenda KPV-së. Pjesa e mbetur e përparësive konsiderohen si

përparësi mbështetëse dhe përparësi përkrahëse që shërbejnë për të rritur ndikimin dhe

qëndrueshmërinë e përparësive themelore. Pesë përparësitë themelore të identifikuara nga ASV-ja janë:

i) kthimi i qëndrueshmërisë fiskale dhe stabilitetit financiar; ii) krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të

lartë, i cili promovon rritjen e kompanive dhe hapjen e vendeve të punës; iii) ofrimi i energjisë së pastër

në mënyrë efikase, të barabartë dhe të qëndrueshme; iv) formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe

qëndrueshmërisë së tregut të tokës; dhe v) rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së

qeverisë.

Kuadri i Partneritetit për Vendin: 2015-19

ix. KPV-ja reflekton selektivitetin e mbështetur në parimet themelore të ASV-së dhe mundëson

mbështetjen nga Grupi i Bankës Botërore. KPV-ja përzgjedh në mënyrë selektive vetëm pesë nga 12

përparësitë e ASV-së dhe ndërton një program mbështetje rreth këtij nëngrupi përparësish bazur në filtra

shtesë përzgjedhës. Duke e bërë këtë gjë, Kuadri mban parasysh objektivat binjakë dhe çështjet e

pabarazive rajonale dhe të përfshirjes. Përveç selektivitetit të mbështetur në ASV, KPV-ja mbështetet

në filtrat e mëposhtëm përzgjedhës: i) kampionimi – thellimi i mëtejshëm brenda fushave kryesore të

ndërhyrjes të cilat, kanë ndikim të lartë dhe gjejnë kampionë të fortë në qeveri; ii) avantazhet

Page 8: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

iv

krahasuese – duke shqyrtuar me kujdes se ku mund të japë kontributin më të lartë GBB-ja krahasimisht

me partnerët e tjerë, veçanërisht me BE-në; iii) programimi strategjik – duke identifikuar se ku GBB-

ja mund të mbështesë ndërhurje më të mëdha transformuese, duke shmangur numrin e lartë të projekteve

të investimeve me fonde të pakta dhe sipërfaqësore.

x. Arsyetimi për hartimin KPV-së rreth pesë përparësive kryesore të përzgjedhura mes dymbëdhjetë

përparësive të ASV-së mbështetet tek këto filtra shtesë përzgjedhjeje:

Kthimi i qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar – kjo është fushë avantazhi

krahasues dhe angazhimi të gjatë të GBB-së, pasi GBB-ja ofron analiza makro-ekonomike të bazuara

dhe një ndarje të mirëpërcaktuar pune me FMN-në. Me angazhimin e nivelit më të lartë të qeverisë

për të trajtuar mungesat e gjata të ekuilibrit, GBB-ja ka mundësi të paprecedentë për të mbështetur

reformat në këtë fushë. GBB-ja ka po ashtu avantazh krahasues ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë

në menaxhimin e investimeve publike me një ekip të fortë të punës analitike, përfshirë dhe Analizat

e Financave Publike.

Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë – angazhimi i GBB-së në Shqipëri reflekton një

avantazh krahasimor global në këtë fushë (që është më i dukshëm nëpërmjet raportit Doing

Business); po ashtu, GBB-ja ka angazhim të suksesshëm në këtë fushë në shtetet fqinje të Ballkanit.

Angazhimi shfrytëzon dhe avantazhet plotësuese të IBRD-së dhe të IFC-së, duke u mbështetur në

përfshirjen e vazhdueshme këshillimore të IFC-së. Në të bën pjesë ekspertiza e GBB-së për t’i ardhur

në ndihmë qeverisë për të realizuar reforma ligjore dhe rregullatore me synim përmirësimin e

mjedisit të biznesit dhe të klimës së investimeve. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë rol

udhëheqës në këtë fushë ndërsektoriale dhe është një kampione efektive dhe pikë fokale për thellimin

e reformës.

Ofrimi i energjisë së pastër, eficente, të barabartë dhe financiarisht të qëndrueshme – GBB-ja

do të mbajë nivel të lartë angazhimi ndërsa aplikon mësimet e nxjerra nga angazhimet e saj në të

shkuarën në sektorin energjetik në Shqipëri. GBB-ja do të angazhohet në ndërhyrje të mëdha që

priten të mbështesin një rezultat transformues në performancën e sektorit të energjisë. Qeveria ka

filluar të bëjë një fushatë me profil të lartë për përmirësimin e performancës në sektorin energjetik.

Forca e plotë e kombinuar e IBRD-së, IFC-së dhe MIGA-s do të përdoret për t’iu përgjigjur nevojave

për reformë dhe për investime në sektor. Angazhimi i GBB-së bën të mundur përfitimin në

maksimum nga burimet dhe nga partnerë të tjerë, të tillë si BERZH-i dhe BE-ja.

Formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së sektorit të tokës – GBB-ja

njihet përgjithësisht si partner drejtues për reformat e administrimit të tokës në Ballkanin Perëndimor,

përfshirë dhe Shqipërinë, ku angazhimi i mëparshëm i GBB-së ka ndihmuar sisteme të përmirësuara

rregullatore dhe rezultate të matshme për regjistrimin dhe menaxhimin e tokës. GBB-ja ka po ashtu

rezultate të suksesshme të mbështetjes së pastrimit mjedisor dhe menaxhimit të tokës në Shqipëri, që

kanë rëndësi për turizmin e qëndrueshëm bregdetar.

Rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë – GBB-ja do të mbështetet në

bazën e saj analitike dhe avantazhet krahasuese ndërmjet partnerëve të tjerë të zhvillimit për të

mbështetur reformat e ofrimit të shërbimeve publike. Ajo është e pozicionuar mirë për të mbështetur

reformat e shëndetit publik duke i bërë ato më transparente, më mirë të qeverisura dhe më të

përqendruara tek qytetarët. Qeveria ka shprehur angazhimin më të madh në nivelet më të larta për të

transformuar marrëdhënien ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë dhe ka përvetësuar shkencën e qasjes

Page 9: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

v

së jetësimit për ta zbatuar këtë objektiv, gjë për të cilën GBB-ka ka kapacitet dhe njohuri për të

mbështetur.

xi. Arsyetimi i mësipërm lidhur me angazhimin në këto pesë përparësi kyçe do të thotë që përparësitë

e tjera të ASV-së nuk do të trajtohen nga mbështetja e GBB-së. Ndërmjet fushave ku IBRD-ja nuk do të

angazhojë burime financiare janë: arsimi bazë dhe i mesëm, reformat në shërbimin civil, siguria dhe

shteti i së drejtës, ndryshimet klimaterike, mineral dhe prodhimi bujqësor. Për pikën e fundit, IBRD do

të përfundojë projektet e shkuara, ndërsa IFC-ja do të kërkojë mundësi për financimin e projekteve të

agrobiznesit si pjesë e punës së saj me mjedisin e biznesit, për shkak të kontributit të sektorit për PBB-

në dhe ndikimit të tij në punësim. Në fushën e transportit, IBRD-ja do ta kufizojë angazhimin në sektorin

rrugor, ku menaxhimi i investimeve publike është aspekt kryesor i mbështetjes së konsolidimit fiskal.

Në disa fusha (p.sh. siguria dhe shteti i së drejtës) GBB-ja ka avantazhe të kufizuara krahasimore, ndërsa

BE-ja ka angazhim aktiv. Në fusha të tjera (reformën e shërbimit civil, bujqësi), partnerë të tjerë

ndërkombëtarë, veçanërisht BE-ja, do të mbështesin reformën e qeverisë dhe nevojat për investim.

Lidhur me ndryshimet klimaterike, Instrumenti i Paraanëtarësimit i BE-së (IPA) ka dhënë financime

domethënëse për iniciativat për ndryshimet klimaterike.

xii. GBB-ja do të angazhohet për të mbështetur qeverinë për të arritur rezultate të lidhura me pesë

përparësitë e ASV-së, siç jepen më sipër. Ky angazhim do të përbëhet nga dymbëdhjetë objektivat e

KPV-së të grupuara në tri fusha të gjera kryesore (shih tabelën më poshtë):

Fusha e rëndësishme 1: kthimi i balancave makroekonomike. ASV-ja i konsideron

qëndrueshmërinë makro-fiskale dhe stabilitetin e sektorit financiar si përparësitë më të mëdha,

për shkak të ndikimit themelor mbi aftësinë e vendit për të kaluar në një model rritjeje të

përshpejtuar dhe të qëndrueshëm. Pikat e dobëta ekonomike të Shqipërisë përkeqësohen nga

borxhi i lartë publik dhe pagesat e prapambetura, planifikimi i papërshtatshëm dhe menaxhimi i

investimeve publike, veçanërisht në infrastrukturën e transportit, deficitet fiskale të

paqëndrueshme dhe mungesa e balancave në sektorit financiar, përfshirë volumin e madh të

kredive të këqija. Në kuadrin afatshkurtër dhe më tej, këto pika të dobëta mund të prekin

gjenerimin e përfitimeve të mirëqenies sociale dhe shpërndarjen e tyre ndërmjet familjeve dhe

kompanive, aftësinë e familjeve dhe të firmave për të akumuluar asete dhe kthimet që marrin

familjet dhe kompanitë. Masat për përshpejtimin e rritjes do të mbështesin rritjen e të ardhurave,

duke kontribuar në këtë mënyrë për objektivat binjake. Për shembull, pagimi i pagesave të

prapambetura publike po çon në rritje të prurjeve financiare në sektorin privat, gjë e cila ka të

ngjarë të rrisë kërkesën e brendshme dhe të kontribuojë drejtpërdrejt mbi rritjen dhe hapjen e

vendeve të reja të punës. Trajtimi i sfidave makro-fiskale dhe financiare është parakusht për

vendin për të kaluar në një model të ri rritjeje. Strategjia propozon tri objektiva të ndërlidhura të

KPV-së të mbështetura nga një program i fortë ndërhyrjesh teknike dhe financiare për të zbatuar

kuadrin makro-fiskal afatmesëm të dakordësuar. Një objektiv i KPV-së në këtë fushë do të

përqendrohet tek konsolidimi fiskal, duke reformuar fusha me detyrime fiskale të

paqëndrueshme, të tilla si pensionet. Pagat dhe pensionet ishin shtytësit kryesorë të uljes së

madhe të varfërisë së Shqipërisë përpara vitit 2008. Reforma e pensioneve përfshin pensionet

sociale të synuara për të mbështetur të varfërit dhe popullsinë vulnerabël. Një tjetër objektiv do

të përqendrohet tek rritja e transparencës dhe parashikueshmërisë në financimin dhe menaxhimin

e investimeve publike, veçanërisht në infrastrukturë. Menaxhim më i mirë i shpenzimeve dhe

ulja e shpenzimeve joeficente do të krijojë hapësirë për investime në shërbimet sociale dhe në

Page 10: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

vi

infrastrukturën publike, gjë e cila do të kontribuojë në rritjen e mirëqenies sociale të shtresës së

të varfërve dhe të fundit të 40 përqindëshit të popullsisë nëpërmjet rritjes së aksesit tek shërbimet

dhe hapja e vendeve të reja të punës. Objektivi i tretë i KPV-së do të trajtojë dobësitë e sektorit

financiar që cenojnë stabilitetin dhe minojnë rolin e institucioneve të sektorit financiar për nxitjen

e rritjes dhe të prosperitetit të përbashkët.

Fusha e rëndësishme 2: krijimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat. Kjo

fushë do të ofrojë mbështetje transformuese për Shqipërinë, nëpërmjet pesë objektivave të KPV-

së, gjë e cila korrespondon me tri prej përparësive kryesore të ASV-së: i) krijimi i një mjedisi

biznesi me cilësi të lartë; ii) ofrimi i energjisë së pastër, eficentë dhe financiarisht të

qëndrueshme; dhe iii) formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregut të

punës. Objektivat e KPV-së në këtë fushë të rëndësishme mbështesin reformat e qeverisë

nëpërmjet ndërhyrjeve që promovojnë rritjen dhe zgjerojnë përfshirjen e të varfërve dhe të grupit

të poshtëm të 40 përqindëshit të popullsisë. ASV demonstron në mënyrë empirike mangësi në

mjedisin e biznesit sipas standardeve globale, pavarësisht progresit të kohëve të fundit. Për këtë

arsye, përmirësimi i mjedisit të biznesit është objektiv i KPV-së brenda kësaj fushe të

rëndësishme. Pengesat qendrore përfshijnë një barrë të rëndë rregullatore, kuadër të

papërshtatshëm për investimet private, informalitet të lartë, logjistikë dhe lehtësim minimal

tregtimi, pengesa për angazhimin në tregun e punës, përkim i dobët i aftësive me punën e kryer,

praktika të papërshtatshme të qeverisjes së korporatave dhe të raportimit financiar të cilat

kufizojnë aksesin e kompanive në financim dhe në investim. Reformat për përmirësimin e

mjedisit të biznesit janë kritike për krijimin e vendeve të punës dhe mund të forcojnë lidhjen

ndërmjet rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë. Objektivi i dytë i KPV-së që lidhet me mjedisin

e biznesit do të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit duke pasur parasysh potencialin

e tij të madh si shtytës kryesor për rritjen, hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimet.

Mungesa e stabilitetit në furnizimin me energji elektrike është identifikuar si pengesa kryesore

për të bërë biznes në Shqipëri, dhe përbën objektivin e tretë të KPV-së brenda kësaj fushe të

rëndësishme. Për më tepër, subvencionimet e qeverisë janë në nivel fiskal të paqëndrueshëm në

një sektor ku humbjet teknike dhe jo-teknike ishin të barabarta thuajse me gjysmën e energjisë

së prodhuar në fund të vitit 2013. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me

energji është një ndër gurët kryesorë të themelit për rritjen e investimeve, rritjen, hapjen e

vendeve të reja të punës dhe uljen e varfërisë. Zhvillimi i potencialit të Shqipërisë për

hidrocentrale mund të shërbejë si shtytës i fortë për rritjen ekonomike për t’ju ardhur në ndihmë

rajoneve më pak të avantazhuara të tejkalojnë pabarazitë në varfëri. Përparësia e ASV-së e lidhur

me tokën do të trajtohet nëpërmjet dy objektivave të tjera të KPV-së. E para përqendrohet tek

zgjidhja e çështjeve historike të tokës dhe të pronësisë, të cilat janë jetike për stimulimin e

investimeve urbane dhe rurale, për të tejkaluar varfërinë si dhe pabarazitë rajonale në nivelet e

varfërisë. Objektivi i dytë i KPV-së për tokën do të përqendrohet tek forcimi i produktivitetit dhe

qëndrueshmërisë së përdorimit të tokës për promovimin e zhvillimit. Kjo përfshin përdorimin më

të mirë të burimeve të bollshme agro-pyjore të Shqipërisë (që është një element i rëndësishëm i

përfshirjes në zhvillimin ekonomik). Sigurimi i të drejtave të pronësisë, formalizimi i parcelave

të tokës dhe menaxhimi i qëndrueshëm i tokës do të kenë ndikim pozitiv mbi përmirësimin e

pabarazive rajonale lidhur me varfërinë, uljen e varfërisë dhe përmirësimin e mirëqenies në 40

përqindëshin e fundit duke bërë të mundur një përdorim më të sigurtë dhe produktiv të aseteve.

Rigjenerimi ekonomik i zonës bregdetare nëpërmjet zhvillimit të integruar të turizmit do të hapë

një gamë mundësish ekonomike, të cilat do të kontribuojnë drejt kapërcimit të pabarazive lidhur

Page 11: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

vii

me varfërinë. Në përgjithësi, në këtë fushë të rëndësishme që i dedikohet rritjes së sektorit privat,

do të gërshetohet angazhimi operacional GBB-së dhe niveli AAA tek aftësitë, punësimi, çështjet

e tokës dhe të drejtat e pronësisë dhe do të hartohen masa për uljen e pabarazive rajonale dhe

rritjen e përfshirjes.

Fusha e rëndësishme 3: forcimi i menaxhimit të sektorit privat dhe ofrimit të shërbimeve. Kjo

fushë trajton përparësinë themelore të ASV-së për përmirësimin e qeverisjes, rritjen

transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë. Brenda kësaj përparësie të ASV-së, programi i

GBB-së do të përqendrohet në mënyrë selektive në ndërhyrjet e lidhura me menaxhimin e sektorit

publik dhe ofrimit të shërbimeve, ku GBB-ja ka demonstruar avantazhe krahasuese. Reformat e

shërbimit civil, siguria dhe shteti i së drejtës po mbështeten nga BE-ja dhe nga partnerë të tjerë.

Mbështetja e GBB-së synon në mënyrë më të drejtpërdrejtë besimin e qytetarëve tek qeverisja,

forcimin e ofrimit të shërbimit, përmirësimin e ekzekutimit të shërbimit dhe aksesin në shërbimet

bazë. Këtu përfshihet mbështetja për rritjen e sektorit privat nëpërmjet partneriteteve publike dhe

private (PPP) për t’u angazhuar në ekzekutimin e shërbimeve. Ky program do të mbështesë katër

objektiva të KPV-së. Objektivi i parë përqendrohet tek eficenca e përgjithshme e ekzekutimit të

shërbimit publik. Një mjedis i dobët ligjor, rregullator, dhe qeverisës shihet si kontribuesi kryesor

i cilësisë së dobët të shërbimeve, llogaridhënies së kufizuar ndaj përdoruesve të shërbimit dhe si

jo i aftë për të ofruar nivel të barabartë shërbimesh për të varfërit dhe personat vulnerabël. Sektori

publik shqiptar karakterizohet nga sisteme të dobëta të menaxhimit të performancës dhe mungesa

e transparencës dhe llogaridhënies në ofrimin e shërbimit. Shërbimet publike në Shqipëri

karakterizohen nga mungesa e eficencës në shpenzime, kapacitetet e dobëta institucionale,

nivelet e ulëta të llogaridhënies, pabarazitë social-ekonomike dhe shkalla e lartë e pagesave

informale duke e drejtuar gishtin tek korrupsioni. Duhet të krijohet besim më i madh tek

qytetarëve dhe qeverisë nëpërmjet ndryshimeve në ndërveprimet e qytetarëve me qeverinë. Tri

objektivat e tjera të KPV-së përqendrohen tek cilësia dhe përshtatshmëria e ofrimit të shërbimit

në mbrojtjen sociale, shëndetësi dhe furnizimin me ujë për 40 përqindëshin e fundit të popullsisë,

popullsinë në rajonet më të varfëra të vendit dhe komunitetet vulnerabël, përfshirë dhe

komunitetin rom. Angazhimi i GBB-së në këtë fushë do të mbështesë drejtpërdrejt përpjekjet e

qeverisë për etiketim më të mirë, ndërsa përmirësohet kontakti me shërbimet publike dhe

disponueshmëria e tyre.

Page 12: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

viii

Shqipëria: Lidhja ndërmjet objektivave të KPV-së dhe përparësive të ASV-së:

Kuadri i Rezultateve të KPV-së Përparësitë kryesore të ASV-së

Shënim: Objektivat e KPV-së janë koduar sipas ngjyrave për të treguar lidhjet me përparësitë

kryesore të ASV-së.

Temat ndërsektoriale

xiii. KPV-ja do të ketë po ashtu dy tema ndërsektoriale. Së pari është vëmendja tek gjinia në të gjitha

fushat kryesore të KPV-së në analizat sensitive të aspektit gjinor, monitorimin e ndarjes gjinore dhe

ndërhyrjet për të ngushtuar hendekun e mundësisë ekonomike për gratë, qoftë lidhur me çështjet e

pronësisë, aksesin në tregun e punës, ose cilësinë e shërbimeve publike. Për shembull, ndërhyrjet e

propozuara për menaxhimin e tokës do të lehtësojnë pronësinë e femrave mbi tokën, ndërsa ndërhyrja

vijuese në rrjetin e sigurisë sociale mbështet etiketimin e përfitueseve femra.

xiv. Tema e dytë ndërsektoriale është procesi i pranimit në BE si ankorim politikash afatgjata dhe si

aspiratë popullore. I gjithë programi i KPV-së është projektuar për të promovuar reformat dhe investimet

që çojnë më tej agjendën e pranimit të Shqipërisë ndërsa vendi u afrohet objektivave binjake të GBB-së.

Fusha e rëndësishme 1:

Kthimi i ekuilibrave makroekonomikë

Objektivi 1a

Mbështetje për përmirësimin e

qëndrueshmërisë fiskale

Objektivi 1b

ofrim i menaxhimit më të fortë të investimeve publike në sektorin e

transportit

Obktivi 1c

Mbështetje për përmirësimin e

qëndrueshmëtisë financiare

Fusha e rëndësishme 2:

Krijimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së

sektorit privat

Objektivi 2a

Kontributi për përmirësimin e klimës së biznesit

Objektivi 2b

Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit

Objektivi 2c

mbështetje për përmirësimin e sigurimit,

eficencës dhe furnizimit me energji

Objektivi 2d

ofrimi i regjistrimit të zgjeruar dhe përfshirës i

tokës/pronës

Objektivi 2e

dhënia e kontributit për rritjen e produktivitetit dhe

qëndrueshmërisë së përdorimit të tokës

Fusha e rëndësishme 3:

Forcim i menaxhimit të sektorit publik dhe ofrimit

të shërbimit

Objektivi 3a

Mbështetje për rritje të eficencës së ofrimit të

shërbimeve publike

Objektivi 3b

Mbështetje për përmirësimin e barazisë dhe

të aksesit në shërbimet e mbrotjes sociale

Obktivi 3c

Kontributi për rritje të eficencës dhe të aksesti në shërbimet shëndetësor në

sektorin spi

Objektivi 3d

ofrim i mbulimit më të madh me shërbimet e furnizimit me ujë dhe

kanalizimeve

Përparësia 1: kthimi i qëndrueshmërisë

fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar

Përparësia 2: Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë

Përparësia 3: Ofrimi i energjisë së pastër eficente, të barabartë dhe

financiarisht të qëndrueshme equitable and financially sustainable

energy

Përparësia 4: Formalizimi dhe shtrirja e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë të

tregjeve të tokës

Përparësia 5: Përmirësimi i qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies

Page 13: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

ix

BE-ja ka hartuar strategjinë 2014-2020 për instrumentin e dytë të parapranimit (IPA2)1. BE-ja i është

qasur GBB-së si partner lider në terren për të ofruar mbështetjen shumë të nevojshme për agjendën

ambicioze të reformave të qeverisë shqiptare. GBB-ja do të marrë drejtimin financiar dhe teknik, në disa

fusha, aty ku Banka ka një bazë më të fortë analitike, ekspertizën përkatëse dhe burime financiare të

përshtatshme. Në fusha të tjera, GBB-ja do të përdorë shuma më të vogla të burimeve të veta për të

mundësuar financimin nga grante më të mëdha prej fondeve IPA2 për të thelluar reformat, përshpejtuar

ndërhyrjet dhe rritur në maksimum ndikimet e tyre. Udhërrëfyesi i BE-së kërkon që Shqipëria të

realizojë progres të prekshëm lidhur me të drejtat e pakicave, përfshirë të drejtat e popullsisë rome, dhe

nxitjen e përfshirjes social-ekonomike të pakicave.

Zbatimi i KPV-së

xv. Gjatë zbatimit të programit të propozuar të KPV-së do të merren parasysh mësimet e nxjerra nga

zbatimi i Strategjisë së mëparshme të Partneritetit për Vendin (SPV) siç përcaktohet në Analizën e

Përfundimit të SPV-së dhe mësimet e nxjerra prej saj, si dhe nga mësimet e nxjerra nga anketimet e

klientëve dhe konsultimet me aktorë të shumtë në kuadrin e ASV-së dhe të KPV-së. Ndërmjet mësimeve

të së shkuarës është dobia e përdorimit të punës analitike dhe këshillimore për ruajtjen e dialogut mbi

politikat në fushat përparësore, edhe në rast se qeverisë i mungon dëshira ose kapaciteti për t’u angazhuar

në atë kohë. Me kalimin e kohës zhvillohet dëshira politike, dalin në pah kampionët dhe ndërtohen

kapacitetet. Pasja e njohurive dhe rekomandimeve të qarta të gatshme për t’u ofruar kur të vijë koha e

përshtatshme mund ta pozicionojë GBB-në si lojtar udhëheqës në reforma dhe kontribues i rezultateve

më të mëdha në terren. Një tjetër mësim i rëndësishëm është ruajtja e një portofoli me madhësi të

menaxhueshme përmes ndërhyrjeve më të mëdha, më strategjike në fushat me potencial më të lartë dhe

me pronësi më të fortë nga klientët.

xvi. Lidhur me madhësinë e programit, KPV-ja propozon një program huadhënieje nga IBRD-ja

prej rreth 1.2 miliardë dollarësh amerikanë gjatë pesë viteve me kusht që angazhimi ndaj reformave

të mbetet i fortë, në varësi të kërkesës së vendit dhe kapacitetit financiar të IBRD-së. Sipas këtij

parashikimi, deri në 40 për qind e huadhënies do të jetë në formën e mbështetjes buxhetore, në rast se

performanca e kuadrit makro-fiskal afatmesëm për të cilin është rënë dakord është e kënaqshme. Në

2014-ës, si reflektim i agjendës ambicioze të reformave të qeverisë, angazhimi i ri i IBRD-së arriti në

mbi 300 milionë dollarë amerikanë, shifër kjo rekord për Shqipërisë, përfshirë dhe dy huatë për politikat

e zhvillimit (KPZh) për të mbështetur qëndrueshmërinë makrofiskale dhe stabilizimin financiar. Viti

financiar 2015 do të jetë po ashtu vit piku, me angazhime të reja prej më shumë se 400 milionë dollarë

amerikanë, përfshirë dhe Garancinë për Mbështetjen e Politikave (GMP). Investimet e IFC-së pritet të

jenë në nivelin e 150-200 milionë dollarëve amerikanë, dhe MIGA, e cila ka një ekspozim bruto prej

rreth 143 milionë dollarësh amerikanë në Shqipëri (kryesisht në sektorin energjetik), do të vijojë të

eksplorojë mundësi garancie.

xvii. Portofoli aktual i IBRD-së në vitin fiskal 2015 përbëhet prej vetëm tetë projektesh, të cilat në

total shkojnë në 450 milionë dollarë amerikanë. Rritja e volumeve të huadhënies e lidhur me një agjendë

reformash thelbësisht më të thelluar do të përqendrohet tek ndërhyrje më të mëdha dhe më trasnformuese

për një ndikim më të madh. Kalimi nga projektet mesatare prej 10 milionë dollarësh amerikanë një

dekadë më parë në projekte aktuale prej 50 milionë dollarësh ose më shumë do të vijojnë gjatë të gjithë

periudhës së KPV-së. Programi indikativ i huadhënies së IBRD-së parashikon 15 projekte të reja, me

1 Mekanizmi i KE-së për ofrimin e mbështetjes teknike dhe financiare për shtetet kandidate dhe parakandidate.

Page 14: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

x

mesataren prej tri projektesh të reja në vit dhe shumën mesatare prej rreth 70 milionë dollarësh

amerikanë. Numri i përgjithshëm i projekteve në portofol do të rritet siç planifikohet nga 8 në gjendje

të qëndrueshme prej rreth 12-13 projektesh në vazhdim2 për të reflektuar mbështetjen e IBRD-së për

agjendën ambicioze të reformave. Duke përzgjedhur ndërhyrje më të mëdha dhe më strategjike, GBB-ja

do të ofrojë po ashtu mbështetje më të përqendruar teknike dhe ndërtimi kapacitetesh për

institucionet kyçe kryesore. GBB-ja do të mbështesë në mënyrë sistematike masa për rritjen e

kapaciteteve në operacionet e reja, duke plotësuar mbështetjen aktuale të ofruar nëpërmjet partnerëve të

tjerë, veçanërisht nga BE-ja. Kjo mbështetje teknike dhe ndërtimi kapacitetesh në operacionet e reja do

të përqendrohet veçanërisht në zhvillimin e strategjisë, menaxhimin në mirëbesim, sistemet e të dhënave

dhe monitorimin dhe vlerësimin.

xviii. Kuadri i Rezultateve të KPV-së, i ndërtuar rreth tri fushave kryesore me dymbëdhjetë objektiva

të KPV-së dhe tregues të qartë të rezultateve për çdo objektiv, do të shërbejë si instrument menaxhimi

përgjatë të gjithë zbatimit. Progresi në gurët e themelit të KPV-së do të monitorohet çdo vit me klientin

dhe në kuadrin afatmesëm sipas Analizës së Performancës dhe të Nxënit (APN). Kuadri i Rezultateve

të KPV-së është përgatitur nga skuadra rezultatesh shumësektoriale, të krijuara rreth çdo fushe kryesore.

Këto skuadra rezultatesh do të mbeten aktive gjatë zbatimit të KPV-së dhe do të lejojnë monitorim të

përbashkët progresi nga Praktikat Globale (PG) dhe Njësia e Menaxhimit të Vendit (NjMV).

Rreziqet për zbatimin e KPV-së

xix. Rreziku kryesor për zbatimin e suksesshëm të KPV-së lidhet me objektivin e mbivendosur të

qeverisë për kthimin e rritjes së qëndrueshme në Shqipëri. Ky objektiv dhe mbështetja e programit të

GBB-së për të, përballen me rrezikun e zgjatjes së stanjacionit në Eurozonë, dhe veçanërisht në Greqinë

dhe në Italinë fqinje. Ekzistojnë rreziqe të mëdha makro-ekonomike të lidhura me një rimëkëmbje më të

ngadaltë në Eurozonë sesa parashikimi, e cila mund të çojë në rritje, mbledhje të ardhurash dhe

konsolidim fiskal më të ngadaltë sesa pritshmëria. Ky rrezik mund të ketë implikime për Huatë për

Politikat e Zhvillimit nëse del nga shinat kuadri makroekonomik. Ky rrezik do të zbehet duke inkurajuar

lidhje më diverse me tregjet rajonale dhe globale përtej partnerëve tradicionalë të investimit, tregtisë dhe

migracionit të Shqipërisë.

xx. Vonesat në konsolidimin fiskal, përfshirë dhe vonesat e reformave strukturore në sektorin e

energjisë mund të kenë efekt në ndërtimin e besimit të investitorëve dhe mundësitë e rritjes afatmesme.

Kjo mund të ketë ndikim po ashtu në objektivin e KPV-së që ka të bëjë me sektorin energjetik.

Angazhimi i vazhdueshëm i qeverisë në ndjekjen e reformave të menaxhimit të sektorit të energjisë dhe

financave publike do të çonte në përfitime domethënëse të eficencës dhe në ulje të kostos së reformave.

Angazhimi i fortë i GBB-së në këto fusha do të përbënte strategji të rëndësishme për lehtësimin e këtij

rreziku.

xxi. Qeverisja e dobët, mjedisi i mirëbesimit dhe kapacitetet institucionale përbëjnë rreziqe të tjera të

mëdha të cilat mund të kenë ndikim mbi objektivat e KPV-së në fusha të tilla si toka, zhvillimi i turizmit,

energjisë, dhe ujit. Këto rreziqe për përmbushjen e objektivave të KPV-së do të lehtësohen nëpërmjet

përfshirjes në fusha ku ka angazhim të fortë për reforma, duke përzgjedhur me kujdes projektet, duke

njohur dhe trajtuar dobësitë institucionale të vendit dhe duke ofruar mbështetje të përqendruar për

kapacitetet. Programi i GBB-së merr parasysh po ashtu edhe ciklin e ardhshëm të zgjedhjeve, që përkojnë

2 Numri i projekteve në vazhdim varion dhe brenda një viti financiar për shkak të miratimit dhe zbatimit relativisht të

shpejtë të kredive për politikat e zhvillimit.

Page 15: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

xi

në mesin e periudhës së KPV-së, e që mund të ngadalësojnë përkohësisht realizimin e tij. Masat

lehtësuese përfshijnë përshpejtim të programit në pjesën e parë të tij për të përfituar nga orientimi aktual

i reformave nga programi si dhe kryerja, pas zgjedhjeve, të Rishikimit të Performancës dhe të Nxënit në

kuadrin afatmesëm, për të bërë modifikimet e nevojshme për strategjinë nese do të jetë e nevojshme për

të siguruar pronësinë e qeverisë mbi procesin dhe vijimin e angazhimit për reformat. Po ashtu, edhe një

fushatë e fortë komunikimi me publikun si nga qeveria dhe nga GBB-ja do të jetë një strategji e

rëndësishme për të zbutur rreziqet.

Page 16: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

1

I. HYRJE

1. Ky Kuadër Partneriteti për Vendin për periudhën e viteve financiarë 2015-2019 paraqet

programin e GBB-së dhe kuadrin përkatës të rezultateve. Strategjia e fundit e Partneritetit për

Vendin mbulon periudhën viteve fiskalë 2011- 1014, me Raportin e Progresit të SPV-së, që daton më 18

prill 2013. KPV-ja është hartuar pas përgatitjes së ASV-së, dhe së bashku me programin e mbështetjes

teknike dhe financiare të përgatitur në mënyrë selektive rreth pesë përparësive themelore të identifikuara

nga ASV-ja për Shqipërinë me qëllim progresin drejt arritjes së objektivave binjake të GBB-së.

2. KPV-ja vjen në momentin e pështatshëm për të rritur angazhimin e GBB-së në mbështetje

të reformave nga qeveria e zgjedhur në vitin 2013 për një mandat katërvjeçar. Gjatë vitit të parë

në detyrë, qeveria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për të trajtuar probleme makroekonomike,

fiskale dhe strukturore të pranishme për një kohë të gjatë (veçanërisht në energji dhe pensione). Progresi

në këto fusha ka kontribuar po ashtu për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në qershor

të 2014-ës, gjë e cila konsiderohet si gur i rëndësishëm themeli për aspiratat e vendit për pranim në BE.

Progresi dhe rezultatet fillestare janë inkurajuese, ndërsa qeveria është e angazhuar të mbajë ritmin duke

thelluar dhe zgjeruar reformat për të çbllokuar pengesat makro-ekonomike dhe strukturore të Shqipërisë.

3. KPV-ja ka përfituar nga konsultimet e gjera të kryera gjatë përgatitjes dhe finalizimit të

ASV-së, pasuar nga konsultimet për KPV-në dhe angazhimi teknik me qeverinë gjatë aktivitetit

të përcaktimit të përparësive. Janë organizuar konsultime të gjera për ASV-në dhe KPV-në me mbi

një duzinë grupe aktorësh në mbarë vendin, të shoqëruara nga shumë takime të ekipit të Bankës në vend,

përfshirë dhe ekipet e IFC-së, MIGA-s dhe të IBRD-së. Duke përdorur të dhënat e disponueshme, Banka

ka ofruar mbështetje teknike për qeverinë në aktivitetin e saj të parë për përcaktimin e përparësive.

Përparësitë që dolën nga ky ushtrim tani reflektohen në projekt-SKZHI-në e Shqipërisë, e cila mbulon

një afat kohor pesëvjeçar 2015-2020. Versioni përfundimtar i SKZHI-së do të jetë i gatshëm në mes të

vitit 2015.

II. KONTEKSTI I VENDIT DHE AXHENDA E ZHVILLIMIT

Konteksti social dhe politik

4. Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionësh, gjendet në Ballkanin Perëndimor në Evropën

Juglindore dhe zotëron burime dhe bukuri natyrore të bollshme. Distanca e afërt me dy ekonomi

të mëdha evropiane, Greqinë dhe Italinë, kanë qenë në avantazh të saj pasi këto dy vende kanë pritur një

numër të madh emigrantësh shqiptarë dhe kanë shërbyer si partnerë ekonomikë kyç për sa i përket

tregtisë, kapitalit dhe transferimit të teknologjisë. Pas rënies së komunizmit, rritja e shpejtë ekonomike

çoi po ashtu në ndryshim social nëpërmjet rritjes së niveleve të të ardhurave, uljes së thellë të varfërisë,

migracionit të brendshëm nga zonat rurale në zonat urbane, si dhe të migracionit të nivelit të lartë në

vendet fqinje për mundësi punësimi.

5. Shqipëria po bën progres drejt një ekonomie tregu plotësisht funksionale dhe po bëhet më

e begatë në aspektin ekonomik. Pas rënies së komunizimit në vitin 1991, progresi gjatë viteve të

hershme të tranzicionit ishte i shpejtë. Nga viti 1993 deri në vitin 1995, rritja e PBB-së ishte në nivelin

mbresëlënës prej 10 për qind në vit, ndërsa inflacioni ishte dyshifror. Mangësitë në qeverisje, veçanërisht

skemat famëkeqe piramidale, e shkatërruan ekonominë në periudhën 1995-1997. Vendi u prek më tej

Page 17: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

2

nga lufta në Kosovën fqinje në fund të dekadës, e cila çoi në thuajse 430 000 refugjatë kosovarë.

Shqipëria dëshmoi se kishte aftësi ripërtëritëse duke u iu rikthyer rrugës së rritjes së qëndrueshme me

uljen e nivelit të varfërisë me 50 për qind në vitin 2008.

6. Pas një periudhe fillestare brishtësie të skajshme, procesi politik demonstroi shenja të

stabilitetit. Zgjedhjet parlamentare të 2005-ës përfunduan me kalimin normal të pushtetit nga qeveria

në pushtet (Partia Socialiste, PS) tek një qeverisje tjetër (Partia Demokratike, PD). PD-ja ruajti një

shumicë të brishtë deri në qershor të 2013-ës, kohë në të cilën koalicioni i drejtuar nga PS-ja siguroi një

fitore të pastër në zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje u konsideruan si përgjithësisht të lira dhe të

drejta nga BE-ja, Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe nga vëzhgues të tjerë

rajonalë dhe ndërkombëtarë.

7. Zgjedhjet e qershorit të 2013-ës hapën një mundësi të re për angazhimin në Shqipëri në

reformat makroekonomik dhe strukturore afatmesme të Shqipërisë. Qeverisja e re e koalicionit e

mori detyrën në shtator të 2013-ës me një shumicë të fortë parlamentare. Kjo qeveri, me mendësi

reformuese filloi me vrull punën për trajtimin e një agjende reformash të nevojshme prej kohësh, duke

fnisur me konsolidimin fiskal dhe menaxhimin financiar publik, përfshirë eliminimin e pagesave të

prapambetura të mbledhura ndër vite si dhe trajtimin e sfidave strukturore në sektorin e pensioneve dhe

të energjisë. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar për në mesin e 2017-ës, duke i dhënë

qeverisë kohë për të ndërtuar themelet për një rritje ripërtëritëse dhe për të përfituar nga rimëkëmbja

graduale në tregjet globale, veçanërisht në BE, i cili është partneri kryesor i tregtisë në vend.

8. Integrimi i BE-së është objektiv kombëtar për Shqipërinë. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë

pro evropianë. Shumë sondazhe të opinionit publik gjatë dy dekadave të fundit konfirmojnë që dëshira

më e madhe e shqiptarëve është integrimi i vendit të tyre në BE. Sipas një sondazhi të organizuar nga

Qendra e Studimeve Evropiane, mesatarisht 68 për qind e shqiptarëve i konsiderojnë marrëdhëniet me

BE-në si më të rëndësishmet për drejtimin e politikës së jashtme të Shqipërisë gjatë dhjetë viteve në

vijim, ndërsa 85 për qind e shqiptarëve shprehen se e dëshirojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Zhvillimet ekonomike të kohëve të fundit

9. Përpara krizës globale financiare të 2008-ës Shqipëria ishte ekonomia me rritjen më të

shpejtë në Evropë ndërmjet ekonomive që nuk mbështeteshin tek nafta. Sektorët e patregtueshëm,

të tillë si, ndërtimi dhe shërbimet, ishin në krye të zgjerimit të produktit dhe të punësimit deri para vitit

2008, duke kontribuar thuajse me tre të katërtat në rritjen e produktit dhe me 32 për qind rritje të

punësimit. Rishpërndarja e burimeve nga bujqësia rurale tek sektorët urbanë me rritje të shpejtë, të tillë

si shërbimet dhe ndërtimi, kanë kontribuar me afërsisht 60 për qind të rritjes së PBB-së.

10. Kërkesa e brendshme e fortë nxiti rritjen ekonomike deri në krizën globale financiare të

vitit 2008. Gjatë periudhës 2000-2008, konsumi i përgjithshëm (publik dhe privat) zinte thuajse 64 për

qind të rritjes në totalin e kërkesës së agreguar. Raporti i lartë i importit në konsumin e brendshëm, i

shoqëruar me nivele të larta të investimit publik çoi jo vetëm në një deficit të madh tregtar (mesatarisht

24.5 e PBB-së në periudhën 2000-08), por edhe zgjeroi deficitet e llogarive korrente. Zgjerimi i shpejtë

i konsumit u furnizua nga: 1) remitancat (të cilat arritën pikun me 1.5 miliardë dollarë amerikanë në vitin

2008); dhe 2) burimet e brendshme, të tilla si pagat, të ardhura të tjera jo nga pagat, rritja e fortë e

kreditimit dhe zgjerimi i deficitit fiskal. Pagat reale u rritëm me afro 10 për qind në vit, duke iu

nënshtruar presionit nga lart nga prurjet e konsiderueshme të remitancave dhe nga aktivitetet e

Page 18: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

3

padokumentuara. Kërkesa e brendshme u nxit më tej nga politikat e shkujdesura fiskale dhe një bum në

rritjen e kreditimit. Deficiti mesatar fiskal në vit ishte në nivelin e 5.2 për qind të PBB-së në periudhën

nga viti 2000 deri në 2008. Kreditimi për sektorin privat u rrit mesatarisht me 180 për qind në vit.

11. Kriza në eurozonë i këputi frenat e zgjerimit ekonomik të Shqipërisë. Rritja ekonomike filloi

të binte në vitin 2009, duke arritur nivelin më të ulët në periudhën 2012-2013. Në periudhën 2009-12,

PBB-ja u përgjysmua në më pak se 3 për qind, dhe arriti nivelin 1.4 për qind në fund të 2013-ës. Për

shkak të lidhjeve të ngushta të Shqipërisë me ekonomitë e Greqisë dhe të Italisë, të cilat ishin ndërmjet

ekonomive më të prekura në Evropë, volumet e eksporteve, remitancat dhe prurjet fiskale u ulën. Ndërsa

eksportet kanë qenë shtysa e zgjerimit të kufizuar ekonomik të ekonomisë pas vitit 2008, ato mbetën

shumë të përqendruara tek tregu dhe produkti, me përmbajtje domethënëse të kapitalit fizik në sektorët

intensivë jo të punës, të tillë si mineralet, dhe nafta e papërpunuar. Prurjet e investimeve të huaja direkte

të cilat në periudhën 2000–08 u përshpejtuan në një mesatare vjetore prej 3.8 për qind, u ngadalësuan në

1.7 për qind në vit në periudhën ndërmjet 2009-ës dhe 2013-ës. Raportet e investimeve (rreth 25 për qind

të PBB-së) mbetën goxha më të larta sesa kursimet bruto kombëtare (rreth 15 për qind e PBB-së). Ndërsa

investimet e huaja direkte kanë vijuar të financojnë pjesën më të madhe të deficitit të llogarive korrente,

borxhi i jashtëm është rritur që prej vitit 2009, megjithëse në një nivel të menaxhueshëm prej 36.7 për

qind të PBB-së në vitin 2014. Remitancat janë ulur nga 10.3 për qind të PBB-së në vitin 2008 në 6.8 për

qind në vitin 2013 dhe mbulimi i deficitit tregtar prej tyre ka rënë nga mesatarja prej 52 për qind përpara

krizës deri në 42 për qind në periudhën më pas.

12. Ngadalësimi i shpejtë në ekonomi pas 2008-ës shkaktoi rënien e kërkesës për punë. Punësimi

u ul në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke çuar në reduktimin e të ardhurave të familjeve dhe në rritje

të varfërisë. Rritja e varfërisë nga 10,2 për qind në 13,6 për qind në zonat urbane në periudhën 2008-12

u shkaktua kryesisht nga tronditja e tregut të punës. Deri në vitin 2008 ulja e varfërisë lidhej kryesisht

me pagat dhe pensionet, me kontributin kryesor të remitancave. Në periudhën nga 2009-a deri në 2013-

ën, përqindjet e punësimit dhe të pjesëmarrjes në punë u ulën përkatësisht në 44,5 për qind nga 52,7 për

qind. Punonjësit me aftësi të ulëta, të punësuar më parë në sektorët jo tregtar, u prekën veçanërisht nga

dobësimi i kërkesës për punë. Sektorët me punë intensive ishin ata që u prekën më shumë. Për shembull,

në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2013, rezultatet dhe punësimi në sektorin e ndërtimit u ulën me

një mesatare vjetore prej përkatësisht 3.5 dhe 4.4 për qind. Megjithatë, produkti për punonjës u rrit pas

vitit 2008 (megjithëse me ritëm mjaft më të ulët sesa përpara krizës), kryesisht falë rritjes së shpenzimeve

kapitale nën një qasje të lëshuar fiskale.

13. Pas 2008-ës, papunësia dhe inaktiviteti ekonomik janë shoqëruar po ashtu me statusin e ulët

social-ekonomik. Nivelet e inaktivitetit jo vetëm që u rritën pas 2008-ës, por nivelet e varfërisë ishin

ndjeshëm më të larta ndërmjet personave jo aktivë. Nivelet e inaktivitetit u rritën me më shumë se dyfish

nga 15 për qind e popullsisë në vitin 2008 deri në 38 për qind në vitin 2013. Ulja ishte më e madhe ishte

ndërmjet femrave të reja (15-34 vjeç), që shënuan një ulje prej rreth 7 për qind në pjesëmarrjen në tregun

e punës në periudhën 2007-2010. Individët që jetojnë në familje në të cilat kryefamiljarët janë aktivë (të

punësuar ose të vetëpunësuar), ose në pension, kanë më pak të ngjarë të jenë të varfër sesa individët që

jetojnë në familje në të cilat kryefamiljarët janë të papunë ose inaktivë (shih Figurën 1 më poshtë).

Ndërmjet familjeve në fundin e 40 përqindëshit, për shembull, 20 për qind e anëtarëve në moshë pune

ishin të papunë, 24 për qind jashtë krahut të punës, krahasuar me përkatësisht 13 për qind dhe 15 për

qind të 60 përqindëshit të sipërm të të ardhurave (60%-shi i sipërm). Në vitin 2012, shpeshtësia e

varfërisë ishte 11 për qind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë të punësuar, 22 për qind ndërmjet

Page 19: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

4

familjeve me kryefamiljarë të papunë dhe 24 për qind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë joaktivë. Pra,

profili i personave në gjendje më pak të mirë flet për një përqindje më të lartë të kryefamiljarëve të

papunë ose inaktivë ndërmjet 20 dhe 40 përqindëshit të fundit të popullsisë. (shih Figurën 2 më poshtë).

Figura 1: Struktura e popullsisë sipas statusit të punës,

(në përqindje), 2008 dhe 2013

Figura 2: Statusi i tregut të punës,

kryefamiljarët, 2012

14. Shqipëria e shmangu recesionin pas 2008-ës kryesisht për shkak të nivelit të lartë të

shpenzimeve qeveritare, ndërsa borxhi publik i konsiderueshëm dhe në rritje është bërë burimi

kryesor i vulnerabilitetit makroekonomik që prej krizës. Me uljen e rritjes ekonomike në 2008-ën, u

rritën deficitet fiskale dhe borxhi publik. Paaftësia për të rritur të ardhurat fiskale për shkak të nivelit të

ulët të mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe evazionit të lartë tatimor, dhe barrat strukturore mbi

shpenzimet publike çuan në rritjen e deficitit fiskal. Borxhi publik u rrit nga 55 për qind e PBB-së në

vitin 2008 në rreth 71 për qind në vitin 2014. Niveli i lartë i borxhit publik shoqërohet me rrezikun e

ndryshimit të shpenzimeve me interes, duke përfaqësuar kështu një vulnerabilitet të madh për buxhetin

dhe duke rrezikuar përjashtimin e shpenzimeve të tjera më produktive. Mbi 55 për qind e borxhit të

brendshëm (thuajse 30 për qind e PBB-së) është në nivel problematik dhe duhet të përmbyllet brenda

një viti. Trysnitë fiskale të lidhura me mangësitë në sektorin e energjisë elektrike u mbuluan nga

transfertat nga buxheti, ose garancitë e shtetit për borxhin e kompanisë shtetërore të prodhimit të

energjisë. Politika e dobët fiskale edhe kontrolli i pakët mbi menaxhimin e financave publike çoi në

akumulimin nga qeveria të shumë pagesave të prapambetura për bizneset, të vlerësuara në 5,3 për qind

të PBB-së në vitin 2013. Pagesat e prapambetura të qeverisë ndaj bizneseve kanë kontribuar për

Burimi: INSTAT Burimi: Analiza e Bankës Botërore mbështetur në të

dhënat e LSMS-së 2012

0 00 00 00 00

10

20

30

40

50

60

70

80

90

100

0 0

#REF!

#REF!

#REF!

#REF!

0% 20% 40% 60% 80% 100%

Bottom 20%

Bottom 40%

Top 60%

Average

Employee Self-employed Unemployed

Retired Out of the LF

Page 20: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

5

përkeqësimin e aktivitetit të tregut dhe rritjen e nivelit të kredive të këqija (NPL), të cilat arritën në

thuajse një të tretën e huave në vitin 2014.

15. Në vitin 2014, Qeveria e Shqipërisë filloi të zbatonte një plan ambicioz masash për politika

që synonin realizimin e konsolidimit fiskal. Masat e kombinuara nga të ardhurat vlerësohen në 2.1 për

qind të PBB-së. Tatimi mbi të ardhurat e biznesit është rritur nga 10 në 15 për qind. Për të kufizuar

ndikimin e rritjes së taksave tek shqiptarët dhe bizneset me të ardhura më të ulëta, qeveria ka prezantuar

një sistem progresiv tatimi, ka hequr tatimin për bizneset e vogla dhe ka ulur nivelin e tatimit të fitimit

për bizneset e vogla sa gjysma e tatimit të bizneseve të mëdha. Nga ana e shpenzimeve, rritja e pagave

publike është ngrirë në vitin 2014, përveç policisë, ndërsa rritja e pensioneve është indeksuar me

inflacionin. Në kuadrin e konsolidimit fiskal, janë marrë hapa të rëndësishme për përmirësimin e

menaxhimit të financave publike, veçanërisht lidhur me ripagimin e pagesave të prapambetura dhe

parandalimin e akumulimit të tyre. Janë marrë masa për shmangien e planifikimit të tepër të buxhetit për

shpenzime publike, si dhe për hartimin e skenarëve më realistë të rritjes dhe mbledhjes së të ardhurave

në të ardhmen. Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me FMN-në, e njohur si Instrumenti i

Zgjeruar i Fondit (EFF), synimi i së cilës është që të ulë borxhin pas pagimit nga qeveria të të gjitha

pagesave të prapambetura të sektorit privat në vitin 2016.

16. Masat vijuese të konsolidimit si nga ana e të ardhurave dhe e shpenzimeve pritet që të rrisin

në mënyrë domethënëse bilancet fiskale në kuadrin afatmesëm. Rritja e të ardhurave të qeverisë

(përkatësisht rritja e taksës së akcizës mbi cigaret, taksa e qarkullimit, mbajtja e tatimit për të ardhurat

nga interesat, qiratë, dividendët dhe përfitimeve kapitale) në buxhetin e ri të 2015-ës, së bashku me

përmirësimet në administratën tatimore pritet të rrisin të ardhurat në raport me PBB-në. Qeveria

parashikon masa të mëtejshme të ardhurash për vitin 2016 në kuadrin afatmesëm fiskal pasi ajo

mbështetet fort tek masat e të ardhurave për të arritur konsolidimin fiskal. Nga ana e shpenzimeve,

buxheti parashikon ulje në shpenzimet sociale që vijnë si rezultat i reformës së sistemit të ndihmës për

paaftësinë dhe ulja e transfertave të pakushtëzuara për pushtetin vendor. Po ashtu, qeveria synon që të

ulë gradualisht garancitë për sektorin energjetik si rezultat i reformave të vazhdueshme të sektorit

energjetik. Qeveria ka zbatuar po ashtu një ligj të ri për pensionet, i cili pritet të ulë shpenzimet qeveritare

për pensionet në kuadrin afatmesëm, teksa zbatohen pensionet sociale. Konsolidimi fiskal i qëndrueshëm

i kombinuar me rritjen e PBB-së pritet ta vënë borxhin publik në një trajektore rënieje të ndjeshme në

kuadrin afatmesëm.

17. Vendosja e sektorit energjetik në një trajektore të qëndrueshme financiare është shumë e

rëndësishme për rritjen dhe konsolidimin fiskal. Prodhimi i energjisë në Shqipëri mbështetet tërësisht

tek burimet ujore, ndërsa problemet financiare të sektorit pengojnë furnizimin e vazhdueshëm nëse nuk

mbështeten nga qeveria. Humbjet e mëdha në shpërndarje (rreth 44 për qind në vitin 2013) dhe tarifat e

rregulluara që janë nën koston e prodhimit janë në themel të dobësive financiare të kompanisë së

prodhimit të energjisë KESh. Në sektorin e shpërndarjes, nivelet e ulëta të arkëtimit nga familjet,

bizneset dhe institucionet publike kanë kontribuar për mjerimin financiar të kompanisë publike të

shpërndarjes së energjisë (OShEE), e cila përballet me një deficit të madh të pafinancuar prej 550 milionë

dollarësh amerikanë. Plani i Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit Energjetik i miratuar kohët e fundit nga

qeveria përqendrohet tek: i) ndryshimet e legjislacionit nëpërmjet një ligji të ri për sektorin energjetik;

ii) përmirësimin e menaxhimit të kompanive të sektorit energjetik dhe të mbledhjes së faturave; dhe iii)

përmirësimet teknike në nëntransmetim, shpërndarje, sistemin e matësve dhe të faturimit.

Page 21: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

6

18. Sektori financiar ka mbetur kryesisht me aftësi ripërtëritëse pas 2008-ës, por rreziqet ndaj

stabilitetin e tij ekzistojnë ende. Sektori financiar, i cili ka mbështetur rritjen e lartë të konsumit përpara

krizës, u godit nga kreditë e këqija në rritje pas 2008-ës. Me goditjen e krizës, dolën në pah probleme të

cilësisë së portofolit (të shkaktuara nga lehtësimi i standardeve të kreditimit dhe mbiekspozimi ndaj

sektorëve të tillë si ndërtimi), ndërsa niveli i kredive të këqija kapërceu nga 6.5 për qind në vitin 2008

deri në thuajse 25 për qind në fund të vitit 2014. Rritja e vazhdueshme e kredive të këqija është shkaktuar

nga disa faktorë, përfshirë dhe sasinë e madhe të parave të prapambetura të papaguara nga qeveria, e cila

zinte rreth 5 për qind të PBB-së në vitin 2013 (lexo më sipër), gjë e cila preku likuiditetin e kompanive

dhe aftësinë e huamarrësve për të paguar huatë; huatë në monedhë të huaj për huamarrësit e pambrojtur;

dobësitë e gjyqësorit, të cilat zgjasin procesin e ekzekutimit të kolateralit dhe presionet e lëvrimit nga

bankat e huaja, ndërsa ulin ekspozimin lokal. Furnizimi me kredi i ekonomisë është ngadalësuar nga

mesatarja vjetor prej 57 për qind menjëherë pas krizës (tremujori 1 2005-Q2 2008) në 10 për qind në

periudhën e tremujorit 3 të 2008- tremujorit 1 të 2014, duke ushtruar më tej presion mbi rritjen.

19. Banka e Shqipërisë ka qenë vigjilente për të lehtësuar rreziqet e sektorit financiar duke

përcaktuar raportet e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe të aftësisë paguese që janë mbi normat

ndërkombëtare dhe duke përcaktuar rregulla të rrepta provigjonimi. Rritja e kreditimit u kthye në

shifra pozitive në gjysmën e dytë të 2014-ës, për shkak të një kërkese disi më të lartë si rezultat i

përmirësimit të besimit të biznesit dhe i kushteve të likuiditetit në sektorin privat. Megjithatë, sektori

financiar mbetet ende vulnerabël ndaj uljeve të mëtejshme të fitimit (për shembull, kthimi mbi aktivet

qëndronte në 0,91 për qind në nëntor të 2014-ës). Për më tepër, tregu financiar shqiptar është i ekspozuar

ndaj rreziqeve të lidhura me nivelin relativisht të lartë të euroizimit (rreth 60 për qind e huave të

papaguara janë në monedhë të huaj) dhe potencialin e uljes së borxhit nëpërmjet shitjes së aktiveve në

një sistem të dominuar nga degë të bankave të huaja me seli në Austri, Greqi, Itali dhe Turqi. Në veçanti

mund të ketë presione potenciale për reduktim të bankave greke në Shqipëri (të cilat përfaqësojnë 18 për

qind të tregut të aktiveve). Raporti i kreditimit me PBB-në në nivelin 39.8 për qind mbetet shumë më i

ulët sesa në shtete të tjera në rajon. Aksesi për financimin e SME-ve është i kufizuar dhe financimi

afatgjatë nuk është lehtë i disponueshëm. Testet e stresit tregojnë se disa banka do të mbeten vulnerabël

ndaj tronditjeve.

20. Kriza në Eurozonë nxori në pah pikat e dobëta të ekonomisë shqiptare. Me 4 për qind të

popullsisë së saj që jeton jashtë shtetit (kryesisht në Greqi dhe në Itali), Shqipëria ka qenë një ndër shtetet

me remitancat më të larta në të gjithë botën. Remitancat kanë pasur tendencë në zbritje që prej vitit 2009

me shkurtimin e punëve të migrantëve si pasojë e recesionit në Greqi dhe në Itali. Deficiti aktual i

llogarive korrente u korrigjua kryesisht nga ulja e importeve, për shkak të konsumit dhe të investimeve

më të ulëta sesa përpara 2008-ës. Pavarësisht ruajtjes së kontributit pozitiv ndaj rritjes, eksportet pas

2008-ës mbetën të pasofistikuara dhe larg arritjes së potencialit të vendit. Indeksi real i nivelit të

këmbimit valutor mbeti gjerësisht i harmonizuar me elementë bazë dhe ka ndryshuar rreth një fashe të

qëndrueshme që prej vitit 2009.

21. Në kuadrin afatmesëm ekonomia pritet që të largohet gradualisht nga burimet e nxitura

nga kërkesa e brendshme dhe të shtrihet me ritëm vjetor prej 3 për qind. Deficiti i llogarive korrente

pritet që të zgjerohet kryesisht për shkak të importeve të lidhura me investimet e huaja direkte (që zënë

rreth 3 për qind të PBB-së në vit) të lidhura me ndërtimin e një gazsjellësi dhe të një hidrocentrali.

Deficiti i llogarive korrente pa këto projekte pritet të ulet me ribalancimin e ekonomisë, rritjen e

eksporteve dhe rritjen e përqindjes së eksporteve në PBB, ndërsa importet në raport me PBB-në

parashikohen në ulen lehtë. Ndërsa modeli i rritjes i Shqipërisë ndryshon ngadalë në kuadrin afatmesëm,

Page 22: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

7

kontributi i konsumit tek rritja pritet të ulet nga në më shumë se tre të katërtat në vitin 2008 në rreth 1/2

në vitin 2019 për shkak të një shtrirjeje më të ngadaltë të konsumit privat, teksa rritja e remitancave

mbetet e moderuar (shih Tabelën 1). Në të njëjtën kohë, investimet private pritet të rriten falë

përmirësimit të besimit, rritjes së prurjeve të investimeve të huaja të direkte dhe përmirësimit të

ndërmjetësimit financiar.

22. Ndërsa kthehet rritja në kuadrin afatmesëm, ekonomisë i duhet të trajtojë pengesat

mbizotëruese për sektorin privat produktiv dhe konkurrues, çfarë do të çojë në lehtësimin e

diversifikimit të eksporteve dhe përfitimeve në aksionet e tregut global dhe, për pasojë, do të rrisë

të ardhurat familjare. Në përgjithësi, reformat për përmirësimin e eficencës së ndarjes së burimeve në

ekonomi promovojnë mirëfunksionimin e tregjeve, përmirësojnë qeverisjen dhe forcojnë institucionet,

përmirësojnë aksesin dhe barazinë në shërbimet bazë, sigurojnë mbrojtjen e përshtatshme për familjet

vulnerabël dhe të varfra, dhe pritet që të kenë ndikim pozitiv në të ardhurat e familjeve përgjatë të gjithë

shpërndarjes. Për shembull, një mjedis i fortë institucional dhe biznesi, ofrimi eficent i shërbimeve

publike dhe disponueshmëria e institucioneve për të mbrojtur të varfrit dhe personat vulnerabël kanë

potencialin e promovimit të akumulimit dhe përdorimit të aseteve dhe pasurive të Shqipërisë. Reformat

për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe funksionimin e tregjeve në Shqipëri janë kritike për hapjen e

vendeve të punës dhe mund të forcojnë lidhjen ndërmjet rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë. Hapja

e vendeve të punës e drejtuar nga sektori privat mund të kontribuojë për rritjen e cilësisë së punësimit, e

cila aktualisht është e ulët, veçanërisht ndërmjet personave me gjendje më pak të mirë ekonomike. Po

ashtu, sigurimi i të drejtave të pronësisë dhe një treg toke më përfshirës pritet të ketë ndikim pozitiv në

uljen e varfërisë dhe mirëqenien e fundit të 40 përqindëshit të popullsisë duke bërë të mundur përdorimin

produktiv të aseteve të tokës, veçanërisht ndërmjet grupeve të popullsisë, të tillë si ata që i përkasin 40

përqindëshit të fundit dhe grave.

Tabela 1: Treguesit kyç ekonomikë 2009 – 2017

Aktual Vler. Parashikim

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019

Përqindja vjetore ndryshon në përjashtim të rasteve kur

specifikohet ndryshe

PBB-ja reale 3.7 2.5 1.6 1.4 2.1 3.0 3.5 3.5 3.5 3.5

Kontributet

Konsumi 1.9 1.6 0.9 0.0 1.9 2.2 1.0 1.3 2.0 2.2

Konsumi privat 1.5 1.5 0.8 0.0 1.1 2.3 0.9 1.2 1.9 2.3

Konsumi publik 0.4 0.1 0.1 0.0 0.9 -0.1 0.1 0.1 0.1 -0.1

Investimet publike -3.0 -0.1 -1.0 0.5 0.3 -0.1 0.9 0.2 -0.1 -0.1

Investimet private 0.2 1.8 -2.0 0.3 0.7 1.3 1.8 2.2 1.7 1.6

Eksportet neto 4.6 -0.8 3.7 0.6 -0.8 -0.4 -0.2 -0.2 -0.1 0.1

Eksportet 5.0 2.4 -0.2 2.0 4.3 2.3 1.9 2.9 2.5 2.5

Importet -0.3 -3.3 3.7 -1.4 -5.1 -2.7 -2.1 -3.1 -2.6 -2.4

Niveli i papunësisë* 14.2 14.3 13.9 16.1 17.2

CPI (mesatarja e periudhës) 3.6 3.4 2.0 1.9 1.7 2.1 2.6 2.9 3.0 3.0

Llogaritë fiskale Përqindje e PBB-së, në përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe

Shpenzimet

29.3

28.9

28.2 28.9 31.7

32.4

30.8

28.7

28.6

28.1 nga të cilat: pagim i pagesave të

prapambetura 2.5

1.3

1.0

Page 23: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

8

Të ardhura

26.2

25.4

24.7 23.7 25.9

27.6

28.2

28.2

28.2

28.2

Bilanci i përgjithshëm qeveritar ** -3.1 -3.5 -3.4 -5.2 -5.6 -4.8 -2.6 -0.5 -0.4 0.1

Bilanci parësor 0.3 -0.4 -0.3 -2.0 -2.8 -1.5 0.6 2.6 2.5 3.0

PPG (eop)

57.7

59.4

62.0 70.0 71.0

70.7

68.1

64.4

60.9

57.1

Tregues të përzgjedhur monetar

Përqindja vjetore ndryshon në përjashtim të rasteve kur

specifikohet ndryshe

Rritje e gjerë në para 12.5 9.2 5.0 2.3 3.8 5.5 7.0 7.6 7.5 7.3

Kreditim jo për qeverinë 10.1 10.4 1.4 -1.4 3.3 4.9 6.6 7.4 7.7 8.0

Bilanci i pagesave

Përqindje e PBB-së, në përjashtim të rasteve kur

specifikohet ndryshe

Bilanci i llogarive korrente -11.3 -13.2 -10.2 -10.6 -13.9 -15.1 -14.9 -13.2 -10.5 -8.7

Importet e G&S** 53.2 56.8 52.1 52.9 56.1 56.6 56.5 55.2 52.9 51.6

Eksportet e G&S** 32.5 34.0 33.4 35.0 36.3 36.0 35.9 36.3 36.9 37.4

Investimet e huaja direkte (net) 8.8 6.6 6.8 9.5 8.3 10.1 11.2 10.3 8.1 7.1 Të ardhurat neto në muajt e

importeve të G&S** 4.4 4.5 4.6 4.3 4.1 4.1 4.1 4.1 4.1 4.1

*Të dhënat e vrojtimit të krahut të punës **G&S i referohet mallrave dhe shërbimeve

Profili i varfërisë

23. Pavarësisht periudhës së gjatë të rritjes së qëndrueshme që çoi PBB-në për frymë në nivelin

8,123 dollarë amerikanë, Shqipëria është ende një ndër vendet më të varfra në Evropë. Rritja e

fortë ekonomike ngriti një numër të madh njerëzish nga niveli i varfërisë. Në periudhën 2002-2008,

varfëria u ul nga 25,4 për qind në 12,5 për qind. Rritja ekonomike ishte përfshirëse, me konsumin në 40

përqindëshin e poshtëm të shpërndarjes me rritje më të shpejtë sesa mesatarja e vendit. Të dhënat

sugjerojnë që rritja pozitive e konsumit ishte në përpjesëtim të zhdrejtë përfituese për njerëzit me më pak

burime, me varfërinë që u ul me 50 për qind si në zonat rurale dhe në ato urbane. Kriza globale financiare

i çrrënjosi këto përfitime në uljen e varfërisë, ndërsa varfëria për frymë, e matur si përqindje e popullsisë

me të ardhura nën 60 dollarë amerikanë në muaj u rrit në 14.3 për qind në vitin 2012. Në përgjithësi

nivelet e varfërisë janë më të larta ndërmjet popullsisë rome sesa në popullsinë jorome. Popullsia rome

ka tendencë t’i përkasë kuantilit më të ulët, siç përshkruhet në Kutinë 1. Shqipëria vazhdon të ketë një

ndër nivelet më të larta të varfërisë në Evropë. Megjithatë, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë dhe

rritjes së varfërisë, pabarazia e matur nga indeksi Gini tregon për një ulje të vogël nga 28.2 në vitin 2008

në 26.9 në vitin 2012.

Page 24: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

9

Kutia 1: Popullsia rome: Mundësi të kufizuara social-ekonomike

Sipas censusit zyrtar të 2012-ës, popullsia rome përfaqëson 0.3 për qind të popullsisë, ose rreth 9000

vetë, por kjo shifër mund të jetë më e vogël sesa numri real për shkak të frikës nga diskriminimi. Të

tjerët e vlerësojnë numrin e popullsisë rome në Shqipëri në rreth 3% (Këshilli i Evropës), 3.2 për

qind e popullsisë shqiptare në vitin 2010.3 Romët kanë tendencë t’i përkasin kuantilit më të varfër

në Shqipëri. Në përgjithësi, nivelet e varfërisë janë më të lartë ndërmjet romëve sesa ndërmjet

joromëve: duke kontrolluar për faktorë të tjerë, etniciteti rom lidhej me 170 përqind më shumë gjasa

për të qenë të varfër4, 5.

Popullsia rome në Shqipëri ka stok dhe përdorim më të ulët të aseteve sesa popullsia jorome.

Në të gjithë treguesit, romët kanë rezultate më të ulëta. Teksa niveli i shkrimit dhe këndimit është

në rreth 95 përqind tek fqinjët e tyre joromë, për romët ky tregues llogaritet në 65 përqind.6

Kequshqyerja ndërmjet fëmijëve romë është 65 përqind, krahasuar me 24 përqind për fqinjët e tyre

joromë, me pasoja për shëndetin dhe zhvillimin kognitiv gjatë gjithë jetës. Në vitin 2011, vetëm një

e treta e fëmijëve romë janë regjistruar në arsimin parashkollor. Sondazhi Rajonal i Romëve i kryer

nga UNDP/KE/BB në vitin 2011 raporton që të rinjtë romë (të moshës nga 16-24 vjeç) kishin

përfunduar vetëm 3.9 vite shkollë mesatarisht, krahasuar me shkollimin prej 10 vjetësh të fqinjëve

të tyre joromë.

Popullsia rome në Shqipëri ka akses relativisht më të ulët në shërbimet sociale bazë. Përqindja

e popullsisë rome pa akses në burime të përmirësuara uji (p.sh. ujë në rubinetë në banesa) është 30

përqind, krahasuar me 18 përqind të familjeve jorome. Po ashtu, ekzistojnë pabarazi të mëdha lidhur

me aksesin në shërbime kanalizimesh të përmirësuara, me 61 përqind të romëve që nuk kanë akses

në shërbime të tilla në shtëpi, krahasuar me 34 përqind të popullsisë jorome.

Popullsia rome ka tendencë të ketë më pak akses në mundësitë ekonomike, duke e përjashtuar

kështu atë nga dhënia e kontributit për rritjen ekonomike dhe përfitimin nga rritja

ekonomike. Ndërsa ka dallime të vogla në nivelet e punësimit dhe të papunësisë, dallimet janë të

mëdha në cilësinë e punësimit. Për shembull, romët ka më shumë të ngjarë sesa joromët të

përfshihen në punë informale (90 përqind përkundrejt 71 përqind). Nivelet e larta të varfërisë dhe

nivelet e ulëta të arsimit përjetësojnë ciklin e varfërisë dhe rrisin rreziqet e përjashtimit.

24. Profili i të varfërve dhe fundi i 40 përqindëshit të popullsisë tregojnë papërputhshmëri

ndërmjet grupeve dhe përgjatë disa dimensioneve. Të varfërve dhe fundi i 40 përqindëshit të

popullsisë nuk janë të përqendruar as tek zonat urbane dhe as tek zonat rurale (shih Figurën 3 më poshtë).

Në vitin 2012, rreth 51 përqind e të varfërve jetonin në zona urbane dhe 49 përqind në zona rurale. I

njëjti model shpërndarjeje ekziston dhe ndërmjet 40 përqindëshit të fundit të popullsisë, 48 përqind e të

cilëve jetojnë në zonat rurale, krahasuar me 45 përqind të 60 përqindëshit të epërm të shpërndarjes së të

ardhurave. Dallimet rajonale në varfëri janë të mëdha. Ndërmjet të 12 prefekturave, Kukësi është

prefektura më e varfër me 22 përqind të popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë, e pasuar nga Fieri

dhe Lezha, të dyja me 18 përqind të të varfërve (shih Figurën 4 më poshtë). Ka lidhje të fortë ndërmjet

nivelit të arsimit dhe varfërisë. Shpeshtësia e varfërisë është më e lartë në familjet ku individët nuk e

kanë përfunduar arsimin e lartë, me 15 përqind, ndërsa është vetëm 3 përqind ndërmjet familjeve me

individë që kanë një nivel të caktuar të arsimit të lartë. Po ashtu, 40 përqindëshi i fundit i popullsisë

3 Komisioni Evropian. 2011. Shtojcë e Kuadrit të BE-së për Reformat, 2011. Bruksel. 4 Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, dhe UNDP/EC/WB. 2011.

“Sondazhi Rajonal për Romët.” www.eurasia.undp.org. 5 Analizë e Bankës Botërore që përdor të dhënat e LSMS-së nga viti 2005, 2008, dhe 2012. 6 Sondazhi Rajonal i Romëve UNDP/KE/BB, 2011. www.eurasia.undp.org

Page 25: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

10

është më pak i mirëarsimuar sesa pjesa tjetër e popullsisë. Pabarazitë në arsim janë të larta ndërmjet

popullsisë rome: ndërsa niveli i shkrimit dhe këndimit për popullsinë jorome është 95 përqind, ndërsa i

njëjti tregues është 65 përqind për popullsinë rome. Po ashtu, për popullsinë rome janë vënë re mangësi

lidhur me aftësitë e kapitalit njerëzor dhe mundësi ekonomike goxha më të ulëta, ashtu siç përshkruhen

në Kutinë 1. Së fundmi, nivelet e varfërisë janë më të larta ndërmjet familjeve me kryefamiljar të papunë

ose joaktivë. Në vitin 2012, shpeshtësia e varfërisë ishte 11 përqind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë

të punësuar; 13 përqind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë të dalë në pension; 22 përqind ndërmjet

familjeve me kryefamiljarë të papunë; dhe 24 përqind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë joaktivë për

punë.

Figura 3: Varfëria në zonat urbane dhe rurale,

2002–12

Figura 4: Shpeshtësia e varfërisë sipas

prefekturave, 2012

Burimi: Analizë e Bankës Botërore mbështetur në të dhënat e LSMS-së.

Burimi: Analizë e Bankës Botërore mbështetur në të

dhënat e LSMS-së, 2012. Shënim: varfëria më e lartë –

blu e errët

Sfidat e zhvillimit

25. Në këtë seksion trajtohen sfidat kryesore të zhvillimit në Shqipëri, si dhe pengesat për të

ecur përpara drejt përmbushjes së dy objektivave binjakë të uljes së varfërisë dhe nxitjes së

prosperitetit të përbashkët. Kthimi i balancës makro-fiskale dhe stabilitetit financiar është sfida

kryesore e zhvillimit në Shqipëri, e ndjekur nga rreziqet e sektorit të energjisë, pengesat në qeverisje dhe

ato institucionale, të cilat kanë ndikim në ofrimin e shërbimeve publike bazë. Të drejtat e tokës dhe të

pronësisë dhe mungesa e eficencës në menaxhimin e burimeve natyrore janë ndërmjet pengesave

kryesore që kanë ndikim mbi aftësinë e Shqipërisë që të përfitojë nga asetet e pasura natyrore. Këto sfida

zhvillimi janë kritike për uljen e varfërisë dhe, për këtë arsye, motivojnë angazhimin e GBB-së, të

përshkruar në këtë KPV.

26. Sfida kyçe zhvillimore për Shqipërinë është kthimi i balancës makro-fiskale dhe ruajtja e

stabilitetit financiar. Mungesa e balancave makro-ekonomike do të vijojë të ushtrojë presion për poshtë

për fitimet ekonomike të familjeve dhe do të vazhdojnë të krijojë stimuj negativë për akumulimin dhe

përdorimin produktiv të faktorëve të prodhimit. Për pasojë, kthimi i kuadrit të qëndrueshëm makro-

ekonomik është kërkesë e rëndësishme për nxitjen e rritjes dhe rritjen e prosperitetit. Përpjekjet e

autoriteteve për konsolidim fiskal (shih paragrafin 15) përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt

përmirësimit të stabilitetit makro-fiskal. Ato mbështeten nga reforma strukturore që synojnë të ulin

pasivet e kushtëzuara të shprehura dhe të pashprehura (të tilla si sektori i energjisë dhe sistemi i

29.6%

19.5%24.2%

11.2%14.7%

10.2%15.3% 13.6%

0%

10%

20%

30%

40%

Rural Urban

2002 2005 2008 2012

Page 26: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

11

pensioneve) për t’u siguruar që procesi i konsolidimit nuk cenohet për shkak të shpenzimeve ineficente

dhe të përkohshme dhe që ai është në përputhje me kuadrin fiskal afatmesëm. Më tej, do të kërkohen

përpjekje për të forcuar kapacitetin e qeverive vendore për të mobilizuar të ardhurat, të cilat aktualisht

nuk janë të mjaftueshme për t’i lejuar pushtetit lokal të ofrojë shërbime publike cilësore. Së fundmi,

ndërsa sektori financiar ka raporte solide, likuiditeti dhe kërkesa të forta provigjonimi, ai mbetet ende i

ekspozuar ndaj disa rreziqe potenciale, përfshirë nivelin e ulët dhe në ulje të fitimit të bankave tregtare,

stokun e lartë të kredive të këqija, nivelin e lartë të huadhënies në euro, presionet për shitjen e aktiveve

për të mbuluar një pjesë të borxhit (shih paragrafin 18), etj. Këto janë rreziqe, të cilat, nëse realizohen,

mund të prekin negativisht rritjen ekonomike.

27. Stabiliteti fiskal cenohet më tej nga rreziqet e mëdha që vijnë nga sektori i energjisë.

Energjia elektrike thuajse varet tërësisht tek burimet hidrike, ndryshimi i të cilave në mënyrë të

paevitueshme përkthehet në ndryshim të produktit. Historikisht sektori është karakterizuar nga humbje

të mëdha gjatë shpërndarjes së energjisë elektrike, duke çuar importet vjetore të energjisë në vlerë nga

120 milionë euro deri në 160 milionë euro për të mbuluar këto humbje, dhe duke e cuar kompaninë e

shpërndarjes në kompaninë me performancën më të dobët në shtetet e Evropës Juglindore. Shkaku

kryesor i humbjes janë vjedhjet, çka sugjeron që matësit, faturimi dhe zbatimi janë në nivel të dobët.

Humbjet financiare të sektorit përkthehen në humbje fiskale pasi në fund humbjet mbulohen nga buxheti.

28. Në anën e qeverisjes, shteti i dobët ligjor, për shkak të zbatimit selektiv të ligjeve dhe

rregulloreve, përfaqëson një rrezik kyç qeverisës. Me përjashtim të stabilitetit politik, sondazhet e

kohëve të fundit sugjerojnë stanjacion, ose madje dhe përkeqësim kundrejt treguesve përkatës të

qeverisjes gjatë dy viteve të fundit.7 Tendenca e fundit në treguesit e qeverisjes lidhet kryesisht me fusha

që kërkojnë një administratë dhe gjyqësor të fortë për të zbatuar shtetin e së drejtës. Në këtë kuadër,

statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është mundësi për të forcuar administratën publike dhe

gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit.

29. Pavarësisht përmirësimeve të fundit, pengesat institucionale dhe qeverisëse dhe prevalenca

e korrupsionit kanë ndikim negativ mbi bizneset e sektorit privat dhe rritjen e punësimit. Vendi

ka bërë përmirësime të mëdha përsa i përket vlerësimit të fundit të raportit Doing Business, ku u rendit

në vendin e 68-të në nivelin global, nga vendi i 90-të që ka qenë më parë. Ky pozicionim reflekton

progres në harmonizimin e procedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit, hapjen e një biznesi,

regjistrimin e pronave dhe pagimin e taksave. Megjithatë, Sondazhi për Mjedisin e Biznesit dhe

Sipërmarrjen e Ndërmarrjeve (2013) tregon se ende është vështirë që të merresh me lejet e ndërtimit,

logjistikën tregtare, inspektimet, regjistrimin e pronave dhe të tokës në Shqipëri sesa në vendet fqinje.

Korrupsioni është identifikuar si pengesa më e madhe për sipërmarrjen nga 56 përqind e bizneseve të

pyetura në kuadrin e “Sondazhit për Koston e Përputhshmërisë Tatimore” të IFC-së në vitin 2013.

Sondazhi i fundit i ndërmarrjeve i IFC-së i vitit 2013 konstatonte se 85.9 përqind ndërmjet ndërmarrjeve

të mesme dhe 100 përqind ndërmjet ndërmarrjeve të mëdha paguajnë para nën dorë për të siguruar

kontrata qeveritare. Prevalenca e korrupsionit nxit dhe informalitetin e gjerë.8 Informaliteti është

gjerësisht i përhapur në tregun e punës dhe vlerësohet të zërë rreth 36 përqind të PBB-së. Vlerësimet

sugjerojnë se afro gjysma e punësimit të përgjithshëm jashtë bujqësisë korrespondon me punësim

informal dhe afro tre e katërta e punës në ndërtim është punë informale. Informaliteti prek rritjen e

7 Transparency International – Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit; Forumi Botëror Ekonomik – Indeksi i Konkurrencës

Globale dhe Indeksi i Pavarësisë së Gjyqësorit; Njësia e Inteligjencës Ekonomike – Indeksi Demokratik.

8 Vlerësimet e Bankës Botërore për informalitetin shkojnë në rreth 47 përqind (2010-11). Ky vlerësim është në përputhje

me nivelin prej 43 përqind të raportuar nga INSTAT-i në vitin 2013.

Page 27: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

12

bizneseve formale, ul të ardhurat nga tatimet dhe prish stimujt e tregut të punës9. Për më tej, siç vihet re

në ASV, segementet vulnerabël të popullsisë janë të angazhuar gjerësisht në sektorin informal, gjë e cila

i pengon ata që të përfitojnë nga mundësitë ekonomike.

30. Rritja e papunësisë cenohet më tej nga pjesëmarrja e ulët në tregun e punës, nivelet e ulëta

të papunësisë dhe aftësitë e papërshtatshme. Këto tipare janë më të pranishme ndërmjet të rinjve,

grave dhe 40 përqindëshit të fundëm të popullsisë. Sondazhi i fundit tremujor për krahun e punës (LFS

Q2 2014) sugjeron që 61.3 përqind e popullsisë në moshën 15–64 vjeç është aktive në tregun e punës,

ose e punësuar, ose duke kërkuar në mënyrë aktive një punë. Pjesëmarrja në tregun e punës është

veçanërisht e ulët ndërmjet grave – 50.1 përqind, ndërsa pjesëmarrja e meshkujve në krahun e punës

vlerësohet në 73.2 përqind. Niveli i papunësisë është rritur në 17.7 përqind në tremujorin e dytë të 2014-

ës, krahasuar me 16.4 përqind në të njëjtën periudhë në vitin 2013 dhe me 13.7 përqind në të njëjtin

tremujor në vitin 2012. Papunësia është veçanërisht e pranishme ndërmjet të rinjve (mosha 15 – 29

vjeç), 33,5 për qind e të cilëve ishin të papunë në tremujorin e dytë të 2014-ës. Pasja e aftësive të

nevojshme për vendet e punës konsiderohet e pamjaftueshme, duke krijuar kështu pengesa të mëtejshme.

Këto pengesa janë më të mëdha për komunitetet vulnerabël që kanë nivele më të ulëta arsimimi sesa

popullsia e përgjithshme. Kompanitë citojnë aftësitë e mangëta si pengesë për zhvillimin e biznesit,

duke sinjalizuar kërkesa të tregut të punës që nuk janë në përputhje me rezultatet arsimore dhe të

trajnimit. Sipas sondazhit të fundit për sipërmarrjet, ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore, Shqipëria

ka përqindjen më të madhe (36%) të kompanive që raportojnë që krahu i tyre i punës nuk i zotëron

aftësitë që kërkohen prej tyre, duke theksuar një mospërkim potencial të aftësive të rëndësishme në vend.

Me angazhim të dobët në tregun e punës dhe me remitanca në rënie, është e nevojshme që të forcohen

kapacitetet e familjeve shqiptare për të qenë në gjendje të gjenerojnë të ardhura nga tregut të punës. Kjo

do të kërkojë angazhim afatgjatë ndaj politikave, të tilla si harmonizimi i ofertës për punë me nevojat e

tregut të punës për hapjen e vendeve të reja (formale) të punës dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme

për nxitjen e produktivitetit në nivel kompanish, për të thithur investimet, për të shtrirë më tej aksesin në

një produktivitet më të lartë dhe mundësi më mirëpaguara ndërmjet popullsisë.

31. Cilësia dhe barazia në aksesin në shërbimet publike bazë ndikojnë në përpjesëtim të

zhdrejtë tek të varfërit dhe ata që janë në gjendje më pak të mirë ekonomike. Në sektorin e

shëndetit, 98 përqind e grave të varfra kanë raportuar pengesa në akses, përfshirë dhe persona nga grupet

vulnerabël (të tillë si popullsia rome), krahasuar me dy të tretat nga kuantili më i pasur. Ofrimi i kujdesit

shëndetësor në Shqipëri karakterizohet nga cilësi e keqe shërbimesh, kujdes i papërshtatshëm parësor

dhe shërbime të papërshtatshme parandaluese, përdorimi i tepërt i kujdesit spitalor tercial dhe pagesa të

vazhdueshme nën dorë. Rezultatet arsimore janë të papërshtatshme, me sondazhin e fundit të PISA-s

(2012) që tregon se mbi 60 përqind e 15-vjeçarëve janë analfabetë funksionalë në matematikë. Të varfrit,

përfshirë popullsinë rome, dhe personat në 40 përqindëshin e poshtëm të popullsisë kanë nivele më të

ulëta regjistrimi në arsimin parashkollor, të mesëm dhe të lartë. Në sektorin e ujit, 20 përqind e më të

varfërve nuk kanë lidhje për ujërat e zeza brenda shtëpisë. 75 përqind e familjeve në Fier, prefektura e

dytë më e varfër e vendit, raportojnë që uji që marrin nuk është i sigurt për t’u pirë. Rreth 50 përqind e

popullsisë ka akses në rrjetin e kanalizimeve, ndërsa pjesa tjetër ka pajisje sanitare brenda ambienteve

të banimit. Në sektorin e transportit, cilësia e rrugëve minohet nga mirëmbajtja e keqe. Vendit i duhen

9 Sondazhi i Sipërmarrjes i vitit 2013 e identifikoi informalitetin si një ndër vështirësitë kryesore veçanërisht për bizneset e

vogla dhe të mesme, me përkatësisht 19 dhe 25 përqind që pretendonin se informaliteti është pengesa kryesore në mjedisin

e biznesit.

Page 28: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

13

40 deri në 45 milionë dollarë amerikanë në vit për të mirëmbajtur rrugët parësore dhe dytësore të vendit,

ndërkohë që ka shumë rrugë, ndërtimi i të cilave nuk ka përfunduar.

32. Programi kryesor i përqendruar tek varfëria kërkon targetim më të mirë dhe mbulim më

të gjerë. Më tej, përfitimet e marra nga kuantili më i varfër janë ndërmjet më të ulëtave në Evropë. Që

prej vitit 2012, të varfrit e mbuluar nga programi shkonin në 24 përqind, por mbulimi i personave jo të

varfër u rrit nga 5.2 përqind në vitin 2008 në 7.4 përqind në vitin 2012. Ndërkohë shpenzimet për

ndihmën e paaftësisë janë rritur për shkak të rritjes së numrit të përfituesve, indeksimit më bujar seç

duhet dhe zgjerimit ad hoc në përfitime. Në periudhën 2007–13, numri i përfituesve u rrit nga 108,000

në 165,000. Programi aktual i ndihmës për paaftësinë nuk është më efektiv dhe nuk mbështet ata që janë

vërtetë të paaftë. Për pasojë, rrjetet e sigurisë sociale nuk i trajtojnë efektivisht nevojat e të varfërve dhe

janë të papërshtatshme për të mbrojtur të cenueshmit dhe të disavantazhuarit nga tronditjet familjare ose

të sistemit.

33. Diversiteti i pasur natyror dhe burimet e bollshme natyrore nuk janë të mjaftueshme për

të kontribuar për rritjen. Bregdeti i bukur ka potenciale për turizmin dhe zhvillimin ekonomik si një

ndër shtytësit kryesor të rritjes. Për ta realizuar këtë potencial vendi kërkon një përmirësim të madh të

infrastrukturës mjedisore dhe mbrojtjen e aseteve bregdetare, të cilat po ashtu do të nxisnin turizmin e

qëndrueshëm. Turizmi ka potencial si një ndër shtytësit kryesorë të rritjes, të hapjes së vendeve të reja

të punës dhe investimeve, si të huaja dhe të brendshme. Gjatë tri viteve të fundit, sektori i turizmit ka

përjetuar një rritje të shpejtë përsa i takon numrit vjetor të turistëve, por ende duhet që këtë situatë ta

konvertojë në rritje të qëndrueshme, në vlerë të shtuar dhe punësim. Shqipëria ka përqindje të lartë

mbulimi me pyje dhe toka pjellore, por pjesa më e madhe e pyjeve dhe e kullotave janë në gjendje të

keqe. Tokat e brishta, të kombinuara me pyjet dhe praktikat bujqësore të paqëndrueshme, kanë çuar në

gërryerje të ashpër, veçanërisht në zonat e largëta kodrinore ku është e përqendruar dhe vazhdon të

ekzistojë varfëria rurale. Ofrimi i shërbimeve publike mjedisore karakterizohet po ashtu nga ineficenca

të mëdha. Nga sipërfaqja prej 360,000 hektarësh e vlerësuar si e pajisur për vaditje në vend, vetëm

80,000 hektarë janë vaditur (2009), ndërsa shumë kanale dhe stacione pompimi nuk janë më në punë. Pë

më tepër, Shqipëria është e prekshme nga fatkeqësive natyrore, veçanërisht nga përmbytjet, për shkak të

ndryshimeve të motit dhe ndryshimeve klimaterike.

34. Një tjetër arsye për humbjen e mundësisë për të përfituar nga pasuritë natyrore lidhet me

pasiguritë e të drejtave të pronësisë, të cilat prekin seriozisht përdorimin produktiv të tokës.

Shqipëria ka një ndër rezultatet më të ulëta (137 nga 148 shtete) në botë lidhur me të drejtat e

përgjithshme të pronësisë, veçanërisht të drejtat fizike mbi pronën. Mungesa e tregjeve funksionalë të

tokës po ushtron ndikim të gjerë negativ mbi zhvillimin rural (për shembull, fragmentarizimi i madh i

fermave) dhe zhvillimi urban (rritja e pakontrolluar e vendbanimeve urbane). Mungesa e planifikimit

urban, e reflektuar në rritjen e shpejtë informale të zonave urbane ka cenuar potencialin e rritjes së

qyteteve shqiptare. Lidhur me zonat rurale, procesi i privatizimit të tokës ka çuar në një numër të madh

fermash të vogla dhe të shpërndara, duke frenuar zhvillimin e sektorit bujqësor. Që prej vitit 2012, kishte

350,916 biznese bujqësore në Shqipëri, me madhësi mesatare prej 1.02 ha. Pjesa më e madhe e

fermerëve mbeten të ngërthyer me të ardhura të ulëta, struktura mbijetese, të paaftë të përdorin tokën për

gjenerimin e përfitimeve ekonomike. Në përgjithësi, menaxhimi i paqëndrueshëm i tokës dhe zbatimi i

keq i të drejtave të pronësisë përbëjnë pengesa të mëdha për kompanitë, fermat dhe familjet për t’u futur

në tregun e punës. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm tek pronësia mbi tokën, por dhe mbi

gjenerimin e të ardhurave dhe shpeshtësinë e varfërisë. Disa gupe, të tilla si gratë dhe ata që janë më pak

në gjendje, janë në disavantazh shtesë pasi janë të përjashtuar nga pronësia.

Page 29: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

14

35. Si përfundim, ndërsa Shqipëria ka një indeks pozitiv të pabarazisë gjinore, ekzistojnë ende

hendeqe gjinore në fusha të caktuara. Sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të PNUD-it të vitit 2013,

Indeksi i Pabarazisë Gjinore të Shqipërisë ishte pozitiv, i renditur në vendin e 41-të nga 148 vende

pjesëmarrëse. Megjithatë, ka ende pabarazi të konsiderueshme në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës

dhe në të drejtat e pronësisë. Ka thuajse dy herë më shumë pronarë burra sesa pronare femra dhe pjesa

më e madhe e pronareve gra ka më pak se 25% të pronësisë. Për më tepër, gratë që punojnë në bujqësi

janë veçanërisht të disavantazhuara. Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore që ka përdorur të

dhënat deri në vitin 2012, hendeku i përgjithshëm gjinor në varfëri është zhdukur (për gratë në 14.51

përqind dhe për burrat në 14.34 përqind). Megjithëse gratë kanë barazi arsimore me burrat, pjesëmarrja

e tyre në krahun e punës është shumë më pas nivelit të pjesëmarrjes së burrave për ato që kanë më pak

se arsim të lartë. Pjesëmarrja e grave në krahun e punës ka rënë në mënyrë drastike në periudhën nga viti

2008 deri në 2012, duke e rritur hendekun. Niveli i pagave të grave vjen pas nivelit të pagave të burrave.

Ka po ashtu hendek gjinor për pagesën për orë në disa industri, përfshirë bujqësinë dhe arsimin.

III. KUADRI I PARTNERITETIT TË GRUPIT TË BANKËS BOTËRORE

36. Ky seksion fillon me një përmbledhje të programit të qeverisë siç reflektohet në projekt

Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Më pas në të theksohen përparësitë themelore të

identifikuara nëpërmjet ASV-së, të cilat përbëjnë shtysat për përzgjedhjen në kuadër të KPV-së. Më pas

nxirren mësimet përkatëse nga zbatimi i programit të mëparshëm të SPV-së përpara se të përshkruhet

struktura e KPV-së, programi i propozuar i GBB-së dhe zbatimi i tij.

37. GBB-ja i ka ofruar ndihmë qeverisë në ushtrimin e saj fillestar për përcaktimin e

përparësive mbështetur në të dhënat e disponueshme për të identifikuar pengesat dhe mundësitë

për rritjen ekonomike. Kjo punë me qeverinë për përcaktimin e përparësive, u pasua nga përgatitja e

e ASV-së mbështetur kryesisht mbi të njëjtën bazë evidencash dhe duke ndërmarrë analiza plotësuese

në fusha të tilla si përfshirja dhe mirëqenie e përbashkët. Mbështetur në këtë analizë, ASV-ja identifikoi

dymbëdhjetë fusha të gjera përparësish të ndara në tri grupe të dallueshme mbështetur në ndikimin e

tyre të drejtpërdrejtë mbi arritjen e objektivave binjakë: përparësi themelore, përparësi mbështetëse dhe

përparësi përkrahëse. Struktura e KPV-së reflekton përzgjedhje mbështetur në pesë përparësitë

themelore të ASV-së, dhe paraqet një përshkrim programi rreth tri fushave kryesore që përfshijnë këto

pesë përparësi themelore. KPV-ja merr parasysh mësimet e nxjerra nga zbatimi i SPV-së së mëparshme,

rekomandimet e vlerësimeve të mëparshme të IEG-ut dhe komentet e marra gjatë konsultimeve me

aktorët. Propozohet një huadhënie indikative prej 1.2 miliardë dollarësh amerikanë nga IBRD-ja, ndërsa

investimet e IFC-së pritet të arrijnë në 150-200 milionë dollarë gjatë periudhës 2015-2019. Vëmendja

tek rezultatet ka qenë parimi udhëzues gjatë përgatitjes së KPV-së dhe i njëjti nivel vëmendje do të ruhet

dhe gjatë të gjithë fazës së zbatimit.

A. Programi i qeverisë dhe strategjia afatmesme

38. Qeveria u angazhua në një ushtrim fillestar për përcaktimin e përparësive, i cili tani po

kodifikohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim për periudhën 2015-2020. GBB-

ja ka dhënë kontributin e saj në të për përcaktimin e përparësive. Në mes të vitit 2013, GBB-ja përcaktoi

një sërë setesh informimi për politikat për qeverinë e re dhe duke i paraprirë ASV-së, vlerësoi në mënyrë

sistematike pengesat dhe mundësitë për kthimin e rritjes dhe për uljen e varfërisë në Shqipëri. Këto

informime shërbyen si kontribut për të mbledhur një konferencë ndërkombëtare këshillimore me titull

Page 30: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

15

Shqipëria e brezit tjetër: Formësimi i një modeli të ri për rritjen ekonomike. Kryeministri ka prezantuar

qasjen e shkencës së jetësimit për qeverisjen, gjë e cila u reflektua në pjesëmarrjen e tij si anëtar

themelues i Rrjetit Global të Liderave të Jetësimit të GBB-së. Në fund të vitit 2013, qeveria e re i kërkoi

ndihmë teknike GBB-së për një ushtrim të menjëhershëm për përcaktimin e përparësive mbështetur në

të dhënat e disponueshme. GBB-ja ka punuar ngushtë me qeverinë për të përcaktuar tri përparësitë kyçe

për secilën ministri si dhe përparësitë kryesore për qeverinë në tërësi, të cilat do të bëheshin objekt

monitorimi nga afër dhe lehtësimi nga Kryeministri nëpërmjet një Njësie Jetësimi të krijuar rishtazi, në

mënyrë që të sigurohet vëmendja e nivelit të lartë politik për zhbllokimin e pengesave. Që prej kësaj

kohe qeveria i ka kodifikuar këto përparësi në Projekt Strategjinë Kombëtare për Integrim dhe Zhvillim

(SKIZH), e cila e konsideron progresin drejt integrimit në BE si objektiv madhor kombëtar dhe paraqet

vizionin për nxitjen e gjithëpërfshirjes dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Përparësitë e qeverisë për

të përmbushur vizionin e saj përfshijnë: sigurimin e qëndrueshmërisë makroekonomike dhe fiskale;

rritjen e konkurrencës; shërbime publike transparente dhe llogaridhënëse; nxitjen e përdorimit eficent

dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore, në veçanti zhvillimin dhe menaxhimin e sektorit të ujit,

energjisë dhe tokës.

39. Në ndjekje të aspiratave për pranim në BE, Shqipëria ka miratuar po ashtu një udhërrëfyes

për reformat e planifikuara në fushat parësore të BE-së: administratën publike, sistemin gjyqësor,

krimin e organizuar, korrupsionin dhe të drejtat e njeriut. Udhërrëfyesi përfshin monitorimin e progresit

të Shqipërisë në promovimin e përfshirjes dhe mundësive të barabarta ekonomike për pakicat, përfshirë

dhe popullsinë rome. BE-ja promovon integrimin dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për

popullsinë rome, përfshirë përmirësimin e aksesit në arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim. Vendimi i

Këshillit Evropian i qershorit të 2014-ës për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë është

njohje e përpjekje për reforma të ndërmarra nga autoritetet shqiptare. Ai krijon inkurajim të mëtejshëm

për përshpejtimin e reformave në pesë fushat parësore të BE-së. BE-ja po e rrit angazhimin e saj

mbështetur në strategjinë e saj 2014-2020 për Instrumentin e Dytë të Para-anëtarësimit (IPA2), i cili

është instrument i Bashkimit Europian për ofrimin e mbështetjes teknike dhe financiare për vendet

kandidate dhe parakandidate.

40. Zhvillimet e fundit të reformave të qeverisë në zbatimin e përparësive të saj janë

inkurajuese. Progresi i reformave është i dukshëm në fushat e menaxhimit publik financiar, mjedisin e

biznesit, sektorin e energjisë, pensionet, dhe ofrimin e shërbimeve publike. Me mbështetjen e GBB-së

dhe të FMN-së, qeveria ka përgatitur një strategji të re të menaxhimit financiar publik për të sjellë

transparencë dhe cilësi në menaxhimin e burimeve publike. Ajo ka nisur reformat e klimës së

investimeve për promovimin e sektorit privat dhe rritjen e biznesit, që kontribuoi për performancën e

dukshme lidhur me renditjen në Doing Business. Duke pranuar që reformat në sektorin e energjisë

elektrike janë të rëndësishme për rritjen e investimeve, rritjes dhe vendeve të punës, qeveria ka marrë

hapa të guximshme me synim eliminimin e abuzimeve në sistem dhe nxitjen e kulturës së llogaridhënies.

Ligji i ri për pensionet është miratuar në korrik të vitit 2014 duke prezantuar më shumë drejtësi në sistem

si dhe duke ulur ndikimin fiskal në buxhet. Qeveria ka prezantuar një grup reformash novatore për

nxitjen e qeverisjes së mirë, llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve

publike. Puna në të gjitha këto fusha dëshmon angazhimin e qeverisë për zbatimin e përparësive të

kodifikuara në SKZHI.

Page 31: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

16

Analiza Sistematike e Vendit: Përparësitë themelore të Shqipërisë

41. Angazhimi i GBB-së me qeverinë për përcaktimin e përparësive u pasua nga përgatitja e

ASV-së në mes të vitit 2014 për të formalizuar dhe për të zgjeruar më tej vlerësimin e mëparshëm

të punës analitike dhe të të dhënave të disponueshme. Vlera e shtuar e ASV-së ishte vlerësimi i këtyre

të dhënave në optikën e lenteve të objektivave binjake të GBB-së për eliminimin e varfërisë ekstreme

dhe nxitjen e prosperitetit të përbashkët. E njëjta bazë të dhënash u plotësua me analiza shtesë

(veçanërisht lidhur me përfshirjen dhe me prosperitetin e përbashkët). ASV-ja theksoi se modeli i rritjes

së mbështetur nga konsumi përpara krizës tashmë ishte shteruar dhe se nuk mund të përdorej si model

për të kthyer rritjen e shpejtë në Shqipëri, për të ulur varfërinë dhe për të përmirësuar mirëqenien për 40

përqindëshin e fundit të familjeve. Kthimi i rritjes së shpejtë është thelbësor, ashtu siç është e qartë

dalja në pah e objektivave binjake: rritja e agreguar në Shqipëri është shoqëruar fort dhe në mënyrë të

besueshme si me uljen e varfërisë dhe me rritjen e mirëqenies së 40 përqindëshit të fundit të popullsisë.

42. Për pasojë, në kuadrin afatmesëm drejt atij afatgjatë nevojitet një model i ri, i mbështetur

në kthimin e qëndrueshmërisë makro-fiskale, rritjen e produktivitetit të brendshëm dhe rritjen e

orientuar nga eksporti. Rritja e përshpejtuar është sine qua non i vazhdimit të uljes së varfërisë dhe

rritjes së prosperitetit të përbashkët, por ka rëndësi po ashtu edhe aspekti gjithëpërfshirës i rritjes. Ky

model i rritjes së përshpejtuar, përfshirëse dhe të qëndrueshme kërkon reforma të thella strukturore për

të shtendosur pengesat e forta me të cilat përballet rritja dhe për të përfituar nga ndihmat dhe mundësitë

e shumta për Shqipërinë. Në përgjithësi, pritet që politikat e shëndetshme fiskale dhe angazhimi i fortë

për të vijuar me reformat në mjedisin e biznesit, sektorin e energjisë dhe të drejtat e pronësisë pritet të

mbështesin rritjen në kuadrin afatmesëm.

43. ASV-ja ka përcaktuar 12 fusha të gjera përparësish për veprim për t’i bërë të mundur

Shqipërisë të bëjë progres drejt arritjes së objektivave binjake në mënyrë të qëndrueshme. Këto

12 fusha u ndanë më pas sipas përparësive në tri grupe të dallueshme mbështetur në ndikimin e tyre të

drejtpërdrejtë mbi arritjen e objektivave binjakë: përparësi themelore, përparësi mbështetëse dhe

përparësi përkrahëse (Shih Tabelën 2). Pesë përparësi u përcaktuan si përparësi themelore, ndërsa pjesa

e mbetur e përparësive u përcaktuan si përparësi mbështetëse dhe përkrahëse për të rritur ndikimin dhe

qëndrueshmërinë e përparësive themelore. Pesë përparësitë themelore të identifikuara nga ASV-ja janë:

i) kthimi i qëndrueshmërisë fiskale, stabilitetit financiar dhe balancave makro-ekonomike; ii)

krijimi i një mjedisi cilësor biznesi, i cili promovon rritjen e kompanive dhe hapjen e vendeve të

punës; iii) ofrimi i energjisë së pastër, në mënyrë eficente, të barabartë dhe të qëndrueshme; iv)

formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregut të tokës; dhe v) rritja e

qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë. Duke pasur parasysh mbështetjen tek një

bazë e ngjashme të dhënash dhe angazhimin e GBB-së ushtrimin fillestar të qeverisë për përcaktimin e

përparësive, përparësitë themelore që rrjedhin nga ASV-ja dhe kanë ndikimin më të madh në rritjen

përfshirëse dhe të qëndrueshme janë goxha të harmonizuara me përparësitë e qeverisë, duke lejuar

mbështetje nga GBB-ja.

Page 32: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

17

Tabela 2: Vlerësimi i Përgjithshëm i Ndikimit të Përparësive të Politikave të ASV-së në

Objektivat Binjakë

Përparësitë e politikave

Ndikimi i

përgjithshëm

Kthimi i qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar Themelore

Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë Themelore

Ofrimi i energjisë së pastër, me efikasitet, të barabartë dhe financiarisht të qëndrueshme Themelore

Formalizimi dhe shtrirja e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës Themelore

Rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë Themelore

Rritja e cilësisë dhe përfshirjes së angazhimit në tregun e punës Mbështetës

Përmirësimi i cilësisë, aksesit, rëndësisë së arsimit dhe sistemit të trajnimit Mbështetës

Përmirësimi i eficencës, aksesit dhe cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike Mbështetës

Përmirësimi i përfshirjes së aksesit në tregjet financiare Mbështetës

Rritja e efektivitetit dhe eficencës së sistemeve të mbrojtjes sociale Përkrahës

Sigurimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe ruajtjes së mjedisit Përkrahës

Përmirësimi i cilësisë, eficencës dhe barazisë së shërbimeve shëndetësore Përkrahës

B. Kuadri i Partneritetit për Vendin i propozuar nga Grupi i Bankës Botërore

Mësimet e nxjerra nga raporti për përfundimin e SPV-së, vlerësimet e IEG-së dhe konsultimet me

partnerët

44. Performanca e përgjithshme e programit të mëparshëm të SPV-së (2011-2014) është

vlerësuar si pjesërisht e kënaqshme. SPV-ja është projektuar për të mbështetur SKZHI-në duke

përcaktuar përparësitë e tri objektivave strategjike për vendin: i) përshpejtimin e rimëkëmbjes së rritjes

ekonomike të Shqipërisë nëpërmjet përmirësimit të konkurrencës; ii) duke zgjeruar dhe duke i bërë të

qëndrueshme përfitimet sociale të Shqipërisë; dhe iii) duke ulur vulnerabilitetin e Shqipërisë ndaj

ndryshimeve klimaterike. Drejt fundit të periudhës së SPV-së dolën rezultate të mira me nisjen e

reformave kyçe për konsolidimin fiskal, ruajtjen e qëndrueshmërisë së sektorit financiar (mbështetur nga

dy DPL), dhe me nisjen e reformave të pensionit. U realizua progres i pjesshëm në forcimin e

konkurrueshmërisë së sektorit privat. Rezultatet e ofrimit të shërbimit ishin më të fortat në sektorin e

transportit, pasuar nga konsolidimi i përftimeve në sektorin e arsimit dhe në atë shëndetësor dhe forcimi

i eficencës së shpenzimeve në ndihmë sociale. Mbështetja e GBB-së ka kontribuar po ashtu në trajtimin

e efekteve të ndryshimeve klimaterike dhe përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore. Megjithatë,

progresi në rezultatet e sektorit energjetik mbeti i dobët me rritjen e deficiteve në sektor.

45. Zbatimi i programit të mëparshëm të SPV-së ofron mësime të rëndësishme për programin

e GBB-së:

Është e rëndësishme që të qëndrojmë të angazhuar dhe të vazhdojnë dialogun e politikave me

homologët qeveritarë edhe gjatë periudhave kur nuk ka shtysë së mjaftueshme për reforma, pasi

vijimësia e angazhimit e mbështet qeverinë në artikulimin e politikave në të ardhmen.

Hapja e dialogut me spektër të gjerë aktorësh rrit pronësinë e programit.

Projektimi i projektit duhet t’i përshtatet angazhimit për reforma dhe kapacitetit institucional të

partnerëve.

Page 33: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

18

Shtimi i ndërhyrjeve të vogla të shpërndara sipërfaqësisht duhet të shmanget, veçanërisht në një

vend të vogël, pasi ato sfidojnë kapacitetet e klientëve dhe janë të vështira për t’u menaxhuar.

Kuadri i rezultateve të KPV-së me më pak rezultate dhe me tregues të matshëm vjen në ndihmë

të vlerësimit të performancës.

Cilësia e lartë, shtysa nga kërkesa dhe AAA-ja përkatëse forcon angazhimin e përgjithshëm të

GBB-së.

46. Janë nxjerrë po ashtu mësime nga angazhimi i mëparshëm i gjerë i GBB-së në sektorin e

energjisë. Privatizimi i dështuar i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe hidrocentralet e

reja që nuk janë vënë në punë janë dy simbole të dukshme të reformës së papërshtatshme dhe

performancës së dobët në sektorin energjetik. Mësimet e nxjerra përfshijnë: i) nevojën për ta trajtuar në

tërësi sektorin dhe jo përqendrimi tek institucionet ose ndërhyrje të posaçme; ii) rëndësinë e luftimit të

korrupsionit të shfrenuar për të sjellë përmirësime të qëndrueshme në performancën e sektorit; iii)

nevojën për forcimin e organeve politikëbërëse dhe rregullatore paralelisht me angazhimin e sektorit

privat; dhe iv) nevojën për post-privatizim, për të kushtuar “kujdes më pas” për t’u siguruar që kushtet

e privatizimit përmbushen plotësisht dhe në kohën e duhur. Mbështetja e GBB-së për programin e

energjisë së qeverisë gjatë periudhës së propozuar të kësaj KPV-je i reflekton këto mësime të

rëndësishme.

47. Përveç mësimeve të nxjerra, përgatitjet e KPV-së për Shqipërinë përfituan nga konsultimet

e zhvilluara gjatë përgatitjes së ASV-së. Gjatë përgatitjes së ASV-së, u zhvilluan katër takime

konsultuese në kryeqytet dhe në qarqe të ndryshme, për të paraqitur gjetjet dhe për të marrë komente nga

një grup i gjerë aktorësh lidhur me sfidat dhe mundësitë me të cilat përballej vendi. Po kështu, aktorët

dhanë rekomandimet e tyre për fushat kryesore për ndërhyrjet e ardhshme të GBB-së, që përqendrohen

te përshpejtimi i zhvillimit, krijimi i vendeve të punës dhe administrimi i kujdesshëm i burimeve

natyrore. Në fazën e fundit të konsultimeve për KPV-në, u paraqit programi i propozuar i KPV-së nga

GBB-ja, me qëllim marrjen e komenteve nga aktorët, si në kryeqytet, ashtu edhe në qarqe. Konsultimet

mbi ASP-në dhe KPV-në mblodhën pjesëmarrës përfaqësues nga kategori të ndryshme, përfshi

përfaqësues nga komunitetet në nevojë.

48. Studim i Vendit për vitin 2014 është një tjetër dokument i rëndësishëm që ka kontribuar

me informacion në përgatitjen e kësaj KPV-je. Rezultatet e studimit të Vendit për Shqipërinë gjatë

VF14 treguan një perceptim tejet pozitiv të rolit të GBB-së në Shqipëri. GBB-ja shihet si partner

afatgjatë, i përgjegjshëm dhe një bashkëpunëtor i shkëlqyer me qeverinë dhe partnerët e tjerë për

zhvillim. Së fundi, programi i GBB-së konsiderohej si i përshtatshëm dhe i përputhur me përparësitë e

vendit. Sa i përket partneritetit në të ardhmen, të intervistuarit e mirëprisnin angazhimin e GBB-së

thuajse në të gjitha fushat, duke rekomanduar që të kishte më shumë përqendrim në përshpejtimin e

zhvillimit, qeverisjen e sektorit publik dhe bujqësi.

49. Vlerësimet e IEG-së theksojnë rëndësinë e pronësisë mbi projektin dhe analizën e

ekonomisë politike. Analizat e ICR-ve dhe Raporteve të Vlerësimit të Punës së Projektit nga IEG-a për

projektet në sektorin social (shëndetësi, arsim dhe DPL-ja për shpenzimet sociale) ofruan një numër

rekomandimesh, që u morën në konsideratë gjatë hartimit të kësaj KPV-je. Këto rekomandime mund të

përmblidhen si vijon: i) puna analitike dhe ndihma teknike me cilësi të lartë e Bankës është përbërës i

nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për arritjen e objektivave të projektit – marrja përsipër e përgjegjësisë

nga qeveria dhe aktorët kryesorë është po me kaq rëndësi; ii) analiza e ekonomisë politike është

Page 34: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

19

themelore për vlerësimin e mundësive të zbatimit me sukses të reformave; iii) konceptimi dhe zbatimi i

sistemeve funksionale të administrimit të informacionit dhe sistemeve të monitorimit e vlerësimit janë

kyçe për rezultatet dhe iv) DPL-të dhe projektet e investimeve sipas sektorëve ofrojnë mbështetje të

rëndësishme plotësuese, për të ndihmuar qeverinë në zbatimin e reformave të vështira.

Vështrim mbi Strategjinë e Grupit të Bankës Botërore

50. Objektivi kryesor i KPV-së është të mbështesë aspiratën e Shqipërisë për arritjen e një

rritjeje ekonomike të barabartë dhe për integrimin në BE. Ky objektiv do të ndiqet duke u

përqendruar te ecuria e mëtejshme drejt objektivave të dyfishta për uljen e varfërisë dhe rritjen e

mirëqenies të përbashkët. Duke vepruar kështu, KPV-ja do të çojë përpara orientimin e ASV-së për një

strategji të re ekonomike, që do të kontribuojë në rivendosjen e ekuilibrit ekonomik në drejtim të një

rritje ekonomike të barabartë, përfshirëse dhe të orientuar nga eksportet, që është ajo çka i duhet dhe i

përshtatet kontekstit shqiptar, duke qenë se, historikisht, zhvillimi në Shqipëri është lidhur me rritjet e

fitimeve në të ardhurat reale.

51. Struktura e KPV-së pasqyron përzgjedhjen e mbështetur në parimet themelore të ASV-së,

që lejon rritjen e mbështetjes nga Grupi i Bankës Botërore. Duke pasur parasysh mbështetjen në një

bazë të ngjashme të dhënash dhe angazhimin e mëparshëm të GBB-së në procesin fillestar të qeverisë

për caktimin e përparësive, prioritetet themelore që rrjedhin nga ASV-ja dëshmojnë një përputhshmëri

të konsiderueshme me ato të qeverisë. KPV-ja përzgjedh të trajtojë vetëm pesë prej përparësive të ASV-

së dhe harton një program mbështetjeje për këtë nëngrup përparësish, mbi bazën e filtrave të tjera

përzgjedhëse. Në kuadrin e përparësive kryesore të ASV-së, KPV-ja bën një përzgjedhje të mëtejshme,

duke u marrë me një nëngrup fushash, në të cilat angazhimi i GBB-së pritet të ketë ndikimin më të lartë

dhe ku financimi i GBB-së shfrytëzon ose plotëson angazhimin e BE-së. Për shembull, programi i KPV-

së zgjedh të përqendrohet te shërbimet e sektorit publik, në kuadrin e fushës kryesore 3, në të cilën GBB-

ja ka dëshmuar avantazhin e saj krahasues. Për pasojë, programi i KPV-së do të përqendrohet në

përmirësimin e sistemeve, qeverisjen e sektorit dhe rritjen e besimit të qytetarëve te shërbimet publike,

përfshi nëpërmjet qeverisjes elektronike dhe krijimit të sistemeve të menaxhimit të informacionit.

Reformat në fushën e qeverisjes, shtetit të së drejtës dhe shërbimit civil në përgjithësi nuk do të jenë

pjesë e kësaj fushe kryesore, duke qenë se ato po trajtohen nga BE-ja.

52. Përveç përzgjedhjes së orientuar nga ASV-ja, KPV-ja bazohet në filtrat e mëposhtëm

përzgjedhës:

Autorësia dhe përkrahja nga vendi. Përqendrohet në fusha që kanë ndikim të lartë dhe prirje

të fortë për reforma nga qeveria.

Avantazhi krahasues. Shqyrton me kujdes avantazhin krahasues të GBB-së në raport me

partnerët e tjerë, sidomos, me BE-në.

Programimi strategjik. Largimi nga ndërhyrjet e vogla dhe të shpërndara, për të kaluar drejt

ndërhyrjeve më të mëdha e transformuese, që, në disa raste, kërkojnë sinergji ndërsektoriale.

53. Arsyeja e konceptimin e KPV-së mbështetur në pesë nga 12 përparësi themelore gjithsej të

ASV-së bazohet në këto filtra të tjera përzgjedhëse në vijim:

Rivendosja e qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar – kjo është një fushë ku

GBB-ja ka avantazh krahasues dhe një angazhim të gjatë në kohë, duke ofruar analizë makrofiskale

të konsoliduar dhe një ndarje të mirëpërcaktuar të punës me FMN-në. Me përkrahje nga nivelet më

Page 35: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

20

të larta të qeverisë për trajtimin e çekuilibrimeve ekzistuese prej një kohe të gjatë, GBB-ja ka rastin,

si kurrë më parë, që të mbështetë reformën në këtë fushë.

Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë – angazhimi i GBB-së në Shqipëri pasqyron një

avantazh global krahasues në këtë fushë (që është më i dukshëm nëpërmjet raportit “Doing

Business”), si edhe angazhimit të suksesshëm të GBB-së në vendet fqinje të Ballkanit. Në përfshirjen

e saj, GBB-së shfrytëzon rolin plotësues të IBRD-së dhe IFC-ja, duke e ngritur punën mbi bazën e

një angazhimi të vazhdueshëm këshillues për Tregtinë dhe Konkurrueshmërinë. Kjo i sjell ekspertizë

GBB-së, për të ndihmuar qeveritë të kryejnë reforma ligjore e rregullatore, të cilat kanë si synim

përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe klimës së investimeve. Angazhimi i IFC-së, do të ofrojë,

gjithashtu, ndihmë teknike për reformën ligjore e rregullatore në politikat e investimeve, me synim

rritjen e IHD-ve dhe investimeve në agrobiznes, duke pasur parasysh kontributin e sektorit në PBB

dhe ndikimin e tij në punësim. Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik i është dhënë një rol udhëheqës në

këtë fushë ndërsektoriale dhe ajo është një përkrahëse efektive e pikë kryesore për thellimin e

reformave në këtë fushë.

Ofrimi i energjisë së pastër, efikase, të barabartë dhe financiarisht të qëndrueshme – GBB-ja

do të ruajë një nivel të lartë angazhimi, duke vënë në jetë mësimet e nxjerra nga angazhimet në të

shkuarën në sektorin energjetik në Shqipëri. GBB-ja do të angazhohet në operacione të mëdha, që

pritet të mbështesin një kthesë transformuese të funksionimit të sektorit energjitik. Qeveria ka filluar

tashmë një fushatë me profil të lartë për rritjen e performancës së sektorit energjitik. IFC-ja do të

mbështesë financimin e indirekt nëpërmjet sektorit bankar për projekte më të vogla të energjisë së

ripërtëritshme dhe nëpërmjet punës këshilluese për qeverinë, institucionet financiare dhe kompanitë

që punojnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme. Fuqia e plotë e kombinuar e IBRD-së, IFC-së dhe

MIGA-s do të vihet në funksion të mbështetjes së reformave dhe nevojave për investime në sektor.

Gjithashtu, angazhimi i GBB-së shfrytëzon edhe burime nga partnerë të tjerë si BERZh-i dhe BE-ja.

Formalizimi dhe rritja e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës – GBB-ja

konsiderohet, përgjithësisht, si partner udhëheqës në reformat e administrimit të tokës në Ballkanin

Perëndimor, përfshi Shqipërinë, ku angazhimi i mëhershëm i GBB-së ka prodhuar regjime

rregullatore të përmirësuara dhe rezultate të matshme në regjistrimin dhe administrimin e tokës. Po

kështu, GBB-ja ka një historik të suksesshëm në mbështetjen e pastrimit mjedisor dhe administrimit

të tokës në Shqipëri, me lidhje të rëndësishme me turizmin e qëndrueshëm bregdetar.

Përmirësimi i qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë – GBB-ja ka avantazh

krahasues në raport me partnerët ndërkombëtarë, sa i përket përkrahjes së reformave në shërbimet

sociale dhe qeverisjen e shërbimeve publike që kanë lidhje me ofrimin e shërbimeve për publikun,

si dhe zotëron një korpus të konsiderueshëm pune analitike, përfshi Analizat e Financave Publike,

në mbështetje të këtyre përpjekjeve. Qeveria ka ndërmarrë angazhimin më të madh në nivelet e saj

më të larta për të transformuar marrëdhëniet midis saj dhe qytetarëve dhe ka zgjedhur të zbatojë

qasjen e “shkencës së jetësimit”. GBB-ja zotëron aftësinë për ta mbështetur këtë qasje të shkencës

së jetësimit gjatë zbatimit të saj në reformat e thella të ofrimit të shërbimeve publike.

54. Arsyetimi i mësipërm për angazhimin në këto pesë përparësi nënkupton se përparësitë e

tjera të ASV-së nuk do të përfshihen në mbështetjen e GBB-së. Fushat ku GBB-ja nuk do të

angazhojë burime të reja financiare janë: arsimi fillor dhe i mesëm, siguria dhe shteti i së drejtës,

ndryshimi i klimës, prodhimi mineral dhe bujqësor. Edhe pse fushat në fjalë kanë vështirësi zhvillimi,

GBB-ja nuk do të angazhohet në to, duke qenë se vendi do të përdorë burimet e veta apo do të përfshijë

partnerë të tjerë në përballjen me këto çështje. Sa i përket ndryshimit të klimës, 20 për qind e Instrumentit

Page 36: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

21

të Dytë financues të Para-anëtarësimit të BE-së është caktuar për veprimtaritë rreth ndryshimit të klimës.

Në fushën e transportit, GBB-ja do ta kufizojë angazhimin e saj në sektorin e rrugëve. Në disa fusha

(p.sh., siguria dhe shteti i së drejtës), GBB-ja ka një avantazh krahasues të kufizuar. Ndërkohë, në fusha

të tjera (ndryshimi i klimës, bujqësia), të tjerë partnerë ndërkombëtarë, sidomos BE-ja, do të mbështesin

reformat e qeverisë dhe nevojat për investime.

55. Kuadri i rezultateve të KPV-së dhe treguesit bazë të KPV-së. Strategjia e GBB-së,

parashtruar më lart, sjell si rrjedhojë një kuadër rezultatesh të objektivave të KPV-së, të grupuara në tri

fusha të gjera kryesore, që përkojnë me përparësitë kryesore të ASV-së (shih Figurën 5 më poshtë).

Dymbëdhjetë objektivat e KPV-së do të mbështeten nga një grup treguesish bazë, të cilët do të

përmbushen nëpërmjet ndërhyrjeve të propozuara nga GBB-ja (shih Figurën 5 më poshtë). Rezultatet

do të arrihen përmes realizimit të objektivave për këta tregues kryesorë, që do të formojnë bazën për

vlerësimin e punës në fund të periudhës së KPV-së. Shtojca 1 paraqet Matricën e Rezultateve të KPV-

së, që përfshin ndërhyrje të reja, si edhe veprimtari të trashëguara/në vazhdim. Rezultatet e punëve në

vazhdim kontribuojnë për arritjen e shumë objektivave të KPV-së, që janë gjithashtu në përputhje me

përparësitë kryesore të ASV-së. Shtojca 2 paraqet programin ekzistues dhe tregues të Bankës Botërore

dhe IFC-së, shërbimet këshilluese, fonde e mirëbesimit dhe AAA për të mbështetur fushat kryesore dhe

objektivat e përshkruara në Matricën e Rezultateve. Fushat dhe objektivat kryesore të KPV-së

përshkruhen më poshtë.

Page 37: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

22

Figura 5: Kuadri i rezultateve të KPV-së dhe përparësitë kryesore të ASV-së

Kuadri i rezultateve të KPV-së Përparësitë kryesore të ASV-së

Shënim: Objektivat e KPV-së shenjohen me kod ngjyrash për të treguar lidhjen me përparësitë kryesore të ASV-së

56. Tri fushat kryesore të KPV-së përshkruhen më poshtë:

Fusha kryesore 1: Rivendosja e ekuilibrave makroekonomike. Kjo fushë kryesore përfshin tri

objektiva të KPV-së, që kanë për synim të mbështetin përpjekjet e Shqipërisë për përmirësimin e

qëndrueshmërisë fiskale, forcimin e administrimit të investimeve publike dhe rritjen e stabilitetit

financiar, të cilat janë të nevojshme për stabilitetin fiskal. ASV-ja e konsideron qëndrueshmërinë

makrofiskale dhe stabilitetin e sektorit financiar si përparësinë më kryesore, duke qenë se ka ndikim

Fusha kryesore 1:

Rivendosja e e ekuilibrave makroekonomike

Objektivi 1a

Mbështetje për përmirësimimin e

qëndrueshmërisë fiskale

Objektivi 1b

Sigurim i një menaxhimi më të fortë të investimeve

publike në sektorin e transportit

Objektivi 1c

Mbështetje për rritjen e stabilitetit financiar

Fusha kryesore 2:

Krijimi i kushteve për zhvillim të përshpejtuar të

sektorit privat

Objektivi 2a

Kontribut për një mjedis të përmirësuar biznesi

Objektivi 2b

Mbështetje për zhvilimin e qëndrueshëm të turizmit

Objektivi 2c

Mbështetje për rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe

furnizimit me energji

Objektivi 2d

Ofrimi i regjistrimit të zgjeruar dhe p[rfshirës të

tokës/pronës

Objektivi 2e

Kontribut për rritjen e produktivitetit dhe

qëndrueshmërisë sëpërdorimit të tokës

Fusha kryesore 3:

Forcimi i administrimit të sektorit publik dhe ofrimi i

shërbimeve

Objektivi 3a

Mbështetje për rritjen e efikasitetit në ofrimin e

shërbimeve publike

Objektivi 3b

Mbështetje për rritjen e barazisë dhe aksesit në shërbimet e mbrojtjes

sociale

Objektivi 3c

Kontribut për rritjen e efikasitetit dhe marrjes sëshërbimeve shëndetësore

nësektorin spitalor

Objektivi 3d

Ofrimi i një mbulimi tëpërmirësuar me shërbime

ujësjellësi dhe kanalizimesh

Përparësia: Formalizimi dje rritja e përfshirjes dhe

qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës

Përparësia 5: Përmirësimi I qeverisjes, transparencës dhe

llogaridhënies

Përparësia 3: Sigurimi I energjisë së pastër, efikase, të drejtë dhe financiarisht të qëndrueshme

Përparësia 1: Rikthimi I qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar

Përparësia 2: Krijimi I një mjedisi biznesi me cilësi të lartë

Page 38: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

23

thelbësor mbi aftësinë e vendit për të ecur drejt një modeli rritjeje të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

Dobësitë ekonomike të Shqipërisë përkeqësohen nga borxhi i lartë publik dhe detyrimet e

prapambetura, deficitet e paqëndrueshme fiskale, planifikimi dhe administrimi i pamjaftueshëm i

investimeve publike, sidomos në infrastrukturën e transportit dhe në mungesën e ekuilibrave të

sektorit financiar, përfshi vëllimin e lartë të kredive të këqija. Në një periudhë afatshkurtër e më tej,

këto pika të dobëta mund të cënojnë nxjerrjen e fitimeve në funksion të rritjes së mirëqenies dhe

shpërndarjen e tyre midis familjeve dhe kompanive për, kapacitetin familjeve dhe kompanive për

grumbullimin e pasurive dhe fitimet e përftuara nga familjet dhe kompanitë. Për shembull, shlyerja

e detyrimeve të prapambetura të sektorit publik po sjell si rezultat rritjen e qarkullimit financiar drejt

sektorit privat, që ka të ngjarë të rritë kërkesën dhe kontributin e brendshëm, si edhe të kontribuojë

drejtpërdrejt në rritje. Masat për përshpejtimin e rritjes do të mbështesin rritjen e të ardhurave, duke

kontribuar kësisoj për përmbushjen e objektivave të dyfishta. Pagat dhe pensionet ishin nxitësit

kryesorë të uljes domethënëse të varfërisë në Shqipëri përpara vitit 2008. Reformat e pensioneve

përfshijnë pensionet sociale që synojnë të mbrojnë popullsinë e varfër dhe në nevojë. Një

administrim më i mirë i shpenzimeve dhe reduktimi i shpenzimeve joefikase do të krijojë hapësirë

për investime në shërbimet sociale dhe infrastrukturën publike, që do të kontribuojnë për rritjen e

mirëqenies së të varfërve dhe të 40 përqindëshit të popullsisë me nivelin më të ulët të të ardhurave

nëpërmjet rritjes së mundësisë për përftimin e shërbimeve dhe një potenciali më të madh për hapjen

e vendeve të punës. Përballja me sfidën makrofiskale dhe financiare përbën një parakusht që vendi

të kalojë në një model të ri zhvillimi. Strategjia propozon tri objektiva të ndërthurura të KPV-së,

mbështetur nga një program i fortë ndërhyrjesh teknike dhe financiare, për zbatimin e kuadrit

makrofiskal afatmesëm. Një prej objektivave të KPV-së në këtë fushë do të përqendrohet në

konsolidimin fiskal, me qëllim reformimin e fushave që kanë detyrime fiskale të paqëndrueshme, si

pensionet. Një tjetër do të përqendrohet te rritja e transparencës dhe parashikueshmërisë në

financimin dhe administrimin e investimeve publike, veçanërisht, në infrastrukturë. Objektivi i tretë

i KPV-së do të merret me dobësitë e sektorit financiar, që rrezikojnë stabilitetin dhe minojnë rolin e

institucioneve financiare në nxitjen e zhvillimit dhe mirëqenies së përbashkët.

Fusha kryesore 2: Krijimi i kushteve për zhvillimin e përshpejtuar të sektorit privat. Kjo fushë

kryesore do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje transformuese, që përkon me tri përparësitë kryesore të

ASV-së: i) krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë; ii) ofrimi i energjisë së pastër, efikase dhe

të qëndrueshme financiarisht dhe iii) formalizimi dhe rritja e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë së

tregut të tokës. Objektivat e KPV-së në këtë fushë kryesore mbështesin reformat e qeverisë,

nëpërmjet ndërhyrjeve që nxisin zhvillim dhe rrisin përfshirjen e të varfërve dhe të dyzet për qind të

popullsisë me nivelin më të ulët të të ardhurave. ASV-ja dëshmon në rrugë empirike se, pavarësisht

disa përparimeve të shënuara kohët të fundit, krahasuar me standardet globale, mjedisi i biznesit

paraqet mangësi serioze. Për këtë arsye, përmirësimi i klimës së biznesit është objektiv i KPV-së

brenda kësaj fushe kryesore. Kufizimet kryesore përfshijnë barrën e rëndë rregullatore, një kuadër

të pamjaftueshëm për investimet private, informalitet të lartë, logjistikë dhe ndërmjetësim të dobët

tregtar, pengesa për angazhimin në tregun e punës, nivel të ulët të përputhjes së aftësive me tregun,

praktika të pamjaftueshme raportimi të kompanive të sektorit real dhe mungesë e një qeverisjeje

cilësore të biznesit, si në sektorin real, ashtu edhe në atë financiar, që kufizojnë mundësinë e firmave

për marrjen e financimeve dhe investimeve. Reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit janë

thelbësore për krijimin e vendeve të punës dhe mund të forcojnë lidhjen midis rritjes ekonomike dhe

uljes së varfërisë. Objektivi i dytë i KPV-së që ka lidhje me mjedisin e biznesit do të mbështesë

zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, duke marrë parasysh potencialit e lartë që ka ky i fundit si

Page 39: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

24

nxitës kryesor zhvillimi, punësimi dhe investimesh. Furnizimi i paqëndrueshëm me energji

identifikohet si një nga pengesat kryesore për të bërë biznes në Shqipëri dhe përbën objektivin e tretë

të KPV-së në kuadrin e kësaj fushe kryesore. Për më tepër, subvencionet qeveritare janë në një nivel

të paqëndrueshëm nga pikëpamja fiskale në një sektor ku, në vitin 2013, humbjet teknike e joteknike

u rritën deri në thuajse gjysmën e sasisë së furnizimit me energji elektrike. Sigurimi i një furnizimi

të qëndrueshëm e të përballueshëm me energji është një prej bazave më të rëndësishme për rritjen e

investimeve, zhvillimin, hapjen e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë. Zhvillimi i potencialit

hidroenergjetik të Shqipërisë mund të shërbejë si nxitës i fortë për rritjen ekonomike, që do të

ndihmojë rajonet e paprivilegjuara për të tejkaluar pabarazitë në varfëri. Përparësia e ASV-së që

lidhet me tokën do të trajtohet nëpërmjet dy objektivave të tjerë të KPV-së. I pari përqendrohet te

zgjidhja e problemeve historike të pronësisë mbi tokën, që konsiderohen kritike për nxitjen e

investimeve rurale dhe urbane dhe për tejkalimin e varfërisë, si edhe dallimet rajonale në nivelin e

varfërisë. Objektivi i dytë i KPV-së për tokën do të përqendrohet në rritjen e prodhimtarisë dhe

përdorimit të tokës për nxitjen e zhvillimit. Këtu përfshihet përdorimi më i mirë i burimeve të

bollshme agropyjore të Shqipërisë (që është një element i rëndësishëm i përfshirjes në zhvillimin

ekonomik). Rigjenerimi ekonomik i zonës bregdetare, nëpërmjet zhvillimit të integruar të turizmit,

do të krijojë një gamë mundësish ekonomike, të cilat do të kontribojnë për tejkalimin e pabarazive

që vijnë si rezultat i varfërisë. Sigurimi i të drejtave mbi pronën, formalizimi i vendbanimeve dhe

administrimi i qëndrueshëm i tokës do të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e situatës së

pabarazive rajonale shkaktuar nga varfëria, nëpërmjet uljes së varfërisë dhe rritjes së mirëqenies së

40 përqind të popullsisë me nivelin më të ulët të ardhurave, duke krijuar mundësi për një përdorim

më të sigurt e produktiv të pasurive. Përgjithësisht, në këtë fushë kryesore kushtuar zhvillimit të

sektorit privat, angazhimi operativ dhe analitik i GBB-së për zhvillimin e aftësive, punësim, turizmin

e qëndrueshëm dhe tokën e të drejtat e pronësisë do të përfshijë dhe trajtojë masat për uljen e

pabarazive rajonale dhe rritjen e përfshirjes.

Fusha kryesore 3: Forcimi i administrimit të sektorit publik dhe ofrimi i shërbimeve: Kjo fushë

veprimi përmban katër objektiva në KPV, që kanë lidhje me rritjen e efikasitetit të ofrimit të

shërbimeve publike dhe rritjen e barazisë dhe mundësisë së përftimit të shërbimeve sociale bazë.

Fusha në fjalë trajton përparësinë kryesore të ASV-së për përmirësimin e qeverisjes, transparencës

dhe llogaridhënies së qeverisë. Ashtu siç përmendet në paragrafin 51, përzgjedhja në këtë fushë

kryesore shkon edhe më tej, duke e orientuar ndihmën drejt fushave ku GBB-ja ka avantazh

krahasues. GBB-ja do të përzgjedhë ta orientojë vëmendjen nga administrimi i sektorit publik dhe

ofrimi i shërbimeve, për të rritur efikasitetin e ofrimit të shërbimeve publike, ndërkohë që reformat

në shërbimin civil, siguria dhe shteti i së drejtës janë çështje që trajtohen me mbështetjen e BE-së

dhe partnerëve të tjerë. Mbështetja e GBB-së synon të përqendrohet drejtpërdrejt më shumë në

ndërtimin e besimit të qytetarëve te qeveria, forcimin e ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimin në

dhënien e tyre, si dhe mundësinë e përfitimit të shërbimeve sociale bazë. Këtu përfshihet mbështetja

për sektorin privat nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat, për t’u angazhuar në dhënien e shërbimeve.

Ky program do të mbështesë katër objektiva të KPV-së. I pari përqendrohet në efikasitetin e

përgjithshëm të ofrimit të shërbimeve publike. Mjedisi i dobët ligjor, rregullator dhe qeverisës shihet

si kontribuesi kryesor i cilësisë së ulët të shërbimeve dhe llogaridhënies së kufizuar kundrejt

përdoruesve të këtyre shërbimeve. Sektori publik shqiptar karakterizohet nga sisteme të dobëta të

menaxhimit të performancës dhe mungesa e transparencës në llogaridhënie në ofrimin e shërbimeve.

Të tjera karakteristika të shërbimeve publike në Shqipëri janë shpenzimet joefikase, cilësia e ulët,

kapaciteti i dobët institucional, llogaridhënia në nivele të ulëta, shkalla e lartë e pagesave joformale,

Page 40: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

25

që tregojnë për praninë e korrupsionit dhe pabarazinë social-ekonomike. Është e nevojshme të

krijohet një besim më i madh midis qytetarëve dhe qeverisë, nëpërmjet ndryshimit të lidhjes së

ndërmjetme që qëndron mes tyre. Tri objektivat e mbetura të KPV-së përqendrohen tek ofrimi me

cilësi, barazi dhe në shkallë të mjaftueshme i shërbimeve në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë

dhe furnizimit me ujë për 40 përqind të popullsisë me nivelin më të ulët të të ardhurave, për

popullsinë në zonat më të varfra të vendit, përfshi atë rome. Ndërkohë që të varfrit, në përgjithësi,

kanë akses të pabarabartë në shërbime, komunitetet e paprivilegjuara janë veçanërisht të përjashtuara

nga shërbimet elementare. Angazhimi i GBB-së në këtë fushë do të mbështesë drejtpërdrejt

përpjekjet e qeverisë për një orientim më të mirë, ndërkohë që përmirëson shtrirjen dhe

disponibilitetin e shërbimeve publike.

57. Veprimtaritë e KPV-së për secilën prej tri fushave kryesore do të përshkohen nga dy

çështje ndërsektoriale. Aspekti gjinor, si çështja e parë ndërsektoriale, është i mirëintegruar në kuadrin

e rezultateve të KPV-së, duke qenë se shtrihet në të trija objektivat dhe disa ndërhyrje. Përmasa gjinore

do të vazhdojë të integrohet në veprimtari dhe në punën analitike. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë

dhe monitorimi i mbështetur në një analizë me ndjeshmëri gjinore do të përdoren sistematikisht gjatë

përgatitjes dhe zbatimit të projektit, me qëllim që të sigurohet zhvillimi dhe monitorimi i duhur i

ndërhyrjeve. Portofoli aktual përqendrohet në mënyrë të konsiderueshme te përfitueset femra, si, për

shembull, projekti në vazhdim për Ndihmën dhe Modernizimin Social, ndërkohë që Projekti i ardhshëm

për Menaxhimin e Integruar të Tokës përfshin lehtësimin e përftimit të pronësisë mbi tokën nga femrat.

Projekti në vazhdim për Shërbimet ndaj Mjedisit synon të përfshijë faktorët gjinorë në të gjithë

komponentët e tij, përfshi nxitjen e përfshirjes së grave në drejtime që lidhen me të ardhurat nga mjedisi.

Edhe pse Shqipëria pozicionohet relativisht mirë në indeksin e barazisë gjinore, ekziston një hendek i

madh në nivelin e pjesëmarrjes në punë. Veprimtaritë Analitike dhe Këshilluese mbi aftësitë, punësimin

dhe tregun e punës do të përqendrohen posaçërisht këtu.

58. Çështja e dytë ndërsektoriale është procesi i anëtarësimit në BE, si një spirancë politike

afatgjatë. Programi i KPV-së ka si orientim nxitjen e reformave dhe investimeve, që do çojnë më tej

agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë, duke e sjellë vendin, ndërkohë, më pranë përmbushjes së

objektivave të dyfishta. Në kuadrin e strategjisë IPA2, BE-ja i është drejtuar GBB-së, si partneri

udhëheqës në terren, për të ofruar mbështetjen shumë të nevojshme për zbatimin e programit të

reformave ambicioze, që është përqafuar nga qeveria shqiptare. Në disa zona, GBB-ja do të marrë

përsipër drejtimin financiar dhe teknik, me bazën e saj të fortë analitike, ekspertizën e përshtatshme dhe

burimet e konsiderueshme financiare. Në të tjera fusha, sasi më të vogla të burimeve të GBB-së do të

nxisin financime më të mëdha nga granti i IPA2 për thellimin e reformave, rritjen e shkallës së

ndërhyrjeve dhe përftimin e një ndikimi maksimal përmes përpjekjeve të përbashkëta. Udhërrëfyesi i

BE-së i kërkon, gjithashtu, Shqipërisë të shënojë përparime të prekshme sa u përket të drejtave të

pakicave, përfshi ato të popullsisë rome, si edhe të nxisë përfshirjen social-ekonomike të komuniteteve

të pakicave. Programi i KPV-së do të ofrojë mbështetje plotësuese në fushat e duhura.

59. Strategjia parashikon trajtimin e nevojave të 40 për qind të popullsisë me nivelin më të ulët

të të ardhurave, të të varfërve dhe popullsisë së paprivilegjuar nëpërmjet ndërhyrjeve teknike

dhe financiare. Ndërkohë që Projekti për Ndihmën Sociale, që është në vazhdim, kërkon një

shënjestrim më të mirë të 40 përqindëshit me nivelin më të ulët të të ardhurave – përfshi popullsinë

rome – Projekti i ri për Përmirësimin e Sistemit Shëndetësor përfshin masa për uljen e barrës së

shpenzimeve shëndetësore mbi të varfrit. Duke shkuar më tej, çështjet e barazisë dhe përfshirjes do të

trajtohen në kuadrin e fushave të propozuara për angazhim, si financat dhe qeverisja e pushtetit vendor,

Page 41: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

26

të drejtat mbi tokën dhe pronësinë, aftësitë dhe punësimi dhe turizmi i qëndrueshëm. Angazhimi në

raport me financat dhe qeverisjen vendore do të mbështetet në punën analitike, që do të përfshijë

rekomandime për politikat, duke shfrytëzuar vlerësimin e mbështetur mbi të dhënat e kufizimet

ekzistuese që i pengojnë qytetarët të përfitojnë shërbime të barabarta e cilësore në zonat më të varfra e

të privuara. Angazhimi përmes projekteve në këtë fushë do të mbështetet mbi këto të dhëna, për

hartimin e ndërhyrjeve të orientuara në mënyrën e duhur për të përmirësuar qeverisjen dhe aksesin në

shërbime për të varfrit, dyzet përqind të popullsisë me nivelin më të ulët, përfshirë popullsinë rome.

Popullsia e përfshirë në këtë dyzet përqindësh dhe të varfërit që varen nga sipërfaqe të vogla toke në

zotërim, me aftësi të kufizuara për përdorimin e kësaj toke për të ardhura nga tregu dhe, shpesh, me

tituj të pasigurt pronësie. Përpjekjet për përmirësimin e situatës së formalizimit të tokës dhe regjistrimit

të pronësisë do të nxisin përfshirjen dhe sigurinë e tokës mes këtyre grupeve më në nevojë. Mbështetja

e GBB-së për një turizëm të qëndrueshëm në bregdetin e jugut do të përmbajë nisma për nxitjen e

zhvillimit, të sipërmarrjes lokale dhe krijimin e vendeve të punës, sidomos duke inkurajuar marrjen e

masave për rritjen e pjesëmarrjes së popullsisë në nevojë. Puna analitike, si ajo mbi aftësitë dhe

punësimin, do të ofrojë mundësi për kryerjen e analizave bazuar në të dhëna, që do të sigurojnë një

orientim më të mirë të ndërhyrjes financiare pasuese. Ajo do të forcojë bazën e të dhënave dhe do të

paraqesë stimujt e duhur për politika për: i) uljen e pengesave në punësimin formal të dyzet për qind të

popullsisë me të ardhura më të ulëta, të rinjve dhe grave; ii) forcimin e sistemeve të informacionit të

tregut të punës dhe iii) forcimin e programeve të tregut aktiv të punës, për nxitjen e aktivizimit të të

rinjve, grave dhe popullsisë rome.

60. Veprimtaritë e reja të propozuara për periudhën në të cilën shtrihet programi janë

konceptuar për të kontribuuar drejtpërdrejt në objektivat e KPV-së (shih Shtojcën 1). Programi

i GBB-së, i përshkruar në paragrafët 61-77, paraqet rëndësinë dhe rolin e ndërhyrjeve të propozuara për

realizimin e synimeve të KPV-së, që janë në mbështetje të objektivave të dyfishta. Veprimtaritë e

trashëguara në portofol janë përfshirë aty ku ato kontribuojnë për objektivat e reja të KPV-së dhe

gjenden të parashtruara në matricën e rezultateve në Shtojcën 1.

Page 42: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

27

Figura 6: Kuadri i rezultateve të KPV-së: Treguesit kryesorë të KPV-së

Objective 1a Improved fiscalsustainability

Objektivi 1a

Mbështetje për përmirësimimin

e qëndrueshmëris

ë fiskale

Asnjë akumulim i detyrimeve të

reja të prapambetura

nga qeveria qendrore

Objektivi 1b

Sigurim i një administrimi

më të fortë të investimeve publike në sektorin e transportit

Vlerësimi i të gjitha investimeve

në sektorin e rrugës për

vijueshmërinë ekonomike dhe

sjelljen nëp[rputhje me

kuadrin e buxhetit afatmesëm

Objektivi 1c

Mbështetje për rritjen e stabilitetit financiar

Ulja e kredive tëkëqia në 20%

Objektivi 2a

Kontribut për një mjedis të përmirësuar

biznesi

Distanca nga kufiri i renditjes n[ treguesin e të

Bërit Biznes përmirësohet

nga pozicioni 66 to 74

Rritja e numrit të kompanive, sidomos në sektorët e

orientuar nga eksporti, rritet

me 3-5%

Objektivi 2c

Mbështetje për rritjen e

sigurisë, efikasitetit

dhe furnizimit me energji

Reduktim i humbjeve në

shpërndarjen e energjisë me 50%

Niveli i arkëtimeve nga konsumatorët e

energjisë elektrike ruhet në një normë mesatare të

qëndrueshme 90%

Liberalizimi i tregut të energjisë

elektrike nga aspekti i kërkesës

arrin 20% të kërkesës neto

Objektivi 2d

Ofrimi i regjistrimit të zgjeruar dhe p[rfshirës të

tokës/pronës

Regjistrim i 20% të pronave në

sistemin digjital të regjistrimit

Objektivi 2e

Kontribut për rritjen e

produktivitetit dhe

qëndrueshmërisësë përdorimit të

tokës

Sigurim i shërbimeve të

përmirësuara të ujitjes dhe kullimit për 35.000 ha

Praktika të q[ndrueshme të menaxhimit të

tokës, zbatuar në 7 500 ha

sipërfaqe shtesë toke

Objektivi 2b

Mbështetje për zhvilimin

e qëndrueshëm të turizmit

Infrastrukturëkryesore

operative përturizëm të

qëndrueshëm nëzon[n bregdetare

të jugut

Objektivi 3a

Mbështetje për rritjen e

efikasitetit në ofrimin e

shërbimeve publike

Reduktim me 15% i kohës që iu duhet qytetarëve

për marrjen e shërbimeve të

synuara administrative

Objektivi 3b

Mbështetje për rritjen e barazisë dhe

aksesit në shërbimet e

mbrojtjes sociale

Rritja e mbulimit të kuintilit më të

varfër të popullsisë në

Shqipëria solidare, nga 25%

në 38%

Objektivi 3c

Kontribut për rritjen e

efikasitetit dhe marrjes së

shprbimeve shëndetësore

nësektorin spitalor

Reduktim i % së të ardhurave që

shkojnë për shpenzime

shëndetësie nga xhepi për

kuintilin më të varfër të

popullsisë, nga 9% në 7%

Objektivi 3d

Ofrimi i njëmbulimi të

përmirësuar me shërbime

ujësjellësi dhe kanalizimesh

Sigurimi i lidhjes së furnizimit me ujë për 77 000

konsumatorëfamiljarë dhe

kanalizime për shtëpi të reja

Page 43: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

28

Objektivat e mbështetura nga Programi i Grupit të Bankës Botërore

OBJEKTIVI I VENDIT: Riskturimi i financave publike për të siguruar qendrueshmërinë

fiskale dhe makroekonomike

FUSHA KRYESORE 1: Rivendosja e ekuilibrave makroekonomikë

OBJEKTIVI I KPV-së:

Mbështetja e përmirësimit të qëndrueshmërisë fiskale

Sigurimi i forcimit të administrimit të investimeve publike në sektorin e transportit

Mbështetje për përmirësimin e stabilitetit financiar

61. Kjo fushë kryesore i përgjigjet objektivit që ka vendi për ristrukturimin e financave

publike, me qëllim sigurimin e qendrueshmërinë fiskale dhe makroekonomike. Reduktimi i

dobësive në sektorin makrofiskal dhe financiar është parakusht për përshpejtimin e rritjes

ekonomike në Shqipëri. ASV-ja ofron të dhëna që tregojnë se mungesa e ekuilibrave

makroekonomikë që lidhen me borxhin a lartë publik, deficitet e larta strukturore fiskale, detyrimet

e prapambetura të sektorit publik, çekuilibrimet e mëdha potenciale nga jashtë dhe një volum i

lartë e kronik i kredive të këqija në sektorin financiar krijojnë kufizime të konsiderueshme të

aftësisë së Shqipërisë për të shënuar përparime drejt uljes së varfërisë dhe nxitjes së mirëqenies së

përbashkët. Mungesa e këtyre ekuilibrave çon në uljen e fitimeve të pritshme nga investimet për

familjet dhe kompanitë, duke i dekurajuar investimet në kapitalin fizik e njerëzor dhe duke

kufizuar më tej përmirësimet, çka rrit gjasat për varfëri dhe përjashtim. Akumulimi i detyrimeve

të prapambetura, për shembull, ka kontribuuar në grumbullimin e kredive të këqija, të cilat, nga

ana e tyre, kanë kufizuar aftësinë e kompanive produktive për të gjetur financime. Borxhi i lartë

publik frenon aftësinë e qeverisë për krijimin e hapësirave fiskale që do të forconin programet

sociale për të varfrit dhe, nëse lihet pa patrajtuar, mund të çojë në financim të shpenzimeve

produktive të qeverisë që sjell uljen e investimeve private (crowding out). Qeveria është angazhuar

se do ta ulë borxhin publik nga 71 përqind e PBB-së që ishte në vitin 2014, në 69 për qind deri në

fund të vitit 2016 dhe nën nivelin 60 për qind deri në vitin 2019.

Objektivi 1a i KPV-së: Mbështetje për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale

62. Konsolidimi fiskal dhe një administrim i shëndoshë i financave publike janë hapa të

rëndësishme drejt përmirësimit të stabilitetit makrofiskal. Konsolidimi nga qeveria qendrore

duhet të mbështetet me përmirësime të monitorimit dhe uljen e detyrimeve të mundshme të

shfaqura apo të fshehura, në mënyrë që të sigurohet që procesi i konsolidimit të mos dëmtohet nga

shpenzime të përkohshme joefikase. Shkurtimi i shpenzimeve joefikase do të krijojë hapësira

fiskale për shërbimet sociale dhe programet e mirëqenies për më të varfërit, ndërkohë që forcimi i

politikës fiskale do të kontribuojë për rritjen e efikasitetit – thelbësor në një mjedis me fiskal të

kufizuar – në dhënien e shërbimeve publike, sidomos atyre sociale prej të cilave përfitojnë të varfrit

dhe 40 përqind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Forcimi i aspektit të rritjes dhe mirëqenies

së përbashkët në politikën fiskale është, si pasojë, me rëndësi të posaçme në kontekstin e

konsolidimit fiskal të qëndrueshëm. KPV-ja parashikon një sërë veprimesh në mbështetje të

buxhetit, që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale. Në kuadrin më të gjerë të

menaxhimit të financave publike (MFP), Banka Botërore, së bashku me BE-në dhe FMN-në, po

Page 44: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

29

mbështet shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga qeveria qendrore, që janë rreth 5,2 përqind

e PBB-së dhe zbatimin e masave që do të parandalojnë rigrumbullimin e këtyre detyrimeve nga

ana e qeverisë qendrore. Po kështu, aktualisht, BE-ja po përgatit një veprim për mbështetjen e

buxhetit, që përqendrohet në forcimin e MFP-së nga Shqipëria. Projektet e Ndihmës Teknike

financuar me grante përfshijnë Forcimin e Kapacitetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe

REPARIS-in, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të kontabilitetit të sektorit publik dhe raportimit

financiar për Shqipërinë. Programi i reformave në MFP është bashkërenduar ngushtësisht mes BE-

së, FMN-së dhe partnerëve të tjerë europianë për zhvillim.

63. Përmirësimet në qëndrueshmërinë fiskale kërkojnë edhe forcimin e financimin dhe

qeverisjen nënkombëtare. Reforma territoriale dhe e qeverisjes vendore, ndërmarrë nga qeveria,

ofron një mundësi për mbështetjen e programit të decentralizimit fiskal dhe administrativ, duke u

përqendruar në financimin nënkombëtar dhe reformat e qeverisjes vendore që lidhen me to. KPV-

ja parashikon kryerjen e një Analize të Financave Publike Nënkombëtare, që mund të hedhë bazat

për një ndërhyrje shumësektoriale bazuar në rezultate në financimin dhe qeverisjen nënkombëtare,

me përqendrim në fushat fiskale dhe të ofrimit të shërbimeve. Ky angazhim analitik në nivel

nënkombëtar do të ofrojë një bazë të rëndësishme për të trajtuar në vijimësi çështjet e pabarazisë

rajonale dhe ofrimit të barabartë të shërbimeve për dyzet për qind të popullsisë me të ardhurat më

të ulëta dhe segmentet më në nevojë të popullsisë, përfshi atë rome. Puna analitike do të krijojë,

gjithashtu, mundësinë për kryerjen e një vlerësimi fillestar të rregulloreve për ofrimin e

shërbimeve, në varësi të njësive të reja vendore, që pritet të jenë në fuqi pas zgjedhjeve vendore të

qershorit 2015. Ndërhyrjet e propozuara nga GBB-ja për këtë fushë do të bashkërendohen

ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë, duke i ofruar mbështetje teknike qeverisë për reformat

e pushtetit vendor.

Objektivi 1b i KPV-së: Sigurimi i forcimit të administrimit të investimeve publike në

sektorin e transportit

64. Përmirësimi i administrimit të investimeve publike në sektorin e infrastrukturës dhe

konkretisht, në atë të transportit është me rëndësi për rritjen e investimeve publike në

mënyrë të tillë që të mbështeten objektivat e vendit për stabilitet makrofiskal dhe rritje

gjithëpërfshirëse. Planifikimi i dobët dhe i keq i investimeve publike në infrastrukturën e

transportit kontriboi në shtimin e detyrimeve të prapambetura të qeverisë dhe në asete publike të

papërfunduara. Ky sektor ka qenë përgjegjës thuajse për të gjitha detyrimet e prapambetura në

investimet kapitale dhe përballja me këtë sfidë është thelbësore për nxitjen e disiplinës fiskale

nëpërmjet planifikimit dhe buxhetimit sistematik. Këto detyrime të prapambetura kanë qenë burim

kryesor i vështirësive financiare, duke çuar, për pasojë, në ngadalësimin e projekteve në

infrastrukturë dhe në ndërprerjen e mundësive të punësimit për një pjesë të madhe të krahut

jobujqësor të punës me kualifikim të ulët. Një planifikim e buxhetim më i mirë, së bashku me

financimin e parashikueshëm të një infrastrukture teknike funksionale, do të krijojë më shumë

mundësi punësimi të qëndrueshëm për të varfërit dhe dyzet përqind të popullsisë me të ardhura më

të ulëta. Administrim fiskal i shëndetshëm e transparent i investimeve publike në sektorin e

transportit po mbështetet nga Projekti për Mirëmbajtjen e Rrugëve bazuar mbi Rezultate, duke

stimuluar rritjen e angazhimit të IFN-ve të tjera. Në një fazë të mëvonshme të KPV-së, do të merret

në konsideratë një ndërhyrje vijuese për reformën e transportit, në mënyrë që të riekuilibrohet

programi i shpenzimeve publike kundrejt ruajtjes së aseteve, të mbështetet më mirë planifikimi

dhe administrimit dhe parandalojë detyrimet e prapambetura në të ardhmen. Mbështetja e IFC-së

Page 45: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

30

për zhvillimin e PPP-ve në sektorin e rrugëve do të kontribojë për përfitimin e efikasitetit

nëpërmjet përfshirjes së sektorit privat. Përmes këtij investimi dhe mbështetjes këshilluese për

PPP-në, IFC-ja pret lehtësimin e një financimi me 45 milionë dollarë amerikanë të autostradave,

që synojnë rritjen e aksesit për 100 000 persona. Partnerë të tjerë aktivë në këtë sektor janë

BERZh-i, BEI-ja dhe BE-ja.

Objektivi 1c i KPV-së: Mbështetje për rritjen e stabilitetit financiar

65. Ulja e kredive të këqija, rigjallërimi i rritjes së kreditimit dhe forcimi i autoriteteve

të kujdesit bankar dhe jobankar janë thelbësore për nxitjen e rritjes, mbrojtjen e të

ardhurave të agjentëve ekonomikë dhe rritjen e përfshirjes financiare. Norma e lartë e kredive

të këqija është jo vetëm një burim i mundshëm i destabiliteti makroekonomik, por edhe një pengesë

kryesore për rritjen e aksesit në financime dhe nxitjen e stabilitetit financiar. Edhe pse autoritetet

kanë miratuar një sërë masash për forcimin e aspekteve kyçe të kuadrit për zgjidhjen e problemit

të kredive të këqija, është thelbësore që të kryhen reforma të mëtejshme në gjyqësor, për

përmirësimin e proceseve të regjimit të falimentimit dhe ekzekutimit të kolateralit. Përgjithësisht,

forcimi i pavarësisë dhe kapaciteteve të rregullatorëve financiarë është kusht i domosdoshëm për

ruajtjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit të sektorit financiar.

Po kështu, një gjë e tillë krijon parakushtet për përfshirjen financiare në zonat ku ka një shkallë të

ulët të shtrirjes financiare, si zonat rurale, duke i hapur rrugë përfitimeve në mirëqenie për 40 për

qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Forcimi i kapaciteteve të rregullatorëve financiarë,

përmirësimi i regjimit të falimentimit, ekzekutimi i kolateralit dhe struktura e përmbarimit privat

janë shembuj të hapave shtesë që mund të mbështesin rritjen e kreditimit në të ardhmen. Mbështetja

e sektorëve bankarë dhe jobankarë me këshillim për menaxhimin e riskut dhe zgjidhjen e problemit

të kredive të këqija, si edhe për qeverisjen e korporatës do të çojë në menaxhim optimal të

portofolit të kredive të këqija dhe vlerën e pasurive të nxjerra në shitje. Nga ana tjetër, kjo do të

trajtojë çështjet e transparencës, funksionimit të bordeve dhe vendimmarrjen nga bordet e bankave

shqiptare, si dhe do të përmirësojë funksionimin e operatorëve të sektorit financiar. Reformat e

politikave në këtë fushë do të mbështeten nga një DPL e dytë për Modernizimin e Sektorit

Financiar, i cili do të vazhdojë zbatimin e programit të reformave të nisura DPL-ja e radhës. Ky

angazhim është plotësues me programin e FMN-së.

OBJEKTIVI I VENDIT: Rritje e konkurrueshmërisë për të siguruar rritjen ekonomike

FUSHA KRYESORE 2: Krijimi i kushteve për zhvillim të shpejtuar të sektorit privat

OBJEKTIVI I KPV-së:

Kontribut për përmirësimin e mjedisit të biznesit

Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit

Mbështetje për rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe furnizimit të energjisë

Sigurimi i regjistrimit të zgjeruar dhe përfshirës të tokës/pronave

Kontributi për rritjen e produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së përdorimit të tokës

Page 46: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

31

66. Pesë objektivat në këtë Fushë Kryesore përkojnë me disa përparësi kryesore të ASV-

së dhe mbështesin objektivin e vendit për rritjen e konkurrueshmërisë në funksion të

zhvillimit dhe mirëqenies së përbashkët. Shqiptarët mbeten në një nivel të ulët integrimi me

botën dhe eksportet janë vetëm 30 për qind e PBB-së (shih Figurën 7 më poshtë). Si një ekonomi e

vogël e hapur me të ardhura mesatare, rruga kryesore e Shqipërisë drejt mirëqenies është nëpërmjet

një integrimi ndërkombëtar më të suksesshëm, sidomos me Europën. Shqipërisë i duhet të zgjidhë

kufizimet themelore në shumë përmasa, për t’u integruar me sukses me Europën dhe botën. Një

vend me madhësinë e Shqipërisë ka nevojë për një mjedis tejet të fortë biznesi, që të tërheqë

investuesit dhe të lidhet me zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Sidoqoftë, kompanitë nuk kanë

investuar e krijuar vende pune, pasi të bërit biznes ka qenë shumë i pavolitshëm. Së pari, mjedisi

për veprimtarinë e bizneseve mbetet i dobët, duke sjellë shkallë të lartë papunësie dhe pasivitet, që

krijon pengesa për angazhimin në tregun e punës, sidomos për grupet në nevojë dhe gratë.

Kualifikimet që iu përgjigjen vendeve të punës konsiderohen në nivel të dobët, duke krijuar

kufizime të mëtejshme, që kontribojnë në shkallën e ulët të angazhimit në punë, sidomos për dyzet

përqind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Së dyti, Shqipëria përballet me një numër

kufizimesh infrastrukturore, sidomos në sektorin energjetik, çka krijon pasiguri të mëtejshme dhe

kosto për investuesit, veçanërisht në prodhim. Së treti, administrimi i tokës dhe tregu i tokës në

Shqipëri kërkon zhvillim të mëtejshëm, për të kontribuar me potencial të plotë për një klimë të

fortë investimesh, stabilitet social dhe rritje gjithëpërfshirëse. Menaxhimi i paqëndrueshëm i

burimeve natyrore, shërbimet mjedisore joefikase, praktikat e paqëndrueshme pyjore dhe

bujqësore cënojnë potencialin e zhvillimit ekonomik, investimet rurale e urbane dhe rritjen e

turizmit, si edhe rrisin pabarazinë në varfëri dhe të ardhura. Duke i njohur këto kufizime të shumta,

GBB-ja do të përpiqet të kontribuojë në këtë fushë kryesore nëpërmjet pesë objektivave të KPV-

së, të cilët kanë përmasa të theksuara ndërsektoriale dhe të ndërlidhura.

Figura 7: Eksportet shqiptare: thembra e Akilit në ekonomi10(Eksportet si përqindje e PBB-së)

Objektivi 2a i KPV-së: Kontribut për përmirësimin e mjedisit të biznesit

67. Qeveria shqiptare, sektori privat, GBB-ja dhe komuniteti i donatorëve kanë

identifikuar një nëngrup kufizimesh në mjedisin e biznesit, që shihen si pengesë për rritjen

10Treguesit e Zhvillimit Botëror (2014)

Page 47: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

32

ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Këto pengesa në biznes përfshijnë: mungesë

efikasiteti në tregtinë ndërkufitare; proces i kushtueshëm dhe i gjatë i marrjes së lejeve të ndërtimit;

pasiguri në ekzekutimin e mosmarrëveshjeve tregtare; administrim tatimor i ngarkuar; kuadër i

keqpërcaktuar për daljen nga biznesi dhe falimentimin; si dhe një kuadër i fragmentarizuar dhe i

paparashikuar për IHD-të (Investimet e Huaja të Direkte). Një tjetër pengesë kyçe është aksesi i

kufizuar në financim për kompanitë dhe familjet, sidomos për gratë, popullsinë rurale dhe ata më

pak të pasur. Aktualisht, kompanitë në Shqipëri kanë akses të kufizuar në financa, për shkak të

rrezikut të lartë në sektorin bankar, që vjen si pasojë e normës së lartë të kredive të këqija, futjes

në shkallë të vogël të shërbimeve financiare dhe përfshirjes së ulët financiare. DPL-ja e propozuar

për Sektorin Financiar do të ndihmojë për të mbështetur ndërmjetësimin financiar, ndërkohë që

një DPL tjetër e propozuar për Konkurrueshmërinë dhe Punësimit do të ofrojë mbështetje për

përmirësimin e klimës së investimeve, rritjen e aksesit në financa dhe mund të integrojë e të nxisë

edhe mundësitë ofron TIK-ja, si për shembull vendet e punës të mundësuara nga TIK-ka. Partnerë

të tjerë për zhvillim, që janë aktivë në këtë fushë, përfshijnë BE-në, e cila përqendrohet te

konkurrueshmëria dhe novatorizmi. BERZh-i mbështet zhvillimin e një sektori privat më

konkurrues nëpërmjet një politike investimesh aktive dhe ndihmës teknike në sektorët kryesorë.

USAID- po mbështet aktualisht konkurrueshmërinë në agrobiznes në Shqipëri, nëpërmjet ndihmës

teknike.

68. Pasja e një pakice të kualifikuar në krahun e punës është, po ashtu, një pengesë në

rritje për mjedisin e biznesit. Të dhënat nga firmat dhe anketat e punës tregojnë se 3 në 10 firma

në Shqipëri kanë raportuar se kualifikimet janë një pengesë madhore ose shumë serioze, që renditet

menjëherë pas infrastrukturës dhe korrupsionit. Oferta e kualifikimeve, që vjen nga sistemet e

arsimit dhe formimit, nuk u është përshtatur mirë ndryshimeve të kërkesës për kualifikime11. Kjo

dëshmon mangësi në mënyrën sesi sistemet arsimore dhe të formimit e arrijnë cilësinë,

përshtatshmërinë dhe si i përkthejnë ato në kualifikime me vlerë për tregun. Ky dështim i tregut

përfshin mungesën e sigurimit të fortë të cilësisë dhe të informacionit mbi kthimet në karriera të

ndryshme dhe formimin profesional post-sekondar ofruar nga institucionet për të orientuar

zgjedhjet e studentëve. Këto më lart kanë dy pasoja kryesore: luhatje të mëdha në cilësinë e ofertës

dhe zgjedhje të keqkëshilluara karriere, që sjellin si rezultat mungesën e ekuilibrit në ofertën e

kualifikimit të të diplomuarve. Ka të ngjarë që ndikimi i përmirësimeve të ndihet në periudhën

afatmesme deri në afatgjatë, por është e nevojshme që të ndërmerren veprime dhe ndërhyrje në

politika brenda një periudhe afatshkurtër deri në afatmesme. Gjithashtu, KPV-ja do të mbështesë

një program analitik, i cili do të përpiqet të krijojë një ide, bazuar mbi të dhëna, për tregun e punës

dhe pengesat me të cilat përballen gratë dhe dyzet për qind e popullsisë me të ardhurat më të ulëta

për të marrë pjesë në tregun e punës. Një mbështetje e mëtejshme në politikat për krijimin e

vendeve të punës, përfshi reformën e tregut të punës, do të ofrohet nga DPL-ja e propozuar për

Konkurrueshmërinë e Punësimin dhe puna analitike që lidhet me të. Projekti i propozuar për Aftësi

dhe Punësim do të përqendrohet në forcimin e përshtatshmërisë së sistemit të formimit dhe

programeve të tregut aktiv të punës, përfshi krijimin e lidhjeve më të mëdha midis sistemit të

formimit dhe punëdhënësve. Partnerë të tjerë për zhvillim, që janë angazhuar në fushën e arsimit

profesional dhe çështjeve të punës, përfshijnë BE-në, Gjermaninë dhe ILO-n.

Objektivi 2b i KPV-së: Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit

11 Burimi: raporti për Rritjen me Punësim në EAQ

Page 48: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

33

69. Pasuritë e mëdha të tokës dhe bukuria e virgjër natyrore e Shqipërisë mbeten ende

për t’u shfrytëzuar plotësisht, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Burimet

natyrore e të tokës në vend janë të planifikuara e të zhvilluara keq, sidomos në zonën bregdetare.

Probleme të tilla, si rritja e pakontrolluar urbane, mungesa e respektimit të standardeve të ndërtimit

dhe infrastruktura e keqe vendore në qytetet kryesore bregdetare e kanë rritur trysninë mbi natyrën

e brishtë e të paprekur dhe habitatet e burimet tokësore, duke përbërë kërcënim pasurinë bazë, që

përbën themelin e këtij potenciali të turizmit. Qeveria është angazhuar për zhvillimin e turizmit si

burim kryesor rritjeje dhe punësimi dhe po e promovon turizmin e qëndrueshëm si sektor

strategjik, i cili do të ofrojë mundësi për rritjen rajonale dhe punësimin e popullsisë lokale, përfshi

dyzet për qind me të ardhurat më të ulëta. Një qasje më e përqendruar rajonale mund të ndihmojë,

gjithashtu, për të ngritur kapacitetet institucionale për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm

nëpërmjet përmirësimit të bashkërendimit, administrimit më të mirë dhe shfrytëzimit të

qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke e ngritur punën mbi rezultatet e projekti

të sapombyllur të IBRD-së në zonën bregdetare, zhvillimi i qëndrueshëm i pasurive natyrore dhe

kulturore do të jetë i integruar në mënyrë të ndërthurur me infrastrukturën urbane dhe mjedisore,

për t’i dhënë hov zhvillimit të turizmit dhe rritjes ekonomike në rajonin bregdetare të Shqipërisë,

sipas një veprimi të propozuar për Rigjenerimin dhe Turizmin e Qëndrueshëm të Zonës

Bregdetare. Ky angazhim operativ dhe analitik i propozuar do të marrë parasysh pabarazitë

rajonale dhe nevojat e komuniteteve të përjashtuara dhe 40 për qind të popullsisë me të ardhura

më të ulëta, mes të tjerave, nëpërmjet mundësive për punësim që krijohen prej rritjes së

turizmit. Angazhimi i GBB-së në këtë fushë pritet të përfitojë edhe nga ndihma e partnerëve të

tjerë.

Objektivi 2c i KPV-së: Mbështetje për përmirësimin e sigurisë, efikasitetit dhe furnizimit të

energjisë

70. Siguria e furnizimit me energji elektrike dhe një rrjet energjetik efikas financiarisht

janë thelbësore për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Sektori energjetik vuan nga mungesa

të theksuara efikasiteti që lidhen me shpejtësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji. Një furnizim

i pasigurt dhe i kushtueshëm me energji i shkurajon kompanitë e mëdha që kërkojnë të hyjnë në

tregjet në zhvillim dhe kompanitë ekzistuese e renditën energjinë elektrike si një nga pengesat më

të mëdha (BEEPS 2014). Është i nevojshëm një menaxhimi efikas i shpërndarjes së energjisë dhe

diversifikimi i potencialit prodhues të energjisë elektrike, për arritur një furnizim të sigurt dhe të

qëndrueshëm financiarisht. Ndërprerjet e përsëritura të energjisë, për shkak të luhatjeve të reshjeve

të shiut, niveli i lartë i vazhdueshëm i humbjeve në shpërndarje (rreth 44 për qind në vitin 2013)

dhe tarifat e vendosura nën kosto kanë sjellë si rezultat mbështetje fiskale të paqëndrueshme nga

qeveria. Në sektorin e shpërndarjes, niveli i ulët i arkëtimeve nga konsumatorët familjarë, bizneset

dhe institucionet publike (78 përqind në vitin 2013) ka kontribuuar në rritjen e kostove fiskale. Për

t’u përballur me këto sfida, Projekti për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjitik mbështet programin

ambicioz të reformave të qeverisë në sektorin e energjisë. Një gjë e tillë synon të rrisë sigurinë e

furnizimit me energji dhe vijueshmërinë financiare të sektorit energjitik. Duke marrë masa

shtrënguese kundër shfrytëzimit të paligjshëm të energjisë nga konsumatorët familjarë, kompanitë

dhe agjencitë publike, qeveria, me mbështetjen e GBB-së, po përmirëson, gjithashtu, shënjestrimin

dhe mbulimin me një rrjetë të sigurt energjie për familjet e varfra. Banka Botërore financoi

projektin për sigurinë e digave, për rehabilitimin e digave të hidrocentraleve ekzistuese, me qëllim

rritjen e sigurisë dhe sigurimit të punës. Zhvillimi i potencialit të hidroenergjisë në Shqipërisë për

Page 49: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

34

përdorim të brendshëm dhe eksport është një stimul i mundshëm i madh për zhvillimin e disa prej

zonave më të varfra e më të largëta të vendit, duke ndihmuar edhe në tejkalimin e pabarazive

gjeografike të varfërisë. Ndihma në vazhdim e GBB-së do të plotësohej nga një ndërhyrje e

propozuar zhvillimi të energjisë, që mbështet reformimin e mëtejshëm të tregut dhe diversifikimin

e burimeve energjitike. Investimet dhe shërbimet këshilluese të IFC-së do të kontribuojnë për

instalimin e energjisë së ripërtëritshme me fuqi 110 MW. Për më tepër, Projekti në vazhdim për

Energjinë e Ripërtëritshme në Ballkan synon të përmirësojë kuadrin rregullator për energjinë e

ripërtëritshme, duke ndihmuar kompanitë private dhe bankat që të vlerësojnë propozimet për

energjinë e ripërtëritshme dhe duke iu ofruar instrumente të dedikuara huadhënieje bankave

tregtare. GBB-ja po punon në bashkëpunim të ngushtë me partnerë të tjerë aktivë në këtë sektor,

përfshi BE-në, BERZh-in, BEI-në dhe KfW-në.

Objektivi 2d i KPV-së: Sigurimi i një regjistrimi të zgjeruar dhe përfshirës të tokës/pronës

71. Tregjet e tokës dhe pronave kërkojnë zhvillim të mëtejshëm, në mënyrë që të

kontribuojnë me potencial të plotë për zhvillimin ekonomik. Vendi vuan nga probleme

historike me kthimin e tokës, që përbën një barrë domethënëse gjyqësore dhe fiskale dhe minon

rritjen, si edhe nga vendbanime të shumta informale dhe lloje të tjera pasigurish të lidhura me

tokën. Shqipërisë i mungon një sistem modern për regjistrimin, dokumentimin dhe transferimin e

tokës dhe pronës. Ajo vuan, gjithashtu, nga një kuadër ligjor jokoherent dhe përgjegjësi

institucionale të shpërndara në këtë fushë. Sigurimi i të drejtave mbi pronësinë dhe formalizimi i

vendbanimeve do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime, që do të sjellë përfitime

edhe për gratë dhe 40 për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Qeveria i ka pranuar sfidat

e mëdha me të cilat përballet në këtë fushë dhe i ka kërkuar Bankës ndihmë për një hartimin e një

qasjeje gjithëpërfshirëse e të integruar të menaxhimit të tokës dhe për ofrimin e një mbështetjeje

të vazhdueshme për regjistrimin e pronave. Rezultatet e arritura në kuadrin e një aksioni të

mëhershëm të Bankës, që kishte për qëllim krijimin e një kadastre moderne dhe fillimin e

regjistrimit të pronave, do të plotësohen nga Fondi i grantit për Përmirësimin e të Dhënave të

Administrimit të Tokës (LADI), që përqendrohet në digjitalizimin e hartave të pronësisë, si edhe

nga një Projekt i propozuar për Menaxhimin e Integruar të Tokës, që do të mbështesë regjistrimin

digjital të pronave dhe një politikë të menaxhimit të integruar të tokës. Një gjë e tillë do të

shërbente për të mbështetur planifikimin dhe administrimin urban, si edhe to të kontribuonte për

nxitjen e investimeve rurale dhe urbane. GBB-ja do të jetë partneri kryesor që do të mbështesë

ecurinë drejt legjislacionit të BE-së, duke qenë se ndryshimet në politikat e tokës dhe përgjegjësitë

institucionale kërkohen nga direktivat e BE-së. GBB-ja dhe BE-ja janë, aktualisht, partnerët

kryesorë për zhvillim që janë angazhuar në fushën e regjistrimit të tokës dhe pronave. Këshilli i

Evropës ofron mbështetje për kuadrin ligjor dhe të kthimit.

Objektivi 2e i KPV-së: Kontribut për rritjen e produktivitetit dhe përdorimit të

qëndrueshëm të tokës

72. Forcimi i produktivitetit dhe qëndrueshmërisë në përdorimin e tokës për nxitjen e

zhvillimit është një nga përparësitë qeveritare kryesore, që mbështetet nga ky

objektiv i KPV-së. Kjo pasqyron pasuritë e bollshme natyrore që ka Shqipëria, si stimul

kryesor zhvillimi në të ardhmen. Angazhimi në këtë fushë pritet të trajtojë edhe pabarazitë

rajonale në varfëri (shih 23 dhe Figurën 2). Sfidat kyçe të përdorimit të tokës përfshijnë

Page 50: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

35

nivelin e ulët të prodhimtarisë bujqësore, mospërfshirjen e tregjeve të tokës, mungesën e

planifikimit dhe ekzekutimit urban, praktika të paqëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe

keqpërdorim të burimeve natyrore. Rritja e produktivitetit dhe maksimizimi i përdorimit

të qëndrueshëm të burimeve natyrore të Shqipërisë do të rrisë të ardhurat nga bujqësia,

duke sjellë, për rrjedhojë, zhvillim rajonal dhe mundësi punësimi për dyzet për qind të

popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Angazhimi ekzistues në këtë fushë përfshin

mbështetje për përmirësimin e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të tokës

nëpërmjet Projektit të sapomiratuar për Shërbimet Mjedisore dhe për rritjen e

prodhimtarisë së tokës bujqësore nëpërmjet Projektit për Burimet Ujore dhe Ujitjen, që do

të përfundojë në mbyllje të periudhës së KPV-së. Edhe pse KPV-ja nuk parashikon

investime të reja të IBRD-së, kur të lindë mundësia, IFC-ja mund ta mbështesë

agrobiznesin, si pjesë e punës së saj më të gjerë në mjedisin e biznesit. Angazhimi operativ

dhe analitik i GBB-së merr në konsideratë pabarazitë rajonale dhe përfshin masa për

zgjerimin e përmasave gjinore të këtyre ndërhyrjeve dhe në dyzet për qind të popullsisë me

të ardhurat më të ulëta, përfshi mundësitë për punësim që gjenerohen përmes rritjes së

turizmit. Angazhimi i GBB-së në këtë fushë pritet të tërheqë edhe ndihmën e partnerëve të

tjerë.

OBJEKTIVI I VENDIT: Përmirësimi i qeverisjes dhe modernizimi i shërbimeve publike për

transparencë dhe përgjegjshmëri

FUSHA KRYESORE 2: Forcimi i administrimit të sektorit publik dhe ofrimi i shërbimeve

OBJEKTIVI I KPV-së:

Mbështetje për rritjen e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve publike

Mbështetje për rritjen e barazisë dhe aksesit në shërbimet e mbrojtjes sociale

Kontribut për rritjen e efikasitetit dhe aksesit në shërbimet shëndetësore të sektorit

spitalor

73. Kjo fushë kryesore e KPV-së përkon me një përparësi kryesore të ASV-së dhe

mbështet objektivin e vendit për përmirësimin e qeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve për

qytetarët. ASV-ja ka identifikuar “përmirësimin e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së

qeverisë” midis pesë përparësive kryesore për të nxitur zhvillimin, ulur varfërinë dhe rritur

mirëqenien. Në kuadrin e kësaj përparësie, KPV-ja do të përqendrohet duke zgjedhur katër

objektiva, në të cilat Banka ka avantazh krahasues dhe një historik angazhimesh e rezultatesh.

Programi i qeverisë për reforma në drejtim të rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike

do të mbështetet nëpërmjet objektivit të parë të KPV-së në këtë fushë kryesore dhe rritja e barazisë,

efikasitetit dhe aksesit në shërbimet sociale bazë do të mbështetet nga tri objektiva të KPV-së.

Angazhimi i GBB-së në këto fusha do të ndërtohet mbi avantazhin e tij krahasues, duke mbështetur

përmirësimin e sistemeve dhe reformat në shërbimet kryesore publike, ndërkohë që fusha më të

gjera të qeverisjes, si reformat në shtetin e së drejtës dhe shërbimin civil, trajtohen nëpërmjet

angazhimit të BE-së.

Page 51: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

36

Objektivi 3a i KPV-së: Mbështetja e rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike

74. Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve, rritja e transparencës, reduktimi i hapësirës për

korrupsion dhe rritja e llogaridhënies nga qeveria përbëjnë bazën mbi të cilën ngrihet ky

objektiv i KPV-së. Kjo do të përmirësojë administrimin dhe përdorimin e burimeve të pakta

publike. Cilësia e ofrimit të shërbimeve publike dhe llogaridhënia e qeverisë kundrejt qytetarëve

minohen nga korrupsioni, rregulla institucionale të fragmentarizuara, si edhe niveli i dobët i

planifikimit dhe zbatimit. Qeveria e pranon mungesën e besimit që qytetarët kanë në raport me

dhënien e shërbimeve publike dhe dëshiron ta transformojë faqen ndërlidhëse midis qytetarëve dhe

shtetit. Nga qershori i vitit 2014, qeveria ka filluar një reformë të guximshme në fushën e ofrimit

të shërbimeve publike, të quajtur “Novacioni përballë korrupsionit”. Objektivi është që qytetarët

të përfitojnë një akses më të madh në shërbimet administrative, efikasitet më të lartë në ofrimin e

këtyre shërbimeve, kosto të ulura transaksionesh dhe një ulje në korrupsionin e vogël. Kjo do të

përkthehet në kursim kohe dhe kostosh për përdoruesit e shërbimit, ndërkohë që do bëhen

përpjekje të posaçme për të identifikuar nevojat e grupeve në nevojë, të varfërve dhe e dyzet për

qind të popullsisë me të ardhura të ulëta, si edhe për të përmirësuar aksesin e tyre në shërbimet

administrative. KPV-ja do të mbështesë programin e qeverisë nëpërmjet Projektit të Ofrimit të

Shërbimeve me në Qendër Qytetarin. Projekti do të mbështesë një konceptim novator me qendër

qytetarin për ofrimin e shërbimit administrativ dhe do të ndihmojë për krjimin e një kulture të re.

Krijimi i mekanizmave proaktive për marrjen e komenteve do të lejojë përfituesit të sugjerojnë

përmirësime në shërbime, për t’iu përgjigjur nevojave të tyre sa më mirë. Përveç kësaj, përfitimet

për agjencitë qeveritare do të vijnë në formën e proceseve të njëjësuara të punës, digjitalizimit dhe

rritjes së efikasitetit. Partnerë të tjerë për zhvillim që janë angazhuar në këtë fushë janë BE-ja (e

angazhuar thellë në reformat e sektorit publik, përfshi digjitalizimin), PNUD-i dhe Bashkëpunimi

Italian. Mes atyre që janë përfshirë në fusha më të gjera dhe paralele të reformave në shërbimin

civil, shtetin e së drejtës dhe sigurinë, si edhe antikorrupsionin janë BE-ja, Bashkëpunimi Suedez,

USAID-i dhe Bashkëpunimi Zviceran. Për të siguruar që përpjekjet të plotësojnë njëra tjetrën, do

të ruhet një bashkërendim i fortë me partnerët për zhvillim.

Objektivi 3b i KPV-së: Mbështetje për rritjen e barazisë dhe aksesit në shërbimet e

mbrojtjes sociale

75. Qeveria po zbaton reforma në programet e mbrojtjes sociale, që përqendrohen në

rritjen e barazisë dhe aksesit për të varfrit, të përjashtuarit dhe dyzet për qind e popullsisë

me të ardhura të ulëta. Qeverisja e dobët, keqorientimi dhe mungesa e efikasitetit janë në themel

të aksesit të ulët në shërbimet e mbrojtjes sociale për të varfrit, popullsinë në zonat e largëta dhe

atë të përjashtuar. Vetëm një e katërta e familjeve më të varfra merr ndihmë sociale si mjetin e

fundit të mbështetjes që synohet për ata, ndërkohë që shpenzimet për pagesat për aftësinë e

kufizuar janë rritur në mënyrë marramendëse, për shkak të kontrollit dhe caktimit jo si duhet të

përfituesve të synuar. Administrimi i përfitimeve për Shqipërinë Solidare, programi i ndihmës

sociale dhe programet e aftësisë së kufizuar po përmirësohen për të rritur kapacitetet, thjeshtuar

proceset e ndërlikuara të aplikimit dhe për të ngritur sisteme për menaxhimin e

informacionit. Ngritja e sistemeve efektive të menaxhimit të informacionit (SMI) do të rrisë

efikasitetin në drejtimin e kërkesave për përfitime dhe marrjen e tyre. Qeveria është e angazhuar

për të rritur efektivitetin e përfitimeve të ndihmës sociale dhe ka nisur një program ambicioz

reformash për forcimin e konceptimit, administrimit dhe qeverisjes së këtyre transferimeve.

Page 52: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

37

Programi i reformave përqendrohet në përmirësimin e barazisë dhe efikasitetit të programit të

ndihmës sociale dhe përfitimeve nga ndihma për aftësinë e kufizuar. Ligji i ri për pensionet, i

miratuar në vitin 2014, hapi rrugën për reforma të rëndësishme të pensioneve që duheshin prej

kohësh dhe janë duke u zbatuar, aktualisht. Projekti për Modernizimin e Ndihmës Sociale

(PMNS), financuar nga Banka, mbështet qeverinë në zbatimin e këtyre reformave, që kanë për

synim të ulin varfërinë dhe numrin e njerëzve në nevojë. Po kështu, ai mbështet përmirësimin e

transparencës nëpërmjet komunikimeve proaktive dhe sistemeve moderne të informacionit. KPV-

ja parashikon financime shtesë për PMNS-në.

Objektivi 3c i KPV-së: Kontribut për rritjen e efikasitetit dhe aksesit në shërbime

shëndetësore

76. Funksionimi i sistemit shëndetësor në Shqipëri tregon përmirësime në disa fusha, por

përparimi është i paqartë në disa të tjera, ku duhen përpjekje të mëdha për rritjen e aksesit

dhe efikasitetit. Edhe pse rezultatet në shëndetit janë relativisht të forta, sipas standardeve

rajonale, mbrojtja e familjeve nga pagesat e kryera nga xhepi është e dobët dhe cilësia e kujdesit

në spitale përbën shqetësim serioz. Norma mesatare e jetëgjatësisë është relativisht e mirë, por

bartja e sëmundjeve jongjitëse është nivel të lartë dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore është e

ulët. Shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë karakterizohen nga mungesa e efikasitetit dhe

barazisë. Të varfrit dhe ata me sëmundje kronike përballen me një barrë në rritje të shpenzimeve

shëndetësore nga xhepi, që, aktualisht, përbëjnë 10% të të ardhurave midis familjeve më të varfra.

Sektori shëndetësor ka nevojë për reforma në qeverisje dhe menaxhimin e performancës në spitalet

publike, për të planifikuar dhe përshtatur më mirë kapacitetin e shërbimit me nevojat, për të forcuar

administrimin dhe qeverisjen dhe për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit. Qeveria

ka dëshmuar një angazhim të fortë për ndërmarrjen e reformave në fushat kryesore, përfshi

përmirësimin e sistemeve të financimit të shëndetësisë dhe shërbimeve spitalore, reformat

farmaceutike dhe lëvizjen drejt një sistemi të mbulimit universal nëpërmjet zgjerimit të sigurimeve

shoqërore shëndetësore. Programi i qeverisë përfshin ndërhyrje me politika për përmirësimin e

shërbimeve të kujdesit shëndetësor, rritjen e llogaridhënies publike dhe reformat strukturore për

përmirësimin e ofrimit të shërbimit. Projekti i sapomiratuar i IBRD-së për Përmirësimin e

Sistemeve Shëndetësore dhe PPP-ja e IFC-së në shëndetësi janë drejtpërdrejt të përputhura me

strategjinë e qeverisë për reformën në sektorin e shëndetësisë dhe mbështesin arritjen e objektivave

të reformave. Reformimi i sektorit spitalor duke krijuar një strukturë drejtuese më të përgjegjshme,

përmirësuar monitorimin dhe administrimin e cilësisë së shërbimit dhe duke rritur aksesin

financiar nëpërmjet sigurimeve shoqërore shëndetësore janë disa nga elementet e mbështetjes së

IBRD-së. Krijimi i një PPP-je në spitale po mbështetet nga IFC-ja. Mes partnerëve të tjerë për

zhvillim të përfshirë në sektorin e shëndetësisë përfshihen Bashkëpunimi Zviceran, Bashkëpunimi

Italian dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (BKiE).

Objektivi 3d: Sigurim i mbulimit me shërbime ujësjellësi dhe kanalizimesh

77. Investimet publike të Shqipërisë në shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve janë të

qeverisura keq dhe me një performancë që shkon nën nivelet optimale që duhen për të

ruajtur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve. Ofrimit të shërbimit në sektorin e ujit i ka

munguar historikisht një proces transparent dhe i mirëdrejtuar planifikimi, duke sjellë një shërbim

jo të besueshëm për qytetarët, rendiment të dobët të ndërmarrjeve dhe keqadministrim të aseteve

ekzistuese. Ndërmarrjet aktuale kanë nevojë për një administrim efikas dhe transparent dhe për

një kuadër stimujsh afatmesëm, që tani për tani mungon. Shërbimet e ujësjellësit ofrohen në

Page 53: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

38

nivelin e qeverisjes vendore dhe janë të copëzuara nëpër 57 ndërmarrje, duke e bërë të vështirë

administrimin efikas, një akses të mirë dhe shërbime cilësore. Aksesi i mjaftueshëm në shërbimet

e ujësjellës-kanalizimeve është me rëndësi të posaçme për 40 për qind të popullsisë me të ardhura

më të ulëta, që është shpërpjesëtimisht e prekur niveli i ulët i aksesit dhe shërbimet e kufizuara.

Përmirësimi i qeverisjes dhe administrimi transparent i investimeve për ofrimin e shërbimeve

publike do të vijojnë të mbështeten nëpërmjet projektit ekzistues në sektorin e ujësjellësit dhe

punës analitike përkatëse. Ndërhyrja e mëparshme, Projekti i Investimeve në Sektorin e Ujit

(PISU), është përfshirë në këtë objektiv, duke qenë se synon përmirësimin e shërbimeve të

ndërmarrjeve dhe rrit aksesin e qytetarit për marrjen e shërbimeve. Puna e propozuar analitike si

edhe Programi Rajonal i Ujit të Danubit do të ofrojnë mbështetje për politika për një strategji

afatmesme të financimit të sektorit, në mbështetje të ofrimit të qëndrueshëm të shërbimeve.

Ndërhyrjet e GBB-së në këtë fushë janë të bashkërenduara me partnerët për zhvillim, që janë aktivë

për çështjet e rrjetit dhe shërbimeve të ujësjellësit, përfshi KfW-në, GIZ-në, ADA, USAID-i dhe

BE-në.

C. Zbatimi Kuadrit për Partneritet i Vendit për periudhën VF15 – VF19

78. KPV-ja për Shqipërinë për periudhën VF15-19 ngrihet mbi portofolin në vazhdim, i

cili përputhet gjerësisht me objektivat e propozuara nga KPV-ja e re. Aktualisht, ka 8

projekte, me një vlerë të përgjithshme prej 450 milionë dollarësh amerikanë. Këto projekte

mbështesin investime në energji, ujitje, furnizim me ujë, mjedis, shëndetësi dh mbrojtje sociale.

Ekzekutimi i portofolit të Shqipërisë ka qenë i njëjtë me ekzekutimin rajonal të EAQ-së (Evropa

dhe Azia Qendrore), me një normë lëvrimi mesatarisht prej 2 për qindësh gjatë 10 viteve të fundit.

79. Për mbështetjen e programit të KPV-së VF15-vf19, propozohet financimi nga IBRD-

ja prej 1,2 miliardë dollarësh amerikanë, me përdorim të konsiderueshëm në fazë fillestare,

duke ruajtur ritmin e reformave të qeverisë dhe duke iu nënshtruar ecurisë së jashtë

zakonshme të programit të reformave, kërkesës së vendit dhe kapacitetit të IBRD-së. Me

këtë hipotezë, deri në 40 për qind e huadhënies pritet të marrë formën e mbështetjes buxhetore, me

kusht që të ketë performancë të kënaqshme të kuadrit makrofiskal, për të cilin është rënë dakord

(shih Tabelën 3). Investimet e IFC-së pritet të arrijnë në 150 –200 milionë dollarë amerikanë gjatë

periudhës së KPV-së. Gjatë vitit fiskal ‘14, duke pasqyruar programin ambicioz të reformave të

qeverisë, fondet e angazhuara nga IBRD-ja u rritën mbi 300 milionë dollarë amerikanë, në një

shumë rekord për Shqipërinë, përfshi dy DPL për mbështetjen e qëndrueshmërisë makrofiskale

dhe stabilizimin financiar. Edhe viti fiskal 2015 do të jetë vit kulmor, me shuma që i kalojnë 400

milionë dollarët amerikanë, përfshi një GBP. Për IBRD-në, VF15 shërben si periudhë lidhëse

midis SPV-së së mëparshme dhe kësaj KPV-je dhe reflekton një program huadhënieje për

investime që përshkruhet në Raportin e Progresit të SPV-së. Programi i huadhënies, analitik dhe i

ndihmës teknike, i propozuar nga GBB-ja për periudhën VF15-VF19, jepet në Shtojcën 2. APM-

ja në mes të programit do të vlerësojë përparimet e bëra në realizimin e tij dhe do të bëjë përshtatjet

e nevojshme për periudhën e mbetur të KPV-së, me qëllim përfshirjen e ndryshimeve të

mundshme, bazuar në performancën aktuale, ecurinë e reformave dhe zhvillimet e vendit.

Page 54: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

39

Tabela 3: Programi indikativ i KPV-së për huadhënien nga IBRD-ja për VF15-19

VF PROJEKTI IBRD

(US$ milionë)

VF

15

Përmirësimi i sistemit shëndetësor shqiptar

Siguria dhe mirëmbajtja e rrugëve

Garanci Bazuar në Politika (GBP)

Projekt për rimëkëmbjen e sektorit energjitik

40

80

220

150

Nëntotali VF15 490

VF

16

Ofrimi i shërbimeve me qendër qytetarin

Menaxhim i integruar i tokës

Rigjenerimi i bregdetit & turizmi i qëndrueshëm

Huaja për politikat e zhvillimit në sektorin

financiar

32

45

53

100

Nëntotal iVF16 230

VF

17

Financat dhe qeverisja nënkombëtare

DPL-ja për Konkurrueshmërinë dhe punësimin

Financim shtesë për Projektin e Modernizimit të

Ndihmës Sociale

Nëntotali VF17 180

VF

18

Zhvillimi i sektorit energjitik

Huaja për politikat e zhvillimit

për aftësi & punësim

Nëntotali VF18 200

VF

19

Huaja për politikat e zhvillimit

për reformën e transportit

Nëntotali VF19 120

GJITHSEJ 1,22012

80. KPV-ja sjell përqendrim më të madh te rezultatet. Zgjedhja e instrumenteve në

programin indikativ përfshin FIP-të, në disa raste me përfshirjen e Treguesve të Lidhur me

Lëvrimin (TLL), Financim Shtesë për veprimtaritë që kanë rezultate të mira dhe huadhënie bazuar

Page 55: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

40

në politika, për të mbështetur reformat makrofiskale dhe strukturore. KPV-ja propozon disa

veprimtari me FIP, duke ndjekur një qasje mbështetur mbi rezultatet në sektorë të ndryshëm, si

transporti, qeverisja vendore dhe ofrimi i shërbimeve dhe duke hapur rrugën për një angazhim më

praktik vitet e fundit, me zbatimin e një qasjeje.

81. Në përputhje me linjën e filtrit përzgjedhës të programimit strategjik, do të ruhet

kalimi në operacione më të mëdha transformuese. Kalimi nga një projekt i madhësisë mesatare

me vlerë 10 milionë dollarë amerikanë te ai aktual me vlerë 50 milionë dollarë do të vazhdojë me

projekte mesatare që, deri në fund të periudhës së shtrirjes së KPV-së, pritet t arrijë një vlerë prej

70 milionë dollarësh amerikanë. Kjo do të ndihmonte për të shmangur ndërhyrje të vogla të shumta

me kosto të lartë transaksion, që do të ishin të pamundura për t’u menaxhuar në kontekstin e një

vendi të vogël dhe do të mbingarkonin kapacitetet e qeverisë. Programi indikativ i huadhënies i

IBRD-së parashikon 15 veprimtari të reja, duke e rritur numrin e projekteve në portofol në 12-13

ndërhyrje, deri në fund të periudhës së KPV-së (shih Shtojcën 3).

82. KPV-ja kërkon përftimin e sinergjive maksimale midis IBRD-së, IFC-së dhe MIGA-

s. Aktualisht, ekziston një bashkëpunim i fortë midis IBRD-së dhe IFC-së në fushën e mjedisit të

biznesit, ku ekipet punojnë bashkërisht. Gjatë periudhës së shtrirjes së KPV-së, parashikohet një

bashkëpunim aktiv në transport, konkurrueshmëri, zhvillimin e aftësive dhe shëndetësi. Thellimi

i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi do të merret në konsideratë në kontekstin e Planit të Përbashkët

të Zbatimit (PPZ). IFC-ja do të forcojë investimet e saj aktuale dhe shërbimet këshillimore në

energji dhe sektorin bankar, si dhe do t’u japë mbështetje të mëtejshme bizneseve të orientuara

nga eksporti, NVM-ve në fushën e energjisë së ripërtëritshme, transport, shëndetësi dhe

menaxhimin e mbetjeve. Të tria agjencitë po ofrojnë ndihmë përforcuese të ndërsjellë. MIGA

është përfshirë në tri projekte në sektorët e energjisë, atë financiar dhe të turizmit. Përfshirja e

MIGA-s në sektorin e energjisë mbizotëron këtë ekspozim, me një vlerë neto prej 143 milionë

dollarësh amerikanë dhe 71 milionë ekspozim neto në një projekt. Mbështetja e investimit të huaj

përmes garancive të riskut politik, në bashkërendim të ngushtë me IFC-në dhe IBRD-në, do të

mbetet një përparësi strategjike e veprimtarive të MIGA-s në Shqipëri. Shlyerja aktuale e

detyrimeve të prapambetura që prekin sektorin energjitik shqiptar përbën një shqetësim dhe sfidë

për MIGA-s. Fusha të tjera ku MIGA mund të përfshihet në të ardhmen janë sektorët e prodhimit,

agrobiznesit dhe shërbimeve.

83. Pjesë e programit të KPV-së do të jetë një mbështetje me punë analitike dhe njohuri

që priren më shumë nga aspekti operativ. Puna analitike do të kontribuojë për objektivat e

KPV-së, duke plotësuar boshllëqet e njohurive në fusha të rëndësishme për nxitjen e zhvillimit, si

financat publike vendore, tregu i punës, punësimi dhe rritja, si edhe turizmi i qëndrueshëm në

zonën bregdetare. Analiza specifike e vendit do të mbështetet nga Asistenca Analitike dhe

Këshilluese rajonale në fushat e vlerësimit të varfërisë, efikasitetit të energjisë, diagnostikimit

gjinor, arsimit dhe novacionit. Edhe pse propozohet kryerja e një AAK-je me specifikë gjinore,

çështjet gjinore dhe përfshirja do të trajtohen në mënyrë të ndërthurur në të gjithë punën analitike.

IFC-ja do të vazhdojë të ofrojë shërbime këshillimi në sektorin financiar, ndryshimin e klimës,

përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe menaxhimin e mbetjeve në nivelin e njësisë vendore. Ajo

do ta zgjerojë angazhimin e saj me mbështetjen e transaksioneve të PPP-ve dhe privatizimeve në

industritë e nxjerrjes së lëndëve minerale, menaxhimin e mbetjeve në nivelin e njësive vendore, si

12Këtu përfshihet GBP-ja me vlerë 220 milionë dollarë amerikanë.

Page 56: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

41

edhe të institucioneve financiare, për të ndihmuar në nisjen programeve financuese të zinxhirit të

furnizimit me larmi mjaft të madhe.

84. Angazhimi në rritje i Bankës gjatë periudhës së KPV-së kërkon një punë të madhe

zbatuese të qeverisë, si edhe mbështetjen sistematike teknike dhe në zbatim nga ana e

Bankës. Zhvendosja e KPV-së drejt ndërhyrjeve më të mëdha e më transformuese, ndërkohë që

lehtësohet barra administrative e institucioneve qeveritare, do të paraqesë sfida lidhur me

kapacitetet, sidomos në fushat me mirëbesim dhe për monitorimin e programit, në përgjithësi.

Duke i njohur e kufizimeve aktuale të kapaciteteve, programi i GBB-së do të përfshijë

sistematikisht masa për rritjen e tyre në të gjitha ndërhyrjet, duke plotësuar mbështetjen e dhënë

nga partnerët e tjerë. Përveç kësaj, do t’i ofrohet ndihmë teknike Institucionit të Kontrolli të Lartë,

që ky i fundit të forcojë kapacitetet kontrolluese dhe funksionet e lidhura me to. Këto fusha më të

gjera do të plotësohen me masa për rritjen e kapaciteteve në ministritë e linjës, sidomos sa i përket

forcimit të monitorimit dhe ngritjes së sistemeve të menaxhimit të informacionit, siç parashikohen

në projektet për Sistemet e Ofrimit të Shërbimit me Qendër Qytetarin, Modernizimit të Ndihmës

Sociale, Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Shëndetësisë. Këto sisteme monitoruese do të forcohen për

të vlerësuar si duhet performancën dhe ndikimin në përmasat gjinore dhe të përfshirjes. Një

mbështetje më e gjerë për ngritjen e Sistemeve të Planifikimit të Integruar është tashmë duke u

zbatuar nëpërmjet një Fondi Besimi, administruar nga Banka Botërore|.

85. Mirëintegrimi i portofolit të Fondit të Besimit, siç shihet edhe në KPV-në e

mëparshme, do të thellohet më tej. Aktualisht, ka 7 Fonde aktive Mirëbesimi të ekzekutuara

nga marrësi, që arrijnë një vlerë prej 12,5 milionë dollarësh amerikanë dhe janë të përqendruara te

burimet natyrore, sistemi i planifikimit të integruar, kontabiliteti i sektorit publik dhe industritë

nxjerrëse. Një grup i rëndësishëm Fondesh Mirëbesimi janë në proces e sipër, për të mbështetur

standardet e kontabilitetit dhe për të forcuar kapacitetet mbikëqyrëse të autoritetit të mbikëqyrjes

financiare.

86. Përqendrimi te rezultatet që nisi filloi gjatë përgatitjes së KPV-së do të ruhet i tillë

gjatë gjithë zbatimit. Procesi i përbashkët përgatitor i GBB-së, që nisi gjatë përgatitjeve për

ASV-në, është forcuar më tej gjatë hartimit të KPV-së, nëpërmjet krijimit të ekipeve në bazë të

rezultateve të shumëfishta të PG-ve, që përqendrohen në çdo fushë kryesore dhe kanë objektiva

ndërsektoriale. Ky proces kontribuoi për hartimin e një vizioni dhe pozicioni të përbashkët, së

pari, në lidhje me përparësitë e ASV-së dhe, më tej, me një grup objektivash të përqendruara të

KPV-së. Këto ekipe ngritur mbi rezultatet e PG-ve, nën udhëheqjen e Drejtuesve/Specialistëve

drejtues të Programit, do të mbeten aktive gjatë zbatimit të KPV-së. Ekipet në fjalë do të jenë

përgjegjës për monitorimin e ecurisë drejt rezultateve dhe do të japin orientime për modifikime,

sipas nevojave, gjatë APM-së. Kjo qasje mbështetur në rezultate plotëson edhe përqendrimin te

rezultatet të qeverisë shqiptare.

87. Rishikimet sistematike të performancës së portofolit në nivel vendi kontribojnë për

një shkallë të lartë mbikëqyrjeje të performancës së programit dhe lejojnë gjetjen në kohë

të zgjidhjeve për pengesat e shfaqura. Rishikimet e performancës së portofolit do të kryhen në

tri nivele: i) rishikimet e përdyvjetshme të portofolit, që kanë filluar gjatë VF14, do të vijojnë nën

udhëheqjen e Ministrisë së Financave; ii) rishikimet tremujore do të kryhen me ministritë

përkatëse, për të gjetur zgjidhje për çështjet që dalin lidhur me problemet apo projektet me risk të

lartë dhe iii) do të kryhet një rishikim vjetor, duke u përqendruar posaçërisht në vlerësimin e

ecurisë së treguesve suplementarë të KPV-së. NjMV-ja do të punojë me PG-të për t’i inkurajuar

Page 57: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

42

ekipet që të ecin drejt një mbikëqyrjeje të orientuar më shumë nga rezultatet, e cila do të jetë bazë

për rishikimet e portofolit dhe monitorimin e KPV-së, si edhe do të nxisë më shumë proaktivitet

në ndërhyrjet me performancë të ulët, përfshi alternativa, si ristrukturimi në çdo kohë të dhënë dhe

jo vetëm gjatë rishikimit afatmesëm.

Analizë e sistemeve të qeverisë për prokurimet dhe menaxhimin e financiar

88. Shqipëria ka shënuar përparime në reformën e prokurimit publik, por ende përballet

me vështirësi domethënëse. Legjislacioni mbi prokurimin publik në Shqipëri është kryesisht në

përputhje Direktivën Nr. 18 të KE-së për Prokurimin, e vitit 2004. Ka dy organe të nivelit të lartë

të përfshira në Prokurimin Publik: Agjencia e Prokurimit Publik (APP), që ka funksione

rregullatore dhe Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), që është përgjegjës për shqyrtimin e

ankesave lidhur me prokurimin. Edhe pse ka pasur përmirësime në sistemin e kontrollit të

prokurimit publik, prokurimi publik në Shqipëri has vështirësi të mëdha lidhur me uljen e

konsiderueshme të vlerës së ofertës, që çon në cilësi të ulët të punëve. Një tjetër sfidë është numri

i lartë i procedurave të papublikuara. Pavarësisht nga numri disi i lartë i ankesave që iu drejtohen

autoriteteve kontraktore dhe KPP-së, në veçanti, mungesa e perceptuar e besimit te mekanizmi i

kontrollit është një tjetër sfidë për prokurimin publik. Aktualisht, APP-ja, me mbështetjen e

projektit SIGMA financuar nga BE-ja, është në fazat përfundimtare të hartimit të një strategjie të

përgjithshme për sistemin e prokurimit publik në Shqipëri. Po kështu, APP-ja është në proces

konsultimesh për kryerjen e ndryshimeve në ligjin për prokurimin publik, që lidhen me problemet

e mangësitë e identifikuara gjatë zbatimit të ligjit aktual.

89. Banka botërore do të vijojë të ofrojë mbështetje teknike, me synim rritjen e

mundësive për përdorimin e sistemeve të vendit në Shqipëri. Mbështetja e Bankës për forcimin

e prokurimit publik në Shqipëri do të jetë e trefishtë. Së pari, ajo do të ofrojë ndihmë teknike për

të rritur monitorimin dhe transparencën e përmbushjes në fushën e prokurimit publik, për të forcuar

efikasitetin dhe transparencën e tij dhe për të përmirësuar kontrollet e jashtme që kryhen nga

Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Së dyti, Shqipëria është vendi i parë në rajon ku po

pilotohen prokurimet elektronike për projektet e financuara nga Banka Botërore, me kontratën e

parë të prokuruar përmes sistemit të prokurimit elektronik që në vitin 2012. Sistemi i prokurimit

elektronik është certifikuar nga Banka Botërore për përdorimin e Tenderit Konkurrues

Ndërkombëtar (TKN) dhe Tenderit Konkurrues Kombëtar (TKK). Pilotimi ka dhënë rezultate

pozitive dhe është përdorur nga agjencitë zbatuese edhe për projekte të tjera të financuara nga

donatorët (si BEI dhe BERZh-i). Në vijim të rezultateve dhe komenteve pozitive nga pilotimi,

sistemi prokurimit elektronik do të zbatohet të paktën në një pjesë të portofolit të Shqipërisë gjatë

ciklit të KPV-së. Së treti, vendimi i qeverisë për kanalizimin e menaxhimit të projekteve me

financim nga donatorët te ministritë e linjës do të kërkojë që çdo ndërhyrje investuese e financuar

të përfshijë mbështetje për rritjen e kapaciteteve në fushën e prokurimit në ministritë përkatëse.

90. Shqipëria ka përfituar nga një numër analizash të hollësishme13 të sistemit të saj të

Menaxhimit Financiar Publik, që u kanë hapur rrugën përparimeve në këtë fushë. Vlerësimi

i fundit i vitit 2011 nga PEFA (Shpenzimet Publike dhe Llogaridhënia Financiare) nxori si

konkluzion se Shqipëria ka një sistem të menaxhimit fiskal dhe të buxhetit që funksionon në

mënyrë të mjaftueshme dhe që i jep mundësinë qeverisë të financojë dhe ekzekutojë një buxhet që

13 Dy vlerësime të PEFA- s (2006 dhe 2011), një Analizë e Shpenzimeve publike (2013), analizat vjetore BE-SIGMA dhe analiza

të tjera nga Banka Botërore, FMN-ja dhe KE-ja, si edhe organizata të tjera

Page 58: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

43

ofron shërbime publike për popullsinë e përgjithshme. Shqipëria ka një renditje relativisht të mirë

në klasifikimin e përgjithshëm për buxhetin, veprimet bazë me thesarin (përfshi kontrollet e

buxhetit dhe listëpagesave), raportimin/transparencën financiare dhe aksesin e publikut në

informacionin financiar e buxhetor të qeverisë. Hapat më të dukshme për përmirësimin e sistemit

bazë të menaxhimit financiar publik gjatë viteve të fundit përfshijnë edhe zbatimin e Llogarisë së

Vetme të Thesarit dhe krijimin e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar të Qeverisë

(SIMFQ), i cili do të shtrihet në të gjitha entet pjesëmarrëse14 (institucionet buxhetore dhe një

numër i kufizuar i bashkive), për të mundësuar përcaktimin e përparësive në shpenzimet e

drejtpërdrejta, menaxhimin, lidhjen dhe regjistrimin e kontratës. Përmirësimet e mëtejshme që

planifikohen në sistem përfshijnë zbatimin e moduleve të reja të përgatitjes së buxhetit, ndihmën

e jashtme dhe planifikimin e buxhetit afatmesëm, kontrollin e angazhimit paraprak dhe lidhjet me

sistemin e mbledhjes së tatimeve. Këto përmirësime kanë potencialin për t’i ofruar Ministrisë së

Financave një sistem informatik plotësisht funksional për menaxhimin e informacionit. Për

operacionet e huadhënies së Bankës, pritet të vihen në përdorim elementet e pranueshme të

sistemeve të menaxhimit financiar të vendit, ndërkohë që mbështetet forcimi i sistemit.

Partneriteti dhe bashkërendimi

91. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me partnerët për zhvillim do të mbetet i fortë,

ndërkohë që GBB-ja do të nxisë ndihmën e partnerëve të tjerë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit

është parë një ulje e numrit të partnerëve për zhvillim në Shqipëri, ndërsa shumica e partnerëve

dypalësh e kanalizojnë ndihmën e tyre përmes BE-së. Megjithatë, ndihma e huaj ka qenë

thelbësore për mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve dhe investimeve kapitale në Shqipëri. Me

një mbështetje të jashtme vjetore prej 350-400 milionë dollarësh amerikanë, Shqipëria ende

mbështetet shumë në financimin e huaj, që mbulon 40 – 50 për qind të shpenzimeve kapitale në

buxhet. GBB-ja dhe BE-ja janë partnerë strategjikë në Shqipëri dhe programet e tyre shtrihen në

shumë sektorë. Qasja plotësuese me programet e partnerëve të tjerë për zhvillim parashtrohet edhe

në diskutimin e mësipërm mbi objektivat e KPV-së.

92. Qeveria është angazhuar për rritjen e efektivitetit të bashkëpunimit për zhvillim, në

mbështetje të përparësive kombëtare. Udhëheqja në proces sigurohet nga

Zëvendëskryeministri, i cili drejton edhe përgatitjet për SKZhI-në, nëpërmjet Departamentit të

Planifikimit për Zhvillim, Financim dhe Ndihmën e Huaj (DPZhFNH). Shqipëria ka aderuar në

parimet e efektivitetit të ndihmës, në kuadrin e Deklaratës së Parisit dhe Agjendës për Veprim të

Accra-s, si edhe Partneritetit të Busanit për Efikasitetin e Bashkëpunimit për Zhvillim.

Bashkërendimi i partnerëve për zhvillim kryhet nëpërmjet Sekretariatit Teknik të Donatorëve.

Sekretariati ndërmjetëson një shkëmbim më të madh informacioni midis partnerëve për zhvillim

dhe me Qeverinë, për të rritur efektivitetin e ndihmës. BE-ja kryeson përpjekjet për forcimin e

mekanizmave të bashkërendimit të donatorëve, përfshi orientimin në një drejtim të Grupeve

Sektoriale të Punës, me qëllim që të punojnë me qeverinë për një qasje sektoriale për harmonizimin

e ndihmës për zhvillim.

14 Shqipëria ka një numër të përgjithshëm prej 429 institucionesh buxhetore, përfshi institucionet lokale dhe fondet e posaçme,

që, së bashku, kanë krijuar 1 548 njësi shpenzimi për qëllime të ekzekutimit të buxhetit nëpërmjet sistemit të Thesarit. Pesë

institucionet pilote që janë tashmë të lidhura përfshijnë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Kuvendin, Agjencinë Kombëtare të

Burimeve Natyrore, Qendrën Kombëtare të Licensimit dhe Shërbimin Informativ. Mbështetur nga SETS-i.

Page 59: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

44

IV. MENAXHIMI I RISQEVE NË PROGRAMIN E KPV-së

93. Risku i përgjithshëm për përmbushjen e objektivave të përcaktuara në KPV

vlerësohet si mesatar. Risqet e objektivave për zhvillim të KPV-së renditen në mënyrë të

përmbledhur në tabelën 4. Qeveria po zbaton një program ambicioz reformash strukturore për ta

kthyer vendin në rrugën e zhvillimit të përshpejtuar ekonomik. Partneriteti midis GBB-së dhe

qeverisë shqiptare është i fortë dhe mjedisi i reformave në vend krijon mundësi për një angazhim

më të thellë të GBB-së. Fushat vijuese vlerësohen si risqet kryesore për përmbushjen e objektivave

për zhvillim të KPV-së.

Tabela 4: Klasifikimi i riskut

Kategoritë e riskut Klasifikimi (L, K, M, U)

1. Politik dhe i qeverisjes M

2. Makroekonomik K

3. Strategjitë dhe politikat sektoriale M

4. Koncepti teknik i projektit ose programit M

5. Kapaciteti institucional për zbatim dhe qëndrueshmëri K

6. Mirëbesim K

7. Mjedisor e social M

8. Aktorët U

I përgjithshëm M

Rreziku kryesor për zbatimin me sukses të KPV-së ka të bëjë me objektivin kryesor të

qeverisë për të rikthyer rritjen ekonomike. Ky objektiv dhe programi i GBB-së në

mbështetje të tij përballen me risqe të konsiderueshme makroekonomike. Kjo mund të

sjellë ndërlikime për DPL-të, në rast se kuadri makroekonomik devijon nga drejtimi.

Shqipëria ka një ekspozim relativisht të lartë kundrejt zhvillimeve në vendet fqinje,

sidomos në Greqi e Itali, nëpërmjet remitancave, eksporteve dhe investimeve të huaja.

Amullia e zgjatur në Eurozonë dhe një ritëm zhvillimi më i ulët se parashikimet në zonën

Euro mund të sjellin një nivel më të ulët rritjeje, mbledhjeje të ardhurash dhe konsolidimi

fiskal nga sa pritej. Për më tepër, duke pasur parasysh ekspozimin e madh të sektorit

financiar ndaj tronditjeve të jashtme rregullatore, ekzistojnë rreziqet e një trysnie të

mundshme nga reduktimi i borxheve nëpërmjet shitjes së aktiveve nga bankat e huaja.

Autortitetet shqiptare po bëjnë përpjekje domethënëse, me mbështetjen e BE-së, FMN-së

dhe GBB-së, për të siguruar stabilitet makroekonomik. Qeveria ka nënshkruar një

Marrëveshje 3-vjeçare të Instrumentit të Zgjeruar të Fondit (EFF) me FMN-në, që ka për

Page 60: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

45

synim kthimin e borxhit drejt uljes, pas shlyerjes së të gjitha detyrimeve të prapambetura

nga qeveria në vitin 2016. GBB-ja ka ofruar një ndihmë të konsiderueshme në mbështetje

të reformave qeveritare në fushën fiskale dhe për të trajtuar dobësitë e sektorit financiar.

Edhe pse këto përpjekje në vazhdim të qeverisë do të zbusin riskun makroekonomik,

ekonomia shqiptare mbetet e cënueshme nga tronditjet e jashtme dhe një rritje më e

ngadaltë e Eurozonës mund të ketë ndikim në performancën ekonomike të vendit. Risku

do të zbutet duke nxitur lidhje më të diversifikuara me tregjet rajonale e globale, përtej

partnerëve tradicionalë të Shqipërisë në investimeve, tregti dhe migracion. GBB-ja do të

vazhdojë të monitorojë performancën në Eurozonë dhe do të jetë e hapur për përshtatjen e

programit të saj, në mënyrë që t’iu përgjigjet nevojave që mund të dalin. Edhe pse ky risk

prek KPV-në në përgjithësi, ai është më i madh për objektivat që mbështeten nga DPL-të

në kuadrin e Fushave Kryesore 1 dhe 2. GBB-ja do të ofrojë, gjithashtu, mbështetje

specifike për gatishmërinë ndaj krizave, si për sektorin financiar, për të kryer ushtrime

simulimi të krizës. GBB-ja do të ruajë një bashkërendim të fortë me FMN-në dhe BE-në

për të siguruar mbështetje të përbashkët dhe në kohë, në rast përkeqësimi të projeksionit

makroekonomik.

Dobësitë institucionale dhe kapacitetet e kufizuara të agjencive zbatuese mund të minojnë

progresin, pavarësisht angazhimit të fortë politik për reforma dhe mund të paraqesin një

rrezik të konsiderueshëm. Rreziqet në fjalë mund të përkeqësohen me zbatimin e reformës

administrativo-territoriale dhe transferimit të më shumë përgjegjësive te njësitë e pushtetit

vendor, të cilat, aktualisht, kanë kapacitete të dobëta institucionale. Përveç kësaj, objektivat

që lidhen me tokën dhe zhvillimin e turizmit mund të përballen me rreziqe potencialisht

më të larta ndaj sociale dhe të mbrojtjes së mjedisit. Programi i GBB-së është konceptuar

për t’u angazhuar në ato fusha ku ka angazhim të fortë për reforma dhe kapacitet zbatues.

Disa rreziqe do të zbuten duke përfshirë elemente më të fora të reformës institucionale,

duke iu ofruar ndihmë për kapacitete ministrive të linjës dhe duke përfshirë mbështetje të

synuar për kapacitetet në të gjithë huadhënien e re të IBRD-së. Po kështu, risku do të zbutet

nëpërmjet krijimit të një rendi të kujdesshëm të projekteve, duke mbajtur parasysh e trajtuar

dobësitë institucionale. Për shembull, ndjekja e operacioneve për menaxhimin e tokës,

energjinë dhe rigjenerimin e bregdetit dhe turizmin e qëndrueshëm ngrihen mbi punën e

bërë për forcimin institucional gjatë ndërhyrjeve të mëparshme. Angazhimi në fusha të

reja do të ngrihet mbi punën analitike, që do të ushqejë me informacion ndërhyrjet në vijim,

si: aftësitë dhe punësimi, vendet e punës dhe konkurrueshmëria dhe qeverisja e financimi

nënkombëtar. Me qëllim nxitjen e qëndrueshmërisë, gjatë zbatimit, do të ketë një përdorim

në rritje të strukturave qeveritare, me rregulla të forta për M&V dhe përfshirje të masave

për forcimin e sistemeve monitoruese të qeverisë.

Mjedisi i mirëbesimit dhe qeverisja e dobët përbëjnë rrezik thelbësor për arritjen e

objektivave të KPV-së. Disa dobësi janë identifikuar në mjedisin e përgjithshëm të

mirëbesimit, që karakterizohet nga vlera të ulëta e mesatare në treguesit kryesorë

diagnostikues. Pavarësisht përmirësimeve, fushat që kanë mbetur prapa, sipas identifikimit

në vlerësimin e PEFA-s për vitin 2011, janë: i) perspektiva shumëvjeçare në planifikimin

fiskal dhe formulimin e politikave; ii) kontrolli i brendshëm; iii) zbatimi i sistemit të

planifikimit të integruar dhe iv) objekti e natyra e funksionit të kontrolleve të jashtme.

Analiza e financave publike në vitin 2013 theksoi nevojën për ndihmë të mëtejshme teknike

për forcimin e modernizimin e menaxhimit të instrumenteve të parasë dhe kontrollit të

Page 61: Dokument i Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ... · i Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit

46

angazhimit paraprak në raport me shpenzimet. Po bëhen përpjekje të mëdha, me

mbështetjen e BE-së, FMN-së dhe GBB-së, për forcimin e menaxhimit financiar publik.

Ministria e Financave ka miratuar, së fundi, një strategji gjithëpërfshirëse për MFP-në, që

hedh bazat për mbështetje të mëtejshme.

Në portofolin e Bankës në periudhën e SPV-së së mëparshme janë vënë re probleme të

shpeshta me prokurimet dhe me menaxhimin e kontratave, ndërsa për projektet me

komponentë të komplikuar projektimi është ofruar mbështetje (si, për shembull, nëpërmjet

marrjes në punë të ekspertëve të prokurimit të IT-së). Rritja e përdorimit të udhëzimeve të

prokurimeve elektronike dhe udhëzimeve të Bankës gjatë procesit të prokurimeve lejon

kontroll më të madh, duke lehtësuar kështu disa rreziqe. Rreziqet e lidhura me mirëbesimin

dhe qeverisjen përbëjnë një sistem me ndikime të mundshme mbi objektivat e KPV-në, i

mbështetur nga huadhënia për investime në fusha të tilla si toka, energjia, zhvillimi i

turizmit dhe uji. Masat lehtësuese përfshijnë përmirësime sistematike ndërsa përfitohet nga

mbështetja e vazhdueshme e ofruar nga GBB-ja dhe partnerët e tjerë.

Rreziku nga aktorët konsiderohet si relativisht i ulët për shkak të: i) historikut me rezultate

pozitive të Bankës Botërore në Shqipëri; ii) mbështetjes së fortë publike për programin

afatmesëm të reformave të qeverisë, dhe iii) dinamizmit të shtuar të procesit të pranimit në

BE, i cili forcon më tej mbështetjen publike për reformat. Në përgjithësi rreziku i aktorëve

konsiderohet i ulët, megjithëse disa nga reformat më të diskutueshme (si, për shembull,

ndalimi i përdorimit të paligjshëm të energjisë) solli disa kundërshti publike. Programi i

GBB-së merr parasysh dhe ciklin e ardhshëm zgjedhor që përkon me mesin e periudhës së

KPV-së, që mund të çojë në ngadalësim të programit. Masa lehtësuese përfshijnë karikimin

paraprak të programit për të përfituar nga orientimi aktual drejt kryerjes së reformave dhe

realizimin e Analizës Afatmesme të Performancës dhe të Nxënit pas zgjedhjeve për të bërë

modifikimet e nevojshme në strategji për të siguruar pronësinë e qeverisë dhe vazhdim të

angazhimit për reforma. Një fushatë e fortë komunikimi dhe vendosja e komunikimit me

publikun si nga qeveria dhe nga GBB-ja do të ishte një strategji e rëndësishme për të zbutur

rreziqet.