258
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës Disertanti: UDHËHEQËSI SHKENCOR: Ma. Merita HAS-HYSAJ Akad. Prof. Dr. Gjovalin SHKURTAJ TIRANË, 2015

E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

  • Upload
    others

  • View
    141

  • Download
    9

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE

E folmja dhe onomastika e Matit

dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e

kohës

Disertanti: UDHËHEQËSI SHKENCOR:

Ma. Merita HAS-HYSAJ Akad. Prof. Dr. Gjovalin SHKURTAJ

TIRANË, 2015

Page 2: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

3

Doktoratë

Përgatitur nga: Merita Has-hysaj

Për marrjen e gradës shkencore “DOKTOR”

Specialiteti: Sociolinguistikë (Gjuhësi)

E folmja dhe onomastika e Matit

dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e

kohës

Udhëheqës shkencor: Akad. Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Mbrohet më, dt. ____. ____. 201__ para jurisë:

1._________________________________________ (Kryetar) 2._________________________________________ (Anëtar) 3._________________________________________ (Anëtar) 4._________________________________________ (Anëtar) 5._________________________________________ (Anëtar)

Page 3: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

4

Pasqyra e lëndës

PARATHËNIE

Njohuri të përgjithshme për të folmen dhe krahinën e Matit ..........................................f. 7-11

HYRJE

I. Të dhëna historiko-gjeografike për Matin dhe kufijtë natyrorë të tij……………….f.12-14 II. Prejardhja e emrit Mat (Mati apo Matja?)..........................................................f.14-15 III. Njohuri të përgjithshme rreth popullsisë, dokeve, traditave dhe të folmes…….f.15-16 IV. Vendi i të folmes së Matit në kuadrin e ndarjes dialektore të shqipes………………….f.17

KREU I 1.1 QËLLIMI I TEMËS DHE RËNDËSIA E STUDIMIT TË SAJ …………………………………………f.18-45

1.1.1 Objekti dhe metoda e studimit……………………………………………………………………….f.18-25 1.1.2 Prurje dhe risi të së folmes së Matit (shqyrtime sociolinguistike)……………………f.25-33 1.1.3 Elementi i huazuar në të folmen e Matit (fjalë nga greqishtja, latinishtja,

sllavishtja, turqishtja dhe gjuhët moderne)…………………………………………………….f.33-45

KREU II

2.1 E FOLMJA E MATIT NË RRJEDHË TË KOHËS...........................................................f.46-58 2.1.1 E folmja e Matit në përqasje me të dhënat e gjuhës në veprën e Pjetër Budit.....f.46-53 2.1.2 Tipare të së folmes së Matit në penën e studiuesve K. Ulqini, B. Beci...................f.53-54

Veçori të së folmes sipas K. Ulqinit………………………………………………………………….f.54-55

Veçori të së folmes sipas B. Becit......................................................................f.56-58 2.2 E folmja e Matit sot.............................................................................................f.58-96 2.2.1 Përshkrimi dialektologjik i të folmes së Matit. Sistemi i zanoreve……………………f.60-72

Theksi i fjalës

Zanoret

Zanoret e theksuara dhe të patheksuara

Zanoret e gjata, hundore

Grupe zanoresh 2.2.2 Sistemi i bashkëtingëlloreve……………………………………………………………………………f.72-78

Bashkëtingëlloret. Grupe bashkëtingëlloresh

Dukuritë fonetike në këtë të folme

Tkurrja e zanoreve

Shurdhimi i bashkëtingëlloreve në fund të fjalës

Shtimi i tingujve

Page 4: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

5

Rënia e tingujve

Asimilimi. Disimilimi

Metateza 2.2.3 Tipare morfologjike të së folmes së Matit.........................................................f.78-93

Veçori të pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës dhe kategoritë gramatikore

Emri dhe kategoritë e tij

Mbiemri dhe kategoritë e tij

Përemri dhe llojet e tij. Veçori morfologjike

Sistemi foljor. Zgjedhimet e foljeve. Mënyrat. Format e pashtjelluara

Pjesë të tjera të ligjëratës. Veçori të tyre 2.2.4 Krahasim i të folmes së Matit me të dhënat e hartave të ADGJSH-së................f.93-96

KREU III 3.1 RËNDËSIA E STUDIMIT TË SË FOLMES SË MATIT PËR GJUHËSINË SHQIPTARE.....f.99-142

3.1.1 E folmja e Matit dhe kalimi nga shqipja e vjetër në të sotmen............................f.99-105 3.1.2 Dokumentet e para të shkrimit të shqipes dhe rrethanat historiko-kulturore të tyre .......................................................................................................................................105-109 3.1.3 “Formula e Pagëzimit” dhe rëndësia e saj si dëshmuese e së folmes së Matit në shek.XV........................................................................................................................f.109-116 3.1.4 Vepra e Pjetër Budit dhe vlerat e saj për filologjinë...........................................f.116-121 3.1.5 Një krahasim i gjendjes së sotme gjuhësore të së folmes së Matit dhe asaj të gjuhës së shkrimtarëve të vjetër.................................................................................................f.121-136 3.1.6 Bashkëpërkimet gjuhësore të së folmes së Matit me të folmet e tjera fqinje....f.136-141

KREU IV 4.1 SHQYRTIME SOCIOLINGUISTIKE NË TË FOLMEN E MATIT……………………………….f.142-177 4.1.1 Marrëdhëniet e të folmes së Matit me gjuhën standard…………………………………f.142-146 4.1.1.1 Qasje dhe vrojtime mbi raportin gjuhë-dialekt…………………………………………….f.146-150 4.1.2 Tipare gjuhësore që e bëjnë idiomën matjane një larmi ligjërimesh dhe mikro-sociolektesh.................................................................................................................f.150-157 4.1.3 Shqyrtime rreth evolucionit të së folmes nën trysninë e faktorëve jashtëgjuhësorë dhe nën ndikimin e gjuhës standarde.................................................................................f.157-168 4.1.4 Ndikimi i standardit si faktor bazë për njësimin e gjuhës f.168-173 4.1.5 Probleme të “ndeshjes”: gjuhë standarde-dialekt në dritën e “bilinguizmi dialektal” në të folmen e Matit.........................................................................................................f.173-177

KREU V 5.1 VLERAT DIALEKTO-SOCIOLINGUISTIKE TË SË FOLMES SË MATIT NË LEKSIK f.178-196

Page 5: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

6

5.1.1 Vështrim i përgjithshëm mbi leksikun e të folmes së Matit...............................f.178-184 5.1.2 Gjendja e të folmes së Matit sipas fushave leksikore.........................................f.184-189 5.1.3 Të dhëna leksikore nga e folmja e brezit të moshuar. Ruajtje, ndikime dhe identifikime shpërdoruese...............................................................................................................f.190-192 5.1.4 Përgjithësime dhe përfundime paraprake rreth rolit të ndryshorëve sociolinguistikë në zhvillimin e leksikut të së folmes ................................................................................f.193-196 5.2 Hiperkorrektizmi gjuhësor (letrarizim i rremë)................................................ f.196-200 5.2.1 Si flasin të rinjtë (adoleshentët) sot. A tregon e folura e tyre prapambetje apo synim drejt zhvillimit?........................................................................................................... f.200-205 5.2.2 Çfarë do t’i mbetet së folmes së Matit dhe çfarë mund të birret?.....................f.205-208 5.2.3 Të folurit me zë të lartë dhe me zë të ulët si dukuri e etnografisë së të folurit f.208-210 5.3 Përshëndetjet në zonën e Matit......................................................................f.210-214

KREU VI 6.1 SHQYRTIME ETNOLINGUISTIKE NË ONOMASTIKËN E MATIT.............................f.215-235 6.1.1 Emrat e banorëve dhe trajtat e “dyta” të tyre....................................................f.215-221 6.1.2 Sinonimia e emrave familjarë.............................................................................f.222-225 6.1.3 Rreth toponimisë së Matit në kuadrin e vlerave dialektore të saj.....................f.225-235

KREU VII PËRFUNDIME.........................................................................................................f.236-244 KORPUS TEKSTESH DIALEKTORE............................................................................f.245-253 BIBLIOGRAFI

Page 6: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

7

PARATHËNIE

Njohuri të përgjithshme për krahinën dhe të folmen e Matit

Në punimin tonë, kemi marrë në studim të folmen e Matit, të cilës i jemi qasur

gjuhësisht duke i kundruar, jo vetëm aspektin dialektologjik, që edhe pse i janë

kushtuar studime e trajtesa shkencore, nuk ka pasur një shqyrtim shterues, (shtuar

këtu fakti se gjuha vetë është një sistem i gjallë, pra i ndryshueshëm, gjë që

parakupton edhe evoluimin e kësaj të folmje nëpër kohë), por më fort duke i mëshuar

aspektit sociolinguistik dhe atij etnolinguistik, i cili vlen të përmendet që në krye se ka

qenë pak ose aspak i trajtuar për këtë të folme. Kësisoj, të ushqyerit me këtë dëshirë

përgjatë shkollimit universitar nëpër ciklet e plota të studimit, nxiti dëshirën e mirë për

të hyrë në rrjedhën e kërkimeve sa më të thelluara, duke lakmuar të shtojmë ndonjë gur

më tepër në ngrehinën e sociolinguistikës, disiplinë që tashmë ka marrë kahun e vet në

gjuhësinë shqiptare.

Mirëpo, krahas dëshirës dhe vullnetit tonë të madh për këtë angazhim, ka ecur

paralelisht kujdesi për t’u mbështetur në baza të forta teorike dhe modele të arrira

punimesh të kësaj fushe, në gjuhë të huaja dhe sidomos në tekstet e botuara nga akad.

as. Gjovalin Shkurtaj, nismëtari dhe titullari i lëndës. Përveç kësaj, duke qenë vetë

disiplina një hulli e hapur rishtaz në gjuhësinë tonë, terreni bëhej edhe më i

rrëshqitshëm, duke e kthyer në domosdoshmëri këshillimin nga ana e profesorit, ndaj të

cilit falënderimi i përzemërt për ideimin, kohën, udhëzimet dhe mbështetjen me vlerë që

më ka dhënë ndër vite, i mbetet borxh prapëseprapë.

Si erdhi ky punim?

Qysh në vitet e para të universitetit, në kurset përkatëse të “Dialektologjisë”,

“Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka

qenë një ndjellje e këndshme, tërheqje e cila, u materializua në një sprovë të parë me

temë “Vështrime dialektologjike dhe socio-etnolinguistike në të folmen e Përtejujës

(Mat)”, e ideuar dhe udhëhequr nga prof. Gj. Shkurtaj si temë diplome në përfundim

të studimeve të larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Ajo çfarë vijoi mëpas,

ishte shtysë e nisur nga vlerësimi i punës dhe materialit të paraqitur, cilësuar si “një ujë

i mirë”, jo vetëm nga udhëheqësi im, që nxiti pasurimin me material, mbledhje e anketa

terreni, në kohën e ciklit të dytë të studimeve e që shërbeu njëherësh, si bërthamë për

mikrotezën e gradës “Master”1.

Ky objekt studimi fillestar, gradualisht mori një trajtë të dukshme nga punimi në

punim, ngjizur kjo edhe me dëshirë, pasion e përkushtim të natyrshëm; pikërisht kjo, qe

një arsye që në themel të punimit të pranishëm, vendosëm të shpiem më tutje këtë ide të

nisur hershëm, nxitur edhe nga këshillat e profesorëve të Departamentit të Gjuhësisë të

Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (prof. dr. Shezai Rrokaj, akad. as. Gjovalin

Shkurtaj, prof. dr. Aljula Jubani), shtuar këtu edhe faktin se, në panoramën e

përgjithshme studimore, Mati dhe e folmja e tij, ngjan të jenë lënë pas dore këto

dhjetëvjeçarët e fundit. Pra, vetë thirrja e saj, kërshëria për t’u thelluar edhe më tej, me

kundrime, vëzhgime, lëndë burimore të sotme, përqasje dhe përfundime, pa harruar

projektimin dhe ndihmën e çmuar të mentorit tim shkencor, finalizuan hartimin e këtij

disertacioni në kërkim të gradës “Dr. i shkencave”.

1 Shih: M. Has‟hysaj, Vështrim dialektologjik dhe socio-etnolinguistik në të folmen e Përtejujës (Mat),

(Mikrotezë për gradën “Master”), Tiranë, 2011

Page 7: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

8

Prej kohësh në studimet gjuhësore të autorëve të ndryshëm, e folmja e Matit ka

qenë objekt studimi jo fort i rrokur, vlerësim që më tepër na e përforcon fakti se për këtë

zonë, përveç një punimi relativisht të gjerë të prof. B. Becit2, hartuar dhe botuar shumë

vjet më parë, të tjera punë kanë qenë jo vetëm të pakta në numër, por dhe në nivelet

studimore shpesh fillestare. Përmendim këtu një punim diplome të A. Cefës “Mbi të

folmen e krahinës se Prellit”3, dhe të parin punim të mirëfilltë gjuhësor mbi të folmen e

Matit të punuar nga K. Ulqini “Vëzhgime mbi të folmen e Matit”4, të cilët meritojnë të

përmenden se janë ndërmarrja e parë për studimin e kësaj të folmje, ndonëse duhet

thënë se nga ana e vlerës gjuhësore që sjellin, lënë hapësirë për të diskutuar .

Pas tyre, gjendja studimore e të folmes së Matit kthjellohet prej prof. B. Becit

me punimin e tij posaçërisht për këtë të folme, i cili sjell materiale, të dhëna, përshkrim

të qartë dialektologjik dhe konkluzione rreth saj. Mirëpo, duhet të kemi parasysh edhe

kohën kur u mblodh materiali e u shkrua ky punim, sepse qysh atëherë kanë kaluar më

se dyzet vjet, dhe Mati e të folmet e tij, kanë pësuar edhe zhvillimet e veta, të cilat nuk

janë pasqyruar në punime e trajtesa të veçanta. Ndaj, punimi ynë, thuajse si të gjithë

punimet e tjera sociolinguistike, është në kryeherë, edhe një vijim i shpalosjes

dialektologjike të kësaj të folmeje.

Synimi ynë, nuk është aspak që të bëjmë vlerësimin e studimeve pararendëse, por

mendojmë t’i afrohemi të folmes së Matit duke dhënë një panoramë të shtrirë të

gjendjes së sotme të kësaj të folmeje, pozita qendrore gjeografike e së cilës në truallin

tonë, kushtëzon edhe tipare gjuhësore të saj; si dhe duke i vjelë nga krahu tjetër, të

dhënat dhe materialet e reja gjuhësore, që shpërfaqen në të. Konkretisht, do të marrim

në shqyrtim të folmen e Matit, si një krahinë e cila bën pjesë në arealen e gegërishtes

qendrore dhe që në makrostrukturën e përgjithshme të saj ka elemente të përbashkëta me

gjithë idiomën gege, por që në mikrostrukturën e saj paraqet dhe ajo disa veçori e

dallime të vogla nga gjithë kjo krahinë e madhe. Por, përveç rikundrimit dhe rivlerësimit

të tipareve dialektologjike të kësaj të folmeje, përpjekjes për të pasqyruar gjendjen e

saj të sotme sociolinguistike, dhe shqyrtimeve mbështetëse në lëmë të etnolinguistikës,

qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që, përmes këtij studimi të thelluar të krijohen hulli

orientuese dhe hapësira të reja, që presin për t’u mbushur më tej, prej nesh ose prej të

gjithë atyre, që kërkojnë të merren me të folmen e Matit.

“Njerëzit janë fakte gjuhësore...”, -pohon Umberto Eco. Në këtë pikë, njeriu

përmes gjuhës, jo vetëm percepton mënyrën sesi bashkësitë shoqërore pararendëse kanë

filtruar rrethinën (realitetin), por njeriu përmes gjuhës formon identitetin, qënien e tij si

i tillë. Pra, ajo çfarë do të lexohet në vijim të punës, nuk është thjeshtë një përshkrim

formal i shenjave gjuhësore që përdor një bashkësi gjuhësore e dhënë (në rastin tonë

Mati), apo një taksonomi e këtyre shenjave, por edhe shpirti i një bashkësie shoqërore,

mënyra sesi ajo e filtron realitetin, e dhënë kjo përmes arbitraritetit gjuhësor.

Humboldti, me thënien lapidare: “Gjuha e një populli është shpirti i tij dhe shpirti i një

populli është gjuha e tij“, e përligj më së miri këtë. Bashkë me historinë që ka shkruar

kjo krahinë e banorët e saj, ngjan të jetë brumosur edhe njëlloj natyre tipike e

matjanëve; burrërorë, krenarë dhe të besës. Edhe pse pozicionimi gjeografik mu në mes

të trojeve shqiptare, mund të mendohej si favorizues (dhe është në fakt në raste të

tjera), për gjuhën dhe të folmen e krahinës, ky është sjellë si ndryshor evolutiv.

2 Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, në BUSH, SSHSH, 2, 1962, nr.2 dhe 1963, nr. 3

3 Shih: A. Çefa, Një vështrim mbi të folmen e krahinës së Prellit, botuar në Buletinin e Institutit të

Naltë Pedagogjik dyvjeçar të Shkodrës, 1/1957 4 Shih: K. Ulqini, Gjurmime etnografike në troje të Skanderbegut, BUSH, SSHSH 2, 1961

Page 8: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

9

Karakteri inovativ i të folmes, nuk cënon aspak vlerat e saj, madje ai duhet lexuar mbi

të gjitha si një reflektim kulture, emancipimi dhe ndryshimi pozitiv, në raport me të

renë; po aq sa ç’është edhe në raport me të vjetrën, një e folme e dokumentuar që në

shkrimet e para të shqipes sonë.

E folmja e Matit hyn në grupin e atyre të folmeve që kanë pësuar më shumë

ndryshime nëpër rrafshet e gjuhës; përshtatshmëria, ndërkalimet gjuhësore,

marrëdhëniet me të folmet e tjera, trysnia dhe presioni i vazhdueshëm, shfaqur me

fytyra të ndryshme përgjatë kohës, kanë ndikuar në gdhendjen e sotme të saj.

Krahina e Matit është një njësi etnografiko-administrative, e cila ka pësuar

ndryshime të vazhdueshme edhe në këtë aspekt; pra, kufijtë e saj kanë qenë të luejtshëm

nga koha në kohë. Edhe studiuesit që janë marrë drejtpërdrejt me të folmen më herët, si:

(K. Ulqini5, B. Beci6), apo të tjerë studiues si: (Dh. Shuteriqi7), kanë qenë të

pasigurtë në përcaktimin e kufijve të qartë të krahinës, pikërisht për këtë arsye.

Megjithatë sot, këto janë kufijtë gjeografikë të pranuar dhe të shpërndarë në

tekste dhe dokumente zyrtarë apo dhe në rrjet, për rrethin: Kufiri natyror i Matit fillon

nga lindja me malin e Dejës, zbret në Qafë-Murrë, pastaj ngjitet nëpër majat e maleve

të Balgjajt, që rradhiten në drejtim të jugut, për të zbritur në Qafë të Buallit, pastaj

më në jug kufizohet me malësinë e Martaneshit duke u ndarë nga rrethi i Dibrës dhe

Bulqizës. Nga këtej kufiri vijon në Malin me Gropa për të zbritur në qafën e

Murrizës, vazhdon më tej duke u ndarë me rrethin e Tiranës, zbret në Qafë-Shtamë, për

t’u ngjitur në drejtim të veriperëndimit në vargmalet e Skënderbeut, ku kufiri ndahet me

rrethin e Krujës, vazhdon me Qafën e Belegut dhe përfundon në grykën e Shkopetit, që

ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndërsa nga ana veriperendimore kufizohet me malet

Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet janë më të

hapura dhe më të kalueshme, pastaj kufiri mbyllet për t’u ndarë me rrethin e Mirditës.

Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26ë dhe 41o e 47ë, gjerësi veriore dhe

19o e 52ë dhe 20o e14ë gjerësi lindore8. Megjithatë, këtij aspekti do t’i rikthehemi sërish

në vijimësi të temës, për të parë si ka ecur në kohë ky proces. Banorët e hershëm të kësaj

krahine qenë Pirustët9.

Përsa i takon emrit të krahinës, Mat-i, edhe këtu studiuesit janë të ndarë në

qëndrimet e tyre sa i takon etimologjisë së fjalës dhe prejardhjes së saj; duke nisur që

nga qëndrimet me zanafillë biblike 10 , tek Aemathia, që emërtonte në kohët e vjetra

Maqedoninë11, apo teza e Shtandmylerit që i njihte Matit atributin e të qënit krahina

thelb jetësore shqiptare e herëshme 12 . Puna vështirësohet edhe më tej, po të kemi

parasysh që lumi përshkues i gjithë krahinës, Lumi i Matit, (i cili është toponim që i

takon periudhës ilire dhe hyn tek të dhënat e sotme më të rëndësishme gjuhësore, që

dëshmojnë vijimësinë iliro-shqiptare), ka të njëjtin emër, e kësisoj hyn në tezat

5 Shih: K. Ulqini, Gjurmime etnografike në troje të Skanderbegut, BUSH, SSHSH 2, 1961, f. 162

6 Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, në BUSH, SSHSH, 2, 1962, nr.2, f. 233

7 Shih: Dh. Shuteriqi, Edhe njëherë mbi disa çështje të Arbënit, Buletini i Institutit të Naltë Pedagogjik

dyvjeçar i Shkodrës, nr.3/1958 (sipas citimit të K.ulqinit në artikullin e tij) 8 Shih: http://wikipedia.org/wiki/Rrethi_i_Matit#Gjeografia

9 Shih: K. Ulqini, Gjurmime etnografike në troje të Skanderbegut, BUSH, SSHSH 2, 1961, f. 162

10 Shih: G. Gurakuqi, Sapa dhe Dieçezi i Sapës, Shkodër 1929; N. Kimëza, Cika e pyetje historike, në

“Hylli i dritës” 8-10/1939/448; V. Efendi, E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, f. 10 (sipas citimit

të K. Ulqinit) 11

Shih: F. Noli, Historia e Skënderbeut, Boston, 1921, f. 50 12

Shih: G. Stadtmüller, Hulumtime për historinë e hershme të Shqipërisë, (përkth. në Ark. e Insti. të

Gjuh. dhe Hist ), f. 163-164

Page 9: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

10

interpretative të studiuesve si mundësi e huazimit të emrit trevës, o anasjellas13. Edhe

këtij problemi do t’i rikthehemi mëposhtë.

Në rrjedhë të moteve, e gjithë zona është dalluar për qëndresën e vazhdueshme,

kryengritjet, dhe papajtueshmërinë me asnjë lloj zgjedhe të huaj. Në historinë e saj

renditen gjithashtu, shumë kuvende, organizime e përbashkime të gjithë prijësve dhe

burrave të shquar, që ushqenin atdhedashuri e vetëmohim për vatanin. Përmenden si më

të spikaturat, edhe argumentat për një origjinë matjane të prijësit kombëtar të

shqiptarëve, Skënderbeut14. Vetë treva brendapërbrenda saj, në organizimin post-turk,

është ndarë në njësi më të vogla, ku dy ndër kryesoret përmendim: pjesën veriore të

krahinës quajtur Matja e Poshtër dhe Kryet e Mates si pjesën jugore. Këto vetë,

ndahen edhe më tej akoma në krahinëza më të vogla, sipas emërtimit të banorëve të

Matit.

E folmja e Matit është pjesë e dialektit Gegë dhe hyn në arealen e gegërishtes

Qendrore duke paraqitur veçori të përbashkëta, që shkojnë sipas izoglosave dhe

izoergeve të arelit nr. 515 . Të dhënat dialektologjike dhe ato socio-etnolinguistike të

mbledhura nga kjo e folme, janë kështu, një e dorë e rëndësishme dhe ndihmëse, jo

vetëm për këto dy disiplina veçanërisht, por edhe për gjuhësinë shqiptare në përgjithësi.

Këtu, duke pasur parasysh gjendjen e shqipes në kohën e hershme të dokumentimit të

saj, toponimet dhe trajtat e hershme, veçori dialektologjike dhe sociolinguistike,

shprehje dhe dukuri gjuhësore.

Ajo çfarë ofron e folmja e Matit sot, është nga njëra anë një tablo dyplanëshe:

me pamjen e saj konservative të elementit gjuhësor, dhe, nga ana tjetër, elementi i ri i

ndikueshëm dhe nën trysninë e standardit. Sikundër do të formulonte Gj. Shkurtaj në

studimin e tij për të folmen e Kurbinit, i cili duhet thënë se nuk është karakteristikë e

vetëm një të folmeje: “... tek kjo e folme dallohen qartë tiparet e dy varianteve a llojeve

të të folurit, variantit tradicional, ku spikat ruajtja e elementeve të qëndrueshme të

sistemit të vjetër, dhe variantit të ri16, që pasqyron më gjerë shndërrimet dhe ndryshimet

e sistemit nën trysninë e makrosistemit”17.

Mirëpo, ashtu si për të gjitha të folmet shqipe, me të cilat e folmja e Matit ecën

paralelisht, në një masë të madhe, në kuadrin zhvillimor të proceseve gjuhësore, këtu

duhet marrë parasysh edhe një dukuri tjetër, më shumë sociolinguistike, pasi lidhet

pikërisht me ndryshorë të tillë specifikë; ai i një varianti të mesëm që gjallon në brezin e

dytë18. Në gojën e këtij brezi duket se bëhet njëlloj balancimi dhe filtrimi i dukurive

gjuhësore në marrëdhënie dykahëshe; ashtu siç shërben ky brez si një filtër për

përcjelljen e elementit të vjetër tek brezi më i ri, po ashtu ndodh edhe procesi i kundërt,

ai i moderimit të butë, po nëpërmjet tyre, i gjuhës së më të moshuarve, të cilët, këta të

fundit, tek–tuk kanë përzjerë erën e re të prurjeve teknologjike me të folmen e moshës.

Veçse në këtë të folme, fakti që nuk ka ndryshim të bashkësisë shoqërore dhe asaj

gjuhësore, përzierje, migrime dhe zhvendosje në krahinë, të natyrës nga jashtë-brenda,

faktori ndikues s’është një bashkësi tjetër gjuhësore, por varianti më i lartë gjuhësor,

13

Shih: O. Gerka, Anonimi descriptio Europae Orientalis, Cracoviae, 1916. 25 (sipas referimit të

Dhimitër Shuteriqit ), BUSH, SSHSH 3, 1958, f. 46 14

Shih: K. Ulqini, art. i cit 15

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 2000, f. 115 16

Shih: Gj. Shkurtaj, Disa dukuri të së folmes së Kurbinit në dritën e socolinguistikës, SF, 1998, f. 73 17

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 197 18

Shih: E. Troplini, E folmja e Çamërisë dje dhe sot, Disertacion doktorature, Tiranë, 2012, f. 134

Page 10: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

11

standardi. Pra, në të folmen e Matit dallohen tri forma shprehjeje gjuhësore a të folme,

sipas tre breznive maturisht të formësuar gjuhësisht.

Edhe lënda etnolinguistike, e mbledhur në kujdes në këtë zonë, dhe më pas e

renditur dhe punuar sipas modeleve më të mira në këtë disiplinë, përmes punimeve të

tilla19 pararojë në gjuhësinë tonë, është parë si një risi për ta kundruar të folmen në

tërësinë e vet, e, për të hapur shumëfish kësisoj, hulli të reja që do t’u shërbejnë

mëtuesve të dëshiruar për t’u marrë me këtë të folme në të ardhmen. Shqyrtimet

etnolinguistike na kanë dhënë dorë për të njohur psikologjinë dhe elementet

jashtëgjuhësorë që kanë ndikuar në marrëdhëniet mes banorëve, si: në ndërtimin e

lidhjeve brenda rrethit më të ngushtë, në bashkëlidhjet me të tjerë jashtë këtij rrethi,

shprehjen e respektit dhe të përshëndoshjes tipike të zonës, që tregojnë hershmëri, larmi

dhe qëndrueshmëri, e deri tek modelimi i gjuhës përmes sjelljes tipike të fëmijëve dhe

mënyrës si zgjedhin ta ndërtojnë modelin e vet duke imituar më të rriturit. Një vend jo

më pak të rëndësishëm në këtë punim, u kemi rezervuar edhe prurjeve onomastike nga e

folmja, duke qëmtuar të dhënat më të vlera toponimike, që na janë dukur dëshmi e

gjallë gjuhësore e pashkruar, por dokumentuar nëpër çdo cep, anë, a pjesë të gjithë

gjeografisë së zonës.

Ashtu si baza e dialektologjisë mbetet përshkrimi gjuhësor i varianteve përmes

sondimit të drejpërdrejtë në terren, edhe për sociolinguistikën dhe qerthullin e

problemeve që rreket të mbulojë ajo, çelësi i Fishmanit: Kush flet, me kë, kur, për çfarë

dhe në cilin varietet?20, është qasja më e përshtatshme për ndërmarrjet në këtë disiplinë.

Duke verifikuar në mënyrë të imët të dhënat e mbledhura në gojën e folësve aktivë,

njohur dhe zbërthyer po aq besnikërisht të rrallat punime për këtë të folme, shtuar si-të,

pse-të dhe ku-të problemore21 të ndryshimeve përkatëse gjuhësore sipas grupmoshave,

për asnjë çast nuk dyshuam si përfundim se, rol përcaktues në evolucionin e një të

folmeje (përkatësisht varianti gjuhësor) luajnë faktorët jashtëgjuhësorë.

19

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2000 20

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 56 21

Shih: G. Berruto, La Sociolinguistica, Bologna, 1994, f. 64

Page 11: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

12

HYRJE

I. TË DHËNA HISTORIKO-GJEOGRAFIKE PËR MATIN DHE KUFIJTË NATYRORË TË TIJ

Krahina e Matit shtrihet në të dy anët e lumit Mat në rrjedhën e mesme të tij dhe

kur e sheh nga ajri ka formën e një gjetheje rrushi. Pozicionimi i saj qendror në

Gegëri e bën atë një trevë të rëndësishme dhe të dallueshme si për nga kushtet

gjeografike dhe për nga shtrirja e saj. Megjithëse, jemi përpjekur t‟u shmangemi me

sa kemi mundur ndikimeve emotive që na lidhin me krahinën, prapëseprapë, kur ka

qenë e nevojshme dhe pa cënuar tipologjinë dhe stilin e një punimi shkencor, nuk

mund të shpëtonim dhe nga ndonjë shfrim i anës shpirtërore a afeksionuese, veçmas

në aspektin sociolinguistik dhe atë përshkrues të saj.

Është e pranuar ndër rrethet e studiuesve se kjo krahinë, paraqet një

problematikë specifike dhe të ndërlikuar, përsa i takon aspektit historik22

. Krahina e

Matit është një njësi etnografiko-administrative, e cila ka pësuar ndryshime të

vazhdueshme në rrjedhë të moteve përsa i takon kufijve të saj, të cilët kanë qenë të

luejtshëm nga koha në kohë. Edhe studiuesit që janë marrë drejtpërdrejt me të folmen

më herët, si: (K. Ulqini23

, B. Beci24

), apo të tjerë studiues si: (Dh. Shuteriqi25

), kanë

qenë të pasigurtë në përcaktimin e kufijve të qartë të krahinës në punimet e tyre,

pikërisht për këtë arsye.

Shtadtmyleri është i mendimit se stërgjyshërit e sotëm të popullit shqiptar

mund të kenë pasur qendrën e hapësirës jetësore të vetën në kohën romano-bizantine

të hershme vetëm në krahinën e Matit dhe sjell si argument se: “...vetëm me këtë

kanton malesh, që është gati i paarritshëm nga jashtë, nuk janë vërtetuar as relikte

emrash latine vendi, as gjurmë vendbanimesh romane. Edhe në pesëqind vitet pas

pushtimit sllav, krahina jetësore e shqiptarëve duhet kërkuar në Mat. Nga kërkimi i të

gjitha huazimeve sllave, e gjeografisë politike e kishtare, ka dalë përfundimi se

krahina thelb jetësore shqiptare e herëshme përfshinte krahinën e Matit. Ndër vende

të Shqipnisë veriore, vetëm krahina e Matit ka qenë një tokë politike e kërkujt. Së

paku, nuk mund të vërtetohet se i ka përkitë njenit prej tri shteteve të mëdha fqinje –

Romës lindore, Bullgarisë, Dioklesë”26

.

Matja, siç e quajnë vetë banorët më të moshuar krahinën, zë një pozicion

qendror dhe mjaft të mbrojtur prej natyre. Si një zonë malore me një pozitë

gjeografike strategjike, me një popull malësor të papërkulur, edhe gjatë viteve 1594-

1602, ka qenë qendër kuvendesh e kryengritjesh, që organizoheshin kundër Turqisë27

.

22

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 2, 1961, f. 235 23

Shih: K. Ulqini, Gjurmime etnografike në troje të Skanderbegut, BUSH, SSHSH 2, 1961, f. 162 24

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, në BUSH, SSHSH, 2, 1962, nr.2, f. 233 25

Shih: Dh. Shuteriqi, Edhe njëherë mbi disa çështje të Arbënit, në “Buletini i Institutit të Naltë

Pedagogjik dyvjeçar i Shkodrës”, nr.3/1958 (sipas citimit të K. Ulqinit në artikullin e tij) 26

Shih: G. Stadtmüller, Hulumtime për historinë e hershme të Shqipërisë, (përkth. në Ark. e Inst. të

Gjuh. dhe Hist ), f. 163-164 27

Shih: Histori e Shqipërisë, V. I-rë, f. 336

Page 12: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

13

Mati është vendi i shumë legjendave dhe gojëdhënave të Skënderbeut. Madje, Guri i

Bardhë dhe banorët e tij pretendojnë se është vendi i lindjes së kryeheroit; një kala në

këtë fshat ka emrin “Kalaja e Skënderbeut”. Në malin e Dejës gjithashtu, gjendet një

toponim me emrin “Guri i Skënderbeut” dhe ka një legjendë madje për të.

Në terma gjeografikë ajo sot është e shtrirë: nga veriu kufizohet me Kthellën,

nga verilindja kufizohet me Lurën, nga lindja me Dibrën, nga jugu me Martaneshin

dhe Malësinë e Tiranës dhe nga perëndimi me Krujën. Kjo vendndodhje gjeografike

tregon se Mati ka një pozicion të konsoliduar qendror në Gegëri.

Pikëpjekjet e kësaj krahine me këto zona janë kryesisht qafëkalime. Kështu, siç

i thamë më lart, me Kthellën e lidh Qafa e Dervenit e si kufi natyror shërben lumi i

Urakës; me Lurën e lidh Qafa e Thanës; me Dibrën e lidh Qafa e Buallit; me Malësinë

e Tiranës e lidh Qafa e Murrizës; me Martaneshin e lidh Qafa e Prushit; me Krujën e

lidhin Qafa e Shtamës e Qafa e Belegut.

Pika më e diskutueshme e kufirit të zonës ka qenë pjesa veriore dhe verilindore,

ajo që e lidh me Kthellën dhe me Lurën. Kjo e kushtëzuar pikërisht me ndryshimet

fetare që erdhën me pushtimin turk. Sipas fakteve që sjell në punimin etnografik për

trevën, K. Ulqini argumenton: “Kufiri i Matit nga ana veriore është i diskutueshëm,

edhe pse faktet e mëposhtme na japin arsye për të menduar si kufi natyror Fanin e

Vogël; Rrënimi i kishës së Rubikut28

, nga Andrea Vrana, sunduesi i Xibrit (1261-

1266), duhet marrë si incident kufijsh mes dy krahinash, principatash kundërshtare.

A. Vrana kaloi Fanin, që duket se ka qenë kufiri, dhe dëmtoi tokën e armikut. Më

1407 lindi një grindje tjetër po në këtë zonë, në mes të Peshkopatës së Arbnit e të

Lezhës, për disa famulli në Ndërfanë, grindje e cila vijoi gjer më 1703. Prej relacionit

të Bicit29

, kuptohet se tokat përtej Fanit shkonin me Arbën. Sh. Gaspëri na thotë se

Fani shkon me Dioqezën e Lezhës30

, kurse Kthella, Selita e Lura shkonin me Dioqezën

e Durrësit. Por, sot këto i takojnë Rrëshenit dhe Dibrës”.

Ndërsa përsa i takon pjesës së Bajrakut të Rranzës (që përfshin Sanxhakun,

Kokërdhokun, Karicën, Bushkashin, Bazja dhe fshatrat në këtë gjatësi natyrore),

diskutimi për përkatësi jo matjane, ka qenë i pavend, nxitur si duket vetëm nga

ndryshimi fetar që kanë pasur disa katunde, të cilat i rrafshoi më pas islamizimi31

, aq

më tepër të pretendohet vërtetësia për shpërnguljen e tyre nga Ohri pas tmerreve turke

dhe vendosjen e tyre në këto vise në Mat.

Mendojmë se kjo do ishte e pamundur dhe e pajustifikuar si lëvizje apo

shpërngulje e një pjese popullsie, për të krijuar një oaz të veçuar gjuhësor, etnografik,

ekonomik dhe politik etj. Edhe përkatësia e Macukullit, Perlatit, Lurës, si një çështje e

diskutueshme vazhdimisht në kohë, si toka të Matit apo jo, tashmë është e zgjidhur; i

pari shkon me Matin, ndërsa dy të tjerët respektivisht me Mirditën (Perlati) dhe me

Dibrën (Lura).

Brendapërbrenda vetë banorët e Matit e ndajnë atë në dy njësi më të vogla dhe

posaçërisht, pjesën veriore të krahinës e quajnë Matja e Poshtër, kurse pjesën jugore

Kryet e Matës. Vetë këto krahina ndahen në disa krahinëza apo njësi më të vogla;

Matja e Poshtër: në veri të saj ndodhet Malësija e Mates (Prelli). Në krah të djathtë të

lumit; në lindje po në krahun e djathtë të lumit shtrihet krahina që quhet Përtejujë; në

28

Shih: Dh. Shuteriqi, Edhe njëherë mbi disa çështje të Arbënit, BINPSH, nr.3/1958, f. 97 29

Shih: M. Bizzi, Udhëtimi i Marin Bizzit, Zani i Shna Ndout, 6/1919 (sipas shënimit të K. Ulqinit,

art.i cit.) 30

Shih: S. Gaspari, Relazione del Vescovato Alessiense, Hylli i Dritës, 7-8/1931 (sipas shënimit të K.

Ulqinit, art.i cit.) 31

Shih: M. Sufflay, Serbët dhe Shqiptarët, (f. 92 të përkthimit shqip) sipas citimit të K.Ulqinit në

Gjurmime etnografike në troje të Skanderbegut, BUSH, SSHSH 2, 1961, f. 164

Page 13: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

14

perëndim, në krahun e majtë të lumit shtrihet Gurrë e Batërr. Ndërsa Kryet e Matës:

përfshin Malësinë e Kryes së Mates dhe fushën e Kryes së Mates.

Sipërfaqja e rrethit është 997 km, ndërsa popullsia arrin deri në 70 mijë banorë.

II. Prejardhja e emrit Mat (Mati apo Matja?)

Lumi e mori emrin nga krahina apo krahina e mori nga lumi?

Sipas etimologjisë popullore thuhet se nga krahina e mori emrin edhe lumi që

njihet si “Lumi i Mates”32

. Në dokumentet e shkruara emri Mat del që herët. Një

anonim i vitit 1308 duke folur për kufijtë e Arbërit shkruan:

“Albani që është ngjitur me Greqinë shtrihet midis Rashës dhe tokave të

Despotit (Epirit). Gjithë kjo krahinë laget prej katër lumenjve të mëdhenj: Erzenta,

Matia, Skumpino, Epasa” 33

.

Ndërsa në një dokument të 1570 emri Mat del me grafitë “fiume Matia‟‟34

.

Më 1621 në relacionin e Budit del Emathia35

, kurse tek Barleti del me grafitë

“Dux Aemathiae”36

.

Sipas prof. B. Becit emri Mat duhet lidhur me fjalën shqipe “mat”, sikurse edhe

në fjalorin e Institutit të Shkencave dhe në ndonjë tjetër, jepet shpjegimi i fjalës Mat

me kuptimin “breg lumi, buzë lumit”37

, megjithëse vlen të thuhet se banorët e krahinës

nuk e përdorin këtë fjalë me atë kuptim.

Sipas E. Çabejt vetë krahina e ka marrë emrin prej lumit që e përshkon Mat-

Matja 38

.

Ndërsa sipas Shtandmylerit, siç e përmendëm edhe më lart, në epokën romane-

bizantine, qendra e hapësirës jetësore të shqiptarëve mund të ketë qenë në krahinën e

Matit, duke sjellë edhe argumentet e tij në mbrojtje të kësaj teze: “vetëm në këtë

kanton malesh që është gati i paarritshëm nga jashtë, nuk janë vërtetuar as relikte

emrash latinë vendi, as gjurmë vendbanimesh romane”. Edhe në vitet e pushtimit

sllav sipas tij “krahina jetësore e shqiptarëve duhet kërkuar në Mat. Ndër vende të

Shqipërisë Veriore vetëm krahina e Matit ka qenë një tokë politike e kërkujt” 39

.

Sipas prof. B. Becit dhe prof. S. Mansakut: “... kjo tezë e Shtandmylerit nuk

duhet të shkonte deri aty sa t‟u mohonte viseve të tjera malësore të drejtën për të qenë

krahinë jetësore e shqiptarëve, sepse në kohën e pushtimit romak popullsia e lirë u

struk në vise të brendshme malore, larg detit”40

.

Ndërsa, autori Conrad Malte-Brun, e përmend emërtimin e krahinës si një

derivat të emrit të lumit, pra është ky i fundit që i ka dhënë emrin asaj: “Mati ose siç

njihej në kohë antike lumi i Mathis, një vend malor i banueshëm nga popullsi e

32

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 2, 1962, f. 236 33

Shih: O. Gerka, Anonimi descriptio Europae Orientalis, Cracoviae, 1916. 25 (sipas referimit të

Dhimitër Shuteriqit ), BUSH, SSHSH 3, 1958, f. 46 34

Shih: Hylli i Dritës , 1936, f. 346 35

Shih: BUSH, SSHSH 2, 1958, atje shkruhet: “... altri populi che si chiamano paesi di Scanderbec,

cice Ematia, Bendia...”, (sipas referimit të B. Becit) 36

Shih: Barleci. bot. I. 83 37

Shih: Fjalor i Gjuhës Shqipe, Instituti i Shkencave, f. 294 dhe D. Nikoll Gazulli, Fjalori i ri, f. 250. 38

Shih: E. Çabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, BUSH, SSHSH

2, 1958, f. 61 39

Shih: G. Stadtmüller, Hulumtime për historinë e hershme të Shqipërisë , (përkth. në Ark. e Inst. të

Gjuh. dhe Hist. ), f. 163-164 40

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 1962/2, f. 235

Page 14: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

15

krishterë shqiptare, të pavarur në më të shumtën e kohës, më të civilizuar e më pak të

pandershëm sesa fqinjët e tyre”41

.

Në të dyja anët e lumit Mat, në rrjedhën e poshtme të tij, aty ku takohet me

zonën e Lezhës dhe të Kurbinit, banorët e këtyre anëve përdorin variantet gjuhësore:

Bregu i Mates, Made-Madja, përkatësisht për lumin dhe për krahinën që shtrihet aty.

Të dyja versionet, gjersa ka ekzistuar dhe është i dokumentuar, që në kohë të

hershme emri Mat si njësi emërtuese, janë të pandara dhe të kushtëzuara njëherësh, në

kuptimin që, kanë jetuar dhe është banuar kjo trevë nga njerëz që kanë emërtuar edhe

lumin edhe krahinën me këtë formë, si nevojë qartësisht specifike për t‟u orientuar

dhe për t‟u emërtuar edhe nga të tjerët, jo vetëm vetveten. Sidoqë të jetë, nën dritën e

fakteve të reja që mund të nxjerrë koha, do të kuptohet cili është i pari.

III. Njohuri të përgjithshme rreth popullsisë, dokeve, traditave dhe të folmes

Mati përgjatë shekujve të mëvonshëm, natyrshëm flasim për periudhën e

pushtimit osman, që është dhe më e afërt për t‟u zbardhur nga dokumentat, ka qenë

një krahinë e dëgjuar për kuvende e kryengritje kundër pushtuesve. Duke pasur

parasysh sidomos pozitën gjeografike, popullsinë trime e besnike, udhëheqësit

luftarakë të nxjerrë nga gjiri i vet, Mati ka qenë gjithmonë një fortifikatë e patundur

përballë sulmeve dhe përpjekjeve të shumta pushtuese.

Në kohën e pushtimit osman në Mat ka pasur një formë të veçantë administrimi,

pasi aty sundonte familja e Zogollajve, nga e cila vareshin tri familje të tjera të mëdha

feudale: Çela, Allamani, Buzhiqi. Më 1928 Mati ka qenë nënprefekturë e Dibrës42

.

Përsa i takon popullsisë, sipas më të moshuarve, ajo e Matit kryesisht është

vendase dhe pjesërisht është e ardhur nga vise të ndryshme fqinje: Mirdita, Dibra,

Lura, Malësia e Shkodrës. Nga ana etnografike Mati dallohet përnjëherë, sepse kur

hyn në këtë krahinë në radhë të parë të bien në sy banesat karakteristike matjane. Ato

janë ndërtesa të hershme, kryesisht 2-3 katëshe (të njohura si kulla), me mure të

trasha, të drejta e të forta të punuara në gur, me dritare të vogla, me shkallë përbrenda

dhe me frëngjija rreth e rrotull shtëpisë. Secila kullë është edhe një lloj fortifikate.

Banorët e kësaj krahine merren kryesisht me blegtori e bujqësi. Baza ligjore e

jetës shoqërore ose rregullatori i saj, ka qenë Kanuni. Në përgjithësi është përdorur

kanuni i Skënderbeut, por banorët e kësaj krahine kanë përdorur edhe kanunin e Lekë

Dukagjinit, pra ka një përzierje kanunore, pasi shpesh për zgjidhjen e konflikteve janë

marrë si pleq nga Kurbini e Kruja, por edhe nga Dibra e Mirdita, rajone të cilat kanë

përdorur përkatësisht dy kanunet e lartpërmendura.

Më 1601, në Dukagjin të Matit, u mbajt kuvendi me të njëjtin emër, pas të cilit

u vendos si nismë e parë ndërtimi i xhamive në të gjithë Sentin e Prellit, duke i

shkatërruar të gjitha kishat43

. Kështu që, përsa i takon fesë, këtu duhet thënë se

popullsia ka qenë katolike, para ardhjes së osmanëve dhe islamizimit masiv të

banorëve me forcë, gjë që na e dëshmon edhe prania e shumë toponimeve të

përhapura në të gjithë Matin, si dhe emërtimet e ndryshme fetare të krishtera p.sh.:

41 Shih: Conrad Malte- Brun, Universal Geography, Or, a Description of All the Parts of the World, f.

184 42

Shih: T. Selenica, Shqipëria në 1927, Tiranë, 1928, f. 193 43

Shih: Historia e Shqipërisë, vep. e cit. f. 338

Page 15: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

16

Kodra e Priftit, Maja e Shën Mërisë, Arat e Priftit, Qafa e Shën Kollit, n‟Kodër

t‟Kishës etj.

Po ashtu dhe prania e riteve fetare e të festave katolike të ndryshme, të cilat

festohen rregullisht dhe nga myslimanët si vazhdim i traditave të hershme që kanë

pasur p.sh. festohet dita e Shën Markut, festohet dita e Shën Kollit, dita e Zonjës së

Mirë, edhe dita e Pashkëve madje ndjehet si festë etj. flasin për bashkëjetesë

harmonike.

Por sot banorët në pjesën më të madhe, janë myslimanë. Themi kështu, pasi në

disa fshatra me përbërje katolike si: Rranxa e Bajrakut, Kokërdhoku44

, Ulëz, apo dhe

banorë të shpërndarë në fshatra të tjera si të ardhur, kjo formë e shfaqur në trajtë

martesash (vajzat e besimit të krishterë, janë martuar me myslimanë), dëshmojnë ende

gjurmë të besimit të krishterë.

Veshjet, doket e zakonet e kësaj zone janë kompakte e pa dallime të theksuara

mes njësive përbërëse të saj; por aq sa krahina ka dalluar në aspektin etnografik nga

njësitë e tjera fqinje, po aq është kompakte brendapërbrenda vetes. Kështu, për gratë

veshja karakteristike ka qenë ajo me këmishë të gjatë e me përparje, kurse për burrat

ajo me brekushe. Sot këto veshje ruhen si mbeturi në fund të arkave të më të

moshuarave ose në fund të dollapit, por janë më të shumtë ata që prej veshjeve të tilla

nuk ruajnë më asnjë gjurmë. Veçanërisht për veshjen e burrave.

Në ditët e sotme edhe kjo krahinë është përfshirë nga proceset e mëdha të

zhvillimit e të ndryshimit shoqëror e kulturor. Ndër më karakteristiket e këtyre

proceseve është dyndja ose lëvizja demografike e popullsisë për në qytete të tjera. Për

të krijuar një ide të përafërt rreth lëvizjeve të popullsisë në të gjithë rrethin, po sjellim

një shembull konkret, nisur nga të dhënat e sakta marrë për fshatin Prell: nga 400-500

familje që ka pasur dikur, sot aty numërohen rreth 60-70 të tilla, nga 100-120 që ishin

në fillim të viteve 200045

.

Burimi kryesor i të ardhurave për banorët janë: bujqësia, blegtoria dhe

emigracioni, i cili ka tërhequr pothuajse të gjithë pjesën aktive të shoqërisë, rininë.

Mesatarja e moshës së banorëve që janë të aftë për punë mund të llogaritet mbi 29-35

vjeç, dhe pjesa tjetër janë fëmijët e shkollave.

Banorët e kësaj zone kanë qenë dhe mbeten arsimdashës. Mbi gjithçka tjetër në

kohët e sotme, familjet janë të interesuara të investojnë në arsimimin e fëmijëve të

tyre, e parë kjo si një vlerë e shtuar për të ardhmen më të sigurtë që i pret. Mati ka

nxjerrë nga gjiri i vet figura dhe personalitete që kanë udhëhequr një popull të tërë.

Mati ka infrastrukturë të zhvilluar, me shërbimet kryesore publike për secilën

njësi, rrugë automobilistike, që lidhin çdo pjesë të rrethit me zonën më të afërt që

shërben si qendër, Burrelin. Në çdo shtëpi ka orendi të reja të teknologjisë

bashkëkohore dhe të komunikimit masiv. Nuk duhet të harrojmë këtu praninë e

kompanive të mëdha celulare që janë të kudogjendura nëpërmjet aparatëve modernë,

celularë.

Pra, sot gjithçka ndodh në qendrat e mëdha urbane të Shqipërisë, thuajse ka

përfshirë edhe skajet më të largëta të krahinës, ndaj ndikimi i kryeqendrës duhet parë

si faktor kyç në zhvillimet e reja sociale, kulturore, dhe gjuhësore të saj. E me të

gjitha këto dhe me klimën e përshtatshme, ai prapë po boshatiset.

44

Do ta shpjegojmë më tej problematikën e dy fshatrave, Sanxhak dhe Kokërdhok. 45

Të dhënat e përbërjes ndryshojnë gati përditë pasi dukuria e shpërnguljes nuk është e mbyllur.

Page 16: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

17

IV. Vendi i të folmes në kuadrin e ndarjes dialektore të shqipes

Ashtu si në çdo gjuhë tjetër, edhe në gjuhën shqipe, prej ndryshimeve që ka

pësuar ajo kohë pas kohe në krahina të ndryshme, është arritur të konturohet qartazi

një degëzim me dy dialekte, secili dialekt me dy nëndialekte dhe me grupe të folmesh

të shkallëve të ndryshme46

. Kufi natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë

(Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht në të

djathtë të tij shtrihet në përdorim i pari, dhe në të majtë përdoret sot e gjithë ditën, i

dyti. Ata kanë dallime mes tyre në të tri rrafshet e gjuhës: fonetikë, gramatikë dhe

leksik, mirëpo këto dallime nuk janë aq të mëdha saqë të kalojnë në gjuhë të

ndryshme.

Në këtë kuadër, e folmja e Matit, sipas ndarjes së përgjithshme dialektore të

paraqitur në librin “Dialektologjia”47

, hyn në nëndialektin e gegërishtes jugore, e cila

ka kufi natyror lumin e Matit dhe shtrihet në të majtë të tij; ndërsa në grupin e madh

të të folmeve si njësi përbërëse të nëndialekteve, kjo e folme klasifikohet në grupin e

të folmeve të gegërishtes qendrore dhe ka në përbërje të tij, të folmet e Lurës, Lumës,

të rrethit të Dibrës, të Matit, të Mirditës në përgjithësi48

, dhe të folmet shqipe të

Maqedonisë Perëndimore.

Ky grup është larguar mjaft në fonetikë prej tipit të përbashkët të gegërishtes;

duke mënjanuar disa dukuri me shtrirje të kufizuar territoriale, si tipare të përbashkëta

të gegërishtes qendrore do të ishin: /i/-ja e theksuar është diftonguar dhe ka dhënë ei,

ëi, a

i, ö

i; /y/-ja e shqipes nëpër të folmet e këtij grupi kalon në i, ose në e të mbyllur

labiale (ϕ), e të hapët labiale (oe); /g/-ja është kthyer në /gj/ (përjashtuar Krujën); /tj-

dj/ përmes palatalizimit kanë dhënë /q-gj/49

.

Mirëpo, siç e thamë pak më lart, këto janë tipare të përgjithshme përbashkuese

të këtij grupi, sepse brenda tyre dallimet janë gjithashtu të pranishme, madje edhe

brenda një të folmeje ka dallime në rrafshet përkatëse, si: variante fonemash, trajta

fjalësh a njësi leksikore. Duke përqafuar parimin se ne “me fjalë vishemi”, atëherë

duhet të mbajmë mend se nuk ka kurrë dy individë që kanë të njëjtat realizime

tingullore, andaj dallimet janë specifike edhe për vetë folësin e variantit gjuhësor, i

cili nga njëra anë zgjedh në këtë treg të madh gjuhe modelin që i shkon për shtat, dhe

nga ana tjetër është i kushtëzuar fiziologjikisht, kulturalisht, a si univers ndjenjësor në

këtë përzgjedhje.

Thënë këtë, kemi përligjur ndërkaq larminë e realizimeve fonetike, veçanërisht

brendapërbrenda të folmes së Matit, e cila shpërfaqet si një kaleidoskop për sa i takon

varianteve fonematike dhe shpërndarjes së tyre në të folmen tonë.

46

Shih: Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Tiranë, 1989, (ribot. i vitit 2012), f. 151 47

Po aty, f. 158 48

Shih: B. Beci, Mbi grupin veriperëndimor në gegërishten veriore, SF/ 2, 1970, f. 134 49

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2009, f. 158-162

Page 17: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

18

KREU I

1.1 QËLLIMI DHE RËNDËSIA E STUDIMIT TË KËSAJ TEME

1.1.1 Objekti dhe metoda e studimit

Edhe pse e folmja e Matit zë një vend qendror50

(si variant dhe shtrirje

gjeografike territoriale) në gjithë gegërishten mbarë, ajo vetë ka qenë një mëtim jo

fort i lakmueshëm në studimet tona gjuhësore51

. Sigurisht që kësaj mund t‟i jepen dhe

shpjegime, madje ka të tilla, por, po aq, ngre hije habia për pse-në e heshtjes së gjatë.

Është vetë ky pozicion që duhet ta kishte favorizuar dhe t‟i kishte nxitur gjuhëtarët

njëkohësisht, për ta shteruar përfundimisht, së paku në aspektin diakronik (pasi dihet

që gjuha është në evolucion të vazhdueshëm dhe detyra në aspektin sinkronik vjen e

komplikohet).

Jo vetëm që kjo nuk ka ndodhur, (me përjashtim të një punimi serioz52

të viteve

„60, të cilit i jemi referuar shpesh për të bërë krahasime në kohë, por njëherësh e kemi

mbajtur në anë të tryezës si një model të mirë për t‟u ndjekur në përshkrimin

dialektologjik të së folmes), por dhe në kohët më të afërta e veçan pas viteve „90,

ende ka një qëndrim indiferent ndaj së folmes, pavarësisht nga mjetet e favorshme që

solli era e re e teknologjisë si ndihmesë në studimet gjuhësore. Vëmendja prapë ka

munguar.

Punimet sporadike në trajtë detyrash, projektesh dhe tema diplomash e shumta,

me materiale, të dhëna dhe shqyrtime për gjendjen e tanishme të saj, sipas pohimeve

të studentëve53

që kanë kryer studimet nëpër qytete të ndryshme, kanë mbetur si

dorëshkrime pranë fakulteteve, pa u mbledhur në një punim serioz që do të hidhte

dritë sadopak mbi këtë realitet gjuhësor, në kufi të kryeqendrës së vendit.

Pra, ndodhur përballë një situate të tillë, detyra jonë është të vënit përballë të

folmes së Matit me synimin parësor për ta kundruar gjuhësisht (në rrafshin

sociolinguistik, dialektologjik dhe etnolinguistik), duke parashtruar dhe sintetizuar

dukuri e problematikë gjuhësore që nderet sot e gjithë ditën në këtë të folme, nxitur

50

Shih: Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Tiranë, 1989, (ribot. i vitit 2012), f. 57 51

Përveç dy punimeve që janë bërë për këtë të folme, ku njëri prej tyre është parë me rezerva për

metodologjinë dhe kriteret e ndjekura në trajtimin e materialit, të tjera punime të mirëfillta gjuhësore

për këtë të folme nuk ekzistojnë. 52

Shih. B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 1962/ 2 dhe 1963/3 53

Për këtë kemi marrë pohime të disa studentëve që vijnë nga kjo krahinë dhe kanë kryer studimet e

larta në universitete të ndryshme si: Shkodër, Tiranë, Elbasan, Peshkopi, Durrës, të cilët në raste të

caktuara edhe i kemi cituar në temën tonë.

Page 18: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

19

kjo, nga dëshira e mirë dhe pasioni, që na udhëhoqi për më shumë se rreth dhjetë vjet

me radhë54

në këtë ndërmarrje, sa të vështirë, aq dhe të bukur.

Në këtë temë, studimi i të folmes së Matit, përtej vëzhgimit dialektologjik, rrok

edhe çështje të tilla si: bilinguizmi dialektal, konformizmi dhe individualizmi

gjuhësor, relativizmi kulturor e linguistik, pabarazitë gjuhësore dhe llojet e tyre,

hiperkorrektizmi gjuhësor, probleme sasiore të ligjërimit etj55

, të para këto më së

shumti në rrafshin leksikor, i cili ravijëzon një gjendje të ndryshme procesesh

gjuhësore në të folurin e tre brezave: të moshuarit (ruajnë tiparet konservative të së

folmes), brezi i mesëm, (bashkëshkrijnë tipare të të folurit të dy brezave të tjerë, ku

ekuilibri dhe filtrimi dykahësh gjuhësor merr peshë specifike), brezi i ri, (ku

zhvillimet e prirjet e reja të gjuhës bashkë me ndryshimet përkatëse, gjejnë shfaqjen

më të dukshme).

Në këtë situatë, panorama kërkimore ngjan të jetë e gjerë. Kjo na ngarkon me

përgjegjësi edhe më të madhe domosdo. Fakti që vetë e folmja ofron material të

bollshëm nga njëra anë, dhe mosqëmtimi i saj në studimet e derisotme (për një

periudhë më shumë se 50 vjeçare që nga studimi i fundëm), bën që kjo përgjegjësi që

i kemi vënë vetes të jetë sa e lakmueshme, njëherësh dhe e vështirë.

Koha që ka kërkuar e gjitha kjo ka qenë relativisht e shumtë, siç e përmendëm

dhe më lart, sepse anketimi në terren vëzhgimet e drejtpërdrejta, regjistrimet e bisedat

e lira (shpesh të realizuara me ndihmën e „kurtheve‟ teknologjike)56

, zhvendosjet dhe

hulumtimet nga zona në zonë, donin që t‟u përkushtoheshe krejtësisht, shtuar këtu,

edhe ambicjen për të sjellë një punë të besueshme dhe korrekte në çdo të dhënë.

Gjithashtu, për të konceptuar teorikisht temën, kemi shfrytëzuar korpusin e

botimeve sociolinguistike dhe gjuhësore që na vlenin në kuadër të punës tonë; kemi

ballafaquar materiale dhe studime për të folmet fqinje të Matit57

; shfletuar dhe

mbështetur gjithaq në studime historike, etnografike, dialektologjike, onomastike

etj.58

për të arritur në përfundime përgjithësuese për të folmen e Matit.

Më lart përmendëm se cilët kanë qenë subjektet tona të përkthyera në

grupmosha ose breza, të cilët janë grupuar sipas kufijve moshorë: të moshuarit nga

55-85 vjeç, i mesëm nga 35-55 vjeç, dhe brezi i ri nga 17-35 vjeç. Po aq janë dhe

rrafshet e gjuhës ku jemi ndalur në përqasjen mes tyre: fonetika, morfologjia dhe

leksiku (theksojmë që vëmendjen më të madhe në këto të tria e ka tërhequr leksiku e

diku më pak gramatika, pikërisht për specifikat dhe rëndësinë që paraqesin secila prej

tyre, si në rend të dobisë, ashtu dhe të shkallës së vështirësisë).

Modeli strukturor i ndjekur prej nesh në këtë temë, është ai i punimeve

sociolinguistike, kombinuar me përshkrimin tradicional të variantit dialektor të

54

Për të nisur studimin e kësaj të folmeje shtysën e parë na e ka dhënë prof. Gjovalin Shkurtaj, qysh në

vitin 2002, në kohën e mbrojtjes së detyrës së kursit për lëndën “Dialektologji”, ku paraqitëm material

nga e folmja e Përtejujës. Atëherë, siç duket modeli i emrit të kësaj krahinëze shërbeu si shkak i parë

që të merresha më tej me këtë të folme. 55

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes – Nga dialektologjia te etnografia e të folurit, Tiranë

2009 (në kapitujt përkatës ku trajtohen këto çështje për mbarë shqipen) 56

Kur themi këtë kemi parasysh regjistrimet e fshehta të realizuara nëpërmjet inçizimeve me telefon a

mjete të tjera teknologjike, pa dijeninë e subjektit. 57

Përmendim këtu studimin e A. Kadiu, Dibra e Madhe, Tiranë, 2003; studimin e Gj. Shkurtaj, Disa

dukuri të së folmes së Kurbinit në dritën e sociolinguistikës, SF/3-4, 2000; studimin e B. Becit, E

folmja e Mirditës, Dialektologjia shqiptare, IV, 1982; punimin e Q. Haxhihasanit, Vëzhgim gjuhësor në

krahinën e Lurës, SF/4, 1963; studimin e B. Becit, Gjurmimi i të folmeve qendrore të dialektit të

Veriut, SF/,1970. 58

Nuk po paraqesim një listë të thatë të tyre pa citimin përkatës tani, por në rastin e duhur do të

përmenden secili nga punimet e shfrytëzuara nga këto disiplina bashkë me citimin.

Page 19: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

20

paraqitur në studimet dialektologjike59

, për të dalë në një punë që ecën sipas këtyre

linjave: -E folmja e Matit dhe rëndësia e studimit të saj; -Gjendja e kësaj të folmeje

sot dhe kahu i zhvillimeve që e presin atë në dritën e faktorëve gjuhësorë apo jo; -

Vlerat që sjell kjo e folme dhe marrëdhëniet e saj me standardin; -E folmja e Matit

dhe vendi i saj në dialektologjinë shqiptare; -Shqyrtime etnolinguistike në rreth të

Matit.

Sigurisht, që këto janë në vija të përgjithshme trungu i punës tonë, sepse në

sythat përkatës zbërthehet gjithë lënda gjuhësore. Siç shihet, (përpos faktit që dhe e

theksuam një gjë të tillë), punimi nuk është thjeshtësisht dialektologjik, as jo vetëm

sociolinguistik, por një kombinim i të dyjave me përshtatje të volitshme për interesin

tonë dhe njohjen sa më të mirë të së folmes së Matit.

Materiali ndihmës taksonomik për ta parë të folmen në një të shkuar të afërt,

është ballafaquar me vëzhgimet tona të imta rreth asaj që ndodh sot brenda kësaj

familjeje të madhe gjuhësore ku ballafaqohen tre breza: situatat, shkëmbimet,

ndikimet e ndërsjellta, gërshetimi i elementit gjuhë me praktikat ligjërimore, kahut të

zhvillimit, ruajtjes dhe bjerrjes, si dukuri të pranishme edhe në këtë të folme.

Në të gjitha këto, detyrimisht që ndryshorët sociolinguistikë luajnë rolin e tyre,

ndaj kanë tërhequr vëmendjen tonë dhe i kemi pasqyruar këtu. Tek dallimet gjuhësore

çojnë peshë jo vetëm dallimet moshore, por edhe gjinitë, (dallimi gjuhësor mes të

folurit të meshkujve dhe të femrave), shkalla e arsimimit, niveli kulturor-ekonomik,

profesioni dhe prestigji60

.

E, atëherë “sonda” jonë, ka depërtuar në këtë të folme, përmes disa teknikave,

vëzhguese e mbledhëse. Burimi fillestar është e folmja e krahinës së Përtejujës, zonë e

cila na ka dhënë dorë për punimet e para mbi të folmen. Rrethi i interesit me kohë u

zgjerua duke përfshirë pikat kryesore për të folmen e Matit. Kompaktësia dhe uniteti

territorial i krahinës duhet thënë se nuk shkon paralelisht me larminë gjuhësore që

shpërfaqet në pjesët e saj, në kuptimin që, brendapërbrenda, ajo funksionon si një

mozaik. Na është dashur të lëvizim nëpër këto zona vetë, të gjurmojmë elementin

gjuhësor, ta shënojmë dhe më pas ta ballafaqojmë mes vetes (burime të ndryshme

brenda një pike), t‟i kthehemi në ndonjë rast punës për të verifikuar, e në fund për të

ardhur në tryezën e punës.

Vetëkuptohet shkalla e vështirësisë (të qënit femër nuk ka qenë fort pro nesh),

refuzimi i subjekteve për t‟u regjistruar lirisht, ikjet e detyruara për hir të punës (të

jetuarit dhe punuarit me kohë të plotë në kryeqytet) dhe rikthimet me shoqërim, kanë

qenë një mund, për t‟u harruar në këtë finale. Shpesh kemi shfrytëzuar njohjet,

miqësitë, të afërmit tonë që banojnë nëpër zona të ndryshme të Matit, të cilët na kanë

pritur dhe orientuar tek subjektet e duhura; kemi bashkëpunuar me mësues dhe

kuadro, të cilët na kanë ndihmuar në shpërndarjen dhe plotësimin e pyetësorëve tanë;

edhe pse jo fort i besueshëm, rrjeti social me forumet virtuale të frekuentuara nga

grupet e folësve të Matit, na kanë shërbyer si një pikë vrojtimi për të parë si ecën sot e

folura e të rinjve; pra, ky diapazon i gjerë kontaktimi me të folmen, na ka volitur për

të kundruar shkaqet që ndihmojnë evoluimin, a përkundër arsyet, pse ndodhin

humbjet përkatëse. Domosdo, pasioni për të realizuar këtë ka qenë udhëheqësi ynë.

Megjithëse, ajo që e ka shoqëruar, së paku që nga koha e shkrimeve të para të

shqipes, të folmen e Matit, ka qenë natyra e saj inovuese, ia vlen të përmendet këtu

një thënie e njohur për të “justifikuar” sjelljen gjuhësore të matjanëve: “...se jo çdo

ndryshim ndodh për keq”. Qasja ndaj të folmes në rrafshin sociolinguistik, na ka çuar

59

Për të dyja këto, model kemi marrë punimet e realizuara nga prof. Gj. Shkurtaj. 60

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes – Nga dialektologjia te etnografia e të folurit, Tiranë,

2009, f. 74- 85

Page 20: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

21

drejt zbulimit të gjendjes ligjërimore dhe marrëdhënieve që krijohen mes folësve,

ndikuar nga faktorë të ndryshëm, të cilët kanë pasur gjithë vëmendjen tonë. Do të vijë

rasti ta përmendim, por tani po themi që edhe përvoja vetjake jona, si bartës të atij

varianti, është bërë pjesë e punës në jo pak raste.

Duke ballafaquar ligjërimin ndër tre breza, jemi përpjekur të vëzhgojmë

pikërisht ato shkaqe që e shpien drejt të resë këtë të folme. Materialet teorike

ekzistuese në fushë të studimeve të kësaj disipline, me përfundimet sociolinguistike

përkatëse, janë shfrytëzuar për të arritur në konkluzione dhe nxjerrë pikëtakimet e

kësaj të folmeje me të dhënat e përgjithshme të etnografisë së të folurit.

E folmja, e parë në diakroni dhe sinkroni, në krahasim me gjuhën e shkrimeve

të vjetra, në përqasje me standardin, e ballafaquar me të folme të tjera fqinje, kundruar

në krahasimin e ligjërimit të tre brezave aktivë, rolit të aktit të të folurit dhe situatat a

kushtëzimet shoqërore të tij, etj. të gjitha këto, përcaktojnë edhe boshtin themelor të

punës - ndryshueshmëria dhe larmia gjuhësore në Mat.

Kur flasim për një të folme, kemi parasysh se ajo ngërthen një mori tiparesh të

përbashkëta për folësit e saj, të cilat përdoren respektivisht prej tyre në situata të

ndryshme, dhe kanë po ashtu një tërësi realizimesh dallueshmërisht të veçanta nga

tjetri. “Çdo individ krijon sistemet e sjelljes së tij verbale në mënyrë që ato t‟i ngjajnë

atyre të grupit ose të grupeve me të cilët herë pas here mund të dojë të identifikohet” -

pohon Tabouret-Keller61

.

Sipas këtij këndvështrimi individët e vendosin veten në një hapësirë

shumëdimensionale, dimensione të së cilës përcaktohen nga grupe që ato arrijnë t‟i

identifikojnë në shoqërinë ku jetojnë dhe këto grupe padyshim përputhen62

. Sa herë që

flasim ose shkruajmë, jo vetëm e vendosim veten në raport me pjesën tjetër të

shoqërisë, por edhe e lidhim aktin tonë të komunikimit me një skemë komplekse

komunikuese63

. Në fakt ne flasim dhe shkruajmë për të tjerët. Këto janë kritere të cilat

paraprijnë shqyrtimet tona sociolinguistike.

E folmja e Matit, është e çmueshme kësisoj, për të gjitha rrethanat e bërë të

ditura tashmë, për një punim sociolinguistik, sepse përfaqëson në masë të mirë të

folmet e gegërishtes qendrore (e duke përgjithësuar disa mund të shtrihen edhe për

këto të folme); sepse ka një shtrirje gjeografike shumë të gjerë dhe brenda vetes ka një

larmi ligjërimesh; sepse është në kontakt të vazhdueshëm me standardin (si të gjithë të

folmet e tjera shqipe) dhe nën trysninë e tij të pandërprerë; sepse në kuadrin e

zhvendosjeve të mëdha demografike që përfshinë kryesisht popullsinë veriore të

vendit tonë pas viteve 90‟ drejt qendrave urbane, shtuar këtu dhe emigrimin masiv

(Greqi, Itali, Angli për banorët e Matit dhe trevave të tij), vijon të jetë në kontakt me

të folme të tjera fqinje në bashkësi a grupe të tjera të vogla; e të gjitha këto, furnizojnë

idenë e hershme me informata e të dhëna po aq të shumta dhe jetësojnë angazhimin

për ta realizuar këtë punë.

Pjesëmarrja në biseda me subjekte të ndryshme nëpër forma kontakti nga më të

larmishmet, në dasma, festa e gëzime, në takime të ndryshme të intelektualëve të

zonës, në përurime librash a në takime të shoqatave kulturore (referime dhe kumtime

të botuara në revistën “Emathia”), aktivitete të tjera ku nderohen figura të shquara të

Matit, në raste datash a ngjarjesh të shënuara historiko-kulturore për zonën, e duke

mos harruar edhe një thesar të vogël tonin, kujtesën përgjatë 23 viteve jetë të kaluar

në atë vend; besojmë se kanë ardhur e janë mbledhur në këtë kontekst në një hambar

të bollshëm, për të ushqyer temën tonë.

61

Shih: http://www.blackwellreference.com/ (La page, Andrée Tabouret-Keller), 1985 62

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 173 63

Gj. Shkurtaj, po aty

Page 21: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

22

Kujtojmë që pyetjet, anketat, intervistat dhe tekstet përkatëse janë hartuar duke

respektuar rigorozisht modelet teorike të gatshme sociolinguistike dhe dialektologjike

të botuara në tekstet akademike64

, dhe që janë përshtatur për të folmen tonë, kanë

qenë të njëjta për folës të veçantë.

Për këtë të folme, siç kemi nënvizuar që në krye të herës, dy janë punimet rreth

saj: I pari është ai i autorit K. Ulqini, me titull “Gjurmime etnografike në trojet e

Skanderbeut”65

dhe i dyti është ai i prof. B. Beci “Hulumtime gjuhësore në Mat”66

.

Nëse për autorin e parë dhe punimin e tij rëndësia qëndron tek fakti se është në

numër rendor përpara, dhe hapi udhën e studimeve për këtë të folme (pavarësisht

mangësive që i vë në dukje prof. B. Beci67

), kjo nuk e bën detyrimisht të jetë po i

parë, edhe në rang të meritave që sjell apo ka puna e tij. Megjithatë, ai përpiqet të japë

të dhëna të përgjithshme etnografike, historike, gjeografike, gjuhësore

(dialektologjike) për të folmen e Matit, duke u renditur kështu në radhën e paktë të

atyre që e kanë trajtuar.

Ndërsa, dialektologu B. Beci, sjell një punë të vyer në aspektin dialektologjik

dhe na jep një përshkrim të mirëfilltë, mjaft të hollësishëm të kësaj të folmeje në vitet

„60 të shekullit të kaluar, botuar në BUSH, SSHSH, nr.2-3. Ky studiues, gjatë një

ekspedite dialektologjike 35-ditore (siç na tregon vetë në prezantimin e punës së tij)

në këtë zonë, gjeti dhe mblodhi lëndën e parë për një nga studimet e para (gjer më sot)

serioze të së folmes. Ai voli, përshkroi dhe nxori në pah në studimin e tij, një numër

të madh dukurish gjuhësore në të tria sistemet: fonetikë, gramatikë, leksik. Pra, ai

hodhi dritë mbi këtë të folme duke e sjellë si një punim bazë për referimet e

mëvonshme. Pas tij gjithçka heshti.

Qëllimi ynë është që të paraqesim edhe një panoramë të sotme të gjendjes dhe të

zhvillimit të disa prej dukurive më të spikatura në fushë të etnografisë së të folurit dhe

onomastikës së të folmes së Matit. Interesi ynë është përqëndruar në hulumtimin dhe

shqyrtimin e emrave familjarë dhe sinonimisë së tyre; në përshëndetjet tipike të

krahinës; njohjen e trajtave të zbunuara të emrave të njerëzve dhe rolit që ata kanë, si

dhe në përimtësimin e veçorive strukturo-semantike që paraqet toponimia e Matit.

E folmja e Matit, herë-herë krijon një “ishull” të vetin për nga mënyra e

emërtimit të emrave të farefisnisë. Themi që ka pikëtakime me zonat fqinje domosdo,

por shfaq edhe dallime karshi tyre. Kjo e folme bashkohet gjithashtu, me të folmet e

tjera të shqipes dhe i përdor këto trajta edhe si forma të respektit ndaj njerëzve me

status apo moshë të shkuar: nân, ij-e, ha:ll, xhaxha, mi:xh, da:xh etj. Kjo dukuri është

shoqëruar si në shumë treva të tjera të shqipes, kund më shumë e kund më pak, edhe

64

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes – Nga dialektologjia te etnografia e të folurit, Tiranë,

2009, f. 405-408 65

Shih: K. Ulqini, Gjurmime etnografike në troje të Skanderbegut, BUSH, SSHSH 2, 1961 66

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 1962/ 2 dhe 1963/3 67

Autori (B.Beci) që bën edhe kritikën mbi punimin, thekson se autori (K.Ulqini) është i nxituar dhe

se materiali është i pamjaftë për të përcaktuar vendin e së folmes së Matit në të folmet e gegërishtes.

Më tej sipas radhës ai argumenton duke dhënë mangësitë e hasura e bashkangjitur rezultatet që ka

gjetur vetë në këtë të folme. Më saktë po përmbledhim kritikën: Artikullit i mungon materiali nga të tre

brezat siç pretendohet, sepse nuk merret vesh nëse lënda i takon brezit të vjetër, të mesëm a të ri;

mungojnë pikat ku autori është ndalur për të mbledhur material, por jepen ato në përgjithësi; nxjerr

përfundime që përgjithësojnë të folmen në tërësi pa pasur parasysh se brenda saj ajo ka dallime;

ngatërrohet në përshkrimin fonetik dhe variantet e tingujve të kësaj të folmeje, në shtrirjen e tyre, dhe

dukuri të tjera fonetike; bën përgjithësime të nxituara edhe në sistemin bashkëtingëllor, në variantet,

shtrirjen dhe bjerrjet e tyre; mungon lënda morfologjike nga e gjithë e folmja, pasi autori kufizohet në

materialin e mbledhur vetëm në një pikë; asnjanësi është zhdukur në pjesën më të madhe dhe nuk

ndihet kudo siç pohon ai; duheshin dhënë shembuj të së ardhmes dhe mungesa të tjera në trajtimin e

sintaksës etj. Në leksik, duket se janë pikët më të forta, -pohon Beci.

Page 22: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

23

me njëlloj eufemizmi, në përputhje me izoerget që shprehin dhe me statusin shoqëror

e kulturor përkatës.

Ndërsa, përsa i takon filtrimit fonetik të emrave të hyrë në shqipe në kuadër të

pushtimeve të huaja, apo të besimeve dhe praktikave fetare, kjo e folme nuk paraqet

dallime specifike, meqënëse banorët dhe njësitë më të vogla përbërëse të saj nuk kanë

“kufi” mes zonave të banuara nga besimtarë të feve të ndryshme.

Vlen të përmendet, se një ndër prirjet e sotme të të shprehurit të përshëndetjes

në gjuhën shqipe, krahas efektit globalizues e huazues nga gjuhët e huaja, shkurtimit e

tkurrjes së asaj ekzistuese, zëvendësimit dhe shmangies, shihet edhe një prirje e re e

brezit të të rinjve për të pakësuar dhe varfëruar modalitetet e pasura të shprehjes së

përshëndetjes në gjuhën tonë.

Përveç ndryshimeve që ka pësuar përshëndetja në rrjedhë të moteve, si në

rrafshin fonetik, morfo-sintaksor, leksikor, edhe në atë pragmatik68

, e reja e fundme

është kalimi nga rrjeti i mbyllur i bashkësisë në atë të hapur, të ndikuar thellësisht nga

teknologjia dhe zhvillimi i saj i vrullshëm, që vuri para lëndën përshëndetëse, duke e

kthyer në trajta të cunguara gjer në përçudnim.

Pavarësisht nga bjerrjet dhe ndryshimet në pasojë të kushteve të reja të jetës e

sidomos nga rrafshimi modernizues, që po merr përmasa gjithnjë e më të dukshme,

ende diçka ruhet nëpër të folmet dialektore si ujë i mirë që dallon nga uniformizimi

gjithëpërfshirës i shoqërisë tonë.

Trajtat e dyta të emrave vetjakë janë një dukuri e gjithë shqipes, dhe për këtë

dukuri, e folmja e Matit ecën krahas gjuhës, në këtë drejtim duke u përdorur ato

forma, rrugë e trajta që ndeshen në ligjësitë e brendshme të zhvillimit të vetë shqipes

për këtë rast. Zbunimi përdoret për arsye përkëdhelie, marrje me të mirë dhe afeksioni

me personin që vendos t‟i thërrasësh në një trajtë të dytë nga emri zyrtar. Por emrin e

dytë, zbunimin nuk mund t‟ia thuash një personi që nuk ke afri me të, a nuk e njeh

mirë.

Në gjuhë vepron parimi i vjetërimit ndaj lind nevoja e përtëritjes; këtu duhet

përfshirë edhe nevoja për të vënë e quajtur me trajta më të reja a më të përshtashme

me kohën, madje vetë njerëzit. Ndërrimet më të shpeshta të emrave të njerëzve dhe

vendosjen e trajtave të dyta të tyre, më së shumti duhet t‟ia atribuojmë moshës së

fëmijërisë, atëherë kur shtrembërimet e moshës në shqiptim janë aq të larmishme dhe

të shumta, sa sjellin krijime trajtash të rralla e të këndshme në të njëjtën kohë.

Shtysat dhe motivet jashtëgjuhësore që nxisin krijme të reja në emrat e njerëzve

dhe trajtat e zbunuara te tyre, janë me shumë rëndësi për të zbuluar mendësinë dhe

arsyet pse ndodhin këto ndërrime69

; duket se në këto forma gjenden elementet më të

forta të qëndresës së shqipes, por edhe të ngulitjes së saj në psikikën e shqipfolësve, të

cilët edhe kur janë “të detyruar” të përdorin emra jo shqiptarë për t‟u quajtur (fetë,

shpërnguljet, emigrimet), në nënvetëdijen e tyre ngre krye menjëherë elementi

autokton që i shpie këto emra me mjete e forma të ndryshme gjuhësore, në trajtën e

zbunuar të tyre, te rrënja shqipe. Të gjitha këto tregojnë se trajtat e dyta të emrave

vetjakë janë një dukuri e ndërmjetme apo një nga pikat më interesante, ku gjuhësorja

plekset me jashtëgjuhësoren.

“Qysh kur është krijuar gjuha njerëzore, vënia e emrit apo quajtja e njeriut si

dhe emërtimi i sendeve, objekteve a dukurive që e rrethojnë atë, ka pasur rëndësi të

madhe jetike, prandaj ka pasur kudo e kurdoherë një kodëzim të quajtjes (përkatësisht

të emërtimit), sipas një ndarjeje të madhe: emra të objekteve a dukurive të tilla që

68

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 197 69

Po ai, f. 118

Page 23: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

24

duhet t‟i dijë çdo njeri apo, në mos tjetër, shumëkush dhe krijohet kështu makrokodi

prej nga dalin dhe makrotoponimet: emrat e maleve të mëdha, të lumenjve, qendrave

të mëdha të banuara”. Kemi dalë kështu, përmes këtij përkufizimi të parë, të marrë

nga “Onomastikë dhe etnolinguistikë”70

, tek një pikë tjetër e trajtimit tonë këtu, e cila

specifikisht lidhet me materialin toponimik të qëmtuar në krahinë.

Krahas çfarë thamë më lart, kemi edhe një ndarje tjetër që ngërthen ato emra të

objekteve, dukurive të tilla që nuk janë të nevojshme t‟i dijë çdo njeri. Këto quhen

mikrotoponime dhe hyjnë në rrethin e ngushtë të njohjes, por janë shumë të

rëndësishme, sepse lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme të njeriut, ndaj edhe

janë aq të shumta e të rrënjosura në gojën e popullit. Nëse të parat kanë rëndësi tepër

të madhe për studimet e historisë së gjuhës dhe argumentimit të autoktonisë së

shqiptarëve në trojet e tyre, të dytat na japin një pasqyrë të gjerë të historisë

ekonomike-shoqërore-kulturore të secilit vis përkatës71

.

Gjatë shqyrtimit të toponimeve të mbledhura në këtë zonë kemi vënë re se ato

janë formuar duke mbajtur parasysh dy aspekte bazë të apelativit: aspektin kuptimor

dhe aspektin ndërtimor. Mbi bazën e aspektit kuptimor në inventarin toponimik të

Matit dallohen disa grupe emërtimesh. Kurse mbi bazën e aspektit ndërtimor

dallohen dy grupe: - Emërtime të tipit njëfjalësh, të cilat mund të jenë fjalë të parme

që shkurt do t‟i quajmë emërtime të thjeshta: - Emërtime të tipit togfjalësh me dy ose

tri gjymtyrë, që shkurt do t‟i quajmë emërtime të përbëra.

Kryesisht në toponiminë e kësaj zone mbizotërojnë emërtimet e përbëra, gjë që

shpjegohet me faktin që togfjalëshi toponimik jep mundësi më të mëdha, sidomos për

makrotoponimet. Kësisoj formimet më të hasura janë ato të përbëra nga emrat e

konfiguracionit me emra në gjinore (që tregon përkatësi), me mbiemra etj. Të

përdorur janë dhe toponimet me bazë antonimie ose me mbiemra cilësorë të nyjshëm

si: i bardhë, i zi, i madh, i vogël, i gjatë, i shkurtër, i ri, i vjetër, i kuq etj.

Toponima e Matit, e trajtuar kësisoj si një pjesë përbërëse e makrostrukurës së

përgjithshme të toponimisë shqiptare, është një vijimësi e saj në kuptimin që ajo qoftë

në aspektin semantik, në atë strukturor (morfologjik e fjalëformues), dëshmon

përbashkësi dhe njëllojshmëri. Edhe në mënyrën e emërtimit, me bazë lëndore,

konfigurative, ngjyre, materiali, përkatësie, emra njerëzish, kafshësh, pozicioni

gjeografik etj., tregon se është në një hulli me emërtesat e vendeve në mbarë shqipen.

Gjithashtu edhe elementet gjuhësore që ndihmojnë në përftimin e tyre, janë po

aq të ngjashme a të njëjta në model me mjetet fjalëformuese dhe strukturën

morfologjike të gjithëtoponimisë shqiptare, saqë nuk lë shteg për shmangie nga ky

model.

Qoftë në strukturë apo dhe në semantikë, toponimia e Matit mbetet pjesëz e së

tërës. Sepse, në të parën përdoren ato rrugë, mjete e forma për krijimin, shpjegimin

dhe zbërthimin e tyre; ndërsa në të dytën kjo toponimi dëshmon po aq hershmëri dhe

vijimësi të elementit të moçëm apo edhe në mënyrën se si kanë nderë shqiptarët

nevojën për të emërtuar vendet rreth e qark vetes.

Për të gjitha këto, natyrisht, që ne nuk kemi dashur t‟i sillnin asaj më pak dobi

me trajtimin tonë, as nuk kemi pretenduar kurrsesi që “shfrytëzimi i saj” të shërbejë

vetëm si një ngritje grade jona a kënaqje egoje. Jo. Synimi ynë është t‟i japim një

shtysë studimeve që do të vijojnë dhe nga të tjerë paskëtaj për të, të mund të sjellim

një tablo të qartë të saj, të bëjmë të ditur se edhe ajo ka vlera, njëlloj simotrat e veta

70

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 16 71

Po ai, f. 18

Page 24: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

25

(të folmet e tjera), që janë rrahur me studime të shumta e gjithëfarëllojshme nga

gjuhëtarët, e kështu ia vlen të merreni me njohjen, hulumtimin dhe studimin e saj.

Gjithësecili që do ta marrë në dorë këtë punë, të mund të krijojë një ide rreth të

folmes në ditët tona, si ka ardhur ajo gjer këtu, e për ata, të apasionuarit e

sociolinguistikës dhe gjuhësisë, që do të duan të shkojnë më tutje e ta shtjellojnë më

gjerë këtë të folme, pse jo, le të jetë modestisht, një pikë referimi.

Pa pasur kurrësesi pretendimin se kemi thënë gjithçka, madje shumëçka ka

mbetur pa thënë ndërkaq, shpresojmë që me këtë që po paraqesim, të mund të sjellim

një punim të vlefshëm, që ta meritojë edhe titullin, edhe vëmendjen tonë të mëtejshme

të fiksuar se duhet vijuar.

1.1.2 Prurje dhe risi të së folmes së Matit (shqyrtime sociolinguistike)

Lindja e disiplinës së Sociolinguistikës është quajtur fillimisht si një shkrirje e

dy fushave së paku, për studimin e gjuhës72

. Kjo nuk parakupton thjeshtësisht

bashkim aritmetik të sociologjisë me linguistikën, por është krejt një qasje e re ndaj

gjuhës me një këndvështrim të ndryshëm mbi të njëjtin objekt.

Për të kujtuar: Në sociolinguistikë përshkruhen karakteristikat gjuhësore, që

lindin dhe pasqyrojnë trysninë shoqërore, ose e thënë ndryshe: larmia dhe variacionet

ligjërimore që shfaqen në gjuhë si pasqyrim i ndikimit të faktorëve shoqërorë,

jashtëgjuhësorë73

. Pra, ajo as nuk merret me studimin e gjuhës si sistem abstrakt, dhe

as nuk merret me studimin e sjelljeve shoqërore, por ajo synon të studiojë ndërlidhjet

ndërmjet të folurit dhe shoqërisë74

. Gjuha na formëson ne, dhe ne e përdorim atë më

së pari në bashkëveprimet dhe marrëdhëniet që vendosim me të tjerët, duke e njohur

dhe zbuluar veten, tjetrin dhe rrethinën më së pari, nëpërmjet gjuhës. Kësisoj ato

reciprokisht i shërbehen dhe e ndikojnë njëra-tjetrën.

Këto formulime: “Gjuha pasqyron shoqërinë në të cilën është përdorur”;

“Gjuha e formon shoqërinë në të cilën është përdorur”; “Në situata të ndryshme, të

njëjtit individë përdorin gjuhë ose varietete të ndryshme të së njëjtës gjuhë”; “Grupe

të ndryshme shoqërore përdorin gjuhë ose variete të ndryshme gjuhe”, - janë shumë

thjeshtë thelbi i sociolinguistikës dhe i fokusit të saj75

.

Mirëpo, për të ardhur gjer te sociolinguistika e më tej akoma te etnografia e të

folurit sot, është dashur të kalohet nëpër një rrugë të gjatë, e cila kishte si pikënisje

dialektologjinë. Është më se i njohur fakti që shumë gjuhëtarë e studiues nga më të

mirët, jo vetëm tanët, punët e tyre të para i kanë pasur kërkime dhe gjurmime

dialektologjike dhe se çdo kërkim tjetër apo përparim cilësor i teorisë gjuhësore nuk

është bërë dhe nuk mund të bëhet pa u mbështetur fort në kërkimet dhe hulumtimet e

imëta dialektologjike, e më tej, pa përfillur në shkallën e duhur faktet dialektore me

një metodë përherë e më të stërholluar kërkimi.76

Kjo ka ndodhur domosdo edhe me gjuhëtarët shqiptarë. Pohimi i kësaj, sigurisht

që ia rrit vlerat disiplinës, sepse për të kanë kontribuar emrat më në zë të shkencës

72

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 16 73

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 17 74

Po ai, f. 18 75

Po ai, f. 26 76

Shih: Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Tiranë, 1989, (ribot. i vitit 2012), f . 133

Page 25: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

26

gjuhësore shqiptare77

. E natyrisht kjo ka shpjegimet e veta sigurisht, për të cilat nuk

është rasti të shtjellojmë këtu.

Por, për sa na duhet në punën tonë, theksojmë se: Në hapat e saj të para gjuhësia

shqiptare (gjuhëtarët tanë), është marrë me dialektologji, grumbullime, mbledhje,

regjistrime, shqyrtime dhe material që vinin nga goja e popullit drejtpërdrejt. Madje,

aq e rëndësishme ka qenë kjo, saqë në argumentimet më të rëndësishme për çështjet

dhe tezat më të mprehta të gjuhësisë tonë, të dhënat e saj, kanë shërbyer si lëndë e

parë për të kundërshtuar shumë pretendime të pavërteta shpeshherë, të studiuesve të

huaj.

Historia e gjuhës është një ndër disiplinat më të rëndësishme, që me mjaft

sukses i ka shfrytëzuar të dhënat dialektologjike. Mjafton të kujtojmë punën kolosale

të Çabejt, për problemet më të mprehta të kësaj disipline. A. Meje, gjuhëtari i shquar

frëng pohonte: “…nuk ka histori gjuhe pa dialektologji dhe sidomos pa gjeografinë

gjuhësore komplete dhe të zbatuar mirë”78

.

Në këtë situatë, duke ia njohur çdo meritë dialektologjisë, nevoja për të kaluar

në një kënd tjetër vështrimi mbi gjuhën, erdh e u ngjiz si domosdoshmëri, për t‟u

gdhendur paskëndaj në formulimin e Fishmanit: Kush flet, me kë, kur, për çfarë dhe

në cilin varietet gjuhësor79

, dhe pyetjet e Berrutos ca më vonë: Si, pse, dhe ku80

.

Mirëpo, ku qëndron rëndësia e studimit sociolinguistik të së folmes së Matit?

Gjer më sot nuk ka një studim të mirëfilltë sociolinguistik për këtë të folme,

madje as në nivel sprove. Kuptohet që kjo e folme përbën një terren të panjohur dhe të

patrajtuar kësisoj; kështu apriori vetë ky fakt është një e dhënë e parë se pse duhet

studiuar ajo. Pastaj, nevoja për të zbuluar gjendjen e së folmes dhe për të njohur se në

çfarë marrëdhënieje janë varietetet gjuhësore aty, është dhe kjo një pikë që çon peshë.

Kjo njohje vetiu shpie tek ndihmesa që i jepet studimeve të kësaj disipline drejpërdrejt

për të ndriçuar edhe një segment tjetër të munguar për të folmet shqipe. Larmia e

prurjeve dhe e shtresëzimeve leksikore, përgjithësisht në etnografinë e të folurit, është

po ashtu me interes.

Një tjetër nxitje është dhe arsyeja për të parë pse kjo e folme karakterizohet nga

inovacioni, që nga kohët e shkrimeve të vjetra dhe çfarë e bën atë të jetë kaq e epshme

ndaj ndryshimeve.

Pra, raporti me të shkuarën që e solli gjer këtu, e sotmja e parë si “fotografim

potencial” i larmisë brenda vetes, dhe projektimi drejt së ardhmes me kahe të

mundshme zhvillimi, janë pyetje-përgjigjet që mbulon synimi ynë.

Ka shumë faktorë në sociolinguistikën e sotme që ndikojnë fuqishëm në

ndryshimet dhe zhvillimin gjuhësor; një ndër ta dhe që luan rol esencial në evoluimin

e së folmes së Matit, është hapja e së folmes ndaj zhvillimive të kohëve të reja.

Këtu kemi parasysh të tillë faktorë si: rritja e kontakteve me grupe të tjera

brenda dhe jashtë të folmes; shpërnguljet dhe lëvizjet mekanike të popullsisë në dy

rrugë, nga fshati në kryeqendrën e rrethit dhe nga fshati, kryeqendra, drejt qendrave të

mëdha urbane (me nevojën primare për t‟u përshtatur); ndikimi i gjuhës standarde në

forma nga më të ndryshmet; emigrimi në masë i brezit të ri e të mesëm (pas viteve

1990); teknologjia dhe interneti, si një ndër faktorët kryesorë ndikues në gjuhën e më

të rinjve sot. Parë secili më vete, sjell një kuadër më të qartë të mozaikut të së folmes.

77

Përmendim këtu më të rëndësishmin gjuhëtar tonin, E. Çabej, por dhe të tjerë si: I. Ajeti, M. Domi

etj. 78

Shih referimin përkatës të bërë prej Gj. Shkurtajt në Dialektologji, f. 13 79

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 82 80

Shih: G. Berruto: La sociolinguistica, Bologna, 1994, f. 47

Page 26: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

27

Kështu, jemi të vetëdijshëm që kontaktet mes grupeve shoqërore brenda dhe

jashtë të folmes u shtuan ndjeshëm pas ndryshimeve politike të fillimviteve „90.

Njerëzit menjëherë dolën nga territori ngushtësisht i mbyllur, në hapësira të reja

(përtej fshatit, lagjes, krahinës, rrethit). Ky ndryshim i territorit duhet të shoqërohej

edhe me përshtatjen gjuhësore, pra, secili që tanimë (dhe këtu kemi parasysh

masivizimin e kësaj dukurie) dilte më larg në hapësirë dhe më shpesh, nga rrethina e

vet e mëparshme, ia donte rasti të ndryshonte diçka nga e folura. Sa më shumë të rritej

largësia dhe shpeshtësia e lëvizjes, aq më qartë dukej “e reja” e shtuar në të folurin e

tij.

Pra, ndodhur në një situatë të re marrëdhëniesh të vendosura në kohë dhe

hapësirë, njerëzit e ndjenin vetiu se ajo “paja e nënës” nuk mjaftonte. Gjithçka kishte

ndryshuar tashmë.

Nëse fjalë të tilla: abetare, lexim, seksion, sekretar partie, byro, organizatë,

plenium, komitet, asfalt, traktor, llogaritar, kombinat, plugim, autokombajnë, arsim,

aktor, reformë, raport, film, kuadër, shef, kinema, zyrtar, televizor, pedagog, energji

elektrike, fustan, kollare, parfum etj. përbënin një grup të parë fjalësh, të cilat hynë në

të folme përmes standardit (ose dhe më parë me mjetin, dukurinë a veprimin në fjalë)

dhe gjetën atë hapësirë të pambushur si kudo nëpër të folmet shqipe, pikërisht sepse

ishin të panjohura dhe u mveshën bashkë me nocionin, dukurinë, objektin, veprimin

që shënjonin, duhet nënvizuar se ato krijuan një shtresë leksikore të re, që më së

shumti i atribuohet mënyrës së jetesës dhe sistemit ekonomik, politik, kulturor dhe

shoqëror.

Prania e tyre iu shtua leksikut ekzistues duke e pasuruar, por njëherësh trajta a

forma të vjetra që emërtonin praktika dhe dukuri tanimë të zëvendësuara, nisën të

zbehen, të përdoren më pak dhe madje të zhduken fare p.sh: i bëgat‟, me gjegj‟, me u

përbalt, familje; bre:n, krahatore, almese, frur, shënre:, kallnu:r, bërmu:r, etj. Duhet

thënë se shumë trajta fjalësh tanimë i takojnë vetëm kujtesës së më të moshuarve, pasi

kanë humbur çdo lloj lidhje me praktikat dhe veprimtaritë jetësore, pra kanë dalë nga

ligjërimi dhe vetëm në raste të rralla, përmenden si mbeturi gjuhësore, e më të vjetrit

mund të thonë: “i kan‟ pas tha:n”.

Mirëpo, në një kohë kur ndodhi ndryshimi i sistemit, plot fjalë dhe praktika të

reja erdhën u shtuan dhe krijuan shtresën e tyre, të cilën do ta prekim dhe në rast tjetër

(në kapitullin përkatës në këtë temë). Siç e thamë përmbysjet dhe vendosjet e

sistemeve të reja, sjellin ndryshime të shumanshme në gjithë fushat e jetës.

Kapërcyelli i viteve „90 solli një rikonceptim të krejt mënyrës se si ishte ndërtuar dhe

funksiononte shoqëria jonë. Liria e fjalës dhe e mendimit, të drejtat e njeriut,

demokracia dhe pluralizmi politik, riaktivizimi i besimeve fetare (me institucione,

praktika e fjalor), ekonomia e tregut, kapitalizmi, hapja e kufijve me botën,

emigracioni, politika të reja ekonomike, kulturore, arsimore e shoqërore, ndryshuan

shumëçka edhe në gjuhë, dhe kërkuan detyrimisht që ajo t‟u përshtatej tani këtyre

ndryshimeve.

Me anë të përjashtimit, sërish pati një grup fjalësh që “u tërhoqën” nga

qarkullimi, dhe të tjera “rivale”, që hynë për të plotësuar hapësira të reja a të mbetura

bosh në gjithëgjuhën. Kështu krahas fjalëve: plenium, byro, kooperativë, agjitacion,

revizionist, nëna Parti etj. që ishin kryefjalë e ligjërimit politik të kohës, hynë

formulime të tilla si: parlament, këshill drejtues, audit, vizionar, pluralizëm etj.

Vetëm se, ky proces pati brenda edhe të keqen, pasi menjëherë vërshuan në shqipe

fjalët e huaja dhe pasojat e kësaj i ndjejmë sot e gjithë ditën.

Kur flasim për ndryshim, ai më së pari ndodh në brezin e të rinjve dhe të atyre

që janë të lidhur drejtpërdrejt me detyra, procese, a funksione të caktuar dhe që bien

Page 27: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

28

shpejt në kontakt me të renë, për një arsye a një tjetër. Ndërsa më të moshuarit, janë

më pak të ekspozuar; ata mund ta njohin dhe ta kuptojnë pasivisht fjalën, por nuk e

kanë të lidhur me veprimtarinë konkrete.

Kjo hapje e re, sadoqë e vogël për të folmen (krahasuar në plan të gjerë me atë

që ndodhi me vendin tonë), shprishi konceptin tradicional të enklavës gjuhësore.

Ekonomia, arsimimi, nevoja për të gjetur e siguruar një të ardhme dhe jetë më të mirë

për fëmijët, i çoi shumë familje matjane (një dukuri kjo e përhapur në gjithë veriun

thuajse), drejt shpërnguljes masive në qendrat urbane.

Prof. Shezai Rrokaj për këtë fenomen pohon saktë: “Shqiptarët po lëvizin

lirshëm brenda trojeve tona, e bashkë më ta, idetë, traditat, fjalët. Për shumë arsye,

është thyer koncepti i enklavës gjuhësore dhe territori si koncept gjeografik nuk

shërben më për përkufizimin e dialektit, i cili nën trysninë e shoqërisë globale, po hyn

në një marrëdhënie sociolekti me standardin...”81

. Në të folurit e banorëve kjo është

shumë e rëndësishme për t‟u parë si shoqërohet me ndryshimet përkatëse, me nevojën

për t‟u përshtatur në bashkësitë e reja, dhe me efektin si përcillet kjo gjë në rrethin

origjinar. Këtu, në këto kushte të krijuara rishtaz, ngre krye më shumë se kurdoherë,

dukuria gjuhësore e njohur si bilinguizmi dialektal82

.

Më interesante paraqitet panorama në qytetin e Burrelit, aty ku shkëmbimet

gjuhësore janë më të mëdha, sepse lëvizjet mekanike që ndodhin brenda rrethit (nga

fshati në qytet) përplasen fuqishëm në këtë treg më të madh gjuhësor, dhe situata

dukshëm bëhet e disfavorshme për variantin thjeshtkrahinor. Pra, brenda të folmes

dallohen, sipas brezave: varianti dialektor, varianti i përzier, dhe varianti më afër

standardit.

Prof. Gj. Shkurtaj këtë lloj gjendjeje do ta karakterizonte që herët si: “…e

ashtuquajtura “përzierje e dialekteve” në qytete është një proces historik që kryhet

nën veprimin e fuqishëm të sistemit të gjuhës letrare dhe të faktorëve të shumtë

jashtëgjuhësorë si, arsimi, kultura, mjetet e informimit, shtypi, radio-televizioni, libri,

ushtrimi i fjalës publike në mbledhje, konferenca etj.”83

.

Gjuha standarde, me të gjitha format e përcjelljes së saj tek folësit, ushtron një

ndikim të madh për ndryshimin dhe zhvillimin e të folmeve krahinore a periferike; kjo

është e pohuar fort dhe në studimet sociolinguistike84

; edhe në Mat, qartësisht ky

variant lë shenja gjithmnonë e më të forta dita-ditës, favorizuar edhe nga afërsia

gjeografike me kryeqendrën, mjetet e dendura të komunikimit masiv, marrëdhëniet

mes pjesës së shpërngulur dhe asaj të mbetur në krahinë si ndërndikim, shkollimi, e

shumëçka tjetër, si një tërësi rrugësh nëpërmjet të cilave ecën pandalshëm standardi,

për të mbërritur në të folurin ditor të njerëzve. Për gjithçka sjell me vete ai dhe lë në

jetën e variantit krahinor do të flasim në kapitullin përkatës.

Ndërkohë, një tjetër dukuri shumë komplekse, por që ka efekte edhe në të

folmen, është emigracioni. Trajtuar si një plagë sociale për vendin tonë, ende e hapur,

është parë si një burim interferimi në të folurin dialektor. Po të njëjtat arsye që shtynë

miliona shqiptarë të largohen, ishin dhe për brezin më aktiv të Matit, të cilët iu qepën

maleve e iu shtruan deteve për të siguruar, ndoshta, një të ardhme më të mirë.

Ky realitet i dhimbshëm, shumë herë fatalist, e më pak premtues, shënjoi edhe

të folurin e këtyre njerëzve. Jo vetëm “të ikurit” që drejpërdrejt ranë në kontakt me

bartës të varianteve të tjera, por edhe “të mbeturit” tërthorazi morën jo pak elemente

81

Shih: Sh. Rrokaj, art.i cit. 82

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 283 83

Shih: Gj. Shkurtaj, Vëzhgime mbi shtresat leksikore dialektore e letrare në të folmen e Lezhës, SF

1981, f. 155 84

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f.163

Page 28: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

29

të reja si pasojë e këtij bashkëveprimi. Kjo hapje shumëplanëshe, ishte edhe gjuhësore

po ashtu.

Së fundmi, por jo më pak e parëndësishme është në ditët tona (vitet e fundit më

saktë 2005-2013) dukuria e komunikimit virtual apo gjuha e internetit. Ndikimi i saj

mbi variantet dialektore mund të shihet ende me skepticizëm prej tradicionalistëve,

veçse jo kur bëhet fjalë për gjuhën e brezit të ri. Ky i fundit, më shumë se ndaj çdo

gjëje tjetër, është i ekspozuar nga përhapja e teknologjisë dhe zhvillimi i komunikimit

në rrugë virtuale.

Këtu bëhet dallimi nga përdorimi i internetit si bazë të dhënash të

shfrytëzueshme potencialisht prej të gjithëve, nga rrjetet sociale të komunikimit si

ishuj më të vegjël, por me rol të madh në ndërveprimin mes njerëzve. Këtu efekti

krijohet në kohë dhe në hapësirë mes personave që zgjedhin të hyjnë në të tillë

marrëdhënie komunikuese dhe të ndikohen prej saj. Pa analizuar si-të dhe pse-të e

ardhjes së tyre të larmishme në jetën tonë, bashkë me kapacitetet po aq të larmishme

të shkëmbimeve gjuhësore që bartin, po mjaftohemi me nënvizimin se të folurit e

brezit të ri sot, edhe në Mat, është gjithë ditën nën rrezen e ndikimit të gjuhës së

internetit dhe shumëllojshmërisë me të cilën operon ajo nëpër forume, grupe a rrjete.

Të gjitha këto janë rrethana që sigurisht, e bëjnë më të rëndësishëm kundrimin e

proceve gjuhësore brenda të folmes në fjalë. S‟do mend që edhe në të tjera të folme të

shqipes, veprojnë këto dukuri, madje janë në një suazë të gjerë veprimi që shkon nga

e vjetra tek e reja përmes filtrit dhe ekuilibrit (të hollë) të së mesmes. Ky lloj filtri

komunikues balancon deri diku dukshëm të folurit e të dy brezave skajorë (të vjetrit

me të rinjtë). Megjithëse, duhet theksuar se në të folme të ndryshme, këto procese

veprojnë në përshtatje me jetën e secilës prej të folmeve e kësisoj, edhe, janë të

ndryshme.

E folmja e Matit, siç e kemi prekur dallohet për natyrën e saj inovuese në të

gjitha rrafshet e gjuhës dhe që është larguar mjaft nga trajta e dokumentuar e shqipes

së vjetër. Ky proces patjetër që ka dhe shpjegimet e veta.

Mendojmë se një faktor që çon peshë është pozicioni i saj qendror në Gegëri,

dhe për pasojë aty është bërë rrahja dhe përplasja e dukurive më dendur dhe me efekt

më të madh sesa në të folmet e tjera më periferike a skajore; vetë e folmja sipas

ligjësive të brendshme të zhvillimit ka qenë e hapur dhe prirur ndaj ndryshimit;

rrethanat historike e kanë sjellë që kjo e folme, si dhe të tjerat rreth saj, të mos jenë

përpara situatave ku faktori psikologjik dhe ai asimilues “ta detyronte” të ruante veten

dhe të trashëgohej e pandryshuar (gjë që vlen për të folmet e arbëreshëve p.sh ose të

folmeve skajore). Megjithatë, ky është një problem që mund të marrë edhe të tjera

shpjegime.

Gjendur në këtë stad ku është sot, themi se të folurit e brezit më të vjetër është

ruajtës, por i llojit ruajtës joaktiv, që do të thotë se vërtet ka fjalë a forma, kuptime a

ndërtime që janë relativisht të vjetra, por që ato mbijetojnë vetëm në gojën e tyre, pasi

janë bjerrë praktikat ose veprimtaritë që i lidhnin me to; e ndërkaq, po ky brez është

vetë i prekur nga ndryshimet e reja që kanë ndodhur në këtë të folme, e ndaj dhe të

folurit e tyre është i ndikuar. Ky brez, nuk ruan për asnjë çast gjuhën e trajtës së

hershme të autorëve të vjetër. Sakaq, edhe elementi i ri i sotëm që e ka prekur të

folurin e tyre thamë, nuk është në atë masë sa të jetë aktiv.

Ndërsa, brezi i ri nga ana tjetër, ka një largim konstant nga të folurit e më të

moshuarve, në kuptimin që, edhe trashëgon apo ruan element (në njëfarë mase), por

dhe ia ka nënshtruar në pjesën më të madhe të folurin e vet ndikimit të standardit.

Prirja e të folurit të tij është drejt përqafimit të standardit, në mënyrë aktive (dmth që

Page 29: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

30

edhe e njeh fjalën, e bën pjesë të fjalorit aktiv, edhe e përdor në situata që lidhen me

aktivitete, dukuri a shënjime për të cilat duhet fjala).

Brezi i mesëm, na shfaqet si njëlloj spektri, ku larmia e ngjyrave dhe e

përthyerjeve të shumta është e atij lloji, ku shënjohen aktivisht të dyja prurjet e të

folurit të brezave të përmendur. Është e pranuar dhe pohuar, që ai është në rolin e një

ndërmjetësi, jo vetëm si pozicion moshor, por dhe të shpërfaqjes tek ai, të dukurive

respektive. Pra, ky brez, në bashkëpërshtatje me faktorë të ndryshëm jashtëgjuhësorë

(ku rol të dorës së parë marrin elementet e veprimtarisë ligjërimore), të cilët ndikojnë

pa përjashtim edhe në të folurit e dy brezave të tjerë, herë përshtatet me të folurën

dialektore-variantin tradicional të brezit të vjetër dhe herë me variantin e brezit të ri

që synon standardin85

.

Ndeshet në këtë brez ajo dukuri që njihet si përzierje dukurish gjuhësore. Në

këtë mënyrë varianti tradicional, është në pozita pritëse përkundër variantit standard,

që do të thotë më shumë është i ndikuar dhe ndryshon nën presionin e tij, sesa i jep

këtij varianti duke e ndikuar.

Gj. Shkurtaj për këtë pohon: “Të gjitha dukuritë gjuhësore që pasqyrojnë këto

variante më vete, apo që ndodhin përgjatë marrëdhënieve të tyre me njëri-tjetrin,

çojnë tek procesi më i rëndësishëm për sociolinguistikën, tek „motorri‟ i evolucionit të

gjuhës, ndryshimi gjuhësor. Ky i fundit, nxitet dhe përcaktohet nga zhvillimi i

përgjithshëm kulturor, shoqëror, por natyrisht dhe nga forcimi e shtimi përherë e më i

fuqishëm i trysnisë (presionit) që ushtron gjuha me prestigj kundrejt të folmeve

krahinore, prirjes së saj rrafshuese kundrejt diferencave dhe forcën unifikuese që ka

ajo”86

.

Natyrshëm, kjo që thotë profesori, lidhet me atë gjendje gjuhësore ku ndodhet

çdo e folme, sepse shumë nga dukuritë që përcaktojnë ndryshimin gjuhësor, janë të

kushtëzuara nga varianti standard. Mirëpo, mos të harrojmë se duke pasur këtë lloj

prestigji, standardi, asesi nuk duhet konsideruar armik i së folmes, apo se vetë ai nuk

është “rob” i ndryshimeve, apo akoma më tej, se funksionet komunikuese janë

ekskluzivitet vetëm i tij. Ai i përmbush më mirë, më gjerë dhe është më i plotë, s‟do

mend, por dhe varieteti krahinor (brendapërbrenda) është i vetëmjaftueshëm, në një

farë mase; shto këtu edhe faktorin emocional që e bën kthimin tek ai, krejt të

natyrshëm, duke qenë i ushqyer që në vegjëli.

Me këtë pohim, duket sikur kemi përcaktuar apriori të folmen si të natyrshme, e

standardin si jo të tillë (a konvencional). Jo. “Ato janë bija të së njëjtës gjuhë…”, -

nënvizon Gj.Shkurtaj. Edhe vetë standardi është një variant dialektor, i përkrahur në

kushte të caktuara, që u ngrit në nivel gjithëpërfaqësues. Pra, dhe ai evoluan,

ndryshon, pasurohet, është i vetëmjaftueshëm dhe konkurues.

As gjuha (standardi), as dialekti (varianti krahinor) nuk mund të shihen të

shkëputur nga shoqëria, në funksionet e praktikat e tyre ligjërimore. Ajo është arena

ku jetësohen të gjitha këto ndryshime dhe madje, ajo në rrethana të caktuara historike,

politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, i imponohet gjuhës dhe kërkon prej saj

ta pasqyrojë, pra ta ndjekë në zhvillimin paralel. Shohim që ndryshimi na del dhe i

brendshëm (si nevojë e vetë gjuhës), edhe i jashtëm (si nevojë e shoqërisë dhe

zhvillimeve që i paraprijnë asaj). Në gjithë këtë proces, e folmja gjithashtu ndodhet

përballë këtyre presioneve, duke “paguar” për këtë. “Fundja, drejt tij

(standardit)duhet shkuar me dëshirë” –thekson Sh. Rrokaj.

85

Shih: Gj. Shkurtaj, Disa dukuri të së folmes së Kurbinit në dritën e sociolinguistikës, SF/2, 1998, f.

74 86

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, Tiranë, 2003, f. 174

Page 30: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

31

Diferenca mes standardit dhe të folmes përbën atë grup tiparesh që janë lakmia

e studiuesit. Në të gjitha rrafshet këto dy variante kanë dallime, të cilat emërtohen si

dialektizma (fonetikë, morfologjikë, leksikorë). Rruga që ndjekin këto dialektizma,

nga studiuesit87

, është përcaktuar si dykahëshe: 1) ose tretet dhe zhduket nën ndikimin

e standardit, ose 2) bëhet pjesë përbërëse e saj duke e pasuruar atë. Për të folme të

ndryshme, ky proces është i ndryshëm. Të favorizuara janë ato të folme që janë më

afër variantit standard (dialekti i ngritur në nivel kombëtar). E folmja e Matit, si pjesë

e gegërishtes, hyn në një proces pak më të avashtë për këtë, krahasuar me simotrat e

veta toske.

Në këtë marrëdhënie, besojmë se duhen parë disa nga diferencat (dhe kahu nga

priren të shkojnë ato), që përbëjnë dhe origjinalitetin e së folmes.

E folmja e Matit është një çerdhe e zhvillimeve të reja gjuhësore. Kështu: /i/-ja

e theksuar, diftongohet në ei, a

i, (ë

i më rrallë); /y/-ja e theksuar del me shumë variante

kombinatore oe, ö, y,i, Y, ei; togu tipik gegë /ye/ ka po ashtu shumë variante: ie, i,

y,ëi/a

i, ω, ö, e; /q/-ja e cila vjen nga kalimi kl<q, tj<q; /gj/-ja e cila del nga g<gj,

gl<gj, dj<gj; /ç/-ja që vjen nga q<ç; dhe /xh/-ja që del nga gj<xh, gj<ngj; ruhet në

disa raste kallëzorja parafjalore (e ashtuquajtura rasë vendore); ruhet në të pakryerën e

dëftores në mbaresë –nj e vjetër; po ashtu del në të pakryerën mbaresa –she; në

gjinore shumës del mbaresa –e; ka prani të elementit sllav dhe atij turk në leksik;

prania e një numri fjalësh të vjetra (i bëgat‟, me gjegj‟, me u përbalt, familje); dhe

fjalë të ndryshme me variante dialektore që shënojnë ose të njëjtin send, apo fjalë të

njëjta që shënojnë sende të ndryshme88

.

Këto të dhëna, të përmbledhura shkurt (sepse do të jenë objekt në kapitull

tjetër), krijojnë siç thamë fizionominë e së folmes, dallueshëm nga variantet e tjera,

por krejt të larmishme si të tilla brendapërbrenda pjesëve përbërëse të së folmes vetë.

Duhet thënë që, kjo e folme shquhet për një larmi të madhe të brendshme, pasi

shumë fenomene dhe dukuri kanë kahe e drejtime të ndryshme zhvillimi në zonat

përbërëse të saj. Kjo larmi tregon se vetë e folmja është njëlloj yjësie, por dëshmon

gjithashtu se zhvillimet gjuhësore janë procese që ndikohen shumë së jashtmi, ndër të

cilat standardi është ai që spikat. Ai i shpie variantet kombinatore drejt një të vetmi,

rrafshon tipat e ndryshëm të mbaresave dhe shmang elementin e huazuar leksikor (të

cilësdo kohë) duke e pasuruar me të ri. Domosdo, që trysnia e standardit dhe e

shuarjes së këtyre diferencave në tiparet e larmishme gjuhësore, nuk është as i njëjtë

për çdo tipar dhe as kryhet me të njëjtën shpejtësi, si në brezat e ndryshëm dhe në

shtresat e ndryshme të shoqërisë89

.

Edhe ekspozimi i diferencave dialektore ndaj standardit është i ndryshueshëm;

kjo varet nga funksioni dhe vendi që zë çdo tipar në sistemin dialektor, pasi disa prej

tyre mund të shkrihen më shpejt e më lehtë, sa ç‟ka dhe tipare që tërhiqen më ngadalë

e më me vështirësi. Në këtë rast, më lehtë dalin nga sistemi, diferencat që nuk e

prekin sistemin dhe u lënë vendin tipareve të standardit90

.

Janë elementet leksikore, të parat që priren drejt ndryshimit. Shumë fjalë,

kryesisht më të ndjeshmet, janë ato që hyjnë në grupin e sllavizmave, turqizmave,

barbarizmave, arkaizmave, të cilat shkojnë drejt humbjes. Thuhet në praktikat

studimore, se këtë gjë e përcakton “uzusi” i gjuhës, dhe natyrisht me të drejtë pohohet

kjo, por në këtë rast këtij grupi i ka kaluar dhe koha (megjithëse në ndonjë rast vihet

re ndonjë riaktivizim i ndihmuar nga praktikat e lira të besimit që u rivendosën pas

87

Shih: J. Gjinari, Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare me dialektet, SF.1985, f. 176 88

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1963/3, f. 247 89

Shih: Gj. Shkurtaj, Shtresëzime dhe risi gjuhësore në qytetin e Lezhës, SF/2, 1984, f. 112 90

Shih: J. Gjinari, Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare me dialektet, SF/4, 1985, f. 178

Page 31: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

32

viteve „90, kryesisht në gojën e më të moshuarve). Në brezin e ri, këto fjalë me të tillë

burim, janë pakësuar ndjeshëm dhe shkojnë drejt humbjes totale. Pa iu larguar këtij

brezi, themi se aty shoshitjet mes standardit dhe dialektit janë më të imëta; prirja e

sotme është unifikimi me elementin e ri.

P.sh.: fonema /i/ shkon drejt shuarjes së morisë së varianteve kombinatore dhe i

afrohet më shumë asaj të standardit (shpart<shpert<shpört<shpirt; majr<mer<mir;

shpai<shpe

i<shpi), edhe në ato fjalë ku diftongimi ka qenë i rregullt, sepse në më të

rejat të hyra nga standardi, askund ajo nuk e pëson këtë ndryshim (ministër, nismë,

internet, indiferent, interpretim, president, pikëllim, pincë, limuzinë, figurë, intrigë,

fizikë, video, informatikë etj.). Raste të tjera, të cilat lëkunden në gojën e brezit të ri

janë ato të grupit të bashkëtingëlloreve /mb/, /nd/, /ng/ që në të folme rrëgjohen në /m,

n, ŋ/, por në këtë brez priren të ruhen të plota në fjalët e hyra vonë e me raste dhe në

ato ekzistuese (ndërtim, ambasadë, mburrje, anglisht, mandate, mbivlerësim,

kombinat, kamping; apo ndeshen dhe format: përshtaje, vërejtje, ndjenjë, luhatje, që

janë ndryshe nga shqiptimi normal i së folmes).

Gjithmonë në këtë lëkundje të dialektit, faktor kryesor është standardi dhe

rrethanat jashtëgjuhësore91

, si hapja e të folmes ndaj zhvillimeve shoqërore. Përballë

këtij realiteti të ri, edhe elementet që janë diferencat tipike të së folmes, vërejmë që

pësojnë lëkundje, ndoshta jo në masën e tretjes, por ndjehen ama. Ndërkohë, kur e

pranojmë se e folmja e Matit është inovuese, dhe hyn tek ai grup i madh i të folmeve

të gegërishtes qendrore që i janë nënshtruar këtij fenomeni, nuk mund të mohohet

edhe prania e shënjimit të vjetër92

. Këto dhe të tjera dukuri, të vjetra e më të reja, e

veçojnë të folmen e Matit nga të folmet e tjera dhe nga standardi gjithashtu.

Problematika që shtrohet para saj dhe që ka nevojë për njohje e studim të imët,

është e lidhur me ndryshimin gjuhësor: në ç‟masë vepron ai mbi të folmen; sa dhe si

ndikojnë në të faktorët jashtëgjuhësorë (ndryshimi shoqëror dhe kulturor); në

ç‟gjendje është bilinguizmi dialektal dhe si haset ai; si shfaqet larmia gjuhësore

brenda të folmes vetë; si ndodh apo manifestohet kjo përplasje mes dukurish në të

folme dhe si bashkëveprojnë mes tyre; sa është përditësuar dhe si ndikojnë

teknologjia, shkenca, mjetet e reja të veprimtarisë dhe punës, kultura, zhvillimi i

përgjithshëm shoqëror etj. të para këto në optikën e kushtëzimit pozitiv që vendos

standardi. Kjo në masë të gjerë shpjegon edhe marrëdhënien, si/sa të pushtetit që ka ai

mbi të folmen, me të cilën bashkëjeton.

Në këtë bashkëveprim mes tyre (e folme-standard), rrafshi i parë që pasqyron

efektin trysnues, është leksiku. Më lehtë depërton në fjalorin e së folmes duke dhënë

fjalë, duke nënshtruar fjalë dhe duke zëvendësuar fjalë. Fjalë të ndryshme kanë

humbur ose janë vjetëruar aq shumë sa edhe në gojën e brezit më të vjetër nuk dalin

më.

Bëhet fjalë për një shtresë fjalësh të lidhura me praktika të caktuara ose me

fusha të ndryshme të veprimtarisë (blegtoria, bujqësia, punë shtëpiake, praktika

kanunore, veshje tradicionale), të cilat nuk janë më ose kanë pësuar ndryshime

semantike duke iu larguar kuptimit fillestar: çëdig (tirq), gërzhllaj (saraje), çekma

91

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë,

1989, (ribot. i vitit 2012), f. 232 92

Për këtë i jemi referuar të dhënave që jep prof. B. Beci në punimin e tij për të folmen e Matit. Në

sistemin emëror, dallohet kallëzorja parafjalore ose e ashtuquajtura rasa vendore (n‟malt‟, n‟gropt‟,

n‟kalt‟); përemri vetor i vetës së parë numri njëjës unë<û, del në gojën e më të moshuarve me këtë

formë të shkurtër, e ngjashme me atë formë që hasim tek Buzuku (sipas Çabejt BSHSH 1955, III),

kryesisht në ligjërimin e shpejtë. Duhet vërtetuar nëse është rënie e n-së nga shpejtësia, apo është një

ruajtje e trajtës origjinare të vjetër. Ruajtja e –nj në fromat e së pakryerës dëftore dhe mbaresa –she në

pjesë të ndryshme të së folmes.

Page 32: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

33

(dritare e vogël), hashëll (ushqimi bagëtive), havli (peshqir), hyxhere (sirtar), karjoll

(krevat), katek (gjellë), kollçekë (çorapë leshi), jel (reumatizëm), llakërdu (bisedoj),

manore (këmishë me mëngë të gjera), mixull (prush), mazatur (viç motak), mnat

(ndihmë), njekës (dashi i këmborës), prushi (thekët e sixhades), rrupi (kontrollim),

shamshaj (çadër), tavaza (parmakë), uprajë (sëbashku, grup ndihme për punët e

bujqësisë nga fshatarët në ditë të caktuara), valik (kohë e duhur për të mbjellat),

veksh (vorbë) etj., të cilat ndeshen vetëm në brezin e vjetër dhe shumë rrallë në brezin

e mesëm93

. Tek të rinjtë kjo thuajse nuk ekziston si shprehësi sot.

Leksiku është më i ekspozuar, sepse aty hyjnë së pari zhvillimet më të reja, të

cilat pasqyrohen pastaj në gjuhë (që do të thotë se edhe vetë standardi preket nga këto

faktorë) dhe i japin karakter dinamik edhe variantit të lartë. Ky e shtrin menjëherë

ndikimin nëpër të folme. Më pak të lëkundshme janë sistemet e tjera (fonetika dhe

gramatika), për shkak të natyrës më të qëndrueshme që kanë në sistem.

Gjatë kalimit nga brezi në brez, proces që njihet si filtrim gjuhësor dhe

trashëgimi, dallohet prirja e brezit të dytë për të krijuar njëlloj ekuilibri. Ky ekuilibër,

vjen për shkak të bashkëjetesës brenda familjes edhe të dy brezave të tjerë, ku të rinjtë

tërheqin fort nga risia dhe të moshuarit mbahen tek e vjetra. Dhe pse joaktive, ka

fjalë, që njihen nga brezi i mesëm dhe po ashtu pasivisht përcillen tek të rinjtë, por në

numër shumë më të pakët. Ashtu siç ndodh dhe e anasjellta; shumë terma, nocione

dhe dukuri të reja transmetohen tek më të moshuarit me kuptimet përkatëse, por

përvetësohen pasivisht. Ky proces përbën atë që quhet leksik i përzier.

Në folës të ndryshëm, gjatë ligjërimit, shfaqet dukuria e bashkëpranisë së

fjalëve të ndryshme që emërtojnë të njëjtën gjë në dialekt dhe në standard njëherësh.

Zëvendësimi aty për aty, bëhet për shkaqe të ndryshme dhe tregon më së miri

gjendjen bilinge të folësve94

. Dhe ky proces ndeshet tek brezi i mesëm. Për shkak se

presioni i standardit është më i madh, tek brezi i mesëm dhe i ri veçanërisht,

transmetimi i dialektit pengohet dhe nuk ngjan të jetë dominues mes këtyre dy

brezave, sa ç‟është mes dy të tjerëve (brez i vjetër-brez i mesëm).

Megjithatë, natyra e marrëdhënieve mes këtyre varianteve, me ritmet që ofron

koha, zhvillimi i shoqërisë, efekti globalizues, arsimimi, ngritja e nivelit kulturor,

përparimi shumëplanësh i vendit dhe i individit, me kohë mendojmë që do të jenë

edhe më të ngushta, edhe më karakterizuese. Po të kemi parasysh prirjen jo të re të së

folmes për inovacion, atëherë edhe sot e në vijim, kjo gjë nuk duhet të habisë.

1.1.3 Elementi i huazuar në të folmen e Matit (fjalë nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, turqishtja dhe gjuhët moderne)

“Gjuha e një populli është shpirti i tij dhe shpirti i një populli është gjuha e

vet”.

Humboldti, gjuhëtari i njohur do të jepte këtë përcaktim për rëndësinë dhe

lidhjen që një popull ka me gjuhën e tij dhe anasjelltas. Gjuha është vula identifikuese

dhe brumosja e parë e individit me të dhënën kombëtare. Për të krijuar një ide sa më

93

Një pjesë e mirë e këtyre fjalëve, do t‟i shohim në vijim që janë huazime, kryesisht nga turqishtja,

por që janë bërë pjesë e të folmes së këtij brezi duke qenë se lidheshin me praktika, zakone e mënyrë të

jetuari sipas modelit që la pushtuesi shumëshekullor. 94

Shih: Gj. Shkurtaj, Shtresëzime dhe risi gjuhësore në qytetin e Lezhës, SF/2, 1984, f. 114

Page 33: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

34

të plotë rreth një grupi shoqëror apo një kombi është e pranuar që duhet njohur dhe

studiuar gjuha e tij. Dhe për këtë nuk mjaftojnë asnjëherë vetëm të dhënat sinkronike.

Gjuha lind në kohën kur individë të ndryshëm pranojnë të shkëmbejnë

informacione me të njëjtat shenja gjuhësore. Kësisoj nuk mund të thuhet se lindja e

saj përkon me lindjen e kombeve, në kuptimin më modern të fjalës. Kur bëhet fjalë

për gjuhë të hershme, si gjuha shqipe, kjo akoma më tepër përforcon idenë se nuk ka

sesi të mjaftojnë të dhënat e sotme për të krijuar fizionominë e plotë për të, apo

hedhjes dritë nëpër fazat dëshmuese të zhvillimit të saj dhe aspekteve që kanë të bëjnë

me historinë e popullit dhe të asaj vetë.

“Historia e një gjuhe, është historia e popullit që e flet atë”, -thotë një tjetër

gjuhëtar. Një lidhje kushtëzuese e kësaj natyre, na shpie detyrimisht tek të dhënat

historike dhe në marrëdhëniet që populli ka vendosur me të tjerë popuj fqinjë ose jo.

Prania në gjuhën shqipe mbarë, që nga periudha historike shumë të hershme, e

elementëve që e lidhin gjuhën, banorët dhe vendin me të tjerë popuj, gjuhë dhe

kombe, të pranuar botërisht si zot të parë të trojeve ku jetojnë, apriori dëshmon që

kontaktet mes tyre kanë ndodhur në kushtë fqinjësie, po këtu.

Ndërkaq, edhe elemente të tjera të shtuara, në kushte jofqinjësie, po që janë sot

në gjuhën tonë, tregojnë për lakminë e pandërprerë që popuj të tjerë kanë ushqyer

ndaj të mirave të bollshme dhe terrenit të favorshëm gjeografiko-strategjik që natyra

ua kish falur pa kursim, autoktonëve iliro-shqiptarë, zotër të këtyre tokave.

Pra, shkuarja në diakroni dhe njohja me të dhënat që na vijnë nga faza shumë

më të hershme të gjendjes gjuhësore, është e domosdoshme dhe një kusht parak për të

parë reflektimet e sotme të saj, si në variantet dialektore, ashtu edhe në variantin me

prestigj. Nisur nga parashtrimi lart, qartësisht në të kaluarën historike tonën,

ravijëzohen dy faktorë shumë të rëndësishëm për të përcaktuar si dhe sa kanë ndikuar

në shqipen e sotme të trashëguar, elementet e huaja, të cilat janë nga krahu tjetër edhe

gjurmë e fortë karakterizuese e marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera: 1)

Marrëdhëniet e fqinjësisë. 2) Marrëdhëniet i pushtuar-pushtues.

Në këto dy relacione janë vendosur më së shumti në kohë iliro-shqiptarët, ç‟ka

ka përcaktuar edhe praninë e ndërsjelltë të të dhënave gjuhësore në gjuhët përkatëse.

Në rastin e marrëdhënies së parë, nuk është i ri pohimi se gjuhët japin e marrin kur

janë në kushte fqinjësie, marrëdhënie normale kjo njëlloj si vetë ne japim e marrim

me atë që kemi më pranë në shkallë, në oborr, në lagje, në krahinë.

Shqipja dhe shqiptarët në këto kushte janë ndodhur me disa popuj, ku ndër më

të spikaturat dhe të rëndësishmet njëherësh, quhen marrëdhëniet që ka vendosur me

grekërit dhe gjuhën e tyre (greqishten e vjetër, të mesme dhe të re).

Shqiptarët dhe grekët janë fqinjë këtu në Gadishullin e Ballkanit që rreth 3000

vjet më parë95

. Grekët në jug të Ballkanit dhe Ilirët në perëndim të tij, nisën kontaktet

fqinjësore që në mijëvjeçarin e dytë p.e.s, kontakte të cilat u rritën më shumë, në

kohën kur grekët krijuan kolonitë e tyre të para në brigjet e Adriatikut (627 p.e.s në

Epidamnus, 558 p.e.s në Apoloni). Rezultat i parë i këtyre kontakteve janë

mbishkrimet greke që gjenden sot në Durrës dhe që kanë më tepër rëndësi për

historinë e gjuhës shqipe.

Ndikimi i kulturës dhe i gjuhës greke vijoi edhe në periudhën romake. Shqipëria

i takoi Perandorisë Bizantine pas 395 e.s96

, dhe gjatë gjithë Mesjetës kisha bizantine

luajti rol jo të vogël mbi gjuhën dhe kulturën shqipe, veçanërisht në periudhën kur

ndikimi i saj u shtri jo vetëm në jug, por dhe në veri të Shqipërisë (dihet që

95

Shih: S. Mansaku, Historia e gjuhës shqipe, (cikël leksionesh në kursin e Gjuhës dhe të Letërsisë),

UT, 2001-2002. 96

Shih: E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, dispensë, Tiranë, 1960, f. 43

Page 34: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

35

vazhdimisht janë përplasur në vendin tonë për zonat e influencës dy kishat rivale -

greke dhe bizantine).

Marrëdhënia gjuhësore e shqipes me greqishten nuk është thjesht marrëdhënie

huazimi, por sipas gjuhëtarëve ato janë edhe marrëdhënie të rrafshit i.e, si në fjalë,

ashtu dhe në sistemin e mbaresave97

. Por, pjesën më të madhe të marrëdhënieve mes

këtyre dy gjuhëve e përbëjnë marrëdhëniet e huazimit, veçanërisht ato në rrafshin

leksikor, të cilat klasifikohen sipas periudhave të greqishtes: a) huazime nga

greqishtja e vjetër (shek. 15-14 p.e.s – shek. 6 e.s); b) huazime nga greqishtja e

mesme (shek. 6 e.s – shek. 12 e.s); c) huazime nga greqishtja e re (shek. 12 – gjer

sot).

A ka huazime në shqipe nga greqishtja e vjetër?

Po. Alber Thumb, në 1909 në revistën “Studime indogjermane” botoi artikullin

“Mbi huazimet nga greqishtja e vjetër në gjuhën shqipe”, ku vërtetoi se ka të tilla

huazime. Ato janë të fushës së bimëve frutore, bimëve mjekësore, emra veglash pune,

emra peshqish, zogjsh, (gjithsej rreth 30 fjalë)98

.

Këto ndikime nga greqishtja e vjetër a kanë hyrë në të gjithë shqipen?

Kryesisht huazimet nga greqishtja e vjetër kanë hyrë në jug: drapano>drapër,

thozakion>tarogzë, mandaton>mëngë, kantharos>kandërr, lekarion>liqen,

pelages>pellg, blimos>bli, myrues>merimangë, mahana>mokër, lahana>lakër,

handakos>hendek, kerasio>qershi, spelaom>shpellë, stamnos>shtambë,

prasor>presh (pastaj u përhapën), por ka dhe fjalë të reja si: fis/gjini, frikë, që kanë

shtrirje në të gjithë shqipen dhe kanë hyrë përmes greqishtes bizantine.

Kur bëhet fjalë për gjurmë të elementit grek në gjuhën shqipe, e më tej këto

gjurmë të jenë të gjendshme në të folmet dialektore, do të kemi parasysh këtu kriterin

gjeografik së pari. Ato hynë në pjesën jugore si fillim, pastaj u shtrinë dhe u përhapën

në shqipe, edhe në të folme të tjera kësisoj.

E folmja e Matit nuk ka pasur marrëdhënie të tilla të drejtpërdrejta me

greqishten e asnjërës fazë. Kështu që për këtë, do të themi se aty janë po aq sa në

gjithëgjuhën (koncept i përdorur nga Sh. Rrokaj), elementet e burimit grek. Më shumë

janë ato fjalë që kanë hyrë në Mesjetë përmes greqishtes bizantine e më pas asaj të re,

të cilat u shtrinë në mbarë shqipen si huazime leksikore, rrjedhimisht dhe në të

folmen e Matit.

Një tjetër gjuhë, ndër më të rëndësishmet e kulturës dhe të qytetërimit evropian

për nga forca ndikuese, shtrirja, përdorimi, dokumentimi, është latinishtja. Ndikimi i

saj në shqipe zgjati rreth 8 shekuj, e përcaktuar si marrëdhënie e tipit të dytë: i

pushtuar-pushtues. Kjo nisi që me pushtimin e Ilirisë jugore dhe Epirit nga romakët

deri në shek. 6 e.s, kohë kur erdhën sllavët. (Për rrethana kulturore të caktuara

latinishtja e shtriu ndikimin mbi shqipen edhe gjer në shek.15-16-17, kur u shkrua

shqipja dhe të parat shkrime ishin pikërisht, përkthime nga latinishtja)99

.

Edhe pse e ndodhur nën pushtimin romak për një periudhë të gjatë, fakti që

pavarësisht kësaj, ia arriti t‟i mbijetonte trysnisë asimiluese të latinishtes, tregon që

shqipja i qëndroi përballë në mënyrë dinjitoze asaj me kulturën dhe potencialin e vet

gjuhësor. Ndër shumë rrugët dhe mënyrat me të cilat e shtriu ndikimin e saj latinishtja

në gjuhën shqipe, më kryesorja mbetet përhapja e krishtërimit, gjurmë të të cilit i

97

Shih: E. Çabej, Fonetika historike, dispensë, Tiranë, 1960, f. 65

Të rrafshit i.e duket se janë fjalë të tilla si: darpon>darkë, alphi>elb, skoradon>hudhër, aner>njeri (njer

trajtë e vjetër pa mbaresën –i), onar>ëndërr, demos>dhjamë; apo në sistemin gramatikor mbaresa

vetore të tilla si: pheromai-vishem, pherotai-vishet, pherometho-vishena; apo dhe trajtat -jot>-iot>-is. 98

Po ai, po aty. 99

Shih: E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, dispensë, Tiranë, 1960, f. 47

Page 35: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

36

gjejmë në terminologjinë kishtare (Shën Pal, Shën Koll, Shën Mëri, Shën Gjergj,

Shijak).

Latinishtja te ne erdhi me formën e saj vulgare dhe latinishtja e përhapur në

Gadishullin e Ballkanit u quajt latinishte ballkanike. Studiues të ndryshëm në shek.

19, që nga Bopi, Miklosiçi, Shuhardi, Majeri (madje ky i fundit në “Fjalorin

etimologjik” të tij për gjuhën shqipe nga 5140 fjalë që mori në analizë 1420 i nxori me

burim latino-roman), e kanë zmadhuar tej mase ndikimin e latinishtes në gjuhën

shqipe.

Kjo tablo u qartësua në shek. 20 kur mjaft fjalë të listuara si latine në shqipe, u

zbritën me bazë shkencore nga numri i përgjithshëm dhe u pa se janë burimore.

Megjithatë, janë afërsisht rreth 600 fjalë latine në gjuhën shqipe sipas Mihaeskut, që

shënojnë kryesisht: pjesë të trupit, pjesë të shtëpisë, kafshë shtëpiake, vegla pune,

armë dhe luftë, emra të farefisnisë, emërtime të kohës, nga jeta kishtare, bujqësia,

besimet popullore, nga jeta shoqërore (faqe, kokë, mur, furrë, shkëmb, pulë, gjel,

pëllumb, parmendë, luftë, armë, prind, fëmijë, verë, janar, prift, djallë, kishë, pagëzoj,

shpirt, mik, shok, qytet, mbret, fqinj, bujk, pemë, gështenjë, pyll, vaj, dragua, zanë

etj.).

Ashtu si për greqishten, edhe në rastin e latinishtes për gjurmët e ndikimit të saj

në të folmen e Matit, mund të themi se ka pasur të njëjtin efekt si për krejt gjuhën

shqipe. Meqënëse latinishtja ka pasur një ndikim më të madh se greqishtja, dhe ka më

shumë elemente që e dëshmojnë këtë, e folmja e Matit u është nënshtruar atyre

zhvillimeve që ka pësuar nën këtë ndikim mbarë gjuha jonë, ndaj elementet e saj janë

më të shumta përmes gjithëgjuhës.

Ku qëndron rëndësia e studimit të këtyre huazimeve për gjuhën shqipe?

Përfundimet për rezultatin e marrëdhënieve mes greqishtes, latinishtes dhe

shqipes, kanë rëndësi për historinë e gjuhës, për të dëshmuar vijimësinë iliro-

shqiptare dhe autoktoninë e tyre në këto troje, si dhe rrugët që ka ndjekur shqipja në

zhvillimin e saj historik.

Në vijim, një tjetër gjuhë, e cila ka gjurmë të saj në shqipe dhe me të cilën ajo

hyri në kontakt përmes marrëdhënieve pushtues - i pushtuar, është sllavishtja. Sllavët

erdhën dhe u vendosën në Ballkan (përmes dyndjeve) nga shek. 5-6 e.s deri shek. 8

e.s. Dëshmi gjuhësore të ndikimit të sllavishtes mbi shqipen, në këtë periudhë të parë,

janë të pakta. Me sa duket elementi sllav që ka depërtuar në shqipe nuk ka qenë i

madh nga ana numerike. Sllavët u vendosën në Durrës dhe në Mat100

. Ndikimet sllave

në gjuhën shqipe lidhen me periudha më të mëvonshme (përkatësisht shek. 9-12). Me

studimin e marrëdhënieve (historiko-gjuhësore) të sllavëve me shqiptarët janë marrë

shumë studiues: Jeriçek, Shuflaj, Miklosiç, Majeri, Jokli, Skok, Pepoviç, Çabej, Ajeti,

Gjinari etj.101

Shumë studiues kanë nxjerrë në përfundimet e tyre se sllavishtja ka pasur një

ndikim të madh në gjuhën shqipe. Gabimi i njëjtë i atyre që janë marrë me këtë

çështje, dhe, që shpinte në një rritje të pavërtetë të pranisë së elementit sllav në shqipe

si rrjedhim, ishte se ata niseshin nga sllavishtja. Çabej, provoi se, shumë fjalë të marra

si huazime sllave, ishin shqipe. Nuk kanë munguar për këtë lloj marrëdhënieje, edhe

trajtimet e papranueshme shkencërisht, të cilat niseshin nga frymëzime ngushtësisht

100

Shih: E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, dispensë, Tiranë, 1960, f. 54 101

Shumë vepra të tyre dëshmojnë pikërisht interesin për këtë marrëdhënie: “Historia e serbëve”,

“Shteti dhe shoqëria në Serbinë mesjetare” – Jeriçek; “Serbët dhe shqiptarët”- 1925, “Qytete dhe kala

të Shqipërisë gjatë kohës së Mesjetës” – Shuflaj; “Studime shqiptare” – Miklosiç 1870; “Fjalor

etimologjik” – Majeri 1831 etj.

Page 36: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

37

nacionaliste a politike, duke mos pasur as element të mjaftueshëm shqip për

krahasimet (veçohet rasti i Selishqjev)102

.

Mbi huazimet sllave në shqipe, merret si e dhënë dalluese (i atyre me prejardhje

bullgare dhe atyre serbokroate), kriteri gjeografik; elementi (sllav) bullgar ka

depërtuar më shumë në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, ndërsa elementi (sllav)

serbokroat ka lënë gjurmë në Shqipërinë e Veriut. Disa nga fushat ku është shtrirë

huazimi sllav në shqipe janë: bujqësia (lopatë, pleh, prashit, vadit, kastravec, rrepë);

kafshë (kokosh, mace, harabel, karkalec, grazhd); zejtari (çekan, çekiç, gozhdë);

ekonomisë shtëpiake (strehë, prag, oborr, kotec, stol); jeta shoqërore-administrative

(grabit, padis, gjobë, gosti, vazhdë, bisedë, gadit, i dobët, i vobektë); veshmbathje

(opingë, rizë).

Sllavizmat e shqipes, në një pjesë të tyre tashmë kanë hyrë në gjuhën letrare,

ndërsa në një pjesë kanë mbetur si trajta dialektore dhe që jetojnë sëbashku me fjalën

shqipe, p.sh (vadit-ujit). Ndikimet sllave në fonetikë dhe në strukturën gramatikore

janë të pakta (ndonjë prapashtesë -icë, -kë, -çe dhe më rrallë ngatërrimi në të folmet

shqipe të Kosovës i dëftores me lidhoren: ai do të vijë – ai do të vjen).

Megjithëse e kemi thënë, pozicionimi qendror i Matit në Gegëri, nuk e bëntë

këtë një të folme që mund të mbetej jashtë ndikimit sllav në shqipe, por as duhet të

ishte e kundërta. Gjendja e sotme e elementit sllav në këtë të folme, si rezultat i faktit

që nuk ka pasur kontakt të gjatë e marrëdhënie të vazhdueshme me sllavishten, na flet

për praninë e tij, por jo në atë masë sa të dallojë nga të folmet e tjera rreth e qark

Matit.

Shtadtmyleri, është i mendimit se stërgjyshërit e sotëm të popullit shqiptar

mund të kenë pasur qendrën e hapësirës jetësore të vetën në kohën romano-bizantine

të hershme vetëm në krahinën e Matit dhe sjell si argument se: “...vetëm me këtë

kanton malesh, që është gati i paarritshëm nga jashtë, nuk janë vërtetuar as relikte

emrash latine vendi, as gjurmë vendbanimesh romane. Edhe në pesëqind vitet pas

pushtimit sllav, krahina jetësore e shqiptarëve duhet kërkuar në Mat. Nga kërkimi i të

gjitha huazimeve sllave, e gjeografisë politike e kishtare, ka dalë përfundimi se

krahina thelb jetësore shqiptare e herëshme përfshinte krahinën e Matit. Ndër vende

të Shqipnisë veriore, vetëm krahina e Matit ka qenë një tokë politike e kërkujt. Së

paku nuk mund të vërtetohet se i ka përkitë njenit prej tri shteteve të mëdha fqinje –

Romës lindore, Bullgarisë, Dioklesë”103

.

Pa pretenduar ta kundërshtojmë mendimin e Shtadtmylerit, së paku në pikën e

huazimeve të elementit sllav në këtë të folme, do të shtojmë se dhe në krahinën e

Matit ndeshen fjalë të origjinës sllave, të cilat mund të grupohen në:

a) Fjalë të cilat kanë një përdorim edhe më të madh në të folme të tjera të

shqipes sesa këtu p.sh: çakaiç, kotec, kosh, gjözhd, brên, zabel, prashis, plehên,

lopatë, patku:, kosher, çerep, zabel, kos;

b) Fjalë të cilat janë relativisht të kufizuara në të folmet e tjera, e më të

përdorshme në Mat p.sh: apet, gracul, grad, nevöj, pöd, rizë, plaçkadit, röb, fkat.

Është e vështirë të thuhet nëse sllavizmat që ndeshen në të folmen e Matit janë

futur në këtë të folme që herët nga kontaktet direkte me sllavët në kohën e dyndjeve

sllave, apo janë ndikime të të folmeve fqinje që kanë pasur kontakte të gjata e

intensive me sllavët104

. Megjithatë, mendojmë se në pjesën më të madhe të tyre, fjalët

e elementit sllav që reflektohen sot në këtë të folme, janë mbeturi të kontakteve që kjo

102

Shih: S. Mansaku, art.i cit. 103

Shih: G. Stadtmüller, Hulumtime për historinë e hershme të Shqipërisë, (përkth. në Ark. e Inst. të

Gjuh. dhe Hist ), f. 163-164. 104

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1963/3, f. 247

Page 37: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

38

e folme ka pasur në rrjedhë të kohës me të folmet e tjera shqipe, që kanë qenë nën

ndikimin e sllavishtes, si: Dibra, Lura. Disa prej fjalëve që përmendëm më lart (apet,

pöd, granec, grad), të cilat thamë që përdoren në të folmen e Matit më shumë, dalin

edhe në pjesë të tjera lindore të gegërishtes qendrore, kufi me Matin.

Pushtimi turk, që siç dihet, u instalua në Shqipëri për një periudhë relativisht të

gjatë105

, dhe pse pa mundur ta asimilojë dot, la gjurmë edhe në mënyrën e jetesës,

praktika e zakone, fjalë dhe veshje. Kështu që, në vijim të trajtimit do të shohim

pikërisht edhe disa gjurmë të ndikimit të turqishtes në këtë të folme. Krahina e Matit,

sikurse edhe krahinat e tjera të Shqipërisë, nën pushtimin e gjatë turk, ka qenë për një

periudhë po aq të gjatë (gati 5 shekullore). Mendohet se ndikimi turk ka qenë

kryesisht një ndikim qytetar që u përhap prej qyteteve në katunde106

.

Mati edhe pse nuk ka pasur një qytet me shumë rëndësi në periudhën e

sundimit turk, përsëri ka qenë nën ndikimin e tij, çka tregon për përmasën e vërtetë të

përhapjes së elementit turk edhe në ato zona ku influenca qytetare nuk ishte e madhe.

Një faktor që i ka ndihmuar shumë përhapjes dhe pranisë së elementit turk në këtë të

folme, është padyshim islamizimi.

Ky solli me vete thellimin e ndikimit në jetën shoqërore. Më shumë ndër sferat

e gjuhës, ai duket të ketë lënë gjurmë në leksik. Ndër fushat e tij fjalët më të

përdorshme, i takojnë jetës shtëpiake: (ahër, axh, bardak, bunar, çegel, çepek, dajak,

dallap, demiroxhak, bakllav, penxhere, aksham, tybe, hala, tamam, hasër, havlli,

kallaje, kanak, legen, lal, mixh, saç; fjalë të tjera të përgjithshme (bidad, bastan,

bajrak, bamje, hajn, hasëm, hebe, henek, me u hazdru, istifat, nafak, jeshil, sebet,

haram, llafe, jaran, sevda, lezet, sabah, sahan, sabër, halis, avash, avllaj, zarar,

haber, pazar, sofër, milet, dallavere, kallaballajk, daulle, sahat, fukara, ibret,

xhenaze, katil, selvi, sehir, tepsi, bajram, aga, budrum, birek, divan hajde, hajër, kafe,

pare, raki, sixhade, zor, melaçe, shejtan, zaif, zallum etj.).

Prej vitesh shumë gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj janë marrë me studimin e

elementit turk në shqipe. Meqënëse, nuk është synimi ynë të merremi me studimin

dhe shkallën e depërtimit a problematikën e turqishtes në gjuhën shqipe, po japim një

numër artikujsh referues për çështjen. Këtu mund të përmendim studimet me vlerë të

veçantë të T.Dizdarit,107

E. Çabejt,108

A. Kostallarit,109

Sh. Demirajt,110

E. Hysa,111

M.

Samarës,112

L. Latifit,113

G. Majerit,114

N. Boretzky115

e shumë punime të tjera, të cilat

105

Për këtë dhe të dhënat historike që vijnë në lidhje me pushtimin turk, rënien e Arbërisë nën këtë

sundim, rrethimet, principatat, besëlidhjet, kryengritjet, kuvendet e gjithçka tjetër, duke qenë një

material shumë i shtrirë, sado të shkurtonim prapë mbetej diçka pa thënë, ndaj shih më gjatë: Historia e

Shqipërisë, Akademia e Shkencave 106

Shih: E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, dispensë, Tiranë, 1960, f. 64 107

Shih: T. Dizdari, Disa vëzhgime mbi turqizmat në shqipe, në “Konferenca e Parë e Studimeve

Albanologjike”, Tiranë, 1965, f. 407-409 dhe Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe, Tiranë, 2005 108

Shih: E. Çabej, Për një shtresëzim kronologjik të huazimeve turke në gjuhën shqipe, SF/ 4,1975 109

Shih: A. Kostallari, Rreth depërtimit të turqizmave në gjuhën shqipe gjatë shekujve XVII-XVIII,

Gjurmime albanologjike, SSHF, Prishtinë, 1978 110

Shih: Sh. Demiraj, Gjuhësi ballkanike, Tiranë, 2004 dhe Rreth huazimeve turke në gjuhën shqipe,

SF/3-4, 2004 111

Shih: E. Hysa, Elemente turke në strukturën e fjalës në gjuhën shqipe, SF/3-4, 1998 112

Shih: M. Samara, Zhvillime leksiko-semantike të turqizmave në gjuhën shqipe, SF/1-4, 1995 113

Shih: L. Latifi, Mbi huazimet turke në gjuhën shqipe krahasuar me gjuhët e tjera të Ballkanit,

Botimet Dudaj, Tiranë, 2006 114

Shih: G. Majer, Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe, 1891 115

Shih: N. Boretzky, Sur la substitution des noms de profesion d origjine turque en albanais, Canier

Balkanique, 1981/2

Page 38: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

39

hedhin dritë kryesisht mbi historikun e depërtimit, si dhe mbi klasifikimin semantik të

tyre.

Në të tjera kushte dhe rrethana u vendos entiteti shqiptar në shekullin e XX. Por,

deri në shpalljen e Pavarësisë, vendin e shoqëroi një lëvizje e fuqishme kombëtare që

mori emrin Rilindje. Në gjirin e saj ishin bijtë më të denjë, të ditur, trima dhe strategë

të zotë, të cilët bashkuar rreth motos “Të luftojmë me pushkë dhe me penë” ia njohën

më së parit rëndësinë jetike idesë iluministe “Dhe dritë e diturisë përpara do na

shpjerë”. Nevoja për bashkim, idealizëm patriotik, për pavarësim dhe më pas për një

orientim nga kultura dhe arsimimi, ishin pikat më të forta të programit të saj.

Edhe gjuha, kujdesi për të, pastërtia dhe trashëgimia e saj, zuri një vend nderi

në gjithë këtë përpjekje të madhe për shkëputje nga zgjedha e gjatë shekullore. Vepra

dhe punë kolosale na vijnë si dëshmi nga kjo periudhë. Kujtojmë këtu S.Frashërin,

Th. Mitkon, K.Kristoforidhin,116

të cilët gjurmuan imtësisht dhe teorizuan lëndën

shqipe. Kjo epokë, njihet si një gur themeli në krijimin e standardit që kemi sot. Për

kushtet që u krijuan në Shqipëri pas shpalljes së Pavarësisë, rrugën e saj përmes:

luftërave ballkanike, luftërave botërore, rëniet dhe ngritjet e vazhdueshme të

sistemeve dhe paqëndrueshmërisë politike, shkundjes përfundimtare të feudalizmit,

instalimit të diktaturës etj. flet një shekull i tërë histori.

Që me rilindësit tanë, u ngrit në ideologji kombëtare, përpjekja për identitet,

kulturë, ruajtje, pastrim e trashëgim të gjuhës. Edhe në këtë rrugë të mundimshme

përgjatë pothuaj një shekulli, sado e vështirë dhe sakrifikuese ka qenë kjo ide, u

mbrojt dhe u rrit në mesin e njerëzve të dijes. Në këtë rrugë shkelën jo pak flamuj e

fytyra të reja pushtuesish, gjithashtu. Koha më e paktë e qëndrimit të tyre, ndikoi që

në gjuhën shqipe të mos bëhej i njëjti dëm që kishin bërë të tjerët (pushtues) para. Pra,

nuk u kristalizuan shtresa të plota leksikore në gjuhë si rezultat i ndërrimit të

vazhdueshëm të pushtuesve që vinin e iknin si ujët në lumë.

Në periudhën e pasluftës së dytë botërore politika gjuhësore u orientua nga

pastrimi i elementit të vjetër e të panevojshëm të mbetur në gjuhë, pasurimi, kujdesi

dhe kristalizimi i gjuhës shqipe117

, gjer në kodifikimin e saj me një variant zyrtar më

1972. Paskëtaj, në një fazë të mëvonshme, afërsisht në fund të viteve 1980 dhe fillim

të viteve 1990, kur në Shqipëri u vendos pluralizmi dhe ekonomia e tregut, pati disa

zhvillime edhe në fushë të gjuhës118

; vihet re në këtë periudhë një depërtim i madh i

huazimeve, madje të panevojshme dhe për një kohë, njëfarë shkujdesje dhe

mosinteresim ng ana e shtypit ndaj normës së gjuhës standard119

. Ata që hynë pa

kriter në këtë treg të ri gjuhësor të paprekur tashmë, ishin anglicizmat, italianizmat

dhe më pak fjalë, që depërtonin nga gjuhë të tjera.

Koha në të cilën jetojmë, epoka e globalizmit, është kohë e komunikimit

intensiv të gjuhëve, popujve dhe kulturave. Kultura shqiptare në dekadën e fundit120

,

edhe si rezultat i ndryshimit të pozitës historike të popullit shqiptar në kapërcyell të

dy shekujve, është një kulturë plotësisht e hapur. Gjuha shqipe - gjithashtu.

Gjuhët kanë nevojë për njëra-tjetrën, ashtu siç kanë nevojë edhe njerëzit. Ato

japin e marrin nga njëra-tjetra, por në këtë proces janë gjuhët e vogla ato që huazojnë

116

Kujtojmë Gramatikën e gjuhës shqipe të Samiut, e ndërkaq Bletën Shqiptare të Thimi Mitkos, apo

punën e Kristoforidhit Fjalori i gjuhës shqipe dhe Gramatika e gjuhës shqipe. 117

Shih: E. Çabej, Për pastërtinë e gjuhës shqipe, Tiranë, f. 54 118

Shih: Gj. Shkurtaj, Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran, Tiranë, 1988, f. 78 119

Shih: M. Samara, Historia e gjuhës letrare shqipe, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 103 120

Shih: Gj. Shkurtaj, Si të shkruajmë shqip, Tiranë, 2008, f. 247

Page 39: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

40

më shumë, ngaqë kanë nevojë për fjalë e shprehje, sidomos të sferës tekniko-

shkencore121

.

Kjo epokë e vuri njerëzimin përpara një prej shfaqjeve më të rëndësishme:

komunikimin global. Dhe, këtë rol prijës, duket që në këto ritme të reja zhvillimi, e ka

marrë anglishtja si një gjuhë globale ose si gjuha e komunikimit më të gjerë. Një

vështrim i shpejtë mbi ndikimet e huaja në shqipen e sotme të shkruar dhe të folur

përfshirë këtu gjithë shkrimtarinë, prodhimtarinë shkrimore me karakter shtetëror,

burokratik e mediatik, tregon se gjuha shqipe merr me dorë të lirë kryesisht nga

anglishtja, por merr jo pak edhe nga gjuhë të tjera ku shquhen sidomos italishtja,

përsa i përket ligjërimit gazetaresk, sportiv dhe të modës, greqishtja për hapësirat e

lidhura me elementin shqiptar të besimit ortodoks të ritit grek, e terminologjia

orientale e lidhur me një mjedis të vjetër të shqiptarëve të besimit mysliman të

përtërirë dukshëm pas rikthimit të praktikimit të fesë islame122

.

Kur flitet për ndikime të huaja gjuhësore, çështja më e parë që mund të

shqyrtohej, është ajo e huazimeve. Teorikisht, njihet që sendi a dukuria (le të themi,

një shpikje teknike a teknologjike) hyn nga jashtë bashkë me fjalën me të cilën ajo

shënohet. Dhe në shqipe, huazimet janë të hershme, që nga greqishtja e vjetër,

latinishtja, sllavishtja, turqishtja (gjuhët orientale) e gjer më sot dhe u takojnë fushave

nga më të ndryshmet sa ç‟vijnë edhe nga drejtime po aq të ndryshme.

Në këtë kuptim mund të themi që huazimi si proces marrës dhe dhënës mes

popujve dhe gjuhëve të tyre qenka po aq i vjetër sa janë edhe qytetërimet vetë, sepse

një send i dobishëm a një koncept nuk mund të krijohet dy herë dhe kësisoj, mund të

kalojë nga një popull te një tjetër bashkë me fjalën që e shënon. Fjala është kështu

dokument historik. Etimologët shqiptarë, Eqrem Çabej, Idriz Ajeti, Shaban Demiraj

etj. kanë vërtetuar që shqipja jo vetëm ka qenë në pozita pritëse, por ajo edhe ka

dhënë duke dokumentuar kështu rolin dhënës të saj.

Atëherë, përsa u takon edhe huazimeve të reja që shqipja merr (ose i jepen me të

dyja duart), do të ishte më se e pavend, nëse do t‟i quanim të gjitha të panevojshme.

Çdo fjalë e re (e huazuar) e hyrë në shqipe, nga cilado gjuhë, nëse sjell një kuptim të

ri që shqipja nuk e ka, shënon një koncept a nocion mungestar në shqipe, është një

term i ri në fushë të dijes, domosdo që ka një vend të vetin në sistemin e gjuhës dhe

mbush një qelizë të zbrazët.

Por, problemi shtrohet për ato fjalë, të cilat janë krejt të panevojshme, që

përdoren vend e pavend, të marra drejtpërdrejt nga gjuha e huaj pa iu nënshtruar

sistemit dhe rregullave të tij, të përkthyera a përshtatur keq nga gjuha ku janë marrë,

që po u zënë vendin madje, edhe formimeve më të qëndrueshme në gjuhë duke u

përdorur shkel e shko, këto janë vërtet për t‟u parë me sy tjetër dhe ndaj tyre ia vlen të

mbahet një qëndrim purist.

Problemi nis që nga vetë ne, ne që shkruajmë a flasim. Nëse secili prej nesh,

duke e ditur fort mirë se ajo që shkruan a flet s‟është thjesht për vete, por për tjetrin a

të tjerët, do të mendohej bukur mirë para se të vendoste ta përdorte një fjalë të huaj

pavend në tekstin a ligjërimin e tij. Trysnia edhe psikologjike në këtë rast do ishte e

madhe për efektin e përdorimit të fjalës së huaj. Kjo frikë është normale dhe lidhet sa

me kontekstin e drejtë të përdorimit të fjalës, (a e kam përdorur në kontekstin e

duhur?!), me kuptimin e duhur që i kemi dhënë në atë përdorim, (mos vallë ngjyrimi

që përcjell kjo fjalë është i dëmshëm për shqipen dhe rrezikon të përhapet në të

përmes përdorimit të vullnetshëm a jo që mund t‟i bëjnë edhe të tjerët pas nesh?!),

121

Shih: A. Vinca, (Po)etika e fjalës, ARS-ZZ, Tetovë, 2010, f. 380-388 122

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 72

Page 40: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

41

apo edhe me rrezikun se mos kjo do ishte e dëmshme në afate të gjata për gjuhën (kjo

fjalë nëse hyn kaq thjeshtë në gjuhë a thua do jetë po aq e kollajtë edhe për të dalë?!).

Prania e shtuar në mjete të komunikimit masiv, në ligjërimet publike të përfaqësuesve

të zgjedhur, apo ato që kanë një prestigj dhe “vetëprezantojnë” elitën e vendit, në

përkthime e botime të ndryshme, e prirjes për të përdorur më shumë nga malli sesa

nga halli fjalë të huaja, tregon se kjo frikë nuk i prek dhe madje as që e dinë se

ekziston një e tillë.

“Ne kemi sot, fjalë të huaja, nga halli dhe nga malli. Sa herë që marrim një

objekt, i cili ka dhe emërtimin e vet, nëse është i prodhuar në vend tjetër ne do ta

themi me emrin që ka, nga halli. Malli është që ka dhe njerëz, sidomos në shtresa të

caktuara, edhe elitare, të cilët në mëdyshjen për ta thënë shqip, bukur dhe qartë, apo

me një fjalë të huaj, pëlqejnë të huajën, se kështu duken më të mençur, më të ditur", -

thotë prof. Gj. Shkurtaj123

.

Fatkeqësisht, fjalë të huaja të panevojshme a me prejardhje të huaj, gjithashtu,

të panevojshme përdoren me mbushullí (bollëk); shih, p.sh.: për të celebruar festën;

gjatë celebrimeve të sotme; çekimi i skuadrës; një çekap i lëkurës; pak çaste publicitet

për të startuar pjesën e dytë; kanë inspiruar fushatën publicitare; kjo diskrepanci…;

shellfi kontinental; hard talk; unë nuk i kuptoj apo se jam aut këtyre gjërave; ka

progresuar…; mund të ishte prevenuar; intimidimi i gazetarëve; lëvizjet janë të

limituara; atashohen e disatashohen; situata vjen duke u agravuar; ky vendim

validohet; të shndërrohen në non-profit; t‟i presë flokët për ekstension; antibreikixh

flokësh; të jemi më kreativë; bekgraundi i presidentit; në ambientet e andërgraundit

të kësaj shkolle; a do të lejohen frishopet; ka një handikap ligjor etj.124

.

Këto janë çudira shqiptare që të gjithë i dëgjojmë përditë, shumë i quajnë të

gabuara dhe mbajnë qëndrim kritik ndaj tyre, pak më shumë se këta i përvetësojnë

ashtu gabim dhe i bëjnë pjesë të ligjërimit, dhe pak janë ata që mbeten pasiv ndaj tyre.

Gjuha është e të gjithëve dhe duhet të ruhet e zhvillohet nga të gjithë. Nëse këtë

detyrë nuk e bëjnë të parët ata që kanë edhe rolin e fuqinë më të madhe ndikuese, jo

shumë mund të pritet nga të tjerët. Prandaj, mjetet e informimit masiv mund të ruajnë

veten, por mund të ruajnë edhe të tjerët (dëgjuesit, shikuesit e lexuesit). Kësisoj, ato

barazohen me shkollën. Se gjuha është kulturë që mësohet e që edukohet. Madje,

gjithë jetën. Nuk mund të harrohet, gjithashtu se fëmijët tanë e marrin këtë gjuhë aty

ku e solli brezi i mëparshëm. E, brezi i mëparshëm jemi ne125

.

Pra, huazimi është një proces në thelb pozitiv, por që fsheh në vete edhe rreziqe

të shumta, andaj, në qoftë se nuk vihet nën kontroll, rrezikon ta zbehë natyrën dhe

origjinalitetin e gjuhës marrëse. Që të mos ndodhë kjo me gjuhën shqipe, duhet një

përkujdesje e vazhdueshme institucionale dhe një politikë e drejtë e afatgjatë

gjuhësore e kulturore, veçanërisht në fushën e botimeve, ku rol parësor luajnë

fjalorët126

.

Jo vetëm huazimi, por edhe pasurimi nga ana tjetër, janë dy nga problemet

themelore që i dalin para standardit. Një mënyrë e mirë për t‟i përballuar vërshimit të

huaj në shqipe është edhe kthimi i syve nga pasuria dialektore, dhe jo vetëm, për t‟u

marrë me çështjen e dialektit si përrua gjuhësor. Vlen të thuhet se kjo nuk është vetëm

një prirje e gjuhës shqipe, por e gjithë gjuhëve të tjera evropiane.

123

Shih: Gj. Shkurtaj, Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran, Tiranë, 1988, f. 78; dhe Gj. Shkurtaj,

Intervistë në AS, dt. 13.11.2012 124

Shih: H. Shehu, Për fjalët e huaja të panevojshme në mjetet e informimit masiv, në “Dita”,

26.05.2013 125

Po ai, po aty. 126

Shih: A. Vinca, (Po)etika e fjalës, ARS-ZZ, Tetovë, 2010, f. 380-388

Page 41: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

42

Kjo, pasi disa faktorë, si: zhvillimi i shoqërisë, rritja e kontakteve mes popujve,

shtuar këtu prirja globaliste, që po reflektohet përditë e më shumë, edhe në gjuhë

sidomos, kanë shtruar nevojën e një barrikade gjuhësore ndaj fenomeneve të tilla, si

ato që do vijojnë. Kështu, jo vetëm çështja e pastrimit të gjuhës nga skemat e huaja

dhe strukturat, por edhe ajo e pasurimit të saj gjithashtu, është detyrë thelbësore e

shoqërisë e gjuhëtarëve dhe e shkrimtarëve veçanërisht.

Në këto rrethana, kur gjuha duhet të pasurohet dhe të pastrohet nga ndikimet e

huaja, qoftë në strukturë, por kryesisht në leksik, ajo patjetër ka nevojë për ligjërimet

dialektore dhe për veprën e shkrimtarëve që shquhen në veprimtarinë e tyre letrare

për një ushqim nga gjuha e popullit. Dihet se standardi ushtron presion mbi dialektet,

ndonëse edhe ata, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë forcën e tyre për të ushtruar

presion, sado i vogël që mund të jetë dhe çfarëdo disiplinash gjuhësore të mund të

prekë. Thënë këtë, kemi parasysh gjithë efektin që ka ushtruar ndër kohë mbi pasurinë

leksikore të shqipes (standarde), dialekti.

Prof. Shkurtaj thekson se: “Dialektet dhe gjuha standarde, si variant i ngritur

mbi bazën e një dialekti nuk janë dy ushtri kundërshtare që ndeshen për jetë a vdekje

dhe njëra shfaros tjetrën, por janë degëzime e bija të së njëjtës gjuhë, lindin dhe

zhvillohen në të njëjtën bashkësi shoqërore”127

. Për më tepër, zhvillimi politik,

ekonomik, kulturor dhe arsimor i vendit, rrit kërkesat për pasurimin e gjuhës me fjalë,

fraza, frazeologji, terma etj. Për këtë qëllim gjuha duhet të kërkojë burime për t‟iu

përgjigjur këtij zhvillimi, prandaj duhet gjurmuar dhe interpretuar. A themi se dialekti

është realisht dhe shërben me të vërtetë si një burim pasurimi? “Në këtë pikë, mbetet

për t‟i kthyer sytë nga dialektet, si një ndër alternativat ushqyese të standardit dhe

pasurimit të gjuhës. Dobia e kësaj iniciative, qëndron jo vetëm tek pasurimi i saj, por

veçmas ndikon në përmirësimin e raporteve fond vendas – fond i huaj dhe në afrimin

e gjuhës së folur me atë të shkruar”(referuar artikullit të T. Osmani në www.Mapo.al,

dt.11.05.2011).

E. Çabej do të shprehej që herët për këtë çështje:“Një nga detyrat e gjuhësisë

shqiptare...është dhe mbetet pasurimi i gjuhës me elemente të gurrave vetjake dhe

spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë vërshuar së jashtmi dhe që po

vazhdojnë edhe në ditët tona”128

.

Që me kohë janë formuluar teorikisht disa rrugë për pasurimin e gjuhës; -

kërkimi për fjalët ekzistuese vendase pak të përdorura e të pëlqyeshme dhe përhapja e

tyre; -riaktivizimi i fjalëve të vjetra, të mbetura në harresë, por të ruajtura në kujtesën

e popullit; -mënjanimi i fjalëve të huaja, kur janë të panevojshme; -formimi i fjalëve

të reja sipas rregullave të analogjisë, si për kompozitat ashtu edhe për fjalët e

prejardhura129

. Pra, duke i parë me qetësi dhe me sy dashamirës këto rrugë, ato na

shfaqen si një mundësi e mirë për t‟i lejuar një frymëmarrje të re gjuhës, si edhe për të

krijuar një raport më paqtor mes dialektit dhe variantit standard.

Kujt i bie barra për të kërkuar këto fjalë dhe për t‟i përdorur në situata të

ndryshme komunikuese; po riaktivizimi i formave të vjetra dhe të skalitura në

memorien e më të moshuarve; shmangia e huazimeve të panevojshme; formimet e

reja sipas gjedheve të njohura të shqipes, kush duhet t‟i bëjë këto detyra? Sigurisht që

kjo përgjegjësi, duke e ripohuar më fort këtë herë, i bie shkrimtarëve dhe mjeshtrave

të fjalës, gdhendësve të gjuhës, poetëve, por jo vetëm.

127

Shih, Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 156 128

Shih: E. Çabej, Për pastërtinë e gjuhës shqipe, (sipas citimit të bërë nga Gj. Shkurtaj në, Kultura e

gjuhës në skenë dhe në ekran, Tiranë, 1988, f. 78). 129

Shih: T. Osmani, art. i cit.

Page 42: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

43

Në mbështetje të kësaj, sjellim pohimin e prof. Sh. Rrokaj: “Ndyshimi

gjeopolitik pas viteve „90 krijon mundësi të reja qarkullimi të njerëzve, bashkë me ta

edhe të fjalëve, të cilat dalin nga enklavat, duke kapërcyer pengesat e dikurshme, që

vinin nga kufijtë politikë. Brenda tyre, lëvizja e lirë ka vënë në dyshim konceptet

klasike të të folmeve dhe të dialekteve në të mirë të krijimit të sociolekteve a të një

“përzierje të folmesh” me prurje heterogjene. Gjuha standarde ka prirje të zgjerohet

dhe të larmohet me prurje të rëndësishme dhe cilësore kryesisht nga dialekti gegë”.

Ky mendim është i vlerë dhe i bie mu në kokë problemit të gjendjes së gjuhës sot dhe

çështjes së pasurimit së saj.

Megjithatë, për të mos qenë kaq të pavëmendshëm edhe ndaj sjelljeve

qëllimtare përkundër gjuhës, mjafton të konkretizojmë me panoramën 20-vjeçare të

asaj çfarë kanë mbjellë e është prodhuar mbi tokën e gjuhës shqipe, shoqëria, media

dhe politika. Për shumë arsye të paarsyeshme, mes dialekteve dhe nëndialekteve,

vlerës dhe antivlerës, qendrës dhe periferisë, krahinave dhe kryeqendrës, janë shtuar

qëndrimet polarizuese, dhe të gjitha këto ndikojnë dhe mundësojnë përçarjen e

njëmendtë të shqiptarit me shqiptarin.

Domosdo, meritë të padiskutueshme kemi të gjithë për këtë; në mos për

mosveprimin, për heshtjen po. Ndoshta duket dhe ekzagjerim, por duke e parë në një

kontekst social të gjerë, bindemi për herë e më shumë, se një gjuhë shkon drejt

shkatërrimit ose më saktë drejt vetëshkatërrimit, atëherë kur përdoruesit e saj

abuzojnë me të dhe nëpërkëmbin vlerat e saj.

Për të krijuar bindje më të fortë, se çka thamë qëndron, sjellim një shembull

konkret e të fortgjendshëm në rrethet tona: Prodhimi i analfabetizmit dhe i

gjysmëanalfabetizmit në shoqërinë tonë nuk i duket kujt i çuditshëm tanimë; mjafton

të bësh një testim të shpejtë vetëm në të shkruarit a lexuarit e gjuhës shqipe në nivele

të ndryshme të sistemit arsimor dhe tabloja do të të reflektojë të dhëna të frikshme;

shumica nuk dinë të shkruajnë saktë shqipen.

Nën këtë linjë arsyetimi nuk është e vështirë të thellohesh në gjithë hierarkinë

administrativo-shtetërore, për të nxjerrë përfundime aspak të ekzagjeruara; të hedhurit

një sy vetëm armatës së të punësuarve në administratë; rrotullimi i kokës majtas-

djathtas nëpër tabelat reklamuese në rrugët e vendit; a ndoshta mjafton vetëm të

dëgjosh gjuhën e përdorur nëpër institucionet më të larta nga pushtetarët tanë; akoma

më tej, për të mos rënë në përditshmërinë e njerëzve të zakonshëm, ku vetëm ecja e

shpenguar një ditëze normale rrugëve të kryeqytetit, anash lokaleve më luksoze, të

bën të dëgjosh çudira nga mosha e adoleshentëve dhe të rinjve, në atë masë, sa quajtja

përçudnim dhe harrakatje është minimale; por që njëkohësisht të gjitha këto sa u

përmendën më lart, të ndihmojnë dhe të perceptosh e të bindesh se ç‟po ndodh me

gjuhën tonë.

Mirëpo, a mund të guxojmë të pohojmë se shpëtimi gjuhës i vjen së

brendshmi?! Një përgjigje të qartë dhe të mirëkopsitur e sjell Gj. Shkurtaj, që duke e

rimarrë në citim, do të pohonte se: “Dialektet nuk janë armike të gjuhës standard, por

simotra të saj”. Nuk mund të presim mrekullira në një hark kohor të shkurtër, por

kthimi tek burimet dialektore (veçanërisht tek pasuria leksikore që zotëron gegërishtja

si në të folur ashtu dhe në gjuhën e autorëve të saj kolosë, e cila është e pashfrytëzuar

ende), do ishte voli për ne sot dhe brezat që do të na pasojnë.

Rrëfimet dhe gojëdhënat popullore, këngët dhe ninullat, fjalët e urta dhe

shprehjet frazeologjike, ciklet dhe përrallat, gjëegjëzat dhe gazmoret; të gjitha njësitë

dhe trajtat e folura që burojnë nga e folura dialektore, shkrimet e autorëve të Veriut,

nuk janë vetëm relike, të cilat dëshmojnë gjendje të hershme të zhvillimit të gjuhës,

por duhen kundruar edhe si mundësi të arrira për t‟u shfrytëzuar në gjedhe

Page 43: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

44

riaktivizuese të gjuhës së sotme. Por, kjo nuk u mohon aspak të gjithë të folmeve të

tjera, pra gjuhës shqipe në tërësi, mundësinë që të jenë dhuruese të fjalës së bukur.

“Para standardit sot shtrohet këmbëkryq ky problem: Zgjerimi i këtij standardi

drejt asaj që quhet gjuha shqipe. Kjo do të thotë se standardi duhet të pranojë

natyrshëm për nevojat e veta prurje nga gjithëgjuha, kryesisht nga trevat jashtë kufirit

politik të Shqipërisë. Ne jemi një shoqëri me një standard të ri e akoma të pangulitur

e të njësuar. Kësisoj nuk mund të pretendohet se shqiptarët e krijuan standardin dhe

ai duhet të mbetet një koine statike e dhënë njëherë e përgjithmonë. Sikundër vetë

gjuha, brenda së cilës gjëllin, edhe standardi është një proces historik, dinamik, në

zhvillim; ndryshon e larmohet në përgjigje të kërkesave që ka shoqëria‟‟, -nënvizon

prof. Sh. Rrokaj (shkëputur nga artikull i botuar në shtypin e shkruar “Të gjithë

shqiptarët duhet të flasin standardin”, në www.Panorama.al, 15.12.2010).

Me këtë, nuk kemi absolutisht parasysh faktin se çdo gjë që vjen nga dialekti

mund dhe duhet të ketë dorë të lirë për të hyrë në ligjërimin standard apo të bëhet

pjesë integrale e strukturave formale të shqipes, kështu shabllon e pa kriter.

Duhet të kihet parasysh se kjo ka kërkuar dhe kërkon kohë, kërkon testim të

kampionit gjuhësor dhe masivizim të përdorimit të tij, plotësim të funksioneve

shprehëse, të dallohet nuancimi dhe ngjyrimi kuptimor i ri që sjell dhe ia mbishton

fjalës simotër ekzistuese, njëlloj si kur hyn krejt si e re dhe sjell që në krye të herës

me vete kuptim të ri e plotëson kësisoj një hallkë në vallen e madhe të leksemave të

shqipes.

E nëse këtë detyrë a mision me kohë ia “kanë atribuar” vetëm shkrimtarit dhe

krijuesve, edhe këtu mendojmë se duhet të shihet me vëmendje nga buron fjala, çfarë

natyre ka ajo, a i shkon për shtat shqipes dhe sa e kapshme është nga folësit e saj.

Pra, detyrë e shkrimtarit kësisoj, del të jetë edhe gërmimi në pasurinë leksikore

të dialekteve të shqipes, puna me gjithë arsenalin e folur të trashëguar ndër shekuj

gojarisht dhe të ruajtur në forma konservative si e folur apo si e mbledhur në fjalorë

krahinorë, studime e ekspedita, kartoteka dhe monografi, të cilat kanë vjelë dhe

njëkohësisht ushqyer shqipen kaq bukur. Shkrimtari qenka njëlloj filtri gjuhësor, që

shtie në mushkërinë tonë leksikore, fjalë të bukura dhe të këndshme. Sigurisht që, kjo

e bën atë përgjegjës përballë vetes, shkrimit, nesh, dhe historisë, ndaj nevojitet që të

ketë një formim dhe kulturë filologjike mbi mesataren, në mënyrë që ajo çka sjell të

jetë jetëgjatë dhe me rrënjë.

Jemi të një mendjeje me atë që ka pohuar prof. Gj. Shkurtaj: “Në mënyrë të

veçantë duhet t‟i qasemi pasurisë, larmisë dhe forcës shprehëse të leksikut dhe të

frazeologjisë të Veriut, të cilat, qoftë në masën që na janë fiksuar në veprat e autorëve

që kanë shkruar në variantin letrar të gegërishtes, qoftë edhe nga gurra e gjallë e

gegërishtes së folur ose nga folklori i gegërishtes i Veriut, duhen vlerësuar e

vështruar kurdoherë si burime të freskisë dhe të prurjeve të domosdoshme për gjuhën

letrare të përbashkët”130

.

Të folmet a dialektet e një gjuhe janë shpirti, gjaku, frymëmarrja e gjuhës –

burimi i gjuhës, përndryshe gjuha do të shteronte, do të bëhej një lum i vdekur. Dhe

lum pa burim nuk ka. Në gjirin e popullit fshihen shumë shprehje shqipe të lashta e

kuptimplote, të cilat nuk janë të përfshira në fjalor, pavarësisht vlerës së tyre

historiko-linguistike.

Duhet të kihet parasysh kjo pasuri dhe kjo vlerë që ka shqipja. Duhet të jemi ne

të parët që e bëjmë të njohur e të ditur, për veten së pari, dhe pastaj për botën. Në

gjuhë nuk ka zgjidhje kalimtare. Gjuha është një, e vetme, e të gjithëve. Dhe është e

130

Shih: Gj. Shkurtaj, Kundrime gjuhësore, Pegi, Tiranë, 2007, f. 119

Page 44: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

45

vërtetë, që me shkatërrimin e gjuhës shqipe, askush prej nesh nuk humb ndonjë pasuri

lëndore, vetjake. Por, po aq e vërtetë është se me humbjen e saj, të gjithë humbim të

vetmin tipar dallues, identitetin tonë njëherazi si individë e si komb.

Sidoqoftë, duke iu rikthyer edhe njëherë idesë së nisur që në krye të herës, se

dialekti është dhe duhet të jetë patjetër një burim pasurimi i gjuhës së sotme dhe i

cilësdo fazë të zhvillimit të saj, rikujtojmë dhe një pohim të bërë rreth 70 vjet më

parë kur ende nuk kishim gjuhën standarde, nga prof. K. Cipo, i cili shkruante:

“Naimi shkroi në dialekt të kulluar dhe bëri mirë, se dialekti është gurra e gjallë e

popullit, se aty janë fshehur thesaret e gjuhës”131

.

131

Shih: K. Cipo, Shënime dhe shpjegime të veprës “Historia e Skënderbeut”, Tiranë, 1953, f. 68

Page 45: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

46

KREU II

2.1 E FOLMJA E MATIT NË RRJEDHË TË KOHËS

Në këtë pjesë, do të përpiqemi të parashtrojmë dhe të kundrojmë disa nga të

dhënat më tipike të kësaj të folmje, që vijnë nga dëshmi të mëhershme gjuhësore, si

në rrafshin etnolinguistik, dialektologjik dhe atë sociolinguistik. Njëherësh, ardhur në

kohë të mëvonshme, kur studimet e para mbi të, krijuan njëlloj konceptimi teorik të

vendit të së folmes në qerthullin e të folmeve gege, do të përpiqemi të shohim disa

nga tiparet treguese të saj, të cilat shpërfaqin palcën gjuhësore të kësaj bashkësie

shoqërore dhe krahasimin me situatën e sotme.

Për këtë syth, në vëmendje kemi marrë, formulimin sintetik gjuhësor tek

Formula e Pagëzimit (1462), veprën e autorit origjinar nga kjo trevë, P. Budi, si edhe

materiale nga folklori dhe rrëfimet popullore të banorëve. Ndërsa për pjesën

studimore, i jemi qasur studimeve të bëra mbi këtë të folme nga dy autorët pararendës

të fillimviteve ‟60 të shekullit të kaluar, K. Ulqini dhe B. Beci.

2.1.1 E folmja e Matit në përqasje me të dhënat e gjuhës në veprën e Pjetër Budit

S. Riza, në vlerësimin e tij për veprën e Budit sintetizon: “... Kundrejt Gjon

Buzukut, pionierit naiv të shqipes së shkruar në variantin jo-jugor, qëndron Pjetër

Budi, zanafillësi nivellartë i letërsisë shqipe në të njëjtin variant”.132

Jo pa arsye e

vendosëm në nisje të këtij sythi, këtë vlerësim të studiuesit të mirënjohur; më shumë

sesa shpallje e meritave të autorit dhe ripohim me të madhe të këtyre edhe këtu, e

sollëm për të pasur në vëmendje rëndësinë që ka përdorimi i gjuhës shqipe (variantit

gegë) nën penën e Budit; kalimi nga thjeshtshkrimi, tek një variant mbidialektor, dhe

te struktura artistike e stilizimi i saj.

Nisur nga e dhëna historike e vendlindjes së autorit, një shtysë e parë për të

nisur një studim diakronik të kësaj të folmje, për çdokënd që do merrte iniciativën, do

vinte pikërisht nga rrethana se Budi lindi në Gur të Bardhë të Matit, më 1566, fshat

siç vetë ai e quan “fortesa e Matit”. Jo vetëm kjo e dhënë, por më shumë, vepra që ai

la pas, doemos ka pikëlidhje me këtë origjinë; në mos shumëçka, diçka e krahinës ka

mbetur në të.

Nga jeta e autorit marrim dëshminë se deri në moshën 21-vjeçare ai ka

qëndruar në vendlindje dhe në zona të tjera brendashqiptare, i vënë në shërbim të

ipeshkëve të dioqezave të ndryshme. E si pasojë, kjo kohë që përkon me formimin e

tij kulturor e mbi të gjitha gjuhësor, është një e dhënë që favorizon gjurmën e

elementit krahinor në veprën e tij. Këto dëshmi janë të shënuara prej dorës së Budit në

parathënie e pasthënie të shkrimeve të tij, si dhe në letrat e njohura dërguar kardinal

132

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, Toena, 2002, f. 107

Page 46: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

47

Gocadinit. Mungesën e çdo formimi të rregullt shkollor, vetë Budi e ka pohuar tek

pasthënia e “Pasëqyra e t‟rrëfyemit”133

dhe në letrën e vitit 1621 (15 shtator drejtuar

Gocadinit)134

. Përveç të metave stilistike dhe gjuhësore që vihen re prej studiuesve në

tekstet e tij nga kjo mungesë shkollimi, ajo që mbetet praktikisht e dhënë pozitive,

është se ai nuk u shkëput në të ritë e tij nga ambienti shqiptar dhe ai i vendlindjes.

Studiuesi Riza nënvizon: “...jo rrjedhja prej një krahine qendrore të

Shqipërisë, por shkollimi fëminor e rinor në gjuhën shqipe e në një ambient shqiptar,

qe faktori më me rëndësi, falë të cilit shqipja e Budit rezultoi në përgjithësi (jo vetëm

shumë më unidialektore, por njëherazi edhe) pakrahasim më konsekuentisht

idiomatike se sa shqipja e Buzukut e se ajo e Bogdanit”135

.

Përsa i takon veprës së Budit, dhe klasifikimit të bërë për të në: vepra të

dorëshkruara dhe në të shtypura, më tëj kjo e fundit në, krijimtari poetike, përkthim-

përshtatje dhe në ligjërata origjinale136

, më shumë sesa vështrim tipologjik e kritik i

saj (që i takon disiplinave të tjera), këtu do të shohim peshën që ka kjo vepër në

njohjen dhe ndriçimin e elementit gjuhësor të dialektit të Matit.

Në fillim po sjellim fragmente nga krijimtaria e Budit, e shkëputur nga të tria

llojet e shkrimeve që u përmendën më lart.

Nga veprat e përkthim-përshtatura:

“Doktrina e kërshtenë” 1. Të rekumenduom nd’uratë gjith’atyne qi ta marrënë me e xgiedhunë.

“Vëllaznitë e dashunë e të fëëshimitë bijtë e Krishtit – disa herë tue kuituom të vdierrëtë e gjithaqë të madh dam të shintesë fee, qi u baa ende po bahetë për gjithë ditë ndë gjuhut tanë, ma keq me dhuunë se ndonjii tjetër dore gjindie përmbi dheet; e tue paam ashtu ende se këta diesitë e letërorëtë e hollë që u vjen n doreashtu gjakafshë me ndimuom, e lanë shkret e gjaa maa s’po ndimonjënë, - maa s’keshe tjetër qish me baam veçësë hina, mbarë e mprapë sido munda, shkrova mbë gjuhut tanë maa panë do kapituj të Ditësë gjyyqit qi i gjeta shkruom atit shumë n cë ndërshim e n cë devotshim frat Paalit prei Hasi; të ciitë ende me do të tjera të nçtuome disa herë tue i shkruom kuur tue paam se ishnë për të madhe ndimë e fruit të shpiirtit t’atii populli e aqë maa tepërë të disa priftëne qi dëshëroinë me i pasunë, hina për gjithë ditë kaa pak tue nçtuom. E nde e vonë, mbasi andei u daashë, erdhshë mbë Romë, ke ashtë gurra e gjallë e gjithë herëvet. Tue paam se gjuha jonë as ndonjë letërë e të mpsuom s’e kaa, me të ciit të mundej ndër ta me u ndimuom feeja e Krishtit, zuna fill mundë aq saa munda nktheva këtë shinte doktrinë gjuhe cë lëtine mbë gjuhu t’arbëneshë, - si për ndimët të atii populli, ashtu ende me nxierrë pakëzë gjumënë e disave qi pakmos gjithë të riitë e jetënë e vet e shkuonë ndë të mbrazëtë, paa mos lanë ndonjë të përmendunë të mirë mbas vetëhei: të cinë (ndonëse me pak fëdigë), mbasi e mbarova, m’u baa kori qi disa e dërgova disa mbet këtu. E nde e vonë, kuur maa për ngee tue e vuum roe për pak fjalë më duknë se jesënë mirë, qish ndodhi këha? – Ndë një ças fienë e parë e hoqa e ventë saai shtampova tjetërënë maa mirë. Prashtu mos u vinjë gjaa keq p’r ata, përse mb’atë herë disa tue qenë puna për të ngutunë, disa u tue qenë vetëmë e jo aqë vesht

133

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, Toena, 2002, f. 82 134

Shih: I. Zamputi, Bul. Univ. Shtet. Nr/2, 1958, f. 81 135

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, Toena, 2002, f. 84 136

Po ai, f. 88

Page 47: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

48

ndjerë nd’anët, disa shtampatorëtë tue mos ditunë gjuhunë mos mërekullonii aqë ndjerë nd’anët n cë mangut qi të gjeeni, po se ende kaqë ku kam mundunë me u mbaruom. E tashti tue mos dashtunë maa tei me ngjatunë, jo tjetërë veçëse, mbasi u jam porësitunë nd’r ato shintë uratë e qi jemi detuor për tjetërit, u rekomendonj e u porësit ashtu ende gjith’ atë popullë e kërshtenim qi kini ndaj vetëhenë, e aq maa tepërë ata qi kini marrë përpara vetii e nzotun, posikuur bariu grigjnë, me i ruoitunë ndër gjithë saa janë kafshët të shpiirtit; ashtu qi, nde e vonë, u p’r uratë tuoj e për të madhet mëshërier të tinëzot, e iu për të nzyyrmit e fëdigët e kuides(t) taaj, e ata për të prunjëtit e hobedienciet e ndimët të korpit qi t’u banjënë, gjithë n cë bashku e ta kishnjiimë atë fat me u paam njani me tjetërit ndë parrriisit e regjëniitë të qiellet, ke ndai engjiit e ndai shintënit të lëvdoimë shintin emënitë e tii për gjithë jetë të jetësë. Amen, ashtu qoftë...”

Prei Rome të 7. Ditë ndë kallënduor ndë vietët të Krishtit 1618. Gatii ndë gjithë sherbëtyrë i prunjëti vëllai i zotënisë saai. Dom Pjetrë Budi Prei Guri cë Bardhë, vikari gjeneraal i Shurbiis.

2. Nga cikli poetik mbi ngjarjet kryesore të historisë së shenjtë. Saa të mëdhaa janë të miartë e tinëzot, qi nç fajëtoret na kaa baam, e saa e madhe ashtë madhështia, e të paadijtunitë tanë (fletë 200-207, prk. faqe 225-239)

Oh Zoti im fort i nalti, saa jee i duruom!

Si të mund, i paafati, gjithë me i kallëzuom?

Mëshërier aqë saa,

Zoti im, qi kemi paam, e të mira të mëdhaa, qi nee, na kie baam;

Qi deshe me i duruom,

disa qi të kundrështoinë; e s’deshe me i tfunduom,

sikundërse meritoinë.

Po prite tue vonuom, ndoonjë të keq s’ua dhee, O Zoti im i ngushëlluom, a të nktheinë prei tee.

Të mos jenë dënuom,

gjithë vraam me rrufee, e ndë zjarm të amëshuom,

daam e larguom n tee.

Page 48: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

49

“Pasqyra e t’rrëfyemit” 3. Letëre e dërguome me të mdh dëshiir e të dashunë gjith’atyne ndë

gjuhut tanë qi të marrënë me e zgiedhunë. (fq.333-342)

“Të dashunitë e Krishtit e shumë të ndeershime zotënii e shokë e vëllazënë, saa herë tue kujtuom damptë e shintesë fee e të meenguomitë pakmos të gjithë vepëravet mira tshti ndë gjuhut tanë maa keq se kuurraaj oo se ndoonjii tjetër dore gjindje përmbii dheet, deshe me diijtunë arësyenë se pa qish ane oo qish n cë meeguomi cë tyne vjen këjo kafshë; e, aqë saa mundënj u me ndëgjuom, s’muna gjeenj se vjen maa të shumënë tjetër ane veçëse neesh qi prje shintejet kishë jemë urdhënuom me qenë bruotë e shtrazha e shpiirtit tyne e me pruojtunë për ta gjithëherë tue i ndimuom me shemëllëtyrët të prunjëtë e të mirë të jetësë sanë e me ndimët të fjalësë tinëzot; e maa parë ancish duo të thom qi qenë përpara nee ndë këte oficie e shinte shërbëtyre e s’i patnë kujdes kafshësë ndë kohot me pruojtunë parë se kishnë zanë fill mb’atë arësye me u farmakuom e me u mpsuom dhunësë me saa të paaudha e zakone të këqia qi të njehunë s’kanë, e qe maa udob me j mbaajtunë; maa nde e vonë mbasi e farmakuonë mb’atë arësye e u danë e shuma pjesë pakmos gjithë zakoneshi cë mira, fështirë ashtë me j ndërequnë. Praashtu duo të thom se at qenë maa parë të zanëtë fill e kauza e këti dami, e nde e vonë na qi jemi sod e këte ditë bashkë me ta e pakmos e shuma pjesë përziem e pështjellë e ngatërruom ndër të pameet e vepërat të tyne. Të cinë kafshë tue e kujtuom për të vërtetë druose mbe atë arësye dami e të vdjerrëtë e tyne neesh kaa me qenë lypunë e kërkuom, posikundrëse thotë ndë ligjt plakë mb’atëherë kuur zotyynë i mëshëriershimi për damt e të vdjerrëtë të grigjësë vet u lavduruo bruovet përgojët të Exekielit profetë tue thanë se ... (latinisht) ... e ashtu ende me saa tjera të rënda fjalë e besedii ... .......... E këte fjalë muo po më ndjetë se mee parë ua përket t’parëvet e atyneqi kanë puçtet e janë ngriijtunë ndë maa të madhe dignitat e nde e vonë nee qi mbas encish jemi bruotë e shtrazha e popullit, tue thanë se me qumështit të tyne ushqenenë e me lesht të tyne vishenë, e nde e vonë u nkthenjënë shpinënë, të pakë kujdes tue pasunë për to me j ruojtunë e maa të pakë me pruojtunë për to e me j mengjisunë en gjithë duorshi cë lëngimevet, sikuurse thuo ato qi janë të ligme e të moritme e të sëmuna e të plaguome e të therrme e të zana n gjarpënit me saa duor mengjiish me u pruojtunë e me j mengjisunë... ........... E ashtu ende mbë saa tjera vise e me saa të randa e të dërejta arrësenjë sikundrëse ndë ligjt plak ashtu ende ndë të reet këto kafshë tue na j pasunë saa herë nçelë kallëzuom s’ish arësye na tashti aqë ndjerë nd’anët me j qitunë mbas shpine e sikuur ndë të harruom, tue nçelë suutë gjithëherë maa të shumënë veçëse vetë mbë vetëhenë e mbë kafshët të këtii shekulli, e jo ashtu ende me u nxyyrunë e me pasunë ende kujdesnë e popullit me saa arrësenjë e ndimë të shpiirtit tue lëftuom mb gjithë zemërë për ta, qi të mos vdarenë; e aqë maa tepërë se gjellijmë me lëmoshënat e djersët të tyne, e qish a maa keq ende se disa pesh askuurraaj të mbushunë e të ginë n cesh s’ndiemë maa se deeti ujëtue hapunë gjithëherë syytë për maa.... ...........

Page 49: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

50

Praashtu fort i nçil syytë e mendet, i paafat kushdo jee, e mos fliij aqë ndjerë nd’anët ndë gjumët të përtesësë e të t’pakujdesit, po pa vënë roe ndëmos tjetër ndoonë se me saa e të ciat arrësenjë aty kie me qenë zanë e shtërnguom për gjith’anëshit, ke damtë e të vdjerrëtë e popullit e të grigjsë sate qi ke marrë përpara vetë me j ruojtunë, n teeje kaa me qenë lypunë e kërkuom, e ventë të shpiirtit atyne qii të jeenë vdjerrë e dënuom për të paruojtunit e të paakujdest tat, yti me qenë vuum aty mbë tereziit gjyqit tinëzot; përse thotë se këmbenjënia e të paarësyetë famulliivet e të popullit maa të shumënë tjetër ane s’ndëgjonetë n cë paanzyyrmit e n cë paakujdesit cë priftënet e ancish qi janë bruotë e të parëtë e tyne ... ........... Oh vaj e vajme, e kush munë jeetë gjithaqi verbënë mendje e shqiseje me mos paam e me mos njofunë se këjo kshtu ashtë miirëfilli, sod e këte ditë; pse pa venë roe se ku munë gjindetë tashti ndë ndonjë tjetërë dorë gjindje qytetë të mitunë e të paadijtunë e jashtë frikat e tmeerje cë tinëzot se tashti ndë këte të helmuomet gjuha tane...”

Për të nisur krahasimin mes gjuhës së Budit dhe të folmes së Matit sot, është e

udhës që të vërejmë në kryeherë, disa nga tiparet dhe të dhënat më tipike të gjuhës së

tij, në raport me rrethanat historike, kulturore, arsimformuese të autorit dhe të

gjendjes së shkrimit të shqipes së atëhershme, siç vjen në shkrimin e Buzukut dhe më

përpara tij akoma, në Formulën (sintetike) të Pagëzimit të Pal Ëngjëllit.

Budi u lind dhe u rrit në një krahinë qendrore të truallit arbëror, as në periferi

dhe as në zona skajore, ku depërtimi i erës humaniste ishte më i vështirë; ai nuk kaloi

asnjë pjesë të jetës së tij në mërgim, çka do të gjurmonte natyrën dhe formimin e tij

arsimor e gjuhësor, por u edukua në mënyrë autodidakte dhe krejtësisht në vendlindje,

nën duart e prelatëve vendas. Gjuha e tij është cilësuar prej studiuesve si, thelbësisht

më unidialektore e më idiomatike sesa ajo e Buzukut dhe Bogdanit137

.

Madje studiuesit shkojnë më tej kur thonë se: “... ai ishte zhvillues i mëtejshëm

i traditës buzukjane, më njërën anë, e më anë tjetër, lëvrues letrar i gegërishtes

jugore”138

. Edhe pse ia doli të mbijetojë në një kopje të vetme, vepra e Buzukut duhet

të ketë, dhe ka shërbyer, si një pikëmbështjeje për traditën shkrimore kombëtare

shqiptare, qoftë dhe vetëm në variantin verior të gjuhës shqipe. Ndaj, Budi duhet ta

ketë njohur këtë vepër doemos, qoftë edhe për elementin e sistemit grafik, a ndikimet

leksikore dhe formimet sintaktike që hasen në veprën e tij, si vazhdim i shkrimit

buzukjan.

Studiuesi Riza sjell dhe argumente në favor të tezës se Budi pandërmjetshëm e

ka njohur veprën e Buzukut sepse: rrethanat kohore të lindjes dhe të jetës së Budit

gjer në dorëzimin prift flasin për një distancë jo më shumë se 11-32 vite; shërbimi i tij

si vikar i përgjithshëm i Serbisë dhe njohja me klerikë katolikë të Bosnjës e

Dalmacisë do ta kenë shpënë se s‟bën tek një ekzemplar i veprës së Buzukut; autorët e

ndërmjetëm mes kohës së Buzukut dhe të Budit, nuk do kenë qenë në gjendje të

përzgjidhnin krijimet gjuhësore të Buzukut në atë masë deh formë siç bëri Budi me to.

Pra, për këto rrethana, vepra e Budit është një vijim i traditës buzukjane.

Përpara veprës së Buzukut, shqipja ishte formuluar me shkrim në sintezën

pagëzimore, të mirënjohur si Formula e Pagëzimit. Ky formulim u realizua për

rrethana të caktuara historike, fetare, politike dhe gjithçka tjetër, në dialektin e Matit,

137

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, Toena, 2002, f. 106 138

Po ai, f. 99

Page 50: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

51

pasi aty u mbajt dhe kuvendi kishtar, prej nga rrodhi edhe sinteza: “Unte „paghesont

premenit Atit et birit et spertit senit” - që sot - “Un t'pagzöj për emnit (n´emën)

t´Atit, e t´Birit e t´shpertit shejt´”.

Ndërmjet këtij shkrimi dhe veprës së Budit, qëndron monumenti buzukjan, si

një urë lidhëse për shkrimin e dialektit të Matit në dy skajet e segmentit kohor 1462-

1621.

Së pari, alfabeti i Formulës e i Buzukut, i kanë rrënjët te një periudhë më e

përparme e shqipes. Çështja se prej ç'kohe buron, ka rëndësi për historinë e kulturës

sonë kombëtare. Lehtësia e siguria në shkrim të shqipes, që vihet re te Formula e

Pagëzimit, mund të merret si një e dhënë ndoshta, se ka pasur një traditë shkrimore

me një farë vjetërsie. Edhe gjuha e Gjon Buzukut me karakterin e përpunuar të saj

shihet se mbështetet në një literaturë kishtare të mëparshme, qoftë dhe me përmasa të

vogla.

Alfabeti i përdorur këtu, është ai latin dhe në rastin e grafemës –g shohim

përdorimin e –gh që haset edhe tek shkrimet e tjera të vjetra më pas. Tek Formula,

hyn sidomos:

s-ja me vlerë z-je në pozicion midis dy zanoreve (paghesont);

s-ja me vlerë sh-je (te fjala spertit);

Lidhja -ni për -nj (te senit).

Është e pamundur të mos shihet këtu se ka një traditë shkrimi në Shqipëri.

Këtë traditë me një të tillë përdorim të shkronjave, përdorim që e ka burimin në Itali e

më saktë në botën veneciane, mund ta ndjekim nga shekulli i XV në të XVI-in

(Formula e pagëzimit – Gjon Buzuku), po jo më te shkrimtarët e shekullit të XVII. Te

këta zë fill një përdorim më modern e më racional i gërmave të alfabetit, duke dalluar

sidomos s-në nga z-ja, s-në nga sh-ja 139

etj.

Formula është praktike, ajo është kumt dhe komunikim - pra është një univers

gjithënjerëzor e më tej, i shkrirë në 11 njësi gjuhësore.

Për të ardhur tek shënjimi gjuhësor i saj, fjalia e Formulës, në një numërim të

thjeshtë matematik të saj përbëhet nga nëntë fjalë gjithsej, por nëse do të flasim për

njësi morfologjike - sintaksore, atëherë semantikisht shohim se përballemi në total me

njëmbëdhjetë fjalë të shkruara. Kemi gjithsej shtatë fjalë të plota: Unë, pagëzoj, emër,

Atit, birit, shpirtit, shenjtë dhe katër njësi, fjalë mbështetëse e lidhëza: të, për, e, e.

Është e shkurtër në ndërtim vërtetë kjo frazë, por është e plotë në anën gjuhësore, nga

krahu tjetër. Pra, qartësi, thjeshtësi, shkurtësi, plotësi, të lidhura në një varg zinxhiror

njësish gjuhësore shqipe, për të shënjuar një veprim të domosdoshëm si rit dhe

praktikë fetare.

Bie në sy në këtë Formulë, përdorimi i përemrit vetor të vetës së parë, Unë

(shqipe e sotme), në formën Un‟140

(Formula e Pagëzimit dhe e folmja e Matit sot).

Gjithashtu, bie në sy forma e foljes paghesont, e cila ndoshta duhet parë si një gabim

ortografik, pasi nuk ka asnjë evolucion gjuhësor në mbaresat e shqipes që një –nt të

ketë dhënë –j, por duhet të jetë një –nj e vjetër e shqipes (haset te Buzuku e autorët

më pas), që ka evoluar në –j në shqipen e sotme.

139

Sh. Demiraj, Budi, kundër-reforma dhe tradita e shkrimit të shqipes, në gazetën “Panorama”, dt.

22.11.2006 140

Akademiku dhe studiuesi i njohur i Fonetikës Historike të shqipes, Kolec Topalli në simpoziumin e

mbajtur me rastin e 550 -vjetorit të Formulës së Pagëzimit, u shpreh se kjo e dhënë, Un‟ e formulës, e

cila del më vonë në kohë si U‟ tek Buzuku duhet parë si një ngurosje e mëvonshme, e cila e sjell një

përmbysje kohore për këtë fenomen gjuhësor, dhe nxjerr më përpara shkrimin e Buzukut.

Shih për më shumë K.Topalli, Formula e Pagëzimit dhe shqipja e shekullit të XV, kumtesë në

përvjetorin e Formulës, Mat, 2012

Page 51: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

52

Më tej, emri spertit – shpirtit të sotëm, i cili shënjon të dhënën më të fortë të

përkatësisë dialektore të kësaj formule, pikërisht të folmen e Matit. Në kohën e

Formulës, për këtë të folme duket se ish kryer evolucioni i zbërthimit të –i së theksuar

në –e. Ndërsa, për faktin se është gegërishte gjuha e formulës, flet mungesa e

rotacizmit tek premenit – (për) emër/emrit.

Sa për shkrirjen e lidhëzës e me pjesëzën të: e+të=et (et birit, et spertit),

shpjegimi mendojmë të jetë i lidhur me tempin e të folurit dhe shpejtësinë në ligjërim,

e cila i bashkon dhe ngjit pranë këto të dyja ku e dyta i parangjitet lidhëzës përpara

më shumë se fjalës që vjen prapa, e cila kërkonte dhe njësi grafike apostrof. Në rastin

e përemrit në hyrje të formulës Unte‟ nuk kishte një lidhëz -e pas saj, e cila të merrte

pjesëzën -të me vete, por këtu pjesëza iu vesh përemrit përpara, ngase edhe shqiptimi

i dy të shurdhëtave në një rast parangjitje me foljen pas ishte më i vështirë. Gjithsesi

ka është një shpjegim që pret interpretim. Në fonetikë, dallon evoluimi i –nj në –j

(paghesont(j)), -s në –sh (spertit, senit), -ni në –nj (senit).

Në gjuhën e Budit, krahasuar me gjuhën e Buzukut, me Formulën dhe të

folmen sot, referuar literaturës, do veçojmë:

- në sistemin grafiko-ortografik, Budi vjen me 12 ndryshime nga Buzuku141

;

- dyfishimin e zanoreve a,e,i,u,y për të treguar gjatësinë e tyre e njëherësh

bashkëbartjen e theksit, Budi u shtoi dhe zanoren /o/ e cila tek Buzuku nuk

dilte me dyfishim;

- shkrimin bashkë të fjalëve të veçanta, që tek Buzuku i gjejmë të ndara, si

një e metë e madhe e sistemit ortografik të Budit;

- zëvendësimi i i u-së së shqiptimit real me o-në etimologjike në huazimet

latine si oratë etj., fryrja fonetike e pjesëzës së tanishmërisë po në por; dhe

parashpifja e sidomos prapashpifja e tingullit h në fjalë si perëndih hi

tuneh nuk paraqiten kurrë në veprat e Budit;

- me ndonjë përjashtimth Budi nuk njeh as e-në prkt. ë-në nistore të trajtave

buzukjane si: endoqnë, engritinëh;

- me përjashtim të rrallë edhe parafjala en prkt. ën e Buzukut te Budi

paraqitet kështu: n prkt. m.;

- tek Budi nuk gjendet gjurmë e pjesoreve të plota si tema fjalëformuese,

p.sh.: dashunëmirë, pasunëkishnë, të mos vdekunëkee të cilat dalin si

shfaqje individuale të shqipes buzukjane;

- kalimin në sintaksën e Budit të kalkut latin të plotësit të argumentit në

rrjedhore: kemi ligjëruom beset, o fejet;

- përvetësimin e disa fjalëve prkt. kuptimeve të reja që vijnë si krijim

buzukjan: përzanë (pranuar), njëmendunë (barazuar, krahasuar),

përkuatënuom (përmkatënuom, mëkatuar), diekeqi (dinakëri), çkushulluom

(dëshpëruar), urtë (urtesë), zotynë, zoti yyt142

.

Në punimin e prof. Rizës, për sa i takon natyrës gjuhësore dhe kujdesit të

Budit për gjuhën, na bëri përshtypje ky përcaktim: “Qoftë në shtresën e riprodhuar,

qoftë në shtresën e lëvruar, shqipja e Budit është jo vetëm strukturalisht më

unidialektale, por njëherazi edhe idiomatikisht më e papërzier me elemente të huaj, se

shqipja e Buzukut”. Në shtresën e riprodhuar143

të gjuhës së Budit, e cila parakupton

të sjellurit në tekstet e tij të elementit geg (përkatësisht të së folmes së Matit) në

kohën e tij, dallohen:

141

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, Toena, 2002, f. 100 142

Po ai, f. 102 143

Po ai, f. 104

Page 52: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

53

a) nën ndikimin e u-së së theksuar në rrokjen nistore, shndërrimi i ë-së

fundore përkatësisht parafundore në u, p.sh: “ndë gjuhut tanë, n cë tiera

gjuhush, gjithë gjuhusë arbëneshë (Doktrina..)”.

b) shndërrimi paralel i ë-së në o, p.sh: të shoho, njoho, kohonë, ndë kohot.

c) te përemrat dëftorë gjatë gjithë lakimit dhe te nyjat e parme vetëm në rasën

rrjedhore shndërrim i s-së në c, p.sh: kënco, ancish, gjuhe cë lëtine, ame n

cote, n caje jee krijuom.

d) në rrjedhore mosshënimi i nyjës së prapme –t në takim me të parmen –cë,

p.sh: Krishti cë mëshëriershim.

e) shndërrim paralel i parashtesës –z në –x .

f) midis bashkëtingëllores m dhe një bashkëtingëlloreje të pazëshme,

shndërrim i b-së në p, p.sh: njana mp tjetërët, mpkatë mpësuom, damptë,

temptë, gjymptyrë.

g) te fjala shën shndërrimi i n-së në m përpara një fjale që nis me një

bashkëtingëllore buzore: shëm pali

h) përpara një bashkëtingëlloreje shndërrimi i sh-së në c, p.sh: nçtuom,

puçtet, poçtë, çpejtë.

i) të ndryshme: pëllangë (pëllambë), të përgjegjuna (të përgjakuna), ventë

(në vend të), krautyrë (kreatyrë).

j) çështja e parafjalës si.

Megjithatë, këto veçori tipike të së folmes së kohës, të cilat studiuesi Riza i

quan “veçori nga më të vrazhdat të së folmes të vendlindjes së tij, Matit”, janë të

justifikuara: qoftë për origjinën e autorit; qoftë për afro 15 vitet e para të jetës që i

kaloi nën ndikimin dhe formimin gjuhësor të kësaj zone, ku u pajis me ndjenjë

gjuhësore të qartë dhe të qëndrueshme, që domosdo gjurmuan në shkrimin e tij pas

më shumë se 35 vitesh të tjera jete; qoftë për prezencën e pakët në numër të tyre; e

mbi të gjitha, sepse prania e kësi tiparesh, i fal korpusit tekstor të Budit, një pikant

koloritik lokal.

2.1.2 Tipare të së folmes së Matit në penën e studiuesve K. Ulqini, B. Beci

Për më shumë se katër shekuj, pas shkrimeve të Budit dhe botimeve të tij, e

folmja e Matit ka mbijetuar në gojën e gjallë të popullit, duke mos u shkruar në vepra

të tjera të kultivuara. Nisur nga pozicioni ku e ngriti Budi, atë dhe variantin gegë në

tërësi, të koinesë mbidialektore, fatkeqësisht, kjo e folme nuk trashëgoi të tjera vepra

nga brumi i saj. Mirëpo, po aq të pakta, për të mos thënë inekzistente, kanë qenë edhe

studimet gjuhësore mbi këtë të folme, si variant i folur, pas në kohë, kur shkenca jonë

gjuhësore i hodhi themelet e saj dhe më së parit u mor me njohjen dhe përimtimin e

gjuhës së gjallë në popull. Për disa dekada të fillimshekullit të XX, kjo e folme, u la

në hije. Do të duhej të vinte viti 1960, kur studiuesit e parë do të hidhnin sytë nga ajo,

e do të realizojnë punime të mirëfillta mbi lëndën gjuhësore të vjelë prej saj.

Përmendim më së parit, një punim diplome të A. Cefës “Mbi të folmen e

krahinës se Prellit”144

, dhe pas këtij, të parin punim të mirëfilltë gjuhësor mbi të

folmen e Matit, të punuar nga K. Ulqini “Vëzhgime mbi të folmen e Matit”145

, të cilët

144

Shih: A.Çefa, Një vështrim mbi të folmen e krahinës së Prellit, botuar në Buletinin e Institutit të

Naltë Pedagogjik dyvjeçar të Shkodrës, 1/1957 145

Shih: K. Ulqini, Disa vëzhgime mbi të folmen e Matit, BUSH, SSHSH / 3, 1961

Page 53: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

54

meritojnë të përmenden, pasi janë ndërmarrja e parë për studimin e kësaj të folmje në

rrafsh sinkronik, ndonëse duhet thënë se nga ana e vlerës gjuhësore që sjellin, lënë

diçka për të dëshiruar.

Pas këtyre sprovave të para, gjendja studimore e së folmes së Matit kthjellohet

prej prof. B. Becit me punimin e tij për këtë të folme, “Hulumtime gjuhësore në

Mat”146

, i cili sjell materiale, të dhëna, përshkrim të qartë dialektologjik, veçanërisht

në rrafshin fonetik e morfologjik, ndërsa në leksik dhe sintaksë më pak (siç shprehet

dhe vetë), si dhe konkluzione rreth saj. Këtu, duhet të mbajmë parasysh edhe kohën

kur u mblodh materiali në fjalë, e u shkrua ky punim, sepse qysh atëherë kanë kaluar

më se pesëdhjetë vjet, dhe Mati me mikro të folmet e tij, kanë pësuar edhe zhvillimet

e veta, të cilat nuk janë pasqyruar në punime e trajtesa të veçanta, të mëpastajme.

Pra, pas kthjellimit të Becit, më këndej në kohë, mungesa e studimeve

sociolinguistike, ka vijuar ta lerë në hije të folmen. Ndaj, punimi ynë, thuajse si të

gjithë punimet e tjera sociolinguistike, është në kryeherë, një vijim i shpalosjes

dialektologjike të kësaj kohe më të re, si dhe një qasje drejt zbulimit të kaheve të

zhvillimit e ndryshimit gjuhësor të së folmes.

Veçori të së folmes sipas K. Ulqinit

Në punimin e tij gjuhësor mbi të folmen e Matit, i cili thamë që është ndërmarrja

e parë e mirëfilltë, e që daton në vitin 1961, K. Ulqini përpiqet të bëjë një përcaktim

të parë të vendit të së folmes në qerthullin e të folmeve të tjera gege, të japë një

përshkrim dialektologjik të së folmes në fjalë, si dhe të nxjerrë trajta të vjetra të cilat

janë në fazë zhdukjeje, sipas tij. Ndan njësitë etnografiko-gjuhësore përbërëse të

krahinës, çka dëshmon se larmia e zhvillimeve gjuhësore brenda të folmes, është

tipike dhe lehtësisht e verifikueshme. Gjithashtu jep të dhëna të përgjithshme rreth

ekonomisë, kulturës materiale, zakonore, traditave dhe marrëdhënieve që vendosin

vetë banorët e krahinës, qoftë mes tyre, apo dhe me krahinat e tjera fqinje. Në vijim të

punimit, autori e strukturon kështu përmbajtjen e tij:

- Fillimisht nis me përshkrimin fonetik të së folmes, duke u ndalur tek

veçoritë e theksimit të disa fjalëve; më tej kalon në sistemin vokalik (zanor)

dhe jep shkurtimisht përshkrimin e tingujve të së folmes; në vijim paraqet

edhe karakteristikat e sistemit konsonantik (bashkëtingëllor) të saj;

përmbledh dukuritë fonetike më tipike të saj; për të bërë në vazhdim të

punimit edhe përshkrimin morfologjik së bashku me disa shënime

sintaktike (siç i emërton vetë), e për ta përmbyllur me një fjalorth në

rrafshin leksikor të së folmes e përfundimet përkatëse.

Duke dalluar disa nga momentet më pikante të punimit në fjalë, të cilit për hir të

së vërtetës i duhet dhënë vendi që i takon, në rrethin e studimeve për këtë të folme,

sepse është përpjekja e parë, e kësisoj, vështirësia nuk duhet anashkaluar në

përimtimin e tipareve dhe në saktësimet teorike të shkencës, e cila vetë ishte në

fillesat e saj ndër ne.

- Autori bën përcaktimin e vendit të së folmes brenda gegërishtes qëndrore,

e se ajo qëndron më afër të folmes së Mirditës. Të dyja, sipas tij, bëjnë një

grup të folmesh më vete.

- Dallon një larmi gjuhësore brendapërbrenda vetë të folmes duke ilustruar

dhe me shembuj këto diferenca.

146

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 1962/ 2 dhe 1963/3

Page 54: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

55

- Gjithashtu, identifikon variantet fonetike të tingujve të ndryshëm në këtë të

folme ( të i, y, a, o, e) dhe përpiqet të shënojë edhe zonat ku njëri përdoret

më rëndom në krahasim me variantet e tjera të shpërndara nëpër ë tjera

pika.

- Ndesh në togun ue, (i cili kalon në zanoren u më së shumti në këtë folme),

që është edhe tipar dallues mes kryedialekteve të shqipes.

- Më tej, në sistemin bashkëtingëllor, autori vë re kalimet tj, dj, në q, gj; q,

gj, në ç, xh; ndërkëmbimet e tyre dhe reduktimet e grupeve të

bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj;

- Në sistemin morfologjik dallon larminë e madhe të trajtave të përemrave

pronorë;

- Dëshmon praninë e emrave të gjinisë asnjanëse;

- E pakryera e foljeve ndeshet me një larmi mbaresash dhe denduri

përdorimi të tyre;

- Ndërkohë që bën një sprovë në trajtimin e sintaksës së të folmes, por

mbetet në kuadrin e trajtimit pionier dhe që ndoshta bën pjesën më pak të

arrirë të këtij punimi;

- Ndërsa në pjesën e leksikut, të fjalëve të gjurmuara dhe listimit të tyre,

autori dëshmon një gjendje sinkronike dhe materiale mjaft interesante për

të folmen.

Megjithatë, në punim, ka edhe momente të cilat mund të ishin parë me një sy më

kritik dhe autori mund të ishte ndalur pak më imtësisht në to. Po sjellim një kritikë të

shkurtuar të paraqitur nga B. Beci në punimin e tij, ku ai ndalet dhe sheh disa mangësi

të themi, të këtij materiali. Përmbledhtazi,disa nga këto pika që ndoshta kanë merituar

të shihen edhe më gjerë:

Mendojmë se autori (K.Ulqini) është pak i nxituar, sepse së pari materiali është i

pamjaftë për të përcaktuar vendin e të folmes së Matit në të folmet e gegërishtes.

Artikullit i mungon materiali nga të tre brezat siç pretendohet, sepse nuk merret

vesh nëse lënda i takon brezit të vjetër, të mesëm a të ri; mungojnë pikat ku autori

është ndalur për të mbledhur material, por jepen ato në përgjithësi; nxjerr në shumë

raste përfundime që përgjithësojnë të folmen në tërësi, duke harruar se brenda saj ajo

ka dallime; ngatërrohet në disa raste në përshkrimin fonetik dhe variantet e tingujve të

kësaj të folmeje, në shtrirjen e tyre, dhe dukuri të tjera fonetike; bën përgjithësime të

nxituara edhe në sistemin bashkëtingëllor, në variantet, shtrirjen dhe bjerrjet e tyre;

mungon lënda morfologjike nga e gjithë e folmja, pasi autori kufizohet në materialin e

mbledhur vetëm në një pikë; asnjanësi është zhdukur në pjesën më të madhe dhe nuk

ndihet kudo siç pohon ai; duheshin dhënë shembuj të së ardhmes dhe mungesa të tjera

në trajtimin e sintaksës.

Edhe në ortografi autori bie në gabim, pasi respekton rregullat e saj, në kohën

kur disa tinguj që nuk dalin në të folmen, i shkruan drejt në punim, sipas shqipes. Në

leksik, nënvizuam edhe më lart, duket se janë pikët më të forta të punimit.

Sidoqoftë, ky material studimor mbi të folmen e Matit, është dëshmia më e parë

e përpjekjeve për të vënë në një hulli të mbarë punën për njohjen dhe sistemimin e të

dhënave gjuhësore që ofron kjo zonë dhe ky variant dialektor.

Page 55: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

56

Veçori të së folmes sipas B. Becit

I dyti punim në radhë për të folmen e Matit, por i përafërt në kohë me të parin,

është ai i prof. B. Becit, i realizuar në vitin 1962, e botuar në dy vite radhazi147

.

Studimi ndahet në tri njësi-bosht, që përkojnë me rrafshet kryesore të gjuhës:

fonetika, gramatika dhe leksiku. Në pjesën e parë, autori bën përcaktimin e qëllimit të

punës dhe synimin e tij. “Në këtë punim na dëshirojmë të zbulojmë tiparet dialektore

që e dallojnë Matin nga krahinat e tjera, e mandej të ndjekim rrugën e këtij ose atij

zhvillimi gjuhësor, në këtë ose atë anë të Matit”.148

Autori që në fillim pohon

vështirësinë për të përcaktuar kufijtë etnografikë të krahinës, pasi ato kanë ndryshuar

vazhdimisht, nga një kohë në tjetrën. Përcakton kufijtë gjeografikë të Matit me rrethet

e tjera kufitare, e me pas dallon njësitë përbërëse në të cilat ndahet brendapërbrenda

vetë krahina.

Autori është i vetëdijshëm se dy aspekte: ai historik dhe etnografik i krahinës,

edhe pse janë shumë interesante në disa aspekte, mbeten shumë problematikë, ndaj

nuk i trajton në punim. Të dhënat e nxjerra në vijim të trajtimit, për aspekte të

administrimit, qeverisjes, historisë së familjeve të mëdha feudale, etimologjisë së

emrit të krahinës/lumit që e përshkon, vijnë sa nga historia aq nga burimet popullore.

Në vështrimin etnografik, autori jep të dhëna të përgjithshme për banesat tipike,

natyrën, klimën, pozicionin dhe relievin, aktivitetet kryesore jetësore, kanunin, fenë,

marrëdhëniet, tregtinë, lidhjet e martesave etj. Qëndrimi në terren prej 35 ditësh149

dhe ndalimi në tetë pika vrojtimi, solli dhe ngjizjen e punimit më të plotë

dialektologjik të realizuar për këtë të folme gjer më sot.

Për të dhënë në mënyrë të përmbledhur tiparet më tipike të së folmes së Matit, të

cilat sipas B. Becit bëjnë diferencimin e saj nga të folmet e tjera gege, po i

përmbahemi pikërisht materialit të dhënë nga ai në konkluzionet e punimit:

Më së pari, në fonetikë, ai vëren:

- Dukuria e kalimit të a-së së mbrapme në a të përparme, të pabuzorëzuar.

- Diftongimi i i-së së theksuar.

- Zhvillimi i y-së së theksuar në disa variante fonetike.

- Prirja e o-së së mbrapme për të kaluar në më të përparmen ö.

- Evoluimet e diftongjeve ye, ie, ue në y, ö, i, je, e dhe u.

- Kalimi i togut zanor ue në u si prirje e mbarë gegërishtes.

- Zhvillimi i qiellzoreve q, gj, në ç, xh; kalimi i g në gj.

- Evoluimi i kl, gl në q, gj; tj në q, dj në gj; mb, nd, ng në m, n, ŋ.

Në morfologji spikasin këto tipare:

- Ruajtja e gjinisë asnjanëse kryesisht në gojën e brezit të vjetër

- Ruajtja e kallëzores parafjalore, si vijim i një trajte të hershme që ndeshet

dhe në shkrimet e autorëve të vjetër

- Ruajtja e –nj në trajtat kohore të së pakryerës, e cila është një rujatje e –nj

së hershme

- Mbaresa –she e së pakryerës, e cila është një variant ndër disa të tilla të

mbaresave të së pakryerës në këtë të folme, por që është më e vjetër

- Mbaresa –e/–et e gjinores së shumësit të emrave

147

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 1962/ 2 dhe 1963/3 148

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 1962/ 2, f. 233 149

Ekspedita e realizuar në vitin 1959.

Page 56: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

57

- Variantet e shumta të përemrave pronorë në vetat e ndryshme, të cilët

paraqesin më qartë se çdo e dhënë tjetër gjuhësore larminë e madhe brenda

kësaj të folmeje

Në sintaksë, autori veçon këto elemente, si tipike të sintaksës së të folmes së Matit:

- Kushtëzimet që vendosin parafjalët në përdorimin e emrit si kryefjalë

- Përdorimi i togjeve foljore paralele për të treguar veprim që kalon në dy

etapa

- Mospërdorimi i trajtave të shkurtra që përsërisin kundrinorin e drejtë ose të

zhdrejtë

- Lidhëzat edhe, dhe në këtë të folme nuk dalin

- Lidhëzat ene, ne, e, po, qi (çi), në konstruktet e ndryshme ligjërimore, në

varësi të kontekstit ku përdoren, shprehin marrëdhënie bashkërenditëse a

nënrenditëse: shtuese, kundërshtore, lejore, shkajore, subjektore

- Lidhëzat se, kur, masi, sa, si, ke, kurse, kush, shprehin marrëdhënie varësie

kohore, vendore, objektore, shkakore, kushtore, urdhërore, rrjedhore,

kundërshtore, kryefjalore; vazhdimësi të veprimit në kohë në të shkuarën

apo të ardhmen

- Marrëdhëniet e ndryshme mes pjesëve të fjalisë në këtë të folme shprehen

dhe me periudha asintetike, e zakonisht përballin marrdhënie të natyrës

kushtore, kundërshtore, kusht-pasojë, shkak-pasojë

- Përdorimi i shpeshtë i mënyrës lidhore për të shprehur funksione të

ndryshme: urdhërore, dëshirore, qëllimore

- Paskajorja në këtë të folme (me+pjesore) kryen funksionet e: fjalisë së

pavarur urdhërore; shpreh marrëdhënie objektore; shpreh dëshirë; qëllim

lëvizjeje; shpreh marrëdhënie kushtore dhe pasoje

- Përcjellorja, shpreh marrëdhënie plotësi të veprimit të foljes bazë;

marrëdhënie kohore; marrëdhënie objektore; shpreh qëllimin e veprimit,

shkakun ose rrjedhimin e veprimit

Në fushën e leksikut, mund të dallojmë këto tipare të punimit:

- Shtjellon fjalët me variante dialektore, huazimet leksikore, si dhe fjalët e

rralla

- Përqëndrimi në fushat kryesore të jetës dhe të aktivitetit jetësor të

matjanëve dhe listimi i fjalëve më tipike në këto fusha: bujqësi, blegtori,

mjete të punës, jeta shtëpiake

- Evidentimi i dy shtresave leksikore brenda të folmes si huazime nga

sllavishtja dhe turqishtja, në sferat përkatëse: bujqësi dhe blegtori për

sllavishten; dhe jetën shtëpiake për huazimet nga turqishtja

- Dallon brendapërbrenda të folmes në pika të ndryshme të saj, fjalë të njëjta

që emërtojnë sende të ndryshme, po ashtu dhe fjalë të ndryshme që

emërtojnë të njëjtin send

- Hartimi i një glosari, sipas rendit alfabetik, të fjalëve më të rralla, që ka

mundur të mbledhë nëpër pikat e vëzhguara të së folmes

Mendojmë se, ky punim është paraqitja më e plotë e tipareve dialektologjike të

së folmes, realizuar gjer më tani. Megjithatë, nisur nga koha kur ai është realizuar dhe

nga qëllimi që i pati vënë vetes autori me të, duhet thënë se ka gjëra që mbeten për

t‟u shtuar dhe thënë.

Në fonetikën e së folmes, vetë B. Beci pohon: “...përsa i përket fonetikës, që në

këtë të folme paraqitet mjaft e ndërlikueme, asht vështirë që me një studim të parë, me

Page 57: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

58

ja mbërrit atij rigoroziteti fonetik që shtron një përshkrim dialektor”.150

Ai hap

hullinë e studimeve të tjera që duhet të bëheshin (bëhen) mbi të folmen dhe pikat e

veçanta të saj, si punime shteruese, të cilat pavarësisht dëshirës së shprehur të autorit

në atë kohë, mbetën të pakonkretizuara.

Në punim, krahasimi mes brezave të ndryshëm dhe ballafaqimi i të dhënave të

mbledhura në gojën e folësve që mishërojnë ndryshorë sociolinguistikë, është

mungestar. “Dëshira ime asht me paraqitë në këtë punim gjendjen arkaike të së

folmes, që jeton në gojën e pleqve”.151

Pra, autori bën të qartë që punimi do të jetë një

përshkrim dialektologjik i të folmes, duke lënë mënjanë zhvillimet që ndodhin në

gjuhën e folësve si rezultat i faktorëve të tjerë jashtëgjuhësorë dhe situatave

ligjërimore: “Kush flet, me kë, ku, kur, në çfarë varieteti gjuhësor?”, të Fishmanit.

Krahasimi me gjuhën e shkrimtarëve të vjetër, dhe bashkëpërkimet që gjendja arkaike

e të folmes së Matit, në kohën kur është realizuar punimi, ka sidomos me tekstet e

Budit, është e pjesshme.

Duke shfrytëzuar më tepër të dhënat e brezit të vjetër, në pika të ndryshme të së

folmes, mundësia për të qenë më të theksuara dallimet gjuhësore ndërmjet tyre, është

më e madhe, sepse vetë mosha, formimi, jetesa brenda pikës ngushtësisht etj.faktorë

që e ruajnë gjendjen e gjuhës në gojën e këtij brezi të paprekur, nuk shpalos nga krahu

tjetër afrinë që kanë në brezat e tjerë; shtuar këtu shtimi i kontakteve që burojnë

nëpërmjet rrugëve e formave të tjera të komunikimit, i bën këto pika (sot) të jenë më

afër njëra-tjetrës.

Koha e hershme e realizimit, gjithashtu i ka pamundësuar autorit krahasimin e

përkorë me të dhënat e të folmeve të tjera fqinje, të cilat asokohe, ende, duhet thënë

nuk kishin kaluar nëpër sitën e studimeve dialektologjike.

Në disa raste, autori me ndërgjegje, bën përgjithësime për dukuri a fenomene

gjuhësore, të cilat, i sheh si përfaqësuese të një zone më të gjerë se ajo e Matit. “...sa

herë që do ta shofim të mundëshme, do të bajmë krahasime me trajtat e përdoruna në

të folmet e tjera, e për pasojë do të bajmë përgjithësimet e nevojshme”. Trajtimi

etnolinguistik dhe onomastik, i të dhënave nga kjo e folme, janë gjithashtu të

parrahura, ose të prekura përkitazi për të dytën.

Ne, i jemi referuar për shumëçka, gjatë gjithë kësaj kohe këtij punimi. Kemi

bërë ballafaqime, kemi cituar dhe marrë shembuj, kemi shfrytëzuar formulimet

teorike me masë, si një pikënisje për të mbërritur në një pikë që pretendojmë t‟i shtojë

diçka ekzistueses. Në përshkrimin dialektologjik, përdorimin e shenjave

transkriptuese dhe në strukturën e punimit, kemi ndjekur thuajse të njëjtin modelim.

Aty ku të dhënat kanë konkluduar dhe rezultuar të pandryshueshme, kemi qëndruar

besnikë të thënies së parë nga B. Beci.

Pa pretenduar të themi gjithçka, përpjekja jonë është për të shpënë më tutje,

veçmas në rrafshin sociolinguistik, atë që nisi si guri më i rëndë i themelit, këtu e 50

vite të shkuara profesori ynë.

2.2 E folmja e Matit sot

Punimi i pranishëm, është një përpjekje e parë për të studiuar të folmen e Matit

edhe në rrafshin sociolinguistik. Themi këtë, sepse, punimi në krefjalë ka trajtimin

dialektologjik, si premisë për të shtyrë edhe ballafaqimin e lëndës, për të dalë tek

150

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH 1962/ 2, f. 238 151

Po ai, f. 239

Page 58: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

59

realizimet dhe ndryshimet sociolinguistike. Mati është krahina qendrore e viseve të

Shqipërisë Veriore.

E folmja e Matit, sipas ndarjes së përgjithshme dialektore, hyn në nëndialektin e

gegërishtes jugore, e cila ka kufi natyror lumin e Matit dhe shtrihet në të majtë të tij;

ndërsa në grupin e madh të të folmeve si njësi përbërëse të nëndialekteve, kjo e folme

klasifikohet në grupin e të folmeve të gegërishtes qendrore.

Detyra jonë është të vënit përballë të folmes së Matit, me synimin parësor për ta

kundruar gjuhësisht (në rrafshin sociolinguistik, dialektologjik dhe etnolinguistik),

duke parashtruar dhe sintetizuar dukuri e problematikë gjuhësore që nderet sot e

gjithë ditën në këtë të folme. Kështu, studimi rrok çështje të tilla si: E folmja në

diakroni dhe sinkroni e parë: në krahasim me gjuhën e shkrimeve të vjetra, në

përqasje me standardin, e ballafaquar me të folme të tjera fqinje, kundruar në

krahasimin e ligjërimit të tre brezave aktivë, roli i aktit të të folurit dhe situatat a

kushtëzimet shoqërore të tij; ndryshueshmëria dhe larmia gjuhësore në Mat.

Më tej, “bilinguizmi dialektal”, konformizmi dhe individualizmi gjuhësor,

relativizmi kulturor e linguistik, pabarazitë gjuhësore dhe llojet e tyre,

hiperkorrektizmi gjuhësor, probleme sasiore të ligjërimit etj. të para këto më së

shumti në rrafshin leksikor, i cili përball gjendje të ndryshme procesesh gjuhësore në

të folurin e tre brezave: të moshuarit, (ruajnë tiparet konservative të së folmes), brezi i

mesëm, (bashkëshkrijnë tipare të të folurit të dy brezave të tjerë, ku ekuilibri dhe

filtrimi dykahësh gjuhësor merr peshë specifike), brezi i ri, (ku zhvillimet e prirjet e

reja të gjuhës bashkë me ndryshimet përkatëse, gjejnë shfaqjen më të dukshme).

Për të bërë këtë, kemi ecur drejt “të resë”, përmes vjeljes së materialeve nga

burime të sigurta. Vëzhgimet dhe kërkimet tona janë të periudhës, 2002-2004, 2009-

2011, 2012, 2013, 2014. Po një bazë e mirë të dhënash krahasimtare dhe përforcuese,

për brezin e moshuar kryesisht, kanë qenë punimet e vitit, 1961 dhe 1962 të autorëve

të parë, marrë me aspektin dialektologjik të kësaj të folmje; i pari është ai i K. Ulqinit

me titull “Disa vëzhgime mbi të folmen e Matit” dhe i dyti është ai i prof. B. Beci

“Hulumtime gjuhësore në Mat”.

Ajo që e ka shoqëruar, së paku që nga koha e shkrimeve të para të shqipes, të

folmen e Matit, ka qenë natyra e saj inovuese. Ia vlen të përmendet këtu një thënie e

njohur për të „justifikuar‟ sjelljen gjuhësore të matjanëve: “...se jo çdo ndryshim

ndodh për keq”. Duke ballafaquar ligjërimin ndër tre breza, jemi përpjekur të

vëzhgojmë pikërisht ato shkaqe që e shpien drejt të resë këtë të folme. Ajo dallohet

për natyrën e saj inovuese në të gjitha rrafshet e gjuhës dhe për një gjendje të sotme të

saj që është larguar mjaft nga trajta e dokumentuar e shqipes së vjetër. Ky proces

patjetër që ka dhe shpjegimet e veta.

Gjendur në këtë stad ku është sot, themi se të folurit e brezit më të vjetër është

ruajtës, por i llojit ruajtës joaktiv, që do të thotë se vërtet ka fjalë a forma, kuptime a

ndërtime që janë relativisht të vjetra, por që ato mbijetojnë vetëm në gojën e tyre, pasi

janë bjerrë praktikat ose veprimtaritë që i lidhnin me to; e ndërkaq, po ky brez është

vetë i prekur nga ndryshimet e reja që kanë ndodhur në këtë të folme, e ndaj dhe të

folurit e tyre është i ndikuar, por jo në atë masë sa të jetë aktiv. Ky brez, nuk ruan për

asnjë çast gjuhën e trajtës së hershme të autorëve të vjetër.

Ndërsa, brezi i ri nga ana tjetër, ka një largim konstant nga të folurit e më të

moshuarve, në kuptimin që, edhe trashëgon apo ruan element (në njëfarë mase), por

dhe ia ka nënshtruar në pjesën më të madhe të folurin e vet ndikimit të standardit.

Prirja e të folurit të tij është drejt përqafimit të standardit, në mënyrë aktive (dmth që

edhe e njeh fjalën, e bën pjesë të fjalorit aktiv, edhe e përdor në situata që lidhen me

aktivitete, dukuri a shënjime për të cilën duhet fjala).

Page 59: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

60

Brezi i mesëm, na shfaqet si njëlloj spektri, ku larmia e ngjyrave dhe e

përthyerjeve të shumta është e atij lloji, ku shënjohen aktivisht të dyja prurjet e të

folurit të brezave: të moshuar dhe atij të ri.

Duhet thënë se, kjo e folme shquhet për një larmi të madhe të brendshme, pasi

shumë fenomene dhe dukuri gjuhësore kanë kahe e drejtime të ndryshme zhvillimi.

Mirëpo, kjo larmi s‟do të thotë se zhvillimet gjuhësore të jenë procese që s‟ndikohen

së jashtmi, ndër të cilët standardi veçon si faktor. Ai i shpie variantet kombinatore

drejt një të vetmi, rrafshon tipat e ndryshëm të mbaresave dhe shmang elementin e

huazuar leksikor (të cilësdo kohë) duke pasuruar me të ri. Domosdo, që trysnia e

standardit dhe e shuarjes së këtyre diferencave në tiparet e larmishme gjuhësore, nuk

është as i njëjtë për çdo tipar dhe as kryhet me të njëjtën shpejtësi, si në brezat e

ndryshëm dhe në shtresat e ndryshme të shoqërisë. Janë elementet leksikore, të parat

që priren drejt ndryshimit. Më pas ndjekin sistemet e tjera, fonetika dhe më pak

gramatika.

Gjithmonë në këtë shkundje të dialektit, faktor kryesor mbetet standardi dhe

rrethanat jashtëgjuhësore, si hapja e të folmes ndaj zhvillimeve shoqërore. Përballë

këtij realiteti të ri, edhe elementet që janë diferencat tipike të së folmes, vërejmë që

pësojnë lëkundje, ndoshta jo në masën e tretjes, por ndjehen ama. Ndërkohë, kur e

pranojmë se e folmja e Matit është inovuese, dhe hyn tek ai grup i madh i të folmeve

të gegërishtes qendrore që i janë nënshtruar këtij fenomeni, nuk mund të mohohet

edhe prania e shënjimit të vjetër. Këto dhe të tjera dukuri, të vjetra e më të reja, e

veçojnë të folmen e Matit nga të folmet e tjera dhe nga standardi gjithashtu.

Natyra e marrëdhënieve mes këtyre dy varianteve, me ritmet që ofron koha,

zhvillimi i shoqërisë, efekti globalizues, arsimimi, ngritja e nivelit kulturor, përparimi

shumëplanësh i vendit dhe i individit, me kohë mendojmë që do të jenë edhe më të

ngushta, edhe më karakterizuese. Po të kemi parasysh prirjen e re të së folmes për

inovacion, atëherë edhe sot e në vijim, kjo gjë nuk duhet të habisë.

2.2.1 Përshkrimi dialektologjik i të folmes së Matit. Sistemi i zanoreve

Sistemi më i vogël i dialektit ose mikrosistemi është: e folmja.

E folmja përkufizohet si një variant i gjuhës dialektore dhe si një degëzim më i

imët i saj. Ajo ekziston realisht në një pikë të banuar të territorit të asaj gjuhe ose në

disa pika të banuara që nuk paraqesin dallime nga pikëpamja dialektore. E folmja nuk

duhet kuptuar si pjesë e dialektit, por si një sistem i plotë, më vete, që përfshihet në

makrosistemin e dialektit.

Në sistemin gjuhësor të së folmes hyjnë veçoritë që e dallojnë atë nga të folmet

e tjera të dialektit dhe të mbarë gjuhës, hyjnë tiparet e përbashkëta të grupit ku ajo bën

pjesë, tiparet e grupit dhe të nëndialektit, tiparet e përbashkëta të dialektit dhe të

gjuhës kombëtare152

.

Pra, sipas përkufizimit të bërë, e folmja e Matit është një e folme që në përbërje

të sistemit të saj gjuhësor ka diftongimin e /i/-së së theksuar në pozicione të ndryshme

dhe zbërthimin e saj, kthimin e /y/-së theksuar në zanore më të hapur që i afrohet /e,

ö/, ose /oe/, palatalizimin e bashkëtingëllores /g/ në /gj/, grupet /tj, dj/ japin /q, gj/,

përdorimin e së pakryerës dëftore me –sha, -shem, -shnje, sistemi i zanoreve hundore

152

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë,

1989, (ribot. i vitit 2012), f. 43

Page 60: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

61

dhe të gjata, mungesa e /ë/-së theksuar, rasa vendore dhe format e asnjanësit, përbëjnë

disa nga tiparet përbashkuese153

brenda ombrellës së shqipes, e njëherësh dhe

kundërvënëse me të folme të tjera.

Në vijim të këtij kapitulli do të merremi me përimtësimin e tipareve fonetike të

së folmes, me evidentimin atyre të dhënave që e bëjnë brendapërbrenda këtë të folme

një sistem më vete dhe nga krahu tjetër e kundërvënë me të fomet e tjera të shqipes;

do të shqyrtojmë brenda mundësive dhe materialeve që kemi në dorë evoluimin që ka

pësuar e folmja në sistemin e saj; të shpjegojmë shkaqet dhe kushtëzimet që kanë

jetësuar këto tipare të saj; ndikimin që ka kjo e folme në sistemin e vet nga faktorë të

tjerë jashtëgjuhësorë dhe të nxjerrim përfundime lidhur me gjendjen e sotme të së

folmes në rrafshin dialektologjik dhe kahun e zhvillimeve që e presin në të ardhmen.

Për këtë punim na kanë shërbyer të dhëna gjuhësore të mbledhura në këtë zonë

përgjatë 14 viteve, duke nisur si studente dhe në vijim duke rrëmuar dhe sistemuar

akoma më shumë materiale, kur ndiqja gradat e tjera të shkollimit. Burim i

pashtershëm informimi kanë qenë familjarët dhe të afërmit e mi, të cilët vijnë të gjithë

nga ajo krahinë, vijojnë të banojnë aty një pjesë e madhe e tyre, të shpërndarë në pika

të ndryshme të saj; përvojat personale në biseda, pyetësorë, anketime, intervista,

gëzime dhe raste takimesh të gjithëfarëllojshme me banorë dhe folës të krahinës;

botimet ekzistuese në rrjetin e literaturës gjuhësore për këtë të folme, megjithëse janë

shumë të rralla duhet thënë, si dhe mbi të gjitha kujtesa personale e pasioni për të

ndërtuar me shumë dashuri një punë që të rezistojë.

Më së parit përshkrimin e saj dialektologjik, do ta nisim nga fonetika dhe më tej

morfologjia. Për leksikun dhe aspekte të tjera të marrëdhënieve që ndërton kjo e

folme me standardin dhe faktorët jashtëgjuhësorë të cilëve u nënshtrohet, kemi folur

mëherët, dhe kësisoj, të gjitha të dhënat nga kjo fushë vijnë e konvergojnë për të

ndërtuar sistemin formal të saj.

Fonetika e të folmes së Matit, duhet ta pranojmë që paraqet vështirësi, jo vetëm

për larminë e madhe të varianteve brendapërbrenda, por edhe për faktin që

përshkrimet studimore për këtë pikë janë të rralla; një rrethanë tjetër jo e volitshme

është se shkrime dhe botime në këtë të folme nuk ka pasur në asnjë kohë, duke e lënë

atë kësisoj të pakultivuar, por dhe duke e vështirësuar përqasjen dhe ecurinë e saj

nëpër rrjedhë të viteve; ndërkaq, edhe analiza e të dhënave me anë të teknikës dhe

eksperimenteve në kabinet fonetike, për fat të keq nuk është realizuar.

Në përshkrim i jemi përmbajtur modeleve klasike të paraqitjes së të dhënave

sipas teksteve dialektologjike, materialeve teorike dhe metodologjisë së punës së

paraqitur në shkencërisht në “Dialektologjia”. Për më tepër që e kemi parë të folmen

në gojën e tre brezave, duke iu referuar kështu rrjedhës dhe ndryshimeve që paraqet

ajo nga brezi i moshuar, i mesëm dhe gjer tek më i riu. Një panoramë e tillë na jep

dorë për kundrime më të gjera, qoftë dhe sociolinguistike, dhe njëkohësisht për të parë

kahet e zhvillimit të saj.

Në paraqitjen e varianteve të fonemave dhe të shenjave të nevojshme për të

shënuar zanoret që hasen në këtë të folme, i jemi referuar sistemit të përdorur në

punimin e prof. B. Becit154

atë të Gj. Shkurtaj155

, të materialit në librin e prof. J.

Gjinari156

dhe të teorizimit të dhënë në tekstin “Dialektologjia”157

.

153

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 31 154

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1962/2 dhe 1963/3 155

Shih: Gj. Shkurtaj, E folmja e Kastratit, Hotit, Kelmendit, në “Dialektologjia shqiptare“ dhe SF.

!974/75/82 156

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë,

1989, (ribot. i vitit 2012)

Page 61: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

62

Në të folmen tonë na tërheqin vëmendjen disa elemente ligjërimore, të cilat

spikasin për veçantinë e tyre dhe që janë shënjues i rëndësishëm për të folmen e çdo

brezi, duke identifikuar kësisoj edhe origjinën e bartësve. Në këtë rrethanë, ata hyjnë

tek elementet e fizionomisë së të folmes.

Megjithëse mund t‟i shënjojmë si të dhëna arkaike, disa prej tyre hasen jo vetëm

në brezin e vjetër. Kësisoj, ngjyresën krahinore apo timbrin e së folmes matjançe, e

bartin edhe brezat e tjerë; ai i mesëm në doza më të pranueshme, por dhe brezi i ri në

nuanca të caktuara, e pason këtë të dhënë nga prindërit. Shqiptimi, është një ndër

elementet më të rëndësishme të sociolinguitikës, sepse në varësi të tij, dallimet

krahinore bëhen më të dukshme. Duke qenë mjaft i ndjeshëm në këtë pikë, bëhet

shkas edhe për studime krahasuese mes të folmeve. Por, për të qëndruar tek kjo veçori

brenda të folmes së Matit, mund të themi se mënyra e theksimit të disa fjalëve këtu,

na dha shtysë për ta nisur përshkrimin dialektologjik tek dukuria e theksit të fjalës.

Theksi i fjalës

“Theksi i vendit ku ke lindur, jeton në shprehje dhe në zemër, ashtu si dhe në të

folur”, - thoshte La Roschefoucault. Në përgjithësi theksi i fjalës në të folmen e Matit

paraqitet i ngulitur, si në mbarë shqipen, megjithatë ne do të shohim disa raste si më

poshtë:

a. Theksimi në rrokjen e parafundit të disa fjalëve që në shqipen standarde

dalin me theks në rrokjen e fundit, pra me theks fundor si; dìsa, njèri, sìmjet.

Në mbledhjet e realizuara në ekspeditën e parë në këtë të folme nga prof. B.

Beci, rezulton se këto fjalë dhe të tjera kanë këtë lloj theksi. Ai ka identifikuar edhe

fjalë të tjera si: gati, familje. Sot, këto fjalë dalin me theks si në mbarë shqipen. Në

hartat e ADGJSH, vëll. I, harta 65.b/1, f.201, fjalët njeri, veri, qiri, dalin për këtë të

folme dhe pikat e saj, me theks fundor. Ndërsa, ne na rezulton se fjala disa, simjet,

dhe më rrallë fjala njeri, në gojën e brezit të moshuar, dalin me theks parafundor.

b. Dallim në theksin e fjalës ka edhe përemri vetor ai, i cili nga fundor,

pozicion i standardit dhe i toskërishtes, në këtë të folme, si për pjesën tjetër të

gegërishtes, del me theks parafundor, áĭ. Shih ADGJSH, vëll.I, harta 65.b/2,

f.202.

Megjithëse duke bërë krahasimin mes të folmes së brezave të ndryshëm, kjo

dukuri, edhe për këto fjalë, ka ardhur në rrëgjim ose zbehje tek brezi i mesëm, e ka

shkuar në zhdukje totale tek brezi i ri. Madje, dhe në brezin e moshuar, këto kanë

lëkundje, herë dalin me theks në rrokje të fundit, e herë të tjera i janë bashkuar

theksimit si në gjithëshqipe.

Prof. B. Beci në vitet „60 përmend edhe disa fjalë të tjera, të hasura me këtë

pozicion theksi, në këtë të folme. Por në vëzhgimet tona asnjëra nga: gati, familje,

nuk del as në gojën e të moshuarve me atë theks. Edhe për fjalët që thamë, herët kur

ndodh kjo dukuri janë më së shpeshti të shoqëruara me rrethana të caktuara kur

spikatja bëhet për efekte emocionale të komunikimit mes të moshuarve, apo të tjerëve

me ta, e që tregojnë gjendje afektive të theksuar të folësve. Të rinjtë i janë nënshtruar

rregullave të theksimit të standardit.

c. Theksimi në rrokjen e parafundit të fjalëve me prejardhje nga turqishtja ashtu

si në mbarë gegërishten, ku ka ndodhur rregullimi mekanik i theksit: bàba,

bakllàv, tèqe, bìle, mìde, bàkr, Fatème, penxhère, kàfe, pàre etj.

157

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, “Dialektologjia” SHBLU, Tiranë, 2000

Page 62: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

63

Rrethanat e ardhjes së shumë fjalëve (praktikave, riteve dhe të mbetjeve

mëpastaj këtu) nga turqishtja në shqipe, e kësisoj në këtë të folme, janë të njohura dhe

të prekura edhe në punimin tonë. Besojmë se arsyeja përse gjëllojnë ende dhe ruhen si

të konsoliduara, është e lidhur jo vetëm me kohën e gjatë të pushtimit dhe të ngulitjes

së tyre në trupin e shqipes, për të emërtuar sende, veshje, praktika, zakone etj. që u

përcollën nga brezi në brez, por dhe me kultivimin e besimit fetar islam. Në këtë rast,

midis moshave nuk ka dallim në theksim.

d. Duke mënjanuar disa fjalë, të cilat nuk janë pjesë e fondit aktiv të të rinjve

sot, në brezat e tjerë vijon e njëjta praktikë theksimi për këto fjalë. Bëjnë

përjashtim nga ky rregull fjalët: dyshemè, kasabá, helbetè, Idajèt, Ahmèt,

Ramadàn, të cilat shqiptohen me theks fundor.

Në brezin e mesëm ruhet mirë dukuria e vendosjes së emrave sipas besimit,

traditë e përdorur nga të moshuarit, por që në brezin e ri nuk është kapërcyer. Edhe në

raste të rralla kur ndodh kjo, theksojmë që fëmija apo i riu përdor më shumë zbunimin

ose trajtën e dytë për ta shmangur emrin e parë “të vjetër”.

Pra, vëmë re që trashëgimet në dukuritë gjuhësore nga brezi në brez janë herë të

plota, herë të pjesshme, e herë krejt të bjerrura. Përkundër dukurisë së fundit, gjuha ka

krijuar dukuri të reja ose ka përshtatur ato ekzistuese të gjithëshqipes.

e. Ka disa raste kur vendi i theksit është me vlerë kuptimdalluese dhe ka çifte

fjalësh që dallohen pikërisht mbi atë bazë si: bari (që e ha bagëtia) dhe barì

(njeriu që e kullot bagëtinë), çapi (hapi që bën njeriu ) dhe çapì: (shumësi i

emrit zhapik), kërci (pjesa lidhëse e kockës) dhe kërcì: (pjesët e poshtme të

këmbës, nyjet).

Për këtë rast mund të themi se nuk ka një dallim ndërmjet brezave që i përdorin

këto fjalë. Dalin në të tre brezat si të tilla. Siç shihet ato janë fjalë të mbarë shqipes

dhe këtë vlerë kuptimdalluese e kanë kudo.

Jo vetëm për dukurinë e theksimit të fjalëve, por edhe për dukuri të tjera që do

pasojnë, vërejmë se raporti i përdorimit mes brezave ka rëndësi. Kjo tregon gjendjen

aktuale dhe prirjen e të folmes për çdo dukuri. Në qoftë se jemi ndalur më shumë tek

ky raport mes brezave, kjo s‟do të thotë që herëpashere të mos spikasim edhe

diferenca brenda të njëjtit. Pra, edhe pse në mënyrë konvencionale kemi vendosur të

gërmojmë në tre breza, nuk mund të themi kurrësesi që midis tyre ka një kufi të prerë.

Nëse do të ishte kështu atëherë do të kishim tre të folme të ndryshme, e po aq do

të kishim edhe dukuritë që përfaqëson secili brez. Thënë ndryshe, brenda një brezi

shfaqen ruajtje dhe luhatje, të cilat shpjegojnë edhe konservatorizmin nga njëra anë,

edhe inovacionin nga krahu tjetër. Pra, fazat e kapërcyera janë të domosdoshme për të

shpjeguar evolucionin.

Zanoret

Duke u mbështetur në dallimet dialektore sipas inventarit të fonemave zanore158

e folmja e Matit bën pjesë në arealin gjuhësor me tri seri fonemash zanore:

Seria e fonemave zanore gojore të shkurtra (6 të tilla: i, u, e, o, a,y).

Seria e fonemave zanore gojore të gjata (6 të tilla: i: , u: , e: , o: , a: , y:).

Seria e fonemave zanore hundore (5 të tilla: î, ê, û, â, ŷ).

158

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, “Dialektologjia” SHBLU, Tiranë, 2000, f. 115.

Page 63: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

64

E veçanta e këtij areali gjuhësor ku bën pjesë dhe e folmja e Matit është se

fonema: /y, ŷ, y:/, del më e hapur se /y/-ja e zakonshme dhe është e ngritjes së mesme

/ω/159

. Si kudo në gegërishte edhe kjo e folme nuk e ka në sistemin e saj zanoren e

theksuar /ë/ si dhe zanoren hundore /ô/.

Zanoret e theksuara dhe të patheksuara

Në sistemin zanor të së folmes së Matit, këto zanore (të theksuarat dhe të

patheksuarat – gojore), paraqesin disa veçori, të cilat i veçojmë si interesante për

fizionominë e së folmes. Ata njëherësh bëhen edhe dëshmuese të atyre proceseve që i

kemi emërtuar si: konservacion-ruajtje, shndërrimi i butë-urë lidhëse, dhe risi-

inovacion, dhe që përkojnë posaçërisht dhe me brezat respektivë sondues të së folmes;

qofshin këto procese të lidhura me faktorë gjuhësorë të brendshëm evolutivë, trysnia e

lidhur me standardin, a me faktorë të tjerë jashtëgjuhësorë.

Le t‟i shohim sipas radhës zanoret gojore të kësaj të folmje, duke i krahasuar me

gjendjen e shkuar, standardin sot dhe me tablonë që realizojnë në të tre brezat

moshorë.

/a/-ja gojore

Kjo zanore, në të folmen e Matit, nuk ka ndonjë larmi variantesh. Në kushte

të tilla fonetike, kur gjendet para ose mbrapa bashkëtingëlloreve paragjuhore ose

mesgjuhore, (j, r, l, sh), apo dhe hundoreve (m, n), ka tendencë të shkojë drejt /è/

së hapur. Ky tingull i ri që përftohet në Mat, nga /a/ gojore, është një tingull në

mes të /a/ dhe /è/ së shqipes. Në këtë variant e gjejmë edhe në hartat e ADGJSH,

vëll.I, harta 30, 31, f. 125, 126, duke theksuar se këtu, vetëm pika 71 del me

dysorin æ/a, ndërsa dy të tjerat dalin si a. Ne e kemi hasur në pika të ndryshme

këtë variant, por duke nënvizuar se kësisoj del në gojën e të moshuarve.

Duke i qëndruar parimisht krahasimit të tingujve të formuar në rrethime të

caktuara fonetike, për këtë të folme, me gjuhën dhe tingujt e anglishtes, po e

përafrojmë këtë tingull të ri të ndërmjetëm, me /æ/160

të saj si në fjalën / bæd/

(bad). Ne do ta shënojmë me /ä/. Disa shembuj ku ndeshet kjo zanore janë: bäll,

däsh, bär, däja, grä, i dän, bäçe, i bärdh‟, böshk, därdh, gräd, värk, böb.

Mirëpo, ajo që vlen të theksohet, është fakti, se në këto realizime, kjo zanore

del në gojën e të moshuarve. Pra, në gjuhën e tyre gjen variante të tilla të saj. Sot

kjo zanore në të folmen tonë, veçanërisht në ligjërimin e më të rinjve, por edhe në

atë të brezit të mesëm, shkon drejt /a/ së gjuhës standarde. Edhe këta shembuj

mëlart, të vëna në gojën e brezit të ri, do t‟i shohim në variantin e /a/-së së

shqipes.

/i/-ja gojore

Në Mat, panorama gjuhësore për këtë zanore del e larmishme, qoftë në realizime

tingullore, apo dhe në kushtëzimet fonetike që i shkaktojnë ato. Kjo zanore si prirjen e

saj më të përgjithshme në këtë të folme ka atë drejt diftongimit. Për këtë i referohemi

159

Shih më tepër shpjegimin për këtë fonemë dhe realizimet e saj tingullore në këtë të folme, tek sythi i

zanoreve gojore. 160

Për shqiptimin e tingullit /æ/ të anglishtes, gjuha lëviz përpara, maja e saj prek dhëmbët e poshtëm,

pjesa e mesme e shpinës së gjuhës përkulet pak përpara dhe lart, por më pak se për zanoren /e/.

Distanca mes nofullave është e madhe. (sipas shënimit të B.Becit)

Page 64: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

65

edhe hartave të paraqitura në ADGJSH, ku pikat përfaqësuese të së folmes së Matit së

bashku me të folmet e tjera qendrore, realizojnë një mozaik të veçantë, në gjithë

tablonë e rrjetit të pikave. Përkatësisht në vëll.I, hartat 42.a, 42.b, 42.c, 42.ç, 43.a,

43.b. Nga ky proces zbërthimi i /i/-së përftohen diftongjet: /ei/, /a

i/, /ë

i/, që pothuaj

kalon në të gjitha rastet dhe në /é/ të hapur. Në më pak herë, kjo zanore ndodh që nuk

diftongohet fare. Më poshtë po japim rastet e varianteve të /i/:

/i/-/ei/ kuse

in, çate

in, shpe

in, hardhe

i, avlle

i.

/i/-/ai/ dha

i, fuça

i, shpa

i, hulla

i, pra

iti, rra

iti.

/i/-/ëi/ shpë

ia, fë

isi, shpë

irti.

/i/-/é/ nép, mék, kushrén, shpéna, xixlléma, mér, mrréni, héni, shpért, rrép.

/i/-/a/ mar, mall. 161

Rruga nëpër të cilën ecën diftongimi i /i/-së së theksuar, përgjithësisht është ajo

e i > èi >è. Për ne, shembujt që shqyrtuam na flasin pikërisht për këtë rrugë kalimi të

ndërmjetme. Megjithëse, siç e përmendëm në këtë të folme ka shumë variante të

këmbyeshme të /i/-së (së theksuar dhe të patheksuar), edhe brenda të njëjtit brez, saqë

është gati e pamundur të vendosësh qartazi se cili është përcaktues. Ky kalim vihet re

kur zanorja është në mes të fjalës.

Në raste më të rralla ndosh që /i/ përmes fazës së ndërmjetme të diftonguar të

kalojë në /è/ kur është në fund të fjalës. Fakti që /i/ si e shkurtër, ashtu dhe e gjatë, kur

është në mes të fjalës, del edhe si diftong, edhe si zanore e hapur, na tregon se kemi të

bëjmë me alternime fazash të të njëjtit fenomen, prandaj themi se prirja më tipike e /i/

në /è/ realizohet nëpërmjet /èi/. Ndryshe nuk ka si shpjegohen diftongjet /è

i/ që vijnë

nga /i/ e shkurtër, sepse nuk ka asnjë arsye fonetike që /è/ të japë /èi/. Të njëjtën rrugë

ndjek, dhe përforcon idenë që sapothamë, rasti i diftongut /ai/ i cili dilte si zanore e

vetme /a/.

Megjithatë, jo çdo /è/ që ndihet sot në Mat për /i/, ka dalë domosdo nga rruga i

> èi >è.

Së pari, sepse kjo rrugë diftongimi, nuk jep në çdo rast një /è/ të hapur; ajo në

disa zona të Matit nuk është e hapur, por një /é/ e mbyllur. Ndërsa, në raste të tjera,

kemi parë që /i/ nuk jep diftong, apo nuk gjejmë gjurmë diftongimi të saj, por kalimi

është i drejtpërdrejtë /i/ në /è/ ose në /é/.

Së dyti, vetë ndërgjegjia e folësit, duhet ta ketë konceptuar në një fazë të caktuar

diftongun /èi/ si të pavarur nga /i/ dhe ndaj, kalimin e /i/ e ka bërë drejtpërdrejt në /è/ a

/é/, pa ndërmjetësim të diftongut.

Fonema zanore e theksuar /i/ në Mat, kryesisht del me /é/ të hapët, por para/pas

hundoreve ajo është e mbyllur (siç e thamë pak mëlart), ç‟ka ja jep karakteri hundor i

bashkëtingëlloreve shoqëruese: mêll, mtê, mullê, hê, mêr, mêk. Prirja kryesore e sotme

e kësaj zanoreje në këtë të folme është kalimi në gjendje të diftonguar e më pas në

zanore të vetme /è/ - /é/. Përsa i takon kronologjisë së zhvillimit, kemi thënë diçka në

sythin ku krahasojmë këtë të folme me gjuhën e shkrimeve të vjetra të shqipes162

.

Ka raste kur kjo zanore e theksur, nuk diftongohet; kjo përgjithësisht ndodh në

disa emra femërorë të cilët dhe pse mbarojnë me /i/ të theksuar, nuk e diftongojnë atë:

parija, zerdelija, Italija, çiftelija, ushtrija, fmija, zotnia, etj.; në disa emra që dalin me

/i/ të theksuar: li, vi, xhi, bri: në disa trajta foljesh tek të cilat /i/ përftohet si rezultat i

ndryshimit të trajtës së fjalës: çile (çel), mshili (mshel), brit (bërtas), çit (qes), vdiç

(vdes) etj.; në shumësin e disa emrave; shkami, xharpi, mulli, miç, fiç, etj. një grup

161

Shembujt për kalimet në diftongje të /i/-së dhe më pas edhe në zanore të thjeshta, janë akoma më të

shumta në shënimet tona. Do t‟i paraqesim tek tekstet dialektologjike në fund të tezës. 162

Shih më tej B. Beci në art.i cit. f. 245

Page 65: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

66

foljesh që në vetën e parë dalin me /i/ të theksuar, pas së cilës vjen shpesh një /j - i/:

bini (bii), dike (di

i), dö t‟prij (pri

i), si dhe foljet: grish, lidh.

Kalimi i /i/ në /é/ shpesh ka ndikuar që edhe prapashtesa të ndryshojë nga –im

në –em, kryesisht tek emrat e vepruesit që dalin me këtë prapashtesë: takllèm,

blegrèm, ushtèm, pikrrèm, vet‟tèm, mumrèm, cigrèm etj. Ka dhe një grup tjetër fjalësh

në të cilat /i/ del e padiftonguar, por nuk gjetëm ndonjë ligjësi për t‟i grupuar, ndaj

dhe po i japim vetëm si listë fjalësh: bim, bisht, cahariq, dirgj, dit, drit, kanil, lis,

kaçile, mish, mixh, rrezik, rriçën, tlita, xhiz, t‟xhitha, t‟lir etj. Kësaj liste, e cila del në

gojën e të gjithë brezave, i shtohen në brezin e ri edhe fjalë të gjithëshqipes, të cilat

kanë një /i/ dhe me të hyrë në këtë të folme siç është në shqipe, nuk i nënshtrohet as

diftongimit, as tjetërsimit në një zanore të hapur (përkatësisht të mbyllur): ministër,

nismë, iniciativë, indeks etj.

Pra, tendenca e kësaj zanoreje, nisur nga çfarë paraqet brezi i ri, është të shkojë

drejt zanores së shqipes standarde. Në krahasim me zona të tjera të Matit ku kjo

zanore priret drejt diftongut /ei/, ose vetëm drejt /è/ së hapët, në zonën tonë janë

pothuajse në raport të drejtë përdorimi i /ai/ dhe /é/ dhe nuk dallon shumë njëra nga

tjetra. Për kalimet fonetike të /i/ në variante të tjera, nuk vihet ndonjë kushtëzim i

caktuar, sepse variante të ndryshme të /i/ që i përmendëm mund t‟i gjesh në çdo

pozicion a trajtë fjale.

/y/-ja gojore

Edhe kjo fonemë zanore paraqitet me shumë luhatje e variante fonetike, e cila

nga prof. B. Beci është quajtur si “fonema më problematike në rrethin e Matit”. Në

përshkrimin e tij dialektologjik për këtë të folme, në vitet ‟60, përmend këto variante

të tingullit /y/ të theksuar: /y, Y, i, ω, ö/ që herë dëgjohen qartë, e herë mbartin nuanca

të holla, që është e vështirë t‟i përshkruash. Më poshtë po japim artikulimin dhe

shpjegimin për variantet e kësaj foneme në këtë zonë, /Y/, /ω/, /ö/, të cilat janë deri

diku të rralla për fonetikën e të folmeve të tjera. Dallimi bazë në punimin tonë do të

jetë ai mes dy varianteve /ω/ dhe /ö/, sepse ato janë bërë variantet kryesore në zonën

tonë:

/Y/ - është një tingull zanor që afron me /y/ të shqipes, por ndryshon prej tij

sepse në artikulimin e tij, buzët janë pak më të hapura se për /y/. Ky tingull, për nga

pjesëmarrja e buzëve qëndron ndërmjet /i/ e /y/ të shqipes.

/ω/ - është tingull zanor që dallohet nga /y/-ja e gjuhës standarde sepse buzët

rrumbullakosen më shumë se për /o/, por më pak se për /y/. Kjo fonemë ngjan me /oe/

të Shkodrës.

/ö/ - është tingull zanor që dallohet nga /y/ e gjuhës standarde sepse buzët

rrumbullakosen më pak se për /y/, por është dhe pak e hapur dhe e përparme si /e/ ose

/ë/ e theksuar.

Në përgjithësi elementët që kanë përcaktuar variantet e tingullit /y/ janë ngritja e

gjuhës dhe ndryshimi i pozicionit të buzëve.

/y/ - /Y/; klYsh, qYsh, zdrYpshin, brYl etj.

/y/ - /ω/; mωt, ωll, krωp, sωt, tω, ftωra etj.

/y/ - /ö/; atöne, höpi, fröm, höp, kröm, möll, söt etj.

/y/ - /y/; atyne, byth, ky, pyk, xhym, xhyshi, dry, dysh, brryl etj.

/y/ - /i/; di, drini, gjimca, kit, krip, acish, lipi, grikas etj.

Duhet thënë se natyra e përbashkët e këtyre tingujve, kryesisht tinguj të

përparëm dhe buzorë e shpjegon dhe faktin që këto tinguj kalojnë lehtazi tek njëri –

tjetri, madje variantet e përdorimit të kësaj foneme janë aq të afërta sa që nuk mund ta

Page 66: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

67

dallosh njërën mënyrë përdorimi nga tjetra, sepse edhe këto janë variante të

pakushtëzuara fonetikisht.

Kjo shpjegon dhe faktin që kjo fonemë në këtë të folme del si variant kombinator

dhe jo si fonemë më vete.

Megjithatë, në këtë të folme, duke e parë gjithë shtrirjen e krahinës në formën e

gjysmërrethit e pak më shumë, do të grupojmë sipas tri zonave më të mëdha të saj,

prirjet më tipike që shfaq kjo zanore: në pjesën e jugut dhe atë të qendrës kemi

variantin /ö/; në veri kemi variantin /ω/; ndërsa në pjesën e veriperëndimit në një zonë

akoma më të ngushtë se dy të mësipërmet, haset trajta /i/.

Prirja kryesore e kësaj zanoreje në të folmen e brezit të ri është drejt /y/ së

gjuhës standarde, ndërsa tek më të moshuarit ruhet ende me variantet /ω/ dhe /ö/.

Prof. B. Beci në punimin e tij për Matin pohon se e ka hasur /y/ si /i/163

, por vlen të

thuhet se zonat ku ai e ka hasur janë skajoret, kështu fenomeni i kalimit të /y/ në /i/

është më tepër ndikim nga të folmet kufitare. Gjithsesi, gjendja e sotme e kësaj

foneme në Mat, në gojën e brezit të ri, flet për mbizotërimin e variantit /y/ të saj,

ashtu siç është në gjuhën standarde.

Ndërsa, për zanoren /y/ të patheksuar, ajo që bie në sy është fakti se ajo

përgjithësisht errësohet në zanoren e gjysmëmbyllur, të mesme, /ë/. Kjo nuk është një

tendencë vetëm e kësaj të folmje; e gjithë shqipja synon që zanoret e saj në pozicion

të patheksuar t‟i errësojë në /ë/. Dhe këtu, kjo zanore e Matit, shkon me prirjen e

gjithëshqipes.

Kështu /y/ e patheksur jep: dëshek, xhërmet, dëlim, mërthö, dësheme,

detërohem, xhëlek, fëshek, etj. Por kemi dhe rastet e fjalëve: birek shiqir, mihör, të

cilat flasin pë kalimin e /y/ të pastheksuar në /i/. Pra, edhe kjo zanore shkon drejt

evoluimit. Në gojën e brezit të ri, kjo zanore priret të ruajë pozitën e saj si /y/. Këtë e

sjellim me përvojë nga e folura jonë. Pavarësisht, ndikimit të standardit, dhe

gjithçkaje tjetër, kur vjen fjala te dialekti dhe shqiptimi në një kontekst të afërt

familjar, ku të gjithë përdorin të folmen e ngushtë, prapëseprapë e kam kapur veten në

regjistrim tek e shqiptoj këtë zanore si /y/, pa errësimin në /ë/. Megjithatë, rastin e

kemi verifikuar edhe me të tjerë të rinj, e pak më të rritur, të cilët gjithaq ruajnë këtë

natyrë të shqiptimit të saj.

/o/-ja gojore

Kjo fonemë zanore në të folmen e Matit, ka prirje kryesore drejt zanores /ö/, e

afërt me variantin kombinator të fonemës /y/. Kjo është një fonemë qendrore që

shqiptohet si /o/ e zakonshme, por më e përparme se ajo, dhe del me kushtëzim

fonetik në pozicion të caktuar kur ndodhet pranë paragjuhoreve /l/, /r/, /s/, /zh/, /xh/

dhe mesgjuhores /j/ - bashkëtingëllore të cilat kanë bërë që ky kalim të bëhet për

shkaqe metafonike. Këto bashkëtigëllore si tinguj të përparëm e të mesëm ndikojnë që

zanorja /o/ si e prapme të tërhiqet më para: löth, löp, röje, shköj, jöt, flök, lödër, thöi,

börxh, gjözhd, grösh etj.

Këtë variant e hasim edhe në aoristin e foljeve të zgjedhimit të tretë, vetë e tretë:

liröi, pushkatö

i, shkö

i, ftö

i, krö

i, thö

i, patkö

i, lajmrö

i, shkö

im, shaptö

im etj. Në këtë

zonë kemi dhe /o/ të pastër gojore në disa raste të tilla si: po, mos, kos, fort, vorr,

votër. Madje, duhet shtuar se pikërisht kjo është forma e cila më së shumti në gojën e

brezit të ri, po zë vend gjithnjë e më të madh.

163

Shih art.e cit. f. 248

Page 67: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

68

Për zanoren /o/ e patheksuar, ndeshen dhe trajta me /u/: dumate, kumandant,

pulici, kumit, murën. Në disa raste të tjera kur kjo zanore ndodhet në pozicion nistor,

në rrokje të hapur del si /a/. Këto raste janë asimilime dhe disimilime: abörr, axhak,

asman, kallaj, apenga, kanop, dallap, jargjan, kanak, karrek etj.

/u/-ja gojore

Kjo fonemë ruhet si e padiftonguar. Në tekstin “Dialektologjia”164

, përmendet

se kjo fonemë në të folmet e gegërishtes qendrore del me variante fakultative

diftongjesh /ou/ dhe /aŭ/. Ne nuk e ndeshëm si të diftonguar në rastet tona p.sh.:

burr, pun, nuse, pul, mushk, murr, tull, mur, pus, krushk,. Veçori e fonemës /u/ është

pozicionimi i saj pranë trajtës së shkurtër /e/ në fillim fjale, sepse këtu ajo kthehet në

fonemën /v/, duke qenë se është jashtë theksit dhe para zanores: va kam ru: j, va kam

kallxu, a va thae, kush va tregöi.

/e/-ja gojore

Edhe kjo fonemë zanore në të folmen e Matit, ka disa variante. Kështu ajo del si

zanore e tillë me disa kushtëzime fonetike si: /e/ e zakonshme e shqipes, si një /è/ e

hapët. Secila prej këtyre dy varianteve, mund të marrë edhe timbër hundor, sipas

pozicionit ose prejardhjes që do të ketë. Kështu /e/ e theksuar e shqipes, del me këto

variante: /è, e, ê/. Në rastine parë kemi: bulmètin, èshk, fè, frèhe, pèshku, brèn, dhèt,

hèll, prèn, shtèrp, tèt, zèmër, vètlla etj.; pranë grupeve të bashkëtingëlloreve rdh, tll:

pétlla, érdha, bulmét, péshk etj.; si një /ê/ e jo e hapur: cên, frê, pês, vên, pês, vêsht,

gresên, amëlsên, pê etj.; si tog zanor /ae/ në vetën e dytë, njëjës, të së kryerës së

thjeshtë dëftore: thae, dhae, lae, pae, rae. Sakaq, /e/ e patheksuar, në disa fjalë e

ndeshim si një /a/, por në pak raste duhet thënë: taposht, shaqer, shatisim, xhanazet.

/ë/-ja gojore

Kjo fonemë zanore në pozicion të theksuar mungon si kudo ne gegërishte dhe në

vend të saj del ose fonema /i/ ose /â/. E ndeshim tek përemrat dëftorë, njëjës, në disa

fjalë të përgjithshme: nji, njizet, atâ, ktâ, kâ nân, kam qân, rân, xhâj, njâ, hân, kam

bâ etj.

Ky timbër hundor që merr në këto pozicione, duket si vjen si rezultat i një /n/ të

hershme, e cila del në shkrim dhe tek autorët e vjetër, Buzuku dhe tek Bogdani: atan,

këtan – atë, këtë, por që më pas duhet të ketë rënë, dhe ka lënë ngjyrën e vet hundore

tek zanorja.

Në pozicion të patheksuar /ë/ si kudo në gegërishte nuk del. Kështu në pozicion

të patheksuar në fund të fjalës, nuk ndihet: buk, pun, gjal, kal, nan, han mur, jav etj.

Mirëpo, në trup të fjalës, në pozicion pastheksor, kur është pranë bashkëtingëlloreve

/l/, /r/, /n/,/s/ në rrokje të mbyllur, kjo zanore ndihet: Dibër, femën, gjuhën, tamël,

urdhën, xharpën, dorës, nanës, punës, arën, babën, luftën, t‟parën, pushkën, i amël, i

vokël, erdhëm, erdhën, murën, rrafën, dulën etj. por tek disa emra femërorë, nga këto

që përmendëm mëlart, kjo zanore bie pasi shquhen: dhelpna, femra, motra, xharpni,

tamli, gjuhna etj. në pozicion para theksit /ë/ e patheksuar nuk ndihet: kto, shnet, vlla,

fmi, me përjashtime të tilla si: Shënre, shpëneka, lëndin, shtërpoi etj.

164

Vep. e cit. kreu II, f. 130

Page 68: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

69

Zanoret e gjata, hundore

Në shqyrtimin tonë për këtë të folme, kemi vënë re se zanoret e gjata ende ruhen

mirë. Zanore të gjata pranohen ato zanore të cilat shqiptohen me dyfishin e kohës që

zakonisht merr një zanore në kushte normale, ndryshe dhe zanore kuantitative. Prof.

K. Topalli pohon: “Kuantiteti i zanoreve lidhet me kohëzgjatjen e shqiptimit të

tingujve, pra me gjatësinë e tyre”165

. Zakonisht në literaturën gjuhësore zanoret e

gjata dallohen nga të tjerat me një vijë të shkurtër horizontale sipër tyre (/ā/ = /a/ e

gjatë).

Por, në studimet e sotme, sidomos në Dialektologji, zanoret e gjata edhe me anë

të dy pikave të vendosura pas tyre (/a:/ = /a/ e gjatë). Kjo dukuri gjuhësore nuk është e

re për shqipen dhe as për këtë të folme. Që tek libri i Buzukut studiuesit e përmendin

këtë fenomen. E mandej dhe në tekstet e tjera të vjetra të shqipes së shkruar166

. Tek

autorët e vjetër, zanoret e gjata paraqiteshin me anë të dyfishimit të zanores, p.sh biir,

dhee, graa etj. Në shqipen e sotme ky tipar nuk është rëndësor ndaj dhe nuk ruhet në

shkrim.

Albanologët që janë marrë me këtë problem (Hani, Dozoni, Pekmezi, Vajgandi,

Çabej etj.), i kanë njohur shqipes tri lloje gjatësish: zanore të gjata, të mesme e të

shkurtëra. Këtë gjendje e ruan më së miri gegërishtja, që del në këtë pikë më

konservative; kurse toskërishtja ka ardhur duke i rrafshuar gjatësitë e hershme. Por, ka

krahina të Toskërisë, sidomos zonat periferike, ku kuantiteti ruhet mjaft mirë. Edhe

tek arbëreshët e Italisë ruhet ky tipar. Pra, ajo ka qenë veçori e mbarë shqipes.

Rrugët nga buron gjatësia e zanoreve, si dhe si është përcjellë kjo dukuri në

shqipe, janë të ndryshme. Për të folmen tonë do merremi me pozicionet ku haset sot.

Këto zanore në të folmen e Matit, ndihen zakonisht në këto pozicione:

- në rrokjen e theksuar tek fjalët që dalin në rrokje të hapur: - brî:, drû:,

vllâ:, dhê:, gjû:, hû:

- në zanoren e theksuar tek fjalët që dalin në rrokje të mbyllur para disa

bashkëtingëlloreve: r, t, ll, si në rastet: gu: r, de: r, goma: r, he: ll, pö:

ll, de: t;

- në zanoren e theksuar në rrokjet fundore të fjalëve që kanë pasur /ë/ të

patheksuar: be: s, pu: n, fu: sh, mi: z, pe: s, a: n;

- në shumësin e disa emrave ku rënia e /ë/ bën që zanorja e theksuar të

zgjatet: shok-sho: k, rreth-rra: th, vath-va: th, dyshek-dyshe: k, dallap-

dalla: p;

- nga monoftongimi i grupeve të zanoreve /ue, ie, ye/,: prru:, thu:, dy: r, di:

ll, me: ll, krö: t;

- në zanoren e theksuar tek trajtat e shumësit të disa foljeve të cilat tashmë

dalin në rrokje fundore të hapura: pa:m, pa:n, dha:m, dha:n,ra:n etj;

- në disa folje supletive të vetës së tretë të së kryerës së thjeshtë ku zanorja

është e theksuar: vro:, (sheh) pa:, tha:, la: etj.

- në rrokje të mbyllur zanoret e theksuara janë të shkurtra: kep, gjak, lis, mot,

kunat, plep, buk, shum, etj.

Lidhur me zanoret e gjata në këtë të folme, duhet thënë se gjatësia e tyre në

rastet kur përkojnë me theksin, edhe mund të ndryshojë nga fjala në fjalë. Tek

165

Shih: K.Topalli, Leksionet e Fonetikës historike – Sistemi zanor, Tiranë, 2002, f. 20 166

Shih në fillim të tezës edhe përafritë që kemi bërë mes gjuhës së autorëve të vjetër dhe të folmes

sonë.

Page 69: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

70

shembujt e sjellë, gjatësia pothuaj është e njëjtë, e cila dhe nën efektin e theksit, bëhet

e dukshme dhe bie në sy.

Megjithatë, në raste të caktuara nuk është larg përdorimit të shqipes së

përgjithshme. Më e spikatur është tek rrokjet e hapura dhe përpara të lëngëtave –r,-t,-

ll. Ajo që vlen të thuhet, është se gjatësia e zanoreve ruhet më mirë në brezin e vjetër.

Në brezat e tjerë, prirjet rrafshuese dhe normëzuese të standardit, janë më të qarta. Si

dhe për tipare të tjera, ato dukuri që përbëjnë fytyrën e të folmes së Matit, vijojnë të

ruhen më mirë në brezin e moshuar (megjithëse edhe këtu ka diferencime, ç‟ka

shpjegon rrugën e nisur gradualisht për tek ndryshimi). Pak prej tyre janë trashëguar

pastër edhe tek më të rinjtë.

Ndërsa faza e kapërcyer, pra brezi i mesëm i ruan shumë prej tipareve të së

folmes në një gjendje të ndërmjetme. Drejtimi i përgjithshëm është drejt formave të

standardit, cilësisht si një nevojë për komunikim më të gjerë. Shtuar këtu se, brezat e

rinj e përtypin më lehtësisht pranimin e së resë, të normave, të kulturës, etj. sesa

brezat e tjerë. Pra, tek ta prin dëshira.

Zanoret hundore, janë një tjetër veçori gjuhësore në sistemin zanor të

gegërishtes, ku bën pjesë dhe e folmja e Matit, si një e folme qendrore.

Zanoret hundore në këtë dialekt krijojnë një seri më vete. Hundorësia (ose

nazaliteti) është një tipar që vjen nga timbri hundor që marrin në shqiptim zanoret167

.

Ky timbër vjen i ndikuar drejtpërsëdrejti nga bashkëshoqërimi i tyre me disa

bashkëtingëllore që janë quajtur po ashtu hundore, /m, n, nj), kur kjo vjen pas zanores.

Hundorësinë më të madhe duket se e ka bahkëtingëllorja /n/, e cila pas këtij procesi

ka rënë (rotacizmi).

Por, ka dhe raste kur zanoret hundore janë krijuar për analogji. Sot, hundorësinë

si tipar dallues në sistemin e vet zanor e ruan vetëm gegërishtja, madje dhe aty ka

intensitet të ndryshueshëm nga njëra trevë në tjetrën. Madje, disa zona si Ulqini dhe

Dibra e kanë humbur fare hundorësinë168

.

Këtë cilësi e gjejmë dhe tek autorët e vjetër të shkrimit të shqipes. Në përgjithësi

ata nuk e kanë paraqitur në shkrimet e tyre. vetëm Buzuku dhe Bogdani, në disa raste

e shënojnë hundorësinë e zanoreve me anë të shkronjës /n/ si p.sh: manz për mâz,

pensë për pêsë, anshtë për âshtë etj. toskërishtja nuk i ruan këto zanore, as në standard

nuk dalin të shënuara. Vetëm në disa të folme skajore si çamërishtja dhe labërishtja

ruajnë disa zanore hundore169

, tipar ky konservativ ndër disa të tjerë të tillë, që e

përafron dialektin gegë me atë toskë, me një gjendje të hershme kur ata duhet të kenë

shumë më të afërt mes tyre sa ç‟paraqiten sot.

Këto zanore në të folmen e Matit sot ndihen kryesisht në rastet:

Para bashkëtingëlloreve hundore: drûni, gjûni, hûni, kâm, nân.

Para bashkëtingëlloreve hundore që tani kanë rënë, por që tek zanorja ku ka

qenë pranë ka lënë timbrin e saj hundor: me bâ, murâ, dërjâ, hû, hî, brî, frê,

gjâ, mâs, pê, xhî, zâ, zjû, ftû, me hî, kmῶn, tῶn, etj.

Ndonjëherë edhe para bashkëtingëllores /nj/, e cila sot del si /j/: vîj, t‟vîjsh.

/â/ hundore

Në gegërishte mbarë, kur një zanore gojore /a/ që ndodhet përpara një

bashkëtingëlloreje hundore /m,n,nj/, ka tendencë të kalojë në hundore, dhe shënohet

në dialektologji me një kapuç lart /â/. Po ashtu, kjo zanore e re, nën ndikimin e

167

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 121 168

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 129 169

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 129

Page 70: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

71

hundores shoqëruese priret të shkojë drejt një /ô/ në thuajse pjesën më të madhe të

gegërishtes. Mirëpo, në të folmen e Matit, këtë cilësi, buzore të kësaj zanoreje, nuk e

ndeshim në asnjë rast.

Pra, /â/ e të folmes së Matit del si një tingull zanor i mbrapmë, është si /o/ e

gjuhës standarde, por jo e buzorëzuar. Më afër realitetit gjuhësor do të ishim, nëse

këtë /â/ të Matit e afrojmë në artikulim170

dhe si rezultat dhe në transkriptim, me një

/ʌ/ të anglishtes, si në fjalën /bʌt/ (but). Ky tingull, përftohet në këto pozita: a). /â/ në

/ ʌ / (një zanore hundore e mbrapme, e pabuzorëzuar): e âma, e âmël, ânrra,

bërthâm, dhâm, kâma, mân, nâna, rân, kalamâ, murrâ, zâ, me bâ, xhâ, mâ; b). bâmje,

duhân, hajvâni, jargjân, kâm, kapidân, stân, Tirân; c). dhmâll, e mâdhe, mâxhe,

mnâsh, nâlt, nâtën; d). hâŋër, kâŋ, âdërr.

Në asnjë rast kur zanorja /a/ nuk ndodhet pranë hundoreve /m,n,nj/ nuk ndodh

që të kalojë në /â/. Për këtë tipar, në këtë të folme nuk ka ndonjë dallim të madh

ndërmjet brezave. Themi këtë pasi kjo ndihet si cilësi si në brezin e moshuar, të

mesëm ashtu dhe tek të rinjtë. Mirëpo, intensiteti i përdorimit të saj tek më të rinjtë

nuk barazohet me atë që del në gojën e më të moshuarve. Duke qenë nën ndikimin

gjithmonë e më shumë të mbarëshqipes dhe të standardit, të rinjtë e kanë më pak të

theksuar dhe priren drejt çngjyrimit hundor të zanoreve të tilla.

Grupe zanoresh

Togjet e zanoreve janë përkufizuar si një bashkëshoqërim i dy zanoreve në

pozicione të ndryshme të fjalës, dhe sillën në përdorimin gjuhësor si e anasjella e

diftongjeve. Pra, njëra nga zanoret e mbyllura nuk është gjysmëzanore / i

, u

/ e

patheksuar. Gjithashtu ato kanë dhe kushte të tjera, që përcaktojnë përdorimin:

formojnë rrokje mëvete, ndahen në kufi të fjalëve, si dhe shqiptohen veçan.

Gjuha shqipe është një gjuhë e pasur në grupe zanoresh (dhe

bashkëtingëlloresh), çka e bën atë një gjuhë të dallueshme prej shumë të tjerave. Për

grupet e zanoreve, shqipja përfaqësohet vetëm me grupet dyshe të zanoreve. Në rastet

e tjera zanorja e tretë ose shqiptohet si bashkëtingëllore, ose errësohet në element të

patheksuar (kjo për fjalët që hyjnë nga gjuhët e huaja). Në të njëjtën linjë ecën trajtimi

edhe për të folmet a variantet dialektore. Në të folmen e Matit dalin këto grupe

zanoresh:

/ue/ Ky grup zanoresh, ka kaluar tërësisht në /u/. Me këtë rast po shtojmë se

dhe B. Beci në trajtimin e tij171

thotë se e ka hasur këtë tog zanor, megjithatë realiteti i

sotëm gjuhësor në atë të folme nuk na e verifikon pohimin e tij. Duke marrë në

konsideratë dhe kohën që ka kaluar qëkur ai ka bërë hulumtimin gjuhësor, mund të

themi se ky tog ka ardhur në bjerrje përgjatë gjysmëshekulli. Profesori e merr në

konsideratë në punimin e tij edhe faktin se ky tog, që në ato vite ishte mjaft i

reduktuar dhe dilte vetëm në të folmen e më të moshuarve, në pak zona skajore të

krahinës.

Më shumë, na ngjan të jetë një ndikim i të folmeve kufitare, sesa një tog i ruajtur

i vetë të folmes. Pasi evolucioni i togut të vjetër /uo/ nga buron dhe togzanori /ue/ e ka

mbyllur ciklin e vet dhe nuk ka më gjurmë të asnjë përdorimi /uo/ apo dhe të fazës së

170

Për shqiptimin e /ʌ/ në anglisht gjuha lëviz pak mbrapa, pjesa e mbrapme e shpinës së gjuhës

ngrihet pak drejt pjesës së përparme të qiellzës së butë, buzët shtrihen, distanca në mes të nofullave

është e madhe. (sipas shënimit të B.Becit). 171

Shih: B.Beci, art.i cit. f. 250

Page 71: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

72

ndërmjetme me /e/ të patheksuar të rrëgjuar /ë/ në togun /uë/, që ka prodhuar /u/ e

monoftonguar. Por, sidoqoftë rruga e evoluimit të tij, mbetet /uo/ > /ue/ > /uë/ > /u/.

Vetë shembujt që sillen në atë punim, të verifikuara sot në gojën e më të

moshuarve, nuk na rezultojnë të përdoren më si të pamonoftonguara. Ajo që dihet

është se: ky tog zanor është përdorur më parë edhe në këtë të folme172

, ashtu si në

mbarë gegërishten, por tashmë ai është monoftonguar në /u/: mu, kru, thu, prru, lexu,

pajtu, msu, ftu, kacarru, shkarku, ku zanorja tani del e gjatë.

Realiteti gjuhësor i sotëm për këtë togzanor, nuk na dëshmon për prezencë të tij,

as në gojën e brezit më të moshuar. Në të folurin e të rinjve, vëmë re të përdoren ato

grupe që ka edhe standardi.

/ye/ Ky tog zanor ka ndjekur kryesisht rrugën e evolucionit të fonemës zanore

/y/, (por dhe të /i/ ), e cila në zonën tonë është monoftonguar në /ω/ dhe /ö/.

Megjithatë në brezin e ri dhe të shkolluar ai ka evoluar në një /è/ të hapët, e cila është

bërë dhe trajtë sunduese. Për kalimin e /i/ dhe /y/ në një /è/ të hapur në këtë të folme e

kemi bërë sqarimin përkatës.

Por, ky tog zanor, krahas /ω/, /ö/, /è/, në këtë të folme jep dhe /y/: xhyj, tlyn,

shqyj, dyr, thyj, etj. Prandaj, na duket me vend që t‟i shtojmë në ditët e sotme pohimit

të prof. B. Becit, se krahas prirjes kryesore të këtij togu zanor që është kalimi në /ω/

dhe /ö/, në pjesën më të madhe të krahinës së Matit, ndeshim dhe përdorimin e /y/,

pikërisht se realiteti gjuhësor na dëshmon që të folurit e të rinjve përdor më mirë e

lehtë variantin me një /y/; ndoshta duhet pasur parasysh koha që ka kaluar nga

mbledhjet e prof., apo vetë evolucioni i këtij togu zanor dhe mbizotërimi më shumë i

/è/dhe /y/-së, krahas /ω/dhe /ö/: krωt, pωt, fωll, kcω,; tlön, dör, pösim, kröt, pöt; krèt,

pèt, kcè, thè, me thè etj.

Grupet /ie/, /eu/, /au/, /oi/, /oe/, /ae/ kanë dhënë pikërisht:

/ie/ - /je/, /e/, /é/: mjel, mjell, vjel, sjell, pjell; di:ll, çi:ll, e di:l, bii, përzi

i , zi

i;

dhét, përcéll, me tér; méll, qérr.

/eu/ - /eŭ/: leu, the

u, pre

u, thke

u, ne

u, shte

u (diftong)

/au/ - /aŭ/: kau, da

u, shta

u, ça

u, la

u, tha

u, (diftong)

/oi/ - /oǐ/ (v. tretë. kr. thjeshtë. dëft. )liröi, shkö

i, pushkatö

i, punö

i, nerö

i

(diftong)

/oe/ - /oe/, /ö/: voe, roe, vöis, rö

is.

/ae/ - /ae/, /é/: lae, pae, thae, rae; m‟lé, m‟thé, m‟pé, m‟ré.

2.2.2 Sistemi i bashkëtingëlloreve

Duke u mbështetur në dallimet dialektore sipas inventarit të fonemave

bashkëtingëllore173

, vemë re se e folmja e Matit bën pjesë në arealin gjuhësor numër 3

me një inventar prej 30 fonemash bashkëtingëllore d.m.th. 29 fonemat

bashkëtingëllore që ka dhe gjuha standarde, por dhe një fonemë tjetër që është

bashkëtingëllore prapagjuhore sonante dhe hundore, e cila ka dalë nga asimilimi i

grupit /ng/ > /ŋ/.

Në sistemin bashkëtingëllor të kësaj të folmje spikasin disa dukuri fonetike, të

cilat jo vetëm që japin fytyrën dhe fizionominë e saj, por njëherësh paraqiten dhe me

172

Shih në këtë punim sythin për një krahasim të gjuhës së autorëve të vjetër dhe të folmes së Matit sot. 173

Shih: J. gjinari GJ. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 2000, kreu II, f. 133

Page 72: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

73

vlera sociolinguistike, të ëndshme për t‟u ndjekur dhe trajtuar. Larmia e dukurive

fonetike (të sistemit bashkëtingëllor), që shfaqen në këtë të folme, janë të çmuara jo

vetëm për rrafshin diakronik, dhe për të ditur rrugët e evoluimit të disa dukurive, por

dhe për të ballafaquar gjendjen dhe afrinë që ka me standardin e shqipes, në aspektin

sinkronik.

Të gjitha këto krahasimisht me një gjendje të mirëdokumentuar në punimin

dialektologjik për të folmen në vitet „60 si dhe me të dhëna sociolinguistike të sotme

të para në tre breza.

Bashkëtingëlloret. Grupe bashkëtingëlloresh

Në këtë trajtim duhet të mbajmë parasysh evoluimin e disa bashkëtingëlloreve

në pozicione të ndryshme në fonema të tjera si: /g/→/gj/, /q/→/ç/, /gj/→/xh/, /h/→/f/,

/s/→/c/. Mirëpo kur themi se këto bashkëtingëllore kanë evoluar në të tjera, kjo nuk

do të thotë se aty nuk ekzistojnë këto bashkëtingëllore që evoluojnë, ose që ky

fenomen evoluimi është i përgjithësuar, sepse aty ku kemi: /g/→/gj/→ gjarth, gjur,

gjatuj, lugj, bregj, përgju, pagju, gjusht, etj.; kemi dhe /g/: gru, grosh, grop, gati,

grusht, rregull, grep, grup, etj.; /q/→/ç/→ çep, çên, çit, teneçe, hiçte, diç, musteçe,

etj.; kemi dhe /q/: qerpik, qukapik, qaj, qershor, qytet, Qamil, etj.

Fillimisht do ta nisim punën me përshkrimin e gjendjes për disa nga

bashkëtingëlloret “problematike” të së folmes, të cilat me evoluimet e tyre, krijojnë

një pamje krejt tjetër të panoramës gjuhësore, krahasuar me atë të standardit.

Bashkëtingëllorja /g/ në këtë të folme, ka tendencë të kalojë në qiellzoren /gj/.

Ky fenomen kalimi, është i pranishëm në të gjithë Matin. Bën përjashtim këtu e

folmja e fshatit Gur i Bardhë. Po ashtu, këtij fenomeni nuk i janë nënshtruar të gjitha

fjalët që e përmbajnë velaren /g/. Kjo, edhe për ato fjalë që në disa zona e paraqesin të

evoluar.

Pra, krahas pranisë së /g/ në të folme, kemi dhe një larmi të gjendjes, qoftë me

fjalë a qoftë me dukuri në tërësi. Një fjalë që në një zonë të Matit, e kthen /g/ në /gj/

në një zonë tjetër nuk ndodh t‟i jetë nënshtruar fenomenit. Gjithashtu, kjo dukuri

bëhet më interesante, e sakaq dhe më komplekse, sepse vihet re në pozicione të

ndryshme dhe pranë tingujve zanorë të ndryshëm. Andaj, kemi thënë se brenda saj kjo

e folme përbën një larmi ligjërimesh.

Disa shembuj që flasin për kalimin tonë: gjöja, gjatuj, gjrusht (grusht), gjrik

(grykë), me gjri (gri), me pagju, lugja, t‟egjra, vargjöi, zagjar, burgj, largj, i ligj,

gjabu, gjrosh (grosh), gjot (gotë), gjru (gru), bregjut, me përgju, me lagj, vigj, gjac,

gjur, gjusht (gusht), shegj, me u largju, gjözhd, pagjöva, etj. Disa prej tyre siç i kemi

paraqitur dhe në shembujt mëlart, dalin dhe me /g/. jo në të njëjtën zonë.

Arsyet e këtij kalimi, në studimet gjuhësore janë parë nga më të ndryshmet174

dhe janë listuar si shpjegime të mundshme të fenomenit, por ajo që na duket më e

arsyeshmja është që kjo dukuri duhet të ketë nisur pranë zanoreve të prapme. Siç e

thamë, kemi dhe shembuj të cilët e ruajnë të pandryshuar /g/: grösh, gru, i vogël, zog,

burg, u gzum, rregull, gati, garth, grushta, gur, gusht, rrogë etj.

Një tjetër bashkëtingëllore që hyn në rrethin e “problematikeve” të së folmes

është qiellzorja /q/. Ajo priret të kalojë në afrikaten /ç/. Megjithëse, jo si një /ç/ e

pastër e shqipes standarde, por si një krijim i ndërmjetëm mes /q/ e /ç/. Pozicionet e

këtij këmbimi janë të ndryshme: heç, keç, kuç, miç, dreç, nreç, shöçit, çaf, çef, çen,

174

Shih shpjegimet përkatëse të përmbledhura në artikullin e B.Becit për këtë të folme, f. 253

Page 73: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

74

çep, fiç, keçe, fuçi, knaç, shöçi, fuçi musteçe, çöllöi, xhaçe, çe:, shoç, çörr, konaçe,

rriçën, shtiçe, zöç, buç, doç, höç, çep, çit, teneçe, çepër, çesh, çet, çylaf, nji çin, etj.

Përsa i takon shpjegimit dhe arsyeve të këtij fenomeni, gjersa është i shtirë në

fjalë të kategorive të ndryshme, e në pozicione që variojnë në strukturën e fjalës,

mund të themi se motivet e kalimit duhet t‟i shohim tek zanoret shoqëruese. Duke

qenë pranë të përparmeve, sidomos /i/, /e/, këto kanë ndikuar që edhe /q/ të tërhiqet

më përpare duke kaluar në /ç/. Pastaj, dukuria është shtrirë me analogji dhe në fjalë e

pozicione të tjera të bashkëtingëllores. Por, duhet theksuar se përdorimet e saj janë

dysore, pasi krahas fjalëve me /ç/ kemi dhe variantin me /q/ në po brenda një zone.

Në gjuhën e më të rinjve, kjo dukuri priret drejt rikthimit në trajtën e parë, pra

në /q/. Dita-ditës shtohen përdorimet, jo vetëm të fjalëve që hyjnë nga gjithëshqipja,

por dhe të atyre që janë pjesë e fondit aktiv me /ç/, të së folmes, në trajtën si i ka

standardi. Ndikimi shtrihet dhe në të folmen e brezit të mesëm (më tepër atij të

shkolluar), saqë ngurimi mes përdorimeve /q/ e /ç/ lë hapësirë për interpretim.

Meqënëse folëm gjer më tani për dy variantet e fonemave /g, q/ përkatësisht në

/gj, ç/ në të folmen tonë, duhet thënë, se këtu hyn në fuqi një teori kompensimi. Në

këtë të folme (por jo vetëm), prania e /q/ dhe /gj/ është rezultat dhe i evolucionit të

grupeve të bashkëtingëlloreve të vjetra /kl/, /gl/ dhe i grupeve /tj/, /dj/, që japin

përkatësisht këto dy fonema: /kl/→/q/: me qa, me qân, qofsha, qumsht,; /gl/→/gj/:

gjuhna, t‟gjata, gjuni, gjisht, zgjidh, etj. Këto do t‟i shohim dhe më tej në vijim të

trajtimit të bashkëtingëlloreve dhe grupeve që formojnë ato.

Për bashkëtingëlloren /q/ do të përmendim edhe faktin se kur ndodhet para

bashkëtingëlloreve /t/, /n/, /m/, eshtë jotizuar, pra jep qiellzore-shtegoren /j/175

, por

krahas asaj ekzistojnë dhe trajtat me /ç/, që janë zhvillim i parë i fonemës /q/. Kështu

krahas: plejt, mijt, fijt, drejn, zojt, sho-shojn, kemi dhe trajtat: miçt, fiçt, pleçt, dreçin,

shö-shöçin, përpöçëm etj. Kjo duket sidomos në trajtën e shquar të numrit shumës të

emrave, ku nyja fillon me bashkëtingëlloren –të176

.

Në këtë rast vlen të thuhet se përdorimi i këtyre dy trajtave është fakultativ,

sipas dëshirës së vetë folësve, sepse ato janë më tepër variante sesa normë e

detyrueshme. Por në brezin e ri vihet re denduria e përdorimit të /ç/ në vend të /j/, e

cila ka mbetur si variant i më të moshuarve.

Sa i takon fenomenit në fjalë dhe periudhës së formimit të tij, duke qenë se atë e

ndeshim përveç të folmes sonë, edhe në të folme të tjera skajore të shqipes, edhe në

gjuhën e autorëve të vjetër të shqipes së shkruar, gjuhëtarët që janë marrë me trajtimin

e tij, kanë pohuar se ky duhet të jetë një inovacion i përbashkët i gjithë shqipes177

.

Për bashkëtingëlloren qiellzore-mbylltore /gj/, në të folmen e Matit vihet re

dukuria e kalimit të saj në alveoqiellzoren afrikate /xh/. Duhet thënë se nuancat

ndërmjetëse për këto dy realizime janë shumë të afërta dhe lehtësisht të

ngatërrueshme, sepse si njëra edhe tjera bashkëtingëllore ndihen reciprokisht në të

njëjtat zona dhe pozicione, për të njëjtat fjalë.

Kështu gjejmë: xhak, xhell, xhel, xharpën, xhiz, dixhte, maxhe, mxhes, xhulpan

etj. por krahas kemi dhe: gjak, gjasht, gjâ, gjet, t‟gjitha, lagje, gjerr, gjalp, gjath,

gjarth, gjur, bregj, gjerre, gjaluc, gjob, gjavat etj. Së pari, kjo dukuri nuk është tipike

175

Për këtë përcaktim, si dhe për disa përcaktime të tjera të bashkëtingëlloreve në tiparet e tyre

nyjëtimore, i jemi përmbajtur përshkrimeve dhe përkufizimeve të prof. R. Memushaj në Fonetika e

shqipes standarde, Toena, Tiranë, 2009, f. 68

-112 176

Shih: K. Topalli, Leksionet e Fonetikës historike - Sistemi bashkëtingëllor, cikël leksionesh, Tiranë,

2002, f. 16 177

Shih: E. Çabej, Për historinë e konsonantizmit të gjuhës shqipe, BUSH SSHSH, I, 1958, f. 33

Page 74: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

75

vetëm për këtë të folme. Ajo ndeshet dhe në të tjera zona të Shqipërisë; në gegërishten

lindore, në Shkodër, Mirditë, edhe në zona të tjera qendrore të Shqipërisë veriore, të

cilat flasin posaçërsiht për përhapjen e madhe të këtij fenomeni.

Së dyti, në kalimin e bashkëtingëllores qiellzore-mbylltore /gj/ në

alveoqiellzoren afrikate /xh/, i bashkohemi mendimit të B.Becit, i cili pohon se nën

ndikimin e zanoreve të përparme /i, e/, njësoj si për /q/ në /gj/, ka ndikuar pozicioni i

tyre më i përparmë që ka tërhequr edhe bashkëtingëlloret. Pasi ka ndodhur tërheqja

përpara dhe afrikimi i tyre në prani të këtyre zanoreve, mandej duhet të jetë përhapur

me analogji edhe në rastet e tjera178

.

Ndërsa për fonemën glotale /h/, themi se ndihet mirë në kët të folme, në çdo

pozicion. E gjejmë: hênek, hekur, her, hala, lahem, vjehërr, hak, hap, haŋër, hû, hut,

duhân, bahet, drejtohet, plehe, hekur, hec, oh, aha, grihën, krah, ah. Por, në disa

folje, këtë bashkëtingëllore e hasim si bashkëtingëlloren buzore-dhëmbore /f/: lef,

njef, gref, shof, rref, mçef, mef. Fakti që kemi përdorime të /h/ edhe si /f/ është

shpjeguar si inovacion i gegërishtes qendrore, madje i takon periudhës turke të

shqipes.

Mirëpo, në fjalë të tilla si: xet>nxehtë, nim>ndihmë, nimoj>ndihmoj, i len>i

lehtë vërejmë se dalin pa /h/, përkundër faktit që /h/ del në çdo pozicion dhe nuk bie,

prandaj mendojmë se këto trajta duhen shpjeguar jo si rënie e /h/, por si trajta

origjinare pa fonemën /h/, mendim i cili përforcohet dhe me faktin që fjalë të tilla

dalin pa /h/ që në librin e Buzukut, dhe madje vetë prof. E. Çabej i shpjegon si të

tilla.179

Një fonemë tjetër “problematike” për këtë të folme është dhe qiellzore-hundorja

sonante /nj/. Ajo del në fjalë si: njof, njifte, nji (njâ). Por, kur ajo është rezultat i

bashkimit të /n/ + /j/ = /nj/ atëherë, ajo ka fat të ndryshëm:

a). Del si në njëjës edhe në shumës tek disa emra: brinj, dëllenj, kshtenj, kunj,

rrânj, zönj.

b). Del në disa patronime: Bruçnjanët, Klösnjanët, Matnjanët.

c). Del si /j/ tek shumësi i disa emrave që mbaronin dikur me /n/: ftöja, thöja,

prröje (ppröjna), kröje (kröjna).

d). Del si / i / tek shumësi i emrave: mull

i, shkam

i, shkop

i, xharp

i. e). Del si /j/

tek foljet e së tashmes dëftore, vetë e parë: bâj, çöj, thej, lyj, punöj, shaptöj, shköj, ruj.

Bashkëtingëllorja /rr/ ndihet në çdo pozicion mjaft mirë: rregull, rresht, rrena,

rrush, berr, brryl, gatrresa, arr, burr, ferr, furr, hajrr etj.

Bashkëtingëllorja /l/ dhe /ll/ përdoren të dyja, por në disa fjalë /ll/ del në vend të

/l/, kryesisht tek disa përemra: calli, calla, callido, callado. Në këtë tipar kjo e folme

ngjan me të folmen e Malësisë së Madhe dhe asaj të Qeparoit 180

Bashkëtingëllorja /f/ ndihet mirë përpos përdorimit në vend të /h/. Disa fjalë që

në disa të folme dalin me /f/, në Mat dalin me /th/; pra ka një alternancë mes këtyre

dy bashkëtingëlloreve ku ndoshta luan rol natyra e tyre si tinguj dhëmborë p. sh. fllâx,

uftëll, fmi (e cila tek brezi i vjetër del me /th/, (thmi) kurse tek të rinjtë del me /f/ ).

Ndërsa raste të kalimit të alveolare-shtegores /s/ në alveolaren afrikate /c/ edhe pse

ndeshen në këtë të folme në disa fjalë, prapëseprapë nuk mund të themi se përbëjnë

një fenomen të përgjithësuar. Kemi: /s/>/c/, acosh, capu, kcosh, cahariç, temcai por

kemi edhe: disa, msu:s, malsor, shkrepse, çels, plotsu etj.

178

Shih art. i cit. f. 255 179

Shih: Gj. Shkurtaj, E folmja e Kelmendit, në “Dialektologjia Shqiptare”, III, Tiranë, 1975, f. 40-41. 180

Shih: Gj. Shkurtaj, E folmja e Kelmendit, në “Dialektologjia Shqiptare”, III, Tiranë, 1975, f. 45 dhe

N. Sotiri: “E folmja e Qeparoit”, Tiranë, 2001, f. 64

Page 75: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

76

Sa u takon, grupeve të bashkëtingëlloreve që shoqërohen me njëra-tjetrën dhe

që përbëjnë kombinime të njohura, apo dhe të krijuara të reja brenda sistemit të së

folmes, më poshtë do të japim një pasqyrë të gjendjes së tyre. Numri më i madh i

fonemave konsonantike dhe i përbërsve në grupet e tilla, që mund të arrijë gjer në tre,

e bën shqipen një gjuhë të pasur në grupe bashkëtingëlloresh dyshe dhe treshe. Në

morfemat rrënjë të shqipes, grupe bashkëtingëlloresh dalin në të tri pozicionet: në

fillim, në mes dhe në fund të saj.

Janë quajtur grupe bashkëtingëlloresh, ato bashkëshoqërime dyshe a treshe të

fonemave konsonantike në përbërje të fjalës që dalin në pozicione të ndryshme të saj.

Këto vlejnë si për sistemin e standardit, por njëherësh dhe për të folmet dialektore.

Për të folmen e Matit vumë re këto grupe bashkëtingëlloresh:

Grupet e bashkëtingëlloreve /mb/, /nd/, /ng/ në të folmen e Matit, ashtu si dhe

në të folmet e tjera gege, dalin me dy ose tri variante fonetike të ardhura si pasojë e

asimilimit të tyre. Mund të themi se përdorimi i këtyre trajtave s‟ka aq shumë dallime,

luhatje e ndërkalime, saqë është mjaft e vështirë të zbulohet me vërtetësi në ç‟raste

(sidomos për ç‟arsye fonetike ) përdoret njëri ose tjetri.

Grupi /mb/, si i tillë del vetëm në fjalë të reja, në gojën e brezit të ri

(veçanërisht të mësuesve, studentëve, nxënësve kur komunikojnë brenda klasës), ose

tek persona të veçantë që në raste të caktuara për shkak të pozicionit të tyre shoqëror

mundohen të përdorin një ligjërim më të krehur nga trajtat e dialektit të tyre.

Gjithsesi, në fjalët që ka pasur /mb/ në gjendjen e sotme të së folmes ka /m/, në

çdo pozicion, fillim, mes dhe fund: mret, mules, kumlla, kama, dham, mar, mush,

kâmt, âmël, Stamoll, dhâm, plum, etj. Ndërsa trajta tjetër e këtij grupi që dalin në të

folmet e tjera të gegërishtes, kuptohet që nuk gjendet: /mb/>/b/>/p/ nuk haset në këtë

të folme në asnjë rast.

Grupi /nd/, ka ndjekur të njëjtën rrugë si /mb/, edhe ai është asimiluar në një

fonemë të vetme, /n/ ose në /d/ (në një numër të kufizuar fjalësh): nalu, net, nreç,

nershëm, henek, funrrai, mrena, menim, kuven, men, i rân, ven, grin-je, knova,

katunar, mnâsh, shnet.; adërr, dhadërr, kadërr etj.

Grupi /ng/, gjithashtu del i asimiluar në pjesën më të madhe të së folmes në /g/:

hâgër, grefi, gusht, kugull, gatrru, gul, garku, groft, me e ga, gulën, gret, me garku,

gorth, gusht, shtërgu, etj. Në disa pjesë të së folmes, ndeshet një bashkëtingëllore

prapagjuhore sonante dhe hundore, e cila del nga asimilimi i grupit /ng/>/ŋ/181

.

Kështu dalin: apeŋa, muŋon, kuŋull, laŋ, kaŋ, me ŋa, ŋref etj.

Në raste të tjera, kryesisht në të folurit e brezit të ri, i cili nën ndikimin e shumë

faktorëve (shkolla, televizioni, radioja, interneti, telefonia, emigrimi, lëvizja nëpër

qytete të ndryshme ), po përdoret gjithnjë e më shumë grupi /ng/ që është afër

standardit.

Grupi /ngj/, edhe ky grup është asimiluar. Rruga e evoluimit të tij ka qenë ajo e

kalimit në /xh/. Kjo rrugë e zhvillimit të këtij grupi e nxjerr të folmen e Matit nga vija

e përgjithshme e zhvillimit të /ngj/ në gegërishte.

Prirja e gegërishtes është që këtë grup ta reduktojë në /nj/, ndërsa për këtë të

folme vëmë re prirjen /xh/ e në /g/ më pak.

Vetë Budi e shkruan të plotë /ngj/, variant të cilin e ndeshim dhe sot në të

folmen e Gurit të Bardhë: qingji, u gjau, gjeva, me gjit.

Shohim me /xh/: xhy, xhet, xhit, kixh, xhall, mxhes, e xhitme, etj.

181

Shënim:Kjo fonemë është shënuar kështu për të dhënë një fonemë të ngjashme me atë të anglishtes,

e cila del në Past Simple Tense, në përbërje të mbaresës (-ing).

Page 76: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

77

Një formë tjetër asimilimi e këtij grupi thamë që është kalimi në /nj/, që e hasim

në disa fjalë: njaqeta, njat, dhe kalimi në /g/, ku e shohim te disa raste: thgaill, thgi.

Edhe vetë grupi /ngj/ si edhe grupet e tjera, më së fundmi në gojën e brezit të ri,

tenton të shkojë në hullinë e gjithëshqipes, dhe veçan të standardit ku ruhet i plotë.

Ndërsa për grupet e vjetra /kl, gl/, që dalin në gjuhën e autorëve të vjetër (por jo

tek Budi), dhe ruhen ende në disa të folme skajore të shqipes, përfundimi në /q, gj/ për

këtë të folme, është i plotë. Kemi: qa, qân, qe, qofsha, qumsht, por kai sh (kishë);

t‟gjata, gj (xh)ishti, gjuhën, gjuni, zgjidh, gjat. Ndërsa për grupin e vjetër /lk/, kemi

fjalët: falku, bulk (bujk), por uk dhe jo ulk.

Grupi / fsh/, ruhet i plotë: gërdhifsh, qöfsha, kofsha, martofsh, njefsh, shkofsh,

vofsh, etj.; grupi /mj/ në disa fjalë del /nj/ si: nërnjet<ndërmjet, njaft<mjaft,

njedis<mjedis “midis”. Grupet /tj/, /dj/ siç e thamë kanë evoluar në /q/, /gj/, ndërsa

grupet /pl/, /bl/, /fl/ ruhen të paasimiluar: plak, plagj, plagju, pleh, plep, plöt, plum;

blet, bluj, ble; flök, flet, flurac, fle etj. në ndryshim nga të folmet fqinje ku reflektohen

ndryshe.

Dukuritë fonetike në këtë të folme

- Tkurrja e zanoreve

Është dukuri fonetike që ka prekur një sasi rastesh kur janë gjendur pranë e

pranë dy zanore. Sipas rastit tkurrja mund të ngjasë midis dy zanoresh të njëllojta ose

midis dy zanoresh të ndryshme. Nga tkurrja e zanoreve të njëllojta në Mat më dendur

bien në sy:

e + e > e me: rujt< me e rujt, me: pa< me e pa, me: pru< me e pru

i + i > i burri: vet, gjali: math, trimi: mer.

Nga tkurrja e zanoreve të ndryshme bie në sy:

a + e > e nge<ngae, the<thae, pe<pae, re<rae. Ose rastet e tkurrjes së

zanoreve në trajtat e emrave të numrit shumës në rasën gjinore: maje: madhe, are:

gjat, maje: zez, qafe: shete.

- Shurdhimi i bashkëtingëlloreve në fund të fjalës

Në të folmen e Matit nuk realizohen fonetikisht bashkëtingëlloret e zëshme në

fund të fjalës, por ato këmbehen me të shurdhëtat gjegjëse: i math, elp, funt, oris,

gjarth, lvadh, lith, erth, ropt, serp, shtek, zok, bres, mxhes. Shurdhimi ndodh

nganjëherë dhe në mes të fjalës: t‟kalpta, ropt.

- Shtimi i tingujve

Shtimi i tingujve nuk është dukuri e rëndomtë në këtë të folme, por megjithatë

janë disa fjalë të cilave u janë shtuar në krye, në trup ose në fund tinguj që nuk kanë

lidhje zanafille me to p. sh. në disa fjalë vihet re shtimi i një /h/ -je protetike: heku,

heci, haiku ose shtimi i një /j/ në fjalën “i jati”, ose tek fjalë që mbarojnë me zanore të

theksuar /i/, /a/, /e/ futet kjo fonemë në trajtën e shquar: vi-vija, fukara-fukaraja, li-

lija, polici-policija, rrufe-rrufeja.

- Rënia e tingujve

Rëniet e tingujve nuk janë shumë të ndjeshme në këtë të folme. Vërehen

apokopat: kuve: -ku vete, kam pa arth – kam pas arth, s‟bje xha – s‟bjen xha, çar bâ

Page 77: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

78

– çfarë ba, i kno vet – i këndon vetë, ose te disa fjalë me prejardhje nga turqishtja:

bab<baba, pash<pasha, ag<aga, shamat<shamata. Përmendim dhe rëniet e /ë/ në

pozicion fundor ose të patheksuar.

- Asimilimi. Disimilimi

Disa ndërrime tingujsh janë kryer si pasojë e asimilimit ose disimilimit në

largësi. Kështu nëpërmjet asimilimit të zanoreve në këtë pozicion kemi: dificit<

deficit, dytyr<detyrë, budrum<bodrum, gjavat<govat, axhak<oxhak, kanak<konak.

Nëpërmjet asimilimit të bashkëtingëlloreve në largësi kemi: tefter<defter,

gilbaz<këlbazë. Si shembuj disimilimi kemi: dylym<dynym, gërko<kërko.

Në disa raste të tjera kemi asimilimet e grupeve të bashkëtingëlloreve

/mb/>/m/, /nd/>/d/, /ng/>/g/, /ngj/>/xh/ ose të disa grupeve të tjera si: /rn/>/n/,

/tn/>/n/, /tm/>/m/, /nx/>/x/: s‟pan (s‟patën), gjen (xhetën), pam (patëm), pan

(patën), t‟zon (t‟zotin), mem(mbetëm), lezen (lezetin), zarr (zjarrin), shnen

(shëndetin), fllâx (thëllënxë), rrâx (rrânxë).

- Metateza

Kjo dukuri fonetike vepron në disa fjalë si: xrrohem>rrëzohem, xryp>zdryp,

thmi>fëmi, mçef>fsheh, pshtoj>shpëtoj, shtërpöi>shteroi, pkut>këput, pkuc>këpucë,

thke>kthyer etj.

2.2.3 Tipare morfologjike të së folmes së Matit

Për përshkrimin morfologjik të së folmes së Matit, do t‟i përmbahemi mënyrës

strukturore të bërë nga prof. Gj. Shkurtaj në punimin e tij mbi të folmen e

Kelmendit182

dhe ato të folmeve të tjera që kanë marrë dritën e botimit nga dora e tij.

Gjithashtu në një masë të konsiderueshme, i jemi përmbajtur edhe përshkrimit dhe

sistemimit të të dhënave që prof. B.Beci ka realizuar në punimin e parë për këtë të

folme183

. Duke qenë se pranohet në masë nga gjuhëtarët se sistemi gramatikor, është

më pak i luajtshëm, dhe sidoqoftë ndryshimet në të janë shumë më të pakta, atëherë

kemi parë që në këtë pikë, afria me çfarë sjell për vitet „60 dhe gjendjes së sotme,

përbashkësitë janë më se të evidentueshme.

Ne do të përpiqemi të paraqesim disa nga veçoritë kryesore të kësaj zone, e cila

dhe në këtë pikë paraqitet më inovuese nëse do të kemi parasysh zona të tjera të

gegërisë.

Në qoftë se për pjesën e fonetikës, pamë që e folmja e Matit paraqet pikëtakime

me të folmet e tjera fqinje, duke u bashkuar në disa elemente, edhe si pasojë e

kontakteve të drejtpërdrejta, shkëmbimeve, martesave etj. në morfologji, ajo që bie në

sy është karakteri më i pavarur dhe origjinal i kësaj të folmje.

Në këtë sistem, e folmja e Matit u kundërvihet të tjera varianteve dialektore që e

rrethojnë.

Me këto cilësi, pozicionimi i saj qendror si një e folme e plotë, në gegëri, as që

mund të dyshohet. Cilësitë dalluese të saj, identifikohen si në radhë të pjesëve të

ndryshueshme të ligjëratës, ashtu dhe në pjesë të pandryshueshme. Padyshim, barrën

182

Shih: Gj. Shkurtaj, E folmja e Kelmendit, në “Dialektologjia Shqiptare”, III, Tiranë, 1975 183

Art.i cit.

Page 78: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

79

më të madhe në evidentimin e cilësive tipike, dhe në fytyrëzimin e të folmes, e kanë

emri, përemri dhe folja. Tiparet e kategoritë e tyre, në kundërvënie me simotrat edhe

të varianteve, dhe të standardit, flasin për unitet brenda sistemit të vet por dhe për

diferenca që sigurojnë një ekzistencë të pavarur prej të tjerave.

Veçori të pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës dhe kategoritë gramatikore të tyre

Në këtë pjesë do të marrim në shqyrtim tiparet dhe kategoritë e pjesëve të

ndryshueshme të ligjëratës, për të folmen e Matit. Pjesët që përmendëm si më të

rëndësishme dhe që japin dorë me të dhëna për të nxjerrë pamjen e së folmes dhe që

krijojnë kundërvëniet përkatëse me sisteme të tjera, brenda makrosistemit, janë

përkatësisht:

- Emri, dhe kategoritë e tij bazë (gjinia, trajta, numri);

- Përemri dhe cilësitë e tij të klasifikuara sipas llojeve dhe specifikave (përemri

vetor, dëftor, pronor, pyetës dhe i pacaktuar);

- Dhe në qendër do të jetë trajtimi i kategorive gramatikore dhe sistemeve të

zgjedhimit të foljes.

Sigurisht, edhe pjesët e tjera do të jenë pjesë e vëzhgimit, por për aq kohë sa

nuk japin të dhëna thelbësore që përbëjnë dallime, atëherë do të jenë të një niveli më

pak të rëndësishëm dhe do të përshkruhen për mënyrën si janë dhe paraqiten sot.

Ndër më të spikaturat në radhën e pjesëve të ndryshueshme do të trajtojmë:

praninë e numrit asnjanës, përdorimin e rasës kallëzore parafjalore, sistemi i lakimit të

përemrave pronorë si dhe disa mbaresa në trajtat kohore.

E folmja e Matit me një pozitë qendrore në Shqipërinë veriore, është vatër e

shumë zhvillimeve të reja gjuhësore, qoftë në sistemin zanor, apo dhe atë

bashkëtingëllor. Ndryshime dhe zhvillime të cilat i pamë si një fytyrë origjinale e të

folmes. Por, sakaq kjo e folme është origjinale edhe në ruajtjen e disa tipareve

arkaike, që përmendëm pak më lart.

Në sistemin gramatikor, ndryshimet për hir të së vërtetës kanë qenë më të pakta,

në raport me sistemin fornetik dhe atë leksikor. Gjithashtu, edhe pse kjo e folme

krijon një unitet gjuhësor përballë të folmeve të tjera, fqinje a jo, prapëseprapë, nuk

mund të anashkalojmë për asnjë moment, larminë gjuhësore që ka brendapërbrenda

saj.

Shumë dukuri gjuhësore, si në fonetikë, gramatikë ashtu dhe në leksik, kanë

kahe zhvillimi të ndryshme brenda vetë zonave (veriore, qendrore e jugore) të së

folmes. Izoglosat e kësaj të folmje, sa bëjnë pikëtakime për një dukuri ndërmjet tyre,

menjëherë ndahen për një dukuri tjetër, duke i ngjarë kështu një rrjete fijesh që

ndahen e takohen sakaq. Në vijim do të shtjellojmë pikërisht elementet dhe të dhënat

që vijnë nga morfologjia e kësaj të folmje.

Emri dhe kategoritë e tij

Gjinia mashkullore

Emrat mashkullorë shquhen përgjithësisht me anën e mbaresave –i, -u, por në

disa raste shfaqet dhe mbaresa -a. Janë të gjinisë mashkullore emrat që mbarojnë me

zanore hundore (û, î, ê ): drûni, hûni, pêni, zâni, hâni, frêni, mtêni, kallêni. Të gjinisë

mashkullore janë dhe disa emra që në të folme të tjera dalin si të gjinisë femërore ose

Page 79: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

80

dalin si emra ambigjenë: vjeti, kalli, fruthi, çilli, loti. Por mund të dalin si emra të

gjinisë femërore, në gojën e më të moshuarve, mashkullorët e tillë: u-ja, dru-ja,

shned-ja, et-ja, ner-a.

Në ligjërimin e brezit të mesëm dhe atij të ri, prirja për këso lloj emrash është

drejt mbaresave të standardit. Mbaresa -a është jo shumë e dendur tek emrat

mashkullorë. Vihet re tek ndonjë emër i përgjithshëm ose emër i përveçëm që mbaron

me zanoren e patheksuar –ë (në gjuhën standarde dhe në toskërishte), por që në

gegërishte ka rënë: bab-a, tat-a, ner-a, çaj-a, palc-a, sal-a, Ram-a, shned-ja.

Gjinia femërore

Emrat femërorë shquhen me anën e mbaresave –a, -ja. Siç u tha për emrat

mashkullorë që mbarojnë me bashkëtingëllore dhe që janë ambigjenë në të folme të

tjera, po ashtu edhe disa emra femërorë që dalin me bashkëtingëllore dhe që lëkunden

për nga gjinia nëpër disa të folme, në Mat, dalin të gjinisë femërore: pölla, vneshta,

veshta, mushka, börxha, vetja, shnedja, nera, spece, xhupe, kohe, plehe etj. Edhe këtu,

duhet theksuar se më shumë këtë tipar e ruan brezi i vjetër. Në femërore dalin në

përgjithësi po ato emra që janë femërorë dhe në gjuhën standarde.

Gjinia asnjanëse

Kjo gjini gjithnjë e më shumë po shkon drejt zhdukjes për shkak të përdorimit

në vend të saj të gjinisë mashkullore. Disa emra lënde dalin ende në këtë gjini, por

përgjithësisht në brezin e vjetër theksojmë se mund të hasen: grosht, grunt, gjatht,

tlynt, ujt, vjamt, misht, ndërsa në brezin e ri përdoret gjinia mashkullore po për këto

emra, dhe kemi: dylli, gjathi, mjalti, balli, mishi, tlyni etj.; dhe kësisoj kjo gjini dhe në

këtë të folme po shkon drejt zhdukjes. Kjo nuk është një veçori vetëm e kësaj të

folmeje, por e gjithë gjuhës shqipe në tërësi.

Trajta e shquar

Emrat shquhen me mbaresat –i, -u, -a, -ja. Emrat që mbarojnë me zanore

hundore shquhen me –u: me-u, she-u, se-u, ka-u, por disa emra të tillë dalin me –ni:

drû-ni, hû-ni, gjû-ni, frê-ni, hê-ni, mtê-ni, kallê-ni. Emrat që mbarojnë me zanore të

theksuar shquhen po ashtu me –u, dhe si këto edhe disa emra që dalin me temë në

bashkëtingëlloren –k, (ndërsa emrat që dalin me –g, në fund fjale e shurdhojnë atë):

ari-u, kadi-u, ka-u, vlla-u, dhe-u, tra-u, mullexhi-u; krushk-u, mek-u, shtek-u, plak-u,

bark-u, kapak-u, etj.

Në përgjithësi emrat që dalin me bashkëtingëllore –g në fund të fjalës e

shurdhojnë atë në –k, dhe prandaj ato dalin me –u në fund. Emrat që dalin me temë

në bashkëtingëlloren –h, shquhen me –i: ah-i, krah-i, pleh-i, sheh-i. Ndërsa emrat që

dalin me togun –ue marrin gjysmëzanoren –i, por dhe ato që dalin me –ur, -ull, -or, -

oll, -uer, -uell shquhen po me –i: krue-kru: -krö-i, ftue-ftu: -ftö-i, prrue-prru: -prrö-i,

thue-thu: -thö-i; krahnur-i, unur-i, frur-i, qershor-i, kallnor-i, fror-i, plor-i, troll-i.

Emrat femërorë që dalin me –e të patheksuar, shquhen me – ja dhe bjerrin –ë –

në e patheksuar: dele-delja, nuse-nusja, lule-lulja, spece-specja, xhupe-xhupja. Rasa

kallëzore e shquar del me disa trajta: me mbaresën –në, tek emrat: drunë, frenë,

hunë, gjunë, kushrenë, (pasi –ë bie); ose me –t, kur emrat bashkohen në përdorim me

parafjalët e kësaj rase: m‟vaktit, m‟kalit, n‟kulmit, për gjalit, për mecit. Rasa

kallëzore e shquar është një rasë që tërheq vëmendjen.

Page 80: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

81

Kështu, kallëzorja e shquar e emrave mashkullorë që dalin më zanore (hundore

a jo), marrin mbaresën –në (-ë bie siç dihet): drû+në =drûnë > drûn‟; frên, gjûn,

kushrên, kërcûn, mên, zân, dhên, kân, vllân etj. Gjithashtu –n marrin edhe emrat

mashkullorë që dalin me bashkëtingëllore (jo k,g): dashi-n, duhani-n, gjali-n, xheli-n,

kasapi-n, ai-n, krahi-n, shehi-n etj. Ndërsa emrat mashkullorë që mbarojnë me

bashkëtingëlloret k, g, marrin mbaresën –n.: bireku-n, meku-n, plaku-n, shoku-n,

xhaku-n.

Një specifikë e kësaj rase, është e ashtuquajtura rasa kallëzore parafjalore (ose

rasa vendore).184

Kjo rasë, shënon bashkimin e emrave të gjinisë mashkullore të

pashquar me parafjalët, më, në, me, për, nëpër. Pas këtij bashkimi, emrat marrin –t:

n‟malt, n‟kalt, m‟dallapt, m‟klupt, m‟lumt, m‟katunt, m‟kshillt etj. ndonjëherë këto

emra, kallëzoren parafjalore e formojnë mbi temën e emërores së shquar: m‟kalit,

n‟kulmit, m‟vaktit, për emnit zotit, për mecit, për mekut, me gjalit, etj. Rastet e tjera të

emrave femërorë, si: me dorët, m‟fushët, me thekët, n‟rrugët, m‟t‟errt, që i përmend

prof. Beci në punimin e tij185

dhe të tjera raste të po kësaj rase, sot në asnjërin nga

brezat që kemi marrë në vëzhgim nuk i ndeshëm.

Trajta e pashquar

Në këtë të folme bien në sy disa emra, të cilët në të pashquarën dalin me

mbaresën –e, e cila u shtohet në fund. Në vend që të kemi: koh kemi koh-e, pleh-

pleh-e, çerek- çerek-e Mat-Mat- (j) e etj. Në disa emra femërorë që dalin me –e në të

pashquarën u shtohet dhe një –j protetike: bamje, bumje, kohje, sotje. Tek disa emra

mashkullorë kemi një mbaresë që vjen pas –h –së së temës: ah-a, krah-a, rrah-a, etj.

Numri shumës

Si dhe në gjuhën shqipe standarde edhe në mbarë gegërishten, po ashtu dhe në

të folmen e Matit, ka një larmi të madhe formantesh për formimin e shumësit. Në

mënyrë të përmbledhur po paraqesim në një skemë mënyrat më kryesore për

formimin e shumësit të emrave:

Tab.1

184

Sipas referimit të B.Beci në art.i cit. f. 211 185

Po ai, po aty.

-a burr-a, kixh-a, mec-a, çörra, kröma, xhama, sahana, krahna, msusa,

plum-a, man-a, jargjan-a, oficer-a, grusht-a, pus-a, msus-a, fell-a,

bastan-a, xhisht-a, shkam-a etj. -e, -je shkam-e, katun-e, lvadh-e, vargj-e, rraç-e, vorr-e, burra-ve rezervar-e;

batani-je, he-je, ö-nje etj.

: (gjatësia) shok>sho:k, vath>va:th, dyshek>dyshe:k, dallap>dalla:p,

çarap>çara:p, krevat> kreva:t, pun‟tor>pun‟to:r.

k>ç, g>gj + e mek>miç, faik>fiç, plak>pleç, trug>truxhe, uk>uç, zogj>zöç;

plug>plu/xh/e, kanak>kana/ç/e, axhak>axha/ç/e xhak>xha/ç/e.

-j, -jna, -na shkami-j, mulli-j, kalli-j, xharpi-j, kushri-j, kufi-j, shkopi-j; prrö-jna,

thöjna; mall-na, dru-na, uj-na, mash-na, krah-na.

-naje, -ja, -jna penaj, grunaj, udhnaj, pöllnaje, thöja, ftöja, kröje, falköja, prröjna,

löjna.

a > e (metafoni)

dash > desh, sqap> sqep, tra>tre: n, shat> shet, plak> pleç, zögj > zöç.

Page 81: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

82

Për gjinoren dhe dhanoren e numrit shumës, mbaresat tipike janë, -e, -et.: djeme

tu, vllaznet, çenet, t‟pes mujet, t‟katër dite, u fkati kalamaje, vathi i blete, punt e

burrave, fjalt e grave, urdhnave, etj. Rasa rrjedhore numri shumës del me –sh, që

është e të pashquarës, ose me parafjalë: dy dursh, dy herësh, jan acosh, katër vjetësh;

prij njerzish, i dit prej ditsh, etj. Dalin vetëm në shumës emrat: flökt, gërshant, danat,

trut, mëlshit, gërhant, ndërsa disa emra e formojnë shumësin pa mbaresa ose siç quhet

ndryshe mbaresë zero: msus, söt, muj, pras. Gjithsesi pa mëtuar për një shqyrtim

shterues, se vetë dukuria është shumë e gjerë, mendojmë se dhe më vonë ajo meriton

vëmendje dhe do hulumtuar në studimet e mëvonshme.

Mbiemri dhe veçoritë e tij

Kjo pjesë ligjërate, në këtë të folme, nuk ka ndonjë zhvillim shumë të ndryshëm

nga të folmet e tjera dhe në tërësi paraqet disa ndikime nga gjuha standarde. Dallohen

disa mbiemra që vijnë nga pjesorja e foljeve (që dalin më zanore, a më

bashkëtingllore në temë), të nyjëzuara, p.sh.: mbuluar - i mulu - i pa mulu, tepruar - i

tepru - i teprum, ndarë - i da - i pada, caktuar - i caktu - i pacaktu, vra - i vra - i pa

vram‟, grirë - i gri - i grim, kënaqur - të knaç, vdekur - të vdek, pjekur - të pjek,

ardhur - i arth, ikur - të hajk, kositur - i kosit, etj.

Dallohen dhe disa mbiemra që vijnë nga pjesorja e foljes, e cila në gegërishte

del më -un shpeshherë, ose -me tek emrat femërorë: i mjellun, i pjekun, i damun, i

ardhun, i lagun, i rrafun, e vjelme, e martume, e shkatrrume, e bekume, e gzume etj.

Ndërsa, mbiemri i vokël, del në shumës me formën të vokël.

Përemri dhe llojet e tij. Veçori morfologjike

Përemri

Përemri është një ndër pjesët e ndryshueshme më komplekse në këtë të folme.

Për shkak të larmisë së madhe të formave me të cilat shfaqet ai, në zona të ndryshme

përbërëse (pjesa veriore, qendrore dhe jugore), të së folmes së Matit, edhe trajtimi për

të do jetë më detajues. Më së shumti, ndryshimet që realizohen ndërmjet përemrave

(të llojeve të ndryshme) të kësaj të folmje dhe të folmeve a varianteve të tjera, janë të

karakterit fonetik d.m.th ata kanë pësuar ndryshimet dhe evolucionet fonetike në të

cilat ka ecur në rrjedhë të kohës, vetë ajo.

Por, nuk mund të anashkalojmë dhe trajta të veçanta përemërore, që janë aktive

në të folurit e brezave të ndryshëm të zonës, kryesisht atij të moshuar, të cilat japin

ndihmesë në krijimin e fytyrës origjinale të së folmes. Më poshtë, do të paraqesim

disa nga zhvillimet më të rëndësishme në fushë të përemrave, dhe një panoramë të

gjendjes gjuhësore të sotme në këtë aspekt. I kemi trajtuar të ndara sipas tipareve

përkatëse dhe llojet e përemrave, bashkë me veçoritë përkatëse

Page 82: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

83

Përemri vetor dhe përemri dëftor

Këto dy lloje përemrash në këtë të folme nuk kanë shumë ndryshime nga gjuha

standarde dhe të folmet e tjera, duke mbajtur parasysh këtu vetëm zhvillimet fonetike,

që ndodhin në këtë të folme, të cilat përfshijnë edhe përemrat. Kështu përemri vetor

del në të gjithë paradigmën, në këtë formë, për gjininë mashkullore dhe femërore:

veta I, nr. njëjës - û, un‟, unè, v. II - tai, té, tö, v. III - ai, ajö; v. I shumës - nâ, v. II -

ju, v. III – ato.

Hundorësia tek përemri vetor i vetës së parë vihet re dhe në të folme e zona të

tjera. Kjo hundorësi është gjurmë e qartë e që rrëfen se ka dalë nga një trajtë më e

vjetër -un (e cila përdoret ende), por ndërkaq siç ka theksuar dhe prof. Gj. Shkurtaj

nuk përjashtohet mundësia që û -ja të jetë dhe ruajtja e trajtës së vjetër zanafillëse -u,

e cila më pas do të ketë pësuar hundorësi analogjike.186

Trajta - un, e cila del në këtë të folme, më shumë është ndikim nga gjuha

standarde, dhe jo një trajtë e vjetër e ruajtur. Për pohimin e parë dëshmon më së miri

fakti se – un del kryesisht në të folurit e brezit të ri dhe të të shkolluarve.

Në rasat dhanore e kallëzore përemri vetor del me trajtën -mu, ndërsa trajta e

shkurtër është -m ose –em, -um: m‟tha vet, m‟bërtaiti fort, s‟ëm ka than‟ xha, s‟um

praiti mu etj. Përemri vetor i vetës së parë shumës ka trajtën - na, trajtë e cila haset që

tek Buzuku e Budi, por ekziston dhe sot e kësaj dite në të dy dialektet.187

E folmja e Matit, si pjesë e gegërishtes qendrore hyn në ndarjen e madhe

dialektore ku vepron përdorimi i përemrave vetvetorë pronorë: i vet, e vet, t‟ vet, t‟

vetat, pasi dhe këtu i gjejmë këto përemra: gjali i vet, bija e vet, jan‟ t„vetat, ka shku

n‟shpaj t‟vet etj. Për përemrat dëftorë, themi se dhe në këtë të folme dalin po ato

përemra që dalin në mbarë gjuhën, me trajtat e veçanta fonetike të kësaj të folmeje

dhe me një veçori tjetër se përpara tyre del një fonemë tjetër bashkëtingëllore /ç/:

ç‟ky, ç‟kjö, çaj, çajö, çato, ç‟to, çatyne, ç‟tyne, të cilën e ruajnë dhe gjatë lakimit.

Tab. 2

Mashkullore Femërore

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. çaj trim-i çato trim-a çajö cuc-a çato cuc-a

Gj.i çati trim-it çatyne trima-ve/ e; i çasaj cuc-cs i çatyne cuca-ve/e:

Dh. çatij trim-it çatyne trima-ve / e: çasaj cuc-cs çatyne cuca-ve/e:

K. çat trim-in çato trim-a çat cuc-ën çato cuc-a

Rrj. çatij trim-it çatyne trima-ve / e: çasaj cuc-cs çatyne cuca-ve/e:

I njëjti fenomen ndodh dhe me lakimin e përemrave ç‟ky, ç‟kjo, veçse në të

folurit e brezit të ri bie k-ja dhe trajta me e: të gjatë, ruhet vetëm ne brezin e vjetër.

Përemri pronor

Përemrat pronorë përdoren të paranyjëzuar në këtë të folme. Për të krijuar një

ide më të plotë rreth përemrave pronorë dhe përdorimit të tyre, po japim paradigmën e

trajtave të këtyre përemrave (mbiemra) pronorë në bashkëvajtje me emra, duke qenë

se dhe larmia e formave të tyre është e madhe, madje dhe brenda një të folmeje

gjëllijnë disa variante njëkohësisht. Për vetën e parë:

186

Shih: GJ. Shkurtaj, E folmja e Kelmendit, në “Dialektologjia Shqiptare”, III, 1975, f. 48 187

Po ai, po aty

Page 83: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

84

Tab. 3 Pronari njëjës (prona njëjës ) Pronari shumës (prona njëjës )

Mash. Fem. Mash. Fem.

E. djali im (em) vajza ime (eme ) djali on (jon, ön) vajza on (jon, jön, ön)

Gj. Dh. Rrj. i djalit tim

(tem)

i vajzs sime (seme) djalit tonë(jon, tön) vajzs on (ton, jon, tön)

K. djalin tim (tem) vajzën time (teme) djalin ton (e on, e jon,

tön)

vajzën ton (e on, tön)

Pronari njëjës (prona shumës) Pronari shumës (prona shumës)

Mash. Fem. Mash. Fem.

E. librat e mi (mei,

mai)

fletoret e mija (e meja,

maja)

librat e on (ton, tön,

ön)

fletoret e ona (tona,

töna, e öna)

Gj. Dh. Rrj. i librave

t‟mi (t‟mai, t‟me

i)

fletoreve t‟mija

(t‟meja, t‟maja)

librave ton (tön) fletoreve tona (töna)

K. librat e mi (mei,

mai)

fletoret e mija (maja,

meja)

librat e on (e jon,

tön, e ön)

fletoret e ona (e öna)

Për vetën e dytë kur pronari është njëjës dhe prona njëjës për gjininë mash. dhe

fem. kemi pronorët: jot, tan, öt, öte, töte, tane, töt, tan, e jot, sate, tane, töte. Kur

pronari është shumës dhe prona njëjës kemi po për këtë vetë e këto gjini: juj, tuj, i juj,

e juj. Ndërsa kur pronari është njëjës dhe prona shumës kemi: e tu, tu, tuj, e tuj, e tua,

tuja, e tuja, por kur pronari është shumës dhe prona shumës kemi: e juj, tuj, t‟juj, e

juja, e tuja, tuja.188

Ndërsa, veta e tretë, kur pronari është njëjës dhe prona njëjës, për

gjininë mash. dhe fem. Kemi: atij, t‟atij, e atij, asaj, asaj, e asaj; kur pronari njëjës

dhe prona shumës: e atij, t‟atij, e atij, e asaj/a, asaj/t‟asaja, e asaj.

Siç vihet re, trajtat me të cilat dalin përemrat pronorë në këtë të folme, janë

shumë të larmishme. Madje, disa prej tyre, dalin njëherësh brenda një zone a pjese

përbërëse të së folmes, duke u këmbyer me njëra-tjetrën dhe duke e bërë gati të

pamundur krijimin e një uniteti brenda zonës. Aty ku bashkohen, sërish ndahen në një

aspekt tjetër. Interes paraqesin trajtat e vetës së parë dhe të dytë. Veta e tretë është më

pak e lëkundur (veçojmë nyjat) dhe ka unitet dukshëm më të spikatur se të tjerat.

Për përemrin pronor, pasi të kemi vëzhguar këtë tabelë (vetat mëpas me

përkatësi), themi se këto trajta janë rezultate të dukurive fonetike të së folmes, të

analogjisë ose të rënieve apo shtesave në fillim të këtyre përemrave.

Trajtat që pamë në tabelë ndihen dhe në të folurin e brezit të vjetër dhe në atë të

mesëm, por dhe në atë të ri, prandaj nuk mund të bëhet një ndarje e tyre sipas kriterit

të moshës, aq më tepër po të kemi parasysh faktin se ato përdoren këmbyeshëm në

vend të njëra-tjetrës edhe në të folmen e të njëjtit folës. Megjithatë, një lloj ndikimi i

kapshëm, i faktorëve jashtëgjuhësorë, edhe në rastin e përemrave, vihet re tek brezi i

ri, i cili përdor kryesisht trajtat standarde.

Përdorimi përpara, ose parandejtimi i pronorëve është i rrallë. Kështu dalin me

parandejtim vetëm pak raste kur pronorët janë me emra të tillë si: at, am, motër, vlla,

188

Tabelat i zëvendësuam me vendosjen e të dhënave përkatëse, sipas modelit të v. I.

Page 84: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

85

(yt at, jot am‟, yt vlla, jot motër). Por dhe këto raste dalin tek brezi i vjetër kryesisht

ose në sharjet mes fëmijëve ose dhe të rriturve.

Përemri pyetës

Janë po ato përemra që dalin dhe në gjuhën shqipe mbarë, por në këtë të folme

disa prej tyre paraqesin interes për t‟u përshkruar për arsye të trajtave që kanë kur

lakohen: kush? calli? ça:r? çysh? si? se?

Përemri pyetës kush? në Gj. Dh. Rrj. ka trajtën ku:j?, ndërsa në rasën kallzore

del kâ:? Përemri pyetës cili? del calli? me variantet e tjera për gjinitë mash. dhe fem.

calla, celli, cella, të cilët herë dalin me nyjë e herë pa nyjë. Po japim lakimin e

përemrit pyetës cili?

Tab. 4

Mashkullore Femërore Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. call-i call-ët call-a call-at Gj. i call-it i call-ve i call-ës i calla-ve Dh. call-it call-ve call-ës calla-ve K. call-in call-ët call-ën call-at Rrj. call-it call-ve call-ës calla-ve

Përemrat pyetës kush? calli? përdoren për të pyetur për njerëz, kafshë a sende.

I përdorshëm është dhe përemri se?: me se erdhe? me se dole?, ndërsa përemri

çfarë? del çar?, çaf?, shkaf?. Përemri pyetës çysh? i përgjigjet përemrit të gjuhës

standarde qysh?, pasi njihet tanimë siç e thamë kalimi i /q/ në /ç/, në këtë të folme.

Përemri i pacaktuar

Përemri kush del dhe si përemër i pacaktuar dhe si përemër pyetës siç u tha më

lart: a t‟pa kush, se ka ba kush at‟ pun‟. Gjatë lakimit përemri i pacaktuar kush ka

disa veçori p.sh. në kallëzore merr trajtën kân, (a xhete kân, mos u lith me kân, ka mèt

pa kân).

Me këtë përemër nëpërmjet përngjitjes me fjalë të tjera formohen të tjerë

përemra të pacaktuar si: dikush, xhithkush, kurkush, qetërkush, nokush, sekush,

kushdo. Kur lakohen këto përemra vetëm në pjesën e dytë pësojnë ndryshime, duke

dalë me trajta të tilla si:

Tab. 5

e. dikush xhithkush qetërkush kurkush nokush kushdö

gj. i diku: j i xhithku: j i qetërku: i kurku: j i noku: j i kujdö

dh diku: j xhithku: j qetërku: j kurku: j noku: j kujdö

k. dikân xhithkân qetërkân kërkân nokân kâdö rrj. diku: j xhithku: j qetërku: j kurku: j noku: j kujdö

Përemri i pacaktuar do del me variantin fonetik të /o/ për këtë të folme dö dhe

ka përdorim të dendur: dö berra, dö rraçe, dö njerëz, dö pun, dö kalamaj. Në disa

raste të tjera del dhe döve: u that döve, prej döve ke veç kèç. Në këtë të folme del një

përemër i pacaktuar disi i veçantë: nj’allaj, me kuptimin boll, shumë, mjaft, i cili

Page 85: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

86

përdoret më shumë në brezin e vjetër. Ai është i formuar nga përemri shqip një + fjala

allaj, e cila ka burim turk.

Sistemi foljor. Format e pashtjelluara

Folja

Në të folmen e Matit, ashtu si në gjuhën standarde, për ffoljen, dallohen dy

paradigma zgjedhimi: zgjedhimi vepror dhe jo vepror. Format e tyre gramatikore

janë sintetike dhe analitike. Mjetet me të cilat ndërtohen këto forma mund të jenë të

njëllojta ose të ndryshme, nga ato të gjuhës standarde dhe të folmeve të tjera.

Sigurisht, ne do të theksojmë këto të fundit me qëllim që të nxjerrim në pah atë ç‟ka e

dallon foljen e kësaj të folmje. Për të rikthyer edhe njëherë në vëmendje, me shembuj

më të shumtë dhe me sistemet e mbaresave përkatëse, do të trajtojmë foljen, pak më

gjerë se pjesët e tjera, edhe sepse disa nga dukuritë tipike të saj, kjo e folme, i shfaq

në sistemin foljor.

Dihet që ky sistem është një ndër më të ndërlikuarit e gjuhës. Spikasin për këtë

të folme dukuri të tilla si: temat dhe mbaresat që merr folja gjatë zgjedhimit,

ndryshimet fonetike karakteristike bashkë me ngjyrimet përkatëse për të folmen,

ndërkalimet dhe ndërkëmbimet midis kohëve të foljeve ej.

Zgjedhimi vepror

A. Mënyra dëftore. Koha e tashme Së pari po japim disa folje që u përkasin zgjedhimeve të ndryshme, po ashtu dhe

klasave të ndryshme. Këto folje më pas do t‟i shohim me veçorite e tyre në të folmen

e Matit, duke përfshirë ketu dhe disa folje të parregullta.

Në zgjedhimin e parë kemi klasën e parë me foljet punoj, laj në klasën e dytë

kemi foljet gjej, mbaj, hyj, ndërsa në zgjedhimin e dytë kemi klasën e parë me foljet

hap, mas, dhe klasën e dytë me foljet heq, dal, flas, vras, vjel.

Në zgjedhimin e tretë kemi klasën e parë me foljet vë, zë, klasën e dytë me

foljet di, fle, dhe klasën e tretë me foljet pi, shtie. Do të shohim këtu dhe foljet

ndihmëse kam, jam.

Koha e tashme, zgjedhimi i parë, klasa e parë dhe dytë Tab. 6

Unë punö-j la-j xhâ-j mâ-j hê-j

Ti puno - la: xhe: ma hê:

Ai/ajo puno - la: xhe: ma hê:

Ne punö-jm la-jm xhâ-jm mâ-jm hê-m

Ju puno-ni la-ni xhi-ni mâ-ni hê-ni

Ata/ato punö-jn la-jn xhâ-jn mâ-jn hê-ên

Foljet e klasës së parë dhe dytë në vetën e parë dhe dytë dalin pa mbaresën –n.

Tek foljet e klasës së dytë në v. I. njëjës dhe v. I. III. shumës zanorja –e e temës ka

kaluar në –a, ndërsa në vetën e dytë shumës të po kësaj klase ka dhënë –i. Grupet e

bashkëtingëlloreve -mb, -nd. reduktohen në m, n në të gjitha rasat. Është i njohur

evolucioni i /y/ në /e/.

Page 86: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

87

Koha e tashme, zgjedhimi i dytë, klasa e parë dhe dytë Tab. 7

Unë hap mas hek dal föl vras

Ti hap mat hek del föl vret

Ai hap mat hek del föl vret

Ne hap-im mas-im hek-im dal-im föl-im vras-im

Ju hap-ni mat-ni hiç-ni dil-ni föl-ni vrait-ni

Ata hap-in mas-in hek-in dal-in föl-in vras-in

Foljet e zgjedhimit të II. të klasës së II. dalin njëlloj si në gjuhën standarde. Tek

foljet e klasës së II. kemi disa dallime. Zanorja e temës tek folja flas ka kaluar në /ö/

(më e mbyllur se /a/ dhe më e përparme se /o/, e ngritjes së mesme e afërt me /ë/).

Bashkëtingëllorja e foljes heq ka kaluar ne –k. Në v. II. shumës kjo bashkëtingëllore

ka dhënë –ç.

Po ashtu në v. II. shumës folja vras e ndërron zanoren e temës nga /i/ në /ai/

(kalim fonetik i njohur në këtë të folme). Po ashtu folja flas në të III. vetat njëjës del

me metatezë dhe pa mbaresën –s, -t. Po kjo ndodh dhe në shumës.

Koha e tashme, zgjedhimi i tretë, klasa e I. II. dhe III.

Tab. 8

Unë ve: -j189

zâ-j di-j fle: j pa: -j shta-j

Ti vé ze di Fle pa-j shqe

Ai vé ze di Fle pa-j shqe

Ne vê-m zâ-(j)m di-m flê-m pa-jm shta-jm

Ju vê-ni ze-ni di-ni flî-ni pa-jni shta-jni

Ata vê: -n zâ-(j)n di-n flê-n pa-jn shta-jn

Në foljet e zgjedhimit të tretë kemi këto veçori. Zanorja –ë e temës ka kaluar në

–e, tek foljet e klasës I. Në vetën e I. njëjës tek folja zë ka dhënë –a, po ashtu dhe në

vetën e I. dhe III. shumës. Këto folje për shkak se në vetën e I. njëjës dhe I. III.

shumës nxjerrin –j në temë, kalojnë në zgjedhimin e I. klasa I. Foljet e klasës së dytë

në vetën e parë njëjës marrin mbaresën -j, por në vetat e shumësit nuk e marrin këtë

mbaresë. –ë –ja dhe këtu bie. Tek foljet e klasës së tretë zanorja e temës ka dhënë –aj,

-ej. Por tek folja shtie në vetën II. dhe III. ruhet zanorja -e, por këtu –tj ka dhënë –q.

Herë bie –i -ja, dhe herë bie –e –ja.

B. Mënyra dëftore. Koha e pakryer

Zgjedhimi i I. II. III. me të tria klasat

Tab. 9 Unë puno-sha la-sha shkru-sha ma-sha xhi-sha he-sha

Ti puno-she la-she shkru-she ma-she xhi-she he-she

Ai puno-te la-te shkru-te ma-te xhi-te he-te

Ne puno-shim la-shim shkru-shim ma-shim xhi-shim he-shim

189

Në të vërtetë kjo ndihet si një gjysmëzanore ( į ) dhe për të gjitha rastet, e kemi shënuar si –j.

Page 87: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

88

Ju puno-shit la-shit shkru-shit ma-shit xhi-shit he-shit

Ata puno-shin la-shin shkru-shin ma-shin xhi-shin he-shin

Unë hap-sha hiç-sha vil-sha dil-sha föl-sha vrait-sha

Ti hap-she hiç-she vil-she dil-she föl-she vrait-she

Ai hap-te hiç-te vil-te dil-te föl-te vrait-te

Ne hap-shim hiç-shim vil-shim dil-shim föl-shim vrait-shim

Ju hap-shit hiç-shit vil-shit dil-shit föl-shit vrait-shit

Ata hap-shin hiç-shin vil-shin dil-shin föl-shin vrait-shin

Unë ve-sha ze-sha di-sha fle-sha paj-sha shtaj-sha

Ti ve-she ze-she di-she fle-she paj-she shtaj-she

Ai ve-te ze-te di-te fle-te paj-te shtaj-te

Ne ve-shim ze-shim di-shim fle-shim paj-shim shtaj-shim

Ju ve-shi ze-shit di-shi fle-shi paj-shi shtaj-shi

Ata ve-shin ze-shin di-shin fle-shin paj-shin shtaj-shin

Pra siç shihet nga tabela mbaresa kryesore e të së pakryerës dëftore është –sha

për Matin. Por ashtu si është thënë, variantet nuk mungojnë dhe në të folmen e një

njeriu, jo më në atë të një të folmeje, prandaj dhe këtu vihen re variante të tjera si: -

she, -shnje, -nje, -shem190

, të vetave të njëjësit, ndërsa për shumësin foljet e të gjitha

zgjedhimeve në të pakryerën dalin me mbaresat: -shim, -shi(t), -shin. Në vetën e

dytë shumës kemi dhe –shi edhe –shit, ku kjo e dyta duket se është ndikim i gjuhës

standarde dhe vihet re tek brezi i ri.

C. Mënyra dëftore. Koha e kryer e thjeshtë

Zgjedhimi i I. II. III. me të tria klasat

Tab. 10

Unë puno-va shkro-va la-va xhe-ta maj-ta he-na moll-a

Ti puno-ve shkro-ve la-ve xhe-te maj-te he-ne moll-e

Ai puno-j shkro-j la-u xhe-t maj-ti he-ni moll-i

Ne punu-m shkru:m la: -m xhetëm majtëm he-m moll-m

Ju punu-t shkru: -t la-t xhe-tët maj-tët he-t moll-t

Ata punu-n shkru:-n la-n xhetën majtën he-n moll-n

Unë hap-a mat-a vra-va döl-a höç-a föl-a völ-a

Ti hap-e mat-e vra-ve döl-e höç-e föl-e völ-e

Ai hap-i mat-i vra-u döl-i höç föl-i völ-i

Ne hap-ëm mat-ëm vra-m dul-ëm höçëm föl-ëm völ-m

Ju hap-et mat-ët vra-t dul-ët höç-ët föl-ët völ-t

Ata hap-ën mat-ën vra-n dul-ën höç-ën föl-ën völ-n

Unë vu-na zu-na di-ta fle-ta paj-va shtaj-va -

Ti vu-ne zu-ne di-te fle-te paj-ve shtaj-ve -

Ai vu: zu: dit- fle-t pa-u shta-u -

Ne vu-m zu-m di-tëm fle-tëm paj-m shtaj-m -

Ju vu-t zu-t di-tët fle-tët paj-t shtaj-t -

Ata vu-n zu-n di-tën fle-tën paj-n shtaj-n -

190

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, Morfologjia, 1962, f. 267

Page 88: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

89

Siç shihet nga tabela mbaresat e të kryerës së thjeshtë dëftore janë: -a, -e, -i, (-

va, -ve, -u) –m, -t, -n (-em, -et, -en) kur tema e foljes del me bashkëtingëllore, dhe –

ta, -te, -ti, -tëm, -tët, -tën kur tema e foljes del me zanore. Foljet e zgjedhimit të I.

klasës II. që dalin me temë më –n mbas saj marrin –i në vetën e tretë.

Foljet e zgjedhimit të I. klasa I. zgjedhimit të II. klasa II dhe zgjedhimit të III.

klasa I klasa III. marrin mbaresën –u në vetën e tretë njëjës. Foljet që në të kryerën e

thjeshtë kanë zanoren –u para bashkëtingëllores –n, në vetën e tretë dalin pa mbaresë

dhe –n e temës bie. Foljet e zgjedhimit te II. klasa II. që pësojnë metafoni në këtë

kohë, në vetën e tretë njëjës dalin pa mbaresë. Edhe foljet e zgjedhimit të II. që kanë

–je në temë pësojnë metafoni –je > o në të tri vetat e njëjësit, por dhe në shumës ku

del krahas me variantin e parë me –je.

Foljet kam dhe jam në të tashmen dhe të kryerën e thjeshtë

Tab. 11

Unë kam Jam pata, paç qesh

Ti ke Je pate, pate qe:

Ai ka: â, asht pat, pat qe

Ne kina Imi patëm, pam qem

Ju kini Ini patët, pat qet

Ata kan Jan patën, pan qen

Folje të parregullta (bie, shoh ) + pjesore (me + folje).

Tab. 12

Unë Bi: bisha rashë Me ra shof shaifsha pash pamun Ti bje bishe rae me ra shef shaifshe pe: pae pamun Ai bje bite ra me ra shef shaifte pa pamun Ne bi:m bishim ram me ra shofim shaifshim pam pamun Ju bini bishit rat me ra shaifni shaifshit pat pamun Ata bin bishin ran me ra shofin shaifshin pan pamun

D. Mënyra dëftore. Koha e ardhme

Kjo kohë shprehet me dy trajta, të cilat do t‟i vendosim sipas dendurisë së

përdorimit në këtë të folme. Trajta më e zakonshme e përdorimit është ajo që

formohet nga pjesëza do dhe e tashmja e lidhores, por me ndryshimin nga gjuha

strandarde se këtu pjesëza do me pjesëzën të të lidhores janë shkrirë në formën döt’

ose töt’, ku kemi asimilim prapavajtës të /d/ >/t/. P.sh.: döt vijm, döt shköjm, etj.

Në ndonjë rast kemi dhe rënien fare të pjesëzës të të lidhores dhe daljen e trajtës

me dö p.sh.: dö vish se s‟ba n... etj. Kjo trajtë përdoret për të treguar veprime a

gjendje që do të realizohen në të ardhmen, por kjo del dendur dhe në formën e së

ardhmes së përparme: döt ket arth, döt ket mrre, döt ket than, dö t‟i ket kallxu, dö t‟i

ket ra t‟fikt... etj. Por siç shihet këtu të dy pjesëzat ndahen, sepse pjesëza e lidhores

bashkohet me trajtën e shkurtër, e cila e “ndan“nga pjesëza do: dö => t’i.

Page 89: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

90

Një trajtë tjetër e të ardhmes në të folmen e Matit përftohet nga e tashmja e

foljes kam + paskajoren e foljes bartëse të kuptimit leksikor. Kjo është një e ardhme

e zakonshme: mos hajde tai se kam me arth vet nesër, mos u muno se kam me ta çu:

me ni cull, kam për t‟përcell, ka për t‟than, ke me m‟la pkucët, kishin për t‟punu,

kisha për t; la enët, sa kishte për t‟arth buka kur ja kraisi shau, kan për ta pru nesër

bre... etj.

Kohët e përbëra të foljes në mënyrën dëftore formohen me po ato mënyra që

formohen dhe në gjuhën standarde:

E kryera: kam punu, kam mjell, kam la.

Më se e kryera: kisha punu, kishte mjell, kishim la.

E kryer e tejshkuar: pata punu, pata msu, pat la.

E ardhme e përparme: döt ket arth, döt ket punu, döt kem mrre.

E. Mënyra habitore

Kjo kohë formohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat

kam, ke, ka, kemi, ki, kan. Këto ndajshtesa përkojnë me format vetore të kohës së

tashme të foljes ndihmëse kam dhe janë njëlloj me ato të gjuhës standarde, me

përjashtim të vetës së dytë shumës që bjerr rrokjen e dytë dhe mbetet vetëm e para -

ki, dhe -n e temës bie.

Duhet shtuar se në rastin kur përpara zanores së theksuar të temës ka qenë ose

është sot në standard një /n/ hundore, timbri që ka kjo zanore tanimë është dhe ai

hundor.

Tab. 13

Unë paskam qâkam vekam lakam

Ti paske qâke veke lake

Ai paska qâka veka laka

Ne paskemi qâkemi vekemi lakemi

Ju paski qâ: ki ve: ki la: ki

Ata paskan qâkan vekan lakan

Në po këtë mënyrë formohet dhe koha e pakryer, e cila del me forma sintetike,

duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat kesha, keshe, kish, (kej)

keshim, keshit, keshin. Kështu formohen dhe e kryera dhe më së e kryera e

habitores, njëlloj si gjuha standarde, me prapavendosjen e së tashmes ose të pakryerës

habitore të foljes kam, jam + pjesoren e foljes. Por hasen dhe trajta të mbipërbëra si

p. sh. paska pas la, ose döt laka.

F. Mënyra lidhore

Si në gjuhën standarde foljet në kohën e tashme të lidhores dalin me tema në

përgjithësi të njëjta me ato të kohës së tashme të dëftores, përjashtuar këtu ato folje që

në vetën e dytë dhe të tretë njëjës të së tashmes së dëftores pësojnë ndonjë ndërrim

tingullor dhe që në të tashmen e lidhores nuk i kanë këto ndërrime.

Dëftore: ti, ai del shef, ep, flet.

Page 90: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

91

Lidhore: ti, të dalësh, të shofësh, të apish, të folish; ai, të da:l, të sho:fi, t‟a:p,

të foli.

Foljet e zgjedhimit të dytë, të cilat dalin me bashkëtingëllore marrin mbaresën -

ish, në vetën e dytë të kohës së tashme të mënyrës lidhore. Kurse foljet e zgjedhimit

të parë dhe të tretë që u mbaron tema më zanore marrin mbaresën -sh: t‟hapish,

t‟masish, t‟hekish, t‟vjelish, t‟dalish, t‟vesh, t‟zesh, t‟dish, t‟flesh, t‟kesh, t‟thush,

t‟jesh. etj...

Tab.14

Unë t‟kem t‟jem t‟dal t‟mjell t‟haj t‟föl

Ti t‟kesh t‟jesh t‟dalish t‟mjellish t‟hash t‟fölish

Ai t‟ket t‟jet t‟dali t‟mjell t‟haj t‟föli

Ne t‟kimi t‟imi t‟dalim t‟mjellim t‟ham t‟fölim

Ju t‟kini t‟ini t‟dilni t‟millni t‟hani t‟fölni

Ata t‟ken t‟jen t‟dalin t‟mjellin t‟han t‟fölin

Disa folje të zgjedhimit të II –të që dalin me bashkëtingëllore, në vetën e tretë

njëjës lidhore të tashme marrin –i. Kurse disa folje të zgjedhimit të I dhe të III që

dalin me zanore në po këtë vetë të po kësaj kohe e mënyre, marrin –e; p.sh.: ku të doe,

kur të vije, kur të hie, por duhet thënë se më shumë kjo trajtë përdoret nga më të

moshuarit dhe brezi i vjetër, e sot ajo po reduktohet nga i-ja.

G. Mënyra dëshirore dhe kushtore

Këto dy mënyra nuk kanë ndonjë veçori shumë të theksuar, prandaj dhe nuk do

të ndalemi. Kushtorja formohet nga pjesëza do e ndjekur nga e pakryera e lidhores, ku

pjesëza të ka rënë: dö kisha arth, do kishim bza etj. Mënyra dëshirore formohet me

ndajshtesat –fsh si dhe në gjuhën standarde. Këto mbaresa trajtëformuese i shtohen

temës së foljes.

Tab. 15

Unë trashgofsha paça bafsha xheça haksha

Ti trashgofsh paç bafsh xheç haksh

Ai trashgoft past baft xhet hagërt

Ne trashgofshim paçim bafshim xheçim hakshim

Ju trashgofshi paçi bafshi xheçi hakshi

Ata trashgofshin paçin bafshin xheçin hakshin

Vetëm foljet kam, gjej e kthejnë mbaresën –sh në –ç dhe ndodhin në të gjitha

foljet ato ndërrime tingullore që janë veçori e të folmes.

H. Mënyra urdhërore

Disa nga mënyrat e formimit të kësaj mënyra janë:

Me mbaresën –i: bjeri, shpjeri, merri, shkeli, dili, etj.

Me mbaresën –e: çile, çoje, le:, the:, vraite, praite, etj.

Me mbaresën –ni: lshoni, shkoni, punoni msoni, etj.

Trajta e shkurtër -m e përemrit vetor të vetës së parë qëndron para ose prapa

foljes në urdhërore: m‟ço, m‟lsho, m‟ep, por lema, nema, grema, etj. Kur pas

Page 91: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

92

mbaresës -ni të shumësit vjen trajta e shkurtër –e, ateherë kjo mbaresë del -nj (ni + e

= nje) p.sh.: merrnje, shkelnje, praitnje, vraitnje, msonje etj. Por shumica e foljeve e

formojnë urdhëroren njëlloj si tema e së tashmes dëftore: puno, mso, gzo, kno, jeto,

lexo etj..

I. Format e pashtjelluara

Pjesorja. Ajo del ose me mbaresë ose pa mbaresë. Në rastet kur del me mbaresë

atëherë ato janë dy:

Ose mbaresa –un për foljet në bashkëtingëllore: me lypun, me mjellun, me

thanun, me morun, me hapun etj.

Ose mbaresa –m për foljet më zanore: me vu: m, me lam, me pam, me vram,

me ram etj.

Paskajorja. Del në disa trajta:

me + pjesore: me pai, me dal, me mor, me knu etj.

për të + pjesore: kam për t‟ prait, kam për t‟ net, kam për t‟ he etj.

për + paskajoren: për me arth, për me mleth, për me net, për me than etj.

Përcjellorja. Në të folmen e Matit del me trajtën tu(j) + pjesore ose tuke (ose

duke në të folurin e më të rinjve): tuj rre, tuj knu, tuj punu, tu msu, tu lexu, duke

mjell, duke flet etj.

Zgjedhimi jovepror

Koha e tashme e mënyrës dëftore

Tab. 16

Unë lahem Gzohem mahem

Ti lahe (sh) gzohe (sh) mahe (sh)

Ai lahet Gzohet mahet

Ne lahemi (mi, na ) gzohemi (mi, na) mahemi (mi, na)

Ju lahi Gzohi mahi

Ata lahen Gzohen mahen

Nga tabela del se veta e dytë njëjës del me mbaresë –e, veta e parë shumës del

me mbaresë –emi, -mi, -na. Këto dy të parat kanë përdorim jo shumë të madh, ndërsa

e treta gjen mjaft terren. Veta e dytë shumës del me mbaresën –i, por del dhe –eni,

megjithëse rrallë.

Koha e pakryer

Tab. 17

Unë lahesha mahesha dukesha njifesha gzohesha

Ti laheshe maheshe dukeshe njifeshe gzoheshe

Ai lahi mahi Duki njifi gzohi

Ne laheshim maheshim dukeshim njifeshim gzoheshim

Ju laheshit maheshit dukeshit njifeshit gzoheshit

Ata laheshin maheshin dukeshin njifeshin gzoheshin

Page 92: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

93

Veta e tretë njëjës del me mbaresën –i, por kjo nuk është e vetmja, sepse në të

folurin e brezit të ri dalin dhe trajta të tjera si –ej që del dhe në gjuhën standarde, por

me sa duket forma me –i është më e vjetër, dhe kjo duket në faktin se ajo kryesisht del

në të folurin e me të moshuarve.

Koha e kryer e thjeshtë formohet me anë të pjesëzës –u ashtu si dhe në standard,

ndërsa mënyra urdhërore formohet duke i shtuar në vetën e tretë shumës temës së

foljes në bashkëtingëllore mbaresën –i, kurse foljet më zanore marrin një –h

antihijatizuese: ju lahi, gzohi, hapni, martohi, nrrohi, vraitni, mshilni, praitni etj.

Pjesë të tjera të ligjëratës. Veçori të tyre

Numërori

Gjatë numërimit, numërorët shqiptohen në mënyrë të shkurtuar dhe me

ndryshimet dialektore të së folmes: njâ, nji, ni, dy, trai, katr, pès, xhasht, shtat, tet,

dhèt, njimdhèt, dymdhèt, namdhèt, njizet, nizet, nistenja, nistedy, traidhèt,

traithtenjâ, dyzet, dystenan, peze:t, xhashdhèt, tedhèt, nadhet, niçin, njiçin, nimij.

Mirëpo, në të folme të shpejtë numërorët kanë dhe më shume rënie, bjerrje fonemash,

sidomos në të folurit e fëmijëve kur hyjnë në gara me njëri-tjetrin.

Parafjala. Ndajfolja. Lidhëza.

Në vend të parafjalës tek përdoret shpesh parafjala ke, e cila është një trajtë

fonetike e të parës, ndërsa parafjala prej ndihet ne formën pri: jam pri Prelli. Dalin

gjithashtu parafjalë të tjera si në mbarë shqipen: prej, ke me, për, pa, përme, përmi,

nën etj.

Për ndajfoljen vlen të përmendet rasti i ndajfoljes tashti, e cila në këtë të folme

ndihet në trajtat: ç‟tahe, ç‟tani, ç‟tash, tani, tahe, tahi, t‟he. Në këtë të folme del dhe

ndajfolja tet’he (hajde këtu) teqe (largohu tutje). Ndajfolja nga del kha ose ka, kurse

ndajfolja lehtë del len, sot del sëjt, söid. Dalin edhe ndajfolje që i ka e gjithë shqipja

në përdorim sot në të dy dialektet e saj dhe në gjuhën standarde.

Përsa i përket lidhëzave vlen të përmendet lidhëza ene që del në vend të edhe,

dhe ose e. Hasen dhe të tjera si lidhëzat kur dhe si që kane përdorim të dendur apo

lidhëzat: a, në, si, po ene, kur etj.: (a t‟tha xha ajo, n‟artht a n‟mos artht, tja baj

sit‟doje, si kaloi do koh erth e i ra mren atij burrit, mer se e bane po ne s‟do me e

pranu, kur t‟vij aj ka me çel lluka zöxh...).

2.2.4 Krahasim i të folmes së Matit me të dhënat e hartave të ADGJSH-së

Në gjuhësinë tonë, një ndër monumentet më të mëdha studimore, është

ADGJSH. Atlasi përmbledh dhe analizon në mënyrë shkencore të dhënat e dialekteve

të shqipes, me metodën e gjeografisë gjuhësore. Ai është produkt i një pune dhe

mundi po aq të madh sa ç‟është dhe pesha që pasandaj zë në shkencën gjuhësore të

një kombi.

Page 93: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

94

Pikëmbëritja e tij janë studimet e mëhershme dialektologjike dhe avancimi në

këtë fushë i njohjeve, mbledhjeve, analizave dhe studimeve dialektologjike për të

folme dhe variante dialektore të një gjuhe. Mirëpo, ndryshe nga studimet monografike

që përshkruajnë dukuri dhe tipare të të folmeve të veçanta, Atlasi, me anë të hartave,

paraqet shtrirjen e një veçorie dialektore, në gjithë hapësirën e shqipes.

Hartat e tij, ndihmojnë në shpjegimin e disa shkaqeve të brendshme gjuhësore të

ndryshimeve që ka pësuar gjuha shqipe në krahina të ndryshme, nga ana tjetër, ato

ndihmojnë edhe në shpjegimin e disa shkaqeve jashtëgjuhësore të këtyre

ndryshimeve: si faktorët ekonomikë të lidhur me grupe të ndryshme të popullsisë;

ndikimet që kanë ushtruar në masa të ndryshme, sipas krahinave, gjuhët e tjera gjatë

kohës së marrëdhënieve me popujt fqinjë ose me pushtuesit etj191

. Por, përmes hartave

të Atlasit, vihen re edhe raportet që ka standardi i shqipes me dialektet, meqënëse

metoda bazë është krahasimi mes tipareve dialektore nisur nga tipari i normës letrare.

Gjithashtu, hartat e ADGJSH-së, dhe analizat përkatëse të izoglosave të tyre,

bëjnë të mundshme të përcaktohet shtrirja që përfshin një tip të caktuar leksikor,

fonetik apo morfosintaksor, si dhe në përgjithësi etnogjuhësor, madje dhe

sociogjuhësor192

. Izoglosat e Atlasit, shpalosin një pamje të plotë të panoramës

gjuhësore e dialektore për të folme të veçanta, apo dhe për gjendjen gjuhësore të të

këtyre të folmeve të krahasuara me të tjerat brenda kuadrit të gjuhës shqipe në

përgjithësi. Ato, sa ç‟janë pjesë e së tërës, në një kuptim, aq janë edhe sisteme më

vete, në rrafshet e tyre përkatëse.

E folmja e Matit, si një e folme qendrore, në korpusin e gjithë rrjetit të pikave të

anketimit për Atlasin, ka ofruar materiale nga tri të tilla. Nga izoglosat e ADGJSH-së,

mund të shihet sesa të afërta, dhe, madje, shpesh pothuaj të njëjta, janë në disa tipare

fonetike, morfosintaksore dhe leksikore, të folmet e pjesës qendrore të gegërishtes.

Kjo, na jep edhe sigurinë që të mund të pohojmë se e folmja jonë, nga njëra anë, i ka

shumicën e tipareve të përbashkëta me grupin e të folmeve qendrore të gegërishtes,

grup ku natyrisht ajo bën pjesë, por edhe me disa tipare të veçanta, që shfaqin

karakterin inovativ dhe evolutiv, të këtij grupi të folmesh, në dallim nga të folmet e

tjera të shqipes, nga pikëpamja e historisë së gjuhës shqipe.

Për të bërë një krahasim të të dhënave që disponojmë ne, me ato që janë

paraqitur në hartat e ADGJSH-së, fillimisht do të nisemi nga ballafaqimi:

Në të dhënat e Atlasit, janë tre pika anketimi për të folmen e Matit; përkatësisht,

pikat, 71 (Gërman), 87 (Macukull) dhe 91 (Klos-Katund). Tre informatorët e

anketuar, janë meshkuj të moshave respektivisht: 75 vjeç, 81 vjeç, 73 vjeç, të tre pa

arsim.

Ndërsa në anketimet dhe mbledhjet tona janë gjithsej 11 pika fikse193

, shtuar

edhe lëvizjet nëpër fshatra, apo dhe njohje të ndryshme nëpër gjithë Matin, me

subjekte të moshave, gjinive dhe niveleve të ndryshme arsimore.

Në të dhënat e Atlasit, paraqiten informacione të cilat u referohen përmbledhtazi

tri pikave të së folmes së Matit, ndërsa, në mbledhjet tona, iu jemi referuar më së

shumti rrjetave informative, jo pikave të veçanta. Duke e parë kësisoj jo vetëm të

folmen në tërësi, por edhe zonat brendapërbrenda saj si yjësi të dhënash. Pikëtakimet

mes të dhënave tona dhe atyre të ADGJSH-së, janë më të shumta në dy rrafshet e

191

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ASHSH, IGJL, (1989), ribot. 2012, f. 33 192

Shih: Gj. Shkurtaj, E folmja e Krajës dhe e Ulqinit në izoglosat e ADGJSH, kumtesë e botuar në

përmbledhjen “Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve”, Ulqin, 2013, f. 240-248 193

Pikat e anketimit tonë janë: Prelli, Macukulli, Burgajeti, Lisi, Kurdaria, Gurrë e Batërr, Gërmani,

Komsia, Bazi, Karica, Burreli. (Informatorë kemi pasur dhe nga Lami i Madh, Guri i Bardhë, Zenishti,

Suçi, Bushkashi).

Page 94: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

95

ngurta gjuhësore, ndërsa në leksik, ka luhatje dhe kalime të cilat sintetizojnë dhe

reflektojnë edhe ndikime nga rrethana e faktorë të tjerë brenda e jashtëgjuhësorë.

Edhe ndërmjet pikave të marra në ADGJSH për të folmen e Matit, ka dallime;

ndërkohë që pjesa më e madhe e të dhënave ndër to, është pothuajse e njëjtë. Në këtë

pjesë nuk u ndalëm të japim dallimet apo pikëtakimet që ka kjo e folme me masivin

geg në tërësi apo diferencat me dialektet dhe të folmet e tjera të gjuhës shqipe.

U fokusuam në mënyrë të veçantë tek dallimet që paraqet kjo e folme në

rrafshin fonetik. Aty nis diferenca më e madhe dhe pastaj reflektohet në rrafshet e

tjera. Edhe këtu, më specifikisht kemi parë të pasqyruar të dhënat e hartave gjuhësore

të ADGJSH-së në këtë rrafsh, pra në hartat gjuhësore (fonetike). Ndërkohë, në sythin

përkatës kemi pasqyruar edhe gjendjen e sotme të së folmes.

Kështu, në këtë të folme, sipas atlasit dhe pikave që kanë shërbyer si bazë për

informacionin e tij, kemi:

Zanore të shkurtra dhe zanore të gjata;

Zanore hundore;

Nuk ka ua diftong monofonematik, ka u, ue; as ye (ie, i), ie (e, i, je);

Zanorja ø del (oe, é); Zanorja æ del (e, é);

Ka tre seri zanoresh në numër total:

- 71 – i, e, a, o, u (të shkurtra); i:, a:, e:, o:, u: dhe i, e, a, u hundore

- 87 – i, y, (ø), e, a, o, u (të shkurtra); i:, y:, (ø) a:, e:, o:, u: dhe i, y, (ø), e,

a, u hundore.

- 91 – i, y, a, e, o, u (të shkurtra); i:, y:, æ:, (e:), a:, o:, u: dhe i, y, a, e, a, u

hundore.

Bashkëtingëllorja (h), ekziston në të gjitha kushtet fonetike; (rr) krijon

kundërvënie me (r); (th dhe dh) janë të pranishme si realizime të pothuaj mbarë

shqipes; (ç dhe xh) realizohen si të tilla; (q dhe gj) relizohen si ç, q dhe xh, gj.; (nj)

ekziston në të gjitha kushtet fonetike; (ŋ) nuk ekziston, por ka (ng); (ɳ) nuk ekziston

por ka (nd); (mb) nuk ekziston, është rrëgjuar në m ose b, p.; (nd) nuk ekziston dhe në

vend të tij ka n, ɳ dhe d, ose t.; (ng) nuk ekziston në të gjitha kushtet fonetike.

Ka (ŋ) në vend të grupit ose (g apo k), në ndonjë rast ka dhe (n).; (ngj) nuk

ekziston në vend të tij ka (ɟ) ose (j, ose q); (tj dhe dj) nuk ekzistojnë, ka në vend të

tyre (ɟ dhe q, ç, xh, q, gj).; (mj) del si (mj dhe mɲ); (pl, bl) ekzistojnë; (fl) ekziston

kudo; (fsh) del me variantin /ʃ/ (mëndafsh); (u) në pozicion të patheksuar e ndjekur

nga (ll) del (ə) dhe rrokja hapet.

Fonemat bashkëtingëllore të zëshme në fund të fjalës ndërrohen regullisht me të

shurdhëtat; por në rastet kur fundi mbyllej nga një zanore /ë/ e cila më pas ka rënë,

atëherë edhe fonema fundore e zëshme nuk ka kaluar në të shurdhët.

Takimet e fonemave bashkëtingëllore (ln, lln, dhn, tn, zn, nn, kn) nuk formojnë

grupe bashkëtingëlloresh në kufi morfemash: (q, gj -> j + t, n, m) dalin në jt dhe ɟt,

jm, jn, qt, qm, qn; (h +t) ruhet në variantin ht; (a+ j, l, r, sh) del me variantin æ dhe a;

(a që paraprihet nga hundorja n) del me a dhe ã (buzorëzuar); (e + q, gj, l) ruhet si e;

(ŏ) del me variantin ŏ qendror dhe ö; (o:) pranë l,ll,r,rr,gj,sh,xh, del ö; (ë) e theksuar

del me variantin ã, ã(buzorëzuar), ẽ, dhe e; (a) e theksuar del a ose ã; (e) e theksuar

del si ẽ dhe é (e hapur), oe, o:, e:, ae, ae: dhe é:.; (i) e theksuar del si i, ei, əi, ai, é dhe

si diftong në përbërje të këtyre fonemave që thamë; (y) e theksuar del si y, ø, i; (u) e

theksuar del si u; (ë) e patheksuar del me variantet ə, por në shumicën e rasteve nuk

del fare në pozicion nistor dhe atë fundor.

Togu zanor ua reflektohet si u, ue; Togu ue, del si u; Togu ye del si y, ose i, ie;

Togu ie del i; Grupi je del si i, je; Grupi va del vo; (h) del (f) në fjalë të ndryshme, ose

ruhet si h, ose nuk shfaqet fare; (g) del si gj, edhe si g me raste, del si (ɟ); (q) del si q,

Page 95: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

96

në përbërjen e grupit kl, gl; (gj) del si ɟ; (nj) del si ɲ, ose j; (r) ndërzanore kthehet në

n.

Vendi i theksit parafundor te fjalë të burimit turk, dhe fundor te fjalët njeri, veri,

qiri; parafundor te përemri ai; Gjinia e emrave ujë, mish, lesh, është asnjanëse; Emri

shëndet del i gjinisë mashkullore.

Ndërkaq, në rrafshin morfologjik dhe leksikor, meqë paraqitja në hartat e atlasit

bëhej për fjalë dhe dukuri shumë të imta gjuhësore, edhe rishkrimi për këto cilësi ishte

shumë i shpërndarë dhe deri diku do të jetë një ndërmarrje e lakmueshme në një të

ardhme jo fort të largët si angazhim gjuhësor.

Page 96: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

97

KREU III

3.1 RËNDËSIA E STUDIMIT TË SË FOLMES SË MATIT PËR GJUHËSINË SHQIPTARE

Dialektet e një gjuhe, në një kohë të dhënë, ruajnë gjurmë të mëparshme të

zhvillimit të tyre. Për historinë e shqipes, dokumentet e shkruara të së cilës janë të

shekullit XVI, burimet e dialekteve marrin një rëndësi të madhe. Dialektet e shqipes

me të dhënat e veta e bëjnë shumë të mundshëm studimin dhe njohjen e historisë së

tyre, sepse ruajnë ende veçori që kanë lindur në etapa të ndryshme të zhvillimeve që

kanë pësuar194

. Për periudhën nga shekulli i XVI e këtej, studimi i historisë së shqipes

mund të ndihmohet prej të dhënave të dokumenteve të shkruara. Për këtë periudhë

studimet e E. Çabejt195

janë një e dhënë bazë e ndërtimit të gjendjes së dialekteve të

shqipes në fazën letrare.

Për periudhën e mëparshme, parashkrimore të shqipes, metoda e përdorur nga

gjuhëtarët për rindërtimin e gjendjes dialektore është ajo e krahasimit të vetë

materialit të brendshëm të gjuhës si dhe e krahasimit të shqipes me gjuhët e tjera me

të cilat ka qenë në kontakt. Kjo e shtyn në kohë rindërtimin e brendshëm të dialekteve

të shqipes gjer te kontaktet e saj me latinishten.

Gjuha si dukuri shoqëore duke qenë e lidhur me bashkësitë etniko-politike, është

e ndryshme në bashkësi të ndryshme dhe zhvillohet e ndryshon bashkë me to. “Gjuha,

ndryshon dallëngadalë për shkak të prirjes së zhvillimit të saj të brendshëm e

ndërlidhur kjo dhe me veprimin e faktorëve shoqërorë, të faktorëve jashtëgjuhësorë,

siç janë dobësimi i kontakteve mes grupeve, përzierja e grupeve të popullsisë në disa

zona, kontaktet dhe përzierja ose edhe shkrirja e dia grupeve me grupe të një

bashkësie të huaj etj.196

” –thekson J. Gjinari.

Faktorët jashtëgjuhësorë janë përcaktues në ndryshimet e dukurive gjuhësore

brenda një bashkësie. Procese të tilla si: shpejtimi ose ngadalësimi i zhvillimit të një

dukurie gjuhësore, lindja e një apo disa dukurive të reja si rezultat i kontakteve me

bashkësi të tjera, ndërrimet e tipareve të gjuhës, zëvendësimet e plota ose përshtajet e

tipareve të caktuara që vijnë nga një bashkësi tjetër, janë vendimtare në zhvillimin

gjuhësor të një grupi shoqëror. Prandaj çdo bashkësi, nuk është gjuhësisht homogjene,

qoftë ajo edhe me një shtrirje të vogël territoriale197

.

Dialektet janë forma të ndryshme që ka marrë i njëjti brumë gjuhësor i një

bashkësie gjatë kohëve në territore të ndryshme. Ata nuk janë zhvilluar nëpër një vijë

të drejtë, por kanë ecur duke ndarë e veçuar njësi gjuhësore, bashkuar a formësuar

njësi të reja, diferencuar, humbur, zgjeruar, ngushtuar, rrudhur njësi a tipare brenda

një sistemi, më të madh a më të vogël duke dhënë e marrë mes tyre. Dialekti është

194

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ASHSH, IGJL, (1989), ribot. 2012, f. 59 195

Shih: E. Çabej, Gjon Buzuku, BSHSH, 2, 1953, f. 71-100; Rreth disa çështjeve të historisë së gjuhës

shqipe, BSHSH, 3, 1963, f. 69-116 196

Po ai, f. 72 197

Po ai, po aty

Page 97: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

98

kategori historike, lindur në kushte të caktuara të zhvillimit të shoqërisë, i cili herë pas

here ka pësuar ndryshime.

Në diferencimet e dialekteve të gjuhës sonë, pasqyrohen gjurmët që ka lënë

gjatë kohëve zhvillimi i bashkësisë sonë shqiptare, qoftë në mënyrën e organizimit të

jetës shoqërore, në doke, në zakone, në kulturën materiale dhe shpirtërore, të cilat së

bashku me gjuhën, përbëjnë shfaqjet e jetës së popullit tonë. Të dhënat e gjuhësisë,

etnografisë, folklorit, historisë kanë qenë përcaktuese në njohjen e rrugës së zhvillimit

të secilës dukuri në veçanti si dhe për njohjen e ndryshimeve në përgjithësi.

Uniteti që ka shoqëruar këtë zhvillim nëpër kohë, ka përcaktuar edhe afrinë e

dialekteve të shqipes, qysh nga faza e i.e. Por brenda këtij uniteti, ka ekzistuar edhe

një diversitet i shfaqur në tiparet dalluese dialektore me shtrirje të caktuara

gjeografike.

Ku qëndron rëndësia e studimit të tyre?198

Së pari, të dhënat dialektore janë ushqim për të gjitha studimet gjuhësore dhe

disiplinat përkatëse. Dallohet rëndësia e tyre në lëmë të historisë së gjuhës. Po ashtu,

të dhënat që vijnë nga të folmet e gjalla janë me vlerë edhe për fusha të tjera që lidhen

me gjuhën. Në mënyrë të veçantë materiali dialektor pasqyron të folurit e rrjedhshëm

e të gjallë të popullit. Asnjë përparim cilësor i teorisë gjuhësore nuk është bërë dhe

nuk mund të bëhet pa u mbështetur fort në kërkimet dhe hulumtimet dialektologjike,

apo pa përfillur në shkallën e duhur faktet dialektore e me një metodë përherë e më të

stërholluar kërkimi. Dialektet dhe të folmet pasqyrojnë të kaluarën e një bashkësie

shoqërore.

Kësisoj, edhe e folmja e Matit, me të dhënat e saj, i bashkohet rrethit të gjithë

atyre të folmeve të tjera të shqipes, që me materialin e tyre, kanë ndihmuar dhe

ndihmojnë në njohjen dhe në plotësimin e tablosë së të folmeve dhe gjuhës në tërësi.

Ajo është një pjesë e së tërës dhe kështu mbush një hallkë në rrjetin e të folmeve

shqipe. Koha e formimit të gegërishtes qendrore si një grup të folmesh mëvete brenda

dialektit gegë, është përcaktuar nga studiuesit të jetë aty rreth shekujve XV-XVI199

.

Për krijimin e këtij grupi, J. Gjinari thotë: “Në qendër të gegërishtes, në një zonë

midis Pukës e Malësisë së Tiranës dhe prej Ishmi deri në Shkup, erdhën e u formuan

disa të folme, të cilat u larguan në mënyrë të dukshme prej të folmeve të tjera të

shqipes, për shkak të një zhvillimi të veçantë që morën aty disa tinguj. Në gjithë këtë

trevë zanorja i e theksuar u diftongua e dha diftongjet ei, ai, ëi, oi, ǝi; në anën

perëndimore (Mat, Lurë, M.e Krujës, Mirditë) zanorja y nëpërmjet hapjes së saj, dha

si variante kryesore e të labializuar, të mbyllur [ø] ose të hapur [oe]; kurse në lindje,

ndoshta prej kohësh y-ja është delabializuar duke kaluar në i; në M.të Krujës dhe në

anën lindore të këtij grupi të folmesh (prej Peshkopisë e deri në Shkup) zanorja u e

theksuar, nëpërmjet hapjes, u diftongua duke dhënë ou dhe au; në të folmet veriore

dhe lindore të këtij grupi bashkëtingëllorja g është palatalizuar dhe ka dhënë gj,

kurse grupet tj, dj nëpërmjet palatalizimit kanë përfunduar në q e gj. Lëvizja vertikale

nga lart poshtë e disa zanoreve (i>ei,ai; u>ou,au dhe y> ø) e dallon shumë këtë grup

të folmesh, sepse në të gjitha të folmet e tjera të shqipes, si rregull, lëvizja e zanoreve

është bërë në drejtim të kundërt (krah.: o>ou/ua, e>ie).”200

Sigurisht këto veçori të gegërishtes qendrore në fillim kanë pasur shtrirje të

kufizuar territoriale dhe më vonë do të jenë përhapur për të marrë dalëngadalë këto

shtrirje që kanë sot. Ndonjë prej këtyre veçorive mund ta ketë marrë relativisht vonë

pamjen e plotë që ka sot, duke kaluar nga ndonjë ndërrim fonetik në tjetrin për shkak

198

Shih: J. Gjinari, Gj.Shkurtaj, Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2009, f. 14-18 199

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ASHSH, IGJL, (1989), ribot. 2012, f. 72-91 200

Po ai, po aty

Page 98: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

99

të prirjes karakteristike të tyre të zhvillimit. Ka të ngjarë që këtë rrugë të ketë ndjekur

zhvillimi i grupeve pl, bl (fl) njëherë në pj, bj (fj), duke u shtrirë jotizimi i l-së

palatale edhe në këto grupe bashkëtingëlloresh, ndryshe nga shumica e bashkësisë

shqiptare, ku si rregull kjo normë fonetike pati fuqi vetëm mbi grupet kl, gl; si kohë

kjo dukuri mund t‟i përkojë shekujve 16-18201

.

Këto tipare, në më të shumtën e tyre i takojnë dhe të folmes së Matit, si një pjesë

qendrore e këtij grupi. Ajo është karakterizuar prej inovacionit që herët. Arsyet e këtij

inovacioni janë parë tek rrethana të ndryshme prej gjuhëtarëve. Largimi nga të folmet

e tjera, larmia e madhe brenda për brenda vetë grupit, ecuria në rrjedhë të kohës,

shpërfaqja që nga koha e shkrimeve të vjetra gjer më sot, janë në vijim të punës objekt

i njohjes sonë.

3.1.1 E folmja e Matit dhe kalimi nga shqipja e vjetër në të sotmen

Gjuha kurdo që të ngrihet në sistem, funksionon si një bashkëlidhje elementesh

që përdoren në ligjërim. Që nga F. De Sosyri e mëpastaj, këto dy koncepte, gjuhë dhe

ligjërim, kanë prodhuar debat202

. Për aq kohë sa gjuha si sistem kushtëzon ligjërimin

dhe ligjërimi si i tillë, mundësi e vetme përmes të cilit mund të kapet sistemi, atëherë

flasim për gjuhësi203

. E dhëna konkrete i shërben sistemit për të operuar me rregullat e

lidhjes, dhe rregullat përcaktojnë mënyrën se si do të përdoret e dhëna.

Pra, që në zanafillë, gjithçka ka qenë një sistem; edhe nëse e para ishte fjala, kjo

se s‟bën duhet të ketë pasur një fjalë tjetër, apo njësitë e veta përbërëse të lidhura, ose

duhet të ketë hyrë në sistem me jofjalën. Kështu ligjërimi kushtëzon gjuhën, po aq sa

ç‟është i kushtëzuar prej tij. Disiplinat që i qasen gjuhës apo ligjërimit janë të

ndryshme, sepse këndi i tyre i vështrimit mbi objektin përcaktohet nga interesi që

kanë ndaj saj.

Në morinë e këndvështrimeve mbi gjuhën si sistem dhe materializimin e saj në

ligjërim, disiplinat edhe konvergojnë, ngjajnë po ashtu, apo japin e marrin mes tyre.

Këto bëhen akoma më të forta si lidhje e ndikime, kur kemi të bëjmë me disiplina të

ndërmjetme apo disiplina në kapërcyell. Në rastin tonë, një e tillë është

sociolinguistika. Brenda vetë shkencës gjuhësore, disiplina të ndryshme arrijnë në

përfundime të ndryshme mbi objektin për aq kohë sa realizojnë qëllimin e tyre të

qasjes ndaj objektit, por ato edhe kanë pika takimi me njëra-tjetrën. Të dhënat dhe

përfundimet e një disipline mund të shfrytëzohen apo t‟i vijnë në ndihmë të tjerave, si

etnografia, folklori, historia, gjuhësia, të cilat jo vetëm ndihmojnë, por dhe plotësojnë

njëra-tjetrën.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për një të folme konkrete, së pari duhen shteruar

potencialisht mundësitë dhe studimet brenda disiplinave gjuhësore, për të kaluar

pastaj në pikat e afërta që mund të sjellë studimi me qasje të tjera të shkencave

jashtëgjuhësore. Lidhjet mes shkencave të ndryshme dhe disiplinave të ndryshme të

së njëjtës shkencë, në funksion të njohjes, janë gjithmonë të rëndësishme dhe

ndihmuese për njëra-tjetrën. Pra, të dhënat e kësaj të folmeje (gjuhe a dialekti), nuk i

ndihmojnë veç gjuhësisë; ata kanë interes dhe përdoren po ashtu nga shkenca të tjera.

201

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ASHSH, IGJL, (1989), ribot. 2012, f. 88 202

Shih: F. De Sosyr, Kursi i Gjuhësisë së përgjithshme, (cikël leksionesh botuar në Gjenevë 1916),

Dituria, Tiranë, 2002 203

Shih: Sh. Rrokaj, Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, Tiranë, 2012, f. 68

Page 99: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

100

Në rastin e studimeve sociolinguistike, që rrokin përmasën e larmisë dhe

ndryshimeve gjuhësore në gji të shoqërisë, edhe kjo ka nevojë t‟i përdorë të dhënat e

të folmes si vijim dialektologjik, apo të studiojë këto të dhëna në këndvështrimin

sociolinguistik204

.

Historia e gjuhës po ashtu, është një tjetër disiplinë gjuhësore, e cila i ka

shfrytëzuar me mjaft sukses të dhënat e vjela nga dialektet: për të zbuluar fazat nëpër

të cilat ka ecur gjuha, zhvillimet e ndryshme që kanë pësuar po nëpër kohë vetë

dialektet, ndërtimi nisur nga këto të dhëna i gjendjeve a projeksioneve gjuhësore sesi

ka qenë gjuha në periudha të caktuara, apo gjer te përpjekjet për të hedhur dritë në

fazat më të errëta të ekzistencës së gjuhës. Pra, lëvizja bëhet nga një gjendje

sinkronike e sotme, drejt asaj që quhet origjinë. Natyrisht, ky nuk është një revan, pa

ndalesa.

Historia e gjuhës është një lëvizje nëpërmjet fazash, është lëvizje studimore

nëpërmjet pikëqëndrimeve të caktuara, të cilat mund të quhen ndryshe edhe prerje

sinkronike. Ajo që njihet me emrin evolucion është ndryshimi që ndodh nga njëra

prerje sinkronike tek tjetra.

Prof. E. Çabej vë në dukje se: “...metoda krahasimtare na vë në gjendje të

ngjitemi shkallë-shkallë në histori të gjuhës... ” duke na bërë të qartë rëndësinë që

kanë për historinë e gjuhës njohja në lëvizje e dialekteve dhe fazave të dëshmuara

tashmë të gjuhës. Më tej vijon: “...së pari duhen krahasuar dialektet e sotme me

njëri-tjetrin dhe pastaj nga këto dialekte krahasimi të shtrihet tek gjendja më e vjetër

e shqipes, siç dëshmohet ajo tek dokumentet e moçme ... duke formuar një ide të

shqipes mesjetare...”205

.

Kështu zbulimi i gjendjes së sotme të dialekteve jep mundësinë të shihet sa afër

a larg janë mes tyre, ku i kanë ndryshimet më të mëdha, t‟i krahasojmë të dhënat me

ato që na jep në rrafsh sinkronik shqipja e shkruar e autorëve të vjetër.

Ky krahasim në kohë, vertikalisht dhe horizontalisht, është dyfish i dobishëm,

sepse tregon se cila ka qenë prirja e dialekteve nisur nga pika e shkrimit të shqipes

gjer sot, por zbulon edhe shqipen e kohës së vjetër dhe gjendjen e saj. Kjo pikë e

pohimit të tij, është me rëndësi për ne, sepse nisur nga e sotshmja e të folmes, drejt

kohës së shkrimit të shqipes, shohim ndryshimet që ka pësuar në kohë e para, bjerrjet

që ka pasur, reflektimet e ndryshme, e më tej duke hequr disa paralele krahasimi

nëpër rrafshet e gjuhës vërejmë se si kanë reflektuar në gjuhë këto ndryshime dhe në

çfarë faze evoluimi janë, nëse cikli nuk është i mbyllur për ndonjë dukuri.

Pra, për të pranuar dhe njohur karakterin inovues të së folmes duhet ditur në

cilin formë ka qenë më përpara dhe sa është larguar prej saj.

Edhe për arsyen se, njëri prej autorëve më të vjetër të shqipes së shkruar është

me origjinë nga krahina e Matit (Gur i Bardhë), kjo bëhet edhe më specifike, sadoqë

autori ka qenë i larguar nga treva për detyrime shërbimi kishtar, prapë besojmë që në

gjuhën e tij duhet të jenë reflektuar trajtat dhe elementet e së folmes së Matit. Nëpër

këto shkallë zhvillimi nga gjuha e Buzukut, Budit, tek e sotmja e gjallë, të krahasojmë

dy tablotë gjuhësore dhe të zbulojmë me sa të mundemi sa shqip kemi humbur dhe sa

shqip ruajmë në këtë të folme.

Të dhënat aktuale të së folmes, në dy rrafshet kryesore të saj, fonetikë dhe

morfologji, mendojmë t‟i ballafaqojmë me aq sa kemi mundësi me tekstet e vjetra,

duke shfrytëzuar të dhënat nga Gramatika historike e shqipes206

, Zhvillimi i eptimit në

204

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 28 205

Shih: E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, (1959) Tiranë, ribot.1988 nga UT, f. 53 206

Shih: Sh. Demiraj, Gramatika historike e shqipes, Tiranë, 1986

Page 100: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

101

gjuhën shqipe207

, Analizë e teksteve të vjetra të shqipes208

, dukuritë më tipike të së

folmes dhe gjuhës së autorëve të vjetër ndërlidhur me dukuri, larmi, e zhvillime të

brendshme të kësaj të folmeje motivuar nga faktorë gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë,

për të dalë tek karakteri inovues që e karakterizon të folmen.

Gjithashtu, edhe të dhënat që sjell në punimin e tij për këtë të folme prof.

B.Beci209

për vitet „60, material i mbledhur në këtë krahinë nga K.Ulqini210

në vitet

„50 do të jenë një burim i përhershëm citimi në punën tonë.

Dihet që gjuha shqipe është dokumentuar vonë me shkrim, e kjo e bën të

vështirë për shumë arsye depërtimin në fazat e mëparshme ose në kohën e

parashkrimit të saj, mirëpo, ato që janë të dokumentuara sot, flasin tërthorazi për një

traditë të mëhershme shkrimi të shqipes përpara kësaj gjendjeje të dëshmuar. Në këto

ide janë shprehur edhe studiuesit më në zë të gjuhësisë tonë, sadoqë ka dhe mendime

të kundërta që e mohojnë një traditë të tillë të mëparshme. Ka një debat mes dy palëve

në lidhje me këtë çështje.

Kësisoj, studiuesit e grupit të parë, mendojnë se duhet të ketë pasur të tjerë

autorë dhe shqipja duhet të ketë qenë e shkruar dhe përpara kësaj periudhe, madje për

këtë vetë autorët e vjetër duhet të ketë qenë në dijeni, përderisa modestisht marrin

përsipër të shprehen se nuk janë në nivelin e atyre që janë të shkolluar dhe aq më

tepër vepra e tyre, e atyre përmasave, niveleve shprehëse, pasurisë së trajtave,

strukturave sintaksore, leksikut etj. tregon se nuk mund të nisej nga një traditë zero

shkrimi.

Pra, janë një sërë faktorësh që e shtyjnë edhe më herët në kohë të shkruarit e

shqipes, vetëm se këto libra (nëse ka pasur), shkrime, kronika a dëshmi nuk janë

zbuluar, ose janë zhdukur me qëllim, siç rrezikuan edhe këto të mëvonshmet.

Se cila është rëndësia e teksteve të vjetra të shqipes, tashmë është e ditur dhe e

mirëpranuar. Ato nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe letrare, (përveç disa krijimeve

origjinale të Budit në poezi), por kanë një rëndësi të çmuar kulturore dhe gjuhësore.

Pra janë monumente shkrimore të shqipes.

Ato dëshmojnë se shqiptarët në këtë periudhë të errët të Mesjetës u përpoqën të

shkruanin në gjuhën e tyre, për të ndriçuar mendjet, për të ruajtur gjuhën e tyre të mos

humbasë dhe bastardohet. Rrethanat historiko-kulturore që u krijuan pas reformave

dhe kundër-reformës të kishës katolike, patën rëndësi për Shqipërinë. Në këto tekste,

është i fiksuar me shkrim, gjendja e sistemit grafik, fonetik dhe gramatikor të shqipes

së shek.16-17.

Në këto tekste ruhen grupe fonetike, forma gramatikore, fjalë e kuptime të

vjetra, të cilat sot janë zhdukur ose janë zhvilluar dhe kanë arritur fazë tjetër. Kështu,

krahasimi i kësaj gjendjeje të shqipes së shek.16-17 me shqipen e sotme (përkatësisht

të folmet e saj), jep mundësinë që të zbulojmë fazat e ndryshme nëpër të cilat kanë

kaluar shumë dukuri të sistemit fonetik dhe gramatikor të shqipes për të arritur në

gjendjen e sotme. Gjithashtu, ato kanë rëndësi për dialektet e shqipes, sepse duhet

thënë që është fat që në këtë kohë shqipja dëshmohet me shkrim në të dy dialektet e

saj, madje kjo vërteton afrinë që kanë pasur në këtë fazë dialektet mes tyre.

Për nevojë të punës tonë, mendojmë që rrethin e përqasjes së disa dukurive

gjuhësore më të spikatura të shqipes së sotme (të folmes së Matit) me gjuhën e

teksteve të vjetra, ta kufizojmë vetëm tek disa prej këtyre dëshmive dhe teksteve. Më

207

Shih: E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (Morfologji historike), SHBLU, Tiranë, 2003 208

Shih: E. Lafe, Analizë e teksteve të vjetra, (cikël leksionesh në UT - Fakultetin e Historisë dhe

Filologjisë), Tiranë, 2004 209

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1962/2 dhe 1963/3 210

Shih: K. Ulqini, Gjurmime etnografike në troje të Skanderbegut, BUSH, SSHSH 2, 1961

Page 101: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

102

konkretisht, në punën tonë do të marrim në shqyrtim tri materiale burimore:“Formula

e Pagëzimit” e Pal Ëngjëllit, “Meshari” i Buzukut, dhe “Doktrina e Krishterë” e

Budit.

Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe është Formula e Pagëzimit e vitit

1462 (8 nëntor 1462). Është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latin:

“Unte „paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”.

Sot: “Un t'pagzöj për emnit (n´emën) t´Atit, e t´Birit e t´shpertit shejt´”.

Ky dokument i parë i shkrimit të shqipes, është i shkruar në dialektin e Veriut

(mungon rotacizmi, emenit-emrit), më saktë në dialektin (të folmen) e Matit (ku

zbërthehet i-ja e theksuar në -ie/-je e më pas në -e, shpirtit-shpertit-spertit).

Për vetë këtë të folme ky është një dokument-monument, jo pse është një

shkrim voluminoz që do të zbërthente gjendjen e së folmes në atë periudhë, sepse nuk

është i tillë, por për faktin se kjo e folme ka shkruar shqipen së parit, edhe kaq pak sa

ka formula të shkruar, i takon pikërisht dialektit të Matit, dhe na tregon se në këtë

kohë fenomeni më tipik fonetik i kësaj të folmeje kishte ndodhur, pra i-ja e theksuar

ishte kthyer në -e (spertit – shpert – shpirt). Të tjera dukuri që hasen në këtë formulë,

janë të tilla që kanë rëndësi pastaj për mbarë shqipen.

Një tjetër monument shkrimor i shqipes, njihet mbarë se është “Meshari” i Gjon

Buzukut. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe. Daton në vitin 1555. Është

një libër me 220 faqe, 110 fletë, nga të cilat disa janë dëmtuar dhe sot vjen me 94 të

tilla. Atij i mungon ballina, po për fat ka një pasthënie, ku është shënuar emri i autorit

dhe pak të dhëna për të, data kur është shkruar ai, (20 mars 1554 – 5 janar 1555).

Libri është shkruar në dialektin e Veriut, në gegërishten veriperëndimore (dialektin e

Shkodrës).

Pasthënia e “Mesharit”:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ndigluom ṇ së shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ṷ fëdigunë për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi të ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e i mujtunë e i përmishëriershëm anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh të ṷini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjunë ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbarofshi, Zotynë të ketë mishërier ṃbī ju. E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t’ini të zgḭiedhunitë e Tinëzot. E përherë Zotynë kā me klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ndër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjelëtë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo të ṃbaronj vepërërnë teme, Tinëzot tue pëlqyem. Ṇdë vjetët M.D.L.IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e mbarova ṇdë vjetët M.D.L.V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshëm se u, ata faj e lus ta trajtonjë ṇde e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gluhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëdigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta

Page 102: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

103

nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dyy anët më duhē me shërbyem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”211

.

Disa nga dukuritë gjuhësore tipike të gjuhës së Buzukut, si: gjatësia e zanoreve,

hundorësia e tyre, togu i zanoreve ue, (jo në të gjithë krahinën), mungesa e rotacizmit,

zanorja a në vend të zanores së theksuar ë; ruajtja e /h/; grupi /fsh/ po ashtu i ruajtur;

të cilat shfaqen në shkrimin e tij, janë të reflektuara në të folmen tonë. Ndërsa pjesa

tjetër e dukurive në fonetikën e së folmes është e evoluar.

Në sistemin e zanoreve:

- Ruhet gjatësia e zanoreve, që Buzuku e shënon me dyfishim të zanores

përkatëse. Kjo gjatësi është fonologjike, pra kuptimdalluese.

- Nuk ruhet /ë/ e theksuar, ndërsa kjo del tek Buzuku.

- Tek Buzuku ruhen të gjitha pozicionet e /ë/ tejfundore, pastheksore,

paratheksore.

- Përdoret një bashkëtingëllore sonantike, e cila del si zanore rrokjeformues

ṃ, ṇ, ḷ, ṛ (m,n,l,r sonante).

- Në radhën e grupeve të zanoreve dhe të diftongjeve, gjuha e Buzukut është

konservative, ndërsa gegërishtja dhe e folmja e Matit është larguar nga ata

duke i thjeshtuar, si pasojë e theksit dinamik që është shumë i forte;

- Buzuku ruan diftongun /ié/, ruan grupin e zanoreve /ie/, ruan grupin /ye/,

grupin /uo/, grupin /ae/ dhe grupin /oe/. Të gjitha këto grupe priren ose

janë reduktuar në zanore të thjeshta a, o, ose e.

- Vëmë re që grupi oe del në disa zona të Matit i pareduktuar, por në shumë

pak fjalë p.sh: voe, ose n‟aroe (ve n‟aroe / mba vesh, vë re, shiko me

vëmendje), e cila del në gjuhën e brezit të vjetër, por kjo vetëm në pak

raste. Te Buzuku dhe tek Budi kjo është dukuri tipike.

Në sistemin bashkëtingëllor:

- Grupet e bashkëtingëlloreve /mb/, /nd/, /ng/, /ngj/, që ruhen tek Buzuku,

këtu janë reduktuar në të thjeshta (pa harruar prirjen e brezit të ri sot, i cili

nën ndikimin e standardit dhe në fjalët e hyra rishtaz nga ai, e ruajnë këtë

grup);

- /nj/ e Buzukut është jotizuar sot, grupi /lj/, është asimiluar në /j/, grupet /kl/,

/gl/ të Buzukut janë reflektuar në /q/ dhe /gj/212

.

Nga kjo trevë mbetet si një dëshmi e gjuhës së vjetër, vepra e Pjetër Budit

(1566-1622).

Budi lindi në Gur të Bardhë të Matit, ku mori formimin e parë tek famullitarët

që shërbenin në atë kohë aty, gjer në moshën 21-vjeçare. Emërohet prift (1587) dhe

shërben në disa treva të Kosovës. Largohet për pak në Romë dhe rikthehet në Shqipëri

ku emërohet peshkop i Sardës dhe Sapës, kohë në të cilën ai punon në të mirë të

popullit dhe çështjes kombëtare, po aq sa dhe të tjerët (Vatikani, turqit dhe kleri i huaj

në Shqipëri) punonin kundër tij. Më 1622 organizoi një mbledhje të klerit shqiptar të

kohës (Shkodrës, Zadrimës, Lezhës), ku u nënshkrua vendimi që mos të pranohej

asnjë klerik i huaj. Gjendja e rënduar e popullit, prapambetja dhe injoranca e

brengoste dhe për këtë ai ndjente keqardhje që nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe.

Në dhjetor 1622 u mbyt pabesisht tek kalonte lumin Drin, duke u kthyer një ndër

martirët e parë të kulturës shqiptare.

211

Shih: E. Çabej, Gjon Buzuku, Pasthënia e Mesharit, në BSHSH, 2, 1955 212

Shih: E. Lafe, art.i cit.

Page 103: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

104

Budi nuk punoi vetëm si klerik, por iu kundërvu Vatikanit dhe të dërguarve të

tij, luftoi kundër turqve dhe u përpoq të bashkojë klerin tonë dhe popullin kundër tyre,

e ndërkohë shkroi dhe botoi në gjuhën shqipe vepra që i ndihnin kishës shqiptare,

kulturës dhe gjuhës shqipe. Veprat e tij janë kryesisht përkthime dhe përshtatje të lira

tekstesh fetare, me një qëllim parësor kombëtar.

Ai shpesh del jashtë tekstit që përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare,

të cilat janë krijime origjinale në prozë. Proza e tij ka dhe pjesë të tjera, si: letra

origjinale, parathënie e pasthënie, që e bëjnë autorin të parin autor të “Letërsisë së

vjetër shqipe”, i cili lëvroi prozë origjinale. Gjuha e tij, edhe pse e ndikuar nga

literatura kishtare latine, përpiqet të ruajë një formë dhe shprehje të bukur, duke

shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj.

Vjershat e tij, janë një tjetër e dhënë e vyer e krijimtarisë së Budit. Janë 23 të

tilla, me mbi 3000 vargje, kryesisht përshtatje nga latinishtja e italishtja. Pak janë

origjinale. U bë e njohur vonë si vepër, për herë të parë u botua në Prishtinë 1986,

ndërsa në Shqipëri, poezia e tij u bë e njohur nga vepra e B. Gjokës, “Poetika e Budit”

Tiranë 2002. Veprat e Budit janë: “Doktrina e Krishterë” -1618, “Rituali Roman” -

1621, “Pasqyra e të rrëfyemit” -1621.

Gjuha e Budit ruan edhe trajta të vjetra të shqipes, që i pamë dhe tek Buzuku.

Ngase ai ka shërbyer kryesisht në ato treva, prej nga mendohet të jetë ndikuar edhe

gjuha e Buzukut dhe dialekti i veprës së tij, (megjithëse mendimet për origjinën e

Buzukut dhe dialektin e veprës së tij studiuesit i kanë ndarë)213

, të përdorurit në

veprën e Budit të atyre dukurive që shfaq dhe Buzuku, janë të justifikuara.

Por, sigurisht që gjuha e Budit reflekton një gjendje të hershme të së folmes së

Matit dhe të mbarë gegërishtes në atë kohë, në trajtën e një koineje mbidialektore.

Vetë rrethanat jetësore dhe shërbestare e kishin shpënë autorin në thuajse të gjitha

trevat e Veriut, kësisoj reflektimi në të i elementit të këtyre trevave ku kish qenë,

njohja dhe përvetësimi i saj, janë të justifikueshme, po aq sa dhe prejardhja e tij prej

Mati dhe qëndrimi aty gjer në moshë madhore.

Një fragment ilustrues nga shkrimet e Budit214

:

O i pa fat njerii

O i pa fat njerii, Balte e dheu ce zii,

Gjithë ndë të keq harruom, E io ari cë kulluom,

I dhanë ndë madhështi, As engjiishi cë tii,

Ndë mkat pshtiellë e ngatërruom; Ndo guri cë paaçmuom;

Ndo plak jee, ndo j rii, Kaha të vien n dore tyy,

Përse s'shtie të kuituom, Mbë të madh me u lëvduom,

I vobeg ndo zotënii, Ndë sqime e ndë madhështii,

N ceije iee kriiuom? Tinëzot me kundrështuom?

Shkrimi i Budit ruan pothuajse të njëjtat tipare që ka edhe gjuha e Buzukut.

Themi, pothuajse, pasi ndryshimet mes tyre ngjan të jenë më të vogla në masë, sa

ç‟janë afritë përkatëse. Duke shtuar faktin që Budi mund të ketë lexuar prej Buzukut,

213

E. Çabej mendon: “...çështja e përkatësisë dialektore të Buzukut dhe çështja e prejardhjes

krahinore të tij, janë dy çështje të ndryshme”, (sipas referimit të E. Lafe në Analizë e teksteve të vjetra,

art. i cit.) 214

Shih: R. Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1997, f. 13

Page 104: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

105

ndikimi prej tij ka qenë vendimtar. Më tej, do të shqyrtojmë konkretisht tiparet e

gjuhës së tij, elementet që ruan nga e folmja e Matit, si dhe afritë që paraqet me

gjuhën e Buzukut.

3.1.2 Dokumentet e para të shkrimit të shqipes dhe rrethanat historiko-kulturore të tyre

Shqipja është një nga gjuhët më të lashta të Ballkanit, por që dokumentohet

vonë me shkrim. Tekstet215

e shkruara të shqipes, për nga vetë pesha që mbartin si

gjurmë të para, kanë tërhequr me kohë vëmendjen e studiuesve dhe të njerëzve të

dhënë pas dijes dhe çështjeve që lidhen me kulturën e kombit. Mjaft prej tyre kanë

qenë të huaj, të cilët më tepër se kauza e dytë, i tërhiqte gjuha e shkrimit të tyre dhe

dëshmia e saj. Shqipja e folur dhe e shkruar tashmë, pa asnjë lidhje origjinare216

me

asnjërën prej gjuhëve të kulturës dhe qytetërimit që nga antikiteti, zgjoi kureshtinë në

gjithçka që e bënte atë të veçantë dhe mbi të gjitha të paasimilueshme nga greqishtja e

latinishtja, me të cilat kish qenë në kontakt për shekuj me radhë, kur të tjera gjuhë dhe

kultura u gjunjëzuan përballë tyre ndërkohë.

Tani, faza e shkrimit të saj dhe dokumentet që e vërtetonin këtë, sillnin me vete

të vërteta për të, por ndërkaq shtronin përpara dhe po aq pyetje për mosshkrimin e saj

apo për pikëmbërritjet. Si ka mundur të mbijetojë një gjuhë veç e folur; çfarë e bën atë

të jetë kaq qëndrestare përballë gjuhëve të tjera; pse në kohën kur këto gjuhë

shkruheshin dhe regjistronin kulturën dhe historinë, madje dhe të këtij populli, ajo

nuk u shkrua; çfarë frike fshihet pas shkrimit dhe shqipes vetë si gjuhë, etj. Retorika e

këtyre pyetjeve mund të duket e pavend këtu, por e drejta për të ditur, nisur nga gjasa

dhe rrethana dyshuese, justifikojnë në njëfarë mënyre këtë. Sidoqoftë, edhe pse e

shkruar vonë, duket se shqipes i druheshin fort. Vetëm një kopje e mbijetuar e

“Mesharit” diçka thotë, në mos me zë, nën zë po.

Krahasuar me gjuhët e tjera kombëtare të Evropës, shqipja nuk gëzon traditë

letrare të gjatë. Në fakt, shqipja është gjuha kombëtare e fundit në Evropë që është

dokumentuar. Kjo rrethanë është sidomos për të ardhur keq jo vetëm nga pikëpamja

letrare (ndonëse dihet që kemi disa dokumente të shkruara në latinishte për

shqiptarët), por edhe nga ajo gjuhësore, d.m.th. nuk ka gjurmë të rëndësishme të

gjuhës shqipe që të datojnë para shekullit të pesëmbëdhjetë. Fillimet e letërsisë

shqiptare, ose për të folur më saktë për këtë periudhë - të shkrimit shqip, janë të rralla

dhe disi të errëta217

.

Dokumentet e shkruara të gjuhës shqipe, për kushtet historiko-kulturore të

kohës, janë një monument i gjallë dëshmie, sesi dhe në të tilla pozita pabarazie, ia

dilet të lësh gjurmë, kur nisesh nga ideale dhe qëllime përtej personales. Autorët e

tyre, nga jugu në veri, shkruan me gjuhën shqipe përkushtimin dhe vetëmohimin

absolut, për të trashëguar besim, moral, kulturë, gjuhë e mbi të gjitha humanizëm.

Është fat që, edhe pse vonë në kohë, shqipja dokumentohet që në fillim në të dy

dialektet e saj dhe me alfabetet më të njohur të kohës, atë latin dhe atë greko-bizantin,

një dëshmi e qartë kjo, e ndikimit të madh të këtyre dy kulturave të mëdha evropiane

215

Jo në kuptimin që i japim sot teksit, apo librit, sepse dokumentet e para nuk ishin libra të plotë, por

gjurmë a dëshmi. 216

Shih: E. Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, dispensë (1959), Tiranë, ( ribot.1988) nga UT,

dhe S. Mansaku, Historia e gjuhës shqipe, (cikël leksionesh në UT), 2004, në të cilat i referohet

Teorisë së A.Shlajherit “Druri gjenealogjik”. 217

Shih: R. Elsie, Fillimet e shkrimit shqip, në Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1997, f. 9

Page 105: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

106

dhe në vendin tonë në atë kohë. Disa nga kushtet që shoqëruan shkrimin e tyre janë

interesante për t‟u parë dhe për të hyrë në kuptimësinë e teksteve dhe veçorive që

kanë.

Duke nisur me të parin dokument të shkruar “Formula e Pagëzimit” – 1462, le

të shohim në fillim përmbledhtazi se cila ishte gjendja kishtare në Shqipëri në kohën e

Kuvendit të Matit dhe konteksti socio-kulturor i tij, që çoi në shkrimin e saj.

Para së gjithash, kjo formulë, para se të jetë një akt gjuhësor dhe kulturor,

“Formula e Pagëzimit” është një akt kishtar i gjeneruar mu në zemër të arbërve, në

një prej periudhave më të lavdishme të tyre përgjatë qëndresës antiosmane. Për të parë

me vëmendje mjedisin socio-kulturor dhe fetar në kohën e mbajtjes së Kuvendit të

Matit (1462), duhet t‟tu kthehemi domosdoshmërisht burimeve historike

dokumentare.

Konteksti historik përkon me periudhën fundore të luftërave të Gjergj Kastriotit.

Në shumë prej viseve shqiptare kryesisht në zona të ulëta bregdetare, popullsia për

shkak të luftërave kohëgjata vijueshmërisht u shpërngul, një pjesë brenda vendit e një

pjesë jashtë tij. Besimi fetar i vjetër po përjetonte një kohë të turbullt. Pushtimi osman

kishte shkatërruar mjaft infrastrukturën kishtare, gjë që ishte reflektuar edhe në

strukturimin fetar të popullsisë, e cila në dy shekujt në vijim do të ndryshojë në

mënyrë dramatike.

Në këtë kohë, jeta fetare komunitare ishte dhe varej nga juridiksioni kishtar i

dioqezave përkatëse, të cilat në këtë periudhë sipas Farlati-t218

nuk janë gjithaq të

stabilizuara nga pikëpamja territoriale, ngaqë në këtë mes shpesh kishin ndikimin e

tyre interesat politike dhe ekonomike të aristokracisë vendore shqiptare. Në këto

kushte, një nga krerët kishtarë të vendit, Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli (1417-

1470), me sa duket, përpos qënies në lartësinë e detyrës baritore, duket se ndërmori

edhe një plan, po e quajmë, për t‟i vënë një lloj ledhi kësaj gjendje të përkeqësuar sa i

takon krishtërimit katolik në viset veriore të vendit.

Prelati i mirënjohur, nga familja me emër e Engjëllorëve, i lindur në Drisht të

Shkodrës mbërriti aty rreth vitit 1459 në fronin e arqipeshkvit të Durrësit, i cili kishte

në varësi (mbikëqyrje) me sa duket edhe ipeshkvitë e Arbrit (Episcopatus

Arbanensis), dhe atë të Shtjefnit (Episcopatus Stephaniacum), por edhe të Bendës e të

Krujës, ku përfshihej edhe Kurbini, ipeshkvi të cilat më pas gjenden më vete, me sa

duket të shkëputura nga ipeshkvia e Arbrit. Ai ishte mik dhe njëkohësisht këshilltar

dhe diplomat i Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) për politikën e jashtme, të cilin e

shoqëroi apo e përfaqësoi përgjatë misioneve diplomatike brenda e jashtë Shqipërisë,

në shërbim të shtetit jetëshkurtër 25-vjeçar të tij.

Marin Barleti e përshkruan imzot Pal Engjëllin si: “... një personalitet të

mençur, me një zotësi të rrallë për të folur dhe veçanërisht si një njohës shumë i mirë

i letërsisë kishtare dhe asaj greke e latine...”219

, çfarë e bën dokumentin të bindshëm

nga ana shkrimore. Gjatë kësaj kohe arqipeshkvi kishte vizituar kishat dhe famullitë e

ipeshkvive sufragane (vartëse) nën juridiksionin e tij, të cilat ishin lënë pas dore prej

shumë kohësh për shkaqe të kuptueshme si rrjedhojë e përndjekjes osmane. Përgjatë

kësaj vizite baritore ai kishte vënë re mjaft të meta nëpër famulli, si rezultat i të cilave

kishin zënë vend edhe disa “zakone të këqija”, që, në njëfarë mënyre, nuk i shkonin

përshtat apo ishin në kundërshtim me Kishën Katolike romane.

218

Daniele Farlati ishte historian dhe bashkautor i veprës madhore “ Illyricum Sacrum”, një nga

burimet më të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Lindi më22 shkurt 1690, në San Daniele del

Friuli, (një komunë në provincën Udine), Itali. Vdiq me 25 prill 1773. Mendohet se vdiq në Venedik,

Itali. 219

Shih: M. Barleti, Historia e Skënderbeut, Tiranë, 1964, f. 395, 430

Page 106: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

107

Bazuar në këtë gjendje ai vendos mbledhjen e një kuvendi kishtar220

. Ky

kuvend, (sinod, konçil), u mbajt të hënën, më 8 nëntor 1462, indikti i dhjetë, viti i

pestë i pontifikatit të Piut II, (Indictione Decima Die vero Lune octava mensis

Novembris MDÇÇLXII), nën drejtimin e Pal Engjëllit në manastirin e Shën Trinisë në

Mat (apud monasterium S. Trinitatis de Emathia), në ipeshkvinë e Shtjefnit/Lisit,

(Stephaniensis/Lissiniesis), e cila mendohet ta ketë marrë emrin pikërisht nga

emërtimi i vendbanimit fillestar i ipeshkvnive të saj në Sanctus Stephanus, e që më

pas me sa duket për arsye sigurie do të jenë Priska, Burani, Kllojka dhe Mamli.

Ky kuvend u mbajt në një periudhë relativisht të qetë, nëse mund ta quajmë

kështu, për shkak se në luftërat turko-shqiptare fitoret kishin qenë në krahun e

Skënderbeut, i cili kishte nën kontroll të gjithë territorin e vendit.

Lokalizimin e vendmbajtjes së kuvendit e ka bërë në vitin 1967 studiuesi

Dilaver Kurti221

. Në krahinën e Matit gjenden rreth 72 rrënoja kishtare, ndërsa vetëm

në zonën e Macukull-Shtjefën gjenden 13 të tilla, çfarë e bën këtë një fakt dhe

njëkohësisht një tregues jo pak të rëndësishëm e jo pa domethënie. Jemi në një kohë,

kur feja e krishterë katolike ishte pjesë e konstitucionit shpirtëror të shqiptarëve,

ndërkohë që pamja e mëvonshme e saj është krejt çështje tjetër, ndaj edhe “Aktet e

Kuvendit të Matit” të Pal Engjëllit duhen parë përkitazi me këtë kontekst socio-

kulturor e historiko-politik njëherësh. Rrënojat e sotme të kishës së Shën-Trinisë, ku u

mbajt ky kuvend, mbartin pikërisht këtë shenjë kujtese.

Zgjedhja e Matit si vend mbledhjeje, ka të bëjë me faktin se kjo krahinë

asokohe ishte e lirë, njëkohësisht pjesë e zotërimeve të hershme të derës së

Kastriotëve dhe vendlindja e Gjergjit, gjë që mund të ketë konotacione rastësore

sikurse e ka vënë re me të drejtë Eqrem Çabej, se mbas këtij Kuvendi ishte edhe vetë

Skënderbeu. Në këtë kuvend marrin pjesë mjaft klerikë të Shqipërisë së mesme e asaj

veriore, si dhe paria e vendit atyre anëve shoqëruar edhe nga populli, “ac presentibus

nobilitus et plebis innumeris”.

Ky Kuvend kishtar shqiptar është i pari kuvend që dokumentohet historikisht si

i tillë222

. Më vonë, një tjetër kuvend, po kishtar, do të mbahet në Mërqi të krahinës së

Lezhës, në janar të vitit 1703, i njohur si Kuvendi i Arbënit.223

Megjithëse, gati 3

shekuj larg njëri-tjetrit si kohë, këto dy kuvende kishtare, kishin qëllime të

përbashkëta.

Kuvendi organizohet si një përpjekje për stabilizuar identitetin kanonik të

normave dhe praktikave fetare të besimit të krishterë me qëllim të ndërmjetëm

pengimin e përhapjes së islamizmit në vend, i cili ishte në fillimet e tij. Riorganizimi

kishte të bënte me formën dhe përmbajtjen e ushtrimit të detyrës së shenjtë të

meshtarisë, duke e bërë edhe bashkësinë e krishterë pjesëmarrëse aktive në rast nevoje

në ushtrimin e aktit ceremonial ritual kishtar, sikurse ishte pagëzimi, që të mos

mendohej se vetëm meshtari e kishte këtë ekskluzivitet.

Kështu, në këtë Kuvend ju konfirmua e drejta prindërve dhe familjarëve, që në

rast nevoje në mungesë të meshtarit, t‟i pagëzonin vetë fëmijët, në mënyrë që të mos

vdisnin pa e marrë këtë sakrament. Përgjithësisht për sa i përket sakramentit të

pagëzimit dhe administrimit të tij në Kishën Katolike ishte dhe është e mundur ende

edhe sot që një laik, apo një besimtar i thjeshtë, të mund të pagëzojnë në mënyrë të

220

Shih: E. Çabej, Studime gjuhësore, VI, 1976, f. 342 221

Lokalizimin e vendit ku u mbajt Kuvendi i Matit e ka bërë që në vitin 1967 studiuesi matjan Dilaver

Kurti në studimin “Dokumenti ma i vjetër i gjuhës shqipe dhe trinia e Matit”, botuar së pari në Gazetën

e Rinisë të asaj kohe, e më pas në Trashëgime Iliro-Arbërore, Tiranë, 1999, f. 303 222

Shih: E. Çabej, vep. e cit. 223

Shih: Kuvendi i Arbënit, 300-vjetori, Lezhë, 2007, f. 17-27

Page 107: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

108

vlefshme një person tjetër që gjendet në një rast nevoje të ngutshme si sëmundjeje,

përndjekje etj., (in casum autem necessitatis) me kusht që vlefshmëria e aktit të kryer

të jetë sipas praktikës së legjitimuar kishtare.

241 vjet më pas, një tjetër kuvend kishtar i njohur si “Kuvendi i Arbënit”224

, i

cili mbahet në një kohë kur procesi i islamizimi në vend ishte tashmë një fakt

pothuajse i kryer, do të përpiqet të ruajë drejtpeshimin e pozicionit të dobësuar të

kishës ndaj besimit të ri. Këto dy kuvende nuk qenë vetëm sinode kishtare. Ato qenë

mbledhje fetare-politike, ku krerët e kishës bashkë me parësinë e vendit biseduan dhe

morën vendime për të shpëtuar ç‟mund të shpëtohet nga binomi “fe e atdhe”, koncept

që për atë kohë do të përbëjë një njësi të pandarë.

Ndërkaq, konteksti shoqëror dhe rrethanat që ngjizën krijimtarinë e Budit, një

tjetër autor i njohur që vjen nga kjo trevë prej nga buron dhe Formula, janë po aq të

ëndshme dhe domethënëse për vlerën e për rëndësinë e veprës së tij. I vetëshkolluari

Budi225

, patjetër që ndjen nevojën e thellimit në jetën e tij dhe faktorët që bënë të

mundur në Shqipërinë analfabete të gjysmës së parë të shekullit të XVII të dilte një

shkrimtar i pashkollë, por aq prodhimtar dhe njëkohësisht një veprimtar atdhetar aq i

zellshëm, e mbështesin pikërisht këtë kërkesë që Budi i vuri vetes.

Vetëm një analizë e plotë e jetës dhe veprimtarisë së tij mund të zbulojë këtë.

Budi, nuk mund të përfytyrohet i shkëputur nga rrethanat e kohës, të cilat flisnin për

një sundim kulmor të osmanllinjve në viset shqipfolëse, e për më tepër nuk kish sesi

të mos ndikonin këto edhe vetë autorin. Prapambetja kulturore, mungesa e lirisë,

mospasja shkolla në gjuhë shqipe, ishin disa nga segmentet e kontekstit të zymtë

shqiptar të kohës.

Prekja e këtyre plagëve drejtpërdrejt nga Budi në zonat ku ishte caktuar për të

shërbyer, e shtynë që të shprehej në letrat e tij si ndaj klerikëve dhe miqve të tij, po aq

dhe ndaj kishës supreme në Vatikan. Ai kërkonte mbështetjen e saj që t‟i vinte në jetë

planet për të mos duruar zgjedhën osmane. Mirëpo, asnjëherë nuk u ndihmua, madje u

detyrua të punonte në fshehtësi për të organizuar klerin shqiptar, që të vendosnin të

mos pranonin edhe klerikë të huaj, pasi shikonte që nuk u shërbenin interesave të

vendit.

Në këtë periudhë një faktor tjetër, i cili përfshiu jo vetëm Shqipërinë, por dhe

viset më gjerë në Ballkan, ishte era e kundër-reformës katolike, e cila pas Koncilit të

Trentos (1545-1563), lejoi e inkurajoi botimin e librave fearë226

, sidomos të tipit të

katekizmave, edhe në gjuhët amtare të popujve të ndryshëm.

Vepra e Budit, edhe ajo mund të thuhet se ka pasur mbështetjen e kishës brenda

kësaj nisme. Si duhet kuptuar, moslejimi i botimit, sepse tanimë kjo rrethanë duket

favorizuese nga lart, por fakti që një volum të tillë (rreth 1000 faqe shtypi) e shkroi

një matjan nga Guri i Bardhë, i cili nuk kishte kryer asnjë shkollë (fakt të pohuar nga

ai vetë në dy letra të tij të vitit 1621)?

Natyra e Budit duket mjaft kureshtare, rebele dhe energjike. Ai punoi në disa

kampe njëherësh; meshtar dhe pastaj ipeshkv (iu imponua kishës me këtë post një

njeri, i cili nuk kishte arsimin e duhur, por me zell i ishte shtruar vetë latinishtes,

italishtes dhe kishte lexuar tekstet e shenjta), atdhetar dhe partizan i çështjes

kombëtare, duke u vënë në krye të lëvizjes për bashkimin e krerëve të veriut në luftë

kundër osmanëve.

224

Po aty, f. 23 225

Shih: Sh. Demiraj, Budi, kundër-reforma dhe tradita e shkrimit të shqipes, në www.Panorama.al dt.

22.11.2006 dhe në Kuvendi i Arbënit, 300-vjetori, Lezhë, 2007, f. 17-19 226

Sipas studiuesve edhe vepra e L. Matrëngës “E mbësueme e kërshterë” - 1592, por madje “Meshari”

i Buzukut vetë, nuk duhet parë e shkëputur nga vendimet e kundër-reformës.

Page 108: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

109

Përpiqej të shkruante dhe të prodhonte vepra që do t‟i vinin në ndihmë jo vetëm

kishës shqiptare për nevojat e saj, por edhe popullit (dëshironte fort që gjuha dhe

populli i tij të mos birreshin e mbeteshin në errësirën e padijes)227

; punoi po aq me

përkushtim edhe ndaj qarqeve të huaja që synonin përçarje dhe nxisnin konflikte mes

shqiptarëve, apo klerit të huaj që nuk shërbente mirë në detyrat që kishte; pra, ishte në

ballë të shumë punëve njëherësh, të cilat ia arriti t‟i kontrollonte gjersa tinëzisht u vra,

duke lënë kështu jetën për ideale të larta.

Përsa i takon gjuhës së veprës së tij, ajo që pohuam për natyrën e Budit nuk

duhet të mos na shërbejë tërthorazi si e dhënë, që vetë ai kaq kureshtar dhe energjik,

të mos e dinte se shqipja nuk ishte gjuhë e pashkruar në atë kohë.

Pra, Budi duhet të ketë pasur dijeni për ekzistencën e shkrimit të saj, qoftë

Buzukun a Matrëngën. Një e dhënë është përdorimi prej tij i zanoreve dyfishe, të cilat

shënonin gjatësinë. Kjo dukuri del tek të dy veprat e përmendura më lart, por nuk del

askund në traditën shkrimore të gjuhëve të tjera të pellgut të Mesdheut, (latinishtja,

italishtja, greqishtja), gjuhë të cilat mund të ushtronin ndikim tek shkrimtarët fetarë

shqiptarë.

Një tjetër e dhënë është ngjashmëria e madhe në alfabetin e Budit me atë të

Buzukut228

. Duhet doemos që ky, të dinte për ekzistencën e shkrimit të shqipes

përpara tij dhe madje të ketë shfrytëzuar këtë dijeni për ta çuar më tej shkrimin e saj si

vazhdimësi. Mos të harrojmë dashurinë dhe vullnetin e tij për gjuhën dhe shkollën.

Këto rrethana, që dilnin përtej kufijve të Matit, në gjithë hapësirën jetësore të

shqiptarëve të kohës, ishin kushti më i parë që shpjegon nevojën urgjente për

shkrimin e gjuhës dhe përdorimin e saj në funksion të detyrave më të larta patriotike

dhe humane.

3.1.3 “Formula e Pagëzimit” dhe rëndësia e saj si dëshmuese e së folmes së Matit në shek.XV

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, i njohur dhe pranuar nga të gjithë

është “Formula e Pagëzimit” – 1462.

Ky dokument është i shkruar prej të quajturit Pal Ëngjëlli. Dëshmia më e

hershme shkrimore, gjendet në një qarkore priftënore (Kodeks) të Kryepeshkopit të

Durrësit. Qarkorja është shkruar me 8 nëntor 1462, në një tubim, kuvend priftënor, siç

thonë dokumentet që gjenden në arkiva, në kishën e Shën Trinisë së Matit. Vetë

qarkorja priftënore, që mban firmën dhe vulën e hartuesit, si tekst tërësor është

shkruar në latinisht, por në të është përfshirë edhe dokumenti zyrtar-fetar i mbiquajtur

Formula e Pagëzimit229

.

“Unte „paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”.

Sot - “Un t'pagzöj për emnit (n´emën) t´Atit, e t´Birit e t´shpertit shejt´”.

227

Shih: Sh. Demiraj, Budi, kundër-reforma dhe tradita e shkrimit të shqipes, art.i cit. 228

Shih: Sh. Demiraj, Kuvendi i Arbënit, 300-vjetori, Lezhë, 2007, f. 21 229

Shih: B. Gjoka, Kodet që ligjëron Formula e Pagëzimit, Kumtesë e mbajtur në simpoziumin

shkencor të përvjetorit të Formulës së Pagëzimit, 2012

Page 109: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

110

Kodeksi i Pal Engjëllit (Codex Paulus Angelus), përbëhet prej 37 fletësh në

pergamenë (gjithsej 74 faqe). Ai ruhet në dorëshkrim në Bibliotekën Laurentiane të

Firences në Itali, (Biblioteca Medicea Laurentiana)230

.

Ky dorëshkrim në të cilin ndodhet dokumenti i parë i shkrimit shqip (Formula e

Pagëzimit), u zbulua dhe u botua nga historiani rumun Nikola Jorga, i cili ia bëri të

ditur këtë fakt botës akademike në vitin 1915231

. Në këtë qarkore janë riprodhuar

(kopjuar) 13 dokumente historike të bashkëlidhura – krisobula perandorake, bula

papale, dekrete venedikase, akte kancelareske, qarkore kishtare – nga të cilat dy kanë

për autor Pal Engjëllin232

, dy të tjerat kanë lidhje me Durrësin dhe Drishtin, – i pari

selia e kryeipeshkvisë së tij, i dyti vendlindja e tij.

Të gjitha aktet, përfshirë edhe krisobulat perandorake bizantine, janë në

latinisht, asokohe gjuha zyrtare e kishës. Në kodeks ata renditen sipas një përmbajtje

të caktuar, nga 1-13, ku e para është: 1) Vendimet, urdhëresat dhe rregulloret e

shpallura nga Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 (faqe 2/r – 9/r), i cili përmban edhe

“Formulën e Pagëzimit”, (të tjerat meqë nuk kanë lidhje me punën tonë nuk po i

paraqesim këtu)233

.

Kodeksi është kopjuar nga një dorë e vetme, me shkrim dore të bukur, me

ngjyrë të fortë të purpurt. Fakti se grafia e tekstit veçohet për anën e tij estetike, të bën

të mendosh se ai duhet të jetë kopjuar nga “scriber” - shkrues të njohur në këtë

disiplinë në fillim të shekullit XVI, mbasi në fund të aktit të parafundit (akti nr. 12)

është shënuar data 14 qershor 1503, çfarë lë të nënkuptohet qartë se tekstet e kodeksit

nuk janë kopjuar mbas kësaj date.

Përveç mungesës së materialeve origjinore, po ashtu, nuk kemi asnjë të dhënë

lidhur me emrin e kopjuesit si dhe kohën në të cilën ky dorëshkrim ka hyrë në

Bibliotekën e Firences. Kodeksi i Pal Engjëllit, nuk është botuar deri më sot,

plotësisht, në mënyrë integrale. Fillimisht, u botua vetëm fleta 4, në të cilën ndodhet

dokumenti i parë i shkrimit shqip (Formula e Pagëzimit), e cila më pas u shoqërua me

një botim të dytë bashkë me një riprodhim fotografik që u bëri këtyre akteve në vitin

1926, e më pas në vitin 1932 njohësi i shquar i teksteve të vjetra të shqipes, filologu

frëng, Mario Roques234

.

Duhet theksuar se faksimilja e këtij dokumenti në botimet shqiptare fillimisht u

botua nga Lumo Skëndo në revistën “Dituria”, në vitin 1926 në numrin 6 të saj të

muajit prill, por botuesi për lehtësi paraqitjeje, në mënyrë që të paraqiste sa më të

plotë kontekstin e dokumentit, i bashkoi/montoi në një faqe të vetme faqet 3b dhe 4a,

faksimile, e cila u rimor në këtë publikim për t‟u ribotuar më pas në të gjitha studimet

dhe tekstet shkollore deri në vitin 2005.

230

Qarkorja mban Kodin Ashburnham, Reg. II, 1167, dhe mban titullin: Constitutiones, Ordinationes

et Statuta (Vendime, Urdhëresa, dhe Rregullore) lëshuar nga: Paulus Angelus, Miseratione Divina

Archiepiscopus Durrachiensis et Illiricae Regionis (…) in Eçlesia Sancte Trinitatis de Emathia Anno

Dei MÇÇLXII, Indictione Decima Dio vero Lune octava mensis Novembris. 231

Shih: N. Jorga, Notes et extraites pour servir à l‟histoire des Croisades au XV-e siècle, vol. IV,

(1453-1476), Bucurest, 1915, f. 194-197 232

Shih: M. Prenushi, Arqipeshkvi Pal Ëngjëlli (1417-1470), “Humanist i shquar shqiptar dhe

bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut”, Phoenix 13-14, Shkodër, 1999/5-6 233

Shih: K. Frashëri, Skënderbeu. Jeta dhe vepra, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Tiranë 2002, f. 397-401; Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek. XV. Burime dokumentare

shqiptare, bot. i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Toena, Tiranë 2005, në origjinal f. 122-137,

dhe në përkthimin shqip f. 138-143 234

Shih: K. Marku, Formula e Pagëzimit në 550 vjetorin e saj, bot. në gazetën www.Republika.al,

08.11.2012

Page 110: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

111

Në vitin 2005, një pjesë e kodeksit ku ndodhet “Formula e Pagëzimit”, shkruar

nga Pal Engjëlli, e titulluar “Constitutiones, Ordinationes et Statuta”, e cila zë fletët

2/r deri 9/r, pra gjithsej 15 faqe nga 74 të tilla që ka i gjithë kodeksi, ku edhe gjendet

përmbajtja e letër-qarkores së Pal Engjëllit, nënshkruar në Mat më 8 nëntor 1462,

është botuar për herë të parë nga Kristo Frashëri, në vëllimin “Skënderbeu dhe lufta

shqiptaro-turke në shek. XV. Burime dokumentare shqiptare”235

.

Në vitin 2009, studiuesja Ledi Shamku-Shkreli, i botoi sërish 15 faqet e tekstit

me faksimilen origjinale, së bashku me një interpretim rreth tij, gjë që e risolli sërish

në interes të studimeve albanologjike236

. Duhet thënë se fotokopja e këtij kodeksi u

porosit në verën e vitit 1967 nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë237

. E gjendur pra,

brenda kësaj qarkoreje, Formula ngërthen në vetvete vetë esencën e njeriut, besimtarit

dhe shënjon jo vetëm sipërmarrjen e dobisë fetare, por dhe rëndësinë e shënjimit

gjuhësor.

Një vështrim i Formulës së Pagëzimit shqip e i tekstit latin në mes të së cilës

gjendet238

, na tregon se diktuesi i shkronjave (shkruesi) e grafia është njëlloj për të

dyja.

Kjo rrethanë nuk duhet anashkaluar për historinë e shkrimit të shqipes. Lehtësia

me të cilën shkruesi kalon nga shkrimi i latinishtes në të shqipes, duke përdorur kudo

po ato shkronja, dëshmon se në kohë të Skënderbeut ka pasur njerëz (klerikë, noterë e

të tjerë) që shkruanin shqip, dhe se shqipja shkruhej me gërma latine. Nga krahu

tjetër, duhet thënë se ka një afrim midis këtij dokumenti dhe veprës së Buzukut në

aspektin e vlerës së disa gërmave të alfabetit.

Hyn aty sidomos s-ja me vlerë z-je në pozicion midis dy zanoreve (paghesont),

s-ja me vlerë sh-je (te fjala spertit) e lidhja -ni për -nj (te senit). Është e pamundur të

mos shihet këtu se ka një traditë shkrimi në Shqipëri. Këtë traditë me një të tillë

përdorim të shkronjave, përdorim që e ka burimin në Itali e më saktë në botën

veneciane, mund ta ndjekim nga shekulli i XV në të XVI-in (Formula e pagëzimit –

Gjon Buzuku), po jo më te shkrimtarët e shekullit të XVII. Te këta zë fill një

përdorim më modern e më racional i gërmave të alfabetit, duke dalluar sidomos s-në

nga z-ja, s-në nga sh-ja 239

etj.

Pra, alfabeti i Formulës e i Buzukut, i ka rrënjët te një periudhë më e përparme e

shqipes. Çështja se prej ç'kohe buron, ka rëndësi për historinë e kulturës sonë

kombëtare. Lehtësia e siguria në shkrim të shqipes, që vihet re te Formula e

Pagëzimit, mund të merret si një e dhënë ndoshta, se ka pasur një traditë shkrimore

me një farë vjetërsie. Edhe gjuha e Gjon Buzukut me karakterin e përpunuar të saj

shihet se mbështetet në një literaturë kishtare të mëparshme, qoftë dhe me përmasa të

vogla240

.

Cila është në të vërtetë rëndësia e kësaj Formule?

235 Shih: K. Frashëri, Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek. XV. Burime dokumentare

shqiptare, bot. i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Toena, Tiranë 2005, në origjinal faqe 122-137,

dhe në përkthimin shqip faqe 138-143; dhe në K. Frashëri, “Skënderbeu. Jeta dhe vepra”, botim i

Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 2002, faqe 397-401. 236

Referimi për materialin mbi qarkoren e Pal Ëngjëllit është marrë nga studimi i Kastriot Markut,

“Formula e Pagëzimit në 550 vjetorin e saj”, art.i cit. 237

Po ai, po aty 238

Shih: R. Elsie, Fillimet e shkrimit shqip, në Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1997, f. 9-18 239

Sh. Demiraj, Budi, kundër-reforma dhe tradita e shkrimit të shqipes, art.i cit. 240

Shih: E. Lafe, Analizë e teksteve të vjetra, art. i cit., (ku parashtrohen dhe qëndrimet e gjuhëtarëve

në lidhje më çështjen e të ekzistuarit të një tradite shkrimi të shqipes para Buzukut apo jo).

Page 111: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

112

E para, përveç se është gjer më tani i pari segment shkrimor i gjuhës shqipe241

që na provon shkrimin e gjuhës shqipe që në vitin 1462, është një monument kulturor,

gjuhësor, historik, atdhetar, moral, fetar, grafik. Siç shprehet studiuesi B. Gjoka:

“...Formula realizon një sërë kumtesh dhe kodesh, mbart dhe shpreh vetë thelbin

ekzistencial të qënies njerëzore dhe të besimit fetar...”242

. Leximi i parë i saj është një

zbërthim i atypëratyshëm i një teksti thellësisht biblik me një mesazh të qartë fetar, ku

në thelb mbetet riti i pagëzimit. Një sipërmarrje e tillë fetare, caktuar për meshtarët

dhe njerëzit e kishës, tani zhvendosej tek njeriu i thjeshtë pa rasë fetare, ai i cili e

vendoste në kushte krejt të reja tanimë lidhjen me Zotin pa praninë e një të treti. Kur

themi kushte të reja kemi parasysh kontekstin historik dhe rrethanat e pavaforshme

që ky rit i detyrueshëm për besimtarët e krishterë të realizohej në kishë, ndihmuar nga

terreni i ashpër dhe vështirësi të tjera.

Kjo shprehje e vetme në gjuhën shqipe, e shkruar me gërma latine, mu në pjesë

të parë të qarkores, evokon pikërisht këtë thelb të ekzistencës së fesë së krishterë,

Trinia e Shenjtë, që ekziston si trinitet pagëzimor, “...premenit Atit et Birit et Spertit

senit”, ndërsa “Unte paghesont...” si njësi nistore shënjon pikërisht këtë sipërmarrje, e

cila i atribuon tanimë detyrën/veprimin e kryerjes së këtij akti kujtdo “Un-i” të

krishteri, që mund ta merrte përsipër.

Kjo frazë, kaq e zakonshme nga formësimi, na jep sintezën e njërit prej

veprimeve më themelore të shugurimit të besimit katolik, i cili tanimë vjen po ashtu si

një përdorim, po aq i zakonshëm i ritit fetar. “Megjithatë, në esencën e kumtit të qartë

dhe të thjeshtë, fraza e drejtpërdrejtë për të mbaruar saktë pagëzimin, kryen rolin e

një kodi, duke sanksionuar qartësisht ndërkomunikimin me Krijuesin dhe qëniet

njerëzore, edhe në kushte të vështira”, -pohon B. Gjoka.

Kodimi dhe shënjimi i kësaj fjalie të thjeshtë edhe numerikisht, si përbërje

fjalësore, mbledh e shkrin në një, elementin e pastër fetar si akt dhe rit normal,

shprehur me një gjurmë shkrimore si ekzistencë e parë e saj, praktikisht në funksion të

fesë. Të dyja, edhe gjuha, edhe feja, i kanë dhënë njëra-tjetrës, janë shkrirë mes tyre

në këtë frazë. Secila ka përjetësuar tjetrën në kuptimin që, edhe përmes shqipes

tanimë, si shkrim dhe ekzistencë, vjen e artikuluar trinia ekzistenciale, Ati, Biri,

Shpirti i Shenjtë; e, nga krahu tjetër vetë formula e kulluar kristiane, ka nevojë të

shënjojë thjeshtësinë e saj, përmes një fraze të lehtë për t‟u përdorur në kushte

ekstreme për të vijuar kontinuitetin e besimit.

Në nisje, domosdo që ngasja e kryepeshkopit ka qenë ajo fetare; si një klerik i

nivelit më të lartë, duke e ndjerë rrezikun që vinte me erën e re të pushtimit turk që

kishte trokitur fort në këto vite, qëllimi është të përcjellë unitet dhe vijimësi, të godasë

me tharmin e shenjtë palcën e besimit të njerëzve, si thirrje dhe nevojë për

bashkëlidhje dhe të sigurojë lidhjen mes tokësores e qiellores natyrshëm, duke “dhënë

dorë të lirë” kurdo që besimtari nuk mund të plotësonte kushtet.

Për vetë kushtet socio-historike të Shqipërisë së kohës, të rrezikimit të besimit,

të islamizimit që kishte shpërthyer dyert e besimit, njëlloj si pushtuesi dyert e vendit,

kjo formulë, është dhe një akt atdhetar. Në formën e rezistencës më paqësore të

mundshme. Vetëm përmes një kulture të tillë të lartë e të devotë fetare, njeriu,

besimtari dhe shqiptari do të ishin një, përballë të resë që sillte pushtuesi.

E kush mund ta shqiptonte dhe ngjizte një të tillë harmoni dhe luftë njëherësh në

një frazë; vetëm një njeri me kulturë të thellë e të pastër fetare, i cili duke qenë krah

241

Në të fundmit të reja njihet edhe pretendimi i një teksti të Teodor Shkodranit, që e shtyn edhe me dy

shekuj këtë datë, por që sidoqoftë gjer tani duket një mjegullnajë në radhë të provave. 242

Shih: B. Gjoka, Kodet që ligjëron Formula e Pagëzimit, Kumtesë e mbajtur në simpoziumin

shkencor të përvjetorit të Formulës së Pagëzimit, Mat, 2012

Page 112: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

113

kryetrimit tonë, Skënderbeut, dhe këshilltar personal i tij, zotëronte të tillë ekuilibër

mendor dhe shpirtëror në bashkëveprim me një shkulm atdhetarie243

që zienin e flinin

njëherësh në dejet e tij. Formula merr leximin “fe e atdhe” nën këtë zbërthim.

Përmasa historike e Formulës, nuk ka shteg për dyshim. Cili ishte konteksti

historik dhe përmbledhtazi tabloja që çoi në kuvendimin e madh kishtar të Matit244

, le

ta shohim përmes fakteve, të dhënave dhe rrjedhës së ngjarjeve.

Vetë data 8 nëntor 1462, është një fakt i historisë. Koha është e tillë, nga

historia, që Skënderbeu dhe arbërit nën udhëheqjen e tij, kishin më shumë se njëzet

vjet që i bënin ballë hordhive osmane me sukses, duke frenuar hovin e tyre për në

Evropën e krishterë. Sigurisht që, kjo parakuptonte më së pari ruajtjen e mbrojtjen e

popullit të vet, në tokë, fe, gjuhë e zakone. Formula lindi nën gjurmën e Skënderbeut

dhe epokës së tij të lavdishme. E vetiu, lind retorika, sidomos ndër ne pasardhësit e

tij: Kur më shumë se në këtë epokë bënë histori apo foli më shumë historia për

shqiptarët? Kjo kohë, është thelbësore për të qartësuar kontekstin e lindjes së

Formulës.

Në vitin 1462, në përmbyllje thuajse të krejt harkut kohor të rezistencës arbnore

ndaj osmanëve, edhe njëherë, një fuqi e madhe përbashkuese, shkulmon gjakun e

pasardhësve të ilirëve. Thirrja e madhe kësaj here vjen nga besimi, i cili ka burim

shpirtin. Islamizimi ishte rreziku më i madh që i vinte popullit, sepse me një fytyrë

tjetër e në një tjetër fe e konstitucion shpirtëror, ishte i mbështetur ky pushtues i ri.

Ndoshta, sot jemi më të paqtë dhe më tolerantë, kur i hedhim sytë nga historia, për ta

kundruar të shkuarën më butësisht, por ajo që ngjet në shpirtin e një populli të

detyruar të ndërrojë besim, atypëraty, mund të kalojë çdo dimension të qëndresës

morale.

Përmasa historike e Formulës, pra, nuk ka vend aspak për hezitim.

Atëherë kur e gjithë bota pranonte dhe nderonte qëndresën heroike shqiptare

ndaj otomanëve, me në krye Skënderbeun, të cilët përgjakeshin ditëpërditë e vitpërvit,

dhe i vinte në radhë të popujve mbrojtës të krishtërimit, përditshmëria për ne nuk

fliste aq bujarisht. Kjo përditshmëri e lyer me gjak shkruante historinë.

Një histori mbijetese, një histori besimi, një histori identiteti, një histori e

shkruar me frymë, gjak e shpirt – kështu po ngrihej në sytë e të gjithëve rezistenca

dhe kultura e pasardhësve ilirikë. Të jetuarit gjithmonë me nder, të qënit përjetësisht

të lirë në trojet e tyre, të devotshëm deri në vetëmohim, në të drejtën e tyre legjitime

për të ngritur qytetërimin e vet, me një gjuhë dhe besim të tyrin, me kulturën

materiale dhe shpirtërore, fqinjë të grekërve e romakëve të vjetër, ky popull tregonte

edhe njëherë se ishte jo rastësisht këtu.

Dinte të luftonte dhe mbrohej kur ia lypte nevoja, adhuronte Zotin e tij në

mënyrën më paqësore të mundshme, fliste një gjuhë krejt të veçantë prej gjuhëve

kombëtare rrethmëqark e përtej, mbruhej me virtyte e kode morale fisnike; pra,

historia e këtij populli ishte histori mbijetese.

Akte të tilla rezistence, devotshmërie, ca më shumë akte të gjurmës

ekzistenciale të kulturës shpirtërore, u shkrinë brenda njëmbëdhjetëfjalëshit të

Formulës pagëzimore245

. Nëse në kampin ushtarak e luftarak në krye të qëndresës

ishte një princ arbëror, strateg i zoti që e njihte terrenin dhe vendin në pëllëmbë të

dorës, në krahun tjetër, rezistencës shpirtërore dhe mospëruljes i printe po aq një

klerik i niveleve më të larta të hierarkisë kishtare, si Pal Ëngjëlli, çka dëshmonte, jo

243

Shih: B. Gjoka, Kodet që ligjëron Formula e Pagëzimit, Kumtesë e mbajtur në simpoziumin

shkencor të përvjetorit të Formulës së Pagëzimit, Mat, 2012 244

Shih: Dh. Shuteriqi, Histori e letërsisë së vjetër shqipe, Tiranë, 1983, f. 87 245

Po ai, po aty.

Page 113: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

114

vetëm për kundërvënien e hapur e të drejtpërdrejtë të kishës dhe zyrtarëve të saj në

luftën shpirtërore ndaj ndërrimit të fesë, por edhe përballjes shumëplanëshe që iu bë

pushtuesit dhe dimensionet e vërteta të qëndresës së popullit tonë.

Këto të dyja flasin për një dashuri të paskaj, për atdheun, kombin, fenë, popullin

dhe lirinë.

Gjithashtu, vendi ku u mbajt kuvendi, ishte një shenjë e fortë domethënëse për

kohën, organizatorët, përfaqësuesit, popullin dhe pasojat e vendimeve që do lindin

prej andej. Një kishë, objekti më i shenjtë dhe njëherësh më unifikues popullor, mu në

zemër të Gegërisë qëndrore, mbledh krerët më të lartë kishtarë të epokës, si shenjë e

rezistencës fundore ndaj rrezikut otoman. Thirrjet për qëndresë shkrihen në një fill të

vetëm: tokë, vatan, fe e gjuhë, liri dhe identitet. Është më se njerëzore që përballë

këtij sulmi, të tejzgjatur, të përpiqeshin edhe njëherë, shqiptarët e krishterë, për të

ribashkuar forcat dhe ruajtur të paprekur identitetin e tyre evropian.

Ndonëse koha nuk punonte në dobi të tyre - shumë familje dhe një pjesë e

konsiderueshme e popullit ishte konvertuar tashmë nën presion - aq më pak të tjera

favore apo mbështetje nga aleatë proevropianë ishin thuajse të pamundura, ose me

haraç për t‟u larë në kthim, për të mos përmendur pastaj kushtet dhe situatën e

brendshme ekonomike, sociale dhe kulturore, prapëseprapë, u gjet një formë

origjinale rezistence. Kur gjithandej prapambetja dhe rrënimi ishte për fushe, edhe

njëherë kërkohej që të ngjallej e ushqehej shpirti liridashës tek malësorët dhe

mosnënshtrimit paqësor ndaj pushtuesit. Pra, Formula sintetizon brenda vetes, gjakun,

shpirtin, kulturën, shkrimin, historinë, besimin, identitetin e shqiptarit.

Humanizmi e përshkon fund e krye esencën e Formulës. Dashuria për njeriun,

ngërthyer në: dashuri e Zotit ndaj tij dhe anasjelltas, dashuri e kishës ndaj besimtarit

dhe anasjelltas, dashuri për shpëtim të shpirtit dhe gjetjen e amëshimit, dashuri e

thellë për liri. Shekulli i Formulës, është shekulli i cili i paraprin Humanizmit

Shqiptar, por njëherësh ngjet mu në palcë të atij evropian.

Kujtojmë që: Humaniz/ëm,~mi m. 1. Lëvizje përparimtare e kohës së

Rilindjes, që ishte kundër shtypjes feudale e obskurantizmit fetar dhe luftonte për

mbrojtjen e të drejtave, të lirisë së mendimit e të personalitetit të njeriut. Epoka e

humanizmit.

2. Ndjenjë e lartë fisnike, kujdes i veçantë dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve,

qëndrim njerëzor.246

Humanizmi është pra, një filozofi etike dhe një botëkuptim, që

drejtohet nga interesat, vlerat dhe dinjiteti në veçanti, i njerëzve.

Ai bazohet nga thirrja e cilësive botërore njerëzore, veçanërisht arsyes, historisë

së përbashkët, përvojës dhe besimit. Toleranca (durueshmëria), paqja dhe liria e

ndërgjegjes janë parimet më të rëndësishme për jetesën e përbashkët njerëzore. A nuk

i mbart të gjitha këto Formula? Humanizmi është një hapje ndaj botës, ndaj dogmave

dhe ndaj botëkuptimit thellësisht meskin fetar. Pal Ëngjëlli, me lirinë e praktikimit të

ritit më thelbësor të kristianizmit, në shtëpitë e tyre, nga njerëz thjesht besimtarë, në

njëfarë mënyre përligji një akt shprishje të butë të normave të ngurta kristiane dhe

nevojën për një riformulim të doktrinës së re më tolerante.

Formula është praktike. Ajo u sjell dobi besimtarëve që e duan mbi gjithçka

Zotin e tyre dhe duan po me aq zell t‟i përmbushin detyrimet ndaj tij. Këta besimtarë

ishin njerëz të thjeshtë, pa rasë e pa veladon kishtar. Ata ishin të pastër dhe të lidhur

drejtpërdrejt me natyrën, krijimin, krijuesin e gjithçkasë. Vetë ky akt ligjëron lidhjen e

përjetshme të njeriut të thjeshtë me hyjnoren. Formula është liri, është shpëtim, çlirim,

është kumt i ardhur nga lart për tek njeriu.

246

Shih: Fjalori i Shqipes së Sotme, botim i ASHSH, IGJL, Toena, Tiranë, 2002, f. 490

Page 114: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

115

Pra, Formula është lidhje e dyanshme mes tokësores dhe hyjnores, si: liri dhe

kushtëzim, frymë dhe detyrë, paqe dhe shpëtim, mision dhe adresim, shenjë dhe

veprim; ajo është njëherësh tekst dhe urdhëresë, gjurmë dhe uratë, kulturë dhe histori,

bashkim dhe qëndresë, është jetëdhënëse dhe e dobishme, është njerëzore dhe

shpirtërore, është kumt dhe komunikim - pra është një univers gjithënjerëzor e më tej,

i shkrirë në 11 njësi gjuhësore.

Ardhur së fundmi tek shënjimi gjuhësor i saj, fjalia e Formulës, në një numërim

të thjeshtë matematik të saj të shtron përpara nëntë fjalë, por nëse do të flasim për

njësi morfologjike-sintaksore, atëherë leximi i saj semantik të përball me

njëmbëdhjetë fjalë të shkruara.

Kemi gjithsej shtatë fjalë të plota: Unë, pagëzoj, emër, Atit, birit, shpirtit,

shenjtë dhe katër njësi fjalë mbështetëse e lidhëza: të, për, e, e. Thjeshtësia në

formulimin gjuhësor të kësaj Formule duhet lexuar si një përqëndrim maksimal në

qartësinë e mendimit dhe kumtit që shpreh. Është e shkurtër në ndërtim vërtetë kjo

frazë, por është e plotë në anën gjuhësore, nga krahu tjetër. Pra, qartësi, thjeshtësi,

shkurtësi, plotësi, të lidhura në një varg zinxhiror njësish gjuhësore shqipe, për të

shënjuar një veprim të domosdoshëm si rit dhe praktikë fetare.

Bie në sy në këtë Formulë:

- Përdorimi i përemrit vetor të vetës së parë, Unë (shqipe e sotme), në formën

Un‟247

(Formula e Pagëzimit dhe e folmja e Matit sot).

- Gjithashtu, bie në sy forma e foljes paghesont, e cila ndoshta duhet parë si

një gabim ortografik, pasi nuk ka asnjë evolucion gjuhësor në mbaresat e

shqipes që një –nt të ketë dhënë –j, por duhet të jetë një –nj e vjetër e

shqipes (haset te Buzuku e autorët më pas), që ka evoluar në –j në shqipen

e sotme.

- Më tej, emri spertit – shpirtit të sotëm, i cili shënjon të dhënën më të fortë të

përkatësisë dialektore të kësaj formule, pikërisht të folmen e Matit. Në

kohën e Formulës, për këtë të folme duket se ish kryer evolucioni i

zbërthimit të –i së theksuar në –e. Ndërsa, për faktin se është gegërishte

gjuha e formulës, flet mungesa e rotacizmit tek premenit – (për)

emër/emrit.

- Sa për shkrirjen e lidhëzës e me pjesëzën të: e+të=et (et birit, et spertit),

shpjegimi mendojmë të jetë i lidhur me tempin e të folurit dhe shpejtësinë

në ligjërim, e cila i bashkon dhe ngjit pranë këto të dyja ku e dyta i

parangjitet lidhëzës përpara më shumë se fjalës që vjen prapa, e cila

kërkonte dhe njësi grafike apostrof.

- Në rastin e përemrit në hyrje të formulës Unte‟ nuk kishte një lidhëz -e pas

saj, e cila të merrte pjesëzën -të me vete, por këtu pjesëza iu vesh përemrit

përpara, ngase edhe shqiptimi i dy të shurdhëtave në një rast parangjitje

me foljen pas ishte më i vështirë. Gjithsesi ka është një shpjegim që pret

interpretim.

- Në fonetikë, dallon evoluimi i –nj në –j (paghesont(j)), -s në –sh (spertit,

senit), -ni në –nj (senit).

247

Akademiku dhe studiuesi i njohur i Fonetikës Historike të shqipes, Kolec Topalli në simpoziumin e

mbajtur me rastin e 550 -vjetorit të Formulës së Pagëzimit, u shpreh se kjo e dhënë, Un‟ e formulës, e

cila del më vonë në kohë si U‟ tek Buzuku duhet parë si një ngurosje e mëvonshme, e cila e sjell një

përmbysje kohore për këtë fenomen gjuhësor, dhe nxjerr më përpara shkrimin e Buzukut.

Shih për më shumë K.Topalli, Formula e Pagëzimit dhe shqipja e shekullit të XV, kumtesë në

përvjetorin e Formulës, Mat, 2012

Page 115: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

116

- Alfabeti i përdorur është ai latin dhe në rastin e grafemës –g shohim

përdorimin e –gh që haset edhe tek shkrimet e tjera më pas të vjetra.

Kjo Formulë, e 8 nëntorit 1462, hartuar në Mat në Kishën e Shën Trinisë

(Sh‟Trenidate, siç shqiptohet dhe sot), në Daznjan të Matit, prej imzot Pal Ëngjëllit,

Kryepeshkop i Durrësit, Këshilltar i Skëndërbeut, bart vlera gjuhësore të vyera.

Gjuha shqipe, jo vetëm e folur tashmë, bëhet gjuhë e liturgjisë, madje si gjuhë e

ndërkomunikimit të shkruar të shqiptarëve. Kjo frazë e thjeshtë dhe kuptimplote,

zbulon mundësitë dhe atributet e gjuhës shqipe, tashmë si gjuhë e shkruar, pra si

gjuhë e besimit dhe e kulturës248

.

Ajo çfarë trashëgoi pas kjo formulë në drejtim të fesë dhe të gjuhës, mund të

duket e pakët për ndokënd, por mund dhe duhet të jetë edhe një shërbesë tepër e

madhe, e cila asnjëherë nuk duhet të matet me sasi. Prania e shkrirja e disa rrafsheve

(fetare, morale, kulturore, gjuhësore, historike, humaniste, filozofike etj.) në këtë

përzgjedhje fjalësh të pakta, e bëjnë Formulën e Pagëzimit një gur parak, që zë vend

qendror në themelin e kulturës dhe gjuhës shqipe.

3.1.4 Vepra e Pjetër Budit dhe vlerat e saj për filologjinë

Dy breza pas Gjon Buzukut vjen figura e dytë më e madhe e letërsisë së

hershme brenda Shqipërisë249

. Vepra e Pjetër Budit, para se të lexohet si shkrim fetar,

moralizues, letrar, gjuhësor, është një kontribut i çmuar në historinë e kulturës

shqiptare. Ai ishte një njeri me ndjenjë të lartë përkushtimi, gjë që e dëshmon edhe

vetarsimimi i tij në kushte auto-didakte. Po të rrinte në vendlindje nuk do të kishte

marrë shkollimin e nevojshëm të rregullt, prandaj vajti e mësoi për prift në të

ashtuquajturin Kolegj Ilirian të Loretos (Collegium Illyricum i Zonjës Sonë të Lurias),

në jug të Ankonës në Itali, ku do të studionin shumë shqiptarë e dalmatë me emër250

.

Vetëm në ato raste kur kemi të bëjmë me një të apasionuar pas dijes, shkollës

dhe të pajisur me një kureshti të lindur për të mësuar gjithçka, atëherë mund të

qartësohet për ne profili dhe devotshmëria e Budit, ngritja e shkallë-shkallshme që

pati në hierarkinë kishtare, duke iu imponuar kësisoj seleksionimit të klerit të lartë,

puna kolosale dhe shkrimi i atij volumi tekstor që la pas. I tillë ishte Budi, një klerik i

cili e vuri veten dhe jetën e tij në shërbim të çështjeve më të mprehta të kohës dhe

nevojës që shtronte para faktori histori.

Formuar në një ambient tipik malësor, kultivuar me brumin e krenarisë për

vendin, tokën dhe paraardhësit, ushqyer me legjenda, gojëdhëna e rrëfime që

himnizonin lavdinë dhe heroizmin e pashembullt të shqiptarit, blatuar në gurrën e

pasur të gjuhës popullore prej Gurit të Bardhë dhe trevës nga doli ai, Budi do të bëhej

një vijues i denjë i këtij entiteti duke kapërcyer kufijtë e tij dhe hyrë në radhën e

njerëzve më të shquar të kulturës shqipe.

Për aktivitetin e tij jetësor dhe kontributin e madh atdhetar, fetar, arsimdashës,

kulturor, shkrimor dhe letrar, deri në shpagim me jetë, kemi thënë diçka në një çështje

më lart, prandaj këtu do të mundohemi t‟i mëshojmë peshës dhe rëndësisë që ka në

shkencën gjuhësore tonën vepra e Budit.

248

Shih: Dh. Shuteriqi, Histori e letërsisë së vjetër shqipe, Tiranë, 1983; K.Topalli, Formula e

Pagëzimit dhe shqipja e shekullit të XV, kumtesë në përvjetorin e Formulës, 2012; B. Gjoka, Kodet që

ligjëron Formula e Pagëzimit, Kumtesë e mbajtur në simpoziumin shkencor të përvjetorit të Formulës

së Pagëzimit, 2012 249

Shih: R. Elsie, Fillimet e shkrimit shqip, në “Histori e letërsisë shqiptare”, Tiranë, 1997, f. 13 250

Po ai, po aty

Page 116: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

117

Vepra e Budit lindi në një kontekst shumë specifik historik. Jemi në shekullin e

XVII, kohë kur Shqipëria kishte rënë totalisht nën sundimin osman. Pjesë e

nënshtrimit dhe e politikës së huaj në vijimësi, ishte edhe ndryshimi i fesë për

popullsinë e krishterë, që ende nuk ishte konvertuar dhe bënte rezistencë. Historia

dëshmon për taktika dhe makinacione nga më të kobshmet për të realizuar këtë.

Në këtë terren aspak të favorshëm, Budi u përpoq të bashkonte parinë e veriut

në një organizim frontal ndaj pushtuesit, tentoi të lidhte e forconte më shumë

elementin klerikal shqiptar dhe të siguronte në anë tjetër njëlloj mbështetje dhe

përkrahje nga evropianët.

E gjitha kjo duhej dëshmuar. Budi zgjedh ta bëjë përmes shkrimit. Edhe para tij,

të tjerë klerikë të lartë dhe autorë gjithashtu (Pal Ëngjëlli, Gjon Buzuku) kishin

realizuar nisma po aq të larta.

Pjesë e kësaj kundërvënie të hapur të autorit, është pohimi që la në letrën e

famshme të 15 shtatorit 1621, shkruar në italisht, ku pasi bën një përshkrim të

mjedisit shqiptar, sidomos të gatishmërisë luftarake të të gjithë krahinave, si dhe

kërkesës për përkrahje nga evropianët, ndër të tjera nënvizon: “...rreziku më i madh

do të vijë nga muhametizma dhe skizma”, pra si konvertim i dyfishtë i banorëve të

këtyre trojeve, në myslimane dhe ortodokse251

.

Vepra e Budit, edhe pse me një përmbajtje fetare, si përshtatje dhe përkthim i

shkrimeve të shenjta për t‟i ardhur në ndihmë klerit, besimtarëve dhe popullit, që

fjalën e Krijuesit ta merrnin në gjuhën shqipe, është një dëshmi e përpjekjes së madhe

që bëri kisha në atë kohë, për të qenë jo vetëm një institucion shpirtëror, por njëherazi

dhe institucion me shenja të forta si vend i kultivimit të arsimit, e pandarazi të

kulturës dhe artit të fjalës.

Vepra e Budit, gjithashtu mund të thuhet se ka pasur mbështetjen e kishës

brenda kësaj nisme. Vetë institucioni i kishës, nën frymën e kundërreformës, i lejoi

praktikat e përkthimit në gjuhët kombëtare përkatëse, të shkrimeve të shenjta. Kjo

është që në kryeherë një frymë tolerante, po aq dhe politike të caktuar fetare. Ajo që

ngjall interes të madh, e madje habi është fakti sesi një volum të tillë shkrimor (rreth

1000 faqe shtypi) e prodhoi një matjan nga Guri i Bardhë, i cili nuk kishte kryer asnjë

shkollë (fakt të pohuar nga ai vetë në dy letra të tij të vitit 1621).

Natyra e Budit ishte mjaft kureshtare, rebele dhe energjike252

. Ai jo vetëm që

punoi në disa kampe njëherësh, duke iu imponuar kishës me vullnetin dhe pasionin e

tij, në ngjitjen e hierarkisë si meshtar fillimisht dhe pastaj ipeshkv; duke mësuar në

mënyrë autodidakte gjuhët e huaja të domosdoshme, si për kulturë të tij ashtu dhe për

shërbesat dhe thellimet në njohuritë e shkrimeve të shenjta, latinishtes, italishtes; duke

u bërë partizan i çështjes kombëtare e shpallur pa frikë atdhetarizmin e tij; përpiqej të

shkruante dhe të prodhonte vepra që do t‟i vinin në ndihmë jo vetëm kishës shqiptare

për nevojat e saj, por edhe popullit (dëshironte fort që gjuha dhe populli i tij të mos

birreshin e mbeteshin në errësirën e padijes), punoi po aq me përkushtim edhe ndaj

qarqeve të huaja që synonin përçarje dhe nxisnin konflikte mes shqiptarëve.

Budi del si një figurë shumëdimensionale, me vizion dhe ideale të larta, me

përkushtim e frymë atdhetare, tolerant ndaj fesë dhe njerëzve e i ashpër ndaj të liqve,

një njeri me qëllim parësor të mirën e Shqipërisë. Përsa i takon veprës së tij dhe

gjuhës së saj, ajo që pohuam për natyrën e Budit nuk duhet të mos na shërbejë

tërthorazi si e dhënë që vetë ai kaq kureshtar dhe energjik të mos e dinte se shqipja

nuk ishte gjuhë e pashkruar në atë kohë.

251

Sipas citimit të bërë nga studiuesi B. Gjoka në kumtesën e lartpërmendur 252

Shih: Sh. Demiraj, Budi, kundër-reforma dhe tradita e shkrimit të shqipes, art.i cit.

Page 117: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

118

Pra, Budi duhet të ketë pasur dijeni për ekzistencën e shkrimit të saj, qoftë

Buzukun a Matrëngën. Ai ishte i vetëdijshëm se njohuritë e marra nëpërmjet eprorëve

fetarë, me të cilët e lidhi jeta gjer në moshën 21 vjeçare, ishin të pakta për t‟u ngritur

në nivelin e “letrorëve të mëdhenj”. E ndërkaq, ai përfitoi sa mundi nga kjo rrethanë

jetësore që iu krijua. Duke mos pasur shkollë, ishte i ndërgjegjshëm se shkolla më e

mirë ishte ajo e jetës dhe përvoja nëpër të cilën kishin kaluar të tjerët para tij.

Ai shprehet në letrën e tij baritore:

“Përse ti, ndë kishnje dashunë me xanë, kushdo jee, e me u fëdigunë, mb gjithë zemërë, për të vërtetë thom se kishnjë me xanë-ndë mos mbi një vend mbi një tjetërë, posiukundrëse saa tjerë shokëtë e tuu, ende e me ta qi Zotynë ma di, se shkollënë e kolegjënë veçëse nd e kam paam ncë lerg oo gjegjuni emënitë, nd ish as ndonjë fjalë të vetëmenë ndër to xanë se kam, as gjegjuni maa gjaa s’mun i prone fait, me thanë se s’dii me ndëguom, tue pasunë gjithëherë e paam e xanë e pyetuni ndaj upeshkëpinj e priftënë e fratënë e dies, qi gjithëherë janë prunnjunë e dhanë ndë këtë shinte sherbëtyrë e kolegjë e sikur një pasëqyrë, ndë të ciit duhet me u shukuom e me e xanë kafshënë”.

Është një fakt që vetë Budi e pohon këtu se ai shkollën e kish marrë me “të

vjedhur”, të cilin e ripohon gjithashtu dhe në letrën që i dërgonte kardinal Gocadinit,

shtoji kësaj edhe të tjerat fakte që, përveç se punoi shumë për vetëshkollimin e tij,

përgatitjen e botimin e tri veprave të vëllimshme, ai u mor fort dhe me gatitjen e një

kryengritje të madhe kundër osmanëve; të gjitha këto flasin për një njeri me vullnet

dhe energji të rrallë, dashuri e dhembshuri të madhe për popullin dhe vendin e vet,

shëmbëlltyrë të qytetërimit shqiptar, një krijues e politikan, të quajtur Pjetër Budi.

Siç duket dhe nga shkrimi i tij:

- Një e dhënë, është përdorimi prej tij i zanoreve dyfishe, të cilat shënonin

gjatësinë. Kjo dukuri del tek të dy veprat e shkruara para tij, por nuk del

askund në traditën shkrimore të gjuhëve të tjera të pellgut të Mesdheut,

(latinishtja, italishtja, greqishtja).

- Një tjetër e dhënë është ngjashmëria e madhe në alfabetin e Budit me atë të

Buzukut253

. Duhet doemos që ky, të dinte për ekzistencën e shkrimit të

shqipes përpara tij dhe madje të ketë shfrytëzuar këtë dijeni për ta çuar më

tej shkrimin e saj si vazhdimësi. Shohim të ruajtura në shkrimin e tij disa

nga dukuritë gjuhësore të vjetra të shqipes së kohës, të cilat janë evoluar

dhe kanë bjerrë pothuajse të gjitha.

Këto rrethana, që dilnin përtej kufijve të Matit, në gjithë hapësirën jetësore të

shqiptarëve të kohës, ishin kushti më i parë që shpjegon nevojën urgjente për

shkrimin e gjuhës dhe përdorimin e saj në funksion të detyrave më të larta patriotike

dhe humane.

Kur flitet për veprën e Budit, nuk mund të shihet e shkëputur nga gjerdani i

veprave të tjera të historisë së shkrimit të shqipes që qëndrojnë në themel të kulturës

sonë. Për rëndësinë e teksteve të vjetra të shqipes, tashmë nuk ka askush dyshim.

Ato, më tepër se tekste me peshë specifike letrare (përveç disa krijimeve

origjinale të Budit në poezi), kanë një rëndësi të çmuar kulturore dhe gjuhësore.

Mbeten monumente shkrimore të shqipes. Këto tekste dëshmojnë se shqiptarët në këtë

periudhë të errët të mesjetës u përpoqën të shkruanin në gjuhën e tyre. Në këto tekste

253

Shih: Sh. Demiraj, Budi, kundër-reforma dhe tradita e shkrimit të shqipes, art.i cit.

Page 118: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

119

është i fiksuar me shkrim gjendja e sistemit grafik, fonetik dhe gramatikor të shqipes

së shek.16-17.

Gjithashtu, këtu ruhen grupe fonetike, forma gramatikore, fjalë e kuptime të

vjetra, të cilat sot janë zhdukur ose janë zhvilluar dhe kanë arritur fazë tjetër. Kështu,

krahasimi i kësaj gjendjeje të shqipes së shek.16-17 me shqipen e sotme (përkatësisht

të folmet e saj), jep mundësinë që të zbulojmë fazat e ndryshme nëpër të cilat kanë

kaluar shumë dukuri të sistemit fonetik dhe gramatikor të shqipes për të arritur në

gjendjen e sotme. Gjithaq, ato kanë rëndësi për dialektet e shqipes, sepse vërtetojnë

afrinë që kanë pasur në këtë fazë dialektet mes tyre.

Për veprën e Budit, rëndësinë dhe rolin e saj, komentimin gjuhësor, shënimet,

sqarime dhe plotësime të hollësishme, jemi mbështetur këtu edhe me fragmente të

shkëputura nga analiza që i ka bërë asaj studiuesi Selman Riza254

, i cili pasi jep një

panoramë të gjerë të veprimtarisë jetësore dhe shkrimore të autorit, ndalet në analizat

dhe në saktësimet për çdo paqartësi, tezë të interpretuar ndryshe, fakte dhe të vërteta

të nxjerra me shumë kujdes në materiale të mjafta nga vepra, kritika dhe studimet e

tjera mbi të.

Ne do të ndalemi të nënvizojmë në këtë studim të çmuar, vetëm atë pjesë që

lidhet me gjuhën e Budit dhe rëndësinë e saj, për kohën dhe për ne mëpastaj.

Kështu, duke nisur me studimet e paplota të tij në ciklin e mesëm dhe

mungestar në atë të lartë, jo vetëm që Budi s‟i mohon, por dhe i nënvizon disa herë, e

këtë studiuesi Riza, përpos që e argumenton si rrjedhë, hedh tezën se: “...asgjëmangut

fakti se Budi nuk përkreu studimet në dhe të huaj, e për pasojë fakti se ai në të ritë e

tij nuk u shkëput kurrë nga ambienti shqiptar, pati për të dhe mjaft pasoja shumë

pozitive... ”. Budi, tërë jetën qe një studiues nga më ngulmuesit e njëherazi një autor

nga më të apasionuarit në mbarë letërsinë shqiptare (vlerësim i S.R).

“Jo rrjedhja prej një krahine qendrore të Shqipërisë, por shkollimi fëminor e

rinor në gjuhën shqipe e në një ambient shqiptar, qe faktori më me rëndësi, falë të

cilit shqipja e Budit rezultoi në përgjithësi (jo vetëm shumë më unidialektore, por

njëherazi edhe) pakrahasim më konsekuentisht idiomatike se shqipja e Buzukut e se

ajo e Bogdanit”, -pohon studiuesi. Ky theksim duhet pasur parasysh në momentin kur

i qasemi veprës së Budit për të gjetur në të gjurmët më tipike të së folmes sonë dhe të

dhënat e kësaj idiome, të cilat ai i ngriti në nivelin më përfaqësues të mbarë shqipes.

Studiuesi, ka për zemër në këtë pjesë (të jetës dhe veprës së Budit) dorëshkrimet

e pabotuara të Budit, të periudhës 1599-1616, pasiqë, duke e parafrazuar, ai thotë se

vetëm nga njohja e pranimi i kësaj periudhe të parë të shkrimtarisë së Budit, mund të

kuptohet mrekullia e nivelit tekniko-artistik që ai arriti të linte në veprën e botuar të

vitit 1616-1621255

.

Nisur nga veçoritë dhe nga ajo që i ofron vepra e Budit, krahasimisht me atë të

Buzukut, Riza thotë: “...Budi duhet studiuar njëherë si zhvillues i mëtejshëm i traditës

buzukjane e për pasojë si trashëgues i pandërmjetshëm i Buzukut dhe pastaj si lavrues

letrar i gegërishtes jugore e për pasojë si zanafillës kryekëput i mëvetësishëm”. Duke

pranuar kështu që Budi duhet ta ketë njohur dhe shfrytëzuar veprën e Buzukut, por ky

autor nuk mbeti thjesht një pasues besnik i tij. Buzuku krijoi një traditë shkrimore

kombëtare shqiptare, të cilën e vijoi më tej Budi si në sistemin grafik, në leksik, dhe

në ndonjë strukturë sintaksore, duke i riparaqitur në veprën e vet.

Në sistemin grafik Budi bëri rreth 12 ndryshime nga Buzuku, në tendencë të

pakësimit të elementit sllav dhe në të mirë të shtimit të atij latin256

. Budi duke dashur

254

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, (ribot.) Tiranë, 2002, f. 81-107 255

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, (ribot.) Tiranë, 2002, f. 88 256

Po ai, f. 100

Page 119: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

120

të jetë një shqiptues real i gegërishtes257

, siç thotë S. Riza, shpesh ia ka kthyer vetë

mbrapsht vetes faktin e të qënit largvajtës në raport me Buzukun, pasi ai i ka paraqitur

në shkrim dy-tri fjalë të lidhura në një. Kjo gjë e shpie një hap mbrapa Buzukut.

“Qoftë në shtresën e riprodhuar, qoftë në shtresën e lëvruar, shqipja e Budit

është jo vetëm strukturalisht më unidialektale, por njëherazi edhe idiomatikisht më e

papërzier me elemente të huaj...”, -nënvizon studiuesi Riza. Fakti se Budi lindi në një

zonë qendrore të truallit arbëror, e pikërisht në Gur të Bardhë, fshat malor i krahinës

së Matit, ku ai pandërprerje do të ketë kaluar së pakti 15 vitet e para të jetës së tij e

për pasojë ku ai do të jetë pajosur me një ndjenjë gjuhësore të qartë dhe të

qëndrueshme, unitare dhe tipike...i sigurojnë Budit një epërsi gjuhësore mbi atë të

autorëve të tjerë.

Asgjëmangut po shënojmë këtu poshtë disa nga veçoritë më tipike të kësaj

shtrese:

a) nën ndikimin e u-së së theksuar në rrokjen prijëse, shndërrim i ë-së fundore

përkt.parafundore në u: (ndë gjuhut tanë, n cë tiera gjuhush, gjithë gjuhusë

arbëneshë) ose shndërrimi paralel i ë-së në o: (të shoho, të njoho, kohonë, ndë kohot);

b) te përemrat dëftorë gjatë gjithë lakimit dhe te nyjat e parme vetëm në rasën

rrjedhore shndërrimi i s-së në c: (kenco, acish, gjuhe cë lëtine, ame n cote, n caje jē

krijuom);

c) në rrjedhore mosshënimi i nyjës së prapme –t në ndeshje me të parmen cë:

(dalë nga së) p.sh Krishti cë mëshëriershim;

d) shndërrim paralel i parashtesës z- në x-;

e) midis bashkëtingëllores m dhe një bashkëtingëlloreje të pazëshme, shndërrim

i b-së në p: (njana mp tjetërët, mpkatë, mpsuom, damptë, temptë, gjymptyrë);

f) përpara një bashkëtingëlloreje shndërrim i sh-së në ç: (nçtuom, puçtet, poçtë,

çpejtë);

g) fjalët (të ndryshme pëllangë, të përgjegjuna, ventë, krautyrë);

h)yja –i (-ij) tek Budi ka vlerën e një zanoreje të gjatë –i ose një grupi –ii:

(t‟atinë Perëndij (-i e gjatë), dahij meje, mos përbehij, mos merecullonij, i denji i birij

i tinëzot, prindij dashunë, djallij mallëkuom);

i) përdorimi konsonanatik i nyjës së përparme –i në –y dëftorthit dhe vetorit të

shkurtër –i kryhet në kushte fonetike kur këto të trija janë bashkëshqiptuar me këtë

apo atë fjalëz prirëse të patheksueshme që qëndron ose mbaron në zanore, kryesisht

me lidhëzën –e, parafjalën –me pjesëzën –mâ, dhe nuk i ka shqiptuar as shënuar si

enklitike të emrave paraprijës: (prift i mirë ay tinëzot, e kuur qeshë fort i vobeg, ay

vorfënë, ey kuuj biir oo bijë ashtë mey ngrijtunë syytë nalt, mey dobitunë, mey baam

reverentie, may randë, saa may madh)258

.

j) përdorimi i përemrit pyetës edhe si përemër lidhor për herë të parë haset tek

Budi, e duke u bërë kështu ai që pajosi shqipen e shkruar me përemrat lidhorë të

trajtës së nyjshme259

.

k) përdorimi i plotësit të argumentit në rasën rrjedhore p.sh kemi ligjëruom

beset, o fejet; përdorimi i krijimeve (përzanë, njëmendunë, përkuatënuom, diekeqi,

çkushulluom, urtëse, zotynë, i mishëriarshim, i puçtuoshim, anëmiqësi, miqësi etj.); -

janë disa nga risitë e gjuhës së Budit në dallim nga e Buzukut (çka dëshmon njohjen

prej tij të veprës së Buzukut) dhe vijnë si krijime të tij e ndikime të së folmes dhe

gjuhës së popullit.

257

Koncept i përdorur nga Riza. 258

Shih: S. Riza, Nyjat e shqipes në tekstet e pesë autorëve tanë më të vjetër, SF/1, Tiranë, 1983, f. 34-

35 259

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, (ribot.) Tiranë, 2002, f. 105

Page 120: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

121

Është e vërtetë se shqipja e Budit, bashkëbart veçori nga më të vrazhdat të së

folmes të vendlindjes së tij, Matit. Ndoshta, këtu vlen të thuhet se, e folmja e Matit

nuk ka pasur një traditë të mëhershme shkrimi apo akoma më tej, një traditë të gjuhës

së përpunuar librore, me të cilën Budi të kishte rënë në kontakt, dhe më tej ta

përvetësonte e pasuronte. Por, sidoqoftë, Riza vijon:“... ato janë të një numri

relativisht të vogël, e gjuhës së autorit tonë, ndoshta i falin dhe një si pikant koloritik

lokal”. Studiuesi Riza, e mbyll vlerësimin për këtë autor, duke nënvizuar:“...Pjetër

Budi, zanafillësi nivellartë i letërsisë shqipe në variantin jo-jugor”.

E sollëm këtë trajtim të studiuesit të mirënjohur, pikërisht për të mbështetur me

argumente bindëse rëndësinë e figurës dhe të veprës së Budit për shkencën gjuhësore

(dhe jo vetëm) shqiptare. Njohja dhe përimtimi i gjuhës së këtij autori është një

dëshmi e fortë e shqipes së kohës, e risive që i veshi ai kësaj gjuhe në raport me

tekstet e shkruara, me nivelin përfaqësues ku e ngriti koinenë dialektore, edhe

matjane, na njeh ballazi me zhvillimin që ka pësuar kjo e folme dhe si ka ardhur ajo

përgjatë kohës, dhe mbi të gjitha i peshës që, pse jo, zë kjo e folme që në kohën e

shkrimit të shqipes në historinë e gjuhës dhe për studimet e tjera.

Më tej në vijim do të sjellim dhe një fragment të shkëputur nga vepra e këtij

autori të vënë në gojën e një folësi të sotëm të kësaj krahine, për të dëshmuar

ndryshimet që kanë ndodhur në këto shekuj dhe si do të fliste Budi sot.

3.1.5 Një krahasim i gjendjes së sotme gjuhësore të së folmes së Matit dhe asaj të gjuhës së shkrimtarëve të vjetër

Në çështjet e prekura më lart, pamë përmbledhtazi kushtet dhe faktorët që

kristalizuan hartimin e më pas shkrimin e dy prej dokumenteve shkrimore të hershme

të shqipes – Formulën e Pagëzimit dhe ndihmesën e Budit në lëmë të gjuhës.

Kjo pasqyrë e shkurtuar e rrethanave detyruese për kohën, që prodhoi shkrimin

e tyre e paskëtaj të çmuarit dhe vlerën që kanë në drejtim të historisë, fesë, gjuhës,

kulturës nuk do të ishte e drejtë po të mos plotësohej edhe me një përpjekje për të

vënë përballë formalisht gjuhën e sotme të së folmes së Matit dhe teksteve në fjalë

(këtyre të dyjave të përcaktuara shtuar dhe veprën e Buzukut).

Zgjedhja nuk është selektive për këto të dyja vetëm, për asnjë qëllim tjetër, siç

mund të krijohet ideja, por mendojmë që këto vepra na japin dorë drejtpërdrejt për të

parë evolucionin e të folmes, pohuar edhe faktin se zgjerimi i rrethit të krahasimit, me

shumicën e teksteve të shkruara të kësaj periudhe, do të kërkonte një kostum më të

gjerë, sesa ai i një nënteme.

Shqipja, deri në formulimin sintetik të Pal Ëngjëllit (1462), ishte një gjuhë e

folur (dokumentet që vërtetojnë ekzistencën e saj si një gjuhë e folur shkojnë thellë në

kohë), e cila përcillte gojarisht në çdo brez shpirtin dhe kulturën e këtij populli.

Dëshmia nistore e shkrimit të saj është një çast kulmor dhe veçohet në historinë e

gjuhës, jo vetëm si kufi mes fazash, por për rëndësinë e saj gjuhësore, shkrimore,

kumtuese është një fill unifikues i shqiptarëve shtuar në vlerë listës së simboleve

kombëtare. Ajo lidh gjuhën e folur me të shkruarën dhe nden bërthamën e strukturës

gjuhësore në rrafshet përbërëse të saj, si unitet tingullor, fonemor, grafik, morfologjik,

leksikor e semantik.

Gjithaq, rëndësor e i paçmuar mbetet në drejtim të dëshmimit të shqipes, libri i

parë i saj, “Meshari” i Gjon Buzukut, i cili këtë bërthamëz pagëzimore shkrimore të

Motit të Madh të Skënderbeut, gati një shekull më vonë e ngre në nivel ngrehine të

Page 121: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

122

përsosur gjuhësore, nga ku merr jetë një epokë tjetër për shqipen dhe kulturën tonë në

përgjithësi.

Si për të vijuar kapërcimet shekullore me shkrimet e saj dhe përcjellë çdo hap

me nga një dëshmi tjetër apo autor, rrugëtimin në kohë e shpie tutje vepra e Budit, e

cila do të jetë një pikë referimi e vazhdueshme në këtë temë. Në një hark kohor prej

gati tre shekujsh të kapërcyer, 1462-1555-1621, vërejmë shtegtimin shkrimor të

shqipes nëpër dokumente të gjalla. Për të ardhur gjer më sot, janë hedhur ndërmjet dy

fazave (të andejme – të përkëtejme) gati 4 shekuj. Evolucioni në këtë segment të

ndërmjetëm kohor, është më se i pranueshëm, sa ç„është e vështirë të ndiqet me tekste

të shkruara të së folmes, kjo periudhë.

Puna jonë do të priret drejt ballafaqimit të dy skajeve të gjendjeve gjuhësore –

asaj të shqipes së shkruar në tekstet e vjetra gjer më 1621 dhe atë që na shpërfaq e

sotmja në këtë mjedis të folur.

Përfshirja e veprës së Buzukut në këtë përqasje bëhet për disa arsye:

- Me të shënohet një moment kulmor i shkrimit të shqipes, prej nga i cili nis

çdo gjendje krahasimi diakronikisht dhe sinkronikisht;

- Vepra është në një fazë të ndërmjetme mes Formulës dhe veprës së Budit si

datë dhe si shkrim;

- Budi që vjen me një vëllim gjuhësor më të madh paskëtaj, duhet ta ketë

njohur paraprakisht traditën shkrimore të mëhershme, e cila i shërbeu si

pikëmbështetje për realizimin e projektit të vet;

- Vepra e Buzukut duke qenë monumenti i parë gjuhësor i shqipes, është

studiuar drejt shterimit, kështu që literatura e bollshme të jep dorë për të

bërë krahasime të qëndrueshme, pa druajtur terrenin e rrëshqitshëm kah

shpie mungesa e një të tille në rastin e kundërt;

- Sepse kuadri gjuhësor i veprës është i plotë për të realizuar ballafaqimin

mes dy sistemeve: të shkuar dhe të sotme. Për të gjitha këto e të tjera që

dalin rrugës, referimi bazë mbetet ai paralel buzukian/budian.

Edhe për këtë pikë, materiali i sotëm krahasimor do të jetë i tre breznive260

,

duke ndërlidhur elemente të sociolinguistikës me përshkrimin empirik të së folmes.

Pohimi i karakterit inovativ të kësaj të folmeje, cekur shkarazi gjer më tani, ka radhën

të marrë një përgjigje:

Cilat janë ndryshimet më të mëdha në rrafshet e sistemit gjuhësor mes këtyre dy

fazave (e shkuara me veprën e autorëve të vjetër dhe e sotmja e me të folmen e

gjallë); -Njohja e karakterit inovues dhe kahjet e këtij zhvillimi nën trysninë e

faktorëve të ndryshëm; -Rëndësia e krahasimit të dy gjendjeve për temën tonë.

Për ta vendosur mbi baza të forta dhe të sigurta krahasimin, së pari do të japim

disa vlerësime që u janë bërë ndër kohë teksteve të vjetra dhe gjuhës së tyre nga

studiuesit më në zë të gjuhësisë tonë. Vërtetë e fomja e Matit është larguar mjaft nga

gjendja e shqipes së kohës së Budit a të Buzukut, çka tërthorazi nuk është vlerësim i

pohuar për të folmen, por sidoqoftë njohja me peshën e së parës (gjuhës së autorëve të

vjetër) hedh dritë mbi çështje që lidhen me këtë. Kanë folur gjatë dhe vlerësuar me

argumente bindëse, rëndësinë që ka njohja e gjuhës së teksteve të para të shkruara të

shqipes, në shumë studime të tyre, gjuhëtarët më të shquar të shkencës tonë.

Kështu, për nga vlera që zënë në kulturën tonë, dhe veçanërisht “Meshari”,

studiuesi S. Riza çmon:“...më në fund, teksti buzukjan përbën monumentin më

260

Materiali karahasimtar është ai i mbledhur në këtë të folme gjatë periudhës 2000-2013 dhe sigurisht

materiali i.B.Becit në “Hulumtime gjuhësore në Mat” i 1962, me të cilin jemi konsultuar dhe njëherësh

e kemi mbajtur në një anë të tryezës së punës gjithë kohës, si një pike referimi jo vetëm të dhënash, por

edhe metodologjike.

Page 122: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

123

madhështor të letërsisë së vjetër e thesarin më të paçmueshëm të gjuhësisë

shqipe...kundrejt lavdisë së Gjergj Kastriotit në historinë e popullit shqiptar qëndron

madhëria e Gjon Buzukut në historinë e kulturës shqiptare”261

.

Gjuhëtari ynë i madh, E. Çabej shkruan:“ ...Teksti i kësaj vepre ka trajtën e

gjuhës së predikut në meshë, por gjithashtu mbërrin të jetë me vlerën e një dokumenti

historik dhe se autori i saj jo vetëm nga pikëpamja e kohës, po përgjithësisht dhe e

nivelit zë kryet e vendit në literaturën shqiptare të vjetrën; e në fushën e prozës

poetike edhe për më vonë është vështirë t‟i vihet ndonjë tjetër përkrah”262

.

Ndërsa prof. Sh. Demiraj do të pohojë: “…gjuha e Buzukut është përfaqësuese e

një faze relativisht të vjetër të evolucionit të shqipes, kur ndryshimet mes dialekteve të

kësaj gjuhe ishin më të pakta se në gjendjen e sotme … libri i Buzukut paraqet një

interes të madh edhe për dokumentimin e hershëm të një vargu risish të rëndësishme

të gjuhës sonë (siç është rasti i përdorimit të mënyrës lidhore në ndërtime, ku në

gjuhët e pajisura me paskajore përdoret rregullisht kjo formë, ose përdorimi i formave

të habitores, a të ashtuquajturës lidhore-habitore…). Natyrisht vepra e tij paraqet një

rëndësi edhe më të madhe për dokumentimin e disa trajtave arkaike si edhe të fjalëve

dhe shprehjeve të vjetra të gjuhës sone…”263

.

Prof. K. Topalli, thotë: “…ky monument i lashtë mbetet i vetmi burim prej të

cilit mund të mësohen tiparet e shqipes në gjysmën e shekullit XVI. Por dihet se gjuha

e një populli ekziston përmes dialekteve dhe të folmeve të veçanta…Studimet duhet t‟i

nënshtrohen një krahasimi shumëpalësh me botime të tjera të hershme të shqipes dhe

me të dhënat e dialekteve të sotme…”264

.

Studiuesi S.Mansaku shprehet: “…Të gjitha strukturat gjuhësore të një

periudhe të caktuar ose të një teksti të caktuar, janë rezultat i zhvillimeve gjuhësore të

periudhave të mëparshme…”265

.

Prof. E. Lafe thekson: “…një vlerë tjetër e madhe e autorëve të vjetër, përveç

synimit (fort të vështirë) “en së dashunit së botësë sanë” dhe “me zdritunë pak

mendëtë” e popullit të vet “ndë Arbant”; është se ata na dëshmojnë me veprat e tyre

një fazë të gjuhës sonë kur dy kryedialektet e saj ishin më afër me njëri-tjetrin dhe

vetë gegërishtja ishte më e njësishme”266

.

E ndërkohë, studiuesi B. Gjoka nënvizon: “… Vepra e Budit, edhe pse me një

përmbajtje fetare, si përshtatje dhe përkthim i shkrimeve të shenjta për t‟i ardhur në

ndihmë klerit, besimtarëve dhe popullit që fjalën e Krijuesit ta merrnin në gjuhën

shqipe, është një dëshmi e përpjekjes së madhe që bëri kisha në atë kohë, për të qenë

jo vetëm një institucion shpirtëror, por njëherazi dhe institucion me shenja të forta si

vend i kultivimit të arsimit, e pandarazi të kulturës dhe artit të fjalës... ”267

.

Rëndësia e këtyre vlerësimeve nuk qëndron vetëm tek fakti se përmes tyre

zbulohet natyra e shkrimeve të para të shqipes, por sepse në to ka pikëtakime që dalin

përtej peshës shkrimore; theksohet gjithashtu në to se shqipja duhet të ketë pasur

261

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, ribot. Tiranë, 2002, f. 54 262

Shih: E.Çabej, Meshari i Gjon Buzukut, ribotim, Tiranë, 2013, f. 45 263

Shih: Sh. Demiraj, Dokumentimi i disa risive gramatikore të shqipes te Gjon Buzuku, në “Buzuku

dhe shkrimet e hershme shqipe” SSHN, GJLSH, Tetovë, 2006 264

Shih: K. Topalli, Veçori të shqipes së shek.XVI përmes “Mesharit” të Buzukut, SSHN, GJLSH,

Tetovë, 2006, f. 42 265

Shih: S. Mansaku, Veçori morfosintaksore të shqipes mesjetare në “Mesharin e Gjon Buzukut”,

SSHN, GJLSH, Tetovë, 2006, f. 76 266

Shih: E. Lafe, Rëndësia e autorëve të vjetër për shqipen e sotme, SSHN, GJLSH, Tetovë, 2006, f.

28 267

Shih: B. Gjoka, Kodet që ligjëron Formula e Pagëzimit, Kumtesë e mbajtur në simpoziumin

shkencor të përvjetorit të Formulës së Pagëzimit, Mat, 2012

Page 123: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

124

traditë të mëhershme shkrimi268

, dialektet e sotme kanë qenë shumë më afër në

periudhën mesjetare të shqipes, veçoritë gjuhësore të shqipes në këtë periudhë

dallohen për natyrën konservative, nga kjo fazë e parë e shkrimit, shqipja e veriut

është larguar më shumë se ajo e jugut, dashuria e autorëve jo vetëm për krijimin e një

tradite shkrimi po dhe për kultivimin e arsimit, shkollës dhe diturimit të popullit si

pararendës të ideve iluministe etj.

Pra, në to ngërthehet një pohim i njëzëshëm se shqipja e vjetër është në fazë të

kapërcyer me këtë të sotmen, veçanërisht me gegërishten. Për të parë risitë e saj,

duhet bërë krahasim me këto tekste.

Në krahasimin tonë jemi mbështetur në studimin e Çabejt “Meshari i Gjon

Buzukut”269

, në veprën e S. Rizës “Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe”270

, E.

Lafe “Analizë e teksteve të vjetra të shqipes – Buzuku”271

, S. Mansaku “Funksionet

sintaksore të paskajores te autorët e vjetër”272

, G. Svane “Formimi i gjuhës letrare

shqipe siç paraqitet në Pasqyrën e të rrëfyemit të Budit”273

, B. Gjoka “Poetika e

Budit”274

, S. Riza “Nyjat e shqipes në tekstet e pesë autorëve tanë më të vjetër”275

.

Në përcjelljen e dukurive të krahasuara do t‟u referohemi dukurive fonetike,

gramatikore dhe leksikore. Kështu do të vërejmë:

- Ruajtjen e zanoreve të gjata:

- Një prej dukurive fonetike, tipike e gegërishtes:“... hajr paç / n‟darzëm të

gjelve t‟tū …//… erdhe mek, ke mū / me t‟heme mrena kē bes / me ta xhet

xhā ke pun me mū…ajö ka bā vakai…// ene kan shkū tu xhūj për fllaxa /

ene si u vrān / i pām than na ahere / e vrān n‟zyr mrēn //… po na i thami

krū /…ene u smū e bani barrën dekun //…ene vūn pushkën n‟çēt //…cucën

e kam t‟rē..ke me e pagjū…e kishte hūll m‟kit ān t‟lumit…//”.

- Dalin zanore të gjata në rrokje të hapur: bri:, vi:, gju:, dhe:, dru:, hu:, ose

në fjalë ku ndiqen në fund të rrokjes nga një bashkëtingëllore /r/: buna:r,

mulla:r, magja:r, gju:r, he:ll, pö:ll, fö:ll, de:t. Dalin zanore të gjata edhe

në pozicione të tjera: ku ka rënë /ë/ e pastheksuar e parë: i ra:n , i me:r,

be:s, pu:n, pe:s, dhe:t, fu:sh, mi:z, bu:rr etj; në shumës të disa emrave:

sho:k, dyshe:k, dalla:p, rra:th, va:th; ose monoftongimi i grupeve të

zanoreve: ftu:, prru:, thu:, mu:, dy:r, tly:n, di:ll, me:ll etj.

- Tek gjuha e Buzukut dhe e Budit shohim që zanoret e gjata janë dukuri e

zakonshme, e cila paraqitet në shkrim me dyfishim të zanores përkatëse,

madje në raste ajo shfaqet dhe në pozicion pastheksor: nukë kish gjaa / saa

i naltë e i mujtunë / të ketë mëshirier embii juu / ju tueh baam / ka me

shtuom endër juu / e nbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem / enbah

sodi maa shpesh të vini em klishë / peendohem, gëzonii e

ngushëllonii…(në“Meshari” i Buzukut, ruajtëm variantin e origjinalit të

268

Shih: G. Svanne, Formimi i gjuhës letrare shqipe siç paraqitet në “Paqyrën e të rrëfyemit të Budit”,

SF/3, Tiranë, 1982, f. 131 269

Shih: E. Çabej, Meshari I Gjon Buzukut, 1968, ribot. 1988 270

Shih: S. Riza, Pesë autorët më të vjetër të shqipes – Krestomati thjesht gjuhësore , Tiranë 1960,

ribot. Toena, Tiranë, 2002 271

Shih: E. Lafe, Analizë e teksteve të vjetra – Buzuku, (cikël leksionesh në UT), Tiranë, 2004 272

Shih: S. Mansaku, (art.i cit.) në SF/2, Tiranë, 1983, f. 99-115 273

Shih: G. Svane, Formimi i gjuhës letrare shqipe siç paraqitet në “Paqyrën e të rrëfyemit të Budit”,

në SF/3, Tiranë, 1982, f. 115-133 274

Shih: B. Gjoka, Poetika e Budit, Tiranë, 2002 275

Shih: S. Riza, (art.i cit.) në SF/1, Tiranë, 1983, f. 21-55

Page 124: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

125

tekstit)276

…. Me ndoonjë shërbëtyrë; qi më dhee kaqë hijr; mkatit me u

peenduom; ndjerë vetë nata mbyylltë; me një zaa t‟amblëtuom; zotnjësë

beekuome, me deenarëtë gaatij, peenduosi (Budi në poezitë e tij nga

“Doktrina e krishterë” 1618).

Kjo dukuri e ruajtjes së zanoreve të gjata277

, siç e kemi përmendur dhe më

përpara këtu, është një dukuri që haset në gegërishte, në çamërishte dhe në labërishte

dhe tek arbëreshët e Italisë278

.

- Ndërkaq në gjuhën e autorëve të vjetër mosshënjimi i hundorësisë, si një

tipar dallues thelbësor i dy dialekteve, nuk e pengon përcaktimin e tyre si

të tilla.

- Në të folmen e Matit hundorësia është një dukuri prezente, dhe zakonisht

ndikohen nga kjo zanoret që prijnë bashkëtingëlloret m, n, nj: drûni, hûni,

gjûni, hûna, mullêni, hî, mûrra, pê, me bâ, etj., ndërsa tek autorët e vjetër

ajo duhet të jetë ndjerë domosdo, por nuk kanë përdorur një shenjë grafike

për ta dalluar atë (anshtë, e n së dashunit; me baam, me një zaa të

amblëtuom, si paçë zanë fijll).

Prof. K. Topalli thotë: “…autorët e vjetër të veriut sigurisht e kanë pasur këtë

veçori (hundorësinë), por në përgjithësi nuk e kanë paraqitur në shkrimet e tyre.

Vetëm në disa raste Buzuku dhe Bogdani e shënojnë atë me anë të shkronjës /n/, si

p.sh: manz për maz, pensë për pesë, anshtë për ashtë (mëzi, pesë, është)279

.

Çabej mendon se kjo dukuri: “…hundorësia vështirë të jetë një dukuri ruajtjeje

a konservimi dhe një proces i gjithëmbarshëm i gjuhës, por pas gjase është një risim,

një inovacion relativisht i ri, i gegërishtes, i kryer mbase aty nga mesjeta e

hershme…”280

. Ndërsa për këtë dukuri në gjuhën shqipe, J. Gjinari, mendon se:

“…kjo dukuri duhet të jetë relativisht e hershme në gjuhën shqipe, sepse hundorësinë

e gjejmë në fjalë të fondit autokton, në huazimet greke e latine, …ndërkaq nuk e

gjejmë në huazimet sllave e ato të mëpastajme, gjë që tregon se ky proces ishte

mbyllur kur hynë këto të fundit në gjuhën tonë…”281

.

Më shumë se sa koha e veprimit të kësaj dukurie, e cila në kryeherë duhet të

ketë vepruar mbi mbarë shqipen, dhe më pas u shua kur nisi të veprojë rotacizmi282

e

rëndësishme është që e hasim sot, në këtë të folme (sepse ka zona në gegërishte ku

hundorësia ka intensitet më të vogël, madje ka dhe krahina ku ajo e ka humbur

veprimin si Ulqini, Dibra), dhe është një pikë takimi në dy fazat e krahasueshme të

gjuhës.

Ndërsa në pjesën tjetër të sistemit zanor më shumë ka zënë vend inovacioni.

- Dukuri të tilla si: rënia e /ë/ së theksuar dhe të patheksuar (del /ë/ në

pozicion të patheksuar vetëm në raste kur ndodhet pas theksit, para l, r, n,

s, në rrokje të mbyllur: Dibër, femën, gjuhën, tamël, urdhën, xharpën,

nanës, punës, arën , babës, ii amël, i vokël, erdhëm, murën, rrafën. Po në

këto raste kur kalohet në kallëzore ose në V. III të kryerës së thjeshtë apo

276

Në pasthënien e Mesharit në variantin e transkriptuar nga Çabej këto zanore jepen me gjatësinë e

shënuar me vizë lart. (shih pasthënien në f. 50 të këtij punimi). 277

Gjatësia ka dy burime: ose është një vijim i i.e ose është gjatësi kompensatore, d.m.th që një rrokje

në trup të fjalës bie dhe zanorja përpara saj për kompensim është zgjatur. 278

Shih: E. Lafe, Analizë e teksteve të vjetra – Buzuku, (art.i cit.), Tiranë, 2004 279

Shih: K. Topalli, Fonetika Historike e shqipes – Sistemi zanor, Tiranë, 2002 280

Shih: E. Çabej, Dy çështje gjuhësore, në “Gjurmime albanologjike” SF / VII, 1977, f. 27 (këtë tezë

të profesorit e mbështet edhe K.Topalli, kur thotë se në disa huazime të hershme sllave kjo dukuri ka

vepruar, pastaj u shua). 281

Shih: J. Gjinari, Zanoret hundore të gegërishtes dhe ë-ja e theksuar e toskërishtes, SF/3, 1981, f. 53 282

Shih: K. Topalli, Fonetika Historike e shqipes – Sistemi zanor, Tiranë, 2002, f. 26

Page 125: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

126

shquarësinë e emrave ata e bjerrin /ë/: femna, Dibra, dhelpna, tamli,

urdhni, xharpni, morn. Në pak fjalë del dhe në pozicion të patheksuar para

theksit, por rrallë: shpënekë, shtërpöi, Shënre), në të folmen e Matit, si në

mbarë gegërishten, qoftë në pozicion tejfundor, paratheksor apo

pastheksor, në kushte të ngjashme me ato të gjuhës së Buzukut, tregon për

bjerrje si kur theksi ka qenë larg apo afër, e duke qenë i fortë, dinamik, ai i

ka rrëgjuar këto zanore larg/afër tij: do shohim te autorët e vjetër:

mondonjënë, petëka, kopështë, vëneshtë, përindi, sot përkatësisht petka

(petkna), kopsht, vnesht, prind (kjo e fundit haset në brezin e mesëm e të

ri, sepse në brezin e vjetër del prent me veprimin e i>e, dhe të nt>nd).

Prof. B. Beci thotë: “…Në Mat nuk ka /ë/ të theksuar…edhe numërori një,

përemrat dëftorë atë, këtë, kë, në njëjës, dalin me â, nja, ata, kta, ka, ; gjithashtu

nënë<nân, kam qënë<kam qân…”283

. Prof. Selman Riza pohon se dhe te autorët e

vjetër ka dysorë për këto përemra, pra ka luhatje në shkrimin e tyre, pasi herë ndihen

me /ë/ dhe herë me /a/: ato shkruajnë atan për atë, këtan për këtë, kan për kë284

.

Kjo është një dukuri tipike që dallon të dy dialektet e sotëm të shqipes, me

praninë e /ë/ së theksuar në Toskërishte, e cila duhet të ketë dalë nga /a/ hundore e

gegërishtes, por pas zhvillimeve fonetike që pasuan, në njërin u ruajt hundorësia, në

tjetrin u kalua tek rotacizmi dhe zanoret gojore.

“Për ta përmbledhur, në gjuhën shqipe si një gjuhë me theks të fuqishëm

dinamik, shkalla e zhdukjes dhe e reduktimit të zanoreve është e lidhur tepër me

pozicionin e tyre, ku fundi dhe fillimi i fjalës kanë qenë më të prekura nga fenomeni,

por dhe pozicionet e brendshme të fjalës, të patheksuara janë prekur”, -pohon K.

Topalli285

.

Grupet e zanoreve dhe diftongjet, janë një tjetër dukuri gjuhësore në të cilat

vihet re evolucioni nga gjuha e autorëve të vjetër në atë të sotme. Si shfaqen grupet e

zanoreve dhe diftongjet në këtë të folme sot.

- Grupi i zanoreve tipike të gegërishtes /uo/ - /ue/ dhe ai /ie/ kanë kaluar në

/u/ dhe /i/, /e/. Kështu gjejmë te autorët e vjetër: kujtuom, ndigluom, duo,

gruo, shkruom, ligjëruom, peenduom, lulzuom, shkuom etj. Ky tog zanor

ka pësuar evoluim në të dy dialektet: uo < ua, ue dhe më pas në u të

thjeshtë. Tek Buzuku e Budi kemi të ruajtur të plotë togun e vjetër uo,

ndërsa tek autorë të mëpastajmë, (Bardhi e Bogdani) shohim që ai ka

kaluar në ue (shihet me pak raste tek Buzuku dhe togu /ue/ në trajtën: tue

baam, tue mbajtunë, tue klenë; tue shkruom, tue kënduom tek Budi). Në

toskërishte kalimi i uo në ua duket më i hershëm se ai uo në ue. Mirëpo,

ajo e ndërroi më përpara e mbeti aty, ndërsa gegërishja e vijoi evoluimin

nga ue në u të thjeshtë. Në faza të ndryshme shohim toskërishten më

inovative dhe pastaj të qëndrueshme, e mëpastaj, gegërishten si

konservative deri në një pikë, që e ruan më gjatë dukurinë uo, por e

evoluan duke e kaluar në një zanore.

- Sot në të folmen e Matit, gjurmë të uo së vjetër nuk ka fare, as në brezin më

të moshuar. Por, po aq dhe togu ue i dalë prej tij po shkon drejt asimilimit

në të thjeshtën u, pothuajse në të gjithë trevën, edhe në gojën e brezit të

moshuar. Po aq sa dhe varianti uë që e has Beci, nuk reflektohet më. Sot

ndeshet u e thjeshtë në ato vende ku dikur ka qenë një ue/uë.

283

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSh, SSHSH, 1962/2, f. 250 284

Sipas referimit të bërë nga prof. B. Beci, po ai, po aty. 285

Shih: K. Topalli, Fonetika Historike e shqipes – Sistemi zanor, Tiranë, 2002, f. 34

Page 126: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

127

Beci pohon se në vitet „60 e hasim këtë tog ue, në: due, (me) knue, punue,

shkue, por krahas tij hasen dhe variante uë (në një numër të vogël), duël, shkuën, ruët,

tu vluë, internuë dhe u, kru, mu, me çu, dur, me punu, shkruj, me shkatrru, dërzu,

gërku, etj. Sipas tij, rruga e kalimit të ue<uë<u është ajo nëpër të cilën ka ecur ky tog

zanor, dhe aspak që uë e dëgjuar në disa fjalë jo të shumta në këtë zonë të jetë një

mbeturinë e togut uo286

. Pra, faza e ndërmjetme, uë e ue>uë>u është zhvillimi i këtij

togu në zanore të thjeshtë287

.

- Ndërsa grupi /ie/ ka pësuar kalimin nga tog në diftong, zanore të thjeshtë:

ie>ié>i/e (mjel, vjel, sjell; dill, çill, e dil; dhet, me përcell, mell). Pra,

rruga e kalimit nga tog zanor në diftong e më pas zanore e thjeshtë, dhe e

anasjella nga diftong në tog zanor e më pas zanore, janë ndërkëmbime që

njihen në shqipe288

. Tek Buzuku ruhen të plota: ié - dhḭetë, del grupi i

zanoreve ie – diell, miell; ta diegë e ta përvëlonjë, e n qiellshit shkepëtimë,

ndë mkat pshtiellë e ngatërruom, kaha të vien n dorë tyy, përse s‟shtie të

kuituom, dies, dalin tek Budi.

Sot në këtë të folme, shfaqen të tria format, edhe si tog zanor, edhe si diftong

edhe zanore e thjeshtë e /ie/.

- Ndërsa grupi /ye/ që del i plotë te Buzuku: lyeu, shërbyem, pëlqyem; në krye

me një kunorë, leve gjithë mëndryem, tue qaam mallënjyem, te Budi, në

këtë të folme, ka evoluar në një mori variantesh: ö ose ω, si më e

përhapura, dhe në ie, éi, é, i, y që dalin në zona të ndryshme brendërbrenda

të folmes (föll, kröt, dör, pösim, fωll, tu kcω, ka thω, dyr, tlyn, xhy, li, xhi,

tli, krèt, m‟pèt, fell, thkeim, the

i etj.). Pra, panorama që na ofron sot e

folmja në drejtim të togut /ye/ është shumë e larmishme, mirëpo tendenca

që ka në në pjesën më të madhe të krahinës është ajo e kalimit në ö, ω289

.

Nuk duhet të harrojmë që në brezin e ri dhe atë të mesëm të shkolluar, grupi

ruhet si i plotë në të gjitha rrethimet fonetike, si ndikim i standardit përgjithësisht dhe

faktorëve të tjerë jashtëgjuhësorë. Dhe kjo, nuk vlen vetëm për këtë rast, por për

ndryshimet e përgjithshme të së folmes.

- Problemi i diftongimit të /i/ së theksuar është një ndër tiparet dalluese të

grupit të të folmeve të gegërishtes qendrore. Edhe në të folmen e Matit, ky

fenomen vepron duke dhënë një larmi variantesh (si për /y/-në), të cilat

janë evolucione të kësaj zanoreje në kushte të caktuara të rrethimit fonetik.

Kjo zanore duket se ka një histori zbërthimi në diftong të hershme, e cila

shtyhet përpara Formulës së Pagëzimit e 1462, sepse aty na del variant i zbërthyer i

/i/-së në /e/: “…et spertit senit…”. Pra, përpara kësaj kohe duhet të ketë vepruar si

fenomen, por dhe gjatë e pastaj ka ecur duke evoluar e zbërthyer në diftongje të

ndryshme.

Prof. B. Beci sjell shembullin që del në vitin 1416 “Meredeti” si toponim për

Mirditë290

dhe në formën “Mereditë” në vitin 1500, që përfaqësojnë gjendjen fonetike

të tyre.

Prof. J. Gjinari, argumenton: “Relativisht të reja, të këtyre 2-3 shekujve të

fundit, janë edhe disa veçori dalluese dialektore që ndajnë sot grupet e të folmeve,

286

“...Çabej mendon se togu uo i vjetër ka kaluar në uë, dhe pastaj në u, pra: uo<uë<u…”, - shih E.

Çabej në Gjon Buzuku, BSHSH, II, 1955, f. 9-91 287

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSh, SSHSH, 1962/2, f. 252-255 288

Shih: K. Topalli, Fonetika Historike e shqipes – Sistemi zanor, Tiranë, 2002, f. 29 289

Shih shpjegimin e qartë fonetik dhe përshkrimin nyjëtimor që u bën Beci në punimin e tij këtyre

varianteve të tyre. 290

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1962/2, f. 245

Page 127: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

128

grupin e gegërishtes veriperëndimore, grupin e gegërishtes veriore, grupin e

gegërishtes qendrore dhe labërishten e çamërishte në dialektin jugor”291

.

Mirëpo, dhe sot /i/ e theksuar nuk diftongohet në çdo rast p.sh: qeverija,

çiftelija, zerdelija, fmija, parija, italija, vi, li, bri, me brit, njifi, mshili, kisha, çile,

fitim, banim, pushkatim, bini, lith, fiç, miç, shtixhe, janë emra femrërorë me i të

theksuar, apo, emra në shumës, ose folje që ndryshojnë trajtë, dhe emra të formuar me

prapashtesën –im.

Beci nxjerr dhe një listë fjalësh ku ky fenomen nuk ka vepruar dhe nuk ka asnjë

arsye fonetiko-morfologjike që ta shpjegojë këtë: bim, bisht, cahariç, dit, drit, lis,

mish, mixh, nime, rriçën, iriç, grij, dlir, tlita. Mendojmë se ndërgjegjia e folësit nuk i

ka parë të nevojshme këto këmbime të saj dhe nuk mund të themi që çdo rast duhet të

jetë gjithëpërfshirës.

Ka dhe përjashtime nga rregulli ose dukuria, ashtu siç sot vihet re tendenca e

rikthimit të /i/-së dhe në ato fjalë ku ajo është diftonguar në këtë të folme, veçanërisht

në gojën e brezit të ri p.sh mir, fis, shpi, shpirt, mik, nisem, rrip, karrige, time, ime etj.

Kjo zanore në pozicion të theksuar priret të japë këto diftongje dhe kalime

fonetike: i > èi/a

i/ë

i/è/a. Por prirja kryesore është ajo e kalimit në diftong së pari dhe

pastaj në zanore të thjeshtë: /i/-/ei/: kuse

in, çate

in, shpe

in, hardhe

i, avlle

i ; /i/-/a

i/: dha

i,

fuçai, shpa

i, hulla

i, pra

iti, rra

iti; /i/-/ë

i/: shpë

ia, fë

isi, shpë

irti; /i/-/é/: nép, mék, kushrén,

shpéna, xixlléma, mér, mrréni, héni, shpért, rrép; /i/-/a/: mar.

Kalimi në /ëi/ ashtu si për /a/ është një kalim i kufizuar në pak fjalë dhe vetëm

në gojën e brezit të vjetër. Shfaqja tek Buzuku e Budi si: ditunë, zdritunë, vini, kini,

dit, ditëshëm, klishë; gjithë, të mirë, hijr, përcijll, munështjir, ndë shpijrt me lulëzuom,

tregon njëherë për të qënit variant periferik ai i Buzukut, dhe Budi nga krahu tjetër,

duket se e ka ndjekur traditën e shkrimit të parardhësit të tij, duke mos i diftonguar

zanoret e theksuara (/i/ në këtë rast), shtuar këtu se, ngritja e njëlloj koineje letrare

gege duket si e pranueshme në rrethanat e një tradite shkrimi tashmë të çelur.

Të tjera evoluime në sistemin zanor, që e dallojnë gjuhën e autorëve të vjetër

nga e folmja e sotme dhe që tregojnë për karakterin inovativ të grupit të gegërishtes

qendrore në raport me të folmet e tjera, janë dhe këto dukuri:

- Në gjuhën e autorëve të vjetër (Buzuku, Budi) grupet e zanoreve ae, oe:

ngaeshime, pae, voesa, aroe, droe, janë evoluar përgjithësisht në këto

forma; oe> oe>ö>u / ae> ae>è dhe kemi: voe, voes, vö, vöjs, vöja, ue,

ues; m‟lae, m‟pae, m‟rae, m‟thae, m‟lè, m‟pè, m‟rè, m‟thè.

Trajtat e kalimit në një zanore të vetme shpjegohen përmes lëvizjes së theksit,

ndërsa trajta /u/ e hasur në zonë skajore nga Beci, shpjegohet me ndikimin që ka e

folmja e Martaneshit dhe me faktin fonetik që /v/ e ndjekur nga zanore kalon në /u/.

Ndikimi i zanores /a/ nga prania e bashkëtingëlloreve hundore që e rrethojnë e bën që

të kalojë në zanore me tipare më të mbyllura, por jo buzore292

. Ky është një tjetër

zhvillim në sistemin zanor të së folmes, që nuk vihet re të haset tek autorët e vjetër.

Këtu po japim shembuj të përmbledhur, nga e folmja sot, për të ilustruar disa

nga dukuritë e hasura dhe të krahasuara për sa i takon sistemit zanor, por që shërbejnë

mëpastaj edhe për sistemin bashkëtingëllor e të tjerë:

1) ...Marka Bruŋa vöi t ni her‟ n‟ Dibër kè Mura Kalöshi// aj ka qân burr

i mér / po Zoti i mu:r ene cullt/ene vllân/ene grun/ene u praish

meç//u uln me haŋër buk//lugjt kishin qân t‟vokla/ene përçanè futte

291

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ASHSSH, IGJL, (ribot.) Tiranë, 2012, f. 86-87 292

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1962/2, f. 245

Page 128: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

129

ni kamçait buk‟ e merrte dy a tra

i her‟ lugjën me xhèll a lâg mishi//e

vu n‟aroe Mura Kalöshi /ene i thot‟//ortai , ju mèrditort sa t‟dek futni

mi: vorr// Marka Bruŋa i dha dum ku rraifte muhabeti/ene ja

thkeu//na vorrin e bajm‟ taman/po me qan njerzit e vokël fusim ka

dy a tre për niher/e me qan t‟mdhöj fusim njâ//mét Mura Kalöshi pa

fjal n‟gjöj/ene i ep‟ Marka Bruŋës nji naplan florini/për çato fjal‟ si

tha //i çöi kart‟ ne Xhön Markut për ç‟ar i nodhi me tâ//grehet Xhön

Marku ene i ep Marka Brukës ne ni xhωmc naplâni flori//po Marka

Bruŋa i thot‟ne ati//tai nuk je xhypk/ne Mura Kalöshi m‟dha nji

naplan /e tai ni xhyms//Xhön Marku për ç‟to fjal‟ i ep dy naplana

flori//e keçja o bi: t‟ba t‟paqân t‟le shkreç/se Marka Bruŋa nuk ka

pas qân i lé budall/ si i ka mét tahe fjala/ je bâ si Marka Bruga...//293

2) ... tahe, oj bij‟, ... / po töm pösish mu: / ene jö veç mu: / po me na pöt

ne pléçe//vallahe çefi nae ka: me qân prej an‟s on‟// se / jö për xha: /

po i njéf adetet téna / e s‟ka nevöj‟ me u përzi // po kjö pun‟ a: si t‟i

vjeri // s‟dö me thân‟ xha: // ene me qân prej an‟sh qéra / si t‟qet röbi

i mér / e ta ket ba: Zoti hallat / asht‟ bereçavérs ... tahé kan‟ arth‟

koh‟ t‟qéra / se paranêj kan‟ qân m‟xhishta nuset e përtejuj‟s / a:

nuset e huja ...//

Në sistemin bashkëtingëllor evoluimi ndjek pothuaj në denduri dinamikën dhe i

përgjigjet ndryshimeve që pëson e folmja dhe në tingujt zanorë.

Kështu, në të folmen e sotme:

- /g/ tenton dhe shkon drejt /gj/, (gjur, burgj, largj, zagjar, t‟egjra, gjöja);

- /q/ tenton drejt /ç-j/, (çen, hiç, çafë, çaröi, kanaçe, e keçe, miç);

- /gj/ shkon drejt /xh/, (xhasht‟, xhak‟, xharpën, xhell, xheth, xhiz);

- ndërsa grupet /kl, gl/ të vjetra kanë përfunduar në /q, gj-xh/,(qe, qofsha,

xhishti, qumsht, gjuhën, gjuni, zgjidh);

- /mb, nd, ng, ngj/ kanë evoluar në /m, n-d, ŋ-g, xh-nj/, (kama, maj, mret,

mules, mush, nalu, nreç, ner, nöth, dhadërr, adërr, apreŋ, haŋër, aheŋ,

laŋ, deŋ, ŋas, gref, gusht, gatrresë, shtërgun, kixha, xhall, xhy, xhit,

njaqeta);

- grupet /tj, dj/ kanë dhënë /q-ç, gj/, (qetri, tunjaqeta, qeglla, aqe, gjal, gjath,

gjegj, gjep, gjerr, gjall).

Ndërsa ruhen si të plota këto dukuri:

- /h/ gjendet në çdo pozicion në këtë të folme, por shpesh kalon në /f/, (hala,

haik

, hec, hiçu, hen, haj, hepe,sha

if, grefu, mçefu, grof‟t, ftof‟t);

- ruhet bashkëtingëllorja /nj/, por ajo dhe kalon në /j/, (nji, njifte, nja, thöj,

ftöj, kröj, mulli, xharpi, huti, baj, lyj, thej, punöj, caktöj,);

- ruhet mirë /rr/ e shqipes, (furr, gjurr, rrush, brryl, rrufe);

- grupet /mj/294

,/fsh/, /pl, bl, fl/ ruhen në këtë të folme (mjesdit, mjel, mjaft,

njefsh, martofsh, shtofsh, plep, plehe, bluj, blet, flet, flök, flutur).

Bëmë një përmbledhje295

të dukurive më tipike në këtë sistem, për të treguar

diferencat që ka kjo e folme si në raport me të folmet e tjera ku këto fenomene

shfaqen ndryshe ose përafërsisht, ashtu dhe me gjuhën e autorëve të vjetër.

293

Materiali 1 i mbledhur nga N. Hysa, në moshën 85-vjeç nga Prelli i Matit dhe materiali 2, A. Pepa

83-vjeç, nga L. i Madh, Mat. 294

Del edhe si /nj/: nërnjet.

Page 129: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

130

Në ato raste kur themi se këto dukuri kanë evoluar, tregon që janë të ndryshme

nga një gjendje e krahasueshme me gjuhën e autorëve të vjetër, ndërsa në rastin kur

themi ruhen, dëshmon që janë vijimësi e një traditë të foluri dhe të shkruari të nisur së

paku nga autorët.

Megjithatë, për disa prej tyre duke u bazuar dhe në shpjegimet e prof. Çabejt

dhe në përqasjet që bën prof. B. Beci në studimin e tij me të tjera të dhëna të

krahasueshme me studime të autorëve të huaj, do të shohim dhe kronologjinë dhe

vijimësinë e tyre.

Kështu, kalimi i bashkëtingëllores velare të zëshme /g/ në /gj/, duket se është i

ndikuar në ato rrethana fonetike kur ndiqet nga zanore të mbyllura dhe të përparme /i/

/e/296

; për kronologjinë e këtij zhvillimi C. Tagliavini297

mendon se është i pavarur

nga influksi i artikulacionit turk.

Po ashtu dhe kalimet e tjera të /q/ tenton drejt /ç-j/298

, (mijt, plejt, fijt, zojt, shö-

shöjn); /gj/ shkon drejt /xh/, ndërsa grupet /kl, gl/ të vjetra kanë përfunduar në /q, gj-

xh/; /mb, nd, ng, ngj/ kanë evoluar në /m, n, ŋ-g, xh-nj/; grupet /tj, dj/ kanë dhënë /q-ç,

gj/, burimin e kanë tek zanoret hundore dhe bashkëtingëllorja /j/ me të cilat janë

shoqëruar, të cilat kanë ndikuar në kthimet e tyre në qiellzore.

Grupi /mb/,/nd/, /ng/, që ruhen dhe dalin tek autorët e vjetër299

, janë inovacion i

ri në gegërishte (e në Mat për pasojë), por dhe aty me zona, pasi ka krahina si: Dibra,

shqiptarët e Dalmacisë300

që i ruajnë këto grupe të paasimiluara ende në

bashkëtingëllore të vetme, ashtu siç ka të folme të tjera që i kanë gjysmë të

asimiluara, si gegërishtja veriperëndimore, apo të asimiluara jo vetëm në pjesën e

gegërishtes, por dhe në Labërinë fshatare301

. Fenomeni kryesor që ka vepruar që pas

shkrimeve të para në këtë të folme, edhe më gjerë në gegërishte, ngjan se është ai i

palatalizimit të bashkëtingëlloreve dhe shfaqjes së një morie variantesh në tablonë e

sistemit fonetik të shqipes dialektore tanimë.

Ndërsa në sistemin gramatikor, shohim që panorama del më e afërt me

strukturën e gjithëshqipes. Për t‟u veçuar në krahasim me gjuhën e autorëve të vjetër

janë:

- Ndeshja në disa raste, në gojën e brezit të vjetër, e trajtës u për përemrin

vetor të vetës së parë, formë e cila gjendet në shkrimet e vjetra (U Doni

Gjoni, biri i Bdek Buzukut....). Kjo formë e hershme, e cila buron nga një

trajtë vetore “sve” e i.e302

, shënon njëherazi me këtë përbërje edhe

përemrin unë, por dhe emrin u-ja (uria). Këtë formë pa epentezën –në që e

ndeshim këtu, e kanë edhe disa të folme të tjera si: arbëreshët, të folmet

295

Përshkrimin e plotë të tyre e kemi në kapitullin mbi Fonetikën e së folmes. 296

Të këtij mendimi janë edhe B. Beci, edhe K. Topalli, në punimet e cituara më lart, përk. f. 253 dhe

16 (Sistemi bashkëtingëllor). 297

Shih: C. Tagliavini, Le parlate Albanese di tipo Ghego orientale, Romë, 1942, f. 50 298

Në këtë rast kur /q/ ndodhet para bashkëtingëlloreve t, n, m, ajo priret të kalojë në /j/. Por këtu nuk

hyn vetëm /q/, por edhe /gj/ duke formuar grupet /gjt/, /qt/ që tentojnë /jt/. Riza mendon se janë

karakteristike për gegërishten dhe këto i njeh madje që në tekstin e Buzukut. Ndërsa Çabej mendon se

kjo dukuri nuk është vetëm e autorëve të vjetër dhe e gegërishtes, por haset dhe në dialekte periferike,

ndaj duhet të jetë inovacion i mbarë shqipes. Këtë dukuri e ka përmendur në studimin e saj për

çamërishten dhe E. Troplini, në E folmja e Çamërisë dje dhe sot, disertacioni i doktoraturës, Tiranë,

2012 299

Çabej mendon se këto grupe dalin në disa krahina gjer në kohën e Bogdanit, ndaj koha e asimilimit

të tyre nuk është e vjetër. Shih: E. Çabej, Për historinë e konsonantizmit në gjuhën shqipe, BUSH,

SSHSH/1, 1958, f. 37 300

Shih: K. Topalli, art.i cit. f. 18 301

Po ai, f. 20 302

Shih: E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe, SHBLU, Tiranë, 2003, f. 96-97

Page 130: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

131

skajore të veriut, në periferi të Tiranës, në çamërishte, dhe në Malësinë e

Madhe303

.

- Prania e gjinisë asnjanëse, e cila në gjuhën shqipe ka shkuar drejt

reduktimit, në këtë të folme ndeshet në disa emra lëndësh, në gojën e

brezit të vjetër: misht‟, grunt‟, vöjt‟, gjatht‟, ujt‟. Ndërsa në brezin e ri, kjo

gjini thuajse është zhdukur krejt.

- E ashtuquajtura kallëzore parafjalore ose rasë vendore304

, të cilën prof. Beci

e artikulon në studimin e tij si: “...po u përmbahemi këtyre termave (për ta

emërtuar këtë formë të hasur në Mat), meqënëse sipas Pedersenit,

shqipfolësi me qëllim që të shfaqë idenë e caktimit edhe mbas parafjalës, e

për pasojë që emra kuptimisht të caktuar të dalin edhe formalisht të tillë,

ka krijuar trajta si vorrt, (të cilat gjenetikisht janë kallëzore të caktuara më

të reja, kundrejt kallëzoreve vorrnë). Pra, trajta vorrt, është sipas

Pedersenit, kallëzore e shquar e përdorur me parafjalë...”; kjo është një

tjetër dukuri gjuhësore tipike për të folmen, të cilën e ndeshim tek autorët

e vjetër (Buzuku, Budi, Bardhi, Matrënga) në këtë formë: përpiqetëh

ëmbëh guurt, hipi ëmbëh malt me uruom, e vu ëndëh vorrt tëh tii, ëndëh

pust tëh shëtundënë, meh dreqt, meh shërbëtuort tant, ëmbëh shekullt,

ëndëh atët, gjumët, ëndë dheet, përëmbi prakt tëh derësë, mbë të

anastisurit të kurmit, më fet të dërejtë, ndë zakont plak, etj.

Sot në këtë të folme gjendet si: m‟malt, m‟kalt‟, n‟lumt, m‟katunt, ose në formën

m‟kalit, n‟kulmit, m‟vaktit, për emnit zotit, m‟t‟errt etj305

. Por, krahas gjuhës së

autorëve të vjetër, kjo formë ndeshet në përdorim në disa të folme veriore toske dhe

në të folmet jugore gege, e nuk del në të folmet e tjera skajore jugore as veriore.

Rrethana që kjo formë ndeshet tek autorët e vjetër (veriorë dhe jugorë) dëshmon se

ajo 4-5 shekuj më parë ka pasur shtrirje më të gjerë306

.

Nisur nga fakti se kjo formë është vetëm formalisht e dallueshme, e përdoret

vetëm në disa kushte të caktuara sintaksore, prof. E. Likaj pohon: “...kjo formë nga

kuptimi nuk dallohet nga rasa kallëzore e shquar dhe madje zëvendësohet prej saj,

(në shtëpi të mikut – në shtëpinë e mikut, madje në tekstet e vjetra janë në përdorim të

dyja variantet tek i njëjti autor: mbë kishët të vet dhe mbë shpirtinë shint – Budi), nga

forma e përcaktorëve dëftorë njeh formën e kallëzores: për këtë artikullit të dhjetë –

Budi, forma e së pashquarës është e njëjtë me atë të kallëzores, format përkatëse

përdoren vetëm pas parafjalësh që ndërtohen me kallëzoren: në, mbi, me, pa – themi

se këto forma nuk mund të veçohen si forma rasore më vete, por si një variant dytësor

i kallëzores së shquar307

. Gjithsesi, ky përdorim i sotëm në këtë të folme është jo i

dendur dhe ndeshet kryesisht në gojën e brezit të moshuar.

- Tek autorët e vjetër, ka gjurmë të tipit të vjetër të lakimit në

Gjinore/Dhanore p.sh.: vëllaa-t (vëlla-it). Në shumës mungon /v/

antihijatizuese tek emrat me temë në bashkëtingëllore d.m.th: pleqe-t,

krushqe-t, regje-t (mbret), të cilat i hasim dhe në këtë të folme: bërtaitu

çen-e-t, pesë muj-e-t, i çun fjalë vllazn-e-t, por ka raste kur /v/ shfaqet:

punt e burrave, fjalt e grave, gramulli i urdhnave.

303

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia shqiptare, SHBLU, Tiranë, 1997, f. 45 304

Shih: E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe, SHBLU, Tiranë, 2003, f. 77 dhe

B. Beci, vep.e cit. f. 211 305

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1962/2, f. 211 306

Shih: E. Likaj, Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe, SHBLU, Tiranë, 2003, f. 78 307

Po ai, po aty.

Page 131: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

132

- Rrjedhorja shumës në këtë të folme nuk del me –et, por vetëm më –e: për

dore, për çafe, për kreje, etj.

- Ndërsa kallëzorja e shquar e Buzukut, që është një trajtë e vjetër e

kallëzores së pashquar e formuar dretpërdrejt me shtimin e një formanti -

në: burg-në, qengj-në, zot-në, gjak-në, paq-në, glisht-në, përind-në, nuk

del më në këtë të folme. Aty shquarsia e kallëzores realizohet duke

përdorur temën e emërores dhe shtuar –n(ë), apo me gjatësi të zanores:

drun, gjun, zan, dhen, vllan; gjalin, dashin, stān, vatān; plakun, mekun,

shokun. Gjithashtu, shoqërimi me parafjalën ndaj i kallëzores si te

shkrimet e para, këtu nuk ndodh: ndaj ata, ndaj vetëhenë, dhe kemi

parafjalën me: me ata, me vete etj.

- Tek Buzuku del rrjedhorja me parafjalë: ṇ së dashunit, ṇ klishës, e cila nuk

haset më sot.

- As rrjedhorja e shquar e modelit buzukian: valë-valësh-valëshit, burra-

burrash-burrashit, nuk del më me këtë formë. Beci pohon: “...Ne nuk

vumë re në të folmen e Matit për asnjë rast rrjedhoren e shumësit të

shquar më-shit, që në veprën e Buzukut ndeshet gjithnjë, e që përfaqëson

një trajtë të vjetër të rrjedhores së shquar. Atje dëgjuam rrjedhoren e

pashquar më –sh. Ajo përdoret pa parafjalë e zakonisht me funksionin e

një plotësi të cilësisë a të pjesës: shamia duërsh, nuk jan acosh, nji

shumicë njerzish, dy vjetësh, apo dhe me parafjalë, prij njerzish, i dit prej

ditsh”308

.

Disa nga dallimet në këtë pjesë të sistemit, i pamë në këtë punim dhe në rastin

kur folëm për gjuhën e Budit309

.

Në sistemin foljor, tek ato folje që dalin me temë më zanore:

- Mbaresa e vjetër –nj/-njënë e së tashmes, nuk ruhet. Kështu tek autorët e

vjetër del: ba-nj, shko-nj, vi-nj, puno-nj; gjykonjë-m/në, banjë-m/në,

shkonjë-m/në, formant i cili sot nuk del në këtë të folme.

- E pakryera e dëftores del me një mori variantesh, që nga trajta e vjetër –nje,

e cila del tek autorët e vjetër, gjer tek format e reja –she, -sha, -shem, -

shnje.

Kjo panoramë e gjerë që nga trajta më e vjetër e gjer tek larmia e sotme duhet

shpjeguar me ndikimet e zonave kufitare dhe të folmeve të tjera rrethuese të Matit, që

japin efektin e tyre në këtë të folme përmes shkëmbimeve gjuhësore. Për t‟u

përmendur është dhe fakti që në brezin e ri vihet re një prirje për unifikim me trajtat e

standardit, dhe kjo duhet theksuar pasi shpie në rrafshime gjuhësore që mund ta presin

foljen e kësaj të folmje në këtë kohë.

Ndërsa në fushën e leksikut, ajo që bie në sy është prirja e shtresëzimit të fjalorit

(aktiv dhe pasiv) sipas tre grupmoshave:

- Ku një vend e zënë fjalë, të cilat janë fond i përbashkët për të gjithë;

- Një tjetër shtresë e zënë grupi i fjalëve që i takojnë aktivitetit dhe

veprimtarisë përkatëse që përputhet me specifikat e brezit të mesëm a të ri;

- Ndërsa një shtresë tjetër do të shohim tek fjalët që i takojnë ndikimit të

standardit, zhvillimit të përgjithshëm dhe kulturor të shoqërisë, gjatë

viteve.

Material nr.1 (brezi i vjetër):

308

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1962/2, f. 214 309

Shih sythin për gjuhën e Budit në këtë punim.

Page 132: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

133

- “...nji her‟ ni bujk kishte mjell pem rrax arës e gjardhit t‟nji bujku qetër //

haja e pemve bite n‟arën qetër e nuk i lete bim‟t t‟rrajteshin // t‟dy burrat u

zun‟ e shkun n‟xhyxh // i pari ankohej se haja e pemve t‟kufearit, s‟je lete

bim‟t n‟ar me u rrajt // qetri ja thke se i kam pem‟t n‟tok teme // dhan e

murën po xhyxhin s‟e dau kush // nji plak i urt‟ i tha t‟parit si ankohej // ta

daj u‟ xhyxhin // niz nji zarm t‟madh n‟tokën töte // zarmi e avlli i xet do

t‟i thaj pem‟t e kufearit // kur t‟thot‟ se m‟thave pem‟t e se fajke zarmin /

taj thuj se nuk e fajk zarr / se e kam n‟tok‟ teme // hiç pem‟t taj / t‟fajk

zarrin u //kshtu, pem‟t u than‟ prij zarrit / e davaja u da pa prek tokën e

njani-qetrit // (N. Toçi, 72 vjeç, Urxallë)

Material nr.2 (brezi i mesëm):

- “...nji her‟ motit delja me dhen‟ shkun mikesha // kur u shtejn‟ me la dur‟t

me hagër / delja u kish than‟ // shteni t‟lahet çajö çartallöse / çi i çelben

hun‟t / se un‟ kam le e lame // mas pak u shtrun‟ për me flet / po delja u

kish than‟ // shtöni çasaj bithrepës / se un‟ e kam dishekun me vete // (S.

Kurti, 55 vjeç, fshati Burrel)

Materiali nr.3 (brezi i ri):

- “...mir‟se erdhe, oj tranafile // mir‟se erdhe, oj tranafile / mir‟se t‟gjeta, oj

nana ime // mir‟se erdhe, oj tranafile / mir‟se t‟gjeta, oj shpija ime // hini

nusja në avlli / e ka shtatin si selvi // hini nusja në oborr / e ka shtatin si

vaporr // hini nusja në hajat / shtati i nuses si bajrak // (R. Xira, vjeç 29,

Gur i Bardhë)

Pra, në një klasifikim kohor do të thonim se fjalët thjeshtdialektore i ruan dhe

gjenden më dendur në brezin e të moshuarve (vitet ‟30-‟60 të shekullit të kaluar, ku

hasen edhe shenja fjalësh të gjetura në tekstet e vjetra); atë fond fjalësh që përfshin

ndikime edhe të brezit të vjetër, por dhe atij të ri që i thith në të dy kahet si filtër

gjuhësor brezi i viteve ‟60-„80/90, të cilat dhe i ruan e njëherë i trashëgon; dhe një

grup të tretë që ka në bazë të vet formime dhe ndikime gjuhësore që përfshijnë

zhvillimet shoqërore të shoqërisë sonë të prag viteve ‟90 të shekullit të kaluar gjer më

sot.

Sigurisht, ajo që u rri si çekan mbi kokë, dy shtresëzimeve të fundit sidomos,

është standardi dhe gjithë arsenali shoqërues me të cilën ai operon për t‟u shtrirë deri

në qelizat më të vogla gjuhësore të bashkësive gjuhësore e shoqërore.

- Do të përmendnim në llojin e parë një shtresë fjalësh të lidhura me praktika

të caktuara ose me fusha të ndryshme të veprimtarisë: (blegtoria, bujqësia,

punëve shtëpiake, të praktikave kanunore, të veshjeve tradicionale), të cilat

nuk janë më ose kanë pësuar ndryshime semantike duke iu larguar

kuptimit fillestar: çëdig (tirq), gërzhllaj (saraje), çekma (dritare e vogël),

hashëll (ushqimi bagëtive), havli (peshqir), hyxhere (sirtar), karjoll

(krevat), katek (gjellë), kollçekë (çorapë leshi), jel (reumatizëm), llakërdu

(bisedoj), manore (këmishë me mëngë të gjera), mixull (prush), mazatur

(viç motak), mnat (ndihmë), njekës (dashi i këmborës), prushi (thekët e

sixhades), rrupi (kontrollim), shamshaj (çadër), tavaza (parmakë), uprajë

(sëbashku, grup ndihme për punët e bujqësisë nga fshatarët në ditë të

caktuara), valik (kohë e duhur për të mbjellat), veksh (vorbë) etj., janë

fjalë, të cilat ndeshen vetëm në brezin e vjetër dhe shumë rrallë në brezin e

mesëm.

Page 133: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

134

Sigurisht që fjalë të leksikut të Buzukut310

dhe autorëve të vjetër kanë bjerrë në

kohë dhe nuk përdoren më: agër-agre (gomare-icë), bërua (bari), mangu i sutës

(mashkulli i drenushës), kafshë (gjësend) etj.

- Nëse fjalë të tilla: seksion, abetare, lexim, sekretar partie, byro,

organizatë, plenium, komitet, asfalt, traktor, llogaritar, kombinat, plugim,

autokombajnë, arsim, aktor, reformë, raport, film, kuadër, shef, kinema,

zyrtar, televizor, pedagog, energji elektrike, fustan, kollare, parfum etj.

përbënin një grup të parë fjalësh, të cilat hynë në të folme përmes

standardit (ose dhe më parë me mjetin, dukurinë a veprimin në fjalë), dhe

gjetën atë hapësirë të pambushur si kudo nëpër të folmet shqipe, pikërisht

sepse ishin të panjohura dhe u mveshën bashkë me nocionin, dukurinë,

objektin, veprimin që shënjonin, duhet nënvizuar se ato krijuan një shtresë

leksikore të re, që më së shumti i atribuohet mënyrës së jetesës dhe sistemit

ekonomik, kulturor dhe shoqëror të ardhur me regjimin e kaluar politik.

Këto fjalë, siç e kemi përmendur dhe më herët, edhe të tjera sigurisht, flejnë në

gojën e brezit të mesëm më mirë se në dy të tjerët, për faktin se janë fond me të cilin

ranë ndesh të parët, i përvetësuan aktivisht dhe i kanë pajë të fjalorit të vet.

Material nr.4 (bisedë e lirë me një nëpunës të administratës shtetërore)

“...Si shkon puna? - Mir‟. K‟to dit‟ kemi qen‟ pak t‟ngarkuar, se kthehen

emigrantët dhe ësht‟ sezon pune për ne, por n‟përgjithsi ecën mir‟. – A jan‟ lehtësuar

praktikat për të marr mjet identifikimi: kart‟ idenditeti, pashaport, çertifikat në gjuh të

huaj, apo vijon i njëjti avaz si përpara ca vitesh? Po sjellja qytetare e njerëzve si ësht

në raport me zyrtarin dhe njeriun e shtetit? – E di se si ka qen‟ praktika më para, e di

si ësht dhe tani. M‟beso, që burokracit kan ekzistuar dhe do vijojn t‟ekzistojn‟, por me

kërkesat e shtuara të llogaris dhe me ndërgjegjësimin deri diku të qytetarëve gjendja

ka ndryshuar. P.sh nëse disa kohë më par‟ t‟kërciste me ton zëri të lartë, të shara e

kërcënime për dokumente dhe kritere që s‟i plotësonte, por t‟i impononte me zor,

sepse nuk kishte vetëdijen se duheshin plotësuar dhe bër‟ sipas ligjit, sot, ndryshe,

njerëzit jan më të shëtitur, e kan par bot me sy. Kur i thua shih listën e dokumenteve,

afateve të afishuara, tarifat dhe mandatin e bankës, nuk çirret por bindet dhe

përmbush detyrimet. Tani, jo se nuk ka raste sporadike ende, por jan më të rralla. -

Edhe lehtësirat e krijuara me teknologjin doemos ndikojn në rritjen e efikasitetit? –

Sigurisht. Ja, po të marrim vetëm aplikimin për mjet identifikimi, të gjitha praktikat,

me foto, nënshkrim, aplikim, mbushje formulari, të gjitha bëhen në koh rekord dhe

me paisje të sofistikuara. Aparaturat, interneti, kalimi dhe regjistrimi online në sistem,

operimi përmes bankave dhe hierarkisë së drejtorive dhe zyrave përgjegjëse më lart

gjer te ministria, jan lehtësime të jashtzakonshme, sepse nuk bëhen më manualisht, a

postës së thejsht, por përmes sistemit online, e-mailit, kredit-kartave dhe

teknologjis...”. (L. Ndreu, 43 vjeç, Burrel)

Ndërsa, për atë se çfarë ngjet me fjalorin dhe shtresën leksikore përfaqësuese të

brezit më të ri, (sigurisht këtu gjërat dhe fjalët nuk ndahen as me thikë, as me

kilogramë), do të ishte e mjaftë të lundroje një apo disa orë në rrjet, të kaloje disa herë

në shëtitoret e qyteteve, të uleshe në lokale a ambiente të frekuentuara nga ta, të

testoje të folurit e tyre në shkollë a rrugë etj. për të kuptuar se ka një prirje të theksuar

për të përvetësuar pa kritere forma të shkurtuara, fjalë të huaja, shprehje zhargoni,

modele sjelljesh gjuhësore të marra nga idhujt e tyre, filmat a lojërat, e për të mos

310

Shih: E. Lafe, Analizë e teksteve të vjetra – Buzuku, Tiranë, 2004

Page 134: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

135

folur për kodifikimin e gjuhës (si të shkruar dhe asaj të folur), e cila priret drejt

simbolikës grafike dhe ngjeshjes së strukturave të të shprehurit në fjali të tipit

telegrafik. Këtu po flasim për një prirje të përgjithshme mbarëgjuhësore të brezit më

të ri (pjesës 17-27 vjeçare), jo vetëm përkitës të së folmes së Matit. Secili nga ne ka

në rrethin tonë disa modele të tilla gjuhësore, afër apo pak më larg se familja qofshin.

Material nr.5 (biseda të shkëputura nga dialogjet e të rinjve në rrugë, në

shkollë, në rrjete sociale):

- Situatë në rrugë:

“...Hë, mër, ku ishe? Ça bone? A s‟t‟la plaka me dal gjer tash? – Hiç, mër plak!

Jam marr ca me ato msimet. Çme bo. Duhet me ia ngju fjalën, se s‟kina ku m‟i

mor lek‟t e kafes pastajna. – Ej, po ti mër, si s‟m the se kena me lujt sot? As nji

mesazh se bo...ku ta di un‟ çke n‟plan ti pa ma tregu. – Po ta thash orti qyp, po e

ke harru...”.

- Situatë në shkollë:

“...Me kë kemi or‟ t‟par‟ mër? A me zysh Betin? – hahaha. Jo orti, karafil. Sikur

t‟kishim me të. Do boshim gallat‟. Kemi me profin e fizikës, me “like-n”. –

Ooooo, pse s‟thu ti se paskemi çat gjith‟ orës. Apo s‟kisha bo ne

detyrat....gjasma... – Ik mër, klluf. Kur t‟ngelesh n‟fund ta jep mir ai. ..”.

- Situatë në rrjete sociale:

Statuse:

“...falemnderit gjith‟ atyre personave që me mospjesmarrjen e tyre ma kan bo ma

t‟bukur kët‟ vit...

do t‟kisha ma shum‟ respekt për bluzat e bardha po t‟ishin pa xhepa...

i thash: zmr t lutem, andiamo n TEG. Jo mtha. çpb n teg? shkojm shohim tv n

shpi... skgj zmr -i thash as n shpi svi un...”.

Kështu, gjuha është një organizëm i gjallë311

, që evoluan sipas ligjësive të veta

dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Këtë formulim të shkollës biologjike në gjuhësi, do

ta marrim si një bosht qendror ilustrues për përmbledhjen e gjithë sa thamë për këtë

pjesë të punimit tonë.

Siç e përmendëm më lart, në këtë pikë të fundme të kësaj teme, për të ilustruar

gjendjen e sotme dhe zhvillimet në faza të kapërcyera tanimë të shqipes së Budit

(përfaqësues i gjuhës së autorëve të vjetër dhe i kësaj të folmeje drejtpërdrejt) dhe asaj

të së folmes së Matit, do të shkëpusim një fragment nga vepra e Budit, të cilin do ta

sjellim në formën e sotme të dialektit matjan:

Saa moti e ndë qish koho duhetë foshnja me u pagëzuom. (R.R fq.19)312 Duhetë prifti bukur t’i msonjë popullinë e famulliinë e vet qi foshnja posaa leen

maa të parënë kafshë, aqë saa maa çpejt të mundnjënë, ta shpienë n kishët shinte ta pagëzonjënë, sikundrëse do ligjJa e Krishtit, e jo me vuum ree aqë ndiierë nd’anët do zakone qi kanë mbë disa vise, tue e përciellë ditë mbë ditë ndierë gjeen kuorrë, e kohonë, e kumëtritë e ndrikullatë, e ndierë ban gatii gostinë, e disa ashtu të tjera madhështii e kafshë të mbrazëta; aq sa disa herë godit gjukata e keqe e tyne, e

311

Koncept sipas Sh. Rrokaj, Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, Arbëria, Tiranë, 2012 312

Fragment i shkëputur nga “Rituali Roman”, i Budit, sipas citimit të S. Rizës në veprën “Pesë autorët

më të vjetër në gjuhën shqipe”, Tiranë, 2002, f. 221

Page 135: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

136

ashtu venë paa pagëzuom, mkat aqi i madh e j randë saa gjuhe ecë nieriut askuurraj s’mundetë me u kallëzuom, ashtu as munë njëmendetë me ndoonjë tjetër mbë këtë jetë. Praashtu nçil syytë gjithëkush, e, saa maa çpejt qi të mundnjësh, t’i pagëzojsh paa vuum m perikullë të shelbuomitë e tyne ende të vetëvetëhesë. E mb’ atëherë, kuur godit kafsha për neçesita e pagëzonjën ndoonjë ndë shtëpii për të çpejto, veçëse me formët e me të qitunit të ujit, posikundrëse kemi thanë përsipëri, t’atiinë ndë qoftë gjallë nde e vonë ta shpienë n kishë ke prifti, e t’i banjë gjithë çerimoniatë e tjera, jashtë formet e n cë qituni cë ujit qi i qenë baam maa mpari; oo ndë qoftë ashtu ndonjë dubitacione e të menduom për të paadiijtunit e të paavesht t’atyne qi e pagëzuonë, përserii tue i qitunë ujëtë, formnë të ja thoetë me atë kondicione qi thamë përsipëri: Si non es baptizatus, ego te baptizoin nomine Patris etc.

Si do të fliste Budi sot:

Sa mujsh e n’çar kohe duhet me e pagzu fozhnjen. Praifti duhet që t’i msöj popllin e besimtart e vet që posa le fozhnja, xhan ma

t’par e sa ma shpajt që t’qet e munme, ta çöin n’kaish, me e pagzu, si e dö lixhi i Kraishtit, e jö me vu roe dö zakone që jan mdë an’ t’qera, tu e shte dita-ditës dei kur t’i xhujn’ rastin, kohen, kumarët e nraikullat, e dei kur t’bajn gjatai gostin, e dö xhana t’qera t’mdhöja për rastin, po böshe; aç sa va pret menja e xhukimi i tyne, e ven gjat ashtu pa u pagzu; mkat ma j math e ma j ran sa gjuha e njeriut s’munet me e than a me e kallxu, e as mun barazohet me xha qetër n’kët jet. Pra, le t’çel set’ xhithkush, e, sa ma shpait që t’munesh, t’i pagzësh, pa vu m’rrezik pshtimin e shpertit t’tyne e t’vetes. E kur ba vakai, që për nevöj a shtërgesa e rastit e dö që me e pagzu najnja n’shpai për shpait, veç me formul e me t’çitme t’ujtit, si e tham ma nalt, t’atill njeri, n’qöft gjallë dei von, ta çöjn n’kaish ke praifti, e t’i baj xhith adetet e qera, përveç formulës e t’çitmes ujit që i kan qan ba ene ni her ma para; o n’past kush naj marak, a nai menim për pazötsi a pashkath’tsi n’veprim t’atyne që e pagzun, prap t’i çesin ujt, formulën e t’ja thot me çat kusht si tham ma nalt: U t’pagzëj për emnit t’Atit, t’birit e shpertit shejt.

3.1.6 Bashkëpërkimet gjuhësore të së folmes së Matit me të folmet e tjera fqinje

E folmja e Matit, përcaktohet si një e folme qendrore në gegërishte313

, me

tiparet e saj dalluese, vetëm duke iu kundërvënë të folmeve të tjera me të cilat

rrethohet, së pari, dhe pastaj edhe në raport me të folmet e tjera të mbarëshqipes. Kur

kemi folur për pozicionin dhe përcaktimin e vendit të saj në hartën e ndarjes

dialektore, kemi përmendur pikërisht marrëdhëniet që vendos kjo e folme me të tjerat

fqinje. Deri më sot nuk ka pasur një studim krahasues të të folmeve të gegërishtes

qendrore dhe si e tillë edhe të së folmes së Matit me të folmet që bashkërrethohet.

Mirëpo, studime të veçanta për të folmet e kësaj arealeje ka pasur, ndaj pikërisht në

këto të dhëna do të mbështetemi për të bërë një përqasje të asaj që ofron të ndryshme

dhe të afërt e folmja në fjalë me të tjerat fqinje.

313

Shih: J.Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, 1989 dhe ribot.i 2012, f.

72-91; si dhe Gj. Shkurtaj, Dialektogjia, SHBLU, Tiranë, 2009, f. 153

Page 136: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

137

Fillimisht, do të pranojmë se të folmet që krijojnë një mëvarësi prej njëra-tjetrës

dhe që në këtë kuadër si të plota kanë tërhequr interesin e studiuesve për t‟u marrë me

to, e që kufizohen me të folmen e Matit janë: e folmja e Dibrës, e folmja e Mirditës, e

folmja e Krujës, e folmja e Tiranës dhe e folmja e Lurës. Domosdo që duke qenë

pranë, kanë dhënë dhe kanë marrë, por ky element duhet të jetë jo aq i madh sa t‟i

bëjë të njëjta, as krejt i kundërt sa t‟i bëjë të folme pa lidhje mes tyre, sepse edhe me

të folmet më skajore të shqipes gjenden pikëtakime. Ato kanë aq dallime sa i bëjnë të

folme të ndryshme, dhe aq të përbashkëta sa të hyjnë në një grup të madh të folmesh.

Meqënëse kontaktet më të mëdha Mati si krahinë, historikisht i ka patur me

Dibrën, pasi dhe vija kufitare natyrore që i lidh këto dy zona është më e shtrirë si

gjatësi në raport me të tjera zona, elementi gjuhësor përbashkues mes tyre është më i

madh. Materialin krahasues për këtë, e kemi marrë nga monografia e A.Kadiu314

për

të folmen e Dibrës, por dhe nga vëzhgimet e B. Becit ndër vite. Por, të dhëna

krahasuese na kanë ardhur drejtpërdrejt në dorë edhe përmes njohjes e ndarjes së

eksperiencave të punës, jetës dhe situatave komunikuese nga më të larmishmet, me

folës të kategorive të ndryshme, bashkëjetues, bashkëfqinjë e bashkëkolegë, në

rrethinat e kryeqytetit të sotëm315

.

Në fonetikë këto dy të folme kanë më shumë të përbashkëta, por kur vjen puna

në gramatikë, të dyja vijnë e largohen nga njëra-tjetra.

- Së pari vihet re fenomeni i kalimit të /a/ së mbrapme në zanoren /a/ më të

përparme të ngritjes së ulët. Për të dyja këto krahina ky fenomen është i

përbashkët. Por, duhet thënë që kjo zanore, nuk ka tipare buzore, siç haset në

anët e veriperëndimit.

- Zhvillimet e /y/-së së theksuar të së folmes së Matit, kanë përputhje me

zhvillimin që ka kjo zanore në disa zona të Dibrës dhe posaçërisht me

variantet /i/ dhe /ö/ të Matit. Megjithëse në një pjesë të madhe e folmja e

Dibrës nuk e ka në inventarin e saj fonemën /y/, atje hasen në pak krahina

kufitare me Matin këto variante. Siç duket ky më shumë duhet të jetë një

ndikim i atyre pjesëve që janë të pranëbanuara nga popullsi që shkëmben mes

vetes edhe elemente gjuhësore, veç të tjerëve. Nuk duhet harruar se faktorët

jashtëgjuhësorë dhe specifikisht ato që lidhen me tregtinë, martesat, kullotat

dhe nevoja për t‟u bashkuar ndaj të tretëve i ka bërë këto banorë që të jenë më

afër dhe të japin gjuhësisht mes tyre.

- Zanorja e mbrapme /o/, ashtu siç ndodh në të folmen e Matit, vjen dhe bëhet

pak më e përparme dhe ngjan me /ö/, ashtu si në shqiptimin e këtij tingulli në

gjermanishte.

- Pak më e gjerë paraqitet panorama përsa i përket zhvillimit të diftongjeve /ue,

ye, ie/, të cilat paraqesin afri, por dhe pika të ndryshme.

- Si në mbarë gegërishten zhvillimi i /ue/ në /u/ është një fenomen që ka një

shtrirje të gjerë në këto krahina. Shpjegimin dhe tendencën e saj për të folmen

e Matit e pamë më lart, ku thamë se prirja kryesore është kalimi në një zanore

të thjeshtë.

- Ndërsa, përsa i takon evolucionit të /ye/, mund të thuhet se prirja e tij edhe për

të folmen e Dibrës (jo të gjithën),është që nëpërmjet kalimit në /y/, megjithëse

314

Shih: A. Kadiu, Dibra e Madhe, Tiranë, 2003 315

Në këtë pikë trajtimi, jemi ndihmuar shumë edhe nga kontaktet, pyetësorët dhe bisedat me bartës të

variantit dialektor dibran, me qëllim nxjerrjen e atyre elementeve të sotme përbashkuese dhe

diferencuese mes dy të folmeve. Theksojmë se folësit vijnë jo vetëm nga një anë e Dibrës, por janë të

shpërngulur nga të gjitha rrethinat e saj. Siç e kemi nënvizuar në këtë syth, ato elemente që afrojnë më

shumë me të folmen tonë, janë të ardhura pikërisht nga trevat kufitare.

Page 137: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

138

këtu duhet thënë se nuk është një tipar i përgjithshëm, dhe që nuk përputhet

plotësisht, në disa zona të së folmes së Dibrës bashkohet me ato të Matit në

kalimin në /ö/.

- Sa i takon diftongut /ie/ edhe ai paraqitet me përafërsisht ato variante që

hasëm në Mat (pasi ka dhe ndryshime). Pra, ka një larmi të madhe realizimesh

dhe ka tendencë që të kalojë në /je/, në /i/, dhe në /e/316

.

Këto janë përmbledhtazi disa pikëtakime që vumë re në sistemin vokalik, të së

folmes së Matit me atë të Dibrës, si dy të folme kufitare, por duhet thënë se jo në të

gjithë shtrirjen e vet këto të folme i paraqesin këto të përbashkëta, pasi theksuam që

brendapërbrenda vetë të folmeve ka një larmi mikrotëfolmesh, që e bëjnë panoramën

shumë komplekse dhe të vështirë për të përgjithësuar. Ndaj, këto janë pikëtakime që

vihen re në ato treva pak më afër njëra-tjetrës dhe në zona kufitare më shumë.

Përsa i takon sistemit konsonantik, edhe këtu këto dy të folme kanë tipare të

përbashkëta. T‟i shohim disa prej tyre:

- Fenomeni i kalimit të palataleve (qiellzoreve) /q/ në /ç/, i /g/ në /gj/, dhe i /gj/

në /xh/ vlen të thuhet se është dukuri gjuhësore që ndodh në një pjesë të madhe

të gegërishtes, madje ato ndihen përveç në Mat, Dibër, edhe në Mirditë shumë

mirë gjithashtu si kalime fonetike, të cilat tashmë hyjnë në grupin e katër

inovacioneve317

të mëdha të gegërishtes qendrore që nga shkrimi i Buzukut.

- E njëjta dukuri përbashkësie vlen edhe për grupet e bashkëtingëlloreve që

kanë në përbërje një bashkëtingëllore hundore, /mb, nd, ng/, të cilat

thjeshtohen në zanore të thjeshta.

- Edhe grupet e vjetra të bashkëtingëlloreve që dalin në shkrimet e autorëve të

vjetër, /kl, gl/, kanë pësuar të njëjtin evolucion fonetik. Ata dhe në të folmen e

Dibrës kanë dhënë /q, gj/, i njëjtë ky zhvillim siç e pamë edhe për të folmen e

Matit.

- Formimi i /q/ dhe i /gj/ nga tjetërsimi i grupeve të bashkëtingëlloreve /tj, dj/,

është i pohuar edhe për të folmen e Dibrës, sakaq.

Ndërsa, në sistemin morfologjik midis këtyre të folmeve pikëtakimet janë më të

pakta318

, por sidoqoftë prapë ato nuk mungojnë. Kështu, në morfologji këto dy të

folme takohen në:

- Në sistemin e mbaresave rasore për foljet shohim të përbashkët mbaresën –mi

të vetës së parë shumës të foljeve pësore në të tashmen dëftore (e cila në

formën piqmi); mbaresa –i e vetës së tretë të kohës së tashme mënyra lidhore

të foljeve të zgjedhimit të parë (t‟mjelli); mbaresat e së pakryerës dëftore, veta

e parë –sha, -she, -shnja, janë gjithashtu pika takimi në sistemin morfologjik

të këtyre, pasi si dukuri janë të shtrira dhe në një pjesë të madhe të së folmes

së Dibrës.

- Gjithashtu, si dhe në Mat, edhe në një pjesë të madhe të së folmes së Dibrës

është e përhapur mbaresa –e në vetën e dytë të së kryerës së thjeshtë të

mënyrës dëftore të atyre foljeve që në vetën e parë dalin me aorist sigmatik (ti

thae, ti lae).

- Si në Mat, ashtu dhe në Dibër mbaresa zero e disa foljeve të zgjedhimit të

parë, të vetës së tretë njëjës të aoristit të dëftores të cilat pësojnë fenomenin e

apofonisë. Po ashtu dhe disa folje të zgjedhimit të katërt.

316

Shih: J.Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, 1989 dhe ribot.i 2012, f.

101-141; si dhe Gj. Shkurtaj, Dialektogjia, SHBLU, Tiranë, 2009, f. 175-186 317

Shih:B. Beci, Mbi katër inovacionet fonetike të të folmeve të Gegënisë së Mesme, në “Konferenca I

e Studimeve Albanologjike”, 1965, f. 165 318

Shih: J. Gjinari, vep.e cit. f. 243-178

Page 138: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

139

Për t‟u përmendur janë edhe në lëmin e leksikut shumë fjalë, të cilat vijnë

kryesisht nga ndikimi sllav dhe që përmes të folmes së Dibrës duhet të kenë hyrë edhe

në Mat, po ashtu edhe fjalë të cilat lidhen kryesisht me fushën e bujqësisë dhe të

blegtorisë, të ekonomisë shtëpiake, të traditës kanunore, të veshjeve dhe të

etnografisë, fusha të cilat janë të kultivuara nga popullsitë e dy trevave dhe kanë

shkëmbyer gjatë shekujve mes tyre kësisoj dhe njësi gjuhësore:

- Bujqësia (lopatë, pleh, prashit, vadit, kastravec, rrepë); -

- Kafshë (kokosh, mace, harabel, karkalec, grazhd);

- Zejtari (çekan, çekiç, gozhdë);

- Ekonomisë shtëpiake (strehë, prag, oborr, kotec, stol);

- Jeta shoqërore-administrative (grabit, padis, gjobë, gosti, vazhdë, bisedë,

gadit, i dobët, i vobektë);

- Veshmbathje (opingë, rizë).

Theksojmë që, fenomenet janë më të forta dhe të dallueshme në ato zona ku

kontakti mes të folmeve ka qenë kufitar. Nisur nga këto pika kontakti, mund të themi

se e folmja e Matit dhe ajo e Dibrës kanë të përbashkëta mes tyre dhe ato hyjnë në një

grup të folmesh bashkë.

Mirdita është një tjetër e folme me të cilën e folmja e Matit ka pikë të

drejpërdrejtë kontakti gjeografikisht. Megjithëse që në fillim duhet thënë se kjo e

folme, përsa i takon përbërjes së popullsisë dallon shumë nga ajo e Matit, pasi ajo

është në shumicën e saj një trevë e banuar nga banorë me besim të krishterë. Duke

pasur këto kufi izoergesh edhe kufinjtë gjuhësorë dukshëm do të jenë të ndikuar, më

së shumti në sferën e leksikut dhe të atyre fushave që lidhen me praktikimin e riteve

fetare. Sidoqoftë, ajo çfarë e përbën një të folme është tërësia e sistemit të saj

kompakt, e aftë për të realizuar dhe plotësuar nevojat komunikuese të folësve të saj.

Pavarësisht kësaj, midis tyre ka pika të përafërta në sistemin fonetik,

morfologjik dhe atë leksikor. Për të realizuar krahasimin319

jemi mbështetur në të

dhënat që sjell prof. J. Gjinari në “Dialektet e gjuhës shqipe”320

, në librin

“Dialektologji”, studimin e prof. B. Beci “E folmja e Mirditës”, botuar në

Dialektologjia shqiptare321

. E folmja e Matit dhe ajo e Mirditës në sistemin e parë,

pra atë fonetik afrohen në këto dukuri:

- Zanorja e theksuar /i/ edhe në këtë të folme ka prirjen e saj kryesore që të

diftongohet në /ai, ë

i, e/, ashtu si e pamë dhe për të folmen e Matit. Nuk ndodh

që të jetë zbërthimi me po ato variante krejtësisht si këtu, por disa prej tyre po.

- Edhe zanorja /y/, megjithëse një zanore e re e krijuar në shqipe, ka prirjen që

në të folmen e Mirditës të evoluojë dhe të dalë në variante kombinatore, /ω/

më së shumti, (me /e/ të hapur ose të mbyllur të labializuar), ashtu si ngjet me

të dhe në të folmen tonë.

- Bashkëtingëllorja velare /g/, qiellzorizohet duke kaluar në bashkëtingëlloren

/gj/ si në rastet gjur, gjardh; po ashtu edhe grupet e bashkëtingëlloreve /tj, dj/

kalojnë në këtë të folme, njësoj si në atë të Matit në bashkëtingëlloret qiellzore

/q, gj/, (qetër, qegull, gjali, gjathë).

Në morfologji bie në sy:

- Përdorimi në pësore i të pakryerës dëftore me mbaresat –sha/she, -she dhe –

te/nte.

319

Shih: B. Beci, E folmja e Mirditës, në “Dialektologjia shqiptare”, vëll. IV, Tiranë, 1982, f. 26 -145 320

Shih: J.Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, 1989 dhe ribot.i 2012, f.

101-141; si dhe Gj. Shkurtaj, Dialektogjia, SHBLU, 2009, f. 175-186 321

Shih: B. Beci, art.i cit, f. 26 -145

Page 139: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

140

Ndërsa në ballafaqim me të folmet e Krujës dhe të Tiranës, duhet së pari të

theksojmë, që kjo e folme (e folmja e Matit), ka pasur marrëdhënie dhe ndërkalime

përmes pikave të ndryshme të kontaktit me këto treva, që kanë shënjuar këto raporte

si në aspektin gjeografik-natyror dhe në atë gjuhësor, historik, kulturor, tregtar e

etnografik.

Në rrafshin gjuhësor së pari, këto dy të folme, sipas ndarjes dialektore që bën J.

Gjinari në “Dialektet e gjuhës shqipe”322

, dhe që paraqitet po tek “Dialektologji”323

,

shkojnë me nëndialektin e gegërishtes jugore që shtrihen në të majtë të lumit Mat,

veçse e folmja e Krujës i takon grupit të të folmeve qendrore të gegërishtes, ndërsa e

folmja e Tiranës edhe pse kufitare me trevën e Matit, shkon me grupin e të folmeve të

Shqipërisë së Mesme. Secila prej tyre paraqet veçori specifike brenda sistemit të

nëndialektit dhe të grupit të të folmeve ku përfshihen, të krahasuara me të folmen

tonë, në kuptimin që të dyja dallojnë prej tjetrës dhe prej së tretës, duke qenë se hyjnë

në grupe të ndryshme të folmesh, pavarësisht se ndajnë një kufi natyror përbashkues.

I pari tipar dallues në fonetikën e tyre është:

- /y/-ja, e cila kalon në /e/ të mbyllur të labializuar /ф/ ose në /e/ të hapët të

labializuar /oe/ përkundër prirjes së përgjithshme të të gjithë grupit të të

folmes që e tenton atë drejt /i/-së, /e/-së, ose /ф/, /oe/;

- Tjetër tipar që dallon, është për të folmen e Krujës veçanërisht ky, mungesa e

kthimit të bashkëtingëllores /g/ në /gj/. Në të gjithë trevën kjo bashkëtingëllore

ka kaluar në /gj/, ndërsa në këtë të folme (Krujë) ajo ruhet si e tillë, pra /g/.

- Po kjo e folme, dallon nga grupi tjetër i të folmeve simotra, përsa i takon edhe

grupeve të tjera të bashkëtingëlloreve tipike siç janë /tj/, /dj/, të cilat

respektivisht kanë dhënë /q/ dhe /gj/. Në të folmen e Krujës këto grupe dyshe

bashkëtingëlloresh, vijojnë të ruhen të plota si në standard, pra /tj/ dhe /dj/.

E folmja e Tiranës, duke qenë më e tërhequr nga jugu i gegërishtes në

përgjithësi, paraqet dallime në sistemin e saj fonetik, por jo vetëm në të, nga e folmja

e Matit. Pak më lart përmendëm se kjo është një e folme kufitare, domethënë ndan

kufijtë e vet natyrorë në veri të saj me të folmen tonë. Pikërisht kjo afërsi në pozitat

gjeografike, si dhe e shkuara historike, kur shkëmbimet mes dy trevave bëheshin

përmes udhëve të këmbës dhe varganëve të kafshëve të barrës, edhe dhëniet e marriet

gjuhësore kanë qenë një element jo pa rëndësi.

- Kjo e folme, afrohet në makrostrukturën e saj me grupin e të folmeve të

gegërishtes qendrore dhe tiparet e saj tipike fonetike, (ku vëmendja më e

madhe përqëndrohet tek theksimi i monoftongimit të diftongjeve ue>u, ye>y,

ie>i, oe>e, ae>e, të cilat në këtë grup të folmesh ku hyn dhe e folmja e

Tiranës, janë më tipike), duke qenë një variant geg gjithashtu, por dallohet

përgjithësisht përsa i përket strukturës morfologjike.

- E folmja e Tiranës, nuk ka ndonjë tipar tjetër specifik, veç formave të

përemrave pronorë im, ime, tat, tate; aoristit sigmatik (u lodhësh, u lash) dhe

formës së rasës vendore (n malt, n gropët etj.).

Për të krijuar një ide përmbyllëse për çështjen duhet të rithemi edhe njëherë se:

problemi është shumë më i gjerë, parë në kuadrin sociolinguistik. Të dhënat që

sollëm, janë më së shumti një thukëtim dialektologjik i tipareve fonetike (si bashkuese

dhe diferencuese) mes të folmeve që rrethojnë Matin.

Pikat më të forta bashkuese, i hasim në zonat pranë kufirit, ndërkohë që

largësia prej tij rrit diferencat.

322

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, 1989 dhe ribot.i 2012, f.

145 323

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2009, f. 152-163

Page 140: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

141

Studimet krahasuese mungestare për tiparet dhe gjendjet dialektologjike-

sociolinguistike, në rrafshe dhe kohë të ndryshme, për këto të folme, kanë qenë një

faktor jondihmës për të arritur nivelin e sintezës sa më të plotë të mundshme. Fonetika

është sistemi që i ofron më shumë këto yjësi të folmesh, ndërsa morfologjia dhe

leksiku i dallojnë më tepër.

Page 141: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

142

KREU IV

4.1 SHQYRTIME SOCIOLINGUISTIKE NË TË FOLMEN E MATIT

Gjuha letrare, si një gjuhë mbikrahinore, ngrihet mbi dialektet për të formuar

një sistem të vetin me normë të njësuar për mbarë kombin324

. Nga ky përcaktim

nisemi për të bërë një lidhje të këtij sistemi me sistemet e tjera. I parë si variant

mbikrahinor, standardi u imponohet varianteve të tjera nën të, duke i futur ata në një

lloj të ri marrëdhënieje. Dialektet dhe të folmet, i shërbehen tanimë standardit, në

kuptimin që ata japin nga burimet e tyre, për ta pasuruar këtë variant, por njëkohësisht

pranojnë të ndryshohen prej trysnisë së tij, kund më shumë e kund më pak, si sisteme,

kohë dhe hapësirë.

Pra, ekzistojnë dy kahe marrëdhëniesh: gjer kur lind standardi, dialektet japin,

ndërsa, pasi lind dhe kodifikohet standardi, dialektet marrin prej tij. J. Gjinari pohon:

“...Në periudhën kur është duke u formuar gjuha letrare kahu kryesor i drejtimit të

veprimit shkon nga dialektet në gjuhën letrare, sepse kjo në këtë kohë mbruhet duke e

marrë lëndën nga dialektet. Pas formimit të gjuhës letrare veprimi kalon me forcë të

madhe nga gjuha letrare mbi dialektet për afrimin e tyre, megjithëse edhe në këtë

kohë dialektet mbeten përsëri si një burim për pasurimin e mëtejshëm të gjuhës

letrare”325

. Është anë shumë pozitive fakti që, gjuha standarde dhe dialektet e shqipes,

nuk janë shumë larg njëra-tjetrës. Vetiu kuptohet se shqipja i ka më të pakta dallimet

mes të folmeve të saj, se ç‟mund t‟i kenë gjuhët e tjera. Ndaj dhe afrimi i të folmeve

mes tyre dhe me standardin ndesh në më pak pengesa.

Ritmi i ndikimit të standardit mbi dialektet, edhe pasi ky është ngritur në normë,

varion. Vendimtarë në këtë proces janë faktorët jashtëgjuhësorë. Rëndësi të madhe

për mënyrën sa e cilësinë si ndikohen prej standardit, e kushtëzojnë edhe rrethanat

ekonomike-shoqërore, sistemi politik, arsimimi, shtresëzimi i shoqërisë, niveli i

përgjithshëm kulturor etj. Procesi i shtrirjes së gjuhës letrare mbi to është i gjatë.326

Në ditët e sotme kur shoqëria ecën me hapa të shpejta drejt ndryshimit, atëherë

edhe gjuha e pasqyron atë. Standardi dhe dialektet bëhen pjesë e këtij ndryshimi. Më

shumë ndryshimi prek dialektet sepse ata tanimë nuk ekzistojnë me kufij të mbyllur

dhe ndikohen sa nga standardi aq dhe nga faktorët e tjerë. Ngushtësisht dialekti

përdoret në ambiente e rrethe familjare. Tërheqja e dialektit është graduale, duke u

zëvendësuar në këtë proces nga gjuha letrare. Rruga nëpër të cilën ecin dialektet është

një dhe e vetme: ajo drejt gjuhës standarde.

324

Shih: J. Gjinari Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, ribot.i 2012, f. 267 325

Po ai, po aty. 326

Po ai, f. 279

Page 142: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

143

4.1.1 Marrëdhëniet e të folmes së Matit me gjuhën standarde

Lidhja mes gjuhës standarde dhe dialekteve, (përkatësisht dialektit a të

folmeve), parë si një marrëdhënie, është një problem i rrokur mirë në trajtimet

shkencore të autoriteteve të fushës327

, madje nga zërat më të spikatur të gjuhësisë

sonë. Në pohimet e tij prof. Gj. Shkurtaj metaforikisht, e ka krahasuar këtë

marrëdhënie me atë të rrënjës me trungun e degët e një peme, dmth. të degëzimeve të

mëdha, të përbëra nga degëza e filiza a bisqe më të holla, deri tek njësia më e vogël

apo më e imët e mundshme, që është e folmja e një individi.328

Kjo marrëdhënie, (gjuhë-dialekt) që në zanafillën e Sociolinguistikës si disiplinë

shkencore, ka qenë një objekt i përhershëm hulumtimi. Por jo vetëm kaq. Edhe më

herët, e madje, për sa kohë do të ekzistojnë të dy anët e raportit, do të vijojë të mbetet

një çështje e trajtueshme, sepse problematika e saj ecën përpjestimisht me evoluimin e

shoqërisë dhe gjuhës, si pasqyrë e saj.

Gjuha dhe dialekti janë variante të një burimi fillestar329

, në kuptimin që si kur

flasim për variant të zgjedhur e me funksione më të gjera a shtrirje gjithaq më të

madhe, po ashtu kur themi dialekt, si variant gjuhësor ngushtësisht më i përdorshëm

sesa i pari, në të dyja rastet ekziston ndërgjegjja se flasim një gjuhë, pra shqip.

Dallimi mes tyre, më së parit herë, para se të jetë territorial, duhet konceptuar si

funksional.

Këtij kriteri mendojmë se i shkon për shtat edhe gjendja e sotme, shpërfaqja e

panoramës gjuhësore, ku më lehtë se të flitet për dialekt (në kuptimin tradicionalist),

është e udhës të konceptojmë sociolektet dhe variantet gjuhësore mikse urbane, si

realiteti i ri gjuhësor i kohëve moderne. Përveç shumë faktorëve ndikues, të

përmendur më herët në faqet e këtij punimi, ajo që vjen si e shtuar në hullinë e

ndryshimit gjuhësor, është teknologjia, ritmi i përfshirjes në të, kryesisht prej brezit të

ri dhe zhvillimi i vrullshëm, i gjithanshëm, që solli me vete shoqëria globaliste.

Duke iu afruar në këtë këndvështrim, marrëdhënies që krijon e folmja e Matit

me gjuhën standarde, synimi ynë do të jetë zbulimi në të, i problematikës dhe trysnisë

që ushtron varianti zyrtar mbi të folmen, e paralelisht spikatja e asaj çka është

origjinare (tipike) e variantit dialektor. Pra, nga njëra anë shtrohet problemi se si

manifestohet në këtë të folme (si dhe në të gjitha të folmet e tjera, ku më shumë e ku

më pak) prezenca dhe efekti ndikues i variantit me prestigj, duke tentuar t‟i zbulojmë

këto, si detyrë e parë; e nga ana tjetër, duam të vëmë në dijeni elementin tradicional

për të tjerët që s‟e njohin dhe marrin në dorë punimin dhe përballjen mes varianteve si

ajo çka është dhe ajo çka ndryshon, sa dhe si ndryshon, çfarë mbetet në fund.

Duke i parë të bashkëlidhura të dyja këto prirje: -Ndryshueshmëria e së folmes

dhe faktorët që shpien në këtë gjë më një anë, si dhe aftësia ruajtëse e varietetit

dialektor përballë trysnisë së paprerë më anë tjetër, me sa të mundemi do të

shpjegohet në këtë syth, e, do të përpiqemi të tregojmë gjithashtu, pikërisht arsyet

dykahëshe që përcaktojnë masën ruajtëse dhe risuese në këtë proces. Të dyja prirjet

duhet theksuar se nuk kanë masë të njëjtë, pra nuk qëndrojnë në të njëjtin nivel a

barazpeshim; ajo që humbet më shumë dhe më shpejt terren është e folmja dialektore.

Procesi i bilinguizmit dialektal (i njohur dhe pranuar përgjithësisht për situata

të ndryshme komunikuese, ku folësi zotëron dy variante njëherësh dhe i alternon në

327

Shih: J. Gjinari, Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare me dialektet, SF, nr.1, 1985 dhe Dialektet e

gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, ribot.i 2012, f. 267-286 328

Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2009, f. 26 329

Po, po aty

Page 143: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

144

përdorim në rrethana të caktuara sipas volisë së tij), zhvillohet gjithë ditën në këtë

hapësirë duke i lëshuar vend orientimit drejt standardit çdo herë e më shumë, e nga

kjo, “forca reaguese” e së folmes shfaqet në elementin tipik për t‟i dhënë ngjyresën

krahinore si asaj çka hyn nga standardi dhe domosdo më fort asaj çka trashëgohet si

“pasuri” e dialektit.

Nuk mund të pohojmë me të madhe se elementi tradicional ruan të paprishura

kode gjuhësore të fazave të kapërcyera të shqipes, sepse kjo është bërë e qartë

mëherët që nuk ndodh, jo vetëm për këtë të folme, por për mbarë gegërishten, e cila si

areale karakterizohet nga inovacioni i pandalshëm që prej kohës së dokumentimit të

shkrimit të shqipes e këndej. Sidoqoftë, diçka tipike krahinore, që hyn si e tillë në

mozaikun e kodëzimeve dialektore që njeh shqipja sot, e ka dhe kjo e folme. Brenda

saj, e në raport me të tjerat simotra, kjo identifikohet si vlerë ndryshuese.

Procesi i krahasimit mes dy anëve të raportit të shtruar në krye të herës, ka ecur

duke ndjekur në vijim një metodologji pune të përdorur në studimet sociolinguistike.

Baza e të dhënave krahasimtare është mbështetur mbi një korpus trebrezësh bartësish

të së folmes; është tentuar të shihet si varion tek të tri moshat marrëdhënia dhe aftësia

zotëruese standard-dialekt; kemi bashkangjitur në çdo rast mësimet teorike të babait të

sociolinguistikës botërore (J. Fishmanit)330

dhe zbërthimit në kontekstin gjuhësor

shqiptar nga themeluesi i saj, prof. Gj.Shkurtaj331

; e në fund kemi dashur që të sjellim

konkluzione rreth marrëdhënieve dhe specifikës që kanë për këtë punim, raporti

standard-e folmja e Matit, përfundime të cilat ecin sipas formulës të lartpërmendur:

“Kush flet, me kë, kur, për çfarë, në cilin varietet?” shtuar dhe tri elementet e

Berrutos, “si, pse, dhe ku?”332

.

Rikthyer në vëmendje pohimi: “Gjuha standarde dhe dialekti janë varietete të

një burimi fillestar”, nënvizojmë në këtë kuadër se afrimiteti mes tyre është i madh.

Kjo afri vërehet në të gjitha sistemet përkatëse gjuhësore dhe në tiparet diferencuese e

përbashkuese respektive (fonetikë, morfologji, leksik), dy të parat ndër to, fort të

rëndësishme për krijimin e standardit. Pikërisht evidentimi i ndryshimeve shpie tek

dallimet që shfaqin dialekti me standardin, ndërsa tiparet e përbashkëta përcaktojnë

shkallën e afrisë.

Ndryshimi gjuhësor, më tepër se nga faktorë gjuhësorë, prodhohet nga shkaqe

jashtëgjuhësore që sjellin kësisoj pasoja të brendshme. Sa rol luajnë shkëmbimet

gjuhësore mes brezave në këtë proces, apo sa është pasojë e zhvillimeve shoqërore

dhe rregullave bashkëkohore të shoqërisë së sotme shqiptare, kjo do të shihet në vijim

të punës, sepse etja për përvetësimin e standardit sigurisht luhatet nga brezi në brez

dhe situatat gjuhësore janë shumë të larmishme si rezultat, saqë prirja për të gjetur

rregulla të njëjta për të gjithë, ngecet. Kur themi rregulla kemi parasysh ato sjellje

gjuhësore standard (model) për të gjithë folësit, të cilat nuk mund të aplikohen dhe

përthithen njëlloj nga brezat e ndryshëm.

- Së pari, marrëdhënia e të folmes së Matit me standardin inkuadrohet brenda të

qënit gjuhë shqipe, përtej kësaj edhe variante që zhvillohen në territore brenda

kufijve politikë të shtetit shqiptar, e jo vetëm kaq, por nëse standardit i japim

me të drejtë dhe kuptimin e gjuhës së kryeqendrës (shtetit) të përqëndruar në

atë hapësirë territoriale ku ngrihen institucionet bazë të shtetit, atëherë këto dy

variante bashkëndajnë hapësira fqinje dhe përveç rrugëve e formave të tjera,

edhe afërsia e dy qendrave luan rol.

330

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, Tiranë, 2003, f. 65 331

Shih: Gj. Shkurtaj, po aty 332

Shih: G. Berruto, La sociolinguistica, Bologna, 1994, f. 73

Page 144: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

145

- Së dyti, një pikë tjetër që jep dorë në studimin e raporteve sociolinguistike mes

standardit dhe të folmes sonë është fakti që, varianti zyrtar nuk ka në bazë të

tij variantin geg apo ndonjë varietet që rrjedh prej tij, (dihet që ngrihet mbi

bazën e toskërishtes veriore), gjë e cila mund të shihej me rezerva në trajtim,

pasi mendohet që pikëtakimet do ishin të shumta dhe do ta kthenin çështjen

në një tabula rasa.

Megjithatë, faktorët kontekstualë dhe larmia e brezave (duke iu referuar kohës

së vonë të kodifikimit të standardit) e bëjnë më të rrokshme faktin e nxjerrjes së

përfundimeve mbi këndvështrime sociolinguistike.

Marrëdhënien konkretikisht, do ta shikojmë duke iu referuar interferimit të

elementit standard në të folmen e tre brezave. Cila është shkalla e pranisë në këto

raste, në çfarë tiparesh tipike të së folmes standardi hyn më shpejt dhe më fuqishëm,

në çfarë shkalle procesi i identifikimit me të pranohet në mënyrë të ndërgjegjshme

nga folësit, sa ruajtëse dhe refuzuese priret të jetë e folura e brezit të tretë ndaj

standardit, do të kalojnë në një vështrim krahasues duke ballafaquar situata

komunikuese reale nga ky variant.

Dukuria më e lehtë për t‟u identifikuar në procesin e përballjes mes dy

varianteve është ajo e shkrirjes së dialektizmave333

apo tretjes së tyre në gjirin e së

folmes nga trysnia e standardit. Por nga krahu tjetër, është i njohur koncepti i

konservacionit të ndërgjegjshëm, me të cilin kuptohen sjelljet tipike të folësve që i

ruajnë me fanatizëm format tipike të shprehjes gjuhësore, me synim identifikues dhe

trashëgues.

Vëmendja përqëndrohet tek brezi i vjetër, sepse aty kjo dukuri është e ngulitur

për shumë arsye, e jo vetëm përsa u takon aspekteve gjuhësore, por edhe dokeve,

riteve, zakoneve, normave, pra tërësisë së tipareve kulturore, shoqërore, etnike dhe

proceseve historike. Në një prerje vertikale të një bashkësie shoqërore-gjuhësore, jo të

gjithë duhet pohuar se janë të ekspozuar dhe të ndikuar njëlloj nga trysnia e

standardit; madje vetë ky i fundit nuk depërton me të njëjtin ritëm e fuqi tek të gjitha

variantet dialektore (kemi parasysh ato skajore dhe lokaliste që janë më pak të

mundur të ndikohen nga standardi me të njëjtin presion si ato bashkëjetues me qendrat

e mëdha urbane); dallohen si në një spektër brezat, shtresat, grupet shoqërore dhe

varietetet dialektore që influencohen nga gjuha standard.

Pra, sot për sot, orientimi drejt standardit spikat si prirja kryesore e së folmes.

Ndaj tij janë të hapur të gjithë brezat, duke nisur nga ai më i vjetër. Normalisht,

masa e ndikimit dhe shkalla e përvetësimit vjen në rritje sa më shumë të afrohemi në

moshë me brezin e të lindurve pas normimit të standardit. Në këtë proces orientimi,

duhet dalluar qartazi fakti se folësit e variantit dialektor matjan duke qenë homogjenë

dhe të pashoqëruar historikisht me copëzime, shkëputje a shpërngulje masive drejt

qendrave të tjera, por vetëmëvete të formësuar brenda kësaj hapësire, nuk kanë

mpleksje në të folurit e tyre me variante të tjera në kontakt (jo në kuptimin e

fqinjësisë së thjeshtë siç e trajtuam mëherët në punim), a bashkëjetuese të përditshme

krahas standardit. Prandaj, është standardi dhe vetëm ai, që ndikon gjithë ditën këtë

variant.

Evoluimi i së folmes ecën paralelisht duke ndjekur proceset e brendshme të vetë

gjuhës, si dhe më anë tjetër, duke iu qepur standardit; ndaj për të parë këto të dhëna që

reflektohen sot në të folmen tonë, duhet t‟i krahasojmë me të dhëna që i takojnë së

paku kohës përpara se të krijohej varianti zyrtar.

333

Shih: J. Gjinari Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, ribot.i 2012, f. 267

Page 145: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

146

Së pari, e shohim ndryshueshmërinë në gjuhën e brezit të tretë në disa tipare:

- Theksimi në rrokjen e parafundit të disa fjalëve që në shqipen standarde dalin

me theks në rrokjen e fundit, pra me theks fundor si; dìsa, njèri, sìmjet, në këtë

të folme tani ecën paralel me theksimin në variantin zyrtar, edhe në të folurën

e të moshuarve:

- Prirja kryesore e zanores /y/ edhe në të folmen e brezit të moshuar ku ruhet

ende mirë me variantet /ë/ dhe /ö/, është të afrohet me /y/ e standardit.

- Këmbimi i /j/ në /q/ në trajtat: mi:jtë/miqtë, fi:jtë/fiqtë, ple:jtë/pleqtë,

po:jmë/poqmë, do:jmë/doq-gjmë.

- Vendosja në gjininë mashkullore ose përdorimi dysor i gjinisë të emrave, të

cilët dilnin si të gjinisë femërore: u-ja/uri, dru-ja/druri, shned-ja/shnedi, et-

ja/eti, ner-a/n(nd)eri.

- Mungesa e zanores /ë/ të theksuar, si kudo në gegërishte dhe dalja në vend të

saj e zanoreve /i/, ose /a/ nga njëra anë, dhe mosshqiptimi i zanores /ë/ të

patheksuar sidomos në pozicion fundor.

- Kalimi në zanore gojore, në brezin e ri dhe pjesërisht të mesëm i zanoreve

hundore.

- Variantet kombinatore dhe diftongimi i /i/-së së theksuar, priren të shkojnë

drejt minimumit të tyre, ose në rastet e të rinjve, tentojnë standardin.

- Ruajtja e /u/-së pa u difonguar vijon të jetë një veçori e të folmes.

- Monoftongimi i grupit të zanoreve /ue/, i cili në këtë të folme ka dhënë /u/. Por

duhet thënë se prirja e përgjithshme e të folmes është monoftongimi dhe

diftongimi i grupeve të zanoreve në tërësi.

- Asimilimi i grupeve të bashkëtigëlloreve /mb/, /nd/, /ng/, /ngj/, në fonema të

veçanta nuk mbetet krejtësisht prirje e të folmes së të rinjve.

Në morfologji do të veçonim si më kryesore elementet e mëposhtme:

- Bjerrjen e gjinisë asnjanëse, në disa emra lënde kryesisht, të cilët sot

dalin në gjininë mashkullore; ujt‟, mellt‟, vöjt‟, grunt‟, grösht‟/ uji, melli,

voji, gruni, gjathi etj.

- Rasa kallëzore e emrave mashkullorë del ose me –në ose me –t, kur

emrat në përdorim bashkohen me parafjalët e kësaj rase: m‟vaktit,

m‟kalit, n‟kulmit.

- Bjerrja e formave të vjetra /û/, të përemrave vetorë të v. I njëjës.

- Mënjanimi para përemrave dëftorë, ky, kjo, ai, ajo,këta, këto i një /ç/

protetike.

- Kufizimi i lidhëzës ene në vend të dhe, edhe, e.

Në leksik do të veçonim rastet:

- Bjerrjen e disa trajtave e njësive leksikore të hershme si: û, na,

- Mënjanimin në masë të madhe të fjalëve të huazuara nga sllavishtja e

turqishtja.

4.1.1.1 Qasje dhe vrojtime mbi raportin gjuhë-dialekt

Jemi të ndërgjegjshëm, se me kohë, në studimet dhe angazhimet shkencore, ka

ekzistuar prirja e përgjithshme e gjuhëtarëve, dhe jo vetëm, për t‟u marrë me çështjen

e dialektit, si përrua gjuhësor, me huazimet e huaja në përgjithësi, apo dhe të ndikimit

Page 146: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

147

të vazhdueshëm të standardit mbi to. Shpeshherë kjo nismë është shoqëruar me

oshilacione dhe me tendenca pritje-refuzimi.

Vlen të thuhet se kjo nuk është vetëm një prirje e gjuhës shqipe, por e gjithë

gjuhëve të tjera evropiane. Kjo, pasi disa faktorë, si: zhvillimi i shoqërisë, rritja e

kontakteve mes popujve, shtuar këtu prirja globaliste, që po reflektohet përditë e më

shumë edhe në gjuhë, sidomos, kanë shtruar nevojën e një barrikade gjuhësore ndaj

fenomeneve të tilla, si ato që do vijojnë. Kështu, jo vetëm çështja e pastrimit të

gjuhës nga skemat e huaja dhe strukturat, por edhe ajo e pasurimit të saj gjithashtu,

është detyrë thelbësore e shoqërisë e gjuhëtarëve dhe e shkrimtarëve veçanërisht.

Në këto rrethana, kur gjuha duhet të pasurohet dhe të pastrohet nga ndikimet e

huaja, qoftë në strukturë, por kryesisht në leksik, ajo patjetër ka nevojë për ligjërimet

dialektore dhe për veprën e shkrimtarëve që shquhen në veprimtarinë e tyre letrare

për një ushqim nga gjuha e popullit. Dihet se standardi ushtron presion mbi dialektet,

ndonëse edhe ata, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë forcën e tyre për të ushtruar

presion, sado i vogël që mund të jetë dhe çfarëdo disiplinash gjuhësore të mund të

prekë. Thënë këtë, kemi parasysh gjithë efektin që ka ushtruar ndër kohë mbi pasurinë

leksikore të shqipes standarde, dialekti.

Prof. Gj. Shkurtaj thekson se: “Dialektet dhe gjuha standarde, si variant i

ngritur mbi bazën e një dialekti nuk janë dy ushtri kundërshtare që ndeshen për jetë a

vdekje dhe njëra shfaros tjetrën, por janë degëzime e bija të së njëjtës gjuhë, lindin

dhe zhvillohen në të njëjtën bashkësi shoqërore”334

.

Por si kanë rrjedhur raportet mes tyre dhe a janë sot të njëjtat situata, që të mund

të themi se dialekti është realisht dhe shërben me të vërtetë si një burim pasurimi?

Rikthyer në kohë, me të drejtë mund të pyesim: a nuk ishte motoja e rilindasve

tanë mbrojtja, ruajtja dhe trashëgimi i një shqipje të pastër dhe të kulluar; a nuk

punuan ata për këtë me gjithë energjitë e tyre; përtej kësaj të afërmje të afërt, e duke u

shtyrë në kohë, mos nuk ishin autorët e vjetër shqiptarë që në plan të parë veprimi

shënuan, jo vetëm shkrimin e shqipes dhe dokumentimin në monumente gjuhësore të

gjendjes së saj të kohës, por njëkohësisht fort iu përkushtuan edhe pastrimit dhe

pasurimit të shkrimit me “fjalë plaka e të harrueme” siç shprehej Bogdani, duke

zëvendësuar dhe spikatur kësisoj nevojën për t‟i kthyer sytë nga brumi i popullit, për

t‟i bërë ballë çdo pushtimi gjuhësor, i cilësdo prerje a kostumi qoftë a ardhtë? Kjo nuk

mund të mbetet thjesht retorikë. Po sot, kur jemi larguar mjaft në kohë, mos vallë ka

ardhur dita dhe për ata shkrimtarë, të cilët kanë mbijetuar të zbehtë përgjatë dy

brezave të paktën, për të mos thënë të fashitur e të damkosur në një periudhë të gjatë

50-vjeçare si „heretikë‟ dhe „tradhëtarë‟; pra a nuk është e volitshme që të jemi më

syçelët dhe më dashamirës ndaj çdo varianti, shkrimi, libri o të folmje, a çdo

mundësie, e cila shërben që në zanafillë si projeksion i një magjeje pasuruese për

fjalorin aktiv të shqipes?

Konstatimi i sipërpërmendur është shtruar si domosdoshmëri. Pranohet nëpër

rrethe diskutantësh dhe njerëzish që e duan gjuhën, se italianizmat dhe anglicizmat ia

“kanë marrë frymën” gjuhës, si në trevat shqipfolëse brenda apo dhe në ato jashtë

kufijve. Prof. T. Osmani pohon se: “Në këtë pikë, mbetet për t‟i kthyer sytë nga

dialektet, si një ndër alternativat ushqyese të standardit dhe pasurimit të gjuhës.

Dobia e kësaj iniciative, qëndron jo vetëm tek pasurimi i saj, por veçmas ndikon në

përmirësimin e raporteve fond vendas – fond i huaj dhe në afrimin e gjuhës së folur

me atë të shkruar”335

. Për më tepër, zhvillimi politik, ekonomik, kulturor dhe arsimor

334

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, Tiranë, 2003, f. 74 335

Shih: T. Osmani, Prurjet e dialekteve dhe shqipja, në www.Mapo.al, e dt.11.05.2011

Page 147: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

148

i vendit, rrit kërkesat për pasurimin e gjuhës me fjalë, fraza, frazeologji, terma etj. Për

këtë qëllim gjuha duhet të kërkojë burime për t‟iu përgjigjur këtij zhvillimi, prandaj

duhet gjurmuar dhe interpretuar.

Natyrshëm lind pyetja: A ka rrugë për zgjidhjen e këtij problemi?

Laibnici, pohonte se, ka disa rrugë për pasurimin e gjuhës: - Kërkimi për fjalët

ekzistuese vendase pak të përdorura e të pëlqyeshme dhe përhapja e tyre; -

Riaktivizimi i fjalëve të vjetra, të mbetura në harresë, por të ruajtura në kujtesën e

popullit; - Mënjanimi i fjalëve të huaja, kur janë të panevojshme; - Formimi i fjalëve

të reja sipas rregullave të analogjisë, si për kompozitat ashtu edhe për fjalët e

prejardhura. Pra, duke i parë me qetësi dhe me sy dashamirës këto rrugë, ato na

shfaqen si një mundësi e mirë për t‟i lejuar një frymëmarrje të re gjuhës, si edhe për të

krijuar një raport më paqtor mes dialektit dhe variantit standard. Se kujt i bie barra për

të kërkuar këto fjalë dhe për t‟i përdorur në situata të ndryshme komunikuese, për të

gjurmuar dhe riaktivizuar forma të vjetra, por të bukura shqipe, të skalitura në

memorien e më të moshuarve; të hartojë politika gjuhësore për shmangien e

huazimeve të panevojshme, dhe paralelisht t‟u lihet shteg formimeve të reja sipas

gjedheve të njohura të shqipes, doemos që nuk duhet parë përtej se ne. Secili mund të

ndihmojë dhe të marrë përgjegjësi. Sigurisht që kjo përgjegjësi, duke e ripohuar më

fort këtë herë, i bie shkrimtarëve dhe mjeshtërave të fjalës, gdhendësve të gjuhës,

poetëve, por jo vetëm.

Këtë ide të Lajbnicit, prof. Eqrem Çabej do ta formulojë në sintezën e madhe:

“Një nga detyrat e gjuhësisë shqiptare...është dhe mbetet pasurimi i gjuhës me

elemente të gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë

vërshuar së jashtmi dhe që po vazhdojnë edhe në ditët tona”.

Po të bënim një listim të problematikës të shoqërisë së sotme, asaj shqipfolëse

veçmas, do të vërenim se një ndër rreziqet më të mprehta do rezultonte nëpërkëmbja e

gjuhës dhe vulgarizimi i saj. Shqipja jonë, kryevlera dhe krenaria jonë, nuk është

pasuri e vetëm ne shqiptarëve. Ajo, sa ç‟është prona e të gjithëve si mjet komunikimi,

është dhe përgjegjësi shkencore e vetëm disave për ta ruajtur dhe rritur, duke vënë

“ligjin dhe dorën e hekurt” mbi këdo dhe gjithfarë lloj sulmi që i bëhet. Nata për ditë,

vërejmë se si kështjellat e gjuhës, nuk po duan t‟u bëjnë ballë trajtave kacavjerrëse që

i janë vardisur rretheqark, të cilat ia zbehin nurin dhe shtatin.

Dikush, trekush, apo shumëkush mund edhe të shkojë deri aty sa ta kategorizojë

në forma shumë të ulëta gjendjen e sotme të gjuhës, por për të qenë të paanshëm,

duhet thënë se situata nuk ka dalë nga kontrolli; po aq sa do të vlente edhe të thonim

se një përbashkim apo një unifikim total i ligjërimit të saj, nuk është tërësisht i

mundur, madje fjala bie kjo nuk ndodh as brenda kryeqytetit, ku përplasjet gjuhësore

janë fushës.

Në mbështetje të kësaj që thamë, kujtojmë se Sh. Rrokaj, pohon: “Ndryshimi

gjeopolitik pas viteve ‟90 krijon mundësi të reja qarkullimi të njerëzve, bashkë me ta

edhe të fjalëve, të cilat dalin nga enklavat, duke kapërcyer pengesat e dikurshme, që

vinin nga kufijtë politikë. Brenda tyre, lëvizja e lirë ka vënë në dyshim konceptet

klasike të të folmeve dhe të dialekteve në të mirë të krijimit të sociolekteve a të një

„përzierje të folmesh‟ me prurje heterogjene. Gjuha standarde ka prirje të zgjerohet

dhe të larmohet me prurje të rëndësishme dhe cilësore kryesisht nga dialekti gegë”336

.

Ky pohim është i vlerë dhe i bie mu në kokë problemit të gjendjes së gjuhës sot dhe

formave të shpërfaqjes së saj.

336

Shih: Sh.Rrokaj, Të gjithë shqiptarët duhet të flasin standardin, art.i cit.

Page 148: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

149

Pasi, për më shumë se 20 vjet me gjuhën tonë, është mbajtur një qëndrim të

themi i pavëmendshëm, do të ishte minimalja e gjësë. Këtë qëndrim e kemi mbajtur të

gjithë: në mos me veprim, me heshtje e mosveprim, po. Ndoshta kjo ngjan dhe e

ekzagjeruar, por duke e parë në një kontekst social të gjerë, bindemi për herë e më

shumë, se një gjuhë shkon drejt shprishjes, atëherë kur përdoruesit e saj abuzojnë me

të dhe nëpërkëmbin vlerat e saj. Për ta konkretizuar: prodhimi i analfabetizmit dhe i

gjysmëanalfabetizmit në shoqërinë tonë nuk është çudi për askënd që ka minimalisht

kulturë gjuhësore. Mjafton një testim të shpejtë vetëm në të shkruarit a lexuarit e

gjuhës shqipe në nivele të ndryshme të sistemit arsimor dhe tabloja do të reflektojë të

dhëna të frikshme; shumica nuk dinë të shkruajnë saktë shqipen, edhe pse më shumë

se shumica e këtyre pretendojnë të kenë shkollim mbi mesataren, pse jo dhe më tej.

Nën këtë linjë arsyetimi, po të thellohesh në gjithë hierarkinë e armatës së të

punësuarve në administratë, apo thjesht rrotullimi i kokës majtas-djathtas nëpër

tabelat reklamuese rreth e qark; për të zbritur në përditshmërinë e njerëzve të

zakonshëm, ku vetëm ecja e shpenguar një ditëze normale rrugëve të kryeqytetit,

anash lokaleve më luksoze, të bën të dëgjosh çudira nga mosha e adoleshentëve dhe të

rinjve, në atë masë, sa quajtja përçudnim dhe harrakatje është minimale; por që

njëkohësisht të gjitha këto të ndihmojnë dhe të perceptosh e të bindesh se ç‟po ndodh

me gjuhën tonë, e atëherë disa përfundime dalin vetiu.

Ndodhur në këtë “kurthim”, lind pyetja: Nga i vjen shpëtimi gjuhës?

Një përgjigje të mirëkopsitur për këtë rast, sjell Gj. Shkurtaj, që pohon se:

“Dialektet nuk janë armike të gjuhës standard, por simotra të saj”. Nuk mund të

presim mrekullira në një hark kohor të shkurtër, por kthimi tek burimet dialektore do

ishte voli për ne sot dhe brezat që do të na pasojnë. Rrëfimet dhe gojëdhënat

popullore, këngët dhe ninullat, fjalët e urta dhe shprehjet frazeologjike, ciklet dhe

përrallat, gjëegjëzat dhe gazmoret; të gjitha njësitë dhe trajtat e folura që burojnë nga

e folura dialektore, nuk janë vetëm relike, të cilat dëshmojnë gjendje të gjuhës, por

duhen kundruar edhe si mundësi të arrira për t‟u shfrytëzuar në gjedhe riaktivizuese të

gjuhës së sotme.

“Para standardit sot, shtrohet problemi i zgjerimit të tij drejt gjithëgjuhës, që do

të thotë se karakteri njohës a njësues i idiomës gjuhësore duhet të zgjerohet drejt asaj

që quhet gjuha shqipe. Standardi duhet të pranojë natyrshëm për nevojat e veta

prurje nga gjithëgjuha, kryesisht nga trevat jashtë kufirit politik të Shqipërisë. Ne

jemi një shoqëri me një standard të ri e akoma të pangulitur e të njësuar. Kësisoj nuk

mund të pretendohet se shqiptarët e krijuan standardin dhe ai duhet të mbetet një

koine statike e dhënë njëherë e përgjithmonë. Sikundër vetë gjuha, brenda së cilës

gjëllin, edhe standardi është një proces historik, dinamik, në zhvillim; ndryshon e

larmohet në përgjigje të kërkesave që ka shoqëria”, -nënvizon Sh. Rrokaj.

Sipas kësaj, nuk duhet kuptuar se është ligjëruar fakti që çdo gjë që vjen nga

dialekti, mund dhe duhet të ketë dorë të lirë për të hyrë në ligjërimin standard, apo të

bëhet pjesë integrale e strukturave formale të shqipes, krejt shabllon e pa kriter. Duhet

të kihet parasysh se kjo ka kërkuar dhe kërkon kohë, kërkon testim të kampionit

gjuhësor dhe masivizim të përdorimit të tij, plotësim të funksioneve shprehëse337

;

nuancimi dhe ngjyrimi kuptimor i ri që sjell dhe ia mbishton fjalës simotër ekzistuese

të dallohet, njëlloj si kur hyn krejt si e re dhe sjell që në krye të herës me vete kuptim

të ri e plotëson kësisoj një hallkë në vallen e madhe të leksemave të shqipes. Për më

tepër, duhet të shihet me vëmendje nga buron fjala, çfarë natyre ka ajo, a i shkon për

shtat shqipes dhe sa e kapshme është nga folësit e shqipes.

337

Shih: J. Gjinari Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, ribot.i 2012, f. 279

Page 149: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

150

Pra, detyrë e shkrimtarit, dhe jo vetëm, është gërmimi në pasurinë leksikore të

dialekteve të shqipes, qëmtimi me kujdes i gjithë arsenalit të folur të trashëguar ndër

shekuj gojarisht dhe të ruajtur në forma konservative si e folur apo si e mbledhur në

fjalorë krahinorë, studime e ekspedita, kartoteka dhe monografi, të cilat kanë vjelur

dhe njëkohësisht ushqyer shqipen. Shkrimtari mbetet kësisoj njëlloj filtri gjuhësor, që

shtie në mushkërinë tonë, fjalë të bukura dhe të këndshme. Sigurisht, kjo e bën atë

përgjegjës përballë vetes, shkrimit dhe historisë, ndaj nevojitet që të ketë një formim

dhe kulturë gjuhësore mbi mesataren, në mënyrë që ajo çka sjell të jetë jetëgjatë dhe

me rrënjë.

Në mbështetje, Gj. Shkurtaj shprehet: “Në mënyrë të veçantë duhet t‟i qasemi

pasurisë, larmisë dhe forcës shprehëse të leksikut dhe të frazeologjisë të Veriut, të

cilat, qoftë në masën që na janë fiksuar në veprat e autorëve që kanë shkruar në

variantin letrar të gegërishtes, qoftë edhe nga gurra e gjallë e gegërishtes së folur ose

nga folklori i gegërishtes i Veriut, duhen vlerësuar e vështruar kurdoherë si burime të

freskisë dhe të prurjeve të domosdoshme për gjuhën letrare të përbashkët”338

.

Sidoqoftë, duke iu rikthyer edhe njëherë idesë së nisur që në krye të herës, se

dialekti është dhe duhet të jetë patjetër një burim pasurimi i gjuhës së sotme dhe i

cilësdo fazë të zhvillimit të saj, rikujtojmë dhe një pohim të bërë rreth 70 vjet më

parë kur ende nuk kishim gjuhën standarde, nga prof. K. Cipo, i cili shkruante:

“Naimi shkroi në dialekt të kulluar dhe bëri mirë, se dialekti është gurra e gjallë e

popullit, se aty janë fshehur thesaret e gjuhës”339

.

4.1.2 Tipare gjuhësore që e bëjnë idiomën matjane një larmi ligjërimesh dhe mikro-sociolektesh

Në sythin e pakmësipërm “Bashkëpërkime gjuhësore të së folmes së Matit me të

folmet e tjera fqinje”, kemi trajtuar në linjën dialektologjike disa nga elementet më të

spikatura që shënjojnë afrinë mes këtyre dy kampeve gjuhësore. Mirëpo, duke rimarrë

disa nga përfundimet e sipërthëna, e duke evidentuar shkurtimisht ndryshimet, që ajo

ka me të folmet e tjera rrethuese, ajo që na tërheq vëmendjen paprà për këtë të folme,

është dhe larmia e madhe që shpërfaq brendapërbrenda vetes, si një e folme që

shtrihet në një hapësirë gjeografike shumë të madhe. Ky kusht, ka ndikuar që në gji të

saj të formohet njëlloj orkestre ligjërimesh edhe të gjëllojnë një tërësi mikro të

folmesh.

Raporti që kjo e folme krijon me të folmet e tjera është i dyfishtë: njëherë është

sistem mëvete krahasuar me variantet kufizuese e mëpërtej, e njëherë tjetër, ajo

shpalos brenda vetes disa mikrosisteme të vogla, të cilat ndërvaren nga makrosistemi

matjan. E folmja e Matit, kemi përmendur shpesh se përcaktohet si një e folme

qendrore në gegërishte340

, me tiparet e saj dalluese, vetëm duke iu kundërvënë të

folmeve të tjera me të cilat rrethohet, së pari, dhe pastaj edhe në raport me të folmet e

tjera të mbarëshqipes.

Kur kemi folur për pozicionin dhe përcaktimin e vendit të saj në hartën e

ndarjes dialektore, kemi përmendur pikërisht marrëdhëniet që vendos kjo e folme me

të tjerat fqinje.

338

Shih: Gj. Shkurtaj, Kundrime gjuhësore, “Pegi”, Tiranë, 2007, f. 119 339

Shih: K. Cipo, Shënime dhe shpjegime të veprës Historia e Skënderbeut, Tiranë, 1953, f. 42 340

Shih: Shih: J. Gjinari Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, ribot.i 2012, f. 72-

91; dhe J.Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektogjia, SHBLU, 2009, f. 153

Page 150: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

151

Fillimisht, do të pranojmë se të folmet që krijojnë një mëvarësi prej njëra-tjetrës

dhe që në këtë kuadër si të plota kanë tërhequr interesin e studiuesve për t‟u marrë me

to, e që kufizohen me të folmen e Matit janë: e folmja e Dibrës, e folmja e Mirditës, e

folmja e Krujës, e folmja e Tiranës dhe e folmja e Lurës.

Domosdo që duke qenë pranë, kanë dhënë dhe kanë marrë, por ky element

duhet të jetë jo aq i madh sa t‟i bëjë të njëjta, as krejt i kundërt sa t‟i bëjë të folme pa

lidhje mes tyre, sepse edhe me të folmet më skajore të shqipes gjenden pikëtakime.

Ato kanë aq dallime sa i bëjnë të folme të ndryshme, dhe aq të përbashkëta sa të hyjnë

në një grup të madh të folmesh.

Në vijim të punës, do të shigjetojmë vëmendjen e interesin tonë tek sythi që i

trajton ndarazi dallimet që ka kjo e folme me simotrat e veta fqinje, ndërsa për pjesën

e tipareve të diferencuara që shfaq kjo e folme në vetvete, do të specifikojmë disa nga

mikrotëfolmet dhe tipat e ligjërimit që zënë vend në komunikimin mes banorëve të

krahinës.

E folmja e Matit, nga vetë banorët, por jo vetëm, ndahet në disa zona apo yjësi

gjuhësore. Nisur që nga pjesa veriore e krahinës e duke zbritur në mënyrë

gjysmërrethore për nga lindja, e jugu për të ardhur në fund të krahinës tek zona

perëndimore, në rend numerik grupohen këto nëndarje dhe mikro të folme: në veri të

saj ndodhet Malësija e Mates (treva e Prellit); në lindje po në krahun e djathtë të lumit

shtrihet krahina që quhet Përtejujë (treva e Lisit dhe Kurdarisë); në perëndim, në

krahun e majtë të lumit shtrihet Gurrë e Batërr. Ndërsa Kryet e Matës: përfshin

Malësinë e Kryes së Mates (treva e Gurit të Bardhë) dhe fushën e Kryes së Mates

(treva e Komsisë dhe e Baz-it).

Janë edhe disa zona periferike, të cilat në ndarjet e herëpashershme

administrative që janë bërë ndër vite ndërmjet qarqeve, prefekturave dhe rretheve

përkatëse, kanë kaluar ose me Matin nganjëherë, ose me Dibrën, Bulqizën dhe

Mirditën herë të tjera. Por, vetë pozicioni i tyre skajor, aq sa zgjon interes për

përimtime gjuhësore, gjithaq është dhe kompleks për t‟u zbërthyer, sepse këto

ngërthejnë tipare të dy të folmeve minimalisht: p.sh e folmja e Gurit të Bardhë, është

një e folme periferike në raport me gjithë makrosistemin matjan.

E pozicionuar edhe gjeografikisht në trekëndëshin kufitar Mat-Dibër-Tiranë, në

jug të trevës së Matit, shtyrë në kufi të thellë, (më pranë me fshatrat e Tiranës),

thuajse e izoluar edhe nga rrugët e urat komunikuese me pjesën e Matit, mbledh në

veten e saj tipare të të trija të folmeve. Elementi etnografik, kulturor, zakonor -

tradicional, gjuhësor, anon më tepër nga ai tiranas, ngase edhe shkëmbimet më të

mëdha i kanë pasur me këtë trevë.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për të folmen e fshatrave Sanxhak,

Kokërdhok341

, në jugperëndim dhe të folmen e Vigut, Selitës në verilindje. Janë treva

skajore që kanë dallim nga pjesa tjetër e të folmeve të Matit dhe të rretheve me të

cilën shërbejnë si pika bashkëndarëse kufitare.

Mikro të folmet që veçuam brenda arealit matjan, siç e thamë, janë më shumë si

tërësi pikash gjuhësore, sepse në gjirin e tyre përfshijnë të folmet e disa fshatrave

njëherësh: minimalisht deri në dhjetë të tillë. Disa prej kritereve që shërbejnë për t‟i

grupuar këto, në pika gjuhësore janë: afërsia gjeografike mes fshatrave, shkëmbimet

që kryhen mes tyre, ritet, doket e zakonet në festa, gëzime e fatkeqësi (që kanë

elemente dalluese nga njëra-tjetra), veshja, etnografia, stili i jetesës, kultura

prodhuese, afërsia apo largësia me kryeqendrën e rrethit, lidhja me rrugë e ura

341

Dy fshatra të shpërngulur këto, pas ndërtimit të hidrocentralit të Ulzës dhe të Shkopetit mbi lumin

Mat.

Page 151: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

152

komunikuese, martesat e miqësitë etj. të cilat ndikojnë dhe kushtëzojnë edhe

shkëmbimet gjuhësore.

Duke folur për unitetin e të folmes së Matit në raport me të folmet përreth, i cili

zbulohet si i tillë përmes kundërvënies, nuk mund të anashkalohet përkundër, apo më

keq, të pretendohet errësimi i kësaj të folmje dhe larmia gjuhësore që ajo manifeston

brenda vetes; pra në këtë hulli ajo që zë vend të rëndësishëm është dhe zbulimi i atyre

pikave që e kthejnë në njëlloj mozaiku këtë areale.

Shumë fenomene gjuhësore kanë drejtime të ndryshme zhvillimi në brendi të së

folmes.

Mëposhtë, po paraqesim përmbledhtazi në një vështrim të shkurtër disa nga

aspektet që e përbëjnë mozaikun gjuhësor matjan342

.

Material i mbledhur në Prell:

“...Thuhet se niher, ka kohe, kur pan kalu npër Prell me vöjt n‟Mirdit‟, ni plak

me t‟bijën e vet, i zu nata n‟Taurake // ene për me flet, u uln ke shpella e madhe //

ftoft po, pa zarr e drit‟ po, egjëraj e madhe, pa shtröj e mulöj, i zu xhumi von // u gren

n‟sabaf ene nesën me u ba gati // plaka i bzate t‟bijës // -greu oj Vash!// ajö hiç //

prap‟ greu oj Vash se u ba dilli drek‟ // ajö prap‟ s‟lute // mat‟here i lshöi ni nam / -

greu he u bafsh gjur! // ene Vasha u ba gjur // söjd e ksaj dite shpella ku pan flet ato,

quhet shpella e Vashës tahe, jö ma shpella e madhe // xhith kohes guri i Vashës piko

uj‟ // thuhet se jan‟lötët e Vashës se u ba gjur //

Material i mbledhur në Kurdari:

Bruç Hoti me këmesh‟,

Preshi Tumën e bani kesh‟.

Bruç Hoti i pabes‟,

dö t‟ja çesim trut‟ e kres‟.

Material i mbledhur në Komsi:

“...Motit nji bujk kishte mjell nj ar me gërtuk / po vite e ja hate areu / mexhithse

ky e rute e niste ene zerm natën // areu s hate n‟ar, nuk mjaftöte me kaç / po shkote ke

zermi, hapte kam‟t e u grofte afër bujkut ç e kishte zan xhumi // kjö pun gjau disa her

// bujku plasi pri inatit se nuk e shefte areun // nji nat‟ nuk fleti // kur ç‟a t‟shofi / areu

si hagër mar e mar, shköi e u shtre afër bujkut // bujku mur nji un‟ zermi, ja hulli ke

leshi e i dha flak // areu heku tu bërteit, u döç e u ba öll prej zermit //

Material i mbledhur në Baz:

Rreth asaj kalaje, nji baçe me lule,

nji baçe me lule, me limona mrena;

xhith çi ka dinjaja, e ka kasabaja,

i meri me t‟merën, raft‟ në tre jargjana;

i keçi me t‟keçen, raft‟ në tre gërrana,

i meri me t‟meën, raft‟ në tre dishekë;

i keçi me t‟keçen, raft‟përtoke krejt.

Material i mbledhur në Lis:

342

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat – Fonetika, BUSH, SSHSH/2, Tiranë, 1962, f. 233-260

Page 152: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

153

“...Nji her skilja kishte vöjt n‟pöll për pkurdha // si i mlöth, n‟udh hasi n‟vjetllën

// e me qan se vet kishte pun diku, i tha vjetllës qi e merrte për budalle // na ç‟to

pkurdha, po tva çöjsh cullve ma t‟mar n‟bot // skilja döte me than tva çote cullve t‟saj

se ajö i paskesh cullt ma t‟mart // vjetlla i mur pkurdhat, nuk e preshi terezin, shköi

drejt e n‟strofull t‟vet, e hagri me klishët e vet // kur shköj skilja, i xhet klishët e vet

unshëm, e i pöti për pkurdhat // po ata i than se vjetlla s‟u kishte pru xha // u gret

skilja e shköj ke vjetlla ene e shau // moj rezile // pse nuk va çove pkurdhat cullve

t‟mi, a t‟thash // çar? Taj m‟thave çova cullve ma t‟mar n‟bot // te kujtö se ma t‟marët

n‟bot jan cullt e tu // po për çdö nan n‟bo nuk ka ma t‟mar se cullt e vet // ene skilja

uli bishtin nër shal e thkej n‟shpe e turpnume //

Material i mbledhur në Gur i Bardhë:

Selman Lika me dy çuna, po ban pushk me pesqind burra,

hajde hajde Selman Lika, sot me sot na qanka dita.

Or Selman, Selman i ngrat, qenke vetëm pa imdat,

Selman Lika po bërtet, cili çunash më ka met?

Me Musaj, gjet rahmet! Ja merr hakun baba i vet.

Po gajretni ju gjelm burra, t‟i harroni nuset me flutra,

po gajretni ju gjelm trima, t‟i harroni nuset me stringa.

T‟i harroni nuset ke shpija! Selman Lika fjal ka çue,

kang e lodër me i nalue, nji fat i zi na ka qillue.

Selman Lika n‟shpi ka shkue, nuses s‟par ju ka drejtue,

nisu nuse n‟shpi me shkue, se s‟kam ma burra për ju-e.

Nusja e par n‟kam a çue, qinro bab e ba gajret,

ata jan vra për mallin e vet, do t‟tpres gjalin qi ke gjasht vjeç.

Material i mbledhur në Burgajet:

“...Motit, nji gjal u feju largj e për t‟çu nishanin çöi shkusin me njerzt e vet // si

shej për nishan, siaps adetit, u dha nji buk, nji bröke me ven dhe dimdhet pare //

merpo kto pas nji far udhe u erdh nu e s‟pan ça me hagër // pranej pri nishanit hagrën

çerekun e buks, prajshën nji pare ene pajn ven pri poçi // si mrrejtën ke nusja, t‟qerat

ja dörzun si nishan // kur u nesën me shku, nusja u kishte than // bani t‟fala dhandrrit,

hana ishte treçerekshe, ftujaku m e nji kam e vjeti njimdhet mujsh // ata s‟kuptun xha

// si mrrejtën ke dhandrri ki i kishte pet // si ja çun, a u than xha? //ata ia thken, shum

mer // njanit pri tyne i ra nërmen e i tha dhandrrit fjalt e nuses // ki e ksihte kuptu

hilen e shkusve e fjaln e nuses, e u kishte than // po na paski marru // jö, i thkejn ato //

po ju kini hagër çerekun e buks, keni prajsh nji pare, ene keni paj venën e brökes // ata

uln kret t‟marrum //

Material i mbledhur në Gërma:

O moj lule çafxhan, a e ke pa Dervish Osman?

Ke mejtepi tu shet xhan, tu shejt xhan ke mejtepi,

a nuk kishte noj gjal me vedi? Kishte Rexhën kishte Memetin,

Kush asht Rexha xha s‟po di, i gjal i gjat, musteçezi.

Rri mështet n‟at xhami, i vjen Pal Vata:

Sa i ke kto dhi? S‟jan për tö, mör lum zötni.

S‟ti mjel zönja me dimij, po i mjel malsorja me xhulli,

E di un se çdö ti, dön alltin përmi sy,

përmi sy e përmi vetull, s‟të duel nja të fal ni qetër.

Page 153: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

154

Material i mbledhur në Suç:

“...Njiher nji cuc herët, ishte martu me nji gjal ma t‟vogël se vetja // kan qan

adete bash t‟kçija, po kshtu ka qan kohja // kur kishin ra me flet natn e par, gjali ngase

ishte cull hala e s‟dite ça asht martesa, bje e fle xhum // çashtu ba ne t‟nesrit, ene kur

thkehet nusja ke prent, e pöt e ama // e bija pak pri zorit e pak se ishte ke nana, i thot,

e mur xhumi burrin // nana e vet e kuptöi, ene i thot, epi buk e gjath e t‟rrajtet, me

nanën // kur cuca e pa se u vu n‟löj, i tha po ne bukën ja ha maca //

Material i mbledhur në Fullqet:

Xhith çit pöll e kam gërkue, si s‟u xhet nji udhtar me shkue,

si s‟u xhet nji bare me dhi, si s‟u xhet nji pek uj me pi,

si s‟e pash nji xhuetar, tue xhue, t‟vrette plakun e t‟merrte mue.

Material i mbledhur në Karicë:

Höpa në nji kep, döxha ni fishek,

fisheku bate pare, prent e nuses dalshin fare!

Po ta morr çish kët vjet, mot e kam me gjep.

Material i mbledhur në Macukull:

“...Nji her motit, burri shköi n‟pöll për dru // aqe xhet ni uk t‟coft // i röp lkurën,

e mur me vete, ene pru nshpaj // e shöçja e pöt se ku e mur? // aj për t‟u trimnu, i tha

se kishte vra // po ajö e ksihte nuhat se ishte e cof, ene për ta provu burrnen e t‟shöjt i

punöi ni rreng // dul përtej shpjas, n‟zabel e fillöi t‟u uluru si uk // auuu, kush na e ka

vra shokun? // nan qetër i bërtajte t‟shöçit // po vin uçt me gërku shokun si u ke vra taj

// auuuu, kush e ka vra shokun tön? // e ka vra burri em, e ka vra burri em –thoshte kjö

// aman oj gru, thuju nuk e kam vra un‟ po e xheta t‟cofun // po a s‟ke turp? Taj

shpares thae e u trimnova se e ke vra, kurse tahe thu se e kam xhet t‟coft // calla a e

vërteta? // e kam xhet t‟coft oj gru // jazik t‟qöft, taj s‟qanke trim, po qake frajkacak //

Material i mbledhur në Gurrë të Madhe:

Freni era n‟buz t‟abörrit, u paju lulja e salikönit,

salikönin e rrafi era, Abdi Beg, t‟u mushka dera,

t‟u mush dera me dai, kur t‟vesh kamën n‟zegi,

me men vene e terezi, se s‟je tu zan konak t‟ri.

Material i mbledhur në Bushkash:

“...Nji her motit, burr e grue kishin pas di fmij // nji dit shkun n‟mal për pesh e

me marr netlla // kur u nesën burri u kish than cullve // un‟ po shköj për dritn e söve //

kurse gruja u kish than // un‟ po shköj për për façen e bardh // at‟ nat kishte ardh nji

mek i largjët n‟shpe // kishte ba za e i ishin gjegj cullt // kishte he mrene e ate s‟kishte

xhet as t‟zon as t‟zöjn e shpes // kishte pöt cullt e ata i kishih than sikurse i kishin msu

print e vet // meku qe habit po s‟kishte ba za // nuk vnöj e ja sosën burri e gruja // si

kishin hi mrena, i kishte pöt meku se ça ishin çato llafe si i kishin than cullt // pret or

mek – ja kishin thkö kta // mas pak burri nezi peshën, se ishte mrame, errët, ene i

kishte than mekut // kjö asht drita e söve // a ka xha ma t‟mer për söt se kur hek

errsenën? // mas pak gruja kishte mshe shpen e i kishte than mekut // he, ne façja e

bardh‟or lum meku // shpen e zbardh pastërtia e me to ene façen time // kshtu meku i

vu vath n‟vesh kto di fjal t‟meçme // fjalët n‟shkall, e shnetja n‟ball //

Page 154: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

155

Për lehtësi identifikimi dhe shpalosje variantesh i kemi grupuar në binomin:

prirja kryesore e të folmes (mikro të folmeve) dhe tendencat e kundërta ose që bëjnë

ndryshimin më të madh në ligjërim.

- /y/ e theksuar ka dy zhvillime: njëherë në ö, ω (në Prell, Kurdari, Komsi); dhe

njëherë tjetër në variantin ei, è (në Baz).

- Togu /ue/ ka dy prirje: njëherë në ue (në Baz); dhe më së shumti në u (në

pjesën tjetër të mikro të folmeve matjane).

- Bashkëtingëlloret /q/, /gj/ dhe grupet /tj/, /dj/ kanë ndjekur këtë rrugë

zhvillimi: dalin në ç, xh, q, gj (në pjesën më të madhe të Matit); dhe kanë

lëkundje mes variantit të parë dhe këtij që shfaq masivisht e folmja (në Baz).

- Grupet /nd/, /ng/ shfaqen: të reduktuara në n, g (pjesa më e madhe e Matit);

dhe dalin si ñ, ŋ (në Baz).

- Emra mashkullorë që dalin në femërore kur mbarojnë me zanore hundore:

brija, kamja, uja (në Baz, dhe në Prell).

- Asnjanësi ruhet tek emrat e lëndës: grunt‟, grosht‟, gjatht‟, misht‟ (në Prell

dhe në Lis).

- Në Kurdari, Komsi dhe Baz emrat e lëndës dalin si mashkullorë: mishi, vjami,

gjathi.

- Shtohet një –a tek emrat që dalin në temë me –h: ah-a, krah-a (në Prell dhe

Komsi).

- Shquarsia e emrave që dalin në temë me velaren –g, marrin –u (në Komsi,

Kurdari, Prell) dhe në pjesët e tjera dalin me –i: bregj-u / -i, vigj-u / -i, zögj-

u / -i, vrugj-u / -i.

- Në femërore të shquar të emrave, e gjitha treva shton një –j epentetike: del-j-a,

lul-j-a, nus-j-a, spec-j-a, koh-j-a.

- Kallëzoren e shquar të mashkullorëve e formojnë: me –n (në trevat e

Komsisë); dhe me –n, në, (në Prell, Lis); ose gjatësi të zanores së temës

(Kurdari); penin, frenin, penë, frenë, sta:n, vata:n.

- Me skemën: parafjalë + emër +t, formohet në të gjithë trevën kallëzorja

parafjalore (spikat Lisi, Kurdaria); n‟malt, m‟kalt, n‟lumt.

- Shumësi mashkullor formohet duke shtuar –n +-i = nj >-j; fto-n-i =ftonj >ftoj

(në Kurdari e Baz); ndërsa –j + na =jna formohet në (Prell, Komsi); prro-j-

na = prrojna, fto-j-na =ftojna.

- Pronori i vetës së parë, në pjesën veriore të Matit del me varainti –em, -eme,

ndërsa në përgjithësi në të këtë të folme, del me trajtën –im, -ime, siç e

gjejmë në standard.

- Ndërsa, për pronorin shumës, jonë (që del me variantin fonetik –jon‟ / jön, në

Prell, Lis, Komsi), përgjigjet forma –ön (on) në pjesën e Kurdarisë dhe të

Bazit.

- Pronori i vetës së dytë yt del me një larmi formash: me trajtën jot (e hasim në

pjesën e Kurdarisë dhe të Lisit); me trajtën -öt (e ndeshim në pjesën e

Komsisë); ndërsa me formën -it (jit) takohet në Baz.

- Mbaresat e kohës së pakryer të dëftores dalin me trajtat: -she/-shnje del në

Kurdari (brethshe, kërkoshe, lithshe, fölshnje, mathshnje, veshnje); -sha del

në Prell dhe në Baz (blusha, dösha, fölsha, punosha); -nje del në Gur të

Bardhë dhe në Komsi (flinje, bridhnje, hanje, qanje); -shem del në Lis

(döshem, fölshem, shkrushem, mjellshem). Larmia e mbaresave të kësaj

kohe, është e kushtëzuar nga ndikimet e zonave kufitare, me të cilat këto të

folme të Matit kanë rënë në konatk përgjatë kohës dhe analogjia,

kontaminimet nga krahu tjetër.

Page 155: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

156

- E kryera e thjeshtë, gjithashtu del me disa variante: për v.II dalin mbaresat –e

(Prell, Baz, Gurrë) m‟lae, m‟pae, m‟rae, m‟thae; -e+a = è (të hapur) në

Kurdari, m‟lè, m‟pè, m‟rè, m‟thè.

Pra, për t‟i bërë një përmbledhje punës së paraqitur më lart, sipas ndarjeve më të

mëdha zonale: pjesa veriore, pjesa qëndrore, dhe pjesa jugore, dallojmë se këto tri

unitete kanë pikëtakime, po aq sa kanë dhe ndryshime ndërmjet tyre. Nga e folmja

dallohen veçanërisht pikat skajore, ashtu si e thamë në krye të sythit. Këto dallime që

ata paraqesin janë të lidhura drejtpërdrejt me ndikimin që kanë këto zona nga të

folmet kufitare përkatëse, Mirditën, Krujën dhe Dibrën.

Një pikë më vete përbën e folmja e Gurit të Bardhë – Mat, e cila në tërësinë e

saj afron me Matin, ende ruan nga ajo disa dallime që e aneksojnë nga idioma matjane

p.sh.:

- reflektimi i /g/ në /gj/ që vihet re në të gjithë Matin, për këtë pikë nuk ndodh;

- aty nuk takohet as kalimi i grupeve qt>jt, qn>jn, qm>jm, ng>g, ngj>xh, por

gjithashtu nuk vihet re as dhe fenomeni i përgjithësimit të kalimeve: q>ç,

gj>xh, (ç ndeshet dendur, ndërsa xh në mënyrë të kufizuar);

- edhe trajtat përemërore libri jon, librat e jon, fletorja jon, fletoret e tona, libri

tân (yt)

- si dhe mbaresa –nje e së pakryerës dëftore janë të veçanta nga pjesa tjetër e

Matit;

- aoristi sigmatik si dhe pjesorja me mun, që ndeshet në Gur të Bardhë, përbëjnë

tipare dalluese.

Po ashtu veçori të shumta dhe që e diferencojnë nga kjo idiomë, në mënyrë gati

të plotë, paraqet edhe e folmja e Sanxhakut dhe ajo e Kokërdhokut343

.

Dallimet mes tri njësive, bëhen për efekt studimi. Pasi, në kompleksin e vet e

gjithë krahina e Matit përbën një sistem; ashtu siç themi se, dhe banorët e saj nuk

kanë asnjëlloj pengese për të shkëmbyer mendimet dhe për të shprehur botën e tyre

ideo-emocionale, me cilindo bartës të mikrovariantit. Komunikimi është tërësisht i

lirë dhe i rrjedhshëm.

Në pjesën më të madhe të kohës, ndikimi që vjen nga qendra shpërndahet

njëherësh në çdo qelizë të bashkësisë matjane. Edhe pse kohë më herët, rol të madh

luante kryeqendra e rrethit, qyteti Burrel, që tërthorazi përçonte edhe të renë që vinte

nga qendrat më të mëdha urbane, tani duket se ky pozicionim ësshtë zbehur disi.

Secili ka akses pa ndërmjetësim në ndryshimin dhe procesin e zhvillimit që vjen nga

modeli mëlart.

Jo për ta mënjanuar këtë rol të qytetit, aspak. Nëse do të realizonim një projekt

vizual për të parë lidhjen dhe afrinë që kanë këto tri njësi: veriu, pjesa qendrore dhe

jugu, me pikën bazë të rrethit, do të vërenim se kemi njëlloj barazlargimi të tyre. Pra,

një shpërndarje gati e barabartë e rolit të saj nëpër këto mikrotëfolme. Edhe pse vetë e

folmja e qytetit të Burrelit bën pjesë tek zona qendrore, ajo dallon prej saj (grupit të

fshatrave përbërëse të njësisë), të cilët i japin dhe ngjyrimin tipik të folmes. Vetë

qyteti, dhe qendra tjetër më e vogël, e afërt me të, por me element qytetar, Klosi,

përdorin një variant gjuhësor më të lëmuar dhe që i afrohet standardit. Nëse do të

krahasonim ligjërimin e një shkodrani (qytetar) apo të një dibrani (qytetar), me të një

burrelsi, menjëherë do të krijohej çudia tek i treti (zotërues i mirë i variantit zyrtar) se:

“si ka mundësi që flet një standard gati të pastër?”.

343

Këtë diferencim e ka vërejtur B. Beci, në punimin e tij për Matin, Hulumtime gjuhësore në Mat –

Fonetika, BUSH, SSHSH/2, Tiranë, 1962

Page 156: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

157

Një përvojë të tillë fillestare, e kemi kaluar vetë, në kohën e nisjes së studimeve

të larta në Tiranë. Kontaktet e para me një shumësi njerëzish që vinin nga rrethe të

ndryshme të vendit, nga zona urbane dhe rurale, të zbulonin variante gjuhësore nga

më të larmishmet dhe ishin një përballje me të panjohurën dialektore.

Në kësi rastesh kishte edhe fragmente përqeshjesh dashamirëse e thumbime që

ngacmonin tej personit, të folurën e tij. Mirëpo, duke qenë bartës i të folmes në fjalë,

kishte edhe dyshime nga të afruarit e parë, të cilët pretendonin se nuk i përkiste

Burrelit, madje shkonin akoma më tej, “... o ti je nga jugu po s‟e thua! Flet kaq

pastër; nuk dallohesh që je nga aty....etj.”. Të tilla rrethana krijuan bindjen e parë se

vërtet ndryshimi nuk ishte rëndësor, kur flisje në këtë variant. Më tej duke studiuar

dhe zbuluar praktikisht tiparet dhe veçoritë gjuhësore të të folmeve, kuptoja se sa i

lehtë e i rrokshëm është për veshin e studiuesit të kapë diferencat e të folmeve, e nga

ana tjetër s‟u vija faj as shoqeve, që më ndryshuan për ca kohë origjinën. Nuk kishin

gabuar, për gjuhën.

Thënë këtë, nuk përgjithësojmë këtu tërë folësit dhe bartësit e këtij varianti; as

nuk pretendojmë të zgjerojmë rrethin e shtrirjes së standardit në përqindjen absolute.

Ka edhe aty, sidomos pas shpërnguljes së madhe të matjanëve ruralë drejt qendrës

urbane, dhe këtyre të fundit drejt Evropës në numër shumë të madh, folës të cilët

përziejnë ligjërimin e tyre me të dy variantet. Por prirja tipike është drejt zotërimit të

standardit.

4.1.3 Shqyrtime rreth evolucionit të së folmes nën trysninë e faktorëve jashtëgjuhësorë dhe nën ndikimin e gjuhës standarde

Përgjatë kësaj teme do të përpiqemi të trajtojmë rolin e disa prej faktorëve të

rëndësishëm jashtëgjuhësorë, me mjaft peshë për një të folme të tillë qëndrore, si e

folmja e Matit, e cila vazhdueshëm gjendet nën trysni prej tyre, e, duke mos

përjashtuar gjithaq, rrethanat, kontekstet e ndryshme, kontaktet, standardin etj. të

cilat, të gjitha së bashku bëjnë që kjo, të jetë sot e gjithë ditën objekt i lakmueshëm

studimi. Lëndën e parë për këtë punë e kemi vjelë në mënyrë empirike përmes

kërkimeve në terren.

Burim i rëndësishëm dhe me akses të paprá, ka qenë regjistrimi i materialit,

ndjekja në kohë reale e asaj çfarë ngjet në gojën e folësve atypëraty, duke vëzhguar

me imtësi shkaqet që favorizojnë ndryshimin gjuhësor, ruajtjet në planin gjuhësor,

qofshin ato me karakter dialektologjik, etnografik, apo etnologjik.

Ajo që gjithmonë kemi konstatuar përmes shembujve, është se, me kalimin e

kohës, me gjithë përpjekjet e brezit të vjetër për të trashëguar gjuhën e tyre dhe

nëpërmjet saj gjithë trashëgiminë kulturore të bashkësisë matjane, edhe në të folmen e

këtij brezi, vihet re përsëri njëlloj prirje kah normat e rregullta të shqipes së sotme.

Përveç këtij brezi, sigurisht që vëzhgimi ynë ka insistuar edhe në njohjen e

përimtësimin e variantit të folur të dy brezave të tjerë trashëgues.

Ligjërimi ynë si akt i identitetit, vetë përvoja jonë gjuhësore, përbën diversitet

nga një individ tek një tjetër dhe nga ana tjetër, gjithmonë lidhet ngushtë me faktorë të

jashtëm shoqërorë, me të cilët ai shpesh solidarizohet. Ndër elementet e veprimtarisë

ligjërimore të para prej nesh si të domosdoshme, për t‟u trajtuar janë: koha dhe vendi

në të cilin kryhet akti i komunikimit, folësi që komunikon, ligjërimi si akt shoqëror,

situata në të cilën kryhet ligjërimi, qëllimi për të cilin komunikohet, konteksti,

Page 157: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

158

rrethana, mënyra sesi transmetohet mesazhi, roli i bashkëbiseduesit etj. Këto të gjitha

përvijojnë formulën e Fishmanit: “Kush flet, me kë, në cilin varietet, të cilës gjuhë,

kur, për ç‟arsye dhe me çfarë mjetesh interlokutive?” dhe kompletimin e saj nga

Berruto me: “Si, pse dhe ku”344

.

“Gjuha dhe sjellja gjuhësore janë faktorë të fortë të shprehjes së identifikimit

dhe të kohezionit të një grupi shoqëror qoftë brenda, qoftë jashtë. Kush flet në mënyrë

të ndryshme, të dallueshme nga zakonet dhe normat e njohura të një grupi, në

përgjithësi u nënshtrohet sanksioneve shoqërore... Ai që dëshiron të theksojë

përkatësinë e vet në një grup, përshtat “in toto” zakonet dhe vlerat normative

gjuhësore, duke i theksuar ato po qe se është rasti” – nënvizon prof. Gj. Shkurtaj. Ky

pohim, duhet lexuar si një aksiomë edhe për të folmen e Matit, që do të thotë se:

Individët sado të kenë veshje gjuhësore vetjake, brenda grupit do t‟i përshtaten atij

dhe rregullave që ai imponon. Në vijim të trajtesës, për këtë pikë do t‟u referohemi

disa faktorëve që çojnë peshë në ndryshimin e së folmes në gojën e brezave të

ndryshëm.

Ndër më specifikët do të veçojmë: moshën, përkatësinë gjinore, arsimimin,

ndryshimin e përgjithshëm të sistemit që solli pasoja në kulturë, zhvillim, gjuhë etj.

emigrimin, martesat e përziera, teknologjia e përcjelljes së informacionit dhe

komunikimit345

.

Një prej faktorëve më të rëndësishëm jashtëgjuhësorë me karakter natyror e me

vlera të mëdha sociolinguistike është mosha. Ky kriter, e diferencon të folurit në tre

breza, së paku, ku më të moshuarit – ruajnë, brezi i mesëm – barazpeshon, ndërsa të

rinjtë – përtërijnë. Diferencat janë të natyrës leksikore, fonetike, morfologjike,

përdorime dysorësh dhe trajtash të ndikuara; dukuritë që vërejmë janë të natyrës

ruajtëse, bjerrëse, ripërtëritëse, të cilat vërtetohen përmes shpërfaqjes në të folur.

Po i karakterit natyror, është dhe faktori tjetër, mjaft ndikues, i njohur si

përkatësia gjinore. Dallimi sipas gjinisë, është gjithmonë i pranishëm në çdo të folme

apo gjuhë njerëzore. Ky, lehtësisht i identifikueshëm në ligjërimin e sekseve të

ndryshme, të moshave gjithaq të ndryshme, bën që të identifikohen përmasa

diferencuese gjuhësore, kryesisht të natyrës fonetike, leksikore.

Ajo që mbetet kryefjalë e dallimit është natyra konservative e të folurit të grave,

veçan të brezit më të moshuar, e lidhur kjo me rrethana arsimore (ky brez është në

masë i paarsimuar), me stilin e të jetuarit, kryesisht izolacionist dhe të mbyllur në

shtëpi, dhe me detyrën si edukatore e parë e brezit më të ri që përcjell të pandryshuar

„të vjetrën‟ edhe në gjuhë tek nipërit, mbesat.

Ndërsa, arsimimi, si një faktor social shumë me peshë, ka luajtur dhe vijon, të

ndikojë në afrimin e të folmes me normën e standardit. Ndryshimet në ligjërim, mes

folësve të arsimuar dhe atyre të paarsimuar, janë më të qarta, qofshin dhe brenda të

njëjtit brez. Por, pavarësisht kësaj, sado që folësi e dredh gjuhën sipas rastit, e

pëlqyeshme në ambiente të ngushta, mbetet të folurit me gjuhën e familjes.

Të natyrës ndikuese janë edhe ritmet e ndryshimit në përgjithësi që solli koha në

drejtim të gjuhës, kulturës, zhvillimit. Edhe pse e folmja e Matit nuk ka pasur në

vetvete lëvizje dhe ndryshime të homogjenitetit të popullsisë përbërëse, kemi

parasysh këtu shpërngulje të të tjerëve dhe vendosur aty, apo shkëputje të entitetit të

vet dhe vendosjes në rajone të tjera me të cilën të ruante kontaktet, prapëseprapë në

zonat skajore të saj vihet re një përdorim më konservativ i gjuhës dhe trajta më të

vjetra, të panënshtruara ndaj ndryshimit në tërësi.

344

Vep.e cit. 345

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 67-99; 143-269

Page 158: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

159

Hapja ndaj të resë dhe jo vetëizolimi, ka qenë prirje e kahershme e së folmes.

E folmja e Matit, është një ndër të folmet më qëndrore gege. Ky është një faktor

gjeografik, por që çon peshë në orientimin e saj drejt standardit. Këtu ndërfuten disa

elemente njëkohësisht, më i rëndësishmi prej të cilëve, lidhet me vetë folësit e çdo

brezi. Folësit matjanë, qofshin ata edhe të brezit më të vjetër, me vetëdije dallojnë

elementet e të folmes së tyre që përkojnë me standardin (nën ombrellën e gjuhës

shqipe si një e tërë), si dhe elemente të tjera të po kësaj të folmeje që nuk janë pjesë e

normës. Ky dallim favorizohet nga hendeku që ndan këto dy të folme, megjithëse janë

të dyja shqipe.

Duke i marrë sipas radhës këto fakorë që përmendëm dhe duke u dhënë

vëmendjen e duhur me anë të trajtimit teorik e veçan atë praktik, le t‟i shohim sipas

radhës:

Mosha, është një nga parametrat kryesorë për të identifikuar gjuhën dhe të

folurit e individit. Ky, e gjen veten brenda një qerthulli shumëpërmasor, ku edhe

dallohet si një përvojë specifike gjuhësore; pra, edhe është brenda grupit, por edhe

veçohet prej tij. Një folës është hallkë qënësore e një grupi të cilin shumë të tillë si ai,

e përbëjnë.

Brenda grupit në bazë të faktorëve më lart, individi zgjedh ku duhet të

pozicionohet. Gjuha luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim pasi ajo i jep folësit

një rrjet strukturor simbolesh, të cilat ai mund t‟i përdorë për të vendosur në këtë lloj

hapësire.

Më lart nënvizuam se ky kriter, mosha, është i rëndësishëm për të bërë edhe

klasifikimin e folësve sipas brezave, parim bazë i cili është përdorur dhe në këtë

punim për të matur ndryshimet gjuhësore mes tyre. Mirëpo, pavarësisht nga të dhënat

dhe ajo çfarë mund të nënvizohet si element i rëndësishëm për të dalë në përfundime,

për të kuptuar më mirë vlerën e faktorit moshë në sociolinguistikë, mjafton të

krahasojmë folës të moshave të ndryshme qoftë dhe brenda të njëjtit brez, për të parë

ndjeshmërinë e gjuhës ndaj këtij faktori.

Folësi 1:

“...Marka Bruga vöit ni her‟ n‟ Dibër ke Mura Kalöshi// ky ka qân burr i

mér/po Zoti i mur ene cullt/ene vllan/ene grun/ene u praish meç//u ulën me hagër

buk//lugjët kishin qân t‟vokla/ene përçane futte ni kamçait buk‟ e merrte dy a trai her‟

lugjën me xhell a lâg mishi//e vu naröe Mura Kalöshi /ene i thot‟//ortaj, ju merditort

sa t‟dek futni mi vorr// Marka Bruga i dha dum ku rraifte muhabeti/ene ja thkeu//na

vorrin e bajm‟ taman/po me qan njerëzit e vokël fusim ka dy a tre për niher/e me qân

t‟mdhöj fusim njâ//mét Mura Kalöshi pa fjal n‟gjöj/ene i ep Marka Brugës nji naplan

florini/për çato fjal‟ si tha //i çöi kart‟ ne Xhön Markut për çar i nodhi me tâ//grehet

Xhön Marku ene i ep Marka Brugës ne ni xhys naplani flori//po Marka Bruga i

thot‟ne ati//taj nuk je xhypk/ne Mura Kalöshi m‟dha nji naplan /e taj ni xhωms//Xhön

Marku për çto fjal‟ i ep dy naplana flori//e keçja o bi: t‟ba t‟paqân t‟le shkreç/se

Marka Bruga nuk ka pas qân i lé budall/ si i ka mét tahe fjala/ je ba si Marka Bruga//

N. Hysa, 85 vjeç, Prell – Mat (folës i paarsimuar)

Folësi 2:

“...Kur lidhen dy vet‟ hé njâ si i lith/e ba miç dy familje//ky quhet shkojs a

shkus//kur vje vakti për martes grehét méku e vé ke méku ene i thot‟/or mék söid kam

arth ke taj/se du t‟presim ditën me m‟dhan cucën//vallahe or mèk sun ta pkus fjalën/ke

arth herët se un‟ cucën e kam t‟vokël//aman bre t‟ma apish t‟kam rixha//prap; i jati i

cucës ba naze/vallahe or mèk cucën sun ta ap se e kam t‟re//ortai cucën s‟kam me ta

Page 159: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

160

lödh e me ta çit jashta/po ma ep e t‟dajm‟ dit‟ pash Zon//nuk t‟rre: or mék çe

besa//ene méku i thot‟ t‟menohem/mas dhet ditsh a dy javësh/ i vé ke shpaija ene i

thot‟/mersetxheta or mék/u menova e ta kam dhan cucën/po fjalt‟ t‟i kina si burrat/un‟

sun e baj gati vraijk/pranej me m‟najf ne taj pak//ha mor burr se bajm‟ hall për kit

pun‟//ene i epte pare sa t‟gërkote méku //or mék a dajm‟ dit‟mas dy javsh/or mék

faleminers//për darzëm i çote berrat e shoke: /okn‟ e kafes/neret e dajës//nji jav para

grishin njerëzit /miçt dashamerët e xhak e xhini//t‟mkurrën filloshin t‟u arth miçt-

mijt//n‟ras se bahej dasma t‟ejten//ose t‟shtunën po t‟bahej t‟dilën//n‟fillim vishin

bijat motrat nepat/miçt ma t‟afërt vishin me dash a sqap/simas takatit ene me mzat a

löp/t‟mkurrën a t‟shtunën vishin ne dajat a kumara//ne aj vite me dash a ka:/kur

martote nepin /se për cucën nuk bite xha t‟xhall n‟kam//daja veç dashit bite ne lödrën

a ahegun//t‟dilën bahej darzma e shkoshin e merrshin nusen//kan pas shku: ja nân, ja

dymdhet vet‟ për krushk/po simas rastit ne mèku gërkote nân vet‟ se tre vet‟ i vetè

m‟tvetit/ene baheshin dymdhet vet‟/cuca dilte t‟u qa e t‟u bërtait me të madhe //dei ke

kufèni i vet//çështu ja merrte cucën mèku /po me pas qân mèk pizeveg e sillte nja dy a

tre mu:j vërdall‟//

H. Hysa, 65 vjeç, Prell – Mat (me arsim shkollor tetëvjeçar)

Nënvizimet në tekstet e mësipërme, bëjnë në njëfarë mënyre diferencën mes të

folurit të përfaqësueve që qëndrojnë në kufijtë segmentarë të brezit më të vjetër dhe të

atij paksa më të ri (edhe pse jemi në një moshë jo të re edhe në rastin e dytë). Dallimet

janë të natyrave të ndryshme, fonetike, morfologjike, leksikore. Folës të ndryshëm,

paraqesin dallime edhe më të shumta mes tyre.

Meqënëse kjo e folme është karakterizuar nga inovacioni që nga periudha e

shqipes së vjetër, e më përpara madje, ajo që ka ndodhur në vijim të kohëve doemos

ka ecur kah risimi. Por, në të folurit e dy individëve që sollëm, vëmë re prapëseprapë

ndryshime, që nuk shkojnë paralelisht me ato të folme skajore, ku krahasime të tilla,

do të nxirrnin diferenca edhe më të mëdha mes folësve të tillë.

Përsa i takon varianteve dysore (dysorësisë), vëmë re se në përdorim kjo dukuri

është më e madhe në të folurit e brezit më të ri. Fjalë të tilla si: miçt e mijt, darzma e

dasma, vrajk e shpajt, vöjt e shköj, etj. edhe pse të njëjta si fjalë, kanë ndryshime

fonetike, ose dhe në raste kur ndryshon përbërja formale ruajnë të njëjtin kuptim:

(bodrum – burgj, grazhdöre – kotec, vrre: - ushqim etj), - të gjitha këto flasin qartë

për shfaqjen e dukurisë së bilinguizmit346

në të folur, si dhe për trysninë e madhe që

kjo e folme ka pësuar dhe pëson në varësi të faktorit të standardit.

Po të vërejmë, me vëmendje, kjo dukuri megjithëse në një rast të vetëm, është e

pranishme edhe në ligjërimin e folësit të parë, dhe pse më i thyer në moshë. Aty

spikat me përdorim dysor, fjala xhys/xhωms.

Nga ana tjetër, folësi më i ri, është përshtatur më lehtë me ndryshimin gjuhësor,

dhe, kësisoj ligjërimi i tij është pak më i krehur se i të moshuarit. Shkurtimisht,

dukuritë që vërejmë janë bjerrje, e ripërtëritje, të cilat vërtetohen më së miri përmes

dysorësisë në të folur.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, po aq sa i sipërthëni, është edhe përkatësia

gjinore. Gjithashtu, ky faktor sërish i karakterit natyror si ndryshor, luan rol në

dallimin e ligjërimit të folësve. Që herët ky kriter ka tërhequr vëmendjen e

gjuhëtarëve dhe ka shënuar trajtime pioniere edhe nën dorën e prof. E. Çabej347

. Idetë

e hedhura në “Të folët e grave” në kuadrin e disa shqyrtimeve të eufemizmave të

346

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, Tiranë 2003, f. 48 347

E. Çabej, Disa eufemizma të shqipes, “Studime gjuhësore”, 4, Prishtinë, 1976, f. 247

Page 160: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

161

shqipes, për ndryshimet që sjellin në ligjërim përkatësisht prurjet gjinore, kanë

shënjuar edhe fillesat e sociolinguistikës shqiptare në përgjithësi. Hudson, një tjetër

gjuhëtar me emër në lëmë të sociolinguistikës, ka trajtuar një temë mbi seksizmin në

sistemin gjuhësor dhe rolin që luan ai348

.

Më hollësishëm, për ndarjen në sekse të gjuhës së individëve, kemi punën e prof.

Gj. Shkurtaj349

, i cili duke analizuar dhe thënien popullore “punë grash dhe fjalë

grash”, na sjell një qasje të plotë dhe referenciale për rolin që luan gjinia në

ndryshimin gjuhësor. Për këtë faktor, të gjithë që janë marrë me të, dakordohen përsa

i takon prirjes konservuese apo ruajtëse, përtëritjes dhe inovacionit, qoftë tek

meshkujt apo tek femrat. Po sipas tyre, seksi është një kriter me rëndësi që shërben

për të bërë dallimin mes të folurit të individëve.

Patjetër, që këtij mendimi i bashkohemi për të pohuar edhe njëherë se të folmet

apo gjuhët njerëzore diferencohen mes tyre edhe përmes përkatësisë gjinore të folësve

të atij varianti. Në të folmen e Matit, sipas këtij parimi, bëhet një ndarje e të folmes së

gjinisë femërore ndaj asaj mashkullore. Kjo ndarje, nuk është dhe aq e madhe sa në të

folme të tjera mbase, (kemi parasysh këtu të folmet e arbëreshëve, të shqiptarëve të

Mandricës, Ukrainës, apo dhe të çamëve të brendashkruar trojeve mëmë tani), ku

rrethanat dhe konteksti i përgjithshëm ua ka imponuar fuqimisht këtë ndarje në

polaritetin grua-konservacion dhe burra-inovacion, por sidoqoftë jopertinente as këtu

s‟mund të themi se janë.

Sipas të dhënave, vëmë re se e folmja e grave edhe në këtë krahinë, vijon të

ruajë prirjen e kahershme dhe të përgjithshme të të folmeve të tjera të shqipes, ku më

të moshuarat janë më ruajtëse, sesa simoshatarët e tyre meshkuj. Kështu duke parë

ligjërimin e një folësje, tek të 80-tat, do të veçonim diçka.

Folësi 3:

“...Kishte qân gjegj nji pöll//ene nji njeri tu hec udhës /has mi xharpën/ - aman

thot‟ xharpni pshtom se u döxha //ene ai e çiti pri zarmi xharpnin /se i erth xhynaf /

at‟her‟ xharpni / se çahu si ka emrin â//udh‟s a tu kalu ni dhelpën //na i thot‟ ky njeriu

/ aman na e daj çit xhyxh//û e çita xharpnin pri zarmi /ene ky dö me m‟zan//xharpni

grèfet ene i thot‟ ktij njeriut//ku dö me t‟zan ma mer/po i thot‟ ky njeriu u t‟çita pri

zarmit //e tai dö me m‟zan tahe/ nerin dö me me thke me vner//xharpni i përxhixhet

/un‟ baj zanatin tim /se jam xharpën//dhelpna i thot‟ / masi i ngjëj //- ulu taj xharpën

m‟tok‟/ e va daj u xhyxhin// u ulka xharpni m‟tok‟ /ene i thot‟ ky njeriu dhelpnës //po

tahe si i bahet//tahe thot‟ dhelpna shtöpi krét/çata bâ//

S. Hysa, 82 vjeç, Bruç – Mat, (me arsim shkollor 4-vjeçar)

Në të folmen e saj, spikat dukuria e ruajtjes së trajtës së vjetër të përdorimit të

përemrit vetor të vetës së parë unë – u (ashtu si e ndeshim tek shkrimet e vjetra të

shqipes), e cila sot del si në format e standardit me /ë/ të rrëgjuar. Kjo pikë, i ka nxitur

studiuesit që të gjejnë dhe përafrime të gjuhës së autorëve të vjetër me mbetje të

sotme nëpër të folme dialektore si dëshmi e asaj gjendjeje të hershme. Po ky përemër,

me këtë trajtë, del rrallë ose për të thënë aspak, në të folurin e meshkujve.

Një dukuri tjetër e hasur tek e folmja e grave të kësaj zone, është edhe kthimi i

/f/-së siç e kemi në shqipen e sotme, në fonemën /th/ tek fjala fëmi-ja – thmi-ja, ose

dhe anasjella, thëllëzë – fllânx. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një spikatje në gjuhën

e seksit femëror, veçan atyre të brezit të moshuar. Duhet përmendur, se kjo dukuri

348

Shih: A. R. Hudson, Sociolinguistika, (përkthyer nga M. Ymeri, botimi i parë në shqip), 2002 349

Shih: Gj. Shkurtaj, Analizë dhe shqyrtime sociolinguistike paraprake rreth shprehjes “Punë grash e

fjalë grash”në “Sociolinguistikë e shqipes”, Morava, Tiranë, 2009, f. 364-376

Page 161: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

162

nuk vihet re tek femrat e moshës së mesme apo të re, në raste edhe të rralla. Pra, kjo

shkon drejt tretjes me humbjen e përfaqësueseve të këtij brezi.

Tjetër dukuri e dallueshme në të folurit e gjinisë femërore, është edhe përdorimi

i trajtave leksikore të veçanta, që lidhen me sfera të caktuara, si ajo e gatimit,

orendive shtëpiake, fjalë dhe shprehje të folklorit popullor, të pjesëve të trupit,

organeve, “punë grash”, të cilat nuk janë pjesë e fjalorit të meshkujve (edhe pse mund

të dihen e njihen në mënyrë pasive prej këtyre të fundit). Mund të sjellim raste si:

maxhe, përrzhajç, mtê, bökshe, nrajz, krahure, bile, flökje, thmi, etj.

Të gjitha këto dukuri që thamë, më tepër sesa me faktin e gjithëpërmendur nëpër

studimet që merren me këtë çështje, se gratë kanë qenë më të mbyllura se burrat,

prandaj e folura e tyre është dhe më konservuese (që mund të jetë i vlerë për vendet a

të folmet përkatëse), na ngjan të jetë i lidhur me fushat leksikore që specifikisht janë

më të rrahura në duart e gjinive respektive.

Pra, në dallimin mes gjuhës së dy sekseve, ajo që bën diferencën, na duket të

jetë e lidhur dhe e kushtëzuar, me rrethin e veprimtarisë jetësore dhe të praktikave të

përditshme. Shtuar edhe argumentin tjetër, se gratë e kësaj krahine nuk kanë qenë të

detyruara të mbyllen brenda mureve të shtëpisë në kuadër të një pushtimi apo të

bashkëjetesës me një grup shoqëror jashtë kombësisë së tyre, atëherë, lidhja me

rrethanat e lartpërmendura bëhet më bindëse.

S‟mund të themi asesi, të njëjtën gjë edhe për brezin e ri dhe të mesëm. Përsa i

përket ndryshimeve shoqërore, politike e për rrjedhojë ekonomike, në periudhën e

sistemit diktatorial, ato kanë pasur peshë më të madhe mbi brezin e dytë. Ligjësia dhe

mendësia kolektiviste e imponuar nga ky sistem, kërkonte medoemos që gruaja të

punonte krah për krah me burrin, andaj zbatimi i kësaj parulle në mënyrë masive dhe

të detyrueshme, bëri që gratë, jo vetëm ato matjane, të ishin pjesë e ambienteve të

përbashkëta që ndaheshin për pjesën më të madhe të ditës me meshkujt.

Pra, edhe nëse kishte pasur njëlloj diferencimi sado minimalist siç e thamë, apo

„izolimi‟ të gruas mëherët, tanimë nuk ekzistonte. E folmja e tyre filloi tashmë të

gërshetohej në shumë drejtime, dhe, u përzie pothuaj në çdo fushë. Përshtatja me

format bashkëkohore të të folurit, u bë diçka normale, saqë ndryshimi gjuhësor ecte

paralelisht me zhvillimin dhe përparimin në lëmë të kulturës, shoqërisë, prodhimit etj.

Megjithatë, nuk ndodhi përputhja totale, as në këtë sistem, duhet thënë. E folmja

e grave dhe e burrave mbante ende një fill ndarës, përsa i takonte familjes. Gruaja,

sado të kishte një karrierë të shkëlqyer apo status të lartë shoqëror, sadoqë koha kishte

evoluar dhe përparimi ishte për fushe, prapëseprapë, në mbrëmje kthehej në këndin e

saj të amvisllëkut, të edukimit të fëmijëve, dhe të përcjelljes së trashëgimisë

folklorike përmes nina-nanit apo përrallave e rrëfimeve popullore, stolisjes dhe

veshjeve për raste dasmash etj. Pra, gruaja ende ruante tharmin e konservacionit dhe

të shpirtit të gjuhës së folur të trashëguar.

Nuk duhet anashkaluar edhe fakti se meshkujt e brezit të mesëm janë më të

prirur për ndryshim. Ky pohim mbështetet në analizat dhe interpretimet që janë bërë

mbi të folmet e përziera të Gegërishtes së Shqipërisë së Mesme350

.

Në repertorin e meshkujve e kanë më të lehtë të futen forma e trajta, të cilat janë

mungestare në të folurit e grave: siç është rasti i paskajores së standardit, për të larë,

për të ardhur; përdorimi i grupeve të bashkëtingëlloreve mb, nd, ng. të cilat dalin të

rrëgjuara në gjithë të folmen: mbaj në dorë, bëj nder, ngre lart; përdorimet e rralla të

së pakryerës me mbaresat e standardit: laja, lante, lanin; përdorimi i pronorëve yt,

350

Shih: Gj. Shkurtaj, Disa dukuri të së folmes së Kurbinit në dritën e sociolinguistikës, SF/3-4, 2000

Page 162: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

163

jote, jona, etj. një pjesë e mirë e tyre haset në të folurin e brezit më të ri, pra atij që

qëndron në fillim të fashës kufizuese mes grupmoshave.

Por këto që përmendëm, prapëseprapë, nuk përbëjnë përdorime të ngulitura. Ka

dhe faktorë të tjerë që bashkëveprojnë dhe që ndikojnë në këtë përdorim; një ndër ta

është dhe niveli arsimor. Folësit me arsim më të lartë, arrijnë të kalojnë në përdorime

më të rregullta të gjuhës dhe madje e zotërojnë edhe në të folurin e zakonshëm. Vlen

të thuhet se kalimet nga varianti i folur dialektor në atë standard, nuk janë

ekskluzivitet i meshkujve, vetëm.

Nëse, këta të fundit kanë lirinë në avantazh, janë gratë ata që kanë

përshtashmërinë në krahun tjetër si pikën e tyre më të fortë, në drejtim të gjuhës, kur

kjo është e harmonizuar dhe me faktorë të tjerë. Pra, gruaja, në shtëpi apo jo, është

konservative më shumë në drejtim të dialektit, ndërsa gruaja në karrierë përshtatet më

lehtë se meshkujt me gjuhën “e re”.

Faktori i radhës, që bën dallime në të folur, është arsimi. Ky kriter social, ka

rëndësi tepër të madhe për afrimin e të folmeve me normën standarde, si dhe në

përmirësimin e tyre mjaftueshëm. Pra, është njëlloj laboratori që gjeneron ndryshim

në favor të standardit dhe të të ecurit kah rregullsia të dialektit.

Arsimi, mbetet një faktor mjaft i rëndësishëm, i padiskutueshëm vlen më mirë të

thuhet, në krijimin e sjelljes gjuhësore të individit, varësisht nga mosha që ky ka, apo

nga gjinia, apo edhe nga elemente të tjera jashtëgjuhësore. Jemi të gjithë të

vetëdijshëm dhe të bindur se bëhet kollaj dallimi mes të folurit të një individi me

arsim nga një tjetër pa arsim, qofshin edhe të të njëjtit brez (i moshuar, i mesëm apo i

ri), ndihmuar edhe nga statusi, profesioni, etj.

Lehtësisht diferencat gjuhësore vihen re kur krahasojmë të folurit e individëve të

të njëjtës gjini dhe brez, por me arsim të ndryshëm. Janë të lidhura me njëra-tjetrën

dhe janë ndërndikuese, prandaj i kemi parë bashkarisht në trajtim.

Folësi 4:

“...N‟koh‟ t‟koperativës/njâ:j burri si ka pas qân bariu i tufës/i hûmën nja dhét

dhên//e murën n‟polici/ene e pötën //po kta e patën msu/ me than //dhent‟ qèn t‟döbta/

koha qe me shai e me njegjull//e mi mur uku//si e rrafën aqé mrena /ai harröi si e

patën msu / e tha koha qe e mer‟ si pisha e dhit‟ qen‟ si löpa / po mu m‟zu xhumi //e

tregöi vet‟ t‟ vërtetën//ene e dënun me … vjet burg//

N. Fetiu, 49 vjeç, (me arsim shkollor 8-vjeçar)

Folësi 5:

“...Kur e kam mbaru: un‟ ushtrin‟/ ka pas qen‟ dy vjet detyrim// mbaj men një

her‟ se si u zûn nja dy ushtar‟ në një shalqin//e blem‟ shalqinin t‟gjith‟ bashk‟/e

ndam‟ me rriska secili t‟vetën // po dy sho:k tanët/ushtar‟ dhe ato /madje sho:k‟

t‟ngusht‟ me njëri-tjetrin u zûn‟ me nji cop‟ shalqin // ai e ke më t‟madhe ti /ai e ke

ma t‟madhe ti// fjal‟ fjal‟ u zûn‟ dhe u kapën me grushta// n‟fillim ne i pam‟ e si

lujtëm/ po kur fillöi t‟u u nxeh löja / hym‟ dhe i ndam‟ // njëri ndër ta/ qe më i

shkatht/iku e mori thikën që patëm pre shalqinin /dhe ja nguli shokut t‟vet në bark//u

bë problem i madh at‟her‟ n‟repart//erdhi vet‟ komandanti /dhe të dy i dënuan//njërin

e çuan m‟spital/e tjetrin m‟burg//

J.Osmani, 52 vjeç, (me arsim shkollor të lartë)

Duke vëzhguar dy fragmentet mëlart, vëmë re se secili ka shmangie nga norma.

Mirëpo, në rastin e parë, këto parregullsi janë më të mëdha. Kjo lidhet me faktin se

folësi i parë që është i një shkalle më të ulët arsimore e ka më të kollajtë shprehjen në

Page 163: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

164

dialekt, përkundër normës që zë më shumë vend në ligjërimin e folësit tjetër, i cili e

ka përvetësuar shumë më mirë standardin dhe e ka pjesë të ligjërimit të vet, edhe pse

në spontanitet, interferimi i të folmes është prezent.

Ky folës, varësisht shpengimit të tij, në përgjithësi i shmang çrregullimet

dialektore, duke ruajtur ato elemente që përputhen me standardin nga e folmja (si

gjithëgjuhë shqipe), e duke përsosur më tej ligjërimin e vet sipas normës. Kështu, siç

shohim nga tekstet, folësit kanë prirje të rregullojnë format e çrregullta të së folmes,

në masa të ndryshme kuptohet; folësi i parë më pak dhe i dyti më shumë. Ato ruajnë

format që përkojnë me standardin e sotëm, ndryshojnë të folmen e tyre sipas normave

të shqipes së përgjithshme (dhe nëse i krahasojmë këto tekste me ato që sollëm mëlart

për të ilustruar faktorin moshë dallojmë pikërisht këtë që thamë); dhe në fund të

fundit ato janë imitues qoftë edhe të disa formave të parregullta të dialektit të vet apo

të tjetrit (nga kontaktet midis të folmeve marrëdhëniet janë gjithmonë të pranishme).

Nga krahu tjetër, arritjet intelektuale të individëve shoqërohen gjithmonë dhe

më tepër me pjesëmarrjen e tyre nga dita në ditë në veprimtari të ndryshme politike,

shoqërore, kulturore etj. Sipas këtyre të fundit, folësit gëzojnë edhe statuse të caktuara,

që në vetvete kërkojnë njëlloj përmirësimi të të folurit dhe përdorimit të një gjuhe më

të moderuar.

Kështu gjatë një takimi zyrtar në ambientet e bashkisë së qytetit, përfaqësuesi i

shoqatës së intelektualëve të krahinës, ligjëroi gjithë kohës në standard, me një gjuhë

formale, duke iu përshtatur vendit dhe pranisë së të tjerëve në atë mjedis. Mirëpo, në

çastin kur afrohet dhe diskuton me një pjesëmarrës tjetër në mbledhje, në një rreth më

të afërt dhe jo me zë të lartë, e dredh gjuhën dhe miqësisht thotë në variant dialektor:

Pa hâ, si i ke pas kha shpaia? (Po hë, si janë me shëndet njerëzit e shtëpisë?).

Këto çfarë thamë jo vetëm tregojnë se folësi e dredh gjuhën sipas rastit dhe

biseduesit me të cilin shkëmben komunikim, por nga ana tjetër, dëshmojnë sesa e

ëndshme është të flasësh në gjuhën e familjes.

Roli i arsimimit është i pashmangshëm edhe në të folmen e brezit më të ri. Tek

të paarsimuarit vihet re një luhatje mes variantit dialektor dhe atij të mësuar nga libri,

Tv apo dhe grupi shoqëror, ndërsa ndryshimi me gjuhën e atyre që janë në frekuentim

të shkollës në rangje më të larta, vihet re prirja për ta pastruar dialektin dhe afruar

shumë e më shumë me normën letrare.

Në vijim të punës sonë, për të trajtuar posaçërisht ndryshimin gjuhësor në varësi

të faktorëve jashtëgjuhësorë, do të prekim edhe dukuri të tjera që kushtëzojnë

ligjërimin tonë si akt identiteti. Ndër më tipiket do shohim: ndryshimin e përgjithshëm

të sistemit, (që solli pasoja në kulturë, zhvillim, gjuhë etj.) emigrimin, martesat e

përziera, teknologjinë e përcjelljes së informacionit dhe komunikimit.

Ritmi i ndryshimit në përgjithësi, në gjuhë, në kulturë, zhvillim etj. ka lënë

gjurmët e tij edhe në të folmen e Matit. Prania e afërt gjeografike me kryeqendrën ka

bërë që masa e ndikimeve të jetë më e dukshme dhe më e prekshme, ndaj ritmi i

këtyre ndryshimeve e ka prekur më lehtë dhe më intensivisht këtë të folme.

Të ndryshuarit e mënyrës së jetesës, përfshirja e vetëdijshme dhe e

shumëdëshiruar në këtë stil të ri jetese të pas viteve ‟90 dhe ritmi i ri me të cilin mori

vrull jeta dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi pas kësaj epoke, la shenjë edhe në të

folmen e krahinave, të individëve të përfshirë më shumë në këtë ndryshim dhe të atyre

që ikën dhe morën me vete variantin dialektor siç e kishin në stadin e paprekur nga

era e demokracisë. Përplasjet gjuhësore në këtë lloj konteksti janë të paevitueshme.

Mënyra sesi ishte e organizuar jeta dhe shoqëria në atë model dhe sistem

pararendës, ishte krejtësisht e ndryshme me atë që pasoi. Ekonomia dhe prapambetja

e thellë në këtë pikë, detyroi shumë të merrnin udhët e emigrimit. Jo vetëm çfarë

Page 164: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

165

mbeti këtu, si bashkësi, por edhe të gjithë që ikën, ranë në kontakt me „të renë‟. E reja

vinte në formën e huazimit, të mallit, të veshjeve, të objekteve, teknologjisë, kulturës,

etj. pra vinte si një treg i gjerë ku mplekseshin fije gjuhësore të ngjashme me rrjetat e

lojës.

Mbyllja në vetvete nuk kishte më kuptim; as në aspektin gjuhësor nuk mund të

pretendohej kjo. Çfarë erdhi e re për variantin dialektor dhe për gjuhën në tërësi, ne

vetë jemi dëshmitarë të ditëpërditshëm, të asaj sesi hapja qe e menjëhershme dhe

sheshi ku u përplasën këto më së parit, ishte fusha e ligjërimit. Kjo më shumë, e të

tjera rrafshe më pak, por nuk mbetën të paprekura gjithsesi.

Pak më lart nënvizuam se ndër elementet e veprimtarisë ligjërimore të para prej

nesh si të domosdoshme, për t‟u trajtuar janë: koha dhe vendi në të cilin kryhet akti i

komunikimit, folësi që komunikon, ligjërimi si akt shoqëror, situata në të cilën kryhet

ligjërimi, qëllimi për të cilin komunikohet, konteksti, rrethana, mënyra sesi

transmetohet mesazhi, roli i bashkëbiseduesit351

etj. Këto të gjitha përvijojnë formulën

e Fishmanit: “Kush flet, me kë, në cilin varietet, të cilës gjuhë, kur, për ç‟arsye dhe me

çfarë mjetesh interlokutive?”352

dhe kompletimin e saj nga Berruto me: “Si, pse dhe

ku”353

. Për ta bërë sa më të kuptueshëm secilin prej këtyre elementeve, po i ilustrojmë

ato me disa shembuj përmes të folmes sonë.

Sikurse e vumë në dukje, në të folmen e brezit të mesëm (sepse ky qe më i

sulmuar nga zhvillimi i rrëmetshëm i fillimviteve ‟90), ena e ligjërimit të përditshëm

preket nga ndryshimi më kollaj. Si pasojë e këtij procesi merr rrugë edhe shfaqja e

përtëritjeve të vazhdueshme apo e risive në të folmen e individëve të caktuar.

Mirëpo, ky nuk është atribut vetëm i brezit të mesëm; edhe në dy brezat e tjerë,

(me interes është ndikimi në gjuhën e brezit më të moshuar), vërejmë që në përshtatje

me elementet e lartpërmendura ligjërimore, në funksion të realizimit të nevojave

komunikuese apo të një akti të caktuar komunikues, ndryshimi i të folurit krijon edhe

situata të larmishme të përzierjes së kodeve, të zëvendësimit të kodit, të cilat ndër të

tjera janë edhe rrjedhim i pashmangshëm i bilinguizmit dialektal.

Shembulli i parë, është ai i komunikimit midis dy folësve, njëri nga krahina e

Matit, tjetri nga zona e Fierit, në kontaktet e tyre në emigrim, të dy përfaqësues të

brezit të mesëm (sot respektivisht 47 dhe 42 vjeç), gjatë të cilit shohim njëlloj

„miksimi‟ gjuhësor të ekuilibruar midis të folmeve përkatëse:

A.- Sa fmij ke?

B.- Kam dy. Të vegjël të dy. Një çupë dhe një djalë. Ti?

A.- T‟i kesh me jët‟! Un‟ kam nji cuc e dy meca.

B.- ...ee..., sa the? Çfarë the? Meca..????

A.- Kam nji vajz’ e dy çuna. Djem, si thoni ju.

A.- (I. Doda, 47 vjeç)

B.- (A. Muçaj, 42 vjeç)

Në këtë shembull vërejmë nga tre sinonime për dy fjalë: vajzë, çupë, cuc‟ dhe

djalë, çun, mec. Vetëm nga një prej tyre, i takon standardit, ndërsa dy të tjerët

respektivë, janë të varianteve dialektore.

Përse ndodh zëvendësimi dhe përzierja e kodit?

- Së pari, për të realizuar komunikim në rrethana të jashtme, kur të dy folësit

janë të emigruar dhe për të shkëmbyer njohje, ndarë kohën dhe ndërtuar

351

Shih: Sh. Rrokaj, Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, SHBLU, Tiranë, 2000, f. 56 352

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 247 353

Shih: G. Berruto, La sociolinguistica, Bolonjë, 1994, f. 74

Page 165: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

166

marrëdhënie me të tjerë të kombësisë së tyre, jashtë fshatit, zonës a

krahinës, i lidh puna të jenë të bashkëpranishëm në këto situata.

- Së dyti, që komunikimi të jetë i plotë, pra të përcillet kumti, duhet që të

kapërcejnë tej variantit të ngushtë dialektor.

- Së treti, për t‟iu përshtatur njëri-tjetrit dhe për t‟u indentifikuar si shqiptarë,

zgjedhin trajtat më përfaqësuese, edhe kur janë jashtë atdheut.

Zëvendësimet që bëhen në aktin e tyre komunikues ecin sipas rrjedhës: Folësi

B, ligjëron në gjysmëdialekt, duke bërë prezantimin e tij me një fjalë dialektore e me

një tjetër standard, pra njohja për folësin A është jopenguese, sepse kontakti me fjalën

çupë është i atillë në dijeninë e tij sa nuk e pengon komunikimin dhe nuk pret sqarim;

po ashtu, kjo gjë ndodh edhe për përgjigjen e tij, ku B e percepton fjalën cucë, të

kumtuar nëpër literaturë e kinematografi mbase, e cila ka një rreth më të gjerë

njohjeje si njësi gjuhësore, sesa simotra e vet mec; ndërsa tek kjo e dyta (mec) ngec

komunikimi, dhe ndërhyrja sqaruese nga A për B, është e domosdoshme tanimë.

Madje, sqarimi është i dyfishtë, përcjellë me gjegjësen e vet çun (si e do varianti

dialektor fierak) apo edhe më tej në trajtën e standardit djalë.

Thënë ndryshe, nga njëra anë kemi përpjekjen që bën folësi B për të realizuar

aktin e ligjërimit, duke iu përshtatur sa më mirë të folmes së bashkëbiseduesit të tij,

dhe nga ana tjetër, kemi përpjekjen e folësit tjetër A për t‟u orientuar sa më mirë drejt

asaj që quhet normë. Gjatë këtij akti kuptohet se që të dy folësit kanë dijeni për

„diferencat‟ që ekzistojnë midis dy varianteve dialektore, dhe në mënyrë të

vetëdijshme, ata mundohen ta kapërcejnë këtë pengesë për të përçuar mesazhet e

njëri-tjetrit.

Brenda këtij qerthulli trajtimesh, një tjetër element që çon peshë në favorizimin

e ndryshimeve gjuhësore dhe shpie në krijimin e situatave bilinge, është dhe martesa

e përzier. Në krahinën e Matit, për nga vetë shtrirja e gjerë gjeografike, edhe e

shkuara homogjene e traditave, dokeve,zakoneve, përbërjes fetare dhe e përbërjes së

popullsisë, ka ekzistuar njëlloj mendësie e realizimit të martesave brendapërbrenda

krahinës; madje edhe përbrenda saj, në zona akoma më të vogla, marrjet dhe dhëniet e

vajzave për martesë, kanë qenë akoma më fanatike, që do të thotë se ky proces

realizohej brenda origjinës dhe krahinës ngushtësisht të njohur e të rrahur me miqësi,

shkëmbime, lidhje dhe vajtje-ardhje.

Kjo përveç se siguronte jetëgjatësinë e martesës, zgjidhej miku i duhur që i

përshtatej derës, puqeshin të rinjtë që bashkoheshin në këtë lidhje duke analizuar një

më një tiparet dhe virtytet, kishte të shtuar edhe argumentin „janë nesh‟, e cila

nënkuptonte përbashkësinë në doke, tradita, zakone, mendësi, qasje dhe „huqe‟, por

mbi të gjitha që „kanë gjuhë si ne‟.

Mirëpo, me kalimin e kohëve dhe veçanërisht me dukuritë e reja

demokratizuese që shënjuan shoqërinë shqiptare në vitet „80-90, edhe në rang të

martesave dhe lidhjeve miqësore, pati një heterogjenizim dhe përzierje të aktorëve të

procesit. U kalua tej fshatit, krahinëzës së vogël, rrethit dhe u shtuan lidhjet martesore

me të krahinave të largëta, qoftë të Veriut, të Shqipërisë së Mesme, apo të Jugut.

Këtu, nuk mund të mohojmë se ende sot, shumica e martesave parapëlqehen të bëhen

brendapërbrenda origjinës, por nuk janë të pakta, apo lehtësisht të numërueshme,

gjithashtu edhe rastet e martesave të përziera, ku, për rrjedhojë njëra prej gjuhëve, e

nënës apo e babait, është alogjene.

Padyshim që në syrin e brezit më të shkuar, kjo nuk shihet aspak si

preferenciale, madje ka njëlloj keqardhjeje për kësi rastesh të shtuara tanimë, e,

megjithatë duhet thënë, edhe ata i janë nënshtruar kohës së re. Të rinjtë vetë, nuk

mbajnë qëndrime paragjykuese, kur ua do rasti, por në rrethana të favorshme, do të

Page 166: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

167

zgjidhnin një short të jetës me origjinë të njëjtë. Në vijim po sjellim mendimin e dy

folësve të brezit të moshuar se çfarë mendojnë për këtë dukuri:

1. “tahe, oj bij‟, ... / po töm pösish mu: / ene jö veç mu: / po me na pöt ne

pléçe//vallahe çefi nae ka: me qân prej an‟s on‟// se / jö për xha: / po i njéf

adetet téna / e s‟ka nevöj‟ me u përzi // po kjö pun‟ a: si t‟i vjeri // s‟dö me

thân‟ xha: // ene me qân prej an‟sh qéra / si t‟qet röbi i mér / e ta ket ba:

Zoti hallat / asht‟ bereçavérs ... tahé kan‟ arth‟ koh‟ t‟qéra / se paranêj kan‟

qân m‟xhishta nuset e përtejuj‟s / a: nuset e huja ...” A. Pepa, 83 vjeç

2. “... pa ngjö mû / û çit nusen e par‟ e kam mor n‟Tirân / çit t‟dytën e kam

zân n‟Korç / çit t‟tretën e kam pri an‟s tên‟ / çit t‟funit e murëm n‟Dibër //

po si t‟qét‟ e thânme / s‟dö me than xha: kjö pun‟ ...” Q. Lata, 71 vjeç

Duke parë gjuhën e të moshuarve, vëmë re se jo vetëm botëkuptimi dhe mënyra

sesi e perceptojnë këtë lloj marrëdhënieje me një pjesëtar të një bashkësie tjetër folëse,

është i padëshiruar, por edhe në drejtim të të folurës mbahen rezerva, sepse

pretendohet diferencimi në gjuhë dhe moskuptimi apo „të folurit ndryshe‟ dhe detyra

për të „ndërruar gjuhë‟ e folur sipas derës ku tanimë vete, është e nënkuptuar tek kjo

formë e të shprehurit. Se cili variant është “triumfator” në raste të tilla, e vërteton më

së miri, gjuha e fëmijëve.

Mjaft interesante në të tilla raste shfaqet gjuha e fëmijëve, me larmi përzierjesh

dhe zëvendësimesh të ndryshme. Tek e folmja e fëmijëve të tillë vëmë re se gjatë

ligjërimit të tyre, disa prej dukurive kanë një përdorim më të zbutur në trajtë dysorësie,

ndërsa disa të tjera spikasin më fort në përdorim. Ajo çfarë na ka bërë përshtypje

është fakti se, edhe pse fëmijët mund të vijnë nga prindër të njëjtë (jo të përzier),

dukuritë tipike të së folmes që ata përdorin mund të ndryshojnë për sa i takon

përdorimit më të shpeshtë të njërës apo tjetrës dukuri.

Nga një vëzhgim i afërt dhe i drejtpërdrejtë i të folurit të dy fëmijëve (Klara dhe

Andi përkatësisht 6 dhe 5 vjeç) dhe i dy nipërve (Noani dhe Gersi, 4 dhe 3-4 vjeç), të

cilët kanë jetuar me gjyshërit, vëmë re dy fëmijët e parë shquhen për dallime fonetike,

morfologjike e leksikore, ndërsa tek të dytët reduktohen këto dallime duke ruajtur

ndonjë dallim të vogël nga modeli paraprak, por dhe ai kontekstual në familje. Kjo

ndodh pasi ata kanë imituar në radhë të parë gjuhën e motrës apo të vëllait të madh,

në fazën kur këta e kanë rregulluar të folmen në sajë të frekuentimit të sistemit

parashkollor, apo këmbënguljes për ndryshim nga ana e prindërve, veçanërisht nënës

etj.

Mëposhtë po sjellim disa sekuenca shembujsh tipikë, të cilët në raste përzierjesh

janë mjaft të larmishëm dhe të shumtë në numër:

- Klara është 6 vjeç (babai nga Mati dhe nëna nga Tirana): si një dukuri

zotëruese shfaqet prania e elementeve fonetike në formën e fjalës sipas

modelit të gjyshes: o nona, po thoji ksaj gocës tate se më ngacmon / ha se

do t‟i thom babit ene ta tregon ai ty. Në të folurit e saj dallohet edhe

elementi i dialektit të parë dhe ai i të dytit, por më shumë anon nga e folmja

e nënës.

- Andi 5 vjeç (me të dy prindërit nga e njëjta origjinë): vihen re më tepër

dallime të natyrës leksikore. E folura e tij është e pasur me trajta leksikore

matjane e ushqyer më së shumti nga jetesa me gjyshërit e vet në fshat, si:

shterre, fkat, té-ja (nëna), etj.

Page 167: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

168

- Noani 4 vjeç (babai nga Gjirokastra dhe nëna nga Mati): spikat me dallime

të natyrës fonetike, morfologjike dhe leksikore, si: xhysh, sy, ky, ça thaje?

etj. Meqënëse të dy prindërit kanë lëvizur nga vendi i tyre dhe janë

shpërngulur në kryeqytet, në gjuhën e fëmijëve të tyre hasen edhe elemente

të ndërthura me të folmen e ambientit të ri, ku gjëllojnë një kokteijl

variantesh ligjërimore. Të shkuarit në kopsht, të dalurit në oborr para pallatit,

në shkallë, në rrugë, në park e qendra tregtare, kudo ku ka fëmijë dhe

turmëzohen nga lojërat, zbavitjet, kureshtitë, tërheqja e moshës, dashje pa

dashje një gjurmë sado e vogël huazohet në të folurin e gjithësecilit. Kjo

ndodh në mënyrë të pavetëdijshme tek këto mosha të vogla, por përzierja

është e identifikueshme më lehtë tek ta, sepse nuk ngurojnë ta shqiptojnë

ashtu siç e kanë marrë „të re‟ në repertorin e tyre gjuhësor, elementin

ndikues.

- Gersi 3-4 vjeç (nga prindër të së njëjtës origjinë): është e dukshme ngulitja e

disa fjalëve që nuk përdoren pothuajse fare nga brezi i ri urban i ditëve të

sotme: mçaje bukën (ngjyeje mirë ushqimin në pjatë – fshije pjatën me tul

buke), mçaje pllakën etj.

Dyndjet mekanike të popullsisë pas ndërrimit të sistemit, shërbejnë edhe si

objekt kërkimi, ku mund të gjesh të dhëna të larmishme për sociolinguistikën e sotme.

Këto hulumtime kanë përfshirë (duhet edhe më shumë në fakt), më shumë qytetet e

mëdha, sidomos ato që përkojnë me qendrën, ku ndër të tjera vërshimet kanë qenë

edhe më të mëdha. Zhvillimi ekonomik e kulturor që pësoi Shqipëria e këtyre viteve,

dashje pa dashje ka lënë dhe po lë gjurmë të thella në të folmen e çdo individi. Pra,

për sa kohë që Noani, dhe moshatarët e tij do të vijojnë të luajnë dhe të ndajnë

hapësira të njëjta argëtimi, ata do të kenë marrëdhënie e ndikime edhe gjuhësore.

4.1.4 Ndikimi i standardit si faktor bazë për njësimin e gjuhës

Gjuhë standarde është një varietet i gjuhës kombëtare të një bashkësie

gjuhësore, i cili ligjërohet e ngrihet mbi varietetet e tjera (origjinarisht të njëjta),

sepse në çaste të caktuara historike gjen mbështetjen e forcave sunduese politike dhe

institucionalizohet e merr vlerat e një mjeti të komunikimit ndërkrahinor,

mbarëkombëtar354

. Siç qartësisht del nga përkufizimi mëlart, gjuha standard është një

nga variantet e shqipes, me vlerë mbarëkombëtare komunikuese.

Sot, në erën e globalizimit, kur gjuhë të caktuara e kanë kaluar përmasën e

kombëtares me shumëfisha, edhe gjuhëve standarde (kombëtare) më të vogla u bie

barra të përballen me fenomenin në fjalë. Si do të reagojë gjuha standarde ndaj kësaj

dukurie; sa efikase janë politikat gjuhësore për ta mbrothësuar standardin dhe bërë atë

sa më të përshtashëm me kohën; nevoja për ta mbrojtur dhe pasuruar standardin

akoma më tej; detyra për ta përcjellë e forcuar si krijesë të gjithë kombit etj. janë ndër

çështjet më të rrahura, njëherësh më me peshë në arenën e gjuhësisë shqiptare.

Por, po aq sa ka rëndësi jetike për shtetin dhe fytyrën e tij, standardi, gjithashtu

edhe trajtimi i varianteve të tjera, (dialekteve) dhe pesha specifike që ata kanë për

pasurimin e standardit, nuk është një problem më pak i rëndësishëm.

Vërtet koha sot flet për globalizmin, unifikimin, shkrirjet dhe huazimet, por ata

që përbëjnë ornamentin e gjuhës së një bashkësie janë variantet dialektore. Ata

shërbejnë si një përrua i pashtershëm që furnizon në mënyrë konstante gjuhën

354

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 144

Page 168: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

169

standarde. Rëndësinë e dialekteve, me kohë e kanë theksuar, si studiues të huaj, ashtu

dhe emrat më në zë të kulturës dhe të shkencës tonë. Berruto, Konica, Fishta,

pikëtakohen në formulimin se “Populli në të folurit e tij ruan tharmin e gjuhës”;

“Kujdesi ynë duhet përqëndruar tek ruajtja dhe mbrojtja e gjuhëve, ... e jo t‟i shtyjmë

drejt zhdukjes”.355

E shtruar kështu çështja, a nuk do të ishte më e kujdesshme të thuhej se nuk

është vetëm gjuha standarde (apo varianti zyrtar i krijuar) ajo që duhet mbrojtur, por

edhe gjuha natyrale, gjithashtu ka nevojë për këtë. Specifikisht për këtë, por dhe për të

tjera vlera që mbartin dialektet, themi se të luftosh për mbrojtjen e një gjuhe simbol të

kombit, siç njihet gjuha përfaqësuese, do të thotë doemos, të përpiqesh të mbrosh të

dyja njëkohësisht.

Standardi i krijuar në mënyrë konvencionale dhe lufta për të, nënkupton

përpjekjen e nëntëshme për mbrojtjen e gjuhës natyrale dhe të lindur të kombit, me

qëllim filtrimin e atyre elementeve të domosdoshme për një standard të mbrojtur mirë,

që na përfaqëson denjësisht, por që është edhe i bukur, në fund të fundit. Dhe këtë

bukuri ia jep pikërisht furnizimi nga këto burime dialektore356

. Pra, kujdesi për

standardin, është në thelb kujdesi për vetë gjithëgjuhën shqipe.

Ky standard, është pranuar gjerësisht, që luan rol në unifikimin e gjuhës dhe

rrafshimin e diferencave në sjelljen gjuhësore të individit. Ku mbështetet kjo?

- Së pari, në studimin e diferencave gjuhësore mes standardit dhe variantit

krahinor;

- Së dyti, përmes shqyrtimit të diferencave që lidhen me fushën e

paragjykimit gjuhësor.

Për të parën, mund të themi se ajo që ofron realiteti gjuhësor i pas viteve „90, në

përballjet mes varianteve krahinore dhe gjuhës standarde, kohë kur lëvizjet mekanike

të popullsisë dhe shpërnguljet masive u shtuan së tepërmi, nga zonat rurale e të thella

drejt zonave urbane e të hapura, shpuri në evidentimin e qartë të hendeqeve që kishin

mes tyre këto dy variante, hendeqe të cilat, linin dorë edhe për paragjykime të sjelljes

gjuhësore të folësve.

Mëherët theksuam se edhe për të folmen e Matit, prirja e përgjithshme e

zhvillimit të saj sot, është rruga drejt standardit. Por ky pohim, nuk është i vlerë vetëm

për këtë të folme. Të gjithë studiuesit që janë marrë me raportet gjuhë standarde-

dialekt si dhe ato sociolinguistë e dialektologë që kanë trajtuar këto marrëdhënie apo

kanë studiuar të folmet e veçanta, kanë arritur në përfundimin se: folësi i një varianti

krahinor, në rrethana të caktuara, priret të orientohet gjithmonë drejt të folmes më me

prestigj, e cila përkon me standardin357

.

Hudson thotë: “...në konfliktin midis vlerave të një grupi me bazë krahinore,

dhe vlerave të kombit – vlerat e kombit mund të triumfojnë në kurriz të grupit më pak

të fuqishëm”358

. Sigurisht që marrja në konsideratë e kësaj, nuk mund të anashkalojë

apo eklipsojë edhe mendimin e anasjelltë, se kjo gjë paguan një haraç të madh duke

çuar në nënvlerësimin e shumë prej formave gjuhësore karakteristike të grupit të vet,

mendim i cili formulohet nga Labovi kështu: “...Fëmijët që braktisin format e

grupimit lokal dhe bëjnë të vetat ato forma që përgjithësisht janë pranuar në nivel

kombëtar, bëjnë të vetat në të vërtetë format që janë simbole identifikimi të një grupi

tjetër”359

.

355

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 152 356

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 278 357

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 279 358

Shih: A. R. Hudson, Sociolinguistika, (përkthyer nga M. Ymeri, botimi i parë në shqip), 2002, f. 87 359

Sipas referimit të bërë në librin e Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 184

Page 169: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

170

Këto pohime, vijnë në ndihmë për të thënë se ndjeshmëria e të folmeve ndaj

standardit është në nivel jo homogjenik, dmth. që të folmet ku më shumë e ku më pak

ndikohen prej standardit, por jo të gjitha në të njëjtën masë. Ata kanë qasje të

ndryshme ndaj standardit dhe nuk orientohen të gjitha njëlloj.

Se ku qëndron e folmja e Matit në këtë diversitet të folmesh të mbarë gjuhës

shqipe: ajo tenton t‟i ofrohet gjuhës standarde. Në favor i vjen edhe e dhëna e

hershme, se kjo e folme duke qenë pjesë e Gegërishtes Qendrore, e cila prej shekujsh i

është nënshtruar si areale, ndryshimeve dhe është larguar nga të folmet e tjera gege,

sot gjithashtu vijon ta ndjekë këtë tendencë karakterizuese të saj, dhe është më e hapur

ndaj zhvillimeve e ndryshimeve. Një tjetër element që çon peshë, është dhe afërsia

gjeografike me kryeqendrën bartëse të institucionit zyrtar gjuhësor.

E kemi përmendur sakaq, formulimin e prof. Sh. Rrokaj, i cili pikërisht për këtë

situatë gjuhësore, pohon: “Shqiptarët po lëvizin lirshëm brenda trojeve tona e, bashkë

me ta, idetë, traditat, fjalët. Për shumë arsye, është thyer koncepti i enklavës

gjuhësore dhe territori si koncept gjeografik nuk shërben më përkufizimin e dialektit, i

cili nën trysninë e shoqërisë globale, po hyn në një marrëdhënie sociolekti me

standardin dhe gjithëgjuhën...”360

. Pra, ajo që e përkufizon më së miri konceptin e

sociolinguistikës së sotme është pikërisht marrëdhënia sociolektore që vendosin

folësit e varianteve të ndikuar nga gjuha standarde.

Nëse do të vlerësonim gjendjen e sotme të së folmes së Matit, do të thonim se

ajo është dinamike. Të dyja rrafshet, si ai sinkronik, ashtu dhe ai diakronik i

shërbehen njëri-tjetrit, në kuptimin që, sado e vogël të jetë masa e ndikimeve që ka e

folmja e sotme mbi atë të së djeshmes (ku parakuptohet marrëdhënia mes brezit të ri

dhe atij të moshuar), prapëseprapë, kjo është me madhe se ajo që ushtron e djeshmja

mbi këtë të fundit.

Në këtë të folme, dallohen qartë tiparet e dy varianteve a llojeve të të folurit;

varianti tradicional, ku spikat ruajtja e elementeve të qëndrueshme të sistemit të

vjetër, e nga krahu tjetër, varianti i ri361

, i cili pasqyron më gjerë shndërrimet dhe

ndryshimet e sistemit nën trysninë e makrosistemit362

. Mirëpo, këto dy variante nuk

ndahen me thikë ndërmjet tyre; ajo që i lidh në mënyrë të zbutur diferencat mes tyre,

dhe bën të mundur ndërkalimet gjuhësore pak më lehtë nga njëri brez përfaqësues tek

tjetri, është e mesmja e variantit të përzier, ose të folurit e brezit të mesëm, në të cilin

shkrihen harmonikisht tipare të varianteve të sipërpërmendura dhe njëkohësisht

lehtësohet procesi i kalimit nga njëri tek tjetri. Pra, ai shërben si një urë lidhëse

gjuhësore a enë komunikuese.

Është ky brez i mesëm, ai që ekuilibron të folmet e brezave skajorë. Ky, është

një proces i tillë në vetvete, që mund të quhet edhe si korridor gjuhësor, sepse

përfshin risimin, përkatësisht ndryshimin e të folmes në brezin e vjetër, pak a shumë

në atë masë sa brezi i ri kultivon elementin konservativ, a ruajtjen e të folmes në të.

Ky proces përzierjeje, ka në thelb parimin e hinkëzimit të dukurive a shoshitjeve

gjuhësore të vazhdueshme si një proces natyral dhe i nevojshëm që vendos se cilat

nga ata do t‟i nënshtrohen bjerrjes, ruajtjes, risive, shndërrimeve, ndryshimeve,

situatave bilinge, shkeljeve në normën e të folurit etj. Këto të fundit gjithmonë të

kontrolluara nga norma zyrtare.

Ky brez i mesëm në të folmen e tij është një miksues i të folmeve të dy brezave

të tjerë. Ata janë edhe ruajtës, por u lind nevoja të jenë inovativë njëherësh, sepse

360

Shih: Sh. Rrokaj, art.i cit. 361

Shih: Gj. Shkurtaj, Disa dukuri të së folmes së Kurbinit në dritën e sociolinguistikës, SF/3-4, 2000,

f.151 362

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 114

Page 170: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

171

duke bashkëjetuar me të dy grupmoshat në fjalë, domosdoshmërisht artikulimi i tyre

gjuhësor e do të bëhet sipas secilit rast. Shohim se ky brez na del më i veçanti në

spektrin gjuhësor. Ai ngërthen njëherësh tri variante të foluri.

Pra, është më i pasuri, sepse zotëron të folurit konservativ, me të cilin

komunikon me të moshuarit; zotëron edhe variantin ligjërimor të më të rinjve, me të

cilët gjithashtu në jetë dhe në familje i duhet t‟i përshtatet dhe të komunikojë me të;

por, zotëron dhe të folurin e brezit të vet, atë enën gjuhësore ku janë mpleksur tre

ligjërimet dhe bashkëjetojnë brenda një logjike të saktë përdorimi. Vetë ky brez më të

volitshëm ka atë model gjuhësor që përfaqëson nivelin e vet arsimor, kulturor, gjinor

dhe shoqëror.

Faktorët që kushtëzojnë ligjërimin e këtij brezi janë më të dukshëm dhe më

influencues. Përmendim këtu faktorët jashtëgjuhësorë (ku dorë të parë luajnë

elementet e veprimtarisë ligjërimore në komunikim), të cilët e orientojnë këtë të folur

herë kah varianti dialektor (që ka zënë rrënjë më fort tek brezi i moshuar) dhe herë të

tjera kah varianti standard. Ky brez vetë, tenton më shumë standardin. I ndihmuar

këtu edhe nga nevoja komunikuese që ia imponon brezi i ri, të cilin ka detyrë ta

edukojë, atëherë, mund të themi se prirja e përgjithshme e tij është të synojë të folmen

e shqipes standarde.

Mos të harrojmë për asnjë moment se ky brez është një enë e madhe

komunikuese gjuhësore, ku interferojnë të folmet e tre brezave njëherësh.

E folmja e brezit të ri orientohet kryesisht drejt standardit. Megjithatë ajo nuk

është krejtësisht standarde. Gjejmë në të edhe elemente të dy varianteve të tjera; të atij

të brezit të moshuar dhe të atij të mesëm.

Një ndër faktorët më të rëndësishëm që shpie të folmen e këtij brezi kah

standardi është arsimi dhe institucioni i shkollës. Duke qenë gjatë pjesës më të madhe

të ditës në kontakt të detyrueshëm me standardin dhe me përdorimin e tij në të folur

dhe në të shkruar, atëherë përfaqësuesit e këtij brezi e kanë më të lehtë përvetësimin e

tij dhe janë më të hapur ndaj ndikimit të standardit. Në këtë brez standardi ushtron më

mirë se kudo funksionet dhe presionin e tij unifikues.

Më lart e thamë se, jo të gjitha të folmet janë njëlloj të ekspozuara dhe njëlloj të

nënshtruara ndaj presionit të standardit. Kur themi “ekspozuara” kemi parasysh këtu

faktorë të tjerë jashtëgjuhësorë që e vështirësojnë përhapjen dhe ushtrimin e ndikimit

të tij (standardit) në mënyrë të barabartë në të gjitha të folmet. Jemi të vetëdijshëm se

nuk janë barazi të ndikueshëm prej tij, si fjala vjen një fshat apo krahinë në Shqipëri

të Mesme apo në rrethina të qendrave të mëdha urbane, me ata të viseve skajore të

Shqipërisë.

Pra, të folme të caktuara ndikohen në mënyra të ndryshme prej standardit, ose

standardi e ushtron ndikimin e vet në mënyra jo të njëllojtë në të gjitha të folmet363

.

Ritmi i ndryshimeve është i variueshëm. Ky ritëm përcaktohet nga faktorët

jashtëgjuhësorë. Pikërisht këta faktorë bëjnë që të folme të caktuara të ecin më

ngadalë kah prirja e përgjithshme e shqipes, që është ajo drejt standardit.

E folmja e Matit në këtë drejtim nuk ka ndonjë “kushtëzim” psikologjik. Thënë

këtë, kemi parasysh ato të folme të cilat në repertorin e tyre kanë të kultivuar fort këtë

faktor jashtëgjuhësor, të detyruar nga rrethana të caktuara historike dhe kulturore (si e

folmja e arbëreshëve të Italisë apo e çamëve). Këtu hyjnë dhe ato të folme të tjera

skajore, të cilat në historinë e tyre janë mbrojtur gjithmonë nga rrezikimi i zhdukjes, e

kësisoj kanë kultivuar edhe në mendësinë e tyre njëlloj koncepti të fortë konservues

në drejtim të gjuhës. Ndaj, ecja e tyre drejt standardit bëhet më ngadalshëm.

363

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. Tiranë, 2012, f. 278

Page 171: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

172

Kështu, e folmja jonë këtu nuk ka një faktor të tillë “pengues” i cili ta bëjë më të

avashtë avancimin e saj drejt gjuhës standarde. Shto këtu edhe rrethana të tjera

favorizuese të cilat e afrojnë të folmen me kryeqendrën e shqiptarisë, Tiranën, më

shumë se çdo e folme tjetër veriore së paku.

Për ta bërë më eksplicite situatën le t‟i referohemi konkretisht të folurit të dy

përfaqësuesve të brezave skajorë në këtë të folme. Nëse i drejtohemi të folurit të një të

moshuari bartës i kësaj të folmje dhe një të riu që vjen po nga kjo zonë dhe është

bartës i variantit të vet dialektor me ndryshimet që ka si përfaqësues i brezit të ri, do

të vëmë re se të dy merren vesh me njëri-tjetrin shumë mirë.

Po ashtu edhe nëse një folës i brezit të ri që vjen nga një trevë tjetër do të

komunikonte më një të moshuar të dialektit matjan, do ta kishte të kuptueshme të

folurën e tij. Kuptohet shkalla e vështirësisë do jetë pak më e lartë se sa ajo e

përfaqësuesit të ri matjan, por prapë jo aq e madhe sa të mos arrihet komunikimi. Pra,

edhe në brezin e moshuar, të paarsimuar, masa e ndryshimeve të ardhura nga brumi

dialektor, nuk është e asaj grade sa të vështirësojë komunikimin edhe me përfaqësues

të moshave e varianteve të tjera dialektore.

Këtë gjë nuk mund ta themi për folësit e krahinave skajore apo ata që janë edhe

zona diaspore të shpërngulur që shumë herët nga trungu mëmë. Atje ka pasur të tjera

zhvillime.

Pra, e folmja e Matit ecën krah atyre të folmeve inovuese që i nënshtrohet

lehtësisht ndryshimeve dhe është e prirur drejt zhvillimeve edhe në planin gjuhësor

më shumë se në rrafshet e tjera. E përqafon kollaj standardin. Dhe standardi bëhet

lehtësisht pjesë e bagazhit gjuhësor të folësve matjanë.

Këtu vjen në ndihmë edhe një faktor tjetër. Distanca mes të folmeve të brezave

skajorë nuk është shumë e madhe. Ndërmjet tyre nuk ka një fashë të mbrojtur

gjuhësore, e cila është e pakapërcyeshme për asnjërën palë. Ruajtja dhe risimi, si dy

dukuri të rëndësishme gjuhësore, edhe pse ushtrojnë ndikimin e vet edhe në këtë të

folme si kudo tjetër, prapëseprapë nuk kanë një largësi të madhe. Ata nuk shtyjnë

njëra-tjetrën. Tendenca e tyre është që të afrohen. Jo vetëm brezi i mesëm është një

ekuilibrues mes këtyre varianteve, por edhe brezi i moshuar është i hapur ndaj

ndryshimeve, më shumë se ç‟janë përfaqësuesit respektivë në të tjera të folme.

Mirëpo, kjo dukuri dhe prirje e të folmes (folmeve), aq sa ç‟është e mirë dhe

përparimtare nga njëra anë, aq është edhe e rrezikshme dhe kanosëse për ekzistencën

e tyre nga ana tjetër. Sepse të afruarit lehtësisht me variantin standard, iu kanos

qënësinë atyre. Përfshirja e lehtë e të folmeve në këtë tendencë të përgjithshme

gjuhësore (dhe jo vetëm) që shkon kah globalizmi, është edhe „armiku‟ më i madh i

sotpërsotshëm. Të bërit njësh me standardin (pa shumë vështirësi) shpreh edhe

lehtësinë dhe afërsinë që kanë mes tyre dialektet e shqipes. Historia e gjuhës na

mëson se dy kryedialektet e shqipes në një fazë të hershme kanë qenë shumë afër

njëri-tjetrit364

. Më vonë u larguan dhe lindën diferencimet gjuhësore.

Dhe tendenca e sotme e rikthimit tek kjo afërsi, është pikërsisht një evokim i

kësaj gjendje të kahershme të gjithë shqipes, e cila në gjenezë ka qenë një. Pra, edhe

pse janë dy dialekte, ata janë afër njëri-tjetrit.

Orientimi i tyre i sotëm është ecja drejt standardit365

. Të dy së bashku, përbëjnë

gjithë shqipen, e cila me këtë afërsi të bijave të veta, priret drejt një kodi të përparuar.

Kështu, shqipja nuk e ka të zhvilluar fort diferencën mes kodeve të veta. Kodi i

ngushtë dhe kodi i përparuar nuk janë ekstremisht larg njëri-tjetrit. Nëse do të vinim

364

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 39-64 365

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 278

Page 172: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

173

gishtin në një pikë që i ka më theksuara diferencat mes këtyre kodeve, janë të folmet

skajore dhe ato anësore, rajonale dhe diasporës.

Për të krijuar njëlloj gjykimi më të ftohtë ndaj këtij zhvillimi të sotëm gjuhësor,

pa mohuar aspak rëndësinë, peshën unifikuese dhe pa zbehur asesi vlerat e standardit,

duam të ndalemi tek një e dhënë. Brendapërbrenda Shqipërisë politike, mendojmë se

të dy variantet duhet t‟i shërbehen njëri-tjetrit në mënyrë reciproke.

Berruto, është i idesë se, politika gjuhësore dhe kulturore rrezikon në çdo

moment të imponojë modele dhe kultura të grupeve shoqërore të fuqishme në një

bashkësi, përkundrejt grupeve më pak të fuqishme. Kështu, unitet kulturor, sipas tij,

do të thotë diskriminim dhe humbje të kulturave të nënvlerësuara për një kulturë

zyrtare të përfaqësuar nga klasa më të fuqishme366

.

Ai vijon, (por mendimit të tij i bashkohemi në koherencë edhe ne), duke thënë

se uniteti gjuhësor nuk mjafton për një komunikim të suksesshëm. Andaj, për të

përmirësuar komunikimin ndërmjet llojeve dhe grupeve të një bashkësie, nuk është e

thënë që të mbështetemi vetëm tek një gjuhë unike për të gjitha grupet, por një

bashkësi e caktuar duhet të mbështetet në grupe kulturore dhe gjuhësore të ndryshme

që zhvillojnë vlerat e secilit prej tyre. Kjo sipas tij, është garancia e vetme që një

bashkësi të shquhet për një komunikim të vërtetë dhe një zhvillim real social-kulturor.

Pra, kemi një larmi rrethanash dhe faktorësh, të cilët na shpien në përfundime

interesante rreth natyrës së sotme të marrëdhënieve e folme krahinore – gjuhë

standarde. Në to janë të shkrira edhe marrëdhëniet kulturë e krahinës me kulturë të

qytetit. Kësisoj, asnjëherë këto marrëdhënie nuk duhet të shihen jashtë raportit kulturë

– gjuhë dhe mendim – gjuhë.

4.1.5 Probleme të “ndeshjes”: gjuhë standarde-dialekt në dritën e “bilinguizmi dialektal” në të folmen e Matit.

Ky koncept që ka filluar të zbatohet dendur në studimet sociolinguistike të

kohëve të reja, më saktë rreth gjysmës së dytë të shekullit të XX, mbetet ndër më të

vlefshmit në trajtime të mirëfillta sociolinguistike. Është quajtur bilinguizëm dialektal

pikërisht njohja e më shumë se një varieteti gjuhësor të së njëjtës gjuhë367

. Megjithëse

jo vetëm njohja e varieteteve të një gjuhe është ajo ç‟ka e bën bilinguizmin dialektal,

por edhe aftësia e folësve për t‟iu përshtatur me dashje një të folmeje që vjen nga

jashtë, dhe si e tillë ka dhe një shtrirje më të gjerë e përdorim më masiv368

.

Siç e thekson prof. Gj. Shkurtaj: “Njeriu në sajë të vetëdijes gjuhësore të zgjuar,

varësisht nga mosha, arsimi, shkalla e përfshirjes në rrjedhat e kulturës, të drejtimit

shtetëror apo përgjithësisht të lidhjes së folësit me një veprimtari shoqërore me

rezonancë së paku më tej se familjare a lokale, fillon të flasë me një gjuhë të krehur

nga trajtat thjeshtdialektore” 369

.

Shprehja më e mirë e kësaj situate gjuhësore është pikërisht të folurit e

edukatorëve të dijes, të cilët brenda institucionit arsimor janë nën trysninë e variantit

standard, që u imponohet nëpërmjet teksteve, manualeve, fletoreve, librave udhëzues,

por njëkohësisht është dhe një lloj “borxhi” që ata paguajnë për t‟u identifikuar në

366

Shih: G. Berruto, La sociolinguistica, Bolonjë, 1994, f. 86 367

Shih:GJ. Shkurtaj, i është referuar në këtë koncept Andre Martinesë dhe F. Kokos, Sociolinguistika,

SHBLU, 1999, f. 19-20. 368

Po ai, po aty 369

Shih: Gj. Shkurtaj: Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 1999, f. 20-21.

Page 173: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

174

mos si flamurtarët, së paku si mbrojtësit e zgjerimit të funksioneve të tij. Të njëjtët

mësues, në biseda shoqërore, familjare, në fqinjësi, tek të afërmit, pra në një rret

“jozyrtar” rimarrin në gojë thjeshtligjërimin dialektor, duke u bërë kështu bilingë

dialektalë.

Megjithatë identifikimi bëhet dhe me vetëdije nga ana e tyre, sepse pikërisht

nëpërmjet këtij varianti tregojnë edhe kulturën, nivelin dhe njohuritë e tyre. Pra, ky

variant është “ara” e tyre të paktën gjysmën e ditës. Kjo që thamë vlen dhe për

nxënësit e të gjitha niveleve. Nëse një nxënës në mëngjes, kur mungon ose është e

diel, u thotë prindërve të tij në të folmen krahinore “Mermxhes”, “Si u gretët?”, “A

fletët mer?”, kur do të gjendet në klasë para mësuesit ose dhe brenda grupit të

shokëve, do të ketë në gojë një ligjërim më të zgjedhur e më të gjerë. Pra shihet se

brenda një grupi social sado të vogël, përdoren të paktën dy variante.

Siç thuhet në sociolinguistikë, është pikërisht varianti standard ai që përmbush

më mirë funksionet ligjërimore të individëve, prandaj është ky variant që e konkuron

denjësisht variantin krahinor, duke e lënë nën hijen e vet shpeshherë370

. Bilinguizmin

dialektal e hasim dhe në trajta e forma të tjera.

Përmendim këtu, p.sh. rastin e emigrantëve, të cilët kur kthehen pranë familjes

kanë disa fjalë a forma të ndryshme nga shqiptimi dialektor, që mund të jenë ndikim i

bashkëkombasve të tjerë me të cilët bashkohen në emigrim dhe vijnë nga zona të

ndryshme të Shqipërisë; e kësisoj mes tyre përdorin me vetëdije variantin përfaqësues

për të treguar edhe unitetin e tyre si shqiptarë, por dhe për t‟u marrë më mirë vesh e

më lehtë.

Rasti i studentëve që vijnë në shkollë, hyn dhe ai në rrethin problematik të temës

që po trajtojmë. Këtu po sjellim përvojë të gjallë jetësore, pasi mbart po atë variant që

ka ajo zonë. Është pikërisht veshja me variantin e folur të saj, që bën ta përdor më

dendur në familje, në biseda me moshatarët bashkëdialektfolës, në rrugë, vizita,

përshëndetje, kuptohet kur rastis gjithmonë brenda krahinës. Sapo ndesh një njeri që

nuk e njoh mirë, menjëherë të folurit merr një shkundje të tillë që mundohet të dalë

nga thjeshtdialekti e duke u përzier me forma e variacione të standardit.

Një të shkundur apo tronditje të thellë pëson të folurit, kur dal jashtë rrethit apo

zonës time: p.sh. tani e punësuar, kur frekuentoja fakultetin, apo dhe në situata të tjera

jetësore që i referohen të jetuarit në kryeqytet, ku më rrethon një larmi e madhe

idiolektesh e të folmesh, të cilat ekzistojnë në një trajtë të përzier me gjuhën

standarde, çdo herë e më shumë largohem me vetëdije nga e folmja krahinore, sepse

di që një variant më i shtrirë mundëson komunikim më të mirë, marrëveshje më të

plotë, e kulturë më të lartë shprehëse.

Kështu ndodhte jo vetëm në fakultet, por dhe në situata pune me kolegët, ku ka

një përzirje variantesh të ndryshme dhe kësisoj varianti standard na vjen ndoresh, por

njëkohësisht na bën edhe bilingë, sepse me shaka a të qeshur i themi njëra – tjetrës:

lalo, maloke, béra, ha mi ma, kusiçka, çaj tu ba oj cuc, lulka, cé të thashë...etj. Pra,

secila zotëron veç gjuhës së nënës edhe një “koine mbidialektore “, që e shtie në punë

me vetëdije në situata e kontekste të caktuara e të nevojshme. Por, në anën tjetër të

medaljes, ndryshe ndodh nëse kthehem në vendlindje dhe nis të flas qytetarshe me të

afërmit e mi, pasi ato menjëherë do më shohin me një sy tjetër: është bërë

mendjemadhe, i është rritur hunda, s‟flet mâ si nâ...etj. Në të tilla raste unë nxjerr nga

xhepi patjetër atë pajë që më dha nëna dhe krahina, e ua kthej me të njëjtën monedhë

edhe përgjigjen të gjithëve.

370

Shih: Gj. Shkurtaj: Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 1999, f. 59 –72

Page 174: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

175

Me të njëjtën mënyrë shpjegohet dhe sjellja gjuhësore e nëpunësve të shtetit, të

cilët brenda institucioneve dhe orarit zyrtar kanë të folur të ngritur, përkundrejt të

folurit të zakonshëm të gjithë fshatit a zonës. Në sytë e folësve të tjerë ato kanë një

lloj pushteti gjuhësor, por dhe kulturor e civil, dhe kundrohen si të thuash me një lloj

mahnitje si “njerëz që dinë dhe kanë ecur e luajtur”, “njerëz shkolle”, prandaj

gëzojnë dhe një lloj respekti që gjen mbrojtje pikërisht nga statusi i tyre, respekt që

shoqërohet me forma servilizmi a hipokrizie gjuhësore nga ana e njerëzve të thjeshtë

që duan ta kenë mirë me ta dhe në rast se nuk kanë ndonjë hall apo problem konkret

për të shtruar.

Një fakt tjetër që vlen për t‟u theksuar krahas aftësisë së folësve me “e dredhë

gjuhën”, është dhe transmetimi apo përhapja shumë e shpejtë e ndryshimeve të

përgjithshme të kushteve sociale në ditët e sotme. Tani nuk ka veç një njeri që di të

shkruajë në fshat, apo nuk ka njerëz që s‟kanë dalë jashtë rrethit a zonës, po ashtu nuk

ka veç një televizor apo radio, por gjithkund ka një mbingopje me vrullin galopant

dhe me materializmin e theksuar të jetës moderne, e cila ka zbritur deri dhe në zonat

më skajore. Kështu çdo lajm e sjell media, çdo stil mobilimi, krehje, të veshuri,

ndërtimi i sjellin reklamat etj.

Mirëpo, të gjitha këto shoqërohen dhe me një dinamizëm gjuhësor po kaq të

vrullshëm e të furishëm, saqë veç materiali leksikor krahinor nuk i bën ballë, kështu

që rrjedhimisht çdo e folme del e ekspozuar ndaj variantit standard, i cili mbush me

nocione e koncepte ato hapësira boshe të krijuara nga flukset e padukshme. Të gjithë

jemi dëshmitarë të shkëmbimit gjuhësor kurdoherë në rritje.

Ky shkëmbim bëhet në dy kahe:

- Nga jashtë - brenda, pra hyrja e mjaft fjalëve dhe termave nga gjuhë të tjera në

gjuhën tonë;

- Nga brenda - për në rrethina, pra nga qendrat e mëdha qytetare brenda vendit

për në zonat periferike, dhe përcjellja e këtyre fjalëve dhe termave për në skaje, por

tanimë jo veç këto fjalë dhe terma, por edhe të tjera të gjuhës standarde, nëpërmjet

kësaj të fundit. (Si ledhi i lumit që sjell dhe lë në breg çdo gjë që gjen para, por lë

dhe lymrat e veta).

Kështu që, ajo luan edhe rolin e pritësit dhe të ruajtësit, por dhe të përcjellësit

njëkohësisht. Folësit krahinorë i marrin këto trajta të gatshme, por duke paguar

çmimin se bëhen bilingë. Marrim një rast tjetër: zhvillimi i madh teknologjik i kohëve

të reja në vendet e industrializuara, solli së fundmi dhe tek ne aparatin telefonik

lëvizës “celular”. Këtë fjalë shqipja standarde nuk e kishte, por e huazoi ashtu si dhe

mjetin. Mirëpo në shqipe ekzistonte fjala “telefon”, e cila në të folme mund të ketë

variante të tjera fonetike. Kjo fjalë e re që hyri fillimisht në elitat qytetare e shtresat e

pasura, shumë shpejt u bë e përdorshme edhe në zonat më skajore. Nuk besoj të ketë

sot ndonjë njeri që nuk e njeh fjalën celular ose dhe aparatin. Folësit që deri dje

njihnin veç fjalën telefon tani njohin edhe nocionin celular dhe i përdorin ato

këmbyerazi në vend të njëra – tjetrës.

Bilinguizmi dialektal, favorizohet nga disa faktorë, mirëpo ka raste kur folësi

edhe pse nuk ka lidhje me punë shtetërore, nuk ka arsim përkatës, nuk është i

përfshirë në rrjedhat e kulturës, përsëri bëhet bartës i më shumë se një varianti

gjuhësor. p.sh.: nëse marrim një ditë të zakonshme pazari në qytetin e Burrelit, i cili

deri tani ishte modeli gjuhësor e kulturor i gjithë zonës së Matit371

dhe hyn në të

ashtuquajturin “pazari i plakave”, nuk të duhet shumë mundim për të kapur prej

371

Themi ishte sepse sot tregu gjuhësor po zhvillohet jo më në rrugë tokësore përmes pikave fizike,

por nëpërmjet ajrit apo flukseve të padukshme, të cilat kanë bërë që të thyhet boshti qytet – fshat dhe të

humbasë identiteti i qytetit si qendër e inovacionit.

Page 175: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

176

këtyre tregtareve të moshuara gjendjen e bilinguizmit. Këtu në këtë pazar vijnë dhe

blejnë amvisat e qytetit dhe tregtaret duke e ditur se ato flasin, “qytetarshe”, i nxisin

klientet e tyre jo më me gjuhën e fshatit që përdorin vetë: “...hajde voja me...lek”, por

“veza me...lek”. Po ashtu dhe për fjalë të tjera: kastraveci>trângull, gjalpi>tlön,

qumështi>tâmël etj. Dhe në dialogjet e shkurtra që të zë veshi dëgjon:

Situatë në tregun fshatar (ose “Te plakat” siç quhet):

- “Mir‟mëngjes!” – ose “Mir‟dita!” (sipas vaktit)

- “Mirmxhes!” .

- “Me sa e keni gjalpin?

- “Me (kaq)…lek‟. . . . oj nân.

- “Sa të larta i paski çmimet sot? Pse kaq shtrenjt‟ sot?

- Po jan‟ t‟freskta moj nan, - e xhaja e freskët ã pak e shtrejt‟. Po jan‟ t‟mera,

merri-merri se ne pak e marun.

-

Pra në varësi nga mosha, arsimi, shkalla e kulturës që kanë, menjëherë e vë re se

këto nëna e “dredhin pak gjuhën” e përditshme duke përzier dhe fjalë dhe forma më

të zgjedhura. Me më shumë interes akoma do të ishte studimi i kësaj gjendjeje

gjuhësore nëpër disa zona urbane, ku ka një përzierje të folmesh akoma më të madhe,

shkëmbim shumëherë më të fuqishëm mes tyre, ndikime më të rrëmetshme nga

varianti standard etj.

Do sillnim si shembull familjet e të afërmve, të shpërngulur nga Mati, të cilët

jetojnë në rrethinat e Tiranës. Më konkretisht, kemi marrë në vështrim të folurin e

A.Fetiu, që është 69 vjeç, me arsim profesional, në marrëdhënie pune deri para pak

kohe, tani pensionist. Ajo që na intereson është gjendja e të folmes së tij. Duke qenë

në kontakt me shumë variante, me fqinj që vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë,

nën ndikimin e standardit, të gjuhës së punëdhënësve, të punëtorëve të tjerë, të medias

së folur e të shkruar, të librave etj., ka marrë nga to “diçka”, dhe kësisoj bëhet tek ai

njëlloj përplasje mes të folmes së dialektit të vet dhe kësaj “tjetrës” (po quajmë këtu

“tjetrës” ndikimet e tjera që sapo përmendëm). Kësisoj kur ndodhet në familje ai flet

në dialektin e vet, duke u bërë kështu familja një lloj “mikrodialekti”, ndërsa kur

është jashtë saj, i shton dhe diçka tjetër, në mënyrë që të arrijë komunikim të plotë.

Kjo gjendje krijohet, sepse rreth tij nuk ka më bashkëdialektfolësit e vet, por ka një

yjësi të folmesh të ndryshme.

Mirëpo, edhe familja njëlloj si ai, ndodhet nën trysninë e gjithë atyre faktorëve

që thamë: njëri fëmijë ka një shok nga Puka, tjetri e ka nga Hasi, vajza është në punë

me vajza të tjera nga Dibra, Kukësi e Librazhdi, gruaja ka komshije me të cilën pi

kafen një dibrane; e kështu secili ka ose një /y/ të kthyer në /i/, ose një theks ndryshe,

ose një pjesëz a hundorësi të theksuar, për të mos folur për kuptime të ndryshme

fjalësh. Po nga krahu tjetër televizioni, radioja, media e shkruar, janë dhe ato në këtë

“treg disi të çuditshëm”, faktorë me rëndësi (telenovelat, filmat, lajmet, këngët).

Në të folurit e tyre gjendet sa varianti i “vjetër”, që e shtien në punë në rrethana

e kontekste të caktuara, sa varianti i “ri”, i cili tani ka filluar të zhvillohet me

përparësi. Në rastet kur zhvendoset në fshatin e lindjes, ose tek të afërmit në zonën e

të folmes sonë, menjëherë nga të gjithë kuptohet se ka “ndryshuar gjuhë”. Mendojmë

se me këtë rast tregojmë gjendjen e bilinguizmit dialektal nga njëri krah, por edhe

shkallën e përvetësimit e të përhapjes së standardit në ditët e sotme, në anën tjetër.

Prapë po këto individë janë që flasin krejt më ndryshe në rastet kur janë në

familje, në vende ku rrethohen nga folës të dialektit. Menjëherë gjuha e tyre bëhet më

e shkujdesur, me forma thjeshtdialektore. Madje dhe ata vetë pohojnë se më thjesht

Page 176: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

177

përshtaten me të folurit dialektor që e kanë të trashëguar, sesa kur u duhet të

“kthejnë” në mënyrën e të folurit kryeqytetas, sepse me sa duket e folmja është më e

fortë dhe ka baza më të shëndosha, duke e sunduar kompetencën e tyre, dhe kësisoj i

përshtaten dhe më lehtë. Pra kthimi tek rrënja, burimi duket më i përshtatshëm.

Sidoqoftë ne na intereson fakti se ata janë në gjendje bilinguizmi dhe për këtë ata janë

të vetëdijshëm plotësisht edhe pse nuk e njohin si term të sociolinguistikës së sotme.

Këtu sollëm disa shembuj, por dhe sa e sa raste të tjera si këto ose të ngjashme,

të ndryshme si situata e të njëjta nga fakti që janë gjendje bilinguizmi, ka e mund të

ketë, sepse çdo njeri sot ndodhet në këtë gjendje dhe mundohet me çdo kusht të dalë

nga qerthulli krahinor e të përfshihet në një rrjet më të gjerë kombëtar. Bilinguizmi

sot është “për fushe” dhe kjo e bën më të lehtë studimin e gjendjes së tij.

Page 177: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

178

KREU V

5.1 VLERAT DIALEKTOLOGJIKE DHE SOCIOLINGUISTIKE TË SË FOLMES SË MATIT NË LEKSIK

5.1.1 Vështrim i përgjithshëm mbi leksikun e të folmes së Matit

Është e mirëpranuar nëpër trajtesa e studime të plota, se njësia apo sistemi më i

luhatshëm i gjuhës, është ai leksikor. Duke qenë se leksiku është pjesa më e

lëvizshme dhe më e prirura ndaj ndryshimeve dhe ndikimeve, nuk mund të shmanget

kjo aksiomë edhe për të folmen e Matit. Në këtë trajtesë, qëllimi ynë është të

paraqesim një panoramë të përmbledhur të gjendjes aktuale dhe prirjes së ndryshimit

të së folmes së Matit përgjithësisht, në rrafshin e leksikut.

Ne do të fokusohemi tek gjendja e sotme e të folmes, shtresëzimet leksikore

brenda saj, presionin e ndikimet që ushtrohen nga standardi, variantet dialektore të

disa fjalëve, sferat e ndryshme të veprimtarisë jetësore ku gjallojnë fjalë tipike.

Krahas kësaj sipërmarrje, detyrë e lakmueshme është edhe njohja, e formulimi i një

ideje të qartë për tendencën e zhvillimit dhe rrugët që do të ndjekë në të ardhmen e saj

kjo e folme në lëmin e leksikut.

Marrёdhёniet leksikore realizohen kryesisht brenda raporteve gjuhё-gjuhё, por

shtrihen dhe nё dimensione tё tjera, si ato gjuhё-dialekt, dialekt-dialekt. Në sistemin

leksikor sot, dy kahet a anët e procesit të zhvillimit gjuhësor në këtë mjedis janë:

ruajtja (përfaqësuar me brezin e moshuar) dhe risimi (që mishërohet në brezin e ri), të

dyja këto nën drejtimin e rrafshimeve standardizuese dhe globalizuese.

Përsa i përket raportit të parë, gjatë shekujve, shqiptarët kanë pasur marrëdhënie

me fqinjë e jo fqinjë, të njohura si marrëdhënie miqësie dhe armiqësie, e këto kanë

sjellë si rezultat reflektime të elementit të huaj dhe gjurmë në leksik372

. Kështu, nga

historia na vijnë dëshmi të ndikimit, grek, latin, sllav e turk mbi gjuhën shqipe në

përgjithësi, kryesisht si rezultat i pushtimeve të gjata në truallin tonë, një dhënie-

marrje, e cila ka shkuar në dëm të kulturës më të dobët.

Përgjatë punimit, kemi pëmendur raportet që ka vendosur në kohë, shqipja me

gjuhët e tjera. Për të folmen tonë veçuam ndikimet e dy gjuhëve: asaj sllave (si gjuhë

fqinje, e njëherësh pushtuese), dhe turqishtes (si pushtuese).

Sllavët erdhën dhe u vendosën në Ballkan (përmes dyndjeve), sipas të dhënave

historike. Me studimin e marrëdhënieve (historiko-gjuhësore) të sllavëve me

shqiptarët janë marrë shumë studiues: Jeriçek, Shuflaj, Miklosiç, Majeri, Jokli, Skok,

Pepoviç, Çabej, Ajeti etj. të cilët dalluan një shtresë leksikore sllave dhe përcaktuan

disa nga fushat ku ato janë shtrirë.

372

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 92-97

Page 178: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

179

Pozicionimi qendror i Matit në Gegëri, nuk e bën këtë një të folme që mund të

mbetej jashtë ndikimit, por as të jetë e kundërta, meqë nuk ka pasur kontakte të

vazhdueshme. Aty sot hasim fjalë të sferave si: Bujqësia- (lopatë, pleh, prashit, vadit,

kastravec, rrepë); Kafshë- (kokosh, mace, harabel, karkalec, grazhd); Zejtari -(çekan,

çekiç, gozhdë); Ekonomisë shtëpiake- (strehë, prag, oborr, kotec, patku, koshare,

stol); Jeta shoqërore-administrative- (grabit, padis, gjobë, gosti, vazhdë, bisedë, gadit,

rob, i dobët, i vobektë); Veshmbathje- (rize, opingë). Pra, dhe në këtë krahinë ndeshen

ato fjalë të origjinës sllave, të cilat mund t‟i grupojmë në:

a) Fjalë të cilat kanë një përdorim edhe më të madh në të folme të tjera të

shqipes sesa këtu p.sh: çakiç, kotec, kosh, gjözhd, brên, zabel, prashis, plehên, lopatë,

patku:, kosher, çerep, zabel, kos etj.

b) Fjalë të cilat janë relativisht të kufizuara në të folmet e tjera, e më të

përdorshme në Mat p.sh: apet, gracul, grad, nevöj, pöd, rizë, plaçkadit, röb, fkat etj.

Është e vështirë të thuhet nëse sllavizmat që ndeshen në të folmen e Matit janë

futur në këtë të folme që herët nga kontaktet direkte me sllavët në kohën e dyndjeve

sllave, apo janë ndikime të të folmeve fqinje që kanë pasur kontakte të gjata e

intensive me sllavët. Më shumë ngjan të jetë kjo e dyta. Sidoqoftë, fakti që shumica e

tyre gjenden në fjalorin aktiv të më të moshuarve përcakton edhe fatin e tyre.

Pushtimi i gjatë turk, mbi vendin tonë, la gjurmë edhe në mënyrën e jetesës,

praktika e zakone, fjalë dhe veshje. Çabej ishte i mendimit, se ndikimi turk ka qenë

kryesisht një ndikim qytetar që u përhap prej qyteteve në katunde. Mati edhe pse nuk

ka pasur një qytet me shumë rëndësi në periudhën e sundimit turk, përsëri ka qenë

nën ndikimin e tij. Një faktor që i ka ndihmuar shumë përhapjes dhe pranisë së

elementit turk në këtë të folme, është padyshim islamizimi. Ky solli me vete thellimin

e ndikimit në jetën shoqërore.

Përsa i përket gjuhës, sistemi më i prekur nga huazimi turk duket se është

leksiku.

Shtresa leksikore e elementit turk dhe fushat ku ka depërtuar me fjalët më të

shumta i takojnë:

- Sferës shtëpiake, (ahër, axh, bardak, bunar, çegel, çepek, dajak, dallap,

demiroxhak, bakllav, penxhere, aksham, tybe, hala, tamam, hasër, havlli,

kallaje, kanak, legen, lal, mixh, saç);

- Fjalë të tjera të përgjithshme, (bidad, bastan, bajrak, bamje, hajn, hasëm,

hebe, henek, me u hazdru, istifat, nafak, jeshil, sebet, haram, llafe, jaran,

sevda, lezet, sabah, sahan, sabër, halis, avash, avllaj, zarar, haber, pazar,

sofër, milet, dallavere, kallaballajk, daulle, sahat, fukara, ibret, xhenaze,

katil, selvi, sehir, tepsi, bajram, aga, budrum, birek, divan hajde, hajër, kafe,

pare, raki, sixhade, zor, melaçe, shejtan, zaif, zallum);

- Fjalë të lidhura me emërtime veshjesh, objektesh të ndryshme, të cilat po

zëvendësohen gradualisht: (bishtuk, kandil, bokshe, pashtamolle, nrra:jz,

grosha:r, tina:r, she:gjë, parallaikët, tlita, kollçajk, brekushe, çemer sarraik,

kajuke, spa:ikë, dallama, nemte, mita:, gjetan, xhoke, rrethore, ushku:r,

xhurdi, kallaçe, sapllak, cule, dokërr) etj. Megjithatë, sot duhet thënë se

përdorimi i këtyre fjalëve në këtë të folme ka ardhur gjithmonë e duke u

rralluar, saqë shumë prej tyre gjallojnë vetëm në të folurit e më të moshuarve

dhe prirja e tyre është të zëvendësohen me fjalë të përgjithshme të shqipes.

Gjithashtu, në këtë të folme, dallohet dhe një shtresë tjetër fjalësh, të cilat më së

shumti janë me përdorim thjeshtdialektor, të lidhura me praktika të caktuara ose me

fusha të ndryshme të veprimtarisë si:

Page 179: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

180

- Blegtoria, bujqësia, punët shtëpiake, të praktikave kanunore, të veshjeve

tradicionale, të cilat nuk dalin më ose kanë pësuar ndryshime semantike duke

iu larguar kuptimit fillestar: përkëtem (lodhem), përçapmi (i mbahet goja),

pjellak (cjapi që thërpen së pari), shpesak (pjesëtar i familjes), kutejz

(pasqyrë), dimnej (mallkoj), çëdig (tirq), gërzhllaj (saraje), çekma (dritare e

vogël), hashëll (ushqimi bagëtive), havli (peshqir), hyxhere (sirtar), karjoll

(krevat), katek (gjellë), kollçekë (çorapë leshi), jel (reumatizëm), llakërdu

(bisedoj), manore (këmishë me mëngë të gjera), mixull (prush), mazatur (viç

motak), mnat (ndihmë), njekës (dashi i këmborës), prushi (thekët e sixhades),

rrupi (kontrollim), shamshaj (çadër), tavaza (parmakë), uprajë (sëbashku,

grup ndihme për punët e bujqësisë nga fshatarët në ditë të caktuara), valik

(kohë e duhur për të mbjellat), veksh (vorbë); mielli (kafeja e bluar), derdh

(shpërndaj) zbardh (zhvesh misrin), cigare (pipi i cigares) etj.

Krahas këtyre, në këtë të folme bien në sy:

- Dhe një grup fjalësh të njëjta që emërtojnë sende të ndryshme, ose disa fjalë të

ndryshme që emërtojnë të njëjtin send, të cilat ndonëse në numër të pakët

tërheqin vëmendjen: bostan – shalqin dhe pjepër; trap – rrip toke i papunuar,

kosi i bërë mirë, kufi ndarës mes arave; almese – vegla bujqësore, parmenda;

koshare – hambar misri, kotec pulash, njeri i shëndoshë; gjastare – gotë uji,

enë për të mbajtur turshi ose raki; hut – lloj arme, skifteri që merr pulat, njeri

budalla; bojë – ngjyrë, masë gjatësie, nderi i njeriut; pajë – anë krah, paja e

nuses;

- Dhe disa fjalë të ndryshme që emërtojnë të njëjtin send: Vendi ku mbahen

bagëtia → ahër, vath, burgj (në të folurin e brezit të moshuar); Procesi i

vrasjes së kafshës → me cof, me met, me gorth, me pre, me ther; Pjella e

gomaricës → parrç, vaisk, krriç; Dashi që u prin bagëtive → njeks, shtruks,

prijs, skuç; Procesi i mbushjes me dhe të misrit → me mef, me shaptu, me

prashit; Vend i hapur në tokë ku mbahet ujë → pus, bunar, hurdhë; Peshqir

dhe havli, skile e dhelpën, bishtkuçe, shpull e shplak, çegel e vargjur, ksul e

çylaf etj...

Po veçojmë dhe një numër të pakët fjalësh:

- Të cilat sot kanë humbur në këtë të folme. Këtë e themi pasi krahasuam

materialin gjuhësor që kishim në dorë nga studiues të parë të kësaj të folmeje

në vitet „60373

: aft, akran, bulletër, dala, gjajkë, kateku, krazë, llashkë, lakaç,

nërtase, pulaci, rrubis, sis, spuri, srreku, shutroj, shogen, zdraj etj.

Ndërsa, përsa i takon raportit të dytë, atij të marrëdhënieve të dialekteve të

shqipes me gjithëgjuhën, ose varianteve mes njëri-tjetrit, këto nuk janë një dukuri e

re. Le t‟i referohemi librit të parë të gjuhës shqipe “Meshari”. Leksiku i kësaj vepre

përbën një gur themeli për gjuhën tonë e njëkohësisht është dëshmi monumentale e

rezistencës ndaj gjuhëve të huaja, të folura e të shkruara paçin qenë, në kurriz të

shqipes. Në kushtet të atilla historike, kur në hapësirën jetësore të shqiptarëve

lulëzonin disa variante, autorët e vjetër, të vetëdijshëm ose jo, u përpoqën ta pastrojnë

leksikun e shqipes nga fjalët e huaja dhe t‟i zëvendësonin, kryesisht me fjalë të

burimit autokton. Rikujtojmë P. Bogdanin: “m‟anshtë dashunë me djersë të mëdha

shumë fjalë me ndrequnë ndë dhé të Shkodërsë” dhe për të mbledhur “fjalë plaka e të

harrueme”.

Ndërsa sot dukuria më e spikatur është ajo e zëvendësimit të fjalëve „të vjetra‟

me fjalë të përgjithshme të shqipes, apo të variantit standard. Po nënvizojmë se, në

373

U referohemi punimeve dialektologjike të B. Becit dhe të K. Ulqinit, për këtë të folme.

Page 180: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

181

gjuhë nuk ka fjalë të bukur dhe fjalë të shëmtuar, pasi të gjitha fjalët janë të

nevojshme, por këtu ndërhyn faktori “i konkurencës” mes fjalëve dhe i mbizotërimit

të asaj që i përmbush më mirë nevojat komunikuese të bashkësisë gjuhësore

përdoruese në një situatë të dhënë.

Zhvillimi i sotëm i të folmes së Matit apo përgjithësisht i të gjitha varianteve

dialektore374

, nuk mund të shihet i shkëputur nga rrjedhat e zhvillimit dhe progresi i

përgjithshëm kulturor, mendor, shoqëror, pra i jetës në tërësi në të gjithë shoqërinë

shqiptare, së paku që pas çlirimit. Në mënyrë specifike në këtë zhvillim, luan rol:

arsimimi masiv; shtimi masiv i mjeteve të informimit/komunikimit; gjuha standarde.

Mirëpo, për të qenë sa më afër realitetit leksikor të së folmes, dhe masës sa e mënyrës

si të ndikimit që kanë këto faktorë, është e nevojshme që të dallohen aty, tre breza

përdoruesish: brezi i moshuar, brezi i mesëm dhe brezi i ri. Kështu duke pasur

parasysh këta faktorë mund të thuhet, se brenda të folmes dallohen qartë tiparet e të

dy llojeve të të folurit, ashtu siç ka përcaktuar prof. Gj. Shkurtaj: “varianti apo të

folurit tradicional, në të cilin ruhen elemente deri diku të qëndrueshme të sistemit të

vjetër, dhe varianti i ri, në të cilin gjejnë vend ndryshimet që i bëhen variantit të parë

nën trysninë e gjuhës standarde”.

Të dy këto variante, japin e marrin me njëri-tjetrin në të gjitha fushat

(veçanërisht në leksik), por shkalla e ruajtjes së variantit tradicional ose e kundërta,

shfaqja në të e variantit ose e varianteve të reja në përgjithësi, varen nga faktorë të

tillë si: arsimi, niveli i përgjithshëm kulturor i folësve, kushtet e jetesës, shkalla e

aktivizimit shoqëror, afërsia me qendrat e mëdha urbane, mjetet e ndryshme të

informimit, lëvizjet nga zonat ngushtësisht të vogla në të tjera, emigracioni, ndikimi i

gjuhës standarde si faktori kryesor, “vetëdija gjuhësore e zgjuar”, zhvillimi i nevojave

komunikative të grupit shoqëror, mosha, gjinia375

.

Nga këto rezulton se kundrimi dhe zhvillimi i gjuhësores duhet bërë në lidhje të

ngushtë me jashtëgjuhësoren. Folësi në mënyrë të vetëdijshme zgjedh të përdorë

variante gjuhësore që i përshtaten situatës komunikuese që hyjnë drejtpërdrejt nga

“modeli”.

Mirëpo, këtu duhet pasur parasysh diçka se kur flasim për ndryshime e

zhvillime të leksikut, kemi pasurimin e variantit me fjalë, shprehje, togfjalësha e

gjedhe strukturore të reja, të cilat shtohen krahas zhvillimit të gjithanshëm shoqëror

në të gjitha fushat intelektuale, ekonomike e shoqërore të bashkësisë gjuhësore, por

krahas futjes së elementeve të reja nga ana tjetër kemi bjerrjen e fjalëve, shprehjeve,

sendeve e praktikave të vjetëruara tashmë, të cilat kalojnë shkallë-shkallë nga më të

moshuarit që ruajnë më shumë, tek brezi i mesëm më pak, dhe krejt të pakta në brezin

e ri. Me kalimin e kohës, nën veprimin e faktorëve jashtëgjuhësorë, por dhe të

evolucionit të brendshëm e të raporteve gjuhë e shkruar-dialekt, ngushtohet rrezja e

përdorimit të fjalëve të thjeshta dialektore.

Ndërsa në strukturën fonetike dhe morfologjike nuk ndodh ndryshimi i

inventarit të fonemave apo trajtave morfologjike të së folmes, në sistemin leksikor

zhvillimi është i ndryshëm, sepse folësit nuk kanë të njëjtin “njëfjalës”, ndikuar nga

shumë faktorë, ndaj këtu nuk mund të bëhet shterueshëm inventari i të folmes.

Megjithatë një krahasim i sotëm i të folmes sonë me gjuhën standarde, sjell disa

të dhëna me vlerë dalluese të gjendjes leksikore të kësaj të folmje, e cila ka pothuajse

karakter homogjen, të njëtrajtshëm në përbërjen e popullsisë; që do të thotë se nuk ka

lëvizje dhe shpërngulje masive të banorëve nga zona të tjera e të vendosura në atë

374

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 279 375

Shih: Gj. Shkurtaj: Sociolinguistika, SHBLU, 1999, f. 59 –72

Page 181: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

182

hapësirë gjeo-administrative. Prandaj, në tërësinë e saj, ndryshimet dhe zhvillimet

leksikore pasqyrojnë gjendjen e gjithë të folmes pa u ndarë në grupe të vogla

shoqërore brenda saj.

- Së pari, dallohen fjalë të përbashkëta376

me ato të gjuhës standarde që nuk

kanë dallime leksikore e kuptimore, por që kanë pësuar evolucionet fonetike.

Ndryshe këto fjalë quhen dhe dialektalizma fonetikë377

:„âdërr‟ në krahasim

me „ëndërr‟, „çep‟ në krahasim me „qep‟, „dhmall‟ në krahasim me

„dhëmballë‟ etj. Në përgjithësi nga varianti standard ushtrohet trysni e madhe,

në sistemin gjuhësor në tërësi, por më e dukshme është në trajtat fonetike që

janë më afër atyre të standardit p.sh.: ruajtja e /q/ dhe /gj/ në ato fjalë që

gjenden dhe në standard, dhe jo në ato trajta ku ata dalin nga asimilimet e

grupeve /tj/ e /dj/, që në këtë të folme japin përkatësisht /q/ dhe /gj/; këto trajta

synojnë të përdoren nga bartësit në ato situata ku do mundohen ta “krehin” të

folurit e tyre nga varianti thjeshtdialektor. Kështu synohet „miq‟ dhe jo „miç‟,

„fiq‟ dhe jo „fiç‟, „gjiz‟ dhe jo „xhiz‟, „pleq‟ dhe jo „pleç‟, „tjetër‟ dhe jo „qetër‟

etj. Ndërrimet e fonemës /â/ në /ë/ ose asimilimet e grupeve të

bashkëtingëlloreve /mb/, /nd/, ng/, ngj/, janë të gjindshme gjithashtu. Por, kur

themi këtë, kemi parasysh se sistemi fonetik i të folmes nuk ndryshon. Kemi

tentime për t‟ia përshtatur atë sistemit të gjuhës standarde dhe shpesh dalin

variante të reja as dialektore as standarde plotësisht: „mirmxhes‟ për

„mermxhes‟, „mirsetxheta‟ për „mersetxheta‟, „telefun‟ për „telefon‟, „pulic‟ për

„polic‟, „mshive‟ për „fshij‟ etj.

- Së dyti, dallohen një grup fjalësh që janë të njëjta me ato të gjuhës standarde,

por që paraqesin dallime në eptim. Ndryshe këto fjalë quhen dhe dialektalizma

morfologjikë. Këtu kemi parasysh paradigmat e zgjedhimit dhe të lakimit të

disa emrave, foljeve, përemrave. Mirëpo, këtu vihet re kryesisht asimilimi nga

sistemi dialektor i trajtave që vijnë nga sistemi letrar. Pra, më shumë sundon

prirja e përshtatjes së gjuhës letrare në paradigmën e sistemit të së folmes

dialektale. Në shumë raste ka dhe përzierje të tyre, ku herë del njëra trajtë në

krye dhe herë del trajta tjetër p.sh.: lakimi i përemrit cili, nga brezi i vjetër del

me formën calli ose celli, me paradigmën e vet në këtë formë, por tek brezi

aktiv kemi një „dyzim‟ të tij dhe herë del calli e herë del cili me paradigmat e

tyre. Kështu ndodh dhe me lakimin e disa emrave ose me zgjedhimin e disa

foljeve, ku dalin dendur dytrajtëshmëritë morfologjike. Në të pakryerën del:

hasha, lasha, punosha, ose me format e vetës së dytë e të tretë me –she –te.

Pikërisht mbështetja në këtë pjesë të strukturës së gjuhës, e cila është më e

ngulitur, më e pandryshueshme, na përforcon idenë se dialektet nuk mund të zhduken

menjëherë, pasi njësitë dialektore përdoren gjallërisht krahas atyre të gjuhës

standarde, prandaj nuk i duhet mëshuar idesë se dialektet janë bija të shthurura të

gjuhës (shqipe), apo janë të dëmshme, sepse një qëndrim i tillë do ishte përjashtues

dhe jo realist.

- Së treti, kemi ato fjalë e nocione të reja të hyra drejtpërdrejt nga gjuha

standarde në këtë të folme. Kryesisht këto njësi gjuhësore u takojnë fushave të

ndryshme të jetës si: shkencës, teknologjisë, administratës, politikës, kulturës,

artit etj. Në një vështrim të shkurtër do të veçonim këto njësi më të

përdorshme në të folurin e përditshëm:

376

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 267-275 377

Shih klasifikimin e bërë nga Gj. Shkurtaj në “Shtresëzime dhe risi gjuhësore në qytetin e Lezhës”,

SF, 2, 1984, f. 75-93

Page 182: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

183

- Fjalë dhe terma që kanë hyrë nga fusha të shkencës dhe teknologjisë:

kompjuter, celular, internet, astronaut, frigorifer, video, kamera, lavatrice,

aspirator, dush, duralumin, stuko, abazhur, mikrovalë, fritezë, tapet, moket,

fotokopje, tortë, globalizim, integrim, asociim, etj.

- Fjalë nga administrata politike dhe shoqërore: deputet, parlament, komunë,

prefekturë, BE, OKB, NATO, superfuqi, klane, pakt, draft, këshill sigurimi,

paqeruajtës, buxhet, inflacion, infrastrukturë, suplement, OJQ, komision,

konsultë, shef, bos, kontrabandë, korrupsion, drogë, doganë, prostitucion,etj.

- Fjalë të hyra nga kultura dhe arti: balet, soprano, tenor, estetikë, estradë,

komedi, solist, piano, pianist, kompozitor, maestro, disko, poster, reklamë,

spot, kozmetikë, parfum, lice, universitet, specializim, diplomë, kurrikul etj.

Pra, nga ky vëzhgim, rezulton se e folmja e Matit, njësoj si shumica e të

folmeve të shqipes, në sistemin e saj leksikor, e parë në plan krahasues me gjuhën

standarde ndahet në tre rrafshe378

:

1. Kemi leksikun e përbashkët me gjuhën standarde, duke pasur

parasysh këtu dallimet në aspektin fonetik, që janë veçori e të folmes

dhe disa dallime në eptim kryesisht të disa foljeve.

2. Kemi leksikun e hyrë drejtpërdrejt nga gjuha standarde, në të cilin

nuk vihen re ato dallime e tipare fonetike karakteristike të së folmes.

3. Kemi leksikun “thjeshtdialektor”, i cili nuk është në leksikun e

gjuhës standarde, por është pjesë e të folmes ngushtësisht dialektore.

Këto fjalë nuk kanë ekuivalente shprehëse, (por trajta dysore a të

përafërta), në gjuhën standarde, madje as nëpër të folme të tjera, për

arsye se dalja e tyre lidhet me praninë e kushteve të veçanta natyrore,

klimatike si dhe me faktorë të tjerë të veçantë historikë, gjeografikë,

etnografikë379

etj.

Duke dashur ta shohim sa më të gjerë panoramën e zhvillimit dhe të shpërfaqjes

së situatës së sotme të të folmes në përditshmërinë e vet, krahas rrjedhës nëpër

diakroni, ngrihen domosdo pyetje rreth të ardhmes së përdorimit të saj në gojën e

bartësve jetësorë. Pra, lind pyetja: po sot cila është prirja e zhvillimit të leksikut të së

folmes? A ka ndryshuar vërtetë rrënjësisht marrëdhënia midis kohës dhe fjalës?!

Për të dhënë një përcaktim sa më afër të saktës mbi këtë çështje, së pari duhet të

theksojmë se edhe e ardhmja e kësaj të folmeje do të ecë sipas ligjësive të zhvillimit

të përgjithshëm gjuhësor, që parakupton se, ajo do t‟i nënshtrohet rrjedhave të

natyrshme që do të pësojë shqipja në tërësi, aq më tepër po të kemi parasysh që kjo do

të jetë e kushtëzuar nga vetë uzusi dhe përdorimi që do t‟i bëhet variantit nga folësit e

saj. Po të shtojmë këtu edhe kushtëzime të tjera, ndërlikime, transformime që do të

sjellë koha me gjithë zhvillimet e vrullshme në shumë dimensione të jetës tonë,

faktorët jashtëgjuhësorë etj., atëherë na mbetet të jemi gjithë sy e veshë për të kapur

ditë pas dite të renë që lind e rrjedh nëpër gjuhë.

Besoj biem dakord që ka lindur një botë e re komunikimi e ndihmuar kryesisht

nga teknologjia. Të përpiqesh të vlerësosh sot, ndikimin e këtij fenomeni në gjuhën

e shkruar, atë të folur dhe raportet ndërpersonale, është ndoshta herët për ndokënd,

por realiteti është që kjo botë e re komunikimi, ka lindur dhe po zhvillohet. Të

bëhesh pjesë e saj, apo ta refuzosh, mbetet gjithmonë një çështje zgjedhjeje. A mund të përjashtohet e folmja e Matit nga kjo që u parashtrua më lart? Jo.

Sepse nuk mund të bëhen përjashtime kategorike për asnjë variant, zonë apo bashkësi

378

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 274 379

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Tiranë, 2009, f. 104

Page 183: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

184

gjuhësore të caktuar, pasi kjo është kudo një tendencë e re e të folurit, kryesisht e më

të rinjve, në epokën e dixhitalizimit dhe internetit masiv. E folmja e Matit duke mos

qenë skajore, ka privilegjin të jetë e mirëpozicionuar në këtë orkestër rrjeti.

Është vërtetë sfidë intriguese shoqërore; gjuha simbolizon mjetin më të bukur të

qënies njerëzore dhe produktin më të mirë të pronësisë shpirtërore të një populli. Dhe

këto ndryshime nuk dalin vetiu. Përsa i përket problemit se çfarë do të mbetet në

gjuhë, mund ta shtrojmë edhe në formën: çfarë duhet të mbetet në gjuhë e palëvizur,

e pandryshuar?! Në radhë të parë i duhet kushtuar vëmendje elementit tradicional,

pasi ai është guri i themelit.

Urimet, përshëndetjet që janë aq të bukura në shqipen tonë e që janë pasuri e

krenari e paçmueshme e çdo krahine, kanë një vend parësor dhe prandaj

duhet t‟u vihet “fre” ndikimeve e huazimeve të huaja në to: T‟u rrit ndera!,

Tungjatjeta!, Ta shtoftë Zoti!, Paç këmbën e mbarë!, Mirëseerdhe!, Ardhsh si

drita!, Të këndoftë zemra!, T‟u ndrit‟të emri! etj.

Emrat e njerëzve dhe toponimet gjithashtu, që na kujtojnë rrënjët e lashta që

kemi janë element me rëndësi për të treguar vazhdimësinë tonë historike

këtu. Emrat e vendeve janë po aq të rëndësishëm e me vlerë: Bardha, Hane,

Mira, Genti, Agron, ilir, Ermira, Bardhyl, Teuta, Bukurie, Lirie, Ardita; Mat,

Përtejujë, Kepi i Skënderbeut, Buzëprift, Qafa e Prushit, Arba, Shkopet, Lis,

Laç, Mali i Dejës, Dukagjin, Shtjefën Shëlli, Shënkoll, Gur i bardhë etj.

Strukturat morfologjike e sintaksore që janë “kështjellat gjuhësore” shqiptare

me shumëllojshmërinë e pasurinë e madhe, me format e ndërtimet e veçanta,

janë ndër më kryesoret e më të rëndësishmet elemente të gjuhës sonë, që

duhet të ruhen e të mbahen me fanatizëm të madh nga gjithë shqiptarët.

Format gjuhësore të shprehjes së respektit e të mirësjelljes kanë dhe ato një

vend të veçantë në shumësinë e elementeve ruajtëse tradicionale shqiptare.

Pyetjes se çfarë nuk do të mbetet në këtë të folme, mund t‟i japim vetëm një

përgjigje relative, sepse do ta zgjidhë vetë koha,“uzusi” i gjuhës apo vlefshmëria e

njësisë, megjithëse duhet thënë se në prirjet kryesore të sotme vihet re një pakësim i

përdorimit të arkaizmave, barbarizmave, turqizmave. Se mbi ç‟kritere, ç‟baza do t‟i

përcaktojmë ato njësi që janë të vlefshme dhe përmbushëse më të mira të funksioneve

po risjellim këtu disa prej tyre të thënë nga sociolinguistët dhe studiuesit mbarë:

Vitalitetit, jetësisë, përdorimit; Përhapjes, shtrirjes, funksionit; Sa i përmbush nevojat

komunikuese të folësve; Përfaqësimit përballë të folmeve apo varianteve te tjera380

.

Lëkundjet më të mëdha varianti dialektor tradicional po i pëson në gojën e

brezit të ri, ku rol të madh luajnë dhe faktorët jastëgjuhësorë. Por, në këtë hov

zhvillimi, mbetet prapëseprapë diçka identifikuese e krahinës, zonës a të folmes.

Duke u nisur nga fjalët që kanë hyrë drejtpërdrejt nga gjuha standarde nëpër të folme,

pa shndërrimet fonike a kuptimore, vihet re prirja për një “unifikim” edhe në fjalë të

tjera në ato elemente që kanë më shumë lëkundshmëri.

Pra, si përfundim, këto tregojnë edhe njëherë atë fakt të dëshmuar prej

gjuhëtarëve (sociolinguistëve veçanërisht), se ndryshimet më të mëdha në sistemin

gjuhësor të një të folmeje381

, nisin më së pari në fushën leksikore.

5.1.2 Gjendja e të folmes së Matit në rrafshet leksikore

380 Shih: Gj. Shkurtaj: Sociolinguistika, SHBLU, 1999, f. 76 381

Shih: J. Gjinari, Dialektet e gjuhës shqipe, ribot. 2012, f. 277

Page 184: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

185

Edhe në sistemin leksikor, dy janë proceset më tipike që zhvillohen në drejtim të

gjuhës për të folmen në fjalë, fundja si kudo në të folmet e tjera shqipe: procesi i

ruajtjes dhe procesi i rinovimit. Të dy këto zhvillime gjuhësore njihen edhe me

konceptet: konservim dhe përtëritje. Trysnia që realizohet mbi të dy këto kahe

zhvillimi të gjuhës, ecën nën drejtimin e rrafshimeve standardizuese dhe globalizuese.

Nuk mund të anashkalohet këtu, edhe një dukuri e tretë, që shtresëzohet si e

veçantë në gji të së folmes në planin leksikor, e cila gjithashtu është vënë në dukje

radhazi në vijim të punimit. Kjo dukuri, është po aq e rëndësishme dhe interesante, në

të njëjtën kohë. Prania dhe bashkëshkrirja brenda të folmes së një brezi, e dy

rrafsheve të sipërpërmendura: pra, edhe risimi, edhe konservacioni, bashkëjetojnë si

dukuri gjuhësore, në të folmen e një brezi, të cilin e kemi emërtuar si brezi i

ndërmjetëm, ose brezi ndërlidhës.

Në të folmen e kësaj grupmoshe, komunikojnë si në një hinkë laboratori kimik,

elementët specifike gjuhësore të brezit të ri me elementet që vijnë të bartura nga brezi

i moshuar. Doemos, që kjo urë komunikuese nuk shërben vetëm për tejçimin e

dukurive në rrafshin leksikor nga njëri brez në tjetrin, por edhe për dukuritë fonetike,

morfologjike e sintaksore, themi se bëhet e njëjta bartje: pra, nuk ndodh vetëm për

rrafshin leksikor, por në këtë rrafsh kjo dukuri është më e evidentueshme.

Në ligjërimin e përditshëm, ajo që spikat më tepër, në rrafshin leksikor dhe në të

folurin e të tre brezave, është procesi i zëvendësimit të fjalëve thjeshtdialektore, me

fjalë të shqipes së përgjithshme382

. Sigurisht që, procesi është më i shpejtë në gojën e

folësve më të rinj, të cilët janë më të prirur ndaj ndryshimeve dhe i përqafojnë më

kollaj këto, e, pak më i ngadaltë në ligjërimin e më të moshuarve. Dukuria në fjalë,

është e lehtë të kapet edhe nga veshi i një njeriu jo fort të stërvitur.

Nga se buron kjo? Detyrimisht që i nënshtrohet prirjes së përgjithshme të

folësve për t‟u orientuar kah një variant që siguron komunikim më të gjerë383

. Edhe në

ato raste më të rralla, kur nuk bëhet zëvendësim i fjalës, për të cilën gjithëshqipja ka

një gjegjëse, atëherë realizohet një proces më i butë, siç është ai i shndërrimeve

fonetike a morfologjike të fjalës. Pra, tiparet fonetike lejojnë të afrojnë të folmen

(variantin krahinor) me gjithëshqipen.

- Të tilla raste dhe fjalë të vjetra dialektore si: përkëtem (lodhem), përçapmi (i

mbahet goja), pjellak (cjapi që thërpen së pari), shpesak (pjesëtar i familjes),

kutejz (pasqyrë), dimnej (mallkoj), çëdig (tirq), gërzhllaj (saraje), çekma

(dritare e vogël), hashëll (ushqimi bagëtive), havli (peshqir), hyxhere (sirtar),

karjoll (krevat), katek (gjellë), kollçekë (çorapë leshi), jel (reumatizëm),

llakërdu (bisedoj), manore (këmishë me mëngë të gjera), mixull (prush),

mazatur (viç motak), mnat (ndihmë), njekës (dashi i këmborës), prushi (thekët

e sixhades), rrupi (kontrollim), shamshaj (çadër), tavaza (parmakë), uprajë

(sëbashku, grup ndihme për punët e bujqësisë nga fshatarët në ditë të

caktuara), valik (kohë e duhur për të mbjellat), veksh (vorbë); mielli (kafeja e

bluar), derdh (shpërndaj) zbardh (zhvesh misrin), cigare (pipi i cigares) etj. e

kanë nisur procesin e zëvendësimit që në brezin e vjetër.

Dmth që të tilla fjalë hasen diku e më rrallë edhe në ligjërimin e më të

moshuarve, për të mos folur për shpeshtësinë apo përdorimin aktiv që mund t‟u

gjejmë në gojën e brezit më të ri. Është jashtë ligjërimit të përditshëm të gjithësecilit

prej këtyre të fundit, një situatë e tillë gjuhësore.

382

Po ai, f. 279 383

Po ai, po aty

Page 185: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

186

Në brezin e mesëm, ose atë ashtuquajturin brezi ndërlidhës, kjo prirje është

akoma më diferencuese në raport me atë të moshuar. Nëse kjo tendencë ekziston për

më të shkuarit në moshë, atëherë doemos që mund të përgjithësojmë edhe për brezin e

mesëm dhe të presim që panorama gjuhësore e këtij brezi të na shfaqë një spektër më

të larmishëm dhe shumëngjyrësh.

Po ashtu, edhe ky brez, tenton t‟i zëvendësojë këto fjalë thjeshtdialektore, apo

t‟ja nënshtrojë ato, fjalëve të shqipes së përgjithshme. Atëherë, dallimi me të folurit e

më të moshuarve, është se këto fjalë nuk hyjnë në fondin aktiv të brezit të mesëm.

Këta i dinë, ua njohin kuptimin, mund t‟i shpjegojnë dhe t‟i interpretojnë rrethanat

përdoruese të tyre, por në rastin e aktivizimit konkret të tyre në ligjërimin e vet, janë

pasivë. Ata zgjedhin në çdo rast t‟i zëvendësojnë me fjalë të njohura të gjithëshqipes.

Vetëm në raste të rralla, dhe për arsye kushtëzimi në situata të caktuara

ligjërimore, vjen dhe përdorimi i këtyre fjalëve thjeshtdialektore nga brezi i mesëm,

kur bashkëbiseduesi është një i moshuar “kapriçoz” dhe përdor me qëllim (humor,

vënie në lojë, ego, sharje, superioritet, rrethana emotive të caktuara), në bisedë fjalë të

tilla. Këtu vepron parimi i njohur sociolinguistik tashmë: “Kush flet, me kë, kur, për

çfarë dhe në cilin varietet?” formuluar nga J. Fishman384

.

Natyrisht që, në rrethana të tilla, ajo dukuri që vepron më hapur dhe ngre krye

sa herë ndodhin përplasje të tilla, njihet dhe emërtohet si bilinguizëm dialektal, për të

cilin kemi thënë diçka. Por, ky proces vepron duke iu referuar bashkëjetesës në një, të

tre brezave përdorues të së folmes, dhe ndikimit të papushim që kanë të tre këta në

mënyrë përpjestimore të diferencuar nga faktorët jashtëgjuhësorë dhe varianti

standard.

Përsa i takon brezit të ri, ajo që vlen si aksiomë dhe të cilës i qasemi më lehtë,

duke qenë edhe vetë pjesë e këtij grupi, është prirja për të përdorur më shumë e më

aktivisht në të folur, fjalë të shqipes së përgjithshme. Ky brez, e ka më të kollajtë

përshtatjen edhe me të renë që imponohet direkt nga varianti standard. Imponimi këtu

vjen edhe si dëshirë, apo identifikim me dëshirë me këtë variant, nga ana e bartësve

më të rinj.

Si një konklude teorike për këtë pikë, përpara se të kalojmë në një pasqyrë

fjalësh të gjendjes së sotme leksikore të së folmes, mund të themi se: Jo vetëm në

rrafshin leksikor, por edhe në sistemet e tjera, veprojnë dhe ndikojnë një sërë

faktorësh jashtëgjuhësorë. Në zhvillimet leksikore, në ruajtjen apo në përtëritjen e

fjalëve, rol të shkallës së parë marrin edhe faktorë si: rrethana, çasti i ligjërimit,

situata, përdorimi për qëllime të ndryshme emotive, krenaria, humori etj. Jashtë

vëmendjes nuk mund të jenë edhe faktorë të tjerë siç janë lidhjet me arsimin,

veprimtarinë prodhuese, veprimtarinë kulturore, shoqërore; për rrjedhojë gjithçka që

ka të bëjë me zhvillimin e një shoqërie të caktuar, shtypi, flukset e padukshme etj.

Këto procese lidhen gjithashtu edhe me faktorë të tjerë shoqërorë, teknologjikë dhe

natyrorë po aq të rëndësishëm, si: martesa, mosha, seksi.

Për më lehtë, edhe për lexuesin e punës, ne do t‟i grupojmë të dhënat leksikore

të së folmes, në disa fusha.

a. Kështu kemi fjalë që vijnë nga fusha e bujqësisë (fruta, perime, bimë):

almese (vegla bujqësore ku hyjnë, zgjedha, parmenda, kularët e hekurat

e zgjedhës), barrkuqe (kërpudhë e kuqe e shijshme), bëlthasa (të

përmbrendshmet e kungullit, bostanit), bithar (gjethi i fundit i bimës së

duhanit), bulletër (dru i kalbur, eshkë), çaravesh (vyshk, dërrmim i

lëkurës, zhveshje e misrit), çé/gërshaja (qershi), dimnar (rrush i zi që

384

Shih: Gj. Shkurtaj: Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 1999, f. 121

Page 186: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

187

piqet në vjeshtë vonë dhe i bën ballë dimrit pa u prishur), dhê:në

(ashkël, copë), gjajkë (arrë me lëvozhgë të hollë që thyhet lehtë me

dorë), gjungë (arrë që thyhet me shumë vështirësi), kaçarrân (shtyllë

mbajtëse për të lidhur hardhitë), kallishtë (bokël), kamurr (dru i

shtrembër), kaprru (rrënjë e pemës së shkulur), lastrak (vilë e rrushit me

pak kokrra), lukër (dele), mî-ja (lloj druri lisi), molizë (palcë a zemër e

lakrës), palcë (gjeth i sapodalë, i njomë, syth i ahut), paptuç/pulëbardhë

(gështenja të pjekura, të qëruara), çep pule (rasati a fara e qepëve,

qepujkat), rroksa (gështenjë të papjekura a të paziera, të thata), rropën

(vilë rrushi pa kokrra), spur-i (ngastër e vogël toke), stregjë (dengëzim i

madh i grurit përpara se të shihet) etj.

b. Fjalë që i përkasin fushës së blegtorisë (kafshë, shpendë, gjallesa):

burgj/ahër (vendi ku mbahen bagëtia, vathë, stan), butuk (ftujë, edh

motak), cigremë (zile e madhe, oshëtimë e ziles së madhe), çelik-u/orja

(punuesi dhe mbledhësi i bulmetit në stan), çenrat (leshtë e shqerrave),

dhéms (qen i vogël tinëzar, që të kafshon tinëz), edh (kec, i vogli i dhisë),

flurac (zog i vogël), gracuer (ndarje me trina dhe me thupra brrenda

vathës së bagëtive, enkas për qengjat), gribet (jelet e kalit), gjeshkë (dhi

laramane), hanûr (cjapi që lihet apostafat për të mbarsur tufën), hesk

(kau i parmendës me brirë të drejtë e të mprehtë), laröj (kau i parë i

parmendës), llashkë (dhi ose dele që pjell para kohe), llu:kë (klloçkë),

naze (dhi e kuqe me këmbë të bardha), përmrensa (organet e brendshme

të kafshës së therur), pulvöjs (pilivesë), rrunxë (dele që pjell për herë të

parë), samurr (qen i zi i madh që ruan tufën), shqaz (dash i bardhë

vetëm sytë i ka të zinj) etj.

c. Fjalë që shënojnë fushën e veshmbathjes dhe të veprimeve që lidhen me

të: bikme-ja (pe i leshtë, i zi që përdoret për qëndismat e mitanit dhe

xhamadanit), enzë (masë gjatësie për pëlhurë afro 1 metër e gjysmë),

faquer (mbulesa e djepit që është me thekë të gjatë deri në 15 cm), flökje

(qilim me push të gjatë), futë (bokshe që e vishnin gratë shumë më

përpara), mtheckë (iliku i perit që mban kopsën), mtöj (ndreq opingat,

imtoj dhe qep), nërtase (shollë e këpucës dhe pjesa e nëntëshme e

çorapit), paltöj (palos rrobat e gjumit, veshjet dhe çarçafët), pef (qilim),

përparje (dy shirita të qëndisur që i viheshin anash të hapurës së

këmishës), pllusha (çorape prej leshi), prekje (rregullimet që bën gruaja

rrobave dhe sendeve të shtëpisë për ta ndrrequr dhe pastruar), rrec/lec-

a (veshjet, të gjitha llojet e veshjeve në shumësi), sajë (beze, lloj bezeje,

basme), tavzë (qafëza e qëndisur e këmishës) etj.

d. Fjalë që emërtojnë veprime dhe praktika të ekonomisë shtëpiake (lëndë,

ndërtim, sende, orendi): bram (shtresë e fortë e kalcifikuar në fund të

enëve që përdoren për të zier ujë, ushqim, etj.), çêke (pika e ujit në çati,

pika që hyn përmes tjegullës së thyer, strehë e shtëpisë), çikmajë (vend i

dalë në qoshe të kullës lart, për të shtënë me pushkë), dal-a (banjo),

drackë (copë e vogël mishi që hidheshin në supë), franllëzë (pjesë e

avlëmendit), frraci (mulli i vogël shtëpie që sillet me dorë), grrêci

(kungull i boshatisur, i thatë nga brenda që përdoret për të mbajtur ujë

ose venë), hardalli-ja (lloj vene e përzier me sinap pluhur), hû-ja (të

tretat e misrit a detyrimi kur jepej kau me të tretë), jallâja (yndyrë e

tepërt në gatime), kadhë/kmesë (vegël e mprehtë që përdoret për të prerë

shkurre, ferra, drurë të hollë), kaptell (harku i djepittë fëmijës lart ku

Page 187: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

188

vendoset shamia), magjatore/magjrresë (gruaja që gatuante në magje

dhe kujdesej për ushqimin e shtëpisë), mqeth/tajér (dërrasë me bisht ku

tëhollen petët e byrekut), pallë (shuli i derës së kullës), pardija (dru të

holla, të ndara në mes me 7 cm gjerësi ku vendosen tjegullat pasi qepen

me gozhdë për trerësh së shtëpisë), prênë (copë mishi që vihet për t‟u

zier si sasi e mjaftueshme për një person), sanak (arkë e vogël ku

mbahen gjëra a sende sipas vlerës a punës) etj.

e. Në këtë grup kemi disa fjalë që shënojnë marrëdhënie gjinore e familjare

mes pjesëtarëve të familjes dhe fjalë që emërtojnë pjesë të trupit të

njeriut, gjendje, veprime, etj: afti (mullani që del në vend ku qelbëzohet

plaga), akran (vërsnik, moshatar, rival), balldisem (bie të fikët,

dobësohem), bazret (fytyrë, surrati a pamja), grreçe (kurrizdalë, grua e

moshuar që është kthyer në shpinë), kékë (qafa), kékza (laringu), kokthi

(mollëza e fytit), lá/o lá (t‟kam la, o la, jo o la, lau – përkëdheli dhe

thirrje që bëhen respektivisht mes vëllait dhe motrës), lverem

(gërvishtem në fytyrë kur humb vëllanë, motra për vëllanë), miskon

(kruarje e trupit nga ethet, drithërimë), mxhërim/mëxhevi (fëmijë i vogël

– cullt, ose kalamajt tjetër), pallakuç (rreh fëmijët me shuplaka),

papërdhok/kokërdhok (bebja e syrit), spërthkénë (femër dembele,

përtace e hutaqe), stërlik (dhëmb i dalë shtrembër a mbivendosur të

parit), shqe:p (njeri i çalë), shpésak (anëtar i familjes, pjesëtar), shpullë

(pëllëmbë e dorës, dackë), shutrröj (njeri i habitur, i ngathët, i hutuar)

etj.

f. Fjalë që shënojnë emërtime të ndryshme, të përgjithshme: ashpreja

(acar, të ftohtë i madh), ballotë (top bore), buçetë (vend me ujë të

ndenjur, që nuk thahet as në verë, buron pandalur), çars (kafshët e egra

që shkaktojnë dëm duke vrarë bagëtitë, egërsirat), fluröj (pezulli, copëza

të vogla lëndësh a hedhurinash që rrinë në ajër; flokët e dëborës),

gjegjsém (gogësij), jaké (ilaç popullor i bërë me të bardhën e vezës dhe

me sapun për të ngjitur kockat e thyera), (me) kép (ashpërsoj gurët e

mullirit që të bluajnë më mirë pasi janë ngrënë dhe lëmuar), lazhdë

(vesë, lagështirë), lmeshte (mbeturina), lush-i (banor i fushës, fushari,

jallajsi), njít (këtë), padille (dy dërrasat që vendosen në dy cepat e

varrit), peçes (i bie në qafë dikujt, ngatërrestar), përfush (zbuloj, bëj të

ditur një fjalë a informacion në sy të botës), pikthi (majë e mullarit, pika

më e lartë), pratöj (pasthirrmë që tregon habi për diçka, ose ofshamë

keqardhjeje), relë (shi i hollë, rigë, që veson), shargë (gjethi i lakrës që

nuk mblidhet rreth kokrrës), shéma (humnera), xân (livadh i mbajtur

pasi është kositur për të kullotur bagëtia në dimër), zall (rrjedhë uji që

nuk ka përmasat as të lumit, as përroit, por është i ndërmjetëm; fushat

që shtrihen në të dy anët e tij) etj.

Më poshtë akoma, po paraqesim një pasqyrë tjetër emërtimesh, të cilat për nga

vështirësia që kanë për t‟i klasifikuar sipas sferave të caktuara (pasi janë të

shumëllojshme), ndoshta edhe pak jashtë vendit (me marrëveshje), po i klasifikojmë

sipas pjesëve të ndryshme të ligjëratës:

a. Disa mbiemra tipikë të së folmes: anamen (i çmendur), bërdhânt (i/e

gjysmëthatë) bga (i ndytë, i pisët), bukdhânë (bujar), dhmesshëm (i

dhimbsur), fâ/fré (i ngopur), gjungs (kokëfortë), lafajt (i dalëmendsh, i

lajthitur), murdar (i lig, njeri zemërlig, i keq), shínj (i pjekur – rrush i

Page 188: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

189

pjekur), shushurdis (i trullosur), zdramë (fytyrëprishur, i rrjepur,

rrjepacak) etj.

b. Folje, që janë karakteristikë të së folmes: birköj (shpoj diçka me forcë),

brumllöj (pres diçka, e ndaj në copa), difét (ngacmoj dikënd), duköj

(dëmtoj, e bëj me vrimë), dafnjöj (shkatërroj), gërmec (gërryej),

deverdis (administroj të ardhurat që t‟ja dal mbanë pa borxh), jatés

(zë në befasi), kashtisem (familjarizohem me dikënd shpejt, afrohem,

puqem), kllajç (turbulloj ujin), kobis (ashtoj), mushgas (zhgërryej),

pajdis (pajtohem, bie dakord), pikrröj (bie shi i imët), plyr (sakatoj, bëj

dikënd të gjakoset), spathâj (mërdhin, kam ftohtë shumë), shpuzis

(trazon, nxit, shpupurish zjarrin), zatek (mbërthej, zë në grackë) etj.

c. Disa emra, të llojeve të ndryshme: bithec (njeriu që ecën pas dashit kur

shkojnë në dasëm), bracné (hajdutllëk, vjedhje dhe ves që është shumë

i dënueshëm), garröç (zgavër; barkbosh), katrasyll (çakërr, sydalë),

kërköjs (lypës), palc (gjethi i ahut i saposhpërthyer), sis-i (ylli, yjtë),

thark (gropë e posaçme ku ruhen gështenjët për dimër), upra:j (njerëz

që punojnë pa shpërblim dhe me ditë radhazi nga njëri fshatar tek

tjetri në kohën e punëve të shumta të bujqësisë), urrë (lloj pishe), völ

(sasi e caktuar, katër kokrra) etj.

d. Disa ndajfolje: akran (paralelisht –ecnin rrugës akran), ballashajkas

(as kështu, as ashtu, turbullt), bice (afër, pothuaj, edhe pak), çalla-

çalla (copë-copë), gjaluc/gjazel (këmbadorazi), ho:rë (turp), jalla:j

(mjaft, boll), kamki:z (përpjetë me një këmbë), khâ 8këtu, këndej),

morekuje (përçart, klithje, bërtitje), nahi/e (tani), nërmytas (grindje,

shkojnë keq, kacafyten), njèr (gjer, deri), peç (pakicë), pra:pë (keq, më

vjen mbrapsht për diçka), ças (largohu, ik andej, tutje, sprapsu), rân

(fort, rëndshëm), rrumull (plot, plot e përplot), tahé (tani), tèt‟hé

(këtej, këtu, afër), vè (veç, vetëm) etj.

e. Disa kompozita dhe fjalë me përngjitje: bukdhânë (bujar), barkuçe

(kërpudhë që hahet), tatxhyshi (babai i gjyshit), tërplote (lopatë e

mullirit), nënbarke (qingël), nënbishte (rripi që shkon poshtë bishtit të

kalit dhe lidhet me samarin), xhymsshenek (njësi matëse –gjysmëshinik

e afërt me 18 kg.), kregulas (kryengulthi), kshtejdheu (patate), kurr‟rob

(asnjeri, askënd), nërmenja (kujtesa), nërmytas (grindje), nërtase

(sholli, e poshtmja e këpucës dhe e çorapit), pallakuçe (shpullë),

paptuç/pulëbardhë (gështjenja të pjekura të qëruara), qep‟pule (rasati

i qepujkave), thik‟bukja (kriskë, tel i varur në oxhak ku vihej buka për

t‟u thekur) etj.

Nuk mund të lëmë pa përmendur në këtë punim edhe disa të dhëna me vlerë për

etnografinë e të folurit të matjanëve. Tërheq vëmendjen sesi përshëndeten të

moshuarit e kësaj krahine. Kjo është një pikë, të cilën më gjatë do ta trajtojmë në

vijim të temës. Në këtë të folme, bien në sy shprehjet me të cilat matjanët

përshëndeten mes tyre në çaste të caktuara të ditës: a) Në vdekje – Zoti t‟dhasht‟

kimet/kivet për babën// T‟kesh gjelt‟ e tu// - Qöfsh façebardh‟! b) Tek miku – Me ner

qöfsh e mer se t‟xhetëm// Si i ke cullt‟?// Faleminers// Si je?// Si ke shku? c) Në

mëngjes – Si u grète?// A flète? A mûn u grète? d) Në dasëm – I pash hajren e ta

gzoft‟ gjali// Faqçebardh‟ qöfsh e faleminers. d) Në pije – Hajt gzuar e shnet// Shnet e

t‟mera paç// Mer se t‟ka pru Zoti// T‟ardhshin pun‟t e mera// Mer se t‟xheta e t‟u rrajt

nera// T‟ngjëfsha t‟merën! etj.

Page 189: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

190

5.1.3 Të dhëna leksikore nga e folmja e brezit të moshuar. Ruajtje, ndikime dhe identifikime shpërdoruese

Në këtë pikë, do të paraqesim një përmbledhje të shkurtër të një grupi fjalësh, të

cilat na tërhoqën vëmendjen dhe për më tepër që, një pjesë e mirë e tyre nuk del më

sot në fondin aktiv të folësve, madje dhe më të moshuarve. Për këtë gjendje të

krahasuar, u jemi referuar edhe materialeve që kishim në dorë për këtë të folme, të

realizuara në vitet „50 dhe „60 të shekullit të kaluar, nga dy autorët e përmendur në

vijimësi, K. Ulqini dhe B. Beci 385

.

Dallojnë në këtë kontekst, fjalë që i takojnë fushave tipike të veprimtarisë

jetësore të matjanëve, siç janë bujqësia dhe blegtoria.

- Por, nuk janë vetëm këto fusha ku gjurmojmë fjalë të veçanta: bërçak (kalli

misri i shkoqur), bërmur (nëntor), almese (vegla bujqësore ku hyjnë, zgjedha,

parmenda, kularët e hekurat e zgjedhës), barrkuqe (kërpudhë e kuqe e

shijshme), bëlthasa (të përmbrendshmet e kungullit, bostanit), bithar (gjethi i

fundit i bimës së duhanit), bulletër (dru i kalbur, eshkë), çé/gërshaja (qershi),

dimnar (rrush i zi që piqet në vjeshtë vonë dhe i bën ballë dimrit pa u prishur),

gjajkë (arrë me lëvozhgë të hollë që thyhet lehtë me dorë), gjungë (arrë që

thyhet me shumë vështirësi), lastrak (vilë e rrushit me pak kokrra), lukër

(dele), mî-ja (lloj druri lisi), molizë (palcë a zemër e lakrës), palcë (gjeth i

sapodalë, i njomë, syth i ahut), paptuç/pulëbardhë (gështenja të pjekura, të

qëruara), rroksa (gështenjë të papjekura a të paziera, të thata), spur-i

(ngastër e vogël toke), burgj/ahër (vendi ku mbahen bagëtia, vathë, stan),

butuk (ftujë, edh motak), çenrat (leshtë e shqerrave), dhéms (qen i vogël

tinëzar, që të kafshon tinëz), edh (kec, i vogli i dhisë), gribet (jelet e kalit),

gjeshkë (dhi laramane), hanûr (cjapi që lihet apostafat për të mbarsur tufën),

hesk (kau i parmendës me brirë të drejtë e të mprehtë), laröj (kau i parë i

parmendës), llashkë (dhi ose dele që pjell para kohe), naze (dhi e kuqe me

këmbë të bardha), rrunxë (dele që pjell për herë të parë), samurr (qen i zi i

madh që ruan tufën), shqaz (dash i bardhë vetëm sytë i ka të zinj) etj.

- Në vijim edhe një grup fjalësh që janë të përgjithshme dhe që emërtojnë

aspekte të ndryshme të rrethanave jetësore dhe veprimtarisë, pa i grupuar në

asnjërën prej fushave përkatëse, i dalluam për t‟i sjellë: bremois (brymë, vesë e

ngrirë), cull (fëmijë), çit (bletën) (vret bletën), çil (hap derën, ndez dritën), fali

dilli (perëndim i diellit), gjehe (kapotë prej leshi), kaçorr (i vogli i lepurit),

kotiç (zgjoi i bletëve), köjraj (kullotë e pazot), luc (lloj sqepari i lugët), manall

(llozi i derës), mëxhevi (fëmijë), mixull (prush), mnat (ndihmë), milur (pjellak,

cjapi i një viti), (pa) heje (padashje), pixhak (lloj thike e vogël që përdorej për

të prerë fruta), prujt (e lote) (shumë pika lotësh), tlina/ta (veshje e poshtme e

grave, si pantallonat veçse me copë të hollë dhe prerje të gjerë), thez

(guralec), u du:r/vdu:r (humbi), xhëlek (qingji pasi ndahet nga qumështi e gjer

në 1 vit), zögjöraj (tufë ujqish) etj.

Shumë nga këto fjalë, dalëngadalë, që nga dhjetëvjeçari në dhjetëvjeçar, (kemi

parasysh këtu diferencën që vihet re nga grumbullimi i parë i viteve „50 në leksik, tek

ai i viteve „60 të studiuesve të marrë me këtë të folme, e më pas duke ardhur tek

grupmoshat më të vjetra që kemi komunikuar ne dhe që i takojnë një formimi

fëminor me ato vite, pra duhet të kenë qenë rreth 10-20 vjeç dhe pjekurinë e tyre e

kanë arritur në disa dhjetëvjeçarë më pas), nisën të dalin nga ligjërimi aktiv i folësve,

385

Dy punimet e bëra për të folmen e Matit, gjer më tani, janë realizuar nga këta dy autorë.

Page 190: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

191

duke u zbehur, mënjanuar dhe lënë në fondin pasiv, apo në ato rrëfime gojore që

evokojnë kohë dhe ndodhi të shkuara e që emërtojnë edhe fjalë a sjellje, veprime, që

shpesh shoqërohen me formulën, “si i kan‟pas than‟paranej”.

- Krahas tyre, nisën të përdoren fjalë e koncepte që ishin pjesë e zhvillimit të

gjuhës së përditshme ose që i takonin mbarëgjuhës. P.sh në vend të fjalëve të

tilla: nallane, penxhere, lvere, mëxhevi, thmi, stromë, tlina, mnat, manall,

almese, spuri, butuk, etj. u përdorën fjalët gjegjëse, jo vetëm nga brezi i

mesëm dhe ai i ri, por dhe nga ai më i moshuari: shapka/pandofla, dritare,

rroba, fëmijë, foshnjë, veshje, pantallona, ndihmë, shul dere, vegla, dynym ose

m/njësi, kec etj.

Madje, në brezin e tretë, si pasojë e përplasjes së të resë me ekzistuesen, ndodh

rëndom edhe krijimi i trajtave „të përçudnueshme‟, që pranohen si identifikime

shpërdoruese.

- Kështu, është e zakonshme që të dëgjosh në bisedë e sipër, me përfaqësues të

këtij brezi, forma si: pulic për polic; telefun për telefon; kumitet për komitet;

atobuz për autobus; aruport për aeroport; çekullat për çokollatë; culular për

celular; albitër për arbitër; dakort për dakord; energjetike për energjitike;

dukumenta për dokumenta; denancim për denoncim; difekt për defekt.

Mirëpo, ritmi i ndryshimit nuk është i njëjtë. Ne thamë që ndryshimit i

nënshtrohen edhe më të moshuarit, përkatësisht ligjërimi i tyre, por masa e

ndryshimeve në raport me brezat e tjerë, (të mesëm dhe të ri), është më i ngadaltë.

Ndërsa, në të anasjelltë, pra tek brezi i mesëm është pak më i shpejtë, e tek më të

rinjtë shpejtësia është akoma më në rritje.

Mirëpo, duke e lidhur ritmin e ndryshimit me moshën, doemos që edhe rrethana

apo faktorë të tjerë janë ndikues, e që përcaktojnë rrjedhimisht, se cilat kanë qenë në

këtë mes të dhënat e vijueshme, dhe cilat kanë ndryshuar me kohën. Pra, e formuluar

edhe si një hipotezë: në leksik cilat fusha apo të dhëna gjuhësore kanë rënë më kollaj

pre e ndryshimit, dhe cilat kanë vijuar të jenë ende në aktualizim. Për brezin e mesëm,

jemi të ndërgjegjshëm që edhe faktorët socialë, ekonomikë, kulturorë, modeli dhe stili

i ri i jetesës, kolektiviteti dhe përfshirja masive e grave dhe burrave në veprimtaritë

prodhuese e shoqërore, ka ndikuar që masa e ndryshimeve të jetë rrokopujthi me

prirje kah zhvillimi dhe gjithëgjuha.

Në këtë ritëm të ri jetese dhe përparimi, çfarë ruajti ky brez dhe mori me vete

nga më të moshuarit? Së pari, do mendojmë që ato koncepte e fjalë të lidhura më

ngushtë me aktivitetin e përditshëm kanë qenë pjesë e fondit aktiv dhe të brezit të

mesëm.

- Kështu ky brez, ruajnë mirë ende sot, fjalë si: bram (shtresë e fortë e

kalcifikuar në fund të enëve që përdoren për të zier ujë, ushqim, etj),

kadhë/kmesë (vegël e mprehtë që përdoret për të prerë shkurre, ferra, drurë të

hollë), kaptell (harku i djepit të fëmijës lart ku vendoset shamia), mqeth/tajér

(dërrasë me bisht ku tëhollen petët e byrekut), prênë (copë mishi që vihet për

t‟u zier si sasi e mjaftueshme për një person), fluröj (pezulli, copëza të vogla

lëndësh a hedhurinash që rrinë në ajër; flokët e dëborës), gjegjsém (gogësij),

jaké (ilaç popullor i bërë me të bardhën e vezës dhe me sapun për të ngjitur

kockat e thyera), lazhdë (vesë, lagështirë), lmeshte (mbeturina), pratöj

(pasthirrmë që tregon habi për diçka, ose ofshamë keqardhjeje), shéma

(humnera), xân (livadh i mbajtur pasi është kositur për të kullotur bagëtia në

dimër), zall (rrjedhë uji që nuk ka përmasat as të lumit, as përroit, por është i

ndërmjetëm; fushat që shtrihen në të dy anët e tij), kékë (qafa), kékza

(laringu), kokthi (mollëza e fytit), lá/o lá (t‟kam la, o la, jo o la, lau –

Page 191: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

192

përkëdheli dhe thirrje që bëhen respektivisht mes vëllait dhe motrës), miskon

(kruarje e trupit nga ethet, drithërimë), pallakuç (rreh fëmijët me shuplaka),

papërdhok/kokërdhok (bebja e syrit), shpullë (pëllëmbë e dorës, dackë), paltöj

(palos rrobat e gjumit, veshjet dhe çarçafët), pef (qilim), pllusha (çorape prej

leshi), prekje (rregullimet që bën gruaja rrobave dhe sendeve të shtëpisë për

ta ndrrequr dhe pastruar) etj.

- Po ashtu fjalë si: mixh, lal, ha:ll, teze, daxh, té, nandaje, nanbije, nân (për

gjyshen nga babai), xhysh, e babxhysh, janë sot e gjithë në përdorimin e këtij

brezi dhe jo vetëm. Ato depërtojnë tek brezi i ri gjithashtu.

Në brezin e mesëm kemi një shtresëzim të ri fjalësh që lidhen me zhvillimin e

kulturës, veprimtarisë prodhuese, veglave dhe mjeteve të reja teknike, jetës dhe stilit

të ri të jetesës në përputhje me ideologjinë, politikën, shqërinë, shkencën, teknikën

dhe teknologjinë që pushtoi shoqërinë tonë në faza të ndryshme zhvillimi (vitet „60-

„70, vitet „80-„90 dhe sigurisht për më të fundit dhe dhjetëvjeçarët e parë të shek

XXI). Në këtë brez depërtuan fjalë që i përshtateshin kësaj prirje të zhvillimit në fusha

të caktuara të shoqërisë. Zhvillimi i përgjithshëm solli dhe zhvillim të gjuhës.

Shembuj të këtillë kemi sjellë në pikën mëlart.

Por, brezi i ri, në dallim nga i mesmi, është më inovator. Në të folmen e tij,

shumë nga fjalët që dalin si pjesë e fondit aktiv të brezit të mesëm (që i përmendëm

pak mëlart si trashëgimi/ruajtje nga brezi i moshuar), nuk e vijojnë rrugën për të qenë

pjesë e leksikut të tyre. Ose kanë dalë krejtësisht nga përdorimi (në ato raste kur kemi

të bëjmë me fjalë që emërtojnë praktika dhe veprimtari që nuk përdoren më), ose janë

zëvendësuar krejtësisht me fjalë të gjithëshqipes, apo të gjuhës standarde.

Nëse do të bëhej njëlloj bilanci i fjalëve të ruajtura nga brezi i parë (për nga

thellësia e moshës) e gjer te brezi më i ri, me aq të dhëna sa kemi ne në dorë dhe duke

parë rrugën e zhvillimit, do të rezultonte se numri gjithnjë në zbritje i fjalëve të

kapërcyera nga kjo linjë moshe, është jo vetëm në pakësim, por edhe tregon gjithaq se

tendenca e të folmes shkon kah rinovimi, përtëritja, risimi. Kjo prirje dallon edhe

shtresëzimet e të folmes më qartë. Fjalët e gjithëshqipes kanë zëvendësuar në masë

fjalët më të vjetra që përbëjnë shtresën e parë leksikore të së folmes, ose ato fjalë që

quhen thjeshtdialektore.

Ndryshime të tilla që ndodhin në gji të së folmes, nën ndikimin e faktorëve të të

dyja kaheve: gjuhësorë dhe jashtëgjuhësorë, tregojnë për procesin e tretjes së

dialektizmave. Ky proces në të vërtetë, për gjithëgjuhën ecën kështu, por mos të

harrojmë se kjo e fundit ushqehet nga dialektet, andaj mund të konsiderohet si i

anasjelltë në ndërtimin e marrëdhënieve; veçse ajo fjalë që “merr lejen” për t‟u

filtruar në standard duhet thënë që kalon në një proces të atillë përpunimi saqë vetëm

ato që janë esencë arrijnë të depërtojnë aty.

Shkurtesat, slanget, zhargonet, fjalori i rrugës, është një tjetër dukuri që vihet re

në masë në të folurin e brezit më të ri sot. Përdorime dhe zëvendësime të tilla, që

ndodhin në gji të gjuhës, përforcojnë postulatin se gjuha është si një organizëm i

gjallë dhe ajo është në vijimësi në evolucion. Faktorët jashtëgjuhësorë në këtë mes

janë ndihmës. Për më të rinjtë, rruga e së ardhmes së gjuhës së tyre, është ajo që e

shpie tek standardi. Thënë këtë, besojmë se e kemi përvijuar mendimin në tërësi për

të folmen dhe sistemin e saj leksikor, i cili në të tre brezat preket nga kjo frymë, por

masa e këtyre ndikimeve është e ndryshueshme në ritëm.

Edhe njëherë, duke i përmbledhur të gjitha çfarë thamë, i bashkohemi mendimit

të përgjithshëm të studiuesve që kanë arritur me kohë në përfundimin se: Më së pari,

ndryshimet më të mëdha në sistemin gjuhësor, nisin nga fusha e leksikut.

Page 192: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

193

5.1.4 Përgjithësime dhe përfundime paraprake rreth rolit të ndryshorëve sociolinguistikë në leksikun e të folmes

Në kuadrin e zhvillimeve dhe kaheve të mëtejshme të shoqërisë, në përgjithësi,

prirja që vihet re në çdo aspekt të jetës është ajo drejt globalizimit. Ky proces, prek

më së parit ato fusha që janë më të afërta dhe më të lidhura me politikën, si:

ekonomia, marrëdhëniet publike, sistemet e komunikimit me gojë dhe me shkrim, e

më tej krejt procesin e marrëdhënieve ndërgjuhësore, të cilat krijojnë ndërvarësi mes

varianteve dhe bën që gjuhët të hyjnë jo më në marrëdhënie binare, por të

shumëfishta386

.

Nisur nga ky pohim i prof, Gj. Shkurtaj, mund të themi se, ky proces nuk

vepron vetëm mes gjuhëve. Ai vepron edhe brenda një varianti. Kjo parakupton

marrëdhënie po të shumëfishta, që vendosin mes tyre bartësit e një varianti, për të

realizuar procesin e komunikimit. Pikërisht, te kjo shumësi marrëdhëniesh që

ndërtohen mes folësve të një varianti, të udhëhequra nga faktorë jashtëgjuhësorë, do

të shigjetojmë edhe punën tonë sintetizuese, për të parë natyrën e këtyre raporteve

edhe brenda një varianti.

Zhvillimi gjuhësor vetë, është i lidhur me një sërë faktorësh, brenda dhe

jashtëgjuhësorë. Gjuha zhvillohet sipas rregullave të saj të brendshme, por njëherësh

në këtë proces ndryshimi të saj, çojnë peshë edhe rrethana të tjera jashtë sistemit, të

cilat indirekt apo direkt me raste, ndërhyjnë në sistem dhe bëjnë që ai të modifikohet,

ndryshohet, përpunohet dhe përshtatet.

Ligjërimi ynë si akt i identitetit, vetë përvoja jonë gjuhësore, përbën diversitet

nga një individ tek një tjetër dhe nga ana tjetër, gjithmonë lidhet ngushtë me faktorë të

jashtëm shoqërorë, me të cilët ai shpesh solidarizohet. Për një të folme të tillë

qendrore, si e folmja e Matit, do ndalemi të përmbledhim se sa rëndësi luajnë në

leksikun e saj: mosha, përkatësia gjinore, arsimimi.

Mosha.

Një prej faktorëve më të rëndësishëm jashtëgjuhësorë me karakter natyror e me

vlera të mëdha sociolinguistike (të cilin e kemi nënvizuar si kriter bazë për studimin

tonë dhe mëherët), është mosha. Ky kriter, e diferencon të folurit në tre breza, së

paku, ku më të moshuarit – ruajnë, brezi i mesëm – barazpeshon, ndërsa të rinjtë –

përtërijnë. Diferencat janë të natyrës leksikore, fonetike, morfologjike, përdorime

dysorësh dhe trajtash të ndikuara; dukuritë që vërejmë janë të natyrës ruajtëse,

bjerrëse, ripërtëritëse, të cilat vërtetohen përmes shpërfaqjes në të folur. Mosha, është

një nga parametrat kryesorë për të identifikuar gjuhën dhe të folurit e individit.

Mirëpo, pavarësisht nga të dhënat dhe ajo çfarë mund të nënvizohet si element i

rëndësishëm për të dalë në përfundime, për të kuptuar më mirë vlerën e faktorit moshë

në sociolinguistikë, mjafton të krahasojmë folës të moshave të ndryshme qoftë dhe

brenda të njëjtit brez, për të parë ndjeshmërinë e gjuhës ndaj këtij faktori p.sh: një

grup fjalësh nga brezi i moshuar: nallane, penxhere, lvere, mëxhevi, thmi, stromë,

tlina, mnat, manall, almese, spuri, butuk, etj. krahasuar me gjegjësen e tyre sot të

përdorur nga brezi i ri: shapka/pandofla, dritare, rroba, fëmijë, foshnjë, veshje,

pantallona, ndihmë, shul dere, vegla, dynym ose m/njësi, kec etj. na nxjerr në një

situatë gjuhësore, ku moshës i lihet peshë në ruajtje-risimin e leksikut.

Meqënëse kjo e folme është karakterizuar nga inovacioni që nga periudha e

shqipes së vjetër, e më përpara madje, ajo që ka ndodhur në vijim të kohëve doemos

ka ecur kah risimi. Por, në të folurit e dy brezave që sollëm, vëmë re prapëseprapë

386

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 246

Page 193: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

194

ndryshime, që nuk shkojnë paralelisht me ato të folme skajore, ku krahasime të tilla,

do të nxirrnin diferenca edhe më të mëdha.

Përsa i takon varianteve dysore (dysorësisë), vëmë re se në përdorim kjo dukuri

është më e madhe në të folurit e brezit të mesëm e më shumë tek brezi më i ri.

Fjalë të tilla si: miçt e mijt, darzma e dasma, vrajk e shpajt, vöjt e shköj, etj.

edhe pse të njëjta si fjalë, kanë ndryshime fonetike, ose dhe në raste kur ndryshon

përbërja formale ruajnë të njëjtin kuptim: (bodrum – burgj, grazhdöre – kotec, vrre: -

ushqim etj), - e të gjitha këto veç sa e theksojnë dukurinë e bilinguizmit387

në të folur,

si dhe tregojnë për trysninë e madhe që kjo e folme ka pësuar dhe pëson në varësi të

faktorit të lartpërmendur.

Po të vërejmë me vëmendje të folurit e individëve të ndryshëm edhe brenda të

njëjtit brez, kjo dukuri, është e pranishme, ndonëse me doza më të pakta. Aty spikasin

me përdorim dysorët për fjalët që kanë hyrë vrullshëm përmes gjithëshqipes në

drejtim të veshjeve, teknologjisë, ushqimit, etj. Nga ana tjetër, folësit më i rinj,

përshtaten më lehtë me ndryshimin gjuhësor, dhe, kësisoj ligjërimi i tyre është më i

krehur se i të moshuarve. Shkurtimisht, dukuritë që vërejmë në leksik, që kanë si

kushtëzim moshën, janë bjerrje - ripërtëritje, të cilat vërtetohen më së miri përmes

dysorësisë në të folur.

Gjinia.

Po i karakterit natyror, është dhe faktori tjetër, mjaft ndikues, i njohur si

përkatësia gjinore. Dallimi sipas gjinisë, është gjithmonë i pranishëm në çdo të folme

apo gjuhë njerëzore. Ky, lehtësisht i identifikueshëm në ligjërimin e sekseve të

ndryshme, të moshave gjithaq të ndryshme, bën që të identifikohen përmasa

diferencuese gjuhësore, kryesisht të natyrës fonetike, leksikore.

Ajo që mbetet kryefjalë e dallimit është natyra konservative e të folurit të grave,

veçan të brezit më të moshuar, e lidhur kjo me rrethana arsimore (ky brez është në

masë i paarsimuar), me stilin e të jetuarit, kryesisht izolacionist dhe të mbyllur në

shtëpi, dhe me detyrën si edukatore e parë e brezit më të ri që përcjell të pandryshuar

„të vjetrën‟ edhe në gjuhë tek nipërit, mbesat.

Në të folmen e Matit, sipas këtij parimi, bëhet një ndarje e të folmes së gjinisë

femërore ndaj asaj mashkullore. Kjo nuk është dhe aq e thellë sa në të folme të tjera

mbase, ku rrethanat dhe konteksti i përgjithshëm ua ka imponuar fuqimisht këtë

ndarje në polaritetin grua-konservacion dhe burra-inovacion, por sidoqoftë dhe këtu

përvijohet një lloj dallimi.

Sipas të dhënave, vëmë re se e folmja e grave edhe në këtë krahinë, vijon të

ruajë prirjen e kahershme dhe të përgjithshme të të folmeve të tjera të shqipes, ku më

të moshuarat janë më ruajtëse, sesa simoshatarët e tyre meshkuj. Kështu duke parë

ligjërimin e një folësje, tek të 80-tat, do të veçonim diçka. Elementet e fonetikës, që

ruajnë të dhënat më tipike të së folmes, trajta leksikore të vjetra, të veçanta, që lidhen

me sfera të caktuara, si ajo e gatimit, orendive shtëpiake, fjalë dhe shprehje

eufemistike a të folklorit popullor, të cilat nuk janë pjesë e fjalorit të meshkujve (edhe

pse mund të dihen e njihen në mënyrë pasive prej këtyre të fundit). Mund të sjellim

raste si: maxhe, përrzhajç, mtê, bökshe, nrajz, krahure, flökje, thmi, etj.

Të gjitha këto, më tepër sesa me faktin e gjithëpërmendur nëpër studimet që

merren me këtë çështje, se gratë e brezit të moshuar kanë qenë më të mbyllura se

burrat, prandaj e folura e tyre është dhe më konservuese (që mund të jetë i vlerë për të

folmet përkatëse), na ngjan të jetë i lidhur me fushat leksikore që specifikisht janë më

387

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 1999, f. 64

Page 194: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

195

të rrahura në duart e gjinive respektive, të cilat ruajtën të njëjtën linjë pothuaj edhe në

kohët e mëpastajme.

S‟mund të themi asesi, të njëjtën gjë edhe për brezin e ri dhe të mesëm. Përsa i

përket ndryshimeve shoqërore, politike e për rrjedhojë ekonomike, në periudhën e

sistemit diktatorial, ato kanë pasur peshë më të madhe mbi brezin e dytë. Edhe nëse

kishte pasur njëlloj diferencimi sado minimalist siç e thamë, apo „izolimi‟ të gruas

mëherët, tanimë nuk ekzistonte. E folmja e meshkujve dhe e femrave filloi tashmë të

gërshetohej në shumë drejtime, dhe, u përzie pothuaj në çdo fushë. Përshtatja me

format bashkëkohore të të folurit, u bë diçka normale, saqë ndryshimi gjuhësor ecte

krah për krah me zhvillimin dhe përparimin në lëmë të kulturës, shoqërisë, prodhimit

etj.

Mirëpo, fakti i mirëpranuar se meshkujt e brezit të mesëm janë më të prirur për

ndryshim, nuk duhet anashkaluar. Në repertorin e meshkujve e kanë më të lehtë të

futen forma e trajta të cilat janë mungestare në të folurit e grave: siç është rasti i

paskajores së standardit; për të larë, për të ardhur; përdorimi i grupeve të

bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, të cilat dalin të rrëgjuara në gjithë të folmen; mbaj në

dorë, bëj nder, ngre lart; përdorimet e rralla të së pakryerës me mbaresat e standardit,

laja, lante, lanin; përdorimi i pronorëve yt, jote, jona, etj. një pjesë e mirë e të cilave,

haset në të folurin e brezit më të ri, pra atij që qëndron në fillim të fashës kufizuese

mes grupmoshave.

Në këtë pikë, themi se gruaja në shtëpi apo jo, është konservative më shumë në

drejtim të dialektit, ndërsa për rastin kur gruaja është në karrierë pohojmë se, ajo arrin

të përshtatet më lehtë se meshkujt me gjuhën „e re‟.

Arsimi.

Ndërsa, arsimimi, si një faktor social shumë me peshë, ka luajtur dhe vijon, të

ndikojë në afrimin e të folmes me normën e standardit. Ndryshimet në ligjërim, mes

folësve të arsimuar dhe atyre të paarsimuar, janë më të qarta, qofshin dhe brenda të

njëjtit brez. Por, pavarësisht kësaj, sado që folësi e dredh gjuhën sipas rastit, e

pëlqyeshme në ambiente të ngushta, mbetet të folurit me gjuhën e familjes.

Lehtësisht diferencat gjuhësore vihen re kur krahasojmë të folurit e individëve të

të njëjtës gjini dhe brez, por me arsim të ndryshëm. Janë të lidhura me njëra-tjetrën

dhe janë ndërndikuese, prandaj i kemi parë bashkarisht në trajtim.

Duke vëzhguar fragmentet dhe situatat e ndryshme të sjella në punimin tonë,

vëmë re se secili ka shmangie nga norma. Këto parregullsi janë më të mëdha në rastin

e folësve të paarsimuar. Kjo lidhet me faktin se folësi i parë që është i një shkalle më

të ulët arsimore e ka më të kollajtë shprehjen në dialekt, përkundër normës që zë më

shumë vend në ligjërimin e folësit tjetër, i cili e ka përvetësuar shumë më mirë

standardin dhe e ka pjesë të ligjërimit të vet, edhe pse në spontanitet, interferimi i të

folmes është prezent.

Ky folës, varësisht shpengimit të tij, në përgjithësi i shmang çrregullimet

dialektore, duke ruajtur ato elemente që përputhen me standardin nga e folmja (si

gjithëgjuhë shqipe), e duke përsosur më tej ligjërimin e vet sipas normës. Kështu,

folësit kanë prirje të rregullojnë format e çrregullta të së folmes, në masa të ndryshme

kuptohet; folësi i paarsimuar më pak dhe ai i arsimuar më shumë. Ato ruajnë format

që përkojnë me standardin e sotëm, ndryshojnë të folmen e tyre sipas normave të

shqipes së përgjithshme (dhe nëse i krahasojmë këto tekste me ato që sollëm mëlart

për të ilustruar faktorin moshë dallojmë pikërisht këtë që thamë).

Edhe arritjet intelektuale të individëve shoqërohen gjithmonë e më tepër me

pjesëmarrjen e tyre nga dita në ditë në veprimtari të ndryshme politike, shoqërore,

kulturore etj. Sipas këtyre të fundit, folësit gëzojnë edhe statuse të caktuara, që në

Page 195: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

196

vetvete kërkojnë njëlloj përmirësimi të të folurit dhe përdorimit të një gjuhe më të

moderuar.

Këto çfarë thamë jo vetëm tregojnë se folësi e dredh gjuhën sipas rastit dhe

biseduesit me të cilin shkëmben komunikim, por nga ana tjetër, dëshmojnë sesa e

ëndshme është të flasësh në gjuhën e familjes.

Roli i arsimimit është i pashmangshëm edhe në të folmen e brezit më të ri. Tek

të paarsimuarit vihet re një luhatje mes variantit dialektor dhe atij të mësuar nga libri,

Tv apo dhe grupi shoqëror, ndërsa ndryshimi me gjuhën e atyre që janë në frekuentim

të shkollës në rangje më të larta, vihet re prirja për ta pastruar dialektin dhe afruar

shumë e më shumë me normën letrare.

E folmja e Matit, është një ndër të folmet më qëndrore të Gegërishtes. Ky është

një faktor gjeografik, por që çon peshë në orientimin e saj drejt standardit. Këtu

ndërfuten disa elemente njëkohësisht, më i rëndësishmi prej të cilëve, lidhet me vetë

folësit e çdo brezi. Folësit matjanë, qofshin ata edhe të brezit më të vjetër, me vetëdije

dallojnë elementet e të folmes së tyre që përkojnë me standardin (nën ombrellën e

gjuhës shqipe si një e tërë), si dhe elemente të tjera të po kësaj të folmeje që nuk janë

pjesë e normës. Ky dallim favorizohet nga hendeku që ndan këto dy të folme,

megjithëse janë të dyja shqipe.

5.2 Hiperkorrektizmi gjuhësor

Kjo dukuri gjuhësore është e njohur, por jo shumë e studiuar.

Mirëpo, përpara se të jetë gjuhësore, kjo është natyrisht shtysë shoqërore dhe

kulturore, e cila shfaqet si sprovë a synim i shtresave të caktuara për të dalë jashtë

kornizave të provincializmit. Por gjatë këtij procesi, shumë shpesh bëhen deformime.

Labovi thotë: “Një nga konkluzionet e kërkimeve mikrosociolinguistike në Nju

Jork mund të shprehet kështu; personat e moshës së mesme të ulët kanë prirje të

përshtatin mënyrën e të folurit të personave më të rinj që i përkasin klasës së mesme

të lartë”.388

Ajo vepron në rastet kur folësi e ka një mjet për ta thënë ose shprehur atë

që dëshiron, por për ta përforcuar ai përdor dhe një mjet tjetër shtesë. Pra kodi i afron

atij një potencialitet mundësish të ndryshme dhe folësi aktivizon cilën t‟i nevojitet.

Por, në raste të veçanta ky aktivizim shkon në hiperkorrektizëm, me synimin për të

qenë më ekspresiv dhe i qartë. Kjo dukuri gjuhësore sjell dhe anë negative, sepse nga

njëra anë prish strukturën ndërtimore të fjalisë, por sjell dhe ngatërrime e keqkuptime

nga ana tjetër. Rastet janë nga më të ndryshmet dhe deri diku qesharake kur bien në

veshin e një njeriu me pak kulturë gjuhësore të stërvitur p.sh:

“Më nderuat ju me ardhjen tënde!” në vend që të jetë: “Na nderuat ju me

ardhjen tuaj!”. Me pak fjalë njerëz të tillë në njëfarë mënyre kanë ecur para

etnografikisht në komunikim, kanë fituar idenë e nderimit ndaj njerëzve me funksione

a detyra të rëndësishme shoqërore, por nuk kanë mbërritur ende në zotërimin e

shprehjes gjuhësore të duhur. Dhe jo vetëm këto.

Për të treguar se të folurit e një njeriu që vjen nga fshati nuk është aspak më

poshtë se të folurit e një njeriu që banon në qytet, një shembull i duhur do të ishte këtu

një situatë e para shumë viteve tanimë (që shkon gjer në komizëm); një vajzë e re, e

cila brenda zonës së vet “mbahej” me të madh, sepse kishte vajtur disa herë tek të

afërmit e saj në kryeqytet, dhe përdorte gati çdo herë pasi kthehej, kur shkonte në

dyqan për të blerë zarzavate fjalët “spica”, “dumite” në vend të “speca”, “domate”.

388

Shih: sipas citimit të Gj. Shkurtaj, në Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 45

Page 196: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

197

Ky është një rast komik, saqë kujtdo t‟ia përmendësh në zonë, do e kujtojë menjëherë

dhe do të nisë të qeshë.

Në fakt, duke vërejtur në përgjithësi, ligjërimet publike të shqipes sot, nuk mund

të mos ndalesh p.sh., te dukuria hiperbolike e hiperkorrektizmit dhe te frekuenca e saj

gjithnjë në rritje. Kjo dukuri, po materializohet me teprime të skajme të “ë”-së

pathekse në përdorimin e shkruar të gjuhës. Kështu shkruhet shpesh e më shpesh:

“unë shkojë; një anëtarë; fatëlumë; bëmirës; gjithësej; gjithënjë; shqipëtar” etj.

Dukuria e hiperkorrektizmit dhe shtysat gjeneruese të saj janë studiuar me

kujdes nga sociolinguistët në të gjitha kohët; siç përmendëm më lart Labovin, i cili

vëren se: “Shkak për hiperkorrektizma bëhet pasiguria gjuhësore e asaj pjese të

shoqërisë që e recepton gjuhën standarde si një sistem të jashtëm rregullash”389

.

Hiperkorrektizmat mund të jenë: fonetike, morfologjike, leksikore,

drejtshkrimore, drejtshqiptimore390

. Fonetike janë atëherë kur folësi rreket të shprehet

si në standard, por duke mos ia dalë dot realizon vetëm një formë të hibridizuar, si ato

që përmendëm më lart. Morfologjike, kur prishen strukturat gjuhësore të standardit, si

p.sh. nëse marrim fjala vjen rastin “me pas‟ pas‟ qen‟ un‟ ja kisha tregu qefin”;

atëherë këtu kemi ndërlikim edhe kuptimor edhe strukturor, gjë që çon në

mospërtypjen e plotë të mesazhit nga ana e dëgjuesit, ç‟ka duket në përgjigjen që

vijon menjëherë: “çar thu me pas‟ pas‟ qan‟? Fol shqip!”. Pra, synimit të mirë të

folësit për qartësi mesazhi, i humbet vlera dhe kthehet në një informacion zero.

Hiperkorrektizmi gjuhësor mund të shihet dhe si një identifikim shpërdorues i

gjuhës. Kjo do të thotë që gjuha përdoret duke u shtrembëruar. Herë bëhet padashje,

por në më të shumtën e rasteve ky bëhet për qëllime “prestigji” nga ana e folësve, të

cilët kanë mangësi të theksuara në kulturën e shkrimit, shqiptimit të gjuhës. Pra,

tentojnë t‟i afrohen një varianti që rreh më lart dhe bien në gabime trashanike. Më

tepër kjo dukuri konceptohet si objekt shpotitje dhe talljeje.

Në rastin e hiperkorrektizmave leksikore, që janë dhe më të shumtë, vihet re dhe

gabimi më i madh apo prirja për të shqiptuar sipas një “norme” të duhur, por që nuk

zotërohet mjaftueshëm, aq sa për ta ditur që është gabim. Mëposhtë do të shkëpusim

raste të ndryshme të dukurisë në fjalë, që vijnë si burim kryesisht nga literatuara, por

dhe nga ndjekja e vëmendshme e shtypit të shkruar, medias së folur, internetit dhe

blogjeve të ndryshme, të folurit e personave publikë në emisione dhe studio televizive

etj. P.sh. thuhet “martenitet” në vend të “maternitet” (amësi, lindje, shtëpi lindjeje),

“infakt” apo “infrakt” në vend të “infarkt” (mbyllje e enëve të gjakut), “boljer” apo

edhe “buljer” në vend të “boiler” (zierës apo ngrohës uji), “andresë” në vend të

“adresë”, “ventratë” në vend të “vetratë” (“xhamllëk”), “prespektivë” në vend të

“perspektivë”, “korrespodent” në vend të “korrespondent”, “pregadidje” për

“pergatitje”etj. Në raste të tjera, fjalëve të vendit ose të huaja u shtohen tinguj, më

shpesh në fund, por edhe në mes. Për shembull, thuhet “Yzberisht”, në vend të

“Yzberish” apo “garazhd” në vend të “garazh” (ngatërrohet garazhi me grazhdin, ku u

hidhet ushqimi kafshëve), ose fjalës “zviceran” i shtohet një “i” dhe ajo shqiptohet e

shkruhet gabimisht “zvicerian”.

389

“Nga të dhënat e deritanishme të sociolinguistëve shqiptarë sotpërsot, e vërtetojnë këtë, pasi ato

dëftojnë se hiperkorrektizmat më të shpeshta - jo për paradoks - kryhen nga gegëfolësit në Republikën

e Shqipërisë dhe në Kosovë. Kështu, përsa kohë standardi do të mbetet ky që është sot, pra

kategorikisht përjashtues, kjo kategori e gjerë shqiptarësh do vazhdojë “ta infektojë” krejt ligjërimin

publik me hiperkorrektizma, duke e zbritur kështu Kodin e Përbashkët në nivele gjysmëanalfabete. Por

për këtë duhet t‟i bëhet vonë dikujt” –thotë prof. Gj. Shkurtaj në Sociolinguitikë e shqipes. 390

Po ai, po aty.

Page 197: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

198

Në fjalë të tjera zëvendësohet një shkronjë a një tingull me një tjetër. Për

shembull, shkruhet e thuhet “albitër” në vend të “arbitër”, “dakort” (në akord) në

vend të “dakord”, “eleminim” në vend të “eliminim”, “energjitike” në vend të

“energjetike”, “dokumenta” në vend të “dokumente”, “denancim” në vend të

“denoncim”, “difekt” në vend të “defekt” (d-efekt) etj. Te mjaft emra njerëzish i-ja

zëvendësohet në të shkruar me j, si p.sh. shkruhet “Arjan” në vend të “Arian”,

“Marjana” në vend të “Mariana” etj. Dhe kur gabime të tilla bëhen në shkrimin e

emrave të përveçëm apo të familjeve në dokumente shtetërore identifikimi, kjo sjell

pasoja tepër të pakëndshme për qytetarët.

Disa fjalë që kanë hyrë në gjuhën shqipe dhe që kanë c ose g të ndjekur nga një

e ose i, shkruhen gabimisht me ç përkatësisht me xh ose me g, në vend që të shkruhen

me c përkatësisht me gj, sipas drejtshkrimit të shqipes standarde. Kështu, shkruhet

“çertifikatë” në vend të “certifikatë”, “proçes” në vend të “proces”, “koefiçient” në

vend të “koeficient”, “defiçit” në vend të “deficit”, “liçensë” në vend të “licencë” etj.;

“dixhital” në vend të “digjital” (shifror), “axhenda” në vend të “agjenda” dhe “gen”

në vend të “gjen”, kur shkenca përkatëse shkruhet “gjenetika”.

Shumë njerëz ngatërrojnë fjalë të afërta nga ana fonetike, por krejtësisht të

ndryshme nga ana kuptimore, si: adaptoj (përshtat) dhe adoptoj (1. birësoj; 2. pranoj;

p.sh. një rezolutë, një vendim etj.); stimuloj (nxit) dhe simuloj (shtirem); mëshiroj

(ndjej mëshirë për dikë, i fal gabimin) dhe mishëroj (shpreh diçka në trajtë konkrete, e

trupëzoj: p.sh. mishëroj në art një ide); mostër (gjedhe; p.sh. mostër gjaku, dheu,

minerali, stofi etj.) dhe monstër (përbindësh); njësoj (bashkoj në një të vetme,

unifikoj) dhe njehsoj (llogarit, bëj veprime me numra); afroj (e çoj më afër, më pranë)

dhe ofroj (bëj ofertë, propozoj; p.sh. ofroj një çmim, një mundësi etj. dhe jo afroj…);

klimatike (që ka të bëjë me klimën a kushtet klimatike) dhe klimaterike (që ka klimë

të mirë për shëndetin; p.sh.: vend klimaterik apo qendër klimaterike), “përshkoj”

(kaloj nga njëra anë në tjetrën etj.) dhe “përshkruaj” (paraqit me shkrim a me gojë

tipare, dukuri a rrethana të ndryshme) etj.

Një gabim që bëhet shpesh, sidomos nga gazetarët, është që disa fjalëve të

huaja, që kanë hyrë në shqipe me një a dy valenca gjuhësore, u jepen edhe valenca të

tjera, si në gjuhët e huaja. Për shembull, termi “argument” në gjuhën shqipe ka si

kuptim kryesor: “një arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një

mendim”, mirëpo, nën ndikimin e disa gjuhëve të tjera, në shumë emisione lajmesh

thuhet që “kalojmë në një argument tjetër”, kur duhet të thuhet që “kalojmë në një

temë tjetër”. Po kështu, fjala “develop” përkthehet nga anglishtja pothuajse gjithmonë

“zhvillim”, kur ajo, sipas rastit e rrethanave, duhet të përkthehet edhe me disa fjalë të

tjera, si “hartoj” (një program, një projekt etj.), “shtjelloj” (një temë, një mendim),

“përsos” (diçka), “përhapet” (një sëmundje a epidemi), “shfrytëzoj” (një minierë),

“sqaroj”, “zbuloj” a “bëj të qartë” (një fakt), “ndërtoj”, “përpunoj” etj.

Në mjaft raste vërehet përdorimi i gabuar i disa fjalëve në shoqërime të caktuara

fjalësh. Kështu, përdoret rëndom togfjalëshi “për arsye sepse”, kur duhet thënë “për

arsye se”, togfjalësh që është i barabartë me “sepse”. Pra, duhet thënë “nuk erdha për

arsye se…” ose, që është njësoj dhe më shkurt, “nuk erdha sepse…”, dhe jo “nuk

erdha për arsye sepse…”. Po kështu, edhe togfjalëshi “për faktin sepse”, që nuk është

në natyrën e shqipes, duhet zëvendësuar me lidhëzën “sepse”. Me ndajfoljen “sepse”

rëndom bëhet edhe një gabim tjetër. P.sh., për të lajmëruar mosardhjen, thuhet: “ju

njoftoj sepse nuk do të vij”, kur duhet thënë: “ju njoftoj se nuk do të vij”.

Gabohet shpesh edhe në të folur, edhe në të shkruar në përdorimin e përemrit

“kush”, i cili duhet të përdoret vetëm për njerëz e jo për sende, i pashoqëruar me emra

dhe vetëm në numrin njëjës. P.sh., duhet pyetur “kush e shkroi?”, duke kuptuar një

Page 198: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

199

njeri dhe jo “kush gazetë e shkroi?”, po “cila gazetë e shkroi?”; duhet shkruar “cili

faktor ndikoi?” dhe jo “kush faktor ndikoi?” etj.

Gabime të shumta bëhen në përdorimin e formave gramatikore, si me gjinitë e

emrave apo me trajtat e shkurtra të vetorëve etj. Dihet se disa klasa emrash

mashkullorë e ndërrojnë gjininë në shumës dhe që përcaktorët (mbiemrat dhe

përemrat) që i shoqërojnë, në shumës vihen në gjininë femërore. Emra të tillë janë ata

që e bëjnë shumësin me prapashtesat “e” dhe “ra”. Mirëpo shpesh dëgjojmë, p.sh., që

të thuhet “talente të rinj”, “shkrime të tjerë”, “personazhe publikë”, “shira të

rrëmbyeshëm”, “këta tre male të lartë”, në vend të “talente të reja”, “shkrime të

tjera”, “personazhe publike”, “shira të rrëmbyeshme”, “këto tri male të larta”,

përkatësisht. Një gabim i ngjashëm bëhet me fjalën “element”, e cila shumësin

zakonisht e bën me “e”, me përjashtim të rasteve kur flitet për njerëz, në të cilat e bën

me “ë ”. Pra, duhet të thuhet, p.sh., që “janë kapur disa elementë të rrezikshëm

kriminalë”, por që “karboni dhe squfuri janë elemente kimike”.

Nga ana tjetër, u ndërrohet në mënyrë të gabuar gjinia përcaktorëve të disa

emrave mashkullorë që nuk përfshihen në dy klasat e mësipërme. Kështu, thuhet

“këto tituj”, “ato burra”, “këto politikanë”, “lekë të reja”, “objektiva të qarta” etj., kur

duhet të thuhet “këta tituj”, “ata burra”, “këta politikanë”, “lekë të rinj”, “objektiva të

qartë”. Shmangie në lidhje me gjininë vërehet edhe në përdorimin e përemrit pronor

“ynë”, që shoqëron emrat e gjinisë mashkullore. Ai pothuajse është hequr nga

përdorimi, ngaqë shumica e njerëzve thonë “populli jonë”, “vendi jonë”, në vend të

“populli ynë”, “vendi ynë” etj.

Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalesh gjatë, pasi ato janë të

shumta. Fakti që gabime gjuhësore gjenden me shumicë edhe në ligjërimin e njerëzve

publikë, të cilët supozohet të kenë një nivel të lartë kulturor, tregon se kultura

gjuhësore te ne është përgjithësisht e nivelit jo fort të mirë, gjë që kërkon vëmendje

dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve përkatëse, duke filluar nga ato

arsimore. Nga ana tjetër, edhe vetë personat publikë (dhe jo vetëm këta), sidomos

gazetarët, duhet të bëjnë përpjekje vetjake për rritjen e kulturës së tyre gjuhësore,

duke e quajtur atë si pjesë përbërëse të kulturës së vet profesionale.

Më shumë kjo dukuri sot vihet re në të folurit e brezit të ri, të cilët synojnë me

vetëdije drejt një hiperkorrektizmi gjuhësor, gjoja “për t‟u dukur”: “un‟ flas me forma

e mënyra të ndryshme”, pra kur e paraqesin veten si euriditë ose kur vetëmburren për

gjëra a ndodhi të ndryshme.

Edhe në të folurin e të rinjve të zonës sonë vihet re një prirje për të realizuar

hiperkorrektizma gjuhësore, ç‟ka lidhet me faktin se ata synojnë zhvillimin e

pasurimin e të folurit.

Siç është theksuar te sythi mbi bilinguizmin dialektal (shih sythin përkatës për

këtë), të folurit e të rinjve sot, tenton drejt përsosjes dhe zhvillimit. Këtu ndikojnë sa

faktorët gjuhësorë, po aq ndoshta dhe më shumë, faktorët jashtëgjuhësorë, ndër të

cilët më kryesorët, prej studiuesve391

janë dalluar:

Masivizimi i shkollave të mesme dhe pjesëmarrja gjithnjë e me e madhe në

të lartat.

Emigrimi jashtë vendit dhe ndikimi gjithnjë e më i madh i gjuhëve të huaja të

ndryshme.

Lëvizja e lirë brenda territorit tonë dhe shkurtimi i rrugëve të komunikimit.

Ndikimi i madh i flukseve të padukshme krahas atyre të dukshme.

Vetëdija gjuhësore e zgjuar.

391

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, SHBLU, Tiranë, 1999, f. 78

Page 199: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

200

Modeli gjuhësor e kulturor i kryeqytetit.

“Imitimi” gjuhësor i personazheve të njohura të jetës politike, kulturore,

artistike.

Roli i medias së folur e të shkruar gjithnjë në rritje.

Zhvillimi teknologjik dhe futja e koncepteve e nocioneve te reja në gjuhë.

Këto e të tjerë faktorë, luajnë rol vendimtar gjithë ditën në zhvillimin gjuhësor

dhe të folurin e individit, jo veç në zona të mëdha, por dhe ato periferike. Ndryshimet

e rendeve politike sjellin me vete dhe evoluime e transformime në botëkuptimin,

mënyrën e jetesës, kushtet e përgjithshme, por dhe në gjuhë gjejnë reflektim. Kështu

kalimi nga izolimi në demokraci solli përmbysjen, lënien mënjanë ose harresën e disa

fjalëve a trajtave leksikore, të cilat ruhen si mbeturi të asaj kohe në mendjen e brezit

të vjetër e atij të mesëm, ndërsa brezi i ri sot më shumë i dëgjon si histori ngjarjet

reale të asaj kohe. Por dhe rendi i ri që erdhi u shoqërua me vërshimin e mjaft fjalëve,

të cilat tashmë ndihen si të gjuhës standarde shqipe.

5.2.1 Si flasin të rinjtë (adoleshentët) sot. A tregon e folura e tyre prapambetje apo synim drejt zhvillimit?

Duke iu kthyer dhe një herë problemit të sipërtrajtuar, mund të thuhet se

zhvillimi gjuhësor shkon krahas me atë social e ekonomik, dhe në këto rrethana të

folurit e brezit të ri pretendohet që teorikisht tenton drejt përsosjes, ashtu si dhe gjithë

shoqëria po shkon para. Në këtë rast, më së paku, pritshmëria është që identifikimet

shpërdoruese të vijnë në zbritje.

Por, brenda këtij sythi po sjellim një vëzhgim të bërë në një shkollë të mesme të

qytetit, gjatë një periudhe një javore anketimi dhe gërmimi, për efekt të punës, me një

kontigjent nxënësish të besueshëm, dhe të gatshëm për t‟u “vëzhguar” gjuhësisht.

Qëllim kishim njohjen e të folurit apo më saktë të tendencës së të folurit të të rinjve

dhe adoleshentëve mes tyre. Ajo çfarë sjell lënda gjuhësore, e përmbush pritshmërinë,

për identifikimin shpërdorues. Paraprakisht, themi se kjo prirje që vumë re në këtë

mjedis, nuk është vetëm e nxënësve të kësaj shkolle, por është njëlloj sjelljeje

gjuhësore kolektive që prek gjithë brezin e tyre. Për këtë jemi mbështetur në të dhëna

të marra nga nxënësit vetë drejtpërdrejt, nga sms-të e tyre, nga shkëmbimet e

komenteve dhe statuset në facebook, dhe nga bisedat që bëjnë me njëri-tjetrin, në

rrugë, në telefon, në lokal, në shkollë, në festa, në pushim, etj. në përgjithësi në ato

situata dhe ambiente ku ata mes tyre përdorin njëlloj “kodi të padëshifrueshëm” kollaj

nga të tjerët, sidomos nga mësuesit dhe nga prindërit.p.sh:

“-O robo, ç‟kemi? Përgjigjet shoku: - Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia

kthen tjetri: -Oho, ti je toç kukulle plako. Po hë si vajti? -E hodha zarin, por

përfundova në rrugë boshe se i kishin ardhur hallat. -Po ty si të eci. - Hiç, me një

bundër sot”.

Përballë një bisede të tillë, çdo i rritur do ndihej “injorant” dhe sado të kruajë

kokën e të hapë libra, nuk mund ta gjejë kuptimin e bisedës së fëmijës së tij të bërë në

telefon. Kjo është gjuha e sotme e adoloshentëve, të cilët preferojnë të merren vesh

me njëri-tjetrin duke formuar e modeluar kode, që përdoren nga ata, e vetëm nga ata.

Në kafe e ambiente shkolle, adoleshentët nuk përdorin rëndom fjalë të përditshme,

kuptimin e të cilave i dinë të gjithë. Por ata kanë gjetur një kod të përbashkët, që

përdoret vetëm prej tyre. Nëse më të rriturit, do të dëgjojnë një bisedë të koduar

Page 200: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

201

qëllimisht prej adoleshentëve të sotëm, nuk kanë për të marrë vesh asgjë. Aq më keq

një prind. Fëmija i tij mund të “thurë plane” fare mirë në telefon para tyre, dhe ata të

mos kuptojnë idenë e qartë të kësaj bisede.

Një fjalor i tillë, i hasur kohët e fundit, kryesisht nëpër gjimnaze, është kthyer në

një ritual të pashmangshëm për të gjithë adoleshentët e kësaj moshe. Nëse dikush do

të përdorë fjalë, të cilat janë hasur më parë, atëherë do të konsiderohet nga shokët si

“toç kukulle”, “pallë”, “çerr” etj, dhe ai nuk do të mund të siguronte një vend të mirë

në hierarkinë e shoqërisë së tij. Ky zhargon fjalësh, në dukje banale, është kthyer

tashmë në modë. Fjalori i përshtatur e sajuar nga vetë të rinjtë, përdoret (mjerisht),

para mësuesve, prindërve, të rriturve apo edhe të afërmve.

Duket se askush nuk reagon menjëherë përballë një fjale apo shprehje të

adoleshentëve, pasi në të vërtetë shumë nuk ua dinë kuptimin. Nëse një adoleshent do

të thotë “bundër”, prindi nuk ka si ta kuptojë se i biri ka qenë me një femër të përdalë.

Nëse thotë “mallisht”, sërish prindit nuk ia pret mendja se fëmija i tij merr drogë.

Nëse adoleshenti do të thërrasë “teze”, e ëma vetëm sa do të gëzohet duke menduar se

i erdhi që larg e motra. Por në të vërtetë, kuptimi i saj përdoret për një femër të

shëmtuar. Prindi nuk do të kuptojë as fjalorin e “masturbimit”, i cili është koduar së

fundmi prej adoleshentëve si “rrugë boshe”. Dhe bën vaki dhe të lemeriset, kur fëmija

thotë se kam një “bombë”, por e ka fjalën për një cigare të fortë. Më kot prindi do të

mundohet të gjejë as “hallat nga Amerika”, kur bëhet fjalë për ciklin tek femrat, apo

të gjejë kuptimin e “lekngrënëses bushtër”, e cila përkthehet me numrin 141 të

telefonisë celulare.

Por a është i shmangshëm ky fenomen, i cili i shqiptuar kështu duket fjalor

vulgar dhe i pakuptueshëm? Jo, kjo nuk është lehtësisht e shmangshme sipas

psikologjisë. Më kot duhet të mundohen të rriturit të eliminojnë fjalor të tillë tek

fëmijët e tyre në moshën e adoleshencës. Kjo për shkak se në shkolla, liria që

përftojnë të rinjtë, në krahasim me familjen, është më e theksuar. Por fenomeni i ka

rrënjët më thellë. Është pikërisht mosha e adoleshencës, mosha e cila ka

predispozicionin e mohimit të vlerave. Sipas psikologëve, kjo ndodh për shkak se kjo

është mosha kur adoleshenti lufton të formojë identitetin e tij, dhe këtë ai e bën duke

mohuar vlerat e shoqërisë, duke formuluar fjalë të cilat i di vetëm ai, fjalë me të cilat

të merret vesh vetëm ai dhe që janë shpikje e tij.

Kjo situatë paksa egoiste nga ana e tyre zgjat për sa kohë, që adoleshenti ndjen

se ka formuar identitetin e tij, megjithatë, psikologët shpjegojnë se zhargone dhe fjalë

të tilla, shumë rrallë lënë gjurmë dhe vlera negative tek ata. Është një fenomen

momental, kalimtar dhe pa pasoja. Më poshtë do të japim situata të shkurtra me fjalët

më tipike të të rinjve sot, dhe shpjegimet përkatëse.

Çfarë është “Parkingu i vjetër”? Kush mendon, se bëhet fjalë për një vend ku

më parë ishte parkuar makina e tij, le të vetëkorrigjohet. E thënë nga një gjimnazist,

ky togfjalësh ka një kuptim krejt tjetër. Në zhargonin e adoleshentëve të sotëm,

“parking i vjetër” quhet –ish e dashura. Një i jashtëm prej ambientit të tyre, bën vaki

nuk kupton asgjë kur flasin.

Zhargoni i sotëm i adoleshentëve në përgjithësi, (gjimnazistët në veçanti)

është krijuar më së shumti nga ata vetë. Një pjesë janë fjalë të gjuhëve të huaja, fjalët

e tjera krijohen me bazë fjalët ekzistuese, por me përdorim të ndryshuar. Shpeshherë,

zhargonet rëndohen deri në masën për të krijuar një gjuhë të tyren të rrethit shoqëror,

për të mos u dalluar apo dhe për të mos u kuptuar nga pjesa tjetër, e cila nuk bën pjesë

në këtë rreth. Nuk përjashtohen dhe rastet kur këto fjalë përhapen si virus mes

gjimnazistëve, sepse konsiderohen në modë. Pjesa më e madhe e fjalorit që përbën

këtë zhargon, ngjizet nga fjalë që përgjithësisht konsiderohen vulgare.

Page 201: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

202

“Epo, çfarë e do atë or burrë! Ai një copë karafil është!”. Kjo fjali, në një

bisedë mes dy gjimnazistëve, asnjëherë nuk të shpie tek kuptimi që di për fjalën

“karafil”.

Përveçse fjalëve në shqip, në zhargonin e gjimnazistëve zënë një pjesë të madhe

dhe huazimet nga gjuhët e huaja. Kryesisht, ato nga italishtja, anglishtja, frëngjishtja

dhe në nivel më të ulët nga greqishtja, apo turqishtja. Por, duhet theksuar që kohët e

fundit, pjesë e zhargonit të tyre janë bërë dhe fjalë nga spanjishtja dhe kjo për shkak të

telenovelave. “Kam fillu me marr içik vesh nga spanjishtja dhe kur dum‟ të themi

ndonjë gjë që nuk duhet ta dinë çunat e klasës, flasim gjysma spanjisht”, - thotë një

gjimnaziste e vitit të dytë.

Nëse dëgjoni në gjimnaze “Erdhi kuçedra!” apo “Erdhi e madhja!”, në të

vërtetë nuk bëhet fjalë për ndonjë figurë përralle, por për mësuesen. Mësuesja është

epiqendra edhe e shumë sharjeve të tjera: “Të ndërrofsha fenë!” ose “Më pafsh

tavanin e dhomës!”, janë vetëm dy nga ndërdhëmbjet e nxënësve për mësuesen, pas

një ndëshkimi.

Shkolla, duket të jetë një vend që nuk u pëlqen. Hasim shumë dëshmi, ku

shkolla etiketohet si “bordellacion”. Drejtuesit e shkollave janë gjithashtu në

shënjestër të kësaj harlisjeje të fjalorit: Drejtori quhet edhe “polic pa pagesë” ose

“koka e kuçedrave”, apo “bosi i letrave” (kjo e fundit, sipas shpjegimeve, sepse është

ai që firmos për përjashtimin, dhe se nuk ka në kontroll asgjë tjetër, veç firmës dhe

letrave). Klasa, njihet edhe si “këndi i lojërave” ose “kopshti me lule”, por dhe si “loja

luftash”. Prindërit shpesh quhen “tutori” ose “bebisiter”. Gjimnazistët të pohojnë se

emërtimi i prindërve bëhet kështu në drejtim të kujdesit dhe llogaridhënies së detyruar

që duhet të bësh në shtëpi, për gjithçka, ose dhe për faktin se ata mendojnë ende që ne

jemi të vegjël dhe na shohin jo si të rritur. “Orgjia” (shoqnia) është një tjetër term

interesant. Dhe këtu ta presin shkurt: “Orgji për shoqninë, sepse të dyja funksionojnë

në grup dhe kanë më shumë se dy persona”.

Në vijim të vëzhgimit bien në sy dhe termat që përdorin për të dashurin apo të

dashurën. “Burimi”, “zjarmi” apo “bebushi i vogël”. (Kjo e fundit, thuhet vetëm në

rastet kur ja vlen d.m.th., kur të ka hyrë pak në zemër). Nga femrat dëgjohet shpesh

“çuni”, “zemra” dhe tendencë e kohëve të fundit, është dhe fjala e huazuar nga

shqipja e Kosovës, “frajer”. Nga ana tjetër, nuk mungojnë në rrethin e gjimnazistëve

dhe ata, të cilët kanë lidhje me më shumë se një partner. Edhe atyre ua kanë ngjitur

pullën: “Doganë me shumë kalime” apo “dyqani me listë”. Për femrat që ata

konsiderojnë si të përdala, përdoren fjalë si: “Kuti votimi”, ndërsa për djemtë me

shumë partnere thuhet “bariu”, “tren me shumë tunele” dhe “çezme me shumë

burime”. Nga vëzhgimi konstatuam se në shtëpi me prindërit, “nuk ka shans” të

dëgjohen fjalët e zhargonit, por, sapo dalin jashtë, gjimnazistët nuk kursehen. Këtë e

thonë vetë informatorët tanë.

Mjafton të hysh në korridoret e shkollave të mëdha të mesme dhe do të dëgjosh

menjëherë, shprehje nga më të ndryshmet, që një person i jashtëm s‟ka mundësi t‟i

kuptojë dot pa shpjegim. Në një rast ekstrem ndeshëm në një skenë të tillë: “...Hë mi

k*rve, e solle surratin? Kam gjys‟ ore që pres kulon tate k'tu...!”. Me këto fjalë e

përshëndeti shoqen e vet që po afrohej, një bashkëmoshatare. Shoqja qeshi, i tha diçka

zëulët dhe të kapura përkrahu, të dyja vajzat u drejtuan për jashtë shkollës.

Vetëm pak minuta më pas, një tjetër shpërthim në lokalin pranë shkollës. Kësaj

here, një vajzë që i qahej shoqes së vet për dikë, me sa kuptohej nga dialogu, një

djalë: Vajza 1: “Ai k... na shiste p*rdhë me atë sh.... që e pamë në lokal dje. Po, do më

kërkojë ai mu, do më kërkojë, po s'ka për të gjet yll si unë!”. Vajza 2: “Po VL o yll, se

Page 202: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

203

s'ia vlen ai shk*rdhata, që të hongsha synin unë ty! Mos u mërzit kot, se s'ia vlen o

zemra ime!”.

Na duhet të vëmë në dukje, se në përgjithësi, kur tentohet sigurimi i

informacionit lidhur me drogën apo alkoolin, gjimnazistët dhe jo vetëm, janë shumë

të rezervuar. Mirëpo, në pyetjet tona, që i referoheshin gjuhës dhe fjalorit që përdoret

për to, ata nuk hezitonin, edhe kur ua bëje të qartë që ishin duke u regjistruar. “Mielli,

pluhur, malli, dyfletëshi, e bardha, etj.” janë shumë pak nga moria e emërtesave me të

cilat merren vesh ndërmjet tyre për subjektin e bisedës, por dhe i shpëtojnë të

kuptuarit nga të tjerët.

“Idiot, debil, budallaqe, p*derast, k*rvë”, janë tashmë fjalë që nuk i bëjnë

përshtypje pothuaj askujt. Dialektizmat, fjalë të përziera shqip, anglisht, italisht, sipas

rastit, përbëjnë bazën e sajimeve të shumta dhe plot fantazi. Zhargoni, vërtet

ekskluziv i gjimnazistëve, dallohet menjëherë që nga mënyra e përshëndetjes: “Ç'kemi

tezoro!”, “Ciao yll bote!”, “Po ku je o rrusho!”, “Bye, bye!”, “Ho mi shtrige!”, “In

boka lupo andej!”etj. e, nga ana tjetër: “Shi, shi, kur bo k*kërdhia dhe ajo

b*palamja!”, “Ta çaj farfallën”, “Marmit shpuar”.

Prindërit, dalin në këtë rast të paditurit e mëdhenj, pasi sjellja e fëmijëve në

familje modifikohet. Për të qenë më të saktë në vëzhgimin tonë, kemi pyetur edhe

prindër edhe mësues, në lidhje me zhargonin që përdorin adoleshentët. Shumica e

prindërve nuk i njihnin këto shprehje. Duket qartë se fjalori i fëmijëve jashtë shtëpisë,

njihet pak prej prindërve dhe ata (gjimnazistët) e ndryshojnë sjelljen e tyre në

familje392

.

Prof. Gj. Shkurtaj, për këtë çështje thotë se: “Universitetet, dhe bota e dijes,

qysh kur janë krijuar e deri në ditët tona, kurdoherë kanë qenë të hapura edhe për

prurjet ditunore nga bota, për hir të të cilave, sigurisht, gjithmonë kanë ardhur e do

të vijojnë të vijnë edhe fjalë, terma e mënyra të thëni tipike për botën universitare, për

leksematikën e profesoratit dhe madje, deri për “zhargonin” e profesoratit dhe të

studentëve a të adoleshentëve”. Pra, zhargonet janë pjesë e ligjërimit të përditshëm,

jozyrtar, kryesisht në mjedise e rrethe miqësore të ngushta. Ato kalojnë me zhvillimin

e pjekurinë e të rinjve, ashtu si sëmundjet e moshës së re, si fruthi a kolla e mirë.

Nuk shohim ndonjë rrezik të shqipes nga zhargoni i të rinjve. Rrezik e

problem jo të vogël përbëjnë disa mënyra të thëni të panatyrshme dhe të

panevojshme, që po shtohen si sëmundje ngjitëse në ligjërimin e mediave, si p.sh.

mëngjesin e së hënës, mbrëmjen e së shtunës, mesditën e së dielës etj. (në vend të

formës së rregullt e për së mbari, përkat: të hënën në mëngjes, të shtunën në darkë ose

në mbrëmje, të dielën në mesditë etj.)393

.

Zhargonin e adoleshentëve e ushqejnë një sërë faktorësh. Por, ajo që ka

rëndësi është fakti se këto mënyra të shprehuri me kohën priren të reduktohen dhe të

mbeten thjesht faza kalimtare të gjuhës së tyre brenda kësaj moshe. Mungesa e

leximit të librave është një element që ndikon shumë në vaktësinë e fjalorit të tyre.

Janë shumë rrethana që me kohën kanë sjellë njëlloj largimi të lexuesit në përgjithësi

392 Disa nga dëshmitë e prindërve që mblodhëm janë: Prind 1- “Fëmijët bëhen ndonjëherë agresivë,

apo tekanjozë dhe nuk na drejtohen me atë respektin që ne kishim për më të mëdhenjtë dikur”. Prind 2:

"...Unë, fjalor dhe zhargon me fjalë të rënda në familje apo në rrugë, nuk mbaj mend të kemi përdorur

në rininë tonë. Kishim ato tonat, por jo kaq të rënda...". Prind 3, (grua 43-vjeç, me banim në Tiranë

dhe profesion doktoreshë): "Kam dy fëmijë, vajzën në klasë të tetë dhe djalin në vit të dytë. Vajza mund

të ketë përdorur ndonjë shprehje të tipit (idiot/e, debil..., por asnjëherë nuk e kam dëgjuar me shoqet, e

aq më pak në shtëpi, që të përdorë fjalor banal. Ndërsa djali, kuptohet, përdor ndonjë fjalë më tepër,

në çastet kur është me sedër të vrarë, për ndonjë padrejtësi që mund të jetë bërë ndaj tij nga shoqëria,

apo mësuesit. Megjithatë, unë gjithmonë i kritikoj fëmijët dhe u them të shmangin fjalët banale”. 393

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 97-98

Page 203: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

204

nga libri, por për të rinjtë është ushqim i domosdoshëm, sepse ndikon drejtpërdrejt në

formimin e kulturës së tyre dhe të shprehive të duhura. Kthimi tek libri është një

nevojë e shoqërisë sonë. Komunikimi i shpejtë përmes teknologjisë në të gjitha

format, ka bërë që të rinjtë dhe adoleshentët të jenë të udhëhequr nga dëshira për të

komunikuar shumë dhe sa më shkurt. Kjo rrugë i bie në qafë gjuhës.

Po të lexosh pjesë të shkruara në rrjete sociale, në komente, sms, whatsApp,

viber, messenger, apo aplikacione ku komunikohet me shkrim, çudia është më

minimalja si gjendje e përjetuar394

. Po ashtu, po të të rastisë të hysh në diskutim për

këtë, po në këto rrjete dhe në komente të ndryshme, ajo që duhet të presësh, është një

sjellje gati sulmuese me fjalë, apo me qëndrime të tipit, “nuk kemi nevojë për

moralizime... s‟kemi kujt t‟i japim llogari këtu... mos na u bëj si zyshë këtu... shih

veten dhe gjuhën tënde... etj”. Por, po aq e bajatur del në variantin e shkruar, edhe në

rastin e më të rriturve. Për këtë nuk u duhet rënë në qafë vetëm adoleshentëve. Tek ta,

vërtetë që ka një shkujdesje më të madhe, por kulturë të fortë gjuhësore, nuk tregojnë

as brezat më të mëdhenj, në përgjithësi. Filmat dhe bota e televizionit, showbiz-it siç

rëndom emërtohet, krijon një model që është i ëndshëm për t‟u imituar prej të rinjve,

edhe në gjuhë. Ndaj kultura që vjen prej lart duhet të jetë e kulluar, në mënyrë që të

krijojë imitues po aq të denjë.

Një fenomen tjetër që me të drejtë rreshtohet tek problematika e sotme e

përdorimit të shqipes, është mënyra e deformimit në shkrim. Nëse më parë

shkruheshin letra dhe libri ishte dritarja e preferuar e komunikimit, tashmë interneti

dhe sms-të kanë dhënë ndikimin e tyre te mënyra e të folurit dhe e të shprehurit me

shkrim të adoleshentëve. Duke nxituar që të shkruajnë sms me fjalë të shkurtuara apo

të huaja, adoleshentët i hanë shkronjat dhe përdorin të njëjtën mënyrë të shprehuri,

edhe gjatë komunikimit mes tyre. Por jo vetëm. Ka shume raste kur dhe në shkrimet e

tyre, në detyra, ese, testime, plotësime të dhënash, formularë, në punët me shkrim, ato

përdorin të njëjtat shkurtesa, simbole, forma e trajta të shkurtra, apo modele e mënyra

të shkruari, saqë në vend të krijohet ideja sikur ke hapur ndonjë faqe nga chat-et në

internet. Harrohet shkronja e madhe në fillim të rreshtit, tek emrat e përveçëm, dhe në

fjalitë nistore. Nuk bëhet dallim nëse është fjala në krye apo në fund, kudo ka

shkronjë të madhe. Fjala nis me të madhe, shkronja tjetër me të vogël, tjetra pason me

të madhe, e me radhë: p.sh. mEgjIthAtE, aTdhEu, etj. Shkurtohen fjalët në atë

mënyrë, saqë nuk kuptohet cila është trajta e saj. Hiqen zanoret pothuajse të gjitha dhe

lihet fjala në bashkëtingëllore: bkr, m vj m, fls, zmr, njs, shkr. etj.

Duke i qëndruar në njëfarë mënyre besnikë edhe synimit për ta parë sa më të

gjerë panoramën e zhvillimit dhe të shpërfaqjes së situatës së sotme, jo vetëm të të

folurit të adoleshentëve qytetas, por për të shkuar më gjerë dhe bërë një përgjithësim

edhe për të folurit e simoshatarëve të tyre në çdo qytet, fshat a zonë të vendit,

rrjedhimisht këtu edhe të rinjve matjanë dhe mënyrës së përdorimit të të folmes në

përditshmërinë e tyre, ngrihen domosdo pyetje rreth hullisë së përdorimit të

ditëpasditshëm në gojën e bartësve jetësorë. Kësisoj nevoja dhe egoja hulumtuese

394

Disa prej SMS-ve, marrë nga celularët e adoleshentëve (me dëshirën e tyre). SMS 1: "Ej s'vi dot tani

se jam me plakun. Po e mar me t'mir ti zhvat nji dhjeçe. Hahahaa aman se m'vdiq dhe ky tr*pi... ku do

jeni ju pastaj?". SMS 2: "...Turo, shifena te “O....." në 6 e gjysë. U thuj dhe atyre k*rvave të vijnë se

skam lek n‟ cel. Puc, Dora". SMS 3: "...Kujt i shaje fytyrën e bukur, ti k*rvar i dreqit.... eee? Mir mir,

se ta tregoj unë qefin kur takohemi!". SMS 4: "Nesër, dy orët e para m'i justifiko pak, lolo! Futi ndonjë

nen, asaj bibës. Se mos vej mungesa ajo fikfishkura, se ja çava sumën! Folim pastaj, bye bye!".SMS 5:

"Yll, po morën gjë ata të mitë, u thuj që jemi bashk e do flem nga ti, se jam e prenotume. Do dalim

jasht TR me amoren...! Ciao!". SMS 6: "Ç'kemi tezoro, na kujto ndonjëher për kafe, jo për gjë, po na

rritet roga...! Ciao!".

Page 204: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

205

shtyn drejt një përçapje parashikuese që rreh kah pritshmëritë me të cilat do të

përballemi në të ardhmen e kësaj të folmeje.

Kjo gjithashtu, mendojmë se do të jetë një fushë ku në të ardhmen, gërmimet

tona nuk do të mungojnë dhe që me shumë pasion do t‟i kthehemi për ta përimtësuar

dhe parë sesi vijon sjellja gjuhësore e të rinjve bashkë me kahet që rreket të ndjekë e

folura e tyre.

5.2.2 Çfarë do t’i mbetet të folmes së Matit dhe çfarë mund të birret?

Shtrohet pyetja: po sot cila është prirja e zhvillimit të leksikut të të folmes, edhe

në gojën e adoleshentëve? A ka ndryshuar vërtetë rrënjësisht marrëdhënia midis kohës

dhe fjalës?! Për të dhënë një përcaktim sa më afër të saktës mbi këtë çështje, së pari

duhet të theksojmë se paralelisht siç ndodh në një lojë shahu ku kornizohen lëvizje

detyrim-përcaktim, ashtu në mënyrë metaforike edhe e ardhmja e të folmes do të ketë

ligjësitë e veta, që parakupton se, ajo do t‟i nënshtrohet rrjedhave të natyrshme që do

të pësojë shqipja në tërësi, aq më tepër po të kemi parasysh që kjo do të jetë e

kushtëzuar nga vetë uzusi dhe përdorimi që do t‟i bëhet variantit nga folësit e saj.

Po të shtojmë këtu edhe kushtëzime të tjera, ndërlikime, transformime që do të

sjellë koha me gjithë zhvillimet e vrullshme në shumë dimensione të jetës tonë,

atëherë na mbetet të jemi gjithë sy e veshë për të kapur ditë pas dite të renë që lind e

rrjedh nëpër gjuhë. Veçse kjo nuk mund të jetë një lojë tanimë. Për ta sjellë sa më të

afërt ndër mes tonë këtë të ardhme, po e përcjellim në formë të tillë:

Jo shumë kohë më parë, njerëzit, mbrëmjeve, rrinin të gjithë bashkë rreth

tavolinës dhe bisedonin. Pastaj, në këtë rreth intim, edhe në skajin më të largët të

vendit, nisën të hyjnë njëri pas tjetrit aparate të ndryshme teknologjike: si fillim hyri

radioja dhe tërheqja pas saj qe e madhe, magnetizuese, saqë afroheshin të gjithë duke

e dëgjuar në kuzhinë gjithë sy e veshë. Pastaj erdhi televizori, videoregjistruesi. E

kështu me rradhë. Çdo aparat i ri, kërkoi një vëmendje gjithmonë e më të madhe.

Dhe në fund, erdhi kompjuteri, ndjekur pas nga “i magjishmi” internet, apo

telefonia e lëvizshme, celulari. Gjithçka ndodhi kaq shpejt, duke u kthyer menjëherë

në një domosdoshmëri, aq sa askush nuk e vuri re. Për dobinë e tyre të

jashtëzakonshme në komunikimin dhe lidhjen mes njerëzve, nuk ka më asnjë dyshim.

Përdoruesit e tyre i përkasin tashmë të gjithë grupmoshave e brezave të shoqërisë, të

cilët, kush më shumë e kush më pak, shfrytëzojnë shërbimet që ata ofrojnë. Por, ajo

që vihet re nga të gjithë është gjuha e përdorur, ngutja, minimizimi i gjithçkaje,

kodifikimi i shprehjeve.

Në epokën e internetit, kur nuk ka pothuaj tanimë njësi, lagje, shkollë, fshat, apo

shtëpi pa telefon mobile, kompjuter, I-phone, Blackberry, etj. vihet re si kudo në

Shqipëri, edhe në Mat, një tendencë e re e përdorimit të gjuhës së internetit, po e

cilësojmë, nëpër rrjetet e ndryshme sociale (dhe jo vetëm), e cila ka disa pasoja dhe

ndryshime në raport me atë çfarë folëm “si duhet” gjer më tani.

Besoj biem dakord që ka lindur një gjuhë “misterioze”, një zhargon

kompjuterik, kryesisht i të rinjve, i shpikur për të komunikuar mes tyre shpejt, shkurt

e fshehtas. Dhe nuk mbetet vetëm në përdorimin brenda hapësirës “network” kjo

gjuhë, por kjo formë kalon edhe në ligjërimin bisedor, ku këtu duhet nënvizuar më

tepër dëmi që sjell ai, pasi hyn në shqiptim, që do të thotë se ndikon në shkrim

domosdo. Natyrshëm lind edhe pyetja: Nëse sms-të, e-mail-et, zëvendësuan letrat dhe

kartolinat e dikurshme, çfarë po zëvendësojnë rrjetet sociale vallë?

Page 205: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

206

Për sa jetëgjatësia e njerëzimit thonë se është rritur, pse gjithë ky ngut për të

përcjellë fjalë dhe emocione në një kohë sa më të shkurtër; kemi më pak kohë; jemi

bërë më përtacë; po gjuha, sa shumë rrezikon ajo të dëmtohet në këtë proces të

ethshëm komunikimi? Nëse gjithë kjo prirje është një “trend” bashkëkohor i

paevitueshëm, mos vallë rilindasit ishin “demode” dhe “Mirupafshim!”,

“Tungjatjeta!”, “Faleminderit!”, e “Dakord!”, janë fjalë shumë të gjata e të shkuara

kohe?!

Të përpiqesh të vlerësosh sot, ndikimin e këtij fenomeni në gjuhën e shkruar,

atë të folur dhe raportet ndërpersonale, është ndoshta herët, por realiteti është që një

botë e re komunikimi, ka lindur dhe po zhvillohet. Të bëhesh pjesë e saj, apo ta

refuzosh, mbetet gjithmonë një çështje zgjedhjeje.

A mund të përjashtohet e folmja e Matit nga kjo që u parashtrua më lart?

Mendojmë se jo. Sepse nuk mund të bëhen përjashtime kategorike për asnjë variant,

zonë apo bashkësi gjuhësore të caktuar, pasi kjo është një tendencë e re e të folurit,

kryesisht e të rinjve, por jo vetëm, në epokën e dixhitalizimit dhe internetit masiv. Në

kohën kur gjithë ditën propagandohet me të madhe përhapja sa më e shpejtë e

internetit në çdo skaj të vendit, e folmja e Matit duke mos qenë skajore, ka privilegjin

të jetë e mirëpozicionuar në këtë orkestër rrjeti. Është vërtetë sfidë intriguese

shoqërore; gjuha simbolizon mjetin më të bukur të qënies njerëzore dhe produktin më

të mirë të pronësisë shpirtërore të një populli. Dhe këto ndryshime nuk dalin vetiu.

Përsa i përket problemit se çfarë do të mbetet në gjuhë, e kemi nënvizuar edhe

mëlart se çfarë duhet të mbetet e palëvizur, e pandryshuar, në radhë të parë i duhet

kushtuar vëmendje elementit tradicional, pasi ai është guri i themelit. Po i rikujtojmë:

Urimet, përshëndetjet; Emrat e njerëzve; Strukturat morfologjike e sintaksore;

Format gjuhësore të shprehjes së respektit e të mirësjelljes.

Duhet thënë se në prirjet kryesore të së folmes sot, vihet re një pakësim i

përdorimit të arkaizmave, barbarizmave, turqizmave395

. Gjithashtu për ta plotësuar më

tej përgjigjjen për këtë pyetje duhet të mbajmë parasysh faktin sesa i plotëson nevojat

komunikuese të bashkësisë gjuhësore varianti tradicional apo anasjelltas, sa nuk i

përmbush këto nevoja duke i lënë vend e lëshuar territore variantit standard.

Po ashtu luan rol edhe shtresëzimi leksikor stilistikor i të folurit midis brezave

të ndryshëm, i shprehur në dikotominë dialekt – gjuhë standarde, që domethënë se të

folurit e brezave aktivë, dinamikë i nënshtrohet dhe prihet kryesisht drejt ndikimit dhe

mënyrës së të shprehurit në gjuhën standarde. Në këtë mënyrë kjo çështje anon drejt

zgjidhjes më të natyrshme që mund të gjendet. Do të mbetet në gjuhë dhe përdorim

ajo gjë që ia vlen, që i përmbush funksionet dhe do të mënjanohen ato që nuk i

realizojnë këto kushte. Se mbi ç‟kritere, apo ç‟baza do t‟i përcaktojmë ato që janë të

vlefshme dhe përmbushëse të këtyre funksioneve, së pari le t‟i përmendim disa prej

tyre:

- Gjallërisë, jetësisë, përdorimit; -Përhapjes, shtrirjes, funksionit; -Sa i

përmbush nevojat komunikuese të folësve; -Përfaqësimit përballë të folmeve apo

varianteve te tjera396

.

Lëkundjet më të mëdha varianti dialektor tradicional po i pëson në gojën e

brezit të ri, ku rol të madh luajnë dhe faktorët që përmendëm dhe kemi thënë dhe më

parë. Por, në këtë hov zhvillimi, mbetet prapëseprapë diçka identifikuese e krahinës,

395

Megjithëse, tek këto të fundit, ka dhe një lloj rikthimi pas viteve ‟90, kohë që siç dihet, solli dhe

lirinë fetare të njerëzve krahas lirive të tjera. E me këtë liri pati dhe një rivlerësim të fjalëve, që

shoqëronin këtë proces. Prandaj këto fjalë, iu kthyen edhe një herë gjuhës, pas një mohimi të gjatë në

përdorim. 396

Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 144-151

Page 206: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

207

zonës a të folmes. Duke u nisur nga fjalët që kanë hyrë drejtpërdrejt nga gjuha

standarde nëpër të folme, pa shndërrimet fonike a kuptimore, vihet re prirja për një

“unifikim” edhe në fjalë të tjera në ato elemente që kanë më shumë lëkundshmëri

p.sh.: në raste të ndryshme fonema /i/ që në këtë të folme del me variante në fjalë të

ndryshme a të njëjta, aty ku gjuha standarde e ka /i/ tenton të ruhet, por kjo kryesisht

në brezin e ri aktiv; mer>mar>mair>mir, shpert>shpërt>shpart>shpirt, shpa

i>shpi.

Po ashtu dhe në fjalë që kanë hyrë relativisht vonë nga varianti standard ruhen

të tilla: ministër, nismë, internet, indiferent, interpretim, president, pikëllim, pincë,

limuzinë, figurë, fizikë, intrigë, informatikë, video, etj. Po ashtu grupet e

bashkëtingëlloreve, /mb, nd, ng, ngj/ që në disa fjalë në brezin e vjetër dalin me

asimilime, në atë aktiv, nën ndikimin dhe të gjuhës standarde, ruhen të plota. Të tilla

ato dalin dhe në fjalët që kanë hyrë drejtpërdrejt nga nga gjuha standarde p.sh.

ndërtim, ambasadë, mburrje, ambient, anglisht, mandat, mbivlerësim, kombinat,

kamping etj.

Edhe në disa fjalë që kanë grupet e bashkëtingëlloreve /tj, dj/, të cilat në këtë të

folme evoluojnë në disa të tjera /q, gj/, ruhen në disa fjalë, por kryesisht nga brezi i ri

dhe ai i arsimuar: tjetër, adjutant, tjetërkush, djall, djeg, vërejtje, përshtatje, luhatje,

ndjenja, djersë, djepi, etj.

Mirëpo, këto lëkundje apo tronditje të variantit dialektor krahinor, nuk do të

thonë doemos se e folmja, dialekti po shuhet, sepse siç dihet, duhet të kalojë një

periudhë shumë e gjatë që dialektet të arrijnë në fazën e zhdukjes së plotë. Ama, se

ç‟të mirë i sjell gjuhës standarde një fjalë e huaj, kur ajo mund ta ketë gjegjësen nëpër

të folme a dialekte, mbetet habi. Kuptohet kjo, për ato fjalë që ju gjendet gjegjësja në

të folme. Nuk ka pse të luftohet dialekti si njё mish i huaj. Gjuha ёshtё njё e tёrё dhe

ndikimi ёshtё i njёjtё thuajse nё tё gjitha variantet e saj, pavarёsisht specifikave.

Çështjen mund ta shtrojmë dhe në aspektin tjetër; sa këto fjalë të huaja kanë

hyrë nëpër të folmet e veçanta, ku këtu ne kemi parasysh Matin. Mund të themi se në

çdo zonë a fshat, jo më krahinë nuk ka njeri, ose dhe në pastë duhet të jenë shumë të

rrallë, ata që nuk e dinë dhe përdorin fjalën “Okay” apo “Ciao” (Okej, Çao). Mos të

flasim këtu për celular, klub, internet, kompjuter, etj. Këto nocione janë shtruar

këmbëkryq si kudo dhe në të folmen e Matit. Dhe për këtë kanë ndikuar disa

faktorë397

ndër të cilët më të rëndësishmit janë:

- Fuqizimi i madh teknologjik (me të gjithë elementët shoqërues) dhe manualet

përdoruese që i shoqërojnë ato.

- Fuqizimi dhe shtimi i madh i reklamave, televizioneve medias etj. si formë e

komunikimit “flesh”.

- Prania e shtuar e politikanëve dhe jo vetёm, në mjetet e komunikimit masiv.

Fuqia e teknologjisë së përparuar dhe përdorimi masiv i saj, solli me vete dhe

një zhargon specifik të shoqëruar me një kuptimësi disi të veçantë: “Ma lsho nji zile,

m‟ço nji zile, m‟hith nji zile, m‟thke zilen kur t‟vesh, m‟ba nji zile , m‟ba nji ftesë,

m‟kthe sms”. Me sa duket njerëzit kanë krijuar tani një mënyrë tjetër të marruri vesh

mes tyre krahas formave që kanë ekzistuar. Mjafton veç fakti i të thënit: “m‟ço një

zile!” për ta kuptuar se dhe në fshatin më të humbur ka mbërritur telefonia celulare

dhe të rejat e tjera teknologjike.

Nëse dikush do të mundohet ta ndryshojë këtë sistem, përballë gjithë kësaj

kuptimësie, ai do të ndihet pothuajse i izoluar, sepse qoftë dhe njëri do të dalë që do

t‟i çojë një zile, ndoshta dhe për qejf e ai tanimë, jo që nuk hyn në sistemin e të

marrurit vesh, por bie pre e tij dhe detyrohet të harxhojë nga xhepi i vet për ta marrë

397

Po ai, po aty

Page 207: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

208

atë. Kjo mënyrë është bërë mjaft praktike mes njerëzve, saqë për çdo problem lënë si

zgjidhje të fundit mes tyre këtë zgjidhje. E këtij fenomeni të ri mes shqiptarëve nuk ka

se si t‟i shpëtojë edhe Mati me rrethinat e tij, ku përhapja e teknologjisë ka marrë

përmasa shumë të mëdha, pothuajse në maksimumin e vet.

Ky lloj komunikimi është i shoqëruar dhe me një sërë fjalësh që përdoren gjatë

tij (të folurit): “ola”, “ciao”, “hi”, “hello”, “salut”, “jasu”, “ok”, “bye” etj. fjalë të

cilat shumë mirë mund të mos përdoren, duke qenë se e kanë gjegjësen e vet në shqip,

ndoshta pak më e gjatë, por gjithsesi më bukurtingëlluese, më e ëmbël, më shqiptare.

Pavarësisht çfarë parashtruam, na pëlqen të themi se dialekti ёshtё tharm i fortё,

qё s‟ka pёr tё vdekur lehtё. Aq mё shumё kur njerёzit ta kuptojnё dalёngadalё, se

pёrdorimi i njё dialekti nuk tregon prapambetje as injorancё, por mbart jetё, ngrohtёsi

njerёzore si shumёpak tjetёr gjё e kёsaj bote.

Megjithatë, si përfundim i kësaj çëshje themi se vetë përdorimi gjuhësor jetësor

i varianteve do të vendosë se cili do të jetë fitimtar dhe se çfarë do të mbetet si më e

nevojshme dhe e domosdoshme në gjuhë, apo se çfarë elementesh do të birren gjatë

rrugës.

5.2.3 Të folurit “me zë të lartë” dhe “me zë të ulët” si dukuri e etnografisë së të folurit

Shqiptari në natyrën, karakterin dhe temperamentin e tij gjithmonë është shquar

si njeri krenar, besnik dhe i fortë. Edhe pozicioni gjeografik dhe terreni i mbushur plot

me male, ka qenë favorit për rritjen e njerëzve të gjallë, energjikë e të shëndetshëm.

Me këtë duam të theksojmë se të folurit me zë të lartë është gjithashtu tipar i fortë dhe

i qënësishëm, karakterizues i shqiptarit.

Me zë të lartë njerëzit tregonin vendndodhjen e tyre, kur ishin larg, njoftonin

njëri-tjetrin ose dhe fshatra mbarë në raste vdekjeje, pasi zëri jehonte nëpër kantonet

malore, lajmëronin për luftë ose fatkeqësi natyrore, kërkonin ndihmë.

Ky tipar u bë dhe mjet për të treguar krenarinë dhe forcën sunduese të burrit në

shtëpi, u përdor në përshëndetje mes tyre në rrugë, arë, krua, lajmëronin se po hynin

në shtëpi të tjetrit. Në të vërtetë të folurit me zë të lartë duket se ka mbetur zakon që

nga shoqëritë e mëparshme njerëzore, në kohën kur kishte pak njerëz dhe zonat e

banuara ishin të rralla e larg njëra-tjetrës, prandaj për të ofruar sho-shoqin përdorej

zëri. Por nuk duket të jetë vetëm ky shkak; natyra e shqiptarit është e tillë që s‟lejon

njeri t‟i marrë t‟parët, sidomos burrat.

Krahas kësaj praktikohej dhe e folura me zë të ulët, por brenda në rrethe të

ngushta ku diskutohej ndonjë temë, ose problem i rëndësishëm, kryesisht në odat e

burrave. Aty njëri fliste dhe të tjerët dëgjonin me shumë vëmendje dhe respekt, pasi ai

thoshte fjalë me mend dhe njëkohësisht derdhte kulturë tek të tjerët, sidomos tek të

rinjtë që ishin të pranishëm. Në këto dhoma bëhej një lloj kuvendi a mbledhjeje, e

ngjashme me kuvendet e mëdha që mbaheshin në sheshe të hapura, në oborre të

institucioneve të kultit, apo në hapësira të caktuara për të tillë rast; por ato

njëkohësisht ishin dhe njëlloj shkolle që shërbente për formim logjik, oratorik, urtësi e

mençuri.

Me këtë e lidhim dhe të folurit e intelektualëve, si njerëz me dije, horizont e

kulturë nga të cilët të gjithë marrin shembull. Në përgjithësi të mëdhenjtë, kanë fituar

një tjetër status sot, në epokën e re. Nuk konceptohet më të thirrurit majëkrah, apo të

bërtiturit në mes të oborrit me të madhe, si shenjë paralajmërimi, pranie a paranjoftimi

të të zotërve të shtëpisë. Nëse në vite më përpara ishte e domosdoshme një praktikë e

tillë, madje ishte sinjal i jashtëm a kod i pashkruar i detyrueshëm për t‟u zbatuar në

Page 208: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

209

çdo rast kur hyje brenda kufirit të shtëpisë së tjetrit (mikut), në ditët e sotme kjo

traditë është zbehur. Paraprakisht njerëzit e parathonë dhe e mirëpërcaktojnë vizitën

tek tjetri. Edhe në këtë rast duket se teknologjia i ndih këtij realiteti. Telefoni ka

shkurtuar rrugë.

Kjo dukuri ka filluar ta humbasë fuqinë e saj vepruese e tharmin e vet dhe në

zonën e Matit, sepse kushtet e përgjithshme ekonomike-shoqërore janë të një natyre

krejt tjetër. Në çdo rast kur dikush ka një problem dhe i duhet ndihmë nga

bashkëfshatarët, komunikimi realizohet nëpërmjet telefonit. Po ashtu edhe në

lajmërime vdekjeje, lindjeje, rreziku etj. secili e përhap fjalën jo më përmes praktikës

së të thirrurit majë kodrës a pikës më të lartë të zonës, por përmes teknologjisë.

Edhe funksioni edukues apo i sheshimit përmes kuvendit të problemeve a

konflikteve që lindnin midis familjeve, fiseve a personave, e ka gjetur rrugën e

zgjidhjes përmes institucioneve shtetërore. Pra, me forcimin e ligjit, edhe praktikat

kanunore me bazë kuvendet dhe odat e burrave si institucione juridike, e humbën

rolin dhe peshën e tyre në jetën e bashkësisë shoqërore. Domosdo që në këtë pikë ka

ndikuar edhe niveli arsimor dhe kultura e përgjithshme e shoqërisë.

Fenomenet e reja që ndodhën në më shumë se një gjysmëshekull në këtë

bashkësi shoqërore, çuan drejt zbehjes një sërë praktikash dhe veprimesh që lidheshin

me një frymë kanunore. E duke ardhur në pragun e viteve „90 atëherë kur pothuaj u

krijua njëlloj divorci me një model të vjetër dhe nisi një erë e re edhe në marrëdhëniet

mes vendit tonë e të tjera vendeve, kohë kur shkëmbimet nuk mbetën vetëm në nivel

tregtar, po kapërcyen kufinjtë dhe ndikimet hynë në gjuhë, kulturë, stil jetese,

mendësi etj., pikërisht në këtë kuadër edhe përqafimi i të resë, si një ëndërr e aspiruar

për shumë e shumë kohë, ishte më se normale.

Emigrimi, pavarësisht plagëve dhe gjithë kalvarit të mundimit e vuajtjeve që ka

sjellë për shumë familje, e përjetuar gati në nivel traume kombëtare, ka qenë dhe

mbetet një ndër rrugët më të gjalla e konkrete të transmetimit të risive që vijnë prej

jashtë. Të komunikuarit me zë të ulët vinte më së pari si normë që duhej ta zbatonin

në vendin ku jetonin. Duke u përshtatur me këto rregulla, praktikuar për

kohëqëndrimin atje, detyrimisht që do të përvetësohej dhe bëhej pjesë e sjelljes së

tyre.

Efekti që sillej në vendlindje vihej re menjëherë kur në çdo situatë zëngritjeje

brenda familjes, në mjedise publike, në rrugë a grumbullime të ndryshme festash a

gëzimesh, të parët që reagonin ndaj kësaj kulture komunikimi ishin emigrantët. Me

qëndrim të fisëm dhe elegant, qetësonin dhe zbutnin tonet, vendosnin heshtjen përreth

dhe impononin një kulturë të re komunikimi.

Të folurit me zë të ulët dhe me zë të lartë ka ndjekur në rrjedhë të moteve një

ndarje sipas faktorëve moshë, gjini, nivel ditunor (arsimim). Kështu, në prani të

brezave të ndryshëm, të parët që merrnin fjalën dhe kishin tagër për të diktuar

superioritet edhe në drejtim të saj, ishin më të moshuarit. Zakonisht këta ishin burra të

mençur, të rrahur me përvojën jetësore dhe kjo u vinte më tepër në krah si

pikëmbështetje për të vendosur heshtjen. Por, kishte dhe nga ata kapriçozët, të ashprit,

më të çarturit, që pavarësisht moshës e pjekurisë, sërish përdornin zërin e lartë për të

vendosur diktatin e fjalës. Kodi e kërkonte që në prani të më të moshuarve, të tjerët

vinin sipas radhës edhe në të folur; sigurisht që me zbritjen e moshës, ecte edhe ulja e

zërit.

Ndërsa, në prani të meshkujve, gratë ishin gati si hije. Në raste të rralla, ndonjë

grua e moshuar, e mençur, që kishte pasur tronditje të mëdha në jetë, me humbje të

bashkëshortit, apo fëmijësh meshkuj, vëllezërish etj., respektohej e nderohej edhe nga

më të moshuarit meshkuj dhe i dëgjohej fjala. Pra, hynte gati në rangun e burrave dhe

Page 209: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

210

nderohej barazi me ta. Por, e përgjithshmja ishte që gratë, nuk lejoheshin në prani të

burrave, dhe për të marrë fjalën e ndarë kuvend, as që bëhej fjalë. Ato ishin të

heshtura, punëtore dhe kujdeseshin për mirërritjen e fëmijëve dhe gjithçka tjetër

brenda shtëpisë. Ata nuk mund ta ngrinin zërin në asnjë rast.

Përsa i takon kulturës dhe diturisë, këtu ecej në rend të përmbysur. Sa më i ditur

të ishte një njeri, aq më të ulët dhe të përmbajtur e kishte zërin. Kjo tregonte edukatë

dhe respekt për të pranishmit, diktonte superioritet intelektual dhe merrte si haraç të

kthyer nderimin dhe admirimin nga të tjerët. Ajo që kishte peshë nuk ishte toni i zërit,

por forca e fjalës.

Ardhur në ditët e sotme, këto praktika që lidhen me mendësi krejt të vjetëruar

janë nxjerrë nga përdorimi. Kështu, duke mos funksionuar më odat e burrave,

mbledhjet dhe takimet në qendër të fshatit, organizimet përbetuese në objekte kulti

etj. të gjitha këto e kanë zbehur dhe zvogëluar në maksimum këtë zakon. Të

moshuarit dëgjohen dhe respektohen, brenda familjes, por nuk imponojnë më diktat

dhe nuk përjashtojnë nga diskutimi pjesëtarët e tjerë të familjes të çdo moshe a gjinie.

Të shkolluarit, funksionarët, njerëzit që kanë një status social a veshje zyrtare e

administrative, janë më të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm për rolin dhe mënyrën e

komunikimit. Maturia, rezervimi, qytetaria dhe kultura në sjellje e të folur, janë

reflektim i edukimit, por dhe i pozicionit që kanë. Madje, edhe njerëzit më të thjeshtë,

kanë fituar një kulturë komunikimi më civile dhe të butë në raport me të tjerët, saqë

normat e vjetra duken nga sot si një kohë shumë e largët.

5.3 Përshëndetjet në zonën e Matit

Në Fjalorin e Shqipes së Sotme gjejmë këtë përkufizim për përshëndetjen:

“Përshëndét (Përshëndes) kal., ~ A, ~Ur. 1. I jap dorën dikujt, i bëj një shenjë me

kokë, i them fjalë urimi etj. kur takohem me të a kur ndahem prej tij; i shfaq dikujt

me fjalë etj. ndjenja miqësie, nderimi etj. E përshëndeti me dorë. 2. Përgëzoj dikë,

zakonisht një grup njerëzish të mbledhur me rastin e një feste etj. duke u uruar punë të

mbarë; i sjell a i dërgoj një përshëndetje. Përshëndeti konferencën. Përshëndeti në

emër të presidentit. 3. fig. Jap pëlqimin tim të plotë për diçka; miratoj398

.

Përshëndetja është akt social dhe individual që përdoret në të gjitha shoqëritë

njerëzore si pikënisje për të vendosur kontakte njerëzore a komunikuese me tjetrin.

Njeriu, në dallim nga çdo krijesë tjetër, është i detyruar si qenie sociale të

shoqërizohet dhe të vendosë marrëdhënie me njerëz të tjerë në gji të bashkësisë ku

jeton; ndër këto më specifiket janë marrëdhëniet mbi bazë respekti, mirënjohje,

dashamirësie, kulture etj 399

. Që në mëngjes dhe përgjatë aktivitetit a veprimtarisë së

ditës, njeriu përfshihet në qerthull sjelljesh e shkëmbimesh ndërvetjake, të cilat në

kohë janë bërë stereotipe e, madje gati-gati të vetvetishme, por që nisin të gjitha me

një përshëndetje.

Përshëndetja pasqyron një traditë të lashtë sa vetë njeriu, dmth të drejtuarit me

fjalë dhe nisjen e nje komunikimi të vërtetë midis dy vetave; ajo është pikënisje për

komunikimin prandaj ka edhe një funksion të rëndësishëm gjuhësor400

. Kapërcimin

nga thjesht gjestikulacioni për të shënjuar një lloj përshëndetje, në përdorimin e fjalës,

398

Shih: Fjalori i Shqipes së sotme, ASHSH, IGJL, Toena, Tiranë, 2002, f. 991 399

Shih: GJ. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 195 400

Shih: N. Arcuri, Il salute e i suoi ritualidall‟ antichita ad oggi, në Quaderni di semantica, XXI, n.1,

giugnio 2000, pp.135-162 (sipas citimit të prof. Gj. Shkurtaj)

Page 210: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

211

studiuesit e kanë përcaktuar si një evoluim të madh jo vetëm gjuhësor, por pikësëpari

si ndryshim e zhvillim kulturor, shoqëror, etnografik të bashkësisë përkatëse.

Edhe vetë përdorimet e fjalëve për të transmetuar përshëndetjen, kanë

ndryshuar, janë pasuruar dhe përtërirë, jo vetëm brenda grupit a ndërmjet grupeve, por

madje tek vetë personi a individët pjesëmarrës në këtë aktivitet gjuhësor. E

pavarësisht kësaj, gjithmonë filli përbashkues i tyre, sado të larmishme, ndryshme, a

shumëllojshme qofshin, mbetet domosdoshmëria për të nisur komunikimin me të

tjerët.

Në studimet shqiptare, zëri i parë i marrë me shqyrtime thethuese për këtë temë,

është prof. Gjovalin Shkurtaj, i cili nënvizon: “Krahas rëndësisë që ka përshëndetja

në kulturat e tjera dhe me gjithë vëmendjen që ka marrë ndër to nga studiuesit e

fushave të ndryshme, duhet theksuar se edhe në gjuhën shqipe, ashtu si në cdo gjuhë

tjetër, ajo ka pasur e vijon të ketë rëndësinë dhe vlerat e veta, madje në mjedise të

ndryshme konservative e ruajtëse të trojeve shqiptare, përshëndetjet janë aq të

larmishme dhe të lidhura ngushtë me veprimtaritë e gjithëfarëllojshme që kryjnë

njerëzit në përditshmërinë e tyre; ndërkaq, krahas paktikave të tilla, merr vlerë të

dorës së parë jeta shpirtërore e materializuar tanimë në gjuhë”401

.

Problemet që shtrohen për dukurinë në fjalë në pohimin e profesorit lidhen me:

mungesën e vëmendjes ndaj lëndës gjuhësore dhe materialit etnolinguistik të

bollshëm që sjell përshëndetja në shqipe; duke qenë e pasur si shprehje, ajo ka jo

vetëm vlera gjuhësore, por nxit për njohje e shpjegime antropologjike në mjedisin

tonë, gjë që ende mbetet një fushë e parrahur mirë; e ndërkohë inferioriteti që sjell në

këtë rast mosnjohja dhe sudimi i dukurisë nga vetë shqiptarët, në raport me kulturat e

tjera dhe me referimet përkatëse të përshëndetjes në gjuhën shqipe nëpër studimet e

njohura botërore për këtë aspekt, krijon premisë për t‟u ndalur dhe trajtuar mirë e

mirë.

Ndaj, detyra nevojtare që lind para studiuesve të fushës, për një kthim të kokës

nga kjo lëndë gjuhësore, duhet marrë në konsideratë, pa asnjë lloj pendimi të

mëpastajmë për rezultatet që do të japë.

Në traditën tonë, si një popull i lashtë e kulturëdashës, kanë ekzistuar forma të

shumta e të ndryshme përshëndetjeje për çdo lloj kohe, rasti, feste e gëzimi. Akti i

parë i përshëndetjes është dhënia e dorës së djathtë personit me të cilin takon, kjo

parakupton nderim, respekt dhe shenjë paqeje mes tyre, sadoqë tani është thjesht një

gjest simbolik mekanik i uniformizuar për kulturën tonë. Mirëpo, në këtë marrëdhënie

duhen dalluar dy ngjyrime të ndryshme emocionale që shoqërojnë gjestin dhe

përshëndetjen në kompleksitetin e vet: - shpreh dëshirë përulësie ndaj tjetrit, ose –

shpreh dëshirë për të treguar simpati ndaj tjetrit.

Të dyja duhen dalluar në varësi të rrethanave ku përdoren dhe arsyes pse

përdoren kështu. Nëpërmjet përshëndetjes me fjalë, i drejtohemi dikujt me anë të

fjalës, pra me gjuhë, ndaj edhe vetë fjala “flas” ka kuptimin që i flas, e përshëndes

dikënd, i drejtohem dikujt me fjalë e shenja gjuhësore, i shpreh nderim, respekt, urim

si kur e ndesh ashtu edhe kur ndahem me të. Me përshëndetje ne, shprehim

përzemërsi, tregojmë një ndjenjë dhe qëndrim të ngrohtë, të çiltër e plot dashuri, që

del vërtet nga zemra e njeriut. Pra, përshëndetjet e vërteta tonat, kanë brenda edhe

përgëzimin krahas urimit që i bëhet dikujt.

Ajo, siç e thamë, është një akt social dhe individual, përmbajtja e së cilës duhet

parë prej nga e ka burimin urimi që qëndron në themel të përshëndetjes në gjuhën

shqipe. Qartësisht dallohen format e përshëndetjes për nderim, respekt, fisnikëri e

401

Shih: Gj. Shkurtaj, vep e cit. f. 197

Page 211: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

212

mirënjohje, nga ato të bëra për servilizëm a nënshtrim. Më mirë se kudo në rastin e

përshëndetjes, vlen të përdoret parim sociolinguistik i Fishmanit: “Kush flet, me kë,

ku, kur dhe për çfarë?”402

.

Duke iu përmbajtur klasifikimit që ka bërë prof. Gj. Shkurtaj për tipologjinë e

përshëndetjeve në gjuhën shqipe, po sjellim llojet që janë të gjindshme edhe në të

folmen tonë, njëherësh theksojmë se këtu i qëndrojmë parimit që përshëndetja synon

të pasqyrojë sa më mirë faktorët e ndryshëm sociolinguistikë, ndër të cilët mund të

përmenden:

- Numri i bashkëbiseduesve që kushtëzon përdorimin e vetës së foljes.

- Vendi ku kryhet që kupton hapësirën reale ku ngjet ndërtakimi.

- Mosha, gjinia, marrrëdhëniet shoqërore dhe roli a statusi i bashkëfolësve.

- Lloji i përshëndetjes (ardhje, ndarje, largim, kalimthi, e plotë etj)

- Kanali i transmetimit të përshëndetjes që parakupton mjetin fizik me të cilin

realizohet ajo.

- Përdorimi i regjistrave të ndryshëm, zyrtar, krahinor, dialektor, gjuhë e huaj.

- Specifikime përgjithësuese, çasti i ditës apo natës kur ndodh përshëndetja.

Sipas vaktit, punës, festës, ditëve të rralla, lindjeve, vdekjeve, martesave e

gëzimeve, shkëmbimet dhe takimet me të tretë a të panjohur, po sjellim disa situata të

jetuara, a të tjera të mbledhura kryesisht në gojën e brezit të tretë, që shënojnë raste

përshëndoshje, përgëzimi dhe komunikimi mes folësve të krahinës.

Kështu, kur vjen një njeri në shtëpi të tjetrit dhe aty gjen njerëz të tjerë, veç të

shtëpisë ose vetëm ato, do të thotë: “Qöft mér e merserra:jni!”, dhe të tjerët do

ngrihen në këmbë dhe do t‟ia kthejnë: “O tu njata, e merseerdhe, hajde bujrum,

merse të pru Zoti!”. Pastaj ai takon njerëzit sipas moshës duke u dhënë dorën e duke

u falë me to sipas afërsisë.

Por zakoni e do që para se të hyjë brenda të thërrasë në oborr ose në “shqym” të

derës me të madhe sipas rastit: “Oj shpa:j, o i zoti i shpais, o filani!”, (me emrin e të

zotit të shtëpisë dhe të babait të tij). Nga brenda dëgjon përgjigjen: “Hajde bujrum,

merse të ka pru zoti, merse erdhe!”. Ai ia kthen: “A je xha:ll‟ bre burrë! “, tjetri ia

pret: “Xha:ll‟ e tumér!”. Në rast se në një grumbull burrash vjen një tjetër, atëherë ai

thotë: “Tunjaqéta e merse rraini bre burra!”, dhe për modesti u thotë mos lëvizni,

por ato ia kthejnë: “Ou çar thu: mor burr, a jena xhit venit, a si!”.

Përshëndetja karakteristike e zonës sonë si për të njohurit dhe për të panjohurit

kur takohen në rrugë është: “Si ja kalöni, si ja kalu:t”. Nëse janë punëtorë që

punojnë, atëherë thuhet: “Puna e ma:r u qöft‟!”, “Ju lumshin krah‟t!” edhe përgjigjja

kthehet: “O t‟mar paç e lum qöfsh!” (kur është një njeri bëhet në njëjës përshëndetja,

e kur janë dy ose më shumë njerëz, bëhet në shumës). Në rastet kur burrat ndërrojnë

duhanin thuhet: “A pé néz ni duhân hé burr‟!”- “O tu rrait nera, çé merre, tu nezt për

t‟mer!”.

Sipas kohës së ditës bëhen këto përshëndetje: “Mermxhés, si u grète, a flète

xha:, mxhes, a mun‟ u grete!” dhe do të kthehet përgjigja respektive për secilën:

“Mer si u grete ta i, copa-copa, çahu me copa, mèr qöft beku zoti, evallà, si u grete

tai, a flete, a mun u grète!”. Në çdo orë të ditës thuhet; “Si ia kalöve, si ia çove, si

shkove!”, ndërsa kur ndeshesh me njerëz në rrugë, arë, krua, për dru, lumë etj. thuhet:

“shnet, shnet e t‟mera t‟mer laf, t‟mer vof, drekën e mer, mermrama, nat‟nemér t‟mer

e bash e xhum t‟amël, t‟mer e bash e t‟mer flesh, a u lodhët, brava u qöft!” etj.

402

Shih: J. Fishman, Who speaks, what language, to whom, and when, në “La sociolinguistique”, 2,

1966, sipas referimit të prof. Gj. Shkurtaj, në Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, f. 223

Page 212: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

213

Një element i rëndësishëm për të specifikuar përshëndetjet është dhe përdorimi i

ndryshorëve sociolinguistikë si një faktor tipik diferencues i tyre: në varësi të gjinisë,

moshës, statusit, marrëdhënies shoqërore etj. Është e njohur rrethana etnografike, që

kur ndeshen në rrugë një mashkull dhe një femër, i pari që i takon të përshëndesë

është mashkulli. Më së tepërmi janë përshëndetjet që përmendëm mëlart, por në

varësi të shkallës së njohjes me bashkëfolësen, shton edhe ndonjë shprehje më shumë.

Këtu mund të përmendë edhe emrin e bashkëshortit, babait ose vëllait të gruas

(femrës) që përshëndet: A u lödhe o nâne e Samiut? Si e kalöve o nusja e Arbenit? A

mahé burrnesh‟? etj. ose rrethana kur dhënësi i përshëndetjes i drejtohet një më të

moshuari, në përgjithësi kihet parasysh kujt i drejtohet, çfarë moshe ka, si është në

gjendjen shëndetësore, çfarë përvojash jetësore dhe fatkeqësish mund të ketë kaluar,

sëmundje a gjymtime ej.: “A mun u grète? A flete rehat? – Po mer, mer. U grèta ne

söjt. Mer prej Zotit! Ka dasht‟ Zoti mer! Si plakat, tahé. Si pleçt‟!”. Përgjithësisht ata

që ruajnë më mirë përshëndetjen janë më të moshuarit, ose brezi i tretë. Larmia,

shpeshtësia dhe përshtatja në rrethana nga më të ndryshmet me përshëndetjen apo

urimin e duhur, i bën këtë brez të jenë ruajtës në këtë pikë.

Ndërsa, më të rinjtë (brezi i mesëm) dhe veçanërisht brezi i ri, priren drejt

shkurtimit, unifikimit dhe rrallimit të këtij akti gjuhësor. Ajo çfarë ndodhi pas viteve

„90 në mbarë shoqërinë shqiptare u reflektua edhe në krahinën e Matit. Copëzimi i

bashkësive shoqërore tradicionale, emigrimi, shpërnguljet masive drejt kryeqendrave

urbane, ndryshimi i përgjithshëm i stilit të jetesës, i modelit kulturor, ndikimi i

teknologjisë dhe flukseve të padukshme gjithnjë e në rritje etj. bënë që me kalimin e

viteve të zbehej tradita e përshëndetjeve.

Brezi i lindur në vitet e demokracisë e këndej, i ka mjaft të rralla e të shkurtra

përshëndetjet. Mjaftohet me një: “Mjes! Mgjes! Drekën! Natën! Paçim! Ej!, Hë

ç‟kemi?, Ç‟bën, mirë?, E, mo!”. E këtu s‟do mend që ndikimi nga modelet e

përshëndetjeve shkurt që huazohen nga filmat, modelet, futbollistët dhe të rinjtë

simoshatarë evropianë, nuk mund t‟i përvidhen edhe të rinjtë tanë. Një: “Çao!, Bai!,

Hola!, Hellou!, Hej!” etj. e dëgjon në çdo ambient ku ka të rinj.

Edhe ata që mbeten nëpër fshatra e katunde, përkundër mendimit se ata ruajnë

dhe trashëgojnë praktikat e prindërve apo mënyrat e komunikimit që përdoreshin prej

tyre, nuk kanë ndonjë interes të madh për punën dhe të jetuarit aty. Duan t‟i largohen

bujqësisë dhe blegtorisë. Ku e ku të merren me emigrim, të punojnë në zona urbane

në çfarëdo lloj pune, të merren me tregti, studiojnë fort për të ikur në shkollë të lartë,

gjithçka për t‟ju larguar fshatit. Mendja e gjithësecilit prej tyre është të ikë sa më parë

andej.

Veset e “modernizmit” kanë depërtuar kudo dhe pothuaj asnjëri s‟ka mendje të

ndarë për të ngritur jetesën në katund. Përshëndetjet e tyre janë të thata, pa përzemërsi

e ngrohtësi, të shkurtra dhe sipërfaqësore. Madje, nëse ndesh në rrugë të panjohur,

kalimtarë, të ardhur a vizitorë, nuk ndiqet më zakoni i përshëndetjes së parë. Të rinjtë

u flasin vetëm atyre që njohin. Madje, gjestikulacioni, fishkëllima, përshëndetjet me

dorë dhe gishta, tokjet me pëllëmbë të hapur, ndonjë epitet apo shkurtim i emrit të

personit që takon etj. janë praktikat më të reja të të përshëndeturit mes tyre.

Për përshëndetjet e ndarjes apo të lamtumirës mes njerëzve, si për periudha të

shkurtra ashtu dhe për periudha të gjata, apo shumë të gjata, elementi unifikues si në

mbarë shqipen, edhe për këtë të folme, është prania në strukturën e përshëndetjes të

elementit mirë dhe shoh në dëshirore.

Ky akt, pavarësisht se shënjon në thelb largësinë apo pragun e fillimit të

largësisë, prapëseprapë është shoqëruar me ndjenjë dhe me një përgjegjshmëri të lartë

nga bashkëndarësit e aktit, saqë në ndërgjegjen e folësve është konceptuar si e veçantë

Page 213: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

214

dhe specifike, ndaj larmia e formulave për këtë justifikon vetë distancën psh.:

“Mirupafshim! U pafshim për t‟mer e n‟gzime!, Ta njefsha t‟merën!, Ta njefsha zânin

e mer!, T‟mervöfsh!, Udh‟ e mar!, Merardhsh!”.

Kur lind fëmijë, matjani uron së pari jetë të gjatë:“T‟past le me jet‟ t‟gjatë,

t‟past‟ le me jet‟ e nafa:k, ta lasht‟ Zoti, me jet‟ t‟gjat‟, Zoti ta lasht‟ e tu baft‟

burrë!”, ndërsa kur është vajzë dhe sidomos kur është e „tepërt‟: “Marshalla, t‟plastë

Zoti, t‟raft plasja!”. Çdo njeri që e merr i pari lajmin për lindjen e një fëmije, e

sidomos djalë, prek një hekur që mund ta ketë afër, ose gratë prekin vathët e unazat,

që lidhet me besimin se djali të rrojë e të bëhet i fortë si hekur e të plasë syri i keq.

Kur takon në rrugë grua me fëmijë në krah thuhet: “Marshalla e plast‟ seu i keç,

ta lash‟t Zoti, ta rujt‟ Zoti, past‟ fat e i prift‟ e mara!”. Kur ndahen njerëzit nga njëri-

tjetri, të afërm ose jo, kur largohen nga shtëpia kemi përshëndetje të tilla: “Shnet,

udha e ma:r, na ba t‟fala, t‟mer vöfsh, t‟mer ardhsh, t‟prift shnedja, t‟prift e mara,

t‟njefsha zanin e mer, t‟najsha t‟merën, t‟prift fati e rruga e let‟!”.

Për raste festash kemi urimet: “Gzu festën, t‟xhet ma mér söit ni vjet, ta hash

shnosh me xhithë njerëzit e shpais e me xhith ka të dasht‟, ishalla ma plöt söt ni vje:t,

t‟lumt gjöja e ti rujt Zoti kalamajt e ta pruft‟ Zoti ma:r, n‟gzime u ardhshim përher‟,

gzu e ishalla t‟xhith bashk‟!” . Nëse ka fëmijë në emigracion: “T‟ardhshin shnosh e

t‟i rujt Zoti, t‟u prijë e mara e ishalla me lek plöt e me marsi!”.

Disa urime që i jep nëna fëmijës: “T‟morsha nâna t‟keçen, ylli i nan‟s, o zemër,

o drit‟ o shpért, t‟u ba:ft nâna kurban, t‟hangsha nâna currin, o rrush i vogël, t‟ka

nâna gja:l për mall, t‟ka nâna sê n‟ball, t‟ka nâna yll t‟rrall”, ose disa sharje

përkëdhelëse për të mos marrë fëmijën më sysh: “T‟dhévshin sorrat, pulat, krejt

n‟gjëj, hiçma m. . . teqè, qâ:ka si gabel, i paska gja krejt filanit, qâ:ka i shtremët e

përmedét, xhaja e keçe, t‟zhdukt Zoti!” etj. Babai është më pasiv dhe përdor shumë

pak fjalë përkëdhelëse në krahasim me nënën, përkundrejt fëmijës.

Megjithatë, përmbledhtazi vlen të përmendet se një ndër prirjet e sotme të të

shprehurit të përshëndetjes në gjuhën shqipe, krahas efektit globalizues e huazues nga

gjuhët e huaja, shkurtimit e tkurrjes së asaj ekzistuese, zëvendësimit dhe shmangies,

ashtu siç e ka formuluar Gj. Shkurtaj në librin e tij403

, shihet edhe një tendencë e re e

brezit të të rinjve për të pakësuar dhe varfëruar modalitetet e pasura të shprehjes së

përshëndetjes në gjuhën tonë. Në çdo kontekst ligjërimor të sotshëm, ku ndesh me

përdorimin e strukturave përshëndetëse, në gojën a shkrimin e brezit të ri, has në

forma të tilla: “Ç‟pb mi? (Çfarë po bën, do të ishte normalisht.); “Sps.” (S‟ka

përse!”; “Flm, o shok”, “Ku je o zmr?”, “Hajt, se fls!”, “Tkxh, Tdsh, Tdf!”, etj.

Përveç ndryshimeve që ka pësuar përshëndetja në rrjedhë të moteve, si në rrafshin

fonetik, morfo-sintaksor, leksikor, edhe në atë pragmatik, e reja e fundme është kalimi

nga rrjeti i mbyllur i bashkësisë në atë të hapur, të ndikuar thellësisht nga teknologjia

dhe zhvillimi i saj i vrullshëm, që vuri para lëndën përshëndetëse, duke e kthyer në

trajta të cunguara gjer në përçudnim . Pavarësisht nga bjerrjet dhe ndryshimet në

pasojë të kushteve të reja të jetës e sidomos nga rrafshimi modernizues, që po merr

përmasa gjithnjë e më të dukshme, ende diçka ruhet nëpër të folmet dialektore si ujë i

mirë që dallon nga uniformizimi gjithëpërfshirës i shoqërisë tonë.

403

Shih: Gj. Shkurtaj, vep. e cit. f. 198

Page 214: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

215

KREU VI

6.1 SHQYRTIME ETNOLINGUISTIKE NË ONOMASTIKËN E MATIT

Sociolinguistika ka bërë shpeshherë dhe vazhdon të bëjë objekt të saj të

studimit, marrëdhëniet që vendosin njerëzit mes tyre, të materializuara këto me gjuhë,

qoftë ajo një variant me prestigj apo thjesht një variant dialektor. Si një disiplinë e

tillë, dukuri që lidhen me kulturën, shoqërinë, etninë, i rrok në gamën e gjerë të

problematikës së vet. Sigurisht në gjendjen e sotme, gjithsesi fillestare të kërkimeve të

kësaj natyre ndër ne, shqyrtimet dhe prurjet e mëposhtme nuk mund të jenë as

shteruese as përfundimtare.

Shumëçka, si në të dhënat e prurjet konkrete për dukurinë, ashtu dhe në ideimin

e problematikës së rrokur, mbetet më fort në gjendjen e sprovës a të një hapi të parë

(që urojmë të shkojë më tutje). Përsa u takon të dhënave, mbetet në kufijtë e sprovës,

pasi dukuritë e trajtuara janë të shpërndara në formë yjësish në çdo familje e në çdo

person konkret, ndaj paraqet vështirësi për t‟u shteruar; ndërsa në drejtim të ideimit

mbetet për t‟u zgjeruar më tej edhe me aspekte që kanë interes dhe mund të jenë

objekt i punimeve a shqyrtimeve që do t‟i bëhen të folmes nga ne, a të tjerë që do të

kenë dëshirën e mirë, krahas e pas nesh.

Pasi kemi parë e trajtuar në vijim të punimit disa aspekte sociolinguistike të

marrëdhënieve që vendos bashkësia shoqërore matjane me elementin gjuhë dhe

kulturë, po në këtë hulli trajtimi, ku pandarazi shihen të mpleksura lloje të tilla

marrëdhëniesh, jemi përpjekur të ecim për disa çështje të veçanta, që kemi marrë në

shqyrtim, ku do vërejmë si ndikon ajo drejtpërdrejt në drejtim të: emrave vetjakë,

emrave të banorëve, trajtave të zbunuara të tyre, sinonimisë së emrave familjarë,

përshëndetjeve, dhe në fund të toponimisë.

Edhe njëherë kemi rastin të përforcojmë idenë e kahershme të shqiptuar nga

themeluesit e kësaj disipline në gjuhësinë tonë404

se në këto dukuri të

sipërpërmendura, gjuhësorja dhe jashtëgjuhësorja mpleksen në mënyrë shumë

interesante dhe përbëjnë fushë të lakmueshme thellimi e njohjeje për çdo vullnetmirë

që do t‟i shtohet rrethit të gjuhëtarëve dhe që gjuhësinë e ka në gjak.

6.1.1 Emrat e banorëve dhe trajtat e “dyta” të tyre

Në librin “Onomastikë dhe etnolinguistikë” prof. Gj. Shkurtaj thekson: “Njerëzit

pagëzohen me një emër, i cili është emri zyrtar apo emri i parë i personit, porse çdo

njeri krahas atij emri a forme zyrtare, gjatë jetës së tij do të ketë dhe ndonjë formë të

dytë. Madje ndodh shpesh që njerëzit njihen, thërriten dhe rrojnë gjithë jetën

404

I referohemi idesë dhe shqyrtimeve të bëra nga prof. Gj. Shkurtaj dhe të paraqitura në librin

“Onomastikë dhe etnolinguistikë”, Tiranë, 2001

Page 215: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

216

kryesisht nën quajtjen e dytë, ndërsa emri i parë mbetet “në letër” mbart kurdoherë

karakter zyrtar. Trajta e dytë e emrit vetjak vihet më vonë në situata të caktuara

familjare, shoqërore, miqësore duke pasur kurdoherë si motiv “përkëdhelinë apo

zbunimin”. 405

Kësisoj realiteti na ofron dy pamje gjuhësore për të njëjtin person,

shoqëruar me dy a më shumë forma të emërtuari.

Ky pohim është më se i vërtetë dhe i pranishëm kudo në situatat e

sipërpërmendura. Varësisht nga motivi që u tha, njerëzit dhe pse nuk e dinë çelësin

studimor të Fishmanit: “Kush flet, me kë, ku, kur, në çfarë varieteti?” zgjedhin trajta

të zbunuara për t‟i quajtur të dashurit e tyre, të afërmit, anëtarët e familjes, njerëzit e

gjakut e të fisit ose dhe brenda grupit shoqëror saqë, shpesh jo vetëm ndodhin

ndërrime tingujsh të temës së emrit, rënie, shtesa, metateza, shkurtime, riemërim të

pjesshëm a tërësor të personit në kuadër të përkëdhelisë, forma të përziera (me

shkurtime, prapangjitje, ndërrim tingujsh etj.), por madje ka edhe krijime temash krejt

të reja në forma llagapesh, të ngjitura në çaste humori a situata të ndryshme.

Ky “shpërfytyrim i emrit” ndodh si në vlera pozitive, ashtu dhe në ato negative.

Themi kështu, sepse zbunimi nga një anë përçon tek njeriu të cilit i ndërrohet emri,

edhe tek njerëzit që ia thonë kështu emrin, emocione dhe afektivitet, sepse kujtohet

momenti kur është thirrur për së pari. Por, kjo vlerë, siç e thamë kthehet dhe në

negative kur situata e shqiptimit të parë të kthyer, ka qenë ironike, tallëse.

Kjo tregon më së miri se dukuritë jashtëgjuhësore interferojnë dhe luajnë rol me

rëndësi në të folurin tonë të përditshëm, duke ndryshuar me dashje rrjedhën e tij. Më

me interes për t‟u studiuar, por dhe me prurje më të mëdha është periudha e “baby

talk” apo e shtrembërimit të emrave në gojën e fëmijëve të vegjël.

Përpjekjet dhe sprovat në këtë fushë kanë qenë jo fort të hershme. Qëndrimet e

studiuesve të marrë me këtë problem gjithaq kanë qenë të ndryshme. Literatura na

ofron disa pikëpamje për rrugën e formimit të emrave të dytë të njerëzve. Një qëndrim

i referohet shpjegimit të trajtave të dyta të emrave të njerëzve, nisur nga rregullsitë

fonetike të shqipes. Këto burojnë dhe zhvillohen brenda gjuhës dhe ecin sipas

ligjësive të saj tingullore406

.

Në një pikëpamje të dytë, vërehet se problemi në fjalë duhet trajtuar ndryshe,

sepse emrat e njerëzve formojnë një klasë fjalësh mëvete dhe prandaj rregullsitë e

ndryshimeve të tyre janë të ndryshme nga rregullsitë e fjalëve të përgjithshme407

.

Ndërsa, po për këtë çështje, pikëpamja e trajtuar nga prof. Gj. Shkurtaj në librin e tij,

formulohet nën bindjen e fortë se arsyeja e daljes së trajtave të dyta të emrave vetjakë,

si dhe ndërkalimet e shpeshta që ato kanë me të parat, duhet shpjeguar me trysninë e

madhe që kanë nga faktori jashtëgjuhësor: përkëdhelia a zbunimi408

.

Qëndrimi ynë për këtë problem pajtohet me përfundimin e mësipërm duke

shtuar se emërtimet e dyta të njerëzve bëhen në rrethana qartësisht afektive dhe se

burimin e kanë tek dyzimi shpirtëror dhe mendësor i njeriut, i cili pastaj me mjete

gjuhësore e ndërton formën e re të quajtjes së personit të afërt, a me të cilin ka

marrëdhënie konfidencialiteti. Por këto trajta jo gjithmonë janë të ndërtuara mbi

bazën e emrit të parë, ndaj dhe ligjësitë fonetike nuk kanë mundësi shpjegimi për

këto, apo jo gjithmonë ka vetëm një formë të dytë emërtimi me bazë zbunimi.

Ndërkalimi që ndodh mes këtyre trajtave, nga trajtë e I zyrtare, në trajtë të II-të

të zbunuar, e mandej nga zbunimi në trajtë të I zyrtare, dhe riemërmi i zbunimit me

405

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Tiranë, 2001, f. 69-76 406

Shih: P. Daka, Mbi disa veçori të formimit të emrave vetjakë në gjuhën shqipe, në “Konferenca e

dytë e studimeve albanologjike”, III, Tiranë, 1969 (sipas citimit të prof. Gj. Shkurtaj) 407

Shih: Xh. Lloshi, Mbi rregullsitë në ndryshimet e emrave të njerëzve, SF, 1962, nr.2, f. 167 408

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Tiranë, 2001, f. 120

Page 216: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

217

formë të dytë, na bën të kuptojmë se kjo ecejake është një proces i vazhdueshëm që

sjell papushim dalje dhe hyrje nga ligjërimi në gjuhë (të folme). Në këtë syth ne do të

sjellim material të mbledhur në krahinën e Matit, përkatësisht në zonat kyçe ku kemi

sonduar për realizimin e krejt punimit, duke mos anashkaluar edhe pyetjet dhe anketat

e bëra me të njohur nga gjithë zona e Matit dhe familjarë të tyre. Ndërsa përsa i përket

metodologjisë së ndjekur në punë dhe përshkrimit të këtyre trajtave të para dhe të dyta

të emrave të njerëzve, është ajo që prezantohet në librin e prof. Gj. Shkurtaj

bashkëplotësuar me klasifikimin parak të bërë nga prof. Xh. Lloshi në rastin e emrave

të përveçëm.

Në nisje të materialit po nënvizojmë se disa prej emrave kanë më shumë se një

trajtë të zbunuar. Për një person, në varësi të ligjësisë së Fishmanit, ku është, me kë

flet, në forma a rrugë nga më të ndryshmet mund të hasen versione po aq të larmishme

quajtjeje. Në mjedise intime e shoqërore, familjare a miqësore, njeriu ka më shumë se

dy variante zbunuese. P.sh.: emri Kelmend është shumë i përhapur në anët tona, saqë

vetëm brenda një fshati mund të jenë me këtë emër më shumë se pesë a gjashtë veta.

Mirëpo, forma e zbunuar a përkëdhelëse e tij del zakonisht Kel-i, me raste dhe

Mend-i, (-nt), ku duhet theksuar si veçori ruajtja e grupit të bashkëtingëlloreve –nd,(-

nt), i cili në këtë të folme del i asimiluar në –n. Kjo ndodh ndoshta që të mos krijohet

homonimi me emrin tjetër abstrakt mend-mendje, i cili del pa këtë grup409

. Emri që

përmendëm, në fillim zbunimin e vërtetë e ka Kel-i, por në mbledhjet tona, del Xhel-i.

Kjo formë, një djali që sot është rreth të 22-23 vjetëve, i ka mbetur që kur ishte i

vogël pasi me këtë emër e thërriste gjyshja e vet, e cila njëherësh nuk e shqiptonte

dot trajtën e gjatë dhe e thirrte kështu se ishte djali i vetëm. Ky emër i tretë, u bë

bashkëshoqërues i tij dhe në situatat ku ai tani ndjehet në siklet, “merr mëni” gjyshen

e vet që e thirri për së pari. Këto situata i përjeton kryesisht në shoqëri, në klasë, në

mjedise ku rrethohet nga më të mëdhenjtë.

Ndërsa një rast tjetër, është ai i një vajze e cila e ka emrin Diana, por e thërrasin

me formën zbunuese Gjut, (ardhur nga përdorimi i trajtës së foljes ngut-em, i ngutur,

e ngutur, ka kaluar në formën emërore përmes mbiemrit, Gjut, < e ngutur < shpejton

> nxiton). Kjo me sa arritëm të hetojmë i ka ngelur si rezultat i ardhjes së saj në jetë

shumë shpejt (vajza është shtatanike). Ne na intereson zbunimi i saj, i cili ka temë të

ndryshme nga emri zyrtar. Vajza sot veç në mjedise zyrtare mbart emrin e parë, sepse

në të gjitha rastet e situatat e tjera ajo thirret Gjut. Edhe në këtë rast del se

jashtëgjuhësorja ndërhyn në fatet e gjuhësores.

Emrat vetjakë të njerëzve sipas trajtave të zbunuara kanë veçori se janë shumë të

përhapur në periudhën e fëmijërisë a të rinisë së hershme, dhe më pas fillojnë të birren

a të lihen në harresë. Pra, jo çdo trajtë e zbunuar mund të kthehet në emër zyrtar, siç

thamë dhe rastin e mësipërm, shpesh mbeten nofka a pseudonime. Një rast tjetër kur

një djali (deri në moshën 12-15 vjeç) e thërrisnintë gjithë me formën Matias, edhe

pse si formë zyrtare kishte trajtën Fitim. Ky emër i ngeli nga një film që kishte parë

motra e tij e madhe, ku aktori kryesor thirrej kështu dhe për rrjedhim u bë dhe një lloj

modeli për motrën, e cila donte që ky emër të dëgjohej shpesh, prandaj ia ngjiti vëllait

më të vogël në formë përkëdhelie dhe i mbeti kështu deri vonë.

Ndërsa në një rast tjetër një shokun tonë të vegjëlisë e thërrisnim Murrash, nga

se ishte shumë esmer410

. Ky emër i mbeti atij në formë nofke dhe kështu quhej nga të

gjithë, veçse me kalimin e kohës filloi të pakësohej në përdorim, me përjashtim të

rasteve kur takohemi si grup. Ai e ka emrin Altin.

409

Ne nuk do të bëjmë analizën fonetike të emrave të zbunuar, por ky ishte rast i veçantë në materialin

tonë, prandaj u ndalëm për të dalluar dy trajtat. 410

Në zonën tonë njerëzit e zeshkët, por dhe bagëtitë me ngjyrë të zezë i quajmë “murr-ë/a”.

Page 217: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

218

Shumica e trajtave zbunuese të emrave të njerëzve i përkasin atyre formave që

vijnë nga shkurtimi i drejtpërdrejtë i emrit zyrtar, qoftë përdorimi i pjesës së parë a të

dytë të emrit. Këtu mund të ndodhin ndërrime tingullore dhe pothuaj çdo njeri e ka

një trajtë të tillë p.sh Blerina, e cila del me variantin e zbunuar Blerta-Bler-Blera-

Blerush/e-Ina-Inush/e-Blertushe. Të gjitha këto variante të saj dalin në rrethe e

ambiente të ndryshme, nisur nga më e largëta, jashtmja a zyrtarja, gjer tek më e afërta,

familjarja dhe intimja.

Sa më shumë të ngushtohet rrethi, aq më shumë i bashkëngjitet dhe mbishtohet

një formant zbunues për të treguar shkallën e miklimit dhe të përkëdhelisë. Emrat e

dytë si: Pufte, Kuqo, Pik, Zhulo, Qime, Vraja, Dora, Lluco, etj. janë të vendosura

sipas cilësive dhe spikatjeve që kanë në shoqëri dhe rrethin e ngushtë përkatësisht:

Eltoni, Rasimi, Faiku, Besarti, Emirjani, Festimi, Ylli, Aldo.

Prurjet dhe “shtrembërimet” më të mëdha në trajtat e emrave i gjemë tek

periudha e baby-talk. Këto janë jo vetëm të shpeshta, por përfshijnë masivisht çdo

emër apo familje. Sepse fëmijët në periudhën e belbëzimit dhe fazës së parë të

shqiptimit të fjalëve, nuk e artikulojnë dot të gjithën, ndaj arrijnë të shqiptojnë vetëm

ato tinguj që munden, duke u dhënë emrave forma nga më të larmishmet. Enti 4-

vjeçar, emrin Gusti e shqipton Dust, ndërsa emrin Jeta e realizon Deta. Eliseo 2- vjeç

e gjysmë e artikulon Nim emrin Lirim/Lim, ndërsa Hazizit ia thotë emrin Xis.

Po japim disa raste të hasura: Zamira-Zamo/i-Mira-Mirush, Merita-Mer/i-Rita-

Ritush, Brunilda-Bruna-Nilda, Albana-Bana-Alba, Besiana-Ana-Besa, Luljeta-Lule-

Jeta, Violeta-Viola-Leta, Leonora-Lola-Nora, Suela-Su-Ela-Elush, Enkela-Kela,

Mimoza-Moza, Valbona-Vale-Bona, Aurora-Rora, Pranvera-Vera, Fitim-Fiti, Lulzim-

Luli, Besnik-Besi-Niku, Islam-Isli-Lam, Enkelejd-Ledi-Kel etj.

Në këtë lloj emërtimesh hyjnë edhe format e zbunuara që janë ndërrime

tingullore të emrit të parë a të formës zyrtare, rënie tingujsh fundorë a të parë,

shurdhime bashkëtingëlloresh, metateza, shtime tingujsh apo prapashtesash zbunuese

dhe forma të tjera: Jetmira-Mili, Leonora-Lola, Zamira-Zamo, Lavdie-Lade, Flora-

Lola, Shefqet-Shet, Hasan-Can, Skënder-Ner, Haxhi-Xhike, Riza-Zake, Faik- Pik,

Shaqir-Shaqo: Genush, Banush, Alush, Mirush, Lidush, Metush, Ritush, Emrush.

Me interes janë emrat e njerëzve dhe sidomos trajtat e zbunuara të tyre që nuk

kanë lidhje me emrin zyrtar. Ata janë forma të dyta që ndryshojnë nga përbërja

fonetike tanimë me emrin e parë dhe përdoren prapëseprapë si formë përkëdhelëse të

këtyre të parëve. Kjo është një lloj marrëveshje konvencionale shoqërore dhe na

përforcon idenë se gjuhësorja ndikohet nga jashtëgjuhësorja: Merita-Noc, Fitim-

Matias, Pëllumb-Pupi, Diana-Gjut, Jetmira-Mili, Mahmut-Buto, Kastriot-Poc, Faik-

Pik, Lumturie-Fate, Altin-Murrash, Besnik-Tul, Flutura- Rroku, Xhaferr-To:m,

Blerina-Mira, Maliç- Musta etj.

Jo të paktë janë edhe rastet kur për lehtësi shqiptimi dhe shmangie të emrave të

gjatë a shumë të gjatë, janë përdorur në kohë të ndryshme variante të shkurtuara të

tyre. Themi kohë të ndryshme, pasi në periudha të caktuara flukset e emrave të

importuara nga jashtë ishin njëlloj mode që ndiqej në quajtjen e fëmijëve, gjë që sillte

dhe sjell ende në breza të ndryshëm, vështirësi në shqiptim, mbajtje mend dhe

artikulim të plotë të rregullt.

Një hov i parë kanë qenë ndikimet nga koha e marrëdhënieve me vendet ish

komuniste411

. Të tjerë raste vijnë nga ndikimet e letërsisë artistike dhe

kinematografisë: Spartak-Taku, Matias-Mato, Kostandin-Koço, Sofokli-Sofo, Perikli-

411

Literatura na njeh me të tillë emra që vinin nga këto vende dhe ngaqë ishin të pamësuar me ta,

njerëzit hasnin vështirësi në shqiptim: Timoshenko-Timo, Ludovik-Lodo, Ksenofon-Ceno. (Rastet janë

marrë nga teksti i prof. Gj. Shkurtaj).

Page 218: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

219

Pero etj. Ndërsa në ditët e sotme, emrat e fëmijëve të dhjetëvjeçarëve të fundit, që

vijnë kryesisht nga kultura perëndimore, hasin vështirësi kur vihen në gojën e brezit të

tretë: Eluar-Ari, Rodrigo-Dori, Ernestina-Tina, Hermiona-Ona, Kristela-Ela,

Antigona-Gona, Anderson-Andi, Eliseo-Eli etj.

Brendapërbrenda familjes a fisit, ka ndodhur dhe ndodh (jo fort shpesh), që dy a

më shumë persona të kenë të njëjtin emër. Në këto raste, nevoja për t‟i mënjanuar

përplasjet mes emrave të tyre dhe shmangur ngatërresat, ka çuar në krijimin e trajtave

të dyta të zbunuara të ndryshme nga njëri-tjetri. Pra secili identifikohej jo nëpërmjet

kodit të tij të gjerë, por nëpërmjet kodit të ngushtë të quajtjes.

Rastet e martesave dhe ardhjeve të nuseve me emër të njëjtë në familje a fis,

rastet e trashëgimit nga nipi i parë i shtëpisë ose mbesa i emrit të gjyshes a gjyshit që

nuk jeton më, ose i përjetësimit të emrit të vëllait, xhaxhait a njeriu të shtrenjtë të

humbur në të ritë e tij aksidentalisht ose për arsye nga më të ndryshmet, ishin

shembujt që vijnë pikërisht në mbështetje të zbunimeve të tilla.

Afërdita e ardhur nuse, e që mbante të njëjtin emër me kunatën e vogël brenda

familjes, mori me vete trajtën e zbunuar që kishte në vajzëri (nga familja e saj thirrej

Rora), për të mos krijuar përplasje me Ditën e gjetur. Në një familje tjetër të dy

kunatat janë me emër të njëjtë, Flora. Për të bërë adresimet e sakta, anëtarët e familjes

i quajnë Flora e madhe dhe Lola.

Në rastin tjetër kur emri i nipit/mbesës ishte ai i gjyshit/gjyshes, përkatësisht Ali

dhe Sulltanë, fëmijëve u mbetën emrat Like dhe Keta. Naim, ishte emri që një djalë

mbante në kujtim të vëllait të vogël të nënës së tij, Haxhiut, i cili ishte vrarë nga

rrufeja në moshë të re. Por pak vetë e dinin si e kishte emrin në të vërtetë, sepse të

gjithë e njohin me emrin e dytë.

Ndërsa raste të tjera të zbunimit, të rralla dhe të ëndshme njëherësh, por që

lidhen me gjurmë bestytnish, janë dhe disa emra vetjakë që lidhen ose me dëshirën

për të mos pasur më vajza, por trashëgimtarë djem, ose me vdekjen dhe frikën prej

saj, apo prej frikës së syrit të keq: Hajke, Hume, Shkurte, Mjaftime, Fatime, Fatjona,

Çelik, Guri, Hekuran, Demë. Madje shpesh, nga dëshira e madhe për djalë, vetë

prindërit i thërrasin dhe vajzat me emra djemsh, ose duke ua kthyer emrin e tyre në

gjininë mashkullore. Ndodh që u kanë mësuar dhe zanate djemsh, duhanin, kosën,

parmendën etj. Disa emra të tillë po i paraqesim më poshtë: Ardiana-Ardi, Zemrie-

Liku, Jetmira-Mili etj.

Në rastet kur hasen emra fetarë të ardhur kryesisht si ndikim i huaj përmes

besimit, si: Nikoll<Kol, Hysen<Cen, Beqir<Beqo, Zyliha<Zy:lë, Ramadan<Ra:m,

Islam<Lam, Ramazan<Zan etj. të cilat nuk mungojnë as në këtë të folme, do të themi

se veçori tipike e tyre është fakti që ato pranojnë zbunim, pavarësisht të cilës fe janë.

Disa nga mjetet gjuhësore, me të cilat formohen trajtat e dyta të emrave vetjakë

edhe në të folmen e Matit, po i paraqesim si mëposhtë. Në këtë shtjellim i jemi

përmbajtur klasifikimit që jepet në librin “Onomastikë dhe Etnolinguistikë”412

p.sh.:

- prapashtesat -ush, -o, -ut etj. Ritush, Mirush, Ardush, Kelush, Blerush, Inush;

Zamo, Mato, Beqo, Kuqo, Lluco; Gjut etj.

- ose me shkurtimin e emrit dhe marrjen vetëm të pjesës së parë të tij për

zbunim: Alba-Albana, Arta-Artemisa, Ardi-Ardiana, Arbi-Arbion, Besa-

Besmira, Blero-Blerim, Bexho-Bexhet, Bar-Bajram, Dea-Denada, Dori-

Dorian, Dorgen, Edi-Eduard,Egla-Eglantina, Ela-Eleana, Era-Ermira, Flora-

Floralda, Fatma-Fatime, Asja-Hasije, Gazi-Gazmir, Genta-Gentiana, Gjyla-

Gjurie, Hy:s-Hysni, Isli-Islam, Jula-Juliana, Krista-Kristina, Lili-Liljana,

412

Shih: Gj. Shkurtaj, vep.e cit. f. 129-138

Page 219: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

220

Linda-Lindita, Luli-Luljeta, Meri-Merita, Mira-Miranada, Mu:ra-Murat,

Nazi-Nazmiu, Nexhi-Nexhmije, Ra:m-Ramadan, Rezi-Rezarta, Soni-Sonila,

Shaqo-Shaqir, Shyqo-Shyqyri, Vali-Valmira, Xhuli-Xhuljeta etj.

- apo marrja vetëm e pjesës së dytë të emrit të parë për zbunim: Albana-Bana,

Jeta-Arjeta, Leta-Violeta, Fatbardha-Bardha, De:m-Adem, Dori-Ilsidor,

Gena-Migena, Gys-Ergys, Ilda-Brunilda, Jari-Bujar, Keli-Enkel, Lami-Islam,

Landi-Roland, Lejda-Enkelejda, Lona-Elona, Monda-Rajmonda, Moza-

Mimoza, Alda-Esmeralda, Nila-Sonila, Silda-Brisilda, Shaqe-Manushaqe,

Tina-Kaltrina, Toni-Kliton, Joni-Fatjon, Zani-Ramazan etj.

- trajta të dyta të dala nga shkurtimet e formës së zyrtare të emrit dhe

prapashtesim apo ndryshim tingullore: Jetmira-Mili, Leonora-Lola, Zamira-

Zamo, Lavdie-Lade, Flora-Lola, Shefqet-Shet, Hasan-Can, Skënder-Ner,

Haxhi-Xhike, Riza-Zake, Faik- Pik, Shaqir-Shaqo: Genush, Banush, Alush,

Mirush, Lidush, Metush, Ritush, Emrush etj.

- trajta të dala nga shtrembërimet që bëhen në periudhën e baby-talk: Akla-Arta,

Amla-Alma, Dusti-Gusti, Deta-Jeta, Dola-Dorina, Lola-Flora, Tole-Fitore,

Mila-Mira,Tula-Flutur etj.

- dhe më në fund kemi veçuar një grup emrash vetjakë që dalin si trajtë e dytë (e

zbunuar) pa asnjë lidhje tingullore me temën e parë emërtuese: Koc-Matilda,

Push-Arjeta, Vixo-Alvi, Tuti-Hazis, Merita-Noc, Fitim-Matias, Pëllumb-Pupi,

Diana-Gjut, Jetmira-Mili, Mahmut-Buto, Kastriot-Poc, Faik-Pik, Lumturie-

Fate, Altin-Murrash, Besnik-Tul, Flutura- Rroku, Xhaferr-To:m, Blerina-

Mira, Maliç- Mu:st, Beka-Alba, Buqe-Bardha, Bu:sh-Hasan, Like-Ali, Losh-

Florian, Lila-Erilanda etj.

Më poshtë po japim një tabelë të përmbledhur për emërtimet e banorëve sipas

vendit ku banojnë:

Tab. 1

Emërtimi Njëjës Shumës

Mashkullore Femërore Mashkullore Femërore

1. Përtejujë Përtejujës-js-jsi Përtejujse-sja Përtejujsit-st Përtejujset-st

2. Zenisht Zneshtar-i Zneshtare-rja zneshtarët zneshtaret

3. Lis Lizdan-i Lizdane-n/ja lizdanët lizdanet

4. Shqefën Shqefanjak-u Shqefanjake-kja shqefanjakët shqefanjaket

5. Shëlli Shllainjak-u Shllainjake-kja shllainjakët shllainjaket

6. Urxall Urxallas-i Urxallse-sja urxallsit urxallset

7. Dukagjin Dukaxhins-i Dukaxhinse-sja dukaxhinsit dukaxhinset

8. Macukull Macukllan-i Macukllane-n/ja macukllanët macukllanet

9. Dërjan Dërjans-i Dërjanse-sja dërjansit dërjanset

10. Prell Prellak-u Prellake-kja prellakët prellaket

11. Rremull Rremullak-u Rremullake-kja rremullakët rremullaket

12. Bruç Bruçnjan-i Bruçnjane-n/ja bruçnjanët bruçnjanët

13. Urakë Urakaxhi-u Urakaxhie-a urakaxhit urakaxhiet

14. Gjoçaj Gjoçnjan-i Gjoçnjane-n/ja gjoçnjanët gjoçnjanet

Page 220: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

221

Me këto emërtime M/F~Nj/Sh thirren banorët e këtyre fshatrave, kjo si nga ata

vetë për banorët e një fshati tjetër, por dhe anasjelltas. Madje dhe kur flasin me një të

jashtëm ata quajnë me të tillë emra njëri-tjetrin, duke u identifikuar kështu me emrin e

një fshati që njihet më shumë sesa patronimi i tyre.

Një gjë e tillë ndodh edhe kur janë jashtë krahinës apo rrethit të tyre. Megjithatë,

në këto raste, së pari vjen identifikimi si matjan, që është një identifikim më i gjerë e

më i njohur, pastaj vjen identifikimi i dytë sipas emrit të fshatit a të krahinës p.sh.:

nëse një banor i Prellit do të dalë jashtë Matit, ta zëmë në Mirditë, Krujë a Dibër, ai

në fillim do të prezantohet si matjan, pastaj do të thotë emrin e fshatit a krahinës dhe

më në fund emrin e vet, kuptohet nëse flet me njerëz që nuk i njeh dhe nuk e njohin.

Në Mat, dendur për të cilësuar emrin e banorit përdoret emri i katundit ose

fshatit prej nga është i shoqëruar me nyjën e rasës gjinore –i: p.sh. është i prellak,

është i macukullan, është i matjan. Kjo është një dukuri e moçme e shqipes, të cilën e

hasim dhe në të folme të tjera si, në të folmen e Kelmendit, të Kastratit, të Hotit, por

dhe në jug të vendit në të folmen e Qeparoit413

. Prapashtesat me të cilat janë formuar

këto emërtime janë ndër më të përdorshmet e më prodhimtaret si: -i, -u, -si, -an, -ar,

-ak, -as, -ins, -ie, -e, -ët, -it, -et.

Si përfundim, mund të themi se trajtat e dyta të emrave vetjakë janë një dukuri e

gjithë shqipes, dhe e folmja e Matit ecën krahas gjithëgjuhës në këtë drejtim duke

përdorur ato forma, rrugë e traja që ndeshen në ligjësitë e brendshme të zhvillimit të

vetë shqipes për këtë rast. Zbunimi përdoret për arsye përkëdhelie, marrje me të mirë

dhe afeksioni me personin që vendos t‟i thërrasësh në një trajtë të dytë të ndryshme

nga emri zyrtar. Por emrin e dytë, zbunimin nuk mund t‟ia thuash një personi që nuk

ke afri me të, që nuk e njeh mirë.

Nga ana tjetër, siç e kemi nënvizuar edhe mëherët në punimin tonë, në gjuhë si

dhe në fusha, aspekte dhe drejtime të tjera të jetës dhe veprimtarisë njerëzore, vepron

parimi i vjetërimit, ndaj lind natyrshëm nevoja e rinovimit; këtu hyn edhe nevoja për

të vënë e quajtur me trajta më të reja a më të përshtashme me kohën edhe vetë

njerëzit. Ndërrimet më të shpeshta e larmishme të emrave të njerëzve dhe vendosjen e

trajtave të dyta “të çuditshme”, më së shumti duhet t‟ia atribuojmë moshës së

fëmijërisë, atëherë kur shtrembërimet në shqiptim janë aq të gjithëfarshme dhe të

shumta, sa sjellin krijime trajtash të rralla e të këndshme në të njëjtën kohë.

Shtysat dhe motivet jashtëgjuhësore që nxisin krijme të reja në emrat e njerëzve

dhe trajtat e zbunuara të tyre, janë me shumë rëndësi për të zbuluar mendësinë dhe

arsyet pse ndodhin këto ndërrime; duket se në këto forma gjenden elementet më të

forta të qëndresës së shqipes, por edhe të ngulitjes së saj në psikikën e shqipfolësve, të

cilët edhe kur janë “të detyruar” të përdorin emra jo shqiptarë për t‟u quajtur (fetë,

shpërnguljet, emigrimet), në nënvetëdijen e tyre ngre krye menjëherë elementi

autokton që i shpie këto emra me mjete e forma të ndryshme gjuhësore, në trajtën e

zbunuar të tyre, te rrënja shqipe. Të gjitha këto tregojnë se trajtat e dyta të emrave

vetjakë janë një dukuri e ndërmjetme apo një nga pikat më interesante ku gjuhësorja

plekset me jashtëgjuhësoren.

413

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, si dhe punimet e tij për “Të folmen e Kelmendit,

të Hotit, të Kastratit, të Malësisë së Madhe”, në Dialektologjia, III, 1975; po ashtu dhe punimin e N.

Sotirit, E folmja e Qeparoit, Tiranë, 2001.

Page 221: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

222

6.1.2 Sinonimia e emrave familjarë

Sinonimia e emrave familjarë dhe të farefisnisë është një dukuri që paraqet

shumë interes dhe që është e lidhur me shtresat kulturore, shoqërore e krahinore,

njohja dhe shqyrtimi i të cilave shpie në pikëtakime interesante mes mënyrës së të

menduarit dhe mënyrës së emërtimit të shumë fjalëve në zona a treva të ndryshme.

Vetë dukuria është jo fort e rrahur nëpër studimet shqiptare deri më tash, çka vetiu jep

dorë për sprovë dhe shqyrtim të saj në gjendjen e sotme, jo vetëm në një rreth të

ngushtë.

Studiuesit që janë marrë me këtë problem, pohojnë se kjo është një ndër fushat

më specifike, interesante e njëherësh më e lakmueshme për t‟u ndjekur e trajtuar, pasi

virgjiniteti i saj nuk lë vend për diskutim. “Problematika që shtron kjo fushë, i takon

asaj të trysnisë së vazhdueshme shoqërore dhe kulturore mbi gjuhën. Më saktë, është

një fushë ku gjuhësorja dhe shoqërorja pleksen me mundësi përkimi dhe përqasje

këndellëse, sidomos përsa i takon emrave të njerëzve, zbunimeve apo trajtave të dyta

përkëdhelëse me shkurtime apo prapashtesa të ndryshme, që i ndeshim aq dendur

kudo nëpër trevat tona, (e kësisoj shpërfaqen edhe në krahinën e Matit), pastaj në

emërtime sinonimike shumë të larmishme për lidhjet a marrëdhëniet e farefisnisë,

përgjithësisht të lidhjeve familjare, martesore, gjinore etj. Krahas lidhjes me një

mendësi kulturore apo shoqërore të caktuar që ngushtësisht kufizohet në një zonë të

përbashkët, vlen të thuhet se kjo dukuri në planin gjuhësor apo dhe të prejardhjes

semantike, ndërton një deltë të gjerë sinonimike, e cila shfaqet si prirje specifikimi

dhe përcaktimi në emërtim”414

.

Ndërsa studiuesi Sh. Sejdiu pohon: “Pikërisht për të shmangur a mënjanuar

homoniminë dhe ngatërrimin, ndër shqiptarë, janë ndërtuar struktura nomenklaturale

sinonimike, që janë të karakterit „sqarues‟ dhe që përdoren më tepër në komunikimin

indirekt me të tjerët: kushëri; djalë axhe, nip: djalë djali (çike, motre, halle); gjysh:

baba i babës (i nënës) etj.415

”. Sakaq këtij mendimi, prof. Gj. Shkurtaj i shton edhe:

“Ky konstatim i bërë është i vërtetë, porse duhet veçuar medoemos se dukuria

gjuhësore e sinonimisë, plekset me një trysni jashtëgjuhësore, që përkon me izoerge të

caktuara sipas krahinave, shtresave shoqërore e kulturore të ndryshme. Pra, del e

nevojshme që në lëndën sinonimike të bëhen edhe shqyrtime, shtresëzime e tëhollime

socio-etnolinguistike”416

.

Izoerget dhe izoglosat në këtë rast, ecin paralelisht me ndarjet krahinore dhe me

veçoritë tipike karakterizuese të bashkësisë shoqërore dhe gjuhësore përkatëse, pra me

një traditë të ngulitur thellë. Nga një trevë në tjetrën vihen re dallime, po aq sa

ç‟përvijohen të përbashkëtat brenda entitetit. Kjo më tepër se me faktorë të tjerë,

duhet të lidhet me mendësinë përbashkuese të grupimit folës.

Duke sjellë material dhe të dhëna konkrete nga e folmja e Matit, për dukurinë në

fjalë do të përmendim se këtu, për fjalët shqipe standard: vjehërr, vjehërra kemi

sinonimet; baba i nuses, nana e nuses, krushku, krushka, meku, meku i shpais, e ama

e nuses, ndërsa sa i përket farefisit të nuses quhen „prent‟ dmth. familja e prindërve të

414

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguisikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 144 415

Shih: Sh. Sejdiu, Probleme të etnolinguistikës strukturale: raportet e farefisnisë dhe sistemi

nomenklatural i saj tek shqiptarët, në “Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën

popullore shqiptare”, IAP, Prishtinë 1990, f. 52-65 dhe Toleranca normative në sistemin

nomenklatural të faresfisnisë në shqipen standarde, në “Filologji” 5, f. 47-51 (sipas citimit të bërë nga

Gj. Shkurtaj në vep. e cit.) 416

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, Tiranë, 2001, f. 147

Page 222: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

223

saj; ka shku nusja ke prent, e kam çu n‟pren t‟vet. Vajza që martohet dhe del nga

shtëpia quhet bi: ose bija e shpais; (ku s‟merr bija e merr vija).

Nusja e djalit quhet re–reja ose nusja, ndërsa ajo i thërret prindërit e djalit;

nân, bâb, ose téte, la:l, në ndonjë rast dhe me format e reja “të moderuara” sot, ma,

ba, por kjo kuptohet për sa kohë është e fejuar, ose vitin e parë të martesës, siç thuhet

me shpoti “kur s‟ka hê hala shejtani n‟votër me përzi hînin”.

Ka edhe raste kur i thërret me emër të tyre, ashtu siç mund t‟i thërrasin vetë djali

ose fëmijët e tjerë, ndërsa raste të tilla si: baxhysh, kapidan (për vjehërrin), ju thonë

kur fëmijët e saj janë rritur dhe tani nusja për analogji me to i thërret njëlloj, por kjo

më shumë ndodh për miklim ose përkëdheli në brezin e shkuar tanimë, kur edhe nusja

e shtëpisë mund të jetë bërë gjyshe: p. sh. Një nuse në fisin e dajave të mi i thërriste

vjehërrit të saj kur u martua ba:b, ndërsa më pas filloi t‟i thotë la:l, ashtu siç i

thërrisnin fëmijët e vet, por tani që janë rritur nipërit e mbesat, të cilët e thërrasin

baxhysh, kapidan, edhe ajo e thërret ashtu.

Ndërsa për djalin kur shkon tek shtëpia e nuses thonë: ka shku ke dajat ose ke

prent. Për fjalët gjysh e gjyshe të standardit kemi: nanbija, nanmadhja, nanloke,

nancurre, kjo e fundit lidhet me faktin se gjyshja u thotë fëmijëve të vegjël currat e

mi, me kuptimin të vegjëlit, të dashurit e mi, të mirët e mi.

Ka dhe raste të tilla kur mbesa i thotë gjyshes së saj cakloshe, sepse ajo iu

thërret të gjithë fëmijëve: hajdeni ke loshja, o loshat e mi, dhe prandaj asaj i mbeti

nga nipërit dhe mbesat ky emër. Tjetër thirret dhe nandaje, nana e dajës, babdaje,

baba i dajës, xhysh, babxhysh, ose téte, te-ja, lal-a. Në zonën tonë përdoret dendur

fjala téte, me kuptimin grua e moshuar ose gjyshe; po ashtu kemi hasur në disa raste

edhe trajtën ije-a, me kuptimin e nënës ose të gjyshes.

Ndërsa rastet: na:n, nane, oj nane; daxh-ë, lal-a, janë respektivisht për gratë

dhe burrat e moshuar, të cilat përdoren si respektforma më tepër nga të tretë që i

ndeshin në rrugë, në pazar, krua, arë, në shtëpitë e njëri-tjetrit, ose forma e

gjithëpërhapur xhaje që përdoret sot si formë më e re, në kuptimin e barazvlershëm

zotëri, dhe shumë rrallë për të shënjuar me të ironi ndaj personit.

Në izoerget që u takojnë fjalëve të farefisnisë (ha:ll, da:j, teze, mi:xh, xhaxh,

da:xh, da:d) + emrat vetjakë, themi se për krahinën tonë shkon ndarja e parë e

përbërë: nga togjet e përbëra me emrat e farefisnisë a lidhjeve të tjera familjare në

trajtë të pashquar + emrin vetjak në trajtë të shquar p.sh.: ha:ll Tana, teze Fatimja,

da:jë Aliu, mi:xh Abazi, por kemi dhe të tilla: xhaxhi Naim, daxha Ibrahim, dada

Selvije etj.

“Emrat e faresfisnisë dhe përgjithësisht të marrëdhënieve familjare (ndërmjet

bashkëshortëve, ndërmjet prindërve e fëmijëve, ndërmjet rejave dhe vjehrrave apo

dhëndurëve e farefisit të bashkëshortëve të tyre etj.) anekand trevave shqiptare,

gjithmonë në përputhje me izoerget që shprehin dhe statusin shoqëror e etnokulturor

përkatës, kanë qenë të mbështjellë edhe me një tis eufemizmi, kund më të hollë e kund

më të theksuar, që meriton të ndiqet e shqyrtohet mirë”417

. Këtij problemi siç

theksohet në pohimin e mësipërm edhe në krahinën tonë, i mbështillet njëlloj

eufemizmi, sidomos përsa i takon emrit të burrit që thuhet nga ana e gruas dhe

anasjelltas, që njihet dhe si “tabu”. Për këtë sillen shembuj të qartë, pasi ekziston kjo

lloj mendësie masivisht në këtë trevë, e kryesisht në marrëdhëniet mes

bashkëshortëve; megjithëse ata mund të jenë dhe intelektualë (në jo pak raste), sot e

gjithë ditën nuk e thërrasin njëri-tjetrin me emër, dhe kjo nuk besojmë të jetë për

417

Shih: Gj. Shkurtaj, vep.e cit. f. 148

Page 223: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

224

mungesë kulture apo shenja të inferioritetit, por më shumë si një traditë e ngulitur

thellë.

Kështu në situata të kësaj natyre, më shumë ndeshim të përdoren njësi të tilla

gjuhësore; ai, ose ai, yt at‟, t‟at, baba yt, ta

i, orta

i, ëj, me té e kam, a e ngjöve, thuj

babës töt, o njeri, o plak. Kjo ndodh nga të dyja palët, si brenda edhe jashtë shtëpisë.

Duhet theksuar, madje ka raste kur thërrasin edhe me emër të fëmijës për të dëgjuar

respektivisht secili: p.sh. kur bashkëshorti vjen nga ara, drutë, nga bagëtitë, thërret në

oborr emrin e fëmijës: o Arta, Flamur, për të lënë të kuptohet se duhet të dalë

bashkëshortja e t‟i ndihmojë. Që mos të dëgjohet nga bashkëfshatarët apo fqinjët nuk

e zë në gojë emrin e së shoqes. Në fakt, kjo praktikë vijon të ruhet në brezin e mesëm

dhe atë të moshuar, e më shumë në ato familje ku autoriteti i kryefamiljarit është

shumë i fortë dhe diktati i përdorur nga ai është i rreptë, vetë nga natyra është i rëndë

dhe mbart hidhësi.

Një mënyrë tjetër për të thirrur gratë nga ana e burrave është dhe ruajtja e

mbiemrit të vajzërisë së saj; Toçe-ja, (emrin e ka Shkurte), Bushe, (Sanie), Kolece-ja

(Vale), Vatdode (Behare), Mixhoze-ja (Vera) etj. Më poshtë po paraqesim një tabelë

përmbledhëse të sinonimisë familjare në krahinën tonë, e parë në disa breza kjo

marrëdhënie dhe kundruar në raporte të ndryshme miqësore, familjare, lidhje gjaku,

etj.

BABAI NËNA Tab.2

Stërgjysh Stërxhysh, baba i vjetër, ose i madh,

lala

Stërxhysh, baba i vjetër ose i madh,

lala, tata

Stërgjyshe Stërxhyshe, nana e madhe, tetja,

lokja, xhyshja e vjetër ose xhyshja e

madhe

Stërxhyshe, nana e madhe, tetja,

lokja, nanbija, nanlokja, xhyshja e

madhe/ vjetër

Gjyshi Xhyshi, baba, lala, babxhysh-i,

baxhysh,

xhyshi, lala, baba, babdaja,

baxhyshi,

Gjyshja Xhyshja, nana, nanbija, xhyshja, nana, nandaje, nanbije,

nanmera,

Babai Baba:, babi, ba:, tat, ba:b, babai, tet, tat, i jati,

Nëna Na:n, mam, mami, te-ja (plaku, plaka)

jot‘am

Nan, mama, mami, ma, te-ja, e ama,

jot’am

Djali Gjali, biri, meci Gjali, biri, meci

Vajza Bija, cuca, vajza Bija, cuca, vajza

Nipi Nepi Nepi,

Mbesa Mesa Mesa

Stërmbesa Stërnepi, stërmesa Stërmesa, stërnepi

Vëlla Vllau, llau, lau, la Vllau, llau, lau, la

Motër Motër Motër

Kushëri I. II.

III.

Gjal halle, daje, mixhe etj Kushre i I. II. III. IV

Kushërirë

I.II.III

Cuc halle, daje, mixhe etj. Kushren e I. II. III. IV

Kunati Kunati, agai Kunati, agai

Kunata Kunata Kunata

Nusja Nusja ose reja e filanit Nusja, reja e filanit

Vjehërri I jati i nuses ose i gjalit krushku,

meku

...

Vjehërra Vjehrra, e ama e nuses ose gjalit,

krushka,

...

Daja Daj, daxh ...

Tezja Teze ...

Halla Hall, teze ...

Page 224: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

225

Xhaxhai Xhaxhi, mixh ...

Bashkëshorti Burri, plaku, i shöçi ...

Bashkëshorte Gruja, nusja, plaka, e shöçja ...

Si përfundim, e folmja e Matit në këtë drejtim krijon një oaz të vetin për nga

mënyra e emërtimit të emrave të farefisnisë; themi që ka pikëtakime me zonat fqinje

domosdo, por shfaq edhe dallime ndaj tyre. Kjo e folme, gjithashtu i përdor këto trajta

edhe si forma të respektit ndaj njerëzve me status apo moshë të shkuar; nân, ij-e,

ha:ll, xhaxha, mi:xh, da:xh etj. Kjo dukuri është shoqëruar si në shumë treva të tjera

të shqipes, kund më shumë e kund më pak, edhe me njëlloj eufemizmi, në përputhje

me izoerget që shprehin dhe me “statusin” shoqëror e kulturor përkatës.

Ndërsa, përsa i takon filtrimit fonetik të emrave të hyrë në shqipe në kuadër të

invadimit të huaj, apo të besimeve dhe praktikave fetare, kjo e folme nuk paraqet

dallime specifike, meqënëse banorët dhe njësitë më të vogla përbërëse të saj nuk kanë

“kufi” mes zonave të banuara nga besimtarë të feve të ndryshme. Këtu, dallimet janë

shumë të vogla, për të mos thënë që nuk ekzistojnë, pasi popullsia e Matit është

homogjone, e, në këtë drejtim e folmja, shkon në të njëjtin kah me shqipen.

6.1.3 Rreth toponimisë së Matit në kuadrin e vlerave dialektore të saj

Qysh kur është krijuar gjuha njerëzore, vënia e emrit apo quajtja e njeriut si dhe

emërtimi i sendeve, objekteve a dukurive që e rrethojnë atë, ka pasur rëndësi të madhe

jetike, prandaj ka pasur kudo e kurdoherë një kodëzim të quajtjes (përkatësisht të

emërtimit), sipas një ndarjeje të madhe: emra të objekteve a dukurive të tilla që duhet

t‟i dijë çdo njeri apo, në mos tjetër, shumëkush dhe krijohet kështu makrokodi prej

nga dalin dhe makrotoponimet: emrat e maleve të mëdha, të lumenjve, qendrave të

mëdha të banuara. Mirëpo, prof. Gj. Shkurtaj shton se:“Krahas, kemi edhe një ndarje

tjetër që ngërthen ato emra të objekteve, dukurive të tilla që nuk janë të nevojshme t‟i

dijë çdo njeri. Këto quhen mikrotoponime dhe hyjnë në rrethin e ngushtë të njohjes,

por janë shumë të rëndësishme, sepse lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme të

njeriut, ndaj edhe janë aq të shumta e të rrënjosura në gojën e popullit. Nëse të parat

kanë rëndësi tepër të madhe për studimet e historisë së gjuhës dhe argumentimit të

autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre, të dytat na japin një pasqyrë të gjerë të

historisë ekonomike-shoqërore-kulturore të secilit vis përkatës”418

.

Materialet e botuara për toponiminë e Matit në tërësi janë të pakta, por studiues

të huaj dhe shqiptarë kanë dhënë mendime të vlefshme gjuhësore për toponime të

veçanta. Të dhënat arkeologjike të mbledhura në zona të ndryshme të Matit kanë

dëshmuar se në vijimësi treva është banuar, pandërprerje, prej vendasve, që nga

periudhat më të hershme ilire e deri më sot. Toponimia e Matit dhe të dhënat që vijnë

prej saj, përfaqësojnë gjithashtu epoka dhe periudha të ndryshme historike. Ajo mund

të shtresëzohet në toponime vendëse e të huaja, të vjetra dhe të reja, ilire dhe shqipe,

latino-romane etj. ku pjesën më të madhe e zënë ato vendase dhe në numër më të

pakët ato të burimit latino-roman.

Nga historianët pranohet se Mati është banuar prej fisit ilir të Pirustëve419

.

Toponime si: Qafa e Prushit, Brinja e Prushit, që gjenden sot këtu, janë pranuar si

dëshmi të një vijimësie iliro-shqiptare edhe gjuhësisht nga Çabej. Toponimi Mat,

418

Shih: Gj. Shkurtaj, Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001, f. 18 419

Shih: Historia e Shqipërisë, botimi i ASh

Page 225: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

226

Matja, dhe formimet e tjera prej tij Lumi i Mates/Matit, Breg Mati, Breg Matja, hyjnë

në listën e emrave të vjetër antikë.

Mati apo Matja? Lumi e mori emrin nga krahina apo krahina e mori nga lumi, si

dhe origjina e toponimit, kanë qenë dy aspekte me të cilat janë marrë shumë studiues,

pa arritur në një përfundim të mirëpranuar nga të gjithë. Sipas etimologjisë popullore

thuhet se nga krahina e mori emrin edhe lumi që njihet si “Lumi i Matit”, por ky

shpjegim nuk qëndron sipas një pjese të mirë të studiuesve që thonë se është lumi ai

që i dha emrin krahinës. Në dokumentet e shkruara emri Mat del që herët. Në një

dokument të vitit 1304 në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve, përmendet edhe ai i

Matit në formën Matesos420

. Një anonim i vitit 1308 duke folur për kufijtë e Arbërit

shkruan:“Albani që është ngjitur me Greqinë shtrihet midis Rashës dhe tokave të

Despotit (Epirit). Gjithë kjo krahinë laget prej katër lumenjve të mëdhenj: Erzenta,

Matia, Skumpino, Epasa 421

.

Ndërsa në një dokument të 1570 emri Mat del me grafitë “fiume Matia‟‟422

.

Më 1621 në relacionin e Budit del Emathia423

kurse tek Barleci del me grafitë

“Dux Aemathiae”424

.

Sipas prof. B. Becit emri Mat duhet lidhur me fjalën shqipe “mat”, sikurse edhe

në fjalorin e Institutit të Shkencave dhe në ndonjë tjetër, jepet shpjegimi i fjalës Mat

me kuptimin “breg lumi, buzë lumit‟‟425

, të cilin e gjen edhe te shpjegimi që bën N.

Jokli, që fjala Mat vjen nga gjuha shqipe dhe shpegohet me fjalën mat‟ anë lumit,

mat‟anë të bregut. Megjithëse vlen të thuhet se banorët e krahinës nuk e përdorin këtë

fjalë me atë kuptim. Sipas E. Çabejt vetë krahina e ka marrë emrin prej lumit që e

përshkon Mat-Matja 426

. Ndërsa sipas Shtandmylerit në epokën romane-bizantine

qendra e hapësirës jetësore të shqiptarëve mund të ketë qenë në krahinën e Matit,

duke sjellë edhe argumentet e tij në mbrojtje të kësaj teze: “vetëm në këtë kanton

malesh që është gati i pa arritshëm nga jashtë, nuk janë vërtetuar as relikte emrash

latinë vendi, as gjurmë vendbanimesh romane”. Edhe në vitet e pushtimit sllav sipas

tij “krahina jetësore e shqiptarëve duhet kërkuar në Mat. Ndër vende të Shqipërisë

Veriore vetëm krahina e Matit ka qenë një tokë politike e kërkujt” 427

.

Sipas prof. B. Becit dhe prof. S. Mansakut kjo tezë e Shtandmylerit nuk duhet të

shkonte deri aty sa t‟u mohonte viseve të tjera malësore të drejtën për të qenë krahinë

jetësore e shqiptarëve, sepse në kohën e pushtimit romak popullsia e lirë u struk në

vise të brendshme malore, larg detit. 428

Origjinën e fjalës Mat-Matja e kanë studiuar

shumë studiues e shkencëtarë, por siç shihet ende mbetet e papërcaktuar qartë

prejardhja e saj. Ka nga ata që mendojnë se ai ka prejardhje biblike, që na duket një

shpjegim i pagjasë; apo versione të tjera po aq të mjegullta. Kësisoj, duke qenë emër

autokton dhe që duhet të ketë lidhje burimore me vendin dhe me gjuhën që kanë folur

420

Shih: www.Guriibardhë/forumvirtual.net 421

Shih: O. Gerka, Anonimi descriptio Europae Orientalis, Cracoviae, 1916. 25 (sipas referimit të Dh.

Shuteriqit ), në BUSH, SSHSH, 3, 1958, f. 46 422

Shih: “Hylli i Dritës”, 1936, f. 346 423

Shih: BUSH, SSHSH, 2, 1958: atje shkruhet; “... altri populi che si chiamano paesi di Scanderbec,

cice Ematia, Bendia...”. 424

Shih: Barleci. bot. I. 83 425

Shih: Instituti i Shkencave, Fjalor i Gjuhës Shqipe, f. 294 dhe D. Nikoll Gazulli, “Fjalori i ri”, f.

250. 426

Shih: E. Çabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, në BUSH,

SSHSH. 2, 1958, f. 61 427

Shih: G. Stadtmüller, Hulumtime për historinë e hershme të Shqipërisë, (përkth. në Ark. e Inst. të

Gjuh. dhe Hist.), f. 163-164. 428

Shih: B. Beci, Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH, 1962, 2 f. 235 dhe Seit Mansaku art.i

cit.

Page 226: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

227

banorët e hershëm të tij, në kohën kur iu është dashur të emërtojnë lumin dhe

krahinën, i kanë përdorur paralelisht. Nëse është e para krahina apo lumi i pari, kjo sot

duket aq e zakontë në gojën dhe mendësinë e banorëve, sepse të dyja përfaqësojnë një

të tërë; krahinën e Matit.

Mati edhe gjatë shekujve të mëvonshëm ka qenë një krahinë e dëgjuar për

kuvende e kryengritje kundër pushtuesve. Duke pasur parasysh sidomos pozitën

gjeografike, popullsinë trime e besnike, udhëheqësit luftarakë të nxjerrë nga gjiri i vet,

Mati ka qenë gjithmonë një fortifikatë e patundur përballë sulmeve dhe përpjekjeve të

shumta pushtuese.

Kështu në Mat ka shumë legjenda për heroin kombëtar Skënderbeun, madje në

Gur të Bardhë ekziston një kështjellë e ngritur majë një shkëmbi dhe mban emrin

“Kalaja e Skënderbeut”. Në malin e Dejës gjendet nje toponim me emrin “Guri i

Skënderbeut” dhe rrëfehet një legjendë për të.

Toponimi i fshatit Laç429

hyn në emrat gjeografikë të vjetër, që del dhe si

antroponim në Mat dhe në krahina të tjera të vendit. Duket të ketë ardhur nga forma

Latio-Latium, dhe në formën e sotme del që në dokumentet turke -1467430

. Toponimet

Shkopet dhe Lis në Mat gjithashtu dëshmohen që herët – shek 6431

. Emërtimi Benë,

dhe formimet: Mali i Benës, Përroi i Benës, Rrënza e Benës, Fushë-Benë, Çabej i lidh

nga greqishtja me bëndë, me kuptimin anë432

. Tek Budi del Benda433

. Toponimin

Rrënza (Rranxa) që shënon një krahinë nga Kurbini në Gur të Bardhë, e shohim të

ketë dy versione: njëherë e lidhin me latinishten radix (Majeri)434

, ose e burimit të

vjetër vendas (Çabej)435

. Mali i Dejës, që del më 1198, një tjetër toponim i vjetër,

sipas Çabejt436

do të thotë vend ku shkrin bora. Emri i fshatit Dukagjin, del që -

1402437

, i lidhur me emrin e një familje fisnike arbëreshe. Me të lidhen ngjarje të

mëpastajme historike në Mesjetë, Kuvedi i Dukagjinit.

Emërtime të periudhës latino-romane janë provuar se gjenden në toponiminë e

Matit nga gjuhëtarët tanë438

: Dom>dominus/vend, kodër, Vinjall>vinealis,terra/vend

vreshtash, Fulqet>fil(i)cetum/lule arre, Vila>villa/shtëpi, katund, Val>vallis/luginë

(fshati Val, Gryka e Valit, Maja e Valit, Fushat e Valit, Qafa e Valit, stanet e Valit,

toponime në Vig, Vinjall, të Matit). Shutrreja/Shutrrija toponim në Bruç, vjen nga një

subterraneum e lat. /e nëndheshme439

, prej saj vijnë: Përroi i Shutrrejës, Shpella e

Shutrrejës, Shutrrija e Valit, Shutrrija e Ballet, Shutrrijas (t).

Toponimet e lidhura me terminologjinë kishtare romake, me shën(m) dhe kishë,

që hasen në Mat, janë shpjeguar prej gjuhëtarëve si vijuese dhe dëshmuese të fazave

429

Shih: S. Anamali, Nga ilirët tek shqiptarët, në “Kuvendi i studimeve ilire”, II, Tiranë, 1972, f. 30 430

Shih: H. Ceka, S. Anamali, Mbishkrime të pabotueme të Shqipërisë, BUSHT, SSHSH, 4, 1961, f.

103 431

Shih: Hierocl, XIII, 654; Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, në “Ilirët dhe Iliria tek

autorët antikë”, v.I, Tiranë, 1956, f. 559-576 432

Shih: E. Çabej, Studime etimologjike në fushë të shqipes, II, A-B, Tiranë, 1976, f. 197-198 433

Shih: E. Çabej, Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, në “Kuvendi I i studimeve ilire”,

Tiranë, 1972, f. 21 434

Po ai, po aty 435

Po ai, po aty 436

Shih: E. Çabej, Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, në “Kuvendi I i studimeve ilire”,

Tiranë, 1972, f. 23 437

Shih: K. Ulqini, Origjina dhe zhvillimi i emrit Dukagjini, në “Konferenca II e Studimeve

Albanologjike”, Tiranë, 1961, f. 121 438

Shih: G. Stadtmüler, Hulumtime për historinë e hershme të Shqipërisë, (përkth. shqip në Arkiv. e

Inst. të Gjuh. dhe Let.), f. 163-164 439

Shih: E. Lafe, Toponime latino-romane në truallin e shqipes, në “Kuvendi I i studimeve ilire”, 1972,

f. 139-141

Page 227: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

228

të hershme440

. Përmendim: Shtjefën, Shëlli, Gjon, Shëndou, Shëngjun –(fshatra)

Shënkoll (kishë), Qafa e Shënkollit, Shëndthimi, Shëntrinë, Kisha e Shënepremtes,

Ura e Shënepremtes, Shëmria, Kroi i Kishës, Livadhi i Kishës, Porta e Kishës, Kishat,

Kroi i Prifit, Gryka e Kishës, Kisha e Madhe.

Gjatë shqyrtimit të toponimeve të mbledhura në këtë zonë kemi vënë re se ato

janë formuar duke mbajtur parasysh dy aspekte bazë të apelativit: aspektin kuptimor

dhe aspektin ndërtimor. Mbi bazën e aspektit kuptimor në inventarin toponimik të

Matit dallohen disa grupe emërtimesh: emërtime me bazë konfiguracionin natyror,

formën e vendit, ngjyrën, emra bimësh, kafshësh, fisesh, familjesh, njerëzve etj.

Kurse mbi bazën e aspektit ndërtimor dallohen dy grupe:

- Emërtime të tipit njëfjalësh, të cilat mund të jenë fjalë të parme ose të

prejardhura të formuara me mjete të shqipes, që shkurt do t‟i quajmë emërtime

të thjeshta.

- Emërtime të tipit togfjalësh me dy ose tri gjymtyrë, që shkurt do t‟i quajmë

emërtime të përbëra ose të përngjitura.

Kryesisht në toponiminë e kësaj zone mbizotërojnë emërtimet e përbëra, gjë që

shpjegohet me faktin që togfjalëshi toponimik jep mundësi më të mëdha sidomos për

makrotoponimet. Kësisoj formimet më të hasura janë ato të përbëra nga emrat e

konfiguracionit me emra në gjinore (që tregon përkatësi), me mbiemra etj. Të

përdorur janë dhe toponimet me bazë antonimie ose me mbiemra të nyjshëm si: i

bardhë, i zi, i madh, i vogël, i gjatë, i shkurtër, i ri, i vjetër, i kuq etj.

Emërtimet sipas ndërtimit trajtohen të ndërthurura me emërtimet sipas kuptimit

të tyre dhe ndahen në:

Emërtime vendesh sipas formës, ngjyrës, materialit përbërës të truallit a

funksionit të tij. Kështu dallohen: Emërtime të thjeshta: Gur, Shkallë,

Cërujë, Miza, Gurrë, Frankth, Batërr, Bushkash, Fushas, Kodrat, Shullani,

Ndejulëza, Lushtat, Milore, Nërshpellas, Kunjas, Buzat, Cetë, Dushnjes,

Bujaz, Brexhe, Gjushtel, Burxhel, Tespelisht, Mësina, Rralles, Shpellas, Lerë

(tokë e thatë, me gurë e me shkurre, kryesisht shtrihet bne anë të malit a ne

një bregore ), Sharrakaj (tokë me gurë e ferra, kryesisht si vend ku kullosin

dhitë), Gjushtel, Kuçul, (tokë e butë dhe me ngjyrë të kuqe e cila ngjit shume

kur bie shi, por është shumë pjellore), Ndërluxhes, Loxhde, Lamahe, Rraha,

(vend i shtrirë në faqe të malit me përbërje të mëdha gurore me pak bimësi),

Xhamraçe, Majedh, etj.

Emërtime të përbëra të shprehura me një togfjalësh, të përftuar nga një

emër konfiguracioni + një mbiemër që shënon një karakteristikë të tij,

ose ngjyrën e tij: Kodra e Shullanit, Qafa e Lëgatës, Përroi i Lëgatës, Ara

Mesvil, Maja e Borës, Qafa e Thanës, Kodra e Linit, Ara e Gjatë, Lugu i

Madh, Hurdha e Gjatë, Hurdha e Zezë, Maja e Zezë, Përroi i Madh, Kroi i

Madh, Boka e Kuqe, Ara e Gjatë, Lugu i Madh, Hurdha e Gjatë, Hurdha e

Zezë, Maja e Zezë, Përroi i Madh, Kroi i Madh, Boka e Kuqe, Boka e

Bardhë, Gurra e Madhe, Gurra e vogël, Shtegu i Keq, Përroi i Thatë, Kepat

e Gjatë, Ura e Vjetër, Ura e Keqe, Shkrepi i Djegur, Kepi i Zi, Guri i Bardhë

etj.

Emërtime të përbëra nga një emër konfiguracioni + një emër në gjinore

që shënon funksionin ose përbërjen e truallit të emërtuar: Maja e Dejës,

Maja e Dërvajshës, Shpella e Lurthit, Sheshi i Dheut, Qafa e Shtrugës,

440

Shih: E. Çabej, Vepra e Buzukut në vështrim gjuhësor-historik, SF/1, 1979, f. 19; Dh. Shuteriqi,

Fjalë të shqipes para Buzukut, SF/1, 1981, f. 59

Page 228: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

229

Fusha e Ushtazës, Mali i Butrrojës, Shtegu i Lopve, Shpella e Ftrenit,

Shtegu i Bështrrave, Guri i Rrrenores, Gryka e Ftrenit, Shpella e Vashës,

Maja e Dejës, Maja e Dërvajshës, Shpella e lurthit, Shtegu i Lopve, Shpella e

Ftrenit, Shtegu i Bështrrave, Guri i Rrrenores, Gryka e Ftrenit, Shpella e

Vashës, Kopshti i Valles, Përroi i Lepurit, Kroi i Vashës, Mali i Shqerrave,

Hurdha e Purrive, Gjurra e Sinanit, Shpella e Dacit, Shpella e Vashës,

Përroi i Shertukut, Buza e Cukajve, Shkami i Sumës, Çeta e Bashës Shtegu i

Dhive, Guri i Brengave, Guri i Rrenores, Guri i Arës, Qafa e Shetes, Kepi i

Lepurit, Shpella e Bariut, Ara e Bardhë, Ara e Zabelit, Kroi i Jakupit,

Livadhi i Turkut, Kroi i Madh, Kodra e Vigut, Fusha e Selitës, Maja e

Shëmrajs, Buza e Frangut, Ara e Vokës, Livadhi i Valterit, Kodra e Rrushit,

Përroi i Kacajve, Kodra e Cevekut, Fusha e Lgjatës, Kodra e Balxhës, Kodra

e eElezit, Zabeli i Bokave, Shpella e Birme etj.

Emërtime vendesh të formuara nga një emër konfiguracioni + një emër

tjetër në rasën gjinore që tregon përkatësinë në mënyrë të përgjithshme

ndaj një emërtimi më të gjerë. Pra këto janë mikrotoponime brenda një

makrotoponimi, janë emërtime të vogla që përbëjnë një emërtim më të gjerë.

Për këtë arsye emri në gjinore ka dhe ekzistencë të pavarur: Kodra e

Shiranave, Livadhet e Prellit, Livadhi i Turkut, Shkami i Sumës, Maja e

Gazhnjeteve, Qafa e Sheteve, Ura e Telit, Maja e Pujkës, Laku i Rruxhinës,

Fusha e Bruçit, Kodra e Msuçe, etj. të cilat hyjnë në përbërje të

makrotoponimeve më të mëdha, por që njihen nga të gjithë dhe përdoren në

vend të makrotoponimit p.sh. Kroi i Gjokës<Macukull, Përroi i Thatë<

Urxall, Maja e Gazhnjetit<Dërjan, Laku i Rruxhinës<Bruç, Laku i

Shiranave<Prell Kodra e Shiranave, Livadhet e Prellit, Livadhi i Turkut,

Shkami i Sumës, Maja e Gazhnjeteve, Qafa e Sheteve, Ura e Telit, Maja e

Pujkës, Laku i Rruxhinës, Fusha e Bruçit, Kodra e Msuçe, Kodra e Cukajve,

Përroi i Thatë, Ura e Kurvajës, Ura e Zenishtit, Përroi i Dhelprës, Përroi i

Daznjanës, Kroi i Macukullit, Kroi i Gjokajve, Vau i Kacajve, Ura e

Tharbnit, Qafa e Shënkollit, Kodra e Rukajve etj. Ka raste kur një emërtim i

përbërë shërben si gjymtyrë e dytë e një emërtimi tjetër, dhe ndihmon kështu

për të formuar një emërtim të përbërë me tri gjymtyrë: Buza e kodrës së

çurçukut, Rranza e shpellës së vashës, Buza e Lugut të Madh, Maja e Kodrës

së Cukajve, Qafa e Shkamit të Kuç, Buza e Shpellës me Lurth, Maja e Qafës

së Dardhës, Shpella në Rranxë të Valles etj.

Emërtime vendesh me anën e një vendi që tregon konfiguracion + një

emër kafshe në rasën gjinore: Shtegu i Dhive, Përroi i Lepurit, Shtegu i

Löpve, Shpella e Dacit, Çetat e Kaprejve, Sheshi i Lepurit, Shkalla e Löps,

Shpella e Korbit etj.

Emërtime vendesh me emra bimësh që janë rritur dikur a rriten dhe sot

në atë vend: Veshti i Linit, Ara e Mollës, Ara e Rrushkullit, Qafa e

Dardhës, Hurdha e Fikut, Ara e Shqöpës, Kodra e Dushnjez, Ara n‟Thanas,

Rruga e Vidhave, Ara e Mollzet, Fiqt e Marka Tomës, Manat e Zez, Mollët e

Bruçit, Vreshta e Gjestilajve, Thanat e Hesës, Zabeli i Larushkut etj.

Emërtime vendesh me emra njerëzish. Këtu kemi disa nëngrupe:

Emërtime vendesh me emra fisesh ose me emra që tregojnë

konfiguracion + një emër fisi në gjinore: Sharrat e Patushit, Ara e

Sulkurtajve, Përroi i Sinanajve, Kroi i Gjokës, Ceta e Bashe, Rrasa e

Palamanit, Kroi i Hasesës, Kuçlenat e Doçajve etj.

Page 229: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

230

Emërtime me emra konfiguracioni + emra fisesh që kanë qenë ose janë

pronare të truallit: Shpella e Kolgjegjës, Kroi i Hasesës, Rrasa e Vazyles,

Livadhet e Kurtit, Sharrat e Patushit, Brexhet e Xhomarës, Shpella e

Kolgjegjës, Kroi i Hasesës, Rrasa e Vazyles, Livadhet e Kurtit, Sharrat e

Patushit, Brexhet e Xhomarës, Arnajt e Mamecës, Vau i Hasan Nelit, Livadhi

i Radanit, Livadhi i Memiut, Shquti i Cukës, Maja e Kacalekës, Livadhi i

Nekës, Maja e Dërvajshes, Brinja e Stamollit, Buza e Patushit, Gryka e

Sumës, Gryka e Palamanit, Ara e Ahmehesës etj.

Emërtime vendesh me emër konfiguracioni + një emër njeriu në gjinore

me të cilin e lidh një ngjarje e caktuar: Hurdha e Kajcës, Buza e

Patushit, Kroi i Jakupit, Shpella e Kolgjegjës, Shkami i Lamit, Shpella e

Vashës, Rrasa e Vazyles, Kroi i Neke, Kurtena e Riza Dyles, Shpella e Aliut

etj.

Etnonimet apo emrat familjarë dhe emërtime vendesh me emra fisesh a

familjesh që zakonisht paraqesin në vetvete aglutinime të një emri personi dhe të

mbiemrit të tij, dhe që shpesh nuk ndeshen më si emra patronimikë, por kanë

mbijetuar në toponimi. Kjo dëshmon për zhvillimin e toponimeve në rrjedhë të kohës

dhe flet edhe për vjetërsinë e tyre.

Kemi nga ky tip emërtimi: Krekurtajt, Hashysa, Haspepa, Canameti,

Mardeda, Vatdodaj, Mardedaj, Gjokolaj, Neziromerrajt, Brahelikaj etj.

Shpesh këto emra që janë në vetvete aglutinime dygjymtyrëshe përcaktojnë

emra që tregojnë konfiguracionin a natyrën e një vendi dhe formojnë kështu

emërtime të reja të përbëra: Ara e Vatdodajve, Kroi i Hasesës, Përroi i

Canametit, Livadhet e Mardede, Shtegu i Nezirimerrajve etj. Këtu vlen të

përmendet se në disa raste evoluimi i toponimeve me bazë pronësie ka ndjekur

rrugën e zëvendësimit të tyre me toponime të reja kryesisht sipas

konfiguracionit a natyrës së vendit që emërtojnë. Kjo sepse, në vendin tonë

kur ishte zhdukur prona private përgjatë 50 viteve të shkuara dhe çdo gjë ishte

kthyer në pronë kolektive, emërtimet e vendeve me emra familjesh ose fisesh,

nuk përputheshin me mentalitetin e ri kolektiv, prandaj evoluimi i toponimeve

të kësaj natyre shkoi drejt zëvendësimit të tyre me emërtime të formuara mbi

bazën e konfiguracionit a natyrës së vendit përkatës, të bimësisë mbizotëruese

a të ndërtimeve të reja në ato vende p.sh. Pylli i Gjestile u zëvendësua me

emërtimin Vreshta e Kooperativës, Djerret e Dodës me Tokat e Reja, Ara e

Lleshajve me Livadhet e Mëdha etj.

Në këtë grup po përfshijmë edhe toponime të përbëra nga emër

konfiguracioni + emër e mbiemër të personit, të cilat janë shumë të

përhapura: Ara e Dali Dodës, Shpella e Kol Gjegjës, Kurtena e Riza Dyles,

Ara e Ame Fiçorrit, Livadhi i Haxhi Zirës etj.

Emërtime vendesh të formuara me emrin e ndonjë objekti të ndërtuar në

to, i cili mund të jetë i thjeshtë ose i përbërë: Kisha, Stalla, Mulliri i vjetër,

Ura e hekurit, Ura e keqe, Kroi i ri, Vorri i mirë, Teqja e Prellit, Stallet e

Xhakrose etj.

Emërtime vendesh me emra shenjtorësh a institucione fetare, kryesisht të

krishtera, ç‟ka tregon ashtu si e kemi thënë se në këtë zonë ka pasur përbërje

të krishterë të popullsisë, e cila me ardhjen e turqve u kthye me forcë në

myslimane, por emrat e vendeve u ruajtën dhe vazhdojnë ende të përdoren.

Toponimia edhe një herë tjetër hedh dritë mbi çështje të hershme e të

mbuluara nga rrjedha e kohës: Buzëprift, Arat e priftit, Qafa e Shënkollit,

Maja e Shënmërisë, Teqja e Prellit, Ishmarku i Rukajve, Qafa e Kishës etj.

Page 230: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

231

Në krahinën tonë ka një numër toponimesh që emërtojnë pjesë të ndryshme

të rrugëve këmbësore a të rrugëve që punoheshin me kafshë ngarkese ose

dhe vende: Të poshtra, të epërme, nën ose mbi, mbas: Mbaskunjes,

Ndërfushas, Ndërbalë, Ndërkrua, Lera e Poshtër, Lera e Epër, Liqeni

Mbasdeje, Nënudha, M‟rrasas, M‟ krua etj.

Ka megjithatë toponime të thjeshta të shpërndara në gjithë Matin, të cilave

nuk u jepet shpjegim ende: Baz, Xibër, Ketë, Dars, Patin, Bruç, Dërjan,

Macukull, Zenisht, Splaj, Kalqyra, Guja, Qebas, Plana, Balgjaj, Jesull, Fagu,

Mjedha, Flimi, Pletar, Bacitul, Kmash, Nevestër, Benë, Katarz, Planje,

Rrekoi, Uxa, Varoshi, Pjejëza, Marshar, Ballazh, Pajeti, Palltyra, Platerja etj.

Po ashtu siç ka toponime të tilla të përbëra po pa shpjegim: Qafa e Palteres,

Fusha e Pebithit, Kodra e Termeshinit, Maja e Fangut, Përroi i Flimit, Kodra

e Kabolit, Kodra e Përmarsit etj.

Disa toponime të përngjitura si: Tejdeja, Kryematja, Përteujë, Tejlum,

Gjelzat, Brinemat, Ndejulëza, Mbaskunjes, Pjesnaja, Sipraja, Rrethatur,

Çuprrela, Elbare, Xixulla, Pribelet, Pjejëza, janë shumë interesante për nga

mënyra e formimit, e hasur si mënyrë emërtimi në onomastikën shqiptare.

Toponime të tjera të Matit të shpërndara sipas njësive më të vogla përbërëse të

krahinës:

Katundet 1. Batrra e Madhe

2. Batrra e Vogël

3. Barbullej

4. Baza

5. Bena

6. Beli

7. Bërshi

8. Brija

9. Bruçi

10. Burgajeti

11. Burreli

12. Cëruja

13. Darsi

14. Dërjani

15. Domi

16. Dukagjini

17. Frankthi

18. Fshati

19. Fulqeti

20. Guri i Bardhë

21. Gurra e Madhe

22. Gurra e Vogël

23. Gjoçaj

24. Hane

25. Keta

26. Klos i Poshtër

27. Klos i Epër

28. Kokërdhoku*441

29. Kolaj

30. Komsija

31. Kurdarija

32. Laçi

33. Lisi

34. Macukulli

35. Mallunxa

36. Médha

37. Patini

38. Plani i Bardhë

39. Pleshi

40. Prelli

41. Karica

42. Karma

43. Rremulli

44. Rripa

45. Saxhaku*

46. Stojani

47. Suçi

48. Shkalla

49. Shlliu

50. Shtjefni

51. Shtogu

52. Shulbatërr

53. Telumi

54. Ulza

55. Unjateja

56. Uraka

57. Urzeti

58. Xibri

59. Zenishti

441

Këto dy katunde deri në vitin 1950 ndodheshin në vendin ku shtrihet sot liqeni i Ulzës. Banorët e

këtyre dy katundeve janë shpërngulur dhe kanë zënë vend afër Mamurrasit dhe kanë krijuar dy katunde

të reja. Praktikisht sot nuk ka dy katunde të tilla në Mat si popullsi. Banorët e Saxhakut janë vendosur

afër katundit Gjorm dhe ruan të njëjtin emër të vjetër siç e kishte në Mat. Ndërsa banorët e

Kokërdhokut janë vendosur krejt afër Mamurrasit dhe emri i tij është “Katundi i Dritës”. Ne i

vendosëm në punimin tonë, për të shënjuar përbërjen e Matit në diakroni. Pohohet se këto banorë ende

sot ruajnë tipare të së folmes së Matit (përzier së fundmi me të folmen ku u vendosën, atë të Krujës).

Page 231: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

232

Lagjet e Matit

1. Bulk (Ful.)

2. Çafdardhë (Kur.)

3. Çurkaj (Mac.)

4. Daznjan (Mac.)

5. Lagjia e Dushkut (Fu.)

6. Lagjia e Ftosinës (G.

Bar.)

7. Gjokaj (Mac.)

8. Idris (Ful.)

9. Halilaj (kur.)

10. Hurdha (Kur.)

11. Kalivaç (Mac.)

12. Lagjia e Kodrës (G. i

Bar.)

13. Lagjia Kujtim (Kur.)

14. Lagjia Kupren (Kur.)

15. Kurçela (Kur.)

16. Imaçi (Kol.)

17. Lagjia e Lugjes (Kur.)

18. Mastrec (Kur.)

19. Miza (Kol.)

20. Narc (Mac.)

21. Lagjia e Poshtme (G.i

Bar.)

22. Pepa (Kol.)

23. Qyraj (G.i Bar.)

24. Tanushaj (G.i Bar.)

25. Tuma (Kur.)

26. Sergjinaj (Kur.)

27. Skëneraj (Kur.)

28. Sonaj (G.i Bar.)

29. Spilaj (Kur.)

30. Stojan (Kur.)

31. Suçi (Kur.)

32. Shullaj (Kur.)

33. Vad-Dodaj (Mac.)

34. Valxhi (Mac.)

Ndër mjetet fjalëformuese të vjetra për krijimin e toponimeve mund të

përmendim, parashtesat, prapashtesat, kompozimin, përngjitjen: -at, -esh, -et, -ot, -i, -

in, -ull, -ush, -th/z etj. Ujat, Fshat, Murgat, Rrëbat; Madhesh, Bulçesh, Bushnesh,

Zgërdhesh; Shkopet, Burgajet, Maja e Bladzet; Dërja, Gërman, Bijan, Kijan; Barjot,

Kastriot; Shëlli, Bërshi, Valgji; Patin, Kukatin; Rremull, Macukull; Lapushë,

Vjetrushë; Melth, Malthi, Përroi i Gurthit, Gurrëzit, Përroi i Gurzës, Firzet,

Grykëzirt, Gurëza, Fusha e Pebithit, Përroi i Pebithit, Sheshëzat etj.

Malet: Dishi (G.i B.r.), Deja (Mac.),Kaurri (G.i Bar.),Linozi, Muceku,

Qerkas (G.i Bar.), Madhesi, Gjuri Shtërmak (Kur.), Mali i Poshtër

(Mac.) etj.;

Majet: Maja e arës së Sumës, Maja e Bërhemit, Maja e Bungës, Maja e

Dukës, Maja e Dunanit, Maja Dera e Gjyqetz, Maja e Loth, Maja e

Kshajs, Maja Kriçvet, Maja e Mcekut, Maja Shqemt e Kuç, Maja e

Shrajfit (Ger. Kur), Maja e Lajthizit, Maja Klloxhen, Maja e Kunorës

(Kur.), Maja e Nenes (G.i Bar.), Maja e Zezë (Pr.), Maja e Kashnjete

(Der.), Maja e Greshotit (Pr.) etj.;

Kodra: Kodra e Allamanit, Kodra e Bërthe, Kodra e Beçirit, Kodra

Care, Kodra Cukalit, Kodra Daliut, Kodra e Gjatë, Kodra e

Kalaljxhiut,Kodra Kulmit, Kodra Kusaret, Kodra Popteci Leke, Kodra e

Larushkut, Kodra Lete, Kodra Lisit, Kodra e Kuçe, Kodra Magalles,

Kodra Minarja e Gjets, Kodra Maja e Tatës, Kodra e Shullanit, Kodra

Molle, Kodra Mrizi, Kodra Pazari, Kodra e Pere, Kodra e Skenje, Kodra

e Sheshit t‟Urës, Kodra e Shkallet, Kodra e Tones, Kodra i Shtatri Vat

Dode, Kodra e Thokut, Kodra e Ushezës, Kodra Vesht, Kodra Zallt,

Kodra e Zabelit t‟Modh etj.;

Pyje: Brijat e Akullit, Pëlla e Buçalakas, Cerkas, Cuke, Caf-gropat,

Pëlla e Daznjane, Dishi, Pëlla Duks n‟Tallat, Ferra e Canakeçit, Ferra e

Karadakut, Hoja e Cafs, Pëlla e Hoxhs, Kodër Zanat, Pëlla m‟Kroçe,

Lari, Linozi, Livadhi i vogël, Lugju i Mollës, Paina, Shpërdheti, Sheshi i

Shqarthit, Pëlla ke rrasa, Rrenas, Rrenorja, Tepjanja, Urdha e Zezë,

Pylla e Valxhinit, Zabeli etj.;

Page 232: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

233

Qafat: Qafa Bazarit, Qafa e Burrelit, Qafa e Gujs, Qafa e Gretmdhoi,

Qafa e Gropvet, Qafa e Gjizet, Qafa e Kuzratit, Qafa e Murrizës, Qafa e

Poltares, Qafa e Zabelit etj.;

Leqe: Laku i Rruxhinës, Laku Gjole, Laku Papai, Laku i Duzhnjes, Laku

Canai etj.;

Brigje: Bregju Alitelës, Brinja Bufi, Brinja Cuflik, Brinja Diva, Bregju

Plumit, Bregju Papllares, Shenxa, Bregju Sherës, Zalli, Bregju i Zallit,

Brexhet, Bregju i Lumit etj.;

Shkëmbinj: Gjuri i bardhë, Shkami i Cafrrasës, Shkami i Cekset,

Shkami i Duks, Shkami i Forkut, Shkami i Groçkës, Shkami i Gropvet,

Shkami i Gjurit-bi, Shkami i Kolës, Shkami i Kuç, Shkami i Mazrekut,

Shkami Narcore, Shkami i Këps, Shkami i Shëxheshit, Shkami i Shkallës

s‟Kuçe, Shkami i Shpërdhetit, Shkami i Shtozit, Shkami i Zi, Shkami i

Sumës, Shkami i Madh, Shkami i Nem, Shkami i Boket etj.;

Shpella: Shpella e Duks, Shpella Hazjet, Shpella e Birme, Shpella e

Pllumave, Shpella N‟Rrasa, Shpella e Vashës, Shpella e Lurthit, Shpella

n‟Maje t‟Valles, Shpella e Kol Gjegjës, Shpella Madhe, Shpella n‟Flim

etj.;

Shkalla: Shkalla e Gropvet, Shkalla e Keçe, Shkalla e Kuçe, Shkalla e

Lnazit, Shkalla e Qarrit, Shkalla e Deshe, Shkalla n‟Brexhes, Shkalla e

Flymit, Shkalla e Dhive, Shkalla e Zezë etj.;

Zabele: Zabeli i cekut, Zabeli i Hajvanit, Zabeli i Gjetës, Zabeli i Laçit,

Luzja, Zabeli i Madh, Paskurtja, Shtozi, Zabeli Shullanit, Zabeli i

Tezallit, Zabeli i Thanës, Zabeli i Xëgegës etj.;

Sheshe (Fusha): Armeca, Fusha e Bukur, Fusha e Basket, Fusha

Bërhanit, Fusha e Dërgutit, Buçolla, Fusha e Grares, Fusha e Gujs,

Fusha Gjegjaj, Kremadhja, Sheshtena, Kontrosa, Fusha e Manset,

Fusha e Madhe, Fusha e Mcekut, Sheshi i Rëxhs, Rrethi, Shehi Stojana,

Fushas, Sheshi i Mollëve, Sheshi n‟Katun, Sheshi i Nredys, Sheshi

n‟Lam, Sheshi i Kuç, Sheshi i Madh etj.;

Livadhe: Lvadhi i Bësherit, Lvadhi Burgja, Lvadhi Fagu, Cukle, Lvadhi

i Gjatë, Lvadhi Ligjata, Lvadhi Kallma, Lvadhi Keshat, Lvadhi

Macrreku, Plakukat, Shenza, Sheshi i Madh, Sheshi i Vogël, Lvadhi i

Shpanit, Romat, Lvadhet e Xhaferrit, Zalli i Poshtër, Lvadhet e Mdhoja,

Lvadhet e Plamane, Lvadhet e Uraks, Vosnaj, Vjetrusha etj.;

Ara: Brixhet, Burgja, Ceçmja, Cukle, Gurtena, Forat, Furra, Lgjatat,

Luzet, Ara e Kacelit, Komtrosa, Kromadh, Kurcelat, Ara e Madhe,

Maskunja, Mastuna, Ara Medhs, Padith, Paskurte, Perpisa, Peshnanja,

Pusja, Shullani, Vakufja, Vesht, Vila, Xhoke, Xhisit, Zalli etj.;

Vorre: Vorre Bardhë, Vorre t‟Duks, Vorre t‟Epra, Vorre n‟Lujt, Vorre e

Lasket, Vorret n‟Kul Pjetër, Vorre t‟Monset, Vorre Shmangulla, Vorret

ke teqja, Vorre t‟Vjetra, Vorret e Sumës, Vorret ke xhamija, Vorret e

Kodrës s‟Kllajçit etj.;

Rrugë: Rruga e Ballabanit, Ruuga Bulçet, Rruga e Dishit, Rruga e

Grares, Rruga e Gurrës, Rruga e Murrizës, Rruga e Murgatejt, Rruga e

Mcekut, Udha Malit, Rruga e Qafëtonës, Rruga e Sherës, Rruga e

Tezallit, Rruga e Arës Xhibrukës, Rruga Zallit etj.;

Përroje: Bërdheta, Prroi i Dishit, Prroi i Duks, Dragua, Prroi i

Dhelpnës, Prroi i Ftoft, Prroi i Frashtës, Prroi i Gazit, Gardeci Cokjet,

Page 233: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

234

Gropat e Buta, Prroi i Gjarmit, Gjeraqina, Prroi i Gjuzës, Prroi i Hidrit,

Prroi i Larit, Prroi i Linazit, Prroi i Linit, Lozija, Prroi Kastejs, Prroi i

Melit, Prroi i Madh, Prroi Monset, Prroi Plumt, Qerreten, Prroi i

Shkallës, Prroi Shënkollit, Sheu, Prroi Sheshit t‟Madh, Prroi i Tafës,

Prroi i Tonës, Traja, Prroi i Thatë, Prroi i Rrallzit, Uja, Prroi Vejthit,

Prroi Ferës Zogjut, Prroi Zallit, Prroi i Bjejës, Prroi i Xhypkut, Prroi i

Vrrethit, Prroi i Shartukut, Prroi i Gjurrs etj.;

Vau: Vau ke Plepi, Vau i Tharbnit, Vau Barit, Vau ke Hurdha Zez‟, Vau

i Ruçit, Vau i Shatorres etj.;

Gurra: Gjurra e Shutrrejës, Gurra e Sekës, Gurra e Flymit, Gjurra e

Madhe, Gjurra e Lnazit, Gjurra e Mamecës, Gjurra e Senës, Cakolja,

Gjurra e Ftrenit etj.;

Kroje: Kroi Allës, Kroi Ashekut, Kroi Bakamit, Kroi Bregjut, Kroi

Bulçet, Kroi i Cuks, Kroi Ciflikut, Kroi Dardhës, Kroi Dillit, Kroi i

Fushës Madhe, Kroi i Ftoft, Kroi i Leke, Kroi i Lnazit, Kroi i Lozes, Kroi

i Krenet, Kroi i Kuç, Kroi i Narcës, Kroi i Nërgurzet, Kroi Palit, Kroi

Preftjet, Kroi Thans, Kroi i Tapallit, Kroi i Vad-Dods, Kroi Xhames,

Kroi Zallit, Kroi Zelfit, Kroi Zonjës etj.;

Shtigje: Cafa Nares, N‟shtek Cafmes, Kalldrom, Shteku i Dhive, Shteku i

Keç, Shtegu i Mxhenit, Shteku i Boshtrrave, Shteku i Rrenave, Shtegu i

Zgurrit etj.;

Ura: Ura Kulmer, Ura Haxhiut, Ura Hoxhës, Ura Kallupit, Ura e Telit,

Ura e Keçe, Ura e Vjetër, Ura Tezallit, Ura Vashës, Ura Vokël, Ura

n‟Zall, Ura e Tharbnit, Ura e Bruçe, Ura e Kurvajës, Ura e Kole, Ura e

Plepit etj.

Lumenj: Lumi i Urakës, Tharbni, Shutrreja, Lundraja, Lumi i Mates;

Emra fisesh: Bajraktaraj, Berhamaj, Beçiraj, Bicaj, Bodaj, Brukaj,

Bruçi, Brahelikaj, Cevanaj, Cukaj, Canaj, Callakaj, Collaku, Dadaj,

Dodaj, Doçaj, Dardhaj, Demeraj, Dërgutaj, Dishaj, Dokaj, Dukaj,

Farrukaj, Gjegjaj, Gjucaj, Gjylaj, Hasaj, Hysaj, Hoxhaj, Hoxallaraët,

Hutaj, Kajaçt, Kalvaçt, Karaj, Keta, Kola, Kolaveraj, Koliçaj, Kokaj,

Krekurtaj, Kurtaj, Lasaj, Lleshaj, Marenaj, Metaj,Met-kolaj, Milloshaj,

Mucekaj, Murranaj, Medha, Mengej, Pana, Palamanaj, Pirraçi, Plumi,

Preftaj, Paraj, Rexhepajt, Sena, Sinanajt, Sulkurtajt, Selaj, Suçaj,

Totrakaj, Ukaj, Rukaj, Stafa, Sula, Neziri, Fetiu, Xhomara, Gjegja,

Lata, Pepa, Kica, Mllugja, Patushi, Mamica, Stafa, Vata, Vad-dodajt,

Xhikaj, Xhokaj etj.

Toponima e Matit e trajtuar kësisoj si një pjesë përbërëse e makrostrukurës së

përgjithshme të toponimisë shqiptare, është një vijimësi e saj në kuptimin që ajo qoftë

në aspektin semantik, në atë strukturor (morfologjik e fjalëformues) dëshmon

përbashkësi dhe njëllojshmëri. Edhe në mënyrën e emërtimit, me bazë lëndore,

konfigurative, ngjyre, materiali, përkatësie, emra njerëzish, kafshësh, pozicioni

gjeografik etj. tregon se është në një hulli me emërtesat e vendeve në mbarë shqipen.

Gjithashtu edhe elementet gjuhësore që ndihmojnë në përftimin e tyre, janë po aq të

ngjashme a të njëjta në model me mjetet fjalëformuese dhe strukturën morfologjike të

gjithëtoponimisë shqiptarë, saqë nuk lë shteg për shmangie nga ky model.

Qoftë në strukturë apo dhe në semantikë, toponimia e Matit mbetet pjesëz e së

tërës. Sepse në të parën përdoren ato rrugë, mjete e forma për krijimin, shpjegimin

dhe zbërthimin e tyre; ndërsa në të dytën kjo toponimi dëshmon po aq hershmëri dhe

Page 234: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

235

vijimësi të elementit të moçëm apo edhe në mënyrën se si kanë nderë shqiptarët

nevojën për të emërtuar vendet e rreth e qark vetes.

Uniteti kulturor dhe toponomastik i kësaj krahine me trevat e tjera të Shqipërisë,

flet si për lidhje të vjetra të Matit me trojet mbarëshqiptare, ashtu dhe për vijimësi të

pandërprerë banimi në këto troje të një popullsie iliro-shqiptare me një nivel kulturor

e qytetërim të zhvilluar.

Për ta përmbyllur këtë punë, themi se gjuha është tharmi i shpirtit të një kombi.

Në të janë gdhendur e ruhen me kujdes të tilla dukuri që dëshmojnë unitet dhe

përbashkim të folësve të saj që nga hershmëria e gjer sot. Ajo sa na ndihmon ne për të

konfiguruar realitetin, aq dhe na përfaqëson ne në këtë realitet. Kësisoj, përmes

lidhjeve të shumëfishta që vendosen mes jashtëgjuhësores e gjuhësores, gjejnë vend

në këtë të fundit gjurmë të mendësisë, të shprehjes së ndjenjave, të mënyrës së

emërtimit, të afeksionit etj. të gjithçkaje njerëzore, që e mishëron këtë lidhje dhe na

identifikon përkundër të tjerëve. E, këto gjurmë janë të shpërndara kudo rreth nesh.

Page 235: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

236

KREU VIII

PËRFUNDIME

1. Punimi ynë është një përpjekje e parë për të studiuar të folmen e Matit edhe

në rrafshin sociolinguistik. Mati është krahina qendrore e viseve të Shqipërisë

Veriore. E folmja e Matit është pjesë e dialektit gegë, brenda të cilit i takon grupit të

folmeve të gegërishtes qendrore. Krahina e Matit si pozicionim gjeografik shtrihet në

të dy anët e lumit Mat në rrjedhën e mesme të tij. Ajo është një njësi etnografiko-

administrative, e cila ka pësuar ndryshime të vazhdueshme në rrjedhë të moteve përsa

i takon kufijve të saj, të cilët kanë qenë të luejtshëm nga koha në kohë.

a) Mati apo Matja: Lumi e mori emrin nga krahina apo krahina e mori nga

lumi?

Dokumentet historike i përmendin që herët të dy, edhe lumin, edhe krahinën.

Mendimet e studiuesve të marrë me këtë çështje, bashkë me argumentimet përkatëse,

ndahen në dy kampe: një palë që mbron se krahina e mori emrin nga Lumi që e

përshkon, dhe një tjetër palë që mbron idenë se është Krahina që i dha emrin dhe

lumit; e për të ardhur gjer në ditët tona, kur ende nuk ka një përcaktim fundor, të

gjithëpranuar, se cila është emërtesa e parë: lumi apo krahina. Të dyja versionet,

gjersa ka ekzistuar dhe është i dokumentuar, që në kohë të hershme emri Mat si njësi

emërtuese, janë të pandara dhe të kushtëzuara njëherësh, në kuptimin që, kanë jetuar

dhe është banuar kjo trevë nga njerëz që kanë emërtuar edhe lumin edhe krahinën me

këtë formë, si nevojë qartësisht specifike për t‟u orientuar dhe për t‟u emërtuar edhe

nga të tjerët, jo vetëm vetveten. Sidoqë të jetë, nën dritën e fakteve të reja që mund të

nxjerrë koha, do të kuptohet cili është i pari.

Mati përgjatë shekujve, natyrshëm flasim për periudhën e pushtimit osman, që

është dhe më e afërt për t‟u zbardhur nga dokumentat, ka qenë një krahinë e dëgjuar

për kuvende e kryengritje kundër pushtuesve. Duke pasur parasysh sidomos pozitën

gjeografike, me një klimë të butë dhe të favorshme, popullsinë trime e besnike,

udhëheqësit luftarakë e strategë të nxjerrë nga gjiri i vet, që kanë udhëhequr madje

Shqipërinë, Mati ka qenë gjithmonë një fortifikatë e patundur përballë sulmeve dhe

përpjekjeve të shumta pushtuese. Ndaj, në rrjedhë të kohës është përmendur edhe si

kryeqendër e Gegërisë, apo edhe më tëj, e gjithë trojeve shqiptare.

2. E folmja e Matit, sipas ndarjes së përgjithshme dialektore, hyn në

nëndialektin e gegërishtes jugore, e cila ka kufi natyror lumin e Matit dhe shtrihet në

të majtë të tij; ndërsa në grupin e madh të të folmeve si njësi përbërëse të

nëndialekteve, kjo e folme klasifikohet në grupin e të folmeve të gegërishtes

qendrore. Megjithëse e folmja e Matit zë një vend qendror (si pozicion dhe shtrirje

gjeografike territoriale) në gjithë gegërishten mbarë, ajo vetë ka qenë një mëtim jo

fort i lakmueshëm në studimet gjuhësore. Ndodhur përballë një situate të tillë, detyra

jonë ishte të vënit përballë të folmes së Matit me synimin parësor për ta kundruar

gjuhësisht (në rrafshin sociolinguistik, dialektologjik dhe etnolinguistik), duke

parashtruar dhe sintetizuar dukuri e problematikë gjuhësore që nderet sot e gjithë

ditën në këtë të folme.

Page 236: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

237

3. Ajo që e ka shoqëruar, së paku që nga koha e shkrimeve të para të shqipes, të

folmen e Matit, ka qenë natyra e saj inovuese. Ajo dallohet për natyrën e saj inovuese

në të gjitha rrafshet e gjuhës dhe për një gjendje të sotme të saj që është larguar mjaft

nga trajta e dokumentuar e shqipes së vjetër. Ky proces patjetër që ka dhe shpjegimet

e veta.

a) Gjendur në këtë stad ku është sot, themi se të folurit e brezit më të vjetër

është ruajtës, por i llojit ruajtës joaktiv, që do të thotë se vërtet ka fjalë a forma,

kuptime a ndërtime që janë relativisht të vjetra, por që ato mbijetojnë vetëm në gojën

e tyre, pasi janë bjerrë praktikat ose veprimtaritë që i lidhnin me to; e ndërkaq, po ky

brez është vetë i prekur nga ndryshimet e reja që kanë ndodhur në këtë të folme, e

ndaj dhe të folurit e tyre është i ndikuar, por jo në atë masë sa të jetë aktiv. Ky brez,

nuk ruan për asnjë çast gjuhën e trajtës së hershme të autorëve të vjetër.

b) Brezi i mesëm, na shfaqet si njëlloj spektri, ku larmia e ngjyrave dhe e

përthyerjeve të shumta është e atij lloji, ku shënjohen aktivisht të dyja prurjet e të

folurit të brezave: të moshuar dhe atij të ri.

c) Ndërsa, brezi i ri nga ana tjetër, ka një largim konstant nga të folurit e më të

moshuarve, në kuptimin që, edhe trashëgon apo ruan element (në njëfarë mase), por

dhe ia ka nënshtruar në pjesën më të madhe të folurin e vet ndikimit të standardit.

Prirja e të folurit të tij është drejt përqafimit të standardit, në mënyrë aktive (dmth që

edhe e njeh fjalën, e bën pjesë të fjalorit aktiv, edhe e përdor në situata që lidhen me

aktivitete, dukuri a shënjime për të cilën duhet fjala).

4. Duhet thënë që tani, se kjo e folme shquhet për një larmi të madhe të

brendshme, pasi shumë fenomene dhe dukuri gjuhësore kanë kahe e drejtime të

ndryshme zhvillimi. Kjo larmi tregon se zhvillimet gjuhësore janë procese që

ndikohen shumë së jashtmi, ndër të cilat standardi veçon. Janë elementet leksikore, të

parat që priren drejt ndryshimit. Më pas ndjekin sistemet e tjera, fonetika dhe më pak

gramatika.

5. Gjithmonë në këtë shkundje të dialektit, faktor kryesor është standardi dhe

rrethanat jashtëgjuhësore, si hapja e të folmes ndaj zhvillimeve shoqërore. Përballë

këtij realiteti të ri, edhe elementet që janë diferencat tipike të së folmes, vërejmë që

pësojnë lëkundje, ndoshta jo në masën e tretjes, por ndjehen ama. Ndërkohë, kur e

pranojmë se e folmja e Matit është inovuese, dhe hyn tek ai grup i madh i të folmeve

të gegërishtes qendrore që i janë nënshtruar këtij fenomeni, nuk mund të mohohet

edhe prania e shënjimit të vjetër. Këto dhe të tjera dukuri, të vjetra e më të reja, e

veçojnë të folmen e Matit nga të folmet e tjera dhe nga standardi gjithashtu.

Natyra e marrëdhënieve mes këtyre dy varianteve, me ritmet që ofron koha,

zhvillimi i shoqërisë, efekti globalizues, arsimimi, ngritja e nivelit kulturor, përparimi

shumëplanësh i vendit dhe i individit, me kohë mendojmë që do të jenë edhe më të

ngushta, edhe më karakterizuese. Po të kemi parasysh prirjen e re të së folmes për

inovacion, atëherë edhe sot e në vijim, kjo gjë nuk duhet të habisë.

6. “Historia e një gjuhe, është historia e popullit që e flet atë”, -thotë

Humboldti. Një lidhje kushtëzuese e kësaj natyre, na shpie detyrimisht tek të dhënat

historike dhe në marrëdhëniet që populli ka vendosur me të tjerë popuj fqinjë ose jo.

Kështu, qartësisht në të kaluarën tonë historike, ravijëzohen dy faktorë shumë të

rëndësishëm për të përcaktuar si dhe sa kanë ndikuar në shqipen e sotme të

trashëguar, elementet e huaja, të cilat janë nga krahu tjetër edhe gjurmë e fortë

karakterizuese e marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera. 1) Marrëdhëniet e

fqinjësisë. 2) Marrëdhëniet i pushtuar-pushtues. Shqipja dhe shqiptarët në këto kushte

janë ndodhur me disa popuj, ku ndër më të spikaturat dhe të rëndësishmet njëherësh,

Page 237: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

238

quhen marrëdhëniet që ka vendosur me grekërit dhe gjuhën e tyre (greqishten e vjetër,

të mesme dhe të re).

a) E folmja e Matit nuk ka pasur marrëdhënie të tilla të drejtpërdrejta me

greqishten e asnjërës fazë. Kështu që për këtë, do të themi se aty janë po aq sa në

gjithëgjuhën elementet e burimit grek.

b) Një tjetër gjuhë, ndër më të rëndësishmet e kulturës dhe të qytetërimit

evropian për nga forca ndikuese, shtrirja, përdorimi, dokumentimi, është latinishtja.

Ashtu si për greqishten, edhe në rastin e latinishtes për gjurmët e ndikimit të saj në të

folmen e Matit, mund të themi se ka pasur të njëjtin efekt si për krejt gjuhën shqipe.

c) Në vijim, një tjetër gjuhë, e cila ka gjurmë të saj në shqipe dhe me të cilën ajo

hyri në kontakt përmes marrëdhënieve pushtues - i pushtuar, është sllavishtja. Disa

nga fushat ku është shtrirë huazimi sllav në shqipe janë: Bujqësia (lopatë, pleh,

prashit, vadit, kastravec, rrepë); Kafshë (kokosh, mace, harabel, karkalec, grazhd);

Zejtari (çekan, çekiç, gozhdë); Ekonomisë shtëpiake (strehë, prag, oborr, kotec, stol);

Jeta shoqërore-administrative (grabit, padis, gjobë, gosti, vazhdë, bisedë, gadit, i

dobët, i vobektë); Veshmbathje (opingë, rizë) etj.

Gjendja e sotme e elementit sllav në këtë të folme, si rezultat i faktit që nuk ka

pasur kontakt të gjatë e marrëdhënie të vazhdueshme me sllavishten, na flet për

praninë e tij, por jo në atë masë sa të dallojë nga të folmet e tjera rreth e qark Matit.

d) Mati edhe pse nuk ka pasur një qytet me shumë rëndësi në periudhën e

sundimit turk, përsëri ka qenë nën ndikimin e tij, çka tregon për përmasën e vërtetë të

përhapjes së elementit turk edhe në ato zona ku influenca qytetare nuk ishte e madhe.

Më shumë ndër sferat e gjuhës, ai duket të ketë lënë gjurmë në leksik.

7. Deri në shpalljen e Pavarësisë, vendin e shoqëroi një lëvizje e fuqishme

kombëtare që mori emrin Rilindje. Që me rilindësit tanë, u ngrit në ideologji

kombëtare, përpjekja për identitet, kulturë, ruajtje, pastrim e trashëgim të gjuhës.

Edhe në këtë rrugë të mundimshme përgjatë pothuaj një shekulli, sado e vështirë dhe

sakrifikuese ka qenë kjo ide, u mbrojt dhe u rrit në mesin e njerëzve të dijes. Në këtë

rrugë shkelën jo pak flamuj e fytyra të reja pushtuesish, gjithashtu. Koha më e paktë e

qëndrimit të tyre, ndikoi që në gjuhën shqipe të mos bëhej i njëjti dëm që kishin bërë

të tjerët (pushtues) para. Pra, nuk u kristalizuan shtresa të plota leksikore në gjuhë si

rezultat i ndërrimit të vazhdueshëm të pushtuesve që vinin e iknin si ujët në lumë.

8. Koha në të cilën jetojmë, epoka e globalizmit, është kohë e komunikimit

intensiv të gjuhëve, popujve dhe kulturave. Kultura shqiptare në dekadën e fundit,

edhe si rezultat i ndryshimit të pozitës historike të popullit shqiptar në kapërcyell të

dy shekujve, është një kulturë plotësisht e hapur. Gjuha shqipe - gjithashtu.

Të dhënat aktuale të së folmes, në dy rrafshet kryesore të saj, fonetikë dhe

morfologji, i ballafaquam me aq sa kemi mundur me tekstet e vjetra, dukuritë më

tipike të së folmes dhe gjuhës së autorëve të vjetër ndërlidhur me dukuri, larmi, e

zhvillime të brendshme të kësaj të folmeje motivuar nga faktorë gjuhësorë dhe

jashtëgjuhësorë, për të dalë tek karakteri i sotëm i saj.

Veçoria kryesore e të folmes së Matit, si njësi përbërëse e areales gege, mbetet

karakteri i saj inovues.

9. Në tekstet e vjetra të shqipes së shkruar, ruhen grupe fonetike, forma

gramatikore, fjalë e kuptime të vjetra, të cilat sot janë zhdukur ose janë zhvilluar dhe

kanë arritur fazë tjetër. Kështu, krahasimi i kësaj gjendjeje të shqipes së shek.16-17

me shqipen e sotme (përkatësisht të folmet e saj), jep mundësinë që të zbulojmë fazat

e ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar shumë dukuri të sistemit fonetik dhe gramatikor

të shqipes për të arritur në gjendjen e sotme.

Page 238: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

239

a) Vepra e parë monument shkrimor i shqipes është “Meshari” i Gjon Buzukut.

Disa nga dukuritë gjuhësore tipike të gjuhës së Buzukut, si: Gjatësia e zanoreve,

hundorësia e tyre, togu i zanoreve ue, (jo në të gjithë krahinën), mungesa e rotacizmit,

zanorja a në vend të zanores së theksuar ë; ruajtja e /h/; grupi /fsh/ po ashtu i ruajtur;

të cilat shfaqen në shkrimin e tij, janë të reflektuara në të folmen tonë. Ndërsa pjesa

tjetër e dukurive në fonetikën e së folmes është e evoluar.

b) Ndërsa, një tjetër autor i vjetër, të cilin përkatësia krahinore e lidh si origjinë

drejtpërdrejt me të folmen tonë, është Pjetër Budi. Gjuha e Budit ruan trajta të vjetra

të shqipes, të cilat i pamë dhe tek Buzuku. Sigurisht që gjuha e Budit reflekton një

gjendje të hershme të së folmes së Matit dhe të mbarë gegërishtes në atë kohë, në

trajtën e një koineje mbidialektore.

10. Në përcjelljen e dukurive të krahasuara do iu referuam dukurive fonetike,

gramatikore dhe leksikore.

A. Kështu vërejtëm në fonetikë:

a) Ruajtjen e zanoreve të gjata.

b) Ndërkaq në gjuhën e autorëve të vjetër mosshënjimi i hundorësisë, si një tipar

dallues thelbësor i dy dialekteve, nuk e pengon përcaktimin e tyre si të tilla.

Në të folmen e Matit hundorësia është një dukuri prezente, dhe zakonisht

ndikohen nga kjo zanoret që prijnë bashkëtingëlloret m, n, nj.

Ndërsa në pjesën tjetër të sistemit zanor më shumë ka zënë vend inovacioni.

c) Dukuri të tilla si: rënia e /ë/ së theksuar dhe të patheksuar në të folmen e

Matit si në mbarë gegërishten, qoftë në pozicion tejfundor, paratheksor apo

pastheksor, në kushte të ngjashme me ato të gjuhës së Buzukut, tregon për bjerrje si

kur theksi ka qenë larg apo afër, e duke qenë i fortë, dinamik, ai i ka rrëgjuar këto

zanore larg/afër tij: do shohim te autorët e vjetër

d) Grupet e zanoreve dhe diftongjet, janë një tjetër dukuri gjuhësore në të cilat

vihet re evolucioni nga gjuha e autorëve të vjetër në atë të sotme. Si shfaqen grupet e

zanoreve dhe diftongjet në këtë të folme sot. Grupi i zanoreve tipike të gegërishtes

/uo/ - /ue/ dhe ai /ie/ kanë kaluar në /u/ dhe /i/, /e/. Ndërsa grupi /ye/ që del i plotë te

Buzuku: lyeu, shërbyem, pëlqyem; në krye me një kunorë, leve gjithë mëndryem, tue

qaam mallënjyem, te Budi, në këtë të folme, ka evoluar në një mori variantesh: ö ose

ω, dhe në ie, éi, é, i, y që dalin në zona të ndryshme brendërbrenda të folmes.

e) Problemi i diftongimit të /i/ së theksuar është një ndër tiparet dalluese të

grupit të të folmeve të gegërishtes qëndrore. Edhe në të folmen e Matit, ky fenomen

vepron duke dhënë një larmi variantesh (si për /y/-në), të cilat janë evolucione të kësaj

zanoreje në kushte të caktuara të rrethimit fonetik. Kjo zanore duket se ka një histori

zbërthimi në diftong të hershme, e cila shtyhet përpara Formulës së Pagëzimit e 1462,

sepse aty na del variant i zbërthyer i /i/-së në /e.

f) Në gjuhën e autorëve të vjetër (Buzuku, Budi) grupet e zanoreve ae, oe;

ngaeshime, pae, voesa, aroe, droe, janë evoluar përgjithësisht në këto forma; oe>

oe>ö>u / ae> ae>è dhe kemi: voe, voes, vö, vöjs, vöja, ue, ues; m‟lae, m‟pae, m‟rae,

m‟thae, m‟lè, m‟pè, m‟rè, m‟thè. Trajtat e kalimit në një zanore të vetme shpjegohen

përmes lëvizjes së theksit, ndërsa trajta /u/ e hasur në zonë skajore nga Beci,

shpjegohet me ndikimin që ka e folmja e Martaneshit dhe me faktin fonetik që /v/ e

ndjekur nga zanore kalon në /u/. Ndikimi i zanores /a/ nga prania e bashkëtingëlloreve

hundore që e rrethojnë e bën që të kalojë në zanore me tipare më të mbyllura, por jo

buzore. Ky është një tjetër zhvillim në sistemin zanor të së folmes, që nuk vihet re të

haset tek autorët e vjetër.

g) Në sistemin bashkëtingëllor evoluimi ndjek pothuaj në denduri dinamikën

dhe i përgjigjet ndryshimeve që pëson e folmja dhe në tingujt zanorë. Kështu, në të

Page 239: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

240

folmen e sotme /g/ tenton dhe shkon drejt /gj/; /q/ tenton drejt /ç-j/; /gj/ shkon drejt

/xh/; ndërsa grupet /kl, gl/ të vjetra kanë përfunduar në /q, gj-xh/; /mb, nd, ng, ngj/

kanë evoluar në /m, n-d, ŋ-g, xh-nj/; grupet /tj, dj/ kanë dhënë /q-ç, gj/..

h) Ndërsa ruhen si të plota këto dukuri: /h/ gjendet në çdo pozicion në këtë të

folme, por shpesh kalon në /f/; ruhet bashkëtingëllorja /nj/, por ajo dhe kalon në /j/;

ruhet mirë /rr/ e shqipes; grupet /mj/,/fsh/, /pl, bl, fl/ ruhen në këtë të folme.

B. Ndërsa në sistemin gramatikor, shohim që panorama del më e afërt me

strukturën e gjithëshqipes. Për t‟u veçuar në krahasim me gjuhën e autorëve të vjetër

janë:

a) Ndeshja në disa raste, në gojën e brezit të vjetër, e trajtës u për përemrin vetor

të vetës së parë, formë e cila gjendet në shkrimet e vjetra (U Doni Gjoni, biri i Bdek

Buzukut...).

b) Prania e gjinisë asnjanëse, e cila në gjuhën shqipe ka shkuar drejt reduktimit,

në këtë të folme ndeshet në disa emra lëndësh, në gojën e brezit të vjetër: misht, grunt,

vöjt, gjatht, ujt, etj. Ndërsa në brezin e ri, kjo gjini është zhdukur krejt.

c) E quajtura kallëzore parafjalore ose rasë vendore, sot në këtë të folme gjendet

si: m‟malt, m‟kalt‟, n‟lumt, m‟katunt, ose në formën m‟kalit, n‟kulmit, m‟vaktit, për

emnit zotit, m‟t‟errt etj.

d) Tek autorët e vjetër, ka gjurmë të tipit të vjetër të lakimit në Gjinore/Dhanore

p.sh.: vëllaa-t (vëlla-it). Në shumës mungon /v/ antihijatizuese tek emrat me temë në

bashkëtingëllore d.m.th pleqe-t, krushqe-t, regje-t (mbret) të cilat i hasim dhe në këtë

të folme; bërtaitu çen-e-t, pesë muj-e-t, i çun fjalë vllazn-e-t, por ka raste kur /v/

shfaqet; punt e burrave, fjalt e grave, gramulli i urdhnave.

e) Rrjedhorja shumës në këtë të folme nuk del me –et, por vetëm më –e: për

dore, për çafe, për kreje.

f) Ndërsa kallëzorja e shquar e Buzukut, që është një trajtë e vjetër e kallëzores

së pashquar e formuar dretpërdrejt me shtimin e një formanti -në: burg-në, qengj-në,

zot-në, gjak-në, paq-në, glisht-në, përind-në nuk del më në këtë të folme. Aty

shquarsia e kallëzores realizohet duke përdorur temën e emërores dhe shtuar –n(ë),

apo me gjatësi të zanores; drun, gjun, zan, dhen, vllan; gjalin, dashin, stān, vatān;

plakun, mekun, shokun. Gjithashtu, shoqërimi me parafjalën ndaj i kallëzores si te

shkrimet e para, këtu nuk ndodh: ndaj ata, ndaj vetëhenë.

g) Tek Buzuku del rrjedhorja me parafjalë: ṇ së dashunit, ṇ klishës, e cila nuk

haset më sot.

h) As rrjedhorja e shquar e modelit buzukian: valë-valësh-valëshit, burra-

burrash-burrashit, nuk del më me këtë formë.

i) Në sistemin foljor, tek ato që dalin me temë më zanore, mbaresa e vjetër –nj/-

njënë e së tashmes, nuk ruhet. Kështu tek autorët e vjetër del: ba-nj, shko-nj, vi-nj,

puno-nj; gjykonjë-m/në, banjë-m/në, shkonjë-m/në, formant i cili sot nuk del në këtë

të folme.

j) E pakryera e dëftores del me një mori variantesh, që nga trajta e vjetër –nje, e

cila del tek autorët e vjetër, gjer tek format e reja –she, -sha, -shem, -shnje.

C. Ndërsa në fushën e leksikut, ajo që bie në sy është prirja e shtresëzimit të

fjalorit (aktiv dhe pasiv) sipas tre grupmoshave. Sigurisht që fjalë të leksikut të

Buzukut dhe autorëve të vjetër kanë bjerrë në kohë dhe nuk përdoren më: agër-agre

(gomare-icë), bërua (bari), mangu i sutës (mashkulli i drenushës), kafshë (gjësend).

Gjuha është një organizëm i gjallë, që evoluan sipas ligjësive të veta, por dhe

prej faktorëve të tjerë të jashtëm.

11. Një tjetër pikë, me të cilën u morëm në vijim të temës, ishte përveç ndjekjes,

me aq sa mundëm, të pasqyrimit diakronik të kësaj të folmje në tekstet e vjetra të

Page 240: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

241

Budit, dhe rrjedhës së evolucionit, edhe synimi për të ballafaquar dhe ravijëzuar

tiparet diferencuese që vendos me gjendjen e mëhershme të dokumentuar, me të

folmet fqinje përreth, si: Dibra, Mirdita, Kruja, Tirana, si dhe me mikrotëfolmet

brenda vetvetes. Janë pikëtakimet në fonetikë dhe morfologji më të tepërtat, e mandej

në leksik, ato që vihen re në ato treva pak më afër njëra-tjetrës dhe në zona kufitare

më shumë, të cilat i bëjnë këto të folme fqinje të kenë përkatësi në një zonë qendrore

gjuhësore e të komunikojnë fqinjësisht edhe elemente të kësaj natyre, përveç të

tjerash.

12. Duke iu afruar në këtë këndvështrim, marrëdhënies që krijon e folmja e

Matit me gjuhën standarde, synimi ynë ishte zbulimi në të, i problematikës dhe

trysnisë që ushtron varianti zyrtar mbi të folmen, e paralelisht spikatja e asaj çka është

origjinare (tipike) e variantit dialektor.

a) Së pari, marrëdhënia e të folmes së Matit me standardin inkuadrohet brenda

të qënit gjuhë shqipe. b) Së dyti, një pikë tjetër që jep dorë në studimin e raporteve

sociolinguistike mes standardit dhe të folmes sonë është fakti që, varianti zyrtar nuk

ka në bazë të tij variantin geg apo ndonjë varietet që rrjedh prej tij. c) Dukuria më e

lehtë për t‟u identifikuar në procesin e përballjes mes dy varianteve është ajo e

shkrirjes së dialektizmave apo tretjes së tyre në gjirin e së folmes nga trysnia e

standardit; vetë ky i fundit nuk depërton me të njëjtin ritëm e fuqi tek të gjitha

variantet dialektore, as te folësit e një bashkësie shoqërore. d) Evoluimi i së folmes

ecën paralelisht duke ndjekur proceset e brendshme të vetë gjuhës, si dhe më anë

tjetër, duke iu qepur standardit.

13. Ajo që na tërheq vëmendjen papra për këtë të folme, është dhe larmia e

madhe që shpërfaq brendapërbrenda vetes, si një e folme që shtrihet në një hapësirë

gjeografike shumë të madhe. Ky kusht, ka ndikuar që në gji të saj të formohet njëlloj

orkestre ligjërimesh edhe të gjëllojnë një tërësi mikro të folmesh.

Dallimet mes njësive, bëhen për efekt studimi. Pasi, në kompleksin e vet e

gjithë krahina e Matit përbën një sistem; ashtu siç themi se, dhe banorët e saj nuk kanë

asnjëlloj pengese për të shkëmbyer mendimet dhe për të shprehur botën e tyre ideo-

emocionale, me cilindo bartës të mikrovariantit. Komunikimi është tërësisht i lirë dhe

i rrjedhshëm. Diçka, që gjithmonë kemi konstatuar përmes shembujve, është se, me

kalimin e kohës, me gjithë përpjekjet e brezit të vjetër për të trashëguar gjuhën e tyre

dhe nëpërmjet saj gjithë trashëgiminë kulturore të bashkësisë matjane, edhe në të

folmen e këtij brezi, vihet re përsëri njëlloj prirje kah normat e rregullta të shqipes së

sotme.

14. Nëse do të vlerësonim gjendjen e sotme të së folmes së Matit, do të thonim

se ajo është dinamike. Të dyja rrafshet, si ai sinkronik, ashtu dhe ai diakronik i

shërbehen njëri-tjetrit, në kuptimin që, sado e vogël të jetë masa e ndikimeve që ka e

folmja e sotme mbi atë të së djeshmes (ku parakuptohet marrëdhënia mes brezit të ri

dhe atij të moshuar), prapëseprapë, kjo është me madhe se ajo që ushtron e djeshmja

mbi këtë të fundit. Pra, e folmja e Matit ecën krah atyre të folmeve inovuese që i

nënshtrohet lehtësisht ndryshimeve dhe është e prirur drejt zhvillimeve edhe në planin

gjuhësor më shumë se në rrafshet e tjera. E përqafon kollaj standardin. Dhe standardi

bëhet lehtësisht pjesë e bagazhit gjuhësor të folësve matjanë.

15. Në këtë kuadër, ajo që ndodh me gjuhën kur ka një miksim kodesh,

favorizon qartësisht bilinguizmin dialektal, i cili përcaktohet pikërisht si njohja e më

shumë se një varieteti gjuhësor të së njëjtës gjuhë. Shprehja më e mirë e kësaj situate

gjuhësore është: të folurit e mësuesve në shkollë, rastin e emigrantëve, studentët,

situata pune me kolegët, sjellja gjuhësore e nëpunësve të shtetit, përhapja shumë e

Page 241: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

242

shpejtë e ndryshimeve të përgjithshme të kushteve sociale, flukset e padukshme,

zhvillimi i madh teknologjik, përzierje të folmesh me ndërgjegje nga ana e folësit,

16. Edhe në sistemin leksikor, siç e kemi cekur mëlart në trajtimin tonë, dy janë

proceset më tipike që zhvillohen në drejtim të gjuhës për të folmen në fjalë, fundja si

kudo në të folmet e tjera shqipe: procesi i ruajtjes dhe procesi i rinovimit. Të dy këto

zhvillime gjuhësore njihen edhe me konceptet: konservim dhe përtëritje. Trysnia që

realizohet mbi të dy këto kahe zhvillimi të gjuhës, ecën nën drejtimin e rrafshimeve

standardizuese dhe globalizuese.

Në ligjërimin e përditshëm, ajo që spikat më tepër, në rrafshin leksikor dhe në të

folurin e të tre brezave, është procesi i zëvendësimit të fjalëve thjeshtdialektore, me

fjalë të shqipes së përgjithshme. Edhe në ato raste më të rralla, kur nuk bëhet

zëvendësim i fjalës, për të cilën gjithëshqipja ka një gjegjëse, atëherë realizohet një

proces më i butë, siç është ai i shndërrimeve fonetike a morfologjike të fjalës. Në

zhvillimet leksikore, në ruajtjen apo në përtëritjen e fjalëve, rol të shkallës së parë

marrin edhe faktorë si: rrethana, çasti i ligjërimit, situata, përdorimi për qëllime të

ndryshme emotive, krenaria për të shkuarën, humori etj. Jashtë vëmendjes nuk mund

të jenë edhe faktorë të tjerë siç janë lidhjet me arsimin, veprimtarinë prodhuese,

veprimtarinë kulturore, shoqërore etj.; për rrjedhojë gjithçka që ka të bëjë me

zhvillimin e një shoqërie të caktuar, shtypi, flukset e padukshme etj. Këto procese

lidhen gjithashtu edhe me faktorë të tjerë shoqërorë dhe natyrorë po aq të

rëndësishëm, si: arsimi, mosha, martesa, gjinia, etj.

17. Mirëpo, ritmi i ndryshimit asnjëherë nuk është i njëjtë. Ne thamë që

ndryshimit i nënshtrohen edhe më të moshuarit, përkatësisht ligjërimi i tyre, por masa

e ndryshimeve në raport me brezat e tjerë, (të mesëm dhe të ri), është më i ngadaltë.

Ndërsa, në të anasjelltë, pra tek brezi i mesëm është pak më i shpejtë, e tek më të

rinjtë shpejtësia është akoma më në rritje.

Lëkundjet më të mëdha varianti dialektor tradicional po i pëson në gojën e brezit

të ri, ku rol të madh luajnë faktorët jashtëgjuhësorë.

18. Për ta ritheksuar dhe njëherë: veçoria kryesore e të folmes së Matit, si njësi

përbërëse e areales gege, mbetet karakteri i saj inovues. Jo vetëm kjo e folme, por i

gjithë dialekti gegë që nga koha e Buzukut e këtej është karakterizuar nga evolucioni

dhe ndryshimet e përgjithshme gjuhësore. Në këtë kuadër, e folmja e Matit duke qenë

e pozicionur gjeografikisht në Gegërinë Qendrore, ku kanë ndodhur më shumë

zhvillime të gjuhës, është bashkëudhëse me të gjitha të folmet e tjera që përbëjnë këtë

areale të madhe gjuhësore.

Vetë pozita e saj gjeografike ka përcaktuar në një farë mase dhe ndikimet e

ndërsjella me zona të tjera kufitare dhe marrëdhëniet gjuhësore me to, gjë që duket në

elementet e përbashkëta që gjenden në rrafshe të ndryshme të gjuhës.

A. Nga dukuritë fonetike, që janë karakteristike për këtë të folme, do të

veçonim:

a) Theksimi në rrokjen e parafundit të disa fjalëve që në shqipen standarde dalin

me theks në rrokjen e fundit; dìsa, njèri, sìmjet.

b) Në këtë të folme ka vepruar ashtu si në mbarë gegërishten, dukuria e

rregullimit mekanik të theksit në fjalë të gurrës turke si: bába, baklláv, káfe,

penxhére.

c) Mungesa e zanores /ë/ të theksuar, si kudo në gegërishte dhe dalja në vend të

saj e zanoreve /i/, ose /a/ nga njëra anë, dhe mosshqiptimi i zanores /ë/ të patheksuar

sidomos në pozicion fundor.

Page 242: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

243

d) Përdorimi i dendur zanoreve të gjata, si në të folme dhe në toponimi, aq sa

shpesh të krijohet përshtypja se shumë fjalë kanë nga dy theksa: de:t, i pa:la:rë, vlla:,

i pa:ftu:, etj.

e) Prania e zanoreve hundore, të cilat ndihen kryesisht në rastet para

bashkëtingëlloreve hundore, ose në ato fjalë ku ka qenë më parë një bashkëtingëllore

e tillë dhe më pas ka rënë.

f) Diftongimi i zanores /i/, e cila jep sipas rasteve /ei/, /a

i/, /è/, por që nuk janë

kalime të kushtëzuara, pasi variante të ndryshme mund t‟i gjesh në trajta fjalësh të

njëjta.

g) Kalimi në variante të tjera i fonemës /y/, e cila është dhe fonema më

problematike e kësaj të folmje. Ajo del më tepër si variant kombinator, sesa si fonemë

e veçantë.

h) Në serinë e zanoreve hundore mungon zanorja /ô/, duke na u paraqitur kjo

seri me pesë zanore të tilla (sepse siç dihet /ë/ mungon ).

i) Ruajtja e zanores /u/ të padiftonguar, jo si në të folme të tjera të gegërishtes

ku ajo jep /ou/, /au/.

j) Zanorja gojore /e/ del me variante të ndryshme, të cilat janë të kushtëzuara

nga faktorë fonetikë.

k) Monoftongimi i grupit të zanoreve /ue/, i cili në këtë të folme ka dhënë /u/.

Por duhet thënë se prirja e përgjithshme e të folmes është monoftongimi dhe

diftongimi i grupeve të zanoreve në tërësi.

l) Prania në sistemin bashkëtingëllor e një foneme të veçantë, e cila ka dalë nga

asimilimi i një grupi bashkëtingëllor /ng/ > /ɲ/, duke qenë kjo fonema e tridhjetë e

sistemit bashkëtingëllor që përbën arealin numër tre.

m) Asimilimi i grupeve të bashkëtigëlloreve /mb/, /nd/, /ng/, /ngj/, në fonema të

veçanta: një ndër tiparet themelore që dallon sot gegërishten me toskërishten.

n) Grupet e bashkëtingëlloreve /kl/, /gl/, dhe /tj/, /dj/, janë asimiluar në /q/, /gj/.

o) Evoluimi i disa bashkëtingëlloreve në pozicione të ndryshme, në fonema të

tjera si: /gj/→/xh/, /h/→/f/, /s/→/c/, /g/→/gj/, /q/→/ç/. Mirëpo, kur themi se këto

bashkëtingëllore kanë evoluar në të tjera, kjo nuk do të thotë se aty nuk ekzistojnë

këto bashkëtingëllore, ose që ky fenomen evoluimi është përgjithësuar.

r) Vihet re shurdhimi i bashkëtingëlloreve në fund të fjalës, me raste dhe në mes

të fjalës: zok, shtek.

s) Kemi dhe shtimin e një /j/ dhe /h/ protetike në disa fjalë: heku, heci, haiku, i

jati, e jëma.

B. Në morfologji do të veçonim si më kryesore elementet e mëposhtme:

a) Ruajtjen e gjinisë asnjanëse, në disa emra lënde kryesisht në gojën e brezit të

vjetër, të cilët sot dalin në gjininë mashkullore: ujt‟, mellt‟, vöjt‟, grunt‟, grösht‟.

b) Emrat mashkullorë që dalin me togun zanor /ue/→/u/ shquhen me –i: krue-

kru-kroi, ftue- ftu- ftoi.

c) Rasa kallëzore e emrave mashkullorë del ose me –në ose me –t, kur emrat në

përdorim bashkohen me parafjalët e kësaj rase: m‟vaktit, m‟kalit, n‟kulmit.

d) Formimi me supletivizëm i shumësit të disa emrave si: kixh>shqerra,

edh>dhis, dele>lukra.

e) Formimi i disa mbiemrave me paranyjëzim të pjesores së foljeve: i mulu, i

pamulu, i da, i pada.

f) Ruajtja e formave të vjetra /û/, /na/, të përemrave vetorë të v. I njëjës dhe v. I

shumës.

g) Shtimi para përemrave dëftorë: ky, kjo, ai, ajo, këta, këto i një /ç/ protetike, e

cila përbën veçori të së folmes.

Page 243: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

244

h) Krahas të ardhmes me kam + pjesore kemi edhe trajtën me do + lidhore, e

cila është mjaft e përhapur për shprehjen e këtij kuptimi gramatikor.

i) Përdorimin e pjesëzës tuj – tu të përcjellores në vend të formës duke: tuj

punu, tu lexu, tu fshi.

j) Foljet pësore në vetën e dytë njëjës të së tashmes së mënyrës dëftore dalin me

mbaresë –e: lah-e, vish-e.

k) Foljet pësore në vetën e parë shumës të së tashmes dëftore dalin me mbaresë

–mi (-emi): lah-mi, gzoh-mi.

m) Përdorimi i lidhëzës ene në vend të dhe, edhe, e.

19. Për sa i përket të folmes në përgjithësi dhe leksikut të saj në veçanti, vlen të

thuhet se ai gjendet nën trysninë e vazhdueshme të variantit standard dhe dita – ditës

po pëson zhvillime e ndryshime të dukshme gjuhësore. Kjo vihet re më mirë gjatë

krahasimit të të folurit të tre brezave aktivë, mbi të cilin kemi punuar për realizimin e

kësaj teme. Megjithëse, nuk është vetëm e folmja e Matit, ajo që po i nënshtrohet

këtij zhvillimi, sepse të folmet në përgjithësi, përherë e më tepër po e ndjejnë trysninë

e standardit, duke qenë prirja e ndryshimit të leksikut kësisoj, një prirje e

përgjithshme sot. Ky evoluim shkon krahas me zhvillimin ekonomik, shoqëror e

kulturor të shoqërisë shqiptare, si dhe me vetëdijësimin e njerëzve se një mjet që

siguron një komunikim më të gjerë e më masiv duhet pronësuar e përvetësuar sa më

mirë.

20. U munduam të paraqesim edhe një panoramë të sotme të gjendjes dhe të

zhvillimit të disa prej dukurive më të spikatura në fushë të etnografisë së të folurit dhe

onomastikës së të folmes së Matit. Interesi ynë u përqëndrua në hulumtimin dhe

shqyrtimin e emrave familjarë dhe sinonimisë së tyre; në përshëndetjet tipike të

krahinës; njohjen e trajtave të zbunuara të emrave të njerëzve dhe rolit që ata kanë, si

dhe në përimtësimin e veçorive strukturo-semantike që paraqet toponimia e Matit.

Të gjitha sa mëlart, dhe gjithçka tjetër që përmban tema në brendinë e saj, janë

një përpjekje në kufijtë e modestes për të hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme të së

folmes së Matit; një dëshirë e ëndje që ftonte prej kohësh dhe që, vijon të mbetet, pikë

referimi për të ardhmen tonë.

Page 244: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

245

KORPUS TEKSTESH DIALEKTORE

“...Thuhet se nihér, ka kohé, kur pân kalu npër Prell me vöjt n‟Mirdit‟, ni plak

me t‟bijën e vet, i zû nata n‟Taurake // ene për me flet, u uln ké shpella e madhe //

ftoft po, pa zarr e drit‟ po, egjërāj e madhe, pa shtröj e mulöj, i zu xhumi von // u grên

n‟sabaf ene nesën me u bâ gati // plaka i bzate t‟bijës // -gréu oj Vāsh!// ajö hiç //

prap‟ gréu oj Vāsh se u bā dilli drēk‟ // ajö prap‟ s‟lute // mat‟here i lshöi ni nâm / -

gréu he u bafsh gjur! // ene Vasha u bâ gjur // söjd e ksaj dite shpella ku pân flét ato,

quhet shpella e Vashës tahe, jö mâ shpella e madhe // xhith kohés gjuri i Vashës piko

uj‟ // thuhet se jan‟ lötët e Vashës se u bâ gjur //

Sh. Lata, 76 vjeç (arsim 4-vjeçar)

“...Motit nji bujk kishte mjéll nji ār me gërtuk / po vite e ja hâte aréu / mexhithse

ky e rute e niste ene zérm natën // aréu masi hâte n‟ar, nuk mjaftöte me çaç / po

shkote ke zérmi, hapte kâm‟t e u grofte afër bujkut ç‟i e kishte zân xhûmi // kjö pūn

gjau dö hér // bujku plasi pri inatit se nuk e shéfte aréun // nji nat‟ nuk fleti // kur ç‟a

t‟shofi / aréu si hâgër mar e mar, shköi e u shtré afër bujkut // bujku mûr nji ûn‟ zérmi,

ja hûlli ké leshi e i dhā flak // aréu héku tu bërtéit, u döç e u bâ öll prej zérmit //

I. Kurti, 57 vjeç (arsim 8-vjeçar)

“...Nji her skilja kishte vöjt n‟pöll për pkurdha // si i mlöth, n‟ūdh hasi n‟vjetllën

// e me qân se vet kishte pun‟ diku, i tha vjetllës qi e merrte për budallé // na ç‟to

pkurdha, po tva çöjsh cullve mâ t‟mar n‟böt // skilja döte me thân tva çote cullve t‟saj

se ajö i paskésh cullt ma t‟mart // vjetlla i mur pkurdhat, nuk e préshi terezīn, shköi

drejt e n‟strofull t‟vet, e hâgri me klishët e vet // kur shköj skilja, i xhét klishët e vet

ûnshëm, e i pöti për pkurdhat // po ata i thân se vjetlla s‟u kishte pru xhā // u grét

skilja e shköj ke vjetlla ene e shau // moj rezile // pse nuk va çove pkurdhat cullve

t‟mī, a t‟thash // çar? Taj m‟thave çova cullve ma t‟mar n‟bot // tej kujtö se ma t‟marët

n‟bot jan cullt e tū // po për çdö nân n‟böt nuk ka ma t‟mar se cullt e vet // ene skilja

uli bishtin nër shal e thkéj n‟shpé e turpnûme //

I. Kola, 58 vjeç (arsim i mesëm)

“...Motit, nji gjāl u fijū largj e me çu nishânin çöi shkusin me njérzt e vet // si

shêj për nishân, sipas adétit, u dha nji būk, nji bröke me vên dhe dimdhét pare //

mérpo, pas nji far udhé / u erdh nû e s‟pân çar me hâgër // prânéj pri nishânit hâgrën

çerekun e buks, prajshën nji paré ene pâjn vên pri poçi // si mrréjtën ke nusja, t‟qérat

ja dörzûn si nishan // kur u nésën me shkū, nusja u kishte thân // bâni t‟fala dhândrrit,

hâna ishte treçerekshé, ftujaku me nji kâm e vjéti njìmdhét mūjsh // ata s‟kuptun xhā

// si mrréjtën ke dhândrri ki i kishte pét // si ja çūn, a u thân xhā? //atö ia thkên, shum

mér // njânit pri tyne i ra nërmên e i tha dhândrrit fjalt e nuses // ki e kishte kuptu

hilen e shkusve e fjaln e nuses, e u kishte thân // po na paski marrū // jö, i thkéjn ato //

po ju kini hâgër çerekun e buks, keni prajsh nji paré, ene keni paj vênën e brökes // ata

uln krēt t‟marrūm //

S. Kola, 63 vjeç (arsim 8-vjeçar)

“...Njiher nji cuc herët, ishte martū me nji gjāl ma t‟vokël se vetja // kân qân

adéte bash t‟kçija, po kshtu ka qân kohja // kur kishin ra me flét natn e pār, gjali ngase

ishte cull halā e s‟dite ça asht martesa, bje e flé xhûm // çashtu bâ ne t‟nésrìt, ene kur

thkehet nusja ke prént, e pöt e âma / si kishte shkū ké burri // e bija pak pri zorit e pak

se ishte ke nâna, i thot, e mûr xhumi burrin // nâna e vet e kuptöi / ene i thot‟ / epi buk

Page 245: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

246

e gjath e t‟rrajtet, me nanën // kur cuca e pa se u vū n‟löj / i tha po né bukën ja hâ

maca //

D. Daçi, 56 vjeçe (arsim i mesëm)

“...Nji her motit, burri shköi n‟pöll për drū // aqé xhét ni uk t‟coft // i röp lkurën,

e mûr me vete, ene e pru n‟shpāj // e shöçja e pöt se ku e mûr? // aj me u trémnû, i

thot‟ se e kishte vra vet‟ // po ajö e kishte nuhat se ishte i cof, ene me ja provū burrnên

t‟shöjt i punöi ni rreng // dūl përtej shpajs, n‟zabel e fillöi t‟u uluru si uk // auuu, kush

na e ka vra shokun? // nân qétër i bërtajte t‟shöçit // po vin uçt me gërku shokun si u

ke vra taj // auuuu, kush e ka vra shokun tön? // e ka vra burri em, e ka vra burri em –

thoté kjö // aman oj gru, thuju nuk e kam vra un‟ po e xhéta t‟cofun // po a s‟ke turp?

// Taj shpares thae e u trimnova se e ke vra vet‟ / kurse tahe thū se e kam xhét t‟coft //

calla a e vërteta? // e kam xhét t‟coft oj gru // jazìk t‟qöft, taj s‟qânke trim, po qâke

frajkacak //

T. Kurti, 49 vjeç (arsim i mesëm)

“...Nji her motit, burr e grue kishin pas di fmīj // nji dit shkūn n‟mal për pésh e

me mor nétlla // kur u nesën burri u kish thân cullve // un‟ po shköj për dritn e söve //

kurse gruja u kish thân // un‟ po shköj për për façen e bardh // at‟ nat kishte ardh nji

mék i largjët n‟shpé // kishte bâ zā e i ishin gjegj cullt // kishte hê mrên e até s‟kishte

xhét as t‟zōn as t‟zöjn e shpés // kishte pöt cullt e ata i kishin thân sikurse i kishin msū

print e vet // méku qe shashtajs po s‟kishte bâ zā // nuk vnöj e ja sosën burri e gruja //

si kishin hí mrêna, i kishte pöt méku se ça ishin çato llafe si i kishin thân cullt // prét

or mék – ja kishin thkö kta // mas pak burri nezi péshën, se ishte mrame, errët, ene i

kishte thân mékut // kjö asht drita e söve // a ka xha ma t‟mér për söt se kur hék

errsênën? // mas pak gruja kishte mshé shpén e i kishte thân mékut // hê, ne façja e

bardh‟or lum méku // shpén e zbardh pastërtia e me ta ene façen time // kshtu méku i

vu vath n‟vesh kto di fjal t‟meçme // fjalët n‟shkall, e shnetja n‟ball!//

F. Kola, 41 vjeç (arsim i mesëm)

“...Marka Bruga vöit ni her‟ n‟ Dibër ke Mura Kalöshi// ky ka qân burr i mér/po

Zoti i mur ene cullt/ene vllan/ene grun/ene u praish meç//u ulën me hagër buk//lugjët

kishin qân t‟vokla/ene përçane futte ni kamçait buk‟ e merrte dy a trai her‟ lugjën me

xhell a lâg mishi//e vu naröe Mura Kalöshi /ene i thot‟//ortaj, ju merditort sa t‟dek

futni mi vorr// Marka Bruga i dha dum ku rraifte muhabeti/ene ja thkeu//na vorrin e

bajm‟ taman/po me qan njerëzit e vokël fusim ka dy a tre për niher/e me qân t‟mdhöj

fusim njâ//mét Mura Kalöshi pa fjal n‟gjöj/ene i ep Marka Brugës nji naplan

florini/për çato fjal‟ si tha //i çöi kart‟ ne Xhön Markut për çar i nodhi me tâ//grehet

Xhön Marku ene i ep Marka Brugës ne ni xhys naplani flori//po Marka Bruga i

thot‟ne ati//taj nuk je xhypk/ne Mura Kalöshi m‟dha nji naplan /e taj ni xhωms//Xhön

Marku për çto fjal‟ i ep dy naplana flori//e keçja o bi: t‟ba t‟paqân t‟le shkreç/se

Marka Bruga nuk ka pas qân i lé budall/ si i ka mét tahe fjala/ je ba si Marka Bruga/.

N. Hysa, 85 vjeç, Prell (arsim 4-vjeçar)

“...Kur lidhen dy vet‟ hé njâ si i lith/e ba miç dy familje//ky quhet shkojs a

shkus//kur vje vakti për martes grehét méku e vé ke méku ene i thot‟/or mék söid kam

arth ke taj/se du t‟presim ditën me m‟dhan cucën//vallahe or mèk sun ta pkus fjalën/ke

arth herët se un‟ cucën e kam t‟vokël//aman bre t‟ma apish t‟kam rixha//prap; i jati i

cucës ba naze/vallahe or mèk cucën sun ta ap se e kam t‟re//ortai cucën s‟kam me ta

lödh e me ta çit jashta/po ma ep e t‟dajm‟ dit‟ pash Zon//nuk t‟rre: or mék çe

Page 246: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

247

besa//ene méku i thot‟ t‟menohem/mas dhet ditsh a dy javësh/ i vé ke shpaija ene i

thot‟/mersetxheta or mék/u menova e ta kam dhan cucën/po fjalt‟ t‟i kina si burrat/un‟

sun e baj gati vraijk/pranej me m‟najf ne taj pak//ha mor burr se bajm‟ hall për kit

pun‟//ene i epte pare sa t‟gërkote méku //or mék a dajm‟ dit‟mas dy javsh/or mék

faleminers//për darzëm i çote berrat e shoke: /okn‟ e kafes/neret e dajës//nji jav para

grishin njerëzit /miçt dashamerët e xhak e xhini//t‟mkurrën filloshin t‟u arth miçt-

mijt//n‟ras se bahej dasma t‟ejten//ose t‟shtunën po t‟bahej t‟dilën//n‟fillim vishin

bijat motrat nepat/miçt ma t‟afërt vishin me dash a sqap/simas takatit ene me mzat a

löp/t‟mkurrën a t‟shtunën vishin ne dajat a kumara//ne aj vite me dash a ka:/kur

martote nepin /se për cucën nuk bite xha t‟xhall n‟kam//daja veç dashit bite ne lödrën

a ahegun//t‟dilën bahej darzma e shkoshin e merrshin nusen//kan pas shku: ja nân, ja

dymdhet vet‟ për krushk/po simas rastit ne mèku gërkote nân vet‟ se tre vet‟ i vetè

m‟tvetit/ene baheshin dymdhet vet‟/cuca dilte t‟u qa e t‟u bërtait me të madhe //dei ke

kufèni i vet//çështu ja merrte cucën mèku /po me pas qân mèk pizeveg e sillte nja dy a

tre mu:j vërdall‟/

H. Hysa, 65 vjeç (arsim 8-vjeçar)

“...Kishte qân gjegj nji pöll//ene nji njeri tu hec udhës /has mi xharpën/ - aman

thot‟ xharpni pshtom se u döxha //ene ai e çiti pri zarmi xharpnin /se i erth xhynaf /

at‟her‟ xharpni / se çahu si ka emrin â//udh‟s a tu kalu ni dhelpën //na i thot‟ ky njeriu

/ aman na e daj çit xhyxh//û e çita xharpnin pri zarmi /ene ky dö me m‟zan//xharpni

grèfet ene i thot‟ ktij njeriut//ku dö me t‟zan ma mer/po i thot‟ ky njeriu u t‟çita pri

zarmit //e tai dö me m‟zan tahe/ nerin dö me me thke me vner//xharpni i përxhixhet

/un‟ baj zanatin tim /se jam xharpën//dhelpna i thot‟ / masi i ngjëj //- ulu taj xharpën

m‟tok‟/ e va daj u xhyxhin// u ulka xharpni m‟tok‟ /ene i thot‟ ky njeriu dhelpnës //po

tahe si i bahet//tahe thot‟ dhelpna shtöpi krét/çata bâ//

S. Hysa, 82 vjeçe (arsim 4-vjeçar)

“...N‟koh‟ t‟koperativës/njâ:j burri si ka pas qân bariu i tufës/i hûmën nja dhét

dhên//e murën n‟polici/ene e pötën //po kta e patën msu/ me than //dhent‟ qèn t‟döbta/

koha qe me shai e me njegjull//e mi mur uku//si e rrafën aqé mrena /ai harröi si e

patën msu / e tha koha qe e mer‟ si pisha e dhit‟ qen‟ si löpa / po mu m‟zu xhumi //e

tregöi vet‟ t‟ vërtetën//ene e dënun me … vjet burg//

N. Fetiu, 49 vjeç (arsim i mesëm)

“...Kur e kam mbaru: un‟ ushtrin‟/ ka pas qen‟ dy vjet detyrim// mbaj men një

her‟ se si u zûn nja dy ushtar‟ në një shalqin//e blem‟ shalqinin t‟gjith‟ bashk‟/e

ndam‟ me rriska secili t‟vetën // po dy sho:k tanët/ushtar‟ dhe ato /madje sho:k‟

t‟ngusht‟ me njëri-tjetrin u zûn‟ me nji cop‟ shalqin // ai e ke më t‟madhe ti /ai e ke

ma t‟madhe ti// fjal‟ fjal‟ u zûn‟ dhe u kapën me grushta// n‟fillim ne i pam‟ e si

lujtëm/ po kur fillöi t‟u u nxeh löja / hym‟ dhe i ndam‟ // njëri ndër ta/ qe më i

shkatht/iku e mori thikën që patëm pre shalqinin /dhe ja nguli shokut t‟vet në bark//u

bë problem i madh at‟her‟ n‟repart//erdhi vet‟ komandanti /dhe të dy i dënuan//njërin

e çuan m‟spital/e tjetrin m‟burg//

J. Osmani, 52 vjeç (arsim 8-vjeçar)

“...tahe, oj bij‟, ... / po töm pösish mu: / ene jö veç mu: / po me na pöt ne

pléçe//vallahe çefi nae ka: me qân prej an‟s on‟// se / jö për xha: / po i njéf adetet téna

/ e s‟ka nevöj‟ me u përzi // po kjö pun‟ a: si t‟i vjeri // s‟dö me thân‟ xha: // ene me

qân prej an‟sh qéra / si t‟qet röbi i mér / e ta ket ba: Zoti hallat / asht‟ bereçavérs ...

Page 247: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

248

tahé kan‟ arth‟ koh‟ t‟qéra / se paranêj kan‟ qân m‟xhishta nuset e përtejuj‟s / a: nuset

e huja //

A. Pepa, 83 vjeç

“... pa ngjö mû / û çit nusen e par‟ e kam mor n‟Tirân / çit t‟dytën e kam zân

n‟Korç / çit t‟tretën e kam pri an‟s tên‟ / çit t‟funit e murëm n‟Dibër // po si t‟qét‟ e

thânme / s‟dö me than xha: kjö pun‟ //

Q. Lata, 71 vjeç (arsim 8-vjeçar)

“...U grên çafmurrsit e murën ni cuc n‟Macukull ke Muceku/ene si e murën me

t‟hajkme ban darzëm//mas njaj vjetje u grên macukllant‟/ faisi i Muceke / e shkun

n‟shpaj t‟gjalit / si kishte mor cucën//aj meci e mur vesh /ene hajku e mur malin //

pötën për tâ po se xhetën kûn//i jati cucs si nuk e xhet gjalin u grêt e vrau cucn e

vet/ene pse kishte qân e garkume //si e vrau / u grétën pleçt e Gjurrs /e murën kadin e

Dibrës /Mura Kalöshin //ene kto t‟ Macukllit murën Lal Krosin /për me da kuvenin/se

kishin vra mrena „shpaj t‟huj ni röb// u mlödhën n‟Lmöçe t‟ çaf Murrës / ne pleçt e

Dibrës/ ne pleçt e Mates//grèhet kadiu i Dibrës e föl i pari / se ati i qe ba dam/ e i thot‟

Matit/ - pse ma derdhe drithin ortai// ja prêt Lal Krosi/ pse e fute drithin n‟thes tim

//ene me ç‟to dy fjal‟ u da xhyxhi e kuvêni //e u shpërdan‟ burrnea krejt//se dy fjal‟

dajn‟ dhên e jö ma njerzit//

D. Palamani, 83 vjeç (arsim 4-vjeçar)

“...Haxhi Pasha m‟vaktit//i xhyshi i Zögjut /mlöth Maten krejt ene u htot‟

popllit//â urdhni i turkut me i hék armët //për tre mûj i höjn thujse krejt//mast re

mujsh nji plak n‟ pazar / kishte pas ni tapaxh mas shpéne ene e pakân röjet e turkut /i

bi: n e ja morin / e rrafin e: lajn gramull n‟mes pazarit //mér po n‟pazar noth ne Znel

Vata//e pa kit si nodhi /ene i erth fort inat //u grét e lajmröi popllin /e thot‟ //söid ni

jav kush t‟ket pushk e tapaxh me i çit krejt n‟pazar//ene krejt poplli kush pat ma: j

pushk e tapaxh i çiti //mér po Haxhi Pasha u prek//ene i thot Kölës/si e kishte hasëm

Vatdödën //vrae Znel Vatën/ene Köla e vret //tho: n se kur ka fillu: pushka mes

Kölës e Vatdëdës //ata kan qân nèp e da: j me njâni-qetrin//ene si e lam fjalën / grehet

gjali i Znel Vatës me mixhn‟ e vet / e nji macukullan qetër Al Koka / ene vön ke

Haxhi Pasha mu mrena n‟zyr//se e mur vesh se ky shténi Kölën /ene e vran‟ e: lan

thes çate//

A. Muceku, 76 vjeç (arsim 8-vjeçar)

“...Ishin bâ njiher / arusha/uku/ dhelpna/ ene kishin dal‟ t‟u xhūj//paskan mor‟ ni

kā/ ni dash/ni xhel//tahé thot‟ uku // si t‟i dajm‟ e t‟i hâm‟//po i dajm‟ çëhu// kaun ta

haj arusha/ dashin po e hâ un‟/ e xhelin ta haj dhelpna//arushës nuk i pëlçei se si i dau

uku / ene gréhet e möt ukun//si e möt ukun i thot‟ dhelpnës //po tahé si t‟i

dajm‟/dhelpna i thot‟ /tahé jan‟ t‟dame//posi i thot‟ arusha //kân haje për dark‟/ dashin

për drek‟/ xhelin haje me meze e rakai / Po kush t‟msöi me i da çështu//dhelpna ja

thkeu//m‟msöi çai si i: gorth bishti// se ma bâ ne mu si ati: //përçane ka mét

fjala//lum si un „si s‟ föla se ma e meçme döla //

R. Gjoka, 62 vjeçe (arsim i mesëm)

“...Motit, nji burr‟ e grue, nuk kishin pas‟ cull‟ // murën kacameun për fmi / ene

e lishin me rujt‟ shpén‟ // nji dit‟ pre ditsh‟ / ky tu përze vërbën e gröshe / bje mrena e

dixhet // e shef laraska pre jasht‟ / ene turret me u fut mrena kha penxherja / po nuk

muni / e pri idhnémi shkuli bishtin // shköi laraska n‟dardh‟ me hâgër koke / e na e

Page 248: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

249

paska pöt dardha // moj larask‟ / gjé me bisht, e söjt pa bisht?// eh, moj dardh‟ //

kacameu u përvlu ene un‟ shkula bishtin // dardha i shkûni koket, t‟xhitha // shköi

lepri me hâgër dardha e nuk xhét asi koke // aj e pöti dardhën: moj, dardh, gjé me

koke, söjt pa koke?//eh, mör lepur / kacameu u përvlu, larasku shkuli bishtin, kurse

un‟ shkûna koket // lepri thej dhâmët // shköi udhës tu héc n‟pöll e na raké n‟ukun //

ki e shef pa dhâm ene e pöt // eu mër lepur, gjé me dhâm e söjt pa dhâm?// e, mör uk

// kacameu u përvlu, laraska shkuli bishtin, dardha shkûni koket, un‟ theva dhâm‟t //

uku thej kâmën // shkon uku me pe uj‟ ene kröi e paska pöt: more uk, gjé me kâm, e

söjt pa kâm?// s‟di xhā, mör krū // kacameu u përvlu, laraska shkuli bishtin, dardha

shkûni koket, lepri theu dhâm‟t, un‟theva kâmën // ene kröj shtörpöj ujt‟ // na shko

dhelpna me pé uj / nuk xhên asnji pek‟, ene e pöt kröjn: ah, mor kru / gjé me uj e söjt

pa uj?//eh, moj nrékulla dhelpën // kacameu u përvlu, laraska shkuli bishtin, dardha

shkûni koket, lepri theu dhâm‟t, uku theu kâmën, ene un‟ shtörpova ujt // Kröi kujtöi

se dhelpna dö shkulte bishtin/ por ajö ia fkati t‟çeshmes: ha, ha, ha / or budallenj/ po

për Kacameun u shëmtut t‟xhith kshtu? //

H. Lika, 71 vjeç (arsim 8-vjeçar)

“...Dikur, kaun e mzatin i kishte mor i zoti me i gā n‟ar //kur u nésën n‟mxhes,

löpët i kishin pét / ku po shkoni? Mzati qe përxhéxh me za t‟nālt‟ - me u gā n‟ar //

kurse kau me zā t‟qēt‟ – me u ga n‟ar‟ //n‟dark‟, kur u thkön‟ löpët prap‟ i pétën? Ku

qét‟? // mzati çi e kishte marr me turravrap punën, me xhims zâni kishte thân: qem‟

tu u gā // kurse kau qi e merrte punën shtrut‟/ me t‟njajtin zā / qem‟ tu u gā//

H. Ceni, 61 vjeçe (arsim 8-vjeçar)

“...Njiher, ukut i shköi menja me hagër klYsht‟ e dhelpnës //i shköj ke shpéja tu

i thân se döte me i çéth cullt‟//ta zéte nrékull // dhelpna e kuptöj hilen / ene i kavatöj

nji rrék // hapi nji gröp n‟çöshe t‟votrës / bërkYt i vuni lajsin e rröbeve / shtröj nji

mutaf / e mulöj me lkūr ene vū me t‟shpét nji kazan vāl n‟zérm // s‟vönöi ene erth uku

// ene si u fut mrêna, na u kurdis n‟çöshe // masi hâgër, i tha dhelpnës// bjemi cullt‟ t‟i

çéth / të bahem kumara jöt // po, i tha dhelpna / po shëma lajsin e teshave se ma ke

zân / qēsh tu lā dö tesha // ene ja höç lajsin nën brinj‟ ene uku shköj e ra n‟gröp // me

t‟shpét‟ dhelpna i shöj valën sipër e e përvlöj ukun // uku bërtétte: o, m‟döxhe oj

nrékull // dhelpna ja thkéte: oj e njera un‟, or kumar uku, m‟u derth vala // shko e féte

bishtin n‟zāll‟ e t‟ftofesh // ene uku shköj e féti bishtin n‟zall, por ishte dimën ene i

greu bishti // tiç e tiç e sun e çitte e kshtu ju pkut bishti // tu ju turrun përmrapa

dhelpnës bërtétte: a nt‟a lasha oj nrékull / m‟vrave// dhelpna tallej me tâ // oh njera

un‟, or kumar uku, e njera // fështi-pështi, çé ku jam // shko e futu me ni gröp gërçelje

se xéhesh // ene uku shköj e u fut n‟gërçele / e u shkrē krejt // dul prej atö e bërtétte: o

n‟ta lasha oj nrékull, m‟vrave / a n‟ta lasha oj nrékull, pa t‟zân s‟t‟la // dhelpna e pa se

s‟kishte mâ fuçi / iu hull njat tuj thân // fështi-pështi, çé ku jam // fështi-pështi, çé ku

jam // döshe me m‟hagër cull‟t e mi / po harrove or budall, se mû s‟ma ka shkue kush

për hile //

F. Kola, 49 vjeçe (arsim i mesëm)

“...Nji njeri i vorfën duel tue kërkue fatin // brodhi kha mos e kha shkote fkatte //

or fat, nqëfsh largj, hullu njat // nji dit pre ditsh dikush ju gjegj // u afru atö ke dilte

zâni e ç‟a t‟shofi / nji xharpën i math i ishte gjegj // u trem pre fréke / por xharpni i

tha: // çdö or njeri? // körkëj fatin, -ja préti aj // e pra, fati jöt jam un‟ – i thot xharpni

// nji her n‟fillim u trém po kur xharpni e jöshi u afru e i dëftëi hallin // kshtu xharpni i

fali nji pare pre floréni // e i tha të vite ta merrte përdit ka njâ // e kshtu bâni / po

Page 249: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

250

vazhdimisht i çote ka nji xhezme me tâmël // kaluen vjet e plakun e la takati // nji dit

muer t‟birin e e çöj në vên t‟tij ke xharpni / i cilli e pranöj / por gjalin e vu re e shöçja

// até e zu maraku se ku shkote e ky nji dit pre ditsh i dëftëj // ajö e mcöj keç se i tha //

vréte xharpnin ene merrja paret t‟xhitha e mos shko përdit // ene gjali bâni si i tha

grueja // mori nji kmesë n‟dör e n‟kohen kur po i epte xhezmen me tamël / u mat t‟i

bite krés e ta vrétte / po xharpni e kuptöj / u përdröth ene i ra n‟lule t‟ballit ene e shöj

dekun n‟tok / kurse ky i preu sall pak bishtin // u vonu gjali e s‟po vite // plaku dishöj

se i kishte noth xhā // mur udhën e shköj ke xharpni / po ç‟të shofi / gjali i shtrém

përtok // i shöj zâ xharpnit / po aj ju gjegj idhnueshëm // ju lut ta falte e të kishin prap

miçsi / po xharpni i tha // puna e öte qe e pahéshme // miçsija e on u présh // pra ne

fati öt pre ksaj dite ka hûm // plaku ju lut prap e se ja kishte fal gjalin // jë i tha

xharpni / nuk ina miç mâ // nâ ne kët pare söjt e shko / se bishti im i pr e gjali öt nën

dhe / nuk na lajn‟ t‟imi miç //

K. Dika, 73 vjeç (arsim 4-vjeçar)

“...Nji her Nastradini e Qosja kishin shku n‟pöll pa dijen e njani-qétrit // u pöçën

n‟udh e u pötën // ç‟ke atö or Qose? / kam duhân, - i qe gjegjun // po tej or Nastradin?

/ arra, - ia kishte thkö // a i nrröjm‟ bashk‟? // po, - i thot Qosja / po duhâni a ma i

shtrejt‟ / du i kusur pre teje // e ashtu bân // kur i hapën thasët / ça t‟shofin “dushk për

gögla” // Qosja kishte pas xheth lisi n‟thes / ndërsa Nastradini gögla lisi //merpo

Qosja i shko n‟shpé me i mor kusurin Nastradinit / po aj ja kishte thkö // ç‟kusur ör

Qose? / dushk për gögla qen‟ // po po i thot Qosja / po fjala asht fjal‟ e un e due

kusurt‟ // nuk pa hall Nastradini e i caktöj nji dit t‟vite e t‟i merrte // at‟dit Nastradini

ishte bâ si i dekun // e i kishte pas thân t‟shöçes ta çonin n‟xhamé // erth Qosja / po e

shöçja e Nastradinit i tha se ka dekun e se e kan çu n‟xhamé e se nesër varroset // dö

shköj ta rūj thot Qosja,- e kam pas shok //ene shköj n‟xhamé e u mçef n‟maj t‟minares

// até kha mesi i natës erdhën dö hajdut‟ çi kishin vjeth arkën e mretit / e si vên ma

t‟sigurt kishin zgjeth xhamén me i dā paret // n‟fun si dan paret u tepröj nji shpat // të

xhith döshin me e mor // n‟fun njâni tha: shpatën ta mori kush t‟presi krét e

Nastradinit // njani ma trémi tha: - e pres un‟// mur shpatën e n‟kohen çi po i bite,

Nastradini brit // gréhi bre t‟dék e t‟kapim çto t‟xhāll // Qosja pre n‟maj t‟minares ju

gjegj: po po erdhëm // kshtu hajdutët ia mathën kamve pré fréke e i lan paret atö // kta

i dan n‟mes paret / po n‟fun Qosja prap kërkote kusurin e vjetër // po ç‟kusur mör

Qose / a s‟je i knaçun me xhith kto pare? // po po kto i murëm bashk / kusurin e dū /

fjala asht fjal‟// n‟kto llafe vje njâni pre hajdutve me ngju se ç‟bahet n‟xhamé / ene e

föti krét mi penxhere // Nastradini i kapi çeleshen ene i thot‟ / na kusurin or Qose //

hajduti mrreni ke shokët me xhims fréme // kur e pötën ç‟pau aqé, u tha / - ishin çaç

shum, sa nuk u kishin dal paret e futën ne çeleshen téme n‟hése //

S. Kola 65 vjeç (arsim 8-vjeçar)

Materiale nga folklori i Matit:

***

O moj lule çafxhân, a e ké pa Dervish Osmân?

Ké mejtépi tu shet xhân, tu shéjt xhân ke mejtépi,

a nuk kishte noj gjal me védi? Kishte Rexhën kishte Memétin,

Kush asht Rexha xha s‟po di, i gjal i gjāt, musteçézī.

Rri mështét n‟at xhami, i vjen Pal Vata:

Sa i ké kto dhi? S‟jan për tö, mor lum zötni.

S‟ti mjel zönja me dimīj, po i mjel malsorja me xhullī,

Page 250: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

251

E di un‟ se çar dö ti, dön alltin përmi sī,

përmi sī e përmi vetull, s‟të duel njâ të fal ni qétër.

***

Bruç Hoti me këmésh‟,

Préishi Tûmën e bani késh‟.

Bruç Hoti i pabes‟,

dö t‟ja çésim trut‟ e krés‟.

***

Rreth asaj kalaje, nji baçe me lule,

nji baçe me lule, me limona mrena;

xhith çi ka dinjaja, e ka kasabaja,

i meri me t‟merën, raft‟ në tre jargjâna;

i keçi me t‟keçen, raft‟ në tre gërrâna,

i meri me t‟merën, raft‟ në tre dishekë;

i keçi me t‟keçen, raft‟përtoké krejt.

***

Selman Lika me dy çuna, po bân pushk me pésçin‟ burra,

hajde hajde Selman Lika, söjt me söjt na qânka dita.

Or Selman, Selman i „grāt, qânké vetëm pa imdat,

Selman Lika po bërtet, cili çunash më ka mét?

Me Musaj, xhēt rahmét! Ja merr hakun baba i vet.

Po gajrétni ju gjelm burra, t‟i harroni nuset me flutra,

po gajrétni ju gjelm trima, t‟i harroni nuset me strênga.

T‟i harroni nuset ke shpija! Selman Lika fjal ka çue,

kâng e lödër me i nalue, nji fat i zī na ka qillue.

Selman Lika n‟shpi ka shkue, nuses s‟par ju ka drejtue,

nisu nuse n‟shpi me shkue, se s‟kam mâ burra për ju-e.

Nusja e par n‟kâm a çue, qinro bab e ba gajret,

ata jan vra për mallin e vet, do t‟pres gjalin qi ke gjasht vjet.

***

Xhith çit pöll e kam gërkue, si s‟u xhet nji udhtar me shkue,

si s‟u xhet nji bare me dhi, si s‟u xhet nji pék uj me pi,

si s‟e pash nji xhuetar, tue xhue, t‟vrette plakun e t‟merrte mue.

***

Höpa në nji kép, döxha ni fishek,

fisheku bâte pare, prent e nuses dalshin fare!

Po ta morr çish kët vjet, mot e kam me gjép.

***

Freni era n‟buz t‟abörrit, u pajū lulja e salikönit,

salikönin e rrafi era, Abdi Beg, t‟u mushka dera,

t‟u mush dera me dai, kur t‟vesh kamën n‟zengji,

me men vêne e terezi, se s‟je tu zân konak t‟ri.

Pyetësorth i shkurtër socio–etnolinguistik rreth fejesës dhe martesës.

*** -Si quhet njeriu që ndërmjetëson për fejesën?

-Shkojsi.

Page 251: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

252

-Pse quhet kështu?

-Quhet kshtu se munohet me lith dy familje, zakonisht âsht‟ njeri i afërt i njânës

ân‟

-Çfarë funksionesh dhe detyrash ka? Çfarë thotë kur vjen?

-Shko e gërko cucën ke shpaja e vet . I ba rixha prinve t‟cucës –tëm apish cucën

për mec t‟filanit.

-Si i përgjigjet i zoti i shtëpisë?

-Dö tëm presish dë dit‟, ta studjëj mos e kam milet a m‟bje xha, ene mrapa dë t‟ta

thkej ni llaf.

-Deri në sa herë mund të vijë normalisht?

-Mun‟ t‟ vij‟ dy ose tre her‟n‟fejesat normale. Nji her‟ vjen e lyp cucën, për

t‟dytën âsht i interesum me pkut llaf sa ma shpejt. Herën qetër vjen për fjalën.

-Çfarë i jepet atij nga shtëpia e djalit?

-Kjë varet simas venit, nji pal pkuc‟, ose i jepet daraj, nji kmesh, peshqir, çarap

simas katuneve t‟nryshme.

-Sa vetë vijnë për të pirë kafet e vogla?

-Dy deri n‟tre veta .

-Kush vjen? Pse kaq?

-Vje daja i gjalit, nji nga mixhallarët ene shkojsi. Shkëjn; çakaça sepse nuk janë

bah ala miç me shku ma shume .

-Çfarë urimi thuhet?

-Hapet muhabeti rreth miqsajs‟ re si asht‟ fillu:. Caktëjn‟ditën kur vjen pala qetër,

por rrotullohet muhabeti për nishanin se kur duhet ta bajn‟ene caktëjn‟ ne numrin

se sa dë t‟vijn e çysh dë t‟vijn‟. Për kit‟ të dytën venoset për drekë a darkë me buk‟

a pa buk „ sipas munsisë së mekut t‟ri. Ta gzoft‟ gjali! Trashgohet! U bafsh ni

katun or mek!

-Kush i sjell paret ose lekët ? Sa afërsisht? Pse lihen?

-Pes‟ grëshi lihet n‟kafe t‟vogla, sepse me to dëeklarohet se cuca asht e zanme. -

Afërsisht ma para liheshin rreth 1 mijë- 3 mijë lek, kurse sot shkon rreth 50 – 100

mijë lek.

-Kush i nxjerr dhe i vendos në filxhan ose në tabak të kafes?

-Kto i le ose mixha ose baba, por xhithmon‟ përfaqsusi i shpajs‟. Ransi ka tahe se

cuca asht e fejume.

-Ç‟thuhet kur lihen lekët?

-N‟tabak i shë duke than: Trashgohet cuca! Paçim miqsaj t‟mar për mot e e jet‟.

-Si ia kthejnë përgjigjen ata të shtëpisë së djalit?

- Ai që asht në hyzmet i thot‟: T‟trashgohet ene te gjali e t‟i prufshim n‟darzëm

xhithmon‟!.

-Kush vjen për fejesën?

-Tahe shtohet rrethi. Rreth pes‟ shtat‟ vet‟, por vijn‟ tek: mixha, daja, shkojsi,

motër, halla. Paranaj nuk shkoshin gra.

-Pse vijnë tek ose çift?

-Vin tek sepse merr nusen e bahen çift.

-Kush i nxjerr rrobat e fejesës?

-I xerr motra e gjalit ose motra e babës .

-Çfarë futet në çantën e nuses kur i cohet shenja?

-Ma para s‟ka pas‟ xha, tahe llokume, karamele, oriz, sheqer, lule.

- Pse futen këto?

-Për marifet t‟ shpajs dhe që t‟shkëjn‟ amël.

-Cila shenjë është kryesore?

Page 252: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

253

-Unaza se trego shenjën e lidhjes së dy t‟rinjve.

-Ç‟thuhet kur nxirren rrobat e fejesës? Ç‟ritual bëhet?

-Masi pahet kafja çitet shenja, ora e unaza i jepen gjalit, kur e kan mor me vete,

nëse se kan mor lihen n‟tabak nga motra e cila çet rrobat. Mas shenjës e parjes së

saj i zoti i shpajs thot‟: - Na bani ne ni kafe qetër, athere urëjn‟ krejt njerzit e

shpajs.

-Kush e nxjerr vajzën?

-E ama, motra, ose tezet e veta, n‟rast se jan‟ ose nusja e mixhës, tetja.

-Kush e vesh nusen ? Si quhet ajo?

-Paranaj e veshte veshtarja, tahe a nreshi puna, se bahen gati aqe n‟qytet. Asaj i

jepej ni peshqesh ose daraj.

-Si i thonë ditës së dasmës kur vijnë dhe e caktojnë?

-Me da dit‟, me pre dit‟, me lan dit‟, por ma shum‟ përdëret e para.

-Kush është krushku i parë?

-Asht‟ mixha, ose vllaj i madh. Mrapa a daja, nji mek, birazer, kumar, shok,

kushre, neap etj.

-Sa zgjat dasma?

-Darzma zgjat tre dit‟.

-Ndonjë ritual i veçantë në dasëm?

-Kur he nusja n‟abërr i hedhin rakai para kamve, nrajkulla i çet para bukën e

nusja ve dërën me ta.

I pyeturi është A. Fetiu 69 vjeç Laç-Mat, (me arsim të mesëm).

Page 253: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

254

BIBLIOGRAFI

GA (Gjinari, Beci,Shkurtaj,Gosturani), Atlasi Delektologjik i Gjuhës shqipe

(ADGJSH), Vëll.I, Tiranë-Napoli, 2007; Vëll.II, Tiranë-Napoli, 2008.

Anamali, S., Nga ilirët tek shqiptarët, në “Kuvendi i studimeve ilire”, II, Tiranë,

1972

Arcuri, N., Il salute e i suoi ritualidall‟ antichita ad oggi, në “Quaderni di

semantic”, XXI, n.1, giugnio, 2000

Barleti, M., Historia e Skënderbeut, Tiranë, 1964

Beci, B., E folmja e Mirditës, në “Dialektologjia shqiptare”, vëll. IV, Tiranë, 1982

Beci, B., Hulumtime gjuhësore në Mat – Fonetika, BUSH, SSHSH/2, Tiranë, 1962

Beci, B., Hulumtime gjuhësore në Mat, BUSH, SSHSH/3, 1963

Beci, B., Mbi grupin veriperëndimor të gegërishtes veriore, SF/ 2, 1970

Beci, B., Mbi katër inovacionet fonetike të të folmeve të Gegënisë së Mesme, në

“Konferenca I e Studimeve Albanologjike”, 1965

Berruto, G., La Sociolinguistica, Bologna, 1994

Bizzi, M., Udhëtimi i Marin Bizzit, në “Zani i Shna Ndout”, 6/1919

Boretzky, N., Sur la substitution des noms de profesion d origjine turque en

albanais, Canier Balkanique, 1981/ 2

Budi, P., Rituali Roman, pjesë nga vepra e tij

Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, në “Ilirët dhe Iliria tek autorët

antikë”, v.I-rë, Tiranë, 1956

Çabej, E., Dy çështje gjuhësore, në “Gjurmime albanologjike” SF/7, 1977

Çabej, E., Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, dispensë (1959), Tiranë, ( ribot.1988)

nga UT

Çabej, E., Për pastërtinë e gjuhës shqipe, “Gjuha jonë”, 1,Tiranë, 1981

Çabej, E., Disa eufemizma të shqipes, “Studime gjuhësore”, 4, Prishtinë, 1976

Çabej, E., Fonetika historike, Tiranë, 1963

Çabej, E., Gjon Buzuku, BSHSH, 2, 1953

Çabej, E., Gjon Buzuku, Pasthënia e Mesharit, në BSHSH, 2, 1955

Çabej, E., Meshari i Gjon Buzukut, (ribotim) Tiranë, 2013

Çabej, E., Për historinë e konsonantizmit të gjuhës shqipe, BUSH - SSHSH, I, 1958

Çabej, E., Për një shtresëzim kronologjik të huazimeve turke në gjuhën shqipe, SF/ 4,

1975

Çabej, E., Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve,

BUSH, SSHSH 2, 1958

Çabej, E., Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe, “Kuvendi I i studimeve

ilire”, Tiranë, 1972

Çabej, E., Rreth disa çështjeve të historisë së gjuhës shqipe, BSHSH, 3, 1963

Çabej, E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, II, A-B, Tiranë, 1976

Çabej, E., Studime gjuhësore, VI, 1976

Çabej, E., Vepra e Buzukut në vështrim gjuhësor-historik, SF/1, 1979

Çabej, E., Meshari i Gjon Buzukut, 1968, ribot. Tiranë, 1988

Çefa, A., Një vështrim mbi të folmen e krahinës së Prellit, botuar në “Buletinin e

Institutit të Naltë Pedagogjik” të Shkodrës, 1/1957

Ceka, H. – Anamali, S., Mbishkrime të pabotueme të Shqipërisë, BUSHT, SSHSH,

4, 1961

Cipo, K., Shënime dhe shpjegime të veprës “Historia e Skënderbeut”, Tiranë, 1953

Daka, P., Mbi disa veçori të formimit të emrave vetjakë në gjuhën shqipe, në

“Konferenca e dytë e studimeve albanologjike”, III, Tiranë, 1969

Page 254: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

255

De Sosyr, F., Kursi i Gjuhësisë së përgjithshme, (cikël leksionesh botuar në Gjenevë

1916), Dituria, Tiranë, 2002

Demiraj, Sh., Budi, kundër-reforma dhe tradita e shkrimit të shqipes, në gazetën

“Panorama”, dt. 22.11.2006

Demiraj, Sh., Dokumentimi i disa risive gramatikore të shqipes te Gjon Buzuku, në

“Buzuku dhe shkrimet e hershme shqipe”, SSHN, GJLSH, Tetovë 2006

Demiraj, Sh., Gramatika historike e shqipes, Tiranë, 1986

Demiraj, Sh., Rreth huazimeve turke në gjuhën shqipe, SF/3-4, 2004

Demiraj, Sh., Gjuhësi ballkanike, Tiranë, 2004

Dizdari, T., Disa vëzhgime mbi turqizmat në shqipe, “Konferenca e Parë e Studimeve

Albanologjike”, Tiranë, 1965

Efendi, V., E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, “Hylli i dritës”, 1939

Elsie, R., Fillimet e shkrimit shqip, në “Histori e letërsisë shqiptare”, Tiranë, 1997

Elsie, R., Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë, 1997

Fishman, J., Who speaks, what language, to whom, and when, në “La

sociolinguistique”, 2, 1962

Fjalor i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe, Tiranë, 2005

Fjalor i shqipe së sotme, Tiranë, 1984

Fjalori i Shqipes së sotme, ASHSH, IGJL, Toena, Tiranë, 2002

Frashëri, K., Skënderbeu. Jeta dhe vepra, botim i Akademisë së Shkencave të

Shqipërisë, Tiranë, 2002

Frashëri K., Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek. XV. Burime dokumentare

shqiptare, bot. i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Toena, Tiranë, 2005

Gaspari, S., Relazione del Vescovato Alessiense, “Hylli i Dritës”, 7-8/1931

Gazulli, N., “Fjalorthi i ri”, ribot. Tiranë, 2005

Gerka, O., Anonimi descriptio Europae Orientalis, Cracoviae, 1916. 25, në BUSH,

SSHSH, 3, 1958

Gjinari, J., Dialektet e gjuhës shqipe, bot.i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2012

Gjinari, J., Dialektet e gjuhës shqipe, ASHSH, IGJL, (1989), ribot. 2012

Gjinari, J., Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare me dialektet, SF/2, 1985

Gjinari, J., Zanoret hundore të gegërishtes dhe ë-ja e theksuar e toskërishtes, SF/3,

1981

Gjinari, J. – Shkurtaj, Gj., Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2009

Gjinari, J. – Shkurtaj, Gj., Dialektologjia shqiptare, SHBLU, Tiranë, 1997

Gjinari, J. – Shkurtaj, Gj., Dialektologjia, Tiranë, 2000

Gjoka, B., Poetika e Budit, Tiranë, 2002

Gjoka, B., Kodet që ligjëron Formula e Pagëzimit, kumtesë e mbajtur në

simpoziumin shkencor të përvjetorit të Formulës së Pagëzimit, 2012

Gurakuqi, G., Sapa dhe Dieçezi i Sapës, Shkodër, 1929

Has’hysaj, M., Emrat e banorëve dhe trajtat e „dyta‟ të tyre në të folmen e Matit, në

„Studime albanologjike‟, Tiranë 2015

Has’hysaj, M., Leksiku i të folmes së Matit, në “Aktet” e Alb-Shkenca (kumtesë në

Konferencën e 8-të të Institutit), Tiranë, gusht 2013

Has’hysaj, M., Një krahasim i gjendjes së sotme gjuhësore të së folmes së Matit dhe

asaj të gjuhës së shkrimtarëve të vjetër, në “Konferencën e dytë ndërkombëtare të

edukimit në Shqipëri (AICE)”, Tiranë, nëntor 2014

Has’hysaj, M., Procese të ndryshimit dhe të zhvillimit të leksikut në zonën e Matit,

kumtesë në Konferencën Gjuhësore “Gjuha shqipe në kuadër të 100-vjetorit të

Pavarësisë”,Tiranë, nëntor 2012

Page 255: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

256

Has’hysaj, M., Qasje dhe vrojtime mbi raportin gjuhë-dialekt, “Pegasi”/10, Athinë,

2013

Has’hysaj, - M. Qokaj, D., Dukuri fonetike në tekstet poetike popullore

nikajmërturase, kumtesë e mbajtur në Konferencën e 10-të të “Institutit Alb-

Shkenca”, Shkup, gusht 2015

Has’hysaj, M., Shqyrtime socio-etnolinguistike në të folmen e Matit, në “Aktet” e

Alb-Shkenca (kumtesë e mbajtur në Konferencën e 8-të të Institutit), Tiranë, gusht

2013

Has’hysaj, M., Vështrim dialektologjik dhe socio-etnolinguistik në të folmen e

Përtejujës (Mat), (Mikrotezë për gradën “Master”), Tiranë, 2011

Has’hysaj, M., Shqyrtime rreth evolucionit të së folmes së Matit nën trysninë e

faktorëve jashtëgjuhësorë dhe gjuhës standarde, në “Aktet” e Alb-Shkenca (kumtesë

e mbajtur në Konferencën e 9-të të Institutit), Prishtinë, gusht 2014

Histori e Shqipërisë, v. I-rë,

Hudson, A. R., Sociolinguistika, (përkthyer nga M. Ymeri, botimi i parë në shqip),

Tiranë, 2002

Hysa, E., Elemente turke në strukturën e fjalës në gjuhën shqipe, SF/3-4, 1998

Jeriçek, K., Historia e serbëve, Shteti dhe shoqëria në Serbinë mesjetare, Serbët dhe

shqiptarët, 1925

Jorga, N., Notes et extraites pour servir à l‟histoire des Croisades au XV-e siècle,

vol. IV, (1453-1476), Bucurest, 1915

Kadiu, A., Dibra e Madhe, Tiranë, 2003

Kimëza, N., Cika e pyetje historike, “Hylli i dritës”, 8-10/1939/448

Kostallari, A., Rreth depërtimit të turqizmave në gjuhën shqipe gjatë shekujve XVII-

XVIII, “Gjurmime albanologjike”, SSHF, Prishtinë, 1978

Kuvendi i Arbënit, 300-vjetori, Lezhë, 2007

Lafe, E., Analizë e teksteve të vjetra – Buzuku, “Cikël leksionesh analitike në UT”,

Tiranë, 2004

Lafe, E., Rëndësia e autorëve të vjetër për shqipen e sotme, SSHN, GJLSH, Tetovë,

2006

Lafe, E., Toponime latino-romane në truallin e shqipes, në “Kuvendi I i studimeve

ilire”, 1972

Latifi, L., Mbi huazimet turke në gjuhën shqipe krahasuar me gjuhët e tjera të

Ballkanit, Dudaj, Tiranë, 2006

Likaj, E., Zhvillimi i eptimit në gjuhën shqipe (Morfologji historike), SHBLU, Tiranë,

2003

Lloshi, Xh., Mbi rregullsitë në ndryshimet e emrave të njerëzve, SF/2, 1962

Majer, G., Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe, 1891

Majer, G., Fjalor etimologjik, 1891

Malte-Brun, C., Universal Geography, Or, a Description of All the Parts of the

World

Mansaku, S., Historia e gjuhës shqipe, “Cikël leksionesh në MND”, UT, 2011

Mansaku, S., Veçori morfosintaksore të shqipes mesjetare në Mesharin e Gjon

Buzukut, SSHN, GJLSH, Tetovë 2006

Mansaku, S., Cikël leksionesh për Historinë e Gjuhës Shqipe, 2002-2003, Kursi i III-

të Gjuhë –Letërsi.

Marku, K., Formula e Pagëzimit në 550 vjetorin e saj, bot. në gazetën “Republika”,

8. 11. 2012

Matrënga, L., E mbësueme e kërshterë, pjesë nga vepra e tij

Miklosiç, F., Studime shqiptare, 1870

Page 256: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

257

Noli, F., Historia e Skënderbeut, Boston, 1921

Osmani, T., Prurjet e dialekteve dhe shqipja, në gazetën “Mapo”, dt.11.05.2011

Prenushi, M., Arqipeshkvi Pal Ëngjëlli (1417-1470) humanist i shquar shqiptar dhe

bashkëpunëtor i afërt i Skënderbeut, Phoenix 13-14, Shkodër, 1999/5-6

Revista “Emathia”, botim periodik i shoqatës historiko-kulturore “Dilaver Kurti”, Mat

Riza, S., Pesë autorët më të vjetër të shqipes – Krestomati thjesht gjuhësore, Tiranë,

1960, ribot. i Toenës 2002

Riza, S., Nyjat e shqipes në tekstet e pesë autorëve tanë më të vjetër, SF/1, Tiranë,

1983

Riza, S., Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, Tiranë, 2002

Rrokaj, Sh., Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, Tiranë, 2012

Rrokaj, Sh., Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme, Shblu, Tiranë, 2000

Rrokaj, Sh., Të gjithë shqiptarët duhet të flasin shqipen standard, në gazeta

“Panorama”, 15.12.2010

Samara, M., Historia e gjuhës letrare shqipe, SHBLU, Tiranë, 2000

Samara, M., Zhvillime leksiko-semantike të turqizmave në gjuhën shqipe, SF/1-4,

1995

Sejdiu, Sh., Toleranca normative në sistemin nomenklatural të faresfisnisë në shqipen

standarde, në “Filologji” 5

Sejdiu, Sh., Probleme të etnolinguistikës strukturale: raportet e farefisnisë dhe

sistemi nomenklatural i saj tek shqiptarët, në “Studimi etnografik i ndryshimeve

bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare”, IAP, Prishtinë, 1990

Selenica, T., Shqipëria në 1927, Tiranë, 1928

Shehu, H., Për fjalët e huaja të panevojshme në mjetet e informimit masiv, gazeta

“Dita”, 26.05.2013

Shkurtaj, Gj., Disa dukuri të së folmes së Kurbinit në dritën e sociolinguistikës,

SF/3-4, 2000

Shkurtaj, Gj., E folmja e Kastratit, Hotit, Kelmendit, në “Dialektologjia shqiptare”

III, 1975 dhe SF. 1974/75/82

Shkurtaj, Gj., E folmja e Kelmendit, në “Dialektologjia Shqiptare”, III, 1975

Shkurtaj, Gj., Intervistë në AS, dt. 13.11.2012

Shkurtaj, Gj., Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran, Tiranë, 1988

Shkurtaj, Gj., Kundrime gjuhësore, “Pegi”, Tiranë, 2007

Shkurtaj, Gj., Onomastikë dhe etnolinguistikë, SHBLU, Tiranë, 2001

Shkurtaj, Gj., Shtresëzime dhe risi gjuhësore në qytetin e Lezhës, SF/2, 1984

Shkurtaj, Gj., Si të shkruajmë shqip, Tiranë, 2008

Shkurtaj, Gj., Sociolinguistika, Tiranë, 1999

Shkurtaj, Gj., Sociolinguistikë e shqipes – Nga dialektologjia te etnografia e të

folurit, Tiranë, 2009

Shkurtaj, Gj., Vëzhgime mbi shtresat leksikore dialektore e letrare në të folmen e

Lezhës, SF/2, 1984

Shkurtaj, Gj., Sociolinguistika, Tiranë, 2003

Stadtmüler, G., Hulumtime për historinë e hershme të Shqipërisë, (përkth. në Ark. e

Inst. të Gjuh. dhe Hist.)

Shuteriqi, Dh., Edhe njëherë mbi disa çështje të Arbënit, BINPSH, nr.3/1958

Shuteriqi, Dh., Edhe njëherë mbi disa çështje të Arbënit, në “Buletini i Institutit të

Naltë Pedagogjik”, Shkodër, nr.3/1958

Shuteriqi, Dh., Fjalë të shqipes para Buzukut, SF/1, 1981

Shuteriqi, Dh., Histori e letërsisë së vjetër shqipe, Tiranë, 1983

Sotiri, N., E folmja e Qeparoit, Tiranë, 2001

Page 257: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

258

Sufflay, M., Serbët dhe Shqiptarët, 1925

Sufflay, M., Qytete dhe kala të Shqipërisë gjatë kohës së Mesjetës, 1913

Svanne, G., Formimi i gjuhës letrare shqipe siç paraqitet në “Paqyrën e të rrëfyemit

të Budit”, SF/3, Tiranë, 1982

Tagliavini, C., Le parlate Albanese di tipo Ghego orientale, Romë, 1942

Topalli, K., Leksionet e Fonetikës historike - Sistemi bashkëtingëllor, Tiranë, 2002

Topalli, K., Fonetika Historike e shqipes – Sistemi zanor, Tiranë, 2002

Topalli, K., Veçori të shqipes së shek. XVI përmes “Mesharit” të Buzukut, SSHN,

GJLSH, Tetovë, 2006

Troplini, E., E folmja e Çamërisë dje dhe sot, Disertacion doktorature, Tiranë, 2012

Ulqini, K., Disa vëzhgime mbi të folmen e Matit, BUSH, SSHSH / 3, 1961

Ulqini, K., Gjurmime etnografike në troje të Skanderbegut, BUSH, SSHSH /2, 1961

Ulqini, K. , Origjina dhe zhvillimi i emrit Dukagjini, në “Konferenca II e Studimeve

Albanologjike”, Tiranë, 1961

Vinca, A., (Po)etika e fjalës, ARS-ZZ, Tetovë, 2010

Zamputi, I., Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shek. XVII

(1610-1634)” - Vëll.I ( 1963 ), Bul. Univ. Shtet. Nr/2, 1958

Page 258: E folmja e Matit nëpër rrjedhë të ... - Doktoratura ne UT · “Sociolinguistikës”, “Onomastikës”, tërheqja ndaj minitemëzave si detyra kursi, ka qenë një ndjellje

E folmja dhe onomastika e Matit dhe zhvillimet e tyre në rrjedhën e kohës

259

Abstrakt

Ky studim ka për objekt, të folmen e Matit, me synimin parësor për ta kundruar gjuhësisht (në

rrafshin sociolinguistik, dialektologjik dhe etnolinguistik). Në këtë temë, një pjesë të mirë e zë analiza dialektologjike e të folmes e parë krahasimisht me tekstet e vjetra, atlasin dialektologjik; më tej trajtohen aspekte themelore të sociolinguistikës, të para këto në rrafshin leksikor, i cili ravijëzon një gjendje të ndryshme procesesh gjuhësore në të folurin e tre brezave.

E folmja e Matit, është e çmueshme, sepse përfaqëson në masë të mirë të folmet e gegërishtes qendrore; ka një shtrirje gjeografike shumë të gjerë dhe brenda vetes ka një larmi ligjërimesh; është në kontakt të vazhdueshëm me standardin e nën trysninë e tij të pandërprerë. Kjo e folme reflekton ndryshime dhe inovacion që prej kohës së shkrimeve të vjetra të shqipes.

Sigurisht, kemi paraqitur edhe një panoramë të zhvillimit të disa prej dukurive më të spikatura në fushë të etnografisë së të folurit dhe onomastikës së të folmes së Matit.

Nën ideimin dhe drejtimin e Akademik Prof. Dr. Gjovalin SHKURTAJ, si vijim edhe i bashkëpunimit e përvojës së mirë për realizimin e mikrotezës së gradës “Master në Gjuhësi”, kushtuar kësaj të folmje, shtuar këtu edhe një vështrim më të plotë mbi larminë gjuhësore në Mat, e menduam si të vlerë ta sjellim këtë punim të zgjeruar në fomën e një teme doktorati.

Fusha e studimit: Sociolinguistikë Fjalë kyçe: E folme, inovacion, leksik, larmi, procese gjuhësore, dialekt, huazim, marrëdhënie

gjuhësore, bilinguizëm, faktorë jashtëgjuhësorë, folës, etnolinguistikë, toponimi.

Abstract

The object of this study is the dialect of Mati, with the primary goal to outline linguistic

matters (sociolinguistics, dialects and ethnolinguistics). In this theme, dialectological analysis of the Dialect occupies the first place; further are treated extensively the basic aspects of sociolinguistics, as seen mostly in the lexical level, which outlines a variety of language processes in the discourse of three generations.

So, the dialect of Matt, is precious, because it clearly represents the dialects of central Geg; because it has a very wide geographic reach and within itself has a variety of dialects and because it is in constant contact with the standard and under its incessant pressure. This dialect reflects the changes and innovation since the time of old Albanian writings.

Our goal is to present an overview of the present situation and the development of some of the most remarkable phenomena in the field of ethnography of speaking and onomastics of Dialect Mat.

Designed and under the guidance of Academic Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, following good experience and cooperation with him for microthesis grade "master in linguistics" dedicated to language and discourse at the dialect of Mati, but also with a view to taday's language diversity in this area, we decided to acomplish this PhD topic.

Field of study: Sociolinguistics Keywords: Dialect, innovation, lexic, diversity, language processes, loan, linguistic relations,

bilingualism, extralinguistic factors, speakers, ethno-linguistic, toponym.