5
Hyrje Kosova importon një kategori të gjerë të mallrave pasi që prodhimi vendorët ende në një fazë fillestare për shumicën e produkteve. Pas intervenimit ndërkombëtar në vitin 1999, Kosova përjetoi rritje të shpejtë të importit, ndërsa në anën tjetër nuk u përcjell me rritje në eksport dhe sektorin e prodhimit vendor të cilët paraqesin treguesin kryesor të dobësisë së ekonomisë së Kosovës. Rritja e nivelit të importit stagnoi në vitin 2003 importoheshin pak më ultë se në vitin 2002 për të përjetuar përsëri një rritje të konsiderueshme brenda viteve 2005 – 2006. Importet komerciale gjatë vitit 2006 në krahasim me vitin 2005 janë rritur për 5,1 % . Sipas analizave të MTI-së, rritja e importeve nga viti 2005 në vitin 2006, është rezultat më tepër i rritjes së çmimeve se sa i sasisë. Importi i sasisë së naftës dhe derivateve të saj, është zvogëluar gjatë vitit 2006, nga vitit 2005. Mallrat tjera që kanë kontribuar në rritjen e importeve kanë qenë edhe cigaret, mielli dhe materiali ndërtimor. Volumi dhe struktura e eksportit të Kosovës në katër vitet e kaluara ilustron të gjitha vështirësitë në kuadër të politikave ekzistuese ekonomike me të cilat po ballafaqohen bizneset kosovare e sidomos sektorët emergjentë prodhues. Me kolapsin e sektorit shoqëror gjatë viteve -90-të, si pasojë e masave të dhunshme të aplikuara dhe vonesave në tranzicion të ekonomisë dhe në transformimin pronësor të ndërmarrjeve shoqërorë (NSH), erdhi në shprehje rënia drastike e eksportit dhe humbja e tregjeve të huaja. 11Kjo ka bërë që këmbimi tregtar të realizohet kryesisht nëpërmjet importit, duke pasur parasysh rrënimin e sektorëve kyç të eksportit. Në periudhën pas vitit 1999 ekonomia e Kosovës, e përballur me pasoja të luftës dhe shkatërrimin e strukturës ekonomike, është duke realizuar një nivel tejet të ulët të eksportit në krahasim me vëllimin e importit, duke mbetur vazhdimisht në një shkallë të lartë të varshmërisë nga importi .

eksporti dhe importi ne kosove

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: eksporti dhe importi ne kosove

Hyrje

Kosova importon një kategori të gjerë të mallrave pasi që prodhimi vendorët ende në një fazë fillestare për shumicën e produkteve. Pas intervenimit ndërkombëtar në vitin 1999, Kosova përjetoi rritje të shpejtë të importit, ndërsa në anën tjetër nuk u përcjell me rritje në eksport dhe sektorin e prodhimit vendor të cilët paraqesin treguesin kryesor të dobësisë së ekonomisë së Kosovës. Rritja e nivelit të importit stagnoi në vitin 2003 importoheshin pak më ultë se në vitin 2002 për të përjetuar përsëri një rritje të konsiderueshme brenda viteve 2005 – 2006. Importet komerciale gjatë vitit 2006 në krahasim me vitin 2005 janë rritur për 5,1 % . Sipas analizave të MTI-së, rritja e importeve nga viti 2005 në vitin 2006, është rezultat më tepër i rritjes së çmimeve se sa i sasisë.

Importi i sasisë së naftës dhe derivateve të saj, është zvogëluar gjatë vitit 2006, nga vitit 2005. Mallrat tjera që kanë kontribuar në rritjen e importeve kanë qenë edhe cigaret, mielli dhe materiali ndërtimor.

Volumi dhe struktura e eksportit të Kosovës në katër vitet e kaluara ilustron të gjitha vështirësitë në kuadër të politikave ekzistuese ekonomike me të cilat po ballafaqohen bizneset kosovare e sidomos sektorët emergjentë prodhues. Me kolapsin e sektorit shoqëror gjatë viteve -90-të, si pasojë e masave të dhunshme të aplikuara dhe vonesave në tranzicion të ekonomisë dhe në transformimin pronësor të ndërmarrjeve shoqërorë (NSH), erdhi në shprehje rënia drastike e eksportit dhe humbja e tregjeve të huaja. 11Kjo ka bërë që këmbimi tregtar të realizohet kryesisht nëpërmjet importit, duke pasur parasysh rrënimin e sektorëve kyç të eksportit. Në periudhën pas vitit 1999 ekonomia e Kosovës, e përballur me pasoja të luftës dhe shkatërrimin e strukturës ekonomike, është duke realizuar një nivel tejet të ulët të eksportit në krahasim me vëllimin e importit, duke mbetur vazhdimisht në një shkallë të lartë të varshmërisë nga importi . Eksporti i Kosovës është realizuar kryesisht në vendet nga të cilat edhe importohet më së shumti. Siç dihet, në vitin 2000 tregjet më atraktive për eksportuesit kosovar ishin vendet në regjion. Importi dhe eksporti i Kosovës kanë një tretman diskriminues edhe gjatë transitit në Serbi e Mal të Zi, duke u ngarkuar me taksa të veçanta (3% përkatësisht 5 %). Në pikë kalimet kufitare, për mallrat kosovare paguhet një taksë transitore që i bënë këto produkte më të shtrenjta dhe që shkakton çrregullime serioze në treg dhe në aftësinë konkurruese të prodhuesve kosovarë.

Page 2: eksporti dhe importi ne kosove

Marrëveshja për tregti të lirë (MTL)

Me nënshkrimin e marrëveshjeve për tregti të lirë (MTL-ve), në kuadër të

vendeve të EJL-së është realizuar një progres i dukshëm. Edhe Kosova si është anëtare e

këtyre marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale, edhe pse me një vonesë të

konsiderueshme. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë mund të kenë ndikim negativ në

Buxhetin e Kosovës në afat të shkurtër por, në anën tjetër, ato janë të domosdoshme për

të promovuar rritjen ekonomike në Kosovë përmes strategjisë eksportuese.

Kosova ka nënshkruar disa marveshje bilaterale për tregti të lirë.

• Me Republikën e Shqipërisë nga data 01.10.2003

• Me Republikën e Maqedonisë nga data 03.08. 2005

• Me Republikën e Kroacisë nga data 01.11.2006 dhe• Me Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës nga data 12.12.2006.

CEFTA marrëveshje multilaterale për tregti të lirë 26 korrik 2007.

Për2 tregtinë kosovare paraqet humbje në të hyrat tatimore, duke pasur parasysh se pala maqedonase, përkundër bisedave me qeverinë dhe UNMIK-un, nuk e respektonte këtë marrëveshje dhe zbaton masa doganore jo reciproke. origjina e tyre, me qellim të përfitimit nga trajtimi preferencial.

Po paraqesim në formë tabelore shkëmbimin tregtar (eksportin dheimportin) të Kosovës me vendet tjera3:(në 1000 €)

Page 3: eksporti dhe importi ne kosove

Xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

Stimulimi i prodhimit konkurrues në tregun vendorë

Gjatë kësaj periudhe, ka pasur tendenca që të fillohet me ushtrimin e politikave zëvendësuese proteksioniste të importit, edhe pse ato nuk janë në pajtueshmëri me strategjitë për nxitjen e eksportit dhe janë dëshmuar të jenë më pak efektive, Kjo do të thotë se ato e ulin mirëqenien e qytetarëve, shpijnë në rritjen e ndërmarrjeve me produktivitet të ulët dhe inkurajojnë korrupsionin edhe ashtu në shkallë brengosëse. Veç kësaj, zhvillimi i ekonomive të hapura është 18 herë më i shpejtë sesa ajo e ekonomive të mbyllura. Vendeve të hapura ju duhen 16 vjet për të dyfishuar prodhimet ekonomike, ndërsa vendeve të mbyllura ju duhen më shumë se 100 vjet për të arritur rezultatin e njëjtë.

Në lidhje me këtë, duhet të shqyrtohen disa politika me objektiva të qarta dhe konkurruese për zëvendësim të importit nëse adoptimi i tyre mbështetet nga studimet rigoroze të arsyeshmërisë. Disa masa zëvendësuese të importit duhet të merren në konsiderate për produkte të caktuara bujqësore, duke marrë parasysh rekomandimet e eksperteve të fushës ekonomike.

Megjithëse taksat kufitare paraqesin pjesën më të madhe të hyrave nga tatimet e Kosovës (tri herë më të larta se tatimet që mblidhen brenda vendit) nuk mund të thuhet se ato mbingarkojnë ekonominë e Kosovës. Në të vërtetë, tatime kufitare dhe të brendshme të Kosovës janë prej më të ulëtave në rajon. Kosova kishte një normë tarifore fikse prej 10%, mirëpo tani kanë ndryshuar normat tarifore si rezultat i marrëveshjeve bilaterale për tregti të lirë. Njëkohësisht disa produkte janë të liruara nga taksat doganore, siç janë: gruri dhe mielli i grurit. Produktet farmaceutike, instrumentet mjekësore dhe kirurgjike, pullat postare dhe letrat me vlerë si dhe plehrat artificiale etj.

Në këtë prezantim shfrytëzojmë rastin të paraqesim edhe të hyrat doganore që vjelën nga importi i mallrave, pra siç shihen në formë tabelore 2000 – 2007.

Page 4: eksporti dhe importi ne kosove

Literatura : • Statistikat e tregtisë së jashtëm (qarkullimi i mallrave në shkëmbim tregtar). • Politikat tregtare dhe promovimi i eksportit në Kosovë, Reinvest, nëntor. • Projekti përkrahës i AER-it për MTI-në, “Ambienti Tregtar Kosovës”, shkurt të vitit