2

³ELOHWD´ për2 AGROBIZNESI E Premte, 10 Gusht 2018 risi Albania ESFIM GlobalG.A.P në Shqipëri ³ELOHWD´ për fruta-perimet e freskëta shqiptare për të hyrë në tregjet e Bashkimit

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ³ELOHWD´ për2 AGROBIZNESI E Premte, 10 Gusht 2018 risi Albania ESFIM GlobalG.A.P në Shqipëri ³ELOHWD´ për fruta-perimet e freskëta shqiptare për të hyrë në tregjet e Bashkimit
Page 2: ³ELOHWD´ për2 AGROBIZNESI E Premte, 10 Gusht 2018 risi Albania ESFIM GlobalG.A.P në Shqipëri ³ELOHWD´ për fruta-perimet e freskëta shqiptare për të hyrë në tregjet e Bashkimit

AGROBIZNESI 2 E Premte, 10 Gusht 2018

risi Albania ESFIM

GlobalG.A.P në Shqipëri “bileta” për fruta-perimet e freskëta shqiptare për të hyrë në tregjet e Bashkimit Europian Sokol Stafa, përfaqësuesi i Albinspekt me anë të një interviste i ka dhënë përgjigje pyetjeve kryesore që shqetësojnë prodhuesit shqiptar mbi çertifikimin e produkteve

bujqësore, rëndësinë e çertifikimit dhe sfidat për kapërcimin e vështirësive

Vleresimi produkteve tipike per prodhuesit e vegjel te Rajonit Kukes

Prodhuesit organizohen me vullnet, përgjegjësi, vizion dhe përforcimi i organizimit të prodhuesve me politika mbështetëse nga Institucioni Bujqësor

Përgatiti: Liljana Isakaj, ADAD Malore

(Vijon nga numri i kaluar)

Çfarë është GlobalG.A.P?

Shqipëria ka potencial të rrisë eksportin e frutave dhe perimeve në destinacionet e BE-së, pasi ato janë tregje me vlerë më të lartë. Por për pemët dhe perimet e freskëta për të arritur tregje të tilla si Gjermania, Zvicra apo Franca, prodhuesit dhe eksportet shq- iptare do të duhet të plotësojnë një sërë standardesh të vendo- sura nga zinxhirët e supermar- keteve.

Një nga standardet më të rëndësishme private për prod- huesit është GLOBALG.A.P, i njohur më parë si EUREP- GAP. Ky standard mbikëqyret nga një organ i sektorit privat që përcakton standardet dhe proçedurat vullnetare të çerti- fikimit për praktikat e mira bu- jqësore. Ajo u krijua fillimisht nga një grup i zinxhirëve të su- permarketeve evropiane. Stan- dardi synon të rrisë besimin e konsumatorëve në sigurinë e ushqimit duke zhvilluar prak- tika të mira bujqësore të cilat duhet të miratohen nga prod- huesit.

Fokusi i GLOBALG.A.P është në sigurinë ushqimore dhe gjurmueshmërinë, edhe pse përfshin disa kërkesa për sigurinë e punëtorëve, shën- detin, mirëqenien dhe rua- jtjen e mjedisit. Çertifikimi i GLOBALG.A.P duhet të rino- vohet në baza vjetore. Çerti- fikata mbulon procesin e mallit të çertifikuar nga përpara mb- jelljes së farës derisa të largo- het nga ferma.

Cila është përhapja që ka në Shqipëri?

Sipas bazës së të dhënave të GLOBALG.A.P më 29 Mars 2018, ekzistojnë vetëm dy prodhues të domate dhe trangujve dhe pesë fermerë mollësh me çertifikim aktiv GLOBALG.A.P në Shqipëri. Pra, ky çertifikim nuk ështëi perhapur për disa arsye. Disa nga arsyet më kryesore janë:

- Fermat me siperfaqe të vogël

- Kosto të lartë për konsu- lencën dhe gjenden pak kon- sulente që mund të ofrojnë shërbimin për asistencën tek fermeri për implementimin e GlobalG.A.P

- Mungesa e njohurive dhe organizimi për çertifikimet në grup me GlobalG.A.P

Pse është e rëndësishme që produktet shqiptare të çertifi- kohen me GlobalG.A.P?

Sipas statistikave të 2016 (burimi: www.trademap.org) rreth 65% e të ardhurave shq- iptare nga perimet kryesisht vjen nga eksportet në ven- det jo-anëtare të Ballkanit. Gjithashtu vlera e përgjith- shme e eksporteve të frutave është 19.8 milionë euro, nga të cilat 10.2 milionë euro ek- sportohen në vendet e BE-së dhe pjesa tjetër në Ballkan. Nga eksportet totale te fru- tave rreth 66% e eksporteve të BE përbëhet nga një mall i vetëm dhe i përqendruar në një vend: geshtenja në Itali. Nese nuk marrim ne konsid- erate eksportin e geshtenjes në Itali, atëherë rezulton që rreth 75% e eksporteve janë të përqendruara në Ballkanin

Perëndimor, kryesisht në Serbi dhe Kosovë (47%).

Shqipëria ka potencial për të rritur eksportin e frutave dhe perimeve drejt tregjeve te BE-së. Ato jane tregje me vlerë më të lartë. Por për frutat dhe perimet e freskëta për të arritur tregje të tilla si Gjermania, Zvicra apo Fran- ca, prodhuesit dhe eksportet shqiptare do të duhet të plotë- sojnë një sërë standardesh të vendosura nga zinxhirët e supermarketeve ku një nga çertifikimet kryersore eshte çertifikata GlobalG.A.P.

Cilët janë faktorët kryesor që ndikojnë në implementimin

me sukses të GlobalG.A.P? Në mënyrë që kostot e im-

plementimit të GlobalG.A.P dhe impakti içertifikimit të jetë maksimal për fermerët, grum- bulluesit dhe aktorë të tjerë, disa prej faktorëve kryesorë janë:

- Bashkëpunimi midis- fermerëve për të shkëmbyer njohuritë dhe implementuar sëbashku si grup standartet e GlobalG.A.P

- Bashkëpunimi fermer- grumbullues për të konsoliduar tregje që paguajnë me vlerë të lartë dhe që kërkojnëçert- fikimin GlobalG.A.P. Por gjithashtu ky bashkëpunim duhet të ekzistojë dhe për të lehtësuar dhe bashkëfinacuar kostot e GlobalG.A.P

- Implementimi i stan- dardeve për GlobalG.A.P për çertifikimin në grup të fermer- ëve në mënyrë që kostot e çer- tifikimit dhe konsulences të jenë më të vogla.

Qarku i Kukësit ka burime të

konsiderueshme minerale,

hidrike, pyjore, bujqësore dhe

blegtorale. Për nga natyra, këto

burime mund të vlerësohen e të

kthehen burim të ardhurash për

banorët e qarkut. Një qasje e

tyre drejt tregut si dhe një

kombinim i tyre me ofrimin e

shërbimeve turisitike do

favorizonin nga ana ekonomike

familjet dhe do ofronin një

burim të ardhurash për grupet

më në nevojë si gratë dhe të

rinjtë.

Qarku i Kukësit i ka dhënë

rëndësi të veçantë sektorit të

bujqësisë dhe turizmit.

Megjithëse një sërë produktesh

janë identifikuar si të

përshtatshme për treg akoma ka

pengesa të shumta për kalimin

me sukses të tyre në tryezën e

konsumatorit. Pengesat janë

nga më të ndryshmet: të natyrës

institucionale, infrastrukturore

por edhe të kapitalit njerëzor.

Shumë shpesh kemi hasur

studime të cilat kanë

identifikuar një sërë

aktivitetesh të mbarështimit

dhe kultivimit si edhe të

përpunimit por është parë një

mbulim i dobët i këtyre

projekteve në drejtim të

përmirësimit të marrëdhënieve

me tregun. Për me tepër

projektet dhe politikat kanë

vënë një synim forcimin e

strukturave madhore., si

infrastruktura fizike,

përmiresimi i logjistikës,

forcimi dhe konsolidimi i

fermave por pak është parë mbi

mundësitë e prodhuesve të

vegjël. Bujqësia është ende një

histori e prodhimit të fermerëve

të vegjël: gjysmë miliardë

fermerë, me parcela më pak se

dy hektarë vazhdojnë të

prodhojnë pjesën më të madhe

të ushqimit e të luftojne

varferinë. Tre të katërtat e të 1.2

miliard njerëz të varfër në botë

jetojnë në zonat rurale, dhe

shumica janë prodhuesit e

vegjël të cilët varen pjesërisht

ose plotësisht në bujqësi dhe

burime natyrore për jetesën e

tyre. Qeveritë, donatorët dhe

komunitetet e zhvillimit në

përgjithësi, si dhe sektori

privat, kanë përqafuar nevojën

për të mbështetur fermerët e

vegjël në tregjet bujqësore. Në

vënd të pyetjes se si të krijojmë

tregje që shërbejnë për të

varfërit të gjithë po pyesin si të

varfërit duhët të kthejnë tregjet

në dobi të vetes, pra të

plotësojne nevojat ushqimore

dhe të rrisin të ardhurat.

Bujqësia është ende një histori

e prodhimit të fermerëve të

vegjël: gjysmë miliardë

fermerë, me parcela më pak se

dy hektarë vazhdojnë të

prodhojnë pjesën më të madhe

të ushqimit e të luftojne

varferinë. Tre të katërtat e të

1.2 miliard njerëz të varfër në

botë jetojnë në zonat rurale,

dhe shumica janë prodhuesit e

vegjël të cilët varen pjesërisht

ose plotësisht në bujqësi dhe

burime natyrore për jetesën e

tyre. Qeveritë, donatorët dhe

komunitetet e zhvillimit në

përgjithësi, si dhe sektori

privat, kanë përqafuar nevojën

për të mbështetur fermerët e

vegjël në tregjet bujqësore. Në

vënd të pyetjes se si të krijojmë

tregje që shërbejnë për të

varfërit të gjithë po pyesin si të

varfërit duhët të kthejnë tregjet

në dobi të vetes, pra të

plotësojne nevojat ushqimore

dhe të rrisin të ardhurat.

Projekti ESFIM – “Produkte

Lokale në Rajonin e Kukësit”

është një projekt i cili ka për

qellim të vlerësojë potencialet

për treg të fermerëve të vegjël

të rajonit të Kukesit.

Projekti do vlerësoje se cilat

produkte janë më me leverdi

për fermerët. Sa e mundshme

është që këto produkte të

arrijnë tregjet. Çfarë duhët të

bëjmë në vitet në vijim që

fermerët e Kukësit të kenë

mundësi reale për shitjen e

këtyre produkteve. Çfarë

preferencash kanë konsumator

në vend (e ndoshta edhe ata

jashtë vendit) për produktet që

kanë origjinën prej këtij rajoni.

Çfarë duhet të bëjmë ne

(vendimarrësit lokal) për të

lehtësuar rrugën e këtyre

produkteve drejt tregut. Çfarë

duhet të bëj biznesi privat për të

forcuar lidhjet e fermerëve me

tregun (sigurisht duke ndjekur

inisiativen e tyre për fitime.

Çfarë duhet të bëjë a civile për

të forcuar orientimin e

fermerëve për treg? Si duhet të

nxisë një përfitim të barabartë

të grave dhe të rinjve në

krahasim me grupe të tjera të

popullsisë për të arritur tregun,

por edhe si një shtyllë të

sigurisë globale të ushqimit,

kujdestarë të burimeve

natyrore dhe biodiversitetit,

dhe pjesë e zgjidhjes ndaj

ndryshimeve klimatike?

Megjithë mangesitë te vogla

infrastrukturore bujqesor dhe

institucionale, edhe vende të

tjera ja dalin të nxjerrin në treg

produktet e tyre. Ripërtëritja e

traditës, respektimi i disa

kërkesave të sigurisë dhe

cilësisë, bashkëpunimi midis të

vegjëlve dhe shoqerim i

aktivitetit prodhues me

shërbimet turistike mund të

sjellin fitime të mira për

fermerët e vegjël.

Që produktet tona të arrijnë

tregun duhet të ndryshohet

mëndësia jonë ku jo vetëm

duhet të prodhohet e

magazinohet mirë por duhet të

kuptojmë se si të shesim së

bashku, se si të gjurmojmë

supermarketet, se si të arrijmë

kontrata kolektive, se si të

prodhojmë me standarte, se si

të marketojmë prodhimin e

fresket dhe atë të përpunuar.

Rasti i rakisë, reçelit, mjaltit të

gështenjës apo shembuj të tjerë

si ai i promovimit të mishit dhe

bulmetrave në zona të tjera të

Shqipërise mund të jetë i

arritshëm edhe për Kukësin.

Qarku po arrin së fundmi të

çertifikojë si produkt origjine

Mishin e Kecave të Hasit.

Përpjekje të tjera po bëhen për

nxitjen e turizmit dhe

promovimin e gështenjës dhe

mjaltit të Tropojës, Kumbullës,

promovimin e deleve rude dhe

asaj bardhoke si edhe rritjen e

prodhimit bulmetor nëpërmjet

promovimit të investimeve në

linja përpunimi, baxho e

thertore. Kjo pa larguar

vëmëndjen nga prodhimet e

peshkut si dhe konservimi i

tyre.