12

Click here to load reader

Eseja Forma e Duhur

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Eseja Forma e Duhur

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËSFAKULTETI EKONOMIKDEGA: FINANCË- BANKËLËNDA: MIKROEKONOMIPEDAGOGU: GENTI BEQIRI

Ese argumentuese

Tema: Tregu i paisjeve elektroshtëpiake: “ Gjeni mallra bashkëplotësues dhe zëvendësues të produkteve të këtij tregu. Gjeni të paktën dy raste jashtësisë në këtë treg dhe komentoni zgjidhjen e ofruar në këtë rast.”

Endri Aliaj, Esmeralda Baze, Maringlen Flaga, Suada Osmani

Grupi FB 104

TIRANË, Janar ,2010Fakti që jetojmë në një botë në të çilën burimet janë të kufizuara e të

pamjaftueshme, na detyron që midis alternativave të mundshme të përdorimit të

Page 2: Eseja Forma e Duhur

këtyre burimeve, të zgjedhim më të mirën, në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona individuale. Perderisa individet nuk mund të plotësojnë nevojat me produktet e prodhuara prej tyre, ata janë të detyruar të dalin në treg, si blerës apo si shitës. Ballafaqimi në treg i shitësve dhe blerësve përçakton çmimin e tregut dhe sasinë e tregtuar dhe të prodhuar për çdo produkt.1

Tregjet marrin shumë forma dhe kemi disa lloje tregjesh: Konkurencë e plotë Konkurrencë monopolistike Oligopol MonopolTregjet plotësisht konkurues janë ato tregje ku mallrat që ofrohen për shitje janë të

gjithë të njëjtë dhe ku ka shumë shitës e shumë blerës, saqë asnjë nga këta shitës ose blerës nuk ndikon mbi çmimin e tregut. Monopol është ai lloj tregu ku kemi vetëm një shitës dhe shumë blerës dhe shitësi i vendos vetë çmimin. Oligopol quhet ai treg ku ka pak shitës, të çilët jo githmonë konkurrojnë agresivisht midis tyre.2 Tregu qe ne do të studjojmë, tregu i paisjeve elektoshtëpiake është konkurrencë monopolistike, në të cilin ka shumë shitës dhe shume blerës, por secili ofron një produkt paksa të ndryshëm. Meqënëse produktet në këtë treg nuk janë saktësisht të njëjtë cdo shitës ka njëfarë aftësie të caktojë cmimin për produktin e vet, pra mallrat e diferencuar i japin shitësit karakteristikat e një monopolisti.

Tregu i paisjeve elektroshtëpiake ka një shumëllojshmëri produktesh dhe nga nje gamë e gjërë produktesh kemi përzgjedhur për këtë studim kondicionerin.Kondicioneri i parë u krijua më 1902 nga Willis Haviland në New Yourk dhe me kalimin e kohës u bë një paisje elektroshtëpiake e përdorur në masë. Dy funksionet kryesore të tij janë:

1. Kontrolli i temperaturës.2. Kontrolli i lageshtisë së ajrit.

Por kondicioneri nuk është i vetmi produkt në treg përsa i përket funksionit të tij. Blerësit i drejtohen blerjes së kondicionerëve për aq kohe sa ata janë të të aftë dhe kanë mundësi të përballojnë cmimin e tij. Në rastë se ata blerësit nuk janë të aftë dhe nuk kanë mundësi të përballojnë blerjen e një kondicioneri atëherë ata i drejtohen produkteve zëvendesuse. Zëvendësuesit janë shpesh cifte mallrash të cilët përdoren në vend të njëri tjetrit.

Në rastin e kondicionerit në dimër zëvendësusi i tij do të ishtë kaloriferi, ndërsa në sitën e veres zëvendësusi i kondicionerit është ventilatori.Por si ndikon “luhatja” e cmmit të kondicionerit e mallrat zëvendësus në vijën kërkesës!Nëse do të rritej cmimi i kondicionerit sasia e kërkuar për këtë mall do të ulej sepse funksionon ligji i kërkesës, por kërkesa për kondicionerin është edhe elastike sepse ka

1 http://univlora.edu.al/personel/epulaj/kapituj%20ekonomi%20dhe%20organizim/kapitulli%20I-NJE%20VESHTRIM%20I%20PERGJITHSHEM%20MBI%20SHKENCEN%20EKONOMIKE.doc ( format word)2 Leksioni nr 4 Mikroekonomia “Forcat e tregut të ofertës dhe kërkesës” U.E.T.

Page 3: Eseja Forma e Duhur

zëvendësus, si p.sh. kaloriferi e ventilatori. Ndikimit e “luhatjes” së cmimit në vijën e kërkesës e shohim në grafikun e mëposhtëm.

GRAFIKU 1

Nga grafiku 1 shohim se një verë e nxehtë apo dimër tepër i ftohtë shkakton që blerësit të kërkojnë më shumë kondicioner pra kemi një zhvendosje të vijës së kerkeses lart djathtas gjë qe shakton rrjedhimisht rritjen e cmimit të kondicionëve. Por rritja e cmimit në ekuilibrin e ri bën që një sasi blerësish të heqin dorë nga alternativa e blerjes së koncionerit për shkak se nuk janë të aftë ta përballojnë atë cmim. Këta blerës do të kalojnë në alternativën e dytë pra në blerjen e kaloriferit apo ventilatorit. Pra do të kemi një rritje të kerkeses për këta mallra zëvendësus.

Page 4: Eseja Forma e Duhur

GRAFIKU 2

Cdo ndryshim i cili pakëson sasinë që duan të blejnë blerësit për një cmim të dhënë e zhvendos vijën e kërkesës majtas poshtë. *(grafiku 2)Pra cdo ndryshim i cili do të pakësonte kërkesën për kondicionera do të shkaktonte zhvendosjen e vijës së kërkesës majtas poshtë dhe uljen e cmimit me vendosjen e një ekuilibri të ri E1.Nuk duhet të harrojm të përmendim dhe mallrat bashkëplotësus.Mallra bashkëplotësus janë cifte mallrash të cilët përdoren së bashku. Në mallrat bashkëplotësus një rritje e cmimit të njërit con në ulje të kërkeses për tjetrin.Si mall bashkeplotësus për kondicionerin do të përmendim filtrat e ajrit të cilat ndrohen në intervale kohore.Nqs do të kishim një rritje të kërkeses për kondicioneë si në grafikun.1 atëherë do të kemi një rritje të kërkesës për filrat e ajrit dhe vija e kërkesës për filtrat e ajrit do të zhvendoset si në grafikun.1 nga D në D1.Nqs do të kishim një ulje të kërkesës për kondicionera si në grafikun.2 atëherë do të kemi një ulje të kërkesës për filtrat e ajrit dhe vija e kërkesës për filtrat e ajrit do të zhvendoset si në grafikun.2 nga D në D1.

Page 5: Eseja Forma e Duhur

Por dhe kondicioneri si cdo produkt tjetër në treg ka eksternialitetet e tij. Natyrshëm lind pyetja se cfarë janë eksternalitetet? Kur aktiviteti i një njësie (një person, ose një frymë) ndikon në mënyrë direkte në mirëqënien e një njësie tjetër jashtë mekanizmit të tregut, ky efekt njihet me emrin eksternalitet. Kjo pasi një njësi ndikon drejtëpërdrejtë në mirëqënien e një njësie tjetër që është "e jashtëme" për të (Rosen, 2003)3. Eksternalitetet ose jashtësitë mund të jenë dy llojesh:

1. Pozitive Kur aktiviteti i një njesie (një person, ose një frymë) ndikon në mënyrë pozitive direkt në mirëqënien e një njësie tjetër jashtë mekanizmit të tregut, ky eksternalitet është pozitiv.

2. Negative Kur aktiviteti i një njësie ekonomike ndikon negativisht në mirëqënien e një njësie tjetër ekonomike jashtë mekanizmave të tregut.

Reagimet ndaj eksternialiteteve janë të ndryshme. Në rastin e eksternialiteteve pozitive pothuajse nuk ka reagim fare ndërsa në rastin e eksternialiteteve negative ka reagime të cilat ndahen në reagime private dhe publike(shtetërore). Reagimet private janë marveshje midis palëve që bëjnë pjesë në jashtësi. Tek këto reagime hynë: teorema Çoase, bashkimet dhe marrveshjet soçiale. Reagimet publike ose shtetërore janë: krijimi i tregut, taksat pigouviane, subvençionet dhe normat ligjore ose sanksionet.

1.Së pari kondicioneri realizon përpunimin e ajrit të ambjentit nëpërmjet procesit të kondesimit, me anë të paisjes dalëse nxirret lagështia e ajrit në formë uji së bashku me mikroorganizma të dëmshme për shëndetin e njeriut. Përdorimi i kondicionerit nga disa persona ndikon mbi jetën e soditësve duke shfaqur sëmundje të ndryshme alergjike për shkak të bakterjeve, kërpudhave dhe organizmave të paqendrueshëm të cilat derdhen sëbashku me ujin në narytë.

2.Së dyti përdorimi i feronit (gaz CFC - klorofluorokarbon ) për procesin e ftohjes, i njëtë si tek frigoriferi, shakton efektin serë.

Analizuam tregun e produkteve elekroshtepiake duke marrë në shqyrtim konkretisht kondicionerin. Pamë se si ndikon luhajta e cmimit te mallrat zëvendësus ku dolëm në përfundimin që rritja e cmimit të njërit conte në rritjen e kërkesës për tjetrin.Konkretisht për kondicionerin mall zëvedsusë në verë është ventilatori, ndërsa në dimër është kaloriferi. Kur rritej cmimi i kondicionerëve, rritej kërkesa për kalorifer apo ventilatorë.

Gjithashtu shqyrtuam mallat bashkëplotësus ku dolëm në përfundimin që një rritje e cmimit të njërit con në një ulje të kërkesës për tjetrin. Në rastin e kondicionerit mall bashkëplotësus është filtri i ajrit dhe nëqoftëse rritet cmimi i kondicionerit automatikisht do të kishim një ulje të kërkesës për filtrat e ajrit.

3 Rosen, H. (2003) Financa Publike. Tiranë. albin

Page 6: Eseja Forma e Duhur

Zgjidhja e jashtësisë së dytë do të ishte përdorimi i HC-12a, i cili është komplet organik dhe në bazë të rregullave mbi mjedisin dhe disa grupeve ambjentaliste është përgjigja mbi sigurin, efektivitetin cmimin e lire si dhe mbrojtjen e ozonit. Tek jashtësitë negative reagimet janë të shumta marrim si shembull konsumimin e energjisë nga paisjet elektroshtëpiake. Duke ditur se shumiça e enrgjisë prodhohet nga Teç-et të çilat punojnë me qymyr mund të kemi shkarkim gazrash të tepert nga konsumimi i lartë i elektroshtëpiakeve. Shkarkimi i gazrave në ambient krijon një nga më të famshmet jashtësi negative atë të ngrohjes globale. Për shkarkimin e gazrave në ambient janë mobilizuar shumë vende dhe ndër to është dhe vendi ynë i çili ka firmosur konventën e Ahrusit në vitin 2000. Kjo konvent thotë që qeveria duhet të informoj popullsinë mbi shkarkimin e gazrave dhe si krijohet ai. Pra me anën e reklamave sensibilizuese siç ndodh në gjithë vendet e botës qeveria jonë duhet të sensibilizoj popullsinë që të mos përdor energji të tepërt, ta këshilloj të mos lerë elektroshtëpiaket ndezur kot dhe gjatë natës ti heqi dhe prizat sepse dhe lënia e spinave në prizë konsumon energji. Pra e vetmja politikë që mund të ndjekim është ajo e sensibilizimit të popullsisë pasi as politika e taksave dhe as ajo e normave ligjore nuk mund të këshillohet në tregun e elktroshtëpiakeve dhe se si përdoren ato brënda familjeve.

Biblografia:

Page 7: Eseja Forma e Duhur

Leksioni nr 4 Mikroekonomia “Forcat e tregut të ofertës dhe kërkesës” U.E.T.

Rosen, H. (2003) Financa Publike. Tiranë. albin

Marrë nga: http://univlora.edu.al/personel/epulaj/kapituj%20ekonomi%20dhe%20organizim/kapitulli%20I-NJE%20VESHTRIM%20I%20PERGJITHSHEM%20MBI%20SHKENCEN%20EKONOMIKE.doc ( format word), [ parë për herë të fundit 25.01.2010.]

Page 8: Eseja Forma e Duhur

Vlerësimi i pedagogut: Pikët:

I. Parashtrimi i tezës së esesë:

II.

III. Argumentimi:

IV. Përfundimi:

Totali