22
PLANI MËSIMOR FIZIKA 10

Fizika 10-11

  • Upload
    lediep

  • View
    256

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fizika 10-11

PLANI MËSIMOR

FIZIKA 10

Page 2: Fizika 10-11

HYRJE

Planifikimi i programit të lëndës së fizikës për klasën e 10-të ka karakter sugjerues. Ai shërben si model si dhe i ndihmon mësuesit në zbatimin me efikasitet të programit dhe të shfrytëzimit të tekstit mësimor.

Mësuesit mund të ndryshojnë numrin e orëve për secilën pjesë apo kapitull, në varësi të nevojave të nxënësve dhe mundësive të mësimdhënies.

Rezultatet e të nxënit të tematikës “Madhësitë fizike, matjet dhe njësitë matëse” janë të ndërthurura me ato të tematikave të tjera. Materiali ndihmës gjendet në tekstin mësimor, te Shtojcat.

Pavarësisht se në planifikimin e programit nuk përmendet zhvillimi i rregullt i ushtrimeve, ato janë pjesë e çdo ore mësimore.

Kompetencat kyçe si dhe rezultatet e të nxënit sipas tyre gjenden në fund të këtij materiali. Kompetencat e fushës si dhe rezultatet e të nxënit sipas tyre gjenden në programin lëndor të fushës së shkencave të natyrës, për shkallën V.

Me mirënjohje do të pranonim çdo vërejtje apo sugjerim që ndihmon për përmirësimin e këtij materiali.

PLANI MËSIMOR VJETOR, FIZIKA 10

36 javë x 2 orë në javë = 72 orë

Pjesa A: Forcat dhe lëvizja (30 orë)

Pjesa B: Elektriciteti (20 orë)

Pjesa C: Valët (22 orë)

Tematika Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës

Shtator – Dhjetor

26 orë

Janar – Mars

24 orë

Prill – Qershor

22 orë

NDËRVEPRIMET

Pjesa A

Pjesa A, kapitulli 1-5 (26 orë)Madhësitë skalare dhe vektoriale. Lëvizja dhe vendndodhja

Pjesa A, kapitulli 6 (4 orë) Astronomia

2

Page 3: Fizika 10-11

Forcat dhe lëvizja

(30 orë)

Forcat dhe forma Forcat dhe lëvizja Sasia e lëvizjes dhe impulsi Efekti rrotullues i forcave Përsëritje, ushtrime, test

ENERGJIA

Pjesa B: Elektriciteti (20 orë)

Pjesa C: Valët (22 orë)

Pjesa B (20 orë)Rrjeti elektrik qendror Ngarkesa elektrike Rryma dhe tensioni në qarqe Rezistenca elektrike Ushtrime, përsëritje, test

Pjesa C (22 orë)Vetitë e valëve Përdorimi i valëve Valët e dritës Zëri Ushtrime, përsëritje, test

SHKALLËZIMI DHE MATJET1

Përdorimi i instrumenteve matës

Matjet, madhësitë fizike, njësitë matëse.

PLANIFIKIMI 3 – MUJOR, FIZIKA 10

TREMUJORI I: SHTATOR – DHJETOR

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

I; II.1, 2, 3, 4, 6, 7; III; IV.1, 2, 4 ,5; V.2,3; VI; VII.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/lëndës

1.a, b, c, d; 2.a, b, c, d; 3.a, b, c.

Nr. Tematika/ Temat mësimore Situata e parashikuar e të nxënit Metodologjia Vlerësimi Burimet1 Orët mësimore të planifikuara për tematikën Shkallëzimi dhe matjet janë të shpërndara në tematikat e tjera. Në Librin e Nxënësit ato gjenden te “Shtojcat”, në fund të tij.

3

Page 4: Fizika 10-11

kapitulli(orë)

dhe veprimtaritë e nxënësve

1 Pjesa A

Kapitulli 1: Lëvizja dhe vendndodhja

(5 orë)

Madhësitë skalare dhe vektoriale

Listimi i 5-10 madhësive që maten në fizikë, si p.sh. koha, gjatësia, sipërfaqja, pesha, shpejtësia.

Demonstrim: një gotë e vogël 50ml futet brenda një gote të madhe 4l. Ena e madhe mbushet me ujë deri në majë. Pastaj hidhet një monedhë në gotën e vogël. Nxënësit punojnë në çift për të përshkruar mënyrat e ndryshme sipas të cilave lëviz monedha, përfshirë shpejtësinë, largësinë, zhvendosjen.

Hulumtim

Zbulim

Demonstrim

Diskutim

Eksperiment

Punë në grupe

Projekt

Veprimtari praktike

Kërkim në internet

Vëzhgim

Vlerësim i përgjigjeve me gojë ose me shkrim

Vlerësim i produkteve të veprimtarive praktike

Vetëvlerësim

Vlerësim në çift

Vlerësim i punës në grup

Prezantim me gojë ose me shkrim

Postera

Video

Kronometër

Trupa me forma të ndryshme

Metër

Kohëshënues

Rrafsh i pjerrët me pjerrësi të ndryshueshme

Enë me vëllim 50ml dhe 2l

Monedha

Rrotulla

Karroca laboratori

Trupa me masa të ndryshme

Forcëmatës

Susta me elasticitet të ndryshëm

Fije elastike

2 Shpejtësia. Shpejtësia mesatare. Grafikët e varësive largësi-kohë.

Eksplorimi i shpejtësive të mjeteve dhe llojeve të ndryshme të transportit.

Demonstrimi, me anën e një rrafshi të pjerrët me pjerrësi të vogël dhe e një karroce laboratorike, i ndryshimit ndërmjet shpejtësisë së çastit dhe shpejtësisë mesatare.

3 Nxitimi. Matja e nxitimit.

Përshkrimi i madhësive fizike që përdoren për lëvizjen si dhe njësitë matëse të tyre.

Matja e nxitimit të rënies së lirë (veprimtari praktike).

4

5 Grafikët e varësive shpejtësi-kohë.

Plotësimi i të dhënave mbi lëvizjen e një makine të fotografuar në pozicione të njëpasnjëshme, që paraqitet në një poster.

Ndërtimi i grafikut të varësisë së shpejtësisë nga koha dhe shpjegimi i

4

Page 5: Fizika 10-11

gradientit.

Test

Kodi i sigurisë rrugore

Sfera qelqi me diametër 1-2mm

Glicerinë ose vaj

Sfera plasteline

Sfera të vogla

Fletë metalike ose kartoni me forma dhe përmasa të ndryshme

Foto dhe materiale nga burime të ndryshme të informacionit

6 Kapitulli 2 Forcat dhe forma

(4 orë)

Forcat. Njësia matëse e forcës.

Konkurs mbi llojet e forcave, të mësuara në klasat e mëparshme.

7 Forca rezultante. Forcat e baraspeshuara dhe të pabaraspeshuara

Tërheqja e litarit.

Tërheqja e një objekti nga dy forca që formojnë kënd midis tyre.

8 Fërkimi. Studimi i fërkimit me aparatin e treguar në figurën 2.9, në faqen 23.

9 Ndryshimet e përkohshme të formës.

Veprimtari praktike. Studimi i ligjit të Hukut.

10 Kapitulli 3Forcat dhe lëvizja

(5 orë)

Forca, masa dhe nxitimi. Ligji II i Njutonit

Hulumtim i marrëdhënies ndërmjet forcës, masës dhe nxitimit, duke ndryshuar masat e trupave që vendosen në karrocën e laboratorit.

11 Veprimtari praktike: Ligji II i Njutonit

12 Fërkimi dhe frenimi. Largësia e ndalesës së sigurt.

Eksperimente të thjeshta për matjen praktike të kohës së reagimit dhe të shpejtësisë së frenimit.

Kodi rrugor dhe rëndësia e njohjes dhe respektimit të tij.

13 Nxitimi për shkak të forcës së rëndesës. Pesha.

Veprimtari praktike: Hulumtimi i shpejtësisë fundore.

14 Rezistenca e ajrit dhe shpejtësia fundore.

5

Page 6: Fizika 10-11

15 Kapitulli 4Sasia e lëvizjes dhe impulsi

(5 orë)

Sasia e lëvizjes. Sasia e lëvizjes dhe nxitimi.

Vëzhgimi i lidhjes së masës me shpejtësinë e trupave gjatë goditjes, njëri në prehje, ose të dy në lëvizje. (demonstrim)

Demonstrim: goditjet joelastike dhe pothuaj elastike.

16 Impulsi dhe goditjet.

17 Veprimtari praktike

Ligji i ruajtjes së impulsit

18 Projekt: Siguria e makinës.

Shkaqet e përplasjes së makinave, në cilat raste dëmi është më i madh dhe elementet e sigurisë në makinë që zvogëlojnë dëmtimin e njeriut nga përplasja.

19 Ligjet e lëvizjes të Njutonit

Pavarësisht numrit të forcëmatësve të lidhur me njeri-tjetrin, forca që ata tregojnë është e njëjtë - demonstrim.

Identifikohen forcat në fotot e gjetura në internet dhe bëhet dallimi ndërmjet forcave të veprimit dhe kundërveprimit dhe forcave të baraspeshuara.

20 Kapitulli 5Efekti rrotullues i forcave

(4 orë)

Momenti i forcës. Baraspesha.

Demonstrime të zbatimit të momentit të forcës.

21 Veprimtari praktike

Rregulla e momenteve

22 Qendra e rëndesës Qendra e rëndesës e objekteve të ndryshme. Qendra e rëndesës te njerëzit (meshkuj – femra, fëmijë – të rritur, shpendë dhe kafshë) dhe mënyra e

6

Page 7: Fizika 10-11

lëvizjes së tyre.

23 Veprimtari praktike

Lidhja mes momentit të forcës dhe qendrës së rëndesës

24 Përsëritje dheushtrime

Listat e kontrollit në fund të çdo kapitulli.

Ushtrime të përgjithshme dhe për teste25

26 Test Test përmbledhës

TREMUJORI II: JANAR – MARS

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

I; II.1,2,3,4,6,7; III; IV.1, 2, 4 ,5; V.2,3; VI; VII.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/lëndës

1.a, b, c, d; 2.a, b, c, d; 3.a, b, c.

Nr. Tematika/kapitulli(orë)

Temat mësimore Situata e parashikuar e të nxënit Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Vlerësimi Burimet

1 Pjesa A

Kapitulli 6 Astronomia

Sistemi diellor Demonstrime, prezantime, diskutime rreth materialeve të gjetura në internet.

Hulumtim

Zbulim

Vëzhgim

Vlerësim i

Foto dhe materiale nga burime të ndryshme të informacionit.2 Forcat

gravitacionale

7

Page 8: Fizika 10-11

(4 orë)

Demonstrim

Diskutim

Eksperiment

Punë në grupe

Projekt

Veprimtari praktike

Kërkim në internet

përgjigjeve me gojë ose me shkrim

Vlerësim i produkteve të veprimtarive praktike

Vetëvlerësim

Vlerësim në çift

Vlerësim i punës në grup

Prezantim me gojë ose me shkrim

Test

Maket i sistemit diellor

Model për eklipset

Priza

Përcjellës

Çelësa elektrikë

Llamba ekonomike

Poster i qarkut shpërndarës unazor

Poster i rregullave të sigurisë nga elektriciteti

Shufër qelqi

Shufër ebaniti

Elektroskop

Gjenerator i Van de Grafit

Tullumbace

Poster i strukturës së një printeri

Ampermetër

Voltmetër

Përcjellës prej materialesh të ndryshme, me gjatësi dhe seksion të ndryshëm

3 Galaktikat. Rruga e Qumështit. Evolucioni i yjeve.

4 Ushtrime Ushtrime mbi astronominë në fund të kapitullit 6 dhe nga ushtrime të përgjithshme dhe për teste të pjesës A.

5 Pjesa BKapitulli 7Rrjeti elektrik qendror

(4 orë)

Përdorimi i elektricitetit.

Qarku shpërndarës unazor.

Lidhja e prizave.

6 Mjete sigurie. Izolimi i dyfishtë dhe tokëzimi.

Rregullat e sigurisë për mbrojtjen nga elektriciteti.

7 Efekti termik i rrymës elektrike. Energjia elektrike. Fuqia. Rryma alternative dhe rryma e vazhduar (AC dhe DC).

Llambat ekonomike dhe përdorimi i tyre.

8 Veprimtari praktike

Skica/maketi i instalimit elektrik të një banese.

9 Kapitulli 8 Ngarkesa elektrike

(4 orë)

Ngarkesat brenda atomit. Elektrizimi me fërkim. Bashkëveprimi i ngarkesave.

Demonstrime të elektrizimit me fërkim, me induksion dhe me kontakt, nga jeta e përditshme.

Demonstrime dhe diskutime:

Vendosni kokëposhtë, mbi kokën e gjeneratorit të Van de Grafit, një duzinë kanoçesh koka-kole. Vini në punë gjeneratorin dhe do të vini re se kanoçet në majë do të bien njëra-pas tjetrës. Kjo sepse forca e peshës mbi secilën kanoçe (me

10 Bashkëveprimi ndërmjet objekteve të ngarkuara dhe të pangarkuara.

11 Elektroskopi me fletë ari.

8

Page 9: Fizika 10-11

përjashtim të së sipërmes) është më e madhe se forca shtytëse elektrostatike. Këtë shpjegim kërkojeni nga nxënësit.

Si krijohet rrufeja?

Burim rryme, bateri

Llamba

Kalibër

Vizore

Poster i simboleve të qarqeve elektrike

12 Përdorimet e elektricitetit statik. Probleme që shkaktohen nga elektriciteti statik.

Si funksionon printeri?

Punë në grup: Cilat janë disa nga problemet që krijon elektriciteti statik?

13 Kapitulli 9 Rryma dhe tensioni elektrik në qarqe

(4 orë)

Përcjellësit, izoluesit dhe rryma elektrike.

Analogjia e qarkut elektrik me qarkun hidraulik.

Pse zogjtë nuk i zë korrenti kur qëndrojnë mbi një nga telat e tensionit të lartë? Kur do t’i zinte korrenti? Pse?

14 Matja e rrymës dhe tensionit. Simbolet e qarkut elektrik.

Lidhja e ampermetrit dhe voltmetrit në qarkun elektrik.

15 Qarqet në seri dhe në paralel.

Pse ngjasojnë qarqet në seri dhe në paralel me rrugët një-kalimshe dhe dy-kalimshe? Si funksionon rruga dy-kalimshe nëse njëri kalim bllokohet?

Pse disa pajisje shtëpijake nuk lidhen asnjëherë në seri?

16 Veprimtari praktike

Studimi i qarqeve elektrikë në seri dhe në paralel.

17 Kapitulli 10 Rezistenca elektrike

(5 orë)

Rezistenca. Rezistenca specifike.

Demonstrim: lloje të ndryshme rezistencash.

Kushtet e përdorimit të rezistencave të ndryshme dhe të veçanta.

18 Përdorimi i rezistencave. Rezistenca të veçanta.

9

Page 10: Fizika 10-11

Krahasimi grafik i qarkut në seri me qarkun në paralel.

19 Matja e rezistencës. Ligji i Omit. Rezistenca e qarkut në seri dhe në paralel.

20 Veprimtari praktike

Studimi i ligjit të Omit

21 Qarku elektrik i përbërë

Pse përdoren qarqet e përbëra?

22 Përsëritje Listat e kontrollit në fund të çdo kapitulli.

Ushtrime të përgjithshme dhe për teste.23 Ushtrime

24 Test Test për pjesën B

TREMUJORI III: PRILL – QERSHOR

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

I; II.1,2,3,4,6,7; III; IV.1, 2, 4 ,5; V.2,3; VI; VII.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës/lëndës

1.a, b, c, d; 2.a, b, c, d; 3.a, b, c.

Nr. Tematika/kapitulli

(orë)

Temat mësimore Situata e parashikuar e të nxënit Metodologjia dhe

veprimtaritë e nxënësve

Vlerësimi Burimet

10

Page 11: Fizika 10-11

1 Pjesa C

Kapitulli 11 Karakteristikat e valëve (5 orë)

Çfarë janë valët? Përshkrimi i valëve.

Studimi i valëve me anën e enës së valëve.

Hulumtim

Zbulim

Demonstrim

Diskutim

Eksperiment

Punë në grupe

Projekt

Veprimtari praktike

Kërkim në internet

Vëzhgim

Vlerësim i përgjigjeve me gojë ose me shkrim

Vlerësim i produkteve të veprimtarive praktike

Vetëvlerësim

Vlerësim në çift

Vlerësim i punës në grup

Prezantim me gojë ose me shkrim

Test

Enë valëzimi

Pasqyrë e rrafshët

Bankë optike ose: thjerra të mysëta dhe të lugëta, burim drite, vizore

Fibër optike

Poster i valëve elektromagnetike

Fotografi të përdorimit të valëve elektromagnetike, marrë nga interneti.

Diapazon

Prizëm qelqi

Disk i Njutonit

2 Ekuacioni i valës. Gjatësia e valës dhe frekuenca.

3 Veprimtari praktike

Studimi i lidhjes mes gjatësisë, frekuencës dhe periodës së valës.

4 Pasqyrimi dhe përthyerja e valës.

Antenat televizive.

5 Difraksioni i valës.

6 Kapitulli 12 - Përdorimi i valëve (4 orë)

Spektri elektromagnetik.Përdorimi i valëve elektromagnetike.

Si përdoren valët elektromagnetike në varësi të vetive dhe karakteristikave të tyre? – punë në grupe.7

8 Komunikimi me anë të valëve. Trupi i zi.

Historiku i komunikimit me anë të valëve.

9 Kapitulli 13 - Valët e dritës (4 orë)

Pasqyrimi i dritës. Krijimi i shëmbëllimit nga pasqyra të rrafshëta.

Veprimtari praktike: shëmbëllimet nga pasqyra e rrafshët.

10 Përthyerja. Pasqyrimi i plotë i brendshëm i dritës.

Veprimtari praktike: shëmbëllime nga pllaka e qelqit.

11 Përdorimi i pasqyrimit të brendshëm të plotë.

Ndërtimi i periskopit të thjeshtë (detyrë në shtëpi).

Pse sistemet bashkëkohore të komunikimit përdorin fibra optike?

12 Zbërthimi i dritës. Ngjyra e trupave.

Si krijohet ylberi?

13 Thjerrat. Pse syzet përbëhen nga thjerra?

11

Page 12: Fizika 10-11

shëmbëllimet e thjerrave.

Sistemi optik i syrit.

14 Veprimtari praktike

Shëmbëllimi i thjerrave.

15 Kapitulli 14 Tingulli

(4 orë)

Valët zanore. Orkestra me mjete rrethanore.

16 Matja e shpejtësisë së valëve zanore.

Demonstrime: Matja e shpejtësisë së zërit me tub rezonance dhe oshiloskop.

17 Karakteristika të valëve zanore (pasqyrimi, shpërhapja, lartësia dhe frekuenca, brezi i dëgjimit, intensiteti) .

Vegla të ndryshme muzikore dhe karakteristikat e tyre.

18 Projekt Ndotja nga zhurmat

19 Ushtrime Listat e kontrollit në fund të çdo kapitulli.

Ushtrime të përgjithshme dhe për teste.20 Përsëritje

21 Test Test përmbledhës për pjesën C.

22 Konkluzione vjetore

KOMPETENCAT KYÇE DHE REZULTATET E TË NXËNIT

12

Page 13: Fizika 10-11

I. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehuritNxënësi:1.shprehet përmes një forme komunikimi, për një temë të caktuar në një material (prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore;2.diskuton në grup në mënyrë konstruktive, në një kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informacion për një temë të caktuar nga

fushat mësimore ose nga jeta e përditshme;3.përdor drejt strukturën dhe rregullat e drejtshkrimit në kontekste dhe forma të ndryshme të shkrimit, si: ese, e-mail (postë elektronike), letër formale dhe

joformale etj.;4.prezanton një projekt artistik, humanitar, eksperimentues etj. nga fusha të ndryshme mësimore, të hartuar individualisht dhe në grup, për një temë të

caktuar, duke përdorur në mënyrë efektive teknologjinë informative dhe teknologji të tjera;5.përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënit e informacioneve

të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.

II. Kompetenca e të menduaritNxënësi:1.prezanton në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore

apo për një temë të caktuar, ofron argumente për zhvillimet aktuale lidhur me temën përkatëse (p.sh.: temë nga shkenca, nga kultura, nga arti, nga sporti, nga shëndetësia, nga shoqëria, nga mjedisi etj);

2.krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për trajtimin e temës së njëjtë, argumenton saktësinë, rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara më parë dhe i prezanton gjetjet kryesore para të tjerëve në forma të ndryshme shprehëse, duke përdorur teknologjinë informative;

3.harton një detyrë me tekst, apo krijon një situatë logjike nga jeta e përditshme, e cila përmban një mesazh që kërkon zgjidhje matematikore apo një problem shkencor, duke u bazuar në njohuritë paraprake dhe prezanton mënyrën/procedurën e zgjidhjes së problemit para të tjerëve;

4.modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të caktuar nga një fushë mësimore, duke e zbërthyer në hapa të vegjël dhe jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit;

5.llogarit me saktësi koston e buxhetit të planifikuar për një aktivitet të caktuar (p.sh.: ekskursion, përvjetor i shkollës, konkurs, program arsimor për TV etj.), e prezanton atë me gojë dhe me shkrim para klasës, duke përdorur arsyetimin matematikor;

6.gjykon vërtetësinë e një rezultati të dhënë (p.sh.: rezultatin e një detyre nga matematika, shkencat, shoqëria, mjedisi etj.) i cili mund të jetë gjetur me zbatimin e formulave të njohura ose me përdorimin e procedurave të caktuara dhe nxjerr përfundime për vërtetësinë e gjykimit të dhënë;

7.prezanton me sukses rezultatet e punës së një detyre eksperimentale për një temë të caktuar nga ndonjë fushë mësimore (p.sh.: nga shkencat, teknologjia etj.) të realizuar në laborator, në ambientet e shkollës apo diku tjetër, përmes përdorimit të teknologjisë informative dhe jep argumente që lidhin rezultatet e punës eksperimentale me udhëzimet teorike;

8.krijon një vepër artistike me pamje dy dhe tridimensionale me mesazhe nga një fushë mësimore dhe shpjegon para moshatarëve hapat e ndjekur për krijimin e veprës;

9.krijon një situatë për marrjen e një vendimi për jetën e vet ose zgjidhjen e një problemi me interes shoqëror, lidh vendimin me pasojat në mënyrë të përgjegjshme dhe e prezanton gjatë një debati me moshatarë në një kohëzgjatje të caktuar.

III. Kompetenca e të nxënit

13

Page 14: Fizika 10-11

Nxënësi:1.demonstron shkathtësi funksionale në lexim, në shkrim, në matematikë, në jetën e përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një

detyre apo aktiviteti dhe gjatë të nxënit të dijeve të reja në ndonjë fushë të caktuar mësimore;2.shfrytëzon në mënyrë efektive përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre,

aktiviteti, në ndonjë fushë të caktuar mësimore. Diskuton dhe ndan përvojat me të tjerët për mënyrat më praktike të shfrytëzimit të përvojave paraprake në arritjen e dijeve të reja;

3.parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi apo detyre të një teme të caktuar, bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura, të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejshëm të të nxënit për temën apo problemin e caktuar;

4.zgjidh një problem të caktuar mësimor ose një situatë nga jeta e përditshme. Në bazë të një planifikimi të dhënë dhe në bazë të rezultatit të fituar, vërteton saktësinë e planifikimit dhe tregon me shembuj se si do të zbatojë strategjinë e ndjekur edhe në situata dhe kontekste të tjera gjatë të nxënit;

5.përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900 fjalë, për vetëvlerësimin e përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar dhe veçon në fund të përmbledhjes disa çështje që vërtetojnë përparimin e vet dhe disa nevoja të domosdoshme për përmirësimin e avancimit të mëtejshëm;

6.shfrytëzon, në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë informative dhe burime të tjera të informimit për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar, të cilat më pas i analizon, i klasifikon dhe i paraqet para të tjerëve përmes TIK-ut dhe ndonjë forme tjetër të shprehjes;

7.paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritura (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.);

8.shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna nga ndonjë burim informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë, ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij. Vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh.: burime të informacionit në libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj).

IV. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisinNxënësi:1.përgatit, prezanton, drejton dhe merr pjesë në një fushatë të informimit të qytetarëve për një fushë apo temë të caktuar, duke u mbështetur në ide të reja,

bazuar në rezultate të pritshme të përcaktuara qartë (p.sh.: fushatë informimi për mbrojtjen e mjedisit, sigurinë, shëndetin etj.);2.demonstron shprehi organizative në punët individuale dhe në ekip përmes situatave reale në detyrat e veçanta mësimore, duke menaxhuar potencialin

individual dhe atë të grupit, si dhe kohën, rreziqet dhe buxhetin në dispozicion;3.harton një projekt me faza të menaxhuara mirë (individualisht ose në grup) duke shkëmbyer, konsultuar dhe informuar të tjerët si dhe duke identifikuar

dhe vlerësuar burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet e pritshme;4.analizon gjendjen e mjedisit (në klasë, në shkollë, në komunitet apo më gjerë), pasojat e ndotjes, propozon alternativa për mbikëqyrje dhe menaxhim të

drejtë të gjendjes së vlerësuar më të ndjeshme dhe inicion zgjidhje konkrete.

V. Kompetenca personaleNxënësi:1.analizon përparësitë dhe dobësitë personale, duke evidentuar masat përmes të cilave synon të mbështesë avancimin personal në përparësitë që ka dhe

masat përmes të cilave synon të përmirësojë dobësitë personale;2.merr pjesë ose udhëheq një grup pune, që bashkëpunon me përfaqësues të komunitetit për të ndihmuar moshatarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit, të

14

Page 15: Fizika 10-11

cilët kanë probleme shëndetësore, sociale, ekonomike etj.;3.bën zgjidhje të bazuara në informacione dhe në përvoja të drejta për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien nga rreziqet e ndryshme në jetën e përditshme

(p.sh.: nga përdorimi i duhanit, i alkoolit, i drogave, nga marrëdhëniet e hershme seksuale, nga zgjedhjet e gabuara ushqimore, nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit etj.);

4.vepron në jetën e përditshme në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme, duke përzgjedhur mënyra të shëndetshme jetese, dieta të lejuara nga mjeku, ushtrime të koordinuara drejt, apo duke iu përgjigjur në mënyrën e duhur situatave të rrezikshme me të cilat mund të ndeshet në jetën e përditshme.

VI. Kompetenca qytetareNxënësi:1.paraqet në forma të ndryshme të të shprehurit, mënyrën e funksionimit të mjedisit të vet shoqëror në nivel lokal dhe me gjerë, duke dhënë shembuj

konkretë se si mund të përmirësohet funksionimi i tij, p.sh.: në strukturën organizative, në rregullat e veprimit, në publikimin e pritshmërive, në bashkëpunimin me qytetarë etj.;

2.demonstron shembuj konkretë të mbrojtjes së mjedisit natyror dhe atij të krijuar nga njeriu në aktivitete të jetës së përditshme në shtëpi, në klasë, në shkollë dhe në komunitet;

3.diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal për çështje publike, shoqërore, historike, natyrore etj., dhe jep propozime për zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar;

4.përshkruan në formë verbale ose të shkruar, mundësinë e përdorimit të internetit dhe të informacioneve në mënyrë të përgjegjshme për tema të caktuara dhe argumenton domosdoshmërinë e përdorimit të drejtë të tyre.

VII. Kompetenca digjitaleNxënësi:1.përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive;2.përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore;3.gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediesh;4.zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe në mediet digjitale;5.diskuton për përparësitë dhe kufizimet që vijnë nga përdorimi i teknologjive në jetën e individit, shoqërisë apo komunitetit;6.tregohet më i pavarur në procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies.

15