16
E PËRJAVSHME, INFORMATIVE, POLITIKE, EKONOMIKE, SOCIALE, KULTURORE VITI l Nr.13 E premte, 16 Maj 2014 Adresa: Bulevardi “George W. Bush”, Nr.15/1, Tiranë e-mail: [email protected] Kryeredaktor: Agim Zeka Mob: +355 69 21 15 769 Marketing: +355 69 40 55 244 Viktor Martini, i burgosur qysh në moshën 16-vjeçare, me gjithë familjen kanë bërë 104 vjet burg politik gjatë periudhës së diktaturës komuniste. TELEGRAME NGUSHELLUESE vijon f.2 PATATJA E NXEHTË: Transporti i drogës, argument i luftës së paprinciptë politike ... Mjaft me lloqe: Shqiptarët duan shtetin dhe ekonominë... Jo lëmoshë, por drejtësi e rehabilitim real për të përndjekurit politikë Ish-Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, i dërgon telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Turqisë, zotit Abdullah Gül dhe kryeministrit të Turqisë, zotit Recep Tayyip Erdogan fq. 5 Nga Arben KARAPICI Nga Mirela BOGDANI PROBLEM: Pas manisë për t’u bërë të gjithë me mastera, tani duan të bëhen të gjithë me doktoratura Në vend të një “Ese-je” ndërmjetëse RRËFENJA BURIMORE TALEBANE fq. 12 fq. 14 fq. 7 Nga Armando MOSHO Ku e çoni vendin politikanë? Editorial Intervista faqe 2 Emigracion Abdurrahim ASHIKU A duhet të vikasim “Urraaa…” për toponimet? P o bëhen disa ditë që politika, media dhe mediu- met, po meren me “pataten e nxehtë” të rradhës, çështjen e narkotrafikut, ose thënë ndryshe, të transportit të hashashit që, tashmë, për hir të së vërtetës, s’i takon vetëm Lazaratit. Është “patate e nxehtë” e rradhës, sepse sa herë që Shqipëria diskutohet për të ngjitur një shkallë në drejtim të përfshirjes politiko-ekonomike Konkuistadorët e politikës faqe 4 Debati mbi arsimin dhe katrahura e titujve shkencore Teoria e kaosit Institucionet dhe arti, (sh) përdorimi pushtetit dhe humbja e besimit Shqiptarë, mjaft ëndërruat pasurimin brenda një nate, mjaft besuat se fati mund t`ju vijë nga lojërat e fatit, mjaft me vjedhje… fq. 8 Introduksion me pjesë korale

Fryma Re Nr13

  • Upload
    frdal

  • View
    270

  • Download
    10

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fryma Re Nr13

E PËRJAVSHME, INFORMATIVE, POLITIKE, EKONOMIKE, SOCIALE, KULTURORE VITI l Nr.13 E premte, 16 Maj 2014

Adresa: Bulevardi “George W. Bush”, Nr.15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Agim ZekaMob: +355 69 21 15 769Marketing: +355 69 40 55 244

Viktor Martini, i burgosur qysh në moshën 16-vjeçare, me gjithë familjen kanë bërë 104 vjet burg politik gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

TelegraMe ngushelluese

vijon f.2

PATATJA E NXEHTË: Transporti i drogës, argument i luftës së paprinciptë politike ...

Mjaft me lloqe: Shqiptarët duan shtetin dhe ekonominë...

Jo lëmoshë, por drejtësi e rehabilitim real për të përndjekurit politikë

Ish-Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, i dërgon telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Turqisë, zotit Abdullah Gül dhe kryeministrit të Turqisë, zotit Recep Tayyip Erdogan

fq. 5

Nga Arben KARAPICI

Nga Mirela BogdANI

ProbleM: Pas manisë për t’u bërë të gjithë me mastera, tani duan të bëhen të gjithë me doktoratura

në vend të një “ese-je” ndërmjetëse

rrëfenja buriMore Talebane

specializantët në pjesën më të madhe të rasteve i bëjnë rojet me detyrim nën kërcënimin dhe shantazhin e mjekëve ordinatorë, apo të shefave të

shërbimeve, shpeshherë janë e vetmja shpresë për pacientin e ngratë, jeta e të cilit varet në fije të perit në një pjesë të rasteve.

fq. 12

fq. 14 fq. 7Nga Armando MoSHo

Ku e çoni vendin politikanë?

edito

rial

inte

rvist

afaqe 2

emigracion

Abdurrahim ASHIKU

A duhet të vikasim “Urraaa…” për toponimet?

Po bëhen disa ditë që politika, media dhe mediu-met, po meren me “pataten e nxehtë” të rradhës,

çështjen e narkotrafikut, ose thënë ndryshe, të transportit të hashashit që, tashmë, për hir të së vërtetës, s’i takon vetëm Lazaratit. Është “patate e nxehtë” e rradhës, sepse sa herë që Shqipëria diskutohet për të ngjitur një shkallë në drejtim të përfshirjes politiko-ekonomike

Konkuistadorët e politikës

faqe 4

Debati mbi arsimin dhe katrahura e titujve shkencore

Teoria e kaosit

Institucionet dhe arti, (sh)

përdorimi pushtetit dhe

humbja e besimit

shqiptarë, mjaft ëndërruat pasurimin brenda një nate, mjaft besuat se fati mund t`ju vijë nga lojërat e fatit, mjaft me vjedhje…

fq. 8

Introduksion me pjesë korale

Page 2: Fryma Re Nr13

FAQE 2 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

aktualitet...TelegraMe ngushelluese

Ish-Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, i dërgon telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së

Turqisë, zotit Abdullah Gül dhe kryeministrit të Turqisë, zotit Recep Tayyip Erdogan

editorial

Po bëhen disa ditë që politika, media

dhe mediumet, po meren me “pataten e nxehtë” të rradhës, çështjen e narkotrafikut, ose thënë ndryshe, të transportit të hashashit që, tashmë, për hir të së vërtetës, s’i takon vetëm Lazaratit. Është “patate e nxehtë” e rradhës, sepse sa herë që Shqipëria diskutohet për të ngjitur një shkallë në drejtim të përfshirjes politiko-ekonomike të vendit drejt Bashkimit Europian, në Tiranë sajohen “patate të nxehta” nga prushi i politikës së dy partive kryesore parlamentare, PD dhe PS. Shumica e partive të tjera që ndjekin një nga këto të dyja, rendin pas berihajit sipas shprehjes “ta turbullojmë njëherë që të kthjellohet”, pa pyetur për interesin kombëtar dhe aspiratën europianiste të shumicës absolute të shqip-tarëve.

Megjithëse në gjithë këtë zallamahi duket sikur “qeni nuk e njeh të zone”, po t’i shohim pak me kujdes dhe në retrospektivë ngjarjet, dalim në një konkluzion: kjo klasë politike blu-pink-rozë që sundon sot parlamentin, nuk e do Evropën. Ka një komplot të hapur ose të heshtur midis elitës së tyre (ndoshta në bash-këjetesë me grupe më të gjëra antishqiptare në rajon e më gjërë) për të sajuar pengesa kundër antarësimit të vendit tonë në këtë organizëm, ku vendit dhe popullit tonë iu dha rasti për herë të parë në histori të hyjnë së bashku, qysh nga koha e Konstandinit të Madh. Njëherë pretekst i mungesës së konsensusit parlamentar për ligjet që kërkon BE del

“kontestimi” për një anëtar të këshillit bashkiak të rre-thit në Fier!, njëherë opozita tensionon situatën me greva për nivelin e standardit të zgjedhjeve të pranuara nga monitoruesit ndërkombëtarë, njëherë opozita ngrihet për zgjedhje të pjesshme në Korçë, ku kamera të fshehta sjellin publikisht rrethana, të cilat publiku i di mirë, se ka vite që i përjeton nga të dyja krahët e vjetër të politikës e, së fundi, ngjarja e divjakës e cila nga opozita e sotme po sulmohet sipas parimit “kali që zihet e shin vraun”. Të flasim pak më gjatë për këtë.

Shqipëria nuk është vetëm një vend prodhues i lëndës së parë të drograve të forta, si hashashi dhe cannabis sativa brenda teritorit të saj, pasi ajo është edhe një deltë e rëndësishme e transportit të drograve të forta të grupeve ndërkombëtare kriminale që

vinë nga Lindja për në Perën-dim. Ndoshta, ashtu si me thy-erjen e embargos së naftës ndaj makinerisë së Miloshevicit nga Pd dhe Presidenti i parë demokrat, S. Berisha, shtegu i drogës, që si një lakmues e vërtetoi ambientin skëter-ror skandali i divjakës, ishte gjetur si oksigjen lehtësues për qeverisjen e demokratëve gjatë tetë vjetëve të qeverisjes së tyre. Për këtë konkluzion nuk do shumë mend. Mjafton fakti që diferenca e lëndës së parë të prodhuar dhe asaj të kapur është shumë e madhe, të le të kuptosh se kapjet kanë qenë ndaj atyre që nuk pagua-nin gjobën te politika, kurse pjesa tjetër përfundonte në destinacionet e huaja. Nuk dihet nëse në Shqipëri prod-hohet vetëm lënda e parë apo ka impjante moderne për prod-himin e lëndës përfundimtare të drogave të forta dhe trafiku zhvillohet i dyfishtë.

dihet se në Shqipëri, në kohën e demokratëve, janë prodhuar droga të tilla përfun-dimtare për konsum si ekstazi, duke konkuruar prodhimin holandez, si në cilësi, ashtu edhe në çmim, duke furnizuar me këtë mall tregjet rajonale. dihet, gjithashtu, që kampioni i prodhimit të cannabis ka qenë fshati Lazarat (tashmë ka shumë të tillë), i cili është i rrjeshtuar politikisht në krah të Pd, madje këtë komunë e drejton prej një kohe shumë të gjatë në këto 23 vjet Pd dhe, kryetari aktual i komunës është nga kjo forcë politike.

Nuk e dimë se përse Pd, e cila votoi një ligj tepër agresiv ndaj drejtuesve të komunave që toleronin mbjel-ljen e lëndëve narkotike në komunat e tyre, nuk ka reaguar ndaj kryetarit të saj aktual të fshatit të hashashit dhe nuk e ka prekur atë gjatë kohës kur ajo qeveriste, kohë e cila

korrespondon me kohën kur lazot kapërcyen ylberin. Kulmi i poshtërimit të shtetit ndaj fshatit të drogës ka qenë kohët e fundit kur policia e shtetit të rrethit gjirokastër zhvillon ndeshje futbolli me djemtë e Lazaratit dhe, me një sim-bolikë kriminale, nga mediat deklarohet se “policia e humbi ndeshjen”.

Shkurt, nga njëra anë ish-kryeministri, ua lë prasin në dorë buzëqumshtëve të Ramës e thërret “ta gëzoni pra-sin” e divjakës, ndërsa Rama dhe ministri i tij kaotik e prob-lematik i Brendshëm thërrasin me vitalitet e papërgjeshmëri se “prasin e drogës e gjetëm mes jush’. Asnjëri prej tyre nuk shqetësohet se shqiptarët të gjithë mund të konsiderohen si personazhet mafiozë të filmit “Taken” të autorëve antishqip-tarë Luc Besson & Robert M Carmen.

Askush prej tyre nuk pyet për verdiktin e shtetit ligjor, të institucioneve kope-tente ligjore që kanë për detyrë të meren me çështjen. Për ta nuk ekziston prokuroria dhe verdikti i saj. Kjo është edhe arsyeja se përse ne kemi heshtur këto ditë. FRd është një parti që respekton institu-cionet dhe flet pas tyre për të shpjeguar situatën e paraqitur nga politika subjektivisht. Për çështje teknike flasin ekspertët e ligjit dhe të hetimit. Politika flet pas tyre.

A është Shqipëria një Kolumbi? Ne nuk e besojmë se jemi në pikën kritike të vdekjes. Fëmijët tanë dhe të gjithë ne nuk e meritojmë të quhemi ashtu siç po dëshiron politika: Kolumbia e Evropës.

Ne duam të jemi thjesht euro-pianë. Kolumbi po përpiqen ta quajnë dhe ta kthejnë poli-tikanët e të dyja krahëve për interesa të tyre të ngushta materialiste dhe antishqip-tare. Më e pakta që mund të thuhet është fakti se kjo klasë politike pëdëisto-socialise ka dështuar dhe nuk e meriton të quhet elita politike e shqip-tarëve, të cilët nuk e besojnë më hajdutin plak e maskara që thërret i strukur nga bo-drumet e SHQUP-it: “Kapeni hajdutin” dhe kryeministrin aktual që flet për mushkonja e kërcënon të “mos kalohet vija e kuqe!”.

Kjo klasë politike e të dy krahëve ngjan me ca konkuistadorë mizorë që kanë zaptuar teritorin e poli-tikës me zjarr dhe hekur, me dredhi, drogë dhe helm kundër të ardhmes së shq-iptarëve. Kjo klasë është antieuropianiste dhe shkon kundër dëshirës së shqip-tarëve. Ashtu si në Ukrahinën sllavo-ortodokse, këta duan të na kthejnë të zhgënjyer në drejtim të armiqve të shqip-tarëve, Rusisë së Putinit, drejt Lindjes. Sot ka ardhur koha që të gjithë të mendohemi mirë para zgjedhjeve tona të rradhës, pasi askush nga ne nuk e meriton të quhemi se jemi nga pak eskobarë, se jemi pro rusë, Lindorë e aziatikë në tendencat tona politike e qytetërimore, por se jemi, në thelb, europia-nistë e pro perëndimorë, se nuk jemi personazhet e këqij me të cilët lufton në film Lian Neelson, por se kemi të njëjtin gjak e ANd etrusk të romanëve.

Konkuistadorët e politikës

I nderuar zoti President, mësova me shqetësim dhe dhimbje aksidentin tragjik në mini-erën e qymyrgurit Somas, ngjarje që ka tronditur mbarë Turqinë. Në këto momente

të trishtuara për Ju dhe popullin turk, më lejoni të shpreh keqardhjen e thelle për këtë katastrofë industriale, më të rëndën në historinë moderne të vendit tuaj, t’ju shpreh gjithashtu dhimbjen për viktimat si dhe urimin shpresëdhënës për të plagosurit. Unë dhe familja ime, zoti President po ndjekim me vëmendje zhvillimet në vëndin e katastrofës dhe dëshërojmë që familjet e prekura nga kjo fatkeqësi të gjejnë kurajo e forcë për të sfiduar dhimbjen.

I nderuar zoti Kryeministër!Në këto momente të rënda për Ju, Qeverinë që drejtoni si dhe për popullin turk,

unë dhe familja ime ju jemi pranë në dhimbjen e tronditjen që po përjetohet në të gjithë Turqinë. Gjithashtu zoti Kryeministër më lejoni të ndaj me ju dhimbjen për humbjen e jetës së minatorëve, ndërsa uroj me shumë dëshirë një shërim të shpejtë të të plagosurve. Zoti u dhëntë forcë familjarëve të minatorëve që kanë humbur jetën në këtë katastrofë industrial, për të përballuar hidhërimin që ndjejnë nga tragjedia.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkom-bëtar në Shq-

ipëri i dha dritën jeshile Qeverisë për këstin e rrad-hës prej 26.5 milionë euro, të cilat do të shkojnë në buxhet për të shlyer dety-rimet e prapambetura që shteti u ka bizneseve. Pas dy javë bisedimesh nëTira-në me Ministrinë e Finan-cave, atë të Ekonomisë dhe Bankën Qendrore, FMN vendosi të jape këtë shumë, pasi financat kanë arritur të realizojnë të ardhurat në buxhet, aq sa kishin premtuar. Megjithatë, shefi i këtij misioni, Nadeem Ilahi tha se Qeveria ka përpara tri sfida, të cilave duhet t'u jape patjetër një zgjidhe.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se jemi drejt një zgjedhjeje të problemeve në sektorin energjetik dhe për këtë Qe-veria po punon me Bankën Botërore. Sa i përket të ard-hurave në buxhet, zoti Cani raportoi se, katër muajt e pare të 2014-ës kanë sjellë 85 milionë dollarë më shumë në buxhet, krahasuar me të njëjtën periudhë të një

viti më parë. Sipas Ministrisë së Financave, deri tani janë dhënë 200 milionë dollarë për të shlyer borxhet ndaj bizneseve, ndërsa pritet që futja e këtyre parave në ekonomi të sjellë për pjesën tjetër të vitit një rigjallërim të situates ekonomike në vend.

FMN: Sfidat e Shqipërisë, energjia, pronat, pensionet

Page 3: Fryma Re Nr13

FAQE 3 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

reforma territorialeaktualitet ...

Konsensus e profesionalizëm për reformën territorialeNga Shkëlzen PUCI

Durrës

Opozita larg Reformës Territoriale

Çështje e rëndësishme mund të thuhet se është Reforma Territoriale, mirëpo jo shumëkush e mendon kështu.

Ndarje e zakonshme e kahëve politikë për reformat në tërësi që nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, (përjashtojmë rastin e ndry-shimeve që gjetën konsenus në Kuvend me idenë e Ramës dhe Berishës për të dëmtuar rëndë partitë e vogla). Çfarë po ndodh realisht me “Reformën Territoriale”? Nëse marrim dhe analizojmë Qarkun e Durrësit, ku ka 16 njësi (6 bashki dhe 10 komuna), ku censiusi fundit nxorri një popullsi prej 430.000 banorësh, kupton qartë se diçka nuk shkon. Lindin shumë pyetje dhe dilema, nëse kjo reformë duhet apo jo, por në realitetin e Qarkut të durrësit ku jetoj, mendoj se është një reformë tepër e vonuar. Kemi njësi vendore,(komuna) që drejtohen nga avantazhi i votave prej 10, 100, apo edhe 200, që në vetvete nuk arrijnë dot të mbledhin minimumin e të ardhurave dhe mbeten peng i granteve të Qe-verisë. Në datën 25 mars 2014, mora pjesë në Pallatin e Kulturës në durrës, ku ministri Çuci dhe deputeti socialist Fino, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, z. Dako dhe Prefektin e Qarkut, z. Xhelili, ndërmorën një konsultë publike në lidhje me Reformën Territoriale. Pjesa e parë, ekspozeja e z. Çuci dha një panoramë përmbledhëse dhe konkrete, mirëpo në vija të trasha u tha që situata ishte tepër kaotike (një ç’organizim i organizuar) mund edhe të thuhet, mirëpo për asnjë moment nuk dëgjova se si do të zhvillohej kjo reformë. Në cilat pika do të ndërhyhej në Qarkun e durrësit. Kalimet e zakonshme të humorit nga z. dako te z. Fino, si dhe sikleti i ndërmjetëm që ndante ministri Çuci (për nga niveli i ulët ku përfundoi konsulta publike), më krijuan idenë se mazhoranca aktuale, do ta bëjë reformën, por me moton “t’u pa e t’u bo”. Nuk u hodh në sallë asnjë ide konkrete, u analizuan më shumë shifrat aktuale, duke i ndërthurur me idenë se, qëprej 1992-it, vendi ynë nuk ka patur një ndarje që përputhet me num-rin dhe aspektin gjeografik të popullsisë. Realisht sot në Qarkun Durrës kemi komuna si (Cudhi, Thumanë), apo Bashki si (Manëz e Sukth) që me një plan të mirfilltë apo reformë në qelizë, mund të bashkohen me komuna apo bashki akoma më të rëndësishme.

Mazhoranca aktuale ka një numër të mjaftueshëm

votash në Kuvend që reformën territo-riale ta mbyllte edhe pa praninë e opoz-itës. Mirëpo, sa mund të jetë e dobishme kjo për një vend si Shqipëria, ku e keqja më e madhe vjen nga politika? Partia demokratike, në mendimin tim per-sonal, është përfshirë në një “reformë” apo rifreskim organesh të brendshme dhe jep disa herë argumenta dhe disa herë alibi në lidhje me mos praninë e saj në komisionin e reformës territoriale.

Nëse do të ndalemi në një argu-ment tepër bazik, mendoj se mosmbajtja e një konsensusi në rastin e Statusit të nëpunësit civil, i jep ndoshta të drejtën Pd-së për të mos marrë pjesë. Mirëpo ka një problem, se në shumicën e ras-teve Partia demokratike anatemon edhe argumenta të tjerë si (po thirremi në një komision, në përfundim të të cilit do të vendosë vetë PS-LSI).

Mosmarrja pjesë në komisionin e reformës territoriale, i mbart mbi supe z. Basha, por jo vetëm, një mëkat tepër të madh, pasi nuk ka sesi të kërkojë

pa dhënë më parë. Spiralja e reformës territoriale më shumë ka zhvilluar në brëndësi të z. Basha idenë nëse duhet të mbarojë një herë me reformën brenda Pd, pa më pas të kalojë në reformën territoriale.

Mosprania në komisionin përkatës do të ndikojë negativisht pasi një ndarje e tillë në kushtet aktuale dhe në efektet e saj në zgjedhjet e 2015-tës, për të cilat PD-ja nuk di ku është sot e jo më ku mund të jetë nesër.

Realisht, mosprania e opozitës në komision si dhe mos krijimi i një plani konkret reforme nga mazhoranca, janë në sinkroni me modelin e të bërit të punëve në Shqipërinë tonë të dashur, ku mjerisht në shumicën e rasteve, fatet

e vendit mbeten në duart e dy kahëve politikë.

Jam i mendimit se Fryma e Re demokratike, mund të bëhet pjesë në komisionin e reformës territoriale, pasi ka faktuar si në zgjedhje, ashtu edhe në terren, që gëzon një popul-laritet pavarsisht “dinakërisë” së kodit zgjedhur që e penalizoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë. do të kundërshtohem mbase nga ithtarët e Pd-së, apo juristët bashkëkohorë duke më kujtuar ligjet, rregulloret, apo edhe funksionimin e Kuvendit, duke me sjellë në vëmendje se FRd-ja nuk ka asnjë përfaqësim në Kuvend. Unë preferoj një reformë më mirë me përfaqësim brënda apo edhe jashtë Kuvendit, sesa një reformë me video-projektor, apo me skype.

Mbase mendimet personale shumëkush që lexon këtë opinion mund t’i konfondoi me qëndrimet e FRd-së, mirpo janë tërësisht personale dhe tepër të lirshme, pasi më rezulton se në FRd secili thotë mendimin e tij, pa pasur nevojë për urdhëra verbalë, apo me shkrim.

Reshjet përmirësojnë situatën energjetike

Niveli në liqenin e Fierzës është 289.2 metra ndërsa prurjet 177 metër kub ujë

në sekondë

Si rrjedhojë e sasisë së reshjeve që kanë rinisur ditët e fundit është përmirësuar ndjeshëm situata

energjetike në vend, duke rritur nivelin e ujit në liqenet e hidrocentraleve më të mëdha.

Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fier-zës është 289.2 metra, ndërsa prurjet 177 metër kub ujë në sekondë. Niveli në liqenet e Komanit dhe Vaut të dejës është përkatësisht 171.2 dhe 74.3 metra, ndërsa prurjet anësore janë në vlerat e 140 dhe 261 metër kub ujë në sekondë. 15 milionë kilovatorë në ditë po prodhohen nga hidrocentralet e vendit dhe po në të njëjtat nivele është konsumi energjetik.

deri tani, në vend gjatë këtij viti janë prodhuar 6.2 megavatorë energji elektrike, ndërsa prurjet e shumta kanë rritur edhe rezervën hidrike në lumin drin. Në këto kushte, burime nga KESH thonw se nevoja për import gjatë muajve të nxehtë të stinës së Verës do të jetë e ulët dhe parashikohet që vetëm CEZ të kryejë operacione të tilla për të mbuluar humbjet në rrjet.

Ndërkohë, Korporata është duke eksportuar 3 milionë kilovatorë në ditë drejt Kosovës. Mungesa e linjës së inter-konjeksionit vazhdon të penalizojë shkëmbimet energjetike mes dy vendeve dhe të sjellë kosto më të larta për blerjen e energjisë. Duket se, dy vendet do të rrisin shkëmbimet en-ergjetike vetëm nga fundi i vitit 2015, kohë kur pritet të ketë përfunduar ndërtimi i linjës së interkokensionit 400 kw/orë.

Page 4: Fryma Re Nr13

FAQE 4 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

intervistë me zotin Viktor Martini, ish i burgosur politik, krijuesi i të parës shoqatë të të përndjekurve politikë të diktaturës, në shkodër

Viktor Martini

intervista... Viktor Martini, i burgosur qysh në moshën 16-vjeçare, me gjithë familjen kanë bërë 104 vjet burg politik gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Jo lëmoshë, por drejtësi e rehabilitim real për të përndjekurit politikë

ne në Shqipëri, me të ardhë në push-tet, më 1992, Pd-ja gaboi tepër rëndë kur filloi krijimin e kultit Stalinian të Sali Berishës, duke e quajtur kolosi i demokracisë, legj-endari, shpëtimtari i popullit shqiptar etj. Populli e kuptoi më së fundi se ishte plotësuar te Beri-sha kulti i individit dhe më së fundmi e rrëzoi si të tillë vitin që shkoi.Por ai mbetet një Stalin me të gjitha tiparet e tij.Por, edhe koha

nuk e lejoi të bëjë më shumë se ç’bëri. dhe unë falenderoj Zotin për këtë.

Fryma e Re: Në Shqipëri funksionon qëprej disa vitesh

Instituti i Rehabilitimit të të Përndjekurve Politikë. A

mendoni se është realizuar ky proces?

V. Martini: dua të theksoj se në vitin 1991, në ish-palestrën e lojrave me dorë të klubit 17 Nëntori, në Tiranë, u organizua greva e urisë e të persekutuarve politikë në shkallë kombëtare. Në atë kohë parlamenti kishte mazhorancë socialiste. Parla-menti në fjalë na dha pafajsinë, aprovoi dhënien e shpërblimit, premtoi punësim e shkollim për fëmijët e kësaj shtrese e shumë e shumë premtime, por në fund, pas disa qeverisjeve të alternuara Pd-PS, erdhi zhgënjimi i madh i braktisjes 23 vjeçare. dhe qëprej disa vitesh, gjatë qeverisjes së Pd-së, u krijua Instituti i rehabil-itimit. Një emër qesharak, pasi ne u paskëm dashtë rehabilituar si në kohën e PPSH-së. Jo, zotërinj politikanë të djeshëm e të sotëm, ju duhet të rehabilitoheni, për të na dhënë ato që keni aprovuar në seancat e zgjatura parlamentare, duke u tallur me plagët tona. Jo lëmoshë, por drejtësi dhe drejtësi do të thotë që filizat e rinj të shkol-luar sot nëpër universitetet e botës së qytetëruar demokratike, të jenë përfaqësues në institucionet e zyrat shtetërore. Lëmoshat u përkasin të varfëve. Ne kemi nevojë për pjesëmarrje në të gjitha organet shtetërore dhe në të gjitha fushat e jetës ekonomike e sociale të vendit. Vetëm atëhere do ta ndjenim fillimin e rehabiliti-mit real të shtresës sonë të vuajtur, por krenare, të lënë pas dore, por të aftë…

janë gjë tjetër, veçse blloqe betonesh, të cilëve iu vërsulëm me devocion, si don Kishoti mullijve të erës, por për arsye që as dreqi nuk e merr vesh, lamë të patrazuar diktatorë të mbrojtur nga satelitët e dik-taturës, të cilëve iu bënë gjyqe kafeshë(kështu i kam thënë Berishës në telefon), sa për t’i hedhur hi syve opinionit kombëtar dhe atij ndërkombëtar dhe që u shndërruan shpejt në diktatorë të rinj e i sollën vendit dëme të mëdha në gjithë këto vite të demokracisë së rreme.

Fryma e Re: Dihet se ju jeni një nga organizatorët e

demonstratës për rrëzimin në Shkodër të bustit të Stalinit,

më 14 janar 1990. A ka patur Shqipëria “Stalinë” edhe në

këto vite të demokracisë?

V. Martini: Po, unë kam qenë një nga organizatorët e rrëzimit bustit të Stalinit në Shkodër. Për këtë jam arres-tuar, më13 janar të vitit 1990 e jam torturuar në mënyrën më shtazore dhe dërguar në Spitalin psikiatrik të Elbasanit, sipas metodave Staliniane. Atje, sëbashku me Ndoc Liqejzën, gjovalin Rrolbën,gjovalin Zefin, Pjerin Velinë dhe Pau-lin Shtjefnin, na mbajtën në gjendje komoje me anë injek-sionesh. Këta janë dhe dësh-mitarë të torturave çnjerëzore të asaj kohe. Nga papjekuria e organizatorëve, rrëzimi i bustit të Stalinit dështoi, më 14 janar 1990, sepse vetë disa nga or-ganizatorët, të devotshëm, por të paformuar, përhapën lajmin nëpër kafene, duke bërë që plani ynë të dështonte. Por, falë Zotit shpëtuam gjallë nga torturat. Stalini ishte simboli i diktatorit të egër dhe i kultit të individit.Te

Fryma e Re: Me riardhjen në pushtet të PS vitin e kaluar, në krye të këtij institucioni është emëruar një ish i burgosur

politik, zoti Bedri Blloshmi. E keni njohur dhe çfarë mendimi

keni për të?

V. Martini: Në këtë insti-tucion ishte zoti Miraka për disa vite. A mundi ai të realizonte dëshirat e tij për shtresën, të cilës i takonte vetë? Jo! U largua se ishte deri diku Berishian.Tani kemi Blloshmin. Vjen nga një familje e persekutuar me dy të vrarë e mbi 100 vjet burg e internim. Qendrimet e veprimet e tij uroj e besoj se do të jenë me shumë dinjitet. I uroj të dalë faqebardhë nga kjo provë e sfidë jo e lehtë që ka marrë përsipër si drejtues i shtresës fisnike, të cilën përfaqëson dhe t’u qendrojë besnik detyrimeve ligjore që ka shteti për këtë shtresë.

Fryma e Re: Ju, sigurisht i ndiqni zhvillimet politike në Shqipëri. Qëprej 2 vitesh zh-villon aktivitetin e saj politik, Partia Fryma e Re Demokra-

tike (FRD), e drejtuar nga ish-presidenti i vendit, z Bamir Topi. A mund të na thoni diçka

për këtë subjekt politik të së Djathtës shqiptare?

V. Martini: FRd.u krijua si opozitë e diktatorit të ri, Ber-ishës. E kam ndjekur aktivitetin e saj politik dy vjeçar dhe e rre-spektoj. Në një takim para se të mbaronte mandatin, Presidenti Topi, më priti përzëmërsisht. Në fjalët e para unë i thashë: “Kam ardhur për ngushëllim dhe për urim”. Ai mbeti disi i habitur, ndërsa unë pa i lënë kohë të më pyeste, vazhdova: “Po zoti President, ju ngushlloj se keni harxhuar kohë të gjatë duke i shërbyer një neodiktatori, por dhe ju uroj se, më në fund arritët të shkëputeni nga kthetrat e tij”. I vlerësoj liderët e kësaj force të re politike për guximin për shkëputjen e krijimin e kësaj partie me emër domethënës, Frymë e Re, sikundër uroj sin-qerisht ta përçojnë këtë frymë, për të cilën ka shumë nevojë politika jonë e plakur. Unë besoj se FRd do të dijë të korigjojë gabimet që çuan në zhgënjimin e madh të popullit shqiptar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe për të kompensuar kohën e humbur gjatë qeverisjeve neokomuniste të derisotme.

Në konkluzion: Shqiponja ka dy krerë e dy krahë. Kurrë njëra kokë nuk sulmon kokën tjetër që ka në trupin e vet. E të dy krahët sëbashku fluturojnë në hapsira të pafundme, në paqe e harmoni. Kështu duhet të jenë edhe shqiptarët, të mos hanë njëri-tjetrin, por të ecin përpara drejt principeve të pastërta mo-rale, sëbashku drejt një të ardhme të merituar si një nga popujt më të vjetër e të civilizuar të Evropës. Ky është urimi im dhe kërkesa e përshëndetja ime për popullin tim.

Shkrimtar dhe poet, z.Martini jeton prej

vitesh në SHBA, por ështëgjith-një shpirtërisht pranë Shq-ipërisë.Njëri nga inisiatorët e krijimit të së parës shoqatë të ish-të përndjekurve e burgo-surve politikë, më 1991.

Në librin e tij të parë rrën-qethës autobiografik, “Dësh-moj”, ka pasqyruar me realizëm vuajtjet dhe terrorin që ra mbi familjen e tij të nderuar dhe patriotike gjatë rregjimit ko-munist.

Njeri fisnik, besnik, i zgjuar, intelektual me sqimë, i dashur e me humor të shkëlqyer. Me pak fjalë njeri i kompletuar.

demokrat i flaktë dhe njeri me reputacion të madh në Shkodër e më gjërë, njeri i dëgjuar në sferat e inteligjencës shoqërore shqiptare dhe asaj politike pas viteve ’90.

Fryma e Re: Zoti Martini, ju jeni ndër krijuesit e parë të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë në Shkodër e më pas edhe në rang vendi. Sot në Shqipëri ka mbi 100 parti

politike dhe disa shoqata të të burgosurve e të të përnd-

jekurve politikë.Pse ka ndod-hur kjo sipas jush?

V. Martini: Në rradhë të parë ju falenderoj për mundësi-në që më jepni, qëpërmes gazetës tuaj të ripërsëris men-dimet e mia, që nuk push-uan kurrë, tash 23 vite.Kjo ka ndodhur se idealet e mia dhe të atyre që nuk janë më, nuk kanë qenë kurrë frymëzime për parà e karrige.

Unë isha vërtetë theme-lusi i parë në qytetin e Shkodrës i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë dhe kryetari i parë i saj.Më vonë isha dhe njëri nga nismëtarët për krijimin e kësaj shoqate në shkallë kombëtare e zv/kryetar i saj.Ju thoni me të drejtë se në vendin tonë ka mbi 100 parti e disa shoqata të persekutuarish politikë dhe doni të dini arsyet se përse ka ndodhur kjo.Kur diktatorët e kuptuan se po u vinte fundi, për të shpëtuar lëkurën menduan të vënë në funksionim pluralizmin politik, që nuk ishte tjetër, veçse një fabrikë djallëzore për të prodhuar sa më shumë parti.

Në fillimet e të ashtuqua-jturës demokraci shqiptare, Par-tia e vjetër e Punës, nuk lejoi të merrnin pjesë në votimet e para pluraliste partitë nacionaliste e gjithashtu edhe diasporën shqiptare dhe jo pa qëllim, por vetëm e vetëm që t’u jepte avantazh satelitëve (pjellave) të saj që të merrnin pushtetin e të vendosnin një urë kalimi, në mënyrë që diktatorët me duar

të përgjakura, të shpëtonin pa dhënë llogari në një proces gjyqë-sor të tipitNuren-berg. Mëvonë lejoi të krijo-heshin shumë parti dhe kjo ishte taktika mëdjal-lëzore e saj. Ne shqiptarëvesikur na pëlqen më shumë kryet e vendit sesa dalja nga skllavëria.Dhelpëra (Ramiz Alija) këtë e dinte mirë. Shq-iptarët, të trullo-sur nga stuhia i përngjanin një turme zogjsh që fluturonin me shpejtësinë e instinktit për të hyrë në pyll, duke menduar se nga ky pyll do ta sulmonin më fuqishëm gogolin e tyre(Diktaturën). Në këtë pyll u ndodh populli shq-iptar, që duke krijuar mbi 100 parti,la të mbijetonin diktatorët e iu dha shansin satelitëve të rinj të mbizotëronin mbi demokratët e vërtetë. Përsa ju doni të dini se, cila është arsyeja që të përndjekurit politikë u shpërbënë në disa shoqata,është për të ardhur keq për këta njerëz që dolën nga burgjet e kampet e diktaturës plot plagë si Krishti prej kryqit dhe nuk ditën të qëndrojnë të bashkuar në një shoqatë të vetme, e cila do ishte shkëmbi më i rrezikshëm ndaj diktaturës. Lind pyetja: Kush e përçau këtë shoqatë dhe si ndodhi kjo? Personi kryesor që iu kushtua shkatërrimit të kësaj shoqate ishte dhe është Sali Berisha. Ai iu vërsul si ski-fer me format më të ndryshme përt’i çorientuar e armiqësuar njëri me tjetrin dhe për fatin e keq tonin, vazhdojnë të ndod-hen edhe sot të përçarë në disa shoqata.

Fryma e Re: Në Shqipëri në këto mbi 23 vjet të quajtura

demokraci, kanë qeverisur dy parti: PD e PS, përkatësisht, PD mëse 13 vite dhe PS, afro 10 vite, ndërkohë që akoma nuk është bërë dekomunis-

tizimi i shoqërisë shqiptare. A ka një fajtor politik për këtë

dhe cili është?

V. Martini: gjatë 23 viteve, kur për mbi 13 vite ka qenë në pushtet Pd-ja dhe për afro 10 vite PS-ja,nuk ka qenë e mundur të bëhej dekomunistiz-mi i shoqërisë shqiptare. Pse, e

mendoni ju se një ish-komunist fanatik, që hipi në krye të push-tetit do të shkatërronte idealet e partisë nënë? Është pikërisht ky komunist i devotshëm, që nuk ndryshoias veten e as fatet e popullit shqiptar, bile bile shkaktoiturbullira, duke rrezi-kuar ta çojë popullin shqiptar drejt një lufte civile, i cili edhe në këto momente, po përpiqet të sjellë trazira të reja. Pra ky është dhe ai fajtori kryesor që kërkoni ju, por sigurisht nuk përjashtohen edhe të tjerë. Nëse kërkohet një fajtor politik, ai ështëPD-ja (Berisha) që u hoq si e djathtë para shqiptarëve, pasi, nëse do të ishte vërtetë e tillë, ajo duhet ta kishte bërë deko-munistizimin e shoqërisë shq-iptare, përmes gjykimit juridik të sistemit diktatorial, hapjes së dosjeve dhe rehabilitimit të vërtetë të shtresës së gjërë të të përndjekurve dhe të burgosurve politikë. Ndërsa nuk mund të pritej ta bënte një gjë të tillë PS-ja që vinte drejtpërdrejtë nga ish-nëna e saj PPSH, e cila bëri e bën çmos për t’i mbrojtur shkaktarët e tragjedisë shqiptare nga përballja me ligjin dhe gjy-kimin e tyre juridik e popullor.

Fryma e Re: Gazeta jonë “Fryma e Re”, në numrin e parë të saj, më 20 shkurt

2014, botuar me rastin e 23 vjetorit të rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha,

më 20 shkurt 1991, ka si titull të madh në faqen e parë:

“Busti ra, diktatorët jo…”. A mendoni se në Shqipëri kanë

rënë vërtetë diktatura dhe diktatorët?

V. Martini: Mua as më shkon ndërmend se kanë rënë diktatorët. Ne kemi rrëzuar bustet e diktatorëve,që nuk

Page 5: Fryma Re Nr13

FAQE 5 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

Nga Mirela BOGDANI

Drejtuese e Departamentit të Integrimit dhe

Marrëdhënieve me Jashtë

shqipëria e 2014-ës nuk është ajo e 1992-shit, sot ka me dhjetëra e qindra jo thjeshtë të diplomuar jashtë, por në universitete prestig-joze perëndimore, të cilët janë ofruar të japin kontributin në këtë reformë kaq të rëndësishme, por fatkeqësisht janë lënë jashtë procesit.

arsim/Titujt...

Debati mbi arsimin dhe katrahura e titujve shkencoreProblem: Pas inflacionizmit të bachelorit dhe masterave, fenomeni po shtrihet dhe në doktoraturat.

Pas manisë për t’u bërë të gjithë me mastera, tani duan të bëhen të gjithë me doktoratura

Këto ditë në fokusin e medias ka qenë

raporti i parë i komisionit të caktuar për reformën në arsimin e lartë dhe diskutimi i tij me grupet e interesit (kjo e fundit fjalë e madhe, se në fakt është përqendruar vetëm në departamente, por kjo është një çështje tjeter). Brenda ko-munitetit akademik ka pasur reagime të ndryshme për gjërat e reja që propozohen në raport, një pjesë e të cilave negative. Reaksioni më negativ vjen nga ajo pjesë e pedagogëve të cilëve masivizimi, inflacioniz-mi dhe degradimi i arsimit të lartë në dekadën e fundit i ka ardhur për shtat dhe për pasojë i intereson kjo "status quo". Në departamentet dhe senatet e universiteteve tona, janë krijuar gardhe fosilesh profesorati, të cilët emërojnë e mbajnë peda-gogë mediokër në mënyrën më klienteliste të mundshme, sepse kështu ruajnë "establish-mentin" dhe sigurojnë vazhdi-msinë. Sigurisht reformat dhe ndryshimet nuk i vijnë për shtat një pjese të konsiderueshme pedagogësh, shefash departa-mentesh, dekanësh e rektorësh, të cilët kanë vite pa bërë një punë shkencore dhe një botim origjinal, të ndryshëm nga kopjet apo përkthimet. Sigur-isht, sepse titujt i kanë marrë nëpërmjet qeverisë së rradhës apo zarfit dhe me reformat e propozuara në raport e dinë që do të vijë një ditë kur botimi i tyre on-line në anglisht do rezultojë plagjiaturë. Sigurisht, sepse janë të disa-punësuar dhe marrin nga 7 rroga, veç qenies edhe nëpër disa borde dhe reformat e propozuara do t’ua heqin këtë privilegj duke u dhënë mundësinë shumë individëve të aftë, bile dhe të diplomuar jashtë që për shkak të mungesës se "miqve me pushtet" rrinë rrugëve dhe në mëshirë të këtyre fosileve. Pra këta janë disa nga kategorirat që "kërcejnë" kundër reformës.

Personalisht mendoj se

reforma ishte dhe është im-perative, e domosdoshme dhe madje shumë e vonuar. Në humnerën në të cilën ka rënë arsimi i lartë shqiptar, me nivelin e tij të degradimit dhe të çvlerësimit, reforma duhet të jetë jo vetëm urgjente, por dhe shumë e thellë. Kam bindjen se shumica e propozimeve në raport do të ndihmojë në rritjen e cilësisë, standardeve të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në universitetet tona (ndonëse jam për masa edhe më të forta në funksion të cilë-sisë, si psh më duket tepër e ulët nota mesatare dysheme 6, si kriter kombëtar për hyrjen në testim në programin Bachëlor).

Por ajo për të cilën kam rezerva, është ekipi që po bën reformën. Përveç kryetarit të komisionit, një individ me kredenciale solide akademike (që e tregon puna si pedagog në një nga univesitetet më të mira të Anglisë), një pjesë e anëtarëve të komisionit janë gjysëm anonimë dhe shumica e tyre larg nominimit si "ek-spertë dhe studiues të arsimit të lartë" (siç thuhet në termat e referencës), për të mos u ndalur te përfaqësimi jo i drejtë sipas fushave, ku psh nga shken-cat sociale nuk ka asnjë për-faqësues (ndërëkohë që nga 11 anëtarë të komisionit tre vijnë nga biologjia). Por ajo që është më indinjuese dhe zhgënjyese është që një pjesë e anëtarëve të komisionit janë autorë dhe ak-torë të kazmës që iu vu deri dje arsimit dhe sot nxitojnë të dalin si reformatorë. Jam e sigurtë që kryetari i komisionit nga LSE do të kishte zgjedhur një ekip me më shumë ekpertizë dhe me kredenciale dhe ndërkombëtare akademike (pra edhe me indi-vidë të diplomuar jashtë, që i kanë të dy eksperiencat, atë akademike perëndimore, dhe atë shqiptare), nëse kjo gjë do të ish lënë në dorën e tij. Shqipëria e 2014-ës nuk është ajo e 1992-shit, pasi sot ka me dhjetëra e qindra jo thjeshtë të diplomuar jashtë, por në universitete pres-tigjoze perëndimore, të cilët janë ofruar të japin kontributin në këtë reformë kaq të rëndë-sishme, por fatkeqësisht janë lënë jashtë procesit.

Një çështje tjetër e ra-portit dhe e reformës, e duk-shme edhe në debatet tel-evizive, është ajo e financimit të universiteteve. Pjesa e bux-hetit të alokuar për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është vërtetë e ulët, por kjo nuk është arsyeja kryesore pse universitetet tona kanë degra-

dur në këtë gjendje. Rritja e buxhetit nuk është ai "magic ëand" që do të zgjidhte prob-lemet. Arsimi i lartë shqiptar ka probleme të thella strukturore që lidhen me nivelin katastrofal të cilësisë dhe standardeve, që kanë ardhur si pasojë e nivelit të ulët të profesionalizmit të pedagogëve dhe masivizimit të universiteteve. Siç e kam thënë në shkrimin tim të mëparshëm, punësimi i pedagogëve me-diokër me zarfa që s'dinë të japin mësim dhe të bëjnë punë kërkimore, si dhe "shqyerja" e dyerve për studentët 5.1-sha, apo part-time-sa janë fak-torët kryesorë që kanë sjellë degradimin. Nuk jam dakort me atë që thuhet në raport se: "Pothuajse të gjithë standardet e një mësimdhënie cilësore dhe kërkimit shkencor real e eficient..., librat mësimorë e botimet akademike janë të mangëta kryesisht si pasojë e mungesës së financime të do-mosdoshme". Një pedagog ka cilësi të dobët në mësimdhënie apo nuk ben pune shkencore dhe nuk boton nje liber jo se nuk ka para apo nuk investon shteti në të, po se ai nuk di dhe nuk do. Dhe ky pedagog i dobët "prodhon" studentë të dobët, e kështu shkon rreth vicioz. Prandaj më shumë se shqetësimi për rritjen e buxhetit për arsimin apo debatet kush do i financojë universitetet, problemi më urgjent që kërkon zgjidhje është akreditimi. Ky është ai shkopi magjik që do të zhdukë universitetet fantome që janë kthyer në fabrika di-plomash. do të jetë ajo agjen-sia britanike që në mënyrë objektive, të paanëshme dhe e pandikuar nga politika apo qeveria e rradhës do lerë në ekzistencë ato universitete që

do plotësojnë kriteret e stand-ardet akademike.

Meqenëse në dy shkrimet e mia të mëparshme për arsimin e lartë, a kam trajtuar hollësisht çeshtjen e akreditimit dhe atë të revitalizimit të kërkimit shkencor (dhe propozimet e mia ia kam sugjeruar dhe komisionit), këtu doja të ndalesha në një çeshtje tjetër problematike që po bëhet gjithnjë e më alarmante, ajo e titujve shkencorë.

Ashtu si degradimi dhe çvlerësimi i universiteteve në Shqipëri, edhe dhënia e titujve shkencore, sidomos në 10 vitet e fundit, është kthyer në inflacioniste, klienteliste e deri politike. Në vitet e fundit kanë ardhur duke u shtuar rastet kur kriteret e përcak-tuara në VKM-në përkatëse (Nr. 467, dt. 18.07.2007, "Për përcaktimin e kritereve dhe të proçedurave për kualifikimin, shkencor dhe pedagogjik, të personelit akademik") dhe procedurat e zbatimit të tyre nuk janë zbatuar ose janë de-formuar. Në dhënien e titujve janë bërë normë standardet e dyfishta, pra që individët që kanë kredenciale të besueshme si eksperiencë në mësimdhënie, botime të mjaftueshme dhe të besueshme (madje në gazeta perëndimore), referime në ngjarje prestigjoze etj, sorol-laten me vite dhe deri deper-sonalizohen, ndërkohë individe pa më të voglin kredencial akademik, që nuk kanë dhënë një ditë mësim, që nuk dinë çdo të thotë botim apo referim, jo vetëm u jepen titujt, por dhe me procedurë të përshpejtuar, kjo falë pozicioneve politike apo lidhjeve me politikën (shem-bulli me tipik është ai i ish-Kryetares se Parlamentit, së cilës iu dhanë brenda një kohe

të shkurtër dy titujt, Dr. dhe Prof.Asoc, pa asnjë kreden-cial akademik), apo për arsye klienteliste dhe nepotike si deri raste ekstreme qesharake dhe të turpshme si ajo e dhënies së tit-ullit "Dr" Kryetarit të Bashkisë së Kamzës.

Rritja pa masë e titujve shkencorë ka ardhur dhe si

rezultat i moszbatimit me rigorozitet dhe konformë

standardeve nga universitetet publike të rretheve. Vlerësimi

i titujve shkencorë në këto universitete

degjeneron në ryshfete, dreka dhe darka në vend te

realizimit të leksioneve të hapura apo

referateve shkencore.

Një tjetër problem është ai që, pas inflacionizmit të bachelorit dhe masterave, fenomeni po shtrihet dhe në doktoraturat. Sasia dhe cilësia e doktorantëve të pranuar refle-kton ndikimin e politikës dhe nepotizmit edhe në fushën më elitare dhe prestigjoze të akad-emisë. Pas manisë për t’u bërë të gjithë me mastera, tani duan të bëhen të gjithë me doktora-tura dhe kjo jo se kanë pasion punën kërkimore, jo se kjo dok-toratë do u duhet në funksion të karierës së mëtejshme në fushën studimore e akademike, por thjeshtë për të zbukuruar emrin me prefiksin "Dr", apo për ta vënë atë diplomë në kornizë për të zbukuruar zyrën në administratën publike.

Problem tjetër është

dhënia e të drejtës së titullit "dr" disa universiteteve pri-vate, madje në mënyrë selek-tive e kryesisht atyre të lidhur me ish-partinë në pushtet.

Si "individ interesi" (fatkeqesisht e parenditur në ndonjë "grup interesi"), do t’i sugjeroja komisionit mekaniz-mat e mëposhtëm për të ndalur degradimin e mëtejshëm të titujve shkencorë:

Së pari, të verifikohet cilësia dhe origjinaliteti i të gjithë gradave dhe titujve shkencorë të marra në 10 vitet e fundit, duke siguruar trans-parencën dhe efektivitetin aka-demik, shkencor dhe kombëtar të tyre.

Së dyti, deri tani struk-tura "in charge" për vendosjen e kritereve dhe shqyrtimin e gradave dhe titujve ka qenë Komisioni i Vlerësimit të Titu-jve Akademikë (si organ i Ministrisë së Arsimit) dhe fakti që marrja e titujve ka degraduar në këtë situatë mer-ret me mend si ky komision ka punuar. Propozimi im do ishte që në Agjensinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor të ngrihet një strukturë e monitorimit dhe verifikimit të titujve shken-corë, po kryesorja është që në përbërje të këtij komisioni të jenë individë me kredenciale ndërkombëtare akademike (domethënë me eksperiencë mësim-dhënie, punë shkencore dhe botime në perëndim).

Së treti, të përmirësohen dhe forcohen kriteret e pranimit në programet e doktoraturës, si dhe të shkurtohen kuotat e tyre, për të ndalur inflacionizmin që është shtrirë dhe në ciklin e tretë.

Së katërti, t’u hiqet e drejta universiteteve private për dhënien e titullit "dr", deri në momentin e akreditimit të tyre.

Së pesti, të monitorohen me rigorozitet universitetet publike (sidomos ato të rre-theve) për dhënien e titujve shkencorë.

Shpresojmë që kjo re-formë të mbarojë në afatet kohore sa më të shpejta për të mirën e shoqërisë shqiptare, pasi shkatërrimi i arsimit të lartë dhe atij pasuniversitar është një nga dëmet më të mëd-ha që i është bërë Shqipërisë në vitet e fundit dhe ky dëm do jetë i vështirë të riparohet për disa gjenerata. Kryesorja është që kjo reformë në të gjitha fazat e saj, që nga hartimi deri tek im-plementimi, do të ketë sukses vete\ëm nëse aktorët e saj nuk do jenë servilët, konjukturalët dhe akrobatët e djeshëm, por

Page 6: Fryma Re Nr13

FAQE 6 E premte, 16 Maj 2014Fryma e RePolitikë ...

Në Shqipëri komunizmi ra vetë, triumfues dolën ish-komunistët

rënia e komunizmit u zëvëndësua me një demokraci spekulative, ku triumfatorë dolën ish-komunistët e konvertuar në demokratë antikomunistë…

sot vendit i duhet një e Djathtë e re e vërtetë, që i ka munguar spektrit politik shqiptar, është koha e aktorëve të rinj politkë, të papërfolur e të pakonsumuar, të cilëve u takon të marrin në

dorë fatet e vendit

Skënder S. KAPITI

Çdo vit në dhjetor, Pd-ja me eufori

kremton themelimin e saj dhe Lëvizjen e dhjetorit 1990, që çoi në rënien e komunizmit në Shqipëri. Mirëpo unë gjykoj se komunizmi vetëra, më shumë si dështim e vetë konsumim tërësor, si ekonomikisht, finan-ciarisht, moralisht dhe sidomos politikisht. Në dhjetor ‘90 ndo-dhi ajo që pashmangshmërisht do të ndodhte. Nuk kishte as revolucion dhe as përmbysje demokratike, por vetëm dësh-tim e vetërënie të komunizmit. Reformat ekstreme ekonomike të asgjesimit të tregut të lire dhe tëpronës private, e çuan vendin përtej asaj që deklaronte dikta-tori komunist Hoxha, se edhe bar do të hamë dhe komuniz-min s’e tradhëtojmë, ndërkohë që gjendja në vitet e fundit të agonisë së rregjimit të tij, arriti deri aty sa njerëzit nuk kishin mundësi të ngopnin as barkun me bukë.

Komunizmi ishte raska-pitur nga revolucioni i pan-dërprerë dhe i dhimbshëm afro 50-vjeçar që hëngri dhe kokat e veta, lufta e klasave si force lëvizëse e revolucionit komunist kishte bërë armik tërë popullin. Skëterra ekono-mike dhe varfëria kishin bërë "armiq"të komunizmit e të revolucionit edhe fshatarët bu-jkrobër kooperativistë, klasën punëtore dhe vetë komunistët pararojë të saj, inteligjencën etj. Prandaj pakënaqësia ndaj rregjimit përfshiu dhe nisi me studentët e dhjetorit ’90. Por shpejt lëvizja studentore u drejtua dhe u manipulua nga një ish-komunist i rafinuar, i paracaktuar dhe dërguar te stu-dentët nga ish-diktatori i fundit, Ramiz Alia. Komunizmi kishte dështuar dhe udhëheqja qw duhej të gjente një rrugëdalje për të shpëtuar lëkurën dhe për të mashtruar opinionin antiko-munist në vend dhe Perëndimin se po ndodh një revolucion, u

detyrua të pranojë pluralizmin politik, krijimin e PD (ngastu-dentët, siç u tha), pra e thënë troç, komunizmi vetëra.

Kjo është vërtetuar tash-më edhe me faktin tjetër se, Lëvizja ra shpejt në duart e atyre që njihen si "pardesytë e bardha", osetë "KalittëTrojës”, të dërguar pra nga R. Alia. Plus kësaj,nga mënyra se si u zhvil-luan reformat e tranzicionit, treguan se rënia e komunizmit ishte projektuar të ndodhte sipas Platformës së njohur tash-më me emrin Katovica. Rënia e komunizmit u zëvëndësua me një demokraci spekula-tive, ku triumfatorë dolën ish-komunistët e konvertuar në demokratë antikomunistë, për të cilët ish-presidenti çek, disidenti Havel ka thënë: “Më të këqinj se komunistët ishin ish-komunistët e shndërruar në antikomunistë”. Partitë e para politike të paskomunizmit të krijuara në bodrumet e ish KQ të PPSH, ishin të cen-trifuguara nga komunizmi dhe si drejtues paten ish-agjentë të komunizmit e Sigurimit famëkeq të shtetit. disidencës antikomuniste, të sapoliruar

nga burgu, në fillim iu mbyllën dyert e Partisë Demokratike, por ajo u shpërblye me dëshmi penaliteti dhe me letra pa vlerë pronësie, për t’iumarrë votën, duke i mashtruar gjatë gjithë

periudhës së tranzicionit, siç tashmë të gjithë e kemi përjet-uar. gjatë tranzicionit të zgjatur postkomunist u vunë re risi, apo fenomene "demokratike", ndër të cilët do të nënvizoja më të

dëmshmen për demokracinë, vjedhjen e votës, që ka si fillim zgjedhjet e majit 1996, të fitu-aranga Pd e Berishës me shifra më tëmëdha se zgjedhjet farsë të kohës së PPSH-së.

Nuk po zgjatem më shumë dhe po e them me pak fjalë: Komunizmi në Sh-qipëri vetëra, u vetëshëmb. Në këtë tranzicion të gjatë, ne u vetëkënaqëm vetëm me

demaskimin e termit komu-nizëm. Politika e Pd-së që e drejtoi këtë tranzicion e keqad-ministroi demokracinë dhe djallëzisht punoi që edhe pop-ulli ta keqkuptojë atë. Lidershi-pi i saj qëllimisht punoi kundër konsolidimit të demokracisë, që nuk pajtohet as me vizionin dhe as me qëllimin e errët për të zëvendësuar rregjimin komunist me rregjimin e qua-jtur demokratiko-komunist e korruptiv Pd-ist.Tranzicioni ynë ishte një absurditet i madh dhe i pakëndshëm, ishte një triumfalizëm i pamerituar i komunizmit të moderuar pas komunist.

Drejtimi i PD, qysh në fillim ra në dorë të ish-komu-nistëve dhe ish-agjentëve të Sigurimit të shtetit, të atyre që zellshëm dikur bënin luftën e klasave dhe fabrikonin akuza e dosje armiqsh të popullit dhe të partisë, të atyre që kur erdhën në pushtetin "demokratik", manipuluan me demokracinë, me properëndimizmin, antiko-munizmin, me korrupsionin, me dosjet dhe me tradhëtinë. Pd tashmë ka degraduar e dështuar dhe më kot përpiqen

dështakët e saj me euforinë e sforcuar, emocionale dhe të shterruar të përkujtimit të dates së krijimit të bindin opinionin se ajo është e fuqishme dhe e pazëvëndësueshme. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm përpjekje e dëshpëruar siç dikur bëhej me 8 Nëntorin e PPSH-së."Lavdia" e Pd-së i përket së shkuarës dhe, pas ndëshkimit të rëndë që mori më 23 Qershor 2013, ajo është në prag të falimentimit politik.

Përveç të tjerave, qever-isja për një kohë të gjatë (mëshumë se gjysmën e pe-riudhës së deritanishme) e ka konsumuar, ajo është gërryer nga korrupsioni, krimi, trad-hëtia, premtimet mashtruese etj. Ajo është diskredituar para opinionit public si edhe atij brenda vetes së saj, as kryetari de fakto (pronari i saj) dhe as kryetari i ri i katapultuar prej tij, nuk e kontrollojnë dot më Pd-në, e cila po përballet me pasojat e vetëshkatërrimit të saj. E konsumuar tashmë, më kot ajo përpiqet të rifabrikojë lloj-lloj alibirash që, sado fi-noke të jenë, nuk janë më të besueshme dhe nuk bindin e nuk influencojnë te opinion qytetar, i cili tashmë e ka dhënë dënimin e tij më 23 qershorin e kaluar.

Sot vendit i duhet një e djathtë e re e vërtetë, që i ka munguar spektrit politik shqiptar.Historia e shtetit sh-qiptar më shumë është histori vetërëniesh e ringritjesh, sesa trashëgimie, qëndrueshmërie e vazhdueshmërie.

gjithnjë e më tepër sh-qiptarët po binden se është koha që ata të lirohen nga dipoli politik i dështuar qeverisës në këto 23 vite tranzicioni të stër-zgjatur. Është koha e aktorëve të rinj politkë, të papërfolur e të pakonsumuar, të cilëve tashmë u takon të marrin në dorë fatet e vendit dhe të realizojnë ëndër-rën e vjetër të shqiptarëve, in-tegrimin në familjen evropiane, së cilës i takojnë si një komb i vjetër e dinjitoz.

106 ish-tëpërndjekur politikë morën dëmshpërblimet

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ErionVeliaj, shpërndau dëmshpërblimet për 106 ish- të përndjekur poli-tikë, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e kësaj shtrese të shoqërisë për t'I dhënë përparësi personave që ende nuk kanë marrë asnjë këst dëmshpërblimi si dhe atyre që janë ende gjallë. Mësohet se shpërndarja e kësteve të dëmshpërblimit do të bëhet sipas një skeme solidare që do të thotë përparësi në trajtimin e ish-të dënuarve që janë gjallë e më tepër atyre që janë në moshë më madhore. Për këtë arsye, Ministria ka ngritur grupin e punës, për rishikimin e kritereve për përfitimin e dëmshpërblimit nga ish-të përndjekurit politikë. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka sqaruar se, ndryshimet në ligj do të kenë në focus objektivin që, asnjë ish-i dënuar politik të mos mbesë jashtë skemës së përfitimit të pagesave për arsye proceduriale.

Page 7: Fryma Re Nr13

FAQE 7 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

art...

Institucionet dhe arti, (sh)përdorimi pushtetit dhe humbja e besimit

në vend të një “ese-je” ndërmjetëse

Nën petkun dhe justifikimin e “krizës botërore” dhe domosdoshmërisë së reformave, kushdo administrator

institucioni sot, nuk e ka të vështirë “të ushtrojë” deri në totalitarizëm dhe arbitraritet të dyja format e pushtetit: “atë të kulaçit”, të drejtësisë, profesionalizmit dhe demokracise instucionale, siç mund “të ushtrojë” deri në palcë edhe “atë të kërbaçit”, që lejon paaftesinë, injorancën, brutalitetin dhe vulgaritetin të mbizotërojë nëpërmjet arbitraritetit të pushtetit.

Në shkrimet tona pararendëse, kemi

prezantuar pikëpamjet dhe arsyetimet tona analitike mbi artin e kulturën dhe sistemin institucional fuksional, i cili sot jo vetëm nuk funksionon, të paktën në rrugën qorre ku ecte, por edhe ka ndërruar kre-jtësisht "kurs me e pa busull" për orientim, "kurs" që është obligim ligjor e detyrë insti-tucionale ta "udhëzojnë" me akte ligjore e nënligjore "Insti-tucionet përkatëse": Ministria e kulturës dhe Qeveria. Por, a duhet të shpresojmë vallë, se në "kaosin"zullmëmadh të shndër-rimeve dhe kthesave shpesh të detyrueshme për të krijuar "em-brionin", "kursin e ri", apo atë forcën fillestare që merr më pas jetë e krijon universe shprese, jete, pune, dashuri e krijim, termi ftohtësisht asgjësues e pakshpresëdhënës "reformë" që përdoret sot nga "Institucio-net përkatëse", është vërtetë ai "embrioni" krijues, i cili do të na çojë drejt "shpresës, jetës, punës, dashurisë dhe krijimit" të shumëpritur e shumëpërfolur, si një proces e akt që sjell qoftë dhe një copëz "rryp toke" më të ndritëshme, më të dlirë, më të mirë, më të dëshëruar, më pak zhgënjyese, më pak mos-besuese se ajo "tokë pafund" (e premtuar por e dhunuar) e mëparshme? A i kemi vallë konceptet, filozofinë, strat-egjinë dhe elementët e duhur për të besuar në aktin pasardhës "reformues", si një hallkë lid-hëse në zinxhirin e zhvillimit di-alektik të një procesi progresiv? Apo siç ka ndodhur shpesh, pas dy apo pesë vitesh, do vërtitemi përsëri si "çifuti në shkretëtirë", shpresëhumbur e besëpakë tek "Institucionet përkatëse" drejt shkatërrimit, zhgënjimit të rad-hës dhe "viktima" të procesit të paralajmëruar regresiv? Çfarë na jep shpresë e besim apo çfarë na bën skeptikë e mosbesues që një i tillë proces, nga i cili varet që ai "embrioni" të na çojë drejt tokës "së premtuar" të shpresës, jetës, punës, dashurisë dhe kri-jimit, qoftë dhe një shkallëzë "më sipër" dhe "më mirë" nga ajo që lamë pas? Pa iluzione themi e ulërrasim të detyruar, që zëri ynë sadopak të dëgjohet midis shungëllimave mediatike të papërmbajtëshme e të pamor-alshme nëpër letra apo ekrane, ku ideologët, udhëheqësit, politikanet, ligjëvënësit dhe ligjë(ç)vënësit, "institucionet përkatëse" në çdo kthinë, holl apo salla institucionale: këtu flasin, përbetohen, hakërro-hen, bërtasin, ulërrasin, hedhin grushte a lumë pështymash, klithje e qurravitje nga më të pa-besueshmet e të papërshkruesh-met; kur ndërkohë më tej, veç

paksa më tej: shtrëngojnë duart, dashurohen, hanë darka e dreka "pune", ndajnë e "rrumbullo-jnë" me njëri-tjetrin çdo gjë që u del përpara paparagjykime dhe paçvlerësuar: "përgjithëçka" që merr frymë e "përgjithëçka" që ecën apo jo, të lëvizshme apo të palëvizshme, të "tundshme" apo të "patundëshme", mik-lonjëse apo të neveritëshme, "përgjithëçka"që fluturon a lundron, që rritet apo kalbet, erëmirë apo që qelbet llumeve të pëgëra… "PËRgJITHËC-KA"! "PËRgJITHËCKA"! Sotpërsot, te politika e politi-kanët tanë "trima e të varfër", ka humbur në një "kurs pa busull" orientimi normal naty-ror (njerëzor) drejt atij anormal (kafshëror), apo e kundërta, ka humbur në drejtim të pan-johur për "institucionet për-katëse", "embrioni" krijues, shndërrues, instiktiv (kafshëror) drejt "egocentrizmit" planifi-kues, programues, shkatërrues (njerëzor), në një "rrumpal-lë" kaosiane të paprecedentë. Sotpërsot, siç dikur ka shk-ruar një kronist francez gjatë Revolucionit, "kushdo" mund të bëhet "qytetar"; "kushdo" mund të ketë diploma apo tituj akademikë; "kushdo" mund të shkruajë tekse filozofie a poema dashurie; "kushdo" mund të bëhet ministër apo president; "kushdo" mund të vlerësohet "artist e historian" e të "tregojë" si bëhet arti e historia; "kushdo" mund të "ç’bëhet" e të "bëhet" gjithëçka dëshëron! Sot nuk ka më vlerë të "dishë", sepse ka vetëm një monedhë këmbimi mbijetese e të mbipushtetshme: të "keshë"!

Sotpërsot, prandaj kush-do rend, ulërret, shkallmon,

mashtron, vjedh, vret: sepse sotpërsot morali i pushtetit të sotëm është vetë një: "Mashtro, përça, pushto e sundo…".

Duke iu kthyer vëzhgimit tonë, në numrat paraardhës të këtij shkrimi, jemi munduar në mënyrë modeste të analizojmë e të sintetizojmë sa më afër realitetit "ç’ka" po ndodh në art e kulturë, në fushën mbi të cilën kemi hedhur vështrimin tonë, "tendencat e kahjet" ide-ore, konceptuale e strategjike të pushtetit dhe të zëdhënësve të tyre artistë apo administreatorë nëpër institucionet e artit dhe të kulturës. E siç ndodh përherë, mbi keto analiza, kostatime, mendime e ftesa bashkëpunimi, një përgjigjje askush prej nesh nuk e mori; "askush" nga ad-ministratorët a zëdhënësit e tyre nëpër institucione arti e kulture, nuk mori guximin të përballej qoftë me arsyetime oponente e të mirëpritura për debat; e siç pritej, sigurisht që "askush" nga "institucionet përkatëse" nuk mori mundimin të paktën të përgjigjej, të hidhte mendime apo të debatonte me idete tona, përfshirë këtu institcionet qën-drore a vendore, artistët, grupet e interesit, kur ndërkohë, nuk kishim shpresuar shumë se do ndodhte e kundërta. Në fakt, megjithë respektin total për mundin dhe kurajon qytetare të gazetës "Fryma Re" përbri analizave dhe shkrimeve për çdo fushë, numri modest i lex-uesve dhe impakti ende i vagullt i saj, nuk bëjnë dot mrekullinë për tërhequr "vëmëndjen" e aq më pak, "kujdesin" e titullarëve të institucioneve apo edhe më lart, dikastereve hijerënda, që nga Olimpi i tyre fuqiplotë, përqeshin e injorojnë përpjekjet

e "gjithëkujt" që sadopak del kundër rrymës vijës zyrtare e administrative "të shumicës" dhe siç ka treguar shpesh realiteti, "kjo shumicë" është koshiente se mund të përfaqsojë fare mirë totalitaritetin, arbitrar-itetin, aprofesionalizmin, injo-rancën dhe vulgaritetin. Nuk kemi shpresuar e pretenduar shumë në fakt se, duke dalë me guxim përpara "situatave" dhe "përplasjeve" nëpërmjet shkri-meve dhe analizave tona (që i konsiderojmë absolutisht të do-bishme e konstrutive), të kishim "vëmëndjen" dhe "kujdesin", apo qoftë edhe "kulaçin" e "kërbaçin" institucional, porse kemi shpresuar e shpresojmë, se ndoshta nëpër institucionet artistike publike, ka ngelur ende sadopak frymë e kërkesës së drejtësisë për meritokraci dhe për debat demokracie të shëndoshë. Por, ajme (!), sa keq na vjen, kur askush, qoftë dhe artisti apo punonjësi më i papërfillur i mbretërisë së sotme të administratës së institucion-eve artistike shqiptare, paçka se deri dje, hidhej e bërtiste mbi gjithëçka në etjen egocentrike për një karrige; sotpërsot, më e pakta, hesht i "trëmbur" e i tred-hur" përballë akteve arbitrare dhe padrejtësive institucionale e më e shumta, "bëhet" vegël e atij që dikur e kish anate-muar me profesionalizëm, duke u hedhur në këmbët e servilizmit vulgar e qurravitës. Por, askush s'duhet të aludojë, se pas kësaj heshtjeje të publi-kut apo artistëve individë mbi problemet bazikë që po agra-vojnë dita-ditës situatën dhe kontradiktat midis punonjësve, artistëve dhe administratës istitucionale, ka "mirëkuptim"

a "bashkepunim", përveçse thjesht: Servilizëm! Servilizëm! Servilizëm! Përse e ndaj kujt? Ndaj një administrate, e cila në të drejtën e saj, duhet të zba-tojë "reformën", e cila mund të përkthehet e zbatohet në shumë gjuhë, një nga të cilat është edhe: "kërbaçi dhe kulaçi magjik"? Shprehja jonë popul-lore shkon edhe më tej, duke thënë: "Bëju nënat të na thonë baba!…".

Sotpërsot, a mundet më të shtrohet pyetja, përse ndodh kjo, kur "gjithkush" e di dhe njeh mirë, se, "pothuajse asgjë" nuk ka ndryshuar në raportet "punëdhënës taksapërfitues", "punëmarrës takspagues", në raport me sistemin që anate-muam e rrëzuam aq tepër me të drejtë dy dekada më parë? A mund të shtrohet kjo pyetje, kur ende "gjithëkush" taksapagues, brënda e jashtë institucion-eve (artistike a kudotjetër), e "ndjen" deri në molekulën më të largët të vetëdijes "kulaçin" dhe "kërbaçin" institucional, i cili, "i nxitur e i mbështetur" fi-nanciarisht nga takspaguesit në fjalë, e "bën" atë (takspaguesin) të lidhur pas politikës, politika-nëve dhe administratorëve si në çdo tjetër shekull që kaluam e ndoshta, në çdo tjetër që do vijë.

Në fakt, nën petkun dhe justifikimin e "krizës botërore" dhe domosdoshmërisë së refor-mave, kushdo administrator institucioni sot, nuk e ka të vështirë "të ushtrojë" deri në totalitarizëm dhe arbitraritet të dyja format e pushtetit: "atë të kulaçit", të drejtësisë, pro-fesionalizmit dhe demokra-cise instucionale, siç mund "të ushtrojë" deri në palcë edhe "atë të kërbaçit", që lejon paaf-tesinë, injorancën, brutalitetin dhe vulgaritetin të mbizotëro-jë nëpërmjet arbitraritetit të pushtetit. KY ËSHTË (SH)PËRdoRIMI I PUSHTETIT!

Kuadri ligjor lejon sot, e aq më tepër në art e kulturë (sic kemi tërhequr vëmëndjen në shkrimet pararendëse), që një administrator a drejtues "kushdoqoftë e kudoqoftë", i kujtdoqoftë institucioni pub-lik, të kthehet në një "diktator vulgar", i vogël apo i madh, ushtrues të denjë të një filozofie mbizotëruese e mbijetuese: të qënit "servil" i përjetshëm i in-stancës sipër tij dhe "dhunues" i përvetçëm, i punonjësve dhe instancave poshtë tij. Kemi patur boll raste të kemi parë e të kemi analizuar drejtues dhe administratorë institucionesh qëndrore kombëtare, të denjë të një filozofie të tillë, e cila është kthyer në "proverbial" e ish-titullarit të TKoB, "kipsi" më i shëmtuar e më i përçmuar

i "servilizmit" dhe "mini-dikta-torit" institucional, që e përçud-noi dhe e përdhosi nga çdo lloj respekti mbi punën e tij.

Në shkrimin pararendës, u përpoqëm të prezantonim një koncept mbi strukturimin e piramidës institucionale dhe të mardhënieve që ekzistojnë midis institucioneve qëndrore, të cilat shprehin e përfaqsojnë vullnetin politik të fushës së Artit dhe Kulturës, si dhe In-stitucioneve (qëndrore e ven-dore) të kësaj fushe, të cilët, nga ana tyre, rregullojnë e mbarëva-jnë marrdhënien institucionale midis institucionit që shpreh vullnetin poltik (Ministria për-katëse) dhe institucionet e artit, që përfaqësojnë e shprehin vull-netin dhe interesat artistike, pro-fesionale të kolektivave dhe in-dividualiteteve artistike brënda tyre. Kërkuam të prezantonim edhe se, së pari, e gjithë pi-ramida institucionale mbështe-tet në një sistem të përcaktuar ligjor e administrativ ekzistues dhe së dyti, se ky sistem, si çdo tjetër i tillë, për t'iu përgjigjur e integruar me standardet dhe kudarin ligjor institucional të KE-së dhe eksperiencave më të mira botërore (të cilat edhe ato nga ana e tyre janë në lëvizje e ndryshim), duhet të ndryshojë e të reformohet periodikisht.

Në shkrimet pasardhëse, do përqëndrojmë tërë kujdesin dhe vëmëndjen mbi dy prob-leme bazike që duhen analizuar: mbi çfarë bazash, kriteresh, objektivash e qëllimesh duhet përqëndruar aksionet ligjore e nënligjore që përbëjnë një "Reformë" të shëndoshë, si dhe "ideimi, ushtrimi e implemen-timi" i kësaj Reforme në tërë piramidën strukturore të ad-ministratës dhe institucioneve artistike, qëndrore e vendore. Përcaktuam jo rastësisht: "në tërë" piramidën strukturore, sepse, siç do të argumentojmë, "ushtrimi" me diktat i vetëm një aksioni reformues, apo në vetëm njërën nga hallkat e aksionit piramidal institucional, jo vetëm që mund të kompro-mentojë, por edhe mund të degjenerojë edhe vetë "Re-formën", si një aksion tërësor që domosdoshmërisht duhet implementuar.

Departamenti i kulturës

Page 8: Fryma Re Nr13

FAQE 8 E premte, 16 Maj 2014Fryma e ReFryma e RePolitikë / reforma... shqiptarë, mjaft ëndërruat pasurimin brenda një nate, mjaft besuat se fati mund t`ju vijë nga

lojërat e fatit, mjaft me vjedhje…

shoqëria jonë filloi rënien me sistemin totalitar që e zhveshi individin nga ndjenja e pronës, duke e lënë "padron" vetëm të lugëve e të pirunjve që

kishim në shtëpitë me qera të shtetit

Teoria e kaosit

Kryeministri pakënaqësi për punën e Prokurorisë

Historia e trafikut të drogës dhe bllokimi

i një avionic në divjakë, ishin kryefjala e një takimi që zhvil-loi Kryeministri Rama, me për-faqësues të policies së shtetit. Rama deklaroi se Qeveria do të qëndrojë në krah të policies në këtë kohë akuzash politike, por paralajmëroi reforma të thella strukturore të shoqëruara

me ndryshime ligjore, duke nisur nga byroja kombëtare e hetimit. Sipas Ramës në këta 9 muaj është bërë shumë, por ende nuk është arritur të priten plotësisht lidhjet e krimit me strukturat e policisë.

Rama kërkoi nga organet e tjera si Prokuroria dhe KLd të jenë në lartësinë e duhur në luftën kundër krimit të organi-zuar dhe korrupsionit. "Është ora që Prokuroria të hyjë në një fazëtë re, në fazën e një marrëdhënieje të vendosur me mirëbesim se çdo institucion do të bëjë detyrën, se ne nuk jemi këtu për të ndërhyrë tek institucionet e pavarura, por edhe ato nuk janë të pavarura nga Kushtetuta. Edhe KLd duhet të bëjë detyrën, sepse populli poposhtërohet përditë nga gjykatës që e kanë gjënë më të lehtë në botë të lëshojnë rrugëve kriminelë që ju mezi i kapni", tha Rama.

Shumica në komisionin e ligjeve rrëzon

dekretin presidencial

Ndërsa opozita mungoi në Komision, shumica e

majtë kaloi propozimin për rrëzimin e dekretit të Presidentit, nëpërmjet të cilit propozohej për anëtar të Gjykatës së Lartë të kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.

Rrëzimi, sipas socialistëve bëhet për shkak se njoftimi nga Presidenca është bërë dymuaj me vonesë dhe se Presidenti nuk ka respektuar ligjin për Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, socialistët thonë se takimet e grupeve parlamentare me Presidentin nuk kanë qenë konsultuese, siç kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Komisinit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se presidenti nuk ka respektuar kriteret, ai ka injoruar Kuvendin, duke e konsideruar atë një noter të dekreteve të tij.

Teoria e kaosit gjen zbatim në disa fu-

sha të shkencave e më së shumti atyre ekzakte. Por, gjen zbatim edhe në filozofi e sociologji. Si përkufizim, teoria e kaosit studjon sjelljet e sistemeve dinamike, që janë shumë të ndjeshme ndaj kush-teve fillestare të lëvizjes. Pra, thënë ndryshe: Diferencat e vogla në kushtet fillestare të lëvizjes, mund të shfaqin pa-soja të rënda, të cilat mund të shndërrohen deri edhe fatale në një trajektore afatgjatë.

Iu referova teorisë së kaosit në matematikë, për të kuptuar pse Shqipëria gjendet në kushtet e rrënimit të plotë politik, moral e shoqëror? Pse shoqëria jonë ka mbërritur fare pranë fatalitetit?

Natyrisht jo vetëm unë, por besoj shumë të tjerë e kanë të vështirë ta identifiko-jnë saktë se kur ka filluar çr-regullimi masiv që sot shfaqet më imadh se kurrë me zvjerd-hjen e plotë të shoqërisë.

Personalisht ndiej se shoqëria jonë filloi rënien me sistemin totalitar. Ishte ai system që e zhveshi individin nga ndjenja e pronës, duke e lënë "padron" vetëm të lugëve e të pirunjve që kishim në

shtëpitë me qera të shtetit. Ishte pikërisht ai sistem që injektoi tek individi shqiptar përdorimin e shtetit si një lope që mund ta milje kur të doje. Në pothuajse 100% të rasteve kur dikush punonte në uzina, fabrika apo edhe zyra, ishte e pamundur të mos e shihje të merrte diçka nga prona e përbashkët për ta çuar te banesa me qera. dhe shpesh midis miqsh, shpjegoj se shqiptarëve iu është përcjellë bashkë me qumështin e gjirit të nënës edhe ajo çfarë nënat kishin në mendje, si të vidh-nin uzinën a fabrikën, pronën e përbashkët ku punonin.

Ai sistem ra në vitet ‘90, dhe një njeri i ri do të lindte. Politikanët që duhet të jepnin shembullin të parët, si model për ndërtimin e qytetarit të ri të demokracisë, vetë ishin thellësisht të indoktrinuar me parimet komuniste dhe e kishin të pamundur të shpje-gonin qartë se: çfarë ishte në vetvete demokracia?

dhe sipër ta mpirë pop-ullin totalisht u hodh në fil-lim teza e çekut të bardhë. Shqiptarët menduan se dikur, një ditë, brenda një nate do të gdhiheshin të pasur. Sh-qipëria nga ai moment do të

hante më në fund me lugë flo-riri. Njerëzit nuk do të kishin nevojë të punonin, sepse demokracia do të punonte për ta. Të keqardhur për fatin e zi që kishim pësuar në 45 vite, të huajt na mbuluan me ndihmat e tyre, duke synuar krijimin e terrenit për shtetformim dhe të demokracisë funksion-ale. Mallkimi për këtë vend vazhdonte, vjedhjet e klasës politike në pushtet vijonin po ashtu, te populli mbërrinin disa thërrmija dhe këto, deri në atë moment kur u vendos që edhe firmat piramidale të mbylleshin. Zhgënjimi ishte i madh, miti i demokracisë që jepte para pa punuar, në një moment të caktuar ra.

Shtetiti u desh të ringri-hej sërish, por sërish nën drejtimin e komunistëve të ricikluar në socialistë. Ndi-hmat e të huajve vërshuan sërish. Të huajt që kishin humbur besimin te ne, na qëndronin mbi kokë, por trafiqet dhe korrupsioni ishin të pamatë. Edhe atëhere gë-zonim statusin e vendit Ko-lumbian të Evropës.

U rapor tuan g ja të qeverisjeve socialiste, 1997-2005, qindra raste korrupsioni të nivelit më të lartë politik. Pikërisht në këtë kohë, në zgjedhjet e vitit 2005, u hodh teza e "duarve të pastra" dhe

ndëshkimit të korrupsionit. Por, duart jo vetëm nuk u pastruan, por u ndyen edhe me gjak. E për ndëshkim as që bëhej fjalë.

Në këto kushte, Sh-q ipë r i a j onë ec i d r e j t "rilindjes", me të njëjtat prem-time e në zemër, me besimin në një fillim të ri.

Këtë here vendi është privuar nga ndihmat, sh-qiptarët vetë duhet të sig-urojnë të hyra në valutë prej vendeve të huaja.

Por, a mundet Shqipëria të konkurrojë ndershmërisht kufitarët e saj? Pas gjithë këtyre vuajtjeve, a ka mundur vendi të ndërtojë një shtet solid? Mundet Shqipëria të ofrojë garancitë për investime të huaja ndershmërisht?

Përgjigjet e të gjitha pyetjeve më sipër, janë JO. Në këto kushte, në pamundësinë e ndërtimit të një shteti solid, politikanët rilindas gjenden në të njëjtin krevat (nëkup-timin e pare të fjalës) me krimin.

diferencat e vogla në kushtet fillestare të lëvizjes, mund të shfaqin pasoja të rënda, të cilat mund të shndër-rohen deri edhe fatale në një trajektore afatgjatë, kështu thotë teoria e kaosit. Një gjë që vazhdon të niset keq, do të sjellë të njëjtat përfundime

si edhe më herët.Shqipëria kanevojë të ndalet këtu dhe të reflektojë thellë. Ne shqiptarët duhet të lidhim besën e ta bëjmë këtë vend. Të huajt mund edhe t`ia duan të mirën Shqipërisë, por më shumë se ta, e duam ne Shqipërinë tonë. Fëmijët tanë i rrisim ne këtu.Të ardhmen e këtij vendi na takon ne ta ndërtojmë.

Mjaft më shqiptarë ëndërruat pasurimin brenda një nate. Mjaft besuat se fati mund t`ju vijë nga lojërat e fatit. Mjaft besuat se harami mund t`ju bëhet hallall, nuk

ka për të ndodhur. Mjaft më shqiptar me vjedhje. Mjaft më edhe ju qeveritarë, që e shikoni këtë vend si lopën për ta mjelur. Mjaft më! Ka shumë gjëra që dihen e nuk mund të shkruhen, por në ju ka mbetur një grimcë morali, ndalonikëtu!

Nuk kemi ç`të presim nga të huajt, ta bëjmë ne Shqipërinë, e t’u tregojmë të huajve se ndihmat që na kanë dhënë, besimin që kishin se ky vend mund të bëhet, t`ua vërtetojmë si një thënie të saktë. Stop kaosit!

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po ndjek një proçes të gjerë takimesh të grupit të punës,

diskutime me institucionet e varësisë dhe ministritë e linjës, për diskutimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit 2014 - 2020. diskutimet kanë tërhequr mendimet dhe opinionet e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të interesit, duke sigu-ruar që kjo strategji të jetë gjithëpërfshirëse dhe me objektiva realë e largpamës. Të gjitha konsultimet publike po kryhen

me mbështetjen teknike të gIZ. Pas ta-kimeve në Berat dhe Vlorë, grupi teknik i punës zhvilloi takimin e radhës në Lezhë, me fokus kryesor turizmin rural. I pranishëm në këtë takim zv. Ministri Alfred dalipi, vlerësoi se dokumenti i strategjisë është shumë i rëndësishëm pasi shërben si orientim për industrinë e turizmit dhe investitorët. E parë nga hartuesit si një platformë pune për push-tetin qëndror dhe atë vendor, strategjia do të shoqërohet nga paketa ligjore, Ligji i Turizmit që harmonizon punën e Qeverisë në fushën e turizmit. draftin e Strategjisë e prezantoi drejtoresha e Pwrgjithshme e Turizmit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, So-nia Popa, e cila nënvizoi risitë që sjell kjo strategji, qw është model i plotë menaxhimi i destinacioneve turistike dhe korniza që garanton cilësinë e produktit.

Parimet bazë të strategjisë përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm, orientimin drejt tregut, ku destinacioni turistik kon-siderohet si bërthama e zhvillimit. Takimi përmbyllës me grupet e interest do të zhvillohen në Tiranë.

Prezantohet në Lezhë Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2014-2020

L A J M ITakimet e grupeve parlamentare me Presidentin nuk kanë qenë konsultuese

Page 9: Fryma Re Nr13

FAQE 9 E premte, 16 Maj 2014Fryma e ReFAQE 9 Fryma e Re

Politikë ... ndërrohen qeveritë, ndërrohet dhe personeli në administratë, por sukseset apo dështimet e qeverive varen nga këta nëpunës të administratës

Militantët partiakë, parimi i meritës dhe diskriminimi

Nga Xhafer SEITI

Drejtuesit duhet të kenë liri e pavarësi veprimi në vendimmarje, sepse militantizmi ua kufizon

rezultatet në punë

drejtuesi i një zyre, sektori, drejtorie,

agjensie kombëtare, njësie të qeverisjes vendore në Adminis-tratën Publike, që të ketë efektiv-itet dhe efiçencë në drejtimin dhe organizimin e njësisë administra-tive, nuk duhet të jetë i kufizuar nga politika, që tenton t’i ofrojë militantë partiakë në adminis-tratën që ai drejton, por që të ketë rezultate dhe t’i menaxhojë mirë burimet njerëzore, duhet që ai të ketë pavarësi veprimi e vendimmarrje, sepse militantizmi i kufizon rezultatet në punë, për të mos thënë e kalon në regres.

Shumë drejtues janë të ndërgjegjshëm se u vështirësohet drejtimi i punëve nga personeli i rekrutuar në shërbimin civil, kur rekrutohen të preferuar politikë, familjarë e të paaftë profesional-isht.Në këto kushte, një drejtues dinjitoz dhe i aftë për të drejtuar në fushën përkatëse, indinjohet me këtë personel të ofruar dhe rekrutuar sipas preferencave partiake.

Kur drejtuesi dështon në realizimin e detyrave në admin-istratën që drejton, shkarkohet me lehtësi nga detyra, ndërsa militanti partiak dhe të paaftët, të cilët bëjnë që drejtuesi të dështojë, nuk largohen kollaj nga puna, sepse ka shumë proçedura dhe burokraci në bazë të ligjit të nëpunësit civil.Kështu ata vazhdojnë punën në administratë, pavarësisht një shkallë më lart apo një shkallë më poshtë, por përsëri i paaftë dhe dështak në realizimin e detyrave.

Prandaj është e nevojshme dhe e domosdoshme që drejtuesi të ketë hapsira në përzgjedhje nga përsoneli që ka fituar në konkurim (për të eleminuar të preferuarit për të fituar kunkur-set).Bëhet fjalë për atë drejtues që është i aftë profesionalisht, e njeh mirë administrimin publik, e njeh dhe e zbaton mirë kodin e etikës dhe të mirësjelljes, i ndërgjegjshëm në veprimet e tij, i përgjegjshëm ndaj komunitetit, me komunikim të nivelit të lartë dhe me veti të tjera pozitive.

Këtyre drejtuesve mund t'iu besohet përzgjedhja e per-sonelit, të aftë profesionalisht dhe që kanë merita për atë vend pune (nga kontigjenti i konkurentëve), me të cilët do të punojë në dre-jtimin e punëve në njësinë ku ai drejton në administratë.

Ka patur dhe ka shumë raste që drejtuesit janë shumë të aftë, por personeli i rekrutuar dhe i ofruar ka qënë nga zyrat e partive politike, të cilët në

konkurim kanë qenë të preferu-arit për të fituar konkursin. (që vetëm konkurse nuk mund të quhen). Rekrutimi i personelit në administratën shqiptare nga insti-tucionet e rekrutimit, ka qënë dhe është jo në nivelet që kërkohet për t’u paraprirë zhvillimeve të sotme në të gjitha fushat. Ndërrohen qeveritë, ndërrohet dhe personeli në administratë (në emër të ligjit me marifet), kjo tregon më së miri nivelin e konkurimit dhe të rekrutimit, por sukseset apo dështimet e qeverive varen nga këta nëpunës të administratës.

Qeveria që do suksese zgjedh të aftë dhe vlerëson siste-min e meritës profesionale në nivelet e drejtimit, Qeveria që do të mbajë pushtetin me çdo kusht, pavarësisht se dështon në pro-gramin e saj, rekruton militantë partiakë, të paaftë profesionalisht.

Në nivelin e drejtimit verti-kal përzgjedhet kush ka shërbyer më shumë, kush ka bërë më shumë spronsorizime dhe nuk mer në konsideratë sistemi i mer-itës, meritokratët në shumucën e rasteve hidhen në rrugë, duke hedhur poshtë eksperiencën e akumuluar në vite në drejtim, duke hedhur poshtë trajnimet që janë bërë brenda dhe jashtë vendit, të vlerësuar jashtë vendit me diploma dhe çertifikata, në

seminare, ëorkshope, konferenca etj, të cilët janë profesionistë të mirëfilltë. Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, duhet të jenë më të ndjeshëm ndaj këtyre fenomeneve, sepse kanë harxhuar dhe vazhdojnë të harx-hojnë miliona euro e dollarë për trajnimin dhe përgatitjen e këtij personeli.

Nuk ka ndjeshmëri për vlerat e kësaj pjese të personelit, që ëhstë bazamenti i një admin-istrate profesionistësh, të cilët bëjnë një qeveri të suksesshme në realizimin e programit të saj.

gjëja e parë që komuniteti shikon te qeveria e tij është rek-tutimi në administratën pubilke i personelit të aftë profesionalisht dhe e dyta si i përgjigjet komu-nitetit për shqetësimet që ka.

Ç'ka ndodhur dhe ç'ndodh me qeveritë shqiptare sa vijnë në pushtet? Pa mbushur 6-muaj ka pakënaqësi, ankesa, pse jo dhe revolta. Shtrohet pyetja, pse ka ndodhur dhe ndodh kjo? Sepse nuk e kanë përballuar presionin e militantëve partiakë, është mbështetur nepotizmi, është dhunuar parimi i sistemit të meritës, janë diskriminuar një pjesë jo e vogël e profesionistëve, nuk është punuar me standarte të ndershme, me përgjegjësi dhe

përgjigjshmëri, ka munguar etika në komunikim, ka patur mungesë trasparence, nuk kërkohet ndjesë për çka nuk realizohet, apo bëhet gabim, mungon kultura e ndjesës publike si një ndër elementët e demokracisë.

Qeveritë për t’u mbrojtur nga gabimet e bëra, mosrealizi-met e programit të tyre të apr-ovuar në Kuvendin e Shqipërisë, justifikohen duke bërë krahasime me të metat, me realizimet dhe me mosrealizimet e njëra-tjetrës dhe jo me atë që kanë për detyrë me programin dhe me zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.

Në SHBA, sistemi i mer-itës është futur qysh në vitin 1883, kur Kongresi miratoi AK-TIN PENDLETON, sigurishtky Akt ndoqi një rrugë të gjatë prej 95-vitesh, për stabilizimin e siste-mit të meritës. Mbas 95 vjetësh të Aktit Pendleton, Presidenti CARTER miratoi Aktin e Refor-mës së Shërbimit Civil, në vitin 1978. Me krijimin e Kontrollit Kombëtar të Performancës, në vitin 1993 nga Zvendës Presi-denti, Al gore, u shkurtuan 160 000 vende pune nga personeli federal dhe u mbyllën rreth 2000 zyra federale.

duhet të përfitojmë nga këto eksperienca, qoftë për Shër-

bimin e Nëpunësit Civil, qoftë për reformën në Administratën Qendrore, në Agjensitë Kom-bëtare, në Administratën Qën-drore në nivel vendor, në njësitë e qeverisjes vendore të nivelit të parë dhe të nivelit të dytë, me qël-lim ritjen e besimit të komunitetit ndaj qeverisë.

Por kjo reformë duhet bërë me kujdes, për të mos dis-kriminuar të aftët, profesionistët e trajnuar brenda dhe jashtë vendit, ashtu siç ka ndodhur dhe fatkeqësisht vazhdon të ndodhë dhe sot. Të bëhen vlerësime ob-jektive dhe të shikohet mundësia e riciklimit të një drejtuesi të suksesshëm, ose të përcaktohet me një Akt ligjor kohëzgjatja në detyrën e drejtuesit të një institu-cioni (ka në praktikat e shteteve demokratike), por jo të hidhet në rrugë, nga presioni i militantve partiakë për të hapur një vend pune, kjo do të ishte jo vetëm diskriminuese, por të mos mar-rësh në konsideratë shpenzimet e organizmave ndërkombëtare, që janë bërë për të.

Për të luftuar realisht dis-kriminimin, duhet që nga armata e kandidatëve të kualifikuar nga konkurset, me transparencë të plotë të merren në konsideratë për rekrutim në Administratën Publike edhe shpërndarja gjeo-grafike (dhe jo nga një rajon siç ka ndodhur dhe ndodh edhe sot), të rekrutohet elementi femër, nga ish të përndjekurit politikë, nga invalidët për t’u lehtësuar sado pak vuajtjet, nga pakicat kombëtare, nga të rinjtë dhe kom-binimi i moshave etj. gjithashtu do të ishte kurajo dhe dinjitet rik-thimi e të larguarve profesionistë nga administrata.

Përfundimisht do të shprehesha, larg militantëve partiakë nga Administrata Pub-like, mbështetje e fuqishme profesionistëve të përkushtuar në punë, NdAL diskriminimit, se një qeveri duhet të marrë përsipër t’i bëjë këto me çdo lloj kostoje, nuk do të humbasë por do të fitojëmë shumë pikë, sepse kohët kanë ndryshuar dhe të menduarit ka evoluar.

Na ish një herë një vend që quhej Turrbullan. Na kish edhe ai një specie njerëzish që hanin, pinin, vidhnin, rronin me këtë lloj zanati dhe quheshin ”të fortët”. Të lindur me “baba” arrogancën, e “nënë” idiotësinë. Këta ishin shkopi i ligjit, por dhe i Maliqit, kërbaçi i forcës dhe i dhunës. Këta ishin Sulltani dhe fermani, Zoti dhe njeriu, olimpi dhe ferri. Tmerri dhe i mjeri, burimi dhe pusi. Por kjo ishte dhe pakica, që kur vinte puna për të zhvatur, vjedhur, marrë e shpëlarë, bëheshin si me magji “shumica”.

Në këtë vend jetonin dhe ata të quajturit ”të dobët”, të heshtur, kokëulët dhe pa fjalë. Se për çudi, sa herë grum-bulloheshin (në grupe të vogla, sigurisht), grupi i “të fortëve” iu servirte për të pirë një lloj pije, që i magjepste! dhe nga të re-voltuar bëheshin të heshtur, nga kërcënues, bëheshin si dele, nga llafazanë të pafjalë. E, në vend të ecnin ata “fluturonin”, në vend të jetonin, ”ëndërronin” e ndi-heshin shumë mirë me vetveten e me të tjerët. Nuk ishin nazelinj në të ngrënë, hanin çdo gjë që

u jepnin Ata, si të butat dhe të fortat, paçka se një pjesë s’kishin as dhëmbë t’i përtypnin mirë. Jetonin ëndrrën e tyre si specie të “rralla” e kështu vazhdonin me vite e vite me radhë. deri sa një ditë në këtë komunitet u shfaq një fis i ri, ”i vogël” por i men-çur, cili i përkiste këtij komu-niteti në një të shkuar të largët, por për mospajtim mendësie kish emigruar. duke parë gjen-djen e pandryshueshme në kaq kohë, ata u dëshpëruan, por filluan t’i flisnin turmës se ishin të “magjepsur”, se ishin njerëz e jo shpendë. Se nuk mund ta kalonin jetën duke fluturuar si “gallofë”, pa qenë të tillë. Se zgjimi, puna e vlerësimi i gjen-djes ku ndodheshin, do ta prishte magjinë e tyre. Por “të fortët” një dite u beëë bashkë (siç bëhen gjithmonë kur ndihen keq) dhe u kërkuan “të dobëtëve” të ngri-heshin e t’i përzinin nga krahina “të mençurit”, se ata ishin rrezik publik për komunitetin, se ata nuk ua dashkërkan të mirën “të dobëtëve”. Sepse ata me mendimet dhe fjalët e tyre do t’ia prishin lumturinë vendit dhe zona do të nxihej, gjelbërimi

do të thahej dhe “qetësia” do të zhdukej nga shpirtrat e tyre pa e kuptuar.

-T’i përzëmë! - thirri “as-njanësi”. –T’i godasim me gurë! - bërtiti “dredhësi”. Zërat u shtuan dhe turma u irritua, rrëmbyen ç’gjetën dhe vrapuan t’i vinin përpara “te mençurit”. Por kur mbërritën tek ata, turma e pluhurosur e jargavitur, e djersitur dhe akeruar, u ndal para derës se më plakut të “te mençurve“, qe iu kërkonte të ndalonin. Ai iu lut turmës që si shenjë “vlerësimi” e “mirënjo-hjeje” për zgjuarsinë e treguar në “zbulimin” e misionit të tyre të fshehtë, t’iu linin si kujtim përjetësimi, gozhdën e Nas-tradinit. Të cilën do e ngulnin te “Monumenti i Lavdisë” (natyr-isht prej druri), që kishin ngritur për nder të fisit të “te fortëve” në mes të komunitetit. gjë që s’iu erdhi pas këmbës “te fortëve”, por s’kishin si t’ia bënin turmës. E cila nga ana e saj e pranon me kënaqësi. Ata pranuan dhe “të mençurit” morën rrugën e mërgimit. U bë festë 2-3 javë me radhë e çdo vit kjo do të përkuj-tohet si një fitore e “mençurisë”

së turmës që vlerëson vetveten.Por me kalimin e kohës,

“trupi” i turmës filloi të kishte imunitet ndaj ”pijes magjike” që u jepnin. Kur ata shkonin e faleshin para “Monumentit të Lavdisë”, qarkullonin zëra se shumica e tyre shkonin për t’u falur para “gozhdës”. Kjo gjë iu ra në vesh “të fortëve” dhe pas konsultash e debatesh ranë da-kord të shkonin natën e ta shkul-nin “gozhden e Nastradinit”. Si u tha, ashtu u bë. Të nesërmen habia në komunitet nuk ishte e vogël. Turma u turbullua në Turbullan.

Gjithkush fliste e bërtiste në hesap të vet, kishte dhe nga ata që “ulërinin” në kupë të qiellit dhe askush nuk u jepte zgjidhje. Por nga mezi i turmës ”e ardhmja” e vogël e padjallë-zuar, bërtiti: - Ka ngelur vrima! Turma shtangu pa fjalë, ra një heshtje. Askush nuk pipëtinte, derisa u dëgjua një brohoritje: - Urraaaa! dhe të gjithë u elek-trizuan, plasi festa. dhe vijuan përsëri: faljet, lutjet, dhuratat e shumta. Por kësaj radhe nuk i faleshin gozhdës, por vrimës që la gozhda.

Por, sa kohë kalonte, ata nuk ndiheshin më si më parë, të lumtur, të magjepsur. Shi-hnin rreth vetes varfërinë dhe e quanin vuajtje. Shihnin të keqen dhe e njihnin cila ishte. Filloi pakënaqësia, ngritja e zërit (sporadike, s’kish sesi) po turbulloheshin ujërat e ndenjura.

“Të fortët” filluan të frikësoheshin për pushtetin e tyre, u rrezikohej gjithçka. gënjeshtra, dhuna mashtrimi e të tjera si këto s’ishin më të mjaftueshme për të siguruar ren-din e tyre. Atëherë vunë në lojë mashtrimin “këshilltarin “e tyre më të përkushtuar. dhe sollën në komunitet një “mercenar” që e shitën për “profet”, i cili i këshil-loi se të gjitha këto fatkeqësi si mungesa e gëzimit, varfëria, pakënaqësia, e kishin burimin te mungesa e gozhdës. Prandaj ata duhet të gjithë ta kërkonin atë e ta vendosnin te vendi i vrimës dhe vetëm atëherë do të qetësoheshin shpirtrat e tyre. U dëgjuan duartrokitje, bro-horitje, thirrje: “Rroftë Profeti! Rroftë komuniteti”. dhe përsëri festë, përsëri daulle u ndez e u përvëlua Turbullani.

Po ç’u bë më vonë? do të pyesni ju me të drejtë.

Ka zëra që thonë se enden akoma nëpër botë për të gjetur gozhdën. Ilir KORO

Gozhda e Nastradinit

Page 10: Fryma Re Nr13

FAQE 10 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

libri... Nga libri “Kujtimet e Sazanovit”

- vijon në faqe 11 -

“Kujtimet e

Pjesë nga politika ballkanike e fuqive të Mëdha dhe rusisë, marrë nga libri «Kujtimet e sazonovit», ish-ministrit të jashtëm rus në vitet 1910-1916.

Ende përpara fil-limit të punimeve të

mbledhjes së ambasadorëve në Londër, tashmë nuk kishte dys-him në faktin se pika kryesore e konferencës, më shumë në fokus, në të cilën do të pasqy-rohen pikëpamjet vështirë të pajtueshme ndërmjet tyre të shteteve të Antantës dhe ale-ancës Tripalëshe, ishin prob-lemi i krijimit të pandashëm të Shqipërisë së pavarur dhe leji-mi i Serbisë për dalje në detin Adriatik. Unë i quajta këto dy probleme të pandashme, sepse Austro-Hungaria dhe Italia, për shkak të marrëdhënieve reciproke politike paradoksale të tyre, u morën vesh lidhur me domosdoshmërinë për të rënë dakord për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë. Sido që ky shtet ishte pak vital, as njëra dhe as tjetra nga të dy fuqitë e mëdha të Adriatikut, nuk i lëshonin palës tjetër mbizotëri-min e situatës në bregdetin e Shqipërisë. Një marrëveshje e tillë nuk jepte garanci për qëndrueshmëri, por si masë e përkohshme ajo përfaqësonte dobinë e njohur dhe krijimi i Shqipërisë së pavarur shndër-rohej në diçka si dogmë, si në Vjenë ashtu dhe në Romë. Këtij këndvështrimi menjëherë iu bashkua edhe kabineti i Berlinit dhe me këtë i dha atij më shumë peshë. Në këtë mënyrë, sido-qoftë, lënia një fuqie të tretë e një pjesë të këtij bregdeti, nuk do të prishte ekuilibrin politik të vendosur me vështirësi ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë në Adriatik. Si re-zultat i mundësisë së shfaqjes së Serbisë në Shëngjin ose durrës, për të cilën armiqësia e kabinetit të Vjenës rritej sipas shkallës së sukseseve ushtarake, te të gjithë shtetet e aleancës Trepalëshe shkak-tonte vetëm qëndrim armiqë-sor ndaj saj.

Me këtë rrethanë, e cila ishte e pamundur që të mos merrej parasysh nga qeveria ruse dhe miqtë e saj, ishte paracak-tuar përfundimi jo favorshëm i synimeve të shtuara të popullit serb për të gjetur dalje në breg-detin më të afërt dhe në këtë mënyrë, të shkundë nga vetja varësinë ekonomike nga fqinjët jo dashamirës.

Unë e thashë se simpatia unanime e qeverisë dhe shoqërisë ruse ishin në anën e Serbisë. Në fillim të vitit 1913, simpatia e opinionit tonë shoqëror për pretendimet e serbëve filloi të shfaqej me forcë, e cila më futi pak frikën lidhur me mundësinë për të mbajtur në duart e qe-verisë ndikimin udhëheqës në zhvillimin e ngjarjeve politike. Në qarqet shoqërore të përmen-dura më lart, që ishin të afërt me disa rrethe oborrtare dhe ushtarake, u rrënjos bindja se erdhi momenti i përshtatshëm të lanim hesapet me qeverinë

austro-hungareze për gabimet e politikës së Erentalit. Kjo situatë është rezultat, nga njëra anë e intrigave të personave të veçantë, nga të cilët disa ndodheshin nën hipnozën e qëllimeve personale ambicioze, të tjerë - kuptimit të rremë të patriotizmit, ndërsa disa të tretë dhe më të shumtë në numër, vepronin nën ndiki-min e opozicionit parimor ndaj qeverisë, si dhe nga që ishin të informuar keq për situatën e përgjithshme politike të Evropës. Në të vërtetë, në qoftë se Rusia në këtë moment do të vendoste të shkonte më tej se mbështetja diplomatike që i jepte Serbisë bashkë me aleatët e saj, asaj do i duhej ta bënte këtë vetëm me forcat e veta dhe duke marrë përgjegjësinë dhe rrezikun vetë, sepse as Franca, as Anglia nuk do të ishin në anën e saj për mbrojtjen e interesave të huaja dhe pak të qarta për ta.

Njerëzit e arsyeshëm dhe me përgjegjësi vlerësonin plotë-sisht drejt situatën e vërtetë të gjërave te ne, megjithëse, në vetë këshillin e ministrave u gjetën dy ose tri vetë, të cilët nuk e fshihnin dënimin e tyre për “politikën e dobët dhe antisllave” të ministrit të punëve të Jashtme. Megjithatë, sforcimet e tyre nuk çuan në asnjë pasojë të rrezikshme për shtetin. Sovrani dhe për këtë Rusia duhet t’i jetë atij gjithnjë mirënjohëse, pavarësisht nga simpatia me gjithë zemër për synimet kombëtare të popullit serb, në këtë moment shqetë-sues shfaqi qartësi të mendimit politik dhe forcë të vullnetit, të cilat i dhanë fund atyre intrigave që na shtynin në rrugën e luftës evropiane, në kushtet më të papërshtatshme për ne dhe nga interesat që nuk justifikonin sakrificat e mëdha nga ana e popullit rus.

Kur kujtoj këto ngjarje të largëta, padashur më vjen ndërmend mendimi për fak-tin se, në qoftë se në kohën e luftës japoneze, perandori Nikollaj, do të qëndronte po aq me forcë në mbrojtje të intere-save shtetërore të Rusisë dhe nuk do ta linte veten të futej në rrjetën e intrigave të kërkuesve të papërgjegjshëm të fitimeve dhe aventurave, atëherë ka shumë gjasa që atdheu ynë, Ai vetë dhe po aq anëtarë të derës së tij, nuk do të mbyteshin në detin e gjakut dhe të lotëve të revolucionit rus dhe historia e njerëzimit nuk do të shënonte në faqet e saj, ngjarje që nuk kanë të barabartë për nga dhimbja, tmerrin dhe turpin.

Ndoshta, kujtimi për mësimin e tmerrshëm të luftës japoneze i solli Atij dobi dhe i dha atë forcën, që nuk e kishte në vitin fatal 1903. Mbështetja që më dha Sovrani, nuk u dobësua asnjëherë në momentet më kri-tike të të dy luftërave ballkanike dhe mori kurorëzimin e saj zyrtar në reskriptin në emrin tim, në fillim të verës së vitit 1913, në të

cilën perandori Nikollaj miratoi përpjekjet e mia në çështjen e ruajtjes së paqes. Miratimi i politikës sime nga Sovrani u shpreh aq qartë, sa detyroi menjëherë të heshtë kori i zërave armiqsorë të kundërshtarëve të mi dhe amatorët e intrigave e të skandaleve të bashkuar me të. Unë e konsideroj detyrë që të kujtoj këtu me mirënjohje dhe atë mbështetje që më dha vazh-dimisht në kohën e krizës ball-kanike dhe në momente të tjera të vështira të veprimtarisë sime në punë, kryetari atëhershëm këshillit të ministrave, V. N. Ko-kovcov. Largimi nga puna i këtij njeriu me eksperiencë të pasur shtetërore dhe nga natyra i ku-jdesshëm e i huaj për çdo pasion, ishte për mua mjaft e ndjeshme dhe shpeshherë më vinte keq thellësisht për zëvendësimin e tij me I. L. goremkinin, më i vjetër, që kishte humbur prej kohësh jo vetëm kapacitetin të interesohej për ndonjë punë - përveç qetësisë dhe mirëqënies së tij personale - por dhe bile të kuptonte realitetin që e rrethonte.

Në sajë të reskriptit të Sovranit, puna e diplomacisë ruse përsa u përket kushteve të brendshme të drejtimit të saj, u lehtësua jashtëzakonisht. Megjithatë, nga jashtë, vështirësitë e situatës sonë gradualisht u rritën dhe u grumbulluan aq shumë, sa ngan-jëherë më dukej se me të gjitha përpjekjet e mia për të ruajtur paqen, duhej të thyeja murin e shurdhër të mungesës së arsyes dhe vullnetit të keq të diploma-cisë austro-hungareze, mbi të cilën ngrihej hija shumë e madhe mbrojtëse e mburojës shtetërore gjermane. Detyra ime kom-plikohej edhe me faktin se në

vetë Serbinë, e cila ishte objekt i kujdesit të çiltër dhe të zjarrtë të qeverisë ruse, shpesh nuk e gjeja atë vetëpërmbajtje dhe atë vlerësim realist të rrezikshmërisë së momentit, të cilat ishin të vetmet mjete për të parandaluar katastrofën. Unë po e përmend këtë fakt pa ndonjë mendim që të hedh qortim mbi popullin serb, i cili këputi relativisht para pak kohësh zinxhirët e zgjedhës turke, pas një lufte shekullore dhe vuajtjesh të rënda dhe po i afrohej më në fund qëllimit të aspiratave të zjarrta të tij. Përkundrazi, për mua është i kuptueshëm padurimi i tij i madh, kur papritur ndërmjet tij dhe këtij qëllimi, që përfytyrimit të tij të ri i dukej shumë pranë, filluan përsëri të ngriheshin pengesa që kërcënonin t’i hiqnin atij frytet e suksesit të arritur me shumë vështirësi. Tendencat serbe ishin për mua akoma më të kuptueshme sesa i kuptonte përfaqësuesi rus i atëhershëm në Beograd, N.g. Hartvig. Ai preferoi rolin favorizues të mb-ylljes së syrit para tendencave të jashtëzakonshme të qarqeve qeveritare dhe shoqërore të Beo-gradit. Ai duhej të luante rolin si përfaqësuesi rus, detyra më e ng-utshme e të cilit, duke sakrifikuar popullaritetin personal, ishte të paralajmëronte qeverinë dhe po-pullin për pasionin e rrezikshëm. Hartvig interpretoi në Beograd politikën ruse sipas tij dhe e vështirësoi më shumë detyrën time, derisa më në fund, ten-sionimi politik arriti në të gjithë Evropën një situatë të tillë, që mundësia e ndërlikimeve serioze evropiane për shkak të problemit të bregdetit të Shqipërisë u bë gjithnjë dhe më i mundshëm. Si silleshin me këtë perspektivë

aleatët dhe miqtë tanë, unë e kam thënë më lart. Entuziazmi patriotik i disa përfaqësuesve serbë jashtë vendit, e përkeqësoi akoma më shumë rrezikun e situ-atës së përgjithshme. Kështu për shembull, i ngarkuari me punë në Berlin siguroi sekretarin e shtetit gjerman për punët e jashtme, se aleatët ballkanikë ndanë ndërmjet tyre përfundimisht bregdetin Adriatik dhe se Serbia është e sigurt në përkrahjen dashamirëse jo vetëm të Bullgar-isë, por dhe të Rusisë. Kuptohet vetvetiu se qeveria ruse nuk i dha Serbisë, në këtë kuptim, as premtime të drejtpërdrejta dhe as të tërthorta; përsa i përket Bullgarisë, traktati i aleancës nuk i dha Serbisë asnjë bazë që të shpresonte në ndihmën e armatosur të aleates së saj në këtë problem. duke kujtuar në Beograd të gjitha këto, m’u desh t’i kërkoja qeverisë serbe që të mos e vështirësojë rolin që kemi marrë si mbrojtës të interesave serbe dhe të mos harrojë se në problemin për daljen e Serbisë në detin Adriatik, ne na është dashur të bëjmë dallimin ndërmjet qël-limit dhe mjeteve. Qëllimi për ne është ndoshta sigurimi i plotë i pavarësisë ekonomike të shtetit serb. Përsa i përket mjeteve për arritjen e saj, atëherë të tilla mund të jenë ose zotërimi i pjesshëm i bregdetit, ose bashkimi heku-rudhor me këtë ose atë port të Adriatikut, në ato kushte në të cilat do mund të bëhej autorizimi i lirë i mallrave austriake në Se-lanik, e cila u arrit nga qeveria austro-hungareze. Lëshimi ndaj Serbisë në problemin për mar-rjen e portit në bregdetin e Shq-ipërisë, do t’i lehtësonte miqve të saj mundësinë e zmadhimit territorial të saj në drejtimin e

jugut ose respektivisht zvogëli-min në favor të saj, të territorit të ardhshëm shqiptar. Në qoftë se në Vienë nuk e kuptonin se interesat e Austro-Hungarisë kërkonin vendosjen ndoshta të paqes së qëndrueshme në gadi-shullin Ballkanik, atëherë Serbia nuk duhej të harronte se duke paraqitur kërkesa të pamenduara mirë, ajo rrezikonte të humbiste rezultatet e shkëlqyera të arritura prej saj në luftën me Turqinë.

Për fat të keq, këto para-lajmërime miqësore në Beograd nuk kishin atë sukses që unë kisha të drejtë të prisja prej tyre. Nga njëra anë ishte entuziazmi popullor i fitoreve të korrura kundër turqve, që i kapërcenin shpresat më të guximshme, ashtu si dhe shpresat e ëmbla të lid-hura me suksesin për realizimin e shpejtë të idealeve kombëtare; nga ana tjetër ishte mjaft ekui-vok qëndrimi i të dërguarit rus në Beograd, i cili në atë kohë përkrahte te serbët synime të parealizueshme, megjithëse në thelb shumë të ligjshme; këto vendosnin para qeverisë ruse detyrën e pakëndshme që të ve-pronte në mënyrë të ftohtë ndaj vrullit të entuziazmit të serbëve dhe të jepte në Beograd këshilla kujdesi dhe maturie, të cilat asnjëherë dhe nga askush nuk u pranuan me kënaqësi, aq më shumë në atë moment të suksesit të madh. Ishte mjaft e vështirë të bindje serbët në faktin se koha punonte për ta dhe kundër kundërshtarëve të tyre. Ata, pa qejf i dëgjonin argumentet e sjella prej meje, në favor të një pritshmërie më të qetë të zhvil-limit të mëtejshëm të ngjarjeve politike. Këto argumente unë i nxora nga historia e shtetit rus, që i kushtoi njëqind e pesëdhjetë vjet, ku gjatë kësaj kohe atij iu desh të zhvillonte luftëra të pafundme në veri dhe në jug, që të mbërrijë deri në brigjet e deteve, por deri në ditët tona ende të pazgjidhur në mënyrë të kënaqshme sipas këtij qëllimi.

Ndërkohë, vazhdova të përdorja të gjitha përpjekjet që të arrija, me anë të bisedimeve paqësore me qeverinë austro-hungareze, që qoftë edhe pjesër-isht të plotësoja dëshirat në for-mën e dhënies për Serbinë vetëm të portit tregtar në Adriatik; por të gjitha përpjekjet e mia, të përkra-hura me ndërgjegje nga aleatët tanë, dolën të pasuksesshme dhe ndeshën në kundërshtimin unanim nga ana e shteteve të aleancës Tripalëshe. Në fillim të

Page 11: Fryma Re Nr13

FAQE 11 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

vijon në numrin e ardhëm

- vijon nga faqe 10-

libri... në këtë libër flitet për herë të parë në shqip nga një dëshmitar kyç, edhe për ngërçin që solli problemi shqiptar në Kongresin e londrës, ku nuk u mbajt ndonjë protokoll.

Sazanovit”nëntorit u bë qartësisht evidente se, të arrije t’i jepje Serbisë qoftë edhe një port në Adriatik, ishte e mundur vetëm me anë të forcës, domethënë me çmimin e luftës evropiane. gjithashtu dolën qartë të gjitha mospërputhjet ndërmjet qëllimit që i kishte vënë vetes Antanta dhe atyre mjeteve, të cilave ajo iu drejtua për arritjen e tij. Unë fola se për luftën evropiane, për hir të portit serb në Adriatik, as që bëhej fjalë. As aleatët dhe as miqtë tanë, as ne vetë nuk e lejonim këtë mendim. Ndërkohë, tensionimi i situatës nuk dobësohej dhe forcat serbe u përgatitën të mar-rin durrësin. Që të mos lija në Beograd hije dyshimi lidhur me situatën e vërtetë të gjërave dhe synimet e Rusisë, isha i detyruar të ngarkoja Hartvigun që të paralajmëronte qeverinë serbe se ne “nuk do të luftojmë me aleancën Tripalëshe për shkak të portit serb në Adriatik. Përsa i përket vendimit të aleatëve ballkanikë, që të ndajnë ndër-mjet tyre Turqinë Evropiane, pa marrë parasysh interesat e Austrisë dhe Italisë, atëherë ne e paralajmërojmë Serbinë për pasojat që mund t’i sjellë asaj politika e pamenduar mirë, duke i hequr asaj simpatinë e Francës dhe Anglisë”. Në përfundim m’u desh të paralajmëroja miqtë tanë serbë se edhe ne do të ishim të detyruar të hiqnim dorë nga mbështetja e tyre, në qoftë se ata do të shkonin shumë larg.

E mbaj mend shumë qartë në lidhje me serbët, në anën e të cilëve ishin të gjitha simpatitë e mia, sa i vështirë ishte për mua ky rol i vëllait të madh moralizues, por rrethanat politike me të vërtetë kërkonin ndërhyrje vendimtare të qeverisë ruse në problemet serbe, që kërcënonin devijimin në drejtim të katastrofës kombëtare, e cila duhej parandaluar në interes të vetë popullit serb. Njëkohësisht, në qoftë se në Evropë kishte qeveri nga e cila serbët mund të merrnin këshilla miqësore pa ndjenjën e fyerjes ose dyshimit, natyrisht kjo ishte vetëm qeveria ruse, në sinqeritetin e së cilës ata nuk kishin arsye të dyshonin dhe e cila ishte e lidhur me fatin e sllavëve të Ballkanit, me fije të panumërta të interesave etike dhe reale.

E gjithë gjysma e parë e vitit 1913 kaloi në këshillimet e përmendura më lart të qe-verisë serbe dhe në bisedime me Austro-Hungarinë dhe Italinë, pas të cilave vazhdimisht qën-

dronte aleatja e tyre, Gjermania. Këto bisedime kishin të bënin me krijimin e Shqipërisë dhe problemin e lejimit të Serbisë, në një formë ose në një tjetër, për daljen në detin Adriatik. Për t’i dhënë peshë zërit të saj, kabineti i Vjenës iu drejtua marrjes së disa masave të karakterit ushtarak në kufijtë e vet. Në këtë mënyrë, në afërsi të kufirit të Serbisë u përqendruan nga pesë deri në gjashtë korparmata, ndërsa tre korparmatat që ndodheshin në galici u kompletuan deri në efek-tivat e kohës së luftës. Këtyre masave, qeveria ruse iu përgjigj me qëndrimin nën flamurin e rezervistëve dhe kompletimin, si dhe me furnizime ushtarake të njësive që ndodheshin gjatë kufirit. Megjithatë, masat e ku-jdesit, të marra si nga austriakët ashtu dhe nga ne, nuk ishin të tilla që të vështirësonin ecurinë e mëtejshme të bisedimeve diplomatike në mbledhjen e ambasadorëve në Londër.

Punimet e kësaj mbled-hjeje lëviznin shumë ngadalë dhe secili nga përfaqësuesit e fuqive të mëdha, pjesëmarrës në të, paraqiste propozimin e qeverisë së tij vetëm me ku-jdesin më të madh dhe pas për-gatitjes së terrenit me bisedime paraprake me anëtarët e tjerë të atij grupi shtetesh të cilit ai i përkiste. Në atë kohë, asnjë nga qeveritë evropiane nuk donte të luftonte, me përjashtim të Austro-Hungarisë, e gatshme të vërsulej ndaj Serbisë me shpresën që, me këtë mjet të dëshpëruar, të përmirësonte situatën e saj të brendshme të trishtuar, por që nuk kishte mbështetjen e duhur gjermane. Të tjerët silleshin negativisht ndaj luftës dhe secili prej tyre, megjithatë jo pa shqetësim, ndjente se rreziku i luftës evropi-ane mund të lindte në çdo kohë, si rastësisht. Bile vetë diplomacia austro-hungareze, që ishte në situatën e përmendur, vazhdonte me të njëjtën këmbëngulje të kërkonte krijimin e Shqipërisë së pavarur dhe sillej gjithashtu në mënyrë të papajtueshme me daljen e Serbisë në detin Adria-tik. Në pamjen e jashtme, nuk vendoste të mos shfaqte pajtimin e zakonshëm dhe, e detyruar gjithashtu nga rrethanat, nuk refuzonte të diskutonte bashkë me fuqitë e mëdha mënyrat e shpërblimit të Serbisë, për atë humbje që kësaj i shkaktoi aleanca Tripalëshe, duke mos pranuar që ajo të marrë ndonjë territor në bregdetin e Adriatikut.

Në këtë mënyrë, mbled-hja e ambasadorëve në Londër,

pa vështirësi të veçanta, u mor vesh për zgjidhjen parimore të problemit për krijimin e Shq-ipërisë së pavarur dhe neutrale nën sovranitetin e sulltanit dhe me garantimin kolektiv të fuqive të mëdha. Njëkohësisht, për t’i dhënë Serbisë në shfrytëzim një nga portet shqiptare, me të drejtë jo vetëm importin dhe eksportin pa doganë të prod-himeve të saj, por edhe me këmbënguljen e qeverisë ruse, të çdo lloj furnizimi ushtarak dhe armatimi si në kohë paqe, ashtu dhe lufte. Për këtë, kihej parasysh bashkimi i portit të për-mendur me rrugë hekurudhore me Serbinë; në të njëjtën kohë, kjo rrugë hekurudhore duhej të ndodhej gjithashtu nën kontrollin e fuqive të mëdha. Neutralizimi i Shqipërisë e rrjedhimisht i gjithë bregdeti shqiptar nga pikëpamja e interesave të Serbisë, i jepte kësaj marrëveshjeje një farë vlere reale, të cilën ajo nuk do ta kishte në qoftë se porti i dhënë në përdorim serbëve, ndodhej në vendin në të cilin nuk do të rëndonte barra e neutralitetit. Sidoqoftë, në këto rrethana as Rusia, as anëtarët e tjerë të An-tantës nuk mund të arrinin zgjid-hje më racionale të problemit për lejimin e Serbisë të dalë në det. Kjo zgjidhje nuk i jepte kënaqësi të shpejtë dhe të plotë sedrës kombëtare të popullit serb dhe nevojave të tij ekonomike. Por, duke vlerësuar rezultatet e përpjekjeve të diplomacisë ruse në favor të Serbisë, nuk duhet harruar se edhe në rastin kur Antanta në mbledhjen e Londrës, mundi t’i rrëmbejë aleancës Tripalëshe koncesionin për t’i dhënë Serbisë pjesë të bregdetit shqiptar, me portin e durrësit ose të Shëngjinit, atëherë praktikisht situata e gjërave nga kjo nuk do të ndryshonte, sepse problemi i ndërlikuar për ndërtimin e linjës hekurudhore ndërmjet qendrave prodhuese të Serbisë dhe detit, që për realizimin e tij kërkonte shumë vite dhe shpenzime të mëdha, nuk shmangte faktin e lëshimeve territoriale dhe lehtësohej vetëm në një masë të pakonsiderueshme. Zotërimet e vetme të bregdetit dalmat dhe kroat, me dalje shtesë në detin Egje, mund t’i jepte atë zgjidhje plotësisht të kënaqshme prob-lemeve ekonomike, për të cilat populli serb ëndërroi shumë vjet dhe për të cilën qeveria serbe u përgatit, që nga momenti kur realizimi i idesë së Serbisë së madhe filloi gradualisht të afrohej në fushën e arritjeve politike. Në kohën e luftës ball-kanike, këto ide ishin ende të

pakonkretizuara. Ndërmjet re-alizimit të tyre dhe popullit serb qëndronte lufta botërore, me të gjitha vuajtjet e saj të pafundme dhe me atë vetësakrifikim dhe heroizëm të pashembullt, me çmimin e të cilave Serbia bleu bashkimin e saj kombëtar.

Ndërsa aleatët ballkanikë qëndronin ballëpërballë me armikun e përbashkët dhe ten-dosnin përpjekjet e tyre për shpartallimin e tij, traktati i 29 shkurtit të vitit 1912, shërbeu si garanci e besnikërisë së tyre si aleatë. Por periudha e luftës, e papritur edhe për vetë ata, ishte mjaft e shkurtër. Luftimet ishin të ashpra, por të pakta në numër dhe në përgjithësi fitorja u arrit prej tyre relativisht lehtë. Bashkë me fitoren, erdhi dhe koha e moskuptimeve, dyshi-meve reciproke dhe grindjeve, që kërcënonin t’i shndërronin aleatët e djeshëm në armiq të nesërm dhe të çonin në zero rezultatet e sukseseve të arritura sëbashku prej tyre.

Maqedonia e ndërlikuar në ndarjen etnografike, tashmë prej kohësh objekt i rivalitetit të tyre, përsëri u kthye për ta në një mollë sherri. Ndarja e vendosur sipas Traktatit të Aleancës, e bërë shpejt e shpejt nën presionin e kërkesave urgjente të momen-tit, doli jo e kënaqshme, duke mos iu përgjigjur shpresave të shumta të asnjërës prej palëve të marrëveshjes. Në veçanti të pakënaqur prej tij ishin serbët, pjesëmarrja aktive e të cilëve në operacionet luftarake në Maqe-doninë Lindore dhe në Adri-anopol i kapërceu në mënyrë të konsiderueshme llogaritë e tyre paraprake. Situata ndërlikohej edhe me moskuptimet që lindën njëkohësisht ndërmjet Bullgarisë dhe greqisë, për shkak të prob-lemit të zotërimit të Selanikut, të cilin forcat greke, për inatin e madh të bullgarëve, mundën ta pushtojnë në momentin kur forcat bullgare kishin ndërmend të futeshin atje.

diplomacia ruse, që ndiqte me shqetësim lindjen dhe ashpërsimin e shpejtë të grindjeve serbo-bullgare, bëri të gjitha përpjekjet që të mos e linte atë të kthehej në përçarje e aq më tepër në konflikt të hapur, që do të ishte ekuivalent jo vetëm me një katastrofë morale, por dhe politike, dhe do të hapte plotë-sisht dyert e intrigave armiqësore të kabinetit të Vienës. Teksti i Traktatit të Aleancës i jepte Ru-sisë të drejtën e ndërhyrjes në moskuptimet ndëraleate, duke i caktuar perandorit rus, siç është përmendur më lart, vendin e

ndërmjetësit dhe arbitrazhit në ndarjet kufitare serbo-bullgare. Që të mënjanojë, sipas mundë-sive, rrezikun e ndërlikimeve të mëtejshme ndërmjet aleatëve dhe mundësinë e prishjes së Aleancës Ballkanike më shpejt se ajo do të arrinte të realizonte me sukses çështjen kombëtare të filluar, qeveria perandorake vendosi të shfrytëzojë të drejtën e përmendur më sipër, megjithëse teksti nuk bënte asnjë aluzion në vetvete, në lidhje me faktin se çfarë vështirësishë i duhej të kapërcente, që të bënte të mun-dur realizimin e tij.

Ndërkohë, edhe pa këtë situatë mjaft të ngatërruar dhe të komplikuar, doli edhe një faktor i ri politik, të cilin fuqitë e mëdha, e para së gjithash Rusia, duhet ta merrnin parasysh seriozisht dhe i cili këtu, deri tani është përmendur vetëm shkarazi. Ky faktor politik ishte Rumania, e cila, duke mos qenë në kuptimin e vërtetë të fjalës shtet ballkanik, megjithatë, për shkak të pozitës së saj gjeografike, ishte e intere-suar në mënyrën më të afërt për fatet e gadishullit ballkanik.

Që në fillim të luftës ballkanike, qeveria rumune deklaroi për synimin e saj që të mos përzihej në luftë derisa, në përfundim të saj nuk do të kishte ndryshime territoriale në Ballkan, të cilat mund të kishin për të pasoja politike jo të favorshme. Në rastin e fundit, Rumania do të ishte e detyruar të kërkonte për vete shpërblimet përkatëse. Sukseset e shpejta të forcave bullgare tregonin, që më përpara, krijimin e një Bullgarie të re në kufijtë e Rumanisë, e zmadhuar në mënyrë mjaft të konsiderueshme në përbërjen e saj territoriale dhe e forcuar në kuptimin e numrit të popullsisë së saj. Ky fakt, të cilin asnjë nuk mund ta kundërshtonte, i shërbeu qeverisë rumune si pretekst për t’i paraqitur Bullgarisë kërkesa të caktuara lidhur me koncesione territoriale në dobruxhë, për shkak të sigurimit të pozitës së saj strategjike në danub. Për këtë qëllim, Rumania kërkonte për vete t’i jepej qyteti Silistri dhe rregullimin e kufijve të saj me anë të prerjes së territorit bullgar, nga pika që shtrihej në perëndim të këtij qyteti, deri në Balçik, në detin e Zi. Kjo kërkesë, në vetvete pak e ekza-gjeruar, vështirësonte përpjekjet dashamirëse të Antantës dhe e shtyu atë të kërkonte zgjidhje, nga ndërlikimet jo të favorshme për paqen ballkanike të krijuara në danub, duke e çuar grindjen rumuno-bullgare në arbitrazhin e fuqive të mëdha. Qënia e kabinetit të geshovit1 në pushtet,

1- Ivan Geshov (1849-1924), kryeministër i Bullgar-isë në 1911-1913. Bankier, publicist. Ithtar i aleancës me Rusinë. Njëri nga organiza-torët e Aleancës Ballkanike

në këtë kohë në Bullgari, me tendenca miqësore në lidhje me Rusinë, si dhe rrethana se besimi i Rumanisë në politikën e qeverisë ruse rritej vazhdimisht, ishin shkaku që palët në konflikt zgjodhën Petrogradin për të mbajtur konferencën e arbitrazhit.

Me ftesën time, amba-sadorët e Austro-Hungarisë, Britanisë së Madhe, gjermanisë, Italisë dhe Francës filluan, më 1 prill 1913, shqyrtimin e preten-dimeve rumune. Edhe pse qysh në seancën e parë të konferencës u shprehën divergjencat e zakonshme ndërmjet përfaqësuesve të Antantës dhe aleancës Tripalëshe, punimet e saj vazhdonin paqësisht. Ishte e qartë se asnjë nga qeveritë që merrnin pjesë në të, lidhur me këtë problem të një rëndësie jo politike të dorës së parë, nuk don-te të hidhte vaj, ku edhe pa atë, qartësisht digjej flaka e grindjes ballkanike. Përfaqësuesit e Ale-ancës Tripalëshe, që fillimisht përkrahnin plotësisht kërke-sat rumune, u larguan shumë shpejt nga pikëpamja e tyre dhe u bashkuan me pozicionin që mbante përfaqësuesi rus dhe ata që kishin të njëjtin mendim me të. duke pranuar argumentimet e kërkesave të Rumanisë për rregullimin strategjik të kufirit të saj, në marrjen vetëm të Silistrit nga Bullgaria dhe dhënien Ru-manisë, pa shtimin e pjesës së konsiderueshme të dobruxhës, ata shikonin garanci plotësisht të mjaftueshme në këtë drejtim. Punimet e konferencës përfun-duan më 15 prill dhe në fund u përpilua teksti i vendimeve të saj, i miratuar menjëherë më pas nga qeveritë e interesuara, i cili u pranua pa rezerva nga palët në konflikt.Qyteti i Silistrit, bashkë me një territor të vogël, i kaloi Rumanisë, e cila detyrohej që të shpërblente bullgarët që shprehnin dëshirën të shpërn-guleshin nga kjo zonë. Bullgaria merrte detyrimin të mos ngrinte përforcime gjatë kufirit të saj deri në detin e Zi dhe shprehu pëlqi-min për ngritjen e dioqezave të veçanta në zonat e Maqedonisë së pushtuar, të banuara nga kuco-vllehët, si dhe kisha e shkolla autonome për popullsinë rumune të këtyre zonave.

Me këtë përfundonin punimet e konferencës së Petro-gradit. Ato ishin me efektivitet të vogël, por duhet të konsid-eroheshin të kënaqshme, sepse evitonin mundësinë e ndërliki-meve të reja në atë kohë që, edhe pa ato, ishin shqetësuese dhe të rrezikshme. Megjithatë, ato nuk zgjatën shumë.

të vitit 1912. Ministër i finan-cave në 1886, 1894-1897. Në 1898-1924 kryetar i Shoqa-tës së dijetarëve (nga 1911 Akademia e Shkencave të Bullgarisë) (shën. i përkth.).

Page 12: Fryma Re Nr13

FAQE 12 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

emigracion...

Vëzhgim...

Mësuesit në mërgim: Këta rilindas... Çudi?!

nga Abdurahim ASHIKU

ndjehem i nderuar kur marr mesazhe nderimi e respekti nga nxënësit e mi

Me mësuesit vullnetarë Selanik - Greqi.

Një përjetim befa-sues, takim me më-

suesit, me ata që i kam takuar disa herë në seminaret për mësimin e gjuhës shqipe në mërgim: me dashmirin, më-suesin e orës së parë të mësimit të gjuhës shqipe, më 7 mars 2001, me Valbonën, Irisin si dhe me të tjerat që i takoja për herë të parë fizikisht, por të njohura për mua në bisedat e në intervistat në largësi. Ishte me të vërtetë emocionuese çiltërsia e bisedës së shkurtër me ta, kafeja në një mjedis të hotelit ku ndenja, shëtitja me dashin nëpër sheshin e madh, “Aristotelos”, që fillon nga lartësitë e kodrave të qytetit dhe mbaron në bregdet, shoqëria e mrekullueshme që kanë me njeri-tjetrin...

Fjalët për ta, për më-suesit, por edhe për Shoqatën “Nënë Tereza” të greqisë, për drejtuesin e saj Arjan Cara, për miqtë grekë të shoqatës dhe të shkollës shqipe, sapo kanë marrë udhë.

Një udhë të gjatë, me detyrimin shpirtëror për t’u kthyer përsëri...

Në kujtimet e jetës sime, që, më 11 maj 2014, u bënë 73 vjet, pas prindërve vijnë më-

suesit. Në vitin 1948, kur u ula në bankën e klasës së parë me një abetare përpara për të më-suar e lexuar gërmat e shqipes së bukur dhe në vend të fletores një pllakë e një laps guri për t’i shkruar ato, të gjithë ishim në garë se kush do t’i thoshte i pari mësuesit: “Mirëmëngjesi Zotëri”! I dilnim edhe dy ki-lometra përpara tek vinte nga qyteti...

Në librin “Shkolla shqipe e Selanikut”, kam shkruar për dy nga mësuesit e mi, Nigjare Velçani (Didi) nga Berati dhe gavril Kota nga Përmeti. Flas për vitet 1950-1952.

Bëra një shkrim në vitin 1993 me titull “Mësuesit - më të përkushtuarit dhe më të harruarit”, ku i përmendja me emër e mbiemër. Më erdhën dy letra malli dhe një fotokopje e borderosë së 15-31 janarit 1951, me emrat dhe pagat e mësuesve...

Nigjarja, shumë e bukur në kujtesën time fëmijërore, ndër të tjera më shkruante: “... Akoma pa mbushur 16 vjeç,

pas një kursi metodik peda-gogjik, lashë Beratin dhe erdha në Peshkopi, fillimisht në fsha-tin Brezhdan dhe pastaj në kufi, në fshatin malor të Cerjanit, ku u ndjeva si në shtëpinë time. Ne arsimtarëve të atij brezi na duhej jo vetëm të jepnim mësim, por edhe të shkonim në çdo familje, shtëpi më shtëpi për t’u mbushur mendjen disa prindërve që hezitonin t’i dër-gonin fëmijët në shkollë si dhe për të grumbulluar të gjithë analfabetët në kurset e luftës kundër analfabetizmit që zhvil-lonim mbrëmjeve pas pune...”

I shkëputa këto rrjeshta nga letra e gjatë e mësueses time, Nigjare Velçani (Didi), për të hequr një paralele në kohë e hapësirë, atje në ato vite kur hapeshin shkolla e luftohej analfabetizmi dhe këtu në greqi, kur hapen shkolla e mësohet gjuha e bukur shq-ipe. Është një mesazh që nuk humbet as në kohë dhe as në hapësirë, as në vendlindje e as në mërgim.

gjuhës shqipe i është

dashur të ecë rrugëve të thepi-sura në histori. Ndaj lindën Ril-indësit e mëdhenj, ndaj lindën edhe Rilindësit e rinj, mësuesit e dashuruar pas saj, midis të cilëve janë edhe mësuesit e Shkollës Shqipe të Selanikut.

I kam dashtë dhe i dua mësuesit. Jeta bëri që jetën time ta lidh me një mësuese, Nata-sha Ashikun, e cila pas 35 vjet me nxënësit e ciklit të ulët në Peshkopi, u bë pjesë e nismës të mësimit të gjuhës shqipe në mërgim që në hapat e parë. Fati i jetës më bëri edhe mua mësues për pesë vjet radhazi në një shkollë të mesme në Peshkopi.

Si mësues ndjehem i nderuar kur marr mesazhe nderimi e respekti nga nxë-nësit e mi. Ndaj në kapakun e fundit të librit kam vënë një fotografi dhe dy fragmente nga letrat e dy nxënësve të mi, njëri nga Vermoshi e tjetri

nga Nikaj - Merturi, njëri në Miçigan e tjetri në Tropojë, poetë e shkrimtarë që u rrjedh fjala në vargje mjaltë e dashuri, gjovalin Lumaj e gjon Neçaj.

gjovalini nga Miçigani tej oqeanit Atlantik, ndër të tjera më shkruan: “Rilindësit e kohës sonë janë ata burra të zgjuar e të përkushtuar që duan integrimin e Shqipërisë, por një integrim me identitet dhe me dinjitet. Rilindësit e kohës sonë janë edhe ata që hapin shkolla shqipe në emigracion. Nderime dhe respekt mësuesve”!

Kam botuar tre libra për mësuesit emigrantë. Rrëfime për jetën dhe për përkushtimin e tyre i kam përcjellë edhe në tre libra të tjerë dhe në shtyp. Të tretin “Shkolla shqipe e Selanikut”, Mësuesit - këta rilindës çudi, Njerëz që i dua - 6, e kam përcjellë si borxh, si detyrim shpirtëror për mësuesit e nderuar në emigracion.

Kam qenë vetëm një herë gjatë këtyre 18 vjetëve në mërgim në Selanik, si tani, më 10-11 maj 2009, kur re-portazhin e titullova “Një ditë në “folenë” e Rilindësve të Kohës Sonë”. Nuk mund ta lija në thonjëza folenë. Tufa të tëra zogjsh kishin fluturuar duke lënë tashmë jo një, por shumë fole gati për vocërrakë të tjerë të etur për t’u ushqyer me gërmat e bukura të gjuhës së nënës Shqipëri.

Në libër numërohen 160 fotografi me diku rreth njëmijë fytyra të qeshura nxënësit, mësuesish e prindërish, nga 7 marsi 2001 e deri sot.

Në libër kam përcjellë një falënderim që dua ta lexo-jnë edhe lexuesit e gazetës “Fryma e Re”: “Pa Valbonën, dashin, Mimozën, pa mësueset e Shkollës Shqipe të Selani-kut, pa fëmijët dhe prindërit e tyre, ky libër nuk do të ishte shkruar...

Shkolla vazhdon. Librat për të, nga mësues dhe nxënës, nesër njerëz të letrave, jam i sigurtë se do të formojnë rafte bibliotekash.

dhe të gjithë do të tho-në: Shkronjat e arta, tingujt e mrekullueshëm të gjuhës Shqipe, m’i mësuan profe-sor dashi, mësuese Mimoza, Valbona, Merita, Mimoza d, Juliana, Evisi, Irena, Irisi, Re-dina, Rovena, Evgjenia, Anila, Xhensila, Evrisi, Jonida, Silva-na, dëfrimja, Almira, Afërdita, Aurela...

Në veçanti do të fal-enderoja Valbona Hystunën, mësuese qysh më 7 Mars 2001, veprimtare e shquar e shoqatës “Nëna Terezë”, metodiste, re-daktore, korrektore, pa të cilën do ta kisha tepër të vështirë t’i mblidhja mësuesit në një shoqëri Rilindësish të gjuhës Shqipe në greqi.

Faleminderit Rilindës të Rinj të gjuhës Shqipe!

Ditëlindjen e 73-të jetës e festova në një mjedis që do të mbetet i paharruar në jetën time, nën urimin dhe duartrokitjet e një salle leksionesh të Universitetit “Aristotelos” të Selanikut të mbushur plot, në 10-vjetorin e krijimit të shoqatës me zë të fortë e të veçantë në rradhët e mërgatës shqiptare, Shoqatës “Nënë Tereza” në Greqi, në paraqitjen publike të librit të gjashtë të serisë sime “Njerëz që i dua”, Shkolla shqipe e Selanikut”...

A duhet të vikasim "Urraaa…" për toponimet?Lajmi i ekraneve të

vegjël të stacioneve televizive mbërriti në veshët e hapur të mërgimtarëve në greqi tash e mëse dy vjet. Venizellos, ministër i jashtëm i Repub-likës së greqisë dhe Bushati, ministër i punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë, pas-kan nënshkruar një marrëveshje për ...toponimet.

Nuk u përcollën hollësi për çfarë përmban marrëveshja aq e pritur, si e do ligji ndërkom-bëtar në tri gjuhë: në greqisht, shqip dhe anglisht. U dëgjua vetëm se fëmijët janë të lirë të shkojnë e të vijnë deri më 31 dhjetor 2014 dhe se, që nga 1 janari 2015 do të bëhen pasaporta të reja (!).

Atë ditë, ende pa u bërë publik lajmi, rasti e solli që për disa minuta të qëndroj në hollin e konsullatës sonë në Selanik. U ula në një karrige

dhe po shikoja skenat me burra e gra, me fëmijë motakë në krah që, padurimin e pritjes së prindërve e shprehnin me të qara sa të dhimbsej në shpirt. I pyeta pse ndodheshin aty. Më treguan pasaportat e fëmijëve të tyre, ku vendlindja ishte e shkruar si ia do qejfi administratës shqiptare çka i mbante fëmijët në të ftohtin e dimrit dhe të nxehtin e verës hapësirave të zhurmshme të pikë kalimeve kufitare greke.

U futa pa trokitur (dera ishte e hapur) në zyrën e apli-kimit për pasaportat dhe pasi i tregova nëpunëses dokumentin e gazetarit, i kërkova të më jepte ndonjë pasaportë fëmijësh të sapo ardhur nga Shqipëria. Më tha se kjo përbënte sekret shtetëror dhe se kërkohej au-torizim nga titullari. Hyra në bisedë me të duke i thënë se faji që fëmijët përjetojnë një dramë të tillë vjen prej jush,

prej administratës që i plotëson pasaportat. Nuk pranoi as kur i thashë se pasaportat janë shkruar vetëm me 34 gërma të shqipes dhe vetëm në shqip e jo edhe në anglisht. "Fajin nuk e kemi ne, por regjistri themeltar kombëtar. Siç i ka të shkruara regjistri i shkruajmë edhe ne".

Kur i thashë se për dy pikat mbi germën “e” një person ka humbur nënshtetësinë në një vend evropian, më tha se "kjo mund të rregullohet duke marrë

në konsullatë një vërtetim se është i njëjti person" (!)

Nuk e vazhdova më gjatë. Nuk kisha pse ta vazhdoja. Përpara meje ishte një nëpunëse që, siç më tha, kishte shëtitur Evropën dhe i njihte rregullat.

Pasi i ngushëllova prindërit me fëmijë në krah, shtypa butonin e ashensorit dhe zbrita poshtë. Tek kaloja sheshit të madh të Selanikut që mban emrin e Aristotelit m’u kujtua një mesele... Një herë e një kohë

një njeriu i ishte fiksuar se ai është kokërr misri dhe sapo në rrugë shihte ndonjë gjel thërriste e bërtiste në kupë të qiellit duke u fshehur pas njerëzve e duke u bërë thirrje ta vrasin gjelin se do ta hante... Të afërmit e çuan në çmendinë dhe pas shumë muajsh arritën ta bindin se ai nuk është kokërr misri, por është njeri si të gjithë të tjerët. U bind më në fund dhe doli nga çmendina. deri tek autobusi e shoqëroi mjeku i tij...

Tek ecnin, përpara i del një gjel i ngrehur.

- gjeli...- bërtiti me të madhe dhe u mat të ikte.

- Mos ki frikë i tha mjeku. Ti nuk je më kokërr misri.

- Unë e di, por a e di gjeli këtë?

Toponimet mbi pasaportat e fëmijëve janë shndërruar në një mesele që fëmijët do ta kujtojnë me dhimbje edhe kur të bëhen prindër e gjyshër...

Page 13: Fryma Re Nr13

FAQE 13 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

Mjekësi/Mjedis...

e quajnë polinozë, apo alergji ndaj polenit të luleve. është një sëmundje alergjike e shkaktuar nga poleni që përhapet nga era, ose nga insektet. alergjitë shfaqen më tepër në pranverë dhe alergjia ndaj polenit, është shfaqja më karakteristike. alergjia ndaj polenit mund të shfaqet me një rhinit (ose gripi i barërave), konjuktivit (i syve), astmë, sëmundje që mund të lidhen me njëra tjetrën.

Alergjia ndaj polenit

Mjekimi i alergjisë ndaj polenit: merrni mjekimin e përshtatshëm në

momentin e duhurNë alergjitë e lehta ndaj poleneve, të cilat janë më

të shpeshta, mjafton të marrësh një mjekim me shfaqjen e shënjave të vogla të para të bezdisjes. Është me vend që para një ekspozimi intensiv ndaj polenit të merret një mjekim parandalues kundër alergjisë (përshëmbull gjatë një fundjave në fshat në muajin qershor me kohë të bukur).

Për rhinitet dhe konjuktivitet mjekimi bazohet më shpesh në medikamentet e familjes së antihistaminikëve. Në rastin e një alergjie të rëndë ndaj polenit, që shfaqen çdo vit duke krijuar bezdi te pacientët, është me vend të fillohet mjekimi para shfaqjes së shenjave të alergjisë.

Është vënë re se kur shfaqjet e para të alergjisë shfaqen, sasia e polenit që do të shpërthejë «një krizë» të re do të jetë më e vogël. Pra është më efikase të «blloko-het» alergjia para se të fillojë. Kështu, mjekimi që nuk ka qenë efikas vitin e mëparshëm, pasi është marrë me shumë vonesë, mund të jetë i mjaftueshëm në rast se merret para fillimit të sezonit të poleniizimit si dhe gjatë gjithë sezonit.

Fatmirsisht, jo të gjithë polenet shpërthejnë reaksion alergjikJo të gjithë polenet janë sinonim i alergjisë. Në parim

ato që japin shenjat e frymëmarrjes janë polenet që quhen anemofile dhe që transportohen nga era. Poleni i bimëve entomofile, që transportohet nga insektet, është pak alergjik. Poleni me grimca të mëdha si ai i pishës, nuk është alergjik, megjithëse ai është mjaft i dukshëm.

Poleni udhëton…Me polenizim do të kuptojmë transportimin e gri-

macve të polenit mbi stigmatet e lules femër, duke shkaktuar fekondimin. Rrymat e erës lejojnë që disa polene të arrijnë lartësi të mëdha dhe të çvendosen në distance të gjata. disa polene të transportuara nga era, mund të bëjnë më shumë se 100km. dëndësia maksimale e polenit në ajër është e

Cilat janë shenjat e alergjisë ndaj polenit?

Është i njohur fakti që poleni është përgjegjës klasik i gripit të barërave, që shfaqet me një rhinit dhe me problem të syve. Më pak i njohur, poleni gjithashtu është përgjegjës për astmën, urtikariet, shqetësimet dermatike (të lëkurës) etj. Personat e ndjeshëm alergjikë, mund të kenë temperature mesatare.

Alergjia ndaj polenit : mendoni për eliminimin e ndjeshmërisë

Eliminimi i ndjeshmërisë ndaj poleneve është i efikas me llojet që më shpesh janë shkaku i saj (bimë graminore foragjere, bimët e familes betulace). Shpesh ajo lejon të kemi njëzhdukje të shënjave të alergjisë gjatë stinës së polenit, ose një dobësim të mjaftueshëm për t’i bërë ato të tolerueshme dhe që administrohen me lehtësi. Këto shenja janë të njejta me eliminimin e ndjeshmërisë alergjenike.

Kujdes nga alergjitë e kryqëzuaraEkzistojnë reaksione të kryqzuara midis bimëve të ndry-

shme. Një person alergjik ndaj një bime rrezikon gjithashtu të reagojë ndaj bimëve të së njëjtës familje. Përshëmbull një person alergjik ndaj daktileve reagon ndaj të gjithë poleneve të familjes së bimëve barishtore foragjere. Ekzistojnë gjithashtu reaksione të kombinura, që shkaktohen nga poleni dhe ushqi-met. Përshëmbull, një person alergjik ndaj bimëve të familjes betulace, në 50% të rasteve ka alergji të kombinuar me disa ushqime si molla, dardha, pjeshka etj. Shpesh duke ngrënë një nga këto fruta, personi alergjik shfaq një kruarje të buzëve dhe të gojës dhe fryerje të buzëve.

Mjetet plotësuese të dobishme në rast alergjie ndaj polenit

Në periudhën e polenit , evitoni të drejtoni veturën me dritaret e hapura.

Gjatë kositjes së barit, largohuni dhe mbyllni dritaret.Më në fund merrni në konsideratë kalendarin e polenit

për të zgjedhur vendin tuaj të pushimeve.

Kalendari i polenit: periudhat e rrezikshme për alergjitë ndaj polenit

Periudhat e polenizimit ndryshojnë sipas viteve (pran-verë më e hershme, ose e vonuar). Në rajone të ndryshme ka pajisje për fiksimin e polenit shkaktar alergjishë dhe ekspertët bëjnë identifikimin dhe sasinë e tyre. Rezultatet u komunikohen mjekëve, që i lejon ata të bëjnë lidhjen e disa shënjave të pacientëve të tyre me një polen të veçantë, për t’i mbrojtur nga alergjia që shkakton.

Pemët e para që prodhojnë polenin janë qepariset në muajin dhjetor dhe lajthitë në janar-shkurt. Pastaj me rradhë fillojnë pemë nga familje të ndryshme. Stina kryesore e polenit është gjatë muajit maj-qershor për polenin e bimëve barishtore. Pastaj e merr stafetën poleni i bimëve të tjera, duke e mbyllur stinën e polenit në muajin tetor.

Për të njohur kalendarin e përditsuar të polenit, sipas krahinës ku jetoni, më efikase është të kërkoni në internet në adresën: www.allergienet.com. Në Francë përshembull botohet çdo vit një hartë për të marrë masat parandaluese

Historiku i alergjisë ndaj polenit

Alergjia ndaj polenit është përsh-kruar për herë të pare rreth

viteve 1800. Aso kohe quhej “ethja e trëndafilave”. Në vitin 1815, njoftimi i parë për alergjitë ndaj polenit u prezantua në Shoqërinë Mbretërore britanike. Në vi-tin1828, John Macculoch, për here të pare përdori fjalën “gripi i barërave”. Në vitin 1873, Charles Blackley mblodhi polen me ndihmën e balonave dhe vuri në dukje një lidhje midis sasisë së grimcave të polenit të pranishme në atmosphere dhe shenjave klinike si dhe provave të lëkurës. Në vitin 1911, Freeman realizoi një heqje të ndjesh-mërisë ndaj polenit të bimëve barishtore.

Page 14: Fryma Re Nr13

FAQE 14 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

integrim ...

Arben KARAPICI *

Introduksion me pjesë korale rrëfenja burimore talebane

Muzë, këndo Naxhibullahun, që përfundoi atje ku filloi,në oxhakun tërë blozë, punërash me korrupsion.Do të këndoj korrupsionin, që mbani, ju e ushqeni,është punë e bekuar, ju ia dini mirë kimetin.Këndo muzë dy vende me stan, që çuditën gjithë dynjanëdhe po kërkonin, mos çuditi, donin të dilnin nga izolimi.Ishte viti 87-të dhe e donin batjava, pa vullnete të mëdha.Muzë, këndo Mollahafizin, gojë përdalë nga gjirizi,nuk e mbylli kurrë të shkretën, goj' përdalën të qeneftën.Këndo muzë edhe Gadurren, me diplomë ishte spiune,është spiune me rybe dhe "jelekun" mban mbi xhybe.Muzë këndo terxhumanen me gradë, është kapitene e parë,emrin e ka Hixhma Jusuf dhe me punë s'ja del kërkush.Janë punë për hapsanën, mjerë ai, që e ka rradhën, e pret mica nën shallvare, mica tigreshë e xhinsit bengale.Do këndoj Danëmen franzuskë, marijuanën merr me hundë,ka qenë oficere me mision në "organizatën antidrogë".E sollën pastaj në Radiotelevizion dhe merr pagën redaktor,bën edhe ca punëra të tjera dhe ca letra çon tek "Dera".Këndo o muzë edhe avionin,nuk është i koalicionit,është sportiv tipi "mushkonjë"xixëllonja nuk është provë,në rërë i ngeci një hundë, një rrotë.Do këndoj bash-sejmenin, atë me emrin Samaroviç,

në murin e lutjeve Jerusalem denoncoi kolegët e vet.Në Herat, Samaroviçi, rrënoi minaret, vetë i ngritidhe aspak mos u çuditi, pse dhe qysh ato, që ngriti.Pse u përdor për fëmijët, si shkollë,xhamia "Firdos" u rrënua me bombë,i ndaluan, i dogjën librat, u ndalua dhe muzika.Këndo muzë për marksistin, muzë këndoja leninistit,në Kili shkollë xhebrili, që nga koha e socialistit.Komunist nga Kolumbia dhe marksist nga Bolivia.Leninist jam nga Meksika dhe puçist nga Domenika,vendosa bomba, shpërtheva mina,pastaj bëra punë të tjera, hip në hatlla, dil nga dera.Bëra morte, bëra dasëm, tek ai "Oborr i Pasëm",mbillem rrugës, korrem udhës,mik për kokë Partinë e Punës.Këndo muzë edhe për hajnin, dirigjentist dhe sifatli,bënte hajnim dhe çfar' hajnimi, prangat i deshte prej florini,prej florini dhe platini i do prangat dirigjentisti.Qaje o muzë thesarin afgan, plot e përplot gjer në tavan,ishte plot gjer në tavan, u zhduk pa nam dhe pa nishan.Hazineja në Kërrabë të fikut, kokërrat i hëngër miku.Me vaje qaje o muzë profesionin, që e mbyti korrupsioni,që të jesh profesionist, është kohë shumë e vështirë.Koha nuk të jep shanse të punosh pas mendjes sate,për punën nuk pyet më njeri, në je i zoti, i ziu ti!.

Muzikë kalimi orkestrale, orkestranët shkojnë në kafe. Puna mbarë kamarier, duam kafe

"me xhenet". Xhenetin kur ta shihni! Pini këtë që kini… Sipas kamarierit, shef dirigjenti qe larguar, se repertori nuk qe miratuar dhe këngët, frymëzime muzash, duheshin doemos nda-luar. gjithnjë sipas kamarierit, që bënte dhe rolin e suflerit.

Pastaj, kori antik i rrëfen-jave doli nga skena. Bie perdja dhe ndriçohet paraskena. Në paraskenë, në vend të dirigjen-tit, shyqyr nuk është, del Kor maestri, ashtu quhet mjeshtri.

dhe Kor maestri, me emër mjeshtri, fillon dhe tregon. Muzika e muzës e shoqëron.

Na ishte ç'na ishte. Na ishte njëherë, akoma vazhdon të jetë, një rrëfenjë. Veçse,

rrëfenja nuk e tregon ngjarjen, siç ka ndodhur. E rrëfen ashtu siç mbahet mend, por e kishte dhe e ka të fortë ndërmendjen. Prej shekullit me dy xixa në mijëvjeçar të shkuar na e kishte dhe e ka. U tha, ta thashë, gjil-përa në kashtë. dhe ec e gjeje, të kam rixha, kush tha, pse dhe si e tha. Edhe rrëfenja, vetë, nuk e gjente dhe s' bënte kurrë thashetheme. Mirë është mos

ta dëgjojnë dhe mos ta lexojnë të implikuarit në ngjarje. Është mirë edhe për të përfshirat në to, sepse do kishin punë me SHBA. Nuk do ishte keq të bënin të njëjtën edhe ata, që me gjasë do të gjenin ngjashmëri me veten. Ata me ngjashmëri vetjake do kishin më shumë, se punë. Telash dhe bela do kishin me SHBA.

RASMUSSEN: "Jo",

shkurtimeve në sistemet e mbrojtjes në

Evropë

Sekretari i Përgjith-shëm i NATo-s,

Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se shkurtimet e shpenzi-meve të mbrojtjes nga anëtarë e aleancës, veçanërisht në Ev-ropën Lindore dhe Qendrore - janë të paqëndrueshme për-ballë shpenzimeve në rritje të Rusisë në sektorin e mbrojtjes. duke folur në një konferencë për sigurinë në Bratislavë të Sllovakisë, Rasmussen tha se shpenzimet e mbrojtjes ruse "janë rritur për 10 për qind më shumë, çdo vit në pesë vitet e fundit".

Në këtë rrafsh, tha ai, disa vende evropiane të NA-To-s, kanë shkurtuar shpen-zimet e tyre të mbrojtjes nga më shumë se 20 për qind. "Tash është koha", tha ai, "për të ndaluar shkurtimet dhe për të ndaluar këtë trend".

Ngrihet perdja dhe ha-pet skena. Në ballë,

veshur krejt në të bardhë, qën-dron kori antik i rrëfenjave. E shoqëron orkestra me dyzet elementa. orkestra në gropë, dirigjenti mungon. Spektatorët në sallë, dirigjenti në fushatë. Pa ç'ka, se është orar zyrtar dhe e ndalon Ligji Elektoral. Aty nga mesi i rradhës gjashtë,

dikush u kthye nga shoku në krah dhe po e pyet për diçka, pastaj nxjerr bllokun dhe mban shënim emrin e shefit dirigjentist. Ai në krah tani po i thotë çudinë më të madhe

në botë, se pentagrami i shefit ka shtatë vija, një për secilën notë ka pentagrami i shefit tonë. Dhe ky me bllok prap e shënon. Një i tretë, që e dëgjoi, u ngrit në këmbë dhe protestoi.

Ç' është kjo punë me shtatë vija, dy të shefit pesë nga dhia!... Harron siç duket, jemi në fushatë, të gjitha premtimet shumëzohen me shtatë. Nejse, kaq ka në dorë, vetëm të pro-

testojë. Pastaj protestori hesht dhe fillon kori: Merrja o muzë me frymëzimin, që e merr nga majë e olimpit! Merrja edhe maje-krahi, trego andej dhe këndej stani!

Page 15: Fryma Re Nr13

FAQE 15 E premte, 16 Maj 2014Fryma e Re

sport ...

Armand HALILI

Të dielën Kukësi dhe flamurtari do të garojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend

Kupa e Shqipërisë, “ndizet” finalja

Kukësi dhe Flamur-tari do të përballen

mes tyre të dielën, në orën 18:00, në stadiumin Kom-bëtar, "Qemal Stafa", për tro-feun e dytë më të rëndësishëm në vend. Veriorët e drejtuar nga Sulejman Starova, pasi nuk arritën të fitonin titullin kampion në sezonin futbol-listik që sapo u mbyll, janë tashmë në garë për një tjetër trofe. Përballë tyre do të jetë Flamurtari që edhe pse arriti të siguronte mbijetesën në javët e fundit të kampionatit, është rival që duhet vlerësuar. Trajnerët e dy skuadrave kanë nisur përgatitjet, ndërsa nuk kanë munguar edhe shpër-blimet. drejtuesit e Kukësit kanë vendosur ta mbajnë sekret premion për futbollistët e tyre, ndërsa sposnorët turq të skuadrës së Flamurtarit, kanë vendosur jo pak, por një shumë prej 100 mijë eurosh në rast fitoreje.

Biletat: Nga dita e sotme në treg pritet të dalin edhe biletat e ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Flamurtarit. Një biletë në tribunat karshi ku do të jetë edhe përqendrimi më i madh i tifozëve do të kushtojë 600 lekë.

Gjyqtarët: Drejtuesit e skuadrës së Flamurtarit kanë kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, që në këtë ndeshje të vendosë gjyqtarë të drejtë dhe të pandikue-shëm. Më herët ata kishin kërkuar që ky takim të gjykohej nga arbitra të huaj, por një gjë e tillë duket se është e pamundur.

Barcelona, rikthehen Pike dhe AlbaLajme të mira për Barcelonën. Pak ditë para "fina-

les" së madhe me Atletiko Madridin, në stërvitje janë kthyer Zherard Pike dhe Jordi Alba. Shtatlarti pësoi një dëmtim mjaft serioz në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit kundër Atletiko Madridit, ndërsa Alba ka qenë jashtë fushave të blerta pas lëndimit që pësoi në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit. Dje të dy kanë marrë pjesë në seancën stërvitore të ekipit kata-lanas. Pritet të jenë titullarë të shtunën kundër Atletikos.

PARTIZANI, rinovon edhe Behar Maliqi

gjatë ditës së djeshme, dre-

jtuesit e skuadrës së Parti-zanit kanë arritur akordin edhe me mesfushorin Behar Maliqi. Lojtari ka arritur të këtë një sezon relativisht të qëndrueshëm në kampin e kuq, sa i përket aktivizime-ve. 27-vjeçari do të jetë edhe për një tjetër sezon pjesë e të kuqve dhe duket se është në planet e trajnerit duro, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës së shpejti. Maliqi në të kaluarën ka qenë edhe kapiten i ekipit Kombëtar të Kosovës, ndërsa nuk është grumbulluar më. Në sezonin futbollistik që sapo u mbyll, Maliqi ka arritur të shënojë vetëm një gol në ndeshjen ndaj Laçit. Me Maliqin, numri i shq-iptarëve të Kosovës te Par-tizani ka shkuar në 4, pas rinovimit të Amir Rrahma-nit, Labinot Ibrahimit dhe Behar Maliqit.

Milani 5 milionë euro për Raminë

Adil Rami mund të vazhdojë aventurën e tij te Milani edhe për sezonet në vazhdim, pasi Valencia më në

fund ka bërë prapakthehu dhe ka pranuar të negociojë për një skonto të vogël mbi çmimin e kartonit, fiksuar në 7 milionë euro. Por kjo shifër, tepër e lartë për arkat kuqezi, mund të zbresë deri në 4-5 mln euro, ku edhe ka vendosur Milani të investojë, e ndarë në dy këste nga 2,5 mln euro. Sigurisht, klubi spanjoll fillimisht s'është dakord, pra në parim, por mund të gjendet megjithatë një gjuhë e përbashkët. Natyrisht, për këtë arsye, dje, Ernesto Bronxeti, ndërmjetësi i operacioneve të merkatos mes Milanit dhe klubeve spanjolle ka qenë në selinë kuqezi, duke biseduar me galianin për të gjetur një rrugë që të kënaqë të dy palët. Ndërkaq, mbetet në "stand by" Aleks i PSg-së.

Dortmundi në garë me Atletikon për

Imobilen

Borusia dortmundi nuk do ta ketë fare

të lehtë të sigurojë shërbimet e sulmuesit më të mirë të këtij sezoni në Serie A, Çiro Imobile. Sipas "Tuttosport", menaxheri i lojtarit, Marko Somela, është ftuar për një mbledhje në Madrid nga klubi i Atletiko Madridit. Ndërkohë, Samela ka konfir-muar kontaktet me verdhez-injtë: "duhet të presim deri në fund të sezonit për të parë nëse dortmundi është me të vërtetë i interesuar." duket se Juventusi (që ka 50% të kartonit) është gati për ta shitur 24-vjeçarin, por prob-lemi është Torino, që kërkon më shumë se 15 mln euro për sulmuesin italian, shumë kjo e garantuar deri tani nga nënkampionët e Europës.

STADIUMI - Gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe një diskutim në

lidhje me stadiumin ku do të luhet ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë. Fillimsht opsioni ishte në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy ekipet. Në këtë situatë FSHF-ja ka vendosur që finalja e Kupës së Shqipërisë të luhet në "Qe-mal Stafa". Vlonjatët nga ana e tyre shpresojnë shumë ta fitojnë këtë trofe që i çon automatikisht në Ligën e Europës. gjithashtu donatorët turq, e kanë kërkuar me dedikim për ta një trofe në këtë sezon futbollistik.

Tifozët - Jo pak, por rreth 50 autobuzë me tifozë pritet të ud-

hëtojnë nga Vlora në mbështetje të skuadrës në këtë ndeshje finale. Udhëtimi do të jetë falas, ndërsa numri i tifozëve pritet të jetë më i madh pasi drejtuesit i kanë bërë thirrje të gjithë vlonjatëve që jetojnë në kryeqytet të jenë në shkallët e stadiumit. Ndërsa ultrasit e Kukësit, gjithashtu do të jenë në masë të madhe në shkallët e stadiumit dhe ata një gjë të tillë e kanë treguar edhe më pare, kur lojtarët e tyre kanë luajtur në "Qemal Stafa". Përveçse në fushën e blertë, spektakël të dielën në orën 18:00 pritet të ketë edhe në shkallët e stadiumit.

Page 16: Fryma Re Nr13

FAQE 16 E premte, 13 Maj 2014Fryma e Re

BOTËRORI 2014: PËRfAqSuESJA E fRANcËS ME 23 lOJTARË, POR PA NASRI dHE ABIdAl

Didier Deschamps, trajneri i përfaqsueses franceze

di d i e r d e s -champs, traj-

neri i ekipit kombëtar të futbollit të Francës, më 13 maj shpalli listën me 23 lojtarët e parazgjedhur për Kampionatin botëror 2014. Në listë janë përfshirë dhe shtatë lojtarë rezervë. Në ekipin përfaqësues nuk janë përzgjedhur futbol-listët Samir Nasri dhe Eric Abidal.

deschamps ka prefer-uar formulën «23+7». Nuk bëhet fjalë për një skemë taktike, por për numurin e lojtarëve të përzgjedhur që do të aktivizohen në Kampionatin botëror. Ai ka përzgjedhur dhe shtatë lojtarë rezervë potencialë që do të marrin pjesë në fazën përgatitore (deri më 28 maj), por që nuk duhet të kenë iluzione nëse do të kenë shans që do të shkojnë në Brazil.

« Kjo formulë nuk është zgjidhja më e mirë, por as dhe më e keqja. Kjo formulë më lejon që të kem 23 futbollistë të an-gazhuar. Nuk mund të lija jashtë ekipit rezervat, pasi do të merrja rreziqe të mëd-ha nëse do të kisha nevojë për ta. Është kjo arsyeja që vendosa t’i përfshij në fazën e parë përgatitore», shprehet deschamps.

Botërori 2014: Lista e 23 futbollistëve francezë

PORTIERë: Hugo Lloris (Totten-ham/Angli), Steve Mandanda (Marsejë/Francë), Mickawl Landreau (SC Bastia/Francë).

MBROJTëS: Bacary Sagna (Arsenal/Angli), Mathieu Debuchy (Neëwcastle/Angli), Patrice Evra (Manchester United/Angli), Lucas Digne (Paris Saint-Germain/Francë), Raphaël Varane (Real Madrid/Spanjë), Mamadou Sakho (Liverpul/Angli), Laurent Koscielny (Arsenal/Angli), Elia-quim Mangala (FC Porto/Portugali).

MESFUSHORë: Yohan Cabaye (Par-is Saint-germain/Francë), Blaise Matuidi (Paris Saint-Germain/Francë), Paul Pogba (Juventus /Itali), Moussa Sissoko (New-

castle/Angli), Rio Mavuba (Lile/Francë), Mathieu Valbuena (Olympique de Marseille/France), Franck Ribéry (Bajern Munich/Gjermani ), Clément Grenier (Lyon/France).

SULMUES: Karim Benzema (Real Madrid/Spanjë), Olivier Giroud (Arsenal/Angli), Loïc Rémy (Newcastle/Angli), An-toine Griezmann (Real Sociedad/Spajnë).

REzERVA: Rémy Cabella (Mont-pelje/Francë), Maxime Gonalons (Lyon/Francë), Alexandre Lacazette (Lyon/Francë), Loïc Perrin (AS Saint-Etienne/Francë), Stéphane Ruffier (Saint-Etienne/Francë), Morgan Schneiderlin (Southampton/Angli), Benoît Trémoulinas (Saint-Étienne/Francë).

Pas fitores me Hollandën (2- 0), francezët janë disi më optimistë për ekipin e tyre për Botërorin 2014, sipas një sondazhi të organizuar nga TNS Sofres me në internet

në fund të muajit mars, me 1046 persona të pyetur.Sipas këtij sondazhi 24% e tyre mendojnë se ekipi francez do të dalë në gjysëm finale.

Ky rezultat ishte tre pikë më tepër sesa anketa e mëparshme e bërë gjatë muajit janar 2014. Më pak se 24% e të anketuarve besojnë në eliminimin në grup të ekipit. Ndërsa për një fitore të ekipit të tyre në ndeshjen finale që do të zhvillohet më 13 korrik vetëm 3% e tyre besojnë.

Dhe duke qenë se çdo francez është një trajner në vetvete, personat e pyetur madje para trajnerit të përfaqsues, Didier Deschamps, kanë gjykuar pesë lojtarët e domosdoshëm për ekipin kombëtar, duke cituar në krye të listës Ribéry, i ndjekur nga Benzema, Loris, Matuidi dhe Valbuena.

Botërori 2014: Francezët janë optimistë për ekipin

e tyre përfaqësues