8
M endja i refe- rohet gjithë aspekteve të ndërgje- gjes e shënuar si një kombinim i memo- ries, dëshirës, imagji- natës dhe emocionit. Mendja nuk është një gjë e madhe që mund të shihet që nga larg. Ekzistenca e saj nuk shihet asgjëkundi, dhe masa e saj nuk mund të matet me asnjë shkallë matëse. Në praktikën popull- ore, mendja është një sinonim me të menduarit. Disa mund ta vlerësojnë këtë frazë si një gjendje diskutimi privat me veten që bëjmë në kokat tona. Është një zonë private ku askush përveç të zotit nuk ka të drejtë të futet. Gjithsesi, mendja dhe trupi janë shumë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Mund të themi që emocionet luajnë një rol shumë të rëndë- sishëm në përcaktimin e gjendjes së shëndetit. Në përputhje me Jogën dhe Ajuverdën, trupi dhe mendja përbëhen nga pesë elementë, ele- menti i Tokës (prithvi), i Ujit (jal), i Zjarrit (agni apo tej), i Ajrit (vayu), dhe i Hapësirës apo Eterit (akash). Mendja si një nga pjesët më delikate të qënies sonë kompozohet nga ajri dhe eteri, elementët më të lehtë. Stresi dhe efektet e tij negative në sistemin tonë imunitar mbeten sfida kryesore për një shëndet të mirë. Sistemi ynë imunitar që është tërësor në natyrë, ndikohet shumë nga ndërlidhjet me psikologjinë, neu- rologjinë, endokrinologjinë, të ushqyerin dhe mjedisin. Në vitet e fundit, studimet kanë treguar që 70% e gjithë vizitave të mjekëve janë të lidhu- ra me stresin dhe 40% e shqetësimeve të pu- nonjësve vjen nga stresi. Studime të ndryshme kanë treguar që emocionet negative e ndrydhin funksionimin imunitar. Stresi i vazhdueshëm i shteron burimet e trupit, >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 13.10.2012 VITI I - NR.221 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Deputeti gjerman me Topallin: Shqipëria, potenciale të mëdha për turizmin!......fq.3 Pallatet e vjetra, banorja Hajrie Lala: Jetojmë me ankthin se do të shemben një ditë!.....fq.4 Qendra Drejtësi dhe Solidaritet/E.N: Të lindësh me operim, një biznes fitimprurës për mjekët!...........fq.5 Kreu i LSHR-së, Vlashaj: Strehim falas për fëmijët jetimë mbi 18 vjeç!...........fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.2 Mendje e shëndoshë për një jetë të shëndoshë! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Berisha mirëpritet në Deçan dhe Gjakovë si Lider Kombëtar!

Gazeta 77 News botimi 221

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi 221

Mendja i refe-rohet gj i thë

aspekteve të ndërgje-gjes e shënuar si një kombinim i memo-ries, dëshirës, imagji-natës dhe emocionit.

Mendja nuk është një gjë e madhe që mund të shihet që nga larg. Ekzistenca e saj nuk shihet asgjëkundi, dhe masa e saj nuk mund të matet me asnjë shkallë matëse. Në praktikën popull-ore, mendja është një sinonim me të menduarit. Disa mund ta vlerësojnë këtë frazë si një gjendje diskutimi privat me veten që bëjmë në kokat tona. Është një zonë private ku askush përveç të zotit nuk ka të drejtë të futet.

Gjithsesi, mendja dhe trupi janë shumë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Mund të themi që emocionet luajnë një rol shumë të rëndë-sishëm në përcaktimin e gjendjes së shëndetit. Në përputhje me Jogën dhe Ajuverdën, trupi dhe mendja përbëhen nga pesë elementë, ele-menti i Tokës (prithvi), i Ujit (jal), i Zjarrit (agni apo tej), i Ajrit (vayu), dhe i Hapësirës apo Eterit (akash). Mendja si një nga pjesët më delikate të qënies sonë kompozohet nga ajri dhe eteri, elementët më të lehtë. Stresi dhe efektet e tij negative në sistemin tonë imunitar mbeten sfida kryesore për një shëndet të mirë. Sistemi ynë imunitar që është tërësor në natyrë, ndikohet shumë nga ndërlidhjet me psikologjinë, neu-rologjinë, endokrinologjinë, të ushqyerin dhe mjedisin.

Në vitet e fundit, studimet kanë treguar që 70% e gjithë vizitave të mjekëve janë të lidhu-ra me stresin dhe 40% e shqetësimeve të pu-nonjësve vjen nga stresi. Studime të ndryshme kanë treguar që emocionet negative e ndrydhin funksionimin imunitar. Stresi i vazhdueshëm i shteron burimet e trupit, >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 13.10.2012 VITI I - NR.221BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Deputeti gjerman me Topallin: Shqipëria, potenciale të mëdha për turizmin!......fq.3 Pallatet e vjetra, banorja Hajrie Lala:

Jetojmë me ankthin se do të shemben një ditë!.....fq.4 Qendra Drejtësi dhe Solidaritet/E.N: Të lindësh me

operim, një biznes fitimprurës për mjekët!...........fq.5 Kreu i LSHR-së, Vlashaj:

Strehim falas për fëmijët jetimë mbi 18 vjeç!...........fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.2

Mendje e shëndoshë për një jetë të shëndoshë!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Berisha mirëpritet në Deçan dhe Gjakovë si Lider Kombëtar!

Page 2: Gazeta 77 News botimi 221

2 77 NEWS

Kështjellë e pamposhtur e shpirtit tonë kombëtar, kështu e ka cilësuar krye-

ministri Sali Berisha qytetin e Gjakovës, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së patriotit Ali Ibra. Ai vlerësoi kontributin e Ibrës në krye të Lidhjes së Prizrenit dhe përpjekjet e tij për të ndalur copëzimin e trojeve shqiptare.

“Në historinë tonë të gjatë ne, shqiptarët, nuk kemi ngjarje tjetër më kryesore e më frymëzuese se Lidhjen e Prizrenit. Ndaj gjithnjë nderimi në krye të radhës u takon atyre burrave që u mblodhën në Prizren, si shenjë e bashkimit kombëtar dhe e për-pjekjes së përbashkët kombëtare për liri e dinjitet. Ali Ibër Nezaj, me burrat e tjerë të

shquara të të gjitha trojeve etnike shqiptare, në një përpjekje mbinjerëzore ndezën luf-tën e shqiptarëve për liri, por, mbi të gjitha, dritën e bashkimit të kombit shqiptar”, tha Kryeministri Berisha.

Sipas kreut të qeverisë, Lidhja e Prizrenit ka mesazhin e përjetshëm të bashkimit të shqiptarëve në përpjekjet e tyre për liri e dinjitet, ndërkohë apeloi që të vijohej puna për bashkimin e shqiptarëve në Europë.

“Ne sot jemi të lirë dhe po në këtë frymë-zim, ne ecim të bashkuar drejt një qëllimi të madh, integrimit tonë në Bashkimin Europian. Sikundër, siç është provuar në mënyrën më të përsëritur, në çdo rrethanë, ne jemi një dhe do të mbetemi një komb.

Ne kemi pësuar gjatë historisë, padrejtësi ndër më të mëdhatë. Atëherë, kur ishim kombi më i madh i Ballkanit, u vërsulën mbi ne barbarisht, por, ne prapë sot jemi të lirë e të vendosur të qëndrojmë të lirë në trojet tona, të vendosur të punojmë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj për bashkimin tonë, në të gjitha vlerat e mëdha të kombit e të Europës”, është shprehur Berisha.

Kryeministri Sali Berisha rreth mesditës së djeshme vizitoi Deçanin, ku nderoi kujti-min e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, si dhe kreu vizita në familjen Haradinaj, si dhe vendosi buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.

Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha u nderua me titullin "Qytetar Nde-ri" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi.

Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi vijuan vizitën në fshatin Isniq të Deçanit, ku mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 mundësinë për t'u përshtatur, funksionet përballuese rrë-zikohen dhe si rezultat personi sëmuret. Kur mendja është e dëshpëruar, lëshohen helme në trup që sjellin mërzi dhe mungesë entuziazmi.

Disa studime të drejtuara nga Instituti i Matematikës së Zemrës (IHM) kanë tre-guar që emocionet negative, stresi, shqetë-simet shkaktojnë çrregullime në sistemin nervor autonomik (ANS), ndërsa emocio-net pozitive të kujdesjes, mendimit dhe dashurisë krijojnë harmoni në sistemin nervor autonomik, që rrisin rendimentin e zemrës dhe sistemin imunitar. Një orvajtje e plotë për të mbajtur një shëndet të mirë përfshin rritjen e vetë-përgjegjshmërisë për një qëndrim pozitiv mendor.

Të gjithë e dëshirojmë një mendje të fortë dhe të shëndetshme. Jeta ka si qëllim të jetë pozitive pavarësisht nga vështirësitë që ka. Mund të ketë tërheqje, dëshira dhe surpriza, por qëndrimi ynë pozitiv dhe qasja shën-

detësore mund të ndryshojnë mënyrën se si ne i pranojmë gjërat në jetën tonë. Një mendje e shëndoshë qëndron në një trup të shëndoshë dhe kjo e bën jetën të meri-tojë të jetohet. Një trup i shëndoshë shkon shumë me një mendje të shëndoshë. Një mendje e shëndoshë pakëson hormonet e tensionit, ruan gjendjen tonë mendore dhe i largon nga efekti stresues i sëmundjes së Alzheimerit. Një mendje pozitive pret lum-turi, shëndet dhe një rezultat të suksesshëm për çdo veprim dhe situatë.

Mendimet dhe qëndrimet nuk mund të ndryshohen përnjëherë, pra, për ta mbu-shur mendjen me mendime pozitive, ju duhet të bëni disa ushtrime të mendjes, si:

1. Vizualizoni vazhdimisht situata të do-bishme. Përdorni fjalë pozitive në dialogjet ose bisedat tuaja.

2. Zëvendësoni ndjenjat negative me mendime pozitive. Zëvendësimi duhet të jetë pozitiv në të gjitha kuptimet. Përveç se të qënit frymëzues dhe garantues, duhet

të jetë gjithashtu sugjerues. 3. Mendoni pozitivisht, parashikoni

vetëm rezultate dhe situata pozitive dhe si rezultat kushtet do të përmirësohen.

4. Përforconi mendime të mira dhe të shëndosha në mendjen tuaj, me imazhe dhe emocione. Megjithëse do t'iu shkojë më gjatë në krahasim me zëvendësimin e një mendimi të vetëm, ky proçes do të jetë më efektiv dhe do t'iu lejojë t'i ndani objektivat e planifikuara në njësi të reali-zueshme.

Çfarëdo moshe që të keni, ushtrimi i tru-rit tuaj do të bëjë ndryshimin, në mënyrën që ju e përceptoni dhe mësoni nga jeta. Së fundmi, duhet të dini që gjendja juaj men-dore është ajo që ju ndjeni e mendoni dhe dëshironi të jetë. Pra, mbusheni mendjen tuaj me mendime të shëndetshme që janë edhe çelësi për një jetë të lumtur dhe plot kuptim.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 13 TETOR 2012POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha mirëpritet në Deçan dhe Gjakovë si Lider Kombëtar!

Page 3: Gazeta 77 News botimi 221

377 NEWS

“Gjermania ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e integri-

mit të Shqipërisë, për të cilën Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian”. Kështu është shprehur kryetarja e Kuven-dit Jozefina Topalli gjatë një takimi që ka

zhvilluar me përfaqësues të Bundestagut gjerman. Kryeparlamentarja ka vlerësuar se Gjermania dhe përfaqësuesit e Bundes-tagut kanë dhënë një mbështetje të jash-tëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin në terma politikë, ekonomikë, ushtarakë, e të tjerë. Deputeti i Bundestagut gjerman

Jens Ackerman ka vlerësuar arritjet e rën-dësishme të Shqipërisë në rrugën e antarë-simit në BE. Duke folur për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, Ackerman ka theksuar se Shqipëria ka një potencial shumë të madh, veçanërisht në fushën e turizmit dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për rritjen e numrit të turis-tëve gjermanë në Shqipëri. “Gjermanët nji-hen si kursimtarë, megjithatë në një drejtim ku ata nuk kursejnë kurrë, janë pushimet e tyre vjetore. Unë mendoj se pikërisht në këtë fushë, në fushën e turizmit Shqipëria ka mjaft potenciale për të ofruar për nga peisazhet malore, bregdeti, kultura, njerëzit e sjellshëm, të dashur e mikpritës. Shqipëria pati një tend mjaft cilësor edhe në panairin e turizmit që u zhvillua në Berlin”, është shprehur deputeti gjerman. Ackerman ndodhet në Shqipëri, në kuadër të projektit të përbashkët për dhënien e bursave studen-tëve shqiptarë, të cilët do të bëjnë praktikën e tyre në Bundestagun gjerman.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 13 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 660 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 15 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

HR Cocacola ofron vend pune Elektriçist. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka ripërsëritur apelin drejtuar

forcave politike në Shqipëri, të vijojnë dia-logun për të përmbushur rekomandimet e kërkuara nga Brukseli. Ambasadori Sequi u shpreh optimist për realizimin e 3 kritereve të kërkuara nga Bashkimi Europian.

“Përmbushja e reformave që janë të ne-

vojshme në mënyrë që Këshilli të pranojë rekomandimin e Komisionit Europian. Realizimi i refomave është e nevojshme të bazohet tek arritjet që janë bërë të njohura në progres raport. Këto arritje mundësohen përmes dialogut dhe konsensusit politik dhe ky është interesi më i mirë për integrimin e Shqipërisë”, tha ambasadori.

Ai ka theksuar se me rëndësi është edhe zbatimi i reformave të arritura deri më tani në mënyrë që në muajin dhjetor të merret një vendim pozitiv për Shqipërinë. “Kjo është e arritshme dhe për këtë duhet kompromis dhe dialog”, shtoi ambasadori Sequi.

Për më tepër: www.77news.al

Integrimi, Sequi: Të vijojë dialogu për plotësimin e kritereve!

Deputeti gjerman me Topallin:

Shqipëria, potenciale të mëdha për turizmin!

Page 4: Gazeta 77 News botimi 221

77 NEWS E SHTUNË, 13 TETOR 2012

Kafe Regina ofron vend pune Teknik Ekspresi. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Bar Restorant Hotel

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Janë pallatet më të vjetra të kryeqytetit, i përkasin viteve “50-60”. Në njërin prej

tyre që gjendet në rrugën “Ferrit Xhajko” banon edhe familja e Hajrie Lalës, e cila tregon për Qendrën për “Drejtësi dhe So-lidaritet” parehatinë e të jetuarit brenda mureve të një banese të amortizuar nga koha, bashkë me ankthin e shembjes të cilin e jetojnë çdo ditë.

“Apartamenti ynë prej 60 m2 e ka tava-nin si sitë. Nuk numërohet sa herë e kemi rregulluar, sa vrima kemi mbyllur. Një herë, nusja e vëllait hipi lart në çati që të rregullonte një tjegull, i doli këmba poshtë tavanit. Po e shihnim të llahtari-sur”. Hajria na tregon pastaj, abazhurin që varet shtrembër dhe thotë se poshtë tij kanë frikë të kalojnë.

Por ajo që i tmerron më tepër, është rreziku i shkëndijës elektrike prej ujit që depërton instalimet. “Rrojmë me frikën

se mos na djeg të tërëve. Instalimet janë të amortizuara dhe as nuk mund të bëjmë të reja, se në këtë gjendje që është pallati, çdo investim është i kotë. As dritare, as dyer, as plaçkë. Ç’të blejmë kot? Pak ditë më pare, na ra një copë tavani me gjithë kallamishte mbi bufe”. Tavani i shtëpisë së saj duket tejet i ulët, me sipërfaqe të deformuara nga suvatimet e pjesshme të herëpashershme. Mbi tavan, në hapësirën e çatisë, familja ka vendosur legena të mëdhenj dhe tava në pjesët më të dëm-tuara, që t’i bëjnë parapritë rrjedhjeve të shiut. “Pallati është ndërtuar nga fundi i viteve “50 me të burgosurit”, kujton gjy-shja e shtëpisë.”

Me gjithë moshën e vjetër të banesës që duket lehtësisht me sy, banorët na thonë se askush nuk ka ardhur të mbajë procesverbal.“Tek njësia bashkiake nr.8 dhe tek bashkia e madhe kemi shkuar disa herë, - tregojnë gratë e shtëpisë, Hajria dhe e ëma, - por nuk ka vendim bashkiak për të riparuar pallatin”. Në të kundërt, 12 familjet duhet të trajtoheshin me statusin e të pastrehut, të parashikuar në VKM nr.1, datë 29.1.1993 “Privatizimi i banesave shtetërore”, pika 19 e të cilit thotë: “Qytetarët që banojnë me kontratë të përkohshme në bodrume ose banesa, që nuk përmbushin kushtet higjieniko-shëndetësore, paraqesin kërkesën pranë komisioneve të privatizimit për njohjen e statusit të të pastrehëve”. Shumëkush kujton dhomat e ndara me perde për

kurorat brenda një apartamenti. Kjo ndodh ende sot.

Në shtëpinë e Zahim Lalës jetojnë tre vëllezër bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre. Njëri çift ka dy fëmijë, dy çiftet e tjera nga një fëmijë. Bashkë me ta jeton nëna e tyre si dhe motra beqare, Hajria. Hajria na tregon se kur një cep i tavanit nis të pikojë, qëndrimi në shtëpi bëhet tepër i vështirë.Apartamentet e viteve “60-70”, që u falën nga shteti në proce-sin e privatizimit, zakonisht 2-3 katëshe, gjenden në shumë nga zonat kryesore e të banuara prej disa dekadash të qyteteve tona.

Në përgjithësi, këto banesa të rrënuara e në disa raste, me rrezik të madh shemb-jeje, janë në pritje të ndonjë investitori të interesuar, për të ndërtuar pallate të rinj shumëkatëshe, në truallin e pallateve të tyre të vjetër. Gazeta “77 News” e konfir-moi këtë pritje nga bisedat me banorë që jetojnë, sidomos në katet e sipërme të pallateve me çati. Një grua shumë e vjetër në moshë, teksa na del tek dera e një prej apartamenteve në rrugën “Ferrit Xhajko”, na thotë me gjuhën e një kohe tjetër: “Presim, ishalla i merr plani shtëpi-të tona! Kështu na kanë thënë në bashki”.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Hajrie Lala

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Jetojmë me ankthin se do të shemben një ditë!Pallatet e vjetra, banorja Hajrie Lala:

Page 5: Gazeta 77 News botimi 221

77 NEWSE SHTUNË, 13 TETOR 2012

Leonard01 ofron vend pune Shitës/e. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Cel: 066 70 10 600067 38 19 930 068 58 87 776

069 67 57 733

Sherbime: Taxi: 11:00 23:00Ju lutem porosia 30 minuta me përpara!

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

“Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” ka nisur një vëzhgim në maternite-

tin “Mbretëresha Geraldinë”. Qytetarë të shumtë në biseda të ngushta midis tyre tre-gojnë se lindjet me operacion tashmë janë kthyer në “biznes fitmiprurës” për bluzat e bardha. E.N bashkëshorti i një pacienteje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nga Tirana thotë për “77 News” sesi duhet të sillesh me mjekët e këtij institucioni shëndetësor, në mënyrë që bashkëshortja të lindë në kushte normale dhe pa problem. Ky qytetar ka dhënë mbi 50 mijë lekë kur doli në jetë i biri. E.N tregon se paratë janë ndarë midis anestezistëve, mjekut, rojes dhe infermiereve të turnit. Sipas tij edhe të hysh në sallën e operacionit në orët e para të mëngjesit duhet të operohesh nga shefi i pavionit, ndryshe sipas tij, duhet të presësh rradhën. “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje në Drejtorinë e këtij materniteti si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, për

të marrë prej këtyre të fundit një reagim lidhur me denoncimet konkrete (por të fshehta) të qytetarëve, të cilat tashmë janë bërë pothuaj normale. Kur ka lindur bashkëshortja juaj?

Bashkëshortja ime solli në jetë djalin para dy ditësh në këtë spital. Ajo lindi me operim, pasi sipas trajtimit të marrë gjatë shtatzanisë pozicioni i fëmijës nuk lejonte që të kryente lindje natyrale. Por dua t’iu them se tashmë operimi është kthyer në biznes. Mjekët pa 50 mijë lekë (të rinj) nuk të prekin me dorë, ose edhe nëse je i varfër dhe nuk ke mundësi do të lënë pas dore.Ju, sa keni paguar dhe a jeni faturuar?

Unë kam shpenzuar mbi 50 mijë lekë. Fatura as nuk bëhet fjalë, paratë janë dhënë në dorë. Si unë edhe shumë të tjerë këtë gjë kanë bërë.Konkretisht, kujt i keni dhënë para?

Para iu jepet të gjithëve madje deri tek roja i cili nëse nuk merr dyqind lekë nuk të lë të shkosh për të parë gruan dhe fëmijën.

Fillimisht do t’i japësh para dy anestezis-tëve, secili prej tyre do 5 mijë lekë. Infer-mieria për shtrimin e krevatit do pesëqind lekë, por do të llogarisësh tre infermiere të turnit. Pediatri do 2 mijë lekë në ditë që të shohë fëmijën dhe mjeku që do të kryejë operacionin minimumi do 15 mijë lekë. Pastaj të mos ndalemi tek oraret e hyrjes në sallën e operimit, të cilat janë me “mik”, pra në varësi të postit të mjekut që do të marrë përsipër operimin, do të hyj edhe gruaja që pret fëmijën.E keni denoncuar ndonjëherë këtë fakt në drejtorinë e maternitetit apo pranë “Urdhërit të Mjekut” ?

Absolutisht jo. Nuk do të doja t’i prishja punë vetes. Po kjo situatë ndodh përditë këtu madje edhe në maternitetin “Koço Gliozheni”. Bashkëshortja ime fëmijën e parë e ka lindur aty. Edhe në atë spital kam paguar para nën dorë sepse ndryshe nuk të rrinë mbi kokë ose të neglizhojnë.E dini që edhe ju duke dhënë para kryeni korrupsion dhe dënoheni?

Unë nuk kam dhënë para sepse kam dëshirë të jap, por i kam dhënë pasi e kam parë që pa para nuk të ofrohet shërbimi normal. Unë s’mund të lë bashkëshorten time në një dhomë pa kushte ose pa trajti-min e duhur që duhet t’i bëhet.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E.N: Të lindësh me operim është një biznes fitimprurës për mjekët!

Page 6: Gazeta 77 News botimi 221

77 NEWS

Vizitorët në një kopsht zoologjik privat në Florida paguajnë plot 200

dollarë për të notuar dhe luajtur gjysmë ore me disa tigra të vegjël. "Dade City's Wild Things" që ndodhet në Tampa, Florida, e përshkruan këtë si një takim të pabesueshëm që përfshin "lojën me tigrin, kohën për ta ushqyer dhe notin". Përveç 200 dollarëshit që paguan "pro-tagonisti", të gjithë ata që preferojnë të shohin duhet të paguajnë nga 10 do-

llarë. Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë dënuar këtë praktikë që ndjek kopshti zoologjik. Sipas tyre, pronarët po ashtu i keqtrajtojnë kafshët duke i detyruar të qëndrojnë në ujë. Kopshti po ashtu ofron mësime noti me krokodilë, të cilëve ua kanë mbyllur gojën që të mos sulmojnë vizitorët.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Themeluesi dhe drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, ka takuar në Mos-

kë kryeministrin rus Dmitry Medvedev, i pasionuar pas teknologjive të reja, për të diskutuar mbi perspektivat e kompanisë në Rusi, ku tregu është monopolizuar nga kompanitë vendase.

Kryeministrit i pëlqejnë teknologjitë e reja dhe do të prezantohet si një nga promovuesit e diversifikimit në fushën e ekonomisë më të re në Rusi. Medvedev theksoi se Facebook ka 10 milion përdo-rues në Rusi, edhe pse vendi ka rrjetet e veta, Vkontakte dhe Odnoklassniki. Rrjeti social Vkontakte themeluar nga Pavel Du-rov, 27 vjeç nga Pietroburgo, që ka nofkën 'Zuckerbergu rus', është gjerësisht më i përdorur se Facebook. Zuckerberg dhe Medvedev u takuan në Gorkij, në banesën e Kryeministrit dhe gjatë takimit Zucker-berg lavdëroi programuesit rusë.

"Këtu ka programues të frikshëm për aplikacione dhe për rrjete sociale, jo vetëm për Facebook-un". Mesa duket, objektivi i drejtorit të Facebook është edhe të rekru-tojë trurin rus për ta dërguar në Kaliforni, përveç faktit të promovimit të platformës. Zuckerberg për herë të parë ishte veshur si duhet me një kostum të errët dhe kravatë

dhe i dhuroi kryeministrit një këmishë me adresen e Facebook-ut të faqes së krye-ministrit. Medvedev e vlerësoi dhuratën meqenëse ka qenë dikur i pasionuar pas rrjeteve sociale, në Twitter ka 1,5 milion ndjekësa. Të dy ranë dakort për hapjen e një qendre të re kërkimi dhe zbulimi të shoqërisë Palo Alto në Rusi, siç raportoi në Twitter i entuziazmuar ministri i komu-nikimeve, Nikolai Nikiforov. 28 vjeçari diskutoi me kryeministrin edhe për rre-gullimin e të drejtës së autorit. Medvedev i bëri të ditur Mark-ut se tema e të drejtës së autorit në rrjet është shumë delikate dhe nuk është zgjidhur ende as në indus-trinë e teknologjisë, as nga juristët. Nga ana e tij, bashkëthemeluesi i rrjetit social dëgjoi dhe më pas siguroi për angazhimin e kompanisë së tij në mbrojtjen e të dhë-nave personale.

Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

E SHTUNË, 13 TETOR 2012KURIOZITETE

Ekziston kopshti zoologjik, ku mund të notosh me tigrin!

Zuckerberg synon programuesit rusë!

Fredimiho ofron vend pune Operatorë Interneti. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi 221

77 NEWS

Disa ekspertë parashikojnë fundin e librit tradicional. Revolucioni dixhital

vë gjithçka në pyetje. Në panairin e librit në Frankfurt do të diskutohet me zjarr për të ardhmen e librit.

Kur 7300 ekspozues nga më shumë se 100 vende mblidhen për pak ditë, atëherë ka mjaft për të biseduar. Para së gjithash kur është fjala për një sektor aq të brishtë sa ai i librit. Panairi i librit në Frankfurt hap sërish dyert, rreth 300.000 vizitorë priten të vijnë. Aktiviteti vazhdon të konsiderohet si më i madhi i llojit të tij në botë, megjithë vështirë-sitë në kohët e stuhisë dixhitale. Shumë vëzh-gues e shohin atë si një panair të mediave, një eveniment gjigant kulturor, e megjithatë në qendër është libri i shtypur, edhe pse atij i duhet t'i bëjë ballë konkurrentëve të shumtë.Njerëzit shkojnë ende në librari

Sektori nuk i ka punët shumë mirë. Vitin e kaluar tregu gjerman i librit realizoi një xhiro prej 10 miliardë eurosh. Për herë të parë pas shtatë vitesh është shënuar një rënie e lehtë. Në libraritë klasike vazhdon të blihen pjesa më e madhe e librave, por gjithnjë e më shumë gjermanët i porosisin librat në

internet. Shumë shtëpi botuese ndihen të kërcënuara në ekzistencë. Nga njëra anë libri elektronik (e-book) është një konkurrent për librin e shtypur. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë autorë i publikojnë përmbajtjet e tyre në internet: vetëbotim (self-publishing) është fjala e re magjike.

Të gjitha këto pritet të tematizohen në Frankfurt. "Rrjeti është hapi i ndërmjetëm historik nga kultura e librit të shtypur në kulturën e librit dixhital", kështu e saktë-son gjendjen një e përditshme e njohur gjermane. Nuk ka dyshim se sektori gjendet para një transformimi. Por mendimet rreth destinacionit të udhëtimit janë të ndryshme. Disa konstante duken megjithatë të sigurta. Numri i librarive në Gjermani do të zvogëlo-het. Amazon dhe ofruesit e tjerë në internet do të vazhdojnë të rriten. Shitjes së librit në dyqane po i vjen fundi. Segmeti i librit të xhepit është i kërcënuar seriozisht. Librat elektronikë të çfarëdo forme qofshin, do të marrin pjesë gjithnjë e më të mëdha të tregut. Të gjitha të tjerat janë spekulime.Librat për fëmijë dhe të rinj si indikatorë për të ardhmen

Rreth 3000 aktivitete janë planifikuar në Frankfurt, rreth 1000 shkrimtarë pri-ten në panair. Do të vijnë autorë të shquar ndërkombëtarë si Richard Ford, Herta Müller apo Martin Walser, do të mbahen tryeza të rrumbullakëta me diskutime rreth të ardhmes së librit, aktivitete speciale për të gjitha format e shpërndarjes së librit.

www.dw.dePër më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 13 TETOR 2012 EDUKIM

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 450 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 15 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Thjesht hyrja e të rejave në të për-ditshmen tuaj mund të mos mjaftojë që të kënaqë dëshirën tuaj për stimuj të rinj.

Demi: Sot do iu dëgjohet zëri dhe pro-pozimet tuaja do të merren në konsideratë.

Binjakët: Do të ishte shumë më mirë që të përqëndroheshit në objektivat e vegjël dhe të bëni përpara me më shumë kujdes.

Gaforrja: Nuk do të jetë e lehtë për par-tnerin tuaj që të frenojë xhelozinë kundrejt jush, pasi do të keni shumë sukses.

Luani: Kohët e fundit ndiheni të ndry-shur dhe të mërzitur nga partneri, por sot do të arrini të gjeni përgjigje të qarta për të gjitha pyetjet tuaja.

Virgjëresha: Nuk do të mungojnë mun-dësitë për t’u kapur gjatë ditës së sotme. U takon juve të vendosni se çfarë drejtimi duhet të merrni.

Peshorja: Sot do të vini re se surprizat për ju nuk mbarojnë kurrë dhe mund të gjenden edhe në vendet më të papritura.

Akrepi: Vini anën tuaj të impenjimit në funksion në mënyrë që gjërat të përmirë-sohen në fushën sentimentale.

Shigjetari: Duke u shqetësuar mund të sillni vetëm më shumë tensione në marrë-dhëniet me kolegët dhe ato ndërpersonale.

Bricjapi: Në punë keni nevojë për sti-muj të rinj, në mënyrë që të mund të ruani impenjimin tuaj. Filloni me ngadalë.

Ujori: Pavarësisht se keni ndienja të forta për dikë, mundohuni ta mohoni këtë gjë dhe të largoni ndjenjat nga vetja juaj.

Peshqit: Për të kapërcyer këto momente jo të përshtatshme, duhet të përqëndroheni vetëm tek mendimet pozitive.

Happy Tours ofron vend pune Ekspertë Turizmi. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Revolucioni dixhital vë gjithçka në pyetje!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News botimi 221

77 NEWS E SHTUNË, 13 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kreu i LSHR-së, takon përfaqësues të shoqatave të jetimëve!

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

“Punësim me prioritet në administratën publike dhe strehim falas për fëmijët je-

timë mbi 18 vjeç”. Këto janë dy propozimet e Lëvizjes Shqipëria e Re për përkrahjen e kësaj shtrese të shoqërisë gjatë një takimi që kryetari Edmond Vlashaj, ka zhvilluar me përfaqësuesit e shoqatës “Jetimët në fokus” dhe shoqatës “E ardhmja jonë”. Ai e ka nisur takimin me një prezantim të iniciativave kryesore të Lëvizjes Shqipëria e Re, mes të cilave ka veçuar solidaritetin e treguar ndaj zonave të mbuluara nga dëbo-ra përmes mbështetjes së tyre me ndihma ushqimore, promovimin e turizmit përmes fushatës “Welcome to Albania”, angazhi-min për Shqipërinë e pastër më 20 prill, edukimin e qytetarëve për të mos dhënë rryshfet përmes nënshkrimit të deklara-tës kundër korrupsionit si dhe tryezat e rrumbullakta për mbledhjen e ideve dhe propozimeve për të luftuar korrupsionin në drejtësi. Duke u ndalur tek platforma politike e LSHR-së, ai ka veçuar dy pika: përjashtimi nga e drejta për t’u punësuar në administratën publike e personave mbi

45 vjeç dhe qeraja tatimore. “Ja vlen të dis-kutojmë dy pika të forta, që mendoj se do të hanë shumë debat deri në momentin që platforma do të votohet në Konventën Kombëtare”, është shprehur Vlashaj.

Ai ka informuar se kjo ide është ins-piruar nga reformat e kryeministrit turk Erdogan, që synon eleminimin e korrupsio-nit dhe rritjen e efiçencës së administratës publike. Vëmendje të veçantë Vlashaj i ka kushtuar reformimit të sistemit tatimor, duke marrë në analizë taksën e përshka-llëzuar dhe taksën e sheshtë, të aplikuara në vendin tonë deri tani. Sipas tij, me taksën progresive bizneset e mëdha nuk paguajnë realisht më shumë, pasi arrijnë të mani-pulojnë bilancet. Ndërsa përsa i përket taksës së sheshtë ai ka theksuar se prodh-on korrupsion. Kreu i LSHR-së shikon si zgjidhje ideale ndërtimin e një sistemi të pakorruptueshëm.

Një sistem i tillë sipas tij mund të ndër-tohet përmes qerasë tatimore. “Qeraja tati-more është një shumë fikse, që bizneset të ndara në disa kategori i paguajnë shtetit.

Ajo mund të paguhet nga biznesi 50% para-pagim në fillim të vitit dhe pjesa e mbetur me këste për çdo muaj. Nuk do të kemi më inspektorë tatimesh. Xhiroja do të rapor-tohet përmes kasës fiskale”, është shprehur Vlashaj. Deklarimi i xhiros sipas tij mund të bëhet përmes policisë tatimore dhe përmes motivimit të qytetarëve të mbledhin fatu-rat e blerjeve, duke i kthyer atyre në fund të vitit 2% të shpenzimeve. Kreu i LSHR-së ka shprehur qëndrimin kundër propozimit të opozitës për heqjen e taksës për bizne-sin e vogël, me argumentin se bizneset e mëdha, kryesisht ato me filiale, mund të copëzohen për të përfituar në mënyrë të padrejtë. Koncepti i qerasë tatimore është përshëndetur nga kryetari i shoqatës “Jeti-mët në fokus”, i cili ka theksuar se kjo do të nxisë investimet.

Nga Denisa Plaka«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Strehim falas për fëmijët jetimë mbi 18 vjeç!