8
D y janë filtrue- sit themelorë nëpërmjet të cilave mund të shihni gjërat: filtruesi i trupit dhe filtruesi i shpirtit. Po si e bëni këtë? Si mund të shihni përtej trupit? Ju mund të arrini >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 31.10.2012 VITI I - NR.239 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Berisha: Brenda dy javësh heqim tvsh-në për makineritë e biznesit fason!............................fq.2 LSHR, takim me kryesinë e degës së "Qytetit Studenti”: Të rinjtë mbështesin referendumet semestrale.......fq.3 Flet 32-vjeçarja nga Puka: Rrihem egërsisht nga bashkëshorti, kam frikë nga vdekja!................fq.4 Drejtoresha për romët në Ministrinë e Punës: Regjistrimi i fëmijëve romë, pa gjyq dhe pa pagesë!.fq.5 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Thyejini muret e gjykimit! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Vlashaj: Ky libër le të jetë një hartë orientuese për shqiptarët! Shkodra mirëpret librin “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”!

Gazeta 77 News Botimi Nr 239

Embed Size (px)

DESCRIPTION

GAZETA 77 NEWS E PERDITSHME INFORMATIVE ORGAN I LEVIZJES SHQIPERIA E RE

Citation preview

Dy janë filtrue-sit themelorë

nëpërmjet të cilave mund të shihni gjërat: filtruesi i trupit dhe filtruesi i shpirtit.

Po si e bëni këtë? Si mund të shihni përtej

trupit? Ju mund të arrini >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 31.10.2012 VITI I - NR.239 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Berisha: Brenda dy javësh heqim tvsh-në për makineritë e biznesit fason!............................fq.2 LSHR, takim me kryesinë e degës së "Qytetit Studenti”:

Të rinjtë mbështesin referendumet semestrale.......fq.3 Flet 32-vjeçarja nga Puka: Rrihem egërsisht

nga bashkëshorti, kam frikë nga vdekja!................fq.4 Drejtoresha për romët në Ministrinë e Punës:

Regjistrimi i fëmijëve romë, pa gjyq dhe pa pagesë!.fq.5

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Thyejini muret e gjykimit!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Vlashaj: Ky libër le të jetë një hartë orientuese për shqiptarët!

Shkodra mirëpret librin “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”!

2 77 NEWS

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vizituar fabrikën e këpucëve fason të

kompanisë FITAL, që operon në Bathore dhe ka të punësuar 740 punonjës. Gjatë

vizitës në fabrikë, komuniteti i biznesit i dhuroi kryeministrit, titullin “Mirënjohje e Biznesit” me motivacionin për përkra-hjen e vazhdueshme për klimën favori-zuese, politikës e taksave të ulëta si dhe modernizimin e shërbimeve të regjistri-mit, licensimit dhe zhvillimit të aktivite-teve fason.

Gjatë vizitës në biznesin fason, kryemi-nistri Berisha garantoi se brenda dy javëve nuk do të ketë më tvsh për importimin e çdo makinerie që i duhet për prodhime. “Unë erdha t’iu informoj ju se qeveria do të heqë tërësisht tvsh për çdo makineri që importojnë fasonët. Ne do të bëjmë gjithçka për të lehtësuar barrën fiskale e burokratike, për të kontribuar në suksesin tuaj. Qeveria brenda dy javëve do vendosë heqjen tërësisht të tvsh-së për çdo makineri

të industrisë fasone. Thirrja ime për autori-tetet vendore, që këto lehtësira të qeverisë t’i konvertojnë në lehtësira për magazina e çdo lloj lehtësire tjetër”, ka deklaruar kryeministri. Më tej, kreu i qeverisë është ndalur tek kriza ekonomike në eurozonë dhe mundësitë që hapësirat që ka vendi ynë për të thithur edhe më shumë inves-time të huaja.

Ai ka bërë edhe një përmbledhje të in-vestimeve që janë bërë në qytetin e Kamzës dhe ka premtuar mbështetje të mëtejshme ndaj investitorëve. “Në dy vitet e fundit në Kamzë janë instaluar 12 kompani fasonë, që punësojnë mbi 4200 punëtorë. Në Kamzë janë punësuar rreth 10 mijë burra e gra në sipërmarrje të ndryshme”, tha ai.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 ta bëni këtë duke qenë të gatshëm të shtrini fokusin tuaj për-tej dramës nga ana materiale, duke mbajtur parasysh që përtej saj qëndron e vërteta se kush jemi ne. Çfarë është dashuri është e vërtetë dhe çfarë është frikë është thjesht iluzion. Nëse një shok mund t'iu ketë thënë diçka të ligë, por në zemër, ai/ajo ndihet e përhumbur dhe e vetmuar si çdo njeri tjetër. Miku juaj në fakt iu do; ai/thjesht mund të jetë ndarë nga i/e dashura në atë moment që bëri komentin. Kjo iu ndih-mon që çfarëdo lloj traume të keni kaluar në fëmijërinë tuaj nuk ishte ndoshta shumë e ndryshme nga ajo që kanë përjetuar nje-rëzit e tjerë në jetën e tyre.

Çfarëdo lloj gjëje që t'iu ndodhë, ju keni mundësinë për ta interpretuar. Duhet ta bëni atë zgjedhje, qëllimisht ose jo. Mund të përqëndroheni në dramën e trupit, fjalët e rënda të mikut tuaj, gabimi ose tradhëtia e tij. Në këtë rast, ju nuk do të jeni të aftë t'i shpëtoni përvojës emocionale për të qënë efekti i fjalëve të tij/saj. Duke u fokusuar në dramën materiale, sidomos në dramën e fajit, ju forconi lidhjen për në rrafshin material, pra cënimin tuaj nga mosfunk-sionimi i tij. Ju falni sepse doni të qëndroni mbi botën materiale.

Zgjidhja juaj alternative është të fokuso-heni te pafajsia e mikut tuaj, në realitetin e tij hyjnor që është më i vërtetë se vetë trupi i tij. Të gjithë ne jemi të formuar nga dashu-ria por që të gjithë bëjmë gabime. Duke u

shkëputur nga theksimi i gabimeve të tje-rëve, shkëputemi edhe nga tonat. Ndërsa arrini në murin e ndarjes, nuk ka mur më të trashë se muri i ndarjes, atëherë muri rrëzohet. Dhe kjo është mrekullia e faljes.

Falja është një kujtëse selektive, një zgjedhje e ndërgjegjshme për të parë përtej fajit te pafajsia. Në të folurën e përditshme, arrini deri në mos shqetësimin e njerëzve. Kjo patjetër që iu shërben. Faji dhe gjy-kimi e vë në tension trupin e atyre që bëjnë atë faj dhe gjykim për të tjerët. Trupi juaj nuk është krijuar për të duruar ngarkesën e lidhjes suaj të madhe me to, por është krijuar si një enë për të mbajtur dritën e shpirtit tuaj. Do të funksionojë më mirë që të funksiononi në mënyrë perfekte, kur të kujtoni perfeksionin në të gjithë.

Qëndroni të hapur edhe ndaj pik-pamjeve të ndryshme!

Disa njerëz i bëjnë gjërat shumë ndryshe nga çdo t'i kishit bërë ju. Kjo nuk do të thotë që ata kanë të drejtë apo janë gabim. Do të thotë që njerëzit janë të ndyshëm. Ka shumë gjëra që njerëzit thonë dhe të cilat ju do t'i kishit thënë në një mënyrë tjetër dhe në një kohë tjetër. Nuk do të thotë që njerëzit bëjnë gabim të flasin apo të shpre-hen. Por nuk do të thotë që jeni gabim edhe po zgjodhët të mos e bëni këtë. Kjo do të thotë që njerëzit janë të ndryshëm.

Të jesh i ndryshëm nuk do të thotë as që jeni i mirë dhe as i keq. Është një reali-tet. Ndryshimi bëhet problem vetëm kur

zgjedhim të masim veten nga ndyshimi ynë për të caktuar se kush është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.

Nuk është e shëndetshme ose e nevo-jshme t'i vlerësojmë njerëzit keq për atë që bëjnë, atë që thonë ose për mënyrën se si e thonë apo e bëjnë. Gjë e keqe nuk është edhe kur shikoni që mendoni ju ndryshe dhe shpreheni ndryshe. Njerëzit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kënd-vështrimet e ndryshme që kemi formojnë vizionin tonë dhe avantazhet. Vendi ku ulemi është një funksion i vendit ku kemi qënë ulur. Çfarë shohim është një funk-sion i asaj çfarë kemi parë. Eksperienca, këndvështrimi dhe mënyra se si shohim gjërat e dikujt nuk është më e saktë më e pranueshme dhe më e drejtë se e të tjerëve. Thjesht është ndryshe. Këta ndryshime bëjnë që ndonjëherë të jetë e vështirë për të arritur një marrëveshje. Por kjo nuk do të thotë që ne të ndihemi sikur jemi ne ata që gabojmë.

Deri më sot, ju mund të keni vënë në dyshim, të keni kundërshtuar, të keni rezistuar dhe madje urryer ndryshimet. Por vetëm për sot, hapini zemrat. Mun-dohuni të pranoni këndvështrimet e të tje-rëve, zakonet e tyre, opinionet, reagimet apo ndryshimin që ekzistojnë midis vetes suaj dhe të tjerëve.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 31 TETOR 2012POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha:

Sali Berisha

Brenda dy javësh heqim tvsh-në për makineritë e biznesit fason!

377 NEWSE MËRKURË, 31 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 720 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 5 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

AKTUALITET

ALBANIA-INCOMING ofroN vend pune AGJENT MARKETINGU.Dwrgoni CV nw: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re ka diskutuar plat-formën politike me kryesinë e Degës së

"Qytetit Studenti". Lufta kundër korrup-sionit, një nga prioritetet kryesore të LSHR-së, është pika e parë që është diskutuar në këtë tryezë debati. Nënkryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re për Çështjet Organizative, Çajup Çangollari, ka deklaruar se ngritja e institucionit të referendumit semestral dhe ngritja e Agjencisë së Supervizimit të Administratës Publike janë dy propo-zime kyçe për të luftuar këtë fenomen. Të

rinjtë kanë theksuar se korrupsioni është një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për strategjinë e parashikuar në plat-formën politike për të luftuar korrupsio-nin. Fuqizimi i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shërbimeve sociale, është pika tjetër e platformës politike që është shpalosur në takimin me kryesinë e degës së "Qytetin Studenti”. “Të gjithë ata që do të investojnë në këto sektorë, kemi menduar që t'i përjashtojmë nga taksat për një pe-

riudhë 8-vjeçare, në mënyrë që tëforcojmë institucionet arsimore, shëndetësore dhe ato të përkujdesjes sociale”, është shpre-hur Çangollari. Ai ka shtuar më tej se në funksion të fuqizimit të arsimit të lartë dhe shmangies së korrupsionit, LSHR ka men-duar që t'i heqë pedagogut pushtetin e no-tës dhe t’ia ngarkojë këtë detyrë agjencisë kombëtare të vlerësimit. Në funksion të fuqizimit të sipërmarrjes shqiptare, Lëvizja Shqipëria e Re propozon qeranë tatimore, një koncept i ri që synon të reformojë sis-temin tatimor në vend. Koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re shpalosi me të ri-njtë universitarë edhe pikëpamjet e kësaj force politike, të pozicionuar në spektrin e djathtë, për fuqizimin e familjes shqiptare, të kombit shqiptar dhe për rritjen e ndi-kimit të faktorit shqiptar në Ballkan dhe më gjerë. LSHR-ja, u tha në takim, vlerë-son si parësore marrëdhëniet me SHBA-në dhe vendet e fuqishme perëndimore, duke investuar që ato të ridimensionohen më tej në të ardhmen. Gjithashtu, znj. Subashi i njohu të rinjtë me vendimet e fundit të kryesisë së LSHR-së, mes të cilave edhe konkretizimin e aleancave me Partinë Demokratike në Shqipëri dhe kryeminis-trin Sali Berisha, me Partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe liderin e saj Ramush Hajradini, me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe kryeministrin aktual të Turqisë, z. Erdogan.

Për më tepër: www.77news.al

LSHR, takim me kryesinë e degës së "Qytetit Studenti”

Të rinjtë mbështesin referendumet semestrale dhe Agjencinë e Supervizimit!

77 NEWS

Realiteti i ditëve të fundit i pasqyruar në kronikat e zeza televizive apo edhe

ato të shtypit të shkruar, tregojnë se dhuna në familjen shqiptare e sidomos mbi gruan është tepër shqetësuese. Titujt e gazetave si “ther gruan para fëmijëve” apo “e godet për vdekje me çekiç” etj, kanë shokuar opi-nionin e gjërë publik. Përpos ngjarjeve të ndodhura e të bëra tashmë publike, ende në shumë familje dhuna nuk denoncohet, por është prezente. Një rast i cili ndoshta mund të përfundojë tragjikisht e ndos-hta jo, është i një 32-vjeçareje nga qyteti i Pukës. Ajo rrihet prej vitesh sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti në fjalë është rrëfyer nga vetë kjo grua, e cila i është dre-jtuar shoqatës në Dobi të Gruas Shqiptare. Në prezencën e aktivistes gjinore Migena Mollanji, është një nënë që rrëfen histo-

rinë e jetës të mbushur me dhimbje dhe zhgënjime. Ankthi dhe frika se çfarë mund t`i rezervojë e ardhmja është e madhe. Prej sa kohësh rriheni nga bashkëshorti?

Burri im më dhunon prej më shumë se 4 vitesh. Ai në fakt më godet e torturon për shkaqet më banale. Veç dhunës fizike, mbi mua ushtron edhe dhunë psikologjike. Jam munduar të flas me të por është e kotë, kur ai nevrikoset i errësohen sytë e më godet me çfarë të ketë në dorë. Një herë erdhi në shtëpi pas pune dhe unë i shtrova bukën në tryezë. Ai u ngrit i xhin-dosur dhe filloi të ulëriste me të madhe, e më pas më goditi e më rrahu në mënyrë çnjerëzore. Motivi ishte pasi gjella nuk kishte shije.E keni denoncuar më parë dhunën?

Jo, im shoq ka një funksion drejtues në

një institucion shtetëror. Nëse do ta bëja këtë gjë, ai edhe mund të më vriste. Vetë vjehrra ime, pra nëna e tij, më ka thënë ta denoncoj, por unë se kam bërë kurrë këtë gjë. Një tjetër arsye që më ka mbajtur janë edhe pesë fëmijët e mi të cilët janë shumë të vegjël, më i madhi është 12 vjeç.Si keni ardhur këtu në Tiranë?

Në Pukë kjo shoqatë ka një filial. Jam lidhur me një punonjëse dhe ajo më ka sjellë këtu. Në shtëpi u kam thënë që do të shkoj tek një i afërm dhe do të kthehem shpejt. Kam ardhur këtu të flas për këtë problem edhe pse jam në ankth e kam shumë frikë se çfarë do të ndodhë me mua. Më tepër më dhimbsen fëmijët e mi, nuk dua që ata të përfundojnë rrugëve.E keni diskutuar këtë problem me famil-jen tuaj?

Po, të gjithë në familjen time e dinë që bashkëshorti im më godet egërsisht, për vdekje. Por mentaliteti i tyre nuk i lë të më ndihmojnë. Ata më thonë duro, ke pesë fëmijë, nuk ke ku shkon.Cila është frika juaj më e madhe?

Kam frikë se ndoshta edhe unë mund të përfundoj si shumë gra të tjera, pra të vdes. Ky ankth e frikë po më shoqëron tashmë prej shumë kohësh.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 31 TETOR 2012

EURO-CALL-ALBANIA ofroj vend pune Call Center Manager. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Bar Restorant Hotel

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Flet 32-vjeçarja nga Puka:

Rrihem egërsisht nga bashkëshorti, kam frikë nga vdekja!

Foto ilustruese

77 NEWS

Për rastin e fëmijës 12-vjeçar të paregjis-truar, të Lulëzim Maksutit dhe të tre

fëmijëve të vëllait të tij, publikuar në “77 News” disa ditë më parë ne shkuam të inte-resohemi në Ministrinë e Punës dhe Çësh-tjeve Sociale. Nga një përkim i rastësishëm, takuam në oborrin e institucionit të tjerë romë, dikush prej të cilëve kishte fëmijë të paregjistruar. Liri Bajrami, më e moshuara e fisit që ka ardhur të ankohet për kushtet e jetesës, na thotë se ka një mbesë, vajzën e vajzës të paregjistruar, pasi ka lindur në rrugë. Fëmija me inicialet M.B. është gati 5 vjeçe dhe gjyshja e saj thotë se duan ta regjistrojnë, por nuk kanë para. Ndërkaq edhe Titan Bajrami, një anëtar tjetër i këtij fisi, prezanton rastin e tij. “Kam dy kalamaj që më kanë lindur në Greqi, nuk i mora letrat nga spitali grek dhe nuk m’i regjis-trojnë këtu. Ne jetojmë tek kapanonet e ushtrisë dhe na merr Njësia Bashkiake nr.6 në Kombinat, por atje më thanë se fëmijët

nuk regjistrohen se nuk kanë certifikatë. Vajza po më shkon 4 vjeçe dhe çuni është 2 vjeç. Më ndihmoni”, thotë ai. Shqetësimin e tyre ata na e paraqitën në prezencën e shefit të kabinetit të ministrit, Kleves Bitro. Pasi i dëgjoi, ai deklaroi se të gjitha rastet me emra konkretë i duheshin paraqitur Drejtorisë së Departamentit Teknik për romët dhe prem-toi se nëse nevojitej mbështetje financiare për regjistrimin e tyre, duhej të paraqitej një preventiv të cilin do ta mbulonte ministria. Strategjia për romët

Ne iu referuam Strategjisë për Përmirësi-min e Kushteve të Jetesës së Romëve e cila përfshin një sërë hallkash ministrore. Aty rekomandohet që “të regjistrohet popullsia rome në zyrat e gjëndjes civile. Duke marrë në konsideratë problemet që ka ky komu-nitet për regjistrimin në zyrat e gjendjes civile, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit të hartojë një program për regjistrimin e kësaj pjese të popullsisë duke siguruar mjetet e nevojshme njerëzore, monetare dhe materiale. Numri i saktë i romëve që jetojnë në Shqipëri nuk njihet për arsye se deri tani nuk është bërë regjis-trimi i këtij komuniteti, por flitet që janë 80-120 mijë. Lëvizja e shpeshtë dhe ndryshimi i vendbanimeve, martesa në moshë të vogël, mungesa e njohjes së ligjit kanë bërë që një pjesë e mirë nuk janë të regjistruar në zyrat e gjendjes civile. Për pasojë shumë prej tyre nuk përfitojnë nga mbështetja financiare që u jep shteti shtresave të varfra” , thuhet në strategji.

Ndihma falas tek CAFODDuke marrë parasysh nivelin e paktë të

njohjes së ligjit nga ky komunitet si dhe vështirësitë ekonomike, as Lulëzim Mak-suti dhe as Titan Bajrami nuk ka nevojë që t’u drejtohen vetë rrugëve gjyqësore. Këtë na e konfirmoi drejtoresha e depar-tamentit teknik për romët në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Blerina Tepelena. “Që nga shkurti 2012 ka dalë një udhëzim i Minis-trisë së Brendshme, që e ka hequr përfun-dimisht pagesën për gjyq për regjistrimin e fëmijëve. Kjo vlen jo vetëm për fëmijët e komunitetit rom, por të çdo komuniteti”, sqaroi nëpunësja e Ministrisë së Punës, pa qenë në fakt shumë e sigurt, nëse ishte hequr pagesa e gjyqit apo edhe vetë gjyqi si procedurë. Për komunitetin rom që u paraqit ditën e djeshme në ministri, ajo tha se i kanë fëmijët të gjithë të regjis-truar, pasi këto dy vitet e fundit, ministria i ka pasur në vëmendje të posaçme dhe është kujdesur për ata në çdo drejtim. Ky është një grup i përbërë nga 11 familje, i cili ka qenë në vëmendje të medias, të disa organizmave dhe institucioneve që pas djegies së kasolleve të tyre tek Stacioni i Trenit.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 31 TETOR 2012

PIRRACI-U6 ofroj vend pune SEKRETARE. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Drejtoresha për romët në Ministrinë e Punës:

“Regjistrimi i fëmijëve romë bëhet pa gjyq dhe pa pagesë!

77 NEWS

Dëshironi të keni një fytyrë plot me shkëlqim pa shpenzuar shumë për

produktet e kushtueshme? Është fare e thjeshtë, mjafton të shkoni tek frigoriferi dhe të merrni një vezë. Pasi të keni përdorur këtë maskë mbi një lëkurë të yndyrshme, do të vëreni mënjëherë një paksim të yndyrës. E bardha e vezës e nxjerr jashtë yndyrën, ndër-sa e verdha e lëmon lëkurën. Duhet t’i bëni me radhë të ndara për të pasur një rezultat efikas. Kjo maskë është shumë frytëdhënëse edhe për lëkurën normale. Merrni dy tasa të vegjël, ndani të bardhën nga e verdha dhe i hidhni në këto tasa. Fshijeni fytyrën me një peshqir të ngrohtë për të hapur poret

e lëkures. Rraheni të bardhën e vezës dhe e vendosni mbi fytyrë. E lini të qëndrojë 15-30 minuta. Fshijeni fytyrën sërish me një peshqir me ujë të ngrohtë, pastaj vendosni të verdhen e vezës mbi lëkurë, duke ndjekur të njëjtat hapa. Në fund shpërlani fytyrën me ujë të freskët për të mbyllur poret tuaja. Këtë maskë mund t’a vendosni në darkë, jo në mëngjes dhe jo më shumë se një herë në javë. Masken e vendosni para se të bëni një dush, kështu përfundimisht ju mund të largoni aromën e saj me aromatizues.

Anjeza Kastrati

www.77news.al

Në një zonë rurale të Pampas në Argjentinë, vizitorët mund të “shi-

jojnë” një kopësht të mrekullueshëm në

formë kitare, krijim i plotë i një qytetari për nder të gruas së tij! Pedro Ureta, filloi para 37 vjetësh bashkë me bashkëshorten e tij Graciela të ëndërrojnë një kopsht të madh me bimë të lulëzuara, eukalipt, me shumë gjelbërim, me pemë të rreshtuara, me formë kitare, e cila ishte instrumenti i preferuar i gruas së tij.

Në vitin 1977, Graciela vdiq papritur dhe si pasojë plani dhe ëndrra e tyre e madhe mbetet në mes. I tronditur nga humbja e bashkëshortes së tij, Pedro Ureta vendosi ta krijojë i vetëm kopshtin e ëndrrave të tyre, për nder të memories së gruas që kishte dashur më shumë se gjithçka në botë. Dhe kështu u bë!

Më shumë se 7000 pemë u mbollën në

kopsht, duke formuar me kalimin kohës kitarën klasike që kishte ëndërruar Gra-ciela, si dhe me rezultatin përfundimtar, thjesht të mrekullueshëm.

Kushdo që udhëton me avion mbi Pampas argjentinase, mund të shikojë krijimin fantastik, përveç Pedro Ureta, i cili i ka frikë avionët, por ai e ka parë “kitarën” e zemrës vetëm nëpërmjet foto-grafive. “Ia dedikoj njeriut më të mirë të botës, engjëllit tim, që jam i sigurt që e “shijon” nga atje sipër dhe është krenar për mua”, deklaroi Ureta për këtë krijim fantastik që ka mallëngjyer argjentinasit dhe jo vetëm.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E MËRKURË, 31 TETOR 2012KURIOZITETE

Si të pergatisni një maskë me vezë për fytyrën!

Krijoi kitarën më të madhe në botë, në kujtim të gruas së tij!

Kompania FINAL ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

77 NEWS

Gjuha shqipe ka ngjallur interes për disa të rinj serbë. Në Katedrën e

Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe në Universitetin e Beogradit regjistrohen më shumë se 10 studentë në vit. Studentët që po e përvetësojnë këtë gjuhë mendojnë se do të kenë shumë perspektivë me këtë profesion.

Jeton në kryeqendrën e Serbisë, është shtetas i saj, por flet mirë shqipen.

Dushan Saviq nga Vërshaci, i cili jeton në Beograd, pas përvetësimit relativisht të mirë të shqipes tashmë ka nisur edhe studimet master në këtë Katedër të UB.

Saviq nuk përjashton mundësinë që, nëse i jepet rasti, të vijë për të punuar në Prishtinë.

Bashkë me Dushanin, gjuhën shqipe po e studiojnë edhe Nevena Zindoviq, Biljana Baçeviq dhe Milica Stoshiq.

Të përkrahur nga prindërit për vendimin që kishin marrë, ata tregojnë se një përkra-

hje të tillë nuk e gjetën në fillim edhe në shoqëri.

Ndërkaq, motivet për ta studiuar gjuhën shqipe ishin të ndryshme.

Biljana Baçeviq, e cila ka lindur në Pejë, thotë se lidhja me Kosovën është arsye pse ajo po e mëson këtë gjuhë.

Ndërsa për Milicën, nga Vraja, kjo gjuhë do të jetë ndihmesë për punësim.

Në Katedrën e Gjuhës Shqipe regjistro-hen rreth 12 studentë në vit, ndërsa janë 5 ligjërues shqiptarë dhe 2 serbë që përbëjnë stafin akademik, kurse gjatë vitit ligjërojnë edhe profesorë të tjerë nga Shqipëria.

Atyre u del problem me literaturën, të cilën nganjëherë duhet ta sigurojnë vetë, ndërsa orë praktike bëjnë në parkun e studentëve, kur bisedojnë për tema të lira, edhe pse thonë se nuk e dinë nëse gabojnë, sepse nuk ka kush t'i korrigjojë.

Për më tepër: www. 77news.al

E MËRKURË, 31 TETOR 2012 KULTURË

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 480 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 5 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ka ardhur koha që të bëni të vër-teta vizionet tuaja, aq më pak kur kërkoni që të keni rezultate të menjëhershme.

Demi: Nëse dikush është duke iu marrë gabim disa herë, atëherë bën mirë që të gji-tha gjërat duhet t’ia shpjegoni këtij personi në mënyrën e duhur.

Binjakët: Dikush, i cili është i ndryshëm nga ju do të paraqitet para jush dhe do të mendoj që të shkëmbej informacione për një projekt të rëndësishëm.

Gaforrja: Kërkoni ide të ndryshme kur punoni më të tjerët në gjëra të ndryshme.

Luani: Puna nuk do iu lidh me njerëz të cilët nuk iu kanë dashur më parë.Zgjidhni bashkëpunëtorët që projekti juaj të këtë sukses.

Virgjëresha: T'i jepni problemeve tuaja një tjetër dimension nuk do të jetë diçka shumë e mirë për juve.

Peshorja: Jeni duke ia dalë shumë mirë, pavarësisht se keni punë me disa njerëz që nuk i doni shumë.

Akrepi: Duhet të keni një qëndrim realist për njerëzit të cilët iu duan dhe që synojnë që të sjellin atmosferë të mirë.

Shigjetari: Është një ditë e duhur që të bisedoni më të huajt. Kështu do të arrini që të kulmoni dhe të keni sukses më të madh.

Bricjapi: Nuk mund të prisni që ta ndryshoni jetën juaj në atë formë që nuk dëshironi.

Ujori: Mos u frikësoni nga gabimet. Do të arrini që të bëni një ndryshim pozitiv.

Peshqit: Duhet të jeni të shpejtë në kup-timin e situatave të palakmueshme që do të gjendeni sot.

Klevkoceku ofron vende pune Operator/e. Dergoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Gjuha shqipe ngjall interes tek të rinjtë, e mësojnë për interes punësimi!

77 NEWS E MËRKURË, 31 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Qyteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e radhës pas dy kryeqendrave shqip-

tare, Tiranës dhe Prishtinës, ku është pro-movuar libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”. Dhjetra pjesëmarrës janë bërë pjesë e kësaj ceremonie. Libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” është një vepër e Lëvizjes Shqipëria e Re dhe Qendrës së Mendimit Pozitiv. Përfaqësuesi i kësaj lëvizjeje, Çerçiz Loloçi falenderoi pjesë-marrësit për praninë e tyre tha ndër të tjera se vepra që po promovohet sot ka vlerë të disafishtë.

“Kjo vepër flet për Turqinë e dhjetëvje-çarit të fundit që, falë PDZH dhe liderit të saj kryeministrit Erdogan është shndë-rruar jo vetëm një fuqi rajonale, por një superfuqi botërore. Turqia ka një inves-

tim të kahershëm dhe aktual ndaj SHBA-së, NATO-s ”, u shpreh Loloçi. Koordina-torja e Qendrës së Mendimit Pozitiv, Mira Përlala tha se vepra pasqyron të gjithë veprimtarinë e Erdoganit dhe shërben si udhërrëfyes për të rinjtë, në mënyrë që ata të mësojnë të japin ndihmesën e tyre për vendin tonë.

Lideri i LSHR-së, zoti Edmond Vlashaj tha se ky është event unik në llojin e tij. “Libri “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” përmban një informacion të seleksionuar me shumë kujdes dhe vëmendje”, u shpreh zoti Vlashaj. Sipas tij, ky libër është një hartë orientuese drejt modelit pozitiv që ndjek Erdogani. “Ne besojmë se ky ësh-të një model që mund të përshtatet në Shqipërinë e sotme për t'i dhënë zgjidhje

shumë problematikave”, u shpreh kreu i LSHR-së. Më tej, zoti Vlashaj u shpreh se Erdogani pasi fitoi zgjedhjet luftoi ko-rrupsionin dhe bëri pjesë të administratës publike rininë.

“Turqia bën pjesë në një ndër vendet më të zhvilluara dhe gjithë ky zhvillim u arrit me reforma konkrete në ekonomi, turizëm, diplomaci dhe në shumë pro-blematika që lidheshin drejtëpërdrejt me realitetin e vendit”, u shpreh zoti Vlashaj. Në mbyllje të këtij promovimi, lideri i LSHR-së tha se Shqipëria ka potencialet e nevojshme për të ndjekur shembullin e Erdoganit në dobi të saj.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Ky libër le të jetë një hartë orientuese për shqiptarët!Shkodra mirëpret librin “Turqia e Re e Erdoganit të Madh”!