8
B esimet nuk janë të përsosura. Besimet ndryshojnë nga njëra-tjetra, ato iu përshtaten njerëzve të ndryshëm dhe si qenie njerëzore është e pamundur për ne që të zbulojmë “Të vërtetën përfundimtare”. Në fakt, është krijuar një dilemë: “Nëse njerëzit nuk arrijnë të kenë një të vërtetë përfundimtare, ku duhet atëherë të bësojnë ata? Zgjidhni besime që më anë të tyre ju mund të fuqizoni veten tuaj. Kjo ide erdhi tek unë në momentet e mia të meditimit, nëpër aventurat e mia në mbarë bo- tën, udhëtimet e mia brenda shpirtit dhe zemrës sime. Unë kam qenë në kërkim për t’i dhënë jetës sime një kuptim. Më anë të mendimit pozitiv kam gjetur më shumë thesare nga ç’mund të imagjinoja ndonjëherë. Një nga ato është besimi te mendimi pozitiv, në qoftë se ju i buzëqeshni botës, ju do jetoni një jetë të mrekullueshme. Dhe jeta ime që nga zbulimi i mendimit pozitiv, çdo ditë është bërë një mrekulli. Buda ka thënë: “Nëpërmjet shpirtit tonë dhe mendimeve tona, ne formojmë botën”. Çfarë dua të them me “qeshini botës” është shumë e thjeshtë, por kërkon shmangien e disa besimeve të kufizuara që shumica e njerëzve mendojnë se iu sjell lumturinë. Njerëzit besojnë se lekët sjellin lumturinë, por ky është një besim i gabuar. Paraja nuk është një objektiv, por një mënyrë për të bërë gjëra! T’i buzëqeshni botës do të thotë që ju të ve- proni duke menduar në mënyrë pozitive dhe të mençur. Megjithëse ju nuk duhet të dorëzoheni që në pengesën e parë që do iu shfaqet në rru- gën tuaj. Buzëqeshini universit dhe mos hiqni dorë nga mendimi pozitiv. >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 10.11.2012 VITI I - NR.249 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Basha: Ngrohja në çerdhe e kopshte me lëndë të riciklueshme!.....................................fq.2 Isaj, 80-vjeçari nga Tirana: Kërkoj pensionin e posaçëm sepse më takon me ligj!........................................fq.5 Kampusi Universitar “Vitrina” organizon Simpoziumin e II-të Ndërkombëtar Pellazgjik!......... fq.7 "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" në Kukës, Vlashaj: Të intensifikojmë marrëdhëniet me Turqinë!.........fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Buzëqeshini botës! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Berisha: Shkolla bujqësore të stilit amerikan në 5 qarqe të vendit!

Gazeta 77 News botimi Nr249

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizejes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr249

Besimet nuk janë t ë për so sura .

Besimet ndryshojnë nga njëra-tjetra, ato iu përshtaten njerëzve të ndryshëm dhe si qenie njerëzore është e pamundur për ne

që të zbulojmë “Të vërtetën përfundimtare”. Në fakt, është krijuar një dilemë: “Nëse njerëzit nuk arrijnë të kenë një të vërtetë përfundimtare, ku duhet atëherë të bësojnë ata?

Zgjidhni besime që më anë të tyre ju mund të fuqizoni veten tuaj.

Kjo ide erdhi tek unë në momentet e mia të meditimit, nëpër aventurat e mia në mbarë bo-tën, udhëtimet e mia brenda shpirtit dhe zemrës sime. Unë kam qenë në kërkim për t’i dhënë jetës sime një kuptim. Më anë të mendimit pozitiv kam gjetur më shumë thesare nga ç’mund të imagjinoja ndonjëherë.

Një nga ato është besimi te mendimi pozitiv, në qoftë se ju i buzëqeshni botës, ju do jetoni një jetë të mrekullueshme. Dhe jeta ime që nga zbulimi i mendimit pozitiv, çdo ditë është bërë një mrekulli.

Buda ka thënë: “Nëpërmjet shpirtit tonë dhe mendimeve tona, ne formojmë botën”.

Çfarë dua të them me “qeshini botës” është shumë e thjeshtë, por kërkon shmangien e disa besimeve të kufizuara që shumica e njerëzve mendojnë se iu sjell lumturinë. Njerëzit besojnë se lekët sjellin lumturinë, por ky është një besim i gabuar. Paraja nuk është një objektiv, por një mënyrë për të bërë gjëra!

T’i buzëqeshni botës do të thotë që ju të ve-proni duke menduar në mënyrë pozitive dhe të mençur. Megjithëse ju nuk duhet të dorëzoheni që në pengesën e parë që do iu shfaqet në rru-gën tuaj. Buzëqeshini universit dhe mos hiqni dorë nga mendimi pozitiv. >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIVE SHTUNË, 10.11.2012 VITI I - NR.249

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Basha: Ngrohja në çerdhe e kopshte me lëndë të riciklueshme!.....................................fq.2 Isaj, 80-vjeçari nga Tirana: Kërkoj pensionin e posaçëm

sepse më takon me ligj!........................................fq.5 Kampusi Universitar “Vitrina” organizon

Simpoziumin e II-të Ndërkombëtar Pellazgjik!.........fq.7 "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" në Kukës, Vlashaj:

Të intensifikojmë marrëdhëniet me Turqinë!.........fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Buzëqeshini botës!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Berisha: Shkolla bujqësore të stilit amerikan në 5 qarqe të vendit!

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr249

2 77 NEWS

Ngrohja në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e sistemit parauniversitar në

Tiranë, do të bëhet në sajë të përdorimit të një teknologjie të re. Kaldajat nuk do të funksionojnë duke përdorur naftën si

lëndë djegëse, por lëndët e riciklueshme. Premtimi është bërë nga kryetari i Bash-kisë së Tiranës Lulzim Basha në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e çerdhes numër 15, pjesë e njësisë numër 3. Ky

rikonstruksion me një fond prej 10 mi-lionë lekësh është një nga pesë projektet e bashkisë në çerdhet e Tiranës, që do të përfundojnë brenda gjashtë muajve. “Ne po e bëjmë këtë investim të vonuar e të munguar, tërësisht me fondet e Bashkisë së Tiranës, po e bëjmë duke përdorur një teknologji e cila mundëson ngrohjen e hapësirave parashkollore, çerdheve, kop-shteve dhe shkollave, me një kosto sa gjys-ma e asaj që është përdorur deri më sot, duke zëvendësuar karburantin e djegshëm me materiale të riciklueshme (peletat) dhe në këtë mënyrë i shërbejmë edhe ambien-tit por i shërbejmë edhe me një kosto më të ulur, duke përdorur me më shumë “nikoqirllëk” paratë e taksapaguesve të Tiranës, duke siguruar këtë standard i cili duhej të ekzistonte prej kohësh në Tiranë dhe që është një domosdoshmëri, kur fla-sim për Tiranën moderne dhe evropiane, ambiente të ngrohura në të gjithë siste-min parashkollor dhe shkollor të qytetit të Tiranës”, është shprehur Basha. Kryetari i Bashkisë ka theksuar se sistemi i ngrohjes i cili po instalohet në të gjithë çerdhet, kops-htet dhe shkollat e Tiranës, do të ecë me ritme të shpejta, në mënyrë që i gjithë sis-temi parashkollor dhe shkollor i qytetit të Tiranës të ketë 100% ngrohje, deri fillimin e vjeshtës së vitit të ardhshëm.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 Universi tregohet i mirë me ata që duan të marrin dhuratat e tij.

Shumë njerëz mendojnë kështu: “Si mund t’i buzëqesh botës nëse diçka e keqe me ndodh mua”?

E vërteta është se nuk ka asgjë të keqe apo të mirë në jetë! Vetëm perceptimi ndry-

shon. Buzëqeshini jetës për arsyen pse jeni në këtë jetë, buzëqeshini asaj për gjithë gjërat e mira që keni, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat etj…

Mendoni pozitivisht, vetëm besimi te mendimi pozitiv është ai që iu fuqizon mendjen dhe bën realitet ëndrrat tuaja.

Pra…Buzëqeshini botës, kësaj hapësire mis-

terioze dhe të pafundme. Ju jeni një çudi, ashtu si çdo element i këtij universi të mah-nitshëm.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 10 NËNTOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Basha:

KLD diskuton rishpërndarjen e gjyqtarëve në Gjykatat e Rretheve!

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka disku-tuar për skemën e re të shpërndarjes

së gjyqtarëve që përcaktohet nga drafti i hartuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me misionin e Euralius në Shqipëri.

Sipas këtij drafti gjykatat e rretheve të cilat kanë një ngarkesë më të vogël çë-shtjesh, do të kenë numër më të ulët gjyq-tarësh, ndërsa ato që kanë ngarkesë më të madhe çështjesh do të kenë më shumë

gjyqtarë. Kjo nismë pritet t'i japë zgjidhje problematikës së hasur në veprimtarinë e sistemit gjyqësor dhe të japë vendimet për qytetarët në një kohë më të shkurtër. Kon-kretisht Gjykata e Tiranës ka 70 gjyqtarë dhe një gjyqtar ka në ngarkim rreth 300 dosje, ndërsa në Gjykatën e Gjirokastrës, me 16 gjyqtarë, një gjyqtar ka ne ngarkim rreth 30 dosje për një periudhë të caktuar kohe.

Një tjetër çështje që ka qenë objekt dis-

kutimi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është ngritja e Gjykatave Administrative, të cilat do të japin zgji-dhje për shumë konflikte administrative të qytetarëve dhe bizneseve.

Gjithashtu në mbledhje është shpallur vakant vendi i ish-anëtares së KLD-së Lefte-rie Lleshi, e cila e la mandatin e saj, pasi u zgjodh nga Kuvendi kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për më tepër: www.77news.al

Ngrohja në çerdhe e kopshte, me lëndë të riciklueshme!

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr249

77 NEWS

Shkolla bujqësore të stilit amerikan në pesë qarqe të vendit për t’i dhënë një

zhvillim të ri arsimit profesional bujqësor. Ky do të jetë një nga prioritetet e qeverisë në fushën e arsimit për periudhën në vazhdim. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të disa mjediseve dhe laboratorëve të rinj të Univer-sitetit Bujqësor në Kamëz, kreu i qeverisë Sali

Berisha, ka theksuar nevojën e arsimimit për bujqësinë për të zhvilluar këtë sektor, që për-bën një potencial të fuqishëm për të fuqizuar ekonominë e vendit. “Një shqetësim serioz është arsimi i mesëm profesional bujqësorë. Arsimi bujqësor është jetik sot për zhvillimin e vendit, prandaj dhe unë do të kërkoja të bëjmë një projekt për të sjellë shkollat bujqë-

sore të tipit amerikan. Të marrin nga ky vend i madh modelin e shkollave sepse bujqësia amerikane e ka suksesin tek shkolla dhe tek mendja, prandaj dhe prodhojnë shumë më tepër se çdo vend tjetët i planetit. Ne duhet të ndjekim me vendosshmëri shembullin e tyre”, është shprehur kryeministri. Tashmë janë gati për të pritur studentët godina dhe laboratorët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, laboratorët e financë-konta-bilitet dhe shkencave të aplikuara të Fakul-tetit Ekonomik. Në vitet 2007-2012, në UBT janë investuar rreth 86 milionë lekë, në infrastrukturën dhe modernizimin e mësi-mdhënies, për projekte të programit kom-bëtar për kërkim dhe zhvillim, për fondin e ekselencës etj. UBT ka në strukturën e saj organizative 5 fakultete dhe një filial. Fakul-teti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit përgatit inxhinierë agroushqimorë, bioteknologë dhe specialistë të ushqimit e sigurisë ushqimore.

Për më tepër: www.77news.al

E SHTUNË, 10 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 750 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 12 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

FM GROUP kerkohet part time shites. DërgoniCV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Berisha:

Shkolla bujqësore të stilit amerikan në 5 qarqe të vendit!

Shqipëria i dorëzoi presidencën e Këshillit të Europës shtetit të Andorës. Në një

konferencë përmbyllëse me temë “Diver-siteti në Europë, një fuqi për të ardhmen”, drejtuesit e shtetit shqiptar vlerësuan arri-tjet e vendit gjatë mandatit gjashtë mujor të kryesimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së. “Gjatë kryesimit të KiE-së, institucionet shqiptare faktuan se tashmë janë të konsoli-duara dhe zotërojnë kapacitetet e nevojshme për bashkëpunimin rajonal e më gjerë. Shqipëria mbylli me sukses mandatin e saj në

kryesimin e KiE-së, ku gjatë kësaj periudhe i kushtoi rëndësi tre konventave madhore të saj”, vlerësoi presidenti Bujar Nishani. Ai i kushtoi vëmendje të veçantë përmbushjes së reformave, për të vijuar rrugën drejt familjes Europiane dhe i bëri apel forcave politike që të punojnë së bashku për të përmbushur këtë aspirtë kombëtare. Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti, gjithashtu e ka vlerësuar presidencën shqiptare të Këshillit të Europës të suksesshme. “Për herë të parë pas 17 vitesh anëtarësim, Shqipëria mori

drejtimin e kësaj organizate dhe tashmë që gjashtë muaj përfunduan, ka shumë arsye të ndihemi krenarë, pasi i përmbushëm më së miri objektivat tona. Shqipëria gjatë kësaj presidence, tregoi se di të kryesojë organizata të nivelit të lartë dhe jo vetëm kaq, por edhe të përçojë me sukses ato që konsiderohen si asetet me të vlerësuara të shqiptarëve, si toleranca fetare e dialogu ndërkulturor, vlera me të cilat ne duhet të krenohemi”, është shprehur Panariti.

Për më tepër: www.77news.al

Përfundon presidenca shqiptare e KiE-së, Andora merr mandatin!

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr249

4 77 NEWS

Kjo është historia e çiftit që doli në asistencë njëherë e mirë, qëkur u ndë-

rruan sistemet. Të dy burrë e grua janë të hershëm si punkërkues të papunë në zyrat e punës, por asnjëherë nuk kanë gjetur punë. Papunësia e tyre daton që nga rënia e regji-mit komunist, kur frontet e prodhimit u mbyllën dhe asistenca u bë ‘virus kombëtar’. Berti Dhiaj dhe e shoqja kanë pësuar të njëj-tin fat. Ai, dikur minator në Valias dhe ajo, dikur punëtore në peliçeri për 15-20 vjet, nuk u ofroi kush punë. Tashmë, mosha e pensionit u ka trokitur dhe vijnë këtu në zyrat e punës për ndihmën ekonomike prej 2 mijë lekësh. Por kaq para i japin një dri-dhje ironike portretit të burrit, që u plak i papunë. “Ja, -thotë ai, duke na treguar një çantë të zezë të mbushur me fara luledielli. Me këto bëjmë sikur hamë. Nuk kemi kujt t’i kërkojmë ndihmë, rrethohemi me njerëz të varfër. Fëmijët e mi janë të martuar, me

fëmijë dhe për vete pa punë”. Ai jeton në Rruga-Ura, atje ku dikur kanë qenë konvik-tet e shtetit, bashkë me familje të tjera. “Çdo familje banon dhomë për dhomë dhe banjë brenda nuk ka,- tregon Bert Dhiaj. Është një banjë jashtë e përbashkët për të gjithë. Godina jonë i ngjan një kampi internimi,- thotë ai.-Keq me strehimin, keq me ushqi-min. Nuk e mendoja kurrë se demokracia do na linte mes katër rrugëve, me këto fara që shikon”. Në Zyrat e Punës radhë për vula, jo për punë.

Por fati i Bert Dhiajt dhe të shoqes ngjan me fatin e shumë të tjerëve, që paraqiten çdo ditë për ndonjë firmë e vulë në zyrat e punës. Vëzhgimi i “77 News” në radhat e zyrave të punës në Tiranë, na sjell një perceptim qoftë edhe të pjesshëm, mbi realitetin. Nga 40 persona të pyetur, ne nuk evidentuam gjatë prezencës sonë atje, asnjë rast kur dikush të vinte për të kërkuar apo marrë punë. (Kjo nuk do të thotë që në këto zyra nuk troket askush për punë, por që pesha specifike e ras-teve që kërkojnë punë në raport me rastet që paraqiten për shërbime të tjera si pagesa pa-punësie apo vërtetime për asistencë, duhet të jetë shumë e vogël). Më tej, qytetarët e pyetur (38 prej tyre), thanë se asnjëherë nuk ishin telefonuar për një vend pune. Në 1 rast përgjigja ishte: “Më telefonuan një herë, por vendi i punës ku shkova, nuk ekzistonte vërtet” dhe në rastin tjetër, e papuna tha se “nuk e pranova punën pasi ishte shumë larg shtëpisë sime”. Një nga nëpunëset e zyrës e

pohoi pjesërisht këtë situatë, duke shprehur keqardhjen që zyra e punës, në vend për të ofruar punë, është shndërruar në një insti-tucion që ofron shërbime të tjera, dytësore. Ajo “fajësoi” punëkërkuesit që vijnë për të marrë pagesa papunësie dhe nuk shprehin interes për punë. Sipas nëpunëses që u shërben të regjistruarve në gjysmat e një-sive bashkiake të kryeqytetit, vende pune ka dhe që në mëngjes telefonohen punëkë-rkues të ndryshëm, por jo rrallë ata vetë i refuzojnë punët. “Ne kemi aktualisht 24 vende të lira për një fabrikë këpucësh dhe ua kemi ofruar, por punëkërkuesit na anko-hen se nuk e përballojnë dot për arsye shën-detësore, na thonë se vuajnë nga alergjitë, nga toksikacionet etj. Pastaj kemi vende për rrobaqepësi dhe vende të tjera pune, por që kërkojnë profesion”. E ndërsa Zyra e Punës vazhdon të pajisë të papunët me letra papunësie, është mjaft larg nga qëllimi i krijimit të zyrave të tilla, referuar edhe mi-sionit të saj të publikuar në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit: “Qëllimi i Shërbimeve të Punësimit është të sigurojë një shërbim mbarëkombëtar të cilësisë së lartë, i cili ndihmon punëkërkuesit, të gjejnë punën më të mirë të mundshme. Ne i përgji-gjemi nevojave tuaja brenda marrëveshjeve të arritura.”

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 10 NËNTOR 2012

RT Design Group ofron vend pune Professional PHP Developer. DërgoniCV në: eriol{@}rtdesigngroup{.}com /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Bert Dhiaj, ish-minatori që kapi moshën e pensionit, 20 vjet i papunësuar!

Bert Dhiaj

Edhe pas kurseve profesionale, shumica mbeten të papunë!

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr249

77 NEWS

Gani Isaj është një 80-vjeçar nga Ti-rana i cili ka punuar për 39 vjet me

rradhë në ndërtimin e Shqipërisë. Dikur ka ngarë një eskavator me peshë 30 ton dhe ashtu siç shprehet vetë i moshuari nuk ka lumë e gurore në vend apo edhe rrugë në ndërtimin e të cilave ai të mos ketë qenë i pranishëm.

Isaj ka mbi 16 vjet që kërkon vazhdi-misht t’i miratohet pensioni i posaçëm pasi sipas tij ai i takon me ligj. I moshuari rrëfen orët e gjata në punë, lodhjen por edhe kënaqësinë që kjo e fundit i ka dhënë. Ai në këtë moshë të thyer nuk i ka hum-bur shpresat se një ditë do të vlerësohet ashtu siç e përcakton edhe ligji. Pasi është sorollatur gjithë këto vite nga Bashkia e

Tiranës ai i është drejtuar “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet” me dokumenta-cionin e plotë, me synim që kjo e fundit t’i japë një zgjidhje duke e referuar rastin e tij në Këshillin e Ministrave, organ ky i cili ka kopetencën për të miratuar pensionin e posaçëm.Z.Isaj si qëndron problematika që ju keni hasur gjatë këtyre 16 viteve?

Unë kam punuar për 39 vjet me rradhë me një eskavator që peshon 30 ton në të gjithë vendin, nga Skrapari deri në Hanin e Hotit. Kam kontribuar në ndërtimin e shumë rrugëve, fabrikave e objekteve të ndryshme. Pra kam punuar për ndërti-min e Pallatit të Kulturës, Ish Komitetit Ekzekutiv, Estradës së Shtetit, Uzinës së Traktorëve etj.

Në një 8-të orarësh pune unë kam zëvendësuar punën e katërqind punë-torëve. Gjithmonë kam punuar mbi tetë orë, e nëse parashikohej që të punoja 19-të ditë në muaj gjithmonë kam punuar mbi normën, pra 28-29 ditë. Ua them me bindje dhe të faktuar që nuk ka rrugë në Shqipëri që të mos ketë material nga puna ime.Ju keni kohë që kërkoni pension të posa-çëm, realisht si qëndron situata në këtë pikë?

Po, jo vetëm e kërkoj por mbi të gjitha më është miratuar si nga Bashkia e Tiranës ashtu edhe nga Këshilli i Qarkut. Pro-blemi qëndron tek miratimi i këtij pen-sioni. Prej vitesh po orvatem me shkresa

në duar të miratuara dhe asgjë nuk është bërë. Konkretisht, një shkresë e fundit që unë e kam në dorë është ajo e datës 19 maj të 2010 ku argumentohet se në bazë të ligjit nr.7703 të vitit 1995 thuhet: "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë, për kushtet e përfitimit të pensioneve të posaçme, Këshilli i Qarkut e dërgon kërkesën time për miratim në Këshillin e Ministrave".

Pra kërkesa e dërguar ende nuk është marrë parasysh.A keni marrë një përgjigje zyrtare?

Po, përgjigjia që kam marrë është se në bazë të ndryshimeve të fundit që janë bërë në ligjin nr.7703 duhet që kërkesa para se të shkojë tek Këshilli i Ministrave për miratim, duhet të miratohet më parë nga Këshilli Bashkiak.

Ndërkohë e gjithë kjo situatë është qesharake pasi unë që në vitin 1995 me vendim nr.186 e kam marrë nga Këshilli Bashkiak miratimin për pension të posa-çëm. Kryetari i atij komisioni ka qenë Besnik Petrela.

Pra sorollatjet s'kanë fund. Unë i bëj apel këtij institucioni që të më zgjidhë këtë problem por tashmë nëpërmjet “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet”, pasi boll kam luftuar i vetëm.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E SHTUNË, 10 NËNTOR 2012

Megatek S.A ofron vend pune Supervizor i Kujdesit Ndaj Klientit. DërgoniCV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Në hyrje të qytetit të Kavajës,

në drejtim tëRrogozhinës

Cel: +355 68 20 98 176e-mail: [email protected]

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Isaj, 80-vjeçari nga Tirana

Kërkoj pensionin e posaçëm sepse më takon me ligj!

Gani Isaj

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr249

77 NEWS

Përbërësit:Për 6 persona

* 1 kg patëllxhan* 2 patate me madhësi të mesme* 1 filxhan djathë i bardhë i grirë* 1/2 filxhan djathë kaçkavall i grirë* 2 filxhanë galeta* 2 lugë gjelle majdanoz i prerë hollë, 4 vezë* 2 filxhanë vaj gjelle, kripë dhe piper

Përgatitja:Në një tepsi shtroni patatet e paqëruara

dhe gjysmën e sasisë së patëllxhanëve. I vini në furrë në temperaturë të lartë që të piqen.

Menjëherë më pas, sapo të jenë ftohur, në një enë grini tulin e patateve, të patëllx-

hanëve, majdanozin, djathërat dhe të kuqet e vezëve.

I përzieni të gjitha këto deri sa të krijohet një masë e fortë dhe e vendosni në frigorifer për tu ftohur. Skuqni patëllxhanët e mbetur (të prera në feta të holla) dhe i mbushni me masën që keni vënë në frigorifer.

Veproni kështu: vendosni mbushjen e nevojshme në anë të fetës dhe i mbështillni në formë të rrumbullakët. I zhysni ato në vezët e rrahura dhe më pas i kaloni nëpër galetë që të bëhen krokante.

I skuqni në vaj të nxehtë.Ju bëftë mirë!

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.newnews.al

Shkencëtarët parashikojnë se jeta në Tokë do të zgjasë edhe 2.8 miliardë

vite, por nuk dakordohen tërësisht në vlerësimin nëse do të mbijetojnë disa

forma të jetës dhe ku mund të ndodhë kjo. Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se paralelisht me vjetërsimin e Diellit, format më të ndërlikuara të jetës do të zhduken.

Oqeanet do të avullohen, pllakat tektonike do të ndalojnë së lëvizuri. Në zonat më të lagështa do të krijohen rezervuare të ujit të kripur të ngrohtë, në të cilët edhe miliarda vite do të jetojnë mikrobe, e më pas edhe ato do të zhduken. Ekspertët dëshirojnë të dinë çfarë gjurmësh kimike nga ekzistimi i tyre mund të lënë mikrobet në fund të jetës së tyre në Tokë, me qëllim që gjurmët e njëjta të tilla të kërkohen në planetet tjera. Shkencëtarët u japin mundësi edhe disa apokalipseve paraprake, si për shem-bull në formë të goditjes të meteorëve të mëdha.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E SHTUNË, 10 NËNTOR 2012KURIOZITETE

SOFRA TURKE

19991999

Kuzhina TurkeAdresa: Rr. Kavajës, Nr. 170

+355 67 308 46 11Tel: +355 04 222 68 18

Shërbim taxi

SofraTurk

067 222 43 82

Kroketa me patëllxhanë!

Jeta në Tokë, edhe 2.8 miliardë vite!

CONADCVPRO ofron vende pune: Kasier/e, Punonjës Magazine. DërgoniCV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr249

77 NEWS

Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, filloi punimet Simpo-

ziumi i II Ndërkombëtar “Pellazgët, gjuha dhe pasardhësit e tyre”, i organizuar nga Qendra e Studimeve Pellazgjike dhe Sh.L.U.P “Vitrina”. Takimi i mbajtur në Sallën e Bibliotekës, ka filluar dje dhe do të vazhdojë sërish sot. Kryetari i Shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike”, Prof. Dr. Luftulla Peza, moderoi takimin duke e hapur me përshëndetjet e miqve studiues të cilët nuk mund të ishin të pranishëm. Më pas, iu dha fjala për kumtesë arkeo-logut dhe studiuesit të njohur Prof. Dr. Neritan Ceka, i cili përmendi detaje të gërmimeve arkeologjike ku janë gjetur gjurmë pellazge, në Shqipëri.

Duke cituar studime nga studiues të njohur shqiptarë edhe të huaj, Prof. Dr. Neritan Ceka paraqiti fakte historike dhe

krijoi lidhje midis gjetjeve arkeologjike dhe burimeve gjuhësore. Ai tregoi se në studimet pellazgjike hasen probleme të komplikuara pasi këtu kemi gjurmë gju-hësore, arkeologjike, etj.

Burimet e shkruara japin shumë pak të dhëna që nga lufta e Trojës (shek XII) e deri në lashtësinë e Neolitit. Në bazë të burimeve historike përmenden shumë pak pellazgët që shtriheshin në Mesdhe. Sa më shumë kalon koha aq më pak flitet për pellazgët pasi po ndodh globalizimi i kulturave. Gjithashtu, foli për objektet e kultit, përshkrimin e tyre dhe çfarë për-faqësojnë këto objekte duke u gërshetuar me popujt në atë kohë, gjurmët që ato kanë lënë ndër shekuj.

Z. Ceka e mbylli diskutimin duke thënë se duhet të jemi sa më të ftohtë nga pikë-pamja patriotike, nga ngacmimet e fqi-njëve tanë, duhet të jemi sa më modestë në trajtimin e temave pasi nuk mund të nxjerrim përfundime duke shqyrtuar vetëm një aspekt. Pas fjalës përshënde-tëse dhe kumtesës shkencore të tij, Sim-poziumi filloi me punimet shkencore të pjesëmarrësve, studiuesve shqiptarë që punojnë brenda dhe jashtë vendit. Gjatë këtij Simpoziumi u mbajtën kumtesa dhe punime shkencore nga studiues si Prof. Dr. Idriz Haxhiu, Prof. Dr. Luftulla Peza dhe MSc. Liliana Peza, Prof. Dr. Leonard Prifti, Prof. Dr. Rexhep Doçi, Ing. Anastas Shuke, etj.

Për më tepër: www. 77news.al

E SHTUNË, 10 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 12 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Kjo ditë do të jetë shumë e volitshme për bashkëpunime në planin financiar.

Demi: Kujdes nga persona të cilët dëshirojnë vetëm t’iu shfrytëzojnë sepse sot do të jenë shumë afër jush.

Binjakët: Personi juaj i dashur sot do të jetë shumë i kujdesshëm ndaj jush por edhe ju duhet t’ia ktheni me të njëjtën mënyrë.

Gaforrja: Mos u stërmundoni sepse nuk mund t’i ndihmoni dot të gjithë, pavarë-sisht dëshirës së mirë që ju keni.

Luani: Bëni kujdes nga një person, i cili po përpiqet me çdo kusht që të jetë sa më afër jush.

Virgjëresha: Mos u dorëzoni pasi sot do të merrni një lajm i cili do t’iu bëjë të jeni të lumtur.

Peshorja: Në punë jeni shumë i qën-drueshëm sot, ndaj përpiquni që kështu të jetë edhe në të ardhmen.

Akrepi: Disa persona të kësaj shenje ka gjasa të përfshihen në afera dashurie, aq më shumë ata të cilët planifikojnë të udhëtojnë.

Shigjetari: Mjaft keni ngurruar, tani është koha që t’i hyni një sfide për të cilën prej një kohe të gjatë jeni përgatitur.

Bricjapi: Ata persona të cilët nuk janë të kënaqur me lidhjen e tyre sot do të arrijnë të jenë shumë të lumtur.

Ujori: Aty ku e vëreni se do të jeni i tepërt, mos shkoni, por shkoni aty ku e ndieni veten më të sigurt.

Peshqit: Përqëndrohuni në punët më kryesore por mos i anashkaloni ato më të voglat.

Course Center ofron vend pune Pedagoge Algoritëm. DërgoniCV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kampusi Universitar “Vitrina” organizon Simpoziumin e II-të Ndërkombëtar Pellazgjik!

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr249

77 NEWS E SHTUNË, 10 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Qyteti i Kukësit është stacioni i radhës ku është promovuar libri “Turqia e

Re e Erdoganit të Madh”, botim i “Lëvizjes Shqipëria e Re” dhe “Qendrës së Mendimit Pozitiv”. Dhjetra pjesëmarrës, përfaqësues të LSHR-së, të QMP-së u bënë pjesë e këtij promovimi. Në fjalën e tij përshëndetëse lideri i LSHR-së, Edmond Vlashaj solli në vëmendje vitin 1999, kohë kur ai ka jetuar në Kukës. “Ka qenë një eksperincë e veçantë, nga e cila kam mësuar shumë mbi vlerat humane që ka Kukësi dhe vlerat pozitive të këtij qyteti”, u shpreh Vlashaj. Gjithashtu ai iu bëri me dije pjesëmarrësve se LSHR-

ja ka përfaqësues të denjë nga ky qytet të cilët japin ndihmesën e tyre për këtë parti politike. “Ne e promovojmë këtë libër në të gjitha trojet shqiptare sepse besojmë se është një model pozitiv i ndërtimit të një mentaliteti të ri për të gjithë shqiptarët”, tha lideri i LSHR-së. Në këtë vigjilje të 100 vje-torit të Pavarësisë, z. Vlashaj tha se ky libër vjen si një hartë orientuese për 100 vitet e ardhshme të kombit tonë. “Turqia e para dhjetë viteve ishte një vend me shumë pro-blematika, me papunësi dhe kriza politike, ekonomike, ku një ndër më shqetësueset ishte korrupsioni,i cili ishte kthyer në një

ves të përditshëm”, u shpreh kryetari i Lë-vizjes Shqipëria e Re. Sipas tij, ky fenomen është i pranishëm në Shqipërinë e sotme. “Lideri i Partisë për Drejtësis dhe Zhvillim, z. Erdogan kur fitoi zgjedhjet politike para 10 viteve, deklaroi para mediave se do të bënte të mundur mbylljen e rubinetave të parave të korrupsionit dhe do të përfshinte të rinjtë në administratën publike, premtime të cilat i realizoi”, u shpreh Vlashaj. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe përfshirja e të rinjve në administratën shtetërore janë gjithashtu pika të rëndësishme të platformës politike të LSHR-së. “Ne na duhet një men-talitet i ri që ka lidhje me filozofinë e re se mirëqenia ndërtohet nëpërmjet punës, një model ky që na vjen ngaTurqia”, tha Vlas-haj. Kryetari i LSHR-së tha se gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit ka patur reforma të rëndësishme nga qeveria demokratike në vendin tonë. “Vlerësoj maksimalisht refo-mat ekonomike të qeverisë demokrate në këto dhjetë vite, por ende ka nevojë për përmirësime, pasi vetë jeta është në lëvizje dhe kushdo kërkon më shumë nga vetja dhe nga ata që përfaqësojnë interesat e tyre”, u shpreh kreu i LSHR-së. Më tej ai tha së të gjithë shqiptarëve u intereson të marrin dhe të përshtasin modelin pozitiv të begatimit të jetës nëpërmjet punës. “Duam të intensifiko-jmë marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë, një marrëdhënie që i ka rrënjët që te pella-zgët”, u shpreh Vlashaj. Sipas tij Shqipëria ka interes të bashkëpunojë me Turqinë në fushën politike, sociale, ekonomike dhë më gjerë, pasi ky shtet është partneri kryesor në rajon dhe aleati më i besueshëm i Klubit të Perëndimit, SHBA-së dhe NATO-s.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Të intensifikojmë marrëdhëniet me Turqinë në të gjitha fushat!Prezantohet në Kukës "Turqia e Re e Erdoganit të Madh"