24
PRESIDENTI I RI RITA ORA Si u krijua takimi me Stivi Wonder dhe Robi Kardashian Këngëtarja Kosovare rrëfen për ikjen e familjes së saj nga gjenocidi serb. Marrëdhëniet me Jay-Z dhe vlerësimi për Kanye West: Ai është qen i punës KUSHTETUESJA Rrëzohet kërkesa e socialistëve për shembjen e Piramidës »4 PUBLIKET UA KALON BASHKIVE Për nxënësit e mirë shteti shton fondet për privatet »8 I hapet rruga procesit të ndërtimit të parlamentit të ri në qendër të Tiranës. Nuk ka cenim të së drejtës së pushtetit vendor E ENJTE 10 MAJ 2012 VITI VIII, NR. 2661 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com RIKTHEHET ÇËSHTJA “GËRDECI” Ministri Mediu duhet të përballet me familjarët në gjyq »9 KONTRROLLET KLSH zbulon 221 milionë lekë abuzime nga administrata »5 PALESTINEZI I VRARË E shoqja: Kohët e fundit shfaqte stres, nuk fliste. Dyshohet pronësia Nga SULEJMAN ABAZI Ku po shkon Maqedonia? Nga BOJANA FATKOJA Mirëdita qytetari Sarkozi! Marsi, kështu privatët blejnë yjet Greqia pa qeveri në horizont, radhën e merr partia e tretë Koment Speciale »9 »17 »16 Si i shpëtoi Ahmet Zogu dhe Mustafa Kruja hebrenjtë në luftë Skenari për ngatërrimin e luftës me përpjekjet për çlirimin e Kosovës. Ndikimi që kishte udhëheqja shqiptare dhe masat që u morën Bujani, dokumenti i plotë dhe vendimet e konferencës “Rrno për me tregue” »22 »11 »10 »12-13 »4 DIPLOMATËT QË KËRKOJNË GJETJEN E GJUHËS SË PËRBASHKËT DHE ZGJEDHJEN E NJË EMRI TË PËRAQËSOJË UNITETIN E KOMBIT. BERISHA SOT PRET NË TAKIM NANON, NEGOCIATAT MES PALËVE NISIN PAS 24 MAJIT. INTERVISTA ME KREUN E PDIU MBI ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE »14-15 »2-3 ARVIZU NDËRHYN PËR PAQE MES PALËVE IDRIZI: S’PARAGJYKOJMË NGA DO TË VIJË EMRI

Gazeta Metropol 10 Maj

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Metropol 10 Maj

Citation preview

Page 1: Gazeta Metropol 10 Maj

Presidenti i ri

Rita ORaSi u krijua takimi me Stivi

Wonder dhe Robi Kardashian

Këngëtarja Kosovare rrëfen për ikjen e familjes së saj nga gjenocidi serb. Marrëdhëniet me Jay-Z dhe

vlerësimi për Kanye West: Ai është qen i punës

KushtetuesJARrëzohet kërkesa e socialistëve për shembjen e Piramidës

»4

Publiket ua kalon bashkive

Për nxënësit e mirë shteti shton fondet për privatet»8

I hapet rruga procesit të ndërtimit të parlamentit të ri në qendër të Tiranës. Nuk ka cenim të së drejtës së pushtetit vendor

e enjte10 maj 2012VITI VIII, Nr. 2661tel: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Rikthehet çështja “GëRdeci”

Ministri Mediu duhet të përballet me familjarët në gjyq»9

KontRRolletKlsh zbulon 221 milionë lekë abuzime nga administrata

»5

Palestinezi i vRaRë

e shoqja: Kohët e fundit shfaqte stres, nuk fliste. Dyshohet pronësia

nga sulejman abazi

Ku po shkon Maqedonia?

nga bojana Fatkoja

Mirëdita qytetari Sarkozi!

Marsi, kështu privatët blejnë yjet

Greqia pa qeveri në horizont, radhën e merr partia e tretë

Koment speciale»9

»17

»16

si i shpëtoi Ahmet Zogu dhe Mustafa Kruja hebrenjtë në luftë

skenari për ngatërrimin e luftës me përpjekjet për çlirimin e Kosovës. ndikimi që kishte udhëheqja

shqiptare dhe masat që u morën

Bujani, dokumenti i plotë dhe vendimet e konferencës

“Rrno për me tregue”

»22

»11

»10

»12-13

»4

DiplOmatët që KëRKOjnë gjetjen e gjuhëS Së pëRbaShKët Dhe zgjeDhjen e një emRi të pëRaqëSOjë unitetin e KOmbit. beRiSha SOt pRet në

taKim nanOn, negOciatat meS palëve niSin paS 24 majit. inteRviSta me KReun e pDiu mbi zhvillimet e funDit pOlitiKe

»14-15

»2-3

arvizu ndërhyn Për Paqe mes Palëve

idrizi: s’ParagjyKojmë nga do të vijë emri

Page 2: Gazeta Metropol 10 Maj

02 E enjte 10 maj 2012 •

« POLITIKE

KRYESOCIALISTI RAMA PRET AMBASADORIN E SHBA-ve

Arvizu: Duhet dialog i gjerë, zgjedhja e

kandidatit e vështirëAlbana Lika

Dy ditë pas ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Etore Sekui, selinë rozë e

ka vizituar ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu. Ai u prit nga kryesocialisti Edi Rama dhe diskutoi me të për çështjen e zgjedhjes së kreut të vendit. Ambasadori i SHBA-ve në Ti-ranë në një prononcim për me-diet pas takimit, që zgjati rreth 60 minuta, vlerësoi dialogun e nisur të partive për gjetjen e një emri konsensual, ndonëse në besimin e Arvizusë ky do të jetë një proces jo i lehtë. Sipas ambasadorit amerikan, objektivi i partive duhet të jetë ai për zgjedhjen e presidentit qysh ne raundin e parë. “Të jem i sinqertë objektivi duhet të jetë që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë, pra me 84 vota, duhet të shmangen raundi i katërt apo i pestë. Ak-tualisht ka shumë diskutime, por mendoj se duhet të jetë një lloj konsensusi. Nga perspek-tiva e SHBA-ve e rëndësishme është që nga pikëpamja e Kushtetutës presidenti i ri të përfaqësojë unitetin e popul-lit, sepse ai është garantuesi i Kushtetutës. I takon pikërisht atij të thotë fjalën e fundit cili do të jetë kreu i prokurorisë”, - tha ambasadori i SHBA-ve. Ai e vlerësoi të rëndësishme përfshirjen e kësaj çështjeje në diskutime dhe debate sa më të gjera. “Ky është një proces shumë i rëndësishëm për SHBA-të. Është e vështirë të gjejmë personin e duhur, që të plotësojë të gjitha krit-eret, por është i rëndësishëm si proces dhe e rëndësishme është të zhvillohet një di-alog. Ne kemi raportuar disa takime dhe do të ketë më shumë të tilla për çështjen e zgjedhjes se presidenti”, - deklaroi Arvizu. Takimi Rama-Arvizu u zhvillua dy ditë pasi kryesocialisti u takua me am-basadorin e Bashkimit Euro-pian në Tiranë, Etore Sekui, i cili pati për qëllim të njëjtën temë. Takimi i tyre zgjati rreth 90 minuta dhe në të u trajtuan çështjet e politikës së ditës, duke nisur që nga procesi për zgjedhjen e presi-dentit të Republikës, reforma zgjedhore apo dhe ajo parla-mentare. Takimi i ambasadori të BE-së në vendin tonë u zh-villua dy ditë pas një takimi të anuluar mes tij dhe kandidatit për postin e kreut të shtetit, ish-kryeministrit Fatos Nano. Anulimi i takimit u komentua si mungesë kohe e të dyja palëve për këtë takim, ndër-kohë që duket se ambasadori Sekui ka vlerësuar që fillim-isht të njihet me opinionin e kryesocialistit Rama për

kandidaturën e Nanos e më pas me vetë kandidatin dhe platformën e tij. Nuk dihet ende se kur do të takohet me ish kreun socialistëve, Nanon, ambasadori i BE-së, por kjo javë mendohet se do të shënoje takimin e fundit të mbetur nga lista e taki-meve e ish-kryeministrit, atë me kryeministrin e vendit Sali

Berisha. Nga ana tjetër, Kuv-endi përgatitet për të nisur ligjërisht punën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Do të jetë fillimisht Konferenca e Kryetarëve organi që do të miratojë nisjen e procedurave për presidentin e ri, konkret-isht afatet për mbledhjen e 20 firmave të nevojshme për kandidatët.

Takimi me Ramën pas samitit të Çikagos

Presidenti, Kryeministri Berisha takohet me Nanon

Kryeministri Berisha pritet të takohet sot me ish-kryeministrin Fatos Nano, ndërkohë që me kreun Partisë Socialiste pritet të takohet kur të nisë procesi kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë kreu i qeverisë, ndonëse komentoi takimin e fundit të kryesocialistit Rama me kreun e LSI-së, aleatit kryesor në qeveri, Ilir Meta, ai nuk mundi të lërë mënjanë komentet jo pa humor mbi zgjedhjen e presidentit. “E kuptoj që mendjen e keni tek ethet presidenciale, por unë këtu jam në mbledhje qeverie dhe do të vazhdoj me rendin e ditës, se kësaj radhe kanë përfshirë dhe gazetarët. E keni marrë vesh? Edhe disa prej jush ndoshta, nuk e di a e keni moshën apo jo, por të tjerë po. Kanë zbritur dhe në nivele analistësh, gazetarësh. Por unë absolutisht vetëm i përshëndes, se nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra presidenciale në politikë”, - tha Berisha. Në vijim të deklaratës së tij për këtë çështje kreu i ekzekutivit shtoi se për çështjen e zgjedhjes së presidentit do të flasë pasi të kthehet nga samiti i Çikagos. Berisha deklaroi se do të respektohen procedurat për zgjedhjen e tij. “Axhenda nuk më lejon të merrem me atë. Me presidentin do të merrem sa të kthehem nga samiti i Çikagos dhe kam shpjeguar si do të procedohet”, - tha Berisha. Samiti i Çikagos do të zhvillojë punimet më 20 dhe 21 maj. Ndërsa procedura parlamentare për zgjedhjen e presidentit pritet të nisë me mbledhjen e Konferencës së Kryetareve, dy ditë para afatit të fundit që Kushtetua përcakton për nisjen e procesit - 24 majin. Derisa të nisë procedura parlamentare, i vetëshpalluri kandidat për president, Nano, do të pritet nga shefi i qeverisë, duke mbyllur në këtë mënyrë listën e tij të takimeve me krerët parlamentarë. Ndërkohë pas kësaj date Kryeministri Berisha, po për çështjen e presidentit, do të takohet me kreun e selisë rozë Rama pas ftesës që ky i fundit u ka dërguar të gjithë drejtuesve të partive parlamentare për një proces konsensusi për zgjedhjen e kreut të shtetit. Ky takim mes tij dhe Ramës u paralajmërua një javë më parë, pas takimit që Berisha pati me komisionerin për Zgjedhimin Stefan Fyle. Fillimisht Kryeministri pranoi ftesën e kryetarit të PS-së Edi Rama për të zhvilluar një tryezë konsultimesh për zgjedhjen e një presidenti konsensual, por ai refuzoi ta takojë para datës 24 maj, datë kur nis ligjërisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri. “Çdo ftese unë i përgjigjem pozitivisht dhe e vlerësoj ftesën e zotit Rama, por thek-soj se Kushtetuta përcakton një afat se kur fillon procesi kushtetues dhe të gjithë duhet ta respektojmë këtë”, - deklaroi Kryeministri.

TË VEGJLIT MBLIDHEN PËR REFORMËN ZGJEDHORE

“PD-PS të respektojnë premtimin”Komisioni s’i ka shqyrtuar ende propozimet

KRYEPARLAMENTARJA VIJON TAKIMET NË SLLOVENI

Topalli lobim për integrimin në BEKërkon mbështetjen e kryeministrit slloven

Paskal Milo, Fatmir Mediu, Ilir Meta, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi, Skënder Gjinushi, Ekrem Spahiu dhe Petro Koçi u mblodhën dje për t’i kujtuar dy partive të mëdha që t’u përm-bahen angazhimeve të tyre lidhur me kërkesat e tyre për Kodin Zgjedhor. Ata deklaruan se përfaqësuesit e PD e PS në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore duhet të respektojnë atë që kanë firm-osur pak kohe më parë, sa i takon korrektimit të sistemit. Qëndrimin e deritanishëm të dy të mëdhenjve, ata e gjykuan shpërfillës, ndërsa nuk kishin asnjë qëndrim nëse kjo sjellje do të shkonte deri në mohim. “Nuk do të ishte një veprim serioz nëse komisioni parlamentar për reformën zgjedhore nuk do të shqyrtonte këtë kërkesë të 26 partive politike e cila ka

për bazë një kërkesë shumë të drejtë, barazinë e votës së qytetarëve shqiptar”, - tha kreu i PDS-së, Paskal Milo. Edhe për kreun e PR-së, Fat-mir Mediun, zgjatja pafundë-sisht e këtij diskutimi jo vetëm krijon pikëpyetje në seriozite-tin në nënshkrimin e asaj mar-rëveshje, por edhe për pro-cese të tjera të rëndësishme që janë përpara në interes të vendit dhe procesit të inte-

grimit evropian. Nga ana tjetër, kreu i LSI-së Ilir Meta premtoi se do të respektojë firmën e hedhur në draftin me propozim të partive të vogla, dhe të njëjtën gjë kërkoi edhe nga kr-erët e dy partive të mëdha. Amendimet e Kodit Zgjedhor të firmosura nga 26 parti, përfshirë edhe Berishën e Ramën, nuk është marrë në shqyrtim nga komisioni për reformën.

Kryetarja e Kuvendit, Joze-fina Topalli, ka vijuar takimet me krerët më të lartë të shtet-it slloven në kuadër të vizitës, ku i ka kërkuar kryeministrit slloven Janez Jansa që vendi i tij të mbështesë Shqipërinë për marrjen e statusit të ven-dit kandidat në BE. Kryeminis-tri Jansa i shprehu Kryetares Jozefina Topalli vlerësimet për progresin e gjithanshëm të Shqipërisë në hapat drejt BE-së, progresin dhe rritjen ekonomike në kohë të vështira të krizës financiare, rolin e vendin në NATO si dhe politikat e saj konstruktive në rajon. Në takim u shpreh vlerësimi i për-bashkët për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve në nivelet më të larta politike dhe u theksua angazhimi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, por dhe atë

në fusha të tjera me interes reciprok. Duke vlerësuar se Shqipëria është ndër të pak-tat vende në botë që shënoi progres ekonomik, duke sfiduar vështirësitë e krizës financiare, kryeministri Jansa e cilësoi të rëndësishëm ngritjen e urave për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante dhe avokatinë e

fortë që Sllovenia vazhdon t’i japë Shqipërisë. “Pasi bëri një prezantim të arritjeve që Shqipëria ka shënuar në përmbushje të kërkesave të Komisionit Evropian, Kryetarja Jozefina Topalli kërkoi mbështetjen e Sllovenisë në rrugëtimin që vendi po ndjek drejt integrimit në familjen evropiane”, – thuhet në njoftimin e djeshëm të zyrës së shtypit të Kuvendit.

Sipas ambasadorit amerikan, objektivi i partive duhet të jetë ai për zgjedhjen e presidentit qysh ne raundin e parë. “Të jem i sinqertë objektivi duhet të jetë që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë, pra me 84 vota, duhet të shmangen raundi i katërt apo i pestë. Aktualisht ka shumë diskutime, por mendoj se duhet të jetë një lloj konsensusi. Nga perspektiva e SHBA-ve e rëndësishme është që nga pikëpamja e Kushtetutës...”

Page 3: Gazeta Metropol 10 Maj

03• E enjte 10 maj 2012

»POLITIKE

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të votojë çdo kandida-turë për president, edhe nëse ato propozohen nga opozita, vetëm nëse plotësojnë tre kriteret e vendo-sura nga kjo parti. Kryetari i PDIU-së,

Shpëtim Idrizi gjatë një interviste për “Metropol”, rendit tre kushte që duhet të plotësojë kreu i ri i shtetit. Nga këto dy janë përcaktime kushtetuese, ndërsa e treta, e panegociueshëm, sipas tij, është artikulimi pa rezerva i së drejtës legjitime të shqiptarëve të Çamërisë për rikthim në trevat e tyre. Në intervistën e tij, Idrizi nuk komenton asnjë kandidaturë të përfolur deri më tani, ndërkohë që sqaron se vendimmarrja e PDIU-së do të përcaktohet pas tryezës me par-titë e koalicionit. Ai flet edhe për propozimet e PDIU për reformën zgjedhore dhe pritshmëritë e tij për këtë reformë.

- Cili është pozicioni i PDIU-së në raport me procesin jozyrtar të nisur për zgjedhjen e presidentit?

- Pozicionet tona janë bërë të ditura publik-isht dhe unë kam kënaqësinë t’i përsëris, sepse do të jenë qëndrimet tona deri në fund, edhe pse forca të tjera politike mund të ndrysho-jnë kushtet e tyre. Ne e kemi bërë të qartë se nuk kemi ngecur në emra. Emrat janë rezultat i procesit, jo parakusht i tij. Procesi nënkupton kritere dhe, pasi vendosen kriteret, atëherë shihen disa individë që janë të gatshëm për të kandiduar për president dhe mes tyre përzgjid-hen ata që plotësojnë këto kritere. Kështu, dy votat e PDIU-së në Kuvendin e Shqipërisë janë pashmangshmërisht të lidhura me tri kushtet tona, që burojnë në vetvete nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por që shpeshherë anashkalohen qëllimisht në kësilloj procesesh.

- Cilat janë këto kritere?- Kriteri i parë është që Presidenti i Re-

publikës duhet të përfaqësojë në kuptimin e mirëfilltë atë çka parashikohet në Kushtetutë nëpërmjet togfjalëshit “përfaqësues i unitet-it kombëtar”. Kjo nënkupton në vetvete që president nuk mund dhe nuk duhet të jetë një individ i panjohur nga populli shqiptar, siç rrezikoi të kishim në vi-tin 2007, kur një gjeneral, i cili një muaj më parë u pushua nga puna në Forcat e Armatosura, për pak do të bëj komandant i Forcave të Armatosu-ra. Së dyti, kjo nënkup-t o n n j ë

president të pranuar gjerësisht nga qytetarët shqiptarë, pra të jetë konsensual, jo në kupti-min e shifrave që do të marrë në Kuvend, por në kuptimin e gjithëpranueshmërisë së figurës së tij në opinionin publik. Nëse diçka e tillë do të përkthehej edhe në konsensus në Kuvend, do të ishte fatmirësi dhe shpresojmë të ndodhë kësh-tu. Por konsensusi në Kuvend nuk do të thotë medoemos përfaqësimin e “unitetit kombëtar”, sepse në Kuvend hyn në veprim edhe mikropoli-tika, që në vetvete nënkupton jo thjesht votimin e më të pranuarit, por dhe votimin e më pak të dëmshmit për interesat mikropolitike të forcave parlamentare. Për ta thënë më qartë, në vitin 2002 u zgjodh me konsensus president Alfred Moisiu, i cili në atë kohë përfaqësoi një konsen-sus politik, por nuk përfaqësonte një konsensus qytetar, pasi ishte shumë pak i njohur në opin-ionin e gjerë publik. Nga ana tjetër, figura me konsensus të paktë politik mund të kenë kon-sensus të gjerë publik, siç mund të jetë rasti i të ndjerit Sabri Godo, i cili, ndonëse kishte një mbështetje të gjerë publike, asnjëherë nuk mori miratimin nga askush për t’u zgjedhur president i Republikës. Prandaj duhet të jem i qartë në këtë nocion, na nevojitet president me kon-s e n - s u s

pub-l i k d h e

mirë do të ishte që ky

konsen-s u s

publik të kthehej në konsensus politik, pa e ven-dosur këtë të fundit si kusht.

Kriteri i dytë është që presidenti i Repub-likës të përqafojë atë çka sanksionohet në preambulën e Kushtetutës, që është aspirata shekullore e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar. Ndonëse ky është citim i Kushtetutës, fatkeqësisht pak herë kemi parë që një president ta luajë mirëfilli këtë rol. Nevo-jitet që presidenti i ardhshëm të shpreh pa rezerva këtë aspiratë shekullore të popullit sh-qiptar dhe të jetë në koordinim të vazhdueshëm e të pandërprerë me të gjithë faktorin shqiptar në Ballkan për të realizuar, në mos bashkimin kombëtar, së paku bashkimin ekonomik, kultu-ror, arsimor dhe shoqëror të kombit shqiptar, për t’i lënë kufijtë shtetëror thjesht dhe vetëm kufij administrativ. Kjo duhet të artikulohet qartë nga çdo kandidat për president.

Kushti i tretë dhe i panegociueshëm yni është artikulimi i qartë dhe pa rezerva i së drejtës legjitime të shqiptarëve të Çamërisë për rikthim në trevat e tyre, që janë njëherazi treva kombëtare të shqiptarëve, rimarrja e pasurive, të drejtave pronësore, kulturore dhe kombë-tare që u janë mohuar. Kandidatët që kërkojnë votën tonë duhet ta kenë parasysh këtë kusht të PDIU-së.

- Cilin kandidat do të mbështesë PDIU-ja? Domosdoshmërisht vetëm atë të PD-së? Do

të ketë PDIU-ja një emër të sajin?- PDIU-ja nuk mund të ketë një emër të vetin,

sepse ka vetëm dy deputetë në Kuvendin e Sh-qipërisë dhe çdo kandidat duhet të propozohet së paku nga 20 deputetë, por ne kemi kriteret tona, që i shtjellova pak më parë. Në këtë ku tim, nuk kemi rezerva se nga vjen e nga kush propozohet një kandidat për president për aq sa plotëson tri kriteret dhe kushtet që thashë pak më parë. Gjithsesi, për çështjen e emrave do të diskutojmë brenda aleancës.

- Përfaqësimin më të mirë të qytetarëve shqiptarë e bën një president që zgjidhet nga skena politike apo një i zgjedhur nga shoqëria civile?

- Kjo është një pyetje mjaft e gjerë. Nuk mund të përjashtojë përfaqësues të denjë të shoqërisë civile, të cilët kanë fizibilitet në opin-ionin publik dhe që mund të përfaqësojnë tri kriteret tona. Por pa dyshim që presidenti është një post politik dhe kushdo që do të zgjidhet do të jetë një politikan, pavarësisht pse ka pasur sfond jetësor në politik apo vjen rishtazi si kata-pultim nga shoqëria civile. Besoj se përvoja në politikë është një element plus për çdo kandi-dat, pasi përvoja në vetvete n ë n k u pt o n më tepër mundësi situatash që do të hasë p r e s i -d e n t i

gjatë u s h -

t r i m i t të detyrës,

edhe pse kjo nuk është domosdoshmërish

një kusht.- Ftesën e kreut të PS-së për

presidentin e vlerësoni apo men-doni se është demagogji?

- Ne jemi të hapur të bashkëbise-dojmë me këdo për çfarëdo, duke vendosur vijat e kuqe që ne kemi

në bazat programore të PDIU-së. Kështu, përgjigjja për këdo që do të bëjë

ftesë për tryezë dialogu, bashkëbisedimi apo negociatash është pozitive. Ne do të paraqesim kushtet tona dhe nuk do të

mbetemi peng i emrave. Nëse të tjerët do të jenë pengje emrash dhe koniunk-

turash, do të marrin përg-jigjen që meritojnë.

- Tryeza e fundit e partive të vogla duket se ka kënaqur të gjitha palët sa i takon re-formës zgjedhore. Po PDIU-ja sa e kënaqur është me atë që është realizuar deri tani nga reforma zgjedhore? Keni ju propozime shtesë të papërfshira në punën e komisionit parlamentar?

- Ne hymë në Komisionin për Reformën Zgjedhore me kushte të paradeklaruara dhe, si e tillë, PDIU-ja është e vetmja forcë politike që nuk u bazua mbi koniunkturat, por mbi nevojën kombëtare. Për të qenë më i qartë, ne kërkuam tri elemente: korrektimin e sistemit zgjedhor për një proporcional më të drejtë, numërim elektron-ik dhe votën e diasporës.

- Numërimi elektronik u pranua nga të gjithë dhe është një hap i rëndësishëm, që duhet të përshëndetet nga kushdo. Për herë të parë në zgjedhje do të jetë e rëndësishme vetë votimi i qytetarit dhe jo teknikalitetet që prodhojnë mili-tantët me kostum numëruesi.

- Korrektimi i sistemit zgjedhor nuk u pran-ua nga dy partitë e ashtuquajtura “të mëdha”, të cilat vijojnë të tentojnë dëmtimin e partive të vogla jo nëpërmjet vullnetit të shqiptarëve, por nëpërmjet një kodi që e qepin në bazë të përmasave të tyre. Dua të jem i qartë: PDIU-ja është e favorizuar me sistemin aktua, pasi votat ne i kemi të përqendruara në pesë qarqe dhe ky sistem na favorizon. Por është në interesin kom-bëtar që vota të jetë e barabartë kudo, prandaj kërkojmë korrektim të sistemit, edhe pse ne mund të dalim me humbje nga diçka e tillë. Dy partitë e ashtuquajtura “të mëdha” u dukën shumë të vogla në këtë kërkesë, duke tentuar që të mbajnë interesat e tyre meskine mikropoli-tike mbi interesin kombëtar.

E nëse në dy kërkesat tona të para ishin fajtore partitë e mëdha, kërkesa e tretë tr-egon se në çfarë realiteti politik po veprojmë. Ne kërkuam që diaspora shqiptare të kishte të drejtën e votës, mundësisht edhe një listë të veçantë, duke shtuar kështu qarqet zgjedhore në 13. Si parantezë më lejoni të them se ne nuk kemi struktura në diasporë aq të konsoliduara sa forcat e tjera politike dhe, si pasojë, nuk e dimë nëse kjo do të na dëmtonte apo jo elektoralisht, por vepruam në bazë të interesit kombëtar. E në këtë kërkesë asnjë parti tjetër nuk u shpreh, duke mbetur peng të mikropolitikave të tyre.

INTERVISTË ME KREUN PDIU-së PËR ZHVILLIMET E FUNDIT POLITIKE

Idrizi: S’paragjykojmë nga vjen kandidati, mjafton të plotësojë kriteret tona

Rama takon Idrizin për presidentin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u takua dje me kreun PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Pas takimet me të Rama paralajmëroi se, nëse nuk do të ketë një proces konsensual për zgjedhjen e presidentit, rezultati do të jetë më i keqi i mundshëm. “Duhet të ndërtohet një proces. Nëse ndërtohet, s’ka dyshim që do të ketë emër. Nëse nuk ndërtohet, s’ka dyshim që rezultati do të jetë më i keqi i mundshëm dhe tërësisht i padëshirueshëm për fatet e vendit dhe intere-sat e qytetarëve në këtë moment historik. Sfida historike e integrimit kalon përmes presi-dentit”, - tha Rama. Ai vuri theksin në nevojën e konsensusit për këtë çështje, nga e cila varet marrja e statusit të vendit kandidat. Ndërsa kreu i PDIU-së, Idrizi, tha se është rënë dakord që presidenti të jetë konsensual, porse është ende herët për të folur për emra konkretë. “Nuk kemi folur për emra të përveçëm, po për nevojën për dialog, një president që të jetë gjithëpërfshirës. Besoj se ne do të ulemi brenda mazhorancës për të konkretizuar emrat e parë. Duhet një person me profil të qartë publik, ta lexojë Kushtetutën dhe ta zbatojë si garant i saj”, - tha Idrizi.

Page 4: Gazeta Metropol 10 Maj

04 E enjte 10 maj 2012 •

« POLITIKE

Ngritja e kompleksit të ri parlamentar

Kushtetuesja rrëzon PS-në për mosprishjen e piramidës

Mbledhja e djeshme në Komisionin e Ligjeve

Ministria kërkon shtyrjen e ligjit për tokat bujqësore të NB-ve

Dita Ndërkombëtare e Europës

Fyle: BE dyert të hapura, pavarësisht krizës ekonomike

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për anullimin e vendimit të Kuvendit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar që do ngrihet aty ku sot ndodhet ish-Piramida e ish-diktatorit Enver Hoxha. Duke analizuar legjitimimin e kërkuesit, Gjykata në vendimin e saj nr. 25 datë 08.05.2012 vlerëson se “pretendimi i subjekteve të interesuara për moslegjitimimin e kërkuesit është i bazuar dhe duhet pranuar. Gjykata, duke iu referuar natyrës dhe thelbit të pretendimeve të parash-truara gjatë gjykimit, vëren se kërkuesi kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompe-tencave ndërmjet një organi të pushtetit qendror, Kuvendit

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Ligjeve kanë pranuar dje kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë për shtyrjen e afatit të dorëzi-mit të draftit përfundimtar të ligjit për pronësimin e tokave bujqësore nga fermerët që e kanë punuar tokën e NB-ve pas viteve ’90. “Ministria e Bujqësisë na dërgon një njoftim për t’i dhënë disa ditë më shumë kohë për hartimin e projektligjit për pronat e NB-ve. Unë propozoj që t’i japim asaj kohën e nevojshme, në mënyrë që të bëhet më e mira e mundshme për përmbylljen e këtij procesi tepër delikat. Pasi pranohet nga anëtarët e Komisionit kërkesa e Ministrisë, nuk caktohet data e fundit që

Në Ditën e Evropës komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka sqaruar se Bashkimi Europian nuk do të frenojë zgjerimin, pavarë-sisht krizës ekonomike që ka përfshirë kontinentin këto vitet e fundit. Madje, sipas tij, shtimi i familjes evropiane me shtete të reja do të ndikojë pozitivisht në kapërcimin e vështirësive. “Bashkimi Evro-pian vazhdon të rritet. Kroacia do të bashkohet me ne së shpejti, Serbisë i është dhënë statusi i vendit kandidat, kurse negociatat me Malin e Zi do të nisin muajin e ardhshëm. Edhe vende të tjera janë duke ecur gjithashtu në rrugën drejt integrimit evropian. Ne jemi të vendosur për ta vazhduar këtë progres, me gjithë sfidat

të Shqipërisë dhe një organi të qeverisjes vendore, Bashkisë Tiranë.” – thuhet në vendim. Duke iu referuar dhe proçesit të ngjashëm që u ngrit me kërkesë të Bashkisë së Tiranës nuk është e mjaftueshme për Gjykatën fakti që të dyja palët kundërshtare në procesin e konfliktit të kompetencave të pretendojnë interpretim ose zbatim të gabuar të ligjit ose Kushtetutës, por midis palëve duhet të ekzistojë një mar-rëdhënie juridike në kuptimin kushtetues dhe nga kjo marrëd-hënie të kenë ardhur pasoja të tilla që të kenë shkaktuar mos-marrëveshjen midis tyre. Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese vlerëson se “kërkuesi nuk legjitimohet në paraqitjen e kërkesës para kësaj Gjykate.”

Ministria të sjellë në Kuvend draftin e saj përfundimtar për dhënien në pronësi të tokave bujqësore dhe shpërndarjen e titujve të pronësisë së tyre”, – u shpreh kryetari i Komisionit Ilir Rusmali. Dy ditë më parë me një vendim unanim Komisioni i Ligjeve ia ktheu mbrapsht Ministrisë së Bujqësisë ligjin për titujt e pronësisë mbi tokat bu-jqësore, duke i kërkuar një draft që të mbyllë procesin dhe jo të krijojë konflikte të reja pronësie. Projektligji i Ministrisë synon t’u japë tapinë për tokën në fshat individëve apo familjeve që e kanë në përdorim prej 20 vjetësh dhe që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, por nuk e kanë privatizuar.

me të cilat Evropa përbal-let sot. Këto sfida janë të lidhura me globalizimin dhe jo me zgjerimin. Zgjerimi nuk është shkaku i vështirësive, por është pjesë e zgjidhjes. Edhe ju do të keni një rol të rëndësishëm për të luajtur, sidomos kur të bashkohemi me Bashkimin Evropian”, - është shprehur dje Stefan Fyle. Komisioneri për Zgjerimin theksoi gjithashtu se pranimi i shteteve të reja është në të vërtetë ADN-ja e Evropës. Në mesazhin drejtuar vendeve aspirante për në BE ai u shpreh se në bashkëpunim edhe me këto vende kandi-date do të mund të ndër-tohet e ardhmja e Evropës sipas direktivave dhe vizionit të themeluesve të saj.

ARSIMI PARAUNIVERSITAR, PS-PD PRO PROJEKTLIGJIT

Shteti fondet te privatët,publiket t’i financojë komuna

PRESIDENTI NË IKJE DHE KRYEMINISTRI U SHFAQËN PRANË NJËRI-TJETRIT Berisha e Topi bashkohen në Ditën e Europës

Sekui: E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian

Herion Mesi

Nëse doni që të përfitoni një bursë për studimet e larta nga shteti shqiptar,

duhet të jeni patjetër nxënës i dalë nga bankat e shkollave pri-vate. Kjo për shkak se Ministria e Arsimit me anë të projektligjit të miratuar dje në Kuvend heq dorë përfundimisht nga finan-cimi i shkollave publike. Nxë-nësit e shkëlqyer të shkollave parauniversitare private do të gëzojnë mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit në vep-rimtaritë shkollore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa për nxënësit e shkëlqyer të shkollave publike bursat e tyre do të mbulohen me fon-det e bashkive apo komunave. Është ky thelbi i konsensusit të radhës të arritur dje mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve, ku u mi-ratua në unanimitet projektligji për sistemin parauniversitar. Ministria e Arsimit heq dorë

nga fondet për mirëmbajtjen e shkollave apo çerdheve, të cilat me anë të projektligjit në fjalë i kalojnë në varësi pushtetit vendor. Edhe pse u duk se opozita po e kundërshtonte me forcë projektligjin e Ministrisë së Arsimit, gjithçka ndryshoi në votimin nen për nen të tij,

kur deputetet socialiste Vasili-ka Hysi dhe Ermonela Felaj, që u treguan edhe më të ashprat në vërejtjet e tyre ndaj draftit, në fund i bashkuan votat me anëtarët e mazhorancës në Komision. “Se jemi kritikë nuk do të thotë që jemi kundër”, - tha deputetja e PS-së Vasilika

Hysi. Pak minuta para kësaj deklarate Hysi ishte ajo që akuzoi Ministrinë e Arsimit se po zbatonte dy standarde në këtë projektligj. “Në nenin 38 projektligji thotë se Ministria mbështet financiarisht nxë-nësit e shkëlqyer të shkollave private në aktivitete arsimore kombëtare dhe ndërkombë-tare. Ndërsa në nenin 39 të ligjit ju thoni se nxënësit e shkëlqyer të shkollave publike, apo shtetërore, fondet i marrin nga bashkia apo komuna. Pse mbani dy standarde? Cila është arsyeja që Ministria mbështet arsimin privat dhe jo atë shtetëror? Mos vallë ka njerëz brenda Ministrisë që kanë kon-flikt interesi për këto vendime që parashikohen në ligj? Ligji është një farsë”, – tha Hysi. Por ndryshe nga ç’ndodhi në Komi-sionin e Ligjeve, anëtarët so-cialistë në Komisionin e Medies votuan kundër draftit të Min-istrisë së Arsimit për sistemin arsimor parauniversitar.

Mënyra e financimit të shkollave publike e private

NENI 381. Institucioni arsimor publik përfiton nga njësia bazë e qever-

isjes vendore përkatëse një fond sipas formulës “për nxënës”, që e përdor për shpenzime të vogla, për ndërhyrje emergjente, sipas kritereve dhe procedurave të vendosura nga Këshilli i Ministrave.

NENI 391. Ministria mund të mbështetë financiarisht institucionet

arsimore private vendase, të cilat janë jofitimprurëse dhe kanë të paktën pesë vjet që funksionojnë si institucione private. Sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, mbështetja financiare për shkollat private diferencohet sipas ren-ditjes së tyre në provimet kombëtare të arsimit bazë ose të maturës shtetërore si dhe në testimet ose konkurset ndërkombëtare.

Kreu i mazhorancës, Sali Berisha, dhe Presidenti në ikje, Bamir Topi, janë shfaqur dje pas më shumë se dy vjetësh në krah të njëri-tjetrit në aktivitetin e organizuar nga zyra e BE-së në Tiranë me rastin e Ditës së Europës. Ambasadori i BE-së, Etore Sekui, ia ka dalë të shkrijë akujt mes tyre duke u rez-ervuar vendet pranë njëri-tjetrit, ku amba-sadori qëndronte në mes, në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Në krahun e djathtë të ambasadorit Sekui ndodhej Presidenti Topi, i ndjekur nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ndërsa në krahun tjetër vinte Kryeministri Sali Berisha me zonjën e tij dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina

Topalli. Duke marrë fjalën ambasadori Sekui dha mesazhin se objektivat e afrimit në Bashkimit Evropian nuk janë të lehta, por do të arrihen. “Dua të them se proverbi im i preferuar për Shqipërinë dhe urimi im në këtë vit të veçantë është se ku ka zemër ka edhe krahë”, - tha Sekui. Sipas tij, objektivi nuk është i lehtë, por shprehu sigurinë se do të arrihet nga vendi ynë. “Europa, mbi të gji-tha, është sot një histori e hapur, për arsye se të gjitha vlerat janë më të rëndësishme se kufijtë. Europa është një ëndërr që është bërë realitet dhe mund të bëhetm se mund ta udhëheqim vetveten nga vlerat. Vizioni është se Europa është Europëm dhe kjo

është Europa si një objektiv kombëtar i një popull kaq fisnik sa shqiptarët. Unë e di që objektivi nuk është i lehtë, por gjërat që do të arrihen”, - tha ambasadori i BE-së. Në këtë aktivitet, që u zhvillua dje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, merrnin pjesë personalitete të politikës, ku ndër të tjerë ishte i pranishëm edhe lideri i opozitës Edi Rama. Ndërsa paraditen e djeshme kry-etari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është bërë pjesë e maratonës së zhvilluar në kuadër të Ditës së Europës me moton “vrapo drejt Europës”. Basha së bashku me ambasadorin e Komisionit Europian Etore Sekui i është bashkuar garës me biçikleta.

Page 5: Gazeta Metropol 10 Maj

05• E enjte 10 maj 2012

»PAVARËSISHT KRIZËS EKONOMIKE, INSTITUCIONET VAZHDOJNË ABUZIMET ME FONDET SHTETËRORE

Kontrolli, KLSH gjen 221 milionë lekë abuzimeJepen 285 masa. Dorëzohen 5 kallëzime në Prokurori, hetim për 26 persona

PAS NJË FILLIMI TË FORTË BIE EUROJA. PËRFITON KUSH KA MARRË KREDI Bie euroja, ekspertët presin të arrijë 139 lekë

Situata e rënduar paszgjedhore rrëzon monedhën evropiane

Fushat ku është shkaktuar dëm ekonomik:

•Prokurimet publike 32 milionë lekë•Shpenzimet operative 6 milion lekë•Urbanistika 8.5 milion lekë•Paga 11.7 milion lekë•“Shpenzime të tjera” 100 milion lekë

Ervin Koçi

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar për tremujorin e parë të këtij viti një dëm

në vlerë 221 milionë lekë ndaj financave publike. Referuar kontrolleve, KLSH ka kërkuar nga organet publike që kanë kryer shkelje që të zhdëmtojnë në masën 100 për qind dëmin financiar. Fushat ku janë kon-statuar abuzimet financiare janë në atë të prokurimeve pub-like me një vlerë 32 milionë lekë, në fushën e dhënies së pasurisë shtetërore me qira në vlerën 47 milionë lekë, në fushën e pagave në vlerën 11.7 milionë lekë, në fushën e shpenzimeve operative në vlerë 6 milionë lekë, në fushën e urbanistikës 5 milionë lekë etj. Ndaj këtyre abuzimeve, KLSH ka dhënë edhe 285 masa disiplinore ku përfshihen largime nga puna, ulje në detyrë apo paralajmërim për largim nga puna. Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit duket se masat janë ashpërsuar për faktin se është rritur ndjeshëm numri i kallëzimeve penale. KLSH ka dorëzuar në Prokurori dosjet me 5 kallëzime penale, duke kërkuar nisjen e hetimin për 26 persona. Numri më i lartë i personave për të cilët kër-kohet kallëzim penal është në Drejtorinë e Agjencisë së Legalizimeve në Durrës me 12 punonjës të përfshirë. Më pas, Ministria e Kulturës është dikasteri në të cilin janë 6 per-sona të kallëzuar, ndërsa në Agjencinë e Legalizimeve në Tiranë është bërë kallëzim për 4 persona. Po ashtu, në komu-nën e Petrelës në Tiranë janë kallëzuar 3 persona, ndërsa në portin detar të Vlorës 1 person. Ndërkohë vetëm pak kohë më

parë Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi raportin për kontrollin e ushtruar në Agjencitë e Le-galizimit në Tiranë, Durrës dhe Fier ku sipas specialistëve janë konstatuar mjaft shkelje. Rapor-ti i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas kontrollit të ushtruar në Drejtorinë Rajonale të qarkut të Tiranës ka dalë në përfundimin se për më shumë se 43 mijë parcela ndërtimore dosjet tekniko-ligjore kanë mungesë dokumentacioni. Punonjësit e kësaj drejtorie kanë preferuar të punojnë me dosjet e arkivit, duke mos i rifreskuar ato me informacion të marrë në terren, çka ka sjellë një dëm të konsiderueshëm sipas KLSH-

së. Vetëm për Drejtorinë e Dur-rësit raporti i KLSH-së vlerëson se dëmi i shkaktuar në fondin e kompensimit të pronarëve shkon në 31.5 milionë lekë, që lidhet direkt me 63 raste. Sipas këtij raporti rezulton se janë më pak se 4 për qind ata që kanë marrë titujt e pronësisë në kuadër të procesit të legali-zimeve. Kështu nga 270 mijë aplikime, 240 mijë prej tyre kanë paguar tarifën e shërbi-mit, nga të cilat vetëm 8712 dosje ose 4 për qind janë dër-guar në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t për miratim leje legalizimi dhe për 7039 është kryer ky proces.

Euro pritet që gjatë javëve të ardhshme të qëndrojë pranë vlerës së 139 lekëve. Ekspertët e këmbimit valutor shprehen se shtimi i pasigurisë në eurozonë po ndikon në një dobësim të lehtë të moned-hës evropiane ndaj valutave të tjera, përfshi edhe lekun. Pas një fillimviti kur monedha evropiane kishte ruajtur pozita mjaft të forta ndaj lekut, duke qëndruar në vlera sipër 140 lekëve, euro po zbret gradual-isht me një pikë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, mesditën e së mërkurës euro këmbehej me 139.6 lekë, nga 140.3 lekë që ishte kursi në fillim të këtij muaji. Dobësimi besohet të jetë rrjedhojë e frikës për kthim të eurozonës në recesion dhe të dhënave negative për nivelin e pa-

punësisë në vende si Spanja. Ndërkohë, edhe rezultatet e zgjedhjeve në Francë dhe Greqi kanë shtuar pasigurinë për të ardhmen e monedhës së për-bashkët. Vetëm dy javë më parë monedha e eurozonës u kuo-tua në nivelet më të larta. Kjo

monedhë u forcua vazhdimisht duke arritur nivelin maksimal prej 140.33 lekësh sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Kurse dollari amerikan ka vijuar të këmbehet në të njëjtat vlera këto dy javët e fundit. Po sipas kursit zyrtar të Bankës së Sh-

qipërisë, dollari amerikan është tregtuar në ditët e fundit me 106.10 lekë. Sipas ekspertëve, forcimi i euros është pasojë jo vetëm e reflektimit të bursave ndërkombëtare, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së

kërkesës për monedhën evropi-ane në tregun shqiptar. Prej të paktën 3 javësh monedha ev-ropiane vazhdoi të fitojë terren ndaj lekut, ndonëse me vlera të ulëta. Tani duhen pritur zhvillimet e mëtejshme në eurozonë për të parë ecurinë e monedhës euro.

Qëkur euro u fut fizik-isht në tregje në vitin 2002, konsumatorët shqiptarë, biznesi dhe institucionet e kanë vlerësuar si një valutë të besuar dhe të fortë për të mbajtur kursimet, për të kryer transaksionet dhe investimet gjithashtu, çka pasqyrohet në rritjen e vlerës së saj. Dalëngadalë, afeksioni për dollarin që ishte po kaq popullor para 5 vitesh u zhven-dos ndaj euros, por institucionet duket se ende nuk kanë harmo-nizuar raportimet.

Bes

imi

SITUATAKriza nxit përdorimin e monedhës vendase

Kriza ekonomike ka nxitur përdorimin e monedhës vendase, lekut. Banka e Shqipërisë, në një raport të fundit për stabilitetin financiar ka vënë në dukje se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011, përdorimi i monedhës së huaj ka rënë, pasi veprimtaria e bizneseve është realizuar kryesisht në lekë për 90.3% të bizneseve, rreth 1.5 pikë përqindje më tepër se një gjashtëmujor më parë. Por duke analizuar zhvillimet e fundit, përdorimi i lekut në ekonomi kundrejt euros është rritur edhe për disa arsye të tjera. Së pari, prurjet valutore nga jashtë në formën e investimeve të huaja direkte dhe prurjeve nga emigrantët janë në rënie. Së dyti, bankat e huaja mëmë që kanë degët e tyre në vendin tonë, kanë ulur fondet dhe për pasojë edhe kreditimin në euro. Së treti, Banka Qendrore nëpërmjet politikave të saj ka stimuluar kreditimin në lekë për të ulur riskun nga kursi i këmbimit.

Portofoli i tyre më cilësor

Kreditë për shtëpi, lehtësohen kushtet

Bankat raportojnë në tremujorin e parë të vitit 2012 standarde më të lehtësuara të miratimit të kredisë për kreditimin total ndaj individëve, krahasuar me fundin e vitit 2011. Sipas raporti-meve që kanë bërë bankat që ofrojnë kredi për shtëpi, një aspekt i rëndësishëm i kredisë për blerje pasurie të paluajtshme është edhe cilësia e saj, e cila është përkeqësuar. Në dhjetor 2011, raporti i kredive me probleme për pasuri të palu-ajtshme shënoi vlerën 12.55 për qind, krahasuar me 9.01 për qind të një viti më parë. Mirëpo në krahasim me totalin e portofolit të kredisë, ku kredia me probleme përbën 18.76 për qind të tepricës së kredisë, portofoli i kredisë për blerje pasurie të paluajtshme është më cilësor. Ky zhvillim reflekton një disiplinë më të fortë financiare që lidhet me kredinë për blerje banese për shkak të rëndësisë së kolateralit për huamarrësin, si dhe ofertave të bankave. Ndonëse rreziku i cilësisë së portofolit të kredive për blerje pasurie të paluajtshme shfaqet në nivele të moderuara, monitorimi i vazhdueshëm i tij është i nevojshëm në kushtet kur kjo kredi përbën rreth 20 për qind të kreditimit total të bankave. Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e katërt të vitit 2011, kërkesa e individëve për blerje shtëpie ka rënë duke shënuar vlerat negative prej 4.1 dhe 15.2, për-katësisht për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2011. Ndërkohë për këtë sektor bankat gjatë kësaj periudhe kanë preferuar të japin kredi në monedhën vendase lekë.

Kallëzimet penale:

• ALUIZNI Durrës 12 persona• Ministria e Turizmit 6 persona • ALUIZNI Tiranë 4 persona• Komuna Petrelë 3 persona• Porti Vlorë 1 person

Page 6: Gazeta Metropol 10 Maj

06 E enjte 10 maj 2012 •

« SOCIALE

Panairi i teknologjisë dhe investimeve pushton Tiranën KRYEBASHKIAKU BASHA: TIRANA E HAPUR PËR INVESTIMET E HUAJA, DO TË MBËSHTESIM INVESTITORËT KINEZË

Përmirësimi i klimës për biznesin, planet e qarta të zhvillimit si dhe shkurtimi i procedurave burokratike zgjojnë interesin e investitorëve të huaj për Tiranën. Dhjetëra biznese kineze janë bërë pjesë e panairit të teknologjisë dhe investi-meve, inaugurimi i të cilit u zhvillua dje përmes një ceremonie të veçantë. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka njohur investitorët kinezë me mundësitë e investimit që ofron Tirana, duke u ndalur dhe në projektet e veçanta, që do të marrin jetë pas miratimit të planit të ri urbanistik të Tiranës, siç janë zgjerimi i bulevardit, ndërtimi i linjave të terminalit e tramit si dhe Parku Teknologjik. Duke ftuar sipërmarrësit kinezë që të investojnë të qetë në Tiranë, Basha ka konfirmuar se do të kenë

plotësisht mbështetjen si të qeverisë vendore, ashtu dhe të qeverisë qendrore. “Nëse janë inves-time në infrastrukturë apo në Parkun Teknologjik, në sektorin e ndërtimit apo të prodhimit, në turizëm apo shërbime, ju do të gjeni përkrahjen e plotë të Bashkisë për të realizuar planet tuaja të investimeve. Zhvillimi ekonomik do të sigurojë më shumë vende pune për qytetarët, do të sig-urojë mirëqenie më të mirë për ta e në veçanti do të sigurojë më shumë vende pune për rininë e mirëkualifikuar të Tiranës, ndërsa për ju paraqet shanset më të mira për investime në Evropë”, – ka pohuar Basha gjatë zhvillimit të panairit. Sipas tij, Kina vazhdon rritjen e pandalshme ekonomike dhe po bëhet një faktor i investimeve të huaja në

botë, edhe pse globi është mbërthyer nga një kohë vështirësish financiare. Më tej Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të administratës që drej-ton për ta bërë Tiranën vendin më tërheqës për investimet vendase dhe të huaja, duke detajuar projektet strategjike si plani urbanistik, bulevardi, rehabilitimi i lumit të Tiranës, terminali, trami, Parku Teknologjik etj. si mundësi që u ofrohet investitorëve nga mbarë bota. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori kinez në vendin tonë, i cili ka deklaruar se Shqipëria është një vend që i rezistoi goditjes së krizës ekonomike, duke ruajtur një rritje ekonomike prej 3.1 për qind për vitin që lamë pas. Kjo situatë e ekspozon Tiranën si një vend të besueshëm për të mirëpritur investimet e reja kineze.

Gara me biçikleta

Sekui e Basha në garë për integrimin

Garë me biçikletë ndërmjet kryebashkia-kut Lulzim Basha dhe ambasadorit të BE-së Etore Sequi. Nën moton “vrapo drejt Evropës” kryebashkiaku Basha ka mbërritur në desti-nacion përpara ambasa-dorit Sekui, duke vënë në dukje faktin se vendi ynë është i vendosur për të vrapuar pa u lodhur drejt destinacionit final: anëtarësimit në BE. “Ne sot vrapojmë të lirë në gjithë hapësirën ‘Shen-gen’. Ne sot vrapojmë me shpirtin e shpresës drejt Europës, pasi ky është finishi ynë, ky ka qenë dhe është destinacioni ynë dhe që sot është më pranë se kurrë dhe ne jemi të vendosur për të vrapuar pa u lodhur drejt stacionit të fundit”, - ka deklaruar kryebashki-aku Basha gjatë këtij aktiviteti. Pjesë e kësaj gare krahas ministres së Integrimit Majlinda Bregu e nënkryetares së Bashkisë Jorida Tabaku u bënë edhe qindra të kryeqytetas, ku më të mirët në fund u vlerësuan me çmime. “Jam shumë i lumtur që ju morët pjesë në këtë aktivitet, pasi Evropa nuk është thjesht doku-ment dhe gjëra që duhen arritur, por është edhe ky shpirt. Fryma për Evropën ka të bëjë me të jetuarit në mënyrë të shëndetshme, mjedisin, me këtë entuziazëm që ju keni treguar të gjithë këtu sot. Dëshiroj të falënderoj Bashën, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pasi për sa i përket garës së çiklizmit ai e filloi shumë shpejt, ishte më mirë se unë dhe më pas e mori më me ngadalësi, që edhe unë të mund ta arrija”, - ka deklaruar ambasa-dori Sekui.

DITA E EVROPËS

Të dhënat e rapor-tuara nga strukturat shëndetësore në vendin tonë tregojnë se 30-40 për qind e shqiptarëve janë evi-dentuar me sëmundje të ndryshme alergjike në rrugët e frymëmar-rjes. Rreth 3 për qind e popullsisë së vendit janë të sëmure me astmë, ndërsa 4 për qind e fëmijëve vuajnë po këtë sëmundje dhe prevalenca e astmës po rritet me 5% në vit. Astma është sëmundje alergjike, por te një pjesë e pacientëve është edhe e trashëgueshme.

Për

hapj

a

Ajo që vlen të theksohet në mënyrë shqetësuese është fakti se po evidento-hen rritje të dukshme të sëmundjeve alergjike në moshën e fëmijërisë dhe në adoleshencë më shumë sesa në grup-moshat e tjera, e cila përveç problemit të madh shëndetësor ka dhe një kosto të madhe ekonomike dhe sociale. Pacientët që vuajnë nga astma gjatë gjithë jetës duhet të trajtohen rregullisht, pasi sëmundja mund të mbahet nën kontroll, por jo të shërohet.

Ala

rmi p

ër f

ëmijë

t

Astma mund të kurohet vetëm nëse respektohen rreptësisht 3 shtylla, siç janë: parandalimi i faktorëve që ndiko-jnë në shkaktimin e sëmundjes, mjekimi i duhur, korrekt dhe i rregullt, si dhe vaksinimi ndaj shkak-tarëve. Identifikimi e ulja e ekspozimit ndaj faktorëve të riskut, trajtimi i rregullt mjekësor u siguron pa-cientëve kontrollin ndaj sëmundjes së astmës. Kur astma është nën kontroll, njeriu është në gjendje të bëjë një jetë aktive.

Traj

tim

i

Ministri i Shëndetë-sisë, Petrit Vasili, ka paralajmëruar per-sonelin shëndetësor se do të penalizohen me largim nga puna, nëse nuk kanë komunikimin e duhur me pacientët dhe nuk ndjekin protokollet klinike për të diagnostikuar dhe trajtuar të sëmurët, por veprojnë duke u sugjeruar atyre që të mjekohen diku tjetër, qoftë edhe jashtë vendit. Ky penalizim vjen pas ankesave të bëra nga pacientët për shërbimet mjekësore që marrin në struktu-rat publike.

Par

alaj

mër

imi

VASILI: LARGIM NGA PUNA PËR MJEKËT QË NUK SHËRBEJNË SIÇ DUHET

Alergjitë e astma kërcënojnë me epidemi Neglizhohet trajtimi i hershëm, simptomat dhe kujdesi që duhet

Pranvera Kola

Ndotja e ajrit, që vjen nga djegia e karburantit të makinave, pluhurit të

krijuar nga ndërtimet, është bërë shkak për një shtim të vrullshëm të komplikacioneve alergjike, të cilat rrezikojnë shpërthimin e një epidemie, nëse nuk mbahen nën kon-troll. Ekspertët alergologë kanë ngritur gjatë ditës së djeshme alarmin për shtimin e frikshëm të sëmundjeve alergjike, e veçanërisht astmës edhe në vendin tonë, e cila, fatkeqësisht, nuk po kursen as moshat pediatrie. Mjekë të familjes nga i gjithë vendi janë mbledhur dje për të diskutuar mbi rëndësinë e trajtimit dhe diagnostikimit të hershëm të patologjisë së astmës, e cila në 80 për qind të rasteve vjen si rezultat i ajrit të ndotur që kon-firmohet nga provat e alerg-jisë. Më të rrezikuarit janë të diagnostikuari që vuajnë nga alergjitë e thjeshta e që nuk janë mjekuar herët, por me kalimin e kohës kanë kaluar në sëmundje kronike, e cila kërkon trajtim gjatë gjithë jetës. Por më shqetësuese është rri-tja e dukshme e sëmundjeve alergjike në moshën e fëmi-jërisë dhe në adoleshencë më shumë sesa në grup-moshat e tjera, e cila përveç problemit të madh shëndetësor ka dhe një kosto të madhe ekonomike dhe sociale. Astma alergjike është forma më e zakonshme, 90 për qind e të gjitha rasteve me astmë janë alergjike dhe za-konisht zhvillohet në fëmijëri. Për të mbajtur nën kontroll së-mundjen mjekët këshillojnë që të kërkohet ndihma menjëherë sapo shihen simptoma të tilla si: shtrëngim në gjoks, mosm-bushje me frymë, kollë e fortë, sidomos gjatë natës, dhimbje gjoksi dhe humbje e ndjenjave, ka raste që pak para humbjes së ndjenjave i sëmuri ndien mpirje të gjymtyrëve, mund të ketë djersitje të tyre si dhe në raste të caktuara këmbët bëhen akull të ftohta. Kundrejt kësaj situate shqetësuese mjekët këshillojnë që të tre-gohet kujdes për mbajtjen nën kontroll të faktorëve rriskues. Një prej shkaqeve të sigurta që kërkon kujdes maksimal, pasi shkakton sëmundjet e frymë-marrjes e sidomos astmën është ndotja e ambientit, e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në thellimin e rrufës e bllokimin e tyre e në fillimin e sëmundjes së astmës. Për rritjen e sëmundjes së astmës është bërë evidente se qytetarët duke bërë një stil modern jete janë nën ndikimin e ndotjes së ajrit nga djegia e karburantit të makinave dhe jetojnë në zona ku ka dendësi të lartë popullate, të cilat në mjaft raste krijojnë një mik-roklime mjaft të favorshme për rritjen e pluhurit të shtëpisë, grimcave që shkaktojnë astmë, stil që duhet ndryshuar.

DISA NGA SIMPTOMAT E ASTMËS JANË:

* shtrëngim, presion në gjoks;* mosmbushje me frymë;* gërvishtje (si tip gërhitje, fërshëllime gjatë nxjerrjes së ajrit nga mushkëritë);* kollë, sidomos gjatë natës;* dhimbje gjoksi dhe humbje e ndjenjave;* ka raste që pak para humbjes së ndjenjave i sëmuri ndien mpirje të gjymtyrëve si dhe mund të ketë djersitje të tyre;* këmbët e të sëmurit bëhen akull të ftohta.

Page 7: Gazeta Metropol 10 Maj

07• E enjte 10 maj 2012

»AKTUALITET

BERAT-Një projekt i Bashkimit Evropian ka përfshirë qytetin e Beratit si një ndër shtatë sitet më të rëndësishme kulturore të Evropës Juglindore, për të cilat synohet një menaxhim më i mirë për zhvillimin e tu-rizmit. Dy ditët e fundit në qytetin e Beratit është zhvilluar takimi ndërmjet shtatë siteve të UNESCO-s, të përfshirë në pro-jektin “Sustcult” financuar nga Bashkimi Evropian, program për Evropën Juglindore. Ky projekt në të cilin është përfshirë Bashkia e Beratit dhe Drejtoria rajonale e Kulturës Kombëtare dhe synon të krijojë një menaxhim të qendrave historike të shtatë siteve, duke hartuar planet e me-

naxhimit për qendrat historike të çdo siti dhe duke krijuar një rrjet të përbashkët ndërkombëtar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë. Si rezultat i këtij projekti, të gjitha sitet dhe atraksionet e kulturës dhe historisë së këtyre shtatë siteve do të hidhen në internet në sistemin GIS, ku çdo objekt do të ketë të ashtuquaj-turën “pasaportë’ të tij me informacione të bollshme dhe profesionale për çdo vizitor apo të interesuar pas kulturës, artit dhe historisë. Berati ndër shtatë sitet e zgjedhura ku do të shpërndahet infor-macioni i disponueshëm njësoj si sitet e Venecias, Itali, Korfuzit, Greqi, Ohrit etj.

President i Biznes Albania i ftuar në Bruksel

Përpjekje për krijimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik e Social

Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, në krye të një delegacioni po zhvillon një vizitë në Bruksel i ftuar nga BusinesEuropë. Ai u prit në një takim zyrtar nga Drejtori i projektit Bos-mip të BusinessEuropë Wytze Russchen me të cilin zhvilloi një bisede pune për ecurinë e këtij projekti të mbështetur nga Komisioni Evropian, bashkëpunimin e deritanishëm në kuadrin e projektit rajonal si dhe pjesëmarrjen e BiznesAlbanias në “Bosmip 5” për periudhën 2013-2014. Russchen e siguroi Bregasin për mbështetjen që do të japë kjo organizatë e fuqishme evropiane për forcimin e organizatës të punëdhënësve shqiptarë BiznesAlbania. Në takimin zyrtar me Drejtorin e Përgjthshëm të BusinessEurope Philippe de Buck, Presi-denti i BiznesAlbania prezantoi rolin e kësaj organizate në dialogun civil dhe përpjekjet e saj për krijimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik e Social. Ai mori përgëzimet nga de Buck për fuqizimin e kësaj organizate në dobi të komunitet-it shqiptar të biznesit. Ai pranoi me kënaqësi realizimin e një vizite zyrtare në Shqipëri në muajin shtator. Bregasi do të vijojë me takime në Komisionin Evropian, me Kabinetin e Komisionerit Stefan Fyle, DG e zgjerimit, me koordinatorin e projekteve në KE, si dhe në Parlamentin Evropian.

Grabiste shinat e trenit për skrap, arrestohet

ELBASAN- Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke vjedhur pjesë të hekurta pranë stacionit të trenit në Elbasan. Burime të policisë bëjnë të ditur se pas një njoftimi në polici agjentët kanë kapur në flagrancë duke prerë e zhvid-hosur traversa e shina prej hekuri me qëllim shitjen e tyre për skrap. Burime të policisë konfirmuan se është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Beqiraj 27 vjeç me banim në Elbasan. Sipas policisë, ky shtetas ka vjedhur shina treni pranë stacionit hekurudhor në Elbasan me qëllim që t’i shiste më pas për skrap. Sipas agjentëve, raste të vjedhjes së hekurit të linjës hekurudhore nuk janë të pakta. Vetëm kohët e fundit janë arrestuar disa persona për vjedhje të pjesëve të hekurta në vende të ndryshme të linjës hekurudhore në Elbasan. Ndërkohë gjatë natës grabitet me thyerje një pikë tregtimi celularësh në një ndër rrugët krye-sore të qytetit të Elbasanit. Persona ende të paiden-tifikuar nga policia kanë grabitur me thyerje një pikë të një prej telefonive celulare në rrugën “Rinia” në këtë qytet. Autorët kanë shpërthyer derën kryesore e më pas kanë përvetësuar telefona celularë, karta rimbushëse, aksesorë e një sasi të hollash. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor. Sipas të dhënave të para rezulton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit. Grabitësit kanë shkallmuar derën dhe kanë kryer vjedhjen. Ekspertët kanë fiksuar gjurmë daktilografike të gishtave dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. L. Lleshi

REFORMA, KËRKOHET KUFIZIMI I MANDATIT PËR KOMUNAT E VOGLA, JANË FIKTIVË

Qazim Sejdini: Të shkrihen njësitë me pak banorëBashkimi mund t’u shërbejë më mirë dhe më me cilësi qytetarëve

ELBASAN- Nisma për reformën e njësive vendore është mbështetur edhe nga kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini. Ai ka theksuar se nuk është shumë e nevo-jshme të kemi kaq shumë njësi vendore, por kërkohet një bashkim i tyre pasi në këtë mënyrë mund t’i shërbehet më mirë dhe më me cilësi qytetarëve. “Nuk është e nevojshme të kemi kaq shumë njësi vendore. Kërkohet një bashkim i disa një-sive. Nuk ka shans të kemi komuna me 1000 banore apo me 800 banorë. Një

njësi vendore duhet të ketë një numër të caktuar banorësh që të mbetet e tillë. Qeveria dhe Parlamenti të vendosë sa më parë. Mendoj se në zgjedhjet e 2015 urgjentisht të ketë përfunduar ndarja e re administrative, pasi mund të lindë nevoja edhe për ndonjë referendum. Në rast se do të kemi komuna të mëdha të paktën sa gjysma e bashkisë, atëherë do të kemi kryetarë që do të jenë shumë herë më të përgjegjshëm, pasi do të kenë votë masive qytetare dhe përzgjedhja e

kandidatëve është shumë herë më e ku-jdesshme”. Ndërkohë lidhur me nevojën e për kufizimin e mandati, Sejdini u shpreh se kjo ka lindur prej këtyre komunave të vogla ku shpesh drejtuesit kanë disa man-date rresht madje edhe trashëgojnë. Sipas tij, në bashkitë e mëdha kjo nuk ndodh dhe duhet të ketë diferencime. Realiteti tregon se është e vështirë të marrësh më shumë se dy mandate. Zgjedhjen më të mirë e bëjnë qytetarët”, ka përfunduar krye-bashkiaku i Elbasanit. L. Lleshi

FLET DREJTORI I PARKUT, HAXHIMIHALI. VIZITORËT PAGUAJNË 2 HERË

Parku i Apolonisë, komuna në konflikt për biletat

FIER- Parku Arkeologjik i Apolonisë dhe komuna Ndërmënas janë përfshirë në një debat institucional, lidhur me të drejtën e menaxhimit fi-nanciar të faturave për vizitat në Apoloni. Pretendimi i ngri-tur nga të dyja palët për të drejtën e prerjes së biletave, ka gjeneruar një konflikt mes tyre, i cili më pas ka përfunduar në institucionin e prefektit për zgjidhje.

Konflikti Konfliktin mes dy institu-

cioneve aktualisht po e pagua-jnë qytetarët dhe turizmi. Si Parku Arkeologjik, ashtu edhe komuna kanë ngritur trarin dhe aplikojnë biletat, përkatë-sisht 300 dhe 200 lekë. Kjo situatë e pakëndshme dhe rënduese për vizitorët dhe turistët, ka bërë që shpesh ata të kthehen prapa, pa e vizituar Apoloninë antike. “Parku Kombëtar Arkeologjik, ligjërisht dhe praktikisht deri më sot administrohet nga Drejtoria e Parkut dhe jo nga komuna, ndaj i kemi kërkuar prefektit të ushtrojë kompe-tencat e tij ligjore për zgjid-hjen e këtij konflikti”, tha drejtori i këtij parku, Marin Haxhimihali. Nga ana tjetër, kryekomunari i Ndërmenasit pretendon se është e drejta e komunës për të shfrytëzuar të ardhurat nga biletat, pasi Apolonia ndodhet në terri-torin gjeoadministrativ të saj. “Unë zbatoj një vendim të komunës, i cili është mirat-uar dhe nga prefektura, dhe sipas tij, është komuna ajo që duhet të presë bileta për çdo vizitor të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë”, shprehet drejtuesi i kësaj ko-mune. Kjo përplasje vazhdon prej kohësh dhe asnjëra palë duket se nuk do të lëshojë pe. Si njëra dhe tjetra kërkon të vjelë taksën e vizitës në këtë park me vlera të rralla dhe që cilësohet si një nga destinacionet turistike më me vlerë sidomos në turizmin kulturor.

PROJEKTI I BE-së PËR MENAXHIMIN E QENDRAVE HISTORIKE

Berati, ndër 7 sitet më të rëndësishme të Evropës

Page 8: Gazeta Metropol 10 Maj

08 E enjte 10 maj 2012 •

« aktualitet

Argumentet e plota. Fiton Durda, padi ministrit

kushtetuesja: Ja shkeljet e Gjykatëssë lartë, Mediu sërish në gjykim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ktheu për rigjykim në Gjykatën e Lartë Fatmir Me-diun, ministrin aktual të Mjedisit. Në vendimin e djeshëm thuhej se kërkuesit Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj, në cilësinë e per-sonave të dëmtuar akuzues, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, veç-mas, me kërkesë për procedim pe-nal të shtetasit Fatmir Mediu, për kryerjen e veprës penale “plagos-je e rëndë nga pakujdesia”, të parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal (KP). Duke konstatuar rresht 9 parregullsi të Gjykatës së Lartë, në njërën nga shkeljet Kushetuesja thekson se, “Gjykata e Lartë nuk ka respektuar ndarjen kushtetuese mes gjyqësorit dhe Prokurorisë, duke ushtruar pa të drejtë atrib-utet e organit të akuzës”. Më tej në vendim paraqiten disa shpjegime teknike se përse dosja duhet kthyer për rigjykim. Kushtetusja argu-menton se, “Përfundimisht, Gjykata vlerëson se vendimi për mosfil-limin e procedimit penal është kompetencë ekskluzive e organit të Prokurorisë. Gjykata e Lartë, nëse vlerëson mungesën e kritereve ligjore për procedim, nuk mund të shprehet me vendim për mosfil-limin e procedimit penal, por duhet të bazohet në dispozitat që i janë njohur asaj gjatë fazës së gjykimit. Duke marrë një vendim të tillë, për mosfillimin e procedimit penal, Gjykata e Lartë i ka atribuar vetes një kompetencë, e cila jo vetëm që nuk i njihet nga ligji, por që njëkohësisht i ka cenuar edhe pozicionin e saj si organ që realizon me paanshmëri dhënien e drejtësisë. Në rastet kur gjykata (e zakon-shme apo dhe Gjykata e Lartë) vihet në lëvizje me anë të kërkesës së të dëmtuarit akuzues, ajo, njësoj si në rastin kur është vënë në lëvizje nga organi i Prokurorisë, është e detyruar të ushtrojë funk-sionet e saj për dhënien e drejtësisë. Mosfillimi i ndjekjes penale është atribut vetëm i Prokurorisë dhe vetëm për çështjet që, sipas KPP-së, janë në kompetencë të saj. Për sa më sipër, gjykata vlerëson se Gjykata e Lartë, duke ushtruar kompetenca që nuk i janë njohur asaj me ligj, ka cenuar parimin e gjykimit nga një gjykatë e caktuar me ligj, si element i të drejtës për një proces të rregullt ligjor, të sanksionuar në nenin 42 të Kushtetutës. Gjykata vëren, gjithashtu, se bazuar në nenin 59/2 të KPP-së, në rastin e gjykimit të kërkesave me të dëmtuar akuzues, prokurori merr pjesë në gjykimin e këtyre çështjeve dhe, sipas rastit, kërkon dënimin e të pandehurit ose pafajësisë së tij. Në këtë kategori çështjesh pozita procedurale e prokurorit është e një lloji të veçantë. Ai nuk është palë në debatin gjyqësor që zhvillohet midis të pandehurit dhe të dëmtuarit aku-zues, por është i përjashtuar nga roli i tij si përfaqësues i akuzës dhe si autoritet që ushtron ndjekjen penale. Gjykata ka theksuar se, si akuza publike, ashtu edhe akuza private, të parashikuara nga legjislacioni procedural penal, janë dy mekanizma që shërbejnë për ndjekjen penale të autorit të veprës penale dhe në asnjë rast ato nuk kanë për qëllim eleminimin e njëra-tjetrës. Ato bashkëveprojnë dhe në raste të caktuara gjejnë zbatim veçmas. Akuza publike nuk mund të shmanget. Ajo ushtrohet sa herë që Prokuroria krijon bindjen se vepra e kryer cenon rendin publik apo interesin e shoqërisë. Këtë Prokuroria e bën duke ndërhyrë në procesin e iniciuar nga i dëmtuari akuzues. Gjykata konstaton se gjykimi i çështjes konkrete në shqyr-tim është bërë në mungesë të përfaqësuesit të organit të akuzës. Nga dosja gjyqësore nuk rezulton që ai të jetë njoftuar nga Gjykata e Lartë për gjykimin, në mënyrë që t’i krijohej mundësia për të qenë i pranishëm në seancat gjyqësore të zhvilluara në atë gjykatë. Neni 128, pika 1, shkronja “b” i KPP-së parashikon se aktet procedurale janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me të drejtën e prokurorit për pjesëmarrjen e tij në gjykim. Në këtë kuptim, mungesa e prokurorit në gjykim, në procesin e vënë në lëvizje nga i dëmtuari akuzues, sjell pavlefshmërinë absolute të procesit, pa e lënë këtë pjesëmarrje në vlerësimin e këtij të fundit ose gjykatës. Për sa më sipër, gjykata vlerëson se procesi i zhvilluar në Gjykatën e Lartë është i cenueshëm edhe për shkak të zhvillimit të tij në mungesë të përfaqësuesit të organit të akuzës, gjë që e bën atë të parregullt në kuptim kushtetues”.PËR KËTO ARSYE,

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 131, shkronja “f” dhe nenit 134, pika 1, shkronja “g” të Kushtetutës, si dhe të neneve 72 dhe 77 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,VENDOSI:

- Pranimin e kërkesës të paraqitur nga kërkuesit Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj.

- Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, për mungesë legjitimimi.

- Shfuqizimin e vendimit nr.5, datë 01.03.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

skandali i diplomës shqip-tare të djalit të numrit një të Lega Nord po

shkakton debate e tronditje brenda radhëve të partisë. Ndërkaq, mediet italiane sqarojnë edhe momentin kur Renzo Bossi tentoi të legalizonte në Itali dimplomën që kishte marrë nga “Kristal”. Gjithashtu në blogjet italiane ironizohet se edhe Justin Biber më në fund ka marrë një diplomë pa shkuar asnjëherë në Shqipëri.

Përçarja e Lega NordPrestigjozja italiane

“Corriere della Sera” shkruan se brenda 15 ditëve shefi Umberto Bossi dhe nr 2 Roberto Maroni (ish-ministër i Brendshëm) do të shikohen në sy dhe do të vendosin për të ardhmen e Lega Nord. Kush do të jetë kandidat në kongresin federal në fund të qershorit? Ish-ministri i Punëve të Brendshme do të prononcohet brenda një jave apo më shumë. Loja është ende e hapur, sepse Bossi po merr presione për të qendruar në pistën e duhur. Gazeta rendit disa emra dhe thekson se Umberto ishte i hapur për një rikandidim të tij të mund-shëm për të drejtuar partinë. “Kështu është, kemi humbur në Besozzo dhe në fortesat e tjera”,-shprehet një përkrahës i Maronit. Ai vijon duke thënë se “Në qendrat ku historik-isht ishim të fortë na kanë ndëshkuar skandalet me fon-det në Tanzani dhe diplomat në Shqipëri”,- duke iu referuar diplomës së Renzzo Bossit në universitetin “Kristal”. Më tej ky përkrahës shton se “Nuk është koha të bëjmë shaka. Duhet të riformatojmë partinë dhe t’i lëmë Bossit një vend

FrAksionet MAroni-Bossi, nDikiM i skAnDAlit e “kristAl”

Diploma e “troftës” përçan lega Nord, në pikëpyetje lideri

special, por jo si lider. Aty ku ai ka bërë fushatë ne kemi humbur”. Por përjashtimi i Umberto Bossit nga rikan-didimi duket i pamundur për përkrahësit e tij.

Legalizimi i diplomësRenzo Bossi ka tentuar të

legalizojë në Itali diplomën e marrë në universitetin “Kristal” në Shqipëri, por e ka tërhequr kërkesën në prill të këtij viti, pasi në vendin fqinj kishin nisur hetimet ndaj Lega Nord. Lajmi bëhet i ditur nga Corriere.it që citon një letër që ambasada italiane në Ti-ranë i ka dërguar Prokurorisë së Milanos. Në të saktësohet se në fund të korrikut 2011 një qytetar shqiptar prezantoi kopje të diplomës së nivelit të parë të Renzo Bossi-t, duke i kërkuar ambasadës italiane deklarimin e vlefshmërisë, pra njohjen e titullit në Itali. Në

letër flitet për habi përballë një kërkese të tillë pasi funk-sionarët e ambasadës kishin mësuar në internet se Renzo Bossi kishte mbaruar shkollën e mesme në korrik 2009, ndërsa diploma universitare mbante datën 29 shtator 2010. Ky është edhe shkaku pse ambasada nuk e ka nisur praktikën e njohjes së titullit të studimit. Në tetor 2011 avokat Dragoj mori përsipër çështjen dhe u prezantua në ambasadë duke sjellë një seri dokumentesh mes të cilave edhe delegim nga Renzo Bosi, si dhe një certifikatë pranimi në provimin e maturisë të datës 18 maj 2007 (kur i biri i ish-liderit të Lega Nord tentoi për herë të parë të ka-lonte provimin, që gjë ja arriti vetëm në tentativën e katërt më 2009). I njëjti avokat është prezantuar përsëri pranë ambasadës në mars

2012, duke sjellë edhe një kopje të pasaportës së Renzo Bossi-t. Në këtë pikë autorite-tet italiane në Shqipëri kanë nisur procedurën për njohjen e titullit, duke iu drejtuar universitetit “Kristal” për të pasur një provë të vërtetësisë së diplomës. Më 4 prill 2012 avokat Dragoj ka prezan-tuar kërkesë për të tërhequr dokumentacionin, duke thënë se nuk ishin më të interesuar për legalizimin e diplomës. Gjithsesi, praktika kishte nisur dhe profesor Skënder Kërçuku i universitetit “Kristal” ka deklaruar se Renzo Bossi re-zulton se ka marrë diplomën. Universiteti në fjalë, vazhdon dëshmia e ambasadës, i ka deklaruar më pas shtypit se Renzo Bossi ishte regjistruar te “Kristal” në vitin akademik 2007/2008 (para se të mer-rte të Mesmen në Itali).

Përgatiti Marilgen Mulla

Page 9: Gazeta Metropol 10 Maj

09• E enjte 10 maj 2012

»aktualitet

Mariglen Mulla

pasi tërhoqi portën, një fije spango e fortë, e lidhur në njërën anë

me hekurin e në tjetrën me unazën e granatës, mundësoi shpërthimin e bombës që i mori jetën shefit palestinez të financave të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Bashkëshorja e 43-vjeçarit, Anwar Izik, u tha ekspertëve të policisë se ai nuk kishte folur në familje për ndonjë kërcënim për shkaqe pune, por shpeshherë e tradhtonte fytyra e ngrysur. Siç duket “të tmerrshmit” e Zallës (pronarët e tokës ku është ndërtuar dhe funksionon fabrika), e kishin paralajmëruar. Pa kaluar 3 minuta nga ora 8 e mëngjesit të djeshëm, rruga “Budi”, prapa ambasadës amerikane u gjend në një shpërthim të fuqishëm në vilën 2-katëshe ku palestinezi (dje u mbush një vit që kishte marrë shtetësinë shqiptare) banonte me qira bashkë me të shoqen shqiptare dhe dy fëmijët. Kur doli për herë të dytë, pasi fillimisht kishte dërguar djalin në kopësht, Izik tërhoqi portën dhe mekanizmi i span-gos krijoi shpërthimin fatal që i mori jetën. Afërsia me tokën amerikane dhe shtetësia palestineze e viktimës alar-muan Policinë e Shtetit, e cila siç njofton zyrtarisht dërgoi atje efektivë të komisariatit nr.1, të Krimeve të Rënda, të Antiterrorit, të Njësisë Spe-ciale Antieksploziv, ekspertë kriminalistë, etj. Menjëherë emri i tij u fut në listat e Antiterrorit, por nuk doli asnjë e dhënë. As rrethanat, mjetet, dëshmitë apo provat nuk e lidhnin këtë ngjarje si akt terrorist, ndaj ky sektor u përjashtua nga hetimet. Zyr-

Gjyqtarët kërkojnë më tepër respekt nga publiku e politika, si dhe rroga më të larta. Në një deklaratë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë me rastin e ditës kombëtare të drejtësisë, kryetari i saj Ervin Metalla shpre-het se, “Dita e drejtësisë në këtë 100-vje-tor të Pavarësisë e gjen gjyqësorin shqiptar në një udhëkryq të rëndësishëm historik. Në dy dekada demokraci është bërë jo pak për të ndërtuar një pushtet gjyqësor të pa-varur, aq jetik për shtetin e së drejtës. Por ka akoma shumë rrugë për të përshkuar për të krijuar besimin e publikut tek drejtësia, pa të cilin misioni i shtetit të së drejtës do të ishte i pamundur. Natyrisht që kjo kërkon rritje të përgjegjshmërisë së gjyqtarëve, pa cenuar pavarësinë e tyre. Për të kup-tuar premisat e kësaj sfide, opinioni pub-lik duhet të dijë sot se gjyqtarët shqiptarë janë gjyqtarët më pak të paguar në Evropë,

madje paguhen vetëm sa gjysma e ko-legëve të tyre shqiptarë në Kosovë, shte-tin më të ri të Evropës; kushtet e punës së tyre janë po aq të pamjaftueshme, me infrastrukturë që i pamundëson ata për të qenë sa më transparentë e solemnë para opinionit publik, teksa ofrojnë shërbimin e dhënies së drejtësisë; në vështirësi seri-oze sa i takon sigurisë fizike, me një bilanc të “pasur” kolegësh të vrarë apo sulmuar në atentate mafioze, ende të pazbuluara. Dhe të gjitha këto, kur vështirësitë dhe përgjegjësia në zgjidhjen e konflikteve që prodhon një demokraci në tranzicion, janë po aq të larta apo edhe më të mëdha, sa edhe të kolegëve tanë kudo në Evropë, ku vendi aspiron të integrohet. Ne gjyqtarët jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin që kemi në sfidën e integrimit evropian të vendit dhe po kaq e vetëdijshme duhet të

jetë edhe klasa politike përgjegjëse para shoqërisë për një qeverisje të drejtë, për të na e mundësuar rolin e gjyqtarit evropi-an. Kjo nuk arrihet nëpërmjet konsensusit për paga të ulëta për gjyqtarët dhe as me anatemime që “frymëzojnë” opinionin publik në rrugën e gabuar të gjetjes së përgjegjësve të vërtetë të problemeve që has shoqëria, në përpjekje për të larguar çdo kosto politike në këtë drejtim. E pra sot, në këtë ditë të drejtësisë, ne gjyqtarët shqiptarë kërkojmë më shumë respekt për punën që bëjmë, në vështirësitë ku ndodhemi; trajtim më dinjitoz, nëpërmjet, ndër të tjera dhe në radhë të parë, të pa-gave më të larta; kushte më të mira pune dhe sigurie; përgjegjësi të identifikuara nëpërmjet kritikave objektive e profesion-ale, në vend të baltës individuale apo asaj që na ndot të gjithëve”.

Gjykata shpreh ngushëllimet

Ndërron jetë në Boston ish-anëtarja e Gjykatës së lartë

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 49-vjeçare ish-anëtar-ja e Gjykatës së Lartë, Irma Bala (Hebovija). Irma Bala vdiq pardje paradite në Boston të SHBA. Nëpërmjet një mesazhi, Trupa Gjyqësore dhe të gjithë punonjësit e Gjykatës së Lartë i kanë shprehur ngush-ëllime familjes. “Ndar-ja e parakohshme nga jeta e njeriut tuaj më të dashur na ka pikël-luar thellë dhe duke qëndruar pranë jush në këto ditë dhimbje. Humbja e koleges dhe mikes sonë Irma është e pazëv-endësushme, pasi familja ka humbur njeriun e saj më të dashur, ne kemi humbur miken tonë të shtrenjtë dhe drejtësia shqiptare juristen dhe gjyqtaren e shquar”,-thuhet në deklaratën e gjykatës. Irma Bala ka lindur më 19 maj 1963 në Shkodër. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1985 dhe ka marrë titullin Master për Shkenca Juridike pranë këtij fakulteti. Bala ka punuar si hetuese pranë Zyrës së Hetuesisë në Shkodër në periudhën 1985-1988 e më tej gjyqtare.

Gjyqi i tahirit me Argita e shkëlzen Berishën

“Ja adresat e dëshmitarëve,që dje nuk m’i pranoi gjykata”

Edhe dje vijoi gjyqi i deputetit socialist Sajmir Tahiri me Argita dhe Shkëlzen Berishën, të cilët e kanë paditur për shpifje dhe kërkojnë 80 milionë lekë prej tij. Pas mbarimit të seancës me dyer të mbyllura, Tahiri u shpreh se gjykata i kishte refuzuar të drejtën e provave dhe dëshmitarët që ai kërkoi. Deputeti i Partisë Socialiste tha se, “Unë kërkova në gjykatë dhe mora kohë që këto prova t’i kërkoj vetë dhe institucioneve shqiptare do ia kërkoj zyrtarisht vetë, duke synuar që në këtë proces gjyqësor të bëj ç’është e mun-dur të bëhet drejtësi dhe të mos lejoj, në asnjë mënyrë, që gjykata të bëhet instrument në dorën e pushtetit të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Ndërsa për adresat e dësh-mitarëve Tahiri u shpreh se, “Argita Berisha, adresa, një kat sipër shtëpisë së Sali Berishës, e ruan Garda dhe ka gjykata ku ta gjejë, Shkëlzen Berisha, vila në Mullet, ajo më e madhja dhe më e bukura, Damir Fazlliç gjendet lehtë sa herë ka tendera publikë në kafen e ‘Sheratonit’, Mihal Delijorgji në arrest shtëpie, Fatmir Mediu, në Ministrinë e Mjedisit, Aldo Bumçi, në Ministrinë e Kulturës, Viktor Gumi në Kuvend, ndërsa gjeneral Luan Hoxhën nuk e gjej dot unë, nuk e ka gjetur dot as gjykata, ky është në arrati”.

reagon avokati skol Barçi

“tahiri të përballet me ligjin dhe shtetin e së drejtës”

Në përgjigje të deklaratës së deputetit socialist Sajmir Ta-hiri avokati i fëmijëve të kryeministrit Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha, Sokol Barçi tha “pasi është përpjekur me të gjitha mënyrat t’i shmanget përballjes me ligjin për të provuar shpifjet e veta, pasi ka gënjyer gjykatën duke thënë se nuk mund të paraqitej në seancat gjyqësore me pretendimin se ndodhej jashtë vendit ndërkohë që me prova të pakundërshtueshme provohet që atë ditë ai ndodhej në Shqipëri, sot (dje) ai zgjodhi sërisht të gën-jej opinionin duke pretenduar se gjyqi është shtyrë nga pamundësia e gjykatës për të njoftuar paditësit Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha sepse nuk posedon adresat e tyre. Kjo është tentativa e rradhës e deputetit Tahiri për ti ikur procesit të ndershëm ligjor pasi në proces-verbalin e sotëm të mbajtur mbi seancën gjyqësore dhe të publikuar në faqen e internetit të gjykatës, tregohen se kërkesa e Tahiri është rrëzuar për arsyet thelbësore ligjore. E ftojmë Tahiri të mos fshihet pas deklaratave politike dhe imunitetit të deputetëve, por të përballet me të vërtetën dhe faktet siç kërkohet nga çdo qytetar që respekton ligjin dhe shtetin e së drejtës”.

DeklAtArA në Ditën e Drejtësisë nGA Unionii i GjyqtArëve të shqipërisë

Gjyqtarët: Më shumë respekt e paga më të lartaUnioni paraqet ankesat dhe problematikën e gjyqësorit

GrAnAtA Me spAnGo vret pAlestinezin e FABrikës së çiMentos

e shoqja: kohët e fundit po shfaqte shenja stresi, s’fliste

tarisht policia tha se, “Grupi hetimor në mbështetje edhe të forcave RENEA në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje, po operojnë dhe hetojnë në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, duke shoqëruar disa shtetas”. Sakaq, aksioni për-fundoi me të paktën 20 sho-qërime e kontrolle të rrepta banesash në Zallë të Krujës, ku u shkund edhe kashta e mullareve për të gjetur prova që lidhin të dyshuarit e përhershëm me të paktën 12 akte vandale që synonin të dëmtonin fabrikën. RENEA mësyu duke kontrolluar banesën e Ylli Zallës, personit që iu gjet një sasi e madhe tritoli dhe që vuan dënimin për këtë fakt. Fisi Zalla është

pronar i tokës. Deri para pak kohësh fabrika që ndodhej në konflikt pronësie me banorët u paguante atyre nga 70 mijë lekë në këmbim të heshtjes. Ndërprerja e pagesës solli edhe acarimin e tyre, ndaj eleminimi fizik i Izik mendo-het se ka lidhje të drejtë me këtë fakt, pasi akti shihet në cilësinë e tij si zv/menax-her i përgjithshëm dhe shef financash në këtë fabrikë. Një tjetër pistë hetimesh mbetet edhe konkurrenca. Burime të mirëinformuara pranë policisë i thanë gazetës “Metropol” se bashkëshortja shqiptare e Izik u kishte thënë ekspertëve se burri i saj nuk fliste shpesh në familje për probleme pune, por kohët e fundit kishte

shfaqur shenja të lodhjes dhe stresit. Në pyetje janë marrë edhe disa persona që janë ndodhur pranë vendngjarjes në momentin e shpërthimit. Dëshmitë e tyre po përpu-nohen, pasi janë parë disa lëvizje. Anwar Rizik, në 10 maj të vitit 2011 i është dhë-në shtetësia shqiptare, dekret i firmosur nga Presidenti Topi. Ai punonte prej disa vitesh në fabrikë, ndërsa fqinjët e përshkruanin si një njeri të rregullt dhe të sjellshëm. Autoritetet shqiptare janë në pritje të kërkesës së mund-shme nga palestinezët për ta tërhequr trupin e pajetë. Në të kundërt ai do të përcillet për në banesën e fundit në një nga varrezat e Tiranës.

Anwar Izik

Ekspertë në vendngjarje

Porta ku ndodhi shpërthimi

Page 10: Gazeta Metropol 10 Maj

10 E enjte 10 maj 2012 •

« koMeNt

të dielën Nikola Sarkozi e humbi betejën me socialistin Holand. Nuk ka rëndësi nëse diferenca e pritshme ishte kjo apo të qe ndryshe. Në fund të fundit, në betejat e kësaj natyre politike njëri fiton dhe tjetri humb. Natyrisht, fituesi bashkë me urimet merr edhe trofeun, ndërsa humbësit i mbe-tet epilogu dinjitoz. Sarkozi në pranimin

e humbjes shpalli dhe largimin nga drejtimi i partisë së cilës ai i dha jetë nga jeta e tij për vite e dekada. Nuk kam pse të ndalem gjatë e të marr në analizë se cili ishte pres-identi Sarkozi, nëse ai gjatë mandatit pesëvjeçar kishte mishëruar tërësisht apo pjesërisht problemet me të cilat u përballën francezët, klimën politike, problemet ekonomike e të tjera. Është fakt që Nikola Sarkozi është angazhuar në të djathtën franceze qysh në moshën 19-vjeçare. Fitoi mbështetjen në parti dhe besimin e qytetarëve parisienë në moshën 28-vjeçare, kur u zgjodh kryetar Bashkie. Karriera e tij pasurohet si deputet në moshën 34-vjeçare dhe pas katër vjetësh emërohet ministër. Në postin e presidentit erdhi i mbështetur nga 53 për qind e votuesve, duke premtuar reformimin e Francës. “Franca ka sot një president të ri, dhe bëri zgjedhjen e saj repub-likane. Franca ka president Fransua Holand. Kam dashur që institucioni që unë drejtoja të ishte i nderuar. Sapo kam folur në telefon me Holand dhe dua t’i uroj fat. Uroj me zemër që Franca të arrijë t’i kalojë të gjitha provat e rëndësishme me të cilat do të përballet vendi ynë. Ne

duhet të mendojmë sot ekskluzivisht për madhështinë e Francës. Mbaj mbi vete përgjegjësinë e humbjes”, - foli ish-presidenti Sarkozi. Dhe përkrahësit e dëgjuan, e duar-trokitën me respekt, si atë aktorin që i ka dhënë skenës jetë e gjallëri, që ka krijuar një ndjesi mirësie e pëlqimi për një masë dhjetramilionëshe. Të gjitha sa thashë më lart janë tashmë të bëra publike dhe në këtë plan unë nuk po them ndonjë gjë të re. Për mua e veçanta qëndron te mënyra se si e mbylli spektaklin politik kjo figurë e shquar e politikës europiane e më gjerë. Sarkozi, pa dyshim, është nga mjeshtrit e shquar të politikës botërore në këtë fillim shekulli. Përmasat e tij të konsiderueshme e dobi-prurëse për shëndetin e shoqërisë franceze, të ekonomisë së saj nën drejtimin e tij kanë tregues pozitivë. Por nuk është kjo shtysa që më grish të shkruaj sot. Është dinjiteti i tij njerëzor, mënyra si ai e administron jo vetëm fitoren e betejës, por dhe humbjen e saj, shfaqja dinjitoze në pran-imin e humbjes, njohja dhe pranimi i saj dhe përshëndetja që i dërgon ish-rivalit të tij të shndërruar në fitues. Të tilla veprime, që shpërfaqin pjesët e ndritura të karakterit njerëzor, dimensionet e mëdha që shpërfaqin në prag ngjarjesh të mëdha, që ndryshojnë rrjedhshmërinë e ngjarjeve, edhe pse personale, por që sjellin ndikime në kolektiva të mëdha, përfshirëse, të bëjnë që të ndalesh. “Unë e njoh dështimin. Jam i vetëdijshëm për të marrë përgjegjësitë e plota. Unë jam gati për të mësuar paso-jat”, - ka shkruar Nikola Sarkozi në vitin 2001, ku trajtonte eksperiencën e fushatës të përfunduar me humbje në

vitin 1999. “Edhe në një situatë të tillë e gjej veten si në një mbrëmje pranverore...”, – shprehej asokohe zoti Sarkozi.

Ndërsa mbrëmjen e së dielës, sapo u dhanë rezultatet e para, deklaroi me një thjeshtësi dhe elegancë se “një epokë e re është hapur për Francën dhe unë do të bëhem një qytetar si ju”. Shoqëria jonë e re postkomuniste më tepër se kushdo tjetër e ka për detyrë që t’i njohë dhe t’i vetësojë të tilla sjellje e praktika dinjitoze, me frymëmar-rje të shëndetshme demokratike, nëse duan të prano-hen si aktorë, qoftë edhe modestë, të teatrit politik të demokracive perëndimore. Kështu janë rregullat që ka përcaktuar shoqëria demokratike europiane, ku ne aspiro-jmë të bëhemi pjesë. Kështu funksionojnë sfidat, betejat, ndeshjet mes palëve e mbi të gjitha epilogu.

Të tilla praktika mbeten në nivelin sporadik në vendin tonë. Është e vështirë të pranohet në mentalitetin e një lideri politik shqiptar të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë politike pas humbjes së zgjedhjeve. Ky gjest kurajoz shihet si dobësi, jo rezistencë nga ana e politikës shqiptare, ku pushteti shërben si toka Anteut për t’i kthyer fuqinë për të jetuar, e njëlloj si Anteu mposhten sapo humbin kontaktin me “tokën”. Ka ardhur koha që dhe shoqëria shqiptare të tregojë se është shoqëri e vlerave dhe e parimeve demokratike. Klasa jonë politike duhet të frymëzohet nga civilizimi, dobishmëria dhe jo nga konflik-tet dhe shtirjet emocionale. Lidershipi shqiptar duhet të kuptojë se bota njerëzore, ndryshe nga ajo hyjnorja, nuk karakterizohen nga përjetësia.

nga BojAnA FAtkojA

Mirëdita qytetari Sarkozi!

Page 11: Gazeta Metropol 10 Maj

11• E enjte 10 maj 2012

»opiNioN

Heshtja e faktorit politik shqiptar në Maqe-doni, veçanërisht e partisë në pushtet, BDI-së, është e pajustifukuar. Në një kohë kur opinioni mbarëkombëtar dhe ai ndërkombëtar tronditen nga pamjet e in-tervenimeve policore të shtetit maqedo-nas kundër njerëzve të pafajshëm, në një skenar që s’ka të bëjë me motivet e zbu-

limit të një krimi makabër, por me një terror psikologjik mbi tërë popullsinë shqiptare, politika shqiptare hesht, duke u bërë palë me veprimet qeveritare. Reagimi i BDSH-së së Bardhyl Mahmutit vjen në një kohë kur të gjithë, pa për-jashtim, duhej të kishin ngritur zërin, të kërkonin transpar-encën e qeverisë në parlament dhe të qetësonin opinionin publik. Kundër dënimeve kolektive, në një kohë kur dihet se dhuna etnike është e pranishme dhe palët po akumu-lojnë revoltë nën përgjegjësinë respektive ndaj situatës, askush përveç klaneve politike brenda pushtetit nuk është i interesuar për acarimin e mëtejshëm të saj.

Kundër deklaratave kontradiktore të kryeministrit Gruevski ditë më parë dhe deklaratës për shtyp të ministres së Brendshme Jankullovska, rezulton se veprimet e fundit policore të qeverisë së Shkupit nuk kanë të bëjnë aspak me zbulimin e autorëve të krimit të pesëfishtë makabër kundër qytetarëve të pafajshëm maqedonas, por me një terror psikologjik të mirëmenduar për shkak të situatave të tjera, të cilat qeveria nuk ka kurajë t’i deklarojë në opinion.

Nuk është rasti i parë që montohen skenarë të tillë në veprimet policore të shtetit, të cilat profesionalisht janë të dekonspirueshme dhe false dhe nxjerrin fytyrën e vërtetë të pushtetit politik të kalbëzuar, të mbarsur me nacionalizëm ekstrem kundër popullsisë paqësore shqip-tare. Vrasja e katërfishtë e shqiptarëve dy vjet më parë, më 12 maj të vitit 2010, ishte një inskenim mashtrimi, i cili nuk e fshehu dot dorën kriminale të pushtetit me mo-tive të hapura politike. Pjesë e këtyre veprimeve, edhe pse të diktuara, është bërë edhe partia në pushtet, e cila përherë ka heshtur dhe ka pranuar bashkëfajësinë në vep-rimet policore të qeverisë.

Opinionit të gjerë në Maqedoni i kujtohen deklaratat e kryeministrit Gruevski më 22 prill 2012 para medi-eve: “Pas hetimit paraprak të kryer është konstatuar se vrasësit janë profesionistë dhe të stërvitur mirë. Ata janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta, që nuk është parë ndonjëherë, por unë shpreh bindjen se ata do të kapen dhe do të përgjigjen për veprën mizore që bënë: vranë pesë njerëz të pafajshëm, të cilët besoj se nuk i kanë njohur e as që e kanë ditur se si quheshin kur i vranë.” “Hetimet paraprake” nuk kanë sjellë asgjë të re mbi autorët e krimit. Mësohet se i vrari 45-vjeçar së bashku me 4 të rinjtë maqedonas, me sa duket, ka qenë dësh-mitar okular i krimit dhe për këtë arsye ka pësuar fatin e tyre. Nëse Gruevski ka informacione se “janë të stërvi-tur shumë mirë dhe shumë të aftë”, çfarë mund të thuhet tjetër në raste të tilla? Nëse ai i di motivet e tyre “shumë të larta”, atëherë ai e di fort mirë se pse i ka vënë në vep-rim strukturat policore dhe nuk mund të fsheh qëllimin e tij me një operacion të dhunshëm me natyre terroriste.

Diskreditimi në opinionin e shëndoshë i veprimeve të dhunshme qeverisëse, të montuara shumë keq dhe dobët nga ana profesionale, është shpërblimi për natyrën na-cionaliste agresive të pushtetit politik, i cili është betuar se do të marrë hak mbi shqiptarët pas luftës së vitit 2001 në Maqedoni. Zakonisht, siç thotë pop-ulli shqiptar, “uthulla e fortë prish enën e vet”. Kështu po i ndodh Gruevskit dhe klanit të tij të korruptuar politik. Karta e nacionalizmit nuk i vlen më në sytë e opinionit maqedon, sepse asaj tashmë i ka dalë boja.

Kjo është një rrugë e gabuar, e cila e çon shtetin në destabilizim me pasoja për rajonin. Në këtë situatë çdo veprim i ndërmarrë me ngut dhe pa përgjegjësi politike është një hap shumë i rrezik-shëm dhe pasojat do të bien mbi të gjitha palët në një konflikt etnik në përmasa më të mëdha. Nëse mbi të ar-restuarit do të ushtrohet dhunë vetëm e vetëm për të pranuar fajësinë dhe për të justifikuar aksionet policore, ky do të jetë një dhunim i skajshëm i të drejtave njerëzore. Opinioni duhet të kuptojë se ka të bëjë me një sistem monist totali-tar, diktatorial, që po hakmerret që pas vitit 2001 ndaj popullsisë shqiptare në mënyrën më të egër dhe të hapur në

sytë e botës së qytetëruar. Thirrja e BDSH-së për një mobilizim të gjithanshëm në

këtë situatë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni për t’i dalë përballë përshkallëzimit të dhunës dhe reagimeve popullore, është qëndrim gjakftohtë në kohën e duhur. Agjencitë e ndryshme ndërkombëtare kanë komentuar me shqetësim situatën në Maqedoni. Intelektualë të jetës politike e sociale në vend kanë kritikuar ashpër qëndrimin kokëfortë të shprehur me veprimet e dhunshme policore të shtetit maqedonas, duke paralajmëruar se në fushën e sigurisë rreziqet dhe pasiguria po shtohen përditë. Kjo situatë po mbjellë frikën në opinion mbi përshkallëzimin violent të veprimeve nga të dy krahët.

Në kushtet e një analize të ftohtë dhe me efekte den-oncimi theksojmë se përhapja e frikës mbi ekzistencën e “terrorizmit shqiptar” të nxitur nga lindja në shtetin maqe-donas është një farsë politike foshnjore. Dhënia e natyrës së veprimtarisë karakter fetar islamik duke pretenduar për ekzistencën e strukturave terroriste islamike është një in-skenim qesharak, që nuk ka të bëjë me shqiptarët, por me bashkëpunëtorët e shërbimit sekretë të Maqedonisë dhe të Serbisë, që me veprimet e tyre u shërbejnë objektivave politike me të largëta të qeverisë së Gruevskit, duke e dis-kretituar atë pa arritur qëllimet e saj antishqiptare.

Politika në Maqedoni nuk mund ta fshehë dot synimin e saj në këtë situatë, e cila, për hir të së vërtetës, është zhvilluar për shkak të acarimit të dhunës etnike që disa muaj më parë. Përplasjet etnike, me pasoja mbi të rinjtë e pafajshëm, thirrjet raciste kundër shqiptarëve, protestat shkatërruese dhe të dhunshme të huliganëve nacional-istë maqedonas, dhunimi i vlerave të identitetit shqiptar, përndjekja e ish-luftëtarëve të UÇK-së, varfëria, korrup-sioni, mefshtësia dhe servilizmi politik shqiptar, fyerja e rëndë e identitetit shqiptar prej rretheve “akademike” maqedonase dhe humbja përfundimisht e vlerave të Mar-rëveshjes së Ohrit, si garancia për bashkëjetesë - të gjitha këto dhe arsye të tjera e kanë nxitur reagimin politik të opinionit shqiptar, i cili është zgjuar kundër padrejtësisë dhe dhunës psikologjike dhe po kërkon rrugëzgjidhjen për t’i shpëtuar së keqes që e ka kapur për fyti. Me sa është kuptuar, vizitat e kohëve të fundit e liderëve dhe funk-sionarëve shtetërorë të Tiranës zyrtare nuk kanë arritur t’i qetësojnë shqiptarët, përkundrazi.

Duke dashur t’i shërbejnë sadopak stabilizimit të kësaj situate, sistemi mediatik në Maqedoni dhe në hapësirën shqiptare duhet të jetë realist dhe i hapur për të shman-gur dezinformimet dhe për të zbardhur të vërtetën. Thel-bësore është të ndalohet dhuna dhe represioni policor kundër shqiptarëve në shtetin maqedonas. Është kuptuar se skenarëve të shërbimeve inteligjente u ka dalë boja. Nëse strukturat shtetërore e politike mendojnë se kjo është rruga e tyre më e mirë për të ruajtur këtë pushtet të kalbëzuar monist, atëherë duhet kuptuar se kjo është një rrugë pa krye, është një aventurë e rrezikshme politike me pasoja të rënda, që mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë stabilitetit në rajon.

Nëse qeverisja “Gruevski” është e tronditur nga ekzistenca e një qeverisje në hije të shqiptarëve, të cilët kërkojnë federalizimin, apo më tej ndarjen e saj, atëherë të mos tregojë veshin e majtë me dorën e djathtë. Pak e nga pak e vërteta mbi veprimet e dhunshme policore po zbardhet. Shqiptarët nuk dinë të vrasin prapa krahëve. Nëse ata do ta kishin bërë këtë, Gruevski duhet të bindet

se dikush do ta merrte përsipër vrasjen dhe do të pub-likonte motivet e saj. Arrestimet e bujshme kanë përfun-duar në një farsë politike të montuar për të ardhur keq, duke nxjerrë në dritë të diellit mbështetjen sllavoorto-dokse me motove etnikofetare. Një pjesë e imamëve të mirëpaguar nga UDB-ja dhe shërbimi maqedonas, të ar-simuar deri në Moskë, nuk mund ta futin në qorrsokak opinionin shqiptar.

Dështimet e politikës maqedonase në përpjekjet për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, presioni i ultranacion-alizmit nga brenda, kriza politike për shkak të identitetit dhe emrit të shtetit, pasojat mbi dyshtetësisë maqedo-nase e bullgare, po e diskreditojnë kartën e nacionalizmit të Nikolla Gruevskit. Por ka edhe kështu gjasa. Nëse ka-zinotë dhe biznese të tjera monopoli në Maqedoni po humbasin shumë dhe kanë prekur interesat e fitimeve të bosëve të tyre, kjo nuk është arsye për t’u leshur dhun-shëm mbi shqiptarët e pafajshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me krimin, i çdo lloj natyre qoftë. Ajo që po kuptohet nga kjo kokëfortësi politike janë strukturat brenda politikës maqedonase, që janë të interesuara për ndarjen e Maqedonisë. Mënyra për të tërhequr faktorin shqiptar në këtë rrugë është pa shpresë.

Kjo situatë ngarkon me përgjegjësi të rëndë klasën politike shqiptare në Maqedoni, e cila rezulton e përçarë, e pleksur në interesa individësh me pushtet dhe klaneve të tyre, veçanërisht e BDI-së dhe PDSH-së, që me qëndrimin e tyre “opozitë brenda opozitës” janë kthyer në lëkurë mbrojtëse të pushtetit të korruptuar politik në Maqe-doni. Transparenca në parlamentin e Maqedonisë dhe bojkotimi i institucioneve shtetërore deri në zbardhjen e situatës do të ishte një shuplakë e rëndë politike, që do të çonte në gjetjen e rrugëzgjidhjeve të situatës. Heshtja është bashkëfajësi. Nuk mund të justifikohen, në çfarëdo lloj rasti, shoqërimet e njësive speciale maqedonase prej funksionarëve shqiptarë, qoftë në patrullimin policor dhe ushtarak të aksit rrugor Gostivar–Dibër, qoftë në dijeninë e funksionimit të sistemit të survejimit të teleferikut, qoftë në zbarkimet me helikopterë për të rrethuar fshatra e lagje të tëra, pra kudo funksionarët e BDI-së janë pjesë e veprimeve shtetërore, duke u bërë vegla qorre në duart e qeverisë.

Kjo natyrë “e përfaqësimit në pushtet” edhe kur bëhet fjalë për dhunimin e shqiptarëve, na bind se politikanët shqiptarë janë të zhytur thellë në rrugën e krimit dhe të braktisjes së interesave të popullsisë shqiptare, që i ka votuar. Në rrethet patriotike ky qëndrim është vlerësuar dhe vlerësohet si tradhti e interesave kombëtare. Politika shqiptare në Maqedoni asnjëherë nuk e mori në konsid-eratë thirrjen e hapur për mundësinë e bashkëpunimit dhe përfaqësimit në bllok brenda politikës. Ajo asnjëherë nuk e ngriti zërin kundër ligjeve diskriminuese dhe an-tidemokratike që miratohen në këtë shtet dhe që pas vitit 2001 kanë dhunuar në mënyrë sistematike të drejtat e shqiptarëve, punën, jetën dhe pronën e tyre.

Kjo sjellje politike dhe aspak me frymë kombëtare me siguri që do të ketë dhe koston e vet. Opinionit shqiptar sot i janë hapur sytë. Një ditë këta politikanë kaq të për-folur do të kthejnë kokën prapa dhe do të kuptojnë se kanë mbetur gjeneralë pa ushtarë. Ky do të jetë ndëshkimi më i rëndë dhe nuk do të ketë më kohë për t’u korrigjuar. Kjo klasë politike pothuajse ka dalë jashtë loje. Ajo ende s’e ka kuptuar se deri tani ka mbijetuar me votën e popullit. Thir-

rja që po i drejtohet sot klasës politike shqiptare në Maqedoni është kërkesë e hapur për të bërë aktin e fundit në kohën që i ka mbetur: t’u dalë zot inte-resave të popullsisë shqiptare në këtë shtet. Askush nuk ka të drejtë të luajë me vlerat e gjakut të derdhur për liri dhe pavarësi kombëtare. Njerëzit e thjeshtë kërkojnë drejtësi dhe barazi shoqërore. Kjo thirrje është edhe për qëndrimin dhe ndërhyrjen e faktorit politik ndërkom-bëtar për të ndalur dorën e dhunshme të pushtetit politik në Maqedoni. Ka një arsye më shumë për ta bërë këtë, e cila është e lidhur me situatën e ngjashme në Luginën e Preshevës, në Mitrovicën Veriore. Në rast të një përshkallëzimi të situatës reagimi shqiptar do të jetë në hapësira më të mëdha. Kjo nuk do t’i shërbejë asnjëherë paqes dhe stabilitet-it në rajon. Përgjegjësia politike është shumë e lartë, dhe kjo nuk përjashton askënd për t’u justifikuar apo ndërhyrë në një kohë tjetër.

nga dr. sUlejMAn ABAzi (neshAj)

Ku po shkon Maqedonia?

Page 12: Gazeta Metropol 10 Maj

12 E enjte 10 maj 2012 •

« DOSSIER

Në emisionin “Rrno për me tregue” të gazetarit Nebil Çika ishte i ftuar Skënder Kosturi. Ai është një nga pinjollët e familjes Nosi

të Shqipërisë. Krahas arritjeve që kanë bërë në fushat e ndryshme, ata kanë ndihmuar edhe me stre-himin e hebrenjve në Shqipëri gjatë periudhës 1939-1946. Por kush i shpëtoi hebrenjtë në të vërtetë? Kjo është një pyetje për të cilën opinioni publik shqiptar nuk ka ende një përgjigje të qartë. Për 45 vjet të diktaturës komuniste ky akt fisnik i shqiptarëve u fshi nga historia zyr-tare për shkakun e vetëm se pjesa më e madhe e hebrenjve ishin shpal-lur kriminelë lufte e armiq të shtetit komunist, duke pësuar fatin e shumë hebrenjve të tjerë jashtë Shqipërisë, që nuk mundën ta kishin mbrojtjen e tyre. Sot, për fat të keq, vazhdon i njëjti trajtim historik i kësaj çështjeje nga politika dhe historiografia zyr-tare, që me termin komunist “populli” vazhdojnë të deformojnë opinionin mbi të vërtetën e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. Pa dyshim që populli shqiptar ka meritën e tij në këtë akt fisnik, por një pjesë e popul-lit, kryesisht elita politike zyrtare e kohës si dhe familjet që i strehuan hebrenjtë, kanë privilegjin të ndihen me të nderuar e të evidentohen me emra në këtë akt demonstrimi të besës dhe fisnikërisë. Pa dyshim që meritën më të madhe të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri e kanë qeveritë e kohës nga viti 1939 deri më 1944. Kjo vërtetohet edhe nga dokumentet, që tregojnë politikën dhe veprimet në mbrojtje të hebrenjve të të ashtuquajturës “qeveri kolaboracioniste”.

- Zoti Kosturi, do të doja ta fillonim intervistën nga historia e familjes suaj. Siç u pa në inser-tin që transmetuam, ju i përkisni një familjeje nacionaliste dhe që keni kontribuar në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mund të na thoni diçka më tepër lidhur me këto fakte?

Skënder Kosturi - Inserti që ju transmetuat është pjesë e një dokumentari të transmetuar në Izrael në vitin 1994. Në të janë trajtuar shtatë raste, ose shtatë dëshmi të hebrenjve që janë shpëtuar në Shqipëri, ku midis tyre janë edhe dëshmitë që ju transmetuat. Jeta e Markos (hebreu që dha dëshminë) është tepër e dhimbshme. Atij i kanë vrarë dhe zhvarrosur 64 njerëz nga familja e tij jashtë kufijve shqiptarë. Markoja ishte diplomuar për kimi. Kur po e dërgonin në kampin e përqendrimit në Maqedoni, ai kërceu nga treni dhe nuk e di se si shpëtoi. Nga aty ai shkoj në Cërrik, ku punonte si topograf dhe po bënte hartat e një latifondisti elbasanas. Pas pak kohësh ai mbetet i papunë dhe kërkon ndihmë për të jetuar. Njerëzit e rekomanduan te daja im i madh, Vasil Nosi. Vasali, pasi takon Markon, e merr në punë te fabrika e alkoolit që kishte në pronësi. Ai ishte i sigurt aty, pasi fabrika ishte jashtë rrethimit ushtarak që ishte

“RRNO PËR ME TREGUE” ZBULON DISA FAMILJE QË KANË STREHUAR HEBRENJTË NË SHQIPËRI

Si i shpëtoi Ahmet Zogu dhe Mustafa Kruja hebrenjtë e strehuar gjatë Luftës së II Botërore

në Elbasan dhe vazhdoi punën si kimist, pasi ishte shumë i zoti. Por këtu filluan edhe fatkeqësitë për Markon. Pak kilometra larg fabrikës ku punonte, po bëhej një dasmë. Nga kureshtja ai vajti të shihte dasmën shqiptare, por aty ishte dhe një nënoficer gjerman. Ata kishin filluar të komunikonin me njëri-tjetrin në gjermanisht, pasi Markoja e dinte atë gjuhë. Më vonë ai e kishte vrarë nënoficeri gjerman, pasi i kishte treguar një foto ku qentë e ushtrisë gjermane ushqeheshin me trupat e fëmijëve hebrenj. Ai e shtyu ushtarin dhe e hodhi në lumin Shkumbin. Meqë ushtari nuk u kthye më në garni-zon, një toger i gestapos së bashku me ndihmësin e tij dolën duke kontrolluar të gjithë burrat që ishin në qytet. Sapo panë Markon, ata e arrestuan, pasi e kishin kuptuar që ishte izraelit. Kur e morën, ai arriti t’u thoshte disa punëtorëve të tjerë që të njoftonte Vasilin se e kishin arrestuar. Këtu fillojnë koincidencat e çuditshme. Vasil Nosi kishte bërë një shkollë për kimi në Austri dhe shoku i tij gjatë viteve të studimit kishte marrë gradën “nënkolonel”. Ai ishte në Elbasan kur arrestuan Markon. Daja im i kërkoj atij që ta lironin atë dhe ai ashtu bëri, ashtu siç dëshmoi ai. Vasili e strehoi te hoteli i llixhave në Elbasan, atje ku është edhe sot. E dërgoi atje pasi ishte një zonë tërësisht e shkretë, pa asnjë njeri. Ai qëndroi atje derisa u largu edhe ushtari i fundit gjerman.

- Por Markoja strehohet edhe në Tiranë, si ndodhi ky kalim i tij nga një qytet në tjetrin, pasi lidhet edhe me familjen tuaj?

- Krahas Markos në fabrikën e alkoolit u strehua edhe Lef Nosi.

Ai nuk u largu nga Shqipëria as më 1924, pasi ishte me regjimin e No-lit dhe as më 1944. Kur ai u stre-hua në fabrikë, gjendja filloi të ten-sionohej, pasi ishte e rrezikshme, sepse mund të zbuloheshin që të dy. Madje, në një letër që Marko Manehami më ka dërguar mua më 1994 thoshte se për nëntë muaj ata kishin luajtur si macja me miun me Sigurimin e Shtetit. Në fund ata vendosën që Lefi të dorëzohej, por me një kusht që atij t’i falej jeta. Këtë gjë mendonin ta bënin nëpërmjet Nako Spirus, një familje që kishte lidhje me familjen tonë. Por, meqë Nako Spiru nuk ishte në Shqipëri, pasi ndodhej në një delegacion në Moskë, ata vendosën që ta strehonin në Tiranë. Dajat e mi e marrin Markon dhe Lefin dhe i çojnë në Tiranë. Por rrugës patën një problem, pasi te Pallati i Brigadave kishte postbllok. Një shok i dajës tim të vogël mundësoi kalim nëpërmjet arave që ai kishte në zonën përreth. Pasi kaluan këtë pengesë, Lefi strehohet te familja e një mësueseje shkodrane që jetonte në Tiranë. Lefin do ta merrte në besë një nga pinjollët e familjeve më të vjetra të bajrak-tarëve në Shqipëri. Ai e theu besën dhe e dorëzoi te forcat e Sigurimit të Shtetit. Mirëpo Markoja duhej të ikte në Palestinë. Ai udhëtonte me një pasaportë të Kombeve të Bashkuara. Njerëzit në port i thanë që të priste në vaporin me të cilin do të nisej të nesërmen. Markoja u kërkoi oficerëve që të darkonte me dajat e mi atë natë, që të takohej me ata para se të ikte. Kur dy dajat e mi dhe Markoja po hanin darkë te hotel “Dajti”, arrestohen nga forcat e “sigurimit. Miku tjetër që ishte në tavolinë me ata, Xhemal Farka,

tha se nuk do t’i linte vetëm dhe se do të shkonte me ta, edhe pse nuk kishte ndonjë urdhër arresti për të. Dajat e mi u dënuan dhe u liruan pasi kryen dënimin, ndërsa Xhemal Farkën e pushkatuan për disa akuza të tjera që kishte mbi të. Në këtë kohë Marko Manehami u burgos dhe nuk kishte asnjë njeri në Shqipëri. Por ai nuk ishte i vetëm. Gjyshja ime e konsideronte atë si djalë të tij. Ajo na dërgonte pako çdo dy javë, pasi ishim shtatë të burgosur. Markoja bëri një pjesë të dënimit, rreth 2 vjet, ndërsa dajat e mi u dënuan njëri 4 vjet dhe tjetri 6. Këta u dënuan për arsyen e Lefit. Vasili vdiq gjatë punës së detyruar që i kishin dhënë. Pra, Markoja nuk pranoi të largohej nga Shqipëria më 1946, por u largua më 1990. Ai punoi në Shqipëri si pedagog.

- Pas rënies së diktaturës ju ikët në Izrael. Ju ishit grupi i parë që shkuat atje?

- Faktikisht, nuk isha unë. I pari që iku ishte Refik Ruseli. Kur vajti ai, për çdo person që kishte strehuar një izraelit mbillej një pemë në një pllakë. Por meqë këta bëheshin shumë, u ndërtua një pllakë ku u vendon emrat e perso-nave që strehuan çifutë gjatë peri-udhës së Luftës së Dytë Botërore. Të njëjta pllaka ndodhen edhe në Uashington. Ndërsa delegacioni ku isha unë ishim të përfaqësuar nga 14 veta, të cilët përfaqësonim 14 familje. Çudia më e madhe e izraelitëve ishte fakti se si kishte mundësi që të gjithë hebrenjtë që u strehuan në Shqipëri u shpëtuan, kur ne ishim një vend mysliman. Atëherë unë u detyrova t’i thosha shprehjen se “shtëpia është Zotit dhe e mikut”. Na kanë pritur me nderime të jashtëzakonshme.

Vasali pasi takon Markon e merr në punë tek fabrika e alkolit që kishte në pronësi. Ai ishte i sigurt aty, pasi fabrika ishte jashtë rrethimit ushtarak që ishte në Elbasan dhe vazhdoi punën e tij si kimist, pasi ishte shumë i zoti. Por këtu filluan edhe fatkeqësitë për Markun. Pak kilometra larg fabrikës ku pu-nonte ai, po bëhej një dasmë. Nga kureshtja ai vajti ta shihte dasmën shqiptare, por aty ishte dhe një nënoficer gjer-man. Ata kishin filluar të ko-munikonin me njëri-tjetrin në gjermanisht, pasi Marku e dinte si gjuhë. Më vonë ai e kishte vrarë nënoficeri gjer-man, pasi i kishte treguar një foto ku qentë e ush-trisë gjermane ushqeheshin me trupat e fëmi-jëve hebrenj. Ai e shtyu ushtarin dhe e hodhi në lumin Shkumbin. Në momentin që ushtari nuk u kthye më në gar-nizon, një toger i gestapos së bashku me ndih-mësin e tij dolën duke kontrolluar të gjithë burrat që ishin në qytet

Page 13: Gazeta Metropol 10 Maj

13• E enjte 10 maj 2012

»DOSSIER

- Si është bërë e mun-dur shpëtimi i hebrenjve dhe shmangja e kontrol-leve gjermane në atë periudhë?

- Familjet që i strehuan çifutët kishin edhe mundësi ekonomike, por kishin edhe reputacionin. Fakti krye-sor është se në Shqipëri nuk ka pasur kontrolle nga Gestapoja për gjetjen e çi-futëve. Një miku im histori-an, Shaban Sinani, ka gjetur një dokument të një mbled-hjeje të qeverisë naziste gjermane. Në të shkruhej se në Shqipëri nuk kishte kontrolle nga Gestapoja dhe se çështja e hebrenjve në Shqipëri është një çështje e brendshme e qeverisë Shqiptare. Pra, edhe pse ne ishim një vend i pushtuar nga nazistët, përsëri kishim një lloj reputacioni tek ata. Këtë e them pasi në vendon tonë ishte një qeveri kukull. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shtete të tjera, si Danimarka.

- Por ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri janë krejt ndryshe nga popujt e tjerë. Në Danimarkë janë shpëtuar vetëm hebrenjtë që ishin me origjinë daneze dhe jo të tjerët, ndërsa në Shqipëri janë strehuar hebrenj nga të gjitha vendet.

- Kur isha në Izrael, kam takuar dy vëllezër që ishin strehuar në Shqipëri. Kup-tohet që në periudhën që ata kishin qenë këtu, kishin qenë shumë të vegjël, të cilët dëgjonin për Sh-qipërinë ende për problemet ekonomike. Shumë të revol-tuar, ata më pyesin se pse e kishim shkatërruar vendin. Unë u habita dhe nuk fola. Pastaj ata ma shpjeguan arsyen pse më pyetën aq të revoltuar. Ata ishin hebrenj nga Kroacia. Kur kishin fil-luar bombardimet në Kroaci, i kishte vdekur babai. Këta dy fëmijë së bashku me nënën e tyre u nisën më këmbë për të gjetur strehim dhe shkojnë në Shkodër. Kur kalojnë kufirin dhe hyjnë në Shqipëri, shikojnë se kishte paqe dhe jo luftë. Ishte një bollëk relativ kundrejt vendeve që ishin në luftë. Atyre u kishin bërë për-shtypje fëmijët shqiptarë, të cilët, pa pyetur se nga ishin apo se nga vinin, i kishin marrë dhe kishin filluar të loznin me ta. Këta u integruan menjëherë. Një detaj interesant që më thanë ishte se nuk kishin parë asnjëherë napolon floriri. Një nga vëllezërit punonte në bankë dhe kishte parë vetëm çeqe dhe para kesh. Në Shkodër ata kishin parë tregtar të luanin tavllë me napolon floriri. Ai u kishte thënë fëmijëve të tij: “Ekziston një vend në botë që quhet ‘Shqipëri’ dhe ekziston një qytet që quhet ‘Shkodër’. Ajo është parajsa.” Fëmijët e tyre mezi prisnin që të shihnin këtë vend. Ai ishte i irrituar për faktin se Shqipëria ishte e rrënuar ekonomikisht. Diçka tjetër që më bëri përshtypje ishte se në grupin tonë në Izrael ishin edhe dy pleq.

Ata kishin marrë një kopje të Kuranit në shqip dhe ia dhuruan Mullait të Jerusa-lemit. Kjo më bërë për-shtypje, pasi në hierarkinë e myslimanëve Mullai është personalitet shumë i lartë, pasi ndodhet në Jerusalem, në qytetin e shenjtë. Kjo ceremoni u bë shumë e madhe. Ishin të pranishëm edhe shumë televizione. Në Izrael na u desh shumë kohë që t’u shpjegonim atyre se ne kishim strehuar hebrenjtë jo se janë një popull që gëzon një simpati të veçantë, por se ky është zakon i shqiptareve. Kush do që të ishte në nevojë, ne do ta ndihmonim. Por per-sonat që i kanë ndihmuar nuk janë shumë, janë rreth 80 veta që e gëzojnë këtë status. Problemi është se pse emrat e këtyre person-ave nuk bëhen publikë, ose të ngrihet një obelisk. Këtë gjë e them pasi këta njerëz kanë nderuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Zoti Kosturi, krahas certifikatave që shteti Iz-raelit ka dhënë për ju nuk duket se ka bërë ndonjë bashkëpunim politik me Shqipërinë. Izraeli është ende një shtet që nuk e ka njohur Kosovën. Nga informacionet që kam unë, certifikata të tilla janë shpërndarë për pop-ullin shqiptar që jeton në Kosovë. Njohja e Kosovës do të ishte shpërblimi më i madh që mund t’i bënin popullit Shqiptar.

- Izraeli ka probleme me Palestinën. Unë nuk jam as historian dhe nuk dua të bëhem as politikan. Por jam i sigurt se këto çështje do të zgjidhen. Unë them me bindje shumë të madhe se populli izraelit ka një simpati shumë të madhe për popullin shqiptar. Ne kemi një problem tjetër shumë të madh tonin. Ne krenohemi më shumë se ç’duhet me ngjarje të tilla. Strehimi i hebrenjve është për t’u krenuar, por jo ta kthejmë në një çështje politike, ku njëri të mburret më shumë se tjetri. I vetmi institu-cion që vërteton këto punë

është organizata izraelite që merret me këtë punë.

- Nga një studim që unë kam bërë rezulton se mbi 90% e mbrojtësve të hebrenjve, persona zyrtarë dhe jozyrtarë, përfunduan në burgjet komuniste, pse mund të ketë ardhur kjo?

- Kjo lidhet me faktin se pjesa më e madhe e familjeve që i strehoi hebrenjtë ishin familje me reputacion dhe kishin influencë. Komunizmi i luftoi ato familje, pasi idetë e komunistëve binin ndesh me aspiratat e këtyre familjeve.

- A e dinte organizata izraelite se çfarë fati kishin pasur këta njerëz në këta 50 vjet komu-nizëm si pasojë e stre-himit të hebrenjve?

- Kur ne dolëm nga aero-porti i Tel-Avivit, na prisnin rreth 200 njerëz. Pothuajse të gjitha familjet që ishin strehuar në Shqipëri kishin ardhur për të na pritur në aeroport. Madje, njëri nga hebrenjtë i nxori shokut tim, Edi Toptanit, një palë llas-tiqe që ky ia kishte dhënë në fëmijëri dhe kishin shkruar ne dy krahët e saj emrat e tyre. Pra, hebrenjtë kishin jetuar si vëllezër me familjet shqiptare.

- A jua kanë njohur meritat komunistët për strehimin e hebrenjve?

- As që bëhet fjalë. Gjatë kohës së diktaturës unë kam mbajtur lidhje me Markon, i cili jetonte në Tiranë dhe kishte tri vajza. Ai ishte i vetmi person që më bënte të ndihesha më shumë krenar se çdo herë tjetër për gjestin fisnik që kishte bërë familja ime.

- Si ndiheni kur meritat e ndihmës ndaj popullit hebre i merr i gjithë pop-ulli shqiptar dhe jo familjet që e kanë bërë këtë gjë?

- Nuk është se mërzitem. Familjet që i strehuan hebrenjtë e bënë pasi e ndienin të nevojshme t’i ndihmonin dhe jo që të krenoheshim më mbrapa. Sigurisht që, kur shquhen emrat, ndihem mirë, por mund të them se në Kuv-endin e Shqipërisë gjatë

ceremonisë për holokaustin personi që ishte ulur përbri Kryeministrit ishte kush-ëriri im, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Kanadaja për këtë aktivitet. Mendoj se historia duhet thënë ashtu siç është në dokument.

- Në historinë shqiptare vazhdojnë të konsiderohen ende këta emra si kolabo-racionistë me nazistët. Në intervistën që u dha në fil-lim të emisionit, një nga të mbijetuarat në Shqipëri tha “gjoja qeveria kukull”. Duket se ata janë më të qartë se ne për historinë tonë...

- Ata e kanë më të qartë këtë pjesë të historisë, pasi në Shqipëri ka ndodhur një fenomen i çuditshëm. Në qoftë se do të lexojmë raportin e Enver Hoxhës në Kongresin e Parë, ai flet për historinë e Shqipërisë, por pa lidhje. Më pas e gjithë historiografia shqiptare luftoi që të vërtetonte ato fjalë që kishte thënë ai. Një fakt historik që di unë është se ushtria gjermane ka marrë një hua te qeve-ria shqiptare dhe ministri i Financave i asaj periudhe u dënua për këtë ngjarje. Por si mundet që ushtra e një pushtuesi të marrë kredi? Pushtuesi grabit atë që do dhe ikën. Duhet bërë një rishkrim i historisë, pasi shumë gjëra që janë shkruar janë bërë gabim. Historia duhet shkruar nga historian të tjerë dhe jo nga ata që e kanë shkruar një herë, pasi ata nuk mund të lëpijnë atë që kanë pështyrë.

- Në historiografinë zyrtare shqiptare ka pak, për të mos thënë aspak, material për këtë akt fisnik që familja juaj dhe familjet e tjera shqiptare kanë bërë. Si mund ta argumentoni këtë?

- Vendosja e shkrimeve u bën një nder shqiptarëve. U bën nder jo vetëm familjeve shqiptare, por gjithë popul-lit, pasi kanë një fakt më shumë që të krenohen. Unë jam i bindur se cilido popull të trokiste në familjen e shqiptarëve do të gjente ndihmën e kërkuar.

Përgatiti Ervin Koçi

Dëshmia e Johana Neuman, hebreje e strehuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore:

Ne erdhën në Shqipëri në mars të vitit 1939, por në prill vendi u pushtua nga Italia. Konsulli i SHBA-ve në Tiranë u largua për në Napoli, kështu që ne nuk mundëm të merrnim viza për në SHBA. Në fillim jetuam në Durrës. Atje kishte rreth 60 hebrenj austriakë. Në fillim jetonim të gjithë bashkë, por më pas vendosëm të merrnim me qira një banesë në Shkozet të Durrësit. Kur mbreti Zog u bë me djalë, më 5 prill 1939, nga gëzimi vendosi të na jepte të gjithë ne hebrenjve shtetësinë shqiptare. Pra, ne do të ishim bërë shtetas shqiptarë, nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar. Fqinjët në Shkozet na sillnin pilaf, kadaif, bakllava dhe gjëra të tjera të mira, por na ftonin që të shkonim bashkë me ta në xhami. Mendoj se koncepti i besës dhe kanunit u demonstruan gjatë atyre viteve, kur ne u pritëm krahë hapur nga të gjithë. Ne kishim shumë miq shqiptarë, qofshin qytetarë të thjeshtë apo zyrtarë të qeverisë dhe që të gjithë bënin çmos për të na ndihmuar. Kur u ktheva në Izrael, unë u thashë atyre se Shqipëria ishte një vend me një milion banorë dhe pjesa më e madhe e tyre ishte analfabet. Një vend që nuk shquhej si i pasur apo vend intelektual, por nga niveli moral ishin shumë lartë. Nga ana tjetër, Gjermania ishte një vend me shumë intelektualë, si historianë, muzikantë, kompozitorë, por që ra poshtë në nivelin që e dimë të gjithë. Familja Pilku u ekspozua komplet për shkakun tonë. Gjermanët mund ta kishin zbuluar se ishin hebrenj dhe mund ta kishin pësuar. Nuk mund të gjenden fjalë për të përshkruar të gjithë ata njerëz që shpëtuan he-brenjtë kundrejt çdo çmimi. Këtu përfshihen edhe ata njerëz që ishin në qeverinë e ashtuquajtur “kukull” të Mustafa Krujës. Ata e dinin shumë mirë që ne ishin hebrenj dhe nuk na dorëzuan te gjermanët.

Dëshmia e Marko Manehamit, hebre i strehuar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore:

Kur isha i strehuar në familjen e Vasil Nosit në Elbasan, erdhi një oficer nazist. Ata donin të më merrnin e të më vrisnin, pasi mendonin se kisha vrarë një toger gjerman. Vasili iu përgjigj duke i thënë se, nëse do të më vrisnin mua, atëherë të vrisnin të gjithë familjen tij. Ai i tha ushtarit se më kishte strehuar në shtëpi duke më dhënë besën dhe nuk mund ta thyente atë. Oficeri këmbëngulte se duhej të më merrte me vete, pasi kishte urdhër që të më arrestonin. Vasili iu përgjigj përsëri duke e kundërshtuar atë. Po atë natë ai më mori dhe më strehoi në një hotel në Elbasan. Unë u strehova për një muaj e gjysmë në një hotel në Elbasan, pasi nuk mund të strehohesha në vende të tjera. Te hoteli vinte motra e Vasilit, Adelina, babai i tij, doktor Nosi, dhe më sillnin ushqimin derisa u çlirua Shqipëria. Kur shoh pamjet e hotelit të Elbasanit, ndiej se është vendi që më ka lindur për të dytën herë.

Page 14: Gazeta Metropol 10 Maj

14 E enjte 10 maj 2012 •

«Dossier

nga AlBert kotini

(vijon nga numri i kaluar)

të sigurt se nuk jemi viktima të një fati antihuman, kemi nderin t’i lutemi zotërisë suaj të ndë-rhyni për krijimin e një Shqipërie etnike dhe të pavarur.” Në këtë mënyrë e mbyll kërkesën e memorandumit në emër të Kos-ovës Hoxhë Kadria, që e drejtoi

në prag të konferencës për paqe pas Luftës së Parë Botërore dhe para përfshirjes në shte-tin artificial të Jugosllavisë. Po të niseshim nga data e shkruar në këtë memorandum e deri sot, vërtetohen më së miri argumentet dhe faktet se sa të drejta dhe të vërteta ishin ato. Kështu, në thelbin e këtij mësimi historik që na jep ky memorandum, është pyetja: ku e mbështesin të drejtën e tyre serbët mbi Kosovën? Kur Peja, Shkupi, Prizreni etj. janë qytetet e ngritura që në shekullin e gjashtë para erës sonë, ndërsa serbët erdhën duke u vendosur në shekujt VII dhe XI të erës sonë, pra pas 1400 vjetësh më mbrapa. Vatrat e kulturës, ato fetare, siç pre-tendojnë serbët se janë ngritur prej tyre si or-todoksë, nuk argumentojnë asgjë. Këto kisha u ngritën mbi kishat e mëparshme më të vjetra shqiptare, sepse të gjitha kishat ortodokse kanë një pozicion në vendosjen e tyre. Nisur nga kjo tezë serbe, duhet të pranojmë se edhe turqit, që kanë ngritur xhaminë në shekullin XI në Vjenë të Austrisë, na del sikur e paskan krijuar ata këtë shtet! Pra, një pushtues që ka të drejtë të ngrejë diçka të tijën, nuk e argumenton dot para ekzistencën e tij ose ngritjen e një kombi par-aardhës thjesht me emërtimet që ai i vë kur e uzurpon një vend. Edhe pretendimi se Prizrenin e kanë ngritur serbët dhe gjoja paskëshim të njëjtën histori me ta gjatë mbretërimit të tyre 300-vjeçar në Kosovë, nuk është i bazuar në asnjë të dhënë shkencore. Logjika e fakteve të tilla do të çon në përfundimin se edhe Marse-jën në Francë e ngritën në fillim grekët, ashtu si edhe mjaft qytete të Spanjës i ngritën arabët. Atëherë, a mund të quhen, sipas serbëve këto qytete, greke apo arabe?!

Le t’i referohemi një momenti tjetër historik, kur fati i Kosovës duhej të kishte marrë drejtimin e merituar për të fituar pavarësinë. Pse? Shansi i tretë historik është në aktualitetin e vitit 2006 dhe dokumentet provojnë domosdoshmërinë se gjyna-het e historisë të mos na përsëriten më, sepse çdo durim e pësim e ka një limit përfundimtar.

E vërteta e dokumentuar për Konferencën e Bujanit

Vlera e botimit të një doku menti të pabotuar më parë për motive të ndryshme (pse jo edhe për censurë), por e interpretuar në mënyrë subjek-tive nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrësit e kësaj konference, sipas porosive të shkollës historike enveriste, e ka lënë këtë ngjarje mad-hore deri sot në hije, pa e vendosur në rrolin e vet të vërtetë për fatin e Kosovës. Pse? Çështja qëndron se në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944 Kosova ndodhej në prag të idealit për liri, por edhe e mashtruar nga Lufta e përbashkët Nacionalçlirimtare e komunistëve të Titos dhe të Enverit, na josh që të mos bëhemi përsëri pre e këtyre mashtrimeve për një bashkekzistencë të fateve të Kosovës dhe të Serbisë, aktualisht në kushtet e reja historike për zgjidhje. Pikërisht këtu qëndron më tepër vlera e këtij dokumenti për zbardhjen e së vërtetës, ashtu siç ka ndod-hur përballë interpretimeve të gabuara që janë botuar deri më sot. Pa dashur të bëj oponencën lidhur me këto shkrime për Konferencën e Bu-janit nga viti 1945-2005, mendoj se komuni-kimi i drejtpërdrejtë me dokumentin origjinal të kësaj ngjarjeje do të jetë më e dobishme dhe më efikase. Ftoj në këtë çështje edhe gjykimin e dëshmitarëve okularë që janë gjallë sot, pjesë-

ex katedra, ex libris: Gjendje konfliktuale mendore e shqipërisë

marrës të kësaj konference, në veçanti nga treva e Kosovës, për të analizuar qëndrimin e saktë ose të pasaktë në ballafaqim me problemet që pasqyron ky procesverbal origjinal. Në historio-grafinë shqiptare për Kosovën me konferencën e Bujanit është spekuluar mjaft dhe, për pasojë, në histori është e mbushur me ekuivoke, ku më tepër fajësohet regjimi i Enverit dhe i Titos sesa në të vërtetë shovinizmi shekullor i Serbisë. Për mendimin tim, gjykimi i kësaj konference në histori vjen pas konferencës së Pezës më 16.09.1942, duke u nisur nga misioni dhe ideja kombëtare e luftës çlirimtare në mbarë trevën shqiptare. Në këtë dokument zbulohet deformi-mi sllav i bërë për bashkimin e Kosovës me Sh-qipërinë gjoja në emër të vetëvendosjes. Kënd-vështrimi është i ngushtuar thjesht i njëanshëm dhe parë vetëm për palën antifashiste, duke përjashtuar të gjithë antikomunistët e Kosovës. Ajo që është spekuluar me ndjenjat e popullit të Kosovës ka të bëjë me vënien përballë të doku-menteve të Kartës së Atlantikut, Konferencës së Moskës dhe të Teheranit, të cilat u përdorën përballë përfaqësuesve të Konferencës së Bu-janit për të fituar kohë dhe pritur fatin e tyre për vetëvendosje, sipas Titos dhe Enverit në për-puthje me këto dokumente. Duke besuar këtë

lloj mashtrimi me dokumente të institucioneve ndërkombëtare, të cilat pjesëmarrësit nuk i njih-nin fare në përmbajtje, u bë si devizë e luftës kundër okupatorit italian dhe gjerman qëllimi kryesor, ndërsa çështja e pavarësisë së Kosovës u ngatërrua me ngarkesa ideologjike komuniste të sllavizmit. Ana tjetër ishte se Kosova kishte qenë në përbërje të Jugosllavisë si shtet dhe Lufta e Dytë Botërore e përfshiu në ato forma-cione ushtarake të atij shteti dhe nuk u kuptua se pushtimi serb kishte qenë asimilues dhe jo çlirues për kosovarët, prandaj përçarja ka qenë e madhe midis kosovarëve para faktit se cili ishte armiku parësor për ta. Kjo simbiozë e pushtimit të dyfishtë të Kosovës, të atij shekullor serb dhe atij nazifashist të ardhur nga jashtë e ngatër-roi nocionin çlirimit të vërtetë të Kosovës, prej dy armiqve të përbashkët, për të zgjedhur në histori se cili ishte më kryesori prej tyre. Konfer-enca e Bujanit nga enverizmi pothuajse u la në heshtje pas prishjes me titistët dhe premtimit për vetëvendosje pas çlirimit nga nazifashistët, siç vendosën përfaqësuesit e Kosovës atje. Ndërsa titizmi e la në heshtje vetëvendosjen pas çlirimit nga nazifashistët dhe dënoi si palë me armiqtë të gjithë antikomunistët, në veçanti ata që donin largimet e serbëve nga toka e

Dihet që historia e Ko-sovës e shkruar nga serbët dhe komunistët shqiptarë ka mbetur një produkt propagande e politikës shtetërore sllave, aspak shkencore. Që në programin nacion-alist serb “Naçertanie” më 1844 shkruhet: “Në qoftë se Serbia do të jetë e vetëdijshme se në çfarë situate gjendet sot dhe se çfarë popujsh ka fqin-jë, atëherë ajo duhet të bindë se është një shtet i vogël dhe se në një gjendje të tillë nuk mund të mbetet dhe se vetëm në një besëlidhje me popujt që e rrethojnë ajo në krijimin e së ardhmes duhet të marrë detyrën që i takon. Nga kjo buron tipari dhe themeli i poli-tikës serbe dhe se ajo nuk mund të ngushto-het në kufijtë e sotëm, veçse ajo synon t’i afrojë dhe bashkojë të gjithë serbët që e rrethojnë. Në qoftë se Serbia nuk e ndjek fuqimisht këtë politikë dhe, ç’është më zi, e hedh poshtë dhe për këtë çështje nuk bën një plan të menduar mirë, atëherë nga stuhitë e huaja, sikundër ndonjë barkë e hedhur herë këndej, herë andej, më në fund në një shkëmb të madh të ndeshur do të bëhet copë e grimë.”

Page 15: Gazeta Metropol 10 Maj

15• E enjte 10 maj 2012

»Dossier

tyre. Ashtu si në Konferencën e Pezës, që u bë mashtruese parulla fillestare “I ftojmë të gjithë patriotët e ndershëm pa dallim kombësie, feje, tendence politike e pozite shoqërore...” Edhe në Konferencën e Bujanit ndarja e kosovarëve në dy llogore: në antifashistë dhe reaksionarë, e dënoi ardhmëninë e Kosovës brenda suazës sllave. Historiografia shqiptare e dokumentuar me përvojën e kësaj konference nuk është ar-gumentuar shkencërisht, por me trajtim klasor dhe e dëmtuar në vlerën reale të zhvillimit të saj. Për këtë qëllim po i referohem dokumentit origjinal me siglën “22.E.34”, ku shtatë faqe ma-terial i përket rezolucionit të kësaj konference, pesë faqe u përkasin thirrjeve të kësaj konfer-ence të drejtuar popujve të Kosovë-Metohisë, vëllezërve shqiptarë dhe malazezë dhe në për-fundim janë gjashtë faqe material me zgjedhje të kryesisë, anëtarëve të Këshillit Nacionalçlir-imtar dhe formacioneve luftarake nacionalçlir-imtare. Pa dashur të riprodhoj të gjithë materia-let, po shkëpus disa paragrafë nga përmbajtja e kësaj konference:

Konferenca e parë e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë–Metohi (31.12.1943-1,2.1.1944).

I. Rezolucion: Konferenca e I-rë e Këshillit Nacional-çlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit është mbajtur në katundin Bujan-Krasniq të rrethit të Kosovës. Përfaqësues nga të gjitha viset e Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit: shqiptarë, serbë e malazezë. Nacionalistë, ko-munistë, rinia antifashiste, rinia komuniste, gra antifashiste, përfaqësues të ushtrisë nacional-çlirimtare, të frymëzuar nga ideali i naltë për bashkimin e tendencave politike për zhvillimin dhe bashkimin e popujve të Kosovës dhe të rraf-shit të Dukagjinit dhe për forcimin e luftës së armatosur të organizuar të popujve tanë, kundër zaptuesve fashistë dhe shërbëtorëve të tyre, u mblodhën në çastin kur situata e jashtme dhe e brendshme është e qartë dhe shqyrtuan punën e deritanishme të këshillave nacional-çlirimtare dhe zgjodhën kryesinë e Këshillit Nacional-çlir-imtar. Konferenca konstatoi: a) ngjarjet ndërkom-bëtare po zhvillohen me shpejtësi të madhe në dëm të fashizmit gjerman, disfata e të cilit është e paevitueshme dhe e afërt. Përpjekjet dhe lufta e Bashkimit Sovjetik që ka shpartallu-ar kuçedrën fashiste e bëjnë këtë vend çlirimtarin e popujve të robëruar... Ushtria anglo-amerikane, përparon në Itali e ndihmuar dhe nga vetë lufta e pjesës liridashëse të popullit italian i bën të mundshme ak-sionet më të gjëra kundër Gjer-manisë fashiste. Konferenca e fundit e Moskës, mbledhja dhe Deklarata e Teheranit, kanë për-forcuar aleancën e fuqishme e të sinqertë, ndërmjet Bashkimit Sovjetik, Anglisë, Amerikës për hapjen e frontit të dytë dhe sul-mit direkt në fortesën hitleriane nga lindja, jugu dhe perëndimi. Lufta e popujve të robëruar po shkon, duke marrë gjithnjë e më tepër karakterin e kryengritjes së përgjithshme dhe të armatosur popullore, si në Francë, Greqi, Poloni, Shqipëri e ënde të tjera, duke shpejtuar thyerjen e fashizmit. Vendin e parë në Luftën Nacional-çlirimtare të popujve të robëruar e zënë popujt e Jugosllav-isë... Prej luftës së saj ushtria na-cional-çlirimtare e Jugosllavisë, është njohur nga aleatët, si një aleat i pavarur dhe i barabartë. Në këtë luftë janë krijuar kushtet dhe është bërë i mundshëm formimi i Komitetit Nacional-Çlirimtar me në krye komandantin e ushtrisë na-cional-çlirimtare, mareshalin Tito. Ky komitet paraqet garancinë për çlirimin e të gjithë popu-jve të Jugosllavisë për pavarësinë e tyre, për të drejtat e tyre të barabarta dhe të drejtën për vetëvendosje, deri në shkëputje. b) Lufta I-rë im-perialiste merr fund me traktatin e Versajës, i cili përveç padrejtësive të tjera krijoi edhe Ju-gosllavinë për të kënaqur klikën hegjemoniste të serbomëdhenjve me në krye mbretin Alek-sandër. Kjo Jugosllavi e krijuar pa e pyetur popul-lin dhe kundër vullnetit të popullit, ka qenë vendi tipik i shtypjes kombëtare politike dhe ekonomike të Evropës. Populli shqiptar i Kos-ovës dhe Rrafshit të Dukagjinit jo vetëm që ka

qenë i shtypur, politikisht, kombëtarisht dhe ekonomikisht, por edhe i nënshtruar shfarosjes fizike. I janë mohuar të gjitha të drejtat kombë-tare (mungesa e shkollave në gjuhën amtare, pengimi i zhvillimit politik e kulturor, të ashtu-quajturit përfaqësues të tij kanë qenë axhenda besnike të klikës hegjemoniste të serbomëd-henjve për plaçkitje dhe shtypje. Kulmi i shfrytë-zimit ekonomik ka qenë reforma agrare, që kishte për qëllim të nxiste urrejtjen shoviniste në mes popullit shqiptar, serb dhe malazez për t’i varfëruar shqiptarët në një shkallë të tillë sa të detyrohen të shpërngulen për të formuar një mbështetje reaksioni me këlyshët reaksionarë në Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit mbas shkatër-rimit të Jugosllavisë, si popull pa vetëdije të mjaftueshme politike. Pasi i kishte ardhur thika në fyt ishte gati të përshëndeste, si mik cilindo që do të mbyste këtë gjendje, deri ushtarët gjakësorë të fashizmit, që i kishin lyer duart me gjakun e shqiptarëve në Shqipëri, u paraqitën si shpëtimtarë. Kori i tradhtarëve në Shqipëri: Vër-laci, Kruja, Kolë Bibë Mirakaj etj., i bashkuar me atë të tradhtarëve tanë: Agushi, Drago, Deva, Xheva, Rifat e Seadin Begolli, formuan orkestrën e përbashkët për të kënduar këngën e përmort-shme të bashkimit të tokave të Kosovës me në-nën e robëruar Shqipëri, të futur në kthetrat e imperializmit fashist italian. Kosova, hambar drithërash në Ballkan, bëhet pre e shoqërive plaçkitëse italo-shqiptare... Fashizmi me ndih-mën e kolonës së pestë përdori në Kosovë dhe Rrafshin e Dukagjinit politikën “përça e sundo”. Ai me ndihmën e tradhtarëve futi grindjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbo-malazezëve dhe në mes të myslimanëve dhe katolikëve, me qëllim që të pengojë bashkimin e këtyre popu-jve dhe të shuajë flakën liridashëse të popujve tanë. Komunistët dhe patriotët e tjerë me punë dhe luftë të pandarë kundër okupatorit kontri-buon që populli të fillojë të shohë qëllimin e fashizmit. Në këtë mënyrë filloi të pakësohej ur-rejtja shoviniste dhe nisi lufta e armatosur kundër okupatorit, në të cilin janë thirrur dhe thirren gjithnjë të gjithë popujt tanë, pa marrë parasysh ndryshimet politike, kombëtare dhe shoqërore. Pushka hakmarrëse e luftërave

të lirisë buçiti nëpër male, katunde dhe qytete. Çetat partizane e vullne-tare në krye me Fadil Hoxhën dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë u dhanë grushte të rënda oku-patorëve fashistë dhe tradhtarëve të brend-shëm, si Karadaku i Shkupit dhe Cerna-Leveve, Gilan, Sharrë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Prishtinë, Dibër, Peshkopi, Kërçovë. Kurse fashizmi, duke bërë terrorizmat në mënyrën më shtazore në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë etj., duke vrarë fëmijët para prindërve dhe prindërit para fëmijëve e duke i hedhur gjysmë të vdekur në zjarr. c) Pas kapitullimit të Italisë, Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit u okupuan nga fashizmi gjerman, mjeshtër në demagogji e terror, zap-

tues dinak, që dinë të hedhin gurin e të fshehin dorën. Me ardhjen e okupatorit gjerman vazhdoi plaçkitja, burgosja, rrahja në masë, mobilizimi me dhunë në ushtri dhe punë angarie, djegie dhe shpërngulje me dhunë, zaptuesi gjerman angazhoi agjentët e tij dhe tradhtarët më faqez-inj, gjakësorët e tipit të agjentit Nediqit, Xhaferr Devën, i cili bëri tortura shtazore, vrasje dhe plaçkitje nga Ferizaj-Prishtinë deri në Mitrovicë, Pejë, Prizren etj. Të gjitha këto u kryen që t’i zg-jatej jeta Hitlerit e tradhtarëve të brendshëm. Sot popujt tanë e kanë kuptuar qartas se çfarë lirie u ka sjellë fashizmi italo-gjerman. Kjo liri është shtypje kombëtare politike dhe shfrytë-zim ekonomik. Gjermanët mbajnë Kosovën si mollën e grindjes, herë ua kallëzojnë hegjemon-istëve serbo-mëdhenj e herë reaksionarëve sh-qiptarë të mëdhenj (Balli Kombëtar etj.), duke shfrytëzuar antagonizmat e tyre ushtarake kundër Lëvizjes Nacional-çlirimtare. Armiq të ndryshëm të popujve janë mbledhur rreth oku-patorit gjerman në luftë kundër ushtrisë nacion-al-çlirimtare. Këtë rrol të rëndësishëm e luajnë agjentët e Ballit Kombëtar në lidhje të ngushtë me agjentët e Drazho Mihailoviçit. Ata ndërmar-rin sipas dëshirave të okupatorit shpërnguljen në masë të popullatës serbo-malazeze, prej Ko-sovës e Rrafshit të Dukagjinit për në Serbi, që t’i shtrëngojnë në këtë mënyrë që të shkojnë në radhët e Drazho Mihajloviçit, i cili, ashtu si banda e Ballit Kombëtar, lufton në anën e gjermanëve kundër ushtrisë nacional-çlirimtare. Ata i martir-izojnë shqiptarët dhe i dërgojnë të luftojnë kundër ushtrisë nacional-çlirimtare të popujve të Jugosllavisë dhe ushtrisë nacional-çlirimtare të Shqipërisë për interesat e okupatorit gjer-man. Ballistët shqiptarë me anën e Shqipërisë së madhe luajnë të njëjtën politikë si drazhistët me anën e Jugosllavisë së madhe. Reaksionarët shqiptarë e Jugosllavë fiksohen prej popujve, që kanë rrokur armët për të luftuar për lirinë dhe të drejtat e veta. Balli Kombëtar i Drazho Miha-jloviçit le të bërtasë sa të dojë për rrezikun e serbo-malazezve, Lufta Nacional-çlirimtare e popujve të Jugosllavisë se po na shfaros çet-nikët, se janë armiq të betuar të popullit

shqiptar, po ia nxjerr bojën kësaj përralle ndër shkrepat e Malit të Zi, të Bos-njës dhe Hercegovinës në Dalmaci e gjetiu, po hapet varri i hegjemonistëve jugosllavë, armiq të popullit shqiptarë dhe popujve të tjerë.

Kosova e Rrafshi i Dukagjinit është një krahi-në e banuar në shumicën nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë është edhe sot një dëshirë për t’u bashkuar me Shqipërinë. Prandaj e ndiejmë për detyrë t’i tregojmë rrugën e drejtë që duhet të ndjekë populli shqiptar për të realizuar aspi-ratat e veta. Rruga e vetme që populli shqiptar dhe i Rrafshit të Dukagjinit që të bashkohet me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjakësor dhe i rrogëtarëve të tij, sepse

kjo është e vetmja rrugë për të fituar lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli sh-qiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosje mbi fatin me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garanci për këtë është ushtria nacional-çlirimtare e Jugosllavisë dhe ushtria nacional-çlirimtare e Shqipërisë, me të cilën ngushtësisht është e lidhur. Përveç këtyre për garantojnë aleatët tonë të mëdhenj: Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).

II) Ne përfaqësuesit e Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit përshëndesim Komitetin Kombëtar të çlirimit të Jugosllavisë me mareshalin Tito në krye dhe bashkohemi me protestën e drejtë kundër qeverisë tradhtare jugosllave, të ikur në Londër dhe kthimit të mbretit Pjetër II. Gjithash-tu kërkojmë që këta e të gjithë gjakpirësit të da-lin para gjyqit të popullit për të dhënë hesap për të gjitha krimet e tyre.

III) Këshilli Nacional-Çlirimtar nuk është parti, por një organ i përbashkët, ku marrin pjesë të gjitha rrymat politike, prandaj ju ftojmë të gjithë patriotët e ndershëm pa dallim kombësie, feje, tendence politike e pozite shoqërore që të mblidhen rreth Këshillit Nacional-Çlirimtar në luftë kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tyre në këto çaste vendimtare për fitimin e lir-isë së vërtetë. Ftojmë edhe ata që kanë qenë në shërbim të okupatorit, por që nuk i kanë lyer duar me gjakun e popullit.

IV) Ushtria jonë nacional-çlirimtare dhe rad-hët partizane zmadhohen dita-ditës. Nevojat e tyre janë çdo ditë e më të mëdha, prandaj është e nevojshme që tërë populli të punojë për t’i ndi-hmuar luftëtarët tanë.

V) Konferenca zgjodhi kryesinë prej kry-etarësh, dy nënkryetarë dhe gjashtë anëtarë.

VI) Mbas mbarimit të referateve dhe të diskutimeve, Këshillit Nacional-Çlirimtar iu ngarkuan këto detyra: 1. Të shpjegojnë se këshillat nacional-çlirimtare në kushtet e sotme janë organe lufte kundër okupatorëve dhe em-brion i pushtetit të ardhshëm popullor. 2. Të popullarizojë ushtrinë nacional-çlirimtare të ndi-

hmojnë me çdo mjet luftën dhe ta mobilizojnë me sa më shumë njerëz në këtë luftë. 3. Të lidhë dhe t’i fusë në punë këshillat që janë formuar deri tani. 4. Të formojë këshillat na-cional-çlirimtare atje ku nuk kanë qenë formuar deri tani. 5. Të for-cojë edhe më tepër, vëllazërimin e popujve tanë (shqiptarë, serbë dhe malazeze), duke luftuar pa pushim kundër shovinizmit. T’iu shpjegojë masave të gjëra popullore, se poli-tika shoviniste është një armë në duart e okupatorit dhe trad-htarëve të popullit për të penguar vëllazërimin e tyre dhe zhvillimin e Luftës Nacional-Çlirimtare në vendin tonë, si dhe fitimin e lirisë. 6. Të botojë organin e vet. 7. Të popullarizojë ushtrinë nacional-çlirimtare të Jugosllavisë. 8. Të popullarizojë ushtrinë nacional-çlirimtare të Shqipërisë. 9. Të popullarizojë Komitetin Nacional të Jugosllavisë. 10. Të popullar-izojë Këshillin e Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë. 11. Të pengojnë me çdo mjet të mundshëm mobilizimin e popul-lit në luftë kundër ushtrisë na-cional çlirimtare të Jugosllavisë. 12. Të mbledhë dokumente në lidhje me krimet, që kanë kryer okupatorët fashistë dhe trad-htarët. 13. Të demaskojë, të luftojë okupatorin dhe klikat

reaksionare të çdo ngjyre dhe të mos lejojë mobilizimin e popullit tonë në shërbim të oku-patorit. 14. Të popullarizojë Ushtrinë e Kuqe të udhëhequr prej mareshalit Stalin. 15. Të popullarizojë bllokun antifashist anglo-sovjeto-amerikan. 16. Të popullarizojë vëllazërimin edhe luftën nacional-çlirimtare të të gjithë popujve të robëruar. 17. Të popullarizojë vëllazërimin e popujve të Ballkanit. 18. Të bëjë një fushatë ndihme për familjet e atyre që janë burgosur dhe janë internuar, shpërngulur me përdhuni, të rënë në luftë për familjet e atyre që i janë djegur shtëpitë dhe të atyre që luftojnë me ushtrinë nacional-çlirimtare.

Vdekje fashizmit! Liri popullit!(vijon numrin e ardhshëm)

Page 16: Gazeta Metropol 10 Maj

16 E enjte 10 maj 2012 •

« Bota

GREQINuk ka qeveri

në horizont

Manovrat taktike janë për shumë politikanë më të rëndësishme

se negociatat me objektiv të caktuar. Megjithë rreziqet e falimentimit të shtetit, mbetet i pamundur krijimi i një qeverie koalicioni, që do të mund të nxirrte Greqinë nga kriza e borxheve. Kjo ka të bëjë edhe me mungesën e traditës së koalicioneve. Megjithë rreziqet e falimentimit të shtetit, vazhdon të mbetet i pamundur krijimi i një qeverie koalicioni, i cili do të mund ta nxirrte Greqinë nga kriza e borxheve. Politikanët fajëso-jnë njëri-tjetrin për dështimin e bisedimeve negociuese. Pika të përbashkëta ka pak, për shkak të shpërbërjes së pei-sazhit politik pas zgjedhjeve parlamentare, por edhe sepse koalicionet nuk kanë traditë në Greqi. Manovrat taktike janë për shumë politikanë më të rëndësishme se negociatat me objektiv të caktuar.

Pas rezultatit kthjellues të zgjedhjeve për të dy partitë e mëdha, bisedimet e koalicionit janë në aktivitet të plotë, por pa rezultate konkrete. Konservatori Antonis Samaras, i ngarkuar fillimisht me krijimin e qeverisë duke qenë grupi më i madh parlamentar, e dorëzoi mandatin pas 5 orë e gjysëm. Kryetari i partisë së Majtë, që mori papritur shumë vota, Alexis Cipras, këmbëngul në kërkesat maksimale, të cilat i kanë trembur partnerët e mundshëm të koalicionit. Kry-etari i socialistëve, Evangelos Venizelos, i cili është duke provuar tani fatin e tij, nuk ka shanse më të mira.

TaktikatGjithçka është vetëm

taktikë partiake, shpjegon komentatori, Alexis Papa-chelas, për televizionin Skai. Të tre politikanët nuk duan më shumë se sa të detyrojnë zhvillimin e zgjedhjeve të tjera pas pak javësh, në mënyrë që të përmirësojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të përziejnë kartat nga e para, mendon gazetari. “Kjo është një lojë taktike. Aktualisht, asnjë nga tre partitë nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për zgjedhje të reja, sepse njerëzit nuk duan përsëritje”, thotë Papachelas. “Për këtë arsye çdo politikan përpiqet t`ia vërë fajin tjetrit për qorrsokakun. Për partitë e mëdha zgjedhje të reja do të thotë se ato duhet të rigjejnë veten brenda 20 ditëve”, thotë Papachelas.

140 vitet e fundit, politi-kanët grekë kanë rënë vetëm shtatë herë dakord për krijimin e një qeverie shumëpartiake. Kultura e kompromisit nuk njihet nga ky vend, për të mos thënë se është e dyshimtë. Politika kuptohet zakonisht si lojë me rezultat zero, ku njëri fiton atë që humbet tjetri. Por fiksimi tek qeverisja i vetëm ka edhe shkaqe të tjera të thella, mendon Nikos Karavitis, profesor i financave në Univer-sitetin Panteion në Athinë.

“Në të kaluarën janë krijuar grupe klientele me ndikim të madh, të cilat ushtrojnë presion mbi politikën”, thotë Karavitis për televizionin Skai.

Megjithë rreziqet e falimentimit të shtetit, mbetet i pamundur kri-jimi i një qeverie koalicioni, që do të mund të nxirrte Greqinë nga kriza e borxheve. Kjo ka të bëjë edhe me mungesën e traditës së

koalicioneve. Megjithë rreziqet e falimentimit të shtetit, vazhdon të mbetet i pamundur krijimi i një qeverie koalicioni, i cili do të

mund ta nxirrte Greqinë nga kriza e borxheve. Politikanët fajëso-jnë njëri-tjetrin për dështimin e bisedimeve negociuese. Pika të

përbashkëta ka pak, për shkak të shpërbërjes së peisazhit politik

“Klasa politike duhet të dis-tancohet fillimisht nga grupe të tilla interesi. Vetëm atëherë reformat do të bëhen me gjithë zemër. Tingëllon si gjë e thjeshtë, por në fakt është shumë e komplikuar”, thotë ekonomisti nga Athina.

Karavitis është i mendimit se nepotizmi i shfrenuar pen-gon veprimtarinë e përbashkët të forcave politike për mod-ernizimin e shtetit në Greqi. Ai përmend si shembull reformën e sistemit fiskal, e cila duhet të kishte përfunduar siç donin edhe donatorët ndërkom-bëtarë, por që ka mbetur praktikisht në darat e poli-tikës. “Maksimumi në muajin qershor, qeveria greke duhet të prezantojë ligjin e ri fiskal, i cili thjeshtëson rregullat në fuqi dhe lufton me efektivitet evazionin fiskal”, mendon profesori. Forcat politike, të cilat janë duke biseduar aktu-alisht për një qeveri koalicioni, duhet të largohen nga retorika partiake, dhe të veprojnë

me guxim për të plotësuar vakumin tatimor. “Por nuk e bëjnë këtë sepse kanë frikë se mërzisin klientelën e tyre”, thotë Karavitis.

Deputetë si ish-ministri so-cialist i Shëndetësisë, Dimitris Kremastinos, ose politikani konservator i ekonomisë Kos-tis Hatzidakis, të cilët kërko-jnë prej vitesh bashkëpunim ndërpartiak hasin në keqkup-tim në radhët e partive të tyre. Pas dështimit historik në zgjedhjet e së dielës, kryetarët e partive popul-lore e kanë kuptuar nevojën e një qeverie të bashkimit kombëtar. Dhe morën vendim pak orë para hapjes së kutive të votimit. “Ne me siguri do të përjetojmë se si kryetari i socialistëve dhe ish-ministër i Financave Venizelos do të propozojë të majtin Cipras si kryeministër me pushtet të plotë për rishikimin e paketës për shpëtimin e Greqisë”, thotë Papachelas. Pas saj fshihet një lëvizje taktike. Vetë Veni-

zelosit i është dashur shpesh të bisedojë deri në orët e para të mëngjesit me ministrin gjer-man Schäuble apo me FMN, prandaj e di mirë si ndihet nje-riu kur kërcënohet me mbylljen e rubinetit të ndihmave, dhe dëshiron natyrisht që këtë shije ta ndiejë edhe Cipras.

Kreu i partisë radikale të majtë, Syriza, është takuar me drejtuesit e partive krye-sore të vendit me shpresën për formimin e një qeverie koalicioni. Një marrëveshje koalicioni duket se nuk ka gjasa, një ditë pasi drejtuesi i partisë Syriza, Alexis Tsipras, u bëri thirrje partive Demokra-cia e Re dhe PASOK të ndry-shonin pozicionin e tyre për reduktimin e shpenzimeve të lidhura me planin e shpërtimit prej miliarda dollarësh.

Tsipras bëri thirrje të martën për një refuzim të të gjitha masave shtrënguese të vendosura sipas marrëveshjes së kredisë. Ai tha se vota e popullit grek në zgjedhjet e së dielës anulon marrëveshjen ndërkombëtare të kredisë.

Syriza fitoi 52 nga 300

vendet në Parlament, duke u radhitur e dyta pas partisë konservatore Demokracia e Re.

Partisë Demokracia e Re iu dha mundësia e parë për të formuar një qeveri të unitetit. Por kreu i partisë, Antonis Sa-maras, tha të hënën se ai nuk ishte në gjendje të formonte qeverinë pas kundërshtimeve nga udhëheqësit e partive.

Presidenti grek Karolos Papulias i ka dhënë tani tre ditë afat partisë Syriza për të formuar një aleancë qever-isëse. Nëse këto bisedime dështojnë, partia që radhitet e treta do të marrë mandatin për të formuar një qeveri. Mosarritja e një marrëveshje mund të detyrojë zgjedhje të reja, muajin e ardhshëm.

Gjermania, mbështetësja kryesore e masave të ashpra në shkëmbim të programeve të shpëtimit financiar të BE-së, ka thënë tashmë se Greqia duhet t’u përmbahet marrëveshjeve të arritura nga qeveria e mëparshme.

Zoti Dimitrakopoulos thotë se ky është hapi i parë në atë që mund të kthehet në një

rinegocim të stërzgjatur mes Greqisë dhe BE-së. “Pjesë e problemeve që ekzistojnë në Greqi tani kanë të bëjnë me re-cetat që janë vënë pjesërisht në zbatim gjatë viteve 2009 - 2010 ose edhe tani. Kjo nuk ndodh vetëm me Greqinë”.

Në Francë, socialisti Fran-cois Hollande fitoi në zgjed-hjet presidenciale bazuar në platformën kundër masave sh-trënguese. Ekonomisti ameri-kan Paul Krugman argumenton se, ndërsa më shumë vende evropiane bien në recesion, po shtohet mendimi se politika-nët e kishin gabim. “Koncepti se shkurtimi i shpenzimeve, që ndikon negativisht për ekonominë, gjoja nuk ndikoka negativisht, pasi përmirësoka besimin dhe për rrjedhojë çon në rritjen e shpenzimeve, po vihet në pikëpyetje”. Zgjedhjet i dhanë një goditje të papri-tur programeve të masave shtrënguese ekonomike në kontinetin evropian. Analistët thonë se votuesit duket se e kanë futur ekonominë evropiane në rrugën drejt një territori të panjohur.

Page 17: Gazeta Metropol 10 Maj

17• E enjte 10 maj 2012

»Bota

Adresa: Rruga Kavajës, Tel: +355 4 2271 777 Fax: +355 4 2227 726

Njoftojmë të gjithë aksioneret e Shoqerisë “Dinamo” Sh.a,

se me datë 01.06.2012, ora 09:00, tek Selia e Shoqerisë

“Dinamo” Sh.a, me adresë Rruga “Ferit Xhajko”, Tiranë,

zhvilloheT mbledhjA e AsAmblesë së PërgjiThshme Të Aksionereve Të

shoqerisë “dinAmo” sh.A, me këtë rend dite:

1. Miratimi i bilancit dhe i treguesve ekonomiko-financiar për vitin 2011.

2. Miratimi i planit ekonomik për vitin 2012.

3. Të ndryshme.

njoftim

Nëse javën e ardhshme Dragon do të niset vërtetë drejt yjeve – dhe

kjo “nëse” është shumë e fortë për arsye se që nga prilli ka pasur shtyrje të vazhdueshme për shkak të problemeve teknikë – ai mision nuk do të jetë vetëm fillimi i një epoke të re hapësinore, siç nxiton ta quajë shumëkush, “një epokë komerciale, në të cilën do të jenë investitorët privatë pro-tasgonistëtr e vërtetë”.

Nisja e anijes kozmike, e fiksuar për më 19 maj do të jetë edhe revanshi i hapësirës kundër kiber-hapësirës; shpagi-mi i eksplorimit të universit kundrejt navigimit në internet; dhe kështu, përfundimisht, avantazhi i yjeve në qiell ndaj yjeve të Silicon Valley. Të cilët, në fakt duket se kanë vendo-sur të investojnë një pjesë të të ardhurave të tyre shumë të mëdha në një mision të ri: zgjerimin e kufijve gjithnjë e më të ngushtë të tokës duke gjetur mënyra për të shfrytë-zuar burimet e galaksisë sonë. Treguesi i parë, ashtu si në librat më të mirë thriller, është vetëm një tregues. Më 28 marsin që kaloi, Jeff Bezos, themelues i Amazon dhe për disa edhe padroni i vërtetë i internetit, shkruajti një mesazh në blogun e tij për të dhënë një lajmërim historik. Bezos zbuloi se kishte pikasur në fundin e oqeanit Paqësor pesë të fam-shmit F-1, motorrët e Apollo 11 që bota i pa të ndizeshin më 16 korrik 1969 kur nisi misioni që do të çonte njeriun e parë në Hënë. Pak minuta pas nisjes motorët, siç ishte parashikuar nga planet e NASA, u braktisën mbi det, disa ditë më vonë Neil Armstrong ecte mbi Hënë dhe që atëherë nuk ishte mësuar më asgjë për ata pesë motorë.

Në vitin 1969, Jeff Bezos ishte pesë vjeç, ishte përpara televizorit dhe ai fakt vazhdoi ta frymëzojë aq sa dëshironte të themelonte, që 12 vjeç, një shoqëri, Blue Origin, me qëllimin që të bënte fluturimet hapësinore më të sigurta dhe ekonomike. Por të rikthehemi tek motorët: një vit më parë, Bezosit i hipi në kokë që të zbulonte se ku kishin për-funduar, bëri bashkë një ekip me specialistë dhe i gjeti: në 5 mijë metra thellësi. Tani do të shkojë t’i marrë: njëri është destinuar për muzeun Smithsonian në Uashington, një tjetër në Muzeun e Fluturi-meve në Seattle, jo shumë larg nga zyrat e Amazon.

Treguesi i dytë mund të jetë vetëm një koincidencë. Sepse në pritje për të marrë një prej motorëve të Apollo 11, Muzeu i Fluturimeve në Seattle më 24 prill të vitit që kaloi organizoi nisjen e rrugës së një projekti të ri shumë kurioz: quhet Planetary Resources dhe ka për synim të shkojë e të marrë sasinë e madhe të metaleve të çmuar që ndodhen në asteroidë.

Sipas studimeve të kryera disa vite më parë nga profesor John Lewis, autor i Mining the Sky, vetëm tek 3554 Amun, një prej asteroidëve më të vegjël bartës të metaleve që janë pikasur deri tani, mund të ketë sasi platini, hekuri dhe

MARSIKështu privatët blejnë yjet

nikeli me një vlerë afro 20 miliardë dollarë amerikanë. “Është sikur të jetë një çek që pret të inkasohet”, për të përdorur metaforën e kreut të Planetary Resources, Peter Diamandis, një prej yjeve të Silicon Valley, i famshëm mes të tjerave për faktin që i ka dhënë jetë X Prize, një garë ndërkombëtare për të çmuar teknologji që na ndryshojnë jetën, dhe Sinularity Univer-sity, një akademi shumë e guximshme ku përgatitet një e ardhme me pavdekësi.

Planetary Resources mund të tingëllonte ekstravagante nëse përkrah Diamandis nuk do të gjenim themeluesin e Google, Larry Page, Presidentin Eric Schmidt dhe një prej me-naxherëve kryesorë të Micro-soft, Charles Simonyi (përveç se regjisorin e Titanic dhe Avatar, James Cameron). “Nëse Planetary Resources do të ketë sukses, vetëm me 3554 Amun do të bëhet kompania më e pasur e botës, duke ia kaluar edhe Apple”, ka përllogaritur Mashable, një faqe interneti që jo më kot prej disa kohësh i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje hapësirës.

Treguesi i tretë ka gjithë aromën e një prove. Dhe është nisja e Dragon, parashikaur për 19 maj. Bëhet fjalë për

misionin e parë privat në stacionin hapësinor ndërkom-bëtar. Në fakt, siç dihet, prej disa ditës Space Shuttle ka dalë përfundimisht në pension pas një karriere të gjatë dhe të nderuar dhe sot lidhjet me atë që ështrë bërë ndoshta laboratori kryesor shkencor i botës mbahen falë Soyuz të rusëve. Nuk është diçka që i bën krenarë amerikanët. Por me Dragon, gjërat mund të ndryshojnë. Prapa Dragon është Space X, dhe prapa Space X është Elon Musk: 41 vjeç, i lindur në Afrikën e Jugut, president i Solar City (kom-pani kryesore amerikane për energjinë diellore), themelues i Tesla Motors (makina elektrike) dhe mbi të gjitha, 14 vjet më parë, i PayPal, edhe sot sistemi kryesor i kryerjes së pagesave përmes internetit. Pasioni i Musk për hapësirën vjen prej së largu: prej pak kohësh ishte dashuruar me idenë për të realizuar serra në Mars që do të stimulonin turizmin hapësinor.

Kur më pas, NASA deklaroi se për arsye buxhetimi do të bënte një hap pas në misio-net hapësinorë, krijoi Space Exploration Technologies dhe i ka thënë NASA: E bëj vetë. Ka realizuar një raketë, që ka mbër-ritur në versionin e nëntë; si dhe Dragon, që do të niset drejt

stacionit hapësinor. Nëse do të funksionojë, atëherë kostoja e kësaj taksie për NASA-n që financon Space X, është afro tetë herë më e vogël se sa ajo e një anije të madhe kozmike.

Çfarë e shtyn Elon Musk? E ka shpjeguar ai vetë në Twitter ditët e kaluara: “Nëse duam të kemi nëj të ardhme ngacmuese nuk mund të kufizohemi në Tokë”. Më tej: “Objektivi ynë është të bëjmë të mundur jetën në planetë”.

Objektivi i Musk është pushtimi i Marsit. Këta tre tregues mund të lënë të kup-tohet që epoka e re hapësinore është thjeshtë hobi i disa të rinjve të pasur. Një vazhdim i shpalljeve për VIP-a të Richard Branson që disa herë vitin që kaloi bëri të ditur se është gati të dërgojë turistë mes yjeve me SpaceShuttleTwo – që tashmë ka 500 prenotime me 200 mijë

dollarë biletën. E fundit, ajo e disa ditëve më parë, e aktorit Ashton Kutcher. Por kjo për-shtypje është e gabuar. Privati-zimi i hapësirës është një gjë serioze. “Bloomberg Business Week” ka zbuluar se shumë astronautë janë sot prapa kom-panive të reja që duan të bëjnë biznes hapësinorë: mes këtyre është dhe një italiane. Quhet D-Orbit dhe është themeluar nga 36-vjeçari Luca Rossettini dhe propozon që të realizojë një pajisje për të rikuperuar satelitët e shumtë të braktisur që zënë hapësirën.

Por projekti që është më në linjë me filozofinë e Internetit 2.0 vjen nga Danimarka. Quhet Copenhagen Suborbitals dhe synon të dërgojë një njeri në hapësirë me një projekt tërësisht open source, ku çdo detaj ndahet dhe zgjidhjet në internet, si dhe financohet në internet përmes mikrodonacion-eve. Deri tani 1 milion e 300 mijë vetë kanë ndjekur punën e 2 të rinjve krijues, Christian Von Bengston dhe Peter Madsen, dhe pak më shumë se 2000 kanë dhuruar para. Për testin e radhës, i programuar për në qer-shor, mbeten 23 ditë dhe duhet mbuluar 60 për qind e buxhetit që është 19 mijë euro në total. Mjaftojnë 20 euro në muaj për të marrë pjesë në projektin danez dhe për të ëndërruar yjet. Tamam një epokë e re.

Page 18: Gazeta Metropol 10 Maj

18 E enjte 10 maj 2012 •

« Gossip

sofia Vergara ndahet nga i dashuri

Sofia Vergara tani është single. Ajo është ndarë nga i dashuri i saj Nick Loeb. Sipas një burimi ata kanë qënë shumë herë afër ndarjes edhe pse kanë luftuar shumë për të mbajtur lidhjen e tyre. Arsyeja nuk është ende e qartë por mendohet se rritja e famës së Sofias, ku me paraqitjen e saj sexi u kthye në një yll televiziv, të ketë ndikuar në dështimin e marrëdhënies mes tyre.

Dashuria, fole në zonë lufteNëse nuk jeni përgatitur për më të keqen, të drejtat tuaja në shtëpinë tuaj mund të mos ekzistojnë. Sipas një son-dazhi, 61% besojnë se kur shkojnë për të jetuar së bashku, ato bëhen partnere me të njëjtat të drejta. Ky është një mit. Nëse bashkëjetuesit përfundojnë duke u grindur në gjyq se kush i detyrohet çfarë, gjithçka del te vërtetimi se ç’keni vënë nga ana financiare deri te tullat e shtëpisë dhe suvatimi. Prandaj, sigurohuni se e dini se ku gjendeni fi-nanciarisht - cilado qoftë marrëveshja. Shkruani së bashku saktësisht marrëveshjen juaj financiare. Për shembull: bur-ri blen banesën, por gruaja ka interesa aty, sepse ka paguar gjysmën e kaparit. Të dy firmosni. Ekziston çdo mundësi që ky formalitet të mos e shohë kurrë dritën e diellit, por nëse ndaheni, ky formular është ndihmë.

Zemra nuk njeh arsyeKëtë e vërtetojnë edhe shkencëtarët dhe thonë: nuk e zgjidhni vetëdijshëm bashkudhëtarin e jetës, këtë e zgjedh trashëgimia juaj gjenetike. Vetitë e tipit të per-sonit që ju tërheq janë të shkruara në gjenet tuaja. Po ashtu, psikologët e Universitetit të Bufalos janë shprehur se disa njerëz kanë disa gjene që kontrollojnë oksitoci-nën, e cila është një hormon që bashkon çiftet me njëri-tjetrin, madje dhe nënat me fëmijët e tyre. Ndaj, personat që i kanë këto gjene janë dukshëm më shpirtmirë e më të këndshëm se të tjerët. Shkencëtarët nuk dinë sigurt, pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk dinë saktë nëse janë pikërisht gjenet ato që i bëjnë çiftet të dëshirueshëm.

Takimi i parë është vendimtar për fatin e një çifti, ja pse është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes vendin ku do të shkoni. Sipas një studimi të kryer nga stafi i agjensisë italiane të takimeve, “Eliana Monti”, 73% e të anketuarve besojnë se zgjedhja e vendit të takimit të tyre të parë, është thelbësore nëse duam që ajo ditë të jetë ashtu si na pëlqen. Shumica e përgjigjeve tregojnë se të dy sekset janë dakord se duhet të jetë një vend ku të mund të ndjehen të lehtësuar. Por meshkujt dhe femrat kanë ide shumë të ndryshme në lidhje me atë që është vendi ideal për të ndërtuar takimin e parë. Shu-mica e femrave, 63%, panë

Ç’të bëni kur karrierakërcënon lidhjen

takimi i parë, meshkujt zgjedhin kinemanë, femrat duan restorant

nga mund të shihnin ndonjë peisazh të bukur apo faqet arkeologjike ndriçuar natën. Ndërsa 18% dëshironin një shëtitje nga deti ose liqeni, ose një pije në një verandë.

si vendin ideal për ditën e parë të takimit një restorant, nga këto 59 për qind donin një resorant tradicional, edhe pse jo domosdoshmërisht të shtrenjtë apo luksoz.

Pjesa tjetër, 15 % preferonin në një piceri apo pub. Por ishte edhe një pjesë e atyre që preferoni që takimi i parë të ndodhte në një shëtitje në darkë nën dritën e hënës, 10 % do donin të shkonin jashtë qytetit dhe 3 % dëshironin të ndodhte në një event ekskluziv apo në një teatër. Ndryshe nga femrat meshkuj preferonin kinemanë, ku mes dritave të ulta mund të hiqnin ndrojen. Dhe pas mbarimit të filmit, 58 për qind preferonin të shkonin në një pub për të festuar.

Pjesa e mbetur, 42% është shumë më romantike, nga këta 24% do të preferonin një shëtitje në fushat e fshehura të qytetit, të tilla si tarraca

të kesh dhe të ruash një marrëdhënie romantike nuk është aq e lehtë. Të dy partnerët duhet të

kalojnë shumë prova dhe të përballen me vështirësi dhe sfida. Një nga shkaktarët e problemeve të marrëdhënies në çift është dhe çështja e karrierës. Ekziston një lloj steriotipi në shoqëri që burri është shtylla e familjes apo e lidhjes. Por çfarë ndodh nëse ky nuk është rasti, çfarë ndodh nëse një grua punon dhe burri qëndron në shtëpi. Ose kur gruaja ka një pozicion të lartë në karrierë se sa burri?

Këto janë situata që ndo-dhin por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me prishjen e harmonisë në çift. Faktori që e rëndon më shumë situatën, është burri që vihet kundra gruas dhe që përpiqet me të gjitha forcat për të rifituar po-zicionin e tij në familje. Mund të duket që e vetmja mënyrë për t`i dhënë zgjidhje është që gruaja ta lerë karrierën dhe të lejojë burrin të rifitojë përgjegjësitë e tij. Por mos nxitoni për ta bërë këtë sepse ka forma të tjera për të rregul-luar marrëdhënien.

E para dhe më kryesorja është që të mos e lejoni paret-nerin tuaj të ndihet një njeri i padobishëm. Lejoeni atë të ndihet se është i rëndësishëm për ju dhe se ju nuk mund të bëni ato gjëra që bëni pa praninë e tij. E gjitha kjo është për t`i ngritur egon dhe moralin në çdo kohë, gjithash-tu komunikimi është çelësi në këtë situatë. Një tjetër mënyrë është të gjeni kohë

për partnerin. Nëse ju mund t`i kushtoni katër orë atij atëherë respektojini atë ose dhe mund të rrini më shumë me të brënda mundësive, por mos i jepni përshtypjen se për ju më e rëndësishme është puna se sa ai. Kujdes! Persona të tillë janë të ndjeshëm ndaj këtyre situatave. E fundit por jo për nga rëndësia, mos fajësoni partnerin për problemet që ndodhin në lidhje. Ju nevojitet që të tregoheni më të matur në këto situata, ta kuptoni dhe të jeni mbështetje për të në krizat që ai kalon në jetë.

Kur karriera merr pjesë nga koha juaj

Si një person i orien-tuar drejt karrierës ju mund

t`i kushtoni më shumë kohë punës sesa familjes. Situata mund të rëndohet aq shumë sa të mos i kushtoni kohë lidhjes dhe partnerit. Në situata të tilla nuk ka dyshim që një ditë partneri juaj do jua përplasë në fytyrë se marrëdhënia nuk funksionon. Kjo ndodh me ata që orjentohen drejt karrierës, duke neglizhuar familjen pa ditur asnjë gjë rreth martesës.

Si të keni përkujdesje dhe një marrëdhënie të dëshiruar

Nëse doni të kini sukses në karrierë dhe në familje duhet t`i kushtoni kohë dhe rëndësi të barabartë të dyja aspek-teve në jetën tuaj. Menaxhimi i kohës është çelësi për të

pasur një marrëdhënie të sukseshme po aq sa dhe kar-riera. Jepini kohë të barabartë dhe nëse duhet të kaloni një ditë veçanërisht të zënë në punë shpjegoja atij dhe kërko mbështetjen e tij.

Mësoni si t’u jepni prioritet gjërave

Problemet me marrëd-hënien lindin kur i kushtoni më shumë kohë karrierës se sa vetë marrëdhënies. Ju duhet të mësoni se si të vlerësoni dhe t`i jepni prioritet situatave në të cilat jeni. Nëse ju mendoni se është më e nevojshme t`i kushtoni vëmendje marrëd-hënies tuaj atëherë bëni diçka në lidhje me të. Është e gjitha çështje balancimi dhe prioriteti.

Page 19: Gazeta Metropol 10 Maj

19• E enjte 10 maj 2012

»Gossip

ambrosio lind djalë Supermodelja braziliane, Alessandra Ambrosio, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, në Florianopolis të Brazilit. Sipas lajmit të përhapur në rrjetet sociale, ‘engjëlli’ i Victoria’s Secret dhe i fejuari i saj, Jamie Mazur, janë bërë me djalë. “Porsa më ka lindur nipi në Brazil”, ka shkruar nëna e Mazur në profilin e saj në Facebook. Çifti ka edhe një vajzë së bashku, trevjeçaren Anja, e cila la lindur në të njëjtin qytet.

Frikë për shëndetin e rihannësFansat e shumtë të Rihannas janë frikësuar sot ndërsa këngëtarja e njohur ka hed-hur në rrjetin social Tëitter një foto të sajën. Ylli i “The Rude Boy” ishte në Nju Jork të hënën në mbrëmjen Gala dhe ka hedhur këtë foto ku shfaqet me gjilpërë në krah. Thonjtë e dorës identifikojnë shumë qartë se ky krah është i Rihannas por mbetet enigmë se çfarë e ka detyruar të fusë tubat në trup dhe të marrë serum

adele mohon në “twitter” zërat për martesëThashethemet e para rreth saj u përhapën në momen-tin kur në natën e ndarjes së çmimeve në Britaninë e Madhe në shkurt mbante një unazë diamanti në dorë. Por, është Adele e cila nxiton të mohojë të ketë planifikuar ndonjë martesë me të dashurin e saj Simon Konecki. Këngëtarja e njohur me famë në të gjithë botën shkruajti në profilin e saj në rrjetin social se festoi 24 vjetorin por se nuk kishte ndërmend të ndryshonte statusin famil-jar në ndonjë kohë të afërt.

ish-zonja e parë e Francës carla Bruni, i rikthehet këngës

Carla Bruni-Sarkozy pritet që ti rikthehet sërish të kënduarit live dhe do të publikojë së shpejti një album. Diçka që sipas mediave do të ndod-hë në muajt e vjeshtës dhe është konfirmuar nga njërëzit e saj të afërt. Ka edhe thashetheme se Bruni do të luajë në një film për historinë e familjes së saj megjithatë diçka e tillë mbetet e pakonfirmuar. Lajmi se 44 vjeçarja po i rikthehet këngës vjen në një moment kur bashkëshorti i saj Nicolas Sarkozy ka humbur zgjedhjet presidenciale në Francë dhe ka vendosur të tërhiqet nga politika në shenjë reflektimi.

Rusell Brand i penduar për divorcin me

Katy PerryKomediku britanik Rusell Brand është bërë xheloz, pasi ka parë ish gruan e tij Katy të fotografuar me Robert Ack-royd. Sipas një burimi, Rusell i ka dërguar 27 vjeçares një email emocional ku tregohet i penduar duke thënë se zgjidhja e martesës së tyre që zgjati 14 muaj ishte një gabim dhe i këron një shans të dytë. Me sa duket Rusell mendon se hoqi dorë nga marrëdhënia e tyre shumë lehtë. Brand firmosi për divorc nga Perry në Dhjetor për shkak të mospërputhjeve mes tyre. Kur ai ka firmosur për divorc ka raportuar se nuk ishte dakort me stilin e jetës së Katy. Por tani çdo gjë duket ndryshe për Rusell.

Johny Deep

ia kushton karrierën tim Burton

Ylli i filmit “Piratët e Karaibeve”, Johny Deep, e ka shijuar suksesin që në vitin 1980, por shumë shpejt ai u frustrua me karrierën e tij të madhe në ekran pas roleve të vogla. Por shpresa e Deep për t`u bërë një yll hollivudi u ringjall pasi Bur-ton i dha atij një rol kryesor në vitin 1990 në filmin Edward Scissorhands, dhe më

vonë Deep nënshkroi kontrata të rëndësishme edhe me projekte të tjera si Ed Wood and Sleepy Hollow. Deep ka treguar për The Sun se Tim Burton ka qënë për të një mik i madh dhe një drejtor i shkëlqyer që i ka besuar aftësive të tij që në fillim. Deep ka rrëfyer se po të mos ishte për Tim, ai do të ishte një aktor i vogël. “Do të luaj në çdo film dhe rol që Tim të më kërkojë, për ta falenderuar atë që ka bërë për mua. E dua si një vëlla”, është shprehur Johny Deep.

Page 20: Gazeta Metropol 10 Maj

20 E enjte 10 maj 2012 •

« Kulturë

E konceptuar mbi idenë e qen-drës së Luvrit, por në për-

masa më të vogla, e tillë para-shikohet të ngrihet një qendër e re muzeale në Gjirokastër. Objektet muzeale dhe arke-ologjike që do të bëhen pjesë e këtij muzeu e do të ekspo-zohen atje janë me mijëra, por shumica janë të dëmtuar

Butrint, dalin në dritë dy objekte

arkitektonikeJanë dy objekte të rralla

arkitektonike dhe urbanistike të zbuluara disa ditë më parë në Butrint. Vetëm disa ditë më parë, ata dolën në dritë nga arkeologu amerikan Da-vid R. Hernandez dhe kolegu i tij shqiptar, Dhimitër Çondi, me ndihmën e ekspeditës shqiptaro-amerikane, Institutit Arkeologjik të Tiranës dhe Universitetit të Notre Dame (SHBA). Bëhet fjalë pikërisht për një godinë njëkatëshe dhe një shesh qëndrimi, që men-dohet se përkasin periudhës August, shekulli I-rë, para dhe pas erës sonë, të zbuluara në anën lindore të teatrit antik. Sipas të dhënave, godina sho-qërore ka shërbyer si Bazilikë, ku nderoheshin perënditë, ndërsa sheshqëndrimi, me gjatësi 21 dhe gjerësi 75 me-tra, ka shërbyer si pikë tregtare për banorët e atëhershëm. Mendohet se këto dy ob-jekte u mbuluan dhe pas një tërmeti të fuqishëm që është shfaqur në kohën e Mesjetës. Por siç vëren grupi i punës së arkeologëvve, fatmirësisht, lëvizja sizmike ka bërë që sot të kemi dy objekte të plota. “Dyshemeja e sheshqëndrimit është shtruar me pllaka guri të bardhë, me dimensione 70 deri në 90 centimetra, ndërsa godina pothuajse është e pa dëmtuar”, vërejnë ata. Dys-hemeja është ndërtuar nga gurorja e Karaburnit, që njihet për cilësi të lartë dhe fortës-inë e saj. Ky lloj guri është përdorur shumë në Apolloni dhe zbulimet e fundit trego-jnë se “tashmë kemi të bëjmë me të njëjtin lloj guri edhe në Butrint”. Zbulimi i sheshqën-drimit është thuajse një befasi për grupin e punës, gati-gati një dhuratë nga Zoti. Në anët e forumit, krahas shkallës me tre rrjeshta, ka ndërtime të karak-terit shoqëror, me vlera të larta arkitektonike dhe urbanistike. “Gjurmët tregojnë se kemi të bëjmë me një objekt me karak-ter tërësisht shoqëror, me një nivel të lartë arkitektonik”, po-hojnë ata, ndërsa shpjegojnë se objekti është në shtresat e para, ku arkitektura e zbuluar dhe materiale arkeologjike i përkasin periudhës mesjetare. Gjatë gërmimeve janë zbuluar edhe shumë monedha, çelë-sa, si dhe objekte personale. Në qytetin antik të Butrintit gjenden objekte që i përka-sin periudhave të ndryshme historike në vazhdimësi, nga prehistoria deri në periudhën otomane. Në ditët në vijim gërmimet do të arrijnë në peri-udhën antike, e cila mendohet të jetë në thellësi mbi 3 metra.

Arkeologjia shqiptare në Muajin EvropianPas Javës së Filmit, një varg aktivitetesh dhe takimesh për trashëgiminë kulturore

Tani e ka radhën arkeologjia! Pas kinematografisë, aktiv-itetet në kuadër të “Muajit Evropian” do të përqendrohen në fushën e trashëgimisë.

“Bashkimi Evropian dhe trashëgimia kulturore shqiptare”, është tema që do të trajtohet sot në një takim në Qen-drën e Informacionit, ku parashikohen dy konferenca arkeologjike, të ndjekura nga projektimi i dokumentarit “Sh-qipëria: historia e zhytur”. Realizuar nga

projekti Liburna për mbetjet e anijes-spital “PO” i M. Alessandro, Mario Mazzoli dhe Giuliano Volpe, takimi “Thesaret e së kaluarës, thesaret e së ardhmes: arke-ologët evropianë dhe shkollat shqiptare për mbrojtjen e qytetit të lashtë shqiptar të Durrësit”, do t’i kushtohet kryesisht nismës “Të kujdesemi për të kaluarën tonë”, realizuar nga shkolla “Vinçens Prenushi” në vitin 2011, për mirëmba-jtjen e zonës arkeologjike të amfiteatrit romak. Pas shfaqjes së filmit, takimi do

të vijojë me konferencat. Këto të fundit do të mbahen nga prof. Sara Santoro Bi-anchi, profesoreshë e Historisë së Artit Grek dhe Romak në universitetin “Gabri-ele D’Annunzio” në Chieti Pescara dhe shefe e misionit italian arkeologjik në Durrës, i nisur 10 vjet më parë. Bianchi do të flasë për vjetërsinë e vendbani-meve të qytetit të Durrësit, si dhe për funksionin e portit të tij si një urë mes Lindjes dhe Perëndimit. Konferenca e dytë, “Arkeologjia e qytetit, arkeologjia

për qytetin: rasti i Durrësit në kuadër të mbrojtjes evropiane të qyteteve të vjet-ra mesdhetare dhe vazhdimësia e jetës”, është planifikuar të mbahet në një orar të mëpastajmë, gjatë mbasdites së vonë dhe do të fokusohet pikërisht mbi rezul-tatet e arritura nga misioni arkeologjik italian dhe hartimi i hartës së rrezikut arkeologjik të qytetit. Aktiviteti realizo-het me iniciativën e Delegacionit Evro-pian, i drejtuar nga ambasadori Ettore Sequi dhe Instituti Italian i Kulturës. b.g

LUVËR I VOGËL NË GJIROKASTËR

dhe e kanë të nevojshme t’i nënshtrohen procesit të res-tuarimit. Kështu janë mbi 18 mijë elementë të kostumeve popullore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni etj., të cilët për shkak të keqpërdorimit dhe dëmtimeve e kanë hum-bur origjinalitetin dhe vlerën e tyre, si dhe një numër i madh

armësh të vjetra dhe relikesh të dëmtuar, të cilët kanë filluar të restaurohen nën udhëheqjen e specialistes amerikane, Kim Recek. Sipas saj mungojnë restauratorët dhe përpunuesit tekstile, ndërsa puna që duhet të bëhet me këto objekte është emergjente dhe e do-mosdoshme. Ajo nënvizon se kohët e fundit janë zbuluar kohët e fundit shumë objekjte me vlera etnografike dhe his-torike, të cilat kanë nevojë për momentin “të strehohen” dhe të kurohen në një qendër për restaurimin dhe konservimin e objekteve. Personat e an-gazhuar me rehabilitimin e tyre kanë shqetësim kryesor gjetjen e financimeve për këtë qëllim. Ata mendojnë se mund të krijojnë fushata sensibilizuese dhe fondm-bledhëse për të organizuar kurse dhe trajnime. Ky është

projekti i dytë i madh që syn-on ruajtjen dhe ekspozimin e objekteve me vlera historike të vendit tonë në Gjirokastër. Pak kohë më parë nisi puna për një projekt tjetër në qyte-tin jugor, muzeun “Kronikë në gur”, i cili është tashmë drejt përfundimit. Ndërkohë që nga drejtuesi i Shoqatës

për Ruajtjen e Vlerave të Gjirokastrës, Sadi Petrela, hid-het ideja që e gjithë kjo mund të përdoret edhe për qëllime të zhvillimit të turizmit kul-turor. Objektet të cilat do i nënshtrohen restaurimit do të bëhen pjesë e Muzeut që është vendosur të çelet në 100-vjetorin e Pavarësisë.

Page 21: Gazeta Metropol 10 Maj

21• E enjte 10 maj 2012

»Kulturë

Sa i përshatshëm dhe i mirëstudiuar është sistemi arsimor në Shqipëri? Sa zhvil-lohet mendimi kritik

dhe pavarësia në mendim e nxënësve brenda këtij sis-temi? Diskutimet e problema-tikat për çështje të tilla janë aktuale dhe të gjithë ne jemi të prekur prej tyre.

Nxënës që ankohen e mësues që ankohen po ashtu…

“Shkolla… pse ‘duhet’” është filmi i ri dokumentar me regji e skenar të Donika Mustafajt, produksion i RadioTelevizionit Shqiptar, i cili ka premierën e tij mbrëmjen e sotme në kin-ema “Millenium”. Me produ-cent Ferdinand Sela, kamera të Agim Kurit, Denis Grepcës, montazh të Elton Çapanit, miksazh të Ermal Bardhit, op-erator zëri Kristaq Kriston, filmi shënon realizimin e gjashtë të Mustafajt në këtë gjini. Ajo i rikthehet sërish një teme të mprehtë shoqërore, ku në qendër të problematikës është fëmija. Në “Kohë pezull” ajo trajtonte dramën komplekse që shoqëron fëmijët e mbyllur për shkak të gjakmarrjes, në “Fëmijëria peng” vështrimi i kineastes hidhet te fëmijët e familjeve të sotme të kamura ekonomikisht, të cilat in-vestojnë pa kursim për fëmi-jët e tyre. Pyetja që shtron në këtë rast Donika Musta-faj është: a investojnë këta prindër në mënyrë të për-shtatshme për t’i përgatitur fëmijët e tyre të përballen me të ardhmen e tyre?

Kësaj here në qëndër të vë-mendjes së saj është shkolla, parë në trekëndëshin mbi të cilin mbështetet shkolla: fëm-ija-mësuesi-prindi, për të arri-tur në përfundimin se, ndryshe nga vendet e familjes perëndi-more, ku shkolla i paraprin sho-

Një rrugëtim përmes 107 puni-meve të teknikave të ndryshme është ai që prezanton e me të cilin rrëfen piktori Gjovalin Paci. E titulluar “Jetë e humbun”, ekspozita e frymë-zuar nga rrëfimi origjinal me të njëjtin titull i librit të autorit shkodran Ejell Çoba, çelet sonte në sallën e ekspozi-tave të Muzeut Historik Kombëtar.

“Vdekja zgjaste pa ndërprerje deri në prill të vitit 1970, 23 vjet, 5 muaj e 5 ditë, një çerek shekulli, një jetë e humbun. Jeta ime nuk varej prej meje, prej meje varej nderi, u betova se do ta mbroja. Si shiriti i filmit, që papritur këputet ...këtu u këput edhe jeta e jetume 38 vjeç”. Këto fjalë nga libri i Çobës duket se kanë mbetur brenda artistit Paci. “Elementët, që mbajtën ndezur frymën për të reali-zuar këtë ekspozite, janë e veçanta e

Jetët e humbuna të Ejell Çobës në artin e Gjovalin Pacitshumë originale: rrëfimet e shkruara nga autori janë gjatë viteve 1973-1978, të shkruara në kulmin e ter-rorit komunist, që përbënin rrezik për të dhe familjen e rrethin miqësor. Kalimi i cakut të jetëshkrimit jo në rrëfim për vetveten, por për të tjerët”, shprehet piktori, duke i cilësuar ato si përjetime të vërteta të rrëfyera me ngarkesa emocionale. Faktet, mbi të cilat mbështeten rrëfimet të për-jetuara drejtpërdrejti, sipas tij janë larg klisheve, pa zbukurime e hiper-bola. “Gjuha e thjeshtë, faktet mbi të cilat ndërton rrëfimin, nuk të lënë asnjë mëdyshje se e vërteta është ajo që thotë si njeri, si jurist në ato rrethana absurde”, komenton Paci,

ndërsa vlerëson vizatimin e karakter-eve bashkëvuajtëse me vërtetësi të Çobës, i cili, në të shumtën e rasteve përdor emra të vërtetë, ngjarjet dhe kohën kur ndodhin. Figura e autorit i përket familjes së njohur Çoba, që aq shumë i dha Shkodrës në të gjitha fushat e jetës, e në veçanti, formimi i tij kulturor e profesional. “Besimi, ide-ali, inteligjenca, morali për të drejtën, krijimin e ndërgjegjes kombëtare mbi bazën e vlerave universale. E vërteta është, se unë e kam jetuar emocionalisht çdo detaj të rrëfimit brilant të autorit deri në nënshtresat e ekzistencës së ndërgjegjes, gjith-monë në raportin ndërgjegje – krijim – përjetim”, rrëfen Paci, ndërsa e ven-

dos veten në vitet kur është shkruar libri, kur ai vetë ishte fëmijë 13 vjeç. “Lëvizja ngathshëm nëpër lagjen e vjetër “Giuadol” mbas njeriut më të dashur, babës, për të gjetur shtëpi-në e një miku të familjes, për të më regjistruar në gjimnaz si njeriun e tij. Mbetet i pashlyer në kujtesë, sepse ai më hapi dyert e familjeve më të mira, ish-miq të gjyshit, e një ndër këta mund të jetë edhe zoti Çoba. Përveç detyrimit moral e ndieja edhe si de-tyrim ndaj miqve të gjyshit, por edhe si mirënjohje për veten e familjen që i përkas. Ato shkrime u ruajtën për fa-tin tonë e familja Çoba pati mirësinë t’i ndante me miqtë, shokët, bashkë-vuajtësit, sepse ato i kishte hedhur si

shënime për të rrëfyer për njerëzit që njohu dhe kalvarin që e shoqëroi atë e familjen”, vëren më tej piktori Paci.

Në ekspozitë janë 107 punime në gjininë portret e kompozim, të ndarë në cikle: personaliteti, familja, tradita, miqtë, perjetimet, tortura, simbolika ko-muniste, diktatura, komunizmi, post komunizmi, memorja kolektive. Au-tori ka përdorur teknika të ndryshme si: miks media mbi fletë alumini, vaj, pastel, teknikë miks mbi letër, akre-lik, kolazh, tush mbi letër. Në punët e tij, Gjovalin Paci ka përdorur sim-bolikën e qëllimshme kur bëhet fjalë për diktaturën, duke anashkaluar figurat politike shqiptare dhe është marrë me diktaturën si fenomen.

SHKOLLA… PSE “DUHET”?Donika Mustafaj,

dokumentar për sistemin shkollor

qërisë, në Shqipërinë e sotme shoqëria është më e përparuar se shkolla. Kjo prapambetje e shkollës sigurisht nuk është krijuar në tri apo katër vjetët e fundit, por kjo nuk e pakë-son dëmin që i bëhet të ard-hmes së shoqërisë. Siç, shënon Mustafaj, “është hera e parë që kjo temë rroket në gjërësinë e vet në një film dokumentar”. Nëpërmjet filmimeve në mje-diset e mësimit (këto të fundit janë realizuar në shkolla të mesme të Tiranës), të interv-istave me nxënës, mësues e prindër, Donika Mustafaj përpiqet t’i bëjë një skanierizim të plotë gjendjes së shkollës, me pikësynimin “për të nxjerrë në pah problemet dhe të rrisë

ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj këtyre problemeve”.

Siç e pohojnë vetë fëmijët dhe adoleshentët para kam-eras, ata janë nën presionin e vetëm, atë të notës, dhe nuk edukohen me dashurinë për di-jen në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale.

Rrjedhimisht, përgjegjë-sia del e shumëfishtë. Sipas fjalëve të vetë nxënësve, tek-stet shumë shpesh paraqiten të varfëra në dije, nuk nxisin arsyetim, janë të rënduara me përfundime të përgjithshme dhe abstrakte, të përshtat-shme vetëm për përsëritjen mekanike qoftë nga mësuesi e qoftë nga nxënësi.

Mësuesit nga ana e tyre,

të armatosur me të drejtën e notës, e mbështesin të gjithë autoritetin e tyre te kjo mundë-si për t’ju inponuar nxënësve, gjë që ka sjellë në të vërtetë një rënie të thellë të autoritetit të mësuesit jo vetëm në mje-disin e gjerë të shoqërisë, por edhe brenda vetë shkollës. Mësuesit janë kthyer më së shpeshti në “teknicienë të thjeshtë, që shpjegojnë vetëm sa ka të shkruar në tekstet dhe madje edhe këtë nuk e bëjnë gjithmonë”. Nxënësi, në emër të interesit të notës ka rast të prishë edhe karakterin, ku më dendur përdor servilizmin.

Vihet re se sot më shumë se kurrë në historinë e arsimit shqiptar, shkolla konsidero-

het kryesisht “si mbretëri” e mësuesve. Fjala është për rolin që pritet të kenë prindërit në procesin ekonomik të brezit të ri. Prindërit, në emër të një pragmatizmi jo të shëndet-shëm e që reduktohet te nota e mirë për fëmijën, pranojnë një rol periferik dhe konformist.

Në dokumentar vijnë me zërin e tyre nxënës, mësues, prindër, por edhe drejtues të lartë të arsimit e zëri i sociolo-gut. Ky i fundit përfaqësohet nga prof. Zyhdi Dervishi, i cili përmes fjalëve të tij arrin në

përfundimin, se komunikimi prind-mësues-nxënës është pa një thelb të vërtetë, formal dhe më shumë i rastësishëm se sa i strukturuar. Prindërit pranojnë ta shohin frekuen-timin e shkollës nga fëmija i tyre vetëm si mundësi për t’u pajisur me një listë notash të mira, të cilat do e çojnë të riun në universitet.

Fëmijët, të gjendur në një farë rrethi vicioz, i përshtaten situatës. Pasoja më e rëndë mbi ta është një ngulitje e vetëdijes së pajtimit me të keqen. Ata, megjithëse janë të kthjellët për t’i identifi-kuar problemet, siç edhe del nga intervistat me ta, nuk ngrenë zërin, të bindur se ose rrezikojnë të ndëshkohen, ose është e kotë pasi nuk dëgjo-hen. Kjo vetëdije e pajtimit me të keqen te qytetarët e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë është dëmi më i madh që i bëhet të nesërmes.

b.goce

Page 22: Gazeta Metropol 10 Maj

22 E enjte 10 maj 2012 •

«

Intervistat e para janë gjithmonë të sikletshme, sidomos kur mega-ylli i muzikës hip-hop, Jay Z, është ai që bën pyetjet.

Por, këngëtarja britanike Rita Ora pa dyshim mbeti e impre-sionuar për takimin me reperin amerikan: ajo nënshkroi kon-tratë me “labelin” e tij. Tani, singeli debutues i 21-vjeçares është duke u pozicionuar i pari në klasifikimet e kësaj fundjave.

Londinezja me këmbët në tokë, e cila ishte vetëm 17 vjeçe kur iu bashkua labelit të Jay-Z, “Roc Nation”, thotë: “Këndoja në bare të Londrës dhe në fund dikush më vuri në kontakt me Jay Brown-in, dorën e djathtë të Jay-Z”.

“I dërgova pak muzikë dhe ai kërkoi të fluturoja për në New York. Më ndanin edhe dy javë deri te ditëlindja ime e 18-të, por fluturova e vetme deri atje”, thotë Rita Ora për “The Sun”.

“Kam qenë shumë nervoze. Por, gjëja e mirë ishte se unë nuk e dija se do ta takoja atë natë Jay-Z. Po ta dija këtë do të më kishte rënë atak në zemër gjatë rrugës për në aeroport. Ishte befasi. Më thanë se do ta takoja ekipin e tij. Eca në dhomën e tij e ai ishte aty.Kisha të veshur një fanellë të Run-D.M.C. dhe flokët e këm-bët i kisha të lagura, sepse binte shi. Isha e lodhur. Nuk ishte momenti ideal. U futa brenda, e pashë dhe thashë: ‘Oh, më duhet ta bëj’. Thashë ‘hey’ dhe ia ofrova dorën”.

Super-ylli i muzikës hip-hop nuk ishte i shqetësuar nga këmbët e lagura – ai u bë bosi i saj që nga ajo ditë. Dhe ishte Jay-Z që shkoi me Ritën në ra-dion njujorkeze Z1000, në de-butimin e singlit të saj të parë për audiencën amerikane, në shkurt të këtij viti.

Rita thotë: “Jay-Z është bos i mahnitshëm. Ai dëshiron që çdo gjë të funksionojë dhe që kompania e tij – “Roc Nation” – të jetë e suksesshme”.

“Ai është përfshirë sa ka mundur. Edhe pse gjithmonë është në turne, ai është në email dhe në telefon.Ndjehem shumë e privilegjuar që ai pu-non me mua”.

Por jeta e Ritës mund të ishte ndryshe nëse familja e saj nuk do të vendoste të lar-gohet nga vendlindja e tyre, Kosova, atëherë kur ajo ishte

RITA ORA: Tani Jay-Z është shefi im

Kulturë

Prindërit e mi iu larguan gjenocidit në Kosovë për të ardhur në Britaninë e Madhe

foshnjë. Diktatori brutal serb Slobodan Milloshevic perse-kutonte shqiptarët, si familjen e Ritës. Kështu që ata u nisën drejt Londrës.

Ajo thotë se prindërit e saj i kanë shpëtuar genocidit: “E lashë Kosovën kur isha një vjeçe. Isha e lumtur që nëna dhe babai im ikën herët”.

Prindërit e saj ishin në mes-in e dhjetëra-mijërave që ikën në vitet ’90 për të shpëtuar nga konflikti që shkallëzohej në mënyrë të tmerrshme.

Rita shton: “Kur kemi ardhur në Londër, babai im nisi të pu-nonte në restorante. Nëna ime ishte mjeke në Kosovë, por nuk dinte anglisht. Kështu i është dashur të studiojë sërish gjithç-ka, ta mësojë anglishten dhe të më rrisë mua, vëllanë dhe mo-trën. Vërtet e admiroj për këtë. Tani ajo është psikiatre dhe ka pavijonin e saj në Londër”.

Rita është krenare për rrënjët e saj, aq shumë saqë shpreson që një ditë ta bëjë muzikën e Kos-ovës pjesë të tingujve të saj.

Këngëtarja shpjegon: “Unë flas rrjedhshëm shqip, sepse e kemi folur në shtëpi”.

“Jam kthyer shpeshherë në Kosovë. Kur dikush bën diçka jashtë vendit tonë është punë e madhe, sepse fatkeqësisht nuk ka shumë mundësi atje. Kam dëshirë që muzika kosovare të përkthehet në albumin tim. Jam përpjekur, por nuk ka funksionu-ar ende. Do ta bëj. Dhe dua të bëj koncerte atje në të ardhmen dhe të grumbulloj fonde”.

Singli i saj i parë R.I.P. është një pop urban. Është shkruar nga reperi kanadez Drake, përf-shin yllin britanik TinieTempah, ndërsa producentë ishin dueti i muzikës dance, Chase And Status.

Duke qenë e “mbrojtur” nga Jay-Z, kjo i hapi dyert për bashkëpunime me emrat e mëdhenj. Dhe, kjo e ka vënë Ritën në një situatë, të cilën shumë artistë nuk e përjeto-jnë për vite me radhë, derisa të fitojnë “gradat” në muzikën pop.

Ajo shpesh përmend emrat kryesorë, përfshirë gruan e Jay-Z – Beyonce.

Rita thotë: “Unë pashë Beyonce ditën tjetër dhe ajo kishte vajzën në duar. Ishte e mahnitshme”.

Reperi Kanye West është një tjetër mik i saj.

Ajo thotë: “Kanye është një qen i punës… Kanye i ka hapur sytë e mi drejt shumë gjërave të reja në muzikë”.

Këtë verë ajo do të mbështesë yjet globale, grupin e rock-ut, “Coldplay”, në tur-netë e tyre evropiane.

Ajo thotë: “E kam takuar Chris Martin-in dhe gruan e tij Gwyneth Palthrow disa herë përmes Jay-Z. Çiftet janë miq të mirë. Chris gjithmonë flet për muzikën dhe pyet se çfarë bëj.Ai kujdeset”.

Por, asgjë nuk e ka përgati-tur atë për takimin me heroin më të madh të saj muzikor – Stevie Wonder.

Rita tregon: “Unë kam qenë në dhomën e zhveshjes së Jay-Z në një shfaqje në LA dhe Ste-vie Wonder erdhi për të thënë ‘hi’. Ky ishte një moment epik. Ishte aq e mahnitshme dhe surreale. Unë jam një vajzë nga Londra Perëndimore, e lindur në Kosovë, që e sheh Stevie-n tek thotë ‘Hi’”.

Stevie nuk ishte arsyeja e vetme pse mbrëmja e kon-certit të -Z dhe Kanye West doli të ishte natë e mirë – ajo takoi aty të dashurin e për-folur, Rob Kardashian, vëllanë e Kim Kardashian.

Rita me mjeshtëri i shmanget pyetjeve për lidhjen e mundshme me të, por nuk i fsheh ndjenjat për Robin.

Ajo thotë: “I takova motrat e Robit në të njëjtën shfaqje në LA. Unë jam një tifoze e madhe e shout të Kardashianëve. Ju thashë se më pëlqen shfaqja

dhe ju thashë se janë tërheqës në jetën reale. Rob erdhi më vonë, në pas festë dhe ato më prezantuan me të. Kemi kuptu-ar se kemi miq të përbashkët… dhe përfunduam duke u frek-uentuar e takuar me njëri-tjetrin. Rob është djalë i mirë. Unë thjesht kam dalë me të”.

Pavarësish nga lista e miqve A, Rita, që ka shkuar në shkollën e teatrit Sylvia Young të Londrës, është e thjeshtë dhe normale. Kur ajo hyri në zyrën e “The Sun” për këtë in-tervistë, nuk ishte e rrethuar me të tjerë, ndërsa solli një kuti çokollatash si dhuratë, duke falënderuar për ftesën e bërë.

Por, do të ishte e lehtë për të që të jetonte si një diva, sidomos kur shumica e quajnë “Rihanna britanike”.

Ato të dyja punojnë për Jay-Z, kanë gjithashtu stil të ngjashëm të tingullit dhe janë shumë të bukura. Ka pasur thashetheme për përçarje mes tyre, për një konkurrencë mes Ritës e Rihanës për të tërhequr vëmendjen më të madhe të mentorit të tyre. Por, nëse ka problem të këtij lloji, Rita nuk e shfaq.

Ajo thotë: “Më pëlqen kra-hasimi. Është kompliment. Është më mirë të krahasohem me të se me dikë tjetër. Është tërheqëse dhe e bukur. E mira është se e kemi parë se si rri-tet një artiste. Ndërlidhem me rrëfimin e saj. Rihanna ka dalë nga Barbadosite dominimi botëror. Tani edhe unë dua të ndjek të njëjtën rrugë”.

Page 23: Gazeta Metropol 10 Maj

23• E enjte 10 maj 2012

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Dashi

Ambienti ne jeten ne cift do jete

mjaft i turbullt. Nese jetoni bashke

do keni debate ne lidhje me par-ate. Mundohuni te sqaroni cdo gje me qetesi. Per beqaret

nuk do kete prioritet dashuria. Dicka

tjeter do iu marre pjesen me te madhe te kohes. Te nxitur nga Plutoni ju do

tregoheni edhe me te vendosur se me pare per te rregul-

luar problemet financiare. Mos u nxitoni per asgje!

Demi

Edhe ju mund te keni disa debate dhe mosmarreveshje me partnerin tuaj gjate

kesaj dite. Ruani gjakftohtesine dhe

mos thoni fjalen e fundit te paren. Beqaret do kene

takime dhe mund te fillojne te mendojne per te krijuar lidhje me dike. Mendojeni mire cdo hap qe do

hidhni. Financat nuk do kene ndry-shime shume te

medha. Plutoni do iu mbeshtese dhe pak nga pak do arrini

stabilitetin.

Binjaket

Lidhja juaj do shkoje me se miri sot. Se

bashku me partnerin do krijoni nje ambi-

ent te favorshem per te dashuruar

qetesisht. Do beni edhe dicka te re e cila do iu mbushe

me gezim. Nese jeni ende vete, do iu

pelqeje liria qe keni dhe nuk do kerkoni

nje partner. Ne sektorin e financave

do kaloni nje dite te veshtire. Mund te kete vonesa ne

hyrjen e parave dhe shpenzimet nuk do i

frenoni dot.

Luani

Per pjesen me te madhe te cifteve

dita do jete e bukur dhe e ngrohte ne

planin sentimental. Disa te tjere mund

te terhiqen nga dikush tjeter dhe kjo mund te sjelle probleme. Kujdes! Beqaret do kene

mundesine te fillojne nje histori

shume te bukur dashurie. Emocionet

qe do perjetoni do jene te medha. Do merreni shume me riorganizimin

buxhetit gjate kesaj dite dhe do ia dilni.

Peshorja

Edhe pse do keni mjaft veshtiresi sot ne jeten tuaj ne cift perseri momentet e nxehta e pasiononte

nuk do mungojne. Perfitoni sa te

mundni! Nese jeni beqare duhet te

levizni cdo gur per te gjetur personin

e duhur. Mundesite do jene te shumta

por ju duhet t’i zbuloni. Saturni do jete i pozicionuar mire ne planin fi-

nanciar. Do i kaloni pengesat dhe do

ndiheni me te qete tashme.

Shigjetari

Fale bekimit qe do iu jape Venusi ju do

kaloni nje dite te mrekullueshme se

bashku me partner-in. Do jeni edhe me sensuale dhe mund te beni plane per te ardhmen. Nese

keni pasur debate te ashpra situata do te qetesohet. Beqaret me ne fund do kene takime interesante dhe do ndihen mire.

Mundesite per te permiresuar

financat do jene te shumta. Perfitoni dhe ulni shpen-

zimet.

Ujori

Fale pozicionit te mire qe do kete

Plutoni ne qiellin e te dashuruarve dita do jete edhe me e kendshme. Shume nga deshirat tuaja do te plotesohen. Me shume se kurre

beqaret do kerkojne qendrueshmeri.

Kerkimi juaj i deritan-ishem do jape frytet e veta. Do e menax-honi me me shume

kujdes buxhetin dhe do mund te kryeni transaksione te

rendesishme. Mos beni shpenzime te

medha.

Gaforrja

Nen influencen e Venusit ju do e joshni edhe me

shume ate qe keni ne krah. Do mundo-heni sa te mundni ta permiresoni lidhjen tuaj. Priten te kaloni momente te mrekul-lueshme se bashku.

Edhe beqaret do favorizohen nga Venusi. Takimet

do jene mjaft interesante dhe te kendshme. Financat

do jene te mbrojtura, por kjo nuk do te

thote qe ju te mos tregoheni te matur dhe te kujdesshem.

Virgjeresha

Per ciftet qe kane kohe bashke do ndihet nje hije

venitjeje. Mundohuni te shtoni dozat e

imagjinates dhe te lini pas rutinen. Ata qe sapo jane lidhur do kalojne nje dite te mire. Ju beqare duhet te perfitoni

nga cdo mundesi qe do iu jepet per te

pasur takime inte-resante. Yjet jane ne

favorin tuaj. Nese nuk doni te humbni para me shumice

duhet te tregoheni shume te matur me

shpenzimet.

Akrepi

Duhet te jeni shume te kujdessshem

sot ne jeten senti-mentale sepse do iu dalin para disa

probleme. Nese nuk merrni guximin t’i

perballoni dhe fshi-heni do e perkeqe-soni situaten. Dita per beqaret do jete e mrekullueshme. Disa do krijojne

edhe lidhje serioze dhe jetegjata. Edhe

financat do jene te mira. Mund te kete edhe rritje te tyre nese ju

ulni shpenzimet e tepruara.

Bricjapi

Planetet nuk do influencoje aspak ne jeten tuaj ne cift dhe ajo nuk

do kete ndonje gje per t’u vecuar. Do flisni me teper me

partnerin dhe mund te planifikoni dicka te kendshme se bashku.

Beqaret do njehen me dike interesant por flaka e pasionit do te shuhet sa hap e mbyll syte. Mos u merrni me pune te zeza vetem per te rritur financat sepse me vone do humbni me shume

sesa do fitoni.

Peshqit

Do kaloni momente shume te kendshme nen pranine e atij

qe deshironi dhe do ndiheni mjaft mire. Do bashkepunoni

per cdo gje dhe do flisni mjaft me njeri-

tjetrin. Beqaret duhet te heqin me cdo kusht turpin

ne menyre qe te per-jetojne emocione. Takimet do jene me shumice. Ne

planin financiar do kryeni transaksione

te rendesishme. Shmangni me cdo

kusht shpenzimet e pamenduara.

Festë “madrilene”, Falkao “zot” në fushëGenti Rusmali

Skuadra e Atletikos së Madridit ka arritur që të fitojë finalen “spanjolle” përballë Atletikos së Bilbaos në shifrat 3 : 0. Një ndeshje, e cila në fillim dukej se do të ishte e hapur për të dyja skuadrat, por

kryeqytetasit treguan më tepër karakter dhe ci-nizëm përballë portës kundërshtare. Dy gola të sulmuesit kolumbian, Radamel Falkao dhe një i brazilianit Diego mjaftuan, për të dërguar skuadrën e drejtuar nga argjentinasi Diego Pablo Simeone në qiellin e 7-të. Nga 3 trofe, të cilët tashmë quhen Liga e Evropës, dhe jo më Kupa UEFA, skuadra e drejtuar nga argjentinasi Diego Pablo Simeone ka arritur që të fitojë 2 të tillë, 1 në fi-nalen e Hamburgut ndaj skuadrës an-gleze të Fulhem në sezonin 2009-2010, me rezultatin 1 : 0 dhe ajo në Bukuresht ndaj Atletikos së Bilbaos. Një ndeshje disi më e vështirë në pritje ishte finalja për-ballë Bilbaos, por që u kalua me sukses dhe tashmë tifozët e Atletikos mund të festojnë të lumtur fitimin për herë të 3-të të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Evropë.

Formacionet titullareTë dyja skuadrat e nisën ndeshjen

me formacionet e tyre më të mira. Në portë skuadra e Atletikos së Ma-dridit kishte belgun, Tibot Kurtua. Në qendër të mbrojtjes, Simeone preferoi që të luante me 3 qendërm-brojtësa, të cilët ishin Felipe Luiz, Diego Godin dhe braziliani Miranda. Në mesfushë ai hodhi Diegon, Huan-fran, Gabin, Mario Suarez dhe mbrapa sulmuesit të vetëm Radamel Falkao. Në krahun tjetër, trajneri argjentinas Marselo Bielsa e nisi me Gorka Irairoz në portë, ndërsa në mbrojtje preferoi që të luante me Andoni Iraolën në krahun e djathtë, Fernando Amorebieta në të maj-tin, dhe Aurnutekste me Havi Martinez në qendër të saj. Në mesfushë ai zgjodhi që të luante me Susaetën, Iturruaspen dhe Ander Herrerën. Në sulm Bielsa në mbështetje të qendërsulmuesit të vetëm Fernando Lorente, vendosi që të luante me Inaki Muniain në krahun e majtë dhe në krahun e djathtë Oskar De Markos.

Zhvillimi i ndeshjesPër të dyja skuadrat ishte një shans i “artë”

për të fituar të paktën dhe një trofe ketë sezon, pavarësisht se skuadra e Atletik Bilbaos, do të luajë përballë Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit me 25-së maj. Ndeshja filloi me një dëshirë të madhe nga skuadra e Bilbaos, që në ketë takim të shprehte diçka të mirë në fushën e lojës. Por, dalëngadalë me kalimin e minutave u pa, që Atletiko Madrid do të bëhej “mbretëreshë” në Bukuresht. Që në minutën e 7-të Radamel

Falkao me anë të një aksioni personal arriti të finalizojë një gjuajtje tepër të bukur me të ma-jtën, e cila përfundoi në këndin e djathtë, të mbrojtur nga Gorka Irairoz. Ndeshja u zhbllokua dhe madrilenët bashkë me tifozerinë e tyre shpërthyen në delir. Skuadra e Atletikos u duk se ishte e “zonja” e ndeshjes, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë kundërsulmin dhe duke shënuar dhe golin e dytë përsëri me Radamel Falkaon në minutën e 34-t, i cili shfrytëzoi një pasim të mesfushorit turk, Arda Turan duke e

dërguar 2 metra afër portierit topin në rrjetë dhe duke dyfishuar shifrat dhe duke shënuar golin e tij të 12-të ne ketë sezon në Ligën e Evropës. Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e Atletikos së Madridit, të cilët gjithashtu patën dhe një tjetër rast për të trefishuar rezultatin, përsëri me anë të Falkaos. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me një tjetër ritëm nga futbollistët e drejtuar nga trajneri Marselo Bielsa, por që përsëri futbol-

listët e tij nuk treguan cinizmin e duhur përballë portës së mbrojtur nga Tibot Kurtua, duke hum-bur kështu raste të shumta, me anë të Oskar De Markos, Fernando Lorente dhe Iker Muniain. Deri në minutën e 80-të futbollistët e Atletik Bilbao, arritën që të ishin tepër të rrezikshëm përballë kundërshtarëve të tyre, por rastet e shumta të krijuara nuk u finalizuan në mënyrën e duhur, Në krahun tjetër Atletiko Madrid, përsëri arriti të shfrytëzojë më së miri kundërsulmin dhe në minutën e 74-t, Radamel Falkao i gjendur ballë

për ballë portierit kundërshtar goditi vetëm shtyllën. Më pas në minutën e 77-të vjen rasti më i mirë për skuadrën e Bilbaos, e cila me anë të Oskar De Markos gaboi përballë portierit belg. Goli i “Knockoutit” erdhi në minutën e 85-të të takimit kur përsëri madrilenët arritën që të shfrytëzonin në mënyrën e duhur një kundër-sulm, dhe ku Diego shënoi një gol spektakolar duke dribluar dy prej mbrojtësve vendas dhe

duke e dërguar topin për herë të 3-të në rrjetë. Një traversë e goditur nga baskët mbylli një ndeshje, e cila u duk se u shkrua që në pjesën e parë. Tashmë tifozët e Atletikos së Ma-dridit bashkë me futbollistët, do të festojnë një trofe, i cili padyshim ka shumë vlera për ta.

“Matadori” Falkao godet përsëriNë sfidën ndërmjet Atletik Bilbaos

dhe Atletikos së Madridit, padyshim që njeriu i ndeshjes ishte kolumbiani Radamel Falkao. Me dy golat e tij në ketë finale, ai e dërgoi shifrën e tij të përgjithshme në 12-të në ketë edicion të Ligës së Evropës. Përsëri është ai që është vendimtar në një finale të Ligës së Evropës, pasi dhe vitin e shkuar në finalen ndaj Bragës, shënoi golin e fitores duke u treguar gjithashtu vendimtar, si në finalen e Bukureshtit. Ky është i dyti vit rresht që ai shpallet golas-hënuesi më i mirë i këtij kompeticio-ni, pasi dhe vitin e kaluar ai arriti të shënojë plot 19-të gola.

Muniain “shpërthen” në lotNuk arriti ta besojë dështimin

e skuadrës së tij në finale as tal-enti bask Inaki Munianin, i cili që në minutën e 85-të të ndeshjes shpërtheu në lot dhe u shtri në fushën e lojës. Një finale e paharrueshme do të jetë kjo për baskun, i cili do të ketë

padyshim mundësi të tjera që të shfaqë më të mirën e tij, pasi është vetëm 19-të vjeç dhe nor-malisht që është e ardhmja e futbollit spanjoll.

Antonio Lopez ngre trofeun i pariPavarësisht se nuk ishte i pranishëm në

fushën e lojës për arsye dëmtimi, përsëri si kapiten i skuadrës, Antonio Lopez ngriti i pari trofeun, i cili mund të jetë i fundit për të me fanellën e Atletikos së Madridit, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Page 24: Gazeta Metropol 10 Maj

24 E enjte 10 maj 2012 •

« reklaMË