24
Këngëtarja ngushëllon për tragjedinë e Himarës. Merr mbështetje dhe në sajtin zyrtar. Marrëveshja për pezullimin e transmetimit live VENDOSEN RREGULLAT E REJA »7 E MëRKURë 23 MAJ 2012 VITI VIII, NR. 2672 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com DEBATI PËR ZONAT TURISTIKE Taksat e Çorovodës janë të njëjta me qytetet e tjera »11 KUFIRI Shqipëria dhe Greqia vendosin pikat e reja të ndarjes detare Deputetët përplasen mbi ndarjen territorit. Pikat e propozuara dhe ato që do të ndryshojnë. Haxhinasto kërkon Kosovën për anëtare në NATO »8-9 »21 Speciale Rrëfimet tragjike për të burgosurit në ferrin e Spaçit »18-19 Kryeinfermierja, Elida Hoxha, flet për mo- mentet kur të afërmit identifikonin viktimat dhe të plagosurit Intervistë me shoferin e autobuzit të dytë: Sapo mora lajmin më ngrin duart në timon. Shokët: Na lajmëruan në telefon të mbi- jetuarit, menduam se ishte shaka. Gjysma e studenteve të vdekura, në fund të shkollës do vish- nin vellon e bardhë, historitë personale. Ngatërrohen arkivolet e dy vajzave. Të afërmit s’u tregojnë të mbijetuarve për shokët që humbën jetën në aksidentin Borxhet, kriza e menaxhuar më keq Koha për “divorc të mëndafshtë” për Euron »17 »16 Dossier NATA E PARË Ministria tërhiqet nga ligji i akcizave për pijet, rishikohen pagesat FAMILJARËT RRËFEJNË ORËT E TMERRIT TË PRITJES tragjik, pasi kemi frikë nga pasoja Berisha kthehet urgjent nga samiti i NATOS ngushëllon i përlotur në Elbasan. Homazhe në Kosovë Drejtuesi i autobuzit Pëllum Çela katër ditë më parë kishte dër- guar për ekskursion nxënës të tjerë » 2,3,4,5,6

metropol 23 maj

Embed Size (px)

DESCRIPTION

tragjedia, lajme, sport, bota

Citation preview

Këngëtarja ngushëllon për tragjedinë e Himarës. Merr mbështetje dhe në sajtin zyrtar. Marrëveshja

për pezullimin e transmetimit live

Vendosen rregullat e reja »7

E mërkurë23 maj 2012Viti Viii, Nr. 2672Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

debati për zonat turistike

Taksat e Çorovodës janë të njëjta me qytetet e tjera»11

Shqipëria kalon në finalen e Eurosong, Nishliu në lot skenën

kufiri

Shqipëria dhe Greqia vendosin pikat e reja të ndarjes detareDeputetët përplasen mbi ndarjen territorit. Pikat e propozuara dhe ato që do të ndryshojnë. Haxhinasto kërkon Kosovën për anëtare në NAtO

»8-9»21

Speciale

Rrëfimet tragjike për të burgosurit në ferrin e Spaçit

»18-19

• kryeinfermierja, Elida Hoxha, flet për mo-mentet kur të afërmit identifikonin viktimat dhe të plagosurit

• Intervistë me shoferin e autobuzit të dytë: Sapo mora lajmin më ngrin duart në timon. Shokët: Na lajmëruan në telefon të mbi-jetuarit, menduam se ishte shaka.

• Gjysma e studenteve të vdekura, në fund të shkollës do vish-nin vellon e bardhë, historitë personale. Ngatërrohen arkivolet e dy vajzave.

• Të afërmit s’u tregojnë të mbijetuarve për shokët që humbën jetën në aksidentin

Borxhet, kriza e menaxhuar më keq

Koha për “divorc të mëndafshtë” për Euron

»17

»16

Dossier

naTa e parë

ministria tërhiqet nga ligji i akcizave për pijet, rishikohen pagesat

Familjarët rrëFejnë orët e tmerrit të pritjes

tragjik, pasi kemi frikë nga pasoja

• Berisha kthehet urgjent nga samiti i NaTOS ngushëllon i përlotur në Elbasan. Homazhe në kosovë

• Drejtuesi i autobuzit Pëllum Çela katër ditë më parë kishte dër-guar për ekskursion nxënës të tjerë »2,3,4,5,6

02 E mërkurë 23 maj 2012 •

« AKTUALITET

ASTRIT KURTI TREGON SE LAJMIN UA THA NJË NGA TË AKSIDENTUARAT

Flet shoferi i dytë: Timoni nuk ka burrëri, të tradhton

Himarjotët dhe zjarrfikësit, heronj

Autobusi thuajse nuk frenoi fare, e pashë tek rrokullisej

HIMARE- Ishte nisur si ekspeditë universitare, por autobusi me të cilën udhëtonin studentet përfundoi tragjikisht në hum-nerë me 13 të vdekur dhe 30 të plagosur dhe kjo për Klearko Koçin nga Himara, ishte e rëndë. “S’kisha parë kurrë një aksi-dent të tillë rrugor nga afër. Shoferi në përpjekje për të marrë në kontroll autobusin përfundoi rreth 70 metra në greminën e Vishës, 2 km larg Himarës”, thotë Koçi, 61 vjeç, babai i tre fëmijëve. Ai ishte një prej dëshmitarëve kryesorë të tragjedisë, pasi e ka parë me sytë e tij të gjithë aksidentin. Po udhëtonte nga Vlora drejt Himarës, ku do të prenotonte një lokal, pasi marton djalin e vogël. “Çfarë të të them. Unë po mendoja të martoja djalin në fund të qershorit, përpara syve të mi me del aksidenti. Nuk kam zemër ta shoh e ta dëgjoj këtë gjëmë”, shprehet Koçi, ndërsa shton se “autobusi pothuajse nuk ka frenuar dhe ra “brenda” në humnerë së bashku me 50 qeliza të reja”. Për të, kjo tragjedi ishte e tepër për Himarën dhe himarjotët. “Bashkëqytetarët e mi treguan një zemër të fortë dhe të madhe. Të gjithë, i madh dhe i vogël, “rrethuan” qendrën e spitalit për të kontribuar sado pak”, rrëfen Koçi. Të parët në vendngjarje, tregon ai, u ndodhën banorët të zonës. Dëgjuan rrokullisjen e autobusit dhe ulërimat e studentëve. Policia erdhi shpejt, pasi dikush kishte gjetur kohë ta lajmëronte. Shërbimi i kufizuar shëndetësor nuk mungoi dhe brenda 45 minutave kanë ardhur tre ambulancat e Sarandës. “Me intuitë banorët kanë nxjerrë të parët nga autobusi të plagosurit, ndërsa me të vdekurit u morën zjarrfikësit. Ata janë heronjtë”, pohon Koçi. Sipas tij, aksidenti tragjik i Himarës mund të ishte shmangur, ndonëse rruga ku ndodhi gjëma ka një pjerrtësi të theksuar. “Personalisht udhëtoj në Himarë katër herë në javë. Shoferët zakonisht e ulin shpejtësinë. Për mua kjo është një fatkeqësi jashtëzakonisht e madhe”, përfundon Koçi. “Thirrjet e tyre për ndihmë ishin rënqethëse, kishte dhe pak vajza që nuk kishin humbur ndjenjat, pamë tmerr me sy”, thotë dëshmitari okular Klearko Koçi. T. Skuqi

DËSHMITARI

Studentet, në pritje për të veshur vellon e bardhë...Askush nuk e di me siguri në ishin shoqe me

njëra-tjetrën, por ato ndanin të njëjtat ëndrra e në fund ndanë të njëjtin fat të hidhur. 11 vajzat, studente të Universitetit të Elbasanit, të cilat gjetën vdekjen në një udhëtim të shumëpritur prej tyre kishin hipur me dëshirë në të njëtin autobus drejt Sarandës. Në konviktet dhe rrugët e qytetit të Elbasanit nuk flitet më për asgjë tjetër, të gjitha janë të mpirë. Vdiqën 12 të rinj, me 11 studentet rezultonte dhe një tjetër i ri i vdekur Armand Halilaga. Udhëtonte me të fejuarën Besjana Xheneti, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Kishin bërë plane të martoheshin së shpejti, e kështu dhe shumë prej vajzave të tjera, të cilat kishin shpallur fejesën e

ëndërronin të vishnin vellon e bardhë. Eranda Baloshi vajza që jetonte në periferi të qytetit të Elbasanit, në fshatin Katund i Ri u përkiste atyre studentëve që edhe pse në një gjendje ekonomike jo shumë të mirë ishte një studente model. Humbja e saj ishte një humbje e dytë për familjen Baloshi, e cila ishte goditur rëndë nga vdekja e djalit aksidentalisht. Nëna e saj që do ta përcillte nuse, ishte një njeri që kish humbur gjithçka. Askush nuk do të mund të dilte nga ajo shtëpi pa derdhur lot. Elsa Daka, studentja 22 vjeç, ishte nga fshati Kuqan vetëm pak kilometra larg Elbasanit. Prindërit e saj punonin në Greqi. Ajo jetonte vetëm me të vëllain dhe ishte e fejuar. Me përfundimin e shkollës do të martohej, ndërsa i

fejuari i saj ka qenë gjatë gjithë mortit. Shoqet dhe kushdo e njihte nuk mund të flasë pa buzëqeshur më parë për Erjola Xhoi, 27-vjeçarja me banim në lagjen “28 Nëntori” Elbasan. Shoqëria e saj tregon se ajo ishte ringritur pas humbjes së të atit dhe ishte një studente mjaft e përgatitur. Ermira Mana, 22 vjeç, banuese në fshatin Shelcan është një tjetër vik-timë e aksidentit. Në familjen e saj ka shumë dhimbje dhe banorët e fshatit janë solidarizuar pranë kësaj familjeje, e cila gjithashtu jeton mes vështirësive. Ajo ishte e fejuar me një djalë nga Lushnja dhe shumë shpejt do të vendoste edhe datën e martesës. Gjatë mortit babai i saj është shprehur mjaft i indinjuar për faktin se për këto lloj transportesh përdoreshin

autobusë të vjetër që mund të pësonin defekte. Një tjetër viktimë ishte dhe Denisa Guzi 21 vjeç, banuese në fshatin Mashan, Gramsh. Të afërm të saj intereso-heshin pranë Universitetit, ndërsa babai është nisur direkt në Vlorë dhe më pas drejt Himarës ku edhe ka bërë identifikimin e të bijës. Lindita Kabashi, 21 vjeç, ishte banuese në fshatin Shtërmen, komuna Gostime, Elbasan. Ndërsa Juliana Tola, 21 vjeç, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd. Një tjetër viktimë ishte dhe Dorina Stafa, e cila kishte kaluar 8 vite të jetës së saj në Elbasan pasi kishte kryer edhe shkollën e mesme. Në profilin e saj në facebook para aksidentit ajo shkroi: Faleminderit Zot për kohën e bukur me shoqërinë...

Nga Telnis Skuqi

HIMARË – Duart i drid-heshin, cigaret i konsumonte pafund, fytyra zeshkane e tij ishte zverdhur. “Nuk mund të ecja më tej. Sapo u informova për aksidentin kam gjetur një vendparkim përballë kalasë në Palermo dhe së bashku me studentët dhe dekanin e Letër-sisë kemi parë në televizion tragjedinë”, thotë Astrit Kurti, rreth 55 vjeç, shofer i auto-busit të dytë që ishte nisur për ekspeditë në Sarandë.

Flet shoferi i dytë...Pavarësisht se shoferi i

dytë ishte traumatizuar, ai tr-egon se kolegu i tij, tashmë i vdekur, kishte përvojë në drejtimin e autobusit. “Edhe tani nuk e kuptoj çfarë ndodhi në Qafën e Vishës. Kolegu im kishte përvojën, por ja që timo-ni nuk ka burrëri, të tradhton”, u shpreh Kurti, duke theksuar se ai po udhëtonte rreth 200 metra pas autobusit të parë që u aksidentua. “Po udhëtoja drejt Sarandës. Në kilometrin e pestë një studente e plagosur lehtë mori në telefon shokët e vet e tregoi gjithçka”, pohon Kurti. Në fillim, vijon ai, dysho-va se mos ishte ndonjë shen-jtallëk rinor, por me pas freno-va përballë kalasë së Palermos, ku ishte një bar-restorant dhe kishte një televizor të madh. Tragjedia kishte marrë udhë, ishte një fatkeqësi e jashtëza-konshme”, tha ai. Sipas tij, gjysmë ore pasi kishte ndaluar erdhën dy policë me makinën e tyre. “Me shumë mirësjellje policët më kërkuan të mos

lëviz nga vendi. Një autobus tjetër do t’i merrte studentët dhe ashtu u bë. Rreth orës 22:30, studentët u shoqëruan drejt Elbasanit me një eskortë policie”, përfundon Astrit Kurti.

Dyshimet Fillimisht pak orë pas aksi-

dentit tragjik u fol për një atak kardiak të shoferit Pëllumb Çela, i cili rezultonte në listën e viktimave. Po kështu një nga pistat e shkakut të kësaj ngjarjeje ishin dhe problemet në sistemin e drejtimit dhe frenimit të autobusit. Një nga vajzat e mbijetuara u shpreh dje se shoferi pak sekonda para aksidentit kishte thirrur:

Ikëm, nuk po e ndaloj dot”. Problemet teknike mbeten dhe pista kryesore për grupin e hetimit të ngritur për këtë ngjarje, pasi nga ekspertiza e kryer në trupin e pajetë të Pël-lumb Çelës rezulton se nuk ka shenja alkooli dhe se vdekja e tij ka ardhur për shkak të poli-traumës së shkaktuar nga ky aksident. Po kështu grupi heti-mor ka sekuestruar dosjen në shoqërinë e udhëtimit për të verifikuar nëse autobusi ishte në gjendje të mirë teknike para se të nisej. Gjithsesi pritet që të zbardhet ekspertiza mbi automjetin për të parë nëse ky aksident është shkatuar nga problemet teknike.

Homazhet UGJ

Pedagogët dhe studentët në zi për viktimat

GJIROKASTËR- Peda-gogët dhe studentët e universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës kryen sot një homazh në përkujtim të studentëve që humbën jetën një ditë më parë në Qafën e Vishës, rreth 2 km larg Himarës. Në heshtje të plotë, stafi akademik dhe studentët e këtij univer-siteti ndezën qiri dhe vendosën lule në qendër të qytetit. Prof. Asoc. Gëzim Sala, rektori i Uni-versitetit të Gjirokastrës, tha se ngjarja e ditës së djeshme na ka shokuar të gjithë për përmasat e aksidentit. “Kjo ngjarje duhet të na shërbejë si një apel për strukturat përkatëse, për të rritur në maksimum masat për sigurimin e jetës në lëvizjen me transportin publik”, tha Sala, ndërsa i përcjellë ngushëllimet e sinqerta në emër të stafit akademik dhe studentëve të Gjirokas-trës, familjarë të viktimave, pedagogëve të universitetit “Alek-sandër Xhuvani”, si dhe uron shërim të shpejtë të lënduarave. T. Skuqi

Denisa GuziAurora Molla Dorina Hasa Elsa Daka Eranda Baloshi Eriola Xhoi Ermira Mana

03• E mërkurë 23 maj 2012

»AKTUALITET

PËRCILLEN PËR NË BANESËN E FUNDIT VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË HIMARË

Elbasan, 22 maji që peshoi shumë... Homazhe dhe në ambientet e universitetit, i pranishëm Kryeministri

Kompania e trans-porteve “Llixha 2001” ishte një shoqëri e licencuar dhe shlyente detyrimet dhe siguracionet për mjetet. Gjithashtu studentët kanë sigurim shëndeti. Kjo në bazë të procedurave ligjore krijon mundësinë që familjet të përfitojnë një dëmshpërblim për viktimat e këtij aksidenti të përmasave të mëdha. Të gjithë familjarët thonë se kjo është e fundit gjë që mendojnë pasi askush nuk do t’ua kthejë në jetë vajzat e tyre, të cilave u prenë në mes ëndrrat.

Sigu

rim

i

ELBASAN- Rreth orës 18.00 është përcjellë për në banesën e fundit Pëllumb Çela, 57 vjeç, drejtues i autobusit të aksidentit fatal. Baba i 4 fëmijëve, 3 djem dhe një vajzë ai jetonte në të njëjtën lagje me një prej viktimave, Erjola Xhoi. Rrugicat për në pallatet e tyre ndodhen përballë njëra-tjetrës në lagjen “28 Nëntori” të qytetit. Rreth orës 16.00 mes lotëve dhe hidhërimit është dërguar për në banesën e fundit duke marrë me vete edhe misterin e shkakut të këtij aksidenti.

Dre

jtue

si

LEDIA LLESHI

ELBASAN- 22 maji ishte një ditë që peshoi shumë në Elbasan. Një hidhërim që kë-puste thellë në shpirt. Prindër familjarë, vëllezër, motra, shokët e shoqet, miq, qytetarë të thjeshtë , përcollën për në banesën e fundit më të dashurit e tyre, që u ndanë nga jeta në moshën më të bukur, në kohën kur ishin mbushur plot me ën-drra për të ardhmen. Trupat e pa jetë të studenteve kanë arritur pranë familjeve në orët e para të mëngjesit. Dhimbja ka qenë mjaft e madhe. Rektorati i uni-versitetit është përpjekur që të organizojë homazhe sa më din-jitoze për studentët e tij. UE ka kërkuar që trupat e të ndjerëve të qëndronin për disa orë për të kryer homazhet, por familjarët kanë preferuar që të organizo-jnë ceremonitë mortore pranë familjeve të tyre.

Homazhet Komisioni ka vendosur që të

organizojë homazhet në hollin e korpusit qendror të universitetit. Ka qenë një natë e gjatë e pa gjumë. Që herët në mëngjes stu-dentët kanë mbushur ambientet universitare duke pëshpëritur e diskutuar në heshtje me njëri-tjetrin. Momenti i vendosjes së

fotografive të shoqeve studente kanë qenë nga më mallëngjyesit gjatë ditës së djeshme. Të gjithë janë gjunjëzuar para hidhërimit të thellë që i ka përshkuar në atë moment. Një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, një ceremoni mjaft dinjitoze, ashtu siç e meri-tonin këta studentë të talentuar. Të gjithë janë përshëndetur me shoqet që nuk do ti kenë pranë fizikisht por në zemrat e tyre. I kanë prekur për herë të fundit me respekt të thellë e dashuri të pa matë. Homazhe kanë kryer edhe pedagogët. Me stu-dentët dhe pedagogët janë

bashkuar qytetarët elbasanas, pushtetarë lokalë, deputetë, nxënës shkollash. Më pas ka ar-dhur Kryeministri Sali Berisha i cili ka vendosur kurora e buqeta me lule për të gjitha studentet. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha. Duke marrë fjalën me këtë rast me lot ndër sy ai është shprehur: Të gjithë qytetarëve të Elbasanit ju shpreh ngushëllimet më të sin-qerta. Ishte një tragjedi e rëndë shumë, zi e madhe e cila kur je jashtë të vjen 2 herë më rëndë. Ndaj u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!

NGATËRROHEN ARKËMORTET Në transportin e viktimave është reg-jistruar edhe një e papritur që rrezikoi zhvillimin në kohë të funeralit të Erjola Xhoit. Në vend të trupit të saj nga Vlora ishte transportuar trupi i Dorina Stafës nga Kruja. Familjarët e Dorinës e kanë njo-hur menjëherë që trupi nuk ishte i vajzës së tyre dhe kanë kërkuar që menjëherë të niset drejt Krujës ku edhe ishte nisur kufoma e vajzës së tyre e ngatërruar me atë të Dorinës. Fillimisht familjarët në Krujë nuk e kanë vënë re këtë gjë, pasi mes tyre kishte ngjashmëri. Fillimisht ndërsa shkonin për ngushëllim është mësuar se trupi i Erjolës nuk kishte mbërritur ende. Madje edhe vizitat e personaliteteve janë bërë pa pasur trupin e vajzës. Arkivoli ka mbërritur rreth orës 15.20, ndërsa varrimi do të bëhej në orën 16.00.

Aksidenti tragjik i Himarës

Përlotet Berisha: I lutem Zotit t’ju jap forcë familjarëve

Menjëherë pas mbërritjes nga SHBA-të ku ndodhej për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të NATO-s, Kryeminis-tri Sali Berisha i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, u drejtua për në qytetin e Elbasanit, për të qenë i pranishëm në zhvillimin e ceremonisë së organizuar në nderim të viktimave të shkaktuara nga aksidenti i djeshëm në Qafën e Vishës, në aksin Vlorë-Himarë. I përlotur gjatë homazheve në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Berisha u shpreh se “I lutem zotit që të plagosurat të shërohen sa më shpejt. Do bëjmë gjithçka për trajtimin sa më të mirë të studentëve”. Ndërsa pasdite Kryeministri Berisha vizitoi pasdite studentet e plagosura në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe bëri me dije se ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka vendosur lidhje me klinika të huaja dhe në momentin e parë që ato do të japin dritën jeshile, studentet do të nisen drejt tyre. “Urojmë që këto vajza që po trajtohen ta kapërcejnë me sukses të plotë situatën e krijuar, sikundër dy rastet që përballen me shumë vështirësira uroj që klinika të specializuara të vlerësojnë se mund të japin një ndihmë më tepër në mbështjetje të jetës së tyre”, tha Berisha, duke i garantuar familjarët e studenteve të plagosura se qeveria do të bëjë gjithçka që mund të bëjë mjekësia për t’u dhënë atyre ndihmën më të specializuar.

Fabiola Shehi Joana Debainja Juliana Tola Lindita Kabashi Pëllumb Çela Armand Halilaga

04 E mërkurë 23 maj 2012 •

« AKTUALITET

Më shumë dhurime sesa në ngjarjen e Gërdecit

Irena Qendro: Mbi 300 dhurime gjaku këto dy ditë

Qytetarët janë treguar të gatshëm të japin kontributin e tyre në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga ngjarja e kob-shme e ndodhur dy ditë më parë në Himarë, ku ndërruan jetë 13 persona. Në shenjë solidariteti me qindra qytetarë, famil-jarë, studentë, personazhe të politikës e kulturës u janë drej-tuar bankave për të dhuruar gjak për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve që ndodhen ë gjendje të rëndë në spital. Vetë drej-toresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Irena Qendro, na tregon se interesimi i qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë të lënduarave ka qenë tepër i lartë. Mbi 300 dhurime janë kryer deri në orët e pasdites së djeshme pranë kësaj qen-dre dhe bankës së gjakut në QSUT, rezerva të cilat do të vihen në gjendje për të përballuar çdo rast emergjence që mund të dalë. “Kemi pasur dhurues të shumtë, siç e shikoni, po vijojnë të shtohen nga çasti në çast, gjë që është për t’u falënderuar. Me rezervat që ne kishim në qendër, arritëm të përballonim më së miri kërkesat e spitalit për t’u ardhur në ndihmë të plagosurave që kishin nevojë për gjak, duke përfshirë këtu edhe ato për gru-pet e rralla të gjakut. Apeli i bërë ka shtuar fluksin e dhuruesve që në mënyrë vullnetare i janë drejtuar qendrës tonë që nga mbrëmja kur ndodhi aksidenti, të cilët kanë dhuruar gjak. Në të vërtetë kemi të bëjmë me një fluks të lartë dhurimesh, ku sensibilizimi i qytetarëve për të dhuruar ka qenë shumë më i lartë sesa në ngjarjen tjetër të rëndë që ka ndodhur më vite me parë me shpërthimin e Gërdecit”, - konfirmon Qendro. Sipas saj, bankat e gjakut do të qëndrojnë të hapura përgjatë gjithë kohës për të gjithë ata qytetarë që duan të dhurojnë gjak vullnetarisht në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë.

GJENDJA E 14 PACIENTEVE TEK USHTARAKU

Çastet e kobshme të pritjes për lajm para

dyerve të reanimacionit

Pranvera Kola

Dhjetëra shpirtra të trazuar, me sytë plot lot endeshin pa pushim në ato pak metra që ndanin korridorin e vogël nga salla e reanimacionit në Spi-talin Ushtarak. Ecejaket dhe psherëtimat nuk kishin të sosur. Me sytë të mbërthyer nga dera, të gjithë prisnin me ankth daljen e mjekëve, që do të tregonin nëse të lënduarit e aksidentit tragjik të Himarë, që ndodhi dy ditë më parë, ia kishin hedhur rrezikut për jetën. Orët e tmerrit vazhduan gjatë, pasi gjendja shëndetësore e nëntë vajzave të plagosura rëndë që gjenden në reanimacion, pa-varësisht trajtimeve të mara, nuk po shfaqte përmirësim, që të lejonte familjarët e përlotur të mund të mësonin nëse më e keqja kishte kaluar. Mes sho-kut e kaosit të përjetuar gjatë 24 orëve të fundit, të afërmit e vajzave të lënduara mbanin sytë te mjekët dhe infermierët që dilnin pa pushim nga kjo derë, por fatkeqësisht lajmet e mira që u adresoheshin ndaj tyre ishin të pakta, çka bënte që tensioni e dëshpërimi t’i mbante ata mbërthyer.

Gjendja shëndetësore e të lënduarave

Raportimet e herëpash-ershme të mjekëve dhe drej-tuesve të dikastereve shën-detësore që kishin mbërritur për të parë nga afër gjendjen e tyre, konstatonin se tri nga vajzat që po trajtoheshin në reanimacion ishin në gjendje kritike, ku dy prej tyre, për-katësisht Briselda Gubere dhe Florije Peci, mbahen me frymë-marrje artificiale. Për gjendjen e rëndë shëndetësore të dy studenteve Ministri i Shënde-tësisë, Petrit Vasili, konfirmoi për mediet se parametrat e tyre janë mbajtur në mënyrë të qëndrueshme nga stafi që po kujdeset, por fatkeqësisht gjendja e tyre mbetet ende e rëndë. Lidhur me mundësinë e transportimit të vajzave që janë në gjendje të rëndë shën-detësore pranë spitaleve më të specializuara jashtë vendit, ministri Vasili ka konfirmuar se në kushtet aktuale kjo gjë është e pamundur për shkak të gjendjes kritike, pasi vajzat po mbahen në jetë me anë të aparaturave. “Gjendja e të plagosurave do të vlerëso-het hap pas hapi nga stafi mjekësor. Nuk do të bëhet as-një hap i nxituar që do të rën-donte situatën”, - tha Vasili.

Ndërkohë një lajm më i mirë vjen nga spitali i Vlorës, ku të plagosurat pas trajtimit të mar-rë janë në gjendje të qetë dhe rezultatet postoperatore kanë qenë shpresëdhënëse për familjarët e tyre. Pas ndihmës së dhënë për të plagosurat e transportuara drejt Ushtara-kut, drejtori i këtij spitali, Berdi Mihja, ka detajuar ecurinë e tyre shëndetësore duke shp-jeguar se nëntë vajza janë në terapi intensive dhe pesë të tjera në kirurgji. Por përgjithë-sisht, sipas tij, gjendja e të ak-sidentuarave konsiderohet e më e stabilizuar, por ende janë në kushte kritike. Për t’u ard-hur në ndihmë ankthit dhe për-lotjeve të familjarëve, Mihja ka shtuar më tej se konkluzionet

e ekipeve mjekësore janë të tilla që mund të shpresohet se nuk do të ketë invaliditet. Mi-haj ka vlerësuar solidaritetin e treguar nga qytetarët, të cilët menjëherë i janë përgjigjur

apelit të bërë për dhurimin e gjakut, veçanërisht të atyre me grup të rrallë, si A negativ dhe 0 negativ. Në Spitalin Ushtarak në Tiranë po kurohet Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda

Bato, Antoneta Taçe, Doriana Kumria, Anisa Çobaj, Shegushe Haka, Elsa Shtylla, Ifsjana Kar-riqi, Mirsie Biba, Briselda Gu-bere, Florie Peci, Blerina Çereni dhe Griselda Zeneli.

KIRURGU FATOS OLLDASHI Njëra nga vajzat, Florie Peci, që ndodhej në gjendje të rëndë shën-detësore, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjie gjatë ditës së djeshme, pasi ishte paraqitur me dëmtime të shtyllës kurrizore. Kirurgu Fatos Olldashi tha pas operacionit se “operacioni konsis-ton në përpunimin e një plage të marrë gjatë aksidentit në shtyllën kurrizore. Gjatë dëmtimit kishin ndodhur dhe dëmtime të kockave dhe të një pjesë të nervave, por shpresojmë të mos jenë të rrezikshme. Në të vërtetë dëmtimi do të konstatohet kur pacientja të zgjohet dhe të dalë nga gjendja e komës.” Sipas tij, pacientja ndodhet në gjendje kome, pasi është një politraumë, ka dhe dëmtime të tjera në kokë dhe kryesisht në gjoks. Ndërkohë dy pacientet e tjera janë duke u mbajtur me frymëmarrje artificiale. “E përgjithshmja është mirë, të gjitha vajzat janë më mirë sesa kur u pranuan në spital, por nuk mund të themi se janë jashtë rrezikut për jetën”, - përfundoi Olldashi.

Na ishte një na ishte sishte erdhi doli (40

Çastet e vështira për të afërmit e Shegushe Hakës

Shoku që pësuam derisa morëm vesh ku e kishim vajzën

Rrëfen mamaja e Blerina Çerenit

Me lot në sy familjarët e së lënduarës Shegushe Haka na treguan orët e tmerrit që kishin përjetuar deri në marrjen lajmit se e afërmja e tyre kishte mbërritur pranë Spitalit Ushtarak e mbijetuar, ku dhe po merrte kujdesin e specializuar mjekësor. “Ishte e tmerrshme, pasi për orë të tëra u sorollatëm për të mësuar se ç’kishte ndodhur me vajzën. Pasi mësuam që është sjellë në Tiranë, u ni-sëm të traumatizuar për tek spitali ushtarak”, - thotë kushërira e saj, e cila pas një klithme të lëshuar tregon më tej edhe çastet e vështira të pritjes me orë të tëra në spital për të mësuar ndonjë gjë më shumë mbi gjendjen shëndetësore. Teksa hedhim vështrim pak

metra më tutje, shohim babain dhe të motrën, që të dërrmuar e përmes lotëve kishin mbër-thyer sytë nga dera e reanimacionit, ku pritej dalja e mjekut për të mësuar nëse gjendja e vajzës kishte shfaqur ndonjë përmirësim që nga lajmi i fundit që kishin marrë. “ Fatmirësisht, mjekët na kanë thënë që vajza ka reaguar, por gjendja e saj shëndetësore është ende e rëndë për shkak të plagëve të shumta që ka marrë. Ne nuk kemi mundur ende të hyjmë, me përjashtim të vëllait, i cili ka mundur të shohë vetëm për pak të motrën, që ishte e shokuar nga ngjarja e ndodhur dhe me dhimbje të shumta të shkaktuara nga plagët që kishte në trup”, - shton më tej kushërira e saj.

Nuk kanë të sosur ecejaket e familjarëve nëpër korridoret e spitalit në pritje të lajmeve për shëndetin e vajzave që po luftojnë me jetën në sallën e reanimacionit. E përfshirë nga ankthi dhe tronditja, mamaja e një prej vajzave të lënduara rëndë nga aksidenti, Ble-rina Cerenit, na tregon për orët e tmerrit që ka përjetuar që nga momenti i marrjes së lajmit të hidhur për aksidentin në përmjet medies. “Pas shumë sorollatjesh në Himarë e Vlorë, - tregon e ëma e Blerinës, - ne u sinjalizuam që vajza ishte nisur drejt Spitalit Ushtarak. Erdhëm edhe vetë. Unë kisha folur pak më përpara se të ndodhte aksidenti me të dhe më tha se çdo gjë po shkonte mirë. Nga ora 5 pastaj pamë në televizor se kishte ndodhur aksidenti. Më ngriu gjaku. Djali që e kishte përcjellë në mëngjes, më tha se ky ishte autobusi ku kishte hipur Blerina. Nuk mund të ta them se çfarë ankthi më kapi. Telefoni i va-

jzës nuk dilte. U nisëm pastaj ta kërkonim se ku ishte. Dërguam ca të afërm tanë në Vlorë dhe na thanë se ishte atje, ndërkohë telefoni na binte pa pushim. Dhe ne u nisëm urgjen-tisht për Vlorë, pastaj na morën të afërmit tanë sërish në telefon që të ktheheshim nga Vlora, pasi televizionet e kishin dhënë që vajza po sillej në Tiranë. U kthyem në rrugë dhe erd-hëm tek Ushtaraku. Lavdi Zotit, ajo është gjallë dhe gjendja e saj është më e mirë se një ditë më parë. Vajza ime ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, në organet e brendshme dhe është në reanimacion. Unë kam mundur ta shoh dhe madje kam folur edhe me të. Gjëja e parë që më kërkoi ishte të dinte si ishin dy shoqet e saj të ngushta, që për fat të keq kanë humbur jetën. Normalisht që unë s’i tregova gjë dhe e qetësova duke i thënë se janë mirë, pasi nuk mund ta përballojë këtë lajm”, - rrëfen e ëma e Blerinës.

“S’e kisha mendjen, atmosfera brenda në autobus ishte entuziaste”

Rrëfimi i së mbijetuarës Besjana Dani “U nisem nga Elbasani, ndaluam në Apolo-

ni dhe më pas do të ndalonim në Porto-Paler-mo. Unë isha ulur nga fundi. Shoferi bëri një frenim në kthesë dhe automjeti doli jashtë kontrollit”, - rrëfen turbullt Besjana Dani, studentja e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, një prej 39 personave që përjetoi çastet tragjike të aksidentit që ndodhi dje në Himarë. E mbijetuara, që po trajtohet në Spitalin Amerikan, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tregoi se pas ndërhyrjes kirurgjikale ndihet më mirë nga lëndimet që ka pësuar në trup. Rën-duar emocionalisht, Dani pohoi se nuk ka

qenë e vëmendshme dhe nuk mban mend shumë detaje që shkaktuan aksidentin. “Nuk e kisha mendjen, atmosfera brenda në autobus ishte entuziaste dhe autobusin tjetër e kishim lënë mbrapa. Mbaj mend se pasi shoferi frenoi në kthesë, auto-busi me të cilin udhëtonim doli jashtë kontrollit.” Ky çast fatal i përshkruar nga Besjana u ka marrë jetën 13 personave, 11 prej të cilave studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shoferit të autobusit dhe të fejuarit të një prej të mbijetuarave. 26 studente të tjera kanë mbetur të plagosura rëndë.

05• E mërkurë 23 maj 2012

»AKTUALITET

Pranvera Kola

Ngjarja e kobshme e ndod-hur dy ditë më parë në Himarë, ku humbën jetën

rreth 13 persona, ka krijuar kaos dhe pështjellim në dy-ert e spitaleve e veçanërisht atij Ushtarak, ku familjarët të tronditur janë paraqitur për të mësuar se ç’kishte ndodhur me fëmijët e tyre. Në një pro-noncim të dhënë për gazetën “Metropol” kryeinfermierja e përgjithshme e Spitalit Ushta-rak, Edlira Hoxha, na rrëfen 24 orët e tmerrshme të kaluara që nga çasti i marrjes së lajmit dhe ardhjes së të plagosurave për kurim drejt Ushtarakut. Hoxha rrëfen edhe shokun e përjetuar nga familjarët, që janë dyndur drejt Ushtarakut për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me vajzat e tyre, nëse i kishin mbi-jetuar aksidentit apo jo.

- Çfarë ndodhi pasi ju mësuat lajmin për aksiden-tin tragjik të Himarës, ku kishte viktima dhe të lën-duar në gjendje të rëndë, që do të transportoheshin për kurim të specializuar drejt Spitalit Ushtarak?

- Kur mora vesh për aksi-dentin që kishte ndodhur në Himarë, ku flitej për trauma të shumta që kishin pësuar stu-dentët, me shpejtësinë e erës u ktheva në urgjencë. Gjithash-tu edhe infermierët e tjerë të palajmëruar, të shoqëruar edhe nga personeli mjekësor, kanë zbarkuar në urgjencën e spitalit, duke u ven në gjendje gatishmërie për përballimin e emergjencës. Sallat e opera-cionit në katin e parë dhe atë të dytë ne i kishim gati, së bashku me personelin infermieror dhe kirurgët e përgatitur, të cilët u vunë në gjendje gatishmërie për të pritur të plagosurit që do transportoheshin drejt

Falë kujdesit dhe trajtimit të marrë nga ekipet mjekësore, përmirësimi paksa i gjendjes shëndetësore ka bërë që një nga vajzat e lënduara nga aksidenti tragjik i Himarës të dalë nga reanimacioni dhe të zhvendoset në pavijon, nga ku do të ndjekë trajtimin e mëte-jshëm. Ifsjana Karriqi ka mun-dur të rrëfejë për familjarët e saj që i qëndrojnë te koka shokun e përjetuar në çastin e rënies së autobusit. “Vajza na tregoi se kishte qenë në sedi-jen e fundit duke fjetur gjumë së bashku me dy shoqet e saj të ngushta, teksa tronditja e autobusit gjatë përplasjes ka bërë zgjimin e kobshëm të tyre nëpërmjet ulërimave. Ndonëse në mënyrë të turbullt, vajza na tregoi se pas shumë mundi-meve ka arritur të dalë nga au-tobusi duke u ngjitur lart nëpër gurët për të kërkuar ndihmë. Me lot në sy tregonte se, edhe pse kishte kthyer kokën pas, ku nëpër shkëmbinj kishte parë trupat e shoqeve të saj dhe

IFSJANA KARRIQI DEL NGA REANIMACIONI NË GJENDJE PAK MË TË MIRË

Familjarët s’i tregojnë dot se ka humbur dy shoqet e ngushta

dy shoqeve më të ngushta, nuk kishe mundur të jepte dot ndihmë, teksa ka lajmëruar të motrën nëpërmjet telefonit për gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhej nga aksidenti që kishte përjetuar”, - pohon e ku-nata e saj me zë të ulët teksa është duke dalë në korridorin e pavijonit për të marrë pak ajër. Por ajo që është edhe më e tmerrshme është gënjeshtra që Ifsjanës i është thënë, pasi ka pyetur vazhdimisht për dy shoqet e saj të ngushta, të cilat fatkeqësisht (ndonëse nuk e

di) nuk do të ketë mundësi t’i shohë më. E kunata tregon më tej se prindërit e saj janë kthyer drejt qytetit të Lushn-jës për marrë pjesë në cere-monitë mortore të vajzave që kanë humbur jetën në aksi-dentin e tmerrshëm të Hima-rës. Tronditja vihet re dhe në sytë e të lënduarve të tjera, të cilat vazhdimisht kërkojnë të dinë për fatin e shoqeve të tyre, por gjendja e rëndë shëndetësore dhe shoku që po kalojnë i detyron familjarët t’i gënjejnë se janë mirë.

RRËFEN KRYEINFERMIERJA E PËRGJITHSHME E SPITALIT USHTARAK

Orët e tmerrit kur familjarëtidentifikonin të plagosurit

Ushtarakut. Ndihma e parë operacionale është dhënë në urgjencë, pasi nuk priste puna që pacientët të ngjiteshin deri në katin e dytë për shkak të plagëve të shumta që kishin pësuar dhe gjendjes së rëndë në të cilën ishin. Afati kohor ishte shumë i shkurtër dhe na u desh që të bënim ndërhyrje të menjëhershme. Fluksi ka qenë me të vërtetë shumë i madh. Na duhej të përballonim një situatë tepër të vështirë, pasi koha nuk premtonte shumë.

- Si u mobilizuan stafet mjekësore ndaj thirrjes për ndihmë?

- Gatishmëria ishte në mak-simum me barela dhe mjetet e tjera që nevojiteshin për të transportuar të plagosurit. Gjithashtu përgjegjësit e far-macisë së spitalit erdhën për të treguar se gjithçka ishte në gjendje sa u takon pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve që nevojiteshin. U furnizuan edhe sallat e operacioneve, reanimacioni dhe urgjencat me të gjitha elementet mjekësore të duhur për trajtimin e men-jëhershëm të të plagosurve që do vinin drejt nesh. Menjëherë pas sjelljes së të plagosurve barelat e spitalit të pajisura me çarcafët përkatës kanë siguruar transportimin e ku-jdesshëm të plagosurve fillim-isht drejt sallave të urgjencës. Kemi qenë mbi dhjetë infer-mierë në gjendje gatishmëri për të transportuar në mënyrë të kujdesshme të gjithë të

plagosurit nga ambientet ku i linte helikopteri e deri te sal-lat e urgjencës. Kemi vepruar në mënyrë të kujdesshme, pasi traumat e ndryshme që na erdhën kërkon kujdes mak-simal për të mos lejuar dëm-timin e të plagosurve, që ishin në gjendje të rëndë për shkak të traumave të kokës, qafës e organeve të tjera, që kishin pësuar gjatë aksidentit, kështu që transportimi është bërë në këtë lloj forme me barela dhe në mënyrë të kujdesshme.

- Në çfarë gjendje mbërri-tën të plagosurit që u trans-portuan me helikopter, ishin shumë të dëmtuar nga aksi-denti?

- Me të mbërritur, pacientët janë futur menjëherë në sallat e urgjencës së katit të parë, ku dhe kanë marrë ndihmën e shpejtë. Patjetër që ishin shumë të dëmtuara, kishte raste që nuk njiheshin dhe deri vonë mbetën tri të paidentifi-kuara. Them kështu pasi kur

erdhën ne dhe familjarët nuk e dinim se cilët ishin si dhe famil-jarët po ashtu nuk e dinin ku ishin çuar për trajtim të afërmit e tyre. Në ato çaste ne nuk mund të bënim identifikimin, pasi duhej dhënë në mënyrë urgjent ndihma e parë, duke qenë se gjendja e tyre ishte tepër e rënduar. Kishte trauma nga më të ndryshmet që ata kishin, madje dhe shumë të rënda që kërkonin kujdes të menjëhershëm. Ne i kemi pas-ur në gjendje shumë të rëndë të gjithë pacientët që janë paraqitur këtu te ne për trajtim. Njëra prej vajzave humbi jetën gjatë rrugës, ndërsa tjetra për shkak të traumave të forta nuk mundi t’i mbijetojë kujdesit. Nuk mund t’ua them me saktësi dëmtimet që kishin vajzat për shkak të fluksit të punës që duhej të bënim me pacientët, këto të dhëna mund t’i merrni vetëm nga mjeku përkatës.

- Pas dhënies së ndih-mës së parë familjarët kanë

mbërritur në spital. Si u ko-munikua tek ata gjendja e fëmijëve të tyre?

- Kjo me familjarët ka qenë edhe më e tmerrshmja për mua dhe kolegët. Nuk di si t’ua shp-jegoj, pasi përveç lodhjes fizike kjo situatë më solli dhe një rëndesë të madhe shpirtërore, pasi duhej të lajmëroja në çdo çast familjarët për gjendjen e pacientëve të tyre, për ras-tet kur kishin mbijetuar ose jo. Ishte një gjendje vërtet e keqe, pasi kishim shumë të paidentifikuar. Pasi u morëm vesh me drejtorin dhe shefin e reanimacionit, u detyruar të vishnim familjarët me rrobat mjekësore për t’i futur një e nga një në salla, në mënyrë që ata të mund të identifikonin nëse fëmijët e apo të afërmit e tyre ishin mes të plagosurve që kishin mbërritur pranë Ushtarakut. Më është dashur t’i shoqëroja këta familjarë pranë shtretërve ku ishin vajzat për t’i identifikuar dhe më besoni ishte e tmerrshme të shihje gjendjen e tyre, ishte situatë e llahtarshme. Pasi përmes gjendjes së tronditur në të cilën ndodheshin duhej edhe që t’i qetësonim për të ndih-muar në identifikimin e vajzave që ndodheshin në reanimacion. Vajzën e parë që mbërriti e vdekur ne nuk e identifikuam, e kemi çuar drejt morgut të spitalit dhe më pas atje janë bërë procedurat e mëtejshme. Pak kohë më vonë nga sjellja e të lënduarve janë dyndur drejt

spitalit shumë njerëz qytetarë kuriozë, ndërmjet tyre edhe familjarë të plagosurave, të cilët nëpërmjet rrëmujës dhe kaosit të krijuar kërkonin të mësonin për shëndetin e fëmi-jëve dhe të afërmve të tyre, nëse ishin gjallë apo jo.

- A mund të na përshkru-ani shokun e pësuar nga familjarët në çastin e identi-fikimit të plagosurave?

- Mbaj mend një rast që, fat-mirësisht, nuk e kishte fëmijën e tij aty. Bëhet fjalë për një burrë tek të 50, ishte shumë i traumatizuar dhe i trembur sa nuk dinte ku të shkonte. Nuk mundi t’i afrohej krevatit ku ndodhej një nga të plagosu-rat rëndë për të identifikuar nëse ishte vajza e tij, pasi kjo paciente kishte marrë tepër plagë gjatë aksidentit. Ai po dridhej i tëri, në gjendje tepër të rënduar shoku, që nuk e lejonte të afrohej dot për të bërë identifikimin. Me shumë vështirësi e kemi bindur të afrohej që të na ndihmonte në identifikimin e vajzës së plago-sur rëndë, ku pas verifikimit u konstatua që nuk ishte vajza e tij. I tmerruar, u largua nga dho-ma dhe, kur ka dalë jashtë, nuk e dinte ku ishte, aq i shokuar ishte nga situata që kishte kaluar. Gjithashtu mbaj mend një tjetër paciente, e cila na er-dhi e traumatizuar. Kishte frikë nga ndërhyrjet, ulërinte vazh-dimisht për shkak të plagëve që kishte marrë. Megjithatë, edhe këtë rast mjekët arritën që ta qetësonin dhe ti jep-nin ndihmën e duhur. Ishte e tmerrshme dhe rasti i një të afërmi, të cilit duhej t’i jep-nin lajmin e hidhur të vdekjes së njërës prej vajzave, çka shkaktoi një gjendje shoku te familjari i saj. Ishte vërtet një gjendje e tmerrshme, që nuk di si ta shpjegoj.

Edlira Hoxha

06 E mërkurë 23 maj 2012 •

« AKTUALITET

Tragjedia Elbasan

Politika homazhe në universitet dhe te familjet e viktimave

Dita e djeshme në qytetin e Elbasanit ka qënë e trishtë, e mbushur me hidhërim dhe lot për jetët që mbetën përgjysmë në Himarë. Homazhe janë zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Stu-dentë, pedagogë, miq dhe qytetarë elbasanas kanë ndezur qirinj, si dhe kanë vendosur kurora me lule, në nder të 11 studenteve të Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë, të cilat ndërruan jetë në aksidentin e ndodhur pasditen e së hënës në Himarë. Homazhe zhvilluan krerët më të lartë të shtetit, përfaqësuesit e besimeve fetare, të cilët iu bashkuan qindra studentëve, të cilët mes lotëve dhe dhimbjes kishin ndezur qirinj dhe vendosur buqeta me lule e dedikime lamtumire për humbjen tragjike e të parakohshme të të rejave. Nuk munguan edhe mesazhet e ngushëllimit nga Përfaqë-sia e Bashkimit Evropian dhe kreu i KE-së, Barroso.

Topi në Elbasan: Fjalët në të tilla raste nuk dalinMesditën e djeshme, në Ditën Kombëtare të Zisë, Presidenti i Re-

publikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, udhëtoi drejt Elbasanit, për të shprehur nga afër ngushëllimet dhe solidar-itetin njerëzor e institucional për studentet, të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të Qafës së Vishës në Himarë. “Natyrisht, jam shumë i pikëlluar të marr pjesë në këtë ceremoni homazh për disa vajza, të cilat ikën në moshën e tyre më të mirë, falë edhe një fati tragjik. Unë dëshiroj nga zemra të jap ngushëllimet më të sinqer-ta për familjet, për familjarët në përgjithësi, por edhe për shoqet dhe shokët, të cilat kaluan vitet e rinisë në këtë shkollë! Padyshim, fjalët në të tilla raste nuk dalin, sepse tek njeriu dominon dhimbja. Unë edhe njëherë dëshiroj që të përsëris urimin tim që ngjarje të tilla të mos ndo-dhin më, por nga ana tjetër, në situata të tilla kaq të dhimbshme vëren edhe një virtyt të jashtëzakonshëm të popullit tonë, një solidaritet të paparë, gjë që shikohet kudo!”, – u shpreh dje Presidenti Topi.

Topalli: Vdekja e këtyre engjëjve tronditi shoqërinë shqiptare

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi dje homazhe në ambientet e universitetit “Alesandër Xhuvani” në nderim të studenteve që humbën jetën në mënyrë të parakohshme në ak-sidentin tragjik të Himarës. “Këto vajza ishin engjëj. Që sot ato do të shikojnë nga lart, por në familjet e tyre kanë lënë një dhimbje jashtëzakonisht të madhe. Fotografitë e tyre, sytë e tyre kishin shpresë, flisnin për jetën, por ëndërra e tyre mbaroi dje, në një ditë të tmerrshme. Unë dua të shpreh ngushëllimin e thellë dhe nderimin e madh për këta engjëj që kanë lënë familjet e tyre dhe kanë shokuar të gjithë shoqërinë, shqiptarët dhe jo vetëm. Lu-temi që shpirti i tyre të prehet në paqe!”, – theksoi Topalli.

KE, Barroso mesazh ngushëllimi për tragjedinëBruksel - Kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka

shprehur ngushëllimet për tragjedinë e Himarës. “Mësova me trishtim për aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë ku 13 persona u vranë e shumë të tjerë u plagosën. Në emër të Komi-sionit Evropian, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të shprehim solidaritet e keqardhje të thellë për familjet e viktimave”,-thuhet në mesazhin e presidentit të KE-së, Barroso.

Amsadori i BE, Sekui, ngushëllime për tragjedinëPërfaqësia diplomatike e Bashkimit Evropian në Tiranë kanë

shprehur ngushëllimet e tyre lidhur me aksidentin rrugor në Himarë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, i shprehin ngushëllimet familjarëve të viktimave. “Dëshirojmë t’u shprehim simpatinë tonë më të ndjerë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe t’iu urojmë të plagosurve shërim të plotë dhe të shpejtë”, thuhet në mesazhin e zyrës së BE-së në Tiranë.

Basha në familjen e Eriola Xhoit në ElbasanKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, vizitoi dje pasdite

familjen e Eriola Xhoit, viktimë e aksidentit të Himarës. Basha theksoi se ngjarja ka qenë një ngarkesë e madhe për të gjithë familjarët e viktimave dhe se nga ana e tij shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi.

Imzot Rrok Mirdita: Lutjet tona i bashkohen atyre të prindërve

Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkv i Metropolit Tiranë - Durrës mesazh ngushëllimi për familjet dhe të afërmit e viktimave të tragjedisë së Himarës. Në mesazhin e tij, Imzot Rrok Mirdita i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe lutet bashkë me ta. “Të dashur prindër dhe të afërm të viktimave të aksidentit të Himarës. Nëpërmjet mediave u njoftuam për tragjedinë e rëndë të Himarës ku humbën jetën 13 studente dhe u plagosën 20 të tjerë. Kemi provuar një tronditje të thellë në shpirt dhe lutjet tona u bashkohen atyre të prindërve dhe të afërmve të viktimave. I lutemi Zotit për një shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Më lejoni të shpreh afërsinë shpirtërore timen dhe të Dioqezës, ju, të plagosurve, punonjësve të shëndetësisë dhe forcave të rendit që të gjithë së bashku ta kalojmë këtë provë të jashtëzakonshme duke ju lutur Zotit që të na forcojë. Le t’ia besojmë Zotit kujdesin për shpirtrat e viktimave dhe të mbështesim me lutjet tona një shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, thuhet në mesazh.

Mariglen Mulla

Autobusi i tragjedisë, para 4 ditësh e kishte përshkruar të njëjtën

rrugë, ashtu të mbushur plot me nxënës e studentë. Për fatin e mirë të të rinjve, gjithçka shkoi mirë atë të shtunë, kur udhëtuan për në Sarandë me autobusin tip “Mercedez Benz 3030”, në pronësi të Ardian Dakes, president i shoqërisë turis-tike “Llixha 2001”. Me qendër në Elbasan, para pak ditësh kjo agjenci kishte dërguar nxënës e studentë edhe në Voskopojë. Shoferi mbetej i njëjti, 55-vjeçari Pëllumb Çela, elbasanlliu ish-basket-bollist me Labinotin, i ku-jdesshëm përherë në timon, njeriu që rrinte larg alkoolit dhe shofer që kontrollonte gjithnjë autobusin për ndonjë defekt teknik. Mjeti mbetej i njëjti, i prodhuar që në ‘88-ën. Zyrtarisht policia pranoi se “Çela ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014. Automjeti ka rezul-tuar të ketë kryer kontrol-lin e fundit teknik më datë 26 prill 2012”. Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, po ashtu konfirmon zyrtarisht se shoferi nuk kishte për-qindje alkooli në gjak, ndërsa Policia Rrugore deklaron se rruga kishte sinjalistikë dhe kushtet atmosferike nuk ishin të rënduara. Kësisoj shkaku i aksidentit sposto-het automatikisht në ndonjë defekt të mundshëm, të krijiuar rishtazi, pas kolau-dimit. Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti tashmë i drejton Prokuroria, por në përbërje të grupit të punës janë dhe ekspertë të struk-turave qendrore të Policisë Rrugorë, Ekspertë Kriminalistë, si dhe ekspertë mjeko ligjorë. Ndërkaq, efekti që ka shkak-tuar ky aksident te kolegët shoferë të Çelës është vetëm habi për rrethanat sesi ndodhi dhe hidhërim për humbjen e mikut të tyre. Për gazetën “Metropol” ata shprehen se Pëllumb Çela ishte njeri i rreg-ullt, qëndronte larg alkoolit dhe ishte tepër i kujdesshëm në timon. Ajo çka ata konfir-mojnë me siguri të plotë është fakti se para se të nisej për në ekspeditën e planifikuar, për të cilën Çela ishte caktuar si shofer, ai e kishte kontrolluar autobusin në një servis, pasi një natë më parë kishte bërë një rrugë të gjatë në Sarandë. Pra, mjeti ishte në gjendje të mirë teknike. Nga ana tjetër pronari i “Llixha 2001”, Ardian Take, dje mbërriti nga jashtë shtetit, pasi mësoi për aksi-dentin, teksa kompania e tij ngushëlloi viktimat.

POLICIA: PATENTË DE, KOLAUDIMI NË PRILL. KOLEGËT: E KONTROLLOI

Shoferi udhëtoi me nxënës në Sarandë para 4 ditësh

Vullnet Topalli jep detaje të aksidentit

Kryepolici rrugor: E rinovoi lejën e 1999-ës, rruga me sinjalistikë

Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Vullnet Topalli, lexoi emrat e të plagosurave dhe viktimave në aksidentin në rrugën nacionale Vlorë-Himarë, ku në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 22 72B, ka rënë në një distancë

rreth 60 m. Më pas Topalli tha se “Aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ishte i pajisur me sinjalitikën e duhur parala-jmëruese. Po kështu ishte i pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor

përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës, asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje. Po ashtu nga hetimet e kryera rezul-ton se drejtuesi i mjetit, shtetasi Pëllumb Çela ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014. Ndërkohë që automjeti në fjalë ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit teknik më datë 26.04.2012. Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e saj. Krahas veprimeve të kryera për dhënien e ndihmës dhe transportimin e të dëmtuarve, nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Policisë Rrugorë, Ekspertë Kriminalistë, si dhe Ekspertë mjeko ligjorë, kanë vazhduar punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit të rëndë”.

Viktimat vdiqën nga politrauma

Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore: Shoferi s’kishte pirë alkool

Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore konfirmon faktin se drejtuesi i mjetit nuk ka qenë i alkoolizuar në momentin e aksi-dentit, ndërsa nuk ka pësuar atak kardiak. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, vdekja e 55-vjeçarit ka ardhur si pasojë e politraumës, ose ndryshe goditjeve të forta që ka pësuar gjatë rrëzimit të

automjetit në greminë. Rezul-tatet paraprake përjashtojnë mundësinë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga humbja e kontrollit të mjetit për shkak se shoferi ishte i alkoolizuar, apo të atakut kardiak duke çuar kështu në dyshimet për një tjetër pistë, atë të një defekti në mjetin drejtues. Por, ndërkaq rezultatet

përfundimtare pritet të dalin pas një jave, pas kryerjes së analizave toksilogjike. Nga të dhënat paraprake të ekspertëve mjeko-ligjorë, rezulton se nga 11 vajzat e aksidentuara, 10 prej viktimave kanë humbur jetën gjithashtu si pasojë e politraumës, ndërsa njëra prej tyre për shkak të asfiksimit. Ekspertiza mjeko-ligjore është kryer nga 4 ekspertë në morgun e Vlorës, ndërsa ekspertiza për 2 viktimat e tjera, të cilat humbën jetën në Spitalin Ushtarak, është kryer në Tiranë.

Vullnet Topalli

Pëllumb Çela

Autobusi i aksidentit

07• E mërkurë 23 maj 2012

»EKONOMI

Emigrantët shqiptar

Depozitat meafat një mujor

Pjesa më e madhe e depozitave të emigrantëve regjistrohen me afat maturimi një mujorë. Të dhënat e detajuara të publi-kuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se zotëruesit e kursimeve në euro preferojnë që të lënë paratë e tyre në bankat që veprojnë në Shqipëri vetëm për një kohë të shkurtër, kryesisht një mujore, duke reflektuar disi dhe pasigurinë e kursimtarëve në valutë lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë në shtetin ku ata punojnë e jetojnë. Të dhënat zyrtare tregojnë se depozitat me afat një mujor zinin 40% të totalit të depozitimeve të reja në euro gjatë marsit të vitit 2012, të ndjekura nga ato 12-mujore, me 25% dhe ato tre mu-jore me 21%. E njëjta tendencë është vënë re dhe në përgjithësi përgjatë muajve të kaluar. Sjellja e kursimtarëve në euro është e ndryshme nga ajo e atyre në lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitu-esit në lekë kërkojnë që t’i mbyllin kursimet e tyre mesatarisht për një muaj, megjithatë dhe këtu vihet re preferencë relativisht e lartë për depozitat me afat maturimi një mujor.

Bashkëpunim

Shqipëria mundësi për investitorët italian

Shqipëria shihet si një mundësi shumë e mirë për investitorët italian. Këtë pohim bëri ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaianin, gjatë një takimi të zhvilluar dje me kryetarin e shoqatës “Biszes Albania”. “Janë 20 deri në 30 mijë sipërmarrje shqiptarësh në Itali që po rikthehen në vendin tuaj dhe ata janë një pasuri e madhe, sikundër janë më shumë se 150 studentët italianë në universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë, të cilët përbëjnë një mundësi të mirë për të rritur imaxhin e Shqipërisë në Itali, për ta njohur më mirë Shqipërinë aty”, tha ambasadori duke theksuar se në Itali, Shqipëria po shihet si Kina e afërt, për shkak të lehtësive që ofron për investitorët italianë, pozitën gjeografike, krahun e lirë të punës, gjuhën e komunikimit. Kryetari i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, dhe ambasadori ranë dakord për një axhendë të përbashkët për një bashkëpunim të plotë e të gjithanshëm mes organizatave homologe të sipërmarrjes, mes subjekteve të të dy vendeve mike. Ndër të tjera u diskutua edhe për organi-zimin e “Ditës së Biznesit” Shqipëri-Itali.

30% më pak para

Bien investimet publike nga qeveria

Investimet publike në katër muajt e parë të vitit pësuan një rënie me afro 30% kun-drejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave dëshmojnë ndikimin e krizës në shpenzimet buxhetore, por edhe diferencën mes një viti elektoral dhe një viti të zakonshëm. Qeveria shqiptare i ka ulur shpenzimet në tërësi me 1.6% në raport me katër muajt e parë të vitit të kaluar. Por barra e shkurtimeve ka rënë e gjitha tek investimet, ndërsa shpenzimet korrente janë rritur me rreth 6%. Qeveria ka rritur me afro 3 miliardë lekë shpenzimet op-erative të mirëmbajtjes, ndërsa pjesa tjetër e rritjes së shpenzimeve korrente i detyrohet rritjes së pagave dhe pensioneve. Deficiti buxhetor për katërmujorin kishte vlerën e 11.5 miliardë lekëve, me një rënie prej afro 28% në raport me një vit më parë. Ministria e Financave megjithatë nuk ka publikuar të dhënat për realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve në raport me planin për periudhën katërmujore, çka bën të vështirë vlerësimin e performancës fiskale ndaj parashikimeve të buxhetit.

PAS PROPOZIMEVE TË BIZNESIT RIKTHEHET PËR SHQYRTIM PROJEKTLIGJI

Ligji i akcizës, tërhiqet ministriaKritere të reja për dorëzaninë. Garancia sipas biznesit

RESHJET E VAZHDUESHME TË SHIUT RRISNIN PRURJET NË HIDROCENTRALET E MËDHA NË VEND Fierza pranë pikës maksimale, prodhim maksimal

Ulen temperaturat, rritet konsumi ditor i energjisë elektrike

Ervin Koçi

Kundërshtimi i hapur i biznesit për miratimin e projektligjit për akcizat ka detyruar Min-

istrinë e Financave të rikthejë edhe njëherë për diskutim projek-tligjin në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Sipas deputetit të këtij komisioni, Sherefedin Shehu, projektligji për akcizat i është rik-thyer edhe njëherë diskutimeve në Kuvend, pas propozimeve të reja të ardhura nga grupet e interesit. Pa-varësisht se është miratuar parimisht në komisione, ekziston mundësia që ai të rikthehet për amendim në komi-sionin përgjegjës që është ai i Ekono-misë. Shehu theksoi dje se mungesa e një date për votimin e tij lidhet me diskutimet që po bëhen, ku tashmë është arritur konsensus për masën e garancisë që duhet të paguajë biznesi që tregton mallra akcize, ndërsa është në proces diskutimi afati dhe mënyrat e pagesës së garancisë. “Komisioni ka korrigjuar masën e garancisë që duhet të depozitojnë bizneset nga 100 për qind në 0 deri në 100 për qind. Kjo do të thotë se shuma që do të ven-doset si dorëzani do të varet nga risku i kompanisë”, deklaroi Shehu. Sipas tij ka pasur diskutime për afa-tin dhe mënyrat se kur do paguhet dorëzania, por ky moment është kapërcyer sepse është rënë dakord që pagesa do të bëhet në momentin e shitjes së mallit. Në projektligjin aktual është përcaktuar si afat zba-timi data 1 korrik e këtij viti, çka do të thotë se parashikohet që akciza të mblidhet vetëm në doganë duke ni-sur nga kjo datë. Por sipas deputetit, vonesa në miratimin e ligjit nuk për-bën ndonjë shqetësim në këtë pikë, edhe pse ekziston mundësia që ai të reflektohet në shtyrjen e afatit për administrimin e kësaj takse nga administrata doganore. Projektligji i ri për akcizat ka sjellë një sërë ndry-shimesh mes të cilave kalimin e administrimit të taksës vetëm nga doganat, parapagimin e garancisë

si dhe rritjen e nivelit të akcizës për pijet alkoolike me përqindje të lartë alkooli. Shërbimi on line për pagesën e akcizës do t’u ofrohet bizneseve nga ana e doganës, pasi në Shqipëri është institucioni i vetëm on-line i shtrirë në gjithë territorin. Aktual-isht, akciza administrohet e ndarë mes administratës doganore dhe asaj tatimore. Me miratimin e pro-jektligjit në seancë plenare, një ekip i administratës tatimore i speciali-

zuar për akcizën pritet të kalojë në dogana ku do të përqendrohet procesi i mbledhjes së kësaj takse. Ndërkohë gjatë diskutimit të këtij projektligji në fillim të muajit prill në Komisionin e Ekonomisë, prodhuesit vendas të birrës kërkuan që akciza të mos para-paguhet, por shlyerja e detyrimit të bëhet në momentin e daljes së mal-lit nga fabrika, si dhe kërkuan uljen e garancisë që prodhuesit duhet të japin për akcizën e prodhimit vjetor.

Biznesi: Pse jemi kundër ndryshimeve të projektligjit

Pak ditë më parë, Ministria e Financave paraqiti për diskutim në Këshillin Konsultativ të Biznesit dispozitat zbatuese të projektligjit për akcizat. Gjatë asaj mbledhjeje, përfaqësuesit e biznesit shprehën kundërshtinë e tyre për aplikimin e ndryshimeve, pasi në të nuk pasqyrohej asnjë vërejtje e bërë prej tyre gjatë diskuti-meve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Biznesi e ka kundërshtuar projek-tligjin e ri për dy çështje themelore: e para lidhet me mënyrën e pagesës së akcizës dhe e dyta me vlerën e pullave të akcizës, e cila sipas tyre është shumë e lartë. Një problem tjetër që lidhet me akcizën është ajo e mos specifikimit të qartë nëse këto pagesa do të bëhen pas daljes së produkteve nga territori i fabrikave dhe jo si paradhënie në momentin e porosisë së pullave të akcizës.

Rritet ndjeshëm niveli i ujit në hidrocentralet më të mëdha të vendit duke shkuar pranë pikave të tyre maksimale. Situata hidrike në kaskadën e lumit Drin ka pësuar një ndryshim total nga ai i pak mua-jve më parë. Reshjet që vazhdojnë për pothuajse dy javë dhe shkrirja graduale që pësoj dëbora që ra gjatë stinës së dimrit kanë rritur ndjeshëm prurjet në hidrocentralin e Fierzës, duke arritur në 300 metër kub për sekondë. Këto prurje kanë rritur edhe nivelin e HEC-it më të madh në vend, duke e afruar atë me pikën maksimale të tij. Aktualisht Fierza është në nivelin e 295.35 metra, shumë pranë kufirit maksimal pre 296 metrash. Niveli në liqenin e Komanit arrin në 171.8 metra dhe

prurjet anësore janë 110 metër kub në sekondë. Edhe ky HEC është afër nivelit të tij maksimal, i cili është 176 metra. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës arrin në 73.9 metër. Rreth 2.1 metra larg pikës maksimale të tij që është 76 metra dhe prurjet anësore janë 80 metër kub në sekondë. Bur-ime nga Korporata Elektroenergje-tike Shqiptare (KESH) thonë për se janë 1.4 miliardë metër kub ujë në kaskadë rezervë energjetike, e cila do të garantojë sasinë e nevojshme të energjisë për stinën e verës, ku pritet të ketë një rritje të konsumit, pasi përkon edhe me stinën e ard-hjes së turistëve në vend. Konsumi aktual ditorë i energjisë elektrike arrin deri në 19 milionë kilovat orë, i cili ka pësuar një rritje të vogël nga

rënia e temperaturave që ka pësuar moti në vend. KESH po prodhon ak-tualisht rreth 15 milionë kilovat orë energji elektrike në ditë dhe pjesa tjetër po importohet nga vendet në rajon. Nëse reshjet e shiut do të vijo-jnë edhe për disa javë atëherë KESH do të jetë e detyruar që të prodhoj energji me kapacitet maksimal në të tre HEC-et, pasi rrezikohet siguria e digave. Kjo për arsye se niveli i ujit po arrin pikë maksimale në të tre hidro-centralet. Rreziku më i madh është ai i Liqenit të Fierzës, i cili është më pak se një metër larg pikës maksi-male. Detyrimisht Korportata Ele-ktroenergjetike është e detyruar që të fillojë prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet maksimal që në ditët në vijim.

NENI 23/ MASA E GARANCISË1. Depozituesi i miratuar është i

detyruar të depozitojë një garanci në masën 100% të detyrimit të akcizës të

produkteve të depozituara.2. Nëse garancia jepet nga subjekte të tjera, shuma e garancisë së dhënë nga depozituesi i miratuar zvogëlo-

het në të njëjtën shumë.3. Depozituesit e miratuar, dërguesit e regjistruar, pritësit e regjistruar, janë

të detyruar të garantojnë në masën 100% detyrimin e akcizës edhe për të gjitha operacionet e tjera me pezullim

të detyrimeve të akcizës.NENI 26/ DORËZANIA

1. Dorëzanësi merr përsipër me shkrim të paguajë personalisht dhe/ose bashkërisht me depozituesin e

miratuar, pritësin e regjistruar, dër-guesin e regjistruar shumën e borxhit

të garantuar që duhet paguar.2. Dorëzanësi duhet të jetë një

person i tretë i vendosur në Repub-likën e Shqipërisë dhe i pranuar nga

autoritetet doganore.

NENET E KUNDERSHTUARA

08 E mërkurë 23 maj 2012 •

« POLITIKE

SAMITI I ÇIKAGOS, HAXHINASTO TAKON KLINTON DHE HOMOLOGËT, ANËTARË NË ALEANCË

Shqipëria kërkon pranimin e Kosovës në NATO “Aleanca të vazhdojë politikën e dyerve të hapura me vendet e rajonit”

KRYESIMI I SHQIPËRISËMinistri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, do të kryesojë delega-cionin shqiptar që merr pjesë në punimet e sesionit ministerial të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës-së, që do të zhvillohet sot në Strasburg për kalimin e kryesisë së Komitetit të Ministrave nga Britania e Madhe te Shqipëria. Në cilësinë e tij si president i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Haxhi-nasto do të paraqesë prioritetet dhe aktivitetet e kryesisë së parë shqiptare të këtij organi të rëndësishëm politik të KiE-së.

LIBERALIZIM VIZASHRaportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulerike Lunaçek ka thënë se Kosova shumë shpejt do të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Në komentet e bëra përmes një video mesazhi drejtuar studentëve të universitetit “AAB & Riinvest”, ajo tha se në PE shumë nga eurodeputetët janë të përkushtuar që t’i afrojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë sa më afër Bashkimit Evropian. Kosova ka mbetur e fundit në këtë proces, ndërsa vendet e rajonit lëvizin lirshëm për në vendet e BE-së.

Albana Lika

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jasht-me Edmnond Haxhinas-

tou kërkoi vendeve anëtare të NATO-s të marrin në konsider-atë edhe aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë aleancë. Duke kujtuar se Koso-va kërkon një marrëdhënie më të ngushtë me NATO-n, kreu i diplomacisë shqiptare shprehu bindjen se Aleanca duhet të avancojë më tej marrëdhënien me Kosovën. “Ne jemi të bind-ur se kjo gjë është në interes të stabilitetit të Kosovës dhe të rajonit. Marrëveshja e ar-ritur për pjesëmarrjen e Kos-ovës në organizatat rajonale është një rrugë praktike për të mundësuar pjesëmarrjen e Ko-sovës në aktivitetet rajonale të drejtuara nga NATO-ja”, - tha Haxhinasto gjatë pjesëmar-rjes në ministerialin e drejtuar nga sekretarja e Shtetit Hilari Klinton. Aty u diskutua mbi zgjerimin e Aleancës si dhe për forcimin dhe zgjerimin e partneriteteve të Aleancës me vendet e tjera. Në fjalën e tij ministri i jashtëm foli për rëndësinë e përfundimit nga Aleanca të çështjeve të zgjer-imit të mbetura pezull në ra-jonin tonë. “Duke përcjellë një mesazh të qartë për zgjerimin, këto vende do të ndihmohen më tepër, si dhe do të jenë më të motivuara për të ecur më tej me reformat që kanë ndër-marrë. Nuk duhet të lejojmë vakume sigurie në rajon”, - tha Haxhinasto. Lidhur me partner-itetet ai vlerësoi rëndësinë e tyre, duke theksuar se intensi-fikimi i marrëdhënieve me ven-det partnere ofron kontribute

të rëndësishme për operacio-net e përbashkëta të Aleancës, të cilat kanë ndikim të drejt-përdrejtë për paqen, sigurinë dhe zhvillimin global. Ndërsa në takimin e ministrave të Pu-nëve të Jashtme të Aleancës me katër vendet aspirante - Mal i Zi, Maqedoni, Bosnjë-Hercego-vinë dhe Gjeorgji - që mbahej për herë të parë në këtë format, Haxhinasto përsëriti se Aleanca duhet të vazhdojë politikën e dyerve të hapura për këto katër vende, si detyrime morale, poli-tike dhe praktike ndaj tyre. “Është angazhimi i Aleancës në rajonin tonë që ka bërë që ai të jetë më i sigurt. Në këtë kuadër, është koha që të mar-rim në konsideratë edhe aspi-

ratën e Kosovës për të krijuar një marrëdhënie partneriteti me Aleancën. Jemi të bindur se është shumë e rëndësishme që Aleanca të mbështesë këtë aspiratë të Kosovës për t’iu bashkuar asaj”, - vijoi ai. Zëv-endëskryeministri Haxhinasto mori pjesë në përbërje të del-egacionit shqiptar në samitin e NATO- s, i cili u mbaj në Çikago dy ditë më parë. Gjatë puni-meve të samitit ai pati takime me homologun e Francës, të Danimarkës, të Islandës, të Gjeorgjisë, të Zelandës së Re etj. Gjithashtu u takua edhe me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për zhvillimet politike në funksion të integrimit të Shqipërisë në BE.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi

Fitorja e Nikoliçit dhe raportet e reja me Kosovën dhe BE-në

Në Serbi nga procesi zgjedhor që u zhvillua këtë fundjavë, kandi-dati nacionalist serb Tomislav Nikoliç fitoi zgjedhjet presidenciale ndaj presidentit aktual Boris Tadiç. Kreu i ri i Serbisë, Nikoliç, tani duhet të emërojë një kryeministër, por kjo detyrë është vështirësu-ar, sepse, megjithëse partia e tij fitoi më shumë vota, demokratët e partisë së Tadiçit kanë rënë dakord për një aleancë me socialistët, që do t’u siguronte shumicën në parlament. Në një prononcim për mediet Nikoliç tha se rruga e Serbisë nuk do të ndryshojë. “Serbia nuk do ta ndryshojë rrugën drejt Bashkimit Europian. Serbia do që të mbrojë popullin e vet në Kosovë. Këto zgjedhje nuk ishin referendum për personin që do të udhëheqë Serbinë drejt Bashkimit Europian. Ne na duhej të zgjidhnim problemet e brendshme që krijoi Partia Demokratike dhe Boris Tadiçi”,- tha ai. Në raport me Kosovën, ndërsa Tadiç kishte marrë një qëndrim më pajtues ndaj saj, Nikoliç ka thënë se do të brak-tiste rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, nëse kjo rrugë do të nënkuptonte që Serbia të hiqte dorë nga pretendimi mbi Kosovën dhe ka krijuar një aleancë me partinë kundër BE-së të ish-kryeministrit Vojislav Koshtunica. Fitorja e Nikoliçit në Kosovë vlerësohet ndry-she nga përfaqësuesit e shqiptarëve dhe të serbëve. Shqiptarët nuk presin ndonjë ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj Kosovës, ndonëse i bëjnë thirrje presidentit të ri të shqyrtojë rrugët për vendosje marrëdhëniesh fqinjësore. Serbët në Veriun e Kosovës shpreso-jnë në një qëndrim me kundërshtues ndaj pavarësisë së Kosovës, ndërsa ata në pjesën tjetër duan të shohin besnikërinë e tij ndaj pohimit “Serbia nuk do të largohet nga orientimi evropian”.

Maqedonia

NATO lë në fuqi vendimin e vitit 2008

Shtetet anëtare të NATO-s nuk dhanë ftesë për anëtarësim të Maqedonisë në samitin e NATO-s të mbajtur në Çikago. Zgjidhja e kontestit të emrit të Maqedonisë mbetet kusht për anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Një javë para mbajtjes së samitit (20-21 maj) sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e rithek-soi këtë kusht në një intervistë për radion “Evropa e lirë”. Sipas tij, pozicioni i NATO-s ka ngelur i pandryshuar sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë dhe ndry-shimi do të ndodhë pas gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme midis Athinës dhe Shkupit. “Në vitin 2008 pati një gatishmëri për të filluar negociatat paraqasëse, por me një kusht që Greqia dhe Maqedonia të mbërrijnë në një zgjidhje të pranueshme për problemin e emrit. Por, fatkeqësisht, nuk ka pasur përparime në këtë drejtim, kështu që vendimi që kemi sjellë para katër vjetve vazh-don të jetë i vlefshëm”, - deklaroi ai.

09• E mërkurë 23 maj 2012

»POLITIKE

Presidenti i ri

Meta: Të jetë proces konstruktiv

Nga Lezha kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka thek-suar se Shqipëria është në rrugën e duhur për integrimin e saj drejt BE-së. Në konventën e LGI-së Meta apeloi që të mos ulet shpejtësia drejt integrimit të vendit. Ai është ndalur edhe në zgjedhjen e presidentit, ku ka theksuar se “nuk është i rëndësishëm emri se kush do të zgjidhet, por të jetë një proces kon-struktiv dhe institucioni i presidentit të shërbejë për të bashkuar të gjitha palët”. Kreu i LSI-së nën-vizoi se duhet të përfun-dojë reforma zgjedhore brenda datës së përcaktuar nga ndërkombëtaret, pasi ky është një hap i rëndë-sishëm për integrimin në BE. Meta tha se është i do-mosdoshëm stabiliteti dhe që Shqipëria të integrohet në BE duhet të forcohen të gjitha institucionet.

INTEGRIMI KOMISIONI I JASHTËM SHFUQIZON LIGJIN E VITIT 2001, KALON VETËM NENI 3 I TIJ

Miratohet drafti i PS-së për kufijtëNë ligjin e 2008-s shtohet neni që bën përcaktimin e kufijve

ORGANIZOHET FORUMI RAJONAL PËR PROKURIMIN PUBLIK

Tenderi online dhe për koncensionetBrenda 2012 procedura on-line për blerjet e vogla

Agjencia e Prokurimeve Pub-like dhe Banka Botërore organi-zuan në Tiranë forumin e 8-të vjetor rajonal për prokurimin publik. Sipas vlerësimit të ek-spertëve, tenderimi i projekteve me fonde publike në formë ele-ktronike rrit transparencën dhe minimizon korrupsionin. Gjatë fjalës së tij ministri i Inovacionit, Genc Pollo, bëri të ditur se ten-derimi elektronik pritet të apli-kohet edhe në sistemin e konc-esioneve. “Shqipëria bashkë me vende të tjera të rajonit dhe botës është pjesëmarrëse në nismën ‘Open Government Partnership’ dhe ka ndërmarrë angazhime konkrete në këtë kuadër. Ndër angazhimet e ndërmarra këtë vit Agjencia e Prokurimit Publik do ta apro-vojë dhe zbatojë sistemin e koncesioneve elektronike dhe legjislacioni po përgatitet për këtë. Pra, sistemi i koncesion-eve elektronike deri në fazën e hapjes së ofertave. Këtë vit gjithashtu do të implemento-

hen në formë elektronike edhe procedura për blerje të vogla nën tri mijë euro”, - tha Genc Pollo. Duke vijuar më tej, Pollo theksoi se në vitin 2010 Sh-qipëria mori çmimin e dytë “UN Public Service Award” akorduar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e ek-selencës në shërbimin publik. “Në vitin 2009 Shqipëria u bë vendi i parë në botë që realizoi një sistem prokurimi elektronik të detyrueshëm për të gjitha prokurimet e sektorit publik

mbi pragun e 3000 eurove. Ky sistem ofron një administrim e përgatitje të sigurt e transpar-ente të të gjitha dokumenteve të tenderit, duke evituar punën e panevojshme shkresore, si dhe duke siguruar të dhënat e gjithë procesit”, - tha Pollo. “Që nisma rezultoi e suksesshme, - vijoi ministri, - e tregon dhe fakti që nga norma e kursimit afro 7% që realizohej me prokurimin konvencional, ne arritëm në normën e kursimit me 20% me prokurimin elek-tronik.” Qëllimi i Forumit ishte ndarja e informacionit dhe eksperiencës mes vendeve të rajonit lidhur me prokurimin publik. Shqipëria prej 6 vitesh aplikon prokurimet publike në shumicën e projekteve të fi-nancuara nga buxhei i shtetit. Kjo formë ka rritur kursimin nga 7 për qind në prokurimin konvencional, në 20 për qind në atë elektronik. Mesatarja e kompanive pjesëmarrëse në tender është rritur nga 2 në 6.

DEB

ATI P

ËR G

REQ

INË

Islami - Ti pyesim njëherë këta të Ministrisë si ndihet pala greke me këtë njësim të ligjeve.Beja - Zoti Islami, përfaqësuesit e Ministrisë nuk mund të përgjigjen për pyetje që kanë të bëjnë me marrëdhënie diplomatike, pasi nuk mund të përgjigjen këta se si ndihet pala greke me këtë që po bëjmë ne sot.Islami - Nuk po i pyes se çfarë duhet të bëjnë këta që pala greke të ndihet mirë, por po i pyes me një veprim që ka të bëjë me mar-rëdhëniet me Shqipërinë. Ekspertët e MJ – Jo, nuk kemi asnjë informacion, sepse ligji është në fazën e diskimit dhe akoma nuk është miratuar, që ne mund t’i vëmë në dispozicion materialet e akteve të brendshme ligjore. Kështu që, përderisa nuk është shpallur ky ligj, nuk kemi asnjë reagim zyrtar apo nëpërmjet shtypit për këtë nismë ligjore, që është bërë publike tashmë.

Herion Mesi

Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme shqyrtoi dje projektligjin

e socialistëve të propozuar nga deputeti Ilir Gjoni për për-caktimin e kufijve shqiptarë. Duke iu referuar amendi-meve të bëra nga Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë Kombëtare, anëtarët e Komi-sionit të Jashtëm vendosën që propozimi i PS-së të pranohej i pjesshëm. Sipas Komisionit, në ligjin e shumëdebatuar të 2008-s neni 53 i tij do të ndry-shohet me nenin 3 të ligjit të vjetër, i cili sipas socialistëve bën dhe përcaktimin e kufijve të Shqipërisë. “Ligji i 2008-s nuk përcakton kufijtë, por merret me kontrollin e kufijve. Dhe këtu nuk përcaktohen ku-fijtë siç na do qejfi neve, por me marrëveshje, prandaj në këtë ligj mungon një aspekt, dhe këtë aspekt që mungon ti ke përdorur të drejtën tënde në marrëveshjen pasuese, që është bërë më mbrapa me Gre-qinë. Në këtë marrëveshje, që u rrëzua edhe nga Gjykata, vija kufitare bregdetare mbetet e paqartë, sepse ligji i vjetër kishte emra të përcaktuar për vijën kufitare, kurse ligji i sotëm i 2008-s nuk e ka të përcaktuar në mënyrë të plotë. Atëherë, për ta thënë shumë thjeshtë, për t’i mbyllur rrugë çdo sensibiliteti, është rënë dakord që të rifuqizohet neni 3 i ligjit të vjetër të 2001-shit, që u shfuqizua më 2008-n”,

- sqaroi dje para Komisionit relatori socialit Qemal Minx-hozi. Duke u shprehur dakord për ndryshimet ligjore, kryetari demokrat i Komisionit, Fatos Beja, propozoi që përveç nenit 3 të ligjit të 2001-shit pjesa tjetër ligjit në fjalë të shfuqizohej. Pasi sipas tij, ligji i 2008-s është më i plotë. “Ligji i 2001-shit merrej vetëm me një aspekt dhe është një ligj që ka gjithsej 7 nene. Ndërsa ligji i 2008-s, që është një ligj i plotë, ka 54 nene. Me këtë ligj të plotë mbulojmë të gjitha ato problematike që ka kufiri shtetëror dhe u vëmë

detyrime institucioneve për-katëse për këto kufij. Ky ligj i plotë e shfuqizon automatik-isht ligjin e 2001-shit”, - tha Beja, i cili kërkoi që të bëhej unifikimi i dy ligjeve në një të vetëm. Duke e pranuar propo-zimin e demokratëve deputeti Minxhozi theksoi se përfshirja në ligjin e 2008-s të nenit 3 nuk e ndryshon përmbajtjen e ligjit aktual për kufijtë. “Përf-shirja e nenit 3 nuk e ndryshon thelbin e vetë ligjit aktual. Pra, nuk pengon çështjen e zgjid-hjes së problemit për kufijtë me Greqinë. Nga ana tjetër,

nuk ka një traktat për këtë, pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar marrëveshjen me Greqinë”, - tha Minxhozi. Drafti i PS-së do të dis-kutohet edhe në Komisionin e Integrimit dhe më pas pritet që t’i kalojë Kuvendit për votim në seancë plenare.

REPUBLIKA E SHQIPERISEKESHILLI I QARKUT ELBASAN KRYETARIAdresa: Keshilli Qarkut Elbasan Tel:++355 54 52344, 52696, Fax: 52144

Njoftim për shpallje konkurimi për vend të lirë pune

Ne zbatim te Ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, VKM nr 342 date 7.7.2000‘Per Levizjen paralele te nepunesit civil”, Keshilli i Qarkut Elbasan, shpall konkursin per dy vende te lira pune, ne pozicionin e juristit per asistence ligjore per DAMT dhe juristit per asistence ligjore per sherbimet sociale ne Drejtorine e Sherbimeve Juridike , ne institu-cionin e Keshillit te Qarkut Elbasan.

Çdo kandidat duhet te plotesoje kerkesat e pergjithshme ne perputhje me nenin 12 te Ligjit Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”.

KERKESAT E VECANTA PER KANDIDATET- TE KETE MBARUAR STUDIMET E LARTA- TE KETE AFTESI TE MIRA KOMUNIKUESE DHE TE JETE E AFTE TE PUNOJ NE GRUP. - TE NJOHE PROGRAMET BAZE NE KOMPJUTER.- TE ZOTEROJE NJE GJUHE TE BE-SE.Paga per pozicion: Ështe ne kategorine IV-aKandidatet qe do te aplikojne per konkurim do te paraqesin brenda dates 25.06.2012 ne

Drejtorine e Burimeve Njerezore, dokumentat e meposhtme: • KERKESEN PER APLIKIM• CURRICULUM VITAE• FOTOKOPJE TE KARTES SE IDENTITETIT.• FOTOKOPJE TE DIPLOMES DHE LISTES SE NOTAVE TE NOTERIZUARA.• FORMULAR VETEDEKLARIMI TE GJENDJES GJYQESORE.• VERTETIM MJEKSOR• DESHMI TE GJUHES SE HUAJ.• DESHMI KOMPJUTERI• ÇERTIFIKATA KUALIFIKIMI (NE RAST SE KA)Pas verifikimit paraprak te dokumentacionit te paraqitur nga kandidatet ne Keshillin e Qar-

kut Elbasan me date 26.06.2012, do te shpallet lista e kandidateve te cilet do te vazhdojne konkurimin, data e zhvillimit te testimit me shkrim dhe intervista me goje. Çdo kandidat do te testohet ne lidhje me: njohuri mbi Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, Ligjin Nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e organeve te qeverisjes vendore”, Ligjin Nr.8485 date 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative te Republikes se Shqiperise”, Ligjin Nr.8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003 “Per rregullat e etikes ne administrates publike”, Ligjin nr 7697 date 7.4.1993,“Per kundravajtjet administrative“,Ligjin nr 8752 date 26.3.2010,“Per funksionimin e strukturave per DAMT“ KRYETARI

Eugen ISAJ

10 E mërkurë 23 maj 2012 •

« reklamË

REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSEDREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE

SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

AdRESA: ShEShi SKëNDëRBEJ NR.5 TEL: ++355 42 380 793; FAx: ++355 42 232 389

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pas-urive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Bulevardi “Bajram Curri” – Rruga “Ali Demi” Faza e ii” Tiranë.

Subjekti kërkues i këtij objekti është Bashkia e Ti-ranës. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të Vendimin nr.138, datë 23.03.2000, të Këshillit të Ministrave “Për krit-eret teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pas-urive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të person-ave të tretë, për interes publik” i ndryshuar.

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen

titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Pub-like dhe Transportit).

Pronarët për të cilët në kolonën shënime në ta-belën e publikuar, është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP”me çertifikatë pronësie , do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë të rifreskuar pranë Bashkisë së Tiranës (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpro-nësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”).

Pronarët e pasurive për të cilët është bërë shëni-mi “Bllokim hipotekor në favor të BTA” do të likujdo-hen për efekt shpronësimi pasi të jetë hequr barra hipotekore.

Për pasuritë për të cilat është bërë shënimi

“Rikonfirmim” me pronar të pa vërtetuar, personat të cilët pretendojnë pronësinë duhet të aplikojnë për regjistrimin e këtyre pasurive, në të kundërt nuk do të kompensohen për efekt shpronësimi.

Për pasurinë për të cilën është bërë shënimi “Veri-fikim” sqarojmë se do të verifikohen të dhënat pranë ZVRPP-së Tiranë.

Për pasurinë me shënimin “Rikonfirmim” sqaro-jmë se do të kërkojmë edhe njëherë konfirmimin e titullit të pronësisë pranë ZVRPP-së Tiranë.

Për pasurinë në “Proçes Regjistrimi” pronari për-katës do të likujdohet për efekt shpronësimi pas përfundimit të këtij proçesi si dhe në bazë të doku-mentacionit që do dorëzojë pranë Bashkisë së Tira-nës.

vlera totale e shpronësimit është 123 619 047. 2 (njëqind e njëzet e

tre milion e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyzet e shtatë pikë dy) lekë.

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

BASHKIA TIRANEDREJTORIA E KONTROLLIT TE ZHVILLIMIT TE TERRITORIT

BULEVARDI “BAJRAM CURRI” - RRUGA “ ALI DEMI, FAZA E II-TELLOGARITJET PARAPRAKE PËR SHPRONËSIM TË PASURIVE QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT BLV.”B.CURRI” - “A.DEMI”

Nr. Pronari Nr. Vlera Statusi Pershkrim

Z.K Pas. Sip. m² Çmimi Vlera në lekë Sip. m² Cmimi Vlera ne

leke Totale Leke Juridik i Prones i vecante

1Sabrie, Genci dhe Bashkim Burreli 8150 8/507 175 29829 5220075 5220075

Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate

pronesieBllokim hipotekor ne favor te BTA

2 Pronar i Pavertetuar 8150 8/271 162.4 29829 4844229.6 81 123843.2 10031299.2 14875528.8 Rikonfirmim

Sip.totale objekti 81m2 (shtepi

perdhese)

3 Pronar i Pavertetuar 8150 8/270 79 29829 2356491 48 123843.2 5944473.6 8300964.6 RikonfirmimSip.totale objekti 48m2 (ndertese)

4 Bashkepronaret Fazlla 8150 8/634 380 29829 11335020 197 123843.2 24397110.4 35732130.4ZVRPP/Certifikate

pronesie196.7m2 (banese

1kt)

5Drita Lama; Esma Bimo; Isa Gorica dhe Flutura Myftiu 8150 8/420 7.6 29829 226700.4 226700.4

Konfirmuar nga ZVRPP/ne proces

regjistrimi objekti nuk preket

6 Riza Hasanaj 8150 8/419 40 29829 1193160 41 123843.2 5077571.2 6270731.2 VerifikimSip.totale objekti 41m2 (ndertese)

7Bashkepronaret Kycyku, Balla, etj (9 BP) 8150

8/64-ND 163 123843.2 20186441.6 20186441.6

Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate

pronesie

163m2 (ndertese 1 kt/3 dhoma me nga

nje depo secila)

8Bashkepronaret Kycyku, Balla, etj (9 BP) 8150 8/741 120 29829 3579480 3579480

ZVRPP/Certifikate pronesie

9 Bashkepronaret Pengili 8150 8/269 50 123843.2 6192160 6192160 RikonfirmimSip.totale objekti 50m2 (dy dhoma)

10 Njazi dhe Mynevere Cuadari 8150 8/614 96 123843.2 11888947.2 11888947.2

Konfirmuar nga ZVRPP/Certifikate

pronesie

m2) + bodrum. Sip totale (1-kt

+bodrum) 96m2.

11Bashkepronaret Zhupani, Hyka dhe Fida 8150

8/557-ND 90 123843.2 11145888 11145888

ZVRPP/Certifikate pronesie

Sip.totale 90m2 ndertese (shtepi)

TOTALI 964 28755156 766 94863891.2 123619047.2

ObjektTruall

11• E mërkurë 23 maj 2012

»SPECIALE

Taksat në këtë qytet, si në çdo qytet tjetër të Shqipërisë

Trari i improvizuar i Lames përÇorovodën, si vezët e mbretit

ÇOROVODË - “Mjeran”, nuk dua të them që në fillim se ka kohë, pasi të rendis një fabul për një grua llafazane që i ngjiti burrit mjeran se pillte vezë. Gruaja, paksa e përdalë e asaj kohe, kur u ngrit në mëngjes tek pantallonat e burrit gjeti 2 kokrra vezë, të cilat i kishte sjellë nga qymezi, teksa kishte mbyllur pulat. Gruaja mori enët dhe shkoi në çezmë për të mbushur ujë. Atje u tregoi shoqeve të saj se burri i saj kishte bërë 2 vezë. Shoqet qeshën dhe e panë me përçmim, ndërsa fjalën e hapën tej e mbanë, kudo në shtëpi, lagje e fshat, fjalë që mori dhenë në krahinë e shkoi deri te mbreti i asaj kohe. Adjutanti i çon fjalë mbretit se diku ishte një burrë që kishte pjellë vezë, madje mëkëmbësi i mbretit i tha këtij të fundit se burri kishte pjellë 99 vezë. Mbreti i çuditur nga haberi që mori urdhëroi koshallet që të shkonin ta merrnin në fshatin nga ishte dhe ta sillnin se e kërkonte mbreti. Koshallet shkojnë në fshatin ku jetonte burri që ishte hapur fjala se pillte vezë dhe kërkoi ta marri me vete me qëllimin se e kërkonte për ta takuar mbreti. I çuditur nga kjo ndodhi burri i kërkon sqarim, se ç’kishte bërë që e kërkonte mbreti. -Je burri që ke pjellë 99 vezë, i thonë koshallet, -ndaj duhet të vish me ne se s’bën se të kërkon mbreti, -ky është urdhër! I gjendur keq dhe i çuditur nga fjala që ishte hapur, fshatari niset drejt mbretit i shoqëruar nga mëkëmbësit e tij. Të nesërmen e asaj dite mbreti e pret në oborrin e tij fshatarin, i cili kishte menduar gjatë gjithë natës, nëse do ta besonte mbreti se nuk kishte pjellë vërtet vezë, por kur kishte shkuar te koteci për ta mbyllur, kishte gjetur 2 kokrra vezë dhe i kishte marrë në shtëpi. Ajo që e shpëtoi fshatarin ishte dhe shtesa që bëri mbreti. Sapo e takoi mbreti i tha: -Mirë se erdhe fshatar, ti je ai burri që ke bërë 100 vezë? -Fshatarit i ikën të dridhurat dhe frika që do të jepte llogari përpara mbretit se kishte bërë vërtet vezë.- Jo zotrote, iu përgjigj fshatari, -unë kam pjellë 99 vezë, jo 100 vezë. Mbreti - e po ç’bëri! 99 me 100. Fshatari i zgjuar qeshi dhe i tha mbretit. -Zotrote mbret shtove 1 vezë, nga 99 e bëre 100, po gjithë ky milet? Nga 2 vezë që mora nga koteci, së bashku me gruan time mjerane, e bënë 99 vezë. Mbreti qeshi dhe i tha fshatarit: - Kështu është kur këta gomerët e mi s’e kanë sqaruar mirë punën. Mbreti, pasi i kërkoi të falur fshatarit, e la të lirë për në punën e tij. Kjo ishte fabula që i shkon për shtat gazetares dhe Artan Lames, “Shqipni tavolinash”, i cili pa fyer njeri me një lajmëtare rrenacake dhe shpifarake fut në amulli jo vetëm miletin që thotë Lamja “i shkretë”, por dhe adjutantët e mbretit, ku i ka mbetur ora Lames. Dëgjova një natë në emisionin e Çanit se Aleksandër Frangaj tha diçka për këta opinionistët. Pa dashur të fyej njeri, madje as gazetarët që thonë të pavërteta, si në rastin në fjalë, unë ju them Lames dhe të tjerëve të këtij lloji se harroni, zonja dhe zotërinj, se si në Vermosh, Konispol, Durrës e Kapshticë, ligjet e këtij shteti brenda të cilës është dhe Çorovoda, janë një dhe zbatohen me përpikëri. Duke thënë se kur këto njësi vendosin taksa si në kohën e sistemit otoman sipas Lames, të cilit trau i improvizuar i Çorovodës, i kujton vërtet otomanët, apo principatat, ku Lame kërkon të gatuajë një çorbë që edhe vetë po ta hajë është e helmuar. Të tillë njerëz që sillen vërdallë llafeve, rrugëve të Tiranës duket mbetur esëll, nuk bëjnë gjë tjetër veçse vënë shkopinj nën rrotat e pushtetit vendor, a thua se këta “dijetarë”, duke iu ardhur në ndihmë pa i parë dhe i gjykuar rastin në fjalë, marrin nën mbrojtje shpifësit, duke trilluar rrenën si të vërtetë. Taksa si në të gjitha njësitë vendore bazuar në ligjet mbi taksat, edhe në qytetin e Çorovodës nuk ka të kësaj natyre që shkruan Lame. Ky i fundit dhe kushdo tjetër ta dijë mirë se si në çdo qytet të Shqipërisë apo zonë e komunë të saj, bëhen pazare dhe me të drejtë pushteti vendor mbledh taksat vendore. Unë po përmend disa nga këto pazare që dhe nëse nuk i di Lame me shokët e tij të shkojë dhe t’i mësojë. Pazaret ku mblidhen taksat janë: pazari i Roskovecit, pazari i Poshnjes, Kutallisë, apo pazari i çdo të shtune që bëhet në qytetin e Çorovodës e Beratit ose për t’i ardhur më në ndihmë Lames tregu çam, apo tregjet e tjera në Tiranë. Në një prononcim tjetër, disa ditë më parë kam shkruar: “Nuk ka taksë për të hyrë në zonat turis-tike”, këtë keqinformim me dashje, e bëjnë njerëz si gazetarja në fjalë, nga e cila Lamja ka marrë të mirëqena shpifjet e saj dhe ka improvizuar në mendjen e tij traun e Çorovodës. Të mos kujtojë Kamja, se ne jemi vetëm provincialë dhe nuk kemi lëvizur në Evropë. Kudo tani dhe shqiptari më i thjeshtë ka shëtitur në disa shtete, ndërsa të tjerë djem dhe vajza të këtij vendi kanë zaptuar universitetet e botës me punë dhe jo me llafe të paqena si pohon Lamja në shkrimin e tij. Nëse do, Lamja dhe gazetarë të tjerë janë të mirëpritur në qytetin e Çorovodës, për të parë nga afër, jo vetëm mrekullitë e kësaj treve kaq të pasura me mrekulli natyrore, por dhe për t’u njohur me bujarinë, mikpritjen dhe kulturën e vendasve, atëherë do ta mësojnë të vërtetën e taksës dhe jam i bindur se do të na japin të drejtë mua, taksambledhësve dhe banorët e qytetit tim që merren me pa të drejtë nëpër gojë me një të rënë të lapsit, duke llomoti-tur brenda saj gënjeshtrat dhe shpifjet e një tjetër gazetareje “mjerane”. Unë i them Lames dhe kujtdo që lexon këtë shkrim se: “Asnjë turist i huaj apo vendas nuk është taksuar për të hyrë në rrethin e Skaparit. Po kështu, asnjë makinë me targa jo të këtij rrethi, nuk është taksuar”. Për këto rrena e them kështu për ta kuptuar më mirë Lame “ziu”, thuhet në komunikatën për shtyp të Bashkisë Çorovodë. Sokol Gorica

Ledia LLeshi

Lef Nosi ishte ndër të rrallët njerëz i an-gazhuar në çështjen kombëtare që u ku-jdes me fanatizëm të ruajë çdo gjë, të

shënojë çdo fjalë, çdo kujtim e vlerësim, të grumbullojë çdo objekt të identitetit kombëtar. Gjithçka ai e bënte në dyqanin e tij në anë të shtëpisë ku mblid-heshin djemtë e lagjes “Kala” e mësonin shqip. Familja Nosi është ndër të vetmet që rezul-ton edhe në defterët e vjetër turkë si familje me prona dhe duke u marrë me tregti pasuria ishte një cilësi e tyre. Tregëtarë të zottë ata kanë diktuar zhvil-limin dhe madje qysh në kohën e Kristoforidhit në këmbët e shekullit 20, ata kishin arritur të shtinin në dorë Fjalorin e Kristo-foridhit, por, ndërsa pjesa tjetër ishte përfshirë në tregti, Lefi do të veçohej. Ai ishte ndër të parët që u angazhua për kthimin e fjalorit në Shqipëri. Madje u arrestua ndërsa shoqëronte të birin e Kristoforidhit për të riku-peruar fjalorin. Ky është vetëm një detaj për atë që ishte për kohën Lef Nosi, pasi kontributi i tij është i larmishëm. E gjithë kjo duhet të dokumentohej në shtëpinë e tij në lagjen “Kala”. Ajo është e modelit italian në punim dhe me vlera që trego-jnë se aty kanë jetuar të pasur, por edhe njerëz me kulturë. Por këto janë disa elementë ndër të cilët mund të veçojmë oxhakun e punuar, dyert në dru, shkallët e brendshme dhe elementë të tjerë dekorativë. Pjesa tjetër e kësaj shtëpie është thuajse e shkatërruar. Prej vitesh në këtë objekt që fatmirësisht nuk është privatizuar e tjetërsuar si shumë të tjerë, zhvillohen mësimet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Edhe pse kjo veprimtari i shër-ben artit dhe kulturës, aq shumë e dashur nga Lef Nosi sërish mirëmbajtja e kësaj shtëpie lë shumë për të dëshiruar. Lagështira ka pushtuar një pjesë të shtëpisë, mungesa e lyerjes dhe elementë të tjerë të bëjnë të mendohesh shumë për ta lidhur me personalitetin më të madh të të gjitha kohërave për Elbasanin, Lef Nosin. Një prej drejtuesve të Kulturës në Elbasan ka hedhur idenë e kthimit të kësaj shtëpie në muzeun e pavarësisë, por për këtë kërkohen mjaft fonde. Ndërhyrja e Ministrisë së Kulturës është një kërkesë e vazhdueshme e pushtetit lokal që kërkon mbështetje për të vlerësuar një prej emrave të madhenj të Pavarësisë, por edhe të gjithë ata patriotë që nënshkruan, u kujdesën që Shqipëria të ishte e lirë dhe e pavarur, por në shu-micën e rasteve kanë marrë si shpërblim heshtjen e harresën.

Pak rreshta për Lef NosinKontributet e para të Lef

Letra për Enverin: Shpëtoni Nosin Nga të rrallët bashkëkohës që ka kontribuar sadopak për t’i

shpëtuar jetën Lef Nosit, kujtojnë të afërmit, ka qenë një e huaj: Margaret Hasluck, etnografja dhe sociologia skoceze që qëndroi një kohë të gjatë në Elbasan dhe njihej si mikja e tij. E ardhur në vitin 1923 në Elbasan, ku bleu tokë e ndërtoi një shtëpi, Margaret Hasluck qëndroi aty deri më 1939. Gjatë kësaj periudhe eksploroi të gjitha viset shqiptare, veçanërisht zonat malore të Veriut. Në vitin 1946, kur Nosi ishte në burg, në gjykim si “kolaboracionist”, skocezja Margaret Hasluck mori guximin dhe e i shkroi një letër gjeneral kolonel Enver Hoxhës për t’i falur jetën Lef Nosit. Në të, ndër të tjera, në letër thuhet: “Jam gati me u-prezantue si dishmitare përpara çdo gjyqi shqiptar për me i kallzue punët e tij, vetëm se edhe nuk u-shërova prej nji sëmundjeje fort të keqe qi më ka ra vjet në Cairo, e doktori nuk më ep leje qi t’udhëtoj…. Guxoj me ju shkrue ashtu, shkëlqesi, si mikesha e Shqipnisë qi jam dëftye gjithmonë, kur të vij në Shqipni, po të më epni leje, do të ju dëftej ca letra prej Shqiptarëve që thojnë se unë jau mora sigurimin zyrtar e indipendencës së Shqipnisë në shendre 1942. Pa zotin Lef s’un plotësoj mirë librat që jam tue shkrue përmbi Shqipninë…. Ashtu ju shkruaj kët letër si private. Në qoftë se do të keni mirësinë me pranue kët lutje, do të jau di për nder gjith-monë. Me nderime të nalta, shkëlqes Margaret Hasluck d.v

Shtëpia e Lef Nosit, një muze i mirë për pavarësinë

Gjendja e vështirë e objektit mes lagështirës dhe harresës sot qendër kulturore e fëmijëve

Nosit në veprimtarinë atdhe-tare, politike dhe shoqërore datojnë në fundin e shekul-lit të XIX. Në vitin 1909 ai themeloi shoqërinë “Afërdita”. Në 1910 botoi të parën gazetë të qytetit të Elbasanit, “Tomor-ri”. Kontribuoi energjikisht për mbarëvajtjen e Kongresit të El-basanit dhe hapjen e Shkollës Normale. Pikërisht në këtë kohë u bë i njohur për shkrimet e spikatura dhe artikujt e përk-thyer nga shtypi evropian, ku fokusoheshin çështjet e ak-tualitetit dhe interesat kom-bëtare shqiptare. Dy artikuj të përkthyer nga shtypi evropian bëhen shkak që turqit e rinj ta arrestonin dhe t’i jepnin dën-imin kapital. Ndërhyrjet e patri-otëve dhe opinionit ndërkom-bëtar bënë që dënimi të kthehej me internim në Bursë të Turqisë. Më 28 nëntor 1912,

firmos Aktin e Pavarësisë dhe emërohet ministër i Postë-Telegrafave. Bën pjesë në del-egacionet e qeverisë së Vlorës në Konferencën e Paqes për kufijtë e Shqipërisë, si dhe në delegacionet e pritjes së Princ Vidit. Më 1919 merr pjesë në Kongresin e Durrësit. I ndodhur jashtë vendit përshëndet me telegram Kongresin e Lushnjës. Si mik i Fan Nolit tërhiqet nga jeta politike dhe i kushtohet stu-dimeve gjuhësore, historike, et-nografike, albanologjike, si dhe fushave të filatelisë, numizma-tikës e mbledhjes së shprehjeve e fjalëve të urta, dokumenteve e librave të rrallë me vlerë për historinë e popullit tonë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Nosi ishte kryetar i lëvizjes anti-ko-muniste Balli Kombëtar. Në vitin 1943 u bë kryetar i Kuvendit shqiptar dhe anëtar i Këshillit

të Shtetit gjatë pushtimit na-zist. Nga bashkëkohësit thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekën e dytë të Shqipërisë, pas bibli-otekës së Mid’hat bej Frashërit (1880-1949), një figurë tjetër e qëndresës anti-komuniste. Me pushtimin fashist, Nosi u inter-nua në Itali, ku nuk e ndërpreu aktivitetin e tij në dobi të vendit. Më 14 shtator 1943 mori pjesë në Asamblenë Kushtetuese që e shkëputi Shqipërinë nga Italia dhe e shpalli shtet të pavarur. Aty u zgjodh Anëtar i Regjencës. Në përpjekje për t’i shpëtuar ar-restimit kaloi në jetë ilegale në Veri të vendit, e më vonë në Elbasan e Tiranë. Më 8 gusht 1945 u arrestua dhe u dënua me vdekje në gjyqin e zhvilluar në shkurt 1946. U pushkatua më 20 shkurt 1946 së bashku me Patër Anton Harapin dhe Maliq Bushatin.

NGA MARGARET HASLUCK

12 E mërkurë 23 maj 2012 •

«gossip

usher shpërthen në lotUsher shpërthen në lot në gjykatë për shpifjet nga ish grua-ja e tij se ai preferon më shumë festat në vend që të kujde-set për fëmijët e tij. Këngëtari i hitit “Yeah” mori pjesë në një betejë të ashpër me Tameka Foster për të fituar të drejtën për të parë të dy fëmijët. Usher ka treguar një gjëndje emo-cionale të lartë, i cili ka fshirë sytë nga lotët kur avokati i ish gruas së Usher paraqiti në gjyq disa foto kompromentuese të tij. Gjithashtu ai u akuzua edhe për përdorimin e drogës, por Usher pranon se ka përdorur kanabis në të shkuarën dhe asnjëherë nuk ka përdorur drogë në sytë të fëmijëve. Në dëshminë e tij, Usher ka akuzuar Foster e cila i ka hedhur ushqimin në fytyrë dhe ka pështyrë mbi të dashurën e tij. Çifti u martua në 2007 dhe u ndanë dy vjet më vonë.

pink & Carey Hart kritikojnë perfomancën e Chris Brown

Chris Brown mund të ketë shumë admirues por Pink dhe burri i saj Carey Hart nuk janë fansa të tij. Kur Chris Brown ka performuar në Billbord Music Awards me këngën “Turn Up the Music”, nuk është mbështetur nga çifti Hart. Pink men-don se Chris ka një perfomancë të ngjashme me atë të saj në American Music Awards në 2010 me këngën “Raise Your Glass”. Ajo ka shkruar në tewitter se nëse do i jepej mundë-sia, do ta bënte më mirë se Chris, duke iu referuar faktit se Chris nuk ishte duke kënduar live gjatë perfomancës së tij.

Britani, kalon moda e Harry potter

I deshën pas suksesit të madh të Harry Potter, por më pas i kanë lënë të lirë sepse nuk i donin më. Në Britaninë e Madhe është krijuar një emergjencë e vërtetë pasi qindra bufë janë braktisur nga padronët e tyre. Rezultati, tani shpendët rrezikojnë të vdesin nga uria sepse nuk janë mësuar të sigurojnë ushqimin vetë dhe strehimet e pakta për ta nuk i bëjnë dot ballë problemit. Tashmë që saga me magjistarin e famshëm ka mbaruar, moda për të pasur një buf ose një kukuvajkë si kafshë shtëpiake i përket së kalu-arës. Lodhja për të plotësuar nevojat e kafshës ka fituar epërsi, duke bërë që shumë prej shpendëve të lirohen nga të zotët e tyre nëpër fshatra, në mëshirë të fatit.

prindër të varur pas celularit dhe ipad-s, fajtorë për fëmijë neglizhentë

Bar Rafaeli femra më e nxehtë e vitit

Prindërit të cilët përdorin vazh-dimisht celularët dhe iPads rreth fëmijëve të tyre, i shtyjnë ata drejt një varësie të përjetshme ndaj televizorit dhe kompjuterit. Profesor Aric Sigman është shpre-hur se prindër pasivë përballë një mjedisi mediatik është një formë e pastër neglizhence. Gjithashtu bën të ditur se varësia dhe orët e gjata përpara kompjuterit apo televizorit, krijojnë probleme në shëndetin e trupit dhe të mëndjes tek fëmijët. Statistikat tregojnë se të rijntë nga mosha 12 deri në 15 vjeç, shpenzojnë më shumë se sa 6 orë në ditë përpara ekranit. Specialistët rekomandojnë që televizori të kufizohet për të vegjëlit dhe të rijntë dhe të paralajmërohen prindërit të cilët televizorin apo kompjuterin e përdorin si babysiter, të cilët nuk

bëjnë gjë tjetër vetëm se krijo-jnë premisa për një shëndet të sëmurë. Është vënë re lidhja mes kohës së harxhuar përpara ekranit dhe sëmundjeve të ndryshme si obeziteti, kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut, çrregul-lime të të mësuarit, çrregullime

të gjumit dhe autizëm. Studimet kanë treguar se reagimi i trurit gjatë lojërave kompjuterike është i njëjtë me ata që përdorin alkolin dhe drogën. Nuk do të rekoman-dohej që televizori të mbahej në dhomën e fëmijës, dhe tek fëmijët e vegjël ku truri është në

zhvillim, nuk rekomandohen orët e gjata para televizorit. Moshat 3-7vjeç duhet të shikojë 1orë e gjysëm në ditë. Kurse moshat më të mëdhaja rekomandohen 2 orë në ditë përpara televizorit dhe videogames. Ata prindër të cilët vendosin rregulla dhe limite për sa i përket kohës së ekranit, efektivisht sjellin reduktim në të shikuarin e programeve televizive po aq sa dhe mungesa e televi-zorit në dhomë. Paralajmërohet vazhdimisht se faqet e rrjeteve sociale mund të dëmtojnë trurin e fëmijëve, duke minimizuar vëmendjen, duke i inkurajuar me kënaqësi të çastit dhe duke i bërë të rinjtë më shumë ego-ist. Përdorimi i vazhdueshëm i kompjuterit gjithashtu mund të ndikojë në tru, duke vështirësuar proçesin e të mësuarit.

supermodelja dhe ish e dashura e Leonardo Di Caprio, Bar Rafaeli, ka kryesuar ndër 100 femra, si femra më hot për 2012. Ajo është shprehur e emocionuar se renditet mes femrave të tjera shumë të bukura, duke u ndjerë e

nderuar. Modelja e cila për momentin është single, shpreson të gjejë njeriun e duhur dhe

të krijojë familje. “Jam duke kërkuar për një njeri që të më bëjë të qesh, që të më mësojë çdo ditë, dhe unë të mësoj prej tij, një njeri që ka të njëjtat vlera si mua. Edhe pse tingëllon e thjeshtë, është e vështirë për të gjetur një njeri të tillë”, është shprehur Ra-faeli. Gjithshtu në top 10 ishin renditur: Mila Kunis, Katy Perry, Olivia Munn, Olivia Wilde, Jennifer Lawrence, Emma Stone, Megan Fox, Malin Akerman and Adrianne Palicki.

Peter Andre:

Jam duke bërë qejf

Peter Andre nuk është i shqetësuar se është vetëm, ai pranon se është duke e shijuar jetën single. Ai ka treguar për një revistë se të qënit vetë i ka dhuruar më shumë liri dhe argëtim dhe më shumë mundësi për njohje të reja edhe pse po-hon se nuk ka asgjë serioze. Duke pranuar se ka dhe një jetë seksuale të shëndet-shme. “Dua të them që jam një mashkull, ju e kuptoni çfarë dua të them”, është shprehur Peter Andre. Edhe pse për pak muaj ai mbush 40 vjeç, Peter pëlqen jetën e lirë dhe çmënduritë.

13• E mërkurë 23 maj 2012

»gossip

ndarja nga një prej grave më të bukura të planetit i ka të gjitha mundësitë që të zhysë në depresion edhe meshkujt me vetbesimin më të lartë. Megjithatë, nuk është

ky rasti i këngëtarit Marc Anthony, që pas divorcit me Jennifer Lopez, ka nisur të frekuentojë bukuroshen, përkrah të cilës u prezantua edhe në një ceremoni spor-tive në Los Anxhelos. Duke shtuar faktin se venezueliania është 20 vjet më e re se Lopez, është e qartë përse Anthony dukej kaq i kënaqur gjatë festës. 24-vjeçarja, edhe ajo këngëtare, tregoi linja të pabesueshme, ndërsa pozoi përkrah part-nerit të saj 43-vjeçar. Midis momenteve që tërhoqën më shumë vëmendjen e publikut ishte ai kur çifti pozoi me miqtë e tyre, David dhe Victoria Beckham.

Justin Bieber obsesiv për duart të pastra

Justin Bieber është obsesiv kompulsiv duke pastruar herë pas here duart e tij. Ai ka frikë se duart janë të pista duke mbajtur kështu gjithmonë me vete një antibakterial dhe duke i pastruar herë pas here. Bieber ka treguar se e urren që shumë mikrobe mund të ngjiten në duar, duke pranuar se e ka si fobi. Për këtë arsye pas çdo gjëje që ai prek apo merr në dorë do t`i pastrojë duart, pasi në të kundërt bëhet shumë e bezdisshme për të.

24-vjeçarja që bëri të harrohej

Jennifer Lopez

14 E mërkurë 23 maj 2012 •

«dossier

Nga albert kotiNi

(vijon nga numri i kaluar)

argumentimi i parë: sekretari i KQPPSH-së miraton listën e emrave të Luftës NÇL.

Sa për të kuptuar mbetjen në histori akoma të këtyre vendimeve të ish-PPSH-së, po ndalem vetëm për librin e parë të “Historisë së Luftës NÇL”, ku

përcaktohen këto vendime.Parathënie e pasthënie.Emrat janë miratuar për periudhën para

themelimit të Partisë Komuniste dhe për kreun I, II, IV janë 18 emra. Për periudhën pas theme-limit të Partisë prej kreut V deri XI porositen: “Mendohet të vihen si organizatorë komuniste fill pas krijimit të partisë Qemal Stafa, Nako Spi-ru, Nexhmije Xhuglini.

Mendohet të vihen kuadro drejtues të punës së Rinisë Komuniste pas themelimit të Organi-zatës Ethem Gjinushi, Hito Çako.

Mendohet të vihen si luftëtarë të dalluar të njësive guerile Athina Nushi dhe 44 emra fem-rash të tjera. Mendohet të vihen si nëna patriote e trime në bazat e para ilegale (zgjidhen ata emra që aktualisht e kanë mirë me partinë). Mendohet të vihen si komandantë e komisarë të çetave të njësive të para partizane ata që u zgjodhën në Pezë. Në dy variante. Në variantin e parë vihen 26 emra të anëtarëve të Këshillit të Përgjith-shëm, ndërsa në variantin e dytë vihen vetëm 16 emra. Spostohen emrat realë të kësaj kryesie: Kostë Boshnjaku, Ymer Dishnica, Liri Gega, Fetah Emelian, Sejfulla Malëshova, Abaz Kupi, Spiro Moisiu, Mustafa Gjinishi. Epiteti “tradhtar”, edhe pse ata ishin drejtuesit e parë të Luftës NÇL i he-qin nga historia e shkruar pas lufte.

Po kështu të hiqen emrat e komandantëve të çetave të para: Mustafa Gjinishi, Njazi Hoxha, Gani Peqini, Demir Stalavecka, Rahman Zvar-ishti, Panajot Plaku, Tele Babi, Neki Ymeri, Qa-zim Çakëri, Mestan Ujaniku, Gjin Marku. Të hiqen emrat e komandantëve të batalioneve të para: Xhavit Qese, Njasi Islami, Kadri Hoxha, Tefik Cangonji, Jorgo Plaku, Islam Radovicka, Haki Rushiti, Zenel Shehu, Xhelal Staravecka, Rrah-man Ruci, Myftar Xhindole, Sadik Mevlani.

Të hiqen emrat e njerëzve antiparti të viteve 1942-1943 që ishin në krye të PKSH-së: Liri Gega, Njazi Islami, Nasi Marjani, Isuf Keci, Masar Shehu, Koço Prifti, Zija Dibra, Xhemal Broja, Arif Gjyli, Selfixhe Broja, Nexhip Vinçani, Naxhie Dume, Pandi Kristo, Pëllumb Dishnica, Bedri Spa-hiu, Shemsi Totozani, Tahir Kadareja, Sinan Gjini, Drita Kosturi.

Të hiqen emrat e atyre që udhëhoqën rininë e viteve 1942, por mbas çlirimit: Galip Hatipi, Hysen Begeja, Xhafer Vokshi, Niko Opari, Agron Çorati, Riza Hoxha, Nesti Kerenxhi, Neki Ymeri.

Të gjithë këta emra edhe mjaft të tjerë mjaft prej të cilëve figurojnë të pushkatuar, burgosur, internuar, vijojnë me heqjen nga historia të em-rave të tjerë si Beqir Balluku, Mehmet Shehu të cilësuar armiq pas viteve 1974. Për këta të fundit jepet porosia e mbledhjes së gabimeve gjatë Luftës dhe zmadhimi i interpretimit të tyre për të fshirë meritat, që pa dyshim Enveri i kishte dhënë vetëm para vrasjes së tyre. Në fund të seleksionimit nga e gjithë kjo listë em-rash mbeten në historinë e Luftës NÇl vetëm ata që firmosi Enveri, Ramiz Alia dhe mjaft të tjerë që janë gjallë sot dhe thonë të mos preket his-toria. Në diskutim gjoja se nuk mbulohesh dot e vërteta u vunë vetëm të padiskutueshmit, si p.sh. 8 anëtarët e parë të Këshillit NÇL që në shtator të vitit 1942, si Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi, Ndoc Çoba. Por le të futemi si u diskutuan përpara se të ripunoheshin dhe botoheshin të tri vëllimet e Luftës Ant. NÇL të popullit shqiptar 1939-44...

Ramiz Alia në prani të Sofokli Lazrit dhe

ex katedra, ex libris: gjendje konfliktuale mendore e shqipërisë

Foto Çamit jep këto porosi: “Tani mbas vëllimit III duhet të fillojmë vëllimin IV. Ndërsa ideja e bërjes vetëm në një vëllim të luftës, ashtu siç i kish propozuar Stefanaq Pollo, duhet të mbeten, por unë kam tjetër propozim. Propozoj që të bëhen pezullime, ku vëllimi i pestë t’i kushto-het luftës sonë në Jugosllavi. Unë si historian e kuptoj shumë mirë zotin Ramiz Alia aktualisht se atëherë ka qenë komisar i divizioneve në tokat e Jugosllavisë dhe, meqenëse i ka ngelur merak mosbotimi i këtij vëllimi, mund ta shkruajë tani dhe do ta dëshiroja një gjë të tillë për një debat të hapur publikisht. Debati konsiston në pikën se divizioni që ai komandonte mbas largimit të gjermanëve, çfarë bilanci të vrarësh ka te sh-qiptarët e Kosovës, të cilët u quajtën nacional-istë dhe jo vëllezër të Titos. Por më mirë do të ishte një debat konkret. Besoj se kuraja civile demokrate nuk do t’i mungojë, në qoftë se do të jetë i sinqertë për të folur të vërtetën dhe pa e marrë me vete...

Për të kuptuar se si është diskutuar e kon-trolluar kjo histori e Luftës, do të japë vetëm disa skena prapa kuintave të një procesverbali origjinal, ku mund të mbartin vetëm një pjesë të vogël të këtyre diskutimeve:

Marrin pjesë shokët Raqi Madhi, Sevo Tarifa, Vangjel Moisiu, Nexhat Myftiu, Shyqyri Ballvora, Refik Kucaj, Maksim Iliriani, Gaqo Simaku, Vasillaq Kureta. Mbledhjen e drejton shoku Raqi Madhi.

Shoku Raqi Madhi: “Me porosi të shoqes Nexh-mije dhe të organizatës bazë do të diskutojmë sot për maketin e ‘Historisë së Luftës Ant.NÇL’. Çfarë vërejtje e sugjerime kanë shokët le t’i dëgjojmë?”

Shoku Sevo Tarifa: “Duke lexuar maketin, kri-jon bindjen se janë bërë përpjekje të mira për një tekst shkencor për ta paraqitur luftën në gjithë gjerësinë e saj.

- Në faqen 146 thuhet: “Enver Hoxha hodhi poshtë një propozim të Sejfulla Maleshovës e të Omer Nishanit... (Kjo është e brendshme për Omer Nishanin nuk kemi dalë hapur).

-Për pushtetin janë 12 faqe, për ushtrinë 25 faqe, për frontin vetëm 5 faqe. Mos është pak kaq? Duhet të shkruhet më shumë.

- Në faqen 138 emri i Haxhi Lleshit në 7 radhë përmendet tri herë, i Enver Hoxhës vetëm një herë.”

- Shoku Vangjel Moisiu: “Shokët kanë bërë një punë të madhe e të mirë për përgatitjen e vëllimit të III. Është punuar mbi një mori materialesh, do-kumente të Partisë, vepra të shokut Enver.”

- Shoku Vasillaq Koreta: “Shokët kanë bërë punë të mirë dhe materiali ka vlera të mira pozi-tive. Shërben si bazë për krijimtari të tjera të Luftës NÇL.”

Shoku Shyqyri Ballvora bën polemikë me Vasillaq Koretën në lidhje me heronjtë e popullit se cilët do të vihen në histori. Po kështu vijon polemika e Gaqo Simakut, Raqi Madhit, Nexhat Myftiut, Refik Kucës se cilët do të vihen në his-tori, kush do të lavdërohet, kush do të zhvishet nga meritat dhe si do të dalë roli i individit etj.

Mjaft vërejtje vihen në lidhje me rolin e Par-tisë Komuniste Shqiptare, njëkohësisht mjaft ngarkesa vihen në lidhje me qëndrimin e Partisë ndaj Ballit dhe Legalitetit, ku çdo gjë theksohet se reaksionarët duhen zhdukur. Të bie në sy dis-kutimi për nxirjen e gjithë lavdisë së mëparshme të Mehmet Shehut për t’u vendosur dhe mbetur në histori, si p.sh: veprimi i M.Shehut ndaj 65 fshatarëve nuk është shtrirë në mënyrë organike.

Po kështu vërejtje për një ngjarje historike në grupin e Pezës u vranë 25 partizanë, ndërsa nga brigada III, 6 partizanë, atëherë duhet të kritiko-hen për gabimet e tyre. Bazë për këto janë letrat me vërejtje të shokut Enver për grupin e Pezës, porosi të tjera duke u bazuar në librat e fundit të shokut Enver.

Për sa më sipër, kjo është më e thjeshta dhe më e buta trajtesë në heqjen dhe vendosjen dhe bërjen e një historie të kontrolluar totalisht deri në vitin 1990 të vetë kësaj ngjarjeje që quhet akoma “lavdi e Partisë”.

Mendohet të vihen si luftëtarë të dalluar të njësive guerile Athina Nushi dhe 44 emra femrash të tjera. Men-dohet të vihen si nëna patriote e trime në bazat e para ilegale (zgjidhen ata emra që aktualisht e kanë mirë me partinë). Mendohet të vihen si koman-dantë e komisarë të çetave të njësive të para partizane ata që u zgjodhën në Pezë. Në dy variante. Në vari-antin e parë vihen 26 emra të anëtarëve të Këshillit të Përgjith-shëm, ndërsa në vari-antin e dytë vihen vetëm 16 emra. Spos-tohen emrat realë të kësaj kryesie: Kostë Boshnjaku, Ymer Dish-nica, Liri Gega, Fe-tah Emelian, Sejfulla Malëshova, Abaz Kupi, Spiro Moisiu, Mustafa Gjinishi. Epiteti “trad-htar”, edhe pse ata ishin drejtuesit e parë të Luftës NÇL i heqin nga historia e shkruar pas lufte.

15• E mërkurë 23 maj 2012

»dossier

Oponenca ndaj historisë së Luftës Antifashiste

Në fillim e mbarim të historisë së luftës-busull janë “veprat” e Enverit

Nuk e kemi të drejtë të mohojmë rolin e En-verit në Luftën Antifashiste, por absolutizimi i rolit të tij dhe fetishizimi i të tjerëve nuk ka pse të lihet në heshtje. Kur shtrohet çështja e këtij per-soni historik, e drejta e përcaktimit nuk del nga kategorizimet, mohimet apo pohimet 100% të rolit të tij pozitiv apo negativ, sipas politizimeve që i janë bërë dhe po i bëhen aktualisht. Enver Hoxha për Luftën nuk mund të shtrohet thjesht si vijë demarkacioni midis dy sistemeve, por të dalë një figurë e arsyeshme shoqërore, pasi ngjarjet e historisë së Luftës nuk përcaktojnë asnjë rol luftarak apo betejë të kryer nga i ashtu-quajturi “komandanti legjendar”. Në këto kushte, kemi një kriminalizim të vetë teksteve historike duke përdorur personin Hoxha si një hero, por që në fakt krijon strukturën e krimit shqiptar gjatë gjithë gjysmës së dytë të shekullit XX. Të bësh historinë e viteve 1939-1945, ashtu si e dëshi-ronte grupacioni pervers i konsideruar Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste (ISM-L) në vitet 1980-1990, ku në qendër të çdo suksesi atrib-utet i takojnë diktatorit, do të thotë barazim më nocionin popull, komb, atdhe etj. Rol të veçantë për historinë turke ka p.sh. Ataturku (Mustafa Qemali) dhe vlerësimet i bëhen nga një popull, nga një komb i tërë dhe jo nga një parti apo ide-ologji e vetme. Që të kemi një histori të luftës sonë kombëtare kundër fashizmit, mendoj se i hiqet baza shkencore kur është shkruar mbi këto kritere: a) mbi bazën e kujtimeve të udhëheqësit të një grupimi të paligjshëm (PKSH-PPSH), në veçanti pas 40 vjetësh diktature dhe pas mba-rimit të Luftës së Dytë Botërore. Për këtë mund të lexojmë dhe krahasojmë çështjen e këshillave nacionalçlirimtarë dhe librin e Enver Hoxhës “Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re”, apo çështjen e aleatëve anglo-amerikanë në luftë dhe trajtimin e tyre në histori vetëm në bazë të librit “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Krahasimi mund të bëhet edhe midis marrëd-hënieve të trajtuara me jugosllavët me veprën e Titos apo kapituj të këtyre 4 vëllimeve mund të marrin devizën vetëm nga një burim kriminal, burimi Hoxha. b) Baza e punimit shkencor të historisë në vitet 1996-1990 nuk do të thotë të zvogëlohen vlerat e dokumenteve origjinale, qoftë edhe të kundërshtarit ideologjik e politik dhe të zëvendësohen ato me kujtimet apo të dhënat gojore të pjesëmarrësve në luftë, pas 40 vjetësh. Nuk shtrohet çështja që dokumentet e organizatave të Ballit Kombëtar, Legalitetit, prefekturave të atëhershme qeveritare do të pranohen të mirëqena, si të vërteta 100%, sepse kuptohet që çdo lëvizje apo parti bën edhe inter-pretime të çështjes së vet. Për të qenë realist dhe transparent në historinë e luftës, duhen marrë në konsideratë edhe këto dokumente dhe ashtu si për dokumentet e PKSH-së edhe për këto dokumente të tjera, historiani duhet të jetë i paanshëm, i paprekur nga direktiva apo porosia e partisë në fuqi, t’i japë ngjarjet ashtu siç kanë ndodhur në të vërtetë dhe jo ndryshe. Kështu nuk ka pse të mbetet apo të quhen “tradhtarë” ata komandantë apo komisarë brigade, divizioni e deri çete, batalioni për vitet e luftës sepse pas vitit 1945 atakuan Enver Hoxhën. Po kështu krimineli mbetet kriminel, pavarësisht cilës parti i takon, aq më shumë kur vetë popullin e pafa-jshëm dhe akoma më keq kundërshtarin e zënë rob pa i bërë gjyqin, sipas ligjeve të kohës. Në qoftë se ka vrarë Xhelal Staravecka njerëz pa faj, historia e fut në rolin e kriminelit. C) doku-mentet e huaja në veçanti ato gjermane, italiane etj., duhet t’i studiojmë me një farë objektiv-iteti, duke qenë arbitër për të gjitha forcat poli-tike që vepruan gjatë Luftës. Kështu çështja e bashkëpunimit me gjermanët, të pranohet ashtu siç është, në atë masë që i takon dhe jo për të gjithë ata që kanë dhënë ndonjë thes me miell për okupatorin. E njëjta gjë është elementi i sak-tësisë së ngjarjeve. Në dokumentet gjermane nuk flitet në ndonjë vend që në një betejë një partizan vrau 20 gjermanë, as për një gjerman që vrau 20 partizanë, pa folur pastaj për zma-dhime të pjesëmarrjes reale në luftë të forcave kundërshtare, fitoret dhe humbjet, dëmet dhe vrasjet, për të cilat konkludohet nga disa burime dhe thjesht nga “kujtimet” e një pjesëmarrësi në luftë, cilido qoftë ai në personalitetin e tij. Në fakt, ka ngjarja e 4 shkurtit 1944, kur mbetën të vrarë 84 njerëz, por që nuk dihet se kush

janë këta. A mund të kenë ekzistuar vërtetë apo është një enumeracion mashtrimi mbi rendin shtetëror të kohës?! d) Lufta Antifashiste kërkon studim kompleks nga historianë dhe ushtarakë, nga filozofë dhe sociologë, si për ngjarje politike ashtu edhe ushtarake, ndryshe nga cektësia apo mohimi i trajtimeve sot e kësaj dite. P.sh. diktati i shoqërisë së kaluar, nuk mundet që të eliminojë ngjarje të një vërtetësie ndërkombë-tare, përpos edhe rajonale, si Lidhja e Prizrenit apo luftëra që kanë në themel patriotizmin e shqiptarëve. Një gjë e tillë nuk ka qenë e mun-dur për Hoxhën, i cili veçse e ka paraqitur këtë realitet si një fatkeqësi që gjeti “integritet” kom-bëtar vetëm gjatë sundimit të tij të rrallë. Mirëpo një përqasje drejt të vërtetës zvogëlon dyshimin dhe një popull është tërhequr në injorancën e tij pikërisht nga këto karakteristika morale, që i përkasin nga historia. Për gjysmë shekulli diktat-ura manipuloi të vërtetën natyrore të një populli, duke pasur për bazë vetë shqiptarët. Kështu, se si janë të vërtetat dhe dokumentet për Konfer-encën e Moskës, Jaltës apo Teheranit për Luftën apo më mirë për fatin e Shqipërisë, akoma nuk i disponojmë. Në këtë mënyrë drejtimi i Luftës nga boshti Tito-Stalin dhe jo nga “Mesdheu” i aleatëve anglo-amerikanë është fetishizuar në histori për të mos ulur “madhështinë” e Enverit apo PKSH-së, duke e paraqitur aq më errët his-torinë e Kosovës gjatë luftës, që u sakrifikua për hatër të vëllazërim-internacionalizmit me komu-nistët jugosllavë. Vallë a mund të bëhet histo-ria edhe për këtë çështje vetëm siç mendonte Enveri? Retorika të tilla kanë trajtën e tyre në shëmbëlltyrën sociale që krijoi psikologjia e njëshit si kult i lavdisë apo historisë së popullit të tij. Mjaft “historianë” të lindur në atë periud-hë, por dhe që trajtuan atë periudhë ndikuan zyrtarisht në stadin e zhvillimit të popullit, në mënyrë, formë apo ndjenjë frike, duke i kul-tivuar ciklin e përsëritur të akteve kriminale për vendin. Institucionali-zimi i këtyre dogmave apo dokrrave të dikta-torit solli dëmin madhor kombëtar të pakrahas-ueshëm me pushtimin, kolonizimin apo asimil-imin e një etnie.

Në këtë nismë timen gjykoj se çështje jo pak të rëndësime të luftës do të ishin bindëse kur paraqiten në origjinalin e mendimit 50-vjeçar të sintetizuar në periudhën “klasike” të regjimit Hoxhist nga bashkëshortja Nexhmije Hoxha. Në parathënien e shkruar dhe të firmosur nga N. Hoxha për historinë e luftës thuhet: “Histo-ria e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar (1939-1944) në katër vëllime është përgatitur nga ISM-L (sektori i historisë së PPSH-së), me vendim të KQ, të PPSH-së. Vël-limi i katërt përfshin periudhën prej majit deri në nëntor 1944. Tërë vëllimin e përshkruan ideja për rrolin vendimtar, udhëheqës, drejtues dhe

organizues të PKSH-së me shokun Enver Hoxha në krye”. Me të njëjtat superlativa vazhdon Nex-hmija, duke falënderuar në fund për grumbullin e të dhënave në këtë drejtim Arkivin Qendror rë Partisë. Mirëpo çfarë e shqetëson Nexhmije Hoxhën në kapituj të veçantë? Pa dashur të zg-jatem me përmbajtjen e faqeve konkrete që janë në historinë e botuar në vitin 1990, po përm-bledh vetëm disa referenca origjinale të saj.

Në kreun I (vëllimi IV), që bën fjalë mbi Kon-gresin I Antifashist Nacionalçlirimtare, shkruhet themelimi i shtetit të ri shqiptar të demokracisë popullore. Bëhen vërejtje në formë të prerë, të cilat nuk shkruhen siç kishin ndodhur në fakt, por siç kuptohej pas 40 vjetësh. Kështu kemi: “Plenumi I KQ të Partisë porositi se populli nuk do t’i lëshojë armët... etj”. Nexhmija bën shënimin e revoltuar: “Kjo ishte porosia? Jo! Porosia ishte për të hedhur poshtë në mënyrë kategorike që me dëbimin e gjermanëve të mos i hedhim armët për t’i bërë ballë çdo armiku të jashtëm të forcave reaksionare të brendshme”. Në material shkruhet: “Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtare i zgjedhur nga Kongresi i Përmetit përbëhej prej 121 anëtarësh, midis të cilëve Omer Nishani (presidenti i Këshillit), Enver Hoxha etj”. Për këtë çështje Nexhmija shënon: “Do të bisedojmë për ata që nuk janë vënë”. Të tilla vërejtje në formë urdhri vijojnë për secilën pjesë të maketit, bile për gjëra të mprehta, detyrat janë të prera dhe të rrepta. Kështu për kreun VI, faqe 231, Nex-himije Hoxha jep porosinë: “Urdhrat për likuid-imin e Bazit të Canes të mos dalin të shkëputura

nga lidhjet e ndihma, qoftë indirekte, që forcat e Legalitetit u jepnin nazistëve ose lufta konk-rete që bënin kundër forcave tona partizane. Të mos lihet vend për keqinterpretime, sikur ne të ishim iniciatorë të luftës civile...” Për sa i përket çështjes në tërësi të përmbajtjes së Kongresit të Përmetit, në trajtim të veçantë me këtë kapit-ull të historisë së përgatitur në vitin 1989 sipas porosive nga lart dhe veprave të Enverit, do të vëmë dokumentin origjinal të këtij kongresi mbajtur më 24.5.1944, duke i dhënë mundësi lexuesit të bëjë vetë deduksionet përkatëse, për të vërtetat e ndodhura dhe të shkruara”.

Sa për argumentim, paraqesim disa frag-mente nga kreu I, vëllimi IV, për Kongresin e Përmetit: “Kongresi, si kuvend i madh popullor, do të kishte karakter kushtetues, ai do të ligjëronte përfundimisht pushtetin e këtillave nacionalçlir-imtare si baza dje i vetmi pushtet në Shqipëri, do të zgjidhte organet legjislative dhe ekzeku-tive, që do të shprehnin e përfaqësonin vullne-tin dhe sovranitetin e popullit e kombit shqiptar, duke hedhur në këtë mënyrë themelet e shtetit të ri demokratik”. Shtrohet pyetja: vallë pa mba-ruar lufta kundër okupatorëve dhe pa vullnetin e tërë popullit në votime etj., a duhej të vendosej një pushteti? Në fakt, fetishizimi i KSH-së pas Frontit Nacionalçlirimtare më mirë se këtu nuk mund të pohohet. Sipas veprës, vëll. II, 1984, faqe 293, Enver Hoxha në plenumin I thekson: “Në ushtri shihet në disa raste tendenca me shk-ue majtas dhe me ra në gabime politike. Kudo që shkohet nuk flitet, veçse për partinë dhe disa shokë përgjegjës në ushtri dhe e përdorin emrin e Partisë në vend të Frontit Nacional-çlirimtar. Këtyre shokëve nuk u duket sikur u sjellin fitim çështjes, duke vepruar në këtë mënyrë, por kjo dëmton luftën dhe frikëson ata elementë që nuk kanë simpati të veçantë për komunizmin, por që duan të luftojnë okupatorin dhe mund të bashkohen me frontin. Partia duhet të popullar-izohet shumë, por të qëndrojë kurdoherë brenda kuadrit të Luftës Nacionalçlirimtare”. Por në anën tjetër plenumi I i KQ të PKSH-së jepte ori-entimin dhe direktivën historike për ta zgjidhur plotësisht e përfundimisht çështjen e pushtetit, si çështje themelore e revolucionit, në dobi të masave të gjëra të popullit të udhëhequra nga PKSH-ja. Si na paraqiten aleatët anglo-amerika-në në veprat e diktatorit Hoxha të botuara në vitin 1984, që në vitin 1944 nuk i gjejmë në as-një dokument? Panorama jepet e tillë: “Paraqitet eventualisht edhe mundësia e një zbarkimi aleat në Ballkan. Ky zbarkim duhet të na gjejë të fortë dhe të organizuar, që kështu të mos lejojmë që në një mënyrë ose tjetër, këta të ngatërrohen në punët tona të brendshme, por të bëjmë të re-spektojmë Kartën e Atlantikut dhe vendimet e marra në konferencën e Moskës e të Teheranit. Të mos harrojmë se në Angli dhe në Amerikë ekzistojnë reaksionarë, të cilët përpiqen të fito-jnë luftën, duke pasur sa më shumë dëme”. Ky kongres i Përmetit, i quajtur “kuvend i madh pop-ullor”, filloi punimet më 24.5.1944 në një atmos-ferë të lartë entuziazmi luftërash revolucionare. Rreth 60% e delegatëve bënin pjesë në PKSH, ndërsa 40% kishin ardhur nga radhët e UNÇL shqiptare. Në këtë mënyrë Enveri thekson: “An-glezët nuk kishin pranuar gjithashtu as ftesën e shtabit të përgjithshëm të UNÇLSH për të dër-guar një përfaqësues të tyre (është fjala për të

marrë pjesë në Kongresin e Përmetit). Sipas Likut, qeveria britanike i quante “të paligjshme” mbajtjen e kongresit dhe krijimin e një qeverie të përkohshme të Frontit Nacionalçlirimtar”. Pse u quajt i paligjshëm nga aleatët anglo-ameri-kanë ky kongres? Siç del më vonë ishte fakt se demokracia perëndimore nuk mund të pranonte një shtet demokratik pa pjesë-marrjen e të gjithë popul-lit apo pozicionet që i dha Enveri. Vendimi themelor i kongresit të Përmetit ishte: “Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike popullore sipas vullnetit të popul-lit”. Mirëpo kjo nuk mund të kuptohet jashtë rretha-nave politike, pasi pushteti popullor në Shqipëri kishte lindur nga “gryka e push-kës”. Duke qenë se kronika

e krimit në histori propagandohet më së miri nga veprat e diktatorit, nuk po zgjatem më tepër se libri “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re”, të botuar më 1984 si dhe të disa dokumenteve nga AQP, si burim kryesor për zgjedhjen e del-egatëve në kongres, vendimet e marra, fjala e Hoxhës etj. Këto nuk shërbejnë plotësisht për ato që përfaqësonte ky kongres njëpartiak, por jo mbarëkombëtar. Këtë e vërtetoi në fakt jeta e viteve 1944-1990 se Kongresi i Përmetit hodhi bazat e demokracisë apo të diktaturës.

(vijon numrin e ardhshëm)

16 E mërkurë 23 maj 2012 •

«Bota

Gideon rachman

teksa lexova artikullin e kushedisatë për “Grexit”, termi që po përdoret gjithnjë e më shpesh për daljen e Greqisë nga Euro,

një frazë nga filmi “Marathon Man” më erdhi në kokë. Në këtë film triller, Laurence Olivier luan rolin e një krimineli lufte që është bërë dentist, i cili torturon Dustin Hoffmanin duke i shpuar dhëmbët pikërisht në vendin ku ndodhen ner-vat, pa qetësues. Dhe teksa bën këtë, e pyet në mënyrë të përsëritur: “A është e sigurtë?”

“A është e sigurtë”?. Kjo është pyetja që i kanë bërë udhëheqësit europianë vetes prej muajsh, teksa parashikojnë daljen e Greqisë nga eurozo-na. Në fund të vitit që kaloi u gjenda duke disku-tuar po këtë pyetje me një politikan të lartë euro-pian. Ai kish vënë re që unë kisha shkruajtur në mënyrë të përsëritur se eurozona ishte një kon-struksion me defekte që kish gjasa të shembej. Nëse ishte kështu, më pyeti ai, a nuk do të ishte më mirë të shembej e tëra që në atë moment?

Në atë pikë, u bëra disi dredharak dhe evaziv. “Problemi”, iu përgjigja, “është se më thuhet vazh-dimisht që një shpërbërje në këtë moment do të shkaktonte katastrofë. Deri kur të jem në gjendje të të them me bindje që kjo është e pavërtetë, nuk mund ta mbroj me përgjegjshmëri”.

Por dredhimi nuk mjafton më. Në muajt e ar-dhshëm, Europa mund të detyrohet që të ven-dosë.

Kështu, për t’iu përgjigjur pyetjes që bëra në nëntor, po, mendoj që do të ishte më mirë nëse eurozona do të shpërbëhej. Kjo mund të mos nënkuptojë një rikthim total tek monedhat kombëtare. Një bërthamë përdoruesish të euros, me qendër në Gjermani, mund të mbijetojnë. Por euro, siç është sot, do të duhet të ikë.

Është e vërtetë që tranzicioni nga këtu atje do të jetë i dhimbshëm dhe i rrezikshëm. Kolegu im, Martin Wolf parashtroi një version të azhor-nuar të skenarit të tmerrit në Financial Times të së premtes, që përfshinte një shkatërrim total

të rendit dhe ligjit në Greqi, dhe kolaps financiar në të gjithë Europën. Si mundet ndokush që ta ndërmarrë atë risk, me përgjegjësi?

Përgjigja është se alternativat ndaj ndarjes së eurozonës janë në thelb të papranueshme dhe thellësisht jotërheqëse. Në fundjavë, ud-hëheqësit e G8 bënë thirrje që Greqia të qën-drojë në eurozonë. Plani i tyre aktual duket se përfshin një lloj përzierjeje magjike stimuli dhe masash shtrënguese që rikthejnë edhe ekui-librin buxhetor, edhe rritjen ekonomike. Por edhe nëse ata bien dakord për një plan, edhe si-kur ai të funksionojë – dhe asnjë prej këtyre nuk ka gjasa të ndodhë – problemet strukturorë të eurozonës do të mbeteshin.

Pa patur mundësinë e zhvlerësimit të moned-have të tyre, ekonomitë jokonkuruese mbeten me “zhvlerësimin e brendshëm” – që ndryshe nji-het si shkurtime pagash dhe papunësi masive. Është e vërtetë që vende si Greqia kanë nevojë të madhe për reforma ekonomike. Por këto refor-ma – të kryera në këmishën e forcës të bashkimit monetar me Gjermaninë – janë duke shkaktuar

çrregullime politike dhe ekonomike.

Megjithatë, prob-lemi real është poli-tik. Euro nuk ka një bashkim politik që ta mbështesë kështu që asaj thjeshtë i mungo-jnë institucionet kyçë për ta bërë të funk-sionojë unionin mon-etar. Nuk ka një qeveri qendrore të fortë për të zbatuar disiplinë buxhetore dhe nuk ka buxhet të madh fed-eral për të financuar transfertat nga zona të pasura në zona të varfëra. Dhe, siç po e zbulojmë, nuk ka një

skemë sigurimesh mbarëeuropiane të depozi-tave bankare.

Teorikisht, eurozona mund ta ndreqë këtë gabim duke lëvizur drejt një bashkimi politik real. Por ideja e një transferimi të përhershëm të sovranitetit nga Athina në Bruksel është hedhur poshtë nga të gjithë palët në Greqi. Ndërkohë, në Gjermani, ideja e një unioni transfertash – që përfshin një vërshim të përhershëm subven-cionesh nga Europa veriore në Europën jugore mbetet një mallkim.

Edhe nëse politikanët e BE do të ishin në gjendje të kapërcenin kundërshtime të tillë dhe do të krijonin një union federal të vërtetë, ky en-titet i ri gjigand do të gëlltiste fuqitë dhe kom-petencat e demokracive nacionale. Sakrifikimi i vetëqeverisjes në altarin e euros është përherë i kundërshtueshëm – dhe do të shkaktonte një kundërplasje nacionaliste në të gjithë Europën. Kjo “kurë” për sëmundjet e euros do të ishte më e keqe se sa vetë sëmundja.

Përderisa alternativat afatgjata për shpërbër-

jen e eurozonës nuk kanë besueshmëri, është e domosdoshme të mendohet se si do të menax-hohet një ngjarje e tillë dhe jo thjeshtë të injoro-het si shumë e rrezikshme për t’u parashikuar. Fatkeqësisht, planet e shpërbërjes që europia-nët po i hartojnë tashmë prapa dyerve të mbyl-lura janë gjithashtu të kufizuara. Ata prashikojnë një dalje të Greqisë, të pasuar nga një përpjekje për të ngritur një mur mbrojtës që parandalon përthithjen në krizë të vendeve të tjerë. Këtu të kujtohen vitet e fundit, gjatë të cilëve BE është përpjekur dhe ka dështuar për ta kufizuar krizën vetëm te Greqia. Në fakt, dalja e Greqisë do të shkaktonte një përhapje, duke e bërë të qartë se anëtarësimi në euro nuk është e thënë të jetë i përhershëm. Tregjet do të rrethonin pash-mangshmërisht vendet e tjera me dobësi.

Lejimi që fati i euros të përcaktohet nga një seri paniqesh të tregjeve do të ishte mënyra më e keqe e mundshme për të shpërbërë zonën e përbashkët të monedhës. Do të përfshinte humbjen e miliarda eurove nga paratë publike. Trazira politike dhe ekonomike që do të pasonte do të shkaktonte panik publik dhe diskreditonte politikanët në detyrë.

Do të ishte shumë më e preferueshme nëse udhëheqësit e Bashkimit Europian do të bënin një vlerësim racional se cilët vende janë të gat-shëm dhe në gjendje të qëndrojnë në euro – si dhe të shpallin plane për të punuar për një di-vorc miqësor dhe të rregullt mes atyre që qën-drojnë dhe ata që ikin.

Vetëm duke vepruar në këtë mënyrë ata mund të arrijnë synimin e shprehur shumë shpesh për “t’u dalë para ngjarjeve”. Pothu-ajse të gjithë përdoruesit e euros e adoptuan monedhën pa një referendum, dhe ata mund të largohen në të njëjtën mënyrë. Është e vërtetë se edhe një “divorc i mëndafshtë” për eurozonën do të kishte rreziqe të mëdha. Por, të paktën do të ofronte një dalje të besueshme nga labirinti i sotëm. Siç thotë një proverb gjerman: “Më mirë një fund me tmerr, se sa një tmerr pa fund”.

Përgjigja është se alternativat ndaj ndarjes së eurozonës janë në thelb të papranueshme dhe thellësisht jotërheqëse. Në fundjavë, udhëheqësit e G8 bënë thirrje që Greqia të qëndrojë në eurozonë. Plani i tyre aktual

duket se përfshin një lloj përzierjeje magjike stimuli dhe masash shtrënguese që rikthejnë edhe ekuilibrin buxhetor, edhe rritjen ekonomike. Por edhe nëse ata bien dakord për një plan, edhe sikur ai të funksionojë –

dhe asnjë prej këtyre nuk ka gjasa të ndodhë – problemet strukturorë të eurozonës do të mbeteshin

Koha pëR nJë “divoRc të mëndafshtë” pëR EuRon

17• E mërkurë 23 maj 2012

»Bota

në kuadër të rritjes ekonomikeQë prej vitit 2007, kapaciteti ekonomik i Greqisë ka rënë me një të pestën. Nuk është për t’u çuditur, që megjithë kursimin dhe faljen të një pjese të borxheve, niveli i borxheve vitin e ardhshëm do të jetë në nivelin 160 për qind të produktit të brendshëm bruto. Për shumë, Greqia është vendi i origjinës së borxheve dhe shembulli më i mirë se menaxhimi i krizës, para së gjithash i kancelares Angela Merkel, që synon në radhë të parë konsolidimin e buxhetit, ka dështuar. Kjo del në pah në zgjedhjet më të fundit, mendon politikani socialdemokrat, Gernot Ehrler: Janë pikërisht zgjedhjet presidenciale në Francë që bënë që të ndryshojë gjuha në Evropë. “Kursimi” është jashtë mode, “rritja” është termi i kohës. Kjo u regjistrua edhe në Berlin. Javën e fun-dit, qeveria gjermane madje nisi hartimin e piketave për një pakt të ri zhvillimi. Në të thuhet se çelësi për rritje ekonomike është rritja e konkur-rencës dhe për këtë janë të nevojshme reforma strukturore. Me fjalë të tjera: nuk nevojiten para shtesë.

Kur dëgjon këto, opozitës i hapet goja dhe e quan deklaratën qeveritare si retorikë të thjeshtë, sepse rritja e aftësisë për konkurrencë do të thotë shkurtim i mëtejshëm i pagave dhe reformat strukturore krijojnë një treg më të zhdërvjellët pune, gjë që në vendet e rrethuara nga kriza sjell një papunësi më të lartë. Kjo në një kohë kur qeveria gjermane ka ofruar edhe propozime konkrete: për shembull mjetet e Bankës Evropiane të Investimeve dhe mjetet strukturore të Bashkimit Evropian. Para së gjithash në fondet strukturore dhe të kohezionit, të orientuara për uljen e dallimeve brenda BE-së, është mbledhur ndërkohë një shumë e konsiderueshme parash. “Shumë shtete anëtare kanë kërkuar vitet e fundit para dhe e kanë marrë miratimin për to. Por në fund, paratë nuk janë tër-hequr. Kjo ka bërë që aktualisht janë grumbulluar 250 miliardë euro pretendime, të cilat shtetet anëtare nuk i tërheqin”, - thotë Alexander Alvaro, zëvendëspresident i Parlamentit Evropian. Mund të thuash: vendet e keqmenaxhuara ekonomikisht nuk janë as në gjendje të marrin në duar paratë që ekzistojnë. Një shpjegim tjetër është: këto vende, nga pikëpamja financiare janë në gjendje kaq të rëndë, sa nuk janë në gjendje të ofrojnë as një të katërtën e shumave të kërkuara, për t’i tërhequr paratë. Sepse një kontribut vetjak është i nevojshëm, për t’i tërhequr paratë. Presidentit të sapozgjedhur francez, François Hollande i duket se po kalon shumë kohë në këtë mënyrë. Ai kërkon një rritje të shpejtë ekonomike, në mënyrë që shtetet me borxhe të vihen në gjendje që t’i paguajnë borxhet e tyre. Për këtë qëllim, ai është i gatshëm të përdorë të gjitha mjetet: taksa më të larta për më të pasurit, eurobonde ose thjesht borxhe.

një nga krizat e përballuara më keq

Jonathan Davis

Historianët e ardhshëm nuk ka gjasa ta shohin në mënyrë të favorshme

rrugën se si është përbal-luar kriza e eurozonës nga udhëheqësit e rajonit. Del apo jo Greqia nga monedha e për-bashkët, kur të kthehet koka pas tek kjo periudhë me siguri që do të shihet nga një tjetër këndvështrim më objektiv, dhe do të konkludohet se ka patur një mënyrë më të mirë për të përballuar krizën. Nëse grekët shkëputen, gjë që për të paktën gjashtë muaj është dukur rruga më e mundshme, fatura për mospërballimin dhe sigurimin e këtij rezultati më herët do të jetë shumë e lartë.

Edhe nëse grekët votojnë të qëndrojnë, hapat që do të jenë të domosdoshëm për të mundësuar që grekët dhe vende të tjerë periferikë të qëndrojnë në eurozonë – që do të duhet të përfshijnë unionin fiskal, më shumë kompetenca për Bankën Qendrore Europi-ane dhe bonot e eurozonës – janë qartësisht gjithashtu hapa që mund të ishin ndërmarrë më herët. (Ia vlen të përsëritet që, ndërkohë që ajo zgjidhje do të ndihmonte euron të mbijetonte, nga ana tjetër nuk do të bënte asgjë për të zgjidhur problemin strukturor të konkurueshmërisë brenda vendeve më të dobët, gjë që kriza aktuale e ka ekspozuar në mënyrë kaq brutale).

Sigurisht që është e lehtë të shpjegosh përse kriza ka evoluar kështu si ka evoluar. Politika e integrimit të ngadaltë që u miratua nga kri-juesit e euros ishte zgjedhur qëllimisht për të anashkaluar faktin e pavolitshëm që, një monedhë e përbashkët nuk kishte legjitimitet demokratik. Është e dyshimtë nëse ka arritur të ketë ndonjëherë shumicë mbështetje popullore në të gjithë kontinentin.

Ky ishte një projekt që është çuar përpara nga një elitë që mendonte, për mirë apo për keq, se po vepronte në interesin më të mirë të qytetarëve të rajonit dhe kushte fuqinë, në mos legjitim-itetin, që ta miratonte. Një ven-dosmëri e tillë ishte një pikë force në një farë mënyre – e mbajti vrullin e çuarjes përpara të prpojektit në vitet e parë – por më vonë është shndër-ruar në një dobësi fatale teksa klima ekonomike ka ndryshuar. Në vendosmërinë e tyre për të mos përballur realitetin, ud-hëheqësit politikë të Europës kanë dështuar në mënyrë të përsëritur për t’u përballur me problemet që kanë rëndësi, në kohën dhe në mënyrën e duhur, gjë që ka sjellë pasoja edhe më të rënda.

Kanë kaluar tashmë dy vite që nga fillimi i krizës së borxheve të Greqisë, dhe duhet pranuar se ka qenë sikur të shikonim një tren që shkonte me xhirim të ngadaltë drejt shkatërrimit. Një bankier gjerman më kujtoi disa ditë më parë se në Kinë janë 15 qytete që kanë një

GDP më të madh se sa Greqia. E megjithatë, në një farë mënyre problemet e borxhit të këtij vendi të vogël janë përkeqësuar deri në një pikë ku rrezikon të hedhë në erë të gjithë projektin e monedhës së përbashkët. Më keq akoma, duke e ngritur të ardhmen e eurozonës në një telenovelë të përjetshme që ka prodhuar tituj krizash për muaj të tërë, udhëheqësit e Europës kanë bërë gjithçka munden për ta futur rajonin në një recension.

Një krizë që ka kërkuar një reagim mendjekthjellët dhe të vendosur ka prodhuar në fakt pavendosmëri dhe grindje të padobishme. Gjermania vazh-don të ketë shkopin e vendim-marrjes, me këmbënguljen e

saj që nuk duhen ndërmarrë hapa të tjerë drejt integ-rimit dhe as masa që mund të ndalin krizën, deri kur të gjithë vendet anëtarë të demonstro-jnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të përmbushur rregullat e anëtarësimit.

Kjo logjikë është e padis-kutueshme dhe në të vërtetë e domosdoshme nëse Europa dëshiron të ketë një të ard-hme afatgjatë.

Por logjika mund të ishte vënë shumë më mirë në zbatim nëse Greqia, Portuga-lia dhe vende të tjerë anëtarë të eurozonës të pranoheshin, dhe jo tani, kur dëmi anësor i atij qëndrimi, për ata vende në veçanti, është bërë kaq i madh. Rezultati me më shumë

gjasa është që gjermanët me kalimin e kohës do të bien dakord për lëshimin e eurobonove dhe më shumë kompetenca për Bankën Qen-drore Europiane, por jo për-para se grekët dhe ndoshta një apo dy vende të tjerë do të detyrohen që të dalin nga monedha e përbashkët.

Ky mund të jetë rezultati më pak i keq i mundshëm, nëse mund të arrihet pa një krizë sistemike, që është e mundur por jo e sigurtë. Por sa shumë do të kish qenë po të mso kishim nisur prej këtu. Tregjet financiarë, parë në retrospektivë, nuk janë pa faj. Konvergjenca e fitimeve nga borxhet sovranë në vitet e parë të shekullit duket sot një akt budallallëku ekstrem,

Sigurisht që është e lehtë të shpjegosh përse kriza ka evoluar kështu si ka evoluar. Politika e integrimit të ngadaltë që u miratua nga krijuesit e euros ishte zgjedhur qëllimisht për të anashkaluar faktin e pavolitshëm që, një monedhë e përbashkët nuk kishte legjitimitet demokratik. Është e dyshimtë nëse ka arritur të ketë ndonjëherë shumicë mbështetje popullore në të gjithë kontinentin

për të cilin shpjegimi më dashamirës është se inves-titorët e bonove thjeshtë hamendësuan që kishte një ga-ranci de facto mbarërajonale të të gjithë borxheve të vendeve anëtarë të eurozonës.

Nëse është kështu, atëherë ata kanë patur një zgjim të dhimbshëm. Jo për herë të parë, shumë inves-titorë kanë qenë fajtorë në dështimin e tyre për të lexuar që mungesa e garancive ishte bollshëm e qartë për ta parë. Shlyerja e borxhit grek, kur të ketë përfunduar krejt, me siguri do të rregjistrohet si një prej rasteve më të këqinj të mospagesës së borxheve në histori – dhe një prej rasteve më keq të menaxhuar, nga fillimi, deri në fund.

T A K I M I

18 E mërkurë 23 maj 2012 •

« koment

Revolta e të burgosurvePjesë nga libri “Rrugët e ferrit” të shkrimtarit Visar Zhiti

(vijon nga numri i kaluar)

Helikopteri i zi i sundimtarëve të kuqPërtej telave me gjemba shiheshin lëvizje të

tjera dhe ngut. Rruga u mbush me zhurmat e ka-mionëve që erdhën. Zbrisnin ushtarë të armato-sur. Pastaj pas maleve, andej nga jugperëndimi, në drejtimin ku duhej të ishte Tirana, befas u përshfaq një helikopter i zi. Ndërsa afrohej duke u ulur, shtohej trokëllima e tij e pazakontë në ajrin që e copëtonte me helika, ulërinte ajri. Nuk qe mësuar me një ngjarje të tillë qielli i paktë e i burgosur. U plandos edhe ca helikopteri dhe nisi të vërdallosej mbi kamp. Ç’shpend prehistorik! Modernia përsëdyt primitiven. “Lërini përsiatjet ju, po shikoni, shikoni!” Ne ngritëm kokët dhe dalluam, a bëmë sikur dalluam, përveç pilotit një civil dhe dy ushtarakë. Njëri fotografonte nga sipër. “Ministri”, - thanë të burgosurit. He-lika vazhdonte të bënte rrathë të mëdhenj flu në hapësirën e trazuar dhe sikur paralajmëronte bluarje mizore me rrapëllima shurdhuese si lufta. “Do t’ju bluajmë të gjithëve, s’keni ku ikni! As qielli nuk ju shpëton dot!” Sa i paktë është, sa dhe helikat dukej sikur ceknin shpatet e maleve. “Shqiponja e Zeusit erdhi!” - u dëgjua një çjerrje. “Të gjithë te mjeku, - vazhdoi një çjerrje tjetër, - të shohim shpretkat tona a bëjnë për shtetin!” Helikopteri erdhi edhe një herë rrotull, kërcënueshëm dhe trandshëm, u epua edhe më dhe u ul afër ndërtesës së komandës, mu në mes të rrugës. “Kalë Troje fluturues, eeejjjj!...” Kur shpejtësia e rrotullimit të helikave ra dhe vorbul-lat e tyre ajrore u tretën, u afruan oficerë dhe qëndruan para derës së helikopterit “gatitu” duke nderuar me grusht. Pas një oficeri doli serioz një civil i shëndetshëm. “Qenka zëvendësministri!” - e njohën disa nga të burgosurit dhe s’po lëviznin, veç vëzhgonin se ç’do të bëhej përtej në vi-jim. “Më keq ky, - thanë dy-tre zëra. - Është kriminel profesionist dhe merr pjesë vetë në tortura. Edhe në skuadrat e pushkatimit.” Grupi ushtarakocivil nxitoi drejt komandës. Atje u mbyllën për ca kohë. U shtuan rojat te porta. Pastaj pamë që rrethimit të telave me gjemba iu bashkëngjit një rrethim tjetër ngjitur. “Nga i nxjerrin këta rrathë, nga ferri?! Prapë rrethim, i tëri me ushtarë, të shtrirë, më këmbë, mbi ledhet e zhveshura, gropave, grronave, rrëpirave, një çizme ndodhte të ngulej mbi një pirg, tjetra në pellg, një në ajër. !S’është çizme, por korb. Shiko orlat!” Armët dhe vësh-trimet e ushtarëve ishin kthyer nga ne. Të egra njëlloj. “Sa ditë na u bënë kështu?” - pyeti një i burgosur pa iu drejtuar kujt. “Ç’ditë, a derëzi, apo s’je në vete?” - iu përgjigjën. “Pse, ti je në vete? Gjithë këto ndeshtrasha…”, - u dëgjua një hakërrim. “Jam, pse jo.” - “Ta vërtetoj unë. Hë më thuaj: Enver Hoxha gjallë është?” - “Komandon i vdekur.” Pastaj u largua për të pyetur të tjerë, nëse ishte gjallë apo jo diktatori. “Po, por e hapin sikur gjoja ka vdekur, që njerëzit të shpresojnë në ndryshime, të mos bëjnë kryengritje.” - “Mjaft, pushoni!” - u dëgjuan zëra njëri mbi tjetrin.

Mbi tarracën e komandës, te ndërtesa e parë në anë të portës së madhe, të hekurt, mes një lukunie civilësh dhe ushtarakësh të kthyer këtej nga burgu, një i trashë, me fortafolës të ngulur në gojë, nisi të buçiste: !Dëëgjoooni, dëgjoniiiii!” “Ministri i Brendshëm. Jo, jo, zëvendësi.” - “Mos është sozia? - po zhurmëronin të burgosurit mes

tyre sikur s’po merreshin vesh për llojin e kaf-shës. Buçima e fortafolësit prej llamarine sa vinte e bëhej më çarëse, e sertë deri në kërcënime… “Dorëzohuni, se… forca e diktaturës së proletari-atit… do t’ju shtypë… vrasë… dorëzooohuni!”

Hutim. Habi. Po që guxuan të qeshnin? Edhe në Spaç zëvendësministri Feçor Shehu kishte thirrur nga pas telave me gjemba për dorëzim. “Të të vijë turp, more kriminel i fshatit tim! - i ishte kthyer atij me të thirrura i burgosuri Hajri Pashaj. - Vjen dhe na kërcënon! Të është fryrë barku dhe zverku me djersën dhe gjakun tonë. Harrove zotrote kur të kapën gjermanët e Hitler-it dhe të futën në burg? Kalama ishe si unë kur më futët ju. Ata të dhanë bukë e qumësht e të kthyen në shtëpi. Ne po plakemi këtu e ju po na rripni të gjallë, sepse donim të iknim nga regjimi juaj i fëlliqur! Turp, na turpërove fshatin!” - Dhe u qasej telave me gjemba, ik andej e këndej, s’e mbante vendi. Vetë Feçor Shehu e kishte push-katuar atë mbas dy ditësh. - Por edhe ti kësh-tu do të përfundosh, s’ke për t’u bërë

ministër ndonjëherë, i klithi sërish bashkëfsha-tari i tij. - Partia jote do të të vrasë!…”

“Dorëzooohuni!” - “Feçor Shehu thërret ash-tu? E kanë dërguar prapë?” - “Jo, jo, atë e kanë pushkatuar me kohë, ky tjetri tani është Zyly-ftar Ramizi, ai tjetri është Agron Tafa, i njoh, por njëlloj janë, gjakpirës. “Dooorzoohuuunii, të dënuar!”… Ç’të dorëzoheshim, ashtu ishim, të dorëzuar. Ta ndërprisnim kryengritjen. Përfaqë-sia e kryesisë drejtuese të vijë deri te porta e madhe për të paraqitur shkaqet e kërkesat… dhe lidhjet me armiqtë e jashtëm. “Do të presim një orë e tridhjetë minuta. Kuptuat të dënuuaaaar? Mbas dy orësh do të hyjmë në kamp pa marrë parasysh asgjë! Nëse do të ketë kundërshtime dhe rezistencë, do t’ju shtypim me dhunë, pa mëshirë, me të gjitha mjetet që disponon shteti. Partia me shokun Enver në krye është më e fortë se kurrë, ka shpartalluar e shpartallon dhe do të shpartallojë çdo armik, çdo koalicion të tyre dhe nga çdo betejë ka dalë më e fortë. K-u-p-t-u-a-a-a-t?... Mendohuni mirë! Qëllimi juaj, strategjia dhe taktika kanë për të thyer kokën!” Hinka e

fortafolësit nga këtej ngjante me një shqyerje të jashtëzakonshme goje, britmë sqollash. Ndër-sa po zbriste nga tarraca tufa e tyre, ultimatumi i shtetit vazhdonte të bënte jehonë në gropën e burgut. Na u duk sikur pamë rrokullimat e aaaa-ve, ooooo-ve, shponin iiiii-të, gjyle të përflakura ranë midis nesh. Fauna e shtetit kaloi në anë të përbindëshit-helikopter, i cili bënte sikur flinte. Po tani? Askush nuk pyeti, por shihej te balli i të gjithëve, te rrudhat.

- Ç’qe ajo pallmë, s’e mora vesh, ç’duan nga ne?- Të na vrasin, xhaxha, boll na mbajtën. - Po ne ç’do të bëjmë? - Do të vritemi, si përherë. - Pse? - S’dimë të bëjmë gjë tjetër. Në djall vafshin! - Po ata kërkuan përfaqësi, ne jemi veç të

burgosur. - Po çuam, të venë nga ne, pleqtë. Le të na

vrasin. - Dëgjomë mua, ata duan t’i thonë Enverit, të

shtrirë në shtratin e vdekjes atje në Komitetin Qendror, se nën mësimet e tij u shtyp dhe një kryengritje e armikut. Po më shumë e kanë me Ramiz Alinë, ta mësojnë se kjo është rru-ga e vetme nga duhet të ecë ai, Partia.

- Rruga e gjakut. - Sa kohë na kanë lënë? - Një orë e gjysmë. - Do të na ndajnë përgjysmë? Futen

pastaj?- Të futur janë. Sa kohë ka ikur?- Po ku kemi ne orë?! Veç plagë, ja, sa një

orë, por pa kohë… ç’kohë është? Rendi skl-lavopronar, koha e ferrit, dhunë…

- Shpërndahuni dhe të presim. - Kaq? - Secili e di vetë… - S’ka rrugë tjetër. Të sulmojmë dhe të

vritemi. Kush të shpëtojë, le të marrë ar-ratinë...

- Unë them të flasim me ministrin a zëv-endësin e tij, a me sozinë, t’i parashtrojmë idetë tona, kërkesat. T’i themi se trajtimi në burg është nga më mizorët, jo për t’u riedukuar, por për t’u bërë më keq. Ju nuk neutralizoni kështu kundërshtarin, por e bëni armik dhe e ashpërsoni atë.

- Pse, nuk e dinë ata? - Të merremi vesh, është në dobi të të

gjithëve, të vendit.- Po jo të vrasësve. - Erdhi ora, bëni gati gjokset!Çuditërisht, të burgosurit tani hynin në zyrën

teknike pa trokitur, takonin drejtuesit, shefat e riedukimit, merrnin mendime, kurajë për qetësi dhe vetëpërmbajtje, t’i ruheshim panikut dhe të ishim të përgatitur për katastrofën. “Po unë, që kam ditën e lirimit nesër? Të shohim, s’ka besoj. Po ditët e fitimit? Në fitofshim…”

Më tej mbi grupin e atyre që u rebeluan të parët, që u dhanë dërrmën policëve me gjithë oficerin e rojës, kishte rënë një gjendje acari, edhe donin sulmin, edhe përfytyronin ç’i priste, por se ç’bisedonin mes tyre. Të paktën të mos binte ndëshkimi mbi të tjerët, të dilnin me një vendim tjetër”, - thoshin. Ç’do të bënin, ç’aksion, kur të hynin ata, ujqit, sigurisht kope e madhe. “Dhëmbë dhe kthetra ata, po edhe ne. Të mos lëmë të përzihen të tjerë. Ta mbajmë vetë përgjegjësinë mbi shpatulla.”

Bisedat po ankthëroheshin dhe po bëheshin më të rënda, si të ecurit mbi borë me të vdekur në krahë. Pashë pllanga bore. Po binte kështu? Jo,

ishin letrat e hedhura kudo, mbi oborr, shkallëve, dhomave. Filloi grisja e gjithçkaje që mund të na dëmtonte. E dorëshkrimeve? Po dorëzoheshim kështu? Ndihej një pritje e trembur, përzier me shqetësimet kur s’bëhet dot asgjë. Vetëm dielli. Ku është, pse s’duket? Jepte vezullime si presa e gijotinës.

S’u mor vesh në u bë ndonjë përfaqësi jona. Thanë se u bënë tok pesë veta, jo, gjashtë, për te porta e madhe. “Ja, ja, shikoi!”… - “Po shkojnë apo po kthehen?” Doli dhe një përmatanë nga komanda dhe mori mesazhin e të burgosurve. “Me shkrim apo me gojë?” - “Njëlloj është.” Jo. Shpjegohej rebelimi ynë si shkak i dhunës së pandërprerë, gjithnjë e më të madhe, i padrejtë-sive dhe kërkohej ndryshim i gjendjes. Të trajto-heshim si njerëz, edhe pse kundërshtarë… S’pati kërkesa politike? Mesazhi vetë është qëndrim politik. Pa akuzuar dhe pa pranuar faje.

“Qetësi, të mbajmë njëri-tjetrin. Bashkë… Ne s’kemi faj. Krimi është matanë telave me gjem-ba…”

“T’i bëjmë një letër Enverit, - këmbëngulte një ushtarak. - T’i themi që ju, shoku Enver, s’dini gjë, si gjithmonë, se uji nga lart vjen i kulluar, por turbullohet poshtë, ju s’dini gjë që na trajtojnë keq e na bëjnë armik me zor…” - “Mjaft! Mbylle llapaqen! Unë s’jam armik me zor, por nga zori.” - “Dua të jem.” “Dhe dëgjo, peshku qelbet nga kry-et.” - “Ti kujton se do të preket “Dulla” dhe do të vërë drejtësi e do të të japë ty gradat e hequra? Idiot dhe në burg, kjo s’të falet!” - “Jo, e them për taktikë. Ne s’dimë në është gjallë Tirani. A mund t’i çohen letra të vdekurit?”

Vërtet rrethimi dukej sikur qe afruar e ngush-tuar edhe më prej përforcimeve me ushtarë të tjerë. Në çdo hap. Kullat e drunjta të vendrojave

Më 22 maj të vitit 1984 të burgosurit politikë në kampin e tmerrshëm të Qafëbarit u ngritën në revoltë, duke përsëritur atë që kishte ndodhur më shumë se një dekadë më parë në burgun e Spaçit, në të njëjtën datë, në të njëjtin muaj, ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak. Veç të ridënuarit dhe të pushkatuarit ishin të tjerë, gjithmonë të rinj.. Dy revolta, të vetmet në të gjitha burgjet e perandorisë komuniste, që i bëjnë nder vendit, kujtesës historike, njohjes së rrënjëve të demokracisë, që treguan se shqiptarët iu kundërvunë së keqes në kulmin e saj, madje dhe me një ëndërr europiane. Në ku-jtim të saj, si një përvojë sa tragjike aq dhe e madhërishme, si një mësim i lartë morali, emblemë e kundërshtisë kolektive, po japim pjesë nga vepra “Ferri i çarë”, ku shkrimtari Visar Zhiti, i burgosur politik në Qafëbari në atë kohë, përshkruan si një dëshmitar revoltën, tmerrin, dhunën dhe absurdin makabër të saj.

19• E mërkurë 23 maj 2012

»koment

qenë mbushur plot, sikur sapo do të ndërmerrnin një udhëtim aventuror. Ja, ja lëvizën përbind-shmërisht, po u afrohen rrënojave tona. Mbi muret e padukshme do të hidhnin tentakulat e tyre, urëza, do t’i ngecnin mbi bedenat e supeve tona dhe do të vërshonin ushtarët me brohorima e bajoneta drejtuar. Do të çanin mishin tonë dhe me çizmet me gozhdë do të shkelnin zemrat tona, do të thyenin kafkat…

Shteti që shypjaKudo, kudo përreth, shpateve, hijeve, mbi

shkëmbinj, buzë arave të vogla, anash hurdhave, mbi gurë, tarracave të shtrembra - njerëz. Qenë mbledhur fshatarë, burra dhe gra, nxënës shkol-lash, ja, ja, mbi kupolat e kudogjendshme të bun-kerëve. Po vinin dhe të tjerë, në grupe, vetëm, folklorikë, kërkonin vend sa më të përshtat-shëm që të shihnin sa më mirë përkëtej. Spe…kta…torë?! Do t’i kenë thirrur. I kanë ftuar (“të vini patjetër, ndryshe ju pritet dita e punës”) të shohin armikun, ja, real, një dorë bën shenjë të ngrihen nga ai bunkeri dhe të ulen më tej, pastaj dora nderet për këtej. Sigurisht, paska organi-zim. Edhe nga ana tjetër njerëz. Ku u gjetën kaq shumë? T’i kenë ftuar edhe nga fshatrat e tjera a janë kooperativë e bashkuar? Si një amfiteatër i madh, i përçudnuar… Ja lozhat, vendet e mira nën pemë, shkallët, e para, e dyta, e pesta… dhe ne në arenë. Të shohë populli shtypjen e një kry-engritjeje. Janë përzgjedhur të ftuarit, koopera-tivistë të dalluar, komunistë, barinj, anëtarë të këshillit, klubistë, rapsodë, infermierë, mësues, nxënës të klasave të larta, të porsamartuar, zbo-ristë, stazhierë për anëtarë partie, të marrë etj., etj. Qetësi. Qetësia u gris befas me kërkëllima të forta metalike. Shule armësh? Porta e madhe

po hapej, zinxhirët e saj, çelësat dhanë kërcën-imet e para. Në tarracën e vogël të komandës, në anën e së cilës mbërrinin helikat e pezullta të helikopterit, u shfaq një grup ushtarakësh. Njëri me fortafolës mbi turinj urdhëroi: “Ne po hyjmë, në qoftë se dikush nga të dënuarit do të ngrejë dorë mbi ne, do të na provokojë, do të bëjë lëvizjen më të vogël të dyshimtë, do të qël-lojmë me armë nga kudo për kudo, në turmë!… Morët vesh? Asnjë lëvizje!… Jeni të rrethuar!… Dorëzohuni!” Në Spaç vendosëm të vdisnim për flamurin që ngritëm vetë. Shuaip Ibrahimi dhe Ndrec Çoku u bënë truprojë nderi, rrinin natë e ditë nën të.

U futën sampistë ushtarakë, shihnin si të tërbuar, mezi prisnin të shqyenin këdo, mes tyre oficerë të shumtë, të komandës dhe të Ministrisë, civilë që s’i njihnim, me kostume të jeshilta, në ngjyrë helmi, të ushqyer mirë. “Jo si ne, të (u)shqyer keq!” - se kush mërmëriti kështu pranë meje. E pashë se po zbehej. Ç’ke, edhe ti po zbehesh. Ja dhe komandanti, komisari, shefi i policisë së burgut, mbahet dhe krenar, pederi, shpura e rojave, policë, policë prapë, me egërsi të ngrirë si maska, kapterë, s’u dukkan mjeranë, pa-pa-pa… Ndërsa kreu mbërriti te oborri i parë, bishti gjarpëronte ende te porta. Ecnin nën atë tendën prej telash me gjemba, me taktikë, sikur shkelnin shtigje të minuara. “Eeeejjjj, të dënuu-um, të gjithë poshtë, në oborrin e apelit! Asnji i burgosun n’dhoma! Kush kapet se s’don me ar-dhë, e piu e zeza! Se na… s’na bani dot kurnjigja! Kemi n’dorë dhe gurin, dhe arrën. Kena Partinë!…” një gabzherr kapteri bërtiste kështu. Urdhër nr. 1 i komandës, shpejt, shpejt, në rresht! Jeni të rrethuar, kryengritja u shtyp.” Kaq duhej. Tani fil-lon ndëshkimi. Të gjithë lëvrinim të trishtuar, me shqetësim të dyfishtë dhe u bashkëngjiteshim rreshtave të funeraltë në oborrin e thatë si një fletë e stërmadhe me shkronja gurësh dhe rëre të gjallë. Të urtë. Me fytyra të nxira, sepse kishte nga ne që s’qenë larë dot, që kur kishin dalë nga galeria. Uji qe ndërprerë. Por janë dhe nxirje të tjera, nga përleshja me policët. U dha urdhri nr. 2: “Të gjithë përtokë, uluni!” Ne sikur u përgjys-muam kështu, u bëmë ulokë, toka mund të na përpinte më lehtë. Kokët tona ngjanin me plisa të mëdhenj dheu. Tokë e çarë, e bërë fërtele, e lëruar me qe të harbuara, mitike, jo me plugje, por me shpata, me hekur predhash. Edhe atyre sikur iu shkurtua frika nga shkurtimi ynë i men-jëhershëm. Pasi mbaroi zhurmërima e leckosur e rrobave që bien, u ulën dhe të fundit. Ushtarakët përsipër po na dukeshin më të mëdhenj, më kërcënues, kaba. Policë e kapterë u shpërndanë midis nesh, egërshanë si kafshë, ecnin pa ku-jdes, shkelnin herë dorën te njëri, herë i binin me majë çizmeje një gjuri. “Oh!” - bëri një zë. “Provokim, - thirri polici, - vazhdim i kryengritjes, çohu, merreni!” Po erdhën kazanët e mëdhenj të kuzhinës, mos kujto se do t’i sjellin me supë, më foli shoku pranë. Në revoltën e Spaçit i sol-lën plot me pranga për ne. “Asgjë s’na bëni dot ju, - e nisi bërtimën njëri nga oficerët. - Armiq të pandreqshëm, s’e përmbysni dot pushtetin popullor, diktaturën e proletariatit. Kemi ardhur në pushtet me gjakun e dëshmorëve dhe me gjak do ta mbajmë. Shkuma në gojën e tij m’u duk me pikla gjaku, ndoshta ndonjë pasqyrim xixëllues i dritave të rrethimit... “Ne s’pyesim nga kapitalizmi dhe revizionizmi së bashku, - po ulërinte një oficer tjetër, - do t’ju shtypim ju, që keni lidhje me armiqtë e jashtëm, të drejt-përdrejta dhe shpirtërore. S’doni të riedukoheni? Dhuna e proletariatit do të bjerë pa mëshirë mbi ju, që tani! Filloni!” Pezm. Shumë pezm. Flatra të vdekura lakuriqësh nate. Flatra tiranozaurësh. Edhe frymëmarrja e tjetrit dëgjohej, por dhe zërat, një britmë e hollë fëmije “ah!” - sa bukur! - erdhi andej përtej, ku qenë grumbulluar njerëz, nëpër shkallët e ah-mfi t-eh-ah-tr-ih-t. Njëri nga nënoficerët nxori disa fletë dhe ia dha shefit të policisë. “Po, - tha, - fillojmë!” tha “fillojmë” dhe hodhi vështrimin e pistë mbi të burgosurit e gjunjëzuar, gurë varresh, mes të cilëve kudo lartësoheshin policët, tabela qiparisash të zinj si në lojërat ushtarake. Gjithçka iu duk në rregull, top fare, rregulloi kapelën, shkëlqeu djegshëm ylli i saj dhe me zë pretencëdhënës lexoi një emër. Sokol… cili, të dy… shkrofëtiu korbi. Çohu, ti, edhe ti… u çapëlyen disa gabzherrë njëherësh, kuturushëm, sy të çakërdisur vigjilonin nga të gjitha drejtimet mbi ne. “Çohuuuu-uh!” Pa u ngri-tur mirë i pari, 7-8 policë iu vërsulën duke i zh-vatur lecka e lëkurë bashkë, e tërhoqën osh deri pas murit të mensës, ku ne s’shihnim se ç’bëhej. Sokoli tjetër… Emër tjetër, u thirr: Tomë Ndo…

tjetër, Bushgjoka… dhe policë të tjerë, prapë të tjerë hidheshin, Haxhi… Vllasi, Kostandin… zvar-ritnin njeriun, i vinin prangat keq e keq dhe që andej, nga pas murit, vinin zhurma goditjesh, ulërima dhe mbytja e tyre. Emra të tjerë u thir-rën gjëmshëm… Vuthi… Martin… Lazër… Tabaku… Pisha… përsëritej rituali barbar… dhe, sikur të gaboje, të lëvizje paksa nga mpirja dhe ankthi, policët vërsuleshin mbi ty për të të zvarritur, duke mos pritur në je ose jo ai që u thirr. Njëlloj janë, armiq! Vazhdonte ngritja, gjithë habi dhe tromaksje. “Ç’u bëjnë pas murit, mos i asgjëso-jnë? Dëgjon ti krismë arme?” - “Të shurdhëta po.” – “Si i zgjedhin emrat, mbi ç’bazë? Si organizatorë të rebelimit… ata që kundërshtuan të parët. Kur dikush mbyturazi mundohej të sqaronte diçka, të shfajësohej, zvarritja e tij shoqërohej dhe me goditje të atypëratyshme, shkelma e shkopinj gome e pas murit binte heshtja e rëndë, më e rëndë se muri, misterioze. Në revoltën e Spaçit të arrestuarit i kalonin mes një gardhi të gjatë policësh (“Të kam thënë, ule zërin, polici, mos lëviz, po thirrën emrin tim, kujdes te thesi) dhe policë nga të dy anët qëllonin me shkelma e shkopinj gome, këmbët nuk i zinin tokë të arres-tuarit dhe, nëse mbërrije gjallë në fund të shte-gut me policë, të binte të fikët. Aty të linin deng, mes gjakut, në dysheme, te shkallët, pusho të lutem, s’dëgjoj dot, duhet ta dish, ta dëshmosh ndonjëherë, mjaft, po luaj mendsh. Dhe pastaj me zorrën e ujit nga banjat e përgjithshme i lag-nin. Si ata të zjarrfikëses, që shuajnë zjarre. Për t’i ringjallur, që t’i dënonin me pushkatim pastaj. Oh! Emri im, ah, sikur të mos kisha emër, ku ma gjetën, e kisha harruar! Secili priste të thirrej, të shkonte pas murit të tmerrshëm. Urrente emrin e vet, dëgjonte rrahjet e zemrës së tjetrit, aq fort, mos qofshin rrahjet e fundit. Ja, policët që rrahin, u ndërruan, u lodhën, sollën të tjerë, të freskët. Pse ulërin muri ndonjëherë? Ngrimë mbi truallin e ftohtë. Unë mos e kam fytyrën prej çimentoje? Si e kam emrin, të betohem s’po e gjej dot, të shefit të policisë e di, të operativit. “Mos lëviz!” Më shkeli dorën polici, m’u ngulën gozhdët në mish, gjak, mos lëviz. Pse s’po mbaron? Sa gjyq i gjatë. Do të ngrihemi dot ndonjëherë, ulokë do të mbetemi, do të zvarritemi, a do të ecim me këmbët tona, do të kemi emër, apo lëvozhga të ngjitura në ballë, lëkura të rrjepura? Komandanti dha urdhër të ngrihej mjeku, të gjithë mjekët, mos i prekni, u tha policëve. Shpejt pas murit, i urdhëroi. Mbase ka të vdekur. Kë do të push-katojnë pastaj, të vdekurit? Na duan të gjallë. Pas murit. U shkulën me forcë dhe kryetari i burgosur i riedukimit, Zhabolli… mure ulëritëse, të përgjakura, dhe inxhinieri i ndërtimit, Fratari, Dinia, ah, pse… policët qëllonin ku të mundnin, mure të çmendura, mure qelish, të komandës, të Komitetit Qendror të Partisë, Muri i Berlinit, Muri i Madh Kinez, m-uri, ka-m-uri për një ul-ërimë… dhe për bukë... bukë e përgjakur, prapë po kërkojnë, kë, Sokolin, e morën njëherë, është tjetër Sokol ky, po e morën dhe tjetrin, ky është the-me-luesi… një mur ku të mbështetesh ka apo jo? - shemben dhe na zënë nën vete. Veç bunkerë të rrumbullakët, kupola, gojë të be-tonta që thërrasin emrat tanë, vjellin zjarr të ftohtë akull. Çfarë, po brohorasin spektatorët e amfiteatrit, kooperativistët e maleve? Turp! Nga hyrjet e bunkerëve po dalin tigrat, panter-at, sekretarët e Partisë.

...Policët dyndeshin mes nesh, tigrat, shqy-enin krahë të burgosurish, u çanin barkun me kthetra, vazhdë zorrësh, tjetri shkelte mbi rrop-ullitë e tjetrit, ktheheshin policët për të marrë ç’kishte mbetur nga zhvatja, krahun tjetër, ca brinjë, krisën kafkat, bunkerët, po qiell s’paska, qenka kupolë betoni, po ulet, u afrua, na u zu fry-ma, mure të tjera pas mureve, ranë, u shembën. Gërmadha mbi ne. Po japim shpirt. Shpëtuam…

Rënkime dhe gjak…rënko(h)-i prapë: “Ohhh, oooooh!” Një

rënkim tjetër, nata, i fundmi i kryengritjes, ngji-iih-ste shka-ah-llë-ëh-t. Rrëzohej, oh, ngrihej, ih, ngadalë, ah, shihte qiellin, plot me gozhdë yjesh, vrima plot, bien rënkime, toka e zezë, me ofshama gropash, lëkundej, ej, of, op, uh, uf. Rënkimet-et pikonin gjak-ak. Llavë… Ra prapë pezmi i rënkimeve, i gjatë, zuri brinjët me dorë, të thyera, dy, tre, yyyyeeeeehhh, shfryu, uh! U rrëzua… Kishin mbaruar arrestimet të gjitha, të paracaktuarat dhe të rastit, qe lajmëruar me shifër qendra që kryengritja në burgun politik të Qafëbarit u shtyp me sukses, fitore e plotë, kur të burgosurit ende ishin në gjunjë dhe një ish-hetues province, tani kuadër i lartë në Ministrinë

e Punëve të Brendshme, aq shumë i zellshëm në tortura, ndali hapat dhe pyeti atë që kishte pranë, shefin e policisë a operativin.

- Këtu e keni atë, Nuredin Skraparin, more? - Po. - Si sillet?- Pa probleme. Korrekt. - Kam qenë unë hetuesi i tij 10-15 vjet më

parë. E dënuam sa deshëm. Pinin në një klub, dhe ai, tamam armik, guxoi dhe goditi me shishe shokun Enver.

- Si?… - Portretin e udhëheqësit tonë të lavdishëm.

Nuk do të të ndahem gjithë jetën, i kam bërtitur. Si nuk e futëm emrin e tij në listën e të arrestu-arve… Jepini një dru të mirë sa pa ikur unë…

E çuan pas murit… Zvarrë. Ah! Oh, oh!… Hija e rënkimeve u rrëzua prapë. Oh! U shtri… po rënkon-te toka, muzgu sipër saj, gulçonte mbi pellgun e gjakut të vet… “Çohu, i dënuar, - briti polici pas tij. - Ngjiti shkallët, drejt birucave.” Të burgosurit përreth s’po lëviznin, si në një mallkim. Me rreg-ullore, s’lejohej t’i jepje ndihmë tjetrit. Ah, sikur ta merrja për krahu, brinjët e thyera i dhembnin tmerrësisht, ta mbartja deri te porta e vogël… e birucave të brendshme. Falmë, bashkëvuajtësi im, s’të ndihmova dot, asgjë s’bëra për ty, ah! Gulçe gjaku të ngrohtë shpërthenin nga goja mes dhëmbëve të thyer… U-u-u-jë-ë-ëh! Ujë… më digjnin plagët brenda trupit, elektro…oh…vo…zi…sti Agroon Ho…xha më njomte buzët me një leckë, s’e di ku e gjeti ujin, ndoshta binte shi, po ti… në birucë, unë pashë që policia të ra me dru në kokë… qetësohu, mos fol… Roola(h)nd Too(h)li më mbante kokën të mos më binte përdhe, e paskan arrestuar edhe atë, po ai është i gjatë, ka më shumë vende se unë për plagë… dhe s’po më linte të vdisja… Çojuuu(j)iiii, ujëëëë…

I gjallë në arkivolDuhet të jem ca gjallë… dhe ca i vdekur.

Ndoshta kështu janë të gjithë. Po ku jam kështu? Asgjë s’lëviz, s’ka gumëzhima, zhurma rrotash, puls, duhet të na kenë shkarkuar nga makina ku na hodhën njëri mbi tjetrin të lid-hur. Qenkam vetëm, prapë më paskan futur në arkivol të gjallë? Ç’duan tani nga unë, do të më çojnë në gjyq, përsëri në grupin armiqësor të ushtarakëve, po a u pushkatuam një herë? Jo, jo, Zhabolli, ty të lamë gjallë, shih sa je dobësuar, zhapë të bëmë, as krahun s’e ngre dot, por të bëmë kryetar të zyrës së riedukimit në Qafëbari Po pse jam me kaskë dhe me pranga si ata që do të pushkatohen? Do të ta heqim kaskën dhe do të fillojmë torturën kineze, një pikëz uji mbi kokë do të bjerë vazhdimisht, në të njëjtin vend, por ajo e bën vrimë kafkën, e çan fare. Do të flesh mbi një bambu, ajo rritet 7 cm në ditë dhe e shpon trupin tënd. Ka ca dhembje! Ti kujton se kemi marrë nga Kina vetëm makineri fabri-kash, po veglat e torturave, po marifetet, llojet e torturave? Kemi marrë dhe një specialist kinez që ka specializuar dhe një djalë tonin, ata bëjnë dokumente të vjetra, si të vërteta fare, dhe ne i lëmë dosjet në rregull, jo tuajat, jo, kush çan kokë për to, firmosni ose jo ju, s’ka fare rëndësi, them për historinë, e bëjmë si të duam, në rreg-ull fare, ngjarjet kanë ndodhur ashtu siç duam ne, ja dokumenti, e bën kinezi ynë më mirë se të vërtetin. Po ku jam? Brenda në arkivol. Dëgjo, t’i do të firmosësh listën me 36 emra, të grupit që udhëhoqi revoltën politike të Qafëbarit. Unë s’e di që revolta ishte politike dhe s’di të ketë pasur ndonjë organizim a grup. Dalip, e kup-ton ç’po thua? E dimë ne që ishte ashtu. Asgjë nuk na kushton t’i vëmë kapakun arkivolit, 5-6 gozhdë. Të pëlqen të varrosesh i gjallë? Pra, fir-mos këtë letër, ja dhe tjetra, vendimi që do të lirohesh. Zgjidh mes dy letrave… S’janë kocka që thyhen. Ia thyem brinjët atij skraparlliut, por edhe Xhike Baxhinos… vetëm një këmbë, Drago Vujosheviçit… malazezit, të zi fare e bëmë. Hë, hë, po Sandër Sokoli? Ai vdiq rrugës, në makinë, atij i qenë thyer të gjitha kockat, kudo, kudo, qe bërë fërtele. (Vdiq dhe partia.) Po miku im Dine Fratari? E hoqëm, e flakëm në një tjetër burg, shumë e kanë rrahur edhe atë, dhe Lekë Miraka-jn, dhe… po ti firmos, të thamë, kam porosi nga ministri. Nuk të pres shumë, mund ta kthejmë dhe ndryshe. Ç’bëhet kështu, hetuesí është kjo brenda në arkivol? Është ai, arkivoli i kampit, që na e bëtë peshqesh, s’duhet më për të vdekurit, por për të gjallët… Vijnë zëra nga brenda vetes. Nuk do të firmosësh? Vërini kapakun arkivolit. Mos u duhet arkivoli për të tjerë të gjallë. Ku i ka shenjat? Mos jam nën dhé?

(vijon numrin e ardhshëm)

20 E mërkurë 23 maj 2012 •

« Kulturë

Iu desh të presë tetë muaj për ta marrë konfirmimin e artistit të njohur figurativ Omer Kaleshi për të lua-jtur në filmin e shkurtër artistik që i dedikohet

legjendës së filmit pa zë Char-lie Chaplin. Mirëpo, duket se pritja ia ka vlejtur. Në festiva-lin e parë që mori pjesë, filmi “Homazh për Charlie Chaplin” i Orhan Kerkezit dhe Adem Rusi-novcit u shpërblye si filmi më i mirë i shkurtër artis-tik. Në festivalin “South East European Film Fes-tival” që u mbajt para pak ditësh në Paris, filmi i bashkautorëve koso-varë jo vetëm që u dha premierë, por arriti edhe të shpërblehet. “Çmimi ka vlerë të madhe jo vetëm për ne si kine-astë, por ua hapë dyert edhe kineastëve të tjerë të Kosovës të fitojnë. Për ne qëllimi primar ka qenë që premierën ta japim në Paris. Ne kemi hyrë pas përfundimit të afatit për aplikim në atë festival. Një karakteris-tikë ka qenë se kur e ka parë selektori draftin e filmit, si dhe filmin përfundimtar ka qenë shumë i entuziazmuar së pari për faktin e idesë për Charlie Chaplinin pastaj edhe për re-alizimin e filmit”, u shpreh për “Express” Orhan Kerkezi, njëri prej autorëve të filmit. Ajo që i ka bërë të ndihen krenarë dy autorët e filmit është fakti se filmi i tyre e ka hapur festivalin në Paris. Kerkezi theksoi se ky është filmi i parë pas vdekjes së Chaplinit që është bërë për Chaplinin. Ai tha se filmi është pritur shumë mirë në Paris. “Në festival e kam parë që gjysma e njerëzve kanë qenë aty si ki-neastë, por ma merr mendja se gjysma tjetër kanë ardhur për shkak të kureshtjes për titul-lin e filmit ‘Homazh për Charlie

Për historianin gjerman, Konrad Clewing, historia e vendeve të Ballkanit tingël-lon nacionaliste, që fajëson tjetrin, e veten e bën të shenjtë. Si bashkautor i librit “Historia e Evropës Juglin-dore - nga Mesjeta e her-shme deri në ditët e sotme” me Oliver Jens Schmittin, ai ka bindjen se historianët në Ballkan nuk e durojnë një perspektivë tjetër nga ajo çfarë e shohin ata. Clewing thotë se nuk i kupton histori-anët shqiptarë, të cilët bëjnë akuza kundrejt historianëve të tjerë. “Është dëshpëruese sesi Oliver Schmitt është

Behluli, ekspozitë në Tiranë për atdheun

“ O vendi im II”, është ekspozita e autorit Mehmet Beluli që çelet sot në galerinë e artit “Zeta”. Mehmet Behluli është piktor, menaxher i artit dhe ligjërues në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ai u diplomua në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës (1987) dhe ka për-funduar studimet e magjistraturës në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Sarajevës (1991). Disa nga ek-spozitat, punët kuratoriale, ligjeratat dhe prezentimet në të cilat mori pjesë janë: “Mvyn ndrim radikal”, ekspozitë e Artit Bashkëkohor të Kosovës, kuruar nga kolektivi WHW, Galeria NOVA, Zagreb (2004); “Akademy Remix” në Galerinë Porti-kus, Stadelschule të Frankfurtit në Main; “The Heart of the Matter”, organizuar nga Fondacioni Kulturor Evropian, Sara-jevë, Beograd, “Den Haag” dhe Amsterdamit (2005); “Hotel Prishtina”, prezantim dy ditor mbi kulturën bashkëkohore të Prishtinës, Berlin (2008); “Perspektiva 10’”, kuruar nga Erzen Shkololli; “Tetris - Hapësira manipuluese, Prishtinë” (2010) etj. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 12 qershor.

Historiografia ballkanike është nacionalistekeqkuptuar”, thotë ai. Clew-ing mbajti dje një ligjëratë për atë se pse duhet të shkruhet historia e Evropës Juglindore në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ai ka folur për medien kosovare edhe për fenë dhe pozitën e sotshme të shqiptarëve në Ballkan dhe në Evropë. E kur është fjala për fenë, Clewing, që vjen nga In-stituti për Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore në Re-gensburg të Gjermanisë, thotë se më shumë do të preferonte një nacionalizëm laik shqiptar sesa një fundamentalizëm fetar shqiptar.

Pas filmit për CHARLIE CHAPLIN-in, një film me aktorin ROBERTO BENIGNI

Nga Parisi u kthye me një çmim për film-in më të mirë të shkurtër artistik. Arriti ta fusë artistin e njohur figurativ Omer Kaleshi edhe në botën e aktrimit. Filmi i tij i radhës do të jetë i metrazhit të gjatë dhe në të ndoshta do të luajë aktori i njohur italian Roberto Benigni. Flet Orhan Kerkezi, njëri prej autorëve të filmit “Homazh për Charlie Chaplin”

Chaplinin’”, tha Kerkezi.Ai tregoi se pse e kanë për-

zgjedhur artistin Omer Kaleshi për të luajtur në rolin e Charlie Chaplinit. “Struktura e tij në fytyrë, niveli i arritjeve të tij ndërkombëtare dhe prejardhja e tij shqiptare na kanë nxitur që të merremi me të dhe nuk kishim ndonjë tetëdhjetëvjeçar në Ko-sovë që të luante në film edhe pse Omeri herën e parë nuk ka pranuar. Është një njeri që është i izoluar, nuk ka televizor, nuk lexon gazeta dhe ai nuk ka pranuar derisa e ka kuptuar se për çka është filmi, kush është Charlie Chaplin. Shikimi i tij ka qenë i bardhë mbi informatën time. Por pastaj në realizim të filmit ka qenë shumë i mirë. Ka pasur emocion. Edhe për këtë arsye është mirëpritur. I kanë duartrokitur aq sa ka zgjatur edhe filmi”, tha Kerkezi.

Ideja e autorëve lidhet shumë me Omer Kaleshin. Char-

lie Chaplin ka bërë filma pa zë, ndërsa Omer Kaleshi ka pik-turuar koka pa veshë. Kerkezi tha se është

një alkimi mes këtyre dy gjërave. Sipas tij, kjo edhe ka qenë një prej arsyeve kryesore që Omeri të luajë në film. Për ta realizuar këtë film ata nuk i janë drejtuar askujt për ndihmë.

“Filmin e kemi financuar ne si bashkautorë. Nuk e kemi lu-tur askënd për të na ndihmuar. Një film i mirë mund të bëhet edhe me 250 mijë euro, por mund të bëhet edhe me 250 euro”, tha ai. Filmi zgjat dhjetë minuta dhe është bardh e zi, ashtu siç janë edhe filmat e Charlie Chaplinit. Por në të ka edhe muzikë. Kerkezi tregoi se janë në proces të aplikimit nëpër festivale të ndryshme evropiane. Targeti i tyre është Berlinale. Në bazë të njerëzve që e kanë parë filmin, Kerkezi beson që ky film mund të pijë shumë ujë nëpër botë. Pre-mierën vendore do ta ketë në Prishtinë, një vit pas premierës

që e ka pasur në Paris. Kerkezi u shpreh se pa dialog është vështirë të bëhet filmi.

“Zakonisht filmin e karak-terizon dialogu. Mirëpo, ne kemi arritur që filmi të kupto-het nga publiku shumë mirë, sidomos publiku në Francë e ka kuptuar shumë mirë”, tha ai. Ndokush mund të mendojë se për ta bërë këtë film autorët janë ndikuar nga suksesi që ar-riti filmi “The Artist” në skenën ndërkombëtare, por Kerkezi tha se ende nuk e ka parë këtë film. “Nuk e kam parë filmin ‘The Artist’, mirëpo e kam parë trajlerin. Nuk ka ndikuar pasi që ideja jonë ka qenë para se të shfaqet ‘Artisti’. Ne e kemi filluar vjet dhe kemi pritur tetë muaj. Ne kemi pritur derisa Omeri ka thënë po dhe kur ai ka pranuar filmi në njëfarë mënyrë është kryer”, tha ai. Duke folur për pro-jektin e radhës, Kerkezi tregoi se është një film i gjatë që ka të bëjë me Kosovën. Ai shtoi se do të jetë një film i kapshëm jo vetëm për publikun tonë, por edhe për atë të huaj.

“Është një film i gjatë që do të jetë për tokë, jo i mbushur me metafora. Draftskenari është bërë. Është një produk-sion danez i interesuar për ta financuar filmin. Por natyrisht se do të presim edhe prej Qen-drës Kinematografike të na ndihmojë. Askush nuk financon nëse nuk financon vendi yt”, tha ai. Filmi nuk ka të bëjë direkt me luftën, por në të shihen sekuen-cat e luftës. Ai tregoi se person-azhi kryesor nuk është i përf-shirë në luftë. Është një ide që i karakterizon zakonisht filmat më modern, jo ata klasik.

“‘Homazh për Charlie Chap-lin’ është film klasik, ndërsa ky film do të jetë modern dhe besoj se në njërin prej roleve kryesore, sipas bashkëproducentëve dan-ezë, do të luajë Roberto Benig-ni”, tregoi Kerkezi. Ai bëri të ditur edhe për një aktore të njohur që do të luajë në këtë film.

“Në Paris jam takuar me ak-toren iraniane që jeton në Paris, Golshifteh Farahani dhe ajo ka pranuar të luajë në film”, tha ai. Kerkezi është i bindur se edhe aktori italian Roberto Benigni do të pranojë të luajë në këtë film.

“Express”

21• E mërkurë 23 maj 2012

»Kulturë

Blerina Goce

Rona Nishliu dhe “Suus” çojnë Shqipërinë në finalen e garës evropiane të Këngës.

Dje, Gjysmë Finalja e parë e Eurovision u mbajt ‘live’ nga Baku Crystal Hall në Baku, Azerbaixhan. 18 shtete konkurruan për 10 vende në Finalen e Madhe.

Krahas vendeve të përher-shme që kanë gjithmonë një vend në finale: Italisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë, Britanisë në finalen e EuroSongut të këtij viti u kualifikuan edhe dhjetë vende që u ngjitën dje në skenë. Ata janë: Rumania, Moldavia, Islanda, Hungaria, Danimarka, Shqipëria, Qipro, Greqia, Rusia, Irlanda.

Transmetimi u mbajt nga Nargiz, Eldar dhe Leyla të cilët kanë falenderuar miliona shi-kues të spektaklit. 18 konkur-ruesit e Gjysmë Finales së Parë të Eurovizionit, të cilët interpret-uar natën e djeshme në vijë kro-nologjike ishin: Mali i Zi: Rambo Amadeus – “Euro Neuro”, Islanda: Greta Salóme & Jónsi – “Never Forget”, Greqia: Eleftheria Eleftheriou – “Aphrodisiac”, Lat-via: Anmary – “Beautiful Song”, Shqipëria: Rona Nishliu – “Suus”, Rumania: Mandinga – Zaleilah; Zvicra: Sinplus – “Unbreakable”, Belgjika: Iris – “Would You”, Fin-landa: Pernilla – “När Jag Blun-dar”, Izraeli: Izabo – “Time”, San Marino: Valentina Monetta – “The Social Netëork Song (Oh Oh - Uh - Oh Oh)”, Qipro: Ivi Adamou – “La La Love”, Danimarka: Soluna Sa-may – “Should’ve Known Better”, Rusia: Buranovskiye Babushki – “Party For Everybody”, Hungaria:

Dorëzohen 24 diplomat e kursit të restaurimit

Sot në Institutin e Monumenteve te Kulturës do të organ-izohet ceremonia e dorëzimit zyrtar të diplomave të pjesë-marrësve në kurset e trajnimit të zhvilluara në Qendrën e Konservimit dhe Restaurimit të Monumenteve të Tiranës. Diplomat do t’i dorëzohen 24 pjesëmarrësve në kurset e tra-jnimit mbi restaurimin arkitektonik të monumenteve të kul-turës të organizuara nga UNESCO në kuadër të themelimit të Qendrës për Restaurimin dhe Konservimin e Monumenteve. Përveç Ministrit të TKRS-së, Z. Aldo Bumçi, në ceremoni do të marrin pjesë, S.E. Massimo Gaiani (Ambasador i Italisë në Shqipëri), Andrea Senatori (Drejtori i Kooperacionit Ital-ian në Shqipëri), Yolande Valle-Neff (Drejtoreshë e Zyrës së UNESCO-s në Venecia), Zhuljeta Harasani (Zyra e UNESCO-s në Tiranë), Sinisa Sesum (Zyra e UNESCO-s në Venecia).

Poezi dhe art në njëqoshk të Tiranës

Ajo cilësohet si performuesja më e rëndësishme shqip-tare në disiplinën e ‘Slam Poetry’ (Poezia kritike). Jonida Beqo do të prezantohet sonte në mbrëmje në një aktivitet artistik në Tirana Express, të quajtur Jonida Beqo aka Gipsy Yo. Ajo jeton në Atlanta (Georgia) dhe në 6 vjetët e fundit ka arritur të performoj në nivelet më të larta të këtij dimen-sioni artistik duke e bërë emrin e saj të njohur nga Lindja në Perëndim të kontinentit, por mbi të gjitha aty ku është shtëpia e saj dhe ku në 2008-ën fitoi titullin “Mbretëresha Jugore e Slam-it”. Ajo është një artiste e performancës pu-nët e së cilës kanë për qëllim të fshijnë kufijtë ndërmjet gjinive. Background-I I saj përfshin projekte të suksesshme në teatër, danc, rrëfim historish dhe dhe fjalën e folur gjithëpërfshirëse e përmbledhjen e poezisë kritike. Përm-bledhjet e saj poetike në shqip “I Do Not Fit Inside my Body” (Nuk përshtatem brenda trupit)- 1998, “The Last Nail” (Gozhda e fundit)- 1999) dhe “Ëhen Life Groës Roots Inside a Suitcase” (Kur Jeta rrit rrënjët brenda në valixhe) (2003) janë vlerësuar nga kritika. Ndërkoë nesër në mbrëmje në Tirana Ekspres do të shfaqet episodi i dytë i “Si arti e bëri botën” i titulluar “Dita kur u lindën pikturat”, në aktivitetin e programuar për çdo javë “Mur, e enjtja e kinemasë”.

“Kohë për askund” në Torino“Kohë për askund”, vëllimi me poezi i shkrimtarit Arben

Shehi, i botuar muajin e kaluar në Itali nga shtëpia botuese “Robin Edizioni” me titullin “Tempo che non porta da nessuna parte”, u prezantua të premten, në mjediset e bibliotekës “Pri-mo Levi” të Torinos, në një takim të organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare me pjesëmarrjen e vetë autorit. Mbrëmja poetike, e drejtuar nga gazetari Benko Gjata u pasurua nga interpretimi i poezive të zgjedhura nga aktori Artin Picari dhe shoqërimi muzikor i artisteve Eriola Gripshi (violë) dhe Valen-tina Verna (piano), të cilat ekzektuan pjesë të kompozitorëve Albinoni, Marais dhe Daija. I prezantuar për herë të parë në Itali, libri u prit mjaft ngrohtë nga publiku i shumtë torinez, që bashkëbisedoi gjatë me autorin mbi krijimtarinë letrare dhe pikëpamjet e tij mbi artin dhe kulturën. Takimin e për-shëndeti edhe Patrizia Zanetti, drejtuese e Bibliotekave të qytetit, e cila kujtoi për të pranishmit impenjimin e Bashkisë së Torinos për promovimin e artit dhe të kulturës shqiptare. Falë bashkëpunimit mes Bibliotekave të Torinos dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare, rreth 150 tituj të au-torëve më të mirë të letërsisë shqiptare, për një total prej më shumë se 1500 librash, janë në dispozicion të lexuesve duke krijuar një nga vitrinat më të mëdha të librit në gjuhën shqipe jashtë territoreve të banuara nga shqiptarët.

Bashkia e Tiranës, ture turistike pa pagesë

Drejtoria e Turizmit dhe Promovimit të qytetit pranë Bashkisë së Tiranës ofron gjatë sezonit turistik ture turis-tike pa pagesë për grupe vizitorësh nga brenda dhe jashtë vendit. Turi ofron vizita dhe informacione për objektet më të rëndësishme të qendrës së Tiranës si: Sheshi “Skënder-bej”, Kompleksi i Bulevardit, Xhamia dhe Kulla e Sahatit, Varri i Kapllan Pashës, Galeria Kombëtare e Arteve, Ura e Tabakëve, sheshi “Nënë Tereza”, Universiteti, Blloku, etj. Ky shërbim, i cili do zgjasë 1 orë e 30 minuta, ofrohet çdo të hënë, ora 10:00, me përjashtim të festave zyr-tare. Grupet, të cilave do t’u ofrohet ky shërbim, duhet të përbëhen të paktën nga pesë persona. Një punonjës i Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit do të shoqërojë grupet gjatë gjithë kohës, duke ofruar infor-macionin përkatës në anglisht dhe shqip sipas rastit.

“Personalja” shqiptare e Nishliut çon Shqipërinë në Finalen e EuroSong

Dje, gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit. Rona Nishliu, “vaj” për të rinjtë e aksidentuar me “Suus”

Compact Disco – “Sound Of Our Hearts”, Austria: Trackshittaz – “Woki Mit Deim Popo”, Moldavia: Pasha Parfeny – “Lautar”, Irlanda: Jedward – “Waterline”.

Nga 18 këngë, 10 prej tyre u kualifikuan në Finalen e Madhe të Eurovizionit të këtij viti, e

cila do të mbahet të Shtunën më 26 Maj. Rezultati do të përcakto-het në raportin 50/50 ndërmjet ekspertëve të jurive kombëtare të çdo vendi pjesëmarrës dhe televotimit. Pikët e kombinuara mes të dyjave do të përcakto-jnë edhe rezultatin final. Që një natë më parë, Juria e Gjysmë-Finales, juritë eksperte kishin përcaktuar tashmë votat e tyre duke dëgjuar performancat ‘live’. Këto rezultate megjithatë nuk u zbuluan më parë se mbrëmjen e djeshme. Televotimi u bë përg-jatë spektaklit ‘live’ menjëherë pas performancës finale. Shi-kuesit e 18 shteteve konkur-ruese gjithashtu patën mundës-

inë të televotonin për këngën e tyre të preferuar me numrat e zbuluar për secilin konkur-rent përmes televizionit të tyre kombëtar përgjatë spektaklit të transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Menjëherë pas grumbullimit të televotave ato u kombinuan me votat e jurisë dhe iu shtuan votimit ‘qendror’. Nata e parë e Gjysmë Finales së “Eurosong”-ut mund të shihej edhe në faqen e Eurovision.tv.

Ndërkohë RTSH, trans-metuesi Publik Kombëtar i Shqipërisë, pjesëmarrës në Konkursin Evropian të Këngës “Eurovision”, i kërkoi EBU lejën për të mos transmetuar natën e parë gjysmëfinale live, pas një aksidenti serioz në vend. EBU vendosi të pranojë vendimin e RTSH për të transmetuar Gjysmë-Finalen e parë të Eu-rosong-ut të regjistruar dhe të aplikojë vetëm votimin e jurisë.

Jon Ola Sand, mbikqyrës ekzekutiv i Eurovision Song Contest than ë emër të EBU: “Ne shprehim simpatinë tonë më të thellë dhe ngushëllimet për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme dhe kemi respektin më të madh për kërkesën e RTSH.”

Por vendimi nuk do të ndikojë në pjesëmarrjen e Sh-qipërisë në konkurrim. RTSH informoi EBU se ata do të transmetojnë Gjysmë-Finalen e Dytë dhe Finalen e Eurovi-sion Song Contest 2012, ‘live’.

Këngëtarja Rona Nishliu, e cila përfaqëson Shqipërinë në garën evropiane të këngës e lau me lot skenën e festivalit,

në kuptimin e parë të kësaj fjale. Interpretimi i saj u prit shumë mirë nga evropianët, të cilët e kanë duartrokitur. Edhe disa orë përpara daljes në ske-në, Nishliu është shprehur se ndihej thellësisht e prekur nga aksidenti tragjik në Himarë. Ajo e ka rrëfyer dëshpërimin e saj edhe në faqen e vet në facebook para natës së parë të festivalit, ku shkruante veç të tjerave “Ndiej me shpirt dhe zemër dhembjen e madhe të familjarëve, të cilët humbën tragjikisht në Himarë më të dashurit e tyre! Loti, pikëllimi, ngushëllimi dhe zemra ime sonte janë pranë tyre. Paqja e Zotit qoftë me ju!”. Por këtë dhembje ajo e ka shprehur edhe në skenën e EuroSong.

Në faqen zyrtare të Euro-Song, Rona Nishliu cilësohet jo thjesht si një këngëtare e fam-shme e popit, por gjithashtu si muzikante e përkushtuar ndaj jazz-it eksperimental.

Në një prej shumë ko-menteve në faqen e Eurovi-sion, pak orë para fillimit të natës gjysmëfinale të festivalit shkruhej: “E di që Rona do të sjellë lotë në sytë e mi sonte. Jam i sigurt se ajo do të këndojë për ata që humbëm, për 14 va-jzat dhe djemtë të cilët humbën jetën e tyre dhe për ata që janë duke luftuar në spital. Ne kemi nevojë për këtë finale Rona! Bëje këtë pë rata, për familjet e tyre dhe për gjithë shqiptarët. E di që do t’ia dalësh. Ne beso-jmë tek ti Rona!

Shumë dashuri nga Shqipëria dhe Kosova”.

Dhjetë vendet e para të

kualifikuara për në finale

RUMANIAMOLDAVIAISLANDAEHUNGARIADANIMARKASHQIPËRIA

QIPROGREQIARUSIA

IRLANDA

22 E mërkurë 23 maj 2012 •

« SPORT

Milani blindon Ibrën dhe Tiago Silvën

Mançester Siti dhe zërat e merkatos nuk e shqetësojnë aspak Masimiliano Alegrin, i cili ka dashur të qetësojë edhe të gjithë tifozët e kuqezinjve, se lojtarët e tij më të mirë me të mirë nuk preken. “Ibrahimoviç dhe Tiago Silva do të qëndrojnë tek Milani,” – ka deklaruar Alegri, i cili i ka mbyllur derën skuadrës së Man.Si-tit, që është e gatshme të shpenzojë shuma marramendëse për të siguruar shërbimin e qendërmbrojtësit brazilian dhe sulmuesit suedez. Në një intervistë të dhënë për “Milan Channel”, Alegri ka shpjeguar çfarë është diskutuar kohët e fundit me drejtuesit e skuadrës rreth kësaj çështje. “Klubi dhe sidomos presidenti, duan që ta mbajnë skuadrën në nivele të larta, - ka deklaruar Alegri. Ibra dhe Tiago Silva janë dy kampionë, tek të cilët Milani mund të mbështetet edhe në të ardhmen. Unë dua të stërvit kampionë. Pato? Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë i rëndë-sishëm për të. Nuk është e vërtet që Ibra është i pakënaqur tek Milani. Ai është i lumtur që mban veshur fanellën kuqezi. Gjatë vitit mund të kem debatuar me të, por kjo nuk do të thotë se nuk kam një marrëdhënie të mirë. Ibrahimoviç është një pikë referimi tek Milani dhe ne do të mbështetemi tek ai edhe në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për Tiago Silvëm, i cili gjatë sezonit e ka treguar se është lojtari më i mirë në botë në rolin që luan. Mund të sqaroj se Milani do të refuzojë çdo ofertë që do t’i vijë për brazilianin.” Në të njëjtën kohë Alegri ka kërkuar nga drejtuesit e Milanit që tashmë të ketë më pak lojtarë në dispozicion se sa në sezonin që sapo u mbyll. Në lidhje më këtë çështje Alegri ka theksuar: “Dëmtimet na detyruan që të futemi në merkato gjatë janarit për të bërë ndryshime për shkak të lojtarëve të dëmtuar. Këtë vit nuk dua të kem më në skuadër 33 lojtarë, por maksi-mumi 26 lojtarë, ku do të jenë të përfshirë edhe 3 portierët.” Në fund Alegri i ka uruar mirëseardhjen dy lojtarëve të rinj, Rikardo Montolivo dhe Bakari Traores, për të cilët është shprehur: “Mon-tolivo është gjysmë mesfushor qendre dhe gjysmë mesfushor krahu. Traore ka cilësi të mira. Ai është një lojtar që depërton mirë dhe i fort fizikisht. Kam besim tek të dy këta lojtarë.”

Drogba lë Çelsin Tashmë gjithçka është zyrtare dhe sulmuesi nga Bregu i

Fildishtë, heroi i “Allianz Arenës”, Didier Drogba në përfundim të sezonit do të largohet nga skuadra e Çelsit. Drogbasë i skadon kontrata në fund të qershorit dhe ai ka zgjedhur që ta respektojë marrëveshjen me klubin. Në krahun tjetër tifozët nuk duken aspak të lumtur nga largimi i heroit të tyre në fund të sezonit, por dhe Drogba pasi ka kaluar një eksperiencë prej 8-të vitesh në Londër, duhet ta lërë Çelsin me zemër të thyer. Kohët e fundit për Drogba është përfolur për një kalim drejt Kinës dhe ka shumë mundësi që destinacioni i tij i ri të jetë Azia. Në një deklaratë të dhënë për faqen zyrtare të klubit londinez ai u shpreh: “Çelsi do të jetë gjithnjë në zemrën time. Doja tí vija und të gjithë spekulimeve dhe të konfirmoja se në fund të sezonit do të largohem. Është një vendim shumë i vështirë, por jam i lumtur që kam arritur të fitoj gjithçka me ketë klub dhe në të ardhmen kërkoj një sfidë të re. Si skuadër kemi arritur shumë, madje kemi fituar çdo trofe të mundshëm. E shtuna ishte një çast i veçantë për të gjithë dhe besoj se tifozët e shijuan ketë gjë. Gjithashtu unë jam shumë i lumtur që i kam sjellë kësaj skuadre shumë trofe. Londra ka qenë shtëpia ime për 8-të vite me radhë. Dua ta shfrytëzoj ketë mundësi që të falenderoj veçanërisht pronarin e klubit, Roman Abramoviç dhe të gjithë shokët e skuadrës, shumë prej të cilëve janë bërë shokë të ngushtë dhe do të mbeten miqtë e mi të përjetshëm. Gjithashtu shpreh falenderimin tim dhe për tifozët e Çelsit, të cilët më kanë ndenjur pranë gjatë gjithë këtyre viteve dhe kanë qenë të pazëvendësueshëm për mua. I uroj Çelsit një të ardhme të ndritur dhe të gjithë suksesin e mundshëm. Do të jeni gjithmonë në zemrën time.”

Pas Palasios e ka radhën LaveciSapo ka përfunduar kampionati, Interi ka nisur nga puna për

të afruar në skuadër emra të rinj. Goditja e parë ka ardhur, por tashmë zikaltrit po bëjnë gati goditjen e dytë. Me Interin është bashkuar Rodrigo Palasio, fal shumës prej 11 milionë eurosh që presidenti Masimo Morati i ka ofruar homologut të tij, Enriko Preciozi. Tashmë Interi po përgatitet të afrojë në skuadër Ezekiel Lavecin, kartonin e të cilit e mban Napoli. Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentis ka lënë të kuptohet se është gati ta shesë Lavecin, por për ta lënë të lirë ai kërkon në shkëmbim 11 milionë euro. Gjithsesi zikaltrit kanë një plan për të arritur tek sulmuesi argjentinas. Duke iu referuar mediave italiane, përveç Pandevit, i cili këtë sezon ka qenë i huazuar tek Napoli, Morati është gati t’i ofrojë De Laurentisit edhe kartonin e Xhampaolo Pacinit. Arsyeja që Interi po nxiton për të arritur sa më shpejt një marrëveshje me Napolin për Lavecin, është se në gjurmët e tij janë edhe shumë skuadra të tjera. Sezonin e ardhshëm Morati dëshiron ta shoh skuadrën e tij të rreshtohet në fushë me skemën 4-2-3-1 si në epokën e Zhoze Murinjos. Me Militon në sulm dhe nga pas Palasio, Shnajder, Laveci, Morati beson se Interi sezonin e ardhshëm do të jetë sulmin më të mirë jo vetëm më Itali, por edhe në Evropë.

Super kontratë nga Juventusi për KontenPërpara se të dalë përpara

prokurorëve për të sqaruar pozicionin e tij, për sa i përket skandalit të basteve, Antonio Konte do të rinovojë kontratën me Juventusin. Është kjo dhu-rata që do t’i bëjnë drejtuesit e klubit bardhezi trajnerit, i cili u ka rikthyer buzëqeshjen në Torino, pasi “Zonja e Vjetër” nuk fitonte trofe që nga sezoni 2005-2006, ku edhe ka rënë në Serinë B për shkak të skan-dalit “Calciopoli”. Ndonëse nuk ka ardhur zyrtarizmi, Konte do të rinovojë kontratën me bard-hezinjtë deri në vitin 2015-të. Nga kontrata e re trajneri i Juventusit do të përfitojë më shumë se dyfishin e rrogës aktuale, pasi mendohet se ai do të përfitoj tre milionë euro në vit. Konte ka zhvilluar një sezon perfekt me “Zonjën e Vjetër” duke e fituar kampi-onatin pa humbur asnjë takim. Puna e tij e mirë do të shpër-blehet me një super-kontratë. Ky lajm është bërë i ditur nga

presidenti i bardhezinjve, An-drea Anjeli, i cili ka theksuar se shumë shpejt Konte do të firmosë një kontratë të re. Në të njëjtën kohë, Anjeli i ka dal në krah Kontes, emri i të cilit është përmendur në prokurori për sa i përket skandalit të ri të basteve, “Basti i ri”. “Presim dhe shohim nëse do të thirret për të dëshmuar para hetuesve.

Kam besim të plotë te puna e Kontes. Deri tani kemi lexuar vetëm gjëra që kanë dalë nëpër gazeta, pasi nuk ka dal në pah asnjë provë për ta fajësuar, - ka deklaruar Anjeli. Konte është një profesionist dhe unë kam besim tek ai. Jemi në bisedime për rinovimin e kontratës deri në vitin 2015-të. Ai ka zhvil-luar një sezon të mirë dhe ka

rikthyer buzëqeshjen në Tori-no falë titullit të fituar, ndërsa ne drejtuesit kemi menduar t’i bëjmë si dhuratë një kontratë të re. Mund të them se rinovimi i kontratës së Kontes është thjeshtë çështje formaliteti.” Presidenti i Juventusit, Anjeli gjithashtu vazhdon të insistojë se skuadra e tij ka fituar 30 tituj kampion dhe se nuk i intereson aspak se çfarë mund të thonë kundërshtarët. Në muzeun që është inauguruar pak ditë më parë, Anjeli ka theksuar se ndodhen 30 trofe. Në lidhje më këtë çështje numri një i kampi-oneve të Italisë është shpre-hur: “Ky vit ka qenë shumë i rëndësishëm për ne, pasi ne kemi inauguruar stadiumin dhe muzeun, si dhe kemi fituar titullin tonë të 30-të kampion, pa humbur asnjë ndeshje. Kur shkoj në muze, shoh 30 trofe kombëtarë të ekspozuar aty, ndaj nuk më interesojnë pole-mikat që bëjnë të tjerët. Ky ka qenë një sezon i shkëlqyer”.

Murinjo rinovon me Realin deri më 2016-ën

Trajneri portugez do të qëndrojë tek Reali i Madridit deri më qershor të 2016-ës. Murinjo: I lumtur që do qëndroj këtu

Tashmë është zyrtare. Pas disa javëve alu-dimesh të ndryshe, Zhoze Murinjo ka firmosur rinovimin

e kontratës së tij me klubin e Real Madridit. E gjithë kjo vjen pasi Murinjo edhe pse nuk ar-riti të shkojë dot në finale të Ligës së Kampioneve dhe ta fitonte atë, sërish arriti të fitojë Ligën Spanjolle e cila i mungonte Realit prej disa se-zonesh. Ai shikohet si njeriu që mposhti super Barcelonën këtë sezon. Murinjo erdhi si trajner i Real Madridit që në 2010-ën dhe iu deshën dy vite për të fituar La Liga këtë sezon. Ai ka fituar gjithashtu edhe Kupën e Mbretit në 2011-ën, ndërkohë që nuk ka arritur sukses vetëm në Ligën e Kampioneve.

Murinjo: Jam i lumtur për rinovimin

Vet Murinjo, pas rinovimit, është shprehur mjaft i lum-tur për rinovimin e kontratës. “Jam i lumtur për vlerësimin që më është bërë. Tani sfida jonë është të përmirësojmë edhe më shumë Realin e Ma-dridit dhe sezonin e ardhshëm të fitojmë trofe të tjerë. Por, duhet edhe të përmirësojmë mënyrën e lojës dhe të fito-jmë fansa të rinj”,- u shpreh Murinjo. Përsa i përket stafit të tij, ai u shpreh se kërkon që ata të mos largohen. “Ata e meritojnë besimin tonë dhe do të na ndihmojnë të përmirësohemi edhe më tepër”,- përfundoi Murinjo.

Portugezi trajner rekordeshZhoze Murinjo është edhe

njeriu i rekordeve. Kështu, skuadra nën drejtimin e tij ka shënuar një numër rekord go-lash. Kështu, Reali në total ka shënuar 121 gola këtë sezon, duke kaluar rekordin e më-parshëm prej 107 golash. Për më tepër, ai është i pari që ka arritur shumën e 100 pikëve në historinë e futbollit span-joll, duke qenë një rekord mjaft

i veçantë. Për më tepër, Reali ka shënuar shënuar 322 gola në 117 ndeshje zyrtare, dhe Murinjo është trajneri i parë në histori i cili ka fituar titullin kampion në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë. Po ashtu, ai ka disa tituj të fituar, si Trajneri i Vitit sezonin e kaluar.

Ronaldo: Murinjo trajneri

më i mirë në botëKristiano Ronaldo dihet që

ka një lidhje të ngushtë me tra-jnerin portugez dhe nuk ngu-ron që ta mburrë në çdo rast që i vjen. “Murinjo është tra-jneri më i mirë në botë. Është perfekt për Realin e Madridit”,- është shprehur Rolando, i cili tashmë është i fokusuar tash-më tek kampionati Evropian.

23• E mërkurë 23 maj 2012

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, HERION MESI, ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Dashi

Nje debat i vogel me partnerin tuaj

ka rrezik t’ua prishe atmosferen qe

deri me sot ishte e qete. Mundohuni te mos e teproni me fjalet dhe te mos i dramatizoni gjerat.

Cdo gje do varet nga sjellja juaj.

Per beqaret nuk do jete e favorizuar

dashuria. Edhe sot do qendroni vetem. Planetet do ndiko-jne pozitivisht tek financat, por duhet te tregoheni sa me te kujdesshem me

shpenzimet.

Demi

Klima do jete e favorshme per beqaret e te dy

sekseve. Do komu-nikoni me shume me njeri tjetrin dhe do afroheni me teper.

Meshkujt do pergati-sin edhe disa surpriza per partneret e tyre.

Beqaret edhe sot nuk do kene fat per te takuar personin qe kane enderruar. Plutoni do iu ndi-

hmoje te permiresoni buxhetin. Do i menax-honi me mire parate qe keni dhe nuk do beni shpenzime te

tejskajshme.

Binjaket

Do beni cmos sot ta permiresoni

cilesine e marred-henies suaj ne

cift. Me ndihmen e Merkurit do e

beni ate qe keni ne krah te ndihet si ne parajse. Edhe vete do ndiheni mire.

Beqaret do merren me dicka tjeter dhe nuk do i kushtojne rendesi jetes sen-timentale. Kujdes me financat. Ato

nuk do jene aspak te stabilizuara dhe mund te perballeni

me surpriza te keqija.

Luani

Per shkak te influ-ences jo te mire te

Saturnit dhe te kokfortesise suaj nuk do mund te

merrni kenaqesine qe keni pritur ne

jeten sentimentale. Ndryshoni sa me

pare sjellje. Beqaret do kene takime por personat nuk do iu pershtaten aspak. Eshte me mire mos merrni vendime te cilat do mund t’iu lendojne. Nuk do i

rezistoni dot deshires per te shpenzuar pa

limit dhe kjo do i trondite financat.

Peshorja

Do jeni shume konfuze sot per

jeten tuaj ne cift. Ka rrezik t’i hidhni syte

diku tjeter per te provuar kenaqesi te reja. Kudjes, mos e lendoni ne kete me-nyre partnerin dhe

mos harroni gjithcka qe keni kaluar. Be-qaret do kene te

gjitha kushtet per te filluar nje aventure te kendshme. Do e

konsolidoni situaten tuaj financiare

sot dhe do kryeni transaksionet qe

keni deshiruar gjithmone.

Shigjetari

Gjate kesaj dite nuk do mungojne disku-timet e ashpra me partnerin tuaj. Ky i

fundit do iu kritikoje per mungese te

vemendjes kohet e fundit. Dhe ne fakt

ai do kete te drejte. Pranojeni gabimin. Per beqaret mund te nise dicka e re dhe e paperjetuar

me pare. Tregohuni sa me te hapur. Financat do jene

shume delikate sot keshtu qe pama-turia me e vogel mund t’iu coje ne

humnere.

Ujori

Bashkepunoni sa me shume me partnerin

tuaj dhe flisni pa dorashka me te nese

doni te ruani nje klime harmonike.

Dita do jete e favor-shme. Beqaret do

terhiqen mjaft nga dikush qe do kaloje

rastesisht ne jeten e tyre. Gjeni mundes-

ine per ta joshur dhe per ta bere per vete ate. Kujdes me

shpenzimet nese doni te rritni sa me pare buxhetin tuaj.

Beni nje organizmim edhe me te mire

te tyre.

Gaforrja

Jo gjithcka do shkoje ashtu si e kishit menduar ne jeten ne cift, por

gjithsesi Venusi do iu ndihmoje t’i jepni

pak ngjyre kesaj dite. Te shumte do jene ata qe do kene

veshtiresi senti-mentale apo edhe seksuale. Beqaret do kene surpriza

mjaft te kendshme. Pranojini ftesat per takime. Plu-

toni mund te sjelle probleme ne planin

financiar gjate kesaj dite. Beni shume

kujdes!

Virgjeresha

Planetet do i bejne ciftet te ruajne

komunikimin dhe ta joshin sa te mundin partnerin tyre. Ne mbremje do kaloni edhe disa momente pasiononte prane atij qe dashuroni. Edhe per beqaret

do jete ne program dashuria. Me ne

fund do te perjetoni ato emocione qe keni pritur prej kohesh. Situata

financiare do filloje te permiresohet pak nga pak. Nese keni mundesi hiqni disa

lek menjane.

Akrepi

Partneri juaj do iu komplimentoje gjate

gjithe kohes sot dhe do iu beje te

ndiheni mjaft mire. Shprehjani dhe ju sa te mundni ndjenjat.

Mundohuni te organ-izoni edhe nje darke

me qirinj. Nese ju beqare ender-roni te vendosni

nje unaze ne gisht, kjo do te ndodhe

shume shpejt. Sot do keni takime te rendesishme. Do e organizoni me

mire buxhetin tuaj sot dhe nuk do keni

probleme.

Bricjapi

Venusi, perendesha e dashurise do iu

mbroje gjate gjithe kohes sot. Nuk

do keni per cfare te qaheni dhe do

kaloni nje dite mjaft te bukur prane atij qe dashuroni. Be-

qaret do kene flirte me shumice por

asgje me rendesi. Prisni edhe pak per dashurine e madhe. Situata financiare do filloje te stabi-lizohet. Ulni edhe

pak shpenzimet dhe do e shihni se do ndiheni edhe me

te qete.

Peshqit

Ambienti per jeten e cifteve nuk do jete

shume i ngrohte dhe marredhenia

me partnerin tuaj do jete mjaft

delikate. Mundohuni te ruani qetesine dhe mos diskutoni per tema delikate. Beqaret duhet te mendohen mire

para se te hedhin hapa te metejshem me personat qe do

njohin. Dashuria nuk eshte loje. Financat do kene me shume se kurre nevoje per nje riorganizim. Ju

mundeni.

SPORT

21-vjeçarët e Gegës munden në miqësoren e parë

Ekipi U-21 i drejtuar nga Skënder Gega është mundur me rezultatin 3:0 në miqësoren e zh-villuar në Austri. Skuadra jonë ka pësuar 3 gola në pjesën e dytë, ndonëse në të parën ishte mbro-jtur mirë. E djeshmja ishte miqësorja e parë e Shqipërisë në Austri. Pas dy ditësh ekipi i 21-vjeçarëve do të luajë një tjetër miqësore këtë herë kundër fqinjëve tanë Maqedonisë.

Shqipëria mund Katarin. Skuadra: Është për viktimat e Himarës

Ledjo Seferkolli

Shqipëria ka mundur të martën në Ma-drid (Spanjë) Kata-rin në një miqësore në kuadër të për-

gatitjeve për eliminatoret e kampionatit botëror të vitit 2014. Kuqezinjtë kanë fituar 2:1 në një ndeshje e mbarsur me emocione të forta kjo për shkak të tragjedisë të ndodhur në hënën në afërsi të Himarës. Madje në këtë takim ne kemi luajtur me një shirit të zi në krah, ndërkohë që ndeshja ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të 21 majit në tragjedinë e Hima-rës. Për trajnerin De Biazi kjo ishte fitorja e parë në krye të Shqipërisë. Protagonistë të fitores së Shqipërisë kanë qenë Elis Bakaj me golin e tij të parë me fanellën kuqezi dhe Erjon Bogdani. Një ndeshje e fituar, por e parë nga akush, duke qenë se takimi nuk është transmetuar në TV, duke na kthyer 30 vjet prapa. Nga komentet e shtypit arabik theksohet dominimi i skuad-rës sonë përfaqësuese gjatë gjithë lojës.

NdeshjaDuke iu referuar shtypit të

huaj takimi është dominuar nga Shqipëria, e cila ka shpër-doruar një mori me raste në këtë takim. Pjesa e parë ka qenë më e mirë për skuadrën tonë që ka krijuar disa mundësi të mira, por as Bogdani, as Çani e as Bakaj nuk kanë mundur të shfrytëzojnë si duhet rastet e krijuara. Vetëm në fundin e kësaj pjese edhe Katari është përpjekur të reagojë, por pa ndryshuar asgjë për sa i takon rezultatit. Golat e munguar në pjesën e parë ka ardhur në të dytën. Madje shumë shpejt, brenda shtatë minutave të para të kësaj pjese realizo-hen tri golat e takimit. Që në minutën e parë Bakaj kalon në avantazh skuadrën tonë, ndërkohë që katër minuta më pas Bogdani dyfishon shi-

frat me një 11 metërsh. Në minutën e 52 Katari shënon të vetmin gol me anë të Jusef Ahmed. Në këtë pjesë trajneri De Biazi ka bërë disa lëvizje në formacion, duke i dhënë hapësirë edhe futbollistëve të stolit. Shqipëria pavarësisht ndryshimeve ka luajtur më mirë dhe i është afruar edhe në disa raste golit të tretë. Megjithatë gjithçka mbyllet me fitoren 2:1 të skuadrës sonë, ndërkohë që e gjithë skuadra njëzëri ia ka dedikuar këtë fitore viktimave të aksi-dentit të së hënës në Himarë.

EpilogShqipëria ka arritur në këtë

mënyrë fitoren e parë nën drejtimin e teknikut të ri. Një fitore që i paraprin ndeshjes së

ardhshme miqësore të dielën, ku kuqezinjtë do të përbal-len në Stamboll (Turqi) me Iranin. Paraqitja e së martës duhet thënë se ka lënë një shije të mirë dhe një fakt të tillë e ka pranuar dhe vetë tekniku De Biazi pas ndeshjes. Një sinjal i mirë ky i progresit të Shqipërisë në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e botërorit 2014 që startojnë në shtator me ndeshjen kundër Qipros.

De Biazi i pakënaqur nga rezultati

Trajneri i kombëtares sonë, Xhani de Biazi për “superp-sort” që nga Madridi ka komen-tuar fitoren e Shqipërisë në miqësoren kundër Katarit. Tra-jneri italian përtej fitores nuk

ka kursyer kritikat për skuad-rës veçanërisht për sulmin, që sipas tij ka shpërdoruar një miri me raste të krijuara në këtë takim. “Bëmë një lojë të mirë taktikisht. Gabuam shumë në sulm, kemi hum-bur shumë raste dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Për ndeshjen jam më i kënaqur për lojën se për rezultatin”,- ka deklaruar trajneri i kombë-tares kuqezi.

Bogdani: Për Shqipërinë e De Biazit prisni shtatorin

Erjon Bogdani ka shënuar golin e tij 16-të me kom-bëtaren tonë në fitoren që kuqezinjtë kanë arritur për-ballë Katarit në Madrid. Një fitore e rëndësishme kjo sipas sulmuesit të kombë-

tares ndonëse ishte thjesht një miqësore. Megjithatë për Bogun, Shqipëria e vërtetë do të duket me fillimin e elimina-toreve të botërorit 2014 në shtator. “Jemi futur në fushën e lojës me një shpirt luftarak, ndonëse ishte një ndeshje miqësore. Mund të kishim shënuar që në pjesën e parë, megjithatë e rëndësishme është që shënuam dhe fituam. Kjo ishte një fitore e rëndë-sishme për të gjithë. Skuadra është duke punuar mirë, por besoj se në shtator do të duket dora e vërtetë e De Biazit”,- ka deklaruar Bogdani, i cili në fund ka thënë dhe dy fjalë në lidhje me tragjedinë e Himarës ku humbën jetën 14 studentë. “Kemi mbajtur një minutë zi për t’i qëndruar sa më pranë

familjeve të viktimave.”

Elis Bakaj goli i parë me fanellën e kombëtares

Elis akaj ka gjetur golin e tij të parë me kombëtaren shqip-tare. Sulmuesi i Çernomoret-sit të Odesës në kampionatin ukrainas ka shënuar një nga dy golat e fitores së kuqezinjve në miqësoren e zhvilluar të martën në mbrëmje në Madrid kundër Katarit. Për ish-sulmuesin e Par-tizanit dhe Dinamos në kampi-onatin shqiptar ky ka qenë dhe goli i parë me fanellën kuqezi që pas debutimit të tij me Shqipëri-në në gusht të vitit 2008. Për Bakajn takimi i djeshëm ka qenë i 24-ti me fanellën e Sh-qipërisë, teksa dhe ai tashmë ka shtuar emrin e tij në listën e golashënuesve të kombëtares.

Kuqezin-jtë arri-jnë fitoren e parë nën drejtimin e teknikut ital-ian Xhani de Biazi. Bakaj dhe Bogdani autorët e golave të fitores në miqësoren e Madridit. Kuqezinjtë me shirit të zi në krah për viktimat e tragjedisë së Himarës

24 E mërkurë 23 maj 2012 •

« reklamË

Flisni falas brenda grupit të institucionit ose biznesit tuaj.Përveç kësaj, mund të flisni me vetëm 5 Lekë/min me të gjitha institucionet ose bizneset e tjera pjesë të Proring.

www.eaglemobile.al