16
E MERKURE 3 SHKURT 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 4 (17) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Nëntë ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Haitin në 12 janar 2010, është tashmë e qartë se faza fillestare e operacionit të ndihmës drejtuar nga SHBA iu është përshtatur... Qyteza më jug-perëndimore e rajonit të Rio de Janeiros ndodhet në skajet e Bregut të Gjelbër, ku si aureola gjigande ngrihen deri në 1300 metra... Individ i lirë…, deri në vetëvrasje Haiti,sigurimi i fatkeqësisë Paratii: Ani cheapichýtei upépe! 02 sociale Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për një rikthim. E përjavshmja “GAZETA”, që ne botojmë me Institutin Antonio Gramshi, është diçka krejtësisht e re, është i pari botim që krijon hapësirë për mendimin kritik social, që krijon hapësirë për shprehjen... Të flasësh për të majtën 04 intervista “Thuaje thjesht, që ta kuptojë populli. Mos përmend shifra, nuk t’i kupton populli shifrat. Mos hyr në detaje teknike, fol ashtu në përgjithësi, se do të ngatërrosh publikun. Nuk ka interes publiku për detajet”... Kur Politika i fshihet Logjikës 07 analizë 10 përkthim 08 reportazh Bota pas vitit ‘89 pavarësisht se krijoi iluzionin e fundit të luftës së ftohtë, u përkeqësuaLexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Arber Zaimi, Ardit Rada, Arian Çani, Arjeta Rexhepi, Artan Pine, Avni Zogiani, Bora Baboçi, Esmeralda Rrustemi-Hoxha, Leart Kola, Krenar Zejno PERKTHIME | Alain Badiou, Peter Hallward GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE Një ndër fjalët më të përdorura në lajme televizive apo në gazeta në Shqipëri është vetëvrasja. Qytetarë dhe qytetare shqiptarë të moshave të ndryshme që në një moment të caktuar të jetës... TERMINATORI KRIZAVE POLITIKE i

Gazeta Nr. 17

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 17

E MERKURE 3 shKURt 2010 - VItI 2 I BOtIMIt - NR 4 (17) - ÇMIMI 20 LEKë

E MERKURE 15 shtAtOR - GAZEtE E PERJAVshME E PAVARUR - VItI 1 I BOtIMIt - NR 1 (1)

Nëntë ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Haitin në 12 janar 2010, është tashmë e qartë se faza fillestare e operacionit të ndihmës drejtuar nga SHBA iu është përshtatur...

Qyteza më jug-perëndimore e rajonit të Rio de Janeiros ndodhet në skajet e Bregut të Gjelbër, ku si aureola gjigande ngrihen deri në 1300 metra...

Individ i lirë…, deri në vetëvrasje

Haiti,sigurimi i fatkeqësisë

Paratii: Ani cheapichýtei upépe!

02sociale

Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për një rikthim. E përjavshmja “GAZETA”, që ne botojmë me Institutin Antonio Gramshi, është diçka krejtësisht e re, është i pari botim që krijon hapësirë për mendimin kritik social, që krijon hapësirë për shprehjen...

Të flasësh për të majtën

04intervista

“Thuaje thjesht, që ta kuptojë populli. Mos përmend shifra, nuk t’i kupton populli shifrat. Mos hyr në detaje teknike, fol ashtu në përgjithësi, se do të ngatërrosh publikun. Nuk ka interes publiku për detajet”...

Kur Politika i fshihet Logjikës

07analizë

10përkthim

08reportazh

“Bota pas vitit ‘89 pavarësisht se krijoi iluzionin e fundit të luftës së ftohtë, u përkeqësua”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Arber Zaimi, Ardit rada, Arian Çani, Arjeta rexhepi, Artan Pine, Avni Zogiani, bora baboçi, esmeralda rrustemi-Hoxha, Leart kola, krenar Zejno PerktHime | Alain badiou, Peter Hallward

GAZEtE E PERJAVshME - BOtUAR NGA INstItUtI “ANtONIO GRAMshI”, tIRANE

Një ndër fjalët më të përdorura në lajme televizive apo në gazeta në Shqipëri është vetëvrasja. Qytetarë dhe qytetare shqiptarë të moshave të ndryshme që në një moment të caktuar të jetës...

terminatorikrizave politikei

Page 2: Gazeta Nr. 17

e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 2

ermira Danaj

Një ndër fjalët më të përdorura në lajme televizive apo në gazeta në Shqipëri është vetëvrasja. Qytetarë dhe qytetare shqiptarë të moshave të ndryshme që në një moment të caktuar të jetës së tyre “vendosin” ti japin fund asaj. Dhe menjëherë kjo ndodhi shoqërohet me fjalën “de-presion”. Fjala “depresion” vjen si shpjegimi i vetëm, i vërtetë dhe i pakontestueshëm i vetëvrasjes së shqiptarëve në qytet apo në fshat. I vetmi shoqërim i lajmit të një vetë-vrasjeje qoftë burrë, grua apo fëmi-jë, është vetëm se ai ose ajo ishte në gjendje depresive, madje në gjendje të thellë depresive. Dhe me kaq, me një ndër format ose lakimet e fjalës “depresion” mbyllet i gjithë shpjegi-mi dhe “shqetësimi” jonë mbi atë që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri, në një numër gjithnjë e më në rritje. Në fakt, teorikisht nuk ka asgjë të cuditshme apo të gabuar në të gjithë këtë. Një njeri që vret veten detyri-misht është në një gjendje jo nor-male që në disa raste mund të quhet edhe depresive (pavarësisht se ka një abuzim me këtë fjalë, ndoshta sepse është në modë këto kohë, dhe na pëlqen të përdorim sa më shumë fjalë “fashion”). Por kjo gjendje jo normale, qoftë dhe depresive, nuk është një gjendje që na vjen papri-tur, një ditë të bukur me diell, ndër-sa jemi duke pirë kafe, dhe na shtyn të vrasim veten. Gjendja depresive, është momenti i fundit shtytës për të bërë një veprim kaq ekstrem, dhe ka ardhur si pasojë e një sërë shkaqesh nga më të ndryshmet. Dhe këto shkaqe mund të shkojnë nga gjendja e vështirë financiare, tek vetmia e plotë, te probleme apo presione të ndryshme sociale, etj etj. Para pak kohësh në Shqipëri ndod-hi një ngjarje kur babai i tre fëmi-jëve vrau veten, duke i lënë ata në një gjendje të mjerueshme, sepse në fakt në këtë gjendje të mjeru-eshme jetonte prej kohësh familja e tij. Dhe nëse e shikoje shtëpinë (dhe me termin “shtëpi” po përdor një fjalë më shumë shpirtërore sesa fizike për të treguar vendin se ku jetonte kjo familje, sepse nuk kishte asgjë të përbashkët me një shtëpi normale) e kësaj familjeje kuptoje se kushtet e tyre ishin më pak se të jetueshme. Në Shqipërinë e vitit 2009 kjo nuk është familja e vetme shqiptare që jeton në këtë gjendje. Por, ama shteti shqiptar, prej vitesh tashmë e ka zgjidhur mbështetjen e familjeve të varfëra, më parë i jep-te 30 mijë lekë të vjetra në muaj në formën e ndihmës ekonomike, ose sic është quajtur ndryshe nga të gji- (Vijon në faqe 7)

Arbër Zaimi

“Thuaje thjesht, që ta kuptojë po-pulli. Mos përmend shifra, nuk t’i kup-ton populli shifrat. Mos hyr në detaje teknike, fol ashtu në përgjithësi, se do të ngatërrosh publikun. Nuk ka inte-res publiku për detajet”. Të këtij lloji janë devizat mediatike të politikanëve shqiptarë. Në fjalimet, shkrimet apo debatet e tyre nëpër media ke mun-dësi t’i dëgjosh tek përdorin fjali të shkurtra e të përgatitura që më parë në zyrat e tyre të shtypit, ndërkohe që paraqesin argumenta sterilë dhe një retorikë prej kompjuteri, e gjitha kjo në emër të publikut popullor, këtij tjetri masiv që perceptohet si budalla, injorant, apo në rastin më të mirë si dikush që nuk ka shumë kohë të

dëgjojë mesazhe të artikuluara hollë, kështu që i duhen thënë gjëra të për-gjithshme, ashtu shpejt e shpejt.

Situata bëhet edhe më komike, kur gjeste të pajustifikueshme logjikisht, të papranueshme për etikën e një po-litike konstruktive, siç është përshem-bull mungesa e programit elektoral të Partisë Socialiste, në vend që t’ia atribuojnë paaftësisë së politikanëve për të prodhuar mendim politik, ia mveshin atmosferës që krijohet nga “populli” (që sipas shefave të kësaj partie dhe vartësve të tyre qenka po-stpolitik, i painteresuar për programe,

i painteresuar për ditur se cili është kahu apo filozofia politike e forcës që votohet, por me dëshirën e vetme për “të hequr nga pushteti Berishën dhe familjen e tij”). Dështimi për të justifikuar gjestin politik në mënyrë të arsyeshme, dhe justifikimi nëpër-mjet “popullit” bie në sy dhe në anën tjetër, tek aleanca famëkeqe e Partisë Demokratike me LSI-në, një aleancë e pamendueshme po të analizosh qën-drimet e dy partive deri më datë 30 qershor të 2009, qëndrime krejtësisht konfliktuale e përjashtuese të njëra-tjetrës. Mirëpo ja që aleanca u bë dhe

Siç e do “Populli”, apo Vox Natio

Kur Politika i fshihet Logjikës

kjo është Shqipëria sociale!!! Shqipëria e baballarëve të papunë, të pashpresë dhe pa mbështetje

individ i lirë…, deri në vetëvrasjeNë Shqipërinë e vitit 2009, ndihma sociale ende qesharake

tha qeveritë demokratike, politika e mbrojtjes sociale që shteti jonë soci-al i jep familjeve të varfra. Dyshoj që kjo familje e drobitur përfitonte nga kjo ndihmë ekonomike, por edhe nëse po (duke mos dashur të para-gjykoj me aq sa mundem) politikat mbështetëse të shtetin tonë “social” patën për rrjedhojë vetëvrasjen e babait të kësaj familjeje. Sipas laj-meve zyrtare në gjendje të rëndë depresive. E pra kjo nuk më cudit aspak. Kishte plot arsye për të mos qenë në një gjendje normale men-dore dhe shpirtërore, dhe gjendja depresive ishte vec pasoja e fundit e një gjendje ekonomike dhe standar-tesh jetese ku fjala mjerim do dukej mondane. Ky është vetëm një rast, por ka pasur edhe plot të tjerë, ba-ballarë të vetmuar që kanë kryer një veprim të tillë ekstrem në një gjen-dje tmerrësisht të vështirë dhe të pashpresë varfërie dhe izolimi. Para

pak kohësh ishte një baba tjetër, ish-oficer, që ia kish kushtuar gjithë jetën e tij punës dhe në një moment të saj, gjendet në situatën më të pas-hpresë për tu kudjesur për fëmijët e tij, përballë një shteti që qytetarët e tij i ka lënë jetimë. Ose më saktë, përballë një shteti që qytetarëve të vet iu thotë se tashmë jemi në një sistem tregu të lirë, të gjithë jemi të lirë të bëjmë c’të duam, dhe nëse nuk ia dalim dot në këtë xhungël, le të vrasim edhe veten. Një shtet, që shpërblimin e turpshëm të fundvitit për pensionistët e quan shprehje të dimensionit social të tij, madje edhe me mburrje.

Kjo është Shqipëria sociale!!! Shqipëria e baballarëve të papunë, të pashpresë dhe pa mbështetje (për më tepër të gjendur dhe nën një presion social të pakuptimtë dhe idiot si ai që mbizotëron në mendësinë shqiptare sipas së cilës

është burri ai që duhet të mbajë familjen dhe të kujdeset për gjithc-ka në lidhje me të ardhurat apo me ushqimin, etj) të cilët vrasin veten “në gjendje depresioni të thellë”. Shqipëria e nënave apo fëmijëve që në gjendje dëshpërimi ekstrem për shkaqe sociale apo ekonomike, arri-jnë pikërisht atë gjendjen ekstreme depresive për të cilën ne flasim si i vetmi shkak i vetëvrasjes. Një grua vret veten në sy të burrit sepse ai e ka rrahur pa pushim gjithë kohës. Por ama e vrau veten për shkak të depresionit, dhe me kaq proble-mi mbetet individual. Dhe në fakt shumëkush vazhdon ta trajtojë dhe konsiderojë vetëvrasjen si cështje personale, madje ka dhe nga ata që thonë që vetëvrasje apo tentative vetëvrasje ka dhe në shtetet më të zhvilluara në botë. Në fakt, shprehja e parë më duket e cekët, dhe e dyta cinike. Ajo që po ndodh në Shqi-

përi nuk po ndodh as për shkaqe individuale, as se të gjithë ata që janë vetëvrarë mund të kenë vuaj-tur më parë nga probleme të shen-detit mendor dhe gjithcka qenka fizike, dhe as se kjo është shenjë që Shqipëria po shkon drejt vendeve në zhvillim me një indikator të tillë. Nëse një prind vret veten se nuk ka bukë të ushqejë fëmijët e vet kjo nuk është çëshjte personale por cështje e shtetit të pafuqishëm shqiptar për të mbrojtur qytetarët e vet, nëse një nënë vret veten se nuk duron dot dhunën e bashkëshortit të saj kjo nuk është cështje personale, por përsëri cështje e shtetit të munguar shqiptar që nuk mbron dot qytetarët e vet, çështje e shoqërisë shqiptare që duhet të kuptojë sa më shpejt të jetë e mundur se të gjitha këto ra-ste vetëvrasjeje nuk janë cështje të individëve por pasoja të një shteti depresiv.

prodhoi një qeveri hibride (që pritet të jetë dhe shterpë, si të gjithë hibridët), ndërsa faktori kryesor në krijimin e kësaj alence të pamundur qe sërish populli, që sipas krerëve të dy partive ish-kundërshtare, tregoi me votën e tij se ka nevojë për stabilitet, për pushtet të ndarë mes disa faktorëve, dhe për zhvillimin e vendit kah integrimi eu-ropian. Qëllimisht harrohet se shumë prej votuesve të PD-së nuk e shihnin dot me sy Ilir Metën para zgjedhjeve, ndërsa ata të LSI-së Berishën...

Page 3: Gazeta Nr. 17

3e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 3

(Vijon në faqe 12-13)

PJESA E FUNDIT/ çështja politike qendrore sot është pikërisht ajo e botës, e ekzistencës së botës

Domethënia e Sarkozy-së

Andi kanaj

Elidoni në përpjekjen që unë të mos tërhiqesha nga shkolla në Itali, më dërgoi me e-mail këtë histori të shkurtër. Ai vetë e quajti të përkthyer keq, ndërkohë nuk mund ta konfirmoj se kam parë asnjëherë origjinalin…

“Ndërsa mendohesha për zgjedhjet e mia një zë i thellë që erdh’ nga kaosi më tha:

Mos rri i mërzitur, qesh se më keq mund të bëhet; e besova, qesha… dhe vërtetë më keq u bë”.

Pas 20 vjetësh në pritje, plot besim që bota mund të bëhet më e mirë, gjendem para zgjidhjes së mësipër-me. Duhet të qesh se gjendem në Ball-kan i getoizuar në pritje të plotësimit të ca raporteve dhe standarteve pa emër. Kjo jo se kam bërë ndonjë “ga-bim” paraprak. S’ka asnjë veprim që shprehimisht të konsiderohej i dënu-eshëm me ndonjë NEN konkret të Ko-dit Penal. Jam shqiptar nga perëndimi i Ballkanit. Ky është krimi im… molla jo plotësisht Perëndimore.

Jam gati në kushtet e një cifuti në Spanjën super-fetare të inkuzicionit rreth mesit të viteve 1400. Në atë kohë kur dhe datohet për herë te parë ra-cizmi me fjalët “Një hebre nuk mund të jetë kurrë një katolik i mirë”. çështje ku futet origjina, sigurisht ngelet sh-kak i pakapërcyeshëm.

Evidente që dhe sot e kësaj dite për shkak lindjes anagrafike në një territor të caktuar lëvizja është e ku-fizuar në hapsirë. Nëse dikujt nuk do t’i duket logjike, meqë nuk ka bërë faje njëlloj të kufizohet të kufizohet; padyshim që mund të bëhet më keq. Po kapërceu pa leje kufirin, mund të penalizohet me një gjobë që sja mban lëkura. Ose dhe me rëndë akoma, të burgoset për ca kohë. Në pritje mund të qeshë sa të gajaset fare.

Pasi vendet e lindjes së Europës ndërruan idenë e tyre për ekonominë, në vitin 1989 dhe ndëruan kursin po-litik; Perëndimi dhe pse fitues e gjeti të drejtë të ruante supremacinë; për ti vënë prapë lindorët përpara situatave të komplikuara.

Pati në vazhdim luftra për fe, për politikë, për territor, pati luftra etike ku etika ngeli vetëm eskluzivitet pe-rendimor.

Bota pas vitit ‘89 pavarësisht se kri-joi iluzionin e fundit të luftës së ftohtë, u përkeqësua. Luftra vazhduan me të njëjtin rritëm që patën dhe gjatë fto-hjes me armë në dorë të superfuqive. Lufta konsiderohet ende si mjet fitimi i madh, dhe rrjedhimisht e panegli-zhueshme në botën e neoliberalëve. Lufta ishte dhe turpi i disave, ashtu si dhe lavdia e ca të tjerëve. Luftrat në ballkan neve na vune vulën e fuçisë së barutit. Perendimorëve që i nxitën

bota pas vitit ‘89 pavarësisht se krijoi iluzionin e fundit të luftës së ftohtë, u përkeqësua

Qesh se më keq do të bëhetNë asnjë rast kur më është dashur ta kujtoj nuk kam qeshur dot...

lavdinë e atyre që e zgjidhën. …Pas 20 vjetësh në pritje plot besim,

shteti që ish’rreth meje, po privatizo-het. Toka, ushtria, spitalet, varrezat, ushqimi i qenve, ish-mapot, vendet ku jam rritur, vendet ku do plakem, dyqanet e perimeve, pallatet e ushta-rakëve, shkolla e muzikës, teatri dhe estrada e Vlorës, ish telekomi, muzeu kombëtar, ilirët, koka e Deas, banka kursimeve, shkrimet e Fatos Lubonjës, motra e shokut tim të gjimnazit, libri i Muc Nanos, burgu i Fatos Nanos. Të gjithë tani kanë pronarë të huaj, ose pronarë pa shkollë. Qesh se kam kohë të lirë sa të duash.

Pas 20 vjetësh mundësia për të pa-tur libra më shumë është rritur; por megjithë kushtet e reja shkolla priva-te po prodhon injorancë me çmim të lartë. Askujt në Perëndim nuk i bëhet vonë nëse nesër do të këtë në një vënd të izoluar optimalisht si ky i yni, me 3 milion doktorë shkencash. Ask-ush nuk do të vërë ujin në zjarr se ne do kemi këtë hapsisrë qesharake ku dekoratat do jenë shitur kaq demo-kratikisht. Kërrkund nuk do të cëno-hej asnjë për një sekond sistemi se në Curriculum vitae e shqiptarëve do të ketë tituj “Gjenish”.

Shkolla private duket dhe pa tejqyrë që do të mbijetojë. Shkolla e lartë private afron shërbimin me përu-lësinë e duhur. Pedagogët janë çirakë më mëditje. Nxënësit bij pronarësh të rinj kanë hapesira intime ku mund të zhvillojnë sadizmin e tyre përkundrejt dijes dhe atyre që kanë lexuar. Ndër-kohë nuk kanë asnjë stres performa-ce, se provimet e tyre janë formalitet. Mund të shumohen se kanë kohë të lirë për t’ju dhënë seksualitetit bren-da llojit në kafet e ndërtuara përballë në kah të kundërt të bibliotekës.

Qesha dje bashkë pronarin e një universiteti, për arsye krejt të

ndryshme. E imja ishte e qeshur nga halli, e tija ishte përqeshje e të qe-shurës time. Të dy ngelëm të kënaqur nga kjo situatë.

Më keq mund të bëhet, sigurisht.... Mund të shpërthjë një fshat me emrin Gërdec. Mund të kalojnë vite pa u zbuluar kush ishte fajtori? Kush për-fitoi aq shumë sa t’ja vlente dhe jeta e 26 njerëzve? Kush vazhdon të për-fitojë çdo orë e më tepër. Mund të përmbytet sërish Shkodra dhe askush të mos bezdiset në Tiranë realisht. Të

ketë teatër deklaratash pa fund, mbi përmbytjen si herën e parë. Sikur për-para një pallati që digjet zjarrfikësit të vënë maskat dhe të luajnë Romeo dhe Xhuljetën. E aq më keq sikur njerëzit që digjen të qajnë kur Xhuljeta të vde-së. Ose të shqetesohen se roli nuk pati suksesin e duhur. Ose se nuk u shiten bileta aq sa të inkurajoheshin sa duhet amatorët e teatrit. Unë do qesh se më keq mund të bëhet.

Në krye të Partisë së majtë erdhi përsëri një i djathë. Sa mirë. Plani i

zhvillimit është përsëri privatizimi.Ide gjeniale.Do t’i japë të huajve për dy lekë

digat që ndërtuan baballarët tanë. Ata që sot janë pa pension. Mundësia hipotetike se një ditë shteti do kthejë sytë nga funksioni i tij social u largua më shumë sesa prisja në vitet 90.

Mund të vazhdojmë dhe kështu pa u menduar më. Mund të jetojmë shumë mirë pa fund duke korruptuar mjekët, policët, mësuesit në shkolla, drejtorët e drejtorive, këshilltarët, mi-nistrat, gjyqtarët, prokurorët, sekserët e kryetarëve të qeverisë.

Vetëm nuk duhen ndërtuar pallate për me të varfrit. Nuk duhet të ketë klinika ku të shërohen ata që s’kanë mundësi ta bëjnë me lekët e tyre. Nuk duhet të ketë shkolla për të gjithë. Kjo na dembelos.

Nërkohë rreziku është larg. Kryemi-nistri është i djathtë siç na i ka ënda. Ai po mundohet me mish e me shpirt që të shesë çdo hapsirë publike.

Po të kish mundësi dhe të qeshurën do ta kish shit’ me kohë. Sa keq do ndi-hesha në këtë rast

...Mbasi lexova emailin me 5 rreshta

qesha dhe nuk u largova dhe për ca kohë nga Italia. Atje zbulova se kritika sociale ishte një e drejtë, e çdo qyte-tari. Zbulova me habi se një politikan nuk mund ta deklarojë me krenari se është hajdut me çizme. Zbulova anip-se rrallë e tek, se një klasë politike mund të zëvendësohet nga një pro-kuror i vetëm. Dhe ndoshta jo me një klase politike më mirë por të patën shpresën sta mohon njeri. Zbulova që shteti nuk është në funksion të garës neo-liberale për të zbuluar se kush është gjenetikisht më i miri.....

Nuk e di pse po në asnjë rast kur më është dashur ta kujtoj nuk kam qe-shur dot...

TeTë pikaT e hershme ..., çështja politike qendrore sot

është pikërisht ajo e botës, e ekzisten-cës së botës.

Shumë e shohin këtë si zgjerim të demokracisë. Duhet të shtrihej mbi botën mbarë forma e mirë e botës, forma që ekziston në demokracitë perëndimore ose në Japoni. Por ky vi-zion është absurd. Bota demokratike perëndimore ka për bazë materiale absolute qarkullimin e lirë të objekte-ve dhe shenjave monetare. Maksima e saj subjektive më themelore është konkurrenca, konkurrenca e lirë që u imponon instrumenteve të fuqisë eprorin e pasurive. Rrjedhoja fatale e kësaj maksime është ndarja e trupave të gjallë prej dhe për mbrojtjen e tër-

buar të privilegjeve të pasurisë dhe fuqisë.

Sot ne njohim formën konkrete të këtij “zgjerimi” të demokracisë, të cilit i përkushtohet “bashkësia ndërkom-bëtare”, pra koalicioni i shteteve xhan-darë të planetit. Kjo është krejt thjesht lufta. Lufta në Palestinë, Irak, Afgani-stan, Somali, Afrikë... Fakti që, për të organizuar zgjedhjet duhet të bëhen luftëra të gjata, duhet të na shtyjë të reflektojmë jo vetëm mbi luftën, por dhe mbi zgjedhjet. Me ç’konceptim të botës lidhet sot demokracia elekto-rale? Në fund të fundit, kjo demokraci

imponon ligjin e numrit. Krejt ashtu si dhe bota e bashkuar prej mallit që imponon ligjin monetar të numrit. Ndoshta, imponimi i numrit elektoral prej luftës, si në Bagdad dhe në Kabul, na shpie drejt problemit tonë: nëse bota është ajo e objekteve dhe e she-njave, atëherë është botë ku gjithçka është e numëruar. Në politikë gjithas-htu duhet të numërohet. Dhe ata që nuk numërojnë, ose numërohen keq, do t’i nënshtrohen ligjeve tanë kon-tabël me luftë. Dhe më tej, nëse ligji kontabël jep një rezultat heterogjen për rezultatet që prisnim, do t’u impo-

nojmë, me dhunë policore dhe luftë, jo vetëm numërimin, por numërimin e “mirë”, atë që detyron demokracinë të zgjedhë demokratë, do të thotë pro-Amerikanë, klientë të zbutur, dhe askënd tjetër. E pamë mirë kur perën-dimorët, dhe disa nga intelektualët e linjës së parë, duartrokitën ndërprer-jen e procesit elektoral që u dha fito-ren “islamistëve” në Algjeri, ose kur të njëjtët refuzuan të njohin fitoren e qartë elektorale të Hamasit në territo-ret palestineze...

Page 4: Gazeta Nr. 17

e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 4

Të flasësh për të majtënIntervistë dhënë për Courier des Balcans

si një grup i të rinjve nga shoqëria civile keni lancuar së fundi një të për-javshme të majtë, ku për herë të parë, që pas rënies së komunizmit në shqi-përi, rishfaqen drapëri dhe çekani. pse kjo nevojë për “ritkhim”?

Në të vërtetë nuk bëhet fjalë për një rikthim. E përjavshmja “GAZETA”, që ne botojmë me Institutin Antonio Gramshi, është diçka krejtësisht e re, është i pari botim që krijon hapësirë për mendi-min kritik social, që krijon hapësirë për shprehjen e shqetësimeve dhe për ana-lizimin e konditave politike në të cilat ndodhemi sot në Shqipëri, në Kosovë, apo dhe në vende të tjera prej nga sh-kruajnë kontributorët tanë. Botime të tilla në Shqipëri nuk ka patur (me për-jashtim të një periudhe të shkurtër në vitet 1930, ku spikati revista “Përpjekja Shqiptare” e botuar nga Branko Merx-hani dhe një grup intelektualësh të rinj të asaj kohe). Tradita shqiptare e kritikës sociale është në të vërtetë e brishtë, pas dyzet e pesë vjetësh totalitarizmi absolu-tist, ku disidenca ndëshkohej rëndë. Por edhe në njëzet vjetët e pseudodemo-kracisë që ne e quajmë me mirëdashje “tranzicion”, konformizmi, servilizmi, dhe korruptimi i logjikës kanë qenë fe-nomenet që janë hasur më së tepërmi në hapësirën publike e mediatike shqip-tare (përjashto këtu revistën “Përpjekja” të Fatos Lubonjës, disa blogje interesan-te virtuale, si dhe përpjekjen e vetme gjenuine të derimëtashme të shoqërisë civile, Lëvizjen “Vetëvendosje”). Pra si të thuash, nuk bëhet fjalë për rikthim, por për krijimin prej fillimit të një hapësirë të munguar. Sa i përket simboleve, edhe pse ne nuk kemi asnjë lloj kritike ndaj drapërit dhe çekanit, që përfaqësojnë punën, punëtorët dhe ambicien e tyre të kahershme për t’i shpëtuar shfrytëzimit, ne nuk i kemi përdorur këto simbole tek GAZETA. Ajo çka ndoshta mund të ngatërrohet me simbolin e demonizuar prej kitsch kulturës liberale, draprin e çekanin, në fakt është profili i një statu-je të famshme të fondit të Kombeve të Bashkuara, në New York. Bëhet fjalë për statujën “Le t’i kthejmë shpatat në par-menda” të skulptorit Yevgeniy Viktorovi-ch Vuchetich, një simbol i pacifizmit dhe i kundërshtimit të militarizmit, por në të njëjtën kohë një simbol që thërret për përqendrimin tek mirëqenia nëpërmjet punës, nëpërmjet garantimit të mun-dësisë së punës, si e vetmja mënyrë për të siguruar një jetesë dinjitoze.

Duket se gazeta juaj ideologjikisht ka prirje antikapitaliste, e gjeografi-kisht edhe shtrirje kombëtare. a do të thotë kjo se është në shërbim të zhvi-llimit të një rryme të një të “majte ek-streme pan-shqiptare”?

Koncepti i “ekstremit” mendojmë se është i kritikueshëm logjikisht. Ajo që ne po përpiqemi të krijojmë është një grup

i mendimit dhe i shprehjes politike të majtë, pa e kompromentuar qëndrimin tonë, dhe pa bërë moderime të panevoj-shme. Sa i përket të majtës, dihet që në bazë të saj qëndron mendimi shkencor e kritik, e jo dogmatizmi religjioz. Ne nuk jemi për një të majtë dogmatike (pra ek-streme), që nuk pranon diskutimet, për-kundrazi ne jemi të hapur për diskutime. Madje jemi ne që po përpiqemi të hapim diskutime mbi çështjet që na interesojnë, siç mund të jenë konditat neokoloniale në të cilat janë vendosur trojet e banu-ara nga Shqiptarët përballë Ndërkom-bëtarëve (gjegjësisht Bashkimit Europi-an dhe SHBA-ve). Marrëdhënia jonë me këto superfuqi është një marrëdhënie binare mes “lokalëve” dhe “ndërkom-

bëtarëve”, krejtësisht e krahasueshme me dikotominë koloniale mes “indigje-nëve” dhe “kolonizatorëve”. Ne nuk jemi kundër marrëdhënieve miqësore me cilindo shtet, as nuk jemi kundër integrimit në ndonjë strukturë ndërsh-tetërore, por me kusht që të respektohet reciprociteti i këtyre marrëdhënieve, e me kusht që gjithsesi këto marrëdhënie të jenë transparente e të bëhen të kuptu-eshme nga vetë subjekti (shqiptarët), e të mos u serviren si të vërteta të pakun-dërshtueshme.

Gjithashtu, në diskutim mendojmë se duhet vënë dhe doktrina ekonomi-ke neoliberale që po zbatohet me vrull të madh në Shqipëri në njëzet vjetët e fundit. Privatizimi i shfrenuar, zhveshja e

shtetit dhe e publikut nga e drejta e kon-trollit të aseteve, pasurimi i shumë pak personave, lënia pas dore e detyrave sociale që duhet të ketë shteti e shoqëria po bëjnë që në Shqipëri të krijohet një situatë problematike, një situatë që ka-rakterizohet prej diferencimeve të mëd-ha ekonomike, prej margjinalizimit të shumicës, prej injorancës që gjithnjë e më tepër po përhapet (sajë rënies së ci-lësisë së arsimit), prej pamundësisë për të punuar e për t’u strehuar, etj. Pra nuk është çështja tek të qenit “antikapitalist” apriori, apo tek etiketime të tjera, çështja është tek përballja me problemet reale të shoqërisë. Aty pastaj qëndrimin poli-tik ta imponon logjika, dhe ky qëndrim nuk mund të jetë veçse i majtë.

Sa i përket pan-shqiptarizmit, kjo është një temë e cila meriton një hapësi-rë shumë të gjerë. Natyrisht që ne nuk besojmë tek nacionalizmi apo tek identi-tetet natyrore, por tek identitetet klasore e sociale, për këtë arsye jemi të majtë. Pi-kërisht të nisur nga principe të tilla, ne shohim që shoqëria shqiptare nuk po i jep zgjidhje problemeve të veta, nuk po e gjen mundësinë të reflektojë mbi këto probleme. Kjo vjen për shumë ar-sye, ndër të cilat mund të përmendim edhe pamundësinë që i imponohet të drejtës njerëzore të këtij populli për të vendosur mbi fatin e vet, e mbi qeve-risjen e vet. Ne kemi rastin e Kosovës, populli i së cilës vuajti për 80 vjet me radhë, i trajtuar si qytetar i dorës së fundit në ish-Jugosllavi (jo i dorës së dytë a të tretë, se ata ishin maqedonët dhe boshnjakët, por i dorës së fundit), dhe pasi pësoi sakrifica të mëdha njerë-zore, pasi zhvilloi dhe një luftë për çlirim kombëtar (e ngjashme me luftërat për çlirim kombëtar që ndodhën në vendet e Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore), tashmë nuk i jepet e drejta të vendosë. Sovranitetin e Kosovës nuk e ka populli i saj, por ndërkombëtarët. E njëjta gjë, por në mënyrë më të sofistikuar e më të fshehur ndodh në Shqipëri, ku ngjar-jet politike nisin, tutelohen dhe mbyllen nën këshillat shpeshherë imponuese të shteteve e organizatave të forta, të cilave Shqipëria nuk u thotë dot jo në kushtet e një vendi të varfër që nuk ka mundësi negociuese. Janë pikërisht këto kushte që i vendosin të majtët shqiptarë për-ballë sfidës së krijimit të një lëvizjeje të përbashkët të mendimit, që do të mund të krijonte kontekstin politik dhe edu-kues të shoqërisë në mënyrë që këto fenomene të kuptohen, e të kërkohen zgjidhje të mundshme (pa shkaktuar probleme edhe më të mëdha).

Leart kola

Në një artikull të Agon Hamzës, në numrin e kaluar te gazetës, më tër-hoqi vëmendjen kjo shprehje e për-dorur për Kosovën “vendi ku vrasja e qytetarëve nuk përbën më krim”. Kjo shprehje mund të përdoret fare mirë dhe për Shqipërinë, një lloj no man’s land, një aksident me makinë ku të dy jeni me targa të huaja dhe askush s’ka siguracion, një shqiptar pa dokumenta në stacionin e trenit në Berlin, jemi pashaporta e rënë në det, ndërkohë që po kacaviresh ne anijet e Otrantos. Jemi një i pasur në Rio de Janeiro që për t’u transportu-ar brenda qytetit i duhet të udhëtojë me helikopter, jemi banorë të zona-ve të varfra në favellas braziliane ku vrasja e banorëve rrit GDP e vendit. Jemi Lula da Silva në një botë kapi-taliste, jemi Milton Friedman ne vitet ‘30 në Bashkimin Sovjetik.

Jemi vendi ku krimi nuk konsiderohet krim, ku Fatmir Mediu firmos, Delijorgji zbaton, 26 banorë vdesin

Udhëtim në tokën e askujtJemi gjyqi i Albin Kurtit me gjykatës

ndërkombëtare që në fundjavë shkoj-në në restorantet tradicionale të Ko-sovës. Jemi kamarierët e kujdesshëm ndaj klientëve tek ndonjë restorant chic në Prishtinë, dhë në të njëjtën kohë jemi Moni dhe Arbeni. Jemi tak-sistë lindorë në New York, jemi i vetmi vend që nuk ka adresa por ka kryemi-nistër dhe kryetar opozitë, jemi Has-him Thaçë ashtu sikurse jemi Adem Jasharë. Jemi puthadorët e të huajve në 2010 ashtu siç jemi shkelmabythët e të huajve në ‘45. Jemi ish-komunistët, ish-pronarët, ish-ushtarakët, ish-feu-dalët, ish-ruajalistët, ish-marksisto-le-ninistët, ish-stalinistët... jemi ish-qyte-tarët.

Jemi vendi ku krimi nuk konsidero-het krim, ku Fatmir Mediu firmos, De-lijorgji zbaton, 26 banorë vdesin, jemi ata që nuk denojnë askënd, jemi ata që nuk bëjmë dot lidhjen mes këtyre fakteve. Jemi ata që në 30 metra katror kemi gjykatë, kryeministri, presiden-cë, ministri, kinema, oborr mbretëror, muzikë tallava dhe kufij akoma të pa-përcaktuar. Jemi nacionalshovinistë me dokumenta grekë, jemi minoritarë grekë me fotografinë e Enverit në mur. Jemi vrasës serialë për arsye xhelozie aty ku seksi konceptohet vetëm si ri-prodhim. Jemi tifozë të Milanit, Juves dhe Interit. Jemi prindër të përgjegj-shëm kur jemi fëmijë, dhe fëmijë në momentin qe bëhemi prindër, jemi

ushtarët e UçK-së pa uniforma në ‘96, jemi ata që veshëm uniformat e UçK në ‘99, pas bombardimeve të NATO-s. Jemi antarë të NATO-s, jemi trupat në Afganistan, Irak dhe Bosnje, jemi ushtria e pajisur me pandofla dhe me 18 helikopterë francezë. Jemi parajsa e tenderave jemi vendi më i varfër në Ballkan, ku është miniera më e madhe e arit për manipulatorët që merren me politikë. Jemi me kryeministër të majtë që bën politika të djathta, e me kryetar opozite socialist që bën politi-ka të djathta.

Jemi fshatarët që blejnë Mercedes 240 se kjo i duron rrugët tona, jemi rruga e kombit që kushton sa gjithë traktorët e Ballkanit. Jemi myslimanë,

Page 5: Gazeta Nr. 17

5e mërkurë 3 | Shkurt 2010 |

Në botën shqipfolëse të Ballkanit, shqipëria është i vetmi vend që ka zyrtarisht një të majtë të fuqishme politike. megjithatë ju mbeteni mjaft kritik ndaj politikës së majtë në shqi-përi dhe në botën shqipfolëse në për-gjithësi?

Ne nuk mendojmë kështu. Në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor Shqi-përia është i vetmi vend që ka një të majtë nominale, përkatësisht Partinë So-cialiste Shqiptare. Por në analizat që ne bëjmë, ç’prej disa kohësh, kjo parti nuk i përmbush kushtet për t’u quajtur parti e majtë. E fokusuar tek biznesi i madh (shpeshherë dhe korruptiv), e fokusuar tek klishe të padiskutueshme, siç është integrimi në struktura ndërkombëtare, e fokusuar tek marketingu mediatik bosh, kjo parti i ka harruar me kohë shtresat që do të duhej të përfaqësonte e majta. Në fakt mendojmë se kjo parti nuk ofron asgjë tjetër përveç paketës politike neo-liberale që ofron tashmë e djathta e Par-tisë Demokratike. Në shprehjet e saj po-litike Partia Socialiste nuk ka denjuar të ofrojë një program për elektoratin e saj, ajo ka thënë vetëm se gjithçka që bën PD-ja, PS-ja e bën më mirë. Pra në vend që ta konsiderojë si rrugë tjetër politikën e saj, Partia Socialiste e sheh si garë në të njëjtën rrugë me Partinë Demokra-tike, rrugë kjo e liberalizmit që tashmë po çon në monopolizim të ekonomisë, pushtetit edhe statusit social. Duhet thënë se pavarësisht asaj që shprehet rëndom nëpër media, Partia Socialiste tashmë është një piramidë pushteti autoritar, ku nuk pranohen kritikat, as tonat, që vijnë prej së jashtmi, as ato që vijnë nga vetë deputetët e PS, disa prej së cilëve kanë bërë thirrje për rikthimin tek principet e së majtës.

Sa i përket vendeve të tjera të banuara nga Shqiptarët, është e vërtetë që nuk ka parti domethënëse të majta. Por ama ka individë me formim të majtë, si në Shqi-përi, si në Kosovë e në Maqedoni, Mal të Zi apo Luginë të Preshevës. Ne po për-piqemi të të krijojmë kontakte me një pjesë prej tyre, në mënyrë që t’i japim zë dëshirës për një shoqëri të drejtë të një populli masivisht të varfër e të shfrytëzu-ar, por që ende nuk i kanë humbur vlerat e tyre të forta komunitare e kulturore, siç

janë shqiptarët.

Në një mënyrë, dekomunistizimi e ka dominuar debatin politik dhe intelektual gjatë këtyre njëzet vjetëve të paskomunizmit në Ballkan. aq më tepër që në vetëdijen kolektive shqiptare, ideologjia e majtë mbetet shpeshherë sinonim i represionit, për shkak të pushteteve të enver hoxhës në shqipëri apo të Tito-së në ish-Jugo-sllavi. sa është sot kjo trashëgimi pro-blematike për të majtën shqiptare?

Në perspektivën tonë proçesin e de-komunistizimit e kanë nisur dhe e kanë përfunduar vetë liderët pseudokomu-nistë që ju përmendët. Ne nuk mendoj-më se në Ballkan në vitet ’90 të shekullit të kaluar kemi patur një moment kur shoqëria ishte masivisht komuniste, përkundrazi, në analizën tonë shoqëritë ballkanase vijojnë të shfaqin individu-alizëm të theksuar, etnocentrizëm, kse-nofobi, mungesë të solidaritetit me të ngjashmin, dhe shpeshherë mungesë të vetëdijes politike e klasore. Kjo vjen për shumë arsye. Ama të thuash se një shoqëri e tillë ka nevojë për dekomuni-stizim është si të thuash që oqeani ka ne-vojë të jetë edhe më i lagësht. Shoqëria ballkanase në momentet që flasim sh-faqet masivisht pre e ideologjive, dhe ende nuk është në gjendje të reflektojë logjikisht përmes përfaqësuesve të vet. Ajo çka do t’i duhej kësaj shoqërie nuk është dekomunistizimi, por fillimi i arsyetimit politik mbi baza ideore. De-komunistizimi përbën veçse një slogan bosh, që nuk përmban kuptim e që për-doret vetëm për të mbuluar hapësirat e zbrazëta të retorikës politike në Ballkan, një etiketë më shumë në gadishullin ku diskutimi qëndron vetëm te etiketat e re-fuzon të shohë përmbajtjen.

Ky slogan, pra dekomunistizimi ka bërë demonizuar përfundimisht kon-ceptet e reformës agrare për shembull, një reformë agrare që ne mendojmë se duhet diskutuar e duhet ndërmarrë urgjentisht. Gjithashtu është shndërruar në koncept të patrajtueshëm “koopera-tivizimi”, ndërkohë që kooperativizimi në baza vullnetare komunitare do të ishte zgjidhja e vetme për mbijetimin e ndërmarrjeve të vogla agrare në kushtet

e një tregu të pamëshirshëm global. Për shkak të “dekomunistizimit” në Shqipëri nuk flet dot më për planifikimi ekono-mik, nuk flet dot më për arsim e shën-detësi publike, nuk flet dot më për pronë të përbashkët. Të gjitha këto pengesa në diskursin politik vijnë pikërisht prej për-dorimit të pavend të këtij slogani ideolo-gjik të pushtetit të sotëm, të këtij pushteti që për synim të vetëm ka pasurimin e vetvetes.

Jeni kritik ndaj disa koncepteve të politikës dominuese shqiptare, për-

fshirë edhe atë të “integrimit” dhe të “tranzicionit”?

“Integrimi” e “Tranzicioni” janë gjit-hashtu slogane politike të keqpërdorura. Pas tyre fshihet pamundësia për të me-naxhuar ekonominë, pamundësia për të justifikuar varfërinë e mungesën e zhvillimit, pamundësia për të shpjeguar se pse Ballkani gjithnjë e më tepër po kthehet në periferi, madje në geto. Është e vërtetë që njëzet vjet më parë Ballkani ishte i shkëputur nga Europa, sidomos ekonomikisht, dhe është e kuptueshme dëshira e të gjithëve, dhe e jona, që vendet tona, Shqipëria, Kosova e rajoni të kenë mundësinë të afrohen me këto vende të Europës Perëndimore. Por ajo çka ndodhi është që gjatë këtyre vjetëve distanca është rritur. Ballkani tashmë ka një ekonomi specifike, krejt të ndryshme nga ajo e vendeve europiane, një ekono-mi getoje, ku mbizotëron informaliteti e

varfëria. Pikërisht për këto arsye, ne mendoj-

më që “Integrimit” para se t’i thuhet PO ose JO, i duhen shqyrtuar mënyrat si edhe pasojat. Pra ne mendojmë që hapat e Shqipërisë drejt integrimit duhet të jenë të matura, të menduara mirë, të balancuara, transparente, pluridimen-sionele, reciproke (sepse duhet kup-tuar që integrimi duhet të jetë proçes i dyanshëm, e jo vetëm proçes që i përket njërës palë) e mbi të gjitha duhet të jenë qartësisht beneficiente për popullin shqiptar, përndryshe “Integrimi” rrezi-kon të jetë thjesht një eufemizëm.

Tranzicioni gjithashtu është një eufe-mizëm. Shpesh flitet se ekonomia shqip-tare është në tranzicion, prej një ekono-mie të centralizuar komuniste, drejt një ekonomie liberale të tregut të lirë. Kjo nuk është e vërtetë. Shqipëria e ka për-funduar tranzicionin e saj dhe tashmë është një ekonomi tipike europianolin-dore, e zotëruar nga klane gjysëm të errëta, një ekonomi informale, me tipare mafioze. Një ekonomi e cila fatkeqësisht margjinet i ka shumë më të mëdha se sa ç’mund të mendohej në 1991, kur plot shpresë shqiptarët filluan të ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë.

keni krijuar gjithashtu një institut, që përpos tjerash, merret edhe me përkthimin e disa prej autorëve të huaj të pabotuar në gjuhën shqipe për shkak se siç thoni, nuk i “lejon tregu” shqiptar. pse kjo censurë?

Instituti Antonio Gramshi merret me botimin e studimeve apo materialeve të shkruara nga bashkëpunëtorët tanë, por edhe me përkthimin e autorëve të huaj që ne mendojmë se duhet të mbërrij-në në dorën e lexuesit shqiptar që ka interes për politikën e majtë. Përveç të tjerave ky institut ka në plan të nisë disa projekte për krijimin e një atmos-fere funksionale sindikaliste në Shqipëri (duhet kujtuar se sindikatat aktuale janë tërësisht disfunksionale, të kapura nga politika dhe të braktisura nga anëtarët e tyre). Gjithashtu ne jemi të fokusuar tek krijimet e grupeve studentore, dhe tek aktivitetet me ta.

Sa i përket autorëve që ju përmendni, nuk bëhet fjalë për çensurë të mirëfilltë,

por bëhet fjalë për keqformimin tek i cili ka çuar “tregu liberal i librit”. Kështu au-torë të mëdhenj të filozofisë, ekonomisë, artit e kulturës botërore nuk përkthehen në shqip, jo se nuk i lejojnë, por sepse “nuk ka treg për ta”, pra nuk do të shites-hin. Mirëpo ne jemi të përkushtuar që të mos i dorëzohemi kësaj situate, pasi nuk na pëlqen aspak pasoja që po shohim, librari të mbushura me libra të verdhë e rozë, ndërsa nëpër aulat e universiteteve diskutimi zhvillohet gjithnjë ekskluzi-visht mbi librin që ka patur mundësi të lexojë lektori.

Cilat janë planet e juaja të ar-dhshme?

Planet tona në këto ditë të para kanë të bëjnë me stabilizimin e aktivitetit të Institutit Antonio Gramshi, lidhja e kon-takteve me institute të ngjashme të majta në rajon, në Europë, dhe pse jo në ven-de të tjera, shkëmbimi i eksperiencave e literaturës. Kjo do të na ndihmonte së tepërmi në zhvillimin e botëvështrimit tonë, ndërkohë që mendojmë se edhe ne kemi diçka për të përcjellë, prej rea-litetit që përjetohet në vendet e banuara nga Shqiptarët.

Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë botimin e “GAZETA”, lexuesit e të cilës shtohen përjavë, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, por edhe më gjerë sajë vendosjes online të artikujve tek blogu jonë www.saktivista.com (në shqip).

Këtë vit Instituti Antonio Gramshi planifikon të nisë një seri tryezash të rrumbullakëta që do të trajtojnë poli-tikisht tema të rëndësishme të lidhura me zhvillimin e ekonomisë, shoqërisë, kulturës, urbanizimit etj. tryeza ku do të ftohen specialistë, politikanë nga parti të ndryshme si dhe mediat. Qëllimi i këtyre tryezave është që të niset diskutimi mbi çështje më përmbajtësore se sa etiketat boshe që përmendëm më sipër, si dhe që të bëhet i ditur qëndrimi i Institutit Antonio Gramshi.

Në një qëllim final, Instituti Antonio Gramshi do të mbështeste krijimin dhe zhvillimin e çdo lloj strukture politike apo shoqërore që do të kishte një filozofi shprehimisht të majtë, në lidhje me pro-blemet politike, ekonomike e sociale që po përjeton shoqëria jonë.

kristianë, ortodoksë, bektashinj, pro-testantë, baptistë, jemi dështimi i Che Guevarës në Angola dhe dështimi i revolucionit kulturor në lushnjë. Jemi udhëheqësit shpirtërorë të gjysmës së liderave afrikanë dhe latino ameri-kanë, jemi dështimi i zgjedhjeve, mos-hapësit e mëdhenj të kutive.

Jemi vrasës me pagesë dhe pa pa-gesë, jemi pensionistë që kanë ndër-tuar hidrocentralin dhe ujësjellësin e tani me një pension 80 mijë lekësh paguajnë ujë e drita që kushtojnë 100 mijë lekë. Jemi tragjedia neo-liberale e 30% me një dollar në ditë, ndërko-hë që vetëm buka që kushton 1 dollar. Jemi krenarë, luftëtarë, militaristë, in-dividualistë. Jemi ushqyer me patate që ishte dhe bukë dhe gjellë, jemi ata që në restorante patatet i marrim dhe me makarona. Jemi ata që besojnë tek shteti, pikërisht kur na mungon, jemi institucionalë, dashamirës të korrup-sionit dhe adhurues të Berlusconit.

Jemi Ali Ahmeti në xhami, Arbër Xhaferri në libra filozofie, kemi shoqëri civile paraprakisht, pa e ndërtuar më parë shoqërinë. Jemi dështimi i so-ciologjisë dhe triumfi i tregut të lirë. Jemi dashuria e madhe e kapitalizmit pa dashnor, jemi subjekte interesante për të gjithë ata që vijnë nga jashtë për të bërë fotografi. Jemi indigjenët e rinj, plotësuesit e ethshëm të stere-otipeve perëndimore, jemi të gjithë pro luftës në Irak, kemi keqardhje pse s’po fillon dhe në Iran.

Jemi Lasgush Poradeci, Fatos Lubo-nja, jemi të gatshëm për revolucion por nuk e dimë se kur do të ndodhë. Ndërkohë jemi duke ushqyer push-tetin me të fundit palca kurrizore të mbetura. Jemi tigra në Bengal, jemi pro ngrohjes globale dhe kundër shfrytë-zimit nga afendikotë grekë. Jemi për liberalizimin e vizave, pa patur asnjë dysh në xhep për të udhëtuar. Jemi të vetmet qenie njerëzore të vërteta

në këtë kontinent fals, jemi banorët më të vjetër me popullsinë më të re në Ballkan, jemi zotëruesit me pahir të territorit që na përket, jemi territo-rialë me riprodhim në bazë kuotash, jemi të vetmit që kanë gjallë nënat heroina, por që e përdhosim përditë nënën Shqipëri, jemi bathorja, kullat e Fidelit dhe stadiumi Qemal Stafa. Jemi pronarë me tapi të një territori që nuk ka ndarë akoma pronat. Jemi engel-sianë dhe tradicionalë në të njëjtën kohë, jemi territor i lirë, jemi vendi ku krimi nuk konsiderohet krim, por jemi të vetmit që mund të ndryshoj-më, përshtatemi dhe të rifillojmë duke harruar gjithçka që ndodhi. Do të jemi tmerri i atyre që sot pushtetin e ushqejnë me frymën dhe me votat tona, jemi subjektet e reja politike, jemi partia e vetme politike në një sh-tet ku për parti ka firma ndërtimi. Jemi një telefonatë larg suksesit, jemi para-militarët e progresit.

Page 6: Gazeta Nr. 17

e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 6

Avni Zogiani

Më kujtohet një takim në Shën Ste-fan të Malit të Zi verën që shkoi, ku isha thirrur ta mbaja një prezantim në Asamblen Parlamentare e NATO-s. Në ktë takim kishte parlamentar nga shtete të ndryshme anëtare ose par-tnere të NATO-s, përfshier këtu edhe parlamentar të Dumas ruse. Ky takim, që kishte diku rreth 100 pjesmarrës kishte edhe parlamentarë e zyrtarë nga Kosova e Shqipëria. Ajo që ka-rakterizoi këtë takim ishte fakti se parlamentarët rus morën rolin e de-noncimeve për krimet ndaj serbëve në Kosovë duke qenë se ekipi i parla-mentarëve serb u desh të ktheheshin në Beograd për ta votuatr qeverinë atkuale të Serbisë.

Diskutimet e të pranishmëve, kurdo që flitej për Kosovën ishin ose neutrale (si ata të Malit të Zi e Maqedonisë) ose përplot me akuza sidomos mbi faktin se politika e Kosovës po vazhdon të mbahet peng nga strukturat e krimit të organizuar (Rusia e Italia). Pjesa tjetër e diskutimeve kishin të bënin kryesisht me cështje të sfidave kon-krete të shteteve të Ballkanit dhe dis-kutuesit rrallë zinin në gojë integrimin evropian. Këto diskutime (sidomos tek parlamentarët e përfaqësuesit e shoqërisë civile të Malit të Zi, Bosnjes e Shqipërisë) fokusoheshin sidomos rreth mbisundimit të ligjit në këto sh-tete. Vetëm përfaqësuesit e Kosovës fillonin e mbaronin me përsëritjen e pjesëve të kritereve për integrim evropian, sado që përfaqësues të Ko-misionit evropian kurdo që flisnin për integrimin e rajonin përsërisnin se për Kosovën është tepër heret të flitet për integrim.

çka po dua të them? Të gjitha ven-det e rajonit janë më brenda procesit të integrimeve evropiane sesa Koso-va dhe i kanë më imanente të gjitha kriteret për ktë proces. Mirëpo, vetëm kosovarët janë ata që vazhdojnë t’i përsërisnin frazat mbi integrimet evropiane. Zyrtarët kosovar në vazh-dimësi e kanë parë integrimin në BE ekskluzivisht si një aspekt teknik dhe e kanë ndarë pothuaj se tërësisht këtë rrugë nga zhvillimet tjera strukturore sidomos zhvillimin institucional dhe administrativ. Nuk ka shtet në rajon që i ka punët më keq në të dy këto aspekte sesa Kosova, por në të gjitha takimet ndërkombëtare ku kam qenë pjesëmarrës me ministra kosovar më së paku ata kanë folur për këto sfida që janë esenciale për integrim.

Duke qenë se në cilindo aspekt punët i kemi si mos më keq, integrimet evropiane thjesht i kemi shndërruar në mentalitet e shpesh edhe në bi-

Obsesionimi me kriteret e BE-së për integrim ashtu si janë dhënë në letër është mungesë e guximit për t’u përballuar me realitetin

Si përkthehen kriteret e integrimit evropian në praktikë?

znes. Biznes edhe të politikës, edhe të shoqërisë civile, edhe të teknikëve të rinj që kanë mbaruar studimet evro-piane. Flitet për kriteret që i kemi në letër dhe edhe kur flitet për sfidat me të cilat ndeshemi në praktikë si luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsio-nit, ekonominë, ndërtimin institucional dhe kapacitetet administrative, këto të gjitha preken vetëm si nocione e jo në substancë. Pra, si të ishin marrë vesh, edhe politikanët, edhe teknicienët e rinj, edhe pjestarët e shoqërisë civile, stërfokusohen në aspektet teknike të integrimit evropian vetëm pse thjesht kjo është qasja që nuk prek interesin e askujt.

Në këtë takimin e Asamblesë Parla-mentare të NATO-s, ka qenë moment i nder kur ish-komandanti italian i forcave të KFOR-it, Fabio Mini, nxo-ri fotografitë e shumicës së liderëve kosovar, të cilët sipas tij s’ishin ve-cse kriminelë. Të gjithë mezi prisnin prezantimin e ministrit të brendshëm Zenun Pajaziti që do të pasonte së shpejti. Ministri, prej të cilit prisnim të jepte ndonjë lloj përgjigjje ndaj asaj që tha Mini, lexoi një prezantim të pa-ra-përgaditur që fliste kryesisht për aspektin teknik të integrimeve evro-piane. Natyrisht që kishte të befasuar me këtë qasje. Ministri në fund tha, ju ftoj të vini në Kosovë për të parë për-parimet, hëngri një drekë dhe iku pa u futur fare në diskutimet e zjarrta që po bëheshin për tre ditë me radhë në këtë takim.

Qasje e ngjashme shihet gjithmonë në Kosovë kur diskutohet për integri-met evropiane. Në një emision në RTK të premten mbrëma ishin të ftuar disa të diplomuar në studimet evropiane, numri i të cilëve në Kosovë po bëhet seriozisht i madh. Më duhet të rrëfe-hem se këto studime i kam mbaruar edhe vetë. Me një kompetencë të

plotë e them që për secilin njeri me-satar kriteret e integrimit evropian në formën si shtrohen në marrëveshjet e stabilizim-asocimit dhe dokumentave tjerë për një njeri mesatar duhet mak-simumi një javë studime për t’i mësu-ar nëse jo për mendësh pjesët më të rëndësishme, atëherë për ta quajtur veten të përgaditur për të diskutu-ar mbi to gjithsesi! Do pak kohë dhe bëhesh një njohës i bukur dhe kom-petent i integrimeve evropiane, por do punë, guxim e sakrificë ta kuptosh se si përkthehen këto kritere në prak-tikë. Do mundohem shkurt t’i inter-pretoj kriteret kryesore të bashkimit evropian në kuptimin praktik.

Një nga sfidat që përmendet sh-karazi nga “njohësit” e integrimeve evropiane në këto diskutime është reforma në gjyqësi. Kur flitet për re-formën në gjyqësi zakonisht mendo-het në nxjerrjen e një liste të ligjeve, ose kapjen e një apo dy peshqëve të mëdhenj për korrupsion. Asnjëherë nuk zihet ngoje se kjo në të vërtet kër-kon një qasje shumë më fundamen-tale. Ky aspekt adresohet me reforma edhe në politikë dhe kërkon para së gjithash një qëndrim të shoqërisë ndaj tërë asaj që ndodhi në Kosovë para dhe mbas lufte dhe sidomos kër-kon një përballim serioz me agjenden e administratave ndërkombëtare në gjyqësi. Ta zëmë, nuk ka as që mund të ketë reformim të gjyqësorit pa u përballuar me faktin se mosha mesa-tare e gjyqtarëve e prokurorëve është mbi 60 vjet dhe se një pjesë e mirë e tyre, në funksione të larta, kanë bishtin e zënë ose për shkak të pjesëmarr-jes në përndjekje e gjykime politike ose për shkak të involvimit direkt në korrupsion e krime ekonomike. Ky sektor nuk po reformohet sepse nuk ka një vullnet politik, thonë “njohësit” e integrimeve evropiane. E vërtet,

por është edhe tjetra e anë e kësaj të vërtete. Nga procesi i riemrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve politika kosovare ka hequr dorë tërësisht dhe kjo bëhet ekskluzivisht nga ndërkom-bëtarët. Po ndërkombëtarët pastaj e bëjnë këtë proces simbas kërkesave të veta. Për shembull, një nga kriteret e përcaktuara nga ata është që, për të qenë pjesë e sistemit gjyqësor, secili kandidat duhet të ketë 12 vjet punë të pandërprer si gjykatës ose prokuror. Më dhemb shumë kur e di se një nga prokurorët më të përgaditur nuk do ta kalojë procesin për shkak se ka refu-zuar të punojë në kohën e Milloshe-viqit dhe nuk i bën dot 12 vjet përvojë pune.

Një tjetër sfidë që është identifikuar si term nga “njohësit” e integrimeve evropiane është ekonomia. Kërkesa që të kesh kapacitet për ta përballu-ar konkurrencen në BE është një nga kushtet e rëndësishme për integrim. Kosova ka varfërinë më të thellë në ra-jon, ka një kuotë krejtësisht paradok-sale të analfabetizmit, ka një proces gërryes të pasurive publike nëpër-mjet politikanëve të korruptuar ose të shitur tek kompanitë e huaja. Ka një proces privatizimi të prirë tash dhjet vjet nga një i vetmi njeri (ministri i eko-nomisë dhe finansave) që diti vetëm të djeg ndërmarrjet kosovare dhe ta fusë Kosoven në marrëdhënje haraqi me kompani të huaja. Kosova nuk e ka iden si të hedh një hap të vetëm për zhvillim ekonomik. Kosova nuk ka një vlerësim objektiv të aseteve të saja publike. Ekonomia e ndërmarrjeve të vogëla e të mesme po ngulfatet, në ndërkohë që kompanitë publike po përgaditen të shiten për një çmim mi-zerabël sepse janë zhvlerësuar qëlli-misht nga korrupsioni dhe kontratat e dëmshme të nënshkruara në emër të tyre nga menaxherë politikë. Pra, Ko-

sova praktikisht nuk ka ekonomi.Sfida tjetër është ndërtimi i një

hapësire të vetme ligjore në tërë terri-torin e Kosovës. Kurdo që flitet për ktë nga “njohësit” e integrimeve evropi-ane, ndodhë një kolp dhe iu prehet fjala, si t’i kapte ata ndonjë ngërç diku nga fundi i barkut. Asnjëri nga ta nuk e thotë atë që mendon për veriun sepse e dijnë mirë se çkado që thonë lidhet direkt me marrëdhënjet e tyre me ndërkombëtarët. Këtu ata zakonisht ngelin pa fjalë dhe kalojnë nëpër një mbërdhezje në fytyrë që tregon qar-tazi që diçka iu vlon në bark. Po s’e marin asesi guximin ta thonë atë që mendojnë, asnjëherë!

Sfida tjetër ka të bëjë me nivelin e të ashtuquajturës politikë e lartë, që përgjithësisht nënkupton situatën rreth misionit të BE-së dhe statusit. BE-ja, që nuk ka një konsensus rreth statusit, dmth si e tillë nuk e pranon pavarësinë, ka një mision të sundimit të ligjit brenda. Jo vetëm që BE-ja nuk e ka iden ku po e çon Kosovën duke qenë se nuk po e trajton dot qëndri-min e Serbisë, por shpesh duket se as që ka një qasje të sinqert ndaj Koso-ves dhe kjo po shihet në rezignimin e komponentes së saj për mbisundimin e ligjit për t’u përballuar me rastet e rënda të përfshierjes së politikës në krim, rezignim që po e shkëmben me stabilitetin politik dhe mbajtjen e sta-tus quos në praktikë, gjë e cila arrihet vetëm me politikanë të korruptuar e inkriminuar.

Këto janë sfidat e vërteta për in-tegrimin e Kosovës në BE. Kriteret e shkruajtura në letra, në të cilat kanë humbur rrugën teknicientët “njohës” të integrimeve evropiane, janë një mënyrë tjetër e emrimit të këtyre sfi-dave, një eufemizëm që mbulon mun-gesën e guximit për tu përballuar në praktikë me këto kritere. Kur flasim për këto sfida, nuk duhet të mendojmë në kritere për integrim evropian, por për ndërtimin e një shteti demokratik, sovran dhe me mbisundim të ligjit e me llogaridhënje. Ne do të integrohe-mi me automatizëm në momentin kur do të ndërtojmë institucione që funk-sionojnë, ekonomi të qëndrueshme, rend dhe ligj, arsim që i përngjan së paku standardeve rajonale. Nëse nuk përballohen në këtë mënyrë me sfi-dat që e presin Kosoven, “njohësit” e integrimeve evropiane do të humben në teknicialitete dhe do të bëhen të obsesionuar nga leximi i kritereve të BE-së duke u shkëputur kështu tërësisht nga realiteti. Do të ngelin mediokër të përhershëm.

*Autori është bashkëthemelues i Organizatës ÇOHU!

Page 7: Gazeta Nr. 17

7e mërkurë 3 | Shkurt 2010 |

Nese Ne kete hapesire Nuk do te shohesh reklameN e taci oil, agNa group, BmW, uet apo kujtdo kompaNie tjeter,ruaje kete territor te lire.

(Vijon nga faqe 2)

Arbër Zaimi

...e përdornin për të trembur fëmi-jët në darkë. E pra, ja që po këta vo-tues paskan “dashur” që aleanca të krijohet dhe të prosperojë.

Nuk duhet shumë për të kuptuar hendekun që krijohet mes të vërtetës së përditshme dhe realitetit virtual që shprehin politikanët nëpër gaze-ta. Dështimi logjik bie në sy sidomos kur për të sjellë në vëmendje premti-met trashanike politikanët i referohen nëpër shkrime apo fjalime “njeriut mesatar”, të cilin gjithnjë e takojnë ose duke pirë ndonjë kafe dhe ky vjen e i pyet “po hë more bir, si do t’i bëhet hallit të Shqipërisë”, ose e takojnë duke udhëtuar nëpër Shqi-përi, në ndonjë vend të humbur e të varfër, ku ky njeriu mesatar lë kaz-mën, vjen te politikani dhe i qan hallin për hudhrat që sivjet s’po rriten aq të shëndetshme sa herët e tjera. Pas pyetjes fillestare të “njeriut mesatar” vjen përgjigjja, e cila përbën vetë shkrimin apo fjalimin e politikanit që luan një lloj teatri fiktiv me vetveten, bën sikur dikush e ka pyetur, dhe më pas i përgjigjet me fjalët “popullore” që do të donte të dëgjonte dikushi i fantazuar.

Ka një sharlatanizëm pas përdorimit të “popullit” apo të “njeriut mesatar” si justifikues në retorikën politike, që përveçse përbën një dështim logjik skandaloz, mund të sjellë (dhe shpe-shherë sjell) regres sa i përket men-taliteteve dhe dinamikave politike. Dështimi logjik qëndron në faktin se shumë prej çështjeve etike (por edhe teknike, apo politike) anashkalohen duke pretenduar që nuk kuptohen nga masat, a thua se po u krijoka një pushtet teknicienësh në Shqipëri që qeverisin me masat injorante pa kup-tuar me to. Pyetjeve mbi programin e Partisë Socialiste, apo mbi aleancën PD – LSI (që të vazhdojmë me shem-bujt e fillimit) nuk u jepet përgjigje as sot e kësaj dite, ndërsa edhe ngjarjet e aktualitetit shpehherë trajtohen si përralla, përshembull nuk do të dihet kurrë nëse ka fajtor politik për kri-zën ekonomike, nëse ka përgjegjësi politike për përmbytjen e shkatërri-min e pronës së mijëra shqiptarëve, apo nëse ka përgjegjësi politike për disfunksionalitetin e institucioneve të legjislativit, apo korrupsionit të gjyqësorit. Sa herë që ngrihen çështje

Politika shqiptare ka nevojë për individë që të dinë të artikulojnë logjikisht

kur Politika i fshihet LogjikësSiç e do “Populli”, apo Vox Natio

të tilla përgjigjja është gati, dhe është shabllon “Këto janë çështje tekni-ke, dhe nuk i kupton publiku”. Mirë këto, që qenkan çështje teknike, po e çuditshmja është që këtij publiku nuk i flitet as për mënyrën se si do të zgjidhen problemet e bujqësisë, se si do të menaxhohet transporti urban, apo se si do të mbërrihen standartet e gjelbërimit nëpër qytete, pra nuk i flitet as për problemet që e prekin drejtpërsëdrejti, pasi nuk i kuptoka. Sjellja e politikanëve është ofendu-ese, dhe aspak e justifikueshme. Së pari duhet kuptuar që “populli” nuk përbën assesi një masë homogjene intelektualisht apo profesionalisht, së dyti duhet kuptuar që është më e vlefshme ngritja e nivelit të debatit, se sa përshtatja me mediokritetin. Marr-ja si shabllon e ndonjë njeriu të pain-formuar apo të prapambetur natyrisht që do ta çojë argumentimin dhe reto-rikën në regres.

Megjithatë për shumicën e politika-nëve shqiptarë duket se pak rëndësi ka diskursi politik, apo niveli i debatit, në fund fare veprimet e tyre karakte-rizohen nga një konsistencë që të lë të kuptosh se nuk e kanë hallin tek “populli”. Në të vërtetë fshehja pas “popullit” dhe pas nocioneve të tjera abstrakte e të papërcaktuara ndodh

vetëm për arsye të shmangies së për-gjegjësive dhe fshehjes të paaftësive, gjë që bie në sy dukshëm sidomos në rastin e atyre që dështojnë, që në vend që të analizojnë arsyet e humbjeve të tyre politike, i bien shkurt duke kraha-suar veten e tyre me ndonjë makinë luksoze që dëmtohet tek ecën në rru-gët me gropa të mentalitetit vendas.

impoNimi i NDërkomBëTarëve, apo vox iNTer NaTio

Ndërkombëtarët në njëzet vjetët e fundit do të kishte qenë më mirë t’i kishim quajtur Mbikombëtarë. Për ar-sye të ndryshme, herë të justifikuara e herë jo, janë ndërkombëtarët ata që vënë vulën për shumëçka në Shqi-përi. Shumë mund të argumentojnë se nuk ka asgjë të keqe në këtë gjë, pasi sa herë kemi dashur t’i “vulosim” vetë gjërat ato kanë shkuar keq, argu-ment që qëndron në rast se mbështe-tet me kulturën e munguar institucio-nale e politike të shqiptarëve. Mirëpo ndërkombëtarët, me ose pa dashje kanë ndikuar për keq në proçesin e demokratizimit, ashtu siç nuk e ka pritur shumica e shqiptarëve në mi-rëbesimin e përgjithshëm që rrethon çdo gjë të jashtështetshme në kitsch kulturën tonë politike.

Ajo çfarë ndodh është që klasa po-

litike shqiptare (pa bërë përgjithësim absolut, e kam fjalën për shumicën e saj), ashtu siç shfrytëzon popullin për të justifikuar veprimet e veta trasha-nike, po njësoj shfrytëzon ndërkom-bëtarët në përpjekjen e saj për të anashkaluar diskutimin mbi proble-met reale të shqiptarëve. Kështu mund të justifikohet mungesa e hetimit tran-sparent për zgjedhjet (pra hapjes së kutive) nëpërmjet kërkesës së “ndër-kombëtarëve” për afrim të palëve, kështu mund të justifikohet negociata jo transparente për kufijtë detarë (që bie era dhurim), kështu mund të justi-fikohet mungesa e subvencionimeve për ekonominë latente të fshatrave e qyteteve. Kështu madje mund të justi-fikohet dhe paradoksi i fundit, “revo-lucioni bosh” i Edi Ramës, që thotë se i njeh zgjedhjet, i njeh institucionet (se ia kërkojnë ndërkombëtarët) por nuk merr pjesë në to sepse nuk beson në to (kështu madje ka për t’u justifikuar edhe fundi i këtij revolucioni pa thelb). Të gjitha këto janë “veprime politike” që ndodhin si pasojë e shtrëngimeve prej ndërkombëtarëve. Dhe që në këtë moment shndërrohen në tabu, në diskutime që as nuk mund të hapen.

Nga ana e politikanëve shqiptarë ndërkombëtarët përbëjnë një bekim, pasi ky subjekt gjysmëmitik kryen

disa funksione beneficiale. Së pari legjitimojnë vazhdimisht sharlataniz-min e klasës politike shqiptare me pohimet e tyre diplomatike “as mish as peshk”, së dyti ngushtojnë sovra-nitetin dhe fushëveprimin e politikës duke imponuar shtrëngime në emër të një integrimi për të cilin duket se nuk janë shumë entuziastë.

Ndërsa nga ana e vetë ndërkom-bëtarëve Shqipëria trajtohet në një mënyrë të çuditshme neo-kolonialiste. Konceptualisht dikotomia e përdorur gjerësisht nga vetë përfaqësuesit e vendeve perëndimore por edhe nga shqiptarët është “ndërkombëtarë” përballë “lokalëve”. Kjo dikotomi është një projeksion eufemik i men-talitetit kolonial që ndante “kolonët” nga “indigjenët”. Subordinimi i “lo-kalëve” ndaj “ndërkombëtarëve”, në një mënyrë ose në një tjetër natyrisht që ka pasoja në sjelljen e në kulturën politike. Në të vërtetë ndërkombëtarët ashtu si çdo subjekt tjetër i papërfshirë si protagonist ose si agonist në proçe-set tona duhen parë me syrin e anali-zës logjike, jo me atë të të vërtetës së padiskutueshme, pavarësisht qëllimit të tyre të mirë për të na “sjellë de-mokracinë”. Duhet mbajtur parasysh mirë që demokracinë francezëve, britanikëve apo amerikanëve nuk ua ka shpënë kush, se demokracia mund të gëzohet vetëm nga vetë populli që e fiton, ajo nuk mund të eksportohet apo importohet. Në këtë sens, do të qe mirë që ndërkombëtarët të trajto-heshin me gjithë respektin e duhur si miq, si partnerë dhe si këshillues, por jo si tutorë, si prindër apo si padronë politikë.

Përdorimi i popullit ose i ndërkom-bëtarëve si kategori imperative justi-fikuese, vullneti i të cilave qenkërka përmbi nevojën për mendim politik, apo përmbi logjikën nuk është gjë tjetër veçse një sjellje mashtruese që gjatë gjithë tranzicionit ka bërë të mundur kalimin nën rrogoz të sa e sa ndyrësive, ka bërë të mundur promo-vimin e politikanëve bosh, pa vlera e pa qëllime, ka bërë të mundur lëni-en në harresë të çështjeve jetësore të Shqipërisë e të shqiptarëve. Në të vërtetë politika shqiptare ka nevojë për individë që të dinë të artikuloj-në logjikisht, që të dinë të prodhojnë mendim politik, pa e gjetur legjitimi-min tek një popull i supozuar si men-djelehtë, apo tek ndërkombëtarët që flasin nga Olimpi që u kemi ngritur vetë ne.

Page 8: Gazeta Nr. 17

e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 8

Ishte mëngjesi i parë në Paraty. Fillimisht du-het të kishim kaluar për në Ihla Grande, një nga plazhet më të përkëdhelura pranë Rio de Jane-iros ku për shkak të reshjeve të javës së kalu-ar, një masë e madhe dheu qe ndarë nga kodra e atjeshme duke shkaktuar mbi 13 të vdekur. Atëherë nuk di nëse për respekt apo thjeshtë për të evituar nje atmosferë mortore kaluam direkt në objektivin e radhës, Paraty. Ose Parati. Ose Paratii. E shqipëtuar Paraçi.

Udhëtuam nga Rio de Janeiro në tre të pasdi-tes pasi biletat e mesditës ishin mbaruar. Auto-buzi pra nisej cdo tre orë. Tre orë që duhet të ishin kaluar në plazhet marramëndëse të breg-detit brazilian. Të dyja të bezdisura, të përgju-mura e me gjithë plackat në krahë, u lëshuam në pllakat e ftohta të stacionit të autobuzave e si të rinj të tjerë rreth nesh na zuri një gjumë i cili tra-zohej prej vështrimeve të padukshme të venda-sve, lodhjes fizike të akumuluar prej ditësh e një ankthi konstant për tu zgjuar në kohë qe na linte pa gjumë. Të nxira, me kacurela të shprishura e gërsheta kashte nëpër flokë, pak do të na kishin njohur në atë tokë të largët.

Udhëtimi zgjati katër orë. Alian e lija gjithmonë të pergjumur pranë dritares sepse më kishte

thënë, sigurisht me pak zgurdullim e shumë takt, se të tilla udhëtime ia levronin lehtë stomakun. Prapa nesh dy brazilianë përdornin një theks velës të shkronjës “r” me të cilin evitoja cdo bi-sedë e që përgjithësisht përdorej në rrethinat e kryeqytetit ose brëndësitë e kontinentit. Natyra e zhdërvjellët e zonës më mbinte në cdo qeli-zë dhe mpinte bisedën e tyre disonante duke kthyer gjithcka në pritje. Paraty ndodhej përpa-ra nesh e unë isha e paduruar.

Mbërritëm në Paraty. Vapë. Një qytezë e mirmbajtur e Portugalisë koloniale. Kalldrëmet pa anë, vijat e ujit nëpër të, catitë me tjegulla të trefishta që sipas traditës së kohës modelo-

heshin mbi kofshët e skllevërve afrikanë, flisnin qartë për arkiteturën me prejardhje portugeze. Nëpër rrugët e ngushta, ku makinat nuk lejohe-shin, ecnim si bretkoca prej pellgjeve të ujit, të cilët reflektonin pastër tre ngjyrat dekorative të qytezës; të kuqen, të bardhën e blunë. E purpur-ta e patjetërsueshme e muzgut sikur kthehej në afsh e na mbyllte sytë, ndaj me siguri këto detaje i vumë re më vonë, kur nuk qemë të këputura e kishim ku të flinim.

Qyteza gjatë mbrëmjes u transformua në një lum të madh me ndërtesa lundruse tri-ngjyrëshe e shumë drita. Një masë e madhe me turistë brazilianë e të huaj që nuk i kishim parë gjatë

pasdites përhapej përmbi pellgje e kalldrëm. Ritmet e sambës pershkonin rrugicat më shpejt se gjithcka tjetër. Në anët e kalldrëmit, të ulura përdhe aty ku s’arrinte drita kishin zbritur india-nët Guarani për të shitur produkte artizanale. Në shikimin e tyre horizontal sikur lexoje historinë e gjithë-një kulture.

[Në komunën e Paraty kane mbetur pothuajse 500 Ha tokë amtare Guaraní, ku indianët për-piqen me sensibilitetin e tyre natyror e artistik të rindërtojnë aspektet e jetës së tyre të më-parshme. Gjithsesi për shkak të degradimit të pyjeve të amazonës ku përfshihen këto toka, tas-hmë për autoktonët është vështirë të rivendoset harmonia e domosdoshme per ta me natyrën, faunën e florën. Emrat e fshatrave guaraní janë “Tekoas pora Marãey” që do të thotë “Guaraní I bukur dhe I përjetshëm” apo “Tekoas Sapukai”,” Guaraní ndihmues dhe solidar”. Në shtetin e Rios jetojnë rreth 500 indianë Guaraní të organi-zuar në tre komunitete motra, dy në komunën e Paraty e një në komunën e Angra dos Reis.]

E ulur në kalldrëm, një grua nga fshati Brakui me rreth 200 indianë Guaraní dallohej prej tur-

*Qyteza më jug-perëndimore e rajonit të Rio de Janeiros ndodhet në skajet e Bregut të Gjelbër, ku si aureola gjigande ngrihen deri në 1300 metra malet, ujëvarat e pyjet tropikale. Dikur në gjuhën Tupi zona quhej lumi i peshkut e ende sot Mugil brasiliensis1 vërshojnë nëpër ato ujra, megjithatë kolonizatorët portugez zgjodhën të adoptonin emrin e indianëve autoktonë Guaianás, Paraty.

Paratii*

Ani cheapichýtei upépe!

Page 9: Gazeta Nr. 17

9e mërkurë 3 | Shkurt 2010 |

mës nga ngjyra e lëkurës dhe anatomía karakte-ristike e fytyrës, ama kryesisht nga veshja tipike Guaraní. Për të mbijetuar shiste artizanate kur turistët pushtonin qytezën e kështu detyrohej të kalonte mbrëmjet e fjetur në rrugët e Para-ty. Ishte vërtetë e trishtë. Guaraníve i kishin co-pëzuar tokat, nëpërkëmbur kulturën e besimet shpirtërore e diskriminuar me gjeneracione në zonat urbane e bujqësore. Trashëgimia e tyre folklorike shfaqej e zvetnuar muzeumeve e gale-rive apo zvarritej në sa e sa parada karnevalesh, ndërkohë ata lypnin pak mbijetesë në rrugët e qytezës me shikimin e tyre horizontal, asnjëherë të nënshtruar e gjithmonë njerzorë.

U ulëm pranë një grupi sambe në rrugicën kryesore. Grupet e sambës ndryshe nga grupet e tjera janë frut i nje bashkveprimi interaktiv ku cdo brazilian i rradhës ofron dicka e zëvëndëso-het nga i ardhshmi. Pra ishte një grup i palimitu-ar dhe në transformim të vazhdueshëm.

[Samba është një valle braziliane me origjinë afrikane e elemente evropiane. Simbolizon kar-nevalet braziliane si dhe është ikonë e identitetit kombëtar. Samba Bahianiane në valle rrethore u njoh si Trashëgimi e Njerëzimit të UNESKO-s në vitin 2005 dhe është rrënja kryesore e kercimit kariok, tipik në Rio de Janeiro.]

Për momentin përballë nesh tre bukuroshë. Të gjatë, me lëkurë e kacurela të errta dhe na-tyrshëm pa asgjë mbi shpatulla, vërtitnin instru-mentat e drurit nga një dorë në tjetrën. Një grua e shëndoshë i binte tambureve me një buzagaz gati surreal. Sytë e zgurdulluar dhe një buzëqe-shje e madhe e bardhë lëviznin ritmikisht nga lart poshtë nën sfondin e lëkurës prej mulate-je. Një tjetër, më e moshuara, me një fustan blu te zbardhëllyer lëvizte këmbët si kallamar. Kjo masë qe e rrethuar nga ngjyra pafund e një au-reolë buzëqeshjesh, të cilat sikur të merrnin sytë e gjithcka të dukej e shumfishuar.

U ulëm të darkonim. Porositëm caipirinha, kokteilin vëndas, dhe një antipastë tradicionale me bazë susuru, një midhje braziliane e gatuar në furrë që servirej brënda një guacke, e cila na kërciti dhëmbët meqë fillimisht nuk ishim në djeni të saj. Ndërkohë tamburët e parë të Mara-katusë pushtuan ritmet e sambës e cila pak nga pak u shpërbë në një tingull të shurdhët.

[Marakatu është një manifestim kulturor i mu-zikës popullore të zonës Pernambuco që përfs-hin 27 unitete federale në verilindje të Brazilit. E shfaqur në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë, përbëhet nga perkusion tamburësh që dikur shoqëronte procese mbretërore. Marakatu u kri-jua si një kritikë ndaj gjykatave portugeze gjatë kolonializimit.]

Marshimi i Marakatusë atë natë pershkroi gji-thë fshatin nga kisha “ Igreja de Nossa Senhora do Rosario” deri në “Capela de Senta Rita”. Në fakt marshimi, spontan dhe i pavetëdijshëm, ngjante krejtësisht simbolik. Kisha e pare qe ndërtuar nga skllevërit afrikanë ndërkohë e dyta kishte qënë eskluzivisht për elitën e skllevërve të liruar. Ndaj nën ritmet mistike afrikane sikur përjetuam atë natë gjithë historinë e trishtë të atij gjurmimi.

Tingulli i tamburëve sikur shpërndahej bash-kë me një aromë bimësh afrikane që të mpinte trurin. Pak nga pak na u lëshuan truprat në lëvi-zje më të sigurta. Kur një grumbull i madh njerë-zish ishte mbledhur në pjacën perballë kishës, tingulli i tamburëve sikur u bymye e filloi të na joshte në forcën dhe vetbesimin e syve që kri-jojnë miqësi të shpejta. Muzika filloi të na prekte

deri poshte lëkurës, na gërvishte e na tërhiqte duke na lënë të zhveshura, akoma më të ekspo-zuara dhe të paturpshme. Turma u kthye gradu-alisht në një masë atomesh në vlim. Muskujt na lëviznin deri në stërmundim . Të gjithë ishim aq pranë sa mes mungesës së ajrit dhe dëshirës për të qënë akoma më pranë mund të kishim lëshu-ar një ulërimë të lagësht për ti nxjerrë gjithë ato spazma prej trupit. Ishim lëshuar si të humbur në erë e poret na lëngëzonin paturpshëm . Atmos-fera na mbante aq pranë sa skishte më vend, is-him një vakum mishi më zemrat e gufuara, me qafat e shtriqura e gishtat e këmbëve përpjetë.

Në fund të gjithckaje të gjithë u shtrimë në buzë të liqenit. Pas tamburëve, të gjithë ishim të heshtur si peshq. Diku shikoheshin yjet, diku bëhej një bisedë me zë të ulët, diku një miqësi e re derisa pak nga pak pjaca u boshatis e unë me Alian mbetëm me një grup brazilianësh, njëra prej të cilëve kishte vizituar Shqipërinë.

Të nesërmen u ngritëm të lodhura nga gërr-hitja zhurmuese e italianit që ndante me ne dho-mën e hostelit. U ngritëm herët për të shijuar plazhin që na patën thënë se ishte i mrekullue-shëm. Unë me Alian spo merreshim vesh mirë atë periudhë. Ajo sapo ishte bërë pjesë e asaj aventure e unë isha pranë fundit. Ishim dy karak-tere të njëjta në dy ritme të kundërta. Sidoqof-të pasi ajo flinte e unë zgjohesha, ajo zgjohej e unë lahesha, ajo lahej e unë ushqehesha, ajo ushqehej e unë e prisja, u nisëm për në Jabaqu-ara, plazh pak më i izoluar se plazhi i portit. Pas

njëzet minutash ecje nën diellin e ekspozuar arritëm në një zhgënjim, që si gjithmonë erdhi i papritur.

Nga reshjet deti ishte baltë. Gjurmuam gjithë bregun e Jabaquaras për një breg të kthjellët. Mulatët qenë shtrirë e fërkoheshin mes rërës. Shumë prej tyre shplaheshin në ujë, disa kthehe-shin nga banjot e baltës në fundin e gjirit akoma më të zinj dhe me buzëqeshje tejet të zbardhu-ra. Së fundmi u ulëm diku. Alia s’u fut asnjëherë në det. Unë eca rreth njëzet minuta në thellësi konstante deri në brez, komplet e neveritur me një ndjenjë pasigurie nëpër këmbë. Prej vapës së madhe që sna linte as të merrnim frymë, u zhvendosëm në hijet e restorantin perballë.

Nën palma vapa ishte disi më e durueshme. Pas një bisede të shkurtër me banakierin na sollën dy ara kokosi me pipë, dy maracujá, kallamarë dhe aipim të fërguar. Aipimi ishte një rrenjë, dicka mes patates dhe bananes, ushqim tipik shoqërues në ato zona. E mbyllëm drekën me caipirinhat, që ishin nga më të mirat meqë Paraty njihej për prodhimin e Cachaça.

[Cachaça është produkt i distilimit të lëngut të thartuar nga kallamët e sheqerit dhe ka nje përqindje alkolike nga 38% - 80%. Eshtë pija al-kolike e distiluar më tipike në Brazil gjithashtu e njohur si Aguardente pinga, caninha. Në Brazil konsumohen reth 1.5 miliard litra në vit dhe reth 15 milion jashtë vëndit ku përdoret pothuajse ekskluzivisht si një përbërse e caipirinhas]

Dhe pse të zhgënjyera meqë qe mesdita e fundit në Paraty, dreka na shijoi pamasë. Në plogështinë e pasdrekës, sikur duke kërkuar të evitomin cdo temë që mund të gjeneronte kon-flikt, komentonim të dyja një vogëlushe mulate me një fundshpinë të bukur e ca sy ulliri, që na vështronte sikur të ishim nga tjetër planet. Në mënyrë konstante i kthehesha banakierit për cdo dyshim apo kërkesë: A mund të na i ndante arat e kokosit në dysh, a mund të na sillte një lugë, a kishte ndonjë plazh të bu-kur aty rrotull, cfarë ishte aipimi, a kish në guzhinë ndonje aipim, si mund të shkonim në ujvarat e fshatit, a kishin varkë për të parë ishujt, a mund të na sillte llogarinë. Me llogarinë banakieri solli, sic na qe bërë ritual, dhe një pro-pozim të papritur. Kësaj rradhe e pranuam, me pasiguri por sidoqoftë me kuriozitetin e buzaga-zin e dikujt që i paraqitet një rrugëzgjidhje apo një aventurë.

Your browser may not support display of this image. Propozimi ishte të na shoqëronte ai me motorcikletën e tij në ujvarën e Jabaquaras. I thashë se ishim dy. Tha se s’kishte problem dhe ta prisnim dy minuta. Erdhi, me një palë pan-tallona të shkurtra ngjyrë bari, dhe syze të errta. Ai, unë në mes, Alia pas meje. I vura duart rreth trupit të mireformuar në mënyrë të cuditshme. Ishte dhe opsioni për tu mbështetur në gjunjët e Alias, por unë zgjodha përqafimin zviceran. Një shtrëngim midis detyrimit dhe dëshirës për ta falenderuar e një sforcimi për të mos i shtuar asnjë spikatje emocionale ngjarjes.

Ai udhetim me motorcikletë ishte nga mo-mentet më të bukura në Brazil. Udhëtonim të tre në shoqërinë e njëri-tjetrin pa asnjë shtirje, duke shijuar prezencën e heshtur dhe të nevojshme të dikujt pranë. Pyetjet ishin të thjeshta, pa takt dhe me një sinqeritet prej fëmijesh. Rreth nesh ngri-hej xhungla, ca rrugë me gropa dhe një aromë dehëse. Të tre ishim të qeshur. Herë pas here shikoja Alian tek ia merrte flokët era dhe ajo me shtrëngonte më fort belin sikur të më siguronte se më kishte fort ne zemer. U lëshova në kurri-zin e banakierit, duke parë xhunglën me grimca fëmijërie nëpër sy. Para nesh shtrihej një pano-ramë që të linte pafrymë. Ishte nga ato momente kur natyra zgjedh të të zbulojë sekretet e saj të fshehura e ti me sy te lagësht arrin ti shohësh e je i gatshëm të emocionohesh. Mua sytë mu mbyllën e shtrirë në një rrafsh të lëmuar guri, ndërsa Alia e banakieri zbulonin një mijë e një mënyrat sesi mund të mirkuptohen dy njerëz me asnjë të përbashkët.

Mbasdite shkuam të vizitonim shtëpinë e tij. Në oborr ishte e bija, nje mulate e hijshme jo më shumë se shtatë vjec, e cila jetonte me mamanë pjesën më të madhe të kohës, por me sa duket jo të dielave. Ishte dhe Pantera, një qen mulat, tre mace, disa pula dhe një kanarinë, që cuditërisht ishte e vetme. Arritëm në orën shtatë kur ritua-lisht pihej kafeja. Ishte kafe e zezë në një termos bojëqielli që na e shërbeu mamaja e tij bashkë me bukë dhe margerinë. Ajo grua kish rritur shtatë meshkuj. Njëri prej tyre kishte sy bojqi-ellë dhe lekurë të zbardhur, që fliste qartë për rracën e tij të kryqëzuar. Kushedi cfarë jete kish patur ajo grua.

Atë natë me Alian bëmë Tarot tek një zonjë me flokë të gjatë e të zinj, tipike argjentinase. Isha e bindur se sdo të ma gjente të shkuarën dhe smë zhgënjeu. Gjithsesi na provokoi mendime. Tridhjetë reais më konfuse shkuam për të dar-kuar. U ulëm në restorantin e një rrugice të zbra-zur që me siguri egzistonte vetëm të dielave. Atë natë folëm për gjithcka dhe e fundit gjë që me kujtohet është një përqafim përballë portit.

Page 10: Gazeta Nr. 17

e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 10

nga Peter Hallward

Nëntë ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Haitin në 12 janar 2010, është tashmë e qartë se faza fillestare e ope-racionit të ndihmës drejtuar nga SHBA iu është përshtatur tri tendencave the-melore që i kanë dhënë formë rrjedhës më të gjerë të historisë së ishullit ko-hët e fundit. Ka ndërmarrë prioritete dhe strategji ushtarake. Ka mënjanuar udhëheqësit dhe qeverinë e vetë Haitit, dhe ka injoruar nevojat e shumicës së atij populli. Dhe ka vepruar në mënyra që thellojnë hendekun tashmë pikëllues midis të pasurve dhe të varfërve. Gjithë këto tendenca nuk janë thjesht të lidhu-ra, ato janë përforcuese të njëra-tjetrës. Po këto tendenca do të vazhdojnë të qeverisin edhe përpjekjen e pashman-gshme për rindërtim, nëse nuk ndër-merret një veprim politik i papërkulur për t’iu kundërvënë atyre.

IHaiti nuk është vetëm një nga ven-

det më të varfra në botë, por edhe një nga vendet më të polarizuara dhe jo të njëllojta në pabarazitë e veta për sa i përket pasurisë dhe eksesit ndaj push-tetit politik. 1 Një klikë e vogël familjesh të kamura dhe me lidhje të rëndësishme vazhdon të dominojë vendin dhe eko-nominë e tij, ndërkohë që më shumë se gjysma e popullsisë së tij, sipas FMN, mbijetojnë me një të ardhur familjare prej rreth 44 qindarkash amerikane në ditë. 2

Skamja masive është bërë shumë herë më e ashpër në dhjetëvjeçarët e fundit. Duke filluar që në vitet 1970, “rregullimet” neo-liberale të imponu-ara nga ndërkombëtarët dhe masat e rrepta më në fund ia arritën të bënin çka asnjë qeveri haitiani nuk e kish bërë qysh prej fitimit të pavarësisë në 1804: në mënyrë që ta vënë vendin në rrugën drejt “zhvillimit ekonomik”, ata i kanë zbuar një numër të madh fermerësh të vegjël prej tokës së tyre duke i çuar në lagjet urbane të varfra e të dendura. Një pakicë e vogël e këtyre refugjatëve të brendshëm mund të jenë aq me fat sa të gjejnë një punë në një nga sweatsho-pet që paguajnë rrogat më të ulëta në rajon. Këto rroga për momentin shkojnë mesatarisht 2 ose 3 dollarë në ditë; në terma realë ato vlejnë më pak se një e katërta e vlerës së tyre në 1980.

Elita e vockël haitiane ia detyron pri-vilegjet e veta përjashtimit, shfrytëzimit dhe dhunës, dhe vetëm dhuna ua mun-dëson mbajtjen e tyre. Për shumicën e shekullit të kaluar, forcat ushtarake dhe paraushtarake të Haitit (me sasi domet-hënëse mbështetjeje nga SHBA) ishin në gjendje t’i ruanin vetë këto privile-gje. Mirëpo, përgjatë viteve 1980, filloi të dukej sikur shtypja ushtarake lokale të mos bënte më për këtë punë. Një mo-bilizim popullor masiv e i guximshëm (i

njohur si Lavalas) arriti kulmin në 1990 me zgjedhjen me një numër dërrmues votash të teologut të çlirimit Jean-Ber-trand Aristide si president. Një mori e madhe njerëzish të zakonshëm filluan të merrnin pjesë në sistemin politik për herë të parë, dhe siç kujton politologu “e zuri paniku klasën sunduese. I trem-bej të jetuarit në afri të ngushtë me la populance dhe u ngujua në barrikada kundër Lavalas.” 3

Nëntë muaj më vonë, ushtria u mor me këtë kërcënim publik në mënyrën e sanksionuar nga koha, me një grusht sh-teti. Gjatë tre viteve në vijim, rreth 4,000 mbështetës të Aristides u vranë.

Sidoqoftë, kur SHBA më pas e lejoi Aristiden të kthehej në tetor 1994, ai ndërmori një hap të habitshëm dhe pas-hembullt: ai hoqi/shfuqizoi ushtrinë që e kishte rrëzuar. Siç vuri në pah avokati të drejtave të njeriut Brian Concannon (drejtor i Institutit për Drejtësi e Demo-kraci në Haiti) disa vjet më vonë, “është e pamundur ta nënvlerësosh impaktin e kësaj arritjeje. Është quajtur zhvilli-mi më i madh i të drejtave të njeriut në Haiti që prej emancipimit, dhe është gjerësisht popullor.”4 Në 2000, elekto-rati haitian i dha Aristides një mandat të dytë të pakalueshëm kur partia e tij (Fanmi Lavalas) fitoi më shumë se 90% të vendeve në parlament.

IIMë shumë se çdo gjë tjetër, çka ka

ndodhur në Haiti që prej 1990 duhet të kuptohet si një sqarim progresiv e kë-saj dikotomie bazike – demokraci apo ushtrinë. Demokracia e papërdhosur ka mundësi që një ditë të lejë mbizotërimin

e interesave të shumicës numerike, dhe për rrjedhojë të sfidojë privilegjet e eli-tës. Në 2000, një sfidë e tillë u kthye në mundësi të vërtetë: fitorja dërrmuese e Fanmi Lavalas, në gjithë nivelet e qeveri-sjes, ngjalli mundësinë e një ndryshimi të vërtetë politik në një kontekst ku nuk kishte asnjë mekanizëm ekstra-politik të dukshëm – asnjë ushtri – që ta paran-dalonte.

Në mënyrë që të shmangte këtë re-zultat, strategjia kryesore e klasës të vo-gël sunduese haitiane ka qenë ripërku-fizimi i çështjeve politike të “stabilitetit” dhe “sigurisë”, në veçanti të sigurisë së pronës dhe investimeve. Numrat e thjeshtë mund t’i fitojnë zgjedhjet apo të mbështesin një lëvizje popullore, por siç e di gjithkush, vetëm një ushtri është e paji-sur për t’u marrë me pasigurinë. Miku i mi-rë-armatosur i Haitit, domethënë SHBA, e di këtë më mirë se kushdo tjetër.

Sapo u rizgjodh Aristide, një fushatë ndërkombëtare sistematike për ta fa-limentuar dhe destabilizuar qeverinë e tij të dytë parapriu një kryengritje paraushtarake dhe më tej një grusht shteti, dhe në 2004, mijëra trupa ame-rikane pushtuan sërish Haitin (siç bënë fillimisht në 1915) në mënyrë që të “ri-vendosnin stabilitetin dhe sigurinë” në “fqinjin e tyre ishullor të trazuar”. Një “mision stabilizimi” i OKB-së, i shtrenjtë dhe afatgjatë, me një personel prej 9000 trupash të armatosura rëndë morën përsipër punën e ndihmës për paqtimin e popullatës dhe kriminalizimin e rezi-stencës. Gjer në fund të 2006, me mijëra mbështetës të tjerë të Aristides u vranë.

Përgjatë vitit 2009, një qeveri haitiane e stabilizuar në mënyrë të përshtatshme

miratoi të ngulmojë për privatizimin e aseteve publike të mbetura në vend, 5 të vërë veton për rritjen e pagave mi-nimale në 5 dollarë amerikanë, dhe ta përjashtonte Fanmi Lavalas (dhe një sërë partish të tjera) nga pjesëmarrja në raundin e ardhshëm të zgjedhjeve legjislative.

Kur bëhet fjalë për sigurimin e sta-bilitetit, trupat e sotme të OKB-së janë qartazi një përmirësim i madh në kra-hasim me alternativën e vjetër indigje-ne. Kur gjërat bëhen aq të pastabilizuara sa edhe toka fillon të dridhet, sidoqoftë, ende asgjë s’e mund siguruesin kryesor të botës për paqe dhe siguri.

IIIFill pas tërmetit të 12 janarit 2010,

mund të jetë dukur e vështirë të kun-dërshtoje argumentet në favor të lejimit të ushtrisë amerikane, me “aftësinë e saj logjistike të pashoqe”, për të marrë de facto kontrollin e një operacioni ndihme kaq masiv. E lodhur nga shtypi negativ në Irak dhe Afganistan, koman-dantët amerikanë gjithashtu u dukën të kënaqur për këtë mundësi të papritur për t’i riemërtuar forcat e tyre të arma-tosura si engjëjt e mëshirës. Si zakonisht, qeveria haitiane u udhëzua të ishte mi-rënjohëse për çdo lloj ndihme që mund të merrte.

Kjo ndodhi përpara se komandantët e SHBA-së të fillonin – ditën pas goditjes së tërmetit – ta zhvendosnin ndihmën prej zonës së fatkeqësisë.

Sapo forca ajrore amerikane mori nën kontroll hapësirën ajrore haitia-ne, të mërkurën në 13 mars, ata hapur i dhanë përparësi fluturimeve ushta-rake përkundrejt atyre humanitare. Edhe pse shumica e raportimeve nga Port-au-Prince theksuan nivele mahni-tëse durimi dhe solidariteti në rrugë, komandantët amerikanë bënë që frika për trazira popullore dhe pasiguri të ishte shqetësimi i tyre parësor. Priori-teti i tyre numër një ishte të shmangnin që zëdhënësi i Marrëdhënieve me Pu-blikun i Komandës Speciale të Forcave Ajrore Amerikane (Ty Foster) ta quante një tjetër “përpjekje për Somalinë” 6 – që do të thotë, mesa duket, një situatë në të cilën një ushtri amerikane e turpëruar edhe njëherë të rrezikonte të humbiste kontrollin e një misioni “humanitar”.

Sidoqoftë, siç e parashikuar shumë vëzhgues, këmbëngulja e komandan-tëve amerikanë për ta parandaluar këtë rrezik duke privilegjuar armët dhe ushtarët përkundrejt doktorëve dhe ushqimit ka arritur vetëm të ndihmojë provokimin e ndonjë shpërthimi të ra-stësishëm nga vetë trazirat që kishin si qëllim të përmbanin. Në mënyrë që të grumbullonin një sasi mjaftueshëm të madhe ushtarësh dhe pajisjesh ushtara-ke “në terren”, Forca Ajrore Amerikane i ndryshoi kursin një morie avionësh me furnizime emergjence prej Port-

au-Prince. Midis të tjerëve, fluturimet e Programit Botëror të Ushqimit u kthyen mbrapsht prej komandantëve amerika-në të enjten dhe të premten, “në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të zbrit-nin trupa dhe pajisje, dhe të largonin amerikanët dhe të huajt e tjerë në një vend të sigurt” siç raportoi New York Times. 7

Shumë fluturime të ngjashme patën të njëjtin fat, deri në fund të javës. Vetëm Médecins sans Frontières (Mjekët pa Kufij) iu desh të shihte t’i ktheheshin mbrapsht të paktën pesë ngarkesa avioni me furnizime mjekësore. 8 Të shtunën në 16 janar, për shembull, “pa-varësisht prej garancive të dhëna nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, një avion mallrash i Mjekëve pa Kufij që mbartte një spital kirurgjie me ajër nuk iu lejua të zbriste në Port-au-Prince dhe u ridrejtua për në Samana, në Republikën Domenikane”, duke e vonuar ardhjen e tij edhe për 24 orë të tjera. 9 Të hënën vonë në 18 janar, Mjekët pa Kufij “u ankuan se një nga avionët e tyre që mbartte 12 ton paj-isje mjekësore ishte kthyer mbrapsht tri herë nga aeroporti i Port-au-Prince që prej të djelës,” pavarësisht se kis-hin marrë “garanci të vazhdueshme se mund të zbritnin”. Në atë pikë një grup doktorësh të Mjekëve pa Kufij në Port-au-Prince idhin “detyruar të blinin një sharrë në treg dhe të vazhdonin amputi-met” mbi të cilat varej jeta e pacientëve të tyre. 10

Teksa komandantët amerikanë iu vunë rivendosjes së sigurisë duke grumbulluar një trupë prej 14, 000 ma-rinsash, banorët në disa zona më pak të sigurta të Port-au-Prince shpesh filluan të mbesnin pa ushqim e ujë. Në 20 janar njerëzit që flinin në një nga kampet e re-fugjatëve më të mëdhenj e më të lehtë për t’u futur në qendër të (në Champs Mars) i thanë shkrimtarit Tim Schwartz, autor i librit Travestizmi në Haiti, botu-ar në 2008, se “asnjë ndihmë nuk kish-te ardhur; gjithçka po shpërndahet në një anë tjetër të qytetit”, nga ambasada amerikane.”11 Reporteri i Telesur Reed Lindsay konfirmoi në 20 janar, plot tetë dit pas tërmetit, se lagjja periferike e varfëruar, Carrefour, që ndodhet në jug-perëndim të Port-au-Prince, dhe që ishte dhe më e afërta me epiqendrën e tërmetit, ende nuk kishte marrë ndonjë ushqim, ndihmë apo ndihmë mjekëso-re. 12

Mark Doyle i BBC-së zbuloi të njëjtën gjë në një lagje periferike lindore (që ishte dhe më pak e prekur). “Shtëpitë e tyre janë shkatërruar, nuk kanë ujë të rrjedhshëm, çmimi i ushqimeve është dyfishuar, dhe nuk kanë parë as edhe një zyrtar qeverie apo punonjës të ndi-hmës së huaj që prj rënies së tërmetit.” Përmbledhtazi, Doyle vuri re se “për-gjigjja ndërkombëtare ka qenë pak a shumë patetike. Disa nga agjencitë e

Haiti nuk është vetëm një nga vendet më të varfra në botë, por edhe një nga vendet më të polarizuara

Sigurimi i Fatkeqësisë në HaitiVetëm pas plot një jave që prej tërmetit filluan furnizimet

Page 11: Gazeta Nr. 17

11e mërkurë 3 | Shkurt 2010 |

Ardit rada

Më 28 qershor, ditën e zgjedhjeve, në komisionin e qendrës së votimit u përballa me pesë surretër të njohur si fqinjë të mirë dhe të këqinj. Pavarësisht moshës time të re, njëri prej tyre nuk përtoi të më drejtohet me zë të lartë “Hë komunisto, se ju jeni mësuar dhe me rradhën, ç’na hyn serbes-serbes?”. Deri në atë moment ja kisha taksur votën Partisë Socialiste se kisha dëgju-ar që është e keqja më e vogël por aty ndryshova mendim dhe iu drejtova fqi-njit që me të veten mendoi se bëri një batutë të zgjedhur: “S’do votoj jo, erdha të pyes a ka ndonjë parti të majtë në fletën e votimit apo jo?”. Burri në fjalë më pa egërsisht ndërsa komisionerja e PS më konfirmoi se PKSH nuk qen-kërkish kësaj here duke i vënë vulën se e majta ishte Partia Komuniste. Sapo ktheva majat nga thembrat po e njëjta grua më këshilloi të votoja për Partinë Socialiste. E pashë me dyshim një copë herë e më pas mora një stilolaps, një fletë që ma dhanë fqinjët e shndërru-ar në palaco dhe u vura kryq të gjitha partive. Të habitur nga ky akt publik dhe meqënëse nuk ishin në kohë të më frenonin, atëherë më pyetën pse e bëra këtë akt. U thashë se unë s’e ndaj dot të mirën nga e keqja e kushdo që të vijë, buka prapë 80 lek do kushtojë.

Mbaj mend që para zgjedhjeve të vitit 2005, Fatos Nano ishte gogol, ku-cedër, tartakut, vemje, gjakpirës, haj-dut, pijanec, rrugaç e të tjera plot. Nuk di asnjë rast më pas që të kemi gjetur diçka konkrete tek veset e tij, jo se s’mund të gjenim por se dora e tij u shtrëngua me të Berishës dhe Metës dhe s’e vuri njeri ujin në zjarr për tu marrë me të dhe po-pulli ynë thotë se kush mungon gjatë harrohet shpejt. Kështuqë Nano s’u duk më nga anët tona dhe u kthye në legjen-dë. Dij vetëm që dhashë voten time për të kontribuar në rrëzimin e Nanos dhe më pas erdhi Berisha, Rama dhe deklarata e Berishës se me Edi Ramën në opozitë ai rrin dhe 100 vjet në pushtet, gjë të cilën unë kam filluar ta besoj. Për mua Berishës

Një parti që ka si elektorat mbi gjysmën e familjeve shqiptare dhe që opozitën e bën me Saimir Tahirin dhe Olta Xhaçkën, të më ndjeni për shprehjen, por as ma ngre dhe as ma ul

mbi bojkotin dhe të tjerët...

nëse ai i madhi në qiell i jep edhe 100 vjet jetë, ai e mban pushtetin jo me dhunë dhe vjedhje po me aftësi si udhëheqës i fortë i një shteti të dobët. E mban si opozitar i fortë i një politikani të dështuar. Si krye-ministri i disa shtetasve që s’kanë shtet dhe të disa frikacakëve që kanë në dorë partinë dhe elektoratin më të madh. Që kanë varur në brez celësat e disa bizne-seve të suksesshme.

Sa herë Rama përmend bojkotin mua më vjen ndërmend bojkoti i mjeteve të transportit publik që zezakët e Ameri-kës me në krye Roza Parks, organizuan dikur. Sa herë që Rama flet për të dalë në shesh deri në përmbysjen e qeveri-së, mua më kujtohet Gandhi me revolu-cionin e tij paqësor. Sa herë që Rama flet për parti përtej të majtës dhe të djathtës unë sjell ndërmend laburistët britanikë por gjithmonë var turinjtë sepse nuk e shoh të arsyeshme një “Third Way” kur s’ka një rrugë të dytë që detyrimisht duhet të mbajë emrin “E majta”.

Një parti që ka si elektorat mbi gjy-smën e familjeve shqiptare dhe që opo-zitën e bën me Saimir Tahirin dhe Olta Xhaçkën, të më ndjeni për shprehjen, por as ma ngre dhe as ma ul. Sot Edi Rama unë po shkruaj për herë të parë mbi çështjen e zgjedhjeve dhe me lluk-

sin që më ofrojnë dhjetëra mundësi botimi, jam i bindur që ti po e lexon këtë shkrim. Në të kundërt gënjefsha unë veten dhe ti mua siç ke bërë prej vitesh.

Ti Edi Rama nuk je as burrë i papunë dhe as grua e ve. Ti nuk je as i humbur dhe as humbës; as karrem dhe as pe-shk; as hajvan e as lepur; as jashtëtokësor e as brënda orbite. Ti nuk je as Stalin dhe as Hitler; as Gandhi dhe as Mugabe; as Gadafi dhe as Barak Obama. Ti s’je as kompiuter dhe as torno; as Uzina Elektro-Mekanike në Durrës, as plasmasi i Lush-njës, as artistikja “Migjeni”, as roman dhe as Kur’an.Ti s’je as banor i Gërdecit, as i përmbytur në Shkodër, as i vdekur në mi-nierat e Bulqizës, as i zhvarrosur në Kosinë, as emigrant i vrarë në kufi, as polic i rënë në krye të detyrës, as ushtar në izolim dhe as homoseksual në një shoqëri diskrimi-nuese. Të gjithe të sipërpërmendurit janë më të mirë se ty. Ti s’i afrohesh askujt.

Kur Gandhin e pyetën se si ua mbus-hi mendjen indianëve të ulen në shesh për të protestuar në mënyrë paqësore ai u tha se indianët deri në atë kohë rrinin nëpër shkallët e shtëpive tërë ditën kot. Atëherë ai u vajti e u tha; Rrini që rrini ulur këtu, pse nuk vini të ulemi bashkë tek ajo rruga aty?

Ne po rrijmë kot Edi. Disa nga pa-punësia e disa nga mosbesimi. Na ul diku ose na ngri në këmbë, na jep diçka për të bërë. Je i vetmi që ke diçka në dorë për popullin opozitar që ta nxjerrësh nga ba-taku. Duam apo s’duam ne, ti je!

Të lutem Edi, bëj diçka që të ngjasosh sadopak me ne, popullin. Bëna thirrje të sabotojmë shërbimet publike por jo Ku-vendin. Thuana të mos pagojmë energjinë elektrike që u rrit me mbi 30%, të mos paguajmë ujin që iu rrit cmimi me 40%, që të mos blejmë gazin që u dyfishua dhe të mos blejmë bukën e grurit që u shtua 20 lek më tepër. Na thuaj të bojkotojmë shfaqjet që nuk punësojnë aktorë ose universitetet private që punësojnë ish-ambasadorë dhe biznesmenë deputetë për të dhënë leksione mbi antikorrup-sionin dhe integrimin. Ta fshijmë TVSH nga televizori ynë apo të mos shkojmë në Festivalin e RTSH dhe me ato para që do kursejmë nga blerja e biletave, të krijojmë një festival paralel. Ja kaq i thejshtë është bojkoti. T’i cojmë arkës së shtetit zero lek që të bjerë. Të prod-hojmë krizë ekonomike që të heqim krizën politike dhe mungesën e shtetit ligjor e të ndërgjegjshëm. Për aq kohë sa politika është shprehje e koncentru-ar e ekonomisë, unë këtë shoh si boj-

kot. Jashtë çfarëdolloj modestie, nuk të skuqet fare faqja që unë me pak rreshta po jap me shumë shpresë se ti me vite të tëra në politikë? Bojkoti i parlamentit s’të ka hije se ti ke dhënë prova që s’e nxjerr qimen nga qulli për asgjë ndaj na e lër neve bojkotin. Sot kam nevojë për shpresë se peshku po qelbet nga koka dhe ti s’je gjëkundi. Nuk të kam votuar por të kam parë allatet dhe pallatet në fotografi gazetash dhe televizione dhe ti s’ke thënë një gjysëm fjale për ti përgë-njeshtruar se je i zhytur në çdo mocal të mundshëm.

Edi, kupto që nëse Fatos Nano ishte rrugaçi, pijaneci dhe bixhozciu që solli Berishën në pushtet, ti je i ndyri, egoisti, zhulaqi, morracaku, i paafti, fytyrëmuti, që solle Berishën dhe Metën sëbashku. Ti e rrite dhe po vazhdon ta rrisësh të keqen në kurriz të këtij populli. Unë kurrë nuk jam pajtuar me shkrimet kritike që të janë bërë apo me debatet që me demek ti ke dalë i humbur apo i suksesshëm. Familja dhe shoqëria ime besojnë këto që po të them unë në këtë shkrim; as më shumë dhe as më pak. Të lutem, a i ke 100 rrugeçër siç i ka Sali Berisha me mijëra? Aktivizoi të hedhin kryeministrinë në erë, të pushtojnë Gardën e Republikës, të vrasin kreun e Kuvendit, të arrestojne ministrat, të na marrin të keqen ne të tjerëve që s’na mbushet mendja se ti je i miri i të mi-rëve. Përse të mos i bejnë? Nëse drej-tësia nuk funksionon dhe ti mendon se kryeministri e të tjerë rreth tij kanë për-gjegjësi penale mbi dhjetëra vrasje të shqiptarëve të pafajshëm, përse populli me në krye ty të mos bëjë vetëgjyqësi? Mendon se nuk mund tu përgjigjemi me dhunë atyre që po na dhunojnë për-dite? Ke frikë se nuk të njohin ndërkom-bëtarët më pas nëse del i suksesshëm me të gjitha këto? Ato nuk po të njohin as tani që ti s’po bën asgjë veç bojko-tit të dështuar që në gjenezë. Dua të të nxis të bësh diçka të mirë ose të keqe përveç deklaratave për shtyp dhe ina-gurimit të lulishteve të nisura para tri vitesh. Bëj diçka dreqi e mori se kështu nuk rrihet.

ndihmës po punojnë shumë, por ka dy mënyra raportimi të këtyre lloj gjërave. Njëra është të shoqërohesh me agjenci-të e ndihmës dhe zëdhënësit amerika-në në aeroport, dhe do të dëgjosh gjit-hfarëlloj historish për atë që po ndodh. Një mënyrë tjetër është të vish vërdallë me makinë pothuaj rastësisht me njerëz të zakonshëm dhe të shkosh të shohësh se ç’po ndodh në vendet e zakonshme. Virtualisht në çdo zonë ku kam shkuar, njerëzit e zakonshëm thonë se unë isha i huaji i parë që kishin takuar.”13

Vetëm pas plot një jave që prej tër-metit filluan furnizimet me ushqime të emergjencës udhëtimin e tyre të avas-htë prej aeroportit të mbiquajtur për në

katërmbëdhjetë “pika shpërndarjeje të sigurta” në anë të ndryshme të qytetit. 14 Në atë pikë, dhjetëra mijëra banorë të Port-au-Prince kishin arritur në për-fundimin se s’do të vinte asnjë ndihmë, dhe kishin filluar të braktisnin kryeqyte-tin për të shkuar në fshat. Të dielën në 17 janar, korrespondenti i Al-Jazeera-s përmblodhi atë që shumë gazetarë të tjerë e kishin thënë gjatë gjithë javës. “Shumica e haitianëve kanë parë shumë pak ndihmë deri më tani. çka kanë parë janë armë, shumë armë. Makina me personel të armatosur shëtisin rru-gëve” dhe “brenda perimetrit të ruaj-tur mirë [të aeroportit], SHBA ka marrë kontrollin. Ngjan më shumë se Zonën e

Gjelbër në Bagdad sesa me një qendër shpërndarje ndihmash.”15 Më vonë, në të njëjtën ditë, punonjësi i logjistikës për Programin Botëror të Ushqimit Jarry Emmanuel konfirmoi se shumica e 200 fluturimeve që vijnë e shkojnë prej ae-roportit çdo ditë ende ishin të rezervua-ra për ushtrinë amerikane: “prioritetet e tyre janë të sigurojnë vendin. Tonat janë të ushqejmë.” 16 Të hënën në 18 janar, pavarësisht se sa zëdhënës të amba-sadës apo ushtrisë amerikane ngulnin këmbë se “ne jemi këtu për të ndihmu-ar” dhe jo për të pushtuar, qeveritë e vendeve aq të ndryshme sa Franca dhe Venezuela filluan ta akuzojnë SHBA-në për “zaptim” efektiv të vendit. 17

shëNimeT

1 Shih Pål Sletten dhe Willy Egset, Poverty in Haiti (FAFO, 2004), 9.

2 IMF, Haiti: Interim Poverty Reduction Strate-gy Paper (November 2006), 7.

3 Robert Fatton, Haiti’s Predatory Republic (Boulder: Lynne Rienner Publishers, 2002), 86-87, 83.

4 Brian Concannon, “Lave Men, Siye Atè: Ta-king Human Rights Seriously,” in Melinda Miles and Eugenia Charles, eds., Let Haiti LIVE: Unjust U.S. Policies Toward its Oldest Neighbor (Coconut Creek FL: Educa Vision, 2004), 92.

5 See for instance Jeb Sprague, “Haiti’s Cla-ssquake,” Haiti Analysis, January 19, 2010.

6 BBC Radio 4 News, January 16, 2010, 22:00GMT.

7 Ginger Thompson and Damien Cave, “Offi-cials Strain to Distribute Aid to Haiti as Violence Rises,” New York Times, January 17, 2010.

8 “Médecins Sans Frontières says its Plane Turned Away from U.S.-run Airport,” Daily Tele-graph, January 19, 2010.

9 “Doctors Without Borders Cargo Plane with Full Hospital and Staff Blocked from Landing in Port-au-Prince,” January 18, 2010.

10 “America Sends Paratroopers to Haiti to Help Secure Aid Lines,” The Times, January 20, 2010.

11 Email nga Tim Schwartz, Janar 20, 2010.12 “No aid [in Carrefour]. In the morning at UN

base they said they would distribute there, but it didn’t happen” (Reed Lindsay, Honor and Respect Foundation Newsletter), January 20, 2010, http://www.hrfhaiti.org/earthquake/). Cf. Luis Felipe Lopez, “Town at Epicenter of Quake Stays in Isola-tion,” The Miami Herald, January 17, 2010.

13 BBC Radio 4, News at Ten, January 18, 2010.14 Ed Pilkington, “We’re Not Here to Fight, U.S.

Troops Insist,” The Guardian, January 18, 2010.15 “Disputes Emerge over Haiti Aid Control,”

Al Jazeera, January 17, 2010.16 Ginger Thompson and Damien Cave, “Of-

ficials Strain to Distribute Aid to Haiti as Violence Rises,” New York Times, January 17, 2010.

17 “Haiti Aid Agencies Warn: Chaotic and Confusing Relief Effort is Costing Lives,” The Gu-ardian, January 18, 2010.

Page 12: Gazeta Nr. 17

e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 12

(Vijon nga faqe 3)

...Të njëjtët perëndimorë nuk hezituan të ndër-tojnë një operacion ushtarak për të detyruar presi-dentin Aristid, të zgjedhur sipas rregullave të Haitit, madje absolutisht mazhoritar në opinionin publik, të jepte dorëheqjen dhe të linte vendin. Pa përmendur që Hezbolla, jo më pak mazhoritar në Libanin Jugor, është konsideruar po aq organizatë “terroriste”. Në të katër rastet, ky mohim prej “demokracive” i vetë normave të tyre llogaritëse nxjerr në pah vërtetësinë e këtyre normave: përjetësimi i rendit të vendosur kapitalist dhe mbrojtja e këtij përjetësimi me luftë prej partish përfundimisht të padallueshme. Sepse ky është tamam haraçi i llogarive elektorale kur ato njëherazi imponohen dhe mohohen. Luftë civile dhe e huaj në Palestinë, luftë civile mizore në Algjeri, luf-të agresioni në Liban, mirëmbajtje me kujdes e disa zotërve të luftës në të gjithë kontinentin Afrikan. Gji-thë ç’provon se bota e konceptuar kështu nuk ekzi-ston në realitet. Ekziston një botë e rreme e mbyllur, që, me dhunë të pashtershme, mbahet e ndarë artifi-cialisht nga njerëzimi në përgjithësi.

Duhet përmbysur problemi. Nuk mund të shkohet nga një përputhje analitike mbi ekzistencën e botës tek veprimi normativ në lidhje me cilësitë e kësaj bote. Shprishja e kësaj përputhjeje, si çdo çarje e vërtetë nuk shpie tek veçoritë, por tek ekzistencat. Përball dy botëve artificiale dhe vrastare, për të cilat fjala e mallkuar “Occident” emërton ndarjen, duhet afirmuar që në fillim, si aksiomë, si parim, ekzisten-ca e një bote të vetme. Duhet thënë kjo frazë krejt e thjeshtë: “ekziston vetëm një botë.” Kjo frazë nuk është përfundim objektiv. E dimë se, nën ligjin mo-netar nuk ka botë të vetme për gratë dhe burrat. Ek-ziston muri që ndan të pasurit dhe të varfrit. Kjo frazë: “ka një botë”, është performative. Ne vendosim se kështu është për ne. Do t’i jemi besnikë kësaj fraze. Duhen nxjerrë rrjedhojat e ashpra dhe të vështira të kësaj fraze të thjeshtë.

Një rrjedhojë e parë, krejt e thjeshtë, ka të bëjë me njerëzit me prejardhje të huaj që jetojnë mes nesh. Punëtori afrikan i zi, që e shoh në kuzhinën e restorantit, ose marokeni që shoh të hapë një gropë në rrugë, ose gruaja e mbuluar që ruan fëmijët në kopsht: të gjithë i përkasin të njëjtës botë, botës sime. Kjo është pika qendrore. Aty përmbysim idenë mbi-zotëruese të bashkimit të botës përmes objekteve, shenjave dhe zgjedhjeve, ide që çon tek përndjekja dhe lufta. Njësia e botës është ajo e trupave të gjallë dhe veprues, këtu, tani. Duhet ta mbështes absolu-tisht provën e kësaj njësie: njerëzit që janë këtu të dallueshëm prej meje nga gjuha, veshja, feja, ushqi-mi, arsimi, ekzistojnë në të njëjtën botë, ekzistojnë si unë, krejt thjeshtë dhe kaq. Meqenëse ekzistojnë si unë, mund të flas me ta dhe, siç mund të ndodhë me të tërë, mund të ketë përputhje dhe përplasje. Por, me kushtin absolut se ata ekzistojnë tamam si unë, gjë që do të thotë në të njëjtën botë.

Këtu ndërhyn dhe vërejtja e dallimit mes kultu-rave. Dhe si ndodh? Ata janë të së njëjtës botë me mua? Bota jonë është bashkësia e tërë atyre për të cilët vlerat tona vlejnë realisht. Për shembull, ata që janë demokratë, ata që respektojnë gratë, ata që mbrojnë te drejtat e njeriut... Ata ekzistojnë në të njëjtën botë. Por, ata që kanë një kulturë kundër-shtare nuk i përkasin në të vërtetë botës sonë. Ata nuk janë demokratë, shtypin gratë, kanë kulturë barbare... Nëse duan të hyjnë në botën tonë, duhet të mësojnë vlerat tona; duhet të ndajnë vlerat tona. Fjala që i thotë gjithë këto gjëra është “integrim”; ai që vjen prej gjetkë duhet të integrohet në botën tonë. Që bota e punëtorit dhe bota e ne të tjerëve, zotërve të kësaj bote, të jetë e njëjta, duhet të bëhet, ai punëtori afrikan, i njëjtë me ne. Duhet të dojë dhe praktikojë të njëjtat vlera.

Presidenti aktual i Republikës franceze, Nicolas Sarkozy, u shpreh në kohën kur ishte kandidat dhe shefi më i lartë i policisë: “Nëse të huajt duan të rrinë në Francë, duhet ta duan Francën, ndryshe le të ikin që këtej.” Thashë me vete se duhej të ikja, sepse nuk

alaiN BaDiou

e sarkozisë

e dua aspak Francën e Nicolas Sarkozy-së. Nuk ndaj me të asnjë vlerë. Përkundër opinionit mbizotërues nuk e uroj nisjen e sforcuar të askujt, i kundërvihem të gjithë përjashtimeve. Megjithatë, nëse dikush du-het të përjashtohej, do të doja me gjithë qejf që ky të ishte Nicolas Sarkozy, apo dhe ministri i përjashti-meve, Hortefeux, dhe jo miqtë e mi afrikanë të stre-himeve të përkohshme. Është e qartë se nuk jam i integruar. Në realitet, nëse ju vendosni kushte që punëtori afrikan të jetë i së njëjtës botë me ju, e keni shkatërruar dhe braktisur parimin: “Ekziston vetëm një botë për gratë dhe burrat e gjallë.”

Filozofikisht të thuash: “ka vetëm një botë”, vlen njëlloj si të thuash se kjo botë është pikërisht në njësinë e vet bashkësi e identitetit dhe dallimit. Dallimet, në vend që ta pengojnë njësimin e botës, janë parimi i saj i ekzistencës. Këtë e quaj transhen-dentalin e një bote, që është dhe ligji i saj logjik imanent. “Një botë e vetme” do të thotë, se masa transhendentale e intensiteteve identifikuese, pra e dallimeve, është kudo e kapshme për të gjithë, dhe pikërisht sepse është e njëjta. Një njësi e tillë, që për të pasur të drejtën të figurojë aty, duhet të jetë iden-tike me të gjithë elementët që bëjnë pjesë në të, nuk do të mund të ishte një “botë”. Është vetëm pjesë e mbyllur e botës që e tejkalon dhe e shprish. Është – po t’i ktheheshim asaj që ëndërronte Fichte nën emrin “shteti tregtar i mbyllur” – kthimi i formave më barbare të nacionalizmit mendor. Edhe sensi komun e di që “duhet gjithçka për të bërë një botë”.

Ju do të më thoni se ekzistojnë megjithatë ligjet e vendit. Sigurisht. Por një ligj është absolutisht tjetër gjë nga një kusht. Ligji vlen barazisht për të gjithë. Ligji nuk përcakton kushtin që t’i përkasësh një bote.

Ai është thjesht një rregull provizor që ekziston në një rajon të botës unike. Nuk na kërkohet ta duam ligjin. Vetëm t’i bindemi.

Bota unike e grave dhe burrave të gjallë mund të ketë më së miri ligje. Por nuk mund të ketë kushte subjektive, ose “kulturore”, ekzistence në gjirin e vet. Nuk mund të kërkojë që, për të jetuar aty, të jesh si të gjithë të tjerët. Akoma më pak si minoritet i këtyre të tjerëve, për shembull të jesh si borgjezi i vogël i bar-dhë i “qytetëruar”. Nëse ka botë të vetme, të gjithë ata që jetojnë në të, ekzistojnë si unë, por nuk janë si unë, ata janë të dallueshëm. Bota unike është sak-tësisht vendi ku ekzistojnë pafundësitë e dallimeve. Bota është transhendentalisht e njëjta sepse të gjallët e kësaj bote janë të dallueshëm.

Po t’u kërkohet përkundrazi atyre që jetojnë në botë, të jenë të njëjtët, atëherë bota është ajo që mbyllet dhe bëhet, si botë, e dalluar nga një botë tjetër. Gjë që përgatit pashmagshmërisht ndarjet, muret, kontrollet, përbuzjet, të vdekurit dhe më në fund luftën.

Do të pyesim atëherë: këto dallime të pafundme nuk i rregullon asgjë? Nuk hyn asnjë identitet në di-alektikë me këto dallime? Ka vetëm një botë, shumë mirë. Po a do të thotë kjo se të jesh francez apo ma-roken që jeton në Francë, apo korsikan, apo breton, apo musliman në një vend me traditë krishtere, a është hiçgjë përballë njësisë së pamatë dalluese të botës së të gjallëve? Kuptojmë se transhendentali i botës unike mat dhe rregullon dallimet. Por a na duhet të mendojmë atëherë se qëndrueshmëria e identiteteve është pengesë për njësinë e botës. Kjo është një pyetje e mirë. Sigurisht pafundësia e dalli-meve është gjithashtu pafundësi e identiteteve. Le

ta shqyrtojmë pak se cila është dialektika e identi-teteve kur pohohet ekzistenca e një bote të vetme, pafundësinë e dallimeve të së cilës e mat një tran-shendental i vetëm.

Së pari, ç’është një identitet? Përkufizimi më i thjeshtë është: identiteti është bashkësia e trajtave, veçorive, përmes së cilave një individ ose një grup njehsohet me një grup si të jetë “ai vetë”. Por, ç’është “ai vetë”? Është ajo çka, përmes të gjitha veçorive karakteristike të identitetit, mbetet pak a shumë pan-dryshues [invariant] në indin e pafundëm të dalli-meve dhe ndryshimeve të tyre. Mund të thuhet pra se një identitet është bashkësia abstrakte e veçori-ve ku mbështetet invariaca. Për shembull, identiteti homoseksual është i bërë nga gjithë ç’lidhet me in-variancën e objektit të mundshëm të dëshirës; iden-titeti i një artisti është gjithçka në të cilën njehsohet invarianca e stilit të tij; identiteti i një bashkësie të huaj në një vend është ajo çka bën që të njehsohet përkatësia e tij: gjuha, gjestet, veshja, mënyra e të ushqyerit, etj.

I përkufizuar pra përmes invariantësh, identiteti i referohet dyfish dallimit. Së pari, identiteti është ajo çka dallon nga mbetja (identiteti statik). Së dyti, iden-titeti është çka nuk bëhet dallues (identitet dinamik). Mbas këtij përkufizimi qëndron dialektika e madhe filozofike mes Vetes dhe Tjetrit.

Nën drejtimin e hipotezës se ne jetojmë të gjit-hë në të njëjtën botë, mund të afirmohet e drejta e të qenit i njëjti (vetja), të mbahet dhe të zhvillohet identiteti. Nëse punëtori maroken ekziston si unë, ai mund të pohojë po ashtu se ka të drejtë, po si unë, të ruajë dhe të organizojë veçoritë invariante që janë të tijat, fenë, gjuhën e nënës, mënyrat e të luajturit apo të banimit, etj. Ai pohon identitetin e tij duke refuzu-ar shtrëngimin për integrim. Pra zhbërjen e kulluar dhe të thjeshtë të identitetit të tij për hir të një tjetri. Sepse këtë identitet tjetër, nëse ekziston në botë si dhe unë, ai nuk ka asnjë arsye a priori ta besojë më të mirë se të vetin. Kështu që, afirmimi identitar ka dy aspekte të dallueshëm qartë, në dialektikën e vetes dhe tjetrit.

Aspekti parë është dëshira që bërja ime të mbe-tet brenda së njëjtës (vetes). Pak a shumë si ajo që shprehte Nietszche: “bëhu ai që ti je”. Flitet për zhvillimin imanent të identitetit për një situatë të re. Punëtori maroken nuk do të braktisë atë çka ndërton identitetin e tij individual, familjar ose kolektiv. Por ai do të përvetësojë pak nga pak gjithçka, në mënyrë krijuese, në vendin e botës në të cilin gjendet. Kësh-tu që do të shpikë atë që ai është: punëtor maroken në Paris. Mund të thuhet se ai do të krijohet vetvetiu si lëvizje subjektive, që prej fshatarit maroken të ve-riut deri te punëtori i instaluar në Francë. Pa krisje intime. Por falë një bymimi të identitetit.

Mënyra tjetër për të pohuar identitetin është mo-huese. Ajo konsiston në mbrojtjen me ashpërsi se unë nuk jam tjetri. Dhe është shpesh e domosdoshme,

Në këtë numër po sjellim pjesën e fundit të “Tetë pikat e hershme” kapitulli IV i librit “De quoi Sarkozy est-il le nom?” të Alain Badiou-së. Dy pjesët e tjera të po këtij kapitulli mund t’i lexoni në numrat 15 dhe 16 të Gazetës

Page 13: Gazeta Nr. 17

13e mërkurë 3 | Shkurt 2010 |

për shembull kur Sarkozy kërkon integrimin autori-tar. Punëtori maroken do të afirmojë me forcë se tra-ditat dhe doket e tij nuk janë ato të borgjezit të vogël evropian. Madje do të theksojë trajtat fetare identita-re ose zakonore. Do t’i kundërvihet botës perëndi-more, epërsinë e së cilës nuk e pranon.

Së fundmi, brenda identitetit ka një përdorim të dyfishtë të dallimit. Një përdorim pohues: e njëjta (vetja) mbahet në fuqinë e vet dalluese. Është kri-jim. Një përdorim mohues: e njëjta (vetja) mbrohet kundër korruptimit të vet prej tjetrit. Ajo do të ruaj kthjelltësinë e vet. çdo identitet është lojë dialektike mes një lëvizjeje krijimi dhe një lëvizjeje spastrimi. Kjo dialektikë krijon në vende të ndryshëm të botës zhvendosje identiteti dhe dorëzime dallimesh, që dhe përbëjnë historinë e hapur të vetë vendit. Për të regjistruar një politikë emancipimi në kontekstin e vendeve – për shembull, vendeve në kuptimin e sh-teteve – metoda më e mirë është të pohohet së pari se ekziston vetëm një botë. Dhe se pasojat e bren-dshme të kësaj aksiome janë domosdoshmërisht veprime politike që mbështeten mbi padallue-shmërinë e dallimeve (indiferencën e diferencave), gjë që do të thotë: politika është operator për konso-lidimin e universalit që ndodhet në identitete. Mun-dem krejt saktësisht të flas me një punëtor maroken apo me një nënë të ardhur nga Mali mbi atë që mund të bëjmë së bashku për të afirmuar se ekzistojmë, si njëri dhe tjetri brenda së njëjtës botë, edhe pse nën identitete të dallueshëm.

Për shembull, në Francë, Organizimi politik dhe Grumbullimi i Kolektiveve të Punëtorëve Pa Letra hodhi, më 22 mars 2007, thirrjen për një ditë miqësie me të huajt. “Miqësia”, që mund të ketë edhe tone

të dyshimtë, sepse kërkon forma të dobëta të huma-nizmit të vjetër, është këtu fjalë politike. Miku është thjesht dikush që ekziston si i barabartë me ju, në të njëjtën botë me ju. Atë ditë, si njëri dhe tjetri, kom-bëtari dhe i huaji që jetojnë këtu, i hapën identitetet e tyre në përmasën e lëvizjes. Ata u grumbulluan për të thënë mënyrat e tyre të ndryshme të të qenit në të njëjtën botë. Së pari, kërkuan së bashku rrëzi-min e ligjeve të përndjekjes, ligjeve që lejojnë mure, ndalime dhe përjashtime. Ligjet që ia u lënë të hu-ajt policisë. Kërkuan që prania në Francë e miliona të huajve të bjerë nën idenë e thjeshtë se ata janë aty dhe se ekzistojnë si ne. Mjaft që të konstatosh, miqësisht, ekzistencën e tyre, ta rregullosh, ta kthesh në normale. T’u japësh letra të rregullta, mbi bazën e punës, studimeve të fëmijëve, sëmundjes së rëndë e të pamundshme për t’u mjekuar në Afrikë, nevo-jave familjare, rreziqeve politike. Gjithë ç’mund të bëhet krejt natyrshëm për njerëz që dihet se janë në të njëjtën situatë ekzistenciale si e jona. Njerëz të së njëjtës botë.

Në këtë itinerar kolektiv, ne bëjmë me “identi-tetet” planin e sprovës për përvojën politike dhe universalitetin e saj. Si perspektivë në botën e ve-tme, identiteti bëhet suporti i asaj që maoistët e qu-ajnë “shkëmbim përvoje”. Kush është rezident prej ngahera mëson prej “nomadit” se si shihet politika e vendit tonë kur ke ardhur prej gjetkë, dhe se si mendohet të marrësh pjesë në ndryshimin e saj; re-zidenti kalimtar, ose i vonshëm, mëson nga rezidenti i përhershëm se si provohet saktësisht prej kohe të gjatë ta ndryshojmë këtë politikë, dhe se si dihet vendi thelbësor i atyre që mbërrijnë në ardhmërinë e kësaj beteje. Që këtej dalin papritmas idetë e reja.

Por gjithashtu dhe format e organizimit ku dallimi mes të huajve dhe kombëtarëve nuk është më ope-rator ndarjeje, sepse është i nënvarur plotësisht në bindjen e përbashkët: ekziston një botë e vetme ku ne ekzistojmë barazisht dhe, në këtë botë, ekzistojnë identitete që mund të përbëjnë lëndën e një shkëm-bimi të dobishëm përvojash, mjaft që të ndajmë ak-sionet politike. Mund ta përmbledhim pra në katër pika itinerarin e mendimit tonë:

1. “Bota” e kapitalizmi të çmendur dhe de-mokracive të pasura është një botë e rreme. Duke njehsuar njësinë e botës vetëm për produktet dhe shenjat monetare, shumica e njerëzimit gjendet e hedhur në një botë “tjetër” të zhvleftësuar, nga e cila ndahemi me mure dhe me luftë. Në këtë kuptim, sot nuk ka botë.

2. Pra, të pohosh: ”ekziston vetëm një botë”, është parim aksioni, imperativ politik. Ky parim është gjithashtu dhe parimi i barazisë së ekzistencave në çdo vend të kësaj bote unike.

3. Parimi i ekzistencës së një bote të vetme nuk kundërthotë lojën e pafundme të identiteteve dhe dallimeve. Vetëm se kur bëhet aksiomë e aksio-nit kolektiv, ai bën që identitetet të vendosin përma-sën e tyre mohuese (kundërshtinë ndaj të tjerëve) në varësinë e përmasës pohuese (zhvillimin e vetes).

4. Për sa i takon ekzistencës së mijëra të huajve në vendin tonë, kemi tre qëllime: të kundër-shtohet integrimi persekutues; të kufizohen mbyllja komunitare dhe prirjet nihiliste që ajo prodhon; të zhvillohen virtualitetet universale të identiteteve. Artikulimi konkret i këtyre tre qëllimeve përkufizon pikën më të rëndësishme të politikës së sotme.

Mbi lidhjen intime mes politikës dhe çështjes së

të huajit, sot absolutisht qendrore, ekziston një tekst i habitshëm i Platonit. Është nga fundi i librit IX te Republika. Bashkëbisedues të rinj i thonë Sokratit: ”ç’na ke rrëfyer mbi politikën, është shumë e mirë, por e pamundur. Nuk mund të realizohet.” Sokrati u përgjigjet: “ Po, në Qytezën ku kemi lindur është ndoshta e pamundur. Por do të jetë ndoshta e mun-dshme në një qytezë të huaj.” A thua se çdo politikë e vërtetë hamendëson largimin prej atdheut, strehi-min në një vend të huaj, tëhuajsinë. Le të kujtohemi për këtë gjë kur të bëjmë politikë me studentët e ar-dhur prej gjetkë, me punëtorët pa letra, me të rinjtë e periferive: Sokrati ka të drejtë sepse fakti që ata janë të huaj, ose që kultura e tyre dallon, nuk është pen-gesë. Përkundrazi! Realizimi i një politike të vërtetë në një vend të botës unike që po shpallim ka nevojë absolutisht, për t’u bërë e mundur, për ata që vijnë prej diku tjetër.

Një kryeministër socialist francez ka thënë në fillim të viteve ’80, tek bëhej zëdhënës “i qytetëru-ar” i Le Pen-it: “emigrantët janë problem.” Duhet ta përmbysim këtë gjykim dhe të themi: “të huajt janë një fat!” Masa e punëtorëve të huaj dhe e fëmijëve të tyre dëshmon, në vendet tanë të lodhur, rininë e botës, shtrirjen e saj, larminë e saj pa fund. Me ata shpiket politika e së ardhmes. Pa ata do të biem në konsumimin nihilist dhe rendin policor.

Të paktën të huajt të na mësojnë se si të bëhemi të huaj për vetveten, si të projektohemi jashtë nesh, mjaft që mos të jemi robër të kësaj historie perëndi-more të gjatë dhe të bardhë që po përmbyllet, nga e cila nuk kemi më ç’presim veç shterpësi dhe luftë. Kundër kësaj pritjeje katastrofike, siguronjëse dhe nihiliste, le të përshëndesim tëhuajsinë e mëngjesit.

Arjeta rexhepi

Kosova- shtet demokratik, sovran, i pavarur… Janë fraza që i dëgjojmë të përdoren nga “të huajt”, po ashtu në masë të madhe nga pushtetarët tanë. Thua, përdoruesit e këtyre frazave janë të vetëdijshëm për vet termin demokraci, shtet, sovranitet?! Nuk e besoj… Pse? Sepse Kosovës vetëm shtet nuk i thua dot, aq me te-për demokratik e sovran…

Në një shtet të mirëfilltë demo-kratik, njerëzit i kanë të drejtat e garantuara, jo vetëm në letër… Po panë që të drejtat e tyre po ce-nohen nga kushdo, organizojnë protesta, si mënyrë demokratike e shprehjes së pakënaqësive. Ne vendet ku nuk lejohen protestat, e më keq akoma organizatorët de-nohen, nuk vjen “erë” demokraci. E tillë është Kosova!

Ditët e fundit, flitet për vazhdimin e gjykimit të Albin Kurtit, nga EULEX-i. Nuk është ky “EULEX” që fillimisht erdhi me “idenë” se do të kishte rol moniturues dhe këshilldhënës? Apo gjatë rrugës morri edhe detyra tjera dhe “këshilldhënja” u transformua në “urdhërdhënie” dhe “vendim-marrje”?!

EULEX-i, më shumë pengon Albin Kurtin, i cili lufton për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, se sa një kriminel, i cili del hapur nëpër me-dia dhe pranon që ka vrare njerëz. I dyti lihet i lirë, ndërsa Albini ulet në karrigën e të akuzuarit. Absurditeti i kohës, për më tepër kur jetojmë në një “shtet demokratik”.

EULEX-it, nuk i intereson shkalla e

EULEX-it, nuk i intereson asgjë tjetër, veçse t’ua mbyll gojën atyre pak njerëzve që guxojnë të flasin

Ç’është ironia?!kriminalitetit në vendin tonë...

EULEX-it, nuk i intereson pasuria e klasës politike...

EULEX-it nuk i interesojnë kufijtë e Kosovës...

EULEX-it, nuk i intereson asgjë tjetër, veçse t’ua mbyll gojën atyre pak njerëzve që guxojnë të flasin lirshëm me qëllim mbrojtjen e të drejtave të popullit të tyre... Atyre pak njerëzve që marrin guximin të kundërshtojnë padrejtësitë e siste-mit, qoftë ato padrejtësi që burim e kanë klasën politike vendore, qoftë ato që “vijnë nga jashtë”!

EULEX-it, pse jo edhe klasës poli-tike vendore, nuk u pëlqen që dikush t’ua tregojë se ku e kanë vendin... Nuk u pëlqen që dikush ka guxim dhe vendosmëri të dale dhe t’ua prishë “tymin”... Ata duan qetësi. Në këtë rast, Albinin e shohin si prishës qetësie.

Albin Kurti, sot, është i vetmi lider - idealist aktiv në Kosovë. Është i ve-tmi lider që lufton për vetvendosje, e drejtë e jona e patjetërsueshme. Për dallim nga liderët tjerë që luftoj-në për karrige dhe harrojnë idealet kombetare... Luftojnë për interesa personale, duke harruar historinë dhe gjakun që u derdh për këtë vend... Turp!

Duket sikur në Kosovë, ligjin e bën i forti. Si në asnjë shtet demo-kratik, në vendin e absurditeteve, në Kosovë, një person gjykohet dy herë për të njëjtën çështje, mban burgim pa iu shqiptuar denimi... Jemi apo s’jemi “shtet demokratik”?!

Kulmi i ironisë: Të dish që diku tjetër jetohet më mirë dhe të vazh-dosh të jetosh në Kosovë!

Page 14: Gazeta Nr. 17

e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 14

esmeralda rrusemi Hoxha

Data 3 Janar 2010 ora 05:00, një mëngjes i ftohtë dhe plot lageshtirë në Tiranë dhe ja ku jam unë, pranë PD-së , vëndit më të dashru-ar të Tropojaneve për tu hipur fugonave qe të cojnë në verilindje.

“Po hë more, ty do t’pres unë – i bërtet sho-feri dikujt ne celular…

Zakonisht janë shoferat e fugona që mbled-hin njerezit nëpër shtepi dhe pastaj nisen, por këtë herë na kishte lënë takimin në stacion. Këmbet e mia ishin bërë kallkan e ndërsa du-art dhe veshet nuk i ndjeja më, kur krej papri-tur dëgjoj shoferin të pëshpëriste “Do shkoj-më qafës së malit ,s’kemi c’bejme” …

Sa s’më ra pika, po mendoja 8 ore rruge ne rastin me të mirë, nëpër male dhe në të ftohtë. Nuk u mendova dy herë por zbrita dhe po shi-koja si e çmendur se cfarë drejtimi të merrja por, s’thonë kot që ka raste qe fati te troket atehere kur se prêt:

“Per ku je oj sojnike” –dëgjoj një zëqë vin-te nga dritarja e një fugoni . I tregova hallin tim dhe ai me xhentilesën më te madhe ( po j’ua le të lirë imagjinatën) më hapi derën dhe më nderoi duke më treguar me kokë vëndin e parë.

“Dgjo tashti moj motër- vazhdoi ai- une jam deri n’Koman dhe pastaj kthehna , por ti mos u mërzit se mu me marrë anijen e vogël dhe me shku deri n’Firzë e aty t’presin fugonat e

udhëtimi zgjati 3 orë të plota dhe isha gati të puthja tokën kur zbrita

Një vizitë në TropojëNëse do të shkosh, interesohu nëse niset trageti apo jo

Artan Pine

mahnitesh sa here që te bie radha te vizitosh Shqipërine, tek sheh ndryshimet e dukshme dhe ato te padukshme që vit për vit plazmojnë dhe transformojnë realitetin e vendit tonë. mahnitesh akoma me shumë kur veren se, vetem veprat e suksesshme, pra ato që mirenjihen si arritje kane autorë dhe krijues te bere prej mishi dhe kocke ndersa deshtimet i mbesin ne dorë vetem shansit mizor dhe fatit te keq

Paralelisht me indoktrinimin e fatit ne jeten shqiptare faltorë te reja ngrihen rregullisht

Fatalitet dhe PokerTragjeditë konsumohen në mënyrë të rëndomtë

Deshtimet, te cilat ndryshojnë nga arri-tjet thjesht sepse ne Shqipëri ato shihen qëllimisht nga kendveshtrime te ndryshme, duket sikur nuk kane autorësi te identifiku-eshme. Ne ato pak raste kur autorësia eshte e qarte del ne pah karakteri i saj fatalist, pra që eshte rrjedhoje e nje vullneti jashte-tokesor, gati hyjnor. Gjate tere ketij procesi mendor ne drejtim te identifikimt historik te autorësive te ndryshme mbi truallin shqiptar njerezit vidhen (ne para dhe ne vota), hidhen ne ere, vriten dhe se fundmi edhe përmbyten. Shkaktaret e mundshem te te tillave tragjedi njerezorë denoncohen për fat te keq, vetem politikisht nderkohe që gjykatat penale mund ta bejnë gjumin e qëte dhe te vazhdojnë te zvarriten ne monotonine tyre. Nje klime e tille që eshte përgatitur me mjeshteri maniakale ne tere keto vite demokrature liberale, jep frytet e veta te hidhura sa here që ne kandar pesho-hen jete njerezish. Tragjedite konsumohen ne menyre te rendomte dhe nuk kane asnje

rol shoqëror angazhues apo përmiresues, për t’i dhene ketij vendi nje faqë te re zhvi-llimi, ato vetem hyjnë ne menyre cinike ne humneren e statistikes. Tashme nuk mbahen mend se sa te tilla vepra pa autorë fizike apo morale kane kaluar. Ato jane kthyer ne përralla që u tregohen femijeve kur prin-derit mundohen t’iu shpjegojnë se sa i lig mund te jete ndonjehere fati me njerezit. Tragjedite jane vetem maja e ajsbergut ne nje vend ku “vullneti i fatit” mbreteron mbi jeten e disa milionave te cilet jane shumë njerezorë dhe nuk mund ta ndertojnë dot vete te tashmen dhe te adhmen e tyre. Ne nje sistem te tille inteligjenca topitet, aftesite vetjake denohen si snobiste, idete shpeshhere jane o blu o te kuqë, ndergje-gjia blihet dhe shitet mbi kufomen e kalbur te ndershmerise dhe njerezit fusin ne mush-keri eren e parase. Ah kjo paraja e shkrete! Nderkohe që “fati” luan me ne, pas përdeve te hipokrizise majmen plencat e dishepujve me te epur te kesaj feje te re që nenshtron

dhe josh breza te rinj njerezish që lindin dhe vdesin me syte nga qielli. Paraliza e shqisave dhe ndjenjave te mira eshte plotesisht funksionale ndaj mbijeteses se ketij sistemi që ushqëhet me pasivitetin e nje shoqërie te tere. Njerez te zhgenjyer që i lene trashegim jeten nje brezi te ri që e kerkon suksesin te vleresuar ne valute, ne kohen me te shkurter dhe ne menyren me te shpejte. Jeta fillon me korrupsionin e nje materniteti te zymte që i jep mireseardhjen krijeses se pafajshme. Jeta mbaron me rysh-fetin ndaj varremihesit, me shpresen për te gjetur nje cope toke ku te prehen kockat. Nje shoqëri e tille denon te ardhmen e atyre që na ndjekin nga pas duke u lene peshqësh nje toke shterpe ku mbin vetem fara e individualizmit meskin dhe nje qiell i erret ku nuk duket asnje rreze ndryshimi.

Paralelisht me indoktrinimin e fatit ne je-ten shqiptare faltorë te reja ngrihen rregu-llisht me nje taktike marketingu te ashpër

B.currit. Nuk bera zë , me leverdiste në një farë mënyre qe të mbërrija te prindërit ( i kis-ha premtuar vajzës që do shkoja ta merrja atë ditë).

Me ndalesat, ecjet, ngarkesat e bagazheve të njerëzve (njëri kishte blerë kolltuqe të reja dhe i vendosi sipër kabinës), furnizimin me karburat , dolëm nga Tirana ne 7 te mëngjesit,

kisha 2 orë qe vija rrotull kot.Ora 10:00, në koman është nje mishmash

njerëzish, kafshësh shtëpiake, thasesh me miell dhe drush. I ftohti qe bëhet me therës

Page 15: Gazeta Nr. 17

15e mërkurë 3 | Shkurt 2010 |

inFo zone

Asgjë e zakonshme edhe këtë javë në Shqipëri

Çanikearjan

Edhe kete jave nuk ka ndodhur asgje e zakonshme ne Shqiperi. Asam-bleja e Keshillit te Europes i ngriu kredencialet Shqiperise per disa ore, kohe e mjaftueshme kjo qe te kuptonte se kush ishe Kaç Islami dhe Sh-petim Idrizi. Kaci ne ate kohe ndodhej rastesisht ne Bruksel bashke me koleget per mendim ndryshe, Ben Blushi dhe Andis Harasani. Arta Dade me kete rast, gjeti nje bilete qyl dhe u nis per Bruksel qe ta bente rezil Zhozefinen e cila kishte trafikuar Kacin e vogel, pa dijenine e Ed Rames. Zhozi mesohet t’i kete bindur parlamentaret europiane, per shkrirjen e kredencialeve me fjalet kuptimplota “ata te gjithe jane komuniste” dhe “ju e dini si eshte Sala”...

Komunistet pervec se demtuan imazhin e Shqiperise ne Bruksel ble-ne dhe arbitrin gjate ndeshjes Tirana-Dinamo. Pas derbit, trajneri i Tira-nes e quajti perdhunim faktin qe nuk e lane ta rrifte per qef Bakajn qe beri golin e fundit (sinkroni i fjales se trajnerit). Vete presidenti i Tiranes theu akullin dhe tha te verteten: “Federata eshte e korruptume, ne do cojme dokumentat ne Prekuri”. Ne fakt askush te Sport Klub Tirana nuk e ka kuptuar perse duhet Prokuroria…

Kete jave, e njejta skene e zakonshme, ka ndodhur ne Jug te vendit

gjate ndeshjes Flamurtari-Besa ku kryebashkiaku vlonjat Shpetim Gjika u fut ne fushe dhe kapi per fyti arbitrin. Ne keto kushte, duke pasur duart e Shpetimit ne fyt, arbitri nuk mund te therriste Policine. Prandaj Policia bente sehir dhe nuk nderyri per te shmangur sherrin pasi me rregullo-ren e Federates, kete te drejte e ka vetem arbitri.

Kete jave, Gjykata Kushtetuese dha vendim kunder paktit detar Shqi-peri-Greqi me arsyetimin qe perfaqesuesi i Presidentit mungoi gjate negociatatve. Ja ku erdhi perseri dita qe te vleresohet pasiviteti organik i Bamirit dhe stafit te tij. “Nderkohe qe ndodhte ngjarja, une po ushqeja ballegjerin dhe hunderrin”, mesohet te kete deklaruar nen ze Presiden-ti i Republikes. “Fundja, nuk mund t’i bej une te gjitha...”.

Kete jave, pervec te tjerave, u mbyll dhe gazeta Tema. Ky lajm na krijoi qetesine e duhur per te pritur Asamblene e PS, e cila u shqe-tesua per luften kunder zbokthit dhe per disa probleme te tjera so-ciale.

Jave te zakonshme si kjo, priten deri ne 21 dhjetor te viit 2012, date kjo kur do te jete dhe fundi botes, sigurisht dhe fundi i komunizmit ne Shqiperi...

nga era që fryn nga gryka më kujton që du-het në menyrë urgjente te kryej nja ca nevo-ja personale dhe mbi të gjitha te pi nje kafe qe të mbledh veten. Tualeti 3 min, kafja 5 min kur dëgjoj nga larg që trageti nuk niset për tu kthyer kjo sepse desh kishte ngelur në rërë kur kishte ardhur, por që anija e vogel ( qe ngjan si kabine autobusi mbi komarda-re) është gati për tu nisur. Kapaciteti i saj 80 persona, por atë dite së bashku me mua ( me mori zoti mëndjen dhe hipa) shkoi 120. Mun-dohesha të beja nje cikë vënd per tu ulur ( udhetimi zgjat plot 2 ore e 25 minuta –me tha-ne) ne karriget prej kombesate por si perfud-nim ngela në këmbë.

Ndryshe nga trageti, anija ndalon nëpër stacione të vogla rrëzë maleve ku zbrisnin njerez me thasë me ushqime ose hipnin njerëz qe zbrisin deri në qytet per tu ngarkuar me ushqime.

Njerezit jane të lumtur kur udhetojne, të paktën mua kjo përshtypje më krijohet gjit-hmone kur i shoh. Fytyra të lodhura por të qe-shura, plaka me tre dhëmbë ne gojë qe hanë mollë ose fëmijë të vegjël me qyrre deri poshtë mjekrrës që kullufisin banane. Njerëz me halle dhe te padalë , njerez qe Laçin e Vaut te Dejës e kane piken me luksoze kur zbresin nga malet e Pukes per të berë pazarin, njerëz të zhurmshëm por zemër bardhë. “Hajde tu bafte lokja jote, ulu afër meje “- më tha plaka me tre dhëmbë dhe më ofroi nje mollë duke e fshire me sa mundësi që kishte në xhamadanin e saj. E si mos t’ja marrësh mollen asaj plake me rrud-ha vitesh ne fytyre dhe thinja hallesh ne koke! U ulem dhe po me bënte muhabet duke më tre-guar qe një herë në javë së bashku me djalin , nusen dhe nipat zbriste deri në Lac të Vaut të Dejes, dhe bënin pazar. Kur e pyeta se pse zbri-snin te gjithë ajo u pergjigj me te qeshur dhe me sy të gëzuar . “Epo kan qef fmia me dal moj nanë”

Shtepine e kishte dicka dy ore larg që nga

stacioni ku e linte anija e vogël dhe që aty ngarkonin nje kalë qe i priste dhe ngjiteshin qafes se malit , rrepirë e lodhshme por ge-zimi i dites së kaluar ne “qytet” ua fashiste lodhjen.

Pas një ore udhëtim dallgët filluan të lozin me anijen sic loz Tea ime me anijen lodër në vaskë ku here pas here e zhyt .

Sic duket prurjet e mëdha e kishin gërryer shtratin e liqenit dhe dallkët përplaseshin me

njëra tjetrën në një vend ku vinin prurje edhe nga mali. T’ju them qe isha bere limon në fytyrë është pak, po shikoja mundësinë e daljes në kuvertë sepse, mendoja të paktën nëse përm-bytet mund të hidhem, sepse dritaret ne kabinë ishin aq të vogla sa s’të lejonin te dilje. Pas 15 min tmerr gjithcka u qetësua , kur ndjeva një dore ne sup “Mos u tut he burrnesh – më thotë pronari i anijes, kur une po zgurdulloja syte nga frika- se kjo anije që po shef ti është ba

për det dhe ka 8 dhoma t’vockla ajri poshte” . Bëra sikur e kuptova se c’donte të thoshte me ato dhomezat dhe i ktheva nje buzëqeshje( që mua ne fakt më doli si ngërdheshje)

Udhetimi zgjati 3 orë te plota dhe isha gati te puthja token kur zbrita. Itenerari tjeter “Raj ( eshte nje vend i quajtur kështu ku ndalojne tragetet sepse per të shkruar deri në Fierzë ku ka qenë stacioni i tyre ka vite qe s’bëhet llaf) Fierze-Bajram Curri. Dicka 30 minuta zgjati edhe kjo pjesë rruge, duke menduar se rruga është copash dhe me gropa shekullore. Si për-fundim isha në shtëpi ne oren dy të pasdrekes , plot nëntë orë që nga momenti që kisha dalë në stacion në Tiranë. Para ca kohësh kam pyetur se si ka mundësi qe nuk është bërë një rrugë anës Drinit në mënyrë që njerëzit të mos ishin të varur nga Trageti ( oraret, ngecja në rërë apo cmimet) apo nga rruga e lodhshme dhe e stergjatë e Qa-fes se Malit. Më kanë thënë që egsizton nje plan i studiur rruge i bërë nga një inxhinier tropojan andej nga vitet tetedhjete, por pas vdekjes së tij ai tabak letre ka humbur sirtarëve te pluhrosur prej vitesh. Arsyeja ?!? E dini qe trageti i ri e ka emrin SALALBA …Rruga e inaguruar pak para zgjedhjeve të vjetshme: U gëzuam edhe ne tro-pojanët për rrugën e re dhe nderin e kombit.

Tirane-Kukes-Gjakove-B.curri e bëje për pesë orë duke llogaritur këtu edhe 20 minuta kafe,por edhe kjo nuk na eci; u shëmb tuneli, e rruga ka filluar po prishet. Qafa e malit i ka rru-gët shumë të ngushta dhe në dimër ngrin aq shumë sa edhe me zinxhir ke frike të udhëtosh. Trageti ngelet traget me riskun e ngecjes në rërë në dimër nga rreshjet dhe prurjet e shumta dhe përsëri me rrezikun e ngecjes në rërë në verë kjo prej mungesës së prurjeve dhe thatesirës. Për aq kohë sa ne do të jemi të varur nga dikush tjetër për të udhëtuar për qefin apo hallin tonë, për aq kohë sa ideja e rrugës anës Drinit të ngelet vetëm ëndërr e bukur, për aq kohë që qeveritë që vijnë ,ikin dhe ri-vijnë përsëri në pushtet thjesht nuk e vënë ujin në zjarr për popullin, atëherë do perballemi gjithmone me pengesa ne kohe dhe infrastrukture.

Nese do te shkosh ne Tropoje interesohu ne fillim nëse niset trageti apo jo !!!!

ne cdo 100 apo 200 metra. Nuk mjafton kontrolli i ndjenjave dhe shpresave, por mesa duket nevojitet edhe kontrolli fizik i territorit. Kazino, lojra fati etj. ngushellojnë te “pafatet” dhe defrejnë fatlumët me mire se cdo kishe apo xhami. Neqoftese fatit i sh-tohen edhe disa litra alkooli, atehere cere-monia kryhet edhe me mire. Jete te zbrazura nga shpresa dhe nga cfaredolloj përmbajtje morale flijohen ose shpërblehen mbi altarin e nje tavoline te gjelbert, apo përballe ekranit te pashpirt te nje kompjuteri vezu-llues. Parajsa dhe ferri mbijetojnë ne nje simbioze te frikshme brenda pak metrave katrorë. Mund te duket qësharake dhe pak serioze e tere kjo, por faktikisht eshte nje tregues domethenes i nje shoqërie njere-zorë që merret ne konsiderate vetem atehe-re kur fati luhet brenda disa kutive votimi. Te zhgenjyer, te mashtruar dhe teresisht te pafuqishem, kerkojnë iluzionin e nje jete me te mire brenda ketyre tempujve te fatit. Nderkohe jeta vazhdon dhe vitet ikin duke lene pas te tjera tragjedi pa autorë dhe te tjera viktima te “fatit” mizor. Duke shpresu-ar ne lindjen e atij femijes se vogel që nje dite do te therrase se mbreti eshte lakuriq, po marr hua fjalet e nje prej mendjeve me te kthjelleta italiane, Ascanio Celestini. Ai i referohej vendit te tij, por une gjeta nje afersi edhe me ate tonin. Pak a shumë thote: “...Për te ruajtur nje regjim te tille nuk eshte i nevojshem nje diktator, mjafton nje kumarxhi i zoti dhe nje pale letra te mani-pualuara.”

Page 16: Gazeta Nr. 17

e mërkurë 3 | Shkurt 2010 | 16

krenar Zejno

( Vijon nga numri i kaluar)

Zejno: Kam pasur shansin ta shoh në proces kompozimin e veprave të tua të hershme, që më shfaqet qysh prej fëminisë së përbashkët si një ek-spo retrospektive, por edhe vrojtimit në kohën reale të zhvillimit të tyre. Ajo që më rezulton e paepur dhe e pan-dryshuar është një bërthamë që i lidh drejt një organizmi në rritje.

Piktura ka një jetë të vetën dhe piktori rreket ta ndihmojë që ajo të shfaqet, apo piktura kujdeset që të shpërfaqë vërtetësisht e të sublimojë në kanavacë jetën e piktorit?

Artisti pikturon jetën e vet apo jetëson pikturën predikat që ka lindur me të?

Veshi: Janë të dyja të vërteta edhe pse kontestojnë njëra-tjetrën. Na-tyrisht që artisti pikturon jetën e vet, subjektivitetin e vet, psikikën e vet dhe ngjarjet, ndodhitë, idetë, the fe-nomenet që ndodhin brenda kafkës së tij. Në të njëjtën kohë përjeton, dhe jetëson veprën e artit që ka lindur me të. Të dyja krijojnë njëra-tjetrën: psiki-ka e artistit hyn në mbretërinë e artit, kupton dhe respekton ligjet e kësaj botë dhe në të njëjtën kohë ushtron influencën e vet mbi to, i ngjyros, si të thuash, me mëvetësinë dhe veça-nësinë e vet. Është si dielli që zhytet në oqean.

Është po aq e vërtetë që arti, pik-tura, ka dimensionet e veta, univer-sin e vet, dhe nuk mund të përdoret thjesht për të ilustruar jetën e artistit. Artisti-piktor nuk bën gjë tjetër gjatë jetës, por mundohet ta kuptojë dhe ta ndihmojë këtë botë të vijë në jetë dhe të shfaqet sa më plotësisht, sa më lartësisht të jetë e mundur, nëpërmjet një pune dhe dedikimi të jashtëzakon-shëm plus talentin që i është dhënë në mëngjes të jetës së tij. Jeta e artistit nga kjo pikëpamje është një sakrificë e pafund, mundim dhe dëshirë e pam-barim, përpjekje intensive dhe epifa-ni e papërshkrueshme; jeta dhe bota e tij është e nxehtë dhe e akullt, në të njëjtën kohë.

Megjithatë në mënyrën më absolu-te artisti piktor, me artin dhe veprën e vet, i jep formë dhe jetëson pikturën që ka lindur me të, fillimisht një “bërt-hamë”, por me mundësi që të rritet, të pasurohet, e të bëhet një univers më vete.

Zejno: Vepra me tri akte, “Snapshot”, në Onufri është edhe zhvillim drejt “më pak të figurshmes” në raport me aktet e mëparshme me të cilat ruan thelbin narrativ, por gjithnjë e më pak përshkrues. Ishte rasti që më qartësoi më tepër vërejtjen e Pikasos: “Arti abstrakt nuk ekziston. Ju gjithmonë duhet të filloni me diçka, pastaj mund ta ftilloni duke larguar vazhgët e rea-litetit”

Veshi: De Kooning e ka shprehur në këtë mënyrë paradoksin e përjetshëm të pikturës: “ (piktura) nuk ka kuptim pa të (figurën), dhe nuk ka kuptim

me të. Në themelet e ndërtesës së artit është kontradikta e madhe dhe e pazgjidhshme e elementëve kon-trastues. Kushdo që ka gjetur zgjidhje përfundimtare ka kryer vetëvrasje. E vetmja zgjidhje është të jetuarit së bashku e elementeve të kundërta. Në procesin e pikturës ka momente të mrekullueshme ku gjithçka qëndron me njëra-tjetrën, ka momente ku gjit-hçka vibron së bashku si në një simfo-ni madhështore.

Janë dy tendenca në pikturën time, që janë në luftë të vazhdue-shme me njëra-tjetrën. E para është prirja drejt një pikture absolutisht abstrakte, dhe e dyta është dëshirë për të figurshmen (figurën e njeriut në veçanti). Shtrati abstrakt shpreh vetveten përgjithësisht nëpërmjet tre elementeve përbërës: struktura kro-matike, vektorët e forcave, dhe cilësia e mediumit. Të tre këta faktorë kanë natyrë abstrakte dhe janë të mjaftue-shëm për të ndërtuar veprën. Të tre përbëjnë trinitetin abstrakt të artit të pikturës. Elementi i katërt, figura, vjen nga një botë tjetër, nga të tjera dimensione dhe futet në hapësirën e ngushtë të tablosë. Nga vetë natyra nuk është abstrakt dhe ka ligje të tjera të shprehuri. Së bashku me faktorët e tjerë përben elementin e katërt të pik-turës, ose më saktë bashkësinë 3+1. Këto janë dy orkestra të ndryshme që mundohen të lozin në të njëjtën sh-kallë. Kështu figurat janë skematizuar dhe gjeometralizuar që t’i përshtaten më mirë konstruktit abstrakt të pik-turës. Në këtë mënyrë është bërë e mundshme që marrëdhëniet mes tyre të mos shprehen nëpërmjet narracio-

nit, por nëpërmjet mjeteve formale të koloritit, linjës, formës, kompozimit, dhe nëpërmjet kontrastit në ekspre-sionin e tyre. Në fakt nuk është figura që mundohet të zërë vend në hapësi-rën haptike (haptic) të pikturës, por ekspresioni i saj hyn në marrëdhënie me lëvizjen e vektorëve të forcave që popullojnë rrafshin e tablosë.

Zejno: Ama, ka një ngërç, veç të tjerash edhe terminologjie e kultivimi leksikor, që shfaqet shpesh në kon-ceptualizimin e bisedës për një tablo. Ndoshta një tjetër herë do të ishte e nevojshme të sqarohej më gjerë kjo hapnajë ngërthimi e kapjes percep-tive të “haptic space” dhe ai akt akut i rrokjes ndjesore të shpalosjes së tablosë, ku shihet e përfshihet në një çast përmbajtja e telajos, prej së cilës duket edhe sikur diç të sheh! Atribut të cilin vepra letrare nuk ta lejon në mënyrë imediate. Por ndoshta për të kuptuar këtë, mbetet më sëpari pro-blematik ambiguiteti i termit “sfond” në gjuhën shqipe dhe pamjaftueshme-ria e korrespondentit të saktë “fond”; në sensin e raportit të thellësisë me si-përfaqen, apo thellësisë në sipërfaqe; gjë që bën të lëngojë edhe diskuri mbi formën e përmbajtjen, themelin, fasadën, brendinë, perspektivën a syprinën e tablosë, si dhe shpërfaqjen e daljen e tyre në pah. Megjithatë, le të gjejmë një rrugëdalje formale për të folur për raportet e këtyre në jetën e një pikture. Dhe shpresën për një konak bisede në të ardhmen...

Veshi: Analiza e formës së një ve-pre arti është akti më i rëndësishëm

tin e dukurisë, dhe karakterizon më tepër hapësirën haptike (haptic spa-ce) të pikturës. Siç dihet, në pikturën moderne rrafshi i telajos është kufiri i hapësirës së vet. Ajo zhvillohet nga plani i prapmë (background) drejt planit të përparmë (foreground). Në shqip kjo dukuri mund të shprehet me marrëdhënien midis planit bazë dhe planit të përparmë. Në këtë mënyrë i përgjigjet më mirë materialitetit dhe cilësive karakteristike të mediumit të përdorur.

Në këtë hapësirë klaustrofobike janë shtrydhur të gjithë elementet formale të përdorura nga piktori. Në këtë hapësirë të ngjeshur është pre-suar tërë universi i artistit-piktor. Në këtë hapësirë të cekët zhvillohet tërë drama e artit modern. I njëjti fenomen që ndodh edhe në letërsi. Xhojs në veprën e vet Uliksi a nuk e sjell tërë historinë e njerëzimit në plan të parë? Gjithçka zhvillohet në dritën e së ta-nishmes, dhe jo në thellësinë e të sh-kuarës.

Zhvillimi i kritikës së pikturës do të sjellë edhe zhvillimin e gjuhës dhe terminologjisë që përdoret për shpje-gimin e saj. Është ky një zhvillim që nuk mund të vijë vetëm me përpjekjet individuale, por me pjesëmarrjen e in-dividëve me aftësi dhe inteligjencë të lartë. Që vijnë nga fusha të ndryshme: shkencë, filozofi, letërsi, muzikë, dhe pikturë. Vetëm duke folur për artin, duke komentuar e analizuar veprat e njëri-tjetrit bëhet e mundshme zhvi-llimi i kritikës. Në të njëjtën kohë kri-johet edhe mjedisi artistik aq i nevoj-shëm në kohën tonë.

Zejno: Ashtu qoftë!

mbas kryerjes së saj. Së pari, të bërit e kësaj analize nga vetë artisti hedh dritë mbi elemente, marrëdhënie, dhe struktura që vijnë në jetë krejt spontanisht, aksidentalisht. Fakti që këta faktorë (të cilët vijnë nga zona të errëta të subjektivitetit të artistit) janë kuptuar nga intelekti është e një vlere të pallogaritshme për zhvillimin artistik të piktorit. Së dyti, po aq vitale është të shprehurit, të artikuluarit, të komunikuarit e këtij përftimi. Të bërit të kuptueshme të problemeve forma-le të pikturës kërkon një gjuhë tepër të specializuar, një leksik të pasur dhe me opsione, dhe një terminologji spe-cifike. Sa më lartë të jenë arritur këto kondita, aq më krijuese dhe interesan-të do të jetë edhe shpjegimi i formës së pikturës. Së treti, gjatë procesit të formulimit të pikturës, ide të reja sh-faqen të cilat bëhen ushqim për punët e ardhshme.

Konkretisht, në artin e pikturës marrëdhëniet e thellësisë dhe sfon-dit janë bazë për krijimin e hapësirës piktorike. Mënyra se me çfarë mjete-sh formale është krijuar kjo hapësirë përcakton karakterin dhe tipin e ve-prës. Në rastin tonë fjala sfond për-cakton në një farë mënyre hapësirën iluzore, që zhvillohet thellë e përtej kufirit të planit të telajos. Por i mun-gon fjala për planin e parë, dhe është mjaft keqardhëse për arsye se është shumë shprehëse për marrëdhëni-et optike të pikturës. Në anglisht këto marrëdhënie janë të shprehura nëpërmjet lidhjes së fjalëve “back-ground – foreground”. Ndryshe nga lidhja “parasfond – sfond”, “backgro-und - foreground” shpreh fizikalite-

konak fjalë artme piktorin zini veshi

Snapshots, pikturë vaj, Zini Veshi, prezantuar në Onufri 2009