16
E ENJTE 17 QERSHOR 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 21 (35) - ÇMIMI 20 LEKË E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1) Stigmatizimi shekullor mes shqiptarëve që jetojnë “jashtë shtetit” dhe atyre që jetojnë brenda territorit të Republikës vihet re më shumë se kurrë... Topi është i Topit, penalltinë e gjuan Berisha Një Fshat Liberal-Komunist 02 politikë A mund të shndërrohet në boomerang një parrullë politike që ka qenë flamuri i betejës për mijëra e mijëra ndjekës e simpatizantë? Prej gati një viti, aksioma e transparencës për zgjedhjet e 28 qershorit... “Rama, hap kutitë (siç premtove), ose largohu”! 05 analizë Lajmi i hidhur për vdekjen e poetit Ndoc Gjetja, të cilin e njihja pak, më kujtoi edhe për një dukuri kureshtare në letërsinë shqipe të viteve 1980... Dobia e grupit 08 sociale 10 përkthim “Klasa e mesme është një luks që kapitalizmi nuk mund t’ia lejojë më vetes” Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! KONTRIBUTORE | Agon Hamza, Albin Kurti, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, Artan Sadiku, Avni Zogiani, Dorian Matlija, Idlir Azizi, Krenar Zejno, Leart Kola, Shkëlqim Çela PERKTHIME | Slavoj Zizek GAZETE E PERJAVSHME - BOTUAR NGA INSTITUTI “ANTONIO GRAMSHI”, TIRANE …Ministri Nishani u shpreh se drafti i ri parashikon që të gjitha kërkesat për falje tashmë do të kalojnë në filtrin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidenti mund të marrë vendim pozitiv apo negativ vetëm në ato kërkesa... ALBIN KURTI ABONOHUNI ABONIM 3 mujor 300 leke ABONIM 6 mujor 600 leke ABONIM 1 vjeçar 1200 leke CEL. + 355 (0) 68 20 55 005 KUSH KA FRIKË NGA gz33.indd 1 6/16/2010 8:12:31 PM

Gazeta Nr. 35

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut! Me shume informacion tek http://www.opolitike.org

Citation preview

Page 1: Gazeta Nr. 35

E EnjtE 17 qErshor 2010 - VItI 2 I BotIMIt - nr 21 (35) - ÇMIMI 20 LEkë

E MErkUrE 15 shtAtor - GAZEtE E PErjAVshME E PAVArUr - VItI 1 I BotIMIt - nr 1 (1)

Stigmatizimi shekullor mes shqiptarëve që jetojnë “jashtë shtetit” dhe atyre që jetojnë brenda territorit të Republikës vihet re më shumë se kurrë...

Topi është i Topit, penalltinë e gjuan Berisha

Një Fshat Liberal-Komunist

02politikë

A mund të shndërrohet në boomerang një parrullë politike që ka qenë flamuri i betejës për mijëra e mijëra ndjekës e simpatizantë? Prej gati një viti, aksioma e transparencës për zgjedhjet e 28 qershorit...

“Rama, hap kutitë (siç premtove), ose largohu”!

05analizë

Lajmi i hidhur për vdekjen e poetit Ndoc Gjetja, të cilin e njihja pak, më kujtoi edhe për një dukuri kureshtare në letërsinë shqipe të viteve 1980...

Dobia e grupit08sociale

10përkthim

“Klasa e mesme është një luks që kapitalizmi nuk mund t’ia lejojëmë vetes”

Lexojeni, shpërndajani

miqve dhe mbi të gjitha,

dorëzojani armikut!

kontributore | Agon Hamza, Albin kurti, Arbër Zaimi, Ardian Vehbiu, Artan Sadiku, Avni Zogiani, Dorian Matlija, idlir Azizi, krenar Zejno, Leart kola, Shkëlqim Çela PerktHiMe | Slavoj Zizek

GAZEtE E PErjAVshME - BotUAr nGA InstItUtI “AntonIo GrAMshI”, tIrAnE

…Ministri Nishani u shpreh se drafti i ri parashikon që të gjitha kërkesat për falje tashmë do të kalojnë në filtrin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidenti mund të marrë vendim pozitiv apo negativ vetëm në ato kërkesa...

albin kurti

ABoNohuNiabonim 3 mujor 300 lekeabonim 6 mujor 600 lekeabonim 1 vjeçar 1200 leke

Cel. + 355 (0) 68 20 55 005

kush ka frikë nga

gz33.indd 1 6/16/2010 8:12:31 PM

Page 2: Gazeta Nr. 35

2 e enjte 17 | Qershor 2010 |

(kapitulli iii i librit “Dhuna”)

Një Fshat Liberal-Komunist

Penalltitë e Berishës do vijojnë të gjuhen në cdo kohë dhe pa portier në portë

Topi është i Topit, penalltinë e gjuan Berisha

Slavoj Zizek

E vetmja vlerë e filmit The Village nga M.Night Shyamalan është se e paraqet mënyrën e jetesës së libe-ral-komunistëve si të bazuar pikërisht në frikë. Ata që i përbuzin filmat e Shyamalan-it si nga më të dobëtit e kitsch-it New Age ndoshta do të ha-biten këtu. Fshati që i jep emrin fil-mit ndodhet diku në Pensilvani dhe ndahet nga pjesa tjetër e botës duke u rrethuar me pyje të mbushur me përbindësha të frikshëm që fsha-tarët i quajnë “Të papërmendshmit”. Shumë prej fshatarëve jetojnë të kënaqur me marrëveshjen që kanë bërë me këto krijesa: fshatarët nuk hyjnë në pyll, përbindëshat nuk hyj-në në fshat. Konflikti nis kur i riu Lu-cius hunt përpiqet të dalë nga fshati në kërkim të bimëve mjekësore, aty pakti thyhet. Lucius-i vendos të mar-tohet me ivy Walker, vajzën e verbër

të kryetarit të fshatit. Mirëpo kjo bën xheloz tej mase idiotin e fshatit; ai gju-an me thikë Lucius-in dhe pothuaj e vret, e gjithsesi i shkakton një plagë të infektuar për të cilën duhen mje-kime nga pyjet jashtë fshatit. Atëherë babai i ivy-t i tregon vajzës sekretin: përbindëshat nuk ekzistojnë dhe viti nuk është vërtet 1987. Pleqtë e fshatit kishin qenë pjesë e një grupi mbësh-tetësish të viktimave të krimeve, dhe në një moment kishin vendosur ta braktisnin gjithë shekullin; Babai i Walker-it kishte qenë një biznesmen milioner që kishte blerë një tokë që e quajti “park natyror”, e rrethoi me një gardh të madh e me shumë roje, u dha ryshfet qeveritarëve që të devijonin

rrugët e avionëve nga qiejt e komu-nitetit dhe u fut brenda së bashku me grupin e vet, duke shpikur historinë e “Të Papërmendshmëve” që cilido që do përpiqej të ikte, të trembej. Me le-jen e të atit ivy del jashtë fshatit, takon një roje dashamirëse që i jep barnat dhe kthehet për të shpëtuar jetën e të fejuarit. Në fund të filmit pleqtë e fs-hatit vendosin të vazhdojnë me jetën e tyre veç botë: vdekja e idiotit të fs-hatit i paraqitet të tjerëve si një provë e ekzistencës së përbindëshave, duke konfirmuar kështu mitin mbi të cilin u krijua komuniteti. Logjika sakrifikue-se konfirmohet si konditë e komunite-tit, si besëlidhja e tij sekrete.

S’është për t’u habitur që shumica

e kritikëve e përbuzin filmin si një shfaqje e dobët e ambalazhimit ide-ologjik: “Është e kuptueshme se pse e tërheq vendosja e filmit në një pe-riudhë kur njerëzit i shpallnin emo-cionet me fjali të plota e të ndjera, është e kuptueshme se pse ka qejf të ndërtojë një fshat të ndarë e të pa-arritshëm nga pjesa tjetër e botës. Ai s’prodhon filma, prodhon ambalazhe” . Nënshtrati mbi të cilin ngrihet filmi është pra dëshira për të rikrijuar një univers të mbyllur dhe autentik ku pa-fajësia të mund të mbrohet prej forcës gërryese të modernitetit: “Bëhet fjalë vetëm për mënyrën...

(Vijon në faqen 10)

Dorian Matlija

…Ministri Nishani u shpreh se drafti i ri parashikon që të gjitha kër-kesat për falje tashmë do të kalojnë në filtrin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidenti mund të marrë ven-dim pozitiv apo negativ vetëm në ato kërkesa që i përcjellë ministria. Nishani tha se në këtë projektligj parashikohet një raport i posaçëm ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Presidentit. “Ky draft jo vetëm që balancon pushtetet, por i vë fre rrugës së abuzimit dhe i shërben më së miri ndërtimit të shteti të së drejtës…

Me këto fjalë dikush tentoi të bënte publike këtë nismë që ka për qëllim t’i verë fre rrugës së abuzi-mit. Ky dikushi i mirë ishte B.N. me detyrë ministër, ndërsa dikushi, të cilit iu vu fre në rrugën e abuzimit ishte B.T. me detyrë President i Repu-blikës dhe pasardhësve të tij. Në një pamje të parë duket disi e cuditshme sesi një ministër po arrin t’i vërë fre abuzimit të Presidentit. Po si vallë u gjet kjo rrugë? Celësi ishte pikërisht heqja e kompetencës nga Presidenti dhe dhënia e kësaj kompetence Mini-strisë së Drejtësisë. Tani Presidenti do vendosë vetëm në bazë të propozimit nga ministria dhe kjo e fundit nuk ka mundësi të abuzojë sepse ligji do vërë kufizime dhe kritere. Në pamje të parë duket shumë mirë. Por po të futemi pak në thellësi, vëmë re se ky Prometeu B.N. që i vodhi kompeten-cën perëndisë B.T. nuk e bëri për të mirën e njerëzimit, por për të mirën e një perëndie tjetër S.B.

Ministria vërtet ka emër të madh, por në të vërtetë është vecse një aparat në ndihmë të funksioneve të një ministri, i cili është shumë i vogël dhe jo i qëndrueshëm në detyrën e tij, aq sa varet nga humori i kryemi-nistrit. Besoj të gjithë e mbajnë mend sesi qytetari Y.P. fluturoi nga detyra hi-jerëndë e ministrit për vetëm 4 minu-ta dhe kjo sepse telefoni qëlloi i zënë në 3 minutat e para. Ky lloj funksionari i superkastruar tashmë do ketë kom-petencën e faljes së kriminelëve. Kush beson se shefi i tij nuk do ndërhyjë aspak, është naiv i madh. Por sërish, për shumë qytetarë duket sikur nuk ka ndonjë problem as në këtë aspekt. Në fund të fundit që një kompetencë nuk e ushtron Topi, por Berisha ku qendron e keqja? Topi është më pak i votuar se Berisha dhe gjithnjë kryemi-nistrat do të jenë më shumë të votuar.

Por problemi qëndron pikërisht tek balanca dhe decentralizimi i tre pushteteve. historia na tregon se pre-sidenti erdhi si një rudiment i rolit të monarkut, i cili në republikë ndërro-het periodikisht dhe nuk është i tras-hëgueshëm. Gjithashtu presidenti nuk është zotërues i sovranitetit sic është monarku. Por presidenti është një pikë takimi i tre pushteteve, duke qenë se ka kompetenca legjislative, ekzekutive dhe ndërhyn në gjyqësor, pa harruar edhe komandën e forcave të armatosura. Kjo pikë kulmore që realisht duket si bashkim pushtetesh është edhe njëkohësisht pika e ndar-jes së tre pushteteve. Kjo është gjene-

za. Të ndërhysh në këtë gjenezë, do të thotë që pika e ndarjes së pushteteve të realizohet diku më poshtë, sic është bie fjala kryeministri apo ndonjë mi-nistër. Këtu fillon reziku i vjedhjes prometeane të kompetencave të pre-sidentit.

Kushtetuta ka përcaktuar se Pre-sidenti ushtron të drejtën e faljes ndërsa Kodi Penal ka përcaktuar kuptimin e këtij nocioni. Sigurisht që një ligj që detajon modalitetet do ishte i nevojshëm, por ajo që duhet të na trembë më shumë është motivi i nxjerrjes së ligjit të fundit. Gjithcka nisi me mosaprovimin e disa faljeve që beri Presidenti Topi. Pa dyshim që veprimet e Presidentit duhen analizuar, kritikuar etj, por ekzeku-

tivi kaloi masën duke ndërhyrë në sistem. Pakënaqësia për veprimet e Topit, coi Berishën në atë pikë që herën tjetër kryeministri të ndërhyjë përpara. Shkurt Berisha fabrikoi ve-ton e tij. Tani kryeministri të fal dhe presidenti aprovon me kokë. Ky është edhe devijacioni më i keq që mund të bëhej.

Që Presidenti mund të abuzojë me të drejtën e faljes, kjo është e mundur. Por ai njëkohësisht ka edhe të drejtë që të abuzojë. Termi abu-zim vjen nga latinishtja (ab usus) dhe nënkupton disponimin. Është e njëjta kompentecë që pronari ka mbi pronën e tij. Pronari abuzon kur pronën e shet, e transformon, e fal, etj. Presidenti ka të njëjtën natyrë kompetence. Ai bën

cfarë të dojë me të dënuarit dhe kjo e drejtë abusive i njihet nga Kushtetu-ta. Fundi fundit, abuzimi, në kuptimin negativ që ka kjo fjalë, kufizohet në mënyrë proaktive në momentin kur zgjidhet presidenti. Në një post të tillë nuk emërohen karagjozë, sic ndodh ndonjëherë me ministrat, por burra apo edhe gra të vërteta shteti, me sh-tatë palë diploma e tituj shkencorë. integriteti moral është edhe pika më e fortë që e bën një individ Presi-dentin e Republikës. Ai emërohet në këtë post të lartë, pas negociatash të shumta, filtrimesh të shumta, dhe vo-tash të shumta elitare, madje edhe më të shumta se c’meriton një kryemini-stër. Presidentit i duhen 84 vota, ndër-sa kryeministrit 71. Pra Presidenti,

duam apo s’duam ne, është një individ më i mbarë se kushdo tjetër, pra një ujk që mund t’i varësh në qafë mëlcitë me frikën më të vogël të mundshme. Frikë më të madhe duhet të kemi nga kryeministri, apo edhe nga ministrat, ujqër që sipas mënyrës që vijnë në pushtet janë edhe më të frikshëm.

Tani situata pësoi rrokadë, topi është vërtet i Topit, por penalltinë do e gjuajë Berisha. Në këtë atmosferë të botërorit të futbollit, kjo gjë mund të tingëllojë gazmore, por penalltitë e Berishës do vijojnë të gjuhen në cdo kohë dhe pa portier në portë. Kështu nëse dikush ka ndërmend të kërkojë falje për krimet e bëra, tashmë ka një studio avokatore të re në treg, atë të avokates së famshme A.B (M).

gz33.indd 2 6/16/2010 8:12:31 PM

Page 3: Gazeta Nr. 35

3e enjte 17 | Qershor 2010 |

a mund t’i bëjë detyrat e shtëpisë ajo ushtri e të pastrehëve që jeton në kuti kartoni

Detyrat e ShtëpisëKy teatër absurd i shkrin së qeshuri europianët

Leart kola

Kur në fillim të viteve 2000, kohë kur Shqipëria i kishte rregulluar pak a shumë letrat për të pretenduar anëtarësimin në “parajsën tokësore” me emrin Bashkim Europian, u për-dor koncepti i “detyrave të shtëpisë” që duhet të bënte shteti ynë për të vërtetuar që ekziston, askush nuk e shtroi pyetjen se pse quheshin detyra shtëpie? Vendeve ish-komuniste, dhe fatkeqësisht lindore, iu premtua që me të bërë këto detyra shtëpie, do të trafi-kohëshin jo vetëm në hapësirën Euro-piane(!?!), por madje do të ndryshonin edhe kulturalisht, për mirë…

Detyrat e shtëpisë që Europianët i dhanë kësaj bebeje lindore u varën si banderola nëpër kryeqytete e nëpër institucione, madje dhe në çdo fami-lje. Gjithçka diktohet nga këto detyra shtëpie që s’i ka parë askush, por që të gjithë i dinë. Kjo imanencë politike u rri mbi kokë shqiptarëve siç u rrinte dikur shpata e Enverit gjithë armiqve jo të paktë që kishim vërdallë nëpër Botë. Edhe pse shpata si metaforë na qëndronte më mirë, se gjithsesi na burrëronte përpara luftrave imagjina-re plot e përplot me grekër agresivë që pretendonin territor në mëmë/atdhe, ndërsa këto “detyrat e shtëpis”, si proçes që dhe imagjinatën na e ka-stron e na i shndërron në një infantilitet të përbindshëm, në fillim na vunë pak në siklet, sepse na solli reminishenca femijërish jo detyrimisht të lumtura, dhe na e hoqi gjithë atë nerv trimerie që te shqiptari mezi pret të shpërtheje.

E kështu, frap e frap, nga trimëritë e Skënderbeut, Rilindasve dhe shpatës së Sistemit Enverist, pra nga historitë me burra të fortë që nuk i dridhej qer-piku para vdekjes, na dolën këto dreq “detyra shtëpie”, që po na dredhin leqet e këmbëve, mu ashtu siç ndodhte kur ishim fëmijë dhe na kapte ndonjë mësuese pa përgatitur. Por kësaj here ka një ndryshim akoma më diabolik, se nëse atëherë mjaftonte të hapje librin për të mësuar përgjigjet, në rastin tonë nuk ekziston pyetja të cilës duhet t’i kthesh përgjigje.

Ky teatër absurd duhet thënë që i shkrin së qeshuri Europianet atje lart në olimpin e tyre që kësaj here mban emrin “Parlament Europian” dhe ash-tu si Zeusi që shkrihej gazit kur shihte njerëzit që duke mos pasur as mjetet më elementare të punës vinin vërdallë si të habitur nëpër botë, ashtu dhe zyrtarët Europianë gajasen me sjelljet tona përpara “detyrave të shtëpise”.

Shqiptarët nga ana e tyre, këto in-tegrimet me Perandori të jashtme, i kanë shumë qejf e nuk mund ta lënë këtë rast tu iki kaq kollaj. Ashtu si me Perandorinë Turke, Bashkimin Sovjetik, Kinën, edhe kësaj radhe përveshëm mëngët, (në fakt kësaj here nuk i për-veshëm mëngët, që të dukeshim më Europianë), i shpallëm ata… pra zyr-tarët e Parlamentit Europian zotër në Tokë e në Qiell, e nisëm udhëtimin si çifutët në kërkim të tokës së premtuar. Kalvari propozohej nën një amballazh që quhej “detyra shtëpie”. Përgjigju-ni 2 mijë e kusur pyetjeve që të fitoni Tokën e Premtuar - i tha Parlamenti Europian shqiptarit - ndryshe do të

bredhësh nëpër shkretëtirë deri sa etja për konsumizëm të të ketë marrë frymën e të vdesësh, ashtu, për faqe të zezë, me pantallonat e me këmishën e dalëmode që kishe blerë vjet tek ndo-një qendër tregtare.

u drodh shqiptari kur dëgjoi këtë zë kumbues, i cili propozohej i qartë dhe i fortë nga mikrofonët elegantë të Parlamentit Europian pas të cilëve rrin-te ndonjë fytyrë e pajisur me syze që kushtojnë rreth 200 mijë Euro. Shqip-tarët sigurisht që nuk mund ta humb-nin këtë mundësi dhe menjëherë e bënë integrimin çështje të ditës, e

shtrinë atë që nga stadi më i lartë i po-

litikbërjes që është Parlamenti e deri

tek jeta e përditshme e familjeve më të

thjeshta shqiptare.

Politikanët grinden në parlament

e ku të munden duke akuzuar njëri-

tjetrin që jo vetëm nuk i paskan bërë

detyrat e shtëpisë, siç duan Europi-

anët, por që dhe nuk dinë të lexojnë

përgjigjet. Pala tjetër kërcen ndaj këtij

ofendimi të jashtëzakonshëm dhe bër-tet me sa ka në kokë, që ata i kuptojnë qartë pyetjet, madje përgjigjet e këtyre pyetjeve inekzistente i kanë dhënë me kohë, e tani vetëm po presin notën.

Njëra palë ndonjëherë nën zë edhe gëzohet kur palës tjetër Europianët i thonë që nuk i ka bërë dhe aq mirë sa prisnin detyrat e shtëpisë. Berisha lavdëron Nanon për detyrat që bëri ky gjatë kohës që ishte kryeministër, Nano i falënderohet, por ndjen keqar-dhje për Ramën që nuk po e kupton që ka ardhur koha të ulë kokën e të marrë lapsin që të fillojë me detyrat, siç bën fjala bie, Meta, i cili betohet e stërbeto-het që detyrat e shtëpisë që ka bëre ai janë jo vetëm më të saktat, por fletorja e tij është dhe më e pastër se ajo e të

tjerëve që kanë qenë më parë në atë pozicion.

Nëpër kafene populli është ndarë në debatin se kush do t’i bëjë më mirë këto detyra, madje aq shumë flasin për to, sa nuk interesohen më për detyrat e fëmijëve të tyre. Nuk janë detyra gjë këto - i thotë babai fëmijës në shtëpi - detyra janë ato që zgjidhim unë me Zeqon në kafe. Babai tani që nuk jeton më me mamanë ka më shumë kohë të lirë për tu marrë me punë madhore sh-tetërore. Detyrat e shtëpisë Europiane nuk i kanë kërcitur asnjë sinjal në kokë shqiptarit që fjala bie, të shqetësohet për faktin që fëmijët e tyre jetojnë në klasa me nga 60 vetë, në një vend ku si-stemi arsimor është nga më represivët, nga më të pakoaluduarit në Ballkan.

Ndërkohë edhe pse kjo histeri e re e ka pushtuar zemrën tonë, me dashu-rinë e madhe për Bashkimin Europian, ne jemi të kujdesshëm që ta ndajmë këtë dashuri. Sigurisht që bëhet fjalë për mikun tonë të përhershëm, Amba-sadën Amerikane, madje flitet që kjo miqësi ka qenë në zemrat e shqiptarit të mesëm që përpara se të zbulohej Amerika. Ka zëra që thonë se dhe para se të zbulohej Amerika, në Shqipëri paska pasur një Ambasadë Amerikane që “bënte ligjin”. Amerikanët na i leju-an dashurinë për Europën, por sigu-risht që me karar - na thanë - ju e dini kë duhet të dashuroni më thellë dhe pa kompromis. Kjo sigurisht që e çoroditi shqiptarin e thjeshtë “monovaginal” i cili ishte mësuar deri në këtë kohë që perandoritë t’i dashuronte një e nga një e jo kështu, të dyja njëherësh. Por edhe pse popull me moral të hekurt, ne e pranuam këtë dashuri të dyfishtë, sepse thellë në shpirt e dinim që ishte për të mirën tonë, një lloj pasioni “alla Shampoo me Balsam”, me të vetmin

ndryshim që në këtë rast balsami për-doret përpara.

Aq shumë u bë paranojake kjo marrëdhënie, sa dhe në zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar, partitë e ngatërruan pak popullin sepse të dyja i premtuan dashuri të pakufijtë për Eu-ropën dhe Amerikën (e çuditshme që nuk u fol asnjëherë për dashuri ndaj shqiptarit…). Shqiptari i shkretë kur e pa që dy liderët bënin nëpër sheshe spartakiada dashurie për ambasa-dorët dhe deputetët e Parlamentit Eu-ropian u ngatërruan aq keq, sa filluan të votonin nga dy-tre herë, sepse sapo votonin për njërin i kujtoheshin fjalët e bukura që kishte thënë ai tjetri për ambasadorin Amerikan e nuk mund të linin pa ia dhënë votën edhe atij tje-trit. Aq rrëmujë e madhe u bë sa nuk e merrte vesh as dreqi, e jo më parla-menti Europian, sepse nga “dashuria o miku im” kaluan një det të tërë, jo me ndoca kuti votimi të pafajshme, që ndryshe nga Bashkimi Europian nuk patën mundësi të provonin më parë dashurinë poetike, por menjëhere atë karnalen, mishtoren, kur kaluan pa mëshirë nëpër duart e yndyrshme të policave të dashurisë që mbajnë emrin e bukur “komisioner i qendrës zgjedhore”.

Greva, manifestime dhe valle u hodhën diku aty pranë ish-kryemi-nistrisë, që është kthyer në pallatin e ëndrrës së madhe Europiane, ku ma-sat shqiptare i luten zotërve të Bashki-mit Europian ta percaktojnë ata vetë se kush i dashuron më shumë, sepse me sa duket ne e kemi të pamundur të materializojmë me një copë letër këtë metafizikë të magjishme. E pas 2 javesh përpjekje më në fund vuajteve e mori një përgjigje nga Zeusët e Par-lamentit Europian. Ata njëzëri deklaru-

an - hajdeni në Strasburg t’ju mësojmë se si hahet mishi me pirun. Kështu do të beheni njerëz e nuk do të grindeni më. Pas asaj darke gjithçka u sheshua, por i paprekur mbeti zjarri brenda nesh për dashurinë e patundshme.

Megjithatë flitet që diku në periferi të perandorisë ekziston një grup që quhet “Vetëvendosje”. Ata thonë që nëse ne bëjmë aktin e Vetëvendosjes atëherë bëhemi të barabartë me të gji-thë Banorët e Tokës, madje të barabar-të dhe me Europianët dhe Amerikanët. Se në fund të fundit - thonë ata - u vër-tetua katërcipërisht se paranoja Perën-dimore që nën pantallonat e dokut shqiptarët fshihnin bishtin, nuk është e vërtetë. Këtë paranojë e kanë nxjerrë të pavërtetë ato mijëra vajza shqiptare që punojnë për bukën e gojës në prostitu-cion madje edhe në rrugët e Brukselit dhe Strasburgut, ato vajza shpeshherë të dhunuara e të rrëmbyera, që mbajnë me kontribute familjet e tyre e që kanë dëshmuar se edhe pse shqiptare, kanë shumë më tepër vlera njerëzore sesa klientët e tyre mjeranë perëndimorë. Vetëvendosja madje thotë që nuk ka nevojë të kemi dashuri nënshtruese ndaj perendimorëve, ne ata mund t’i kemi partnerë sapo të kemi shtetin dhe institucionet tona!! E ndoshta, thonë ata, kur t’i kemi partnerë gjithë këtë dashu-ri mund t’ia dedikojmë vetvetes. Duke patur dashuri dhe solidaritet me njëri-tjetrit, thonë ata, ndoshta këtë energji e vëmë në punë në të mirë të edukimit, shëndetësisë, infrastrukturës etj.

Ky organizëm është bërë turbullues për mendjen e shqiptarit të hipnotizuar dhe dilema kanë filluar të dalin në pah. Por Perendimorët menjëherë reaguan, se ata e dinë mirë nga eksperienca e tyre që nese ka një gjë që e shkatërron Perandorinë më shpejt se gjithçka dhe e nxjerr në pah anën represive të saj, është momenti kur dilemat fi-llojnë e diskutohen. Shtresa e parë e banerave dhe billboardeve nuk bëri punë për të mbrojtur trupin peran-dorak, kështu që menjëherë dërguan policinë dhe ushtrinë që këta djem e vajza të rriheshin, të burgoseshin e të keqtrajtoheshin. Kështu dilemat nuk do të diskutoheshin, dhe shqiptari do të mund ta jetojë dashurine i qetë dhe i lumtur si më parë, e do të vazhdojë të merret me detyrat e shtëpisë që i duhen për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

Megjithatë një pyetje qëndron ako-ma pezull në kokat e shqiptarëve, po ashtu siç i rrinte te koka shpata ar-miqve që ka bota: po ata që punojnë 18 orë në ditë për 5 dollarë, a do të mund t’i bëjnë detyrat e shtëpisë? Apo ako-ma më keq, a mund t’i bëjë detyrat e shtëpisë ajo ushtri e të pastrehëve që jeton në kuti kartoni, ata që nuk kanë shtëpi fare, a janë të përjashtuar nga detyrat e shtëpisë?

gz33.indd 3 6/16/2010 8:12:32 PM

Page 4: Gazeta Nr. 35

4 e enjte 17 | Qershor 2010 |

Gresa Petoshati

Legjislacioni tatimor shqiptar jo pak herë ka përberë një objekt po-lemike ndërmjet grupeve të interesit dhe administratës shteterore. Në një vështrim të përgjithshëm mbi ligjin për procedurat tatimore duket se polemikat kanë një bazë të mirë për t’u zhvilluar, pasi në këtë ligj vërehet qartë konflikti i interesit dhe tejkali-mi i kompetencave të organit tatimor e për rrjedhoje edhe penalizimi i bi-znesit. Mungesa e një kuadri ligjor të saktë dhe të qartë lë vend për inter-pretime arbitrare. Nga ana tjetër për të siguruar ekuilibrin në marrëdheni-et ekonomike dhe për të siguruar një ambjent të shëndetshëm legjislativ dhe ekonomik, lipset një grupim më i sakte dhe i detajuar i llojeve të tatime-ve dhe taksave.

Principet e demokracise dhe lirisë së tregut përbëjnë bazën në shoqe-rinë e sotme, me gjithë pranimin tërësisht apo pjesërisht të doktrinës intervencioniste të shtetit. Ne kuadrin e kësaj marrëdhenieje dy palëshe shtet – taksapagues, parimet bazë të fiskalitetit, sic janë: neutraliteti, imper-sonaliteti, legjitimiteti dhe joarbitrari-teti duhen respektuar. Në princip këto shtylla parimore duhet të qëndronin në bazën e ligjit për procedurat ta-timore, por ky ligj actual, në nenet e tij i jep organit tatimor funksionet e gjyqësorit, duke i imponuar biznesit zgjedhjen e një rruge të dyshimte dhe arbitrare per zgjidhjen e kon-fliktit. Ky ligj në sajë të mungesës së qartësisë në terma, le vend për inter-pretime sa i perket jo vetem llogari-tjes së detyrimit, por edhe identifiki-mit të tij, duke e lënë këtë përcaktim në mënyre arbitrare dhe abuzive në vlerësimin e organit tatimor. (neni 71: Administrata tatimore ka të drejtë të përdorë mënyra alternative vlerësi-mi të detyrimit tatimor të tatimpagu-esit dhe te nxjerre nje vlersim……..; neni 72, pika 2: Kur vlerësohet detyri-mi tatimor, që lind nga transaksione ndërmjet personave të lidhur, mënyra alternative e përdorur pasqyron të ardhurat e tatueshme, që do të kishin rezultuar nga transaksione të kraha-sueshme, ndërmjet personave të pa-lidhur)

Në mungesë të një organi të speci-alizuar gjyqësor, kompetencë e të cilit të jetë zgjidhja e konflikteve financia-re, sic mund të jetë shembulli i Ruma-nisë me Gjykaten Financiare – Curtea de Conturi, sipas legjislacionit tonë në fuqi i takon gjykatës kompetente zgjidhja e konflikteve midis paleve dhe jo Drejtorise se Apelimit. Kjo e fundit, në abuzim me Kushtetutën dhe parimin e ndarjes së pushteteve, merr me anë të këtij ligji kompetencat e gjyqësorit, duke i mohuar tatimpa-guesit ndjekjen e rrugës ligjore dhe konstitucionale të apelimit në gjyka-tën kompetente. (neni 106, pika 1: Ta-timpaguesi mund të ankimojë kundër çdo njoftim vlerësimi, çdo vendimi qe ndikon në detyrimin e tij tatimor, çdo kërkese për rimbursim ose leh-tësim tatimor, ose çdo akti ekzekutiv

të posaçëm tatimor, në lidhje me ta-timpaguesin; pika 3: ..., Tatimpagu-esi e dorëzon ankimin në drejtorinë e apelimit tatimor brenda 30 ditëve, neni 107, 108)

Një tjetër “risi” që prezanton ky ligj është bllokimi i llogarive bankare, bllokimi i pasurisë, sekuestrimi, duke arritur deri tek shitja e saj nga ana e administratës tatimore. Duke marrë përsëri atributet ekskluzive të gjyqe-sorit, në shkelje të qartë të të drejtave të tatimpaguesve, lihen hapësira të medha për korrupsion dhe subjek-tivizem. (neni 90: Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në da-tën e caktuar, në përputhje me ne-nin 89 të këtij ligji, për njoftimin dhe kërkesën për pagesë, administrata tatimore, nëpërmjet një urdhri me shkrim, të lëshuar nga drejtori i drej-torisë rajonale apo drejtuesi i njësi-së së ngjashme me të, apo titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore, i kërkon çdo banke, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të mbajë një shumë; neni 91: Nëse tatimpaguesi nuk paguan në datën e caktuar detyri-min tatimor, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, detyrimi tatimor i papa-

guar sigurohet në favor të administra-tës tatimore mbi të gjithë pasurinë e tatimpaguesit, në masën e nevojshme, për të përmbushur detyrimin tatimor të tij; neni 93: Nëse tatimpaguesi nuk paguan detyrimin tatimor në datën e caktuar, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, për njoftimin dhe kërke-sën për pagesë, administrate tatimore mund ta mbledhë detyrimin tatimor të papaguar nëpërmjet sekuestrimit të pasurisë së siguruar në favor të administratës tatimore, në pronësi të tatimpaguesit , neni 94, 95, 96)

Masat dhe sekuestrot fiskale duhet të karakterizohen nga neutraliteti dhe qartësia. Mënyra dhe shumat e pa-gesave duhet të jenë të përcaktuara qartë për secilin detyrim dhe tatim-pagues, duke bërë të mundur kësisoj identifikimin e saktë të detyrimit dhe duke i mundësuar biznesit marrjen e masave sa i përket influences së ven-dimeve të menaxhimit financiar në ra-port me barren fiskale.

Tatimi në vetvete duhet të synojë dhënien e shanseve të barabarta bi-znesit, duke pranuar pa ekuivok liri-ne individuale të zgjedhjes edhe në mënyrën se si do t’i përdorë të ardhu-

rat e tij. Ai duhet të përqendrohet në favorizimin e aksesit drejt pronës dhe në drejtim të atyre që janë ekonomi-kisht më të zotë. Duke ndjekur këtë llogjikë, tatimi dhe fiskaliteti nuk du-het të kenë si objektiv influencimin e zgjedhjeve individuale, të cilat bëhen në funksion të nevojave që duhen përmbushur.

Ky ligj gjendet në kundërshtim të plotë edhe me praktikat dhe pervojën e vendeve demokratike. Së bashku me Ligjin per Gjobat japin dy shem-buj të qartë të mungesës së legjiti-mitetit dhe neutralitetit në hartimin e tij duke influencuar qartë në mënyrë negative ekonominë e vendit në kohë krize, duke i pakësuar biznesit të ar-dhurat dhe duke i ulur aftësinë pagu-ese në mënyrë abuzive.

Duke hedhur një vështrim historik mbi praktikat legjislative fiskale, vihet re tendenca për ta vënë biznesin në funksion të shtetit dhe politikës, duke aprovuar ligje të cilat kanë si qëllim mbledhjen e shpejtë të detyrimeve në arkën e shtetit edhe pse kjo do të thotë të shkelësh të drejtat themelore të shtetasve dhe duke injoruar pasojat e presionit fiskal. Masa e këtij presio-

ni nga ana e shtetit duhet të jetë mi-nimale, pasi rritja e tij con në mënyrë të pashmangshme (kurba “Laffer”) në fenomene të rezistencës dhe të rënies së forcës produktive, duke rezultuar në renien e të ardhurave buxhetore nga tatimet, por gjithashtu ndikon në prishjen e ekuilibrit ndërmjet raportit të tatimeve në ansambel dhe PBB.

Duke shtuar këtu edhe rritjen më të fundit të akzicave, shtohen elemen-tët që kontribuojnë në rëndimin e situatës ekonomike, duke shtrenjtuar ndjeshëm jetesën e popullsisë, në një kohë kur inflacioni është në rritje dhe duke nënvizuar tendencën e qeve-risë për t’ua faturuar uljen e deficitit buxhetor taksapaguesve.

Në një situatë të tillë, miratimi i li-gjeve, por shpeshherë dhe amendimi konstant i tyre, sjellin instabilitet li-gjor, si edhe instabilitet ekonomik. Në këto kushte ndihet nevoja, si kurrë më parë, për miratimin e një kodi fiskal, në të cilin llojet e tatimeve, të taksa-ve, përllogaritja e tyre, përcaktimi i të drejtave dhe i detyrimeve për tatim-paguesin të jenë sa më të qarta dhe të mos lënë vend për ekuivok.

Një vështrim i shkurtër mbi efektet ligjore dhe ekonomike të ligjit nr.9920, dt.19/05/2008.

Procedurat tatimore, dhe nevoja për një kod fiskal

gz33.indd 4 6/16/2010 8:12:32 PM

Page 5: Gazeta Nr. 35

5e enjte 17 | Qershor 2010 |

Plator nesturi

A mund të shndërrohet në boome-rang një parrullë politike që ka qenë flamuri i betejës për mijëra e mijëra ndjekës e simpatizantë? Prej gati një viti, aksioma e transparencës për zgjedhjet e 28 qershorit nga ana e opozitës, përmblidhej në shprehjen : “Berisha, hap kutitë ose ik”. Tashmë, ndërsa muajt rrodhën njëri pas tjetrit dhe betimet për t’i shkuar deri në fund këtij qëllimi madhor po zëvendëso-hen me terma lakonikë për zgjidhje konsensuale, për shumëkënd nga po-pulli i së majtës është e qartë se krye-ministri Berisha do të qëndrojë ende në pushtet edhe pa hequr plumbçet e kutive të votimit. E pra, ndërsa nga ky angazhim janë konsumuar energji jo të pakta partiake dhe njerëzore, të cilat sipas gjasave do rezultojnë të sh-kuara dëm, afërmend nuk përjashto-het mundësia që opozitarët, pas kësaj beteje të gjatë, t’i kërkojnë kryetarit aktual të PS-së: “Rama, hap kutitë (siç premtove), ose largohu”.

Dilemat në PSNatyrisht, Berisha do të bjerë një

ditë nga froni i kryeministrit. Po ashtu edhe PD nuk mund të jetë jet e mot në pushtet, dhe nga rotacioni i pashman-gshëm, në pod do të ringrihet sërish PS. Problemi qëndron tjetër kund dhe pikërisht tek koha kur do të realizo-het kalimi i opozitës në mazhorancë qeverisëse. Do të jetë e shpejtë, nga zgjedhje të parakohshme, pas mbari-mit të mandatit aktual të së djathtës, apo kur? Çështja e këtij dueli të ka-hershëm PS- PD gjatë 20 vjetëve plu-ralizëm, merr karakter më emotiv në sytë e elektoratit të majtë e të struk-turave socialiste, pasi përkundruall në sfond mbetet sërish e njëjta figurë, Sali Berisha, i cili për ta është simbol i politikës së vjetër, (apo më më drejt, i demokracisë arkaike të viteve 92-97). Për tu përballur me këtë sfidë, pas humbjes së pushtetit në vitin 2005, ata i besuan energjisë së tregu-ar prej Edi Ramës, por tashmë një vit pas humbjes së zgjedhjeve të rradhës dhe inisiativave jo të suksesshme në këto muaj, besimi se data e skadimit të qeverisjes Berisha do të jetë e afërt, është mpakur. Ndaj është normale që brenda elektoratit të majtë të nisë të grejë krye dilema nëse vijimi i drejti-mit të Ramës në krye të PS, e afron apo e shtyn në kohë rrëzimin e Berishës nga pushteti.

Pak rëndësi ka nëse ky sens dys-himi në masën e elektoratit mund të ketë aq forcë imponuese sa të detyrojë kryetarin aktual të hapë kra-hun, ( Rama i ka nën kontroll strukturat partiake dhe nga kjo anë nuk ndihet i rrezikuar tani për tani). Gjithësesi ky dyshim do të ishte një shkas i mjaftu-eshëm për humbjen e dinamizmit në anëtarësinë e thjeshtë e te simpatizan-tët në betejat e ardhshme elektorale, e bashkë me to edhe besimin në fito-re. Dhe një ushtri që shkon në betejë pa optimizëm e besim në fitore, sado e madhe e histori të lavdishme të ketë pas, është e destinuar të dështojë.

Greva e urisë së deputetëve dhe aktivistëve socialistë në bulevardin

A duhet gjetur pra një tjetër figurë e ngjashme apo mund të kalohet në një imazh të ri lideri

“Rama, hap kutitë (siç premtove), ose largohu”!“Dëshmorët e Kombit” si dhe prote-stat masive që u organizuan poshtë zyrës së kryeministrit Berisha, i dha një dozë adrenaline kauzës opozita-re, por gjithësesi kaq ish e pamjaftu-eshme për të mbajtur gjallë shpresat e dhjetëra mijëra simpatizantëve e qytetarëve që mbushën sheshet ato ditë. Si për paradoks, u desh vetëm një telefonatë nga Brukseli, që çadrat të çmontoheshin brenda orës dhe gre-va e urisë të mbyllej. Ndërkohë kutitë e votimit nuk u hapën as pas darkës në restorant “Crocodile”, as pas 19 di-tëve të grevës së urisë, ashtu siç nuk ishin hapur as pas gjashtë muajve boj-kot parlamentar të deputetëve të PS-së. Kauza e transparencës mbi këtë platformë duket e pashpresë.

Ndërsa është në proces raundi i dytë i negociatave për kompromis mi-dis dy kampeve politike të supervizu-ara nga strukturat e Brukselit, zgjidhja e ngërçit poltik gjithësesi nuk mund të mendohet se shkon në hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e tyre. Nenet e kodit aktual nuk e mun-dësojnë këtë gjë dhe një inisiativë për të aprovuar me konsensus një ligj me fuqi paravepruese për kutitë e zgjedhjeve të vitit të shkuar, vetëm mund ta komplikojë çdo votim në të ardhmen. Pa llogaritur faktin tjetër që dispozicioni i maxhorancës për një ligj të tillë special, është afërmend

negativ. Marrja vetëm në shqyrtim e materialeve zgjedhore, kalimi i tyre për hetim në komisionin e posaçëm parlamentar, kohëzgjatja e punës së tij e shoqëruar dhe me debatet mbi këtë cështje, hartimi i dy raporteve të ndryshme nga anëtarët e tij të të dy kaheve, siç ka ndodhur rëndom, do të kërkojë muaj të tërë në dispozicion. Po ti shtojmë këtu edhe mundësinë e një kërkese për Komisionin e Veneci-as se si mund të marrë zgjidhje puna, atëherë koha e harxhuar shtyhet më tej. Për shqiptarët kjo periudhë do të jetë veç një spektakël vulgar media-tik ku si rezultat asgjë nuk ndryshon, ndërsa për qeverinë, të pashqetësuar në rrugëtimin e vet, çështja e kutive do mbetet një front dytësor me të ci-lën mban të angazhuar opozitën.

Dhe ja ku vijmë tek zgjedhjet e reja vendore. Vetëm atëherë mund të shi-het sesa energji të çuara dëm do jenë harxhuar për mëse një vit e gjysëm për çështjen e kutive, kur në sfond do dalin të tjera kuti e vota për tu mbroj-tur. Ndërkohë do të ish fatkeqësi nëse vetëm në atë kohë do të qartësohej se qeverisja e të djathtës ish më vulne-rabël në të tjera pika nevralgjike, siç është kriza dhe problemet e zhvillimit ekonomik, çështje të korrupsionit dhe abuzivizmi me administratën publike të mbushur me militantë partiakë. Da-ljet e deritanishme të deputetëve të

veçantë që prekin aspekte të këtyre plagëve me interferencë të gjerë në mbarsjen e opinionit publik, janë fare pak me rolin që duhet të luajë një opozitë që paraqitet pa strategji e pa strukturë të qartë.

a i Duhet PS një tjetër liDer i fortëi ardhur në emër te mposhtjes së

Berishës dhe bashkimit të së majtës, Edi Ramës iu krijuan të gjitha kush-tet dhe hapësirat brenda selisë rozë që lojën për riardhjen në pushtet ta zhvillonte si të dëshironte. Aq i madh ishte ky mirëbesim sa edhe shumë ish bashkëpunëtorë të Fatos Nanos, e bën hasha ish kryeministrin e tyre, për hir të kryetarit të ri të PS. Rama fuqizoi pozicionin e tij, ristrukturoi strukturat sipas shijeve, vulosi listën e kandida-tëve për deputetë sipas dëshirës së tij, shkërmoqi e u tall me rivalët bren-da partisë, porse nuk arriti të kryejë atë për të cilën iu besua ky post. Të mposhte Berishën.

Padyshim Rama është shfaqur si lider, por për shqiptarët kjo staturë duhet të jetë e lidhur me imazhin e fituesit. Dhe socialistët po shqiptarë janë. Që nga periudha pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ku si rezultat i humbjes së garës elektorale nisi të artikulohej dorëheqja e tij, cështja e parë që diskutohej qoftë edhe në formë hi-potetike, ishte se kush mund të ishte

zëvendësuesi dhe a mund ti plotëso-nin cilësitë e një lideri autoritar e që të ngjall besim. Figurat rivale të krye-tarit të PS, Blushi dhe Malaj, apo dhe nga krahu i bashkëpunëtorëve të tij si Xhafa, nuk arritën të krijojnë një plotshmëri gjykimi në bashkësinë e socialistëve se mund të ishin titullarë të denjë për sfidat e të ardhmes. Kjo edhe pse ndërkohë shumë gjëra kis-hin ndryshuar në strukturat e partisë dhe vendimmarrja kish kaluar nga ajo kolegjiale në mënyrë më vertikale.

Sidoqoftë, megjithë kontrollin e rreptë të strukturave dhe të peshës aktuale që ka në PS, edhe Rama, ashtu si Berisha që do të lerë një ditë fro-nin e kryeministrit, po ashtu ai do të shtrëngohet dikur, me pahir a me dës-hirë, të zbresë nga piedestali ku është ngritur. Çështja mbetet se kur, dhe a do të ketë fituar tjetër betejë ndërko-hë. Ndaj dhe domosdoshmëria për zëvendësimin e tij do të lindë një ditë. Deri në atë kohë, e largët a e afërt ajo ditë, PS-së do ti duhet të vendosë jo vetëm për kandidatin e ardhshëm por dhe për modelin e liderit të ri të saj. A duhet gjetur pra një tjetër figurë e ngjashme apo mund të kalohet në një imazh të ri lideri, deri edhe tek drejti-mi kolegjial për një periudhë të cak-tuar kohe?

Modele nga bota gjen plot, mjafton të rezultojë triumfues.

gz33.indd 5 6/16/2010 8:12:33 PM

Page 6: Gazeta Nr. 35

6 e enjte 17 | Qershor 2010 |

Arbër Zaimi

Termi “ndërkombëtar”, i cili për-doret gjithnjë e më shumë për të përkufizuar përfaqësuesit diploma-tikë të shteteve të tjera e të organiz-mave ndërshtetërore ka imponuar një realitet të vetin në konceptimin socio-politik shqiptar. Në një sistem huntingtonian vlerash në mënyrë të pandërgjegjshme shqiptarët i kanë diferencuar ndërkombëtarët. Në një anë janë “ndërkombëtarë e mirëfill-të”, që janë “perëndimorët” të cilët përfaqësojnë një pushtet simbolik atëror ndaj vendasve që nuk dinë të bëjnë shtet, nuk dinë të sillen e nuk dinë të punojnë, e për pasojë duhet të mësojnë që të rriten në mënyrë të shëndetshme, pa lënë mënjanë bren-gën e vazhdueshme (por gjithnjë të shëndetshme) të “kryerjes së detyra-ve”, dhe nga ana tjetër janë “ndër-kombëtarët si puna jonë”, shtete lin-dore, muslimane, afrikane, aziatike, amerikano-latine, diktatoriale, apo të pazhvilluara, ndërkombëtarë që edhe pse mund të kenë përfaqësinë e tyre dinjitoze në struktura të ndryshme ndërshtetërore, madje mund të kenë marrëdhënie diplomatike me ne, nuk ua var kush hejbet, sepse nga ta s’kemi ç’të mësojmë. Grupin e parë e thërrasin gjerësisht me togfjalëshin “partnerët tanë ndërkombëtarë”, ky grup përfshin ShBA, 10 – 15 vendet më të pasura të BE-së, e asnjë tjetër. Ndërsa grupin e dytë nuk denjon kush ta thërrasë me gradën “ndër-kombëtar”, ata i quajmë thjesht të huaj, ose me emrin e vendit që për-faqësojnë. Bëhet fjalë për shtete të cilat nuk kanë hyrë në marrëdhënie dominance me vendin tonë, për sh-tete që nuk përpiqen të ndërhyjnë në punët e brendshme, apo që nuk na shfrytëzojnë kaq dukshëm. Në këtë grup përveç gjithë vendeve të botës së tretë, grumbullohen edhe Kana-daja me Australinë që janë tepër larg për të na ndikuar, Kina me Rusinë që janë tepër lindore, india me Brazilin që s’dinë të bëjnë shtet, Turqia që është shumë myslimane, Greqia që një e dy e bën demonstrata, apo vende si Rumania me Bullgarinë, që edhe pse në BE edihet mirë që janë në pozita të ngjashme me ne ekonomikisht. Sipas perceptimit servil të historisë karakteri-stik për shqiptarët, dashurohemi me se-njorët e fuqishëm, e jo me të ngjashmit me ne. Të ngjashmit përbuzen, sepse zakoni i shqipos cinik e do që të përbu-zet dhe vetvetja si pjesë e një kombi të paformuar, madje si të paformueshëm. Dëshirohet masivisht të jemi të qeveri-sur nga të tjerë, të shmangim përgje-gjësinë nga shpatullat tona e të rrojmë me miell borxh. Të bindur siç jemi për inferioritetin e për vogëlsinë tonë, du-ket se do ta kemi shumë të vështirë të rritemi ndonjëherë.

Nga ana tjetër, përballë konceptit të “ndërkombëtarit” qëndron koncepti i “vendasit”, edhe ky me nënndarjet e veta. Dominon “vendasi” i përunjur, ai që beson vetëm e vetëm tek haberet që vijnë nga Brukseli apo nga Washin-gtoni, ai që beson dhe zbaton vetëm urdhrat e dala nga ambasadat e “Ndër-kombëtarëve të Mirëfilltë”, ShBA-ve

dhe BE-së, ashtu siç gjatë historisë ka zbatuar me plot dashuri chrysobulla të Bizantit dhe firmane të Stambollit. Bëhet fjalë për të njëjtin lloj vendasi që përmendëm më sipër, i cili e percep-ton kombin e vet si një “nën-komb”, si të paaftë e të pamerituar, ndërsa “ndërkombëtarët” i sheh si shembull, si idhull, si Krye-Shenjues (në sensin Lacan-ian) të realitetit të vet, madje si perëndi. Duke qenë se ky lloj i venda-sit sot për sot përbën shumicën ndër shqiptarë, po përdorim logjikën e tij për të emërtuar konceptet. Këtë grup shqiptarësh të kapluar prej inferiori-tetit po e quajmë “nënkombëtarë”, ndërsa grupin e të huajve që percepto-hen prej tyre si perëndi, si urdhërues, si mësues e si prindër po e quajmë “mbi-kombëtarë”. Nga ana tjetër së fundmi ka filluar të shfaqet edhe një lloj i ri ven-dasish, që nuk kanë frikë të mendojnë si të barabartë me çdo qenie njerëzore nga cilido shtet i globit, që nuk kanë fri-kë ta shohin kombin dhe shtetin e tyre si diçka vërtet problematike, por ama të ndërtueshme, në rast se punohet me ndërgjegjje, me pasion e me dinji-tet. Duke qenë se këta e perceptojnë kombin dhe shtetin e tyre si një realitet ekonomiko-social i cili nuk ka përse të shfrytëzojë kënd, por ama s’ka as pse të shkelet me këmbë prej askujt, e shohin si një organizim që bazohet mbi pari-met e vetëqeverisjes dhe të sovranitetit të vendasve mbi territoret gjeografike e morale, duke qenë se parimi i tyre bazë është barazia mes kombeve, me-ritojnë të quhen kombëtarë.

Kemi pra një skemë treshe sa i për-

ket sjelljes ndaj konceptit të kombit në hapësirat shqiptare, “nënkombëtarët” që urrejnë dhe përbuzin komunitetin prej nga vijnë dhe i përulen “mbikom-bëtarëve”, që nga ana e tyre nuk i për-kasin këtij vendi dhe që përfaqësojnë interesat e vendeve të tyre në mënyrë gjithnjë e më arrogante duke përfituar nga shpinat e kërrusura për t’ua kër-cyer në shpinë po këtyre “nënkom-bëtarëve”, dhe krejt jashtë këtij plani binar qëndrojnë “kombëtarët”, njerëz të cilët nuk e bazojnë identitetin e tyre as tek nënshtrimi, as tek shfrytëzimi. Por në kushtet e realpolitikës glo-bale natyrisht që “kombëtarët” nuk i shkojnë për shtat hegjemonisë të qendrave të pushtetit. hegjemonët janë më të gatshëm të promovojnë (nën mbështjelljen e shndritshme por bosh) tolerancën ndaj gjithçkaje dhe intolerancën ndaj vetvetes, janë më të gatshëm të promovojnë multietni-citetin si në Kosovë, ku përmenden të drejta të kujtdo kombi e etnie, por e vetmja etni e cila nuk përmendet se nuk është komode është ajo e 95% të popullit, ajo shqiptare. Nënkom-bëtarëve, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri kjo u duket normale. Sep-se sipas tyre i ka ikur koha të qenit shqiptarë, të qenit ballkanas, të qenit mesdhetarë, të qenit nga juglindja e Europës, të qenit musliman, ortodoks, katolik, apo ateist. Sot është moda e të qenit Europian, e të qenit nordiko-perëndimor, e përaqfimit të etikës anglosaksone, është koha e të qenit protestant, apo e të qenit agnostik-spi-ritualist, siç janë shefat e Europës së

Bashkuar apo bosat e përtejatlantikut. Mbikombëtarëve u intereson të jenë shfrytëzues të burimeve ekonomike, siç është rasti i italisë berlusconiane që dëshiron ta kthejë Shqipërinë në kosh plehrash duke ndërtuar impian-te energjetikë apo të përpunimit të plehrave jashtë standarteve. Këto “in-vestime” nuk i ndërtojnë dot në Pulja, edhe pse puljezët e italiano-jugorët përbëjnë një lloj populli të para-gjykuar prej berlusconianëve. Kësh-tu gjejnë “nënkombëtarët” shqiptarë që e dashurojnë të qenit shalë për këmbën e të huajit, dhe nënshkruajnë traktate bashkëpunimi ku ata ekspor-tojnë teknologji, produkte e shërbi-me ndërsa ne eksportojmë femra të bukura. Dhe e gjitha kjo mbulohet nga reklama ideologjike “Një det, dy popuj, një miqësi”, e cila edhe pse mban një emër që lë të nënkuptohet reciprociteti, në fakt është një fusha-të neoimperialiste sepse promovon vetëm kulturën italiane në Shqipëri, e jo atë shqiptare (e cila do të kishte më shumë nevojë) në itali. Gjithçka është Public Relations, që synon të bëjë të pranueshme gjerësisht marrëdhëniet sado-mazo mes “Mbikombëtarëve” dhe “Nënkombëtarëve”. “Mbikom-bëtarët” amerikanë na mësojnë se si në parlament duhet folur për gay-t, por jo për politikën, a thua se në ShBA kongresi e senati është institu-cion i depolitizuar. Ndërkohë po këta “mbikombëtarë” amerikanë nuk e zgjasin shumë kur flitet për çështje që përfshijnë Pentagonin, trafikun e ar-mëve, apo ndonjë gjueti në juglindje

të Shqipërisë. Në Kosovë këta “mbi-kombëtarë” amerikanë nëpërmjet ambasadorit Dell pranojnë qartë se klasa e atjeshme politike e përbërë ekskluzivisht nga “nënkombëtarë” është e korruptuar, dhe duhet zëven-dësuar, mirëpo jo para se të kryhet privatizimi. Pra, na mësojnë amerika-nët, që privatizimi duhet bitisur nga njerëz të korruptuar, se kështu e me-riton ky “nënkomb”. Pastaj kemi dhe “mbikombëtarët” e Brukselit që japin “detyra shtëpie”, të cilat sigurisht që nuk do të kryhen asnjëherë për sa kohë ata që duhet të ishin në burgun e vendit të tyre për korrupsion, legji-timohen si “nënkombëtarë” të mirë duke ngrënë darka tek “Crocodile” në Strasburg.

Sulmi ndaj ambienteve të Vetëven-dosjes, arrestimi i dhunshëm i Albin Kurtit dhe i disa aktivistëve nuk është aspak diçka për t’u habitur. Vetëven-dosja qartësisht është një grup kom-bëtar, një grup që nuk pranon të traj-tohet prej askujt si inferior. Për këtë arsye Vetëvendosja është definuar si armiku shembullor për “mbikom-bëtarët” që synojnë të aplikojnë he-gjemoninë e shfrytëzimit, por edhe për “nënkombëtarët” që nuk mund ta kapërcejnë lehtë që ky popull mund të nxjerrë njerëz që nuk jetoj-në të përunjur, që nuk janë servila, që nuk bien në apatinë e idiotit, që nuk e mbushin mendjen me opinione të huazuara por që kanë opinionet e tyre të formuara e solide, për realitetin ku ata jetojnë. Sulmi ndaj Vetëvendosjes nuk ishte vetëm fizik, ai ishte në radhë të parë një përplasje ideologjish. Na-tyrisht që Vetëvendosja dhe grupi-met e ngjashme me të gjithnjë e më shumë do të shahet prej të tjerëve e do të përballet me sulme, deri në mo-mentin që shqiptarët të binden se nuk janë “nënkomb” e të kuptojnë se nuk ka “mbikombe”.

Të qenit “kombëtar” sot është një detyrë për këdo që beson në zhvi-llim, për këdo që beson në barazinë mes kombeve si të vetmen rrugë realiste drejt integrimit e drejt balla-faqimit me vendet e tjera në mënyrë reciproke. Të qenit “kombëtar” nuk do të thotë të jesh nacionalist, apo të jesh supremacist. Të qenit “kom-bëtar” do të thotë të kërkosh të drejtat e tua e të reagosh kur ato të shkelen, të respektosh tjetrin, por të mos e lësh të të shtypë e të të shkelë. Dhe ky është hapi i parë për formëzimin e marrëdhënieve politike proprie dicti. Nuk do të jemi kurrë europianë, apo internacionalistë nëse në radhë të parë nuk mbërrijmë të jemi shqiptarë në menyrë dinjitoze.

të qenit “kombëtar” do të thotë të kërkosh të drejtat e tua

Mbikombëtarë dhe nënkombëtarë

gz33.indd 6 6/16/2010 8:12:33 PM

Page 7: Gazeta Nr. 35

7e enjte 17 | Qershor 2010 |

Artan Sadiku

intervenimi i ditës së shtunë tek Vetëvendosja shpalos dy sindroma, një për qeverinë dhe një për shtetin e Kosovës. Qeveria, nën udhëheqjen e Thaçit shfaqi hapur komplekset personale, e të pranuara nga gru-pi i ministrave, për të qeverisur mu si qeveria e vetme që kanë njohur në jetën e tyre, qeveria e Milloshe-viçit. Duke mimikëzuar një pushtet i cili tmershëm e ka shtypur popullilin shqiptar, del që qeveria Thaçi kënaqet në idenë që e ka zëvendësuar qeve-rinë e Millosheviçit. Në mungesë të bërjes së politikës reale shtetndërtu-ese në pajtim me vullnetin e popullit të Kosovës, qeveria e Thaçit tani mund të masturboje për të kënaqur ndje-njën për fuqinë e saj pushtetare në fotografitë e djemve dhe vajzave të përgjakura të Kosovës, të rrahur dhe të arestuar brutallisht tek selia e Vete-vendosjes.

Shteti i Kosovës, brendi i tij “The Young Europeans” që u kundërshtua fuqimisht nga VETËVENDoSJA, sh-faqet si një rezultat i hibridizimit të shqiptarëve me vetveten dhe me po-litikat ndaj tyre si ndaj mijë ve ekspe-rimental, që tentojnë të krijojnë kom-bin kosovar vetëm brenda shqiptarët, ndërsa serbët, duke refuzuar gjithçka në kë të proces fitojnë negociata edhe për autonomi. Ky proces hibridizimi, të cilit duke i munguar natyrshmëria, shfaqi veten e tij dhunshëm ditën e sh-tunë kundër VETEVENDoSJES dhe në formën e tij më të egër dhe të vrazhdë ndaj mbrojtësve të natyrës shqiptare të popullit. Në tërheqjen zvarrë të djemve dhe vajzave të VETËVENDo-SJES, policia e shtetit të Kosovës hoqi zvarrë natyrën shqiptare të popullit, duke treguar kështu artificialitetin e vet shtetit.

Aksioni i policisë speciale të Thaçit zbuloi edhe tentimin zyrtar që shqip-tarëve t’u krijohet ‘STATE of mind’, shteti në kokën e tyre. Shteti kiç i Ko-sovës sot i futet me dhunë në kokë çdo shqiptari, përderisa serbëve u relativizohet prezenca e shtetit të Kosovës në jetën e tyre. Ata janë të mbrojtur nga dhëmbët e shtetit, atyre shteti vetëm u buzëqesh. Ndërsa ndë rkombëtarët, ata janë aty për ti dhënë qeverisë dhëmbë vampirore apo të kuq për buzë, varësisht me kë ka punë shteti. Kosova sot është një shtet kiç sepse që në fillim është formësu-ar me format më devijante të shtete-ve tjera ekzistuese pë rreth. Pa asnjë strukturë funksionale institucionale dhe pa sistem social, Kosovës sot, sh-tetësinë e saj, qeveria ia ndërton rreth korupsionit të të dyshuarit, ikonës Li-maj dhe brutalitetit të policisë speci-ale, trimave të ri evropjan. Sot, siç do

u përplasën dy ëndrra. Ëndrra e thaçit për shtetin dhe ëndërra për shtetin e Albinit

Çlirimi i lirisëKasta e tanishme qeverisëse po e lufton lirinë

thoshte vetë Albini, na duhet ‘Shtet i ri për kombin (shqiptar) e jo komb i ri për shtetin (e Kosovës)’.

Memorja e shkurtër e qeveri-së së Kosovës po shkakton neveri mbarëkombëtare ndaj Thaçit që Genc Kadriu e definon si avatar i sotëm i Thaçizmit, ‘që veç tjerash është pre-zantim i kapitulimit dhe servilizmit si kreativitet, kthesë rrënjësore dhe rigjenerim.’ Thjesht, për të qenë Thaçist, sot është më se e mjaftue-shme të jesh vetë kundër Vetëvendo-sjes. Apo, të jesh pro tjetërvendosjes. Të lësh fatin tënd ne duart e Bektelit dhe Limajt që ‘ekstrashpenzuan’ 80 milion euro nga buxheti i popullit më të varfër në Evropë. Ekstra 80 milion të marra nga ndihmat e atyre që vu-ajnë pasojat e regjimit dhe luftës me Millosheviçin, nga ndihma e atyre që lanë krahë e kembë në luftën për çli-rimin e Kosovës, 80 milion nga buka dhe librat e fëmijëve nga fshatërat e djegur të Kosovës.

Vetëvendosja është forma e vetme përmes të cilës mund të ndërpritet procesi i mbrapshtë i ndërtimit të shtetit hALABAK të Kosovës, që luan rolin e të friguarit të popullatës për-mes rrahjes dhe arestimit të të rinjëve, por pa mundesi reale për mbrojtje të sovranitetit shtetëror të cënuar vazh-dimisht dhe në mënyrë të padrejtë në veri. Mu si ai njeriu i barcoletës që unazën e humbur në vendin në terr e

kërkon në një vend tjetër ku ka dritë, edhe hashimi sovranitetin e munguar dhe mugesën e sundimit të ligjit në veri e gjetiu, e ndërton paligjësisht mu në mes të Prishtinës, tek Vetëven-dosja, mu tek vendi ku ka dritë.

Kosovës në hapin e saj të parë drejt ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit i duhet DREJTËSiA dhe jo-stabilitieti i rrejshëm që ndërtohet në kuriz të po-pullatës shqiptare. Politikat e tranzici-onit për një shoqëri të dalur nga lufta duhej të sillnin drejtësinë socile, kthi-min shpresës dhe ndërtimin e stra-tegjisë së qartë kombëtare përmes VETËVENDoSJES së vetë popullit të Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtij vendimi të popullit.

Kasta e tanishme qeverisëse po e lufton lirinë duke u munduar të fusë tek populli ndjenjën e borxhit për çlirimin e Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Duke e shfrytëzuar si pretekst këtë borxh politik që krijohet sot dhe duke e shpaguar atë përmes autostradës së koruptuar të kombit, faljes së Aeroportit të Prishtinës dhe termocentralit Kosova B, kjo qeveri do të mund të paguajë borxhin që ndaj tyre (si komandantë e çlirimtarë që janë) duhet ta ketë populli i Kosovës, dhe i cili borxh do të shimfishohet me kushedi sa 80 milionësh tjerë. Sot shitet ardhmëria e kosovës, kapacite-tet ekonomike të Kosovës, anulohen

datat, figurat, stemat historike, tjetër-sohet ndjenja kombëtare. Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë vështirë që ka ndonjë ide se cili do të jetë rezultati i eksperimentit të tanishëm (tentimi i ndërtimit të shtetit pa vull-netin e popullit) dhe mu për këtë ar-sye asaj i nevojitet sundimi i vazhdu-eshëm me qëllim që të shtyp revoltat që dalin nga mosrespektimi i ndjenjës së populit, nga fundi i durimit të tij pë r nënçmimin që i bëhet, nga fyerja e shprehjes së lirë të vullnetit si tenta-tivë destabilizuese dhe ekstreme.

Vetëvendosja e vënduar në kun-dërshtim të lidhjes së sundimit të in-teresit ndërkombëtar me atë kriminal vendor tenton të pavarëson ndjenjën e lirisë së popullit. Vetëvendosja e çliron lirinë e popullit. E çliron ar-dhmërinë e popullit nga çfarëdolloj borxhi amoral kolonizues të cilin po e paguan sot shtrenjtë Kosova dhe populli i saj. E paguan me shtypje të vullnetit popullor, me korpsion in-stitucional, me ndarje të brendshme territoresh, me kocesione të padrejta, e paguan me degradim ekonomik, e paguan me papunësinë dhe varfërinë më të lartë në Evropë. Të jesh për Vetëvendosje, sot do të thotë të jesh kundër të gjitha këtyre padrejtësive. Të jesh për popullin dhe me popullin. Të jesh për vetëvendosje do të thotë të jesh kundër armiqë ve të Vetëven-dosjes, të vullnetit të popullit. Pas plot

një dekade prezence ndërkombëtare në Kosovë rezultatet janë dështuese, prandaj Vetvendosja e kundërsh-ton formën e tanishme të prezencës ndërkombëtare, duke kundërshtuar kështu dështimin e Kosovës dhe vetë popullit të saj.

Argumenti i Vetvendosjes është për ripozicionimin e Kosovës si nga bren-da ashtu edhe nga jashtë. Atë që sot quhet shtet i Kosovës, Vetvendosja don ta mbushë me ShTETËSi dhe prandaj sulmi i egër policor i qeverisë ndaj Vetëvendosjes është sulm mu ndaj vetë shtetësisë së Kosovës. Shtetësisë e cila ndërton insitucione, kërkon për-gjegjësi, lufton krimin, kujdeset për popullin, ndërton shkolla dhe spitale, e bën Kosovën partner dhe jo vazal të ndërkombëtarëve. Kësisoji, lufta e qeverisë kundër Vetvendosjes, që në përmbajtje ka luftën kundër shtetësi-së së Kosovës, është materializim i luftës kundër përgjegjësisë, kundër vullnetit popullor, kundër drejtësisë dhe demokracisë.

Në ditën që Vetëvendosja shpalli hyrjen e saj në zgjedhjet e ardhëshme u përplasën dy ëndrra. Ëndrra e Thaçit për shtetin dhe ëndërra për shtetin e Albinit me shokë e shoqe. Thaqi e ka krijuar shetin, ai po e je-ton ëndërrën e tij për shtetin e Ko-sovës, që sot është i mbushur me mjerim ekonomik, me dhunë poli-core, me sundim ndërkombëtar, me padrejtësi gjyqësore, banditizëm politik dhe me qeveri absolutiste. Ëndëra e Albinit më shokë e shoqe kalon nëpër Vetëvendosjen, ajo ka një filtër dhe ky është vullneti i popullit. Populli i Kosovës duhet të vendosë se në çfarrë Kosove don të jetojë. Endërra e Albinit me shokë e shoqe është pra ëndërra për përm-bushjen e ëndërrës së popullit të Kosovës. Le të vendosë populli, jo hashimi. Dhe kur të dënojë, le të dënojë populli, jo EuLEXi. Në sh-mangjen nga arresti dhe ballafaqi-min me padrejtësinë ndërkombëta-re në Kosovë, Albini i ka qëndruar fuqishëm besnik idesë së respektimit të vullnetit të popullit duke refuzuar të legjitimojë çfarrë do lloj impo-nimi të vullnetit të huaj. Duke bërë këtë, Albini dhe Vetëvendosja kanë vendosur modelin e veprimit poli-tik që për parim ka repsktimin dhe mbrojtjen e vullnetit popullor. Dhe mu në ditën që Vetvendosja shpalli zgjërimin e hapësirës së këtij modeli të veprimi politik përmes pjesëmarr-jes në zgjedhje, qeveria dhe policia u ngritën kundër tyre, kundër parimeve të tyre. Ata sulmuan djemtë dhe vajzat që ëndërrojnë popullit ti plotësohet ëndëra për pavarësi, për pavarësi në vendim, qoftë ky vendim për shtet të ri apo për bashkim.

gz33.indd 7 6/16/2010 8:12:34 PM

Page 8: Gazeta Nr. 35

8 e enjte 17 | Qershor 2010 |

dobia e grupit

Ardian Vehbiu

Lajmi i hidhur për vdekjen e poetit Ndoc Gjetja, të cilin e njihja pak, më kujtoi edhe për një dukuri kureshta-re në letërsinë shqipe të viteve 1980: përvijimi i një grupi sui generis, që unë do ta quaja “shkollë të poetëve veriorë”, e ku veç Ndoc Gjetjes, merr-te pjesë edhe Ndoc Papleka, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Skënder Buçpapaj, Besnik Mustafaj e ndonjë tjetër që nuk më kujtohet tani.

Natyrisht, këta ishin poetë të mirë, që komunikonin artistikisht mes tyre në bazë eksperiencash e ndoshta fi-lozofish të përbashkëta, brenda mun-dësive të kohës; nuk besoj të kenë pasur ndonjë organizim formal, as ndonjë manifest të tyrin – por ngjas-hmëria e temave, e kredove, e vizi-oneve dhe e teknikave poetike, së bashku me mbështetjen që ia jepnin njëri-tjetrit, të lejojnë t’i konsiderosh si “shkollë” ose grup poetësh. Në rrethana të tjera, këta do të kishin ndoshta revistën e tyre dhe do të për-vijoheshin më mirë si konstelacion i mëvetësishëm.

Edhe pse nuk e ndjek nga afër jetën artistike dhe kulturore në Tira-në, përsëri kam përshtypjen se ajo mbetet e themeluar mbi baza insti-tucionale nga njëra anë, individuale nga ana tjetër; dhe artistët, krijuesit dhe autorët ndihen të vetmuar për-ballë institucioneve shpesh inerciale, dhe përpiqen t’u imponohen këtyre individualisht. Kjo ndodh jo vetëm në letërsi, por edhe në teatër, në kinema-tografi, në artet vizuale dhe në fusha të tjera të krijimtarisë intelektuale.

Një shembull që më ka tërhequr vëmendjen për mirë kohët e fundit, është grupi i koaguluar rreth blogut Saktivista dhe revistës Gazeta, e cila botohet çdo javë dhe që, për nga fer-mentet intelektuale, është ku e ku më lart se botimet mainstream të Tiranës. Nivelin e vet të lartë Gazeta e ka arri-tur, besoj unë, edhe nëpërmjet ndër-veprimit mes autorëve të saj, të cilët stimulojnë njëri-tjetrin, përkrahin njëri-tjetrin, marrin pjesë në debate pjellore për krijimtarinë e ideve dhe mësohen për t’i shprehur publikisht me guxim pikëpamjet e tyre. unë nuk e gjej veten gjithnjë në pozicionet ra-dikale të majta të disa prej atyre sh-krimeve, por u heq kapelen autorëve për nivelin e lartë që kërkojnë t’ia mbajnë diskursit, pikërisht në një kohë kur mediat e tjera në Tiranë janë katandisur në fletushka partiake.

Natyrisht do të ketë edhe grupe të tjera që unë s’i njoh; por dukuria, në vetvete, ndeshet ende rrallë dhe brezat e artistëve dhe të autorëve, që sferës shqiptare nuk i mungojnë as-pak, ende nuk po e ndiejnë sa duhet nevojën e organizimit informal, jashtë institucioneve tradicionale; dhe të ko-agulimit rreth pak ideve të përbash-këta, të tilla që t’ua ndihmojnë dhe katalizojnë krijimtarinë individuale.

Emri i këtyre grupeve nuk ka shumë rëndësi: klube, shkolla, kolek-tiva; ndonjëherë është mirë që autorët ose artistët ta formulojnë kodin gjene-tik të krijimtarisë së tyre në dokumen-te të tilla si manifestet; herë tjetër një

e grupitrevistë do të luajë të njëjtin rol. Grupet nuk është e thënë të kenë prijës dhe vartës; as të administrojnë burime fi-nanciare – vullneti i mirë, simpatia e ndërsjelltë, interesi për krijimet e ko-legëve dhe mbështetja e hapur për njëri-tjetrin në publik do të mjaftonin.

Kur mendoj për një kolektiv arti-stësh që kanë arritur sukses global falë bashkëpunimit mes tyre, më vjen menjëherë ndërmend grupi Dogme 95 i formuar, në 1995, nga një grup kineastësh danezë (mes të cilëve Lars von Trier, Thomas Vin-terberg, Kristian Levring dhe Søren Kragh-Jacobsen), të cilët njëkohësisht formuluan një manifest të tyrin dhe ia imponuan vetes një bashkësi rre-gullash ndonjëherë jashtëzakonisht puritane dhe arbitrare (p.sh. mospra-nimi i skenografisë dhe i butaforisë, refuzimi i kolonës zanore, përdorimi ekskluziv i kameras së dorës, refuzimi i veprimit sipërfaqësor, p.sh. vrasjeve ose armëve, refuzimi i jetërsimit gje-ografik, ndalimi i filmave të zhanrit, refuzimi i formatit ekran-gjerë etj.). Edhe pse unë vetë nuk jam shumë entuziast për filmat e këtij kolektivi, e kam të qartë se asnjë prej regjisorëve të implikuar në projekt nuk do të kish-te pasur suksesin që ka arritur sot, po

të mos kishte qenë pjesë e kolektivit. Gjithashtu, artificialiteti i rregullave të adoptuara nga kolektivi ka ndi-kuar në përpunimin e një gjuhe fil-mike origjinale, e cila i ka veçuar filmat e Dogme 95 nga filma të tjerë europianë.

Në letërsi, një histori suksesi të pashembullt përfaqëson lëvizja in-telektuale që iu shoqërua revistës pariziane Tel Quel , e themeluar nga Philippe Sollers dhe Jean-Edern halli-er, me të cilën pastaj bashkëpunuan autorë si Roland Barthes, Maurice Blanchot, Jacques Derrida, Jean-Pi-erre Faye, Julia Kristeva, Marcelin Pleynet, Tzvetan Todorov, Francis Ponge, umberto Eco, Gérard Ge-nette, Pierre Boulez dhe plot të tjerë. Edhe pse nuk kam marrë në dorë kurrë një numër të kësaj reviste le-gjendare, autorëve të mësipërm ua detyroj pothuajse krejt formimin tim në lëmin e semiotikës, së paku gjatë viteve të studimeve pasuniversitare.

Pengesë kryesore për shkolla ose kolektiva të tillë ndër shqiptarët, veçanërisht në Shqipëri, është mun-gesa e traditës së organizimit infor-mal, jo-institucional. Shumë vetë ende kujtojnë, jo pa nostalgji, strukturat dhe institucionet e komunikimit kulturor të

krijuara dhe të riprodhuara gjatë vi-teve të totalitarizmit, në një kohë që e kanë harruar, ose së paku nuk duan ta mbajnë parasysh, se këto struktura dhe institucione ishin ngritur në funk-sion të indoktrinimit të publikut, jo të zhvillimit autonom të kulturës.

Shembulli i Gazetës tregon se, të paktën ndër brezat e rinj, po kristali-zohet bindja se autorët nuk e arrijnë dot publikun e tyre të vetëm; dhe se organizimi i vetvetishëm, ose nga poshtë, shpesh është e vetmja alterna-tivë ndaj dorëzimit interesave politike ose komerciale. Nëse artistët ose in-telektualët mund të jenë egocentrikë ose introvertë për nga natyra e tyre, ata janë njëkohësisht aq të mençur sa ta kuptojnë se me kolegët e tyre përn-dryshe rivalë i afron dhe i lidh, megjit-hatë, nevoja për t’u mbrojtur përballë armikut kryesor, pushtetit, të kuptuar si mega-institucion inercial në roje të statu quo-së.

Nga ana tjetër, shkollat ose kolek-tivat krijuese nuk janë vetëm organi-zime individësh për hir të mbrojtjes nga kërcënimi entropik i statu quo-së, por edhe struktura që janë vetvetiu në gjendje të përftojnë anti-entropi, nëpërmjet adoptimit të rregullave, edhe pse ndonjëherë artificiale, kufi-

zuese ose arbitrare. Përvoja tregon se rregulla të tilla nuk janë ndonjë pro-dukt i modernitetit; mjaft të përmend këtu parimet aristoteliane të njësisë së veprimit, të vendit dhe të kohës, të cilave duhej t’iu nënshtrohej drama klasike e mbi të cilat u themelua dhe lulëzoi pastaj shkolla e suksesshme e dramës frënge gjatë shekullit XVii (Molière, Racine, Corneille).

Natyrisht, nuk mund të presësh or-ganizime të kësaj natyre nga instituci-one qendrore, si p.sh. Teatri Kombëtar ose Qendra Kombëtare Kinematogra-fike, të cilat për vetë natyrën që kanë janë të “dënuara” të respektojnë kon-vencionet mainstream dhe traditën; prandaj koagulime të tilla si grupet, shkollat dhe kolektivat krijuese dhe intelektuale do t’i presësh të ndod-hin në hapësirën jashtë-institucio-nale, ose atje ku krijuesi ose autori individual ndihet ende i pambrojtur, përballë institucioneve inerciale. Me-gjithatë, me kalimin e kohës, janë pi-kërisht grupe dhe grupime të tilla që do të zënë, meritueshëm, kryet e ven-dit në shoqërinë civile, për të zhven-dosur që andej oJQ-të e sotme, të cilat shpesh nuk janë veçse zgjatime të forcave dhe të interesave politike, vendëse ose të huaja.

nuk e gjej veten gjithnjë në pozicionet radikale të majta të disa prej shkrimeve tek “gazeta”, por u heq kapelen autorëve për nivelin e lartë që kërkojnë t’ia mbajnë diskursit, pikërisht në një kohë kur mediat e tjera në Tiranë janë katandisur në fletushka partiake

gz33.indd 8 6/16/2010 8:12:35 PM

Page 9: Gazeta Nr. 35

9e enjte 17 | Qershor 2010 |

Shkëlqim Cela

u lodhe nga stresi? Nga bërja e parasë, miqtë, rutina, befasimet, nga suksesi në dashuri, interneti, softwa-ret, madje deri edhe nga George Clo-oney dhe Richard Gere? Me këta dy të fundit që the më bind, është sikur mua t’më mërziten Sharon Stone e Selma hayek, prite Zot! E shoh, keq e ke punën. Prandaj po do të arratisesh në ndonjë humbëtirë të qetë, ndonjë “open ranch” nga Wyoming, Montana apo North Dakota. Ku komshiu më i afërt është nja 30 km larg. Të kuptoj. Me ty s’do vij, por të kuptoj. Ke sim-patinë time. Se ti je lodhur pra nga “loja” që luajmë të gjithë. You don’t want to “play the game”. Ky s’është mëkat. Nuk do më dhe pikë. S’të ve faj fare; 80% e evropianëve të veriut që u pyetën ëndërronin ndonjë plazh mesdhetar pa njeri afër, veç dhi e cje-për që kullosin nëpër shkurre dhe diell. Atëhere hëna s’ishte ende për shitje. Sa përqind do kishin zgjedhur hënën? unë, e dashur, të kuptoj, edhe pse kjo fjala “lojë” është ca e turbullt në shqip e të shpie në shumë vende njëherësh, por kurrë atje ku duhet. Se ne shqipot lojë i themi edhe asaj nde-shjes së futbollit me top lecke te rrugica, edhe manovrave ushtarake në stërvitje, edhe “bllofit” – po kjo ishte loooojë, ha ha ha haaaaa, edhe talljes (e vuri në lojë)… Kurse “nxehmjes” në dashuri, asaj crème de la crème me përkëdhe-lje e pëshpërima e ofshama e rënkime, asaj që ju i thoni “paralojë” (foreplay), ne s’i kemi gjetur emër fare, se ne më të shumtën s’merremi me cic-mice, i kaloj-më ato kapitujt e parë me hyrje e llogje, parathënie e prologje, s’merremi me vo-gëlsira, drejt e “në thela” (literally), pra në “lojën” sipas jush.

unë do vazhdoj të rri këtu, në me-tropol, ku ka mijëra vjet që janë lu-ajtur miliarda lojra, të vogla dhe të mëdha, kote dhe jetike, kapriçioze dhe nga halli. Jo se i dua ato domos-doshmërisht, por se kam një bindje se nuk i shpëtoj dot lojës kërkund. Good luck in Alaska, sidoqë dhe për ty besoj që nuk do ti shpëtosh te fla-mosurës lojë as atje. “Lojën” e kemi të stampuar në ADN-në tonë, qyshse ca primatë të çuditshem andej nga Afri-ka kuturisën te merrnin ca ekskursi-one mbi planetin e egër. Ata sillnin “lojën” bashkë me viruset e tyre. “Loja” ishte mënyra se si ata mund të rrinin bashkë. ishte bekimi i tyre. Se kishte shansin e madh që në fund te saj të dil-nin të gjithë të fituar. Siç mund të dilnin edhe të humbur, për mallkimin e tyre. Ca nga primatët me kohë po kuptonin ta luanin lojën të tillë që të fitonin të gji-thë. Po bëheshin Njerëz me gërmë të madhe. Por ca s’kanë mësuar akoma as sot. Mbajnë me dinjitet emrin e primatit, por ende jo atë të Njeriut. “Loja” është me trille. Mund të mërzisë deri edhe më gjakftohtët dhe të durueshmit, ja kështu siç të ka mërzitur ty tani, nor-dikja ime, që don ti lësh të gjitha për një vend pa njerëz, rrëmujë e rrëmet.

Jam i sigurtë që do kthehesh prapë. ADN-ja jote, kushtrimi i te parëve do të kthejë. Ndërkaq unë si “i bredhur” tashmë, s’dua të luaj më me “tahmi-na”, sic bëjnë andej nga origjina ime,

me të shtëna në terr, siç e kam për fis si shqiptar që jam, se duke ndenjur kaq gjatë me ty, e ftohta, racionalja, anglosaksonia, protestantja, françe-skania ime, më zuri edhe mua “ileti” i të qenurit “me mend”. M’i ndërseve ti në lojë trurin kundër zemrës. unë bëja tifozllëk për këtë të fundit, e favo-rizoja, isha arbitër i padrejtë, por pra-pë truri fitoi. Më tha ti duhet të mësosh si të luash. Dhe më çoi në origjinë të kësaj pune, tek burimi i “Game The-ory”, atje ku dy të burgosura, që unë po i quaj Xhentila dhe Riki, krijesa të Mike-lanxhelos së statistikës Albert Tucker, rrinë në një mëdyshje të përjetshme dhe luajnë lojën e jetës së tyre.

C’era una volta una… Xhentila dhe Riki, që i arrestuan për vjedhje te Ban-kës së Kursimeve diku nga Kalifor-nia (ka ca gjëra që mund të ndodhin

vetëm në West Coast!) dhe i vendosën në dy qeli të izoluara. Nuk ishin Thel-ma and Luis (më tepër ishin Bonnie që Clyde-t e tyre i zgjidhnin sipas herës), që të dyja kishin veç hallin e vetes se tyre dhe as që u rrihte se ç’do ndodhte me tjetrën, a me gjithë dynjanesa për atë punë. Një gjykatës i mençur shkoi tek secila veç e veç dhe u bëri propozimin djallezor (nje “indecent proposal” siç e quajti Demi Moore më vonë): “Ti e ke ne dorë të pohosh fajin ose ta qepësh gojën. Po qe se ti pohon fajin dhe shoqja jote nuk flet, une do të fal ty, por do përdor dëshminë tënde kundër shoqes që do bëjë burg të gjatë 20 vjet. Po ashtu, po qe se shoqja jote pohon fajin, kurse ti nuk flet, atëhere ajo do falet ndërsa burgun do ta hash ti. Po të pohoni të dyja, unë do tu dënoj, por dënimi do

jetë më i lehtë, nja 5 vjet. Po qe se nuk e hapni gojën që të dyja, do të më du-het tu dënoj për armëmbajtje pa leje, rreth 6 muaj me kusht. Jepi gardianit një pusullkë para se unë të kthehem nesër, po vendose të dëshmosh”.

Xhentilën dhe Rikin i zu halli. Çfarë dileme! - çfarëdo që të bëjë tjetra, secilës i bie më mirë të pohojë se sa të kyçi gojën. Dhe të pohosh i bie “te tradhëtosh” këtej nga anët tona, por çfarë thamë deri tani, ato nuk po e vrisnin shumë për kësi dokrrash mo-rale. Por po qe se të dyja e pranojnë fajin, çdo njërës i del shumë më keq se sa po te mos flisnin. Ja pra tortura, “the name of the game”, siç do thoje ti, sykaltra nordike: konflikti midis ar-syes individuale dhe asaj të grupit.

Për paradoks të hidhur, një grup, anëtarët e të cilit ndjekin logjikën e

interesit vetjak, mund të përfundojë shumë më keq se sa një grup anetarët e të cilit veprojnë në kundërshtim me logjikën e interesit vetjak.

E trishtueshmja është se Xhentila dhe Riki kanë vetëm një të nesërme, vetëm nje shans, dhe nuk kanë luk-sin e të mësuarit ngaqë “u dogjën një herë”. Këtë luks e kemi ne, të nge-shmit mbi tryeza kompiuterash dhe jo ato atje tek biruca e ftohtë, e lagët …. dilemëzezë. Ja shih Bill Murray-n që e përsëriti sa e e ngordhi ditën e Groundhog-ut derisa fjeti me gjithë femrat e fshatit, mësoi pianon e ma-rifete të tjera që ti merrte mendjen femrës që donte, u bë doktor, shpëtoi tërë ata vetë nga vdekja, vodhi ban-kën e keshtu me rradhë, në të njëjtën ditë që përsëritej në një qerthull djalli pa fund vetëm për të. Por Xhentila dhe Riki u tretën si valë të trishta në bregun e kohës, s’dihet se ç’thanë te nesërmen dhe sa u dënuan. u pëshpërit që pohu-an të dyja, u pëshpërit nga admiruesit e Xhentilës (kjo kishte trup të hatashem si gjithë nordiket) që vetëm Riki foli, u pëshpërit sigurisht edhe nga admi-ruesit e Rikit (kjo thuhej që kërkonte orgazma te shumëfishta) që vetëm Xhentila foli, … por asnjë herë nuk u tha që të dyja nuk folën. u desh të kalonin shumë e shumë vite, shumë prokurorë të mençur, gjersa ata nordikët gjakftoh-të, si ty e dashur, ta kuptonin që është mençuria kolektive që vlen, ndersa ajo individualja, që në vendin tim e gjen me okë nëpër trotuare e nganjëhere edhe nëpër pemë apo varur në veshët e njerëzve si bizhu, nuk vlen një dysh, sepse për çudi, sa më “të mençur” jemi individualisht, aq më “rrota” dalim ko-lektivisht… Ty s’të besohet që në ven-din tim këtë s’e kane mësuar akoma. E shohin filmin “A beautiful mind”, por kujtojnë se këto gjëra janë vetëm për matanë detit. Dhe kanë si sëkëlldi nga fjala shumëkuptimëshe “lojë”, nuk u duket “cool”, nuk e duan as si fjalë, pale më të kenë një plan loje. Për dreq shkojnë nga shkojnë dhe gjith-një zgjedhin versionin e vjetër primat ku humbin të gjithë. Edhe nja dy që u ndriti fati tek i shërbenin një mbreti, kur ky donte ti shpërblente sipas me-ritave, pra njërit do ti jepte dyfishin e tjetrit, e djallosën fare sepse ai i pari kërkoi ti nxirrnin njërin sy, kështu që atij tjetrit me dyfish merita tia nxirrnin që të dy… eh, këtë mendja jote as e qas dot, pale më ta analizojë, ex-vikin-gia, ex-normania, ex-gotikja ime.

Që ta them troç fare, shqip, pa fore-play, mua më duket se sa më “rrota” të jenë njerëzit individualisht, aq më e mençur bëhet shoqëria, por kjo le të mbetet mes nesh, se s’dua të merret vesh… qejfin e kam të jem “i zgjuar individualisht mes shoqërisë së bu-dallenjve”, se ashtu na kihet ne nga Shqipëria. Ajo është tjeter lojë, që ne e thajmë veçanërisht, jemi mjeshtra të lindur, quhet “Minority Game”, por për ate mbase flasim një herë tjeter, nga largësia ku do mbytemi, në ndo-një e-mail a blog, si t’na vijë… kurse tani, meqë do ikësh, do të doja të kalo-nim edhe një herë te ato të shumëfish-tat e Rikit, si për here te fundit, me apo pa paralojë, si të duash……. ti vendos, this is your game.

gz33.indd 9 6/16/2010 8:12:36 PM

Page 10: Gazeta Nr. 35

10 e enjte 17 | Qershor 2010 |

(Vijon nga faqe 2)

...i të ruash pafajësinë tënde, që të mos lëndohet prej ‘përbindëshave’ të jetës; dhe dëshira për të mbrojtur fëmijët e tu prej të panjohurës. E nëse këta ‘përbindësha’ tashmë të kanë lënduar, ti do që të paktën të mos lën-dojnë fëmijët e tu, edhe pse brezi i ri mund të dëshirojë ta marrë përsipër këtë rrezik” .

Mirëpo nëse e sheh imtësisht filmi ka më shumë se sa një kuptim. Kur kri-tikët thanë se “filmi ecën në gjurmët e h.P. Lovecraft-it: ngjyra të ashpra e të ftohta prej New England; inçest i nënkuptuar; përmendja e shpeshtë e ‘të moçmëve’ apo e ‘të papërmen-dshmëve’” , ata harruan të merrnin parasysh kontekstin politik. Komuni-teti i vetëmjaftueshëm që praktikon zakonet e fundit të shekullit të nën-tëmbëdhjetë të përkujton shumë prej atyre eksperimenteve socialiste-uto-pike që lulëzuan në Amerikë. Kjo s’do të thotë se kur Lovecraft-i i referohet horrorit të mbinatyrshëm kemi të bëj-më thjesht me një maskë, apo me një ambalazh mashtrues. Ne përballemi me dy universe: “shoqërinë e riskut” që është e hapur dhe moderne, dhe përkundër saj qëndron siguria e uni-versit të vjetër e të izoluar të Kuptimit – mirëpo çmimi që paguhet për të patur Kuptimin është ekzistenca në një hapësirë të mbyllur e të fundme, që ruhet nga përbindësha të papër-mendshëm. E liga jo vetëm që për-jashtohet nga kjo hapësirë e mbyllur utopike – por ajo transformohet në një rrezik mitik, paqja me të cilin është vetëm e përkohshme, dhe për t’u ru-ajtur duhet që shoqëria të mbajë një gjendje të vazhdueshme gatishmërie.

Tek DVD-të e filmave në përgjithësi “Deleted Scenes” ekzistojnë vetëm sa për të treguar që regjizori kishte vepruar shumë mirë kur i fshiu. Mi-rëpo nuk është ky rasti i DVD-së së filmit The Village. Një prej skenave të fshira tregon një moment interesant: Walker i bie një këmbane që lëshon alarmin që i fton banorët të tërhiqen në ca strehime të nëndheshme. Këto strehime janë vendet ku duhet të hyj-në banorët në rast se sulmohen nga përbindëshat. Duket se një komunitet autentik u bëka i mundur vetëm në kondita kërcënimi të vazhdueshëm, vetëm në një gjendje të vazhdue-shme alarmi . Mirëpo ky kërcënim qenka i orkestruar, siç mësojmë, si-pas shembullit më të mirë “totalitar” prej një rrethi të brendshëm, prej vetë “pleqve” të komunitetit, në mënyrë që të mos i lejojnë të rinjtë e dlirë që të braktisin fshatin dhe duke kaluar nëpër pyje, të kuturisen nëpër qytete dekadente. Vetë e liga duhet të du-blojë vetveten: e liga “reale” që sjell shpërbërja sociale karakteristike e kapitalizmit modern duhet të veshë teshat e të ligës arkaike, magjike e mi-tike të “përbindëshave”. E liga është pjesë e bërthamës së komunitetit: ajo imagjinohet prej anëtarëve të tij. Në këtë moment duket sikur rikthehemi tek The Man Who Was Thursday e G.K. Chesterton, ku autoriteti më i lartë po-licor është vetë super-krimineli, i cili

vë në skenë një luftë me vetveten. Në një sens proto-hegelian rreziku i jas-htëm të cilin po lufton komuniteti në fakt përbën pikërisht esencën inhe-rente të vetë komunitetit…

Po sikur kjo e vërtetë të jetë edhe më radikale nga ç’mund të duket me shikim të parë? Po sikur e liga e vër-tetë për shoqëritë tona të mos jetë dinamika e tyre kapitaliste si e tillë, por vetë përpjekja jonë për ta liruar veten prej tyre – ndërkohë që nga e gjithë kjo nxjerrim fitim – duke kriju-ar hapësira komunale të vetwizoluara, që prej “komuniteteve të mbyllura” e deri tek grupet përjashtuese raco-re ose fetare? Me këtë dua të them, a nuk është vallë qëllimi i The Villa-ge pikërisht të dëshmojë që sot çdo kthim pas tek komuniteti autentik ku ende fjala përcjell drejtpërsëdrej-ti emocione të vërteta – rikthimi tek fshati i utopisë socialiste – është një falsitet që mund të inskenohet vetëm si një spektakël për ata më të pasurit? Sot për sot figurat më shembullore të së ligës nuk janë konsumatorët e za-konshëm që ndotin ambientin dhe që jetojnë në një botë të dhunshme ku shpërbëhen lidhjet sociale, por ata të cilët ndërkohë që janë angazhuar plotësisht në krijimin e kushteve për një rrënim e për një ndotje të tillë universale i blejnë vetes rrugëdaljen prej aktivitetit që bëjnë, duke ngrënë ushqim organik, duke shkuar me pushime nëpër rezervate natyrore e kështu me radhë.

Tek filmi Children of Men i Alfon-

so Cuarón-it, i cili bazohet tek novela e P.D. James, fshati liberal-komunist është vetë Mbretëria e Bashkuar. Ngjarja zhvillohet në vitin 2027. Raca humane tashmë është shterpë. Në Buenos Aires vritet banori më i ri i tokës që kish lindur tetëmbëdhjetë vjet më parë. Në Mbretërinë e Bas-hkuar jetohet në një gjendje të vazhdueshme urgjence: skuadra antiterrori përzënë imigrantët e pa-ligjshëm, forcat shtetërore admini-strojnë popullatën në rrudhje e cila vegjeton në një hedonizëm steril. Le-jueshmëria hedoniste së bashku me format e reja të apartheidit shoqëror dhe kontrollin e bazuar te frika – a nuk janë këto karakteristikat tipike të shoqërive tona? Mirëpo pikërisht këtu shfaqet gjenia e Cuarón-it: “Shumë nga historitë mbi të ardhmen përmbajnë ndonjë gjë të ngjashme me ‘Big Brother’, mirëpo unë mendoj se ky këndvështrim i tiranisë i përket shekullit XX. Tirania që po ndodh sot maskohet në të tjera forma – tirania e shekullit XXi quhet ‘demokraci’ ”. Ja pse sunduesit e botës Cuarónia-ne nuk janë burokratët orwellianë, “totalitaristë”, gri e të uniformizuar, përkundrazi, janë administratorë të ndriçuar e demokratikë, të kulturuar, secili me “lifestyle”-in e vet. Kur heroi i filmit viziton një ish-mikun e vet që tashmë është zyrtar i lartë i qeverisë, për të siguruar një lejekalim special për një refugjate, ngjarja zhvillohet në një ambient që ngjan me ndonjë apartament luksoz në katet e fundit të

pallateve të Manhattanit, që i përket një çifti gay të shtresës së sipërme, aty gjejmë zyrtarin e veshur në mënyrë jo-formale, që po drekon së bashku me partnerin e tij të çuditshëm.

Children of Men natyrisht që nuk është ndonjë film që shqetësohet për shterpësinë si problem biologjik. Shterpësia për të cilën flet filmi i Cu-arón-it është diagnostikuar shumë kohë më parë prej Friedrich Nietzs-che-s, kur ai e perceptoi mënyrën se si qytetërimi Perëndimor po lë-vizte në kahun e Njeriut të Fundit, një krijesë apatike që nuk ka ndonjë pasion apo ndonjë angazhim të rën-dësishëm. i paaftë për të ëndërruar, i lodhur nga jeta ky njeri nuk merr përsipër asnjë rrezik, kërkon vetëm rehati dhe siguri, si shprehje e tole-rancës me njëri-tjetrin: “Pak helm tani, pak helm pastaj: kaq iu duhet që të shohwin ëndrra të bukura. Dhe në fund shumë helm, për një vdekje të këndshme. Ata kanë kënaqësitë e tyre të vogla ditore dhe gëzimet e tyre të vogla për natën, por kuj-desen dhe për shëndetin. ‘Ne kemi zbuluar kënaqësinë’ – thonë Njerëzit e Fundit teksa na shkelin syrin .”

Ne të vendeve të Botës së Parë e kemi gjithnjë e më tepër të vështi-rë që të imagjinojmë ndonjë shkak publik apo universal për të cilin ndonjëri do të qe gati të sakrifikonte jetën e vet. Në fakt ndarja mes Botës së Parë dhe të Tretës gjithnjë e më shumë ecën në drejtimin e një kun-dërvënie midis atyre që jetojnë një

jetë të gjatë e të kënaqshme, plot me kamje kulturore e materiale dhe nga ana tjetër ata që ia dedikojnë jetën ndonjë çështjeje transhendente. A nuk është vallë kjo çka Nietzsche quante nihilizëm “aktiv” dhe “pa-siv”? Ne në perëndim jemi Njerëzit e Fundit, të zhytur në kënaqësitë idiote të jetës së përditshme, ndër-sa radikalët myslimanë janë gati të rrezikojnë gjithçka, të angazhuar siç janë në një betejë nihiliste, deri në vetëshkatërrim. Ajo çka gradua-lisht po zhduket në këtë skemë kun-dërshtish midis atyre që janë “in”, Njerëzve të Fundit, që jetojnë në komunitete të izoluara aseptike dhe atyre që janë “out”, është bash kla-sa e mesme. “Klasa e mesme është një luks që kapitalizmi nuk mund t’ia lejojë më vetes . i vetmi vend gjatë filmit Children of Men ku mbizotëron një ndjenjë e çuditshme lirie është Bexhill on Sea, një lloj territori i çliru-ar jashtë kufijve të shtypjes mbytëse të gjithëpranishme. Qyteza rrethohet nga mure, dhe është shndërruar në një kamp refugjatësh, administrohet nga vetë banorët që janë imigrantë të paligjshëm. Aty gjallërohet jeta me demonstrata të armatosura fon-damentalistësh islamikë, po edhe me akte solidariteti autentik. S’është për t’u habitur që krijesa e rrallë, foshnja e re lind pikërisht në këtë qytezë. Në fund të filmit kjo qytezë, Bexhill on Sea, bombardohet as-hpërsisht prej forcave ajrore.

Perktheu A.Zaimi

nga kapitulli iii i librit “Dhuna”

një fshat liberal-Komunist

gz33.indd 10 6/16/2010 8:12:36 PM

Page 11: Gazeta Nr. 35

11e enjte 17 | Qershor 2010 |

Funksioni dhe natyra e shtetit vazhdon të mbetet objekt i debateve akademike

Ideologjia e ligjitE vetmja mënyrë për të kërkuar drejtësinë është jashtë dhe kundër ShtetitAgon Hamza

Teoreticienti i së drejtës Evgeny B. Pashukanis shkruante se kur ana-lizohet një sistem juridik, çështja nuk është në dikotiminë e afirmimit/mohimit të ekzistimit të ideologjisë së ligjit (të së drejtës në përgjithësi): sipas Pashukanis, rëndësia e saj qën-dron në demonstrimin e faktit se të gjitha kategoritë juridike nuk kanë kurrëfarë rëndësie dhe kuptimi tjetër përveç se atij ideologjik. Në këtë sens, ideologjia nuk e manifeston ek-zistencën dhe efektin e vet vetëm në raport me sistemin juridik (si katego-ri ideologjike), por ajo manifestohet me marrëdhënien që ajo vendos me shoqërinë në tërësi. Në këtë kuptim duhet të lexohen kategoritë juridike të “Shtetit të së drejtës”, “sundimit të ligjit”, etj, me të cilat ne bombardohe-mi çdo ditë nga agjentët e ideologjisë zyrtare. Thënë ndryshe, secila katego-ri e së drejtës/juridike ndërtohet dhe ekziston mbi bazën materiale të ide-ologjisë sunduese. Dhe në këtë linjë teorike, duhet të shkohet një hap tutje me analizën e funksionit shoqëror të Shtetit në raport me të drejtën.

Funksioni dhe natyra e shtetit vazhdon të mbetet objekt i debate-ve akademike që nga koha e Plato-nit e deri në ditët e sotme. Por për “situatën konkrete” të konstituar nga kategoritë “Shtet i së drejtës” dhe “sundim i ligjit” në periudhën e demokracisë liberale (ose, kapi-talizmit të vonshëm global), do të mjaftohem me definimi ‘klasik’ për shtetin si riprodhues dhe mirëmbaj-tës i ideologjisë zyrtare. Dmth, shteti konstituohet nga represioni dhe ide-ologjia. Këtu është e rëndësishme të rikujtohet teza e Althusserit: ide-ologjia nuk është një rrjetë e ideve: ideologjia konsiston në shumësinë e serive të praktikave materiale, të realizuara nga Aparatet ideolo-gjike Shtetërore dhe agjentët e saj. Në këtë kuptim, kategoritë “Shteti i së drejtës” dhe “sundimi i ligjit”, si kategori ideologjike, mund të zbato-hen dhe aplikohen vetëm mbi bazën materiale të ideologjisë sunduese. Për ta qartësuar formulën: ligji ose sistemi juridik nuk ekzistojnë pa-varësisht ideologjisë (ose, sistemit politik); ato nuk ekzistojnë në ve-tvete, por sistemi juridik është Apa-rat ideologjik i ideologjisë zyrtare/dominuese të Shtetit. Prapë, thënë në mënyrë shumë të thjeshtë, ligji gjithnjë sanksionon një politikë të caktuar, që ndërtohet mbi një ori-entim ideologjik (pavarësisht nëse është e majtë ose e djathtë). Dmth, nëpërmjet ligjit, një orientim i cak-tuar ideologjik sanksionohet në nor-

më ligjore. Sado deterministe që kjo mund të duket, politika dhe rrjedhi-misht ligji nuk ndërtohen në terren neutral ideologjik, ose pavarësisht ideologjisë. Politika si krijim kreativ (emër tjetër për politikën emanci-puese) nuk është e tillë pa fitoren në rrafshin ideologjik. Dmth, lufta në rrafshin e ideologjisë është po aq e rëndësishme sa edhe lufta politike (ose klasore).

Për funksionimin e “Shtetit të së drejtës”, na thonë mercenarët e he-gjemonisë së ideologjisë zyrtare, duhet të zbatohet ligji në tërësi, pa përjashtim. Poashtu, na thonë se ligji vlenë për të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit. Dmth, formula është kjo: për të pasur “Shtet të së drej-tës” duhet të ketë “sundim të ligjit”. Si-pas Poulantzas, “Shteti i bazuar në ligj”, i konceptuar si e kundërta e pushtetit të pakufishëm, e mundësoi lindjen e iluzionit për dallimin Ligj/Terror. Teza e Poulantzas merr kuptim vetëm nëse rikujtohet fakti se në çdo Shtet, ligji është pjesë integrale e rendit represiv dhe organizimit të dhunës.

Ndërhyrja brutale e policisë së Ko-sovës në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe arrestimi i Kurtit dhe 6 aktivistëve të tjerë nuk mund të lexohet në linjën e tog-fjalëshve që tashmë i dëgjojmë pas çdo interveni-

mi të policisë: “dhunë proporcionale” në raport me situatën konkrete. ose, intervenim selektiv, dhe të ngjashme. Këto janë lexime false të situatës. Sep-se, ligji, sistemi i drejtësisë, është se-lektiv. Ndoshta këtu vlenë të rikujtohet definimi i klasikëve të Marksizmit për shtetin si organ i dhunës në shërbim të klasës sunduese. Por, Shteti ka edhe një funksion tjetër: përveç riprodhimit të ideologjisë zyrtare dhe monopolit mbi aparatet e dhunës, Shteti i orga-nizon marrëdhëniet ideologjike dhe ideologjinë dominuese.

Na thonë se arrestimi i Kurtit dhe aktivistëve të tjerë është vetëm zba-tim i ligjit. Dhe natyrisht se do të thonë kështu: shteti nuk mund ta garantojë dhe mirëmbajë dominimin politik vetëm nëpërmjet forcës/dhunës (in-tervenimi dhe arrestimi i aktivistëve të Vetëvendosje!-s) – por, ai e thërret në ndihmë ideologjinë për të legji-timuar dhunën (“sundimi i ligjit”, “Shteti i së drejtës”). Por jo vetëm kaq: ideologjia e krijon koncenzusin përbrenda klasave dhe grupeve të dominuara nga Shteti për veprimet e Shtetit. ideologjia kurrë nuk është ne-utrale, ajo është gjithmonë klasore. Në këtë mënyrë, ideologjia dominuese/zyrtare është e mishëruar në aparate-ve Shtetërore dhe atyre “jo Shtetëro-re” (institucionet religjioze, arsimore,

mediat, familja, kultura, etj). Ne jetojmë në epokë tërësisht reak-

sionare, siç do të thoshte hallward. Na thonë se shumica ka gjithnjë të drej-të, na thonë se politika emancipuese dërgon në Gulag të ri ose në esencia-lizëm, se beteja në rrafshin ideologjik ka karakter utopik dhe nuk zgjidhë problemet aktuale dhe konkrete me të cilat ballafaqohet shoqëria, ku ar-miqtë e Mendimit (analistët) na pa-raqiten si autoritete, ku tregu dhe të pasurit zotërojnë gjithçka... dhe siç do të thoshte Badiou, për filozofin, gjithçka që është konensuale është e dyshimtë. Dhe në këtë kuptim, ne du-het t’i qasemi të gjithë këtij opinioni dominant reaksionar. Sepse, detyrë e filozofisë, na thotë Badiou, është zbu-limi i problemeve, që dmth se ajo që shoqërisht përceptohet si normale, mund të jetë ‘objekt’ i mendimit filo-zofik. Tani kur gjykimi kundër Albin Kurtit përfundoi, opinioni dominues na thotë se problemi përfundoi. Ma-dje, ca qarqe reaksionare edhe e pa-raqesin dënimin ndaj Albinit si fitore të tij. Sepse na thonë që ai tani është i lirë. Përgjigja e parë duhet të jetë: jo, ai nuk është i lirë sepse i ka kalu-ar 11 muaj në burg/arrest shtëpiak. Aspekti i dytë është që nëpërmjet dënimit të tij është që një lëvizje poli-tike u kriminalizua, ndërsa një sistem

represiv dhe kolonialist u shfajësua nga përgjegjësia penale për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve. Domethënë (së paku formalisht) procesi për ngjarjet kri-minale të policisë së uNMiK-ut të vi-tit 2007 përfundoi! Dhe i vetmi fajtor këtu është Albini. Nëpërmjet këtij procesi gjyqësor, EuLEX ka arritur ta rehabilitoj arrogancën dhe represio-nin kolonialist. Dhe natyrisht që këtë gjykim dhe dënim do ta zhvendosin në kategoritë e “Shtetit të së drejtës” dhe “sundimit të ligjit” – sepse thënë realisht, ky gjykim vërtetë ndodhi mbi këtë bazë ideologjike-politike- juridi-ke. Çështja është se kategoritë mbi të cilat ndodhi ky gjykim dhe dënimi si pasojë, nuk janë as morale e as etike – thjeshtë, ky gjykim ishte i bazuar mbi premisën e eliminimit të “hapësirës” e cila nuk interpelohej nga hegje-monia e ideologjisë zyrtare. Thënë ndryshe, gjykimi nuk do të ishte më pak ideologjik-politik edhe sikurse Albini të shpallej i pafajshëm.

Përfundimi i këtij procesi gjyqësor e vërteton një mësim të vjetër: e vet-mja mënyrë për të kërkuar drejtësinë është jashtë dhe kundër Shtetit. Sepse drejtësia dhe Shteti përfaqësojnë ka-tegori të papajtueshme antagoniste. Formula është e thjeshtë: për drejtësi, kundër Shtetit.

gz33.indd 11 6/16/2010 8:12:37 PM

Page 12: Gazeta Nr. 35

12 e enjte 17 | Qershor 2010 |

“Populli do të thotë rezistencë” - Albin Kurti

emri vetëvendosës i popullit

idlir Azizi

Duke përqeshur një çmim letrar që i akordohej (e pamendueshme për letrarët shqiptarë), shkrimtari Tho-mas Bernhard paraqiste se: Gjithçka mbetet qesharake dhe e kotë para vdekjes.

Por mund të shkojmë pak më larg, po të themi se : Gjithçka është shumë e rëndësishme kur vërejmë instalimin e vdekjes brenda jetës. Dhe bëhet fjalë për atë vdekje që merr dhe ka shumë forma: vdekje shpirtërore, co-fje mendore, mangësi konceptuale, mungesë pavarësie reale.

Dhe duket se kjo lloj vdekje bren-da jetës, këto vite me radhë, mes nesh shqiptarëve të cilësdo republike ad-ministrative, ekziston rëndë.

Para diskutimeve të shumta e boshe e aspak produktive mbi korrupsionin zyrtar e financiar apo shtetëror, men-doj se del më evidencë sot vramendja mbi korrupsionin tonë mendor, filo-zofik e civil. Stepja jonë euro-lindore e ballkanike, veçanërisht shqiptare, ndaj çdo orvatjeje për jetesë të pava-rur, alternative në mendim, në art, në shoqëri, shkurt në mënyrën e jetesës.

Sloganeve shumëngjyrëshe mbi ekzistencën apo prodhimin e lumtu-risë, shkrimtari William Burroughs i ndërsente idenë e gjallë: Lumturia është nënprodukt i funksionit: i funk-sionimit individual dhe atij të një shoqërie, pasi lumturi në vetvete dhe apriori, nuk ka e as do të ketë.

Është e paktë të themi se gjendja mendore dhe civile shqiptare është sot në rangun e katastrofës. Fshehja prej struci pas ish-legjendarizmave, folklorizmave të balcamosura, pas in-flacionit të krenarive kombëtare apo gjuhësore për të baraspeshuar sado-pak komplekset përballë botës “së madhe”, që na merr në konsideratë vetëm në raste lufte, s’ka më vlerë.

Por tashmë një evidencë tjetër del më urgjente: raporti i ne shqiptarëve- brenda ballkanit dhe euro-lindjes- tani në përfundim të dy epokave hi-storike politike: dalja e e Shqipërisë nga komunizmi, dhe dalja e Kosovës nga administrimi i dikurshëm jugo-sllav.

Përtej skepticizmit të prindërve tanë, apo të indiferëntëve të tjerë të kushtëzuar, përtej objeksioneve të shpejta prej qytetarësh të varur në mentalitetin shtetëror e televiziv shqiptar, ndaj të gjitha opinioneve që e konsiderojnë pozicionin e vetven-dosjes si utopi e kotë, mbase duhet të shohim më qartë kutin frontal të Vetvendosjes. Edhe unë nuk e di e s’kam si ta di se deri ku do të shkojë kjo lëvizje, por interesi kryesor mbe-tet te Lëvizja, te ballfaqimi që ajo sot transporton.

hosanaja dhe duvaja shqiptare ndaj mesianizmit demokratiks të eu-ro-atlantikut është më mirë të marrë fund. Në fakt, duhej të kish përfunduar qysh kur hodhën bumjen e parë mbi Serbi. Sepse në një botë përherë kon-fliktuale, që mbahet gjeopolitikisht enkas në gjendje e në zona konflikti, në emër të paqesjelljes, asgjë nuk na garanton që nesër ato bumje të hidhen në Prishtinë apo mbi Tiranë.

Atëherë vetvendosja, raporti ndryshe i shqiptarëve me strukturën euro-atlantike, me strukturat shpesh koloniale, neokoloniale, ato të koloni-zimit soft administrativ, e çon domenin e ballafaqimit edhe më larg. Ajo hap një territor për më shumë shkëmbim, më shumë fushë për të menduar, për t’u menduar.

Është mëse e kotë të mbahemi pas javashllëkut shqiptar se gjoja gur gur bëhet demokracia. i kotë dhe ro-mantizmi i tejzgjatur mbi avantazhet etnocentrike dhe integrizmat shqip-tare, që hedhin poshtë çdo iniciativë shqiptare që kritikon ashpër katastro-fën mendore ku jemi, gjithë duke u përvëluar për një pasaportë të huaj.

Pozicionimi shqiptar në raport me një vasalitet të mundshëm euro-atlan-tik është ndoshta akt-mendimi më me përparësi në këtë periudhë të sloga-neve stabilo-asociative të vendeve tona. Një lëvizje, pra, del me vrap nga mentaliteti shtetëror e pushtetar, i çdo lloj qeverie, lidhur me aplikimin pa pikëpyetje të moduleve euro-atlanti-ke.

Liria reale nuk mund të sigurohet me akordimin e një vize, as me dhëni-en e së drejtës për të qarkulluar në Europë. Sidomos në një botë që mba-het fort pas bishtit të spërdredhur të të drejtave të njeriut.

Në fund të çdo arritjeje, në fund të çdo largimi nga një sundim i caktuar, nga një regjim apo drejtim autokratik, nga një administrim serb a çfarëdo, ka përherë një ballafaqim tjetër rë ri, të menjëhershëm, më të rafinuar, më

kompleks. Forcat mesianike perëndimore të

demokraci-injektimit pikërisht këtë arrijnë të sigurojnë ndër ne: kënaqjen tonë me status quo-në e re, elemi-nimin e pikëpyetjeve, përnderimin absolut e mediatik të vlerave, por të vlerave “mijëvjeçare” të tyre, ku thu-het se ne thjesht duhet t’iu bashkën-gjitemi. Se gjoja vetëm aty ne mund të njihemi.

E kësisoj asimilimi popullor e men-dor, me anë të krijimit të shtresave false, në Shqiëpri e në Kosovë, me anë të rrogëtarëve indiferentë, të të “urtëve”, të subjekteve zgavërr që marrin çdo lloj forme, në emër të rro-gës së lartë, nën emrin fiktiv e të pan-dershëm të sigurimit të së ardhmes së fëmijëve. Nën emrin e diktaturës së kalamajve, që mesa duket po insta-lohet gradualisht edhe ndër ne shqip-tarët.

Me anë të të gjithëve ne, që nuk arrijmë të pyesim më dot se përse vallë strukturat euro-atlantike krijojnë kompleksime shtesë në rajon, duke futur më parë në Europë Serbinë (di-kur “armike”) ndërkohë që të pësua-rat Bosnje, Kosovë, Shqipëri, Maqedo-ni, që nuk ishin kurrë në “boshtin e së keqes (ky term katoliko-militarist i G. Bush), janë ende në listën e pritjes.

E si rrjedhim orientimi televiziv e mediatik i popullsive tona ndaj shas-hkave të integrim-asocijimit, e abstra-gimeve të tjera real-poltike, ndërkohë që mes vendeve tona të euro-lindjes, s’ndahet pikë informacioni se çfarë bëhet me vendet tona, se çfarë deta-

jesh ka lidhur me rezonancat ish ko-muniste, me fantomat e djeshme që i bashkëngjiten sot trupave të rinj.

Kalimi i popullsive tona në bagëti demokratike, me sens unik, me plu-ralizëm fallco, në mungesën e shijeve alternative, margjinale.

Si do ta shpjegojmë ndryshe mos-përmendjen, eleminimin e kujtesës revolucionare të Europës sonë sot ju-glindore, ku dikur troshitjet avantagu-ardiste e anti-pushtetore, nga husitët e bogomilët etj, ishin në terren të drej-përdrejt, ca më ndryshe se rrymat le-trare artistike në kafenetë europiane.

Sot jemi ne të ndryrët në kafehane. Jemi ne ata spektatorë, të një shoqërie spektakli ku dëgjojmë bagëtisht të njëjtat diskutime bajate të kafeneve, të transmetuara mandej nëpër tele-vizorë, nëpërmjet të ashtuquajturëve intelektualë e analistë, që kanë vetëm kunja me njeri tjetrin, vetëm inate partiake, dhe aspak raport real me të Drejtën tonë për të menduar.

Tek e fundit e vumë re degjeneri-min artistik të mjaft figurave shqiptare në “kontestimet” e kohëve të fundit në Tiranë.

intelektualët (gjoja) shqiptarë që janë të lidhur pas Fulbright-it apo miq të x apo y ambasade perëndimore.

Shkurt, intelektualë pa popull. Ar-tistë elitistë pa popull, e që e duan popullin vetëm si spektator televiziv, por jo si subjekt që mund të mendojë. Artistë e intelektualë që i lenë njerëzit përherë injorantë, që i marrin apriori për injorantë, ndërkohë që vetë janë injorantë me libra në raft. Ashtu si çdo

pushtet sot në botë që i do njerëzit analfabetë me gërma, në një pushtet që ushtrohet tashmë me deklarata e me gazeta, me instruksione dhe ek-spertiza.

Referencat e ligjërimet mbi atë çka konstituon mirëfilli filozofikisht një “popull” janë të shumta, e fort të vlefshme: Michelet, Agamben, Rancière e me radhë.

Thelbi atëherë shkon më larg: te popullsi si rezistencë. Dhe jo te ndo-një lëvizje që kërkon vetëm të për-faqësojë disa të drejta të vockla të shoqërisë. Sepse e pamë edhe degje-nerimin pushtetaro mediatik të Mjaf-tit! në Tiranë: kandidatë fashion për deputetë, liderë familialistë që dalin fotografi me gotë qumështi dhe me autobiografinë e h. Clinton në duar. Vanitet e përfaqësim kitch, në një shoqëri plebeane si shoqëria shqip-tare, e cla është sot madje në rangun e mosekzistencës.

Vetvendosje, pra, për një popull që nuk do të bëhet deputet. Tek e fun-dit është reale, sepse i gjithë populli s’mund të bëhet deputet.

Vetvendosje, sepse për herë të parë ne po mundohemi të arijmë sta-din e së drejtës për të menduar në mënyrë të pavarur, pavarësisht se kjo pavarësi do të thotë një ballafaqim i vijueshëm me çdo qeveri, me çdo pushtet që pason.

Dhe këtë ka frikë gjyqi euro-atlan-tik; kësaj rezistence të vijueshme i druhen formulimet burokratike perëndimore në Kosovë. Të gjitha pushtetet në botë, të cilat duan që

gz33.indd 12 6/16/2010 8:12:37 PM

Page 13: Gazeta Nr. 35

13e enjte 17 | Qershor 2010 |

për ne, jeta të mbetet vetëm një gjyq përherë në sesion, siç e shihte qartë Kafka.

Vetvendosje si lëvizje që e tran-sferon betejën përtej romantizmave anakronikë shqiptarë, matanë para-nojës së armikut lokal, të jashtëm e të brendshëm; larg pilulave të gatshme purgative të popullsive tona, për të na bërë më në fund të gjithëve bij të mbretit.

Dhe ne shqiptarët sidomos ,mbretërit i zëvendësojmë kollaj; domethënë lehtë mësohemi me mbretërit e rinj.

E gjitha kjo sepse kemi, besoj, një mungesë të theksuar metafizike, li-gjërimore, konceptuale, pa ftilluar kurrë nocionet. E sot, duke u mundu-ar të transplantojmë nocionet e për-kthyera nga dokumentat e Brukselit. Protezat europerëndimore, të pranua-ra nën servilizmin e hapur të qeverive shqiptare, të cilat i presin në Tiranë e Prishtinë komisionerët europianë nën kumtin e tri motrave thuthuqe që kanë marrë porosi të mos e hapin shumë gojën para shkesit.

Vetvendosje nuk është arritja tek nje popull që nesër duhet të ketë x apo y gjendje sigurie apo lumturie. Një lëvizje e tillë mendore e reaktive politike nuk e ka për detyrë të shesë bukë, as të verë në peshore sasinë e vlerave kombëtare e patriotike etno-grafike apo gjuhësore. Vetvendosje është rasti ku bëhet pikërisht arritja e konfirmimi real i rezistencës; për të arritur te populli që nuk mbetet vetëm mish për vota, por si truall i kontesti-mit, i kërkimit të alternativës, pasi, siç na bën me dije vetë institucioni krish-tero-politik, botë të përsosur nuk ka.

Atëherë, në këtë papërsosmëri, që maskohet sajë ligjit rigoroz e të orga-nizuar, sajë standartizimit të subjektit, Vetvendosje merr të drejtën të mos e njohë atë që refuzon ta njohë.

Për herë të parë, më duket, një lë-vizje shqiptare po del mbi lokalizmat historike, përtej histerezisë së shqip-tarisë efemere; dhe synon mbase detektimin e vdekjes shoqërore në mes të jetës së popullit. Nuk ka qenë e shpeshtë te ne beteja konceptuale për të Menduar, për të Drejtën për të menduar, sidomos vetveten, për t’i bërë ballë qysh në vezë neokolo-nializmave të sotme, të cilat janë aq të rafinuara, të tërthorta. Aq sa ato marrin, ndaj nesh, të drejtën eksklu-zive të imazhit, duke përvetësuar sho-vinizmin e djeshëm të rajonit e duke gjeneruar tashmë gogolëzimin e Ball-kanit.

Nuk duhet të jetë rastësore që ven-det tona të ish bllokut lindor nuk kemi arritur kurrë të analizojmë detajisht e konceptualisht ish-regjimet te ne. Por, nën bekimet papale, e nga pasqyrat e Washingtonit, vetëm një munxë en bloc ndaj ish komunizmit përkatës: pa kujdes për modulet që e mbajtën gjalë, pa arritur pra dot te Shenja.

E kësisoj vendet tona kanë mbetur, edhe një herë tjetër, jashtë filozofisë. Atëherë, në natyrën shoqërore, që edhe ajo e urren boshllëkun, është mëse e kollajtë, bëhet më lehtë dyn-dja e vlerave perëndimore të buro-kratizuara, që kështu sigurojnë var-

fërinë mendore, transformimin tonë në popullsi tregtare e telespektarore.

Sepse një popull që pjell dashje pa dashje një Lëvizje, ku populli bëhet sidoqoftë troll i rezistencës, bëhet i vështirë për pushtetin.

E kësisoj pushtetit të çdo lloji i du-het të mbajë gjallë një shoqëri tonën skeptike ndaj një lëvizjeje të tillë men-dore-politike. i duhet një shoqëri që vegjeton nën apatinë e telenovelave e të spektaklit vulgar politik, nën llur-bën e informacionit të dendur, aq sa për t’u gogësitur mandej nën avujt e apokalipsit se kjo punë s’ka zgjidhje!

Dhe pushteti nuk evokon asnjëherë faktin se në po këtë situatë të brishtë kanë ekzituar shoqëritë edhe para luf-tës ndaj nazizmit, edhe para zhdukjes së segregacioneve, madje edhe para çlirjes së Kosovës vetë...

Ndërkohë që për herë të parë mbase, vetvendosje në shqip mund të thotë që realisht shoqëria ka patur përherë lëvizje. Se megjithë avas-hësitë burokratike në botë, prapë bota jonë problematike ka pësuar zhvendosje rrënjësore, pa kthim, ekuacione irreversibël të emancipi-mit. Pavarësisht se vonohen enkas e pengohen nga supremacitë politike, ushtarake, racore, nga nacionalizmat patetikë e pasivë, nga integrizmat re-gresivë e me radhë.

Nuk është gjendje fort optimiste, s’do mend. Por lëvizje si Vetvendo-sje ndoshta i sigurojnë një populli damarët e tij të ballafaqimit mendor, kundër teleologjive të çdo lloji.

Një lëvizje vetvendosëse nuk pret aspak që burokracitë e fondacionet euro-atlantike t’i shpenzojnë para-të e taksapaguesve të tyre për tjetër gjë, veç organizmit të round-tables të shkencave politike, ku bëhet gjyqi i shoqërive tona “të prapambetura”. Tek e fundit me paratë e taksapago-njësve perëndimorë duhet siguruar, à distance, vetëm siguria e perëndi-morit. Një lëvizje e tillë zor të njihet, e nuk do të njihet nga estradat e këtij lloji, ku popullit i hidhen mandej në pjatë, sajë televizorit, disa abstragime e terma boshe gjuhësore burokratike, të cilat i mbeten popullit në mend, por pa ia ditur fare kuptimin. Mjafton një anketë me njerëz në rrugë dhe kjo e palarë do të dilte shpejt në shesh. Dhe kjo është arsyeja që asnjë televizion shqiptar, në Tiranë e në Prishtinë, s’e merr kurrë një iniciativë të tillë.

Atëhere sulmi pushtetaro televiziv i mëshon, pra, manipulimit të shpirtit mikroborgjez të njerëzve, duke evo-kuar gjoja thyerje makinash e xha-mash dyqani. Bëhet gjithçka vetëm që e Drejta vetvendosëse të mos dalë në gjyq, që të Menduarit të mos bëhet

kurrë çështje.E njëjta strategji: nga Parisi i Chi-

rac-ut, në Prishtinën e E.u.l.e.x.-it. Dhe ky sulm euro-atlantik me iniciale, me qeverisje, ku ata janë njëkohësisht edhe aktorë, edhe spektatorë.

E në këtë katandisje të tanishme mendore ku jemi, edhe parabola ju-deokrishtere e Maria Magdalenës del nga qarkullmi, në një shoqëri, tonën, që mbetet prapë e përdhosur histori-kisht, gjeopolitkisht, vijimësisht.

Nën kumtin dhe justifikimin e halle-ve e të mbijetesës, të kompleksimit ekonomik e politik.

Një lëvizje e tillë, vetvendosësynu-ese, e kupton që pushteti bën gjithçka që ajo të mos transportohet në Shqi-përi, aty ku ka ngordhur ideja e konte-stimit; as në Maqedoni apo gjetkë. Që shpirti shqiptar i protestës të mbetet vetëm fasadë, reagim i njëanshëm në një shoqëri që s’ka hiç krahë politikë të mirëfillë. Në këtë mënyrë reagimi shqiptar do të mbetet si e duan push-tetet: një tifozllëk vulgar për ca vota partish.

Pushteti e lufton këtë lëvizje vetven-dosëse, sepse ndodh për herë të parë nder ne, dhe se pushteti detyrimisht ka frikë nga preçedenti. Po aq sa ligji dënon pikërisht me anë të preçeden-tit. Prandaj gjykata ndërkombëtare, e sharrtuar me servilët e Kosovës, bën

çmos që të mos dalë në sipërfaqe akti i kërkimit të së drejtës konceptuale, dhe që Kosova të mbetet vetëm në rangun e vendit që e ka marrë lirinë si dhuratë për krishtlindje. Tmerri i pushtetit euro-atlantik është se mos vjen dita që kjo lëvizje të arrijë sta-din e lashtë koristik të ndërveprimit e vëllazërimit mes artistëve të Ser-bisë apo konestatorëve të Greqisë, e me radhë, ku po duket sërish bacili i nëpërkëmbjes së të voglit, brenda fa-miljes psikike europiane.

Vetvendosje mund të jetë kësh-tu fusha fizike ku energjia kinetike brenda entropisë popullore, ku po-pulli si entitet, ta turbinojë histo-rinë në argumentime të së drejtës së madhe për të qenë edhe popull, edhe individ. Lëvizje e tillë e zhven-dos përherë më larg ”armikun” , pa e lënë atë në rangun e kauzave gjy-sma shterpë; në një botë që preten-don se emancipohet, në një univers që zgjerohet.

Gjëja më e vështirë në botë: arritja e një drejtësie pa ligjin. Por vetvendo-sje mund të jetë destabilizimi i men-talitetit shtetëror e pushtetar; dekon-struktor i religjiozitetit të shkresave e direktivave devitalizuese, që preten-dojnë se sigurojnë paqen në botë, por duke pjellë vetëm edipë të rinj, pra, më shumë vend për gjyq.

fjala e albin kurtit në seancën gjyqësore të 14 qershorit 2010

Arsyet për mosparaqitjeunë nuk u paraqita në seancën e

parë gjyqësore sepse unë nuk e njoh EuLEX-in, dhe ngaqë ky rast është i motivuar politikisht. Rifillimi i rastit vetëm konfirmon që EuLEX-i është pushtet jodemokratik dhe se ky është një trup gjyqësor i padrejtë. unë do të pranoja ftesën prej një gjykate të përbërë prej vendasve të mi në një Kosovë të lirë nga sundimi ndërkom-bëtar, të qeverisur nga populli bazuar në parimet e drejtësisë dhe vetëven-dosjes, por unë do ta kufizoj komuni-kimin tim me këtë gjykatë të EuLEX-it vetëm deri në masën që e mendoj të nevojshme për të përfaqësuar Lëvi-zjen VETËVENDoSJE!. EuLEX-i nuk ka drejtë të ngrejë padi kundër meje ose të më gjykojë, a as të sundojë mbi Kosovën: ju nuk e njihni pavarësinë tonë dhe ju keni imunitet nga ligjet që ju aplikoni mbi ne. unë dhe Lëvi-zja VETËVENDoSJE! do të vazhdojmë të mos ju njohim, dhe në mënyrë jo të dhunshme të kundërshtojmë sun-dimin e imponuar ndërkombëtar në Kosovë, duke përfshirë edhe EuLEX-in dhe instrumentet e tij, si kjo gjyka-të. Sistemi gjyqësor që kjo gjykatë përfaqëson nuk ka pavarësi, lloga-ridhënie dhe transparencë. Parim the-melor i sovranitetit është që vullneti i popullit i jep ligjit legjitimitetin: fuqitë e EuLEX-it, dhe kompetencat e kësaj gjykate, janë të padrejta, arbitrare dhe të paligjshme.

Mua nuk mund të më ofrohet një

gjykim i drejtë brenda këtij sistemi. Veprimtaria ime është në kundërshti të drejtpërdrejtë me interesat e Eu-LEX-it për të siguruar pushtetin e vet. EuLEX-i nuk është një mision teknik ose administrativ, por një aktor politik me qëllime politike, dhe me interesa të qarta në këtë rast. EuLEX-i dës-hiron të mbytë mospajtimin kundër pranisë së tij në Kosovë. Fokusi krye-sor i Lëvizjes VETËVENDoSJE! është

kundërshtimi i uNMiK-ut, ZCN-së e i pushtetit jodemokratik, të papërgje-gjshëm dhe të padrejtë të EuLEX-it, dhe kërkimi i vetëvendosjes. Ne nuk jemi kundër një pranie ndërkombëta-re në Kosovë që do të na ofronte kës-hilla dhe ndihmë – por ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar. EuLEX-i sh-penzon më shumë se një milion euro çdo ditë, por këto para nuk shkojnë në zhvillimin e Kosovës, për të për-

mirësuar shëndetin tonë a sistemet tona të arsimit, infrastrukturën ose në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të drejtë. Këto para përfundojnë në xhepat e vetë zyrtarëve të EuLEX-it, për të na kontrolluar me polici, për të siguruar stabilitetin, çka për Kosovën do të thotë vetëm ngecje dhe padrej-tësi të vazhdueshme. Shuma e vogël e parave të EuLEX-it që përfundon te populli ynë u sjell përfitime vetëm atyre që janë tashmë të privilegjuar, si pronarëve të restoranteve dhe klasës sonë të mesme të lartë të arsimuar që flet anglisht, të cilët EuLEX-i i ka për-fituar me paga që nuk u lejojnë atyre të punojnë në mënyrë të pavarur në dobi të Kosovës. Populli i Kosovës ka jetuar tepër gjatë nën shtypje dhe nën sundim të huaj. Ne duam liri, jo shtypje më të sofistikuar. Ne duam drejtësi dhe vetëvendosje, e jo një tjetër pushtet që shtyp të drejtat tona. Akuzat kundër meje kanë të bëjnë me një demonstratë jo të dhunshme për vetëvendosje dhe për t’i dhënë fund sundimit ndërkombëtar. Demonstra-tat nuk janë të gabuara. Demonstratat janë një e drejtë. Kur nuk ka demo-kraci, demonstratat janë demokracia e vetme. Kur ka demokraci, demon-stratat janë shenjë e vitalitetit të asaj demokracie. Janë demonstratat ato që tregojnë kur sistemi është shumë i ng-ushtë për vullnetin e popullit...

(Vijon në faqe 14)

gz33.indd 13 6/16/2010 8:12:39 PM

Page 14: Gazeta Nr. 35

14 e enjte 17 | Qershor 2010 |

(Vijon nga faqe 13)

Përveç kësaj, kur demokracia përfaqësuese dështon ose pamun-dësohet, atëherë demokracia direkte nuk është vetëm një e drejtë, por një detyrë.

Vërejtjet nDaj Panelitunë jam kundër këtij trupi gjyqësor,

sepse duke e marrë përsipër këtë rast secili prej jush keni treguar mi-ratimin tuaj dhe bashkëpjesëmarrjen tuaj në shkeljet e mëparshme etike dhe të të drejtave të njeriut në rastin kundër meje. Duke e rifilluar këtë rast ju e mbështetni padinë politike kundër meje që është absurde nga ana ligjore, dhe synimet politike të këtij procesi. Ju tregoni sheshit se Eu-LEX-i ka qëllim të njëjtë për rastin si uNMiK-u: mbytjen e zërave kundërsh-tues, kriminalizimin e rezistencës po-litike paqësore dhe izolimin e Lëvizjes VETËVENDoSJE!, opozitën e vetme, jo të dhunshme ndaj EuLEX-it në Ko-sovë. EuLEX-it nuk është duke krye-suar rastin në mënyrë neutrale ose të pavarur, por është i njëanshëm, me paragjykime dhe me konflikt të qartë interesash. Një moment kur EuLEX-i i ka bërë pikëpamjet e veta të qarta për Lëvizjen VETËVENDoSJE! ishte gjatë vjeshtës, kur kishte tentuar të penali-zonte aktet tona të mosbindjes civile dhe kur, sipas raportimeve, ishte për-pjekur të shpallte Lëvizjen VETËVEN-DoSJE! si organizatë të paligjshme. Lëvizja VETËVENDoSJE! është një organizatë politike jo e dhunshme dhe vullnetare, por EuLEX-i, ZCN, ose uNMiK-u nuk na konsiderojnë pjesë të shoqërisë civile, a si shoqatë poli-tike. Në sytë tuaj ne ndodhemi bren-da kategorisë së sigurisë, e cila ka të bëjë me pushtetin tuaj dhe me ata që mund ta sfidojnë rendin ekzistues. Ko-sova nuk ka pasur asnjë referendum për EuLEX-in a ZCN-në, ashtu si nuk kemi pasur referendum për privatizi-min neoliberal a për decentralizimin në baza etnike. Me këtë rast EuLEX-i dhe uNMiK-u duan ta bindin popullin se nuk ka alternativa ndaj realitetit ek-zistues. Se populli, e jo sistemi, duhet të ndryshojë që të përmirësohet gjen-dja. Por sistemet dhe regjimet ndërro-hen, vijnë dhe shkojnë, shfaqen dhe zhduken. Populli mbetet. Populli do të thotë rezistencë.

Më 10 shkurt Lëvizja VETËVENDo-SJE! demonstroi kundër Planit të Ahti-saarit, kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën dhe për vetëvendosje. Zbatimi i Planit të Ahtisaarit do të çojë në ndarjen e brendshme të Kosovës, duke qenë se një prej komponentëve bazë të planit është një decentralizim që u mundëson komunave serbe të Kosovës të kenë autonomi të madhe, lidhje të fuqishme horizontale dhe marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë. Kjo do të pengojë bashkëpu-nimin me Prishtinën dhe do t’i shkë-putë këto komuna nga pjesa tjetër e Kosovës. Plani i Ahtisarit do t’i bëjë re-alitet synimet ekspansioniste të Serbi-së duke i legjitimuar strukturat parale-le kriminale të Serbisë në Kosovë dhe do të çojë në krijimin e kufijve të rinj

në vija etnike. Por njësitë monoetnike që Serbia synon t’i krijojë janë të pa-mundshme. Lëvizja VETËVENDoSJE! beson se Plani i Ahtisarit do të çojë në luftë, dhe konsiderojmë se është përgjegjësi jona për ta parandaluar këtë. Më 10 shkurt ne demonstruam në mënyrë paqësore kundër planit të Ahtisarit si materializim i procesit që e shtyn Kosovën drejt një lufte të re. Lë-vizja VETËVENDoSJE! nuk është kate-gorikisht kundër negociatave, as kate-gorikisht kundër decentralizimit, dhe as kategorikisht kundër çdo pranie ndërkombëtare. Por ne jemi fuqimisht kundër negociatave me Serbinë për vendin tonë. Ne jemi kundër decen-tralizimit në bazë etnike, dhe decen-tralizimit para sovranitetit, sepse kjo do ta bënte të pamundur sovranitetin dhe unitetin territorial të Kosovës. Ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, edhe pse ne besojmë se Kosova mund të përfitojë nga ndi-hma dhe këshillat ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit, edhe dy vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, na ka lënë pa ushtri dhe pa Trashëgiminë Kulturore ortodokse, e cila i është dhuruar Ser-bisë. Duke na e shpërfillur të kaluarën dhe duke na lënë të pafuqishëm në të tashmen Plani i Ahtisarit na privon nga ardhmëria. Të demonstrosh do të thotë të shfaqesh. uNMiK-u ka dashur të fshehë popullin pasi kishte mohuar vullnetin e tij. Ndërsa EuLEX-i vazh-don të njëjtin avaz.

Më 10 shkurt ne demonstruam, gji-thashtu, kundër sundimit ndërkom-bëtar mbi Kosovën, i cili sot përbëhet nga uNMiK-u, ZCN-ja dhe EuLEX-i. Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë

nuk përballen me pasojat e vendi-meve ose veprimeve të tyre. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj popullsi-së vendase, shpeshherë nuk kanë as kontakt me të. Pas dhjetë vjetësh të sundimit ndërkombëtar Kosova vuan nga moszhvillimi i madh, dhe mun-gesa e lirisë. Njerëzit nuk kanë liri për të vendosur për veten e tyre dhe të ardhmen e tyre, s’kanë liri për t’u zhvilluar. Kjo liri ka një emër: vetëven-dosje. Vetëvendosja është liri kolek-tive, dhe thelbësore për lirinë indivi-duale. Vetëvendosja është zhdëmtim themelor për shekuj të padrejtësisë dhe bazë kryesore e dezintegri-mit të vazhdueshëm të Jugosllavisë. Vetëvendosja do të thotë restaurim i dinjitetit dhe kompensim moral për humbjet dhe vuajtjet e së kaluarës; ajo do të thotë realizim i vullnetit po-litik për popullin e Kosovës; ajo do të thotë fund për ndërhyrjet keqdas-hëse të Serbisë; ajo do të thotë mun-dësi për përparim. Duke mundësuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, vetëvendosja do të mundësojë inte-grimin e njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe religjio-nin. Sunduesit ndërkombëtarë të Ko-sovës deri më tani e kanë penguar një integrim të tillë. EuLEX-i, uNMiK-u dhe ZCN-ja janë të interesuar për ru-ajtjen e dallimeve ndërmjet popujve karshi unitetit të tyre: multietnicitetin – shumë etni të izoluara nga njëri-tje-tri përmes tolerancës, dhe jo të bas-hkuar nëpërmjet solidaritetit – karshi unitetit të misionit të tyre për stabili-tet. Që nga viti 1999 qasja e tyre ka qenë fund e krye etnike: Në vend që t’i shihni njerëzit në Kosovë si qenie

njerëzore, qytetarë, punonjës, ose stu-dentë, ju gjithmonë na shihni si shqip-tarë, serbë, romë, turq dhe si grupe të tjera etnike. Sundimtarët ndërkom-bëtarë të Kosovës gjithmonë fillojnë me dallimet tona, me atë që na ndan, dhe jo me atë që është e përbashkët, me atë që është universale – me dës-hirën tonë për liri, dinjitet, paqe, punë, arsim cilësor, mbrojtje shëndetësore, siguri shoqërore.

Ky rast është inicuar nga uNMiK-u për t’i ikur përgjegjësisë për krimet e veta, dhe ky panel e mbështet këtë objektiv duke e rifilluar rastin bazuar në padinë politike të uNMiK-ut. Më 10 shkurt 2007 policia e uNMiK-ut shtypi me dhunë të drejtën tonë për tubim paqësor dhe mospajtim duke e vendosur një kordon të paligjshëm në mes të itinerarit të paralajmëruar të demonstratës, dhe duke e sulmuar demonstratën me gaz lotsjellës dhe plumba vdekjeprurës që vranë dy protestues paqësorë, Arben Xhela-dinin dhe Mon Balajn, dhe plagosën mbi 80 të tjerë. uNMiK-u dhe EuLEX-i tani duan ta paraqitin brutalitetin e policisë ndërkombëtare si reagim ndaj veprimeve tona, dhe të shman-gin përgjegjësinë penale. Derisa unë jam i vetmi që ndiqem penalisht, dhe që portretizohem si burim i dhunës, as uNMiK-u e as EuLEX-i nuk kanë ndërmarrë masa për të ndjekur pe-nalisht njësinë rumune të policisë që ishte përgjegjëse për vrasjet atë ditë. Edhe para rifillimit të këtij rasti kun-dër meje, EuLEX-i ka bashkëpunuar me uNMiK-un në sabotimin e drej-tësisë për 10 shkurtin: në pranverë të 2009-ës EuLEX-i ndihmoi në eli-

minimin e mjetit të vetëm juridik në dispozicion të familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve rëndë më 10 sh-kurt duke deklaruar se nuk mund të garantojë siguri për dëgjimin publik në rastin te Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut. Serbia është sillur në të njëjtën mënyrë ndaj demonstra-tave: pjesëmarrësit i arrestonte dhe i dënonte, ndërsa policët që i vrisnin të pafajshmit liheshin të paprekur.

unë e kundërshtoj këtë panel, gjit-hashtu, sepse duke e rifilluar këtë rast ju keni shpërfillur njëmbëdhjetë mu-ajt e mi të kaluar në paraburgim për këtë rast politik; ju keni shpërfillur shpjegimin tim të mëparshëm pse kjo padi është ligjërisht absurde dhe po-litike, dhe keni shpërfillur dëshminë e dëshmitarit kryesor të akuzës që kishte konfirmuar se demonstrata më 10 shkurt ka qenë e qetë dhe se unë nuk e kam inkurajuar dhunën. Në vend që ta merrni këtë në konsidera-të, që paralelisht me të gjitha shkeljet në rast do të kishte qenë më shumë se e mjaftueshme për ta mbyllur atë, ju e keni rifilluar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur ta kishit hasur këtë rast në vendet tuaja ju do të kishit qenë të indinjuar me mungesën e drejtësisë. Rifillimi i tij këtu tregon se ju nuk men-doni se Kosova meriton drejtësi. Ve-primtaria ime ka për synim drejtësinë, barazinë dhe vetëvendosjen. Duke e rifilluar këtë rast EuLEX-i e demaskon përbuzjen e tij për parimet e objek-tivitetit, të drejtave dhe dinjitetit, në kundërshtim me atë çfarë BE-ja po-hon se përfaqëson. Me rifillimin dhe ndjekjen e këtij rasti politik EuLEX-i është duke e penguar drejtësinë.

fjala e albin kurtit në seancën gjyqësore të 14 qershorit 2010

Arsyet për mosparaqitje

gz33.indd 14 6/16/2010 8:12:39 PM

Page 15: Gazeta Nr. 35

15e enjte 17 | Qershor 2010 |

Avni Zogiani

Kosova ka pasur gjithmonë “zyrtarë” të shn-dërruar në milionerë nga paraja publike. Njerë-zit në ish-Jugosllavi u mësuan të shohin zyrtarë të mesëm e të ulët të ndërmarrjeve të bëhen mi-lionere duke vjedhur pasurinë publike haptazi dhe në pikë të ditës. Edhe hajnat e pulave dhe plaçkitësit e shitoreve, dënoheshin për disa javë për t’u lëshuar sërish në gjah. Në të njëjtën kohë që këta zyrtarë milionerë nuk përballoheshin kurrë me drejtësinë, studentë e profesorë ka-peshin me brutalitet dhe dënoheshin me dhje-tra vjet burg për arsye politike. Diçka ngjashëm ndodh edhe sot. Mbaj mend që kur ndokush rastësisht shprehte habinë për tolerimin e kësaj hajnije, racionali mbrapa kësaj dukurie ishte: për aq kohë sa nuk përzihesh në politikë mund të bësh gjithçka!

Natyrisht dikush mund të argumentojë, edhe liderët e partive tjera (tashmë Vetëvendosje edhe zyrtarisht është parti) bëjnë politikë. Në të vërtet këtu do ishte mirë të bëhej dallimi mes asaj që quhet “PoLitikë” dhe asaj që vetë liderët tanë e theksojnë si “PuLitikë”. Ndersa Kurti bën politikë, kryeministri Thaçi dhe liderët tjerë par-tiak, bëjnë pikërisht atë që e thonë, bëjnë puli-tikë. Për dallim nga politika, pulitika, nënkupton që ti bën sikur je lider dhe merr vendime, por vendimet i shkruan dikush tjetër dhe ti je aty vetëm për t’i zbatuar ato. Politika, dihet çka është dhe nuk ka pse të shpjegohet.

Java që shkoi duhej të mbyllej me arrestime. Kështu premtohej në kushte anonimiteti për me-diat kosovare nga vetë EuLEX-i. Natyrisht, arre-stimet për vjedhjen dhe faljen e pasurisë publi-ke nuk janë urgjente dhe mbase edhe nuk mund të ndodhin ndonjëherë. Njëherë duhet arrestuar e ushtruar tërë fuqinë ndaj kujtdo që guxon të bëjë PoLitikë dhe nuk përfaqëson mënyrën tërësisht origjinale të lidershipit kosovar në PuLitikë. Kurtit me represionin që po ushtrohet ndaj tij dhe lëvizjes së tij i jepet një sinjal i qartë. Ti mund të jesh pjesë e këtij sistemi, por për Po-Litikë dihet kush është në Kosovë. Pra, porosia është që nëse dëshiron të jesh pjesë e sistemit politik si person “lokal”, duhet të bësh PuLitikë dhe të pretendosh se po bën politikë. Duhet të jesh pjesë e istutucioneve dhe të pretendosh se po udhëheq institucion.

Në këtë mënyrë bëhet dallimi mes asaj që bëjnë ndërkombëtarët dhe lokalët në Kosovë. Natyrisht ky nuk është thjesht një dallim termash. Kjo nënkupton edhe dallimin në marrëdhënjet mes PoLitikës dhe PuLitikës. PoLitika është su-periore ndaj PuLitikës. istutucionet janë inferio-re dhe të subordinuara nga institucionet. Kosova është “sui generis”, prandaj kjo është një formë e re e ndërveprimit mes PoLitikës dhe PuLiti-kës, duke qenë se këtë marrëdhënje tashmë e kemi bazën mbi të cilën ndërtohet jeta jonë shoqërore dhe ins(tu)titucionale.

Dinstinksioni mes PoLitikës dhe PuLitikës ka kuptim tashmë të krijuar social e shoqëror, por madje unë do argumentoja edhe se mund të shndërrohet edhe në distinksion akademik. Duke qenë se edhe kultura e shoqërisë sonë i është përgjigjur këtij zhvillimi societal (në an-glishte ka dallim mes “social” e “societal”) besoj se ka një mundësi që PuLitika të jetë edhe su-bjekt akademik. Besoj shumë se mësues të këtij subjekti mund të jenë të gjithë zyrtarët qeveri-tar e partiak, duke qenë se ata edhe ashtu me të marrë një funksion në istutucione kanë sigu-ruar edhe nga një vend si mësimdhënës në ato që quhen “istutucione private të arsimit të lart”. Pra në këtë formë do krijohej edhe një sferë tërësisht e re publike, që do të ishte pasqyrim i termit akademik, që mbase mund të quhej, Ako-demik.

Kështu do të dilnim edhe nga kriza e interpre-

Politika dhe Pulitika në KosovëKush tha që s’ka me pasë arrestime gjatë javës së kaluar? Kushdo që do provojë të bëjë politikë në vend të pulitikës, do të përballohet me brutalitet të forcave të rendit. Cili është dallimi mes politikës dhe pulitikës, si dhe institucioneve dhe istutucioneve?

timit shkencor e sociologjik të asaj që ndodhë në Kosovë, duke krijuar edhe një shkencë “sui generis” që do t’i përgjigjej zhvillimeve soci-ologjike. Vetëm një paradoks ekziston në këtë moment në tërë këtë logjikë sociologjike e shoqërore, e ky paradoks është Vetëvendosja. Vetëvendosja nuk mund të bëhet pjesë e istutu-cioneve pa filluar të bëjë PuLitikë, sepse do jetë një përjashtim i rregullave. Në këtë mënyrë do të komplikojë tepër shumë punën e ministrave e zyrtarëve mësimdhënës (veni re, ata që marrin pushtet, në shumicën e vendeve demokratike kryesisht nuk kanë rol akademik, por Kosova nuk është demokraci por është zhvillim “sui ge-neris” prandaj edhe kjo tolerohet).

Tërë logjika e kësaj ndarje të PoLitikës dhe PuLitikës, nuk konsiston as në mbisundimin e rendit, as në ndërtimin institucional, por kon-siston vetëm në marrëdhënjen e PuLitikës me statusin e një minoriteti të vetëm, atij serb. PuLi-tika nuk paraqet ndonjë problem rreth planeve të bashkësisë ndërkombëtare, por PoLitika po! Në një intervistë për Zërin e Amerikës, njëri nga analistët më aktiv për Kosovën, Danjel Server, tha që duhet të krijohet një situatë e tillë poli-tike që liderëve të shtetit serb, për shembull Tadiqit, t’i mundësojë që të vijnë në Kosovë duke e konsideruar se po e vizitojnë një rajon të Serbisë dhe njëkohësisht t’iu jepte mundësinë autoriteteve në Prishtinë (sikundër autoritetit palestinez, psh.) që këto vizita t’i interpretonin si vizita private, miqësore. Në vjeshtë do të fillojnë sërish negociatat mes PoLitikës dhe PuLitikës kosovare dhe shtetit serb, ku duhet të dihet qar-të se kush cilat role duhet të luaj. Pra, kosovarët do të jenë në këto negociata për të bërë PuLi-tikë, kurse ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit serb duhet të bëjnë PoLitikë. Prej këtu, është i kuptueshëm shqetësimi i Kermabon për një kohë të vështirë që po vie për çka kryeministri Thaçi do të ketë nëvojë për përkrahje të plotë nga Brukseli (shif, Agustin Paloka, Koha ditore, e hënë, 14 qershor, “Pakti tripartiat...”) duke qenë se potencialisht në Kosovë po krijohen subjek-te që pretendojnë të bëjnë PoLitikë. Kjo është e patolerueshme, prandaj duhet treguar vendin PuLitikës kosovare!

Genc kadriu

Të gjithë e pamë. Dhuna që u servua dhe na u demonstrua mbi aktivistët qytetarë në pikë të di-tës në Qytetin Tonë na e bëri me dije një gjë: se Këtu Sundon “Ligji”; sepse ne, do t’i tubojmë poenat për të Hyrë në BE qoftë edhe me i shitë motrat te Hasan Lludi - ose me fjalë tjera, si komandosë nacional ujëra-ve internacionale, këta policë Ka-tunarë, “deshën” të na e bëjnë me dije se Këtu në Kosovë Ka Shtet - dhe sa bukur na e benë me dije, se është pikërisht Ky Shtet që Ne Nuk e Duam, sikur që s’e deshtëm - jo pa arsye - atë të Serbisë.

Në njërën anë, Amerika me Anglinë e ndanë djersën 1:1 nën qiellin post-aparteid-ian. Në tje-trën, e dashura ime u dushirat dhe u parfumos për të shkuar në Free-dom Fest. Ndërsa unë u parkirata pezull mbi një gotë rezervë erëz lisi të lëmuar, dhe në të e fundo-sa të hidhurit tim, e humba nga

vetëdija me shumicë edhe atë pak shpresë të zbehur, atë zbehurësi plot shpresë vetëdijëhumbëse - diçka sikur në artpunimin tim të preferuar të artit tonë bashkëko-hor, ekspozuar dje a pardje, kur qe hapja, në Tetris.

Mbrëmë, në një pijetore lokale tek e ashtuquajtura Kodër e Agu-liçeve, një shok imi, analist i financa-ve në Bankën Evropiane për Kosovë, më tha se ishte bërë kajl me i lypë “shkijet” me u kthy në Kosovë - shun-gullimë që e jashtëfundosë tregimin e Kosovës Moderne: ankesat e ze-mëruara të nxjerra nga qytetarët e zakontë ndaj dhunës politike, varfërisë dhe padrejtësisë, që na e kanë njollo-së vendin qe dhjetë vite.

Le ta festojmë Arrestimin atëherë, në Freedom Festin e Kryeministrit tonë-që-nuk-është-i-yni, dhe le ta konfirmojmë përsëri që s’do të thotë të jesh pjesëtar i PDK-së të jesh Thaçist; që s’do të thotë se nëse je Neutral, apo me çfarëdo Partie Tjetër të Agonisë Zgjedho-

Freedom Testre, që s’je Thaçist; që s’do të thotë se po dole Dorëpërdore Rreth Unionit kundër Katunarizmit Ko-munal, që s’je Thaçist; që nëse je Kundër Korrupsionit dhe Qeveri-së Thaçi, në parim, por edhe fakt, të Shprehjes së Lirë Demokrati-ke, që s’je Thaçist; që s’je Thaçist po që se je Kolumnist polemik i Expressit apo Kohës Ditore si Halil Matoshi, Shkelzen Maliqi et al; që s’je Thaçist po që se je Poet rregu-llthyes, mbesë Komunisti, nip Sha-ban Polluzhe, Evropian i Ri, Kuller-kë Malësie, Njeri Zoti, etj; që nëse të afekton arrestimi i dhunshëm i Albin Kurtit, dhe që të lënduarit te porta e Qendrës t’i nxjerrin lotët, që sje Thaçist - sepse nuk është e papërfytyrueshëme që edhe nga ata policë Dhunëtarë të jetë ndjerë Keqardhje, si efekt i ndje-sisë së natyrës së Detyrës që po e kryenin; apo që pajtohesh me këtë që po e them, që s’je Thaçist.

Lista nuk është me kaq e shte-rueshëme .

ÇKa është me qenë thaÇist?Me qenë Thaçist nuk është me

qenë për Hashim Thaçin per se, e as me qenë bashkëkohas të tij.

Thaçizmi ka ekzistuar në mesin tonë si sensorium shumë kohë para Hashim Thaçit. Thaçi është veç Avatar i sotëm i Thaçizmit - *ndër tjera, prezentimit të kapitu-limit dhe servilizmit si kreativitet, kthesë rrënjësore dhe rigjenerim. Detyra jonë ka qenë dhe është ta Luftojmë nga të gjitha anët këtë murtajë: e ardhmja na varet nga kjo, siç na u var e djeshmja nga e pardjeshmja; dhe badihava e sh-karkojmë këtë si një arkaizem de-mode gjersa shtrihemi rahatshëm në divanin e cinikut polimorfist. Me qenë Thaçist sot, në veçan-ti, është pikësëpari me Dyshu në Potencialin e Lëvizjes Vetëvendo-sje!, dhe, përfundimisht, mos me qenë - qoftë përmes aksionit di-rekt, qoftë ndërgjegjes kritike dhe të menduarit disident - Përkrahës Aktiv të Lëvizjes Vetëvendosje!. Nuk nevojitet më shumë për të qenë Thaçist.

Për ata që duan arsye, mund t’i marrin faktet dhe t’i bëjnë kraha-simet, sepse për këtë që u tha, nuk besoj që ka vend për Debat. Kurse për ata që insistojnë Debat, e kam vetëm një përgjigje alla franga: Debate my ass!

gz33.indd 15 6/16/2010 8:12:40 PM

Page 16: Gazeta Nr. 35

16 e enjte 17 | Qershor 2010 |

krenar Zejno

është e mundshme të tretësh lumenjtë në fjalë të gjalla, siç ishin në krye të herës, kur Zoti qe fjala.

James Joyce

Dita e Blumëve të Xhojsit, Bloomsday, edhe këtu në vendin të cilin ai, kushedi pse, e quaj-ti Dalbania. Në atë pasazh lapidar të shqipes parake, ku bijtë dhe bijat e kësaj gjuhe mahni ai i thërret së toku: biribija! Aq bukur, ashtu siç gjuha i vë në vend dhe i emëron shkurt e saktë gjërat. Gjërat që, e thënë sipas Heidegerit nuk do të ekzistonin hiç pa fjalën që i mbush me atë emër që, si të thuash, iu shkon për sh-tat. Pse Xhojsin paskemi pritur për t’u emër-tuar?! Dakord, po ishte fjala për një përbash-kësi, burrërie dhe grarie bashkë, dhe ndoshta për t’ia mbërritur kësaj do të duhej një çikë më pak halle përgjatë historisë sonë e cila rrëm-ben me vete edhe punën me gjuhën, sidomos atë të shkruar. Dhe, sigurisht, më shumë emancipim. Nga ana tjetër, e dimë tashmë që në fund të fundit gjuha na ka mbajtur në këmbë si komb. Tek e fundit fare, kumbari i emrave caktohet apo rastis më shpesh jashtë barkut të shtëpisë, që tash përtej asaj ndjesie visherale barku, të thekshme e të pazëven-dësueshme prej pjelle, mund ta quajmë edhe me emrin e Xhojsit: biribija. Atij që asgjë nuk është më tepër se sa gjuhë, gjuhës që askush si ai nuk ia mbërriti ta rrokte ndër belbëzimin dyfish dhe të njëkohshëm, magjinë e të folurit tok me të menduarit diç tjetër ndërkohë. Dhe përmes së cilës – që nuk mbeti vetëm gjuha e tij mëmë por u shndërrua në një gjuhë espe-ranto të mendimit njerëzor dhe monologut të brendshëm –, Joyce u bë zëri që i pasuroi tin-gujt e universit me ultratinguj fyti prej njeriu të thjeshtë të ditës, si dhe anasjelltas. E kjo e anasjellë mbetet ndoshta më e rëndësishmja. Ndaj edhe bashkëkohësit e receptuan pa pritur kohën e nevojshme për ta kuptuar fije për pe, gjë që s’mbaron kurrë, si librin që, e thënë nga Tomas Man, “i përkasim të gjithë dhe askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë”.

“Uliksi - njëdita e një jete, por mund të ishte edhe jeta e një sekonde. Natyrisht koha matet, në fillim e fund” - i thotë Xhojs në intervistën e famshme, titulluar Loja e mbrëmjes, me sh-krimtarin çek dhe përkthyes i tij, Hoffmeister.

Dhe ky që e vijon: kritiku Brion, në një ar-tikull brilant për konceptin e kohës në veprën tuaj, e ka shpërfaqur edhe hipotezën që dife-renca mes Zotit dhe njeriut qenka veçse një çështje kohe.

“Po, më ka krahasuar me Proustin. Për Pro-ustin koha është qendra e të përgjithës. Ky z. Brion na ka zbuluar në veprën time principin e relativitetit. Për të, vepra ime është poaq e pa-kuptueshme sa ajo e Einsteinit”.

Le të ndërhyjmë nëpër thashethem, me klla-pa paranteze, jemi që jemi në festë (në festën e destinuar që të mbartë kudo pjesën e vet të thashethemnajës, për vetë mungesën ku më shumë e ku më pak të pajimeve të erudicio-nit dhe instrumenteve filologjik për të kuptuar plotërinë e Uliksit):

Ciorani në ‘mbresa takimi me Beckettin’ thotë se për çudinë e tij të madhe – po aq dhe zhgë-njimin – Becketti i pat treguar se ndryshe nga ç’mund të besohej, Xhojsi nuk e pëlqente Suif-tin (çudi, kurse ai vetë nuk e fshihte ndikimin prej tij!), për më tepër, Xhojsi nuk kishte fare preferencë për satirën (çudi, ndërsa për kriti-kën duket aq evidente e kundërta. Dhe nuk ishte vetëm Henri Fielding që e cilësoi Uliksin poemë heroikomike në prozë.) Sipas Beckettit,

“ai nuk revoltohej kurrë, ishte i shkëputur, i pranonte të gjitha. Për të nuk kishte pikë ndrys-himi mes rënies së një gjetheje dhe rënies së Satanait...”

(Fantastike! Becketti, nxënës e mik i Xhojsit, nëmos të bind, të mund edhe pa i hyrë këtu ar-gumentit, vetëm me peshën e frazës. Pos kësaj, për vështrimin e mësipërm, pikërisht pse i më sipërm, personalisht jam i prirur të besoj Bec-kettin më tepër se vetë Xhojsin apo kritikën!)

Si botues i tyre, ndodh të më vënë shpesh në provën e krahasimit dhe afërive mes dy gji-gantëve irlandezë. Në festën e vitit të kaluar e kapa veten gafil me përgjigjen se Xhojsi është sigurisht më i rëndësishëm, pasi e njeh aq mirë Uliksin e Homerit si arketip të njerëzimit qysh prej antikiteti. Por ai që e njeh, në një lloj tjetër kuptimi, më mirë se Xhojsi vetë Uliksin e Xhojsit është Becketti, ngase përveç tipit të njerëzimit ai ia mbërriti të njohë dhe Xhojsin vetë. Përtej tautologjisë, Uliksët e Blumët alla Beket si shenja tipike të njeriut, të gjorit njeri, do mishëroheshin në heshtjen e ngërçit vital të Godosë së pambërritur dhe ngulçit verbal të Estragonëve të fundëm të këtij. Tekefundit bloomsday ishte, 16 Qershor, festë. Madje fe-sta e fjalës së shlirë në tërë kuptimet, pra, edhe luksit për t’ia mbytur kot, por brenda një este-tike të kotësisë, bukurisë së gjuhëzimit dhe gj-uhësisë. (Se s’mund të mbetej ajo festë popu-llore që sot ka shtrirje botërore pa e marrë një çikë më pak seriozisht se vepra që bloomsday përkujton; pa pranuar që për të shijuar një ve-për nuk është domosdoshmëri erudicioni në të njëjtën lartësi me shkruesin e tij. Ashtu si ndodh edhe e kundërta, kur një vepër e lartë nuk e ka kusht erudicionin e pakufi).

Pak histori! Thjesht sa për datën e sotme, fare pak, e kam parasysh, meqë vepra e Xhoj-sit është e tëra një histori dehistorizimi dhe ç’heroizimi: “Historia është makthi prej të cilit po përpiqem të zgjohem” thoshte kur po për-piqej me Uliksin e tij. Ndërsa atë të Homerit, që e adhuronte si model të njerëzimit, na e nxori edhe belik modern, meqë sipas tij Uliksi antik ishte, në fakt, shpikësi i parë i tankut qysh në bark të... kalit!

Data 16 qershor – njohja dhe takimi i parë me Norën, pastaj vendimi i beftë për të ikur, vendosja në Trieste deri më 1920. Me Nora

Bernacle, e cila mbeti një grua mjaft e respek-tuar prej Xhojsit, ngase diti t’i shkonte gjeniut për shtat, pra sipas avazit xhojsian, duke mbe-tur veçse një nikoqire në menage familjare, me gjithë sipas saj, “nevojën e këtij për të shkruar ato libra që askush s’i kupton”.

E kështu na e përdori datën e historisë per-sonale për të ndërtuar një histori që adhuruesit nëpër botë do ta festonin sot e gjithë ditën. As-htu siç përdori, veç të tjerëve, edhe Norën tek i dërgonte letra dashurie, pervertuar me merak, për të parë reagimin që më tej do t’i duhej poe-tikës së tij anapolla.

Syrgjynosje krejt e padetyruar kjo e Xhojsit prej Irlandës, ndoshta për një vizion universal si Nice, Rimbaud, Poe, Beckett... Kësisoj, nis odisea e uliksit. Dhe Jeta e Xhojsit ndahet 3 herë nga njëzet vjet:

20 vitet e para në Dublin, 20 të dytat mes Triestes e Zvicrës dhe 20 të tjerat në Paris duke krijuar rrotull tij atë vorbull të plejadës më të plotë të kohërave me Heminguej, Ezra Pound, Gertrude Stein, Fitzgerald, Henry Miller, Bec-kett e shumë të tjerë.

“Është një tip egocentripet, i ftohtë, që en-det në një hapësirë ndërspaciale yjesh dhe që i thëthin tërë energjitë përreth vetes brenda gro-pës së zezë të gjenisë së tij të padiskutueshme”, përcaktoi Robert Spoo.

Janë mbi 500 (duket e pabesueshme!) adre-sat e shpërnguljeve prej nomadizmit xhojsean, numëruar saktë prej dëshmive e letërkëm-bimeve të tij të cilat i përngjajnë, kësisoj, një odiseje të vërtetë, si dhe na cyt, ashtu si çdo tjetër e tij, kah relativiteti vendndodhjesh e pi-këvështrimesh të shumanshme. Ezra Pound më ka nxjerrë nga llagëmi – thonte Xhojs.

Uliksi shpërfaq veprën më të gjerë e humane të shkruar në evropë qysh prej Rabelais - tha vetë i zoti i saj, Xhojs. Silvia Beach, libraria e Shakespeare and company, do ta besonte këtë mu në mes të egërsisë së censorëve gati inku-izitorë, dhe kështu i dha fund odisesë duke nxjerrë në dritën e botimit atë peripeci gjuhëso-re aq revolucionare Uliksin.

“Do të farkoj në kudhrën time vetëdijen e papjekur të sojit njeri”- pat thënë Stiven Deda-lusi te Portreti i një artisti në rini. Sado ta anas-hkalojnë, përsëri mbeten modele të ngjashëm me këtë tipizim poetik prej poeti aspirant e në

ej, sot është bloomsday!

biribijAt e XHojSit potencë edhe mjaft nga personazhet e tjerë gjurmëlënës të letërsisë, deri te Toni Kreger i T. Manit e gjer te botimet tona të fundit – te Artu-ro Bandini i Fantes apo Chinanski i Bukovskit.

Drejtpërdrejtë apo indirekt, i tërë arti dhe letërsia qysh prej Uliksit mbetet e ndikuar prej tij.

Kur ëndërroj e shpik pa kthim, a nuk jam unë natyra? -pyet veten Vallery. “Mendja me-gjithatë arrin të bëjë diçka. Ajo e pasuron më tej natyrën: dhe jo vetëm kur krijon, siç bën zakonisht, por dhe kur i shton kësaj edhe atë çka bën sikur krijon. Tek e vërteta ajo ndërton gënjeshtrën; mitin e miteve: të pakufijën- ko-hën. Por gënjeshtra dhe koha s’do ekzistonin asfare pa ndonjë artific. Fjala është ai mjet që shumëfishohet ndër asgjë”.

Ndërsa kjo pyetje që çel leksionin e Um-berto Ecos protokolle të rreme jam i bindur se qysh pas Xhojsit iu shkon në mend gjithë sh-kruesve: “E nëse në botët e rrëfimeve u ndej-tka kaq rehat përse atëherë të mos tentojmë ta lexojmë edhe vetë botën reale sikur të ishte një roman? Ose ndryshe, meqë botët e sajesës narrative janë kaq të vogëlimta e djallëzisht të rehatshme, pse të mos kërkojmë të konstruk-tojmë botë narrative që të jenë komplekse, kon-tradiktore e provokatore si bota reale? Më lejoni t’i përgjigjem menjëherë pyetjes së dytë. Dan-te, Rabelais, Shakespeare, Joyce kanë bërë pi-kërisht këtë”.

Uliksi është heroi i jetës sime, tha Xhojs. Preferoj moshën e pjekur; në rini nuk kupto-het hiçgjë. Dhe u bë kështu edhe heroi i jetës së përkthyesve të tij nëpër gjuhët ku endej dhe vetë, ashtu si dhe i admiruesve në botën që ai gjuhësisht e letrarisht e rikrijoi.

Sot është Bloomsday! Dita pra, që mund të ishte edhe sa një jetë edhe sa një sekondë, edhe sa metri apo perimetri i tërë galaktikës xhojsia-ne në të cilën, sa herë të hyjmë përmes festave të leximit, do ta gjejmë gjithherë ndryshe. Dhe do pasurohemi plot pika vështrimi ndër atë soj mitologjie pa mit dhe mitin pa mitologji; histo-rinë pa histori; antikitetin pa lavdi; boshin pa zbrazësi; rastësinë mbret dhe mbretin rast.

Dhe ne, me ju biribijat e xhojsit, s’mund të mos e festojmë meqë sipas tij:

“Domosdoshmëria është ajo gjë sajë virtytit të së cilës është e pamundur që diçka të jetë ndryshe”.

Më shumë se ditë letrare kjo është, ndoshta, një ngjarje e natyrës; dhe ne po e mbushim se “Natyra e urren zbrazësinë”. Dhe sepse “ngjar-jet e ardhme na e hedhin hijen si paralajmërim për të tashmen”. Shih, a nuk është në këtë frazë vetë thelbi i post-modernizmit? (vetëm se psika-naliza e Lakanit ka ditur ta fshehë bukur duke e përvetësuar si të vetën përmes shprehjes së tij të njohur: një vepër për të qenë moderne du-het të jetë, më së pari, post-moderne!)

Është dita botërore e Uliksit, kur ende “Paqja dhe lufta varen nga tretja në stomakun e dikujt”.

Ajo festohet edhe me konjak e alkool kudo ku “Zoti ka bërë ushqimin, djalli kuzhinierët”.

Dhe njerëzimi, më shumë nën uri, por më i dukshëm me copëra mishrash ndër dhëmbë, që bën të bërtasë dhe s’bërtet dot “Mos e hani mishin e viçit se sytë e lopës do t’u ndjekin deri në përjetësi”. Dhe mandej: “kur të kafshon ujku bëj durim, llahtarë është kur të kafshon delja”.

Ende sot e kësaj dite “Nuk mund ta hash ke-kun dhe ta kesh prapë në pjatë”.

Ishte Bloomsday, sot e gjithë ditën kur “Të gjithë buzëqeshin buzëqeshjet përkatëse” pra sërish “asgjë e re nën këtë diell”.

Por pa lexime dhe festa kotësie do vijojë të mos ndihet gjithkund që “Gjithkush një asgjë është”. Ndoshta edhe me këto, nuk se ka për të qenë ndonjë gjë e madhe, ama të paktën mbe-tet bukuria e leximeve dhe festave për të rrëfyer dhe për t’u rrëfyer në to.

Blomsday Tiranë, 16 Qershor

gz33.indd 16 6/16/2010 8:12:40 PM