8
Gazeta KALLARATI faqe 1 Shtator - Tetor 2015 ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 12-të i botimit, nr. 83 Shtator-Tetor 2015, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Shkruar nga Nuhi ISMAJLI “…historia e shkollës shqipe nuk nis në vitin 1887, po shkon më shumë se dy shekuj më parë. U takon historianëve të arsimit të hulumtojnë nëpër arkiva tonat e të huaja për të grumbulluar të dhëna për shtrirjen e shkollave shqipe gjatë shekujve të robërisë osmane.” (Prof. dr. Rami Memushaj). ...Më 1503, thuhet, M. Beçikemi shkoi si “mësues popullor” në “Shkollën Shqiptare” të Venedikut (“Scuola degli albanesi”), ku mësonin mjeshtëri të rinjtë e familjeve shqiptare të mërguara në Venedik e në Istria. Duke qenë si vazhdimësi e traditës së shkollimit të arbëreshëve në BREGU I DETIT (HIMARA) Nga Subi JONUZAJ Arsyeja, që turqit nuk arritën t`i pushtonin, ishte pozicioni gjeografik i tillë që otomanët nuk futeshin dot me ushtri frontale ndër malet e thepisura. Nga deti nuk ia vlente që turqit të angazhonin flotën ushtarake detare, kur ajo mezi mbulonte brigjet e deteve të popujve të pushtuar të Lindjes apo të Afrikës veriore. Po si u pushtua Bregu i Detit në periudhën e sundimit të Ali Pashës? Në detin Egje, ku ishin vendosur ushtritë franceze dhe angleze, nëpër ishuj dhe porte si Parga e të tjerë, Ali Pashë Tepelena, që nuk kishte flotë detare të tij, merr me qira 100 anije (vongolere) me arsyetimin se do të çonte drithëra dhe do merrte dru zjarri nga Bregu. Shqipëri, shkolla e shqiptarëve të Venedikut (1503), dëshmon për ekzistencën e mëhershme të arsimit kombëtar shqiptar. Më 1555, vepra e Buzukut po paraqitej si tekst që kishte synim plotësimin e mungesës së teksteve shqipe dhe përhapjen e arsimit shqip (“U Donih Gjoni, biri hi Bdek Buzukut tue u kujtuom shumë here se gluha jonëh nukë kish gjaa tëh endigluom en sëh shkruomit shenjntë, en sëh dashunit sëh botësë sanëh, desha me u fëdigunëh, për saa mujta meh ditunëh, meh zdritunë pak mendetë e atyne qi të endiglognineh …”). FILLIMET E HERSHME TË ARSIMIT KOMBËTAR SHQIP Faqe 2 Faqe 4 Një intervistë e futbollistit të talentuar Ledian Memushaj Memushaj: L edian Memushaj është me origjinë nga Kallarati, djali i kallaratasit Riza Memushaj, lindur dhe rritur në Kallarat. Si çdo shqiptar, edhe ne kallaratasit patjetër, ndjehemi krenar për lojën e Ledianit plot talent dhe në mënyrë të veçantë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tij në ekipin kombëtar, që kualifikohet për herë të parë në një kampionat europian siç është ai i Francës “Euro-2016”, ashtu si edhe për rolin e liderit në skuadrën e Peskarës në Itali. Faqe 5 DËSHMORËT KALLARATAS Rënë në muajt shtator-tetor Gjatë muajve shtator-tetor ranë në luftë për çlirimin e vendit disa nga bijtë e fshatit tonë Kallarat. Në kujtim të tyre po japim në mënyrë kronologjike të dhëna të shkurtra dhe numrin e vendimeve të Komitetit Ekzekutiv i rrethit të Vlorës, si organ me atribute vendimmarrëse me për shpalljen e tyre dëshmorë. Faqe 6 LETËR PËRKUJTIMORE (Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Çize Ribajt) Babai ynë lindi në Kallarat më 17 shtator të vitit 1940, në një familje të thjeshtë atdhedashëse e punëtore. Me këto cilësi u brumos edhe vetë ai. Prandaj, që në moshë të vogël ai nisi të ndihmonte familjen në përballimin e punëve të rënda, që kishte jeta në fshat. Dhe me punë të lodhshme e të ndershme babai ynë jetoi në Kallarat pothuajse gjithë jetën e tij. Faqe 7 Nga Marsela RIBAJ SHKËMBIMI I PËRMENDOREVE (Kushtuar shkëmbimit të përmendoreve Vlorë-Prishtinë të Ismail Qemalit e Isa Boletinit). Nga Selam JONUZAJ Faqe 7 Në Francë ikim për të surprizuar, sërish De Biazi si Kapelo

Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Kallarati, nr. 83, Shtator-Tetor 2015

Citation preview

Page 1: Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Gazeta KALLARATI faqe 1 Shtator - Tetor 2015

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 12-të i botimit, nr. 83 Shtator-Tetor 2015, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit JonuzajEc ngado, Kallaratin mos e harro!

Nga Seit JONUZAJ

Shkruar nga Nuhi ISMAJLI

“…historia e shkollës shqipe nuk nis në vitin 1887, po shkon më shumë se dy shekuj më parë. U takon historianëve të arsimit të hulumtojnë nëpër arkiva tonat e të huaja për të grumbulluar të dhëna për shtrirjen e shkollave shqipe gjatë shekujve të robërisë osmane.” (Prof. dr. Rami Memushaj).

...Më 1503, thuhet, M. Beçikemi shkoi si “mësues popullor” në “Shkollën Shqiptare” të Venedikut (“Scuola degli albanesi”), ku mësonin mjeshtëri të rinjtë e familjeve shqiptare të mërguara në Venedik e në Istria.

Duke qenë si vazhdimësi e traditës së shkollimit të arbëreshëve në

BREGU I DETIT (HIMARA)

Nga Subi JONUZAJ

Arsyeja, që turqit nuk arritën t`i pushtonin, ishte pozicioni gjeografik i tillë që otomanët nuk futeshin dot me ushtri frontale ndër malet e thepisura. Nga deti nuk ia vlente që turqit të angazhonin flotën ushtarake detare, kur ajo mezi mbulonte brigjet e deteve të popujve të pushtuar të Lindjes apo të Afrikës veriore.

Po si u pushtua Bregu i Detit në periudhën e sundimit të Ali Pashës?Në detin Egje, ku ishin vendosur ushtritë franceze dhe angleze, nëpër

ishuj dhe porte si Parga e të tjerë, Ali Pashë Tepelena, që nuk kishte flotë detare të tij, merr me qira 100 anije (vongolere) me arsyetimin se do të çonte drithëra dhe do merrte dru zjarri nga Bregu.

Shqipëri, shkolla e shqiptarëve të Venedikut (1503), dëshmon për ekzistencën e mëhershme të arsimit kombëtar shqiptar.

Më 1555, vepra e Buzukut po paraqitej si tekst që kishte synim plotësimin e mungesës së teksteve shqipe dhe përhapjen e arsimit shqip (“U Donih Gjoni, biri hi Bdek Buzukut tue u kujtuom shumë here se gluha jonëh nukë kish gjaa tëh endigluom en sëh shkruomit shenjntë, en sëh dashunit sëh botësë sanëh, desha me u fëdigunëh, për saa mujta meh ditunëh, meh zdritunë pak mendetë e atyne qi të endiglognineh …”).

FILLIMET E HERSHME TË ARSIMIT KOMBËTAR SHQIP

Faqe 2

Faqe 4

Një intervistë e futbollistit të talentuar Ledian Memushaj

Memushaj:

Ledian Memushaj është me origjinë nga Kallarati, djali i kallaratasit Riza Memushaj, lindur dhe rritur në Kallarat. Si çdo shqiptar, edhe ne kallaratasit

patjetër, ndjehemi krenar për lojën e Ledianit plot talent dhe në mënyrë të veçantë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tij në ekipin kombëtar, që kualifikohet për herë të parë në një kampionat europian siç është ai i Francës “Euro-2016”, ashtu si edhe për rolin e liderit në skuadrën e Peskarës në Itali.

Faqe 5

DËSHMORËT KALLARATAS Rënë në muajt shtator-tetor

Gjatë muajve shtator-tetor ranë në luftë për çlirimin e vendit disa nga bijtë e fshatit tonë Kallarat. Në kujtim të tyre po japim në mënyrë

kronologjike të dhëna të shkurtra dhe numrin e vendimeve të Komitetit Ekzekutiv i rrethit të Vlorës, si organ me atribute vendimmarrëse me

për shpalljen e tyre dëshmorë. Faqe 6

LETËR PËRKUJTIMORE (Me rastin e përvjetorit

të vdekjes së Çize Ribajt)Babai ynë lindi në Kallarat më 17 shtator të vitit 1940, në një familje

të thjeshtë atdhedashëse e punëtore. Me këto cilësi u brumos edhe vetë ai. Prandaj, që në moshë të vogël ai nisi të ndihmonte familjen në përballimin e punëve të rënda, që kishte jeta në fshat. Dhe me punë të lodhshme e të ndershme babai ynë jetoi në Kallarat pothuajse gjithë jetën e tij.

Faqe 7 Nga Marsela RIBAJ

SHKËMBIMI I

PËRMENDOREVE (Kushtuar shkëmbimit të

përmendoreve Vlorë-Prishtinë të Ismail Qemalit e Isa Boletinit).

Nga Selam JONUZAJFaqe 7

Në Francë ikim për të surprizuar, sërish De Biazi si Kapelo

Page 2: Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Gazeta KALLARATI faqe 2 Shtator - Tetor 2015

“…historia e shkollës shqipe nuk nis në vitin 1887, po shkon më shumë se dy shekuj më parë. U takon historianëve të arsimit të hulumtojnë nëpër arkiva tonat e të huaja për të grumbulluar të dhëna për shtrirjen e shkollave shqipe gjatë shekujve të robërisë osmane.” (Prof. dr. Rami Memushaj).

Arsimi kombëtar shqip, para Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Një nga faktet, për ekzistimin e hershëm të arsimit kombëtar shqiptar, ka të bëjë me vitet 1500-1504, vitet e themelimit të shkollës së të mërguarve shqiptarë të Venedikut, të njohur si “Scuola degli albanesi” (“Shkolla e Shqiptarëve”).

Më 1503, thuhet, M. Beçikemi shkoi si “mësues popullor” në “Shkollën Shqiptare” të Venedikut (“Scuola degli albanesi”), ku mësonin mjeshtëri të rinjtë e familjeve shqiptare të mërguara në Venedik e në Istria.

Duke qenë si vazhdimësi e traditës së shkollimit të arbëreshëve në Shqipëri, shkolla e shqiptarëve të Venedikut (1503), dëshmon për ekzistencën e mëhershme të arsimit kombëtar shqiptar.

Më 1555, vepra e Buzukut po paraqitej si tekst që kishte synim plotësimin e mungesës së teksteve shqipe dhe përhapjen e arsimit shqip (“U Donih Gjoni, biri hi Bdek Buzukut tue u kujtuom shumë here se gluha jonëh nukë kish gjaa tëh endigluom en sëh shkruomit shenjntë, en sëh dashunit sëh botësë sanëh, desha me u fëdigunëh, për saa mujta meh ditunëh, meh zdritunë pak mendetë e atyne qi të endiglognineh …”).

Autorë të ndryshëm dëshmojnë për ekzistimin dhe veprimtarinë e një shkolle shqipe në Stubëll, nga viti 1584, të një shkolle në formë kolegji, një shkolle të lartë, në të cilën përveç teologjisë mësohej edhe filozofia dhe studioheshin klasikët.

Pas vitit 1576,në Prizren, ka zhvilluar veprimtarinë e vet një shkollë e një niveli të lartë, në të cilën kanë dhënë mësim disa priftërinj të dalluar.

Më 1592,Lekë Matrënga, nëpërmjet veprës së tij E mbsuame e kërshterë…, e cila përbën një kontribut me interes në fushën e didaktikës, provon tentativën e dhënies së mësimit në gjuhën shqipe dhe është një iniciator për t’i hapur rrugën mësimit në gjuhën shqipe.

Shumë herët hasim në shkolla shqipe edhe në viset e Himarës, si në Dhërmi, Vuno, Palasë. Petro Marko, në librin Retë dhe gurët, ndër të tjera, thotë: “Në shek. XVII, më 1630, në Dhërmi, priftërinjtë bazilianë që i kishte dërguar Papa në Himarë, hapën të parën shkollë shqipe – seminar për priftërinj në gjuhën shqipe“.

Më 1632, dëshmohet veprimtaria e shkollës shqipe në Kurbin të Krujës.Në shkollën e Kurbinit, përveç leximit e shkrimit, jepej edhe mësimi i gramatikës, gjë që provohet nga raportet e Mark Skurës (më 20. XII. 1641 dhe më 7. III. 1650), ku ai ankohet për pushtuesit osmanë, që po e bënin të pamundur mbajtjen e shkollës.

Në shkollën e Kurbinit, përveç librave të tjerë, përdoreshin si tekste mësimore edhe veprat e P. Bogdanit, F. Bardhit, P. Budit e të ndonjë tjetri, në gjuhën shqipe.

Më 1637, në Korçë, ka funksionuar një shkollë shqipe. Në të paguhej taksa shkollore.

Më 1638 hapet një shkollë fillore në fshatin Pëdhanë, ndërmjet Lezhës e Milotit. Aty merrnin mësimet e para fëmijë 8-10 vjeç, dhe jo vetëm nga fshati, po edhe nga

FILLIMET E HERSHME TË ARSIMIT KOMBËTAR SHQIP

Shkruar nga Nuhi ISMAJLI

vise të afërme. Më 1675 shkolla ishte ende në këmbë. Po në këtë fshat (Pëdhanë), në të njëjtën kohë, funksionon edhe një si shkollë e mesme.

Nga viti 1639, pranë Kuvendit të Blinishtit (rrethi i Shkodrës), funksionoi një shkollë e nivelit fillor, me 50 nxënës, ku mësimet zhvilloheshin shqip.

Pas kërkesave të banorëve vendas, krahas kësaj shkolle, u çel një shkollë tjetër e rangut të mesëm e mbiquajtur “gymnasium” , ku mësimet zhvilloheshin përsëri në gjuhën shqipe.

Në këtë shkollë mendohet se janë përdorur tekste mësimore të autorëve shqiptarë në gjuhën shqipe, si gramatikat, fjalorët, veprat me të dhëna mbi natyrën etj., siç ishin veprat e P. Budit, F. Bardhit, P. Mazrrekut etj.

Kjo për arsye se nxënësit vendas nuk dinin gjuhë tjetër përveç shqipes, pra edhe për faktin se vepra të tilla, si gramatikat e gjuhës shqipe, fjalorët etj., destinoheshin për përdorim pak a shumë të gjerë dhe jo vetëm për një kastë të vogël eruditësh. Prandaj, për nga rëndësia, siç thotë studiuesi Sh. Osmani, shkolla e Blinishtit, duke përfshirë në të njëjtën kohë edhe shkollën e mesme, shënon diçka të re në historinë e arsimit në gjuhën shqipe, sepse jep elemente me interes në drejtim të studimit të përmbajtjes e formave, mjeteve dhe teksteve të përdorura në atë kohë në shkollat e Shqipërisë.

Sipas një relacioni të vitit 1641, të arqipeshkvit Gjergj Bardhi, thuhet se në fshatin Gurrë (afër Prizrenit), Andrea Bogdani i kishte pranë vetes dy djelmosha që i

përgatiste për seminar.Në një relacion të Shtjefën Gasprit, rreth 1650-

s, theksohet se, në Prizren, misionari katolik, Gërgur Mazrreku, e mbante shkollën ku të rinjve të kësaj ane ua

mësonte shkrimin dhe sjelljen e mire.Më 1641, famullitari i Janjevës, sipas relacionit të Gj.

Bardhit, po i mësonte 5 djelmosha, të cilët përgatiteshin për meshtar.

Më 1651, P. Bogdani për nxënësit e shkollës së Janjevës kërkon libra në gjuhën shqipe.

Më 1664, arqipeshkvi Andrea Bogdani i është drejtuar Kongregatës së Propagandës nga Janjeva, ku e kishte edhe rezidencën, me ç’rast e propozon Pjetër Mazrrekun si mësues të shkollës së vendit (gjë kjo që aprovohet vitin pasues). Atëherë, ky (prizrenasi P. Mazrreku, kushëriri i Andreas, i cili sapo kishte kryer studimet në kolegjin ilirik të Loretos në Itali), nëpër Dubrovnik u kthye në Janjevë, ku qysh në vitin e ardhshëm (1665), filloi t’i mësonte fëmijët katolikë.

Më 25 qershor 1666, Pjetër Mazrreku njofton Kongregatën se me plot entuziazëm punon në shkollë dhe me ndërgjegje kryen detyrën që i është besuar. Për ndërtesë qe zgjedhur shtëpia e Andrea Bogdanit. Nga shkolla e Janjevës, e kësaj kohe, kanë dalë edhe Lukë Bogdani e Lekë Suma.

Më 1669-1670, shkollë shqipe hapet edhe në Himarë.Më 1698, një shkollë shqipe është hapur në Shkodër,

të cilën e themeloi P. Filipi, françeskan i Shkodrës. Këtë shkollë e vijonin fëmijët e tregtarëve dhe të të pasurve të tjerë. Këtu, pos tjerash, nxënësit mësonin edhe gjuhën shqipe.

Pas vitit 1700, priftërinjtë françeskanë organizuan mësimin shqip për fëmijët edhe në Zym, Pejë e Gjakovë. Për shkollat e mëhershme shqipe të këtyre anëve flasin edhe të dhënat e mëvonshme. Kështu, p.sh. të dhënat e vitit 1840, flasin për shkollat e mëhershme shqipe të Pejës e Gjakovës etj., etj.

Shkollat e hershme shqipe – shkolla tipike kombëtare shqipe

Shkollat e hershme shqipe ishin fryt i nivelit të mëhershëm arsimor shqiptar, fryt i idealeve e vetëdijes së lartë kombëtare dhe i ngulmimit të shqiptarëve për emancipim dhe për mbrojtjen e kultivimin e vlerave të identitetit kombëtar.

Buzuku, librin, siç shprehet në pasthënie, ndër të tjera, e shkruan edhe “nga dashuria që ndjente për bashkatdhetarët për të ndritur mendjet e tyre” (F. Hoxha). Arsimimin e popullit dhe përhapjen e diturive në vend, në gjuhën amtare, ai e shpall si një nga detyrat e para dhe më të rëndësishme të momentit (Z. Xholi).

Motivet që e shtyjnë Matrëngën ta përkthejë veprën në gjuhën shqipe ishin: të mësohet doktrina e krishterë nga fëmijët shqiptarë dhe të mësohet "në gjuhën amtare arbëreshe" (M. Hysa).

Budi shpreh idenë e mësimit dhe predikimit në gjuhën shqipe, por edhe kërkesën për shkrimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e arsimit e diturisë në gjuhën shqipe (Z. Xholi) etj. Ai “ankohet se për klerin shqiptar s'ka shkolla e kolegje, si ndodh me kombet e tjera që "mbahenë ndë shintet fe e i kanë sod e këtë ditë i sicilli shkollënë e kolegjënë e vet, ke zanë e nçelnjënë sytë, për ndimë të patriesë e të dheut të vet" (His.e let. shq. I-II, 1968, f. 166; F. Hoxha) dhe se çeljen e shkollave ai e kërkon në emër të "patries" e të "dheut të vet" (Z. Xholi).

F. Bardhi shpreh shqetësimin për paditurinë e popullit dhe mungesën e shkollës shqipe (Z. Xholi). Ai, si thuhet, u përpoq plot zell "…për edukimin e lartësimin shpirtëror të besimtarëve, në të cilin ndërthureshin pazgjidhshmërisht feja dhe kombi, synimet fetare për shpëtimin e shpirtrave me ato laike për çlirimin e atdheut nga pushtuesi i huaj…" (Z. Xholi).

P. Bogdani, një prej prekursorëve të shekullit të dritave edhe në Shqipëri, siç thotë Z. Xholi, shtron çështjen e zhvillimit të diturisë përmes gjuhës shqipe ("të mos lame dijenë e gjuhën e dheut me u dvarunë" (M. Hysa). Bogdani ishte për gjuhën dhe diturinë në gjuhën kombëtare (Z. Xholi) ashtu si thoshte ai, "posi lufton gjithë dheu e shekulli për të vet…" (Z. Xholi).

Idetë dhe qëllimet e autorëve të hershëm ishin si ato të rilindësve (më vonë) për mbrojtjen e shqipes nga zhdukja, kultivimin e zhvillimin e saj, mësimin shqip, zhvillimin e arsimit kombëtar, dëshirën për të hyrë në rrugën e popujve të përparuar, përpjekjen për mbrojtjen e identitetit kombëtar, formimin e ndërgjegjës

kombëtare etj.Për shkollat e hershme shqipe u krijuan edhe tekstet

e ndryshme shqipe, si fjalorë, gramatika etj., të cilat dëshmojnë jo vetëm vetëdijen e lartë kombëtare shqiptare, ngulmimin e shqiptarëve për emancipimin dhe mbrojtjen e kultivimin e vlerave të identitetit kombëtar, në kohën kur këto vlera ishin rrezikuar tepër shumë, por edhe ekzistencën, veprimtarinë dhe nivelin e lakmueshëm të shkollës së hershme shqipe.

Të përmendim këtu vetëm dukurinë e përdorimit të gjerë të veprës së Budit, jo vetëm në veri, po edhe në jug të vendit, dukurinë e përdorimit të Fjalorit të F. Bardhit, vepër kjo e ngjashme me ato të Akademisë Franceze të kohës, ose dukurinë e veprës së P. Bogdanit, e cila sillte dije të fushave të ndryshme, të cilat edhe sot janë të pakontestueshme.

Vijon

Page 3: Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Gazeta KALLARATI faqe 3 Shtator - Tetor 2015

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban

përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit

Shkollat e hershme shqipe punuan në rrethana shumë të vështira. Pushtuesi osman i mbyllte shkollat shqipe, sepse ishin shkolla kombëtare dhe në kundërshtim me synimet e tij. Duke qenë shprehje e luftës së popullit shqiptar për emancipim dhe mbrojtje e zhvillim të vlerave të identitetit kombëtar, në një kohë të përpjekjes së pushtuesit osman (dhe jo vetëm të tij), për asimilimin e shqiptarëve, ndaj shkollës shqipe u ndërmorën sulmet më barbare. Kështu, p.sh. pushtuesi osman ndërhyri me forca ushtarake për të mbyllur e shembur shkollën e Kurbinit e të Blinishtit vetëm se aty mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe (Sh. Osmani).

Shkollat e hershme shqipe kishin edhe karakter fetar. Ato kishin edhe lëndë fetare dhe në to përdoreshin edhe tekste me përmbajtje fetare. Ishte ajo kohë kur konceptet gjuhë, fe, atdhe, ishin të pandara.

Por, pikëpamjet fetare, veçanërisht pikëpamjet biblike për lirinë dhe gjuhën kombëtare nuk pengonin arsimin kombëtar. Përkundrazi, këto pikëpamje kanë frymëzuar përpjekjen për vlerat e identitetit kombëtar, sidomos gjuhën kombëtare, siç kanë pasur ndikim të pamohueshëm në krijimin e gjithë gjuhëve të njësuara të popujve të Evropës. Në anën tjetër, në ato rrethana, përmbajtja e krishterë e programeve e teksteve shkollore, paraqiste një identitet me rëndësi të vendit dhe merrte edhe konotacione të rëndësishme politike kombëtare, në raport me pushtuesin.

Shkollat shqipe gjatë RilindjesGjatë Rilindjes, dihet se shkolla shqipe u hapën në

Shqipëri, si dhe jashtë, nga të mërguarit shqiptarë.Kështu, më 1843, pohohet se, dashamiri i diturisë,

Thimi Mitko, rindërton shkollën e shembur të Korçës. Nëse i besojmë pohimit, sipas të cilit, Th. Mitko, më 1845, miqësohet me drejtorin e shkollës së Korçës, Kolë Jorgji Nikolin, atëherë mund të pohojmë se në këtë kohë shkolla shqipe e Korçës po funksiononte.

Më 1846, si dhe më tutje, dëshmohet veprimtaria e shkollës shqipe të Stubllës.

Nga relacionet e kohës, dërguar Kongregatës së Propagandës, kuptojmë se në vitin 1865, vepronte shkolla shqipe në Gjakovë, të cilën e udhëhiqnin priftërinjtë edhe atë falas, kurse në vitin 1866, në Pejë, është blerë një shtëpi e veçantë për shkollën katolike etj.

Më 1872, sipas një raporti të argjipeshkvit D. Bucciarrellit, dëshmohet se në Prizren ka vepruar shkolla katolike për fëmijët e rrethinës. Shkolla kishte 30 nxënës. Argjipeshkvi përmend edhe faktin se shkolla ishte restauruar më 1866, që tregon se shkolla kishte filluar punën e saj shumë kohë para vitit 1872.

Më 1884, arqipeshkvi F. Carev shpalli dekret për hapjen e shkollës së veçantë për femra në Prizren. Por, kjo shkollë pati jetë të shkurtër, sepse e mbylli pushteti osman.

Më 1880, sipas shënimeve të sigurta, në Zym, vend në të cilin me shekuj kanë jetuar françeskanët, ekzistonte një shkollë shqipe me katër klasë, në të cilën mësoheshin të gjitha lëndët e atëhershme, ndërsa në fund të vitit shkollor nxënësit merrnin dëftesa.

Që nga viti 1880, pranë kishës, një shkollë e ngjashme ka ekzistuar edhe në Shkup, të cilën qeveria osmane e mbyllte shpesh, por me intervenimin e konsullatës së Austro-Hungarisë, ajo hapej përsëri. Thuhet se ka punuar gjithmonë me përbërje të mirë, ndërsa i grumbullonte të gjithë fëmijët katolikë, djem e vajza.

Më 7 mars 1887, u hap një shkollë shqipe në Korçë, kurse më 1889, nga Mati Logoreci, u hap një shkollë kombëtare shqipe në Prizren.

Në Korçë, më 23 tetor 1891, u hap Shkolla Shqipe e Vajzave, më 1908, një shkollë shqipe për djem dhe një shkollë shqipe për vajza, më 1909, një shkollë shqipe për djem (H. Myzyri), kurse më1909, u hap shkolla e parë e mesme shqipe, Normalja e Elbasanit etj.

Shkolla shqipe u hapen edhe prej arbëreshëve të Italisë e të Greqisë. Katedra e gjuhës shqipe, pranë Kolegjit të Shën Adrianit, u hap nga De Rada, ku, ai, gjatë viteve 1849-52, dha mësimet e gjuhës shqipe, si edhe në periudhat e mëvonshme Para vitit 1880, arbëreshi i Greqisë, P. Kupitori, hapi në Athinë një shkollë shqipe të natës. Në Bukuresht të Rumanisë, më 10 maj 1892, u hap Shkolla Normale në gjuhën shqipe. Etj.

Trajtimi i Shkollës Shqipe të Korçës (1887)

Prej të gjitha shkollave të njohura shqipe, duke marrë parasysh edhe shkollat shqipe të Rilindjes, më së shumti është çmuar Shkolla Shqipe e Korçës, e hapur më 7 mars 1887.

P. O. lejoi hapjen e saj në emër të kërkesës së ortodoksëve shqiptarë dhe për nevojat e fëmijëve të tyre. Shqiptarët e besimit islam, siç dihet, për shkak të identifikimit fetar të tyre me pushtuesin, konsideroheshin turq, dhe nuk kishin të drejtë të kërkonin e të hapnin shkolla në gjuhën shqipe. Përmbajtjet mësimore të Shkollës Shqipe të Korçës, të hapur më 7 mars 1887, nuk kanë qenë të çliruara nga përmbajtjet fetare.

Nga historianët e arsimit shqiptar, Shkolla Shqipe e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, është cilësuar, si: ”E para shkollë shqipe…” (Hist.let I-II, f. 278), ku “u futën për të parën herë si lëndë mësimore gjuha shqipe (lexim, shkrim, vjershë, gramatikë, abetare…”;

”Shembulli i parë i shkollës laike”, e para shkollë kombëtare shqiptare laike dhe e pavarur nga kleri, shkolla jonë e parë laike, për nxënës të të gjitha besimeve, sekseve dhe shtresave popullore dhe demokratike, ku mësimi jepej falas; e para shkollë fillore kombëtare, institucion kombëtar, si nga përmbajtja ashtu dhe nga forma,shkollë shqipe ku jo vetëm mësohet shqip, po edhe shkolla e parë, në kuptimin e një shkolle të mirëfilltë kombëtare, model për shkollat shqiptare që do të ngriheshin më vonë (Sh. Osmani); shkollë legale, e njohur nga pushteti, kurse mësuesi dhe drejtori i saj i parë, Pandeli Sotiri, “ i pari mësues i të parës shkollë shqipe” His.let I-II, f. 279/ dhe drejtor i së parës shkollë kombëtare shqiptare(Sh. Osmani) etj.

Duke konsideruar si shkollë të parë shqipe, ditën e hapjes së Shkollës Shqipe të Korçës, të 7 marsit 1887, Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH-së, me vendimin nr. 113, dt. 3.III.1960, e ka shpallur 7 marsin festë zyrtare të arsimit kombëtar shqiptar, të njohur si Dita e Mësuesit (Sh.Osmani).

Mirëpo, a është Shkolla Shqipe e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, si thuhet, shkolla e parë shqipe, shkolla e parë kombëtare shqipe (laike)…?

Një vlerësim i njëanshëm i historisë së arsimit kombëtar

Nëse marrim parasysh ekzistencën e gjithë atyre shkollave të shumta të njohura shqipe dhe të atyre që mund të mos i njohim, për shkak të zhdukjes së dëshmive, si edhe qëndrimin e njëanshëm, apo qëndrimet e dyfishta: qëndrimin mohues për shkollat e hershme dhe qëndrimit pohues, për shkollat e mëvonshme, atëherë mund të thuhet se shkolla shqipe e Korçës, e hapur më 1887, nuk është shkolla e parë shqipe.

Kjo nuk është shkolla e parë shqipe, ku u mësua shqipja dhe ku lëndët u mësuan shqip, sepse, siç mund të shihet nga shembujt e shumtë, mësimi i shqipes (shkrim, lexim, vjershë, gramatikë) dhe mësimi në gjuhën shqipe është bërë në shkollat e shumta shqipe të shekujve të mëhershëm, madje edhe në vetë Korçën.

Faktet e mësipërme, sipas së cilave provohet që shkolla shqipe e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, të quhet shkolla e parë shqipe me karakter kombëtar, nuk e dallojnë dhe as e bëjnë atë më kombëtare, në krahasim me shkollat e mëhershme shqipe, dhe as janë fakte të qëndrueshme për të shquar kombëtarësinë e saj.

Shkollat shqipe, të hapura para asaj të Korçës, më 7 mars 1887, ishin të preokupuara me kërkesat kryesore të një shkolle kombëtare, si ideali i arsimit kombëtar shqip, zhvillimi i arsimit kombëtar dhe ruajtja e kultivimi i vlerave të identitetit kombëtar. Ato ishin shkolla që i kërkonin vetë shqiptarët. Nxënësit dhe mësuesit ishin shqiptarë, tekstet e shqiptarëve. Në to mësohej shqipja, si përbërës kryesor i identitetit shqiptar, dhe si gjuhë mësimi.

Mohimi i kombëtarësisë së shkollës së hershme shqipe, shkaku i pranisë së teologjisë, në plan-programet e tyre, gjithashtu nuk paraqet kurrfarë arsyetimi.

Karakteri kombëtar shkollës nuk mund t’i mohohet për shkak të mësimit të lëndës fetare. Në shkollat kombëtare

janë mësuar e mësohen gjuhët e huaja, historia, kultura dhe artet e të tjerëve etj., por askush, për këtë, nuk i ka konsideruar, as i konsideron shkolla jokombëtare.

Shkollat evropiane kanë pasur të gjitha edhe teologji, në kuadër të tyre, por kjo nuk ka qenë kurrë shkas i mohimit të kombëtarësisë së tyre. Pikërisht kjo komponentë, prania e lëndës fetare në plan-programet e tyre, shkollave të hershme shqipe ua ka dhënë edhe fizionominë evropiane. Madje, siç është thënë edhe më parë, lidhur me shkollat e hershme shqipe, mësimet dhe porositë e krishtera (biblike), ashtu si në gjithë botën e krishterë, nuk kanë penguar, përkundrazi, ato kanë frymëzuar luftën për vlerat e identitetit kombëtar, veçmas gjuhës.

Shkolla Shqipe e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, nuk ka pasur tërësisht karakter jofetar, që të quhet shkollë laike, ashtu siç është cilësuar vazhdimisht. Ajo u hap në emër të kërkesës së ortodoksëve shqiptarë dhe për nevojat e fëmijëve të tyre, kurse plan-programi i saj nuk ka qenë tërësisht jofetar.

Dihet, gjithashtu, se as disa shkolla të tjera shqipe të Rilindjes, pas asaj të Korçës, të hapur më 7 mars 1887, të cilësuara si laike, nuk ishin shkolla jofetare.

Shkolla Shqipe e Vajzave e Korçës, e hapur më 23 tetor 1891, financohej dhe ishte nën patronatin e misionit protestant amerikan. Drejtuesja e shkollës, Sevasti Qiriazit (Dako) dhe mësuesja e saj, Parashqevi Qiriazi, ishin protestante, kurse në përmbajtjet e saj, përveç tjerash, kishte edhe lëndë fetare. Megjithatë, kjo është vlerësuar si shkollë kombëtare.

Në Normalen e Elbasanit (1909), mësoheshin edhe lëndët (fetare): fe myslimane, të cilën e jipte Hafiz Ibrahim Dalliu dhe fe e krishterë, të cilën e jipte Petër Dodbiba. Por, për këtë, Normalen e Elbasanit, askush nuk e quajti shkollë jokombëtare. Përkundrazi, me të drejtë, ajo u quajt gjithnjë shkollë kombëtare (“e para shkollë e mesme shqipe, Normalja e Elbasanit…” (His.let I-II, f. 279); “e para shkollë e mesme kombëtare në Shqipëri…” etj.), (Sh. Osmani) etj.

Tani, në bazë të asaj që u tha gjer këtu, nuk dihet shkaku pse një qëndrim tjetër u mbajt ndaj shkollës shqipe të Korçës, të hapur më 7 mars 1887, duke e quajtur shkollë të parë kombëtare shqipe, në krahasim me shkollat shqipe të hapura para saj, ndonëse kishin karakter të njëjtë.

Vlerësimi i Shkollës Shqipe të Korçës (7 mars 1887), si shkolla e parë kombëtare shqipe, ndonjëherë, është provuar të theksohet duke marrë për bazë edhe lejen dhe zyrtarizmin e saj nga P.O. Por, as ky nuk është kurrfarë argumenti.

Leja dhe njohja zyrtare nga pushtuesi osman, sipas së cilës u hap shkolla shqipe e Korçës, më 7 mars 1887, nuk paraqet ndonjë peshë me rëndësi, në krahasim me shkollën kombëtare, e cila lindi nga idealet dhe përpjekjet kombëtare të popullit shqiptar. Në rrethanat e robërisë, jo veç si në ato të mëhershmet (shek. XVI-XVII), po edhe si në ato të kohës së hapjes së Shkollës Shqipe të Korçës, më 7 mars 1887, jo leja dhe njohja zyrtare nga pushtuesi, po pikërisht mungesa e tyre, paraqet esencën e shkollës kombëtare. Faktet e njohura të historisë së arsimit tonë kombëtar, dëshmojnë, pa dyshim, se shqiptarët nuk kanë një mungesë të traditës së arsimit kombëtar shqip, apo një traditë të re, diku rreth 120-vjeçare, siç është bërë traditë të thuhet, po një traditë shumë të vjetër, e cila ka filluar shekuj më parë.

Prandaj, mund të përfundohet se mungesa e njohjes, dhe aq më tepër këndvështrimi i njëanshëm, ideologjik, e ka cënuar keq historinë shqiptare, në përgjithësi, dhe historinë e arsimit kombëtar shqip, në veçanti.

Përgatiti për gazetën Hiqmet MEÇAJ

Page 4: Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Gazeta KALLARATI faqe 4 Shtator - Tetor 2015

Bregu i detit, d.m.th. Himara me 7 fshatrat e saj dhe Mirdita kanë afërsisht të njëjtën histori.

Mirdita nuk u pushtua kurrë nga Perandoria Otomane, derisa pas shumë kohësh e shpalli veten Republikë autonome, duke rënë në marrëveshje me Portën e Lartë që t`i paguante kësaj një haraç të përvitshëm prej disa mijëra dukata (monedhë e asaj kohe), kurse Turqia mori përsipër që të mos e ngacmonte Mirditën për detyrime të tjera. Por edhe Bregu i Detit qëndroi i papushtuar nga Turqia, duke i paguar kësaj 3 mijë dukata në vit. Himara u pushtua me dredhi vetëm në kohën e sundimit të Ali Pashës dhe u çlirua nga varësia e Perandorisë Otomane në vitin 1910.

Arsyeja, që turqit nuk arritën t`i pushtonin, ishte pozicioni gjeografik i tillë që otomanët nuk futeshin dot me ushtri frontale ndër malet e thepisura. Nga deti nuk ia vlente që turqit të angazhonin flotën ushtarake detare, kur ajo mezi mbulonte brigjet e deteve të popujve të pushtuar të Lindjes apo të Afrikës veriore.

Po si pushtua Bregu i Detit në periudhën e sundimit të Ali Pashës?

Në detin Egje, ku ishin vendosur ushtritë franceze dhe angleze, nëpër ishuj dhe porte si Parga e të tjerë, Ali Pashë Tepelena, që nuk kishte flotë detare të tij, merr me qira 100 anije (vongolere) me arsyetimin se do të çonte drithëra dhe do merrte dru zjarri nga Bregu. Këto anije Ali Pasha i ngarkoi me ushtarë të armatosur dhe i nisi në drejtim të Bregut në kohën e pashkëve të dhjetorit. Ato mbërritën në mëngjes herët, rreth orës 4-5, kur himarjotët të drobitur nga vera që kishin pirë gjatë natës së pashkëve u doli shumë vonë gjumi. Kur

u çuan, dolën e shohin që ishin pushtuar plotësisht nga ushtria e Ali Pashait.

Zbarkimi i ushtarëve ishte bërë në Qeparo, Himarë, Dhërmi dhe në tërë Bregun e Detit. Himarjotët ngelën të shtangur dhe të befasuar sa s`kishin asnjë mundësi për të ndërmarrë ndonjë veprim kundër këtij pushtimi.

Ali Pashai kërkoi takim me krerët e fshatrave të Bregut, për t`i pyetur pse nuk donin të ishin nën sundimin e Janinës. Bregasit iu përgjigjën se nuk e pranonin këtë gjë nga frika se do t`i shndërronin në myslimanë. Aliu u thotë se, jo vetëm që nuk u kthej në myslimanë, por nëse doni të ndërtoni kisha të tjera, do t`ju ndihmoj unë t`i bëni.

Dhe Aliu e mbajti fjalën, nuk i ktheu në myslimanë dhe ndërtoi kishë në Qeparo të vjetër e në Palermo dhe shkollat greke në Himarë, Dhërmi e Palasë nuk i mbylli. Në Qeparo edhe sot thonë Kisha e Ali Pashait.

Në vitin 1910, kur Bregu i Detit mori pavarësinë nga Turqia, bregasit ftuan paritë e Kurveleshit, të Tërbaçit dhe të Dukatit në festimin e kësaj ngjarjeje. Pasi u mblodhën, hëngrën e pinë dhe kënduan së bashku. Përfaqësuesi i fshatit të Kallaratit, Tahir Kallarati (kështu shkruhet në shënimet arkivore), ia merr një kënge:

O ju djemtë e Bregut të Detit,Këndon Xhani nga gajreti,Deshu, nuk deshi dovleti,Muzerna (e pavarur) Himara mbeti,Hakikat Turqia dhaSe ia mori me zurba (me zorr),Hajmedet për ty Pasha

Ishte koha kur Shqipëria ndodhej e pushtuar nga Italia fashiste. Pas pushtimit të vendit tonë, Italia e shtriu

pushtimin edhe në Kosove e Maqedoni, me pretekstin se po çlironte viset shqiptare nën Jugosllavinë për t`i bashkuar me Shqipërinë. Për t`u bërë e besueshme ndaj shqiptarëve të përtej kufirit për atë pretekst, Italia fashiste çoi edhe nëpunës nga Shqipëria në ato vise. Një nga këta nëpunës ishte edhe kallaratasi Meçan Selam Pulaj, i cili u emërua kryetar i komunës së Gostivarit në Maqedoni. Në Shqipëri kish nisur lufta kundër pushtuesve fashistë italianë. Kurse shqiptarët e Kosovës e të viseve të tjera, të joshur nga ideja e bashkimit me Shqipërinë, ata bashkëpunonin me italianët, duke menduar se këta po u realizonin ëndrrën e kahershme, po i çlironin nga shqahu sërb e po i bashkonin me Shqipëninë e Madhe, siç shpreheshin ata. Në vitin 1959, unë punoja në Ndërmarrjen Bujqësore në Xhafzotaj të Durrësit. Aty punonte edhe një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë me emrin Mustafa, mbiemri nuk më kujtohet, i cili pas luftës kish kaluar në Shqipëri dhe ishte vendosur në Xhafzotaj. Kur ai e mori vesh se unë isha nga Kallarati, nga ishte edhe ish-kryetari i komunës së tij,

Meçani, më tregoi një ngjarje që kish ndodhur me të (me Meçanin) në komunën e Gostivarit. Mustafai kishte qenë truproje i kryetarit të asaj komuneje, pra i Meçan Selamit. Ja ç`më tregoi Mustafai: Në një nga ditët e vitit 1942 banorët e qytetit dhe të rrethinave të Gostivarit organizuan para komunës një demonstratë të madhe me thirrjet që të kalonin në Shqipëri për të luftuar kundër atyre shqiptarëve që ishin ngritur në luftë kundër fashistëve italianë. Meçani, pasi u informua për këtë demonstratë, doli në ballkon të godinës së komunës dhe u flet demonstruesve duke u përpjekur t`i qetësojë e t`i bindë me fjalët se kjo gjë nuk është e mirë, se ky veprim përbënte luftë civile, vëllavrasje të shqiptarëve me shqiptarët. Prandaj hiqni dorë nga ky veprim dhe shpërndahuni. Mirëpo demonstruesit u pezmatuan shumë nga kjo thirrje që u bënte kryetari i komunës dhe të revoltuar futen brenda në komunë që të kacafyteshin me Meçanin. Shoqëruesit e Meçanit, punonjës të komunës, duke parë egërsinë e demonstruesve, e këshillojnë kryetar Meçanin që të dilte nga dritarja e të kalonte mbi çatitë e shtëpive që ishin ngjitur me ndërtesën e komunës dhe të largohej. Meçani ashtu bëri dhe u largua. Demonstruesit,

pasi kontrolluan zyrat dhe bodrumet e ndërtesës e nuk e gjetën, u hakmorën me punonjësit e komunës, sepse e kuptuan që ata e kishin ndihmuar Meçanin të largohej. Kjo ishte ngjarja që më tregoi gostivarasi Mustafa. Ky veprim i Meçanit, për të mos i mbështetur demonstruesit e Gostivarit që të vinin në Shqipëri për të luftuar kundër vëllezërve të tyre shqiptarë të ngritur në luftë për çlirimin e atdheut nga pushtuesit fashistë, ishte një gjest i mirëfilltë atdhetar që shmangu një veprim të dëmshëm vëllavrasës. Sikurse dihet, pas largimit nga Gostivari, Meçan Selami u kthye në shtëpinë e tij në Kallarat, ku u lidh menjëherë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, aktivizohet në të, zgjidhet kryetar i këshillit nacionalçlirimtar të fshatit, të cilin e drejtoi deri në fund të luftës, shtëpia e tij u bë një nga bazat e luftës për çlirimin e vendit, ndërsa djemtë e tij hodhën pushkën krahut dhe u rreshtuan në formacione luftarake partizane. Pra, Meçani si atdhedashës dhe djemtë e tij dhanë një kontribut të vyer për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashistë.

Subi JONUZAJ

Pak histori

BREGU I DETIT (HIMARA)

Nga Subi JONUZAJ

Sa osun (?) për ta të themi,Lart e më lart t`i kemi (uron himarjotët).Ç`thotë dynjallëku, ç`thotë,Prapë qerdhosën (fituan) himarjotë.Vallahi janë të zotë,Vallahi të zotë janë,U përpoqën e nuk u dhanë,Luftuan për vatanë.Të shprazim një të shtënë,Një dolli për ta të ngremë.

Pasi të gjithë burrat shtinë me armë, pinë dollinë për

këtë festë.Konom Zoo nga Himara i përgjigjet të kallaratit me

vallen labçe:

Mblidhuni shokë amani,Mirë vallen të ma mbaniSe kështu më thotë xhani,Se kështu xhani më thotë,Ç`na nderuan këta shokë,Po festojmë të gjithë tok,Kemi një gjak e një kokë.

Me dy vargjet e fundit, Konomi Zoto himarjoti jep një

argument të fortë se kemi një gjak, gjak shqiptari dhe një kokë të gjithë, pra kokë shqiptari, domethënë nuk jemi grekë, siç pretendohet nga disa himarjotë të sotëm, po jemi shqiptarë.

NJË NDODHI ME MEÇAN SELAMIN NË GOSTIVAR

Page 5: Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Gazeta KALLARATI faqe 5 Shtator - Tetor 2015

Ka ndodhur edhe kështu

Ledian Memushaj është me origjinë nga Kallarati, djali i kallaratasit Riza Memushaj, lindur dhe

rritur në Kallarat. Si çdo shqiptar, edhe ne kallaratasit patjetër, ndjehemi krenar për lojën e Ledianit plot talent dhe në mënyrë të veçantë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tij në ekipin kombëtar, që kualifikohet për herë të parë në një kampionat europian siç është ai i Francës “Euro-2016”, ashtu si edhe për rolin e liderit në skuadrën e Peskarës në Itali.

Për lexuesit e gazetës “Kallarati” po botojmë të plotë intervistën e tij, dhënë medieve italiane menjëherë pas kualifikimit të ekipit të kombëtares, botuar te gazeta Panorama Sport1 e datës 18 tetor 2015 si më poshtë:

Media italiane vijon me jehonën e kuqezinjve dhe këtë herë është hapësira për një nga futbollistët që bënë të mundur triumfin e Jerevanit. “Il Centro” i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme Ledian Memushajt që rrëfen emocionet e tij.

Mesfushori ka një dedikim special për këtë arritje, gjithashtu ka edhe një rrëfim interesant për gjyshin e tij. Mesfushori tregon sekretet e Shqipërisë dhe gjithashtu veçon edhe çelësin e suksesit të kësaj skuadre.

Ja edhe shkrimi për të: “Ju jeni heronjtë tanë!”. Kjo ishte banderola që ka mbushur rrugët dhe sheshet e Shqipërisë gjatë festës për arritjen e madhe në natën pas përfundimit të ndeshjes dhe përgjatë gjithë ditës në të nesërmen. Shqipëria mundi Armeninë në Jerevan 3-0 dhe festa shpërtheu në çdo rrugë të kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë. Të nesërmen, gjithçka ishte e kuqe, pasi në atdhe do të kthehej skuadra që bëri të mundur mrekullinë. Festohet me të drejtë, pasi në qershor, një shqiponjë do të fluturojë mbi qiellin e Francës. Një triumf historik për një popull të tërë, mes të cilëve gëzon edhe një nga heronjtë që ishte në fushë me fanellën kuqezi. Ledian Memushaj, mesfushori dhe kapiteni i Peskarës rrëfen gjithçka për “Il Centro” në lidhje me natën magjike të shqiptarëve.

Memushaj, çfarë impresionesh ju ka lënë kualifikimi në Francë?

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme, sidomos për tifozët. Shqiptarët që e kanë pritur prej shumë kohësh një fitore të tillë, pasi është hera e parë për Kombëtaren që arrin në këtë nivel. Është fitorja e një populli. Për mua, është pa dyshim gëzimi më i madh i karrierës.

Mendoni se Shqipëria mund të jetë skuadra surprizë në Europian?

Në Francë do të shkojmë të qetë dhe pa asnjë ndrojtje. Do të shkojmë që të luajmë sa më mirë dhe pse jo, të bëjmë edhe surprizën në fazën e grupeve. Kemi treguar që nuk jemi aspak inferiorë edhe ndaj skuadrave të mëdha si Portugalia, apo edhe Franca. Edhe pse ishte miqësore, këtë të fundit e kemi mundur në vendin tonë, ndërkohë që në transfertë fituam me Portugalinë që

në start të këtij edicioni. Pse të mos e provojmë edhe një herë tjetër, pikërisht në Europian për të fituar si në Jerevan, Armeni, 11 tetor 2015.

Cili është mendimi i parë që ju vjen në mendje kur e dëgjoni?

Nëse do të kujtoj 90 minutat e lojës, më vijnë të dridhura nëpër trup. Ama, nëse shoh fotot e festës kur mbërritëm në Tiranë dhe gjetëm qendrën e kryeqytetit të mbushur plot e përplot me tifozë, përlotem. Nga aeroporti deri në qendër, mund të them që kanë qenë të paktën 200 mijë njerëz që gëzonin dhe brohorisnin. Ishte diçka speciale që të shihje fytyrat e lumtura të njerëzve në ato momente. Këngë, njerëz që edhe kanë pirë… por ka pasur edhe të shtëna në ajër…

Dikush ka qëlluar në ajër?Më mirë të themi që në Shqipëri ka disa fishekzjarrë

të veçantë (qesh).

Kujtimi më i bukur që nga momenti që prekët tokën shqiptare?

Me siguri momenti kur mora komplimente nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Ai është gjithashtu nga Vlora (nip në Vlorë-shënim i B. GJ.), si unë, dhe më tha: “Bravo Ledian, ishe i madh!”.

E dini se ka shqiptarë edhe në Peskara?

Patjetër që po! Disa prej tyre kanë ardhur edhe në qendrën stërvitore për të më uruar. Është shumë mirë të ndiesh afërsinë dhe mbështetjen e bashkëpatriotëve edhe këtu (në Peskara).

Çfarë ka ndryshuar në futbollin shqiptar?Arma e shtuar e kësaj kombëtareje ka qenë grupi

dhe mbi të gjitha trajneri. Te ne nuk ka yje, por lojtarë shumë cilësorë si Hysaj, Berisha e Cana. De Biazi i ka dhënë skuadrës organizimin e duhur taktik. Jo vetëm në aspektin taktik, por edhe rregulla shumë precize. Ai është si Kapelo. Një rreshter i hekurt që imponon respektimin e rregullave. Futbolli ynë është në rritje edhe prej tij.

Jeni hakmarrë në mënyrën më të mirë ndaj Serbisë, apo jo?

Humbja e vitit të kaluar u la atyre një shije të keqe, sidomos në aspektin politik për shkak të dronit që u fut në fushë me përmbajtjen e “Shqipërisë së Madhe”, që përfshin edhe Kosovën, territore që tashmë janë në Greqi apo edhe në Serbi, Mal të Zi apo edhe Maqedoni. Me ne në fushë kishte lojtarë me origjinë nga Kosova dhe ato thirrje të tifozëve serbë nuk ishin aspak të mira.

Hakmarrje?Jo, u kemi bërë një nder mendoj, pasi do të jenë të

qetë nëpër shtëpi dhe do të na ndjekin në televizion (qesh)

Çfarë ju thanë në familje?Telefonata më e bukur ishte ajo e njerëzve të mi më

të shtrenjtë. Babai im, Rizai, dhe mamaja ime, Havaja, ishin shumë të lumtur, njësoj si vëllai im më i madh, Erandi. Por a doni t’ju tregoj se çfarë më ndodhi kur u ktheva në Peskara?

Patjetër, na thuaj…Partnerja ime, Franceska, me të cilën jetoj prej

gjashtë vitesh, më ka pritur në shtëpi me flamuj dhe banderola të ndryshme. Ishte ndjesi e shkëlqyer.

Ia dedikoni asaj këtë arritje?Po, por edhe gjyshit tim (nga nëna-shënim i B.GJ.).

Kualifikimin ia dedikoj atij. Ai quhet Bilbil dhe ka qenë ai që më ka bërë të dashuroj futbollin. Që kur kam qenë fëmijë, më ka folur për Riza Lushtën, sulmuesin shqiptar të Juventusit të viteve ’40. Gjyshi më thoshte gjithmonë: “Nëse do të bëhesh futbollist, duhet të veshësh fanellën me numrin 9 për t’u bërë një kampion”. Kur u bashkova me Kombëtaren, De Biazi më ka dhënë numrin 9 dhe pjesën tjetër e dimë të gjithë.

Jetoni në Itali që fëmijë. Ndiheni më shumë shqiptar apo italian?

Jam shqiptar sigurisht dhe nuk kam sesi t’i tjetërsoj rrënjët e mia. Megjithatë, ndihem edhe italian pasi jetoj këtu (në Itali) prej më se 20 vite dhe kjo është bërë shtëpia ime.

Për t’u rikthyer te skuadra. Keni shiritin e kapitenit dhe menaxheri juaj është duke punuar edhe për rinovimin. Sa e vërtetë është?

Do të më pëlqente që të zgjasja kontratën dhe dua që të jem një lider i kësaj skuadre për një kohë sa më të gjatë. Madje, më kanë pyetur edhe shumë shokë të mirë të Kombëtares se përse jam i vetmi lojtar që luaj në Serinë B. Përgjigjja ka qenë dhe mbetet e thjeshtë. Sepse Peskara është një qytet që më pëlqen dhe ndihem mirë në këtë skuadër. Këtë vit kisha dy objektiva. Një e arrita me Kombëtaren dhe tashmë më ka mbetur që të luaj në Serinë A me Peskarën.

Fjalë me peshë të madhe…E di, dhe unë kam besim se këtë sezon kemi më

shumë shanse sesa vitin e kaluar që nuk ia dolëm vetëm për një ndeshje. Ekipi është i fortë dhe do të luftojmë shumë. Ndoshta edhe me pak fat, do t’ia dalim.

----------------------------------------- Marre nga gazeta Panorama Sport, 18 tetor, 2015, ne

adresën: http://www.panorama-sport.com/memushaj-ne-france-ikim-per-te-surprizuar-serish-de-biazi-si-kapelo

Një intervistë e futbollistit të talentuar Ledian Memushaj

Memushaj: Në Francë ikim për të surprizuar, sërish De Biazi si Kapelo

Page 6: Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Gazeta KALLARATI faqe 6 Shtator - Tetor 2015

1. MUMIN SELAM BARJAMAJ

Lindur në Kallarat më 25.12.1923. Mori pjesë në demonstrata për t`u armatosur e luftuar kundër zbarkimit të italianëve në Shqipëri më 1939. Pas pushtimit ishte në radhët e studentëve protestues kundër fashistizimit të shkollës. Si veprimtar i Rinisë komuniste, në mars 1942 vjen nga Tirana në Vlorë dhe merr pjesë në aksionet kundër fashistëve që kryenin gueriljet. Më 18 tetor 1942 rrethohet vetë i katërt në Topana nga 400 forca të pushtuesve. Në betejë të pabarabartë bie heroikisht.

Me dekret Nr. 460, datë 22.1.69 shpallet “Hero i Popullit” nga Kuvendi Popullor, ndërsa me vendim të Komitetit Ekzekutiv Nr. 97 datë 22.9. 72 shpallet dëshmor i Atdheut.

2. ALI SULO MEMUSHAJ

Lindur në Kallarat më 24 janar të vitit 1924. Nga fillimi i vitit 1943 mori pjesë në çetën territoriale të fshatit “Mumin Selami” dhe në luftimet që zhvilloi çeta. Në muajin shtator të vitit 1943 në Grehot të Gjirokastrës, në luftime me forcat italiane sëmuret rëndë dhe më 26 shtator vdes.Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Nr. 87, datë 31.5.1982 shpallet dëshmor i Atdheut.

3. ISLAM TASIM JANJAJ

Lindur në Kallarat më 7 tetor 1924. Në muajin janar të vitit 1943 mori pjesë në çetën territoriale “Mumin Selami”. Në muajin maj të vitit 1944 inkuadrohet në Brigadën e 12 Sulmuese. Më 17 shtator të vitit 1944 në fshatin Radhimë të Vlorës, në luftime me forcat gjermane vritet.Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Nr. 97, datë 22.9.1972 shpallet dëshmor i Atdheut.

DËSHMORËT KALLARATAS Rënë në muajt shtator-tetor

4. ZyBER SHUAIP SHERAJ

Lindur në Kallarat më 7 dhjetor 1916 dhe banues në Mavrovë (Hysoverdh). Mori pjesë në çetën territoriale të Mavrovës. Më 28 nëntor të vitit 1943 u inkuadrua në Brigadën e 5-të Sulmuese. Pas çlirimit në forcat e ndjekjes. Më 17 shtator 1946 në Gjikmano të Mavrovës, në ndjekje të diversantëve vritet.Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Nr. 93, datë 12.9.1972 shpallet dëshmor i Atdheut.

5. FILO FASLLI BRESHANAJ

Lindur në Kallarat më 15 prill 1921. Në muajin janar të vitit 1943 mori pjesë në çetën territoriale “Mumin Selami”. Në muajin tetor të vitit 1943 në batalionin e Rinisë të Kurveleshit dhe në muajin gusht të vitit 1944 inkuadrohet në Brigadën e 14 Sulmuese me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Më 20 shtator të vitit 1944 në Shënvasi të Sarandës, në luftime me forcat gjermane vritet. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Nr. 97, datë 22.9.1972 shpallet dëshmor i Atdheut.

6. HASAN LAZE QEJvANAJ

Lindur mnë Kallarat më 10 tetor 1910. Në muajin dhjetor të vitit 1942 mori pjesë në çetën “Haredin Tremishti”. Në muajin qershor të vitit 1943 në çetën “Zigur Lelo” dhe më vonën Brigadën e 5-të Sulmuese me detyrë zëvendëskomandant kompanie. Më 20 shtator të vitit 1944, në Lusen të Kuk[sit në luftime me forcat gjermane vritet.

Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Nr. 97, datë 22.9.1972 shpallet dëshmor i Atdheut.

I paharruar qoftë emri i tyre dhe mirënjohje për veprën atdhetare të tyre!

Seit JONUZAJ

Gjatë muajve shtator-tetor ranë në luftë për çlirimin e vendit disa nga bijtë e fshatit tonë Kallarat. në Kujtim të tyre po japim në mënyrë KronologjiKe të dhëna të shKurtra

dhe numrin e vendimeve të Komitetit eKzeKutiv i rrethit të vlorës, si organ me të drejtë vendimmarrëse për shpalljen e dëshmorëve.

Page 7: Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Gazeta KALLARATI faqe 7 Shtator - Tetor 2015

Të nderuar zotërinj të Redaksisë së gazetës “Kallarati”!

Urime për gazetën që me fjalët e saj na ngroh zemrën në kurbet, larg vatrave tona.

Përshëndetje të sinqerta nga familja e Çize Ribajt.Ju lutemi na rezervoni pak vend në gazetën tuaj e

tonën për të përkujtuar me anën e këtyre rreshtave 1-vjetorin e vdekjes së babait tonë të dashur, Çize Ribaj.

Babai ynë lindi në Kallarat më 17 shtator të vitit 1940, në një familje të thjeshtë atdhedashëse e punëtore. Me këto cilësi u brumos edhe vetë ai. Prandaj, që në moshë të vogël ai nisi të ndihmonte familjen në përballimin e punëve të rënda, që kishte jeta në fshat. Dhe me punë të lodhshme e të ndershme babai ynë jetoi në Kallarat pothuajse gjithë jetën e tij.

Më 16 tetor 1965 u martua me Zonjën, të bijën e Seftedin Hoxhajt. Së bashku, me sakrifica të mëdha na rritën neve 8 fëmijët e tyre që nuk ishim pak, por 8, 3 djem e 5 vajza, që për kushtet e fshatit, ishte një barrë e rëndë.

Për shumë vite babai ynë punoi roje në rezervat e shtetit në Varth. Aty, pranë punës së tij më 7 tetor 1991 i ndodhi një gjëmë e madhe, aksidentalisht u vra djali i vogël, Evaristi. U trondit aq shumë sa ai dhe shpirti i tij e di si e ka duruar dhimbjen. Çdo ditë që shkonte në punë për të nxjerrë bukën e gojës për ne fëmijët e tjerë, shkonte edhe te qivuri i djalit të tij. Pra, me mundime e halle na rriti të gjithë neve fëmijët. Të gjithëve na dha shkollën e mesme, gjë që për atë kohë ishte sakrificë e madhe.

Babai ynë ishte burrë i urtë, fjalëpak e punëtor i madh. Jeta e tij dhe e nënës sonë kanë qenë gjithmonë me vuajtje, halle e fatkeqësia të njëpasnjëshme. Pas disa vitesh, më 26 maj 2010 u vdiq dhe vajza e madhe, Vjollca. Ata me të kishin ndarë hallet. Humbja e saj e mposhti edhe më shumë babain. Sado që të gjithë ne fëmijët u bëmë të zotët e vetes, dolëm në jetë, u sistemuam, krijuam familjet tona, ekonomikisht arritëm të ishim mirë, duke mos i pasur më problemet që kishim kur ishim të vegjël, babai ynë s`e mori që s`e mori më veten. Pak nga pak shëndeti i tij po bëhej shqetësues për të, derisa në qershor të vitit 2013 zbuluam se kishte sëmundje të pashërueshme. E morëm në Itali për ta kuruar, por për fat të keq, ai më 31 gusht 2014 u nda përgjithmonë nga jeta, nga familja e tij, nga ne fëmijët që na deshi aq shumë, nga gruaja, nipërit e mbesat. Ai prehet përjetësisht në varrezat e Kallaratit, në krah të fëmijëve të tij, Evaristit të vogël dhe Vjollcës.

Iku i plagosur nga humbja e të dy fëmijëve të tij, por i mbuluar nga e dashuria e familjes, e gruas, e djemve, e vajzave, e nuseve dhe dhëndurëve, e nipërve dhe e mbesave që e kujtojnë aq shumë. Ne të gjithë e kemi në zemër dhe nuk do e harrojnë kurrë kujtimin dhe emrin e tij.

Vajza e tij, Marsela RIBAJ

Puna për nxjerrjen e gazetës ka disa procese e hallka që nga nisja në redaksi e derisa mbërrin në duart e lexuesit.

Redaksia e nis punën me grumbullimin e përgatitjen e materialit, redaktimin, kompjuterizimin dhe çuarjen në shtypshkronjë për shtypje. Dhe gazeta del nga shtypi, por po nuk shkoi te lexuesi nuk ka asnjë vlerë puna e bërë deri në këtë fazë. Një hallkë e rëndësishme fundore është ajo e përcjelljes së gazetës deri te lexuesi. Dhe këtë hallkë na e zgjidhin njerëzit e mirë, me shpirt të gjerë, bujarë e frymë shoqërore që e marrin gazetën “Kallarati” pa asnjë ngurrim e interes material dhe ua çojnë lexuesve. Të tillë janë djemtë e mrekullueshëm kuçiotë Theodhori (Tori) Bare dhe Kreshnik Alikaj, drejtues furgonësh që duke kaluar për në Kuç, e marrin gazetën dhe e lënë në Kallarat. Po kështu, Skënder Jonuzaj me furgonin e tij që bën rrugën Vlorë-Tiranë e anasjelltas, merr gazetat për Tiranën dhe kohët e fundit edhe për Fierin. Derisa qe me punë në Fier Ledian Jonuzaj, gazetën e çonte ai atje. Pse përmenda më lartë se këtë punë njerëzit e mirë e bëjnë pa interes material. E përmenda sepse në kohën e sotme të sistemit kapitalist shumë njerëzve u ka hyjtë në bark babëzia saqë nuk guxon dot t`i bësh tjetrit një pyetje të thjeshtë se të kërkon para për përgjigjen, jo më t`i japësh porosi të tilla, siç është gazeta.

Vlora juve ju nderon, o Ismail e Isa BoletinVlora të kujton, o Isa gjigant i kombit tonëShqipëria i kujton, kudo që ata janë Trimat kapedanë ajo i do pranë.

Ti Isa për kombin male çavePër kombin erdhe në VlorëSi gjigant e si shqiponjëPër flamur e për Kosovë.

Shqipja krahët i ka hapëNë çdo skaj të kombitBijve të saj ajo u fletSi një nënë mbretëreshë.

Dhe ata nënës i thonëBijtë e tu vigan qëndrojnëSi luanë e kapedanëDhanë jetën për vatanë.

Ismailin e gëzoveNjë shekull më parë i shkoveKur i thanë që Isa vjenNga gëzimi lot i venë

Me të shpejt foli një fjalëTe flamuri në shesh do dalTë pres Isën si viganDhe Kosovën këtu e kam.

Një gjigant nga kali zbretTrimi i Kosovës po fletBacë, ty të qofshim falëDhe flamurin puth me mall.Për kombin ata luftuanPër atdhe e për vatan

LETËR PËRKUJTIMORE

(Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Çize Ribajt)

Kemi pasur raste kur kemi dashur t`i japim plikon e vogël me gazeta furgonistëve të Fierit apo të ndonjë drejtimi tjetër dhe nuk na e kanë marrë se kërkonin t`i paguanim, duke u shprehur se ka ikur koha e punës vullnetare. Të njëjtin gjest bujar shoqëror e dashamirës, pa asnjë interes material bëjnë edhe disa shitës apo pronarë dyqanesh e kioskash në Vlorë. Të tillë janë i nderuari Qebir Demiraj, që mban në Farmacinë e tij bujqësore në qendër të qytetit, gazetën “Kallarati” për t`ua dhënë atyre që janë pajtuar apo për ta shitur. Po kështu Dorjan Latifaj, nipi i Sulo Hoxhajt, i cili në kioskën e tij tek stacioni i autobusit, i ashtuquajtur “Stacioni i Orizit”, mban gazetat që venë e i marrin të pajtuarit në të. Të njëjtën gjë bën edhe çifti Bardhul e Bardha Lilaj me kjoskën e tyre të gazetave te “Riviera” në Skelë. Pra janë të gjithë ata njerëz të mirë që na ndihmojnë që gazeta jonë “Kallarati” të bjerë në dorë të lexuesit. Pikërisht për këtë nder që na bëjnë, ne u shprehim mirënjohjen tonë të thellë, duke i falënderuar përzemërsisht. Kryetari i Shoqatës K/A “Kallarati” Kastriot Karabolli, Kryeredaktori i gazetës “Kallarati” Seit Jonuzaj

Për flamur të kombit tonëTë valëvitet në çdo anë.

Isa e Ismaili në Londër shkuanGjithë botës i treguanSe Shqipëria do të rrojëMe këta trima do luftojë.

Dhe Isa koburen qitiNga brezi ngjeshur gjerdanMinistri anglez habitiKëta shqiptarët trima janë.

Ti moj Shqipja viganeSa ke vuajtur ti me halleSa ke qenë në robëriE pushtuar nga mizori.

Po s`u tute e s`u lëkundeI bëre ballë çdo furtuneBijtë e tu si azganëKapedan mbi kapedanë.

Që nga Skënderbe gjenialiDipllomat Ismail QemaliIsa Boletin gjigantiDhe nga Çamëria pati.

Bota ty të ka ziliMe këta kapedanë gjeniNë Kosovë e ÇamëriDhe me nënën Shqipëri

Prandaj mblidhu, mblidhu tiRreth flamurit kombëtarSe të gjithë jemi shqiptarë.

NJË FALËNDERIM I VEÇANTË

SHKËMBIMI I PËRMENDOREVE

(Kushtuar shkëmbimit të përmendoreve Vlorë-Prishtinë të Ismail Qemalit e Isa Boletinit).

Nga Selam JONUZAJ

Page 8: Gazeta kallarati, nr 83, shtator tetor 2015

Gazeta KALLARATI faqe 8 Shtator - Tetor 2015

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj;

Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj

Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj.

Arti grafik: Andi Meçaj.

www.kallarati.com; e-mail: [email protected]

Shtypur në Triptik, Vlorë

Ushqimet që kurojnë dhe ato që dëmtojnë mëlçinë

Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë e dëmton mëlçinë. Sa më e vogël të jetë mosha e konsumatorit të alkoolit, aq më të rënda janë dëmtimet. Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit, i rrepës së kuqe, ii lakrës së kuqe dhe i brokolit. Nuk këshillohet pirja e shumë kafeve në ditë dhe as konsumimi i birrës dhe i lëngjeve me gaz.

Çaji i murrizit mban zemrën të shëndetshme Murrizi është i pasur me lëndë që ndihmojnë në

parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal.. Çaji i murrizit ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

Karota si truprojëDuke marrë sasi të madhe pemësh e perimesh

të freskëta ngjyrë portokalli dh të gjelbër, siç janë karotat, kungulli, spinaqi, dhe lakra, do të keni një nivel më të mirë të vitaminës A në organizëm, gjë që ruan tërësinë e lëkurës dhe të mukozës, duke penguar hyrjen në trup të mikrobeve, viruseve dhe shkaktarëve të tjerë të sëmundjeve.

Mishi i kuq forcon mukozënUshqimet e pasura me proteina ndihmojnë në

ruajtjen e funksionit normal të mukozës (cipës) së veshëve, fytit dhe hundës, që paraqesin mbrojtjen e parë kundër sulmit të virusit. Mishi i kuq, ai i pulës, peshqit, vezët, produktet e qumështit, primet, bishtajat, pemët me lëvozhgë, farat dhe produktet nga soja përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm që e forcojnë epitelin qelizave të mukozës, prandaj duhet të konsumohen të paktën një herë në ditë.

Speci, antioksiduesi më i fortë Nëse tashmë ju ka sulmuar virusi, duhet ta dini

se organizmi lufton kundër tij me rruaza të bardha të gjakut, prodhimin e të cilave e përshpejton vitamina C. Meqë kjo vitaminë nuk ruhet në organizëm, duhet që ta merrni në sasi të mëdha me ushqime.. Speci, majdanozi, lulelakra, perimet me fletë, bizelet, portokallet, mandarinat janë disa nga ushqimet me vitaminë C.

Sardelet mbrojnë nga ftomaQelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për

luftimin e viruseve. Zinku është element kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut, në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit. Burim natyror i zinkut janë sardelet, mishi i lopës, spinaqi etj.

Të verdhat e vezëve forcojnë organizmin Hekuri është minerali i dytë për nga rëndësia,

kur bëhet fjalë për imunitetin. Pa praninë e tij, organizmi nuk mund ta thithë oksigjenin. Mungesa e tij shkakton dëmtim të sistemit imunitar.

Ushqimet që kanë zink kanë edhe hekur, por ky mineral më së shumti gjendet në të verdhën e vezëve, në bukën e vrugtë (e zezë), lakër etj.

Hudhra mbyt virusetHudhra përmban lëndën e quajtur alibinë, e cila

lirohet me rastin e shtypjes ose grirjes së hudhrës. Studime të shumta kanë treguar se kjo lëndë eliminon aftësinë e virusit që t`i sulmojë qelizat e organizmit, apo që t`i dëmtojë ato. Hudhra, po ashtu, forcon edhe imunitetin.

Turshitë të shëndetshmeNdryshe nga ç`ka thuhej më parë se turshitë nuk

janë ushqim i pëlqyeshëm, kohët e fundit gjithnjë më shumë ka ekspertë që thonë se ato janë burim i dobishëm i vitaminave gjatë dimrit.. Kjo vlen për turshitë që nuk përmbajnë konservues apo shtesa të tjera.. Po ashtu, nuk duhet të kenë sasi kripe të madhe, ose shpëlajini para se t`i hani, sepse kripa shkakton ngritjen e tensionit të gjakut.

Të ftohurat Ata që vuajnë nga të ftohurat e zakonshme

ose të rënda do t`u duhet të marrin një lugë gjelle mjaltë të vakët me një të katërtën luge me kanellë pluhur në ditë për tre ditë. Ky proces do të kurojë edh kollën më kronike, të ftohtin dhe do të çlirojë sinuset e hundëve.

Karamelet e mentolit kundër djegies së fytitTri ditët e para është normale që temperatura

të jetë e lartë dhe mund të zgjasë deri në 5 ditë. Por kurrsesi nuk duhet ndërhyrë me antibiotikë, sepse i duhet lënë kohë organizmit që të reagojë. Thjesht ajo duhet mbajtur nën kontroll dhe vetëm nëse ajo përsëritet, pra nëse pas një periudhe qetësie rishfaqet, vetëm atëherë duhet përdorur antibiotik[u. Medikamenti më i mirë për uljen e temperaturës është paracetamoli, veçse që të ketë efekt ai duhet përdorur një herë në 4 orë. Disa mjekë janë kundër përdorimit të antibiotikëve për trajtimin e virozëve. Ata këshillojnë që vetëm në raste të rralla mund të përdoren antibiotikë të lehtë, kur mjeku mendon se i sëmuri mund të ketë infeksion, ka bajame të skuqura, fytin shumë ë skuqur apo ka zë të ngjirur. Për dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit ose të bëhen avuj me mentol. Për kollën mund të përdoren çajrat. Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duk bërë që kolla të zbutet. Mjekët këshillojnë që të pihen sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2-3 litra në ditë. Gjithashtu këshillohet për të sëmurët me kollë që të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë, që mendohet se është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

Lulebleta qetëson dhimbjen e migrenës Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në

mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji më këtë bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm

Disa nga ushqimet kundër virozave të dimrit

Shëndetësi

lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht në dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj bar blete. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Rigoni lufton gurët në tëmthBima e rigonit është e pasur me vaj kariofilenë,

timolo, karvarkrolo dhe terminin. Janë pikërisht këta përbërës që i japin bimës vlera. Rigoni është një nga luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme..

Limoni normalizon tensionin e lartëNjë mënyrë mjaft e suksesshme për uljen

e tensionit të lartë të gjakut është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve qendrore nervore që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por kjo sëmundje mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës, si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial në fazat fillestare shfaqet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet në shifra të ngritura.

Sinapi lehtëson dhimbjet reumatikeBima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga

kinezët si erëz për t`u dhënë shije ushqimeve. Më pas, një mjek grek zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri në 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuq lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t`i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.

Marrë nga gazeta “Telegraf”