9
SHTETI I PAVARUR SHQIPTAR NËN UDHËHEQJEN E SKËNDERBEUT Në fund të shek. XIV dhe në fillim të shek. XV turqit osmanë i nënshtruan njërin pas tjetrit feudalët shqiptarë, por gjatë viteve 1419-1421, turqit filluan regjistrimin e parë të tokave shqiptare dhe vendosjen e sistemit të tyre feudal ushtarak të njohur me emrin regjimi i timareve. * Kryengritja e përgjithshme kundër regjimit të timareve (nëntor 1443), çoi në çlirimin e vendit nga pushtimi turk dhe në krijimin e principatave feudale shqiptare si formacione shtetërore në vete, dhe midis tyre vendin kryesor e zinte principata e Kastriotëve me GJ.Kastriotin- Skëndërbeun në krye. Krijimi i shtetit përqendruar nën udhëheqjen e Skënderbeut Mbas kryengritjes kundër regjimit të timareve, problemi kryesor në plan kombëtar ishte bashkimi i forcave politike-ushtarake dhe ekonomike të vendit në një front të vetëm e të përbashkët antiturk, dhe për zgjidhjen e detyrës historike të bashkimit të popullit shqiptar dhe të klasës feudale, kështu Skëndërbeu organizoi mbledhjen e një kuvendi të përgjithshëm kombëtar, i cili ka hyrë në histori me emrin Kuvendi i Lezhës. - Kuvendi u mblodh më 2 mars 1444 në qytetin e Lezhës, që ishte nën sundimin e Venedikut, dhe mori një sërë vendimesh të rëndësishme,të cilat përcaktuan dhe shprehën bashkimin e tyre në luftë kundër pushtimit turk, ku më i rëndësishmi ishte vendimi për krijimin e një besëlidhjeje midis feudalëve shqiptarë me emrin “Lidhja e princave shqiptarë” ose “Lidhja e Lezhës” ku Skëndërbeu u zgjodh kryetar i saj. Njëherit Kuvendi i Lezhës vendosi të krijonte një ushtri shqiptare e cila do të rekrutohej nga Skënderbeu në principatën e Kastriotëve si dhe nga feudalët e tjerë në zotërimet e tyre të veçanta, me çrast Skëndërbeu u zgjodh komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Lidhjës. - Lidhja e princave shqiptarë “(Lidhja e Lezhës)” përbënte një aleancë politiko-ushtarake (besëlidhje) midis bujarëve shqiptarë për mbrojtjen e zotërimeve të tyre feudale me forca të përbashkëta. * Me gjithë rolin udhëheqës dhe komandues të Skëndërbeut në “Lidhjen e princave shqiptare”, pozita e tij juridike, nuk ishte ajo e një monarku por e një të pari midis të barabartëve (primus inter pares).

Histori Punimi

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Historija e shtetit

Citation preview

Page 1: Histori Punimi

SHTETI I PAVARUR SHQIPTAR

NËN UDHËHEQJEN E SKËNDERBEUT

Në fund të shek. XIV dhe në fillim të shek. XV turqit osmanë i nënshtruan njërin pas tjetrit feudalët shqiptarë, por gjatë viteve 1419-1421, turqit filluan regjistrimin e parë të tokave shqiptare dhe vendosjen e sistemit të tyre feudal ushtarak të njohur me emrin regjimi i timareve.

* Kryengritja e përgjithshme kundër regjimit të timareve (nëntor 1443), çoi në çlirimin e vendit nga pushtimi turk dhe në krijimin e principatave feudale shqiptare si formacione shtetërore në vete, dhe midis tyre vendin kryesor e zinte principata e Kastriotëve me GJ.Kastriotin- Skëndërbeun në krye.

Krijimi i shtetit të përqendruar nën udhëheqjen e Skënderbeut

Mbas kryengritjes kundër regjimit të timareve, problemi kryesor në plan kombëtar ishte bashkimi i forcave politike-ushtarake dhe ekonomike të vendit në një front të vetëm e të përbashkët antiturk, dhe për zgjidhjen e detyrës historike të bashkimit të popullit shqiptar dhe të klasës feudale, kështu Skëndërbeu organizoi mbledhjen e një kuvendi të përgjithshëm kombëtar, i cili ka hyrë në histori me emrin Kuvendi i Lezhës.

- Kuvendi u mblodh më 2 mars 1444 në qytetin e Lezhës, që ishte nën sundimin e Venedikut, dhe mori një sërë vendimesh të rëndësishme,të cilat përcaktuan dhe shprehën bashkimin e tyre në luftë kundër pushtimit turk, ku më i rëndësishmi ishte vendimi për krijimin e një besëlidhjeje midis feudalëve shqiptarë me emrin “Lidhja e princave shqiptarë” ose “Lidhja e Lezhës” ku Skëndërbeu u zgjodh kryetar i saj.

Njëherit Kuvendi i Lezhës vendosi të krijonte një ushtri shqiptare e cila do të rekrutohej nga Skënderbeu në principatën e Kastriotëve si dhe nga feudalët e tjerë në zotërimet e tyre të veçanta, me çrast Skëndërbeu u zgjodh komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Lidhjës.

- Lidhja e princave shqiptarë “(Lidhja e Lezhës)” përbënte një aleancë politiko-ushtarake (besëlidhje) midis bujarëve shqiptarë për mbrojtjen e zotërimeve të tyre feudale me forca të përbashkëta.

* Me gjithë rolin udhëheqës dhe komandues të Skëndërbeut në “Lidhjen e princave shqiptare”, pozita e tij juridike, nuk ishte ajo e një monarku por e një të pari midis të barabartëve (primus inter pares).

Nga pikëpamja politike Kuvendi i Lezhës ishte organ i vetëm në shkallë kombëtare brenda të cilit realizohej bashkimi i popullit shqiptar dhe i klasës feudale shqiptare në luftë kundër pushtimit turk.

Nga pikëpamja juridike Kuvendi i Lezhës ishte organ kushtetues, që procedoi në krijimin e organeve të tilla me rëndësi të përgjithshme, si “Lidhja e princave shqiptarë”, komanda unike e ushtrisë nën udhëheqjen e Skëndërbeut dhe fondet e përbashkëta për përballimin e luftës.

Ushtria shqiptare, e krijuar për nevojat e mbrojtjes së vendit, si zotërimet e Kastriotëve ashtu edhe të bujarëve tjerë, ishte një mjet i fuqishëm dhe efektiv kundër partikularizmit feudal.

Rëndësi të veçantë pati fitorja e madhe që arriti populli shqiptar nën udhëheqjen e Skëndërbeut gjatë rrethimit të parë të Krujës (1450), e cila rriti edhe më tej autoritetin e Skëndërbeut, si brenda dhe jashtë vendit.

Page 2: Histori Punimi

Përballë politikës përqendruese të Skëndërbeut një pjesë e feudalëve shqiptarë dolën nga Lidhja e Lezhës dhe filluan të kërkonin mbështetje te fuqitë e huaja, pra e humbi karakterin dhe rëndësinë e mëparshme si një aleance politiko-ushtarake e feudalëve shqiptarë për mbrojtjen e zotërimeve të tyre me forca të përbashkëta.

Shteti shqiptar, i themeluar dhe i udhëhequr për çerek shekulli nga Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu (1443-1468), e vazhdoi ekzistencën e tij edhe pas vdekjes së heroit kombëtar, deri në vitin 1478, kur ra Kruja kryeqyteti i tij dhe kështjella kryesore e mbrojtjes së vendit.

2. Organizimi politik në shtetin e Skëndërbeut

Shteti i Skëndërbeut përbën një etapë të re në organizimin politik të Shqipërisë në mesjetë, dhe qysh në fillim si organe me rëndësi të përgjithshme në kuadrin e luftës së përbashkët kundër pushtimit turk, si Lidhja e princave shqiptarë, Komanda e përgjithshme e ushtrisë, organet e financave etj.

(A). Organet e larta të pushtetit shtetëror

* Shteti i Skendërbeut ishte organizuar në formën e monarkisë feudale të përqendruar dhe sistemi i organeve të larta të pushtetit përbëhej nga:

- Kryetari i shtetit (monarku),

- Kuvendi i princave shqiptar, dhe

- Këshilli i lartë.

Kryetari i shtetit (monarku): - pozita e Skëndërbeut në aparatin shtetëror ishte ajo e një monarku feudal, megjithëse ai nuk e ka përdorur asnjëherë këtë titull. Vetë Skëndërbeu, pas krijimit të shtetit shqiptar, ka përdorur titullin zyrtar “ZOT I SHQIPËRISË” (Dominus Albaniae) si në korrespodencën e tij të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu edhe në vulën e tij zyrtare, plus emrin Skendërbe, që tregonte gradën e gjeneralit në ushtrinë turke.

Duke ushtruar funksionet legjislative ai nxirrte akte normative, (dekrete) për shpalljen e mobilizmit të përgjithshëm të popullsisë, për caktimin e taksave, të doganave dhe të detyrimeve tjera. Si komandant i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare, ai drejtonte personalisht operacionet ushtarake, emëronte ose shkarkonte kuadrot e saj udhëheqës, kryesonte dhe drejtonte Këshillin e luftës, si organi më i lartë kolegjial udhëheqës e komandues për problemet e mbrojtjes së vendit. Pushteti i kryetarit të shtetit ishte i trashëgueshëm.

Kuvendi i princave shqiptarë: -nën kryesinë e Skendërbeut, vepronte Kuvendi i princave shqiptarë, si organ që realizonte bashkimin e klasës feudale shqiptare në tërësi dhe ishte ai organ pushteti që mblidhej herë pas here për të përcaktuar masat më kryesore me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik për mbrojtjen e vendit nga pushtimi turk.

Vazhdimi i veprimtarisë së këtij organi edhe pas krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar dëshmoi se ky përqendrim nuk u arrit plotësisht.

3. Këshilli i lartë: - biografët e Skëndërbeut, M. Barleti dhe Dh. Frengu, përmendin disa herë ekzistencën e një këshilli, duke dhënë edhe mënyrën e funksionimit të tij.

* Këshilli i lartë ishte një organ i përhershëm këshillimor pranë Skendërbeut, që mblidhej nën kryesinë e tij për të shqyrtuar problemet më të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme. Megjithëse si organ këshillimor, Skënderbeu ishte i detyruar të mbështetej në mendimet e anëtarëve të këtij këshilli, të cilët përfaqësonin atë pjesë të feudalëve shqiptarë të bashkuar me të për luftë pa kompromis ndaj armikut.

Page 3: Histori Punimi

(B). Organet e administratës shtetërore

- Nga pikëpamja e kompetencave, organet e administratës shtetërore dalloheshin në organe qendrore dhe lokale, të lidhura me parimin e centralizimit ndaj pushtetit qendror dhe në përputhje me funksionet dhe detyrat e shtetit të Skendërbeut, vendin kryesor në sistemin e organeve të administratës e zinin:

- Komanda e ushtrisë,

- Organet e financave, dhe

- Organet e politikës së jashtme.

1. Komanda e ushtrisë: - komanda supreme e ushtrisë shqiptare ishte përqendruar në duart e Skëndërbeut, por në kryerjen e kësaj detyre ai ndihmohej nga një organ kolegjial e këshillimor që quhej Këshilli i luftës, dhe në këtë organ bënin pjesë disa nga kuadrot më besnikë dhe më të aftë nga rradhët e aristokracisë feudale.

* Këshilli i luftës: - ishte organ i operacioneve ushtarake, i strategjisë dhe i taktikës së luftës, ku merrnin pjesë, përveq oficerëve madhor të Skëndërbeut, edhe komandantë të reparteve të dërguar nga bujarët aleat.

2. Organet e financave: - luftrat e vazhdueshme për mbrojtjen e vendit kërkonin shpenzime të shumta për armatime, municione, ndërtime kështjellash, furnizime me ushqim, fortifikime etj, dhe për administrimin e të ardhurave dhe shpenzimet e shtetit shqiptar funksiononte një aparat ekonomiko-financiar, i cili zinte vend me rëndësi në sistemin e organeve të administratës shtetërore dhe në krye të këtij aparati qëndronte protovestiari, ku në varësi të tij ishte mbajtësi i thesarit (tesoriere del prencipe).

3. Organet e punëve të jashtme: - për zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombtare funksiononte një aparat i posaçëm i përbërë nga njerëz të kulturuar që dinin gjuhë të huaja dhe kishin përgaditje juridike. Për realizimin e lidhjeve ndërkombëtare, Skendërbeu me cilsinë e kryetarit të shtetit, dërgonte në vende të tjera ambasadorë, të cilët mund të ishin laikë ose klerikë, ato paiseshin me letra kredenciale dhe konsideroheshin përfaqësues personal të shtetit.

4. Kancelaria: - pranë Skëndërbeut ekzistonte, gjithashtu, një zyrë kancelarie ku shërbenin njerëz të përgaditur, të cilët siguronin korrespodencën e gjerë të tij, si brenda ashtu dhe jashtë shtetit, përpilonin dokumentet diplomatike në gjuhë të huaja, dhe shërbenin edhe si përfaqësues të Skëndërbeut si brenda dhe jashtë vendit këto quheshin edhe logofetë.

5. Ushtria-organet e zbulimit: - fillimisht bërthamën e ushtrisë shqiptare rreth ¾ e përbënin repartet e mobilizuara nga Skendërbeu në zotërimet e Kastriotëve, pjesën tjetër afërsisht ¼ e dergonin bujarët aleatë, kurse kuadri drejtues i ushtrisë shqiptare vinte nga rradhët e aristokracisë feudale.

* Ushtria e Skendërbeut ndahej në dy pjesë:

- në ushtrinë e përhershme me pagesë dhe

- në ushtrinë ndihmëse.

- Ushtria e përhershme me pagesë: - përbëhej, në rradhë të parë, nga garda pretoriane, e rekrutuar kryesisht nga radhët e rinisë krutane, përbënte një armë të fuqishme në duart e Skendërbeut, po ashtu bënin pjesë edhe repartet e kufirit që komandoheshin nga Moisi Golemi.

- Ushtria ndihmëse: - përbëhej sipas parimit krahinor “burrë për shtëpi”, pra mobilizim i përgjithshëm.

Page 4: Histori Punimi

(C). Flamuri, stema dhe vula zyrtare e Skendërbeut

Lufta e madhe e popullit shqiptar kundër pushtimit turk u zhvillua nën flamurin e udhëheqësit të tij të shquar Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut. Flamuri i Skendërbeut ishte ai i familjes se Kastriotëve, me fushë të kuqe e me shqiponjën e zezë me dy krerë në mes, i cili gjatë shekujve u bë simbol i luftës për liri e pavarësi dhe fitoi rëndësinë e flamurit kombëtar shqiptar.

- Familjet e mëdha në mesjetën feudale përdornin stemat si shenjë dalluese të fuqisë dhe madhështisë së tyre, dhe stema e Kastriotëve paraqiste shqiponjën me dy krerë dhe mbi të një yll me gjashtë cepa.

Skendërbeu kishte vulë të vogël dhe të madhe. Vula e vogël ishte në formë unaze dhe shërbente për dokumente personale, kurse vula e madhe kishte formë të rrumbullakët dhe në pjesën qendrore të saj paraqiste shqiponjën me dy krerë të Kastriotëve dhe mbi të një yll me gjasht cepa.

3. Shteti i Skendërbeut në marrëdhëniet ndërkombëtare

- Lufta heroike e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Skëndërbeut e rriti në mënyrë të dukshme prestigjin e shtetit shqiptar në arenën ndërkombtare, sepse mbronte jo vetëm vendin e vet, por gjithë qytetrimin evropian nga pushtimi turk, megjithatë, gjatë gjithë periudhës 25 vjeçare të ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar, Skëndërbeu luftoi për të siguruar ndihmën e nevojshme dhe bashkpunimin ndërkombëtar kundër Turqisë.

- Marrëdhënie më të shumta shteti i tij pati në rradhë të parë me Napolin, Papatin, Venedikun, Republikën e Raguzës, Hungarinë, Dukatin e Milanos, Burgonjen etj, dhe këto marrëdhënie midis shtetit të Skëndërbeut dhe këtyre shteteve u zhvilluan mbi fazën e formave dhe të praktikave të njohura të asaj kohe në fushën e diplomacisë, të cilat kishin arritur një zhvillim të dukshëm në pragun e rilindjes evropiane.

* Rëndësi të veçantë ka Traktati i Paqes me Venedikun i vitit 1448 si dhe Traktati i Gaetës me Alfonsin e Napolit i vitit 1451.

1. Republika tregtare e Venedikut ishte fqinji më i afërt i shtetit të Skëndërbeut për shkak të zotërimeve të saj në bregun shqiptar të Adriatikut, dhe duke qenë kështu, Skëndërbeu hyri në marrëdhënie me Venedikun qysh në ditët e para pas fitores së kryengritjes së pergjithshme kundër regjimit të timareve (1443), mirëpo sundimi i Venedikut ka qenë vazhdimisht armiqsor, dinak dhe hipokrit ndaj krijimit dhe forcimit të shtetit shqiptar nën udhëheqjen e Skëndërbeut.

Pas fitores së Skëndërbeut kundër Venedikut, midis Lidhjes së princave shqiptarë dhe Republikës së Venedikut u lidh Trakti i Paqes më 4 tetor 1448, dhe është dokumenti i parë dhe i vetëm që njohim, në të cilin Lidhja e princave shqiptarë del si palë dhe si subjekt i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare.

2. Midis marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit të Skëndërbeut një vend me rëndësi zënë ato që pati me Alfonsin mbretin e Napolit, të Sicilisë dhe të Aragonës së Spanjës, të cilat u përcaktuan në Traktatin e Gaetës 26 Mars 1451 dhe në bazë të këtij traktati, Alfonsi i Napolit merrte në mbrojtje Skëndërbeun dhe “baronët” e tjerë shqiptarë farefis me të dhe detyrohej të jepte ndihmë ushtarake dhe financiare për vazhdimin e luftës kundër Turqisë.

* Përfundimi i Traktatit të Gaetës ishte një hap i rëndësishëm taktik i Skëndërbeut në fushën diplomatike për të siguruar aleatë në luftën kundër pushtimit turk dhe qëndrimit armiqsor të Venedikut.

Page 5: Histori Punimi

3. Shteti shqiptar nën udhëheqjen e Skëndërbeut në marrëdhëniet me shtetet tjera ka zbatuar një sërë normash juridike – ndërkombëtare që njiheshin në atë periudhë historike, ku krahas traktatit, në marrëdheniet midis shtetit shqiptar dhe shteteve të tjera është përdorur edhe zakoni ndërkombëtar, po ashtu janë respektuar një sërë rregullash e parimesh të njohura nga e drejta e luftës, si pjesë përbërëse e së drejtës ndërkombëtare të atëhershme.

4. E drejta në shtetin e Skendërbeut

1. Karakteristikë e përgjithshme e së drejtës në shtetin e Skendërbeut.

* E drejta që ka vepruar në shtetin e Skëndërbeut ishte e tipit feudal, ajo i përgjigjej shkallës së zhvillimit të forcave prodhuese dhe tipit përkatës të marrëdhënieve në prodhim, si e tillë e drejta që ka vepruar në shtetin e Skëndërbeut paraqitej si një e drejtë privilegji, dhe ajo sanksiononte pabarazinë ekonomike, politike dhe juridike midis klasave dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë, madje ndërmjet

individëve të veçantë nga radhët e klasës sunduese. - Privilegjet e bujarëve feudalë përbënin një të drejtë të

veçantë dhe një përjashtim në kuadrin e së drejtës pozitive që vepronte brenda vendit.

Krahas së drejtës laike të krijuar ose të sanksionuar nga pushteti qendror, e drejta pozitive ekzistonte dhe ruhej si edhe e drejta zakonore që vepronte aktivisht në të gjitha zonat e vendit si dhe e drejta kishtare (kanonike) për nje kategori të caktuar çështjesh.

2. E drejta e krijuar nga pushteti qendror dhe degët e saj:

* Burimet historike letrare dhe arkivore dëshmojnë për ekzistencën e një të drejte mjaft të zhvulluar në Shqipëri gjatë periudhës së Skendërbeut, e cila njihte dhe zbatonte disa nga institucionet kryesore të së drejtës penale dhe civile.

* Një nga degët kryesore në sistemin e së drejtës ishte e drejta penale e periudhës së Skendërbeut e cila njihte nocionin e krijimit dhe të mbrojtjes së nevojshme, po ashtu kjo e drejtë parashikonte disa lloje denimesh në përputhje me shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale ku dënimet veçanërisht të rënda zbatoheshin për krijimin e spiunazhit dhe të tradhëtisë.

- E drejta penale parashikonte këto denime:

- Dënimin me vdekje,

- Dënimin me burgim të përjetshëm,

- Dënimin me konfiskim të pasurisë,

- Dënimin me konfiskim të pronave tokësore etj.

Në fushën e së drejtës civile njiheshin dhe zbatoheshin institute me rëndësi të përpunuara prej kohësh nga e drejta romako-bizantine të tilla ishin:

- Përfaqësimi me ose pa prokurorë,

- kontratat e llojeve të ndryshme etj.

Page 6: Histori Punimi

* Një pjesë e rëndësishme e së drejtës civile në shtetin e Skëndërbeut ishte ajo që rregullonte marrëdhëniet kontraktore po ashtu për kalimin e mallrave nëpër territorin e shtetit të Skendërbeut, tregtarët e huaj paguanin taksa dhe dogana

* Martesa: - në rradhët e bujarisë feudale shqiptare ishte, në rradhë të parë, një akt politik, ajo synonte të forconte pozitën politike dhe ekonomike të familjes feudale si dhe të siguronte kalimin e zotërimeve të tyre te trashëgimtarët ligjorë, dhe kështu martesa e Skendërbeut me Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit, kishte për qëllim të forconte lidhjet midis këtyre dy familjeve të mëdha feudale, në luftë kundër Turqisë.

Në fushën e trashëgimisë njihej:

- Trashëgimia ligjore, dhe

- Trashëgimia testamentare.

3. E drejta kishtare (kanonike)

Zbatimi i kësaj të drejte realizohej nga klerikët, të cilët ushtronin kultin fetar si dhe funksione gjyqësore, penale e civile, për një kategori të caktuar çështjesh, njëlloj si në principatat feudale shqiptare.

* Në fushën e së drejtës penale në kompetencën e kishës ishte gjykimi i klerikëve për çdo vend të kryer si dhe gjykimi i laikëve për vepra penale që kishin të bënin me respektimin e kultit, dënimi i heretikëve, disa krime kundër martesës dhe familjes etj.

* E drejta kanonike romake njihte nocionin e krimit kundër fronit papal dhe si dënim kryesor për këtë krim ishte shpallje e fajtorit “i pabesë” dhe mallkimi i tij publik, pastaj si dënime plotësuese jepeshin:

- Ndalimi i shërbimeve fetare,

- Privimi nga të gjitha të drejtat,

- Konfiskimi i pronave tokësore të dhëna nga kisha,

- Ndalimi i rentës feudale etj.

4. E drejta zakonore shqiptare në shek. XV

* Krahas me të drejtën pozitive, të nxjerrë ose të sanksionuar nga pushteti qendror, në shtetin e Skendërbeut vepronte edhe e drejta zakonore shqiptare për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore.

- E drejta zakonore që ka vepruar në trevat e Kastriotëve (Mat, Krujë, Dibër) njihet deri në ditët tona si “Kanuni i Skëndërbeut”, me gjase ajo që ka vepruar në pjesën veriore dhe verilindore të Shqipërisë me afërsisht atje ku shtrihej edhe principata e Dukagjinëve, njihet me emrin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Për sa i përket gjakmarrjes, mund të themi se në shek. XV, në kushtet e luftës çlirimtare kundër Turqisë, u zëvendësuan tri norma të vjetra kanunore me tri të reja:

- “për një të mirë dy të kqinj”-- “si i miri dhe i keqi janë njësoj”,

- “gjaku shkon për fis”--- “gjaku shkon për gisht”,

- “gjaku ngel për faj”--- “gjaku nuk ngel për faj” etj.

Page 7: Histori Punimi