29

Click here to load reader

Punimi seminarik bankat qendrore

Embed Size (px)

DESCRIPTION

funsioni dhe organizimi i Bankes Qendrore te Kosoves,Shqiperise dhe Evropes

Citation preview

Page 1: Punimi seminarik   bankat qendrore

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULETETI JURIDIK

Punim seminarik:Banka Qendrore e Kosovës

Banka e Shqipërisë

Banka Qendrore Evropiane

Profesori: Studenti:

Korab Sejdiu Shyqri Hoxha

Prishtinë,më 12 maj 2011

1

Page 2: Punimi seminarik   bankat qendrore

2

Page 3: Punimi seminarik   bankat qendrore

Përmbajtja

I.Banka Qendrore e Kosovës----------------------------------------------------------3

Nocioni dhe karekteristikat -----------------------------------------------------------3

Mardhëniet me Kuvendin, Qeverinë dhe Shtetin---------------------------------4

Qeverisja dhe organizimi -------------------------------------------------------------5

Pasqyrat financiare dhe buxheti------------------------------------------------------6

Dispozitat e përgjithshme-----------------------------------------------------------6

II.Banka e Shqipërisë----------------------------------------------------------------7

Objektivat dhe karektaristikat -------------------------------------------------------7

Mardheniet e Bankës Shqiptare me shtetin shqiptar-----------------------------8

Emetimi I Monedhës-----------------------------------------------------------------9

Organizimi dhe Drejtimi-------------------------------------------------------------10

Konatbiliteti dhe pasqyrat financiare----------------------------------------------10

III.Banka Qendrore Evropiane------------------------------------------------------11

Nocioni dhe themielimi--------------------------------------------------------------11

Struktura organizative----------------------------------------------------------------11

Eurosistemi ----------------------------------------------------------------------------12

Objektivi I Eourosistemit------------------------------------------------------------13

Pavarësia e Bankës Qendrore Evropiane----------------------------------------14

Materiali I shfrytezuar----------------------------------------------------------------15

3

Page 4: Punimi seminarik   bankat qendrore

4

Page 5: Punimi seminarik   bankat qendrore

BANKA QENDRORE E KOSOVËS

NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT E BQK-SË

Me 27 korrik 2010 Kuvendi I Kosovës ka miratuar Ligjin nr.03/L-209 për “Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës pasardhëse Autoritetit Qendror të Kosovës, është subject jurdik public bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave të ligjit te lartecekur që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese. BQK-ja nuk regjistrohet ne librin e regjistrimeve te bizneseve

BQK-ja si subject juridik në bazë të nenit 3 të ligjiit per këtë institucion ka kompetencë të plotë, po ashtu ka edhe kompetencë të vecantë që:

1 Të hyjë në mardhënie kontraktore

2.Të ndërmmarrë procedura ligjore dhe të jetë subject I këtyre procedurave

3 Të fitoj, administrojë, mbajë dhe disponoj pronë të luajtshme dhe te paluajtshme

BQK-ja është institucion I pavarur ne kryerjen e detyrave te veta, pra me këtë nenkuptojmë që në cdo kohë duhet të respektohet pavarësia e këtij institucioni, nga cdokush qe mundohet që të ndikojë në anëtarët e organeve vendimarrëse apo personelit të BQK-së.Por, nga kjo pavarësi nuk duhet nenkuptuar qe BQK-ja nuk jep pergjegësi për punënën e vet, përkundrazi BQK-ja të paktën njëherë në vit, varësisht edhe prej nevojës raporton para Kuvendit të Republikës se Kosovës dhe para publikut në lidhje me realizimin e politikave dhe objektivave të saj.

BQK-ja si objektivat e saj I ka te parapara konkretisht ne nenit 7 te ligjit te lartcekur ku shpreshimisht percaktohen keto objektiva te cilat janë:

1.Që të nxisë dhe të mbajë një system financiar stabil, duke përfshirë një system të qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të pagesave.

2.Objekivi I dytë I cili I nënshtrohet objektivit parësor të saj është të kontribuoj në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të cmimeve vendore.

3.BQK-ja mbështet politikat e përgjitshme ekonomike të Qeverise së Kosovës.

5

Page 6: Punimi seminarik   bankat qendrore

4.Vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë,duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.

Për përmbushjen e këtyre objektivave parësore BQK-ja ka një varg detyrash per ti kryer ku do ti permbendim veq disa prej tyre ku percakohen ne nenin 8:

1. përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke përfshirëmbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e operacioneve të tregut,si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent;

2. rregullimin,licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare3. promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikasetë pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë;

4. sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë;

5. mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare;

Ndërkohë për ti realizuar qellimet e saja BQK-ja mund të hapë dhe të mbajë në librat e saj llogari të parave dhe letrave me vlerë për bankat dhe institucionet tjera financiare, bankat e huaja ,institucionet financiare nderkombëtare dhe sipas kërkesës qe I drejtohen mund te mbajë edhe për qeveritë e huaja,organizatat ndërkombëtare dhe organizatat donatore. Por, nuk mundet që të hapë dhe të mbaje ne librat e saj llogari për institucionet jo financiare dhe per personat fizik.

Banka Qendrore e Kosovës mundet që të veprojë edhe në tregjet finaciare me blerje, shitje,huadhenje ose huammarrje të të drejtave dhe te instrumenteve të tregtueshme si dhe metaleve të cmuara, por mundet edhe te kryej operacione kreditore me bankat dhe pjesmarrësit e tjerë të tregut që veprojnë në vendin tonë me huadhenie të mbështtur në kolateral adekuat. Këto veprime BQK-ja I bën për ti përmbushur objektivat dhe detyrat e veta qe I ka parashtruar para vetës.

MARRËDHËNIET ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, QEVERINË DHE SHTETIN

Përgjegjësia e Bankes Qendorore para Kuvendit të Republikës së Kosovës specifikohet në nenin 29 te ligjit per Banken Qendrore ku specifikisht thuhet “Guvernatori me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ose me nismën e vet, së paku një here në vit, dëgjohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe nga komisionet e tij për objektivat e Bankës Qendrore të :BQK-ja dhe ne te njejten kohe përgjegjësinë që ka ky isntitucion financiar karshi të zgjedhurve te popullit. Po ashtu BQK-ja ka raporte e nderlidhura edhe me ekzekutivin e vendit ku paraqitet si këshilltar financiar dhe agjent fiscal,ku për këtë raport bëhet fjalë edhe në nenin 30 te ligjit për BQK konkretshit janë keto dispozita:

1. Banka Qendrore vepron si bankier dhe si këshilltar financiar për Qeverinë.2. Banka Qendrore mund, për dhe në emër të Qeverisë, të pranojë huazime të jashtme, tëmenaxhojë dhe të administrojë borxhe të tilla, si dhe të shlyejë të drejtat dhe detyrimet financiare

6

Page 7: Punimi seminarik   bankat qendrore

të Shtetit ndaj palëve të jashtme.3. Banka Qendrore mund, sipas kushteve për të cilat do të merret vesh me Qeverinë, të veprojësi agjent fiskal për llogari të Qeverisë ose për agjenci tjetër publike të përcaktuar nga Qeveria.4. Banka Qendrore mund të operojë me regjistër të letrave me vlerë të emetuara nga Shteti.Edhe pse ekziston nje raport kaq I mirë në mes ekzekutivit të vendit dhe BQK-së,por ekziton nje nen (neni 33)ku I ndalohet kreditimi direct dhe indirect I institucioneve të vendit dhe cdo agjencie tjetër publike nga ana e BQK-së,,me përjashtim të kreditve brendaditore për të siguruar funksionimin e rregullt të pagesave.

QEVERISJA DHE ORGANIZIMI I BANKËS QENDRORE

Si cdo institucion tjetër që ka organet dhe sistemin e vetë organizativ, po ashtu edhe BQK-ja ka këtë strukturë organizative për kryerjen sa më efikase të detyrave dhe qellimeve të veta.Organet qendrore dhe vendimarrëse në strukturën organizative janë :

Bordi I Bankës Qendrore ku përbëhet nga Guvernatori,Drejtori I Pergjithshem I Thesarit dhe nga tre anëtarë joekzekutiv të cilët nuk janë anëtraë të personelit të BQK-së.Ky Bord ka nje hapsirë të madhe kompetencash ku ndër të tjera hyn miratimi I rregulloreve të BQK-se,mbikqyre zbatimin e politikave,permbushjen e detyrave,miraton buxhetin e BQK-së, emron zëvendësguvernatorët etj.

7

Page 8: Punimi seminarik   bankat qendrore

Bordi Ezekutiv përbëhet nga Guvernatori ku do të jetë kryesues, si dhe nga zëvendësguvernatorët dhe do të jetë i ngarkuar në zbatimin e politikave dhe operacioneve të BQK-së.Në kuadër të kompetencave të këtij bordi hyn edhe përcaktimi dhe miratimi ipolitikave për nxitjen dhe mbajtjen stabile të stistemit financiar dhe të një sistemi të sigurt të pagesave.

Guvernatori është organi I trëtë sipas hirarkisë së strukturës organizative dhe ai shërben si Kryeshef ekzekutiv I Bankës Qendrore I ngarkuar me operacionet e përditshme.Kompetencë dhe detyrë e Guvernatorit është zbatimi I politikave e BQK për ti realizuar objektivat e parashtruara, si dhe drejtimin dhe kontrollimin e administrimit të operacioneve të BQK-së

PASQYRAT FINANCIARE DHE BUXHETI

Raporti që më së shpeshti paraqitet ne mes të Bankës Qendrore dhe Kuvendit te Republikës së Kosovës vjen në shprehjë me rastin e raportimit të paqyrave financiare qe BQK-ja I bën brenda gjashte muajve nga mbyllja e vitit kalendarik financiar. BQK-ja ia dërgon Kuvendit dhe Ministrit nga një kopje të pasqyrave finaciare dhe një raport me operacionet dhe punët e BQK-së gjatë vitit financiar që sapo ka përfunduar posaqërisht në lidhje me objektivar e politikave të saj dhe ngjarjet që kanë ndikuar në ekonominë e vendit.

Në nenin 64 të ligjit për Bankën Qendrore është percaktuarkonkretisht procedura e miratimit të buxhetit BQK-së,ku konkretisht thuhet:

1. Banka Qendrore do të përgatisë buxhetin e saj vjetor , i cili do të miratohet nga Bordi i BankësQendrore, para fillimit të çdo viti financiar.2. Të gjitha të hyrat dhe të ardhurat e projektuara për t’u gjeneruar nga Banka Qendrore apo përt’iu dhënë Bankës Qendrore nga cilido burim bashkë me shpenzimet e projektuara, dukepërfshirë zhvlerësimin dhe provizionet për humbje, do të përfshihen në buxhetin vjetor.3. Buxheti vjetor i miratuar do t’i komunikohet për qëllim informimi Ministrit të Financave.4. Bordi Ekzekutiv do të miratojë urdhëresa të brendshme për zbatimin e buxhetit të BankësQendrore..

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Në nenin 65 percaktohen sakt instrumentet rregullative qe përdor BQK-ja për implementimin e detyrave dhe organizimin structural brenda institucionit.

1. Banka Qendrore do të ketë kompetencë të nxjerrë Rregullore, Udhëzime, dhe Urdhra ashtu sido të jetë e nevojshme për realizimin e detyrave që i janë besuar Bankës Qendrore me këtë ligjapo ndonjë ligj tjetër.2. Rregulloret dhe Udhëzimet e nxjerra nga Banka Qendrore do të kenë aplikim të përgjithshëm.Ato do të jenë të detyrueshme në tërësinë e tyre dhe drejtpërdrejt të aplikueshme.3. Një Urdhër i nxjerrë nga Banka Qendrore do të jetë i detyrueshëm për personin të cilit iadresohet.

8

Page 9: Punimi seminarik   bankat qendrore

4. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore do të miratojnë të gjitha instrumentet enevojshme rregullatore që kanë të bëjnë me çështjet brenda fushave përkatëse të kompetencëssë tyre.

BANKA E SHQIPËRISË

NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT

Banka e Shqipërisë u krijua gjatë procesit të tranzicionit me kalimin në sistemin bankar dynivelor, me krijimin e hapësireës së nevojshme ligjore për një bankë qendrore e cila u zyrtarizua me miratimin e ligjit nr .7559 për “Bankën e Shqipërisë” më 22 prill 1992.

Me ristrikturimin që u bë në sistemin bankar në Shqipëri u krijua sistemi bankar dynivelesh: në nivelin e parë u vendos Banka e Shqipërisë dhe në nivelin e dytë – bankat tjera që ushtrojnë veprimtari bankare në Repiblikën e Shqipërisë. Në këtë mënyrë ligji vendos Banken Qendrore ne majë të sistemit bankar dhe I ka dhënë kompetenca të tilla si hartimi I politikave të rëndësishme në sektorin monetar dhe bankar, si dhe marrja e vendimeve në funksion të zhvillimit të sistemit bankar në Repiblikën e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë është person juridik public dhe në bazë të autorizimeve që I ka nga ligji nr. 8269 , ushtron në mënyrë të pavarur veprimtarinë e vetë më qëlllim të arritjes së objektivave dhe qellimeve të veta. Pra , me këtë nënkuptojmë që cdo subjekt tjetër është I detyruar të respektojë këtë pavarësi të këtij institucioni. Mirëpo në bazë të nenit 2 të këtij ligji Banka e Shqipërise ka detyrim që ne nje interval kohor cdo gjashtë muaj të raportojë për punën e vet para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të MInistrave. Pra, Banka e Shqipërisë më konkretisht me këtë raport I tregon institucioneve vendore për realizimin e objektivave të saj në funksion të parimeve të vlerësimt të politikës monetare, kreditit dhe këmbimeve valutore.

Banka e Shqipërise si subjekt I së drejtës gëzon keto të drejta të cilat I janë garantuar në nenin 4 të ligjit për BSH-në, ku specifikohen këto të drejta:

1.të lidhë kontrata;2.të nxjerrë akte normative;3.të posedojë, të gëzojë, të disponojë, si dhe të blejë pasuri të luajtshme ose të paluajtshme që i shërbejnë veprimtarisë së saj;

9

Page 10: Punimi seminarik   bankat qendrore

4.të tregtojë letra me vlerë, të shpërndajë letra me vlerë për llogari të Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe të emetojë letra me vlerë për llogari të vet.

OBJEKTIVAT DHE DETYRAT

Banka e Shqipërisë I ka projektuar dhe I ka perpiluar objektivat e veta, ku mundohet qe ne kuadër të kornizave ligjore dhe me instrumente ligjore dhe financiare ti implementoje këto objektiva të cilat janë shprehur detaisht ne nenin 3 të ligjit nr. 8269

1.Objektivi kryesor I Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e çmimeve.

2.Banka e Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazën e tregut të brendshëm bankar, nxit dhe mbështet zhvillimin e regjimit dhe të sistemit të këmbimeve valutore, tregun e brendshëm financiar, sistemin e pagesave, si dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve monetare e kredituese, në mbështetje të stabilitetit dhe të zhvillimeve ekonomike të vendit.

3.Objektivat e tjerë të Bankës së Shqipërisë, të kushtëzuara nga objektivi kryesor I saj, duhet të nxisin ruajtjen e likuiditetit, aftësinë paguese dhe funksionimin normal të sistemit bankar të bazuar në parimet e tregut.

Po ashtu Banka e Shqipërisë I ka përcaktuar edhe detyrat e veta që I ka për qellim kryerjen sa më efikase të punës së saj ku shprehismisht thuhet ne nenin 3 të ligjit të lartcekur:

1.Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë në mënyrë të pavarur politikën monetare të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me objektivin e saj kryesor;2.Të hartojë, të miratojë dhe të zbatojë regjimin e këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë;3.Të licencojë ose të revokojë këtë licencë bankave dhe mbikëqyrë veprimtarinë e tyre bankare, me qëllim që të të sigurojë stabilitetin e sistemit bankar;4.Të disponojë dhe të administrojë rezervat e saj valutore;5.Të veprojë me cilësinë e bankierit, këshilltarit dhe të agjentit fiskal për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë;6.Të nxisë funksionimin normal të sistemit të pagesave.7.Të përdorë, në mënyrë të pavarur, instrumentet e politikës monetare për realizimin e objektivit kryesor dhe të objektivave të politikës monetare.

10

Page 11: Punimi seminarik   bankat qendrore

MARDHENIET E BANKËS SHQIPTARE ME SHTETIN SHQIPTAR

Banka Shqiptare si institucioni pavarur shtetror zhvillon mardhenie me institucionet tjera shtetrore të shtetit shqiptar. Këto raporte apo mardhenie janë të konceptuara si mardhenie partneriteti dhe jo si mardhenie varësie në mës të Bankës së Shqipëerise dhe Institucioneve të Repubikës së Shqipërisë konkretisht Qeverisë dhe Ministrisë së Financave. Banka e Shqipërisë si një ndër institucionet më të rëndësishme të administratës shtetrore të Republikës së Shqipërisë, për ti përmbushur me sukses funksionet, objektivat, të drejtat dhe detyrimet që I dalin nga kompetenca dhe përgjegjesite e percaktuara me dispozita kushtetuese dhe ligjore gëzon të drejtën që të bashkpunojë në mënyrë active me organet e tjera të larta të shtetit shqiptar, kryesisht me pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

Banka e Shqipërise mardheniet dhe raportet që I ka me shtetin shqiptar më së miri I shpreh në atë se ka të drejtë që shtetin shqiptar t’a përfaqesojë në të gjitha mardheniet dhe veprimtaritë bankare me shtetet, bankat dhe institucionet e huaja, Po ashtu, ka të drejtë që të veprojë si agjente fiscal për llogari dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ndërkaq rroli më thelbesor dhe më I rendesishem karshi shtetit është se Banka Qendrore nëpërmjet sistemit bankar kryen funksionin e arkës së buxhetit të shtetit.

EMETIMI I MONEDHËS

Karkteristikë thelbësore dhe dalluese e Bankave Qendrore te shteteve (konkretisht e shtetit shqiptar) karshi bankave tjera të nivelit të dytë është shtypja dhe emetimi I monedhave dhe kartmonedhave shtetrore. Këtë funksion Banka e Shqipërisëe ka të garantuar dhe të sanksionuar në nenin 161 në paragrafin e parë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku shprehimisht thuhet “Ajo (Banka e Shqipërisë) ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare…”

Në nenin 33 të ligjit për Bankën e Shqipërisë percaktohet se njesia monetare ne Republikën e Shqipërise është “Leku”. Pra , në këtë nen konkretizohet dispozita kushtetuese për te drejtën e emitimit, ku autorizohet Banka e Shqipërise për emitimin ekskluziv dhe si emituese e vetme e monedhes dhe kartmonedhes kombëtare qe ka kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu Banka e Shqipërisë ka për obligim dhe në të njejtën kohë autorizim dhe competence kushtetuese dhe ligjore që të përcaktojë format , masat, peshat, modelin dhe karakteristikat e tjera te monedhave dhe kartmonedhave metalike shqiptare, si dhe sasinë dhe procedurat e eksport-importit të kartmonedhes.

Banka e Shqipërise ka për obligim sipas nenit 36 të ligjit të përmendur që të harton planet e emetimit dhe te siguron furnizimin e rregullt të tregut me kartmonedha dhe monedha metalike për të plotësuar kërkesat e e konomise për para.

11

Page 12: Punimi seminarik   bankat qendrore

Banka e Shqipërisë e ka obligim ligjor për të sigurar ruajtjen dhe mbajtjen ne vende të sigurta të kartmonedhave dhe monedhave metalike të emetuara. Njekohesisht ka për detyrë të ruajë ose t’I asgjësojë pllakat dhe stampat e monedhave metalike dhe kartmonedhave që hiqen nga qarkullimi.

ORGANIZIMI DHE DREJTIMI

Në nenin 41 te ligjit për Bankën e Shqipërisë përcaktohet sakt organizimi dhe drejtimi I Bankës së Shqipërisë ku shprehimisht thuhet: “Banka e Shqipërisë organizohet, drejtohet dhe kryen veprimtarinë e saj nëpërmjet Këshillit Mbikqyrës, administratorëve, që janë guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorët, si dhe personeli tjetër sic percaktohet në këtë ligj”.

Këshilli Mbikqyrës është organi më I lartë vendimarrës dhe mbikqyrës I politikave, I administrimit dhe operacioneve të Bankës së Shqiperisë. Këshilli për ta pasur në kontroll punën dh e veprimtarinë që e realizon Banka e Shqipërisë duhet të vlerësojë në mënyrë periodike situatën ekonomike, duke përfshirë politikën monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore. Këshilli Mbikqyres ka përbërje prej nënte anëtraësh, ku Guvernatori eshte edhe kryetar I Këshillit, zëvendësguvernatorët janë po ashtu anetarë të Këshillit dhe po ashtu gjashtë anëtarë të tjerë.

Guvernatori vepron si drejtor I përgjithshëm ekzekutiv I Bankës së Shqipërisë. Ai përgjigjet për hartimin dhe paraqitjen në Këshillin Mbikqyrës të politikës monetare, të kreditit ,të këmbimeve valutore si dhe të politikave tjera. Po ashtu Guvernatori zbaton vendimet e marrura nga Këshilli Mbikqyres duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore.

KONTABILITETI DHE RAPORTIMET E BANKËS SË SHQIPËRISË

Banka e Shqipërisë duhet të mbajë kontabilitetin, bilancet apo raportimet e saja në përputhje me standartet ndërkombëtare si dhe me parimet përgjithsisht të pranuara të kontabilitetit dhe me legjislacionin shqiptarë në fuqi. Është obligim ligjor I Bankes Shqiptare që të këtë një transaprencë maksimale në lidhje me këto raporte finaciare, të publikojë edhe opinionin e kontrollorëve, si dhe publikimet periodike të tyre.

Banka Shqipërisë mban, në përputhje me ligjin “Për Kontabilitetin” dhe standartet ndërkombëtare, llogari dhe regjistra që në cdo kohë duhet të pasqyrojë në mënyrë të saktë gjendjen financiare të Bankës së Shqipërisë.

12

Page 13: Punimi seminarik   bankat qendrore

Në nenin 69 të ligjit nr. 8269 , Bankës së Shqipërisë I specifikohet se duhet të përgatit raportin dhe llogaritë financiare në fund të cdo viti financiar. Ato I paraqiten Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të MInistrave nga Guvernatori I Bankës së Shqipërisë jo më vonë se tre muaj nga përfundimi I vitit financiar. Pasqyrat financiare japin informacion për gjendjen financiare, performancën dhe ndryshimin e gjendjes financiare të Bankës së Shqipërisë. Zakonisht, pasqyrat financiare vihen në dispozicion ose publikohen jo më pak se një here në vit dhe janë objekt i raportit të kontrollorit.

BANKA QENDRORE EVROPIANE

NOCIONI DHE THEMELIMI

Banka Qendrore Evropiane është themeluar më 1 qershor 1998 dhe mban epitetin si një nga bankat më të reja në botë. Kjo bankë themelimin e vet e mbeshtet në Traktaatin e themelimit të Komunitetit Evropian.

Banka Qendrore Evropiane bazën e vet e ka në Frankfurt të Gjermanisë. Në këtë institucion bankar punojnë rreth 1000 persona që te gjithe te rekrutuar në mënyre propercionale nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe në bashkpunim me stafin e bankave qendrore të cdo vendi anëtar punojnë për impementimin e vendimeve të organeve vendimarrësë të Bankës Qendrore Evropiane.

STRUKTURA ORGANIZATIVE E BANKËS QENDRORE EVROPIANE

Banka Qendrore Evropiane drejtohet nga kjo hierarki organesh:

Këshilli Drejtues – ky Këshill është organi më I lartë vendimarrës I Bankës Qendrore Evropiane. Përbehet nga gjashtë anëtarë të Bordit Ekzekutiv dhe nga dymbëdhjetë guvernatorë të Bankave Qendrore të Eurozonës. Si Këshilli Drejtues ashtu edhe Bordi Ekzekutiv drejtohet nga Presidenti I Bankës Qendrore Evropiane.

Detyra kryesore e Këshillit Drejtues është formulimi I politikës monetare të Eurozonës.Në veçanti, ai ka fuqinë të përcaktojë normat e interesit me të cilat bankat tregtare

13

Page 14: Punimi seminarik   bankat qendrore

të secilit prej vendeve të Eurozonës, mund të sigurojnë likuiditet nga banka qendrore e tyre. Kështu, Këshilli Drejtues në mënyrë indirekte ndikon mbi normat e interesit në ekonominë e Eurozonës.

Bordi Ekzekutiv - i Bankës Qendrore Evropiane përbëhet nga Presidenti, Zëvendëspresidenti dhe katër anëtarë të tjerë. Ata zgjidhen me marrëveshje nga kryetarët e 12 shteteve, anëtare të Eurozonës. Bordi Ekzekutiv është përgjegjës për implementimin e politikës monetare sipas udhëzimeve të Këshillit Drejtues dhe në funksion të kësaj detyre ai u jep instruksionet e nevojshme bankave qendrore të 12 vendeve. Gjithashtu, ai përgatit takimet e Këshillit Drejtues dhe administron punën e përditshme të Bankës Qendrore Evropiane.

Këshilli I Përgjthshëm – përbëhet nga Presidenti, Zëvendëspresidenti dhe guvernatorët e 15 bankave qendrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Këshilli I Përgjithshëm kontribuon në funksionet këshilluese dhe koordinuese të Bankës Qendrore Evropiane dhe në përgatitjet për zgjerimin e Eurozonës. Njësitë organizative të Bankës Qendrore Evropianejanë të ndara në Direktorate të Përgjithshme dhe Direktorate, të cilat janë të varura nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv.

EUROSISTEMI

Dymbëdhjetë bankat qendrore të Eurozonës së bashku me Bankën Qendrore Evropiane përbëjnë atë që njihet si Eurosistemi. Ky term u zgjodh nga Këshilli Drejtues për të bërë dallimin me termin Sistemi Evropian I Bankave Qendrore (ESCB). Ky I fundit është krijuar mbi bazën e Traktatit për themelimin e Komunitetit Evropian dhe përbëhet nga Banka Qendrore Evropiane dhe 15 bankat qendrore të vendeve anëtare në Bashkimit Evropian . Përsa kohë që ka ende vende anëtare të Bashkimit Evropian, por jo të Eurozonës, si Danimarka, Suedia dhe Britania e Madhe, dallimi midis Eurosistemit dheSistemit Evropian të Bankave Qendrore është I nevojshëm. Drejtimi I Eurosistemit kryhet nëpërmjet organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropiane.Vendimet merren nga Këshilli Drejtues dhe Bordi Ekzekutiv, ndërsa Këshilli i Përgjithshëm kryen vetëm funksionin e këshilltarit në Eurosistem. Kjo sepse, siç u përmend më sipër, ai përfshin edhe përfaqësuesit e tre bankave qendrore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por që nuk ndodhen në Eurozonë. Këto tre shtete kanë monedhat e tyre kombëtare dhe ndjekin politika të pavarura monetare. Vendimet e politikës monetare që Banka Qendrore Evropiane merr në lidhje me Eurosistemin, transmetohen në ekonomitë e vendeve të Eurozonës nëpërmjet sistemit bankar të secilit prej këtyre vendeve. Rreth 8,000 institucione krediti (banka tregtare, banka kursimi dheinstitucione të tjera financiare) në 12 vendet e Eurozonës shërbejnë si kanale për transaksionet e politikës monetare, të cilat synojnë të rregullojnë nivelin e likuiditetit në Eurozonë. Është e natyrshme që zhvillimet e sektorit bankar në Eurozonë të monitorohennga afër nga Eurosistemi, sikurse parashikohet në Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian. Megjithatë, përgjegjësia direkte për mbikëqyrjen bankare qëndron mbi autoritetet kombëtare.

14

Page 15: Punimi seminarik   bankat qendrore

FUNKSIONET KRYESORE TË EUROSISTEMIT JANË:• formulimi dhe zbatimi i politikës monetare për Eurozonën;• kryerja e operacioneve në tregun e këmbimit valutor dhe ruajtjae administrimi i rezervave valutore zyrtare për vendet eEurozonës;• emetimi i kartëmonedhave euro; dhe• mbështetja për funksionimin e duhur të sistemit të pagesave.

FUNKSIONE TË TJERA JANË:• të mbledhë informacionin e nevojshëm statistikor nga autoritetetkombëtare dhe nga agjentët ekonomikë, si për shembull ngainstitucionet financiare;• të mbikëqyrë zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar; dhe• të përkrahë shkëmbimin e informacionit midis Sistemit Evropiantë Bankave Qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të çdo vendi.

OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT -STABILITETI I ÇMIMEVE.

Objektivi i pare I Eurosistemit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në Eurozonë, duke mbrojtur fuqinë blerëse të monedhës euro. Sigurimi I stabilitetit të çmimeve është kontributi më i rëndësishëm që mund të jape politika monetare në arritjen e një mjedisi të favorshëm ekonomik me një nivel të lartë punësimi. Si inflacioni, ashtu edhe deflacioni mund të jenë të kushtueshëm për popullsinë në aspektin social dhe në atë ekonomik. Pa cënuar objektivin primar të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, Eurosistemi mbështet edhepolitika të përgjithshme ekonomike të zbatueshme në Komunitetin Evropian. Si pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, ai vepron në përputhje me parimet e një ekonomie të hapur sikurse përcaktohet në Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian.Me qëllim që të jetë më e lehtë për publikun, të vlerësojë suksesin e politikës monetare të Eurozonës, Banka Qendrore Evropiane ka shpallur më konkretisht objektivin kryesor të saj. Stabiliteti i çmimeve është përcaktuar si rritje vjetore prej më pak se 2 për qind e çmimeve të konsumit. Dihet se në periudha afatshkurtra, çmimet nuk kontrollohen nga politika monetaremeqenëse duhet kohë që ndryshimet në politikën monetare të japin ndikimin e vet në çmime. Në periudha afatshkurtra, çmimet përcaktohen nga faktorë të tjerësi ndryshime në çmimet e lëndëve të para ose ndryshime në nivelin e taksave për mallra. Kështu, qëllimi është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në periudha afatmesme dhe afatgjata. Luhatje t sezonale dhe efekte të tjera për periudha shumë të shkurtra nuk duhet të konsiderohen si shmangie nga objektivi i stabilitetit të çmimeve.

PAVARËSIA E BANKËS QENDRORE EVROPIANE

15

Page 16: Punimi seminarik   bankat qendrore

Pavarësia është një element jetësor për suksesin e çdo banke qendrore. Në përputhje me Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian, Eurosistemi gëzon pavarësi të plotë nëZbatimin e funksioneve të veta: as Banka Qendrore Evropiane, as bankat qendrore kombëtare të Eurosistemit, as edhe ndonjë anëtar i organeve vendimmarrëse të tyre nuk kërkon apo merr udhëzime nga të tjerë. Institucionet e Komunitetit Evropian dhe qeveritë e shteteve anëtare janë të detyruara ta respektojnë këtë parim dhe nuk duhet të përpiqen të ndikojnë anëtarët e organeve vendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropiane apo të bankave qendrore kombëtare.Eurosistemi ka në dispozicion të gjitha instrumentet dhe kompetencat e nevojshme për të ndjekur një politikë monetare efikase. Ai nuk mund të ofrojë hua për subjektet e Komunitetit Evropian apo për institucionet qeveritare të vendeve anëtare. Ky kufizim e mbron atë nga ndikimet politike. Për më tepër, Banka Qendrore Evropiane ka buxhetine saj, të pavarur nga Komuniteti Evropian dhe kjo e veçon atë nga interesat financiarë të Komunitetit.Kapitali I Bankës Qendrore Evropiane nuk vjen nga Komuniteti Evropian, por është i paguar nga bankat qendrore të vendeve të Bashkimit Evropian. Ajo çka përcakton kuotën e kapitalit për çdo bankë qendrore është përqindja që zë PBB-ja dhe popullsia e vendit të saj në Komunitet.

16

Page 17: Punimi seminarik   bankat qendrore

Materiaili I shfrytëzuar:

Për Bankën Qendrore të Kosovës materiali u shfrytezua nga:Kushtetuta e Kosovës Ligji Nr.03\L-209Ëebfaqja zyrtare e BQK-se

Për Bankën e Shqipërisë Materilai u shfrytëzua nga:Kushtetuta e Republikës së ShqipërisëLigji nr . nr 7559Ligji nr. nr. 8269Komentari I ligjit nr. 8269Ëebfaqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë

Për Banken Qendrore Evropiane materiali u shfrytëzua nga:Materiali I Botuar nga Banka e Shqipërisë “Banka Qendrore Evropiane”Ëebfaqja zyrtare e Bankës Qendrore Evropiane

17

Page 18: Punimi seminarik   bankat qendrore

18

Page 19: Punimi seminarik   bankat qendrore

19

Page 20: Punimi seminarik   bankat qendrore

.

20