79
Kostaq Duka Hoteli i fantazmave 2 3 KOSTAQ DUKA Hoteli i fantazmave - Thërrime jete në prozë Globus R. Kostaq Duka Hoteli i fantazmave

Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave2 3

KOSTAQ DUKA

Hoteli i fantazmave -

Thërrime jete në prozë

Globus R.

Kostaq Duka

Hoteli i fantazmave

Page 2: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave4 5

Art grafik: Globus R.Copyright: Autori, 2010ISBN: 978-99956-

Ballina: Dy piktura nga Van Gogh. Me kafenë, familjarët, miqtë ndajnë një bisedë, njëkujtim, një mbresë që koha, sa më shumë ikën, aq më shumë ijep shkëlqim.

Duke shijuar një kafe, dua edhe unë  me ju, lexues, tëndaj këto thërrime jete. Po i quaj kështu se të tilla janë, copëza,tregime te shkurtëra.

Në fillim i mbaja në xhepat e mij të kujtesës. Pastajguxova e i nxorra në dritë.

Mua më pëlqejnë - më thotë një ditë miku im nga NjuJorku, poeti e prozatori Agim Bacelli. Mos i ler këto thërrimetë thërrmohen më tej. Hidhi në letër.

Shkrimtari nga Florida, Thani Naqo dhe shkrimtariAleko Likaj, në Francë, shkuan më tej, duke më këshilluar tëndërtoj një mozaik të tërë me këto thërrime, pse jo edhe njëgodinë shumëkatëshe në prozë të gjatë.

Por…unë këtë ia kam lënë kohës. Për ju i solla si tëtilla, thërrime në prozë.    AUTORI

DY FJALË

Page 3: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave6 7

Nga ditari në shtëpinë e pleqve

Për botimin e këtij librisponsorizuan

Daena dhe Dorian Duka

http://www.daenaworldwide.com/

Page 4: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave8 9

A lejohet këtu dashuria?!

S’kishte as dy ditë që kishte ardhur,mysafir i ri në shtëpinëe pleqve. Fotografia e tij, një fytyrë e gjërë, e shëndetëshme,tërë tul e buzëqeshje së bashku me të së bijës,  e dilpomuarper psikologji, binin në sy në këndin e mirëpritjes së të ardhurverishtas. U vendos në një apartament  me dy dhoma gjumi, dybanjo e sallon të gjerë pritjeje. Gjithë pajisjet  i solli të reja,kolltukë, divanë, pasqyra  kristali të vendosura në mur nëkorniza druri me gdhëndje dekorative, piktura ku binin në sypejsazhet e motivet lirike të dashurisë. Fotografinë e së shoqes,vdekur shumë kohë më parë, dikur miss  Virxhinia,  e vendosi në mes mbi tavolinën e madhe, të rëndë, vezake. Kompjuteri,ku ulej here pas here e bija e bënte kërkime në internet dhetelevizori mbi faqe muri ishin të fjalës së fundit….

Dukej i kënaqur me mjedisin e krijuar në apartamentin etij diku në qoshe të katit të pestë por edhe me mjedisinmikpritës, joshës të kësaj qëndre shlodhëse e përtëritëse tëmoshës në perëndim…I veshur me nje kostum veror të bardhëdhe kepucë të çelura, bojë mjalti,me një pamje të një personitë kënaqur nga jeta, zbriste nga ashensori tok me të bijën, ecila duke qënë si i jati e shëndoshë, në ecje lëkundej si një

Page 5: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave10 11

patë. Ajo gati përditë ndrronte fustanet, përgjithësisht të gjeradhe gjithë ngjyra pranvere si dhe çantën  e dorës. Të dukeshinsi motër e vëlla edhe pse ai ishte rreth 85 vjeç dhe ajo 53 vjeç.

Shumë shpejt u bënë të njohur me të gjithë, burra e gra.Nuk linin veprimtari pa marrë pjesë, në bingo, lojëra me letra,në vallzimet  e së shtunës, ditëlindjet e muajit, (festaditëlindjesh të përbashkëta për ata që kanë lindur në një muaj),në daljet jashtë godinës, ndjekje koncertesh në Chicago,ekspozita të artit figurativ, darkime në restorante me famë etj,etj….Kur mbrinte autobuzi  pas këtyre ecejakeve, që sigurisht janë me harxhime të mëdha të hollash, ai gjithë gjallëri, e gazlevendi merrte persipër rolin e ndihmësit kryesor për lehtësimine zbritjes së gjithë të moshuarve.

Dhe ja në këto lëvizje brenda dhe jashtë godinës, një tjetëru bë bashkëshoqëruese. E kjo ishte një grua shtatvogël, e veshurthjesht, me ca flokë  të hirtë, të prera shkurt me hijeshi.Këpucëte saj të lehta, ngjyrë bezhë, harmonizoheshin me fundin ngjyrëkafe e trikon prej deveje ngjyrë mjalti. Shikimi i saj ishte paki përhumbur por i ëmbël dhe i tejngopur me mirësi. Edhe pseajo kishte kohë që jetonte në këtë mjedis,  përgjithësishtqëndronte e vetmuar. Rrallë e shihje të shkëmbënte dy fjalëme dikë. Por kur shkëmbeheshe rastësisht në ecje e sipërs’harronte të të buzëqeshte edhe pse nuk ishe në gjëndje tëshpjegoje nëse kjo buzëqeshje shprehte gjëndje gëzimi apotrishtimi.

Çuditërisht ,me sa duket, mysafiri i ri diti të gjejë gjuhënme të.Dhe ajo dukej paksa ndryshe pranë tij. Njëherë vura rese pasi mysafiri, me një zë të lartë, me kembë e duar, tregoidiçka për të qeshur ajo s’u përmbajt, shpërtheu në një të qeshurtë çiltër, me zë gati fëminor sa pleq të tjerë të ulur në kolltuqetpranë kthyen kokën me një vështrim sa qortues aq dhe tëhabitur, sa mësuan nga vinte e qeshura.

Përtëritja gjallëruese e saj ranë në sy dhe nisën të bëheshin

diçka e zakonshme duke lënë tej, diku në kujtesë mbylljen esaj në vetvete dhe mërzinë  e pakuptueshme. Cila ishte magjiaqë përdori mysafiri, ky burrë  trupmadh e me energji tëjashtëzakonshme, tejkaluese për moshën e tij?! Por me sa dukejedhe kjo qënie e vogel e brishtë e melankolike po linte gjurmëedhe në vetë sjelljen e mysafirit. Ai ishte paksa më i përmbajtur,jo dhe aq zhurmëmadh dhe më i sjellshëm ndaj të gjithëve.

Një ditë ishin të dy, jo si zakonisht shoqëruar nga vajza.Ishte dita e bingos së madhe. Duke shkuar për në sallë ecninngadalë, pa fjalë, me një qeshje të ëmbël nderë në gjithë fytyrën.Ishin kapur dorë për dore……Nënqesha, pa të keq kur i vurare. Miku i ri sa erdhi e gjeti të dashurën.-thashë me vete.Konstatimi  im do të vërtetohej menjëherë pas bingos.M’u deshpër punë pune të qëndroja pak çaste në sportelin në hyrje tëgodinës ku me shërbim ishtë infermjerja Elisabeta , që humorine krijonte dhe pa shkak atëhere kur i mungonte. Ishte prej viteshe ndarë nga burri. Këtë fakt ajo s’e pranonte si fatkeqësi,përkundrazi mundohej të krijonte përshtypjen se me ndarjenishte më e lumtur, më e lirë në përzgjedhje, më pasionante nëdashuri. Sa do të largohesha kur në sportel u shfaq mysafiri.Në shpinë të tij në kolltukun e qoshes së hollit ishte ulurmikesha e tij me vështrim të përqëndruar nga sporteli.

-Mund të më kushtoni dy minuta bisedë, për një çështjedelikate, serioze? – i tha Elisabetës.

Ajo, hoqi syzet që më shumë se për lexim i përdorte përmodë. I dashuri i fundit i thosh gjithnjë se ato e bëjnë më tëbrishtë dhe më të vogël në moshë.

-Mund të flisni pa ndrojtje,- i tha mysafirit dhe shikoi këtejnga unë me gjestin kuptimplotë, çfarë është kjo çështje delikateqë mund të shqetësojë këtë burrë trupmadh, të kamur  e tërëshëndet?

-Dua të di saktë, se nuk dua të bëj gabim……A lejohet nëkëtë komunitet dashuria? Dua të them, a e përmban rregullorja

Page 6: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave12 13

e përcaktuar me ligj, politika e marrëdhënieve mes njerëzveqë janë të moshuar …

-Ju thoni a lejohet dashuria?!- Tha gati me zë të lartëinfermiere Elisabeta duke e shoqëruar këtë me nuance habiesikur burri trupmadh të kishtë pyetur : a shiten ketu bileta përnë Mars?! Burri po bëhëj gati të thosh diçka tjetër porinfermierja vazhdoi. Jo vetëm lejohet por edhe stimulohet. Jujeni i ri këtu. Por shumë shpejt do të njiheni me çiftet e tëdashuruarve rishtas. Nëse zyrtarisht  festohet kudo vetëm ShënValentini, këtu në fillim vjeshte ka një mbrëmje speciale“Vallzim nën yjet” kushtuar të dashuruarve. Por nuk mungojnëdhe ceremonitë e mrekullueshme të martesave…..

-Burrit i shndrriti fytyra.Tha, faleminderit e gjithë kënaqësiu drejtua nga mikesha e vet trupvogël i paduruar për të dhënënjoftimin e gëzuar.

Pas kësaj, çifti e “shpalli” hapur dashurinë. E bënë si pronëtë tyre kolltukun dysh në një kënd të qetë. Dhe të tjerët“miratuan” këtë përvetësim, të “pronës publike”. Edhe kur nëndonjë rast e gjenin bosh nuk uleshin me mendimin: “është i tyre, ata do të vinë”. Çuditërisht mysafiri tani që dashuria epërfshiu në gjithë qënien e vet nga hokatar e fjalë shumë u bëmë i përmbajtur. Vetëm në ndonjë rast, jashtë pranisë  të sëdashurës mund ta shihje si dikur, promotor të “zhurmës”.Nëçastet “kulmore” të prehjes në varkën ëndërrimtare të dashurisë,aty në kolltukun dysh ai në pëllëmbën e tultë si brumë i ardhur,i grunjtë, mbante dorën e saj të vogël, delikate si prejadoleshenteje. Kokën e nderte mbi shpinën e kolltukut anuarpaksa drejt saj. Qëndronte me sytë mbyllur. Mbi fytyrën eshëndetëshme, të ndritshme i hapej tej e tej  një qeshje lumturiee medituese. Mikesha e vogel, e lumturuar herë, herë i hidhtenjë shikim përdëllues. Më pas e tretëte shikimin diku tej nëdrejtim të papërcaktuar.

Ndryshuan orarin e veprimeve, per shkuarjen pa praninë e

të tjerëve në mjediset ekzotike të pishinës, ku pejsazhet murale,stolat e drujtë e anekset e tjera sjellin imitacione dehëse ngaishujt Haëaii. Gjatë verës po dorë për dore bënin shëtitjenpërtëritëse në mjediset e jashtëme gjithë gjelbërim e luleshumëngjyrëshe. Edhe jashtë e bënë të tyre një stol të drunjtëtek këndi i intimiteteve, i ashtuquajtur gazebo, një vend menjë platformë të ngritur, në formë rrethi, të drunjtë me dy tretavolina po të drunjta,me karrige me thupra të mbuluar medërrasa të hirta. Prej këtu shikon tej lëvizjen e makinave nërrugët që kryqëzojnë njëra tjetren. I tërë ky mjedis është izbukuruar me lule dhe pemë të ulta dekorative.

Por….pa u mbyllur ende vera, një mbrëmje pas mesnatemakina e urgjencës  “rrëmbeu” me padurimin për shpëtimin ejetës, të ëmblën, trupvogël. Mysafiri, krejt i verdhë në fytyrë eshoqëroi deri në këmbë të makinës. Për gati dy javë ajo qëndroinë spital. Kur u kthye nuk eci më këmbë. Stërmbesa një vajzëe gjatë, rreth njëzet vjet, me flokë të shtrirë derdhur supeveshtynte  karrocën e saj. Ai kishte mbi gjysmë ore që e pristebashkë me vajzën. Kur karroca kaloi derën e madhe të hyrjesai gati rendi ta takonte. Përkuli trupin e gjatë e të shëndoshënë ngutje për ta përqafuar. “Mirëseardhe…..të prisnim  mepadurim të na vije….” Edhe pse e zbehtë sytë e saj lëshuan njëreze përmallimi. Në apartamentin e saj u vendos nje vajzëfilipineze e cila i shërbente për 24 orë resht duke u kujdesurposaçërisht për shëndetin e saj. Ishte ajo që e merrte dhe eçonte në restorant dhe mjedise të tjera apo në  shëtitjet jashtënë natyrë. Në këto shëtitje bashkohej dhe ai me të bijën.Dukeecur ngadalë pranë karrocës në pëllëmbën e tij shtrëngontedorën e saj. Më pas ecejaket e saj u rralluan duke shkuar drejtshuarjes. Në muajin gusht doli në natyrë dy tre herë. Dhe nëfillim të shtatorit përsëri makina e urgjencës e çoi në spital.Ky largim ishte përfundimtar. Vdiq pas dy tre ditësh. Kur umësua se ajo kishte gati tre vjet me sëmundjen e kancerit

Page 7: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave14 15

shumëkush shpjegoi dhe shkakun e mbylljes së saj në vetveteduke qënë krejt e rrobëruar nga trishtimi. Ishte vetëm mysafiri,i porsardhuri , që  me dashurinë e tij përtëriti buzëqeshjen efundit të saj.

xxx

Kaluan rreth katër vjet nga ikja e trupvoglës, gruas sëëmbël. Në sallën e madhe të restorant” Kristalit” zhvillohejmbrëmja e festimit të ditëlindjes së të gjithë residentëve qëkishin lindur në të njëjtin muaj. Diku në tavolinën speciale, kuqëndronin ata që kishin ditëlindje, vura re burrin trupmadh sëbashku me të bijën. Ishte veshur me nje kostum të shndritshëm, të zi dhe një kravatë të kuqe. Dukej i emocionuar. E bija nëanë të saj kishte vendosur  një tullumbace shumngjyrëshe kushkruhej”Gëzuar 90-vjetorin babai im i dashur”.

-Çohu më këmbë- i tha të jatit- Pas 100 vjeçarëve të muajitu tha të ngrihen ata që mbushën 90-vjeç. Ai u çua automatikishtsi me urdhër. Salla shpërtheu në duartrokitje me urimin: “Gëzuar!”.Por ai shihte larg, shumë larg… Çdo ditë e çdo ditënë ato takimet e ngrohta në stolin dysh, apo në shëtitjetmedituese ai i thosh asaj :”90- vjetorin tim do ta festojmë naLas-Vegas”. Kurse unë tek ndiqja ceremoninë së toku meinfermiere Elisabetën kujtova me nënqeshje të hidhur atë ditëkur ai erdhi në sportel e pyeti :” A lejohet në këtë komunitetdashuria?”

Mars, 2009

Kafja e mëngjesit

E kishin bërë si “rregull” duke shkelur rregullin të pininkafen para kohe..Restoranti për mëngjes hapej në ora tetë. Atatë dy zbrisnin, njëri nga kati i shtatë dhe tjetri nga kati i katërt,në ora 7.00. Të dy, njëri i shkurtër,trashaluq , me këmbë pakëstë deformuara, dhe me vështirësi në ecje, tjetri i gjatë, me njëzë të trashë, sy të zinj,  të mëdhenj,  shprehës, të lëngëzuar siprej të riu.I shkurti i kish kaluar 85 vjet, ndërsa i gjati ishte atytek 77-ta.  I shkurti sillte me vete gazeta dhe bëhej buriminformacioni për tjetrin. Bisedonin me gjallëri sa tërhiqninvëmendjen e të tjerëve. Kafja u vinte e freskët nga vetëkuzhinieri….Por një ditë pas lutjes së tyre në këtë lojë të kafeshyra unë… Pa dëmtuar punën u ktheva  në një kamarier eksprespër ta…Ndonjëherë ulesha dhe pranë tyre. Veç ti shikoje dymiqtë e mij si gjallëroheshin kur vinin kamarieret e restorantitapo punonjëset e pastrimit! Si djem çapkënë  u hidhnin romuzeherë në anglisht, herë në spanjisht apo në shqip…Qeshnin tëdy me një kënaqësi që u ndritëte fytyrën…

Po, ata ishin vetëm dy….Por….Një ditë  trashaluqi zbritivetëm.Ishte pa humor . Ku është tjetri? - e pyeta.

-Në spital. Ka problem me veshkat.

Page 8: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave16 17

Pas dy javësh përsëri u bënë dy.Por…fytyra e të gjatit ishtee zbehtë. Solla vetëm një kafe për të shkurtin, të gjatit ngamjeku i spitalit i ishte ndaluar kafja. S’e ngritën kokën farekur kaluan me zëra gazmore kamarieret.

Disa mëngjese rradhë nuk u dukën që të dy në orën 7-të…..Shpjegimin e gjeta në këndin e lajmërimit për shërbimefunerale. Nga fotografia më “buzëqeshte” i gjati.

Mëngjesin e parë që u rishfaq i vetëm për kafe , tek u ultek kolltuku i përhershëm, burri i shkurtër tek fliste me mua,duke rrufisur kafen e zezë amerikane, shqeto pa sheqer, bënteç’bënte e kokën me pak qime thinjoshe e kthente në kolltukupranë ku ulej 77 vjeçari.Kujtimi e malli e trazontepor…ngulmonte të heshtëte....Dhe  duke zbatuar rregullinabsolut ndonse të pashkruar në këtë shtëpi pleqsh, për ta parëvdekjen si diçka të zakonshme që vjen , merr dikë e ikën pazhurmë,  ai s’do të fliste sikur të mos e pyesja unë gati papritur:A nuk iku shpejt?! Vetëm 77 vjeç…

-Të dy veshkat nuk i punonin më....kishte vite që vuante.-La njerëz të afërm?-Jo .Ishte krejt i vetmuar.Disa të afërm , kushërinj të dytë

i ka në Gjermani. Këtu pas lufte me shkatërrimin e Gjermanisëerdhi djalë fare i ri. I’u fut punës me inat e ngriti një biznes përmontimin e ngrohësave dhe kondicionerëve. U martua treherë…S’i ecte me gratë. Me më të fundit u nda para se tembushte 70 vjeç. Me asnjë nuk pati fëmijë. Ishte aq i dashurdhe aq njeri i mirë….

Kaq tha për mikun e vet e më  s’e hapi bisedën për të gjatëmëngjeseve për kafe. Brenda mundësive nisa ta shoqëroja  gjatëpirjes së kafes.  Dhe fjalë pas fjalë mësova diçka për të. Ishteas pesë vjeç kur erdhi 80 vjet më parë tok me prindërit ngaItalia. Babai i shkathët e punëtor bëri si bëri dhe e çeli njëberberanë të stilit Italian diku në periferi  të Chicagos. Nukfitoi keq. E rriti biznesin. Nga periferia “sulmoi” qëndrën duke

hapur një berberanë  moderne, me më shumë hapësirë e dritëdhe paisje të kohës.Mori  emër.

-Unë - e pëlqëja zanatin e babait.-më tha- i shkoja gjithnjëpas, jo vetëm kur isha fëmijë por edhe gjatë viteve  të shkollëssë mesme. Por babai synonte lart për mua. Donte të më bënteavokat ose doktor. Unë ç’është e drejta shkollën e shihjashkarazi, jo dhe aq për të studiuar se sa vend ku mund tëtakohesha me miqtë e sidomos vajzat. Kam qënë pak qefli sigjithë italianët. Kolegjin s’e mbarova. Ama zanatin e berberite shndërrova në art. E kupton këtë? Babai ishte mjeshtër. Unëisha ..s’e them për mburrje isha, isha artist…..Në sallonin timkanë ardhur jo vetëm zonja e zotërinj të klasit por edhe artistee artistë filmi, modeliste e personalitete politike e qeveritare…

Në fillim kjo më habiti. Vërtet ky plak i shkurtër, trashaluq,më dy këmbë të harkuara,me siguri diabetik (pluhurin ekanellës që thuhet se ul sheqerin në gjak e mbante gjithnjë mevete për ta hedhur në kafe) ishte i famshëm në Chicago ku farfurijnë sallone bukurie me famë botërore…? Oh pamja etij ishte larg të qënit artist….Por kur fliste se ç’kishte një timbërtë  veçantë në zë dhe sytë i merrnin ca ngjyrime shprehëse qës’mund ti gjesh kërkund veç në artistët…

Hollësira te tjera nga jeta e tij mësova duke e shoqëruarpër kafe . Ja,  rregullisht ai shkonte në kishën katolike çdo tëdjelë. Të shtunave, vinte një miku i vet e së toku darkoseshinnë  restorante të shtrënjta, lluksoze ose shkonin ne kazino, kumë shumë humbisnin se fitonin të holla.

Nisi të më mundonte kërshëria për të mësuar rreth familjessë vet, gruas,fëmijve, nipërve , mbesave. Kush vallë trashëgoisallonin e tij të famshëm ?! Pse ai nuk shkon më në sallon , tëshohë ç’bëhet e të rindezë kujtimet nga e kaluara?! Por ai sikurta kishte fjalën të racionuar, sa për një kafe,  thosh diçka epastaj binte në një heshtjë gati  medituese duke e lënë shikiminpezull. Ky ishte sinjali që më thosh mua çohu, mjaft për sot.

Page 9: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave18 19

Enigma familjare e tij, u duk se u zgjidh në mëngjesin enjë të hëne. Kishte veshur një këmishë të kaltër,  që e tregontemë të ri. Pantallonat e reja i zbukuronte  një rip i ri lëkure menjë  kokëz dekorartive , punim argjëndor. Sa i vura përparakafen  filloi të tregojë. “ Dje mbrëma isha në dasmën e njëprej mbesave….Oh, kam bërë qef, jam kënaqur shumë. Verë,këngë e vallzime pa masë…Ke parë ndonjë dasmë italiane?…S’janë dasma , janë opereta…Mbeska s’mi hiqte sytë. E shihjae  sy besoja syve…U rrit edhe kjo, u bë për dasmë ?! Pa kurmë vunë në valle….Ikni u thashë, me këto këmbë kërcu s’kërcejdot. Po nipërit gati më ngrinin në ajër pa mundur të prekjapistën e vallzimit prej mermeri. E beson unë jam 180 paund,por nipërit janë kollosë, shumë të fuqishëm….

E ndjeva se ky ishte çasti kur unë mund të mësoja mëplotësisht për familjen e tij. Ndërhyra mes dallgëzimit tëeuforisë .

-Të vajzës apo të djalit janë nipërit dhe mbesa që u martua?!

-O zot !? Kaq idioteske dhe vrastare ishte kjo pyetje sa tëzhdukte krejt prej gjithë qënies së  tij gëzimin përtëritës, aq tëçlirët si prej fëmije?! Ngriu dhe fytyra aq shprehëse dhegazmore pak më parë  u errëtua, si pas një lajmi tronditës,fatal…Më pa me ca sy ku përzihej tronditja  dhe dyshimi. Nëfillim nuk u përgjigj. Pastaj tha : Jo mbesa  është vajza e motrësdhe dy nipërit janë djemtë e vëllait.

Gotën plastike bosh të kafes e mblodhi shuk menervozizëm, veprim që s’e kish kryer kurrë më parë.

-Të lutem hidhe pak në koshi i plehrave tha me një zë kumë shumë se urrejtje, për pyetjen time pa takt shprehejkeqardhje.

U largova.Ndihesha pak i fyer nga sjellja e tij e çuditshme.Jo, më nuk do tentoja të  zhbiroja në jetën e tij, veç në tregoftëai….

Ditën tjetër nuk erdhi vetëm. Shoqërohej nga një burrë ishëndoshë dhe i gjatë, me flokë gjysëm  bjondë dhe me sy tëkaltër. Nuk e njihja. Ai kishte vetëm një javë që kishte hyrë nështëpinë e pleqve. Për këtë shoqëri të re, miku im i vjetër ndihej i kënaqur. Mësova se ishte me origjinë polake. Fëmijë ivogël me prindërit kishte shkelur Amerikën 80 vjet më parë.Dyzimi bëri që të rralloja bisedat me të. Dëshira për të zhbiruarderi në fund  të gjëndjes së tij familjare u fashit. Miku i ri u ulnë po atë kolltuk ku ulej dikur shoku që ishte ndarë nga jeta.

Me këtë bujtës të ri, thashë me vete, edhe pse e ka sa vetjambi 85 vjet, ai do tja kalojë mirë. Duket i muhabetit, ka humordhe është i fortë nga shëndeti. Parashikimi im u vërtetua. Pasnjë muaji këmba e djathtë e sëmurë e mikut tim u rëndua dheai u detyrua të shkonte në spital për operim. Kur doli ishte idetyruar të përdorte karrocën. Miku i vet i ri, çdo mëngjes endihmonte në shtyrjen e karrocës dhe zbritjen poshtë  në sallonpër kafe. Prania e karrocës, nuk prishi humorin e të dyve. Edheunë kur u çoja kafen bëja sikur se vija re një gjë të tillë. Mepërjashtim të përshëndetjeve të ndërsjellta  nuk shkëmbeja gjëtjetër…Gjithcka u kthye në plogeshtinë qetësiplotë të rutinëssë përditëshme. Por të papriturat shëndetësore në këtë shtëpi, janë po kaq rutinore sa pirja në të njëjtin orar e kafes. Aizbriti vetë, duke shtyrë me sforcim rrotat e karrocës. Çerevrarënë fytyrë më tha se shoku i vet kish pësuar një goditje në tru,ishtë rrëzuar përtokë dhe tani ishte në gjendje kome në spital.

Përsëri i vetmuar, pa shokë dhe për më tepër me këmbë tëpaurdhëruara. I dhashë kafen. Më tha vetëm faleminderit, medëshirën e dukëshme për ta rrufitur në heshtje. Të nesërmen,atynga ora 6-të e mëngjesit me telefonoi në sportelin, në hyrje tëgodinës.Mu lut në ora 7.00 të ngjitesha në apartamentin e tij eta ndihmoja në shtyrjen e karrocës për të zbritur në holl përkafe. I premtova duke e ditur se kjo do të ishte ndihma e parëdhe e fundit, përsa kohë një veprim i tillë nuk ishte i lejuar.

Page 10: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave20 21

Sigurisht dhe ai e dinte këtë. Madje po këtë ditë ishte në pritjetë personit që do të vinte e banonte 24 orë në apartamentin etij për tu kujdesur posaçërisht.

Trokita dy herë me kokëzën ngjyrë floriri të derës, aty teksyri magjik . Dëgjova zërin e tij të ngjirur :hyrë!

Ishte hera e parë që hapa derën e apartamentit të tij. Përkushtet shëndetësore të tij prisja të gjeja rrëmujë…Por jo. Ubefasova, gjithçka ishte perfekt…Dhe më shumë…Muret edhomës së ndënjes ku ai po më priste i veshur,ulur në kolltukishin plot fotografi e piktura, të vendosura në të njëjtin modelkornize gdhendur në dru are. Fotografitë më shpjegoi janë nga salloni i bukurisë, për të cilin të kam folur, janë kryesishttop modele dhe artiste filmi, pikturat janë pejsazhe dhekompozime në vaj me pamje kryesisht nga Italia. Edhe pse menjë shikim të nxituar, koha s’më premtonte, ato më tërhoqënshumë e më bënë të kuptoj se ai burri, trashaluq, me këmbëkërcu, i paaftë të ecë, dikur, dikur ishte një artist, gjithë gjallërie aq ekspresiv.

Bukur, shume bukur- thashë me admirim- ndërsa u nisadrejt tij. Por disa fotografi ekspozuar mbi një tavolinë të madhemesi me një rimeso të shndritëshme më ndalën këmbët.Portretii një gruaje, shtathollë, me flokë të zeza dhe me syze dielli mëbuzëqeshte me ëmbëlsi. Një vajzë e një djalë përqafuar dhepastaj katër vetë , djali, vajza, gruaja dhe ….po edhe psetrasformuar krejt, dallova mikun tim. U drodha në gjithë qënientime. Më në fund po zbuloja familjen e tij që ai, kaq herë ështëmunduar ta shmangë nga bisedat . Përse ,përse vallë nuk do tëtregojë për këtë vajzë, këtë djalë dhe këtë grua fytyrë ëmbël?!Nga fotografitë ktheva kokën nga ai që po më ndiqte me shumëvëmëndje. Jo nuk pashë asnjë shënjë mërzie apo egërsie qëpreka pjesën më të ndjeshmë të sekreteve të tija…Përkundrazi,e gjithë qënia e tij dëshmonte për trishtim e dëshirë për tumbështëtur diku, për të treguar e treguar gjithçka….

Pa e pyetur më tha.Familja ime, djali,vajza, gruaja.Kemidalë një ditë para se t’i humbisja. Sikur ta dinim që dondaheshim përgjithnjë. Të tre  tridhjetvjet më parë humbënjetën në aksident automobilistik.Të tre. Më lanë vetëm. Vetëmme kujtimet. S’u martova. Dhe pas kësaj edhe sallonin ebukurisë e shita. S’më hynte asgjë në sy. Ja kështu….Tani mëndihmo të ulem në karrocë e të pimë kafen…

xxx

Që kur mësova këtë të vërtetë të jetës së tij kanë kaluardisa muaj. Ai operoi përsëri këmbën dhe vazhdon të qëndrojënë spital. Kafen po e pi vetë, jo më me sheqer e qumësht sidikur por të zëzë, si e pinte ai…..

Chicago, prill 2009.

                                        

Page 11: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave22 23

Në pritje të gruas

Burri i vockël me syze dhe flokë të thinjura, të rralla  sinjë push i hirtë, ishte zhytur i tëri në kërkimet në internet nëkompjutër. Një çast si për t’u shlodhur ngriti kokën.Kur…japara tij, gjiganti Otto, gati dy metro, i mbushur, kockëmadh,me një fytyrë të kuqëremtë dhe flokë të bardha e të dëndura,onde, onde si kodrina të buta veshur me borë.

E vështroi me nje ndjesi habie të jashtëzakonshme. Siautomat kontrolloi orën. Tre pas mesnate. Po ky, tha me vete,mos ka ngatërruar orën, apo do presë ndonje taksi për të shkuarnë aeroport. Hodhi sytë në dysheme. Asnje valixhe apo çantë.Tjetri, i butë, me një buzëqeshje të  trishtuar nxitoi të zgjidhtedilemen  e burrit të imët të sportelit.

-Po pres të kthehehet ime shoqe. S’di pse u vonua kaqshumë- tha dhe shikoi orën e madhe sferike me lavjerës nëmurin prapa shpinës së sportelistit. Gjithnjë ka ardhur në kohëpa kaluar mesnata. Tani ora është tre.

Fjalët u thanë shkoqitur, shoqëruar me një rënkim të lehtëdhe shprehje pikëllimi e padurimi të fytyrës. Kësaj here burrii imët i sportelit, u shokua dhe u shkund i tëri sikur mbi kokëtë kishte hedhur një legen me ujë dëbore. Në një kënd 45 gradë

pozicionoi shikimin për të parë më me kujdes fytyrën e burritgjigand me origjinë nga vëndet skandinave. Fërkoi ballin medorë, si për të mbledhur veten dhe shkarazi , vjedhurazivëmëndjes së Ottos shikoi të dhënat pranë emrit të tij…Jo, joai jeton vetëm në apartamentin e tij në katin e shtatë.

-Unë  po ulem këtu në   kolltuk sa të vijë ime shoqe, tishiko punën – tha Ottoja gjithnjë me zë të plotë dhe fjalë tëformuluara kthjellët në një normalitet të saktë.

Jo . Burri sportelist s’mund të kthehej në gjendjen emëparëshme. Bëri mbylljen e  kompjuteritduke mos ia ndaresyte Ottos. Kishte kohë që se kishte parë. Shërbimi i natës ikufizonte kontaktet e natyrëshme me banorët e e kësaj godinetë madhe me rreth 400 apartamente banimi, e ashtuquajturshtëpi e  të jetuarit në mënyrë të pavarur të të moshuarve.

Kur punonte në sektorin e aktiviteteve gjatë ditës kishtelidhje të shumta me të gjithë. Ja Otton  e njohu së pari tre vjettë shkuara, tek vendoste në rreshta karriket në sallën e madhetë filmit .Edhe pse filmi fillonte në ora 7-të e mbrëmjes kishtenga ata që s’duronin e vinin të zinin vende gati çerek ore mëparë. Këtë e kishte bërë rregull sidomos princeshaflokëverdhë.Kështu  i thoshnin zonjës së kthinës në krahun ejugut në katin e parë. Sjellja e saj mondane prej mbretëreshebinin në sy. Vishej me fustane shumëngjyrëshe, të hapura nëgjoks e që vareshin supeve. Në qafë varte gjerdane argjendi efloriri. Moda e saj ishte e dalë kohe por ajo me sa dukej epërdorte enkas që të binte në sy. Dukej që e njihte dhe artin e përpunimit të lëkurës duke përdorur kremra e tone të tilla që etregonin më të re. Fliste duke picëruar sytë si një zonjushe epërkëdhelur nga fati duke e zgjedhur fjalën me përdorim tëtheksuar të “ ju lutem, ka mundesi, zoti ju bekoftë, jeni shumëi sjellshëm” etj, etj. Thuhej se në jetë kishte vënë tre herëkurorën e martesës. Burri i fundit kishte qënë biznesmen ifuqishëm në nxjerrjen e tregtimin e naftës. Vlerat e mëdha të

Page 12: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave24 25

pasurisë të trashëguar pas vdekjes së tij e përligjninnofkën”princeshë”

Ajo vinte gati çerek ore më parë në sallën e ndjekjes sespektakleve  muzikore dhe filmave. Vajza filipineze që ishërbente lëvizte dy, tre karrige në rreshtin e parë gjersa ikrijonte kushte asaj të vendoste në mënyrë të përshtatëshmekarrigen vetlëvizëse me bateri. E admironte dhe e  kërkonteme përpikmëri këtë përkujdesje sikurse e priste gjithnjë njëbuzëqeshje kortezie prej të tjerëve të moshuar që shfaqeshinnjëri pas tjetrit tek dera e hyrjes. Megjithatë miq të afërt me tëcilët të ndante çaste intimiteti nuk kishte. Edhe kur luante meletra, tregohej e kursyer në fjalë, duke e parë këtë si një rit tësjelljes dhe jo aq nevojë për miqësi. Ky distancim i qëllimshëmi largonte të tjerët.

Dy tre herë që kishte shkuar në apartamentin e saj, përndonjë shërbim të vogël në paisjet elektronike ai e kishte gjeturatë të vetmuar, nderë në kolltukun e saj të rehatshëm duke ulëkundur, lehtas, gati në ëndërrim. I jepte porosi vajzësfilipineze për çdo gjë që e kerkonte procesi riparues. Kurkonstatonte që paisjet riktheheshin në gjëndjen  normale eshprehte kënaqësine gjithë gjestikulacione e shprehjeadmiruese. Me dorën e nderë urdhëronte vajzën filipineze përdhënien e bakshishit. Kur ai nguronte, vajza filipineze i afroheje i thosh ngadalë: “ Merrja mos ia prish princeshës sezëmërohet”

Njëherë kur po afroheshin Krishtlindjet ai e pa veten nënjë pozicion shumë të vështirë.Rreshtat e para të sallës së filmitthuajse ishin mbushur. Qëndronte diku pranë derës së hyrjeskur princesha i bëri shënjë t’i afrohej.”Prapë ndonjë shërbimnë apartamentin e saj”-mendoi. Kur u afrua, ajo i vendosi njënjëzet dollarësh.Merre e Gezuar Krishtlindjet !- I tha. Ai u bëprush në fytyrë. Iu duk  sikur që të gjithë pleqtë po e shihninme vëmëndje  e shikim të rreptë.Jo, i tha, nuk është mirë.

Faleminderit.Por ajo ia vendosi dollarët në xhepin e xhaketëse sy për sy i tha: të lutem merri. Janë  Krishtlindjet. Je njeri imirë. Të gjithë duhet të të japin, ti u fal atyre kënaqësi.Ishte ekotë të debatonte e moralizonte. Princeshës  nuk i   kthehejdora.

Por shfaqja e Ottos, burrit gjigand fytyrë purpur e flokë tëbardhë të dallgëzuar e trazoi jetën mondane të “princeshës”.Dhe gjithçka filloi aty tek salla e kinemasë.Ajo sapo ishterehatuar në vendin e zakonshëm, aty tek rreshti i parë, kur  ushfaq Ottoja që gati zyri tërë hapësirën e derës. “Princesha”ndeu shikimin nga hyrja. Ottoja i buzëqeshi.Pa lënë kohë qëajo të saktësonte nëse e kish parë apo jo më parë këtë burrë tëgjatë ai me hapa të mëdha shkoi drejt saj, dhe u ul pa kurrëfarëkujdesi për zgjedhjen e vendit, siç bëjnë rëndom të moshuarit,për të mos humbur ekuilibrin. Vajza filipineze u ndje ngushtë. E dinte që princeshës nuk para i pëlqenin afrimet pa vend.

-Më quajnë Otto- tha shtatmadhi-duke afruar kokën aqngjitur me a të princeshes sa krela të verdha të flokëve të saj iprekën cipën e fytyrës së tij të purpurt.

Ajo edhe pse e befasuar dukej se e mirëpriti këtë afrimspontan me këtë shtatlartë, sy bojëqielli.

Fansat pleq të filmit të vjetër, zakonisht bardh e zi të viteve50-të tek shikonin Otton e princeshën të flisnin buzëqeshurnjëri me tjetrin nuk u besonin syve.Ndonjë tek lëvizte të zintevend në karriget e sallës herë herë e kthente kokën pas, çkaishte e pazakontë për sjelljen e tyre..

Shumëkush e vlerësoi këtë si një fillim të një romance tëpapritur të princeshës, kur ajo me qëndrimin e saj e kishtebërë të pamundur një pandehmë të tillë, përsa kohë burrat nukguxonin ti afroheshin. Dukej sikur hija e burrit të saj të fundit,bosit tejet të pasur të naftës e ndiqte atë pas në çdo hap. Ku egjeti ky gjatosh aftësinë e afrimit të princeshës nazemadhe?Kjo pyetje u bë objekt bisede jo vetëm mes grave e burrave të

Page 13: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave26 27

moshuar por edhe mes personelit që shërben sidomos tek vajzate shumta që bashkëjetojnë me pleqtë..

T’u hap punë –tani – i thoshnin të tjerat vajzës filipinezeqë qëndonte pranë mbretëreshës. Tani do kesh çdo natë mysafirbojfrëndin e saj.

Dhe vërtet burri gjigand jo vetëm në restorant, në lojratme letra, në sallën e bingos, gjatë filmave dhe koncerteve, nëshëtitje në park, në vizitat jashtë godinës me autobus e me tëafërm ishte gjithnjë pranë saj por gati çdo mbrëmje, ai zbristenga kati i shtatë e qëndronte deri në orët e vona në apartamentii saj. Sigurisht me ndryshimet që pësoi e përditëshmja e jetësnë princesha ndryshoi dhe orari i veprimeve dhe natyra e punëse vetë vajzës filipineze. Tanimë ishte burri gjigand ai qëqëndronte pas karriges vetlëvizëse. Veç ta shihje me ç’kujdese  vemendje ndiqte lëvizjet. Ajo si të ish në karrocë mbretërore,e bindur për shikimet vëzhguese të të tjerëve, nderte mbi fytyrënjë buzëqeshje ngazëlluese.

Ai i lumtëruar nga afrimi me gruan me të bukur e më meautoritet të kësaj shtëpie të madhe here, herë përkulte trupin për të shoqëruar me fjalë e sy bisedën e saj.Herë , herëshpërthente me të qeshurën e tij zhurmëmadhe. Pas tyre vajzafilipineze dy hapa larg për të mos prishur intimitetin e çiftit.

Po ata ishin të dashuruar. Pas disa muajsh kjo nuk vihejnë dyshim. Shpesh vajza filipineze largohej nga dhoma për tilënë ata të shijonin më mirë çaste intime. Princesha kur edëshironte  një gjë të tillë  bënte shënja që vajza dinte tidëshifronte……,

xxx

Burri i imët i sportelit, i sillte të gjitha këto ndërmend menjë ndjenjë kënaqësie tek ndiqte si pa vëmendje sjelljen e Ottosnë kolltuku përballë. Po tani, ku noton mendja e burrit gjigand

kaq të menduar e trishtuar zhytur në kolltuku? A  thua ëndërronpërsëri për princeshën? Vallë  nuk është i ndërgjegjshëm përzhdukjen  e saj nga kjo botë ?! I vinte t’i thosh: Çohu Otto eshko të flesh. Ora është tre e mëngjesit. Deri në orën tetë, kurhapet restoranti ka pesë orë. Princesha tashmë është në parajsë.Ajo iku e lumtur. Iku e dashuruar prej teje. (Princesha pati njëattack. Iku brenda tre ditesh.Ndonjë zë cinik tha gjigandi kishtedashuri të vështirë)

Por, vetë Ottoja e shkëputi nga këto mendime.-Dua t’u tregoj dy fotografi te gruas sime – i tha burrit të

imët.Tjetri bëri sikur nuk dëgjoi ndonse ishte shume kurioz të

shihte fotografitë.Nga një portofol lëkure, Ottoja nxorri dy foto bardh e zi te

zverdhelluara nga pjesa e mbrapme. Burri i sportelit i mori nëduar i bindur se pas tyre do zbulonte dhe këtë sjellje jo normaletë burrrit shtatlartë. Në të dyja nga prapa lexohej qarte: 1953.Viti i përgatitjes së tyre. Pra më shumë se gjysmë shekulli. Njëvajzë 20 vjeçare, e hajthme, e veshur me një fustan të gjatë,gati në fund të këmbëve, buzëqeshte si një fë mijë elumtur.Fotografia tjetër e tregonte po këtë vajzë por kësaj herësi artiste balerinë në një skenë të madhe.

U përqëndrua tek kjo fotografi.Ottoja i shpjegoi. Ime shoqeështë artiste.(E folura në të tashmen e shkundi krejt burrin eimët).Gjithnjë, vazhdoi Ottoja ajo kthehet pas orës 12-të kurmbaron shfaqja. Nga Chicago prej këtu taksia do vetëm gjysmëore. Sot u vonua shumë…

Burri i imët ndjeu keqardhje. Dhe i erdhi ndërmend njëshprehje që e kish dëgjuar mes një grupi emigrantësh qëpërdorej për dikë të tejet stresuar, që herë herë manifeston sjelljetë pakontrolluara, të çuditëshme: ka shkuar për lesh.

Por në rastin e Ottos nënvizoi mendimin: është gati përnext door( derën tjetër, cka nënkupton godinën fqinjë ku të

Page 14: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave28 29

moshuarit janë në përkujdesje e kontroll më të madh mjekësor)Tha njëherë, ti kujtonte “princeshën” si për ta afruar në

kohë, duke e larguar nga kujtimet për më shumë se gjysmëshekulli larg, por nuk donte ta vinte ne shqetësim. Bëri njëtelefonatë për infermieren. Burri i gjatë me qetësi e fjali tërregullta përsëriti : Po pres gruan te kthehet nga shfaqja.

-Mos ki merak- I tha infermierja, ajo do të vijë, patjetër dotë vijë. I vuri krahun dhe e shoqëroi për në apartamentin e tijnë katin e shtatë.

Tetor, 2009.

Ecje sportive pas mesnate

Skicë

 Ora ishte dy pa mesnate. Në godinën e madhe me 350

apartamente, të Shtëpisë së Pleqve, heshtja ishte sunduese.Kjoheshtje harmonizohej me blerimin e ngopur të gjetheve tëshumta të blerta të luleve, në gjithë skajet e holleve.

Roja që shërben gjatë natës bënte ecjen rutinore nëpër katete godinës. Në sportel, në hyrje qëndronte infermierja….Dheja tek zbriste nga njëri ashensor nga katet e sipërme në kati iparë, roja vuri re një grua, me një fytyrë krejt të bardhë, e sy tëpapërqëndruar të nxitonte të hynte në ashensori në të djathtëtë hollit. Ai u befasua. Ç’të ishte kjo grua e pse ngutej në këtëorë të ngjitej sipër? I bëri një zë sa për t’i tërhequr vëmëndjenpor fytyrëbardha bëri sikur s’dëgjoi e preokupuar së tepërminë lëvizjen e saj.

- E njihni, këtë grua ?- iu drejtua roja infermieres.-Po, e quajnë, Viktori. Është grua shumë e sjellshme dhe e

edukuar.-Dakord, po ku shkon  ajo në këtë orë?-Me siguri në dhomën e ushtrimeve fizike…

Page 15: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave30 31

Ai shqeu sytë i çuditur edhe nga qetësia që infermierja popërcillte mendimet e veta.

-Shkon njeri të bëjë ushtrime fizike nëpër vegla, pas orësdy të natës? Kam kaq vite këtu…por ky  është rasti i parë–tharoja dhe u nis të ngjitej me ashensor në katin e pestë ku ështëdhoma e ushtrimeve fizike.

Në ecje e sipër dëgjoi edhe këtë shpjegim të infermieres:Do ta gjesh të ushtrojë ecje sportive në traidemill*…..

Dhe vërtet… Fytyrëbardha e moshuar kishte vënë në punëmakinën lëvizëse me korrent elektrik dhe ushtronte ecjesportive me ritme më tej se të zakonshme.Ndërkohë kishtehapur dhe televizorin me ekran të madh ku përcillej kenga enje grupi rrok and rroll.

Roja iu afrua pranë dhe për të mbytur volumin e lartë tëtelevizorit thirri fort…

.Nuk është herët për të bërë ushtrime fizike? Ora është2.30 minuta. Tani duhet të ishit në gjumë. Të gjithë flenë.

Ajo, pa ndërprerë lëvizjen i’u kthye: Tani mëpëlqen….S’kam gjumë.

Tha këto fjalë dhe shikimin drejtoi nga televizori, duke ubezdisur nga ky interesim, sipas saj idiotesk të rojes.

Pas rreth 30 minutash roja ndoqi lëvizjet e flokëbardhëspër në dhomën e saj në kati i parë. U ngjit përsëri në kati ipestë në dhoma e ushtrimeve fizike. Televizori ishtembyllur.Makina e levizjes sportive ishte në heshtje. Dhomaishte zhytur në errësirë.I bëri përshtypje  ky kujdes.

-Gjithçka ishte lënë në rregull- i tha infermieres.-I’u shpjegova ajo është grua e mirë dhe e edukuar.Por

vuan nga pagjumësia. Çdo mëngjes ushtrohet në dhoma eushtrimeve fizike.

-Dhe sa vjet është?-S’ka një muaj që festoi 95 vjetorin.Ai nuk e priste këtë. Kujtoi ecjen sportive te fytyrëbardhës

si prej  një të reje.Dhe vendosi të bisedoje me nje mikun e vetshkrimtar te bëjë një shkrim të shkurtër në vënd të një reklamepër traidemill me titull: “Doni gjumë? Bëni lëvizje cdomëngjes me traidemill”.

*Traidemill-Makinë për ushtrimin e ecjes.

Chicago, prill 2009

      

 

Page 16: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave32 33

Ju vjen keq?!

 Ai vjen në hotel cdo të hënë, aty nga ora dhjetë e mengjesit.Me dorën e majtë hap  derën e hyrjes dhe me të djathtën shtynnjë tip karroce të çuditëshme , me formë të përçudnuar kuqëndron ngjeshur gjithë “pasuria”e tij vetjake : një cantë emadhe me ngjyra të dalë boje, si e futur në pellgje uji tëndenjur,dy batanije të ngjeshura me forcë pas cantës, një palëkëpucë me qafë të deformuara, të varura në anë të karrocës,një qese plastike  mbushur me ushqime të konservuara.

Është shtatlartë ndaj për forcë zakoni ul kokën edhe psenë fakt dera e hyrjes në hotel ka hapësirë dhe lartësi tëmjaftueshme. Flokët ngjyrë hiri  i derdhen supeve. Fytyrën emban gjithnjë  të rrojtur pa asnjë qime. Edhe pse e vrarë ështëe vetmja dëshmi për moshën  jo edhe aq të thyer.Prej syve , sizgavra të zbrazëta vjen një shikim pa ngjyrë, ku dallon njënervozizëm të brendshëm që ndrydhet pa prerë. Këmbën edjathtë të futur në një masë të trashë allçie e tërheq zvarrë,futur në këpucë atletike të gjerë pa lidhëse...

Sportelisti është mësuar me të. Ka një rregullsi të ardhurie të larguari që s’prishet sidomos në periudhën e dimrit. Kërkontë njëjtën dhomë në qoshe të katit të parë, paksa e izoluar nga

të tjerat dhe ky ndricimi në holl është më i zbehtë. Paguan melek në dorë dhe jo me kreditkartë e kryesisht  përdor një dhepesë dollarëshe, që edhe ato si trupi i tij sjellin një aromë djersee përdorimi të tejzgjatur. Vjen të hënë e largohet të premte nëdrekë.

Përgjithësisht ka qënë i rregullt në respektimin e orës sëlargimit por tani që moti është bërë i egër me ngrica tëpadurueshme nën 18 gradë celsius ka filluar ta shkelë orën elargimit duke sjellë probleme.Punonjëset e pastrimit e dinëkëtë ndaj planifikojnë  ta pastrojnë dhomën e tij në fund. Dy,tre javë menazheri më ka urdhëruar mua të shkoj, të trokas nëderë dhe të nxit këtë klient shpellor ( së paku nga pamja,sidomos flokët e gjatë) të respektojë orarin.

Ai gjithnjë zgjat kokën dhe me një të folur  nëpërmjet njëfrymëmarrje të crregullt prej azmatiku lutet të presim edhepak, edhe pak sa të bëhet gati.

Përgjigja e tij gjithnjë më ngjall dyshime.. Ç’të jetë gjithëkjo përgatitje? !

Por ai ngulimin e bën pa e shoqëruar me fjalë të tepërta ,gati me lutje dhe me një nëntekst të dukshëm njerëzorjustifikues.

Pas çdo trokitjeje më duhet të raportoj tek menazheri i cilinënqesh duke thënë po të njëjtat fjalë : Kërkon ta shtyjë sa tëmundë. Eshtë i pastrehë.

Por ...dje e teproi jashtë mase. Hoteli kishte pak dhoma tëokupuara . Mund të thuash se ishte dita më e keqe e vitit. Dhekjo ishte e shpjegueshme. Jashtë moti po shfaqte tërë egërsinëe vet. Të priste era, që bartëte në fshikullim e sipër kokrizaqelqore akulli që perplaseshin asfaltit. Kjo stuhi akulli nukdihej sa do të vazhdonte. Trafiku i makinave ishte shumë ingadaltë dhe i rrezikshëm. Kaloriferët e dhomave dhe nëkorridoret e hotelit punonin me fuqi maksimale. Të nxehtit ebënte të vështirë frymëmarrjen.

Page 17: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave34 35

Duke pasur pak dhoma pastruesja e katit ngujoi karrocënme veglat e punës përballë derës së dhomës së qoshes. Trokitinjëherë në orën dymbëdhjetë e sigurt që klienti i bezdisur përtë  s’do përgjigjej. I vuri kurrizin karrocës dhe  nisi të medojëpër të tjera gjëra. Fundja ajo punëtore ishte ,do të priste.S’kishte faj që ky klient kështu e ka, nuk respekton rregullat.Le të vijë menaxheri. Pas pesëmbëdhjetë minutash menazherimë thirri dhe më urdhëroi të përsërisja të zakonshmen e çdo tëpremteje. Të detyroja klientin të mblidhte bagazhet e të largohejpër t’i lënë vendin pastrueses...

Trokita me goditje të përmbajtura. Nga brenda erdhi zeri ingjirur: Më 12 e 30 minuta. Pastruesja më buzeqeshi.Ajo kishtejavë të tëra që e dinte këtë përgjigje.

-Ke për të parë -më tha-S’do të ikë as më 12 e gjysëm...Eku të shkojë i shkreti?! Jashtë të vret moti.

Vërtet ku do të shkojë ai?! i Bëra pyetje vetes tek epërfytyrova me flokët rrëzuar supeve, fytyrën e damkosur ngadëshpërimi dhe shprehja pa jetë, këmbën në allçi që e heqzvarrë. Më erdhi t’i thosha menazherit të mos e nxitim më metë trokiturat e përsëritura në derë qe ai të lerë dhomën. Nëses’ka mundësi të pagojë le të njoftohen ata që e ndihmojnë kishaa tëtjerë.... Dreqi e mori ai është njeri. Si tha pastruesja: jashtëtë vret moti.  Pa makinë,i gjymtuar ndoshta dhe i uritur a s’evret moti lehtësisht këtë qënie të mjerë....?!

I shtyva këmbët tek menazheri.-Eh- tha do të largohet?! Sot e tepëroi. Do ta shtrëngojmë

të paguajë ekstra.Unë u bëra meit dhe një e keqe e hidhur m’u përzie në

gojë.  Si mund t’i thosha këtij menazheri-robot se ai është njëqënie e mjerë ?!

I ngrysur në fytyrë, me një zë të ashpër edhe pse në dukjeI respektueshë në etikën e të folurit menazheri i telefonoipersonit në fjalë: Tani duhet të largoheni patjeter, ndryshe do

paguani për tre orë shtesë.Vetëm me shenjën e gishtit, më sinjalizoi të shkoja

përsëri....Dhe ritrokita. Gati me dhimbje, sikur të trokisja në derën

e një të dënuari me varje, për të cilin të gjithë mendojnë seështë dënuar kot së koti se është i pafajshëm. Kësaj here aidoli. Më hodhi një shikim as miqësor, as të urryer. Nga dhomaerdhi një valë të nxehti përzierë me aroma djerse e duhani. Poajo veshtje, po ato flokë njëlloj të palarë, të pakrehura e po ajokarrocë me po atë mënyrë të vendosuri e ngjeshuri tërraqeve....A thua e ka prekur ai këtë bagazh të çuditshëm paformë ?!

I thashë, nuk di as vetë pse: Ju lutem! Ju duhet të më falni! Në fillim u duk sikur ai s’më dëgjoi. Pastaj befas ktheu

fytyrën e gjërë e të madhe , brenda pyllit të flokëve të gjatëduke theksuar ashpër : Përse më kërkoni falje?!

Kaq tha dhe shtyu me një nervozizëm të brendëshëmkarrocën duke tërhequr zvarrë këmbën e allçionosur.

 Mbeta.Nuk e prisja këtë reagim. Thashë t’i bërtisja: Hej ipastrehë! Unë po të mëshiroja, mua po më vinte keq, aq keqsa isha gati ta paguaja vetë dhomën që ti të mos dilje në këtëmot që të vret, kurse ju....

Ai qëndroi një çast para derës si të merrte vendim dhektheu kohën ndaj meje duke thënë o zot sa ngrohtësisht:mirupafshim!

Kur u ktheva në dhomë shoh një taketuke plot me bishtacigaresh. Një shishe vodke të përgjysmuar .Krevati ishte thuajsei paprishur. Ishin lëvizur vetëm dy jastëkët. Të patrazuara edhepeshqirët. Brneda ishte një temperaturë e jashtëzakonshme. Athua se ai donte të furnizohej me të nxehtë si për ti bërë ballëmotit që vret.

Shkurt 2010

Page 18: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave36 37

Magjistari i “THE GARDEN INN”

Padyshim, në hotelin ku unë punoj me këtë emër poetik“THE GARDEN INN” lulishtja përpara me lloj - lloj lulesh,ku spikatin për bukurinë e hijeshinë e tyre veçanërishttrëndafilat është mbresëlënësja e parë e mirë për këdo klientqë vjen të bujtë tek ne. Si të thuash ajo përligj më së miriemrin e hotelit.Shumë prej tyre ndalin hapat dhe kundrojnëlulet pa fshehur admirimin. Ndonjë shkon më tej, nxjerraparatin fotografik e filmon. Kur janë dy, tre, gjejnë mundësinëpër të bërë foto së bashku. Ndjenjën e kënaqësisë e përcjellinnë sportel .

Kur mund, “magjistari” i luleve, ai që për to kujdeset menjë merak më shumë se prindëror, afrohet e dy hapa larg menjë ndjenjë te vërtete lumturie, dehëse, mundohet të kapë erregistrojë në memorje fjalët admiruese të klientëve. Oh, ai ido vërtet lulet e i trajton si të jenë shpirtëra të gjallë. Edhe pseështë mbi 70 vjeç s’i përton punës, kur lulet e therresin përplehrim, ujitje, ajrim, krehje, freskim. Shpesh edhe “grindet”me menazherin që e thërret për punë të tjera.

- Rri shumë pas luleve, - me tha një ditë ai - Por ne s’kemingenë e tyre! Shko e përktheja shokut tënd këto- më tha. – Në

lulet do shkojë kur të urdhërojmë ne!Nuk bëra zë veç nënqesha, duke përfytyruar se si do

reagonte bashkëatdhetari im shqiptar, mjeshtri i luleve.E gjeta tek mblidhte me dorë poshtë trëndafilave disa gjethe

të zverdhura. Ishte ulur mbi gjunjë. S’më ndjeu. I thirra me zëtë lartë. Ngriti kokën i befasur e si i trembur. Flokët e thinjursa s’u kapën mes gjembaçeve të degëve të trëndafilit.

Ç’po bën?- I thashë.Si ç’po bëj- më tha- s’e sheh po ajros trëndafilat.Këto

gjethe parazite i’u marrin frymën.- Menazheri më tha të mos rrish shumë në lulishte.- Pika menazherit! Ti le lulet të vdesin!? A e di menazheri

se sa delikate janë lulet?! Po ç’them dhe unë ai është për t’ulidhur në grazhd.

Befas m’ë erdhi ndërmend se si ai e lidh kordonin e gjatëtë fshesës me korrent. Ma mëso dhe mua këtë mënyrë lidhjeje– I thashë një ditë.

-Shiko e mëso. S’është e vështirë po e ka një marifet që jutë qytetit e kapni me zor. Zanat fshatarësh ky.Dhe mjeshtri iluleve ripërsëriti lidhjen. M’u duk se e kapa, por pas disa ditëshkur bëra një provë s’qullosa gjë. Tre, katër herë u mundovapor veç u bëra nevrik dhe e mbështolla rrëmujë kordonin dukee quajtur këtë punë marifetçinjsh si ajo e prestigjiatorit të cirkut.

Kështu lidhet litari i gomerëve në fshat, më shpjegoi pasca ditësh ai. Mos e vri mendjen. Këtu s’ka gomerë pormenazherë. Me kordonin e fshesës nuk mësohet lidhja e litarittë gomarit.

Vera e nxehtë e shtoi më shumë merakun e mjeshtrit përlulet. M’u lut t’i mbushja mendjen menaxherit të hotelit që tëfillonte punën që më katër të mëngjesit.

Ti shpjegosh më tha, që lulet e duan ujin në fresllëk, padalë dielli. Po ua lëshuam në mes të vapës do i lemë pa frymë,do t’ua marrim shpirtin. Do ta ulin kokën, mbi kërcellin e

Page 19: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave38 39

jargavitur e pas dy, tre ditësh do bëhen për pleh, të lemerisurae të pështira edhe për lopët e uritura.

- Jo! Nuk e bëj këtë se e di që do të ma presë shkurt: kaorar veprimesh. Puna fillon më tetë e mbaron më katër egjysëm.

- Orarin e bëjnë njerëzit. Ti ia shtir në vesh llafin. I thuajqë tërë bujqit e bahçevanët e botës nuk presin diellin të lindëqë të fillojnë nga puna.

- Ç’më ngatërron me bujqit, sikur këtu ka ara e bostane!Kur bisedova me menazherin ai, gati sa s’shkuli gravatën

bojëqielli me pikla të kuqe, prej nervozizmit. S’kam parë njeritë tillë ndonjëherë në hotel më tha. Qënka ekzemplar ky mikuyt. Tani po e kuptoj që dje, kur ai më fliste shqip me këmbë eduar duke më treguar lulet ka dashur të më mbushë mendjenqë te vijë herët.I thuaj që kjo s’bëhet. Rregulli është rregull.Dhe në lulet jo të shkojë një e dy , si t’i dojë qefi por kur taurdhëroj unë. Po s’veproi kështu është i pushuar.

Nuk e prisja tërë këtë shfryrje e inat të menaxherit. Ekëshillova mikun tim të mos e vriste mendjen shumë për tëardhur herët.

- Po ti ç’ke që merakosesh kaq shumë?! Fli rehat. Ku ka sigjumi i mëngjesit-I thashë.

- Eh, sa për atë mua më del gjumi që më katër të mëngjesit.Kështu jam rritur unë.Kishim bostanet tona aty në dalje teqytetit e babai me merrte që të vogël për të punuar, pa dalëdielli. Në kooperativë po prapë çoheshim herët. Kur ishalulishtar ia mbusha mendjen drejtorit të komunales që ta fillojapunën shpejt. Vetëm këtij tonit si merr gozhdë truri. Po unë s’ile lulet të vdesin.

Dhe bëri te pabërën. Me që banonte në një pallat aty pranëhotelit, kishte disa netë që vinte tinëzisht si pa u ndjerë dhe ualëshonte ujin luleve rrënjë më rrënjë. Të nesërmen s’e bënteveten. Nuk e fshihte kënaqësinë që trëndalifalt harliseshin në

lulëzim. Sidomos trëndafilat kacavjerrës shumëngjyrësh dikunë qoshe çelnin e çelnin vazhdimisht. Duke u leshelitur njërime tjetrin ata kishin krijuar një shtëllungë gjethesh e petalesh,e të dukej se brenda fshihnin një mister çudie.

Mjeshtri, magjistar i luleve do të vazhdonte në qetësi, tëvinte pa u ndjerë pa i thënë kërkujt, të shuante etjen e lulevesikur një mbrëmje të mos ndodhte një rastësi. Ishte zhytur ebërë një mes shtëllungës së trëndafilave të qoshes kur dëgjoizhurmën karakteristike të shkeljes se barit e gjetheve. Ktheukokën e gati sa s’u përplas me një grua, gati në këmishë nate,gjoks zbuluar e cila klithi nga tmerri. I shqeu sytë. Pa kuptuarç’tha në anglisht gruaja bërtiti në shqip: Shejtan grua, djall mebrirë, më shkele trëndafilat! Ç’dreq kërkon tani këtu?!

Gruaja e mbajti frymën në sporteli i hotelit. Për rastësi,(rrallë ai duket në orët e vona) u gjend edhe menaxheri.

E tmerruar dhe me ngulçime, gruaja shpjegoi : Dukendenjur në dritaren e dhomës sipër në katin e dhjetë, as vetënuk e di si, më ra byzylyku i dorës, me gurë diamanti. Moraashensorin dhe shkova në lulishten me trëndafila , pikërishtaty ku mendoja se më kish rënë byzylyku. Kur sa po ulja kokëngati u përplasa me një burrë, të gjatë me flokë të zbardhura qëseç bënte fshehurazi në trëndafilat. O zot sa s’më pushoi zemra!

Menaxheri qetësoi gruan dhe u nis në atë drejtim që ajodha shpjegime. Dhe vertet, kur po afrohej dalloi një kurrizburri të gjatë të përkulur. Edhe pse një ndjenjë frike e pasiguriei përshkoi gjithë qënien guxoi të shkonte më tej.

Me sa duket magjistari i luleve e ndjeu këtë afrim dhedrejtoi shtatin.

-Ti, ti qënke ?!- tha menaxheri tejet i habitur.- Unë, i tëri- tha mjeshtri duke lënë mënjanë zorën e ujitjes.

S’më mbante krevati këto ditë. Më bëhej në gjumë sikur tërëkëto trëndafila ishin shtrirë për tokë ja ashtu si ushtarët e mjerënë një fushë beteje ! S’ka më tmerr!

Page 20: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave40 41

Menaxheri as që mori vesh se çi’i tha mjeshtri në gjuhën evet. Shkoi nxitimthi të qetësonte gruan, i shqetësuar se mosajo niste e thashethemonte në të tjerë duke ngjallur panik nëhotel.

Të nesërmen më thirri në zyrë. Me një ton të përmbajtur, jo i hakërryer e zyrtar si

zakonisht më tha: More a e di ti që ai bashkëatdhetari yt içmendur pas luleve vjen në orët e natës e pa bërë zë, pa njoftuarkërkënd ujit lulet?! Më erdhi t’ia krisja të qeshurit me të madhe,nga kjo bëmë e re e mikut tim por u përmbajta i bindur semenaxheri pas kësaj do mërzitej e mbase do i prishja punë dhebashkëatdhetarit tim kokë më vete.

- Jo, jo nuk kam asnjë ide. Por ja ai ka erdhur nisur nga emira, si të shpjegoj për vullnetarizëm, pra punë pa para. Dihetkëtu në Amerikë njihet e admirohet vullnetarizmi.

Menaxheri nënqeshi. Po njihet vullnetarizmi, punë publike,për ndihmesë në kujdesin ndaj të moshuarve e të sëmurëveetj, etj.. Por Hoteli është qëndër biznesi. Kam një jetë në biznes.Ky është rasti i parë që dikush vjen e kryen punë me nismën evet, në heshtje e përse …. për të ujitur lulet! Veç, do ti qëmbrëmë kur ai seç desh të më thosh në gjuhën tuaj m’u dhimbse ndjeva një si shqetësim, si ankth. Kjo botë ka shumë njerëztë çuditshëm, që të befasojnë. I thashë vetes për një çast: ky,ky është si të them supermen,hero. Edhe me gruan i ndavakëto mendime se si ç’të thashë s’dihesha i qetë.

Kjo kthesë e papritur në sjelljen e menaxherit me la pamend por edhe me qetësoi. Pas kësaj miku im i pagojë nëanglisht, por edhe që s’nguron të zbrasë ç’mendon në shqip,me idenë diçka do mbetet s’do ishte më në rrezikun e pushimitnga puna.

Këtë e përforcoi edhe një ngjarje. Dy ditë pas historisë sënatës së llahtarisjes së gruas së hotelit erdhi inspektim ngabordi i kompanisë nga varet hoteli. Grupi i inspektorëve

vlerësoi me A gjendjen e lulishteve. Madje ata kërkuan tëtakonin edhe mikun tim mjeshtrin e luleve më të cilin bënëfotografi.

Këtë eufori, gazplotë të mjeshtrit do ta venitëte vetem njëincident që ndodhi pas ikjes së inspektorëve. Tek shtëllunga etrëndafilave diku në qoshe një turist italian pasi bëri e bërifotografi me një kuriozitet tipik italian po shikonte në brendësi.

Thirrja e tij: Domate, domate mes trendafilave rozë!-tingëlloi nga më absurdet. Ai edhe pse u çor nëpër duar futikokën e aparatin për të fiksuar këtë bashkëjetesë trendafilashe domatesh…

Menaxheri, inspektoi shtëllungën me trëndafilatkacavjerrës madje mori dhe nje kokër domate por s’u thelluashumë. Por unë e kapa fillin.

E takova magjistarin e luleve. Edhe këtë e bëre? - i thashë- Mbolle domate mes trëndafilave? Ai qeshi\ si një fëmijë ilumtur pasi i zbulohen sekretet e paudhësive. Domethënë-shtova unë - ti natën vije të ujitje edhe domatet.

S’do mend-tha magjistari- bostanet me babanë kur ishimte rinj natën i ujitnim. Më kishte zënë malli për atë kohë. Këtunë dhe të huaj rinia të bëhet e gjallë.

Dhjetor, 2009

Page 21: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave42 43

Enigma e një vizite

Ora 6. 30. Sapo kisha bërë gati mëngjesin kontinental aqtë bollshëm në hotelin tonë me një emër prestigjioz, të njohurnë Amerikë. Era e kafes së porsa përgatitur, ndihej në gjithëmjedisin e hollit. Frutat e gjithëllojshme vendosur bukur nëpjatanca mbuluar me kapakë gjysmësferikë   të tejdukshem,të ngacmonin që tej. Bukët e freskëta, djathërat kubikë si gurëdominoje, gjalpi, kosi  i thjeshtë  dhe me fruta, ëmbëlsirat  dhemë tej këndi  i përgatitjes së pites që mbushej me mjaltë tëftonin për një ngrënie mëngjesi me oreks…. Qëndroja në pritjetë klientëve. Zakonisht në këtë orë, ata nisin e zbresin ngaashensorët për të ngrënë mëngjes. Ideja e një dite të re dhe kënaqësia  e fillimit të saj me një mëngjes të shijshëm i bëntetë çeleshin fytyrat e tyre… Tutje para banakut të sportelit tëhotelit u trajtësua siluteta e një gruaje. Ishte shtatgjatë,   meflokë të verdhë të mbledhur hijshëm. Këmbët e gjataformësoheshin të plota në xhinset e ngushta. Xhaketa e zezëprej lëkure plotësonte më së miri veshjen moderne të saj. Ishakurioz që t’i shihja fytyrën.

Duhet të jetë e bukur- mendova. Pasi komunikoi diçka me

sportelistin,   erdhi ngadalë në pjesëne hollit ku shtrohetmengjesi. U befasova. S’kisha të bëja jo  me një vajzë të re poas me një grua në moshë mesatare. Përkundrazi ajo ishte emoshuar, edhe pse me trup atleteje. Tualeti nuk mund tëmbulonte hijen e viteve mbi fytyrën e bardhë.

U drejtua nga kafja.- Kafe e rregullt dhe pakafeine- i thashë për ta nxjerrë atë

nga lëvizja e ngadaltë dhe heshtja që ishte mbizotëruese tekajo.

Filloi të shtjerrë kafen, krejt e pangacmuar nga fjalët dheprania ime.

- Qumështi është pak më tej…. tentova përsëri, i dëshiruarpër të hyrë në bisedë aq më tepër që klientët s’po  dukeshin tëshfaqeshin në holl.

Mori kafen e zezë, pa sheqer e qumësht dhe tek ulej mëvështroi me ca sy  aq të trishtuar dhe të dhimshëm blu  sa mështinë frikën. E megjithatë unë s’doja të hiqja dorë nga dialogume të. Bisedat me klientët më ishin bërë shprehi aq sa pronarii hotelit një ditë më thirri në zyrë e më tha. Të sillesh mirë mëklintët nuk do të thotë të hysh në jetën e tyre private….

- Sot do të jetë mot i mirë- i thashë ndërsa i shkova një tëfshirë tavolinës ku ajo u ul ndonse  ndriste si pasqyrë.

- S’e di – më tha e rrufiti kafen ….Ishte e kotë. Ç’të jetë kjo grua e moshuar- thashë. Kliente

e re? Mos do të rrijë për një kohë të gjatë. E braktisur ngafëmijët? E divorcuar tani në këtë moshë apo e mbetur e ve?Nga veshja duket e kamur por mund të ketë rënëeknomikisht…. Hamëndjet më rrrëmbyen e përplaseshin njërapas tjetrës. Ndërkohë gruaja pa orën dhe papritur u çua dhe unis përsëri nga sporteli. U dëgjua zhurma karakteristike eashensorit. Prej andej doli nje vajzë e hollë, në shtatin e sëmoshuarës dhe bjonde me sy të kaltër si ajo. Shikoi njeherërreth e rrotull me një shikim të turbullt e të trembur dhe shkoi

Page 22: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave44 45

drejt e në gruaja e moshuar. E perqafoi. Flokët e verdhë umpleksën njëra me tjetrën. Kur vajza u shkeput, lotët  kishinnjomur sytë e saj.

Ja  kush na qënka  shkaku i ardhjes së kësaj zonje tëmoshuar në hotelin tonë!-mendova  pa ndarë shikimin nga tëdyja. E moshuara¸me gishtrinjtë te deformuar  nga mosha pordhe arthriti mbase, ku kercenin damaret blu i fshiu lotët. Prisjapas kësaj një lumë fjalësh, por…. asgjë. Si për të dalë nga këtoemocione zonja e moshuar, nxjerr portofolin nga xhepi ibrëndshëm i xhaketës së lëkurtë dhe me një ton gati autoritar ithotë sportelistes: Po bëj pagesën dhe për një javë.

Pagoi, hodhi duart mbi supet e vajzës së re, tepër të brishtëe gjithnjë me një pamje të tronditur dhe e përcolli në ashensori.Përshendeti me kokë sportelisten, ma bëri me dorë edhe muae nxitoi të shtynte derën e madhe te kristaltë të hotelit. Në tërëqënien e saj ndihej një nevozizëm i brëndshëm.

Ç’të jetë kjo vizitë? – Nisa të ushqej kuriozitetin unë. Pseduhej të bënte pagesën për këtë vajzë kjo zonjë?

U afrova më afër sportelit. Sportelistja e ndjeu që unë çoçpo bluaja me veten. Nuk më la të flisja. E  kam një porosi përju nga menaxheri- më tha. Lidhet me këtë vajzën. Ajo do tërijë dhe për pak kohë tek ne. Ka një shqetësim të madh. Ajozonja e moshuar që bëri pagesën është e gjyshja. E vure re sae trishtuar dhe e tronditur ishte? Po vajza?! Fytyrë ëngjëllorepor e vrarë nga dhimbja.

- Mos është e sëmurë?! Me kancer? Apo është në procesrehabilitimi për drogë….

- Jo, jo asgjë nga këto por edhe me rëndë…- Më rëndë?!- Po. Ajo vajzë është e kërcënuar për vdekje….. ka ardhur

këtu nga Jugu. Njerku tentoi  ta  përdhunojë. Kur s’mundi umundua ta vrasë. Vajza u fsheh. Erdhi këtej nga anët tona. Egjyshja nga e ëma është e pasur, ka vilë të madhe por mendoi

ta sillte në hotelin tonë për më shumë siguri. Policia është nëndjekje të njerkut. Menaxheri na porositi që nëse pyet njeripër këtë vajzë në mënyrë të dyshimtë të vemë menjëherë nëdijeni policinë. Që sot e tutje e ke për detyrë tja çosh mëngjesinnë dhomë kësaj vajze.

Detyrën e kamarierit special nisa ta kryej me pasion tëmadh. Vajza nuk preferonte shume ushqim. Zakonisht bukëthekri  të thekur me gjalpë e djathë, pite me mjaltë dhe fruta.Pas nje trokitjeje të lehtë vinte pa u ndjere, i hiqte llozin eprapëm derës dhe merrte tabakanë. Një buzëqeshje e ëmbël,në vënd  të faleminderit nuk i mungoi kurrë. Kështu një ditë,dy ditë tre ditë…. Veç buzëqeshjes asgjë më shumë. Prisja  qëajo të bëhej kurioze, të pyeste së paku nga cili vend kisha ardhurkëtu në Amerikë, siç kane filluar rëndom bisedat me klientët etjerë por jo… Por, buzëqeshja shoqërohej kohët e fundit dheme fjalët “faleminderit shume”. Nje ditë më vuri njëzet dollarëkur mora tabakanë bosh. E kundërshtova por ajo këmbënguli.Një kafe…. Të lutem.

Si pa kuptuar iku një javë. Ishte po ai mëngjes i së djelëskur në hotel erdhi së pari zonja e moshuar…Përsëri prisjaardhjen e klienteve. Kur përpara derës parkoi nje BMW, blu emodelit te fundit nga më lluksozet.   Prej andej zbret nje gruabjonde e gjatë e veshur me një kostum elegant të bardhë. Nëduar mbante një çantë lluksoze që farfurinte që tej. Po kjo –thashë. Jo nuk mund t’u besoja syve. Ishte po ajo zonja ebluxhinseve. Më foli me shumë mirësjellje duke shtuar: Sotështë vërtet kohë e bukur, apo jo? E shkëlqyer për fundjave.Bisedoi me sportelisten. Për dy minuta e qeshur, me nje fustanngjyrë rozë doli nga ashensori mbesa e saj. Dukej e lumturuar.U përqafua me te gjyshen na përshendeti dhe ne te gjithëve.Të dyja të përqafuara shkuan drejt BMW-së.

Page 23: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave46 47

xxx

Ndërkohë postieri kishte lënë mbi banak gazetat e ditës.Me një ndjenjë mërzie për largimin e vajzës hapa një ngagazetat. Kur…ç’të shoh, në faqen e parë në krah të djathtëlexoi: U kap nga policia njerku që tentoi te vriste vajzën egjetur. Dhe me tej fotografia me pamjen e tij prej kriminelidhe fytyra ëngjëllore e vajzës.

Dita e lindjes

Aeroplani komod i linjës Tiranë-Vjenë-Chicago pas daljesnga retë e dëndura u nder në një qiell të hapur, të kaltër.

Udhëtarët, që gjatë udhëtimit, orë të tëra mes reveshtëngullore nuk para flisnin, u çelën në fytyrë. Gjallërinë eqeshjen në fytyra e sollën dhe stjuardesat simpatike, që medelikatesë e etikë profesionale nisën të shërbenin ushqimin edrekës.

-Ej, çohu tani, mjaft fjete- i tha gruas së vet,burri i shkurtër, truplidhur,me flokë të dëndura kaçurrela. onde, onde dhe njëfytyrë aq cipë kuqe sa të dukej si e porsa dalë nga zjarri indonjë furre. E ke të kuqe fytyrën nga që në gjak ke shumëhekur, profetizoi nje ditë një miku i tij zooveteriner që ishte ilexuar dhe i pëlqente të filozofonte. E çuditëshme ne shqiptarëtkemi shumë hekur në gjak.Me të mbritur në Amerikë kontrollomasën e hekurit dhe fillo kurën për zvogëlim. Teprica e tijdëmton pankreasin por edhe trurin. “A thua teprica e hekuritmund të jetë shkak jo vetëm i fytyrave te përskuqura por edhegjaknxehtësisë së ne shqiptarëve?! Të ketë të drejtë veterinerifilozof?!”. Këtë pyetje ai e kishte bërë me vetveten disa herëedhe gjatë meditimeve në këtë fluturim të parë me avion,

Page 24: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave48 49

sidomos kur të dy burrë e grua, u përzjenë me pasagjerët eshumtë që hipën në Vjenë. Fytyrat cipëbardha, të verdhëlemeishin dominuese….

Shikoi fytyrën e gruas së vet, paksa tëdërsirë,gjysëmmbuluar nga flokët.Kjo tha, ka çehre tjetër. Andoshta hekuri është i tepruar në gjak vetëm në burrat?...

Përsëriti kërkesën, për përmendjen e gruas me zë më tëlartë, sidomos kur shikoi që drejt tyre po afrohej stjuardesapër servirjen e ushqimit.

-Mos bërtit, shyqyr që fjeta pak. Ne stolat e aeroportit tëVjenës, ti gërhisje kurse unë qëndrova qiri.Le që mirë bën. Eshikon veten ,ndaj ma ke cipën e fytyrës të kuqe si lëkura epjeshkës.

Këtë ajo e kishte përsëritur shpesh dhe burri trupngjeshursi prej mundësi e merrte si shënjë ledhatimi e dashurie kursepas këshillës së prerë së veterinerit filozof nuk para i vintemirë. Por s’kish kohë të debatonte , stuardesa ishte në këmbëtë tyre.

Ushqimi ishte i bollshëm dhe cilësor.-Do të dëshironit verë, të kuqe apo të bardhë?- tha me një

buzëqeshje mbresëlënëse stuardesa.Kjo ishte një e papritur, jashtëzakonisht e këndëshme aq

më tepër që verën ai e kishte shumë për zemër. Edhe pse edinte se cipa e fytyrës përskuqej e ndizej e përvëluar pas verëssë kuqe porositi dy gota me verë.Në djall këshilla tokësore,jemi në qiell tani, i tha vetes.

-Po ti, i tha e shoqja, je në vete, dy gota verë do të pish?!.Mos do të zbresësh në Amerikë i dehur?!

- Për t’u dehur duhen të paktën tre gota, tha ai, por unëkëtë gotë e kam për ty.

-Per mua?! Ti e di që unë s’e pi.-E di por sot do ta pish!I erdhi menjëherë ndërmënd të thoshte : s’ke provuar

ndonjëherë të pish verë në aeroplan kur sytë në ekranin e TV-së kapën momentin e pasqyrimit të lëvizjes në këto çaste mbioqean dhe datën 14 qershor. Përgjigja erdhi e duhur si të ishtemenduar prej kohësh. “Do të pimë për ditëlindjen tënde, sotështë 14 qershor. Kjo datë do të kujtohet gjithnjë sepse sot nepo zbresim në Amerikë”

Fytyra e kuqe e burrit të shkurtër u përshkëndit si në njëçast solemn, euforik…

Ajo në fillim qeshi trishtuar, pastaj thuajse u zbardh nëfytyrë dhe e pa me sy që shprehnin dhimbje dhe një ndjenjëankthi. Të dukej sikur nga çasti në çast do të shpërthente nëlotë. Gota filloi t’i dridhej ndër duar. Me zi mundi ta vendostembi suprinën plastike, pranë pjatës me ushqim.

Ai i mësuar me gjendjet emocionale të papritura të saj,heshti dhe nisi të pinte ngadalë lëngun e kuq të magjishëm tëverës së kuqe vjeneze. Ku gabova? Tha me vete...Nga i morady gota!….Po çë pastaj?!. Stjuardesa gjithë ëmbëlsi të afronverë dhe ti të bësh naze…ja gratë e tjera po pijnë që ç’ke metë, jo vetëm verë…Pa shiko, kjo flokëkuqja, me sigurigjermane, ia ka futur derçe me uiski..Dhe sa e qeshur! Këtogratë tona tërë naze! Por…kjo, ai e dinte, s’e kishte ngapërkëdhelitë. Pas kaq vitesh njihte mirë çdo nuancë shpirtëroretë saj.Dhe befas e kapi fillin e keqkuptimit dhe trishtimit tësaj. S’duhej edhe pse fakt i pamohueshëm t’i kujtonteditëlindjen, 14 qershorin. Sidomos këtu mbi oqean, mijrakilometra larg vendlindjes, larg të gjallëve e të vdekurve .

Ktheu kokën serioz nga e shoqja. Në fytyrën e saj të bardhëveç trishtimi mund të dukej qartë. Dukej se gjithçka donte tambante të fshehtë nën zymtësinë e trishtimit. Dhe ai e dinte.Në këto raste ishte mirë të heshtëte, ta linte të qëtë, të zbrazejnë vetvete. Dialogu i hapur veç nervozizëm e merzitje do tisillte….

Për më tepër jashtë çdo dyshimi shkak ishte përmendja e

Page 25: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave50 51

ditëlindjes së saj. Kishte 20 vjet martuar me të. Ndër këta viteditëlindja e saj ishte festuar përgjithësisht në përvjetorë.Madjedhe në këto raste pas këmbënguljes sidomos nga ana e nënësdhe vëllait të saj.Tanimë ai ishte mësuar me këtë gjë dhe kurvinte puna përpiqej të tregohej i përmbajtur, pa dhënë moral.

Nuk kishte për të harruar kurrë atë vit të parë të fejesës.Për ditë lindjen e saj bleu një copë të shtrënjtë fustani ngjyrëtë kaltër, e dinte që kjo ishte ngjyra e saj e preferuar. Mori dhenjë buqetë me lule dhe u nis tërë gaz nga shtëpia e saj. I ra nësy ndryshimi i mjedisit. Në dhomën e miqve, ose te pritjes siçe quanin në këtë qytet juglindor ishte shtruar qilimi me rrota,përgatitur nga gjyshja e të fejuarës. E po kështu ishin ndruardhe perdet..Por i bëri përshtypje një heshje gati mortore, kurne sebepe te tilla si ditëlindja e pranishme është hareja ezhurmshme. Në fillim u përshëndosh vetëm me gjyshen, njëplakushe e shkurtër, me syze, nën të cilat ishin dy sy të zgjuartë lëvizshëm….

-Erdhe more bir?! Mirëseardhe. Oh, sa lule të bukura- thaajo dhe e mori buqetën. Vendosi hunden e vockël mes tyreduke e shprehur dukshëm kënaqësinë për aromën që shijoi.Për copën e kaltër, brenda mbështjelljes, nuk u bë kurioze.

Plakë e zgjuar- tha ai me vete.-Psikologe e vërtetë. Di ç’bëne ç’flet….

Ajo erdhi me të ëmën, pak çaste më vonë. Mbi fundinngjyrë kafe të mbyllur kishte vënë një bluzë të zezë.

Po,kjo – tha me vete- kështu me këtë veshje të vrarë dofestojë ditëlindjen?!

Fytyra e saj e zbehtë dhe e trishtuar harmonizohej mevranësinë e veshjes çka tregonte se përzgjedhja s’ishte pa shkakdhe një rastësi.

U çua për ta uruar duke tentuar përqafim, por ajo i dhavetëm dorën. E ëma e ndiqte me sy të rreptë kontrollues ndërsae gjyshja tha: E moj ç’më rri kështu? Djali ka ardhur për të

uruar ditëlindjen. Pa shiko ç’lule të ka sjellë.Nuk replikoi veç drejtoi një shikim të rreptë nga gjyshja. I

nxorrën reçel arre e fiku dhe një felë turtë. Pas kësaj ai e ftoiatë të dilnin.

Ajo nuk bëri zë veç e ndoqi pas e heshtur.S’i durohej sa t’ijepte zgjidhje gjithë kësaj ftohtësie. Një mëndje e keqe i thoshtese mos ndoshta ajo ishte në lëkundje për këtë lidhje mestyre.Një pjesë të rrugës ecën thuajse pa zë. Ai priste diçka prejsaj qoftë edhe një shfrim inatçor. Por jo asgjë. E çoi nërestorantin më të mirë të qytetit. Kamarieri , i njohur prej tij,erdhi gjithë energji e buzëqeshje.Duket porositur me kohë përkëtë shërbesë ditë lindjeje. U serviri vere Leskoviku. Eshtëmë e mira- u tha. E nxjerrim për raste të veçanta. Duke pirëgllënjke pas gllënjkë verë, fytyra i mori një ngjyrë purpuri.Ajo u bë më sentimentale dhe nisi ta shikojë me ëmbëlsi. Ai ekapi këtë dhe brenda vehtes ndjeu lehtësim. Jam i marrë thaasgjë s’ka të bëjë me mua.Vetëm kur i’u afruan derës sështëpisë, ndërsa ai po bëhej gati të largohej, ajo zbuloi enigmën.Ngjitu lart, duhet të ketë ardhur xhaxhai dhe tetoja, vëllai dhemotra e babait. Keshtu vijnë çdo 14 qershor për të pirë njëkafe. Ai u pataks. Kafe për ditë lindjen?!. Ajo nxitoi të shuantehabinë. Oh, s’ta kam thënë . Babai, as 45 vjeç ka vdekur nëditën e lindjes sime më 14 qershor. Thuhet atak në zemër, porka edhe zëra të zhdukjes fizike. Si bir tregtari u luftua tërëjetën e tij të shkurtër. Deri sa ai ishte gjallë ditëlindja imeishte festë e vërtetë. Vetë ai ishte organizator. Pas vdekjes sëtij është hera e parë që unë e festova ditëlindjen.

Vitet shkuan. Gjithnje e gjithnje ai këmbëngulte nefestimin e ditëlindjes. Shpesh duke spostuar dhe datën nga 14në 15 qershor. Më në fund u arrit një kompromis që së pakupërvjetorët të mos shkonin në heshtje….

Page 26: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave52 53

***Ai e mbaroi gotën me verë nën këtë meditim trishtues. Po

bëhej gati të merrte gotën e dytë, kur ajo sikur u përmënd nganjë zë i brëndëshëm: “ Ma jep gotën me verë. Të pi për ditëlindjen dhe ardhjen në Amerikë.”

Chicago, korrik 2009

Qimeverdhi

Kish kaluar mesnata kur bëra kthesën e gjerë për të parkuartrakun tek vendi i zakonshëm, diku në anë të sheshit të parkuttë hotelit që kufizohej me një rrjetë të lartë teli. Në këtë skaj tëparkimit zakonisht më bënte shoqëri vetëm një djalosh qëkishte një trak të mesëm  me të cilin shpërndante bukë nësupermakete të zonës si vetpunësuar. Isha i qetë në timon kurgati sa s’u përplasa me një veturë, që nga forma ngjante tip ivjetër i viteve gjashtëdhjetë. Nga mbiu kjo rrangallë këtu dhekush është ky idiot që e le kështu sheshit në këtë hapësirë tëdesinuar vetëm për traqe? Mendova se do të ishte ndonjëvjedhës, a drogmen që i fshihej policisë. Sidoqoftë asgjës’mund të bëja në ato orë të vona,kur të gjithë ishin në gjumë.E shumta mund të lija një shënim në sportelisti i hotelit kur tëshkoja të flija që kjo histori mos më ndodhte të nesërmen. Uzbrapsa me veshtirësi duke bërë kujdes mos kalonte ndonjëmakinë  në rrugën që ndahej me parkun. Gjeta hapësirë mezor. Nga vetura s’më ndante as gjysëm metra. Kur i’u afrovaasaj edhe pse nën një ndricim të zbehtë dallova gjurmë tëtheksuara goditjesh e deformimesh dhe diçka që varej ngapjesa e bagazhit. Çdo jetë ky person i krisur, mërmërita me

Page 27: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave54 55

vete duke hapur gojën me dëshirën për gjumë. Sportelisti i hotelit, një indian i shkurtër, i dobët me një

anglishte të çalë, me zërin e hollë si të një zogu vocrrak, me tëhyrë  u shkund nga përgjumja mbi kolltukun e vjetër kus’merrej vesh në ç’ngjyrë ishte . Më buzëqeshi dhe si zakonishtmë pyeti nga vija.

-Tutje nga Alabama -i thashë. Më dhemb tërë trupi. S’duaasgjë veç të shtrihem.

-Dhomën e ke gati- tha gjithnjë buzëqeshur indiani.-Ajo bjondina është akoma në dhoma përkarshi?- pyeta

për një grua të ve,që herën e fundit plasi të më merrte një natënë dhomën e saj...

-A, jo..-tha indiani duke lëpirë buzët- iku. Tha se gjeti njëapartament me një dhomë gjumi me një rentë të ulët. Në vendtë saj ka ardhur një beqar i vjetër. Edhe ky bjond është, ka çaflokë që i shkëlqejnë. Merakçi i madh. Bën, ç’bën e kreh flokëtku të mundë para pasqyrës. Apo s’ka zakon që  çdo gjë e prekme letër të higjenizuar,me lëng pastrues.Po do ta njohësh. Eshtëi mirë....Paguan rregullisht.

-I ardhi goja këtij peshëlehtit, do të shtyjë kohën- thashëme vete dhe pa e zgjatur u nisa për në dhomën time në katin edytë.Tek ecja u kujtova për veturën rrëngallë në parkim pornuk ia vlente të rikthehesha tek indiani llafazan i sportelit. Dovinte e nesërmja. E risolla ndër mend fytyrën rrumbullake, sibukë e ardhur të bjondes që dikur ishte përkarshi dhomës ku banoj unë....

Në fillim ishte serioze.Më jepte një përshëndetje të ftohtë me seriozitetin e një

njeriu të sigurt në jetë që po shpenzonte pak kohë në hotel.Pastaj mëngjeseve teksa rrinim në rradhë njëri pas tjetrit për tëmarrë secili në tabakatë e veta ushqimet e mëngjesit kontinentalu bë më e afruar. Më buzeqeshte,më pyeste për motin,  hidhtendonjë  humor që më shumë i bënte jehonë vetë .Pastaj një

ditë më ftoi të uleshim në një tavolinë për të ngrënë mëngjes.Në pesë minuta më “zbërtheu” të gjithin duke mësuar përdivorcimin tim, që isha trakist dhe bëja rrugë të gjata. Oh, ajoqe e tmerrëshme. Kaq i mjaftoi për të më tërhequr gati me tëlutur në dhomën e saj...

U afrova tek dhoma ime.  Dhe sytë i hodha përkarshi. Enjëjta derë, i njëjti numër. Por një tjetër frymë brenda saj.

Të nesërmen bisedova me menazherin për parkimin. I fola me një ton që nuk e fshehu dot një inat të brendshëm, përidiotizmin e personit që kish parkuar aty. Menazheri buzëqeshi.

- Mos u shqetëso. I zoti i makinës fle karshi jush do tanjihni. Nuk ka njeri më të mirë e më të çuditshëm. Por ështëpa zarar. Nuk kemi parë klient më të rregullt në pagesë. Do tërrijë për një kohë të gjatë. Ai parkonte këtu përpara . Nuk di aja vure re veturën. As në varrezat e makinave nuk e gjen pamjene saj. Llamarinat të duket sikur do të bien për tokë nga çasti nëçast. Në të gjithë  trupin e makinës sheh vrima e deformime.Nga pjesa e prapme e bagazhit i varen lecka e copa plastmasiqë gjejnë rrugë në të çarat.  E shemtonte krejt pamjen kryesorekëtu në hyrje të hotelit. Çdo klient që vinte rrrudhte buzët endonjë më kurioz  do ndalonte dhe pasi ta vëzhgonte mirë emirë para se të kërkonte dhomë do të pyeste : ç’është ajomakinë? Ka zot?

Kur i kërkuam që ta parkonte tutje, në fund të parkimit tëmadh andej ku  zakonisht rrinë traqet e tonazheve të mëdha aikundërshtoi. Me zi e bindëm duke ia vënë  si kusht të qëndrimitnë hotel. Tani duket se është i kënaqur.

Njohjen me të do ta bëja një mbasdite. Qëlloi që u kthevaherët. Vetura rrangallë ishte aty. Nën rrezet e diellit nëperëndim , çarjet, vrimat, shtrëmbërimet, ndryshkjet i kishtemë të dukëshme. Dhe po ashtu plastmaset që vareshinnga poshtë bagazhit farfurinin..Kur u afrova , shoh brenda sajnjë burrë të shëndoshë, me fytyrë katrore. të tultë e të bardhë.

Page 28: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave56 57

Krihej para pasqyrës së makinës, me një rit të ngadalshëm, duke ndjerë kënaqësi të dukshme.  Ktheu kokën nga traku, nëmomentin kur unë ndalova,  duke shkuar dorën e djathtë mbiflokët e verdha, të gjata, të ndritëshme.

-Mirëdita më tha--I ktheva përgjigjen, duke fiksuar buzëqeshjen e tij që

reflektonte mirësi.Zbriti nga makina dhe më takoi. Të dy u nisëm nga hoteli.

U gëzua që ishim përkarshi me dhomat.Kur u afruam tek dera e madhe e hyrjes për në hotel, nxori

nga xhepi një pako të vogël plot me letra të njomuranë dizifektant për pastrimin e duarve. Mori një copë, e shtriunë pëllëmbë të dorës dhe zuri dorezën e derës. Pastaj sikur tëkishte kryer veprimin më normal, madje  më të domosdoshëme bëri shuk copën e letrës dhe e hodhi në koshi i plehrave  nëqoshe të hollit.

-Vazhdojmë miku im- më tha me një zë të plotë dukehedhur një shikim prej personi të mirënjohur nga sporteli.

Qënka manjak pastërtie, thashë dhe po përpiqesha tërifreskoja kujtesën me një rast të ngjashëm si ky. A ..po, bëhejfjalë për një artist të njohur që e kish këtë zakon dhe që  vdiqpapritur nga një atak zemre në moshë të re. Kisha lexuar që sëtoku me këtë ide fikse në kokë për të mos prekur asgjëdrejtpërdret me dorë ai vuante dhe nga pagjumësia. “ S’flenga mendimet e shumta që më vertiten në kokë për realizimine roleve.” Në mposhtje të pagjumësisë përdori shumë ilaçe qënë fakt i dërmuan zemrën.

-Kjo është dhoma ime- tha qimeverdhi që ndërkohë kishtenxjerrë një tjetër letër të lagur për të zënë dorezën e derës.Prisja të më ftonte por çuditërisht ai, në mënyrë rrufe e hapidhe e mbylli shpejt derën pa mundur të shuaja sadopakkuriozitetin me ambientin e brendshëm ku ai jetonte.

-Qënka i currufjasur - thashë me vete- i dëshiruar për të

bërë një dush me ujë të ngrohtë e për të fjetur sa më parë ipaduruar për gjumë.

Të nesermen një ngjarje e vogël në dukje e pasuroi mëshumë portretin e tij. Një  gati bashkëmoshatar meqimeverdhin, që punon në landri, burrë hokatar me origjinëmeksikane kishte dalë në mjediset e jashtëme të hotelit, dikupranë lulishtes dhe perplaste duart në një rritëm valleje,shoqëruar edhe me zë. Qimeverdhi tundej e shkundej gjithëgaz duke ngritur në mënyrë skizofrenike duart lart... Më erdhikeq për të dhe thashë t’i shfryja meksikanit kur qimeverdhim’a bëri me dorë: “eja eja trakist edhe ti në valle para se tëmarrësh trakun për në Alabama.”

I’a bëra me dorë në shenjë mohimi duke u çuditur përadresën e saktë të nisjes sime. U kujtova se diçka kisha biseduarpër këtë udhëtim të gjatë që nga Chicago në Alabama mesportelistin. Qimeverdhi si i ngeshëm i zhbiroka të gjitha thashëme vete.

Dhe kështu pak nga pak, vetë fqinjësia  e dhomave mëafroi me të. Një ditë e ftova unë në dhomë. Ai s’refuzoi. Pasilau mirë e mirë duart duke mos i fshirë me peshqirin që i afrovaunë por me letrat, që s’i mbaroheshin kurrë, si të ishin magazinaxhepat, u ul në karrige. I afrova birrë.... Dora më mbeti nëhava. Ai nxori letër dhe e kapi me të birrën. 

M’u neverit.Por buzëqeshja e tij pas këtij gjeti ishteçarmatosëse.  Fundja një  ves e kaq mendova. Ja që eshtemaniak pas pastërtisë!

Ishte i këndshëm në muhabet e në të pirë. Pas çdo historieme femra të ndeshura në udhëtimet e gjata qeshte me zë tëlartë si një adoleshnt i shëndetshëm, plot energji..Qëllimisht ifola për familjen time, gruan , femijët, më pas për divorcin ,qëedhe ai të më tregonte por heshti e ndrroi bisedë. Mësova vetëmse për vite me radhë kishte punuar në një uzinë çeliku dheishte paguar shumë mire .Makinën , nje ford i viteve 60-të, e

Page 29: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave58 59

kishte që nga rinia e tij e s’e ndrron me asgjë.- Ka motor të fortë- më tha.Pas kësaj vizite kurioziteti për të parë  dhomën ku ai jetonte

më bëri që me paturpësi t’i thosha disa herë të hyja e tëvazhdonim atje bisedën por ai  bënte veshin e shurdhët. Haptee mbyllte derën shpejt me një mirupafshim nervoze.

Dhe në mënyrë shumë të çuditëshme u shua dhe kuriozitetiim. Ishte mbrëmje si zakonisht kur pas udhëtimit u ktheva nëhotel. Sportelisti indian shprehu kënaqësi të dukëshme kur mëpa.

-Kisha nevojë për ndihmën tënde. Ai komshiu yt ka gjithëditën që s’ka dalë nga dhoma. As për mëngjes, as më drekë  eas tani kur zakonisht  të mbin në sy. I kam telefonuar disa herëe s’më përgjigjet. Kam merak se mos ka pësuar gjë. I telefonovamenaxherit. Ai më urdhëroi të shkoi të trokas përsëri dhe  nëfund të fundit të hap derën e të shoh. A s’vjen me mua. Ju ekini mik.... Tërë kohën me ju është në gojë, trakistikështu,trakisti ashtu.

- Patjetër- i thashë- duke ndjerë një ankth parandjenje tëkeqe.

- Trokitëm fort në dera. Asnjë përgjigje. Sportelisti hapiderën. Një erë e rëndë plehrash të ndenjura më shpoi hundët, Një mal me plehra të futura në qese të mëdha plastamasi qëzinin gati gjysmën e paradhomës. Mbi dhjetë çarqe për kapjene minjve. Një mijush i vogël prehej në një nga këto. Dhe ozot! Dyshemeja lyrosur, përzjerë me lëngje frutash .

Qimeverdhi me fytyrën poshtë ishte plasur mbi mbulesëne krevatit me gjithë rroba.

I’u afruam....Sportelisti i mori dorën . Asnjë shënjë jete.Lajmëroi urgjencën..Tek po dilja pas këmbëve m’u ngjitëncopra letrash me lëng dizifentues me te cilat ai gjithnjë para setë hynte kapte dorezat e dyerve.

Hoteli i fantazmave

Page 30: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave60 61

Tre anglezë nga Oksfordi Orët e para të mbrëmjes. Taksia ndaloi përpara godinës së

doganës. Perpara ishin 3-4 taksi e vetura private. Punohej nëdy sportele. Qetësi. Hodha një shikim të shpejtë rreth errotull.Ndjeva kenaqësinë  e rregullit dhe sigurisë.Punonjësi ishërbimit, na përshëndeti me mirësjellje. Veshja dhe krehjabukur e flokëve harmonizoheshin me lëvizjet e shpejta të dhjetëgishtrinjve në tastierën e kompjuterit.Për dy minuta mbaruampunë.

-Po më duket si ëndër- I thashë taksixhiut tek makinafërshëllente nga shpejtësia në autostradën për në Selanik.Prisjatjetër gjë në doganë.

-Sot ishte qetë….-Sidoqoftë duket që ka rregull…-E po s’do mend….Do futemi në Europë! Por ti, ti që kur

s’ke qënë këtej?!-Në qershor mbush 10 vjet….Taksixhiu, më peshoi me shikim fund e krye. Veshur me

bluxhinse dhe atlete nga më të lirat  sikur s’i ngjasova me atatë perëndimit. Nuk doja të jepja hollësira…….Po futeshim nënjë nga tynelet  moderne gjithë dritë të autostradës. Ndjenja  e

Page 31: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave62 63

ndryshimit m’u ringjall e fortë. Donim s’donim perëndimi dokrijonte portretin e vet dhe në këtë rip me natyrë të egër në dyanët e kufirit.

xxx

Dhjetë  vjet  më parë dogana i ngjante një pazari kaotik paformë, ku mund të shihje gjithë fytyrat e deformuara të vesevetë liga, kontrabandistëve të mëdhenj me mauna, te vegjël me kamionçina, që fryheshin si tullumbace, kryesisht meplaçkurina e zarzavate qe qelbnin që tutje, me këmbësorë meçanta të mëdha, me zyrtarë kravatashtrëmbër, e fytyra tëlyrosura, me prostituta të llangosura tmerresisht në faqe , meshoferë fugonësh që prisnin të ngarkonin rrefugjatët e sjellënga autobuzi blu me rrjeta te serta teli nga ana tjeter edoganës…..E  në një nga ditët me këtë pamje te zakonshmem’u desh të shkoja me një detyrë te posaçme në doganë. Rrethores 1 pas dite, tre anglezë nga Oksfordi mbrrinin me njëmakinë tip vene, të mbushur plot me vegla muzikore, violi,violincela, kitara e madje dhe një piano të vogël mësimore.Gjithcka dhuratë modeste për shkollën artistike të qytetit. Mecilësinë e drejtorit, emëruar jo shumë kohë më parë, më duhejt’i prisja tre anglezët duke u uruar mirëseardhjen.Ishte prilli ivitit 1998, vetëm një vit pas katrahurës së 1997.

Mes rremujës së doganës, së bashku me doktor Janin,(mik i tre anglezëve  që ato ditë kur dy vjet më parë ata bënënjë vizitë në spitalin ku ai punonte) , nuk po dija si tëorientohesha.Një turmë e madhe njerëzish me fytyra tëdëshpëruara, ngjeshur njeri pas tjetrit, me sytë mbërthyer tekdritarja, zgavër e sportelit.Të dukej se asgje s’lëviste përtejzgavrrës.Më tej taksi e vetura të të gjitha llojeve,ku dominontee blerta e benz-mercedes të vitit 1992. Më në brëndësi dy mauneqë prisnin çdoganimin e mallit. Nisa të kërkoj ndonjë fytyrë të

njohur doganieri që të më orientonte. Dhe vërtet diku mes njegrupi njerëzish ,mes tyre dy  që s’ngjanin vendase, shëmbëllevadikë që dikur banonte në lagjen time. I’u afrova.Më dha tënjohur.

-Më fal- i thashë.-Jam vërtet bizi.Jam me  të Europës, specialistë për

doganën. Si e ke hallin ?-Tre anglezë nga Oksfordi kanë sjellë ndihma për shkollën

artistike.-I ke dokumentet?-Po.-Tregoja personit, tek trari, që të lejojë mjetin me ngarkesë.

Ai do të ndihmojë dhe për veprimet e nevojshme.Mez i gjetëm shtegun për të shkuar tek trari ku mjete të

ngarkuara pas veprimeve në doganën greke prisnin të hyninnë tokën shqiptare.Jani nxitoi përpara, duke u drejtuar tekgrumbulli i njerëzve  përtej trarit.U dhashë këmbëve për tëmos mbetur pas.

Jani ua bëri me dorë tre burrave, fytyrë qeshur dy të gjatëe të mbushur dhe një me shtat mesatar, por truplidhur.

-Ata janë.Ç’njerez të mirë.Kane bërë tërë këtë rrugë tëgjatë e prapë se bëjnë veten.-Tha Jani.Do ti njohësh.

I treguam dokumentet punonjësit të doganës, një shkurtalaqi trashë që nga dhjamosja  mezi merrte frymë.

-Nga Vijne ?-pyeti.-Nga Oksfordi.-Po pyes nga ç’vend.-jane anglezë.-Këtë thuaj. Domethënë nga Anglia. Çfarë kanë në venë?-Vegla muzikore,violi,kitara, flauta…-Vegla muzikore? Ç’njerez ka bota?! Se për saze ka nevojë

Shqipëria! Po pije, veshje kanë ?-Jo. Të gjitha janë të shkruara këtu.

Page 32: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave64 65

-Mirë, mirë këto çoji në zyra e doganës.Por këta byrazerëtduhet te paguajnë . Janë të huaj, çdo turist i huaj duhet të lerënë doganë nga 40 dollarë.

-Ej mik- ndërhyri Jani-Këta janë miqtë tanë që kanë ardhurnga larg, duke përdorur e ngarë mjetin e tyre që të ndihmojnëshkollën. Është turp për ne tu kërkojmë  të paguajnë..

-Ore unë po të tregoj rregullin. Janë të huaj e pikë.Në këtë moment shkurtalaqin dikush e zuri për krahu.-Ta fut ? –tha e tregoi diku në qoshe një kamionçinë, të

mbuluar, anuar pak nga njëra anë, rrjedhojë e tej peshës.-Çfarë ka?-Si zakonisht, perime….-Mirë, mirë…Po te pengoi kush, thuaji që ke biseduar me

mua…..Sa për ju, shtoi shkurtalaqi dhe u kthye nga ne, s’kamçbëj. Ata nga Oksfordi duhet të paguajnë.Ka rregulla tani,s’hyhet veresie…

-Lere këtë- tha në heshtje Jani- mbase ai miku tënd ieuropianëve  tani është i lirë.

U bëra vrer. Tre anglezët pak hapa larg s’po kuptonin ç’pondodhte. Në vend të niseshim drejt tyrë u kthyem prapa. Përfat te njohurin tim e gjetëm të lirë.

Na mirëkuptoi dhe erdhi me ne. Me porosi të tij u dhalejekalimi. U përqafuam me tre anglezët.

-Mos u mërzit-më tha anglezi I shkurtër. Vonesë dogane.Keqkuptime. E di ti sa barsoleta ka per doganierët..?!.

Mora frymë thellë kur vetura personale e doktor Janit dhefugoni  që na ndiqte pas u shkëputën nga ajo masë amorfë ezezë, që cdo emër mund të mbante veç doganë jo….Me sy  tëtrishtuar, shikoja godinat pa shije arkitekturore, të  fshatit-qytetDevollit, ku aty këtu shiheshin dhe gjurmët e djegjeve dherrënimeve te 97-tës…..Kushedi ç’mendojnë Anglezët ?!–mendova.

Po i afroheshim Korçës. Ishte momenti  kur nga sallat e

leksioneve te universitetit po dilnin grupe, grupe studentet,djem e vajza bashkë. E qeshura e tyre dhe hijeshia e parkut,gjithë blerim në këtë muaj prilli harmonizoheshin bukur si për të thënë ka edhe jetë…Përsërita me mend emrat e treanglezëvë John, Steve  dhe Jim.Kjo radhë vendosjeje përkonteme gjatesinë e tyre.John, veç shtatit të gjatë(për ta parë në syunë duhej të ngrija kokën) kishte si shënjë dalluese dhemjekrën.Steve ishte i dyti për nga gjatësia  ndërsa Jimi kishtebojën time, i shkurtër por pak më i mbushur, me një fytyrërrumbullake gjithë tul.

Pasi  sistemuam në shkollë ndihmat e sjella dhe vendosëm në parkim fugonin në mjediset e Qendrës  Mësimore, tok metre anglezët, ulur në sediljen e prapme te veturës së Janitshkuam drejt hotel “Korça”, hapur dy tre vjet më parë, në ishmjediset dikur pronë vetjake, pastaj shtetërore përdorur përzyra të gjithllojshme. Pronarët legjitimë, me biznese nëAmerikë, njerëz patriotë e me vizione moderne për jetën, erestauruan dhe i dhanë një fytyrë te re godinës.Hotel  “ Korça”ka komoditet te admirueshëm të krahasuar me hotele të miratë Europës.

Administratori i hotelit, lajmëruar më parë prej meje përardhjen e anglezëve, na priti me mirësjellje. Anglishtja e tijdhe e sportelistit , e paster, paçka se me pak aksent lanë shijetë mirë.

Nice, very nice-tha gjatoshi,John- tek fërkoi nga kënaqësiamjekrën e kuqe, me fije të bardha aty këtu.

-Po shumë mirë- miratoi Steve duke hedhur sytë ngaekspresi i kafes që porsa lëshoi fishkëllimën e zakonshme.Shikimi i tij, s’i shpëtoi  vëmendjes së administratorit.

- Pas rrugës së gjatë një kafë ekspres do tu bëjë mirë.-Po me kenaqësi, miratoi John, që me sa dukej luante rolin

e liderit të grupit.Pas kafes, u ndamë me anglezët me të cilët do të

Page 33: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave66 67

takoheshim ditën e nesërmë. Duke shkuar për në shtëpi, memakinë, shkëmbyem mendime me Janin.

-Mos u mërzit, per ç’ka ndodhi në doganë- më tha- unëshkoj shpesh.

-Janë të huaj…..-Ata e dinë ç’është ky vend….kaq s’është asgjë.Të ecë

mirë çdo gjë  nesër….Dua të mbeten të kënaqur, së paku ngane, të tre janë shumë të mirë .Në telefon para se të niseshinnga Oksfordi më flisnin me shumë eufori  dhe padurim për tëardhur. U kujtova se akoma vendi nuk ka qetësinë e duhur.Por, këtë s’e përfillën fare.

Nga ora dhjetë e mëngjesit të tre anglezët  erdhën nëshkollë.Ishin  veshur në mënyrë sportive, me atleteaddidas,bluxhinse e këmishë të trasha me kuadrate.Në  se dotë ishin të një boje do t’i merrje për trinjakë. Unë, posacërishtpër ta kisha vënë kostumin e çelur, bojë qielli, që ma kishtedërguar kunati nga Greqia dhe kravatën pikaloshe që mështrëngonte tmerrësisht. Ne sallën e mësuesvë që përdorej dhepër koncerte u dha një shfaqje. Veç ti shihje si duartrokisnin tëtre anglezët, me një entuziazëm aq të jashtëzakonshëm sadyshoje: e kanë seriozisht?! Kulmi i entuziazmit të tyre arritikur spikerja tha : dhe tani tre ekzekutime ,në violi, kitarë dheflaut . Instrumentet janë dhuratë nga miqtë tanë ngaOksfordi.Gjatë lojës gjatoshi John çohej e bënte fotografi.Shumë herë dhe nga spektatorët nxënës e mësues.

Me vlagën e entuziazmit te konceërtit, përsëri me makinëne doktor Janit shkuam e bemë një vizitë në fabrika e birrës.

-A e njihni një vajze këtej nga Korça me emrin Entela?-tha Johni- eshte në Universitetin e Oksfordit.

-Vajzë e mirë-shtoi-Steve.Studion për mikrobiologji.Eshkëlqyer. Do bëhet shkencëtare, shkencëtare bote.

-Sikur kam dëgjuar – thashë-për të qënë pro idesë së tyreekzaltuese.  Edhe këtë përshtypje e llogarita në “ fondin “ e

përshtypjeve të mira që ata kishin e ne po përpiqëshim tëstimulonim për ta në këtë vizitë.Administratori i fabrikës sëbirrës, njëkohësisht dhe bashkëpronar na priti në zyrën e vet epaisur me kolltukë meshini, ngjyrë vishnjë.Foli me pasion përhistorinë e fabrikës. Edhe pse me përvojë të gjatë si inxhinierkimist në sektorë të tjerë, të dukej sikur në fabrikë kishte  njëjetë të tërë. Një punonjëse nga zyrat na serviri birrë në gota tërënda qelqi, ku shija e birrës së ftohtë ndihej më mirë.

Me tre anglezët shkuam dhe në mjediset e fabrikës, aty kufermentohej në kushte natyrore elbi për malto,në  tanket gjysmesferike prej bakri të zjerrjes,në repartin embushjes sëshisheve…

-Sekreti  i kësaj birre të famëshme në vend –shpjegoi nëecje e sipër administratori, thonë se veç të tjerash është uji.Uji me tubacione vjen këtu posaçërisht nga burime malore.Shihja në sy anglezët. Vërtet ata vlerësonin këtë fabrikë apoajo u dukej e dalë kohe, ja si ato skodat me turi që fotografuangjatë rrugës? A thua kishin vlerë këto paisje, që në vitet 30-tëtë kësaj fabrike, kur ajo ishte në pronësi  të një shoqerieitaliane?!

Anglezët nuk dhanë ndonjë mendim për fabrikën.Shkëmbyen karta biznesi me administratorin , bënë aty këtundonjë fotografi.

Përsëri në shkollë.Shkëmbim mendimesh me trupënmësimore. E  pastaj….Nuk dita ç’tu thoja kur ata më kërkuantë shikonin të famëshmet kabina studio në katet esipërme.Ngurimi im ra që tutje në sy.Por  s’u shmangadot.Kabinat s’ishin gjë tjetër veçse ndarje me kompesato, medyer te deformuara .Në to mungonte ngrohja.Dhe të mendosh,dimrin e egër të anëve tona.Gishtrinjtë e njomë të nxënësvethua ngjiteshin mbi telat e ftohtë të violive.

Kaluam shpejt e shpejt nëpër kabinat, në heshtje, pa zësikur të kalonim në një varrezë….Pamje më mjerane për një

Page 34: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave68 69

shkollë artistike zor se kishn parë në jetën e tyre tre anglezët.Mbasditja kishte pjesën më të bukur të këtij shoqërimi. E

bëmë më këmbë rrugën nga hoteli për në restoranti me guzhinefranceze, hapur në mjediset e ish shtëpisë së patriotit“Themistokli Gërmenji” që shërbente edhe si muze, në dymjedise. Bulevardi kishte plot kalimtarë.Tek më panë anglezëtqë përshendetja me kokë, me të ngritur pak të dorës, ose me tëpërshëndetur si zakonisht”Ç’kemi” nisën edhe ata të falin buzeqeshje. Duke ecur po afroheshim tek lulishtja, në hyrjetë së cilës lartësohet monumenti i Themistokli Gërmenjit.

-Ja   në shtëpinë e këtij burri të ndritur jemi sot miq- uthashë anglezëve duke nderër dorën nga shtatorja eThemistokliut. Të tre ndalën hapat e me një seriozitet  tëjashtëzakonshëm  kqyrën statujën, një nga kryeveprat esklupturës shqiptare. Nxorrën aparatet e bënë fotografi njërime tjetrin. Në fund m’u lutën t’i nxirrja të tre. Dhë për t’ubashkuar me ta, kërkuam ndihmën e nje vajze, kalimtare tërastit.

-Ky patriot- u thashë shpalli e drejtoi Republikën e Korçësmë 1916, për të mos e lënë të binte pre e copëtimit. Atëherëkëtu ishin francezët. A e dini që Korça ka pasur një lice francez?Po….dhe për arkitekturën e qytetarinë  të vjetrit i thërrisninqytetit tonë Paris i vogël.

-Ke qënë ti në Paris- më tha John.-Jo….deri tani jo.-Kur të shkosh ki kujdes,mund të humbasësh….Është i

jashtëzaknshëm .S’më erdhi mirë, që përmenda këtë fakt. A nuk duket

grotesk ky krahasim dhe sytë ua mbërtheva një grumbulliplehrash e letrash diku në qoshe të bazamentit të monumentit.Erdhi ora që duhej të ishim në restorant. Anglezët thuajse  tëtre në një kohë shikuan orën.

Në restorant u bëmë një grup i vogël. Veç meje dhe

anglezëve ishin dhe doktor Jani me të shoqen , dy mesueset epianos, dirigjentja e shkollës me burrin e vet, dhe radiologu ispitalit gjithashtu si Jani njohur më parë me anglezët.Mëkërkesë të tyre, radiologu kishte me vete dhe kitarënpersonale.Menyja ishte e bollshme.Vetë shefi i kuzhinës,veshur hijshëm erdhi në tavolinë për të marrë kërkesën eanglezëve dhe të tjerëve. Porositën, ushqim të bollshëm..Nepo përtypeshim, për të zgjedhur  diçka më të lirë. Harxhet ekësaj darke e kishim vendosur do ti paguanim së toku.O zot!Anglezët menjëherë reaguan duke iu drejtuar kamarierit. Nëfund llogarinë tek ne.Aq lirshëm u tha kjo sa çdo përpjekjenga ana ime në emër të sedrës së mikpritësit shqiptar që përmikun s’di të kursejë do të dukej arkaike dhe qesharake. Nukfola.

Të tjerët kaq deshën. Rrëmbyen menytë dhe filluan të“përkëdhelen” në përzgjedhje. Aq shumë u porosit sa s’mbeticep tavoline pa u zënë. Shampanja dhe vera franceze shpejt isolli njerëzit çakërqef. Flitej me zë të lartë anglisht edhe shqip.Anglezët në fillim prisnin pas folësit  fjalën e përkthyesitpastaj….reagonin menjëherë thua kishin kuptuar shqipençakërqefe të tjetrit. Dhe ky “dialog” mbyllej me të trokiturit egotave me verë franceze dhe fjalën : Gëzuar që anglezët emësuan shpejt. Por ajo që i bashkoi më shumë të gjithë dhethyevi  barrierat e gjuhës ishte kënga. Kitaristi ishte virtuozdhe kishte një repertor të pasur këngësh angleze. Të treanglezët, nën ritmet e kitarës këndonin me një pasion të madh,krejt të lirshëm dhe të befasuar që shumë nga ne i shoqëronimjo vetëm me melodi por edhe me fjalë në anglisht. Ky restorant,në këtë shtëpi të vjetër të Themistokli Gërmenjit, mendova,zor të kishte pasur ndonjëherë anglezë kaq të qefit, dhe për mëtepër nga Oksfordi, qëndër e njohur botërore e dijes.

Ora ishte 3 e mengjesit kur dolëm të zhurmshëm nëbulevardin “Republika”.Monumenti I Luftëtarit Kombëtar ca

Page 35: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave70 71

hapa më tej sikur na tërhiqte vëmendjen për këtë prishje tërregullit dhe qetësisë publike.U përqafuam meanglezët.Ngazëllimin në fytyrat e tyre s’kam për ta harruarkurrë.

Duke ecur më këmbë për në shtëpi mendova me një ndjenjëkënaqësie se së paku pas kësaj mbremjeje tre anglezet ngaOksfordi, do largohen me pershtypje të mira dhe me mendiminse udhëtimi i tyre pak aventurioz   ishte i suksesshëm.

Të nesërmen nga ora 9-të e mëngjesit , në Hotel “Korça”.U ula në një tavolinë. Sportelisti më tha se tre anglezët ishinduke ardhur. Dhe ja pas pak ata dolën nga dera e ashensoritme çantat mbi shpinë. Ndiheshin pak të lodhur nga mbrëmjagazmore e tejzgjatur por me një shprehje kënaqësie emirësjelljeje falenderuese në sytë e tyre.U përqafuam përsëri(si fjalën gëzuar edhe këtë zakon të të përqafuarit ata e mësuanshpejt).Porositëm kafe.Me ne u ul dhe administratori iHotelit.Kur ishim thuajse në momentet e ikjes, sikur të vininnga mjë botë e largët në dera u dhanë dy të rinj me automatikëkallashnikovë në duar, që i mbanin pa të keq sikur ti kishinlodra.Na përshëndetën. E ndjeva menjëherë panikun qëipërfshiu anglezët.Vetë u bëra meit.Dhe kjo na duhej, tani nëpërcjellje!

-Këta Janë miqtë tanë- tha shpejt e shpejt në anglishtadministratori- na mbrojtën hotelin nga shkatërrimet e vjedhjetvitin që shkoi. Por kanë merak dhe vijnë e duken përsëri…..

Ky shpjegim edhe pse u dha me një anglishte të pastër uduk absurd për anglezët. Dolëm pa zë në bulevard. Zërat egjimnazistëve të gjimnazit përkarshi hotelit që vraponin dukebërë humor në orën e fiskulturës sikur e fashiti imazhin e dy të rinjve me kallashë. Më këmbë na duhej të shkonim drejtQëndrës Mësimore ku parkuam venën e anglezëve. Në ecje esipër, Johni,  risolli historinë e kallashëve duke i dhënë trajtëhumori. “Si, të shkonim pa parë kallashë?!” .Ky lloj humori

më bezdisi. S’më durohej sa të  mbrinim në Qëndra Mësimore.Këtu do të vinte me makinën e vet doktor Jani.Pas kësaj drejte në doganë.

Po ecnim në trotuarin përpara godinës së teatrit“A.Z.Çajupi”.Një afishe e madhe lajmëronte për premierën eestradës së qytetit “Ëndërime  në nëtët e krismave”.(Humornga ngjarjet e 1997-tës). Buzëqesha hidhur. Perpara m’u rishfaqën fytyrat e vrara të  të rinjve, që si fantazma u dukënnë hyrje të hotelit. Era e byrekëve, të porsadalë nga furra, pranëteatrit më ngacmoi. Po mendoja të hynim e të hanim bashkëme trë anglezët kur…breshërimat e  automatikëve më goditënfort në vesh. Syri vetëtimthi kapi momentin e shkëmbimit tëzjarrit nga dritaret e dy veturave, në mes të sheshit të parateatrit.Njerëzit e rastit në trotuar, bashkë me ta edhe unë meanglezët  instiktivisht, pa thënë kush rendëm të futeshimdiku.Dhe byrektorja ishte streha më e afërt. U ngjeshëm kupas derës, ku pas banakut. Tmerri  vizatohej gati i njëtrajtë sitë ishte damkosur, në fytyrat e të gjithëve.Asnjë fjalë, asnjëzë.Vetëm kur dikush tha “ Është qetë, s’ka problem” masakompakte në byrektore u shpërbë.

Ishte e kotë të shpjegoja se situata në Shqipëri vazhdontetë mos ishte ende e qetë.Anglezët para se të vinin ishin të mirëinformuar…Por dy ditët që kaluam, pritja e ngrohtë në shkollë,koncerti I nxenësve , vizita në fabrika e birrës, shëtitjet eshpenguara nën aromën e blirëve, fjetja ne hotelin komod,  esidomos hareja e krijuar në darkën e famëshme në restorantifrances në mjediset e  shtëpisë së dikurshme të ThemistokliGërmenjit, kishin krijuar tek ata mendimin se pamjet makabre,të tmërreshme te 97-tës ishin shndrruar thjesht  në  një ëndërtë ligë e kaq, që s’do përsëritej kurrë.

Si mund të ndodhë kjo?!-Thosha. Pse pikërisht tani nëikje të tyre?! Nënqesha me vete hidhur për kalkulimet që bëjapër pluset e minuset e përshtypjeve që mund të kishin krijuar

Page 36: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave72 73

anglezët. Minusi I parë në doganë as që mund të llogaritejpara këtij dueli të egër me kallashë në mes të sheshit.

Në Qëndra Mësimore na priste doktor Jani. Fytyra pas tërrojturit në mëngjes i ndriste.Era e kolonjës ndihej e fortë. Ishtenë humor. Nuk kishte idenë çkishte ndodhur. I tregova shpejtduke iu lutur të mos pyeste si ndiheshin anglezët.Heshtja etyre – i thashë Janit – flet më shumë.Nujk duan të na lëndojnë.E ndjejnë që s’na vjen mirë dhe ndihemi fajtorë pa faj, për çkandodhi.

xxx

Dogana po ajo.Por me një ndryshim. Në ikje dukej eshqepur krejt. Fytyrat indiferente të shërbyesve të saj sikur tëthoshin:”Akoma jeni këtu, o burra në kini për të kapërcyer kufirin, ikni…..” Në dogana   greke u përqafuam me treanglezët. Ejani  ju tani ne Oksforfd -na thanë. Do të këndojmëme kitarë e do të pijmë tërë natën në restorant “Shekspiri”.

“Piktori”

-Ja dua ti presë tërë këto barëra dhe ta punojë tokën mebel- tha Sofia dhe mori diku e plasi në këmbët e Lonit njëdrapër, një shatë dhe nje bel.

Ai nguli sytë në veglat me një ndjenjë tmerri sikur të kishtepërpara mjete torture fizike e jo mjete që fshatarët kudo nëbotë i kanë përdorur me lehtësi.

Sofia mori rrugën për nga shkallët e jashtme që të çoninsipër në ballkonin me kollona të derdhura të vilës.

-E po fillo tani Loni- i tha me një pamje të ngrysur kunatit,Sotiri.  Në kohën e drekës ke pushim. Afendikesha do të japedrekë. Hë se ashtu duket po është grua e mirë.

Loni hoqi pullovrin prej deveje e mbeti vetëm me këmishënme mëngë të shkurtëra.Në lindje dielli me qef të vet nisi tëngjitej sipër. Dukej paqësor.

Loni mori drapërin në dorë.Ju duk çuditërisht i lehtë. Diku,film a dokumentar kishte parë si fshatarët korrnin barrin egrunjërat fushave me drapër. Ja me dorën e majtë krijonin njëtufë si të mblidhnin  një tufë flokësh e me të djathtën përdornindrapërin.

E provoi. Jo keq por jo gjithë fijet e tufës u rrëzuan. E bëri

Page 37: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave74 75

tufën më të vogël. Kësaj here u ngroh. Bari ra përtokë. Pastajedhe një tufë ,edhe një....S’kishte ecur as gjysëm metri kurndjeu një dhimbje therrëse në bel. La drapërin e bëri të ngrihej.Mezi drejtoi trupin. Hodhi një sy ç’kishte prerë e ç’duhej tëbënte. Hoqi këmishën, fshiu djersët dhe e flaku në qoshe.Përmes syve të kriposur nga djersa shikoi diellin. Iu duk se potallej dhe e kish humbur atë shkëlqimin e parë paqësor. Zurime dorë barin, si për të matur fortësinë. Iu duk i ashpër dhe isertë. Ndjeu përvëlim të lëkurës në pëllëmbë të duarve. Mebarin s’kish qënë kurrë në “dyluftim”. Deri më sot i ish dukurmë i buti dhe kish ndjerë keqardhje kur shihte që shpesh shkelejbrutalisht. Për veten e tij kish ndjerë kënaqësi kur me shokë, me kitarë e shishe vere ishte shtrirë mbi lëndinën e butë tëbarit kodrave të qytetit nën hijen freskuese të akacjeve. Dheç’aromë  kishte ai bari i kodrave!

Filloi përsëri të presë barin. Vendosi të punonte më metërbim pa u ndalur. Do ta shkul, do ta hedh përtokë se s’bën. Athua do ta hedhësh përtokë?!..I’u duk se po dëgjonte zërin tallëssë të shoqes... Po, po do ta zhduk nga faqja këtë bar të keq,nuk thyhem kollaj unë jo... Dhe i’u kujtua “plaku dhe deti” iHeminguejt... A s’ishte i vendosur, kryeneç peshkatari plak?!Pastaj, i tha vetes, ç’flas dhe unë! Punë fantazie.Ky bar duhetshkulur.S’e bëj , do më tregojnë me gisht në fshat. E shikoniatë burrin e shkurtër, trashaluq? Shkoi në Sofia t’i shkultebarin dhe, dhe s’e shkuli që s’e shkuli dot! I gjori s’është përpunët tona. Si do të bëjë ky nesër në janar kur majë shkallëve,nëpër ngricë do varet pemëve për krasitje ?!

Jo,ti për gjë tjetër je i fortë, për lapsin. Në lapës s’ta kalonnjeri..Ç’është ky zë përkëdhelës? Lozonjar? Ah po, Neta, Netandihmësllogaritarja, rrufjanja beqare...Thosh keshtu dhepërdrithte sytë. E, je për gjë tjetër. Dhe unë qeshja si matufsikur s’e kuptoja që ajo me këtë gjë kuptonte seksin....Ku ështëNeta? Ah po, në Itali...Seç gjeti një italian të moshuar për burrë.

Do t’ja dredhë, patjetër do t’ja dredhë. E ku duron ajo...Tektirte e tirte mendime ,duke rënkuar pas çdo prerjeje bari befasklithi nga dhimbja. Një currilë gjaku përshkroi pëllëmbën edorës. Tehu i mprehtë i drapërit kish hapur një gojë plage.

Sofia e cila pa e ditur ai qëndronte dhe e vëzhgonte nganjë dritare, sipër tij, me të degjuar klithmën zbriti nga kati ispërm poshtë drejt e tek Loni.

-E ke prerë shumë ? -i tha-nëma dorën ta shoh.Loni zgjati pëllëmbën.-Po ta mjekoi tani- i tha Sofia.Tek e mjekonte Sofia e pezmatuar shihte punën e kryer e

përdridhte buzët. S’ja thotë fare ky derdimeni nga bujqësia.Pika Sotirit  ç’më solli! Ky qënka byrek me kos. Por edhe ivinte keq. Syte e Lonit ishin të mjegulluar. Dukej sikur kishteditë të tëra dhe jo orë në këtë dy luftim të egër me barin.

-Hajde sipër të hash një supë, një kofshë qengji e të pishnjë gotë verë të mbledhësh veten.

Sofia, kjo trashaluqe që kundërmonte deodorant dhe qëpas vdekjes së burrit e martesës së çupës jetonte e vetme,çuditërisht u tregua e dhemsur dhe s’e vrau mendjen për barine pashkulur.

U ulën të dy në një tavolinë të shtruar me një mbulesëgjithëlule. Edhe këta grekët një shije kanë me ne, tha me vetedhe i’u kujtua mbulesa që përdorte e shoqja në rastet kur vininmiq.

Pasi hëngri supën dhe e mblodhi veten Loni ngriti gotënme verë dhe sa e preku me buzë.

- Pije, pije i thosh Sofia, edhe unë do pi. Barin të vijë e takorrë Sotiri, nesër a pasnesër.

Loni me zor kuptonte ç’thosh Sofia.Veç që dyluftimi mebarin kish mbaruar, kjo s’kish  dyshim. U bë sebep prerja edorës, tha me vete.Shyqyr që s’u bë e thellë plaga. Befas sytëi mbetën në një pikturë , pejsazh natyre varur në mur. Një

Page 38: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave76 77

vijës uji, një shtëpisë, një stol, mjegull mes pemëve.La të ngrënit dhe nisi të shikojë me vëmendje pikturën.Sofia u pataks. Po ky lakrori me kos ç’pati?! Loni i cili,

kish mbaruar shkollën e mesme për pikturë por që s’kishmundur të shkonte në Institut ndaj kish vazhduar studimet përllogaritar, si amator tërë jetën s’i ishte ndarë piktures, sidomosnë pejsazh  ishte i talentuar. Befas i lindi dëshira t’i thosh Sofisëqë ai mund t’ja transformonte krejt mjedisin, madje me pikturamurale në korridor dhe në ballkon.I tha diçka por copra, copra.Sa herë fliste, duket edhe nën efektet e verës i gjallërohejideja se në këtë fshat e të tjerët rreth tij ai mund të bënte biznesme artin e piktures, sidomos me piktura murale.

Sofia s’dinte si të sillej me këtë trashaluq që u mund ngabari por që tani se ç’pralliste me sy të përshkënditur. Mori nëtelefon Sotirin. I foli për plagën e dorës e sjelljen e çuditëshmetë kunatit.

Ai erdhi me një frymë. Tërë rrugës kujtonte fjalës e sëmotrës: “Mos e merr në Greqi Lonin. Ai s’është për gjë do tëturpërojë!”

Kur hyri, vrapin e mbajti nga bari. U pezmatua dhe u ngryskur pa sa pak bar ishte për tokë. Sofia doli në ballkon dhe eftoi të ngjitej lart. Çuditërisht Loni iu duk tjetër. Jo i këputurpor fytyrëskuqur dhe çakërqef. Shishja e veres ishte gati nëmbarim. U habit. Dreq o punë! Kjo Sofia është e marrë, i’a kafutur me të pirë bashkë me Lonin!

-Pa na shpjego, ç’do të thotë ky kunati tënd që bën, ç’bëne shikon pikturën-i tha Sotirit- Sofia.

-Ç’i ke prallisur kësaj torollakes, të përvëluar për burrë- itha Sotiri.

- Ja po i them t’ia zbukuroi me piktura murale shtëpinë. Sotiri që i’a dinte këtë aftësi kunatit , nënqeshi. E rrufjani

u tremb nga bujqësia.Por, mendimi i pëlqeu.Sofia iku nga mendtë. Që sa të të shërrohet dora të dua

këtu- i tha Lonit. Më thuaj ç’bojra, e ç’gjëra të tjera të duhen.Për paratë do merremi vesh. Shiko se mos fillosh në ndonjështëpi tjetër më parë. Të vish këtu. Punë do të të gjej unë sa tëduash. S’je ti, e shoh unë, as për barëra, as për krasitje e asper vjelje pjeshkësh.Me to të merret Sotiri.

Dhe Loni, ëndrrën e dikurshme për piktor e shëndrroi nëbiznes. E filloi me zbukurimin me pejsazhe të mureve tështëpisë së Sofies e pastaj i mori me rradhë. Kur mbaroi nëkëtë fshat u shtri në të tjerët .

Ku është tani? Them se pas fshatrave rreth Selanikut kanisur të hijeshojë vilat buzë detit.....

 

Page 39: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave78 79

Sy dinaku

Me karrocën e ngarkuar plot e perplot me perime e fruta,kisha zënë radhë në supermarketin e zhurmshëm për të bërëpagesën e nevojshme. I lodhur, pas një kohe të gjatë pune, gatipo dremitja mbështetur mbi karrocë kur papritur ndjeva njëgoditje të lehtë pas kurrizi po me karrocë. Ktheva kokën. Syriflaku përgjumjen teksa shkëmbeu një shikim të shpejtë me njëvajzë 20- 22 vjeçare…. O zot, thashë me vete, ç’bukuri!

Vajza që me sa dukej priste ndonjë vërejtje, buzeqeshi lehtëe tha: më falni. Unë e veshtrova përseri në sy e gati harrovagoditjen. Për rrjedhojë s’po kuptoja pse ajo po kërkonte falje…Mbeta gati si i ngrirë…Vajza nervoze më shikoi me habi qës’reagova dhe o zot, papritur shkau mbi pllakat e lëmuara tësupermaketit dhe u rrëzua për tokë. Kjo e papritur më shkundidhe me një ndjenjë faji nxitova drejt saj.

- U vrave? – I thashë më një zë të butë.- Jo nuk kam gjë - tha - dhe më drejtoi krahun për ta

ndihmuar të çohej.- Si ndodhi? - I thashë.- S’di si ta shpjegoj - tha duke më vështruar ngultas me

një shikim zhbirues në sy, si për të zbuluar enigmën e rrëzimittë saj….

Duke shtyrë karrocën drejt makinës në parking mendoja emendoja për rrëzimin e kësaj vajze… A thua syri dinak e kafajin?! Mos ndoshta prandaj ajo në ikje u mundua të mëzhbironte me sy? Mos ndoshta kurbati me varëse e byzylykëmes pazarit të zhurmshëm, gati gjysmë shekulli më parë kishtepasur te drejtë kur më bërtiti me një zë të lartë e të frikshëmsikur dikush t’i kishte futur thikën në qafën e tij të trashë“largohu, largohu tutje tezgës sime, sy dinak…”

Atë ditë kisha shitur nje qese plot me luleshqera tëmbledhura në lëndinat në periferi të qytetit. Lekët i shtrëngojafort në dorën e vogël prej 13- të vjeçari.

-Të blesh një palë pantallona të gjata, për në shkollë – mëkishte porositur nëna. Kurse unë hesapet i kisha bërë të blijanjë palë pantallona të shkurtëra dhe një mbulesë tavoline, tëbukur me lule si suprizë për nënën. Ndaj pas blerjes sëpantallonave, me lekët që mbetën shkoja tezgë më tezgë nëkërkim të mbulesës. Shitësit më nxitnin me fjalë joshëse tëblija, por kur shikonin hutimin dhe pavendosmërinë time ulnintonin e kursenin frymën…

Dhe kështu tezgë më tezgë u afrova tek kurbati i gjatë,mustaqelli. S’i fola fare, veç sytë i mbërtheva në tezgën e tij. Evërteta ishte se prej tezgës së tij u mrekullova. Gati, gati povendosja ndaj ngrita kokën, u ngula shikimin syve të tij të zinjtë mëdhenj e të një trajtshëm. Ai, shikimit tim i’u kundërvume një vëzhgim tmerrues, të syve të mij.

Kaluan disa çaste torturuese, por s’i ula sytë. Fytyra e tij elyrosur, u deformua nga një ndjenjë agresive e papritur klithi“largohu, largohu tutje tezgës sime sy dinak” Thirri shumë. Edëgjuan tezgazhinjtë e tjerë që me panë tërë përbuzje, mbaseduke menduar se kisha tentuar të vidhja. Kalimtarë të rastit,shprehën habi. Unë i trëmbur lëviza tutje. Doja të vrapoja porkëmbët sikur më ishin ngurtësuar. Fjala sy dinak la brazdë nëtrurin e njomë, aty tek vatra e ndjeshme e kujtesës….

Page 40: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave80 81

Dhe klithma e kurbatit tezgazhi do të mbetej ashtu therrësetërë jetën në kujtesën time. Veçanërisht ajo përtërihej në ndodhitë çuditëshme krejt të pashpjegueshme.

Më kujtohet kur maturant me disa shokë ishim ulur nënakacjet në kodra sipër burimit te Shetros. Pranë nesh ishin njëe moshuar dhe një e re që përkujdeseshin për një fëmijë. Fëmijalodronte e qeshte e shpenguar. Por befas, pa ndonjë shkak oseshkak të fshehur siç ndodh me fëmijët ia plasi të qarit. Një eqarë lebetitëse. Dridhej e tëra. E moshura dhe e reja dhanë emorën me lloj, lloj marifetesh. Por jo. Fëmija nuk pushonte.

- Do ta bëj unë fëmijën të pushojë! – u thashë shokëvematurantë.

- Ti?! Dhe në çmënyrë?!- Do ta shihni – u thashë dhe shkova drejt fëmijës.E moshuara dhe e reja, më hodhën një vështrim ku dëshira

për ndihmë përzihej me habinë.Iu afrova pranë fëmijës, e vështrova gjithë përqëndrim e

dashuri në sytë e saj qiellorë. Ajo paksa e trembur m’u përgjigjme shikim e pavendosur të pranonte ftesën time për ta marrënë krahë. Por, tundimi nuk zgjati. Pranoi ta merrja në krahë.Më buzëqeshi ëmbëlsisht dhe pushoi të qarën. Shëtita me tëdisa çaste në lëndinën e butë si kadife të kodrës ndjekur ngavështrimet e habitura të të tjerëve. Kur e çova tek e moshuaradhe e reja fëmijën ato s’dinin si të më falenderonin.

- Si e bërë këtë çudi? - më thanë shokët.- Me sy - u thashë - po është sekret. Syte e mij janë sy

dinaku.Ata e morën këtë si një trillim dhe nuk ia vunë shumë

veshin…Megjithatë, në veten time nisa të thurr hipotezën:vërtet sytë e mij kanë diçka që u mungon të tjerëve. ?

Aty nga fundi i shkollës së mesme pata edhe këtë ndodhitë vogël që i’u bashkua historive për sytë. Prapa bangës ku rijaishin dy vajza që i çmonim për zgjuarësinë dhe bukurinë e

tyre. Njëra ezmere, e hollë, me sy të mëdhenj dhe flokë të zinjtë drejtë, derdhur supeve ishte më e afruar me mua. Ajo dallohejpër sedrën në mësime, korrektesën e vetpërmbajtjen. Tjetraishte një fytyrë bardhoshe, me flokë të verdha, dredha, dredhae çapkëne si djemtë e shkathët. E pikërisht në një pushim, kjoe fundit më tha.

- Dua të të shikoj mirë në sytë e tu, ata se si më janë dukursi të çuditshëm.

Fjalët e saj më trembën. Megjithatë shpenguar i thashë:“Pa hë, shikoji sytë e mij…”Oh, vërtet sytë e tua janë si ndryshe, e gjelbra përzihet në

të kaltër, në gri e papritur duket sikur ngjyrat ndryshojnë ngaçasti në çast. Të duket sikur pas tyre fshihet një mister dhesepse ke frikë ti shikosh më gjatë…Por. . mua më pëlqejnë.

Dhe ja edhe dy raste të tjera, ketu në emigracion. Po pijanë vetmi një kafe në verandën e një hoteli. Ishte një pasdite ebukur dhe nuk kishte shumë klientë. Kur, pranë meje po afrohejnjë e moshuar. Mezi i hidhte këmbët dhe dukej edisekulibruar… Të dukej se do të binte nga çasti në çast. Dukepirë kafen u përqëndrova në lëvizjet e saj, i gatshëm për tandihmuar. Dukej që ajo tinëzisht i kishte shpëtuar vëzhgimittë të afërmëve të saj. Për një moment shikimet u kryqëzuan.Kur ajo iu shmang shikimit e tha nëpër dhëmbë: Po ky?! Ç’njerii frikshëm! Si të shikon?!.

Unë edhe pse dëshifrova mërmëritjen, nuk u mërzita. Uçova më këmbë dhe kur ajo gati do rrëzohej nëpër shkallë ekapa fort për krahësh. Ndërkohë u dhanë të afërmit që ishin nëkërkim të plakës. S’dinin si të më falenderonin….

Kurse ky rast s’ka të bëjë në marrëdhënie me njerëzit. Edhepse në fëmininë time nuk shfaqa ndonjë dashuri të veçantë përqentë, falë djalit tim tepër të dhënë pas tyre edhe unë ndonseme vonesë u binda se vërtet ata janë të dashur…. E këtë dashurie ndjeva sidomos këtu në Amerikë ku qentë kanë “statusin e të

Page 41: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave82 83

privelegjuarit”… Qentë janë të llastuar, miqësorë e pakdembelë. Por ja që në kryqëzime shikimesh edhe me qentësikurse me një kategori njerëzish pata të papritura.

Tek po rija për qefin tim në stolin e një parku, përballëmeje qëndronte një vajzë elegante me një qen racë ujku menjë trup ndoshta më të madh se ujqit e zakonshëm. Por, tashmëtë mësuar, pamja e tij s’më bëri përshtypje… Përkundrazi, pasnjë kohe për të thyer heshtjen indiferente, mospërfillëse tëvajzës ndaj meje vendosa të “fut ndërmjetës” qenin. E ndiqjame sy tek ai afrohej pranë meje. Ndali thuajse në këmbët emija. Po e kundroja disa çaste në suprinën e syve.

Kur papritur, ai hapi gojën e shfaqi dhëmbët e tij të mprehtëe të bardhë me një lehje shurdhuese gati për sulm. Frika efëminisë nga qentë m’u ringjall instiktivisht. U ngjita mbi stole kapërceva përmatanë. Vajza u çua duke e tërhequr fort qeninpas rripi. Ai mezi u qetësua. U ula, me rrahje të shpeshta tëzemrës në stol. Prisja që vajza të më kërkonte një farë faljejeose së paku të shfaqte një ndjenjë keqardhjeje kur ajo m’uhakërrua: “Kontrolloni shikimin! Përse e vështruat ipërqëndruar qenin në sy! Ai po dridhet i tëri, nuk ndihet i qetë.”

Ky ishte kulmi! Le njerëzit por edhe qentë i trembenshikimit tim, thashë në brendësi të vetes me një ndjenjë tmerri.Eh, kurbat - tezgazhi, paske qënë i tmerrshëm në parashikime!S’do më ishte larguar kjo ndjenjë masakruese ndaj vetes sikurnë “Chicago Tribune” të mos kisha lexuar një shkrim përsjelljen korrekte të njerëzve ndaj qenve, sidomos tani në verëkur edhe shëtitjet me ta janë të rëndomta paradite e pasditesidomos parqeve. E pikërisht artikull shkruesi, pasi vlerësontesjelljen miqësore, të butë e paqëdashëse të qenve ndaj njerëzve,tërhiqte vëmendjen ndaj këtyre të fundit për të vlerësuar njëdukuri që padashur mund të konfliktojë marrëdhëniet.Specialisti, me disa grada shkencore, njohës i kualifikuar i botëssë qenve këshillonte: “Mos i vështroni gjatë me përqëndrim

qentë në sy. Kjo mund t’u nxitë atyre instiktet e vjetra shtazoretë egersisë që mund të çojnë në kafshime mishtake.” E pastajspecialisti udhëzonte për mjekimet e nevojshme.Këtoargumentime shkencore për vlerën e përgjithshme të shikimitnjerëzor në raport me qentë më qetësuan. Që atëhere, edhe psee vlerësoj mendimin e urtë “kur flet shikoje tjetrin në sy”,përpiqem të veproj në segmente të shkurtëra kohe, për të mosshkaktuar paudhësira, e për ta hedhur poshtë si të paqënëpërcaktimin e kurbatit- tezgazhi: Sydinak.

Page 42: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave84 85

Mama breshka

Sëpata,lopata,beli e kazma veç veglave më të sojme siçekani,dara, kacavidha etj janë pjesë përbërëse te inventarit tëçdo shtëpie private në qytetin tim malor, qytet i dëborës. Përnga paraqitja dhe “detyra” nuk diskutohet që sopata me te cilënpriten drurët e sjellë me karrocë a me gomerë nga fshatarët emalit ze vendin e nderit.Që fëmijë nis ambientimi me këtëvegël që vjen e rëndë nga mijëvjeçarët e parë….Por jo të gjithëbëhen mjeshtër në përdorimin e saj. Një nga ata që s’u mësuae s’u mësua me përdorimin e saktë të sëpatës isha unë edhepse nevoja që fëmijë më detyroi verë e dimër, shi e ngricë tëprisja dru me sëpatë. Do thoni e po ç’prish, dy goditje mëtepër! Por s’është ashtu se goditjet jashtë kërcurit mbështetëstë drurëve , në tokë e shpesh në gurë veç dëmtimit të tehut tësëpatës, mund të bëheshin shkak për të papritura të tjerapenglënëse. Dhe ja, një nga këto të papritura.

Për nevoja të punës vite më parë, kur djali ishte a s’ishtedhjetë vjeç përdorja një motorçiklete zhurmuese “jawa” qëkur startonte alarmonte tërë mëhallën. Me të i ngjtesha dhe tëpërpjetës së Qafës së Qarrit. Dhe ndodhte që në verën e nxehtëpërvëluese në asfaltin e nxehtë të Qafës të shihja breshka që të

trullosura lëviznin ngadalë nga njëra anë e pyllit të blertë nëanën tjetër…Njëherë m’u shkrep të merrja me vete dy prejtyre e t’ja bëja dhuratë djalit që vdiste per kafshët. E çfares’kisha në shtëpi! Mbi njëzet pëllumba, lepuj,qen (femër qëpillte çdo vit.Këlyshët me këmbënguljen e djalit do faleshinvetëm kur të rriteshin) mace, gjithashtu femër pa llogariturpulat, këndezin. Më vonë u shtuan bretkocat që zinin një qoshetë freskët me bar në veri të oborrit dhe dy iriqë, të gjetura ponë Qafë të Qarrit.

Breshkat e bënë të fluturonte djalin. Ditët e para i fustedhe në ambientet e brëndëshme të shtëpisë. Së fundi i mbushëmmendjen se ato s’mund të jetojnë jashtë natyrës. E bukura ështëse mua m’u shtua zelli për të sjellë breshka të tjera të madhësivetë ndryshme. Le të rinë aty.Nuk ka qënie më të buta, mëpaqësore, dhe pa pretendime se breshkat..Edhe sot e vrasmendjen me se e mbanin veten.

Prania e tyre u bë e zakonshme sikur të kishin qëne mesvitesh mes nesh…S’kish kënaqësi më të madhe kur i shihje nëlëvizje tek zbulonin pjesët e tyre lëvizëse, kokën e këmbët nënkupolën e fortë, miniaturë bunkeri. Në dimër “zhdukeshin”.Prania e tyre zbulohej në pranverë, tek dilnin nga korja e tokëspas gjumit dimëror e “parkoheshin” rrezë avllisë ku binte diellii ngrohte. Të gjitha njëra pas tjetrës dhe në një pozicion, paksangritur nga toka. Nuk kishte pamje më mbresëlënëse.Komshinjtë e mesuan këtë e pyesnin : Dolën breshkat tengrohin kurrizin? Nje nga këta komshinj te cilit dikur i kishafalur një iriq mishin e të cilit ai e përdori për të ngrënë, m’u lutt’i jepja edhe një breshkë. Por kësaj here ia preva shkurt. Nuke prish koleksionin e breshkave, i thashë, duke kujtuar lotët edjalit atë ditë që komshiu mori iriqin duke i thënë djalit: “ dotë bëj një supë për kokë të supës”.Ai mbeti i hutuar, i pagojëpor më pas ia nisi me të qara e bërtitura: O le,le iriqi! Pse iadhe atij.? Si mund të vritet e therret iriqi, që është aq i mirë.

Page 43: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave86 87

Vërtet ka gjëmba po vetë s’të shpon. Kjo dashuri e tim biri përkafshët më gëzonte, por edhe me sillte në kokë idenë: Mos porritet shumë i butë? Si do bëjë në jetë ky mes dykëmbëshve,ku ka jo pak tinzarë e vrasës pas shpine?

Goditja vrastare me sëpatë ndodhi në dimër atëhere kuredhe sëpata bëhet nga një send pa vlerë, diku në një qoshe tëheshtur, të braktisur të shtëpisë në një mjet prerës drush shumëi dobishëm. Si tani e kujtoj atë skenë makabre.

Debora kishte dy ditë që s’pushonte. Floku i saj i saj ibutë kish krijuar një kuvertë gjigande me thekë të bardha, qëfshihte tërë pisllëqet e kalldrëmëve te rrugicave, e avllive teshtrëmbëra që rrethojnë oborret e shtëpive dykatëshe, tëpirgjeve të harruara me plehra qosheve.Bardhësia krijonte edhenjë ndjesi lirike miresjelljeje e miredashjeje për të gjitha qëniete gjalla, të përballuara me dimrin e ftohtë.

E ja ditën e dytë të dëborës erdhi karroca me dru të paprera,të shtrëmbëra që tek fërkoheshin me njëri tjetrin të dukeshinsikur grindeshin. U gëzova që erdhën por kur mendova se mëduhej të ushtroja “artin” e vjetër të presjes së tyre më sëpatëm’u ngrys fytyra nga mërzia. I vendosa diku nga fundi i oborritku ishte i palëvizur kërcuri ku do mbështeteshin një nga njëdrurët për tu prerë. Goditjet e para ishin si mos më keq porpastaj e përmirësova dorën.Dukej se do të ecja mirë.Kërcuri uzbulua krejt nga dëbora dhe rreth tij nisën të vallzoninashkëlat.Pas xhaketës,hoqa edhe bluzën e leshtë . Më lëvrintegjaku dhe po ndjeja kënaqësi. Nisa ta përdor sëpatën me goditjamë të forta .Jehona e goditjeve përcillej deri tutje. Fqinjët mesiguri më gojosnin. Ja filloi avazit ky për prerjen e drurëve nëmes të dimrit. Se dihej nikoqirët këtë punë e kryenin që nëverë. Në dimër i gëzoheshin flakës së drurëve të tharrë. Kursenë shtëpinë time aromës se djersë së drurëve të njomë që mestymit mezi krijonin një zhufkë flake të kuqe.

Kisha përballë një dru gjithë gunga e gdhënj.Goditjen e

parë e bëra jo të fortë. Pastaj e hapa krahun me gjithë fuqinë etrupit. Kur sëpata shkau nga druri e goditi fort diku jashtëkërcurit duke shkaktuar një zhurmë tjetër lloj, të padëgjuarmë pare.Jo s’besoja të kish zënë në ndonjë gur a pllakë betoni.Kur befas aty ku kish goditur tehu i sëpatës mbi dëborë uvizatuan njollëza gjaku. Ç’ishte kjo goditje e marrë vrastare?Vendosa sëpatën diku pas murit dhe nisa të hiqja dëborën.Kurç’të shoh? Ndarë thuajse në mes “bunkeri” i breshkës më tëmadhe, breshkës së parë që kisha sjellë për djalin nga Qafa eQarrit, e që ai i thërriste mama-breshka, me që të tjerat vininnga boja më të vogla. Po kjo, nisa të bëj gjyq me vete, këtu paskërcurit te prerjes së drurit gjeti vendin për gjumin dimëror?Keqardhja përzihej me ndjenjën e krimit të pafaj. Nuk doja tamerrte vesh djali. Kushedi si do të më shihte pas kësaj.! Moranjë kazmë dhe një lopatë dhë hapa një gropë pak a shumë tëthellë ku vendosa breshkën e vrarë. E lashë prerjen e druve,s’më bëhej të vazhdoja.Dhe herë të tjera kish ndodhur që sëpatatë godiste pa adresë, jashtë kërcurit.Por e shumta tehu kercistene ndonje gur,kockë a copë hekuri te hedhur rastësisht porkurrë në një qënie të gjallë, paqësore, për më tepër në kushtegjumi si breshka.

Pas pak rinisi dëbora. Varri i breshkës u tret mes bardhësisë.Dimri me shumë dëborë por jo i ftohtë kaloi dhe erdhi pranvera.Si zakonisht pas avllisë nën rezatimin diellor parkuan breshkat.Dolën të gjitha prej vendeve misterioze ku ishin fshehur. Vetëmmama breshka jo. Mungesa e saj nuk i shpëtoi syrit të djalit.Ku ka vajtur mama breshka?- tha i shqetësuar. Ngritasupet….Mbase vjen më vonë, mbase pa dashur ka humburdrejtim, i thashë duke i premtuar se nga Qafa e Qarrit do t’isillja breshkë tjetër.

Gusht, 2009

Page 44: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave88 89

Kostumi blu -Ky është kostumi që bleva për ditën e fejesës- tha im bir,

duke parë në sy Lindën, që me sa dukej do të ishte edhepërzgjedhsja e parë…..

Nën dritën e zbehtë të  abazhurit të vetëm të dhomës, blujae kostumit u bë më e thellë, gati në të zi.

-Oh, kostum shumë i bukur, dhe…kjo bluja mëpëlqen.Besoj se të ri mirë – tha ime shoqe, duke e marrë nëduar kostumin e duke e këqyrur nga të katër anët.

Unë nuk po flisja. Gati i ngurtësuar, zhytur në kolltuk sikurtë isha pjesë e objekteve të tjerë statikë, të përgjumur të dhomëssë ndenjes.

-Fol një fjalë- më shkundi supesh ime shoqe- është kostumipër fejesë.

-Ç’të them? I bukur…dhe i shtrënjtë, besoj…-Mos pyet për lekë –tha im bir-njëherë fejohem.Të pëlqen?-Po i mirë-thashë- dhe bluja e errët e kostumit u

stërzmadhua e sikur më mbështolli të gjithin duke më marrëfrymën.

-Po pse, pse blu….?

-Për fejesë- u hodh Linda- bluja është më nëmodë.Kostumin e zi do ta marrim për ditën e martesës.

-Mirë, mirë-mërmërita dhe  u mblodha më shumë nëkolltuk.-Si s’më pyeti djali- thashë me vete.-Do ta këshillojatë mos e merrte kostumin ngjyrë blu.

Bulëza djerse më mbuluan ballin.Tërhoqa pas veteskuvertën si për të parandaluar ethet. Ja, tani isha larg, shumëlarg Amerikës, në qytetin tim rëzë Moravës.

Ja kaq i ri isha dhe unë atëhere.25 Vjeçar, i zhurrmshëm siim bir, me një entuziazëm shpesh të pashpjegueshëm dhe itrishtuar herë, herë pa asnjë shkak madhor. Atëhere me dukej,se suksesi ishte fati im i përhershëm.Suksese në shkollë, iadmirueshëm nga shokët por edhe nga vajzat ndonse sjelljen eDon Zhuanit s’e bartnin dot supet e mija. E dashuroja fortprofesionin tim të arkitektit. Me fantazinë e projektuesit, qytetine lindjes e shihja veç ne restaurim e përtëritje moderne. Vila ebukur për pushuesit në fundjavë të qytetarëve ngritur në faqetë malit, të cilën syri e kapte nga çdo pikë e qytetit sikur uthoshte të gjithëve: Ej qytetarë ju keni mes jush arkitektin mëtë mirë të “kohrave”.Ca zëra për mbishpenzime e “lluks” tëpanevojshëm, u ngritën si ca gjëmbaçë të egër, por mendimi ikulturuar qytetar i fashiti shpejt. Veçse propozimi, për të ngriturnjë teleferik që amatorët e malit ta përdornin për të shkuar nëmënyrë komode e të shpejtë në vile, u quajt “fantazi e marrë”

Më miklonte idea për të shkuar ne Institutin e ProjektimeveUrbanistike në kryeqytet. Këtë fjalë ma kishte thënë shkarazinjë punonjëse kuadri, gjatë pushimeve të vogla në kafenenë ekatit të  nënposhtëm të godinës se Komitetit Ekzekutiv.

Por …asgjë s’do të ndodhte! Për të mijtën herë gjatë 30viteve që kanë kaluar që atëhere i them vetes: “rastësia ngreperandori e përmbys perandori jo më një njeri të zakonshëm siunë.!” Mos, ndoshta fajin e pati karakteri im prej fantazistifluturak?! Apo ai, ai kostumi blu, sikur të ishte qepur për herë

Page 45: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave90 91

të parë e të ishte i vetmi në botë , nxjerrë nga dora e njëmjeshtri?! Kostumi blu!

Tërë jetën s’kisha vënë në trup ndonjëherë një kostum prejvërteti. Ndaj kur e mora atë ditë nga rrobaqepsia speciale përburra, në qëndër të qytetit, ku punonte mjeshter Ilia, sikur tëmbaja në duar ndonjë mrekulli.Pas dy ditësh do të shpallnimfejesën.

E kam të gjallë në kujtesë, si diçka tepër të veçantë, atëpasdite.Bulevardi ishte i qetë, në pritje për të mbajtur mbi supekalimtarët e zakonshëm në ecejaket papushim tëmbrëmjes.S’më rrihej në shtëpi.U thashë prindërve se do t’iprisja diku përpara shtëpisë së Dritës, kur ata të vinin me tëafërm të tjerë për ceremoninë e fejesës….

E ndava mendjen që të kthehesha dy minuta nga zyra.Dhimoja, shoku im i zyrës, më kishte thënë se atë pasdite dotë punonte. Në xhep të kostumit mbaja të palosur kravatën eblerë posaçërisht. Shpresoja të ma lidhte Dhimoja.Vetë s’iakisha idenë.Dhe vërtet. Ai ishte në zyrë.

-Qënke bërë dhëndër kauri, prej vërteti –më tha.-E ka qarëIlka kostumin. Dhe kjo bluja e thellë më pëlqen.

I thashë për kravatën. Ai qeshi. –Edhe unë ditën e fejesësmësova si lidhet kravata-tha-ja po ta lidh edhe ty me ngadalë.Mësoji me kujdes veprimet që kryen që të mos i harrosh përtërë jetën. Unë u ndera i tëri. Tërë sy e veshë për të vëzhguar efiksuar këtë lidhje të çuditëshme, sikur të ishte nyja e botësdhe jo një kokës dekorative sa një arrë.

-E mësove? – më tha Dhimoja.-Po si të them…-thashë i hutuar. Kur, ai e prishi në çast

lidhjen e më urdhëroi:”Vepro ti tani”Isha i ngadaltë por i saktë në veprime. Të lumtë- më tha

Dhimoja-s’doli e bukur por rëndësi ka radha e punës.Ej, ngulitenë kokë.Kravata është pjesë e karierës. Nesër s’do të jesh këtu.Ndoshta në Instituti i Projektimeve në kryeqytet, a ndoshta

ambasador e ku di unë.Me kravatë dukesh tjetër…..Shumë qetë duket- i thashë Dhimos-s’ka të tjerë nëpër

zyra?-Sot?! Janë mbledhur të gjithë tek zyra e madhe-tha

Dhimoja e bëri me kokë nga qoshja në të djathtë.-Kanëmbledhjen e partisë.

Pashë orën.Vetëm dhjetë minuta më ndanin nga koha epërcaktuar.

-Unë po ik- i thashë Dhimos. Kur ndërkohë dera e zyrës në qoshe u hap e prej andej doli arshivistja.

-Po ti-më tha.- ua me tërë këtë kostum. Të shkon përmrekulli. Blunë e kam dashur.Sidomos blunë e thellë. Por përku kështu?

Në dy minuta i shpjegova që kisha ceremoninë e fejesës.Ajo më pyeti shpejt e shpejt.Kur përmenda emrat e prindërvetë Dritës u mjegullua në fytyrë e sytë i morën një trajtëserioziteti.

-Mirë, mirë, me trashëgime.Mua s’më durohet pa ua dhënëhaberin dhe të tjerëve- tha, dhe u kthye në zyrën e madhe, palënë shenjë pse doli pak më parë.

-Po kjo- tha Dhimoja- s’priste dot për nesër të jepte lajmine fejesës?!

Unë s’po mblidhja dot veten. E pse duhej  “të shpallej” nënjë mbledhje kjo fejesë, kur ende s’ishte bërë ceremonia?!...

Prisja të hapej dera e dhomës së qoshes nga çasti në çast etë dilnin të “mbledhurit”, si për pushim e për të më thënë:”urime”. Por çasti u zvarrit.

-Unë po iki-thashë, kësaj here i nervozuar.-Akoma po rri?-miratoi Dhimoja.Por, jo…S’duhej të ikja. Nga Zyra e Madhe doli Paskali

më i madhi i partisë në K.E por edhe shef i zyrës sëprojektimeve, nga varesha unë.

-Po hajde këtu more djalë- tha ngadalë, i vrerosur , si para

Page 46: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave92 93

një gjëme a vendimi të bujshëm, të vështirë.-Po ky –bluajta në çast në kokë- ku do të dalë ?!-E bëre tak –fak.Jo sikur s’jemi në një punë…Vërtet fejesa

është personale por dhe mendimet rrihen përpara, se helbetenjëherë martohet njeriu.A e  njeh këtë vajzë ti?

Mbeta. –Sigurisht-thashë, dhe përmenda emrin e babait tësaj, një nga inxhinierët më të mirë, me emër në qytet i shquarpër novacione, i cili kishte vdekur para dhjetë vitesh, krejtpapritur.

-Po të pyes, e njeh mirë atë vajzë me  rrënjë e me degë?Ke shkarrë në dërrasë të kalbur. E diskutuam dhe në mbledhje.Historia e asaj familjeje ka pikëpyetje serioze.Më dhimbsesh.Të konsiderojmë arkitektin më të talentuar e me të ardhme tëqytetit po me këtë hap të pastudiuar të gjitha i çon në hiç.Mosu nxito. Të flas si babai të birit.Edhe tani ke kohë.Shko e uthuaj atyre njerëzve të vajzës të presin dhe ca ditë përceremoninë. Të kthjellohet çështja e pastaj vendos.

Kostumi blu po më dukej shumë i ngushtë e sikur po mëmerrte frymën. Edhe kravata që ma lidhi Dhimoja sikur po malidhte egërsisht fytin.

-Je i mençur vetë.Mos kujto se këto janë thjesht mendimete mija.Mora më të madhin e rrethit që ti e di që të simpatizon.Aiu tregua i prerë.Më tha: “I thuaj atij djali o me ne o me ata të“varrosurit”.

Zbrita shkallët në gjendje të marri.Koka më ziente.Ç’tëjenë këto rrënjë e degë? U kujtova se në një nga shëtitjet nëanë të qytetit, Drita më tha tërë ndrojtje se diçka kishte ndodhurdikur me gjyshin e saj, por unë i thashë : Mjaft! Po martohemme ty…..

Po tani? Këmbët më çuan para derës së madhe të drunjtëtë shtëpisë së saj. Ajo ishte e hapur si për të pritur njerëz. Nëgjendje sonambuli, me hijen e vdekjes në fytyrë, po ngjitjashkallët. Drita zbriti shpejt.

-Po ti ç’ke kështu?! Je shumë i zbehtë- më tha.-Fejesën-i thashë si automat- nuk do ta bëjmë sot.Do ta

shtyjmë…Duhet te kthjellohen disa gjëra.-Çfarë?! Po ne po presim.-Më detyruan të tjerët. Vetë i madhi i rrethit e dha këtë

porosi.Ngjitu lart e u thuaj të tjerëve.Unë po iki t’u them tëmijve të kthehen…..

Bulevardi po mbushej me njerëz. Mbrëmjet e verës mearomën e blireve janë kënaqësia e të gjithë banorëve te këtijqyteti. Tani kostumi blu në trup dhe kravata pikaloshe me ngjyramë ngjanin absurde. Përse, përse u ktheva nga zyra?! Kostumis’kishte gojë e as kravata. Kush ma shtiu  në kokë këtë ide tëçmëndur?! Na tani të vendosin për fatin tim  zyrat.

Ndërkohë përfytyroja kur Drita me lot në sy do të thoshtelajmin e kobshëm për anullimin  e fejesës. Dikush do tëmblidhte ballin.Dikush do të bërtiste : “ Në djall të vejë kysojsëz! Dhe ti nga e psonise këtë mostër që pret urdhëra ngaqeveria për t’u fejuar !

Zieja kështu nga mendimet kur tek kthesa e rrugës upërplasa me grupin e të mijve. Ua shpjegova shkurt.

-Ç’na e bëre këtë proçkë –tha më i madhi i dajollarëve-nekujtuam se i kishe parë gjërat mbarë e prapë.

Babai nuk foli.Shikimin e butë e të dhëmbshur e nderi tekunë. “E po mirë, s’u bë sot do të bëhet pas dy tre ditësh. Mesiguri ka ndonjë gabim.Mos u mërzit” Butësia e tij kësaj herenuk më qetësoi por më nervozoi.

Çast pas çasti po kuptoja se e gjitha kjo ishte makabre. Tëgjithë ne papritur kishim hyrë në lojën e  një teatri absurd. 

M’u kujtua si filloi kjo lidhje….As që më kishte shkuarshkuar mendja për martesë. Kohën e kisha të zënë më punë,ide, ëndrra e shoqëri. Aty, këtu shpallja se duhej shijuar riniaduke i bërë fatkeqë ata që martoheshin të rinj. Veçanërisht ekisha si postulat ;  “Më mirë një e verbër dhe e çalë por që të

Page 47: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave94 95

ketë ditur të më bëjë magjinë e dashurisë.” Të gjitha u tretën.Me pak këmbëngulje, Astriti, shoku im më i afërt i viteve tëgjimnazit ma mbushi mendjen.

-Hesht kur të flas-tha.I di postulatat e tua. Vetëm kaq po tëthem: Të kujtohet” pikëllimi” ?

Mbeta i habitur. “Pikëllimi” ?! Ky ishte pseudonimi qëunë i kisha vënë vajzës në ballkonin e katit të tretë në Qytetine Studentëve. Tërë kohës ajo qëndronte e veshur me të zeza,në nderim të kujtimit të babait të saj që nuk kishte shumë kohëqë kishte vdekur.Pikëllimi më tepër  se në fustani i gjatë që etregonte edhe më të hollë në trup i lexohej në sytë e mëdhenj,të zinj dhe tek fytyra e zbehtë. Sa herë kalonim me Astritinandej, për “ gjueti “ vajzash i thosha: “Ëndërr e kam vetëm tëflas njëherë me “Pikëllimin “. Por…nuk munda. Ajo, kryeneçei shmangej shikimit tim e me sa dukej edhe të gjithë djemve tëtjerë.

  Tek meditoja, Astriti nxitoi të thoshte : “ T’u kujtua ?! Endjej që t’u kujtua dhe do të pranosh.

-E pra ti mund të fejohesh me “ Pikëllimin “. Po të duashqë nesër mund të takohesh  me të.

U përskuqa në fytyrë.Mu duk vetja si një fëmijë i hutuarnë udhëkryq që s’di ku të të hedhë hapat.Si qënka kështu?!Ëndrrat e të dashuruarve ngjajnë kotësi para prakticitetitprozaik të mblesëtarëve….

-Nesër, jo sot, do të jap përgjigje- i thashë.Por këto fjalë kundërshtuese ishin si për të treguar “burrëri”

se Astriti që më njihte mirë e ndjente që tej po-në time. Ai tënesërmen në pritje të përgjigjes më foli me hollësi për njerëzite shtëpisë së vajzës.Të gjithë intelektualë e me kulturë.Motrae tij, ekonomiste e cila punonte në një ndërmarrje me nënën eDritës, ishte mbleska e parë.

Kaq u desh.”Pikëllimi” u bë brenda disa ditësh e dëshiruaraime e jetës. Më  ngjante se me të fati më kishte bashkuar, që

nga ato ditë kur sytë më mbeteshin në dritaren e katit  të tretetë godinës së vajzave ne Qytetin e Studentit.

Kaluan  dy ditë.  Padurimi për të marrë “lejekalimin” efejesës nga zyrat e të mëdhenjve  më nervozonte e më kishteshokuar të gjithin.Nuk po shkoja në punë.Sajova një raportmjekësor. S’guxoja te ecja rrugëve. Më dukej sikur të tërë mëtregonin me gisht : Është ai….ai që ka lënë pezull njëfejesë….Rivrasësi i një vajze të vrarë me dhjetra herë mëparë…Ai, ai i kostumit blu…kostum që e veshi vetëm njëherë.Ai që ëndërronte t’i jepte fytyrë moderne qytetit të mplakur, ipazoti për vetveten….

Ditën e tretë, paradite, nën një diell të  nxehtë mora rrugënpa asnjë objektiv të përcaktuar.por…këmbët më çuan për ngashtëpia e saj.

Dera e madhe e drunjtë ishte gjysmë e hapur. Befas idejapër t’u ngjitur lart u bë sunduese. Të ngjitesha?! Po si do të mëpyesnin? Ç’tu thosha?! Ata të “Zyrës së madhe” më kishinurdhëruar prerë, të mos hidhja as një hap personal pa fjalën etyre. Por, pse të mos ngjitesha?! Mbase  do të mundja tëkthjelloja vetë çështjen para se të mëdhenjtë të pëlcisninbombën…..

Vizita ime sikur parandjehej. Por si Drita, dhe nëna e sajgati pëshpërisnin dhe çdo veprim e kryenin ne heshtje të nderë,tronditëse. Një”mirësjellje” e dhimbsur dhe e detyruar. Guxovae pyeta për ndonjë hollësi.  Mësova se babai i Dritës edhe psemjeshtër i madh në fushën inxhinierike vonë i ishte njohur edrejta e inxhinierit. Ku nuk kishte bredhur. Pas burgimit të tëjatit, ish tregëtar, patriot , që s’u pajtua asnjëhere meshtetëzimet, plasej andej,  këtej. Por falë kulturës, zgjuarësisëdhe karakterit të fortë krijoi shoqëri të gjërë. Respekti për tëishte aq dominues sa në varrimin e tij gati u shkul tërë qyteti.Mërmërima, që nuk mungoi edhe mes pjestarëve te varrimitse i jati tregtar i madh, i kish vdekur ne burg si i burgosur

Page 48: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave96 97

politik lindi dhe u përhap pa zhurmë në ecje e sipër.Duke parë fotografitë e tij mes shokëve e familjarëve më

dukej sikur sytë e tij gjithnjë të qeshur e plot jetë më qortoninashpër…

Po më përzihej…E ndjeva se po ftohesha në tërë qënientime. U ngrita papritur e thashë: Mirupafshim ! Do t’u lajmërojshpejt për diten e fejesës…Jo! Jo! Fajtor për të gjitha jam unë.Unë euforia ime. Entuziazmi im shterp, kostumi blu,kravatapikaloshe qe nuk dija ta lidhja.E përse duhet të shkoja  paraceremonisë së fejesës nga zyra e punës? Thjesht për tëekspozuar  kostumin e për të lidhur kravatën. Sikur  në qytetkishte vetëm një person që dinte të lidhte  kravatën. Po të moskisha shkuar asgjë nuk do të ndodhte.Po tani, nga kush preslejën? Cila do të jetë ajo mendje që do ta japë ose do guxojë tëjapë një vendim te drejtë njerëzor ?!

Të nesërmen i paduruar shkova nga Zyrat e të Mëdhenjve.Një i njohur që punonte me kuadrin në intimitet më tha se poshqyrtoheshin dokumentat që kishin mbritur nga Gjykata . Aindërmjetësoi që të hyja në zyrën e të madhit të kuadrit.

-O, erdhe vetë. Por edhe ne po mendonim të tënjoftonim.Na kanë mbritur nga gjykata të dhëna të plota.

Nuk mësova më shumë nga ç’kisha mësuar një ditë mëparë nga vizita në shtëpinë e Dritës.Pas informacionit të tëmadhit te kuadrit, nuk reagova.Por brenda vetes thashë : Durotani interpretimet!

Zyrtari i madh ngriti supet duke m’i ngulur sytë.”Ç’të tëthemi ne ?! Këto karta janë dëshmi e gjallë e një të vërtete qëqë s’ka si të zhduket. E zeza  në të bardhë.  E këtyre kartaves’u shpëton kurrë. Ato do të ndjekin tërë jetën. Ne tërespektojmë. Ti je njeriu ynë…Por pas kësaj….pas kësaj përty s’do të jetë e lehtë….Sidoqoftë deri këtu mbaron detyra jonë.Je ti ai që do vendosësh.

M’u duk sikur shandani i madh i kristaltë i tavanit  ishte

gati të më binte mbi kokë. Dhoma po më dukej më e ngushtë emuret sikur dridheshin e formonin harqe. Fytyra e zyrtarit tëmadh pas kësaj u bë e përvuajtur sikur po shikonte para vetesnjë të pafat me kancer a kolerë.

Duke marrë rrugën e kthimit për në shtëpi fjalët “kartat dot’u shoqërojnë tërë jetën”, “je ti ai që vendos” më godisninfort në tëmtha me ritmin e gjakut.Çmënduri e marrëzi! Përseu dha ultimatum për ndërprerjen e ceremonisë së fejesës?! Përseduhej të prisja me ankth torturues përgjigje nga arkivat e zeza?!Që të merrja këshillën, “je ti ai që vendos?!” Dhe në heshtjekonspirative “Je ti…por se ç’do të ndodhë janë të tjerët, jemine  që vendosim…”

Po thashë, pasi eca deri në fund të bulevardit në njëmeditim të paprerë, unë isha ai që duhej të vendosja, unë jamai që duhet të vendos. Ndoshta më mirë që ndodhi kështu.Këto tre ditë i shërbyen jo aq “zbulimit të së vërtetës” por mëshumë të kuptuarit e vetes sime, të qënies njeri. Tani së pakudo të jem i lirë. I lirë në vendosjen e fatit tim në jetë edhe psei “qartë” për pasojat…..

xxx

Ceremonia e fejesës u bë pa bujë. Gjurmët e prishjes sësaj ditë më parë i dhanë asaj zyrtarizëm  edhe pse dikushmundohej të sajonte momente gazmore. Aty, këtu më uroninveç fejesës edhe për kostumin blu…..

xxx

-Ba, eja më lidh kravatën. Ku e ke mendjen?! Më drejtohetpërsëri im bir me një kravatë në dorë, blu përzjerë me ngjyrëne kuqe.-ma lidh bukur si për ceremoninë e fejesës.

Po, do të ta lidh, por dhe ti më ndiq me vëmendje për të

Page 49: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave98 99

mësuar. Pas kësaj përsërita fjalët që më kishte thënë Dhimoja30 vite më parë në atë pasdite absurde: “Po ta lidh ngadalë.Mbajmend veprimet që bëj….Po e mësove tani në ditën e fejesëslidhjen e kravatës, s’do ta harrosh tërë jetën.”

                                                                                                              

Këpucët Dy  Gaqo kishte pallati ynë tre katesh në periferi të qytetit,

aty ku fillonte unaza Gaqo Madhi dhe unë Gaqo Vogli.Hyrjettona ishin përkarshi njëra tjetrës, me dyer kompesatoje, njëllojtë lyera, njëlloj të ciflosura aty, këtu.Kush është nofkëngjitësi i parë as unë i vogli e as tjetri i madhi nuk disponojmë të dhëna,por që të dy kur filluan komshijtë të përdornin rëndom në rrugë,në ngjitje shkallësh, ndonjëherë nga dritaret e kateve kur dikushna kërkonte, nofkat Vogli e Madhi, ne s’bëmë zë por e pranuamkëtë si diçka që s’mund të shmagej . Aq më tepër kjo ishte nëpërputhje me kodet e pashkruara të këtij qyteti që nofkat i kapjesë të jetës.

Ç’është e drejta këto nofka ngjitnin.Gaqoja, fqinji im vintekockëmadh, me një kokë kubike, vetulla të trasha, si driza tëzeza, hundë e veshë gjithë lesh.Edhe zërin e kishte të plotë,tërë kohën volum hapur. Unë imcak, peshëpuple, me një zë tëbutë  sa bashkëbiseduesit nderreshin të tërë më sy e veshë përtë ndjekur ç’thosha, e kur s’mundnin  më pyesnin: çfarë the ?

Por ç’ka na dallonte më shumë nga të gjitha ishin këpucët.Ardhësit e rinj në pallat që këtu orientoheshin së pari. Sashikonin këpucët me  numër të madh tek dera, të plota si govatë

Page 50: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave100 101

e kuptonin se hyrja do të ishte e Gaqo Madhit. Këpucët e mijangjanin si ato varkat prej letre të fëmijve. Pse ta fsheh, tërëjetën në reparti i të rinjve adoleshentë kam blerë këpucë. PorGaqo Madhi kishte edhe një plus më shumë se unë.Punontenë degën e furnizimit të  ndërmarrjes tregtare të qytetit ndajkishte mundësi të zgjidhte këpucë të mira lëkure , të ngrohta etë shëndosha siç i donte dimri i egër i qytetit tonë malor. Unë,ç’të gjeja.Eh, nuk mbaj mend të kem pasur njëhërë këmbën tëngrohtë. Le po s’duroja drejt e në lëkurë çorape prejleshi.Ndjesë pastë ime gjyshe më thosh: Dëgjo bir kujdeskëmbët e të ndënjurat, po qe se këto i  ke në të ngrohtë, mos eçaj kokën, je i  siguruar, ndryshe i plevitosur do jesh. Dhe vërtetsa vinte vjeshta e zinte frynte nga pak era e Moravës unë blijashami te reja për të fshirë hundët.

Por, e solli dita  që edhe unë të ndjeja ca kohë lezetin engrohtësisë së këpucës.Ç’ndodhi? Gaqo Madhi fiton të drejtënpër të shkuar në Amerikë, meqë babai i vet emigruar prejkohësh ishte shtetas amerikan. U gëzua sa s’ka ! Ne u uruam,por ndjemë dhe një si boshllëk.Tani s’do të kishte  më GaqoMadhi. Për herë të parë nofka Vogli, m’u duk e kotë. Do tëisha i vetmi Gaqo.Nga kush duhej të dallohesha?! Gaqoja ibëri shpejt e shpejt veprimet. Pallatin e shiti me gjithë mobilje.Por si komshij që ishim na afroi të merrnim plot sende eveshje.Por ti je i madh more Gaqo i thashë, nëkostumet,këmishët e tua unë futem dy herë me gjithë rroba.Po s’të pëlqyen shiti, më tha. Gjëja e falur, tha gruaja nukshahet.E unë heshta.Por brenda dy ditësh gruaja ua gjetimyshterinjtë këmishëve e kostumeve të Gaqos.Veçse bëra çudi.Kutitë e këpucëve dhe çizmeve prej lekure të Gaqo Madhit ikishte vendosur në radhë si për përdorim të përditshëm.

-Por për këto s’gjete myshterinj ? – I thashë.-Unë të shes  këto këpucë?! Po ato janë të reja fare , apo

s’janë të ngrohta!U shastisa krejt. Po, ti, ti nuk e di numërin e këmbës sime?

Apo do të tallesh?!- I thashë, paksa i turpëruar për veten.-E di si s’e di.Por tani është dimër. Ke parë jashtë? Dëbora

ka shkuar gjysmë metra.Budalla,kush shikon nga këmbët sot.? Provoji, provoji…por prit po të sjell një palë çorape pambukuqë ti vesh në fillim, mbi to një palë çorape leshi e pastajgjurmashkat.Ke për të parë si do të mbushet këpuca e sa rehatdo të rrijë këmba.

Ndjesia e të ngrohtit aq të ëndërruar më bëri të bija pre egjykimit të gruas. Dhe ç’është e verteta pas veshjes treshtresore,çorape pambuku, të leshta e mbi to gjurmashka u zmadhua këmba ime prej adoleshenti. Për pak çaste  këmbët e futura nëkëpucët me qafë prej lëkure të  Gaqo Madhit filluan të “zjejnë“ nga të ngrohtit sikur të ishin futur në një kazan me ujë tëvaluar.

-Ë…si e ndjen  veten- më tha ime shoqe- ke për ta uruarGaqon.

-Si të them, jo keq…Po mirë eshtë që  me këto këpucë tëpërdor pantallonat e gjëra që duke i mbuluar t’i tregojnë më tëvogla.

-Dakord…por mos e vri mendjen. Se kush më tha, s’embaj mend, që në Amerikë kështu i mbajnë këpucët, të gjera etë mëdha  sa i tërheqin zvarrë.

-Broçkulla, kë dëgjon ti ? Megjithatë nesër po shkoj nëshkollë me këto. Duket që s’duan t’ja dinë nga dëbora. Çudidhe në varfëri, këta të tregtisë si puna e Gaqos gjenin mall tëmirë.

Të nesërmen u nisa për në shkollën ku jepja mësim, nëskaj të qytetit, gati gjysëm ore larg më këmbë. Jashtë, parahyrjes së pallatit dëbora ishte e virgjër. Shkela, pa ndrojtjen edikurshme se mund të më lagej këmba. Këpucët  e Gaqo Madhitlanë dy gjurmë aq të mëdha sa më shtinë frikën. I mbërthevasytë për pak kohë sikur të shihja çudinë më të madhe. Bëjaçbëja dhe ktheja kokën për t’i parë ne ecje e sipër. Pastaj…nërrugë të madhe teksa gjurmët përziheshin me të tjera të mëdha

Page 51: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave102 103

e të vogla, të gjata të holla, të gjëra,burrash, grash,vajzash,fëmijësh  ndjeva brenda vetes më shumë siguri dhe sikur këtokëpucë ishin pjesa e natyrëshme e qënies sime.

Në sallën e mësuesve askush s’u shtiu sytëkëpucëve.Mbledhur, kokë më kokë rreth porit diskutohej përdrutë e zjarrit, se si do kalohej ky dimër e thashetheme të tjeratë jetës së përditëshme. U përpoqa të ndërtoja orë interesantemësimi. Për habinë time, fakti që këmbët ishin në të ngrohtë,ndihesha në formë të mirë fizike por edhe shpirtërore. Fjalamë rridhte rrjedhshëm e humori për një atmosferë sa më tëngrohtë vinte natyrshëm..Eh gjyshe, gjyshe, sentence filozofikeishte mendimi yt “ Po i pate ngrohta këmbët e të ndenjurat i ketë gjitha”

Tërë javën s’rreshti së rëni dëborë. Tërë javën dhe unë s’indava nga këmbët këpucët e Gaqo Madhit. Por, siç ndodhzakonisht, në javën në vazhdim moti ndryshoi krejt. U ngrohsi të ishte pranverë. Nuk mbaheshin më në këmbë këpucët eGaqos.

-Unë them mos i hiq. Shyqyr s’po teshtin më, - më thaime shoqe. Por unë e kundërshtova. –S’mund – thashë ti tërheqzvarrë. Më rëndojnë sikur të jenë jo këpucë njeriu por prejariu. E m’u kujtua Gaqo Madhi dhe e qeshura e tij buçimë. I’uktheva këpuckave të mia. Pendë fare.Dola me to bulevardit qëkishte plot njerëz, siç mbushet kur dimri degdiset majave tëMoravës për ca kohë si për të marrë frymë për zabtime te reja.

Edhe të nesërmen, nën diellin e mëngjesit , ecja levendsikur të fluturoja. S’ndjeja se kisha në këmbë këpucë, por sikurtë ecja zbathur mbi kalldrëmin e gurtë.Orën e parë kisha filozofinë një klasë mature, nxënësit e së cilës ishin shumë të përgatiturdhe kurajozë, çka më jepte kënaqësi. Në bangën e parë,pikërisht përballë vendit ku unë shpjegoja ishin dy binjake, qëunë iu ngatërroja shpesh emrat. Ishin shumë të edukuara dheshumë skrupuloze në përgatitje.Atë ditë do të shpjegoja teorinë

filozofike ekzistencialiste te Sartrit.Dola aty përballë bangossë parë dhe fillova të flas plot gjallëri e pasion.Dy binjaket qëzakonisht përqëndrojnë shikimin tek unë, pa pipëtirë, çoçshikonin diku poshtë në dysheme e çuçurisnin me njëra tjetrën.U bezdisa. Pastaj vura re, se shikimi i tyre ishte zhbirues ndajmeje. Ktheva kurrizin, si per të teshtirë dhe i hodha një syveshjes, sidomos pantallonave, ku harresa e burrave në kopsitjeështë proverbiale. Por jo çdo gjë perfekt….

Pa e bërë veten vazhdova shpjegimin. Pra, Sartri na thotëme të vënë në trup uniformën e kamarierit personi  shfaqetpara klientëve e të tjerëve sikur të ketë lindur kamarier…..

Vazhdoja te flisja me pasion dhe në tërësi klasa në bllokndiqte shpjegimin por…binjaket përsëri e përsëri shihnin ngaunë e mundoheshin të mbytnin të qeshurën. Kësaj here nukdurova dot më.

-Diçka nuk shkon me ju të dyja….Si është puna , le ta mësojmë edhe ne…

-Po ja profesor  mori guximin kordelekuqja ( tjetra për t’udalluar i lidhte flokët  me kordele të kaltër) kjo po më thotë qëpo të verë në këmbë lepuri këpucët e mëdha të ariut, do tandjejë veten të madh e te fortë si ariu?! Shumica s’po e merrtevesh domethënien e këtyre fjalëve të kordelekuqes.Ndersa ajofliste, kordelekaltra fare sheshit shikonte këpucët e mija tëvogla, si për të thënë: A  na kuptove profesor?!

A i kuptova ?! Më shkoqur s’kishte ku vinte.Pas dy ditësh  nga Morava zbriti një dëborë me tërsëllëmë

të madhe, e  paduruar për të mbuluar çatitë e rrugët e qytetit.Gruaja që në mbrëmje kishte bërë gati këpucët e lëkurta meqafë të Gaqo Madhit. Në mëngjes u hodha një shikim nëmëdyshje. As keqardhje as mëri, diçka e përzier. Vura këpucëte zakonshme që edhe pse të thata më shtinë drithmën elagështisë së ftohtë nga kontakti  më i parë me dëborën. Para se të ikja mora tre shami hundësh t’i kisha rezervë.

Page 52: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave104 105

   

Hoteli i fantazmave

-Në vitet 60-të, kur ne ishim gjimnazistë- 

Profesori kujdestar nxorri listën me emrat tanë, e cila nëfund mbante firmën e drejtorit dhe vulën e gjimnazit.Sportelisti,një burrë me supe të varura e kurrizdalë, me një palë syze mexhama të trasha , që vareshin në qafën e rrudhosur me dy lidhësetë trasha si lidhëse këpucësh ushtarake, nisi të shikojë listënme vëmendje të përqëndruar, sikur mes nesh të kish ndonjë tëdyshimtë  që të nesërmen do të arratisej me not tej liqenit teOhrit. Profesori, bezdisur nga ky përqëndrim i tjetrit në listërrudhi buzët….  

-Janë të gjithë nxënësit e klasës sime, janë maturantë…-Mirë, mirë- tha nën buzë tjetri- unë po shoh sa djem e

vajza ka, sepse  po mendoj si  t’i vendos.-Mos e vri mendjen, nga dy e tre vetë në dhoma. Në  një

krevat mund të flenë dhe dy vetë bashkë.-Që djemtë do flenë nga dy vetë në një krevat, kjo dihet se

aq dhoma ka, por hallin e kam ku të vendos djemtë e ku tëvendos vajzat.

  E vura re që në fytyrën e profesorit mori trajtë habia. Mesiguri mendonte” kaq zor e ka ky palo sportelist të japë kaqdhoma për djemtë e kaq për vajzat?!”

Sportelisti, pasi bëri edhe disa çaste përllogaritje në njëfletë të zhubrosur, ngriti kokën, hoqi syzet dhe tha i vetkënaqursikur kish zgjidhur formulën e shekullit.”E zgjidha.Vajzat janëme fat. Do të flenë nga krahu i lindjes, duke pasur secila krevatme vete.Djmtë këtej nga veriu, nga dy vetë në një krevat.Ngaky krah ka më pak dhoma. Sa mirë që e zgjidha se kur vijnëkështu të përzierë është bela.”

 U ribë lista me dhomat përkatëse.-Vajzat të vijnë me mua në katin e dytë, tha sportelisti 

duke prirë sipër në shkallët me dredha prej druri të hotelit tëvjetër.

 Ne djemtë u bashkuam me njëri -  tjetrin dhe popërzgjidhnim  me kë të rrinim në dhoma.Ishte një gjë e kotë seapriori kjo ishte vendosur nga sportelisti. I kënaqur që vajzat indau shpejt, ai zbriti me një pamje triumfatori, na pa vëngërne djemve dhe tha duke parë nga profesori: “ Të gjithë jashtëhotelit.Hyrja juaj do bëhet nga mbrapa”

S’po kuptonim gjë.E përse nga mbrapa?! Na u desh  tëshkonim në mes tavernës, me tavolina e karrige metalike ngjyrëgri. Diku në një platformë të ngritur prej betoni  ishte vendi iorkestrës .Pista e vallzimit me siperfaqen e saj po të  betontë ishte ngrënë vende,vende. Prej këtu sipërfaqja e liqenit , tejpemëve të lulishtes, e errët pus, tek lëkundej herë, herë,  tëngjallte frikë. Ajri ishte i lagët dhe i mbërdhirë.

 Na u desh te ngjitnim shkallë betoni, të ngushta dhe jo tëpastra. Në mure shihnim harta lagështie. Binte erë myk. Dhetë mendoje se dikur me këtë hotel , në një vend piktoresk, medhoma shtruara me dysheme dhe ballkone, me restorant nëmjediset e brëndëshme dhe tavernë në mjediset e jashtëmemburrej qyteti. Ngritja e godinës shumëkatëshe të hotel turizmit

Page 53: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave106 107

të ri e sfidoi…Tani thirrej, hotel  turizmi i vjetër. Ironi e kohës!A mund të guxonte një i huaj të flinte në dhomat e ketij hotelifantazmë me krevate e dyshekë të vjetër, me perde te hirnosura,pa dushe, me  banjo të përbashkët për të gjithë bujtësit? Por emri  turizëm ishtë një relikë formale përderisa turistët ishingjë e rrallë jo vetëm për këtë qytet të vogël buzë  një liqeni ngamë të bukurit në botë por edhe në zonat e mëdha bregdetare.

 Sportelisti, me zë të lartë lexonte emrat si të kishte përparadjem kokëqethur , gati për tu nisur ushtarë. Gati në gjithëdhomat djemtë u vendosën nga dy vetë në një krevat. Vetëmprofesori që më mori dhe mua me vete, (askush s’mërzitej përkëtë veçim se të gjithë i dinin dobësitë e profesorit të letërsisëpër mua  si letrar) . Tani gjumë! Tha në fund sportelisti me toneprori ushtarak .  Profesori, nenqeshi, siç dinte ai kur tallja epushtonte të  gjithin e shtoi: Gjumë . Gjumë, gjumë artilerie.Djemtë janë të lodhur…..

 Por….kjo natë vetëm gjumë nuk solli. Sa hymë në dhomë,hapa dritaren prej nga erdhi era e ftohtë me aromën eliqenit….Tutje ne horizont dukeshin dritëzat e qytetit të Ohrit përtej liqenit, që çuditërisht në kushtet e izolimit, ishinndjellëse, e sikur fshihnin  mistere…..Më kujtohet që sa herëzbrisnim nga Qafa e Thanës e shihnim këto gjerdanë tëdrithshëm drite, gjithnjë thoshim mes nesh,  ja dhe Ohri….

  U shtrimë në krevate.I thamë njëri tjetrit natën e mirë sipër të ligjëruar gjumin por ai ishte larg…Me sa dukej edhe nëdhomat e tjera gjumi ende s’kishte zbritur sepse aty këtudëgjohej ndonjë zhumë, ndonjë e qeshur…Ndërsa ne filluamnjë bisedë disi jo të zakonshme. Saktësisht nuk di si mori shkaspor  më kujtohet që kur e ndjemë se ishte shpejt për të fjeturhapëm një bisedë për romanin “Nje tragjedi amerikane “ tëDrajzerit…Isha ngakuar nga profesori të përgatitja një analizëletrare për këtë vepër për orën e ardhshme të lëtërsisë…dheprej këtu biseda rrodhi në një drejtim që për moshën 18-vjeçare

si e imja ishte joshëse… Kujtoj që në bisedë e sipër i thashëprofesorit. Nëse do të bëhëj një statistikë se cilat femra kanëjoshur me shumë shkrimtarët e poetët më të shquar si mendoni cila racë e cili vend do  të dilte në plan të parë ?! Profesori umendua pak e tha. Është e vështirë… Kudo ka vajza të bukura,por mos harrojmë se ju kudo është drejtuar vëmëndja eshkrimtarëve, varet ku ata kanë jetuar e krijuar e kujt qytetërimii përkasin….pastaj ka preferencë e preferencë, unë psh thaprofesori në vend të parë ve spanjollet, kanë linja të prera dhejanë shumë ekspresive….Ti ç’mendon ?

Pa u menduar shume ia këputa: brazilianet.-Të mira janë, të gjata, të kolme, lëkurë rregjur ….Por

tani veri kokën jastëkut dhe fli- tha profesori prerë, me sa duketedhe me dyshimin që ndoshta po e tepronte këtë dialog tëçuditshëm për bukurinë femërore me nxënësin  e vet….

 Dhe ia vura për bukuri kokën jastëkut. Gjumi më zurishpejt. Por më parë në kthetrat e gjumit ra profesori që edëshmoi këtë me trumbetat e gërhitjes për pak çaste….  

Me siguri do të vazhdonim të flinim si shqerra, sikur tëmos dëgjonim një të trokitur të fortë në dera dhe një klithmëlebetitëse : Zgjohu profesor, shpejt, shpejt  se ka plasurkurvëria!....

S’po mblidhja mendjen. Çtë ishte kjo klithmë prej njeriua fantazme hoteli?! Profesori hapi dritën e abazhurit dhe pokërkonte syzet, të cilat i kishin rënë nga  komodina mbidysheme.

-Dallove gjë – më tha- mos  po bërtiste sportelisti? Kur airipërsëriti trokitjet kësaj here më të forta.

-Po çohemi, duro sa të  vishemi – tha profesori duke mëurdhëruar dhe mua të çohem.

Të dy ashtu pa u larë e pa u krehur dolëm nëkorridor.Sportelisti me një palë pantallona kaki ushtarake dhenjë këmishë të bardhë të zhubrosur, me një shprehjë jo normale

Page 54: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave108 109

prej të skandalizuari në fytyrë, të ngjante si ndonjë pacientdalë pa lejë nga spitali psiqiatrik…..

Kjo që  ndodhi sot s’më ka bërë kurrë vaki-tha- O burra tëshkojmë nga krahu tjetër i vajzave dhe ti kapim kodoshat nëflagrancë.

-Po vajzat janë më vete- tha profesori- ti u mburre përkëtë ndarje.

-U mburra….Po pyesin kodoshët për murre e ndarje?!Kanë kapërxyer nga jashtë ballkonet.

 Shkuam nga pjesa e përparme e hotelit. Duke ngjiturshkallët sportelisti na bëri me shënjë të ngjitemi ngadalë, pazhurmë për të pasur “befasi” në flagrancë.Vetë ai i hoqi shapkatnga këmba dhe ecte zbathur në majë të gishtrinjve. Profesoriecte pas tij tij , ngrysur si në një ceremoni  mortore. Tek  ishikoja të dy më hipi një e qeshur që nga përpjekjet për tusfumuar u shëndrua në një gërvishtje fyti të zhurmshme.Sportelisti m’u kthye me gjeste të hakërryera duke menduarse me këtë unë doja të ndihmoja shokët e mij që ai i quajtikodosha.  

Vërtet  nga dhoma ku sportelisti u bë gati të hapte derënme çelës u dëgjuan zëra të mbytyra djemsh e vajzash, dhe njekërcitje dere, me sa duket u hap dhe u mbyll dera e ballkonit.Hymë brenda. Në dhomë ishin katër vajza,të shtrira dy e ndady në krevate. Fytyrat e tyre shprehnin frikë dhe një farë reagimirevoltues për këtë hapje dere.

  Ku janë ata birbot, tha sportelisti duke kontrolluar poshtëkrevatit, në garderobë, banjë… dhe në ballkon.

-Se kuptoj përse e keni fjalën? – tha me zë të dridhur njëranga vajzat, duke u përjekur të dukej e besueshme.

-Se kupton ti ë?- Tha sportelisti. Si kujton ti nuk i dëgjovaunë hargalisjet tuaja?! Po kjo kitarë çdo këtu? Mos i bije ti? Ëfolë kush e solli? Po këto letra me figura vajzash të përdalamos i solla unë këtu?!.

-Nuk janë të përdala, janë top modele- u kundërpërgjigjpërsëri e njëjta vajzë.

-Ka mundësi të jesh pak më e përmbajtur ti-tha profesori,që në fakt ndihej i lehtësuar që nuk i gjeti djemtë këtu, por ibindur për qënien e tyre pak më parë. Pastaj – shtoi- pse juflini dy vetë në një krevat duke e lënë bosh një dhomë ?

Ishte ftohtë profesor, dy vetë në një krevat ndihesh mëngrohtë.

-Broçkulla, erdhët që të bënit llogje me djemtë , këtëthuaj…-tha me nervozizëm sportelisti.

  Dolëm nga dhoma e Vajzave.Sportelisti i ngjante njëushtari të çarmatosur. Ajo kolla jote e qëllimtë , m’u drejtuamua i prishi punët. Ata kodoshat e kuptuan që ne po afroheshimdhe kapërcyen ballkonin…Nga jashtë, nga trotuari, iu hodhëmnjë sy ballkoneve të zhytyr në errësirë. Nuk ishte e vështirë tëkapërceje nga një ballkon në tjetri. Ora ishte dy pasmesnate.Ajri ndihej i ftohtë. Pa asnjë fjalë u kthyem meprofesorin në dhomën tonë.

-Edhe kjo na duhej- tha profesori duke vendosur syzet mbikomodinë.

Nuk fola…Në ato çaste më erdhi ndërmend  dialogu içuditshëm me profesorin për bukurinë e vajzave……

  Mars, 2009

Page 55: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave110 111

Hardhucat

O zot çfarë dashurie pasionante për botën e gjallë ka pasurky njeri i jashtëzakonshëm, në përmasat e një legjende, thashëgati me zë edhe pse ne dhomë nuk kisha njeri, për të famëshmin,australianin Stiv, “Gjuajtësin e Krokodilave” që vitin e kaluar,në mënyrë të papritur u nda prej nesh, goditur në zemër nganje kafshë ujore jo nga më të rrezikshmet.

Me të gjithë qënien e tij,sy,duar, këmbë, çdo ind fytyre, ainë mënyrë demostrative nga ekrani i televizionit, (filmime bërëkohë më parë), shpjegonte dallimet midis gjarpërinjve femrae meshkuj. I merrte nëpër duar gjithë ledhatim e delikatesë, ipërdrithte rreth qafës,i linte të rrëshqisnin butësisht mbi fytyrë,ngulte shikimin në sytë e tyre të vegjël tek ata hapnin gojën etundnin gjuhën e mprehtë…

Nënqesha me vete.M’u kujtua një “bëmë” e viteve tëadoleshencës, nga ato që ikin nga kujtesa me shuarjen ejetës.Isha në klasën e gjashtë. Përpiqesha të isha i shkëlqyernë mësime, në të gjitha lëndët jo vetëm në mathematikë, fizikëe letërsi që i kisha për zemër por edhe në biologji e zoologji qës’më tërhiqnin dhe aq. Për më tepër, mësuesi i biologjisë, Vaska,një burrë i hijshëm, tip sportiv,(kishe qef ta shikoje kur

rrëshqiste me ski në malin e Moravës, sa herë shkonimeskursion) të imponohej dhe të bënte të ulje kokën mbi librat etë kryeje çdo detyrë me përpikmëri.Më mbante afër ndonse aii dinte pasionet e vërteta të mija.Sa herë hynim në kabinetin ezoologjisë, shumë të pasur për atë kohë, me lloj, lloj zogjsh ezvarranikësh të gjallë dhe kafshë të ballsamosura, ai me pasionte madh më fliste se sa e gjërë, interesante dhe e ndërlikuarështë bota shtazore.Një gjë dihet,më thosh, të duash kafshëtdo të thotë të jesh më njerëzor.Çdo kafshë ka vendin dhe roline vet.Ja, si të duken këto hardhuca, a nuk janë temrekullueshme?!-Më tha dhe me tregoi në një kafaz disahardhuca në një shtroje barishtesh që lëviznin papushim…

Unë u hodha një sy me frikë dhe ndrojtje dhe ula kokën qëprofesori të mos vinte re ndonjë shënjë neverie epështirosje…Unë e doja profesorin por s’mund të bija nëdashuri me kafshët dhe aq më tepër me këto zvarranike që veçngjasim kanë me gjarpërin se për nga shtati janë të shkurtëradhe të shëmtuara.

Këto ndjenja dhe era jo e këndëshme që vinte nga kafazët,sidomos të zvarranikëve, më sillnin një gjëndje marrje mëndshe të vjella.Mezi prisja sa të dilja në korridor e të ngopesha meajër.

Si për inat të urrejtjes që unë kisha për zvarranikët profesorinë ditët e fundit të mbarimit të shkollës më caktoi një detyrëspeciale. “Kafazin e hardhucave do ta marrësh ti.Vendose dikubrenda në shtëpi. Ndroju here pas here barin dhe ujin.”

U bëra meit në fytyrë.Në tërë trupin më shkoi një drithmë.“Çfarë bare?! Tre muaj te verës të kujdesesha për hardhucat!

-Dakord? -Më tha profesori.-Kam besim tek ty. Do të disht’i trajtosh hardhucat dhe t’i sjellësh shëndoshë e mirë nështator.

Pas shkollës,duke mbajtur në dorë kafazin me hardhucatnë rrugën për në shtëpi,më dukej se kalimtarët e rastit ishin

Page 56: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave112 113

kurriozë të shikonin çfarë kishte brenda.Mënyra se si e mbajaunë kafazin, tërë frikë s’kish si të mos tërhiqte vëmëndjen.Pors’pata ndonjë të bezdisur nga ata që të qepen për ta shuarpatjetër kuriozitetin.Vetëm në të hyrë në shtëpi, fqinji, një vitmë i vogël në moshë m’u afrua dhe bërtiti: “Ej gjarpërinj janëkëta?! U nënë, sa të tmerrëshme.

-Jo-i thashë me kompetencë, nuk i njeh gjarpërinjtë, këtojanë hardhuca….

Njerëzit e shtëpisë që për çdo veprim që kryeja, sdomoskur ishte fjala për porosi nga shkolla, ishin gjithnjë me mua,këtë rradhë u pataksën…..Po edhe hardhucat na duhen këtu?!-më tha im atë.Në kafazë mbahen kanarina që të kënaqin mezërat e tyre por jo këta shpifarakë dhe tregoi me gishtkafazin.Hardhucat qëndronin si të ngrira si të ndjenin mospritjen e mirë.Ndjeva keqardhje dhe dhëmbsuri për to.

-Edhe ato frymë marrin- i thashë tim eti, si ne duan tëjetojnë.

-Frymë merr dhe ujku, por është egërsirë e keqe- e preushkurt im atë….Mirë që nuk solle gjarpërinj!!

E vendosa kafazin në një dhomëz të vogël, në katin esipërm të shtëpisë, sobalkë siç i themi nga anët tona.Zakonishtnë verë unë flija në këtë dhomë që dukë qënë në veri ishte efreskët.

Netët e para fjeta në këtë dhomë bashkë me hardhucat.Pornjë vërtitje të bënin ato, nje zhurmë fërkimi, zvarritjeje e unëdo të çaploja sytë me tmerr..Herë, herë më dukej se do tëcoptonin kafazin e do të vinin zvarritasi në shtratin tim e do tëmë kafshonin o veshët, o gishtrinjtë e këmbëve, ku të mundnin.

U detyrova të mos flija më në sobalkë edhe pse atë nëverë e kisha për zemër.Çdo mëngjez ngjitesha këtu me padurime shikoja si ishin. U ndroja shtrojen herë pas here duke vënëbar te freskët e po kështu u ndrroja dhe ujin.

Kjo u bë rutinë dhe sikur u mësova.S’qënka gjë e vështirë,

inkurajoja veten, ja edhe hardhucat mund të mbahen….Por…vetkënaqësia për “përmbushjen e detyrës” së vënë

nga profesori i zoologjisë nuk zgjati shumë.Një mëngjes vurare se hardhucat nuk po lëviznin, qëndronin të ngrira si të ishinprej guri a dylli. Asnjë shënjë jete.-Ç’është kështu-thashë mevete.Ndoshta janë në gjumë?! Mora një laps dhe preka trupine tyre.Asnjë shënjë.I ktheva përmbys.Përsëri asgjë.

Zemra më rrihte si e marrë.S’doja të pohoja gjëmën qëhardhucat më kishin braktisur.Ç’u kisha bërë? Mos ndoshtauji kishte shumë klor? Kishte ditë që banorët e qytetit në bisedate tyre e kishin bërë të ditës faktin që uji mbante erë klor se atatë depos së ujit e kishin shtënë atë me tepricë ngaqë thuhejkishin pasur shumë ndotje.Mos ndoshta hardhucat,gjarpërinjtës’duan ujë me klor? Po pse në kabinetin e zoologjise ato rrojnë?Profesori, më tha t’u jap ujë të zakonshëm, ujë çesme, si uji qëpijmë të gjithë….

E mora kafazin me duar te dridhura, si të mbaja një arkivoldhe dola nga oborri.Diku në qoshe rrëmova dheun dhe vendosanën të hardhucat.E pastrova dhe e lava kafazin e më pas e vuradiku pas postafit që të thahej.Po tani, çdo ti çoja profesorit?Kafazin?! Dhe ai pati besim tek unë…Për më tepër unë nukdija çfarë u kisha bërë, ku gabova.

Të shtëpisë u mundan të më qetësonin me fjalët “u kishteardhur fundi, mbase aq e kishin jetën….Pastaj hardhuca ishin,jo njerëz.Nuk do tu thotë gjë profesori ai iu do.Do të gjejnë tëtjera.Me siguri do i sjellin të gjalla prej diku…”

Por jo, unë e njihja nga afër profesorin sqimatar tëzoologjisë.Ai ishte i sjellshëm por fjalën e kishte plumb kur tëqortonte.

Nga këto mëndime akuzuese të vetes krejt papritur mëshkëputi Dhimitri, një shoku im në fund të rrugës.E takovanjë ditë para se ai me gjithë familje të shkonte për pushime nëplazh.

Page 57: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave114 115

-Po pse për hardhucat qarravitesh ti?- më tha.Qënkebudalla.Hardhuca ka sa të duash e mund të mbushësh një çantëplot sa të lebetitet tërë klasa.

Unë çapëleva sytë.Po ky ç’na dërdëllet kështu memëndjemadhësi?!

-Shko neser-vazhdoi tjetri-tek shkëmbinjtë afërhauzkës,(pellgut me ujë ku laheshim në verë në këmbë tëMoravës).Kërko nëpër të çarat sidomos andej nga godet mëshumë dielli.Ka sa të duash.Kapi me dorë, mos ki frikë, porkujdes se mos të të dalë ndonjë gjarpër.Unë do të vija me ty,por po nisem për në plazh….

Gjatë një jave këto fjalë veçse i rrotulloja dhe i rrotullojanë mendje por nuk vendosja.Kur s’mbetën nga fillimi i shkollësveçse pak ditë kuturisa të nisesha vetë.Mora dy tre qese plastikedhe u nisa. Ishin orët e para të pasdites.Një diell i nxehtë dhenjë ajër i mbetur pezull, pa pikë lëvizjeje.Çapitesha rrëzëmureve te varrezave që janë në skaj të qytetit, rrugës për nëMoravë.U hodha një sy varreve. Disa varre të vjetër ishin gjithëbar e ferra.Po ne varre ka hardhuca? Mendova.Edhe ka po ec ezëri hardhucat varreve…..

Gati s’u shkëmbeva me njeri deri tek shkëmbinjtë. Pulpëtlakuriqe te këmbëve m’u zbardhën nga pluhuri. Edheshkëmbinjtë e zhveshur, aty kërtu me ca xhufka bari ishin tërëpluhur.

Fillova të kqyr rreth e rrotull tërë frikë. E fillova nga sipër,pastaj u zvarrita poshtë tyre duke shtënë sytë në të plasurat etyre.Asnje pipërimë, asnje shënjë e gjallë.

-Budalla, dëgjove Dhimitrin, ai është i krisur-thashë tek uula mbi shkëmb që

i përvëloi të ndenjurat me nxehtësinë që lëshonte.Kur befasnga një vrimë diku aty ku vareshin këmbët ç’të shoh? Njëhardhuckë nxorri kokën e shikonte tutje në drejtim të pellguttë ujit.

Ngriva. Po tani?! Si ta kap? Gati ndala frymën duke priturqë pas kokës hardhuca të ekspozonte tërë trupin.Heshturazime kurriz rrëshqita në tokë dhe i dola në krahun e majtë dukembajtur në dorë qesen plastike.Sa ajo u shfaq e plotë kërcevanë drejtim të saj me tërë trupin. M’u duk se e preka.Porhardhuca u zhduk e s’di ku u fut.Megjithatë shpresa se mundtë kishte te tjera u ngjall e fortë.

U bëra më i vëmëndshëm e këmbëngulës.Fillova të shohnë çdo vrimë e të çarë.Kur ja gati një pëllëmbë larg mejeshëllërej nën rrezet e diellit një hardhucë.Nuk kisha rast më tëmirë.E ndera me shpejtësi dorën duke e kapur e shtrënguar aqfort sa thashë se m’u ngjit pas lëkurës.E vura në qese duke ialidhur grykën. Dora më përcëllonte.Djersët më mbuluan ballinmë shumë prej tmerrit e neverisë se prekjes së hardhucës.Porkur shikoja si hardhuca vërtitej në qeskën plastike ndjeheshatjetër njeri me kënaqësinë që kafazin nuk do ta çoja bosh.

U rropata e u zvarrita, duke u çjerrë në llërët e duarve eduke i bërë gjak gjunjët e këmbëve….Veçse fati më ndihu.Kapaedhe tre hardhuca të tjera, tërë shëndet.Çuditërisht s’po mëngjanin të shëmtuara, por me një bukuri të veçantë, në ngjyrëne përhimtë të lëkurës dhe sytë gati të padukshëm prej ku vintenjë shikim turbullues.Sa herë nderesha për kapjen e tyre, frikas’më ndahej mos shikoja e prekja ndonjë gjarpër.Por jo,shkëmbinjtë ishin “fortesa” e hardhucave…..

Në shtëpi u ktheva në perëndim dielli.Isha i lumturuar.Meprofesorin nuk do të turpërohesha.

Kanë kaluar vite të tëra.Profesori im i zoologjise do t’iketë kaluar tani 70-tat.Pasi kalojnë vitet hapen arkivat eqeverive e jo me “arkivat” e komunikimit njeri me njeri.Pse ee them këtë? Sepse 40 e ca vite më parë profesori im edhe psee ndjeu zëvëndësimin e plotë të hardhucave s’më la të jepjashpjegim veçse më tha: “Të lumtë! Hardhucat janë më tëshëndetëshme dhe ngaqë janë trajtuar mirë kanë ndrruar ngjyrë.

Page 58: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave116 117

Ju nuk shikoni mirë! Mjekja, një japoneze simpatike, me një buzëqeshje joshëse

që formësohej aq natyrshëm mbi dy buzët ku i kuqi i lehtëmezi dallohej, i tha të  vendoste kokën në pozicionin e kërkuar,duke mbështetur mjekrën mbi një mbështetëse të fortë e tëpërqëndronte shikimin në aparturë për dallimin e shkronjëzave sa herë të shfaqeshin në ekran.

-A,B,C…Po tani? Përsëriste japonezja, sa herë gërmat shkonin drejt

zvogëlimit.Iu desh të pushonte për gati gjysmë ore nën veprimin në

sy të një lëngu që zmadhon retinën. Dhe përsëri vizitë. Kësajhere mjekja japoneze  filloi të afronte pranë syve njëlëmsh rrezesh të kuqe duke e këshilluar të mbante syrin hapurnë maksimum...Lëmshi njëherë afrohej, njëherë largohej...Iuduk sikur retina e syrit po i dilte prej vendit e syri po i zhdukejtej masës së rrezeve të kuqe. A thua po zhytej drejt një botekozmike. Lëmshi i kuq nga i vogël në distancë kur afrohejbëhej gjigand.

Kjo u përërit me syrin tjetër.-Mos u mërzit, të lutem hape edh pak syrin- tha mjekja

japoneze dhe butësisht vendosi gishtrinjtë duke mos lejuarmbylljen e syrit. Po, tani po edhe pak ja do të bëj foton...

Qetësoju, i tha pastaj ajo teksa mbushi dhomëzën e vizitësme ndriçimin normal. Pas gjysëm ore do të marrësh përgjigjene plotë, i tha me një zë të ëmbël, duke picërruar sytë .Edhe pseme retinë tej kushteve normale ai dalloi qartë formën e bajamestek sytë e japonezes.

Ishte kjo një vizitë e zakonshme e detyruar njëherë në vitpër kushtet e tij prej diabetiku. Vahdimisht kishte dalë mirëpor meqë diabeti syrin ka pikën e dobët të rrënimit fizik ishtei detyruar t’i nënshtrohej këtij kontrolli. Vendosi syzet e dolitë priste jashtë klinikës tek stoli, buzë një lulishteje me tulipanë. Dhe e çoj mendjen larg,  20 vjet mëparë...Kishte vetem njëjavë që punonte si emigrant për mbledhjen e sparangjeve dukeperdorur një thikë, si një levë hekuri e gjatë me një majë tëpërthyer, të mprehtë. Sparangjet rrisnin shtatin brendakurrizeve të harkura me dhe të plehruar mbuluar me plastmase.Oh ato janë të pakrahësuar me bimët etjera .Çuditërisht e kanënjë përngjasim por që është pak i zorshëm për t’u shprehur përlexuesin.Megjithatë krahasimi është më i sakti dhe me ivlefshmi. Ato ngjajnë, me veglën jetëprurëse të burrit por disimë hollakë.

Momenti më i përshtatshëm i nxjerrjes nga shtrati kurrizormbuluar me plastamas është kur ata në ngjyrë të bardhë menuanca rozë sidomos në kokë,(këtu në koka ngjashmëria ështëe jashtëzakonshme) tentojnë të ngrihen më sipër duke çikursipërfaqen e tendosur të plastmasit . Ja këtë çikje syri imbledhësit duhet ta dallojë. Leva, thikë vihet në një pozicionkëndor e goditet. Me prerjen nga poshtë, koka e sparangut delsipër e dukshme, e paturpshme nën rrezen e diellit. Mbledhësie terheq me dorën e majtë dhe e vendos mbi kovën që mbannë duar.

Kush e ka shpikur këtë metodë ec e gjeje. Por grekët jo e

Page 59: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave118 119

jo...janë gjermanët ata që u mësuan grekërve të rritin fushavetë Selanikut këtë bimë çudibërëse e cila e përdorur si sallatë,paskërka aftësi të jashtëzakonshme për rritjen e potencësseksuale te burrat.

Edhe kjo na duhej, ne grekërve thoshin ca të moshuarmustaqellinj hokatarë. Edhe pa sparang s’përmbahemi jo taniqë të hamë dhe këta kokëzbuluarit.

Por sparangu shitej mirë në tregun gjerman dheafendikonjtë gjatë vjeljes i bënin sytë katër dhe ua shpifninargatëve sa të flisnin me vete. Nuk kishte pamje më absurdekur mëngjeseve pa dalë mirë dielli shihje varg kurrizë tëpërkulura argatësh me levat-thika në duar duke ecur ngadalë,ngadalë, shikim përqëndruar mbi plastmase në përgjim tëplasaritjeve.

Ky rit përsëritej, e përsëritej çdo ditë, me orë të tëra edhekur dielli plasej mbi plastmase dhe e qeshura e tij e nxehtëpërcëllonte fytyrat e djersira të argatëve.

Sparangu kishte ciklin e vet.Çdo ditë e çdo ditë  koka esparangut linte një gjurmë prekjeje.  Pas  ditësh të tera , si pasnjë beteje cfilitëse plastmasi prishej krejt duke u bërë si njërrjetë pa formë vrima ,vrima dhe kurrizi i dheut, dërmohej elëshohej.

Ja me “ushtrinë” e argatëve të “armatosur “ me levat thikau bashkua ai atë verë të fillim viteve 90-të. Do lodhesh pak,sidomos do ndjesh dhimbje  kurrizi, por do të mësohesh. Idhanë kurajo miqtë që e pritën, qe edhe pse me punë në qytetnga halli i’u ishin nënshtruar kushteve të punëve në bujqësinë fshatrat rreth Selanikut.

Javën e parë u ndihmua nga një “ usta”, në mbledhje. Njëdjalë i shkathët 20 vjeçar, që e përdorte levën si ta kishte lodër.Dhe s’linte asnjë kokërozë të mbetej fshehur pas plastmasit.Pas çdo goditje në shënjë 20 vjeçari thërriste si të ishte nëstadium” Bravo”. Është fare e lehtë xhaxhi, i thoshte me  sytë

e qeshur, me një gjallëri të shpenguar. Mjafton të të mosshpëtojë nga syri plasaritja që le gjatë ngritjes sipër na plastmaskokërozi. Po së kape ec e dëgjo afendikëshën. Ai sa të ikimne  del mbi plastams bën qef në diell gjatë ditës e në freskigjatë natës e në mengjes qëndron përpjetë nga rozë në jeshil eta ben mu. Po e pa afendikesha e ke keq.Se sparangu i gjelbërtflaket tej , si gjë pa vlerë.O ki kujdes! Ajo duket e dashursidomos me ju të rriturit , se do të përkedhelet, i duket vetja ebukur.

Javën e dytë i mori vetë rreshtat, me të cilat do të merrejderi në fund të sezonit..Nuk po dukej keq. Ustai 20 vjeçar bënteç’bënte dhe e kontrollonte. Herë, herë prapa tij nxirrtekokërozët që i kishin shpëtuar. Me afendikeshën ishte takuargjatë larjes , prerjes në përmasa dhe paketimit të sparangut. Iishte dukur e dashur, hokatare. Herë, herë e pyeste për punëtnë Shqipëri duke i thënë: O ti qënke filozof , me shkollë tëmadhe! Bisedat  me të e ngrohnin dhe e qetësonin , duke idhënë kurajo për vazhdimin e punës.

Por nga fundi i javës së dytë, kur prodhimi ishte në pik,afendikesha herët në mëngjes  doli nga vila me kovë në dorëdhe i’u bashkua ushtrisë së argatëve për në fushat me sparang.Emori vetë zetorin që zakonisht e ngiste një nga argatët.  Djaloshiiu afrua atij dhe me një zë të ulët i tha: ki kujdes sot, ajo kuçkae ka zakon t’u qëndrojë pas  të rinjve. Ja do shikosh do marrërreshtin ngjitur me ty.Do të të ndjekë hap pas hapi.  Ështe etmerrëshme! Dhe s’lodhet, punon deri në fund.

Dhe vërtet, afendikesha, me pantallona fare të shkurtëra ekëmbët e përcëlluara nga dielli , ngjyrë bronxi e mori rreshtinpranë tij .

Kurrizet e argatëve u përkulën më shumë. Hapat u bënëmë të ngadalta e sytë u çapëlyen që të mos mbetej asnjëkokërozë pa u diktuar. S’pipëtinte kush. Per shakatë që ditëvetë tjera s’mungonin , atë ditë gojëve iu vunë dryrë të rënda.

Page 60: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave120 121

Ai duke e ditur se e kishte  atë pas vetes ndjeu më shumëdhimbje në kurriz.  Tërë lodhja e atyre dy javëve të para sikurishte mbledhur pak nga pak për t’i rendruar atë ditë. Mendimetë ndryshme , të hidhura vinin e shkonin. Veçanërisht  risillte keshillat e disa miqve që të mos merrte rrugën e mërgimit seai nuk mund kurrsesi të mësohej me punët e bujqësisë. Si përters atë ditë ishte një diell tepër i nxehtë. Nga balli i djersirëfilluan pikëlat e djersës të binin, dhimbshëm mbi plastmas.Levathikë iu rendua. Të tjerët I’u larguan paksa.

Afendikesha edhe pse kishte nam se ishte e saktë dhe eshpejtë në mbledhjen e sparangut, qëndronte gjithnjë e gjithnjënjë hap pas tij. Edhe pak dhe vinte fundi i rreshtit. Pas kësajdo të bëhej pushimi i drekës. Do hahej ushqimi dhe do pihejkafja frape e famëshme greke aq clodhëse gjatë një pune tëveshtirë.

Gati të gjithë dolën në fund të rreshtit dhe shkuan e u plasënnë hije të një peme gjethegjerë. Vetëm ai dhe afendikesha. Befasnjë njollë si në vishnjë si në blu, i vërtitej mbi plastmasin enderë sa herë vendoste levën thikë. Lojë e diellit? Një çast,ngriti me stërmundim kokën dhe sa s’u verbua nga dielli qëzjarrmonte sikur t’i thosh : Mos , mos u tall o diell me mua!

I dërmuar arriti në fund pa kthyer kokën të shihte ku ishteafendikesha. Gati gjysmëpërkulur dhimshëm me stërmundimarriti në hija dhe u ul pa folur.

-U lodhe i tha djaloshi. Ja  çdo gjë kaloi. Kjo ishte e gjitha.Fytyra e tij shprehte dashuri, përzierë me keqardhje. Të gjithësytë i kishin drejtuar tek rreshti i afendikeshës. Ajo drejtoishtatin. Argatët prisnin të afrohej pranë tyre e të bënte ndonjëshaka si zakonisht.Kur ajo pasi u hodhi një shikim , rrëmbeulevën thikë e filloi të rikontrollte rreshtin ku kish punuar ai.

Herë, herë godiste e nxirrte ndonjë kokërozë që e ngrintelart triumfalisht.Mblodhi disa të tilla. U afrua  me një të ecurtë gjithëpushtetshëm në grupi i argatëve.

-E shihni.Këta të nesermen nga të bardhë do ktheheshinnë jeshil, për tu hedhur në plehra.

Ai e ndjeu zjarrllëk por ndërkohe i’u përshkëndit në truideja: Ç’e pandeh veten kjo torollake,me këto pupla këmbëshqë ndjellin tërë mustaqellinjtë afendikonj të fshatit?! Idiotja!Dhe ndjeu befas superioritetin intelektual, të natyrshem ndajsaj dhe nënqeshi me vete. Kur  Afendikesh u afrua. Thirridjaloshin që e thante greqishten.

- I thuaj- tha -që ai nuk shikon nga sytë. Nuk është përkëtë punë. Nga ndryshimi i çehres së fytyrës së djalit ai kuptoise një e keqe po vinte. Djaloshi përktheu saktë.

Tha njëherë të mos bënte zë.T’i lutej se ai kishte ardhurnga halli këtu e mbase do mësohej etj, etj...Por kryelartësia,ushqyer nga një sinqeritet gati fëminor nuk e la të përulej.

-Jo zonjë unë shikoj mirë. Shumë mirë. Por mos u mërzit.Nesër në mëngjes po largohem. Greqia është e madhe. Ka fshatpo dhe qytet. Po shkoj në Selanik, ku më presin miq të tjerë.

 …..-Ju lutem mund të vini?-Çishte ky zë?Para tij ishte mjekja japoneze.Zotëri. Çuditërisht edhe pse diabetik, sytë tuaj janë shumë

të shëndoshë fiziologjikisht. Për më tepër keni një mprehtësi eqartësi shikimi si prej 20 vjeçari.Por , rutina e do të vini përsërivitin tjetër për vizitë.  

Janar, 2010

Page 61: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave122 123

Kavajsit 

Me ardhjen e lejlekëve nga vendet e ngrohta në atë fshattë vogël, pranë Selanikut plot plantacione pjeshkësh, vinin nëfillim pranvere  edhe kavajsit. Afendikojtë grekë, ku ishin pajturkavajsit si argatë, i prisnin ata ditë me ditë. Në kafenenë eBarba Janit, që ishte në  qendër të fshatit dhe ku mbrëmjevemblidheshin grekë e shqiptarë e i’a krisnin muhabetit dukengrënë  sufllaqe e pirë recinë, ardhja e kavajsve ishte  një temëe preferuar. Pronarët pyesnin njëri-tjetrin e kur mbeteshin pandonjë të dhënë që të mbushte mëndjen, u drejtoheshinshqiptarëve diku në qoshen e tyre të preferuar: Ç’thuhet, moredjema,  do na vijnë kavajsit apo jo ? Sikur po vonohen…

Argatët shqiptarë, të përkëdhelur në seder nga meraku  enevoja e grekërve pronarë për argatë me të qeshur upërgjigjeshin:

- Do vijnë do vijnë si jo.-E pot e na vijnë se moti po ngrohet. Ja lejlekët erdhën.-Ej, lejlekët! Lejlekët kanë pasaportë ndërkombëtare,

s’pyesin për kufij e roje, kurse  kavajsit e të tjerë e marrin mëkëmbë. A apo s’është shtrënguar tani!

Dhe shqiptarët e rihapnin për të mijtën herë temën e

peripecive gjatë rrugës. Pak vetë kishin rrezikuar edhe jetën,duke shkarrë rrëpirave apo duke kaluar përrenjtë e rrëmbyer?!Po kavajsit do të vijnë, do të vijnë patjetër  siç do vit. Janë tërregjur e të fortë. Eh pak punë heqin ata me arat e tyre?! 

Dhe ja një mbasdite vonë erdhi grupi i parë. Ishin argatëte pajtuar tek Gjatovina. Kështu i thërrsnin në gjuhën e tyreLlambro grekut shqiptarët, sepse ai vinte  i gjatë, hollak, menjë fytyrë të mprehtë e mjekër  majuce e flokë që i hidhteprapa.Kishte disa korafe me pjeshkë. Nuk di sa ka ,thoshteFoti, shqiptari  nga rrëza e Korçës që ishte bërë mjeshtër nëkrasitjen e pjeshkëve dhe që ndërmjetësonte për pajtimin eargatëve të rinj. Ishte ai që njoftoi  Gjatovinën për ardhjen ekavajsve dhe që u mor me sistemin për jetesë të tyre  në një tipkapanoni, i përdorur dikur për magazinim materialesh, mendarje me dyer të thjeshta dërrase e kompesato. Në dhomën ekavajsve u mblodhën kotkë  shqiptarët sa  s’kishe ku të hidhjenjë mollë. Por… kavajsit ishin të lodhur dhe mezi upergjigjeshnin pyetjeve që më shumë  godisnin për peripecitëe rrugës. Fytyrat e tyre ishin të zbehta, buzët të plasaritura pormë shumë ankoheshin për dhimbjen e këmbëve  sepse kishinditë e netë  që udhëtonin….

-E djema-u tha Foti –kavajsit janë të lodhur.Duan të hanëe të flenë….Nesër fillojnë nga puna. Do kemi ditë e netë aqshumë sa s’do dimë përse të flasim.

-Nga puna? U hodh një djalë 16 vjeçar, më i vogli ndëremigrantet e ardhur në fshat,Ata nesër të shlodhen.

-Pusho ti buzëqumësht!-i tha Foti- Llambroja të tërëve nado nesër që pa gdhirë sepse do mbjellim pemë të reja në njëkoraf të ri. 

Të nesërmen, kur dielli ende s’kishte hapur sytë Gjatovina ndezi zetorin. Zhurma e tij  shpejtoi ritmin e përgatitjes sëargatëve për të dalë nga fjetoret, për në punë.

-Të vijnë të gjithë papërjashtim edhe kavajsit,- u dëgjua ti

Page 62: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave124 125

thosh Fotit Gjatovina, ndërsa  ngarkonte mbi zetor belat përhapjen e gropave, mjete për piketime e vegla të tjera…. 

Për gjatovinën kjo ishte një ditë e shënuar. Këtë  sipërfaqetoke  të cilën e kishte sjellë në prikë, Eleni gruaja e tij simpatikedhe që deri më sot ishte mbjellë me perime të ndryshme gjithnjëe kishte ëndërruar ta bënte  koraf për pjeshkët. Ishte tokë emirë dhe ekspozohej në diell ç’ka do të thosh rritje e shpejtëdhe pjekje në kohë e pjeshkëve, aq të kërkuara nga eksporti.Mbaroi kjo ai  ishte e do të mbetej  gjithnjë në krye të pronarëvepër rritjen e pjeshkëve!

Kavajsit mezi u çuan. Pas kaq ditë udhëtimi, lodhjeje estresi ndiheshin tejet të këputur. Kur të tjerët edhe hidhninromuze e bënin ndon jë shaka, ata ngjitur pranë njëri tjetrit sitë ishin gjymtyrë të një trupi të vetëm nuk bënin zë..Të vejë sitë vejë këtë ditë do ta shtynin me zor. Pastaj ditë me ditë doshlodheshin, do ta mblidhnin veten e si ata sdo kish tjetër nëfshat. Janë të mësuar me punë ata. Eh sa kanë parë duart e tyree sa u ka mbajtur kurrizi. Ja tani mbollën arat e tyre me grurë,krasitën e punuan tokën rreth pemishteve të tyre, nxorrën ngadimri bagëtitë pa erdhën këtu tek ky Gjatovina që kushedi ç’edi veten dhe  që i venë shtatë nga Elenaqi që ma ka pulpën ozot ç’pulpë ndjellëse. I çmendi tërë afendikonjtë!... 

Zetori ndaloi. U shkarkuan  gjithë veglat në këmbë të njëpeme. Gjatovina urdhëroi Fotin të merrte me vete mjetet epiketimit per të përcaktuar ku do të mbilleshin pemët. Të tjerëtu urdhëruan të prisnin...

 Por kjo puna e piketimit dhe përcaktimit  të rregullt se kudo të hapeshin gropat paskëkej qënë punë e ngatërruar dhe jokaq e lehtë për Gjatovinën që e mbante veten për specialist etë mënçur në këto punë. Dha e mori e s’po i jepte udhëzgjidhjes.

Foti i cili ishte me diplomë të lartë në bujqësi e ca kohëkishte punuar si kryespecialist në një kooperativë fushore e la

në fillim të lirë Gjatovinën në rropatjet e tij duke zbatuar çdourdhër për vendosjen e hunjve, shtrirjen e tendosjen espangos. Por kur e pa se koha po ikte kot e gjë s’pobëhej s’duroi pa ndërhyrë.

-Zoti Llambro. S’e ke mirë, duhen respektuar pikat ehorizontit, Lindje- Perëndim, Veri- Jugë. Dhe ç’ështja zgjidhetthjesht. Duhet zbatuar teorema e Pitagorës...

-Ç’më tregon Pitagorën - s’u permbajt Llambroja, Pitagoraështë në Athinë..Por pastaj u shtrua. E donte Fotin se ishte indershëm dhe e kish kuptuar se kur fliste matej mirë.. Pastajai vetë një të mesme kishte kurse Foti ishte me të lartë.

-Bëj si të duash -i tha- po o burra se dielli po ngrihet lart,argatët po presin në hije të pemës dhe ne po vërtitemi kot.

Foti kërkoi ndihmën e dy argatëve të tjerë dhe ia filloipunës. Kur e vuri në vijë i tha Llambros :Tani në vëndet epërcaktuara ku kam vendosur shënjat të fillojë hapja e gropave.

Gjatovinës i’u çel fytyra por e përmbajti entuzizmin. Uthirri argatëve të merrnin lopatat e të fillonin hapjen e gropave.

Momentalisht nuk duheshin të gjithë.Gjatovina u thakavajsave  të prisnin më këmbë deri sa të përcaktoheshin happas hapi ku do hapeshin gropat në vazhdim.Ata , të raskapiturkëtë donin duke uruar që të shtyhej edhe më shumë  çasti ifillimit te hapjes së gropave.

Ashtu pranë e pranë, fiksuan një pozicion të qëndrueshëmtë belit dhe vendosën rëndesën e trupit mbi të. Të tjerët kishinpërkulur kurrizin e hapnin gropat. Foti me Gjatovinën jepnine merrnin me shtrirjen e spangos dhe vendosjen e kunjëve dheshënjave..

Dielli tani ishte në kulmin e zjarrmimit përvëlues . Më nëfund përfundoi piketimi. U erdhi rradha kavajsave. Gjatovina,që s’ja falte vetes që po i linte ata ta merrnin mëditjen pa punuargati vrapoi drejt grupit që tutje ngjante me një komplekssklupture, në mes të fushës. Pas tij mundohej të kapte ritmin

Page 63: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave126 127

Foti.Asnjë shënjë jete e lëvizjeje nuk vinte nga ajo masë,

kompakte, trupash, ngjitur njëri pas tjetrit, si të ishin derdhurnë beton.  Grupi edhe pse u afrua Gjatovina e Foti nuk dhashënjë jete. Fytyra e Gjatovinës mori një pamje lemerie etmerri...

-Ej -i tha Fotit - e sheh, ata duken si të vdekur. Me këta dotë mbaroj mbjelljen e pemëve unë sot?!

Foti nuk foli...Iu kujtua thënia e buzëqumështit, djaloshit16- vjeçar që kavajsit të pushonin një ditë pas udhëtimitraskapitës.

Që të gjithë  mbështetur mbi bel, me kokën varur.Gjumi ikish futur në mbretërinë e tij.

Unaza prej Floriri

(Skica)

Page 64: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave128 129

Hamej tregtarë, tregtarë hamej

Pamja e parë

Qyteti në gjumin e mëngjesit.Fshesarët u japin dorën efundit rrugëve dhe thashethemeve për qeverine, parlamentin,doganierët, të ndarët, të vrarët, prostitutat..

Më pas çaste të vdekura, që thyhen nga uturima e ndonjëfurgoni që nxiton të vihet në krye të rradhës per pasagjerët epare te mëngjesit.

Dhe ja, nga shtëpi pa ngjyrë e trajtë, as të vjetra, as të reja,apo nga katet e para të ndonjë pallati ne periferi e diku edhenga katet e sipërm, hamej tregtarë me fytyra serioze, të vrara,ku ngërdheshet mërzitja për gjumin e prishur, bartin mallinpër në pazar…

Zbrazja e “magazinave” shtepi dhe ngarkimi zgjatin pakçaste. Tanimë komshinjtë janë mësuar me zhurmën qeshkaktohet dhe e presin atë si zilen e një sahati të çakërdisur,mes përpëlitjes mëngjesore.Drejt pazarit karroca që kërcasinbrinjët nga ngarkesa fantazmagorike, biçikleta-maune qëhumbasin trajtë mes grumbullit amorf të kutive,torbave,thasëve.Fugone me pronarë të krekosur që hedhin shikime

Page 65: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave130 131

tinzare nga karrocierët dhe shtyrësit e biçikletave.Të gjithë, si në përralla, sa hap e mbyll sytë sjellin ne

sheshin e pazarit, të plevitosur nga nata e gjatë “pasurinë”ekonomike gjithfarëshe, “farfuritëse”, saktësisht në po atokuadrate, në po ato qoshe, si një ditë më parë.Gjithçka meshpejtësi e përpikmëri të rrallë.

Dhe…ora 9.Pazari qesh me tërë fytyrën e plotëshumëngjyrëshe.Hamejtë e mallit tani janë tregtarë xhonglerë,të zgjuar, të sigurt. Malli i tyre paçka se u bart me biçikletë,karrocë a fugon është më i miri, më i dëshiruari.Dhe lëviz kjoarkitekturë e gjallë, që s’rresht për asnjë çast.Të duket sekështu ka qënë gjithnjë e gjithnjë, pa ndërprerje.Njerëzit e duan,magnetizohen nga kjo lëvizje pa formë. Shumë kush edhe psedo të blejë vetëm , nje pale te brëndëshme, një pastë dhëmbësh, a një prerëse thonjsh, ka dëshirë të zhytet mes turmës sëklientëve qe s’kanë kahje, vetëm për të ndjerë ritme pazari,ofshama pazari, aromë pazari.

Pamja e dytë

Ora l4.00. Kush i ra çangës? Kush dha urdhër per evakuim?U hoq tenda e parë.Për dhjetë minuta ai kënd nuk është me“njësi tregtare” por nje copë truall i pistë si truri i një injoranti.Një klient që nxiton duke rënkuar të ndrrojë mallin, i çoroditurnuk orientohet dot. I mbetet të ngrejë sytë drejt qiellit.

Sipari u ul.Mbaroi perralla edhe për sot.Pas trullit të parë,i dyti, i treti. Arkitektura tronditet, shkërmoqet.Mallrat aq tereklamuara rrëmbehen nga duar te vrazhda, të ngutura, për t’ihedhur ne thasë, kuti, torba.Karrocat, biçikletat, fugonat nërikthim kaotik.Gjithandej zëra të lodhur, të ngjirur, nervozë:“Ej hap rrugën”…Evakuim, Evakuim.Shqetësim si në praglufte. “Ik,ej, ik, ik, dreqi e mori lëviz tutje!” Të gjithë japinurdhëra, të gjithë bejnë sikur dëgjojnë. Dhe sytë s’u ndahen

thasëve. Dreq, të ha, të lodh, të vret transporti!Nga dyert e dyqaneve, prona të palujtshme pronarët

shikojnë me qesëndi këtë evakuim tregtarësh hamej. “Eh, umburrët tërë ditën para nesh, tani do të qeshim ne me ju.”

Pamja e tretë

Ora 16.00. Ç’trishtim të ngjall ky shesh i çuditshëm qëorë më parë e kishte emrin Pazar! Ky shesh me kaq shumëplehra gjithëllojëshe,letra,kartona,lecka, mbetje organike dheqenër, sa shumë qenër te uritur që përpiqen të hanë ç’ka mbeturnga nje ish Pazar.

Askush nuk guxon jo më të shkojë nëpër rruginat e sheshete pazarit, por as të afrohet e të kthejë kokën andej si të jetë njëzonë e ndaluar ku ka rënë murtaja.Vetëm nata, me mantelin ezi i jep fund pamjes trishtuese.

Dhe historia rifillon. Pazari përjeton ne 24 orë shkëlqimdhe rënie deri në rënim.

Dhjetor, 1999.

                                                 

     

Page 66: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave132 133

Trembësi i ariut             Ishte i ashtuquajturi viti i stazhit, pas përfundimit të

studimeve të rregullta universitare.Unë ëndrramadhi, që edhepse për filozofi më shumë rrija me studentët e gazetarisë,letërsisë dhe artit dramatik,pas zhgënjimit të parë për mosemërim në televizion ku thuhej se më kishin shkuardokumentat, u shokova kur në një dhomë të ngushtë, diku nëzyrat e arësimit përgjegjësi i kuadrit mes një gumbulli tëngjeshur më njoftoi emërimin: mësues historie dhe gjeografienë shkollën tetëvjeçare të Velçanit të Gorës.Ato kohë Gorën,Oparin e zona të tjera të thella malore i kisha dëgjuar vetëmpër emër.Ç’të thosha? Ishim të rinj dhe e panjohura na tërhiqte.Ja kështu  një herë në javë me disa mësues të tjerë me banimnë Korçë u hipnim prapa makinave që shkonin për t’u ngarkuarme dru thellë në Bofje të Gorës. Ndalonim në Lozhan dhepastaj fillonim të përpjetën në një shteg të ngushtë mes lajthive.Atë udhëtim, s’e fsheh e kujtoj me nostalgji kur këtu në Chicagonuk shikoj një kodër e jo më një mal....

Më caktuan mësues kujdestar në një klasë të gjashtë.Nxënësit veç Velcanit vinin edhe nga Selca dhe Mesmali ilargët.Që nga sheshi i shkollës shikonim tufëzën laramane të

fëmijve të zbriste   mes dëborës nga një lartësi që humbistetej. E mes këtyre fëmijëve të vegjël të binte në sy një djalë, qëtë habiste për përmasat e trupit:shpatulla të gjera,trupngjeshure muskuloz, me dy sy të mëdhenj që i rrotullonte sa andej,këtej,me këpucë të mëdha e pantallona të lidhura për fundi mespango, që të mos fusnin dëborë, me një xhaketë të vjetër portë trashë që i rrinte e ngushtë e për të mos futur erë e kapte nëdy anët me tela.Ishte i qeshur dhe i zhurmshëm por edhengacmues si ndaj djemve edhe vajzave. Me të parët e ndiztesherrin në çast dhe s’përtonte të vinte në përdorim grushtet.Upërpoqa ta mbaja pranë. E caktova përgjegjës për rregullin edisiplinën. Por e teproi, në zbatim të “ detyrës” u shndërrua nëdiktator. Rrahu disa. E hoqa nga kjo detyrë dhe m’u mërzit...Ekeqja më e madhe ishte se edhe librat rrallë i hapte.Sidoqoftënë përgjithësi nuk mungonte. Por  aty nga mbarimi i vititshkollor vura re se çdo mëngjes ndihej jo më i gjallë por tejeti lodhur, me sy te skuqur dhe krejt i papërqëndruar.S’dija si tashpjegoja. Dhe po bëhesha gati të dialogoja me të...Kur gjatëshpjegimit vura re se koka e tij e madhe me flokë të dëndur,kafe e të  shpupurisura u var mbi bangë.Në çast ra në gjumëme një gërhitje që shkaktoi të qeshura tek nxënësit.U bërashenjë të heshtnin. Dhe ata heshtën.Ai s’u përmend .Si ështëpuna me Pertefin, thashë. Të gjithë e dinin që kisha dobësi përtë, ndaj u shprehën me kujdes. Mësues, Pertefi tërë natën trembariun në arën e tij me misër, prandaj e zuri gjumi .Çfarë? Mbetai pataksur. Që në Gorë kishte arinj e ujq kjo s’vihej në dyshim,por që të ishin kaq sheshit kjo më habiti. Po thanë ata, duke uçuditur me pataksjen time sikur kishin folur për Alaskën. Ariue  ka bërë udhë një e dy e në arën e Pertefit. Babai e urdhëroipas kësaj atë të vejë çdo natë në arë e të përplasë  kapakëtenxheresh të mëdha që të trembë ariun. Dhe ariu trembet?-thashë. Po....largohet ngadalë nga ara e tij. Pertefi u zgjua kurra zilja.Historinë e trembjes së ariut s’ja përmenda atij që vetë

Page 67: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave134 135

ishte një arush i vogël.Vitin tjetër unë u largova nga Velçani e fillova punë si

gazetar.Trembja e ariut nga një fëmijë trembëdhjetë vjeçar mekapakë tenxheresh, i vetëm, natën, në një arë me miser kambetur si një thërrime jete në xhepat e kujtesës.

 

Unaza prej floriri

I kishte humbur krejt fytyra mes degëve ngarkuar mepjeshkë. E nxehta përvëluese impononte heshtjen. Zërat eqeshura të mëngjesit, kur u fillua vjelja me një shpejtësiturravrapëse, ishin shuar krejt… Aty këtu dëgjohej ndonjëdialog i mbytur dhe  i  padëshifruar.. Herë , herë ndihej e ecuranervoze e shpejtuar e pronarit  dhe thirrja ngulmuese: Grigora,grigora … !”* Fundi i rreshtit, me rrënjët e mbetura për t’uvjelë dukej sikur lëvizte pafundësisht, për të mos u kapur kurrë.Kova plastike ku vendoste pjeshkët me  kujdes për të mos ivrarë, po i rëndonte aq shumë sikur në të të ishin vënë gurë. Ipërvëlonte fytyra ku djersa ishte trashur nga pushi i pjeshkëvesi të ishte mastiç për të ngjitur këpucë. Jo kurrë s’e kishtemenduar kaq të vështirë vjeljen e pjeshkëve…..

Por.. ndoshta ishte dita e parë. Më vonë do të mësohej.Gjatë vjeljes, ku s’i shkonte mendja…. Ja disa herë rrezet ediellit binin mbi rrethin e florinjtë të unazës,  teksa dora gjatëvjeljes lëviste papushim mes degëve, gati shkure të pemëve.Ato përthyheshin e sikur ktheheshin përsëri tek disku farfuritës.I pëlqente kjo lojë e rrezeve me unazën…. Tek ndiqte këtëlojë jo njëherë i vinte pranë fytyra e trishtuar e gruas me të

Page 68: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave136 137

cilën s’kish as dy muaj martuar… Mos ik, mos ik! - i ishtelutur ajo… E kam të vështirë te jem pa ty…

-Ta provoj, në fillim në pjeshkët pastaj do shkoj në qytettë ze një punë të mirë dhe të të marr dhe ty- i premtoi ai… .

Tani, tani mezi priste të mbaronte punën. Lodhja e kishtevënë poshtë. Sytë i ishin përskuqur si nga ethe të mëdha….Dhe ja u prek fundi i rreshtit. Vendosi shkallën nga ana e vet.O burra, i tha shoku nga krahu tjetër, ta zhveshim edhe këtëpjeshkë e të vemë të shlodhemi. Në mbrëmje do shkojmë nëbuzuqe. Ke për të ngrënë suflaqe dhe do shikosh botë! Se mosharrosh që je i martuar!....

Nuk u përgjigj. Në fytyrën e përskuqur si të dalë prej furrezjarri u ngërdhesh një buzëqeshje… E ndjeu gjaku t’i lëvrinteme shpejtësi. I’u ngjit shkallës me vrull inatçor. Nisi të mbledhë të fundit pjeshkë në këtë ditë të parë si emigrant. Asvetë s’po e kuptonte nga i erdhi papritur kjo energji. Duart ifutëte me forcë mes degëve dhe gishtrinjtë si prej automatikapnin pjeshkët e verdha në të kuqe që shpejt përfundonin  nëkovën plastike. Shoku i vet që kishte vite si emigrant dhe sivjelës pjeshkësh ndali një çast punën dhe po e vërente  mehabi…

Ej-iu drejtua-më ngadalë nuk mbyllet dita me tërsëllëmë.Do lodhesh. Thashë të shpejtojmë po jo të vrapojmë.

Por ai s’e uli ritmin, u ngjit edhe më thuajse në majë tëshkallës e po vilte të fundit degë, të ekspozuar në dritë e ajër,që thuajse ishte përtej kurorës së pemës, në lirinë e vet…Mbetën vetëm tre kokra në majë të degës, në pjesën më hollakee delikate të saj… Tre kokra që verdhonin mes  masivit tëgjetheve të blerta të pjeshkës. Për  një çast ndjeu keqardhje. Anuk është dhe pjeshka, frymore, qënie e gjallë? Zgjati duart për ti këputur tre kokrat. Dhe donte të përsëriste atë lojën epërthyerjes së rezeve të diellit që farfurinte lart në rrethin eflorinjtë, përthyerje që do ta  përziente me verdhëllimën e

pjeshkëve…. Por.. O zot!... U drodh i tëri. Në gisht mungonteunaza e florinjtë. Në vënd të saj një vijëzë gjaku si e prerë mëthikë. I hodhi me ankth pjeshkët në kovë dhe i thirri shokutnga ana tjetër e pemës: “Më ka humbur unaza prej floriri, unazae martesës”

Të dy nisën të kërkonin, poshtë kurorës së pemës. Ishtenjë bar i sertë, i lartë dhe i bërë zhufkë sa mezi hapej. Erdhëndhe të tjerë. Për gati një orë u kërkua unaza. Por ajo s’u gjet.

Refuzoi ftesën e shokëve për të shkuar në buzuqe. Tërëkohën qëndroi jashtë duke  ndjekur perëndimin e diellit.

*Grigora: gr. - shpejt.

Page 69: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave138 139

Pëllumbat

Ai do të ikte larg, përtej oqeanesh. Do të ikte në kufijkohorë të tensionuar, të braktisjes së adoleshencës, për t’urikthyer ndoshta një ditë, burrë, me një pamje tjetër që vetë aido ta sajonte, në mënyrën e vet.

Dhe, ndër trillet e çuditshme, të pakuptueshme, në ketoçaste të papërsëritshme, ishte dhe shprehja që tingëlloi absurdeper ato momente aq të nxituara: “Dua të shikoj edhe njëherështëpinë e vjeter!”

Shtëpinë e vjetër, me pronarë të rinj të cilën e kishim shiturpak kohë më parë. Nuk mund t’ja prishnim, ndonse mendjajonë, punonte për taksinë, vështirësitë e rrugës gjithë akull,fluturimin e parë me avion, plaçkat që duheshin sistemuar mirë,paratë, vendosjen në vend te sigurt te dokumenteve etj,etj.

Dhe shkuam atje. Pamja e fytyrës së tij ishte e akullt. Athua s’meditonte per asgjë?! A thua po kryente nje detyrim ekaq, pa kurrfarë malli e nostalgjie te veçantë?!

Hyri në oborr, këputi një trëndafil të bardhë, që tani nëJanar, ngjan me nje shuk dëbore, u ngjit në paralelet e hekurtaqë vetë me shokët i ngriti me durim dhe papritur tha: Tani tëikim! Të ikim! Ngjau kjo si një urdhër i ngutshëm për t’u

zbatuar ne çast. Të ikim! Fytyra e tij pak më parë e akullt moripamjen e ngutjes dhe nje gjëndjeje pasigurie.

Kur…Befas, sa do të kapërcente pragun e derës së jashtme,te hekurt të shtëpisë së vjetër, u kthye i tëri, me sy tëpërshkënditur. Një zhurmë që vetem ai mund ta kapte, eshtangu ne vend. “ Po vijnë pëllumbat”,- thirri.

Pëllumbat? Kjo s’mund të ndodhte.Kishte gati dy muajqë, tërë tufën prej njëzet e ca pëllumbash e kishte dhënë në njedjalosh amator shumë të shtënë pas tyre diku, tej maleve, nenje qytet të vogël larg prej këtej. “Ua ndjeva rrahjen e krahëve”,shtoi për të përforcuar thënien e parë.

Dhe vërtet, pellumbi që e quante të zemrës, zbriti në oborr,te këmbët e tij. U prek shumë, nuk dinte çfarë të thosh.Shkoitek vendi, ku mbante kokra gruri, dhe ua hodhi me grusht.

“Tani, po, të ikim, tha me një zë të drithëruar.Ja edhepëllumbat u kthyen.Nuk e harruan shtëpinë e vjetër, folenë etyre. U përshëndetën edhe me mua.”

Janar, 2000

Page 70: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave140 141

Kënga s’këndohet me zë,por me veshë

Unë e pëlqej këngën, e ndjej në shpirt por…nuk di tëkëndoj. Ata që janë  vërtet  me vesh muzikor, e të tillë ka plotkorçarë e ndjejnë tej stonimin tim, daljen nga binarët emelodisë, por kur shohin, pasionin e zellin tim stepen të thonëti, ti më mirë dëgjo… Me një zë të butë, për të mos më mbeturqefi më thonë: mirë fare, po ule, ule pak zërin….

Por siç e përmenda, une e dua marrëzisht këngën…. e kurdashuron marrëzisht, sigurisht edhe bën “marrëzira” prej tëcilave të tjerët  jo vetëm buzëqeshin por. . shkulin themele eçati si nga një stuhi e fuqishme…. Pak buzëqeshje e stuhi tëqeshurash ka në “American Idol”, konkurimin e famshëm përtalentet e Hollivudit…?!

Mirë është, që për ca gjëra si këto që  lidhen me gene edhunti të falura, i shkreti njeri të bëhet shpejt i vetëdijshëm qëtë mos japë për së liri humor, që sa do njerëzor prapë e ka njëtallje zvetënuese, për atë që bëhet shkak...

Me dhimbje, jo në publik të gjerë, e as në prani të një jurieprestigjioze aty nga adoleshenca edhe unë e mora një mësim :duaje këngën, por bëj sikur këndo, kur të tjerët këndojnë emos guxo të dalësh solo.

Kisha ditëlindjen. Në dhomën e madhe, të pritjes, në katine dytë të shtëpisë, të shtruar me qilimin me rombe ngjyra, ngjyrae me dritare të zbukuruara me perde tyli, më erdhën  të gjithë nxënësit e klasës së shtatë, bashkë me profesorin kujdestar tëfizikës, që më donte aq shumë. Unë doja t’i kënaqja sa mëshumë…. Ato vite shkruaja poezi që edhe i recitoja vetë. Edija që profesori kujdestar do më thosh: “Ke shkruar ndonjëgjë të re? Pa dil e na i recito…”  Edhe pse jepte matematike efizikë ai në thelb ishte artist i vërtetë. Luante në flaut. Merrtepjesë në orkestrën filarmonike të qytetit, bashkë me vëllanë evet mesues violije, në shkollën e muzikës…

Unë kisha  shkruar një vjershë për Korçën që e dijapërmendësh…. Por, kisha qef t’i “çudisja “ të gjithë. E sigurishtbashkë me shoqkat e shokët e mi të klasës edhe profesorin.Ato ditë një e dy në Radio Tirana por edhe në radio Korçajepej kënga “Margjelo” Edhe sot, kur po u afrohem 60-tavemë vijnë ndërmend dy vargje” Moj  Margjel  o moj  malsore, ku po shkon me atë kosore…. . e  më tej,   Moj Margjel o mojmalsore ti flamurin na e more…”Ata të shtëpisë, mëngacmonin…. More ç’të ka shtënë me këtë këngë?! Mos  tëduket vetja këngëtar…?! S’u ktheja përgjigjë porvazhdoja”provat” e me mendtë e mija e shihja veten në skenatë mëdha.

Dhe ardhi çasti i shumëpritur kur unë do të bëja “çudinë”duke u shfaqur talent i madh në muzikë. Pasi u qerasën tëgjithë më bonbone e fela turte, profesori nderi shikimin engrohtë nga unë e tha: pa hë të shohim ç’vjershë të re na kebërë.

Recitova tërë pathos poezinë për Korçën. Më duartrokitëne më thanë bravo si gjithnjë. Por, unë e kisha mendjen teksupriza më e madhe, shfaqja ime si këngëtar. Ende pa u shuarmirë duartrokitjet nxitova të thosha: tani do tu këndoj një këngëtë bukur. Kjo ishte e papritur për të gjithë por sidomos për

Page 71: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave142 143

profesorin që siç e shpjegova ishte muzikant i lindur. Ai rrudhipak ballin e picërroi sytë. Një nënqeshje nuk u fsheh dot ngabuzët e tij…. Jo se nuk i vura re këto shënja mosbesimi. Idallova për bukuri por mëndja më thosh se profesori s’kishtefaj se për herë të parë po më dëgjonte solo. Pas këngës isha ibindur që ai do çuditej nga interpretimi im virtuoz…Dhe iafillova: Moj Margjel o moj malsore…”

Fytyrat e shoqkave dhe shokëve bashkenxënës gati ungrinë…. Më vështronin me ca sy si prej peshku, me njëshprehje paniku e tmerri, që herë, herë drejtoheshin ngaprofesori. Unë e përdridhja dhe e përdridhja zërin drejttonaliteteve më të larta, duke imituar këngëtarin nga Shkodra.Thashë se po rrëzohej tavani prej kocesh e gelqereje nga  zëriim “gjëmues”.

Mbarova. Bashkënxënësit vetëm sa i takuan pëllëmbërt eduarve, pa dhënë duatrokitje…Vetëm një djalë hollak, i lehtënga trutë që s’kishte idenë e artit, thirri papritur: bravo,bravo!… Të tjerët u shkundën nga kjo britmë dhe shpërthyennë të qeshura, kur vunë re se edhe profesori po qeshte, gati mezë të lartë. Nuk po merrja vesh po qeshnin me mua, me hollakune gjatë apo me të dy bashkë! Pas një pauze profesori tha, vazhdotë shkruash, poezitë i bën të bukura por dëgjo edhe këngë,kenga s’kendohet me zë por me veshë….

Isha vetëm 14 vjeç, dhe këto fjalë si zbërtheva aq mirë atoçaste. Por unë që e njihja mirë profesorin, në atë “AmericanIdol” të parë në jetën time e kuptova se këngën mundet veç taadhuroja.

...Një banane Kisha vetëm pak muaj që kisha mbritur këtu në rrethinat e

Chicagos.Ende i paambjentuar mirë, pa makinë, mbasditeve ekisha bërë të zakonshme shëtitjen në anë të një parku, ku përhabinë time vareshin degët e manave të kuqe.Kokrat e tyrejanë më të vogla se të manave të Drenovës e Boboshticës sëKorçës nga të cilat nxirret ajo raki e famëshme , e blertë dhe esertë.Edhe trungjet e pemëve nuk e kanë atë pamjen efrikëshme, me trajta te përçudnuara të manave të vjetra tëDrenovës.Janë me trajta të rregullta, te qeta si të pemëve tëzakonëshme dekorative nëpër parqe.

Për kënaqësinë që më jepnin këto shëtitje nën degët emanave e ftova dhe një mikun tim biznesmen nga Shqipëria qëporsa kishte ardhur, të dilnim andej një mbasdite.Edhe ai uhabit kur i tregova manat.Mori një kokër dhe e provoi.Qënkannjëlloj të shijshme, tha .Po a i mbledhin për raki? Qesha, veçnë u kujtoftë ndonjë shqiptar.I shpjegova se askush s’prekgjethet e jo me kokrat.Drurët dekorativë janë po, aq të vlefshëmsa monumentet.... 

Kur në anën tjetër, shohim një burrë të moshuar në drejtimtë kundët të lëvizjes sonë.Shikonte  nëpër pemë,mbushte dorën

Page 72: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave144 145

me mana dhe i rrufiste në gojë. Ç’të ishte.Me siguri thashë mevete ndonjë shqiptar....Dhe vërtet, kur po afrohej miku im ithirri me emër e me shaka shtoi :Mos të duket vetja se je neDrenovë? Tjetri sikur u zu ngushtë.Po më ndiqnit? Ç’të bëj,s’rrihet në shtëpi,dal nganjëherë këtej, çoku lag gojën me këtomanat. Miku im që e njihte nga afër, donte ta ngacmonte ngapak. Do më thuash të drejtën: Çfarë të mirë shikon ti nëAmerikë? Tjetri  s’e priste këtë pyetje dhe u mblodh si njënxënës që s’di të hapë librat. Por pastaj gati me gjithëmushkëritë, me zë të plotë u përgjigj: Çfarë të mire? Po ja,hamë më mirë.Miku im s’u përmbajt. Shpërtheu një te qeshurqë shkundi tërë trupin e tij të shëndoshë. Pse për një tëngrënë,kapërceve tërë atë oqean ti?! - tha. Kësaj here tjetri unxi sikur të kishte thënë budallallëkun më të madh të botës, panga unë si për të kërkuar mbështetje.... Por miku im i hodhiduart supeve e ndroi temë, duke kujtuar Korçën...

Ata flisnin dhe unë vetëtimthi e çova mendjen tek dy, trevjet perpara, tek pazari i zhurmshëm, ekzotik i Korçës. Gatiçdo ditë më shumë për “argëtim”, kalim kohe se sa blerje shkonim me gruan tek pazari, ku tezgaxhinjtë luajnë tërëgjallëri, të shkathët e plot gjestikulacione artin e shitjes mepakicë. Pasi kishim bërë një shikim në të tëra qoshet, në tëdalë u ndalëm tek tezga e bananeve.Tezgazhiu me të na parë engriti zërin: Banane të shijshme, me peshë dhe copë! Pyetempër cmimin.Për xhepin tonë ishte i kripur.Ikim i thashëgruas.Ajo nguroi, po të paktën të marrim vetëm një bananepër djalin.Tezgaxhiu e dëgjoi dhe nderi drejt nesh një banane,me një shikim ku lexohej mendimi “Po këta edhe s’kanë lekdhe u afrohen bananeve....” E morëm një banane që në trastëngjante si të ishte nje peshk i vogël....Ej më tha miku ku e kemendjen? Çfarë t’i thosha? Te bananja, te manat e Drenoves,qe vleresohen “pasuri” e patundeshme e jo drurë dekorativë,tek pazari ku perditë peshohet në kandar vlera e mbiekzistencëssë jetës së zakonshme të përditëshme?!....

Behari i “ngrirë”                      Ishin vitet 80-te.Tingulli i çjerrë i orës me zile në karrigen

pranë krevatit më coi me alarm.Ora ishte 3 e mëngjesit.Përtejdritares mes errësirës mezi shquheshin konturet e shtëpive.Vetëm një dritë e zbehtë vinte nga shtëpia diku përkarshi nëanën tjetër të rrugicës.Prej andej me dritën përzihej mbytazidhe jehona e goditjeve te veglës së drunjtë.Zgjimit tim tëpërditshëm i bënte shoqëri komshija ime e vjetër kockëfortëqe “ilegalisht” përgatiste qilima që shiteshin pa bujë dorazi. 

Vendosa në trastë shishet e qumështit dhe ashtu hundë ebuzë nga prishja e gjumit u nisa për tek dyqani që ishte pak mëtej nga rrugica jonë me kalldrëm, aty ku fillonte asfalti.Era eMoravës,te futëte drithma ne trup.Ishte shkurt, me pak borë eshumë ngrica.Para derës së dyqanit rradha e burrave ishte egjatë.Edhe pse më tre unë isha nga të vonuarit.Por shpresojatë mos mbetesha pa qumësht.Si zakonisht dëgjohej më shumëzëri i grave por edhe këtej nga rradha e burrave per të shtyrëkohën aty, këtu bisedohej mbyturazi.Zakonisht blerës tëqumështit ishin pleqtë.Une isha një nga pak të rinjtë që e kishzënë halli të vinte në rradhë.Kjo bënte që më shumë të ishadëgjues se pjësëmarrës në bisedat e pleqve.

Page 73: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave146 147

Por këtë herë ndodhi ndryshe, dikush,nje burrë i shkurtër,në moshë mesatare, krejt i panjohur për mua,tek më pa të vecuarm’u afrua pranë. Edhe ti në rradhë për qumësht?! E pashë mehabi dhe ndjeva në çast nervozizëm për këtë pyetje pa kuptim.Ç’do të thuash, i thashë? Ti ndoshta s’më njeh, tha, por unë tënjoh.Dje kishe botuar në gazetë një shkrim, po, po pak a shumëbehar a pranverë në Korçë....Vërtet kisha botuar një të tillë.

Për herë të parë në dyqanet e Korçës u ekspozuan perimete ngrira të frigoriferit. Dukej një novacion... Korçarët, të mësuarprej nevojës, me traditë te mirë në konservimin familjar gjatëdimrit, nuk nguruan të blinin keto perime....Ej, nuk shaj perimetunë, vazhdoi burri. As ata që gjetën mënyrën e trajtimit tëtyre...Po...ku ku është kjo pranverë e ky behar? Ishte errësirë,e nuk mund të dallohej përskuqja e fytyrës sime. Kaq thae s’foli më. Ndërkohë shitësja kishte hapur derën e kishte filluarshitjen e qumështit. Ku, ku ishte behari. Në këtë radhëmortore?! 

“Dhomëza e ngrohtë” Ishte një i ftohtë janari Korçe që të përcëllonte fytyrën.

Nën pallton e vjetër treçerekshe, me kuadrate bardhë e blu poprisja herët në mëngjes, pa zbardhur dita mbritjen e autobuzittë linjës Korçë-Gjirokastër. Isha i pari pasagjer, më i paduruaripër nisje. I vetëm më duhej të rrija jashtë diku në qoshe tëagjensisë së pasagjerëve e cila i hapte dy, tre orë më vonësportelet e brendshme. Për të thyer monotoninë e mposhtur tëftohtit nisa të lëvizja para e prapa.Kur në lëvizje e sipër , gatinën këmbët e mija dëgjoi një zhurmë të çuditëshme nga poshtë.Po kjo , çtë jetë, thashë. Kur papritur shoh të ngrihet kapaku irëndë prej hekuri i një pusete,të paktën ashtu dukej nga ana ejashtme. Dhe o zot, ca flokë të shpupurisur si të një ferre, dhenjë zë i ngjirur,me tone të larta.

Ç”kemi, erdhi autobuzi i linjës Korçë-Gjirokastër? Po ky thashë, po ky është i tëri Pandi “ Gjiza” ( pas

Monumentit të Luftëtarit Kombëtar, më i njohuri dhe më idashuri në Korçë. Tifozi Nr 1 i “Skëndërbeut” të Korcës që endiqte skuadrën në tërë turnetë, duke sakrikuar zërin e tij tëpangjashëm në tërë Shqipërinë, dispeceri special, vullnetar iautobuzave, i merakosur në shi e borë për të përcjellë me gjithë

Page 74: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave148 149

bagazhet cdo udhëtar. Dhe….zëdhënësi i të rejave të bujshmetë qytetit, në bulevarde, stadiume, kafene, rrugicë mërrugicë….)

Qënka ftohtë,për dreq, -shtoi -, të mos kisha dalë që tani. Pasi shkëmbyem dhe ca fjalë të tjera gjeta shteg dhe i

thashë.More Pandi, po ç’bën aty?-Ku- tha - e sytë i drejtoi nga puseta.Po ti, ke ngrohje në shtëpi, je me dru zjarri apo në ndonjë

pallat ku vete ngrohja? Aty poshtë është dhoma ime.Aty fleunë, sa të ikin të ftohtat.Është vend i ngushtë po të ngrohetbarku se kalojnë tubat e Tecit.(Kaldaja qendrore e qytetit qepunonte me qymyrguri dhe hirnoste fasadat e banesave përrethdhe mushkëritë e banorëve)

 Dhe mos e bëj të mënçur Pandin po deshe?! -thashë mevete- duke i drejtuar një buzëqeshje dashamirëse.

 Pandi, përcolli shumë dimra të tjerë. Ka vetem pak viteqë s’e sheh më në rrugët e Korçës.Po fotografia artistike emjeshtrit fotograf të” Kodakut” Eliano Kalemit, me portretine Pandit vazhdon të kërkohet nga ata që e kanë njohur dhe tëtjerë që i kanë dëgjuar vetëm zërin e “bëmat”

 

“Diskoteka’’ e viteve 70-të

Nuk më kujtohet cili nga studentët e grupit e hodhi idenë për një eskursion në Korçë. Di që m’u afruan shokë e shoqee më ngacmuan: je i gatshëm të na presësh? Me Korçën jukorçarët mburreni shumë, por ja le ta shohim se ku e kabukurinë.

Ata flisnin e unë në çast e çova mendjen te rrugicat mekalldrëm, te Luftëtari Kombëtar Themisto-kli Gërmënji, Lëndina e Lotëve, kodrat me  akacje, BirraKorça, Parku i Rinisë, Shtëpia e Vangjush Mios, tek vajzat ebukura që në pranverë mbushin bulevardet dhe tingujt e ëmbëltë këngëve të serenatës....

Po sa do t’u bëjnë këto përshtypje studentëve të tjerësidomos këtyre të Tiranës?! Ishin fillimet e viteve 70-të dhefryma e liberalizmit përkonte me trillet, fantazinë e bukurinë emoshës sonë... Pas kalimit të dy qafave të malit, asaj tëKërrabës e të Thanës dhe magjepjes me bukurinë epatjetërsueshme të liqenit të Pogradecit, fillon të ndjesh erën eKorçës.E dukshme kjo bëhet sidomos kur syri kap pamjen egjërë të Fushës së Korçës deri tutje në konturet e vargmalit tëMoravës.

Page 75: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave150 151

Gjithçka dukej së po linte përshtypje të mirë.Ndihej kjosidomos me ata që vinin për herë të parë, studentë nga Veriu,Fieri,Vlora...Por edhe Korça vetë u pëlqye si qytet.Gati për treorë ecëm nëpër rrugët e sheshet e saj.

Dhe kur po afrohej mbrëmja u duk se eskursioni këtu dotë merrte fund. Të nesërmen do të riktheheshim në Tiranë.Posikur, sikur të organizonim diku një mbrëmje vallzimi,tha njënga studentët.Vetëm për kaq erdhëm në Korçë?! Kërkesa uduk nga më absurdet.Mbrëmje vallzimi?! Ku, në çfarë salle,me çfarë orkestre? Në çast mendimi u kundërshtua dhe sidomosnga pedagogia kujdestare që na shoqëronte, e cila në fakt ishtee hapur dhe e shoqërueshme me ne.Dhe kur mendimi do mbetejthjesht një trill moshe, unë thashë: Mund të gjejmë edhe sallëdhe orkestër.Në kujtesën time ishte e pashuar mbrëmja ematurës në mjediset e “Valbonës”.Godina e restorant“Valbonës”, e ndërtuar me një arkitekturë që edhe sot ruanvlerat e patjetërsueshme të saj është në mbarim të BulevarditRepublika. Pranë saj është Lëndina e Lotëve.Dhe thjesht mekëtë kujtim mature thashë të bëja përpjekje të siguroja sallën evallzimit.Po si? Ku të trokisja unë 22 vjeçari fantazist për tasiguruar e perdorur deri herët në mëngjes sallën?

Përgjegjësi i  “Valbonës” kur i paraqita dëshirën që meqëkemi ardhur nga Tirana, djem e vajza mirë është të na jepejsalla për vallzim, duke treguar kështu edhe mikpritjen sikorçarë,  u shpreh:  Nuk bëhet. Shumë shpejt ne e mbyllimlokalin.Leja merret nga drejtoria e Ndërmarrjes së UshqimitSocial. Fjalët e tij të prera dhe përbuzja që reflektohej në sytë,ishin si një dush i ftohtë. E megjithatë ideja për mbrëmje mëkish rrëmbyer të gjithin.E, më thanë shokët që prisnin paraderës së madhe me kangjëlla të “Valbonës”, e sigurove sallën?Po, u thashë, e sigurova por jo këtu, do të shkojmë nga shtëpiaime.E kam dy katëshe, kemi vënd të bollshëm për vallzim.Tani na duhet vetëm orkestra.Mendimi hasi në kundërshtim

.Tani po e tepron, më tha njëri, do të prishësh qetësinë e gjithështëpisë.Jo, thashë, prindërit më kuptojnë.Ky është një rast.Teksa të gjithë ecnin  nëpër bulevard ashtu në grup, aq satërhiqnin vëmendjen e të tjerëve unë shpejtova hapat për ngateatri “A.Z. Çajupi”. Nga reklamat kisha  vënë re se atë ditë kishte shfaqje grupi i estradës. Po sikur orkestra e estradës tëmë vijë këtë mbrëmjë në shtëpi? Kisha mes tyre disa miq që injihja që gjatë viteve të gjimnazit.Nuk do ma prishnin, thoshame vete. Pas pune s’u kërkon njeri llogari. Kur mbrita në dyerte teatrit aktorët, këngëtarët dhe orkestrantët ishin duke dalë .Upërqafova me plot prej tyre dhe e plasa bombën; Dua qëorkestra e estradës, së paku një pjesë, të më vijë në shtëpi përnjë mbrëmje vallzimi.Kemi ardhur tërë grupi i studentëve tëfilozofisë nga Tirana.S’dua të më thonë s’na bëre gjë. Edhepse dikush qeshi me këtë trill, shumica ishte dakord.Po vijmëqë tani, ku i ke të tjerët?....

 Nuk harroj entusiazmin e tërë grupit kur u thashë : orkestrado të vijë në shtëpi.Prindërit  thanë, vetëm të na kishe lajmëruartë bënim diçka për t’i gostitur etj, por i qetësova duke u thënëmos u mërzisni,rrini të qetë .Mbaj mënd nëna u mërzit kurhoqa qilimin e mirë në korridor dhe e vendosa tek sobalka.Pokjo duket tmerr, tha. Jo, i thashë, na duhet thjeshtdyshemeja.Mbi qilim nuk vallzohet.Orkestra e mësuar dhe medasmat korçare, e gjeti vëndin në qoshe të ballkonit prej kushihej i gjithë oborri.Dritat e ndezura, në gjithë katin e dytëdhe shpërthimi i orkestrës,me vegla frymore, fizarmonikë,kitarë, ishte një e papritur pa shpjegim për rrugicën e përgjumur.Në çastet e shkurtëra të pushimit, pas vallzimit, vajza e djemdilnin në ballkon, dyert e të cilit komunikonin me korridorin.Një pamje joshëse, e harmonizuar me kënaqësitë e ëmbla qëjepte vallzimi, i bënte këto çaste të veçanta.Gati dy hapa largishin tre rrënjë mollë që mbi degët e ndera mbanin lulet ebardha, të pafundme, me petale delikate, transparente.Të dukej

Page 76: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave152 153

se kjo bardhësi nuk varej mbi degë por qëndronte pezull si njëdekor i thurrur më mjeshtëri.Ishim të rinj, fare të brishtë,pakfantazistë, paksa të marrë, ja si lulet e mollës që bukurinë eshfaqnin sheshit....Qëndruam gjatë, afër mëngjesit.Kanë kaluar36 vjet që atëherë, por kur e sjell rasti të bisedoj me ndonjënga bashkëstudentët ata më kujtojnë  atë mbrëmbje,trill moshedhe lulet e bardha të mollës,të bardha e pa faj si vetë ëndrrat etyre.

       

                                  

Guri i diellit

Aty nga fillimi i viteve 60-të, në Korçë, në një territor,tokë djerrë, në kufi  me të ashtuquajturën “Bashtë e Ushtrisë”,pemishte me mollë dhënë  nga shteti në përdorim ushtërisë ,filluan të ndërtohen një bllok shtëpish dykatëshe , tip elbasançe,me ballkon dhe oborr përpara. Ishte një përpjekje nga ana eshtetit për të zbutur nevojat për strehim duke stimuluarndërtimin e shtëpive, pronë personale, me nje sasi kredish.Njësyresh guxuan edhe pse të trembur për shlyerjen e kredisë.Përsupet e nje familjeje punëtori si e imja, (babai  rrobtohej nëfurrat  e gëlqeres kurse nëna ditë e natë linte sytë duke qepur,sa në shtet, sa në shtëpi), kjo ishte barrë e madhe. Por u guxuafalë dhe nxitjes nga ana e gjyshit, babait të nënës, punëtor etrim i madh.

Shtëpia arriti u ngrit. Gëzim i madh. Aty në dhomën endjenjes të suvatuar thjesht me argjilë e që binte erë pishë ngadrrasat e njoma të dyshemesë u shtrua darka me qingjin e pjekursipas zakonit.Por….shtëpia donte të tjera shpenzime,për futjene ujit brenda e jo vetëm në oborr, për suvatime etj, etj.Krediaishte konsumuar krejt…Isha i vogël kur dëgjoja dialogun edhimbshëm mes prindërve për pamundësinë e gjetjes së të

Page 77: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave154 155

hollave për ndërtimet e brëndëshme të shtëpisë….Por ja , një ditë fati u qeshi. Dhe kur s’mund të pritej.Nga

ana e shtetit po mblidheshin obligacionet (letra me vlerë) dukeshpallur dhe një llotari. Shansi per një shumë jo të vogël për atë kohë u takoj dhe prindërve të mij.Gjithë banorët e rrugicëssonë, përgjithësisht njerëz të thjeshtë,  me rroga të ulta na uruanduke na thënë “Lum ju për këtë fat” Gjyshja ime më kujtohetbëri kryqin dhe u fal….

Me paratë e llotarisë u shtruan tërë dyshemetë, u ndërtuanshkallët e brendëshme prej druri, ku u vendosën  udhë leshi sidhe shkallët e jashtëme  me gurë masivë të skalitur. Ja atëherekur ndërtoheshin shkallët prej guri, gjyshit i shkoi mendja tëbëhej me këtë material guri dhe sofati aty në anë të portës.Shtëpia pa sofat, nuk ka sy, tha, aq më tepër një shtëpi që shikonnga jugu, me diellin mysafir që në të gdhirë.

Sofati bëri vënd.Ditë pas dite e vit pas viti të dukej, se aigur i bardhë , masiv dhe i  rëndë, nën të cilin kishtë gjithnjëlagështi kishte qënë aty përjetësisht, madje para godinës sështëpisë.Vlera i rritej akoma më shumë edhe nga fakti, se parashtëpive të tjera nuk kishte sofate.Një tjetër, ndodhej diku ngafundi i rrugicës në shtëpia e qoshes, jo shumë i preferuar përndenje për shkak të zhurmave të makinave që lëviznin në asfaltipranë….

Tani pas gati gjysmë shekulli sofati ka memorjet e veta tëpashlyeshme. Ja, babai në pranverë,verë e vjeshtë, kur ktheheji lodhur nga puna para se të hapte derën e madhe të jashtmeprej druri ulej së paku dhjetë minuta, duke ja vënë synë diellitnë perëndim.A thua mbi rrezet delikate të diellit të pasditespërpiqej të shkarkonte lodhjen e madhe të ditës? A thua kënaqejqë ky sofat dhe kjo shtëpi i përkiste atij e ai duhej patjetër sipronar t’i shijonte këto çaste, te funddiellit ?!

Qëndronte i përhumbur, në një gjëndje statike. Sytë egjelbërt, në të kaltër mbeteshin ashtu të hapur si të ishin pjesë

e qiellit dhe diellit. Pikëla djerse i mbulonin fytyrën ekuqëremtë. Mbi ballë i varej një degëz floku kafe në tëverdhë…

Kalimtarët e rastit kthenin kokën e shihnin e ndonjë syreshlargohej i trembur kur asnjë shenjë reaguese nuk u vinte ngasilueta e burrit, gati e ngrirë në sofat….Por në  heshtje ai ishtenë shoqërim të plakës fqinjë mbi 90-të vjeç, në shtëpia përballë, që duke qënë e paralizuar, me botën  komunikonte tej xhamitte dritares. E dinte orarin kur babai kthehej nga puna dhe doulej patjeter në sofati i gurtë.

-U kthye Theodhori nga puna, aty është si gjithnjë,- u thoshpjestarëve të tjerë të familjes. Ata zgjatnin kokën në një rit të zakonshëm të bindur se do shihnin të njëjtën gjë, komshiun etyre të anës së diellit me pantallona e xhaketë doku në ngjyrëblu dhe një torbë po të doktë, kafe me ngjyra të zbardhuranga  tejpërdorimi. Një psherëtimë keqardhjeje do shoqërontekëtë shikim spontan. Fqinjët ishin të dy burrë e gruaintelektualë, me zëmër të butë e shumë të respektuar.

Dhe kështu sofati e pati të zotin e shtëpisë për shumë vitemysafirin e parë që e mbante me shumë kënaqësi mbi shpinë.Por  dy vjet pas vdekjes së plakës përkarshi, bashkëshoqëruesessë pafjalë në këtë dialog me diellin, i zoti i shtëpisë braktisi uljet e zakonshme pas pune duke shijuar rrezet e ngrohta tëpasdites. 

Për disa ditë  u ul sa paradite, sa pas dite, në seanca tëshkurtëra veshur me tuta o thjesht me pizhame. Çuditërisht,fytyra dikur e kuqëremtë, sa të dukej se gjaku do pëlciste ngaçasti në çast, në këto seanca të shkurtëra nën rrezet e diellitdukej si e dylltë prej çeres së vrarë, të verdhë. Sytë e blertë nëtë kaltër kishin marrë një hije të plumbtë, sa të dukeshin pangjyrë.Mollzat  kishin kërcyer dhe trupi të dukej se humbistemes rrobave.

Pastaj, pastaj s’u pa më. Sofati i priste në vetmi rrezet e

Page 78: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave156 157

nxehta të diellit te mesditës dhe rrezet e ngrohta të diellit nëperëndim…Fqinjët nuk zgjatnin me kokën  për të parë nëse aiishte ulur ose jo ne sofat por diskutonin mes tyre me dhimbjepër fatkeqësinë e tij.

Dhe një ditë, dera e drunjtë u hap krejt dhe sofati ndjeuferkimet e pantallonave të kaq e kaq burrave që bartën mbisupe të zotin e shtëpisë. Iku papritur, brenda tre muajve ngasëmundja e kancerit, pa mundur të shijojë një ditë të plotëuljeje, si pensionist, mbi sofatin e gurtë.

Sofati vazhdon të jetë aty, i përhershëm dhe pse pak ihirnosur nga vitet. Mbi të janë ulur plot njerëz në vite. Cakohë mblidheshin rreth tij çunakët e rrugës, që hargaliseshinme tregime aventureske dhe histori dashurie, në stinët e verës,është ulur dhe ndonjë kalimtar i rastit. E megjithatë po të kishtegojë ai do të thosh se edhe pse prej guri ka një plagë gjaku përatë burrin me torbën e hirtë që i shërbeu kaq vite për t’i hequrlodhjen pas pune duke pasur për ndihmës diellin.

PËRMBAJTJA

NGA DITARI NË SHTËPINË E PLEQVE

A lejohet këtu dashuria?!.......................................................9Kafja e mëngjesit.................................................................15Në pritje të gruas.................................................................23Ecje sportive pas mesnate...................................................29Ju vjen keq?!.......................................................................32Magjistari “The Garden INN”.............................................36Enigma e një vizite..............................................................42Dita e lindjes........................................................................47Qimeverdhi...........................................................................53

HOTELI I FANTAZMAVE

Tre anglezë nga Oksfordi....................................................61“Piktori”...............................................................................73Sy dinaku.............................................................................78Mama breshka.....................................................................84Kostumi blu.........................................................................88Këpucët................................................................................99Hoteli i fantazmave...........................................................104Hardhucat..........................................................................110Ju nuk shikoni mirë?!........................................................116Kavajsit..............................................................................122

Page 79: Hoteli i Fantazmave Kostaq Duka

Kostaq Duka Hoteli i fantazmave158 159

UNAZA PREJ FLORIRI (Skica)

Hamej tregtarë. tregtarë hamej..........................................129Trembësi i ariut.................................................................132Unaza prej floriri...............................................................135Pëllumbat..........................................................................138Kënga s’këndohet me zë, por me veshë............................140...Një banane......................................................................143Behari i “ngrirë”................................................................145Dhomëza e ngrohtë............................................................147“Diskoteka” e viteve 70-të................................................149Guri i diellit.......................................................................153