10
I. Procesi i globalizmit dhe fuqia punëtorë Globalizimi është një proces sipas së cilit bota me një trend të lartë rritjeje është duke u ndërlidhur mes vete si rezultat i një rritjeje masive në ndër-tregti dhe shkëmbim kulturor në mes të vendeve. Megjithatë, përveç kësaj ka edhe definicione tjera si: Fuqizimi i dominimit të sistemit ekonomik kapitalist - triumfi i kapitalizmit dhe demokracisë liberale mbi sistemet e tjera ekonomike dhe politike; Situatë ku mbizotëron një elitë transnacionale dhe universalizëm i qasjes konsumuese; Modernizim dhe zvogëlim i diferencave ekonomike, sociale, politike, kulturore etj. Rritje e interaksionit të marrëdhënieve tregtare, të mallrave, kapitalit, teknologjive, ideve, kulturës dhe njerëzve përtej kufijve nacional; Me globalizim mund të kuptohet edhe shkalla e hapjes së ekonomisë së një vendi ndaj vendeve tjera. Shkalla e hapjes (O) = Eksport+Import / GDP Karakteristika e globalizimit janë: Dominimi i shtetit nacional nga ndërmarrjet multinacionalë (MNE): Bitissh Pet oleum, Shell Oil, General Motors, Apple, Microsoft, etj. Erodimi (gërryerja, shkrirja) e kulturës dh traditave lokale; Dominimi i kulturës globale; The world is flat (Friedman, 2005) Mbi globalizimin qëndrojnë dy pikëpamje kundërthënëse: Globofilia (përkrahësit e globalizimit) që mendohet të sjellë benefite si: Globalizimi është forcë progresi, Mundësia e shtimit të pasurisë, Mundësitë më të mëdha ekonomike, Demokratizim politik bashkë me përfitimet ekonomike, Diversiteti kulturor pozitiv, Globalizimi i imponuar nga përmendemi Globofobia (kundërshtarët e globalizimit) kundërshtarët e globalizmit, sjell probleme si: Dominimi nga vendete fuqishme, Rritje e hegjemonisë ndaj vendeve të varfra, Minimi i demokracive të reja, Homogjenizim kulturor, Mbishfrytëzim i punëtoreve, Shkatërrim i specieve dhe ambientit.

I. Procesi i globalizmit dhe fuqia punëtorë1].pdf · I. Procesi i globalizmit dhe fuqia punëtorë Globalizimi është një proces sipas së cilit bota me një trend të lartë

  • Upload
    others

  • View
    31

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

I. Procesi i globalizmit dhe fuqia punëtorë

Globalizimi është një proces sipas së cilit bota me një trend të lartë rritjeje është duke u ndërlidhur mes vete si

rezultat i një rritjeje masive në ndër-tregti dhe shkëmbim kulturor në mes të vendeve.

Megjithatë, përveç kësaj ka edhe definicione tjera si:

❑ Fuqizimi i dominimit të sistemit ekonomik kapitalist - triumfi i kapitalizmit dhe demokracisë liberale

mbi sistemet e tjera ekonomike dhe politike;

❑ Situatë ku mbizotëron një elitë transnacionale dhe universalizëm i qasjes konsumuese;

❑ Modernizim dhe zvogëlim i diferencave ekonomike, sociale, politike, kulturore etj.

❑ Rritje e interaksionit të marrëdhënieve tregtare, të mallrave, kapitalit, teknologjive, ideve, kulturës dhe

njerëzve përtej kufijve nacional;

Me globalizim mund të kuptohet edhe shkalla e hapjes së ekonomisë së një vendi ndaj vendeve tjera.

Shkalla e hapjes (O) = Eksport+Import / GDP

Karakteristika e globalizimit janë:

❑ Dominimi i shtetit nacional nga ndërmarrjet multinacionalë (MNE):

▪ Bitissh Pet oleum,

▪ Shell Oil,

▪ General Motors,

▪ Apple,

▪ Microsoft, etj.

❑ Erodimi (gërryerja, shkrirja) e kulturës dh traditave lokale;

❑ Dominimi i kulturës globale;

❑ The world is flat (Friedman, 2005)

Mbi globalizimin qëndrojnë dy pikëpamje kundërthënëse:

Globofilia (përkrahësit e globalizimit) që mendohet të sjellë benefite si:

➢ Globalizimi është forcë progresi,

➢ Mundësia e shtimit të pasurisë,

➢ Mundësitë më të mëdha ekonomike,

➢ Demokratizim politik bashkë me përfitimet ekonomike,

➢ Diversiteti kulturor pozitiv,

➢ Globalizimi i imponuar nga përmendemi

Globofobia (kundërshtarët e globalizimit) kundërshtarët e globalizmit, sjell probleme si:

➢ Dominimi nga vendete fuqishme,

➢ Rritje e hegjemonisë ndaj vendeve të varfra,

➢ Minimi i demokracive të reja,

➢ Homogjenizim kulturor,

➢ Mbishfrytëzim i punëtoreve,

➢ Shkatërrim i specieve dhe ambientit.

Globalizimi i fuqisë punëtorë – është një lloj globalizimi përveç atij të: tregtisë, kapitalit, teknologjisë, ideve,

etj., i cili ka të bëjë me eliminimin e barrierave të caktuara të cilat pengojnë lëvizjen e lirë dhe shkëmbimin e

fuqisë punëtorë ndërmjet ekonomive të ndryshme.

Teoria e migracionit – pse punëtoret lëvizin nga një vend në tjetrin? Dy arsye:

➢ Ndryshimet në mundësi të punësimit;

➢ Ndryshimet në pagë;

Migracioni përcaktohet edhe nga karakteristikat e popullsisë dhe politikat ekonomike ndaj migracionit, si në

vendim origjinë ashtu edhe në vendin e destinuar për migrim.

Efektet e globalizimit të fuqisë punëtorë:

➢ Evitohen mungesat në fuqi punëtorë,

➢ Zvogëlohet papunësia,

➢ Parandalohet rritja e pagave,

➢ Rritet kërkesa agregate,

➢ Plotësohen vendet e punës,

➢ Balancohen presionet demografike,

➢ Balancohen pabarazitë e regjioneve,

➢ Rriten remitencat, etj.

Emigracioni në Kosovë:

❑ Emigrimi ka ekzistuar edhe gjatë socializmit,

❑ Nuk ka të dhëna zyrtare pas vitit 1989,

❑ Bush (2004): 300-500 mijë emigrantë,

❑ Moalla-Fetini et al. (2006): 470 mijë emigrantë,

❑ Riinvest (2003): 20% e familjeve kanë së paku një anëtar jashtë.

II. Globalizimi dhe Tranzicioni

Globalizimi – zhvillimet kryesore:

❑ Mobiliteti i kapitalit:

➢ Kosto e ulët e apo jo kosto e mobilitetit të kapitalit,

➢ Integrim i plotë i tregjeve financiare.

❑ Zhvillimet teknologjike që mundësuan mobilitetin e ideve dhe shërbimeve,

❑ Thomas Freeman: “The world is flat”:

➢ Konkurrenca është e hapur,

➢ Kontabilistët në Indi konkurrojnë me kontabilistët në BE dhe SHBA.

Tranzicioni është proces i kalimit nga një ekonomi komandite(e mbyllur) në ekonomi të tregut(të hapur).

❑ Në periudha afatshkurtër:

➢ Ndryshime strukturore në ekonomi,

➢ Ndryshime në përbërjen e GDP-së dhe punësimit sipas sektorëve të ekonomisë.

➢ Shpesh përcillet me ndryshime politike dhe shoqërore.

Çrregullimet ekonomike pas rënies së komunizmit, ishin:

1. Rënia e GDP-së,

2. Rritja e inflacionit në disa vende,

3. Rritja e papunësisë.

❑ Rënia fillestare e GDP-së ishte e papritshme sepse Liberalizimi i çmimeve, Heqja e barrierave tregtare dhe

Eliminimi i rolit të shtetit, janë faktorë të cilët është dashur të rezultojnë në rritje të GDP-së mirëpo nuk

kishte ndodhur ashtu. Teoritë ekonomike nuk mund të shpjegonin ndryshimet që ndodhën në këto vende.

Hipotezat që u ngritën për shpjegimin e kësaj ishin:

➢ Recesioni Kejnzian: Rënia e kërkesës

➢ Transformimi recesional:

❑ Sipas sistemit socialist, firma “A” prodhon inpute për “B”, “B” për “C”, e kështu me rradhë.

❑ Me rënien e sistemit socialist, u shkaktua: mungesë koordinimi dhe mungesë e mekanizmave të tregut si

sistemi financiar dhe komunikimi jo adekuat.

Përshtatja gjate tranzicionit – statistikat tregojnë se:

❑ Ne fillim te gjitha vendet përjetuan ndryshime te njëjta

❑ Por përshtatja ishte e ndryshme.

➢ CEE: GDP dhe punësimi kishin formën “U”

➢ FSE: GDP dhe punësimi kishin formën “L”

Punësimi arrin nivelin e vitit 1989 rreth 9 vite më vonë

Punësimi arrin nivelin e vitit 1989 rreth 9 vite më vonë

Në vendet FSE, GDP dhe punësimi janë nën nivelin e 1989

edhe pas 9 vite tranzicion.

Pershtatja gjate tranzicionit: varet nga vendimi i firmave:

❑ Disa i zvogluan punesimin, pagat i mbajten te njejta

❑ Disa i zvogluan pagat, punsimin e mbajten te njejte

❑ Disa i zvogeluan dyjat

Rialokimi i punsimit ne sektore, rezultoi ne rritje te papunesise dhe rritje te joaktivitetit.

Burda (1993) konsideron papunesine te nevojshme per kryerjen e tranzicionit, sipas tij ajo eshte:

❑ Mjet diciplinues per puntoret qe kerkojne paga me te larta,

❑ E nevojshme per te kontroluar rritjen reale e pagave,

❑ E nevojshme per te mundesuar rritjen ne sektorin privat.

Teoria e shpejtesise optimale te tranzicionit – parasupozon qe shpejtesia e largimit te puntoreve nga sektori

publik(mbyllja e vendeve te punes) dhe shpejtesia e punesimit te ri(krijimit te vendeve te punes) te jene te

barabarta. Ne nje bote me konkurrence perfekte, ky alokim ndersektorial ndodh menjehere keshtu duke e rritur

efiqiencen e fakorit pune, por shkaku i problemeve ne tregun e punes duhet te ekzistoje nje shpejtesi optimale,

perndryshe:

➢ Nese largimi i puntoreve nga sektori publik eshte me i shpejte, automatikisht rritet papunesia, kosto

totale e larte e punes, rritje e ngadalshme ne sektorin privat dhe kerkese e ulet per pune.

➢ Nese largimi eshte shume i ngadalshem, papunesia e ulet, presion mbi paga, rritje e ngadalshme ne

sektor privat dhe kerkese e ulet per pune nga firmat.

Llojet e papunesise gjate tranzicionit:

❑ Friksionale – shfaqet shkaku levizjes se perhershme te njerzve mes vendeve te punes dhe rajoneve.

❑ Strukturore – kur ka mosperputhje strukturore mes kerkeses dhe ofertes per pune. (Kerkesa per nje lloj

pune rritet shpejte dhe shume nderkohe qe per nje lloj tjeter bie shpejte dhe oferta nuk i pershtatet ketij

ndryshimi)

❑ Ciklike – rezulton nga pamjaftueshmeria ne AD, dtth qe nje lloj pune kerkohet nga produkti qe prodhon.

❑ Sezonale – individed punojne ne sezone te caktuara ku fitojne te ardhura sa per tere vitin.

Politikat e tregut te punes gjate tranzicionit:

❑ Balancimi – Qeveria krijoje balanc mes:

➢ Reduktimit te intervenimit te shtetit, dhe

➢ Perkrahjes se shpejtsise optimale te tranzicionit.

❑ Masat kunder papunesise – nepermjet:

➢ Politikave pasive te tregut te punes (benefite per te papunet)

➢ Politikat aktive te tregut te punes (trajnimet, subvencionet)

Politikat e tregut te punes kane te bejne me kapitalin njerezor, si determinant kryesor i rritjes ekonomike dhe

nje tranzicioni te suksesshem. KNJ i vendeve vendeve ish-Socialiste mendohej se ishte me i larte se i vendeve

perendimore por papunesia e larte dhe afatgjate e zhvleresoi dhe uli cilesine e KNJ.

Stabilizimi afatgjate i vendeve ne tranzicion – jane disa faktore:

❑ Sindikatat – nese jane te forta, pamundsojn reforma te shpejta, ngadalsojn rritjen e punsimit ne sektorin

privat, ngadalsojne renien e pagave, etj., por fuqia e tyre ne pergjithesi ka rene.

❑ Benefitet per te papunet – sa me te larta, aq me e larte papunesia. Zgjidhja: duhet zvogeluar keto

benefite dhe duhet rritur kontrolli dhe duhet aranzhuar trajnime per aftesimin e individeve per ti

pergatitur per treg.

❑ Paga minimale – ndikon negativisht ne pershtatjen e pages, i ben firmat te reagojne me pershtatje te

punesimit.

III. Globalizimi dhe institucionet e tregut te punes

Globalizimi dhe tranzicioni shkaktuan:

a) Rritje te sovranitetit te punedhenesit – ai vendos per punesim dhe largim nga puna,

b) Mbrotje e dobet e punesimit

c) De-rregullim i pagave(dispersioni i pagave): dallimet ne page bazuar ne aftesi, gjini, race, etj.

d) Papunesia e zevendesoi mbi-punesimin(papunesine e fshehur

Tregu i punes SHBA vs BE

1.Tregu i punes ne SHBA – njihet si supermaci e ‘Laissez-faire’ dhe bazohet ne supozime bazike:

❑ Vendimmarresit racionale, qe shikojne nga e ardhmja ne tregje qe jane konkurrente, gjenerojne

zgjidhje shoqerisht optimale.

❑ Politikat ‘Punesimi ne baze te deshires’: te drejtat per punesim tek punedhenesi dhe tregu i lire

percakton marrveshjen(kontraten) e punesimit(paga minimale dhe oret e punes caktohen nga marrveshja,

e ja ligji).

2.Tregu i punes ne BE – bazohet ne hipotezen se tregjet prodhojne zgjidhje sub-optimale, dhe:

❑ Deshtimi i tregut nga: Informatat asimetrike (deshtimi i sinjalizimit dhe sigurimi i punesimit) dhe

Kontratat jo-komplete (problemet e agjentit dhe sjelljet oportunistike)

❑ Pabarazia: pabarazia ne tregje (paga minimale e caktuar nga ligji, njejte edhe pensionet) dhe rreziku e

pasiguria nga tregjet (sigurimet dhe benefitet perpapunesi dhe semundje)

Problemet e Modelit te BE-se:

➢ Mobiliteti i vogel fuqise puntore (shkaku dallimeve gjuhesore dhe kulturore te vendeve te BE-se)

➢ Hazardi moralit(Ndarja e rrezikut) e larte

➢ Taksat e larta per puntore – rrisin papunesine

➢ Benefitet e larta te papuneve – rrisin papunesine duke ulur deshiren per pune

➢ Rregullat per konkurrence – pengojne konkurrencen dhe krijimin e tregut te lire

➢ Sindikalizimi i larte – sindikatat rrisin performancen por shkaktojne segmentim te tregut te punes

Fleksiviliteti me i madh eshte i nevojshem per te mundesuar perfitime te plota nga:

❑ Globalizimi,

❑ Avansimi i teknologjise,

❑ Rritja e integrimit ekonomik

Histerite e papunesise – burojne nga institucionet jo-fleksibile te tregut te punes, jane 3 lloje:

❑ Mungesa ne kapital percjell: investime te pamjaftushme per punesim, kapital te vjeteruar dhe rritje te

kerkeses per mallra importi.

❑ ‘Duration theories’ sipas se cilave papunesia e larte afatgjate e zhvlereson kapitalin njerezor.

❑ ‘Insider-Outsider models’ kur ‘Insiders’ mbrojne veten.

Politikat per luftimin e histerive:

❑ Mungesa e kapitalit – terheqja e IHD, privatizimi, mikrofinancimi, remitencat

❑ ‘Duration Theories’ – zvogelimi i benefiteve dhe rritje e punesimit

❑ ‘Insiders’ – reduktim i proteksionizmit te tregut te punes dhe trajnimi i te papuneve (outsiders)

Komplementariteti i politikave të TP – koordinimi i nevojshem:

❑ Benefitet per te papunet kushtezohen me trajnime per ta,

❑ Reduktimi i proteksionizmit te tregut te punes krahas rritjes se politikave aktive te tregut te punes:

➢ Punedhenesit nuk paguajne paga disa muaj pas largimit te puntoreve.

➢ Ne vend te shpenzimit ne benefite per te papunet, subvencionohen pagat.

Institucionet e tregut te punes ne Kosove:

➢ Me shume jane te tipit amerikan

➢ Kufizime te vogla per punedhenesit

➢ Deri vone paga varet nga tregu,

➢ Jo page minimale per sektorin privat,

➢ Mungese e dialogut te mirefillte social,

➢ Taksa te uleta.

Ligji i punes ne Kosove – i thjeshte por qe percjell me shume modelin Europian. Punesim i sigurt por jo

fleksibil.

Sherbimet e punesimit ne Kosove:

❑ 7 qendra te punesimit, me qellime(aktivitete):

➢ Lidhjen e bizneseve me te papunet,

➢ Kurse dhe tajnime te mbeshtetura nga donatore,

➢ Regjitrimi i te papunesuareve,

❑ Problemet:

➢ Mungesa e mjeteve financiare,

➢ Mungesa e stafit te trajnuar dhe me pervoje,

➢ Jo-benefite per te papunet.

Pensionet dhe efektet ne tregun e punes: Sistemi pensional ne 3 shtylla:

➢ Shtylla 1: pensioni bazik,

➢ Shtylla 2: pensioni kontributdhenes,

➢ Shtylla 3: kontributi vullnetar

Pensioni nuk ka efekt ne tregun e punes sepse eshte vetem per personal mbi 65 vjeqare, me perjashtim per

puntoret e Trepqes dhe pjestaret e FSK-se.

Skema e Asistences Sociale ne Kosove eshte shume e thjeshte, e marrin vetem familjet pa te ardhura dhe pa

prone qe sjell te ardhura, familje me shume femije te vegjel, etj. Shpesh keto asistenca kane efekt negativ ne

tregun e punes sepse behet regjistrimi si i papune per te terhequr asistencen.

IV.Oferta e punes

Njerezit kane resurse te ndryshme, si:

❑ Kapitali fizik, fitim per shfrytezimin e se cilit eshte qiraja,

❑ Kapitali financiar, fitim per shfrytezimin e se cilit eshte interesi,

❑ Kapitali njerezor, fitim per shfrytezimin e se cilit eshte paga.

Ekonomiksi i punes studion vendimin se si dhe pse njerezit shesin kohen e tyre.

Puna eshte resurs i rralle, te cilin njerezit vendosin se si ta shfrytezojn ate per te maksimizuar dobine.

Oferta e punes (OP) matet ne menyra te ndryshme. OP=Oret e punes qe individet jane te gatshem te ofrojne ne

tregun e punes per cdo nivel page.

Oferta e punes varet nga:

❑ Numri dhe demografia e popullesise,

❑ Pjesemarrja ne forcen e punes,

❑ Oret e punes,

❑ Cilesia e punes,

❑ Paga(faktori kryesor), (pastaj te tjera: Cmimet, Kosto oportune e kohes se lire, etj.)

Roli i ILO-se ne definimin e indikatoreve te tregut te punes

Fuqia puntore (FP) = (te punsuar(E)+te papune(U)) /

popullsia 16-64 vjeq

Norma e papunesise = te papune(U) / Fuqia puntore

(FP)

Ndryshimet ne oferten e punes:

1. Eshte rritur oferta e punes se femrave dhe zvogluar per meshkuj, shkaku: perdorimit te teknologjise,

ndrrimi i qasjeve ne shoqeri, rritja e nivelit te arsimimit te femrave.

2. Eshte shkurtuar koha e punes javore, shkaku: rritjes se produktivitetit nga teknologjia dhe aplikimi i

taksave progresive ne page.

3. Ndryshimet strukturore ne demografi, shkaku: popullesia eshte duke u vjetruar, rritet papunesia.

4. Politikat humanitare te qeverise,

5. Papunesia strukturore eshte rritur, shkaku: ndryshimet e shpeshta dhe te shpejta teknologjike.

Rritja ekonomike: Puna – dinamika e GDP-se ne

❑ Periudha afatgjata varet nga faktorët e prodhimit: Y=f(N,R,K,T)…(Puna,Toka,Kapitali,Teknologjia)

❑ Periudha afatshkurtër varet nga puna (N) si fleksibile sepse tjerat (R,K,T) mbesin konstante.

Funksioni i prodhimi ne periudha afatshkurta:

Paga – është faktori kryesor qe ndikon ne ofertën e punës, sa me e larte paga, aq me e larte oferta e punës.

Preferencat e individëve –

- Modeli i ofertës se punës mundëson definimin e:

❑ Kurbave individuale te ofertës se punës, dhe

❑ Kurbes se ofertës se punës te tregut.

Supozimi i këtij modeli: individët janë racionale, ata maksimizojnë dobinë duke zgjedhur

alternativen me te mire.

- Modeli neoklasik: përdorimi i teorisë se dobisë margjinale. Një person konsum mallra (G=vlera ne euro

e konsumit) dhe kalon kohe te lire (L=koha e lire e shprehur ne ore).

Funksioni i dobisë: U=f (G,L) MUL dhe MUG

MU(dobia margjinale) – norma me te cilën një person është i gatshëm te

japë pushimin për te konsumuar me shume mallra gjithmonë duke e

mbajtur dobinë konstante. ∆G/ ∆L = - (MUL) / (MUG)

Preferencat e Individëve:

Preferon punën Preferon Indiferent

......................................pushimin

Kufizimi buxhetor – nënkupton kufizimin e konsumit (G) dhe shpenzimit te kohës (L).

Buxheti: G = w*h + V, ku: w = paga; h = orët e punës; V = të ardhurat jo nga puna

Supozojmë se paga(w) është konstante pavarësisht orëve te punës, nëse java ka (T) ore pune, atëherë

G = w (T – L) + V apo

G = (wT + V) – wL, ku (wL- Kosto oportune e kohës se lire)

Drejtëza e buxhetit – ndërtohet me kombinimin e (G) dhe (L) duke marre për baze (w) dhe (V). (ose,

bashkohen pikat: maksimumi i orëve te punës qe mund te ofroje individi dhe maksimumi i pagës qe mund te

marre)

Supozojmë se w=10 për ore, dhe maksimumi i orëve

është 100 ore ne jave. Atëherë:

▪ Maksimumi i orëve ( L=100)

▪ Maksimumi pagës (G=100x10= 1000)

Nëse: V=0 dhe w=15, drejtëza e buxhetit është (AC)

Nëse: V=1000 dhe w=10, drejtëza buxhetit është (DE)

Maksimizimi i dobisë – çdo individ kërkon te largohet nga origjina, mirëpo kufizohet nga (w, T dhe V). Andaj

ai duhet gjeje kombinimin me te mire, brenda kufizimit

buxhetor:

Pika X(50h,500I) optimum, MRS(pjerrësia eVB)= w

Nëse w>MRS, duhet shtuar orët e punës,

Nëse w<MRS, duhet vogëluar orët e punës,

Nëse W=MRS, nuk duhet ndryshuar orët e punës.

Efekti i ndryshimit te ardhurave jo nga puna (I)

ne orët e punës (h):

Situata fillestare: AB.

Pasi individi fiton (I) sipas segmentit AC: - --------

…Zhvendoset vija buxhetit ne CD

…Arrihet kurbe me e larte indiference

…Fitohet pika Z ku (MRS= w)

-…..L rritet: nga L1 ne L2,

- H bie: nga H1 ne H2

Efekti i ndryshimit te pagës ne orët e punës – është i ndryshëm tek individët e ndryshëm. Kur (w) rritet, orët

e punës(h) mund te rriten dhe zvogëlohen:

Se pari, rritja (w) nënkupton se me (h) te njëjte rritet

(Y) Pasi (L) e mire normale, rritet kërkesa për te.

(Mbizotëron efekti i te ardhurave)

Se dyti, rritja(w) rrite koston oportune te kohës se lire.

Teoria kërkesës: çmimi (L) rritet, bie kërkesa për (L).

(Mbizotëron efekti i zëvendësimit)

Konkluzion: kur rritet (w), (H) mund te rritet ose

zvogëlohet, varësisht se cili efekt mbizotëron.

Kurba e ofertës për pune – (5 vija buxhetore dhe 5

kurba indiference)

(w) rritet duke dhëne vija me te pjerrtë buxhetore:

U1, U2 dhe U3, individi ofron me shume pune –

efekti i te ardhurave

U4 dhe U5, individi ofron me pak pune –

efekti i zëvendësimit

Kurba e ofertës për pune individuale – tregon lidhjen mes pagës (w) dhe orëve te punës (h)

Shpjegim: Supozojmë se individi punon (h1) ore dhe

paguhet me page (w), ai rrite orët e punës ne (h2) pasi ka

nevoje për me shume para, dhe kështu merr page (w2). Kjo

nevoje vazhdon tutje, deri kur individi ofron (h3) ore pune

dhe merr një page te mjaftueshme prej (w3).

Mirëpo, tani pasi individi ka grumbulluar një shume te

pëlqyeshme parash, ai nuk ka nevoje për me shume, tani ai

ka nevoje e shume për kohe te lire ne mënyre qe ti

shpenzoje ato para, andaj tashme ai fillon duke ulur orët e

punës ne (w4) dhe rrjedhimisht ne (w5).

Elasticiteti i punës (ESL) – mate ndryshimin ne % e (h) / ndryshimin ne % ne (w). Kemi:

ESL = 0 jo elastikë 0< ESL< 1 relativisht jo elastikë

ESL = +∞ plotësisht elastike +∞ > ESL > 1 relativisht elastike

ESL = 1 elasticitet unik (unitare)