43
INFACIONI Tre nga temat kryesore që përbejnë bazen e studimeve makroekonomike janë: elementet percaktues te nivelit te rritjes se produktit te pergjithshem kombetar; inflacioni; papunesia.

Inflacioni dhe papunesia

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Inflacioni dhe papunesia

INFACIONI

Tre nga temat kryesore që përbejnë bazen e studimeve makroekonomike janë:

◦elementet percaktues te nivelit te rritjes se produktit te pergjithshem kombetar;

◦inflacioni;◦papunesia.

Page 2: Inflacioni dhe papunesia

Nga keto tema, inflacioni dhe papunesia jane problemet ekonomike me te mprehta per opinionin publik. Nje mates i shkalles se problemeve te paraqitura nga inflacioni dhe papunesia eshte treguesi i keqesise se jeteses i shprehur nga shuma e nivelit te papunesise dhe nivelit te inflacionit.

Page 3: Inflacioni dhe papunesia

Kur ky tregues eshte i larte, keto probleme duhet te konsiderohen si problemet baze te politikave ekonomike qeveritare.

Me inflacion kuptojme ngritjen e nivelit te pergjithshem te cmimeve. Keto ndryshimet ne nivelin e cmimeve maten me normen e inflacionit e cila jepet:

Page 4: Inflacioni dhe papunesia

t - eshte periudha korente;t-1 - periudha paraardhese.

Page 5: Inflacioni dhe papunesia

Keshtu llogariten tre indekse te pergjithshme te cmimeve:

1. Indeksi i cmimit të konsumatorit i cili mat koston e një shporte mallrash dhe shërbimesh tekonsumuara gjate një periudhe të caktuar, nga një familje mesatare. Në SHBA kjo shporte përmban 365 lloje mallrash dhe sherbimesh dhe mblidhen të dhëna nga rreth 20.000 familje qytetare.

Page 6: Inflacioni dhe papunesia

2. Indeksi i cmimeve te prodhuesit i cili mat nivelin e cmimeve te shitjes me shumice, pra nivelin e cmimeve ne stadin e prodhimit. Ky indeks eshte i rendesishem per shkak te gjeresise se mallrave dhesherbimeve qe perfshin dhe perdoret gjeresisht ne veprimtarine tregetare (ne SH.b.A perfshin rreth 3400 mallra te ndryshem).

Page 7: Inflacioni dhe papunesia

Deflatori i GNP i cili llogaritet si raport i GNP nominal dhe GNP real dhe interpretohet si indeksi i përgjithshëm i çmimeve, përderisa përfshin çmimet e të gjitha mallrave dhe shërbimeve. Shpesh ekonomistet e konsiderojne deflatorin e GNP si indeksin më të mirë të inflacionit.

Page 8: Inflacioni dhe papunesia

Rëndesia e studimit të fenomenit të inflacionit

Nëse fenomeni i papunësise godet kryesisht vetem disa grupe të popullsisë, inflacioni në të kundërt ndikon mbi gjithë popullatën. Në ekonomitë moderne bëhet shumë për zbutjen e ndikimit të situatave inflacioniste. Normalisht, në situta inflacioniste, nëpërmjet sindikatave punonjesit arrijne te marrin pagame te larta, te cilat synojne te kompensojne rritjen e cmimeve, veprim ky qe njihet si indeksim i pagave mbi bazen e inflacionit.

Page 9: Inflacioni dhe papunesia

Por, megjithë funksionimin e këtij mekanizmi zbutës apo asimilues, lufta kundër inflacionit merr gjithnje një rëndësi të dorës së parë, pasi:

◦ Së pari, ka gjithnjë grupe shoqërore që vuajne vazhdimisht dhe drejtperdrejtë pasojat e tij (rast tipik janë pensionistët si edhe zoteruesit e kapitaleve në para);

◦ Së dyti, kur norma e inflacionit rritet shpejt, individet apo institucionet kreditore humbasin, e në të kundërt ato debitore fitojnë.

◦ Së treti, gjithë ekonomia destabilizohet nën efektin e normave të larta të inflacionit dhe çmimet e prodhimit dhe të shitjes nuk mund të sinkronizohen lehtë në kohë.

Page 10: Inflacioni dhe papunesia

Ç’rregullimet inflacioniste janë rezultat i politikave ekonomike të gabuara. Por shpesh për keto ç’rregullime fajësohet inflacioni, ndërkohë që fenomeni që e shkakton është krejt tjetër.

Page 11: Inflacioni dhe papunesia

Në përgjithësi, inflacioni klasifikohet në tri kategori:

Inflacioni i moderuar,

Inflacioni galopant,

Hiperinflacion.

Page 12: Inflacioni dhe papunesia

1. Inflacioni i moderuar i cili ndodh kur niveli i përgjithshëm i çmimeve ngrihet ngadalë dhe norma e tij mund të shprehet nëpërmjet një numri një shifror. Në këto kushte çmimet janë relativisht të qëndrueshme dhe sistemi monetar funksionon mirë.

Page 13: Inflacioni dhe papunesia

2. Inflacioni galopant i cili shoqërohet me rritje çmimesh me një normë dy dhe tre shifrore (20%, 100%, 200% në vit). Nën këtë efekt, funksionimi i sistemit ekonomik pëson çrregullime serioze. Besimi tek paraja lëkundet dhe përgjithësisht kontratat indeksohen me indeksin e çmimeve ose në valuta të huaja. Paratë e humbasin shpejt vlerën e tyre dhe meqenëse norma reale e interesit merr vlera shume të ulta ose negative, tregu financiar venitet dhe roli i normës së interesit si rregullator i saj bie shumë.

Page 14: Inflacioni dhe papunesia

3. Hiperinflacioni është një dukuri e rrallë në ekonominë botërore dhe është i pranishëm sidomos në kushtet e luftës. Çmimet ngrihen shumë herë çdo muaj. Shembuj të tillë janë rritja e çmimeve në Gjermaninë e viteve 1922-1923, periudhe kur indeksi i çmimeve u rrit nga 1 në 10.000.000, në Bolivinë e viteve 1985 me 12.000% inflacion, në ish Jugosllavinë e mbetur të viteve të 90-ta etj.

Page 15: Inflacioni dhe papunesia

Por ekonomia tashmë ka mësuar të bashkëjetojë me inflacionin, prandaj para ekonomistëve shtrohet pyetja nësë është e nevojshme ose jo të tentohet një nivel i moderuar inflacioni, pasi tendenca për të ndaluar inflacionin çon shpesh në një keqësim të këtij fenomeni. Megjithatë, në përgjithësi mbizotëron ideja se nivele dy shifrore të inflacionit janë simptoma të një ekonomie që funksionon keq.

Page 16: Inflacioni dhe papunesia

Burimet dhe llojet e inflacionit

Ekzistojne pikëpamje të ndryshme lidhur me shkaqet dhe burimet e inflacionit. Sidoqoftë, mbizotëron pikëpamja se inflacioni tenton të jetë inercial (d.m.th me norma të pandryshuara), përdërisa në ekonomi nuk kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në anën e kërkesës dhe ofertës. Në këtë mënyrë, në funksion të analizës së burimeve të inflacionit duhet të dallojmë inflacionin inercial, inflacionin nga kërkesa dhe inflacionin nga oferta.

Page 17: Inflacioni dhe papunesia

Inflacioni inercial

Quhet ndryshe inflacioni i parashikueshëm ose i pritshëm, për sa kohe që norma e inflacionit është e qëndrueshme dhe për sa kohë nuk ndodhin ndryshime në anën e kërkësës dhe ofertës. Në shumicën e vendeve me ekonomi moderne të industrializuar, procesi inflacionist karakterizohet nga inercia. Kjo inerci lind kur shumica e subjekteve që veprojnë në ekonomi presin të njejtën normë inflacioni. Nëse këto parashikime inflacioniste do të pranohen edhe nga njësite operativedhe institucionale të sistemit, thuhet në këtë rast se ekonomia ka hyrë në një spirale inflacioni. Karkteristika kryesore e një spirale inflacioniste është se zhvillohet vetë, pa patur me bazë shkaqet e vetë inflacionit.

Page 18: Inflacioni dhe papunesia

Inflacioni nga kerkesa

Inflacioni nga kerkesa ndodh kur kemi një rritje të kërkesës agregate, si pasojë e një rritjeje në ofertën e parase, apo rritje e shpenzimeve qeveritare për mallra dhe shërbime. Cilido qoftë burimi i rritjes së kërkesës agregate, kjo e fundit rritet shpejt duke e tejkaluar potencialin prodhues të ekonomisë. Çmimet do të rritën gjithashtu shpejt. Në këtë mënyrë, një kërkesë agregate e rritur kundrejt një oferte të kufizuar çon shumë shpejt në inflacion pra, në rritje të nivelit të çmimeve dhe të pagave, gjë qe i jep një impuls të ri rritjes së inflacionit.

Page 19: Inflacioni dhe papunesia

Inflacioni nga kostoja

është një fenomen i ri në ekonomitë moderne të tregut. Ai ndodh kur kemi njerritje të kostove të prodhimit si p.sh si rezultat i:

◦ - rritjes së kostos së materialeve të importuara, për shkak të faktorëve të brendshëm (rritjes në kursin e këmbimit dhe zhverësimi i monedhës) apo të tregut të jashtëm;

◦ - rritje në taksat indirekte, etj.◦ E veçanta e inflacionit nga kostoja është rritja e çmimeve në kushtet e

recensionit, pra kur ekonomia është në rënie.

Ajo gjendje e ekonomisë, ku gërshetohet inflacioni i lartë me papunësinë masive, në kushtet e mosperdorimit të kapaciteteve prodhuese quhet stagflacion. Kështu në vitin 1982, megjithse norma e papunësise ishte 10% pagat u rriten 5%.

Page 20: Inflacioni dhe papunesia

Kostot e inflacionit

Në një periudhë inflacioni, jo të gjitha çmimet (përfshirë edhe pagat) ndryshojnë me të njejtën masë dhe rritem, si pasojë do të kemi ndryshime në çmimet relative. Pikërisht këto ndryshime në çmimet relative krijojne dy efekte të inflacionit:

1. Inflacioni krijon një rishpërndarje të pasurisë midis klasave apo shtresave të ndryshme të popullsisë;

2. Inflacioni çon në një bllokim jo eficient të burimeve të prodhimit.

Page 21: Inflacioni dhe papunesia

Efektet konkrete të ç'vlerësimit të parase (pra, kostot e inflacionit) varën nga karakteri i inflacionit dhe pikërisht, nëse kemi të bëjmë me inflacioni të parashikuar ose të paparashikuar. Efektet e këtyre dy formave të inflacionit ndryshojnë mjaft.

Paratë përdorën si masë e vlerës në transaksionet e ndryshme. Huamarrësit dhe huadhënësit, punëtorët dhe punëdhënësit, bëjnë kontrata në vlerë. Nëse vlera e parasë ndryshon në menyrë të paparashikuar gjatë kohës së inflacionit, atëherë madhësia reale e parasë së paguar apo të marre (të fituar), ndryshon nga ajo e kontraktuar.

Page 22: Inflacioni dhe papunesia

Kështu p.sh, nëse një konsumator i vendos paratë në banke, me një normë interesi vjetor prej 20% dhe norma e inflacionit gjatë këtij viti është po 20% atëherë, me sasinë e parave të marra në fund të vitit konsumatori do të mund të blinte të njejtën sasi malli si përpara një viti. E kundërta do të ndodhte nëse konsumatori do merrte nga banka një hua vjetore (konsumatori praktikisht nuk do të paguante interes, ndërsa banka do të humbiste).

Page 23: Inflacioni dhe papunesia

Ndryshe ndodh kur inflacioni është i parashikuar. Në këtë rast, kontratat (kontrata pune, shitblerjeje,kredi apo depozitime) nënshkruhen duke marrë parasysh indeksin e normës së parashikuar të inflacionit, duke zbutur në këtë mënyrë efektin negativ të inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave.

Page 24: Inflacioni dhe papunesia

Indeksimi është një teknikë e cila lidh pagesat që bëhen nëpërmjet një kontrate, me nivelin aktual te çmimeve. Kjo teknikë përdoret për indeksimin e pagave, bursave, pensioneve dhe për transferta të tjera qeveritare apo private, me qellim që të shmanget efekti i inflacionit për këto kategori pagesash. Në këtë mënyrë, mbrohen në njëfarë mase interesat e palëve kontaktuese, si edhe niveli i jetesës së punonjësve apo pensionisteve.

Page 25: Inflacioni dhe papunesia

PAPUNËSIA

Inflacioni dhe papunësia shërbejnë shpesh si tregues të vlerësimit të përgjithshëm të gjendjes së një sistemi ekonomik. nga pikëpamja ekonomike, një papunësi e lartë nënkupton një renie të GNP aktual nën GNP potencial. Sa më i lartë niveli i papunësise, aq më i madh do të jetë hendeku ndërmjet GNP aktual dhe GNP potencial. Kjo lidhje e papunësisë me GNP sipas ligjit të Okun shprehet në në renie të papunësisë me 1% për çdo 2% rënie të GNP aktual ndaj GNP potencial. Për më tepër, në dallim nga burimet e tjera të prodhimit, puna mund të konsiderohet si burimi më pak i zëvendësueshëm. Humbjet ekonomike të shkaktuara nga papunësia vleresohen më të mëdha se humbjet e shkaktuara nga ineficienca e ndërmarrjeve.

Page 26: Inflacioni dhe papunesia

Nga ana tjetër, papunësia shoqërohet edhe me kosto suplementare financiare që qeveria i përdor për dhënie ndihme financiare të papuneve. Zvoglimi i të ardhurave përsonale si rezultat i humbjes së vendit të punës, përbën një nga kostot e dukshme të papunësisë. Krahas kostove ekonomike, papunësia shoqërohet edhe me kostot e saj sociale, si zhvlerësim i kapitalit njerëzor (humbje të shkallës së arsimimit dhe aftësimit), ulje të dinjitetit përsonal dhe vetvlerësimit, si edhe si rritje të mundëshme të kriminalitetit.

Page 27: Inflacioni dhe papunesia

Anatomia e papunësisë

Pikënisja në studimin e fenomenit të papunësisë jepet nga koncepti i forcës punëtore.

Sipas një përkufizimi ndërkombëtar të pranuar:

në forcën punëtore përfshihen të punësuarit dhe përsonat në kërkim të një punësimi.

Page 28: Inflacioni dhe papunesia

Në këtë vlerësim duhen patur parasysh dallimi ndërmjet:

- individeve të zënë në punë, që konsiderohen ata përsona të cilët kryejne një punë të pagueshme, qoftë edhe kur mungojnë përkohësisht në punë;

- të papunë, që konsiderohen ata persona që nuk janë në pune, por kërkojnë punë në mënyrë aktive (gjatë muajit të fundit), ose që presin të rikthehen në punë (nëmuajin e ardhëshëm);

Page 29: Inflacioni dhe papunesia

Jashtë forcës punëtore klasifikohen përsonat që janë në moshë punë dhe nuk janë të zënë në punë. Ky grup përbëhet nga studentet, invalidët, nxënësit në moshë pune, ata që kryejnë shërbimin ushtarak, si dhe përsonat që aktualisht nuk kërkojnë punë.

Page 30: Inflacioni dhe papunesia

Fluksi i lëvizjes ndërmjet këtyre kategorive mund të shprehet me skemën e mëposhtme, ku:

Page 31: Inflacioni dhe papunesia

1 ⇒ tregon fluksin e përsonave që ndryshojnë vendin e punës;

2 ⇒ tregon fluksin e përsonave që humbasin vendin e punës;

3 ⇒ tregon fluksin e përsonave nga rradhet e të papunëve që gjejnë një vend pune;

4 ⇒ tregon daljen nga i papune në jashtë forces punëtore (si i papunë i që nuk kërkon me punë);

5 ⇒ tregon hyrje ose rifutje në forcën punëtore, por fillimisht si i papunë;

6 ⇒ tregon hyrje ose rifutje në forcën punëtore, por tashmë si i zënë në punë;

7 ⇒ tregon humbjen e punës dhe daljen jashtë forcës punëtore (p.sh. pensionistet apo përsonat që rikthehen në shkollë).

Page 32: Inflacioni dhe papunesia

Lidhja ndërmjet kategorive të mësipërme jepet si me poshte:

- Numri total i punëve të braktisura jepet me shumën e levizjeve 1,2 dhe 7.

- Numri total i punëve të gjetura jepet me shumën e lëvizjeve 1,3 dhe 6.

- Diferenca midis punëve të lëna dhe punëve të gjetura jep ndryshimet në punëdhënie.

- Ndryshimet në papunësi jepën nëpërmjet diferencës (2+5)-(3+4).

Page 33: Inflacioni dhe papunesia

Për vete mprehtesinë e problemit të papunësisë

dhe zgjedhjen e politikave ekonomike efikase,

saktësia e llogaritjes së treguesve të papunësisë

merr një rëndësi të veçantë. Kështu, ndryshimet

në papunësi maten nëpërmjet normës së

papunësisë, e cila përfaqëson raportin në

përqindje të numrit të të papunëve dhe forcës

punëtore:

Page 34: Inflacioni dhe papunesia

Llojet e papunësisë

Rryma të ndryshme ekonomike përcaktojne edhe forma të ndryshme të papunësisë, mbi bazën e të cilave rekomandojnë edhe rrugëzgjidhjet përkatëse. Disa prej ketyre formave janë:◦1. Papunësia friksionale (e fërkimit),◦2. Papunësia strukturore,◦3. Papunësia ciklike,◦4. Papunësia sezonale. 

Page 35: Inflacioni dhe papunesia

1. Papunësia friksionale (e fërkimit)

që krijohet kryesisht si rezultat i lëvizjes së vazhdueshme të punonjësve nga njëri vend pune në kërkim të një vendi tjetër. Kjo lloj papunësie është e pashmangshme dhe ekonomikisht e justifikueshme, pasi çon në rishpërndarje me efektive të burimeve të punës. Ajo vleresohet nga niveli natyral i papunësisë, i cili përfaqëson nivelin e papunësisë që rrjedh nga ekzistenca e levizjeve në tregun e punës.

Page 36: Inflacioni dhe papunesia

2. Papunësia strukturore

që shfaqet për shkak të ndryshimit të kërkesës dhe ofertës për

pune, si rezultat i ndryshimeve fondamentale që ndodhin në degët

bazë të ekonomisë. Rënia e niveleve të prodhimit në degët kryesore

të ekonomise, i’a le vendin koncentrimit të papunësisë në ato

rajone ku janë zhvilluar këto degë. Imobiliteti profesional (mungesa

e gadishmërisë dhe veshtirësitë lidhur me braktisjen e profesioneve

të vjetra) dhe imobiliteti gjeografik (mungesa e gadishmërisë dhe

vështirësitë për largimin nga rajonet depresive), i kontribojnë

rruajtjes së niveleve të larta të papunësisë në këto rajone.

Page 37: Inflacioni dhe papunesia

3. Papunësia ciklike

lidhet me rënien e kërkesës për të mira dhe

shërbime të caktuara, sidomos në fazen e

rënies ekonomike, gjë që çon në rënien e

kërkesës për fuqi punëtore në ndërmarjet që

prodhojnë këto produkte apo shërbime.

Page 38: Inflacioni dhe papunesia

4. Papunësia sezonale

e cila lidhet me karakterin stinor të prodhimit apo shërbimit, si p.sh në

deget e industrisë së ndërtimit, turizmit, etj.

Interpretimi ekonomik i papunësisë përbën edhe çështjen më të

mprehtë dhe me kontradiktore të teorise makroekonomike.

Përgjithsisht, pranohet se në sjelljen e faktorit punë, një rol përcaktues

kanë pagat.

Sipas njërës nga pikëpamjet ekzistuese, ekonomistët pohojnë se

shkaku i papunësisë duhet kërkuar në jofleksibilitetin e pagave. Pagat

jofleksibel i japin papunësisë një karakter të detyruar.

Sipas pikpamjes tjeter (Kejnsi, etj.), pagat janë fleksibile dhe

papunësia në këto kushte nuk mund të konsiderohet e detyruar, por

ajo është nje papunësi e vullnetëshme.

Page 39: Inflacioni dhe papunesia

5. Papunësia e vullnetëshme

Sipas kësaj teorie, në nivelin W të pages (page ekuilibri),

ndërmarjet (firmat) janë të gatëshme të pajtojne ne pune

te gjithe punetoret e kualifikuar te cilet deshirojne te

punojne me kete page te tregut (segmenti AE). Segmenti

tjeter (EF), përfaqson pjesën e punëtoreve të pazëne me

punë, por që do të pranonin të punonin vetëm me një pagë

më të larte se W. Kjo quhet papunësi e vullneteshme. Sipas

kesaj teorie nje treg pune i karakterizuar nga një pagë

plotësisht fleksibile nuk mund të ketë papunësi të detyruar.

Page 40: Inflacioni dhe papunesia
Page 41: Inflacioni dhe papunesia

6. Papunësia e detyruar

(figura b) Kejnsi dhe shumë ekonomiste të tjerë besojnë se papunësia ciklike ndodh sepse pagat janë jofleksibile dhe nuk janë në gjendje të regullojne me shpejtesi mungesen dhe tepricën e forcës punëtore. Ata supozojne se tregu e gjen vetvehtën në një pagë orare W', që është më e lartë se paga e ekuilibrit. Numri i punëtoreve të kualifikuar të gatshëm për punë, përfaqësohet në kurbën e ofertës në piken G, ndërkohe që kërkesa e ndërmarjeve për punëtore është vetëm deri në H. Segmenti HG tregon në këtë rast numrin e të papunëve, veçse në dallim nga rasti i mësipërm, ata janë të papunë të detyruar. Teoria e papunësise së detyruar mbështetet në infleksibilitetin e pagave. Ky infleksibilitet vjen nga fakti se tregjet e punës janë përgjithësisht tregje të administruara dhe jo tregje ankandi. Ndërmarrjet i administrojne pagat për punonjësit e tyre nëpërmjet tarifave fikse, përgjithësisht njëvjeçare (kontratave të punës), të cilat edhe kur ndryshohen, rregullimi bëhet pak a shumë propocional për të gjitha llojet e pagave.

Page 42: Inflacioni dhe papunesia

Për tregjet e sindikalizuara të punës, sjelljet e pagave janë

akoma më të ngurtësuara. Tarifat e pagave vendosen për

një peiudhe 3 vjecare në kontrate dhe nuk mund të

shërbëjnë si rregullator i tregut të kërkesës dhe ofertës së

punës.

Në përgjithësi mund të thuhet se në afatë të shkurtër

tregjet e punës veprojnë si në grafikun b) por, për periudha

afatgjata, pagat lëvizin për të balancuar kërkesën dhe

oferten, si në grafikun a). Sidoqoftë, derisa të realizohen

këto përshtatje, do të jetë e pranishme papunësia e

detyruar.

Page 43: Inflacioni dhe papunesia

www.Biznesi.net